REPUBLIKA E SHQIPËRISË - AMF...Komisioni i Letrave me Vlere (KLV), si autoritet i vetem...

27
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI I LETRAVE ME VLERË

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPËRISË - AMF...Komisioni i Letrave me Vlere (KLV), si autoritet i vetem...

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KOMISIONI I LETRAVE ME VLERË

STRUKTURA ORGANIZATIVE E KOMISIONIT TE LETRAVE ME VLERE

Komisioni i Letrave me Vlere (KLV), si autoritet i vetem rregullator i Tregut te Letrave me Vlere, eshte krijuar dhe vepron ne mbeshtetje te Ligjit Nr.8080, date 1.3.1996, "Per Letrat me Vlere" si dhe ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.696, date 14.10.1996, me seli ne Tirane.

Komisioni i Letrave me Vlere perbehet nga shtate komisionere, te cilet emerohen me propozim te Presidentit te Republikes dhe me miratim te Kuvendit Popullor. Komisioni mblidhet ne takime te rregullta, ku merren vendime, percaktohen prioritete, diskutohet per programet ne vazhdimesi dhe ato te perspektives.

Komisioni do të financohet nga Buxheti i Shtetit me subvencion për një periudhë kohe derisa të funksionojë si institucion i pavarur ku pagimi i kuotave apo detyrimeve të tjera ndaj Komisionit do të jenë të mjaftueshme për funksionimin e tij.

BORDI I KOMISIONEREVE

Zj. Elisabeta Gjoni Kryetar

Zj. Albina Karamitro Komisioner

Z. Ilirjan Rusmali Komisioner

Z. Marjan Gjermeni Komisioner

Z. Selami Xhepa Komisioner

Z. Dritan Prifti Komisioner

DREJTORI EKZEKUTIV

Drejtori ekzekutiv i Komisionit caktohet me vendim te Komisionit. Kryetari i KLV-se aktualisht eshte edhe ne pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv.

DEPARTAMENTET

Departamenti i Licensimit dhe Monitorimit

Ky departament eshte i ndare ne dy divizione:

Divizioni i Licensimit

Divizioni i Licensimit ka dy sektore, Sektorin e Licensimit dhe Sektorin e Mbikqyrjes se te Licensuarve. Sektori i Licensimit shqyrton kerkesat e licensimit. Ai gjithashtu mban regjistrin e subjekteve te licensuara dhe perfaqesuesve te tyre.

Sektori i Mbikqyrjes se te licensuarve eshte pergjegjes per mbikqyrjen e veprimtarise se te licensuarve, duke marre ne konsiderate gjendjen e tyre financiare, kontrollin e brendshem, shkallen e cilesise se veprimtarise si dhe aftesine profesionale te personelit te punesuar si dhe ate te trupit drejtues. Kjo arrihet nepermjet vizitave rutine, qe u behen te licensuarve te pakten nje here ne

tre vjet. Ky departament bashkepunon me divizionin e Disiplinimit, sa here konstatohen shkelje te dispozitave ligjore.

Divizioni i Monitorimit te Ndermjetesve

Ky divizion ka keto funksione:

• Te siguroje qe ka nje ekspozim te plote te informacionit te nevojshem qe ndikon ne tregtimin e letrave me vlere.

• • Te siguroje qe ka nje trajtim te drejte dhe te barabarte te zoteruesve te

aksioneve. • • Te ndihmoje ne zhvillimin e nje tregu kapitalesh eficent dhe efektiv si per

instrumentat e borxhit, ashtu edhe ato te kapitalit. • • Te hartoje strategjite dhe rregulloret ne perputhje me tendencat e tregut

vendas dhe atij te huaj.

Departamenti i Mbikqyrjes dhe Disiplinimit

Divizioni i Mbikqyrjes se Tregut

Misioni i ketij divizioni eshte mbikqyrja dhe stimulimi i zhvillimit te tregut te kapitaleve. Nga pergjegjesite kryesore te ketij divizioni mund te permendim:

• Mbikqyrja e aktivitetit te tregtimit ne tregun e kapitaleve si dhe rregullimi dhe pastrimi i transaksioneve.

• Promovimi dhe zhvillimi i nje sistemi vet-rregullues dhe nje tregu te drejte.

Divizioni i Disiplinimit

Detyrat kryesore te ketij Divizioni jane:

• Heton aktivitetet e dyshimta ne tregun e letrave me vlere. • Siguron respektimin e Ligjit dhe te rregulloreve. • Propozon masa disiplinore dhe u jep organeve perkatese informacionet e

nevojshme per investigime te metejshme ne rast shkelje te ligjit.

• Marredheniet me publikun dhe vleresimi i ankesave te investitoreve.

SEKTORET

Sekretariati & Zyra Juridike

Sektori juridik keshillon juridikisht Komisionin dhe siguron shërbimet e këshillimit ligjor te tij, qoftë nëpërmjet burimeve të brendshme, ashtu edhe përmes specialistëve të huaj apo të jashtëm., ne bashkepunim me Departamentet e tjera, pregatit, harton dhe perpunon bazen ligjore te funksionimit te Komisionit dhe ja paraqet per miratim Komisionit, pergatit dhe kontrollon dokumentacionin e pergatitur nga Departamentet e tjera e qe vihet ne dispozicion te mbledhjeve te Komisionit apo te Komiteteve si dhe djek zhvillimin dhe ndryshimet e Direktivave te Komunitetit Europian me qellim te pershtatjes se kuadrit ligjor te Komisionit me keto Direktiva.

Sekretariati sherben në organizimin e mbledhjeve dhe te Komisionit dhe te Komiteteve, ndjek zbatimin e rregullores ne procedurat e thirrjes dhe zhvillimit te mbledhjeve, ndjek zbatimin e procedurave te mbajtjes dhe arshivimit se dokumentacionit dhe te vendimeve te mbledhjeve etj. sherben ne zbardhjen e proces-verbaleve te mbledhjeve dhe te vendimeve perkatese, ne bashkepunim me sektorin juridik.

Marredheniet Publike & Nderkombetare

Misioni i ketij sektori eshte prezantimi, zhvilimi dhe promovimi i imazhit te Komisionit te Letrave me Vlere, ne Shqiperi dhe jashte saj, si Autoriteti rregullues i tregut te kapitaleve ne vend.

Gjithashtu, ky sektor ka nje rendesi te veçante dhe eshte pergjegjes per krijimin dhe forcimin e marredhenieve nderkombetare te Komisionit te Letrave me Vlere, ku rendesi i vecante i kushtohet zhvillimit te marredhenieve te bashkepunimit me IOSCO-n, organizaten nderkombetare te Komisioneve te Letrave me Vlere.

Financa & Administrata

Ky sektor eshte i angazhuar ne kryerjen e te gjitha detyrave administrative dhe financiare per funksionimin e Komisionit si nje institucion.

Duhet theksuar se gjate vitit 1999, prane Komisionit te Letrave me Vlere jane punesuar disa specialiste te tjere te kualifikuar duke rritur profesionalizmin e stafit te Komisionit te Letrave me Vlere. Mjaft te rendesishme per ngritjen cilesore te stafit kane qene dhe trainimet e zhvilluara si brenda ashtu edhe jashte vendit.

AKTIVITETI I KOMISIONIT TE LETRAVE ME VLERE

LEGJISLACIONI

Komisioni eshte fokusuar ne punen per permiresimin dhe zgjerimin e bazes ligjore. Komisioni i Letrave me Vlere ka vazhduar punen per draftimin e akteve nenligjore te kerkuara nga Ligji 8080 "Per Letrat me Vlere".

Projekt-ligji "Investimet Kolektive ne Fondet e Letrave me Vlere" ka vazhduar te jete nje nga prioritetet e Komisionit. Projekti synon rishikimin e kuadrit ligjor ne fushen e investimeve kolektive si dhe vendosjen e raporteve te drejta midis legjislacionit shqiptar te fushes dhe Direktivave te vendosura nga Keshilli i Europes dhe Parimeve te Organizates Boterore te Komisioneve te Letrave me Vlere IOSCO. Komisioni i Letrave me Vlere i Shqiperise eshte bere anetar i IOSCO-s, qe prej vitit 1998. Disa aspekte te rregullimit te fondeve, ne ligj u jane lene akteve nenligjore qe do miratohen nga Komisioni i Letrave me Vlere dhe Keshilli i Ministrave. Komisioni ka pergatitur nje sere aktesh nenligjore ne lidhje me disa ceshtje te rendesishme, si licensimi i fondeve dhe shoqerive administruese, kerkesat per mjaftueshmerine e kapitalit, kufizimet ne reklamim, informacionin qe duhet perfshire ne raportet 6 dhe 12 mujore, etj.

Per shqyrtimin e projekt-ligjit u krijua nje komitet i perbere nga specialiste ligjore, te Komisionit te Letrave me Vlere, Bankes se Shqiperise, Ministrise se Financave dhe Ministrise se Drejtesise. Ky komitet i dha projekt-ligjit nje forme perfundimtare, duke e bere gati per t'iu percjellur Qeverise dhe me pas Parlamentit. Gjithashtu, organizata dhe institucione te ndryshme, te vendit dhe te huaja, kane dhene opinionet e tyre ne lidhje me projekt-ligjin, nje pjese e te cilave jane perfshire ne projekt.

Gjate vitit 1999 u miratua nje rregullore e re "Per Strukturen Organizative dhe Ndarjen e Kompetencave ne Administraten e Komisionit te Letrave me Vlere", dt. 29.06.1999, e cila zevendesoi rregulloren ekzistuese te administrates se Komisionit te Letrave me Vlere, duke bere nje riorganizim te struktures se Komisionit si dhe nje detajim me te zgjeruar te kompetencave te departamenteve, divizioneve dhe sektoreve te ndryshem. Gjithashtu, Komisioni miratoi nje rregullore, "Per Etiken e Komisionereve dhe Punonjesve te Administrates se Komisionit te Letrave me Vlere", dt 01.09.1999, qellimi i se ciles eshte te percaktoje normat e kodit etik te Komisionereve dhe punonjesve te administrates se Komisionit.

Kater rregullore te hartuara nga Komisioni i Letrave me Vlere, ne mbeshtetje te Ligjit 8080, jane derguar prane Keshillit te Ministrave dhe presin miratimin e Tij per te marre fuqine ligjore.

Komisioni ka pergatitur nje projekt me ndryshime per Ligjin 8080. Keto ndryshime synojne te permiresojne aspekte te ndryshme te Ligjit, ku e rendesishme eshte te permendet heqja e dispozitave qe sanksionojne krijimin e Burses se Tiranes si Departament i Bankes se Shqiperise. Duhet theksuar se kjo ben pjese ne strategjine e zhvillimit te tregut te Kapitaleve ne Shqiperi, dhe perben vetem hapin qe siguron shkeputjen ligjore te Burses se Tiranes nga Banka e Shqiperise.

Plotesimi, pershtatja dhe permiresimi i bazes ligjore do te vazhdoje te jete nje prioritet i punes se Komisionit te Letrave me Vlere.

STIMULIMI I TREGUT

Nje nder detyrat kryesore te punes se Komisionit te Letrave me Vlere, ne perputhje me Ligjin 8080 "Per Letrat me Vlere" (Neni 4) qe percakton mes te tjerave rolin e Komisionit si nxites i zhvillimit te tregut, eshte dhe ndergjegjesimi i publikut, vendim-marresve dhe pjesmarresve potenciale te tregut per rendesine e tregut te kapitaleve dhe praktikave te rregullta dhe korrekte ne veprimtarine investuese ne letrat me vlere.

Ne kete kuader, nder perpjekjet e tjera, Komisioni organizoi, ne 5-7 Mars, 1999, Konferencen "Alternativat per tregun e letrave me vlere ne Shqiperi". Ne stadin ku ndodhet tregu, roli i bashkerendimit te opinioneve dhe iniciativave eshte i nje rendesie themelore.

Dokumenti zyrtar i workshop-it

Komisioni i Letrave me Vlere, bazuar ne detyren e percaktuar nga ligji per promovimin e aktivitetit te letrave me vlere ne Shqiperi, FSVC ne vazhdim te projekteve financiare ne vendin tone, me mbeshtetjen financiare te USAID dhe me asistencen e keshilltarit te "Know How Fund" te Qeverise Britanike organizoi nje Workshop tre ditor mbi "Alternativat per tregun e letrave me vlere ne Shqiperi", ne 5,6,7 Mars ne Struge, Maqedoni.

Workshopi bashkoi ne tavoline te rrumbullaket perfaqesues te nivelit te larte te komunitetit financiar ne vendin tone, prakticiene (pjesmares) te tregut privat apo shtetror, perfaqsues te institucioneve e Ministrive me nje rol te ndjeshem ne vendimmarrje per strategji e aktivitet, eksperte te shquar nderkombetare, si dhe donatore te shumte qe veprojne ne Shqiperi. Workshopi krijoi mundesi qe cdo perfaqsues te prezantoje rolin e institucionit te tij ne situaten aktuale te zhvillimit te tregut dhe ne perspektiven e zhvillimit te tij.

Workshopi ndihmoi ne krijimin e nje informacioni te plote te stadit aktual dhe nje koncepti te qarte mbi elementet e institucionet e tregut te kapitaleve dhe konturoi nje vizion me te qarte per te ardhmen.

Workshopi arriti ne disa konkluzione te pergjithshme:

A. Ekonomia ka nevoje per zhvillimin e tregut te kapitalit.

• Ekonomia shqiptare, si nje ekonomi ne rritje dhe me burime te kufizuara financimi, ne stadin e nje programi ambicioz stabilizimi makroekonomik dhe privatizimi te potencialeve kryesore te vendit, ka nevoje te zhvilloje tregun e letrave me vlere per te realizuar keto qellime kryesore:

• Mobilizimin dhe alokimin me eficent te kursimeve e kapitaleve • Zbatimin e politikes monetare e fiskale • Shperndarjen e riskut, (faktor shume i rendesishem per investitoret e huaj e vendas) • Permiresimin e marredhenieve te shoqerive anonime e aksionereve ne pergjithesi.

B. Zhvillimi i tregut te kapitaleve ka nevoje per mbeshtetjen e Qeverise nepermjet miratimit te rruges se zhvillimit dhe lehtesimit per zbatimin e saj.

C. Zhvillim i tregut te kapitaleve ne kete stad varet shume nga procesi i privatizimit

• Pjesmarrja aktive dhe interesimi per cdo ceshtje te programit deshmojne per nje angazhim serioz te gjitha paleve dhe per nje gadishmeri per bashkepunim per zhvillimin e aktivitetit te letrave me vlere. Duke konsideruar te gjitha keto, Workshopi ne tentative per te parashtruar disa hapa konkrete drejt zhvillimit, dha disa rekomandime kryesore:

1. Krijimi i tregut te letrave me vlere si ent i pavarur. Hartimi i nje strategjie per kete qellim permban ne vetevete zgjidhjen e nje sere problemesh sic eshte pronesia, aktiviteti, financimi, qe perbejne hapa te rendesishem per strategjine ne teresi te aktivitetit te letrave me vlere ne Shqiperi. Per kete arsye ju parashtrohet bashkengjitur nje propozim konkret "Propozim per nje Burse te re ne Shqiperi" i shkruar nga z. Jonathan Miller ne baze te konsultimeve e per te cilin mirepresim komentet .

2. Kompletimi i kuadrit rregullator me ndikim te drejtperdrejte ne ngritejen e institucioneve e aktivitetve te reja qe e mbeshtesin zhvillimin e tregut te letrave me vlere.

3. Fushate per edukimin e publikut mbi shoqerite aksionere (anonime) e aktivitetin e letrave me vlere ne teresi. 4. Bashkepunimi e koordinimi me Donatoret per asistence teknike, ekspertize, teknologji e suport financiar per zhvillimin

e tergut te letrave me vlere ne Shqiperi.

• KLV si rregullator i tregut te letrave me vlere, por dhe si promovues i nje tregu transparent vendosi te organizoje kete aktivitet ne menyre te pervitshme, ku fokusi do te percaktohet ne varesi te zhvillimeve.

AKTIVITETI I LICENSIMIT

Gjate vitit 1999, Komisioni i Letrave me Vlere, ka vazhduar te licensoje shoqeri tregtare dhe perfaqesues te tyre ne veprimtarine e tregtimit te Bonove te Thesarit ne tregun sekondar. Dy shoqeri te reja kane aplikuar per marrjen e kesaj license, nderkohe qe Komisioni u ka rinovuar licensat nje vjeçare pese shoqerive tregtare (banka) dhe dhjete perfaqesuesve te tyre. Numri i shoqerive tregtare te licensuara jo-banka ka qene i vogel (vetem dy) dhe aktiviteti i tyre ka qene i kufizuar. Ne numrin e vogel te transaksioneve ne Burse dhe aktivitetin e kufizuar ne tregtimin e organizuar te Bonove te Thesarit kane ndikuar edhe ekzistenca e alternativave te tjera te tregtimit te Bonove te thesarit.

Numri i subjekteve dhe perfaqesuesve te tyre te licensuar per here te pare dhe rinovimi i licensave sipas viteve paraqitet si ne tabele:

Viti Aplikime te reja

Licensa te reja

Rinovime licensash

Nr. Total i Licensave

Nr. Total i perfaqsuesve

1996 7 6 - 6 9

1997 3 1 6 7 14

1998 3 2 4 6 14

1999 2 2 5 7 12

Ne nentor te vitit 1999, Divizioni i Licensimit propozoi disa ndryshime ne mbajtjen e regjistrit te te licensuarve, qe u aprovuan nga Bordi i Komisionereve, te cilat do te ndihmojne per ta bere ate me informues, me te lexueshem per marrjen e menjehershme te statistikave mbi subjektet e licensuara dhe perfaqesuesit te tyre.

Gjithashtu Komisioni ka punuar per:

• permiresimin e formulareve te aplikimit per license • mbajtjen e regjistrit te te licensuarve • Organizmin e testit profesional per individet perfaqesues qe kerkojne te

pajisen me license.

MARREDHENIET NDERKOMBETARE

Komisioni i Letrave me Vlere ka vazhduar t'u kushtoje nje vemendje te vecante marredhenieve nderkombetare. Tregjet e kapitaleve neper bote kane pesuar ndryshime te rendesishme dhe kane hyre ne nje faze transformimi rrenjesor per t'iu pershtatur zhvillimeve ne teknologji dhe shtimit te konkurrences. Kjo ka shkaktuar nga njera ane probleme per rregullatoret te cilet ndjejne nevojen e adaptimit te legjislacionit te tyre ndaj zhvillimeve te reja, dhe nga ana tjeter globalizimi i tregjeve ka bere emergjente nevojen e bashkepunimit rajonal dhe boteror. Fshirja e kufijve mes tregjeve shtron si detyre per rregullatoret e vendeve te ndryshme standartizimin e legjislacioneve perkatese dhe ndjekjen e politikave te unifikuara rregullatore.

Ne perputhje me keto tendenca, Komisioni i Letrave me Vlere ka zhvilluar kontakte te rendesishme me rregullatore dhe organizata te ndryshme me fokus rregullator neper bote. Keto kontakte shtrihen si ne planin dypalesh ashtu edhe ne kuader te bashkepunimit ne rajon apo ne rang Boteror.

Marredheniet Dypaleshe

Programe bashkepunimi

Komisioni i Letrave me Vlere gjate vitit 1999 ka zgjeruar bashkepunimin e tij me nje sere institucionesh. Jane zgjeruar kontaktet me Komisionin e Tregut te Kapitaleve te Greqise, dhe CONSOB (Komisionin Italian te Letrave me Vlere), me te cilet jane shkembyer informacione ne lidhje me legjislacionet respektive dhe zhvillimin e tregut. Punonjes te Komisionit te Letrave me Vlere kane zhvilluar periudha trainimi prane ketyre institucioneve.

Eshte bashkepunuar dhe me organizata qe ofrojne asistence per zhvillimin e sektorit financiar. FSVC (Financial Services Volunteers Corps) ndihmoi Komisionin ne organizimin e Konferences "Alternativa per Tregun e Letrave me Vlere" dhe vazhdoi bashkepunimin me Komisionin deri ne Korrik 1999. Po keshtu gjate gjashtemujorit te pare te 1999 u vazhdua bashkepunimi i frytshem me "Know How Fund" Britanik ne fushen e legjislacionit.

Memorandume Mirekuptimi

Komisioni i Letrave me Vlere ka nenshkruar nje Memorandum Mirekuptimi me Komisionin e Tregut te Kapitaleve te Greqise, dhe eshte ne prag te nenshkrimit te marreveshjeve te tjera me Italine dhe Kanadane. Gjate vitit 2000 do punohet per nenshkrimin e marreveshjeve te ngjashme me vende te tjera.

Marredheniet Shumepaleshe

IOSCO

Komisioni i Letrave me Vlere u pranua si anetar i IOSCO-s (Organizata Nderkombetare e Komisioneve te Letrave me Vlere) ne shtator te vitit 1998. Komisioni gjate vitit 1999 ka marre pjese ne aktivitetet e organizuara ne kuader te IOSCOs (Organizates Nderkombetare te Komisioneve te Letrave me Vlere). Komisioni i ka kushtuar rendesi te vecante ngritjes se legjislacionit ne perputhje me udhezimet e IOSCOs, duke u perpjekur te jete ne korent te zhvillimeve me te

fundit dhe duke komunikuar vazhdimisht me konstitutentet qe veprojne brenda IOSCOs.

Komisioni i Letrave me Vlere ka marre pjese aktivisht ne funksionimin e IOSCOs. Kjo pjesemarrje konsiston ne:

• Plotesimin e pyetesoreve, te cilet kane per synim evidentimin e diferencave dhe problemeve ne vende te ndryshme anetare me qellim rekomandimin e menyrave per sheshimin e diferencave dhe standartizimin e legjislacioneve.

• Pjesmarrjen dhe kontributin aktiv ne aktivitet e organizuara nga IOSCO dhe komitetet qe veprojne brenda saj.

Iniciativa e Europes Juglindore

Ne Korrik Komisioni mori pjese ne takimin e pare te Iniciatives se rregullatoreve te vendeve te Europes Juglindore. Takimi mblodhi ne nje tryeze te rrumbullaket rregullatoret e disa vendeve te ketij rajoni, me synim rritjen e shkalles se bashkepunimit mes tyre. Ne takim u ra dakort qe pjesmarresit te punonin per:

• Harmonizimin e legjislacioneve ne kuader te parimeve te IOSCOs dhe direktivave te Komunitetit Europian

• Shkembimin e Informacionit mes Rregullatoreve • Mundesite per njohjen reciproke te ndermjetesve te licensuar.

Per secilen nga keto ceshtje u caktua nga nje grup pune te cilet do te perpiqen per te identifikuar shkallen aktuale te zhvillimit te ketyre dukurive si dhe identifikimin e rrugeve per rritjen e bashkepunimit.

Duhet theksuar qe bashkepunimi do te ndihmoje per rritjen e mundesive dhe shanseve per zgjerimin e bashkeveprimit ekonomik dhe financiar mes vendeve te rajonit.

AKTIVITETI PUBLIKUES DHE PROMOVUES

Ne Shtator te vitit 1999 Komisioni i Letrave me Vlere publikoi numrin e pare te "Periodiku KLV", nje botim i cili del ne qarkullim cdo tre muaj, ne shqip dhe anglisht. Qellimi kryesor i "Periodiku KLV" eshte t’u vije ne ndihme te gjithe atyre qe zhvillojne aktivitet ne Tregun Shqiptar te Kapitaleve, si dhe te ndikoje ne permiresimin e vazhdueshem te ketij aktiviteti. Faqet e "Periodiku KLV" do te jene te hapura jo vetem per profesionistet por edhe per prakticienet qe i japin jete tregut me veprimtarine e tyre te perditshme.

Gjithashtu ne Shtator u zgjeruan dhe permiresuan faqet e internetit te Komisionit te Letrave me Vlere. Informacioni eshte paraqitur si ne shqip dhe ne anglisht, dhe pasurohet vazhdimisht. Te interesuarit mund te gjejne informacion te detajuar, duke filluar qe nga paketa e plote ligjore ne shqip dhe anglisht, e deri tek materiale edukuese ne lidhje me tregun e kapitaleve. Adresa e faqeve eshte: http://www.asc.gov.al

ZHVILLIMI I TREGUT

Gjate vitit 1999 Bursa e Tiranes (departament i Bankes Qendrore) realizoi vetem nje transaksion ne shumen 75,000,000 leke ne Bono Thesari. Kjo flet qarte per mosfunksionimin e Departamentit te Burses si nje treg letrash me vlere. Ka disa shkaqe qe kane cuar ne nje situate te tille, ku si me kryesorin mund te permendim ekzistencen e alternativave per tregtimin sekondar te Bonove te Thesarit, jashte Burses se Tiranes. Gjithashtu duhet theksuar qe gjate vitit 1999 ne Burse nuk u listua asnje aksion i shoqerive aksionere.

Nderkohe, mund te evidentohen disa fakte te rendesishme:

• Prane Qendres se Regjistrimit te Aksioneve qe nga krijimi i saj ne vitin 1996, eshte regjistruar nje numer total mbi 2,000,000 aksione qe kane nderruar pronar. Kjo do te thote qe ekziston aktiviteti i tregtimit te

aksioneve (te ndermarjeve te vogla dhe te mesme), megjithese ne nje vlere financiare relativisht te vogel.

• Privatizimi i sektoreve strategjike siguron kushtet per krijimin e nje numri te konsiderueshem aksioneresh, te cilet do ndjejne nevojen e nje tregtimi transparent te aksioneve te tyre, pra ekzistencen e nje tregu formal aksionesh.

• Banka e Shqiperise eshte e vendosur te heqe dore nga organizimi i tregtimit sekondar te letrave me vlere, duke u shprehur qe kjo bie ne kundershtim me legjislacionin e Bankes.

• Ekziston nje ndergjegjesim dhe interesim i konsiderueshem i Qeverise dhe i komunitetit financiar per zhvillimin e tregut te letrave me vlere dhe ngritjen e nje burse operacionale. Tashme eshte konsoliduar bindja qe ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh.

Procesi i transformimit te Burses se Tiranes ne shoqeri anonime

Shkeputja e Burses se Tiranes nga Banka e Shqiperise dhe transformimi i saj ne nje ent te pavarur (shoqeri anonime), nenkupton nje proces te tere ku pershihen nje game e rendesishme ceshtjesh qe duhen shqyrtuar dhe hapash qe duhen ndjekur. Me poshte renditen disa nga keto ceshtje:

• Aspekti juridik rregullohet nga amendamentet e paraqitura te Ligjit 8080 "Per Letrat me Vlere" i cili eshte paraqitur per diskutim. Kapitulli i cili parashikon krijimin e Burses nga Banka e Shqiperise hiqet. Nderkohe qe krijimi i Burses si shoqeri anonime aktualisht nuk ka nevoje per rregullim ligjor sepse eshte i parashikuar ne ligjin 8080.

• Shkeputja e Burses dhe transferimi i saj, nuk mund te rezultoje ne nje Burse te sukseshme nese nuk ekziston:

• o angazhimi konkret i Qeverise per zhvillimin e nje strategjie zhvillimi.

• Venia ne funksionim e Burses tashme konceptohet si nje domosdoshmeri e zhvillimit ekonomik te vendit. Eshte e vertete qe ne vendet e zhvilluara tregjet kane lindur si iniciativa private, po aq sa c'eshte e vertete qe ne Vendet e Europes Lindore bursat jane krijuar fillimisht si iniciativa te Qeverise me synim afatshkurter lehtesimin e Procesit te Privatizimit, dhe me synim afatgjate krijimin e nje faktori te rendesishem per zhvillimin ekonomik te vendit.

Ne praktike, ne ekonomi te vogla mund te operojne Bursa te suksesshme, por ekonomi te vogla nenkuptojne Bursa te vogla dhe kosto te ulta. Kjo eshte vecanerisht aktuale per Shqiperine, e cila jo vetem qe eshte nje vend me nje

ekonomi e vogel, por gjithashtu nje vend ne te cilin gjendet vetem nje sasi shume e vogel aksionesh e zoteruar nga publiku. Bursa duhet te kryeje nje aktivitet te mjaftueshem ne menyre qe te mbuloje kostot e saj dhe te arrije te mbijetoje.

Plani i vete Burses per zhvillim do duhet qe te eci me te njejtin hap me zbatimin e programit qeveritar per privatizimin, ne menyre qe ajo te kete gati facilitetet per te ofruar sherbime qe gjenerojne te ardhura, ne momentin qe do e kerkoje programi. Sherbime te tilla mund te perfshijne listimin, cmimimin kompetitiv te ofertave me tender, administrimin e procesimit te aplikimeve te investitoreve te cilet arrijne te fusin ne zoterim aksionet si dhe sherbime te tjera ndihmese.

• o Miratimi i amendamenteve do te sjelle pushimin e ekzistences de jure te

Burses si departmant i Bankes Qendrore. Eshte e nevojshme qe te kete nje periudhe tranzitore per transferimin e saj ne SH. A. dhe kete nevoje e permbushin amendamentet ku neni i fundit cakton nje periudhe tranzitore prej gjashte muajsh. Gjate kesaj periudhe Qeveria, ose me e fokusuar Ministria e Financave, duhet qe te marre masa duke kontribuar ose bere marreveshjet e nevojshme per ngritjen institucionale te Burses se re ndoshta per ndertesen dhe buxhetin fillestar.

o Ecuria e Burses, pervecse nga angazhimi i Qeverise per zhvillimin e saj, varet nga interesi komercial i anetareve te saj. Bursa nuk mund te mbijetoje nese nuk kontribuon tek bizneset e antareve te saj, vecenarisht nepermjet krijimit te mundesise se rritjes se volumit te aktivitetit tregtues dhe nepermjet krijimit te sigurise ne vendosjen perfundimtare te transaksioneve.Nga takimet e zhvilluara eshte konkluduar se sektori financiar eshte i interesuar per zhvillimin e Burses. Por pjesmarrja kushtezohet nga shprehja e angazhimit konkret dhe serioz te Qeverise. Qe Bursa e Tiranes te filloje aktivitetin e saj dhe ekzistoje si nje burse letrash me vlere, duhet te behen disa emetime substanciale privatizimi permes ofertave publike per shitjen e aktiviteteve qe jane te pershtatshme per listim ne burse. Kryerja e ankandeve te privatizimit eshte nje burim i rendesishem potencial i te ardhurave.

• Terheqja e asistences se huaj teknike dhe financiare eshte mjaft e rendesishme. Duhet qe Ministria e Financave, duke pasur nje program qeveritar te qarte, te zhvilloje takime, pervecse me institucionet financiar, edhe me Donatoret e huaj, me qellim qe tu shprehe atyre ne menyre evidente synimin dhe angazhimin e Shtetit per zhvillimin e Burses si dhe te marre konfirmimin e mbeshtetjes se tyre ne lidhje me Bursen.

• Kur te jete marre angazhimi i te gjitha paleve, eshte e rendesishme qe te zhvillohet nje takim per te percaktuar modalitetet kryesore teknike dhe per te detajuar hapat e metejshem ne lidhje me ceshtje si pronesia e Burses, financimi, statusi, etj. si dhe krijimi i nje grupi pune. Pasi te jene sqaruar keto ceshtje, nuk mbetet vecse te procedohet me themelimin formal te shoqerise anonime te Burses dhe me detajet e tjera teknike ne menyre qe Bursa te plotesoje kushtet per tu licensuar sipas Ligjit 8080 "Per Letrat me Vlere".

FOKUSI I AKTIVITETIT GJATE VITIT 2000

Gjate vitit 2000 Komisioni i Letrave me Vlere do fokusohet ne drejtimet e meposhtme:

• Permiresimi dhe plotesimi i legjislacionit dhe ngritja e akteve te reja ligjore ne lidhje me veprimtarine investuese ne letrat me vlere. Do vazhdoje puna per pergatitjen e akteve nenligjore te projektligjit te skemave kolektive te investimit. Po keshtu, do vazhdohet te punohet per plotesimin e bazes ligjore ne perputhje me ligjin 8080 "Per Letrat me Vlere".

• Ndjekja e strategjise se zhvillimit te tregut te kapitaleve ne Shqiperi. Ne qofte se Bursa e Tiranes futet ne procesin e shkeputjes dhe transferimit te saj ne shoqeri aksionere, atehere Komisioni do punoje per procedurat e licensimit te Burses dhe raportimit te saj.

• Gjate vitit 2000 do vazhdohet t'i kushtohet vemendje zhvillimit te marredhenieve nderkombetare, qofte ne planin e zgjerimit te kontakteve me rregullatore te vendeve te ndryshme, asht edhe ne kuadrin e bashkepunimit shumepalesh. Perpjekje do behen per te nenshkruar memorandume mirekuptimi me Italine, Kanadane, Kroacine etj. Implementimi i direktivave te Komunitetit Europian dhe parimeve te IOSCOs do te vazhdoje te perbeje nje aspekt te rendesishem te punes se Komisionit. Ashtu si gjate vitit 1999, Komisioni i Letrave me Vlere do te vazhdoje te ndjeke aktivitetin e IOSCOs dhe te mbahet i informuar rreth rezolutave apo dokumentave te ndryshme te emetuara nga kjo organizate.

• Studimi i potencialit te zhvillimit te tregut te letrave me vlere ne Shqiperi. Qellimi eshte te evidentohen nevojat, kushtet, premisat dhe drejtimet e zhvillimit te tregut.

SITUACIONI FINANCIAR

Komisioni i Letrave me Vlere, ne mbeshtetje te ligjit Nr.8080, Dt. 01.03.1996, "Per Letrat me Vlere", neni 13, financohet nga Buxheti i Shtetit me subvencion

për një periudhë kohe derisa të funksionojë si institucion i pavarur ku pagimi i kuotave apo detyrimeve të tjera ndaj Komisionit do të jenë të mjaftueshme për funksionimin e tij.

Kontabiliteti i Komisionit te Letrave me Vlere eshte mbajtur ne perputhje me planin e ri kontabel "Per Organet e Pushtetit Lokal, Institucionet Shteterore Qendrore dhe Lokale si dhe Njesite qe varen prej tyre", miratuar nga Keshilli i Ministrave me VKM Nr. 248, Dt. 10.04.1998 ne zbatim te Ligjit Nr.7661, Dt. 19.01.1993 "Per Kontabilitetin" dhe ne mbeshtetje te Planit te Pergjithshem Kontabel te miratuar me VKM nr. 334, Dt. 09.07.1993. Per mbajtjen e kontabilitetit perdoren si menyra manuale ashtu edhe e kompjuterizuar me ane te programit te kontabilitetit "ALPHA".

Burimet buxhetore dhe perdorimi i tyre

Zerat Plani Fakti

Subvencion per funksionimin 15,436,000 12,969,744

Financim nga buxheti per investime 1,000,000 995,296

Totali 16,436,000 13,965,040

Fondet e veta

Te ardhurat e 1999 307,996

Te ardhura te trasheguara 662,485

Totali i te ardhurave 970,481

Shpenzuar nga te ardhurat 22,700

Totali 947,781

SHTOJCA*

Yield-i i Bonove te Thesarit krahasuar me normen e Depozitave dhe Inflacionin

3-mujore

B. TH Depozita Inflacioni

Janar 20.10 16.20 6.00

Shkurt 19.80 16.30 3.50

Mars 18.90 15.50 2.00

Prill 18.60 15.40 0.40

Maj 17.40 15.20 -0.10

Qershor 18.40 14.50 -0.60

Korrik 17.00 12.50 0.10

Gusht 17.20 11.50 -0.60

Shtator 15.50 11.10 -1.90

Tetor 15.00 10.60 -1.80

Nentor 15.50 10.00 -1.20

Dhjetor 15.00 10.00 -1.00

6-mujore

B.TH. Depozita Inflacioni

Janar 21.10 16.50 6.00

Shkurt 21.20 16.30 3.50

Mars 20.10 15.50 2.00

Prill 20.20 15.60 0.40

Maj 18.60 15.30 -0.10

Qershor 19.60 14.20 -0.60

Korrik 18.20 12.70 0.10

Gusht 18.40 11.30 -0.60

Shtator 15.90 11.30 -1.90

Tetor 15.70 10.70 -1.80

Nentor 15.80 10.00 -1.20

Dhjetor 15.50 10.00 -1.00

12-mujore

B.TH. Depozita Inflacioni

Janar 23.00 16.50 6.00

Shkurt 23.00 16.30 3.50

Mars 21.00 15.50 2.00

Prill 21.40 15.60 0.40

Maj 19.00 14.80 -0.10

Qershor 20.60 13.80 -0.60

Korrik 19.00 12.20 0.10

Gusht 19.00 11.10 -0.60

Shtator 16.20 10.60 -1.90

Tetor 16.00 10.09 -1.80

Nentor 16.00 9.50 -1.20

Dhjetor 15.80 9.50 -1.00

Yieldi per Bonot e Thesarit Ne perqindje

3-mujore 6-mujore 12-mujore

Janar 20.10 21.10 23.00

Shkurt 19.80 21.20 23.00

Mars 18.90 20.10 21.00

Prill 18.60 20.20 21.40

Maj 17.40 18.60 19.00

Qershor 18.40 19.60 20.60

Korrik 17.00 18.20 19.00

Gusht 17.20 18.40 19.00

Shtator 15.50 15.90 16.20

Tetor 15.00 15.70 16.00

Nentor 15.50 15.80 16.00

Dhjetor 15.00 15.50 15.80

Portofoli i B.TH. 31.12.1999 Ne milion Leke % Banka e Shqiperise BoA 13,665.00 9.78

Banka Kombetare Tregtare BKT 2,501.00 1.79

Banka e Kursimeve BK 112,798.00 80.74

Banka Italo Shqiptare BISH 800.00 0.57

Banka Kombetare Greke BKG 460.00 0.33

Banka FEFAD FEFAD 471.00 0.34

Banka Amerikane e Shqiperise BASH 575.00 0.41

Banka Alpha Credit BAC 780.00 0.56

Banka Tirana BT 1,596.00 1.14

Banka Nderkombetare Tregtare BNT 27.00 0.02

Instituti i Sigurimeve Shendet. ISSH 3,545.00 2.54

INSIG INSIG 1,787.00 1.28

ISKSH ISKSH 240.00 0.17

SIGMA SIGMA 9.00 0.01

Individe IND 446 0.32

Totali 139,700 100%

Treguesit Ekonomike

1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999

Prodhimi dhe Shpenzimet (ndryshimi ne perqindje) Rritja e PPB -10.0 -28.0 -7.2 10.0 8.3 13.3 9.1 -7.0 8.0 8.0Prodhimi industrial -14.2 -42.0 -51.2 -10.0 -2.0 6.0 13.6 -5.6 4.1 6.4Prodhimi bujqesor -5.4 -17.4 18.5 10.4 8.3 13.2 3.0 1.0 5.0 5.0Ndertimi -12.0 -30.0 7.0 30.0 15.0 21.0 18.0 -6.3 21.0 15.0Transporti -10.0 -30.0 -15.0 13.0 18.0 19.0 -1.0 -20.5 20.0 15.0

IÇK(1Ndryshimi 12 mujor ne %) 0.0 104.4 236.6 31.0 16.0 6.0 17.4 42.0 8.7 -1.03Pagat mesatare reale (sektori publik) NA -5.8 -45.0 0.0 -2.0 NA NA NA NA NA

Paraja gjithsej-M3 (fundi i vitit) 110.0 152.7 73.0 39.0 51.0 44.0 32.0 21 21.09*

Paraja jashte bankave 123.0 81.7 53.6 51.7 52.0 14.0 52.0 - 6.0 14.34*

(Ne milione leke)

Kreditit i brendshem NA 18 915 31773 80248 94525 85112 126063 180305 204129 217376*Pretendime ndaj Qeverise NA 7 662 20234 73343 84839 73673 111759 164470 187814 199906*Pretendime ndaj nd. Publike jofinaciare

NA 10765 10164 2444 2485 3093 3414 2898 2830 1721*

Pretendime ndaj sektorit privat NA 488 1375 4462 7201 8347 10890 12955 13007 15750*

(Ne perqidnje ndaj PPB)

Te ardhurat minus shpenzimet -3.7 -44.0 -21.4 -9.3 -9.0 -6.9 -9.9 -10.1 7.49 5.85*Totli i Deficitit -15.4 -30.7 -21.5 -13.7 -9.0 -8.7 -11.3 -12.2 10.35 8.35*Shpenzimet buxhetore 62.0 62.2 46.2 40.4 33.1 32.3 29.8 29.5 30.7 26.35*

Borxhi i Jashtem 0.0 NA 90.3 41.1 33.1 1.9 5.3 25.3 16.07 Te dhena mbi bilancin e pagesave (ne milion USD) Llogaria Korente NA NA -50.8 14.7 31.2 36.7 -62.4 -253.7 -45.2 -77.2**Transfeta Private NA NA 150.0 275.0 374.0 349.0 476.0 236.0 437.7 127.6**Transferta Shteterore NA NA 374.0 280.0 117.0 129.0 84.0 29.0 82.6 119.9**Bilanci Tregtar -150.0 -308.0 -470.0 -490.0 -460.0 -475.0 -678.0 -535.0 -603.7 -481.9**

(Per jave importi) Reserva (perjshtuar arin) NA NA 3.3 12.8 4.1 4.2 3.6 5.3 5.7 5.7

Tregues te ndryshem Popullsia (ne milion) 3.3 3.3 3.2 3.2 3.2 3.2 3.2 3.3 3.2 NAPapunesia (ndryshimi ne %,mesatare vjetore)

0.2 -18.6 -27.8 -7.8 9.3 -1.0 -1.9 -0.8 NA NA

Norma e papunesise (ne% te forces te punes)

7.6 11.7 30.3 22.3 19.2 13.0 12.4 14.9 NA NA

PPB (ne milion Leke) 16 816 16 473 49 517 125 334 184 400 229 793 281 000 341 716 480 631 523 330Prodhimi bujqesor ne % te PPB 40.0 44.0 54.0 56.0 56.0 56.0 52.8 56.0 54.4 52.0Prodhimi industrial ne % te PPB 37.0 32.0 17.0 14.0 13.0 11.7 12.5 12.4 11.9 11.8Kursi i Kembimit (Leke per USD, mes. vjetore)

10.0 15.0 75.0 102.0 94.7 92.8 104.5 148.9 150.6 137.69

Norma e interesit (huadhenia,12 m. maturimi, fundi i vitit)

1.2 8.12 39.0 30.0 20.0 21.0 28.8 43.0 25.0 25.2

1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999

Depozitat

(ndryshimi vjetor ne %) Totali i depozitave 171.8 71.5 3.0 51.9 62.9 17.9 35.6 20.3*Depozita pa afat 33.8 40.9 8.8 55.7 145.5 -55.5 -17.2 4.59*Depozita me afat 249.5 142.1 59.8 50.3 7.6 133.3 63.7 16.65*Foreign exchange deposits 4402.6 43.7 35.3 50.9 68.9 7.1 10.7 37.97*

Normat e interesit

(fundi i periudhes, vjetore ne %)

Perqindja e rifinancimit … 34.0 25.0 20.5 24.0 32.0 22.0 18.0*Perqindjet e depozitave -12 m … 23.0 16.5 13.7 19.1 27.8 16.5 10.0*Perqindja e Kredise - 12 m … 30.0 20.0 21.0 28.8 43.0 25.0 25.2*Bono Thesari - 3 m … … 10.0 14.7 21.1 35.3 19.9 15.0*Bono Thesari - 6 m … … 12.1 14.9 22.3 34.5 21.5 15.7*

Bono Thesari -12 m … … … 15.1 22.5 35.0 23.0 16.0*

* Nentor 1999, ** Nente Mujori (Jan.-Shtat. 1999)

*Te dhenat per Shtojcen: Ministria e Financave, Banka e Shqiperise