REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR...

32
REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE RAPORT I AVOKATIT TË POPULLIT PËR IMPLEMENTIMIN E KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS DHE PROTOKOLLET NDAJ KONVENTËS 2000 – 2005 Shkup, tetor 2007-12-26

Transcript of REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR...

Page 1: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

REPUBLIKA E MAQEDONISË

AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE

RAPORT I AVOKATIT TË POPULLIT

PËR IMPLEMENTIMIN E KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS DHE PROTOKOLLET NDAJ KONVENTËS

2000 – 2005

Shkup, tetor 2007-12-26

Page 2: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

KOMPETENCA DHE MËNYRA E PUNËS SË

AVOKATIT TË POPULLIT

Institucioni Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë është themeluar mbi bazë të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë të vitit 1991, ndërkaq ka filluar me punë në muajin shkurt të vitit 1998, pas nxjerrjes së Ligjit për Avokatin e Popullit, zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, si dhe krijimin e kushteve hapësinore, tekniko – administrative dhe kuadrovike të punës. Institucioni Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë, sipas Kushtetutës, është organ i vetëm i cili punën e tij e kryen mbi bazë të Kushtetutës, Ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Avokatin e Popullit dhe zëvendësit e tij i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, mbi bazë të kushteve të përcaktuara me ligj. Seksioni për mbrojtjen të drejtave të fëmijëve, në kuadër të institucionit Avokat i Popullit, është themeluar në muajin tetor të vitit 1999, me vendim të Avokatit të Popullit dhe në bashkëpunim e mbështetje të Zyrës së UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë. Me Seksionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve udhëheqë njëri nga zëvendësit e Avokatit të Popullit. Zyra e Avokatit të Popullit, si institucion në kuadër të të cilit vepron Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kompetencat e veta i kryen mbi bazë të Ligjit për Avokatin e Popullit. Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është i autorizuar t’i mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të fëmijëve, kur ato cenohen nga ana e organeve të administratës shtetërore ose nga organe dhe organizata të tjera që kanë autorizime publike. Procedurë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve hapet sipas parashtresës së parashtruar me shkrim, gojarisht në procesverbal, me telefon ose telefaks dhe me anë të postës elektronike. Procedurë hapet edhe me iniciativë personale, e që është rast mjaft i shpeshtë kur bëhet fjalë për cenimin e të drejtave të fëmijëve. Seksioni nuk ka autorizim për të marrë vendime dhe për të vendosur në lidhje me të drejtat e fëmijëve, por është një mekanizëm kontrollues i cili e ndjek punën e organeve përpara të cilëve vepron me kompetencë, në kuptimin e zbatimit të Kushtetutës, ligjeve dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Në rastet kur konstatohet prezencë e shkeljes së ndonjë të drejte të fëmijës, Avokati i Popullit dërgon rekomandime, propozime, mendime dhe sugjerime se si të zgjidhet problemi dhe si të shmangen lëshimet dhe parregullsitë, me çka jo vetëm që i ndihmohet fëmijës për ta realizuar të drejtën e tij, por u ndihmohet edhe organeve dhe organizatave që në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme ta kryejnë punën e tyre. Nga funksionimi i deritanishëm i Seksionit mund të konstatohet se numri më i madh i ndërhyrjeve për raste konkrete, por edhe të përgjithshme, pranohen nga organet kompetente. Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve akoma punon në kuadër të Zyrës nacionale të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë dhe funksionon me principet e njëjta, përkatësisht është i autorizuar që para së gjithash të veprojë sipas parashtresave konkrete për mbrojtjen e të drejtave individuale të fëmijëve. Në vitin 2003 është miratuar Ligji për Avokatin e Popullit, me të cilin u përforcua roli i institucionit dhe u ripërpunua procedura pranë këtij institucioni. Në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, është me rëndësi se me ligjin e ri fëmijët dhe personat e pamundur parashikohen si kategori e veçantë, të cilëve Avokati i Popullit u siguron mbrojtje jo vetëm sipas parashtresave të parashtruara, por edhe me

2

Page 3: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

iniciativë të vet, pa kërkuar pëlqim nga prindi ose kujdestari. Gjithashtu, me ligjin e ri, Avokati i Popullit ngarkohet që ta ndjek gjendjen me realizimin e të drejtave të fëmijëve në plan më të gjerë dhe të ndërmerr masa për realizimin konsekuent, respektimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, ta ndjek legjislacionin dhe të jep propozime dhe mendime për ndryshimin e tij, me qëllim të harmonizimit me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, si dhe të ngre procedura pranë Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes së efikasitetit të procedurës pranë Avokatit të Popullit, me ligjin e ri parashikohen afate të detyrueshme për marrjen e veprimeve që caktohen nga Avokati i Popullit, si dhe afate brenda të cilëve organet kompetente janë të detyruara të veprojnë sipas kërkesave të Avokatit të Popullit. Për shkak të ngritjes së përgjegjësisë së organeve kompetente ndaj Avokatit të Popullit, me ligjin e ri parashikohet detyrimi që të gjithë funksionarët, të cilët udhëheqin me organet shtetërore, përkatësisht organet e administratës shtetërore, Avokatin e Popullit ta pranojnë menjëherë dhe pa zvarritje kur ai kërkon një gjë të tillë. Me ligjin e ri, parashikohet edhe detyrimi i organeve kompetente që me kërkesë të Avokatit të Popullit detyrimisht ta ndalojnë ekzekutimin e akteve individuale deri sa të përfundojë procedura sipas ankesës ose derisa të përfundojë procedura gjyqësore, në rast se vlerësohet se ekzekutimi i atij akti si rrjedhojë do të kishte pasoja të pariparueshme për fëmijët. Me këtë, Avokati i Popullit dhe Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës fituan autorizime më të gjera për sa i përket mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve, përkatësisht me Ligjin e ri u përforcua roli dhe rëndësia e Avokatit të Popullit dhe njëkohësisht edhe i Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Me qëllim që të jetë më pranë qytetarëve dhe që të gjithë qytetarëve të Republikës t’u mundësojë që të arrijnë më lehtë deri te Avokati i Popullit, mbi bazë të ligjit të ri, janë hapur gjashtë zyra rajonale në qytetet më të mëdha të shtetit. Në pajtim me konkluzionet dhe rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës dhe në pajtim me Statutin dhe Standardet e Rrjetit Evropian të Ombudsmanëve për Fëmijë (ENOK), në vitin 2007 ngritëm iniciativë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e Popullit, me kërkesë që me Ligj të parashikohet dispozitë e cila në formë të prerë do të përcaktohet se Avokati i Popullit siguron mbrojtje të veçantë të të drejtave të fëmijëve, që të parashikohet detyrimi se njëri nga zëvendësit e Avokatit të Popullit, të cilët i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, do të ngarkohet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të parashikohet mundësia ligjore që pranë Avokatit të Popullit parashtresë të mund të parashtrojë edhe fëmija, si dhe të parashikohet detyrimi ligjor që për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve detyrimisht të formohet seksion i veçantë, me të cilin do të udhëheqë zëvendësi i Avokatit të Popullit. Procedura që ka të bëjë me këto propozime është në rrjedhë. Në tekstin në vijim janë paraqitur konstatime dhe pikëpamje nga procedimi i Avokatit të Popullit për disa parime dhe të drejta të garantuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës. 1. Përkufizimi i fëmijës (neni 1 i Konventës) Në përputhje me nenin 1 të Konventës për të drejtat e fëmijës, si fëmijë trajtohet çdo krijesë njerëzore, që nuk ka mbushur 18 vjet jetë nëse, mbi bazë të ligjit që ka të bëjë me fëmijën, mosha madhore nuk fitohet më herët. Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe legjislacionit, si person i moshës madhore trajtohet personi me 18 vjet të mbushura. Meqë as në Kushtetutë e as në legjislacion nuk ishte përcaktuar në mënyrë eksplicite se fëmija është person, i cili nuk ka mbushur 18 vjet, gjatë përgatitjes së

3

Page 4: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve u parashikua se si fëmijë, që mund të realizoj të drejta të caktuara të parashikuara me këtë ligj, konsiderohet vetëm personi deri më moshën 18 vjeçare që është në shkollim të rregullt. Duke vlerësuar se me një dispozitë të tillë bëhet diskriminimi i fëmijëve që nuk janë në shkollim të rregullt, Avokati i Popullit intervenoi që si fëmijë të trajtohet secili person që nuk ka mbushur 18 vjet jetë, pavarësisht se a është në shkollim të rregullt ose jo. Propozimet dhe sugjerimet e Avokatit të Popullit u pranuan edhe me miratimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 98/2000), në nenin 8 të tij ku si fëmijë trajtohet gjithsecili person deri sa t’i mbushë 18 vjet jetë, si dhe personi me të meta në zhvillimin psikik dhe fizik, përkatësisht sipas ndryshimeve të këtij ligji, të kryera në vitin 2005 (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 113/2005), personi me të meta në zhvillimin trupor dhe intelektual deri sa t’i mbushë 26 vjet jetë. 2. Parimi i mosdiskriminimit Një nga parimet themelore të Konventës për të drejtat e fëmijës, që e përbëjnë të ashtuquajturin trekëndësh të të drejtave, është parimi i mosdiskriminimit (neni 2 i Konventës). Në Kushtetutë dhe në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë, në princip garantohet parimi i barazisë të të gjithë qytetarëve, pra edhe i fëmijëve dhe ndalohet çdo lloj diskriminimi mbi çfarë do qoftë baze. Fëmijët, në Republikën e Maqedonisë në parim, janë juridiko formalisht të barabartë dhe nuk është paraparë kurrfarë diskriminimi i mosbarazimit gjatë realizimit të të drejtave. Në Republikën e Maqedonisë akoma nuk është nxjerrë ligj i veçantë për mosdiskriminimin, por me iniciativë dhe propozim të Avokatit të Popullit në rrjedhë është procedura për nxjerrjen e një ligji të këtillë. Mirëpo, mbi bazë të parashtresave të parashtruara dhe pikëpamjeve në lidhje me mundësitë e barabarta për realizmin e të drejtës së fëmijëve, Avokati i Popullit me vite të tëra konstaton se një pjesë e fëmijëve janë të diskriminuar në realizimin e të drejtave për shkak të mospasjes së mundësive të barabarta për realizimin e tyre, për shkak të varfërisë dhe papunësisë së prindërve të tyre. Për shkak të varfërisë dhe gjendjes së vështirë materiale, një pjesë e fëmijëve pamundësohen të ndjekin arsimin fillor, i cili është i detyrueshëm dhe duhet të jetë falas. Megjithatë, edhe përkundër garancisë kushtetuese se arsimi fillor është falas dhe se për ta ndjekur arsimin fillor fëmijët nuk paguajnë detyrime dhe kompensime të veçanta, megjithatë ata u nënshtrohen të ashtuquajturave shpenzimeve të fshehta (furnizimin me libra shkollorë dhe vegla të ndryshme shkollore, për zëmër në shkollë dhe detyrime të tjera si p.sh. për dritare të thyera, mobilie të dëmtuara, në raste të caktuara edhe për mirëmbajtjen e shkollës, për furnizimin me libreza shkollore dhe dëftesa, për veshmbathje, pajisje shkollore etj.). Këto shpenzime për disa familje paraqesin barrë të madhe, sepse nuk kanë mundësi t’i plotësojnë të gjitha kërkesat dhe nevojat, prandaj dhe shpesh herë nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë. Sa i përket furnizimit me libra shkollorë, Avokati i Popullit tanimë disa vjet bën intervenime tek organet kompetente që me ligj të parashikohet obligimi për sigurimin falas të librave shkollorë dhe veglave të tjera për fëmijët, të cilët për shkak të gjendjes së vështirë materiale në familje nuk mund të ndjekin as edhe arsimin fillor, si dhe t’u ndihmohet edhe në mënyrë tjetër me qëllim të sigurimit të veshmbathjes adekuate. Për fat të keq, këto propozime të Avokatit të Popullit akoma nuk janë miratuar. Njëkohësisht, një numër i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë diskriminohen për arsye të varfërisë, e cila ua pamundëson shfrytëzimin e mbrojtjes shëndetësore, përkatësisht për shkak të mospasjes së mjeteve për pagimin e participimit përkatës për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore dhe furnizimin me

4

Page 5: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

ilaçe, disa fëmijë nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbime të caktuara shëndetësore. Për kapërcimin e këtij problemi dhe sigurimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes shëndetësore për të gjithë fëmijët, Avokati i Popullit tanimë disa vjet rresht intervenon që të parashikohen mundësi më të mëdha për fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, që ata të lirohen nga çdo lloj shpenzimi për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore apo ilaçeve dhe sidomos për fëmijët të cilët kanë gjendje të vështirë materiale dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Si rezultat i këtyre intervenimeve, me dispozitat e vlefshme ligjore (Ligji për sigurim shëndetësor), të gjithë fëmijët janë të liruar tërësisht nga çdo lloj participimi për shfrytëzimin e mbrojtjes shëndetësore tek mjeku amë, përkatësisht për mbrojtje primare shëndetësore, për ndihmë emergjente mjekësore me thirrje dhe për vegla ortopedike, proteza dhe materiale sanitare, të përpunuar nga materiale standarde, ndërkaq të liruar nga të gjitha shpenzimet janë fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët në familjet e të cilëve prindërit realizojnë ndihmë të përhershme në para, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e vendosur në institucione dhe fëmijët me sëmundje mendore, të vendosur në spitale psikiatrike. Njëkohësisht, fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, të cilët brenda një viti kanë paguar pjesëmarrje për mbrojtje shëndetësore të specialistëve, konsultative dhe spitalore që kap shumën prej 60% të pagës së realizuar mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë në vitin paraprak, lirohen nga participimi i mëtutjeshëm për atë vit. Edhe pse ka një progres, sa i përket sigurimit të kushteve dhe zvogëlimit të diskriminimit të fëmijëve në kuptimin e mundësive të barabarta për realizimin e kësaj të drejte, akoma nuk janë miratuar propozimet e Avokatit të Popullit që fëmijët deri në moshën 18 vjeçare të lirohen nga participimi për të gjitha shërbimet shëndetësore dhe medikamentet. Një pjesë e të drejtave sociale për fëmijët, të parapara me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, është edhe e drejta e shtesës për fëmijë. Dispozitat e mëparshme ligjore këtë të drejtë e kufizonin vetëm deri në fëmijën e tretë. Mirëpo, duke vlerësuar se në këtë mënyrë bëhet diskriminimi i fëmijëve, Avokati i Popullit kërkoi ndryshimin e këtyre dispozitave ligjore, ndërkohë që ky ishte edhe njëri nga rekomandimet e Komitetit. Me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në vitin 2000, këto dispozita pësuan ndryshime dhe me dispozitat e reja nuk parashikohet kufizimi i kësaj të drejte të fëmijëve. Megjithatë, këto dispozita të Ligjit, për një periudhë më të gjatë kohore mbetën të pa aplikueshme në praktikë edhe atë për shkak të mosmiratimit të akteve nënligjore dhe kështu ndonëse Ligji ishte miratuar, u vazhdua me aplikimin e akteve të vjetra nënligjore, të cilat parashikojnë kufizimin e kësaj të drejtë për fëmijën e katërt, pestë e kështu me radhë të lindur në një familje. Avokati i Popullit gjatë kohë intervenoi që të miratohen aktet nënligjore duke vënë në pah diskriminimin e fëmijëve. Aktet nënligjore u miratuan me vonesë të madhe, pasuan edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 17/2003), me të cilët përsëri në mënyrë të caktuar u bë kufizimi i kësaj të drejte për kategori të caktuar të fëmijëve, për shkaqet si vijojnë: Sipas dispozitave të këtij Ligji, shtesën për fëmijë mund të realizojnë vetëm fëmijët, prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, shfrytëzues të të ardhurave mbi bazë të pensionit, persona të papunë që pranojnë kompensim për shkak të papunësisë, shfrytëzues të ndihmës së përhershme në para, invalidët e luftës dhe shfrytëzues të invaliditetit familjar, bujq, zejtarë, dhe nga kjo rezulton se të drejtë për shtesë të fëmijëve kanë vetëm fëmijët që janë në shkollim të rregullt dhe prindërit e të cilëve realizojnë ndonjë lloj të ardhure, ndërkaq fëmijët të cilën nuk ndjekin mësimin e rregullt dhe prindërit e të cilëve mbi asnjë bazë nuk realizojnë kurrfarë të ardhurash nuk kanë të drejtë për shtesë të fëmijëve. Me ndryshimet e këtij Ligji u

5

Page 6: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

kufizua edhe lartësia e shtesës për fëmijë, përkatësisht u përcaktua shuma maksimale të cilën mund ta realizojë një familje, kështu që pavarësisht se familja ka më tepër fëmijë nuk mund të realizojë shumë më të madhe nga ajo që është përcaktuar me ligj, e që sipas Avokatit të Popullit përsëri një pjesë e fëmijëve, të cilët janë në numër më të madh në një familje, u përjashtuan nga e drejta e shtesës për fëmijë. Si kategori e veçantë e fëmijëve të diskriminuar janë fëmijët e rrugës të cilët kërkojnë lëmoshë, shesin çikërrima apo kryejnë shërbime të vogla, të cilët në të shumtën e rasteve kanë prindër dhe pikërisht prindërit e tyre i detyrojnë të dalin në rrugë për të siguruar mjete për ekzistencën e familjes. Avokati i Popullit, disa vjet rresht ka intervenuar deri te organet kompetente që të marrin masa për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të rrugës, të drejtat themelore të të cilëve janë të cenuara dhe të rrezikuara, duke theksuar se ata shpesh herë keqpërdoren nga prindërit e tyre, eksploatohen në punë, u pamundësohet e drejta e arsimimit, u rrezikohet e drejta për jetë, e mbrojtjes shëndetësore, si dhe u cenohen edhe të drejtat e tjera. Avokati i Popullit propozoi që në legjislacion të parashikohet që për këtë kategori të fëmijëve, si grup i veçantë i rrezikuar të cilit duhet t’i sigurohet mbrojtje sociale, të formohen qendra ditore përmes të cilave do të ndihmohet kjo kategori e fëmijëve po edhe familjet e tyre. Kështu, fëmijët e rrugës, si grup i veçantë social, u parapanë me Ligjin për vetadministrim lokal, por duke pasur parasysh se nuk u krye decentralizimi i pushtetit këto dispozita nuk u aplikuan nga ana e njësive të vetadministrimit lokal. Prandaj, në vitin 2004, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale u parapa mundësia që komunat ta sigurojnë realizimin e mbrojtjes sociale të fëmijëve të rrugës, si dhe të formojnë qendra ditore për fëmijët e rrugës. Përmes qendrave ditore, kësaj kategorie të fëmijëve u sigurohen shërbime edukativo-arsimore, bëhet punë këshilluese me fëmijët dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe organizohen aktivitete kulturore – argëtuese dhe rekreative, me qëllim që këta fëmijë të largohen nga rruga. Në pajtim me ndryshimet e kryera të kornizës ligjore, kah fundi i viti 2004, filloi me punë qendra e parë ditore për fëmijët e rrugës në Shkup, ku është regjistruar një numër i madh i fëmijëve të rrugës, me ç’rast pritet që këta fëmijë të largohen nga rrugët, të kthehen nëpër shkolla dhe t’u mundësohet përfshirje në jetën shoqërore, ndërkaq gjatë periudhës që pason planifikohet hapja edhe e qendrave tjera ditore nëpër vendet ku janë regjistruar fëmijë të rrugës. Në periudhën paraprake, në mënyrë të caktuar u diskriminuan edhe fëmijët viktima të tregtisë me njerëz, sepse nuk u trajtuan si viktima të cilëve u nevojitet mbrojtje, por si fëmijë që janë në konflikt me ligjin dhe nuk u morën masa për t’u ndihmuar dhe mbrojtur të drejtat e këtyre fëmijëve, ndërkaq tregtia me njerëz dhe me fëmijë nuk u përcaktua si vepër e veçantë penale. Për këtë shkak, pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, në Kodin Penal (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 4/2002), si vepër ve veçantë penale u parapa tregtia me njerëz, ndërkaq me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u hap strehimorja për viktimat e tregtisë, puna e së cilës avancohet duke angazhuar ekip përkatës profesional, si dhe bëhen përpjekje që të hapet strehimore e veçantë për fëmijët – viktima të tregtisë me njerëz. Njëkohësisht, me ndryshimet dhe sjelljen e policisë ndaj personave që janë objekt të tregtisë me njerëz, sidomos ndaj fëmijëve që janë objekt të trafikimit, të cilët tani trajtohen si viktima, u ofrohet ndihmë dhe mbrojtje përkatëse përmes qendrës strehimore. Në fazë të miratimit është edhe plani i veçantë aksionar, me të cilin parashikohen më tepër masa për mbrojtje dhe ndihmë fëmijëve viktima të tregtisë me njerëz, me çka në planin normativ dhe praktik bëhen orvatje që të zvogëlohet diskriminimi i këtyre personave (në ndërkohë ky Plan aksionar është miratuar dhe është zbatuar numri më i madh i masave të parapara).

6

Page 7: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Fëmijët me nevoja të veçanta, si kategori e personave të cilët kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, u diskriminuan për shkak se u ngarkuan me pagesë të më tepër shërbimeve shëndetësore, të cilat doemos duhet t’i shfrytëzojnë shumë shpesh. Pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, në vitin 2003, janë bërë ndryshime të Ligjit për sigurim shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 31/2003), me të cilin fëmijët me nevoja të veçanta lirohen nga participimi për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore, ndërkaq me Rregulloren për të drejtë për mjete ndihmëse ortopedike dhe mjeteve të tjera (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 41/2003), fëmijët me nevoja të veçanta lirohen nga kompensimi ose u ulet kompensimi për shfrytëzimin e mjeteve ndihmëse ortopedike. Megjithatë, në praktikë vazhdojnë ankimet nga prindërit e këtyre fëmijëve, sepse këto lirime jo çdo herë respektohen në mënyrë konsekuente, për çka sigurisht se ndërhyri edhe Avokati i Popullit. Fëmijët me nevoja të veçanta u diskriminuan edhe për shkak të mospërfshirjes së tyre në arsimin e rregullt dhe në institucionet parashkollore (kopshte) së bashku me fëmijët e tjerë. Ndonëse në këtë plan janë arritur rezultate të mira, megjithatë është i domosdoshëm inkorporomi përkatës i procesit të adaptuar arsimor, si dhe modernizimi organizativ, teknik dhe kuadrovik i shkollave fillore. Me qëllim të aksesit përkatës, normal dhe më të lehtë deri te institucionet arsimore të fëmijëve me pengesa në zhvillim, nevojitet edhe përshtatje dhe zgjidhje urbanistike dhe të komunikacionit, të cilat në disa objekte akoma janë pengesë për vizitën e papengesë të disa institucioneve nga ana e fëmijëve me pengesa më të rënda. Për përcaktimin e gjendjes në lidhje me përfshirjen e fëmijëve në arsimin e rregullt fillor, gjatë vitit 2006, Avokati i Popullit bëri hulumtim në numrin më të madh të shkollave, me ç’rast konstatoi mjaft probleme praktike me të cilat ballafaqohen fëmijët, përkatësisht prindërit por edhe shkollat, e të cilat e vështirësojnë përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor. Për këtë arsye, Avokati i Popullit u rekomandoi organeve kompetente që të ndërmarrin masa për angazhimin e personave profesionistë, të cilët do të punojnë me këtë kategori të fëmijëve, reduktimin e numrit të nxënësve në paralelet, me qëllim që puna të bëhet individualisht me këta fëmijë, gjetjen e metodave të reja të punës dhe modernizimin dhe përshtatjen e programeve mësimore me qëllim që ato të zotërohen më lehtë, si dhe masa të tjera të cilat do ta lehtësojnë dhe mundësojnë mbarimin e arsimit fillor të fëmijëve me nevoja të veçanta. Me qëllim të eliminimit të çdo lloj diskriminimi të fëmijëve, Avokati i Popullit propozon: - të parashikohet obligimi ligjor i detyrueshëm për të gjitha organet, institucionet

dhe individët që gjatë marrjes së vendimeve dhe marrjes së çfarë do qoftë aktiviteti që kanë të bëjnë me fëmijët, të respektohet parimi i mosdiskriminimit të fëmijës mbi çfarë do qoftë baze, ndërsa një gjë e tillë pritet të arrihet me miratimin e Ligjit për mosdiskriminim,

- të parashikohen edhe masa ndëshkuese për të gjitha organet, institucionet dhe individët, të cilët ushtrojnë diskriminim të fëmijëve mbi çfarë do qoftë baze.

3. Interesi më i mirë i fëmijës: (nenet 3, 9 dhe 20 të Konventës) Edhe pse me kornizën ligjore të Republikës së Maqedonisë, para së gjithash respektohet interesi më i mirë i fëmijës dhe krijimi i kushteve për shfrytëzimin e të drejtës së fëmijës, megjithatë është e domosdoshme ndarja e përgjithshme e këtij parimi në kuptimin e kritereve bazikë gjatë krijimit të kornizës ligjore, si dhe parashikimi i obligimit ligjor për të gjitha subjektet të cilët janë të autorizuar me ligj që gjatë vendosjes për të drejtat e fëmijës të udhëhiqen mbi të gjitha nga interesi më i mirë i fëmijës.

7

Page 8: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Në kontekst të kësaj, Avokati i Popullit paraqiti propozim për ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore në disa fusha, e sidomos rekomandoi që ky parim të jetë bartës në të drejtën familjare, gjë që është pranuar edhe ky parim është inkorporuar në Ligjin për familje. Duke vepruar sipas parashtresave të parashtruara, Avokati i Popullit para së gjithash kujdeset për interesin më të mirë të fëmijës në më tepër segmente: - Gjatë marrjes së masave për kontaktet e fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton, në rend të parë janë të drejtat e fëmijës, por nuk harrohen edhe të drejtat e prindërve; - Gjatë përkujdesjes së fëmijës pa prindër dhe kujdesit prindëror, bëhen përpjekje që çdo herë organet kompetente të gjejnë mundësi që fëmijën ta akomodojnë në një familje në vend që në institucion. Për zbatimin e kësaj zgjidhjeje, Avokati i Popullit propozon që, familjet të cilat dëshirojnë dhe të cilat i përmbushin kushtet për të rritur fëmijë pa prindër ose pa kujdes prindëror, shteti t’u ofrojë ndihmë më të madhe materiale dhe profesionale, në mënyrë që këto familje të stimulohen për të pranuar fëmijë të këtillë, me çka do të shmangej vendosja e fëmijëve nëpër institucione, e që do të duhej të ishte vetëm si zgjidhje e fundit. Në kontekst të kësaj janë ndërmarrë më tepër masa për deinstitucionalizimin e një numri të madh të fëmijëve, sidomos të fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët merren nga institucionet dhe kthehen në familje ose vendosen në familje përkujdesëse (kujdestare). Në këtë drejtim edhe kompensimi për familjet që përkujdesen është rritur edhe pse akoma nuk është kjo një rritje e mjaftueshme dhe si rrjedhojë e kësaj është rritur edhe numri i familjeve kujdestare. - Gjatë përcaktimit të kujdestarit, Avokati i Popullit insiston të respektohet interesi më i mirë i fëmijës dhe në qoftë se nuk është caktuar kujdestar, ndërkaq ka nevojë për nevojë të tillë, qendra propozon caktimin e kujdestarit, përkatësisht insiston të ndryshohet kujdestari po qe se i njëjti punon në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e fëmijës. - Gjatë adoptimit, Avokati i Popullit kujdeset se a respektohet me konsekuencë korniza ligjore, a mbahet llogari për interesin më të mirë të fëmijës dhe sa respektohet mendimi i fëmijës, i cili është më i madh se dhjetë vjet, sepse sipas ligjit ai duhet të jep pëlqim për adoptim. - Gjatë procedimit sipas lëndëve, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, veçmas për të drejtën e fëmijës për të mbajtur kontakte personale me prindin me të cilin nuk jeton, si dhe në përgjithësi në kuptimin e krijimit të politikës qeveritare dhe kornizës ligjore, Avokati i Popullit insiston që interesi më i mirë i fëmijës të jetë me prioritet absolut. Gjithashtu, gjatë marrjes së vendimeve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me fëmijët, Avokati i Popullit orvatet që secili organ, organizatë dhe individë të udhëhiqet nga interesi më i mirë i fëmijës. Duke vepruar sipas këtyre propozimeve, në Ligjin për familje (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 83/2004 – tekst i pastruar), janë paraparë më tepër dispozita mbrojtëse për fëmijët në realizimin e të drejtave familjare, ndërkaq me ndryshimet e fundit të Ligjit, të vitit 2004, përcaktohet obligimi që gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me fëmijët, sidomos të respektohet interesi më i mirë i fëmijës. Pjesëmarrja e interesit më të mirë të fëmijës sigurohet edhe përmes obligimit të paraparë që qendrat për punë sociale t’i përfshijnë fëmijët dhe ta dëgjojnë mendimin e tyre gjatë rregullimit të çështjeve të caktuara, sidomos gjatë rregullimit të çështjes së mbajtjes të kontakteve personale të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton, ku prindërit shpesh herë i shfrytëzojnë fëmijët e tyre. Me qëllim të sigurimit të interesit më të mirë të fëmijës, Avokati i Popullit vazhdoi me propozimet që në kornizën ligjore të parashikohen masa alternative për fëmijët që janë në konflikt me ligjin, përkatësisht propozoi të parashihen dhe para së gjithash të merren masa preventive për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin,

8

Page 9: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

ndërsa ndëshkimet dhe sanksionet të shqiptohen si masë e fundit, përkatësisht me rregull ndëshkimet të zëvendësohen me masa alternative, ndërkohë që të parashikohen edhe masa për risocializim. Njëkohësisht u theksua se për shkak të mbrojtjes adekuate të fëmijëve në konflikt me ligjin, i domosdoshëm është trajnimi i të gjithë personave që punojnë me fëmijë të grupeve të rrezikshme dhe me fëmijë në konflikt me ligjin, si dhe trajnim i ndërmjetësuesve (mediatorëve) me qëllim që kontestet të zgjidhen jashtë gjykatave, përmes ndërmjetësimit midis kryerësit të veprës dhe të dëmtuarit; dhe të parashikohet obligimi ligjor që fëmijës në konflikt me ligjin në procedurë policore dhe gjyqësore detyrimisht t’i sigurohet ndihmë falas e avokatit (në procedurë është miratimi i Ligjit për ndërmjetësim). Pas këtyre propozimeve, në vitin 2004, u bënë edhe ndryshime në Kodin Penal dhe u parapanë disa masa alternative, të cilat mund t’u shqiptohen kryerësve të mitur të veprave penale, këtu bën pjesë edhe puna e dobishme, e cila mund të shqiptohet nga pesë deri në njëqind orë, po qe se është e nevojshme që me këtë masë të ndikohet mbi personin dhe sjelljen e të miturit. Këtu përfshihet edhe ndërprerja me kusht e procedurës penale për vepra të caktuara, për të cilat parashikohet gjobë përkatëse në para ose dënim me burg, nëse i mituri ka manifestuar pendim për veprën e kryer. Në procedurë është edhe miratimi i Ligjit të veçantë për drejtësinë e të miturve, me të cilin në mënyrë të veçantë do të rregullohen masat preventive për mbrojtjen e fëmijëve në rrezik, masat alternative dhe ndëshkimet, si dhe masat për risocializim dhe rehabilitim, të cilat janë në interesin më të mirë të fëmijës. (Në vitin 2007 është miratuar Ligji për drejtësinë e të miturve, i cili do të fillojë të zbatohet në muajin shtator të vitit 2008). 4. Pjesëmarrja e fëmijës: (nenet 12, 13, 14, 15, 17 dhe 40 të Konventës) E drejtë, shumë e rëndësishme e fëmijëve, e garantuar me Konventë është e drejta e pjesëmarrjes, e cila është pjesë e të drejtave që përbëjnë trekëndëshin e të drejtave. Për fat të keq, kjo e drejtë akoma nuk praktikohet mjaftueshëm gjatë marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me fëmijët. Me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, Avokati i Popullit u sugjeroi organeve kompetente që në kornizën ligjore fëmija të trajtohet si bartës i të drejtave, përkatësisht si subjekt dhe se duhet të inkurajohen të rriturit për t’i dëgjuar fëmijët dhe për t’i përfshirë në marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me ta dhe në këtë mënyrë të sigurohet edhe respektimi i interesit më të mirët të fëmijës. Sipas kornizës ligjore, në Republikën e Maqedonisë fëmijët kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre në fushat si vijojnë: në rast të lindjes jashtëmartesore, fëmija që ka mbushur 16 vjet duhet të jep pëlqim për njohjen e atësisë dhe mund të parashtrojë padi për kontestimin e amësisë. Fëmija, që ka mbushur 15 vjet, ka të drejtë punësimi nën kushte të veçanta të mbrojtjes, nëse është në marrëdhënie pune ka të drejtë vetëm të disponojë me pagën, por detyrohet të kontribuojë për përkujdesjen vetjake, për ndryshimin e emrit të fëmijës nëse fëmija ka 10 vjet doemos duhet të jep pëlqimin e vet, fëmija që ka 15 vjet mund të ketë letërnjoftim dhe dokument udhëtimi, për kryerjen e dogmave fetare mbi fëmijën nëse fëmija ka 10 vjet, doemos duhet të jepet pëlqimi i tij, në rast të birësimit të fëmijës që ka mbushur 10 vjet duhet të jepet pëlqimi, fëmija që ka 16 vjet mund të merr pjesë në procedurë penale si palë, si dhe fëmijët në Republikën e Maqedonisë mendimin e tyre e shfaqin përmes bashkësive në klasave nëpër shkolla dhe përmes këshillave të mësimdhënësve, në të cilët ka anëtarë nxënës. Mirëpo, edhe përkundër kornizës së këtillë ligjore pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje, sa u përket personalisht atyre, është më tepër formale dhe jo gjithnjë fëmijët kuptohen seriozisht.

9

Page 10: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Avokati i Popullit, në kontekst të kësaj çështjeje mund të reagojë vetëm kur për ndonjë vendim të caktuar, në mënyrë të prerë është paraparë me ligj përfshirja e fëmijës, mirëpo edhe në rastet sipas lëndëve që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijës, e që në të shumtën e rasteve iniciohen me kërkesë të prindërve dhe shumë pak nga vetë fëmijët. Pikënisja e Avokatit të Popullit është përherë interesi i fëmijës dhe fëmija përherë vihet në plan të parë, kuptohet duke mos i lënë mënjanë të drejtat e prindërve. Gjatë vizitave nëpër shkolla, në pjesën më të madhe të rasteve, u konstatua se fëmijëve u jepet mundësia ta shprehin mendimin e tyre, por për fat të keq respektohet shumë rrallë dhe punët mbeten të pandryshuara. Në lidhje me të drejtën e pjesëmarrjes së fëmijëve diskutohet edhe në takimet e ENOK-ut, ku numri më i madh i anëtarëve potencojnë se fëmijët akoma nuk marrin pjesë në mënyrë autonome në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e tyre dhe prandaj në vitin 2003, në Takimin Vjetor të ENOK-ut u miratua Rezoluta për mënyrat e mundshme të përfshirjes së fëmijëve. Duke vepruar në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve sipas parashtresave që kanë të bëjnë me të drejtën e fëmijës për mbajtjen e kontakteve personale me prindin me të cilin nuk jeton, si dhe duke u nisur nga Konventa për të drejtat e fëmijës, përkrah angazhimit për respektimin para së gjithash të interesit më të mirë të fëmijës, Avokati i Popullit u sugjeron prindërve se realizimi i kontakteve normale dhe pa pengesë i fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton është tejet i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe se realizimi i kësaj të drejte kërkon angazhim të domosdoshëm jo vetëm të institucioneve kompetente, por edhe sjellje përkatëse të prindërve, të cilët duhet të mbajnë llogari për të drejtat dhe interesat e fëmijës, e jo vetëm për të drejtat e dhe interesat e tyre. Avokati i Popullit, intervenoi edhe për përfshirjen e fëmijëve në procedurat e këtilla, përkatësisht bën përpjekje që të dëgjohet edhe mendimi dhe qëndrimi i tyre rreth realizimit të të drejtës së cekur. Prandaj, qendrave dhe prindërve u sugjeroi që ta dëgjojnë dhe respektojnë mendimin dhe qëndrimin e fëmijëve, varësisht nga mosha dhe pjekuria e tyre, ndërkohë që për një gjë të tillë propozoi edhe zgjidhje përkatëse ligjore. Për kapërcimin e këtij problemi dhe implementimin e kësaj të drejte të fëmijëve, përmes kornizës ligjore me ndryshime dhe plotësime të Ligjit për familjen të kryer gjatë vitit 2004, parashikohet se gjatë përcaktimit të marrëdhënieve personale dhe kontakteve të drejtpërdrejta të fëmijës me prindin, qendra për punë sociale duhet ta informojë fëmijën dhe t’i merr parasysh qëndrimet dhe mendimet e tij, varësisht nga mosha, pjekuria dhe shkalla e zhvillimit, si dhe ta njoftojë me pasojat e mundshme nga vendimet. Ky obligim, në masë të caktuar zbatohet në praktikë, por akoma nga disa institucione nuk është kuptuar seriozisht dhe nuk janë gjetur mënyra përkatëse se si fëmija me të vërtetë ta shprehë qëndrimin e vet pa kurrfarë presioni nga ana e prindi, të cilët më së shpeshti ndikojnë mbi fëmijët. Njëkohësisht, Avokati i Popullit, propozoi që gjatë miratimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe miratimit e ndryshimit të ndonjë ligji tjetër, si dhe gjatë marrjes së vendimeve konkrete, fëmija të trajtohet si subjekt bartës i të drejtave dhe obligimeve e jo si objekt i të drejtave, ku të drejtat e tij çdo herë të burojnë nga të drejtat, statusi dhe pozita e prindërve të tyre. Për fat të keq, në kuptim të kësaj akoma nuk mund të manifestojmë kënaqësi edhe pse në fusha të ndryshme fëmijët çdo ditë e më tepër përfshihen me mendimet e tyre. Njëra nga mënyrat e shprehjes së qëndrimit dhe mendimit të fëmijëve bëhet përmes shoqërimit të tyre, e që është pjesë e të drejtave të garantuara me Konventë. Edhe pse nuk ndalohet me kornizë ligjore megjithatë, nuk janë paraparë mundësi dhe kushte për shoqërimin e fëmijëve në organizata të ndryshe me qëllim të realizmit të të drejtave dhe interesave të tyre të përbashkëta. Sipas legjislacionit aktual, shoqata civile mund të themelojnë vetëm qytetarët e moshës madhore dhe

10

Page 11: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

nuk është parashikuar mundësia që edhe fëmijët të organizohen në shoqata të qytetarëve dhe në asociacione të tjera civile. Përndryshe, sipas të dhënave me të cilat disponon Avokati i Popullit, fëmijët rrallë herë bashkohen edhe nëpër shkolla me qëllim të zgjidhjes së interesave të përbashkëta për çështje të caktuara. Për këtë arsye, Avokati i Popullit insiston që detyrimisht nëpër shkolla të përfshihen fëmijët dhe detyrimisht të dëgjohet mendimi i tyre për të gjitha çështjet që i prekin të drejtat dhe obligimet e tyre të cilat i realizojnë në shkollë, përkatësisht në procesin arsimor. Me qëllim që të dëgjohet mendimi i fëmijëve, përkatësisht t’u jepet mundësia e pjesëmarrjes për propozimet dhe mendimet e tyre, gjatë marrjes së masave të Avokatit të Popullit, gjatë vitit 2004, me mbështetje të Zyrës së UNICEF-it në Shkup u formua i ashtuquajturi Këshill i fëmijëve, i përbërë nga fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme nga bashkësi të ndryshme që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Me Këshillin e fëmijëve mbahen takime të rregullta, realizohen trajnime të fëmijëve të cilëve u prezantohen të drejtat e garantuara me Konventën për të drejtat e fëmijës, me vështrim të veçantë të implementimit të tyre në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe në legjislacion, njihen me kompetencat dhe mënyrën e punës së Avokatit të Popullit, sidomos me Seksionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mënyrat përmes së cilave mund të drejtohen deri te ky Seksion si dhe në ç’mënyrë mund t’i mbrojë të drejtat e tyre ky Seklsion. Fëmijët njihen edhe me obligimet e shtetit por edhe të tyre e që rezultojnë nga Konventa, por nga përgjigjet e fituara mund të konstatohet se fëmijët shumë pak janë të njohur me obligimet e tyre. Prandaj, vëmendje e veçantë do të duhej t’i kushtohej obligimeve të fëmijëve, të cilat rezultojnë nga secila e drejtë, me qëllim që ata të edukohen se të drejtat nuk janë absolute dhe se secila e drejtë kërkon edhe përmbushjen e obligimit përkatës, të cilin fëmijët duhet ta dinë dhe të bëjnë përpjekje për ta respektuar në mënyrë që të presin respektimin e të drejtave të tyre. Me qëllim që fëmijët të trajnohen në lidhje me të drejtat e tyre, ata propozojnë mësim të detyrueshëm të të drejtave të fëmijëve në arsimin e rregullt fillor dhe të mesëm, nga mësimdhënës të trajnuar, me qëllim që ata të aftësohen, të njihen dhe shkathtësohen për t’i dalluar të të drejtat dhe obligimet, si dhe për vetëmbrojtje nga cenime e abuzime. Sipas mendimit të fëmijëve, duke i mësuar të drejtat dhe obligimet e fëmijëve dhe duke i orientuar drejt njohjes së të drejtave, cenimeve dhe abuzimeve, si dhe me anë të trajnimit të fëmijëve për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë të qetë, do të reduktoheshin konfliktet midis fëmijëve. Me propozimet dhe mendimet e Këshillit të fëmijëve, Avokati i Populli e njoftoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve pret që seriozisht të shqyrtohen dhe merren masa në kuptimin e ndryshimit dhe plotësimit të kornizës ligjore dhe aplikimit të saj, me qëllim të krijimit të kushteve përkatëse për realizimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. 5. Aksesi deri te informatat përkatëse (neni 17 i Konventës)

Sa i përket pjesëmarrjes së fëmijëve, që nënkupton edhe pranimin e informatave të ndryshme të arritshme për fëmijët, Avokati i Popullit ka ndërmarrë më tepër aktivitete për mbrojtjen e fëmijëve nga informatat që janë të dëmshme për zhvillimin e tyre. Duke e pasur parasysh se në çdo vend, duke mos u respektuar ligji, reklamohen alkooli dhe cigaret, kërkuam ndalimin e reklamimit të këtyre produkteve jashtë vendeve të parashikuara me ligj, përkatësisht ndalimin e reklamimit të tyre në mjetet e informimit publik, nëpër afishe (bilborde) ose në mënyra të ngjashme publike të arritshme për fëmijët. Gjithashtu, kërkuam që me ligj të ndalohet shitja e cigareve

11

Page 12: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

dhe alkoolit të miturve në objektet hotelerike. Këto propozime janë përfshirë në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 70/2003), ku në nenin 4 ndalohet reklamimi i cigareve në shtypin ditor, javor dhe mujor, si dhe në revistat e tjera, radio e televizion, me anë të filmave diapozitiv, filmave, tablove, tabelave, etiketave dhe formave të tjera të reklamimit në vende publike. Në Ligjin për tregti (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/2003) është paraparë ndalimi i shitjes së alkoolit dhe cigareve në tregtinë me pakicë, për personat nën 18 vjeç. Me Ligjin për veprimtari hotelerike dhe turistike (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/2003) ndalohet aksesi i personave nën 18 vjeç në objektet e hoteleve, bareve të natës dhe kabareve. Për mosrespektimin e këtyre ndalimeve parashikohen dënime, por në praktikë akoma jo çdo kund dhe jo çdo herë respektohen ndalimet, edhe pse në të gjitha objektet ato vendosen në vende të dukshme. Gjithashtu, edhe në kornizën ligjore që ka të bëjë me veprimtarinë radiodifuzive parashikohen ndalime përkatëse për transmetimin e përmbajtjeve të cilat negativisht ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve, megjithatë disa televizione, sidomos ato private, vazhdojnë të transmetojnë përmbajtje të cilat ndikojnë dëmshëm mbi fëmijët.

Sipas informatave të Avokatit të Popullit, këto ndalime ligjore jo çdo herë respektohen në mënyrë konsekuente dhe për këtë shkak shërbimet kompetente inspektuese duhet të jenë më aktivë në drejtim të marrjes së masave dhe ndëshkimit të subjekteve, të cilët nuk u përmbahen ndalimeve të cekura, e gjithë kjo me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga ndikimet e dëmshme të alkoolit dhe cigareve.

Njëkohësisht, ka dukuri kur përmes mjeteve të informimit publik transmetohen informata, por edhe dezinformata të cilat dëmshëm ndikojnë tek fëmijët. Avokati i Popullit disa herë ka ndërhyrë për shkak të fotografive të botuara në mjetet e informimit publik, duke sugjeruar se një nga obligimet e shtetit, të paraparë me Konventën për të drejtat e fëmijës është të stimulohet zhvillimi i kaheve themelore për mbrojtjen e fëmijës nga të gjitha informatat e dëmshme, për mirëqenien e tij dhe për shëndetin fizik dhe mendor të tij, si dhe të sigurohet mbrojte e fëmijës nga cenimi i privatësisë së tij dhe nga informatat e publikuara të cilat mund ta dëmtojnë autoritetin e jetës së tij private.

Avokati i Popullit ndërhyri edhe për marrjen e masave përkatëse, nga ana e Këshillit të Radiodifuzionit, kundër shtëpive të caktuara televizive për shkak të përhapjes së informacioneve se në ndonjë shkollë çdo i dyti fëmijë merr drogë, fakt i cili pa verifikim paraprak u publikua në opinionin e gjerë si i vërtetë, me çka u cenuan të drejtat e fëmijës, sidomos kur kihet parasysh se informatat e tilla nuk u konfirmuan, përkatësisht u mohuan.

Në këtë plan, nevojitet trajnimi i gazetarëve dhe parashikimi i shqiptimit të masave ndëshkuese për shkeljen e të drejtave të fëmijës përmes publikimit të informatave të dëmshme për zhvillimin e tyre psikofizik.

7. Ekzistenca dhe zhvillimi (nenet 6, 7, 8, 9, 18, 19, 20 dhe 27 të

Konventës) Avokati i Popullit, si institucion kompetent për mbrojtjen e të drejtave të

fëmijëve, angazhohet që secilit fëmijë t’i sigurohen kushte për jetë të sigurt, liri dhe siguri personale, ndërkaq kjo do të thotë se shteti duhet të krijojë mundësi materiale dhe ligjore që çdo fëmije t’i sigurojë shtëpi, ushqim, dashuri prindërore, standard adekuat jetësor, mbrojtje shëndetësore të nivelit më të lartë dhe mbrojtje nga të gjitha llojet e keqpërdorimeve, dhunës dhe abuzimeve.

Gjatë miratimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, Avokati i Popullit propozoi përcaktimin e obligimit ligjor të shtetit që secilit fëmijë t’i garantohet dhe sigurohet minimum standard jetësor, me ç’rast fëmija do të trajtohej si subjekt dhe bartës i së drejtës, e jo prindërit e tij. Ky propozim nuk është mbështetur, ndonëse shteti përmes

12

Page 13: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

formave të ndryshme sociale të mbrojtjes bën tentativa për t’i ndihmuar çdo familjeje. Në disa familje, të cilat jetojnë vetëm nga ndihma sociale ose për shkak të mospërmbushjes së kushteve të caktuara formale nuk mund të realizojnë as edhe ndihmë sociale vihet në pikëpyetje realizimi i të drejtave themelore të fëmijëve, përkatësisht pamundësohet rritja dhe zhvillimi i drejtë i tyre.

Në mënyrë që të sigurohet ekzistencë, rritje dhe zhvillim normal për secilin fëmijë, Avokati i Popullit bën përpjekje që çdo fëmije t’i mundësohet të jetojë me prindërit e vet, por edhe të krijohen kushte materiale që prindërit të mund ta rrisin fëmijën e tyre. Së këtejmi, për t’u arritur një gjë e tillë, shteti duhet të merr masa për punësimin e prindërve, secilës familje t’i sigurojë strehim për jetë modeste dhe normale. Ndërkaq, ndaj prindërve të cilët nuk kujdesen për fëmijët e tyre, i neglizhojnë dhe keqtrajtojnë ata, të merren të gjitha masat e mundshme për ta korrigjuar sjelljen ndaj fëmijëve, të përmirësohet gjendja materiale dhe ata të edukohen me qëllim që të kujdesen dhe t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve. Nga ana tjetër, në rast se as masat e marra nuk i japin rezultatet e dëshiruara, prindërve t’u kufizohet dhe në raste të skajshme edhe t’u merret e drejta prindërore, kuptohet nëse një gjë e tillë është në interesin më të mirë të fëmijës.

8. Identiteti i fëmijës (nenet 7 dhe 8 të Konventës) Në Republikën e Maqedonisë akoma është i madh numri i fëmijëve të cilët nuk

janë të regjistruar në evidencën amzë, sidomos i fëmijëve të lindur në kushte shtëpiake, lindjen e të cilëve prindërit nuk e paraqesin edhe pse ekziston obligimi ligjor për ta bërë një gjë të tillë. Duke vepruar në bazë të parashtresave të këtilla, Avokati i Popullit gjen mënyra po qe se fëmija është lindur në Republikën e Maqedonisë që ta regjistrojë në evidencën amzë dhe deri më tani të gjitha parashtresat e parashtruara për realizimin e kësaj të drejta janë zgjidhur pozitivisht.

Me qëllim të kapërcimit të këtij problemi dhe me qëllim që prindërit të detyrohen që ta paraqesin lindjen e fëmijëve, sidomos për shkak të verifikimit dhe ruajtjes së identitetit të çdo fëmije dhe krijimit të kushteve për realizim pa pengesë të të drejtave, Avokati i Popullit propozoi që të riprecizohen dhe konkretizohen dispozitat ligjore për regjistrimin e lindjes së fëmijës në evidencën amzë, sidomos nëse brenda afatit të paraparë me ligj një gjë të tillë nuk e bëjnë prindërit. Gjithashtu, është propozuar që të parashikohen edhe dënime për prindërit të cilët, pa pasur ndonjë arsye, nuk e kanë paraqitur lindjen e fëmijëve të tyre brenda afatit ligjor të përcaktuar me ligj.

9. Standardi i jetës (nenet 26 dhe 27 të Konventës)

Republika e Maqedonisë përmes mbrojtjes sociale dhe zbatimit të politikës së caktuar për punësim, bën përpjekje që secilit fëmijë t’i sigurojë standard përkatës jetësor, mirëpo një numër i madh i fëmijëve jetojnë nëpër familje me standard mjaft të ulët jetësor, i cili nuk është i mjaftueshëm për t’i kënaqur nevojat dhe të drejtat themelore. Republika e Maqedonisë, përmes kornizës ligjore, strategjive dhe programeve të ndryshme, bën orvatje për punësimin e prindërve dhe sigurimin e të ardhurave përkatëse, në përputhje me punën që e bëjnë, por për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm ekonomik të shtetit, akoma një numër i madh i qytetarëve nuk kanë mundësi të punësohen dhe për këtë shkak nuk kanë mundësi të sigurojnë standard përkatës jetësor për fëmijët e tyre.

13

Page 14: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Për shkak të asistencën sociale dhe materiale të familjeve, me Ligjin për mbrojtje sociale dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve janë paraparë më tepër lloje të ndihmave sociale, shtesa për fëmijë ose shtesa të veçanta për fëmijë me nevoja të veçanta, pajisje për foshnjat e sapolindura dhe lloje të tjera të asistencave sociale dhe materiale të familjeve.

Megjithatë, duke e pasur parasysh numrin e madh të shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe ndihmave tjera materiale nga ana e shtetit, ndihma të cilën e pranojnë qytetarët, përkatësisht familjet, është minimale dhe nuk mundëson jetë dinjitoze për çdo fëmijë. Prandaj, Avokati i Popullit u sugjeron organeve kompetente që asistencën sociale dhe asistencat e tjera materiale që i jep shteti, t’u ndahen vetëm familjeve të cilat me të vërtetë kanë nevojë reale për një ndihmë të tillë, pa pengesa të ndryshme formale dhe pa kufizime si dhe të krijohen kushte materiale që ajo asistencë të jetë në një lartësi që të mund të sigurojë përmbushjen e të drejtave themelore elementare dhe ekzistenciale.

Një lloj i asistencës sociale për fëmijët, familjet e të cilëve nuk kanë mjete të mjaftueshme për ekzistencë, është shtesa për fëmijë ose shtesa e veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta. Mirëpo, siç përmendëm, të gjithë fëmijët nuk janë të barabartë në kuptimin e realizimit të të drejtës për shtesën për fëmijë, ngaqë shtesë për fëmijë mund të pranojnë vetëm fëmijët të cilët e ndjekin me rregull mësimin dhe vetëm fëmijët prindërit e të cilëve realizojnë ndonjë lloj të ardhur. Ndërkaq, fëmijët të cilët nuk janë të përfshirë në arsimin e rregullt apo prindërit e të cilëve nuk janë të punësuar dhe nuk realizojnë kompensim për shkak të papunësisë, nuk janë pensionistë ose nuk pranojnë të ardhura, nga ndonjë lloj tjetër i pensionit dhe invaliditetit apo nuk kanë të ardhura nga bujqësia ose zejtaria, ose pranojnë ndihmë sociale në para, nuk mund të realizojnë shtesë për fëmijë.

Avokati i Popullit, ka intervenuar disa herë që këto të drejta fëmijët t’i realizojnë pa kurrfarë diskriminimi, përkatësisht që të gjithë fëmijët e një familjeje dhe realizimi i kësaj të drejte të varet nga mundësitë materiale të prindërve dhe nga nevojat e fëmijës, që do të thotë se secili fëmijë, prindërit e të cilit nuk kanë mundësi të sigurojnë mjete të mjaftueshme për ekzistencë dhe për përmbushjen e të drejtave themelore të fëmijëve, të mund të realizojë të drejtën e shtesës për fëmijë, më saktë gjatë realizimit të kësaj të drejte mos të krijohet trajtim i pabarabartë i fëmijëve. Sipas Avokatit të Popullit, shtesën për fëmijë do të duhej ta realizonin personalisht fëmijët, përkatësisht organet kompetente të mbajnë llogari se si shpenzohen këto mjete dhe a shfrytëzohen për përmbushjen e nevojave elementare të fëmijës, ndërkaq shuma e shtesave të tilla të jetë në lartësi që vërtetë do të sigurojë kushte për ekzistencë normale fëmijës dhe t’i kënaq nevojat dhe të drejtat e tij themelore.

10. Mbrojtja shëndetësore (nenet 23 dhe 24 të Konventës, nenet 39, 43 të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë)

Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, secilit qytetar i garantohet e drejta

e mbrojtjes shëndetësore, ndërsa kushtet dhe mënyra e realizimit të të drejtës është rregulluar me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për sigurim shëndetësor dhe me programe të veçanta të Qeverisë së Republikës të Maqedonisë. Kjo e drejtë realizohet përmes: - shërbimeve shëndetësore për të gjithë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare te

mjeku amë dhe në mjekësinë e ndihmës emergjente me ngarkim të pjesshëm për pagimin e shërbimeve shëndetësore në shërbimet specialiste – konsultative dhe spitalore;

14

Page 15: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

- kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe marrjes së masave preventive për mbrojtje shëndetësore të fëmijëve;

- sigurimit të ujit të shëndetshëm për pije; - sigurimit të ushqimit të shëndetshëm dhe të drejtës për çdo fëmijë, sidomos me

masat për dhënien gji foshnjave të sapolindura; - marrjes së masa për mjedis të shëndoshë jetësor, të cilat për fat të keq jo

çdoherë ndërmerren me kohë dhe në praktikë nuk japin rezultate adekuate; - trajtimit të veçantë shëndetësor dhe masave për rehabilitimin e fëmijëve me

nevoja të veçanta, të cilët janë të liruar nga çdo lloj participimi; - zhvillimit të rrjetit të qendrave ditore për fëmijët me pengesa në zhvillim në mbarë

Republikën me qëllim të përkujdesjes, edukimit, socializimit të fëmijëve, si dhe sigurimit të mbështetjes materiale dhe dhënies së ndihmës përkatëse profesionale për prindërit, përkatësisht për personat të cilët kujdesen për këta fëmijë;

- zbatimit të procesit të deinstitualizimit, me ç’rast një numër i madh i fëmijëve, sidomos i fëmijëve me nevoja të veçanta janë nxjerrë nga institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe janë kthyer në familjet e tyre apo janë akomoduar në familje të tjera.

Sipas propozimeve të Avokatit të Popullit dhe me qëllim të sigurimit të nivelit më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, siç është parashikuar me Konventën për të drejtat e fëmijës, është e domosdoshme që: - të parashikohen më tepër mundësi për lirimin e fëmijëve nga çfarë do qoftë

shpenzimesh për shfrytëzimin e të gjitha llojeve të shërbimeve shëndetësore dhe të gjitha ilaçeve të nevojshëm, sidomos për fëmijët me nevojë dhe për fëmijët të cilët për shkak të gjendjes së vështirë materiale apo për shkak të kontributeve të papaguara nuk kanë mjete e as mundësi për të shfrytëzuar shërbime të caktuara mjekësore.

- gjatë vitit 2004 dhe 2005, në periudha të caktuara kohore, u paraqit mungesë e ilaçeve nëpër klinika për mjekimin e fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet malinje. Për kapërcimin e këtij problemi, Avokati i Popullit ndërhyri me qëllim që të gjenden mënyra për thjeshtëzimin e procedurave të furnizimit të këtyre ilaçeve në mënyrë që të sigurohen sasitë e mjaftueshme të ilaçeve, sidomos për sëmundjet më të rënda dhe kronike tek fëmijët, para së gjithash gjatë mjekimit spitalor dhe në mënyrë që prindërit të mos detyrohen që ilaçet t’i furnizojnë vetë nga vendet e jashtme edhe pse në të shumtën e rasteve nuk kanë mjete për një gjë të tillë. Për shkak të mungesës së ilaçeve nëpër barnatore, të cilat punojnë në barë të Fondit për Sigurim Shëndetësor, përkatësisht të cilat gjenden në të ashtuquajturën “listë pozitive”, Avokati i Popullit ndërhyri që këto ilaçe të sigurohen në çdo kohë në një sasi të mjaftueshme në mënyrë që prindërit të mos detyrohet t’i blejnë me mjetet e tyre, ngaqë ato ilaçe duhet të jenë mbi barë të Fondit;

- të parashikohet obligimi ligjor për regjistrimin dhe ndjekjen e fëmijëve të lindur me rrezik dhe fëmijëve me pengesa në zhvillim edhe të inkorporohet Regjistri Unik i fëmijëve të lindur me rrezik dhe fëmijëve me pengesa në zhvillim, me qëllim që me kohë të ofrohet mbrojtja përkatëse shëndetësore;

- të ketë trajnime të përhershme dhe edukim të personave profesionistë, të cilët në çfarë do qoftë mënyre u ofrojnë shërbime shëndetësore fëmijëve, sidomos fëmijëve me pengesa në zhvillim.

11. Mbrojtja sociale (neni 26 i Konventës, nenet 1, 8, 35, 40, 41 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë)

15

Page 16: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Në përputhje me Kushtetutën, Republika e Maqedonisë është shtet social i cili gjithsecilit qytetar i siguron mbrojtje sociale dhe siguri sociale. Për realizimin e kësaj garancie kushtetuese, me Ligjin për mbrojtjen sociale dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, janë paraparë më tepër forma të mbështetjes sociale nga ana e shtetit për familjet të cilat nuk kanë mundësi që vetë ta sigurojnë ekzistencën. Por, për shkak të numrit të madh të qytetarëve të papunë, të cilët ndonëse janë të aftë për punë nuk mund të gjejnë punësim adekuat, është i madh numri i shfrytëzuesve të ndihmave të ndryshme sociale dhe për këtë shkak ndihma sociale është minimale dhe nuk mundëson plotësimin as edhe të nevojave themelore ekzistenciale të familjeve, pra edhe të fëmijëve. Për këtë shkak, ka fëmijë të cilët nuk e ndjekin arsimin fillor vetëm e vetëm për shkak të mospasjes së mjeteve materiale, ndërkohë që nuk kanë as kushte për plotësimin e nevojave tjera elementare. Me qëllim që të arrihet një nivel i caktuar i mbrojtjes sociale dhe sigurisë sociale të fëmijëve, Avokati i Popullit, përmes raporteve vjetore të cilat i dërgon pranë Kuvendit dhe përmes informatave të tjera të veçanta që ia dërgon Qeverisë së Republikës të Maqedonisë dhe ministrive kompetente, sugjeron dhe rekomandon:

- Shteti t’i ndërmerr të gjitha masat e mundshme për mbrojtjen sociale dhe mbështetjen e fëmijëve me qëllim të realizimit të përcaktimeve kushtetuese si shtet social dhe të krijojë kushte për realizimin e vlerës themelore të Kushtetutës për humanizëm, drejtësi sociale dhe solidaritet, ndërkaq në këtë kontekst para së gjithash të krijojë kushte për punësimin e të gjithë qytetarëve të aftë për punë;

- Për çdo familje, që nuk ka kurrfarë burimesh të mjeteve për ekzistencë, të sigurojë mbrojtje sociale me qëllim që të mundësohet që secili fëmijë të ketë rritje dhe zhvillim normal. Për t’u arritur kjo është e domosdoshme që shteti, gjatë krijimit të politikës buxhetore, ta ketë parasysh interesin më të mirë të fëmijëve dhe fëmijëve t’u jap prioritet absolut, ndërkaq për momentin nënkupton rritje të ndihmës sociale, të cilën shteti ua akordon familjeve, rritjen e shtesës për fëmijë dhe kompensimeve të tjera për mbështetje sociale të familjeve, përkatësisht fëmijëve;

- Shtesë për fëmijë të pranojnë të gjithë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, varësisht edhe nga mundësitë materiale të familjeve, e jo vetëm fëmijët të cilët ndjekin mësimin e rregullt dhe prindërit e të cilëve realizojnë ndonjë lloj të ardhur;

- T’u sigurohet mbrojtje e veçantë sociale dhe shëndetësore fëmijëve të rrugës nëse shkaku i pranisë së tyre në rrugë dhe kërkimit të lëmoshës është pasojë e gjendjes së vështirë materiale në familje;

- Kompensimi, të cilin e realizojnë fëmijët me nevoja të veçanta, të përcaktohet varësisht nga nevojat e fëmijës për mbrojtje të rregullt shëndetësore, furnizimit me ilaçe ose ndonjë lloji tjetër të terapisë, ushqimit përkatës, nevojave për mjete ndihmëse dhe ngjashëm;

- Të parashikohet mundësia e shfrytëzimit të kompensimit të veçantë edhe për fëmijët, prindërit e të cilëve punojnë me kohë të shkurtuar të punës, sidomos për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk janë të punësuar pikërisht për shkak të nevojës sepse vazhdimisht duhet të jenë pranë dhe të kujdesen për fëmijën me pengesa në zhvillim.

12. E drejta për arsim (nenet 28, 29 dhe 30 të Konventës, nenet 44 dhe 46

të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë) Me qëllim të realizimit të garancisë kushtetuese për arsim të detyrueshëm dhe

falas për çdo fëmijë, shteti duhet: - të krijojë kushte jo vetëm normative, por edhe kushte praktike dhe mundësi

të barabarta për arsimimin e të gjithë fëmijëve dhe të parashikojë masa stimuluese për ndjekjen e arsimit fillor;

16

Page 17: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

- të krijojë kushte materiale dhe praktike për arsim fillor të mirëfilltë falas, siç është garantuar me Konventën për të drejtat e fëmijës dhe me Kushtetutën e RM-së (Në ndërkohë me Ligjin për arsim të mesëm u inkorporua edhe arsimimi i mesëm i detyrueshëm falas);

- të parashikojë obligimin ligjor për mbështetje materiale dhe mbështetje tjetër për fëmijët, të cilët për shkak të gjendjes së vështirë materiale nuk ndjekin mësimin fillor (pas ndërhyrjeve plotësuese të Avokatit të Popullit ky sugjerim parimisht është mbështetur dhe për vitin vijues janë siguruar mjete, por problemi akoma nuk është zgjidhur në mënyrë sistematike);

- të krijojë lokale dhe mundësi tjera teknike për arsim në të gjitha shkollat, ngaqë në një pjesë të shkollave nuk ka as kushte elementare për qëndrim dhe mbajtje të mësimit, ndërkaq kohëve të fundit, për shkak të marrëdhënieve të pa pastruara të procesit të decentralizimit, një pjesë e shkollave ballafaqohen edhe me mungesën e mjeteve për mirëmbajtje, sidomos për ngrohje, me çka vihet në pikëpyetje mbajtja e mësimit dhe rrezikohet siguria dhe shëndeti i fëmijëve;

- t’i përfshijë të drejtat e njeriut në arsimin formal pas analizës paraprake për gjendjet që kanë të bëjnë me njohjen me të drejtat e njeriut në arsimin formal të RM-së;

- ta ndryshojë kornizën ligjore, e cila duhet të sigurojë ndryshime sistemore në procesin arsimor, të orientuar kah respektimi dhe të praktikuarit e të drejtave dhe lirive të njeriut me përkufizimin e parimeve themelore për konceptin e të drejtave të njeriut dhe mekanizmave mbrojtës;

- inkorporomi i të drejtave të njeriut në procesin arsimor imponon nevojën edhe për kuadër të trajnuar që nënkupton përgatitje të kuadrit në institucione të larta arsimore dhe edukimin e tërësishëm të kuadrit arsimor;

- mësimi i të drejtave të njeriut të fillojë në institucionet parashkollore dhe të vazhdojë në të gjitha nivelet e arsimit, të përshtatura për moshën e fëmijëve;

- në procesin arsimor vëmendje e veçantë t’i kushtohet karakterit edukativ të arsimimit;

- të përpunohet ndalimi për keqtrajtim fizik dhe psikik të fëmijëve në shkolla dhe të parashikohen ndëshkime për mësimdhënësit të cilët ushtrojnë keqtrajtim fizik dhe psikik mbi fëmijët në shkolla, përkatësisht përkufizimin se çka do të thotë keqtrajtim fizik e çka psikik dhe përcaktimin e obligimit për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë nga ana e personit mësimdhënës, i cili ka keqtrajtuar fizikisht apo psikikisht fëmijët.

Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, kundër mësimdhënësve që ushtrojnë keqtrajtime fizike ose psikike të fëmijëve rrallë herë merren masa, si dhe nuk reagohet me kohë ose ndërmerren masa të buta, përkatësisht në të shumtën e rasteve ndëshkimi bëhet me para, rrallë herë pezullohen nga puna, e edhe më rrallë kundër tyre hapen procedura për përgjegjësi penale, gjë që gjithsesi sjell që dhuna ndaj fëmijëve në shkolla të jetë edhe më tej e pranishme. Fëmijët, anëtarë të Këshillit të cilët punojnë me Avokatin e Popullit, potencuan se ka mësimdhënës të cilët shpesh herë keqtrajtojnë fëmijët fizikisht e sidomos psikikisht, por se rrallë herë kundër tyre merret ndonjë masë, përkatësisht më së shpeshti fëmijët dënohen për shkak të mosrespektimit të disiplinës.

Për sa i përket realizimit të të drejtave për arsimim, Këshilli i fëmijëve vuri në pah më tepër probleme dhe ofroi propozime, përkatësisht u cek se programet mësimore janë tejet voluminoze, dhe për këtë shkak fëmijët nuk janë në gjendje që në mënyrë përkatëse t’i përvetësojnë brenda orës dhe se ka shumë detyra të shtëpisë, me çka u kufizohet e drejta për pushim, lojë dhe rekreacion. Njëkohësisht, fëmijët potencuan se në numrin më të madh të lëndëve mësimi është mjaft i mërzitshëm (jointeresant) ndërsa mësimdhënësit nuk kanë mënyra dhe metoda për ta bërë orën më interesante dhe për t’i përfshirë fëmijë në mësim, në mënyrë që më

17

Page 18: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

me lehtësi të përvetësohet materiali. Për këtë shkak u propozua aplikimi i mësimit interaktiv i mësimit me përfshirjen në tërësi të fëmijëve në çdo orë, me të drejtë dhe mundësi për të debatuar, për të parashtruar pyetje dhe për të shprehur mendimet e tyre.

12. Arsimi i fëmijëve me nevoja të veçanta Në planin normativ, ky problem është tejkaluar, përkatësisht duke u nisur nga

dispozitat e Konventës shteti krijon kushte për përfshirjen e fëmijëve me pengesa në zhvillim në arsimin fillor, sepse në kornizën ligjore janë përcaktuar kushtet për përfshirjen e fëmijëve me pengesa në zhvillim në procesin arsimor. Kështu, fëmijët me pengesa në zhvillim, në përputhje me nenin 48 të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, duhet të përfshihen edhe në kopshtet e fëmijëve nëpër grupe me numër të caktuar të fëmijëve dhe me ta të punohet mbi bazë të programeve të veçanta. Gjithashtu, sipas nenit 61 të këtij Ligji, në shkollat fillore mund të organizohet grupi i foshnjores edhe për fëmijët me pengesa në zhvillim, ndërkaq sipas nenit 26 të Ligjit për arsimi fillor, me plane dhe programe të veçanta mësimore organizohet dhe realizohet veprimtaria edukativo – arsimore për nxënësit me pengesa në zhvillimin psikofizik, me ç’rast sipas nenit 27 të Ligjit, shkollat fillore duhet të mundësojnë arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.

Nga kjo që u cek, padyshim rezulton intenca e Republikës së Maqedonisë për t’i përfshirë në arsim, sidomos në atë fillor, edhe fëmijët me pengesa në zhvillim psikik dhe fizik, me ç’rast ata mund të organizohen në paralele të veçanta ose në shkolla të veçanta, por varësisht nga shkalla e zhvillimit mund të përfshihen edhe në arsimin e rregullt me fëmijët e tjerë.

Për realizim më të suksesshëm të këtij procesi duhet të tejkalohen problemet edhe me kuadrin arsimor, përkatësisht të angazhohet kuadër i trajnuar i cili do të punojë me këtë kategori të fëmijëve, ngaqë momentalisht në numrin më të madh të rasteve mësimdhënësit, të cilët punojnë me këtë kategori të fëmijëve, nuk janë sa duhet të trajnuar për punë përkatëse me këta fëmijë dhe për gjetjen e metodave më adekuate për përfshirjen e këtyre fëmijëve në mjedis.

Përfshirja në procesin arsimor i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe avancimi i arsimit dhe edukimit parashkollor i fëmijëve me nevoja të veçanta, me përfshirjen e tyre në institucionet parashkollore dhe me angazhimin e kuadrit të trajnuar, do të kontribuojë për përfshirjen e suksesshme të fëmijëve me nevoja të veçanta në jetën shoqërore.

Me qëllim të përfshirjes më të suksesshme të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsimin fillor domosdo nevojitet: - inkorporimi përkatës i procesit të adaptuar arsimor, modernizimi organizativ, teknik dhe kuadrovik në shkollat fillore, botimi i librave shkollorë për fëmijë me nevoja të veçanta, varësisht nga lloji i pengesës në zhvillim; - ndryshime në arsimin e mesën në kuptimin e zgjedhjes së profesionit për fëmijët me nevoja të veçanta, që u përgjigjen kërkesave të tregut të fuqisë së punës; - përmirësimi i zgjidhjeve urbanistike dhe të komunikacion për akses më të lehtë të fëmijëve me nevoja të veçanta deri te institucionet arsimore; - caktimi i prioriteteve gjatë regjistrimit në institucione të larta arsimore të fëmijëve me nevoja të veçanta, me lirim nga çdo lloj participimi dhe me përshtatje adekuate të procesit mësimor për këtë kategori të personave. 14. Mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi dhe dhuna (nenet 19, 32, 34, 35, 36 dhe 37 të Konventës) Mbrojtja e fëmijëve nga çdo lloj dhune është rregulluar me më tepër ligje.

18

Page 19: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve (neni 9) ndalohet keqtrajtimi fizik dhe psikik, ndëshkimi ose sjellje tjetër jonjerëzore apo abuzimi i fëmijëve. Mirëpo, kjo dispozitë ligjore nuk është përpunuar, përkatësisht nuk është përkufizuar se çka nënkuptohet me keqtrajtim fizik e çka me psikik dhe përveç dënimit me para nuk parashikohen dënime të tjera për personat të cilët ushtrojnë kësi lloj dhune mbi fëmijët. Për shkak të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna në familje, me ndryshimet e Ligjit për familjen (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/2004), në mënyrë eksplicite është paraparë ndalimi i çdo lloj dhune ndërmjet anëtarëve të familjes, pa marrë parasysh gjininë dhe moshën, me ç’rast qendrës për punë sociale iu dha detyra për marrjen e masave përkatëse çdoherë kur vihet në dijeni se ushtrohet dhunë në familje mbi fëmijën. Duke e pasur parasysh se në rastet e dhunës në familje mbi fëmijën, fëmija në të shumtën e rasteve largohet nga familja dhe vendoset në familje tjetër ose në institucion, me çka sipas Avokatit të Popullit shkaktohet traumë plotësuese për fëmijën, gjatë miratimit të ndryshimeve të cekura të Ligjit, u propozua që në rastet e ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës në vend të fëmijës, nga familja të largohet personi i cili ushtron dhunë dhe të drejtohet në këshillimore përkatëse, me qëllim që ta korrigjojë sjelljen e tij. Ky propozim i Avokatit të Popullit është miratuar dhe masa e këtillë është paraparë, por atë mund ta shqiptojë vetëm gjykata. Deri tani, nuk është propozuar e as shqiptuar një masë e këtillë, e as nuk janë formuar këshillimoret e veçanta, të cilat do të punonin me personat të cilët ushtrojnë dhunë në familje. Prandaj, Avokati i Popullit vlerëson se është e nevojshme që: - të gjenden mundësi praktike në raste të dhunës së vazhdueshme mbi fëmijën nga ana e anëtarit të familjes, nga familja të largohet dhunuesi e jo fëmija. Personi, i cili ushtron dhunë, krahas dënimit të drejtohet edhe për dhënie ndihmë për korrigjimin e sjelljes së tij; - të mbahet evidencë e veçantë për fëmijët që i nënshtrohen dhunës në familje, ndërkaq qendrat për punë sociale ose këshillimoret e veçanta, të cilat do të formoheshin, në vazhdimësi të bëjnë mbikëqyrje mbi të drejtën prindërore dhe të punojnë në planin profesional me fëmijën dhe familjen, në mënyrë që të tejkalohen traumat; - të parashikohen mekanizma mbrojtës për parandalimin e dhunës midis fëmijëve, sidomos të ndërmerren masa në arsim dhe me konsekuencë të aplikohen ndalimet ligjore për reklamim, shitje dhe mbushje të alkoolit për të miturit, për vizitat e tyre nëpër lokalet e natës nga ana e personave të mitur në mënyrë të të reduktohet sjellja agresive e fëmijëve, gjë e cila shpesh herë shkaktohet për shkak të përdorimit të alkoolit; - të krijohen kushte për qasje më të lehtë dhe mundësi për sport dhe rekreacion të të rinjve, me qëllim që ata të largohen nga objektet hotelerike dhe nga alkooli. Gjatë vitit 2006, Avokati i Popullit realizoi hulumtim në lidhje me dhunën familjare mbi fëmijët dhe mbrojtjen institucionale të tyre, me ç’rast konstatoi mangësi në kornizën ligjore gjatë aplikimit praktik të zgjidhjeve ekzistuese ligjore. Përkatësisht, u konstatua se dhuna në familje mbi fëmijët, me Ligj dhe në praktikë, nuk trajtohet si lloj i veçantë i dhunës për parandalimin e së cilës duhet të merren masa specifike sepse fëmijëve duhet t’u sigurohet mbrojtje e veçantë. Me qëllim të tejkalimit të problemeve dhe lëshimeve të caktuara, në kornizën ligjore dhe në punën e qendrave për punë sociale për luftimin e dhunës në familje mbi fëmijët dhe sigurimin real e të mirëfilltë të mbrojtjes së fëmijëve, viktima të dhunës në familje, Avokati i Popullit bashkë me të dhënat e hulumtimit të realizuar dërgoi më tepër propozime dhe rekomandime pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Avokati i Popullit, rekomandoi ndryshimin e Ligjit për familje, duke propozuar që në mënyrë të veçantë të përkufizohet dhuna në familje mbi fëmijët dhe të parashikohen dhe përkufizohen në

19

Page 20: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

mënyrë të veçantë masat të cilat i ndërmarrin qendrat dhe gjykata për mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës në familje, si dhe të precizohen mënyrat e procedimit për zbatimin e masave të shqiptuara, sidomos për realizimin e masave të përkohshme të shqiptuara nga gjykata. Me qëllim të sigurimit të ndihmës profesionale dhe përkrahjes së fëmijëve, viktima të dhunës në familje, është propozuar që me ligj të përcaktohet obligimi për qendrat dhe gjykatat që të formojnë ekip të veçantë, i cili do të veprojë kur viktimë e dhunës në familje është fëmija. Kjo do të thotë të ekzistojë ekip profesionist, në qendrën për punë sociale ose në strehimore, i cili do të sigurojë trajtim përkatës psikosocial, me qëllim të kapërcimit të traumave tek fëmija. Gjithashtu, për shkak të tejkalimit më të lehtë të traumave të dhunës, sipas rregullit fëmija të mos ndahet nga familja, por të ndahet personi i cili ushtron dhunë, sidomos nëse kushtet për të qëndruar me anëtarët e tjerë të familjes janë të mira dhe mund të kontribuojnë për kapërcimin më të lehtë të traumave tek fëmijët. Për këtë qëllim është e domosdoshme hapja urgjente e këshillimoreve të parapara për shkak të krijimit të kushteve praktike për ndarjen e personit që ushtron dhunë dhe sigurimit të kushteve për trajtim të tij, për korrigjimin e sjelljes së tij. Mirëpo, me qëllim të evitimit ose zvogëlimit të dhunës në familje mbi fëmijët, është e domosdoshme edhe marrja e masave preventive për mbrojtjen e fëmijëve nga kjo lloj dhune, sidomos kur ekzistojnë indikacione dhe predispozita se fëmija mund të bëhet viktime e dhunës në familje, përkatësisht parandalimin e shkaqeve në vend të mjekimit të pasojave. Për këtë qëllim, gjithsesi se është i nevojshëm ndëshkimi më i rreptë i ushtruesve të dhunës në familje, përkatësisht të kihet qasje më serioze ndaj këtij lloji të dhunës dhe të zbatohen procedura të shpejta dhe efikase gjyqësore. Njëkohësisht, është i nevojshëm edhe edukimi i personave profesionistë në qendrat për punë sociale, të cilët punojnë me këtë kategori të fëmijëve dhe të gjyqtarëve të cilët procedojnë rastet e këtilla dhe marrja e të gjitha masave të mundshme për ngritjen e vetëdijes tek secili qytetarë, institucion dhe në përgjithësi në shoqëri për denoncimin e dhunës në familje, gjë e cila duhet të gjykohet, e jo të mbetet temë tabu, e cila ruhet vetëm në rrethin familjar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duke e dërguar mendimin e saj sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, e informoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë se hulumtimi është mjaft i hollësishëm dhe se përmban të dhëna për gjendjen reale në Republikë në lidhje me dhunën në familje mbi fëmijët, me ç’rast i mbështeti të gjitha propozimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe sipas informatave në rrjedhë e sipër janë ndryshimet dhe plotësimet e kornizës ligjore dhe ndërmerren masa për aplikim përkatës praktik të kornizës ligjore nga ana e qendrave për mbrojtje sociale). Me ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për arsim të mesëm ndalohet keqtrajtimi fizik dhe psikik i nxënësve, por edhe me këto ligje nuk përkufizohet se çka nënkuptohet me keqtrajtim fizik e çka me keqtrajtim psikik dhe përveç ndëshkimit me para për kundërvajtje nuk parashikohen masa të tjera. Siç u tha më lartë, sipas deklaratave të fëmijëve, anëtarë të Këshillit dhe të nxënësve gjatë vizitave nëpër shkollat fillore dhe të mesme, si dhe mbi bazë të parashtresave të parashtruara, problem i veçantë nga fusha e arsimit u përmend keqtrajtimi fizik e sidomos ai psikik nga ana e mësimdhënësve dhe për këtë shkak fëmijët propozojnë të zbatohen kërkime në drejtim të asaj se sa mësimdhënësit i keqtrajtojnë fëmijët fizikisht dhe psikikisht dhe me ligj të përkufizohet se çka nënkuptohet me nocionin keqtrajtimin fizik e çka me psikik, si dhe të aplikohen ndëshkime përkatëse më të ashpra për mësimdhënësit të cilët shpesh i praktikojnë metodat e këtilla të edukimit. Ndëshkimet do të ndikonin jo vetëm si represion, por edhe si preventivë për parandalimin dhe reduktimin e rasteve të dhunës mbi fëmijët, ndërkaq si masë e veçantë të parashikohet ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së

20

Page 21: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

pedagogut nga personi që zhvillon mësimin dhe i cili aplikon metoda të keqtrajtimit fizik dhe psikik të fëmijëve nëpër shkolla. (Për verifikimin e gjendjes faktike, sa i përket dhunës fizike dhe psikike mbi fëmijët nëpër shkolla, Avokati i Popullit gjatë vitit 2006 dhe 2007 realizoi anketë me rreth 5000 nxënës. Së këtejmi, në numrin më të madh të shkollave konstatoi se akoma ka dukuri të dhunës fizike dhe psikike mbi fëmijët në shkolla dhe se nuk merren masa përkatëse për luftimin e kësaj dukurie. Avokati i Popullit drejtoi rekomandime dhe propozime për plotësime përkatëse të kornizës ligjore dhe për marrjen e masave konkrete për parandalimin e dhunës mbi fëmijët në shkolla dhe për ndëshkimin e kryerësve, por asnjë nga këto masa akoma nuk është ndërmarrë nga ana e organeve kompetente). 15. Mbrojtja e fëmijëve nga trafikimi me fëmijë (nenet 34 dhe 35 të Konventës) Republika e Maqedonisë akoma trajtohet vetëm si vend transit për trafikim me njerëz, pra edhe me fëmijë, por gjithashtu vetëdija publike për këtë dukuri nuk është e zhvilluar sa duhet dhe nuk janë përcaktuar mekanizmat dhe mënyrat e zbulimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, viktima eventuale të trafikimit me njerëz me prejardhje dhe objekt të trafikimit në Republikën e Maqedonisë. Edhe pse jozyrtarisht flitet për ekzistimin e trafikimit të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, gjë e cila theksohet sidomos nga organizatat joqeveritare, deri më tani nuk është denoncuar asnjë rast i tillë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në qendrat për punë sociale. Duke e pasur parasysh se trafikimi me njerëz nuk ka qenë i paraparë si vepër e veçantë penale, pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, institucioneve tjera dhe organizatave joqeveritare, me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 4/2002) trafikimi me njerëz parashikohet si vepër penale dhe si formë më e rëndë e kësaj vepre penale është trafikimi me të mitur, për çka është paraparë dënim me burg prej më së paku 5 vjet. Me qëllim të mbrojtjes së veçantë të fëmijëve, viktima të trafikimit me njerëz, nga ana e Komisionit Nacional Qeveritar për luftë kundër tregtisë me njerëz është formuar nëngrup i veçantë i personave profesionistë, të institucioneve shtetërore dhe të sektorit joqeveritar, për hartimin e Planit Aksionar për luftë kundër trafikimit me fëmijë me të cilin propozohet marrja e më tepër masave në plan normativ dhe praktik. Si anëtar i nëngrupit ishte edhe Zëvendës Avokati i Popullit, përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i cili propozoi, ndërsa nëngrupi e miratoi Planin me qëllim të tejkalimit të këtij problemi dhe mbrojtjes së fëmijëve në rrezik që me planin normativ të parashikohen: - masa për zvogëlimin e varfërisë, përkatësisht garantimin dhe sigurimin e

minimum mjeteve për ekzistencën e familjeve të cilat kanë fëmijë të mitur, të cilëve përmes punësimit ose në mënyrë tjetër nuk mund t’u sigurohen mjete për realizimin e mjeteve për ekzistencë, sidomos marrjes së masave sociale për familjet tek te cilat janë identifikuar fëmijë viktima të trafikimit ose mënyra të tjera të punës së dhunshme për shkak të gjendjes së vështirë sociale;

- sistem adekuat për identifikimin dhe regjistrimin e fëmijëve të rrugës ose fëmijëve të eksploatuar në punë dhe marrja e masave përkatëse për mbrojtjen e tyre me vendosjen nëpër qendrat ditore dhe me ndihmë dhe edukim të fëmijëve dhe prindërve të tyre, si dhe me lidhjen e qendrave ditore me institucionet arsimore për shkak të përfshirjes së këtyre fëmijëve në arsimin e rregullt;

- masat të cilat do të merren ndaj kësaj kategorie të fëmijëve jashtë qendrës ditore (në familje, shkollë dhe institucionet e tjera të jenë nën mbikëqyrje të përhershme të punonjësit social dhe psikologut;

21

Page 22: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

- të përcaktohet detyrimi ligjor për formimin e strehimoreve për fëmijët viktima të trafikimit, në të cilat duhet të angazhohet ekip multidisiplinar, i trajnuar për t’u dhënë ndihmë përkatëse, të drejtë dhe mbrojtje fëmijëve viktima të trafikimit. Në strehimore të angazhohen persona të trajnuar në mënyrë të veçantë dhe rreptësishtë të besueshëm, ndërkaq vendndodhjen e strehimoreve ta dinë vetëm një rreth i ngushtë i personave të cilët kanë detyrë të ndërmarrin masa përkatëse për mbrojtjen e fëmijëve (Ligji për mbrojtje sociale);

- të parashikohen masa të veçanta që fëmijët, viktima të trafikimit ose të ndonjë lloj pune të dhunshme, të përfshihen në institucionet arsimore dhe të bëhet rehabilitimi dhe risocializimi i tyre;

- detyrimisht të ketë mbikëqyrje mbi të drejtën prindërore në familje, nga ana e qendrave për punë sociale, në të cilat ka indikacione dhe rreziqe nga përfshirja e fëmijëve në trafikim ose në lloj tjetër të punëve të dhunshme;

- fëmijët, viktima të trafikimit pas dhënies së ndihmës së parë në strehimore dhe përgatitjes së tyre për kthim në jetë normale të kthehen në familjet e tyre, në qoftë se ajo është e aftë që në mënyrë të drejtë të kujdeset për rritjen e mëtutjeshëm të fëmijës, me mbikëqyrje të përhershme nga ekipi profesional multidisiplinar;

- nëse nuk ka kushte për kthimin e fëmijës në familjen e tij, si zgjidhje me prioritet të parashikohet vendosja në familje tjetër, e cilat është e trajnuar për t’u kujdesur me këtë kategori të fëmijëve për të cilën shteti duhet të sigurojë mbështetje të veçantë materiale dhe profesionale për kryerjen e punës së cekur;

- fëmijëve, viktima të trafikimit, të cilët janë pa prindër ose kujdes prindëror apo janë fëmijë nga shtete tjera, detyrimisht t’u përcaktohet kujdestari (Ligji për familje):

- trafikimi me fëmijë të parashikohet si vepër e veçantë penale dhe të parashikohet dënim edhe për tentativë për kryerje të veprës penale, ndërkaq si formë e kualifikuar e kësaj vepre penale të parashikohet nëse vepra është kryer nga prindërit e fëmijës (Kodi penal);

- detyrimisht të sigurohet ndihmë juridike falas në procedurë parapenale dhe penale në të cilat fëmijët janë viktima;

- dëgjimi i fëmijëve, viktima të trafikimit, të bëhet në dhomë pritjeje të pajisur në mënyrë të veçantë dhe përkatëse, në prani të personave të veçantë të trajnuar për punë me këtë kategori të fëmijëve: gjyqtarë, punonjës sociale, psikologë dhe avokatë (Ligji për procedurë penale);

- Me aplikimin e të drejtave të njeriut, si përmbajtje e detyrueshme në programet dhe planet mësimore, në të gjitha shkallët e arsimit fillor dhe të mesëm, fëmijët të dinë dhe të aftësohen me shkathtësi për vetëmbrojtje nga të gjitha llojet e shkeljeve dhe keqpërdorimeve (Ligjet që kanë të bëjnë me arsimin fillor dhe të mesëm). Plani Aksionar për mbrojtjen e fëmijëve, viktima të trafikimit me njerëz, është

hartuar nga nëngrupi në vitin 2004 dhe është miratuar nga Komisioni Nacional për Luftë Kundër Trafikimit me Njerëz në vitin 2005, ndërkaq pritet të miratohet edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e cila pastaj do ta merr detyrën për të krijuar kushte normative dhe praktike për zbatimin e masave dhe detyrave të përcaktuara, me çka do të duhej të çrrënjosej, së paku të reduktohej trafikimi me fëmijë (Në ndërkohë është miratuar Plani Aksionar dhe një pjesë e masave të propozuara aplikohen, sidomos në kuptimin e kornizës ligjore). 16. Kujdesi familjar dhe lloje të tjera të kujdesit

22

Page 23: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe kornizën ligjore parashihet detyrimi për kujdes të veçantë, mbrojtje dhe ndihmë për fëmijët, para së gjithash nga ana e familjeve të tyre, por edhe nga shteti. Në të gjitha aksionet të cilat i ndërmerr shteti, prindërit, institucionet dhe të gjitha subjektet e tjera, me prioritet duhet të jetë përmbushja e nevojave elementare të fëmijëve. Kjo do të thotë se secilit fëmijë duhet t’i sigurohen minimum mjete për ekzistencë, t’i mundësohet arsimimi, t’i ofrohet mbrojtje shëndetësore, t’i krijohen kushte për të jetuar i lumtur me prindërit e tij, me dashuri dhe mirëkuptim, me qëllim që të mundësohet zhvillim i plotë dhe i gjithanshëm i personalitetit të tij. Për të drejtat dhe obligimet e fëmijëve dhe për zhvillimin e tyre, para së gjithash duhet të kujdesen prindërit e tyre, Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale në Republikën e Maqedonisë i goditi familjet duke ua shkurtuar mundësinë materiale për përmbushjen e nevojave ekzistenciale, ndërkaq çmimin e varfërisë, transicionit ekonomik dhe social, fëmijët e paguajnë shumë shtrenjtë. Meqë për zhvillimin e fëmijëve më e rëndësishmja është familja, sepse përmes saj fëmijët shfaqin kulturën, përparimin dhe normat e shoqërisë në të cilën jetojnë, familjes i kushtohet vend i veçantë në zhvillimin dhe ekzistimin e fëmijëve, me ç’rast me masa përkatëse të shtetit krijohen kushte që fëmijët të jetojnë me prindërit e tyre, përkatësisht të mos jenë të ndarë nga prindërit, përveç në rastet kur një gjë e tillë është në interesin më të mirë të fëmijës, përkatësisht kur prindërit e tyre i keqpërdorin dhe abuzojnë. Mirëpo, një numër i madh i familjeve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë mundësi të sigurojnë kushte elementare për ekzistencë dhe rritje normale të fëmijëve dhe kjo ndodh për shkak të papunësisë dhe varfërisë së tyre. Për t’u realizuar e drejta për jetë, të cilën secili fëmijë e fiton me vetë lindjen, shteti me dhënien e mbështetjes materiale për këto familje bën përpjekje për t’u krijuar kushte të cilat do të mundësojnë ekzistencë dhe zhvillim të fëmijës (neni 6 i Konventës). Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të papunësuarve është rritur edhe numri i familjeve të rrezikuara sociale për të cilat me Ligjin për mbrojtje sociale janë parashikuar më tepër të drejta. Por, megjithatë mbështetja materiale që bën shteti janë minimale dhe jo çdoherë mundësojnë përmirësimin e gjendjes sociale të familjeve të caktuara. Për shkak të abuzimit dhe keqpërdorimit të vrazhdë të fëmijëve nga ana e prindërve të tyre, me Ligjin për familje dhe me Kodin Penal, krahas ndëshkimeve janë paraparë edhe kushte dhe mundësi për kufizimin dhe heqjen e të drejtës prindërore, por në praktikë kjo masë akoma aplikohet rrallë. Avokati i Popullit insiston që qendrat për punë sociale, në mënyrë përkatëse dhe me rregull, ta kryejnë obligimin ligjor të mbikëqyrjes së ushtrimit të të drejtës prindërore, e që për shkak të problemeve kuadrovike dhe problemeve të tjera organizative akoma nuk zbatohet me rregull dhe në çdo familje ku ka nevojë për mbikëqyrje. Avokati i Popullit insiston që fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre, për shkaqet e sipërpërmendura, të vendosen në familje tjetër përkatëse, dhe vetëm si zgjidhje e fund në institucion. Me qëllim të gjetjes së më shumë familjeve përkatëse, të cilat do të pranojnë dhe të përkujdesen për fëmijë, shteti duhet t’i stimulojë materialisht, por një gjë e tillë akoma nuk është e mjaftueshme. Gjithashtu, personat të cilët marrin në përkujdesje fëmijë nuk trajtohen si të punësuar me fitim gjë që do t’ju mundësonte realizimin e të drejtave të fëmijës dhe rritjen e zhvillimin normal, ndërkaq nëse përcaktohet një status i këtillë do të kishte mundësi për përzgjedhje të më tepër familjeve përkujdesje. Njëra nga të drejtat e fëmijëve në familje është e drejta që fëmija të mbajë kontakte personale me prindin me të cilin nuk jeton. Për shkak se kjo e drejtë akoma realizohet me vështirësi, para së gjithash për shkak të obstruksioneve dhe “instruksioneve” që i jepen fëmijës nga ana e prindërve, por shpesh herë edhe për shkak të mosangazhimit dhe marrjes jo në kohë të masave nga ana e qendrave për punë sociale, numri më i madh i parashtresave të parashtruara pranë Avokatit të

23

Page 24: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Popullit kanë të bëjnë me këtë çështje. Problem i veçantë në realizimin e kësaj të drejte janë vështirësitë e zbatimin të akteve të qendrave për punë sociale për realizimin e të drejtës së fëmijës për të mbajtur kontakte personale me prindin me të cilin nuk jeton në rastet kur realizimin e kësaj të drejte e pengon njëri nga prindërit. Për këtë shkak, Avokati i Popullit propozon zbatimin e aktvendimeve për realizimin e kontakteve personale midis fëmijës dhe prindërve, në rastet kur ka rezistencë dhe probleme të tjera, që ato të zbatohen nga persona të veçantë të trajnuar profesionalisht dhe kjo e drejtë të realizohet pa marrjen e masave të cilat fëmijën do ta ekspozonin në situata të ndryshme stresi dhe traume. Ndaj prindërve, të cilët pa arsye e pengojnë realizimin e kësaj të drejte, të ndërmerren masa përkatëse këshilluese dhe masa ndëshkuese, njëherazi në mënyrë permanente të punohet me prindërit e këtillë, ndërkaq vëmendje e veçantë dhe trajtim të veçantë të kenë fëmijët të cilët keqpërdoren nga njëri ose tjetri prind dhe influencohen për qëndrim dhe sjellje negative ndaj prindit tjetër. Në këtë kuptim, me aplikimin e dispozitave të ndryshuara të Ligjit për familje, të vitit 2004, me të cilat janë paraparë më tepër masa të cilat mundësojnë realizimin dhe respektimin e të drejtës së fëmijës për mbajtjen e kontakteve personale me të dy prindërit, si dhe të mos keqpërdoret kjo e drejtë në dëm të interesave të fëmijës, në vitin 2005 është zvogëluar numri i parashtresave të parashtruara në adresë të Avokatit të Popullit. Megjithatë, edhe përkundër masave të parapara për realizimin e kësaj të drejte të fëmijës, prindërit shpesh herë tentojnë që duke u bërë bisht dispozitave ligjore ta kufizojnë ose pamundësojnë realizimin e kësaj të drejte të fëmijës. Avokati i Popullit megjithatë vlerëson se këto ndryshime të kornizës ligjore sigurojnë realizim më konsekuent të të drejtës së fëmijës për mbajtjen e kontakteve personale me prindin me të cilin nuk jeton. Problem i veçantë për realizimin e kësaj të drejte janë edhe procedurat gjyqësore të cilat zgjasin shumë e që kanë të bëjnë me divorcin dhe sidomos me çështjen se kujt do t’i takojë fëmija, ngaqë shpesh herë lidhjet midis fëmijës dhe njërit prind ndërpriten, ndërsa pas divorcit dhe ndarjes së fëmijës vështirë rivendoset kontakti dhe shpesh herë për shkak të ndikimit të prindërit me të cilin ka jetuar, fëmija refuzon të kontaktojë me prindin tjetër. Për kapërcimin e gjendjes së këtillë, qendrat për punë sociale konsiderojnë se procedurat e divorcit, sidomos ato se kujt do t’i takojë fëmija, nuk duhet të jenë pjesë e procesit kontestues por të zbatohen procedura të veçanta urgjente nga gjykatës special të trajnuar, të cilët kanë sens për të drejtat dhe interesin më të mirë të fëmijës. Për këtë qëllim propozohet formimi i gjykatave të veçanta familjare. Një pjesë e problemeve gjatë realizimit të të drejtës së fëmijës për mbajtjen e kontakteve normale dhe të rregullta me prindërit me të cilin nuk jeton janë edhe marrëdhëniet e çrregulluara familjare dhe marrëdhëniet e ndërsjella të prindërve. Në raste të këtilla qendra për punë sociale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, mund t’i udhëzojnë prindërit dhe fëmijët në këshillimore, të cilat prindërve duhet t’u ndihmojnë për t’i tejkaluar raportet konfktuale, ndërsa fëmija t’i tejkalojë traumat për shkak të sjelljes joadekuate të prindërve. Por, në Republikën e Maqedonisë nuk ekzistojnë këshillimore të specializuara të cilat rregullisht do të punonin me familjet problematike dhe fëmijët. Gjithashtu, në rastet e marrëdhënieve të çrregulluara, qendra për punë sociale mundet që fëmijën dhe njërin ose që të dy prindërit t’i drejtojë në institucion të veçantë profesional shëndetësor, ndërkaq për momentin institucion i tillë është Enti për Shëndet Mendor. Por shpesh herë prindërit refuzojnë të shkojnë për trajtim ose t’i dërgojnë fëmijët e tyre në Entin për Shëndet Mendor. Për këtë arsye propozohet që, në kuadër të qendrave për punë sociale ose në kuadër të enteve për shëndet mendor, të formohet repart i veçantë profesional për bashkëshortësi dhe familje, në të cilin do të përfshiheshin më tepër profile profesionale nga fusha të ndryshme ku

24

Page 25: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

falas do të bëheshin shërbimet, ngaqë shumë shpesh prindërit, për shkak të mospasjes së mjaftueshme të mjeteve, nuk i vizitojnë entet për shëndet mendor. Me qëllim që fëmijët të përfshihen në marrjen e vendimeve për mbajtjen e kontakteve personale me prindin me të cilin nuk jetojnë, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për familje parashikohet që gjatë rregullimit të kësaj çështjeje qendra për punë sociale ta informojë fëmijën dhe t’i merr parasysh qëndrimet dhe mendimet e tij, varësisht nga mosha që ka, pjekuria dhe shkalla e zhvillimit si dhe ta njoftojë me pasojat e mundshme të vendimeve. Konform këtyre dispozitave ligjore, Avokati i Popullit mban llogari për realizimin dhe respektimin e kësaj të drejte të fëmijëve, me ç’rast në disa raste qendrave për punë sociale u ka sugjeruar se është e nevojshme jo vetëm të përfshihen fëmijët me mendimet e tyre për marrjen e këtyre vendime, por se patjetër duhet t’u kushtohet vëmendje mendimit të tyre, si dhe nevojave e interesave të fëmijës. Sipas deklaratave të personave përgjegjës të Qendrës për Punë Sociale në Shkup, fëmijët që kanë mbushur 12 vjet përfshihen në marrjen e vendimeve për mbajtjen e kontakteve personale sepse konsiderojnë se, varësisht nga pjekuria dhe aftësia e tyre ata, janë në gjendje të vlerësojnë se ç’është më e mirë për ta, por sipas konstatimeve të qendrës për punë sociale në numrin më të madh të rasteve mendimet e tyre i japin nën presion të njërit prind dhe ata shpesh janë të influencuar, gjë që është vërtetuar përmes testit të veçantë të cilin e plotësojnë fëmijët. Shteti duhet në mënyrë të vazhdueshme të ndërmerr masa për respektimin e parimit që të dy prindërit të kenë përgjegjësi të përbashkët për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës, përkatësisht t’ua bëjë me dije prindërve se ata e kanë përgjegjësinë kryesore për mirërritje dhe zhvillimin normal të fëmijës dhe se kujdesi ndaj fëmijës është puna e tyre kryesore. Fëmijët, jo vetëm në familje por edhe nga ana e bashkësisë, duhet të trajtohen si subjekte me të drejta dhe detyra të tyre dhe prindërit duhet të kuptojnë se fëmijët nuk janë pronë e tyre, por persona të cilët kanë të drejtë në mendim të tyre, përkatësisht persona të cilët gjatë procesit të rritjes së tyre kanë të drejtë të marrin vendime për mirëqenien e tyre. Mirëpo, në legjislacion dhe në praktike akoma në tërësi nuk është inkorporuar ky parim, por në disa raste fëmijët nuk janë bartës të pavarur të të drejtave dhe më së shpeshti gjendja dhe të drejtat e tyre varen nga gjendja e prindërve të tyre. Duke u nisur nga obligimi kushtetues i Republikës së Maqedonisë për sigurimin e kujdesit të veçantë ndaj familjes dhe mbrojtjes së veçantë të familjes, amësisë dhe fëmijës, Avokati i Popullit u angazhua që qendrat për punë sociale, të cilat me ligj janë të autorizuara të bëjnë mbikëqyrje mbi të drejtën prindërore, vëmendje të veçantë t’i kushtojnë zbatimit të mbikëqyrjes së prindërve, fëmijët e të cilëve janë lënë pas dore nga aspekti social apo edukativ, nuk janë përfillur ose janë në rrugë. Mbikëqyrja mbi të drejtën prindërore duhet të bëhet para së gjithash për shkak të mbrojtjes së personalitetit të fëmijës, të drejtave dhe interesave të tij. Mbikëqyrja mbi të drejtën prindërore në të vërtetë paraqet instrument juridik për realizimin e të drejtave të fëmijës përkundrejt prindërve. Mbikëqyrja, mbi të drejtën prindërore, i jep mundësi qendrës për punë sociale që të ndërmerr masa përkatëse për mbrojtjen e fëmijës, me të cilat nuk do të duhej të sigurohej vetëm mbrojtja e fëmijës, por edhe të nxitet krijimi i kushteve për zhvillim pozitiv të fëmijës duke ia përmirësuar ambientin në të cilin jeton. Gjatë zbatimit të mbikëqyrjes mbi të drejtën prindërore, qendra mund të ndërmerr masa preventive dhe represive. Qëllimi i masave preventive është të krijohen marrëdhënie normale ndërmjet prindërve, përkatësisht me marrjen e masave preventive duhet t’u ndihmohet prindërve që në mënyrë të drejt ta edukojnë dhe rrisin fëmijën dhe për këtë qëllim qendra mund t’i paralajmërojë prindërit për mangësitë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve ose t’i drejtojnë në këshillimore përkatëse apo ndonjë institucion tjetër shëndetësor, social

25

Page 26: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

ose edukativ, i cili mund t’ua ofrojë këshillat e nevojshme (neni 85 i Ligjit për familje). Megjithatë, në praktikë është pikësynuar nevoja për ekzistimin e këshillimore të veçanta, të cilat do të mund t’u ndihmonin familjeve të cilat kanë ndonjë problem në kuptimin e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve. Për momentin ndihmë profesionale familjeve të këtilla u japin ekipet profesionale të qendrave për punë sociale. Masat represive qendra duhet t’i merr në rastet kur rrezikohen të drejtat e fëmijëve nga ana e prindërve të tyre, me qëllim që të realizohen të drejtat subjektive të fëmijës, të cilat në fakt janë detyra të prindërve. Nëse në procedurë, para qendrës, vërtetohet se janë rrezikuar të drejtat e fëmijës, përkatësisht nëse prindërit e neglizhojnë fëmijën në kuptimin e ruajtjes dhe edukimit ose kur ekziston rrezik për zhvillimin dhe rritjen e tij të drejtë, qendra përkohësisht mund ta largojë fëmijën nga njëri prind dhe t’ia besojë për ruajtje prindit tjetër apo ta largojë fëmijën nga të dy prindërit dhe ruajtjen e tij t’ia besojë personit tjetër ose institucionit. Si neglizhencë, për sa i përket ruajtjes dhe edukimit, mund të konsiderohen edhe rastet kur prindërit nuk e parandalojnë fëmijën apo madje e detyrojnë të bredh rrugëve dhe të fillojë të kërkojë lëmoshë, kur nuk kujdesen që ai të vijojë me rregull në shkollimin, kur me sjelljen e tyre i japin shembull të keq ose kur nuk i krijojnë shprehi pune dhe ngjashëm. Nga ana tjetër, rrezik serioz për zhvillimin dhe rritjen e drejtë të fëmijës mund të paraqesë kur prindërit nuk kujdesen për veshmbathjen dhe ushqimin e fëmijës, e lënë të sëmurë pa ndihmë mjekësore, nuk kujdesen për higjienën e tij dhe higjienën e shtëpisë dhe për rrethana të tjera të cilat vënë në pah nevojën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës. Largimi i fëmijës nga prindërit nuk do të duhej të kuptohet si dënim për prindërit, por si masë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijës. Në qoftë se prindërit i korrigjojnë veprimet e tyre (ndërkaq që të arrihet kjo duhet të ndërmerren të gjitha masat e mundshme) dhe me këtë ndërpritet baza e largimit të fëmijës, fëmija duhet t’u kthehet prindërve, me qëllim që të integrohet në mjedisin familjar, përkatësisht t’i mundësohet të jetojë me prindërit e tij, që është një nga të drejtat themelore të garantuara me Konventën për të drejtat e fëmijës. Në rast të keqpërdorimit të fëmijës apo neglizhencës së vrazhdë të kryerjes së të drejtave dhe detyrave të prindërit, prindërit duhet t’i hiqet e drejta prindërore me aktvendim gjyqësor, paraprakisht me mendim të marrë nga qendra për punë sociale. Kjo masë është njëra nga më të rreptat dhe duhet të aplikohet vetëm në rastet e skajshme, atëherë kur janë shterur të gjitha mjetet e tjera, për shembull kur prindi e keqpërdorë fëmijën e tij duke vepruar me vetëdije në kundërshtim me interesat e fëmijës deri në atë masë saqë e rrezikon zhvillimin fizik dhe psikik të fëmijës. Një gjë e tillë paraqitet kur prindi e detyron fëmijën të kërkojë lëmoshë, të vjedhë ose të prostituohet, si dhe të kryejë dhunë, kur e abuzon seksualisht, fizikisht e keqtrajton dhe i shkakton lëndime trupore, e çon të kryejë punë të rënda dhe të dhunshme ose vrazhdë e neglizhon kryerjen e të drejtës prindërore, nuk kujdeset për fëmijën dhe nuk i plotëson nevojat e tij esenciale jetësore. Në praktikë, akoma rrallë herë hapen procedura për heqjen e të drejtës prindërore. Avokati i Popullit vlerëson se, përmes kuadrit përkatës profesional, qendrat për punë sociale duhet t’i vizitojnë më shpesh familjet të cilat kanë probleme me kujdesin dhe edukimin e fëmijëve dhe në mënyrë joadekuate e kryejnë të drejtën prindërore, me ç’rast gjatë këtyre takimeve do të duhet të edukohen prindërit për t’u njohur me drejtat e fëmijëve dhe për pasojat e mosrespektimit të të drejtave të fëmijëve, si dhe kryerjen joadekuate të të drejtës prindërore. 17. Mbrojtja e fëmijëve në konflikt me ligjin (nenet 37, 39 dhe 40 të Konventës, nenet 12, 13, dhe 14 të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë)

26

Page 27: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Fëmijës, duke pasur parasysh pjekurinë e tij fizike dhe mendore, i nevojitet mbrojtje dhe kujdes i posaçëm, përfshirë edhe mbrojtjen juridike, kur ai bie në konflikt me ligjin. Sepse në fund të fundit edhe në këto raste fëmija është viktimë ose e rrethanave familjare ose e mjedisit po edhe të gjendjes së gjithmbarshme shoqërore. Kushtet bashkëkohore të jetesës, ndryshimet e tranzicionit në jetën shoqërore, vobekësia gjithnjë e më e madhe dhe faktorë të tjerë të shoqërisë bashkëkohore, sjellin deri te paraqitja e kategorive të fëmijëve që u ekspozohen rreziqeve, të cilët si rezultat të rrethanave në të cilat jetojnë gjenden nën presion për ta shkelur ligjin dhe të t’u futur në veprime kriminale. Në mënyrë që të mos vijnë në situatë për ta shkelur ligjin apo kur më e kanë shkelur atë, fëmijëve të këtillë nuk mund t’u ndihmojnë vetëm ndëshkimet dhe sanksionet, por para së gjithash shteti duhet të ndërmerr masa parandaluese. Me qëllim që fëmijët të edukohen dhe në mënyrë të drejtë të orientohet zhvillimi i tyre, është i domosdoshëm sigurimi i karakterit edukativ të arsimit nëpër shkolla, i cili duhet të kontribuojë që fëmijët të zhvillohen në personalitete të cilët i dinë të drejtat dhe obligimet e tyre dhe të cilët do të mësojnë t’i respektojnë të drejtat e të tjerëve. Sigurisht se një gjë e këtillë nënkupton inkorporimin e detyrueshëm në planet dhe programet mësimore, përmbajtjet e të cilave kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, përkatësisht të drejtat e fëmijës, Gjithashtu, me qëllim të sjelljes së drejtë të prindërve ndaj fëmijëve, shteti duhet të gjejë mënyra që përkrah edukimit të fëmijëve t’i edukojë edhe prindërit, ndërkohë që një gjë e tillë mund të arrihet përmes mediave, me transmetimin e emisioneve të ndryshme me karakter edukativ, përmes sektorit joqeveritar dhe përmes modeleve të ndryshme për zbatimin e arsimimit të përjetshëm të qytetarëve. Fëmijët, që e kanë shkelur ligjin, para së gjithash kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, me qëllim që t’u bëhet me dije se atë që e kanë bërë nuk është e mirë as për vet ata e as për shoqërinë. Atyre duhet ndihmuar për ta korrigjuar sjelljen dhe për t’u larguar nga kriminaliteti, ndërkaq me marrjen e masave për risocializim dhe rehabilitim të mbrohen nga inkorporomi në sjellje delikuente. Në mënyrë që t’u ndihmohet fëmijëve dhe të reduktohet delikuenca, sipas Avokatit të Popullit, jo çdoherë mjete të vetme për zgjidhje efikase janë dënimet dhe sanksionet. Pra, në këtë kontekst nevojitet marrje e më tepër masave alternative, sepse përvojat e vendeve, të cilat në vend të dënimeve aplikojnë masa alternative, pohojnë se këto masa janë më pak të kushtueshme sesa burgjet dhe institucionet si dhe se nuk lënë shumë hapësirë për shkallë të lartë të përsëritjes së delikuencës, por arrihet pikërisht e kundërta. Sipas Rregullave evropiane për sanksionet dhe masat në bashkësinë shoqërore (Rekomandimi nr. P. (92) (16) shqiptimi dhe vuajtja e masave dhe sanksioneve alternativë, tek kryerësit duhet ta zhvillojë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj bashkësisë në përgjithësi dhe ndaj viktimave. Njëra nga masat alternative, e paraparë sipas propozimit të Avokatit të Popullit, është puna e dobishme e përgjithshme. Kur bëhet fjalë për punë të dobishme të përgjithshme duhet të theksohet se i mituri mbetet në kontakt me të gjithë mekanizmat e zakonshëm të kontrollit social. Përmirësimi i ndjenjës së përgjegjësisë tek fëmija në të vërtetë është një nga qëllimet themelore të kësaj mase, ngaqë të gjitha masat që merren ndaj fëmijëve duhet të çojnë kah zhvillimi i aftësisë për zgjedhje dhe aktivitet të përgjegjshëm. Me evitimin e izolimit social të fëmijëve, që bëhet gjatë vuajtjes së burgut për të mitur ose masave të tjera të cilat kryhen në institucion, fëmijëve u lehtësohet përshtatja në shoqëri dhe në këtë mënyrë sigurohet edhe mbrojtja më e mirë e shoqërisë, sidomos e viktimave. Duke u nisur nga qëndrimet e këtilla, siç u tha më lartë, Avokati i Popullit propozoi që në kornizën ligjore ndaj fëmijëve që bien ndesh me ligjin të parashikohen edhe masa alternative gjë që është miratuar ndërkaq, me ndryshimet në Kodin Penal, si masa alternative është parashikuar edhe puna e dobishme dhe lirimi me

27

Page 28: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

kusht nga dënimi. Për fat të keq, akoma nuk është shqiptuar asnjë masë alternative ndaj të miturve për arsye se nuk janë miratuar aktet nënligjore ose ligjet e tjera për ekzekutimin e këtyre masave, por edhe për shkak të besimit subjektiv të gjykatësve dhe subjekteve të tjera se ato masa nuk do ta reduktojnë sjelljen delikuente të fëmijëve. Për këtë arsye për momentin nuk mund të vërtetohet ndikimi i këtyre masave. Faktor themelor, i cili më së shumti ndikon në sjelljen e fëmijës, është familja. Pikërisht për këtë, fëmijët në konflikt me ligjin nuk do të duhej çdoherë të ndahen nga mjedisi familjar, përkatësisht duhet të gjenden masa alternative për mbetjen e tyre në familje, por në këto raste nevojitet që edhe familjes t’i sigurohet ndihmë përkatëse materiale dhe profesionale. Nëse nuk është e mundshme që fëmija të qëndrojë në familjen e tij, përkatësisht në rast se një gjë e tillë nuk është në interesin më të mirë të tij, para së gjithash do të duhet të vendoset në familje tjetër dhe jo në institucion, sepse vetëm në një mjedis të ngrohtë familjar do të jetë i mbrojtur dhe në mënyrë sa më të mirë do t’i ndihmohet për t’u zhvilluar si një person i drejtë. Por, për të pasur familje të cilat do të pranonin fëmijë që janë në konflikt me ligjin, shteti doemos duhet të parashikojë masa stimuluese në planin material, edukativ dhe profesional. Për t’i ndihmuar fëmijës, kryerës i veprës penale dhe viktimës, si masë alternative do të duhet të parashikohet edhe ndërmjetësimi në të cilin do të ballafaqoheshin edhe kryerësi edhe viktima dhe, së bashku do të tentojnë t’i evitojnë pasojat negative nga vepra e kryer dhe do të merren vesh për kompensimin e dëmit, së këtejmi pa iu nënshtruar procedurave të gjata gjyqësore. Për vendosjen e ndërmjetësimit, si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve, në rrjedhë është procedura për miratimin e ligjit të veçantë. Njëkohësisht, drejtësia për të mitur, në të cilën duhet të përfshihen masat preventive, parandaluese dhe alternative, përkatësisht masat ndëshkuese, si dhe masat për risocializim duhet të përfshihen me ligj të veçantë, i cili gjithashtu është në procedurë të miratimit. Në kontekst të kësaj Avokati i Popullit e konsideron të domosdoshëm: - përshpejtimin e procedurës për miratimin e Ligjit për drejtësi për të mitur (në

ndërkohë është miratuar Ligji për drejtësi për të mitur); - që në drejtësinë për të mitur, përkatësisht në mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me

ligjin të përfshihen masat preventive, ndëshkimet dhe masat alternative si dhe masat për risocializim. (në Ligjin e miratuar për të drejta për të miturit janë parashikuar masa preventive dhe masa për risocializim);

- të zbatohet trajnimi i të gjithë personave që punojnë me fëmijë të grupeve të rrezikshme dhe me fëmijët në konflikt me ligjin, trajnim mediatorëve me qëllim që kontestet të zgjidhen jashtë gjykatave përmes ndërmjetësimit midis kryerësit të veprës dhe të dëmtuarit;

- të parashikohet që fëmijës në konflikt me ligjin, në procedurë policore dhe gjyqësore, detyrimisht t’i sigurohet ndihmë falas e avokatit (me Ligjin për drejtësi për të mitur është parashikuar një mundësi e këtillë).

Ligje të miratuara apo të amenduara me propozim të Avokatit të Popullit – Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

1. Është miratuar ligji për mbrojtjen e fëmijëve; 2. Janë kryer amendime të Ligjit për familjen, në kuptimin e dhunës në familje

dhe është rirregulluar çështja e mbajtjes së kontakteve personale të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton;

28

Page 29: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

3. Janë bërë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim shëndetësor, në kuptimin e lirimit nga shpenzimet për shërbime shëndetësore të fëmijëve me nevoja të veçanta;

4. Janë bërë ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal me përcaktimin në veçanti të veprës penale “Trafikimi me njerëz” dhe inkorporomi i masave alternative;

5. Në ligjin për vetadministrim lokal, fëmijët e rrugës përcaktohen si grup i veçantë social, të cilit duhet t’i sigurohet mbrojtje sociale;

6. Janë bërë ndryshime të Ligjit për mbrojtje sociale dhe fëmijët e rrugës janë trajtuar si kategori e veçantë sociale dhe është parashikuar formimi i qendrave ditore për fëmijët e rrugës;

7. Janë bërë ndryshime të Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit, me të cilat ndalohet reklamimi i cigareve;

8. Janë bërë ndryshime të Ligjit për veprimtari hotelerike dhe Ligjit për tregti, me të cilat është parashikuar ndalimi për reklamimin e alkoolit, shitja e alkoolit dhe cigareve fëmijëve dhe ndalimi që fëmijët të vizitojnë lokale nate.

Gjatë vitit 2007, pranë Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, janë adresuar

për propozime dhe mendime të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në kontekst të: strukturës dhe përmbajtjes së Ligjit, i cili sipas Avokatit të Popullit duhet t’i përmbajë të drejtat themelore të fëmijëve; fëmijët të trajtohen si bartës të të drejtave dhe si subjekte të veçantë; të garantohen dhe sigurohen minimum mjete për standard përkatës jetësor për secilin fëmijë; të jepet mundësi dhe e drejtë që secili fëmijë, i cili nuk ka mjaftueshëm mjete për ekzistencë, të ketë të drejtë për shtesë për fëmijë dhe të mos ushtrohet diskriminim mbi fëmijët; me ligj qartë të nënvizohet dhe të përpunohet parimi i mosdiskriminit të fëmijëve; të parashikohet obligimi që në të gjitha procedurat dhe gjatë marrjes së vendimeve, të cilat kanë të bëjnë me fëmijët të dëgjohet edhe mendimi dhe qëndrimi i fëmijës; të ndalohet përzierja arbitrare dhe e paligjshme në jetën private dhe familjare të fëmijëve; të krijohen predispozita juridike dhe të sigurohen mjete të veçanta buxhetore për arsim fillor falas; të përpunohen rastet dhe karakteristikat e keqtrajtimit fizik e psikik të fëmijëve dhe të parashikohen dënime më të ashpra për kryerësit e veprimeve të tilla, sidomos në institucione dhe shkolla; të krijohen predispozita juridike dhe materiale për sigurimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes shëndetësore të fëmijëve me përcaktimin e lirimit dhe të kushteve lehtësuese për shfrytëzimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe medikamenteve; të parashikohen mundësitë e rritjes së natalitetit me përcaktimin e masave stimuluese për secilin fëmijë të lindur. Të dhëna statistikore për punën sipas parashtresave të parashtruara pranë

Avokatit të Popullit për periudhën 2000 – 2005

Viti 2000 Në vitin 2000 janë parashtruar gjithsej 48 parashtresa, të cilat kanë të bëjnë me: 1. Realizimin e së drejtës për mbajtjen e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton----------------------------------------------- 7 2. Fëmija të besohet për rritje e kujdes dhe kujdestaria -------------------------- 9 3. Realizimin e të drejtës për arsim----------------------------------------------------------9 4. Mbrojtjen sociale dhe shëndetësore dhe shtesë për fëmijë ----------------------12 5. Të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta------------------------------------------ 2 6. Keqtrajtimin e fëmijëve në procedurë policore--------------------------------------- 3

29

Page 30: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

7. Dhunën në familje dhe llojet e tjera të dhunës dhe abuzimit --------------------- 4 8. Të drejtat e fëmijës pa prindër------------------------------------------------------------ 1 9. Të drejta të tjera------------------------------------------------------------------------------ 1 Gjithsej------------------------------------------------------------- 48 Viti 2001 Në vitin 2001 janë parashtruar gjithsej 47 parashtresa, të cilat kanë të bëjnë me: 1. Realizimin e së drejtës për mbajtjen e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton -------------------------------------------- 15 2. Realizimin e të drejtës në arsim dhe institucione parashkollore ---------------- 6 3. Mbrojtjen shëndetësore dhe sociale---------------------------------------------------- 7 4. Regjistrimin në evidencën amzë -------------------------------------------------------- 2 5. Dhunën në familje, abuzimin, keqtrajtimin në procedura policore--------------- 3 6. Fëmija të besohet për rritje e kujdes dhe kujdestaria ------------------------------ 3 7. Eksploatimin në punë të fëmijëve ------------------------------------------------------- 1 8. Pagesën e alimentacionit ------------------------------------------------------------------ 1 9. Të drejtat e fëmijëve nëpër institucione------------------------------------------------- 2 10. Lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për fëmijë----------------------------------- 2 11. Të drejta të tjera----------------------------------------------------------------------------- 5 Gjithsej------------------------------------------------------------- 47 Cenime të konstatuara dhe të drejta të realizuara-------------------------------------- 23 Nuk është konstatuar cenim----------------------------------------------------------------- 24 Viti 2002 Në vitin 2002 janë parashtruar gjithsej 64 parashtresa, të cilat kanë të bëjnë me: 1. Realizimin e së drejtës për mbajtjen e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton------------------------------parashtresa 20 2. Realizimin e të drejtës prindërore--------------------------------------- parashtresa 2 3. Fëmija të besohet për rritje dhe kujdes ------------------------------------------------- 2 4. Pagesën e alimentacionit----------------------------------------------------------------- 2 5. Përkujdesjen e fëmijës në familje tjetër, në institucion----------------------------- 3 6. Caktimin e kujdestarit----------------------------------------------------------------------- 3 7. Regjistrimin në evidencën amzë--------------------------------------------------------- 5 8. Dhunën në familje dhe abuzimin e fëmijëve------------------------------------------ 3 9. Realizimin e së drejtës në arsim dhe institucione parashkollore (mospasja e mjeteve për furnizimin me libra shkollorë, kushtet e këqija në shkollë, transferimi nga njëra në klasë tjetër, dhuna, regjistrimi, kopshtet)--- 10 10. Shtesën për fëmijë, kompensime të tjera dhe mbrojtja sociale---------------- 4 11. Të drejta kulturore dhe sportive------------------------------------------------------ 1 12. Të drejta të tjera-------------------------------------------------------------------------- 9 Gjithsej---------------------------------------------------------- 64 Cenime të konstatuara dhe të drejta të realizuara-------------------------------------- 37 Nuk është konstatuar cenim----------------------------------------------------------------- 27

30

Page 31: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Viti 2003 Në vitin 2003 janë paraqitur gjithsej 62 parashtresa, të cilat kanë të bëjnë me: 1. Realizimin e së drejtës për mbajtjen e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton--------------------------------------------- 15 2. Të drejtat familjare dhe prindërore------------------------------------------------------ 8 3. Kujdestarinë -------------------------------------------------------------------------------- 1 4. Regjistrimin në evidencën amzë-------------------------------------------------------- 5 5. Realizimin e të drejtës për shtesë për fëmijë---------------------------------------- 3 6. Realizimin e të drejtës në arsim--------------------------------------------------------- 6 7. Arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta------------------------------------------ 1 8. Dhunën nëpër shkolla dhe institucione parashkollore----------------------------- 1 9. Diskriminimin ------------------------------------------------------------------------------- 2 10. Keqpërdorimin dhe dhunën------------------------------------------------------------- 5 11. Lëshimin e dokumenteve të udhëtimit të fëmijëve pa pëlqimin e prindit tjetër-1 12. Kompensimet për fëmijë, mbrojtja sociale------------------------------------------ 7 13. Mbrojtjen shëndetësore------------------------------------------------------------------ 3 14. Të drejta të tjera---------------------------------------------------------------------------- 4 Gjithsej--------------------------------------------------------------------- 62 Cenime të konstatuara dhe të drejta të realizuara------------------------------------ 30 Nuk është konstatuar cenim---------------------------------------------------------------- 32 Viti 2004 Në vitin 2004 janë parashtruar gjithsej 47 parashtresa, të cilat kanë të bëjnë me: 1. Realizimin e së drejtës për mbajtjen e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton--------------------------------------------- 14 2. Regjistrimin në evidencën amzë--------------------------------------------------------- 8 3. Realizimin e të drejtës së shtesës për fëmijë----------------------------------------- 3 4. Realizimin e së drejtës në arsim--------------------------------------------------------- 6 5. Dhunën nëpër shkolla dhe institucione parashkollore------------------------------ 4 6. Përhapjen e informatave të dëmshme për zhvillimin e fëmijëve--------------- 2 7. Dunën në familje----------------------------------------------------------------------------- 1 8. Lëshimin e dokumentit të udhëtimit të fëmijës pa pëlqimin e prindit tjetër---- 2 9. Kompensimin për fëmijë, mbrojtje sociale dhe shëndetësore---------------------- 5 10. Veprimin joadekuat të policisë----------------------------------------------------------- 1 11. Jetën jashtëmartesore të personit të mitur me person të moshës madhore ---1 Gjithsej---------------------------------------------------- 47 Cenime të konstatuara dhe realizim i të drejtës pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit------------------------------------------------------------------------------ 24 Nuk është konstatuar cenim----------------------------------------------------------------- 23

31

Page 32: REPUBLIKA E MAQEDONISË AVOKATI I POPULLIT SEKSIONI PËR ...ombudsman.mk/upload/documents/2007/Izvestaj-alb... · dhe ligjshmërisë së rregullave të tjera. Me qëllim të ngritjes

Viti 2005 Gjatë vitit 2005 janë parashtruar gjithsej 64 parashtresa nga të cilat: 1. Realizim i së drejtës për mbajtjen e kontakteve të fëmijës me prindin me të cilin nuk jeton------------------------------- 28 parashtresa 2. Dunë në familje---------------------------------------------------------------- 7 parashtresa 3. Realizimin e të drejtës për shtesë për fëmijë-------------------------- 6 parashtresa 4. Realizimin e të drejtës për arsim------------------------------------------ 5 parashtresa 5. Dhunës në familje dhe institucionet parashkollore-------------------- 7 parashtresa 6. Përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim-------------- 1 parashtresë 7. Regjistrimin në evidencën amzë------------------------------------------- 2 parashtresa 8. Realizimin e të drejtave të tjera ------------------------------------------ 5 parashtresa 9. Lëshimin e dokumentit të udhëtimit për fëmijë------------------------- 1 parashtresë 10. Abuzim seksual të fëmijës nga i rrituri----------------------------------- 1 parashtresë 11. Procedurë për ndërprerjen e adoptimit--------------------------------- 1 parashtresë Gjithsej--------------------------------------------- 64 parashtresa Cenime të konstatuara dhe të drejta të realizuar pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit---------------------------------------------------------- 25 Nuk është konstatuar cenim--------------------------------------------- 29 Procedura akoma është në rrjedhë------------------------------------ 10 AVOKATI I POPULLIT

32