REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë...

204
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË “FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË PASHTJELLUARA NË GJUHËN E VEPRAVE TË AUTORËVE TË VERIUT: MIGJENI, KOLIQI, CAMAJ, SI DHE TE AUTORËVE TË JUGUT: KUTELI, MARKO, SPASSE (NË KRIJIMTARINË E PERIUDHËS SË PARALUFTËS) Specialiteti: Gjuhësi Disiplina: Sintaksë Disertanti: Udhëheqës shkencor: Tefta Nuredini Prof.dr. Tefë Topalli TIRANË, 2017

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë...

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

REPUBLIKA E

SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I

TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

DOKTORATË

“FUNKSIONET SINTAKSORE TË FORMAVE TË PASHTJELLUARA NË

GJUHËN E VEPRAVE TË AUTORËVE TË VERIUT: MIGJENI, KOLIQI,

CAMAJ,

SI DHE TE AUTORËVE TË JUGUT: KUTELI, MARKO, SPASSE

(NË KRIJIMTARINË E PERIUDHËS SË PARALUFTËS)

Specialiteti: Gjuhësi

Disiplina: Sintaksë

Disertanti: Udhëheqës shkencor:

Tefta Nuredini Prof.dr. Tefë Topalli

TIRANË, 2017

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

Disertacion i paraqitur nga

TEFTA NUREDINI

Për marrjen e gradës shkencore

“DOKTOR”

“Funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara në gjuhë e veprave të

autorëve të Veriut: Migjeni, Koliqi, Camaj,

si dhe të autorëve të Jugut: Kuteli, Marko, Spasse

(Në krijimtarië e periudhës së paraluftës).”

Specialiteti: Gjuhësi

Disiplina: Sintaksë

Dizertanti: Udhëheqës shkencor:

TEFTA NUREDINI Prof. Dr. TEFË TOPALLI

Mbrohet më, dt...../ ...../2016.

1. ……………………… Kryetar

2. ……………………… Anëtar

3. ……………………… Anëtar

4. ……………………… Anëtar

5. ……………………… Anëtar

TIRANË 2016

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

3

PASQYRA E LËNDËS

Tabelë shkurtimesh......................................................................................................................... 6

Shpjegime terminologjike................................................................................................................ 7

Parathënie....................................................................................................................................... 9

Objekti dhe metodologjia............................................................................................................. 12

Krijimtaria letrare e shkrimtarëve të studimit............................................................................ 13

KAPITULLI: I

1. Shtruarja teorike e problemit............................................................................................. 19

1.1 Trajtimi tradicional i funksioneve të formave të pashtjelluara në sintaksën e shqipes të

gjysmës së parë të shekullit të XX........................................................................................... 20

1.2 Trajtimi tradicional i funksioneve të formave të pashtjelluara në sintaksën e shqipes të

gjysmës së dytë të shekullit të XX......................................................................................... 24

1.3 Krahasime trajtimesh në Sintaksat: e Akademise së Shkencave, M. Domit, M.Totonit,

M. Çelikut e M. Camajt, në lidhje me aftësinë predikative të formave të pashtjelluara të

gjuhës shqipe......................................................................................................................... 32

KAPITULLI: II

1. Trajtimi teorik bashkëkohor i shkollave të ndryshme gjuhësore.................................. 38

2. Modele të gjuhësisë italiane............................................................................................... 38

KAPITULLI III

1. Funksionet sintaksore të pjesores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi, Kuteli, Marko,

Migjeni, Spasse..................................................................................................................... 40

2. Funksioni predikativ ......................................................................................................... 46

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë...................................................................................................... 49

2.2 Te kallëzuesit e përbërë...................................................................................................... 50

2.3 Te kallëzuesit emërorë........................................................................................................ 51

3. Funksione të pjesores tek gjymtyrët e dyta....................................................................... 53

4. Shfaqje e pjesores tek homogjenia e gjymtyrëve.............................................................. 55

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

4

5. Shfaqje e pjesores tek dukuria e veçimit............................................................................. 56

KAPITULLI: IV

1. Funksione sintaksore të paskajores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi, Kuteli,

Marko, Migjeni, Spasse ....................................................................................................... 60

2. Funksioni predikativ .......................................................................................................... 63

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë...................................................................................................... 71

2.2 Te kallëzuesit e përbërë...................................................................................................... 73

2.3 Te kallëzuesit emërorë........................................................................................................ 77

3. Funksione të pjesores tek gjymtyrët e dyta....................................................................... 79

4. Shfaqje e pjesores tek homogjenia e gjymtyrëve.............................................................. 83

5. Shfaqje e pjesores tek dukuria e veçimit............................................................................. 85

KAPITULLI: V

1. Funksione sintaksore të përcjellores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi, Kuteli,

Marko, Migjeni, Spasse.................................................................................................. 87

2. Funksioni predikativ .................................................................................................. 88

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë............................................................................................... 98

2.2 Te kallëzuesit e përbërë............................................................................................... 98

3. Funksione të pjesores tek gjymtyrët e dyta.................................................................. 99

4. Shfaqje e pjesores tek homogjenia e gjymtyrëve....................................................... 100

5. Shfaqje e pjesores tek dukuria e veçimit..................................................................... 101

KAPITULLI: VI

Sintaksa poetike në veprën e autorëve: Camaj, Koliqi e Migjeni:................................104

1. Sintakso poetike në poezinë e Camajt..........................................................................104

2. Gjuha në artin poetik të Koliqit;

3. Prirje morfosintaksore në veprat e Migjenit.

KAPITULLI: VII`

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

5

Statusi sintaksor i formave të pashtjelluara në gramatikat (sintaksat) shqipe parauniversitare.

KAPITULLI: VIII

Çështje të zëvendësimit të paskajores me lidhoren.

Përfundimet.

Bibliografia.

Abstrakt.............................................................................................................................................. 9

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

6

Tabelë e shkurtimeve:

- Fr. Fraza (periudha)

- Fjdr/Fkry. Fjali drejtuese /Fjali kryesore

- Qendër e organizmit sintaksor QOS

- Fjvkr. Fjali e varur kryefjalore

- Fjvkun. Fjali e varur kundrinore

- Fjvka. Fjali e varur kallëzuesore

- Fjvprc. Fjali e varur përcaktore

- Fjvq. Fjali e varur qëllimore

- Fjvshk. Fjali e varur shkakore

- Fjvkh. Fjali e varur kohore

- Fjvv. Fjali e varur vendore

- Fjvksht. Fjali e varur kushtore

- Fjvlj. Fjali e varur lejore

- Fjvrrj. Fjali e varur rrjedhimore

- Fjvmn. Fjali e varur mënyrore

- Fjvkrs. Fjali e varur krahasore

- m.l.s. Mjet i lidhjes sintaksore

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

7

SHPJEGIME TERMINOLOGJIKE PËR PUNIMIN:

Ashtu si për tabelën e shkurtimeve, sa u takon skajeve gjuhësorë-sintaksor, të përdorur, duhet të

shpjegohemi se kemi vënë në punë disa terma të njohur, por me shpjegimet si vijon, sipas

përcaktimeve që jepen në njohuritë e lëndës “Sintaksë teorike”:

1. Frazë-a, është përdorur në këtë vështrim gjuhësor si sinonim i termit “periudhë”, që ka

Gramatika normative e ASHRSH, ose si termi i vënë në punë nga gjuhëtari Minella Totoni,

sinonim i njësisë “fjali e përbërë” në librat tanë shkollorë.

2. Qendër e organizimit sintaksor (QOS) – janë quajtur këtu përbërësit kallëzuesorë që

mund të ruajnë një kuptim të mëvetësishëm; këtu kemi përfshirë ato të quajturat “fjali

kryesore” (Fjkr) (shih edhe për këto përcaktimin); termi përdoret për herë të parë në

Gramatikën e gjuhës shqipe të Akademisë së Shkencave të RSH, pjesa II (Sintaksa), Tiranë,

1997, f. 489)

3. Përbërësit predikativë që këtu emërtohen “fjali drejtuese” (Fjdr), edhe këto me kuptim të

mëvetësishëm;

4. Fjali kryesore – është një term që përdoret në sintaksa tona në arsimin parauniversitar dhe

në Gramatikën normative; këtu, koncepti përfshin ato njësi kallëzuesore që kanë kuptim të

pavarur (të mëvetësishëm), por që tek ato nuk ka asnjë varësi sintaksore të një bërthame

predikative;

5. Fjali drejtuese – është koncept më i gjerë se fjalia kryesore, e më pranë analizës

gjenerative, pasi ajo edhe ka në të shumtën e rasteve kuptim të mëvetësishë, por tek ajo varet

një njësi tjetër funksionale sintaksore; me këtë emërtim janë quajtur edhe fjalitë e varura me

një funksion të caktuar, por që tek ata varen të tjera njësi kallëzuesore, sipas shkallëve me

lidhje hipotaktike ose lineare;

6. Ndërtim i drejtë – i një fraze është ai ndërtim që nis me fjali kryesore ose drejtuese dhe që

vijon me njësi të nënrenditura, edhe në rastet kur ridalin fjali drejtuese të tjera apo ato

kryesore, sipas përcaktimit më sipër.

7. Ndërtim i zhdrejtë – një fraze do të merren rastet kur këto njësi me shumë përbërës

predikativë, nisin me fjali të varura ose vargje të tilla fjalish dhe që ndiqen nga fjali

drejtuese;

8. Në këto shënime po përfshijmë edhe sqarimin që skemat strukturore të frazave të vjela nga

lënda letrare e prozës së Kutelit, Markos, Spasses dhe prozës e poetikës së Camajt, Koliqit e

Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar “Sintaksë e gjuhës shqipe” (Përbërësit

sintaksorë) të prof. Mehmet Çelikut, si më të thjeshta e praktike.

9. Ç’është më e rëndësishme, shënojmë se për gjuhën e autorëve që kanë krijuar letrësi para

Luftës II Botërore, në rrafshin e studimeve sintaksore, duhet pa tjetër që kemi parasysh mjaft

trajtime që u janë bërë kategorive të ndryshme sintaksore funksionale, sipas gramatikave të

periudhës së gjysmës së parë të shekullit XX, përndryshe, sipas gjuhëtarëve të njohur

A.Xhuvani, I.D.Sheperi dhe Justin Rrota. Fjala është për shtjellimin apo qëndrimin që

mbahet prej tyre sa u përket predikativitetit të formave të pashtjelluara. Në vështrimin

sintaksor që i është bërë këtu krijimtarisë se autorëve të lartëpërmendur, këtyre trajtave u

është njohur kallëzuesia.

10. Gjithashtu, po shënojmë se për termin “fjali”, në sinonimi me të, janë sjellë në

këtë punim edhe termat e tjerë, si:

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

8

njësi predikative

njësi kallëzuesore

FJ. përbërës predikativ

përbërës kallëzuesor

bërthamë kallëzuesore

bërthamë predikative

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

9

Parathënie

Format foljore të pashtjelluara në gjuhën shqipe janë studiuar nga gjuhëtarë dhe albanologë të

gjuhës shqipes. Është e vlefshme të theksojmë se termin “formë të pashtjelluar të foljes” e ka

përdorur për herë të parë Sh. Demiraj në “Morfologji e gjuhës së sotme shqipe”.1

Studimi i tyre e ka zanafillën qysh në shek. XVIII. Trajtimin e formave të pashtjelluara e gjejmë

duke filluar me gramatikën e Da Lecces, Hahn-it, Kamardës, Dozon-it, Kristoforidhit e S. Frashërit.

Me këtë çështje më vonë janë marrë edhe Xhuvani, Sheperi, Rrota, për të ardhur te studiuesit pas

Luftës së Dytë Botërore, me M. Domin, M. Totonin, R. Përnaskën, Sh. Demirin, F. Agalliun, S.

Floqin, S. Rizën, M.Çelikun, S. Mancakun, E. Hysën etj. Po ashtu, me studimin e këtyre formave

janë marrë edhe gjuhëtarë të huaj, si: M. Gabinski, G. Meyer, B. Joseph etj.

Qëllimi i punimit është të studiohen funksionet sintaksore të formave foljore të pashtjelluara në

gjuhën shqipe, duke u ndalur veçanërisht te aftësia predikative e tyre, tejet e diskutuar nga

gjuhëtarët. Për të realizuar këtë punim janë vjelë shembuj nga veprat e autorëve të letërsisë shqipe

si: Migjeni, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Sterio Spasse, Mitrush Kuteli e Petro Marko. Jo pa qëllim

është bërë zgjedhja e këtyre autorëve e kjo për disa arsye:

- së pari, ato thuajse i përkasin së njëjtës periudhë kohore, pikërisht periudhës para Luftes së Dyte

Boterore;

- së dyti, format e pashtjelluara në gjuhën e autorëve të lartpërmendur (përfshirë këtu edhe ata

të Veriut) janë afër gjuhës normative;

- së treti, stili i gjuhës së tyre është modern.

Duke analizuar problemin e predikativitetit të formave foljore të pashtjelluara në gjuhën shqipe, do

të vemë në dukje: Ku shfaqet kjo dukuri? A mund të trajtohen këto forma si kallëzues të një fjalie të

pavarur, apo kjo dukuri ndeshet vetëm në periudha me fjali të varura?

I gjithë studimi është strukturuar në tetë kapituj dhe paraprihet nga parathënia, e cila na njeh me

thelbin e gjithë studimit, përfshirë këtu edhe qëllimin e këtij të fundit. Më tej paraqitet objekti dhe

metodologjia e studimit. Një hapësirë e vogël i është dhënë edhe krijimtarisë së studimit tonë.

Në kapitullin e parë është trajtuar teorikisht problemi i formave të pashtjelluara të gjuhës shqipe si

dhe krahasime trajtimesh në Sintaksat: e M. Domit, M.Totonit, M. Çelikut e M. Camajt, në lidhje

me aftësinë predikative të formave të pashtjelluara të gjuhës shqipe.

Trajtimi i këtyre formave nga gjuhëtarët shqiptarë ndahet në dy periudha: në periudhën e gjysmës së

parë të shekullit XX dhe në periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XX. Pikërisht studiuesit e

këtyre dy periudhave do të zënë vend në këtë kapitull, përkatësisht:

- në periudhën e parë në studimin tonë do të ndalemi te trajtimet e gjuhëtarëve: Anton Xanoni,

Aleksandër Xhuvani, Ilia Dilo Sheperi, Justin Rrota, Osman Myderizi, të cilët kanë pranuar

vlerën e kallëzuesisë së formave të pashtjelluara. Por, në studimet e tyre nuk kanë caktuar

ndonjë kriter sintaksor, (në këtë periudhë studimet janë individuale dhe mungojnë kriteret

gjuhësore).

- në periudhën e dytë është kryer studimi në bazë të teorive bashkëkohore, mbështetur në

kritere më të qarta shkencore, se studiuesit e periudhës pararendëse. Pavarësisht rezultateve

1 Sh. Demiraj, Morfologji e gjuhës së sotme shqipe, (dispensë, pj. II), Tiranë, 1961, fq. 232. “... foljet në gjuhën shqipe

përdoren edhe në disa forma të ngurosura, që nuk ndryshojnë sipas vetës dhe numrit. Këto forma të pashtjelluara të

foljes, që janë paskajorja, pjesorja dhe përcjellorja, sipas traditës gramatikore janë quajtur mënyra të pashtjelluara.

Por në të vërtetë këtyre formave u mungon karakteri modal, sepse nëpërmjet tyre nuk shprehet qëndrimi i folësit lidhur

me veprimin dhe gjendjen e treguar nga folja. Prandaj është më e arsyeshme që ato të quhen forma të pashtjelluara të

foljes.”

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

10

të padiskutueshme të arritura nga këto gjuhëtarë, ka mjaft çështje të pasqaruara ashtu siç

duhet, në lidhje me këto trajta. Këtu do trajtohen qëndrimet e autorëve, si: M. Domi,M.

Totoni,Sh. Demiraj për të ardhur te studiuesit më të vonë T. Kelmendi e M. Çeliku etj.

Në një syth tjetër në këtë kapitull, pamë të arsyeshme të krahasojmë disa prurje të disa

sintaksologëve, të cilët kanë hartuar libra të kësaj disipline për universitetet, si: M.Domi, M. Totoni,

M. Çeliku (një pjesë syresh janë bashkëautorë të Gramatikës së Akademisë së Shkencave).

Krahasimit të veprave të këtyre gjuhëtarëve do t`u bashkangjisim edhe M. Camajn. Ky i fundit, këtu

e tridhjetë e pesë vite më parë, trajton probleme sintaksore të shqipes në gjuhë të huaj (anglisht), në

veprën “Albanian grammar”.

Kryesisht këtë përqasje e bëjmë për të ballafaquar prurjet dhe qëndrimin e këtyre autorëve për

çështje themelore, si, p.sh: aftësia predikative e formave të pashtjelluara, sinonimia e këtyre trajtave

me fjalitë e ndryshme të varura, zëvendësimi i paskajores me lidhoren etj.

Në kapitullin e dytë kemi vënë në fokus trajtimin teorik bashkëkohor të shkollave gjuhësore,

kryesisht asaj italiane. Trajtat foljore të pashtjellura, ndërtimet sintaksore me to, si dhe funksionet e

tyre sintaksore janë çështje të diskutuara, jo vetëm në gramatikat tradicionale, por janë të pranishme

edhe në trajtime bashkëkohore moderne të shkollave të ndryshme gjuhësore. Do të përpiqemi të

paraqesim modele të gjuhësisë italiane, se si trajtohen këto trajta të pashtjelluara në gramatika të

ndryshme të kësaj gjuhe. Një vend të posaçëm në këtë kapitull do t’i kushtojmë mundësisë së

trajtave foljore të pashtjelluara për të qenë kallëzues dhe aftësisë fjaliore të tyre. Gjithashtu, lidhur

me këtë çështje, do të shohim se ku takohen dhe ku ndahen trajtimet e këtyre gramatikave me

gramatikat e shqipes. Çfarë të përbashkëtash dhe çfarë të veçantash kanë ato? Trajtat e pashtjelluara

të shqipes a janë afër atyre të italishtes?

Në kapitullin e tretë do të analizojmë në mënyrë analitike funksionet sintaksore të pjesores: në

gjuhën e veprave të autorëve, si: Camaj, Koliqi, Kuteli, Marko, Migjeni, Spasse.

Analiza teorike e kësaj forme të pashtjelluar bëhet me qëllim që të dalin në pah qasje të ndryshme

të studiuesve rreth aftësisë për të qeë bërthamë kallëzuesore të saj, pasi, një pjesë e tyre i njohin

aftësinë kallëzuesore të kësaj forme, ndërsa një pjesë tjetër jo.

Në këtë kapitull do të trajtohet edhe forma e pashtjelluar mohore, e cila ndeshet në ndërtime me

funksione të ndryshme, si: me funksion kallëzuesori, kohor, mënyror e kushtor.

Duke qenë se studimi do të përfshijë edhe funksionin e këtyre formave te gjymtyrët e dyta, tek

homogjenia dhe tek dukuria e veçimit, të gjitha këto, do të paraqiten, në mënyrë të detajur dhe të

shembëllzuar, me vjelje nga veprat e studimit.

Në kapitullin e katërt do të trajtojmë funksionet sintaksore të paskajores në gjuhën e veprave të

autorëve të studimit tonë.

Paskajorja e gjuhës shqipe është një ndër format foljore të pashtjelluara më të diskutuara nga

gjuhëtarët e studiuesit që në fillimet e studimeve gjuhësore shqipe, studim i cili vazhdon të jetë

mjaft i ndezur edhe në ditët tona. Prandaj, në këtë kapitull do të përfshijmë qëndrimet e gjuhëtarëve

rreth paskajores, qëndrime të cilat janë të ndryshme, (qoftë atyre të para Luftës së Dytë Botërore,

qoftë të atyre pas).

Edhe pse, sipas Gramatikës së Akademisë, kallëzuesit e shprehur me formë të pashtjelluar

paskajore përdoren në fjali të nënrenditur qëllimore, shumë gjuhëtarë pranojnë kallëzuesinë e kësaj

forme në fjali të nënrenditura: kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, mënyrore, shkakore, qëllimore,

krahasore, kushtore, etj. Pikërisht, këto përdorime janë përfshirë në këtë kapitull, të ilustruara me

shembuj të vjelë nga veprat e autorëve të studimit tonë.

Një vend më vete zënë edhe trajtesat rreth paskajores në funksion të kallëzuesit të thjeshtë e të

përbërë; funksionit të paskajores te gjymtyrët e dyta kryesisht në funksion të përcaktorit, të

përcaktorit kallëzuesor dhe të rrethanorit; funksionit te homogjenia e gjymtyrëve dhe te dukuria e

veçimit.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

11

Në kapitullin e pestë i jemi qasur çështjes së funksioneve sintaksore të përcjellores në gjuhën e

veprave të autorëve të studimit tonë. Forma e pashtjelluar përcjellore, si edhe format e tjera është

studiuar nga shumë gjuhëtarë, të cilët e përkufizojnë sipas këndvështrimeve të tyre, prandaj e kemi

parë të arsyeshme të paraqesim pikëpamjet e studiuesve të ndryshëm, lidhur me funksionin

predikativ të përcjellores, kur ata e mbështesin idenë e kallëzuesisë së përcjellores, funksionin e

cilës fjali të varur të periudhës me nënrenditje kryen kjo formë e pashtjelluar.

Këtu do të trajtohet edhe funksioni i përcjellores si kallëzues i thjeshtë dhe i përbërë, si dhe shfaqja

e saj te gjymtyrët e dyta. Po ashtu do të përfshihet edhe funksioni i përcjellores te homogjenia e

gjymtyrëve dhe te dukuria e veçimit.

Në kapitullin e gjashtë janë parashtruar çështje të sintaksës poetike në veprën e Camajt, Koliqit e

Migjenit.

Sintaksa poetike në poezinë e Camajt na sjell jo vetëm ndërtime aq mbresëlënëse, por edhe rrethana

gjuhësore ku një apo disa njësi predikative vishen me funksione të ndryshme. Në mjaft raste, forma

të pashtjelluara paskajore gege, marrin vlerë kallëzuesore në poezinë e Camajt, ku dy frazat kanë në

përbërje njësi predikative të pashtjelluar, duke kombinuar sindetizmin me asindetizmin.

Mjaft interesante është edhe gjuha në artin poetik të Koliqit, ku do të theksohet fakti se Koliqi,

trajtën e pashtjelluar të paskajores gege e përdorur në dy forma: “për të + pjesore” dhe “me +

pjesore”, duke patur dendurinë më të madhe trajta e parë.

Po ashtu, do të analizohet edhe prirja morfosintaksore në veprat e Migjenit, ku përdorimin e trajtave

të pashtjelluara në funksione predikative, përndryshe, të paskajores, në pjesën më të madhe të

rasteve, Migjeni shtie në punë format e lidhores, çka e bën shkrimtarin tonë si përfaqësues ndër më

të përparuarit krijues të kohës.

Kapitulli i shtatë do të rrokë çështjen e statusit sintaksor të formave të pashtjelluara në gramatikat

(sintaksat) shqipe parauniversitare, të cilat, përpos çështjeve të tjera gramatikore, një vend të

rëndësishëm u kushtojnë edhe formave të pashtjelluara dhe funksioneve të tyre. Këto libra e njohin

predikativitetin e formave të pashtjelluara, kur ato hyjnë në marrëdhënie dhe lidhje kallëzuesie me

një kryefjalë. Në këto libra trajtohen edhe funksionet e këtyre formave si gjymtyrë të dyta.

Kapitulli i tetë përfshin çështje të zëvendësimit të paskajores me lidhoren. Paskajorja gege me

format e larmishme të përdorimit të saj vetëm mund ta pasurojë gjuhën letare shqipe. Besoj, se për

të gjithë një paskajore e tillë është element i domosdoshëm dhe dobiprurës, për vetë pasurimin e

sistemit foljor të gjuhës sonë, për funksionet e shumta sintaksore që ajo mbulon dhe për vetë

nevojat praktike të gjuhës sonë.

Në lidhje me çështjen se: A mund të pranojë sistemi i shqipes letrare format e paskajores, mendimi

im personal, pavarësisht dëshirës është se e prish sistemin, dhe askush nuk ka dëshirë të rrëzojë atë,

pasi pasojat do jenë të pariparueshme, por gjithmonë nëse ndodh pranimi i disa formave siç është

rasti i foljeve pa mbaresa, si: sjellë, marrë, dhënë etjj, mund të futet shkallë-shkallë pa e dëmtuar

atë.

Për të përmbushur dëshirën për zgjerimin e bazës dialektore të shqipes letrare, nuk duhet ndërhyrë

në strukturë e cila përbëhet nga mikro dhe makrosistemet, ndërhyrjet prishin sistemin.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

12

Objekti dhe metodologjia

Format foljore të pashtjelluara në gjuhën shqipe kanë qenë dhe janë një çështje mjaft e diskutuar në

rrethin e gjuhëtarëve, studiuesve dhe albanalogëvë të shqipes.

Studimi i tyre e ka zanafillën qysh në shek. XVIII. Trajtimin e formave të pashtjelluara e gjejmë

duke filluar me gramatikën e Da Lecces e për të ardhur deri në studimet e ditëve tona.

Objekt i studimit tonë do të jetë predikativiteti i formave foljore të pashtjelluara në gjuhën shqipe,

për të cilat do të vemë në dukje: Ku shfaqet kjo dukuri? A mund të trajtohen këto forma si kallëzues

të një fjalie të pavarur, apo kjo dukuri ndeshet vetëm në periudha me fjali të varura?

Një tjetër argument ku do të përqendrohet studimi ynë është trajtimi tradicional dhe bashkëkohor i

këtyre formave të pashjelluara, jo vetëm në gjuhësinë shqiptare, por edhe në atë italiane.

Studimi do të vazhdojë me një tjetër pikë, trajtimin e çështjes së zëvendësimit të paskajores me

lidhoren, dukuri shumë e përhapur në shqipe.

Qëllimi i punimit është të studiohen funksionet sintaksore të formave foljore të pashtjelluara në

gjuhën shqipe, duke u ndalur veçanërisht te aftësia predikative e tyre, tejet e diskutuar nga

gjuhëtarët.

Metoda e përdorur në këtë studimi ka karakter analitik sa u përket funksioneve të formave të

pashtjelluara, por nuk përjashtohet edhe karakteri krahasues, i cili do të konsistojë në kontributin

e gjuhëtarëve dhe studiuesve lidhur me këtë çështje. Këtu do të ndalemi te studimi i afrive dhe

dallimeve që ndeshen mes tyre, si dhe te risitë që sollën ato në trajtimet shkencore të këtyre

formave.

Për hartimin e këtij punimi kam shfrytëzuar burime literature të ndryshme, që më kanë ndihmuar

për të punuar me korrektësi dhe objektivitet.

Uroj që punimi im të japë një kontribut, (sado të vogël), në gjuhësinë shqipe dhe pse jo të shërbeje

edhe si një pikë referimi për këdo që dëshiron të merret me studimin e formave foljore të

pashtjelluara të gjuhës shqipe, pasi studimi i tyre është i një rëndësie të padiskutueshme në rrjedhën

e studimeve gjuhësore shqiptare, për faktin se, ende nuk ka një qendrim të prerë lidhur me aftësinë

predikative të tyre.

Në këtë fjalë hyrëse të këtij studimi, do të lejohem të falënderoj të gjithë pedagogët e mi, të cilët për

4 vjet të studimeve të larta, por sidomos në Shkollën pasuniversitare, kanë lënë gjurmë të

pashlyeshme në formimin tim filologjik e shkencor, sipas disiplinave të ndryshme.

Në realizimin e kësaj trajtese modeste, sigurisht që na është dashur edhe sugjerimi i dikujt të aftë,

për të na orientuar, dhe këtu nuk mund të le pa përmendur, se një falenderim i veçantë i takon Prof.

dr. Tefë Topallit për ndihmesën që më dha dhe mbështetjen, jo vetëm shkencore, por edhe

materiale duke më vënë në dispozicion të gjithë bibliotekën e pasur të tij gjatë gjithë studimit tim.

Gjithsesi, nuk do të lë pa përmendur edhe një person që me mirësinë dhe palodhjen e saj, ka

kontribuar në realizimin e këtij punimi e kjo është nëna ime, e cila më ka ndjekur në çdo hap, duke

u kujdesur për vajzën time te vogël.

Faleminderit të gjithëve!

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

13

Krijimtaria letrare e Camajt, Koliqit, Kutelit, Markos, Migjenit e Spasses

Pjesa e parë e shekullit XX ishte e artë për letërsinë shqiptare. Autorët e mësipërm patën rëndësi të

jashtëzakonshme; mund të thuash me plot gojën se ato themeluan prozën e mirëfilltë shqiptare, në

kuptimin që teoria e letërsisë i jep kësaj gjinie. Ajo çka spikat në prozën e këtyre autorëve,

padyshim është risia. Magjia e artit të tyre u mbështet fuqishëm në mitologjinë shqiptaro – ilire të

ndërthurrur me aktualen, realitetin dhe përcjellë përmes një forme të ndikuar nga shkollat moderne

letrare evropiane dhe botërore.

Pa dyshim, që të gjithë në mënyrën dhe stilin e tyre, u përpoqën t`i ofrojnë lexuesit aktualen,

interesanten e magjiken përmes artit të fjalës. Veprat e tyre shfaqin një larmi stilesh e strukturash

gjuhësore, përdorim elegant të fjalës, efekte tingullore, mjeshtëri artistike, rrëfimet herë lineare e

herë koncentrike, mesazhe të fuqishme dhe universale, skema të ndërlikuara narrative, duke e bërë

letërsinë e kësaj periudhe kryefjalë të krejt letërsisë kombëtare.

Të dhënat për krijimtarinë e tyre letrare janë marrë nga botime të ndryshme të bëra rreth këtyre

autorëve.

Martin Camaj (1925 - 1992)

Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu

si në çdo panteon, hyhet vetëm përmes një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk

njeh veçse arsyet e mëdha. Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten

zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e

kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos.2

Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 1925. Mësimet e para i mori në Kolegjin Saverian të

Shkodrës. Që në moshë të re spikat për talentin letrar dhe shpirtin e lirë në këndvështrimin e botës

dhe ideve mbi të. Kjo solli arratisjen e tij në Beograd në vitin 1948, pak pas instalimit të regjimit

komunist në Shqipëri. Në Beograd iu përkushtua studimeve filologjike. Më 1956 zhvendoset në

Romë, ku prapë në drejtimin e studimeve filologjike mbron doktoratën për gjuhën e Buzukut.

Njëkohësisht drejton revistën “Shejzat”. Falë lidhjeve akademike në vitin 1960 zhvendoset në

Universitetin e Mynihut, ku krijon katedrën e albanologjisë. Ai ndërroi jetë në vitin 1992 në Bavari

të Gjermanisë.

Camaj i lëvroi të gjitha llojet letrare. Në poezi dhe prozë, gegërishtja e tij brilante ndërton ngrehinën

e letërsisë moderne shqipe. Arti i Camajt formëson një botë thellësisht shqiptare. Mitet dhe natyra

shqiptare rrjedhin natyrshëm nga tradicionalja deri te moderniteti e anasjelltas. E gjithë kjo përmes

gdhendjes mjeshtërore të shqipes veriore nga ai si rrallëkush.

Arti letrar afirmon gjuhët. Në këtë drejtim Camaj është një ndër krijuesit e gegërishtes letrare. Ai

thyen paragjykimet duke e reformuar atë dhe duke i dhënë shprehësi të pashoqe. Gegërishtja e tij

kumbon plot melodi, duke krijuar një strukturë të pasur me fuqinë leksikore, falë gurrave të

pasosura të folklorit; ajo flet dhe ka kuptim në të gjitha nivelet e gjuhës. Të gjitha këto si rrjedhojë e

një njeriu të lindur, krijues e gjuhëtar. Përmes kësaj lënde gjuhësore, Camaj zhytet thellë në

etnopsikologjinë shqiptare.

Krijimtaria e tij, e zhvilluar në tri faza, zhvendoset dalngadalë nga tradita te modernia. Periudha e

parë që përkon me vite pas arratisjes, është e mbushur plot nostalgji për natyrën e vendit të lindjes,

mitet dhe legjendat me të cilat ishte rritur.

2 Ismail Kadare, Kopertina e veprës Novela, Camaj, Onufri,Tiranë, 2012.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

14

Zhvendosja e tij në Romë është fatlume. Mësimet e profesor Ungaretit dhe dëshira për të studiuar

letërsinë e vjetër shqiptare, u bënë pika të fuqishme referimi në stilin e tij poetik në vitet e

ardhshme. Hermetizmi në poezitë e tij bëri që gegërishtja e latuar në vargje të lira të fitojë një

shumësi kuptimore, që vetëm një art i madh mund t’i gëzojë.

Megjithatë kulmi i krijimtarisë së Camajt është në ligjërim. Është periudha e pjekurisë së tij, e cila i

përket kohës, kur ai jetoi dhe punoi në Gjermani. Krijimtaria e kësaj periudhe, karakterizohet nga

shmangia e skemave metrike. Camaj zhytet thellë në mitet dhe kujtesën kombëtare, duke zbuluar

përmes artit abstrakt një mori xhevahiresh të panjohura më parë. Simbolika e krijimeve përshfaq

qindra mesazhe, duke e bërë veprën e tij tejet moderne. Në poezinë e tij imagjinata shpërthen

bashkë me abstraksionet. Poetikisht duket se autori komunikon nga një botë e nëndheshme dhe jep

mesazhe për mbitokësorët, duke shfletuar qindra e mijëra faqe librash të lashtë incunabulash (libra

e dokumente, para vitit 1501).3

Ëndrra e Camajt ishte atdheu. Ai nuk e la pas kurrë këtë ëndërr. Me të ndërtoi skeletin e një letërsie

të madhe ku, me të drejtë shprehet Kadareja “ndriçimi i shandaneve nuk sos”.

Ernest Koliqi (1901 - 1975)

Koliqi lindi në Shkodër më 1901 dhe vdiq në Romë më 1975. Mësimet e para i mori në Kolegjin

Saverian, mandej studioi në Breshia të Italisë e më vonë, në Padova, ku dhe doktoroi me tezën

“Epika popullore shqiptare”. Ishte ministër i Arsimit në vitet e pushtimit fashist themeloi Institutin

e Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë. Pas vitit 1943 u kthye në Romë, ku punoi si profesor i

albanologjisë në katedrën e gjuhës shqipe të Universitetit të Romës.

Koliqi nuk ishte vetëm krijues letrar. Ai themeloi disa revista kulturore shqiptare. Shqipëroi

“Poetët e Mëdhenj t’Italisë I” (Dante, Petrarke, Ariosto e Tasso), por shkroi edhe një sërë artikujsh

studimorë me natyrë letrare, kulturore e enciklopedike.

Koliqi themeloi prozën moderne shqipe. Nën ndikimin e rrymave moderne letrare, në prozën e tij

shfaqet zhytja thellë në psikikën njerëzore në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti. Proza e

Koliqit ishte e mbushur plot simbole; simbole të ngritura nga lashtësia dhe aktualiteti autentik

shqiptar. Ai kurrë nuk iu largua traditës, veçse e pa atë në një këndvështrim tjetër duke e përjetësuar

në artin e tij. Të gjitha elementet e prozës së tij, si: gjuha, tematika, stili i të shkruarit dëshmojnë me

këmbëngulje botën autentike shqiptare.

Koliqi është tejet modern (simbolist). Elementi kryesor i modernitetit të tij bëhet epifanizmi.

Rrëfimi është i mbushur plot elemente dhe detaje në dukje të parëndësishme, por po të thellohesh në

kuptimin e tyre dhe në raportet që krijojnë njëri me tjetrin, të shfaqet një realitet i padukshëm, që

sipas estetikës së Prustit është “më i thellë e më i qëndrueshëm e më i vërtetë se ajo që duket nga

shfaqja e tyre”. Koliqi, që në hyrje të tregimeve të veta, jep thelbin e tyre. Rrëfimi është i mbushur

plot përshkrime dhe komente me natyrë poetike, gjithnjë në funksion të portretizimit të

personazheve.

Falë mjeshtërisë së Koliqit, shqipja krahinore, për herë të parë bëhet gjuhë e tregimit artistik. Koliqi

është mjeshtër për mënyrën e tij elegante në përzgjedhjen e fjalës, e përftesave stilistikore. Fuqia e

fjalës së tij bën që rrëfimi të krijojë një lidhje mes botës së jashtme dhe asaj të brendshme të

personazhit. Tragjizmi i moralit malësor, fataliteti i përpjekjeve për të kapërcyer atë, bën që lexuesi

të qëndrojë pezull dhe i tërhequr deri në fund të tregimit. Ndërfutja e botës mitike shqiptare përmes

rrëfimit me dy nivele rrëfimtarësh, është dëshmi e pakundërshtueshme e modernitetit të tij.

Mesazhet e prozës së tij janë universale, duke bërë që Koliqi të jetojë dhe shumë gjatë, jo vetëm te

lexuesi shqiptar, por dhe tek ai i huaj.

3 T. Topalli, Kërkime gjuhësore 1, Gjergj Fishta, Lezhë, 2011, fq.169.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

15

Mitrush Kuteli (1907 - 1967)

Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli, u lind në Pogradec në 1907 dhe vdiq në

Tiranë në 1967. Studimet e para i mori në vendlindje. Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kurse të

lartat në Bukuresht, ku më 1937 mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”.

Kuteli bashkë me Koliqin janë themelues të prozës moderne shqiptare. Ndikim të fuqishëm në

prozën e tij ka lënë vendlindja, e mbushur plot rrëfenja e mite, fantazi e folklor. Netëve të gjata të

dimrit, Kuteli fëmijë duhet të ketë qenë mbushur plot fantazi nga rrëfenja të tilla. Tematikat e

tregimeve të Kutelit përfshijnë dukuri jetësore që i kapërcejnë kohërat. Përshkrimet e gjetura japin

skema magjike të jetës në fshat, me të mirat dhe me të këqijat e saj, zhvillimet psikologjike të

shtresave të ndryshme shoqërore, shkrirjen e dashurisë njerëzore me përkushtimin hyjnor.

Forma gjuhësore e rrëfimit të Kutelit është shumë afër rrëfimit popullor gojor. Distanca e rrëfimtarit

me lexuesin pothuajse zhduket fare, të duket si bashkëbisedim. Rrëfimi për ngjarjen rrjedh aq

natyrshëm, saqë lexuesi i ndjeshëm mund të imagjinojë dhomat ku, nën dritën e kandilit, dëgjonte

pa marrë frymë Kuteli – fëmijë. Gjuha e folur merr një status të veçantë artistik në rrëfimet e tij.

Heroi i Kutelit është fshatari shqiptar me problemet e veta ekzistenciale, i lashtë sa vetë trualli, me

botë të pasur shpirtërore në përvoja dhe legjenda. Përgjatë kohërave të mbushura me rrebeshe, ai ka

ditur të mbijetojë bashkë me tiparet e qenësishme të tij: patriotizmin, bujarinë, trimërinë, besën e

zgjuarsinë. Në strukturën e veprës së tij realizohet procesi i kalimit të gjuhës së folur në gjuhën e

shkruar.

Kuteli në rrëfimet e tij e ka parë gjerësisht jetën shqiptare. Kjo përvojë jetësore është përcjellë

përmes një gjuhe të këndshme, e cila ka ditur të shkrijë fantastiken dhe magjiken me realitetin. Një

stil i tillë ka tërhequr vëmendjen e lexuesit, i cili e ndjen veten të lirë të gjejë dhe nënshtresa të tjera

në tekstin e Kutelit. Diçka është e sigurtë, duke u ndier protagonist në rrëfim, lexuesi nuk do të

harrojë gjatë kënaqësinë estetike që t`i falë tregimi i Kutelit.

Krijimtaria

“Rrjedhin lumenjtë, “Vjeshta e Xheladin Beut, “Lasgush Poradeci” (1937), “Netë

Shqipëtare” (1938), “Pylli i gështenjave” (1958), “Ago Jakupi, e të tjera rrëfime” (1943), “Sulm e

Lotë” (1943), “Shënime letrare” (1944), “Havadan më havadan” (1944), “Kapllan Aga i Shaban

Shpatës” (1944), “Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea” (1946), “Tregime të moçme

shqiptare” (1965), “Tregime të zgjedhura” (1972), “Baltë nga kjo tokë” (1973), “Në një cep të

Ilirisë së poshtme” (1983), “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, “E madhe është gjëma e

mëkatit” (1993), “Xinxifilua” (1962), “Rine Katerineza”.

Përkthime

“Kujtimet e një gjahtari” të Turgenjevit

"Tregimet e Petërburgut" dhe "Shpirtra të vdekura" të Gogolit

"Zotërinj Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit

Petro Marko (1913 - 1991)

Petro Marko u lind në fshatin Dhërmi të Bregut në 1913 dhe vdiq në vitin 1991. Talenti letrar spikat

tek ai qysh herët. Kur studionte në shkollën tregtare në Vlorë, shkruan poezitë e para. Proza,

sidomos romani, do të ishte lloji ku do të shkëlqente pena e Petro Markos.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

16

Studimet dhe leximet kanë rëndësi të madhe në artin e një shkrimtari. Kur jeta të endë ndër dallgë e

vështirësi , asgjë s’ka të krahasuar me të në këtë drejtim. Lufta e Spanjës dhe mospajtimi me një

sërë idesh të shtetit shqiptar pas Luftës II Botërore, lanë gjurmë të forta në vetëdijen e shkrimtarit.

Romani shqiptar kreu një hap të madh cilësor në vitet ’60. Pjesë e këtij zhvillimi ishte dhe Petro

Marko. Romanet “Hasta la vista” ’58 dhe “Qyteti i fundit” ’60 dhanë ndihmesë në formësimin e

romanit të mirëfilltë shqiptar. Tema e kundërshtimit dhe luftës kundër fashizmit shtrihet në krejt

krijimtarinë e Markos. Pasioni dhe idealizmi utopik në këtë luftë nuk njeh racë e kombësi. Autori

kudo ndihet qytetar i botës, i asaj bote të ndërtuar mbi parimin e humanizmit. Tmerret e luftës

sjellin pasoja të pandreqshme në heronjtë e Markos. Shpesh të duket sikur lexon Heminguejin apo

Remarkun. Megjithë vështirësitë, ato ia dalin të mbijetojnë dhe një nga rrugët e mbijetesës është

dashuria njerëzore pa kufij, pa tabu e pa norma konvencionale. Njerëzit e mirë janë kudo njësoj,

pavarësisht gjuhëve që flasin. Ato afrohen vetiu njëri me tjetrin, duke krijuar një armatë të madhe

që nuk do të shterojë kurrë.

Proza e Petro Markos është realiste. Romanet e tij kanë përbërës të fuqishëm biografikë. Vetëm

përjetimi real i ngjarjeve dhe situatave mund të sjellë analiza të tilla psikologjike dhe filozofike të

personazheve. Përvoja e hidhur të zgjon mendimin, pikërisht atë mendim që ka vlerë për çdo vend e

çdo kohë. Mesazhet e veprave dalin natyrshëm, ashtu siç rrjedh i gjallë përshkrimi i situatave dhe

ngjarjeve.

Petro Marko bëri emër në letërsinë shqipe. Veprat e tij janë një fond i artë për letërsinë shqiptare, jo

vetëm për shkak të artit, në radhë të parë, por edhe për shkak të shpirtit të tij të madh, të cilin e

gjejmë të skalitur në to. Më poshtë po renditim veprat e tij. “Hasta la vista” (1958), “Qyteti i

fundit” (1960), “Një emër në katër rrugë”, "Ara në mal", “Nata e Ustikës” (1989).

Vepra autobiografike

"Horizont", “Fantazma dhe plani 3+4”, “Çuka e shtegtarit”, “Një natë dhe dy agime”, "Stina e

armëve", "Halimi", “Shpella e pirateve”, "Tregime", "Gazetari, mbreti e uria", "Retë dhe gurët" –

2000, “Ultimatumi” – 2002, “Tregime të zgjedhura” – 2003.

Petro Marko është nderuar me shumë tituj si: “Mjeshtër i Madh i Punës” – 1998, “Penda e Artë” –

2000, “Qytetar Nderi" i Vlorës – 2002, “Urdhri "Nderi i Kombit" - 2003.4

Migjeni (1911 - 1938)

Me Migjenin ngjet ajo që për të arritur nivelin e stilit e përsosjen e mjeteve shprehëse, nuk është

kurdoherë e domosdoshme një vepër disavëllimshme, por aftësia e talenti, siç i kishte autori, për të

pasqyruar me anë të gjuhës dritë – hijet e gjendjes psikike të njeriut në situata të shumta jetësore.5

Migjeni lindi në Shkodër më 1911. Fillimet e edukimit të tij i mori në qytetin e lindjes, pastaj në

Tivar e më pas studioi për teologji në Manastir. Gjatë studimeve, ai u ndikua si nga letërsia ruse e

sllave (Gogoli, Turgenievi, Tolstoi, Dostojevski), ashtu edhe nga ajo perëndimore (Rusoi, Shileri,

Stendali, Zolai e filozofia e Niçes). Leximet e shumta gdhendën tek ai një stil origjinal të shkruari, i

cili u mbrujt dhe me raportet e veçanta që vendosi me realitetin. Si misionar social, pa nga afër

fatalitetin që krijonin kodet e vjetra etike. Kësisoj qëllimi i tij, ishte shembja e kulteve, ndryshimi

dhe ripërtëritja e shoqerisë. Migjeni pa gjithmonë nga Perëndimi.

Migjeni nuk synon të shembë vetëm kultet shoqërore, por edhe ato artistike. Vargjet e lira janë të

tilla jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje. Të renditura në një strukturë ciklike, siç vetëm

poetët e mëdhenj mundën të bëjnë, vargjet të drithërojnë me realitetin artistik që përcjellin. Migjeni

4 https://sq.wikipedia.org/wiki/Petro_Marko 5 T. Topalli, A. Haxhi, Disa vlera gjuhësore të botimit të veprës së Migjenit nga Gjovalin Luka, 1954; Seminari VI

Ndërkombëtar “Shkodra në shekuj”, Nëntor, 2005, Vëll. II, 2006, fq. 62.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

17

është zëdhënës i ndërgjegjeve të fjetura, ylli i mëngjesit për një botë të re që po agon. Atë që

përjetojnë heronjtë, i përjeton edhe ai. Ndjen dhimbje, revoltohet në sarkazmat e fuqishme dhe në

fund tërhiqet si vullkan i shuar. Përpiqet të besojë në një fuqi të epërme që do të vendosë drejtësi.

Në fund i dërmuar shpirtërisht dhe fizikisht, preket në ujërat e pesimizmit dhe melankolisë së thellë.

Ky është fundi i poetit, por jo i poezisë së tij. Kjo e fundit do të mbetet dëshmi e një të riu, që, me

aq zjarr, deshi të ndryshojë diçka në botën e madhe.

Poezia e tij është plot përshkrime, ëndërrime dhe ekzaltime. Arsenali figurativ dhe gjuhësor vihet

plotësisht në funksion të shprehjes së mendimit. Figurat sintaksore krijojnë struktura të larmishme

shprehjeje, duke dhënë idenë e krijesës që, medoemos, do të shprehë artistikisht të gjitha vibrimet

shpirtërore.

Karakteristikë e poezisë së tij është toni meditativ, por nuk mungojnë edhe përshkrimet, ëndërrimet

dhe ekzaltimet. Migjeni, me mjeshtërinë e përdorimit të mjeteve gjuhësore, realizon universalitetin

e efektit të ardhjes së pranverës te njeriu. Përmes figurave të ndryshme sintaksore (enumeracionit,

shkallëzimit, inversionit), si dhe simboleve pranverore, ai realizon larminë e ndjesive që sjell

pranvera. Migjeni luan me fjalën, duke e vënë atë në funksion të asaj që kërkon të thotë. Kështu,

shpeshherë foljet kryejnë efekt lëvizor për të realizuar përfytyrimin e poetit.

Stili i Migjenit është unik në llojin e vet. Kjo vihet re në strukturat e larmishme sintaksore. Kështu,

ka poezi të tilla, si “Z.B”, që ndërtohet në dy pjesë, ku pjesa e parë është konceptuar si një fjali e

vetme e ndërtuar mbi enumeracionin dhe sjelljen zinxhir të imazheve e ndjenjave si në një rrëfim pa

ndalesa. Pjesa e dytë është një fjali që përmbledh të gjithë rezultatin e atij shikimi diskret.

Proza e Migjenit është po aq e arrirë, sa poezia. Jeta qytetare, e mbytur nga kultet, shfaqet frikshëm

në lakuriqësinë e saj. Manteli që e mbulon me kryeneçësi s’është gjë tjetër, veçse një hije

hipokrizie. Nevoja për ndryshim ndihet e ngutshme. Aty ku autori komenton, rrëfimi tjetërsohet në

ese të fuqishme e kritike, duke mos dhënë zgjidhje, por duke hapur alternativa për lexuesin, që

sigurisht kanë vlerë edhe sot.

Sterjo Spasse (1914 - 1989)

Spasse është një ndër krijuesit e letërsisë shqipe që i përket brezit të shkrimtarëve të para Luftes se

Dyte Boterore, i cili i dalë nga gjiri i fshatarësisë e duke jetuar me hallet e saj duke mos i shkëputur

kurrë lidhjet shpirtërore me të, pasqyroi në krijimtarinë e tij jetën dhe aspiratat e saj.

Krijimtaria e gjerë dhe e pasur e Sterjo Spasses përfshin një kohë të gjatë, plot gjysmë shekulli, pasi

debutimet e para të tij në letërsi i përkasin fundit të viteve njëzet. Në vazhdim, në vitet `30 letërsisë

sonë i erdhën forca krijuese, plejada e letrarëve të rinj me në krye Migjenin, që u bë shprehëse e

ideve revolucionare. Ajo luftoi të lidhej me jetën e popullit e të pasqyronte realitetin e kohës. Vepra

e Spasses është pjesë përbërëse e përpjekjeve që u bënë asokohe.

Periudha e parë e krijimtarisë së tij përfshin dy romanet e botuara para çlirimit dhe një sërë

shkrimesh të tjera. Të gjitha këto përbëjnë themelet e krijimtarisë së Spasses, e cila do të pasohet

nga periudha e dytë e pasçlirimit që, krahasuar me të parën është pa diskutim më me vlera në

aspektin e vlerave artistike.

Në veprat e paraçlirimit Sterjo Spasse do të jepte herë në mënyrë të qartë e të drejtpërdrejtë, herë në

mënyrë alegorike e të mjegullt realitetin shqiptar, gjendjen e fshatit shqiptar, varfërinë e tejskajshme

të tij, shqetësimet dhe hallakatjet e inteligjencës, protestat e saj, etj. Shkrimtari i ri, në veprat e tij,

do të pasqyronte kërkimet për rrugëdalje nga jeta e padrejtë e plot amulli.

Krijimtaria e Spasses përbëhet nga proza e gjatë (romane) dhe e shkurtër (skica, fejtone e tregime),

ku emërues i përbashkët është jeta e rëndë e popullit, hallet e shumta, plagët shoqërore etj.

Sa i takon prozës së shkurtër nënvizojmë se, në fejtone të ndryshme, Spasse, përmes gjuhës së

Ezopit, shtron në mënyrë të tërthortë probleme politike dhe shoqerore të kohës, ironizon dhe

satirizon aspekte të botëkuptimit e të moralit zyrtar. Përmes heroit alegorik, bëhet zëdhënës i

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

18

pakënaqësive të inteligjencies përparimtare. Shkrimtari konstaton me hidhërim të thellë se shoqëria

e kohës i merr nëpër këmbë e i tall njerëzit me vlerë.

Në tregime të ndryshme, Spasse, ashtu si edhe ato Kuteliane, pasqyron disa nga plagët shoqërore të

fshatit shqiptar, sidomos kurbetin, pasojat e rënda dhe dramat e jetës e të moralit patriarkal, zakonet

e këqija etj. Heronjtë, zakonisht fshatarë, bien viktimë e kushteve të rënda shoqërore, e atmosferës

mbytëse të shoqërisë së kohës.

Gjithësesi, profili kryesor i Sterjo Spasses si shkrimtar është ai i romancierit. Veprat "Kuror

rinie" (1934), "Në krahët e një femre" (1934), shënojnë zanafillën e krijimtarisë se tij. Një vit më

vonë në 1935 doli romani i tij “Pse…?!”, i cili do të pasohet nga një varg romanesh qoftë

paraçlirimit si: “Afërdita” (1944), "Nusja pa duvak" (1944), ashtu edhe pasçlirimit si: “Ata nuk

ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat”(1954), "Të fala nga fshati" (1958) “Buzë

liqenit”(1965), “Zjarre” (1972), “Zgjimi”(1973) "Pishtarë" (1975), "Ja vdekje ja liri" (1978),

dhe "Kryengritësit" (1983), “O sot, o kurrë !” (1989), “Letra nipit tim Arian në Tiranë nga

Maqedonia dhe Kosova” (1975).6

Duke krahasuar dy romanet e paraçlirimit, vëmë re se, nëse te romani “Pse…?!” heroin e

karakterizoi pesimizmi dhe nihilizmi, Gjon Zaveri në konflikt me shoqërinë e kohës, shkrimtari nuk

i dha një zgjidhje të drejtë dhe realiste; te romani “Afërdita”, heroina nuk është më një intelektuale

që thyhet shpirtërisht, ngaqë s`i bën ballë jetës së rëndë dhe merret me përsiatje të kota filozofike,

po një mësuese e thjeshtë, që i përkushtohet një ideali shoqëror, një intelektuale - misionare, që

përpiqet për të ndryshuar gjendjen e mjeruar të popullit. Edhe pse Spasse na tregon se Afërdita arrin

suksese, e gjitha ç`përshkruhet në roman, është një utopi, një ëndërr që jetonte vetëm në mendjen

dhe zemrat e njerëzve përparimtarë të kohës, të cilët kërkonin rrugë e mundësi për të përmirësuar

gjendjen e rëndë të shoqërisë shqiptare.

Periudha e pjekurisë letrare të Sterjo Spasses është ajo e pasçlirimit, ku autori shpalosi vlerat e

vërteta artistike. Në studimin tonë, duke mos patur për qëllim të vëmë në dukje veçoritë letrare të

Spasses, nuk do të ndalemi të analizojmë ato në veprat e pasçlirimit. Ajo që na intereson ne në këtë

studim është përdorimi i formave të pashtjelluara foljore, funksionet e tyre në veprat e paraçlirimit.

Kjo është arsyeja pse ne u ndalëm pak në krahasimin e dy romaneve: “Pse…?!” dhe “Afërdita”.

6 https://sq.wikipedia.org/wiki/Sterjo_Spasse

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

19

KAPITULLI I

1. Shtruarja teorike e problemit.

1.1 Trajtimi tradicional i funksioneve të formave të pashtjelluara në sintaksën e

shqipes të gjysmës së parë të shekullit XX.

1.2 Trajtimi tradicional i funksioneve të formave të pashtjelluara në sintaksën e

shqipes të gjysmës së dytë të shekullit XX.

1. Shtruarja teorike e problemit.

Studimi shkencor gjuhësor i formave apo trajtave të pashtjelluara është një çështje, e cila gjithmonë

ka tërhequr vëmendjen e rretheve gjuhësore dhe është mjaft e diskutuar kohët e fundit prej

studiuesve të gjuhës shqipe. Edhe pse, mund të themi se trajtimi i këtyre formave është i vonë në

kohë, gjurmë të studimit të tyre i gjejmë qysh në shek. XVIII me gramatikat e para, duke filluar me

Da Leccen, Hahnin, Kamardën, Dozonin, Kristoforidhin e S. Frashërin e për të vazhduar më tej me

gjuhëtarët e gjysmës së parë të shek. XX Xhuvani, Sheperi, Rrota, Myderizi e Cipo, për të ardhur te

studiuesit pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme me M. Domin, M. Totonin, R.

Përnaskën, Sh. Demirin, F. Agalliun, S. Floqin, S. Rizën, M.Çelikun, S. Mancakun, E. Hysën etj.

Po ashtu, me studimin e këtyre formave janë marrë edhe gjuhëtarë të huaj, si: M. Gabinski e B.

Joseph.

Secili gjuhëtar ka specifikën dhe qëndrimin e vet në trajtimin e formave të pashtjelluara, por ajo që i

bashkon ato është natyra tradicionale e studimit të tyre. Trajtimi i formave foljore të pashtjelluara në

zanafillën e tyre nuk ka qenë e mbështetur në kritere shkencore. Gjuhëtarët e gjysmës së parë të

shek. XX kanë kryer studime vetjake të paorganizuara, ku secili paraqet këndvështrimin e vet,

përpjekje këto, që nuk mbështeten në një bazë të mirrëfilltë shkencore. Kështu, vihen re qëndrime të

ndryshme për format e pashtjelluara, qoftë sa i përket numrit të këtyre formave, qoftë interpretimit

të tyre, pasi: atë që një studiues e quan pjesore, një tjetër e quan paskajore; dikush sheh pjesoren si

bazë e formimit të tyre, dikush tjetër sheh paskajoren.

Trajtimi shkencor i formave foljore të pashtjelluara dhe i ndërtimeve me to mbështetur në kritere të

qarta shkencore fillon në gjysmën e dytë të shekullit XX. Megjithatë, theksojmë, se edhe në mes

gramatikologëve të periudhës së dytë ka diversitet mendimesh dhe mosmarrëveshjesh për këto

forma, pasi ç’kupton njëri me trajtë foljore të pashtjelluar, nuk kupton tjetri. Mosmarrëveshja midis

tyre qëndron te mungesa e kategorisë gramatikore e mënyrës, e kohës dhe e vetës, të cilat

konsiderohen si tipare themelore të predikativitetit.

Atëherë shtrohet pyetja: A kanë aftësi kallëzuesie (predikativiteti) format e pashtjelluara?

Mendimet e gjuhëtarëve lidhur me këtë problem ndahen në dy drejtime përkatësisht:

1. Gjuhëtarët e pjesës së parë të shekullit XX përkrahin idenë e aftësisë së

këtyre trajtave foljore të pashtjelluara për të qenë kallëzues, pra, u njohin

atyre kuptimin e veprimit;7

2. ndërsa gjuhëtarët e periudhës pasardhëse janë të mendimit se këto trajta

foljore nuk mund të merren si predikat në çdo rast, por vetëm kur marrin

kryefjalë të ndryshme nga ajo e pjesës së fjalisë nga e cila nënrenditen.8

7 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, fq. 15. 8 R. Përnaska, Gramatika e gjuhës shqipe 2 për shkollën pedagogjike, Tiranë, 1973. Vep. e cit. nga Tafil Kelmendi, në

Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, fq.25.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

20

Në këtë çështje të studimit tonë do të tentojmë, sado pak, të pasqyrojmë qëndrimin e këtyre

gjuhëtarëve rreth trajtave foljore të pashtjelluara, duke mëshuar më fort te tiparet dalluese të secilit

grup dhe te risitë që sollën ato në gramatikën shqipe.

Së pari, do të ndalemi te trajtimi tradicional i funksioneve të formave foljore të pashtjelluara në

sintaksën e shqipes të gjysmës së parë të shekullit XX, me qëndrimin e sintaksologëve të parë të

gjuhës shqipe: Aleksandër Xhuvanin, Ilia Dilo Sheperin, Justin Rrotën. Gjithashtu, do të përfshjmë

edhe qëndrimin e morfologëve Osman Myderizi për këtë çështje.

Në nënçështjen e dytë, studimi ynë do të përqëndrohet te kontributi i sintaksologëve të njohur, si:

Kristo Cipo Mahir Domi, Minella Totoni, Remzi Përnaska, Spiro Floqi, Stefan Prifti, Shaban

Demiraj, Mehmet Çeliku, Tefë Topalli, etj.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

21

1.1 Trajtimi tradicional i funksioneve të formave të pashtjelluara në sintaksën e

shqipes të gjysmës së parë të shekullit XX.

Në periudhën e parë të shek. XX, studimet gjuhësore të shqipes në disiplinën e Sintaksës, u çuan më

tej (kemi parasysh këtu, studimet sporadike, traditën e krijuar dhe kontributin e dhënë më parë nga

gjuhëtarë e studiues qoftë shqiptarë, qoftë albanologë të huaj), prej gjuhëtarëve të njohur, si:

Aleksandër Xhuvani, Ilia Dilo Sheperi, Justin Rrota, Osman Myderizi etj. Këto gjuhëtarë, në

studimet e tyre përveç problemeve të tjera sintaksore, kanë trajtuar të gjitha format foljore të

pashtjelluara, funksionet e tyre sintaksore dhe kanë pranuar vlerën e predikativitetit të paskajores.

Duhet të theksojmë se ky grup gjuhëtarësh, në studimet e tyre, nuk kanë caktuar ndonjë kriter

sintaksor. Kjo vihet re sidomos në rastet, kur ndeshim barazime e transformime të njësive

kallëzuesore në njësi gjysmëkallëzuesore e jokallëzuesore. Për këta gjuhëtarë, si trajtat foljore të

shtjelluara, si ato të pashtjelluara, janë fjali, duke i emërtuar ato: fjali të shtjelluara dhe fjali të

pashtjelluara.

Së pari, Xanoni është ndër të parët gjuhëtarë që ka botuar një tekst gramatike në gjuhën shqipe,

duke ushtruar një ndikim të dukshëm për të zhvilluar gegërishten në gjuhën shqipe. Edhe pse libri i

tij “Gramatika shqype” ka më tepër karakter morfologjik, në të përfshihen edhe çështje sintaksore.

Ky gjuhëtar e pranon predikativitetin e formave të pashtjelluara të quajtura prej tij “mënyra pakufi”

kur përkufizon mënyrën “Verbi âsht mëndyres me kufi o pa kufi..... Âsht mëndyres pa kufi, kuer

s`kaa as vehtie as numer; e përshtin edhe participin e gjerundin. Participi n`njen` an` âsht verb e

m`njen` an` adiektiv, e prandei mundet m`u thanë përgjysmuer. Gerundi i sillet ndoi verbit tieter,

prandei mund t`thohet persiellmë: tue punue fitova buken.”9

Studiuesi në fjalë i njeh “... mendyrës pa kufi dy kohë: Qetashen – me kênë dhe Kalueme – me pasë

kênë. Particip qetashem – kênës dhe Particip kaluem – kênun. Gjerund i simplert – tui kên` a

kênun dhe Gjerund i bashkanjitun – tui pasë kên` a kênun.)10

Në sythin “Mbi grimcat a, pa, do t`, mund t`” Xanoni e sheh verbin n`formë pakufi si pjesë të foljes

ndihmëse do. “Grimca do me verb n`formë pakufii lên jashtë domosdo fjalzen “me”, e difton detyr`

a shterngim: Do bâa kshtû, do shkrue kjo letër, kinsè: duhet me bâa kshtû, duhet me e shkrue ket

letër.”11

Së dyti, Aleksandër Xhuvani në veprën e tij “Sintaksa shqip pjes’ e dytë për klasët e ulëta të

shkollavet të mesme”, trajton probleme të shumta gjuhësore, ndër ta përmendim funksionet

sintaksore të formave foljore të pashtjelluara, të cilat nuk trajtohen më vete, por në trajtimin e

çështjeve sintaksore.

Xhuvani i njeh predikativitetin paskajores. Folja me qenë i kallëzesit emëror quhet këpujë (lidhëz).

Folja me qenë, kur dëfton me u gjindë, me pasë është kallëzues foljor.12 Ai, paskajores i njeh edhe

funksionin e kryefjalës, Me nxanë asht nji detyrë.13 Trajta foljore e pashtjelluar paskajore kryen

edhe funksionin e kundrinorit. Due me u nisë. Due me shkrue nji letër.14

Profesor Xhuvani, në trajtimin: Periudha me fjali të lidhuna bashkë përkufizon fjalitë e pashtjellme:

Fjali të lidhuna bashkë quhen edhe ato që ndërtohen në mënyrë paskajore dhe përcjellore: Nxuna

me këndue e me shkrue. Iku tue bërtitë. - Kështu ata kishin nxanë me jetue me dhunën e nën

dhunë. (Karpa, Camaj, fq. 99); Plaku tue u mbështetë me të dyja duert për tryezë u ngrejt në

9Anton M. Xanoni S. J, Gramatika Shqyp, Qi përdorohet N` Seminarë e n`Mbësoitoret`Sh`Françesk Saverit n`Shkoder,

Shtypshkronja e Zojes Papërlyeme N`Shkoder, 1909, fq. 91. 10 Po aty, fq. 101 – 102. 11 Po aty, fq. 165. 12 Aleksandër Xhuvani, “Sintaksa shqip pjes’ e dytë për klasët e ulëta të shkollavet të mesme”, Tiranë, 1938, fq.8. 13

Po aty, fq. 9. 14 Po aty, fq. 14.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

22

kâmbë. (Tregtar, Koliqi, fq. 36). Të tilla fjali quhen të pashtjellme.15 (Përkrah shembujve të cituar

nga vepra e Xhuvanit do të rendisim edhe shembuj të vjelë nga veprat e studimit tonë.)

Me paskajore mund të shprehen:

fjali kryefjalore: Duhet me u dalë zot. - Pse a nuk të duket burrni me dalë e me thânë,

kur vrasa ka mbetë në terr: (Hija, Koliqi, fq.68); Duhet me pyetë nji nga nji jehonët e maleve qi

tash mija vjetsh ndëgjojnë thirrjet e kombit. (Hija, Koliqi, fq.150).

fjali kundrinore: Due me dalë përjashta. - Po nuk asht thanë se nuk paskemi sende tjera

të përbashkëta, sikur këtë vizë uji mjedis, Lumin, po due me thanë. (Karpa, Camaj, fq. 25).

fjali mënyrore: Flet me urtësi, si me qenë i madh. - U pre e mbet keq si me qenë tue dalë

lakuriq para turmës. (Karpa, Camaj, fq. 166).

fjali shkakore: Mbasi nuk dini me folë, pushoni ma mirë. I tha për m`e pajtue: - Mos

kjáj.Tash po të ndihmoj me bâ veprimet arithmetike qi ké për nesër… (Tregtar, Koliqi, fq. 32)

fjali qëllimore: Dola përjashta për me shëtit. - Për të nënvizuar vlerën dhe bukurinë

absolute të tekstit shqip, kujtojmë disa vargje nga poema “Skënderbeu”. (Vepra 5, Kuteli, fq.289).

fjali krahasore:Ti flet, si me i ditë të gjitha. - (Ishte)E ngjyeme në nji të kuq të murrmë si

m`u pasë çue njatëherë prej nji kënete gjaku.= ... si të ishim çuar në atë moment.... (Tregtar,

Koliqi, fq.114).

fjali kushtore: Me qenë koha e mirë, kam me dalë. - Mos me kênë hatri i miksis së maçme

qi kam me shtëpinë tande, dij un… (Tregtar, Koliqi, fq.11); Për me pasë të drejtë me hângër duhet

me punue. (Tregtar, Koliqi, fq. 23).

fjali rrjedhore: Fiton sa me jetue.16 - Guri rrinte mënjanë i menduar dhe gdhendte një

shufër sa për t`u gjendur në punë. (Vepra 2, Spasse, fq.157).

Përcjellorja formohet nga fjalëza tue dhe pjesorja (shkue). Përcjellorja kryen funksionin e:

fjalisë shkakore: Tue pamë se afrohej nata, u ktheva shpejt. - Dukej se ishin vonuar duke

ndihmuar për të bartur të plagosurit. (Vepra 2, Spasse, fq. 192).

fjali lidhore: Ndëgjova nji njeri tue këndue rrugës = që po këndonte rrugës. - Malet e

egra me mjegull e borë, qiella, që tue derdhë shi, të lag deri në palcë, kishin dashtë t`ia presin

rrugën malësorit. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 95).

fjali konçesive (Edhe tue qenë djersitë piu ujë).17

Pjesorja, për herë të parë u emërtua nga S. Frashëri “e paçqueme” më vonë u përdor termi pjesore,

term i cili vazhdon edhe sot. Sipas Xhuvanit, pjesorja e shqipes dëften veprimin, gjendjen a

mënyrën e të qenit e një elementi të fjalisë. Shqipja ka vetëm një pjesore, atë të shkuarën.

Gjithësesi, për disa gjuhëtarë (Da Leçe, G. Majer, Hahni, Cimochovski), shqipja ka patur edhe

pjesoren e tashme. Po kështu mendon edhe Pekmezi, vetëm se ai e quan gjerund, i cili

sot njihet me emrin mënyrë përcjellore.18

Pjesorja kryen funksionin e një:

fjalie shkakore: Idhnuem prej atyne fjalëve, i foli me të keq. -

fjalie lidhore: Ish një djalë i varfërë pa nënë, pa baba mbeturë = që kish mbeturë. –

Vjershatari i ri, mësue = (që ish mësue) qysh prej rinis mâ të parë me shndërrue ndiesit e

pacaktueme në parafytyrime të gjalla, mendoi: “Mija agimesh epopeje të kuqe fjetë në burgun e nji

kohe të mugët”. (Tregtar, Koliqi, fq.9).

kohore: Agimi, ardhun në shtëpi, hymë në dhomë, çelun arkën, muer rrobet e iku.- Natën

15 ASHRSH, Aleksandër Xhuvani, Vepra 1, Tiranë, 1980, fq. 225. 16 Po aty, fq. 226 – 231. 17

Po aty, fq. 228 – 232. 18 Po aty, fq. 245- 246.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

23

para kish ardhun vllau i saj prej Tirane, vonë: marrë vesht punën, dalë e ruejtë derën e Luigjit

edhe qitë pushkë në këtë kur ky doli me të motrën e atij për m`e përsjellë natën kah shtëpija.

(Tregtar, Koliqi, fq.92-93).

fjali kohore: Me t’ardhun mësonjësi, nxënësit pushuan.19- Me t`u çelur dera, unë u bëra

kureshtare dhe e pieta, italianin me këmbën e drunjtë. (Nata, Marko, fq. 132)

Mohorja, formohet nga parafjala pa dhe pjesorja (pa marrë) dhe kryen funksionin e një fjalie të

pashtjellme mënyrore: Vete në punë pa marrë veglat.20 - Pa menduar fare, po edhe unë si ai, me

shikim përbuzës e duke imituar tonin femëror të zërit të tij, u përgjigja: ….(Nata, Marko. fq.74).

Së treti, Ilia Dilo Sheperi e pranon predikativitetin e paskajores, pjesores dhe përcjellores.

Paskajorja ka rolin e kallëzuesit te mënyra lidhore (me shkrue = të shkruaj) dhe te fjalia kushtore

(me qënë i urtë = po të jem i urtë). Lidhorja ose paskajorja përbën fjali qëllimi dhe fjali caktimi.21

Pjesoren gjithashtu e sheh si folje, sepse merr kryefjalë, atribut, kundrina e plotës. Kjo trajtë

përdoret në fjalitë kohore të njëkohësisë, Me të ardhur më tha. - Me të hyrë çupat me enë në duar,

ne nisnim e blegërinim të gjithë me një zë, si ata keçat kërthinj kur u teket për gji. (Tregime, Kuteli,

fq. 82).

Përcjellorja ka funksion të fjalisë kohore: Tue hymë në qytet pashë ushtarët. Tue u përkulë për të

dalë jashtë pati përshtypjen se gjindej në satelit mes qiellit e dheut, mes dy rëmoresh, njena

mbrendë dhe tjetra jashtë. (Karpa, Camaj, fq. 181).

Mohorja është trajtë që formohet nga paskajorja, përcjellorja dhe pjesorja duke u vënë para,

përkatësisht fjalëzat mohore: mos me punue, duke mos punue, pa punue.22 Mos me nderue e

admirue atê me gjithë atë zotësi në rregullim të punve të veta, mos me pranue me bindje të plotë

çdo parim e gjikim të tij qi ishte në hir e në rrugë të zotit, i dukej mëkat e krim. (Tregtar, Koliqi, fq.

22); Por ajo, tue diktue mêndimin tem, e tue mos e pá veten mjaft të fuqishme sa me më zaptue, më

lëshoi e ngau vetë tu dritorja. (Hija, Koliqi, fq.138); Në arsyetimin e vet Romancieri zbulonte pa

dashë bindjen se karpasi i ri paske shtytje urdhnore të derdhë gjak bashkas kundër një anmiku jot ë

njëjtës përkatësi. (Karpa, Camaj, fq. 234).

Së katërti, At Justin Rrota i merr format foljore të pashtjelluara edhe si gjymtyrë fjalie: kryefjalë,

kallxojë, cilësori, kundrinë, ndajfoljori, të cilat mund të ndërtohen me një pjesore a një folje në

mënyrën paskajore;23 edhe si fjali më vete, të cilat i quan fjali të zgjidhuna: fjalia e subjektit, e

objektit, e atributit, mënyrore (modale), rrjedhore (konsekutive), qëllimore (finale), kushtore =

qyshkore (kondicjonale).24 Ky gjuhëtar, pohon, se sidomos në gegënisht:

Paskajorja zëvendëson: fjalinë e kryefjalës Nuk asht njerzi me i a prem kuj fjalën në gojë; S`të

binte ndër mend me shikue edhe nji herë mbas shimshirit!… (Tregtar, Koliqi, fq. 43); të kundrinës

Mendoj me u bam mësues; Donte m`e largue mêndimin nga to: kërkonte me harrue, m`u davaritë.

(Hija, Koliqi, fq.40); të cilësorit Dishiri me u mbajtun dishka mbi tjerë, të verbon; Çashtja për t`u

rrahë ishte e jashtëzakonshme: si njâna ashtu tjetra lagje zgjodhën nga tre pleq ku ishin mâ të

rrahunit e krejt krahinës. (Hija, Koliqi, fq.70); mënyrore Në vend qi me punue, kërkon pijetoret;

Mbetë i koritun me ndéjë pa bâ gjâ – tha vajza. (Hija, Koliqi, fq.17); rrjedhore Nuk jam aq i trashë,

sa mos me të marrun vesh; qëllimore Kam ardh me të ndihmu; Për të nënvizuar vlerën dhe

bukurinë absolute të tekstit shqip, kujtojmë disa vargje nga poema “Skënderbeu”. (Vepra 5, Kuteli,

fq.289); e kushtore Me e dijtë njeriu kur des, i a ban vorrin vetes; Po me bâ me pasë rá në dyshim

edhe Sufa, i shoqi si ajo? =...që të ketë ra në....(Hija, Koliqi, fq.62).25

19 Po aty, fq. 226 – 252. 20 Po aty, fq. 257. 21 Ilia Dilo Sheperi, Gramatika dhe sindaksa e Gjuhës Shqipe, Vlorë, 1927, fq. 167 – 174. 22 Po aty, fq. 166 – 174. 23 Justin Rrota, Sintaksa e Gjuhës Shqipe për klasat II, III, IV të shkollave të mesme, Shkodër, 1944, fq. 5 – 28. 24 Po aty, fq. 72 - 86. 25 Po aty, fq. 93 – 94 .

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

24

Pjesorja zëvendëson: fjalinë e cilësorit Jo, nji djalë të ri, dhanë kaq fort mbas pijes e lojës, s’e

kisha ndeshun ende; Anzat e kishin pushtue fare atë vend sidomos kasollën dërrasash, ndërtue ma

vonë aty ku kishte qenë dikur lami i drithit. (Karpa, Camaj, fq. 34); mënyrore Me të zi e kapëm atë

natë shtëpin, lagë e lodhë ka s’ve; shkakore Rrethuem prej anmikut, ligshtuem e fikun unit, qyteti

s’pati nga t’i a mbante, dhe ra në dorë; Po kështu, kështu… vrarë… mbytur… nga… Bubu, sa e

frikshme që është. Vrarë (sepse është vrarë) nga vetë nëna, nga vetë babai! (Vepra 2, Spasse, fq.

459); kushtore Luajt, marrun qysh të vogël, mund të zbuten pa vështirësi; Shikue (po të shihej)

thjesht nga pikëpamja e metodës gërmuese / Barnatari ia kish nisë punës mbrapshtë, kundra

rregullave arkeologjike. (Karpa, Camaj, fq. 210); kundërshtore Shkrimi, me gjithe grisun prej motit,

mund të lexohej mjaft mirë.26

Përcjellorja zëvendëson: fjalinë kohore Tue kthyem në shtëpi, më ra në mendë puna jote; Tue u

sjellë malit mbas tyne, prapë rastësisht ndeshi në hymjen e asaj copë Ilirie në shkamb. (Karpa,

Camaj, fq. 266); kushtore Tue m’a paguem mirë ndoshta më mbushet mendja me e shitë;

kundërshtore Tue i pasë thanë sa herë, ai gjithnjë atë menden e vet; shkakore Tue më dhimbtë

kështu kryet, s’kam si vij në shkollë; mënyrore Atij i shkon moti gjithmonë tue qam;27 Eci tue ndritë

me llambë vendin vetëm ku vente kambën, së pari pa e ditë se ku e qiste ai shteg (Karpa, Camaj, fq.

217).

Mohorja trajtohet te farët e fjalisë. Ajo formohet duke u vënë para foljeve pjesëzën s dhe pjesëzën

nuk fjalive të dëftores, kushtores e habitores; pjesëzat mos, pa para foljeve të lidhores, dëshirores,

urdhërores, paskajores, pjesores e përcjellores.28

Së pesti, Osman Myderizi në trajtimin e formave foljore të pashtjelluara i njeh funksionin kushtor

(në të dyja kohët) Me pasë shkue na kishte lajmërue; Një kukull, një lodër me pasë për t`ia kushtue

dhe harrue gjithë ato orët e mbrapshta kur e shef veten të zhigatun në baltë. (Vargje & Novela,

Migjeni, fq.135); dhe urdhëror (në kohën e tashme) Me shkue shpejt; Me zbulue gratë! (Vargje &

Novela, Migjeni, fq.129), vetëm mënyrës paskajore. Mohorja e paskajores dhe përcjellore bëhen

duke u vënë para pjesëzën mos (mos me shkue, tue mos shkue), ndërsa mohorja e pjesores bëhet me

anë të pjesësëz pa (pa shkue) .29 U përzie edhe Voni pikllim të përgjithshëm pa i shkue mendja se

duhej t`i shprehte secilit përdhimbjen e tij; kjo aty i acaroi të gjithë sepse ai, si i huej që ishte, nuk

kishte të drejtë ta vajtonte atë frymor as me qenë i tij. (Karpa, Camaj, fq. 122).

26 Po aty, fq. 94. 27 Po aty, fq. 95. 28 Po aty, fq. 3. 29 Osman Myderizi, Garmatika e Re e Shqipes, Vellimi I, Fonologji – Morfologji, Tiranë, 1944, fq. 127 – 128.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

25

1.2 Trajtimi tradicional i funksioneve të formave të pashtjelluara në sintaksën e

shqipes të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Trajtimi i formave të pashtjelluara në periudhën e dytë të shek. XX është kryer në bazë të teorive

bashkëkohore, mbështetur në kritere më të qarta shkencore, se studiuesit e periudhës pararendëse.

Megjithatë, ka mosmarrëveshje edhe midis gjuhëtarëve të kësaj periudhe në lidhje me aftësinë e

predikativitetit të trajtave foljore të pashtjelluara. Pavarësisht rezultateve të padiskutueshme të

arritura nga këta gjuhëtarë, ka mjaft çështje të pasqaruara, ashtu siç duhet, në lidhje me këto trajta.

Në studimet sintaksore të shqipes janë bërë përpjekje për të përcaktuar vendin e trajtave foljore të

pashtjelluara, natyrën dhe rolin sintaktik të tyre. Për këtë arsye interesi i gjuhëtarëve është

përqendruar: tek aftësia e kallëzuesisë së këtyrë formave, te të qenit vetëm gjymtyrë të fjalisë, të

qenit vetë fjali apo të dyja së bashku?

Fillimet e studimit të formave foljore të pashtjelluara, gjatë kësaj periudhe, i takojnë Prof. M. Domi

i ndjekur nga S. Floqi e M. Totoni. Gjuhëtarë të tjerë që janë marrë me trajtimin e kësaj çështjeje,

janë edhe S. Prifti, S. Golgeci, Sh. Demiraj për të ardhur te studiuesit më të vonë T. Kelmendi e M.

Çeliku.

Një pjesë e këtyre gjuhëtarëve mbështesin paraardhësit e tyre në lidhje me aftësinë e predikativitetit

të trajtave foljore të pashtjelluara, ndërsa pjesa tjetër e kundërshtojnë atë. Kuptohet, që secili

studiues ka këndvështrimin e vet, prandaj më poshtë do të tentojmë të paraqesim pikëpamjet e tyre

lidhur me këtë çështjte.

K. Cipo, është gjuhëtari i cili qëndron në kapërcyll të këtyre dy periudhave. Edhe pse ky gjuhëtar

shquhet për studimet e tij morfologjike të trajtuar në veprën Gramatika shqipe botuar në Tiranë më

1949, në studimet e tij ndeshim trajtimin e formave foljore të pashtjelluara. Ai pranon vlerën

predikative të paskajores, kur pranon se fjalia subjektore te gegërishjta është e pashtjelluar,si: M`u

desht, kur diq Lushi, m`e dá prej shkollet em`e qitë në pazar…(Hija, Koliqi., fq.109), ndërsa te

toskërishtja fjalia objektore ka vetëm trajtën e shtjelluar.30 Në këtë pikë nuk bashkohemi me Cipon

pasi në gjuhën e autorëve tanë ndeshim formën e pashtjelluar në këtë funksion. Provoi disa herë për

të pastruar edhe blozën, por ishte e pamundshme. (Vepra 2, Spasse, fq. 25).

Mahir Domi, është i pari studiues i cili përpiqet të vendosë kritere gjuhësore në trajtimin sintaksor

të formave të pashtjelluara. Ai përpiqet të japë përkufizime përkatëse për rastet, kur këto forma

mund të merren si kallëzues fjalish të veçanta, si gjymtyrë fjalie (kryefjalë, kundrina, plotës): Me

dalë para gjyqit edhe si i pafajshëm – asht turp në sy të popullit tonë. (Vargje & Novela, Migjeni,

fq. 77); si fjali më vete dhe kur mund të kthehen në fjali të shtjelluara. Paskajorja, pjesorja dhe

përcjellorja, kur nuk janë të shoqëruara nga fjalë të tjera merren si gjymtyrë fjalie, ndërsa kur

shoqërohen me fjalë të tjera merren si kallëzues e si fjali më vete.31

Ky gjuhëtar e rimerr çështjen e trajtave foljore të pashtjelluara në punimin “Mbi funksionin sintaktik

të ndërtimeve me trajtat foljore jovetore” të mbajtur më 1967 në Seminarin e Parë Kombëtar për

Çështjet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe. Në këtë kumtesë, prof. Domi pranon predikativitetin në

ndërtimet me paskajore, përcjellore, pjesore e mohore. Ai pranon vlerën fjaliore të këtyre formave

në fjalitë e nënrenditura. Por, shpreh qëndrimin e vet, duke mos u dhënë emrin e fjalive të varura,

por duke i quajtur ndërtime të pashtjella me vlerë fjalish të varura.32

Në këtë kumtesë, Domi trajton edhe çështjen: nëse do të merren si fjali të varura trajtat e paskajores

dhe përcjellores, edhe kur janë të përdorura vetëm e s’kanë fjalë të tjera që t’i plotësojnë ato. Ai

30 K. Cipo, Sintaksa, Instituti i Shkencave, Tiranë, 1952, fq. 87. 31 M. Domi, Gramatika e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë. Sintaksa. Tiranë, 1954, fq. 163. 32 M. Domi, “Mbi funksionin sintaktik të ndërtimeve me trajtat foljore jovetore”, dorëshkrim i mbajtur në Seminarin e

Parë Kombëtar për Çështjet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe, Tiranë,1967, dorëshkrim 15 faqe. Cituar nga M. Çeliku,

Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, fq. 82.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

26

shpreh mendimin se, në raste të tilla roli i tyre si çerdhe organizuese fjalish është më e zbehtë, se del

në plan të parë edhe vlera nominale e paskajores dhe ndajfoljore e përcjellores e, në disa raste, ka

ndonjë arsye që këto trajta të merren si gjymtyrë.33 Për prof. Domin, sa i takon funksionit sintaksor

të trajtave foljore të pashtjelluara, është e rëndësishme të vështrohet çështja, nëse këto forma kanë

aftësinë e të qënit kallëzes të një fjalie të pavarur a të varur, kur mund të jenë kallëzues dhe duhet

parë se cila zgjidhje është më e drejtë në përcaktimin e natyrës sintaktike të ndërtimeve me trajtat

jovetore: trajtimi i tyre si gjymtyrë fjalie a si fjali e varur, apo si kategori e ndërmjetme midis

gjymtyrës dhe fjalisë.34

Sa i takon çështjes së zotërimit ose jo të predikativitetit prej paskajores, ky gjuhëtar ndalet te fakti i

mungesës së kuptimit modal. Sipas tij, thuhet se paskajorja nuk është e zhveshur kurdoherë nga çdo

kuptimi modal. Edhe ato studiues që i mohojnë prerazi kuptimin modal kësaj trajte, pranojnë se ajo

në përdorimet e ndryshme herë del me kuptime modale të caktuara, herë i merr këto nga konteksti.

Kështu, Domi thotë: “Paskajorja e varur ka vlerë modale, prandaj ajo merret si kallëzues foljor.” 35

Për sa u përket ndërtimeve me paskajore të varur ai thotë se ato “kanë strukturën e një fjalie:

paskajorja hyn në raporte me fjalët e tjera vetore si trajta foljore vetore që janë kallëzues të një fjalie

të varur: dalin në formën e një fjalie të pazgjeruar me kallëzues e kryefjalë e të zgjeruar me

gjymtyrë të tjera, si kundrina, plotës rrethane; mund të kenë një kryefjalë të pashprehur të njëjtë me

atë të foljes drejtuese, ose me kundrinën e drejtë a të zhdrejtë të saj. Kanë shpesh kryefjalë të

shprehur, të ndryshme nga ajo e foljes drejtuese...”36

Në trajtimin e ndërtimeve me përcjellore prof. Domi vë në dukje: “...se paskajores e përcjellores

s’mund t’u mohohet funksioni i kallëzuesit, se ndërtimet përkatëse kanë tiparet kryesore e vlerën e

fjalive, zakonisht të fjalive të varura e jo të gjymtyrëve të fjalisë, se ka më shumë arsye për t`i

marrë ato si fjali, sesa si gjymtyrë fjalie. Raportet e ndryshme të mvartësisë vendosen në mes të

përmbajtjes së fjalisë drejtuese e të asaj me paskajore a përcjellore e jo në mes të paskajores a

përcjellores vetë dhe foljes drejtuese... Po t’i marrim këto ndërtime si gjymtyrë fjalie, do të kishim

kryefjalë të një kundrine, të një përcaktori, të një plotësi të rrethanës, por, ndonjëherë, edhe

kryefjalë të një kryefjale: Â marre me të pa kush në gjithë atë bashkim. Do të kishim kështu brenda

një fjalie dy grupe kallëzuesore në plane të ndryshme, pa marrëdhënie nënrenditëse midis tyre, çka

do të ishte e pakuptueshme.”37

Pra, siç e shohim prof. M. Domi e pranon aftësinë e kallëzuesisë së trajtave foljore të pashtjelluara.

Ai e pranon këtë edhe për fjalitë e varura: kryefjalore, kundrinore, përcaktore, kohore, qëllimore,

mënyrore, krahasore, rrjedhimore, kushtore, lejore, kallëzuesore e shkakore.38 Roli im ashtë me të

thanë, hy në Qytezë simbas gjithë rregullave të një krushkapari. (Karpa, Camaj, fq. 273); Due me

ta çilë nji punë qi ka me të lânë pa mend. (Tregtar, Koliqi, fq.119); Duke iu afruar portës së

madhe, e përgëzoi: (Vepra 2, Spasse, fq. 285); Mbante njerëz apostafat për të zveshur karvanet,

pastaj bënte sikur i dërgonte për të ndjekur hajdutët, ndërsa kuajt e mushkat e karvanëve, i kishte

në haur. (Tregime, Kuteli, fq. 157); Dhandri e shikoi e shikoi tue u sjellë rreth saj. (Karpa, Camaj,

fq. 277).

Aftësinë e predikativitetit të trajtave foljore të pashtjelluara e pranon edhe Salih Kolgeci39 e Stefan

Prifti.40 Ky i fundit e shpreh qëndrimin e vet lidhur me trajtat foljore të pashtjelluara, kur thekson

33

Po aty, fq. 15. 34

M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, Dispencë, Tiranë, 1966, fq. 50. 35M. Domi,“Mbi funksionin sintaktik të ndërtimeve me trajtat foljore jovetore”, dorëshkrim i mbajtur në Seminarin e

Parë Kombëtar për Çështjet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1967, fq. 7, cit. nga T.kelmendi, Funksionet

sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, shkollave tetëvjeçare, Prishtinë, 2010, fq. 41. 36M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, Dispencë, Tiranë, 1966, fq. 9. 37 Po aty, fq. 11. 38 M. Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe II, Dispencë, Ribotim, Prishtinë, 1971, fq. 74.Vep. e cit. nga Tafil Kelmendi, në

Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, fq.29. 39 S. Kolgeci, Sintaksa e gjuhës shqipe për klasën e VII dhe VII të shkollave tetëvjeçare, Prishtinë 1955.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

27

se: Kallëzuesi foljor i papërcaktuar formohet me paskajore, përcjellore e pjesore.41 Prifti, është i

mendimit se paskajorja përdoret si kryefjalë pas foljeve duhet dhe lipset (Nesër duhet me i qitë në

dhe, dhe mandej me pritë derisa të bahet misri i ri. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 89), si dhe

paskajorja quhet emër foljor asnjanës kur tregon qëllimin e veprimit të foljes nga varet dhe

shoqërohet me parafjalën “me”.42

Po ashtu ky gjuhëtar trajton këtë kategori edhe në periudhat me fjali të varur kundrinore dhe

ndajshtimore caktore,43 kufizore –qëllimore.44

Një këndvështrim të ndryshëm nga ai i M. Domit ndeshim te sintaksologu tjetër i po kësaj periudhe,

Spiro Floqi, i cili qysh në botimet e tij të para (1960), në lidhje me këtë çështje e quan të

papranueshme aftësinë e kallëzuesisë së trajtave foljore të pashtjellura. Ai pohon: Kallëzuesi në

shqipet paraqitet në trajtën e zgjedhuar të foljes, e cila mund të shprehë gjithë ato kategori

gramatikore që sajojnë predikativitetin, kategorinë e mënyrës, kohës dhe vetës; trajtat “e

pashtjella” të foljeve nuk sajojnë kallëzuesi, edhe sikur ky të mbiquhet “i pashtjellë”.45

Kështu, Floqi ua mohon aftësinë për të qenë kallëzues, jo vetëm kur janë të shoqëruar me gjymtyrë

të dyta, por edhe kur kanë kryefjalë të veçantë të vetën brenda një periudhe. Pikëpamjen e vet, ky

gjuhëtar e mbështet në një shembull të cilin e transformon duke përdorur një trajtë foljore të

pashtjelluar, konkretisht: Kur perëndoi (formë e shtjelluar) dielli, udhëtarët qëndruan pranë

burimit. Kjo periudhë transformohet: Me të perënduar (formë e pashtjelluar) dielli, udhëtarët

qëndruan pranë burimit. Sipas tij, nëse në fjalinë e shtjelluar heqim mjetin e lidhjes sintaksore

“kur” ajo çka mbetet (Perëndoi dielli) ka strukturë fjalie. Ndërsa në variantin e dytë, te fjalia e

pashtjelluar (Me të perënduar dielli), nuk ka strukturë fjalie. Pra, Floqi nuk pranon aftësinë fjaliore

të trajtave foljore të pashtjelluara, sepse është në kundërshtim me esencën e fjalisë.46

Gjuhëtari në fjalë, i sheh këto trajta ndërmjet gjymtyrëve të fjalisë dhe fjalisë së varur. Në

shembullin e mësipërm, në fjalinë e shtjelluar kemi fjali kryesore + fjali e varur = periudhë me fjali

e varur ; ndërsa te fjalia e pashtjelluar kemi bërthamë kallëzuesore + fjali e pashtjelluar = një fjali

e vetme. E gjitha kjo mbështet idenë e tij se trajtat foljore të pashtjelluara kanë aftësinë e të qenit

gjymtyrë të përbëra të një fjalie, si: kundrinë e përbërë, cilësor i përbërë... e jo si fjali e varur.47

Aftësinë e të qenit gjymtyrë fjalie, S. Floqi e mbështet edhe në trajtimin e periudhës kryefjalore, ku

paskajorja luan rolin e kryefjalës. Për këtë i referohet shembullit asht e shkruem + paskajore (me

dekë në luftë). Paskajorja ka të bëjë me kallëzuesorin e shkrueme të kallëzuesit emëror.48

Ajo çka e dallon Spiro Floqin nga një grup gjuhëtarësh të tjerë është fakti se ai trajtat foljore të

pashtjelluara i trajton vetëm, si: gjymtyrë fjalie (kryefjalë, kundrinorë, cilësor...); gjymtyrë të

përbëra (kundrinë e përbërë, cilësor i përbërë...), por ua mohon aftësinë për të qenë kallëzues, jo

vetëm kur janë të shoqëruar me gjymtyrë të dyta, por edhe kur kanë kryefjalë të veçantë të vetën

brenda një periudhe.

Pikëpamja e Remzi Përnaskës, lidhur me aftësinë e trajtave të pashtjelluara për të qenë kallëzues

është: do të meren si kallëzues vetëm kur kanë kryefjalë të veçantë të vetën të ndryshme nga ajo e

pjesës së fjalisë,49 (kjo pikëpamje është e njëjtë me atë të Minella Totonit), është e kundërt me atë

40 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe për Institutet Pedagogjike dyvjeçare, Tiranë, 1962. 41 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe , Prishtinë, 1971, fq. 69. 42 Po aty, fq. 70-71. 43 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe për Institutet Pedagogjike dyvjeçare, Tiranë, 1962 , fq.301. 44 Po aty, fq 424. 45 S. Floqi, “Periudha me fjali të varur kryefjalore”, S. F 3, 1965, fq. 6-7. 46S. Floqi, Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali të varur në shqipen e sotëm, Konferenca e parë e

studimeve albanologjike (15-21 nëntor 1962), Tiranë, 1965, fq. 223. Vep. e cit. nga Tafil Kelmendi, në Funksionet

sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, fq.20. 47 Po aty, fq. 224. 48 S. Floqi, “Periudha me fjali të varur kryefjalore”, S. F, 3, 1965, fq.35. 49 R. Përnaska, Gramatika e gjuhës shqipe 2 për shkollën pedagogjike, Ribotim, Tiranë, 1975, fq. 38.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

28

të S. Floqit, i cili nuk e pranon kallëzuesinë e trajtave të pashtjelluara, edhe kur kanë kryefjalë të

vetën.

Ky gjuhëtar trajton edhe paskajoren perifrastike të tipit me punue. Për të ai thotë: Paskajorja

perifrastike përdoret dendur në funksion të një fjalie të pavarur pyetëse (këtu bashkohet me At

Justin Rrotën), nxitëse dhe thirrmore që janë kryesisht të modalitetit të mundësisë, të pamundësisë,

të domosdosë, të detyrimisë, dëshirueshmisë. Para këtyre fjalëve që shërbejnë për të pyetur, për të

shprehur vullnetin e folësve në formë urdhri, kërkese, këshille, lutjeje etj., vihen fjalë pyetëse:

kush? cili? çfarë ? ku? kur? nga? si? Pse?; pjesëzat: a? mos?, si dhe pasthirrma. Në fjalitë thirrmore

përemrat dhe ndajfoljet pyetëse nuk shërbejnë për të pyetur, por për të shprehur qëndrimin apo

vlerësimin e folësit.50 Përnaska trajton format e pashtjelluara edhe te periudha kohore ku, sipas tij,

paskohësia shprehet me folje të pashjelluar të tipit “me të ardhur”, ndërsa parakohësia, pjesa kohore

ka folje të pashtjelluar mohore “pa ardhur” (O burra, ngrehuni pa ardhur fshati.)51 Me të gdhirë, si

ikën dhitë e egra me gjithë përç, krisi një tërmet i madh, sikur të paskej ardhur një gjë më e keqe se

tellua e priftit të Llëngës. (Tregime, Kuteli, fq. 113); Mirëpo pa bërë as dy hapa, u kthye duke

thirrur me interes të gjallë. (Vepra, 2, Spasse, fq. 103).

Minella Totoni, një gjuhëtarë me kontribut të padiskutueshëm në gjuhësinë shqipe, në çështjen e

ndërtimeve me trajtat foljore të pashtjelluara bashkohet me pikëpamjet e disa sintaksologëve të

lartëpërmendur dhe kundërshton disa të tjerë.

Kështu, sa i takon predikativitetit, edhe Totoni bashkohet me Përnaskën, pasi thotë: “Kallëzuesi

mund të shprehet edhe me një formë foljore të pashtjelluar, në qoftë se asaj i përgjigjet një

kryefjalë. Pa mbaruar fjalën unë, dera u hap dhe në dhomë hyri një plak; Pa qitë mirë fjalën prej

goje, gjashtë pushkë tjera jehuen gjëmueshëm nëpër shpellë. (Hija Koliqi, fq.99).

Pra, mund të flitet për funksion kallëzuesor të formave të pashtjelluara vetëm në ato raste kur këto

forma hyjnë në lidhje me një emër a përemër në rasën emërore, që shpreh subjektin, funksionin e

kryefjalës. Si folje, ato mund të jenë fjalë bosht të një togfjalëshi foljor me marrëdhënie objektore e

rrethanore, si dhe formë vetore e foljes, kështu shërbejnë si bërthama të ndërtimeve me forma

foljore të pashtjelluara. Nga kjo pikëpamje ato ngjajnë me fjalinë e, sidomos, me atë të nënrenditur,

me të cilat janë sinonimike. Gjithësesi, Totoni thekson se ato kanë edhe ndryshime: 1) fjalët e

varura nga një formë e pashtjelluar qëndrojnë gjithmonë pas saj e nuk i nënshtrohen gjymtyrëzimit

aktual të fjalisë; 2) kur kanë subjekt të njëjtë me foljen prej së cilës varen dhe janë të paveçuara nuk

mund të marrin një emër ose përemër në rasën emërore në funksion të kryefjalës. Kështu, mungesa

e treguesve morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën dhe arsyet e mësipërme, bëjnë që forma të

tilla të mos jenë, jo vetëm kallëzues (i cili nuk mund të kuptohet jashtë lidhjes kallëzuesore), po

edhe gjymtyrë kryesore të një fjalie të nënrenditur.”52

Në këtë punim, Totoni merret edhe me mundësinë e funksionimit të trajtave foljore të pashtjelluara

si kallëzues. Ai thotë “Kallëzuesit e shprehur me forma të pashtjelluara përdoren vetëm në kuadrin

e periudhës me fjali të nënrenditur ose të bashkërenditura.”53 Ky sintaksolog u njeh aftësinë e

kallëzuesisë të gjitha formave të pashtjelluara në periudha të ndryshme, duke i ilustruar secilën me

shembuj përkatës. Kështu, kallëzuesi i shprehur:

a. me paskajore përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur qëllimore: Një përgjigje e tillë

mjaftonte për t’u provuar mendja e saj; Erdhën për me u pa gratë për së mbramit herë, se kushedi

kur kanë për t`u pamë ma. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.130).

b. me përcjellore përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur mënyrore, shkakore, kushtore: Duke

mos ndenjur në krye ju që jeni mësues, s’ka si të ecë puna mirë; Në të perënduar të diellit grykasit

u kthyen në fshat, duke mbajtur në krahë kurbanet shkuar në hell. (Vepra 2, Spasse, fq. 56).

50 R. Përnaska, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 1973, fq. 7-11. 51 R. Përnaska, Libri i gjuhës shqipe 4 për shkollat e mesme pedagogjike, Maket, Tiranë, 1986, fq.36. 52 M. Totoni, Kallëzuesi në shqipen e sotme letrare, SF, 1, 1978, fq. 61-62. 53 Po aty, fq. 62.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

29

c. me tipin me të bërë përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur kohore Ja, i them se, me t’u

martuar unë, çdo gjë do të ndryshojë; Me të mbyllur sytë vinte e na pllakoste një hije e zezë, si

plane, plumb e rëndë. (Tregime, Kuteli, fq. 113).

d. me mohore përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur kohore, kushtore, lejore dhe mënyrore:

Pa na dhënë shenjë Fatbardha, ne nuk do të nisemi; I kryente punët turravrap dhe u ulte bri votre,

pa u vû aspak vesh ankimeve të dadës, pa dijtë se ça bâhej rreth e rrotull saj. (Hija Koliqi, fq.121).

e. me tipin një të thënë përdoret më shpesh në fjalinë e bashkërenditur (E mor Leks, një të ikur unë

nga shtëpia dhe një t’u shthurur gardhi.)

Totoni, nuk pajtohet me S. Floqin sa u takon “gjymtyrëve të përbëra”. Ai propozon që ndërtime me

trajta foljore të pashtjelluara me kryefjalë të veçanta të shprehur të trajtohen krahas fjalive të varura

qoftë si fjali, qoftë si pjesë kallëzuesore të një njësie të vetme të fjalisë.54 Totoni e kundërshton

pikëpamjen e Floqit përmes shembullit të marrë “Mirë u kujtova, o burra në zjarr, sa pa ardhur

fshati”. Fjalia sa pa ardhur fshati, është sinonimike me fjalinë e varur sa s’ka ardhur fshati.55

Kështu, sipas Totonit, në ndërtimin e parë përcjellorja s’ka si të pranohet si “gjymtyrë e përbërë ”,

sepse është vetëm një fjali.

Totoni, gjithashtu, trajton edhe kallëzuesin e përbërë të formuar nga një folje gjysmëndihmëse, të

cilat shprehin kuptimin modal dhe lidhjen me kryefjalën dhe një folje në formë të pashtjelluar,

kryesisht: pjesore - Ti duhesh vrarë; “Duhet pyetë vajza” vërejti pajtueshëm Katallani, as me qenë

vetëm gja formale pranimi i saj. (Karpa, Camaj, fq. 144); e përcjellore - Tronditja e saj vjen duke u

rritur; Ashtu, ashtu! – ja bëri hanxhiu duke nagasur zjarrin. (Tregime, Kuteli, fq. 136); të cilat

shprehin përmbajtjen leksikore.56

Siç e shohim, Totoni mbështet pikëpamjen e aftësisë së kallëzuesisë së formave foljore të

pashtjelluar, kur ato i përgjigjen një kryefjale, vetëm në ato raste kur këto forma hyjnë në lidhje më

një emër a përemër në rasën emërore që shpreh subjektin, funksionin e kryefjalës. Por këtë aftësi ai

e pranon edhe në fjali të nënrenditura të llojeve të ndryshme. Nga kjo pikëpamje, ato ngjajnë me

fjalinë e sidomos me atë të nënrenditur, me të cilat janë sinonimike. Gjithësesi, duhet theksuar edhe

rasti kur ky gjuhëtar nuk e pranon kallëzuesinë e këtyre formave. Për të, mungesa e treguesve

morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën bëjnë që forma të tilla të mos jenë, jo vetëm kallëzues, (i

cili nuk mund të kuptohet jashtë lidhjes kallëzuesore), po edhe gjymtyrë kryesore të një fjalie të

nënrenditur.

Prof. Shaban Demiraj, u bashkohet shumicës së gjuhëtarëve të cilët mbrojnë idenë e aftësisë së

kallëzuesisë së formave foljore të pashtjelluara. Në dispensën e vitit 1961 dallon format e

pashtjelluara nga mënyrat e foljes. Gjithashtu, Demiraj sheh foljorëzimin për togjet për të punuar

dhe me të marrë, edhe pse në këtë forma përfshihen parafjalët për & me. Një vit më vonë në

Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike, ai paraqet tezën se “togu për + emër foljor i

gjinisë asnjanëse në trajtë të pashquar” ka vlerën e një paskajoreje me funksione sintaksore të

kufizuara. Argumentet e sjella prej tij vërtetonin plotësisht se në togun e tipit për të bërë ka

foljorëzim, gjë e cila ndodh si rezultat i kalimit të emrit të ish-gjinisë asnjanëse në klasën e foljeve,

pasi ky i fundit ka marrë kategoritë leksiko-gramatikore të foljes. Ajo çka e dallon këtë gjuhëtarë

nga të tjerët është se ai nuk sheh vetëm vlerën foljore të këtij togu, por edhe konstaton kalimin e tij

në një formë foljore, të shoqëruar me argumente bindëse për këtë kalim.

Ai pranon përdorimin e paskajores në fjalitë pyetëse dhe urdhërore. Po ashtu, paskajorja përdoret

edhe në fjalitë nënrenditëse: qëllimore, kryefjalore, kundrinore, kushtore, mënyrore etj.57 Në

dispensën e vitit 1961 ai dallon katër përdorime të përcjellores “për të ndërtuar fjali të varura

54 M. Totoni, Si duhet kuptuar njësia themelore sintaksore? SF, 2, 1970, fq. 146. 55 Po aty, fq,146. 56 M. Totoni, Kallëzuesi në shqipen e sotme letrare, SF, 1, 1978, fq. 64. 57 Sh. Demiraj, Morfologjia historike e gjuhës shqipe (Pjesa II), Tiranë 1976, fq. 194.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

30

kohore, kushtore, mënyrore, shkakore”, ndërsa më vonë këtyre u shton edhe funksionin kallëzuesor

të përcjellores dhe të bashkërenditur me atë të foljes drejtuese.58

Tafil Kelmendi në monografinë Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën

shqipe, trajton përdorimin dhe vlerat e trajtave të paskajores e të ndërtimeve të tyre në gjuhën

popullore. Ky gjuhëtar thekson se “Trajta e pashtjelluar me ba, që është vetëm e gegërishtes,

përdoret në ato funksione sintaksore që janë karakteristike për paskajoren sintetike të gjuhëve të

tjera indoevropiane.”59 Për Kelmendin, “pavarësisht nga gjeneza e paskajores perifrastike me + një

emër foljor / pjesor, në gjuhën shqipe ajo ka marrë tiparet morfologjiko – sintaksore karakteristike

për foljen. Kjo formë e pashtjelluar është bërë e aftë jo vetëm për të qenë fjalë bosht e një

togfjalëshi me marrëdhënie kundrinore e me marrëdhënie rrethanore, si edhe çdo trajtë vetore e

foljes, por edhe për të ndërtuar fjali të pavarura pyetëse, nxitëse e thirrmore.”60

Sipas tij, ka dy tipe të ndërtimeve me paskajore, ku paskajorja kryen funksion predikativ:

a. kur kryefjala e paskajores është e njëjtë me atë të pjesës kryesore: Vênde të bukura m`u pâ –

bisedoi Leci – por të rrezikshme m`u banue: ka këneta shum merren ethet. (Tregtar, Koliqi,

fq.13); Çudi, pse zotni Filipi me të hjekë nga puna; ty po, e ata dy jo; pse jo njenin nga ata

– n`errsin i fliste të shoqit me guxim. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.148); Dhe, për të ikur

ajo, ja që s`u deshka ndonjë furtunë, po vetëm ndonjë budallallëk i Taqit. Nata, Marko, fq.

103).

b. dhe kur paskajorja ka subjekt të ndryshëm nga folja drejtuese: Deri atëherë kish ecë tue ba

viza të drejta prej skaji në skaj, tash mori me u sjellë në rreth si me qenë i ngujuem

përdhunë. (Karpa, Camaj, fq. 44); Si mbaruam këtë punë, shkuam në shpellë për të fjetur.

(Tregime, Kuteli, fq. 111); Përpara kishim një greminë të tmerrëshme, por edhe të bukur

për ta shijuar si pamje. (Pse, Spasse, fq. 92).

Aftësia predikative e paskajores perifrastike e tipit me punue vërtetohet edhe në fjalitë e pavarura

pyetëse, nxitëse dhe thirrmore që janë kryesisht të modalitetit të mundësisë, të pamundësisë, të

domosdosë, të detyrimisë, të dëshirueshmisë, të vullnetshmërisë etj.61 Thatësi me të përvëlue

shpirtin! (Karpa, Camaj, fq. 105); Si? Me të vorrue për së gjalli? (Karpa, Camaj, fq. 267); Ah, me

çelë syt e m`u gjetë n`odën e vet në Shqipni! Me na qitë çirak? (Tregtar, Koliqi, fq.71); Me na qitë

çirak? (Tregtar, Koliqi, fq.118); Me pasë pare mjaft e me ndêjë këtu? A me dalë përditë m`u

shkrrye në magaze-a? (Tregtar, Koliqi, fq.129); E m`u pendue ai Malsori e me ia mësy nji tjetri?

(Tregtar, Koliqi, fq.132); Po, në shtëpin tande me u mërzitë? (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 113);

Po për drekë mishin, ku me e marrë?.... (Vargje & Novela, Migjeni, fq.124); Mamaja … gati për të

vdekur! (Nata, Marko, fq.125).

Në ndërtimet sintaksore pyetëse, nxitëse e thirrmore del jo vetëm paskajorja perifrastike, por edhe

paskajorja e normës e tipit për të punuar. Në veprate studimit tonë e ndeshim më shpesh te Spasse.

Për të ardhur në krye Stefani me Afërditën e Aliun? (Vepra 2, Spasse, fq. 405); As shtëpi, as rroba

për të fjetur, as para, as bukë! (Vepra 2, Spasse, fq. 411); Ç`ndryshime për të qeshur gjenden

ndërmjet! (Pse, Spasse, fq. 146); Ç`ironi për të vrarë veten! (Pse, Spasse, fq. 156).

Kelmendi e pranon kallëzuesinë e formës së pashtjelluar paskajore në funksion kryefjalor,

kundrinor, përcaktor, kohor, mënyror, rrjedhimor, kushtor, krahasor dhe lejor, përkatësisht si:

Andaj mos të shkojë nëpër mend me fjetë mbrendë edhe sikur shinat të zgjatnin. (Karpa, Camaj, fq.

185): Llogariste me jetue dy stinë dhemzina e dëshprimit zbehej çdo ditë nga pak tua ia zanë vendin

çdo pasioni gjakftohtësia. (Karpa, Camaj, fq. 194); Mënyra e tij me kuptue botën, qi i dukej mâ e

58 Po aty, fq. 247; shih edhe Fonetika..., II, Tiranë 1976, fq. 292. 59 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, fq.43. 60 Po aty, fq. 45. 61 Po aty, fq. 50.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

31

naltë se ajo e asaj shumice, aty iu trand. (Tregtar, Koliqi, fq.6); Lêne shtrue sofrën, pse para se m`u

nisë kena me pasë û, e prapë hamë. = ... para se të nisemi... (Tregime, Koliqi, fq.15); Nji ditë, pak

para mjesdite, erdhi në dugâjë me ndreqë do llogari Kel Mashi, burrë bukur i motnuem, mësues

shkolle fillore në qytet, njeri i squet e i urtë. (Tregtar, Koliqi, fq. 22-23); Këtu agai hoqi nga shishja

sa për të marrë guxim dhe i mbytur në djersë, ia tregoi të nipit të fshehtën e zemrës. (Vepra 2,

Spasse, fq. 297); Pse… me pasë për të qitë un pushkë, a s`kishe me ma dâ ti mue Nushën a?=...po

të qes..... a s’do të më ndaje... (Hija, Koliqi, fq.37); Ka t`ardhuna sa me e çue mjaft bukur ke

shpija edhe me ruejtë nji pjesë të mirë të tyne për gjith vjet tue i vendue me dever. (Tregime, Koliqi,

fq. 26). (Shembujt janë vjelur nga autorët e studimit).

Më rrallë haset roli i saj kallëzuesor e përcaktor – kallëzuesor: U bë për të vrarë. (Vepra 5, Kuteli,

fq.407), dhe vetëm në ndonjë ndërtim të veçantë mund të trajtohet si shkakor ose më saktë shkakor

– kundrinor.62

Paskajorja përdoret shpesh për të shprehur raporte relacioni, si: Po të jetë për të vrarë, më mirë të

vritemi këtu në vendin tonë. (Tregime, Kuteli, fq.212); Po për të shikuar e shikova edhe unë një

çast, drejt në sy. (Tregime, Kuteli, fq.330); Për të pasur s`kam. (Vepra 2, Spasse, fq. 348);

Vash e djalë përputhen,

mbrend dy zemra digjen

por me u puthë – nuk puthen! (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 47).

Paskajorja merr pjesë edhe në formimin e së ardhmes, të së ardhmes të së shkuarës dëftore e të së

tashmes kushtore, të ndërtuar me anën e foljes kam përkitazi në të tashmen dhe në të pakryerën e

dëftores.63 Për këtë, kisha me ba mirë me pyetë Gjyshin, Kryeplakun e Karpës maparë, as po?

(Karpa, Camaj, fq. 68).

Siç shihet edhe nga referencat e marra nga libri i gjuhëtarit në fjalë, ai e ka studiuar formën e

pashtjelluar paskajore në mënyrë të detajuar.

Prof. Mehmet Çelikut e sheh predikativitetin si lidhje të përmbajtjes së fjalisë me realitetin, e cila

realizohet përmes modalitetit, kohës dhe vetës.64 Edhe pse predikativitetin e sheh të realizueshëm

vetëm përmes këtyre kategorive gramatikore, ai pranon se predikativitet kanë edhe disa forma të

pashtjelluara në përdorime e në ndërtime të caktuara. Kështu, format foljore të pashtjelluara kur

ndërtojnë fjali njëkryepërbërëse pavetore kanë aftësinë predikative, si: Duhet shkuar jashtë për

specializim të mëtejshëm; Duhet shpëtuar abisinasi! (Hasta, Marko, fq. 78); Duke parë e duke

bërë. E njëjta gjë vihet re edhe me paskajoren gege, e cila del në përdorim absolut të pavarur, si: Me

shkue! M`u dej e me harrue. (Tregtar, Koliqi, fq.82).

Meqë format foljore të pashtjelluara dalin në rolin: e kallëzuesit të thjeshtë, e kallëzuesit të përbërë

dhe e kallëzuesit emëror, atëherë nuk ka se si të mos pranohet aftësia kallëzuesore e tyre.

Format pohore dhe mohore të përcjellores (duke bërë / pa bërë) dalin në rolin e kallëzuesit foljor të

thjeshtë në fjalitë bashkërenditëse, kështu është e pashmangshme pranimi i predikativitetit të tyre në

ndërtime të tilla, si: Nisi të ecte me nxitim, duke shtërnguar librin nën sqetull. E gjerbte kafenë pa e

kthyer kryet. Format e pashtjelluara përcjellore mund të ndërkëmbehen përkatësisht me format e

shtjelluara shtërngonte dhe kthente, duke na dhënë: Nisi të ecte me nxitim dhe shtërngonte librin

nën sqetull. E gjerbte kafenë dhe nuk e kthente kryet.65 Deri atëherë kish ecë tue ba viza të drejta

prej skaji në skaj, tash mori me u sjellë në rreth si me qenë i ngujuem përdhunë. (Karpa, Camaj, fq.

44); Deri atëherë kish ecë dhe bënte viza të drejta prej skaji në skaj, tash mori me u sjellë në rreth

si me qenë i ngujuem përdhunë. Mrika punonte pa u trazue asnji fije.(Hija Koliqi, fq.114); Mrika

punonte dhe nuk u trazue asnji fije.

62 Po aty, fq. 52. 63 Po aty, fq. 53. 64 M.Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë), Tiranë 2012, fq. 134. 65 Po aty, fq. 147.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

32

Te formimi i kallëzuesit foljor të përbërë elementi i parë mund të jetë një folje modale, si mund

(vetëm me lidhore), duhet, do, ndërsa elementi i dytë është një formë foljore e pashtjelluar pjesore,

si: Arra duhet punuar sa më shpejt. Ky libër do lexuar. Operacioni do krye mbrenda një gjysëm

ore... (Karpa, Camaj, fq. 166); Luftë do të thotë punë, duhet punuar shumë për të rindërtuar vendin,

për të ngritur shtëpitë tuaja. (Vepra 2, Spasse, fq. 214)

Një tip ndërtimor i kallëzuesit emëror është folja jam + paskajore (përbërës i thjeshtë): Kjo muzikë

është për të vallëzuar; Kjo u shtyp si parafjalë në “Vallen e yjve” dhe mbetet parafjala e gjithë

veprës së tij, kur tërë vjershat e Lasgushit janë për t`u përmbledhur në një vëllim të vetëm. (Vepra

5, Kuteli., fq.217).

Prof. Tefë Topalli pranon predikativitetin e formave të pashtjelluara. Ky qëndrim vihet re te trajtimi

i mënyrave të formimit të kallëzuesit të thjeshtë, kallëzuesit të përbërë dhe kallëzuesit emëror. Një

ndër ta është edhe formimi me anë të formave të pashtjelluara, por profesor Topalli thekson se

kallëzuesia e tyre arrihet vetëm kur janë të afta të gjymtyrëzohen me kryefjalën dhe të jetë realizuar

lidhja e marrëdhënia predikative. Për këtë, ai sjell argumentet: së pari, këto forma e kanë humbur

aftësinë e të shprehurit të kategorive përmes mbaresave, ato kanë kaluar në rendin e gjymtyrëve të

dyta të fjalisë dhe nuk mund të hyjnë në lidhje solidariteti me kryefjalën; së dyti, nga ana topike,

duhet marrë parasysh edhe fakti që foljet e pashtjelluara qëndrojnë pas foljeve-kallëzues, p.sh. Duke

dalë vjeshta këto ditë, sikur po ia lëshon vendin një stine tjetër. Në këtë shembull forma e

pashtjelluar “duke dalë” gjymtyrëzohet dhe hyn në marrëdhënie predikative me gjymtyrën tjetër

kryesore - kryefjalën – vjeshta. Tue mêndue mërzinë e gjatë të verës, pa dalë kurrkah, ndryj njaty

në shtëpi, fshânte e shtërngonte grushtat. (Hija, Koliqi, fq.92). Kallëzuesi i thjeshtë foljor del edhe

me formën mohore, paskajore, formën e tipit një të ardhur etj.66

Ai vë në dukje se kategoria foljore e paskajores përfshihet jo vetëm në gjuhët e familjes

indoevropiane, por edhe në familjen e gjuhëve semite. Pavarësisht nga zanafilla emërore, ajo

shënon një veprim si proces dhe merr mjaft funksione sintaksore, si: kryefjalore, kallëzuesore dhe

kundrinore, në struktura periudhash dhe në fjali të thjeshta të zgjeruara e të pazgjeruara.67

Një ndër format e shprehjes së kallëzuesit të përbërë (te ky tip kallëzuesi elementi i parë shpreh

modalitetin ndërsa elementi i dytë shpreh kuptimin themelor semantik të kallëzuesit foljor) është:

folje gjsmëndihmëse + një folje të pashtjelluar, si: Tradita duhet mbrojtur brez pas brezi. Ndera do

shpërblyer me nder.68 Duhet edhe ti me xanë. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.153);

Larg tij,

po qe se nuk don me u shkrî

në avull! (Palemsest, “Qyteti”, Camaj, fq. 48);

Te formimi i kallëzuesit emëror, ky sintaksolog, ashtu si edhe pararendësit e tjerë, përfshin ndër të

tjera edhe formën: jam + një folje të pashtjelluar. Në këtë lloj strukture kallëzuesore gjymtyra

emërore mund të shprehet edhe ne paskajore, qoftë kur del e zgjeruar, ashtu edhe e pazgjeruar, si:

Këto lodra fëmijësh s’janë për të lodruar. Ai është për t’u pirë në kupë.69 Stop! – është për t`i thënë

vetes që tani. (Pse, Spasse, fq.100).

Siç e shohim, pothuajse të gjithë sintaksologët e kësaj periudhe e pranojnë predikativitetin e

formave të pashtjelluara te formimi i kallëzuesit të thjeshtë foljor, i kallëzuesit të përbërë dhe

kallëzuesit emëror.

66 T. Topalli, Sintaksa e fjalisë, Shkodër, 2011, fq. 412. 67 Po aty, fq. 414. 68 Po aty, fq. 419. 69 Po aty, fq. 430.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

33

1.3 Krahasime trajtimesh në Sintaksat: e Akademise së Shkencave, M. Domit,

M.Totonit, M. Çelikut e M. Camajt, në lidhje me aftësinë predikative të formave

të pashtjelluara të gjuhës shqipe.

Në këtë syth, pamë të arsyeshme të krahasojmë disa prurje të disa sintaksologëve, të cilët kanë

hartuar libra të kësaj disipline për universitetet, si: M.Domi, M. Totoni, M. Çeliku (një pjesë syresh

janë bashkautorë të Gramatikës së Akademisë së Shkencave). Krahasimit të veprave të këtyre

gjuhëtarëve do t`u bashkangjisim edhe kontributin e M. Camajt. Ky i fundit, këtu e tridhjetë e pesë

vite më parë, trajton probleme sintaksore të shqipes në gjuhë të huaj (anglisht), në veprën “Albanian

grammar”. E ngjashme me veprën e Camajt, është edhe vepra e Namik Resulit, e botuar (në italisht)

në vitin 1985, por për këtë të fundit nuk kemi prurje në këtë trajtesë.

Kryesisht këtë përqasje po e bëjmë për të ballafaquar prurjet dhe qëndrimin e këtyre autorëve për

çështje themelore, si, p.sh: aftësia predikative e formave të pashtjelluara, sinonimia e këtyre trajtave

me fjalitë e ndryshme të varura, zëvendësimi i paskajores me lidhore, etj.

Ky problem nuk ka kaluar pa vëmendje edhe prej autorëve të Gramatikës së Akademisë së

Shkencave të Shqipërisë, Pjesa II (Sintaksa) e vitit 1997. Qëndrimin e tyre po e sjellim siç jepet në

f. 489-490 të librit normativ të Sintaksës së gjuhës shqipe. Aty shkruhet: “Çështje e diskutueshme

dhe me zgjidhje jo të njëjta është në sintaksë vlera e ndërtimeve me forma të pashtjelluara foljore,

si: përcjellorja, paskajorja, pjesorja. Këto trajta s’i kanë të shprehura gramatikisht kategoritë e

vetës, të numrit, të mënyrës e të kohës, prandaj ka patur dhe ka qëndrime të ndryshme lidhur me

mundësinë e tyre për të qenë kallëzues, qendra organizuese fjalish. Ndërtimet me paskajoren, disa

ndërtime me pjesoren, herë-herë edhe disa ndërtime me përcjelloren, në gramatikat e disa gjuhëve

merren si një lloj i fjalive të varura. Kështu është vepruar edhe në traditën e mëparshme

gramatikore tonën, në të cilën ato janë quajtur “fjali të varura të pashtjelluara”. Por, pasi nuk e

zotërojnë kategorinë e modalitetit, tipari kryesor i kallëzuesisë në shumë gramatika, ndërtimeve me

to, u është mohuar vlera e fjalisë dhe merren si gjymtyrë fjalie, me vlerën e gjymtyrës dhe të fjalisë.

Herë-herë atyre u bëhet një trajtim i ndryshëm sipas rasteve e kushteve konkrete: në raste të

caktuara merren si fjali, në raste të tjera si gjymtyrë.

Duhet thënë se këto ndërtime, sipas rasteve anojnë herë nga gjymtyra, herë nga fjalia. Ato më

shpesh dalin të gjymtyrëzuara si fjalia, mund të jenë të zgjeruara si ajo me kundrina e rrethanorë,

ndonjëherë mund të kenë kryefjalë të shprehur të ndryshme nga ajo e foljeve drejtuese. Zakonisht

bashkohen drejtpërdrejt, po ndonjëherë edhe me fjalë lidhëse ose me lidhëza. Herë-herë janë

funksionalisht të njëvlefshme me fjalitë me folje në lidhore si kallëzues, të zëvendësueshme prej tyre,

pra funksionalisht sinonimike me fjalitë e varura të ndryshme.

Për këtë arsye, ndërtime me trajtat e pashtjelluara, kur kanë kryefjalë të veçantë të shprehur, është

e përligjur të merren si fjali të varura. Po ashtu, me ndonjë rezervë,kur janë mjaftësisht të

zgjeruara e të zëvendësueshme, pa ndonjë vështirësi me fjali të ndryshme të varura mund të merren

si ndërtime sinonimike me këto fjali e të studiohen krahas tyre.”70

Prandaj në këtë vështrim është mbajtur qëndrimi në pajtim me shpjegimet në pikën 9/10.

Prof. Mahir Domi është nga ato gjuhëtarë, të cilët e pranojnë aftësinë predikative të formave të

pashtjelluara të gjuhës shqipe. Edhe pse kjo çështje ka qenë mjaft e diskutueshme në rrethin e

gjuhëtarëve, ky studiues sjell argumente bindëse që mbrojnë tezën e tij. Ndërtimet me forma të

pashtjelluara, sipas rasteve, anojnë herë nga gjymtyra, herë nga fjalia. Ato më shpesh dalin të

gjymtyrëzuara dhe si fjali mund të jenë të zgjeruara si ajo me kundrina, rrethanorë, ndonjëherë

mund të kenë kryefjalë të shprehur të ndryshmë nga ajo e foljeve drejtuese.71

70 ASHSH, Sintaksës së gjuhës shqipe, Tiranë, 2002, fq. 488-490. 71 M. Domi, Studime sintaksore, vepra I, Tiranë, 2013, Kristalina KH, fq.328.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

34

Ai pranon edhe sinoniminë e paskajores me lidhoren, pasi zëvendësimi tërësor i formës kryesore të

paskajores me lidhoren është tipar i një pjese të madhe të trevës gjuhësore shqipe, i variantit që

është vënë në bazë të gjuhës letrare kombëtare.72 Para se me ba (të bësh) diçka të tillë, ngjitu e rri

në bjeshkë për do ditë. (Karpa, Camaj, fq. 101); Mori me gërrye (të gërryente) nëpër rraqe për të

zbulue (të zbulonte) ma saktas vetjen që kishte jetue ndër ata rraqe. (Karpa, Camaj, fq. 148).

Fjdr.

Fr.

Fjvq.

Fjvprc.

Siç shihet gjuha e Camajt është tejet e larmishme edhe në përdorimin e formave të pashtjelluara. Në

shembullin e mësipërm vëmë re edhe përdorimin e paskajores gege (me gërrye), edhe të asaj të

ndërthurur, forma e normatives me pjesore gege (për të zbulue). Një dukuri të tillë e vëmë re edhe

te Koliqi (edhe pse më rrallë), si në shembullin që vijon: Por, në Shqipni, për me bâ (që të bësh)

diça, nuk mjafton me krye vetëm detyrën. (Hija, Koliqi, fq.14); Ai tatalosh, çfarë vajzet me marrë

(të marrë) – i tha Lulit një shok intim, shegert pazarit. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 121); Pse

mos me dalë (mos të dalë) edhe ne si dalin dhe varzat e botës, - tha Drita tue u kuqë. (Vargje &

Novela, Migjeni, fq.128); Ja gjëja më e vështirë për t`u kuptuar (që të kuptohet), në Botë. (Pse,

Spasse, fq. 51); Ato ditë kishte ardhur nga Kuçova për të parë (të shihte) nënën plakë. (Vepra 2,

Spasse, fq. 286).

Domi, argumenton se herë – herë ato janë funksionalisht të njëvlefshme me fjalitë me folje në

lidhore si kallëzues, pra, të zëvendësueshme prej tyre e, si rrjedhim, funksionalisht sinonimike me

fjalitë e varura të ndryshme. Ndërtimet me trajta të pashtjelluara, kur kanë kryefjalë të veçantë të

shprehur merren si fjali të varura. A thue kishte qênë marri aqë e madhe m`u martue (që të

martoheshe me shërbëtoren), me shërbëtoren teme? (Hija, Koliqi, fq.134); Në viset e largëta

kundruell, andej Drinit plasnin dritat si gaca dhe fikeshin ashtu sikur dikush hapte e mbyllte derë e

dritare të shtëpive për të shti (që të shtinte), diçka mbrendë për mos të laget (që të mos lagej), prej

shiut që po vinte. (Karpa, Camaj, fq. 186-187);

Mirëpo pa bërë (para se të bënte dy hapa), as dy hapa, u kthye duke thirrur me interest të gjallë.

(Vepra 2, Spasse, fq. 103).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Po ashtu kuptim foljor kanë pjesoret formalisht të emërzuara asnjanëse, të prira nga pjesëzat me ose

një. Ndërtime të tilla janë fjali të varura ose funksionalisht të njëvlefshme me fjali të ndryshme të

varura, kryesisht kohore. Me t`u platitur (sapo u platit vala e parë), vala e parë e gëzimit,

stërgjyshja i tha: - Bir, zgjidh e merr një nuse. (Tregime, Kuteli, fq. 66).

72 Vep. e cit. M. Domi, “Mbi funksionin sintaktik të ndërtimeve me trajtat foljore jovetore”, dorëshkrim i mbajtur në

Seminarin e Parë Kombëtar për Çështjet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe, Tiranë,1967, fq. 8., nga Tafil Kelmendi, në

Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, fq.35.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

35

Unë mendoj që, me të shkelur (sapo të shkelnim në Siçili), në Siçili, të ikim. (Nata, Marko,

fq.251).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.(njëkohësisë) Fjvkun.

Predikativitet, sipas tij, kanë edhe disa gjymtyrë të veçuara me vlerë gjysmëkallëzuesore

(përcaktorët e veçuar me pjesore a me pjesore të mbiemërzuar, kur shprehin edhe raporte

rrethanore), të cilat quhen ndërtime absolute dhe janë të barazvlefshme me një fjali të varur. Po

Ramizi i shtrirë (i cili qe shtrirë), mbi mitralozin “Maksim”, me zorrët përjashta, me duar të

lëshuara si ai që noton, nuk lëvizte. (Hasta, Marko, fq. 313).

Vlerë sinonimike me fjalitë e varura marrin edhe pjesoret e veçuara të zgjeruara, që, në ndonjë rast

mund të kenë edhe kryefjalë të shprehur; në disa raste ato mund të vihen përkrah ndërtimeve me

paskajore e përcjellore.73 Shikue (po të shihej) thjesht nga pikëpamja e metodës gërmuese /

Barnatari ia kish nisë punës mbrapshtë, kundra rregullave arkeologjike./ (Karpa, Camaj, fq. 210).74

Totoni mbështet pikëpamjen e aftësisë së kallëzuesisë së formave foljore të pashtjelluara, kur ato i

përgjigjen një kryefjale, vetëm në ato raste kur këto forma hyjnë në lidhje më një emër a përemër në

rasën emërore që shpreh subjektin, funksionin e kryefjalës. Duer të hueja tue ia mbyllë qepallat.

(Tregtar, Koliqi, fq. 48); Nuk është koha për të qarë. (Vepra 2, Spasse, fq. 235). Por këtë aftësi ai e

pranon edhe në fjali të nënrenditura të llojeve të ndryshme. Nga kjo pikëpamje ato ngjajnë me

fjalinë e sidomos me atë të nënrenditur me të cilat janë sinonimike. Nuk i harrohet zonjushes një

episode, ngjarë këtu e motmot më parë. (Vepra 2, Spasse, fq. 142); Shitëm nga një copë arë për të

blerë misër. (Tregime, Kuteli, fq. 302); Tue thânë këto fjalë, papritmas Vikut iu duk se po e shifte

për të parën herë at vajzë. (Tregtar,Koliqi, fq. 42);

Shkriba,/ pa e përjashtue mundësinë / se qenkej bystytës i bindun,/ rrëfen / se përkënaqej me i`a

lëshue frejtë fantazisë, me e vu veten në botën e vjetit dymijë, apo dymijë e pesëqind./ (Karpa,

Camaj, fq. 28).

Fjdr.

Fr

Fjvmn. Fjkun. Fjkun.

Gjithësesi, duhet theksuar edhe rasti kur ky gjuhëtar nuk e pranon kallëzuesinë e këtyre formave:

kur kanë subjekt të njëjtë me foljen prej së cilës varen dhe janë të paveçuara, nuk mund të marrin

një emër ose përemër në rasën emërore në funksion të kryefjalës. Kështu, mungesa e treguesve

morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën, bëjnë që forma të tilla të mos jenë jo vetëm kallëzues (i

cili nuk mund të kuptohet jashtë lidhjes kallëzuesore), po edhe gjymtyrë kryesore të një fjalie të

nënrenditur.”75Për të, mungesa e treguesve morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën bëjnë që forma

të tilla të mos jenë jo vetëm kallëzues, (i cili nuk mund të kuptohet jashtë lidhjes kallëzuesore), po

edhe gjymtyrë kryesore të një fjalie të nënrenditur.

73 Po aty, fq.329. 74 Shembujt janë vjelur nga autorët e studimit. 75 M. Totoni, Kallëzuesi në shqipen e sotme letrare, SF, 1, 1978, fq. 61-62.

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

36

Siç e kemi përmendur edhe më sipër, Prof. Mehmet Çeliku e sheh predikativitetin si lidhje të

përmbajtjes së fjalisë me realitetin, e cila realizohet përmes modalitetit, kohës dhe vetës.76 Ai

pranon se predikativitet kanë edhe disa forma të pashtjelluara në përdorime e në ndërtime të

caktuara. Kështu, format foljore të pashtjelluara, kur ndërtojnë fjali njëkryepërbërëse pavetore kanë

aftësinë predikative, si: Duhet shkuar jashtë për specializim të mëtejshëm; Duhet shpëtuar

abisinasi! (Hasta, Marko, fq. 78); Duke parë e duke bërë. E njëjta gjë vihet re edhe me paskajoren

gege, e cila del në përdorim absolut të pavarur, si: Me shkue! M`u dej e me harrue. (Tregtar,

Koliqi, fq.82). Format pohore dhe mohore të përcjellores (duke bërë / pa bërë) dalin në rolin e

kallëzuesit foljor të thjeshtë në fjalitë bashkërenditëse, kështu është e pashmangshme pranimi i

predikativiteti i tyre, në ndërtime të tilla si: Ajo pohoi me krye, tue u kuqë edhe mâ tepër.

(Tregtar,Koliqi, fq. 43); Qëndruan një copë herë duke vështruar fshatin.(Vepra 2, Spasse, fq. 224).

Format e pashtjelluara përcjellore mund të ndërkëmbehen përkatësisht me format e shtjelluara kuq

(skuq) dhe vështroj, duke na dhënë: Qëndruan një copë herë dhe vështruan fshatin.(Vepra 2,

Spasse, fq. 224). Ajo pohoi me krye, tue u kuqë edhe mâ tepër. (Tregtar,Koliqi, fq. 43).

Te formimi i kallëzuesit foljor të përbërë, elementi i parë mund të jetë një folje modale, si: mund

(vetëm me lidhore), duhet, do, ndërsa elementi i dytë është një formë foljore e pashtjelluar pjesore,

si: Arra duhet punuar sa më shpejt. Ky libër do lexuar. Operacioni do krye mbrenda një gjysëm

ore... (Karpa, Camaj, fq. 166); Luftë do të thotë punë, duhet punuar shumë për të rindërtuar vendin,

për të ngritur shtëpitë tuaja. (Vepra 2, Spasse, fq. 214)

Një tip ndërtimor i kallëzuesit emëror është folja jam + paskajore (përbërës i thjeshtë): Kjo muzikë

është për të vallëzuar.

Kjo u shtyp si parafjalë në “Vallen e yjve” / dhe mbetet parafjala e gjithë veprës së tij,/ kur tërë

vjershat e Lasgushit janë për t`u përmbledhur në një vëllim të vetëm./ (Vepra 5, Kuteli., fq.217).

Fjkr. Fjdr

Fr.

- Fjvkh.

Gjuhëtari në fjalë krahason edhe përdorimet e formave foljore të pashtjelluara, duke vënë theksin te

përdorimi më i shumtë i përcjellores në krahasim me gerundin, pjesoren dhe mohoren (të quajtur

prej tij përcjellorja mohore).77 Në këtë botim, ai gjithashtu trajton edhe marrëdhëniet kryesore të

përcjellores me një folje tjetër të shtjelluar apo emër. Marrëdhëniet kryesore janë: a) marrëdhënia

rrethanore (ku përfshihet përcjellorja pohore: e kohës: Tue iu dridhë, gishtat, lëmojshin topat dhe

gjylet, si me dashtë me marrë me të mirë një përbindësh apokaliptik. (Vargje & Novela, Migjeni. fq.

103); e mënyrës: Duke e lëçitur dhe rilëçitur këtë vepër me etjen e të riut filloi ta dijë përmendsh,

edhe, duke e ditur përmendsh as ai vetë s`di se qysh, filloi ta shqipëroi. (Vepra 5, Kuteli, fq.250); e

shkakut: Vërtetë qi, tue përmbledhë gjithë forcat e vullnetit, kishte mbrrijtë me ia vû mênden

detyrës e me i krye punët e shkollës si përpara. (Hija, Koliqi, fq.31); e kushtit: Ndoshta tue u

argëtue me ndoj vajzë tjetër, natyrisht pak të bukur, do ta harroj (e ardhme) Lilushën… (Vargje &

Novela, Migjeni, fq.141); e lejimit); b) marrëdhënia sinonimike me ato me bashkërenditje (ku

përfshihet përcjellorja pohore: me marrëdhënie numërimi: Me brryla në tokë, me krahnorë të çuem

përpjetë, kuvendojshin qetisht, tue pi cingare. (Tregtar, Koliqi, fq.16); shkak-pasojë: sqaruese:

Trimat kishin mbushur barqet e çlodheshin duke kruar dhëmbët me ndonjë kleçkë. (Tregime,

Kuteli, fq.167); c) marrëdhënia përcaktore (ku përfshihet përcjellorja përcaktore dhe përcaktore-

76 M.Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë), Tiranë 2012, fq. 134. 77 M.Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë 2010, fq. 136.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

37

kallëzuesore).78 S`dijti as ça me u thanë gjindve të tij, qi tue i pa të zbehtë e pyetëshin mos ishte

smuet. (Hija, Koliqi, fq.9).

Këto marrëdhënie vihen re edhe te përcjellorja mohore: a) marrëdhënia rrethanore (ku përfshihet

përcjellorja pohore: e kohës: Po largoheshin, largoheshin aq pa gdhirë e aq fshehurazi! (Vepra, 2,

Spasse, fq. 10); e mënyrës: Shkriba, pa e përjashtue mundësinë se qenkej bystytës i bindun, rrëfen

se përkënaqej me i`a lëshue frejtë fantazinë, me e vu veten në botën e vjetit dymijë, apo dymijë e

pesëqind. (Karpa, Camaj, fq. 28); e shkakut: Mirëpo nuk largohej pa ardhur Mitrovica. (Vepra 2,

Spasse, fq. 328); e kushtit: Nuk iu lëshoj, jo, pa ardhë njiherë nalt e me pi i gotë vênë me mue.

(Tregtar, Koliqi, fq. 36); e lejimit); b) marrëdhënia sinonimike me ato me bashkërenditje (ku

përfshihet përcjellorja mohore: me marrëdhënie numërimi, shkak-pasojë, sqaruese, kundërshtore);

marrëdhënia përcaktore (ku përfshihet përcjellorja mohore përcaktore

dhe përcjellorja mohore përcaktore-kallëzuesore)..79 E stuhia e tmerrshme s`kish lanë pa e futë

borën deri ndër shpella mali dhe zgavrriqe drujsh. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 107).

Martin Camaj është një tjetër studiues që ka trajtuar format e pashtjelluara të gjuhës shqipe. Edhe

pse prodhimtarinë më të madhe e ka dhënë në letërsinë shqipe, nuk duhet anashkaluar kontributi i tij

në studimet gjuhësore (madje dhënë në gjuhë të huaj). Krahas studimit të çështjeve të ndryshme të

gjuhës shqipe, një syth më vete Camaj ia kushton edhe formave të pashtjelluara të shqipes duke e

shoqëruar me shembuj në gjuhën shqipe e duke dhënë edhe gjegjëset e tyre në gjuhën angleze.

Qëndrimin e vet rreth predikativitetit të formave të pashtjelluara M. Camaj, e paraqet në gramatikën

në gjuhën angleze me titull “Albanian Grammar ëith exercises, chrestomathy and glossaries”. Ky

studiues kallëzuesinë e formave të pashtjelluara e pranon në njësitë sintaksore me fjali të

nënrenditura: kryefjalore80 S`kje punë me ia nxjerrë. (Tregtar, Koliqi, fq.92), (Camaj, analizon edhe

se si ndahet kjo lloj fjalie e nënrenditur, gjë të cilën e trajton për çdo lloj fjalie të nënrenditur)81,

kundrinore82 Miqt s`dijtën apo s`deshtën me kallzue mâ gjatë. (Tregtar, Koliqi, fq.90), kohore83

Duke ecur gjithë ditën sokak më sokak, kërkon lecka. (Nata,Marko, fq. 102), shkakore84 Duke ecur

të përkulur drejt Semaforit… se ashtu mblidhen përkalidhet, - u përkulën e u përkulen fare nga

bataretë e papritura të mitralozit gjerman. (Nata,Marko, fq. 231), kushtore85 Me bâ me dijtë e me

të pá / se sillesh afër shtëpis sonë, / i kallzoj vllaut / e i prîj vetë / me të vrá pa kurrfarë dhimbet./

=...po ta dijë e po të të shoh...i prij vetë të të vras... (Hija, Koliqi, fq.124);, mënyrore86 E kur hyni

78 Po aty, fq. 137. 79 Po aty, fq. 176. 80 M. Camaj, Albanian Grammar with exercises, cherstomathy and glossaries, Weisbaden, 1984, fq.235. Begging on

the street is prohibidet. = Me lypë në rrugë asht ndalue. The Whole Me lypë në rrugë may be constructed as a sentence

and thus called a subject sentences. 81 Po aty, fq. 246 - 247. According to the manner in which they are joined to the main clause, the subject clause are

devided into: Subject clauses with the introductory words and Subject clauses with infinitive verbal forms, usually

without introductory words. To be master of himself is desired from every youth. – Me u ba i zoti i vehtes, lypet prej

çdo të riut. 82 Po aty, fq. 247. Object clauses without introductory words occur as a rule with infinitive verb forms. Zoja knew how

to cook well. – Zoja dinte me ba me hangër mirë. How could he know that I am a woman and not a man. – Si ka mujt

me i ra në të se unë jam grue e jo burrë. 83 Po aty, fq. 249. Temporal clauses occur in indefinite tences. While Sofron was travelling, he saw very beautiful

places. – Duke udhëtuar Sofroni pau vende shumë të bukura. 84 Po aty,. fq. 250. Causal clauses may occur in indefinite tence forms. As he did not know the foreing language, he

made himself understood with signs. – Tue mos ditë gjuhën e huej, merrej vesh me shenja. 85 Po aty, fq. 252. Conditional clauses may occur in indefinite tence forms. If I stay at home, my wife does not allow

me to stay; If I go to the field, the bear will eat me. – Me ndejë në shpi, s`më len grueja; me dalë n`arë, më han

harusha. 86 Po aty, fq. 253. Modal clauses may occur in indefinite tence forms. He gazed into spaceas though he was blind. –

Këqyrte në hapësi si me qenë i verbët.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

38

mbrenda në shtëpi, dhomat iu banë shumë të vogla. Mobiliet ndër to si mos me i pasë prekë dora e

njeriut. Gjithçka në vendin e përparshëm, si me qenë të destinueme dhe me u kalbë po n`ato vende.

(Vargje & Novela, Migjeni, fq.112), lejore87 At fytyrë t`âmbël e të njomë, shikue me mija heresh

(shikue = edhe pse shikue...), e pau papritmas me nji sy të ri. (Tregtar, Koliqi, fq. 42):, qëllimore88

Për ta forcuar më mirë, u tregonte ndonjë ndodhi e ndonjë përrallë. (Vepra 2, Spasse, fq. 119),

krahasore89 Përbri shtëpisë kishte bërë një ashef, sa për gjellët e për të mbajtur ndonjë plaçkë të

tepërt. (Vepra 2, Spasse, fq. 123).

87 Po aty, fq. 254. Concessive clauses, like other adverbial clauses, may occur in indefinite tence forms. Even if you

asked me, I will not go where you want. – Edhe duke m`u lutur, s`shkoj atje ku doni ju. 88 Po aty, fq. 254 - 255. There is alsow a purpose clauses in Albanian in the infinitive in two variants: për të + participle:

për të fitue dhe për me + fitue (vetën në geg.). He is handy at teaching other people. – Për të mësuarë botën, i vjen

ndoresh shumë. 89 Po aty, fq. 256. As in the case of the other subordinate clauses, these may alsow occur in indefinite verbal forms. The

river was so shallow that one could cross it with a team of oxen. – Lumi ishte aq i cekët, sa me kalue me parmendë.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

39

KAPITULLI II

1. Trajtimi teorik bashkëkohor i shkollave të ndryshme gjuhësore.

2. Modele të gjuhësisë italiane.

1. Trajtimi teorik bashkëkohor i shkollave të ndryshme gjuhësore.

Trajtat foljore të pashtjellura, ndërtimet sintaksore me to si dhe funksionet e tyre sintaksore janë

çështje të diskutuara jo vetëm në gramatikat tradicionale, por janë të pranishme edhe në trajtime

bashkëkohore të shkollave të ndryshme gjuhësore. Do të përpiqemi të paraqesim modele të

gjuhësisë italiane, se si trajtohen këto trajta të pashtjelluara në gramatika të ndryshme të kësaj

gjuhe. Një vend të posaçëm në këtë kapitull do t’i kushtojmë mundësisë së trajtave foljore të

pashtjelluara për të qenë kallëzues dhe aftësisë fjaliore të tyre. Gjithashtu, lidhur me këtë çështje, do

të shohim se ku takohen dhe ku ndahen trajtimet e këtyre gramatikave me gramatikat e shqipes.

Çfarë të përbashkëtash dhe çfarë të veçantash kanë ato? Trajtat e pashtjelluara të shqipes a janë afër

atyre të italishtes?

2. Modele të gjuhësisë italiane.

Në gjuhësinë italiane do të ndalemi te trajtimi i Giorgo Graff-it. Në veprën e tij Sintaksa (Strukturat

e ligjërimit), ai bën një trajtim teorik bashkëkohor lidhur me funksionin sintaksor të trajtave foljore

të pashtjelluara. Kryesisht, ky studiues ndalet te paskajorja dhe përcjellorja duke theksuar aftësinë

predikative të tyre. Pavarësisht natyrës teorike bashkëkohore që e karakterizon këtë vepër, në të

gjenden të trajtuar format e lartëpërmendura, trajtimi i të cilave shpesh është i ngjashëm me atë të

gramatikave tradicionale. Graffi thekson se në ndërtimet sintaksore me trajtat foljore të

pashtjelluara (fjalitë e nënkuptuara), ka raste që kryefjala është e pashprehshme, ka raste kur ajo

është e pranishme. Ai mbron pikëpamjen se ndërtime të tilla ndeshen vetëm në fjalitë e nënrenditura

(këtu afrohet me disa gjuhëtarë të gjuhës shqipe).

Sipas Graff-it, ekzistojnë forma fjalish të varura, që shkëputen ende më shumë nga fjalia drejtuese,

forma të tilla, që jo gjithmonë janë të njohura si fjali të varura në gramatikat tradicionale. Ato do të

quhen të varura të nënkuptuara dhe janë të ilustruara nga ndërtime me paskajore. (Gianni ha

ordinato a Maria di studiare ogni giorno. - Xhani e ka urdhëruar Marinë për të studiuar çdo ditë.)

Fjali, si: di studiare ogni giorno - Marinë për të studiuar çdo ditë, janë tipikisht të varura, sepse nuk

qëndrojnë më vete. Kryefjala e tyre nuk është e shprehshme, por mund të jetë vetëm e nënkuptuar.90

Kështu, në italisht, ashtu si edhe në shqip, nuk ekzistojnë fjali drejtuese në paskajore. Interpretimi i

kryefjalës së fjalisë së varur me folje në paskajore përcaktohet nga folja e fjalisë drejtuese. Nëse

mungon sintagma emërore në fjalinë drejtuese, interpretimi i kryefjalës së fjalisë së varur do të jetë

nga një njësi arbitrare, si: (Është koha për t’u nisur.)

Meqë kryefjala është e pashprehur në kësi lloj ndërtimesh me folje në paskajore, mund të lindin

dyshime, që ato, në të vërtetë, nuk janë fjali. Kjo është arsyeja që ato nuk janë klasifikuar si fjali në

shumë gramatika tradicionale.91

Graffi thotë se jo të gjitha fjalive me folje në paskajore u mungon kryefjala e shprehur. Kjo ndeshet

në ndërtimet kallëzore plus paskajore, e cila është e përhapur në latinishten klasike, por jo krejt e

panjohur në anglishte. (I belive him to be a fool. - Unë besoj atë me qenë një budalla). Ndërtime të

90 Georgio Graffi, Sintaksa, Tiranë 2003, fq. 159. 91 Po aty, fq. 160.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

40

ngjashme gjenden edhe në italishte. (Maria ha visto lui uscire dal cinema. -Maria ka parë atë me

dalë nga kinemaja.)

Në fjalitë shkakore me ndërtime në paskajore, kryefjala është e shprehur, por ajo duhet të qëndrojë

pas foljes në paskajore. (Ho fatto parlare Mario. - Kam bërë me folë Marion.)

Ndërtime me paskajore, vihen re në italisht, edhe në nivel stilistik të lartë, tipik të gjuhës së shkruar.

(La commissione ritiene dunque aver il candidato fornito sufficienti prove della sua maturita

scentifica. - Komisioni konsideron pra me pasë kandidati prova të mjaftueshme të pjekurisë së tij

shkencore.)

Në shqip dhe në italisht ndërtime me paskajore, të drejtuara nga folje si premtoj dhe urdhëroj, janë

struktura kryefjalë – kallëzues, pra, struktura të llojit frazal (fjali).

Përveç ndërtimeve me paskajore, në italisht gjithashtu, gjenden edhe ndërtime me përcjellore. Këto

janë shumë të ngjashme me të parat, sa i takon ndërtimit. Ka raste kur kryefjala nuk është e

shprehur, por ka edhe raste kur ajo është e shprehur e në këtë ndërtim kryefjala preferon të jetë e

paraprirë nga folja, ashtu siç ndodh me ndërtimet në paskajore.

a. Avendo incontrato di nuovo Maria, Gianni si sentiva molta felice.

Duke pasë takuar përsëri Marinë, Xhani ndjehej shumë i lumtur.

b. Avendo Gianni incontrato di nuovo Maria, la nostra storia può proseguire.

Duke pasë takuar Xhani përsëri Marinë, historia jonë mund të vazhdojë.92

Siç e shohim, fjalitë e shembullit (b) me folje në përcjellore janë shembuj tipikë të fjalisë së

nënkuptuar rrethanore dhe është krejtësisht gramatikore edhe pa pjesët me bold.

Pra, sipas Graff-it ka tri lloje strukturash predikative në kohë të pashtjelluar: 1) ato që janë të

pajisura me një kryefjalë të zbrazët; 2) ato me një kryefjalë të shprehur fonetikisht dhe të pajisur me

rasë kundrinore (të quajtur kallëzore dhe paskajore); 3) ato me një kryefjalë të shprehur fonetikisht

dhe të pajisur me rasë emërore.93

92 Po aty, fq. 165. 93 Po aty, fq. 28.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

41

KAPITULLI III

1. Funksionet sintaksore të pjesores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi, Kuteli,

Marko, Migjeni, Spasse.

2. Funksioni predikativ i pjesores

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë

2.2 Te kallëzuesit e përbërë

2.3 Te kallëzuesit emërorë

3. Funksione të pjesores te gjymtyrët e dyta

4. Shfaqje e pjesores te homogjenia e gjymtyrëve

5. Shfaqje e pjesores te dukuria e veçimit

1. Funksionet sintaksore të pjesores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi, Kuteli,

Marko, Migjeni, Spasse.

Pjesorja e gjuhës shqipe është një çështje, studimi i së cilës nis qysh me Kamardën më 1866 e

Dozonin më 1879, vazhdon më Kristoforidhin e Sami Frashërin më 1886, për të vazhduar më tej me

A. Xanonin, G. Meyerin, I. D. Sheperin, A. Xhuvanin e për të mbërritur te trajtimi më i gjerë i K.

Cipos. Për gramatikanët e kësaj periudhe pjesorja kryen funksione të ndryshme qoftë gramatikor,

qoftë sintaksor. Pas viteve ’50, kjo formë foljore e pashtjelluar studiohet nga R. Përnaska, Minella

Totoni, Shaban Demiri, Fatmir Agalliu, Enver Hysa, etj.

Dozoni e sheh pjesoren si një nga pesë mënyrat e foljes, e cila ka kuptimin e së shkuarës. Ajo ka

kuptimin vepror e pësor dhe me anë të paravendosjes së parafjalëve shërben për të formuar format e

pashtjelluara: paskajore, përcjellore pohore e përcjellore mohore, emrat prejfoljorë, etj.

S. Frashëri, atë që ne sot quajmë pjesore, e qunte paskajore. Edhe Kristoforidhi këtë e quante të tillë

në togun “do kërkuarë”. Më afër përcaktimit të sotëm të formave të pashtjelluara në përgjithësi dhe

asaj pjesore në veçanti është I. D. Sheperi, i cili sheh si pjesore tipin punuar të zhveshur nga

fjalëzat me dhe duke, pasi këto parafjalë e kthejnë pjesoren në dy format e tjera të pashtjelluara,

përkatësisht në paskajore (me punuar) dhe përcjellore (duke /tue punuar).

Gjuhëtarët e mëvonshëm, në studimet e tyre paraqesin përdorimet kryesore të pjesores, duke e parë,

më së shumti, si pjesë të formave të tjera të pashtjelluara, të kohëve të përngjitura të foljes: të

kallëzuesit foljor e emëror dhe, së fundi, pjesorja del në rolin e kallëzuesit të një fjalie të varur

lidhore. Kjo formë e pashtjelluar nuk del në rolin e kallëzuesit në një fjali të pavarur. Padyshim, që

përdorimet më të dendura të pjesores janë si gjymtyrë fjalie: si plotës ndajfoljor dhe si plotës

kallëzuesor. Pjesorja e shqipes zotëron tipare të foljes dhe tipare të mbiemrit. Këtu afrohet me

pjesoren e gjuhës indoevropiane. Profesor Kolec Topalli thekson “Në gjuhën indoevropiane pjesore

kanë qenë mbiemrat foljorë, prandaj ajo i përket pjesërisht sistemit foljor e pjesërisht sistemit

mbiemror.”94

Studiues të ndryshëm kanë patur qasje të ndryshme sa i takon aftësisë predikative të saj. Një pjesë e

tyre i njohin aftësinë kallëzuesore kësaj trajte, ndërsa një pjesë tjetër, jo. Po t’i referohemi

Gramatikës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pjesorja shihet si formë e ngurosur, por që

kthehet në mbiemër me ndihmën e nyjes. Kjo formë, në Gramatikën normative, nuk i ka kategoritë

e mënyrës, numrit, vetës, diatezës. Gjithashtu asaj i mungon edhe kategoria e kohës, për faktin se

94 K. Topalli, “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2011, fq. 1041.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

42

ajo nuk ka forma të ndryshme gramatikore, nëpërmjet të cilave të dallojë kuptimet kohore të së

tashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes.95

Prej shumë studiuesish është pranuar se shqipja ka vetëm një trajtë pjesoreje, atë të kohës së shkuar.

Përmendim këtu J. G. Hahni-n, i cili pohon se pjesorja në gjuhën shqipe kufizohet në “participin e

së shkuarës” .96 Këtë mendim përkrah edhe G. Meyer97. Në gjuhësinë shqipe këtë pikëpamje e

mbron edhe Sh. Demiraj98 si dhe K. Topalli, i cili thekson “Gjuha shqipe ka vetëm një pjesore, që i

përket së shkuarës dhe ka përgjithësisht karakter pësor, por në dallim nga gjuhët e tjera, ajo

paraqitet me forma të shumta e të ndryshme, prej të cilave disa janë të trashëguara nga gjuha

indoevropiane, kurse disa të tjera janë formuar në zhvillim të brendshëm me anë të bashkimit të

prapashtesave të kësaj forme foljore. Por pjesorja e shqipes i ka humbur kategoritë gramatikore të

gjinisë e të numrit duke u paraqitur vetëm me tipare foljore, si rrjedhim, me të nuk mund të

shprehen kategoritë gramatikore që janë tipike për sistemin emëror-mbiemror. ”99 Ndërsa Selman

Riza mendon “Pjesorja e partashme nuk përbën ndonjë mënyrë foljore të mirëfilltë, sepse trajta

përkatëse nuk shpreh ndonjë raport të fenomenit përkatës ndaj ekzistencës e, për pasojë, është e

zhveshur nga çdo kuptim mënyror efektiv. Sintaksa e pjesores së partashme shërben vetëm si

komponent (me kuptim thjeshtë leksikor) e trajtave foljore të pathjeshta e, për pasojë, kjo sintaksë e

saj, si rregull, është vetëm foljore. Jashtë këtyre trajtave pjesorja pushon së qeni foljore për t’u

kthyer në një pjesore të adjektivuar.”100

Në pikëpamjen e kohës pjesorja duhet dalluar nga paskajorja që “rrëfen” një veprim si proces,

jashtë kohës kur ai kryhet dhe përcjellores që “rrëfen” një veprim që shoqëron një veprim tjetër, i

cili kryhet në të njëjtën kohë me të. Pjesorja tregon rezultatin e një veprimi të shkuar në një çast të

caktuar të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ay ua dinte hallin Zallorëve, që duhej të flinin

dushqeve e gërxheve, me njërin sy mbyllur e tjetrin hapur. (Tregime, Kuteli, fq. 191) - Po ky

kuadër paraqiste metamorfozën e reve, shikue në perspektivën e njohun rrafshas nga sheshi i

Qytezës. (Karpa, Camaj, fq. 247). Te pjesorja duhet të kemi parasysh vendosjen e veprimit në kohë

dhe jo pasojat e tij në një nga momentet e tri kohëvë (së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes).101

Është e vërtetë që pjesorja e shqipes nuk e ka kohën si kategori gramatikore, pasi nuk krijon

opozicion formal, por si kuptim gramatikor e ka, sepse, duke u përfshirë në klasën e foljeve, e

zotëron një karakteristikë të tillë, e cila i përket kësaj klase. Shpesh pjesorja, kur paraqitet si

gjymtyrë e veçuar, mund të tregojë edhe një veprim të njëkohshëm me atë të foljes së fjalisë. Dikujt

i shihej shpata bronxi ngulë në brij, tjetrit heshta e kredhun në sy dhe ende në dorën e skeletit aty

pranë, të cilin një skelet tjetër ma i madh e kishte kapë për fyti me duer dhe ia kish zanë frymën fill

mbas vrasjes së shokut të vet. (Karpa, Camaj, fq. 212-213); Rrethue me dritë t`ylbertë, në palët e

ndërpashme të tisave, mbi lule të shkapaderdhuna an` e kând qi ruejnë përherë nji freski agimore,

flêjnë rrjesht e rrjesht, në vorrezë të ndritëshme, tue pritë ditën e zgjimit. – (Hija, Koliqi, fq.150);

Oda me dy pas bqyrat e saja, me tryeza mbushë me libra, me raft e lavabo, qëndronte në nji gjymsë

drite të lehtë. (Tegtar, K., fq.71)

Pjesoret që vijnë nga folje kalimtare kanë kuptim pësor102 Nga thellësia e ndonjë shtegu dilte ndonjë

fshatar fytyrëdjegur e i leckosur me sëpatë në krahë dhe me gomarin ngarkuar me dru përpara

(Vepra 2.,Spasse, fq. 12), ndërsa ato të foljeve jokalimtare e mesore kanë kuptim vepror103

95 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë 2002, fq. 331. 96 Albanesische Studies, Heft II, 1854, fq. 42. 97 Kurzgefasste albanesche Grammatik, 1888, fq. 42. 98 Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe (dispensë), Tiranë 1963, fq. 240. 99 K. Topalli, “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2011, fq. 1042. 100 S. Riza, Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, Tiranë 1994, fq. 150-151. 101 F. Agalliu, Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1988, fq.178. 102 Po aty, fq. 180. 103 Po aty, fq. 181.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

43

Ky varg skeletesh / rrëzue për truell / dukej si një vizatim fëmije / që don me përëqitë një valle

shokësh dora dorës përmes pak vizash të drejta nën rrotulla kokash./ (Karpa, Camaj, fq. 215)

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvprc.

Duke qenë se kjo është një trajtë mjaft e diskutueshme në rrethin e studiuesve të gjuhës shqipe në

lidhje me aftësinë predikative të saj, a duhet ta përfshijmë atë në sistemin foljor, apo jo? Nëse po,

kur duhet ta pranojmë si të tillë?

Meqënëse pjesorja ruan kuptimin foljor të veprimit ose të gjendjes, kur përdoret si fjalë më vete e

kështu mund të marrë gjymtyrë që shënon vepruesin, përfshihet në sistemin foljor, pasi këtu afrohet

me format foljore dhe përdorimi i tyre me foljet modale do dhe duhet e afron atë me format foljore

“karakterizohet nga reksioni foljor, pra, mund të marrë një plotës vepruesi ose rrethanorë;”104 tjetër

arsye pse trajta e pjesores duhet të përfshihet në sistemin foljor është edhe pjesëmarrja e saj në

ndërtimin e formave foljore analitike dhe sintetike. Atë mund ta përdorim me vlerën e një kallëzuesi

foljor, kallëzues emëror si dhe në fjalitë hipotetike lidhore, kohore, shkakore.

Aftësia predikative e pjesores vihet re edhe kur kjo formë e pashtjelluar ndërton fjali

njëkryepërbërëse pavetore, si: Shpella, simbas fjalës së bariut, kishte fshehtësitë e veta që nuk

duheshin zbulue dhe për nderim të atyne që kanë sosë ditët e undit aty mbrendë. (Karpa, Camaj, fq.

185); Luftë do të thotë punë, duhet punuar shumë për të rindërtuar vendin, për të ngritur shtëpitë

tuaja. (Vepra 2, Spasse, fq. 214); Kishte bërë një copë rrugë, pastaj i ra ndër mend se duhej shkuar

në stacion. (Hasta, Marko, fq.252);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Fjvkr.

Si gjymtyrë më vete pjesoren e ndeshim, më së shumti, në funksionin e përcaktorit kallëzuesor të

kryefjalës, kundrinës dhe si përcaktor i veçuar, si dhe pas foljeve me vlerë modale do dhe duhet.

Me studimin e kësaj të fundit janë marrë shumë studiues. Kështu, S. Mancaku ka studiuar

përdorimet e saj te Buzuku, sipas të cilit gjendet vetëm një rast i tillë... por ajo ditë tȳ të duhetë

shkuom ndë e dashunë Tenëzonë... Kjo formë ka tërhequr vëmendjen e studiueve, sepse nga ana

funksionale shërben si paskajore, kurse formalisht, e vështruar nga pozitat e shqipes së

dokumentuar, paraqitet si pjesore. Sipas tij “Pjesorja e përdorur në ndërtime të tilla është sjellë si

argument për të provuar ekzistencën e një paskajoreje sintetike pa pjesëzën “me” në shqipen e

lashtë.”105

Pjesorja e vendosur pas foljeve me vlerë modale do e duhet shihet në një këndvështrim ndryshe nga

Riza, i cili thotë: “Pas formës së ngurosur do të foljes dashur dhe formave të pangurosura duhet,

duhen të foljes u dashur, e sheh si paskajore reliktore joveprore, e cila nuk merr dot pjesëzën

diatetike u p.sh. “do parë kjo punë” apo “duhet parë kjo punë”.106

104 Po aty, fq. 175. 105 S. Mancaku, Ndërtime me foljet modale mund dhe duhet te Gjon Buzuku, S.F 3, 1979, fq. 153-154. 106 S. Riza, Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, Tiranë 1994, fq. 257.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

44

Mbi bazën e pjesores ndërtohet edhe forma analitike e tipit pa bërë (e njëvlershme me tipin me ba të

gegërishtes), e cila ndërtohet me anë të pjesëzës pa + pjesore dhe njihet si forma e pashtjelluar

mohore. Lidhja është aq e ngushtë, saqë është e pamundur të bëhet veçimi i tyre si dy pjesë të

ndryshme të ligjeratës. Edhe pse kjo formë ka si bazë pjesoren ajo dallon prej saj.

Së pari; foljet veprore kalimtare, kur përdoren në formën mohore, kanë kuptim vepror, ndërsa

pjesorja ka kuptim pësor. Kështu që, kjo formë e pashtjelluar, ka aftësinë të marrë edhe kundrina të

drejta edhe të zhdrejta, të shprehura me emra e përemra, si dhe me trajta të shkurtra të përemrave

vetorë.107 Drandja, pa çue syt nga fija e pênit të shtjellun , zû të kallëzoj mâ parë disa punë të saj

mandej ato të gjindes, tue dalë prej nji llafje në tjetrën me at udobi kapërcimesh qi vetëm grát kanë

në biseda të tyne. (Hija, Koliqi., fq.36); Unë e kuptoj përparimin e nxënësve edhe pa ardhur atje.

(Vepra. 2.,Spasse, fq. 81); Veç kësaj, humbi ky vit pa më lënë gjurmë të mëdha kujtimi, humbi duke

më lënë përsëri zero. (Pse, Spasse, fq. 61); Ajo që më parë nuk duronte, pa ndenjur pranë meje dhe

pa më bërë njëmijë përkëdhelje fjalësh, ajo pra as që pranoi të më thotë një “Tungjat-jeta!” (Pse,

Spasse, fq.144); Pa më dëgjuar zërin! Pa më qortuar, pa më thënë: “ Rrihmë o pirate i egër!”

ndërroi përsëri zërin….(Nata, Marko. fq. 105);

Me të ardhur vapori, / pa e lajmëruar më parë, / siç ishte zakoni,/ i thanë / të mblidhte plaçkat / se

do të nisej për në Ponca./ (Nata, Marko, fq. 176).

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvkh. Fjvkh. Fjvmn

Fjvshk.

Fraza e mësipërme përfshin në gjirin e saj dy pjesore në forma të ndryshme; e para, e shprehur në

tipin me të ardhur (ku pjesorja ka predikativitet dhe ka kryefjalë të ndryshme nga folja drejtuese), e

dyta, në tipin pa e lajmëruar (ku pjesorja shërben për të ndërtuar mohoren, e cila ka marrë

kundrinën e drejtë, të shprehur me trajtën e shkurtër e).

Së dyti; mohorja ka kategorinë e diatezës dhe një kuptim kohor të kushtëzuar. Madje, këtu ky tip

del edhe me pjesëzën u në formën pa u bërë, si në shembujt e mëposhtëm: Ata nuk shiheshin pa u

afrue vargjeve të fiqve e kumbullave, varë kryq e tërthorazi kudo nën hajate e tanda…(Karpa,

Camaj, fq. 34); Mbasi populli nuk dinte të lexojë, revista ngeli pa u shitë. (V.& N.,M. fq. 88); Babai

pa u thelluar më tutje, por edhe mbasi i kishte ardhur mbas qejfit kjo fjali, u ngrit nga kreu i tryezës

dhe i tha Naumit… (Pse, Spasse, fq. 29); Pa mbaruar fjalën mirë, / na shkon i zoti me të bir…

(Vepra 5, “Plepi dhe qershia”, Kuteli, fq.104);

Dhe pa mbaruar mirë fjalën, / “Gjatolliu” këputej / e binte poshtë / sikur e thëthinte gremina. /

(Tregime, Kuteli, fq. 65);

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvkh. Fjvmn

107 ASHRPSH, Fonetika dhe gramatika e gjuhes së sotme letrare shqipe, Tiranë 1976, fq. 288.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

45

Siç vihet re në njësinë kallëzuesore të shkëputur nga vepra e Kutelit “Tregime të zgjedhura”,

kuptimi kohor i mohores del i kushtëzuar nga folja e fjalisë drejtuese.

Së treti; mohorja mund të marrë një kryefjalë të ndryshme nga folja drejtuese: Pa qitë mirë fjalën

prej goje, gjashtë pushkë tjera jehuen gjëmueshëm nëpër shpellë. (Hija Koliqi, fq.99); Marku m`u

ftoh në prêhën, pa kênë un e zoja me bâ kurrgjâ për tê. (Hija, Koliqi, fq.143); E moj, Ditkë, ajo

shkoi e vate, po unë mos vdeksha pa futur parmendën në selishtë e pa parë Drizën naa,

shesh!(Vepra 2, Spasse, fq. 356);

Pa u ulur mirë / trokiti dera./ (Nata, Maro, fq. 285);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Njësia predikative e lartshkruar është tipike e rastit kur mohorja ka funksion kallëzuesie dhe

kryefjala, edhe pse e pashprehur, kuptohet108, është e ndryshme nga ajo e fjalisë drejtuese (dera).

Në shqipen e shkruar rrallëherë ndeshet edhe një formë e mbipërbërë e tipit pa pasë bërë. Kjo formë

do të quhet kohë e kryer në kundërvënie me tipin pa bërë e cila konvencionalisht mund të quhet

kohë e tashme.109

Në anën tjetër, / pa e pasë argumentue tezën, / kalon, / apo ma mirë të themi, / tret në spekullime, /

kinse intervalet e rikthimeve të frymës qenkan fleksive / dhe ban kinse / e pranon / se trashëgimsia e

frymës i përkitka një sfere strukturash shpirtnore / që nuk kapen lehtë nga intelekti ynë./ (Karpa.

Camaj, fq.278-279).

Fjkry. Fjdr. Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvkun. Fjvmn - Fjvkun.

Fjvprc.

Formën e pashtjelluar mohore e gjejmë në një laryshi përdorimesh, madje edhe në ndërtime me

funksione të ndryshme, të cilat po i trajtojmë më poshtë duke i ilustruar me shembuj të vjela nga

veprat e autorëve të studimit tonë.:

a. Me funksion kallëzuesori pas foljeve: jam, kam, mbetem, rri, lë, etj.: Tue mbajtë uzdajë se nuk

do të rrinte shtëpi pa u marrë ka nji, i porosita me turra. (Tregtar, Koliqi, fq.10); Kishte pothuajse

shtatë vjet pa kremtuar Pashkët në katundin tim. (Pse, Spasse, fq. 134);

Mendja e njeriut ndryshon, / dëshira e tij qënka e pa qëndruar e pa zonja për punë dashurie. (Pse,

Spasse, fq. 38);

108 Njësia sintaksore është fjali njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuar ku folja është në vetën e II njëjës dhe nuk

tregon bashkëfolësin, por njerëz në përgjithësi, ku mund të përfshihet bashkëbiseduesi, por edhe vetë folësi. Gramatika

II, Tiranë 2002, fq.383. 109 ASHRPSH, Fonetika dhe gramatika e gjuhes së sotme letrare shqipe, Tiranë 1976, fq. 290.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

46

Fjdr.

Fr.

Fjvka.

b. Me funksion kohor e shoqëruar me lidhëzat nënrenditëse sa, si dhe pjesëzën që: Pa qitë mirë

fjalën prej goje, gjashtë pushkë tjera jehuen gjëmueshëm nëpër shpellë. (Hija Koliqi, fq.99); Po

largoheshin, largoheshin aq pa gdhirë e aq fshehurazi! (Vepra, 2, Spasse, fq. 10);

Por e tërë kjo e keqe t`i vinte / që pa filluar nga detyra?!/ (Vepra 2,Spasse, fq. 45);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Sa pa bërë disa hapa, takonte ndonjë shoqe dhe, pas të përshëndeturit, fjalët e para ishin… (Vepra,

2, Spasse, fq. 105); Sefedin Sefedini i mori dorën zonjës së madhe, i mori dorën nënës e shembrës

së kësaj, që e donte si sytë e ballit, puthi motrat e u nis pa lindur dielli. (Tregime, Kuteli, fq.67);

Sa pa i menduar mirë këto, / hyri e ëma e Shpresës bashkë me teto Katën. /(Vepra 2, Spasse, fq.

134);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

c. Me funksion mënyror: Kjo dëshmonte se dheu ishte rrëzue nga nalt jo në trajtë shembje mysa-

mysa, po në gjendje balte të imët e të yndyrshme tue kullue dalngadalë mbi ato objekte, pa i luejtë

vendi. (Karpa, Camaj, fq. 207); Ndjenja e një pasigurie e pushtoi dhe shikonte para vetes pa guxue

me çue syt në Luken. (V.& Novelat, Migjeni, fq.138); Edhe unë e mbaja me dorën e mëngjër, pa i

hedhur sytë. (Nata, Marko, fq. 120);

Pa dhënë asnjë përgjigje / Driza u kthye për në shtëpi / se dhimbja në ije i filloi përsëri. (Vepra 2,

Spasse, fq. 349).

Fjdr.

Fr.

Fjvmn. Fjvshk.

Pa pasur marrëdhënie të ngushta me zemrën e familjes, me nënën dhe motrën e nxënësit,/ nuk

duhet të priste mrekulli nga puna e saj. (Vepra 2, Spasse, fq. 120);

Fjdr.

Fr.

Fjvksh.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

47

Ajo që vëmë re në shembujt e mësipërm është fakti se, pothuajse të gjitha përdorimet e formës së

pashtjelluar mohore, dalin në periudha me një fjali të varur përkatësisht: kallëzuesore, kohore,

mënyrore e kushtore.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

48

2. Funksioni predikativ i pjesores

Kallëzuesi në gjuhën shqipe është foljor i thjeshtë e i përbërë, si dhe emëror. Mënyrat e të

shprehurit të kallëzuesit janë të ndryshme, përfshirë këtu, si format e mirrëfillta foljore, ashtu edhe

format foljore të pashtjelluara. Pikërisht, te këto të fundit do të ndalemi në këtë çështje.

Meqë kallëzuesi është gjymtyra kryesore apo boshti i fjalisë dykryegjymtyrëshe, i cili hyn në

marrëdhënie me kryefjalën, a janë të afta trajtat foljore të pashtjelluara ta kryejnë këtë funksion?

Nëse po, kur e kryejnë atë?

Trajtat foljore të pashtjelluara shprehin marrëdhënie rrethanore e objektore në rastet kur janë bosht

në një togfjalësh foljor. Në këto raste janë sinonimike me fjalitë e nënrenditura, gjithësesi ekzistojnë

ndryshime mes tyre.

Mungesa e treguesve morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën, bëjnë që forma të tilla jo gjithmonë

t’u përgjigjen kërkesave të kallëzuesit si dhe kërkesave të gjymtyrës kryesore të një fjalie

njëkryegjymtyrëshe të nënrenditur.

Në ndërtime të veçanta sintaksore, trajtat foljore të pashtjelluara kryejnë funksionin e kallëzuesisë.

Kjo ndodh vetëm në ato raste kur ato lidhen me një kryefjalë të shprehur me emër ose përemër në

rasën emërore dhe hyjnë në marrëdhënie kallëzuesore me to. Vetëm në këtë rast mund të flitet për

funksion kallëzuesor të këtyre trajtave.

Pjesorja në gjuhën shqipe nuk shfaqet si kallëzues i një fjalie të pavarur. Siç e kemi përmendur,

pjesoren e ndeshim në periudha me fjali të varura, kryesisht, lidhore, kohore e shkakore.

Pjesorja del në rolin e kallëzuesit të një fjalie të varur:

a. lidhore: Ish një djalë i varfër pa nënë, pa baba mbeturë / që kish mbetur. Anzat e kishin

pushtue fare atë vend sidomos kasollën dërrasash, / ndërtue (që ish ndërtue) ma vonë aty /

ku kishte qenë dikur lami i drithit./ (Karpa, Camaj, fq. 34);

Fjdr.

Fr.

Fjvv. Fjvprc

U trillue dhe rrethana e shkaqe të tragjedisë ndër të tjera u banë analiza mbi psikën e vajzës së

privilegjueme, llastue (e cila ish llastue) nga të gjithë edhe prej kalit vetë që e paska bartë flutur në

shpinë nëpër shkambij, tue rrezikue veten, sall për t`i dëshmue Juditës se me çfarë përkushtimi i

shërbyeka. (Karpa, Camaj, fq. 124); Në krye të tri ditëve, mbasi e pat dëlirë hapjen një metër e

gjysmë nalt e një gjanë, i doli struktura e hapësisë, një vend me trajtë të rrumbullakët, rreth e rreth

shkamb granit lëmuet, ana bazore e një pusi, mbushë (i cili ish mbushë) më dhé të kuq, mbas gjase

prej vendbanimit të ngujuemit deri në krye të shkambit. (Karpa, Camaj, fq. 208); Po derdhja e dheut

lehtas, miell e miellazë teposhtë, dhe rrokullisja e zhurinës nuk mejti rreth e përreth Barnatarit,

zhytë (i cili qe zhytë) në pikëllim, mbrendë në jehonën e vajit. (Karpa, Camaj, fq.220); Ky aforizëm i

papritun, shqyptue (që ish shqiptue) nga ai zâ me tingujt metalikë, ia shpartalloi djaloshit sigurinë

krenare të zakonshme. (Tregtar, Koliqi, fq.6);

Fytyra e saj / mbushë (që ish mbushë) me rrudha / ndritte / kur i qeshën syt / që i kishin mbetun

të gjallë e të ri si zâni muzikuer./ (Tregtar, Koliqi, fq.80);

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

49

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvkh.

Fjvprc.

Ajo mbeti në këmbë me pallton hedhur (të cilën e kishte hedhur) krahëve me çantën në njërën dorë,

me trastën në dorën tjetër dhe me një vështrim të ngulur tej, përpara saj. (Vepra 2, Spasse, fq. 185);

Një xhandar kaluar (i cili ishte kaluar) e goditi me kamxhik në fytyrë, me sa fuqi kishte. (Vepra 5,

Kuteli, fq.383); Disa pa kasketë e disa me kasketë hedhur shkujdesur. (Nata, Marko, fq. 257)

b. kohore: Ky aforizëm i papritun, shqyptue (kur shqiptohej) nga ai zâ me tingujt metalikë, ia

shpartalloi djaloshit sigurinë krenare të zakonshme. (Tregtar, Koliqi, fq.6);

Natën para kish ardhun vllau i saj prej Tirane, vonë: / marrë vesht punën (si mori vesht punën,),/

dalë e ruejtë derën e Luigjit (pastaj doli e ruejti)/ edhe qitë pushkë në këtë/ kur ky doli me të motrën

e atij / për m`e përsjellë natën kah shtëpija. /(Tregtar, Koliqi, fq.92-93);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Fjvkh. + Fjvkh. Fjvkh.

Fjvkh. Fjvqll.

Shpesh ai humbte ashtu, rrëmbye (kur rrëmbehej) në hov t`ândrrimeve. (Tregtar, Koliqi, fq.135);

Me copa prrallash, ndigjue (pasi i kishte dëgjuar)prej Vidës, hartonte prrallën e detit. (Tregtar,

Koliqi, fq. 30); Ky është i nipi, Hajrushi, njëzet e një mot djalë, sapo martuar. (Tregime, Kuteli, fq.

270);

Në shembullin e fundit vihet re një dukuri që nuk ndeshet përgjithësisht në gjuhën shqipe, pikërisht

pjesorja e paraprirë nga një lidhëz kohore sapo. Këtu shqipja dallohet prej disa gjuhëve të tjera.

b. shkakore: Hilushi, i cili foli pak deri aty, nxitë (për shkak se ishte nxitë) ndoshta nga

dheshku i hollë qi shlironte pranija e vajzes, u lëshue në nji bisedim lyrik. (Tregtar, Koliqi,

fq.61); Sefedini nuk luftonte dot si shumë të tjerë, futur (sepse ish futur) në gropë. (Tregime,

Kuteli, fq. 68); Po kështu, kështu… vrarë… mbytur… nga… Bubu, sa e frikshme që është.

Vrarë (sepse është vrarë) nga vetë nëna, nga vetë babai! (Vepra 2, Spasse, fq. 459);

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

50

Të dy qëndruan në këmbë ballë për ballë,/ të dy mendonin me ankth: /Vrarë (sepse ishin vrarë) të

tre nxënësit më të mirë; / vrarë (të cilët ishin vrarë) nga gjermanët, / vrarë (sepse ishin vrarë) si

burrat. / (Vepra 2, Spasse, fq. 189);

Fjdr.

Fr.

Fjvshk. Fjvshk.

Fjvprc.

d. qëllimore: Ajo di edhe një ngjarje tjetër të përgjakur: / Telemak Gërmenji e Mendu Zavalani, /

që sapo ishin hedhur këndej,/ fshehur (me qëllim që të fshiheshin), / se i ndiqte krali i sërbit, / nuk

ikën dot për Korçë në luftë e sipër./ (Tregime, Kuteli, fq. 242).

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvprc. Fjvshk.

Fjvqll.

e. kushtore: Shikue (po të shihej) thjesht nga pikëpamja e metodës gërmuese / Barnatari ia kish

nisë punës mbrapshtë, kundra rregullave arkeologjike. (Karpa, Camaj, fq. 210).

Fjdr.

Fr.

Fjvksht.

Ndërtime të tilla, që, në pamje të parë, interpretohen si ndërtime me vlerë kohore, shkakore a

kushtore, janë ndërtime me pjesore në funksion të një përcaktori të veçuar, ku marrëdhënieve

përcaktore, që janë mbizotëruese, u mbishtohen marrëdhëniet rrethanore dytësore.

Ajo çka duhet të theksojmë është që përdorim më të shumtë të pjesores në rolin e kallëzuesit

ndeshet në fjalinë e varur lidhore. Ky ndërtim ndeshet, pothuajse, te të gjithë autorët e studimit tonë,

por, më së shumti, te Camaj, e kështu mund të themi se është pjesë e stilit të tij. Jo rrallë, kjo dukuri

ndeshet edhe te vepra e Koliqit. Nuk mund të lëmë pa përmendur, që vepra e këtij të fundit, dallohet

për përdorimin e pjesores në rolin e kallëzuesit në fjalinë e varur kohore e shkakore, të cilat, jo pak,

ndeshen edhe te Spasse.Trajta e pjesores përfshihet në sistemin foljor, sepse shërben për ndërtimin e

formave foljore analitike. Kjo formë shfaqet kur pjesorja është pas foljes jam dhe kur nuk

këmbehet me pjesoren e paranyjëzuar.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

51

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë

Kallëzuesi foljor mund të jetë i thjeshtë dhe i përbërë. Kallëzuesi i thjeshtë shprehet me forma

foljore të ndryshme, por edhe me forma foljore të pashtjelluara.

Siç e kemi theksuar edhe në çështjen e mësipërme, trajtat foljore të pashtjelluara shprehin

marrëdhënie rrethanore e objektore në rastet kur janë bosht në një togfjalësh foljor.

Jo gjithmonë këto forma u përgjigjen kërkesave të kallëzuesit si dhe kërkesave të gjymtyrës

kryesore të një fjalie njëkryegjymtyrëshe të nënrenditur, për arsye të mungesës së treguesve

morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën. Gjithësesi, në ndërtime të veçanta sintaksore trajtat

foljore të pashtjelluara kryejnë funksionin e kallëzuesisë, përmendim këtu ato raste kur ato lidhen

me një kryefjalë të shprehur me emër ose përemër në rasën emërore dhe hyjnë në marrëdhënie

kallëzuesore me to. Vetëm në këtë rast mund të flitet për funksion kallëzuesor të këtyre trajtave.

Kallëzuesit e shprehur me forma të pashtjelluara përdoren vetëm në periudhë, në fjali të

nënrenditura ose në fjali të bashkërenditura. Funksionin e një kallëzuesi foljor të thjeshtë të dytë e

luajnë edhe pjesorja bashkërenditëse pranë foljeve të lëvizjes e të gjendjes, që tradita e vonë i

trajton si përcaktorë kallëzuesorë të veçuar.110

Kjo âsht një poezi / dalë me bimën e parë… (P. “Ngjarje e paharueshme”, Camaj, fq. 63); Rrogtari

me çakçirë, qi shërbente pa folë, nj`at herë kishe prû pemët: nji çini të madhe mbushë me zerdelija

e me fiq të zez. (Hija, Koliqi, fq.90); Grat i gjet të rrjeshtueme n`odë t`et, të gjitha mbulue kryet me

ruba të zeza. (Tregtar, Koliqi, fq. 48); Pyetje të ngashtrueme vizatue në terr! (Tregtar, Koliqi, fq.67)

Tipi me të dalë zakonisht përdoret në fjali të nënrenditura kohore.111 Me të shkuar i pyeti nëse

kishin nevojë për ndonjë send… (Vepra 2, Spasse, fq. 13); Me t`u platitur vala e parë e gëzimit,

stërgjyshja i tha: - Bir, zgjidh e merr një nuse. (Tregime, Kuteli, fq. 66); E me t`ju mbyllur u hodh

prapë në luftë, sepse krali i Sërbit kishte shkelur Dibrën, kish vënë zjarr anembanë, kish çnderuar,

kish vrarë. (Tregime, Kuteli, fq.68);

Me të hyrë çupat me enë në duar,/ ne nisnim e blegërinim të gjithë me një zë, si ata keçat kërthinj /

kur u teket për gji. (Tregime, Kuteli, fq. 82);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvprc.

Me të mbyllur sytë vinte e na pllakoste një hije e zezë, si plane, plumb e rëndë. (Tregime, Kuteli, fq.

113); Me t`u çelur dera, unë u bëra kureshtare dhe e pieta, italianin me këmbën e drunjtë. (Nata,

Marko, fq. 132); Unë mendoj që, me të shkelur në Siçili, të ikim. (Nata, Marko, fq.251);Me të

mbaruar lufta, do të martohem me një vajzë nga Sirra Morena! (Hasta, Marko, fq. 27); Po, me të

bërë pesë hapa, edhe ai u gudit dhe ra pa frymë. (Hasta, Marko, fq.78);

Të jesh në atë gjendje / dhe të ndiesh një të dridhu me të parë dy sy spanjolleje, / kjo është

marrëzi./ (Hasta, Marko, fq. 83);

110

M.Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë), Tiranë 2012, fq.148 111 ASHSH, Gramatikës 2, Tiranë, 2002, fq.180

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

52

Fjdr.

Fr.

Fjvkr. Fjvkr.

Fjvkh.

Tipin me të dalë e ndeshim në gjuhën e të gjithë autorëve të studimit tonë, por më shpesh te Kuteli,

Spasse e Marko. Ky përdorim më i shpeshtë në gjuhën e këtyre autorëve, mendoj se është

favorizuar për shkak të përdorimit të lidhores në gjuhën e arealit gjuhësor, prej të cilave vijnë edhe

Spasse, Kuteli e Marko. Por, një përdorim të tillë e ndeshim edhe te Camaj, kjo sepse, pjesë e stilit

të tij është përdorimi i lidhores dendurisht, përkrah paskajores gege. Vecse, në qoftë që tek autorët

e sipërpërmendur nga Jugu, trajtave të pjesores që përbëjnë predikativitet, u përgjigjen kryefjalë

referente (përkatëse), në veprat e shkrimtarit nga Veriu (Camaj), nuk ngjet përherë kështu: krahas

ndërtimeve të njësive kallëzuesore me pjesore, që kanë në përbërje edhe subjektin, ndeshim edhe

struktura të tilla ku formave të pashtjelluara pjesore nuk u përgjigjet një kryefjalë, megjithëse njësia

ka vlerën e fjalie kumtuese; për shkak se folja – kallëzues e fjalive drejtuese luan rolin e predikatit.

P.sh. Me të pamë të atij vendi, s`do të kishim ma dëshira të tjera. (Karpa, Camaj, fq. 104); Këtu,

folja e fjalisë drejtuese “...s`do të kishim ma dëshira të tjera.”; megjithëse edhe vetë pa kryefjalë

fonetikisht të realizuar (mbasi gjurma flektive... do të kishim ... na tregon kryefjalën përemërore ne),

e cila shërben edhe si subjekt për fjalinë e varur.

Tipi një të dalë përdoret më shpesh në periudha me fjali të bashkërenditura.

Me një të thanë këto fjalë, njeriut të Kopshtit iu përzien rrudhat në fytyrë. (Karpa, Camaj, fq. 89);

Barijtë / me një të dukun në skenë / e me një të ulun në tryezat e shtrueme, / e morën në dorë

fuqinë mbi Qytezë / edhe nga sa ata nuk patën frikë / t’i venë në gojë prodhimet e pandehuna

përlyese me murtajën e tokës. /(Kapa, Camaj, fq. 137);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvkh. Fjvshk.

Fjvkun.

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

53

2.2 Te kallëzuesit e përbërë

Dihet që kallëzuesi i përbërë foljor formohet nga dy fjalë kuptimplote, nga të cilat e para tregon një

mënyrë veprimi ose modaliteti, kurse e dyta shpreh një veprim.112 Ka mënyra të ndryshme të

formimit të këij tipi kallëzuesi. Një ndër mënyrat e formimit të kallëzuesit të përbërë në gjuhën

shqipe është folja dua në të tashmen e dëftores, veta II, III njëjës e shumës + folje në formën e

pjesores. Ky ndërtim i jep kallëzuesit kuptimin modal të domosdoshmërisë. Kështu, foljet do, dua,

duhet shprehin mënyrën e modalitetit (domosdoshmërinë), ndërsa pjesorja shpreh përmbajtjen

leksikore dhe një veprim që duhet të realizohet. Zakonisht pjesorja në shqip tregon një veprim në të

shkuarën, por kur ajo përdoret me foljet: do, dua, duhet tregon veprim në pamjen më abstrakte, gjë

që e afron me paskajoren. Kjo mund të ndodhë, se ka të ngjarë që pjesorja e shqipes në një periudhë

të hershme mund të ketë qenë një paskajore e thjeshtë, sintetike e gjuhës shqipe. Këtë do ta shohim

në ilustrimet e mëposhtme: Barnatari do mbajtë gjallë deri në fund jo vetëm se asht i ri, shi sepse

ky i gjallë hap perspektivë rrugëdalje në gjendjen e kapërthyeme në të cilën gjindemi. (Karpa,

Camaj, fq. 145); Operacioni do krye mbrenda një gjysëm ore... (Karpa, Camaj, fq. 166); “Duhet

pyetë vajza” vërejti pajtueshëm Katallani, as me qenë vetëm gja formale pranimi i saj. (Karpa,

Camaj, fq. 144); Shpella, simbas fjalës së bariut, kishte fshehtësitë e veta që nuk duheshin zbulue

dhe për nderim të atyne që kanë sosë ditët e fundit aty mbrendë. (Karpa, Camaj, fq. 185);S’duhet

përzie Bajrami me vjedhësit e zakonshëm edhe ai ban tregti. (Tregtar, Koliqi, fq. 146); Luftë do të

thotë punë, duhet punuar shumë për të rindërtuar vendin, për të ngritur shtëpitë tuaja. (Vepra 2,

Spasse, fq. 214); Duhet menduar që tani për të ngritur në këtë vend shkollën shtatëvjeçare të

përbashkët Grykas – Pishë. (Vepra 2, Spasse, fq. 260); Duhet shpëtuar abisinasi! (Hasta, Marko,

fq. 78); Kishte bërë një copë rrugë / pastaj i ra ndër mend / se duhej shkuar në stacion. /(Hasta,

Marko, fq.252);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Fjvkr.

Për studiuesin Shaban Demirai foljet “do, duhet” kur ndiqen nga një folje në lidhore ose një pjesore,

shërbejnë për të paraqitur si të mundshme ose të detyrueshëm veprimin e shprehur nga folja, që vjen

menjëherë pas tyre.113 Po ai duhet vrarë! (Hasta, Marko, fq.36); Së bashku me luftën, duhet bërë

edhe revolucioni! (Hasta, Marko, fq.38); Duhet shkallmuar fashizmi.(Hasta, Marko, fq.69)

Edhe studiuesi Besim Bokshi është marrë me çështjen e pjesores. Për të, folja “duhet” është bërë

pavetore, si në bashkëvajtje me lidhoren, ashtu edhe më paskajoren gege, ndërsa me pjesoren ajo

është njëvetore. Folja “do”, e cila është në formë veprore, në bashkëvajtje me pjesoren është në

funksion të foljes gjysmëndihmëse modale, kjo është bërë nën ndikimin e formës pësore “duhet”;

kështu kallëzuesit modalë: duhet thënë/thanë dhe do thënë/thanë etj. janë sinonimikë. Pjesorja e ka

ruajtur kuptimin pësor si rezultat i lidhjes së saj me formën “duhet”. Për të krijuar një kallëzues

modal, folja modale e vetës III njëjës, forma pësore, hyn në relacion me pjesoren.114

112 ASHSH, Gramatikës 2, Tiranë, 2002, fq.183. 113 Sh. Demiraj, Gramatika e gjuhës shqipe për shkollën pedagogjike, Tiranë, 1971, fq. 217. 114 B. Bokshi, ASHAK, Pjesorja e shqipes (Vështrim diakronik), Prishtinë, 1998, fq. 122.

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

54

2.3 Te kallëzuesit emërorë

Kallëzuesi emëror përbëhet nga dy pjesë: këpujës dhe gjymtyrës emërore, (folja këpujë jam,

zakonish është në vetën III njëjës e shumës + një emër, mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje,

formë e pashtjelluar, shprehje frazeologjike, etj). Të dy pjesët e kallëzuesit emëror formojnë një të

tërë, ku kuptimi gramatikor dhe ai leksikor shprehen prej dy fjalësh vërtet të ndryshme, por me një

lidhje të ngushtë midis tyre. Shpesh kallëzuesi emëror ngatërrohet me kallëzuesin foljor, kur ky i

fundit shprehet me forma foljore analitike. Ajo që i dallon këta kallëzues është: kur këpuja vendoset

pas pjesores, pa ose me mbaresë të përparme, kemi kallëzues emëror (Qeni lidhur është)115. Çue,

pra, ishem, si kallzova. (Tregtar, Koliqi, fq.90); Dale të shoh: hapur është dera. (Hasta, Marko, fq.

243);

Ndërsa për Sheperin edhe ndërtimi jam + pjesoren e foljeve të tjera përbën kallëzues foljor:

Gjithçka asht parashikue dhe paracaktue nga rrethanat, fjalët tona, pyetjet e tua dhe reaksionet e

të dy palëve. (Karpa, Camaj, fq. 90); Përse ashtë dashë të vijë një i huej nga Agripa për të ba gjithë

këto mrekullina? (Kapa, Camaj, fq. 134); Por ai s’vuente nga të nxetit: pak përpara ishte çue prej

gjumit, ishte la e freskue mirë e mirë me ujë pusi, ishte veshë me kujdes mbasi ia merrte mendja se

shum sy do ta përcjellshin udhës nga birat e dyerve e nga grilat e dritoreve. (Hija, Koliqi, fq.104);

E drue fort se jam gabue. (Tregtar, Koliqi, fq.8); Nata asht ba me fjetë, jo me këndue. (Tregtar,

Koliqi, fq.11); Trút tona janë mësue m`u rrokullue mbi shina të nji letrësije të vjetrueme. (Tregtar,

Koliqi, fq. 23); “ Në luftën e Gjirit janë fikë njëqind e pesëdhjetë Hanedanë fisnikë të këtij qyteti

dhe janë shkretua shtëpitë e tyne e prandaj qyteti ka fillue me u ba “harap”…(Vepra 5, Kuteli,

fq.190); Mbledhur nga të katër anët e Italisë për të përfaqësuar ekspozitën e gjallë të fashizmit.

(Nata, Marko, fq. 87); Ne jemi tradhëtuar qindra herë. (Hasta, Marko, fq. 69); Se ti nuk je martuar.

(Nata, Marko, fq. 72); Sa qenke rritur!.... Je fejuar? (Hasta, Marko, fq. 121); Shiko atje si janë

shtrirë me çallma si hoxhallarë! (Hasta, Marko, fq.266);

E urrete / qysh se i ishte ba e ditun / se nuk do të martohesh kurrë me Boën. / (Kapa, Camaj, fq. 84);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Fjvkr.

Ata / që mbledhin të vrarët, / janë mësuar me të tilla pamje./ (Nata, Marko, fq. 78);

Fjdr.

Fr.

Fjvprc.

Në funksion të kallëzuesit emëror, pjesorja del detyrimisht vetëm me mbaresë dhe me rend të

ngulitur të përmbysur. Sepse Plaku i Karpës ishte shqiptar e shqiptari, thonë, nuk jepet lehtë

115

M.Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë), Tiranë 2012, fq.157.

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

55

sidomos, kur asht i kërkuem prej armiqve të vritet. (Kapa, Camaj, fq.129); Si ishte e mundun të

mos ketë vrojtë katër duer? (Kapa, Camaj, fq.190);

Vajza quhej Lejda / dhe ishte e përmendun në fis,/ jo vetëm se ia thoshin kështu,/ por sepse ajo

pruni një rism në Karpë, barjen e fustanit të lashtë / që ia përngjet kiltit skocez. / (Kapa, Camaj,

fq.257);

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvshk. + Fjvshk.

Fjvprr.

Më fal! Jam e këputur! (Hasta, Marko, fq. 236); Ishte i vdekur nga lodhja dhe nga hataja e madhe

që pësuan. Ishte i prekur nga braktisja që i bënë Alfredos. (Hasta, Marko, fq. 271);

Dukej / se ishte i lodhur. (Hasta, Marko, fq. 291).

Fjdr.

Fr.

Fjvkr.

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

56

3. Funksione të pjesores te gjymtyrët e dyta

Pjesorja e gjuhës shqipe njeh disa funksione. Ajo mund të dalë si “përcaktor (me bashkim e me

përshtatje, por, në rastin e këtij të fundit, pjesorja është me mbaresë të përparme. – Libri i botuar u

mirëprit.)”116; si rrethanorë: kohe, mënyre. Si përcaktor kjo trajtë e pashtjelluar del e paveçuar dhe

e veçuar. Këtë të fundit do ta trajtojmë më poshtë në kapitullin “Dukuria e veçimit”.

1. Në funksionin e përcaktorit të një emri, pjesorja shoqërohet, pothuaj, gjithmonë nga një gjymtyrë

përcaktuese që e ndjek atë. Është pikërisht kjo gjymtyrë që thekson karakterin foljor të saj: I vinte

ma lehtë me pushue në bark, me fjetë përmbys, me dal e hy kambadoras përmes hapjes që lidhte

mbrendinë e shpellës me pjesën e jashtme, bile edhe me kqyrë në humnerë me shtat tërthuer, pa

rreze dielli pingul mbi sy e mandej turravrap, pa u përkulë deri në gju, me sjellë kryet përpjetë kah

dëllija buzë shkambit. (Karpa, Camaj, fq. 191-192);

Mund të merrej me mend / se pusi përmbante, / në trajta unazash vendosë njena mbi tjetrën, /

shtresimet e kulturave të ndryshme prej neolitit deri te periudha ma të reja. / (Karpa, Camaj, fq.

208);

Fjdr.

Fr.

Fjvkr.

Fjvprc.

Nga thellësia e ndonjë shtegu dilte ndonjë fshatarë fytyrëdjegur e i leckosur me sëpatë në krahë dhe

me gomarin ngarkuar me dru përpara. (Vepra 2,Spasse, fq. 12);Të dy fshataret mbetën me gojë

hapur përpara fjalëve të mësueses. (Vepra 2,Spasse, fq. 39); Shumë nga ata që arratiseshin,

qëndronin një ditë a dy- në udhë e sipër – në derë të Malush Aga Katunishtit e ky i priste me bukën

shtruar e më fjalë të mirë. (Tregime. Kuteli, fq.132); … me dhjetra e dhjetra fise ilire / shtrirë në

gjithë Saturnianin e lashtë… / karpat ardiane, brinjat labiates / njomur të gjitha me gjak ngritësish

krye… / mbrojtëse grigjesh, / së cilës ilirët i sillnin flira të majme, / shuar me verë të fortë; (Vepra

5, “Rrjedhin lumenjtë”, Kuteli, fq.135);

2. Përcaktori me bashkim. Një ndër format e të shprehurit të këtij lloj përcaktori është me pjesore.

Nga skâji ke dritorja e parë e asaj dugâje, gjith ditën në kâmbë, mbarshtronte shtëpijat, tokët e

veta, tregtin e madhe, paret vendue gjithkah me devér. (Tregtar, Koliqi, fq.5); Ai del trimnisht prej

bankës, afrohet te kathedra, paraqet tefterin shkrue me nji shkrim të mrekullt. (Tregtar, Koliqi, fq.

29); Pau odën e miqve të shtëpisë, odën e ré “fring” mbushë me orendi të shëndritëshme. (Tregtar,

Koliqi,fq. 31); Mbi tryezë shtrue me nji mbulojë të re, vroi nji taketuke mbushë me funde cigaresh.

(Tregtar. Koliqi, fq.86); Duhet t`i shkarkoj e t`u shtie tagji e t`ua shpie të zotërve, që ta kem derën

çelur për tjetër herë. (Tregtar, Koliqi, fq. 261); Plaka edhe nën velenxat për ca kohë pëshpëriste

lutje, lutje drejtuar Zotit me dhembje e për mëshirë për Afërditën e pafat dhe për familjen e saj.

(Vepra 2,Spasse, fq. 6); Përpara tyre ishte një muranë mbuluar me një stivë kurorash e tufa lulesh

të vyshkura e të njoma. (Vepra 2, Spasse, fq. 193);

116 Po aty, fq. 199.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

57

3. Përcaktor me përshtatje. Në këtë rast pjesorja përdoret gjithmonë me mbaresë të përparme. Në

shputat e zdathuna Voni desh me i ra në të, saktas, sa vjeç mund të ishte Drejtori. (Karpa, Camaj,

fq. 88); E motra, shtang prej çudije, vroi të vllan e vogël tue qa në heshtje shtri për tokë midis odës,

pjanofortën e çelun, bukën e djathin harrue mbi nji ndejse me brrylka. (Tregtar, Koliqi, fq.31);

“Gori qenka këtu! – mendonte me sytë të ngulur te zjarri.” (Hasta, Marko, fq. 203); Aty pranë një

mullari, një grua e veshur me të zeza fliste me një garibaldin. (Hasta, Marko, fq. 276); Po Ramizi i

shtrirë mbi mitralozin “Maksim”, me zorrët përjashta, me duar të lëshuara si ai që noton, nuk

lëvizte. (Hasta, Marko, fq. 313)

Në shembujt e mësipërm pjesorja e veçuar e paranyjëzuar (ose pjesorja me mbaresë) mund të

ndërkëmbehet me pjesoren e paparanyjëzuar (ose pjesorja pa mbaresë), si: Në shputat e zdathuna =

zdathun Voni desh me i ra në të, saktas, sa vjeç mund të ishte Drejtori.; E motra, shtang prej

çudije, vroi të vllan e vogël tue qa në heshtje shtri për tokë midis odës, pjanofortën e çelun = çelun,

bukën e djathin harrue mbi nji ndejse me brrylka.; Gori qenka këtu! – mendonte me sytë të ngulur =

ngulur te zjarri.; Aty pranë një mullari, një grua e veshur = veshur me të zeza fliste me një

garibaldin.; Po Ramizi i shtrirë = shtrirë mbi mitralozin “Maksim”, me zorrët përjashta, me duar

të lëshuara = lëshuar si ai që noton, nuk lëvizte. Ky është varianti i detyruar i pjesores, i cili është i

ngjashëm me pjesoren e kryer pësore të anglishtes (opened piano; a dressed ëoman etj.). Pjesorja e

këtij konstrukti, pra, me mbaresë, për nga forma është e ngjashme me mbiemrin, ndërsa për nga

kuptimi përkon me pjesoren e mirrëfilltë.

4. Si rrethanorë, dalin edhe format foljore të pashtjelluara. Më të shpeshta janë përdorimet e

paskajores e përcjellores. Por, ndeshen edhe raste të përdorimit të pjesores në funksion të rrethanorit

të kohës (tipi: me të ardhur), si: Me të hyrë çupat me enë në duar, ne nisnim e blegërinim të gjithë

me një zë, si ata keçat kërthinj kur u teket për gji. (Tregime, Kuteli, fq. 82) Me të shkuar i pyeti

nëse kishin nevojë për ndonjë send… (Vepra 2, Spasse, fq. 13);, ndërsa si rethanorë mënyre

pjesorja del në këtë strukturë: Plaku i shikoi buzqeshun nji nga nji e ata qi s’i njifte i pyette të bijtë

e kujt ishin. (Tregtar, Koliqi, fq.36); Shpesh ai humbte ashtu, rrmbye në hov t’andrimeve. (Tregtar,

Koliqi, fq.135); Për herë të parë një nxënës i fliste aq hapur mësueses së vet për çetat. (Vepra 2,

Spasse, fq.197); Një ditë guxoi t`i kundërshtonte hapur. (Vepra 2, Spasse, fq. 322); Moj zonjushë, të

flasim hapur. (Vepra 2, Spasse, fq. 87); Shumë prej tyre i mbanin fshehur në gji fletoren dhe

lapsin, pa guxuar të pëshpërisnin asnjë fjalë përpara prindërve për këtë marrëzi! (Vepra 2, Spasse,

fq. 167); Fundi i fundit do t`u shkruaj, se në kohën e Pashkëve do t`u përgjigjem prerë për fejesën.

(Pse, Spasse, fq. 74); Dridhet dheu kur del kaluar. (Tregime, Kuteli, fq. 38).

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

58

4. Shfaqje e pjesores te homogjenia e gjymtyrëve

Gjymtyrët homogjene shfaqen me raporte të ndryshme. Një ndër ta është shfaqja me raporte

këpujore, ku bashkimi i gjymtyrëve homogjene bëhet me anë të lidhëzave bashkërenditëse. Kjo

dukuri vihet re edhe kur gjymtyrët homogjene paraqiten përmes formës foljore të pashtjelluar

pjesore, si në shembujt që do të sjellim më poshtë.

Edhe këto të fundit, / tymtue e përblozë prej kandilave vojguri e qirijve dylli, / dukeshin si autentike.

(Karpa, Camaj, fq. 149);

Fjdr.

Fr.

Fjvprc.

Natën para kish ardhun vllau i saj prej Tirane, vonë: marrë vesht punën, dalë e ruejtë derën e

Luigjit edhe qitë pushkë në këtë kur ky doli me të motrën e atij për m`e përsjellë natën kah shtëpija.

(Tregtar, Koliqi, fq. 92-93); Tani sikush bënte jetën e vet në konak të vet: hanemi në haremllëk, me

të pritur e me të përcjellë zonjat e parisë; beu, në selemllëk, me ato që dimë e me ato që s`dimë.

(Tregime, Kuteli, fq.159); Qimen e ka të dendur, të fortë si tel, të zezë, sa që bota thotë, me të

qeshur e më të ngjeshur, se kur i rruan Izet-berberi faqen tjetër e para i është bërë prapë për brisk

e kështu me radhë. (Tregime, Kuteli, fq. 261); E i numëroi një nga një arat e selishtat që m`i kishte

vënë ku me të gënjyer, ku me faiz, ku me të rrëmbyer e me të mashtruar. Ai tërë jetën është marrë

me të vjedhur e me të mashtruar, jo me bujqësi. (Vepra 2, Spasse, fq. 467);

Janë homogjenë kallëzuesit foljorë me kryefjalë të përbashkët, të pazgjeruar me kundrina e

rrethanorë. Zbathur e në këmishë rrojti, zbathur e në këmishë vdiq. (Tregime, Kuteli, fq. 294).

Në rastet e marrëdhënieve kundërshtore, kallëzuesit homogjenë ndahen (jo vetëm kur janë të

ndërtuar nga fofja ndihmëse duhet dhe pjesorja). Dhe jo vetëm lexuar, po edhe asimiluar së

gjithash. (Vepra, Kuteli, fq.318).

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

59

5. Shfaqje e pjesores te dukuria e veçimit

Trajtat foljore të pashtjelluara shfaqen jo rrallë te gjymtyrët e veçuara, të cilat, siç e dimë, për nga

kuptimi dhe intonacioni afrohen me fjalitë e varura, ndërsa për nga struktura janë më afër

gjymtyrëve. Pikërisht afrimi me gjymtyrët na intereson në studimin tonë. Gjymtyrët e veçuara

mund të ndërtohen edhe me forma të pashtjelluara, të cilat ndeshim te veçimi i rrethanorëve dhe te

përcaktorët e veçuar. Te të parët (rrethanorët) ndeshim si përcjelloren, ashtu edhe tipin me të bërë:

Me të gdhirë, si ikën dhitë e egra me gjithë përç, krisi një tërmet i madh, sikur të paskej ardhur një

gjë më e keqe se tellua e priftit të Llëngës. (Tregime, Kuteli, fq. 113); Çupa hyri, me të drojtur,

duke njomur qylimin me këmbët e lagura. (Tregime, Kuteli, fq. 156); Dhe s`di se si ju kujtua ajo

kënga shumë e hidhur, që e këndonin dikur pleqtë, shtruar, si me të vajtuar: “Mbeçë, more shokë,

mbeçë/, Mbeçë ne ur` e Qabesë…”. (Tregime, Kuteli, fq. 222);

Kur vinte beu në Manastir,/ kaluar, me zybat prapa,/ pashaj vetë ngrihej në këmbë / dhe e priste si

mik me kokë, / se që të dy ishin ortakë; njëri djalli, tjatri dreqi. (Tregime, Kuteli, fq. 129)

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvmn. Fjvshk.

Përcaktorët e veçuar shprehin marrëdhënie përcaktore dhe marrëdhënie rrethanore. Të parët janë të

afërt kuptimisht me fjalitë e varura përcaktore. Përcaktori i veçuar me ngjyrim rrethanor shprehet

rrallë me pjesore. Përcaktorët rrethanorë më shpesh fitojnë ngjyrim shkaku (jo të shprehur me

pjesore, por me mbiemra prejpjesor),117 por nuk janë të rralla edhe ngjyrimet e kohës, kushtit e

lejimit. Këto lloj përcaktorësh mund të gjenden në dy pozicione, më shpesh para por edhe pas

gjymtyrës së përcaktuar.118

Me ngjyrimin e kohës: Mbet shtangë për një herë para gjive të këngëtares së fuqishme, dy rrotulla

buke pos a dalë furre (dalë = sapo dalë), kapë për faqen e hanës së plotë. (Karpa, Camaj, fq. 221);

Me të gdhirë (me të gdhirë = sapo gdhiu), / si ikën dhitë e egra me gjithë përç,/ krisi një tërmet i

madh, / sikur të paskej ardhur një gjë më e keqe se tellua e priftit të Llëngës./ (Tregime, Kuteli, fq.

113);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvkh. Fjvmn.

Me ngjyrimin e kushtit: Nëse e vendos me u kacavarë përpjetë, lidhur (lidhur = nëse lidhesh), për

këtë gjalm të leshtë në vend të konopit, njëlloj ashtë, kështu e ashtu sos në humnerë, në valët e

Drinit, pikë, pikë! (Karpa, Camaj, fq. 185);

Shikue (po të shihej) thjesht nga pikëpamja e metodës gërmuese / Barnatari ia kish nisë punës

mbrapshtë, kundra rregullave arkeologjike./ (Karpa, Camaj, fq. 210);

117 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë 2002, fq.335. 118 Po aty, fq. 339.

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

60

Fjdr.

Fr.

Fjvksh.

Me ngjyrimin e lejimit: Shka e çmeriti Lecin, rritë jashtë shtëpije (rritë = megjithëse rritë...), ishte

zâni i plakut qi kumbonte i âmbël kur i sillej miqve e këthente i ngurtë, urdhënues, kur iu drejtonte

atij. (Tregtar, Koliqi, fq. 37);

At fytyrë t`âmbël e të njomë, / shikue me mija heresh / (shikue = edhe pse shikue...),/ e pau

papritmas me nji sy të ri. / (Tregtar, Koliqi, fq. 42).

Fjdr.

Fr.

Fjvlj.

Pjesorja mund të dalë si gjymtyrë e veçuar e, në këtë rast, del me vlerë gjysmëkallëzuesore dhe

bëhet, në një farë mënyre, sinonimike me fjalitë e varura. Ky tip pjesoreje takohet në letërsinë

artistike dhe ka karakter arkaik, sidomos në përdorime në vend të fjalive të varura. Si e tillë pjesorja

mund të jetë: përcaktor i veçuar i kryefjalës, përcaktor predikativ i kryefjalës dhe kundrinës (a

duhet te trajtohet ketu apo te gjymtyret e dyta), përcaktor predikativ i një emri, konstrukte kohore

dhe shkakore, nëpër dialogë pjesorja përdoret me vlerën e një fjalie thirrmore ose pyetëse.119

1. Si përcaktor i veçuar i kryefjalës pjesorja del kryesisht si gjymtyrë e zgjeruar: Ky varg skeletesh

rrëzue për truell dukej si një vizatim fëmije që don me përëqitë një valle shokësh dora- dorës

përmes pak vizash të drejta nën rrotulla kokash. (Karpa, Camaj, fq. 215);

Ka raste kur bashkërenditen dy pjesore, në këtë rast mund të mos ketë zgjerim. Natën para kish

ardhun vllau i saj prej Tirane, vonë: marrë vesht punën, dalë e ruejtë derën e Luigjit edhe qitë

pushkë në këtë kur ky doli me të motrën e atij për m`e përsjellë natën kah shtëpija. (Tregtar, Koliqi,

fq.92-93); Tani sikush bënte jetën e vet në konak të vet: hanemi në haremllëk, me të pritur e me të

përcjellë zonjat e parisë; beu, në selemllëk, me ato që dimë e me ato që s`dimë. (Tregime, Kuteli,

fq.159)

Siç e vëmë re, shembulli i fundit është i tipit me të dalë. Forma e pashtjelluar me të pritur e me të

përcjellë bashkërenditen dhe kryejnë funksionin e përcaktorit të veçuar të kryefjalës. Në këtë

periudhë fjalitë janë asidentike. Në fjalinë e dytë kryefjala (hanemi) është e shprehur, ndërsa

kallëzuesi jo, ai nënkuptohet (bënte).

2. Pjesorja del edhe si përcaktor predikativ i kryefjalës:

E hijeshia / bashkue me energji, në shumicën e fytyrave,/ tregon / se Shqipnija qe, po, çerdhe

luâneshash, por edhe lulishtë hyrinash të pashoqe. (Hija, Koliqi, fq.128);

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvprc.

119 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë, 2010, fq.196.

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

61

3. Pjesorja del edhe si përcaktor predikativ i kundrinës: Duhet t`i shkarkoj e t`u shtie tagji e t`ua

shpie të zotërve, që ta kem derën çelur për tjetër herë. (Tregime, Kuteli, fq. 261); E pa njëherë, u

përpoq të bënte buzën në gaz, po përsëri i mbylli sytë, lëshoi një rënkim të thellë, sikur po i shponin

zemrën... pastaj, ashtu me sytë mbyllur, foli. (Hasta, Marko, fq. 234);

4. Pjesorja del si përcaktor predikativ i një emri të prirë nga parafjala me, i cili luan rolin e një

gjymtyre të dytë të fjalisë: Ne qeshnim me të gajasur për punën e arinjve, se i kishim parë kur i

sillnin kurbetët lidhur me zinxhir, me një belçyk shkuar për hunde. (Tregime, Kuteli, fq.89); Me

shumë shokë të tjerë, mbushur me mallin e vendit e të familjes, ishte nisur që nga Amerika

vullnetar për të luftuar për lirinë e Shqipërisë. (Vepra 2, Spasse, fq.8);

5. Pjesorja del në konstrukte kohore dhe shkakore: Po ky kuadër paraqiste metamorfozën e reve,

shikue në perspektivën e njohun rrafshas nga sheshi i Qytezës (shikue = kur shihej) Karpa, Camaj,

fq. 247); Shpesh ai humbte ashtu, rrëmbye në hov t`ândrrimeve (rrëmbye = kur rrëmbehej -

Tregtar, Koliqi, fq.135);

Gadi afër dritet,/ lodhë prej qejfit,/ pranova / me pushue në nji odë / qi zonjusha e shtëpis, shoqe e

eme, pat mirsin me m’ofrue (lodhë = kur isha lodhë - Tregtar, Koliqi, fq.108);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvkun.

Fjvprc.

6. Pjesorja shpreh një përcaktor të veçuar që është afër kuptimisht me fjalinë e varur përcaktore:

Me shumë shokë të tjerë,/ mbushur me mallin e vendit e të familjes, / ishte nisur që nga Amerika

vullnetar / për të luftuar për lirinë e Shqipërisë (mbushur = të cilët ishin mbushur - Vepra 2,

Spasse, fq.8);

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvqll.

7. Pjesorja del nëpër dialogje. Ajo përdoret me vlerën e një fjalie thirrmore ose pyetëse: Si? Me të

vorrue për së gjalli? E di se e ke pasë gjithmonë ndërmend me më mbytë. (Karpa, Camaj, fq. 267)

Në këtë shembull forma e pashtjelluar përdoret me vlerën e një fjalie pyetëse dhe shprehet me tipin

me të dalë.

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

62

KAPITULLI IV

1. Funksionet sintaksore të paskajores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi,

Kuteli, Marko, Migjeni, Spasse.

2. Funksioni predikativ i paskajores

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë

2.2 Te kallëzuesit e përbërë

2.3 Te kallëzuesit emërorë

3. Funksione të paskajores te gjymtyrët e dyta

4. Shfaqje e paskajores te homogjenia e gjymtyrëve

5. Shfaqje e paskajores te dukuria e veçimit

1. Funksionet sintaksore të paskajores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi,

Kuteli, Marko, Migjeni, Spasse.

Paskajorja e gjuhës shqipe është një ndër format foljore të pashtjelluara më të diskutuara nga

gjuhëtarët e studiuesit që në fillimet e studimeve gjuhësore shqipe, studim i cili vazhdon të jetë

mjaft i ndezur edhe në ditët tona. Paskajorja e shqipes del në dy forma: me parafjalën (me) +

pjesoren e shkurtuar “me punue”, e cila ka kuptim të përcaktuar domosdoshmërie dhe forma me

shprehjen parafjalore (për të) + pjesoren e plotë “për të punuar” me funksione më te kufizuara

kuptimore dhe të ndërvarura nga rrethanat. Gjuhëtari K. Topalli pohon se format e pashtjelluara

analitike (me punue / pa punue) janë krijuar nga bashkimi i një parafjale me një folje të pashtjelluar.

Paskajorja është ajo formë foljore e pashtjelluar ku gërshetohen karakteristikat e foljes me atë të

emrit. Kjo formë, nga njëra anë emërton veprim, siç emërton send rasa emërore, nga ana tjetër del si

kryefjalë e si pjesë emërore e kallëzuesit, duke kryer kështu funksione sintaksore të emrit dhe foljes.

Pra, paskajorja del si gjymtyrë kryesore e fjalisë, si: pjesë emërore e kallëzuesit. Gjithashtu ajo del

edhe si gjymtyrë e dytë, si: përcaktor dhe rrethanor.

Edhe pse, jo mbi baza të mirëfillta shkencore, fillimet studimore rreth kësaj forme, (që i përkasin

shek. XIX) janë mjaft të rëndësishme, jo vetëm për kohën kur u kryen, por edhe për studiuesit e

mëvonshëm, sepse ato shërbyen si bazë për to.

Qëndrimet e gjuhëtarëve, qoftë atyre të para Luftës, qoftë të atyre pas, rreth paskajores janë të

ndryshme. Kjo vihet re sidomos te formimi i saj. Për disa gjuhëtarë togu i tipit “për të bërë” shihet

si tog i lirë, për disa të tjerë shihet si pakajore në disa raste të kufizuara. Disa e shohin paskajoren si

bazë për formimin e formave të tjera të pashtjelluara, disa të tjerë shohin pjesoren si bazë ndërtuese

e formave të tjera. Megjithatë, ajo që është, pothuajse, e pranueshme nga të gjithë studiuesit, është

ekzistenca e dy trajtave të paskajores: prezentit dhe të shkuarës, si dhe ekzistencës së një

paskajoreje sintetike (si edhe në gjuhët e tjera indoevropiane) të shqipes, e cila është zhdukur e, që

në shqipe, është krijuar paskajorja e tipit “me ba”.

Dozoni në veprën e tij “Manual de la lingue chkipe ou albanaise” (1879), te format e pashtjelluara

përfshin edhe emrin foljor me për, që shërben për të shprehur paskajoren. Për këtë studiues

paskajorja del në këto forma: me pasë, për me pasë dhe për të pasë. Kësaj forme ai i njeh edhe të

shkuarën, e cila formohet me “pasë”, duke na dhënë me pasë pasë, për me pasë pasë dhe për të

pasë pasë.

Sami Frashëri e quan paskajoren të paçqueme dhe si paskajore merr atë që sot quhet pjesore. Ajo

që e dallon këtë studiues nga disa studiues të tjerë është fakti se ai mendon që nga paskajorja janë

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

63

përftuar pjesorja dhe përcjellorja. Frashëri së bashku me Kristoforidhin pranojnë dy trajta kohore

për paskajoren.

A. Xhuvani ka dhënë një kontribut të padiskutueshëm në studimin e paskajores në aspektin

diakronik, pasi është marrë me studimin e paskajores së parë sintetike të shqipes. Ai vë në dukje se

shqipja ka patur një infinitivë me kuptim indoevropian (këtë e mbështet në faktin se të gjitha

kategoritë tjera të shqipes janë analoge me ato të indoevropianishtes), kjo paskajore sintetike e

shqipes është zhdukur dhe se në shqipe ekziston paskajorja gege e formuar me me “me ba”. Ndërsa

për infinitivin perifrazik i përdorur në toskërishte, ai thekson se është zëvendësuar nga një fjali e

varur prej ndikimit të greqishtes së re. Studimi i Xhuvanit rreth kësaj forme zgjerohet me trajtimin e

funksioneve sintaksore, që ky gjuhëtar i bën paskajores, duke i njohur predikativitetin asaj. Ai,

paskajores i njeh edhe funksionin e kryefjalës e të kundrinorit dhe në trajtimin: Periudha me fjali

të lidhuna bashkë, të cilat ai i quan fjali të pashtjellme120, Xhuvani thekson se me paskajore mund

të shprehen fjali: kryefjalore, kundrinore, mënyrore, shkakore, qëllimore, krahasore, kushtore e

rrjedhore.

Edhe Ilia Dilo Sheperi, pavarësisht prejardhjes së tij toske, njeh si paskajore tipin gegë me

parafjalën me. Ndryshe nga Frashëri dhe Kristoforidhi, për Sheperin pjesorja shërben për të formuar

paskajoren. Ky i fundit vë në dukje se në toskërishte, në vend të paskajores, përdoret: lidhorja: me

shkrue = të shkruaj; mbiemri pjesor, me parafjalën “për”: me shkrue = për me shkrue; fjali

kushtore: me qenë i urtë = po të jem i urtë.121

Justin Rrota trajton funksionet sintaksore të paskajores. Sipas tij, paskajorja zëvendëson: fjalinë e

kryefjalës, të kundrinës, të cilësorit mënyrore, rrjedhore, qëllimore e kushtore.122 Këtu Rrota

afrohet me Xhuvanin.

Osman Myderizi njeh si paskajore trajtën gege “me shkue”, si dhe i njeh funksionin kushtor (në të

dyja kohët: me shkue dhe me pasë shkue), vetëm kësaj forme.123

K. Cipo pranon si infinitiv atë të gegërishtes (me punue), të cilin e quan infinit perifraztik, të

formuar nga participi me pjesëzën me, ndërsa forma “për të bërë” shihet si emër foljor asnjanës.

Gjithësesi, në zgjedhime të foljeve të veçanta, pranon si infinitiv edhe formën “për të bërë”. Ashtu

si tradita, edhe Cipo njeh dy trajta të paskajores: prezentin dhe të shkuarin. Ai pranon vlerën

predikative të paskajores, kur pranon se fjalia subjektore te gegërishjta është e pashtjelluar, ndërsa

te toskërishtja fjalia objektore ka vetëm trajtën e shtjelluar.124

Vëmendje e veçantë paskajores iu kushtua pas Luftës, ku studiues të shumtë përpiqen të analizojnë

kuptimin, përdorimin dhe funksionin e formave të pashtjelluara në përgjithësi dhe ato të paskajores,

në veçanti. Këtu përmendim gjuhëtarët: M. Domi, M. Totoni, Sh. Demirai, R. Përnaska, F. Agalliu,

M. Gabinski, M. Çeliku etj.

Kështu, Domi në studimet e tij për paskajoren jep jo vetëm kuptimet e përdorimet e paskajores, por

edhe funksionet e saj. Ai mbështet argumentin e predikativitetit të paskajores përmes thënies:

“Paskajorja e varur ka vlerë modale, prandaj ajo merret si kallëzues foljor.” Ai pranon gjithashtu

edhe sinoniminë e paskajores me lidhoren.125

Në një studim të tij edhe S. Floqi trajton funksionet sintaksore të paskajores. Këtë e ndeshim në

trajtimin që ai i bën periudhës kryefjalore, duke mbështetur idenë se paskajorja luan rolin e

kryefjalës.126

120 ASHRSH, Aleksandër Xhuvani, Tiranë, 1980, fq. 225. 121 I. D. Sheperi, Sindaksa, Vlorë, 1927, fq. 167. 122 J. Rrota, Sintaksa e Gjuhës Shqipe për klasat II, III, IV të shkollave të mesme, Shkodër, 1944, fq. 93 – 94 . 123 Osman Myderizi, Garmatika e Re e Shqipes, Vellimi I, Fonologji – Morfologji, Tiranë, 1944, fq. 127 – 128. 124 K. Cipo, Sintaksa, Instituti i Shkencave, Tiranë, 1952, fq. 87. 125 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, fq.25. Vep. e cit. M. Domi, “Mbi funksionin sintaktik të ndërtimeve me trajtat foljore jovetore”,

dorëshkrim i mbajtur në Seminarin e Parë Kombëtar për Çështjet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe, Tiranë,1967, fq. 8. 126 S. Floqi, “Periudha me fjali të varur kryefjalore”, S. F, 3, 1965, fq.35..

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

64

R. Përnaska trajton edhe paskajoren perifrastike të tipit me punue. Për të ai thotë: Paskajorja

perifrastike përdoret dendur në funksion të një fjalie të pavarur pyetëse (këtu bashkohet me At

Justin Rrotën), nxitëse dhe thirrmore që janë kryesisht të modalitetit të mundësisë, të pamundësisë,

të domosdodsë, të detyrimisë, të dëshirueshmisë.

Totoni u njeh aftësinë e kallëzuesisë të gjitha formave të pashtjelluara në periudha të ndryshme,127

duke i ilustruar secilën me shembuj përkatës. Kështu, kallëzuesi i shprehur me paskajore përdoret

më shpesh në fjalinë e nënrenditur qëllimore (Një përgjigje e tillë mjaftonte për t’u provuar mendja

e saj.);

Demiraj sheh foljorëzimin për togjet për të punuar dhe me të marrë, (këtu dallohet nga Gabinski),

edhe pse në këta forma përfshihen parafjalët për dhe me. Në Konferencën e Parë të Studimeve

Albanologjike, ai paraqet tezën se “togu për + emër foljor i gjinisë asnjanëse në trajtë të pashquar”

ka dhënë në gjuhën shqipe një formë gramatikore perifraztike të pashtjelluar me vlerën e një

paskajoreje me funksione sintaksore të kufizuara. Ai pranon përdorimin e paskajores në fjalitë

pyetëse dhe urdhërore. Po ashtu, paskajorja përdoret edhe në fjalitë nënrenditëse: qëllimore,

kryefjalore, kundrinore, kushtore, mënyrore etj.128 Megjithatë, Demiraj thekson se funksioni

kryefjalor dhe kundrinor i paskajores është mjaft i kufizuar.129

Për Gabinskin tipi “për të bërë” shihet si tog i lirë, i cili vetëm në mënyrë sporadike ka marrë

vlerën e një paskajoreje të dytë.

Brian Joseph është marrë me studimin e paskajores dhe humbjen e infinitivit e sheh si

“ballkanizëm”. Ai njeh edhe paskajoren gege “me punue”, edhe paskajoren e tipit “për të punuar”.

Për të dalluar këtë formë nga format e tjera të pashtjelluara, ai bazohet te kriteri morfologjik dhe

funksional.130

Për M. Çelikun format foljore të pashtjelluara kur ndërtojnë fjali njëkryepërbërëse pavetore kanë

aftësinë predikative. Një rast i tillë vihet re edhe me paskajoren gege, e cila del në përdorim absolut

të pavarur, si: Me shkue!

T. Topalli Ai vë në dukje se kategoria foljore e paskajores përfshihet jo vetëm në gjuhët e familjes

indoevropiane, por edhe në familjen e gjuhëve semite. Pavarësisht nga zanafilla emërore,

paskajorja shënon një veprim si proces dhe merr mjaft funksione sintaksore, si: kryefjalore,

kallëzuesore dhe kundrinore, në struktura periudhash dhe në fjali të thjeshta të zgjeruara e të

pazgjeruara.131

Siç shihet, pothuajse, të gjithë gjuhëtarët, qoftë ato të para Luftës, qoftë ato të pas Luftës e pranojnë

predikativitetin e paskajores. Për ta, kjo formë e pashtjelluar kryen funksione të ndryshme

sintaksore, si: gjymtyrë kryesore; gjymtyrë e dytë; në ndërtimin e disa foljeve modale; si pjesë e

predikatit foljor; në ndërtime pyetëse; në ndërtime të së ardhmes; në ndërtime kryefjalore,

kallëzuesore, kundrinore përcaktore, kohore, mënyrore, qëllimore, kushtore, krahasore, lejore,

rrjedhimore etj.

127 M. Totoni, Kallëzuesi në shqipen e sotme letrare, SF, 1, 1978, fq. 61-62 128 Sh. Demiraj, Morfologjia historike e gjuhës shqipe (Pjesa II), Tiranë, 1976, fq. 194. 129 Po aty, fq. 200. 130 B. Joseph, The synchrony and diachrony of the Ballkan infinitive, Cambridge, 1983, fq. 31-34. Cituar nga M.

Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, fq. 22. 131 T. Topalli, Sintaksa e fjalisë, Shkodër, 2011, fq. 414.

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

65

2. Funksioni predikativ i paskajores

Predikativiteti është karakteristikë e të gjitha tipeve të fjalive, madje, edhe disa forma të

pashtjelluara në përdorime e në ndërtime të ndryshme. Formave të pashtjelluara, të cilave nuk u

përgjigjet një kryefjalë, nuk kanë kallëzuesi, pra, nuk mund të funksionojnë si bërthama

kallëzuesore në fjali. Mirëpo, në rastin e fjalive njëkryegjymtyrëshe ku kryegjymtyra shprehet me

paskajore që nuk varet nga asnjë fjali tjetër, ajo merret si bërthamë kallëzuesore. Kështu, në rastet

kur paskajorja shfaqet në mënyrë të pavarur, pranohet si kryegjymtyrë si në të gjithë fjalitë e tjera,

pasi ka kuptim modal. Paskajorja në raste të tilla tregon një veprim që kryhet në të ardhmen: Ça me

bâ… Risku i ynë… (Hija, Koliqi, fq.55); Si m`u mprojtë, shka me dhânë përgjegje? (Tregtar,

Koliqi, fq.7);

Një shembull i kësaj dukurie është ndërtimi i fjalisë njëkryepërbërëse pavetore me anë të paskajores

gege, siç ndodh në të gjitha gjuhët që janë të pajisura me një të tillë. Në këtë rast kemi përdorim

absolut të pavarur të paskajores (Me ba!). Përveç kontekstit të situatës, tregues i predikativitetit

është edhe intonacioni. Ah, me çelë syt e m`u gjetë n`odën e vet në Shqipni! (Tregtar, Koliqi, fq.71);

Po për drekë mishin, ku me e marrë?.... ( Novela, Migjeni, fq.124); Ç`ironi për të vrarë veten! (Pse,

Spasse, fq.156). Në shembujt e mësipërm është intonacioni i përfunduar tregues i kallëzuesisë.

Siç e kemi përmendur, për nga struktura dhe kuptimi dallohen tri lloje kallëzuesish: kallëzuesit

foljorë të thjeshtë, kallëzuesit foljorë të përbërë dhe kallëzuesit emërorë.

Në ndërtime të veçanta sintaksore trajtat foljore të pashtjelluara kryejnë funksionin e kallëzuesisë.

Kjo ndodh vetëm në ato raste kur ato lidhen me një kryefjalë të shprehur me emër ose përemër në

rasën emërore dhe hyjnë në marrëdhënie kallëzuesore me to. Vetëm në këtë rast mund të flitet për

funksion kallëzuesor të këtyre trajtave.

Përveç rastve të përmendura më lart (të përdorimit të pavarur të paskajores si kryegjymtyrë),

kallëzuesit e shprehur me forma të pashtjelluara përdoren vetëm në periudhë: në fjali të

nënrenditura dhe në fjali të bashkërenditura. Sipas Gramatikës së Akademisë, kallëzuesit e shprehur

me formë të pashtjelluar paskajore përdoren në fjali të nënrenditur qëllimore. Ndërsa shumë

gjuhëtarë pranojnë kallëzuesinë e kësaj forme në fjali të nënrenditura: kryefjalore, kallëzuesore,

kundrinore, mënyrore, shkakore, qëllimore, krahasore, kushtore etj.

Në këtë çështje, nuk do të ndalemi gjërësisht te gjymtyrët kryesore dhe të dyta, pasi ato do të

trajtohen në kapitujt e mëposhtëm. Këtu do të trajtojmë funksionet sintaksore të paskajores në

periudha të ndryshme hipotetike. Gjithësesi, paskajorja gege, jo rrallë, ndeshet në:

a. në ndërtime të së ardhmes e në ndërtimin e disa foljeve modale;

kam - Për këtë,/ kisha me ba mirë/ me pyetë Gjyshin, Kryeplakun e Karpës maparë, as po? = Për

këtë do të bëja... jo kisha për të bërë... (Karpa, Camaj, fq. 68);

Fjdr.

Fr.

Fjvkun.

dua - Por…po! po! por diç due me thanun, / ndoshta ka me ardhun...= dua të them... do të vijë

...(Novela, Migjeni, fq. 25);

duhet - E Laroja din / si duhet m`u shtrimë rreth zjarrmit./ = duhet të shtrihet... (Novela, Migjeni,

fq. 96);

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

66

Fjdr.

Fr.

Fjvkun.

mund - Por s`mujt me luejtë, ngujue aty prej nji pyetjes së tregtarit.= s’mund të luante... (Tregtar,

Koliqi, fq.6);

b. në ndërtime pyetëse: A me dalë përditë m`u shkrrye në magaze-a? (Tregtar, Koliqi, fq.129);

c. në ndërtime me fjali njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuar:

Aty me i bashkue ata qi janë mâ të zot në gjuhë shqipe. Me botue nji të përkohshme mujore. Me

mbledhë folklorën e tânë Shqipnis, sistematikisht; kângë kreshnikësh e valle, prralla e gojdhâna,

thânje e fjalë: mos me lânë skutë të Shqipnis pa kërkue. Me botue libra. E me i pague mirë

auktorët. Me bâ nji edicjon luksi, me koment, të Budit e të Bogdanit, të De Radës e të Naim

Frashërit e të Skirojit. Me hapë nji bibljotekë me të gjitha konfortet me nji sallë të madhe

konferencash. (Tregtar, Koliqi, fq.130);

Siç e përmendëm edhe më sipër, forma e pashtjelluar paskajore përdoret shumë shpesh në

konstrukte sintaksore me funksione të ndryshme, të cilat do t’i paraqesim më poshtë të ilustruara me

shembuj nga veprat e autorëve të studimit tonë.

1. Paskajorja në funksion kohor.

Në funksion të fjalisë së varur kohore paskajorja lidhet me fjalinë drejtuese nëpërmjet mjetit të

lidhjes sintaksor, lokucionit para se. (Këtu duhet të theksojmë se bëhet fjalë vetëm për paskajoren e

tipit me punue, pasi paskajorja e tipit për të punuar nuk del në këtë funksion.) Duke u nisur nga

mjeti lidhëzor para se, tregohet se veprimi apo ngjarja e shprehur në pjesën kryesore ndodh para

veprimit të shprehur nga paskajorja. Kështu, kemi të bëjmë me ndërtim me paskajore me

marrëdhënie parakohësie, marrëdhënie e cila shprehet me vetë mjetin lidhëzor para se.

- Lêne shtrue sofrën, pse para se m`u nisë kena me pasë û, e prapë hamë. = ... para se të nisemi...

(Tregime, Koliqi, fq.15);

Para se me ba diçka të tillë, / ngjitu e rri në bjeshkë për do ditë. (Karpa, Camaj, fq. 101);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Siç vihet re në shembullin e parë, veprimi në fjalinë drejtuese kena me pasë û ndodh para veprimit

të pjesës së varur kohore para se m`u nisë = para se të nisemi . Si fjali drejtuese e fjalisë së varur

shërben fjalia kena me pasë û e cila vetë është fjali e varur shkakore. Kryefjala e fjalisë drejtuese

është e njëjtë me atë të fjallisë së varur kohore. I njëjti argumentim është i vlefshëm edhe për

shembullin tjetër.

Sa i takon vendit që zë, fjalinë e varur kohore me paskajore e ndeshim në të tri pozicionet: para, pas

dhe në mës të fjalisë drejtuese. Në shembullin e parë ndodhet në mes, ndërsa në të dytin ndodhet

para fjalisë drejtuese.

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

67

2. Paskajorja në funksion mënyror

Ndërtimet me paskajoren e tipit “me punue” në funksion mënyror trajtohen në mënyra të ndryshme

nga gjuhëtarët, pasi disa e shohin më vete këtë lloj ndërtimi, ndërsa disa të tjerë e përfshijnë si një

lloj më vete në ndërtimet me paskajore me funksion krahasor. Funksioni i këtij lloj ndërtimi është i

ngjashëm me atë të rrethanorit të mënyrës, pasi edhe paskajorja në këtë funksion tregon mënyrën e

kryerjes së veprimit të fjalisë drejtuese. Gjithashtu, ajo i referohet foljes së fjalisë drejtuese dhe

tregon ngjashmërinë e veprimit të saj me një veprim tjetër. Siç do ta shohim në shembujt e vjela nga

veprat e autorëve të përfshirë në studim, ndërtimet me paskajore në funksion mënyror janë

jokorrelative, pasi, në fjalinë drejtuese, nuk përfshihen fjalët korrelata: ashtu, kështu. Kryesisht,

vendi i fjalisë së varur mënyrore është pas asaj drejtuese.

- Barnatari e njohu / sa e pau / sepse, vërtet, ai mbante buzët e ndeme disi në gaz / apo si me

kafshue diçka / për ta gëlltitë madje befas./ = ... si të kafshonte... (Karpa, Camaj, fq.22);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Fjvshk. Fjvmn.

- Fjvmn.

Por megjithatë, ajo qe një verë e lumtun / që erdh u rrit e shkoi mbrenda një kopshti / sikur me pas

qenë vetëm një flutur. (Palimpsest, Camaj, fq. 126) .= ... sikur të kishte qenë ... ; Dhe na ndiem si

me pasë duert e lyeme / në gjak të magjisë. =... si t’i kishim duart... (Palimpsest, Camaj, fq. 134);

Ai ma vonë tundte kryet, si me dashtë me e largue at mendim = ... si të donte të largonte... (Vargje

& Novela, Migjeni, fq.122)

Fjdr.

Fr.

Fjvmn.

Fjvkun.

Në veprën e Migjenit, vihet re që shpesh ky tip ndërtimi del në fjali kontekstuale. Pra, kuptimi i

fjalisë del nga konteksti.

Si me pasë ardhë ditët e fundit të jetës mbi tokë. Njerëzit të njoftun, miqët, shikoheshin tërthorazi,

me bisht të synit, njeni me tjetrin dhe mezi përshëndeteshin. Si me dashtë mos t’ia kujtojnë shoshoit

se po përmbyset bota. (Vargje & Novela ,Migjeni, fq.129); Kolës diçka i ra në krye. Si me pasë

shkrepë dikush për mur. (Vargje & Novela, Migjeni fq.159); E sytë e t’et që të përshkojnë me ftoftsi

përftojshin tamam një aso ndjenje te Nushi. Si me pasë shkelë gjalpin. (Vargje & Novela, Migjeni,

fq. 111); E kur hyni mbrenda në shtëpi, dhomat iu banë shumë të vogla. Mobiliet ndër to si mos me

i pasë prekë dora e njeriut. Gjithçka në vendin e përparshëm, si me qenë të destinueme dhe me u

kalbë po n`ato vende. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.112);

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

68

3. Paskajorja në funksion qëllimor

Paskajorja në funksion qëllimor shpreh qëllimin për të cilin kryhet veprimi në pjesën kryesore, atë

çka synohet të arrihet nëpërmjet këtij veprimi. Periudha me fjali të varur qëllimore është e

ngjajshme me periudhat me fjali të varura ftilluese, pasi qëllimi a synimi i pjesës së varur e këtyre

periudhave përcakton mënyrën e foljes kallëzues që është ose lidhore, ose paskajore. Veprimi i

shprehur nga folja e pjesës kryesore ndodh para atij të pjesës së varur. Paskajorja përmban një

pasojë të synuar, një rezultat që pritet të arrihet, prandaj kallëzuesi i pjesës kryesore është një folje

që shënon një veprim konkret.132 Në përgjithësi, ndërtimet me paskajore në funksion qëllimor

përdoren në periudha ku pjesa drejtuese dhe ajo e varur i përgjigjen së njëjtës kryefjalë. Por ndeshen

jo rrallë edhe konstrukte ku pjesa drejtuese ka subjekt jo të njëjtë me atë të pjesës së varur.

Foljet që marrin paskajore në funksion qëllimor mund të tregojnë:

a. veprime konkrete: Mbreti i paprulun hiqet parzmoren hekuri e veshte në vênd të saj petkun e

mëndafshtë të pushimit për me i çelë popullit luftar kremtet e meritueme, të cilat shpesh herë ishin

të këputuna në gjymsë nga nji kushtrim i ri. =....që t’i çilte popullit... (Hija, Koliqi, fq.fq.75); Un

shkjeva teshat e mija për me ia lidhë varrën.=...që t’ia lidhja varrë. (Hija, Koliqi, fq.142): Atëherë

fati më paska pru këtu me jetue ndër njerëz që e paskan të lirë me shëtitë nëpër shekuj si me qënë

tue ecë nëpër rrugët e Qytezës! = që të jetojmë... që të shëtisnin (Karpa, Camaj, fq. 29).

b. takime, tubime: Mbas këtij risimi në Katund, amvisat lexonin shumë kur liroheshin punësh edhe

për të mos pasë rast me kuvendë shoqe më shoqe rreth atij zgjimi në jetën e përditës në rrymën e

ernave.= që të mos kishin rast që të kuvendonin. (Karpa, Camaj, fq. 121).

c. lëvizje (këtu përfshihen folje që tregojnë të synuar a të përpjekur), gjendje gatishmërie etj. Voni

përpiqej gjithnjë me i shitë mend vajzës se çfarë lëvizjesh qenkan ma të shëndetshme për shtat të

njeriut…= që t’i shiste mend... (Karpa, Camaj, fq. 78); Tue u përkulë për të dalë jashtë pati

përshtypjen se gjindej në satelit mes qiellit e dheut, mes dy rëmoresh, njena mbrendë dhe tjetra

jashtë. = që të dilte jashtë (Karpa, Camaj, fq. 181); Kishin ardhë të ndëshkonin shpërdoruesit e

pushtetit dhe u rreshtuen në ballin e luftës si blegtorë, po njiheri secili përpiqej mos me damtue

njeriun e vllaznisë së vet.= që të mos dëmtonte njeriun... (Karpa, Camaj, fq. 230); Gjith ditën dje –

tha Barnatari, - u përpoq me gjetë një shteg për të dalë prej këtij labirinti. (Karpa, Camaj, fq. 65);

Mund të merrni fort lehtë me mend, zojë e ndershme, se zeja ime e rrethanat s’e kanë premtue me

pasë aq fatlumësi për të ndeshë një bukuri kaq të rrallë... (Novela, Camaj, fq. 316); Mblodhi forcat

e vullnetit të shpërndame për t`i bâ ballë. (Hija, Koliqi, fq.26); Për t`ia arritur këtij qëllimi,

shqipëronjësi mbledh edhe interpreton gjithë lëndën përkatëse që njihet gjer kësaj dite. (Vepra 5,

Kuteli, fq.304);

Mori me gërrye nëpër rraqe/ për të zbulue ma saktas vetjen / që kishte jetue ndër ata rraqe./ = me

qëllim që të zbulonte ma saktas... (Karpa, Camaj, fq. 148);

Fjdr.

Fr.

Fjvq.

Fjvprc.

132 S. Floqi, Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjalitë e varura, S.F.3/1967, fq. 25.

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

69

Për mos me çue nânën prej gjumit / nuk kërsita,/ por dola kah shkalla e gurit /me hy nëpër odë të

zjarmit, / ku flên Diloca. = që të mos zgjonte nënën..që të hyja nëpër.....(Hija, Koliqi, fq.132);

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvq. Fjvq.

Fjvkh.

Po ta shojim me kujdes njësinë e mësipërme vëmë re se në funksionin qëllimor del paskajorja në dy

forma: për mos me çue dhe me hy, gjë që flet për elasticitetin e stilit koliqian dhe luajtjen e tij si me

paskajoren gege ashtu edhe me atë të ndërmjetme të tipit (për me ba), e cila ndeshet dendur në

krijimtarinë e këtij autori. Ky përdorim shihet edhe në shembujt vijues.

Kam hapë menjiherë dritoret për me hy dielli i ri i marsit n`odë.=... me qëllim që të hyjë dielli...

(Hija, Koliqi, fq.135); Lorja mâ i pari ndieu nevojën me thânë dishka, me i dhânë fund asaj

heshtjeje për mos m`u bâ të dy qesharakë.=...që të mos bëheshin... (Tregtar, Koliqi, fq.60).

Ka raste kur paskajorja qëllimore ndiqet nga pjesëza kinse, ajo shpreh një qëllim jo të vërtetë.

Mirëpo, - çudi me mua, - unë as kam dashur ndonjëherë për të hyrë brenda e tani me këmbët e mia

po hyj brenda, kinse për të vërtetuar fjalët e të diturit…(Pse, Spasse, fq.164-165).

4. Paskajorja në funksion kushtor

Në ndërtimet ku paskajorja ka funksion kushtor përcaktimi i modalitetit është shumë i vështirë, pasi

marrëdhëniet kushtore të vërtetësisë, mundësisë dhe të pamundësisë janë të lidhura e të ndërthurura

me njëra-tjetrën, saqë është zor të dallohet se me cilën prej tyre kemi të bëjmë. Kjo ndodh, sepse,

siç e kemi përmendur, format e pashtjelluara (përfshirë këtu edhe paskajoren) nuk i shprehin

formalisht kategoritë gramatikore të modalitetit, të kohës dhe të vetës. Po t`u referohemi

gramatikave të ndryshme, do të vëmë re se fjalia e varur kushtore ndahet në tri lloje të veçanta: e

vërtetësisë, e mundësisë dhe e pamundësisë. Ne do të përqendrohemi te ndërtimet hipotetike

kushtore ku kushti dhe pasoja janë të realizueshme, që do të thotë se kushti (në pjesën e varur) dhe

pasoja (në fjalinë drejtuese) janë të realizueshme në momentin e ligjërimit. Në këtë rast kushti dhe

pasoja i përkasin kohës së tashme dhe të ardhme, ose shënojnë diçka që i përket çdo kohe. Fjalia e

varur kushtore quhet protazë, kurse kryesorja quhet apodozë.133

Fjalia kushtore është reale, kur tregon një kusht që mendohet si i vërtetë. Në këtë rast, nëse

realizohet kushti, realizohet edhe pasoja. Në këto konstrukte subjekti mund të jetë i njëjtë për

protazën dhe apodozën:

Me pasë ndigjue nji trill të përmbrendshëm, / ai do të kishte dalë / me shëtitë nëpër terr të natës / e

me lânë atë pikëllim / m`u hapë lirisht në shpirt./ = po të kishte dëgjuar... (Tregtar, Koliqi, fq. 45);

133 Protazë vjen nga fjala greqishte “protasis” e cila rrjedh nga folja “protejno” = vë në fillim, në krye; “apodosë” vjen

nga “apodosis”, e cila rrjedh nga folja greqisht “apodidomi” = vë në fund, pas.

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

70

Fjdr.

Fr.

Fjvksht. Fjvq. + Fjvq. + Fjvq.

Mund të jetë edhe i ndryshëm: Mêndo disprimin e Nushës me pasë për të ndodhë gjâ e keqe, prite

Zot! (Hija, Koliqi, fq. 37);

Ndërtimet hipotetike quhen të tilla kur kushti që shprehet në protazë, është njëkohësisht fakt i një

hipoteze. Konstruktet hipotetike të mundësisë shprehin kushtin dhe pasojën si të mundshme, çka do

të thotë se, nëse realizohet kushti, atëherë i mundshëm është edhe realizimi i pasojës. Shpeshherë,

në ndërtimet hipotetike të mundësisë foljet baj, jam dhe kam në trajtën e paskajores, të ndjekura nga

një folje tjetër po në paskajore, thuajse janë gramatikalizuar në atë shkallë, saqë kanë marrë vlerën e

një mjeti lidhëzor.134

a. me ba: Këtu te na përmbyset bota me ba m`u pa një vajzë me një djalë. (V.& N.,Migjeni.

fq. 115); Por, rueju fort: me bâ me i kallzue njerit të gjallë kët ndeshjen tonë, i mjeri ti! (Hija,

Koliqi, fq.8); Me bâ me të tokue ndonji turulluqe: lamtumirë, vjerrsha.(Tregtar, Koliqi, fq.53); Po

me bâ me pasë rá në dyshim edhe Sufa, i shoqi si ajo? =...që të ketë ra në....(Hija, Koliqi, fq.62);

Me bâ me dijtë e me të pá / se sillesh afër shtëpis sonë, / i kallzoj vllaut / e i prîj vetë / me të vrá pa

kurrfarë dhimbet./ =...po ta dijë e po të të shoh...i prij vetë të të vras... (Hija, Koliqi, fq.124);

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvksht. Fjvqll.

Fjvkun.

Në njësinë e mësipërme sintaksore kushti (ajo që supozojmë) dhe pasoja (ajo çka do të gjasë) i

përkasin së tashmes dhe të ardhmes, domethënë që janë të realizueshme në momentin e ligjërimit,

apo edhe pas këtij momenti. Në këto ndërtime paskajorja me ba e ndjekur nga një paskajore tjetër

shërben si mjet lidhëzor.

b. me pasë:

Me pasë xanë un marak në nji vajzë / e me dashtë m`e marrë,/ ça kishte me thânë ti, Palush?/=...

po të kisha zanë....e të doja ta merrja... (Hija, Koliqi, fq.119);

Fjdr.

Fr.

Fjvksht. + Fjvksht.

134 M.Domi, Sintaksa e gjuhës shqipe, bot. III, 1975, fq. 140.

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

71

c. me qenë: Për me qenë të lumtun, na mjafton kjo tokë që kemi, veç duhet ta punojmë e… (V.&

N.,M. fq. 106);

Ndërtimet hipotetike janë edhe ireale, kur tregojnë një kusht të pamundur e si rezultat edhe pasoja

është e pamundshme. Ajo që supozojmë (protaza) mund të jetë:

paskajore e tashme: Mos me kênë hatri i miksis së maçme qi kam me shtëpinë tande, dij un…= po

të mos ishte hatri... (Tregtar, Koliqi, fq.11); Po me bâ mos me përkue natyra e saj me temen?

(Tregtar, Koliqi, fq.52): Lorja mâ i pari ndieu nevojën me thânë dishka, me i dhânë fund asaj

heshtjeje për mos m`u bâ të dy qesharakë. (Tregtar, Koliqi, fq.60);

ose paskajore e shkuar: Kishte me i ardhë keq mos me të gjetë. (Hija, Koliqi, fq.109)

5. Paskajorja në funksion krahasor

Ndërtimi me paskajore në funksion krahasor është shumë i ngjashëm me atë mënyror, madje në

disa raste, është mjaft e vështirë t’i dallosh nga njëra-tjetra. Ndërtime të tilla tregojnë ngjajshmëri

cilësore midis një veprimi a një gjendjeje dhe një veprimi a një gjendjeje tjetër. Këto struktura

sintaksore ndërtohen nëpërmjet lidhëzave si e sikur, prandaj, përgjithësisht, njihen si ndërtime

krahasore-mënyrore. S`iu bânte me i besue vetes; i bâhej si m`e pasë zânë ângthi më gjumë. (Hija,

Koliqi, fq.65) = ... si ta kishte zanë ankthi... Por megjithatë, ajo qe një verë e lumtun / që erdh u

rrit e shkoi mbrenda një kopshti / sikur me pas qenë vetëm një flutur. (Palimpsest, Camaj, fq. 126);

U pre/ e mbet keq /si me qenë tue dalë lakuriq para turmës./ = si të ishte duke dalë... (Karpa,

Camaj, fq. 166).

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvkrs.

Në ndërtimet krahasore ndeshen ndajfoljet mirë dhe keq, si fjalë korrelative, për të treguar

marrëdhënie pabarazie në periudhën krahasore, si dhe për të shprehur parapëlqimin ose

mospëlqimin e një fakti ndaj një tjetri. Pjesa drejtuese lidhet me atë të varur nëpërmjet lidhëzave se

dhe se sa, të cilat i paraprijnë paskajores. Ma mirë njashtu…se me ardhë te grueja e tij, - mendonte

Kola msheftas, tue e mshefë dhe nga vetvetja at mendim. (V.& N.,M. fq.159); Asht ma keq – ia

prita– me i vra bletët se sa me thanë kanë cofë bletët në vend të thuesh kanë vdekë bletët. = ...të

vrasësh bletët se sa të thuash... (Novela, Camaj, fq. 349); “Eh, po, ato duhet ta dishin” e qeshën të

gjithë përnjiheri sa me ushtue mbarë Qyteza. (Karpa, Camaj, fq. 132). Lëshohe turravrap me e

xanë, por kthehe me trofej në ballë, si me pasë qenë në Luftën e Trojës. (V.& N.,M. fq. 87).

6. Paskajorja në funksion rrjedhimor

Ndërtimet rrjedhimore me paskajore shprehin marrëdhënie midis një shkaku të përfaqësuar në

pjesën kryesore si një sasi, shkallë, masë, intensitet i madh a si një cilësi a tipar dhe pasojës a

rrjedhimit të shprehur me paskajore, ose marrëdhënie në mes një fakti a një ngjarjeje të shprehur

nga tërë pjesa drejtuese dhe përfundimit, rezultatit të tij të shprehur nga paskajorja në funksion

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

72

rrjedhimor.135 Konstruktet rrjedhimore me paskajore mund të jenë lidhëzore (këta ndërtime janë

ose korrelative, ose jokorrelative), jolidhëzore, ndërtime pa fjalë korrelative dhe ndërtime me

pranëvënie.

- ndërtime pa fjalë korrelative

Ka t`ardhuna / sa me e çue mjaft bukur ke shpija / edhe me ruejtë nji pjesë të mirë të tyne për gjith

vjet / tue i vendue me dever./= ... sa për të çuar ....dhe për të ruajtur... (Tregime, Koliqi, fq. 26);

Fjdr.

Fr.

Fjvrrj. + Fjvrrj.

- Fjvmn.

Në veprat e autorëve të studimit tonë, rrallë ndeshen konstrukte me paskajore në funksion qëllimor,

të cilat ndërtohen me lidhëzën “sa”. Në këtë rast pjesa kryesore tregon shkallën e një tipari a

intensitetin e një procesi, jo me një korrelatë, por me një mbiemër, ose me kuptimin leksikor të

foljes. Ka raste që paskajorja në këtë funksion e shoqëruar me lidhëzën “sa”, përveç rrjedhimit,

tregon edhe kufizim të brendisë së tiparit, p. sh. Ka t`ardhuna sa me e çue mjaft bukur ke shpija

edhe me ruejtë nji pjesë të mirë të tyne për gjith vjet tue i vendue me dever. (Tregime, Koliqi, fq.

26); Këtu agai hoqi nga shishja sa për të marrë guxim dhe i mbytur në djersë, ia tregoi të nipit të

fshehtën e zemrës. (Vepra 2, Spasse, fq. 297);

Guri rrinte mënjanë i menduar/ dhe gdhendte një shufër/ sa për t`u gjendur në punë./ (Vepra 2,

Spasse, fq.157).

Fjkry. + Fjdr.

Fr.

- Fjvrrj.

Kur fjalët “aq, kaq” ndiqen drejtpërsëdrejti nga paskajorja me lidhëzën sa, mund të merren më

shumë si elemente të fjalisë së varur se sa të asaj drejtuese. Mund të merrni fort lehtë me mend, zojë

e ndershme, se zeja ime e rrethanat s’e kanë premtue me pasë aq fatlumësi sa për të ndeshë një

bukuri kaq të rrallë... (Novela, Camaj, fq. 316).

- ndërtime me pranëvënie.

Marku m`u ftoh në prêhën, pa kênë un e zoja me bâ kurrgjâ për tê. =... që të bëja kurrgjjë...(Hija,

Koliqi, fq.143); Tani, edhe unë po lë penën, për të marrë pjesë në dasmë…, për ta shijuar këtë

dëfrim, - ta quajmë kështu, të cilën nuk e kisha aq shumë për zemër…= që ta shijoja… (Pse,

Spasse, fq.171);

135 ASHRPSSH, Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, III, Sintaksa e periudhës =2=, Tiranë,

1976, fq.72.

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

73

Kanë kaluar mijëra shekuj,/ e njeri gjer tani s`na është kthyer nga Bota e pavdekur/ për të na

treguar diçka./ = që të na tregojë… (Pse, Spasse, fq. 109);

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvrrj.

Siç e shohim, paskajorja ka një laryshi përdorimesh në funksione të ndryshme sinonimike me

funksionin e fjalive të varura të ndryshme.

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

74

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë

Kallëzuesi i thjeshtë në gjuhën shqipe përveçse shprehet me forma foljore të çdo diateze, shprehet

edhe me forma të pashtjelluara.

Trajtat foljore të pashtjelluara janë bosht në një togfjalësh foljor, kur shprehin marrëdhënie

rrethanore e objektore. Paskajorja, ashtu si edhe pjesorja, jo gjithmonë u përgjigjet kërkesave të

kallëzuesit si dhe kërkesave të gjymtyrës kryesore të një fjalie njëkryegjymtyrëshe të nënrenditur

për shkak të mungesës së treguesve morfologjikë për mënyrën, kohën e vetën.

Por ato e kryejnë funksionin e kallëzuesisë vetëm në ato raste kur ato lidhen me një kryefjalë të

shprehur me emër ose përemër në rasën emërore dhe hyjnë në marrëdhënie kallëzuesore me to Me

ecë me katër hapa dy e dy, unë ti e vera vetë! (Karpa, Camaj, fq. 79); Prirja me u rritë katallan si

me u zanë hijen maleve-shëmtim.! (Karpa, Camaj, fq. 246); Por, rueju fort: me bâ me i kallzue

njerit të gjallë kët ndeshjen tonë, i mjeri ti! (Hija, Koliqi, fq.8); Po pse, bir, mos me të pëvetë ty

nana e jote. (Hija, Koliqi, fq.10); Dy sahat me mbledhë dy copë krande. (Hija, Koliqi, fq.117);

Drojshëm i rrisha para dhe pyetsha:

ç`kuptim! Çfarë kuptimi ka? As me qenë ajo

një fjalë.

(Palimpsest, “Magji në Institutin e Gjuhëve Indo-evropiane”, Camaj, fq. 132);

si dhe në funksionin e kallëzuesit në struktura pyetëse (ideja e Gabinskit) e nxitëse.

Pse… me pasë për të qitë un pushkë, / a s`kishe me ma dâ ti mue Nushën a? (Hija, Koliqi, fq.37);

Fjdr.

Fr.

Fjvksht.

Me pasë xanë un marak në nji vajzë e me dashtë m`e marrë, ça kishte me thânë ti, Palush? (Hija,

Koliqi, fq.119);

Fjdr.

Fr.

Fjvksht. + Fjvksht.

- Fjvkun.

Nji dishir i stërfuqishëm m`u çue me dalë, me ikë andej, e dridhi fund e maje. (Tregtar, Koliqi,

fq.6); Ah, me çelë syt e m`u gjetë n`odën e vet në Shqipni! (Tregtar, Koliqi, fq. 71); Dhe për t`iu

tharë lotët, kobzari fillon një këngë të lehtë, të shpejtë, që i bën të lozin valle. (Vepra 5, Kuteli,

fq.268); E pastaj në mesnatë e caktuara për të ngrënë minestrën e drekës… (Nata, Marko, fq. 86);

Dhe, për të ikur ajo, ja që s`u deshka ndonjë furtunë, po vetëm ndonjë budallallëk i Taqit. (Nata,

Marko, fq. 103); Me çalue n`anë të djathtë, me çalue n`anë të majtë…/ Si paljaço i gjorë që kah

t`ia mbajë s`di… (Vargje & Novela, Migjeni, fq.33 ); A kujtohesh si e kemi ba: un ty me të gjuejtë

në krye me gjithë të hollat që kam në dorë, e ti mandej me i marrë… a je në fjalë?” (Vargje &

Novela, Migjeni, fq.68); Me qenë çikë… ishalla…/ Por edhe djalë me qenë, / s`ka gja;/ vetë ka me

i fitue qeset / për me ble çikë për vete. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 90); Po, në shtëpin tande me

u mërzitë? (Vargje & Novela, Migjeni, M. fq. 113); Po për drekë mishin, ku me e marrë?....

(Vargje & Novela, Migjeni, fq. 124); Pse mos me dalë edhe ne si dalin dhe varzat e botës, - tha

Drita tue u kuqë. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 128); Çudi, pse zotni Filipi me të hjekë nga puna;

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

75

ty po, e ata dy jo; pse jo njenin nga ata – n`errsin i fliste të shoqit me guxim. (Vargje & Novela,

Migjeni, fq. 148); Por edhe ti me e mësue përmendësh?! (Vargje & Novela, Migjeni, fq.153); Kur i

indi një nipçe, Ili, xha Neloja, ndonëse u gëzua, padashur rënkoi: “Ja edhe një gojë për t`u

ushqyer!” (Vepra 2, Spasse, fq. 209); Ç`ironi për të vrarë veten! (Pse, Spasse, fq.156).

Kallëzuesin e thjeshtë të shprehur me paskajore e ndeshim në marrëdhënie rrethanore e objektore,

kur i përgjigjet një kryefjale të shprehur me një emër a përemër, në funksionin e kallëzuesit në

struktura pyetëse (ideja e Gabinskit) e nxitëse. Përdorimet më të shumta të paskajores në këtë

funksion i ndeshim në gjuhën e Koliqit dhe sidomos në stilin Migjenian.

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

76

2.2 Te kallëzuesit e përbërë

Siç e kemi përmendur edhe në trajtimin rreth pjesores, kallëzuesi i përbërë ndërtohet në mënyra të

ndryshme. Një ndër mënyrat e formimit të kallëzuesit të përbërë në gjuhën shqipe është folja

gjysmëndihmëse do, dua, duhet dhe mund në të tashmen e të pakryerën e dëftores, veta III njëjës

dhe nga një folje në lidhore, e cila në shumë raste zëvendësohet me një paskajore gege të tipit “me

punue” Ky ndërtim i jep kallëzuesit kuptimin modal të domosdoshmërisë. Kështu, folja duhet

shpreh mënyrën e modalitetit (domosdoshmërinë) si dhe tregon vetën, kohën e numrin, ndërsa

paskajorja shpreh përmbajtjen leksikore dhe lidhjen me kryefjalën, pra, folja e parë tregon

modalitetin subjektiv, ndërsa e dyta atë objektiv. Unë thashë se duhet të mendosh si na. (Karpa,

Camaj, fq. 29); Vëreheshin ndër sy: vajza priste që Gjyshi të thoshte fjalët e zakonshme shah-mat

mbarimi i ngjarjes me happy-end, ose lojë optike, aspo? don me thanë sosje e pakënaqshme, por

lihej me shpresue se do të ndreqej me rrotullimin e ngjarjeve që do të ndiqnin. (Karpa, Camaj, fq.

75); Por u qetësue kur lexoi në një copë letër në skajin e fillit të tij se litari i duhej për të lidhë

sendet me të apo edhe vetveten. (Karpa, Camaj, fq. fq. 172); Njeriut të vogël iu dashka me heshtë

edhe nëse ka gjetë një pjesë të Ilirisë ndërkohë që tjerët luftonin në Karpë. (Karpa, Camaj, fq. 225);

Nga ai fenomen Barnatari donte/ me nxjerrë sa ma shumë elementa realë e të trilluem /për të tretë

shkretnimin e vetmisë në gurin e fortë të shkambit e të shpellës. (Karpa, Camaj, fq. 187);

Fjdr.

Fr.

Fjvkun.

Fjvq.

Larg tij, / po qe se nuk don me u shkrî / në avull! (Palimpsest, Camaj, fq. 48); Në mbylljen e

kufinit / në dymijë / nuk due me pâ si mbytet / një buell i lindun në këtë / shekull. (Palimpsest,

Camaj, fq.75); Gjuha klasike e tekstit, për shembull / mundet me u shijue edhe si tingull.

(Palimpsest, Camaj, fq. 120); Due me ta kallzue ashtu si e dij. (Hija, Koliqi, fq.6); Dy a tri herë

desht m`u çue e me dalë jashtë, i ngrehun prej do zâneve të mshefta, por nji frigë e pakuptueshme

qi ia shtërngonte zêmrën e bâni m`u ndalë. (Hija, Koliqi, fq.7); Nanë, më shtro n`odën e vogël, se

due me fjetë vetëm sonde. (Hija, Koliqi, fq.9); Prirjen e gjakmarrjes duhet me bâ të zhduket prej

shpirtnave të njomë, me sa qi ato të besës, të burrnis, të mikpritjes etj. lypet me i forcue tue u dhânë

nji drejtim të mbarë, sepse shpesh edhe këto cilsi të mira Shqiptari i vên në shërbim të nji qëllimi të

mbrapësht. (Hija, Koliqi, fq.18); Mori me luejtë vêndit e me përgjegjë; por, kah ish tepër e

pigullueme, s`mujt me bâ as njânën as tjetrën. (Hija, Koliqi, fq.126); Por s`mujt me luejtë, ngujue

aty prej nji pyetjes së tregtarit. (Tregtar, Koliqi, fq. 6); Po duhet me i bâ me ndie me përdhuni.

(Tregtar, Koliqi, fq.7); S`duhet kurr m`u ngutë e me dënue nji njeri pa e njoftë mirë. (Tregtar,

Koliqi, fq.8); S`ka, duhet m`e mbajtë kët Shqipni, me ia mbushë menden të madhit e të voglit qi me

përparue… (Tregtar, Koliqi, fq.8); Duhet m`u përtri, pa u dyndë prej përfitimesh kryesore

trashigue nga kalesa. (Tregtar, Koliqi, fq. 62); Donte me i braktisë krejt pijetoret. (Tregtar, Koliqi,

fq. 85); Due me ta çilë nji punë qi ka me të lânë pa mend. (Tregtar, Koliqi, fq. 119);

Âsht djalë me shkollë, / asijsh qi shkruejnë, / e na duhet / për me na kallzue / shka janë ato gjâna

/qi ka gjetë. (Tregtar, Koliqi, fq. 127);

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

77

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvkr.

- Fjvkun.

Fjvprc.

Nesër duhet me i qitë në dhe, dhe mandej me pritë derisa të bahet misri i ri. (Vargje & Novela,

Migjeni, fq. 89); E Laroja din si duhet m`u shtrimë rreth zjarrmit. (Vargje & Novela, Migjeni,

fq.96); Të gjithë flasin njeni me tjetrin të shqetsuem, thue se tashti, në kët cast u ba Shqipnia e

vogël, ku duhet me u vra për me qëndrue mbrenda kufinit. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.105); Ti

Age, tash nuk duhesh me punue shum – tha Nushi tue sjell kryet nga dritorja dhe tue u mundue me

e zbutë zanin. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 125); Duhesh me u kujdesë shum për fëmin,

përndryshe do ta humbish. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.157);

Dhe e dinte / se duhet / me thirrë mjekun, / me ble barna, / me i ba Lilit minestër /për me ngranë,

/ me pimë limonadë në vend t`ujit/ kur ka zjarrmi, / me u veshë trashë / kur del përjashta, / të

gjitha këto i din e ama e Lilit, / i ka mësue te zotnia / kur, si vajzë ishte shërbëtore, por…(Vargje &

Novela, Migjeni, fq. 156);

Fjdr. Fjkry. + Fjdr.

Fr.

Fjvkun. - Fjvkh.

Fjvkr. Fjvkr. Fjvkr. Fjvkr. Fjvkr.

Fjvprc. Fjvkh. Fjvkh.

Mënyra tjetër e shprehjes së kallëzuesit foljor të përbërë është një folje aspektore (filloj, zë, nis,

marr, vazhdoj, mbaroj, ndaloj, pushoj, përfundoj, rresht etj.) dhe folja e dytë, e cila shpreh fillimin,

vazhdimin dhe mbarimin e veprimit. Siç e kemi përmendur edhe më lart elementi i parë është në

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

78

kohën e tashme, të shkuar e të ardhme. Elementi i dytë, zakonisht, është në lidhore, por shpesh

lidhorja gjendet e zëvendësuar me paskajore gege. Kjo dukuri vihet re, sidomos, tek autorët e

Veriut.

a. Kallëzuesi i përbërë që shpreh fillimin e veprimit:

Koha asht letër e bardhë, thotë një fjalë e urtë në Karpë, - mori me arsyetue Shkriba. (Karpa,

Camaj, fq. 25);

Deri atëherë kish ecë tue ba viza të drejta prej skaji në skaj, / tash mori me u sjellë në rreth/ si me

qenë i ngujuem përdhunë. (Karpa, Camaj, fq. 44);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvmn.

Mori me gërrye nëpër rraqe për të zbulue ma saktas vetjen që kishte jetue ndër ata rraqe ngujuem

përdhunë. (Karpa, Camaj, fq. 148); Kur shiu mori me kullue nëpër rrasa, shkambi u ngjall as me

pasë fshehë dikush qindra njerëzish në të. (Karpa, Camaj, fq.187); Ai ndiente se farë t’imta kishin

nisë me i lëvizë nëpër gulfa të gjakut, m’u ajun e me bijtë. (Hija, Koliqi, fq.34); Drandja pa çue syt

nga fija e penit të shtjellun, zu të kallëzojë ma parë disa punë të saj mandej ato të gjindjes. (Hija,

Koliqi, fq.36); Dielli nisi të qesë ballin e farfurishëm përmbi kodra. (Hija, Koliqi, fq.56); ... ajo

theme pesë gjashtë notash nisi të zhdrivillohet, të zgjatohet, të lakohet, të plotohet deri qi sa e

prekë nji frymë e voktë flladi dhe nji rreze e artë dielli, çelë menjiherë e mbushet unji me

drandofille. (Hija, Koliqi, fq. 58);

“Në luftën e Gjirit janë fikë njëqind e pesëdhjetë Hanedanë fisnikë të këtij qyteti / dhe janë shkretua

shtëpitë e tyne / e prandaj qyteti ka fillue me u ba “harap”…(Vepra 5, Kuteli, fq.190).

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvrrj.

b. Kallëzuesi i përbërë që shpreh vazhdimin e veprimit:

E kemi vendosë në këshillin shkencor – vijoi ky – me zhvillue një lloj të ri qensh… (Karpa, Camaj,

fq. 91); Vazhdonte përditë me shkue. (Tregtar, K.oliqi, fq.3);

Ma fort kur tymi kish fillue me u avitë në grykën e Vezuvit, / gomarët vijojshin me kullotë përsipër

barin e gjelbër, / pa kujtue / se nën njat bar të gjelbër zien zjarrmi i nji ferri të vërtetë./ (Vepra 5,

Kuteli, fq.420)

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvmn.

Fjvkun.

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

79

Njësia e mësipërme është interesante sepse në të ndërthuren kallëzuesi i përbërë që shpreh fillimin

e veprimit në fjalinë e varur kohore dhe vazhdimin e tij në fjalinë drejtuese. Kallëzuesi i përbërë që

shpreh mbarimin e veprimit si element të dytë merr trajtën e gerundit të rasës rrjedhore.

Paskajorja në funksion të kallëzuesit të përbërë të formuar qoftë me foljet gjysmëndihmëse do, dua,

duhet dhe mund, qoftë me foljet aspektore filloj, zë, nis, marr (me kuptimin e fillimit), vazhdoj,

mbaroj, ndaloj, përfundoj, pushoj etj.

a. del zakonisht në fjali potatike:

Muer me u çue, por Drandja e ndaloi. (Hija, Koliqi, fq.22);

Fr. Fjkry. + Fjkry.

Mori me luejtë vêndit e me përgjegjë; por, kah ish tepër e pigullueme, s`mujt me bâ as njânën as

tjetrën. (Hija, Koliqi, fq.126); Për t`i hjekë ato qafet, disi turpshëm, por edhe dijekeqaz për të

mashtrue njeni tjetrin, karpasit morën me i shkëmbye rraqet e muzeut mes tyne. (Karpa, Camaj, fq.

264);

b. dhe hipotetike me funksione të ndryshme:

Por sa mbaroi tregimin nisi m’u mbrapshtue, ndër fjalë. (Hija, Koliqi, fq.11);

Fjdr.

Fr.

Fjkh.

Mbasi u qetësue,/ Shkriba mori me i folë kështu./ (Karpa, Camaj, fq. 41);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Ia nisa me vajtue bashkë me popullatën sepse më preku mu në shpirt dhimba e tye. (Karpa, Camaj,

fq. 122); Mandej me fuqi të reja mori me gërrye përsëri atje ku e kishte lanë punën. (Karpa, Camaj,

fq. 204); Ti ishe kalama kur kam nisë me të dashtë? (Hija, Koliqi, fq. 8);, por në ndonjë rast edhe

në fjali të thjeshta: Nisi me i marrë kangët vargue. (Hija, Koliqi, fq. 57); Vazhdonte përditë me

shkue. (Tregtar, Koliqi, fq. 3);. Këto përdorime i ndeshim vetëm në veprat e autorëve të Veriut,

pikërisht në stilin e Camajt, Koliqit dhe Migjenit. Tek autorët e Jugut paskajorja në këtë funksion

del e zëvendësuar me lidhoren. Nuk duhet të mendojë njeriu shumë për të gjetur shkaqet. (Vepra 2,

Spasse, fq. 43); Ata nisën të qëllonin aeroplanët. (Hasta, Marko, fq. 19); Nata tashmë filloi ta

mbulonte atë vend të ashpër të Aragonës. (Hasta, Marko, fq. 69); Ne duhet t’i kemi të qarta gjërat.

(Nata, Marko, fq. 81).

Por, edhe pse, Koliqi shkruan në dialektin gegë, në veprat e tij shpesh ndeshet lidhorja pas foljeve

gjysmëndihmëse (s’mund t’udhtosh / mund t’i pritte / zu të kallëzojë / nisi të qesë / nisi të

zhdrivillohet, të zgjatohet, të lakohet, të plotohet),. Edhe te Migjeni shfaqet lidhorja (Donte t`iu

shporrej). Pra, përkrah paskajores gege, tek autorët e Veriut është përdorur edhe lidhorja pas foljeve

gjysmëndihmëse.

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

80

2.3 Te kallëzuesit emërorë.

Kallëzuesi emëror përbëhet nga dy pjesë: këpujës ( jam) dhe gjymtyrës emërore (një emër,

mbiemër, përemër, numëror, ndajfolje, formë e pashtjelluar, shprehje frazeologjike etj). Të dy

pjesët e kallëzuesit emëror formojnë një të tërë, ku kuptimi gramatikor dhe ai leksikor shprehen prej

dy fjalësh vërtet të ndryshme, por me një lidhje të ngushtë midis tyre.

Paskajorja në funksion predikativ është e ngjashme me funksionin e pjesës emërore të kallëzuesit

emëror brenda fjalisë, qoftë kur është e pazgjeruar, qoftë kur është e zgjeruar dhe lidhet me

kryefjalën e pjesës kryesore nëpërmjet foljes jam.136 Paskajorja shërben si gjymtyrë emërore te

kallëzuesi emëror dhe, së bashku me këpujën, formojnë një të tërë të vetme kuptimore-sintaksore.

Kallëzuesi emëror, vërtet shprehet prej dy fjalësh të ndryshme, po të lidhura ngushtë midis tyre.

Paskajorja në funksion predikativ shfaqet në dy forma:

a. Kur folja jam nuk i referohet ndonjë kryefjale të veçantë (folja përdoret vetëm në vetën e tretë

njëjës):

Roli im ashtë me të thanë, hy në Qytezë simbas gjithë rregullave të një krushkapari. (Karpa, Camaj,

fq. 273);

Fjdr.

Fr.

Fjvkun.

Për t`u bindë ishte edhe puna se në qytete nuk kishte mbetë fara e miut: ishin zhdukë si me i pasë

përpi dheu. (Karpa, Camaj, fq. 85); Çashtja për t`u rrahë ishte e jashtëzakonshme: si njâna ashtu

tjetra lagje zgjodhën nga tre pleq ku ishin mâ të rrahunit e krejt krahinës. (Hija, Koliqi, fq.70);

Është për t’u adhuruar dashuria që kanë për familjet e tyre, për kalamajt e tyre, po, kur lëshojnë

bomba mbi pullazet e shtëpive tona dhe vrasin fëmijët e Spanjës, siç vranë fëmijët e Abisinisë, nuk

mendojnë fare. (Hasta, Marko, fq. 69);

b. Kur kryefjala përshtatet sipas numrit dhe vetës me foljen jam (folja përdoret vetëm në vetën e

tretë njëjës e shumës). Kadalë … ia priti djaloshi me t`egër e syt i vetuen: - dal vetë, s`âsht nevoja

me më qitë jashtë ti. (Tregtar, Koliqi, fq.11); S`asht zor me marrë vesht. (Tregtar, Koliqi, fq.14);

S`âsht për t`u çuditë kur ta gjêjë nji ditë edhe atê këtu… (Tregtar, Koliqi, fq. 24); S`âshtë punë me

luejtë; krejt nji jetë do të kalohet bashkë. (Tregtar, Koliqi, fq.52); Tashti âsht mare me më pá

kush… (Tregtar, Koliqi, fq.78); E dij hollë, por âsht zor me i qitë jashtë.. (Tregtar, Koliqi, fq.134);

Kjo u shtyp si parafjalë në “Vallen e yjve” dhe mbetet parafjala e gjithë veprës së tij, kur tërë

vjershat e Lasgushit janë për t`u përmbledhur në një vëllim të vetëm. (Vepra 5, Kuteli, fq.217); Oh,

sa mirë asht me ndejë, me u shplodhë e me qenë i siguruem me bukë për dy ditë… (Vargje dhe

Novelat, Migjeni, fq. 77);

Një konstrukt i kallëzuesit emëror është edhe struktura folja jam + paskajore, e cila del me gjymtyrë

homogjene, siç shihet në shembullin e fundit.

Shpesh, në përbërje të kallëzuesit emëror përdoren emra të ndryshëm në funksion të pjesës emërore,

kuptimi leksikor i të cilave kërkon paskajore. Siç vihet re në shembujt e mësipërm kallëzuesi

emëror del në trajtë pohore dhe mohore. Kështu, konstrukti s’asht nevoja, s’asht punë dhe asht zor

janë përdorur me kuptimin modal të pamundësisë, pra, për të treguar pamundësinë për të realizuar

një veprim.

Në rastin e parë nuk ka ndonjë lidhje të fortë në mes të kryefjalës dhe foljes jam, por lidhja mes

kësaj foljeje dhe paskajores është shumë e ngushtë, aq sa nuk mund të mendohen të shkëputura nga

njëra-tjetra. Ky konstrukt mund të trajtohet si një kallëzues i përbërë foljor, në të cilin kuptimi i

136 S. Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe, rib. Prishtinë, 1971, fq. 266.

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

81

foljes jam është i barasvlershëm me kuptimin e foljeve me vlerë modale (duhet, lipset, do), pra,

shpreh kuptimin modal të detyrimit, por në një formë më të zbutur.137

E kundërta vihet re te rasti tjetër ku përshtatja e kryefjalës me foljen jam është tregues i një lidhjeje

ndërmejt tyre. Paskajorja, e cila kryen funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror, mund

të tregojë, ose destinacionin e kryefjalës, ose ndonjë karakteristikë të saj.

Struktura e këtyre fjalive dhe periudhave del e larmishme. Paskajorja zakonisht vjen pas këpujës,

herë - herë shfaqet para saj. Ka raste kur elementi i parë dhe ai i dytë i kallëzuesit emëror ndërpriten

nga një fjalë tjetër. Gjithësesi edhe në këto ndërtime ruhet funksioni kallëzuesor.

137 ASHRPSSH, Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II, (Morfologjia), fq. 225.

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

82

3. Funksione të paskajores te gjymtyrët e dyta.

Paskajorja, përveçse kryen funksionin e kryefjalës si në shembullin që vijon: S`të binte ndër mend

me shikue edhe nji herë mbas shimshirit! =…që të shikoje... (Tregtar, Koliqi, fq. 43). (Njësia e

mësipërme është ndërtuar në mënyrë të tillë që folja-kallëzues është një shprehje që ka në bazë të

saj një folje të perceptimit mendor) dhe të kallëzuesit - Nata âsht me fjetë, jo me këndue… = që të

flejmë, jo të këndojmë... (Tregtar, Koliqi, fq. 35), në gjuhën shqipe ndeshet edhe te gjymtyrët e

dyta: në funksion të përcaktorit, të përcaktorit kallëzuesor dhe të rrethanorit.

3.1. Paskajorja në funksion të përcaktorit.

Përcaktori me bashkim shprehet me forma të ndryshme. Ndër format e pashtjelluara me të cilat

shprehet është edhe paskajorja përveç pjesores. Ky përcaktor zakonisht varet nga një emër me

kuptimin e dëshirës, mundësisë e shpresës, dhe tregon destinacion ose cilësi. Gjykimi i tij për t`ia

lexue veprën domosdo, ia prapon kujdo kureshtinë! (Karpa, Camaj, fq.36); Gjith ditën dje – tha

Barnatari, - u përpoq me gjetë një shteg për të dalë prej këtij labirinti. (Karpa, Camaj, fq. 65); Bora

vuante ma tepër sepse vendimi për të thyer kufijtë e një jete të qetë, të disiplinueme ishte marrë prej

saj papritmas. (Karpa, Camaj, fq. 82); “Punë me vend do të ishte me dalë jashtë kështu grumbull si

jemi dhe me u endë nëpër rruga për të mos u dukë vendi i lëshuem” shtoi ai. (Karpa, Camaj, fq.

142); Në viset e largëta kundruell, andej Drinit plasnin dritat si gaca dhe fikeshin ashtu sikur

dikush hapte e mbyllte derë e dritare të shtëpive për të shti diçka mbrendë për mos të laget prej

shiut që po vinte. (Karpa, Camaj, fq. 186-187 );

E kapte kureshtia me ditë / përse ai fis / që Voni nuk e njihte / i kish ndërtue shtëpitë në vende të

fshehta /për të mos u kundrue për së largu. (Karpa, Camaj, fq. 192)

Fjdr.

Fr.

Fjvkun.

Fjvprc. Fjvqll.

Në funksion të përcaktorit kallëzuesor nga format foljore të pashtjelluara del vetëm paskajorja. Në

këtë rast përcaktori përshtatet me kryefjalën ose me kundrinën. Paskajorja në funksion të përcaktorit

kallëzuesor përdoret pas foljeve e lokucioneve foljore me kuptime leksikore të ndryshme, si:

bahem, dukem, paraqitem, shtirem (në funksion kryefjalor); betohem, bëj të ditur, bërtas, bie

dakort, bind, dëshiroj, due, duroj, flas, frikësohem, kallëzoj, kërkoj, këshilloj, lejoj, mendoj, merrem

vesh, pajtoj, përtoj, premtoj, shtërngoj, trembem, them, urdhnoj (në funksion kundrinor); etj.

Gjithashtu, kjo formë e pashtjelluar përdoret edhe pas ndërtimeve analitike, si: kam + pjesore +

paskajore (kam pasë me ardh); jam+ pjesore + paskajore (jam ba me u martue).

a. Përcaktori kallëzuesor i kryefjalës tregon një tipar a një karakteristikë të kryefjalës me të cilën

lidhet nëpërmjet foljes. Folja zakonisht përdoret ne formë veprore e, në këtë rast, paskajorja e tipit

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

83

për të ba, është e ngjashme me pjesën emërore të përcaktorit kallëzuesor të shprehur me një emër

me parafjalë. Përveç përdorimit të formës veprore, paskajorja del edhe në formë joveprore. Në këtë

përdorim paskajorja përbën më tepër fjali kallëzuesore. Folja bëj, është folja më e përdorshme, që

merr paskajore në funksion të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës. Edhe foljet tjera, si: dukem,

paraqitem, shtirem etj.përdoren dendur.

… S`ia bante zemra me i mbytë mizorisht me u ça krenat drejtas tue mëshue në to me dru. (Karpa,

Camaj, fq. 201); Por, gja e çuditëshme, at zâ që kumbonte qartas në vesh të tij, nuk i përsritëshin

jehonët e malit qi nji tingëll sado i lehtë bân me ushtue. (Hija, Koliqi, fq.6); Po me bâ me pasë rá

në dyshim edhe Sufa, i shoqi si ajo? (Hija, Koliqi, fq.62); Qielli i Shkodrës qi aq âmbëlsisht priret

mbi qytet ndër net maji bânte me fluturue mendimet e Lecit. (Tregtar, Koliqi, fq. 35);

Edhe ma parë – u përdi Voni – nuk kam lejue me më dalë sysh asnjë fazë e zhvillimit të një bime.

(Karpa, Camaj, fq. 262). Në fakt, pas foljes “lejoj” është përdorur paskajorja (në formë lokucioni

“me më dalë sysh”) në funksion të kundrinorit (kë nuk kam lejue? – me më dalë sysh), e cila

domosdoshmërisht kërkon një përcaktor. Pikërisht, shprehja asnjë fazë e zhvillimit të një bime

shërben si kryefjalë e lokucionit foljor “me më dalë sysh”. Kështu, ky lokucion foljor në përmbajtje

të të cilit është paskajorja gege “me dalë”, kryen funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës.

Të ka tokue ndoi herë me të kërcye zêmra në fyt prej gëzimit. (Tregtar, Koliqi, fq. fq.107); Duket

qartësisht se paskajorja “me të kërcye” kryen funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës.

Kur i duhej domosdo me rá atypari, ecte rrâzë dukâjve kundruell, shejt e shpejt, pa sjellun kryet

pezull në frygë mos po del tregtari ke dera m`e thirrë. (Tregtar, Koliqi, fq.3); S`iu bânte me i besue

vetes; i bâhej si m`e pasë zânë ângthi më gjumë. (Hija, Koliqi, fq.65). Në pjesën e parë të

shembullit të mësipërm paskajorja del në funksion të përcaktorit kallëzuesor të kundrinorit, ndërsa

në pjesën e dytë del në atë të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës. Pjesa e varur, që ka si pjesë

kryesore foljen “bahej”, është kryefjalore.

Në veprat e Camajt dhe të Koliqit, përcaktori kallëzuesor del mjaft dendur pas foljes “bëj”: Ankthi

në pritje e bante me ndie dhimba gjithkund në trup e shndërrohej në plagë të përgjithshme. (Karpa,

Camaj, fq.192); Nji ndiesi e ndërlikueme e bânte me ndêjë në roje, me pritë fundin e bisedës.

(Tregtar, Koliqi, fq.8); Dy a tri herë desht m`u çue e me dalë jashtë, i ngrehun prej do zâneve të

mshefta, / por nji frigë e pakuptueshme / qi ia shtërngonte zêmrën / e bâni m`u ndalë. (Hija, Koliqi,

fq.7).

Ka raste kur paskajorja në funksion të përcaktorit kallëzuesor, pas foljes bëj, del në konstrukte të

prira nga fjala si, sikur, në të tilla raste fjalia e varur mund të merret edhe si mënyrore apo

krahasore.

b. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit, ashtu si edhe ai i kryefjalës, më së shumti, del me foljen

bëj. Por, përdorim të dendur kanë edhe foljet e lokucionet e lartpërmendura betohem, bëj të ditur,

bërtas, bie dakort, bind, dëshiroj, due, duroj, flas, frikësohem, kallëzoj, kërkoj, këshilloj, lejoj,

mendoj, merrem vesh, pajtoj, përtoj, premtoj, shtërngoj, trembem, them, urdhnoj:

Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit, i shprehur me paskajore përveçse del në fjali të thjeshta e fjali

drejtuese / kryesore, del edhe në fjali të varura të llojeve të ndryshme.

a. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë e thjeshta.

Dy, tri heresh bâni me kumbue at tingull të trashë. (Tregtar, Koliqi, fq. 28); Lecit gjithënji s`iu

bânte me u besue as syve as veshëve të vet. (Tregtar, Koliqi, fq. 37); Hilushin e bâni m`u sjellë me

hov në drejtim të derës ai shikim i shokut. (Tregtar, Koliqi, fq. 58); E bânte me ândrrue. (Tregtar,

Koliqi, fq. 101); Donte me pâ qartë në vetvete e jashta vetes. (Hija, Koliqi, fq.32); Po, zati ti s`din

veç me qitë bejta. (Tregtar, Koliqi, fq.11);

b. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë kryesore.

I ngujuem në shkamb s`i bahej me besue / se mund të kapej ai ritëm. (Karpa, Camaj, fq. 188);

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

84

Fjdr.

Fr.

Fjvkr.

c. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë e varur përcaktore.

E un i kam rândë të gjitha ato sênde qi më bâjnë me ndêjë mâ se pesë minuta mêndueshëm… (Hija,

Koliqi, fq.49);

Fjdr.

Fr.

Fjvprc.

Vëmë re që, përcaktori kallëzuesor i kundrinorit del në fjalinë e varur përcaktore, e cila vetë në

fjalinë e parë del në formën e fjalisë së bashkërenditur me ngjyrim shtues.

d. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë e varur kallëzuesore.

Tashti âsht mare me më pá kush… (Tregtar, Koliqi, fq.78); E dij hollë, / por âsht zor / me i qitë

jashtë.. (Tregtar, Koliqi, fq.134);

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjv.ka

e. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë e varur kundrinore.

Në mbylljen e kufinit / në dymijë / nuk due me pâ si mbytet / një buell i lindun në këtë / shekull.

(Palimsest, Camaj, fq.75); As ata që punonin në interioret e teatrit s`lejoheshin me folë me

kangëtaret e valltaret e reja: mbaheshin larg gjithkuj, kinse befasim për kur do të hapej teatri.

(Karpa, Camaj, fq. 249); “Kështu si po thue këtij i bie me qenë / krijesë absurd kinse pa prind” ia

prita. (Palimpsest, Camaj, fq. 115); Praktik ashtu siç e ka dhanë natyra, në fund-fundit njeriu dijti

me zgjedhë. (Novela,Migjeni, fq.61); Donte m`e largue mêndimin nga to: kërkonte me harrue,

m`u davaritë. (Hija, Koliqi, fq.40); Donte me hypë mbi atë mur e me ngrânë aso kumbullash të

verdha. (Tregtar, Koliqi, fq.77); Âsht djalë me shkollë, asijsh qi shkruejnë, e na duhet për me na

kallzue shka janë ato gjâna qi ka gjetë. (Tregtar, Koliqi, fq.127); S`guxonte me i çue syt kah

dritorja prej kah kumboi zâni. (Tregtar, Koliqi, fq.79); I ngujuem në shkamb s`i bahej me besue se

mund të kapej ai ritëm.= të besonte se ... (Karpa, Camaj, fq. 188);

Mjekrën me e hjekë / s`ia bante zemra / sepse mbas saj fshihej ma së miri ai vetë me të gjithë të

kaluemen. (Karpa, Camaj, fq. 236);

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

85

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvshk.

Topika e shembullit të mësiprm, nuk është e zakonshme. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit

udhëheq fjalinë, në formën e fjalisë së varur kundrinore (Mjekrën me e hjekë), që ndiqet nga fjalia

drejtuese (s`ia bante zemra) prej së cilës varet edhe fjalia e varur shkakore (sepse mbas saj fshihej

ma së miri ai vetë me të gjithë të kaluemen).

f. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë e varur mënyrore

Zonjusha e para foli, / por (foli) me za shum t`ulët / si të donte m`e prishë magjin e natës së

prarueme. (Tregtar, Koliqi, fq.66);

Fjkry. + Fjdr.

Fr.

- Fjvmn.

g. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit në fjalinë e varur kryefjalore.

Kjo punë ndreqet kollaj; duhet me i kërkue ata të dy e m`u ujdisë me ta. (Tregtar, Koliqi, fq. 142);

S`duhet kurr/ m`u ngutë e me dënue nji njeri / pa e njoftë mirë. (Tregtar, K.oliqi, fq.8).

Fjdr.

Fr.

Fjvkr. + Fjvkr.

- Fjvprc.

Paskajorja, në funksion kryefjalor dhe kallëzuesor, ndeshet dendur, sidomos në veprat e Camajt dhe

të Koliqit.

3.2 Paskajorja në funksion të rrethanorit

Në këtë funksion paskajoren e ndeshim vetëm si rrethanor të qëllimit, i cili tregon qëllimin e

veprimit: Aty rrinin e ngroheshin myshterinjtë që prisnin radhën për të bluar, me gunat krahëve.

(Tregime, Kuteli, fq. 44); As ty së të bjen për shtat ashtu – flitte tregtari për me paqtue punë.

(Tregtar, Koliqi, fq.143); Për ta forcuar më mirë, u tregonte ndonjë ndodhi e ndonjë përrallë.

(Vepra 2, Spasse, fq. 119).

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

86

4. Shfaqje e paskajores te homogjenia e gjymtyrëve.

Format e pashtjelluara paskajore shfaqen edhe si gjymtyrë homogjene në funksione të ndryshme,

çka do të thotë se ato përmbushin të njëjtat funksione sintaksore, janë në të njëjtat raporte me të

njëjtën gjymtyrë e në raporte kuptimore bashkërenditjeje midis tyre, duke u bashkuar me lidhje

bashkërenditëse e asindentike.

- Me bashkërenditje: Me bashkërenditje këto gjymtyrë dalin në raporte të ndryshme, si p.sh.:

Këpujore, për të shprehur bashkim nocionesh të barasvlershme, të njëllojta a të ngjashme, që dalin

si elemente të një tërësie. Ato bashkohen me lidhëza bashkërenditëse këpujore e lokucione

lidhëzore të bashkëlidhura138 : Ka shkaqe të ndryshme – vërejti Barnatari – që e shtyjnë njerinë me

shkue e me u mbytë në lumë. (Karpa, Camaj, fq. 101); E kishte ndeshë aty poshtë, në kopësht, e

tash kuptonte se qejfi i tij fëmijnuer me ardhë e me bûjtë n`at shtëpi ishte i përziem me deshir m`u

pá e me luejtë me Dushën. (Hija, Koliqi., fq.109).

Veçuese: Për të dhënë raporte veçuese alternimi në mes të gjymtyrëve homogjene, përdoren të

përsëritura disa ndajfolje, si ca...ca: Në këtë mes, në Çukë kishin ardhur edhe katër a pesë burra të

tjerë, ca për të pritur radhën e ca për të shkuar kohën. (Tregime, Kuteli, fq. 280); Duhet të

martohesh me Juditën e ajo e vendos a me e hjekë apo me e lanë. (K., M. C, fq. 223).

- Asindentike: S`ia bante zemra me i mbytë mizorisht, me u ça krenat drejtas tue mëshue në to me

dru. (Karpa, Camaj, fq. 201); Tue u ngjitë nalt vendoi me ngrânë shpejt e shpejt, me pushue sa

grima, me marrë Mirashin me vete e me dalë në roje gjithë natën. (Hija, Koliqi, fq.85); Unë ia

mbylla derën teme me reze mos të hyn / me ma fikë kët dritë, / me ma ngri kët shpirt, / me ma

dridhë për ndjesinë tjetër, / me ma joshë me andërr të vjetër. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 37).

Ka raste që në krijimtarinë e autorëve të studimit tonë hasen edhe ndërthurrje të gjymtyrëvë

homogjene me bashkërenditje me ato asindentike: Ai edhe sot “rend nëpër shekuj faqendritur” për

të lajmëruar kudo fitoren, për të frymëzuar dhe për t`u ngritur lart zemrën e atyre që vuajnë, për

të treguar se si duhet luftuar për të mposhtur vuajtjet, vështirësitë, pengesat dhe mjerimet e shumta

që dalin në jetë, për çlirimin e popujve. (Vepra 5, Kuteli, fq.397)

Kryesisht, paskajoren si gjymtyrë homogjene e ndeshim në formën e kryefjalëvë, kallëzuesve,

kundrinorëve, përcaktorëve kallëzuesorë e rrethanorëve.

a. Kryefjalët homogjene të shprehura me paskajore:

Kryefjalët merren si homogjene, kur i referohen së njëjtit kallëzues ose kallëzuesve të përbashkët

homogjenë.139 Pse a nuk të duket burrni me dalë e me thânë, kur vrasa ka mbetë në terr: (Hija,

Koliqi, fq.68); Paj shka âsht me ardh verës e me kalue nji muej te na? (Tregtar, Koliqi, fq.61); Dhe

e dinte se duhet me thirrë mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minestër për me ngranë, me pimë

limonadë në vend t`ujit kur ka zjarrmi, me u veshë trashë kur del përjashta, të gjitha këto i din e

ama e Lilit, i ka mësue te zotnia kur, si vajzë ishte shërbëtore, por… (Vargje dhe Novelat, Migjeni.

fq.156);

b. Kallëzuesit homogjenë të shprehur me paskajore:

Sa i takon çështjes së kallëzuesisë, gjuhëtarët kanë mendime të ndryshme. Një pjesë e tyre pranojnë

si kallëzues homogjenë foljet që kanë të njëjtën a të njëjtat kryefjalë. Të tjerë gjuhëtarë mohojnë

qenien e kallëzuesve homogjenë dhe i marrin si fjali të ndryshme të bashkërenditura e asindetike.140

M`e e lânë krejt rakin, me i thânë lamtumirë mejhânës përgjithmonë… (Tregtar, Koliqi, fq.83); Me

pasë pare mjaft e me ndêjë këtu? (Tregtar, Koliqi, fq.129); Me pasë xanë un marak në nji vajzë e

138 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë 2002, fq.298.

139 Po aty, fq. 310. 140 Po aty, fq. 310.

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

87

me dashtë m`e marrë, ça kishte me thânë ti, Palush? (Hija, Koliqi, fq.119); Me dalë e mos me

këthye mâ kurr n`at çardak të paqët? (Tregtar, Koliqi, fq.103);

c. Kundrinorët homogjenë të shprehur me paskajore:

Janë homogjene kundrinat e drejta dhe të zhdrejta pa parafjalë që i referohen të njëjtit kallëzues. Me

bâ me dijtë e me të pá se sillesh afër shtëpis sonë, i kallzoj vllaut e i prîj vetë me të vrá pa kurrfarë

dhimbet. (Hija, Koliqi, fq.124); Donte me hypë mbi atë mur e me ngrânë aso kumbullash të verdha.

(Tregtar, Koliqi, fq.77); Edhe atëherë e thershin përmbrênda të brémet e zêmrës, por gjithmonë

shpresonte m`u qortue, m`u lirue nga robnija e vesit, m`u urtue. (Tregtar, Koliqi, fq.83);

d. Përcaktorë kallëzuesorë homogjenë të shprehur me paskajore:

Hija në djep nuk ishte lugat, po shpend i zi që përpiqej me nxjerrë nga djepi sendet dhe me i marrë

me vete. (Karpa, Camaj, fq. 196); Nji ndiesi e ndërlikueme e bânte me ndêjë në roje, me pritë

fundin e bisedës. (Tregtar, Koliqi, fq.8); Vërtetë qi, tue përmbledhë gjithë forcat e vullnetit, kishte

mbrrijtë me ia vû mênden detyrës e me i krye punët e shkollës si përpara. (Hija, Koliqi., fq.31).

e. Përcaktorë homogjenë të shprehur me paskajore:

Edhe përcaktorët janë homogjenë kur janë në të njëjtat raporte me të njëjtën fjalë të përcaktuar,

duke u bashkuar me lidhëza ose asindetikisht.141… Domosdo, kjo shtëpi kish edhe oborr me portë të

madhe, kish edhe dyer për të hyrë e për të dalë, kish odë e ahurë, vatër, mashë, kaci…(Tregime,

Kuteli, fq. 322).

f. Rrethanorët homogjenë të shprehur me paskajore:

Rrethanorët janë homogjenë kur i referohen se njëjtës fjalë dhe kanë përmbajtje semantike të njëjtë.

E vura në një furrë për të mbushur ujë, për të çarë dru, për të ndezur zjarr, për të zënë brumë.

(Tregime, Kuteli, fq. 297); Vërtetë qi, tue përmbledhë gjithë forcat e vullnetit, kishte mbrrijtë me ia

vû mênden detyrës e me i krye punët e shkollës si përpara. (Hija, Koliqi., fq.31); Sillnin mallra

dyqani nga ato të Manastirit, sillnin njerëz që rrëshpëronin për të blerë e për të shitur. (Tregime,

Kuteli, fq.105).

141 Po aty, fq. 312.

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

88

5. Shfaqje e paskajores te dukuria e veçimit.

Format e pashtjelluara, siç e kemi thënë edhe më lart, shfaqen edhe si gjymtyrë të veçuara. Në këto

përdorime, ato mund të japin në mënyrë mjaft të spikatur një tipar të një personi a sendi në formën e

një informacioni të mbishtuar; mund të saktësojnë një gjymtyrë tjetër të fjalisë ose mund të japin një

rrethanë a tipar të foljes kallëzues.142

Gjymtyra e veçuar mund të jetë përcaktor, ndajshtim, rrethanor ose kundrinor. Në trajtesën tonë do

të ndalemi në rastet kur gjymtyra e veçuar është e shprehur me formë të pashtjelluar paskajore. Në

këtë funksion paskajorja del vetëm si rrethanor. Rrethanori i veçuar i shprehur me paskajore tregon

qëllimin e veprimit të shprehur prej foljes-kallëzues. Funksionalisht, rrethanori i veçuar i shprehur

me paskajore, është i ngjashëm me fjalinë e varur qellimore dhe, në të gjitha rastet, ka të njëjtin

subjekt me fjalinë drejtuese. Këtë formë e gjejmë kur duam të spikatim një rrethane, e cila zgjerohet

edhe me një rrethanor të shprehur me një formë të pashtjelluar. Kjo gjendet zakonisht para

kallëzuesit.

Për mos ta tmerrue, ai që kishte mbetë një motmot mbrendë nuk i kishte thanë se nganjëherë uji

mund të kapej deri nalt, jo sa me vjellë përjashta, pos a ta prekësh me dorë kur kalon për buzë, si

Drinin në breg tue rrjedhë teposhtë. (Karpa, Camaj, fq. 181); Për ta prapue dukjen e saj, prekte me

dorë një nga një sendet në të dhe hija e saj shkrihej pa lëvizje. (Karpa, Camaj, fq. 181); Për t`i

hjekë ato qafet, disi turpshëm, por edhe dijekeqaz për të mashtrue njeni tjetrin, karpasit morën me

i shkëmbye rraqet e muzeut mes tyne. (Karpa, Camaj, fq. 264); Për me qenë të lumtun, na mjafton

kjo tokë që kemi, veç duhet ta punojmë e… (Vargje & Novela,Migjeni fq. 106); Për ta forcuar më

mirë, u tregonte ndonjë ndodhi e ndonjë përrallë. (Vepra 2, Spasse, fq. 119); Për t`i shuar “ata të

tjerët”, xha Nelos i ishte mbushur mendja se duhej bërë një luftë tjetër. (Vepra 2, Spasse, fq. 213);

Për t`ia arritur këtij qëllimi, / shqipëronjësi mbledh edhe interpreton gjithë lëndën përkatëse / që

njihet gjer kësaj dite. (Vepra 5, Kuteli, fq.304).

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvqll

Po të vëmë re me kujdes përdorimet e paskajores në funksionin e gjymtyrës së veçuar (rrethanor i

veçuar), dalin në konstruktin e paskajores për të + pjesore, dhe rrallë ndeshet në konstruktin për

me + pjesore, kryesisht te autorët e Veriut.

Edhe pse, përgjithësisht, del në pozicionin e sipërpërmendur, paskajorja në funksion të rrethanorit të

veçuar del edhe në pozicionin e ndërvendosur, gjë që do ta ilustrojmë në shembujt e mëposhtëm.

Ky një herë në vjetë, edhe i sëmurë me pasë qenë ose i ligshtë, hije, i duhej me dalë në tribunë e me

ngranë diçka bashkë me qytetarë. (Karpa, Camaj, fq. 133); Kështu Ago Zylali s`le gur pa lojtur, për

të hapur ndonjë bisedë, po nuk i ndez. (Tregime, Kuteli, fq. 260); Vetëm ai burri i përcëlluar u

vonua edhe pak, duke soditur vendin, për të tiposur diçka në tru, pastaj u largua ngadalë, po me

çap ushtaraku. (Tregime, Kuteli, fq. 316);

E babai, / për të më bërë qejfin, / e qërton kinse si me zemërim vëllanë, / e në anën tjetër vinte

buzën në gaz. (Pse, Spasse, fq. 49).

142 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë 2002, fq.329.

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

89

Fjkry. + Fjdr.

Fr.

- Fjvqll.

Pra, ajo që vëmë re është fakti se në këtë funksion paskajorja del vetëm si rrethanor i veçuar dhe

funksionalisht është sinonimik me fjalinë e varur qëllimore. Ky përdorim ndeshet kryesisht tek

autorët e Jugut, por, ne ndonjë rast, edhe te Camaj e Migjeni, gjë që tregon se këta autorë, përveç

paskajores gege, kanë përdorur mjaft edhe atë normative.

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

90

KAPITULLI V

1. Funksionet sintaksore të përcjellores në gjuhën e veprave te: Camaj, Koliqi,

Kuteli, Marko, Migjeni, Spasse.

2. Funksioni predikativ i përcjellores

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë

2.2 Te kallëzuesit e përbërë

3. Funksione të përcjellores te gjymtyrët e dyta

4. Shfaqje e përcjellores te homogjenia e gjymtyrëve

5. Shfaqje e përcjellores te dukuria e veçimit

1. Funksione sintaksore të përcjellores

Forma e pashtjelluar përcjellore ndërtohet mbi bazën e pjesores, duke i paravendosur pjesores së

foljes pjesëzën duke, pra sipas strukturës duke + pjesore (e njëvlerëshme me tipin tue ba të

gegërishtes). Për këtë formë të pashtjelluar janë përdorur dy emërtime: gerund143 dhe përcjellore144.

Kjo e fundit përdoret edhe sot në gramatikat e gjuhës shqipe. Ajo çka i dallon këto dy forma është

fakti se, përcjellorja ka tiparet e foljes e të ndajfoljes, ndërsa gerundi ka tiparet e foljes e të emrit.

Përcjellorja shpreh një veprim, që shoqëron veprimin e foljes drejtuese. Kuptimi i saj kohor është i

kushtëzuar nga ai i foljes drejtuese. Meqë veprimi i shprehur prej saj kryhet në të njëjtën kohë me të

foljes drejtuese, kjo formë mund të ketë kuptimin e së tashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes.

Kjo formë e pashtjelluar si edhe format e tjera është studiuar nga shumë gjuhëtarë, të cilët e

përkufizojnë sipas këndvështrimeve të tyre. Për Sheperin, përcjellorja është një plotës mënyre ose

atribut i kryefjalës dhe përnjiherëthi fjali e dytë. Ajo ka kuptim plotësi të mënyrës të cilin e shfaq si

veprim të njëkohëshëm me veprimin e foljes që plotëson, gjithashtu kjo formë e pashtjelluar e

përdorur me foljen jam përbën lokucione foljorë që shfaqin veprimin e foljes në vazhdim.145

A. Xhuvani përcjelloren herë-herë e quan gerund duke formuluar tiparet më karakteristike të tipit

duke punuar: “mënyra përcjellore a gerundi dëften një veprim të njëkohshëm me veprimin e foljes

nga e cila varet”146. Ndërsa në trajtimin e tij mbi të ashtëquajturat Fjali të lidhuna bashkë vë në

dukje se të tilla merren edhe ato që ndërtohen me mënyrën përcjellore.147 Siç vihet re Xhuvani i

sheh përcjelloren në funksion të gjymtyrës si dhe në atë të fjalisë. Këtë funksion do ta njohin edhe

Cipo e Domi, madje këto dy gjuhëtarë do të bëjnë edhe dallimin mes fjalive të shtjelluara dhe atyre

të pashtjelluara.

Në librin Syntaksa e gjuhës shqipe (Për klasën II, II, IV të shkollavet të mesme), At Justin Rrota

thekson se, “përcjellorja mund të shihet në shumë vështrime, ase mund të zëvendësojë disa fjali të

dyta: kohore, kushtore, kundërshtore, mënyrore, shkakore”148

143 Termin gerund e ka përdorur për herë të parë Kristoforidhi në gramatikën e tij, e më vonë ky term është përdorur

edhe nga: A. Xhuvani, K. Cipo, Sh. Demiraj, si dhe nga albanalogë të tjerë.(Cituar nga M. Çeliku, Format e

pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, fq.58). 144 Termin përcjellore për herë të parë e ka përdorur S. Frashëri në formën e përcjellme. 145 I. D. Sheperi, Gramatika dhe Sndaksa e gjuhës shqipe (Për shkollat e mesme), Vlorë, 1927, fq. 167. 146 A. Xhuvani, Vepra 1, Tiranë, 1980, fq. 257. 147 A. Xhuvani, Njohnit’ e para të Sintaksës shqipe, Pjesë e parë, Tiranë, 1936, fq. 28. 148 At Justin Rrota, Syntaksa e gjuhës shqipe (Për klasën II, II, IV të shkollavet të mesme), Shkodër, 1944, fq. 95.

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

91

Sh. Demiraj i njeh përcjellores 4 përdorime për të ndërtuar fjali të varura kohore, kushtore,

mënyrore, shkakore; si dhe 6 funksione: kohor, kushtor, mënyror, shkakor, kallëzuesor si dhe atë

kur është kuptimisht është i bashkërenditur me atë të foljes drejtuese.149

P. Elezi dhe L. Dodbiba në Gramatikën e tyre për klasat e V – VI e përkufizojnë: Foljet e mënyrës

përcjellore tregojnë një veprim ose të qënë që shërben për të plotësuar kuptimin e një foljeje tjetër,

nga e cila varet.150

Në studimin e formave të pashtjelluara S. Prifti trajton gërshetimin e fjalisë kohore: me fjalinë

shkakore kur janë të pashjelluar; me fjalinë kushtore e me fjalinë e mënyrës, që përdoret me

përcjellore; me fjalinë vendore. Përcjellorja ka si funksion shfaqen e mënyrës së veprimit. Ajo

përdoret si plotës predikativ, si cilësor por në këtë rast ai kalon në funksion të mbiemrit.151

Edhe M. Totoni në trajtimin e formave të pashtjelluara, mbështet idenë e kallëzuesisë së tyre vetëm

në kuadrin e periudhës me fjali të bashkërenditur ose të nënrenditur. Për të kallëzuesi i shprehur me

formën e pashtjelluar të përcjellores përdoret në fjali të nënrenditura kohore, mënyrore, shkakore,

kushtore etj.

S. Riza shkon më tej, duke e parë përcjelloren brenda fjalisë së nënrenditur e cila përbën një

rrethanë shoqëruese që mund të përcaktohet si e kohës, mënyrës, shkakut, motivimit, kushtit,

përlejimit.152

Për M. Camaj, përcjellorja përdoret në fjali të nënrenditua kohore (Duke udhëtuar Sofroni pau

vende shumë të bukura.), shkakore (Milingona duke mos ditur not u mbyt) e mënyrore.153

M.Çeliku e trajton përcjelloren si formë të pashtjelluar që ka kryesisht karakteristikat e foljes e të

ndajfoljes e që shpreh një veprim dytësor shoqërues pranë një veprimi kryesor.154

Ajo që vëmë re, është fakti se thuajse të gjithë studiuesit e lartpërmendur njohin funksionin

predikativ të përcjellores në fjalitë e varura; kohore, kushtore, mënyrore, shkakore e kallëzuesore.

Këtë konkluzion ato e mbështesin në aftësinë e formës së pashtjelluar përcjellore për të treguar një

veprim dytësor që plotëson kuptimin e një folje tjetër, apo që shoqëron një veprim tjetër kryesor.

149 Sh. Demiraj, Morfologji e gjuhës së sotme shqipe, pj. II, Tiranë, 1961, fq. 247. 150 P. Elezi, L. Dodbiba, Gramatika e gjuhës shqipe, Pjesë e parë, Fonetika-Morfologji, Teksti për kl. V-VI, Botim i

tretë, Tiranë, 1962, fq. 216. 151 Stefan Prifti, Sintaksa e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1971, fq. 72. 152 S. Riza, Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, Tiranë 1994, fq. 150. 153 M. Camaj, Albanian grammar, Otto Harrassoëitz. Ëiesbaden, 1984, fq.249-253. 154 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë, 2010, fq.63.

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

92

3. Funksioni predikativ i përcjellores

Ashtu si edhe te format e tjera të pashtjelluara, funksionin predikativ të përcjellores e takojmë në

njësitë e përbëra sintaksore me bashkërenditje dhe me nënrenditje.Siç e përmendën më sipër shumë

gjuhëtarë mbështesin idenë e kallëzuesisë së përcjellores në kuadrin e periudhës me fjali të

bashkërenditur dhe të nënrenditur. Më gjërë kjo çështje është trajtuar nga M.Çeliku, i cili e sheh

përcjelloren në marrëdhënie bashkërenditëse numërimi, rrjedhimore e sqaruese.155 Më poshtë, sipas

kësaj ndarje, po ilustrojmë këtë dukuri përmes shembujve të vjelur nga autorët e studimit.

a. marrëdhënie bashkërenditëse numërimi: Dhandri e shikoi e shikoi tue u sjellë rreth saj. (Karpa,

Camaj, fq. 277); Unë s`mundem mâ shpalli Leci tue u shtëmanë prej sofrës. (Tregtar, Koliqi,

fq.14); Me brryla në tokë, me krahnorë të çuem përpjetë, kuvendojshin qetisht, tue pi cingare.

(Tregtar, Koliqi, fq.16); E interesonte dhe tue mendue gjithnjë mbi të, ai dilte n`imagjinatë gjithnjë

ma i keq. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 117); Me djersë i kam fituar të gjitha e duke u bërë të

mira të tjerëve. (Vepra 2, Spasse, fq. 398); Pastaj nëna filloi të lutet duke më përqafuar e duke më

puthur me lotë në sy. (Pse, Spasse, fq. 130);

Herë pas here bënte me kokë lart e poshtë, / duke nxjerrë ca tinguj shumë të thatë a shumë të lëngët

nga qiellza./ (Tregime, Kuteli, fq.161).

Fjkr. – Fjkr.

b. marrëdhënie bashkërenditëse rrjedhimore: Kjo dëshmonte se dheu ishte rrëzue nga nalt jo në

trajtë shembje mysa-mysa, po në gjendje balte të imët e të yndyrshme tue kullue dalngadalë mbi ato

objekte, pa i luejtë vendi. (Karpa, Camaj, fq. 207); Viku hyni n`oborr të Lerejve dhe kapaku i derës

së madhe u mbyll tue gjimue e tue shungullue mbas tij. (Tregtar, Koliqi, fq. 40); Hëna ndriçonte

flokët e dëborës që zbrisnin poshtë duke luar valle. (Tregime, Kuteli, fq.138); Pas tij shkuan nëpër

ujë, duke u lagur, gratë dhe çupërlinat. (Tregime, Kuteli, fq. 314); Tungjatjeta , o miq! – dhe u

largua me çap të shpejtë duke lënë gjurma të lagura këmbësh të zbathura në pluhurin e udhës.

(Tregime, Kuteli, fq. 319); Kudo dallga ngrihej e përplasej duke lëshuar shkumëra të larta…(N. e

U. / P. M. fq. 168);

Ky damar i ri poetik do shohim / se do të zhvillohet më vonë,/ duke zbritur në thellësi, pikërisht në

thellësirat e ndërgjegjes./ (Vepra 5, Kuteli, fq.278).

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvkun.

c. marrëdhënie bashkërenditëse sqaruese: Në sheshin kryesor delnin artistët me vegla pune në krah,

të gjithë në lëvizje e përngut, krenarë tue i lëshue ndoj sy si të peshkut mozaikut të ngjitun në

shkamb ku përmblidheshin zotësi teknike të pashoqe dhe në tanësinë e tij detalje prizmatike,

ngarkue me simbole. (Karpa, Camaj, fq. 245); Ajo pohoi me krye, tue u kuqë edhe mâ tepër.

155 Po aty, fq.158.

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

93

(Tregtar, Koliqi, fq. 43); Pola kishte zënë vend përballë meje, duke patur në krahë të shoqen e

profesorit. (Pse, Spasse, fq. 53); Trimat kishin mbushur barqet e çlodheshin duke kruar dhëmbët

me ndonjë kleçkë. (Tregime, Kuteli, fq.167);

Ai erdhi e më uli, duke më shtypur supet. (Nata, Marko, fq. 98)

Fjkr. – Fjkr. – Fjkr.

Njësitë sintaksore me nënrenditje dalin kryesisht në ndërtime me funksion mënyror, kohor, kushtor,

shkakor. Sa i takon subjektit të foljeve, vihen re dy raste: subjekti i veprimeve të emërtuara nga

folja kryesore dhe nga përcjellorja është i njëjtë ose është i ndryshëm.

a. Me subjekt të njëjtë: Veç kësaj, duke ndarë ujët e fshatit, Ago Zylali e kish në dorë t`i bënte

ndonjë të mirë edhe miqësisë e stërmiqësisë. (Tregime, Kuteli, fq. 234); Në të perënduar të diellit

grykasit u kthyen në fshat, duke mbajtur në krahë kurbanet shkuar në hell. (Vepra 2, Spasse, fq.

56);

Tue hangër e tue pi musht apo venë të re, shmirjakët morën shpotinë me u shpotitë ndërveti.

(Karpa, Camaj, fq. 137).

shmirjakët

tue hangër e tue pi morrën shpotinë

b. Me subjekt të ndryshëm: Sikur e shoh edhe sot Xha Brahon tonë, atje në hijen e pjergullës, nën

arrë, duke kalitur gurët e vjetër a duke gdhendur ndonjë fletë pende… (Tregime, Kuteli, fq.33); E

gjeti Drizën buzë gllanikut duke pirë kafe. (Vepra 2, Spasse, fq.302 ); Me ecë me katër hapa dy e

dy, unë ti e vera vetë!

Oh, Borë-Bora, tue u pasqyrue bota në pasqyrën e fantazisë, / sendet reale zmadhohen ose

zvogëlohen. (Karpa, Camaj, fq. 79).

bota sendet reale

tue u pasqyrue zmadhohen

Kryesisht, subjekti i veprimit është i njëjtë dhe shprehet:

- me një emër:

Dukej e rrallë! Një murg n`veshje mesjetare

Tue kqyrë mbrenda aparatit elektrik

Në pergamenën e palimpsestit tonë.

(P. “Frymë e ligë”, M.C, fq. 117)

Natën e dytë fill mbas zhdukjes së hanës, erdhi Paraardhësi tue i krisë hapat dyfish, si i vetë i dytë.

(Karpa, Camaj, fq. 172); E lypsit, që trokit nga dera në derë, diku i falin ndoj send, diku i thotë e

zoja e shtëpisë: “s`kam, besa” – dhe lypësi atëherë asht i butë, shkon tue mbajtë në mend këtë derë

për me ardhë ndoj ditë tjetër. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 85); Qiraxhiu e dëgjonte me vëmendje

të madhe duke pirë duhan. (Vepra 2, Spasse, fq. 40).

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

94

- përemër: Ai përkundej si në nji ândërr t`âmbël tue ecë, pa u kujtue për sy kureshtarë qi nga plasat

e dyerve e nga dritoret e afrueme me të vërtetë e ndiqshin, tash qi i kishte qitë në harresë. (Hija,

Koliqi, fq.105); Por ajo, tue diktue mêndimin tem, e tue mos e pá veten mjaft të fuqishme sa me më

zaptue, më lëshoi e ngau vetë tu dritorja. (Hija, Koliqi, fq.138); Grueja e vajza mandej dishka

vîejshin edhe ato tue punue punën e huej, njâna tue bâ pëlhurë e tjetra tue qindisë. (Tregtar, Koliqi,

fq.82).

- kuptohet nga mbaresa e foljes kryesore:

…e kqyrte i trishtë

nyellin e kambës femnore

sa grushti tue u dridhë

përvëlueshëm. (P. “Ekspresionizëm”, M.C, fq. 71)

Gjatë kësaj kohe mbyll sytë e kujto se je tue u endë nëpër vende të rrafshta. (Karpa,Camaj, fq. 164);

Tue u ngjitë nalt vendoi me ngrânë shpejt e shpejt, me pushue sa grima, me marrë Mirashin me

vete e me dalë në roje gjithë natën. (Hija, Koliqi, fq.85); Tue mbajtë uzdajë se nuk do të rrinte

shtëpi pa u marrë ka nji, i porosita me turra. (Tregtar, Koliqi, fq.10); Dëshironte vetëm të futej në

ndoj skutë shtëpie, të presi pleqnin tue pasë një njeri pranë për të këmbye fjalët rreth zjarrmit ndër

netët e ftofta e të gjata të dimnit, në mënyrë që me ia largue mërzinë e jetës shoqi – shojt. (Vargje &

Novela, Migjeni, fq.135-136); Shpesh e më shpesh, duke ardhur në vete, kërcente nga vendi e

tmerruar. (Vepra 2, Spasse, fq.13).

Kjo e fundit zë vendin më të madh krahasuar me dy rastet e para, sidomos në krijimtarinë e Camajt.

Por, në gjuhë shqipe përcjellorja mund të ketë subjekt të ndryshëm nga subjekti i foljes drejtuese, e

cila mund të nënkuptohet: nga konteksti; nga një trajtë e shkurtër që shoqëron foljen drejtuese; ose

nga një përemër pronor; a trajta e tij e shkurtër,156 përkatësisht si më poshtë: Kam pá sot, para

mejsdite, Pjetër Gurrmollën, mikun e Luigjit, tue folë me komiserin e policisë. (Tregtar, Koliqi,

fq.95); Dhe si njeriu, që, tue u mbytë kapet për një krandë për të shpëtuem, ashtu dhe Nushi donte

të kapet për një mister. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 123); Në një moment, kur ngrita kryet nga

notat e muzikës, përballë pashë të shoqen e bashkëpunëtorit tim, të Petrit, mbështetur mbi parvaz,

duke më dëgjuar me vëmendje. (Pse, Spasse, fq. 58.

Në ndërtime njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuar a të pacaktuar përcjellorja emërton

veprimin e kësaj vete.157

Ulet e njesh shkarpën me spagë / dhe, / tue lëshue një eeeh, / merr qëndrimin e drejtë. (Vargje &

Novela, Migjeni, fq. 73).

Fjdr. – Fjdr.

Fr.

Fjvmn.

Në rastet kur folja drejtuese është pavetore ose pjesë e një ndërtimi pësor me veprues të pacaktuar,

përcjellorja emërton një veprim që kryhet nga një vetë e pacaktuar ose e përgjithësuar.158 Kudo

dallga ngrihej e përplasej duke lëshuar shkumëra të larta…(Nata, Marko, fq. 168); Ndër fytyra të

zbeta të grave të mjerueme,

që enden dhe nëpër pragje, tu`u shitun lypin,

156 Po aty, fq. 171. 157 Po aty, fq. 172. 158 Po aty, fq. 172.

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

95

………………………………….

nëpër skaje të mshëfta ku droja ka mrizin

e qetsia shtrohet tue përpimun jetën… (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 32).

Siç e kemi përmendur edhe më lart shumë gjuhëtar mbështesin idenë se përcjellorja kryen funksion:

kohor, kushtor, mënyror, shkakor, dhe në këto raste është sinonimikë me fjalitë e varura: kohore,

kushtore, mënyrore, shkakore.

a. Me funksion kohor:

Përcjellorja, në struktura të përbëra kryen funksion sinonimik me atë të fjalisë së varur kohore.

Ashtu si edhe fjalia e varur kohore, edhe përcjellorja në këtë funksion mund të shpreh marrëdhënie

njëkohësie e paskohësie, dhe është i lidhur ngushtë me veprimin e foljes kallëzues. Në aspektin e

përputhjes kohore mund të themi se ajo është e plotë ose e pjessme, kështu që edhe njëkohësia është

e tillë.

Njëkohësi e pjesshme është kur veprimi i foljes kallëzues ndodh në sfondin e veprimit të

përcjellores dhe veprimi kryesor është i njëkohshëm pjesërisht me veprimin e përcjellores. Tue

kalue ânës kundruell me Remzi Frashnjetin ndëgjoi nji krizëm në xham t`asaj dugâje. (Tregtar.

Koliqi, fq.3); Tue iu dridhë, gishtat, lëmojshin topat dhe gjylet, si me dashtë me marrë me të mirë

një përbindësh apokaliptik. (Vargje & Novela, Migjeni. fq. 103); Gjint e shtëpis tue e pá djalin

kryekëput të ndërruem, nisën me bâ vesvese. (Hija, Koliqi, fq.10); Tue u çue me marrë nji cigare

tjetër mbi tryezë, i shkuen sytë tu ritrata e së dashunës. (Hija, Koliqi, fq.33);

Po, duke u afruar më lart, / vura re / se ata ishin njerëz./ (Nata, Marko, fq. 69).

Fjdr.

Fr.

Fjvknd. Fjvkh.

Njëkohësi e plotë është kur veprimi i foljes kallëzues ndodh gjatë gjithë kohës së veprimit të

përcjellores dhe veprimi i foljes drejtuese kryhet gjatë gjithë kohës që kryhet veprimi i përcjellores.

Njëkohësi e plotë, zakonisht, jepet në ndërtimin përcjellore + e tashme, pasi ky ndërtim shpesh herë

ka kuptimin mbarëkohor. Ecën ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, derisa të

mrrijë në cak të vet. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 83); Më fikën! – përpëlitej tregtari duke u sjellë

tutje – tëhu nëpër dhomë. (Vepra 2, Spasse, fq. 311); Duke menduar këto, u drodh i tëri. (Vepra 2,

Spasse, fq. 465);

Duke ecur gjithë ditën sokak më sokak, / kërkon lecka. (Nata, Marko, fq. 102).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Gjthashtu, përcjellorja e kohës shpreh edhe marrëdhënie të paskohësisë. Në këtë rast veprimi i foljes

drejtuese kryhet pas veprimit të përcjellores. Struktura më e zakonshme e kësaj marrëdhënie është

përcjellore + foljes drejtuese, por ka raste kur përcjellorja vjen pas foljes drejtuese. Në këtë rast

raportet e paskohësisë bëhen të qarta nëpërmjet strukturës kuptimore të fjalisë. Duke vazhduar me

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

96

vëzhgimin e veprës së Lasgushit nga pikëpamja e fonologjisë, të qëndrojmë pak ne vjersha “Gjeniu

i anijes”, që simbolizon luftën, qëllimin dhe fatin e flamurtarëve të idealit në botën tokësore. (Vepra

5, Kuteli, fq.215);

Tue u plakë, / ai vinte / tue u bâ edhe mâ dorërrudhët./ (Tregtar, Koliqi, fq. 34).

Fjdr.

Fr.

Fjvmn. Fjvkh.

Vlen të përmendet fakti se, ka raste kur marrëdhëniet kohore të përcjellores së kohës nuk dalin të

pastra, por të shoqëruara me ngjyrime shkaku, mënyre, kushti etj., e në ndonjë rast të ngjajshme me

raporte bashkërenditjeje. Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët, kalorsit e rrethuen tue e mbulue

(dhe e mbuluen) me laved e tue i ngjitë mbiemna të bukur. (Hija, Koliqi, fq.78);

Ja: jam i vogël dhe endem andej-këndej nëpër dhomën e shtëpisë duke mërmëritur (ngjyrim

mënyror) fjalë pa kuptim. (Pse, Spasse, fq. 49).

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvkh.

Po të shohim shembujt e mësipër do të vëmë re se përcjellorja kohore, del edhe e zgjeruar, edhe e

pazgjeruar (shih shembujt e mësipërm).

Zakonisht ajo del e veçuar, por sidomos kur ndodhet para foljes drejtuese. Tue u ngjitë nalt vendoi

me ngrânë shpejt e shpejt, me pushue sa grima, me marrë Mirashin me vete e me dalë në roje gjithë

natën. (Hija, Koliqi, fq.85); Tue iu dridhë, gishtat, lëmojshin topat dhe gjylet, si me dashtë me

marrë me të mirë një përbindësh apokaliptik. (Vargje & Novela, Migjeni. fq. 103); Duke hapur

krahët, ceka mirë në të dy anët. (Nata, Marko, fq. 73);

Dhe, duke përtypur në mendje këtë këngë të hidhur si fletë shpendre, ndjeu se ju njomën sytë.

(Tregime, Kuteli, fq. 223).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvknd.

Përfundimisht mund të themi se, përcjellorja në funksion kohor qoftë në marrëdhënie njëkohësie,

qoftë në ato të paskohësisë del dendur te aoturët e studimit tonë, veçanërisht te Koliqi, Migjeni e

Spasse. Takojmë një laryshi përdorimesh të kësaj forme të pashtjelluar të zgjeruar e të pazgjeruar, të

veçuar e të pavçuar.

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

97

b. Me funksion kushtor:

Forma e pashtjelluar përcjellore del edhe në marrëdhënie kusht-pasojë. Në këtë funksion realizimi

apo mosrealizimi i veprimit të foljes drejuese varet nga ai i përcjellores. Përcjellorja shpreh kushtin,

folja drejtuese shpreh pasojën.

Në të shumtën e rasteve folja drejtuese del në të tashmen e të ardhmen e dëftores. Por ajo mund të

dalë edhe në të pakryerën, të kryerën, të tashmen e vazhdimësisë, apo edhe në lidhore. Me ecë me

katër hapa dy e dy, unë ti e vera vetë! Oh, Borë-Bora, tue u pasqyrue bota në pasqyrën e fantazisë,

sendet reale zmadhohen ose zvogëlohen (e tashme). (Karpa, Camaj, fq. 79); Ndoshta tue u argëtue

me ndoj vajzë tjetër, natyrisht pak të bukur, do ta harroj (e ardhme) Lilushën… (Vargje & Novela,

Migjeni, fq.141);

Në këtë mënyrë, duke jetuar në kurriz të pasurisë së prindërve, fëmijët bëhen (tashme) parazitë.

(Pse, Spasse, fq.105 ).

Fjdr.

Fr.

Fjvksht.

Nëse ndryshojmë kohën e foljes drejtuese në të kryerën e thjeshtë marrëdhënia e kushtit kthehet në

atë të shkakut. Përdorimi i përcjellores kushtore është i rrallë krahasuar me atë të kohës, mënyrës e

shkakut.Këtë gj e vëmë re edhe në shembujt e paktë të vjelur nga veprat artistike që kemi

shfrytëzuar në studimin tonë.

c. Me funksion mënyror:

Përcjellorja në funksion mënyror është sinonimike me një ndajfolje mënyre ose me fjalinë e varur

mënyrore. Ajo tregon mënyrën e kryerjes së veprimit kryesor. Hilushi e shikoi tue buzëqeshë (me

buzëqeshje). (Tregtar, Koliqi, fq.136); Në kët vapë dymbëdhetë lekë? – pyet një tjetër tue përqeshë

(me përqeshje). (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 75); I ati, duke ulëritur (me ulërimë), gati si i

prishur mendsh, e shtërngoi disa herë në gji Afërditën, që po bëhej shpëtimtarja e tyre. (Vepra 2,

Spasse, fq. 9);

Eci tue ndritë me llambë vendin vetëm ku vente kambën, së pari pa e ditë se ku e qiste ai shteg.

(Karpa, Camaj, fq. 217); Kështu thërrisnin fëmijët,/ duke kërcyer si shqerra nëpër lëndina. (Vepra

2,Spasse, fq.69).

Fjdr.

Fr.

Fjvmn.

Ka raste që përcjellorja mënyrore shoqërohet me një kundrinor të drejtë, a të zhdrejtë apo edhe nga

një rrethanor. “Ndal! – Pëshpëriti Kronisti tue i gërthitë kirurgut (knd. zhdr.) i cili po përgatitej me

mbërritë deri te dhambët tjerë me dana të hapuna, ma të shkurtra në trajtë të sqepit të zogut

rrëmbyes. (Karpa, Camaj, fq. 159); Dhe ndërkaq, beu se nxirrte dufin (knd. dr.) duke bredhur

poshtë e lart (rrethanor), si ato maçokët e shkurtit, duke përhapur në të katër anët sëmundjen e

frëngut, kurse hanëmi shkonte e rrinte muaj të tërë në pashallëkun e babait apo në atë të vëllait.

(Tregime, Kuteli, fq.159); Ratë të flinit me barkun plot me mish të vjedhur hajduçe – i tha gjyshja

duke fshirë lotët (knd. dr.) e syve të përskuqur nga kola. (Tregime, Kuteli, fq. 115).

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

98

…e kqyrte i trishtë

nyellin e kambës femnore

sa grushti tue u dridhë

përvëlueshëm(rrethanor).

(Palimpsest. “Ekspresionizëm”, Camaj, fq. 71).

Llogariste/ me jetue dy stinë/ dhemzina e dëshprimit zbehej çdo ditë nga pak/ tua ia zanë vendin

(knd. dr.) çdo pasioni gjakftohtësia. (Karpa, Camaj, fq. 194).

Fjdr. Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvmn.

Periudha e mësipërme është asindete, dy fjalitë drejtuese lidhen pa mjete të lidhjes sintaksore. Fjalia

e varur mënyrore është e shprehur me formën e pashtjelluar përcjellore e cila ndiqet nga një

kundrinor i drejtë.

Kjo formë e pashjtelluar në këtë funksion, mjaft dendur, del edhe si gjymtyrë e veçuar. Prej grykës

së shpellës, tue këqyrë pingul mbi krye të vet të përdredhun deri në shpinë, zbuloi qartë dëllijën nalt

në zgripin e shkambit… (Karpa, Camaj, fq. 167); Qëndrova në këmbë pa bërë zë fare duke parë me

habi. (Pse, Spasse, fq.173); Rënkoi një lloz, nga ata që futen nga muri në mur, pastaj edhe një

tjetër, krisi një mandall dhe hanxhiu na hapi portën duke bërë dritë me një copë pishë. (Tregime,

Kuteli, fq. 124).

Përcjellorja e mënyrës shpesh del edhe në konsnstrukte homogjene të cilat lidhen me lidhëza dy a

më shumë gjymtyrëshe. Herë duke qëndisur ndonjë përparëse të bardhë prej basme, herë duke

bërë çorape, Vita e dëgjonte Afërditën, e cila i fliste për gjëra aq të bukura. (Vepra 2, Spasse, fq.

344); Herë duke dremitur, herë duke fjetur, herë duke u përpëlitur në disa ëndrra të çuditshme,

pa kuptim, pa fill e mbarim, herë duke dëgjuar kollën ritmike të Maqos, pashë dritën e agimit të

parë, pashë copat eqiellit të Ustikës. (Nata Marko. fq.71).

Një karakteristikë tjetër ë përcjellores është se shpeshherë paraprihet nga pjesëza të tilla si: vetëm,

pothuajse, gati etj. Vetëm tue u çue e tue dalë nga ajo dugâjë ku i merrej fryma e i turbullohej

mendja mund e ruente të pacenueme shênjtoren e ndritshme të shpirtit, skâji hyjnuer ku strukej

arsyeja mâ e çëmueshme e krejt jetës së tij. (Tregtar, Koliqi, fq.7).

Në rastin e përjelloreve homogjene që nuk janë të zgjeruara, pjesëza duke nuk përsëritet. Duke e

lëçitur dhe rilëçitur këtë vepër me etjen e të riut filloi ta dijë përmendsh, edhe, duke e ditur

përmendsh as ai vetë s`di se qysh, filloi ta shqipëroi. (Vepra 5, Kuteli, fq.250).

Ndodh që ngatërohet përcjellorja e mënyrës me atë që del me marrëdhënie me bashkërenditjeje. E

gjeti Drizën buzë gllanikut duke pirë kafe. (Vepra 2, Spasse, fq.302); Vajza lebetitet dhe duke qarë

(qante) me kuje ulet në vend.. (Vepra 2, Spasse, fq. 109); Qiraxhiu e dëgjonte me vëmendje të

madhe duke pirë (dhe pinte )duhan. (Vepra 2, Spasse, fq. 40). Në pamje të parë të tri fjalitë duken si

mënyrore por po t’i shohim me kujdes në dy fjalitë e para karakterizohet mënyra e kryerjes së

veprimit të foljes drejtuese. Ndërsa, te fjalia e dytë përcjellorja thjesht e shoqëron foljen drejtuese si

veprim dytësor.

Një ndërtim mjaft interesant i përcjellores mënyrore është kur ajo ndiqet nga lidhëza krahasore si +

emër. Kjo, mendojmë se e qartëson më tepër mënyrën e kryerjes së veprimit të përcjellores. Kështu

thërrisnin fëmijët, duke kërcyer si shqerra nëpër lëndina. (Vepra 2, S, fq.69); Ia mora dorën, duke

e quajtur si at të vërtetë dhe e përshëndeta duke e quajtur si reze të domosdoshme drite për

diturinë. (Pse, Spasse, fq. 114); “Më pe ?” i thotë ai tjetri duke qeshur si djelli kur shkrep majë

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

99

malit, po shqipen e flet pak si ndryshe, shtrembër, qibarçe, përzjërë me turçe. (Tregime, Kuteli, fq.

303).

Përdorimi më i dendur i përcjellores së mënyrës takohet pas foljes drejtues në fund të fjalisë, por

nuk përjashtojheen rastet e përdorimit të saj në fillim e në mes të fjalisë. Fshatarët tërë ditën e

kalojnë duke punuar në arë, duke mbartur dushk, shkarpa e dru nga mali. (Vepra 2, Spasse, fq.

124); Duke kënduar dhe duke vallëzuar, rrotullohen tri herë rreth e rreth. (Vepra 2, Spasse, fq.

150); Filan be, hanedan i madh, e kish fshehur oftikën duke pështyrë fshehur në gjellën e mira që u

shtronte mysafirëve, dhe, thoshin ish bërë mirë, kish rrojtur edhe mjaft vjet. (Tregime, Kuteli,

fq.142).

Mund të themi se përcjellorja e mënyrës ka një shtrirje më të gjërë përdorimesh në krahasim me

përcjelloren e kohës, shkakut apo kushtit. Thuajse te të gjithë autorët e studimit tonë, përdorimi i

përcjellores së mënyrës është i pranishëm. Kjo shpjegohet me faktin se ajo zë një vend

konsiderueshëm në stilin artistik.

d. Me funksion shkakor:

Përcjellorja në funksion shkakor tregon shkakun e kryerjes së veprimit të foljes drejtuese. Përdorimi

i përcjellores së shkakut është shumë i larmishëm. Foljet kryesore nga të cilat varet përcjellorja e

shkakut tregojnë procese a gjendje psikike, ndjesi të gjendjes psikiko-fiziologjike, ose një veprim

tjetër. Kuptimi i përcjellores është ai i motivimit të veprimit kryesor.159

Kronisti ngacmueshëm sepse tue pa se po vinte nga ajo anë, i dogji miza mos paske qenë takue me

plakun e Karpës pa dijen e tij. (Karpa, Camaj, fq. 72); Vërtetë qi, tue përmbledhë gjithë forcat e

vullnetit, kishte mbrrijtë me ia vû mênden detyrës e me i krye punët e shkollës si përpara. (Hija,

Koliqi, fq.31); Tue mêndue mërzinë e gjatë të verës, pa dalë kurrkah, ndryj njaty në shtëpi, fshânte

e shtërngonte grushtat. (Hija, Koliqi, fq.92); Prej këtej, pra, tue shikue, kënaqë synin me blerim

aqë të njomë – foli Tonja. (Tregtar, Koliqi, fq.13); Se, duke ndenjur e mekur, leshlëshuar me kokën

në ashmaktë vatrës, ju shti si në ëndër – ama ëndër nga ato me sy hapur – Sefedini vetë me katër

plagë me gjak të mpiksur. (Tregime, Kuteli, fq. 63);

Në punë e sipër, / duke nxjerrë (për shkak se nxorri), trungje nga lumi i ftohtë akull në dimër,/

sëmuret rëndë nga rehumatizma dhe tifua. (Vepra 5, Kuteli, fq.371).

Fjdr.

Fr.

Fjvshk.

Me funksion përcaktore; Gjint e shtëpis tue e pá (=që shihnin) djalin kryekëput të ndërruem, nisën

me bâ vesvese. (Hija, Koliqi, fq.10); S`dijti as ça me u thanë gjindve të tij, qi tue i pa të zbehtë e

pyetëshin mos ishte smuet. (Hija, Koliqi, fq.9); Dhe si njeriu, që, tue u mbytë kapet për një krandë

për të shpëtuem, ashtu dhe Nushi donte të kapet për një mister. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.

123); Malet e egra me mjegull e borë, qiella, që tue derdhë shi, të lag deri në palcë, kishin dashtë

t`ia presin rrugën malësorit. (Vargje & Novela, Migjeni,. fq. 95);

Syt iu turbulluen / e si nëpër mjegull të dêndun pau të dashunin / tue ardhë gëzueshëm në pjekje, /

pa e mêndue asnji fije rrezikun. (Hija, Koliqi, fq.122).

159 Po aty, fq. 146.

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

100

Fjkry. Fjdr.

Fr.

- Fjvmn. Fjvmn.

Në periudhen e mësipërme fjalitë e varura janë të shprehura me format e pashtjelluara përcjellore

(tue ardhë) dhe mohore ( pa e mêndue ).

f. Me funksion kallëzuesor: Në këtë funksion përcjellorja del në konstruktin jam + përcjellore. Ky

konstrukt shpreh një veprim në zhvillim a në vazhdim në çastin e ligjërimit, qoftë ky në të tashmen

apo në të shkuarën. Ky ndërtim përdoret në fjali të thjeshta e të përbëra. Një prej tyre është edhe

fjalia e përbërë kallëzuesore. Pas shfaqes, shikuesit atë mbramje në sallën e re dhe në loxha rreth e

rreth silleshin përmbajtshëm dhe flitnin të vogël sikur Gjyshi qenkej tue i kundrue, i fshehun

përmbas kurtinave cohe. (Karpa,Camaj, fq. 58).

Shembuj të tjerë të predikativitetit të përcjellores në këtë konstrukt ndeshim edhe në fjali të

nënrenditura kundrinore e kohore siç vijojnë më poshtë:

Fjali kundrinore: “Tekembramja qenka tue u ajrosë ambientin” vërejti Iriu. (Karpa,Camaj, fq.

147);

Gjatë kësaj kohe mbyll sytë e kujto se je tue u endë nëpër vende të rrafshta. (Karpa,Camaj, fq.

164).

Fjkr. Fjdr.

Fr.

- Fjvkun.

Fjali kohore: Herë më bëhej atje në Ustikë, duke më zgjatur duart, kur unë isha duke u mbytur,

herë më bëhej atje në murin e kampit të Frasetës, duke më tërhequr e duke më bërtitur: “ Shpejt!

U vrave? U plagose?”. (Nata, Marko, fq.281).

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

101

2.1 Te kallëzuesit e thjeshtë

Kallëzuesit foljor të thjeshtë shprehen me folje të shtjelluara, por në funksion të tyre del edhe forma

e pashtjelluara përcjellore. Në këtë funksion, përcjellorja shpreh një veprim dytësor pranë veprimit

të foljes së shtjelluar. Tue u përkulë për të dalë jashtë / pati përshtypjen / se gjindej në satelit mes

qiellit e dheut, mes dy rëmoresh, njena mbrendë dhe tjetra jashtë. (Karpa, Camaj, fq. 181).

Përcjellorja mund të ndërkëmbehet me një trajtë foljore të shtjelluar të bashkërenditur:

U përkul për të dalë jashtë dhe pati përshtypjen se gjindej në satelit mes qiellit e dheut, mes dy

rëmoresh, njena mbrendë dhe tjetra jashtë.

Fjdr.

Fr.

Fjvmn. Fjvkall.

Sipas shumë gjuhëtarëve të traditës, përcjellorja në këtë ndërtim merrej si rrethanor mënyre.

Kur kjo formë është në ndërtim bashkërenditës ajo do të merret si kallëzues foljor i dytë pranë një

kallëzuesi të parë të shprehur me një formë foljore të shtjelluar.

2.2 Te kallëzuesit e përbërë

Forma e pashtjelluar përcjellore ndeshet te kallëzuesi i përbërë kur ky i fundit është formuar nga

folja vij në format kohore të dëftores dhe nga përcjellorja e një foljeje të diatezës vetvetore që

shpreh një veprim në rritje progresive; folja vij shpreh rritjen progresive të veprimit dhe lidhjen me

kryefjalën, kurse folja në përcjellore shpreh përmbajtjen leksikore të kallëzuesit.160

Pas tij vinin duke qarë dy fëmijë të vegjël, të zbathur. (Tregime, Kuteli, fq. 267); Ky vinte duke

fërkuar sytë e skuqur e i lutej të zot të qerres: Merrmë edhe mua, Aga. (Tregime, Kuteli, fq. 337);

Ndërkaq dy ushtarë vinin / e shkonin duke mbajtur me tezgë të vrarët. (Tregime, Kuteli, fq. 228).

Fr. Fjkr. - Fjkr

160 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe 2, fq. 187.

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

102

3. Funksione te gjymtyrët e dyta

Përcjellorja del në funksion të rrethanorit dhe të përcaktorit, të përcaktorit kallëzuesor (veprimi i

shprehur nga përcjellorja i përket personit apo sendit që tregon kryefjala apo kundrinori). Në

funksion të përcaktorit kuptimi i përcjellores afrohet me pjesoren veprore duke u larguar nga

kuptimi i saj përcjellor dhe vendoset pranë një emri a përemri duke shprehur marrëdhënie

përcaktore në formën e një të dhëne të mbishtuar.161

a. Në funksion të përcaktorit: Gurët tue i shkëputë ma lehtë vendit i binin papritmas në gjuj e

kambë dhe e lëndonin. (Karpa, Camaj, fq. 205); Plaku, tue u mbështetë me të dyja duert për

tryezë, u ngrejt në kâmbë. (Tregtar, Koliqi, fq. 36); Por ajo, tue diktue mêndimin tem, e tue

mos e pá veten mjaft të fuqishme sa me më zaptue, më lëshoi e ngau vetë tu dritorja. (Hija,

Koliqi, fq.138).

b. Në funksion të përcaktorit kallëzuesor: Pas shfaqes, shikuesit atë mbramje në sallën e re dhe

në loxha rreth e rreth silleshin përmbajtshëm dhe flitnin të vogël sikur Gjyshi qenkej tue i

kundrue, i fshehun përmbas kurtinave cohe. (Karpa,Camaj, fq. 58); Për ditë e mâ fort erdh

tue iu duk vetja si e i huej në shtëpi të vet. (Tregtar, Koliqi, fq.84); E tue u sjellë prej

katunarit: - Mirë se të gjetme, i zoti i shtëpis – ia bâni tue qeshë. (Tregtar, Koliqi, fq.55);

Filluam: në fillim e morëm ngadalë e pastaj gjithnjë duke shpejtuar. (Pse, Spasse, fq. 55);

Tani zërat tanë dhe zërat e vajzave duke kënduar (=që këndonin) këngë partizane sikur

përmbushnin amanetin e saj të fundit. (Nata, Marko, fq. 185).

c. Në funksion të rrethanorit të kohës: Tue mêndue mërzinë e gjatë të verës, pa dalë kurrkah,

ndryj njaty në shtëpi, fshânte e shtërngonte grushtat. (Hija, Koliqi, fq.92); Tue dalë prej

shtëpie, u kujtue pse qan Agia; i ra në mend shikimi i saj i mbramshëm. (Vargje & novela,

Migjeni. fq. 116). Qiraxhiu e dëgjonte me vëmendje të madhe duke pirë duhan. (Vepra 2,

Spasse, fq. 40); Ja, këto gjëra bluante Sefedini në mendje duke ecur gjatë mezhdës.

(Tregime,Kuteli, fq.72); Po, duke u afruar më lart, vura re se ata ishin njerëz. (Nata,

Marko, fq. 69).

d. Në funksion të rrethanorit të mënyrës: Ikë vrap nga ai vend tue u dridhë prej friget. (Hija,

Koliqi, fq.7); Kështu gjith dita i kaloi tue u përkundë në kujtime. (Hija, Koliqi, fq.148);

Rrinte tue përçapun me andje mâ të mbrapmën rriskë molle. (Tregtar, Koliqi, fq.15); Unë

s`mundem mâ shpalli Leci tue u shtëmanë prej sofrës. (Tregtar, Koliqi, fq.14); Ngrânëte tue

heshtë. (Tregtar, Koliqi, fq.132); Pse mos me dalë edhe ne si dalin dhe varzat e botës, - tha

Drita tue u kuqë. (Vargje & Novela,Migjeni, fq.128) ; Kështu thërrisnin fëmijët, duke

kërcyer si shqerra nëpër lëndina. (Vepra 2, Spasse, fq. 69).

e. Në funksion të rrethanorit të kushtit: Vetëm tue u çue e tue dalë nga ajo dugâjë ku i merrej

fryma e i turbullohej mendja mund e ruente të pacenueme shênjtoren e ndritshme të shpirtit,

skâji hyjnuer ku strukej arsyeja mâ e çëmueshme e krejt jetës së tij. (Tregtar, Koliqi, fq.7);

Në këtë mënyrë, duke jetuar në kurriz të pasurisë së prindërve, fëmijët bëhen parazitë. (Pse,

Spasse, fq.105).

f. Në funksion të rrethanorit të shkakut: E fëmitë, tue pamë (për shkak se shihnin), prindët e

tyne të gëzuem, gëzoheshin dhe ma tepër. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 102); Oh! Oh! iu

shmangej nga gjoksi i kënaqun tue andrrue (sepse andrronin), të korrunat e ardhshme.

Tërë ditën rrinte e zhytur në ujë deri në gjunjë, duke larë (sepse lante) rrobat e botës,

thuajse për hiçgjë. (Vepra 2, Spasse, fq. 9).

161 Po aty, fq. 68.

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

103

4. Shfaqja te homogjenia e gjymtyrëve

Përcjellorja, ashtu si edhe format tjera të pashtjelluara, në gjuhën shqipe ndeshet edhe në funksionin

e gjymtyrëve homogjene. Kjo formë e pashtjelluar del si gjymtyrë homogjene në funksione të

ndryshme. Siç e kemi përmendur edhe në kapitujt e mësipërm gjymtyrë homogjene duhet të kryejnë

funksione sintaksore të njëjta. Ato duhet të jenë në të njëjtat raporte me të njëjtën gjymtyrë.

Gjymtyrët hëmogjene të shprehura më përcjellore dalin me marrëdhënie bashkërenditje numërimi,

rrjedhimore e sqaruese:

a. me lidhëzat e, dhe, a(apo), ose:

- me marrëdhënie bashkërenditje numërimi: Një grue e re tue nga e tue ba poterë të

madhe me ndalla, del jashtë e mbas saj, ngadalë një plakë. Shpejt fillojnë me mbledhë

teshat. Kur e reja, tue mbledhë teshat, mbrrin te gardhi… (Vargje & Novela, Migjeni,

fq.161); Ja disa gra, duke punuar në avlëmend, të tjera duke tjerë lesh e duke qëndisur;

ja disa grykas duke lëruar arat e duke korrur; ja disa edhe një përmortje; është varrimi

i xha Stefit, njërit nga pleqtë më të nderuar të fshatit. (Vepra 2, Spasse, fq. 170); Sikur e

shoh edhe sot Xha Brahon tonë, atje në hijen e pjergullës, nën arrë, duke kalitur gurët e

vjetër a duke gdhendur ndonjë fletë pende… (Tregime, Kuteli, fq.33); Muajt e tjerë

Ceni i kalonte duke prerë dru për Hysen Tërfilin, ose duke lëruar tokat po të Hysen

Tërfilit, ose duke prashitur, duke harrur e duke korrur po arat e Hysen Tërfilit. (Vepra

2, Spasse, fq. 273).

- marrëdhënie bashkërenditje rrjedhimore: A e mêndon ndoji fije, apë, se, mbas njizet

vjetsh qi rrij nëpër shkolla, tue zânë e tue mësue, ajo s`â mâ jetë për mue? (Hija, Koliqi,

fq.25); Vetëm tue u çue e tue dalë nga ajo dugâjë ku i merrej fryma e i turbullohej

mendja mund e ruente të pacenueme shênjtoren e ndritshme të shpirtit, skâji hyjnuer ku

strukej arsyeja mâ e çëmueshme e krejt jetës së tij. (Tregtar, Koliqi, fq.7).

- marrëdhënie bashkërenditje sqaruese: Ky përgjegjet shkurtas tue vû e tue çue çinijat.

(Tregtar, Koliqi, fq. 34); Duke kënduar dhe duke vallëzuar, rrotullohen tri herë rreth e

rreth. (Vepra 2, Spasse, fq. 150); Qëndronte i kërrusur në një postiqe duke pirë duhan

dhe duke lëvizur vetëm kokërdhokët e syve. (Nata, Marko, fq. 226).

Pjesëza duke e përcjellores nuk përsëritet te gjymtyrët homogjene kur përcjelloret janë të afëtra

kuptimisht. Duke e lëçitur dhe rilëçitur këtë vepër me etjen e të riut filloi ta dijë përmendsh,

edhe, duke e ditur përmendsh as ai vetë s`di se qysh, filloi ta shqipëroi. (Vepra 5, Kuteli,

fq.250); Shkunden e zhduken vetvetiu pa fryrë asfare veriu i kritikës, dhe duke u shkundur e

zhdukur, ato nuk i shtojnë gjë e nuk i pakësojnë gjë veprës cilësore të poetit. (Vepra 5, Kuteli,

fq.260)

b. në mënyrë asindete: Fshatarët tërë ditën e kalojnë duke punuar në arë, duke mbartur

dushk, shkarpa e dru nga mali. (Vepra 2, Spasse, fq. 124); Tjerët e ndëgjojshin, sejcili tue u

ndry në nji ândërr të vet, tue kërkue harresën e nji mjerimi, tue dëshirue plotësimin e njaj

shprese. (Tregtar, Koliqi, fq.100)

c. të ndërthurura lidhëzat e, a(apo) dhe mënyra asindete: Sheh punët njerëzore… njerinë vetë:

disa më një kënd të rruzullit duke u dëfryer, disa duke vajtuar a duke rënkuar rëndë; të

tjerë duke u vrarë me shoqi-shoqin, … a duke e mbuluar me ironinë e jetës një të vdekur!

(Pse, Spasse, fq. 13); E fotografi të tjera: duke shëtitur në kryeqytet, duke u qafuar me

shoqet, duke larë konviktin, duke qeshur e duke vallëzuar në oborr. (Vepra 2, Spasse, fq.

47).

Përcjellorja si gjymtyrë homogjene del e larmishme në funksion të gjymtyrëve të dyta. Më poshtë

po e ilustrojmë me shembuj në funksion të rrethanorit të kohës, të shkakut dhe të përcaktorit.

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

104

a. Përcjelloret homogjene në funksion rrethanori kohe, i cili është i njëvlefshëm me fjalinë e

varur kohore: Tue hangër e tue pi musht apo venë të re, shmirjakët morën shpotinë me u

shpotitë ndërveti. (Karpa, Camaj, fq. 137); Pastaj nëna filloi të lutet duke më përqafuar e

duke më puthur me lotë në sy. (Pse, Spasse, fq. 130) b. Përcjelloret homogjene në funksion rrethanori mënyre: Princat, kapidanat, bajlozat, bujarët,

kalorsit e rrethuen tue e mbulue me laved e tue i ngjitë mbiemna të bukur. (Hija, Koliqi,

fq.78); Por ajo, tue diktue mêndimin tem, e tue mos e pá veten mjaft të fuqishme sa me më

zaptue, më lëshoi e ngau vetë tu dritorja. (Hija, Koliqi, fq.138); Herë duke dremitur, herë

duke fjetur, herë duke u përpëlitur në disa ëndrra të çuditshme, pa kuptim, pa fill e

mbarim, herë duke dëgjuar kollën ritmike të Maqos, pashë dritën e agimit të parë, pashë

copat e qiellit të Ustikës. (Nata, Marko, fq.71); Viku hyni n`oborr të Lerejve dhe kapaku i

derës së madhe u mbyll tue gjimue e tue shungullue mbas tij. (Tregtar, Koliqi, fq. 40)

c. Përcjelloret homogjene në funksion përcaktori: Muajt e tjerë Ceni i kalonte duke prerë dru

për Hysen Tërfilin, ose duke lëruar tokat po të Hysen Tërfilit, ose duke prashitur, duke

harrur e duke korrur po arat e Hysen Tërfilit. (Vepra 2, Spasse, fq. 273); Ditën e parë e

kaloi duke heshtur e duke dëgjuar dërdëllisjet e prindërve, të nuseve e të vëllait. (Vepra 2,

Spasse, fq. 489).

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

105

5. Shfaqja te dukuria e veçimit.

Gjymtyrët e veçura janë kategori sintaksore që i përkasin fjalisë së thjeshtë dhe funksionojnë si

përcaktorë, rrethanorë dhe si kundrinorë me parafjalë. Me formën e pashtjelluar përcjellore

shprehen vetëm përcaktorët dhe rrethanorët. Forma e pashtjelluar përcjellore zakonisht veçohet para

përbërësve foljor të paveçuar, duke shprehur marrëdhënie të ndryshme rrethanore, si: kohë, qëllim,

kusht, shkak.162

a. Përcaktori si gjymtyrë e veçuar.

Përcaktorët e veçuar mund të shprehen edhe me formën e pashtjelluar përcjellore, e cila është e

njëjtë me fjalinë e varur përcaktore përshkruese. Gurët, tue i shkëputë ma lehtë vendit, i binin

papritmas në gjuj e kambë dhe e lëndonin. (Karpa, Camaj, fq. 205);

Por gjaku shqiptar,/ tue i vlue ( = që vlonte) ndër dej të njomë,/ e ndalonte me u poshtnue n`at

mënyrë para anmikut,/ pse anmiku do t`ishte ai dhe për tê mbas tashit. (Hija, Koliqi, fq.124);

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvshk.

Por ajo, tue diktue mêndimin tem, e tue mos e pá veten mjaft të fuqishme sa me më zaptue, më

lëshoi e ngau vetë tu dritorja. (Hija, Koliqi, fq.138); Kam pá sot, para mejsdite, Pjetër Gurrmollën,

mikun e Luigjit tue folë me komiserin e policisë. (Tregtar., Koliqi, fq.95); Ti Age, tash nuk duhesh

me punue shum – tha Nushi tue sjell kryet nga dritorja dhe tue u mundue me e zbutë zanin. (Vargje

& Novela, Migjeni, fq.125); Gjith po ai shkak pat sjellë edhe luftën vëllavrasëse të Sulit, prishjen e

Hormovës, të Gardhiqit, të Plikatit etj. duke shtërnguar (= që shtërngoi) vendasit e mbetur të

përndahen në vise të huaja, tek dalëngadalë u tretën në masën e kombeve të tjera. (Vepra 5, Kuteli,

fq.182); I ati, duke ulëritur gati si i prishur mendsh, e shtërngoi disa herë në gji Afërditën, që po

bëhej shpëtimtarja e tyre. (Vepra 2, Spasse, fq. 9). Në këtë funksion përcjellorja largohet nga

kuptimi i saj përcjellor dhe afrohet me pjesoren veprore.163

b. Rrethanori si gjymtyrë e veçuar.

Rrethanori i veçuar i shprehur me formën e pashtjelluar përcjellore të tipit duke ardhur tregon një

veprim dytësor që shoqëron veprimin e foljes kallëzues dhe që kryhet njëkohësisht me të. Në vartësi

të pozicionit përcaktohet edhe funksioni i tij. Kështu, kur rrethanori i veçuar i shprehur me

përcjellore ndodhet para foljes kallëzues është zakonisht funksionalisht sinonimik me fjalinë e varur

kohore të njëkohësisë, kurse, kur është pas foljes kallëzues është funksionalisht sinonimik me

fjalinë e bashkërenditur shtuese.164

- Rrethanori i veçuar që tregon njëkohësi.

Tue thânë këto fjalë, papritmas Vikut iu duk se po e shifte për të parën herë at vajzë. (Tregtar,

Koliqi, fq. 42); Tue dalë prej shtëpie, u kujtue pse qan Agia; i ra në mend shikimi i saj i

mbramshëm. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 116); Duke iu afruar portës së madhe, e përgëzoi:

(Vepra 2, Spasse, fq. 285); Duke menduar këto, u drodh i tëri. (Vepra 2, Spasse, fq. 465); Duke

përkëdhelur për sytë e botës ai e shkelmon për sytë e tij njerinë femër! (Pse, Spasse, fq. 42); Dhe,

162 M. Çeliku, Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë) – Vështrim i ri teorik, Tiranë, 2012, fq.100. 163 M. Çeliku, Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, Tiranë, 2010, fq. 68. 164 ASHSH, Gramatika e gjuhës shqipe II, Sintaksa, Tiranë, 2002, fq.351.

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

106

duke përtypur në mendje këtë këngë të hidhur si fletë shpendre, ndjeu se ju njomën sytë. (Tregime,

Kuteli, fq. 223); Duke kënduar dhe duke vallëzuar, rrotullohen tri herë rreth e rreth. (Vepra 2,

Spasse, fq. 150); Duke mbaruar së shkruari procesverbalin e inspektimit, shton…(Vepra 2, Spasse,,

fq.161);

Tue u përshkue nëpër strofullin e dhelpnave,/ i kujtohej/ se ishte mbajtë për degë të një krecke, shej

i pa farë vlere/ sepse krejt buzat e Drinit në atë rrethinë ishin të veshuna në lisa krekcash/ që kishin

marrë me u ngjethë njena mbas tjetrës, përlyeshëm. (Karpa, Camaj, fq. 218).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvkry.

- Fjvshk.

Fjvprc.

- Rrethanori i veçuar funksionalisht sinonimik me fjalinë e bashkërenditur shtuese.

Rrethue me dritë t`ylbertë, në palët e ndërpashme të tisave, mbi lule të shkapaderdhuna an` e kând/

qi ruejnë përherë nji freski agimore,/ flêjnë rrjesht e rrjesht, në vorrezë të ndritëshme,/ tue pritë

ditën e zgjimit. (Hija, Koliqi, fq.150).

Fjdr. Fjkr.

Fr.

Fjvprc. -

Rrethue me dritë t`ylbertë, në palët e ndërpashme të tisave, mbi lule të shkapaderdhuna an` e kând/

qi ruejnë përherë nji freski agimore,/ flêjnë rrjesht e rrjesht, në vorrezë të ndritëshm/ dhe presin

ditën e zgjimit. (Hija, Koliqi, fq.150);

Siç, shihet në fjalinë e dytë përcjellorja është sinonimike me fjalinë bashkërenditëse shtuese.

Këta rrinin nja dhjetë çapë larg, poshtë, kush më këmbë e kush më bisht a më gjunjë, duke pritur

një shenjë, një urdhër. (Tregime,Kuteli, fq.165) Këta rrinin nja dhjetë çapë larg, poshtë, kush më

këmbë e kush më bisht a më gjunjë, dhe prisnin një shenjë, një urdhër. (Tregime,Kuteli, fq.165);

Në shembullin e mësipërm përcjellorja e bashkërenditur shtuese tue pritë kryen funksionin e

kallëzuesit foljor të thjeshtë.

- Rrethanori i veçuar që tregon shkak.

Tue mêndue (për shkak se mendonte), mërzinë e gjatë të verës, pa dalë kurrkah, ndryj njaty në

shtëpi, fshânte e shtërngonte grushtat. (Hija, Koliqi, fq.92); Duke shkruar (për shkak se

shkruante), nëpër rënime qimitiresh-subjekt i ri në poezinë e Asdrenit, psherëtin duke kujtuar…

(Vepra 5, Kuteli, fq.173).

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

107

KAPITULLI VI

SINTAKSA POETIKE NË VEPRËN E AUTORËVE: MIGJENI, KOLIQI E CAMAJ

1. Prirje morfosintaksore në veprat e Migjenit.

2. Gjuha në artin poetik të Koliqit.

3. Sintakso poetike në poezinë e Camajt.

1. Prirje morfosintaksore në veprat e Migjenit.

“Kafshatë /që s’kapërdihet /asht, or vlla mjerimi,/

Kafshatë /që të mbetë në fyt /edhe të ze trishtimi/

kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta,/

që të shikojnë si hije /dhe shtrijnë duert e mpita/

dhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tanë jetën e vet /derisa të vdesin.”

(Migjeni, Poema e mjerimit, f. 21-23)

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc.

Fjvkh.

Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc.

Fjvkh.

Edhe në këtë pasazh emblematik të poetikës migjeniane, na vjen parasysh një strukturë aq

interesante, me thyerje të rëndë sintaksore që në njësinë (fjalinë) e parë të frazës, me rend

përbërësish funksionalë midis fjalive përcaktore dhe kohore, me ndërthurje të bashkimeve me

parataksë dhe hipotaksë, me një dukuri sintaksore të l’enjambement (v.5-6), vetëm me 1 QOS.

Migjeni është, pa dyshim, edhe një solist i formës gjuhësore (sintaksore), jo vetëm në skicat dhe

novelëzat e tij, por edhe në vjersha e poema, prandaj është quajtur novator i tematikës krijuese. Me

prodhimin letrar që na la trashëgim, poeti radhitet ndër përfaqësuesit më të mirë të kohës së tij, në

prozë e poezi, midis atyre që kanë lënë emër, si: Mjeda, Fishta, Draçini, Ethem Haxhiademi, Koliqi,

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

108

Noli, Poradeci, Kuteli dhe një radhë krijuesish të tjerë të kësaj periudhe letrare. Mund të thuhet me

bindje se treguesit artistikë që e bënë atë një individualitet letrar shoqërohen edhe me mjaft tregues

gjuhësorë, që dalin sheshit në disa nivele studimore nga mund të shihet vepra e tij, për të arritur te

përfundimi se ai përvetësoi, në mënyrë aq origjinale, jo vetëm stilin e të shkruarit të atij grupi

shkrimtarësh ku e radhit koha, por ia mbërrini të krijojë stilin e vet në disa rrafshe të gjuhës së

përdorur në të gjitha llojet letrare të lëvruara prej tij, nga poezitë e shkurtra, poemat, skicat e

famshme letrare, deri te novelëzat në prozë. Ndërkohë, ai dallohet krejt mirë prej bashkëkohësve,

që, krahas me të, kishin bërë emër në letërsinë shqipe, me një krijimtari shumëfish më të gjerë se ai.

Migjeni nuk është vetëm një fenomen letrar, i vetëmjaftueshëm për të qenë shkrimtar i madh

shqiptar,165 shkruan Kadareja, por atij iu desh të përdorë forma e teknika të ndryshme të të

shkruarit, të gërshetojë lirizmin me epizmin, komiken me tragjiken, sarkazmën me groteskun. 166 Për

të gjitha këto themi se kanë kërkuar gjuhën dhe format gjuhësore, që vetëm ai dinte t’i shtronte në

ligjërimin e vet letrar. Le të na lejohet të pohojmë se cilësi e parë e verbit migjenian është sintaksa

me fjali të shkurtra dhe do të na mjaftonte një pasazh fragmentar i prozës së tij, ashtu si nga

poezia – vetëm një strofë - për t’i dalluar e njohur stilin e tij si shkrimtar i veçantë i kësaj forme, jo

se ai ka shkruar pak, por sepse ka shkruar si shkruante vetëm ai:

“Malsorja çon kryet. Shikon diellin…koha me u nisë. Me u kthye në malsi. E qymyri s’u shit.

Vendosi ta japi ma lirë……

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyrën. Kuqet. Nuk i çon sytë në njeriun. Pyet e

frigueme:

- Sa për ty, pra?

- Pesë!

- Merre shtatë!

- Hajde për gjashtë!

Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin…” 167

Ky standard strukturor i gjuhës së shkrimtarit është në përshtatje me stilin barok të të shkruarit,

brenda të cilit masat kumtuese ligjërimore janë karakterizuar si fraza me madhështi baroke:168

“Në qytet tonë asht një lagje…E n’at lagje asht një kishë.

Mbrenda në kishë asht një lyps, në të cilin jeton një dëshirë: me

jetue.

Lypsi ka ardhë. Dhe me të vërtetë ka gjetë prehje. Lagshtina e

kishës e fashiti të nxehtit e trupit të tij që gati e përvëloi……

Jashtë asht zheg”…169

Pamja baroke e sintaksës migjeniane, jo rrallë, ngrihet mbi asosacione të mrekullueshme, që mund

të dalin vetëm nga një talent si ai, për shembull, modelet e mëposhtme gjuhësore arrijnë deri te

tabloja e një pikture:

165 Ismail Kadare, Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. LXIII. 166 Po ai, po aty, f.LXIV. 167 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f.136. 168 Durim Taçe, Fjalor i kritikës moderne, Botimet Toena, Tiranë, 2000. Më tej Taçe shpjegon se termi barok shënon

një stil të veçantë thellësisht karakteristik për shekullin XVII, i stabilizuar qëndrueshëm për kritikët e artit dhe të

muzikës...ky stil është parë si stili i tretë i Rilindjes...Tiparet thelbësore të veprës së artit mundet, ndoshta, të sugjerohen

në një hapësirë të shkurtër me mjete e togje semantike, të cilat nuancojnë tërësisht njëra-tjetrën me ilustrimet e

përshtatshme si “soliditeti”, ku përfshihen vëllimi, masa, “ornamenti”, pra, loja, imagjinata, “misticizmi”, ekstaza,

shpirtërorja, trashendenca; drama, ngrohtësia njerëzore...f. 29-30. 169 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 141.

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

109

“Qershiat janë pjekun, janë bamë kuq si gjaku, dhe në malsoren

e re asht pjekun fruti i dashunis. Rrin malsorja në prak të

kasolles dhe në ftyrë të zbetë të sajën skuqen buzët mu si

qershiat në degëz….Qershia dhe malsorja janë randue nga

frytet e veta.”.170

Mendojmë se në vend të parë duhet të vëmë një karakteristikë qenësore të artit migjenian, një

dukuri që quhet elipsë, e cila është e pranishme në aktin e ligjërimit të shkruar e të folur, veçse në të

dyja planet, kërkon mjeshtëri të vërtetë përdorimi.

Dukurinë gjuhësore të elipsës në një vepër letrare, në planin psikolinguistik, e ka shpjeguar aq

thjesht e bukur Kadareja, kur shkruan në analizën e krijimtarisë migjeniane, se kudo në veprën e tij

ndihet ndalimi i parakohshëm, ndërprerja. Ai vetë mund të mendohet si i tillë: i ndërprerë. Por

ndërprerja e tij nuk qe e zakonshme, përderisa ajo është ndërprerja e një uragani.171

“Qetësia e kishës filloi të trazohet…kapela të kuqe e të zeza, petka të bardha e të

kaltërta, çarapë të mëndafshtë e pambuku, ftyra me mustakë dhe pa mustakë, të

qeshuna e të ngërdheshuna-besnikët vijnë të ndëgjojnë oratorin e

mbasdrekës…”172

Gjithë pamja-pikturë – dhënë me një varg njësish emërore - qëndron mbi 3 folje, dy prej të cilave

dalin me trajta të lidhores, jo me paskajore gege.

Prej kohësh, gjuhëtarët kanë vërejtur se sintaksa poetike, apo e thënë ndryshe, sintaksa e

vargjeve,173 u nënshtrohet kërkesave, që nisin nga rima e theksi dhe vijnë deri te llojet e strofave,

kështu që përmban shmangie nga sintaksa e zakonshme dhe prandaj, prej kohësh, është pranuar

nocioni i lirive poetike.174 Xhevat Lloshi nënvizon se sintaksa është faktori veprues kryesor në

vargjet, sepse bashkërendon elementët e tjerë, ndërton grupet e krahasueshme ose paralele, krijon

rrethanat ligjërimore që diçka të bjerë në sy ose të shquhet. Togjet sintaksore, që shndërrohen në

grupe ritmike, përftojnë intonacionet karakteristike të poezisë dhe përsëritja e tyre përfton lëvizjen

melodike. Fjala a togu i zhvendosur gjen pikën më me efekt nga ana ndërtimore e, rrjedhimisht,

edhe kuptimore. Rasti më i thjeshtë është rima ose asonanca: fjalët në këto marrëdhënie fitojnë edhe

lidhje kuptimore.

Përgjithësisht, sintaksa e vargjeve në poezitë e Migjenit rrjedh natyrshëm, me ndërtime të drejta dhe

të anasjella, që dalin, më së shumti, në vendosjen S + P, P + S, pa ndërlikime të forta të

shkallëshkallshme hipotaktike, si për shembull te “Vjeshta në parakalim”, ku strofa nis me elipsën

e foljes “jam” dhe vazhdon me simetri të rregullt P + S, ndjekur nga vargje plotësorësh:

“Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona,

Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,

Lëngon shpirt’ i smum ndër krahnore tona,

Dridhet jet’e vyshkun ndër gemba të një plepi.”

Regjistri apo loja me rendin ndryshon në mënyrë të përkundërt në strofën e dytë, ku prijnë

kryefjalët, duke u intonuar edhe me homogjeninë e tyre, që ruajnë marrëdhënien predikative me

foljen e vënë në fund të të gjithë frazës poetike:

170 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 160. 171 Ismail Kadare, Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. LXIV. 172 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 141. 173 Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Albas, Tiranë, 2005,f. 272. 174 Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Albas, Tiranë, 2005, f. 272-273

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

110

“Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme –

(dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!)

Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme

Nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.”175

Po të ndiqet gjithë poezia e mësipërme, gjashtëstrofëshe, ndërrimi i rendit bëhet në këtë mënyrë deri

në fund të saj, duke arritur atë që tradita letrare, siç shkruan Xhevat Lloshi, ka zbuluar se simetria,

drejtpeshimi i gjymtyrëve, paralelizmi, rimarrja ritmike etj., sjellin muzikalitet dhe ngjallin kënaqësi

estetike,176 si në strukturën më poshtë, me thyerjen sintaksore të fjalisë drejtuese në këtë ndërtim të

drejtë, ku m.l.s. del fjala lidhëse (përemër lidhor, me funksion të dyfishtë) :

“Tingujt mirëdashës, /që në dhomën teme

më falin ritmin

e një dansit të largët,/

më kujtojnë përqafimin

e çiftave të shkathët/

që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gdhende.”

(Migjeni, f. 84)

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvprc.

Sa u takon risive që ngërthen përgjithësisht në sintaksë gjuha e Migjenit, mund të radhisim edhe

disa ndërtime strofike, ku, në organizime katërshe vargjesh, nuk del menjëherë subjekti; në mënyrë

kataforike ky tip teksti e nxjerr kryefjalën vetëm në strofën III, kur ka dhënë dhe rimarrë vetëm

emrin “O grue”, që në strofën III i bashkohet fjalisë drejtuese (paraqitur këtu me italik):

O grue, /që të ndesha në ditën e fatkobit tem,/

kur prirja ndjellte /e syt shikojshin zi/

e ndjejshe veten /se dhe unë jam fli

te një ndjesi

si ti.

O grue, /q’u ndeshme ditën e fatkobit tonë,

zemër për zemër edhe ball për ball/

e ndjesitë n’u shprehën me mall

më një vall’:

sa hall...

Dhe kështu në rrugë të madhe e shitme zemrën tonë...

(Migjeni, f. 76)

175 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 45. 176 Xhevat Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Albas, Tiranë, 2005, f. 272-27

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

111

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvprc.

Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc.

Fjvprc.

Lidhur me përdorimin e trajtave të pashtjelluara në funksione predikative, përndryshe, të

paskajores, në pjesën më të madhe të rasteve, Migjeni shtie në punë format e lidhores, çka e bën

shkrimtarin tonë si përfaqësues ndër më të përparuarit krijues të kohës, si në ndërtimet në vijim:

“Dhe /po s’deshe / të jesh zotni, /bahe zotni. Puntori ynë nuk don të jetë zotni,

as t’i imitojë zotnit, por koha...Vazhdon punëtori ynë t’u bijë pash më

pash rrugave të qytetit.” 177

Le të krahasojmë, duke zëvendësuar me forma paskajore, për të kuptuar çfarë fiton e çfarë humbet

shprehësia strukturore në rrafshin sintaksor:

“Dhe /po s’deshe /me qenë zotni, /bahe zotni. Puntori ynë nuk don me qenë

zotni, /as me imitue zotnit, por koha...Vazhdon punëtori ynë me u ra pash

më pash rrugave të qytetit.”

Por, kur ndodh që autori ynë, veçanërisht gjatë frymëzimit poetik, u kthehet ndërtimeve me fjali të

pashtjelluara, siç edhe quhen sot në literaturën moderne gjuhësore, sa herë fjalitë fitojnë kallëzuesi

me trajta të tilla, te Migjeni, në verbin e gegërishtes, ato dalin natyrshëm, funksionalisht finale, të

pazevëndësueshme, si mund të ndiqen vargjet më poshtë, nga poezia “Kangë më vete”, ku njësia e

tretë predikative, ndërtuar me lidhore, vjen e plotësohet prej 4 përbërësve kallëzuesorë

homogjenë:178

“Veri fryn pa mshirë, si veri /që fryn;

Unë ia mbylla derën teme me reze/ mos të hyn

me ma fikë kët dritë

me ma ngri kët shpirt,

me ma dridhë për ndjesinë tjetër,

177 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 133. 178 Po ai, po aty, f. 68.

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

112

me ma joshë me andërr të vjetër.”179

Skema do të sillej si më poshtë:

Fjdr. Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvq.

Fjvq. Fjvq. Fjvq. Fjvq.

E njëjta dukuri dëshmohet te poezia “Parathania e parathënieve”, por me përtej të ardhme:

“Ka ardhë një kohë,

në të cilën njerëzit po kuptohen fare mirë

për me ndërtue Kullën e Babilonit, -

dhe në maje Kullës, në majë të majës së fronit

ka me hypë njeriu

dhe ka me thirrë:

Perëndi ! Ku je?” 180

Në se provojmë të bëjmë procesin e kundërt që dhamë më sipër (zëvendësimin me lidhore), fraza

mikse: me parataksë në krye dhe hipotaksë, nuk e ruan finalitetin, çka jep një model “bashkëjetese”

të standardit sot me një prurje formale jashtë tij.

Por marrëdhëniet sintaksore, shprehur me paskajore, nuk kufizohen vetëm në fjalitë qëllimore; ato

zgjerohen edhe në të tjera raporte, deri edhe në ato kushtore, me të cilat nis edhe ndërtimi i zhdrejtë

i frazës-strofë më poshtë dhe ku dalin në pah marrëdhëniet funksionale sintaksore: përcaktore,

kundrinore dhe ato të shkakut, me 1 QOS, ndërkohë që organizimi poetik i strofës finale është

ABBA dhe në strukturën e frazës mungon njësia drejtuese, bashkë me disa kryefjalë që duhen gjetur

e kërkuar te mbaresat foljore dhe te fjala lidhëse - përemër i vetës III), në strofat më sipër ( Fati ynë

asht mizor...)

“Me çalue n’anë të djathtë, /me çalue n’anë të majtë...

si palaço i gjorë /që /kah t’ia mbajë /s’di,/

mbasi kambën e theu n’akrobaci /–

jet’e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë.” 181

179 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 68. 180 Po ai, po aty, Parathania e parathanieve, f. 5 – 6. 181 Po ai, po aty, Pesha e fatit, f. 56.

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

113

Fjdr.

Fr.

Fjvksht. Fjvksht.

Fjvprc.

Fjvkun. Fjvshk. Fjvshk.

Pa iu shmangur prej këtij argumenti, duhet vënë në dukje se përdorimi i trajtave pavetore (siç quhen

ngandonjëherë format e pashtjelluara), shtrihet edhe në modele të tjera të paskajores, si e gjejmë në

poezinë “Trajtat e mbinjeriut” (Dityramb Nietzcche-an):

“Kot e kanë sot njerëzit, dhe me kot dikojnë djersën...

Sa qesharak’ mbesin,

sa qesharak’ vdesin

ndër ethe mundimi për me shijue jetën !” 182

Ndonëse rrallë, te krijimtaria e Migjenit, në prozë e poezi, na dalin edhe format e përcjellores,

krahas paskajores me formantin “për”, ashtu edhe ndërtime emrash asnjanës prejfoljorë:

“Një sfinks i madhnueshëm Mbinjeriu i ardhshëm,

pa zemër, pa ndjenja,

syt e tij rrufena –

qarkullojunë rreth rruzullit tue synue vranshëm.” 183

“E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt

gëzohem fort, se hekrat nuk m’i kryqëzojnë syt’,

por t’u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë

edhe hijen teme tu’u zgjatë në murt.” 184

Ndonjëherë, në poezinë e thekshme të poetit mblidhen trajtat e lidhores, bashkë me format e

pashtjella: paskajore dhe përcjellore, që lexohen pa ndierë një shmangie sistemore, si në strofën

vijuese:

“O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

Malit, që hesht, mu në zemër me ia njeshë!

Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm...

E unë të kënaqem, të kënaqem tue qeshë. 185

Në variacionet melodioze poetike, përbri formimeve analitike të ndonjë kohe foljore, Migjeni sjell

edhe ndërtime të tjera analitike mjaft interesante që mund të integrohen në sistemin e standardit, për

të shprehur të ardhmen e largët me foljen ndihmëse “ka + paskajore gege” të tipit “ka me ardhë” =

182 Po ai, po aty, Trajtat e mbinjeriut, f. 40-41. 183 Po ai, po aty, f. 42. 184 Po ai, po aty, Kanga e të burgosunit, f. 37. 185 Po ai, po aty, Recital i malsorit, f. 29.

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

114

do të vijë, ose siç quhet në gramatikat tona e ardhmja e së shkuarës186, e cila në vetën e tretë, ka

prirje të gramatikalizohet e të ngurtësohet, për shembull:

“Por... po ! po! por diç po due me thanun,

ndoshta ka me ardhun...

ndoshta ka me zbardhun...

një agim i pritun, dit’e parathanun.

N’ardhmëni të trashgueme Mbinjeriu vrehet,

ndërgjegje pa dyshime,

ndërgjegje pa trillime,

ne një grusht graniti që kurr nuk do të thehet.187

Këtë lloj të ardhmeje studiuesi Arshi Pipa e ka quajtur futur idiomat shkodran.188 Seit Mansaku vë

në dukje se ndër veçoritë morfologjike të krijimtarisë letrare, në prozë e poezi, të Migjenit, është

edhe përdorimi i tri formave të paskajores gege: me luftue, me thanë, me bamun; paskajores

dytësore të shqipes së përbashkët: për të ndërtue, për të marrë dhe një formë të përzier të dy

formave të mësipërme: për me luftue. P.sh. e çuem grushtin për me luftue/ndër lufta të reja/dhe me

fitue (Të birtë e shekullit të ri); Lypësi shtërngon dhambët për t’a ndalë gjuhën, e cila ishte gati të

kalojë kufinin e njerëzisë. (Zoti të dhashtë).189

Në të gjitha njësitë sintaksore të kryeveprës poetike “Poema e mjerimit”, ndër 100 folje-kallëzues

në format vetore, ka vetëm 6 raste të përfaqësimit predikativ me trajta të pashtjelluara, që dalin

natyrshëm në indin e vargjeve, duke mos dalluar shmangie që ndikojnë në shprehësinë gjuhësore

dhe letrare. Po kështu, në një nga vjershat më emblematike migjeniane “Kangët e pakëndueme”,

gjithë ngrehina poetike peshon mbi 16 folje vetore dhe 5 të tjera të pashtjelluara, që

bashkëtingëllojnë po aq shprehimisht sa të parat; vetëm strofa e fillimit përmban 2 të tilla brenda

vargut përmbyllës. Provoni e i zëvendësoni ato me dy lidhore, për të parë në se vargu fiton a bie në

tonalitet, ritëm, melodikë dhe tregues të tjerë tekstualë. E dyta, madje është e pamundur të

zëvendësohet dhe të qëndrojë në kontekstin e dhënë (të shpërthejnë, *të këndohen). Kurse

tingëllima “Kanga e rinis”, që prej dekadash ka personifikuar Migjenin dhe ka bërë që autori të

quhet “poeti i rinisë”, ka 27 folje, ndër të cilat vetëm 1 (me dashnu) në formë të pashtjelluar. Kjo

prirje morfosintaksore e dallon dhe e vë në ballë të bashkëkohësve të vet Migjenin, sa i përket

dukurisë së paraqitur këtu.

Poeti nuk shkroi shumë sonete, por organizimi sintaksor i tyre është mjeshtërisht i arrirë, si në

tercinat finale të tingëllimës “Sonet pranveruer”, ku thyerja sintaksore është shtrirë në 4 vargje e në

dy tercinat e fundit, me dy QOS, f. 74:

186 AShSh, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 1995, f. 317. Shkruhet

aty:”Kuptimi themelor i së ardhmes së të shkuarës është të tregojë një veprim, që pritej të kryhej pas një çasti të caktuar

të së shkuarës." 187 Po ai, po aty, Trajtat e mbinjeriut, f. 41. 188 Citohet sipas S.Mansakut në revistën “Gjuha jonë” 1-2/2002, f. 104, i cili e merr nga A.Pipa, në një artikull

frëngjisht “Le mythe de l’Occident fans la poezie de Migjen”, botuar në “Südost-Forschungen.Band XXX, 1971, f. 142-

173. 189 Seit Mansaku, Gjuha jonë 1-2/2002, f. 103.

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

115

“Me manushaqe në buzë e me andje në zemra

vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra Fjdr. + Fjkr.

dihasin aromat, /që lulzimi derdhi,/

Fr.

me gji të paprekur, /ku dashnia sosë/

me fletza trandafilesh /që flladi sjelli/ Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc. -

dhe adhrojnë pranverën më një apoteozë.”

Edhe në prozë, përdorimi i formave të pashtjella, në raport me lidhoret, është më i pakët, çka tregon

se shkrimtarët e kohës së autorit tonë, e kanë përvetësuar dhe përqafuar tashmë këtë risi të shqipes,

por ndërkohë sjellin natyrshëm edhe modele strukturore me trajtat pa vetë, siç janë foljet e

pashtjelluara:

“Prodhon nana – tokë, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon

si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta të cilat ngrofen njena me tjetën

për me prodhue prap trajta tjera e të reja për të vazhdue jetën. Dhe e njejtë asht: si

dëshira e një krymbi dhe dëshira e njeriut. Me prodhue. Vetëm se krymbi s’e din se

prodhon, s’e ka ndërgjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashkë

me energjitë që treten, të cilat duhet të treten…”190

Ndërkohë ka fragmente të tëra ku Migjeni në prozë operon vetëm me trajta të lidhores, si në rastin e

mëposhtëm:

“E ata lindin në kohën e idhujve pa krena s’dinë kah t’ia mbajnë. Duen t’adhurojnë,

po ç’ka t’adhurojnë? Idhuj pa krena?...Duen të besojnë, por ç’ka të besojnë? Idhujt pa

krena? Kush mund të adhurojë të shëmtuemen? Kush mund të besojë në një zot pa

krye? Çdo gja që s’ka krye asht kufomë, e kufoma s’e ka vendin në mes të gjallve.

Kufoma duhet varrosë. Përndryshe, e përlyemja me të ka për të qenë katastrofale. E

katastrofa asht katastrofë! Zhduk kombe!...”191

Këtë dukuri e ka vënë re edhe gjuhëtari S.Mansaku, që pohon: “Krahas paskajores, Migjeni përdor

dendur edhe mënyrën lidhore me të gjitha funksionet e paskajores, madje edhe pas foljeve që

shënojnë dëshirë ose fillim e vazhdim të një veprimi, të cilat parapëlqejnë paskajoren edhe në gjuhë

të tjera që kanë këtë formë, P.sh: Por lypësi nuk donte ta përgënjeshtrojë atë dyshim.(Në kishë); E

unë pra due të jetoj.(Në kishë); Qetësia e kishës filloi të trazohet.192Në poetikën migjeniane gjejmë

ndërtime të zhdrejta fraze, ku dalin funksione të ndryshme sintaksore, jo me paskajore gege, por me

trajta të mënyrës lidhore, si në modelin poshtë, ku korelacioni kohor del sipas raportit “mënyra

lidhore/mënyra kushtore”:

Oh, ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun,/

me flakën e pishës në qiellin e kësaj nate,

ta shkruejshe kushtrimin.../ehu Burrë i tretun,

do ta shifsha vallën tande në maje të nji shpate.

(Migjeni, f. 87)

190 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 236. 191 Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1988, f. 165. 192 Seit Mansaku, Gjuha jonë 1-2/ Tiranë, 2002, f. 103.

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

116

Fjdr.

Fr.

Fjvksht. Fjvksht.

Jo te poetika, por te proza e Migjenit shfaqet mjaft dendur edhe dukuria e shkëputjes së një a disa

njësive funksionale nga trupi i frazës, pa prishur kuptimin e periudhës, si në ndërtimin e lidhur, por

edhe të ndarë nga ana shkrimore, f. 235:

“Rreth emnit Luke, veçanërisht rreth trupit të saj, ishte krijue njëfarë

aureole (nimbusi) si rreth krenave të shejtënve. /Aq sa ndonjenit i

vinte dhe keq /që e quejnë kurvë, /dhe mundoheshin /ta zbusin

kuptimin e fjalës tue i thanë prostitutkë, grue publike, grue

problematike – me emna /të cilët i kishin gjetë tue lexue libra.../”

Marrëdhëniet nënrenditëse rrjedhimore këtu krijohen në raport e lidhje me fjalinë e parë, që mbaron

tek emri “të shejtënve”. Kësi rastesh, ndërtimet me skema duhen dhënë të bashkuara, sepse, ndryshe

nuk do të mund të përcaktonim llojin e përbërësve; madje, në shembullin e gjetur te novelëza

“Historia e njenës nga ato”, ky stil rrëfimi ndiqet po në këtë mënyrë (Sidomos njenit, /i cili nuk

shqiptonte kurr fjalë të ndyeta, /i vinte keq /ta quejshin Luken kurvë.)

Fjdr.

Fr.

Fjvrrj. Fjvrrj. Fjvrrj.

Fjvshk. Fjvq. Fjvshk. Fjvprc.

- Fjvprc. - -

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

117

2. Gjuha në artin poetik të Koliqit

Nuk shkroi shumë poezi Koliqi, por krijimtaria e tij në vargje është shtrirë pothuajse përgjatë

gjysmë shekulli (1924 – 1970). Ajo nis në Atdhe, kur ai ishte vetëm 20 vjeç dhe vazhdoi për t’u

mbyllur atëherë kur poeti kaloi vitet e vështira të mërgimit, në Itali e vende të tjera. Është me

rëndësi të shënohet se opusi i plotë e trashëgimisë artistike të shkrimtarit E.Koliqi, në 6 vëllime, pa

dritën e botimit, me rastin e100-vjetorit të lindjes (2003), pikërisht në Kosovë, në atë tokë shqiptare

që ai e deshi aq shumë e sa shumë bëri për të, madje në vitet e vështira të historisë shqiptare,

pikërisht në lëmin e arsimit kombëtar, kur, ndoshta, për here të parë, u mboll fara e iluminizmit dhe

ndjesia e pakrahasueshme e shqiptarizmës.

Gjithë krijimtaria në vargje e poetit Koliqi, është përmbledhur nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”,

në vëllimin e parë, ku janë rreshtuar, në mënyrë kronologjike, veprat:193

1. Kushtrimi i Skanderbeut (1924)

2. Kangjelet e Rilindjes (1959)

3. Symfonia e Shqypevet (1970)

4. Vjersha të tjera në periodikë letrarë (1930-1940) dhe në mergim (1950-1970).

Në këtë trashëgimi poetike, kritika dhe teoria letrare shqipe, ka veçuar edhe prozën poetike

“Gjurmat e stinve”;194 e në shikim të parë, themi se ky poet, në përgjithësi, lëvroi vargun klasik,

mbase nga formimi i tij në shkollën italiane dhe mbrujtja me kulturën klasike të kohës kur studio.

Por, gjithashtu Ernest Koliqi ka lëvruar edhe tingëllimat, rreth 20 të tillë, duke i thurur edhe vargje

kësaj strukture gjuhësore poetike, që në shembullin e sjellë, vjen me një simetri të pashoqe formale

dhe funksionale:

Fjdr. Fjdr. Tingëllim, bukurija kurr s’t’humbasë//

Fr. Qyshse Danti t’amshoi me t’madhën lyrë://

Fjvkh. Fjvkh Prej dashunije fshȃn gjithnji //kur hasë

Betariçen kah përshndet’me aq t’ȃmbël mnyrë;...195

Thirrja “tingëllimë”, që mungon në strofën II, vjen edhe këtu për të gjithë përmbajtjen strukturore të

8 vargjeve të sonetit dhe renditën: fjalia kryesore, ajo drejtuese, e cila ndërpritet për shkak të një

tejkalimi, siç quhet në sintaksë, nga vargu V në VI, ku gjenerohet fjalia e varur përcaktore, që mbyll

strukturën e gjithë thënies në dy fraza:

Fjkr. + Fjdr. ... n’ty ende qan Petrarka //e vaji n’gjasë

Fr t’nji kroni rrjedh //ku qartas si n’pasqyrë.

- Fjvprc. prap bota vron me mrekulli t’pamasë

Lauren qimjare t’hijshme kejet n’ftyrë.

Ndërsa organizimi sintaksor i 6 vargjeve të fundit (ndër 14 të tillë që përbëjnë tingëllimën), vjen

përsëri në simetri, me 2 QOS, bashkuar në mënyrë sindete, me marrëdhënie kundërshtie:

193 Ernest Koliqi, Vepra – 1, Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2003. 194 Ferdinand Leka, Fjalor i termave të letërsisë, INFOBOTUES, Tiranë, 2013, f. 315. 195 Ernest Koliqi, Vepra – 1, Shtëpia Botuese “F.Konica”, Prishtinë, 2010, f. 77.

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

118

Kisha me dashtë edh’un//me ia përmendë

Fjdr. + Fjdr. s’dashunes s’ime emnin larg ndër mote

Fr. porsi poett//qi rrojn’sa bota e dielli,

Fjvqll. Fjvprc.

por vargjet// qi kunor’ shkoj tue i a endë//

Fjvprc. Fjvprc. veç nji prendver’ ma s’ngjasin n’ftyr’ t’ksaj bote;

aq koh’sa lulet//qi çel’drandofilli.

Marrë në tërësi, trashëgimi poetik i E.Koliqit zë rreth 1/5 e krijimtarisë së tij, në raport me prozën

artistike, pra, një masë e përfillshme, nga analiza e së cilës, në rrafshin sintaksor, mund të ndjekim

jo vetëm rritjen e artit të autorit, por edhe evoluimin e gjuhës së tij, në mënyrë të veçantë gjuhën e

poezisë. Me rëndësi është të theksohet se strukturat sintaksore, mbi të cilat ngrihen tingëllimat e

Koliqit, ndryshojnë nga njëri sonet në tjetrin, përherë duke ruajtur simetrinë, siç del ajo edhe pas

rregullave të rrepta metrike, ndonëse QOS-1 (fjalia drejtuese), shtrihet në vargjet e para të dy

strofave te “Tingëllimet e dashunis” I, (Vepra 1, f. 78):

Dy vetulla t’holla e ‘i bishtalec i zi // m’i dhanë shpirtit si nji t’dridhun t’ri//

qi befas pash n’kto dit //un tue shetitë e nji smundje t’çudiçme m’a kan’ngjitë//

e shpejt kaluen përpara syve t’mi sa qi kurrkund, kurrkund nuk gjej qetí,//

si re mëngjesi //q’era davaritë. e puna e miqt e librat m’jan’merzitë.

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvprc. + Fjvprc. Fjvrrj. + Fjvrrj.

Fjvkh. Fjvprc.

Edhe më interesante vjen organizimi sintaksor i 6 vargjeve të fundit, që mbyllin sonetin, mbështetur

në 3 QOS, si për të zgjeruar bazën mbështetëse të “ngrehinës”strukturore:

Shka m’pat pëlqye mje sot, //ma nuk më joshë,// Fjdr. + Fjdr. + Fjdr.

e rrnesa e ime m’duket si nji errsi// Fr.

qi s’ka tjetër agim përveç asajë;// Fjvkr. Fjvprc. Fjvprc.Fjvkh.

e kjo zemër //qi lngon //ka m’u shndoshë// Fjvmn

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

119

veç kur ajo t’m’buzqeshi me ëmbëlsi//

tue m’a ter’me nji rreze t’tan’ kët vajë.

(Vepra 1, f. 78)

Ndër 15 folje të 14 vargjeve, vetëm 2 janë në formën e pashtjelluar paskajore gege, (njëra është një

tregues karakteristik të së ardhmes së gegërishtes “ka + me u shëndoshë” – do të shëndoshet; dhe

tjetra është përcjellorja gege “tue m’a ter’”) 13 të tjera u përkasin trajtave vetore (të shtjelluara). Në

vështrim të sintaksës poetike të Koliqit, përndryshe, të \soneteve të tij, vërejmë se ka organizime të

tilla kaq të vështira për t’u hartuar, ku nuk gjejmë asnjë folje në trajta të pashtjelluara, si tingëllimi

II, f. 79, ose ka në këto ndërtime edhe 14 vargje vetëm me nga 2 – 3 folje pa tregues vete e kohe, si

janë format e pashtjelluara.

Po t’i referohemi Ndre Mjedës si poet i tingëllimave, ndryshe nga poetika e tij, i cili përdor

pothuajse në të gjitha rastet që mund të dilnin me lidhore, vë në përdorim vetëm format e

pashtjelluara foljore, te Koliqi nuk e ndeshim këtë veçori. Edhe një element poetiko-sintaksor në

strukturën e soneteve, siç është dukuria e tejkalimit (l’enjambement) e që e ndeshim jo pak te

Martin Camaj e Migjeni, në poetikën e E.Koliqit, nuk përbën një karakteristikë për t’u vënë re; më

të zakonshme janë ndërtimet “varg/fjali”, si në shembujt vijues:

“Sâ ambël n’mbrâmje shqimet drita e diellit

qi bie kadalkadalë andej kah Ana

e Malit tue lân mbrapa ngjyrat t’tâna:

zambakë ar vjollza e fletza drandofillit (Vepra-1, f. 89)

Skemat e ndryshme të rimave, plot laryshi në kadencat e 14 vargjeve të tingëllimave koliqiane, kanë

bërë që, në vështrimin pas rrafshit sintaksor, të njihemi me ndërtime mjaft të pasura. Të gjitha këto

“shtrëngime gjuhe” që dikton poezia, kanë bërë që sintaksa e poezisë së Koliqit, të jetë mjaft e

ndërlikuar dhe e pasur në raporte e marrëdhënie të ndryshme ndërmjet fjalive. Në ndonjë nga

sonetet e tubës së tingëllimave të Koliqit, në funksion të përmbajtjes së sekuencave tekstore

dinamike, shohim praninë dhe dendurinë e foljeve, duke përftuar në këtë mënyrë një shumësi

njësish kallëzuesore me marrëdhënie të ndryshme e kaq të pasura me mjete të lidhjes sintaksore,

deri edhe folje ndihmëse të desemantizuara për të shprehur raportete hipotetike “kish t’m’kalonte

mue jeta...” = sikur, po, nëse do të më kalonte mue jeta...

Fjdr.

“Trego, mbretnesh’, trego:// t’kthej kalamâ...// Fr. Fjvkun.

se motet m’regjne //e tash e dij //qi shkalla

e lumnis hypet n’bot’vetëm ndër prralla:// Fjvshk. Fjvshk

jeta premtoka shum e //s’jepka asgjȃ !

Fjvkun. Fjvkund. Fjvkun.

M’përkund n’djepin e Prrall’s me t’bukrin zâ://

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

120

mjerimet t’shumta janë e gëzimet t’rralla,//

neverija na i kputë andjet mȃ t’gjalla,// Fr. Fjkry. Fjkry. Fjkry. Fjkry.

koha ia çveshka jet’s ngjyrat paprâ !// ----- - - - -- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Fjdr.

me ik’larg botës s’onë //e me bȃ jetë Fr.

vetëm n’mbretnin e Prrallave //un due,// Fjvkund. Fjvkund.

pse tjetër ngushëllim, jo, s’na ka mbetë.//

- Fjvshk.

Kish t’m’kalonte mue jeta //tue t’ndëgjue...

njiktu, mbretnesh’, njiktu brî teje mbështetë// Fjdr. Fjdr.

ȃndrra ȃsht e ȃmbël, //s’deshiroj m’u zgjue... Fr.

(V-1, f. 94) Fjvksht.

Fjvmn.

Siç shihet më lart edhe nga skemat e paraqitura, të cilat përfaqësojnë struktura të veçanta gjuhësore-

sintaksore, te Koliqi, ka ndonjë sonet, ndryshe nga të tjerët, sa i takon organizimit sintaksor, si na

duket ai me titull “Vangjos”, ku skemat poetike vendosin për skemën e gjuhës; soneti na kujton

“Vajet” e Çajupit për Evgjeninë. Perveç kësaj vërejtjeje, në skemat e mësipërme përdorimi i

formave të pashtjelluara (paskajorja gege “me ba” e “me ikë”) luan rolin e kallëzuesit të fjalisë së

varur kundrinore, ku në shembullin tonë i ndeshim në marrëdhënie të bashkërenditura. Ndërsa rasti

tjetër i kallëzuesisë së këtyre formave del jo me paskajore, por me përcjellore po gege “tue

t’ndigjue ”, e cila shpreh marrëdhënie mënyrore.

Po pse papritmas, Vangjo, meje u shkoqe// Fj.kry. Fjkry. Fjkry. Fjdr.

Me kurm prilluer n’dhé t’zi tue shkue m’u trete?// Fr.

Pse vetëm m’lae n’travajë e váj t’ksaj jete,// - - - Fjvkh.

pse //kur ma fort m’u dojshe //pran’m’u hoqe?

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

121

Gjithkund buzqeshun plot kuptim m’u gjete,// Fjkry. Fjkry. Fjkry.

Si burrnesh’ n’dit’ e bardha e t’zymta m’ndoqe, Fr.

Ti e âmbël edh’e fortë’ pa kurrkund shoqe, - - -

N’kujdes gjithmon’ për t’tjerë e kurr për vete.//

Uroj //qi muzgu i em t’ket mbrâmje t’shkurta// Fjdr.

Mbasi me nisjen t’ande krejt u zhgulen Fr Fjvkun.

Andjet //qi jeta deri djè m’pat endë.//

Fjvshk.

Fjvprc.

Pa Tý t’mjerueme janë edhe të ngurta Fjdr. Fjdr.

shtiqet //qi për n’vorrez’ vetare ulen,// Fr.

Veçse shpresa //me t’pa prap // Fjvprc. Fjvprc.

m’gzon në shpirt mbrendë. (V-1, f. 250)

Siç shihet, në vargjet e mësipërme, kemi përdorimin e vetëm dy formave foljore të pashtjelluara

(njëra del si kallëzues i fjalisë pyetëse “tue shkue” dhe tjetra si kallëzues i fjalisë përcaktore.)

Duke rendur përgjatë poetikës së E.Koliqit, duhet pohuar se jo pak krjime të autorit që, megjithëse

përmblidhen në V-1 të serisë së publikuar nga Shtëpia Botuese “Konica” e Prishtinës, ngjasin me

prozën poetike, jo vetëm hapësira që zë “Symfonia e Shqypevet”, (Romë, 1970, f. 147 – 191 të

kësaj përmbledhjeje): pjesa e vënë në rreshta, bashkë me 3 “tempo-t” në vargje dhe “tempo-n” e 4-t

në radhë prozaike – emërtuar të tria me terma muzikorë, si: andante mastoso, adagio cantabile,

presto con brio dhe grave; krejt ndërlidhjen formale “prozë/poezi” në këto katër “tempo”, në

kushtim, ai e quan “poemth symfoniar”,196 duke aluduar të ketë mbërritur te një shprehje simfonike

gjuhësore, të cilat, në disa raste, ndërtohen me forma të pashtjelluara. Nuk duhet lënë pa përmendur

këtu, kallëzuesia e ndërthurrjes së paskajores standarde me atë gege “për me shitë”, e cila shpreh

marrëdhënie qëllimore e, për më tepër, këto hyjnë në marrëdhënie bashkërenditëse kundërshtie me

po një tjetër paskajore të pastër gege “me dhanë”, e cila, po si në sipër, shpreh marrëdhënie

qëllimore Me një lexim poetik, frazën e mëposhtme, mund t’ia përcjellim çdo dëgjuesi edhe në

trajtë vargjesh:

196 Ernest Koliqi, Vepra-1, Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 149.

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

122

“Po botoj edhe pjesët //ashtu si i hartova F j d r.

dikur bashkë me ato të përpunueme tash

vonë// jo për me shitë dije e zotsi letrare, // Fr. Fjvmn.

por me dhanë nji dishmi //se me sa kujdes

i u kushtofshim shkrimeve na të breznis Fjvqll. + Fjvqll.

së mëparshme//e me sa cenë ndrrojshim//

krasitshim //cungojshim, //shkurt si Fjvprc. + Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc. Fjvprc.

përpiqeshim //me arrijtë në nji trajtë

sa ma të përsosun stilistike.” Fjvqll.

(V-1, f. 149)

Simetria sintaksore, nga njësia drejtuese deri te fjalitë e varura qëllimore, kalon në rendin III të

përshkallëzuar në homogjeninë funksionale, me 5 njësi sindete dhe asindete, që i japin ngjyrë stilit

retorik të prozës poetike, si ky fragment i sjellë më sipër. Një sintaksë të veçantë gjejmë në disa

poezi të Koliqit, si te vjersha me rimë ABBA, “Dishir” (V-1, f. 202), ku ndërtimet “varg-fjali”

kanë edhe tejkalimin dhe gjithë struktura prej 12 vargjesh paraqitet si një strukturë me përbërës në

bashkimet me parataksë dhe hipotaksë, ndër të cilat ka nga një QOS, si fjali drejtuese:

“Tash qi me rreze t’mallëngjyeshme vjeshta

shpirtin ȃsht kah m’praron, //ulem ke tanda//

ku Zȃnës kȃng-dhuruese i a pat anda// Fjdr. + Fjdr. + Fjdr.

t’m’reshi me hire ndër takime t’shpeshta,//

Fr.

e çoi sýnin mendueshëm n’vile rrushi Fjvkh. Fjvprc. Fjvprc. Fjvkun.

-mrèkull ari vizlluer ndër gjeth hardhije –//

qi me langjet mȃ të pastërta ambëlsije,// Fjvprc. Fjvmn. Fjvkh. Fjvrrj.

tu’u shkrî me t’dhȃnun, //jeta e ime mbushi,//

dhe veten pyes:// - kur ditt e mija t’shkimen,//

mjalta e tyne ndokend thue, vall, do t’knaqi//

kështu qi me nji urim t’më njomet paqi

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

123

n’heshtít e mdhaja e n’terr t’amshuemit dimen?”

Koliqi ka provuar në krijimtarinë e tij në vargje, të lëvrojë edhe ato struktura poetike, të thëna në

tercina, përndryshe, në ndërtime strofike danteske; e shohim këtë të zbatuar letrarisht në poemthin

“Luftarvet të liris”, hartuar më 28 Nanduer të vitit 1960, (V-1, f. 207), për të cilat, në vështrimin

gjuhësor, i tejkalojnë vështirësitë e sonetit, jo vetëm nga ana cilësore, por edhe sasiore, pasi frazat

nisin, vazhdojnë dhe sosin nën “peshën” e rëndë të shumësisë së rimemave, skemave të larmishme,

ndodh, edhe përgjatë tri strofave, si te poezia që shënuam më sipër: ABA/ BCB/ CDC// EFE/ FIF/

IJI//. Janë 18 vargje, me një rregullsi të jashtëzakonshme gjuhësore në rrafshin e sintaksës, për të

vazhduar kështu deri në mbyllje të poemthit, me një skemë të tillë të përbërësve frazorë; në fillim 3

+ 3, pastaj 3 + 3 + 3:

“Valoi nji flàmur n’Vlonë //e u hap errsija// Fjkrs. + Fjdr. Fjdr.+Fjdr.

porsá!...na pritshim //t’na dhurojë agimi Fr.

hiret //qi resh’mbi popuj n’zgjim Lirija,// Fjvkh. Fjvkh. + Fjvkh.

kur erdhen ré mȃ t’vranta //e u zhgreh thellimi// Fjvkun. Fjvkh. Fjvkh.

pa lé mir’drita //edh’erna shakullore

u çuen, //u trêmb granija //e u mpî burrnimi.... Fjvprc - -

Nga qielli i Lindjes //prej kah hapin fletën

n’mëngjes vidat e dritës, //t’zez vigȃna

dolen mbi vrȃça zjarrmi //e i a përspjetën Fjdr. + Fjkrs. Fjdr. Fjdr.

rreptas kërcënueshëm fluturim mbi t’tȃna Fr.

viset e atdheut.// Në kambë as ledh kështjelli Fjvprc. - Fjvprc. Fjvprc.

mȃ s’mbet m’u përjetsue npër tê gojdhana

as shêj mbi vorre// ku //tue qámun t’njelli - Fjvmn. -

mote mȃ t’qarta //i gjalli. Kombit n’mende

i u sos ai shkas //qi ‘i dit’nandorit mbjelli.”

Është krijim i viteve 1960: gjithë poemthi ka vetëm një paskajore gege (pa kallëzuesi, sepse ndiqet

nga trajta e lidhores); e vetmja mundësi e përdorimit të lidhores me paskajore, është në vargun II

(t’na dhurojë) = me na dhurue, ku qëllimi vjen më i qartë, i prekshëm e konkret, falë semantikës së

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

124

kësaj forme pa vetë. Në poezi të lira, pa skema të rregullta rime e metër, siç është ajo kushtuar At

Gjergj Fishtes (V-1, f. 210-213), autori provon struktura sintakse, të cilat shtrihen nga 10 e deri në

18 vargje, ku ndërthuren njësi fjalish të ngarkuara me vargje gjymtyrësh të veçuara dhe ato

homogjene funksionale:

“Me rrêmbtha t’ershëm, çmim hyjnuer dashtnije,

me myrtin e Afroditës Fjdr. Fjdr. + Fjdr.

sot kunorën t’a deshtme, o Kangatar,//

sepse buza t’u dridh prej ambëlsije// Fr.

dhe hiret gjuhes s’on’ ti krejt i a shpike// Fjvshk. + Fjvshk Fjvprc.

për t’kndue nji zoj’fisnike//

qi tý shpirtin bujár - Fjvqll. -

me bukuri t’a rrëmbeu n’moshen ma t’par,

mbi rrath’t e epër t’drites// Fjvprc.

ku Danti Beatriçen pat naltue

ndër vargje //e ngjite at grue// Fjvprc.

e fshȃne ti mbas saj

njinji sikur Petrarka

për Laurën //qi pa koh’grabiti Parka.”

Ndonjëherë, në ndërtimet e thyera ose në ato që quhen edhe ndërtime të zhdrejta (nisur me njësi

predikative të varura), sintaksa nuk vjen e lehtë në thurje e, për pasojë, jo pak e vështirë për t’u

perceptuar, si në dy modelet në vijim:

“Kurrmȃ ndër mbrȃmje vere//

kur Thethi n’purpur vezullon e n’ár// Fjdr.

kurrmȃ mbi Breg të Bubzës Fr.

zȃnin krenar Fjvkh.

përsjellun prej lahutës

na s’kém për t’a ndëgjue.” (V-1, f. 214)

Apo: - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

125

“Sa her’qi e thekshme kȃnga e jote krisi

ja pran’njȃj votre n’dimën Fjdr. + Fjdr.

ja verës mbi ndoj pod n’nji hije lisi// Fr.

plym ngarendi njerzija// Fjvkh. Fjvqll.

e t’rrethoi plot et //për m’u flladitë

n’harén fluturuese// - Fjvprc.

qi dhuron Poezija.” (V-1, f. 215)

Është karakteristikë e gjuhës së Koliqit që trajtën e pashtjellë të paskajores gege e përdor në dy

forma: “për të + pjesore” dhe “me + pjesore”, duke patur dendurinë më të madhe trajta e parë.

Gjejmë te Koliqi edhe poezi me strofa katërshe, me skemën ABBA (një nga të vështirat struktura

gjuhe), disa ndërtime sintaksore mjaft të sofistikuara, në masa të mëdha njësish kumtuese frazore,

në të cilat fjalitë drejtuese thyhen në relacione imediate me vargje të tëra bërthamash kallëzuesore,

edhe homogjene funksionalisht, si në pasazhin vijues, shkëputur nga vjersha “Lutje e dëshprueme”

(V-1, f. 218), ku duket (në mënyrë të figurshme) sikur ligjërimi linear i autorit, përndryshe në 2

fjalitë drejtuese (nënvizuar) vjen e u përsëritet kryefjala përemërore, për të lidhur referentin (S),

pasi ai “pengohet” nga ndërvendosja e një vargu njësish predikative, shpesh edhe me funksion

homogjen:

“Ju //qi n’vorre t’vetmueme keq flîni //e nuk pushoni//

e as deka varrt e shtatit nuk thau //as nuk u a mbylli,//

qi éshtnat vrik ju dridhen //kur del nji zȃ nga pylli,//

a kur nji zhapllim’hapash përbri murȃn’s ndëgjoni,//

ju //qi n’msime fisnike t’lahutës jeni rritun,//

ju //qi burrnín jetike e patët si mësuese,//

ju //qi lirín kreshnike zgjedh’e kishi për nuse,//

ju //qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,//

sot n’murȃna t’harrueme kërkoni kot pushimin://

ju //qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,//

plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,

fatosa orzez, për flîjen e jetës //q’u shkoi huq.”

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

126

Fjdr. Fjdr.

Fr.

Fjpc.+Fjpc.+Fjpc.+Fjpc.+Fjpc.Fjpc.Fjpc.Fjpc.Fjpc. Fjvprc. Fjvprc.

- - - - - - - - Fjvkh. Fjvkh.

Në pikëpamje stili, përveç kryefjalëve të fjalive drejtuese, shprehur me përemrin vetor “ju”, për çdo

njësi përsëriten edhe kryefjalët e shprehura me fjalën lidhëse përemërore “që”, e cila ka rol të

dyfishtë: si mjet i lidhjes sintaksore midis dy fjalive dhe në funksion subjekti. Vërehet te poetika

koliqiane se, krahas paskajoreve gege, jo aq të dendura sa te bashkëkohësit e tij, “bashkëjetojnë”

lidhorja, forma e së ardhmes së përbërë “kam me ba” me atë të thjeshten (do të baj), me një pasuri

vetjake të mjeteve të lidhjes sintaksore, sidomos për fjalinë e varur kohore (mbasi qi), si ngjet në një

pasazh te poezia “Shko ti..” (V-1, f. 240), kur i drejtohet së bijës që të shkojë me pa Shkodrën, me

sytë e tij në ballë të saj, në çastet e mbrame të jetës në mërgim e ai të ngjallet; fraza e paraqitur më

poshtë, me një QOS, ka ndërtim të zhdrejtë me disa rende fjalish të varura kohore, shkakore,

përcaktore e vendore (me elipsë të m.l.s. “ku”, pas korrelatës “atje”, me thyerje e ndërshtënie te

njëra-tjetra:

F j d r.

“Mbasi qi stina po rrshet tatpjetë//

e fort un tutem //se atdhén n’kët jetë Fr. Fjvkh. + Fjvkh. Fjvkh. Fjvv. Fjvv.

me sýt adhruesa,//

qi pajadá - Fjvshk. - Fjvkh.

i a çmuene hirin,//

s’kam për t’a pá,// Fjvprc. -

shko ti, lum bija, n’at Shkodrën t’ime//

kúr n’terr do t’sosem

me trup e andrrime://

atjè //si t’gjindesh, //sýt e mij n’báll

t’andin do t’hapen://

n’ty kam m’u ngjáll.”

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

127

Gjejmë që, në ato struktura poetike, të cilat i kemi quajtur me “thyerje” sintaksore të njësive

predikative, dukuria të na shfaqet jo vetëm në fjali drejtuese, por, rrallë, edhe te fjalitë e

nënrenditura: ato dalin ose me segmente ndajshtimore, ose edhe me njësi kallëzuesore, si në frazën

më poshtë me ndërtim të drejtë, nga vjersha “Dhuratat e vjetra” (V-1, f. 243):

“Shko drejt te dhoma//

ku gjyshja e jote,- F j d r.

nji zoj’bujare dhe njerziplote,-//

mue gji tue m’dhanun,// Fr.

n’prehen tue m’rritun, Fjvprc. Fjvprc. + Fjvprc.

dashtnisht //

m’a rreshku shpirtin e mitun Fjvmn. Fjvmn. -

me nji të zjarrshëm

et bukurije //

qi m’dhuroi andje,

epshe lavdije,//

por dh’e përcolli krejt jetën t’ime

me psime t’holla e .

t’thella shqetime.”

Ka një tufë poezish në përmbledhjen e vetme poetike të Koliqit, që gjithë teksti në vargje, të

organizohet brenda një njësie kumtuese, siç është fraza a periudha, herë me ndërtim të drejtë, herë

të zhdrejtë, nisur me bashkime parataktike e përfunduar në varësi hierarkike (hipotaksë), si te

vjershat “Jehona e së shkuemes” (f. 242) “Ersimet e shpis” (f. 244), “Nji avitje flatre” (f. 245) e pak

të tjera, që dalin me skema interesante gjuhe, duke patur edhe funksione sintaksore gjymtyrore të

pjesoreve pohuese e mohuese, si SF e veçuar (vargu III) apo përcaktori kallëzuesor (në vargun V), a

përcaktori të mirëfilltë (vargu 9); veç kësaj, fjalia e nënrendtëse shkakore, pas 4 fjalive drejtuese,

vjen e plotëson apo formon struktura dyshe me të gjitha njësitë e rendit të parë, që janë QOS:

“Përmallshëm

sillu npër shpí vetare

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

128

përshkrue me ȃmsime jete shqiptare,// Fjdr. Fjdr. Fjdr. Fjdr.

shetit banesën gjithkah, moj njome,//

mos lên pa vrejtun asnjë skȃj dhome,// Fr.

sepse Fjvshk.

ndër skȃje mbet e harrueme

era e reçelit dh’e bukës s’mbrueme, Fjvprc.

fryma e’i gjinije bekue prej Zotit//

q’endi aty jetën

nder stina t’motit.”

Kështu është organizuar sintaksorisht edhe poezia “Roja e shpis” (f. 246 e këtij vëllimi), ku e

vetmja frazë zë 21 vargje, ndër të cilat format e pashtjelluara “me zbritë”, “tue t’njoftun”, “me i

shtimë”, “t’u andrruemun”, “tue valvitun”; apo e ardhmja e përbërë e dialektit gegërisht “ka me

t’përshndetë”, “ka me t’njoftun”, “ka me vlue”, etj., dalin me kallëzuesí. Sigurisht, për arsye

poetike a theksi ritmik, te poetika e këtij shkrimtari gjejmë edhe forma imediate të kallëzuesit me

trajta analitike, si: “nuk jan’kurr zhdukun” (në vend të “nuk jan’zhdukun kurr”, ose me inversin e

këtij rendi “kurr nuk janë zhdukun”).

Në vitin 1959, E.Koliqi shkruan poemën “Kangjelet e Rilindjes”, në 7 këngë me 416 vargje, botuar

në Romë, te revista e njohur “Shejzat”, në dy gjuhë: shqip dhe italisht dhe pajisur me shënime të

gjata, përsëri në dy gjuhë, nga vetë autori; më së pari, për leksikun e përdorur, si dhe ndërhyrje të

poetit rreth disa fakteve historike dhe etnografike, së drejtës zakonore dhe disa tablo të jetës

qytetare e baritore të shqiptarëve. Është e rëndësishme të vihet në dukje se në këtë fazë zhvillimi

dhe përdorimi të variantit të shkruar të Veriut, tashmë poeti ynë ka bërë emër prej kohësh, nga i cili

mund të vëmë në dukje disa konsiderata krejt të veçanta për shprehësinë e stilit të Koliqit dhe

shumësinë e mjeteve të lidhjes sintaksore, që nga bashkimet gramatikore sintagmatike, deri te

strukturat e frazave me përbërës-fjali.Poema është thurur në varg të lirë deradian, vetëm kënga VI

përmban 8 strofa katërshe, me rimë të rregullt ABAB, në 8-rrokësh.197

Ajo që na intereson në hulumtimin tonë është fakti se në këtë poemë kemi një laryshi formash të

pashtjelluara (përfshirë këtu paskajore gege - m’u ritun, por edhe formën për me pritun, pjesore

zbritun, lulzue (zakonisht pjesorja del në fjali liptike), përcjellore gege n’gjuj tue m’ulun ,) të cilat

krijojnë një mozaik të këndshëm jo vetëm të formës gjuhësore, por edhe të përmbajtjes së saj. Nuk

mund të lëmë jashtë vëmëndjes edhe përdorimin e lidhores me pamundësi zëvendësimi me

paskajore në vargun që vijon: t’thuesh Nauzika e Arbënit, e cila nuk mund të zëvendësohet me

konstruktin paskajor “si me thanë Nauzika e Arbënit.

Sa u takon formave të pashtjelluara në këtë poemë (në 64 vargjet që ne kemi analizuar), po të bëjmë

një statistikë të shkurtër do të shohim se pjesorja del më dendur në funksion kallëzuesi rreth 22

përdorime; paskajorja gege 4 përdorime; paskajore të tipit “për me ardh” 1 rast; paskajore të tipit

“për të ardh” 1 rast; përcjellore gege 13 raste; lidhore 1 rast. Lëvizja e Koliqit, sa në dialekt, aq

197 Ernest Koliqi, Vepra - 1, Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 141-143.

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

129

edhe në normë, flet për veçori të stilit të tij, për ta sjellë sa më këndshëm poemën e tij te lexuesi. Për

këtë flet më mirë leximi i poemës “Kangjelet e Rilindjes”.

Format e pashtjelluara në funksion predikativ (ilustrime nga “Kangjelet e Rilindjes”).

Pjesorja (23 raste) Pask.gege

(4 raste)

Paskajorja

e tipit “për

me ardh”

(1rast)

Paskajorja

e tipit “për

të ardh” (1

rast)

Përcjellorja

13 raste)

Lidhorja

(1 rast)

1. Dbue nga frota/

2. ku zbulue me shkreptima/

3. me miq ardh’

4. katallan teprue prej

kohës/,

5. ndëgjue n’prehen

6. zbritun n’drita

lvitëse/

7. dashamiret ardh’prej

8.rreth lulzue m’zakone

ilire, /

9. t’frytin gjoks mbulue

10. qi ndër djepa latue

11. n’spata, kndellun n’gjak

t’stërgjyshave

12. përerue me er’ dafinash,

13. la me voes’t’rudinave/

14. me miell gruni bijtun

n’buca

15. rî me gjak të trimave,

16. e qi vjedhun Parkave

17. ardhun n’shtat si

triskulla

18.ardhë aty prej Arbënit,

19.vucën n’krah

shpërvjelun manget,

20. strukun

rraz’shkambijeve,

21. nalt shtjellue n’nji curr

22. besnikije dhanë atdheut.

23. qi, ngujue mbi krepa

malesh

1. m’u

ritun,/

2. m’u

ngarkue

me prralla

e koke.

3. m’e

naltue

n’krijesa

4. ju m’ia

njell’t

agimin

dritës

1. për me

pritunn’at

nat’kremtje

,

1. për t’u

falun

djepave....

1. n’gjuj tue

m’ulun,/

2. tu’i

rrembyemun

nalt,/

3. kah tu’u

tundun

n’qiell

4. tu’e lulzue

me shpresa

5.tu’u

ndigjuem un

kënaqesha,

6. tu’ e

përshkruem

un n’sita

7. vetëm

udhës tue

shetitun

8. tue i a

thanun

kangëve,

9.n’frym’puh

ish tue

valavitun,

10. bukurisht

tu’i

shndrruemu

n hapat

11. tue

kndue kang’t

e motshëme

12. tuj u

1.

t’thuesh

Nauzika e

Arbënit.

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

130

ngjit’npër

rrjedhje

motesh

13. tue

thith’langje

npër shum

kroje.

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

131

3. Sintaksa poetike në poezinë e Camajt.

(Struktura e frazës)

“Një gjë është e vërtetë: Poeti ynë gjithçka e ka materie dhe ndiesi shqiptare. Thelbi i vargut të Camajt është verbi i lashtë dhe i ri i shqipes. Jo rastësisht Camaj, si asnjë nga poetët e tjerë të letërsisë sonë lëvrimin e poezisë e ka bërë krahas me zhbirimin e librit më të vjetër shqip, me studimin shkencor të trashëgimisë gjuhësore,të konstrukteve më të palëkundshëm të shqipes buzukobogdaniane.” 198

Për këdo që e njeh shtrirjen e krijimtarisë në vargje të prodhimit letrar të Martin Camajt, do të ishte

e natyrshme që, ndër të tre këta poetë të radhitur këtu: nga Migjeni e Koliqi, shkrimtari Camaj të

zinte vendin kryesor gjatë përshkrimit të gjuhës së tij, sidomos në poezi, meqenëse ai e ka nisur

krijimin në këtë gjini, e ka zhvilluar atë gjatë shumë viteve dhe, pothuaj që poetika e veprave të tij,

si hapërsirë krijimtarie, barazohet me prozën.

Karakterizimi që kemi zgjedhur më sipër për mendimin estetik gjuhësor të poetit, fundi për vetë

idiomën e autorit të Rrathëve, dëshmon atë lidhje “poezi-gjuhë”, e që na çon drejtpërdrejt në

sintagmën emërtuese gjuhë poetike, e cila e ndoqi shkrimtarin tonë përgjatë gjithë jetës së tij

krijuese, për të mos e harruar lëmimin e gjuhës në kohët moderne të zhvillimit të saj, por edhe

mbështetur në themelet e shkrimtarisë shqipe, për t’u ngritur atje ku e lartëson sot arti letrar e

gjuhësor, midis stilistëve më të mirë të shqipes.

Pas publikimit të opusit të plotë të veprave letrare të Martin Camajt, prej 10 vëllimesh, që lexuesi

ka në dorë deri më sot, më së pari, njohim faktin se katër vëllime të serisë së publikuar nga Shtëpia

Botuese “Onufri”, e përgatitur nga Bardhyl Demiraj, janë krijimtari poetike, përfshirë vitet 1953

deri në fund të jetës krijuese të autorit. Kështu do të rendisim:

1. Martin Camaj, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 2010, me 278 faqe;

2. Martin Camaj, Vepra 4, Onufri, Tiranë, 2010, me 134 faqe;

3. Martin Camaj, Vepra 6, Onufri, Tiranë, 2010, me 148 faqe;

4. Martin Camaj, Vepra 9, Onufri, Tiranë, 2010, me 218 faqe.

Duhej të ndaleshim në sintaksën e poetikës së shkrimtarit Camaj, për faktin se, pothuajse gjysma e

prodhimit letrar të tij, është në vargje dhe, për shkak se vështrimi i këtij niveli të gjuhës në poezi,

është i veçantë si organizim gjuhësor, për arsyen e ligjeve metrike.

Në një poezi intime e mjaft me humor, shkrimtari Ernest Koliqi e ka vënë në dukje se Camaj kishte

bërë emër në lëmin e poezisë:

“Në poezi sidomos lȃmin,

Ku shkëlqen Martini e ká:

Ktu na duem me i a rrzue nȃmin

Me arm’t’tija keq m’e vrá.” 199

Kritika letrare, sidomos kjo e këtyre dy dhjetëvjetëshve të fundit, i ka mëshuar faktit se, duke pasë

pasur mësues në Kolegjin e jezuitëve poetin e madh lirik Ndre Mjeda, Camaj krijues ka mbajtur e

ruajtur për mjaft vite edhe ndikimin e tij. “Ndikimi i Mjedës mbi Camajn është i dallueshëm në

metrikën e mësuar të vëllimit të tij të parë me poezi, si dhe në konceptimin idilik të jetës që

përshkon poetikën e tij në përgjithësi.”200Shëmbëllimi i poetit të ri me Mjedën mund të kërkohet

198 Koçi Petriti, ...Në poetikën e Martin Camajt, Tiranë, 1997, f. 25. 199 Ernest Koliqi, Vepra-1, Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 263. 200 Arshi Pipa, te Martin Camaj, Vepra 4, Onufri, Tiranë, 2010, f. 17.

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

132

edhe në lëvrimin e tingëllimave, ndonëse më pak dhe në hapat e parë të krijimtarisë, edhe Camaj

provoi të shkruante sonete dhe ia doli me sukses, qoftë edhe pa arritur Mjeshtrin e tij, si te

tingëllima “Syni”:201

Por midis poetëve ka dallime të dukshme jo vetëm në lëmë të poetikës përgjithësisht, tematikës e

shkollës së zgjedhur letrare: njëri klasik e tjetri modern, por sidomos, në planin e gjuhës, në

organizimin sintaksor e semantik të strukturës së vargut, strofës dhe krejt tekstit poetik. Edhe vetë

Camaj shprehet:

“Unë kam kalue, shkruante ai, prej vargut, thueja, klasik në vargjet e lira. Në të

vërtetë, sikur ka ngja për të gjithë ata që kanë ba këtë rrugë, unë këtë e konsideroj si

një shtirim të vërtetë.”202

Këto pamje krijimtarie, kanë sjellë edhe shfaqjet përkatëse në planin e gjuhës dhe organizimit

sintaksor të poezisë camiane.Këtë mendim vlerësues e ka nënvizuar edhe poeti i shquar K.Petriti,

duke vene ne dukje se në laboratorin e shkollës jezuite kishte kaluar një plejadë krijuesish të shquar.

Edhe krijimtaria e Martin Camajt e periudhës së parë, krahas vulës së origjinalit të veçantë, do të

ketë përkime në formë e tematikë me Mjedën e Fishtën.

“Poezia, si formë, thoshte autori yne, lidhet me gjuhë. Poeti mërgimtar që me të

vërtetë don me mbetë ashtu si ashtë, merr frymë përmes gjuhës amtare dhe sheh dita

ditës si fjalët e saj zhyten në nënvetëdije dhe harrohen. Gjysma e jetës kalon në

kërkimin e fjalës së vet të humbun.”

Mjafton të sjellim një pasazh nga poezitë e para, siç është “Moj e mira”.203 me ndërtime të drejta

sintaksore, alternuar me rendin e zhdrejtë të gjymtyrëve, ku ndeshim edhe përdorimin e të

ashtëquajturave forma të pashtjelluara me funksion kallëzuesie:

Nji korb i zi mbi shkamb nën rreze t’reja

T’diellit qetësisht po shpuplishet me kënaqe;//

Ambël puhija e leht’ shushurit ndër breja//

Tu’ u përzi me t’eranshmet lulu-kaqe.//

Zogu shkrihet n’cicrrime plot me jone

N’çerdhen e vjetër n’grykcat e dullis//

Dhe kanga e djalit tretet prej jehone

Nga shpati n’shpat, //të cilën kshtu pat nisë:”

Fjkry. Fjdr. Fjkry. Fjdr.

Fr. Fr.

- Fjvmn. - Fjvprc.

Strofat ndërtohen me dy rende fjalish të pavarura (kryesore), ndjekur nga struktura dyshe simetrike

“fjali drejtuese/fjali e varur”; në vështrimin tekstual e sintaksor njëkohësisht vërejmë gjithashtu te

strofa e parë edhe dukurinë e tejkalimit (l’enjambemant), vargu I/II segmenti i nënvizuar. Një

201 Martin Camaj, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 2010, f. 103. 202 Martin Camaj, Vepra 4, Onufri, Tiranë, 2010,f. 34. 203 Martin Camaj, Vepra 9, Onufri, Tiranë, 2010, f. 55.

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

133

karakteristikë e përgjithshme e vargut të Camajt na vjen nga ai vetë, kur pohon: “Si dihet unë kam

kalue prej vargut, thueja klasik, në vargjet e lira. Në të vërtetë, sikur ka ngja për të gjitha ata që kanë

ba këtë rrugë, unë këtë e konsideroj si një shlirim të vërtetë.”204 Kjo na bën të mendojmë se

“shlirimi” që i ndodh poetit në vargnim, është edhe “shlirim” në gjuhë, përndryshe në organizimin

sintaksor të poezisë, mbi bazë njësitë e vjershës, në vargje, strofa masash të ndryshme dhe në

monokolonë.

Shkrimtari, poeti dhe studiuesi i letërsisë shqipe, Arshi Pipa, ka zbuluar se nisja në rrugën e

shkrimtarisë së M.Camajt, me hapat e parë në poezi, të lë përshtypjen se nxënësi i ri i Kolegjit të

Shkodrës dhe pak kohë më pas, studenti i Universitetit të Beogradit e Romës, do të ndiqte udhën

krijuese të mjeshtrit të madh të soneteve në letërsinë shqipe, Ndre Mjedës, por kthesa erdhi shpejt,

me gjasë, nën trysninë e zhvillimeve moderniste, siç ka:

“Mënyra e të shkruarit për një elitë, që konsiston më tepër në fshehjen

se në zbulimin e kuptimeve, është po ashtu e një modeli modernist, megjithëse

mostrat gjenden në trobar-clus-et e poetëve provansalë. Mallarmé tregon një

shembull në fund të shekullit, të pasuar nga poetë të tillë, si: George, Valéry,

Eliott, Ungaretti dhe Montale. Komunikimi me lexuesin nuk është preokupimi

i këtyre poetëve, që gjejnë “kënaqësi” pikërisht në qëndrimin e kundërt, atë të

ironikut që e largon veten prej të “tjerëve” duke përdorur një gjuhë të

pakapshme për ta.” 205

Martin Camaj ka treguar se është poet i lindur dhe i frymëzuar për vargun klasik dhe atë të lire, por

ky hap a kalim nga një shkollë krijuese drejt modernizmit, nuk është bërë menjëherë. “Kjo poetikë e

kërkimit të thelbësores te Camaj, shkruan Dh.Shehri, vjen shkallë-shkallë e hap pas hapi, nga

vëllimi i parë deri te dorëshkrimet e fundit.”206 Mjafton të krahasojmë 2 krijime të tij në vargje, të

viteve 1950-55 (dy pasazhe poetike nga koha kur ishte student në aulat universitare të Beogradit),

për të parë se ai kalim i autorit tonë ka patur një përshkallëzim të natyrshëm, siç shihet nga 11-

rrokëshi i kësaj poezie këtu, apo me sa e sa poezi të rimuara të përmbledhjes “Nji fyell ndër male”

‘Amaneti i dashnorit’ (1953), te sinoret poetike jashtë metrit e jashtë rimës, si te “Vrasja e

poetit”:

N’maje // ku bari del përzi me borë// Liria e fshehun ndër vargje

Luli e Zana bagtin e ruejn ksaj vere// të poezisë

Mrizojn’ nën aha të mdhaj shekullorë,// nuk ishte vetëm://

Ku për mesdita rrah prore ‘i fllad ere. para tyne rrishin galuc roje

(V-9, f. 53) shpend mishngranës

Me fytyrë njerëzore. (V-9, f. 141)

204 Martin Camaj, Vepra 4, Onufri, Tiranë, 2010, f. 34. 205 Martin Camaj, Vepra 4, Onufri, Tiranë, 2010, f. 27. (A.Pipa, Poezia dhe poetika e Martin Camajt) 206 Martin Camaj, Vepra 9, Onufri, Tiranë, 2010, f. 8.

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

134

Fjdr. Fjdr. Fjkr. Fjkr.

Fr. Fr.

Fjvprc. Fjvprc. - -

Në strofën vijuese stili camjam përfshin në bashkëjetesën poetike pjesoren gege me t’çue, me

lidhoren t’prishi, të cilat zotërojnë funksion kallëzuesie.

Gishtat më dridhen //e //me t’çue te goja//

nuk kam guxim, //tingëllimin tand mos t’prishi,//

por nji dashni m’përvlon ma e fort’ se droja

për ty, për bjeshkën, //që ndër valle m’grishi...

(Fyellit)207

Fjkr. + Fjdr. + Fjdr.

Fr.

- Fjvkun. Fjvqll. Fjvprc.

Folja-kallëzues e njësisë II (marr guxim) është dyvalente, përndryshe “guxoj”, kërkon patjetër një

argument të dytë (objektin), kështu që marrëdhënia me njësinë e pashtjelluar me paskajoren gege

“me t’çue” duhen përcaktuar si qëllimore.

Kështu mund të sjellim modele si te poezia e gjatë “Syt e gjarpnit”,208 (me vargje të rimuara), ku

fabula narrative, si në përralla, mbështetet te dhanorja etike “na”, në vargun IV të strofës së parë:

“Ndoshta tri shpija sall na kishte fisi.”

Në mjaft krijime poetike të Camajt, kuptimi vjen drejtpërdrejt te lexuesi, megjithëqë ndërtimi i

frazës është i zhdrejtë, si del edhe nga skema e gjithë strofës në poezinë idilike në vijim:

Kur ruejsha lopët te zalli i lumit n’mrina//

Unë dymbdhetë vjeç – fëmi,//

Hyna tinëz n’pemishtë rrethue me trina//

E ika me molla n’gji.

Fjdr. + Fjdr. (sindete)

Fr.

Fjvkh + Fjvkh. (asindete, fjalia II, eliptike, me mungesë të foljes)

207 Martin Camaj, Vepra 9, Onufri, Tiranë, 2010, f. 15. 208 Martin Camaj, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 2010, f. 244.

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

135

Nji plak,//që lopët i ruente pror’me mue,//

Më shikoi me plot dëshirë//

E m’tha gëzueshëm:// “Po qenke zhvillue!

Qè, besa!// Po m’vjen mirë!”

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvprc. Fjvkun. + Fjvkun.

Ndërtim i veçantë, ku pasthirrma “qe besa!” shërben edhe për fjalinë paraprijëse, ashtu edhe për atë

vijuese!

U skuqa //e plaku ‘i çast m’u duk si shoq://

“Janë molla!”//I thashë tue qeshë

Përdhunë, //e plakun nuk dij //çka e dogj//

E m’briti rrebët “Hajneshë!” //(Tregimi i vajzës)209

Ja dhe organizimi gjuhësor-sintaksor i strofës së mësipërme, me replika:

Fjkr. + Fjkr. Fjdr. + Fjdr. + Fjkr.

Fr.

- - Fjvkun. Fjvkun. -

Mbas këtij vështrimi përgjithësues, le të kalojmë te disa përcaktime teorike për sintaksën poetike të

vargjeve, e cila ndryshon prej sintaksës së lirë të prozës, duke u ndalur në të dhënat e këtij autori të

njohur.

Shënojmë se në poezi Martin Camaj, si rrallë në poetikën shqiptare, ka lëvruar edhe vjershën me

distikë, organizuar nga ana sintaksore brenda dy vargjeve, si në poezitë tragjike, kushtuar dy

vajzave që ndërrojnë jetë në lule të rinisë: “Të asht rrëzue vajza” dhe “ Fieri i nuses”, ku dalin në

pah format e pashtjelluara paskajore e përcjellore, në funksion predikativ (V- 9, f. 108/110)

“Çika s’u zdath //e u nis kadal’ për shteg// Fjdr. + Fjdr.

Me dal’ te delet e veta në breg.”// O s e : Fr.

Fjvqll.

“Dikur nji nuse ktu ka ardh’//me marrë

209 Martin Camaj, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 2010, f. 36.

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

136

Fierin e gjat’me fletza t’preh’t si sharrë...//

Ik tash nji gjarpër //tu’u ngatrrue n’për lak,//

Por dora e nuses l’shon do pika gjak.// Fjkr. + Fjdr.

Fr.

Ra dielli n’mal //dhe syt i jan’terrís - Fjvprc.

Grues, //që pushon mbi fier si n’shtrat t’nusnís...”

Janë përgjithësime këto, të gjuhës poetike të Martin Camajt, të cilat, na vjen për mbarë t’i mbyllim

me gjykimin e dy studiuesve kosovarë, më së pari, atë të gjuhëtarit të njohur Rexhep Ismajli, i cili

thekson: “Sintaksa thellësisht shqipe, saktësia në përdorimin e fjalëve, eufonia në vjershat, janë

elemente që e shquajnë këtë vepër.”210 Kurse i dyti, Xhavit Beqiri, i ka kushtuar një vepër të plotë

gjuhës së artit poetik e në prozë të shkrimtarit tonë nga Temali i Dukagjinit, me titull: “Stili dhe

gjuha e Martin Camajt”, ku synon të vërë në dukje, në planin e stilit gjuhësor, funksionet e

kategorive të ndryshme sintaksore, disa veçori të rendit të gjymtyrëve në fjali, për ta mbyllur me

pak konsiderata për tipin e fjalive dhe frazën e shkurtër të këtij krijuesi në variantin e përparuar

shkrimor të Veriut.

Përveç mendimeve të gjuhëtarëve që sollëm më sipër, disa pikëpamje për gjuhën poetike, në

rrafshin e sintaksës, ka dhënë edhe gjuhëtarja kosovare Shefkije Islamaj, në monografinë “Gjergj

Fishta-Gjuha dhe stili II”,211 ndërsa merr e analizon stilin në gjuhën e Poetit të Madh, për të cilin,

ndër të tjera thekson:

“Gjergj Fishta dëshmohet zotërues i shkëlqyer i mundësive sintaksore të shqipes në përgjithësi e të

gegërishtes veriore në veçanti. Gjuha e veprës letrare të Fishtës e dëshmon mendimin e njohur e të

pranuar se niveli sintaksor i gjuhës jep mundësi shprehëse më të mëdha se çdo rrafsh tjetër gjuhësor

dhe në këtë kontekst, janë mjetet sintaksore ato që luajnë rolin mbizotërues më këtë shprehësi.”212

E sjellim këtë pasazh për faktin se Fishta, si pararendës i shquar i lëvrimit të poezisë, për

pasardhësit e tij krijues, sidomos për ata të arealit të variantit të shkruar të gegrishtes, mund të

krahasohet si sofra e madhe e Eskilit, ku u ushqyen tragjikët e mëdhenj të antikitetit grek:

Aristofani, Euripidi dhe Sofokliu.

Gjuhëtarja e njohur kosovare përmend në këtë fushë studimi edhe emrin e Roman Jakobsonit, si

njëri ndër nismëtarët e studimit të poezisë, i cili e ka përcaktuar poezinë si gjuhë në funksionin e saj

estetik.213 Më tej nga kjo albanologe kemi mësuar se, duke e përcaktuar funksionin e saj estetik,

Jakobsoni ka theksuar edhe atë që konsiderohet qenësore për poezinë dhe për studimin gjuhësor të

poezisë: “poezia është gjuhë në formën e saj më të natyrshme.”214

Gjatë studimit të gjuhës së Fishtës, Sh.Islamaj ka vërejtur se në ndërtimet e përbëra shquajnë edhe

këto veçori:

- Ngjeshja semantike e vargut dhe ngjeshja semantike e lidhjeve sintaksore.

- Vendosja e lidhjeve sintaksore sipas vijës vertikale në vargjet e rimuara fqinje.

- Jo rrallë një dobësim i lidhjeve sintaksore, sidomos gjatë kalimit prej një vargu në tjetrin.

210 Xhavit Beqiri, Stili dhe gjuha e Martin Camajt, AIKD, Prishtinë, 2007, f. 48. 211 Shefkije Islamaj, Gjergj Fishta-Gjuha dhe stili II, Prishtinë 2012, f. 11 – 17. 212 Po ajo, po aty, f. 13. 213 Roman Jakobson, Ogledi iz poetike, “Prosveta”, Beograd 1978, f. 305. 214 Po ai, po aty, f. 305.

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

137

- Ngjeshja e vargjeve me struktura frazeologjike.

- Përdorimi i dendur i strukturave sinonimike dhe antonimike.

- Ndërtimet me anasjellë të tipave të ndryshëm; roli i anasjellës dhe i formave të ndryshme të

rimës në formimin sintaksor të ligjërimit.

- Mënyra të veçanta të bashkimit të vargjeve në njësitë sintaksore në Mrizin e Zanave, Vallën

e Parrizit, Nikolejdën e në Anzat e Parnasit.

Kjo përqasje, e sjellë këtu nga Islamaj, na bie për shtat krahasimi me mjaft modele të poetikës

camaiane, prandaj dhe bindemi që nuk është një devijancë trajtimi apo shmangie nga poati ynë.

Të gjitha këto veçori të sintaksës poetike, të përshkruara nga studiuesja Islamaj, i përmbushin në

masë mjaft të madhe distikët e poezisë tragjike “Fieri i nuses”,215 të cilët nisin e thuren me nga 1 –

2 e 3 bërthama kallëzuesore:

Nën aha t’mdhaj, në lug, vrap rritet fieri (1 njësi kallëzuesore )

Edhe tash, turra, turra, i nalt’sa ‘njéri. Fjdr.

Fr.

Dikur nji nuse ktu ka ardh’me marrë Fjvq.

Fierin e gjat’me fletza t’preh’t si sharrë.

Fj.kry. + Fj.kry. + Fjkry.

Ishte mëngjes e‘ i fllad përreth tue fry, Fr.

Nusja na kishte nji rub’të kuqe n’krye - - -

Fjdr.

Dhe syt e zez, me t’dhanun jet’//kur hapen. Fr.

Ka pas’nën dor’nji lak e n’tê nji drapën. Fjvkh. Fjvkh.

Korri do fier, por tu’ e shtrimun në tortë Fjdr. Fjdr. Fjdr.

Prek diç si akull e l’shon nji “oh!” të fortë. Fr.

Fjvmn.

Ik tash nji gjarpër tu’ e shtrimun n’për lak,

Por dora e nuses l’shon do pika gjak. Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvmn

215 M.Camaj, Vepra 9, f. 110.

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

138

Ra dielli n’mal dhe syt i jan’terris Fjkr. + Fjdr.

Grues, që pushon mbi fier si n’shtrat t’nusnis. Fr.

- Fjvprc.

“Moj nuse e bukur, kan’kalue shum mote

Por gjindja thotë ende: - kjo ȃ fiera e jote.” Fjkr. + Fjdr.

Fr.

- Fjvkun.

Janë gjithsej 16 vargje, ndër të cilat vërejmë se organizimi sintaksor mbyllet gjithnjë brenda

distikut, nuk ka tejkalime semantike nga vargu në varg, të gjitha format e pashtjelluara kanë

kallëzuesi: në strofën II – midis foljes njëvalente “ka ardhë” dhe asaj dyvalente “me marrë”

ndërtohen marrëdhënie qëllimore – me mjetin lidhëz zero; po kështu kanë predikativitet edhe

format e pashtjelluara përcjellore gege “tue fry, tu’e shtrimun, tu’u ngatërre”, të cilat shprehin

marrëdhënie mënyrore; kurse në strofën (distikun) IV, trajta interesante “ me + emrin prejfoljor +

emër i pashquar” (me t’dhanun jetë) del me kallëzuesi edhe sipas kodit marrëveshjesorë, kur këtyre

trajtave u përgjigjet një kryefjalë referente (sytë) – e ndjekur kjo njësi nga një tjetër fjali kohore e

njëkohësisë me lidhëzën “kur”.

Përbërësit e frazës dhe funksioni sintaksor i tyre.

Përbërësit funksionalë sintaksorë do të vëmë në ballë të vështrimit tonë për frazën dhe strukturën e

saj në poetikën e Martin Camajt, duke u ndalur kryesisht në vargun e lirë, në vargun “e shlirët”, për

të cilin qe shpallur vetë autori ynë, por pa lënë jashtë poezinë me rimë, në rastet e nevojshme, kur

kërkojmë përmbushjen e varianteve ndërtimore më të rralla, apo në kërkim të mjeteve të lidhjes

sintaksore (m.l.s.) të veçanta që përdor poeti e që mund të pasurojnë ato të stileve të ndryshme, të

përvijuara tashmë në gjuhën shqipe. Ky synim i realizuar do të na çojë te disa përfundime

përcaktuese për artin e gjuhës në krijimet në vargje të Camajt, edhe për faktin që ai e nisi

krijimtarinë artistike më parë në poezi e nuk iu nda asaj pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, nisur nga

mosha e studentit, deri kur e lëshoi penën nga dora.

Gjëja e parë që bie në sy gjatë këtij hulumtimi sintaksor të vargjeve të M.Camajt, është se në rastet

kur gjeneron poezi me rimë, në pjesën më të madhe të strukturave, dalin varg e fjali, si te vjersha

“Këthimi”:

Fjkr. / Fjkr / Fjkr.

Dimnin n’qytet kaloi me spat’ në shokë,//

Dimnin n’qytet kaloi me spat’ndër duer,/ Fr.

Dimnin n’qytet kaloi me bri për tokë - - -

Nji burrë i gjat’, maluer.// (V-9, f. 101)

Janë njësi të lidhura me parataksë, me bashkime jolidhëzore (asindete).

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

139

Në se ndjekim çështjen e vlerës predikative (kallëzuesore) të formave të pashtjelluara foljore,

përndryshe, të paskajoreve, shohim se ato janë më të dendura në shprehjen e marrëdhënieve të

ndryshme rrethanore, ku zbulojmë shprehjen e fjalive të varura: mënyrore, kohore, qëllimore, si në

shembujt më poshtë:

Këtu pranë duhen vendosur edhe bashkimet parataktike, me marrëdhënie b/r shtuese asindete, si:

Kisha mazerren nën krah// Fjkr. + Fjkr. + Fjkr.

e hija eme e vogël në mesditë ecte për anë// Fr. ___________

e zemra eme e madhe matej me lisa (V-2, f. 62) Ose:

Sot asht marrë nji gjak,//

dy plumba lëshuen përdhe nji burrë... Fjkr. / Fjkr. / Fjkr. + Fjkr.

Ujqit janë ulë prej malesh// Fr. ___________________

e pijnë gjak në përrue.

Edhe bashkime të kombinuara parataktike dhe hipotaktike:

Eci //e eci //e muzgu me plaçka në krah Fjkr. + Fjkr. + Fjdr.

e //para se me hy mbrendë,//

e uli barrën skaj derës //tue lanë shej// Fr.

për ta gjetë në terr me nji t’prekun,// - - Fjvkh.

para agimit. (V-2, f. 88-89) Fjvqll

“Pava npër qiellin e vrrinit dikur Fjdr. Fjdr.

tue kalue shumë re Fr.

dhe lumejt e turbullt tue bajtun Fjvmn. Fjvmn.

gur e landë. (mënyrore)

Ndërsa në vargun e mjeteve të lidhjes sintaksore për të shprehur këto marrëdhënie, duhet shtuar

edhe përdorimi jo i rrallë i lidhëzës dialektore “kinse” (sikur, gjoja):

Skajeve ata e këqyrnin me respekt //kinse216 ecte ndaj gjarpnit me rrasën e gurit në krah! (V-8, f.

56). Me formën e pashtjelluar përcjellore gege shprehen edhe marrëdhënie n/r kohore, si në modelin

vijues:

216 Në FGJSSH të vitit 1980, fjalëza “kinse” jepet si pjesëz, sinonime me pjesëzën tjetër “gjoja” dhe lidhëzën “sikur”:

Kinse rastësisht. Bën kinse nuk di gjë. Gramatika normative nuk e rreshton ndër m.l.s. të asnjë fjalie. Tek paraqitja e

periudhës me fjali të varur qëllimore, në radhën e lidhëzave qëllimore e shprehjeve lidhëzore të tilla, shënohet pjesëza

“gjoja”; kurse në Sintaksën e gjuhës shqipe (Fraza e përbërë të gjuhëtarit Minella Totoni (Arbëria, Tiranë, 2012), në

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

140

Tue hy në t’shtatën vjetë// Fjdr.

ujkun e pava n’ikje me bisht ndër kambë Fr.

e me veshë të çuem currek përpjetë.” Fjvmn

Tingujt e currilave në lagsina Fjdr.

e zani monoton i pipzës fëminore Fr.

me mote n’mue janë rritë, Fjvq.

lule gjaku në shullaje//

për të dalun kangë nji ditë. (Qëllimore) (V-2, f. 13)

Fjkr. + Fjdr.

Hyni mbrendë djali /e ndezi pishën n’prush: Fr.

hijen e duerve vrejti n’flakë //tu’u dridhë. (Mënyrore) (V-2, f. 14) - Fvmn.

Dila nga shpija del

tue këcyemun gur në gur

me këpucët e reja mbathë. (Mënyrore) (V-2, f. 15)

Dila sonte në darzëm

vallzon tue dridhë dy ruba para duvakut. (Mënyrore) (V-2, f. 15)

Në vijim të zbulimit të marrëdhënieve të tjera me fjali të pashtjella,217gjejmë mjaft fraza me fjali me

funksion ftillues, përndryshe me njësi predikative kryefjalore e kundrinore, si në ndërtimet e

mëposhtme; është për t’u shënuar se në tipa të tillë funksionesh foljet e fjalive drejtuese janë 2 – 3

valente, që duan 2 dhe 3 argumente (S + O1 + O2):

Erdhi nji korb te dheu i butë nën shkrepa.

Ai s’dinte //me ndjekun vallet e pllumbave

faqen 141, &.21. ka një syth të emërtuar “Fraza mënyrore me lidhëzën kinse”. Shkruan autori: “Lidhëza kinse ka

përdorim të kufizuar. Ndryshe nga lidhëza sikur, ajo thekson karakterin joreal të përmbajtjes së fjalisë së nënrenditur,

duke e paraqitur atë si remë. Në këto fraza pohohet që nuk realizohet situata që kumtohet në fjalinë e nënrenditur, por e

kundërta e saj.(f. 141) 217 Termi “fjali të pashtjella” përdoret në gjuhësinë gjenerative për të shënuar fjalitë që kanë folje në formë të

pashtjelluar, pasi ky skaj gramatikor nuk është atribut i fjalisë, por i trajtave pa vetë të foljeve.

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

141

palë e palë nën hijen e ullive. (V-2, f. 16)

E ruente //mos me lshuemun za Fjdr.

mes gazullimit të përgjithshëm// Fr.

për mos me prishë Fjvq. Fjvq.

ritmin e flatrave ndër valle.// (V-2, f. 16)

Ndonjëherë, në poetikën e Camajt gjejmë që këmbehen paskajorja gege me trajtën e lidhores, si në

ndërtimin që vijon:

Deshta nji vashë

me gjakun e ndezun t’Jugut,

me butsinë e frymës së qershorit n’muzg//

tue pritë //që parzmi t’binte n’pagjë. (V-2, f. 17: përdorim i paskajores me lidhoren t’binte – me

ra)

Krahaso: Tue pritë që parzmi me ra n’pagjë

Po kështu në modelin tjetër:

Fjkr. + Fjdr.

Andrron piktori //dhe lyp ngjyrat//

për të endë nji lule të zezë// Fr. Fjvq. + Fjvq.

dhe flutra e bardhë //që i sillet rreth kreje//

të pushojë mbi të. (V-2, f. 19) - Fjprc.

Fjdr.

A mundesh //me ndejë në barin e bjeshkës Fr.

pa lëmashkun e denikut dhe ujin e njelmë? Fjvkun.

(V-2, f. 18)

(Shprehje e marrëdhënieve sintaksore funksionale qëllimore me paskajore dhe lidhore njëherësh;

krahaso: ...me pushue mbi të. )

Në poetikën camjane shpesh ndeshim përdorime të lidhores dhe të paskajores, ku kjo e fundit del në

marrëdhënie vartësie të ndryshme, si më poshtë:

Leni plakat të qajnë mbi mue atë ditë

për njerëzit e vet, vdekë qyshë kur.

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

142

Fjkr. + Fjdr.

Edhe nji amanet, moj grue:// (Fjalia kryesore me elipsë foljore) Fr.

kur vdiq im atë, // premë dy qe// - Fjvkh. Fjvq

me ngimun të unshmit e thneglat e lamit (Marrëdhënie qëllimore)

me grimca buke. (V-2, f. 29)

Mbi zgripin e fletës së gjethit,//

para se me u rrxue,// (Marrëdhënie kohore të parakohësisë)

nji pikë gëzon nji ças

si buza mbë buzë. (V-2, f. 34)

Gjejmë edhe përdorime me marrëdhënie kushti ku lidhëza përkatëse “në” (nëse) pasohet nga folja

në kohën e tashme, në përngjasim me të folurit popullor, si:

Ujku mes rogës, // n’asht më ra në tubë//

E muer bardhokën, delen ma të mirë.//

Tue nga mbas tij //i humba strajcë e rubë//

E brita //derisa zani m’u shtjerr. (V-2, f. 37)

Nesër vehem për rrugë//për të shkelë

Të gjitha majet rresht. (V-2, f. 38)

Si në shembullin e f. 34 të këtij vëllimi, jo rrallë organizimi i strofës jepet me një fjali të varur që

ndërpret atë drejtuese që hap e mbyll njësinë poetike (strofë). Në këto lloj ndërtimesh format e

pashtjelluara dalin shpesh, në të njëjtën njësi poetike, edhe si kallëzues më vete (kryesisht në fjalitë

e varura me marrëdhënie të ndryshme), por edhe si pjesë e kallëzuesit emëror (fq. 39):

Dila nga shpija del tue këcyemun gur në gur me këpucët e reja mbathë. (Mënyrore) (V-2, f. 15)

Kur era nga bjeshka ia behi//

e prroni nën shpi u tha, Fjdr.

dorën //që në zjarr isha tue nxe

e prapova //tue mendue ty Fr.

të ngrime nën dhe. ( V-2, f. 39) Fjvkh. + Fjvkh. Fjvprc. Fjvmny.

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

143

Nusja erdhi me krushq //e teret në flakë//

tue qitun avull mes grave t’hueja. ( V-2, f. 40)

.................................... Ai përtyp koret Fjkry. Fjkry. Fjdr. Fjdr. Fj.dr

e rreshkuna të bukës //tue këqyrë në votër,//

nesër ai niset //e ndoshta nuk kthen: Fr.

len nji bukë në plang e setrën //që s’vlen// - - Fjvmn. Fjvprc. Fjvmn.

e djalin në parzëm të saj //tue u rritë

si flaka në votër.// ( V-2, f. 42)

Në njësinë e mëposhtme, përveç ndërtimit të zhdrejtë me fjali drejtuese në fund, që është pjesë e

stilit të Camajt, nuk duhet lënë pa u përmendur edhe fakti i ndërmjetimit të kallëzuesit të përbërë, si:

Kur vjeshta fillonte kadalë me u shty

e kora vjetore mblidhej //dhe era e mollës

u ndinte ndër rruga e shpija,//

ishte stina e mixhës. (V-2, f. 43)

Kshtejat e shumta se ku me i shti //nuk dihej//

E vozgat e mëdhaja me venë. (V-2, f. 43)

Një ndërtim tepër i rrallë: fjalia e nënvizuar është drejtuese, ndërsa tjetra me rend të ndryshuar të

gjymtyrëve, është: ..se ku me i shti kshtejat e shumta e vozgat e mëdhaja me venë, duke na dhënë

skemën simetrike në vijim:

Fjdr.

Fr.

Fjvkr. Fjvkr.

Për efekte poetike, në aktin e kumtimit ligjërimor nëpërmjet vargjeve, shohim dendur që ky rend

është i pranishëm në strukturat e strofave të ndryshme katërshe, apo edhe në monokolonë, kur

Camaj parapëlqen forma të tilla, si te proza poetike, ku fraza treshe pëson një thyerje bukur të mirë

tek fjalia drejtuese, në ndërtimin në vijim, si:

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

144

“Por // se do të vinte dita // me ndëgjue në të edhe zane, // kjo nuk më kishte shkue kurrë

ndërmend.” (V-8, f.149) Kallëzuesi-lokucion foljor “më shkon ndërmend” (kujtohem) – në rastin

tonë ka një folje njëvalente dhe kërkon një argument (S të mbuluar nga njësia predikative

kryefjalore), kurse në një rrethanë tjetër gjuhësore strukturore formale, “shkoj në/nëpër mend”,

shndërrohet në folje dyvalente e do të duheshin 2 argumente për ta mbushur atë (S + O). Duke

mbetur te fraza e dhënë, do të përftonim: “Por // se do të vinte dita // me ndëgjue në të edhe zane, //

këtë nuk do ta kisha shkue kurrë ndërmend.” Këtu, marrëdhëniet do të kalonin në objektore, si

drejtim i tillë i foljes së njësisë predikative që nis e mbyll frazën.

Fjdr.

Fr.

Fjvkr.

Fjvprc.

Po me këtë strukturë të ngjashme, ngrihet edhe një tjetër strofë e kësaj poezie. Por ajo që i dallon

është fakti se te njësia pararendëse kemi përdorim të paskajores gege, te njësia e mëposhtme vihet

re përdorimi i dendur i lidhores, ku, madje, dy fjali të varura kundrinore dalin edhe në marrëdhënie

me bashkërenditje:

Së mbramit shoqnija i tha://

- Mixhë, ty ndera t’u rritët//

e toka pa gja mos të laftë,//

vneshta e fundi i arës rrush të zi

sot nji vjet tri herë kaq të baftë//

pse tjerve u ep //çka toka të dha ty! – (V-2, f. 44)

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. + Fjvkun. Fjvkun. Fjvkun.

Në mjaft raste, forma të pashtjelluara paskajore gege, marrin vlerë kallëzuesore në poezinë e

Camajt, ku dy frazat kanë në përbërje njësi predikative të pashtjelluara, duke kombinuar

sindetizmin me asindetizmin, si:

Ti// që ke nxanë prej meje//

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

145

me shijue,

sende të pjekuna mirë,//

mos e ul buzën ndër mana toke!

Mëso// me kërkue pemën//

që vjen mbas gjethve të njomë,//

që vjen prej luleve//

mbasi të lidhin. (V-2, f. 64)

Fjdr.

Fr.1 Fjdr.

Fjvprc. Fr.2

Fjvkun.

Fjvkun.

Fjvprc. Fjvprc.

Fjvkh.

Rrallë, te poetika e Camajt, gjejmë edhe njësi predikative eliptike (me mungesë foljore zakonisht të

ndihmsës “jam”), të ndërkallura, siç jepet në modelin më poshtë:

Zoteshë, dy krena gjarpijsh ndër vllâj (...janë...)

gjij tu//, qyshse vetdijse

për hijeshinë tande sedefi

përbuze përvujtninë e vjollcës. (V-2, f. 65) kohore njëkohësie me lidhëzën “qyshse”.

Te sintaksa e poezisë camiane, lidhëza shkakore “pse”, del fort e dendur, madje edhe e përsëritur,

për arsye theksimi e simetrie, pamje që del edhe me skemën :

Dashnore e lilit të paçelur,

mëkati yt të mbyt përditë//

pse korpin tand të rrezitun

don me e pa në pasqyrën e hanës,//

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

146

pse do me u ba sinor mes diellit

e njeriut. (V-2, f. 65)

Fjdr.

Fr.

Fjvshk. Fjvshk.

Titulli i poezisë “Nëqese ia dalim” nis me mjetin gramatikor lidhëzor që shpreh marrëdhënie kushti

dhe 2 nga 4 strofat e saj nisin vargun e parë me njësi të tilla funksionale (kushtore), duke sjellë

rendin e zhdrejtë të strukturës strofike, me fjali drejtuese që mbyllin semantikisht këtë organizim

gjuhësor, kurse fjalitë e varura të kushtit, në të gjitha këto raste, ndiqen prej formave foljore të

pashtjelluara paskajore gege:

Nëqese ia dalim, or vëlla,//

me dallue trupin e blinit të bardhë

prej currave të bardhë së largu n’mal,//

mjaft kemi ba. (V-2, f. 66)

Fjdr.

Fr.

Fjvksh.

Fjvkun.

Edhe strofa në vijim mban këtë strukturë, kurse ajo që mbyll poezinë ndryshon në numrin e

përbërësve funksionalë. Në këtë ndërtim katër njësish predikative, fjalia drejtuese dhe ato me

funksion kushtor dhe objektor, dalin fjali njëshe vetore me vetë të caktuar; te e para dhe e dyta,

subjekti përcaktohet a shprehet prej mbaresave vetore, kurse si kryefjalë e foljes së njësisë

kundrinore, vlen ajo e fjalisë së varur kushtore, si mund të vërehet në këtë tercinë poetike:

Nëqese ia dalim //me dallue syzit e hardhis

prej syve //që lypin djelm prej nesh,//

mirë e kemi punën. (V-2, f. 66)

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

147

Fjdr.

Fr. Fjvksh.

Fjvkun.

Fjvprc.

Unë nisem pa lanë nji shêj

prej andej //ku bujta nji natë. (V-2, f. 69) - marrëdh.vendore korrelative

Më poshtë strofa nis dhe mbyllet me njësi predikative të varura, që mbajnë në mes fjalinë drejtuese,

sipas skemës:

Kur të vdes //le të bâhem gur

në skâjin e vendit tem//

të qëndroj kufi (V-2, f. 70)

(marrëdh. kohore dhe qëllimore, pa mjete lidhëze

sintaksore, me pjesëzën “të” të lidhores.)

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvq.

Kur tallazi të bijë në pushim

e njimij bimë ujace kryepezull

të përshëndesin ngjyrat e agut,

due //me kthye në jetë buzë ujit

që e njoh si veten. (V-2, f. 71)

Gjithë strofa organizohet gjuhësisht me 1 Q.O.S., ndërsa njësia që e ndjek, ka predikativitet me një

formë të pashtjelluar paskajore, sipas skemës së mëposhtme:

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

148

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. + Fjvkh. Fjvkun.

- - Fjvq.

Në poetikën e Camajt ka edhe organizime sintaksore të masave më të mëdha të vargjeve sesa

brenda një strofe, madje edhe në krejt shtatin e poezisë, pa u kufizuar sipas tubave 6-she, 4-she, apo

5-she, siç ngjet në atë me titull “Leni lumejt”, duke na gjeneruar skemën më poshtë, ndërthurur me

marrëdhënie simetrike qëllimore, shkakore dhe kohore. Ajo që dallohet dendur në këto vargje është

përdorimi i lidhores, gjë që tregon se Camaj luan mjaft mirë, në poetikën e tij, si me format e

pashtjelluara, ashtu edhe me lidhoren, si në modelin në vijim:

Leni lumejt //të derdhen të gjithë në Adrie

dhe në detin Jon//

e rrezja të lodrojë me valë

për kënaqje të zemrës e të mendes sonë,//

vashat t’i lagun kambët n’ujë

para syve tonë të qartë.//

Ngjyra e grunit dhe e ullinit

t’u shihet në faqe e në bebëzat e synit//

dhe kulmi i shpis të jetë bungu

e pragu guri.//

Kur të ulen valët//

fryma jonë do të matet

me gjansinë e detit: //atëherë

do të pushojmë te kambët e bjeshkve të bardha. (V-2, f.76)

Fjdr.

Fr.

Fjvqll. + Fjvqll. Fjvqll. Fjvqll. + Fjvqll. Fjvkh.

- - - - - Fjvsh. Fjvshk.

Edhe mënyrat e pashtjella, duke na dhënë ato që quhen “fjali të pashtjella”, ndërthuren njëra me

tjetrën në strofa të njëpasnjëshme, në hyrje dhe në mbyllje të strofës, në simetri sintaksore:

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

149

Poezia niset marrshëm, // kinse tue u endë// Fjdr. Fjkr. Fjdr.

shikon e dashunueme në vete

shembllesën e vet n’pasqyrën e brrakave;// Fr.

unë pres diellin e nesërm

e duer drandofileje, tjera,// Fjvqll. - Fjvqll.

për me m’përshëndetë. (V-2, f. 80)

Në tercinën e parë, fjalia e pashtjellë mënyrore, plotëson njëherësh dy fjalitë drejtuese asindete (I,

II); ndërsa në strofën e fundit, këtu, fjalia drejtuese “ngarkohet” me dy kundrinorë homogjenë

(diellin, duer), pas foljes dyvalente “pres” dhe ndiqet prej një tjetër fjalie të varur të pashtjelluara,

me folje në paskajoren gege, sipas skemave përkatëse:

Fjdr. Fjdr. Fjdr.

Fr. Fr.

Fjvmn. Fjvq.

Si është vënë në dukje gjatë kësaj paraqitjeje të gjuhës poetike, krijimtaria në vargje (edhe proza) e

M.Camajt, dallon në mënyrë të veçantë në përdorimin e njëkohshëm të trajtave të lidhores e të

paskajores gege, për të shprehur marrëdhënie qëllimore midis përbërësve të frazës, si në modelin

më poshtë:

Do të kthej // me të pa, // o e Mira,//

kur rripa e erës nga mali,

dritaret e tua të ulta të lëviz; //

do të prirem // të preki buzën tande

të mrekullueshme në gjysë gazi...? (V-2, f. 98)

Fjdr. Fjdr.

Fr.

Fjvqll. Fjvkh. Fjvqll.

Vërehet se marrëdhëniet rrethanore të qëllimit midis njësive drejtuese dhe atyre të varuara dalin, më

së shpeshti, kur foljet në fjalitë drejtuese janë folje të lëvizjes, për vetë natyrën e synimit të thënies,

si për shembull:

Shkova //me gjetë në botën polare

ritmin e qetë.

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

150

gjithë yjet, hanë e diell... (V- 6, f. 21)

Siç shihet edhe më lart, përveç se me trajtën e paskajores gege me “me”, marrëdhëniet rrethanore të

qëllimit ndërtohen njëkohësisht edhe me mjete normative: lidhëza “që” + formën e lidhores

(sintetike dhe analitike), qoftë edhe brenda një strukture frazore, edhe në prozën poetike, si për

shembull: “Shumë-shumë mundet me hy në punë për ndonjë shërbim të lehtë, // me mbajtë hapët një

libër të madh // që të mos e mbyllë era.” ( V- 8, f. 143). Le të transformojmë format foljore:

“Shumë - shumë mund të hyjë në punë për ndonjë shërbim të lehtë, // që të mbajë hapët një libër të

madh // mos me e mbyllë era.”

Në raste të veçanta, në disa fjali rrethanore, si ato me marrëdhënie përcaktore, gjithë përbërësi del

në funksion përcaktori pas emrave të shquar në rasën E4 dhe që janë të shoqëruar me parafjalë në

këtë rasë, si në këtë strukturë dyshe, ku SP kërkon patjetër një fjalë determinante, pasi nuk mund të

dalë si bashkim sintaksor gramatikor SV “i vrej në kohën”:

`

Gjithë këto lëvizje, Lule, i vrej

në kohën // kur në tamthat e ndjej

fuqinë e thijave të para. (V-2, f. 102)

Në disa bashkime sintaksore parataktike, përmes vargjeve alternohen lidhjet sindete me mjete të

ndryshme (përmendim këtu pjesëzën e përcjellores “tue”), me anë të pauzave dhe intonacionit, si në

poezinë “Ky asht dimni ynë, e Mira”:

Dhija e egër la alpet//

dhe u ul në luginë për dy kafshata bar//

e gjet krizantemat në borë//

Ky asht dimni ynë, e Mira.

Flaka në kaminin e vjetër skuq fletët

e bardha të kartës së panjollë://

të gjitha sendet, të bardha, shkojnë

e vijnë// tue u sjellë në nji karosel

të bardhë //dhe blerimi i trupit tand

mban pezull deshirat e linduna

në avullin e florës mes xhamave. (V-2, f. 106)

Po kështu, te krijimtaria e hershme e poetit, dallohen modele strukturore të kombinimit të raporteve

të barazisë me ato hierarkike, si dhe me marrëdhënie të ndryshme funksionale të njësive

predikative, që varen nga njësi drejtuese kallëzuesore, të cilat kanë folje me valencë të ndryshme, si

për shembull në ndërtimin simetrik të strofës katërshe më poshtë, ku, në puqjen e dy m.l.s. krijohet

një pauzë e mesme:

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

151

Besoj //se asht larg,//

por //kur era e muzgut më kapet npër tesha//

merdhas //e oparandjenja e saj m’fryn zemrën//

me plasë:// Ajo asht e ftohtë. (V-2, f. 108)

Fjdr. + Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvkh. Fjvrrj.

- - Fjvshk.

Marrëdhënie rrethanore kohore, në vargjet camiane ndërtohen edhe nëpërmjet lokucionit “sa herë”

– pa lidhëzën mbështetëse “që”, b.f.:

Pëshpërisin //si tue këndue në libër për vehte//

se si qe puna,//

e njehin ndër gishta brengat

si bariu motet

në brinat e gjajës së gjallë,//

sa herë pat mot me drekë në gjak e gjini,//

sa herë dogji rrëfeja e fjala përnjiherë//

e sa e sa herë – thonë// – qe kështu e ashtu//

e flasin e flasin për mos me harrue. (V-2, f. 118)

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvm. Fjvkh. Fjvkh. Fjvkh. Fjvkh.

Fjvkun. - - Fjvkun. -

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

152

Dukuria e elipsës sintaksore, ndonjëherë, shfaqet edhe si QOS, te fjalia e vetme drejtuese e një

strukture të gjatë, që përfshin gjithë poezinë, si te vjersha “Pakënaqësi”,218 ku folja e kësaj njësie

bazë sintaksore (është), përbën “poezi”, me mungesën e saj, sesa po të shprehej, ndërsa të gjitha

njësitë kallëzuesore të varura ndërtohen me paskajoren gege “me qenë” në funksion subjekti:

Pakënaqësi //me qenë aty //ku je// (Krahaso: Është pakënaqësi//....)

me shokë, shkrolë e thyeme në fjalë...//

me hangër bukën e re

mbrenda katër mureve,//

mos me pa teatër të ndritun përjashta//

mos me të marrë malli// me prekë ullij...//

mos me lanë gjurmë në borë,//

me heshtë si re e ngarkueme

me krypë. (V- 6, f. 42)

Po kështu ndërtohet edhe struktura me elipsë të foljes “është”, ku në rolin e fjalisë drejtuese del

ndajfolja, kurse funksionin e subjektit e mban fjalia e varur me paskajoren gege:

Vështirë //me u kuptue mes ledhesh (Krahaso: Është vështirë//....)

pa radhitje tjetër tingujsh

simbas rregullave të retorikës së re...(V- 6, f. 44)

Vëmë në dukje se përdorimet e kallëzuesit të përbërë a gjymtyrës kryesore foljore – si quhet në

njësitë njëshe predikative në sintaksat tona të kohës – shprehen brenda normativitetit, përmdryshe,

të pandërmjetuara midis përbërësve, bie fjala:

Ti je në zemër teme// Vjollca //që nis me çelë//

e me zâ s’mund të thom// i ka fletzat e njoma e të zbardhemta,

qetsinë e ndjenjes mos të prishi. ashtu edhe buza jote e mëngjestë. (V-2. f.124)

Në kërkim të strukturave frazore të poetikës së Camajt, na dalin shpesh ndërlikime marrëdhëniesh

të ndryshme sintaksore, thurur me mjete që përdor autori dhe që janë karakteristike të gjuhës së tij,

aq më tepër kur ato ndërthuren edhe me statusin funksional të paskajores, si në shembullin e

mëposhtëm, me një qendër të organizimit sintaksor (QOS):

Nëqese kam me pasë kohë //do t’i thom

dhe unë frymës seme // para se me dalë prej gojës://

218 Martin Camaj, Vepra 6, Onufri, Tiranë, 2010, f. 42.

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

153

tash që po ndahesh prej meje, // edhe ti

prej qielli lëshoje hijen tande mbi dhé ! (V-2, f. 135)

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvkh. Fjvkun.

- - Fjvkh

Marrëdhëniet kushtore në poetikën e Camajt, për t’u dhënë forcë shprehëse vargjeve, (përfshirë

edhe prozën poetike), dalin dendur edhe me paskajoren gege, bie fjala:

Ndërkohë kuvenda me njerëz me tingull ankues në za si me pasë dikend në grahmat e vdekjes në

votër. (V- 8, f. 57) (Krahaso:...... si të kishin dikend në grahmat e fundit...ose: në do të kishin dikend

në grahmat e fundit....)

Në përdorim të kohëve foljore, edhe si mjete të lidhjes sintaksore në strukturë fraze, te Camaj

gjejmë jo rrallë përdorimin e së ardhmes analitike “kam + paskajoren gege”, kryesisht në njësitë

drejtuese predikative, kur gjithçka vjen në pritmëri, një mënyrë paraqitjeje pothuajse statike, pa

dinamizmin e të vepruarit:

Tash jam i qetë,// Fjkr. + Fjdr. + Fjdr. Fjdr.

por //kur t’avytet nata//

gjarpni ka me u kapun për degë// Fr.

e ka me më grishun në mëkat,// Fjvkh. Fjvqll.

ka me më grishun // me e prekun

mollën pa pjekë. (V-2, f. 138)

Marrëdhëniet n/r mënyrore midis përbërësve të frazës, nuk janë të dendura në poezinë e Camajt, por

me vend është të shënojmë se ato dalin, më së shumti, me format e pashtjelluara gege, si:

Përmbi mal rrin reja// Fjdr.

si me e pasë vu me dorë.. (V-2, f. 181) Fr.

Fjvmn.

Po m’a luen kjo kambën porsi fllanzë//

si me drasht’ //se tokës po i randon,//

tash krah’t hap //e duket //se flutron// maje gishtash ec’mandej si anzë. (V- 9, f. 42)

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

154

Dranja

Pranë poetikës së M.Camajt, duhen sjellë edhe disa veçori gjuhësore të veprës “Dranja”, më së pari,

sepse vetë autori e ka quajtur atë “proza poetike”.219Nga ana tjetër, shkrimtari e ka thirrur edhe

“madrigal”, term letrar që Sh.Sinani e shtjellon më gjerë: “Në lidhje me sa i takon kuptimit

zanafillës të fjalës “madrigal” (lat. “matricalis”- e papërsëritshme), vepra e Camajt, pavarësisht se

cili do të jetë mendimi i studiuesve për përcaktimin e tipologjisë gjinore: roman në vargje, poemë

në prozë, prozë poetike, duhet thënë se pa dyshim që e përligj.”220Për emërtimin “madrigal” të

kësaj përmbledhjeje si “Dranja” është ndalur, në mënyrë të veçantë, Arshi Pipa, në recensionin që i

bën veprës.221Ai shprehet se poezia në prozë nuk është e panjohur për letërsinë shqipe222dhe e quan

këtë një lloj rrëfimi prozometrik.223 Këto dy të dhëna teorike na mjaftojnë për ta përfshirë edhe këtë

vepër të Camajt në radhën e poetikës së tij, të një lloji të veçantë, prandaj dhe po përpiqemi të

rendojmë disa karakteristika të sintaksës së saj. Së fundi, duhet thënë se një lexues i vëmendshëm

dallon qartë se ajo që prej kohësh quhet “prozë poetike”, ngjason në formë e strukturë me mjaft

poezi të Martin Camajt, sidomos me vargjet e lira të poetit. ”Një sajesë poetiko-mitike shkruar në

prozë”, e ka quajtur krijimin me emrin “Dranja”, Koçi Petriti në studimin e tij monografik.224

Ndërkohë që në fjalorë të termave letrarë që kemi në letërsinë tonë, termi “prozë poetike”

shpjegohet si më poshtë: prozë poetike (fr. prose poetique) - një krijim letrar që, megjithëse nuk u

përmbahet rregullave të metrikës, për sa u përket ndjenjave, ritmit, frymëzimit dhe tonit, i afrohet

më shumë poezisë se prozës. Është, pra, njëfarë poezie në prozë që i hapi rrugën poemës poetike.

Elemente të prozës së rimuar ose poetike takojmë që në lashtësi, në ligjëratat e oratorëve të mëdhenj

(Demosteni e Ciceroni).225Edhe te “Dranja” ndjekim përdorimin e formave të pashtjelluara foljore

me “me” dhe “për”, sidomos poetike na vjen ky fakt kur shprehen marrëdhënie kryefjalore dhe

kundrinore njëra pas tjetrës, si në shembullin vijues, ku foljet e njësive kallëzuesore (një dhe

dyvalente), bëhen qendra sintaksore të fjalisë drejtuese dhe atyre të varura:

Mjafton// me thanë// se ajo motmotit i njeh dy stinë: dimën e verë! (V-8, f. 49)

Fjdr.

Fr.

Fjvkr.

Fjvkun.

219 Shaban Sinani, Martin Camaj, Vepra 8, Onufri, Tiranë, 2010, f. 8. (Më saktë, studiuesi Sh.Sinani shkruan në Hyrje:

“Autori e ka quajtur veprën e vet “proza poetike”, në shumës, për çka në studime ka një pajtim të përgjithshëm të

mendimeve, duke njohur fuqinë shprehëse të fjalës dhe dendësinë e mendimit që ka vepra. Por ka mbetur ende pa u

shtruar pyetja nëse ka një mënyrë të pagëzuari (“et pluribus unum”) ka të bëjë me të kuptuarit e veprës si një vëllim

pjesësh apo si një e tërë e pandarë...” 220 Po ai, po aty, f. 10. 221 Martin Camaj, Vepra – 8, Onufri, Tiranë, 2010, f. 15 – 42. 222 Ferdinand Leka, Fjalor i termave të letërsisë, INFBOTUES, Tiranë, 2013, f. 315. (Shkruan autori i këtij Fjalori: “Në

letërsinë shqiptare një prozë poetike është “Gjurmët e stinëve” (1933) nga E. Koliqi.) 223 A.Pipa, Poezia dhe poetika e Martin Camajt, në M.Camaj, Vepra-4, Onufri, Tiranë, 2010, f. 18. 224 Koçi Petriti, ...Në poetikën e Martin Camajt, Tiranë, 1997, f. 113. 225 Po ai, po aty, f. 315.

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

155

Këto marrëdhënie kryefjalore në prozën poetike të Camajt, përndryshe, te Dranja e tij, fjalitë

subjektore (kryefjalore) dalin mjaft dendur edhe me forma të pashtjelluara gege, siç kemi parë në

poetikën e këtij shkrimtari, në shembullin vijues: “Ashtë nder e fat i madh // me qenë i ndrymë në

kopsht, por Dranja nuk e kaloi provimin atëherë kur u banë zgjedhjet....” (V-8,f. 93). Në se

provojmë që trajtën pavetore gege ta zëvendësojmë me lidhoren normative (të jesh), na del që kjo e

fundit i referohet kohës së tashme, kurse paskajorja është e gjithëkohshme në aktin e ligjërimit.

Në se shohim rastet e përdorimit të trajtave pavetore226 që shënuam më sipër, mund të themi se tek

proza poetike e Camajt, ato shkojnë pothuajse në raporte të njëjta, kështu në largësi të vogla

segmentore, mund të ndeshim dy forma të tilla në funksion të shprehjes së marrëdhënieve n/r

qëllimore:

...më prini ma së pari //me lanë lugajën tonë në shmang //për të kërkue dhena të reja gjithfarësh;

apo:

...ika me moshatarët //me pa për të parën herë breshka në dushkaje.(V-8, f. 50).

Mendimi më i përparuar sot, në gjuhësinë shqiptare, është ai që shpreh edhe gjuhëtari kosovar, Tafil

kelmendi, i cili shënon: “Në konstruktet e mësipërme kryefjala e pjesës kryesore është po kështu

kryefjalë e paskajores: veprimi i vartëses dhe së varurës i referohen së njëjtës kryefjalë.” 227

Ndonjëherë, prania e formave të pashtjelluara del e njëpasnjëshme (pa u ndërprerë me folje vetore,

madje edhe të prira me lidhore), në mënyrë të veçantë kur jepen skena përshkrimi, pa sekuenca

dinamike, si në fragmentet më poshtë:

Me tru kaq të vogël Dranja, //sikur të vehej me arsyetue // X njeriut, //të thomi //me njehë, //do të

njehte ma së pari muejt e vjetit për së mbrapshti.

Para sysh iu mbështollën valë-valë linjat e bardha, //qitë me u terë në gardh; por:

I ishte mërdhazë pakëz lëkura e ashpër në qafë //si ta kishte therë bleta (Krahaso: si me e pasë

therë bleta).(V- 8, f. 52) Por marrëdhëniet funksionale kryefjalore dalin dendur edhe me trajtën e

lidhores në fjalinë e varur, si, bie fjala: “Ai djalë i mirë e punëtor i zellshëm, kishte vendosë //të

ndërtonte atje shtëpi //e të martohej, //për ta mbushë atë tok plot me djem.” (V-8, f. 100)

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvkun.

- Fjvqll.

Duhet të vërejmë se rregulli “me marrëveshje”, i formuluar në Gramatikën normative të gjuhës

shqipe II,228 sa u takon jo vetëm shkrimtarëve të traditës, por edhe atyre bashkëkohorë që kanë

226 Ky term përdoret mjaft në vend të trajtave të pashtjelluara foljore, nisur nga fakti se ato nuk kanë vetë as numër;

madje kështu mund të emërtohen edhe fjalitë: fjali të shtjelluara (vetore) dhe fjali të pashtjelluara (pavetore). 227 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, f. 204. 228 ASHRSH-Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Gramatika e gjuhës shqipe II, Tiranë, 1997, f. 489-490. Autorët kanë

vënë shënimin: “Çështje e diskutueshme dhe me zgjidhje jo të njëjta është në sintaksë vlera e ndërtimeve me forma të

pashtjelluara foljore, si: përcjellorja, paskajorja, pjesorja.(Shih edhe kreun “kallëzuesi”). Këto trajta s’i kanë të

shprehura gramatikisht kategoritë e vetës, të numrit, të mënyrës e të kohës, prandaj ka pasur edhe ka qëndrime të

ndryshme lidhur me mundësitë e tyre për të qenë kallëzues, qendra organizuese fjalish. Ndërtimet me paskajoren, disa

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

156

krijuar në variantin e gegërishtes letrare, siç është Martin Camaj, në analizën tonë, i përmbahet asaj

që pothuajse të gjitha këto forma të pashtjelluara kanë predikativitet; madje, në vështrimin

gjenerativ, ngjet ajo që folja e fjalisë drejtuese, duke qenë dyvalente, kërkon domosdo të ndiqet nga

objekti, që në statusin e frazës me njësi të tilla, kryen funksionin e fjalisë së varur kundrinore, si në

ndërtimin poshtë:

“Atje drita e yjeve mjafton // me mbjellë e mihë ara, //me ujitë kopshtije //dhe me nisë për fresk

bagtinë në kullota. (V – 8, f. 110).

Këtu folja “mjafton” kërkon patjetër dy argumente (S + O), sepse, e vetme, njësia drejtuese, nuk e

arrin gramatikalitetin, pa bërthamat e nënrenditura kallëzuesore, së paku, njërën prej tyre. Vetë

fraza ka një QOS, me skemën si vijon:

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvkun. Fjvkun.

Mund të kalojmë në transformën nga fraza në fjali të zgjeruar, si më poshtë:Atje drita e yjeve

mjafton mbjelljen e mihjen e arave, ujitjen e kopshtijeve dhe nisjen për fresk të bagëtive në kullota.

Thyerja sintaksore e gjymtyrëve të vargjeve të tyre, si në poezi, është mjaft e dendur edhe në prozën

poetike me emrin “Dranja”, pasi Camaj është ndër të rrallët shkrimtarë që përdor funksionalisht

pjesoren e ndjekur nga paskajorja gege, me vlerë predikative, për të shprehur marrëdhënie shkakore,

kohore, si në shembullin vijues:

Shtrëngue me qitë kryet, nxori edhe kambët përjashta e mori me ecë nëpër vathë pash më pash

para edhave të trembun. (Krahaso: Mbasi qe shtrënguar me qitë kryet...meqenëse u shtrëngue me

qitë kryet...)

Kjo thyerje sintakse, jo rrallë, në frazat poetike të kësaj proze nis me ndërtime të zhdrejta midis

përbërësve sintaksorë në nivel njësish predikative, ku bien në sy fjalitë e pashtjelluara si në

strukturën më poshtë:

“Po //nëse kalojnë dy vetë, //ndalen, //i aviten breshkës //e me një dru çfarëdo, e ngacmojnë para e

mbrapa// si me dashtë // ta nxjerrin prej rrashtës së vet,// as me qenë rrashta një petk //që mund të

hidhet kurdo në truall,//si me qenë tue e zdeshë për mirakande.”(V- 8/ 59)

Në se provojmë që vargun e trajtave foljore të pashtjelluara ta kthejmë në folje vetore, përndryshe të

mënyrës lidhore, nuk është e vështirë të dallojmë humbjen në shprehësi të të gjithë strukturës:

Po //nëse kalojnë dy vetë, //ndalen, //i aviten breshkës //e me një dru çfarëdo, e ngacmojnë para e

mbrapa// si të donin //ta nxirrnin prej rrashtës së vet,// as të ishte rrashta një petk //që mund të

hidhet kurdo në truall, //si të ishe tue e zdeshë për mirakande.” (V- 8, f. 59)

ndërtime me pjesoren, herë-herë edhe disa ndërtime me përcjelloren, në gramatikat e disa gjuhëve merren si një lloj i

fjalive të varura. Kështu është vepruar edhe në traditën e mëparshme gramatikore tonën, në të cilën ato janë quajtur

“fjali të varura të pashtjelluara. ..Duhet thënë se këto ndërtime, sipas rasteve anojnë herë nga gjymtyra, herë nga

fjalia...”

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

157

Fjdr. Fjkr. + Fjdr.

Fr.

Fjvkun. - Fjvkun. Fjvkun.

- Fjvkun. Fjvprc.

- Fjvku.

Kur këto njësi fraze dalin me ndërtime të drejta, përndryshe, me fjali drejtuese/ kryesore në fillim,

alternohen pothuajse në mënyrë simetrike (1:1) trajtat foljore pavetore (me folje të pashtjelluara),

ato përmbajnë marrëdhënie të ndryshme: kohore, përcaktore, kushtore, qëllimore, mënyrore e

kushtore, gjithashtu, brenda kësaj strukture gjejnë përdorim paskajorja dhe përcjellorja, si në

periudhën në vijim:

Dranja prandaj, //kur i merr erë ajrit //e ndien valën e hapave të disharmonishëm //që bajnë dy vetë

tue ardhë; //nëse ashtë vonë //me ikë, //ndalet //e këqyr përpara hundës dhenë mejtueshëm e

gjallesa tjera si veten e vet //tue rrëshqitë nëpër gjeth, //si me dashtë //të mbajë çdo gja në kujtesë

//përpara se të bjerë terri mbi sytë e saj. (V-8, f. 59)

Bie në sy se, jo në një rast, përbërësit predikativë e kanë kufirin ndarës ku dalin pranë e pranë

paskajorja gege e ndjekur nga forma e lidhores: si me dashtë // të mbajë (Krahasojmë: si me dashtë

// me mbajtë):

Fjdr. Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvprc. Fjvksh. Fjmn.

- - Fjvqll. Fjvlj.

- Fjvkun.

Fjvkh.

Në pak raste, disa marrëdhënie rrethanore midis përbërësve kallëzuesorë në prozën poetike të

Camajt, bie fjala, marrëdhëniet lejore, shprehen me elipsën foljore, si:

Edhe pse tepër ngjyra në këtë vend, // koha përputhet për kohë përkueshëm, pa u vra aspak sendi

për send. (kishte) (V – 8, f. 62) Po elipsa na shfaqet edhe në njësi emërore treguese, qoftë edhe pa

pjesëzën karakteristike “ja”:

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

158

Dhomat e kurti, //plym me gra e burra, //e deri pullazi me djelmosha, //moshatarë të mi. (V-8, f. 65)

Krahasojmë: Këto janë dhomat e kurti; plym janë me gra e burra; edhe pullazi është plot me

djelmosha; të gjithë janë moshatarë të mi.

Ndërsa marrëdhëniet kryefjalore midis përbërësve, më së shumti, në prozën poetike “Dranja” kanë

në fjalinë drejtuese shprehje të tilla, si: ishte mirë, ndjekur prej paskajores gege: Ishte mirë // me u

shkri ashtu trimnisht deri në fund, si dru në prush. (V- 8, f. 62) Ose: Dështim për Dranjen ashtë //

me lanë kryet dikund, fitore, // me mbetë veç gjallë si frymorët tjerë të përvujtë e zvarranikë.

Këto laryshi sekuencash tekstore janë mjaft të dendura në krijimin e prozës poetike, si: Kur u

ktheva, e gjeta plangun shkret: gjurmë, shputa kambësh të mëdha në truall, e në qelqe dritaresh

gishta të ndyrët fëmijësh, pesë këtu, pesë atje. (V-8, f. 65)

Foljet dyvalente në njësi të njëpasnjëshme kallëzuesore, në fragmente të ndryshme poetike, krijojnë

marrëdhënie kundrinore që lidhen me të njëjtën lidhëz ftilluese “se”:229

Tue nga // sa mundej, //kujtoi // se i doli përpara një gurë, // por fryma // që ndalej e thehej në të, //

i dha me kuptue // se ishte një mur i naltë. (V- 8, f. 66)

Është një strukturë që mund të marrë trajtën e vargëzuar poetike: ka 2 QOS, me bazë foljen “kujtoi”

dhe lokucionin foljor “i dha me kuptue”, që ndërpritet me një njësi kallëzuesore përcaktore me

kallëzues homogjenë (pasi kanë kryefjalë dhe një gjymtyrë të dytë të përbashkët), duke gjeneruar 2

fjali kundrinore, me hierarki pothuajse simetrike, sipas skemës në vijim:

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvmn. Fjvkun. Fjvprc Fjvkun

Fjvs/rr - - -

Sintaksa poetike e këtij shkrimtari na sjell jo vetëm ndërtime aq mbresëlënëse, por edhe rrethana

gjuhësore ku një apo disa njësi predikative vishen me funksione të ndryshme, vështruar në struktura

dyshe (fjali drejtuese/ fjali e varur), sipas situatave të kumtimit, siç kemi vërejtur në frazën poshtë:

Si ta kenë shkelë (1), //do t’i jepnin shtymjen Dranjes në humnerë ndër eshtna armiqsh: (2) // me iu

kalbë rrashta atje,(3) //nuk do të ishte lumni e madhe as për një breshkë. (4) (V-8, f. 69)

Analizojmë: sipas parimit që u shënua më sipër (fjali drejtuese/fjali e varur):

- struktura 1/2, marrëdhënie kohore e parakohësisë (rend i zhdrejtë);

- struktura 2/3, marrëdhënie qëllimore a rrjedhimore;

- struktura 3/4, marrëdhënie funksionale kushtore a kryefjalore, pasi paskajorja gege i ka

këto mundësi (Krahaso: Po t’i kalbej rrashta atje, // nuk do të ishte lumni e madhe as për

një breshkë.) Kurse transforma e rendit na çon te marrëdhëniet kryefjalore: Nuk do të ishte

lumni e madhe as për një breshkë // me iu kalbë rrashta atje...//.

229 Të gjitha mjetet e lidhjes sintaksore, në një vështrim ndryshe, nga gjuhësia e sotme, quhen edhe me termin

“konektor”. Shih: Linda Mëniku, Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe (monografi), ALBAS, Tiranë, 2014.

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

159

Jo rrallë, thyerja sintaksore në fragmente të prozës poetike të Camajt, vjen me ndërshtënie njësish,

me vendosje të 2 – 3 konektorëve midis tyre radhazi, që diktojnë pauza të mesme intonative, prishje

ritmi e theksim jo të lehtë në shqiptim gjatë kumtimit, në mënyrë të veçantë ku frazat dalin me një

QOS, si më poshtë:

Dihet //se rrëpina ashtë e rrezikshme për breshkën //dhe se, //po i rrëshqiti kamba // e u rrotullue në

shpinë, // vështirë se kthehet me bark, për së mbari. (V-8, f. 70)

Fjdr.

Fr.

Fjvkr. + Fjvkr.

- Fjvkun. + Fjvkun.

Ndodh që këto marrëdhënie kushtore, të ndërtuara përgjithësisht me lidhëzën normative – tipike

përfaqësuese - “po”, në ndërtime të zhdrejta, të cilat mbyllen në fraza, që ngjasin pa fjali drejtuese,

duke qenë kështu kontekstuale, nëse mund t’i emërtojmë në këtë mënyrë, për shembull:

“Po ta kishit pa //si u lëshue breshka teposhtë nëpër mjellazën e borës, kambë-sharavelas prej çuku

në çuk, //e ra te kroi i katundit tonë. (V-8, f. 91)

.................................

Fr.

Fjvkun.

Fjvkun. + Fjvkun.

Kjo frazë ka si pararendëse një tjetër që bën të jetë gramatikore modeli i mësipërm dhe, konkretisht,

periudha ku ka dhe një fjali të pashtjelluar kohore paskohësie :

“ Përpara se me sosë rrebeshi mbi dhe,// i plasi delli Dranjes nga uja, //i plasi dhe jermi si vezë me

zog përbrenda; //shpërtheu tokën mbi vete, //e i doli dimnit përballë! (V-8, f. 91)

Nga këndi i vështrimit për stilin, mund të veçojmë shprehësinë konotative të zëvendësimit formal të

vënies në dukje të këtyre marrëdhënieve, me anë të paskajores gege, e cila e forcon më shumë

theksimin, si:

“Me e pasë pa //si u lëshue breshka teposhtë nëpër mjellazën e borës, kambë-sharavelas prej çuku

në çuk, //e ra te kroi i katundit tonë.”

Te marrëdhëniet funksionale kundrinore, është interesante të vihet në dukje se në këtë prozë

poetike, natyrisht, për larmi stili, autori përdor rrallëherë edhe fjalitë e ndërmjetme brenda ligjëratës

së drejtë; në këto ndërtime jo të lehta për t’u përdorur, sepse në pikëpamje të sekuencave të

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

160

narracionit, sikur e ulin atë në rrafshin e rrëfimit dhe ngadalësojnë veprimin dinamik që mund të

marrë kallëzimi a zhvillimi i ngjarjes, si bie fjala:

“Andërrova, //u thashë, //diçka si hijen e lashtë të katundit tjetër// që kapërcente majen kaluer mbi

shpinën e breshkës...” (V- 8, f. 94)

Fjdr.

Fr.

Fjvkun.

Fjvprc.

Loja e frazave me një QOS, shpesh, bën që kjo të ketë ndërprerje me disa njësi predikative dhe

segmenti i shkëputur të dalë në largësi nga linja e fjalisë drejtuese, siç vërehet në strukturën vijuese:

Si vajzë //që rritet shpejt, //dhe shpejt don //me i qitë fat vetes //e me dalë nuse, //ajo më lëshoi një

shikim të shkriftë. (V-8, f. 73)

Fjdr.

Fr.

Fjvprc. + Fjvprc.

- Fjvkun. + Fjvkun.

Mund të thuhet se Camaj shtie në punë mjaft dendur pjesoret foljore për të shprehur njësi

kallëzuesore dhe ndodh që e gjithë fraza të dalë edhe vetëm me një folje vetore (në mënyrë të

shtjelluar), si në strukturën më poshtë:

Lindë pa dhambë //e sos jetën e gjatë //pa i pasë kurrë ma të fortë se tuni i një luge

druni për sallatë, //për të mos qenë e njehun në këtë apo atë radhë shtazori.

(V-8, f. 74)

Në gjithë strukturën na krijohen marrëdhënie: shkakore (meqenëse qe lindë pa dhambë); në krahun

tjetër midis fjalisë drejtuese të nënvizuar dhe njësisë së varur dalin marrëdhënie funksionale

mënyrore, kurse ndërmjet dy fjalive të varura të fundit, shihen qartë marrëdhëniet funksionale

rrethanore të qëllimit, shprehur me folje të pashtjelluar. Natyrisht që dallimi i tyre i kalon kontekstit

dhe situatës së aktit ligjërimor, si më poshtë:

“Të motrën e Dranjes në kopsht, //sa zgjohet prej gjumit në pranverë, // e pret fleta e sallatës së

njomë, //rritë nën qelq, // dhe pi ujë në pjatë.” (V-8, f. 93)

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

161

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvprc. + Fjvprc.

Dy njësitë e fundit, funksionalisht homogjene, dalin të ndërtuara me folje të pashtjelluara pjesore,

që, në rastin tonë, mund të na japin marrëdhënie shkakore, ose edhe përcaktore, në se provojmë t’i

kthejmë në sindete me lidhëzat “sepse”, a me fjalën lidhëse “që = e cila ishte rritë.... dhe kishte

pirë....).

Poeti provon herë-herë edhe ndërtime sintaksore, ku disa njësi kallëzuesore me forma të

pashtjelluara, paskajoren gege (pavetore), me funksion përcaktor, një nga rastet e rralla kur fjali të

tilla lidhen kështu me mbaresën zero (O), rreshtuar si në vargje e të kenë vartësi nga një fjali

drejtuese – me folje vetore dyvalente, siç vërehet te vjersha “Aftësitë e Dranjes” (V-8, f. 76):

Po Dranja ka dhe aftësi të tjera, si për shembull://

mos me nda kufij me askend; (përc.)

mos me gjimue për ma të voglën dhimbë si egërsinë; (përc.)

mos me u grindë me moshatarë krye-thijun;// (përc.)

mos me shkue krahas me tjerë në mort e në dasmë;// (përc.)

mos me qenë e shtrënguese përdhunë// (përc.)

me vrojtë fikjen e diellit në maje// (përc.)

as me qenë sy njeriu // (kushtore: sikur të ishte...)

që mbyllet i vetëm // e bahet shkrumb!.. (homogj.përcaktore)

mos me përjetue thellësisht lëkundjet e dheut (përc.)

e me pa në një timtë (përc.)

si ngel njeriu pa kulm mbi krye. (kundrinore)

Vëmë në dukje se marrëdhëniet nënrenditëse përcaktore në prozën poetike të Camajt, dalin edhe me

mjetin lidhës zero (0), përndryshe me pjesëzën “me” të paskajores gege, si në modelin vijues, ku

fjala paraprijëse (SP) nga frika është pranë formës foljore: “E s’deshi t’i mbulojë nën dushkun e

butë ndër therra, jo nga frika // mos me i lindë të mitunit kopila, // por që të mos ia thejë shlliga

brijë-lëmuet dhe e qelbët.” (V-8, f. 110) Si shihet edhe nga ndërtimi sintaksor i mësipërm, për

shkrimtarin Martin Camaj duhet thënë se në krijimtarinë e tij, në prozë e poezi, lidhorja me

paskajoren gege këmbejnë njëra – tjetrën, sipas zgjedhjes që bën autori në situata të ndryshme

shprehësie, mbasi ato nuk dalin sinonimike, por bartin në vetvete ngarkesa stili dhe karakterizime

gjuhësore, në një rrafsh të tillë siç është sintaksa e vargjeve, sidomos, por edhe në prozën e lirë

tregimtare. Përndryshe, është ajo që shkruan e përcakton me gjithë bindje B.Bokshi, kur shkruan:

“Me paskajoren e tillë si variant i lirë me lidhoren në gjuhën standarde të shkruar, bëhet e mundur

edhe një shprehje stilistike me përzgjedhje herë të lidhores, herë të paskajores, që i mungon shqipes

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

162

standarde.”230Nga bashkimet me parataksë, duhet shënuar se te “Dranja” ndeshim jo rrallë edhe

mjete lidhëze me fjalë leksikore, si: mandej, tash-tash, ma vonë, etj.:

Breshka qet kryet jashtë //e këqyret sy më sy me dritën,//mandej prek përpara me gjuhë rrezen e

ngrime në rrasën e gurit. Ose: Tash i tregone Dranjes kokën e murme, tash barkun e rjepun, nësa

rrëshqiste hullijave vrangull. ( V-8, f. 77) Por bashkimet e njësive sintaksore-fjali, jo rrallë, në

poetikën “Dranja”, gjenden edhe me kombinime ritmike sindete dhe asindete, duke përftuar tregues

të vjershërimit në vargje, vetëm me fjali kryesore, me strukturë lineare, pa hierarki varësie, si:

Mandej djali shkon e vjen, //ban grumbuj mbas grumbujsh, një këtu e një atje, // hjedh gur e druj

mbi degë, //i shkund gështenjat, //i rreh;// ulet, //çohet //e gërthet për pesë vetë. (V-8, f. 87)

Fjkr. Fjkr. Fjkr. Fjkr. Fjkr. Fjkr. Fjkr. + Fjkr.

Fr .

- - - - - - - - -

Paraqitje si këto fitojnë shprehësi stili dhe sekuenca tekstore nënvizon dinamizmin e narracionit,

nëpërmjet shumësisë së foljeve.Në vështrim të lidhëzave polisemantike, studiuesi mund të gjejë

ndërtimin e marrëdhënieve funksionale, jo nga ato që njihen në Gramatikën tonë normative, si për

shembull, lidhëzat kohore me ato shkakore, mënyrore me krahasore, etj., por edhe me lidhëzën

kushtore “nëse”, me anën e së cilës lidhen njësi predikative shkaku, b.f.: Ashtu Dranja mat

ngrohtësinë me gjuhë //e rrin mendueshëm, //nëse qenka shty sivjet vjeshta aq fort //e paska ardhë

koha //me zbritë shkallave të gurve nën tokë si fara. (V-8, f. 77) Njësia e fundit mban funksionin

përcaktor, si në frazën e faqes 76, të librit që po marrim në shqyrtim, paraqitur në skemë, me mjetin

lidhëz zero (O), përndryshe me formën e pashtjelluar paskajore gege. Po kështu, marrëdhënie

përcaktore ndërtohen edhe me mjete lidhëse zero, përndryshe me formën e pashtjelluar me “me”,

duke patur në largësi fjalën e përcaktuar “trilli”, si në shembullin më poshtë:

“Në gusht,// kur binin grimë-grimë yjet natën përmbi Malin e Shejtë //tue shkrepë për rrasa //e tue

djegë fleta dushku të thatë,// u kërceu trilli dy djemve të vejushës së bukur //me kurdisë një lojë

për katundësit gojëlëshuem.” (V- 8, f. 89)

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvprc.

Fjvmn. + Fjvmn. -

230 Besim Bokshi, Shqipja në etapën e sotme, Botime Albanologjike, Politikat e përmirësimit dhe pasurimit të

standardit, Tiranë, 2011, f. 163.

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

163

Por marrëdhënie tipike rrethanore-mënyrore, te proza poetike e këtij shkrimtari dalin shpesh edhe

me paskajoren gege, madje zhvilluar me kallëzues frazeologjik, si modeli që po sjellim këtu, një

periudhë me një QOS dhe njësitë kallëzuesore të varura janë me lidhje varg:

Fjdr. “Po ngeli pa mend //kur u duk atje një grue e majme sa

një vozgë// që kredhi kofshën e trashë sa mjeti në llum e

baltë, //tue shtrëngue dhambët //as me qenë tue u zhytë

Fjvkh hytë në ujë valë.” (V-8, f. 98)

Fr.

Fjvprc.

Fjvmn.

Fjvmn.

Në ndërtime të drejta, takimi i dy mjeteve lidhëzore, na vjen me përftimin, në trup të frazës, të

marrëdhënieve të ndryshme rrethanore, f.v., ato rrjedhimore, kushtore, si në shembujt vijues tek

struktura dyshe dhe te tjetra me në vijim, ku marrëdhënia e fundit krijohet nëpërmjet paskajores së

tejkaluar gege (me iu pasë ngjitë):

“E //sa ma shumë endet,// vendi s’i zen vend. Ose:

Por, jo! shtegtoi tri javë shkretisë nëpër pluhën e shkorre të djegura, gojë-hapë, gjithnjë e untë

//dhe vojti aq keq //sa, //mos me iu pasë ngjitë rrashta për lëkurë, //do t’i kish rrëshqitë kurmi i

hollë si gargaliq bretkose përjashta.” (V-8, f. 98)

(sikur/po/ të mos i ishte ngjitur)

Përtakime të kësaj lidhëze (rrjedhimore/sasiore231) me trajtën e pashtjelluar të paskajores së

gegërishtes, bëjnë që rolin e m.l.s. zero (0) ta marrë kjo formë foljore pavetore, shumë e përdorur

edhe në sintaksën popullore, në krijimtarinë e trevave të Veriut. Përkrah këtyre ndërtimeve, që në

krijimtarinë e parë poetike të Camajt, vërehet edhe ndërtimi i marrëdhënieve të kushtit pa mjete

lidhëse, por vetëm me trajtën e foljeve në lidhore, ndërkohë që fjalia vjen e segmentuar nga indi i

frazës, dukuri që e ka vënë në dukje prej kohësh M.Domi,232për shembull në fragmentin poshtë,

fjalia me foljen vetore, do të ishte jogramatikore:

“Im vëlla ia priti: ‘Këndej pari, me sa di unë, nuk ka gja të gjallë, pos ndonjë breshke!’ Të mos e

kishte thanë kurrë atë fjalë!” (Krahasojmë: Sikur/nëse/po.... Ose, edhe me paskajoren gege: Mos

me e pasë thanë kurrë atë fjalë!) V- 8, f. 100. Ose, në krijimtarinë popullore: “Me t’prekë dorën/

shkrihet bora.

231 Frazën me fjali të nënrenditur sasiore e trajton gjuhëtari M.Totoni, në librin e tij (botuar postum): Sintaksa e gjuhës

shqipe (Fraza e përbërë), UT, Arbëria, Tiranë 2012, f. 153 – 162. Në Gramatikën normative të ASHSH, ajo është

përfshirë në frazat me fjali të varur rrjedhimore. Edhe Thoma Dhima, në tekstin universitar “Gjuha shqipe- Sintaksa”,

Gjirokastër, 2010, f. 184 – 187. 232 Mahir Domi, Dukuri të zhvillimit të strukturës sintaksore të gjuhës sonë letrare të sotme, Studime filologjike,1984/

4, f. 61.

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

164

Këto marrëdhënie mënyrore/kushtore, tek madrigali që po analizojmë në rrafshin sintaksor, dalin

herë-herë, edhe me fjali të tilla që kanë folje ndihmëse, në paskajore, si në shembullin e sjellë:

“Për çdo hap, rrokulliseshin gurëzit e bardhë // e rrëzoheshin deri te rana buzë detit,//as me qenë

breshka dhi // që ndjek çubat e shqemes në shkamb.” (V- 8, f. 102)

(sikur me qenë, po të ishte/ nëse ishte...)

Dukuria e segmentimit të frazës, shfaqur në prozën tregimtare shqiptare qysh para Luftës II

Botërore, gjendet edhe më shkoqur në prozën poetike të autorit që po hulumtojmë, si b.f.: “Këta që

flitnin kështu mburreshin për punët e veta. Sepse na ditkan me shqiptue emnat e katër-pesë bimëve

të vendit, si atë të sherbelës, trumzës e bazilokut të përgdhelun prej gjithfarë duersh.” (V-8, f. 108)

Por ngjet që në krijimet poetike të shkrimtarit gjenden edhe segmentime më të zgjeruara apo me

disa njësi predikative, si te proza “Me shiun e sisorëve në gjuhë” ( V- 8, f. 117): “E ndoq deri në

strehen e një tëban, hypi për një dërrasë që ishte zgripi i një korite e ra në qumësht. Si atij që ashtë

tue u mbytë në Drin, i shkuen adashë disa cirka nëpër gërlac e iu kand; ma vonë u mësue në të.”

(V- 8, f. 117)

Proza poetike e Camajt karakterizohet, në shkallë të lartë, nga vargje gjymtyrësh të veçuara, që

vendosen midis kryefjalës dhe kallëzuesit, të cilat, jo pak, paraqesin vështirësi perceptimi nga

lexuesit, mbasi e largojnë referentin e fjalisë, apo edhe objektin e saj, si, fjala vjen, në dy shembujt

më poshtë, të cilët janë tregues të sekuencave narrative përshkruese: “Mbrendë, në një brimë me

faqe të ndritun guri si qelq i larmë e me shtroje rrase si fildish, banonte hardhuca. (V- 8, f. 102)

Ose: “ Atij, ashtu ndejun galuc, rrethi i gjanë në qafë dhe vargoi rrotulla rrotulla deri në tokë e në

fund i mbërthyem për kuj, i kishin hije. (V-8, f. 104) Mbas shembullit të qenit, breshka zuni

shtegun buzë përroit. E shemtueme, me një sy mbyllë e tjetrin duq përjashta, priste që rryma e erës

t’i binte fluturim mizën e lodhun maje gjuhës së qitun. (V- 8, f. 104) Në të tri rastet, vargjet e

veçuara, paraqitur me italik (rrethanor vendi dhe kundrinor i zhdrejtë), ftillojnë fjalët që kanë

përpara. Ka jo pak raste, në brendi të frazës, që vargje gjymtyrësh të veçuara, hyjnë jo vetëm në

indin e fjalisë drejtuese, por “thyejnë” edhe ecurinë apo linjën e një njësie predikative të varur (këtu

përcaktore), siç kemi gjetur ndërtimin e mëposhtëm:“Mjellma në një çast e ndali kangën e

nënzashme //që deti, deri atëherë i përkundun prej saj, të shlirojë shushuritjen e tallazeve të

ndaluna.” (V- 8, f.106) Këto vargje a segmente të veçuara gjymtyrësh, në prozën poetike “Dranja”,

gjejmë pozicionet:

a) me paravendosje,

b) me ndërvendosje dhe

c) me prapavendosje, si në modelet e treguara:

“E ndjekun prej një qeni të tërbuam hekurash nëpër Trush, Dranja ende e re dhe e papërvojë u

fsheh....” (V -8, f. 96). Dranja, për skotën e vet fare e humbun, rri mb’anësh dhe këqyr. (V – 8, f.

106). Ose, kur vargjet e veçuara zgjaten deri në atë masë sa krijojnë një shkëputje bukur të madhe

relacionesh midis kryegjymtyrëve të fjalisë, nëse kjo e fundit është fjali dykryegjymtyrëshe, si në

ndërtimin: “Dranja, shembllesë e fisit të zgjedhun ndër gjinitë breshkore, duket për së largu mbi

kodrën e vendlindjes luledielli në agim. (V-8, f. 118) Mos me ia vu synin asnjë shpendi fluturim, as

për tokë, as për det ?” (V – 8, f. 107). Në shkrimet poetike të Camajt, si në poetikën e mirëfilltë,

ashtu edhe në prozën që po shqyrtojmë, vërejmë se ky shkrimtar i ndërton marrëdhëniet kundrinore

midis përbërësve kallëzuesorë, si të lidhura drejtpërdrejt me foljen e fjalive drejtuese, si edhe pas

vargjeve të gjymtyrëve që vendosen ndërmjet foljes-kallëzues dhe mjeteve lidhëze të veçanta në

këto bashkime hierarkike, për shembull: “Ma vonë dëgjova ndër katunde të rranzave //se kudo i

kishte shkelë kamba asaj kishte tregue gjithkund urti e qëndresë në sende e punë të vogla.” (V-8, f.

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

165

108) Kurse më poshtë, lidhja vjen e drejtpërdrejtë:“Ndonëse pa zotësi fjale, me sheje e sjellje kish

dhanë me kuptue//se çdo grimë thesari dije e përvoje nuk e qitka në treg, po e mbajtke për vete.”(V-

8/108). Është interesante të vihet në dukje se trajtat foljore vetore (sintetike dhe analitike), në

poetikën prozë të Camajt “bashkëjetojnë” me ato jovetore (të pashtjelluara), për të shprehur

marrëdhënie të ndryshme funksionale predikative e duke ruajtur strukturën me ritëm poezie në varg

të lirë, të cilin e lëvron përgjithësisht autori. Le të paraqesim në prozë e në vargje poetike pasazhin e

mëposhtëm, me dy QOS: Prozë poetike:

“Kur erdhi vjeshta e nisën shinat me ra, Dranja, përpara se me u ulë përsëri nën dhe, u strehue e

bujti do ditë nën korthën e kungullit të zbrazët as me qenë ajo rreshta e vet.” (V – 8, f. 112)

Në vargje:

“Kur erdhi vjeshta// Fjdr. + Fjdr.

e nisën shinat me ra,//

Dranja,// Fr.

përpara se me u ulë përsëri nën dhe,//

u strehue //e bujti do ditë Fjvkh. + Fjvkh. Fjvkh. Fjvkush.

në korthën e kungullit të zbrazët//

as me qenë ajo rrashta e vet.”

Një prej treguesve të shpërbërjes së rendit të drejtë e normativ të linjës së prozës për të kaluar në

prozë poetike, është këtu ndërmjetimi i kallëzuesit të përbërë foljor “nisen me ra” – nisen shirat me

ra, pasi kallëzuesit e përbërë formësohen përherë me dy pjesë përbërëse, si një tërësi e vetme.233

Kjo topikë që shënuam më lart, me 3 pozicione në raport me njësitë kumtuese, sipas shembujve të

sjellë nga krijimi poetik i shkrimtarit tonë, del më së shumti në pah, sidomos, kur autori përdor

format e pjesores në funksione predikative a gjymtyrore, të cilat, si në prozë e poezi, priren të

veçohen në rrjedhë të aktit ligjërimor, si: “...sa zgjohet prej gjumit në pranverë, e pret fleta e

sallatës së njomë, rritë nën qelq, dhe pa pi ujë në pjatë. (V-8, f. 93) Ndjekun prej një qeni të

tërbuam hekurash nëpër Trush,

Dranja ende e re dhe e papërvojë u fsheh njëherë në gropën e një iriqi.... (V – 8, f. 96). Mbas një

kohe të shkurtë, mërzitë njeni-tjetrit, u ndamë përsëri, secili në punë të vet.(V-8, f. 113) Këtu trajta

e pjesores shërben për të ndërtuar marrëdhënie funksionale shkakore/kohore. Ose: Tërhjekë prej

frymës së tyne, Dranja u rrokullis teposhtë e u përzie me to.(V-8, f. 114), marrëdhënie

shkakore/kohore. Ose: Shikue përjashta// mbarë ashti kish shembllesë grueje, ngërthye me fjalë, sa

mizë për kërcunë, në krye e në tru //që i rridhnin asaj vijë e vijë, gjak dragonjsh nëpër gjuhë. (V- 8,

f.140) – po të shikohej, nëse shikohej,... kur shikohej, sapo shikohej...etj.

Vërejmë se marrëdhëniet hipotaktike të rrjedhimit a sasisë, në poetikën në prozë të Camajt, i gjejmë

aq shpesh me fjali të pashtjelluara – me folje paskajoren gege, si në shembujt më poshtë: “Vështirë

ashtë për një breshkë si Dranja // ta ketë aq përzemër të shoqin // sa me lanë jetën ashtu si për

zogun kërthi.” (V – 8, f. 118) Duket përdorimi i njëkohshëm edhe i lidhores (ta ketë), edhe i formës

së pashtjelluar me nxjerrë. (Krahasojmë: Vështirë ashtë për një breshkë si Dranja me e pasë

përzermër të shoqin// sa ...) Në këtë frazë me strukturë treshe: fjali drejtuese + fjali të varur

kryefjalore + fjali të varur rrjedhimore/sasiore. Apo: “ ...Apoli t’ia dalë me përmallue dhe

breshkën//sa me nxjerrë një pikë loti prej saj.” (V-8, f. 120).Nëse e rimarrim çështjen në planin

233 ASHRSH, IGJL, Gramatika e gjuhës shqipe II, Tiranë, 1997, f. 183.

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

166

teorik, bëhet mirë t’i referohemi gjuhëtarit kosovar Tafil Kelmendi, i cili i ka kushtuar një

monografi shkencore problemit të shtruar këtu.234 Ai shpjegon se, lidhur me këtë, ekzistojnë dy

qëndrime:

a.) në gjuhësi të ndryshme sundon mendimi se paskajorja përgjithësisht nuk ka kryefjalë të

sajën, prandaj në analizë nuk mund ta konsiderojmë atë vetëm si një fjali, sepse nuk ka fjali

normale pa kryefjalë.235

b.) teori të tjera – përfaqësuar nga linguistë sllavë, gjermanë, edhe midis gjuhësisë frënge,

anglosaksonë - mbrojnë idenë se paskajorja në funksion të kallëzuesit përdoret për të

ndërtuar fjali të thjeshta modale urdhërore , duke përfunduar që paskajorja merr kuptime

modale jo vetëm kur përdoret pranë foljeve me kuptim leksikor modal, po edhe brenda për

brenda vetes së saj ngërthen kuptime modale të caktuara, si potencial, imperativor,

koniunktivor, kondicional etj.236

Për gjuhësinë shqiptare, është e njohur ajo që e pohon edhe T.Kelmendi në librin e tij se për t’i

mohuar aftësinë e kallëzuesisë [paskajores ], një palë dijetarësh mbështeten në faktin se asaj

(paskajores) i mungon kategoria gramatikore e modalitetit.237 Norma sintaksore në gjuhësinë

shqiptare, për këtë pikë, mund të përmblidhet me formulimin që bën Mahir Domi, i cili shënon

“edhe vetë ata që i mohojnë prerazi kuptimin modal kësaj trajte, pranojnë se ajo në përdorimet e

ndryshme herë del me kuptime modale të caktuara, herë i merr këto nga konteksti.”238

Për shembull, në frazën me 4 njësi kallëzuesore (duke ia njohur predikativitetin edhe formës së

pashtjelluar), me 2 QOS, ashtu si shprehet gjuhëtari ynë i njohur M.Domi, kanë të gjitha kryefjalë

kontekstuale emrin Dranja:

“Vetëm Dranja, //që i përngjan ma shumë se asnjena shoqesh grues

së vërtetë, //nuk mbyllte sytë, //e njehte rrahjet e dejve në lukthin e

vet //si me pasë sipër hamulloret e ndezuna.” (V- 8, f. 121)

Fjdr. + Fjdr.

Fr. (Në të gjitha këto njësi kumtuese kryefjala është Dranja)

Fjvprc. Fjvmn.

Natyrshëm që pajisja me kryefjalë e bërthamës predikative që përmban formën e pashtjelluar “me

pasë”, në ndërgjegjen gjuhësore të folësve, bëhet nga transforma e atypëratyshme që ndodh me

shndërrimin e trajtës “me pasë” në lidhoren “të kishte” për të arritur te përceptimi si folje vetore

(Krahasojmë: ... si të kishte pasë sipër hamulloret e ndezuna.) Por ngjet që marrëdhëniet

funksionale rrethanore të mënyrës të dalin edhe me formën mohore të pjesores gege, në njësi fjalie

234 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, (botim postum). 235 H.Bonnard, Grammaire française des lycées et collèges por toutes classes du second degré, 1974, f. 115. (Citohet

sipas veprës së mësipërme të T.Kelmendit). 236 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, f. 41. 237 Po ai, po aty, f. 41. 238 Po ai, po aty, f. 41.

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

167

që kanë edhe gjymtyrë krahasimi, si b.f.: Eca prore krah për krah me të,// pa ba leqe si gjarpri. (V –

8. f. 129).

Ngandonjëherë, shfaqja e segmentimit, si shkëputje nga trupi i frazës në tërësi, nuk del vetëm me

një njësi kumtuese, por edhe me një frazë tjetër, e cila mund të qëndrojë vetëm si kontekstuale, për

nga ana semantike, si në ndërtimin që pason: “Dëshiroj të mbesë përjetë aty, bashkë me vëllime

të vjetra lëkure. Si të kishte në zgavër rrëshinë të ndezun, ose dritë të zbehtë fosfori //për të ditë

//se ku e vë dorën në terr!” Të tri njësitë e frazës së nënvizuar i qëndrojnë tekstit a fragmentit

tekstor, vetëm në vijim të frazës dyshe para tyre, duke siguruar një rol rematik në raport me pjesën e

parë, falë një theksimi të veçantë në linjën e dy frazave, marrë si vijë ligjërimore. Apo:”Ata që

shkruajnë ndër ne, qiti e tha Dranja si flutur folklorit, lundrojnë ndër ujna të tua si në det. Vetëm

sepse qëndron anonim, ata vjelin në ty e qërojnë fjalë e trajta, figura të vjetrueme e deri shembllesa

ku fshehet palca e dhunës. “ (v – 8, f. 144)

Segmenti i nënvizuar nuk mund të qëndrojë pa kontekstin më sipër, pasi, në perceptimin e lexuesit,

vetëm ai që shkruan mund të qëndrojë anonim.

Kemi vërejtur se homogjenia nuk është denduri e ndërtimit të frazave poetike të shkrimtarit Martin

Camaj; ajo duket rrallë, por edhe në të tilla raste, njësitë predikative me funksion sintaksor

homogjen, mund të ngarkohen edhe me bërthama të tjera kallëzuesore, që prishin simetrinë

strukturore, si, bie fjala, kur janë me 1 QOS:

Fjdr.

Këta dinë mirëfilli //si ua merr dielli lulen e

Fr. vajznisë ndër grykëza, //si turpnohen degët //kur

u shkon e u vjen mushti nën lëvore //e si ato i

Fjvkun. Fjvkun. + Fjvkun. mjekojnë plagët e veta me rrëshinë.

(V – 8, f. 135)

- Fjvkh. -

Për ta rimarrë paksa problemin e paskajores gege në raport përdorimi me trajtat e lidhores, shënohet

në një nga teoritë gjuhësore franceze të kohëve tona, përfaqësuar këtu, kryesisht nga H.Bonard-i,239

flitet për vlera modale të përbashkëta të paskajores dhe lidhores. I vetmi dallim që kanë këto dy

trajta është se e para del jovetore, kurse e dyta është vetore. Shkohet më tej duke nënvizuar se

infinitivi përdoret kur shprehja e subjektit vjen e panevojshme: qoftë sepse në mënyrë të qartë

shënohet nga konteksti: Je regrette de partit (= que je parte), etj.; qoftë sepse është e përcaktuar, e

përgjithësuar: Il faut respecter ses parents (= il faut qu’on respecte ses parents). Përkundrazi,

përdoret lidhorja kur duhet të shprehet subjekti: Je regrette que Pierre parte. Pierre regrette que je

parte. Por theksohet gjithashtu se vlerat modale të paskajores janë të afërta me ato të lidhores.

Paskajorja nuk është veçse një variante jovetore e lidhores.240 Te proza poetike e Camajt, në

strukturën më poshtë, me 3 njësi kumtuese – fjali, ndër të cilat, 2 janë njëshe foljore vetore me vetë

të caktuar (v.II,I), ne hierarki varg; kurse përbërësi III- fjali me folje pa vetë (paskajorja gege “me

ba”); nëse subjekti i dy fjalive të para përcaktohet në ndërgjegjen e folësve nga gjurmët që lë ai (S)

në mbaresat vetore; fjalia III, e pashtjelluar siç edhe mund të quhet, e ka subjektin kontekstual,

përndryshe, të përcaktuar nga njësia njëkryegjymtyrëshe pararendëse: unë (= dija unë). Po kështu,

edhe në shembullin e ndërtimit me 2 përbërës kallëzuesorë (Fjdr. + Fj.v me folje të pashtjelluar), ku

239 Tafil Kelmendi, Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 2010, f. 42. 240 Po ai, po aty, f.43

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

168

fjalia drejtuese është dykryegjymtyrëshe, përbërësi predikativ me lokucionin foljor “mori me

lexue”: Filozofi nuk ia vuni menden breshkës, // por mori me lexue librin. (V -8, f. 147) Sipas këtij

arsyetimi nuk ka gjykim shkencor që fjalitë e pashtjelluara të mos numërohen fjali predikative, me

përjashtim të rasteve të veçanta, kur këto trajta foljore pa vetë, funksionalisht, kryejnë rolin e

gjymtyrëve të ndryshme, më së shumti, rrethanorë apo përcaktorë të ndryshëm të veçuar. Për

shembull: “Dukej rrashtë njeriu, lehtësue prej çdo lande së tepërme.(V-8, f. 137) Ose: Në kundrim

u zhduk gjithçka, pos një veli, shty nga fryma ndalun përdhunë gjatë krejt një jete. (V -8, f. 137)

Apo: Për t’i ndejë larg përleshjes rreth pushtimit të trollit, e ndërtoi pullazin mbi korpin e vet të

brishtë. (V-8, f. 74). Edhe kur ngjet që struktura të frazës në prozën poetike të Camajt i kanë të

gjithë përbërësit- fjali, përveç njërit, subjektet janë të qarta edhe prej një foljeje me vetë, si ndodh

me vetën III/njëjës, që përherë duhen përcaktuar si fjali dykryegjymtyrëshe, mbasi kanë kryefjalë

kontekstuale, si në frazën me 1 QOS: Lind pa dhambë //e sos jetën e gjatë //pa i pasë kurrë ma të

fortë se tuni i një luge druni për sallatë, // për të mos qenë e njehun në këtë apo atë radhë shtazori.”

(V-8, f. 74). Në të gjitha fjalitë, subjekti “ajo”, funksionalisht, vlen edhe për njësitë e tjera (= Dranja

breshkë). Prandaj, kemi mendimin se kufizimi i predikativitetit që u është bërë formave të

pashtjelluara, vjen tepër i zgjeruar dhe do të jetë mjaft pozitive që të ngushtohet në shkallë të lartë;

pa qëndruar në këtë “sakrificë” gjuhësore, për shkak të mospërdorimit të paskajores së variantit të

shkruar më të përparuar të gegërishtes.

Një mendim alternativ që jepet në ditë tona nga gjuhësia shqiptare për çështjen e përdorimit a

mospërdorimit të paskajores gege, mund të përfaqësohet nga studiuesi i njohur i historisë së

shqipes, prof. Besim Bokshi, i cili shprehet se përfshirja e paskajores gege brenda standardit, nuk

është tjetër, vetëm se begatim i tij. E quajmë me vend ta sjellim të plotë një fragment kaq të

mbështetur shkencërisht të këtij gjuhëtari, me titull: “Rreth problemit të paskajores në gjuhën

shqipe”241

“Paskajorja me + forma e pjesores pësore e së kryerës është krijuar para formimit të mbiemrit të

nyjshëm, që do të thotë se ishte e tërë shqipes, ashtu si dhe privativi pa + forma e pjesores. Krijimi i

kësaj forme nuk e pengoi përdorimin e mënyrës lidhore, që ishte para kësaj forme infinitive. Përveç

në disa raste tepër të pakëta, ku nuk ishin të zëvendësueshme nga njëra-tjetra, lidhorja dhe

paskajorja e tillë ishin variante stilistike, variante të lira, d.m.th. funksionuan e funksionojnë edhe

sot si të tilla në dialektin e gegërishtes, ashtu siç funksionojnë edhe në disa gjuhë të tjera. Kuptohet,

prandaj, se dalja nga përdorimi i kësaj paskajoreje vetëm nga të folmet toske do të jetë bërë nën

ndikimin e jashtëm, nën ndikimin e një gjuhe në kontakt intim, që për dialektin e toskërishtes mund

të ishte greqishtja e mesme, që e kishte humbur paskajoren, në kohën kur në gjuhën shqipe ishin

dobësuar së tepërmi lidhjet veri-jug. Ajo doli nga përdorimi nga preferenca e shprehjes me

lidhore...Pas mënjanimit të kësaj paskajoreje, toskërishtja qëndroi vijimisht brenda arsyeve që e

përjashtuan nga përdorimi, kështu që nuk mund të pritej që të fillonte ndonjë proces i krijimit të një

paskajoreje të tillë. Përdorimet e paskajores te disa shkrimtarë toskë të Rilindjes me + pjesore e

toskërishtes si: me (mos) pasurë, për me (mos) prishurë, për me (mos) mbeturë etj., janë çmuar me

të drejtë si trajta të formuara e si “përpjekje të vetëdijshme për afrimin e dy dialekteve të shqipes në

të shkruar” (Sh.Demiraj). Format e tilla të paskajores nuk mund të jenë krijuar nën ndikimin e

gegërishtes, sepse me formën toskërishte të pjesores janë të paqena edhe në gegërishte, d.m.th. janë

krijime artificiale, të cilat prandaj nuk i pranoi as toskërishtja e folur, duke i lënë jashtë përkrahjes

që të bëhen edhe formë e shkruar. Kështu paskajore në gjuhën standarde mund të bëhet vetëm

paskajorja e gegërishtes nën presionin e përdorimit intensiv në gegërishte, paskajore me format e

pjesores së saj bashkë me format e toskërishtes: lënë, thënë etj..

241 Besim Bokshi, Shqipja në etapën e sotme, Botime Albanologjike, Politikat e përmirësimit dhe pasurimit të

standardit, Tiranë, 2011, f. 159-163.

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

169

Mundësia e hyrjes së kësaj paskajoreje të gegërishtes në shqipen standarde për arsyet që shënuam,

ka mbështetje edhe te disa forma të pjesores së gegërishtes që kanë hyrë në standard me formën e

habitores: la-kam, thye-kam, prit-kam, marr-kam, ardh-kam etj., te mbiemrat prejpjesorë në –shëm:

i punue-shëm, i thye-shëm, i farue-shëm, i pa-shëm, i ble-shëm, i rrit-shëm, i prek-shëm, i bind-

shëm etj., te emrat e vepruesit: mësue-s, ndërtue-s, thye-s, mbjellë-s, vjelë-s, pritë-s, ardhë-s, djegë-

s, prekë-s, prishë-s etj...Edhe këto pjesore të gegërishtes në kuadër të këtyre formave nuk kanë

ushtruar presion që të bëhet e njëjtë pjesorja e gjuhës standarde dhe nuk ka bërë presion as pjesorja

e standardit që të dalë në vend të këtyre formave gege të pjesores. Kështu pjesorja e standardit e

toleron pjesoren e gegërishtes në përbërje të formave të shënuara foljore e emërore. Paskajorja po

vjen në përdorim gojor të shqipes standarde, tash me trajtim si devijim nga standardi. Duke e

pranuar në standard, si lejim i standardit e jo për hatër të gegërishtes, do të përshpejtohej përdorimi i

lirshëm i saj, inkuadrimi me tërë begatinë e saj funksionale që do t’ia sjellin folësit gegë të gjuhës

standarde. Kjo formë e paskajores, si kategori foljore që “përfaqëson kulmin e abstraksionit

gramatikor në sistemin foljor të një gjuhe”, nuk është futur në gjuhën standarde në Kongresin e

Drejtshkrimit për shkak të mendimit të gabuar se me të do të imponohej ndryshimi i pjesores së

standardit, gjë që do ta lëndonte bazën dialektore të saj. Shqipja standarde e ka paskajoren e

gegërishtes mundësi të begatimit të shprehjes. Në rrugë të realizimit të kësaj mundësie duhet të

ndihmohet, me u ndihmue duhet.”

Për ta “përligjur” sa sollëm më lart nga gjykimi i profesorit të ndjerë tashmë, Bokshi, le të lejohemi

të pohojmë se në prozën poetike të Camajt gjenden jo pak raste kur format foljore të pashtjelluara

duhen marrë domosdo me kallëzuesi, edhe pse nuk paraqiten fjali njëshe foljore vetore, pasi në

strukturën e frazës - në bashkim sintaksor me njësinë predikative të varur – formësojnë periudhën e

dhënë, si në shembullin në vijim, nga një këngë e moçme (e lashtë), thotë poeti:

Shpejt me dalë te tbani// (Zëvendësojmë: Shpejt, të dilet te tbani/....)

Se ka shpërthye ahi !

Pa këtë arsyetim, fjalia e nënrenditur shkakore mbetet pa varësi nga një njësi predikative drejtuese,

siç po marrim segmentin e vargut të parë me qendër të organizimit sintaksor foljen e pashtjelluar

“me dalë”, që, brenda njësisë kumtuese ku bën pjesë, formon 2 sintagma (prej të cilave, njëra e

thjeshtë, kurse tjetra, e përbërë: shpejt me dalë (SF) dhe “me dalë te tbani” (SF):

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

170

KAPITULLI VII

Gramatikat parauniversitare

Problemi i formave të pashtjelluara

Për objektin e zgjedhur në këtë çështje, dua të vë në krye se, në traditën tonë të shkollës, librat e

gjuhës amtare, që nga Ilia Dilo Sheperi, Kostaq Cipo e mjaft të tjerë, para e pas Luftës II Botërore,

kanë qenë ndërdisiplinorë: me fonologji, morfologji, etimologji, sintaksë, pikësim etj. Në këto

kritere kanë punuar edhe autorë të tjerë, deri në vitet 1970-1990, kur tekstet e gjuhës shqipe u

profilizuan sipas disiplinave a niveleve të studimit të gjuhës, siç kanë qenë librat e gjuhës shqipe të

shkollave të mesme pedagogjike e ato të gjuhëve të huaja, me bashkautorësi nga profesorët Shaban

Demiraj242 dhe Remzi Përnaska.243

Në librat e gramatikave të shkollave parauniversitare përpos të tjerash, një vend të rëndësishëm

zënë edhe format e pashtjelluara dhe funksionet e tyre. E veçanta e tyre është se ato jo vetëm i

aktualizojnë përmes shembujsh të larmishëm anën teorike, por çdo mësim është i shoqëruar me

ushtrime të shumta. Kjo, mendojmë se thjeshtëson të kuptuarit e laryshisë së përdorimeve dhe

funksioneve të formave të pashtjelluara te nxënësi. Më poshtë, ne do t`u referohemi disa librave të

gjuhës shqipe për shkollat shtatëvjeçare e të mesme, se si ato i trajtojnë format e pashtjelluara dhe a

u njihet apo jo kallëzuesia këtyre formave në këto libra.

Siç e kemi përmendur edhe në kapitujt pararendës, Mahir Domi pranon predikativitetin e formave të

pashtjelluara, por gjithashtu ai i merr edhe si gjymtyrë fjalie. Në kapitullin “Periudha e fjalitë” në

librin Gramatika e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë. Sintaksa. Tekst për shkollat shtatëvjeçare e të

mesme, Tiranë, 1957, thekson se “Foljet e kallëzuesve mund të jenë edhe në një mënyrë që s`ka

veta, d.m.th. në paskajore, në pjesore a përcjellore dhe quhen fjali të pashtjellme. Foljet e mënyrave

paskajore, pjesore e përcjellore i marrim si kallëzes fjalish të veçanta, si fjali më vete, kur mund t`i

kthejmë në fjali të shtjellura. Do të dal në pazar për të blerë qershi që të blej qershi. Paskajorja,

pjesorja dhe përcjellorja, kur nuk janë të shoqëruara nga fjalë të tjera merren si gjymtyrë fjalie,

ndërsa kur shoqërohen me fjalë të tjera merren si kallëzues e si fjali më vete.”244

Domi, kur analizon funksionin e formave të pashtjelluara si gjymtyrë fjalie, ndalet te: kryefjala,

kallëzuesi, kundrina, cilësori e plotësi. Kështu, përsa i takon kryefjalës, Domi thekson se “Punën e

kryefjalës mund ta bëjë edhe një folje në mënyrën paskajore, si: S`asht mirë me ardhë vonë në

shkollë.”245 - E pavend ashtë edhe me ia fillue qysh tash me zgjedhë kush do lanë gjallë e kush jo,

ashtu si bajmë ne verë kur vehemi në hymje të vathit të edhave për të caktue se cilin do të lamë për

mbarë e cilin të therim. (Karpa, Camaj, fq.146), dhe se “Fjalitë e pashtjella – d.m.th. fjalitë që e

kanë foljen në mënyrën paskajore, përcjellore ose pjesore, zakonisht nuk e kanë të shprehur

kryefjalën, pse e kanë të pacaktuar ose të nënkuptuar. S`asht turp me pyetë.”246 S`asht zor me marrë

vesht. (Tregtar, Koliqi, fq.14). Kallëzuesi emëror mund të jetë edhe paskajorja e dytë e një foljeje

në trajtë pësore, i cili mund të merret edhe si kallëzues foljor. Gjergji është për t`u nderuar.- Gjergji

242 Prof.Shaban Demiraj, Liljana Harito, Virgjini Lafe, dr. Ali Jashari, Libri i gjuhës shqoipe -1,2, (Për shkollat e

mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja), Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 1985-1994. 243 Dr. Remzi Përnaska, dr. Ali Jashari, Liljana Harito, Loredan Bubani, Niko Dako, Sabahedin Bobrati, Libri i gjuhës

shqipe -3,4, (Për shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja), Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,

Tiranë, 1985-1994. 244 M. Domi, Gramatika e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë. Sintaksa. Tiranë, 1957, fq. 132. 245 Po aty, fq.21. 246 Po aty, fq. 23.

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

171

duhet nderuar.247 Stop! – është për t`i thënë vetes që tani. (Pse, Spasse, fq.100). Kundrina e drejtë

mund të jetë një folje në mënyrën paskajore: Due me u nisun.248 - Due me ta kallzue ashtu si e dij.

(Hija, Koliqi, fq.6). Cilësori mund të jetë një pjesore e thjeshtë: Pashë një shtëpi mbuluar me

plloça.249- Dhe rrethi përmbante mbrenda vetes një katedrale gotike, ngarkue me mija statuja.

(Karpa, Camaj, fq. 230). Si plotës ndajfoljor mund të kemi edhe një folje në mënyrën përcjellore a

pjesore: Po vinte duke kënduar. Pse rri menduar?250- “Ndal! – Pëshpëriti Kronisti tue i gërthitë

kirurgut i cili po përgatitej me mbërritë deri te dhambët tjerë me dana të hapuna, ma të shkurtra në

trajtë të sqepit të zogut rrëmbyes. (Karpa, Camaj, fq. 159); Gurrni hareje ku shpirti mbytej e

humbte përcjellë nga zâni i juej qi këndonte; torturë dyshimesh, mardhë e shpirtit, qi bânte kângën

tuej m`u dukun váj. (Tregtar, Koliqi, fq.67); Si plotës i mënyrës mund të jetë edhe një folje në

mënyrën përcjellore a pjesore: Po shkonja duke vërshëllyer. Pse rri menduar?251 - Qiraxhiu e

dëgjonte me vëmendje të madhe duke pirë duhan. (Vepra 2, Spasse, fq. 40); Plotësin kallëzuesor të

kryefjalës dhe të kundrinës e gjejmë të shprehur edhe me pjesore: U gjet dera hapur. E gjet derën

hapur.252 - Lêne sofrën shtrue, pse para se m`u nisë kena me pasë û, e prapë hamë. (Tregtar,

Koliqi, fq.15).

Predikativitetin e formave të pashtjelluara e sheh kur trajton funksionin e tyre si fjali më vete. Në

trajtimin e periudhave, ky gjuhëtar shembëllzon të gjitha rastet kur fjalitë e varura kanë si kallëzues

një formë të pashtjelluar. Ai vë në dukje se “Fjalitë kryefjalore e kundrinore në gegërishte janë të

ndërtuara me mënyrën paskajore, si: Duhet me qenë i papërkulshëm përpara vështirësivet e

pengesavet. S`deshi me ardh me mue.”253 - Unë thashë se duhet të mendosh si na. (Karpa, Camaj,

fq. 29). Fjalia kohore mund ta ketë foljen në mënyë të pashtjelluar: paskajore, pjesore e përcjellore

si: Para se me ardh ti, qe këtu Skënderi. Duke kaluar rrugës më zuri syri ca pjeshka të bukura.254-

Duke mbaruar së shkruari procesverbalin e inspektimit, shton… (Vepra 2, Spasse, fq. 40). Fjalitë

shkajkore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me paskajore, pjesore e përcjellore si:

Duke ditur që ty të pëlqen teatri, mora edhe një biletë për ty. Lodhë e këput nga shëtitja e gjatë,

unë rashë në shtrat herët. Sa gëzohem me të pamë ty mirë.255 - Sepse duke marrë fill me dashuri

këto yj jetojnë përmjet dashurisë që kanë njëri për tjetrin. (Vepra 5, Kuteli, fq.229). Fjalitë

qëllimore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me paskajoren e dytë (Për të kaluar

klasën, duhet punë e rregulltë), me paskajoren gege (Kam ardhë me u fjalosë me ty) dhe me

lokucionin për me (Vajta në pazar për me blemë zarzavate).256- Mbreti i paprulun hiqet parzmoren

hekuri e veshte në vênd të saj petkun e mëndafshtë të pushimit për me i çelë popullit luftar kremtet e

meritueme, të cilat shpesh herë ishin të këputuna në gjymsë nga nji kushtrim i ri. (Hija, Koliqi,

fq.fq.75). Fjalitë mënyrore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me paskajore,

pjesore e përcjellore, si: Mos rri sikur me qenë në gjemba. Iku pa na përshëndetur. Po ecte duke

kënduar gazetën.257 Fjalitë krahasore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me

paskajore si, Mos i merr punët me të tallme, si me qenë i fëmi.258- E kur hyni mbrenda në shtëpi,

247 Po aty, fq. 27. 248 Po aty, fq.40. 249 Po aty, fq. 50. 250 Po aty, fq. 85. 251 Po aty, fq. 101. 252 Po aty, fq. 117. 253 Po aty, fq.156 – 160. 254 Po aty, fq. 172. 255 Po aty, fq. 180. 256 Po aty, fq. 183. 257 Po aty, fq. 186. 258 Po aty, fq. 190.

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

172

dhomat iu banë shumë të vogla. Mobiliet ndër to si mos me i pasë prekë dora e njeriut. Gjithçka në

vendin e përparshëm, si me qenë të destinueme dhe me u kalbë po n`ato vende. (Vargje & Novela,

Migjeni, fq.112). Fjalitë krahasore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me

paskajore, gege si: Ka një kujtesë aqë të mirë sa me mbajt mendme hollësi ç`ka lexue shumë vjet

ma parë dhe me paskajore dytësore, si: S`janë fjalë për t`u thënë këto. Randojnë ahet për me u

thye.)259 Fjalitë kushtore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me paskajore, pjesore

e përcjellore si: Me bamë ftofët, s`ka me dalë prej shtëpie. Pa nisur nga e pakta, s`arrijmë kurrë në

të shumët. Duke vepruar kështu, ti kë për t`i bërë dëm vehtes.260- Mos me kênë hatri i miksis së

maçme qi kam me shtëpinë tande, dij un…= po të mos ishte hatri... (Tregtar, Koliqi, fq.11); Fjalitë

lejore mund të jenë edhe të pashtjelluara dhe të ndërtohen me paskajore, pjesore e përcjellore, si:

Tue e pasë porositë njiqind herë që të kthehet shpejt, ai prap se prap po vonohet.261

Në tekstin Libri i Gjuhës Shqipe 1 për shkollat e mesme, trajtohet vetëm paskajorja me përdorimet

e saj. Forma e pashtjelluar e tipit për të punuar ka vlerën e paskajores. Ajo shërben për të emërtuar

një veprim si proces pa iu referuar një vete të caktuar.262 Kjo formë nuk ka as kategorinë e vetës, as

atë të numrit, por përdoret në diatezën veprore dhe joveprore.

Ky libër shpjegon qartësisht përdorimet e paskajores duke dhënë shembuj konkret për secilin

përdorim. Paskajorja përdoret në funksion: qëllimor, përcaktor, kryefjalor (në këto raste mund të

këmbehet me mënyrën lidhore), kallëzuesor si dhe shërben si pjesë përbërëse e kohës së ardhshme

të dëftores dhe e së tashmes së kushtores.263

Libri i Gjuhës Shqipe 2 për shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja në trajtimin e

formave të pashtjelluara përfshin: pjesoren, përcjelloren, mohoren, paskajoren dhe tipin me të

ardhur. Të gjitha këto forma kanë në bazë pjesoren. Vetëm pjesorja nuk ka asnjë kategori

gramatikore, format e tjera kanë kategorinë e diatezës.264

Të gjitha përdorimet e formave të pashtjelluara ndiqen nga shembuj të vjelë nga letërsia artistike,

nga publicistika dhe nga folklori.

a. Pjesorja kryen disa funksione, si: pjesë ndërtuese e formave të përbëra: të së kryerës, të më

së të kryerës dhe të së kryerës së tejshkuar (kam larë, pata larë...): pjesë e kallëzuesit foljor të

përbërë pas foljeve pavetore duhet dhe do (Se puna qe e atillë që duhej bërë e jo thënë.): si

përcaktor kallëzuesor i kryefjalës dhe kundrinorit (Drita u gjet ndezur).

b. Funksionet e përcjellores janë: mënyrore (U përshëndetën me shoferin dhe filluan të çanin

borën duke u mbajtur me njëri-tjetrin.); kohore (Duke shkuar për në shkollë takova një shok të

fëmijërisë.); kushtore (Duke u marrë rregullisht me sport, e kalit trupin.) etj.

c. Mohorja përdoret në funksione: kallëzuesore (Nuk lamë asnjë detyrë pa kryer.), kohore

(Kooperativistët e fillojnë punën pa zbardhur drita.), mënyrore e kushtore (Pa luajtur këmbët nuk

luajnë as dhëmbët.).

d. Paskajorja, përveçse kryen funksione të ndryshme qëllimore, përcaktore e kallëzuesore, ajo

mund të ndërkëmbehet me forma të mënyrës lidhore (Rustemi u nis me vrap për të gjetur (= që të

gjente) karrocën, kurse ata u ulën anës xhadesë për t`u prehur (=që të preheshin).

e. Forma e tipit me të ardhur përdoret vetëm në funksion kohor dhe mund të ndërkëmbehet me

259 Po aty, fq. 192. 260 Po aty, fq. 196. 261 Po aty, fq. 201. 262 V. Lafe, L. Buxheli, N. Basha, Libri i Gjuhës Shqipe 1, (Pjesa e dytë), Për shkollat e mesme, Tiranë, 1977, fq. 204. 263 Po aty, fq. 204 – 205. 264 Sh. Demiraj, L. Harito, V. Lafe, A.Jashari, Libri i Gjuhës Shqipe 2, (Maket), Për shkollat e mesme pedagogjike dhe

të gjuhëve të huaja, Tiranë, 1988, fq. 168.

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

173

forma të mënyrës dëftore ose lidhore (Me të dalë dielli (= porsa doli) në oborr, dëgjoi fishkëllimat

e predhave.).265

Analoge po sjellim edhe disa shembuj të vjelë nga autorët e studimit tonë, përkatësisht sipas

shembujve të librit.

a. Përcjellorja: Luftë do të thotë punë, duhet punuar shumë për të rindërtuar vendin, për të

ngritur shtëpitë tuaja. (Vepra 2, Spasse, fq. 214); Fytyra e saj mbushë rrudhas ndritte kur i qeshën

syt që i kishin mbetun të gjallë e të ri si zâni muzikuer. ( Tregtar, Koliqi, fq.80); Me sy çelë në

gjysmaterr t`odës ai shifte shka mendonte. (Tregtar, Koliqi, fq. 30);

b. Përcjellorja: Mënyrore: Llogariste me jetue dy stinë dhemzina e dëshprimit zbehej çdo ditë

nga pak tua ia zanë vendin çdo pasioni gjakftohtësia. (Karpa, Camaj, fq. 194); Ti Age, tash nuk

duhesh me punue shum – tha Nushi tue sjell kryet nga dritorja dhe tue u mundue me e zbutë zanin.

(Vargje & Novela, Migjeni, fq.125); kohore: Tue kalue ânës kundruell me Remzi Frashnjetin

ndëgjoi nji krizëm në xham t`asaj dugâje. (Tregtar, Koliqi, fq.3); kushtore: Vetëm tue u çue e tue

dalë nga ajo dugâjë ku i merrej fryma e i turbullohej mendja mund e ruente të pacenueme

shênjtoren e ndritshme të shpirtit, skâji hyjnuer ku strukej arsyeja mâ e çëmueshme e krejt jetës së

tij. (Tregtar, Koliqi, fq.7).

c. Kallëzuesore: Mendja e njeriut ndryshon, dëshira e tij qënka e pa qëndruar e pa zonja për

punë dashurie. (Pse, Spasse, fq. 38); kohore: Pa qitë mirë fjalën prej goje, gjashtë pushkë tjera

jehuen gjëmueshëm nëpër shpellë. (Hija Koliqi, fq.99); mënyrore: Pa dhënë asnjë përgjigje / Driza

u kthye për në shtëpi se dhimbja në ije i filloi përsëri. (Vepra 2, Spasse, fq. 349).

Paskajorja: Të gjithë kishin ardhur për të pare (që të shihnin) së afërmi mësuesen, disa edhe për të

përcjellë (që të përcillnin) nipërit e tyre. (Vepra 2, Spasse, fq. 25).

d. Forma e tipit me të ardhur : Kryeplaku grisi disa palë opinga me të vajtur e me të ardhur

(sapo vajti e sapo erdhi) në komunë vetëm e vetëm për ta transferuar (që të transferonte)

mësuesen. (Vepra 2, Spasse, fq.74).

Libri i Gjuhës Shqipe 3 për shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja, trajton

funksionet sintaksore të formave të pashtjelluara. Metodologjia e përdorur është e njëjtë me atë të

Librit 2.

Në këtë libër pranohet predikativiteti i formave të pashtjelluara të foljes vetëm kur ato hyjnë në

marrëdhënie dhe lidhje kallëzuesie me një kryefjalë: Pa ardhur të gjithë, nuk do të fillojmë

mbledhjen: Marku m`u ftoh në prêhën, pa kênë un e zoja me bâ kurrgjâ për tê. (Hija, Koliqi,

fq.143).

Kallëzuesi i thjeshtë foljor mund të shprehet me foljen jam ose vij dhe përcjelloren e foljes me

kuptimin kryesor: Në mes tuaj kam qëndruar e jam duke u përvëluar.266 Ekuivalente me këtë

shembull është edhe periudha e mëposhtme: Tue dalë nji ditë me gjue termaleve iu gja se nji

zhapllimë e lehtë hapash po ishte tue e ndjekë. (Hija, Koliqi, fq.7).

Paskajorja përdoret edhe si përcaktor me bashkim: Lëvizja për të vënë gjithkund interesin e

përgjithshëm mbi atë vetjak e ngriti në një shkallë të re patriotizmin socialist të popullit.).267 Lutjen

drejtorisë së kampit për t`u takuar lirisht me Sonjën, të fejuarën time, e bëra në ambulancë. (Nata,

Marko, fq. 115).

Funksion tjetër i paskajores dhe i pjesores është ai i përcaktorit kallëzuesor: Shoferi e la motorin

ndezur. T`u bë Tana për t`u martuar, o gjysh.268 E kishin lidhur fjalën dhe e mbanin fshehur gjersa

ay të kthehej në shtëpi. (Tregime, Kuteli, fq.232); Moj zonjushë, të flasim hapur. (Vepra 2, Spasse,

fq. 87).

265 Po aty, fq. 169. 266 R. Përnaska, A.Jashari, L. Harito, L. Bubani, N. Dako, S. Babrati, Libri i Gjuhës Shqipe 3, (Maket), Për

shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja, Tiranë, 1988, fq. 32. 267 Po aty, fq.52. 268 Po aty, fq. 62.

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

174

Në trajtimin e rrethanorit, grupi i autorëve ndalet edhe te shprehja e rrethanorëve të ndryshëm me

forma të pashtjelluara të gjuhës shqipe, përkatësisht:

a. rrethanori i kohës shprehet me përcjellore: Shumë gjëra po mëndonim duke vështruar

malet.Qiraxhiu e dëgjonte me vëmendje të madhe duke pirë duhan. (Vepra 2, Spasse, fq. 40) dhe

mohore: Vullnetarët u nisën që pa u gdhirë dita. Po largoheshin, largoheshin aq pa gdhirë e aq

fshehurazi! (Vepra, 2, Spasse, fq. 10).

b. rrethanori i mënyrës shprehet me përcjellore (Populli po dilte nga salla duke kënduar), E

përqafoi duke qarë dhe dolën nga dhoma. (Pse, Spasse, fq. 83) dhe mohore (Revolucioni shkon

përpara pa u ndalur).269 Rrogtari me çakçirë, qi shërbente pa folë, nj`at herë kishe prû pemët: nji

çini të madhe mbushë me zerdelija e me fiq të zez. (Hija, Koliqi, fq.90).

c. rrethanori i shkakut shprehet me përcjellore (Duke futur fabrikat në gjirin e vet, qyteti plak

filloi të rinohej.) 270 E fëmitë, tue pamë (për shkak se shihnin), prindët e tyne të gëzuem,

gëzoheshin dhe ma tepër. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 102);

d. rrethanori i qëllimit shprehet me paskajore (Ne stërvitemi për t`i shërbyer atdheut.).271 Andej

kalonin rojat dhe shumë të internuar që dilnin për të shitur plaçka në fshatarët e Çoçarisë, për pak

bukë e pemë. (Nata, Marko. fq. 265).

Libri i Gjuhës Shqipe 4, (Maket), Për shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja trajton

fjalinë e përbërë dhe llojet e saj. Ajo që vihet re në këtë libër, është fakti se format e pashtjelluara

shihen si mjete të lidhjes sintaksore të pjesës kryesore dhe atyre të nënrenditura.Kështu, kur

trajtohet Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur kohore, nënvizohet se pjesa e nënrenditur

bashkohet me kryesoren me formën e pashtjelluar mohore, kur kjo e fundit shërben si kallëzues i

pjesës së nënrenditur dhe ka kryefjalë të shprehur (Të nesërmen në mëngjes, pa gdhirë dita mirë,

moti u prish). Iu avit si hije fugureve, me ftyrë të zbeme edhe të frigsueme, pa i shikue fare, i fryni

kandilit dhe e fiku. (Vargje & Novela, Migjeni. fq.147). I njëjti shpjegim jepet edhe për pjesën e

nënrenditur me marrëdhënie paskohësie, por në këtë rast përdoret forma e pashtjelluar e tipit “me të

ardhur” (Me t`u formuar spitalet partizane, atë e caktuan mjek.) 272 Me të mbaruar lufta, do të

martohem me një vajzë nga Sirra Morena! (Hasta, Marko, fq. 27).

Edhe te fjalia e varur qëllimore pranohet kallëzuesia e paskajores te pjesa e varur qëllimore (Drita

qe maskuar për të mos u dalluar çadra.)273 Ne jena mbyllë në një kullë egoiste, tue i vum drynin

portave të shpirtit e të mendjes, për me mos digjue e vështrue mizorinat e kohës që askurr s`kan

qen ma të mëdhaja. (Vepra 5, Kuteli, fq.420).

Po ta vëmë re me kujdes, edhe pse në librat paraardhës të po këtyre shkollave, madje po me këto

autorë, njihet funksioni kallëzuesor, mënyror e kushtor, në Librin 4, kur trajohen fjalitë e përbëra

përkatëse nuk përmenden fare format e pashtjelluara.

Këtë vit shkollor (2016-2017), fatmirësisht, në shkollat e mesme është futur si lëndë më vete

“Gjuha shqipe 10”, e cila trajton probleme të ndryshme gjuhësore, (gjë e cila do të ndikojë në

formimin dhe kulturën gjuhësore të nxënësve). Një prej këtyre çështjeve është edhe trajtimi i

formave të pashtjelluara të shqipes në të cilat hyjnë: pjesorja, përcjellorja, paskajorja, mohorja,

forma e tipit me të ardhur. Në këtë tekst mësimor jepen përkufizime për secilën formë të

pashtjelluar. “Pjesorja në gjuhën shqipe nuk ka kategoritë gramatikore të mënyrës, të numrit, të

vetës. Folja në formën e pashtjelluar përcjellore shpreh një veprim, që shoqëron veprimin e foljes

drejtuese, me të cilin kryhet zakonisht në të njëjtën kohë. Kjo trajtë përdoret edhe në formë analitike

të ndërtuara me anë të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme dhe në kohën e pakryer. Mohorja

269 Po aty, fq.67. 270 Po aty, fq.72. 271 Po aty, fq.73. 272 R. Përnaska, A.Jashari, L. Harito, L. Bubani, N. Dako, S. Babrati, Libri i Gjuhës Shqipe 4, Për shkollat e

mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja, Tiranë, 1988, fq.32 273 Po aty, fq.39.

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

175

shpreh moskryerjen e e një veprimi kryesisht në të shkuarën ose në të ardhmen. Paskajore shërben

për t`iu referuar një veprimi si proces, pa pasur një veti të caktuar. Kjo formë përdoret si në formë

veprore dhe në joveprore. Forma e tipit me të ardhur emërton një veprim, që është kryer ose pritet

të kryhet, menjëherë para veprimit të shprehur nga folja drejtuese.” 274

274 L. Mëniku, R. Petro, A. Jubani, “Gjuha shqipe 10”, Albas, Tiranë, 2016, fq. 129 - 130.

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

176

KAPITULLI VIII

1. Çështje të zëvendësimit të paskajores me lidhoren.

Mjaft e diskutueshme, në rrethin e gjuhëtarëve, ka qenë dhe mbetet zëvendësimi i paskajores me

lidhoren. Në gjuhën shqipe, kjo çështje, është trajtuar gjërësisht nga profesor Shaban Demiraj në

librin Gjuhësi ballkanike, botim i ASHSH-ës. Qysh në kapitullin e parë, ky gjuhëtar thekson se:

“Kjo është një ndër dukuritë e përbashkëta të gjuhëve ballkanike, kështu që ajo është studiuar edhe

nga gjuhëtarë të huaj.” Për të argumentuar mendimin e tij, Demiraj, i referohet monografisë rreth

dukurive të përbashkëta të gjuhëve të Ballkanit, ku trajtohet edhe çështja e zëvendësimit të

paskajores me lidhoren e titulluar “Die slaveschen Elemente im Rumunischen” i Franc Mikloshiçit, i

cili vë në dukje se një ndër dukuritë e përbashkëta të gjuhëve të Ballkanit është: zhdukja e

paskajores dhe zëvendësimi i saj më lidhoren në bullgarishte, në greqishten e re, në shqipe dhe në

rumanishte e pjesërisht edhe në serbishte.”275 Paskajorja është një kategori foljore, që nuk është

zhvilluar vetëm në familjen e gjuhëve i.e., por edhe në gjuhë të tjera, si p.sh. në gjuhët semite etj.

Pavarësisht nga rruga e krijimit të saj në gjuhë të ndryshme, paskajorja na paraqitet si një kategori,

që, në përgjithësi, është integruar në sistemin foljor dhe që, si rrjedhim, ka marrë tipare kuptimore

dhe gramatikore (morfo-sintaksore) karakteristike për foljen.

Në argumentet e tij, Demiri thekson se paskajorja në gjuhët i.e. ka zhvilluar disa tipare, që e

dallojnë atë nga format e tjera foljore të shtjelluara dhe të pashtjelluara. Ajo emërton një veprim si

proces, ka kategoritë gramatikore të foljes përkatëse dhe përdoret në një varg funksionesh

sintaksore, ndër të cilat përfshihen patjetër edhe funksionet kryefjalor, kallëzuesor dhe kundrinor.

Për sa u takon lidhjeve sintaksore, paskajorja, si formë përfaqësuese e foljes, mund të marrë të

gjitha gjymtyrët plotësuese karakteristike për format e shtjelluara foljore; madje ajo mund të marrë

edhe një kryefjalë të ndryshme nga ajo e foljes drejtuese,276 si p.sh. Me pasë xanë un marak në nji

vajzë e me dashtë m`e marrë, ça kishte me thânë ti, P valush? (Hija, Koliqi, fq.119); Pse mos me

dalë edhe ne si dalin dhe varzat e botës, - tha Drita tue u kuqë. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.

128); Dhe, për të ikur ajo, ja që s`u deshka ndonjë furtunë, po vetëm ndonjë budallallëk i Taqit.

(Nata, Marko, fq. 103).

Mënjanimi i paskajores nëpërmjet zëvendësimit të saj me format vetore të lidhores është vërtetuar

në greqishte, bullgarishte-maqedonishte, rumanishte, shqipe e pjesërisht në serbishten jugore.277

Kjo çështje paraqitet mjaft e ndërlikuar në gjuhën shqipe, pasi më parë duhet përcaktuar se për çfarë

paskajoreje mund të bëhet fjalë – për një paskajore sintetike “për të bërë” të ngjashme me atë të

gjuhëve i.e., apo për formën e pashtjelluar analitike të tipit “me ba”, që në periudhën e dokumentuar

del kryesisht në dialektin verior të saj dhe a ka pasur shqipja një paskajore sintetike të trashëguar

nga gjuha “nënë”? Disa gjuhëtarë mendojnë se shqipja e ka pasur dikur një paskajore sintetike,

kurse të tjerë e përjashtojnë këtë mundësi.278

Gjithsesi, asnjëra palë nuk e argumenton bindshëm hipotezën që mbron. Kështu, ata gjuhëtarë që

mbrojnë mendimin se ka pasur një paskajore sintetike e mbështesin përpjekjen e tyre në ekzistencën

e mbeturinave të paskajores së hershme të shqipes në ndërtimet e tipit duhet bërë, do bërë, por edhe

kjo përpjekje e tyre nuk sqarohet përse paskajorja del formalisht njësoj si pjesorja. Nga ana tjetër,

edhe mendimi i përkundërt që shqipja e hershme nuk ka zhvilluar një paskajore sintetike si ato të

gjuhëve të tjera i.e., mbështesin një konstatim që, një formë e tillë, mungon në periudhën e

dokumentuar të kësaj gjuhe, e cila është një kohë relativisht e shkurtër. Pohimi nuk arrin të sqarojë

275 Sh. Demiraj, Gjuhësi ballkanike, Tiranë, 2004, fq. 34. 276 Po aty, fq. 150. 277 Po aty, fq. 152 – 153. 278 Po aty, fq. 154.

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

177

se si ka qenë e mundur që një gjuhë, dikur pa paskajore, ka arritur të krijojë format e pashtjelluara të

tipit me ba dhe për të bërë, të cilat përdoren me funksione karakteristike për paskajoren, gjatë një

periudhe kur në gjuhët e tjera të Ballkanit paskajorja po mënjanohej nga përdorimi.279

Demiraj del në përfundimin: “në rast se pranohet mendimi që shqipja apo “protoshqipja” ka pasur

një paskajore sintetike që përbëhet nga parafjala për dhe emri prejfoljor asnjanës i tipit të bërë,

atëherë është e nevojshme të përcaktohet koha e mënjanimit të saj – para apo pas krijimit të

paskajores së tipit me ba. Po të jetë mënjanuar para krijimit të formës së tipit me ba, d.m.th.në një

kohë relativisht të hershme, atëherë vështirë se mund të mendohet për një ndikim grek në këtë rast.

Nga ana tjetër, në rast se pranohet se paskajorja sintetike është mënjanuar krahas gramatikalizimit të

togut të tipit me ba, atëherë arsyeja e mënjanimit të saj duhet kërkuar në dukurinë e njohur që një

formë arkaike ia lëshon vendin dalëngadalë një forme të re më shprehëse. Përkundrazi, po të

pranohej mendimi që shqipja nuk ka pasur kurrë një paskajore sintetike para asaj të tipit me ba,

atëherë çështja e mënjanimit të paskajores mund të shtrohej vetëm për të folmet jugore të kësaj

gjuhe, në rast se edhe ato e kanë pasë zhvilluar dikur formën e tipit me ba.280

Si togu me ba, ashtu edhe ai për të bërë, ka ndikuar në kufizimin e përdorimit të mënyrës lidhore:

“Punë me vend do të ishte me dale (të dilnim) jashtë kështu grumbull si jemi dhe me u endë (të

endeshim) nëpër rruga për të mos u duke (të mos dukej) vendi i lëshuem” shtoi ai. (Karpa, Camaj,

fq. 142); Mos harro me shënue (të shënosh) gjithçka përjeton atje mbrendë. (Karpa, Camaj, fq.

162); Tue u përkulë për të dale (të dilte) jashtë pati përshtypjen se gjindej në satelit mes qiellit e

dheut, mes dy rëmoresh, njena mbrendë dhe tjetra jashtë. (Karpa, Camaj, fq. 181); A thue kishte

qênë marri aqë e madhe m`u martue (të martoheshe) me shërbëtoren teme? (Hija, Koliqi, fq.134);

Lypësi shtërngoi dhambët për ta ndalë gjuhën e cila ishte gati të kalojë kufinin e njerzis. (Vargje &

Novela, Migjeni, fq. 86); Dëgjo, bir - i tha – unë s`kam dale për të mbledhur (të mbledh) veresiet.

(Tregime, Kuteli, fq.87); Të gjithë kishin ardhur për të pare (të shihnin) së afërmi mësuesen, disa

edhe për të përcjellë (të përcillnin) nipërit e tyre. (Vepra 2, Spasse, fq. 25); Aloisi erdhi për të

marrë (të marrë) lajmet dhe komunikatën. (Nata, Marko. fq. 181).

Po ashtu, dimë që një grup gjuhëtarësh mendojnë se shqipja ka formuar më parë formën e

pashtjelluar të tipit me ba e më pas atë të tipit për të bërë, kur në gjuhët e tjera ballkanike vihet re

një prirje e përkundërt. Demiraj thekson: “Në këtë rast, do të supozohej që gjuha shqipe në një fazë

relativisht të hershme të evolucionit të saj ka zhvilluar prirjen për zëvendësimin e pjesshëm të

lidhores nëpërmjet formash të pashtjelluara me vlerë paskajoreje.”281

Një studim tjetër rreth çështjes së zevendësimit të paskajores me lidhoren është edhe dorëshkrimi i

M. Domit i mbajtur në Seminarin e Parë për Çështjet e Gramatikës së Gjuhës Shqipe me titull “Mbi

funksionin sintaktik të ndërtimeve me trajta foljore jovetore”. Domi e pranon predikativitetin e

paskajores si rezultat i mundësisë së saj të shprehjes së modalitetit. Ai thekson se paskajorja merr

vlera të ndryshme modale, mjaft prej të cilave i ka të përbashkëta me trajtat foljore vetore. Për të

mbrojtur pikëpamjen e tij ai mbështetet në qëndrimin e H. Bonard-it për “vlerë modale të

përbashkët, të njëjtë të paskajores dhe të lidhores” dhe të gramatikës së frengjishtes Larousse se

“...vlerat modale të paskajores janë të afërta me ato të lidhores”, se “paskajorja nuk është veçse një

variante jovetore e lidhores”, ka një sinonimi të përgjithshme të paskajores me lidhoren, e cila është

veçanërisht e qartë në gjuhën tonë, pasi zëvendësimi tërësor i formës kryesore të paskajores me

lidhoren është tipar i një pjese të madhe të trevës gjuhësore shqipe, i variantit që është vënë në bazë

të gjuhës letrare kombëtare. Donte me pâ (të shihte) qartë në vetvete e jashta vetes. (Hija, Koliqi,

fq.32); Me pasë xanë (të kisha zënë) un marak në nji vajzë e m`e dashtë m`e marrë, ça kishte me

thânë ti, Palush? (Hija, Koliqi, fq.119); Gjynah me mbetë (të mbetet) pa u shitë ky farë malli!

(Tregtar, Koliqi, fq.10); Ah, m`e dijtë (ta dini) ju se shka pres un! (Tregtar, Koliqi, fq.131); E lypsat

279 Po aty, fq. 155. 280 Po aty, fq. 163. 281 Po aty, fq. 157.

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

178

vdesin, vdesin dita me ditë, por me u shfarosë (të shfarosen) – jo! (V.& N.,M. fq. 72); Pse mos me

dalë (të dalim) edhe ne si dalin dhe varzat e botës, - tha Drita tue u kuqë. (Vargje & Novela,

Migjeni, fq.128).

Në ndërtimin kam + pasakjore, duke qënë paskajorja indiferente ndaj kuptimit gramatikor të kohës,

ndërtimi ruan kuptimin kohor që ka folja kam, ndërsa në veprat e letërsisë së vjetër shqipe ndërtimi

perifrastik me vlerën e së ardhmes kam+paskajore me me ka një përdorim të gjerë282.

Krijimi i formës perifrastike kam + paskajore me me është në pajtim të plotë me natyrën semantike

të paplotë të foljes kam, e cila ka nevojë të plotësohet nga një fjalë tjetër dhe me natyrën leksiko-

gramatikore të paskajores283. Mbas tashit, kemi me jetu bashkë. (Hija, Koliqi, fq. 8); Kishe me

thanë se dikush të ka ba mëngji, lum Leka. (Hija, Koliqi, fq.10);

Sa i takon gegërishtes vjetërsia e formës kam me punue është e pranueshme, përderisa është forma e

së ardhmes që përdoret në një masë të madhe që në librin e parë shqip e, madje, duhet sqaruar që

kemi një lënie mënjanë të formave të lidhores me vlerën e së ardhmes në këtë dialekt.

Në përgjithësi mund të thuhet se kuptimi i domosdoshmërisë i së ardhmes kam + paskajore ruhet

dhe sot në ato të folme të shqipes që e përdorin atë, duke përbërë kështu një prej arsyeve që mbahet

gjallë një formë e tillë, krahas formës tjetër më të përgjithshme do + lidhore. Kështu që të dyja

format e së ardhmes kam + paskajore dhe do + lidhore kanë marrë nga njëra-tjetra natyrisht në ato

të folme ku përdoren .

Duhet thënë se ndërtimi perifrastik kam + paskajore nuk paraqitet gjithmonë i ngurosur në lidhje

me strukturën e tij, sepse forma e së ardhmes kam me punue, duke kaluar nga një tog i lirë në një

ndërtim perifrastik nuk ka pësuar ndryshim të strukturës formale284.

Shpërbërja e një ndërtimi perifarstik kam + paskajore të tipit për të punuar vihet re rëndom dhe në

shqipen e sotme, p.sh thuhet kam për të thënë diçka dhe kam diçka për të thënë ose kam për të

marrë një letër dhe kam një letër për të marrë. Pra, kemi pranimin brenda togut të një kundrinori

apo qoftë të një kryefjale, e cila ndërhyn mes foljes kam dhe paskajores për qëllime stilistike.

Gjithnjë kishte diçka për të tregue mbi njerëz që kalonin andej pari, mbi ngjarje qesharake, pa e

çelë një herë të vetme gojën me folë për veten ose zejen e vet të dikurshme. (Novela, Camaj, fq.

379);

Pavarësisht ndryshimit me nuanca kuptimore e stilistike, kuptimi themelor i ndërtimit kam për të

punuar nuk ndryshon. Në se do të bënim një dallim mes formave perifrastike dhe atyre analitike, do

të quheshin perifrastike format e së ardhmes kam+ paskajore dhe do të quheshin analitike format e

së ardhmes me do + lidhore.Historia që due të tregoj më ka ndodhë mue, po edhe sot më vjen turp

ta kallëzoj: po ta thom ashtu sikur t`i kish ngja dikujt tjetër. (Novela, Camaj, fq. 351);

Në veprën e shkrimtarëve të Veriut këto forma perifrastike dalin me foljen ndihmëse kam +

paskajore e tipit me punue.

1. E tashme e foljes kam + paskajore duke dhënë kuptimin e së ardhmes. Kam me folë un me t`ët

atë... (Hija, Koliqi, fq.31);

Forma pësore e së ardhmes kam + paskajore bëhet duke i vënë paskajores pjesëzën karakteristike –

u, por në disa raste. S`kishe me u besue syve tu: një re grethash e mizash çohet kushedi se kah dhe

lëshuhet në mjaltë dhe e fshijnë si bagëtia kripën ndër gjollat e rrasave. (Novela, Camaj, fq. 349);

2. E pakryer e foljes kam + paskajore duke dhënë një formë me vlerën e së ardhmes të së shkuarës

ose të kushtores. E këtë... ti kishe m`e njehë ligshti. (Hija, Koliqi, fq.34); Për këtë, kisha me ba

mirë me pyetë Gjyshin, Kryeplakun e Karpës maparë, as po? (K., M. C, fq. 68)

Në dialektin gegë foljet modale mund dhe duhet paraqiten në dy struktura :

282 S.Mansaku, Ndërtimet me foljen ndihmëse kam + paskajore tek autorët e vjetër, S.F, 2, Tiranë, 1980, f.139. 283 Po aty, f.139. 284S.Mansaku, vep.cit.., f.141.

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

179

1. folje modale + paskajore: Por u qetësue kur lexoi në një copë letër në skajin e fillit të tij se

litari i duhej për të lidhë sendet me të apo edhe vetveten. (K., M. C, fq. 172):

“Gjuha klasike e tekstit, për shembull

mundet me u shijue edhe si tingull.”

(Camaj, Palimpsest, “Një fletë në palimpsest”, fq. 120).

1. folje modale + lidhore: Po të pyes, si e ku mund ta ngjesim dorën? (Novela, Camaj, fq. 68);

Unë thashë se duhet të mendosh si na. (K., M. C, fq. 29).

Secila prej këtyre strukturave përbëhet nga dy pjesë që formojnë një unitet sintaksor dhe deri në një

farë mase një semantikë dhe plotësojnë njëra- tjetrën në drejtime të ndryshme285 .

Në ndërtimet folje modale + paskajore, folja modale luan rolin kryesor gramatikor, duke treguar

kohën, mënyrën dhe vetën dhe i jep ndërtimit kuptim modal, ndërsa paskajorja tregon vetëm

kategorinë gramatikore të diatezës dhe, nga pikëpamja leksikore, përmban kuptimin themelor

leksikor të të gjithë ndërtimit. Po kush mundte me hetue ndiesit e ndryshme qi përmblidheshin në

beben e gjallë? (Hija, Koliqi, fq.50);

Kur folja modale ndiqet nga mënyra lidhore, informacioni gramatikor i asaj ruhet në minimum286,

ajo luan kryesisht rol modalizues, i jep ndërtimit kuptimin modal, kurse kuptimin gramatikor dhe

kuptimin leksikor e realizon forma e lidhores. Po tingulli i tyne më pëlqeu dhe nuk u pendova se në

veshët e saj mund të kumbonin si paditje. (Novela, Camaj, fq. 349);

Kur folja modale mund ndiqet nga paskajorja ajo mund të zgjedhohet në kohë, mënyrë, vetë dhe

numër, sepse vetë paskajorja përbën një formë pavetore dhe mund të ndryshojë vetëm diatezën. Nga

ana teorike ajo mund të dilte në dy pjesë: në formën e thjeshtë me punue dhe në formën e përbërë

paskajore e kryer me pasë punue.

Raportet sintaksore midis foljes mund dhe paskajores kanë qenë fillimisht objektive, por më vonë

dhe tani ato përbëjnë një gjymtyrë të vetme, e cila vihet në lidhje me subjektin e veprimit, gjë që

shprehet nga folja modale pjesërisht dhe po pjesërisht dhe nga paskajorja.

Kur e ardhmja kam + paskajore u ngulit si formë neutrale tek autorët e vjetër dhe sidomos pas

formimit të së ardhmes me do + lidhore, përdorimi i lidhores për të ardhmen ishte i panevojshëm,

prandaj dhe është mënjanuar 287.

Madje bashkohem me mendimin e prof. Seit Mansakut se, për shkak të paralelizmit funksional të

lidhores me paskajoren, gjenden, në ndonjë rast, përdorime të formave me paskajore me vlerën e

kohës së ardhme 288.

1.1 Si shfaqet përdorimi i paskajores gege dhe i lidhores te autorët e studimit tonë (shkrimtarët e

Veriut)?

Në krijimtarinë letrare, në prozë e poezi: të Migjenit, të Camajt e të Koliqit është mjaft i dendur

përdorimi e formave të paskajores gege, por theksojmë, se është mjaft i gjallë edhe ai i lidhores.

Veçojmë këtu Migjenin në prozën e të cilit, përdorimi i formave të pashtjella, në raport me lidhoret,

është më i pakët, çka tregon se shkrimtarët e kohës së autorit tonë, e kanë përvetësuar dhe përqafuar

tashmë këtë risi të shqipes, por ndërkohë sjellin natyrshëm edhe modele strukturore me trajtat pa

vetë, siç janë foljet e pashtjelluara.

Në krijimtarinë e Migjenit ndeshim forma të paskajores gege: me luftue, me thanë, me bamun;

paskajores dytësore të shqipes së përbashkët: për të ndërtue, për të marrë dhe një formë të përzier të

285 S.Mansaku, Ndërtimet me foljet modale mund dhe duhet te Gjon Buzuku, S.F, nr.3, Tiranë, 1979, f. 138. 286 Po aty, f. 138. 287 S.Mansaku, Disa veçori morfo – sintaksore të librit të parë në gjuhën shqipe, S.F 1-2, Tiranë,2001, f. 25. 288 Po aty. f. 25.`` ` `

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

180

dy formave të mësipërme: për me luftue. P.sh. e çuem grushtin për me luftue/ndër lufta të reja/dhe

me fitue (Të birtë e shekullit të ri);

Lypësi shtërngon dhambët / për t’a ndalë gjuhën,/ e cila ishte gati / të kalojë kufinin e njerëzisë./

(Zoti të dhashtë).

Fjdr.

Fr.

Fjvqll.

Fjprc.

Fjka.

Në të gjitha njësitë sintaksore të kryeveprës poetike “Poema e mjerimit”, ndër 100 folje-kallëzues

në format vetore, ka vetëm 6 raste të përfaqësimit predikativ me trajta të pashtjelluara, që dalin

natyrshëm në indin e vargjeve, duke mos dalluar shmangie që ndikojnë në shprehësinë gjuhësore

dhe letrare., te “Kangët e pakëndueme”, gjithë ngrehina poetike peshon mbi 16 folje vetore dhe 5

të tjera të pashtjelluara, kurse tingëllima “Kanga e rinis”, që prej dekadash ka personifikuar

Migjenin dhe ka bërë që autori të quhet “poeti i rinisë”, ka 27 folje, ndër të cilat vetëm 1 (me

dashnu) në formë të pashtjelluar. Kjo prirje morfosintaksore e dallon dhe e vë në ballë të

bashkëkohësve të vet Migjenin sa i përket dukurisë së paraqitur këtu.

Dukuri të ngjashme vihen re edhe në krijimtarinë e Koliqit, që do të thotë se ndeshim përdorimin e

paskajores gege në 25 raste: (me spikatë, me bartun), paskajores dytësore të shqipes së përbashkët

në 1 rast: për ta konsiderue, dhe një formë të përzier të dy formave të mësipërme në 7 raste: për me

i thanë dhe të lidhores në 19 raste: të kallzoj. Kështu, në tregimin “Kërcimtarja e Dukagjinit„

kemi vënë re këto përdorime si në tabelën e mëposhtme.

Paskajorja gege “më

punue„

Paskajorja dytësore

“për të punuar„

Paskajorja e tipit

“për me punue„

Lidhorja “të punoj„

m`u gjet për ta konsiderue për me kremtue të kallzoj

me spikatë për m`u largue të pezullon

më ndejë për me i urue të thohej

me ecë për me i thanë t`u ulte

me punue për me zanë të bajë

me bartun për me i çilë ta shikonte

më marrë për me i qitë të niste

me ia përsritë ta prekte

me mujtë të donte

meqenë të shpallej

me im durue të këputte

me i falë të ndiqte

me njohun ta perkundte

me ia dhanë të biente

m`u ngjitun t`i shprehte

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

181

me kapë të donte

me marrë të kuptonte

me zgjedhë të kish

me i ardhë të shkonte

me kërkue

me ia falë

m`e` marrë

m`u fejue

me të lypë

me fjetë

Siç e shohim, ndryshe nga Migjeni, denduri më të madhe në veprën e Koliqit ka përdorimi i

paskajores gege në krahasim me atë të lidhores. Në gjuhën e këtij shkrimtari, interesant është fakti

se në disa njësi sintaksore bashkëjetojnë lidhorja me paskajoren gege si në shembujt e mëposhtëm:

Kryet, krye perëndeshe; duert, duer zanash; kambët aqë të vogla e të lehta sa me t`u ba se he, he po

qesin fletë e po e çojnë fluturim n`ajri. (Hija, fq. 72); U kallëzoi muziktarve jonën që i lypej e,

kambëdathun, befas si ta prekte nji dorë e padukshme, u ngrit maje gishtave, çoi të dyja duert

përpjetë e i ngjiti përmbi krye dhe u rrotullue kadalë me bel, tue i shikue të gjithë ndër sy sikurse të

donte me njohun këqyrësit nji nga nji. (Hija, fq. 76);

Shatrat e Mbretit e çuen / me zgjedhë / ça të donte ndër plaçkat e luftës së fundme. (Hija, fq. 78).

Fjdr.

Fr.

Fjvqll.

Fjvkun.

Në krijimtarinë e Camajt shihet një mozaik të përdorimit të foljeve vetore. Për të argumentuar

mendimin tonë për shumëllojshmërinë e përdorimit të formave të pashtjelluara ne i jemi refruar një

pjese të shkëputur nga romani “Karpa„ pikërisht “Një botë hijesh„ (fq. 38-48), ku kemi nënvizuar

këto përdorime. Ndeshim përdorimin e paskajores gege në 24 raste: (me zbulue, me vrojtë),

paskajores dytësore të shqipes së përbashkët në 13 rast: për ta ndigjue, dhe të lidhores në 19 raste:

të kallzoj. Në këtë fragment nuk ndeshim asnjë formë të përzier të tipit “për më ba”. Stili i shkrimit

të Camajt është i ngjashëm me atë të Migjenit sa i takon përdorimit të lidhores, gjë që tregon se

edhe ky shkrimtar e ka përkrahur risinë e shfaqur në gjuhën shqipe.

Paskajorja gege

“më punue„

Paskajorja dytësore

“për të punuar„

Lidhorja “të punoj„

me zbulue për të ndëgjue të kapej

me vrojtë për të hypë të ishte

me ngulë për të nxjerrë të mbërrinte

me luejtë për të zbërthye t`i tregonte

me qenë për të dalë t`i shkelë

me u takue për të kalue të damkosin

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

182

me kapërcye për ta ba të ngjajnë

me ia marrë për të krijue të mos ndëgjonte

me u takue për ta zmadhue të martohet

me i rrëshqitë për të dhanë të shpallet

me helmue për të prekë të jetë

me e fshehë për ta vu të kesh

me i folë për ta lexue të pranoja

me e ndie të prodhoj

me ecë të fshehet

me u sjellë të diktohet

me qenë të kundrohen

me i kapë të shfaqet

me iu hjedhë të thoshte

me folë të rrëmonte

me zbulue ta nxirrte

me u zhdërvillue ta hidhte

me dyshue të shpërblehej

me dyshue të len

ta përziesh

të binte

të depërtonte

t`i dalë sysh

të ishte

të kishin kalue

të ishte

Nga përdorimet e mësipërme jo të gjitha format e pashtjelluara kanë aftësinë predikative të tyre. Një

pjesë e tyre dalin në funksion të gjymtyrëve të dyta, disa shërbejnë si predikat i fjalive të varur të

llojeve të ndryshme. Forma e pashtjelluar paskajore gege shpesh del si element ndihmës i foljeve

gjysëmndihmëse (do, dua, duhet, mund) dhe të foljeve aspektore (filloj, zë, nis, marr, vazhdoj,etj.)

si: Barnatari rrinte mbështetë për kaptell të shtratit te dritarja përmes së cilës mundej me zbulue

këdo që i afr`ohej rrethinës. (Karpa, fq. 38.); Mbasi u qetësue, Shkriba mori me i folë kështu...

(Karpa, fq. 41);

Mandej / ato / kur ia kërkuen krejt shtatin / dhe vërtetuen / se vajza qenkej e pa të keq,/ nisën me i

rrëshqitë currila-currila nëpër krah e parzëm, / iu kacavarën për duer e gishta / dhe varg e vistër

vojtën e sosën në gotë / që u nxi përmbrenda. (Karpa, fq. 40).

Fjdr. Fjkry. + Fjdr.

Fr.

Fjvkh. + Fjvkh. - Fjprc.

Fjvkun.

Me foljen gjysëmndihmëse (mund) kemi edhe ndërtime me lidhore si: Mund të ishte dhe shkak

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

183

perspektive! dhe e qiti në harresë atë përftyrim. (Karpa, fq.47).

Ndërsa paskajorja normative e tipit “për të bërë„ më së shumti del me funksion të fjalisë së varur

qëllimore.

Ai shkoi e zuni vend te shkalla dy-tre dhambësh të premë në një cung lisi të thatë / për të hypë në

hajatin dërrasash / ku thaheshin pemët. (Karpa, fq. 39).

Fjdr.

Fr.

Fjvqll.

Fjvvv.

1.2 A mund të zgjerohet baza dialektore e shqipes standarde?

Në një analize shkencore të bërë nga A. Kostallari për sistemin e gjuhës letrare shqipe, në të cilën

ai mbështet teorinë e vet, thuhet: “Gjuha shqipe letrare ka krijuar një sistem të vetin, që i takon një

rrafshi më të lartë se ish variantet letrare e dialektet dhe funksionon si një sistem i pavarur e tërësor

i një tipi të ri. „289

Siç e shohim baza e këtij sistemi janë elementet e përbashkëta të shqipes, që i gjejmë te të dy

dialektet. Mirëpo kur vjen puna për ta konkretizuar këtë tezë, nisin diskutimet, sepse shembujt e

sjellë nuk vërtetojnë se “ krahas elementit të përbashkët mbizotërues në strukturën e sotme letrare

ka edhe elemente me burim njëdialektor, të cilat përbëjnë disa tipare dalluese të dialekteve të

shqipes.290 Pra, shembulli më i qartë për të vërtetuar se baza dialektore e shqipes standard

përfaqëson toskërishten letrare është i ashtëquajturi problem i infinitivit ose i paskajores, për të cilin

Kostallari është i mendimit se norma letrare nuk mund ta zgjidhte këtë problem në planin sintaksor

të shkëputur nga plani morfologjik.

Norma zgjodhi drejtimin e rrudhjes së ndërtimeve që lidhen me paskajoren e tipit me + pjesore. E

tani pas afro gjysmë shekulli rimerret edhe njëherë çështja e paskajores, por në kushte të reja.

Në lidhje me çështjen e paskajores gege të gjuhës shqipe nuk kanë munguar të shprehen gjuhëtarë

nga Shqipëria e nga Kosova, për vlerat që ajo transmeton dhe domosdoshmërinë e saj si formë e

pashtjelluar për t’u përfshirë në standardin e sotëm.

Gjuha formale në vetvete është metonimi, abtraksion dhe sado të mundohemi, si studiues, nuk

mund të vendosin barriera standarde. Gjuha, thotë F. De Saussure, është një prodhim i frymës

kolektive të grupeve gjuhësore. E për këtë arsye, Shqipes nuk mund t’i vihen kufij dialektorë apo

krahinorë, edhe për faktin se rrënjët e saj të lashta janë dhe mundet të gjenden edhe përtej këtyre

kufijve të saj natyror, në gjirin e Familjes së Madhe të gjuhëve indoevropiane. Është detyrimi ynë të

përsosim dimensionet e saj si në gjerësi dhe në thellësi të shtrirjes.291

Paskajorja e tipit me ba është një dukuri e gjallë vepruese në ligjërimin e folur, por që transmetohet

dhe në gjuhën e shkruar, ndonëse ndërhyrjet për të mos e pranuar këtë formë gramatikore që të

përdoret kanë qenë detyruese, mbështetur në bazën dialektore të gjuhës standarde, por jo

289 A.Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe , Tiranë 1973, f.79. 290 Po aty, f.80. 291 "http://sq.ëikipedia.org/ë/index.php?title=Rreth_infinitivit_(paskajores)_të_Shqipës&oldid=1204489"

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

184

shkatërruese.

Nisur nga parimi se gjuha shqipe standarde duhet të jetë një gjuhë e hapur, sidomos ndaj të folmeve

dialektore, situata e re gjuhësore kërkon që ky problem të shihet me seriozitet, duke u nisur nga

dëshira e mirë për t’u përfshirë në standardin e sotëm dhe që të mos mbesë si relike e së kaluarës

dhe të mos diskutohet në mënyrë anësore.

Paskajorja gege, me format e larmishme të përdorimit të saj vetëm mund ta pasurojë gjuhëm letare

shqipe.

Besoj se, për të gjithë një paskajore e tillë, është element i domosdoshëm dhe dobiprurës, për vetë

pasurimin e sistemit foljor të gjuhës sonë, për funksionet e shumta sintaksore që ajo mbulon dhe për

vetë nevojat praktike të gjuhës sonë.

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

185

Përfundime

Në përmbyllje të këtij studimi mund të paraqiten disa përfundime, të cilat, në mënyrë të

përgjithësuar, po i paraqesim më poshtë:

1. Gjuhëtarët e pjesës së parë të shekullit XX përkrahin idenë e aftësisë së këtyre trajtave foljore të

pashtjelluara për të qenë kallëzues, pra, u njohin atyre kuptimin e veprimit. Ndryshe mendojnë

sintaksologët e periudhës pasardhëse, të cilët mbështesin idenë se këto trajta foljore nuk mund të

merren si predikat në fjali të pavarura. Predikativitetin e tyre e pranojnë kur ato i përgjigjen një

kryefjale, vetëm në ato raste kur këto forma hyjnë në lidhje më një emër a përemër në rasën

emërore, që shpreh subjektin, funksionin e kryefjalës, si p.sh:

Me pasë xanë un marak në nji vajzë / e me dashtë m`e marrë, / ça kishte me thânë ti, Palush?/

(Hija, Koliqi, fq.119).

Fjdr.

Fr.

Fjvksht. Fjvksht.

Në pajtim me rregullin (marrëveshje gjuhëtarësh) të vendosur në Gramatikën tonë

normative, këtu format e pashtjelluara paskajore “me pasë xanë/me dashtë”, kanë një kryefjalë

(përemrin e vetës së parë njëjës “unë”), e cila është e ndryshme nga kryefjala e fjalisë drejtuese

(përemrit të vetës së dytë njëjës “ti”).

Kallëzuesia pranohet edhe në fjali të nënrenditura të llojeve të ndryshme e, në këtë rast, ato

ngjajnë me fjalinë e sidomos me atë të nënrenditur, me të cilat janë sinonimike.

Malet e egra me mjegull e borë, /qiella,/ që tue derdhë shi,/ të lag deri në palcë,/ kishin dashtë /t`ia

presin rrugën malësorit./ (Vargje & Novela, Migjeni,. fq. 95).

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvknd. Fjvprc.

2. Edhe pse gjuhëtarët e kësaj periudhe pranojnë predikativitetin e formave të pashtjelluara,

gjithsecili prej tyre ka specifikën e vet. Xanoni është ndër të parët gjuhëtarë që e pranon

predikativitetin e formave të pashtjelluara të quajtura prej tij “mënyra pakufi” kur përkufizon

mënyrën “Verbi âsht mëndyres me kufi o pa kufi..... Âsht mëndyres pa kufi, kuer s`kaa as vehtie as

numer; e përshtin edhe participin e gjerundin. Participi n`njen` an` âsht verb e m`njen` an`

adiektiv, e prandei mundet m`u thanë përgjysmuer. Gerundi i sillet ndoi verbit tieter, prandei mund

t`thohet persiellmë: tue punue fitova buken.”

Kallëzuesinë e formave foljore të pashtjelluara Xhuvani e mbështet, gjë e cila vihet re në

përkufizimin: “Folja me qenë i kallëzesit emëror quhet këpujë (lidhëz). Folja me qenë, kur dëfton

me u gjindë, me pasë është kallëzues foljor. Gjuhëtari ynë i njeh paskajores edhe funksionin e

kryefjalës, (Me nxanë asht nji detyrë) - Duhet me pyetë nji nga nji jehonët e maleve qi tash mija

vjetsh ndëgjojnë thirrjet e kombit. (Hija, Koliqi, fq.150); dhe të kundrinorit. Due me u nisë. Due me

shkrue nji letër. - Po nuk asht thanë se nuk paskemi sende tjera të përbashkëta, sikur këtë vizë uji

mjedis, Lumin, po due me thanë. (Karpa, Camaj, fq. 25).

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

186

Predikativiteti i tyre pranohet edhe në të ashtuquajturat prej tij “fjali të pashtjellme”, të cilat

“ndërtohen në mënyrë paskajore dhe përcjellore: Nxuna me këndue e me shkrue. Iku tue bërtitë.” -

Kështu ata kishin nxanë me jetue me dhunën e nën dhunë. (Karpa, Camaj, fq. 99).

Me paskajore mund të shprehen fjalitë: kryefjalore, kundrinore, mënyrore, shkakore,

qëllimore, krahasore, kushtore, rrjedhore.

Përcjellorja kryen funksionin e fjalisë shkakore, lidhore, konçesive Dukej se ishin vonuar

duke ndihmuar për të bartur të plagosurit. (Vepra 2, Spasse, fq. 192).

Pjesorja kryen funksionin e fjalisë shkakore, lidhore e kohore Me t`u çelur dera, unë u

bëra kureshtare dhe e pieta, italianin me këmbën e drunjtë. (Nata, Marko, fq. 132).

Po ashtu edhe pohomi se mohorja kryen funksionin e një fjalie të pashtjellme mënyrore

tregon predikativitetin e kësaj forme. Pa menduar fare, po edhe unë si ai, me shikim përbuzës e

duke imituar tonin femëror të zërit të tij, u përgjigja: ….(Nata, Marko. fq.74).

Për Ilia Dilo Sheperin, paskajorja ka rolin e kallëzuesit te mënyra lidhore dhe te fjalia

kushtore (Gjynah me mbetë – (të mbetet) pa u shitë ky farë malli! (Tregtar, Koliqi, fq.10). Lidhorja

ose paskajorja përbën fjali qëllimi dhe fjali caktimi. Pjesoren gjithashtu e sheh si folje, sepse mer

kryefjalë, atribut, kundrina e plotës. Kjo trajtë përdoret në fjalitë kohore të njëkohësisë.

ue u përkulë për të dalë jashtë / pati përshtypjen / se gjindej në satelit mes qiellit e dheut, mes dy

rëmoresh, njena mbrendë dhe tjetra jashtë./ (Karpa, Camaj, fq. 181).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvka.

At Justin Rrota i merr format foljore të pashtjelluara edhe si gjymtyrë fjalie: kryefjalë,

kallxojë, cilësor, kundrinë, ndajfoljor, të cilat mund të ndërtohen me një pjesore a një folje në

mënyrën paskajore; edhe si fjali më vete, të cilat i quan fjali të zgjidhuna: fjalia e subjektit, e

objektit, e atributit, mënyrore (modale), rrjedhore (konsekutive), qëllimore (finale), kushtore =

qyshkore (kondicionale) - Me e dijtë njeriu kur des, i a ban vorrin vetes; - Po me bâ me pasë rá në

dyshim edhe Sufa, i shoqi si ajo? =...që të ketë ra në....(Hija, Koliqi, fq.62).

Ky gjuhëtar pohon se, sidomos, në gegërisht paskajorja zëvendëson fjalinë e kryefjalës -

Nuk asht njerzi me i a prem kuj fjalën në gojë; - S`të binte ndër mend me shikue edhe nji herë mbas

shimshirit!… (Tregtar, Koliqi, fq. 43), të kundrinës, të cilësorit, mënyrore, rrjedhore, qëllimore e

kushtore. Pjesorja zëvendëson: fjalinë e cilësorit - Anzat e kishin pushtue fare atë vend sidomos

kasollën dërrasash, ndërtue ma vonë aty ku kishte qenë dikur lami i drithit. (Karpa, Camaj, fq. 34),

mënyrore, shkakore, kushtore, kundërshtore. Përcjellorja zëvendëson: fjalinë kohore, kushtore,

kundërshtore, shkakore, mënyrore –

Eci / tue ndritë me llambë vendin / vetëm ku vente kambën,/ së pari pa e ditë/ se ku e qiste ai shteg.

(Karpa, Camaj, fq. 217).

Fjdr. + Fjdr.

Fr.

Fjvmn. Fjvknd.

Fjvv.

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

187

Osman Myderizi në trajtimin e formave foljore të pashtjelluara i njeh funksionin kushtor (në të

dyja kohët) dhe urdhëror (në kohën e tashme), vetëm mënyrës paskajore.

3. Trajtimi i formave të pashtjelluara në periudhën e dytë të shek. XX është kryer në bazë të

teorive bashkëkohore, mbështetur në kritere më të qarta shkencore se studiuesit e periudhës

pararendëse. Pavarësisht kësaj, ka mosmarrëveshje edhe midis gjuhëtarëve të kësaj periudhe në

lidhje me aftësinë e predikativitetit të trajtave foljore të pashtjelluara. Pavarësisht rezultateve të

padiskutueshme të arritura nga këto gjuhëtarë, ka mjaft çështje të pasqaruara ashtu siç duhet, në

lidhje me këto trajta.

Në studimet sintaksore të shqipes janë bërë përpjekje për të përcaktuar vendin e trajtave

foljore të pashtjelluara, natyrën dhe rolin sintaktik të tyre. Për këtë arsye interesi i gjuhëtarëve është

përqendruar: tek aftësia e kallëzuesisë së këtyrë formave, te të qenit vetëm gjymtyrë të fjalisë, të

qenit vetëm fjali apo të dyja së bashku? Kur e kanë këto forma këtë aftësi predikative? etj.

Në kapërcyll të këtyre dy periudhave qëndron Kristo Cipo, i cili pranon vlerën predikative

të paskajores, kur shprehet se “fjalia subjektore te gegërishjta është e pashtjelluar (Apo nuk po të

pëlqen me qenë i krahasuem me të për sa i përket qëllimit? (Karpa, Camaj, fq. 59), ndërsa te

toskërishtja fjalia objektore ka vetëm trajtën e shtjelluar.

Mahir Domi është i pari studiues, i cili përpiqet të vendosë kritere gjuhësore në trajtimin

sintaksor të formave të pashtjelluara. Ai e pranon aftësinë e kallëzuesisë së trajtave foljore të

pashtjelluara kur thekson se paskajorja, pjesorja dhe përcjellorja, kur nuk janë të shoqëruara nga

fjalë të tjera, merren si gjymtyrë fjalie, ndërsa kur shoqërohen me fjalë të tjera merren si kallëzues e

si fjali më vete. Gjuhëtari ynë pranon vlerën fjaliore të këtyre formave në fjalitë e nënrenditura. Por,

shpreh qëndrimin e vet, duke mos u dhënë emrin e fjalive të varura, por duke i quajtur “ndërtime të

pashtjella” me vlerë fjalish të varura. Me dalë para gjyqit edhe si i pafajshëm – asht turp në sy të

popullit tonë. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 77).

Sa i takon çështjes së zotërimit ose jo të predikativitetit prej paskajores, ky gjuhëtar thekson

se “... paskajorja nuk është e zhveshur kurdoherë nga çdo kuptim modal, sepse ajo në përdorimet e

ndryshme herë del me kuptime modale të caktuara, herë i merr këto nga konteksti. Kështu,

paskajorja e varur ka vlerë modale, prandaj ajo merret si kallëzues foljor.

Pra, siç e shohim prof. M. Domi e pranon aftësinë e kallëzuesisë së trajtave foljore të

pashtjelluara. Ai e pranon këtë edhe për fjalitë e varura: kryefjalore, kundrinore, përcaktore, kohore,

qëllimore, mënyrore, krahasore, rrjedhimore, kushtore, lejore, kallëzuesore e shkakore.

Një këndvështrim të ndryshëm ndeshim te sintaksologu tjetër i po kësaj periudhe, Spiro

Floqi, i cili trajtat foljore të pashtjelluara i trajton vetëm si: gjymtyrë fjalie (kryefjalë, kundrinorë,

cilësor...); gjymtyrë të përbëra (kundrinë e përbërë, cilësor i përbërë...), por u`a mohon aftësinë për

të qenë kallëzues jo vetëm kur janë të shoqëruar me gjymtyrë të dyta, por edhe kur kanë kryefjalë të

veçantë të vetën brenda një periudhe.

Pikëpamja e Remzi Përnaskës, lidhur me aftësinë e trajtave të pashtjelluara për të qenë

kallëzues, është se do të merren si kallëzues vetëm kur kanë kryefjalë të veçantë të vetën të

ndryshme nga ajo e pjesës së fjalisë. Ky gjuhëtar, trajton edhe paskajoren perifrastike të tipit me

punue, për të cilën shprehet se përdoret dendur në funksion të një fjalie të pavarur pyetëse (këtu

bashkohet me At Justin Rrotën), nxitëse dhe thirrmore që janë kryesisht të modalitetit të mundësisë,

të pamundësisë, të domosdodsë, të detyrimisë, dëshirueshmisë... Përnaska trajton format e

pashtjelluara edhe te periudha kohore ku, sipas tij, “paskohësia shprehet me folje të pashjelluar të

tipit “me të ardhur”, ndërsa parakohësia, pjesa kohore ka folje të pashtjelluar mohore “pa ardhur” -

O burra, ngrehuni pa ardhur fshati. Me të gdhirë, si ikën dhitë e egra me gjithë përç, krisi një

tërmet i madh, sikur të paskej ardhur një gjë më e keqe se tellua e priftit të Llëngës. (Tregime,

Kuteli, fq. 113); Mirëpo pa bërë as dy hapa, u kthye duke thirrur me interes të gjallë. (Vepra, 2,

Spasse, fq. 103).

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

188

Minella Totoni mbështet pikëpamjen e aftësisë së kallëzuesisë së formave foljore të

pashtjelluara, kur ato i përgjigjen një kryefjale, vetëm në ato raste kur këto forma hyjnë në lidhje më

një emër a përemër në rasën emërore që shpreh subjektin, funksionin e kryefjalës. Pa mbaruar

fjalën unë, dera u hap dhe në dhomë hyri një plak; - Pa qitë mirë fjalën prej goje, gjashtë pushkë

tjera jehuen gjëmueshëm nëpër shpellë. (Hija Koliqi, fq.99). Por, këtë aftësi ai e pranon edhe në

fjali të nënrenditura e të bashkërenditura kur shprehet se kallëzuesit e shprehur me forma të

pashtjelluara përdoren vetëm në kuadrin e periudhës me fjali të nënrenditura ose të

bashkërenditura. Nga kjo pikëpamje ato ngjajnë me fjalitë e nënrenditura me të cilat janë

sinonimike.

Kështu, kallëzuesi i shprehur:

a. me paskajore përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur qëllimore: - Erdhën për me u

pa gratë për së mbramit herë, se kushedi kur kanë për t`u pamë ma. (Vargje & Novela, Migjeni,

fq.130).

b. me përcjellore përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur mënyrore, shkakore, kushtore:

Në të perënduar të diellit/ grykasit u kthyen në fshat,/ duke mbajtur në krahë kurbanet shkuar në

hell.(Vepra 2, Spasse, fq. 56).

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvmn.

c. me tipin me të bërë përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur kohore: Me të mbyllur

sytë vinte e na pllakoste një hije e zezë, si plane, plumb e rëndë. (Tregime, Kuteli, fq. 113).

d. me mohore përdoret më shpesh në fjalinë e nënrenditur kohore, kushtore, lejore dhe

mënyrore: I kryente punët turravrap dhe u ulte bri votre, pa u vû aspak vesh ankimeve të dadës, pa

dijtë se ça bâhej rreth e rrotull saj. (Hija Koliqi, fq.121).

e. me tipin një të thënë përdoret më shpesh në fjalinë e bashkërenditur (E mor Leks, një të

ikur unë nga shtëpia dhe një t’u shthurur gardhi.)

Totoni e kundërshton pikëpamjen e Floqit përmes shembullit të marrë “Mirë u kujtova, o

burra në zjarr, sa pa ardhur fshati”. Fjalia sa pa ardhur fshati, është sinonimike me fjalinë e varur

sa s’ka ardhur fshati. Kështu, sipas Totonit, në ndërtimin e parë përcjellorja s’ka si të pranohet si

“gjymtyrë e përbërë ”, sepse është vetëm një fjali.

Totoni, gjithashtu, trajton edhe kallëzuesin e përbërë të formuar nga një folje

gjysmëndihmëse të cilat shprehin kuptimin modal dhe lidhjen me kryefjalën dhe një folje në formë

të pashtjelluar, kryesisht: pjesore e përcjellore, të cilat shprehin përmbajtjen leksikore.

- Pjesore: “Duhet pyetë vajza” vërejti pajtueshëm Katallani, as me qenë vetëm gja formale

pranimi i saj. (Karpa, Camaj, fq. 144).

- Përcjellore - Ashtu, ashtu! – ja bëri hanxhiu duke nagasur zjarrin. (Tregime, Kuteli, fq.

136).

Prof. Shaban Demiraj u bashkohet shumicës së gjuhëtarëve, të cilët mbrojnë idenë e

aftësisë së kallëzuesisë së formave foljore të pashtjelluara, sidomos të formave të tipit për të bërë

dhe me të bërë. Ajo çka e dallon këtë gjuhëtar nga të tjerët është se ai nuk sheh vetëm vlerën foljore

të këtij togu, por edhe konstaton kalimin e tij në një formë foljore, të shoqëruar me argumente

bindëse për këtë kalim. Ai pranon përdorimin e paskajores në fjalitë pyetëse dhe urdhërore. Po

ashtu, për të paskajorja përdoret edhe në fjalitë nënrenditëse: qëllimore, kryefjalore, kundrinore,

kushtore, mënyrore etj. Gjuhëtari i njeh përcjellores aftësinë për të ndërtuar fjali të varura kohore,

kushtore, mënyrore, shkakore, kallëzuesore dhe të bashkërenditura me atë të foljes drejtuese. Tue

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

189

iu dridhë,/ gishtat, lëmojshin topat dhe gjylet, / si me dashtë / me marrë me të mirë një përbindësh

apokaliptik. (Vargje & Novela, Migjeni. fq. 103).

Tafil Kelmendi, gjuhëtari kosovar, qëndrimin e vet rreth kallëzuesisë së formave të

pashtjelluara e shpreh në studimin e tij të thellësishëm rreth paskajores gege “me ba”, përmes

gjykimit: “... pavarësisht nga gjeneza e paskajores perifrastike me + një emër foljor / pjesor, në

gjuhën shqipe ajo ka marrë tiparet morfologjiko – sintaksore karakteristike për foljen. Kjo formë e

pashtjelluar është bërë e aftë jo vetëm për të qenë fjalë bosht e një togfjalëshi me marrëdhënie

kundrinore e me marrëdhënie rrethanore, si edhe çdo trajtë vetore e foljes, por edhe për të ndërtuar

fjali të pavarura pyetëse, nxitëse e thirrmore.”

Paskajorja kryen funksion predikativ kur kryefjala e paskajores është e njëjtë me atë të pjesës

kryesore, si: Përpara kishim një greminë të tmerrëshme, por edhe të bukur për ta shijuar si pamje.

(Pse, Spasse, fq. 92) dhe kur paskajorja ka subjekt të ndryshëm nga folja drejtuese, si: Dhe, për të

ikur ajo, ja që s`u deshka ndonjë furtunë, po vetëm ndonjë budallallëk i Taqit. (Nata, Marko, fq.

103). Aftësia predikative e paskajores perifrastike pranohet edhe për fjalitë e pavarura pyetëse,

nxitëse dhe thirrmore. Ah, me çelë syt e m`u gjetë n`odën e vet në Shqipni! - Me na qitë çirak?

(Tregtar, Koliqi, fq.71).

Ajo çka ne kemi vënë re në studimin tonë është fakti se në ndërtimet sintaksore pyetëse,

nxitëse e thirrmore del jo vetëm paskajorja perifrastike, por edhe paskajorja e normës e tipit “për të

punuar”. Në veprat e studimit tonë e ndeshim më shpesh te Spasse. Për të ardhur në krye Stefani

me Afërditën e Aliun? (Vepra 2, Spasse, fq. 405); Ç`ironi për të vrarë veten! (Pse, Spasse, fq. 156).

Kelmendi e pranon kallëzuesinë e formës së pashtjelluar paskajore në funksion kryefjalor si:

Andaj mos të shkojë nëpër mend me fjetë mbrendë edhe sikur shinat të zgjatnin. (Karpa, Camaj, fq.

185), kundrinor, përcaktor, kohor, mënyror, rrjedhimor, kushtor, krahasor dhe lejor.

Më rrallë ndeshet roli i saj kallëzuesor e përcaktor kallëzuesor U bë për të vrarë. (Vepra 5, Kuteli,

fq.407).

Prof. Mehmet Çelikut e sheh predikativitetin si lidhje të përmbajtjes së fjalisë me realitetin,

e cila realizohet përmes modalitetit, kohës dhe vetës. Edhe pse kallëzuesinë e sheh të realizueshëm

vetëm përmes këtyre kategorive gramatikore, ai pranon se predikativitet kanë edhe disa forma të

pashtjelluara në përdorime e në ndërtime të caktuara. Argumenti që sjell për këtë, u referohet

ndërtimeve të fjalive njëkryepërbërëse pavetore me anë të formave foljore të pashtjelluara, si:

Duhet shkuar jashtë për specializim të mëtejshëm - (Duhet shpëtuar abisinasi! (Hasta, Marko, fq.

78). E njëjta gjë vihet re edhe me paskajoren gege, e cila del në përdorim absolut të pavarur, si: Me

shkue! - (M`u dej e me harrue. (Tregtar, Koliqi, fq.82).

Ky sintaksolog mbështet idenë se format foljore të pashtjelluara dalin në rolin:

- e kallëzuesit të thjeshtë (dalin në rolin e kallëzuesit foljor të thjeshtë në fjalitë

bashkërenditëse, kështu është e pashmangshme pranimi i predikativitetit të tyre.) - Deri

atëherë kish ecë tue ba viza të drejta prej skaji në skaj, tash mori me u sjellë në rreth si me

qenë i ngujuem përdhunë. (Karpa, Camaj, fq. 44); Deri atëherë kish ecë dhe bënte viza të

drejta prej skaji në skaj, tash mori me u sjellë në rreth si me qenë i ngujuem përdhunë.;

- e kallëzuesit të përbërë: Luftë do të thotë punë, duhet punuar shumë për të rindërtuar

vendin, për të ngritur shtëpitë tuaja. (Vepra 2, Spasse, fq. 214);

- dhe e kallëzuesit emëror: Kjo u shtyp si parafjalë në “Vallen e yjve” dhe mbetet parafjala e

gjithë veprës së tij, kur tërë vjershat e Lasgushit janë për t`u përmbledhur në

një vëllim të vetëm.(Vepra 5, Kuteli., fq.217).

Meqë format foljore të pashtjelluara dalin në role të tilla, atëherë nuk ka se si të mos pranohet

aftësia kallëzuesore e tyre.

Edhe prof. Tefë Topalli, ashtu si pararendësit e tij, pranon predikativitetin e formave të

pashtjelluara. Ky qëndrim vihet re te trajtimi i mënyrave të formimit të kallëzuesit të thjeshtë;

kallëzuesit të përbërë dhe kallëzuesit emëror, ku një ndër mënyrat e formimit të tyre është ajo me

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

190

anë të formave të pashtjelluara. Profesor Topalli thekson se kallëzuesia e tyre arrihet vetëm kur janë

të afta të gjymtyrëzohen me kryefjalën dhe të jetë realizuar lidhja e marrëdhënia predikative, si p.sh:

Duke dalë vjeshta këto ditë, sikur po ia lëshon vendin një stine tjetër. Në këtë shembull forma e

pashtjelluar “duke dalë” gjymtyrëzohet dhe hyn në marrëdhënie predikative me gjymtyrën tjetër

kryesore - kryefjalën vjeshta. Tue mêndue mërzinë e gjatë të verës, / pa dalë kurrkah, ndryj njaty

në shtëpi, / fshânte e shtërngonte grushtat./ (Hija, Koliqi, fq.92).

Kallëzuesi i thjeshtë foljor del edhe me formën mohore, paskajore, formën e tipit një të ardhur etj.

Një ndër format e shprehjes së kallëzuesit të përbërë është: folje gjysmëndihmëse + një folje të

pashtjelluar, si: - Duhet edhe ti me xanë. (Vargje & Novela, Migjeni, fq.153);

Larg tij,

po qe se nuk don me u shkrî

në avull! (Palemsest, “Qyteti”, Camaj, fq. 48)

Te formimi i kallëzuesit emëror, ky sintaksolog, ashtu si edhe pararendësit e tjerë, përfshin,

ndër të tjera, edhe formën: jam + një folje të pashtjelluar. Në këtë lloj strukture kallëzuesore

gjymtyra emërore mund të shprehet edhe me paskajore, qoftë kur del e zgjeruar, ashtu edhe e

pazgjeruar, si: Ai është për t’u pirë në kupë. Stop! – është për t`i thënë vetes që tani. (Pse, Spasse,

fq.100).

4. Në gjuhësinë italiane sintaksologu Giorgo Graffi bën një trajtim teorik bashkëkohor

lidhur me funksionin sintaksor të trajtave foljore të pashtjelluara. Kryesisht, ky studiues ndalet te

paskajorja dhe përcjellorja, duke theksuar aftësinë predikative të tyre. Pavarësisht natyrës teorike

bashkëkohore që e karakterizon këtë vepër, në të gjenden të trajtuar format e lartpërmendura,

trajtimi i të cilave shpesh është i ngjashëm me atë të gramatikave tradicionale. Sipas Graff-it,

ekzistojnë forma fjalish të varura, që quhen të varura të nënkuptuara dhe janë të ilustruara nga

ndërtime me paskajore, si: Gianni ha ordinato a Maria di studiare ogni giorno. - Xhani e ka

urdhëruar Marinë për të studiuar çdo ditë. Fjali, si: di studiare ogni giorno - Marinë për të

studiuar çdo ditë, janë tipikisht të varura, sepse nuk qëndrojnë më vete. Kryefjala e tyre nuk është e

shprehur, por mund të jetë vetëm e nënkuptuar. Kështu, në italisht ashtu si edhe në shqip, nuk

ekzistojnë fjali drejtuese në paskajore. Graffi thekson se në ndërtimet sintaksore me trajtat foljore

të pashtjelluara (fjalitë e e nënkuptuara), kryesisht kryefjala është e pashprehshme, por ka edhe raste

kur ajo është e pranishme. Ai mbron pikëpamjen se ndërtime të tilla ndeshen vetëm në fjalitë e

nënrenditura (këtu afrohet me disa gjuhëtarë të gjuhës shqipe).

5. Pjesorja përbën bazën e strukturave të tjera të pashtjelluara të gjuhës shqipe. Kështu,

studimi i kësaj forme foljore të pashtjelluar ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe gjuhëtërëve të

shumtë, të cilët kanë patur qasje të ndryshme sa i takon aftësisë predikative të saj. Një pjesë e tyre i

njohin aftësinë kallëzuesore të kësaj trajte, ndërsa një pjesë tjetër jo. Pjesorja shihet si formë e

ngurosur, e cila nuk i ka kategoritë e mënyrës, kohës, numrit, vetës dhe të diatezës.

Edhe pse nuk e ka kohën si kategori gramatikore, pasi nuk krijon opozicion formal, pjesorja

e ka kuptimin gramatikor, sepse, duke u përfshirë në klasën e foljeve, e zotëron një karakteristikë të

tillë, e cila i përket kësaj klase. Pjesorja ruan kuptimin foljor: kur përdoret si fjalë më vete dhe

mund të marrë gjymtyrë që shënon vepruesin; kur përdoret me foljet modale do dhe duhet, kur

shërben për ndërtimin e formave foljore analitike dhe sintetike. Atë mund ta përdorim me vlerën e

një kallëzuesi foljor, kallëzues emëror si dhe në fjalitë hipotetike: lidhore, kohore e shkakore, (por

jo si kallëzues i një fjalie të pavarur), kur kjo formë e pashtjelluar ndërton fjali njëkryepërbërëse

pavetore. Pyetje të ngashtrueme vizatue në terr! (Tregtar, Koliqi, fq.67)

Ajo që kemi vënë re në këtë studim, është fakti që kjo formë foljore e pashtjellur, pra

pjesorja gjen përdorim me funksione të ndryshme te të gjithë autorët e lartpërmendur. Është për t’u

vënë në dukje se te Camaj dhe Koliqi ndeshim një denduri dhe larmishmëri më të madhe të kësaj

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

191

forme në funksione të ndryshme. Ndërsa te Kuteli dhe Spasse ndeshim, më së shumti, tipin “me të

bërë / me të ardhur”.

Pjesorja e gjuhës shqipe del në funksione të ndryshme, si gjymtyrë më vete (si gjymtyrë e

dytë; përcaktorë a rrethanorë), si pjesë përbërëse e kallëzuesit foljor dhe emëror, si gjymtyrë

homogjene, si gjymtyrë e veçuar, si dhe në fjalitë hipotetike: lidhore, kohore, shkakore.

Pjesorja ndeshet më tepër në rolin e kallëzuesit të një fjalie të varur: a. lidhore te veprat e Camajt;

b. kohore te veprat e Koliqit dhe c. shkakore te veprat e Spasses.

6. Kjo formë e pashtjelluar kryen funksionin e një kallëzuesi të thjeshtë dhe të përbërë.

Funksionin e një kallëzuesi foljor të thjeshtë të dytë e luajnë edhe pjesorja bashkërenditëse pranë

foljeve të lëvizjes e të gjendjes, që tradita e vonë i trajton si përcaktorë kallëzuesorë të veçuar.

Kjo âsht një poezi / dalë me bimën e parë… (P. “Ngjarje e paharueshme”, Camaj, fq. 63); Grat i

gjet të rrjeshtueme n`odë t`et, të gjitha mbulue kryet me ruba të zeza. (Tregtar, Koliqi, fq. 48).

Një rast i këtyre formave është edhe pjesorja, e cila nuk del mirrfilli, por del në format me të dalë

dhe një të dalë. Tipi me të dalë zakonisht përdoret në fjali të nënrenditura kohore. p.sh: Me të hyrë

çupat me enë në duar,/ ne nisnim e blegërinim të gjithë me një zë, si ata keçat kërthinj / kur u teket

për gji. (Tregime, Kuteli, fq. 82).

Kjo dukuri ndeshet në gjuhën e të gjithë autorëve të studimit tonë, por më shpesh te Kuteli,

Spasse e Marko. Ky përdorim më i shpeshtë në gjuhën e këtyre autorëve mendojmë se është

favorizuar për shkak të përdorimit të lidhores në gjuhën e trevave prej të cilave vijnë edhe Spasse,

Kuteli e Marko. Një përdorim të tillë e ndeshim edhe te Camaj, kjo sepse, pjesë e stilit të tij është

përdorimi i lidhores dendurisht, përkrah paskajores gege. Veçse, në qoftë që tek autorët e

sipërpërmendur nga Jugu trajtave të pjesores, që përbëjnë predikativitet, u përgjigjen kryefjalë

referente (përkatëse), në veprat e shkrimtarit nga Veriu (Camaj), nuk ngjet përherë kështu. Krahas

ndërtimeve të njësive kallëzuesore me pjesore, që kanë në përbërje edhe subjektin, ndeshim edhe

struktura të tilla ku formave të pashtjelluara pjesore nuk u përgjigjet një kryefjalë, megjithëse njësia

ka vlerën e fjalie kumtuese, për shkak se folja – kallëzues e fjalive drejtuese luan rolin e predikatit.

P.sh. Me të pamë të atij vendi, s`do të kishim ma dëshira të tjera. (Karpa, Camaj, fq. 104); Këtu,

folja e fjalisë drejtuese “...s`do të kishim ma dëshira të tjera.”; megjithëse edhe vetë pa kryefjalë

fonetikisht të realizuar (mbasi gjurma flektive... do të kishim ... na tregon kryefjalën përemrore ne),

e cila shërben edhe si subjekt për fjalinë e varur.

Tipi një të dalë përdoret më shpesh në periudha me fjali të bashkërenditura, si: Barijtë / me

një të dukun në skenë / e me një të ulun në tryezat e shtrueme, / e morën në dorë fuqinë mbi Qytezë

/ edhe nga sa ata nuk patën frikë / t’i venë në gojë prodhimet e pandehuna përlyese me murtajën e

tokës. /(Kapa, Camaj, fq. 137);

Një ndër mënyrat e formimit të kallëzuesit të përbërë në gjuhën shqipe është folja dua në të

tashmen e dëftores, veta II, III njëjës e shumës + folje në formën e pjesores. Zakonisht pjesorja në

shqip tregon një veprim në të shkuarën, por kur ajo përdoret me foljet: do, dua, duhet tregon veprim

në pamjen më abstrakte, gjë që e afron me paskajoren. Kjo mund të ndodhë, se ka të ngjarë që

pjesorja e shqipes në një periudhë të hershme mund të ketë qenë një paskajore e thjeshtë, sintetike e

gjuhës shqipe. Operacioni do krye mbrenda një gjysëm ore... (Karpa, Camaj, fq. 166); Kishte bërë

një copë rrugë / pastaj i ra ndër mend / se duhej shkuar në stacion. /(Hasta, Marko, fq.252);

Fjdr.

Fr.

Fjvkh.

Fjvkr.

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

192

Kjo dukuri ndeshet, më së shumti, te Camaj e Marko, më rrallë te Kuteli e Spasse.

Pjesoren e ndeshim edhe te kallëzuesi emëror, i cili shpesh ngatërrohet me kallëzuesin foljor. Ajo

që i dallon këto kallëzues është: kur këpuja vendoset pas pjesores, pa ose me mbaresë të përparme,

kemi kallëzues emëror (Qeni lidhur është), në rast të kundërt kemi kallëzues foljor. Pjesorja në

rolin e kallëzuesit emëror ndeshet shumë rrallë në veprat e këtyre autorëve. Në studimin tim unë

kam ndeshur dy raste, një te Koliqi dhe një te Marko (në veprat e përfshira në këtë studim). Çue,

pra, ishem, si kallzova. (Tregtar, Koliqi, fq.90); Dale të shoh: hapur është dera. (Hasta, Marko, fq.

243).

7. Në funksionin e gjymtyrëve të dyta pjesorja mund të dalë, si përcaktor dhe si

rrethanorë. Pjesorja e gjuhës shqipe njeh disa funksione. Ajo mund të dalë si përcaktor (me

bashkim e me përshtatje, por, në rastin e këtij të fundit, pjesorja është me mbaresë të përparme. –

Libri i botuar u mirëprit.); si rrethanorë: kohe, mënyre. Si përcaktor kjo trajtë e pashtjelluar del e

paveçuar dhe e veçuar.

Përcaktori me bashkim. Një ndër format e të shprehurit të këtij lloj përcaktori është me

pjesore pa mbaresë të përparme. Plaka edhe nën velenxat për ca kohë pëshpëriste lutje, lutje

drejtuar Zotit me dhembje e për mëshirë për Afërditën e pafat dhe për familjen e saj. (Vepra

2,Spasse, fq. 6).

Përcaktor me përshtatje. Në këtë rast pjesorja përdoret gjithmonë me mbaresë të përparme.

Aty pranë një mullari, një grua e veshur me të zeza fliste me një garibaldin. (Hasta, Marko, fq.

276).

Në shembujt e mësipërm pjesorja e veçuar e paranyjëzuar (ose pjesorja me mbaresë) mund të

ndërkëmbehet me pjesoren e paparanyjëzuar (ose pjesorja pa mbaresë), si: Aty pranë një mullari,

një grua e veshur = veshur me të zeza fliste me një garibaldin. Ky është varianti i detyruar i

pjesores, i cili është i ngjashëm me pjesoren e kryer pësore të anglishtes (opened piano; a dressed

ëoman etj.). Pjesorja e këtij konstrukti, pra me mbaresë, për nga forma është e ngjajshme me

mbiemrin, ndërsa për nga kuptimi përkon me pjesoren e mirrëfilltë.

Si rrethanorë, dalin më shpesh format foljore të pashtjelluara paskajore e përcjellore. Por,

ndeshen edhe raste të përdorimit të pjesores në funksion të rrethanorit të kohës (tipi: me të ardhur),

si: Me të hyrë çupat me enë në duar, ne nisnim e blegërinim të gjithë me një zë, si ata keçat kërthinj

kur u teket për gji. (Tregime, Kuteli, fq. 82); Një ditë guxoi t`i kundërshtonte hapur. (Vepra 2,

Spasse, fq. 322); Dridhet dheu kur del kaluar. (Tregime, Kuteli, fq. 38);

Si përcaktor, pjesorja gjen përdorim më të dendur te Koliqi, ndërsa si rrethanorë të Spasse e Kuteli.

8. Me formën foljore të pashtjelluar pjesore paraqiten edhe gjymtyrët homogjene.

Edhe këto të fundit, / tymtue e përblozë prej kandilave vojguri e qirijve dylli, / dukeshin si autentike.

(Karpa, Camaj, fq. 149).

Fjdr.

Fr.

Fjvprc.

Janë homogjenë kallëzuesit foljorë me kryefjalë të përbashkët, të pazgjeruar me kundrina e

rrethanorë. Zbathur e në këmishë rrojti, zbathur e në këmishë vdiq. (Tregime, Kuteli, fq. 294).

9. Gjymtyrët e veçuara mund të ndërtohen edhe me forma të pashtjelluara, të cilat i

ndeshim te veçimi i rrethanorëve dhe te përcaktorët e veçuar. Përcaktori i veçuar me ngjyrim

rrethanor shprehet rrallë me pjesore. Përcaktorët rrethanorë më shpesh fitojnë ngjyrim shkaku (jo të

shprehur me pjesore, por me mbiemra prejpjesor), por nuk janë të rralla edhe:

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

193

- ngjyrimi i kohës - Me të gdhirë (me të gdhirë = sapo gdhiu), / si ikën dhitë e egra me gjithë përç,/

krisi një tërmet i madh, / sikur të paskej ardhur një gjë më e keqe se tellua e priftit të Llëngës./

(Tregime, Kuteli, fq. 113),

Fjdr.

Fr.

Fjvkh. Fjvkh. Fjvmn.

- ngjyrimi i kushtit - Shikue (po të shihej) thjesht nga pikëpamja e metodës gërmuese / Barnatari ia

kish nisë punës mbrapshtë, kundra rregullave arkeologjike./ (Karpa, Camaj, fq. 210);

- ngjyrimi i lejimit - At fytyrë t`âmbël e të njomë, / shikue me mija heresh / (shikue = edhe pse

shikue...),/ e pau papritmas me nji sy të ri. / (Tregtar, Koliqi, fq. 42).

Me ngjyrimin e kohës më shpesh e ndeshim te Camaj dhe Kuteli; me ngjyrimin e kushtit te Camaj

dhe me ngjyrimin e lejimit te Koliqi.

Pjesorja mund të dalë si gjymtyrë e veçuar, si: përcaktor i veçuar i kryefjalës, përcaktor

predikativ i kryefjalës dhe kundrinës, përcaktor predikativ i një emri, konstrukte kohore dhe

shkakor. Nëpër dialogje pjesorja përdoret me vlerën e një fjalie thirrmore ose pyetëse.

Si përcaktor i veçuar i kryefjalës pjesorja del kryesisht si gjymtyrë e zgjeruar. Tani sikush

bënte jetën e vet në konak të vet: hanemi në haremllëk, me të pritur e me të përcjellë zonjat e

parisë; beu, në selemllëk, me ato që dimë e me ato që s`dimë. (Tregime, Kuteli, fq.159) Ka raste kur

bashkërenditen dy pjesore, por në këtë rast mund të mos ketë zgjerim. Në këtë formë kjo trajtë e

pashtjelluar paraqitet sidomos te Koliqi. Edhe si përcaktor predikativ i kryefjalës, pjesorja

ndeshet më shpesh po te Koliqi. E hijeshia / bashkue me energji, në shumicën e fytyrave,/ tregon /

se Shqipnija qe, po, çerdhe luâneshash, por edhe lulishtë hyrinash të pashoqe. (Hija, Koliqi, fq.128)

Kuteli shquhet për përdorimin e pjesores si përcaktor predikativ i kundrinës - Duhet t`i

shkarkoj e t`u shtie tagji e t`ua shpie të zotërve, që ta kem derën çelur për tjetër herë. (Tregime,

Kuteli, fq. 261), ndërsa Spasse dallohet për përdorimin e pjesores si përcaktor predikativ i një

emri të prirë nga parafjala me - Me shumë shokë të tjerë, mbushur me mallin e vendit e të

familjes, ishte nisur që nga Amerika vullnetar për të luftuar për lirinë e Shqipërisë. (Vepra 2,

Spasse, fq.8).

Pjesorja del në konstrukte kohore dhe shkakore, gjithashtu, kjo formë e pashtjelluar

shpreh një përcaktor të veçuar që është afër kuptimisht me fjalinë e varur përcaktore, përdorimi i

të cilave është pjesë e stilit të Koliqit e, në ndonjë rast, edhe e stilit të Camajt e Spasses.

Përfundimisht, qëndrimi ynë lidhur me aftësinë predikative të pjesores, bashkohet me atë të

atyre studiuesve, që pranojnë predikativitetin e kësaj forme foljore, kur ajo i përgjigjet një kryefjale.

Kallëzuesia e pjesores arrihet vetëm kur është e aftë të gjymtyrëzohet me kryefjalën dhe të jetë

realizuar lidhja e marrëdhënia predikative. Në se pranojmë që forma foljore e pashtjelluar pjesore

del në rolin: e kallëzuesit të thjeshtë, e kallëzuesit të përbërë dhe e kallëzuesit emëror, atëherë nuk

ka se si të mos pranojmë aftësinë kallëzuesore të saj.

10. Paskajorja është ajo formë foljore e pashtjelluar ku gërshetohen karakteristikat e foljes

me atë të emrit, duke kryer kështu funksione sintaksore të tyre. Pra, paskajorja del si gjymtyrë

kryesore e fjalisë, si: kryefjalë dhe si pjesë emërore e kallëzuesit. Gjithashtu ajo del edhe si

gjymtyrë e dytë, si: kundrinor i drejtë, përcaktor dhe rrethanor.

Qëndrimet e gjuhëtarëve, qoftë atyre të para Luftës, qoftë të atyre pas, rreth paskajores janë

të ndryshme. Disa e shohin paskajoren si bazë për formimin e formave të tjera të pashtjelluara, disa

të tjerë shohin pjesoren si bazë ndërtuese e formave të tjera. Megjithatë, ajo që është pothuajse e

pranueshme nga të gjithë studiuesit, është ekzistenca e dy trajtave të paskajores: prezentit dhe të

shkuarës, si dhe ekzistencës së një paskajoreje sintetike (si edhe në gjuhët e tjera indoevropiane) të

shqipes, e cila është zhdukur e, që në shqipe është krijuar paskajorja e tipit “me ba”.

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

194

Xhuvani i njeh predikativitetin kësaj forme, si dhe funksionin e kryefjalës (këtë ide

mbështet edhe Floqi) e të kundrinorit, si edhe ajo mund të shprehë fjali: kryefjalore, kundrinore,

mënyrore, shkakore, qëllimore, krahasore, kushtore e rrjedhore. Ilia Dilo Sheperi, pavarësisht

prejardhjes së tij toske, njeh si paskajore tipin gegë me parafjalën me. Ndryshe nga Frashëri dhe

Kristoforidhi, për Sheperin pjesorja shërben për të formuar paskajoren.

Vëmendje e veçantë paskajores iu kushtua pas Luftës, ku studiues të shumtë (Domi, Floqi,

Përnaska, Totoni, Demirai, Çeliku, Topalli etj.), përpiqen të analizojnë kuptimin, përdorimin dhe

funksionin e formave të pashtjelluara, në përgjithësi dhe ato të paskajores, në veçanti.

Pothuajse të gjithë gjuhëtarët, qoftë ato të para Luftës, qoftë ato të pas Luftës, e pranojnë

predikativitetin e paskajores. Për ta, kjo formë e pashtjelluar kryen funksione të ndryshme

sintaksore, si: gjymtyrë kryesore, gjymtyrë e dytë, në ndërtimin e disa foljeve modale, si pjesë e

predikatit foljor, në ndërtime pyetëse, në ndërtime të së ardhmes, në ndërtime kryefjalore,

kallëzuesore, kundrinore përcaktore, kohore, mënyrore, qëllimore, kushtore, krahasore, lejore,

rrjedhimore etj.

11. Paskajorja në funksion të kallëzuesit të thjeshtë ndeshet në marrëdhënie rrethanore e

objektore, kur i përgjigjet një kryefjale të shprehur me një emër a përemër - Pse… me pasë për të

qitë un pushkë, a s`kishe me ma dâ ti mue Nushën a?; (Hija, Koliqi, fq.37). Shpesh kjo formë e

pashtjelluar kryen funksionin e kallëzuesit në struktura pyetëse (ideja e Gabinskit) e nxitëse - Po

për drekë mishin, ku me e marrë?.... (Novela, Migjeni, fq.124); Ç`ironi për të vrarë veten! (Pse,

Spasse, fq.156). Përdorimet më të shumta të paskajores në këtë funksion i ndeshim në gjuhën e

Koliqit dhe sidomos te stili Migjenian.

Paskajorja si kallëzues i përbërë qoftë i formuar me foljet gjysmëndihmëse do, dua, duhet

dhe mund, qoftë me foljet aspektore filloj, zë, nis, marr (me kuptimin e fillimit), vazhdoj, mbaroj,

ndaloj, përfundoj, pushoj etj. del zakonisht në fjali hipotetike, por në ndonjë rast, edhe në fjali të

thjeshta. Unë thashë se duhet të mendosh si na. (Karpa, Camaj, fq. 29). Këto përdorime i ndeshim

vetëm në veprat e autorëve të Veriut, pikërisht në stilin e Camajt, Koliqit dhe Migjenit. Tek autorët

e Jugut paskajorja del e zëvendësuar me lidhoren. Ata nisën të qëllonin aeroplanët. (Hasta, Marko,

fq. 19). Edhe në veprat e Koliqit shpesh ndeshet lidhorja (s’mund t’udhtosh / mund t’i pritte / zu të

kallëzojë / nisi të qesë / nisi të zhdrivillohet, të zgjatohet, të lakohet, të plotohet).

Paskajorja si kallëzues emëror shfaqet në dy forma.

- Kur folja jam nuk i referohet ndonjë kryefjale të veçantë (folja përdoret vetëm në vetën e

tretë njëjës). Në këtë rast nuk ka ndonjë lidhje të fortë në mes të kryefjalës dhe foljes jam,

por lidhja mes kësaj foljeje dhe paskajores është shumë e ngushtë, aq sa nuk mund të

mendohen të shkëputura nga njëra-tjetra.

- Kur kryefjala përshtatet sipas numrit dhe vetës me foljen jam (folja përdoret vetëm në vetën

e tretë njëjës e shumës). Përshtatja e kryefjalës me foljen jam është tregues i një lidhjeje

ndërmejt tyre. Paskajorja e cila kryen funksionin e gjymtyrës emërore të kallëzuesit emëror

mund të tregojë ndonjë karakteristikë të kryefjalës.

Struktura e tyre del e larmishme. Paskajorja zakonisht vjen pas këpujës - Është për t’u adhuruar

dashuria që kanë për familjet e tyre, për kalamajt e tyre, po, kur lëshojnë bomba mbi pullazet e

shtëpive tona dhe vrasin fëmijët e Spanjës, siç vranë fëmijët e Abisinisë, nuk mendojnë fare. (Hasta,

Marko, fq. 69), e herë - herë shfaqet para saj - Për t`u bindë ishte edhe puna se në qytete nuk kishte

mbetë fara e miut: ishin zhdukë si me i pasë përpi dheu. (Karpa, Camaj, fq. 85). Ka raste kur

elementi i parë dhe i dytë i kallëzuesit emëror ndërpriten nga një fjalë tjetër - S`asht zor me marrë

vesht. (Tregtar, Koliqi, fq.14); Gjithësesi edhe në këto ndërtime ruhet funksioni kallëzuesor.

12. Paskajorja, përveçse kryen funksionin e gjymtyrëve kryesore të kryefjalës - S`të binte

ndër mend me shikue edhe nji herë mbas shimshirit! =…që të shikoje... (Tregtar, Koliqi, fq. 43),

dhe të kallëzuesit - Nata âsht me fjetë, jo me këndue… = që të flejmë, jo të këndojmë... (Tregtar,

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

195

Koliqi, fq. 35), në gjuhën shqipe, ndeshet edhe te gjymtyrët e dyta në funksion të përcaktorit, të

përcaktorit kallëzuesor dhe të rrethanorit, përkatësisht si në shembujt që vijojnë:

- Paskajorja në funksion të përcaktorit.Gjykimi i tij për t`ia lexue veprën domosdo, ia prapon kujdo

kureshtinë! (Karpa, Camaj, fq.36);

- Paskajorja në funksion të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës: Qielli i Shkodrës qi aq âmbëlsisht

priret mbi qytet ndër net maji bânte me fluturue mendimet e Lecit. (Tregtar, Koliqi, fq. 35.

Ka raste kur paskajorja në funksion të përcaktorit kallëzuesor, pas foljes “bëj”, del në konstrukte të

prira nga fjala “si, sikur”, në të tilla raste fjalia e varur mund të merret edhe si mënyrore apo

krahasore. S`iu bânte me i besue vetes; i bâhej si m`e pasë zânë ângthi më gjumë. (Hija, Koliqi,

fq.65).

- Paskajorja në funksion të përcaktorit kallëzuesor të kundrinorit, ashtu si përcaktorit kallëzuesor i

kryefjalës, më së shumti del me foljen “bëj”.

Mjekrën me e hjekë / s`ia bante zemra / sepse mbas saj fshihej ma së miri ai vetë me të gjithë të

kaluemen. (Karpa, Camaj, fq. 236);

Fjdr.

Fr.

Fjvkun. Fjvshk.

Topika e shembullit të mësiprm, nuk është e zakonshme. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit

udhëheq fjalinë, në formën e fjalisë së varur kundrinore (Mjekrën me e hjekë), që ndiqet nga fjalia

drejtuese (s`ia bante zemra), prej së cilës varet edhe fjalia e varur shkakore (sepse mbas saj fshihej

ma së miri ai vetë me të gjithë të kaluemen).

- Paskajorja në funksion të rrethanorit ndeshet vetëm si rrethanor i qëllimit, i cili tregon qëllimin e

veprimit: Për ta forcuar më mirë, u tregonte ndonjë ndodhi e ndonjë përrallë. (Vepra 2, Spasse, fq.

119).

13. Si gjymtyrë homogjene forma e pashtjelluar paskajore shfaqet në funksione të

ndryshme, çka do të thotë se ato përmbushin të njëjtat funksione sintaksore. Ato mund të dalin në

raporte kuptimore bashkërenditjeje, duke u bashkuar me lidhje bashkërenditëse e asindentike. - Me

bashkërenditje: Ka shkaqe të ndryshme – vërejti Barnatari – që e shtyjnë njerinë me shkue e me u

mbytë në lumë. (Karpa, Camaj, fq. 101). Për të dhënë raporte veçuese alternimi në mes të

gjymtyrëve homogjene, përdoren të përsëritura disa ndajfolje, si ca...ca: Në këtë mes, në Çukë

kishin ardhur edhe katër a pesë burra të tjerë, ca për të pritur radhën e ca për të shkuar kohën.

(Tregime, Kuteli, fq. 280).

- Asindentike: Unë ia mbylla derën teme me reze mos të hyn / me ma fikë kët dritë, / me ma ngri

kët shpirt, / me ma dridhë për ndjesinë tjetër, / me ma joshë me andërr të vjetër. (Vargje & Novela,

Migjeni, fq. 37).

Kryesisht, paskajoren, si gjymtyrë homogjene, e ndeshim në formën e kryefjalëve, kallëzuesve,

kundrinorëve, përcaktorëve kallëzuesorë e rrethanorëve.

- Kryefjalët merren si homogjene, kur i referohen së njëjtit kallëzues ose kallëzuesve të përbashkët

homogjenë. Pse a nuk të duket burrni me dalë e me thânë, kur vrasa ka mbetë në terr: (Hija,

Koliqi, fq.68); Dhe e dinte se duhet me thirrë mjekun, me ble barna, me i ba Lilit minestër për me

ngranë, me pimë limonadë në vend t`ujit kur ka zjarrmi, me u veshë trashë kur del përjashta, të

gjitha këto i din e ama e Lilit, i ka mësue te zotnia kur, si vajzë ishte shërbëtore, por… (Vargje &

Novelat, Migjeni. fq.156);

- Kallëzuesit homogjenë të shprehura me paskajore:

Sa i takon çështjes së kallëzuesisë, gjuhëtarët kanë mendime të ndryshme. Një pjesë e tyre pranojnë

si kallëzues homogjenë foljet që kanë të njëjtën a të njëjtat kryefjalë. Të tjerë gjuhëtarë mohojnë

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

196

qenien e kallëzuesve homogjenë dhe i marrin si fjali të ndryshme të bashkërenditura e asindetike.

M`e e lânë krejt rakin, me i thânë lamtumirë mejhânës përgjithmonë… (Tregtar, Koliqi, fq.83); Me

pasë xanë un marak në nji vajzë e me dashtë m`e marrë, ça kishte me thânë ti, Palush? (Hija,

Koliqi, fq.119).

- Janë homogjene kundrinat e drejta dhe të zhdrejta pa parafjalë që i referohen të njëjtit kallëzues.

Donte me hypë mbi atë mur e me ngrânë aso kumbullash të verdha. (Tregtar, Koliqi, fq.77); Edhe

atëherë e thershin përmbrênda të brémet e zêmrës, por gjithmonë shpresonte m`u qortue, m`u lirue

nga robnija e vesit, m`u urtue. (Tregtar, Koliqi, fq.83); - Përcaktorë kallëzuesorë homogjenë të shprehura me paskajore:

Hija në djep nuk ishte lugat, po shpend i zi që përpiqej me nxjerrë nga djepi sendet dhe me i marrë

me vete. (Karpa, Camaj, fq. 196).

- Edhe përcaktorët janë homogjenë kur janë në të njëjtat raporte me të njëjtën fjalë të përcaktuar,

duke u bashkuar me lidhëza ose asindetikisht. … Domosdo, kjo shtëpi kish edhe oborr me portë të

madhe, kish edhe dyer për të hyrë e për të dalë, kish odë e ahurë, vatër, mashë, kaci…(Tregime,

Kuteli, fq. 322)

- Rrethanorët janë homogjenë kur i referohen se njëjtës fjalë dhe kanë përmbajtje semantike të

njëjtë. E vura në një furrë për të mbushur ujë, për të çarë dru, për të ndezur zjarr, për të zënë

brumë. (Tregime, Kuteli, fq. 297).

14. Si gjymtyrë e veçuar paskajorja del vetëm si rrethanor. Rrethanori i veçuar i shprehur

me paskajore tregon qëllimin e veprimit të shprehur prej foljes-kallëzues. Funksionalisht, është i

ngjajshëm me fjalinë e varur qellimore dhe në të gjitha rastet, ka të njëjtin subjekt me fjalinë

drejtuese. Këtë formë e gjejmë kur duam të spikatim një rrethane, e cila zgjerohet edhe me një

rrethanor të shprehur me një formë të pashtjelluar. Kjo gjendet zakonisht para kallëzuesit. Për me

qenë të lumtun, na mjafton kjo tokë që kemi, veç duhet ta punojmë e… (Vargje & Novela,Migjeni

fq. 106).

Po të vëmë re me kujdes, përdorimet e paskajores në funksionin e gjymtyrës së veçuar (rrethanor i

veçuar) dalin në konstruktin e paskajores për të + pjesore dhe rrallë ndeshet në konstruktin për me

+ pjesore kryesisht tek autorët e Veriut.

Paskajorja në funksion të rrethanorit të veçuar del edhe në pozicionin e ndërvendosur: Vetëm ai

burri i përcëlluar u vonua edhe pak, duke soditur vendin, për të tiposur diçka në tru, pastaj u

largua ngadalë, po me çap ushtaraku. (Tregime, Kuteli, fq. 316).

Pra, ajo që vëmë re është fakti se në këtë funksion paskajores del vetëm si rrethanor i veçuar dhe

funksionalisht është sinonimik me fjalinë e varur qëllimore. Ky përdorim ndeshet kryesisht tek

autorët e Jugut, por, ne ndonjë rast edhe te Camaj e Migjeni, gjë që tregon se këta autorë, përveç

paskajores gege, kanë përdorur mjaft edhe atë normative.

15. Forma e pashtjelluar përcjellore si edhe format e tjera është studiuar nga shumë

gjuhëtarë, të cilët e përkufizojnë sipas këndvështrimeve të tyre. Ajo që vëmë re, është fakti se

thuajse të gjithë studiuesit njohin funksionin predikativ të përcjellores. Ata mbështesin idenë e

kallëzuesisë së përcjellores në kuadrin e periudhës me fjali të bashkërenditur dhe të nënrenditur.

Përcjellorja del në marrëdhënie bashkërenditëse numërimi, rrjedhimore e sqaruese. Ndërsa në

periudhën me nënrenditje vihet re në fjalitë e varura: kohore, kushtore, mënyrore, shkakore e

kallëzuesore. Këtë konkluzion e mbështesin në aftësinë e formës së pashtjelluar përcjellore për të

treguar një veprim dytësor që plotëson kuptimin e një foljeje tjetër, apo që shoqëron një veprim

tjetër kryesor.

Subjekti i foljeve, pra, subjekti i veprimeve të emërtuara nga folja kryesore dhe nga

përcjellorja është i njëjtë ose i ndryshëm. Me subjekt të njëjtë: Tue hangër e tue pi musht apo venë

të re, shmirjakët morën shpotinë me u shpotitë ndërveti. (Karpa, Camaj, fq. 137). Me subjekt të

ndryshëm: Me ecë me katër hapa dy e dy, unë ti e vera vetë! Oh, Borë-Bora, tue u pasqyrue bota në

pasqyrën e fantazisë, sendet reale zmadhohen ose zvogëlohen. (Karpa, Camaj, fq. 79).

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

197

Kur subjekti i veprimit është i njëjtë ai shprehet: me një emër, përemër, ose kuptohet nga

mbaresa e foljes kryesore. Kjo e fundit zë vendin më të madh krahasuar me dy rastet e para, në

krijimtarinë e Camajt.

Përcjellorja, në struktura të përbëra kryen funksion sinonimik me atë të fjalisë së varur

kohore e mund të shprehë marrëdhënie njëkohësie. Vlen të përmendet fakti se ka raste kur

marrëdhëniet kohore të përcjellores së kohës nuk dalin të pastra, por të shoqëruara me ngjyrime

shkaku, mënyre, kushti etj. e, në ndonjë rast, të ngjashme me raporte bashkërenditjeje. Zakonisht

ajo del e veçuar, por sidomos kur ndodhet para foljes drejtuese. Duke hapur krahët, ceka mirë në të

dy anët. (Nata, Marko, fq. 73).

Forma e pashtjelluar përcjellore del edhe në marrëdhënie kusht-pasojë, ku përcjellorja

shpreh kushtin e folja drejtuese pasojën. Ndoshta tue u argëtue me ndoj vajzë tjetër, natyrisht pak

të bukur, do ta harroj (e ardhme) Lilushën… (Vargje & Novela, Migjeni, fq.141).

Përcjellorja në funksion mënyror është sinonimike me një ndajfolje mënyre ose me fjalinë e

varur mënyrore, shoqërohet me një kundrinor të drejtë a të zhdrejtë apo edhe nga një rrethanor, del

edhe si gjymtyrë e veçuar si dhe në konsnstrukte homogjene, të cilat lidhen me lidhëza dy a më

shumë gjymtyrëshe. Një karakteristikë tjetër e përcjellores është se shpeshherë paraprihet nga

pjesëzat vetëm, pothuajse, gati etj. Një ndërtim mjaft interesant i përcjellores mënyrore është kur

ajo ndiqet nga lidhëza krahasore si + emër. Kjo, mendojmë se e qartëson më tepër mënyrën e

kryerjes së veprimit të përcjellores. Kështu thërrisnin fëmijët, duke kërcyer si shqerra nëpër

lëndina. (Vepra 2, S, fq.69.

Me funksion përcaktore; Syt iu turbulluen / e si nëpër mjegull të dêndun pau të dashunin /

tue ardhë gëzueshëm në pjekje, / pa e mêndue asnji fije rrezikun. (Hija, Koliqi, fq.122). Me

funksion kallëzuesor përcjellorja del në konstruktin jam + përcjellore. Ky ndërtim përdoret në fjali

të thjeshta e të përbëra. Një prej tyre është edhe fjalia e përbërë kallëzuesore. Shembuj të tjerë të

predikativitetit të përcjellores në këtë konstrukt ndeshim edhe në fjali të nënrenditura kundrinore e

kohore, të cilat janë më të rralla në veprat e studimit tonë. Gjithsesi, ato ndeshen në veprat e Camajt.

16. Forma e pashtjelluar përcjellore shpreh edhe kallëzuesin e thjeshtë. Në këtë funksion,

përcjellorja shpreh një veprim dytësor pranë veprimit të foljes së shtjelluar, e cila mund të

ndërkëmbehet me një trajtë foljore të shtjelluar të bashkërenditur: U përkul për të dalë jashtë dhe

pati përshtypjen se gjindej në satelit mes qiellit e dheut, mes dy rëmoresh, njena mbrendë dhe tjetra

jashtë.

Forma e pashtjelluar përcjellore ndeshet te kallëzuesi i përbërë, kur, ky i fundit, është

formuar nga folja vij në format kohore të dëftores dhe nga përcjellorja e një foljeje të diatezës

vetvetore që shpreh një veprim në rritje progresive: Pas tij vinin duke qarë dy fëmijë të vegjël, të

zbathur. (Tregime, Kuteli, fq. 267).

17. Kjo formë del edhe te gjymtyrët e dyta në funksion të rrethanorit të kohës, mënyrës, e

shkakut përkatësisht: Tue mêndue mërzinë e gjatë të verës, pa dalë kurrkah, ndryj njaty në shtëpi,

fshânte e shtërngonte grushtat. (Hija, Koliqi, fq.92); Kështu thërrisnin fëmijët, duke kërcyer si

shqerra nëpër lëndina. (Vepra 2, Spase, fq. 69); E fëmitë, tue pamë (për shkak se shihnin), prindët

e tyne të gëzuem, gëzoheshin dhe ma tepër. (Vargje & Novela, Migjeni, fq. 102); të përcaktorit

(Gurët tue i shkëputë ma lehtë vendit i binin papritmas në gjuj e kambë dhe e lëndonin. (Karpa,

Camaj, fq. 205), të përcaktorit kallëzuesor (E tue u sjellë prej katunarit: - Mirë se të gjetme, i zoti i

shtëpis – ia bâni tue qeshë. (Tregtar, Koliqi, fq.55).

18. Shfaqja te homogjenia e gjymtyrëve del në funksione të ndryshme. Gjymtyrët

hëmogjene të shprehura më përcjellore dalin me marrëdhënie bashkërenditjeje numërimi,

rrjedhimore e sqaruese përkatësisht: Ja disa gra, duke punuar në avlëmend, të tjera duke tjerë lesh

e duke qëndisur; ja disa grykas duke lëruar arat e duke korrur; ja disa edhe një përmortje; është

varrimi i xha Stefit, njërit nga pleqtë më të nderuar të fshatit. (Vepra 2, Spase, fq. 170); A e mêndon

ndoji fije, apë, se, mbas njizet vjetsh qi rrij nëpër shkolla, tue zânë e tue mësue, ajo s`â mâ jetë për

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

198

mue? (Hija, Koliqi, fq.25); Qëndronte i kërrusur në një postiqe duke pirë duhan dhe duke lëvizur

vetëm kokërdhokët e syve. (Nata, Marko, fq. 226). Po ashtu ajo del edhe në mënyrë asindete

Fshatarët tërë ditën e kalojnë duke punuar në arë, duke mbartur dushk, shkarpa e dru nga mali.

(Vepra 2, Spase, fq. 124). Përcjellorja si gjymtyrë homogjene del e larmishme në funksion të

gjymtyrëve të dyta: të rrethanorit të kohës, të shkakut dhe të përcaktorit.

19. Gjymtyrët e veçura me formën e pashtjelluar përcjellore shprehen vetëm me

përcaktorë, të cilët janë të njëjtë me fjalinë e varur përcaktore përshkruese (Gurët, tue i shkëputë

ma lehtë vendit, i binin papritmas në gjuj e kambë dhe e lëndonin. (Karpa, Camaj, fq. 205); dhe

rrethanorë që tregojnë një veprim dytësor, i cili shoqëron veprimin e foljes kallëzues dhe që kryhet

njëkohësisht me të.

20.Sintaksa poetike e Martin Camajt na sjell jo vetëm ndërtime aq mbresëlënëse, por edhe

rrethana gjuhësore ku një apo disa njësi predikative vishen me funksione të ndryshme, vështruar në

struktura dyshe (fjali drejtuese/ fjali e varur), sipas situatave të kumtimit.

Në mjaft raste, forma të pashtjelluara paskajore gege, marrin vlerë kallëzuesore në poezinë e

Camajt, ku dy frazat kanë në përbërje njësi predikative të pashtjella, duke kombinuar sindetizmin

me asindetizmin, si: Ti// që ke nxanë prej meje//me shijue,...: Mëso// me kërkue pemën// (V-2, f.

64).

Siç është vënë në dukje gjatë kësaj paraqitjeje të gjuhës poetike, krijimtaria në vargje (edhe

proza) e M.Camajt, dallon në mënyrë të veçantë në përdorimin e njëkohshëm të trajtave të lidhores

e të paskajores gege, për të shprehur marrëdhënie qëllimore midis përbërësve të frazës, si në

modelin më poshtë: Do të kthej // me të pa, // o e Mira,//....do të prirem // të preki buzën tande... (V-

2, f. 98)

Për shkrimtarin Martin Camaj duhet thënë se në krijimtarinë e tij, në prozë e poezi, lidhorja

me paskajoren gege këmbejnë njëra – tjetrën, sipas zgjedhjes që bën autori në situata të ndryshme

shprehësie, mbasi ato nuk dalin sinonimike, por bartin në vetvete ngarkesa stili dhe karakterizime

gjuhësore, në një rrafsh të tillë siç është sintaksa e vargjeve, sidomos, por edhe në prozën e lirë

tregimtare

Camaj është ndër të rrallët shkrimtarë që përdor funksionalisht pjesoren e ndjekur nga

paskajorja gege, me vlerë predikative, për të shprehur marrëdhënie shkakore, kohore, si në

shembullin vijues: Shtrëngue me qitë kryet, nxori edhe kambët përjashta e mori me ecë nëpër vathë

pash më pash para edhave të trembun. (Krahaso: Mbasi qe shtrënguar me qitë kryet...meqenëse u

shtrëngue me qitë kryet...)

Kjo thyerje sintakse, jo rrallë, në frazat poetike të kësaj proze nis me ndërtime të zhdrejta

midis përbërësve sintaksorë në nivel njësish predikative, ku bien në sy fjalitë e pashtjelluara. Në se

provojmë që vargun e trajtave foljore të pashtjelluara ta kthejmë në folje vetore, përndryshe të

mënyrës lidhore, nuk është e vështirë të dallojmë humbjen në shprehësi të të gjithë strukturës.

Prandaj, kemi mendimin se kufizimi i predikativitetit që u është bërë formave të pashtjelluara, vjen

tepër i zgjeruar dhe do të jetë mjaft pozitive që të ngushtohet në shkallë të lartë, pa qëndruar në këtë

“sakrificë” gjuhësore, për shkak të mospërdorimit të paskajores së variantit të shkruar më të

përparuar të gegërishtes.

21. Është karakteristikë e gjuhës së Koliqit që trajtën e pashtjellë të paskajores gege e përdor

në dy forma: “për të + pjesore” dhe “me + pjesore”, duke patur dendurinë më të madhe trajta e

parë.

Vërehet te poetika koliqiane se, krahas paskajoreve gege, jo aq të dendura sa te

bashkëkohësit e tij, “bashkëjetojnë” lidhorja, forma e së ardhmes së përbërë “kam me ba” me atë të

thjeshten (do të baj), me një pasuri vetjake të mjeteve të lidhjes sintaksore, sidomos për fjalinë e

varur kohore (mbasi qi), si ngjet në një pasazh te poezia

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

199

Poezia “Roja e shpis” (f. 246 e vëllimit 1),është organizuar sintaksorisht edhe ku e vetmja frazë zë

21 vargje, ndër të cilat, format e pashtjelluara “me zbritë”, “tue t’njoftun”, “me i shtimë”, “t’u

andrruemun”, “tue valvitun”; apo e ardhmja e përbërë e dialektit gegrisht “ka me t’përshndetë”,

“ka me t’njoftun”, “ka me vlue”, etj., dalin me kallëzuesí

Në poemën “Kangjelet e Rilindjes” kemi një laryshi formash të pashtjelluara (përfshirë

këtu paskajoren gege - m’u ritun, por edhe formën për me pritun, pjesoren zbritun, lulzue

(zakonisht pjesorja del në fjali eliptike), përcjelloren gege n’gjuj tue m’ulun ,) të cilat krijojnë një

mozaik të këndshëm jo vetëm të formës gjuhësore, por edhe të përmbajtjes së saj. Po ashtu

interesant është edhe përdorimi i lidhores me pamundësi zëvendësimi me paskajoren në vargun që

vijon: t’thuesh Nauzika e Arbënit, e cila nuk mund të zëvendësohet me konstruktin paskajor “si me

thanë Nauzika e Arbënit.

23. Lidhur me përdorimin e trajtave të pashtjelluara në funksione predikative, përndryshe, të

paskajores, në pjesën më të madhe të rasteve, Migjeni shtie në punë format e lidhores, që e bën

shkrimtarin tonë si përfaqësues ndër më të përparuarit krijues të kohës.

Por, kur ndodh që autori ynë, veçanërisht gjatë frymëzimit poetik, u kthehet ndërtimeve me fjali të

pashtjelluara, siç edhe quhen sot në literaturën moderne gjuhësore, sa herë fjalitë fitojnë kallëzuesi

me trajta të tilla, te Migjeni, në verbin e gegërishtes, ato dalin natyrshëm, funksionalisht finale, të

pazevëndësueshme, si mund të ndiqen vargjet më poshtë, nga poezia “Kangë më vete”, ku njësia e

tretë predikative, ndërtuar me lidhore, vjen e plotësohet prej përbërësve kallëzuesorë, madje edhe

homogjenë.

Nëse provojmë të bëjmë zëvendësimin me lidhore, fraza nuk e ruan finalitetin, që jep një model

“bashkëjetese” të standardit sot me një prurje formale jashtë tij. Por marrëdhëniet sintaksore,

shprehur me paskajore, nuk kufizohen vetëm në fjalitë qëllimore; ato zgjerohen edhe në të tjera

raporte, deri edhe në ato kushtore.

Ndonëse rrallë, tek krijimtaria e Migjenit, në prozë e poezi, na dalin edhe format e përcjellores,

krahas paskajores me formantin “për”, ashtu edhe ndërtime emrash asnjanës prejfoljorë.

Ndonjëherë, në poezinë e thekshme të poetit mblidhen trajtat e lidhores, bashkë me format e

pashtjella: paskajore dhe përcjellore, që lexohen pa ndierë një shmangie sistemore.

Në krijimtarinë letrare, në prozë e poezi, të Migjenit, është edhe përdorimi i tri formave të

paskajores gege: me luftue, me thanë, me bamun; paskajores dytësore të shqipes së përbashkët: për

të ndërtue, për të marrë dhe një formë të përzier të dy formave të mësipërme: për me luftue. P.sh. e

çuem grushtin për me luftue/ndër lufta të reja/dhe me fitue (Të birtë e shekullit të ri); Lypësi

shtërngon dhambët për t’a ndalë gjuhën, e cila ishte gati të kalojë kufinin e njerëzisë. (Zoti të

dhashtë).

Në të gjitha njësitë sintaksore të kryeveprës poetike “Poema e mjerimit”, ndër 100 folje-kallëzues

në format vetore, ka vetëm 6 raste të përfaqësimit predikativ me trajta të pashtjelluara, që dalin

natyrshëm në indin e vargjeve, duke mos dalluar shmangie që ndikojnë në shprehësinë gjuhësore

dhe letrare., te “Kangët e pakëndueme”, gjithë ngrehina poetike peshon mbi 16 folje vetore dhe 5

të tjera të pashtjelluara, kurse tingëllima “Kanga e rinis”, që prej dekadash ka personifikuar

Migjenin dhe ka bërë që autori të quhet “poeti i rinisë”, ka 27 folje, ndër të cilat vetëm 1 (me

dashnu) në formë të pashtjelluar. Kjo prirje morfosintaksore e dallon dhe e vë në ballë të

bashkëkohësve të vet Migjenin sa i përket dukurisë së paraqitur këtu.

Edhe në prozë, përdorimi i formave të pashtjella, në raport me lidhoret, është më i pakët, që tregon

se shkrimtarët e kohës së autorit tonë, e kanë përvetësuar dhe përqafuar tashmë këtë risi të shqipes,

por, ndërkohë, sjellin natyrshëm edhe modele strukturore me trajtat pa vetë, siç janë foljet e

pashtjelluara.

24. Gramatikat e shkollave parauniversitare, përpos çështjeve të tjera gramatikore, një vend

të rëndësishëm u kushtojnë edhe formave të pashtjelluara dhe funksioneve të tyre. Këto libra e

njohin predikativitetin e formave të pashtjelluara, kur ato hyjnë në marrëdhënie dhe lidhje

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

200

kallëzuesie me një kryefjalë. Në to vihet në dukje se të gjitha këto forma kanë në bazë pjesoren e

vetëm kjo e fundit nuk ka asnjë kategori gramatikore, format e tjera kanë kategorinë e diatezës.

Funksionet e përcjellores janë mënyrore, kohore, kushtore etj. Mohorja përdoret në funksionet:

kallëzuesore, kohore, mënyrore e kushtore. Paskajorja, përveçse kryen funksione të ndryshme

qëllimore, përcaktore e kallëzuesore, ajo mund të ndërkëmbehet me forma të mënyrës lidhore.

Forma e tipit me të ardhur përdoret vetëm në funksion kohor dhe mund të ndërkëmbehet me forma

të mënyrës dëftore ose lidhore.

Në këto libra trajtohen edhe funksionet e këtyre formave si gjymtyrë të dyta. Kështu pjesorja

kryen funksionin e përcaktor kallëzuesor të kryefjalës dhe kundrinorit. Paskajorja përdoret edhe si

përcaktor me bashkim, edhe si përcaktor kallëzuesor. Përcjellorja del në funksionin e rrethanorit të

kohës, të shkakut. Me mohore shprehet rrethanori i kohës dhe i mënyrës. Me paskajore shprehet

rrethanori i qëllimit.

25. Paskajorja gege, me format e larmishme të përdorimit të saj vetëm mund ta pasurojë

gjuhën letare shqipe. Besoj se, për të gjithë, një paskajore e tillë është element i domosdoshëm dhe

dobiprurës, për vetë pasurimin e sistemit foljor të gjuhës sonë, për funksionet e shumta sintaksore

që ajo mbulon dhe për vetë nevojat praktike të gjuhës sonë.

Në lidhje me çështjen: A mund të pranojë sistemi i shqipes letrare format e paskajores, mendimi im

personal, pavarësisht dëshirës, është se e prish sistemin dhe askush nuk ka dëshirë ta rrëzojë atë,

pasi pasojat do të jenë të pariparueshme, por gjithmonë, në se ndodh pranimi i disa formave, siç

është rasti i foljeve pa mbaresa, si: sjellë, marrë, dhënë etj, mund të futet shkallë-shkallë, pa e

dëmtuar atë.

Për të përmbushur dëshirën për zgjerimin e bazës dialektore të shqipes letrare, nuk duhet ndërhyrë

në strukturë, e cila përbëhet nga mikro dhe makrosistemet, ndërhyrjet prishin sistemin.

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

201

Bibliografi

1. Agalliu, Fatmir: Çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe,

Tiranë 1988.

2. ASHRPSSH: Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare

shqipe, III, Sintaksa e periudhës =2=, Tiranë, 1972.

3. ASHRPSSH: Fonetika dhe gramatika e gjuhes së sotme letrare

shqipe, Tiranë 1976.

4. ASHRPSSH: Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare

shqipe, II, (Morfologjia), Tiranë, 1976..

5. ASHRPSSH: Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare

shqipe, III, Tiranë, 1976.

6. ASHRSH: “Aleksandër Xhuvani”, Tiranë, 1980.

7. ASHSH, IGJL: Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 1995.

8. ASHRSH, IGJL: Gramatika e gjuhës shqipe II, Tiranë, 1997.

9. ASHSH: Gramatika e gjuhës shqipe, 2, Tiranë 2002.

10. Beqiri, Xhavit: Stili dhe gjuha e Martin Camajt, AIKD, Prishtinë,

2007.

11. Bokshi, Besim: Shqipja në etapën e sotme, Botime Albanologjike,

Politikat e përmirësimit dhe pasurimit të standardit,

Tiranë, 2011.

12. Bokshi, Besim: Pjesorja e shqipes (Vështrim diakronik), Prishtinë,

1998.

13. Bonnard, H: Grammaire française des lycées et collèges por toutes

classes du second degré, 1974.

14. Camaj, Martin: Albanian Gramar ëith exercises, chrestomathy and

glossaries. Collaborated on and translated by Leonard

Fox, Otto Harrassoëitz – Ëeisbaden, 1984.

15. Cipo, Kristo: Sintaksa, Instituti i Shkencave, Tiranë, 1952.

16. Çeliku, Mehmet: Sintaksë e gjuhës shqipe (Përbërësit sintaksorë),

Tiranë, 2012.

17. Çeliku, Mehmet: Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme

shqipe, Tiranë 2010.

18. Demiraj, Shaban: Gramatika e gjuhës shqipe për shkollën pedagogjike,

Tiranë, 1971.

19. Demiraj, Shaban: Morfologjia historike e gjuhës shqipe (Pjesa II),

Tiranë, 1976.

20. Demiraj, Shaban: Morfologji e gjuhës së sotme shqipe, (dispensë, pj. II),

Tiranë, 1961.

21. Demiraj, Shaban: Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe (dispensë),

Tiranë 1963.

22. Demiraj, Sh; Harito, L; Lafe, V; Jashari, A; Libri i Gjuhes Shqipe 2, (Maket), Për shkollat e mesme pedagogjike dhe të gjuhëve të huaja, Tiranë, 1988.

23. Domi, Mahir: Gramatika e gjuhës shqipe. Pjesa e dytë. Sintaksa.

Tiranë, 1954.

24. Domi, Mahir: Sintaksa e gjuhës shqipe, Dispencë, Tiranë, 1966.

25. Domi, Mahir: “Mbi funksionin sintaktik të ndërtimeve me trajtat

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

202

foljore jovetore”, dorëshkrim i mbajtur në Seminarin e

Parë Kombëtar për Çështjet e Gramatikës së Gjuhës

Shqipe, Tiranë,1967.

26. Domi, Mahir: Sintaksa e gjuhës shqipe II, Dispencë, Ribotim,

Prishtinë, 1971.

27. Domi, Mahir: Sintaksa e gjuhës shqipe, bot. III, 1975.

28. Domi, Mahir: Dukuri të zhvillimit të strukturës sintaksore të gjuhës

sonë letrare të sotme, Studime filologjike,1984.

29. Domi, Mahir: Studime sintaksore, vepra I, Tiranë, 2013, Kristalina

KH.

30. Dhima, Thoma: Në tekstin universitar “Gjuha shqipe- Sintaksa”,

Gjirokastër, 2010.

31. Elezi, P. & Dodbiba, L.: Gramatika e gjuhës shqipe, Pjesë e parë, Fonetika-

Morfologji, Teksti për kl. V-VI, Botim i tretë, Tiranë,

1962, fq. 214

32. Floqi, Spiro: “Periudha me fjali të varur kryefjalore”, S. F 3, 1965.

33. Floqi, Spiro: Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me fjali

të varur në shqipen e sotëm, Konferenca e parë e

studimeve albanologjike (15-21 nëntor 1962), Tiranë,

1965.

34. Floqi, Spiro: Disa tipe semantiko-strukturore të periudhës me

fjalitë varur, S.F.3/1967.

35. Graffi, Georgio: Sintaksa, Tiranë 2003.

36. Hahn,Georg von: Albanesische Studieh, Heft II, 1854.

37. Islamaj, Shefkije: Gjergj Fishta-Gjuha dhe stili II, Prishtinë 2012.

38. Jakobson, Roman: Ogledi iz poetike, “Prosveta”, Beograd 1978.

39. Joseph, Brian D: The synchrony and diachrony of the Ballkan

infinitive, (botim I Universitetit të Kembrixhit), botim i

parë, 1983.

40. Kadare, Ismail: Migjeni, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë,

1988.

41. Kelmendi, Tafil: Funksionet sintaksore të ndërtimeve me paskajore në

gjuhën shqipe, shkollave tetëvjeçare, Prishtinë 1955.

42. Kolgeci, S. Sintaksa e gjuhës shqipe për klasën e VII dhe VII të

shkollave tetëvjeçare, Prishtinë 1955.

43. Kostallari, Androkli: Gjuha e sotme letrare shqipe, Tiranë 1973.

44. Lafe, V; Buxheli, L; Basha, N; Libri I Gjuhes Shqipe 1, (Pjesa e dytë), Për shkollat e mesme, Tiranë, 1977.

45. Leka, Ferdinand: Fjalor i termave të letërsisë, Infobotues, Tiranë, 2013.

46. Lloshi, Xhevat: Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Albas,

Tiranë, 2005.

47. Mancaku, Seit: Ndërtime me foljet modale mund dhe duhet te Gjon

Buzuku, S.F 3, 1979.

48. Mansaku, Seit: Ndërtimet me foljen ndihmëse kam + paskajore te

autorët e vjetër, S.F, 2, Tiranë, 1980.

49. Mancaku, Seit: Gjuha jonë 1-2, Tiranë, 2002.

50. Mansaku, Seit: Disa veçori morfo – sintaksore të librit të parë në

gjuhën shqipe, S.F 1-2, Tiranë,2001.

Page 203: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

203

51. Meyer, Gustav: Kurzgefasste albanesche Grammatik, Lajpcig, 1888.

52. Mëniku, Linda: Konektorët e tekstit në gjuhën shqipe (monografi),

ALBAS, Tiranë, 2014.

53. Mëniku, L; Petro, R; Jubani, A: “Gjuha shqipe 10”, Albas, Tiranë, 2016.

54. Myderizi, Osman: Garmatika e Re e Shqipes, Vellimi I, Fonologji –

Morfologji, Tiranë, 1944.

55. Petriti, Koci: Në poetikën e Martin Camajt, Tiranë, 1997.

56. Përnaska, Remzi: Gramatika e gjuhës shqipe 2 për shkollën

pedagogjike, Ribotim, Tiranë, 1975.

57. Përnaska, Remzi: Gramatika e gjuhës shqipe 2, Tiranë, 1973.

58. Përnaska, Remzi: Libri i gjuhës shqipe 4 për shkollat e mesme

pedagogjike, Maket, Tiranë, 1986.

59. Përnaska, Remzi: “Gjuhësi…gjuhësore” 2, Maluka,Tiranë, 2015.

60. Përnaska, R; Jashari, A; Harito, L; Bubani, L; Dako, N; Babrati, S; Libri i Gjuhes Shqipe

3, (Maket), Për shkollat e mesme pedagogjike dhe të

gjuhëve të huaja, Tiranë, 1988.

61. Përnaska, R; Jashari, A; Harito, L; Bubani, L; Dako, N; Babrati, S; Libri i Gjuhes Shqipe

4, (Maket), Për shkollat e mesme pedagogjike dhe të

gjuhëve të huaja, Tiranë, 1988.

62. Pipa, Arshi: Poezia dhe poetika e Martin Camajt, në M.Camaj,

Vepra-4, Onufri, Tiranë, 2010.

63. Pipa, Arshi: Le mythe de l’Occident fans la poezie de Migjen,

(artikull), botuar në “Südost-Forschungen.Band XXX,

1971.

64. Prifti, Stefan: Sintaksa e gjuhës shqipe për Institutet Pedagogjike

dyvjeçare, Tiranë, 1962.

65. Prifti, Stefan: Sintaksa e gjuhës shqipe, Prishtinë, 1971.

66. Riza, Selman: Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore,

Tiranë, 1994.

67. Rrota, Justin: Sintaksa e Gjuhës Shqipe për klasat II, III, IV të

shkollave të mesme, Shkodër, 1944.

1970.

68. Sheperi, Ilia D: Gramatika dhe sindaksa e Gjuhës Shqipe, Vlorë,

1927.

69. Taçe, Durim: Fjalor i kritikës moderne, Toena,Tiranë, 2000.

70. Topalli, Kolec: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, Botimet

Albanologjike, Tiranë, 2011.

71. Topalli, Tefë: Sintaksa e fjalisë, Shkodër, 2011.

72. Topalli, Tefë: Kërkime gjuhësore 1, Gjergj Fishta, Lezhë, 2011.

73. Topalli, Tefë & Haxhi, Artan: Disa vlera gjuhësore të botimit të veprës së Migjenit

nga Gjovalin Luka, 1954; Seminari VI Ndërkombëtar

“Shkodra në shekuj”, Nëntor, 2005, Vëll. II, 2006.

74. Totoni, Minella: Si duhet kuptuar njësia themelore sintaksore? SF,

2, 1970.

75. Totoni, Minella: Kallëzuesi në shqipen e sotme letrare, SF, 1, 1978.

76. Totoni, Minella: Sintaksa e gjuhës shqipe (Fraza e përbërë), UT,

Arbëria, Tiranë 2012.

77. Totoni, Minella: Si duhet kuptuar njësia themelore sintaksore? SF, 2,

Page 204: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I ...‹-DOKT... · Migjenit janë ndërtuar sipas tekstit universitar ... Për të realizuar këtë punim janë vjelë

204

Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010.

78. Xhuvani, Aleksandër: “Sintaksa shqip pjes’ e dytë për klasët e ulëta të

shkollavet të mesme”, Tiranë, 1938.

79. "http://sq.ëikipedia.org/ë/index.php?title=Rreth_infinitivit_(paskajores)_të_Shqipes&oldid=

1204489" .

80. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Sterjo_Spasse.

81. https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Petro_Marko

Veprat e vjelura

1. Ernest Koliqi, Vepra-1, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003.

2. Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, “Pakti”, Tiranë 2009.

3. Ernest Koliqi, Hija e maleve, “Pakti”, Tiranë, 2012.

4. Martin Camaj, Vepra 2, Onufri, Tiranë, 2010.

5. Martin Camaj, Vepra 4, Onufri, Tiranë, 2010.

6. Martin Camaj, Vepra 6, Onufri, Tiranë, 2010.

7. Martin Camaj, Vepra 8, Onufri, Tiranë, 2010.

8. Martin Camaj, Vepra 9, Onufri, Tiranë, 2010.

9. Martin Camaj, Karpa, Onufri, Tiranë, 2012.

10. Martin Camaj, Palimpsest, Onufri, Tiranë, 2012.

11. Martin Camaj, Novela, Onufri, Tiranë, 2010.

12. Migjeni, Vargje të lira dhe Novelat e qytetit të veriut, “Migjeni”, Tiranë, 2006.

13. Mitrush Kuteli, “Vepra 5”, Naim Frashëri, Tiranë,1990.

14. Mitrush Kuteli, “Tregime të zgjedhura”, Naim Frashëri, Tiranë, 1972.

15. Petro Marko, Nata e Ustikës, “Almera”, Tiranë, 2007.

16. Petro Marko, Hasta la vista, “Omsca”, Tiranë, 2002.

17. Sterio Spasse, “Pse” (Botimi i tretë), Erik,Tiranë.

18. Sterio Spasse, “Vepra 2”, Naim Frashëri, Tiranë, 1980.