DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE · departamenti i sË drejtËs publike tema e drejta e...

201
DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE TEMA E DREJTA E KONKURRENCËS NË KUADRIN E LIRISË KUSHTETUESE EKONOMIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” Kandidati: Udhëheqëse Shkencore: Jonida LAMAJ Prof. Dr. Aurela ANASTASI Tiranë, 2018

Transcript of DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE · departamenti i sË drejtËs publike tema e drejta e...

  • DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PUBLIKE

    TEMA

    E DREJTA E KONKURRENCËS NË KUADRIN E LIRISË

    KUSHTETUESE EKONOMIKE

    DISERTACION

    PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

    “DOKTOR”

    Kandidati: Udhëheqëse Shkencore:

    Jonida LAMAJ Prof. Dr. Aurela ANASTASI

    Tiranë, 2018

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    II

    © E drejta e autorit: Jonida Lamaj, 2018

    Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të rregullores së rektoratit “Për

    Organizimin e Programeve të Studimit të Doktoratave, miratuar në mbledhjen e Senatit

    Akademik të Universitetit të Tiranës, me vendimin Nr.20, datë 13. 11. 2008.

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    III

    PËRMBAJTJA

    Mirënjohje

    A.Abstrakti

    B. Tabela e shkurtimeve

    C. Tabela e ligjeve dhe e akteve normative

    D. Metodologjia

    HYRJE

    Përkufizime dhe trajtime të koncepteve të iniciativës së lirë ekonomike dhe të

    konkurrencës

    Trajtimi i konceptit të veprimtarisë së lirë ekonomike...................................................fq.1

    Përkufizimi i konceptit të konkurrencës dhe i së drejtës së konkurrencës......................fq.3

    Rëndësia e veprimtarisë së lirë ekonomike për konsumatorin dhe ekonominë..............fq.5

    Si ndikon ekonomia kapitaliste në iniciativën e lirë ekonomike dhe në tregtinë e lirë...fq.8

    KREU I

    EVOLUCIONI I INICIATIVËS SË LIRË EKONOMIKE DHE I

    KONKURRENCËS NË SHQIPËRI

    Përmbledhje e shkurtër e Kreut I..................................................................................fq.12

    1.1. Liria ekonomike dhe e drejta e konkurrencës në vitet 1912-1944.........................fq.13

    1.2. Liria ekonomike dhe e drejta e konkurrencës në vitet 1945-1990…….................fq.17

    1.2.1. Ligji i zhvillimit të planifikuar të ekonomisë socialiste……………..................fq.23

    1.3. Liria ekonomike dhe e drejta e konkurrencës nga viti 1990 dhe në vijim…...…..fq.25

    1.3.1. Politika e konkurrencës.......................................................................................fq.31

    1.3.2. Format kryesore të praktikave antikonkurruese………......................................fq.33

    KREU II

    PËRVOJAT NDËRKOMBËTARE NË FUSHËN E SË DREJTËS SË

    KONKURRENCËS

    Përmbledhje e shkurtër e Kreut II.................................................................................fq.38

    Seksioni I

    E drejta ndërkombëtare e konkurrencës

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    IV

    2.1. Disa shënime mbi zhvillimin e lirisë ekonomike dhe së drejtës së konkurrencës në

    BE dhe më gjerë. Vendi që zë kjo e drejtë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të

    Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij me Shqipërinë……..………………fq.39

    Seksioni II

    Evolucioni i së drejtës Amerikane të mbrojtjes së Konkurrencës

    2.2.1. Historiku i ligjit Sherman...................................................................................fq.48

    2.2.2. Historiku i ligjit Clayton.....................................................................................fq.55

    2.2.3. Zbatimi i së Drejtës së Konkurrencës në SHBA................................................fq.55

    Seksioni III

    Evolucioni i së drejtës Evropiane të mbrojtjes së Konkurrencës

    2.3.1. Evoluimi i legjislacionit të konkurrencës në Bashkimin Evropian....................fq.58

    2.3.2. Ndalimi i marrëveshjeve që kufizojnë konkurrencën në treg sipas TFBE.........fq.64

    2.3.3. Ndalimi i abuzimit të sipërmarrjeve me pozitën dominuese në treg sipas TFBE

    ......................................................................................................................................fq.71

    KREU III

    LIRIA KUSHTETUESE EKONOMIKE DHE E DREJTA E KONKURRENCËS

    NË SHQIPËRI

    Përmbledhje e shkurtër e Kreut III...............................................................................fq.74

    Seksioni I

    Cili është kuptimi i nenit 11 të Kushtetutës, në kuadrin e së drejtës dhe mbrojtjes së

    konkurrencës?

    3.1.1. Interpretimi i nenit 11 të Kushtetutës................................................................fq.75

    3.1.2. Ndërhyrja e shtetit në veprimtarinë e lirë ekonomike........................................fq.77

    3.1.3.Parimi i interesit publik dhe parimi i proporcionalitetit në të drejtat

    ekonomike....................................................................................................................fq.79

    3.1.4. Interpretimi i nenit 49 të Kushtetutës së RSH...................................................fq.84

    Seksioni II

    Legjislacioni Shqiptar për Mbrojtjen e Konkurrencës

    3.2.1. Burimet e së drejtës në fushën e mbrojtjes së konkurrencës..............................fq. 86

    3.2.2. Ligji Nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës në Shqipëri, vlerat

    dhe risitë e tij................................................................................................................fq.91

    Seksioni III

    Roli i Autoritetit të Konkurrencës në garantimin e së drejtës së konkurrencës

    3.3.1. Organizimi dhe funksionimi i Autoritetit të Konkurrencës.............................fq.99

    3.3.2. Procedurat e përgjithshme administrative të AK.............................................fq.101

    3.3.3. Procedurat për marrëveshjet dhe për abuzimin e pozitës dominuese...............fq.101

    3.3.4. Procedura për kontrollin e përqendrimeve.......................................................fq.103

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    V

    KREU IV

    MBROJTJA E KONKURRENCËS DHE BIZNESET NË SHQIPERI

    Përmbledhje e shkurtër e Kreut IV..............................................................................fq.112

    Seksioni I

    Pyetësor: Konkurrenca në tregun shqiptar. Sa e njohin lirinë ekonomike bizneset

    shqiptare?

    4.1.1. Qëllimi dhe objektivat e pyetësorit...................................................................fq.113

    4.1.2. Metodologjia e studimit....................................................................................fq.113

    4.1.3. Demografia e studimit......................................................................................fq.115

    4.1.4. Rezultatet kryesore...........................................................................................fq.116

    4.1.5. Konkluzione nga studimi i pyetësorit...............................................................fq.134

    Seksioni II

    Rast Studimor: Garantimi i lirive ekonomike në tregun e telefonisë së lëvizshme –

    Albanian Mobile Communications sh.a. & Vodafone Albania sh.a.....................fq.136

    PËRFUNDIME DHE SUGJERIME ............................................................................fq.154

    Bibliografia .....................................................................................................................fq.161

    Anekse Botimi i plotë i pyetësorit .....................................................................................fq.169

    Lista e plotë e bizneseve........................................................................................fq.176

    Lista e tabelave......................................................................................................fq.178

    Tabela dhe Statistika në Excel............................................................................. fq.182

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    VI

    Mirënjohje

    Janë të shumtë personat, që më kanë mbështetur gjatë periudhës 4- vjeçare të studimeve

    në shkollën doktorale dhe punimit të temës së Doktoraturës.

    Falenderoj në mënyrë të veçantë Udhëheqësen shkencore, Prof. Dr. Aurela Anastasi, e

    cila ka qenë e pakursyer në rekomandime e sugjerime për përmirësimin e çështjeve që

    duhet të trajtonte tema e doktoraturës. Së bashku kemi shkëmbyer komunikime të shumta

    elektronike për çdo konferencë shkencore brenda e jashtë vendit, për revistat konkrete

    shkencore brenda e jashtë vendit si dhe për çdo raportim vjetor.

    Mirënjohje të pakufi për mbështetjen e ofruar lidhur me hartimin e pyetësorit, përgjatë

    bashkëpunimit të ngushtë me Institutin e Sociologjisë në Shqipëri dhe ndihmesës së

    mirëfilltë shkencore të Prof. Dr. Lekë Sokolit, por edhe vijimësisë koordinuese aq të

    përkushtuar me Autoritetin e Konkurrencës, specifikisht me Prof. Dr. Lindita Milo (Lati)

    dhe me drejtorin e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve të shërbimit/ jo prodhuese

    z. Denis Demiri.

    Gjithashtu, vlerësoj çiltërsisht ndihmesën konkrete të studentëve të vitit të 3-të (2015-

    2016) të Fakultetit të Drejtësisë, SHLUJ Universiteti Marin Barleti, të cilët kanë dhënë

    një kontribut të vyer për plotësimin e pyetësorëve në 41 biznese të ndryshme të vendit.

    Falenderoj znj. Alison Shea, kërkuese shkencore në të Drejtën e konkurrencës në

    Shkollën e Ligjit, Fordham University, New York, e cila më ka rekomanduar literaturë

    mëse të përshtatshme si dhe burime elektronike me përmbajtje të gjerë në fushën e lirive

    ekonomike dhe së drejtës së konkurrencës.

    Së fundi, falenderoj familjen time, veçmas prindërit dhe bashkëshortin për mbështetjen,

    nxitjen dhe kohën që më mundësuan për të përmbyllur me sukses këtë cikël të tretë

    studimesh.

    https://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=6&ved=0ahUKEwjS6Lzs-KnOAhWQzRoKHURnCAEQFggrMAU&url=http%3A%2F%2Fwww.caa.gov.al%2Fuploads%2F1.pdf&usg=AFQjCNFLfbhVLLdWSOppT61SdxGrhEi7Vw&sig2=4d2NZhyxJpLLCH6Vchajng&bvm=bv.128617741,bs.1,d.bGs

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    VII

    Abstrakt për çdo kapitull të punimit

    Gjithnjë më ka interesuar thellimi në çështjet e lirisë ekonomike dhe temat që përmbajnë

    një ndërthurje midis sferës së drejtësisë dhe asaj të ekonomisë. Këtë ndërthurje

    konceptesh jam munduar ta trajtoj gjatë këtij punimi, i cili është konceptuar në katër

    pjesë.

    Tema nuk fillon me Kreun e parë, siç ndodh zakonisht në punime të ngjashme, ku

    prezantohen konceptet bazë të saj, por me Hyrje. Që në hyrje të punimit, pa u pozicionuar

    si kapitull më vete, bëhet përkufizimi dhe trajtimi i koncepteve të iniciativës së lirë

    ekonomike dhe konkurrencës. Për të dhënë një pasqyrë sa më të gjerë të iniciativës së lirë

    ekonomike, trajtohet rëndësia e veprimtarisë së lirë ekonomike për konsumatorin dhe

    ekonominë e vendit, po edhe si ndikon ekonomia kapitaliste në iniciativën e lirë

    ekonomike dhe në tregtinë e lirë.

    Kreu i parë titullohet “Evolucioni i iniciativës së lirë ekonomike dhe i konkurrencës në

    Shqipëri” dhe trajton lirinë ekonomike dhe të drejtën e konkurrencës në Shqipëri nga viti

    1912 deri sot. Në këtë pjesë të punimit trajtohet evoluimi i iniciativave të lira ekonomike

    dhe koncepteve të lidhura me të në kushtetutat e Shqipërisë ndër vite. A është garantuar

    kjo e drejtë njësoj në të gjitha regjimet politike? Çfarë të veçantash dhe dallimesh ka

    midis kushtetutave ndër vite? Hulumtohet përmbajtja e të gjitha kushtetutave që ka patur

    vendi ynë, në mënyrë të veçantë, Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë (1946) dhe

    Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (1976).

    Falë analizës evolutive të koncepteve të mësipërme, ky kre është ndër më të rëndësishmit

    në këtë punim dhe sjell risi në trajtimin e iniciativës së lirë ekonomike në regjime

    politike, si në: Socializëm, Komunizëm dhe Kapitalizëm.

    Kreu i dytë i punimit, i titulluar “Përvojat ndërkombëtare në fushën e së drejtës së

    konkurrencës”, është konceptuar në tre seksione.

    Seksioni i parë trajton koncepte të së drejtës ndërkombëtare të konkurrencës, duke u

    ndalur në mënyrë të veçantë, në Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO), Fondin

    Monetar Ndërkombëtar (FMN), dhe Marrëveshjen e Përgjithshme të Doganave dhe

    Tregtisë (GATT), e cila përfaqëson instrumentin ndërkombëtar më të rëndësishëm për

    liberalizimin e tregtisë së mallrave dhe mbrojtjen e konkurrencës në kuadër të tregtisë së

    mallrave.

    Seksioni i dytë trajton evolucionin e së drejtës amerikane të mbrojtjes së konkurrencës,

    duke u ndalur, në mënyrë të veçantë, në historikun e ligjit Sherman, në historikun e ligjit

    Clayton dhe në zbatimin e së Drejtës së Konkurrencës në SHBA.

    Seksioni i tretë trajton evolucionin e së drejtës evropiane të mbrojtjes së konkurrencës

    dhe analizon në mënyrë të detajuar dispozitat lidhur me ndalimin e marrëveshjeve të

    ndaluara dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg, përkatësisht nenin 101 dhe nenin

    102 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian.

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    VIII

    Kreu i tretë i këtij punimi i dedikohet plotësisht së drejtës së konkurrencës në Shqipëri.

    Ai është konceptuar në tre seksione. Seksioni i parë përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes:

    Cili është kuptimi i nenit 11 të Kushtetutës, në kuadrin e së drejtës dhe mbrojtjes së

    konkurrencës? Nëpërmjet disa vendimeve të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese të

    RSH interpretohet më së miri neni 11 i Kushtetutës. Kjo dispozitë është garancia më e

    lartë që mbart veprimtaria e lirë ekonomike në Shqipëri.

    Në bazë dhe për zbatim të nenit 11 të Kushtetutës është hartuar ligji nr. 9121 “Për

    mbrojtjen e Konkurrencës në Shqipëri”, i cili interpretohet gjerësisht në seksionin e dytë

    të këtij kreu. Gjithashtu, pjesë e këtij seksioni është dhe interpretimi i neneve 41 dhe 49 të

    Kushtetutës, në kuadër të lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike. Të tria dispozitat

    analizohen së bashku, pasi të tria shërbejnë për të mbrojtur vlerën parësore, që është

    tregu.

    Seksioni i tretë i dedikohet institucionit përgjegjës që garanton këtë të drejtë, Autoritetit

    të Konkurrencës. Edhe pse një institucion relativisht i ri, ai ka fituar një eksperiencë

    pozitive këtë dhjetëvjeçar dhe tenton të edukojë individin, biznesin si dhe institucionet

    publike me konceptin e veprimtarisë së lirë ekonomike dhe të drejtën e konkurrencës. Me

    anë të Komisionit të Konkurrencës ai heton të gjitha rastet e dyshimta në praktikë dhe

    merr vendime, të cilat janë të detyrueshme për palët.

    Në këndvështrimin tim, kapitulli i tretë është edhe më i rëndësishmi i këtij punimi, pasi

    analizon në detaje të gjithë bazën ligjore dhe burimet e së drejtës së konkurrencës në

    Shqipëri. Ky material i ndihmon studentët dhe kërkuesit e rinj të kuptojnë më mirë

    konceptet që përbëjnë të drejtën e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese

    ekonomike.

    Kreu i katërt i këtij punimi është titulluar “Pyetësori i Konkurrencës dhe Rasti Studimor”.

    Pyetësori është hartuar në formën e një interviste dhe ka për qëllim realizimin e një

    studimi për problematikat kryesore, që lidhen me legjislacionin dhe zbatimin e tij në

    praktikë. Studimi përfshin intervista cilësore me subjekte të rëndësishme të fushës së

    biznesit në Shqipëri, si: kompani telekomunikacioni, kompani sigurimi, banka, agjenci

    turistike, biznese të hidrokarbureve, etj. Studimi është realizuar nëpërmjet kampionimit

    të 41 bizneseve, që operojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të pasur një

    gjithëpërfshirje të target-grupit të interesuar. Të dhënat e mbledhura janë hedhur në tabela

    të posaçme exceli dhe janë përpunuar me SPSS (Paketa statistikore për shkencat sociale).

    Rezultatet e këtij studimi shërbejnë si matës për të kuptuar rolin e ligjit dhe mangësitë e

    tij, funksionimin e autoritetit të konkurrencës, sa njihen dhe respektohen liritë ekonomike

    në vend etj.

    Seksioni i dytë i kreut të katërt analizon rastin studimor me temë: “Garantimi i lirive

    ekonomike në tregun e telefonisë së lëvizshme – Albanian Mobile Communications sh.a.

    & Vodafone Albania sh.a.”. Ky rast është modeli më i mirë, për të kuptuar se si

    garantohet e drejta e konkurrencës në praktikë. Këtu analizohen të gjitha vendimet e

    komisionit të konkurrencës nga viti 2005 deri sot dhe vendimet e marra nga Gjykata e

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    IX

    Shkallë së Parë të Tiranës, Gjykata e Apelit si dhe Gjykata e Lartë, lidhur me abuzimin e

    pozitës dominuese të kompanive AMC dhe Vodafone Albania.

    Në fund të temës trajtohen: Përfundime dhe Sugjerime; Bibliografia dhe Aneksi, i cili

    përmban: botimin e plotë të pyetësorit dhe tabelat me të dhëna.

    Fjalë kyçe: liri ekonomike, konkurrenca, pozita dominuese, marrëveshje të ndaluara, ligji

    Sherman, ligji Clayton, nenet 101 & 102 TFBE, neni 11 i Kushtetutës së RSH, Autoriteti

    i Konkurrencës.

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    X

    Tabela e shkurtimeve

    AK Autoriteti i Konkurrencës

    AUE Akti Unik Evropian

    BE Bashkimi Europian

    DGC Directorate General For Competition – European Commission

    GJBE Gjykata e Bashkimit Europian

    TFBE Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian

    TZE Traktati i Zonës Evropiane

    TVSH Taksa mbi Vlerën e Shtuar

    UNO Organizata e Kombeve të Bashkuara

    SPSS Paketa Statistikore për Shkencat Sociale

    PNDESHK Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore

    DUDNJ Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

    AMF Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

    BERZH Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

    FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

    WTO Organizata Botërore e Tregtisë

    ITO Organizata Ndërkombëtare Tregtare

    GATT Marrëveshja e Përgjithshme Doganore dhe Tregtare

    ZTD Zyra për Tregtinë e Drejtë

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    XI

    Tabela e ligjeve, akteve normative, vendimeve

    Kodi i punës i RSH, LIGJ Nr. 7961, datë 12.7.1995, i azhornuar;

    Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, dt. 28.12.1976;

    Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, dt. 05.07.1950;

    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dt. 28.11.1998;

    Ligji Nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”;

    Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetuese, dt. 29.04.1991;

    Ligji për Konkurrencën, 1995;

    Rregullore e Këshillit të Bashkimit Evropian, Nr. 1/2003, dt. 16 dhjetor 2002, mbi

    aplikimin e rregullave të konkurrencës në lidhje me nenin 81 dhe 82 të Traktatit;

    Rregullore e Këshillit të Bashkimit Evropian, Nr. 139/2004, dt. 20 Janar 2004, mbi

    kontrollin e përqendrimeve ndërmjet ndërmarrjeve;

    Statuti i Lushnjës, dt. 31.01.1920;

    Statuti i Mbretnis Shqiptare, dt. 01.12.1928;

    Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë, dt. 14.03.1946;

    Statuti Organik i Shqipërisë, dt.10.04.1914;

    Statuti Themeltar i Mbretënis së Shqipërisë, dt. 03.06.1939;

    Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, dt. 02.03.1925;

    Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian, TFBE, 2009;

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RSH, nr. 10, datë 19. 03. 2008;

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RSH, nr. 12, datë 28. 04. 2009;

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RSH, nr. 20, datë 11. 07. 2006;

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RSH, nr. 24, datë 24. 07. 2009;

    Zgjerimi i Statutit të Lushnjës, 1922.

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    XII

    Metodologjia e punimit

    Pse pikërisht zgjodha të thellohem në këtë fushë të re studimi? Interesi ndaj kësaj fushe

    nuk ka nisur me regjistrimin në shkollën doktorale, por disa vite më parë.

    Prej 6 vitesh jam lektore e së Drejtës së Konkurrencës në Fakultetin e Drejtësisë,

    Universiteti Marin Barleti. Falë këtij angazhimi, kërkimi ka qenë edhe më i hershëm.

    Fillimisht me cikël leksionesh të hartuar nga përkthimet e autorëve të huaj, e më pas me

    shtimin e disa botimeve në libraritë e vendit, duke tentuar në hartimin e një programi

    lënde sa më bashkëkohor. Dëshira e madhe për të patur një tekst cilësor e të përshtatshëm

    për studentët e ligjit, më nxiti të nis studimet e mia në këtë fushë, me synimin që në të

    ardhmen do të mund të botoj një tekst të posaçëm për studentët e ligjit dhe studiuesit e

    rinj.

    Për të trajtuar këtë punim, fillimisht është përcaktuar qëllimi kryesor, i cili është trajtimi i

    lirisë ekonomike në Kushtetutën e Shqipërisë, duke u thelluar në kontekstin e së drejtës

    së konkurrencës. Për të mbërritur deri tek përcaktimi i qëllimit, janë ngritur tri hipoteza

    dhe disa objektiva për secilën hipotezë.

    Hipoteza e parë ka të bëjë me pyetjen: Cili është kuptimi i nenit 11 të Kushtetutës në

    kuadrin e së drejtës dhe mbrojtjes së konkurrencës? Për të marrë përgjigjen e duhur,

    përveç studimit të doktrinës kushtetuese në këtë fushë, analizohen disa vendime të

    rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese të RSH.

    Hipoteza e dytë: Sa njihet dhe garantohet iniciativa e lirë ekonomike në RSH? Për t’iu

    përgjigjur kësaj pyetjeje është ndërtuar një pyetësor i posaçëm me intervista cilësore dhe

    tregues sasiorë, me 27 pyetje, të cilat masin situatën aktuale lidhur me njohjen dhe

    garantimin e kësaj të drejte.

    Hipoteza e tretë: Cili ka qenë rrugëtimi historik i përpjekjeve për të garantuar liritë

    ekonomike në Evropë, SHBA dhe Shqipëri? Si lindën dhe si u formalizuan iniciativa e

    lirë ekonomike dhe e drejta e konkurrencës si të tilla?

    Edhe kjo hipotezë ka marrë përgjigjen e saj, falë studimit të literaturës Amerikane dhe

    Evropiane, si dhe të evolucionit të këtyre instituteve në Shqipëri, për të mbërritur në një

    studim të plotësuar krahasimor.

    Koncepti i lirisë kushtetuese ekonomike përbën një fushë të re studimi në Shqipëri.

    Gjykata Kushtetuese nëpërmjet disa vendimeve të saj është munduar të sqarojë konceptin

    e lirisë së veprimtarisë ekonomike, të garantuar nga neni 11 i Kushtetutës: Sistemi

    ekonomik i RSH bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në

    lirinë e veprimtarisë ekonomike. Sipas saj, kjo liri nënkupton kryesisht të drejtën për të

    lidhur kontrata, individualisht ose kolektivisht, lirisht dhe mbi bazën e vullnetit personal,

    të drejtën për të zgjedhur aktivitetin që dëshiron të ushtrojë individi, të drejtën për të

    zgjedhur një punë sipas preferencës etj.

    Kjo liri përfshin të gjitha të drejtat që lidhen me prodhimin, shpërndarjen ose konsumin e

    mallrave dhe të shërbimeve. Forma më e lartë e lirisë ekonomike nënkupton të drejtën e

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    XIII

    pronës, lirinë e qarkullimit të fuqisë punëtore, të kapitalit dhe të mallrave pa asnjë

    kufizim. Individi ka të drejtë të punojë, të prodhojë, të konsumojë dhe të investojë në çdo

    mënyrë që i pëlqen dhe kjo liri duhet të mbrohet nga shteti.

    Për t’u thelluar më shumë në këtë fushë, janë përdorur metoda të ndryshme studimore,

    si:

    1. Metodat klasike të studimit të literaturës së autorëve më të njohur, shqiptarë e të huaj.

    Për të realizuar më së miri këtë metodë, më ka ardhur në ndihmë literatura e shfletuar në

    Bibliotekën Kombëtare, në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave, në Bibliotekën e

    Universitetit Marin Barleti si dhe në disa librari të rëndësishme të vendit. Falë anëtarësisë

    në institucionet e mësipërme, kam mundur të studioj botime më vlerë të periudhës së

    Socializmit, Komunizmit dhe Kapitalizmit, botime që vështirë të gjenden në librari apo

    biblioteka të tjera.

    2. Krahasimi i zhvillimit të kësaj të drejte me ato të vendeve të zhvilluara perëndimore.

    Kreu i dytë i punimit trajton garantimin e së drejtës së konkurrencës në SHBA dhe në

    Evropë. Këtu bëhet krahasimi i dy legjislacioneve, mangësitë dhe problematikat që kanë

    sjellë si dhe elementët që kanë kontribuar në legjislacionin Shqiptar.

    3. Analiza të vendimeve, të udhëzimeve, të raporteve të publikuara në këtë fushë.

    Kreu i tretë i këtij punimi paraqet disa vendime të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese

    dhe Autoritetit të Konkurrencës lidhur me lirinë kushtetuese ekonomike si dhe të drejtën

    e konkurrencës në vend. Ndërsa në kreun e katërt trajtohet rasti studimor me temë:

    Garantimi i lirive ekonomike në tregun e telefonisë së lëvizshme – Albanian Mobile

    Communications sh.a. & Vodafone Albania sh.a. Ky rast është modeli më i mirë, për të

    kuptuar se si garantohet e drejta e konkurrencës në praktikë. Këtu analizohen të gjitha

    vendimet e komisionit të konkurrencës nga viti 2005 deri 2017 dhe vendimet e marra nga

    Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata e Lartë,

    lidhur me abuzimin e pozitës dominuese të kompanive AMC dhe Vodafone Albania.

    4. Intervista cilësore dhe sasiore drejtuar shoqërive tregtare të ndryshme për të matur

    shkallën e informacionit, problematikat, nevojat dhe mundësitë e përmirësimit lidhur me

    respektimin e së drejtës së konkurrencës në vend dhe iniciativës së lirë ekonomike.

    Në gjykimin tim, vlerë e shtuar e këtij punimi është kreu i katërt, i cili përmban rezultatet

    e pyetësorit dedikuar respektimit të veprimtarisë së lirë ekonomike në Shqipëri dhe

    mbrojtjes së konkurrencës në vend. Nga trajtimi teorik, historik, krahasimor, interpretim

    dhe analizë legjislacioni e tri pjesëve të para të studimit, në pjesën e katërt përdoren

    metoda aplikative, si: intervista, anketa në formë pyetësori dhe trajtimi i rastit studimor

    (case study). Përdorimi i kësaj metode i ndihmon kërkuesit e rinj të thellojnë më shumë

    njohuritë praktike, duke i dhënë një larmishmëri studimit, si në formë ashtu edhe në

    përmbajtje.

    Pyetësori ka për qëllim realizimin e një studimi, i cili nxjerr në pah problematikat

    kryesore, që lidhen me legjislacionin dhe zbatimin e tij në praktikë. Sa i njohin qytetarët

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    XIV

    dhe bizneset të drejtat e tyre të karakterit ekonomik dhe a garantohen ato në praktikë?

    Roli i Autoritetit të Konkurrencës dhe vendimet kryesore të tij.

    Pyetësori ka në përmbajtjen e tij 27 pyetje dhe përfshin intervista cilësore me individë

    dhe subjekte të rëndësishme të fushës së biznesit. Ky studim është realizuar nëpërmjet

    kampionimit të 41 bizneseve, që operojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të

    pasur një gjithëpërfshirje të target-grupit të interesuar. Të dhënat e mbledhura janë

    hedhur në tabela exceli dhe janë përpunuar me SPSS (Paketa statistikore për shkencat

    sociale).

    Pyetësori është hartuar në bashkëpunim me Institutin e Sociologjisë në Shqipëri si dhe

    me Autoritetin e Konkurrencës.

    5. Metoda më “moderne”, duke përdorur burime zyrtare elektronike të publikuara nga

    institucione përgjegjëse të kësaj të drejte, biblioteka të universiteteve në SHBA dhe

    Europë etj.

    Disa nga mjetet ndihmëse të përdorur në këtë punim janë edhe “motorët” e kërkimit

    elektronik, si:

    I. Google Scholar – i cili rendit artikujt dhe autorët hulumtues në fushën e interesuar.

    Duke vendosur fjalë kyçe, si: konkurrenca, monopoli, pozita dominuese etj., kërkuesit

    gjejnë tekst të plotë të artikullit dhe mund të veçojnë paragrafët e dëshiruar për studimin e

    tyre. Kjo platformë online përmban artikuj apo tekste falas dhe me pagesë.

    II. SSRN.com - Një platformë online, çka u jep mundësi profesorëve dhe akademikëve të

    postojnë punimet e tyre, të cilat janë publikuar në revista shkencore apo artikuj në

    përpunim e sipër prej tyre. Eshtë një platformë shumë e thjeshtë për t’u përdorur, ku

    mjafton të zgjedhësh fushën e studimit, p.sh. Drejtësi, e më pas, me fjalë kyçe renditen

    artikuj që i detajojnë më tej këto koncepte. Ky portal përmban dhe sondazhe apo

    statistika në fushën e interesuar. Artikujt mund të filtrohen gjithashtu në seksionin

    eJournals, si p.sh.: përzgjedh “the Legal Scholarship Network - LSN Subject Matter

    eJournals - Antitrust & Regulated Industries eJournal ose Law & Economics eJournal”.

    III. Concurrences.com – Ky është një tjetër portal, ku jo të gjitha materialet gjenden pa

    pagesë dhe ka një numër të mirë artikujsh mbi të drejtën e konkurrencës. Ky është një

    burim i rëndësishëm, sidomos për praktikat Evropiane, veçanërisht për përvojat Franceze

    dhe Belge. Përveç artikujve shkencorë, ky portal është i pajisur edhe me një fjalor të

    pasur për konceptet e së drejtës së konkurrencës, i cili përmban edhe citime të çështjeve

    më të rëndësishme të praktikave Evropiane.

    Gjithashtu, ky portal përmban “Antitrust Bookmark”, i cili liston mbi 500 website, që

    lidhen me të drejtën e konkurrencës. P.sh., vetëm për trajtimin e nenit 101 të TFBE janë

    listuar 95 artikuj shkencorë. Në këtë mënyrë, analiza dhe interpretimi i kësaj dispozite

    bëhen shumë herë më të asimilueshme.

    Gjithashtu, ky portal ka edhe një kategori të rëndësishme, atë të listimit të konferencave

    ndërkombetare, të cilat kanë lidhje me fushën e së drejtës së konkurrencës.

    http://scholar.google.com/http://ssrn.com/http://www.concurrences.com/?lang=enhttp://www.concurrences.com/Droit-de-la-concurrence/Bookmark-des-sites-de-concurrence/?lang=en

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    XV

    IV. Një tjetër burim i rëndësishëm informacioni dhe grumbullimi të dhënash mbi

    Autoritetet e Konkurrencës, si institucionet përgjegjëse në vendet respektive në të gjithë

    botën, është OECD’s Competition Committee , i cili publikon një raport vjetor mbi

    aktivitetet e çdo vendi si dhe jep informacion të detajuar mbi praktikat më të mira,

    zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara dhe të dhëna mbi zbatueshmërinë e ligjit të

    konkurrencës. Ky institucion publikon çdo vit në portalin e tij online edhe renditjen e

    shteteve, sipas shkallës së respektimit të së drejtës së Konkurrencës në tregjet respektive.

    V. Raporte të publikuara nga Rrjeti Ndërkombëtar i Konkurrencës, ku Autoriteti i

    Konkurrencës së Republikës së Shqipërisë është anëtar me të drejta të plota. Raportet e

    këtij rrjeti përmbajnë të dhëna të shteteve anëtare dhe publikohen në mbledhjet vjetore të

    këtij rrjeti.

    VI. Faqja zyrtare elektronike e Autoritetit të Konkurrencës në RSH. Ky portal është i

    pasur me informacion lidhur me veprimtarinë e autoritetit të Konkurrencës, me bazën

    ligjore të kësaj të drejte, me raporte periodike dhe vjetore lidhur me hetimet e Komisionit

    të konkurrencës si dhe me të gjitha vendimet e marra prej tij.

    http://www.oecd.org/competition/

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    1

    HYRJE

    Përkufizime dhe trajtime të koncepteve të iniciativës së lirë ekonomike dhe të

    konkurrencës

    Trajtimi i konceptit të veprimtarisë së lirë ekonomike

    Të drejtat dhe liritë ekonomike përfshijnë ato të drejta dhe liri të një gjenerate më të re, të

    promovuar në shek. XIX, si rezultat i funksionit ekonomik dhe social të Shtetit.

    Dokumentet e parë promotorë të këtyre të drejtave janë: Deklarata Universale për të

    Drejtat e Njeriut e vitit 1948 dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Sociale

    dhe Kulturore i vitit 1966.1

    Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore, në nenin 6 deklaron

    se Shtetet palë të këtij Pakti njohin të drejtën e punës, e cila përfshin të drejtën e secilit

    për të pasur mundësinë e sigurimit të jetesës duke punuar. Ligjërisht këto të drejta të

    rëndësishme u garantohen të gjithë individëve, pa kurrfarë diskriminimi. Parimi i

    reciprocitetit, i mirëkuptimit dhe i barazisë janë udhërrëfyesit kryesorë në respektimin e

    tyre.

    Neni 17 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut shprehet se: secili ka të drejtë të

    ketë pasuri, si vetë ashtu edhe në bashkësi me të tjerët. Askush nuk duhet të privohet

    arbitrarisht nga pasuria e tij. Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё

    drejta tё domosdoshme ekonomike. Secili ka të drejtë të punojё, të zgjedhë lirisht punёn,

    të ketë kushte të kёnaqshme e tё favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

    Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё të marrë rrogë të

    barabartё. Secili që punon, ka të drejtë për një shpërblim të drejtë e të favorshëm, në

    mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së vet një jetë, që i përgjigjet dinjitetit njerëzor e,

    nëse ёshtё e nevojshme, do tё plotёsohet me mjete të tjera të mbrojtjes sociale.

    Liritë e të drejtat ekonomike të lartpërmendura garantohen gjithashtu dhe në nivel

    kombëtar. Veprimtaria e lirë ekonomike garantohet jo vetëm nga ligji për mbrojtjen e

    konkurrencës, por ajo gjen mbrojtje të veçantë në Kushtetutën e Republikës së

    Shqipërisë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, miratuar më 1998, në kreun e katërt të

    saj i trajton dhe i garanton këto të drejta. Në mënyrë të veçantë, neni 11 i Kushtetutës,

    shprehet: 1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e

    publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. 2. Prona

    private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj. 3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë

    ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.

    1J. Lamaj, Liritë dhe të drejtat ekonomike të pakicave kombëtare në Shqipëri. Vëzhgim i kushteve social-

    ekonomike të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Republikën e Shqipërisë, Botim në revistën Gjeopolitika,

    Volumi 8, 2013, fq. 139

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    2

    Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar shpesh konceptin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, të

    garantuar nga neni 11 i Kushtetutës. Sipas saj, kjo liri nënkupton kryesisht të drejtën për

    të lidhur kontrata individualisht ose kolektivisht, lirisht dhe mbi bazën e vullnetit

    personal, të drejtën për të zgjedhur aktivitetin që dëshiron të ushtrojë individi, të drejtën

    për të zgjedhur një punë sipas preferencës etj.

    Por cilat janë disa nga të drejtat që klasifikohen si liri ekonomike? Këtu përfshihen të

    gjitha të drejtat që lidhen me prodhimin, shpërndarjen ose konsumin e mallrave dhe të

    shërbimeve, të drejtat që mbështesin iniciativën e lirë ekonomike dhe të drejtën e

    konkurrencës.

    Forma më e lartë e lirisë ekonomike nënkupton të drejtën e pronës, lirinë e qarkullimit të

    fuqisë punëtore, të kapitalit dhe të mallrave pa asnjë kufizim, se individi ka të drejtë të

    punojë, të prodhojë, të konsumojë dhe të investojë në çdo mënyrë që i pëlqen dhe kjo liri

    duhet të mbrohet nga shteti.

    Liria e veprimtarisë ekonomike përmban në vetvete shumë të drejta dhe liri, si: liria e

    biznesit ose aftësia për të krijuar dhe mbyllur një sipërmarrje, liria e tregtisë ose mungesa

    e barrierave lidhur me importimin dhe eksportimin e mallrave dhe shërbimeve, liria

    monetare si masë për të garantuar qëndrueshmëri të çmimit, liria fiskale mbi të ardhurat

    qoftë individuale, qoftë ndaj biznesit në mënyrë të veçantë, të drejtat e pronës si aftësi e

    individëve për të grumbulluar, poseduar dhe disponuar sende të lirë nga ndërhyrja e

    shtetit, liria e investimit dhe qarkullimit të lirë të kapitaleve, veçanërisht kapitalit të huaj,

    liria financiare dhe pavarësia nga kontrolli shtetëror, liria e punës për të ndërvepruar pa

    kufizime nga shteti.2

    Sfera e lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike mund të kuptohet në mënyrë më të

    plotë vetëm duke konsideruar edhe ato të drejta të tjera themelore kushtetuese, që bëjnë të

    mundur dhe garantojnë ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike të individit në treg dhe

    që identifikohen me garancinë e pronës private (neni 41 i Kushtetutës) dhe me të drejtën

    e punës (neni 49 i Kushtetutës). Analiza e këtyre të drejtave tregon sesi liria e

    konkurrencës mund të kuptohet si një formë konkrete e të drejtës së ushtrimit të

    veprimtarisë ekonomike, pasi njëra është një aspekt i tjetrës.3

    Garancia kushtetuese e pronës fiton një rëndësi të planit të parë për sektorin e ekonomisë.

    Ajo siguron që individit t’i bëhet e mundur një ekzistencë e lirë dhe e pavarur. Në një

    sistem të bazuar në ekonominë e tregut, prona private është parakushti thelbësor për

    ushtrimin e së drejtës së iniciativës së lirë ekonomike. Pa ekzistencën e pronës private

    nuk mund të flasim për sipërmarrje të lirë dhe pa sipërmarrje të lirë nuk ka konkurrencë

    në treg. Me termin “e drejtë e pronësisë” nënkuptohen të gjitha të drejtat pasurore të

    2 Shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.10, datë 19.03.2008 3 E. Katro, L. Pelinku, Mbrojtja e tregut të lirë në Kushtetutën Shqiptare, botuar në revistën Studime

    Juridike “Sistemi kushtetues dhe sfidat e tij”, Fakulteti i Drejtësisë, UT, Janar 2011, fq. 255

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    3

    privatëve, përfshirë dhe të drejtat e pronësisë industriale që i japin titullarit një

    ekskluzivitet, si: markat, modelet dhe patentat.4

    Një tjetër e drejtë themelore që shërben në zbatimin e parimit të lirisë së konkurrencës, e

    kuptuar kjo e fundit si një zbatim konkret i lirisë së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike,

    është e drejta e punës, e rregulluar nga neni 49 i Kushtetutës, i cili përcakton se: secili ka

    të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme që e ka zgjedhur ose pranuar

    vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të

    vet professional. Kjo e drejtë e zgjedhjes së profesionit, e vendit të punës përfshin

    domosdoshmërisht konkurrencën e lirë të sipërmarrësit që hyn në treg si ofrues apo si

    blerës. Nocioni i profesionit mund të konsiderohet si një sinonim i nocionit të

    veprimtarisë ekonomike. Çdo veprimtari ekonomike konsiderohet një profesion.5

    Nga analiza e mësipërme rezulton, se nuk ka një përkufizim përfundimtar, ku të renditen

    të gjitha të drejtat që bëjnë pjesë në katalogun e veprimtarisë së lirë ekonomike. Por nga

    ana tjetër, këto të drejta janë të ndërvarura me njëra-tjetrën, pasi garantimi i njërës prej

    tyre sjell premisën e tjetrës dhe anasjelltas.

    Përkufizimi i konceptit të konkurrencës dhe i së drejtës së konkurrencës

    Në kushtet e tregut të lirë, biznesi dhe individët drejtues duhet të konkurrojnë për të qenë

    të suksesshëm. Konkurrenca është një dukuri ekonomike, ku firmat në mënyrë të pavarur

    përpiqen të fitojnë sa më shumë blerës, për të arritur objektivat e tyre, siç janë:

    maksimizimi i fitimit, i shitjeve, ndarja e tregut etj. Nëse do të duhet të japim një

    përkufizim të shkurtër, konkurrenca është: rivaliteti ndërmjet dy ose më shumë bizneseve,

    që synojnë të bëjnë për vete të njëjtët klientë.

    Konkurrenca krijon një mjedis ekonomik, ku firmat mund të veprojnë lirisht në arritjen e

    këtyre objektivave, ndërsa konsumatorët nga ana e tyre përfitojnë nga çmimet e

    vendosura në bazë të bashkëveprimit mes forcave të kërkesës dhe atyre të ofertës.

    Konkurrenca nuk është qëllim në vetvete, por një instrument i nevojshëm në arritjen e

    niveleve më të larta të mirëqenies shoqërore, duke shpërblyer ndërmarrjet që ofrojnë

    çmime më të ulëta, cilësi më të mirë dhe mundësi më të madhe zgjedhjeje për

    konsumatorët.

    Nëpërmjet konkurrencës konsumatorët përfitojnë nga mundësia e zgjedhjeve, nga cilësia,

    çmimet e drejta dhe prodhimet e reja. Konkurrenca përbën nxitësin kryesor të

    konkurrueshmërisë midis firmave dhe çon në rritjen ekonomike të një vendi. Ajo i

    detyron të dalin jashtë tregut firmat joefikase dhe realizon rishpërndarjen e burimeve

    prodhuese nga firmat e dështuara te konkurrentët më të fuqishëm.

    4 Po aty.

    5 Po aty.

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    4

    Mungesa e konkurrencës mund të frenojë risitë dhe të pengojë përpjekjet për kërkim dhe

    zhvillim. Ndërmarrjet që janë pjesë e një tregu konkurrues, kërkojnë risi për të sfiduar

    ndërmarrjet ekzistuese, që të realizojnë sa më shumë fitim dhe t’i përgjigjen më mirë

    kërkesës në rritje të tregut. Një mjedis konkurrues siguron se do të ketë më shumë se një

    hyrës potencial në “garën” për të prodhuar një produkt të ri ose për të ofruar një shërbim

    më të mirë. Si rrjedhim, konkurrenca e fuqishme përbën nxitësin kryesor të rritjes së

    prodhimtarisë dhe siguron që tregu të mbetet konkurrues.

    Në shoqërinë e sotme, ndër kategoritë e treguesve më të rëndësishëm që përcaktojnë

    indeksin e konkurrueshmërisë renditen: efektiviteti i tregut të mallrave, efektiviteti i

    tregut të punës, sofistikimi i sistemit financiar, teknologjia, madhësia e tregut, sofistikimi

    i sektorit privat dhe inovacioni.6 Të gjithë këta tregues janë të ndërvarur me njëri-tjetrin

    dhe nuk mund të funksionojnë veçmas. Të gjithë së bashku janë kontributorë të një

    konkurrence të ndershme.

    Objekti i autoriteteve anti-monopol është mbrojtja e veprimtarisë së lirë ekonomike dhe

    konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes së

    ndërmarrjeve, si dhe institucionet përgjegjëse. Ky mision paraqet vështirësi realizimi aty

    ku funksionimi i shtetit ligjor është i dobët dhe ku shkalla e korrupsionit është e lartë. Pa

    zhvillimin e biznesit, çdo strategji e rritjes së cilësisë së ecurisë ekonomike e sociale dhe

    çdo premtim për rritjen reale të të ardhurave do të ishte e pamundur. Është e qartë edhe

    për vetë biznesin, se aty ku cenohet konkurrenca e lirë, aty ku tolerohen dhe mbështeten

    marrëveshje monopol, aty ku nxiten dhe krijohen pozita dominuese në tregje të veçanta

    apo në konkurrencën për fondet publike, aty dëmtohet një pjesë e biznesit, që është në

    hapat e parë dhe në rritje.

    Konkurrenca konsiderohet si një grup institucionesh, politikash dhe faktorësh që

    përcaktojnë nivelin e produktivitetit të një vendi si dhe aftësinë e tij për të mbajtur një

    nivel të lartë të të ardhurave. Niveli konkurrues i një ekonomie përcakton gjasat e ritmit

    të rritjes së saj me kalimin e kohës. Në mjediset e sotme globale, tregjet janë të

    populluara dhe shpesh manipulohen nga kompani të mëdha që kanë fuqi në treg. Për të

    kundërshtuar dhe zbutur mundësitë e sjelljeve antikonkurruese, shumica e vendeve tani

    kanë legjislacion të konkurrencës për ndarjen e monopolit dhe ndalimin e marrëveshjeve

    të fshehta midis firmave oligopolistike. Megjithatë, historia ka treguar se asnjë monopol

    nuk është i sigurt në planin afatgjatë. Kompanitë që dikur ishin afër monopolit të tregjeve

    të tyre përkatëse dhe ishin konsideruar të pamposhtura, kanë humbur pozita të tilla.

    E dreja e konkurrencës përfshin tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhënien

    e ndërmarrjeve në treg, në raport me konsumatorin, tregun dhe institucionet publike dhe

    garanton një treg të lirë dhe të ndershëm pa cenuar askënd.

    Sfidat e mbrojtjes së konkurrencës nuk janë të lehta, por për të ndërtuar një ekonomi sa

    më konkurruese, lipset zbatimi i ligjit të konkurrencës dhe i politikës së konkurrencës.

    6A. Civici, Ekonomia sa pak konkuruese, botuar në Gazetën Panorama, nr, 2490, dt. 9 shtator 2009, fq.19

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    5

    Rëndësia e veprimtarisë së lirë ekonomike për konsumatorin dhe tregtia e lirë

    Veprimtaria e lirë ekonomike mund të sjellë shumë përfitime. Duke ofruar një treg më të

    madh, i lejon prodhuesit të ndikojnë drejtpërdrejt në kostot dhe cilësitë e produkteve. Ky

    aspekt është veçanërisht i rëndësishëm për ekonomitë më të vogla, pasi ato do të duhet të

    prodhojnë gjithçka më shtrenjtë, nëse nuk mund të tregtojnë dhe të kenë një treg më të

    madh.7 Duke rritur konkurrencën, tregtia ndërkombëtare mund t'i detyrojë prodhuesit të

    bëhen më efikas. Gjithashtu, mund të sjellë risi duke i ekspozuar prodhuesit ndaj ideve të

    reja. Tregtia ndërkombëtare është veçanërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim. Në

    mënyrë që të rrisin aftësitë prodhuese dhe kështu të zhvillojnë ekonomitë e tyre, ata duhet

    të përdorojnë teknologji më të mira.

    Veprimtaria e lirë ekonomike përmirëson jetën e njerëzve. Ajo i mundëson secilit person,

    të specializohet në atë që ai e bën më së miri. Gjithashtu, inkurajon konkurrencën në

    furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, gjë që në anën tjetër, nxit njerëzit për të zhvilluar

    mallra dhe shërbime më të lira dhe më pak të shtrenjta. Me kalimin e kohës, këto

    përmirësime rezultojnë në rritjen e prodhimit dhe produktivitetit.

    Indeksi i lirisë ekonomike vlerëson se "hapja e tregtisë"8 është një përcaktues i

    rëndësishëm i PBB-së dhe politikëbërësit janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka

    veprimtaria e lirë ekonomike drejt përmirësimit të mirëqenies dhe rritjes së standardeve të

    jetesës. Si rezultat, pengesat tregtare kanë rënë globalisht që nga fundi i Luftës së Dytë

    Botërore. Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, tarifa mesatare "e aplikuar" në vendet e

    zhvilluara ka rënë nga mbi 10 % në vitin 1980 në nën 5% në 2005. Si rezultat i këtyre

    barrierave në rënie, flukset tregtare janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Në një ekonomi të

    globalizuar, aktiviteti ekonomik është i pakufizuar nga kufijtë kombëtarë. Sot produktet

    rrallë bëhen në një vend nga fillimi në fund, pasi ndodh që etapat e proceseve të

    zhvillohen në pjesë të ndryshme të botës. Ky model është përshpejtuar në mënyrë

    dramatike që nga viti 1980, pasi përparimet teknologjike e kanë bërë më të lehtë për

    njerëzit të udhëtojnë, të komunikojnë dhe të bëjnë biznes në nivel ndërkombëtar.9

    Zgjerimi i tregtisë dhe investimeve të huaja u nxit jo vetëm nga përparimi teknologjik,

    por edhe nga dy zhvillime të mëdha sociopolitike të viteve 1980. Një nga këto ishte rënia

    globale e Komunizmit. Rënia e Murit të Berlinit dhe shpërbërja e mëvonshme e

    Bashkimit Sovjetik çliroi miliona njerëz nga prangat e sistemeve ekonomike të mbyllura

    qendrore. Zhvillimi i dytë ishte rënia e mbështetjes së Botës së Tretë nga zëvendësimi i

    importit, një politikë tregtare dhe ekonomike e bazuar në idenë, se një vend në zhvillim

    mund të rrisë pasurinë e tij duke importuar sa më pak mallra dhe duke u mbështetur në

    zëvendësuesit vendorë. Kur zëvendësimi i importeve u provua si një dështim kolosal,

    7 H. Chang, Economics: the user’s guide. USA: Pelican, 2014,fq. 210 8 Hapja e tregtisë është shkalla në të cilën ekonomitë janë të hapura për tregtinë e mallrave, shërbimeve,

    kapitalit dhe njerëzve 9 R. Murphy, The Politically Incorrect Guide to Capitalism.Washington, DC: Regnery Publishing, 2007,

    fq. 51

    http://www.amazon.com/Politically-Incorrect-Guide-Capitalism/dp/1596985046/ref=sr_1_1?ie=UTF8&s=books&qid=1288488710&sr=1-1

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    6

    vendet në vështirësi në të gjithë botën filluan të hapin tregjet e tyre dhe të mirëpresin

    investimet e huaja.

    Rritja e fuqive të reja ekonomike në fund të shekullit të 20-të, si Kina, India dhe Brazili,

    ka intensifikuar konkurrencën në aspektin e çmimit dhe cilësisë së mallrave. Në të njëjtën

    kohë, këto vende po krijojnë një grup të ri të konsumatorëve të pasur dhe ekonomitë e

    tyre janë më të hapura sesa 10 deri në 15 vjet më parë. Për shembull, tarifa e importit

    kinez ra nga 19.8% në vitin 1996 në 4.7% në vitin 2012. Gjatë së njëjtës periudhë, rënia

    në Indi ishte nga 20.1% në 7% dhe në Brazil nga 13.8% në 10%, me gjithë barrierat e

    tjera më pak të dukshme.10

    Kufijtë e hapur kanë lejuar kompanitë të blejnë mallra më të lira nga e gjithë bota e të

    ofrojnë marrëveshje më të mira për konsumatorët. Përveç kësaj, kufijtë e hapur kanë

    rritur konkurrencën midis prodhuesve, duke i detyruar ata të ulin kostot dhe të

    përmirësojnë teknologjitë e tyre. Edhe nga perspektiva e konsumatorëve, përfitimet nga

    tregtia gjithnjë në rritje përfshijnë çmime më të ulëta dhe fuqi më të madhe zgjedhjeje,

    pasi ushqimet e importuara, mallrat e konsumit dhe komponentët për produktet e

    prodhuara bëhen më të lira.

    Kundërshtarët e globalizimit e karakterizojnë këtë fenomen si një formë të

    ekspansionizmit perëndimor dhe imperializmit kulturor, duke pretenduar se ajo thjesht do

    të rrisë mundësitë që vendet më të pasura të përfitojnë nga ato më të varfëra. Kjo ndodh,

    thonë kritikët, sepse korporatat shumëkombëshe mund të shfrytëzojnë rregullat e lira të

    punës dhe ligjet tipike të vendeve në zhvillim, ku nuk ka sindikata pune. Duke besuar,

    pavarësisht dëshmive dërrmuese për të kundërtën, se një ekonomi e planifikuar siguron

    përfitim më të madh ekonomik për të varfërit, lëvizja antiglobalizuese synon të favorizojë

    Socializmin mbi Kapitalizmin. Gjithashtu, paralajmëron se globalizimi mund të zhdukë

    diversitetin rajonal dhe të çojë në një kulturë botërore të homogjenizuar, ku kulturat

    "vendase" janë të gëlltitura nga traditat perëndimore.

    Mbështetësit e globalizimit përgjigjen duke theksuar, se që nga viti 1980, çdo vend që ka

    përjetuar një rritje të prodhimit ka parë gjithashtu rritjen e të ardhurave për banor, që

    vendet e hapura për tregti kanë tendencë të jenë më të begata sesa kombet me ekonomi të

    mbyllura dhe se rritja e pagave, e ardhur si rrjedhojë e globalizimit, lidhet me varfërinë e

    zvogëluar dhe me përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë. Fitimet më

    mbresëlënëse në këtë drejtim janë realizuar në Azinë Lindore.

    Dy entitetet më proglobalizuese sot janë Organizata Botërore e Tregtisë dhe Forumi

    Ekonomik Botëror. I pari, i përbërë nga 144 anëtarë, u krijua për të hartuar një sërë

    rregullash për të qeverisur tregtinë globale përmes procesit të konsensusit të anëtarëve.

    Ky i fundit është një fondacion privat, që nuk posedon pushtet vendimmarrës, por është

    10 A. Staab, The European Union Explained, botimi i tretë, Indiana University Press, 2013, fq. 68

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    7

    një forum i fuqishëm i rrjeteve për shumë nga bizneset, qeveritë dhe liderët jofitimprurës

    në botë.11

    Bashkimi Evropian dhe tregtia e lirë

    Bashkimi Evropian e ka vendosur tregtinë e lirë në nivelin bazë të politikës ekonomike të

    komunitetit. Politika tregtare e Bashkimit është një përbërës integral i strategjisë së saj

    më të gjerë, 2020, për të rritur punësimin dhe për të krijuar një ekonomi më moderne, të

    qëndrueshme. Një ekonomi e gjallë e brendshme kërkon që Bashkimi të jetë gjithnjë e më

    konkurrues jashtë vendit. Ndërsa tregtia e lirë është konsideruar gjerësisht si shumë e

    rëndësishme për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, në rastin e Bashkimit

    kjo nevojë është edhe më e ngutshme. Për shkak se dy të tretat e importeve në BE janë

    lëndët e para, mallrat ndërmjetëse dhe komponentët e nevojshëm nga prodhuesit e BE-së,

    është e domosdoshme që tregu i Evropës të mbetet i hapur për furnizime të tilla.

    Ngritja e kostos së importeve do të dëmtonte rritjen e kostove dhe uljen e konkurrencës

    së kompanive evropiane si brenda dhe jashtë vendit. Prandaj tregtia e lirë konsiderohet të

    jetë mjet, që mund të ndihmojë në tërheqjen e BE-së nga kriza aktuale. Krizat që filluan

    në Shtetet e Bashkuara në vitet 2007-2008 ekspozuan dobësitë e brendshme në BE. Së

    bashku me thellimin e tregut të vetëm dhe investimet e orientuara drejt Evropës, në fusha

    të tilla si: hulumtimi, arsimi dhe energjia, tregtia e lirë është një nga çelësat kryesorë për

    nxitjen e ekonomisë evropiane.12

    Por si ndikon kjo veprimtari e lirë ekonomike në vendet në zhvillim, siç është edhe rasti i

    Shqipërisë? Së pari, trajtojmë konceptin e vendit në zhvillim, i cili quhet ndryshe një

    vend më pak i zhvilluar, është një komb me një standard të ulët jetese, me një bazë

    industriale të pazhvilluar dhe me një indeks të ulët të zhvillimit njerëzor (HDI)13 në

    krahasim me vendet e tjera. Që nga fundi i viteve 1990, vendet në zhvillim tentuan të

    demonstronin norma më të larta rritjeje sesa ato të zhvilluara. Nuk ekziston një kriter

    universal, për të cilin përparon një vend në zhvillim kundrejt atyre të zhvilluara dhe cilat

    vende u përshtaten këtyre dy kategorive, megjithëse ka pika referuese të përgjithshme si:

    GDP e një vendi për banor, krahasuar me kombet e tjera.14

    Sipas klasifikimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) para prillit 2004, të gjitha

    vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS)

    në Azinë Qendrore nuk u përfshinë as si vende të zhvilluara dhe as si vende në zhvillim.

    Kur flitej për këto vende, më tepër referoheshin si "vende në tranzicion". Megjithatë, ato

    tani konsiderohen gjerësisht në raportet ndërkombëtare si "vende në zhvillim". Vendet në

    zhvillim janë, në përgjithësi, vende që nuk kanë arritur një shkallë të konsiderueshme të

    industrializimit në krahasim me popullsinë e tyre dhe kanë, në shumicën e rasteve, një

    11 R. Murphy,The Politically Incorrect Guide to Capitalism, Washington, DC:Regnery Publishing, 2007,

    fq. 72 12 Tek trade.ec.europa.eu, klikuar më 20 dhjetor 2015 13 Human Development Index 14 G. Mankiw, Principles of Economics, botimi i katërt, Cengage Learning, 2007, fq. 10

    http://www.amazon.com/Politically-Incorrect-Guide-Capitalism/dp/1596985046/ref=sr_1_1?ie=UTF8&s=books&qid=1288488710&sr=1-1http://en.wikipedia.org/wiki/Human_Development_Index

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    8

    standard mesatar apo të ulët jetese. Ka një lidhje të fortë mes të ardhurave të ulëta dhe

    rritjes së lartë të popullsisë.

    Në Shqipëri kalimi në rrugën e ekonomisë së tregut, në vitet ’90, u shoqërua me mbylljen

    e industrive publike dhe aktiviteteve jorentabël, me rritjen e nivelit të papunësisë, të

    varfërisë dhe emigracionit. Zhvillimet e reja u shoqëruan edhe me thellimin e pabarazive

    ekonomike e sociale si dhe me krijimin e bizneseve, korporatave private të drejtuara nga

    shtetas shqiptarë ose të huaj. U hap rruga drejt privatizimit të shumë shërbimeve, të cilat

    përmirësonin cilësinë dhe ofronin një kosto më të arsyeshme. Por ndryshimet social-

    ekonomike nuk u shoqëruan që në fillim me legjislacion të posaçëm, gjë që sillte

    abuzivizëm në disa fusha, si p.sh.: ekzistenca e monopoleve, privilegje të individëve apo

    kompanive të posaçme etj. Kështu lindi nevoja e pasurimit të legjislacionit me një

    koncept të ri, atë të mbrojtjes së konkurrencës në vend, duke garantuar veprimtarinë e lirë

    ekonomike.

    Bashkimi Europian i ka inkurajuar vazhdimisht vendet në zhvillim që të përdorin tregtinë

    për të ndërtuar ekonomitë e tyre dhe për të përmirësuar standardet e jetesës. Rritja në

    tregti mund të rrisë fitimet e tyre të eksportit dhe të promovojë shumëllojshmërinë e

    ekonomive të tyre larg nga mallrat dhe lëndët e para.

    Sidoqoftë, gjatë katër dekadave të fundit, bilancet globale ekonomike dhe ato tregtare

    janë zhvendosur jashtëzakonisht. Disa vende më të avancuara në zhvillim janë integruar

    me sukses në sistemin botëror të tregtisë, ndërkohë që një numër më i madh i vendeve të

    varfëra ka mbetur gjithnjë e më prapa. Në mjedisin konkurrues aktual, preferencat

    tarifore duhet të shkojnë në ato vende që kanë më shumë nevojë.15

    Si ndikon ekonomia kapitaliste në iniciativën e lirë ekonomike dhe tregtinë e lirë?

    Ekonomia kapitaliste është një ekonomi, në të cilën prodhimi është i organizuar më

    shumë në ndjekje të fitimit sesa për konsum personal ose për detyrim politik.

    Kapitalizmi, i njohur gjithashtu si sistemi i lirë ose i tregut të lirë, është struktura

    ekonomike, që i lejon njerëzit të përdorin pronën e tyre private, me ndërhyrje minimale

    nga qeveria. Në Kapitalizëm njerëzit janë të lirë të punojnë në vendet e tyre të zgjedhura,

    të përpiqen të shesin produktet ose shërbimet e tyre me çfarëdo çmimi që dëshirojnë dhe

    të zgjedhin midis ofruesve të ndryshëm të produkteve dhe shërbimeve për vlerën më të

    mirë.

    Një nga karkteristikat kryesore të ekonomisë kapitaliste është ekzistenca e pronës private.

    Pa pronë private nuk mund të ketë sipërmarrje të lirë, dhe pa iniciativë të lirë ekonomike

    nuk mund të ketë konkurrencë në treg. Edhe e drejta e punës është karakteristikë e

    shoqërive kapitaliste, pasi vetëm kështu do të sigurohej fitimi i dëshiruar. Megjithatë

    fitimi nuk mund të bëhet qëllim në vetvete dhe të mos respektohen kushtet e tregut të lirë.

    15 A. Staab, The European Union Explained,botimi i tretë, Indiana University Press, 2013, fq.13

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    9

    Në të gjitha vendet, bazë e lindjes dhe e zhvillimit të kapitalizmit ka qenë prodhimi i

    mallrave. “Prodhimi i mallrave është një organizëm i tillë i ekonomisë shoqërore, kur

    produktet prodhohen nga prodhues të veçantë, të ndarë njëri nga tjetri dhe kur secili

    specializohet në prodhimin e një produkti të caktuar: kështu që, për plotësimin e nevojave

    shoqërore, është e domosdoshme shitblerja e produkteve në treg”.16

    Në përgjithësi, shoqëria kapitaliste ka kaluar në dy faza gjatë zhvillimit të saj: në fazën e

    kapitalizmit paramonopolist dhe në atë të kapitalizmit monopolist ose imperialist.

    Imperializmi nuk përfaqëson ndonjë sistem të ri ekonomiko-shoqëror, por është fazë e

    kapitalizmit, në të cilën sundon monopoli. Për fazën e kapitalizmit paramonopolist është

    karakteristikë konkurrenca e lirë, ndërsa për imperializmin tipar karakteristik është

    zëvendësimi i konkurrencës së lirë me sundimin e monopoleve.17

    5 tipare ekonomike të kapitalizmit monopolist janë:

    1- Koncentrimi i prodhimit dhe formimi i monopoleve;

    2- Koncentrimi në fushën bankare;

    3- Eksportimi i kapitalit;

    4- Formimi i monopoleve ndërkombëtare;

    5- Përfundimi i ndarjes territoriale të botës midis fuqive imperialiste.18

    Interes për këtë punim shfaq më tepër analiza e çështjes së parë: Përqendrimi i prodhimit

    dhe lindja e monopoleve. Lufta e konkurrencës, gjatë së cilës kapitalistët e mëdhenj

    shtypin dhe rrënojnë më të vegjlit, shpie patjetër në përqendrimin e prodhimit dhe të

    kapitalit në duart e një pakice kapitalistësh të mëdhenj. Kur prodhimi i degëve të

    ndryshme ishte i shpërndarë në qindra-mijëra ndërmarrje të vogla e të mesme, këto nuk

    mund të merreshin vesh shumë me njëra-tjetrën. Por kur prodhimi i çdo dege u

    përqendrua në disa dhjetra ndërmarrje shumë të mëdha, marrëveshja midis tyre u bë e

    mundur. Pra, ndërmarrjet e mëdha e kanë të vështirë të mundin njëra-tjetrën në luftën e

    konkurrencës, prandaj është në interes të tyre që të bien në marrëveshje, me qëllim që të

    ndajnë tregjet e shitjes, burimet e lëndës së parë, të caktojnë çmimet etj.

    Monopoli është një marrëveshje ose një bashkim i kapitalistëve të mëdhenj, të cilët

    përqendrojnë në duart e tyre pjesën dërrmuese të prodhimit dhe të shitjes. Qëllimi i këtij

    bashkimi është nxjerrja e fitimeve sa më të larta. Monopolet paraqiten në forma të

    ndryshme, si: karteli, sindikati, trusti dhe koncerni. Të gjitha këto forma kushtëzohen nga

    shkalla e marrëveshjes.

    Në kartel kapitalistët merren vesh për çmimet, për tregjet, për kuotat e prodhimit, por

    kryesore është se ata ruajnë pavarësinë e prodhimit dhe të qarkullimit, dmth., vetë i

    prodhojnë dhe vetë i shesin.

    Me sindikat ruajnë pavarësinë e prodhimit, por humbasin atë të qarkullimit, pra nuk i

    shesin vetë mallrat.

    16 R.Dvorani, F. Islami, A. Kallfa, Ekonomia politike e kapitalizmit dhe e socializmit, për shkollat e mesme,

    1976, fq. 9 17 R.Dvorani, F. Islami, A. Kallfa, Ekonomia politike e kapitalizmit dhe e socializmit, për shkollat e mesme,

    1976, fq. 35 18 Po aty, fq. 36

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    10

    Në trust marrëveshja është shumë më e gjerë. Këtu kapitalistët kanë bashkuar në një

    pronë të vetme të gjitha ndërmarrjet, ndërsa ata marrin fitim në bazë të kapitalit të tyre.

    Trusti drejtohet nga një këshill administrativ. Kështu, trusti është një monopol, që

    funksionon në bazë të shoqërive aksionere. Ndërsa koncerni, ose konsorciumi, është një

    kompleks ndërmarrjesh të fuqishme të industrisë, transportit, bankave, shoqërive të

    sigurimit etj.

    Në kapitalizmin monopolist lufta e konkurrencës shfaqet në tri forma:

    1- Konkurrencë brenda monopolit. Në trustet e në kartelet e tij luftohet për tregje

    leverdiprurëse, për poste drejtuese, për kuota prodhimi.

    2- Konkurrencë midis monopoleve. Sidomos e ashpër është lufta midis monopoleve

    të së njëjtës degë.

    3- Konkurrencë midis monopoleve dhe ndërmarrjeve të pamonopolizuara. Në këtë

    luftë ndërmarrjet e pamonopolizuara ose i nënshtrohen monopolit, ose rrëzohen.19

    Konkurrenca është ligj objektiv dhe bashkudhëtare e pashmangshme e prodhimit në

    tregun e lirë. Monopolet ua blejnë me çmim të lirë lëndën e parë bujqësore dhe u shesin

    prodhimet e tyre me çmime të larta. Kështu ata sigurojnë një mbivlerë të madhe, që quhet

    fitim maksimal. Fitimin maksimal e sigurojnë duke i shitur mallrat me çmime monopol.

    Çmimi monopol është i barabartë me shpenzimet kapitaliste të prodhimit plus fitimin

    maksimal. Fitimi maksimal sigurohet nëpërmjet rrënimit, shfrytëzimit dhe varfërimit të

    shumicës së popullsisë së vendit.20

    Por tregjet kanë ndryshuar dhe evoluar me kalimin e hohës. Në kohën e Smithit, tregjet

    ishin kryesisht vendase, përveç në mallrat kryesorë të tregtuar ndërkombëtarisht.21 Këto

    tregje u shërbyen nga firma të shumta në shkallë të vogël, duke rezultuar në gjendjen që

    ekonomistët në këto ditë e quajnë konkurrencë perfekte, në të cilën asnjë shitës i vetëm

    nuk mund të ndikojë në çmim. Sot shumica e tregjeve janë të populluara dhe shpesh

    manipulohen nga kompani të mëdha. Disa prej tyre janë furnizuesi i vetëm (monopoli)

    ose, më shpesh, një nga furnizuesit e paktë (oligopoli) - jo vetëm në nivel kombëtar, por

    gjithnjë e më shumë në nivel global. Ndryshe nga kompanitë e vogla në botën e Adam

    Smithit, firmat monopoliste ose oligopoliste mund të ndikojnë në rezultatet e tregut - ata

    kanë atë, që ekonomistët e quajnë fuqinë e tregut. Një firmë monopoliste mund të

    kufizojë qëllimisht prodhimin, për të rritur çmimet deri në atë pikë, sa fitimi i saj

    maksimizohet.

    Firmat oligopolistike nuk mund të manipulojnë tregjet e tyre aq shumë sa të krijojnë një

    firmë monopoliste, por ato mund të bëjnë marrëveshje kolektive për të maksimizuar

    fitimet e tyre duke mos minimizuar çmimet e njëri-tjetrit, ndryshe kjo njihet si kartel. Si

    rezultat, shumica e vendeve tani kanë një ligj të konkurrencës për të kundërshtuar sjelljet

    19 R.Dvorani, F. Islami, A. Kallfa, Ekonomia politike e kapitalizmit dhe e socializmit, për shkollat e mesme,

    1976, fq. 38 20 Po aty, fq. 39 21 H. Chang, Economics: the user’s guide. USA: Pelican, 2014, fq. 219

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    11

    e tilla antikonkurruese duke thyer monopolin dhe ndalimin e marrëveshjeve të fshehta

    midis firmave oligopolistike.

    Përparimi i kapitalizmit në vendet e Evropës Perëndimore dhe degët e tyre në shekullin

    e nëntëmbëdhjetë shpesh i atribuohet përhapjes së tregtisë së lirë dhe veprimtarisë së

    lirë ekonomike. Kjo vjen vetëm për shkak se qeveria në këto vende, nuk ka taksuar apo

    kufizuar tregtinë ndërkombëtare, e në përgjithësi, nuk ka ndërhyrë në punën e tregut që

    këto vende mund të zhvillojnë Kapitalizmin.

    Kapitalizmi ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë shekujve të fundit. Sot konkurrenca ka

    aftësinë jo vetëm për të ndikuar në çmime, por për të ripërcaktuar teknologjitë në një

    hapësirë të shkurtër kohe dhe për të manipuluar shijet e konsumatorëve përmes

    ndërtimit të imazhit të reklamave.22

    Kapitalizmi krijon pasuri duke avancuar vazhdimisht në nivele gjithnjë e më të larta të

    produktivitetit dhe sofistikimit teknologjik. Përparimi teknologjik, forca lëvizëse e

    Kapitalizmit, kërkon hedhjen e vazhdueshme të fabrikave të vjetëruara, sektorëve

    ekonomikë, madje edhe aftësive njerëzore. Megjithëse Kapitalizmi përfundimisht i

    shpërndan pasuritë në mënyrë më të barabartë sesa çdo sistem tjetër i njohur ekonomik,

    pasi ka prirjen të shpërblejë me efikasitetin dhe produktivitetin, ai tenton të përqendrojë

    pasurinë, fuqinë dhe aktivitetet ekonomike.

    Shumë ekonomistë flasin për dështimin e tregut, kur ekziston monopoli ose oligopoli. Në

    një treg me shumë konkurrentë, prodhuesit nuk kanë lirinë për të vendosur çmimin, pasi

    një rival mund t'i nënvlerësojë ato deri në pikën ku ulja e çmimit do të rezultojë në

    humbje. Por një firmë monopoliste ose oligopoliste ka fuqinë e tregut për të vendosur,

    plotësisht në rastin e parë dhe pjesërisht në rastin e mëvonshëm, çmimin që ndryshon

    duke ndryshuar sasinë që prodhon. Në rastin e oligopolit, firmat mund të formojnë kartele

    dhe sillen sikur të jenë monopol, gjë që u lejon atyre të ndryshojnë çmimin. Nëse një treg

    dominohet nga firmat me fuqi tregu, qeveria mund të përpiqet të zvogëlojë humbjen nga

    vdekshmëria duke ulur fuqinë e tregut.23 Rasti i monopolit natyror, i cili gjendet në

    industri si energjia elektrike, uji, gazi dhe rrugët hekurudhore, përbën një sfidë unike.

    Asnjë monopol nuk është i sigurt në planin afatgjatë. Kompanitë që dikur kishin afër

    monopolin e tregjeve të tyre përkatëse dhe që ishin konsideruar të pamposhtur, kanë

    humbur pozita të tilla dhe madje janë zhdukur në plehrat e historisë.

    22 H. Chang, Economics: the user’s guide. USA: Pelican, 2014, fq. 384 23 H. Chang, Economics: the user’s guide. USA: Pelican, 2014, fq. 386

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    12

    KREU I

    EVOLUCIONI I INICIATIVËS SË LIRË EKONOMIKE

    DHE I KONKURRENCËS NË SHQIPËRI

    Për të kuptuar arsyet pse iniciativa e lirë ekonomike dhe e drejta e konkurrencës nuk

    janë garantuar në mënyrë të qëndrueshme dhe vazhdueshme në Shqipëri, nevojitet të

    analizohet konteksti ekonomiko-politik i drejtimit të vendit.

    Në këtë kapitull trajtohet evolucioni i së drejtës së konkurrencës dhe iniciativës së lirë

    ekonomike nga shpallja e Pavarësisë në 1912 deri në evoluimin e kësaj të drejte pas vitit

    1990. Duke pasqyruar konceptet ekonomike në periudhën e Socializmit, Komunizmit dhe

    Kapitalizmit, duke trajtuar monopolin, iniciativën e lirë ekonomike, pronën private,

    tregtinë e lirë brenda dhe jashtë vendit, ekonominë me plan e të centralizuar etj., bëhet

    një analizë e ekzistencës ose jo të konkurrencës në treg.

    Nga analiza e koncepteve të mësipërme, duket sikur regjimet politike kushtëzojnë dhe ato

    ekonomike e anasjelltas.

    Një çështje e trajtuar me interes në këtë kapitull është zhvillimi i ekonomisë me plan, i cili

    na çon në përfundimin se iniciativa e lirë dhe e drejta e konkurrencës në ekonomitë e

    centralizuara nuk ekzistonin. Thelbi i iniciativës së lirë ekonomike mbështetet në lirinë

    dhe të drejtën e cilitdo subjekt, fizik apo juridik, të veprojë lirisht në treg duke u

    mbështetur në parimet e një konkurrence të ndershme. Hartimi i planeve 5-vjeçare nga

    shteti, si dhe centralizimi i ekonomisë vetëm në duart e shtetit duke patur vetëm

    ndërmarrje shtetërore, e bëjnë të pamundur garantimin e së drejtës së konkurrencës. E

    drejta e konkurrencës, sikurse është trajtuar edhe më sipër, është ngushtësisht e lidhur

    me ekzistencën e sipërmarrjeve private dhe të pronës private, pa të cilat kjo e drejtë nuk

    ka terren për t’u garantuar. Centralizimi i ekonomisë në duart e shtetit nuk e favorizon

    iniciativën e lirë ekonomike, por përkundrazi, ngre barriera të ashpra që individët i kanë

    të pamundur t’i thyejnë.

    Për ta plotësuar më së miri këtë kornizë, në këtë kapitull është analizuar iniciativa e lirë

    ekonomike dhe e drejta e konkurrencës në të gjitha kushtetutat/ statutet/ ligj themelor, që

    ka miratuar Shqipëria gjatë ekzistencës si shtet i pavarur (1914-1998).

    Pothuajse të gjitha kushtetutat, me përjashtim të Kushtetutës së Republikës Socialiste

    Popullore të Shqipërisë e vitit 1976, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë e kanë

    garantuar iniciativën e lirë ekonomike dhe të drejtën e konkurrencës, si një e drejtë që

    rregullon tregun dhe mbron konsumatorin. Por, edhe pse disa prej tyre e kanë garantuar

    shprehimisht, ose nuk e kanë ndaluar atë siç pasqyrohet haptazi në Kushtetutën e vitit

    1976, Shqipëria nuk ka patur legjislacion të posaçëm për garantimin e së drejtës së

    iniciativës së lirë ekonomike dhe së drejtës së konkurrencës. Për herë të parë ligji për

    konkurrencën është miratuar në vitin 1995, në bazë dhe për zbatim të ligjit mbi dispozitat

    kryesore kushtetuese të vitit 1991.

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    13

    1.1. Liria ekonomike dhe e drejta e konkurrencës në vitet 1912-1944

    Burimi i parë i së drejtës në vend pas shpalljes së Pavarësisë ishte Statuti Organik i

    Shqipërisë, i miratuar në Vlorë, më 10 prill 1914. Kjo Kushtetutë e përbërë nga 17

    kapituj dhe 214 pika (në formën e neneve), e përcaktonte Shqipërinë si një principatë

    kushtetuese, sovrane dhe e trashëgueshme nën garancinë e të gjashtë Fuqive të Mëdha.

    Megjithëse e drejta e konkurencës nuk gjen pasqyrim të drejtpërdrejtë në këtë dokument,

    sanksionimi i së drejtës për pronë private dhe për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë

    ekonomike është trajtuar gjerësisht në dokument.

    Që në kapitullin e parë të statutit sanksionohet e drejta e personave fizik apo juridik,

    vendas apo të huaj, për të zotëruar pronë private24 dhe pacënueshmërinë e pasurive të

    fituara ligjërisht, si dhe privimin e pronës vetëm mbi shkakun e dobisë publike dhe në

    çdo rast bazuar në format e përcaktuara ligjore dhe kundrejt një shpërblimi paraprak të

    drejtë.25 Statuti mbështeste gjithashtu, veprimtarinë e lirë ekonomike nëpërmjet

    saknsionimit të së drejtës së sipërmarrjeve private, kah qeverisë, për të kryer me

    konçesion punime me dobi publike26 dhe garantimin e ushtrimit të lirë të veprimtarisë në

    fushat e tregtisë, të industrisë, dhe zejeve me kushtin e vetëm të marrjes paraprakisht të

    lejes nga autoritetet kompetente sipas ligjit27.

    Për më tepër, edhe pse jo shprehimisht me termin e mbrojtjes së konkurrencës, statuti e

    garanton këtë të drejtë duke ndaluar vendosjen e çdo monopoli nga shteti që mund të cenonte detyrimet ekzistuese.

    Megjithëse Shqipëria e viteve 1912-1920 ndodhej në një gjendje ekonomike shoqërore

    mjaft të prapambetur, ku kryesisht dominonte prodhimi artizanal, nga pikëpamja e lirisë

    ekonomike ajo shihet si e avancuar për kohën.28 Në këtë periudhë, në Shqipëri vihet re

    funksionimi i sipërmarrjeve private dhe tregtisë së lirë. Çdo tregtar që paguante taksën e

    fitimit mund të regjistrohej si anëtar i dhomës së tregtisë dhe të vazhdonte aktivitetin e tij

    tregtar.

    Gjithashtu, teksa analizohet përmbajtja e kësaj Kushtetute të parë vihet re dhe përcaktimi

    i marrëdhënieve të jashtme, pasi në asnjë nga kushtetutat që pasojnë nuk është bërë një

    përcaktim i ngjashëm. Kjo dëshmon nevojën e ngutshme të kësaj periudhe që Shqipëria të

    rrisë marrëdhëniet e saj me vendet e tjera, reflektuar në faktin se vetë Kryetari i Këshillit

    të Ministrave ishte edhe Ministër i Punëve të Jashtme.

    Statuti Organik i Shqipërisë u shfuqizua me miratimin e Statutit të Lushnjës (1920), i

    quajtur ndryshe “Bazat e Kanunores së Këshillës së Naltë”. Ky dokument përfaqëson

    Kushtetutën e parë të Shtetit Shqiptar nga një përfaqësi kombëtare, siç ishte Kongresi i

    24 Shih Statutin Organik të Shqipërisë në pikën 5 të tij 25 Po aty në pikën 33 të tij 26 Po aty në pikën 145 të tij 27 Po aty në pikën 200 të tij 28 A. Civici, Shteti apo tregu. Cilin model zhvillimi të ndjekim?, UET Press, 2013, fq. 303

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    14

    Lushnjës. Me gjithë përmbajtjen e tij të shkurtër, vetëm 6 nene, Statuti i Lushnjës hodhi

    themelet e shtetit demokratik dhe ishte pararendës i Statutit të zgjeruar të Lushnjës.

    Statuti i zgjeruar i Lushnjës, në origjinal i quajtur “Zgjanimi i Statutit të Lushnjës”,

    është një tjetër burim i së drejtës, i cili edhe pse ekzistoi për një periudhë të shkurtër,

    rreth 3 vite (1922-1925), pati një përmbajtje të gjerë lidhur me të drejtat e qytetarëve. Në

    këtë statut garantohej prona private si një e drejtë e padhunueshme, përveçse kur

    kërkohej nga interesi i shtetit dhe në çdo rast kundrejt një dëmshpërblimi të arsyeshëm29.

    Në total ky Statut kishte 129 pika në formën e neneve, por nuk përmbante asnjë dispozitë

    ku të përcaktohej iniciativa e lirë ekonomike dhe mënyrat e rregullimit të saj, por nga ana

    tjetër nuk kishte as dispozita që ta kufizonin apo ndalonin këtë të drejtë.

    Periudha pas viteve ’20 evidentoi një zhvillim të industrisë, ku numri i ndërmarrjeve

    industriale në vitin 1922 arriti në 85, nga 34 që kish qenë më 1912. Por këto rezultate nuk

    përfaqësonin mundësitë reale të borgjezisë së vogël shqiptare, e cila si pasojë e trazirave

    politike që kalonte vendi, mungesës së përvojës për veprimtari industriale, por edhe frikës

    nga konkurrenca e kapitalit të huaj – kishte akumuluar dhe mbante të thesarizuara një sasi

    të madhe monedhash ari e argjendi.30

    Çifligarët dhe pjesa e borgjezisë që lidhej me ta ishin kundër reformës agrare dhe nuk

    pranonin as cenimin më të vogël të pronësisë mbi tokën. Ata u bënë përkrahës të

    ndërhyrjes së kapitalit të huaj në ekonominë e Shqipërisë, sepse kështu ruanin interesat e

    tyre dhe siguronin të ardhura pa telashe. Me synime të tilla ata nxorën në ankand

    ndërkombëtar pasuritë e Shqipërisë, dhe ishin pikërisht këto konflikte që çuan në

    shpërthimin e revolucionit të Qershorit, 1924.

    Qeveria e Nolit synonte të realizonte reforma rrënjësore në të gjitha degët e administratës

    shtetërore, por ky program ishte në kundërshtim me borgjezinë vendase dhe me qarqet

    imperialiste jashtë vendit.31

    Ardhja në pushtet e qeverisë çifligaro-borgjeze të Zogut përkoi me fillimin e periudhës së

    stabilizimit të pjesshëm e të përkohshëm të sistemit kapitalist botëror. Ishte koha kur edhe

    borgjezia shqiptare vihet në lëvizje me kapitalet e saj për zgjerimin e veprimtarive

    ekzistuese dhe krijimin e veprimtarive të reja ekonomike. Nga viti 1925 – 1928 u ngritën

    një varg punishtesh e fabrikash të vogla. Në këtë kohë përpjekjet e borgjezisë u shtuan

    edhe për bashkim kapitalesh dhe krijim shoqërish aksionere.32 Në këto vite shpenzimet e

    buxhetit shënuan rritje. Tregtia mbeti sfera kryesore ku veproi kapitali kombëtar dhe pati

    një zhvillim relativisht të madh. Qendrat tregtare kryesore ishin Durrësi, Shkodra, Korça,

    Vlora, Elbasani dhe Berati. Në këtë kohë rëndësi ekonomike tregtare filloi të merrte dhe

    Tirana, si kryeqyteti i vendit.33

    29 Shih Statutin e zgjeruar të Lushnjes, pika 115 30 A. Civici, Shteti apo tregu. Cilin model zhvillimi të ndjekim? UET Press, 2013, fq.304 31 I. Fishta, M. Ziu,Historia e Ekonomisë së Shqipërisë (1944-1960), Dita, Tiranë, 2004, fq. 41 32 I. Fishta, M. Ziu. Historia e Ekonomisë së Shqipërisë (1944-1960), Dita, Tiranë, 2004, fq. 42 33 Po aty, fq. 44

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    15

    Regjimi çifligaro-borgjez i Zogut që në fillim zbatoi politikën e dyerve të hapura për

    kapitalin e huaj monopolist. Kjo i dha mundësi atij, sidomos kapitalit italian, të

    depërtonte në Shqipëri dhe në vitin 1925 ndërmjet qeverisë së Zogut dhe një grupi

    financierësh italianë u nënshkrua marrëveshja për Bankën dhe huanë SVEA.34

    Kapitalit italian iu dhanë koncensione në disa degë të ekonomisë, si: industrisë, bujqësisë,

    ndërtimit etj. Krahas me ndërhyrjen e kapitalit italian në ekonominë e Shqipërisë, në një

    shkallë më të vogël ndërhyri edhe kapitali monopolist i disa vendeve të tjera, si të:

    Anglisë, Francës etj.35

    Në vitin 1928, Shqipëria miratoi Statutin e Mbretërisë Shqiptare dhe forma e qeverisjes

    u shpall: Mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme, me në krye Mbretin

    Zogu I.36 Ky statut ngjasonte me statutin e vitit 1922, por ishte edhe më i pasur me

    koncepte të reja në sferën e lirisë ekonomike, si: e drejta e formimit të shoqatave37, dhe e

    drejta e krijimit të shoqërive tregtare38. Vëmendje e veçantë i kushtohej pasurive

    minerale, e cila ndahej në dy grupe: Miniera e Gurore; të parat janë prona të Shtetit dhe të

    dytat janë prona të zotëruesve të sipërfaqes së tokës.39

    Ky Statut megjithëse kishte në përmbajtjen e tij 234 artikuj në formë nenesh, nuk citonte

    asnjë dispozitë lidhur me mbrojtjen e konkurrencës në treg apo lirisë ekonomike, siç

    ndodh me Kushtetutën aktuale.

    Pas vitit 1929 konkurrenca në vend ishte e ashpërsuar në kulm dhe fuqia blerëse e

    masave punonjëse kishte rënë shumë. Në vitet e krizës ekonomike u bënë përpjekje për

    krijimin e karteleve. Në shkurt të vitit 1930 u krijua karteli i parë në shkallë kombëtare në

    industrinë e alkoolit. Më pas, në 1932, u krijua karteli i mullinjve të blojës. Mirëpo këto

    përpjekje nuk e shuan luftën midis karteleve dhe firmave të veçanta kapitaliste, as brenda

    karteleve dhe as nuk mënjanuan vështirësitë e pasojat që ishin krijuar nga kriza

    ekonomike.40

    Kriza ekonomike goditi rëndë dhe tregtinë. Rënia e prodhimit industrial e bujqësor dhe e

    fuqisë blerëse të popullit çuan drejtpërdrejt në pakësimin e ndjeshëm të qarkullimit të

    mallrave në treg dhe rënien e konsumit të masave punonjëse. Ajo shkaktoi acarimin e

    mëtejshëm të konkurrencës tregtare dhe falimentimin e mjaft tregtarëve, sidomos të

    mesëm e të vegjël. Si pasojë e krizës, u trondit thellë edhe tregtia e jashtme.41

    34 Po aty, fq.45 35 Po aty, fq.47 36

    Shih Statutin themeltar të Mbretërisë Shqiptare, art. 50 dhe 51; 37

    Po aty, art. 199; 38

    Po aty, art. 200; 39

    Po aty, art. 151; 40 I. Fishta, M. Ziu. Historia e Ekonomisë së Shqipërisë (1944-1960), Dita, Tiranë, 2004, fq. 48 41 I. Fishta, M. Ziu. Historia e Ekonomisë së Shqipërisë (1944-1960), Dita, Tiranë, 2004, fq. 49

  • J. Lamaj E drejta e konkurrencës në kuadrin e lirisë kushtetuese ekonomike

    16

    Në këto kushte të brendshme dhe kur fuqitë e mëdha perëndimore i lanë dorë të lirë

    Italisë për ekspansion drejt Shqipërisë, qeveria e Zogut kapitulloi dhe iu nënshtrua

    Romës.42

    Pasi e nënshtruan plotësisht qeverinë e Zogut, Italia praktikisht e shndërroi Shqipërinë në

    gjysmëkoloni. Në mars të vitit 1936 ai i diktoi qeverisë shqiptare një varg marrëveshjesh

    të rënda, si: shlyerja e huasë 10-vjeçare prej 100 mi