RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe...

14
1 Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Financave Ministarstvo za Finansije Ministry of Finance Administrata Tatimore e Kosovës Poreska Administracija Kosovo Tax Administration of Kosovo RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT TATIMOR PËR PERIUDHËN KORRIK-SHTATOR 2018 DHJETOR 2018

Transcript of RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe...

Page 1: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

1

Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave – Ministarstvo za Finansije – Ministry of Finance

Administrata Tatimore e Kosovës – Poreska Administracija Kosovo – Tax Administration of Kosovo

RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË

RIMBURSIMIT

TATIMOR

PËR PERIUDHËN KORRIK-SHTATOR 2018

DHJETOR 2018

Page 2: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

2

Periudha Raportuese: Korrik-Shtator 2018 (TM3 2018)

aporti përpilohet dhe redaktohet nga:

Burimi i dhënave nga sistemi i modulit te ri rimbursimit ( IT)

Departamenti për programe dhe procedura , ATK

Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK

Kontakti për pyetje rreth këtij raporti: Aziz Osmani, dhe

Zyrtar për Komunikim me Publikun

Dep. Zyra Ekzekutive - Div. Zyra për Komunikim me Publikun

Valentina Bytyqi - Sefa

Tel” + 38 200 250 30

E-mail:

Shënim:

Ky raport përpilohet nga të dhënat e performancës së Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) që mblidhen

nga Moduli Elektronik i Menaxhimit të Rimbursimeve. Moduli në fjalë është adoptuar nga ATK-ja si pjesë e

reformave të ATK-së dhe Ministrisë së Financave në kuadër të agjendës së Qeverisë së Kosovës për

përmirësimin e ambientit afarist. Përmes menaxhimit të bazuar në performancë, ATK –ja synon të shkurtojë

kohën e rimbursimit dhe të lehtësojë edhe më tutje barrën e administrimit tatimor për tatimpaguesit.

Në shkurt 2017, ATK-ja ka adoptuar Rregulloren e Brendshme për Procedurat e Rimbursimit Tatimor

(http://www.atk-ks.org/ëp-content/uploads/2017/08/Rregullore-e-Brendshme-per-Procedurat-e-rimbursimit-te-

TVSH-se2c-TAP-dhe-TAK-1.pdf) me anë të së cilës ka ndërmarrë reformat në vijim: 1) ka eliminuar

kërkesën fizike për rimbursim dhe ka integruar të njëjtën në deklaratat tatimore digjitale; 2) ka shkurtuar

afatin e rimbursimeve nga kufiri ligjor prej 60 ditësh në 30 ditë; 3) ka adoptuar menaxhim të kërkesave për

rimbursim sipas rrezikut dhe 4) ka eliminuar kontrollin tatimor si biznese të vogël.

Bazuar në këtë proces të reformuar, në qershor 2018 ATK-ja ka adoptuar modulin elektronik të rimbursimeve

që: 1) mundëson delegimin, procesimin dhe shënim - mbajtjen elektronike të tërë procesit të rimbursimit; 2)

ofron të dhëna kredibile për monitorimin e indikatorëve të performancës; dhe 3) mundëson përcjelljen e

statusit të kërkesës për rimbursim nga vetë tatimpaguesi përmes sistemit elektronik EDI.

Reforma e procesit të rimbursimeve është mbështetur vazhdimisht nga asistenca teknike e misionit të USAID-

it në Kosovë. Ky raport publikohet në baza të rregullta tremujore nga ATK-ja. Rezultatet vjetore të

performancës publikohen së bashku me të dhënat tremujore gjatë tremujorit të katërt të vitit dhe integrohen

në raportin vjetor të punës së ATK-së.

Page 3: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

3

Përmbajtja:

1. PËRMBLEDHJE ....................................................................................................................... 4

2. NUMRI DHE STATUSI I KËRKESAVE PËR RIMBURSIM ................................................. 5

3. KOHA MESATARE E RIMBURSIMIT .................................................................................. 5

3.1. Koha mesatare e rimbursimit sipas llojit të tatimeve ........................................... 7

3.2. Koha mesatare e rimbursimit sipas profilit të rrezikshmërisë ........................... 9

3.3. Koha mesatare e rimbursimit sipas rajoneve tatimore ....................................... 10

4. VLERAT E RIMBURSUARA ................................................................................................ 11

4.1. Vlerat e rimbursuara sipas llojit të tatimeve .......................................................... 11

4.2. Vlerat e rimbursuara sipas rajoneve tatimore ....................................................... 11

ANEKS I: Koha mesatare e rimbursimit sipas rajoneve tatimore dhe llojit të

tatimeve ...................................................................................................................................... 12

ANEKS II: Vlera e rimbursuar sipas rajoneve tatimore dhe llojit të tatimeve ........ 14

Page 4: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

4

1. PËRMBLEDHJE

Në tremujorin e tretë të vitit 2018 (TM3 2018), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka

pranuar 744 kërkesa për rimbursim tatimor, nga të cilat ka aprovuar 536 kërkesa, ndërsa ka

refuzuar 208. Në emër të kërkesave të aprovuara, ATK-ja ka rimbursuar 5.5 milionë Euro, ku 5.2

milionë Euro janë rimbursuar për kërkesat e rimbursimit të kreditimit tatimor të Tatimit mbi

Vlerën e Shtuar (TVSH).

Mesatarja e ditëve të punës për procesimin e një kërkese deri në kthim të mjeteve (rimbursim)

gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 ishte 21.9 ditë, duke filluar nga 26.83 ditë në korrik dhe

duke u ulur në 15.9 ditë në shtator. Për TVSH, mesatarja tremujore e ditëve të rimbursimit është

18.63 ditë, ndërsa për TAK ishte (apo është) 22.73 ditë.

Sipas profilit të rrezikshmërisë, kërkesat për rimbursim për tatimpaguesit me rrezikshmëri të

ulët janë përfunduar brenda një mesatare tremujore prej 20.40 ditësh, që është ende më e lartë se

kërkesat e rregullores së re për procesin e rimbursimit. Megjithatë, duke qenë se kjo është

periudha e parë e implementimit të sistemit të reformuar, pritet që deri në fundvit të ketë aplikim

të plotë të afateve të reja të kthimit. Në anën tjetër, kërkesat e tatimpaguesve me rrezikshmëri të

mesme janë adresuar brenda një mesatare tremujore prej 19.73 ditëve të punës, nën afatin e ri të

kthimit, ndërsa kërkesat e tatimpaguesve me rrezikshmëri të lartë janë përfunduar brenda 25.50

ditë.

Sipas qendrave rajonale të ATK-së në realizimin e kërkesave për rimbursim prin Prishtina 1 që

ka procesuar numrin më të lartë të kërkesave prej 155 raste. Mesataren më të ulët të ditëve të

shpenzuara në procesin e rimbursimit e ka Prizreni 2 brenda një mesatareje tremujore prej 5.3

ditë. Kërkesat për rimbursim për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar më së shpejti i ka shqyrtuar qendra

e rajonit Prizreni 2 për një mesatare prej 8.6 ditë.

Vlerën më të lartë të rimbursimit në tremujor e ka ekzekutuar qendra rajonale Prishtina 2, në

vlerë prej 1,47 milionë Euro. Kërkesat më të larta të rimbursimeve për TVSH i ka aprovuar qendra

rajonale Prishtina 2 në vlerë prej 231,480 mijë euro.

Page 5: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

5

2. NUMRI DHE STATUSI I KËRKESAVE PËR RIMBURSIM

Të gjitha kërkesat e paraqitura pranë qendrave regjionale të ATK-së janë të paraqitura në tabelën

e mëposhtme. Në shtyllën “të gjitha” është numri total i kërkesave dhe shtyllat tjera tregojnë

filtrimin e këtyre kërkesave në proceset e rimbursimit, sa prej tyre janë në pritje, sa janë të

aprovuara dhe sa janë të refuzuara dhe të anuluara.

Tabela 1: Rimbursimet TM3 2018, sipas rajoneve.

Regjioni Të gjitha

Në pritje

Aprovuar Refuzuar Anuluar

DTM 11 0 7 4 0

FERIZAJ 52 0 41 11 0

GJAKOVË 46 0 36 10 0

GJILAN 40 0 34 6 0

MITROVICË 66 0 33 33 0

PEJË 75 0 50 25 0

PRISHTINË 1 155 0 120 35 0

PRISHTINË 2 118 0 93 25 0

PRISHTINË 3 79 0 42 37 0

PRIZREN 1 51 0 43 8 0

PRIZREN 2 51 0 37 14 0

Numri total i kërkesave për rimbursim është 744, ku nga këto kërkesa në pritje janë 0 kërkesa,

ndërsa të aprovuara janë 536 kërkesa, të refuzuara janë 208 kërkesa, ndërsa të anuluara janë 0

kërkesa.

3. KOHA MESATARE E RIMBURSIMIT

Ky indikator do të tregojë vlerën mesatare të kohëzgjatjes së procesit të rimbursimit të kërkesave

që bëhen gjatë një periudhe 3 mujore nga të gjitha regjionet e ATK-së. Ky indikator do të

paraqesë në përgjithësi performancën e ATK-së nëse kohëzgjatja mesatare e rimbursimit është

brenda kornizës kohore të përcaktuar me reformat e indikatorit të pagesës së tatimeve.

Gjatë periudhës korrik – shtator 2018 ka gjithsej 744 kërkesa për rimbursim të deklaruara nga

tatimpaguesit, në pritje për shqyrtim janë 0 kërkesa për rimbursim, 536 kërkesa janë të

aprovuara, 208 kërkesa të refuzuara dhe 0 kërkesa të anuluara.

Në kategorinë A janë trajtuar gjithsej 416 kërkesa për rimbursim, në kategorinë B janë trajtuar

308 kërkesa për rimbursim dhe në kategorinë C janë trajtuar 20 kërkesa për rimbursim.

Page 6: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

6

Tabela 2: Koha mesatare e ditëve për procesin e rimbursimeve për të tri kategoritë është 21.87 ditë pune.

Në tabela 2. shihet se për periudhën korrik-shtator 2018 ka gjithsej 744 kërkesa për rimbursim

nga tatimpaguesit për të gjitha llojet e tatimeve, ku për TAP ka gjithsej 462 kërkesa, për TAK ka

92 kërkesa dhe për TVSH ka gjithsej 190 kërkesa.

Grafiku 1: Koha mesatare e rimbursimit

Koha mesatare sipas të gjitha qendrave rajonale të ATK-së për muajin korrik është me këtë

renditje: për TAK është 33.1 ditë mesatare të kthimeve, për TAP është 25.7 ditë dhe për TVSH

është 18.2 ditë. Në muajin gusht për TAK është 20.8 ditë mesatare, për TAP është 17.9 ditë dhe

për TVSH është 20.5 ditë mesatare të kthimeve. Për dallim prej muajve korrik dhe gusht në

muajin shtator ka përmirësime të dukshëm dhe kohë më të shpejtë të rimbursimit ku për TAK

është 14.3 ditë mesatare, për TAP është 16.9 ditë mesatare dhe për TVSH është 17.2 ditë

mesatare. Në total të TM3/2018 është kjo renditje: 22.73 ditë mesatare të rimbursimit për

Tatimin në të Ardhura të Korporatave, 20.16 ditë mesatare për Tatimin në të Ardhura Personale

dhe 18.63 ditë mesatare të kthimit të rimbursimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

33

.1

20

.8

14

.3

22

.7325

.7

17

.9

16

.9

20

.16

18

.2 20

.5

17

.2 18

.63

K O R R I K G U S H T S H T A T O R T O T A L I I D I T E V E M E S A T A R E T M 3 / 2 0 1 8

KO H A M ES AT AR E E R IM BUR S IM IT S IP AS LLO J IT T Ë T AT IM EVE

TAK TAP TVSH

Korrik Gusht Shtator Total TM3 2018

(të aprovuara dhe

refuzuara) Gjithsej numri i kërkesave 232 264 248 744

Kohëzgjatja (mesatarja e peshuar e

ditëve të punës) 26.83 22.9 15.90 21.87

Page 7: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

7

3.1. Koha mesatare e rimbursimit sipas llojit të tatimeve

Tabela 3: Ditët mesatare të rimbursimit sipas llojeve të tatimeve LLOJET E

TATIMEVE Korrik Gusht Shtator Total TM3/2018

TAK 33.1 20.8 14.3 22.73

TAP 25.7 17.9 16.9 20.16

TVSH 18.2 20.5 17.2 18.63

Në lidhje me ditët për rimbursim sipas llojeve të tatimeve për TAK është një mesatare prej 22.73

ditë, për TAP është një mesatare prej 20.16 ditë dhe për TVSH është një mesatare prej 18.63 ditë,

e që në krahasim me llojet e tjera të tatimeve paraqet kohën më të madhe të shpenzuar. Në total

është një mesatare prej 20.50 ditë pune.

Tabela 4: Ditët mesatare të rimbursimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

Regjioni Korrik Gusht Shtator Total TM3/2018

Ditët mesatare për rimbursim

DTM 8.0 22.5 28.1 19.5

FERIZAJ 18.4 13.3 15.4 17.7

GJAKOVË 13.0 0.0 11.8 12.4

GJILAN 10.1 8.6 9.8 9.5

MITROVICË 32.8 26.1 36.1 31.6

PEJË 27.3 45.3 25.2 32.6

PRISHTINA 1

13.8 20.3 18.8 17.6

PRISHTINA 2

12.7 19.7 17.8 16.7

PRISHTINA 3 38.8 23.5 15.6 25.9

PRIZRENI 1 9.8 7.1 8.9 8.6

PRIZRENI 2 11.6 18.1 9.7 13.1

Totali 17.84 20.45 17.92 18.63

Numri i ditëve mesatare të kthimit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar sipas qendrave regjionale në

DTM është 19.53 ditë.

Në Ferizaj është 17.70 ditë, në Gjakovë është 12.40 ditë, në Gjilan është 9.50 ditë, në Mitrovicë

është 31.66 ditë, në Pejë është 32.60 ditë, Prishtina 1 ka shpenzuar mesatarisht 17.63 ditë,

Prishtina 2 ka një mesatare të ditëve 16.73, Prishtina 3 ka 25.96 ditë, Prizreni 1 ka një mesatare

prej 8.60 ditë dhe Prizreni 2 ka një mesatare prej 13.13 ditë. Dhe mesatarja e ditëve të kthimeve

në total është 18.63.

Page 8: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

8

Tabela 5: Ditët mesatare të rimbursimit për Tatimin në të Ardhura të Korporatave

Regjioni Korrik Gusht Shtator Total TM3/2018

Ditët mesatare për rimbursim

DTM 0.0 17.9 3.7 10.6

FERIZAJ 0.0 50.4 0.0 50.4

GJAKOVË 30.6 0.0 18.8 24.7

GJILAN 1.9 13.0 8.2 7.7

MITROVICË 31.7 5.0 37.8 24.8

PEJË 0.0 9.6 33.4 21.5

PRISHTINA 1 24.5 23.60 14.40 20.83

PRISHTINA 2 56.3 12.10 17.90 28.76

PRISHTINA 3 50.10 18.10 14.30 27.50

PRIZRENI 1 11.90 0 7.20 9.55

PRIZRENI 2 10.5 6.7 5 7.40

Totali 27.18 17.37 16.07 20.20

Numri i ditëve mesatare të kthimit nga Tatimi në të Ardhura të Korporatave sipas qendrave

regjionale ka këtë renditje: DTM 10.58 ditë, Ferizaj 50.40 ditë, Gjakova 24.70 ditë, Gjilani 7.70

ditë, Mitrovica 24.83 ditë, Peja 21.50 ditë, Prishtina 1 ka 20.83 ditë, Prishtina 2 ka 28.76 ditë,

Prishtina 3 ka 27.50 ditë, Prizreni 1 ka 9.55 ditë dhe Prizreni 2 ka 7.40 ditë. Totali për Tatimin e

të Ardhurave të Korporatave është gjithsej 20.20 ditë mesatare të kthimeve.

Tabela 6: Ditët mesatare të rimbursimit për Tatimin në të Ardhura Personale

Regjioni Korrik Gusht Shtator Total

TM3/2018 Ditët mesatare për rimbursim

DTM 0.0 25.8 8.4 17.10

FERIZAJI 12.3 13.9 10.6 12.26

GJAKOVA 17.9 14.0 16.4 16.10

GJILANI 5.5 32.3 4.5 14.10

MITROVICA 39.5 16.4 40 31.96

PEJA 48.9 19.2 18.2 28.76

PRISHTINA 1 44.4 24.2 14.6 27.73

PRISHTINA 2 12.5 10.2 12.6 11.76

PRISHTINA 3 48.10 20.4 17.9 28.80

PRIZRENI 1 7.6 9.3 6.4 7.76

PRIZRENI 2 7.5 3.8 4.8 5.36

Totali 24.42 17.22 14.03 18.55

Numri i ditëve mesatare të kthimit nga Tatimi në të Ardhura Personale sipas qendrave regjionale

ka këto renditje: DTM ka 17.10 ditë, Ferizaj ka 12.26 ditë, Gjakova ka 16.10 ditë, Gjilani ka

14.10 ditë, Mitrovica ka 31.96 ditë, Peja ka 28.76 ditë, Prishtina 1 ka 27.73 ditë, Prishtina 2 ka

Page 9: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

9

11.76 ditë, Prishtina 3 ka 28.80, Prizreni 1 ka 7.76 dhe Prizreni 2 ka 5.36 ditë mesatare. Numri

total për Tatimin në të Ardhura Personale është gjithsej 18.55 ditë mesatare të kthimeve.

3.2. Koha mesatare e rimbursimit sipas profilit të rrezikshmërisë

Sipas Rregullores së Brendshme të ATK-së për Procedurat e Rimbursimit, tatimpaguesit që

parashtrojnë kërkesë për rimbursim ndahen në tri kategori: A- me rrezikshmëri të ulët; B - me

rrezikshmëri mesatare dhe kategoria C me rrezikshmëri të lartë. Sipas rregullores afati i kthimit të

rimbursimit për kategorinë A është i kufizuar në 7 ditë, në kategorinë B afati i rimbursimit është i

kufizuar në 20 ditë, ndërsa për kategorinë C afati i rimbursimit duhet të përfundohet brenda 30

ditëve. Për qëllime të këtij raporti, ditët janë llogaritur në bazë të matjes së ditëve të punës.

Në tremujorin e parë të implementimit të plotë të procesit të ri të rimbursimit (TM3 2018),

rezultatet e performancës sipas modulit elektronik të rimbursimit janë si vijon:

Kategoria A: Mesatarja e rimbursimit është 20.40 ditë.

Kategoria B: Mesatarja e rimbursimit është 19.73 ditë.

Kategoria C: Mesatarja e rimbursimit është 25.50 ditë.

Grafiku II. Mesatarja e ditëve për procesin e rimbursimit për totalin e kërkesave.

20.4 19.73

25.5

21.87666667

7

20

30

0

5

10

15

20

25

30

35

Kategoria A Kategoria B Kategoria C Mesatarja e ditëve përtri kategoritë

Dit

ë

Mesatarja e ditëve në procesin e rimbursimeve

Ditët mesatare të kthimeve Afati I percaktuar

Page 10: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

10

3.3. Koha mesatare e rimbursimit sipas rajoneve tatimore

Tabela 7. Koha mesatare e rimbursimit sipas regjioneve tatimore

Regjioni Korrik Gusht Shtator Total

TM3/2018 Ditët mesatare për rimbursim

DTM 7.3 15.5 12.2 11.67

FERIZAJ 6.4 12.0 10.1 9.50

GJAKOVË 12.8 12.6 14.2 13.20

GJILAN 31.8 14.6 32.4 26.27

MITROVICË 38.8 24.9 19 27.57

PEJË 27.9 18.4 14.0 20.10

PRISHTINA 1 14.1 12.5 11.4 12.67

PRISHTINA 2 26.5 14.7 18.9 20.03

PRISHTINA 3 5.0 9.0 5.4 6.47

PRIZRENI 1 6.0 3.6 6.5 5.37

PRIZREN 2 6.6 12.8 6.0 8.47

Nga tabela më lartë shihet se regjioni i cili ka shpenzuar më pak ditë mesatare të punës për

rimbursim është Prizreni 2 me një mesatare prej 5.3 ditë , ndërsa regjioni i cili ka më kaluar më së

shumti ditë mesatare për rimbursim është Peja prej 27.5 ditë.

4. VLERAT E RIMBURSUARA

4.1. Vlerat e rimbursuara sipas llojit të tatimeve

Tabela 8 : Vlera e rimbursimeve të aprovuara sipas regjioneve dhe llojeve të tatimeve (TAK,TAP

dhe TVSH).

TM3/2018 TVSH TAP TAK TOTALI

TM3/2018 KORRIK 1,091,277.23 66,821.20 12,876.30 1,292,002.00

GUSHT 2,346,678.60 43,855.40 30,362.50 2,420,896.60

SHTATOR 1,865,624.50 71,784.80 50,990.90 1,988,400.30

Totali 5,303,580.36 182,461.40 94,229.70 5,580,271.51

Vlera e rimbursimeve nga ATK-ja për periudhën korrik-shtator 2018 është një total prej

5,495,699.50 €, ku pjesa më e madhe e rimbursuar është nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Page 11: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

11

4.2. Vlerat e rimbursuara sipas rajoneve tatimore

Tabela 9: Vlera e rimbursuara e aprovuar sipas llojeve të tatimeve në qendrat regjionale të ATK-së në Kosovë.

Regjionet TAK TAP TVSH TOTALI

TM3/2018

në Euro

DTM 13,555 13,144 543,795 570,494

FERIZAJ 1,778 13,059 818,133 832,970

GJAKOVË 7,583 4,032 90,950 102,565

GJILAN 6,619 10,344 101,062 118,025

MITROVICË 8 12,879 43,835 56,722

PEJË 67 8,629 545,989 554,685

PRISHTINË 1 46,634 41,250 430,660 518,544

PRISHTINË 2 4,295 49,643 1,416,550 1,470,488

PRISHTINË 3 12,253 7,582 681,188 701,023

PRIZREN 1 511 10,461 399,932 410,904

PRIZREN 2 923 11,433 231,481 243,837

TOTALI 5,580,257

ANEKS

I: Koha mesatare e rimbursimit sipas rajoneve tatimore dhe

llojit të tatimeve

Numri mesatar i ditëve të procesit të kërkesës për rimbursim duke nisur nga delegimi, shqyrtimi deri tek aprovimi

REGJIONI Korrik Gusht Shtator

DTM

Gjithsej numri i kërkesave 2 2 6

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) :

Delegimi 0 0 0

Shqyrtimi 7.1 13 12

Aprovimi 0.2 2.5 0.2

Të refuzuara 0 3.9 0.4

FERIZAJ

Gjithsej numri i kërkesave 39 24 13

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) :

Delegimi

Page 12: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

12

Shqyrtimi 4.5 10.90 9.1

Aprovimi 1.9 1.1 1

Të refuzuara 3.2 1.7 1.5

GJAKOVË

Gjithsej numri i kërkesave 6 17 15 Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) :

Delegimi Shqyrtimi 12.6 12.6 14.2 Aprovimi 0.2 0 0 Të refuzuara 0.2 0 0.7

MITROVICË

Gjithsej numri i kërkesave 0 57 13

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 20.1 10.3 26 Aprovimi 11.7 4.3 6.4 Të refuzuara 9.1 4.7 9.3 PEJË

Gjithsej numri i kërkesave 2 28 32 Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 35.5 23.20 15.60 Aprovimi 3.3 1.7 3.4 Të refuzuara 2.6 1.9 1.6

PRISHTINA 1

Gjithsej numri i kërkesave 69 56 76

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 23.5 17.8 13.5 Aprovimi 4.4 0.6 0.5 Të refuzuara 0.7 0.4 1.1

PRISHTINA2

Gjithsej numri i kërkesave 89 30 37

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 13.3 12.1 11.3 Aprovimi 0.8 0.4 0.1 Të refuzuara 0 0.1 0

PRISHTINA 3

Gjithsej numri i kërkesave 0 49 34

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 25.2 14.5 18.8 Aprovimi 1.3 0.2 0.1 Të refuzuara 1.6 1.5 0.1

PRIZRENI 1

Gjithsej numri i kërkesave 26 13 14

Page 13: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

13

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 3.6 8.4 5.1 Aprovimi 0.8 0.6 0.3 Të refuzuara 0.1 0.3 0.1

PRIZRENI 2

Gjithsej numri i kërkesave 29 16 22

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : Delegimi Shqyrtimi 6 2.9 6.4 Aprovimi 0.1 0.7 0.1 Të refuzuara 1.1 0.7 0

GJILAN

Gjithsej numri i kërkesave

Kohëzgjatja (mesatarja e ditëve të punës) : 39 12 10 Delegimi Shqyrtimi 5.9 12.7 6

Aprovimi 0.7 0.1 0 Të refuzuara 0.1 0.1 0

ANEKS II: Vlera e rimbursuar sipas rajoneve tatimore dhe llojit të tatimeve.

Vlerat e rimbursimeve sipas llojeve të tatimeve dhe qendrave regjionale të ATK-së

REGJONI LLOJET E TATIMEVE VLERAT E KËRKUARA PËR

RIMBURSIM (në Euro)

DTM TAK 13,555.96

TAP 13,144.23

TVSH 543,795.5

Totali 570,495,70

Ferizaj TAK 1,778.38

TAP 13,059.93

TVSH 818,133.99

Totali 832,972.30

Gjakovë TAK 7,583.13

TAP 4,032.61

TVSH 90,950.00

Totali 102,565,74

Gjilan TAK 6,619.32

TAP 10,344.81

TVSH 101,062.93

Totali 118,027,06

Mitrovicë TAK 8.00

TAP 12,879.20

TVSH 43,835.01

Totali 56,722.21

Pejë TAK 67.13

TAP 8,629.56

Page 14: RAPORTI I PERFORMANCËS SË PROCESIT TË RIMBURSIMIT …€¦ · Departamenti për programe dhe procedura , ATK Departamenti i Kontrollit Tatimor , ATK Kontakti për pyetje rreth

14

TVSH 545,989.60

Totali 554,686.33

Prishtina 1 TAK 46,634.14

TAP 41,250.87

TVSH 430,660.50

Totali 518,545.51

Prishtina 2 TAK 4,295.85

TAP 49,643.42

TVSH 1,416,550.40

Totali 1,470,490.00

Prishtina 3 TAK 12,253.17

TAP 7,582.16

TVSH 681,188.40

Totali 701,023.76

Prizreni 1 TAK 511.42

TAP 10,461.41

TVSH 399,932.40

Totali 410,905.20

Prizreni 2 TAK 923.19

TAP 11,433.26

TVSH 231,481.60

Totali 243,838.05

Totali i përgjithshëm 5,580,271.51 *Ngjyra e kuqe paraqet vlerën më të madhe të rimbursimeve në llojet e tatimeve.

* Ngjyra e gjelbër paraqet vlerën më të vogël të rimbursimeve në llojet e tatimeve.

Qëllimi i këtij raporti është prezantimi i procesit të rimbursimit, me theks të veçantë publikimi i

raportit të menaxhimit të kërkesave të rimbursim të tatimpaguesve përmes modulit te ri

elektronik. Raporti tregon se si janë shënuar rezultate të mira në ngritjen e efikasitetit dhe

lehtësimit të trajtimit të këtyre kërkesave në lehtësimin e kostove administrative për

tatimpaguesit në procesin e rimbursimt.

Gjatë publikimit të raportit dytë për TM4/2018 dhe përmbledhjen e raportit vjetor nga Moduli i

ri i Rimbursimit, besojë se performanca e rimbursimeve do jetë edhe me zhvilluar si proces duke

evituar edhe gabimet teknike qe janë në këtë fazë fillestare te këtij procesi.