Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë,...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti III , Nr. 8 Vjeshta

Transcript of Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë,...

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti III , Nr. 8

Vjeshta

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

Bahtir Latifi NË PIKNIK NË DITËN FAMILJARE ME STUDIEFRÄMJANDET NË BORÅSTë dielen e fundit të muajit gusht anëtarët e kryesisë së Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås ka-

luan caste të këndshme së bashku me disa shoqata suedeze në piknik në periferi të qyetit në afërsi të parkut dhe Daltorpsjön.Krejt kjo ishte në organizim dhe regji të Studiefrämjandet nga Borås.Ata sivjet festojnë 50 vjetorin e punes së tyre e kjo ishte edhe nje arsye me teper për nje manifestim të tille pra të quajur me emrin ”Ditët familjare”Në këtë manifestim ishin pjesëmarrese shoqata suedeze e nga te huajt vetem ne e keshtu me radhë.”NATUR SKYDDS FÖRENIN-

GEN”, ”PRI-LUFTSFRÄMJANDE”, “HÄXRINGEN SÖDRA ÄLVSBORG”, ”SVENSKA TURISTFÖRENINGEN”, QKSH”Migjeni”, ”BORÅS FÅGELGRUP”.Ishte hera e parë që QKSH ishte pjesë e një organizimi të till. Si do qe të jet ishte një përvojë e mirë për ne pasi ishte edhe hera e parë.Kjo kishte një rendësi të veqant sepse morem mësim dhe

ide që në një të ardhme edhe QKSH “Migjeni”ka mundë-si që të jet pjësë e një organizimi të till pse jo.Takuam dhe bashkëbiseduam me njerëz të ndryshëm dhe me vizitorë të ndryshëm gati po thuajse një gjysëm dite.Që nga oret e herëshme të mengjesit të gjitha shoqatatat ishin në vend të caktuar ku edhe ishte parapar të mba-hej “Dita familjare”.Ata ishin vendos cdo njëra shoqatë në distancë afro 100 metra mes njëra tjetrës duke ek-spozuar punen e tyre dhe prezentuar te arriturat e tyre.Mandej në kuader të këtij organizimi për veq kësaj kishte edhe një loj argetuese ku secila shoqatë kishte formuluar nga dy pyetje për aktivitetet e tyre në mënyrë që vizitorët që ishin aty në baz të përgjigjes së pyetjeve të njihen me

për së afërmi me veprimtarin e tyre.Loja kishte për qellim që të gjithë ata vizitorë që ishin të pranishem në një farë mënyre të argetohen me këte lojë mjaft interesante e tërheqëse. Edhe Stafi punues i “QKSH “kishte vepruar në të njejten mënyrë sikurse të tjerët . Ata ishin të pranishem aty dhe kishin përgatit dy pyetje që kishin për tu përgjigjur vizitorët. Pyetjet ishin shumë interesante sa që të gjithë ata që ishin të pranishem ishinë kurreshtar të din për QKSH”Migjeni” në Borås, për shqiptarët njashtu edhe për Kosovën. Disa preja tyre kishin njohuri të mëdha për popullin e Kosvës dhe vet Kosovën si një shtet i sa po lindur. Dicka cka ishte më intersant ishte se shumë femijë që përgjigjegjet i kishin te sakta në pyetjet tona. Kjo do të thotë se edhe femijët ishin kurreshtar të din për Kosovën dhe Shqiptarët që jetojn në Suedi .Pyetjet ishin këto:1)Cili është kryeqyteti i Kosovës? 2)Sa ngjyra ka flamuri i Kosoves dhe cilat janë ato? Besoje se vitin e ardhm ne do jemi me aktive dhe do jemi prezent edhe ne manifestiem tjera te ketij lloj.

2

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

3

E kërkova në dhembjen e pezmatuar në degën e tretur të zogut të harruar shtigjeve të shkelura nëpër llucën e pistë rragamave nga erërat pluhurngritura -në qepallën e teremekur të harrimit në gjuhën e memecit me shikim të tretur në vrapin e lepurit që merr rrokullisjen teposhtëzës edhe në dashurinë e shtegtarit me vrapin e kthimit në ujin amull të lumit të tharë në rreshkun e buzëve për pikën e ujit të etur edhe në rrasën e gurit ku drekojnë zanat që shitojnë në plasaritjet e harruara në motet e bjerra në melodinë e fyellit të harruar rafteve të kullave nëpër mote e kërkuam në vetveten e nëpërkëmbur në ofshamat

në dënesjet e miturakut

bonjak e pa djep në lulakun e grimcuar nga molcat në kaptellin e grabitur nga djepësit në kupën e vajtimit në vajin e vashës II. ajo nuk kishte pamje as formë vendbanimi i saj ishte thellë i strukur aq thellë në fund të pusit të kallur vuante për një pikë ujë të kroit të harruar kishte ethe dhe asnjë vend pa mornica e katandisur me thonjtë e mbetur në gurin e krisur ajo e kishte humb kumtimin e kuptimit Vuajtjes ia kishte kërkuar shpresat e grimcuara me thonjtë e miut në folenë e macjes së uritur Në degën e tharë për t’u takuar me kukunë e qyqes me soditje të papërcaktuar hapësirës së kallur si të bëhet për ta pasur Hap e kurthë Kurthë e hap

Autori: Dhaskal Gjilani Shkruar më 20/02-2001 Poli Verior

VEHBI IBRAHIMI

I Vehbi Ibrahimi djalë krenarë Pati mësues një atdhetarë Sy patrembur e bujar Mustaf Hetë Kokën komandarë

II Lindi u rrit ne fshatin Uglarë U bë simbol gjithëkombëtarë Në Belgjikë larg në perëndim E vranë larot gjakpirsat komunist.

III Vision pati Lirinë Që të ndritë gjithë njerëzinë Bashkoi individ bashkoi parti Për të mirën e shqiptarisë.

IV Ideal pati bashkimin Vepren e madhe të Naimit Mihal Gramenos dhe Cercizit Andon Zakos e bac Idrizit.

V Skënderbeu legjendë e gjallë Para bustit të tij në Bruksel Referat mbante e lexonte Përçdo përvjetorë.

VI Fshati ynë sot legjendarë Shkolla e Re që nga një prilli 2001 Me krenari emrin e Vehbiut e mbanë.

Hysen KËQIKU: NË KËRKIM TË SHPRESËS SË KALLUR

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

Promovim i librit ”Harro se ç`kemi biseduar” të Ibrahim AbedinitMë 10 gusht 2009-Strugë, forumi i intelektualëve shqiptarë të Strugës i udhëhequr nga kryetari i saj, Mr. Xhemi Hajredini dhe klubi i shkrimtarëve shqiptarë me kryetar Dr. Nuhi Vinca, në bashkëpunim me de-partamentin e arsimit dhe kulturës pranë komunës së Strugës, organizuan promovimin e librit me tregime” Harro se ç`kemi biseduar” të autorit Ibrahim Abedini. Tubimi u mbajt në sallën e komunës së Strugës.Të pranishëm në sallë, përveç gazetarëve, televizionit, miqve të autorit, dashamirëve të artit dhe të kulturës, ishin edhe Dr. Xhevat Gega dhe Dr. Remzi Nesimi, profesorët e dikurshëm të autorit në fjalë. Fjalën e hyrjes e hapi Mr. Xhemi Hajredini. Ai, përshëndeti me fjalë të ngrohta të pranishmit në sallë dhe shprehi një indin-jatë dhe keqardhje të thellë për ata shkrimtarë dhe intelektualë që për shkaqe dasmash dhe ahengjesh lënë më një anë tubime të llojit siç është ky promovim me interes për të gjithë; dhe vijoj më tej të flasë për autorin e librit, për mikun e shokun e tij, për jetën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare, si vendës i Strugës dhe si au-tor i pavarur në egzil.

për shkaqe objektive, në vënd të tij e lexoj Mr. Bexhet Hasani:ParathënieI njohuri im Orlandoja një ditë më

takoi dhe më tha: “Do te jap një libër që ta redaktosh, sepse është i një mikut tim të veçantë”. E lexova librin me një frymë për arësye se më tërhoqi nga titujt intrigues dhe të gjetur. Libri më pëlqeu shumë për disa arsye: E para, shpreh botën intime dhe emocionale të autorit apo personazheve të tjerë që marrin pjesë në tregime. E dyta, autori përveçse është narrator shumë i mirë, di të jetë edhe një psikolog i mirë. Ai ka hyrë deri në skutat më të fshehta të shpirtit njerëzor dhe kjo duket më së mirë në tregimet e karakterit psikologjik siç

janë: “Selimi”, “Leonora”, ku per-sonazhet janë përshkruar në detaje qoftë në aspektin fizik, qoftë në atë psikologjik. Lufta shpirtërore, dile-ma, udhëkryqet që ju paraqet jeta janë përshkruar bukur dhe me re-alizëm. Pra, autori është një njohës i thellë i shpirtit njerëzor. Libri në vetvete ngërthen përveç përjeti-meve të autorit dhe personazheve, edhe përshkrimin në mënyrë per-fekte të natyrës dhe bukurive të saj. Shpeshherë, personazhet janë në paralelizëm me natyrën dhe herë-herë të shkrirë me të. Ky libër do të bëhet shumë familjar dhe i dashur për ata persona që njohin Strugën dhe rrethinat e saj. Autori në këtë libër ka vënë shpirtin e tij. Kur e lexon librin të duket sikur person-azhin do ta gjesh në rrugë dhe do ta përshëndesësh. Ata janë jetësorë dhe afër psikologjisë së njerëzve të thjeshtë. Bukur është përshkruar dhe jeta në fshat. Autori është gati idilik në përshkrimin e detajeve dhe ambjenteve të fshatit. Si de-taj, autori zakonisht përdor ujin, liqenin, lumin apo rrjedhat ujore. Këto nuk janë përdorur rastësisht. Në përfytyrimin popullor uji është symbol i jetës, është rrjedha e saj. Autori ka një kënd vetiak të përsh-krimit të jetës dhe këto mendime

Ibrahim Abedini, theksoj Xhemi Hajredini ndër të tjera, sa herë që vjen nga kurbeti me vete sjell nga një libër që gëzon të gjithë adhurues-it e librit. Kësaj rradhe, tha Xhemiu, Ibrahim Abedini në pesëmbëdhjetë tregimet sa përmbanë libri ka shterur me fanatizëm të gjitha frazologjitë e gjuhës së qëndrueshme. Fjalët e urta popullore që ne i përdorim në jetën e përditshme, krahasimet e thasheth-emet e trevës së Strugës janë pr-ezent në të gjitha tregimet që i apin një kolorit të veçantë shprehjeve gjuhësore të tregimeve. Tregimet e Ibrahimit me personazhet e tyre të qëlluara kanë kaluar nëpër periudha kohore të vështira, në kohën që ishte ”një pilaf me gozhda” që do të thoshte profesor Nesimi, tha ndër të tjera Xhemiu. Dhe theksoi më tej se:- Unë, Xhemiu do thoja se, kur të futje lugën në atë pilaf do të kapje gozhda në vënd të fijeve të pilafit. Xhemiu foli për disa hollësi të tregimit ” Sherri” dhe ” Selimi” dhe nuk deshi të flasë për tregimet e tjera me që i dha fjalën Dr. Nuhi Vincës që njëherit e kishte edhe fjalën krye-sore për librin me tregime.Parathënien e librit, që duhej ta lexonte ose të fliste për të, Kasëm Saliasi, redaktori i vetë librit, i cili nuk qe prezent në këtë ceremoni

4

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

dhe mbresa nuk heziton të na i bëjë të ditura ne lexuesve. Gjithë librin e përshkruan një ndjenjë e hollë lirizmi dhe elegante. Gjuha që ka përdorur autori është e pasur dhe me ngjyra. Autori është mbështetur në gjuhën popullore. Ka një mori fjalësh të urta dhe frazeologjizma, që e bëjnë të dukshme lidhjen e fortë shpirtërore, që ka autori me vendlindjen dhe gjuhën e tij.Stili i autorit është individual dhe ai ngjan me një kreshendo artistike. E butë dhe e ulët në fillim, por energjik në zhvillim dhe zgjidhje.Eshtë për t’u përgëzuar iniciativa dhe guximi artistik i autorit, për librin që po na sjell. Urime për më tej! Kasëm SaliasiMë tej fjalën e mori Dr. Nuhi Vinca, i cili, Veprën e Ibrahim Abedinit ” Harro se ç`kemi biseduar” të botuar në Tiranë- 2009 me 256 faqe e quajti:-NJÊ VEPÊR MONUMENT, TESTAMENT E DOKUMENT I NJÊ KOHE-Të promovosh një libër do të thotë të flasësh për herë të parë publikisht pa e hapur derën e debatit apo të tribunës,së (mendimit pro et contra). Për të qenë më i qartë do të them se në trevën e Strugës me 22 vend-banime shqiptare, nga është edhe autori ynë që e promovojmë, është një ritual shekullor, jo për libra, sepse ato s`i kemi pasur për shkaqe të njohura historike, por për lindjen e foshnjës që organizohet në natën e tretë kur shtrohet sofra dhe rrokul-liset foshnja me urime e përgëzime të stilit festiv. Kështu e mendojmë edhe promovimin e librit. I urojmë sukses lindjes së një vepre të quajtur ” HARRO SE Ç`KEMI BISEDUAR”, me të pesëmbëdhjetë tregimet dhe një parathënie dhe me 256 faqet e tij me shkronja të imta

kompjuterike. Secili tregim i ka mbi 20 deri më 36 faqe. Te secili tregim të kënaq gjuha poetike e të bënë krenar qëndresa prometetike nëpër valët e kohës e kontekstet historike. Pastaj gjuha poetike, cështjet e ndryshme të jetës bashkëkohore që trajtohen, janë ato që dëshirojmë t`i analizojmë e të j`ua themi juve dashamirë të artit e të fjalës, që ju përshëndesim me përzemërsi. Libri është para nesh. Është një fakt real me të gjitha vlerat, imazhet e mesazhet dhe flet për ata që kanë vesh dhe intuitë. Urdhëroni e më vlersoni, por para se të thoni dicka për mua si fakt real dhe artistik ju lus të mos më gjykoni pa më lexuar se autorim ë ka krijuar me shpirt poetik e prometeik.( Aludim te tregimi ” Harro se ç`kemi biseduar”).I lexova me ëndje të pesëmbëdh-jetë tregimet dhe për secilin mund të bëhet një vështrim analitik sepse tek secili tregim ka tema e çështje të rëndësishme jetësore. Mbresa të thella më kanë lënë tregimet si: ” Sherri”, ” Harro se ç`kemi biseduar” e sod-omos ” Leonora”. Para se të ndalemi në qasjen tonë për aspektin motivor të tregimeve po prek shkurtimisht tregimin ” Leonora” për një specifikë që rrallë e gjejmë te tregimet tjera dhe në gjithë letërsinë shqipe. Për mua ky tregim është një befasi e këndshme. Vini re! Leonora merr iniciativë për të shfaqur dashurinë ndaj një djali ushtar me emrin Loni. Kjo më kujtoi Albert Moravinë, neorealistin italian me Çoçaren e tij. Edhe këtu shtrohet çështja e iniciativës së vashës në dys-hin erotik…Skenat e plazhit të Strugës, ato kodri-nat e Shtabit përshkruhen me një idil-izëm sa romantik aq edhe real. Po kjo ngjet edhe në tregimin e Ibrahim Abe-dinit ku skenat e plazhit të bregliqenit të Strugës e sidomos shelgu bëhen skena dashurie, një dashuri që aq sa

është idilike në kodrinat e Fërn-govës po aq bëhet edhe tragjike në trevën e Deçanit ku e çon shkrim-tari, kompozicioni i tij dhe të vjen keq që ajo njëzetvjeçare përfun-don jetën tragjikisht duke lënë një trashëgimtar gjatë çastit të lindjes. Ky tregim meriton një qasje të veçantë dhe na zgjon asociacione të shumta rreth aspektit mitologjik e tradicional ndaj dashurisë. A ngjan kështu në jetë? Pyetja konkrete hap fletën e diskutueshme për realitetin faktografik e realitetin artistik. Sa manifestohet në letërsi iniciativa e vashës dhe e djalit… Çështja se si manifestohet në letërsi e në këtë tregim iniciativa e dy faktorëve erotik është një çështje me rëndësi. Është me rëndësi në radhë të parë për versionin artistik. Por para se të ndalemi te ky aspekt, le të cekim një çështje të njohur mitologjike që ndërlidhet me iniciativën e tillë. Di-het se cështja për yllin e ”shkëpu-tur” nga qielli e që bie në liqen ka shkaktuar shumë besime e interpre-time. Njëri nga ato është si ky yll i shkëputur s`është fenomen astrono-mik por poetik, është dashnorja që fluturimthi shkon në përqafim të të dashurit të saj dhe saktësisht është perëndesha ASTARTA që shkon e bien ë përqafim të dashnorit të saj gjithashtu perëndi, ashtu si Le-onora tokësore shkon në përqafim të Lonit.( Shih Xhems Xhorxh Frejzer, mitolog i njohur botëror për Astratën e mitin skandinav, N.V.LPSHD,f.102 e tutje…Pra tek vepra e Ibrahim Abedinit ky mit merr përmasa jo qiellore por tokësore. Gjykuar sipas shtjellimit të këtij motivi mund të theksohet se fuqitë e dashurisë midis Leonorës dhe Lonit nuk janë perënditë, në emër të të cilave janë krijuar gjithë ato norma të stërvjetëruara

5

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

6

lexuesit e vëmendëshëm; do t`jua kisha porositur që ta lexoj secili këtë novelë-tregim për t`u vetëdijësuar se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë të ndërlidhura sa që po e har-rove të kaluarën ka rrezik t`i kthehet bumerang në të sotmen. Lexoni këtë dhe tregimet tjera sidomos ato faqe të mrekullueshme për livadhin dhe bisedat informative në kuptimin ad literam dhe atë metaforik. Në ” Sher-ri” thamë se LIVADHI dhe BABAI marrin nuanca kuptimore duke ka-luar nga semantika e parë ad literam në kuptimin bartës me gjuhë poetike që më detyron të bëj një digersion aktual lidhur me poezinë e doajenit të letërsisë bashkokohore kosovare - është një poezi me titull ” Gjykimi” të E. Mekulit ku vargjet dhe aludimi përputhet me Babin e ” Sherrit” – Do të vijnë fëmijët e fëmijëve tanë dhe e di nuk do të na shajnë për shtërzimet tona të vogla e të mëdha se kush ka faj që të parët nuk na lanë asgjë pos vorresh dhe padijes…” për çka në Kosovë u ngjall një diskutim pro et contra…(-Një studjues bashkëkohor shqiptar, Sadik Bajko, thotë: ) Duke lexuar këto tregime qoftë ” Harro se ç`kemi biseduar” apo të tjerat, unë Nuhi Vinca, theksoj që një problem mbetet aktual siç thotë Sadik Bajko, Gjuha jonë, shqipja, është gjuhë e vetme në ballkan dhe në botë… Ne nuk jemi sllavë të Jugut që mbrojnë ata të Ver-iut, as gjermanë e as latinë. Pra nuk bëjmë pjesë në ndonjë familje popu-jsh si latinët, anglosaksonët, gjer-manikët etj etj. Jemi shqiptarë pa fis, pa kushërinj. Si ne ashtu edhe gjuha jonë nuk kemi të afërt në këtë botë… Kam përshtypjen se në librin e I. Abedinit qarkullon midis rreshtash dhe haptas ideja e bashkimit dhe jo e përçarjes. Ai e ka parë se sa rëndë është të gjindesh midis të huajve, të

Zolës prej natyralizmi të lënë efekte edukative për vazhdimësinë e jetës e jo për prostitucionin e vrazhdë…Pjesa e parë e tregimit ” Sherri” është aq funksionale sa që livadhi shndërrohet në metaforë që ka për bazë historinë e Ilirisë që prore nëpër shekuj ka ardhur duke u reduktuar.…” Ngrije tani edhe njëherë gotën e rakisë se mos të vijë mendja dhe pastaj shiko të tjerat, i thashë vetes

dhe ndërkohë luajta gotën e vogël, duke shikuar pikat e fundit të rak-isë. Ilirët duhej të dinin se sunduesit që vinin në këto anë zhduknin çdo gjurmë të testamenteve apo tapive të tokës dhe ndryshonin edhe emrat e vendbanimeve dhe toponimeve për të humbur çdo gjurmë ekzistence”( f.32).…Por kur mendoj se edhe Ilirët kanë qenë që nga brigjet e Kroacisë… më dhimset ky vend që dikur ishte me shumë burime… Nuk e di a qëndron në këmbë shtëpia e gurit që ndërtoi babai. Hajde Fato Krasta hajde. Nuk gjete qetësi shpirtërore asnjëherë dhe asgjëkundi…”Kështu ” Sherri” shndërrohet në një traktat historiko letrar për gjenezën Ilire të protagonistit dhe për të gjithë

kanunore e fetare të gjalla te ba-bai i saj, duke i lidhur veprimet e femrës e të dashurit të saj me gjynahet që do të dënohen në jetën e pasvdekjes, pra në normat ” terra inkogmito” mesjeta e re. Jeta e tregimit të dashurisë këtu nuk merr frymë me këto norma; ajo qëlli-misht i harron dhe i eliminon nga gjiri i vet të gjitha fuqitë misterioze religjioze që e pengojnë të pulsoj normalisht. Ajo njeh vetëm një fuqi, dashurinë ndaj Lonit. Kjo bëhet edhe fuqi misterioze në kup-timin metaforik të fjalës edhe fuqi natyrale, reale në kuptimin jomitik të fjalës. Fuqia e dashurisë i mund zotërat që e pengojnë atë, i mposht normat mesjetare, s`i përfill normat kanunore të traditës dhe del trium-fale në jetë e më shumë në letërsi si në këtë tregim me vizion poetik. Në letërsinë botërore janë të njohu-ra shumë mite e legjenda që flasin për funksionin që luan frymëzimi. Ndër to është fascinues Legjenda e Vejnemejnemit ndër finlandezët dhe Orfeut te grekët. Për karak-ter tokësor të frymëzimit vlen të përmendet miti i Pegazit të parnasit që zbulon burimin e ujit, imazh që në tregimet e Ibrahim Abedinit aplikohet në mesin e fshatarëve të Strugës, në bregliqenin e mrekul-lueshëm, pra jo në sfera jashtë-tokësore por në mesin e vrulleve jetësore. Aq sa ndjajmë kënaqësi kur lexojmë tregimin ” Leonora” po aq ndjejmë neveri kur lexojmë ” Profesori i fizikës” që kap faqet katërmbëdhjetë deri më njëzetetetë, ku formula e dashurisë te ky per-sonazh nuk është D+s=vazhdimësi jeta por S-D që do ta quaja jo dashuri njerëzore por shtazëri. Kështu mbresa të lënë rreshtat e tregimit të lartëpërmendur. Skenat e shtratit me një realizëm të Emil

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

flasësh e të mendosh në gjuhë të huaj edhe me vetëveten për t`u përgjigjur para Alajbegut të gjithpushtetshëm kur i shtronte pyetjet për gjendjen në Kosovë, për antarët e familjes etj.Prandaj kur njeriu lexon këso shkrimesh si të I. Abedinit bindet se neve nuk na duhen përçarjet e as shkrimet e anonimusëve që hartojnë kako-lista të çuditshme dhe mundo-hen të ngjallin sherre dhe përçarje. Bashkimi kombëtar si ideal i rilin-dasve tanë mbetet ideal aktual që nuk shuhet e nuk duhet të harrohet asesi. Ky del si qëllim në librin e I. Abedinit. Në fund do të them atë që thash në fillim. Ky libër është dhe do të mbetet një monument për shkak të vlerave artistike, një testament për shkak të synimeve të brezave të rij dhe një dokument kohe që nga viti 1981 e më tej kur në ushtrinë e Ish Jugosllavisë të rinjtë shqiptarë ktheheshin në arkivole me pretekste të vetëvrasjeve siç është edhe rasti te tregimi “ Harro se ç`kemi biseduar” ku përmendet një rast konkret. Vlera e këtij libri është edhe me pasurinë e cultures shpirtërore të këngëve pagane. Në një rast e gjejmë autorin duke përshkruar kurorat që I përpijnë valet e liqenit në shenjë homazhi; në një rast tjetër në tregim gjejmë këngët për ngjalljen e shiut etj etj.Kjo na kujton edhe Lazgush Porade-cin ton të madh që arriti kulmin në poezinë modern kur e gjejmë duke shtyr mbi valet e liqenit kurora të freskëta që I bën si homazh për shumë viktima të liqenit dhe me emër e mbiemër për dy dëshmorë e veprimtarë të rilindjes kombëtare Menduh Zavalanin dhe Telemak Gërmenjin që xhon Turqit pas 1908-tës I dënuan me dënime drastike në liqen për të cilën edhe prozatori dhe poeti ynë I. Abedini krijoj këngën përkatëse si pjesë e tregimit të tij.

(f.54-55)I.Abedini krijon prozën e tij dhe dëshmon se e njeh dhe e do teknikën e shkrimit dhe historinë e kombit të tij. Le t`I lexojmë këto shkrime sedo të na shtohet bindja se jo vetëm eduam lirinë por edhe ta mbrojmë atë prore të jetë në vatrat tona shekul-lore.Pas Dr. Nuhi Vincës, Xhemi Hajre-dini I dha fjalën autorit të librit, Ibrahim Abedinit, icili, pasi përshën-

deti pjesmarrësit me fjalë të ngrohta shtoi edhe këto fjalë për librin:-Ky është libri im I parë me tregime për të rritur. Por në rradhitje të veprave është botimi im I shtatë. Kësaj rradhe, ndryshe nga rradhët e tjera, nga tregimet për fëmijë dhe nga po-ezia kalova në tregime për të rritur. E bëra këtë nga dëshira dhe nga nxitja shpirtërore për ti shpalosur në letër dhe për t`i bërë të pavdekshme këto tema, sa interesante aq edhe të dhimbshme, sa të ngatërruara aq edhe të kapshme për lexuesin që të jet sa më afër një realiteti që e ka dëgjuar ose që e ka pas para syve, ose edhe që e sheh kudo në jetën e përditshme; ose edhe vetëm në rrethana të caktuara, por jo në tërësi si në këto tregime.Kam prekur tema

7

të ndryshme të jetës dhe këtë e kam bërë duke u nisur nga ajo se: - Shkrimtarin nuk e obligon asgjë që të jet I lidhur pas një teme të vetme (po I levize sytë ato nuk shohin më një drejtim të caktuar). Për lexues-it, adhuruesit e tregimit kam prekur tema që ngjallin interes dhe që bëj-në përshtypje, por jo duke trilluar ngjarje apo ndodhi dmth. Gjithmo-në duke iu afruar dhe kapur relite-tin e jetës. Unë jam munduar që në këto tregime të sjell diçka të re, jo vetëm në kuptimin e temës, porn ë vetë mënyrën e trajtimit të ngjarjes dhe në aspektin e përdorimit të lire të fjalës duke mos u frenuar as edhe në shprehje banale për të arritur efektin e dëshiruar. Këto tre-gime janë shkruar pothuajse me të njejtin stil si shumë tregime të au-torëve suedez, finlandez e danezë që unë i kam lexuar, por gjithmonë duke mos u larguar nga tradita, nga vlerat shoqërore dhe nga rëndësia kombëtare. Unë e pranoj se në disa raste jam treguar I ashpër me gojën e disa personazheve, dhe herë-herë e kam ngritur edhe zërin e revoltës dhe të nervozizmit si një mjet domosdoshmërie për të zbutur shpirtin e tyre nga padrejtësitë. Si çdo shkrimtar i vendit të tij që është marr me krijimtari letrare qoftë në vend a qoftë edhe jashtë vendit nuk ka lënë anash ose pa përmendur bukuritë e natyrës si: mallet, shkrepat, lumejtë, liqejtëme atë gjallërinë dhe origjinalitetin që kanë. Dhe më tutje I lë lexuesve në dorë të lexojnë e të vlersojnë tregimet.Pregaditur për shtyp nga I.Abedini- Göteborg Suedi2009.08.15

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

8

Intervistoi Arsim Halili

Intervistë me aktorin Fatmir SpahiuTeatri, po shëndrrohet dita ditës në objekt promovimesh politike dhe për mbledhje komemorative. Fatkeqë-sisht ky është realitetit. Ata që kanë vendos me u marrë me aktrim, ata tani më veç kanë filluar të merren, e kam fjalën për të rinjtë e gjeneratës sime, sepse kjo moshë është edhe kur krijohet edhe karriera e secilit të ri. Ai fillon me u përson-alizu me vetveten. Të gjithë ata që merren me këtë zanat, do tu them se është një profesion i mirë, i cili të mbështet gjatë tërë jetës, por edhe ja vlen të shkojnë vitet pa hetuar.

Një prezantim të shkurtërJam Fatmir Spahiu,jam njëzetë e shtatë vjeçar, i lindur në Beograd , atje kam jetuar një kohë, tash jetoj në Gji-lan dhe në Prishtinë, që do të thotë se jetoj paralelisht në këto dy qytete. Jam angazhuar si aktor profesionist në Prishtinë.Konsideroni se jeni i lindur për aktor?Mendoj se talenti është ai që lind, nuk bënë ndryshe, nuk krijohet gjatë kohës. Ajo që krijohet gjatë kohës, për mes ushtrimeve dhe gjatë studimeve është shprehi e punës. Mirëpo definitivisht kam lindur si shumë: aktor tjerë, si shumë piktor, muzicient, që lindin e nuk krijohen me kohë.Ç’është për ju aktrimi? Aktrimi për mua, fillimisht është dashuri, është qëllim, mirëpo në ndër-kohë shndërrohet edhe në punë rutinore e cila sjellë të mira materiale. Për mua aktrimi është përditshmëri, është jetë dhe është mundësi e mirë për t’u shpre-hur, pse jo edhe për të jetuar.Në serialin “Kafeneja jonë” njiheni me rolin e personazhit ”Oki”, ju thërrasin me këtë emër edhe në përditshmëri, rrethi ku jetoni dhe si ndieni për këtë?Aspak nuk më pengon, përkundrazi më bëhet qejfi derisa e dëgjoj tek më thërrasin me këtë emër personazhi, në gojën e shumë adhuruese të mi dhe në gojrat e pa numërta. Më bënë të kuptoj se ky serial është mjaft i shikuar dhe se personazhi im është mjaft i pëlqyer tek masa.Cilin rol tuaj do ta veçonit, që keni më për zemër?Dëgjo, unë kam nja 20-30 role në teatër. Këtë gjë e di një rreth i vogël i shoqërisë, për shkak se teatri është më pak i famshëm në krahasim me televizionin. Kam shumë role, kam shume shfaqje, në shumë drama e shumë komedi teatrale. Rolet janë si fëmijët nuk mundesh me nda asnjërin prej tjetrit, por secili punohet me dashurinë më të madhe. Kështu që nuk e kisha veçuar ndonjërin prej këtyre pikërisht për këtë arsye. Nëse nuk do të ishte Fatmiri aktor, ku do ta gjente veten?Mendoj se do të ish ekonomist, sepse sa do pak kam afinitet edhe për këtë fushë, unë nuk ju tregova më parë, se jam edhe pronar i një kompanie “ Buka” në Prishtinë. Kompani e cila merret me marketing, promovim të pro

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

9

dhimeve të ndryshme komercial edhe ky afinitet i vogël që kam për ekonomi dhe biznes, mendoj se do të isha orientuar dhe përcaktuar për atë anë.Mendoni se është mbrojtur aktori me ligj në Kosovë?Unë, mendoj se aktori dhe në këtë rast, si një lloj vegle për me arrit qëllimin, jo vetëm aktori si individ, por edhe produksionet ku hyjnë regjisori, skenografi, aktorët, apo më mirë të them komplet ajo industri, nëse mund ta quajmë ashtu, janë jashtëzakonisht të dëmtuar dhe nuk mbrohen aspak me ligj. Fatkeqësisht, ju e dini se si shkon miratimi i ligjeve në vendin tonë, ecët me këmbët e breshkës. Kjo thjesht ja pamundëson, kësaj industrie të mirë ekziston. Kam shumë shokë producent, e di se në rastin e parë kur ata prodhojnë diçka, qoftë ndonjë: video-program, ose ndonjë video-kasetë, ajo mund të mbete në shitje vetëm 12-13 orë. Vetëm deri sa ta blen individi i parë, ai më pas e bart automatikisht në Yootube, ose në faqe tjera, që do të konstatoja se gjithë kjo industri është e pambrojtur nga pirateria.Po të ishit personalitet me ndikim poli-tik, çfarë kishit ndryshuar në kulturën Kosovare, veçmas fushën që i përkisni ju? Mendoj se, aktorët janë individ që kanë ndikim në shoqëri, nuk do ta quaj ndikim politik, por ndikim në shoqëri. Sepse e kemi parë, para se të mbahen zgjedhjet, një numër i politikanëve, kanë dëshirë të jenë përkrah aktorëve, sepse dëshirojnë të iden-tifikohen me ta. Kisha për të thënë se kemi ndikim në shoqëri, për deri sa na shohin në televizion çdo ditë, pastaj në qytet, etj. Nuk do të mundem të ndryshonim diçka spektakulare, megjithatë jemi duke ndryshuar, sepse jemi gjeneratë e re, e cila është duke importuar një frymë të re të lojës, një klimë të re të aktrimit, pra një zhvillim i hovshëm i aktorëve tek ne. Sa është duke u stimuluar aktori për punën që e bënë?Mund të them se stimulim nuk ka këtë rast. Nuk do të përsonalizoj vetën time, në këtë intervistë, por produk-sioni është në një krizë të vlerave, pikërisht për arsye të mos mbështetjes sa duhet dhe kjo bënë që me vështirë-si të përthekohen projekte e ndryshme artistike, në mungesë të mjeteve financiare .Kur ke para më menaxhon më lehtë në familje, e të mos flasim në një institucion.Si aktor me moshë të re, por perspektivë në karrierë, çka do ti sugjeronit rinisë tonë?Ata që kanë vendos me u marrë me aktrim, ata tani më veç kanë filluar të merren, e kam fjalën për të rinjtë e gjeneratës sime, sepse kjo moshë është edhe kur krijohet edhe karriera e secilit të ri. Ai fillon me u përsonalizu me vetveten. Të gjithë ata që merren me këtë zanat, do tu them se është një profesion i mirë, i cili të mbështet gjatë tërë jetës, por edhe ja vlen të shkojnë vitet pa hetuar. Për bashkëkombësit e mi posaçërisht në Luginë, unë i inkurajoj që të qëndrojnë në vendet e tyre, ku edhe kanë lindur. Të luftojnë me mjete më të mira paqësore të mundshme: me muzikë, art, kulturë në përgjithësi. Me një fjalë ta luftojnë depresionin që e kanë sjellë të tjerët.Planet afatshkurtra të aktorit Spahiu? Këtë mund ta quaj vit i angazhimeve, kam xhiruar dy- tre filma, të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm. Në vjeshtë filloj një cikël të dokumentarit për sigurinë në Kosovë, që e bëjë po ashtu me kompaninë “Buka”. Jemi në kontakt me disa donatorë për një film për fëmijë, por për këtë nuk do të zbuloj asgjë më shumë, sepse është në fazën e letrave, në fazën e projektit.

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

10

Sa janë degjeneruese serialet e huaja, në televizionet tona?Përsëri po kthehem te ligji, çdo gjë në botë edhe në demokracitë më të mëdha, si në Amerikë, ku është baza e demokracisë, çdo gjë është e censuruar dhe mbrojtur me ligj.Mendoj se duhet rregullohet dhe jo të sank-sionohet me një memorandum, me një ligj nga komisionari i lart për media. Një nga serialet e huaja, tani për tani, më shikuara në Kosovë, seriali ” Jeta e hidhur”, të jepet pas orës 12 të mbrëmjes, ky do të ishte një nga shembujt e shumtë të kë-tyre serialeve. Fundja këtë nuk mund të ja ndalosh, se është televizion privat, po të bëhen norma të tilla do të minimizohet interesi i shikueshmërisë. Duhet të them se ky trend nuk është vetëm në Kosovë, por është trend ballkanik, andaj edhe jemi të pafuqishëm në këtë aspekt.Sa i për ketë degjenerimit, përderisa shikohen në këtë masë ndikon në masë nega-tivisht.Kohën e lirë ku e ka-loni ?Kohën e lirë, e kaloj në Gjilan. Me që edhe jam Gji-lanas, pas një punë aktive, gjatë javës dhe me për plotë agjenda, vij dhe çlodhem sa do pak, si gjatë vikendeve, por edhe gjatë verës.Sa jeni të kënaqur me pjesëmarrjen e personaliteteve në teatër?Teatri, po shëndrrohet dita ditës në objekt promovimesh politike dhe për mbledhje komemorative. Fatkeqësisht ky është realitetit. Produksioni i shfaqjeve është jashtëzakonisht i madh edhe pse jepen shfaqje të mira, teatri është në krizë për audiencë. Vizita e personaliteteve në Teatër, bëhet para zgjedhjeve dhe në momentin që kryhen ato, ata gradualisht zh-duken dhe i kthehen bizneseve të tyre.Opinioni i juaj për Luginën e Preshevës ?Kam simpati të veçantë, bile mund të them se shfaqjen e parë të realizuar në Gjilan, mandej reprizën parë. e kam bërë në Preshevë kanë qenë atje “Ditët e komedisë shqiptare”. Përveç kësaj na lidh edhe rrethi familjar dhe farefisnor, qoftë me Bujanoc, Preshevë, Kumanovë, e gjetiu.Më lidhin edhe motivet me Luginën.Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës sonë?Kam dëgjuar edhe më herët për këtë revistë, vetë fakti keni nxjerr kaq numra, tregon se ka një qëndrueshmëri profesionale, natyrisht edhe lexushmëri, prandaj le të jetë një nga motivet për të qëndruar në Luginë edhe kjo revistë. Duke qenë se shpërndanë informacionet më te freskta rreth Luginës dhe për Luginën në të gjitha poret e jetës .

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

11

Tregim nga Agim Bacelli

“Paska një Zot!” Një punetor i ri, në dukje i vrazhdë dhe i lodhor, tërhiqte çdo mbrëmje një karrocë të madhe me dru. Si një kalë teknefez, ai ecte rrugës së Shëntriadhës duke marrë drejtimin për në unazën e qytetit. Këmbet i tërhiqte zvarrë-zvarrë dhe herë pas herë shfrynte një uff si të kishte një valvël shkarkimi. Në kthesën e fundit, ku bashkohen dy rrugët, është një shtëpi e bukur dy katëshe e cila ka një ballkon që shikon në të dyja udhët. Atje për çdo mbrëmje rrinte një vajze e re nja pesëmbedhjetë vjeçe dhe shikonte me pikëllim njeriun fatkeq i cili mundohej aq shumë duke tërhequr karrocën plot me dru sa zemra e saj e njomë qante ndërsa e shikonte atë pamje. Një ditë, karroca u përmbys në kthesën para shtëpisë së saj pasi qe ngarkuar si asnjëherë. Disa nga drutë duke rënë e goditën fatziun në këmbë. Ai, megjithëse i plagosur, u mundua të ngrihej dhe ti mblidhte drutë që qenë shpërndar në rrugë duke bllokuar qarkullimin e makinave në të dyja rrugicat. Atë ditë vajza e re qau dhe tha me vete, “Zot! Ti nuk ekzis-ton!”

Avazi i njeriut-kalë vazhdonte për cdo mbrëmje veçese tani ai i hiqte këmbët zvarrë akoma më me vështirësi dhe rrugën e përshkonte për një kohë më të gjatë. Vajza e shikonte me dhëmbshuri dhe i vinte inat se si ai i mjerë nuk ja kishte hedhur kurrë sytë në mënyrë që të merrte prej saj qoftë dhe një buzeqeshje të shkurtër e cila do t’ja lehtësonte sadopak ngarkesën dhe zemrën e cfilitur! Një ditë, vajza nga padurimi për ta përshëndetur, me dashje rrëzoi një shishe nga ballkoni. Çuditërisht, i mun-duari, i raskapituri, puntori-kalë i bindur, nuk e ngriti fare kokën dhe zhurma e qelqit të thyr nuk i tërhoqi aspak vemendjen! Vajza mendoi se ai do të jetë shurdh-memec dhe një mbrëmje von, provoi ti dalë përpara. Njeriu-kalë qëndroi, drejtoi trupin me vështirësi dhe ja nguli sytë vajzës e cila i buzeqëshi tepër ëmbëlsisht si askush në jetën e tij. Edhe ai buzëqeshi me zor por nxehtësisht. - Pse nuk përdor një kalë! - e pyeti vajza. - Sepse s’kam. - A janë të rënda drute? - Shumë të rënda. - Mos e ngarko karrocën kaq shumë. Sytë e hallexhiut, sa herë ai i puliste, ca nga djersa dhe ca lodhja, xixëllonin njëlloi si xixëllonjat në Maj. Fytyra filloi ti trëndafilosej dhe ti merte një shkëlqim djellor. Zëri i mjaltët i çupës së njomë filloi ta gudulisë në shpirt siç guduliset bleta nga pjalmi i një lule të bukur. Ai kurrë nuk kishte ndjetë një kënaqësi të tillë. - Si quesh, - e pyeti befas i panjohuri. - Lule, po ju? - Lule je dhe lule ta thonë emrin, - i tha i cfilituri pa ju përgjigjur pyetjes së saj. - Më falni, si quheni, - insistoi Lulja ta pyesë. Në atë kohë bukuroshja dëgjoi zërin e së jemës që e thirri nga ballkoni dhe iku duke rendur siç rend një flutur e shpëtuar nga kapja e një rjete merimange. Ajo iku por la nga pas aromën e pushit të krahëve të flutrës, ngjitur në cergë. I panjohuri ngeli një copë herë si monument në mes të rrugës pa jua vënë veshin shoferëve që e shanin dhe që u binin burive të makinave papushim. Vështrimi i tij u tret thellë në atë shtëpi ku u duk dhe zhduk vegimi më i bukur i jetës, dhuruar për disa çaste.

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

12

Me pas, për çdo natë ata të dy përshëndeteshin. Karrocieri-kalë një mbrëmje i dha shenjë Lules që të zbriste nga ballkoni. Ajo tamam si një flutur për pak sekonda i erdhi pranë. - Me çfar mund t’ju ndihmoj zotëri? - pyeti me naivitetin e fëmijës Lulja. - Lule! Unë kam nevojë për ndihmën tënde por nuk e di nëse don të më ndihmosh? - Kërkomë çfar të dush që unë kam mundësi për të ndihmuar. - Unë jam vrarë në të dy këmbët dhe dua që ti t’ mi mjekosh dhe lidhësh palgët, por..., unë s’ dua që të na shohë kush pasi...Ti e di si janë gojët e liga në qytetin tonë? Lulja nuk foli. Ajo deshte ta ndihmonte por nuk dinte se si pasi aty në rrugë kalonin vazhdimisht njerëz pa le që mund ta shikonte e jema! - Sikur të vish me mua diku? Ke besim tek unë?- Ku? - Unë rroj vetëm në një dhomë aty poshtë, tek ish konvikti i mjekësores... - Jo, jo! Është larg dhe do më kërkojnë... - Po mire, sikur të hyme tek ai bunkeri aty lart tek rruga e Mborjes? -...! - Vetëm dy minuta sa ti të më mjekosh. - Pse nuk e bën vetë atë punë? Pastaj s’ke asnjë shok a mik?- Po unë s’kam as alkol, as fasho, as gazra, s’kam asgjë. - Ti jap unë dhe shko mjekohu në shtëpi. Fukarai i shkretë u pikëllua që nuk do provonte dorën e butë të saj dhe shtërngoi dhëmbët i pafat dhe tërhoqi dhunshëm karrocën e cila ju bashkua vajtimit të tij me qarjen e rrotave.Këtë radhë do të qe Lulja ajo që do të ngelte si një monument në mes të rrugës dhe makinat do ti shkonin fare afër nga të dy krahët duke u rënë burive e duke e ftuar atë llokume. Disa djem të rinj, shofera, ndalën afër saj duke i bërë komplimente për bukurinë trupore por duke e quajtur shushkamene e të lënë nga trutë! Njëri i tha patë budallaqe dhe një tjetër e quajti pëllumbeshë teleshmëne.

Lulja ishte gati ta ndiqte nga prapa të panjohurin duke i thëne se i dhimbsej shumë fatëziu dhe se ajo do të vinte kudo që ai do të deshte për ta ndihmuar. Njëkohësisht ajo ndjente dhe një fare frike siç ndjen një kafshë shtepiake kur i zoti e shet tek një i panjohur. Kafsha e shkretë çapitet pas të panjohurit por mëndja i dorovitet në drjtim të kundërt, andej nga ish i zoti i saj dhe ndjen një pasiguri që i sjell frikën por që nuk ka se çfar të bëjë. Kapistra e të panjohurit e tëreq në rrugë të panjohur.

Njeriu-kalë as që e këtheu fare kokën dhe kjo e bëri Lulen që ta ndjejë veten fajtore! Të nesërmen, Lulja e priti me padurim, ne ballkonin e saj, kalimin e te panjohurit. Kur ai u çfaq përsëri në rrugë asaj i gufoi zemra nga një ndjenjë e trazuar ku ishin bërë përshesh keqardhja, pendimi, përkujdesi, mëshira dhe frika. Një forcë e panjohr shpirtërore e shtyri drejt rrugës. Ajo u ndodh përseri ballë-përballë të panjohurit fukara i cili ndali karrocën dhe e pa me kujdes që nga gishtat e këmbëve deri tek flokët e kokës. Fytyra e tij e vrenjtur u kthjellua dhe dielli i zëmres i ndriçoi sytë e fjetur. Një muskul mbi vetullën e majtë i lëvizi disa herë instiktivisht. - Me prit tek bunkeri se do te vij të mjekoj! - i foli Lulja me një ton urdhërues dhe vrapoi drejt shtëpisë për të marrë çfar i duhej për mjekim.

***Lulja vazhdonte të qëndronte mbrëmjeve, si përherë, në ballkon. Njeriu-kalë për çdo mbrëmje vazhdonte të tërhiqte karrocen plot me dru duke rënkuar. Vajza sapo e shikonte zhelanin që tërhiqte këmbët zvarrë nga mun-dimi, psherëtinte duke thënë, “Paska një vërtetë një Zot!”

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

13

BILALL MALIQI VARGJE OPTIMISTE QË DALIN NGA SHPIRTI (Artina Mehmedi, “Shumë flori kam në shtëpi”, SHB “Vatra”, Prishtinë)

Nëse merret parasyshë poezia e sotme që kultivohet në trevat shqiptare, sidomos e kohëve të fundit ku janë të kyçur në letrat shqipe edhe një numër i konsiderueshëm i krijuesve të rinj e që disa me sukses i plotësojnë kriteret e vlerave artistike të shkrimeve të tyre, e që e kanë vazhduar rrugëtimin e tyre edhe me botime tjera është edhe krijuesja Artina Mehmedi, e cila para disa ditëve botoi edhe librin e dytë me poezi për fëmijë me një titull shumë tërheqës dhe karakteristik “Shumë flori kam në shtëpi”.

Vargjet e këtij vëllimi poetik janë një ekstazë që dalin nga thellësia e shpirtit të Artinës dhe paraqiten me figuracion poetik të qartë në temat që i trajton brenda poezive të këtij libri.Pjesë e vjershërimit janë edhe motivet poetike të autores e cila me sukses i zgjodhi duke i jetësuar përmes vargjeve, dhe duke shprehur kështu men-dimin përmbajtësor në motive të caktuara.Vend të rëndësishëm në vargjet e Artinës zen motivi patriotik.Është me rëndësi shtjellimi i temave të tilla sidomos për moshën e autores, sepse të shkruash poezi të tilla, të kenë efekt pozitiv, ta kenë forcën shprehëse, kuptimësinë dhe mesazhin e fuqishëm gjithnjë me figuracion letrar është përgjegjësi, e këtyre kritereve Artina me sukses iu ka përmbajtur duke patur parasysh moshën e saj.Dalin nga shpirti vargje për heronjtë që errësirën zëvendësuan me dritën, e në dritë ka jetë e vlerë, ka shikim, ka fjalë, por edhe vargje poetike e këto vargje autorja ua kushton Zahirit, Agimit dhe shokëve të tij:“Dalin vargje për trimëriPër Zahirin, AgiminDhe shokët e tij”Kështu pra Artina vazhdon me sukses ta shtjellojë këtë motiv edhe në poezi tjera, ku jep një itinerar historik të kohës së ikur ku të gjithëve na mungonte gjëja më e shtrenjtë liria.Jetuam të robëruar shekuj me rradhë, e lirinë vetëm e kemi ëndërruar, e heronjtë ishin ata që sollën lirinë pas shumë shekuj pritjeje.Kjo pra është një inspirim i shpirtit të autores për ta kujtuar dhembjen, dhunën, dëbimin, me një fjalë robërinë shekullore të shqiptarëve.Kjo më së miri paraqitet me vargjet e poezisë “Liria”:“Kaluan shumë shekujTë robëruar në jetëSa shumë kanë ëndërruarLirinë brezat…”Të njejtit motiv e që janë me rëndësi të potencohen, janë edhe poezitë “Zë trimërie”, “Liria”, “Qyteti”, “Të vësh emër”, “Ëndrra”, “E njihni Kosovën” dhe “Varri i trimit”, të cilat poezi kanë një mesazh të qartë e të fuqishëm se s’i duhet atdheu dhe s’i përkujtohen me anë të vargjeve poetike ata që dhanë më të shtrenjtën- jetën për liri.VARGJE DHEMBJEJEPërveq motivit patriotik që autorja me sukses e trajtoi, kaloi edhe në motivin social duke shkruar kështu vargje dhembjeje për një shtresë të shoqërisë të lënë pasdore, për të varfërit dhe lypsarët që shihen në përditshmëritë tona me duar të shtrira.Është e vërtetë se:“Loti del kur ka varfëriAnë e skaj botësLotin e mjekon vetëm gëzimiDhe buzëqeshja e fëmijës”.I të njejtit motiv është edhe poezia “Do të jetë nxehtë”, ku autorja u dhuron vargje bonjakëve të cilët ushqehen me kafshatë shprese.Në vazhdim të shtjellimit të temave të prezentuara nga autorja, del një pasqyrë reale si kon-cept dhembjeje për kurbetçarët të cilët për shkaqe të njohura janë detyruar ta lëshojnë vendlindjen.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

14

Këtë realitet Artina shumë mirë e paraqet me anë të vargjeve:“Ejani, ejani, Kosova ju pretMos rrini në kurbetSe gjyshi e gjyshja thonëGyri rëndë peshon-Në vend të vet!”Përveq këtyre vargjeve kushtuar kurbetçinjve, kemi edhe poezinë “Mosni”, ku bënë thirrje për të gjithë ata që e lëshojnë vendin, ku iu jep një shpresë dhe optimizëm se:“Bota tash është këtuTok me ëndërrat tona”.Artina Mehmedi është një krijuese që premton shumë, se në të ardhmen do ta rrisë gradualisht vlerën e shkri-meve të saja.Këtë prirje të natyrshme e tregoi me sukses në këtë vëllim poetik.

NJË MBRËMJE ME MERGIMTARËT NGA BORÅS E RRETHINA

Qendra Kulturore Shipatre “Migjeni” në Borås me rastin e muajit te madhnishëm të ramazanit, ka organizuar një Iftar me bashkekom-basit tanë të cilët jetojnë dhe veprojne ne Borås dhe rrethinë.Ishte shume interesante kjo mbrëmje ku u takuan veprimtar kulture, tra-

dite dhe pune, kembyen mendime dhe ide rreth punes dhe veprimtarise se bashkekombasve tanë ketu.Ishin takue gjenrata te ndryshme me mosha te ndryshme.Ishte një mbremje me te verete vëllëzer-ore ku iu mundësua që gjenerata te

ndryshme te njjihen me njera tjeteren të kembejne mendime dhe ide pune.Ne kete mbremje ishin ftuar edhe veprimtar të denje të qeshtjes kombëtare të cilet në kohë të ndryshme kanë dhene kontributin e tyre në afirmimin e qeshtjes kombetare shqiptare ne diasporë.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

15

Shkronja

Një shkronjë sot e mësova Dhe atë shkronjë Nuk e harrova!

Atdheu Atdheu im është Kosova Këtu ku shtrohet sofra Ky vend është plotë gëzim.

Gjyshës sime Gjyshja ime më këshillon Të shkoj në shkollë Dhe mirë të mësoj Sa herë unë marrë pesa Ajo më përqafon Dhe të gjitha të mirat Ajo mi uron

Hazbi Lalinca mësues, Uddevala

Vendlindjes sime…………………………………….

Rrëzë një kodrine Aty unë u linda dhe u rrita Atje unë u edukova dhe u arsi mova Në Margeshin tim krenarë Aty pra, është vendlindjen ime.

I Në shkollën fillore Ramiz Sadiku Shkronjat e para aty i mësova Dhe katër klasë të fillores i mbarova Te mësuesi i dashur Sherif Rrustemi

II Mu në mes të fshatit kalon lumi Magri Emër i vjetër ilir që zbukuron fshatin Ka floren dhe faunen e xehe të pasura Ka Bajën natyrore shumë shëruese III Vendlindja ime e dashur kahdo që unë të shkoj Me dashuri të madhe ty,cdoherë do të kujtoj Dhe derisa të rroj,prore kurrë nuk do të të harroj.

Skënderbeu Trim e luftëtar I fortë e shpëtimtar Çliroj vendin e tij Duke luftuar për liri!

Nënës sime I Nënën time shumë e dua Se ajo më ka rritur mua Shumë e respektoj Se ajo më gëzoj! II Je ëmbëj, je e mirë Je si dielli që rrezon Je si hëna që dritë bën Je si ylli që ndriqon Zemra ime shumë të do III

Nënën time shumë e dua Se ajo më lindi mua Më mësoj më edukoj Të mirat e saj kurrë Nuk do ti harroj!

Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Uddevalla të Suedisë

Poezi shkruar nga nxënësja e klasës së gjashtë Laura Berisha

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

16

Gjithnjë e më shumë po dominon, po pranohet dhe po përkrahet mendimi se mënyra e jetës sonë, e në veçanti qasja pozitive ndaj saj, ndikon padyshim në të gjitha proceset psiko-fiziologjike, e më këtë drejtpërdrejt edhe në shëndetit tonë. Qëndrimi optimist ndaj sfidave që na i parashtron jeta, pra prirja e individit për t’i parë gjërat nga këndvështrimi pozitiv, për t’iu qasur jetës me plotë gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, me siguri e ven-dosmëri, pa pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa të mundshme gjatë rrugëtimit të tij drejt realizimit të qëllimeve të përcaktuara... konsiderohet edhe shkencërisht si veprim shumë i dobishëm, bile edhe i domosdoshëm, në harmonizimin e balancës shpirt - trup; si burimi i vetëbesimit i atmosferës disponuese me efekte shumë pozitive dhe të dobishme , si për sukseset në veprimtari të ndryshme ashtu edhe për organizmin tonë në përgjithësi. Në përditshmërinë tonë, pothuajse të gjithë e dimë, se optimistët, në krahasimi me ata që ne i quajmë pesimist, ata që ndjehen të pafuqishëm të reagojnë kur është e nevojshme, ata që i nënshtrohen pasiv-itetit... janë njerëz më aktiv në jetë, njerëz që, në një farë forme, e shikojnë jetën drejt në sy dhe i hedhin hapat me siguri dhe besim të plotë në vete. Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e veta, fuqinë e të menduarit pozitivisht, dhe i arrin qëllimet e caktuara, përderisa pesimisti është i bindur në pazotësinë e tij dhe gjithçka, në rrugëtimin e tij, e konsideron pengesë. Më e keqja është, që ai, nën pushtetin e pasivitetit, nuk merr asn-jëherë mundin që të bëjë ndryshime në shprehitë e ngulitura në kokë, dhe me këtë ua trason terrenin patologjive shpirtërore siç janë fobitë, depresioni, neurozat etj.Nuk duhet të pajtohemi me atë se njeriu lind optimist ose pesimist, se këto veti janë dukuri të pandashme të personalitetit ose të trashëguara gjenetikisht, edhe pse nuk mund të përjashtohet tërësisht një lidhshmëri në këtë kontekst. Optimizmi formohet, sikurse edhe pesimizmi dhe, natyrisht, edhe mund të ndryshoj në kohë, varësisht prej rrethanave. Nuk është edhe aq e vështirë të fil-lohet me krijimin e vetive pozitive, pra, për ta parë jetën nga prizma optimiste, e vështirë është që të ruhen në kontuinitet ato ndryshime. Kjo, përafërsisht ngjanë me dietën: lehtë është të hiqen disa kilogram, por e vështirë është që të ruhet pesha e arritur pastaj! E për ta ruajtur këtë vazhdimësi, njeriu që dëshiron t’i qaset jetës me op-timizëm, duhet të punoj me veten, me egon e tij, me mendimet e tija, t’i ushtroj ato m’u sikurse atleti që përmes trajnimeve të rregullta arin ta ruaj freskinë trupore.Ne si qenie njerëzore kemi dhuratën më të çmuar të mund-shme nga Perëndia - jetën, lirin e skajshme për veprim... dhe tërësish varet prej nesh se si do t’i qasem asaj! Në këtë qëndron edhe dallimi esencial në raporte me gjallesat tjera. Urtaki më i madh i shekullit 20, Osho, në një ligjërim të tij, e shpalos shumë kapshëm, shumë bukur, shumë bindshëm qasjen e individit ndaj kësaj dukurie. Në pyetjen që i bëhet Oshos: “A është vallë jeta, megjithatë, e mjerë?”, në një pjesë të përgjigjes ai thotë: “Jeta vetvetiu është pëlhurë e pastër. Ti mund të pikturosh mjerimin, por mund të pikturosh edhe lumturinë. Ti mund ta përdorësh këtë liri në mënyrën që jetës tënde t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe në mënyrën që mund t’ia sjellë bukurinë: mirëqenien, fatbardhësinë dhe diç parajsore. Krejt kjo varet nga ti.Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një lulëzim i mrekullueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Por, mbaje në mend, ti e mban përgjegjësinë - vetëm ti, dhe askush tjetër.OPTIMIST ËSHTË NJERIUQË NË AGIM I QASET DRITARES DHE THOTË: “MIRËMËNGJESI, ZOT!”PESIMIST ËSHTË NJERIU QË I QASET DRITARES ME FJALË: “O ZOT, MËNGJES ËSHTË?”Krejt varet nga ti. Ai është një, i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e njëjta pamje, ndoshta edhe që të dy këta persona banojnë në të njëjtën dhomë - çdo gjë varet nga ata.”Pra, optimisti i gëzohet kësaj dhurate hyjnore, i gëzohet rrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit dhe është gjithnjë falënderues, prandaj edhe e përshëndet krijuesin e tij sapo t’i hapë sytë në mëngjes. Ai i qaset ditës së re, e me këtë edhe vet jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim e vendosmëri, sepse e vlerëson pambarimisht këtë dhuratë hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gëzuar, e lumtur... dhe natyrisht edhe suksesi, edhe shëndeti por edhe dashuria do të jenë përherë në anën e tij. Ai është kreator personal i ardhmërisë së tij sipas arkitekturës së dëshiruar. Pesimisti, në të kundërtën: sapo të

Shkruan: Sabir KRASNIQI OPTIMIZMI NË JETËOptimisti i gëzohet kësaj dhurate hyjnore, i gëzohet rrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit dhe është gjithnjë falënderues, prandaj edhe e përshëndet krijuesin e tij sapo t’i hapë sytë në mëngjes. Ai i qaset ditës së re, e me këtë edhe vet jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim e vendosmëri, sepse e vlerëson pambarimisht këtë dhuratë hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e disponuar, e gëzuar, e lumtur...

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

17

agon dita, mbulon kokën me jorgan, dhe fillon të mallkoj gjithçka... edhe rrezet e diellit... edhe vetveten!!! Ai që në mëngjes e bombardon veten me parandjenja të këqija, me mendime negative dhe me këtë e ngarkon të gjithë qenie e tij me mëri, mërzi, me trishtim duke trasuar kështu bazamentin që nga çastet e para të agimit, me pasiguri, me paaftësi, me mosbesim në vete për suksese të reja në ditën që e pret e me këtë edhe humbjen e shpresave për një ardhmëri të suksesshme, të gëzuar e të lumtur.Optimisti i absorbon që në mëngjes rrezet e para të Diellit për të akumuluar energji të re dhe për ta zbrazur atë pastaj drejt caqeve të dëshiruara, përderisa pesimisti e refuzon atë energji, prandaj edhe njehet gjatë gjithë kohës i plogësht.Optimisti gjen gjithnjë shtegun e duhur për të lëvizur drejt qëllimeve të veta, sepse posedon besimin e duhur në aftësitë e tija për t’iu kundërvu sfidave që mund t’i paraqiten gjatë atij rrugëtimi, përderisa pesimisti, me pasivitetin e vet, me mosbesimin në aftësitë e veta, me dyshime irracionale vë barriera duke i mbyllur edhe ato pak shtigje ekzistuese që mund ta nxjerrin në rrugën e suksesit. Dhe e gjithë kjo, nuk është asgjë tjetër, veçse produkt i mendimeve tona. Pra, ne, dhe vetëm ne me mendimet tona, jemi ata që e krijojmë vuajtjen ose lumturinë, dështimin ose suksesin, ose me fjalë të tjera: ferrin ose parajsën. Urtaku unë Daut Demaku në librin e tij “Sekreti i lumturisë” (të cilin mund ta shkarkoni falas në sektorin “Literaturë”), ndër të tjera shkruan: “Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – tho-ni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet! Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.”Megjithatë, njerëzit assesi nuk arrijë ta kuptojnë se burimi i të gjitha sukseseve ose dështimeve, i lumturisë ose mjerimit, i bukurisë ose shëmtisë, qoftë ajo trupore ose shpirtërore, gjendet brenda qenies së tyre, në të menduarit e tyre. Të mendu-arit është ENERGJI. Energji që vë ne aksion të gjitha mekanizmat e organizmit tonë. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, e të gjitha proceseve psiko-fizike, e pasqyrimit të botës sonë, të brendshme apo të jashtme. Edhe optimizmi ose pesimizmi, nuk janë asgjë tjetër vetëm hallkë në këtë proces të të menduarit, pra qasje personale ndaj dukurive të jetës nga këndvështrime të ndryshme - optimisti e sheh jetën parajsë, përderisa pesimisti ferr! Po e konkretizoj këtë me një gotë të mbushur përgjysmë me ujë. Për optimistin gota është gjysmë e mbushur, për pesimistin gota është gjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e ujit - shikime (mendime) të ndryshme! Optimisti e sheh gotën me ujë gjysmë të mbushur pasi ai synon lartësitë, arritjen e majave - suksesin duke u mbështet në besimin në vete. Vizionet e tij, dëshirat e tija janë të brumosura me frymën e mendimeve pozitive dhe nga ky spektër ai e sheh dhuratën hyjnore - jetën si parajsë në të cilën kultivohet, mirësia, dashuria dhe lum-turia e amshuar. Pesimisti e sheh, të njëjtën gotë, gjysmë të zbrazur, pasi vizionet e tij janë të zbehura, dëshirat e topitura, veprimet e pasigurta, besimi i humbur. Fryma e mendimeve negative i kundërvihet çdo shkëndije të mundshme të shpresës dhe në qenien e tij lëshon rrënjë mjerimi, mjerim i cili, të njëjtën dhuratë hyjnore, pra jetën, e kthen për të në vuajtje dhe ferr të vërtet. Dhe nuk duhet këtu ndonjë llogari e komplikuar për të nxjerr konkluzion të drejtë për këto dy dukuri, për këto dy gjendje, po i quaj, komplekse të shpirtit. E para - optimizmi, i sjell zemrës buzëqeshje, gëzim, shpresë e mbi të gjitha besim dhe siguri në hapat e hedhur drejt sukseseve të reja, dhe me këtë edhe i përballon ose sfidon vetit negative dhe gjendjet emotive që janë si bu-rim bazë i situatave shtresuese duke krijuar kështu edhe imunitet të fuqishëm për organizmin, dhe njëkohësisht edhe shëndet më të mirë psiko-fizik. E dyta -pesimizmi, helmon zemrën me paragjykime të gabuara, me mira-zhe iluzive, frustracione paranojike, duke kultivuar në të vetëm gjendje pikëlluese, melankoli kontinuitive dhe me këtë edhe gjendje dëshpëruese, depresive, situata të rënda shpirtëror me pasoja shumë serioze për higjienën mentale dhe për shëndetin e tij në përgjithësi.Këto që i shkrova më lartë nuk janë pjellë e imagjinatës sime, as teori të thata formale, por dukuri shumë reale të vërtetuar shkencërisht përmes eksperimenteve e bëra në shumë institute, laboratorë e klinika me famë botërore. Nuk po i cekë këtu rezultatet pasi nuk po dua ta ngarkoj lex-uesin me llogari matematikore, thjesht, dëshira ime është të dërgoj një impuls sado të vogël deri te receptorët e vizitorit të nderuar të kësaj web faqeje, dhe t’ia bëjë të ditur se leva e marshit është në duart e tij, në mendjen e tij, dhe prej tij varet se kah do t’i jep asaj...Bëhu optimist dhe përqafoje jetën - buzëqeshi i pari asaj që pastaj ajo të ta dhuroj buzëqeshjen e pafund ty - parajsën e vërtet. Mos harro: buzëqeshja është nektari i jetës dhe një zemër që ushqehet me këtë nektar nuk do t’i mungoj kurrë lumturia.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

18

Nga ky numër i revistës sonë Dituria ne do botojmë nga një problem matematikor Një grua po barte për në treg një shportë me vezë. Një kalimtar e shtyu atë pa dashje, shporta i ra në tokë dhe vezët u thyen. Fajtori deshi ta shpërblente gruan. - Sa vezë kishe në shportë?- e pyeti ai. - Nuk e mbaj mend mirë, por e di se kur i nxirrja nga 2, nga 3, nga 4, nga 5 e nga 6, në shportë më mbetej gjithnjë një vezë, kurse kur i nxirrja nga 7 nuk mbetej gjë. Sa vezë kishte gruaja në shportë?

Zgjidhje Gjejmë SHVP (2,3,4,5,6) = 60 Numri që kërkojmë është shumëfish i numrit 60 plus 1. Këta numra paraqiten me formulën: 60n+1, që mund të rishkruhet edhe 7*8 n+4n+1. Meqenëse 60n+1 plotpjesëtohet me 7 (sipas tregimit të gruas) dhe 7*8n plotpjesë-tohet me 7, del që edhe 4n+1 duhet të plotpjesëtohet me 7. Vlera më e vogël e n që e kënaq këtë kusht është 5. D.m.th, në shportë ka pasur: 7*8*5 +4*5 +1 = 56*5+21 = 280 +21 = 301 vezë.

Vlera tjetër, për n=12, jep një numër të madh, 721 vezë, gjë që ka pak gjasë. Kemi një sasi vezësh më pak se 100. Kur vezët grupohen nga 2, tepron 1 kokërr; kur ato grupohen nga 3, teprojnë 2 kokrra; kur grupohen nga 4 teprojnë 3 kokrra dhe kur grupohen nga 5, teprojnë 4 kokrra. Sa vezë janë gjithsej? Zgjidhje: Numri i vetëm dyshifror që e plotëson këtë kusht është 59.

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveri-tarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut XHEMAJL OBRIJA E SHEMSI PASHA Shemsi Pasha, pashë i Mitrovicës kish pasë shkue n’Prekaz me asqer me i râ Drenicës e me kallë at katûnd. Kur vjen n’Prekaz, krenët, tânë dalin n’mal. Pasha pvetë: - A ka njèri t’mençëm n’kêtë vênd? I thonë për Xhemajlin. Çon e e thrret pasha edhe vjen Xhemajli. E pvetë pashën: - Çka ke ardhë ti Pashë Efendi? - Kam ardhë me e kallë Drenicën top prej fundit deri n’krye se po luftojnë kundra asqerit t’mbretit. - Pashë Efendi, a t’kanë faj asqeri yt me bâ diçka keq a ke faj ti? A ti u prîn asqerit a aty ty? - Une u prîj asqerit edhe çka t’thom une bâjnë se jo çka t’më thonë asqeri mue. - Pra n’kjoftë qi të ngojnë asqeri ty, une po t’kallxoj kush janë pashallarët e ktij vêndi. Njâ mâ i pari â Ah met Delija i Prekazit tu kush je ti qi po ia ha t’gjallët e tinaj. I dyti âsht bajraktari i Klinës Epërme; i treti âsht Halil Haxhija i Vitakut; i katërti âsht Aruç Gjinovci i Makërmalit. Qatyne u shkon mileti përmas. Pra, qata mund t’jenë kabahatli e me urdhën tyne kanë punue tjerët qi janë si asqert qi punojnë për urdhnit tând. Lêni rahat Drenicën se s’kanë faj e kapi qita. Edhe pasha e ngoj. I kapi këta t’katër e i çoi syrgjyn dikû n’Turkí e Drenicën e la rahat e s’bâni zullum si e kish pasë mendjen.

SI E SHKUNDTE DARDHËN XHEMAJL OBRIJA Mustafë Syla shkoi me marrë nji rob s’pari te Haxhi Salihi. Haxhija thirri do burra t’mirë t’katundit edhe Mulla Jupën e Krekovës. Erdhën miqtë e me ta ishin edhe Xhemajl Obrija e Lush Mehiqi i Plluzhinës. Bâjshin muhabet burrat nërmjet vedi e Mulla Jupa folke sall me Xhemajlin. Lushi i tha Mulla Jupës: - Pse po flet sall me Xhemajlin e me ne jo? - Po flas sall me Xhemajlin se ky po e shkund dardhën mirë e kadal, e po m’i qet para sall dardhat e sarita e t’dukta, e t’verdhat po i len n’rrem qysh jânë kânë deri sa t’i vjen rêni me u pjekë edhe ato. Me folë me ju tjerët, po tutna se e shkundni dardhën me hez e i qitni n’tokë t’verdha e t’sarita, e s’ka kush i han veç n’i hânkshin loptë.

19

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor ... · Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, tetor, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, tetor, 2009

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Gjyljeta Andersson; [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif JashariBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] e redaksisë,Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ si dhe në: www.immi.se/tidskrifter/dituria

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00 dhe ne internet www.sr.se/albanska

Kjo është web faqja e re e Qendres Kulturore Sqhiptare Migjeni në Borås, e revistës Dituria si dhe radios lokale Radio Dituria http://www.dituria.se/