UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” - Fakulteti Diplome... · ironike, që buron pjesërisht...
Transcript of UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” - Fakulteti Diplome... · ironike, që buron pjesërisht...
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
Dega e Letërsisë shqipe
TEMA E KOSOVËS NË POEZINË E DIN MEHMETIT DHE ALI PODRIMJËS
Punim diplome
Komisioni:
Kryetar
Anëtar
Anëtar
Mentori: Kandidati:
Prof. ass. dr. Besim MUHADRI Leomir SMAJLI
Gjakovë, 2017
2
PËRMBAJTJA
Hyrje……..………………………………………...……………………………………...3
KREU I
1. Jeta dhe veprimtaria e dy prej kolosëve bashkëkohorë...................................................5
1.1 Din Mehmeti..................................................................................................................5
1.2 Ali Podrimja...................................................................................................................6
KREU II
2. Din Mehmeti dhe Ali Podrimja zëra të veçantë në letërsinë shqipe................................8
2.1 Idea artistike e Din Mehmetit........................................................................................8
2.2 Arti poetik i Ali Podrimjës............................................................................................9
KREU III
3. Analiza dhe figuracioni stilistik në poezinë e Din Mehmetit........................................10
3.1 Motivet dhe bagazhi letrar i Din Mehmetit..................................................................10
KREU IV
4. Temat dhe motivet e Ali Podrimjës................................................................................21
4.1 Tematika e Podrimjës...................................................................................................21
KREU V
5. Ali Podrimja dhe revolta në vargun poetik pë Kosovën...............................................22
KREU VI
6. Syri i kritikës dhe vlerësime për veprën e Din Mehmetit.............................................25
KREU VII
7. Të tjerët për Ali Podrimjën- kritikë...............................................................................28
Përfundime.......................................................................................................................29
Bibliografia.......................................................................................................................30
3
HYRJE
Motivimi i temës
Nga studimet e shumta bërë veprave të poetëve tanë të mirënjohur, kemi parë që vepra e
tyre janë të pasura dhe të larmishme. Din Mehmeti dhe Ali Podrimja sollën një frymë të re në
letërsinë shqipe. Duke qenë poetë bashkëkohorë, një pjesë e mirë e poezive të tyre kanë për
tematikë Kosovën. Vepra e këtyre janë dhe do të mbesin dhe një motivim për të gjithë shqiptarët
që ta duan atdheun dhe t‟i jenë pranë çdo herë kur ka nevojë për ta. Me anë të veprave
mehmetjane dhe podrimjane kishin për qëllim që të zgjojnë ndjenjën kombëtare. Pikërisht
tematika atdhetare për Kosovën si dhe ajo e dashurisë kanë qenë motivim i hartimit të këtij
punimi shkencor, sepse veprat e tyre ende arrijnë ta kenë atë funksion, ta ngjallë atë ndjenjë të
atdhedashurisë.
Pavarësisht trajtesave të gjithanshme, prapëseprapë mbeten disi si të hapura shumë aspekte
që për nga fusha e analizës, poezitë e Din Mehmetit mbeten ende për t‟u diskutuar. Shkaku i
përzgjedhjes së poezive të Mehmetit është ngase bëhet një ushqim mendor jo vetëm për mua si
studiues por edhe i shumë brezave të ardhshëm, të cilët do të jenë mëse njohës me sublimen për
liri të Kosovës.
Ashtu edhe Podrimja konsiderohet mjeshtër i vargut poetik dhe sinkronizues i skajshëm sa i
përket prekjes së tematikës për Kosovën. Podrimja u ikën normave konvencionale të vargut
shqip. Preferenca e tij për ta lëvruar vargun e lirë e çon atë drejt kërkesave të tjera të vargut të
cilat dalëngadalë vijnë dhe bëhen edhe kërkesa idesh për të kaluar përfundimisht në një varg
sensibiliteti.
Podrimja kryesisht i është kthyer lirikës me motive patriotike dhe politike për Kosovën, kur
atëherë nisi të zhvillojë dhe ta paraqet një zë të artikuluar ku shkruan vargje për shpirtin
kombëtar, gjendjen politike të kombit të tij, qoftë kur shkruan vargje më personale.
Metodologjia
4
Veprat bashkëkohore kaluan një periudhë nëpër shtigje tepër të vështira duke u ngushtuar
dhe kufizuar brenda një uniforme të metodës së realizmit socialist. Në vitet ‟50 respektivisht në
vitet ‟60 filloi të lulëzojë kjo formë e të shkruarit në letërsinë tonë shqiptare. Për analizë të
veprave të këtyre na kanë ardhur në ndihmë: metoda analizuese, deskriptive dhe hulumtuese, për
të nxjerrë në pah pasurinë e tematikave që Din Mehmeti dhe Ali Podrimja i trajtuan në veprat e
tyre.
Qëllimi
Qëllimi i temës është si rezultat i kërkimeve shkencore që u janë bërë veprave të
shkrimtarëve të lartshënuar është që t‟i jap mendimin tim rreth tipologjisë dhe karakteristikave
që mbizotërojnë në shkrimet e tyre letrare, shfaqja e figurave letrare, fryma e sjellë dhe krijimi i
një letërsie më ndryshe se të tjerat e bën edhe më tërheqëse studimet dhe hulumtimet rreth këtyre
veprave të shkrimtarëve të lartcekur.
Synimi i temës
Krijimtaria letrare është e pasur dhe me vlera të veçanta letrare e gjuhësore. E rëndësishme
është studimi i temave që trajton, motivet atdhetare të mbështetura në poezinë popullore e atë
tradicionale, idealet patriotike, motive kombëtare e dashurore etj.
Letërsia e poetëve të lartcekur pothuaj zhvillohet në dy drejtime: në letërsi me motive
atdhetare dhe në letërsi me motive të dashurisë.
Me këtë temë synojmë që t„i bëjmë analizë veprave të Din Mehmetit dhe Ali Podrimjës, dhe
të fokusohemi në temat që ata i ka rrahur më së shumti në veprat e tij, siç janë: atdheu, vuajtjet,
sakrificat, ndjenja e humbjes, lirika politike për Kosovën, persekutimi mbi të gjitha edhe
dashuria.
5
KREU I
1. JETA DHE VEPRIMTARIA E DY PREJ KOLOSËVE BASHKËKOHORË
1.1 Din Mehmeti (u lind më 1929, në Gjocaj te Junikut, dhe ka vdekur më 11 nëntor 2010
në Gjakovë), shkrimtar shqiptar nga Kosova, dhe i njohur me pseudonimin Baca Lok (Bacaloku).
Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ai ka qenë profesor në
shkollën Pedagogjike të Gjakovës.
Në mars të ‟99 u njoftua nga burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së
Kosovës, por pas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtrua.
Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht
për poezinë e tij figurative e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime.
Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re. Poezia e Din Mehmetit shquhet
për ndjeshmëri popullore. Ashtu si edhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet
në shumë figura, metafora dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të
mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuar me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një
fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër që e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep
Qosja, ky përdorim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë
ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit dhe Esad Mekulit.
Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës
sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale.
Libri i tij “As në tokë as në qiell” është e ndarë në pesë cikle: “Trimat e këngës sime”,
“Bishat e bardha”, “Kujtesa e letrave”, “Barka ime mbahu”, dhe “Këngë për vete”. Titulli i ciklit
të katërt “Barka ime mbahu” është ndoshta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile
edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia “Dialog me liqenin”, shkruar në Strugë
buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë Festës Ndërkombëtare të Poezisë në
Strugë në gusht të ‟87.
6
Veprat poetike të Din Mehmetit
1. “Në krahët e shkrepave.” Rilindja, Prishtinë 1961.
2. “Rini diellore.” Jeta e Re, Prishtinë 1966.
3. “Dridhjet e dritës.” Rilindja, Prishtinë 1969.
4. “Heshtja e kallur.” Rilindja, Prishtinë 1972.
5. “Ora.” Rilindja, Prishtinë 1974.
6. “Ikje nga vdekja.” Rilindja, Prishtinë 1978.
7. “Fanar në furtunë.” Rilindja, Prishtinë 1971
8. “Kosovë, zog i diellit.” Rilindja, Prishtinë 1982.
9. “Fatin tim nuk e nënshkruaj.” Rilindja, Prishtinë 1984.
10. “As në tokë as në qiell”. Rilindja, Prishtinë 1988.
11. “Gjaku që këndon”. Rilindja, Prishtinë 1933.
12. “Prapë fillimi”. Jeta e re, Prishtinë 1996.
13. “Lumturia është mashtrim”. Dukagjini, Pejë 1999.
14. “Mos vdis kur vdiset.” Rilindja, Prishtinë 2001.
15. “Verbim i bardhë”. Faik Konica, Prishtinë 2004.
16. “Zjarri i këngës”. Toena, Tiranë 2007
17. “Vajet e shiut (vepër postume)”, Drenusha, Prishtinë 2010.1
1.2 Ali Podrimja u lind me 1942 në Gjakovë ku edhe e kaloi rininë. Studio gjuhë dhe
letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Ka nisur të botojë qysh në moshë të re dhe i përket
asaj gjenerate poetësh që përcollën prirjet novatore në poezi. Libri i parë Thirrje u botua më
1961, i ndjekur nga libra të tjerë si Dhimbë e bukur1967, Sampo 1969, Torzo 1971, Drejtpeshimi
1981, Buzëqeshje në kafaz 1993 etj. Mjaft poezi të tij janë përkthyer në gjuhët gjermane, angleze,
frënge, italiane, turke etj. Qysh në fillimet e krijimtarisë së tij Podrimja u prezentua si poet i
talentuar e me individualitet të spikatur, gjë që u afirmua qartazi në vargun e përmbledhjeve të
mëpasme poetike. Është nga ata krijues që i ka qëndruar besnik poezisë duke lëvruar më rrallë
prozën dhe esenë. Në poezinë e Ali Podrimjes vërehen kryesisht dy pamje të kohës artistike të
1 Besim Muhadri, “Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit”
7
rrëfyer: e djeshmja (pra, historia) dhe e nesërmja (ajo që do të hy në histori) këto dy kohë janë
zotëruese dhe, sidomos vijnë nga një kushtëzim social, po të kemi parasysh sidomos rrethanat e
jetës në Kosovë. Këto dy kohë alternohen e plotësojnë njëra-tjetrën. Poezia e Podrimjës është e
prirjes ekzistenciale të individit dhe të popujve në rrafshin e arritjeve, dramave dhe pengesave të
tyre të natyrave të ndryshme. Qasjet drejt këtyre dukurive poeti i realizon përmes gjuhës
simbolike e alegorike, që përmes leximit, çlirojnë adresime sa të gjithkohëshme, universale, aq
dhe të drejtpërdrejta në truallin aktual e historik të Kosovës.
Veprat poetike të Ali Podrimjës
1. Thirrje 1961
2. Dhimbë e bukur 1967
3. Sampo 1969
4. Torzo 1971
5. Folja 1973
6. Credo 1976
7. Sampo 2 1980
8. Drejtpeshimi 1981
9. Lum lumi 1982
10. Fundi i gëzuar 1988
11. Zari 1990
12. Në bisht të sorrës 1994
13. Buzëqeshje në kafaz 1995
14. Ishulli Albania 2005
15. Pikë e zezë në blu 2005
8
KREU II
2. Din Mehmeti dhe Ali Podrimja zëra të veçantë në letërsinë shqiptare.
2.1 Ideja artistike e Din Mehmetit
Mund të thuhet se u krijua paralelisht si poezia me varg të rregullt, me strofa e me rima
ashtu edhe ajo me varg të lirë. Si te Din Mehmeti ashtu edhe tek Ali Podrimja, vargu i lirë ka
qenë më i pranishëm në poezinë më shprehje refleksive dhe me kërkime të natyrës formale.
Nisur nga tematika e trajtuar ndeshen dendur një varg llojesh të poezisë së tyre, si: lirika sociale,
lirika atdhetare, lirika e peizazhit, lirika mendimtare, lirika e dashurisë etj.2
Në mbarim të viteve ‟50 dhe sidomos në fillim të atyre të ‟60, krahas autorëve më të vjetër e
më me përvojë, dolën në skenë edhe një varg krijuesish të rinj e të talentuar si Ismail Kadare,
Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Din Mehmeti etj., të cilët pas botimit të vjershave dhe poemave të
para në faqet e para të shtypit dhe të periodikut, ia kishin hapur vetes dyert për të dalë para
publikut lexues me përmbledhjet dhe vëllimet e tyre të veçanta me poezi. Në këtë rrjedh
botimesh qe botuar edhe përmbledhja me poezi e Din Mehmetit. Në kuadrin e poetëve
bashkëkohës, njëherësh edhe Din Mehmeti, ishte formësuesi i një kompleksi të veçantë stilistik
në kuadër të poezisë së sotme shqipe dhe konstituon një poetikë të re në gjirin e saj, të cilën në
vazhdim do ta quajmë: poetika e realizmit lirik.
Në një vjershë të hershme me titull “Në këmbësoren e vargut tim”, fjalë kjo e cila haste shpesh
në vargjet e Din Mehmetit, poeti I ri zotohej sinqerisht:
Do të qesh dhe qaj për ty, Njeri.
Nuk ka dyshim se me fjalën Njeri, të cilën, në frymën e Maksim Gorkit3, e shkruan me
germë të madhe, poeti ka parasysh para së gjithash njeriun e një treve të caktuar – njeriun e
vendlindjes së tij, atë “kambëzbathunin e shkrepave” me fytyrë “të vrazhdë si shkambi”, i cili
ligjëron:
2 Bashkim Kuçuku, Ymer Çiraku, Agim Vinca, Natasha Lushaj., Letërsia shqiptare, shtëpia botuese e Librit
Shkollor, botimi i parë: 2001, ribotim: 2002, 2003, 2004 3 Besim Muhadri, Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), Prishtinë 2016
9
Te unë e kanë çerdhen
mija dhimbje
mija dëshira
Kjo do të thotë se shkurt e pastër posedon fizionominë dhe letërnjoftimin e vetë kombëtar.4
2.2 Arti poetik i Ali Podrimjës
Poezia e Ali Podrimjës është mjaft figurative, ai botën e vet poetike poeti e artikulon përmes
një sistemi figurative të konsoliduar (veçanarisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë
mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga
disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj formë poetike u bë i domosdoshëm për
poetin, sepse shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas
pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë
krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.5
Ali Podrimja krijoi motivin atdhetar, subjekti lirik, “uni” lirik, që është një nga elementet
kryesore të poetikës së lirizmit subjektiv, i cili është i lidhur ngushtë me ambientin dhe
atmosferën e vendlindjes. I lidhur ngushtë më motivin e vendlindjes është edhe motivi i
shpërnguljes nga vendlindja. Mesazhi që ai drejton është i ngjyrosur nga ndjenjat e zemërimit, e
revoltës dhe e çlirimit nga ai “gur i rëndë”
Ky është zëri i një njeriut, për të cilën historia ka qenë njerkë. Rrethanat historike për të kanë
qenë aq të disfavorshme, saqë e kanë penguar ta shfaqë lirisht, jo vetëm qëndrimin e vetë ndaj
historisë, mospajtimin me të, por edhe përkatësinë e vetë kombëtare.
Kështu, kulla- objekti tipik i banimit të shqiptarëve në të kaluarën (posaçërisht në veri)-
njëra nga fjalët dhe figurat më frekuentuese të poezisë kosovare, merr kuptimin e simbolit dhe të
qëndresës dhe të heroizmit, por edhe të identitetit kombëtar, të atdheut, apo edhe të vetë banorit
të saj- malësorit shqiptar, siç del nga tekstet poetike të Din Mehmetit e të Ali Podrimjës. Përveç
4Dr. Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i
Kosovës, Prishtinë 1997
5https: //sq.m.vikipedia.org/viki/Ali_Podrimja
10
kësaj , guri- kjo figurë tipike ballkanike, bëhet sinonim i vetë qenies së këtij njeriu, të cilin jeta e
ka bërë të fortë dhe të qëndrueshëm si guri.
Ali Podrimja së bashku me Din Mehmetin dhe me bashkëkohësit e tij, të cilët i takojnë një
brezi të poetëve i cili është bërë zakon të quhet të “brezit të mesëm”, bën që të cilësohen si poetë
të simboleve dhe të paradokseve individuale.6
KREU III
3. Analiza dhe figuracioni stilistik në poezinë e Din Mehmetit
3.1 Motivet dhe bagazhi letrar i Din Mehmetit
Është thënë edhe me parë se Din Mehmeti është një ndër poetët më të angazhuar me
problemet shoqërore të vendit, si ato sociale, historike dhe ekzistenciale ku poezia e tij është e
gjithëmbarshme, dhe e brumosur nga tema dhe motive të shumta. Poezia e Din mehmetit është
joshëse për lexuesin e tij, për shkak të elementeve artistike. Pika esenciale dhe dominante në
veprimtarinë e Mehmetit është vetë Kosova, për të vendi më sublim dhe me një qëndresë të
jashtëzakonshme. Poezia e Din Mehmetit është shumëngjyrëshe, ngase përshkrimi i të gjitha
gjërave të vendit të tij pra, Kosovës, marrin një rëndësi të madhe ne krijimtarinë e tij poetike.
Poezitë më të arrira të Din Mehmetit mbajnë frymën e një strukturimi poetik, ku ndjenja e tij
poetike realizohet brenda strukturës ritmike. Në poezitë e tij, siç është metafora mbretëreshë e
figurave, ashtu edhe të krijimtaria e këtij poeti merr përmasat e një prej figurave mbizotëruese,
dhe konsiderohet si mbretëreshë në poetikën e Din Mehmetit.
Poezitë e Din Mehmetit kanë drejtimin realist të gjendjes ekzistenciale të atëhershme në
Kosovë.
6Dr. Agim Vinca, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i
Kosovës, Prishtinë 1997
11
O nëpër trojet gjithkund gulshon shpresa
po rritet katundi im- viga…
(Në rrezet e katundit tim)
Relacioni tërë kësaj poezie ka drejtimin e ngjalljes së shpresës, në radhë të parë, duke iu
drejtuar poeti, vetvetes, me pas katundit të tij, dhe si rrjedhojë në mënyrë alegorike “…katundi
im” shpreh një simbolizëm të tërë Kosovës, ku me këtë thithim dritën e shpresës që përcjell
përmes vargjeve, dhe “…viga”, e stërmbush çdo copëz boshllëku që mund të gjenden te
shqiptarët, për shkak të humbjes së shpresës dhe si pasojë e agresionit aktual qe ka qenë në
Kosovë
Jam rrëxue si zog me krih t’thyem n’mjegullime
(Elegji)
Për vetë faktin që nga titulli na jep të kuptojmë që është një poezi drithëruese, përmes
vargut të mësipërm, ai zgjon dhe tregon ndjenjën e “humbjes” por jo “të humbjes” në kuptimin e
saj thelbësor, por të një rizgjimi që të mos t‟i humbin shpresat.
Meqë është në vetën e parë, bën një krahasim të tij me zogun, por jo për ta minimizuar situatën
jo të mirë mbizotëruese në Kosovë., por për t‟i dhënë një ngjyresë edhe më të fortë emocionale,
ku pasiqë zogu e do lirinë ashtu siç e duan kosovarët.
Nëse nuk më njihni
o njerëz fytyrë-votra
në dritarën e kasollës
sytë si lulet e pranverës i kanë vjerrë
(e atje s’do të ndalën me i përkund djepnat me fëmijë e brezni)
jme hapa të shpejtë jam tue çelë
shtigje të panjoftuna rreth Diellit
(Rruga)
Këtu poeti i drejtohet (një numri të madh) bashkëvendësve të tij, dhe gjithashtu duke e pasur
parasysh se gjithherë poeti është në vetën e parë, dhe ai thotë në mënyrë metaforike se mos më
harroni edhe nëse e „lë‟ vendin tim për çfarëdo arsye personale, sepse më pas ai na lë të
kuptojmë se nuk do tq qëndrojë “gojëmbyllur”, ndaj ngritjes së çështjes së drejtësisë së Kosovës,
12
dhe me një nëntekst të qartë shpreh vullnetin e tij të madh se Kosovës do t‟i sjellë një rreze dielli
ngado që është dhe do t‟i “ngjallë” pambarimisht.
Nësë doni të dini si e qet tufën bima ndër ara,
u tha një flokëbardhë.
Vëreni rrudhat e mia si lavra të erërave
Se në to mmerr frymë toka ime nëpër mote të egra
Nëse doni të dini cila është dashuria ime
le të flaës kulla ime e shpuar
Le të flaës toka e stolisur me varre
Sepse nëpër të çarat e thella një zë ka jehuar
Për gjuhë,
Për tokë,
Për nder,
Na kurrë s’jemi ngopur me vdekjet
(Rruga)
Këtu poeti bën një përshkrim të çdo cepi të Kosovës, por më shumë përgjithësues, ku aq me
ëmbëlsi dhe dashuri i përshkruan ca elemente vendore, të bën edhe më të lumtur që jeton, pra,
aty prej nga na vjen poeti, dhe duke qenë një entuziast i madh edhe përmes vargjeve mjaltos
fjalët për Kosovën. Sepse ai shton, se nëpër të “bëmat” dhe me copëzat e lumturisë që i ka vendi
ynë, ai i zbukuron edhe më tutje në vargjet e fundit, ku prapëseprapë zëri, ka jehonën e tij të
shumëngjyrshme, me buzëqeshje, e mirësi për gjuhën për tokën, nderin dhe e përmbyll me një
varg aq sa ta shpon zemrën po aq edhe të vë përballë një krenarie të madhe dhe shpresa të
pashuara, ku shkruan: Na kurrë s’jemi ngopur me vdekjet, që lë shumë për të kuptuar, se
këmbëngulësia ndaj të qenët stoik për vendin e tij ka për të qenë gjithmonë. Por thelbësore, është
se kjo është një përpjekje kombëtare për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur identitetin tonë shqiptar.
Kudo që të ndalesh
të thërret rruga
13
të kërkon vatra.
(Te kodra e thinjur)
Dashuria e shprehur e Din Mehmetit për vendin, për Kosovën, në disa prej poezive të tij,
është e spikatur aq shumë, saqë edhe të jesh një udhëtar i largët, dhe t‟i lexojë këto poezi, do t‟i
japë atij një dashuri të ndezur flakë, për një vend të huaj për të, dhe do t‟ia krahasonte me
dashurinë e vendit të tij. Do t‟ia bëjë kandil në zemër. I tillë ishte bacaloku, zgjonte dashuri, aq
sa mundte, aq sa i lëvizte gishtërinjtë për t‟i lënë në letër fjalët e thëna dhe të pathëna, për ta
skalitur thellë në zemër dashurinë për Kosovën. Me anë të një nënteksti shpjegon qartë, se kudo e
ngado të shkosh, dheu i vendit tënd do të jetë një “thirrës” i pandërprerë, ngase gjaku e tërheq
gjakun e vet.
Të kërkon vatra
Një varg drithërues, por me plot dashuri.
E unë të betohem në gjithçka,
në eshtrat e të parëve në dhe
se luftuam pesëqind vjet
ta zgjojmë emrin nga gjaku rrëke.
Partisë ja falëm djemtë
këtë tokë me gjak e kemi ujitur
përmendoret flasin vetë
që mbi koka i kemi ngritur.
(Kënga e shpllashme)
Autori, si një poet me prirje të veçantë meditative dhe shprehje emocionuese, te vargjet e
mësipërme, fjalët dalin thellë nga shpirti, me një notë emocioni dhe mllefi, se robëria, sakrifica
një pas një, luftërat shumëvjeçare, vrasjet, vdekjet dhe masakrimet makabre, prapëseprapë ai bën
14
thirrje për zgjim të popullatës, që me pretekstin të mos dorëzohen, por të rinisin e vetëm e vetëm
të luftojnë për ta ruajtur identitetin e kombësisë.
Partisë ja falëm djemtë
këtë tokë me gjak e kemi ujitur
përmendoret flasin vetë
që mbi koka i kemi ngritur.
(Kënga e shpllashme)
Zëri revoltues i poetit, herë zbritet në nota e herë lartësohet në të atilla. Por jo që mbet
ndonjëherë i pashpresë.
Vargjet flasin më shumë, e më shumë ndihen “ofshamat” e poetit, për shkak të sublimit ndaj
partisë, për shkak të këtij agresioni dhe nënshtrimi të paarsyeshëm dhe të vrazhdë ndaj
pushtuesit. U shua një pjesë e njerëzimit, këtë realitet na e thonë përmendoret, ky mermer i
heshtur.
Në syrin e kësaj dite
ngjyra të përziera:
E kuqja mbi të zezën
zjarr durimi
E zeza mbi të bardhën
hi mallkimi
E deti e pështy’ bregun
në shenjë hidhërimi
Lumenjtë i kthehen burimit
për t’i pagëzuar ëndërrat
E zgjimi shalon frikën
e urtësisë së ngërfosur
në lirinë e vet
15
Ky zog ky lis kjo ninullë
në zemër po të hyjnë për ditë
Kosovë rremb i blertë i diellit
Shqetësimet janë të pandara nga poeti. Me plot arsye. Me plot bindje. Dhe me plot kuptimin
e fjalës. Por shuarjet e këtyre pikëllimeve veçse janë larguar. Nga vetë titulli kuptojmë se
Kosovës i është kthyer buzëqeshja, dhe tash lëshon rreze krenarie.
Ky zog ky lis kjo ninullë
në zemër po të hyjnë për ditë
Kosovë rremb i blertë i diellit.
Si duket edhe vetë poetit i buzëqesh fytyra. Zogjtë me fluturimet e tyre krahëhapura në
qiellin e kaltër e të ndritur, nga liria.
Ndërsa, këngët e djepit veçse hapëronin ngado. Përcillen nga zemra në zemër me vrullin e
ëmbëlsisë. Kosovës po i kthehet ngjyra e lirisë së vërtetë.
Je fjalë e ruajtur nga dheu
që hyn nëpër gjak
e del nëpër diell
Je kraharor i shpuar nga plumbat
krua i gjetur në palcën e shkëmbit
të nxirë nëpër kohë
Je emër i pakësuar në luftë
për të mbetur e bukur
për gjuhën që s’deshi të këputet
nga rrënjet e legjendës së vjetër
Je stuhi e vringëllimave të shpatave
tokë e bleruar ndër ëndrra
tokë e rritur ndër gjinj
nëpër vite e shekuj
16
Kosovë lahutë e djegur këngësh
ndër revolucione
……………………………….
(Kosovë zog i diellit)
Cilësohej si një ndër poezitë më me nota më të fuqishme të realizuar artistikisht, dhe të stilizuar
në mënyrë të veçantë ndër poezitë e tjera. Detajisht e përshkruar dhe tejet thellësisht e vargëzuar.
Paraqitja e gjendjes së shkallëzuar nga baticat dhe zbaticat në Kosovë, dhe mënyra e përdorimit
të disa prej figurave të cilat veç çka e fuqizojnë këtë poezi. Kosova para. Kosova pas. Zbehje
fytyrash dhe qeshje fytyrash. Pasqyrim i dy anshëm. Sakrificë, shqetësime njerëzore (përkundje
djepash), luftë, stuhi pas stuhish, qëndresë, demoralizim, kohë e shkrumbëzuar, dhe për vdekjet
që dot nuk reshtën. Meqë cilësohej si një ndër poezitë më të ndjeshmë shpirtërisht, atëherë edhe
vetë dashuria është nisur, është përkundur dhe është përmbledhur jashtëzakonisht fuqishëm. Në
nëntekst, Të dua kështu siç je thotë poeti. Të dua, edhe ashtu kur të mundojnë, e të persekutojnë
o vendi im. Të dua, edhe ashtu siç është shqiptari i dërrmuar. Të dua, ngase të dua. Qe një
përshkrim i një fati të një rruge jetësore të Kosovës, i cili çdo herë ia ka arritur qëllimit të
gdhendjes së fjalëve të një akti real. Poeti është i vetëdijshëm se sakrifica e çdo shqiptari dhe
synimi i tij të dalë sado ballëhapur nga lufta, është një sakrificë sublime. Për nga tematika poezia
ngërthen shumë episode të cilat kanë të bëjnë më çështjen kombëtare, për fatin fatkeq të
shqiptarit, të rënë në “pusin” e robërisë.
Ura mbi ura ndërtuam
Erdhën lumenjtë e i morën
E prapë fillimi në atë këngë
……………………………………
Si mund tëdilet si mund të zbritet
Si mund të vdiset si mund të jetohet
Erdhën hajnat dhe vodhën ëndrrat
17
E prapë fundi në atë këngë
……………………………………
Kështjella mbi kështjella ngritëm
Mbi pesë vdekje të një Shpate
E prapë i paepur krahë i zjarrtë
(E prapë fillimi në atë këngë)
Në shumë raste poeti fliste na vetën e parë, ndërsa këtu paraqitet duke i përgjithësuar
shqiptarët në përgjithësi. Nga gjitha ato turtura që na bën, thotë poeti, prapë duan të na
shkatërrojnë. Si nuk u ngopën dot gjakpirësit. Disi, duan prapë. Ne shqiptarët jemi simbol i
qëndresës, këtë e tregojnë edhe kullat dhe urat që i kemi, fortifikata me epitete mijëravjeçare.
Poezi ndonëse me mllefin më të madh të shprehur ndër poezish, dhe mjaft bukur artistikisht, ku
poeti është në pritje të lindjes së një Dielli të Ri, i kohërave me plot histori vuajtje e përbuzje.
Kështjella mbi kështjella ngritëm
Mbi pesë vdekje të një Shpate
E prapë i paepur krahë i zjarrtë
(E prapë fillimi në atë këngë)
Ne, thotë poeti kemi ndërtuar me vite, ndonëse me shekuj e Kështjella mbi kështjella
ngritëm, e vdekje pas vdekje që dot nuk u ndalëm, s‟do të ndalën gjerë në ngritjen e një
“përmendoreje” të qëndresës stoike. Thotë poeti: shqiptarët janë të etur për liri ndaj të atillë e
duan jetën. I rrethuar nga kullat Din Mehmeti, s‟kishte se si t‟i ikte këtij elementi, që përafrohej
me kullën shqiptare., dhe si vijim kulla mbetet si figura më karakteristike e poetikës mehmetjane.
Dëshiroj të vdes
duke udhëtuar
në shpirtin
e popullit tim
(Gjaku im më qorton)
18
Dashuria që i është skalitur poetit, poetit, i shndritë në vargje kudo që ai ndjenjat i tij i
shkrin, me ngazëllim më të madh. Nga ajo që shihet poeti dëshiron t‟i sublimojë thuajse çdo
pjesë të trupit të tij, për Kosovën, madje siç thotë, rreth e përçark dua ta udhëtoj popullin tim, dhe
duke udhëtuar të vdes në çdo pëllëmbë të vendit të tij. Dua që zëri im të arrijë në malet më të
larta ta sfidojë këdo që më del përpara, t‟i japë shpresë shqiptarit në çdo cep të Kosovës, ngase
ashtu siç më lëviz trupi për ta ngritur e rimëkëmbur fshatin tim, alegoria e të cilit është Kosova,
dua që të gjithë së bashku të punojnë nëse është prapë nevoja edhe të vdesim, se për portin të
hesht e të mos bëj gjë, të rri këmbëkryq, thotë: gjaku më qorton. Ja pra sa thellë i është hyrë
dashuria për vendin, madje duke shkuar deri në atë masë, saqë t‟i përzihej me gjakun nëpër venat
e tij. Dhe me këtë kuptojmë se poeti nuk ka heshtur pavarësisht imponimeve për një gjë të tillë.
Gjendja kolektive e popullit si dhe gjendja shpirtërore e vendlindjes së tij është kthyer në një
melankoli vargjesh mbase ka qenë edhe vetë dëshmitar i drejtpërdrejtë i ndodhive.
Flini të qetë
se në gjakun tuaj do të shumëzohem
pranverë të pavdekshme
e zogjtë do të ndërtojnë çerdhe
plisave tuaj të tretur
(Vargje të pëlcitura)
Tashmë gufojnë vargjet vetë. Ndoshta dhe pa ndoshta nga arritja e lirisë. Tanimë do të ecim
para, do të ndjejmë së vërtetë jetojmë, e të marrim frymë lirisht. Do ta ndërtojmë Kosovën si të
duam Flini të qetë edhe pse nëpër varre e nga toka e mbushur dhe lisat vdekur. Por më ndryshe
do të jetojmë, jo si më parë. Përmes apostrofës poeti përpiqet t‟i zgjojë të vdekurit, po aq sa iu
thotë Flini të qetë. Duke i epitetizuar ndonëse me fjalët më me peshë njerëzore, në mos them
duke iu ngritur “himn” në shenjë falënderimi.
Ju dhatë gjërat më të shtrenjta
për të ngritur tempuj prej gjaku
që dielli të mos rrënohet
që toka të mos digjet.
(Vargje të pëlcitura)
19
Duke dhënë gjënë më të shtrenjtë, më nuk kishin ç‟t‟i jepnit Kosovës. Dhatë jetën, e me
gjakun tuaj ngritët përmendore, vetëm e vetëm që dielli të shndritë, e të mos i mungojë rrezja
kësaj toke, e toka të pushojë e të mos hajë më flakë plumbash e topash, e të mos ujitet me gjak
shqiptari. Ju e përfunduat. I dhatë fundin kësaj “kërdie” shumëvjeçare, ndaj Flini të qetë se
bashkë me ju të qetë edhe ne do të jetojmë. Kjo figurë siç është simploka, e bën edhe më të
fuqishme, poezinë, ndërsa figura dominuese siç është simboli, ai i gërsheton fjalët më të mira për
ata të cilat na mundësuan të thithim ajër lire, ju thotë: ju jeni pranvera jonë; dielli ynë; biografia e
gjithsecilit prej nesh; ëndrra jonë; ujëburimi ynë; lule të bardha; toka jonë; dashuria jonë; Flini të
qetë të qetë, se yjet shkruan në qiell emrat tuaj, pra, lartësimi ynë, ju jeni: gur; rrugë; vatër; agim;
muzg, këngë; vaj; lindje; vdekje; qëndresa jonë, dhe më përgjithësues siç thotë poeti, ju jeni
“vetë shpirti jonë”, i pa etur, poeti që t‟i ngrisë e t‟i piedestalizojë sa më lartë.
Kur hyri në këngën time
fjala republikë
u drejtuan rrugët e shtrembëruara
(Kur hyri në këngën time fjala republikë)
Republikë, fjalë e pa dëgjuar. Dhe kur e dëgjon rrëqeth i tëri. Lum për Kosovën. Lum për
mua. U pastruam nga çakejtë gjakpirës. Tashmë poetit i jehojnë kudo notat festive. Hapërojnë
buzëqeshjet nga do. Flamujt valëvisin vrullshëm. E urimet “Me fat, me fat”, sa i ngazëllyer poeti.
Reflekton i tëri, si duket edhe fjalët kalërojnë shtigjet e tyre nga gëzimi. Sa lumturi. Tash poetit
dhe popullit ju ngulit në zemër, ajo fjalë, më mirë më thënë ajo “fjalë e prejardhur në fjalorin e
popullit tonë”. Krahasimi si figurë që gjen shtrirje medoemos në poezitë e tij, poeti fjalën e tillë e
krahason me një buzëqeshje të hatashme të një vajzeje të bukur. E, si mos të ketë hapërim
ndjenjash.
Shpata të thyera
Mbi kokë
Luginë varresh
20
Heshtje e zezë
lule e rritur në gjak
(Kosova në vargje)
Ndonëse e shkurt , por, një prej poezive thesar dhe të përmbledhura në mënyrë të veçantë
dhe, treguese e qartë e një realiteti të hidhur të Kosovës së asaj kohe. Por, duke e pasë parasysh
se poezia e tij është poezi e drejtpërdrejt, duke e lënë të qartë nëntekstin e një gjendjeje brutale
dhe pamjeve makabre që mbizotëronin mbi sipërfaqen e dheut të gjakosur.
Kundrejt poezive të tij meditative, kjo poezi është boshatisje nga brenda, luftë imagjinare
me agresorin, por edhe rënkim që vie nga zemra e poetit.
Fati jo i mirë i vendit, ka gjet mishërimin artistik edhe te Din Mehmeti, duke qenë një elaborues
më se i drejtpërdrejtë i gjendjes së njëjtë sikur Migjeni në kohën e tij.
Kjo poezi flet shumë. E edhe më shumë nënteksti i saj.
Tokë e mbuluar
Prej kurorash
Shtrat i eshtrave
Të sulltanëve
Këtu yjet thithin
Qumësht të kuq
Për të shndritur bardh.
(Kosova)
Kosova tashmë kishte ndërruar petkun e saj, duke marrë një kahje krejtësisht tjetër. Petku i
saj i qëndisur nga kurorat sublime, i mbuluar me to dhe i shtrirë mbi eshtrat e djemve dhe
vajzave tona, që sakrifikuan jetën e tyre që vendi të ndiej lirinë e humbur.
Antiteza, që poeti i dha jetë në këtë poezi, veçse e funksionalizoi atë por edhe e fuqizoji poezinë
edhe më tutje.
21
4.Temat dhe motivet e Podrimjës 4.1 Tematika e Podrimjës
“Ali Podrimja bën pjesë në berthamën e poetëve që hyjnë në lëtërsinë shqipe në gjysmën e
dytë të shek. XX dhe që me dhimbje dhe mundime prometeiane hap udhën për një zhvillim të
fuqishëm në poezinë tonë.”7
Ky poet botën e vetë poetike, e artikulon përmes një sistemi të mirëndërtuar figurative.
Tërë poetika dhe natyra e bëjnë të denjtë për të qëndruar në nivelet e Krahasimit të poetëve që
hodhën themelet e kulturës kombëtare shqiptare, dhe që i dhanë jetë jetë gjuhës dhe popullit në
tërësi.
Poezitë e Podrimjes janë të një karakteri madhor me të cilat ndeshen tema për gjendjen
ekzistenciale të Kosovës, domethënë konteksti social dhe shoqëror.
Kulla, guri, cungu, e shumë të tjera të cilat janë tipike për shqiptarët kanë marrë trajtën e
gërshetimit në krijimtarinë e tij prej poeti. Poezitë e Podrimjës janë të mbështjella fort me
metaforën, simbolin, dhe të disa prej figurave të tjera të cilat po ashtu lënë gjurmë mbi poetikën e
tij.
7 Fatos Arapi, Në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut, parathënie e vëllimit poetik Libri mbi të qenit të Ali Podrimjes,
Kosova Pen Center, Prishtinë, 2009
22
KREU V
5. Ali Podrimja dhe revolta në vargun poetik për Kosovën
Ali Podrimja mbetet një poet epik, sa i përket trajtimit të çështjes së lavdishme të luftës
çlirimtare të Kosovës, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar, si dhe mbahet si
përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqipe, këtë e tregojnë edhe poezitë e tij të mbushura
disi me revolta të paskajshme të realitetit të regjimit të Partisë së asaj kohe:
Pesë shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam më gjakun e shitur.
Mere me mend -
pesë shekuj kam hëngër veten
dhe s’kam ditur të qesh
me veten e tepruar.
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!
(Epika)
Podrimja spikat jetëgjatësinë e shqiptarëve nëpër shekuj, të mbijetuar nga vetë gjaku i
tyre. Poezitë e Podrimjes flasin shumë, duke e përdorur llojin e metonomisë së zgjeruar, duke
i përflakur mendimet negative dhe duke u treguar si një sublimues për Kosovën:
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!
(Epika)
Varg përmbyllës tejet “kokëfort”, ngase nënkuptojmë, se tanimë Kosovën as do ta
“falim” as do ta shesim. Dikur mjaft bëhet mjaft.
Më se i drejtpërdrejtë ju drejtohet nga vargu.
23
Unë, biri yt, Kosovë, t’i njoh vuajtjet,
gëzimet, vdekjet
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të
kallura.
(Unë, biri yt)
Podrimja, ndonëse njohës i çdo skute të kësaj Kosove, njohës edhe i prognozave për
Kosovën, njohës i ëndrrave, i vuajtjeve, i gëzimeve, i vdekjeve:
Unë, biri yt,më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
(Unë, biri yt)
Poeti, Podrimja, ka përshkruar me imtësi çdo detaj, duke qenë edhe njohës i madh i një
realitetit plot kob. Me melankoli di ta shfrytëzoj çdo varg, di t‟i jap fuqi shprehëse, ku
përmes vargjeve ndonëse sentimentale, ai përshkon rrugën e dhembjes dhe të një fortune të
pandërprerë ndër shekuj.
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m’i ke lidhur këmbë e duar
me skamje, vuajtje e vdekje…
(Ankthi)
Jo më kot, Podrimja e ka tematizuar këtë poezi me Ankth, se për Kosovën, vërtet ishte
një ankth. Por këtu si duket, porti shprehet mëse i drejtpërdrejtë se në disa poezi të tjera. Me
një mllef të madh i drejtohet vetë Kosovës , duke e lënë “fajtor” për skamjet, vuajtjet, dhe
vdekjet e pandërprera të cilat po i ndodhnin dita e ditës. Por prapëseprapë, mllefin që ia
drejton nuk e ka në pretekstin negative, por të vetëpërmirësimit. Pavarësisht gjithçkaje që
ndoshta Kosova është shkaku i një zbehje fytyrash prapë për të është vetë ardhmëria i tij.
Toka jonë e fëmijëve tanë t’palindur
(Toka jonë e fëmijëve tanë)
Kudo ndjenjat e poetit janë në luftë, frymëmarrja e tij për çështjen kombëtare, është
ideali kryesor i tij. Podrimja qan të ardhmen, se si do të lindin fëmijët në këtë tokë të djegur,
por jo bashkë me të nuk është se janë djegur edhe shpresat.
24
Podrimja ndihet tepër i thyer, po aq sa e mundon çështja për të ndritur kombin. Fëmijët
janë e ardhmja e vendit, për këtë edhe i spikat, me një kundërthënie:
Toka jonë dielli ynë i pikëllimit, dielli ynë i gëzimit.
(Toka jonë e fëmijëve tanë)
Vargje shpotitëse me një antitezë që, lënia e mesazhit ngërthen në vetë, varg, me fjali
dydrejtimshe. Seç dëshmon “dielli”, ky symbol universal i shkrimtarëve, se tashmë për
shqiptarët do të zbardh drita me një diell shndritës i fytyrës së gëzuar:
…dielli ynë i gëzimit.
(Toka jonë e fëmijëve tanë)
Antiteza figura qëndrore e kësaj poezie, që është sintetizuar me të ardhmen e dhembjes
Flej, sy shkruari im,
sykalluri i Kosovës!
Flej, ujku im!
Dita do të agojë-
(Ninullë guri)
Këtu shprehet jashtëzakonisht i qetë, po edhe më shumë i mbushur me shpresë. Pas
shumë rënkimeve Kosova do të flejë rehat, dhe për të do të qëndisën ëndrra të bukura, dhe
për të do të agojë një ditë e shndritshme. E tërë poezia ka drejtim të qetë, shpresdhënës dhe
zgjimin e ndjenjës së fitorës së përbashkët.
Kosovë qetësi e dëshiruar
(E pakufi je si shpirti im)
Poeti përmes poezisë së tërë përpiqet disi t‟i jap “llogari Kosovës”, teksa
rrombullakëson bukuritë që ka vendi, dhe për shkak tëp o këtyre bukurive dhe të disa
onomatopeve të cilat i posedon në gjirin e saj, i thotë në formë alegorike se mjaftë qe e
zhurmshme, tanimë je qetësi e dëshiruar. Pavarësisht sa e vogël je për të gjithë, për mua je:
E pakufi je, e pakufi
si shpirti im.
(E pakufi je si shpirti im)
Metafora e cila përshkon vargjet, merr shtratin e saj shumëdimensional.
25
KREU VI
6. Syri i kritikës dhe vlerësime për veprën e Din Mehmetit
Hasan Mekuli
Poezia e Din Mehmetit, themelohet në disa motive apo, më mirë me thënë, në disa elemente
karakteristike që na shtyjnë jo vetëm ta lexojmë, por edhe ta vështrojmë me një kujdes të
posaçëm analitik, t’i afrohemi sa më shumë që të mundemi në mendimet shpesh të këputura si
dënesjet, të dromcueme ndonjëherë, apo të fshehura në melodinë e rezignimit bukur të dukshëm
dhe melankolisë, për ta kërkuar dhe për ta gjetur unin e poetit, zërin e tij të sinqertë, dhe
porosinë që gjarpëron shtigjeve dhe rrugëve të një gjuhë të posaçme metaforike, jotë sekretshme
dhe jo të lëmuara sa duhet, jo të gdhendur aq sa kërkon qëllimi i poetit të cilin e supozojmë.
Din Mehmeti kujdeset për shprehjen e vetë aq sa i lejon vrulli poetic, sa e lejon ama e fjalëve që
rrymojnë pa bë shumë dëme, por prapë stilikisht në të shumtën e rasteve. Ky vrull poetic dhe
mungesa e ekonomisë në fjalë është element që e dallon, por jo në pikëpamje positive- sepse në
këtë vrull dhe tubim fjalësh humb poenta thelbësore, mjegullohet ideja dhe motivi i vjershës. Din
Mehmeti, pra, është një prej emrave të poezisë sonë që deri me tash nuk është shikuar në mënyrë
të posaçme, por është ndje prezenca e tij, ka premtuar dhe është pohuar premtimi i fjalës së tij
artistike.8
Rexhep Qosja
Rruga krijuese e poetit Din Mehmetit është dëshmia më e sigurt se si me thellimin e
përvojës jetësore dhe artistike, me zgjrimin e kulturës dhe të njohurive vjen duke u thelluar dhe
duke upasuruar edhe prirja e poetit dhe se si, më në fund, përkushtimi ndaj krijimtarisë bëhet një
prej faktorëve të rëndësishëm, që ndikon në lulëzimin dhe në realizimin poetic të prirjes.
Krahasimi i vjershave të pesë përmbledhjeve te derisotme të Din Mehmetit sikur e provon bukur
mendimin e Maksim Gorkit, i cili i ka porositur shkrimtarët e kohës së tij që t’i përkushtohen me
passion punës krijuese sepse “talenti zhvillohet me ndjenjën e dashurisë ndaj punës; është e
mundur, ndoshta, që talenti- në esencën e vet- të jetë vetëm dashuria ndaj punës, ndaj procesit të
punës. 8 Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, shtëpia botuese DRENUSHA, Prishtinë 2009
26
Din Mehmeti ka paralajmëruar, pak a shumë, me përmbledhjen e tretë dhe, në mënyrë të
veçantë, me të katërtën një ngritje cilësore në krijimtarinë e tij.
Din Mehmeti është njëri prej poetëve tanë të parë, i cili jo vetëm që është frymëzuar prej
gjendjes sociale dhe historike të njerëzve të këtij mjedisi, po, në të njëjtën kohë, është përpjekur
shpesh me sukses, që fjalën e tij poetike ta ngrejë në nivelin e përsiatjeve rreth pozitës
ekzistenciale të njeriut të kësaj treve. Krijimtaria poetike e Din Mehmetit, në të vërtetë, është
porsi krijimtaria poetike e Migjenit dhe e Esad Mekulit, më tepër zë i durimit, i vuajtjeve, por
edhe i dëshirave të pashuara.9
Halil Haxhosaj
Në mesin e krijuesve tanë që me sukses e kultivoi vargun e tij poetic duke e ngritur, jo vetëm
poetikisht, por edhe figurativisht, është padyshim poeti ynë i njohur Din Mehmeti. Kjo rruge te
ky poet nuk u trasua vetëm gjatë kësaj periudhe, por atë ai e kishte trasuar edhe më herët, madje
që nga përmbledhja “Dridhjet e ditës” e sidomos nga “Ora”, sin ë formë, në gjuhën poetike, në
figuracion, në shtresime,e sidomos në strukturimin poetik të vargut dhe të veprës poetike në
përgjithësi. Dhe mu për këtë , poeti Din Mehmeti, gjatë përvojës krijuese, e formoi
individualitetin poetik, e pse jo edhe stilin e vet që me të drejtë mund të quhet stil mehmetian i
vargut poetik në letërsinë e sotme shqiptare.
Klithma poetike- metaforë e shqetësimeve, të gjitha veprat poeike të Din Mehmetit të
botuara deri tash kanë në embrionin e vetë metafora dhe figura poetike që në të vërtetë janë
shprehje sinjifikative të gjendjes së popullit dhe individit nëpër epoka dhe kohë kyçe të historisë
sonë.10
Agim Vinca
Din Mehmeti autor i gjashtë përmbledhjeve me poezi, i cili merret aktivisht me krijimtari
letrare mëse dy decenie. Din Mehmeti e vazhdon këngën e tij të vjetër, të filluar moti, natyrisht
me zë e melodi më të artikuluar, mbi njerëzit e vendlindjes së tij, mbi malësorët e Dukagjinit, mbi
9 Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, shtëpia botuese DRENUSHA, Prishtinë 2009
10 Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, shtëpia botuese DRENUSHA, Prishtinë 2009
27
majat bleroshe që “qeshin si pleqtë” mbi kullat e ngurta dhe shkëmbinjtë e thepisur e të tjera të
ngjashme. Ngarkesa emocionale e vargut që përherë e pranishme në poezinë e Din Mehmetit, ka
ardhur duke u pasuruar gjithnjë e më shumë edhe me komponentën tjetër gjithsesi të
rëndësishme- refleksin apo mendimin. Tensioni emocional, plus dendësia e mendimit- janë
veçori tjetër e poetikës së Din Mehmetit.11
Besim Muhadri
Gama e interesimeve tematike nga libri në libër, te Din Mehmeti sa vjen e zgjerohet. Poezia
e tij nuk shënon rënie por vetëm ngritje, gjë që nuk ndodh edhe me poetët tjerë. Din Mehmeti
gjithmonë sikur ka një forcë të vazhdueshme dhe energji krijuese, të cilat i gjen në nevojën e
domosdoshme te popullit të vet, për t’u çliruar nga prangat e robërisë. Madje edhe gjendja e
vështirë e popullit të tij e bëri edhe poet, luftëtar për Kosovën, të një lufte të pakompromis për të
ardhur deri të liria dhe çlirimi i plotë i vendit të tij. Din Mehmeti në poezinë e tij përdor
pothuajse të gjitha llojet e vargjeve, ndonëse vargu dominues është vargu i lirë. Poezia e Din
Mehmetit ka një “shthurje” formash si nga spekti i ndërtimit të vargut, ashtu edhe atë të
strofës.12
11
Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, shtëpia botuese DRENUSHA, Prishtinë 2009 12
Besim Muhadri, Kulti i këngës dhe kënga e jetës (Poezia e Din Mehmetit), Prishtinë 2016
28
KREU VII
7. Të tjerët për Ali Podrimen- kritikë
Nga Merita Bajraktari Januzi, studiuese e letërsisë
Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe konsiderohet si
përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes
një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë
mjaft të lartë ndjeshmërie. Më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake
Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967),
Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi
një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare. Në vitet „80 e
„90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë: si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në
prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999). Duke qenë poet bashkëkohor, Ali Podrimja e
çliron poezinë shqipe nga kornizat konvencionale, duke i dhënë shprehje të lirë vargut, shprehje
metaforike, shprehje ironike që vënë në pahë idetë dhe mesazhet e tij artistike.
Poezia e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe
të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e
padukshme dhe simbolet e papritura.13
13
http://www.bulevardionline.com/ligjerimi-poetik-i-ali-podrimjes-si-perfaqesuesi-me-tipik-i-poezise-se-sotme-
shqiptare/
29
PËRFUNDIME
Letёrsia shqiptare, nё shekullin XX, shёnon arritje tё mёdha si nё aspektin tematik ashtu
edhe nё atё formal. Nё gjysmёn e parё tё shek.XX mbizotёronte poezia si formё mё e lёvruar nё
tё gjitha trojet shqiptare dhe tema mё dominante nuk ishte uniformë nё tё gjitha trojet.
Din Mehmeti ka njё krijimtari tё pasur si nё aspektin e vёllimeve poetike ashtu edhe nё
vlerat e mёdha qё mbart poezia e tij. Pёrmbledhjet poetike tё Din Mehmetit flasin pёr
mjeshtёrinё e madhe artistike qё zotёronte poeti.Poezia e Din Mehmetit ёshtё joshёse pёr
lexuesin, kjo pёr faktin e pranisё sё muzikalitetit me burim, te temёs atdhetare ( si pikё me tё
fortё tё bashkimit të këtyre është Kosova), prania e peizazheve poetike dhe universale. Poezia e
Mehmetit ёshtё jehonё e çёshtjeve filozofike tё universalizmit njerëzor.
Poezia e Podrimjes krijon një raport të veçantë me lexuesin. Lexuesi në poezinë e Podrimjës
gjen tema dhe motive tematike të botës shqiptare parë në dimensionin kohor dhe hapësinor, por
nga ana tjetër gjen edhe tema dhe motive universale. Kosova është pika që bashkon çdo lexues
në poezinë e Podrimjes, po ashtu raporti i babait me të birin, jeta në sinkroni etj. Nga tjetër, bota
mitike e lashtësisë, gjeneza historike e kombit janë tema dhe motive që kërkojnë mund për të
mbërritur në thellësitë e fjalës, dhe forcës semantike të shprehjes poetike. Kijimtaria poetike e
Podrimjës është e larmishme dhe shumë e pasur si në aspektin e volumit po ashtu edhe në
aspektin cilësor, duke shënuar majat e pasurisë poetike në botën e letrave shqipe, por edhe
evropiane. Vepra e Podrimjës është dhe ka qenë objekt studimi i kritikës shqiptare dhe botërore.
Pra, në veprimtarinë e këtyre dy poetëve e veçmas në disa prej poezive të tij jehon vrulli për
çështjen shqiptare dhe zgjimi i fitores së përbashkët.
Prandaj, për të gjitha këto merita e tyre, ne i çmojmë.
30
BIBLIOGARFIA (Burimi i të dhënave)
Muhadri, Besim. “Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit”, Pjetër Bogdani, Has, 2008
Letërsia bashkëkohore, për klasën e 13
Kuçku. B., Çiraku. Y., Vinca. A., Lushaj. N. Letërsia shqiptare, shtëpia botuese e librit
shkollor, botimi i parë: 2001, ribotim: 2002, 2003, 2004
Muhadri, Besim. “Kulti i këngës dhe kënga e jetës” (Poezia e Din Mehmetit), Prishtinë 2016
Muhadri, Besim. “Hyrje në teorinë e letërsisë” (Dispencë)
Vepra letrare 5, Në sytë e kritikës, shtëpia botuese “Drenusha” Prishtinë
Podrimja, Ali. Vepra 8, Akademia e shkencave dhe e arteve e Kosovës
Vinca, Agim. “Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe” (1945-1980), Prishtinë 1997
Vinca, Agim. “Orët e poezisë”, shtëpia botuese “Rilindja”, Prishtinë 1990