R A P O R T I P E R F U N D I M T A R Barleti... · bazuar në një edukim të avancuar të...

31

Transcript of R A P O R T I P E R F U N D I M T A R Barleti... · bazuar në një edukim të avancuar të...

R A P O R T I

P E R F U N D I M T A R

P Ë R

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT:

Master Profesional (MP) në Shkenca Juridike,

me profil E Drejtë Publike

NË INSTITUCIONIN E ARSIMIT TË LARTË JO PUBLIK

“UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Prof. Asoc. Dr. Evis ALimehmeti

Hyrje

Përbërja e GVJ

Parimet e Punës së GVJ

- Besimi

- Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni etj.

Të dhëna për programin e studimit Master Profesional në Shkenca Juridike, me profil E Drejtë Publike,

- Të dhëna për hapjen e programit të studimit

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Master Profesional në Shkenca Juridike, me profil E Drejtë Publike,

mbështetur në Standardet shtëtërorë për programet e studimit të Ciklit të Dytë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të

studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara

në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Bazuar në të dhënat e marra nga Universiteti Marlin Barleti gjatë vizitës së realizuar në Universitet si dhe

komunikimit në forma të tjera, nëpërmet dokumentave të shkruara, etj së bashku me Raportin e Vlerësimit të Brendëshëm (RVB) rregulloren e Univeristetit Marl in Barleti (UMB) për Masterin Profesional në Shkenca

Juridike, profil i e Drejtë Publike, rezulton se UMB ofron programin e studimit Master Profesional në Shkencat Juridike, me profil E Drejtë Publike të organizaur në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS) me 60 kredite.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Ky program në bazë të rregullores përkatëse të programit të studimeve është me kohë zgjatje 1 vit akademik me kohë të plotë dhe realizohet me 60 kredite

ETCS (neni 7 i Rregullores së Programit të Studimeve Master Profesional në Shkencat Juridike me profil E Drejtë Publike në UMB). Sipas rregullores, afati maksimal i studimeve me kohë të plotë është 2 vite akademike. Një

kredit i studimeve sipas rregullores është i barabartë me 25 orë mësimore (neni 20 i Rregullorjes s ë UMB-së).

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje

me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Nga analiza e informacionit të paraqitur nga UMB mbi mënyr ën e organizimit, programet e studimit të ofruara, së bashku me syllabuset për lëndët dhe modulet, bazuar

edhe në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm, qëllimi i UMB-së është të përgatisë profesionistë ligjorë me njohuri të avancuara në lidhje me parimet dhe

institucionet e së drejtës publike që punojnë ose synojnë të krijojnë karrierë profesionale në institucionet e drejtësisë, administratë publike, organizatat jofitimprurëse, etj. Programi synon të përgatisë

profesionistë të aftë për të kuptuar tiparet e organizimit dhe funksionimit të organeve shtetërore në raport me të drejtën dhe individin, për të kontribuar në realizimin me profesionalizëm të vendimmarrjes duke nxitur në të

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

njëjtën kohë dhe në zhvillimin e aftësive reaguese të

tyre. Qëllimet e programit të studimit “Master Profesional në Shkenca Juridike” me profil “E Drejtë Publike” përputhet

me qëllimet dhe misionin e institucionit. Në përfundim të vitit akademik të organizuar me kohë të plotë dhe me module, i cili përfundon me marrjen e diplomës përkatëse, studentet do të jenë në gjendje të

përshtaten më mirë me nevojat e tregut të punës, bazuar në një edukim të avancuar të përfituar gjatë studimeve master.

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje

me nevojat e tregut të punës;

Programi i studimit është i organizuar në një fushë të ti llë

si e drejta publike e cila paraqet interest të lartë në lidhje me specializimin e profesionistëve ligjorë. Informacionet e përfituara gjatë studimeve të ti lla si parimet dhe mënyra e funksionimit të shteti, pjesëve te tij, raporti me

të drejtën dhe individin përfaqësojnë përgatitje të preferueshme për cdo profesionist që synon angazhimin në të gjitha nivelet e administratës publike, institucioneve të tjera shtetërore, organeve të drejtësisë

etj.

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvill imin ekonomik të vendit;

Sipas përfaqësuesëve të UMB, programi është hartuar me vemendje të vecantë ndaj zhvil l imin ekonomik të vendit dhe kërkesavë që lidhen me të, sidomos duke

paur parasysh faktin se UMB është kryesisht e orjentuar ndaj shkencave sociale dhe humane.

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e

institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi i studimit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” e reflekton këtë parim. Në program ka lëndë që lidhen me traditat

historike l igjore të vendit tonë, vlerat dhe parimet më të mira të drejtësisë shqiptare, persektivën evropiane të vendit etj.

Konkluzione: Në lidhje me Standartin I.1: Vlerësoj se Institucioni ofron programin e ciklit të dytë Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Programi është i

organizuar në module e kredite, me numrin vjetor prej 60 kreditesh ETCS; Programi është i hartuar në përputhje me qëllimin dhe misionin e UMB-së, me nevojat e tregut të punës dhe zhvill imit ekonomik të vendit, si dhe duke patur nxitur ruajtjen e vlerave më të mira kombëtare ligjore, sociale, historike etj.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të

studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara

në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

UMB ka përgatitur një Platformë të Zhvillimit Strategjik për një periudhë 20 vjeçare. Kjo e bën dhe të matshëm

plotësimin e objektivave. Programi i studimit të ciklit të dytë, “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është hartuar në përputhje me

strategjinë e mësipërme. Kështu ai thellon informacionin e përfituar nga programet bachelor, synon përgatitjen e profesionisëve të aftë për fushën e të drejtës publike; gërsheton

zhvill imet bashkëkohore moderne me ato historike të vendit, përfshirë dhe përqasjen krahasimore të fushave të ndryshme; fokusohet n ë perspektivën evropiane

integruese të vendit duke theksuar në program rëndësinë e përmbushjes së detyrave të rëndësishme të integrimit në fushën e drejtësisë, etj.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Nga informacioni i përfituar nga drejtuesit e programit, rregullorja e programit, intervistat me studentët,

programi i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” synon përgatitjen e studentëve me njohuri të avacuara

teorike në fushën përkatëse si dhe orientim efikas në

praktikë. Kjo dëshmohet në komponentët e planit mësimor dhe në përmbajtjen e programeve të lëndëve mësimore si Legjislacioni në BE dhe çështje të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE, Metodat e

Kërkimit Shkencor; Informatika Ligjore, etj. Kjo vlerësohet e realizuar edhe nga tematika e punimeve të diplomave master të studentëve të viteve të kaluara,

ku konstatohet lehtësisht një orientim ne studime të thelluara të instituteve të ndryshme të fushës së të drejtës publike. Gjithashtu, realizimi në fund të kursit të

praktikës profesionale në organe të drejtësisë, administratës publike, institucione kushtetuese, studio l igjore juridike, zyra noteriale është gjithashtu një element tjetër në këtë drejtim. Kjo realizohet në zbatim

të Paketës së Provës Finale për diplomën e studimeve master.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje

me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Nga programi mësimor i i ciklit të dytë të studimeve “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” duket qartë që ai është ndërtuar në

mënyrë të ti l lë që zhvillon me tej edukimin e studentëve që kanë përfunduar programin e ciklit të parë të studimeve Bachelor në Shkencat Juridike. Lëndë të ti l la si

Legjislacioni në BE dhe çështje të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE, E drejta administrative e BE-së dhe e krahasuar, Organizimi i qeverisjes vendore në rrafsh krahasues, etj janë tregues i

organizimit të programit mbi këtë l logjikë.

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

UMB nuk ofron programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvill imin ekonomik të vendit;

Nga konsultimi i planeve mësimore, programeve të lëndës, diskutimeve me profesoratin e programit,

vlerësoj së programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” synon ti përgatisë studentët e tij me njohuri të avancuara në fushën e të drejtës publike, duke synuar jo vetëm përgatitjen teorike

te tyre me koncepte të rëndësishme të fushës por edhe zhvill imin e aftësive të tyre, duke gërshteuar mësimdhënien me metoda të ti lla që synojnë zhvillimin

e aftësive për pjesmarrje në debate, vlerësimin kritik dhe në mënyrë aktive të situatave, orientimin efikas në marrëdhënie me palë të ndryshme, hartimin e raporteve etj.

Programi nxit rritjen e kapaciteteve për të zgjidhur probleme, për të marrë vendime, për të punuar në grup por edhe në mënyrë të pavarur, etj

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Informacioni i mësipërm është platformë e vlefshme për të mundësuar vazhdimin e studimeve ciklit të tretë të

doktoraturës. UMB-ja është e l icensuar edhe për ofrimin e programeve të studimit Mastera Shkencorë në Shkencat Juridike në disa profile. Të gjitha krijojnë bazë

të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve për pranimin në ciklin e tretë të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të

studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara

në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me

profil E Drejtë Publike” i pajis studentët me aftësi të përgjithshme dhe profesionale me synim që të jetë në një hap me zhvillimet bashkëkohore dhe tendencat që vërehen në adoptimin, përafrimin dhe evoluimin e

legjislacionit shqiptar sidomos në fushën e të drejtës publike bashkëkohore; të zhvillojë konceptet moderne të “acquis comunitare” si dhe mundësojë studim në rrafsh krahasues. Programi i studimeve, u ofron studentëve

njohuri dhe ekspertizë të konsiderueshme e cila do të bëhet bazë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të ndërlikuara administrative që kanë të bëjnë me fushën

publike të sistemit të drejtësisë duke I bërë të aftë dhe konkurues për tregun e punës.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standartin I.2: vlerësoj se programi i studimit Mastër Profesional Në Shkenca Juridike, profile E drejtë Publike, është në përputhje me strategjinë për zhvill im të institucionit, i pajis studentët me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo professional, ndërkohë që zhvillon

dhe aftësi të tjera të rëndësishme për studentët si dhe ka objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synim të qartë për arritjen e kualifikimit të nevojshëm në përputhje me tregun e punës në Shqipëri e më gjërë. UMB-ja nuk ofron programe të studimi për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në mjekësi,

stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë, etj.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet l igjore dhe nënligjore në fuqi;

Programi “Master Proesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është hartuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, më konkretish Ligji nr. 9741, datë

21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimi nr. 30, datë 26.09.2007, i ndryshuar Për përcaktimin e procedurave

dhe dokumentacionit që duhet të paraqesë subjekti juridik, për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve si dhe të programeve të

studimit “Master i Nivelit të dytë”, Udhëzimi Nr. 15, datë 04.04.2008, “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë”, dhe Udhëzimi Nr. 11, datë 28.02.2011, “Për procedurat dhe

dokumentacionin për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë, programeve të studimit universi tar në ciklin e parë dhe ciklin e dytë, programeve të studimeve

jouniversitare, të natyrës profesionale si dhe procedurat për pezullimin dhe revokimin e l icensës”.

Përmbushja e këtij standardi është konfirmuar gjithashtu dhe nga Këshillit të Akreditimit me anë të l icensimit të

programeve master dhe me lejen e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për hapjen e këtyre programeve.

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është në përputhje me nivelin 7 sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimit.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.3: Vlerësoj së programi i studimit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” ofrohet në përputhje me kuadrin l igjor në fuqi; ai është p lotësuar për programin e studimit të

ciklit të dytë MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, si dhe emërtimi i programit të studimit të ciklit të dytë MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike është në përputhje me nivelin e kualifikimit të ar ritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Standardi I.4

- Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cil in

ofrohen ato;

Bazuar në RVB të UMB-së dhe Rregulloren e Programit

në aspektin e njohurive, programi përmban njohuri të specializuara, disa prej të cilave në nivel të avancuar bashkëkohor në fushën e të drejtës publike dhe

shërbejnë si bazë për një të menduar, kërkim origjinal, analizë kritike.

Në aspektin e aftësive, programi zhvillon aftësi të specializuara për të konceptuar analizuar dhe zgjidhur

cështje të ndryshme që lidhen me shtetin, funksionimin e tij, aspekte ndërkombetarë etj,

Në aspektin e kompetencave, programi formon dhe

zhvillon kompetenca të përgjithshme, speciale dhe të transferueshme pra jo vetëm në drejtim unik mbi fushën e te drejtës publike. Kjo vjen sigurisht edhe nga natyra e studimit që ofron E drejta Publike e cila ofron njohuri të

cilat zhvillojnë aftësi të transferueshme edhe ne kontekste të tjera.

Për të përmbushur këtë standard SHLUP UMB është mbështetur në metodologjinë e përpunuar në kuadrin e

Projektit Evropian Tuning dhe në dokumentet e Procesit të Bolonjës, veçanërisht në Përshkruesit e Dublinit.

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve

me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Sic rezulton në RVB, rregulloren e Master të UMB-së si dhe nga diskutimet me profesoratin dhe sondazhet me

studentët e UMB-së, mnyra e vlerësimit të studentëve në programin MP Shkenca Juridike me profil në E Drejtë Publike bëhet duke kombinuar testin me shkrim dhe me gojë. Sistemi I vlerësimit të studentëve është me 10 nota,

ku nota më e ulët kaluese është nota 5 (neni 23 i rregullores së programit studimit MP). Pjesë e vlerësimit janë edhe detyrat e ndryshme të

studentëve, papers, testet e pjesshme, etj. Testet përmbajnë pyetje me alternativa, ushtrime dhe pyetje në formë eseje ku kërkohet mendimi analitik dhe kritik i

studentëve etj. Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin I.4: Vlerësoj se programi i studimit Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike ofrohet në përshtatje me nivelin e studimeve, përmbajtja dhe renditja e objektivave të programit të studimit synon arritjen e qëllimeve të tij, në përputhje me nivelin e studimeve në të cil in ofrohet dhe me

metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vijueshëm të njohurive me anë të testeve, detyrave të kursit apo provimeve përfundimtare.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën

disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane

UMB ka disa marrëveshje bashkëpunimi me univeristete të rajonit, Europës por edhe më gjerë. Programi “Master

Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është hartuar sipas përfaqësuesëve të UMB duke mbajtur parasysh përvojën e disa universiteteve me të cilat UMB bashkëpunon, si të Universitetit të Kardifit,

të Universitetit të Bolonjës, të Universitetit të Udinës si dhe të Universitetit të Napolit.

Veçoria e marëveshjes me këtë universitet është vlerësimi i currikulave dhe programeve për të lejuar

transferimin e studentëve dhe marrjen e diplomave të

integruara nga Universiteti i Napolit në vijim të studimeve 2 vjeçare mbas përfundimit të studimeve Bachelor në UMB.

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna

të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e

njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” përmban elementë që

respektojnë standardet më të mira ndërkombëtare të kurrikulës universitare, të përcaktimit të krediteve, të kritereve të pranimit dhe përpiqet t’i integrojë me vlerat më të mira të arsimit universitar në Shqipëri.

Megjithë nevojën për një diverstitet më të madh të lëndëve të ofruara, programi i studimit përmbush

kriterin për të qenë i konkurrueshëm ndërkombëtarisht për nga elementet e përmbajtjes si: misionin, objektivat, rezultatet e të nxënit, planin mësimor, organizimin mbi bazën e krediteve, përcaktimin e kritereve të pranimit,

metodologjinë e mësimdhënies dhe të vlerësimit, përcaktimin e kritereve dhe procedurave të transferimit të krediteve.

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në

përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është ndërtuar në frymën e

përgjithshme të legjislacionit dhe direktivave të BE për arsimin e lartë. Vlen të vihet në dukje se programi është bazuar në përvojën e Projektit evropian TUNING.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.5: Vlerësoj se programi i studimit Master Profesional në Shkenca Juridike me

profil E Drejtë Publike është një program i mbështetur në praktikat më të mira të universiteteve evropiane, program studimi i një niveli të lartë, me elementë përbërës ndërkombëtarisht konkurues, dhe hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuara në legjislaionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Programi i studimeve “Master Profesional në Shkenca

Juridike me profil E Drejtë Publike” realizon pajisjen e studentëve me aftësi profesionale dhe të kërkimit në fushën e të drejtës publike. Aftësimi praktik realizohet si

nëpërmjet komponentit të praktikës ashtu edhe trajtimin profesional të rasteve konkrete. Ndërsa aftësimi për kërkimin shkencor realizohet si nëpërmjet lëndës së posaçme të metodave të kërkimit, të elementeve të

kërkimit të të gjitha lëndëve dhe të provës finale që kërkohet në trajtën e një kërkimi të aplikuar

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje

me profil in e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvill im;

Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” përputhet plotësisht me profil in e SHLUP UMB dhe me strategjinë e zhvill imit të këtij

institucioni. Vizioni i UMB-së është shndërrimi në një universitet të nivelit të lartë duke bashkuar edukimin demokratik dhe liberal me shpirtin e sipërmarrjes në

gjithçka që ata bëjnë.

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Profesorati i brendshëm dhe i jashtëm i Programit

Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, është një ndoshta tipari më i spikatuar i këtij programi. Pranë këtij program janë angazhuar disa prej

personaliteteve të rëndësishëm në fushën e drejtësisë, si Prof. Luan Omari, Dr. Makbule Ceco, Dr. Il ir Panda, etj, Dosjet personale të pedagogëve dhe lista e të dhënave

për kërkimin shkencor dtregojnë për një angazhim të pedagogëve të këtij programi në veprimtari kërkimore shkencore në fushën e profilit të tyre. Puna shkencore

rezulton edhe në forma të ndryshme jashtë vendit. Disa

nga numrat e Revistës Gjeopolitika i janë kushtuar aktiviteteve akademike dhe shkencore të këtij stafi.

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Veprimtaria e personelit akademik të Programit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” me kohë të plotë përputhet me synimet që ka

përcaktuar programi. Puna kërkimore e personelit akademik përkon me arritjen e qëllimeve të tij, sepse botimi i artikujve të ndryshëm në revista shkencore të njohura brënda dhe jasht vendit i shërben avancimit

profesional të stafit akademik, përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe rritjes së kapaciteteve të UMB-së në përgjithësi.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.6: Vlerësoj se programi i studimit Master Profesional në Shkenca Juridike me

profil E Drejtë Publike përfshin aftësimin professional dhe kërkimin shkencor, është në përputhje me profil in e UMB-së dhe strategjinë për zhvill im, personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizimin e programeve të studimeve, dhe puna kërkimore shkencore e personelit akademik për realizimin e programeve të

studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të UMB-së.

Standardi I.7

- Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Në hartimin dhe ofrimin e programit të studimeve MP

Shkenca Juridike në profil E Drejtë Publike UMB ka mbajtur parasysh kërkesat e tregut të punës duke vlerësuar nevojën për specialistë të fushës të të drejtës publike si në strukturat e administratës publike në nivel

qëndror ashtu edhe në atë lokal. Transformimi i sektorit të drejtësisë në përputhje me sistemin e demokracisë në 20 vitet e fundit dhe kërkesa për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë evropian

ka kërkuar e kërkon në vijim specialistë që të njohin parimet dhe praktikat e e të drejtës publike të një shoqërie demokratike dhe për të përshtatur

legjislacionin me standardet evropiane. Kjo kërkesë e përligj programin.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët

përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Programi i studimit të ciklit të dytë MP Shkenca Juridike profil E Drejtë Publike synon të të plotësojë nevojat për specialistë të të drejtës publike për arsye të

transformimit të sektorit të drejtësisë në drejtim të përafrimit me modelet evropiane, bazuar në synimet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.7: Vlerësoj se programi i studimit Master Profesional në Shkenca Juridike me

profil E Drejtë Publike ofrohet në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe synon të plotësojë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë së vendit

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvill imit ekonomik kombëtar;

Nga UMB është mbajtur në konsideratë hartimi i programeve në përputhje me nevojat e tregut të punës,

zhvill imit ekonomik të vendit dhe nevojave që imponohen nga ky zhvillim. Programi i studimit përputhet me synimin e strategjisë kombëtare për transformimin e sektorit të drejtësisë sipas kërkesave të

një shoqërie demokratike, por edhe sipas modeleve më të përparuara bashkëkohore.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i ci l i përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

UMB me mbështetjen e Departamentit të Marketingut ka kryer investigime të tregut dhe anketime për kërkesat

e tregut vendas dhe rajonal për specialistë të të drejtës publike, për kërkesat e punëdhënësve, ka sigurauar të dhëna për IAL që ofrojnë programe në të drejtën publike.

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të

ngjashme në institucionet simotra.

Informacioni i mbledhur ka mundësuar parashikimin e

numrit të studentëve të mundshëm për të ndjekur programin.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.8 : Vlerësoj se programi i studimit Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike merr parasysh nevoja e tregut të punës, është hartuar në përputhje me synimet strategjike të zhvill imit ekonomik kombëtar; nga Departamenti i Marketingut i UMB-së janë bërë investigime e anketime për

kërkesat e tregut vendas dhe për të parë mundësinë reale të punësimit të studentëve që studjojnë për E Drejtë Publike.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është ndërtuar që t’i shërbejnë

ruajtjes së vlerave kulturore dhe interesave kombëtare, të ti lla si demokracia, drejtësia, respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, bashkëpunimi, zhvillimi i

qëndrueshëm, integrimi evropian. Programi trajton, mbështet dhe kultivon këto vlera nëpërmjet përmbajtjes mësimore, kërkimit dhe veprimtarive. Programi “Master Profesional në Shkenca Juridike me

profil E Drejtë Publike”nuk bie ndesh me interesat kombëtare. Ai synon të përgatisë specialistë që do të punojnë për të zhvill imin e sktorit të drejtësisë.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë

ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Programi i studimeve synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Këtë e realizoin nëpërmjet

theksimit të vlerave kombëtare në çdo lëndë mësimore.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.9: Vlerësoj se programi i studimit Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike synon ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare, pra UMB ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare dhe programet e studimit synojnë të ndihmojnë

ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Lidhur me vlerësimin e rezultateve të programeve të studimit, UMB përdor konsultimet me stafin mësimdhënës. Pjesë e konsultimeve janë

gjithashtu edhe ekspertë të jashtëm të UMB-së brënda dhe jashtë vendit, si dhe studentët. UMB realizon në çdo tre vite vlerësimin e brendshëm të institucionit, të programeve të studimeve, të

veprimtarisë shkencore, të efekshmërisë së manaxhimit institucional, të pedagogëve etj. Nëpërmjet Njësisë për Sigurimin e Brëndëshëm të Cilësisë ka hartuar dokumentin e Politikës së Vlerësimit dhe ka ndërtuar instrumentat për vlerësimin e ecurisë së programeve të

studimeve, programe ecuria e të cilave monitorohet gjatë gjithë vitit akademik. Vlerësimi i lëndëve dhe i mësimdhënies kryhet çdo vit. Në fund të

proçesit bëhet vlerësimi I rezultateve dhe caktohen objektivat për të ardhmen.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për

arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;

Sipas drejtuesve të UMB-së, ata e përfshijnë këtë informacion në raportin e vlerësimit të brendëshëm që bën instituioni për arritjen e

sigurimit të brendëshëm të cilësisë, si një mënyrë për të marrë feedback për sigurimin e brëndëshëm të cilësisë.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

UMB i bën publike rezultatet e vlerësimit të brëndëshëm duke I prezantuar dhe diskutuar në mbledhjet e Senatit, si dhe ua komunikon pedagogëve dhe studentëve të UMB-së.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e

vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që

ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të

studimeve; b. Sondazhe të vlerësimit të

mësimdhënies, kurrikulës, të të

mësuarit; c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta: a. Rezultatet e arritura nga studentët

në teste të standardizuara

kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor;

c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e vlerësuara me nota/pikë;

d. Rezultatet e arritura nga studentët

në testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvill imit të programit të studimit (punë individuale apo në

grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së

ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e

rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Bazuar në RVB të UMB dhe takimet me stafin dhe studentë të UMB-së,

u informuam se për kryerjen e vlerësimit të brendshëm, UMB ka përcaktuar metoda të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, duke përdorur një paketë komplekse me instrumente të vlerësimit.

Këtu përshihen monitorime të përvitshme, hartuar raporte përmbledhëse vlersërimi në përfundim të çdo viti, marrë vlerësime nga pedagogë dhe studentët për çdo lëndë, monituruar rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë

zhvill imit të programit të studimit (detyra kursi, projekte, punë individuale, punë në grup ), vëzhgimeve gjatë kryerjes së praktikës dhe rezultateve të provës finale, etj

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.10: Vlerësoj se Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve dhe e përfshin këtë information në vetvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brëndëshëm të cilësisë, ky informacion i komunikohet Senatit të UMB-së, pedagogëve dhe

studentëve të UMB-së, dhe për kryerjen e vlerësimit institucioni përdor metoda të tërthorta dhe të drejtpërdrejta si ato të përmëndura më lart.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të

nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvill imin dhe përmirësimin e

programeve të studimeve;

UMB ka një plan të zhvill imit strategjik afatgjatë të IAL-së

i cil i është miratuar nga Bordi i UMB-së, ku përcaktohet vizioni, misioni, objektivat e përgjithshme dhe specifike që synohen të arrihen ngaa të gjitha fakultetet dhe departamentet si për programet Bachelor ashtu edhe

për ato Master e Doktoraturë. Në këtë drejtim ky plan e ka ndihmuar Departamentin e të Drejtës Publike të parashikojë zhvillimin e mëtejshëm të programit të

studimit master që mbulon.

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të

mësimdhënies dhe të të nxënit.

UMB ka një plan të zhvill imit strategjik të IAL-së ku

parashikohet edhe përmirësimi i mësimdhënies. Në Platformen e Zhvill imit Strategjik të UMB-së vihet theksi pikërisht në përmiresimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të nxënit për të gjitha nivelet e studimit.

Krijimi gjithashti i Njësisë së Sigurimit të Brëndëshëm të Cilësisë në UMB ka si synim kryesor përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të nxënit.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.11: Vlerësoj se Institucioni harton një plan zhvill imi të programeve të studimeve,

të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit. Nga ana e drejtuesve të UMB-së është hartuar Platforma e Zhvill imit Strategjik që përbën programin afatgjatë të UMB-së, si dhe është hartuar Politika e Vlerësimit. Është krijuar gjithashtu Njësia e Sigurimit të Brëndëshëm të Cilësisë me synim kryesor përmirësimin e rezultateve të

mësimdhënies dhe të te nxënit. Standardi I.12

- Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen

30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program.

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional”

realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Programi i studimeve të ciklit të dytë MP Shkenca

Juridike me profil E Drejtë Publ ike përmban 60 kredite ECTS me kohë zgjatje 1 vit akademik. Kjo është e parashikiar edhe në rregulloren e programit të studimeve MP, neni 7-të.

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i

Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak

se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Ky kriter nuk aplikohet për këtë program.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.12: Vlerësoj se kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me Ligjin 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar, programi i studimit të ciklit të dytë MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike përmban 60 kredite ECTS me kohë zgjatje 1 vit akademik, në përputhje të plotë me Ligjin 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e

brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Nga ana e drejtuesve të UMB nëpërmjet Njësisë për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë, Seksioni për Programet Master organizohen veprimtari për vlerësimin e brendshëm dhe publikohen rezultate të vlerësimit.

Informacioni për vlerësimin u komunikohet: organeve drejtuese, autoriteteve drejtuese, departamenteve që përgjigjen për Programet Master, pedagogëve,

studentëve. Si forma të informimit përdoren raportet, informacionet e shkurtëra, takimet individuale dhe në grup.

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj., për vlerësimin e brendshëm.

Nga ana e drejtuesve të UMB-së publikohen rregullisht

informacione dhe prezantime në faqen zyrtare të instituionit ëëë.umb.edu.al për sigurimin e brëndëshëm dhe të jashtëm të cilësisë, proçedurat që ndiqen, treguesit e cilësisë, standard të cilësisë, të cilat ju bëhen

të ditura studentëve, pedagogëve, ekspertëve dhe grupeve të tjera të interesuara.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin I.13: Vlerësoj se Institucioni publikon rregullisht information të paanshëm dhe objektiv, sasiorë dhe cilësor, për vlerësimin e brëndëshëm. Nga ana e drejtuesve të UMB-së publikohen herë pas here

broshura, raporte etj. për vlerësimin e brëndëshëm, dhe publikohen rregullisht informaione dhe prezantime në faqen zyrtare të internetit të UMB-së për sigurimin e brëndëshëm e të jashtëm të cilësisë, tregues të cilësisë, standard të cilësisë, të cilat ju bëhen të njohura studentëve, pedagogëve, ekspertëve dhe grupeve të tjera të interesuara.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I INSTITUCIONIT BËHET NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE.

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të

programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për

arritjen e tyre;

Nga takimet dhe drejtuesit e UMB, konsultimi me

rregulloret, kontratat e pun ës, detyrimet dhe angazhimet konkrete të personelit, rezulton se personeli i angazhuar në Programin “Master Profesional në Shkenca Juridike

me profil E Drejtë Publike” anagazhohet në përputhje me objektivat dhe detyrat e parshikuara në kontratën e punës ose të shërbimit.

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvill im të institucionit.

Stafi akademik, ndihmëes mësimor etj ka detyra për zbatimin e planit strategjik të zhvill imit të instituci onit.

Këto detyra janë të parashikuara në përshkrimin e tyre të punës, sipas kontratës përkatësë mbështetur në Statutin dhe Rregulloren e UMB-së. Nga takimet me ta, rezultonin të njohur me këto detyrime sipas kontratës

përkatës.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin II.1: Vlerësoj se personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i UMB-së është i përfshirë dhe i angazhuar për plotësimin e objektivave të programeve të studimeve dhe me strategjinë për zhvill im të UMB-së.

Standardi II.2

- Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij;

Nga dokumentat e paraqitura, si dhe takimet e bëra mund të thuhet se UMB organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e saj për të kontribuar në ofrimin e një edukimi të lartë shkencor e professional të nivelit

bashkëkohor, në përqasje reale me nevojat e tregur të punës.

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

UMB përbëhet nga katër fakultete. Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Finanës, Fakulteti i Shkencave

të Aplikuara, Fakulteti I Shkencave Sociale. Gjithashtu përmban një akademi, dy institute kërkimore shkencore dhe katër qëndra.

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të ti l la, nga të cilat dy departamente;

Fakultetet përbehen nga departamente.Fakulteti i Drejtësisë që mbulon programin MP Shkencat Juridike

me profil e Drejtë Publike përbëhët nga a. Departamenti i të Drejtës Private b. Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare dhe c. Departamenti i të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvill imit

përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar;

Fakulteti i Drejtësisë që mbulon programin MP Shkencat

Juridike me profil e Drejtë Publike përbëhët nga a. Departamenti i të Drejtës Private b. Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare dhe c. Departamenti

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore

“Doktor”.

i të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë

Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare që mbulon programin që vlerësohet, ka së paku 3 pedagogë të brendshëm me grada e tituj shkencorë.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin II.2 : Vlerësoj se UMB organizohet në përputhje me aktet l igjore dhe nënligjore në fuqi në mënyrë që të përmbushë misionin e saj, përbëhet së paku dy fakultete dhe ku çdo fakultet përbëhët nga dy departamente. UMB ka pedagogë që japin mësim dhe që zotërojnë gradën shkencore “Doktor”, Prof. As dhe Prof.

Një pjesë e tyre janë pedagogë të jashtëm, por stafi kryesor me tituj e grada ka mbetur i pandryshueshëm në katër pesë vitet e fundit. Mbetet që në të ardhmen të rritet numri i pedagogëve të brendëshëm me minimalisht gradë shkenore “Dokor”.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;

Nga takimet e dpd me rektorin, dekanin, përgjegjsësine e departamentit, mund të thuhet se njësitë bazë dhe kryesore të UMB-së janë të ndërgjegjshme për

përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve. Përgjegjësi i departamentit, koordinatori i programit dhe komiteti shkencor bashkërendojnë së

bashku punën për përmbushjen e përgjegjesive të caktuara për realizimin e programit.

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Njësitë bazë dhe kryesore të UMB-së përfshihen në proesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij. Në bazë të statutit

dhe rregullores së UMB-së, fakultetet dhe departamentet janë dpd të angazhuar në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij, duke qënë anëtarë të komisioneve të

konkurseve të pranimit dhe me pas në vlerësimin e punonjësve.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin II.3: Vlerësoj se njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejtë dhe me

përkushtim për realizimin e programeve të studimeve. Njësi bazë dhe kryesore në UMB janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve dhe përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij, kjo bazuar në Statutin dhe Rregulloren e UMB-së.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;

Nga vizita në UMB dhe diskutimet me personelin e Departamentit të së Drejtës Publike u konstatua që të

gjitha kurrikulat dhe vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve, janë hartuar nga personeli akademik I UMB-së, të cilët kanë

marrë vendime për përmiresimin e tyre pas vitit të parë të zbatimit.

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i

ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet l igjore dhe nënligjore në fuqi.

Lidhur me rekrutimin e personelit të ri dhe përcaktimin e ngarkesës mësimore, sipas informacionit të mbledhur ajo bëhet në përputhje me kuadrin l igjor Ligjin nr. 9741, datë

21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimet përkatëse të MASH, Statutin dhe Rregulloren e UMB-së.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin II.4: Vlerësoj se personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e

politikave të zhvill imit të institucionit. Personeli akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme në UMB luan rol kryesor në hartimin e currikulës dhe në vendimet institucionale që I përkasin organizimit të programeve të studimeve, si dhe rekrutimi I personelit të ri e përcaktimi I ngarkesës mësimore bëhët në përputhje me aktet l igjore dhe nënligjore në

fuqi duke përfshirë l igjin për arsimin e lartë në RSh, udhëzimet e MASH, Statutin dhe Rregulloren e UMB-së. Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit

të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;

UMB e ushtron aktivitetin e saj mësimor në dy zona në

Tiranë, të përbëra nga komplekse ndërtesash, me salla leksionesh e seminaresh të paisura me kompjutera dhe projektorë, kushte komode e hapësira të përshtatshme, si dhe të paisura me terrene sportive e vend parkime, etj

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Mjediset janë në pronësi të pronarëve të UMB-së.

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe

kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Programet e studimit ofrohen në dy godina në dispozicion të UMB-së duke siguruar një manaxhim

efikas për arritjen e standarteve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizimin e programeve të studimit që UMB ofron.

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të

mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

UMB nuk ofron programe studimi në fushat e

shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkenave teknike etj.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin II.5: Vlerësoj se institucioni siguron infrastrukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë. UMB e ushtron aktivitetin e saj mësimor në dy godina (mjediset janë pronësi e pronarëve të UMB-së), dhe ku ka infrastrukturën e shërbimet e nevojshme për zhvill imin sa më cilësor të mësimit dhe kërkimit shkencor. Përsa I përket programeve të studimit në fushat e shëndetësisë, veterinarisë,

bujqësisë, shkenave teknike etj., UMB nuk i ofron këto programe studimi.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;

Nga vizitat e bëra në UMB dhe sondazhet me studentët, rezulaton se informacioni I ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht I

konsultueshëm për studentët. Studentëve ju jepet rregullorja e studimeve, plani mësimor, programet e lëndëve, orari I mësimit. Paketa e praktikës dhe e provës finale jepen në

periudhën përpara fi l l imit të tyre. Shpesh merren dhe mendimet d sugjerimet e studentëve lidhur me përmirësimin e informacioneve.

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Informacioni për programet e studimit në UMB është

gjithashtu edhe në faqen zyrtare të internetit të UMB. Modulet dhe syllabuset e detajuara ofrohen në forma të ndryshme të shkruara nëpërmjet broshurave dhe në formë elektronike.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin II.6: Vlerësoj se institucioni siguron menaxhim efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve. Informacioni i ofruar nga UMB për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshëm për studentët në forma të ndryeshme të shkruara nëpërmjet broshurave dhe në formë elektronike. Informacioni për programet e studimit në UMB ofrohet dhe në faqen zyrtare të inter netit të saj.

Standardi II.7

- Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Sipas drejtuesve të UMB-së, UMB-ja harton analiza vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimit të ciklit të dytë, pjesë e së cilës është edhe

analiza e programit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike. Kështu, departamenti që administron programin MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, bën analiza vjetore lidhur me përmirësimin e

kurrikulës, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin e studentëve, nevojat për personelin akademik, pranimin e studentëve, kërkimin shkencor, praktikën profesionale,

etj.,

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të

dytë.

UMB harton politika të zhvill imit e kërkimit të studimeve që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve

master. Ato bazohen në përqajse me aktorë të tjerë të fushës së arsimit të lartë, duke përfshirë konsultime me programet më të mira të universiteteve më të njohura të

vendit dhe të huaja, ekspertë të njohur vendas dhe të huaj, grupet e interesit si studentë, prindër, me politikbërës të sektorit të arsimit të lartë, me ekspertë të tregut të punës, etj.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin II.7: Vlerësoj se institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë. UMB harton analiza vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe harton politika që synojnë përmirësimin e programit të studimeve të ciklit të dytë.UMB nuk ofron programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të

parashikuar;

Rregullorja e Studimeve për programin MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, përcakton kushtet dhe procedurën e diplomimit, përkatësisht në kreun e IV, neni 29 dhe 30 i saj; si dhe Paketa e Provës Finale është

një document që parashikon rregullat për realizimin e diplomimit.

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për

projektin kërkimor dhe tezën.

Nuk aplikohet në këtë rast. Ky raport bën vlerësimin e MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin II.8: Vlerësoj se programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojne një plan diplomimi. Plani i diplimimit parashikohet në Rregulloren e Studimeve për programin MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike që shpjegon procedurën e

diplomimit dhe marrjen e diplomës si dhe në paketën e Provës Finale. UMB nuk ofron programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në

dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

UMB bën auditim të brendëshëm të përvitshëm të situatës së saj financiare. UMB ka qënë objekt edhe I

kontrollit nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave të qytetit të Tiranës.

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të l idhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe

programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Raporti i auditimit të brendëshëm p ërmban të gjitha të dhënat në lidhje me detyrimet financiare, pagat e

personelit dhe shpenzimet operative. Në raportin që hartohet nga audituesit e jashtëm, jepet mendimi lidhur me pasqyrat finaniare të ti lla si pasqyra e humbje/fitime, pasqyra e aktiveve dhe pasiveve, pasqyrohen grantet e

përfituara dhe kontratat e shërbimeve të l idhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë të studimeve në UMB.

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Në raportin e auditimit të brendëshëm jepen rekomandime të ndryshme përsa I përket çeshtjeve të

administrimit financiar të UMB-së, përdorim sa më të mirë të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve. Ky është dhe

detyrim ligjor për UMB-në për të rritur dhe besueshmërinë e institucionit.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin II.9: Vlerësoj se institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe /ose të brendëshëm) të situatës financiare, si dhe kontrollohet nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Tiranë. Raportet e

auditit përmbajnë të dhëna për grantet e përfituara dhe për kontratat për shërbimet e l idhura në funksion të realiimit të programeve të studimeve, si dhe jepen dhe rekomandime të ndryshme përsa i përket administrimit financiar sa

më eficient dhe efektiv të UMB-së.

III - PERSONELI I INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË PËRBËHET NGA PERSONELI AKADEMIK, PERSONELI NDIHMËS MËSIMORSHKENCOR DHE PERSONELI ADMINISTRATIV.

Standardi III.1

- Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Bazuar në RVB dhe diskutimet me drejtuesit e UMB mund të thuhet se procedurat për rekrutimin e personelit janë në përputhje me Statutin, Rregulloren dhe Politikën e rekrutimit të UMB-së. UMB bën përpjekje

për transparenë në funksion të rekrutimit dhe vlerësimit të punonjësve të UMB-së.

UMB ka aktualisht një personel të brendshëm prej 76 personash, nga të cilët 42 janë pedagogë dhe 34 staf teknik dhe mbështetës. UMB disponon një bazë të dhënash për personelin, dosjet e rekrutimit, kriteret e

rekrutimit, formularët e vlerësimit, etj Sipas drejtuesëve dhe dokumentacionit të dorëzuar,

proedurat e përdorura për rekrutim janë ato të përgjedhjes me konkurs dhe fillon me shpalljen e vendeve vakante për fusha të ndryshme akademike e poicione administrative brënda UMB-së, duke bërë

publikime të njoftimeve në media apo edhe në faqen e internetit. Departamentet e UMB-së propozojnë kriteret që duhet

të plotësojnë kandidatët për personel akademik dhe për personel akademik dhe për personel ndihmës mësimor shkencor për vendet e l ira të punës.

Kur bëhet punësimi i pedagogëve, sipas drejtues ëve prioritet kanë ato kandidatura që zotërojnë së paku gradën shkencore “Doktor” të fituar në Shqipëri apo

edhe në universitete prestigjioze të huaja.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Në Programin “Master Profesional në Shkenca Juridi ke me profil E Drejtë Publike” 3 lëndë mbulohen nga pedagogë të brendshëm dhe 4 lëndë mbulohen nga pedagogë të jashtëm. Sidoqoftë UMB ka bërë dhe bën

përpjekje për të rritur numrin e personelit akademi k të punësuar me kohë të plotë, duke harmonizuar më së miri nevojat për pedagogë sipas lëndëve përkatëse me

numrin e studentëve. Ky objektiv shprehet edhe tek plani i punës i UMB-së për ti kthyer pikat e dobëta në pika të forta, ku ai e

konsideron si prioritet rritjen e nivelit të mësimdhënies nëpërmjet rritjes së numrit të pedagogëve të angazhuar me kohë të plotë.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

Bazuar në RVB, vizitat e bëra në UMB mund të thuhet se ai ndjek proçedura ligjore dhe bën përpjekje për

transparencë në funksion të vlerësimit të punonjësve të UMB-së. Nga UMB realizohet vlerësimi i pedagogëve çdo vit për

tre vitet e para për pedagogët e rinj dhe çdo dy vjet për vitet në vijim të personelit administrative teknik. Në fund të proçesit bëhet vlerësimi I rezultateve dhe caktohen objektivat për përmirësime të mundshme në të

ardhmen. Përdoren pyetësorë që plotësohen nga studentët në fund të mbarimit të lëndës nga ku merret

informacioni mbi punën e bërë nga pedagogët gjatë

semestrit, informacion i cili diskutohet në departamentet përkatëse. UMB nëpërmjet Njësisë për Sigurimin e Brëndëshëm të

cilësisë ka parashikuar Politikën e Vlerësimit, metodologjinë dhe ka ndërtuar instrumente për vlerësimin e personelit.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për

vende vakante, etj.

Në bazë të të dhënave të siguruara në Zyrën e Burimeve Njerëzore të UMB-së, rezulton se ajo disponon një bazë

të dhënash për të gjithë stafin dhe personelin akademik të përfshirë në programet e studimit si dhe të përsonit përgjegjës për organizimin e programit të studimit, të

dhëna të siguruara në formën e dosjeve të detajuara. Kjo zyrë gjithashtu disponon listën e plotë të përsonelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor shkencor dhe të personelit administrativ, të

njoftimeve për vendet e l ira etj.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.1: Vlerësoj se institucioni ndjek procedura ligjore transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personeli në përputhje me Statutin, Rregulloren dhe politikën e rekrutimit të saj, si dhe mban një bazë tëdhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vendet e l ira etj., në Zyrën e Burimeve

Njerëzore. Sa i përket personelit akademik të punësuar në programet e studimit të ciklit të dytë konstatohet se një pjesë e tyre

janë pedagogë të jashtëm, por ajo që u vu re është fakti se stafi është përgjithësisht i konsoliduar dhe ndryshimet në katër pesë vitet e fundit janë minimale. Duhet që në të ardhmen të rritet numri i pedagogëve të brendshëm me minimalisht gradë shkencore “Dokor”për tju përafruar standardeve.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të

përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titull in

“Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Koordinatori i programit ka gradën shkencore

„Doktor“dhe eksperiencë të gjatë ne nivele të larta të administratës publike dhe në sistemin e drejtësisë.

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën

shkencore “Doktor”;

Kriteri nuk aplikohet për këtë program

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një

përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cil in ofrohet ky program studimi;

Titullarët dhe pedagogët në modulet dhe lëndët që janë pjesë e programin “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” janë me grada dhe kualifikime dhe tituj akademikë. Në këtë program japin

mësim 3 pedagogë me titullin Profesor, 1 me titull Prof. Asoc, 4 pedagogë me gradën shkencore „Doktor“ dhe 2 pedagogë me gradën Master i Shkencave“.

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori,

përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Rektori, prorektorët, dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve dhe drejtorët e instituteve dhe të

qendrave, përgjegjësi i programit janë të pun ësuar me kohë të plotë në UMB.

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

UMBi ka personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale. Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare ka personel të

mjaftueshëm për mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin III.2 : Vlerësoj se personeli akademik me grada shkencore dhe tituj akademikë mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. UMB e ka koordinatori e programit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike me gradën Doktor i Shkencave, dhe eksperiencën e nevojshme, titullari dhe pedagogët e lëndëve/modulit për programin e studimit të ciklit të dytë MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë

Publike kanë tituj akademikë dhe gradën shkencore “Doktor”. UMB siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikqyrjen e praktikave profesionale dhe që Rektori, prorektorët, dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve dhe drejtorët e instituteve dhe të qendrave, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në UMB.

Standardi III.3

- Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Personeli akademik i UMB është i angazhuar në punën kërkimore shkencore. Kërkimi shkencor është një element i ngarkesës së pedagogëve në UMB. Tregues të veprimtarisë kërkimore janë konferencat shkencore,

botimet në revista, kërkimet e dy instituteve kërkimore, punimet e studentëve të programeve master. Pedagogët kanë kryer kërkime të cilat i kanë prezantuar në

konferencat e organizuara nga vetë institucioni ose në konferenca të organizuara nga institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit.

UMB publikon revistën „Gjeopolitika“, e cila përmban

shkrime shkencore të pedagogëve të institucionit, por edhe shkrime të studiuesve jashtë UMB.

UMB ka dy institute kërkimi të cilat bashkëpunojnë me

programet MP duke transmetuar rezultatet e kërkimeve në veprimtari kërkimore, por edhe duke i kontribuar mësimdhënies.

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në

këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvill imin e shkencës ose në zhvill imin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimit master në UMB

është në funksion të rritjes profesionale të pedagogëve të UMB-së në përgjithësi dhe rritjes së cilësisë së mësimdhënies në vecanti duke kontribuar kështu në përgatitjen më të mirë të studentëve dhe zhvillimin e

pasurimin e arritjeve shkencore.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.3: Vlerësoj se personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve. Personeli akademik në UMB publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse, gjë e cila jep ndihmesën e vet në rritjen e cil ësive, kapaciteteve akademike të

UMB-së si dhe zhvill imin e shkencës, etj.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet

universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

Gjuha e përdorur në mësimdhënie në programin MP Shkenca Juridike me profil e Drejtë Publike, është gjuha shqipe. Gjatë realizimit të programit është orfruar

gjithashtu dhënia e leksioneve nga pedagogë të huaj të ftuar nga UMB në kuadër të marëveshjeve që UMB ka me insitucione dhe universitete jashtë vendit.

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në

mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Në rastet e mësimdhënies në gjuhë të huaj lektori ka qënë i huaj.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin III.4: Vlerësoj se institucioni ofron programe mësimdhënie edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar. Gjuha e përdorur për mësimdhënie në UMB është gjuha shqipe, me përjashtim të cikël leksionesh apo leksione të realizuara nga pedagogë të huaj me tituj dhe grada shkencore, leksione të realizuara në zbatim të marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete të huaja. Në zbatim të strategjisë së

zhvill imit strategjik drejtuesit e UMB-së konfirmuan se kanë planifikuar të zgjerojnë prezencën e profesorëve të huaj. Shumë nga marëveshjet e nënshkruara nga UMB dhe posaçërisht edhe Fakulteti I Drejtësisë vlerësohet se do të përfshijnë më shumë lektorët e huaj në auditorët e UMB-së si për studimet Bachelor ashtu edhe për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë.

Standardi III.5

- Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh

kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;

Ky raport përmban vlerësimin për MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike.

Studentët që ndjekin Programni “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën. Në RVB ka

një informacion të detajuar për sa më sipër.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Ky raport përmban vlerësimin për MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike. Studentët që ndjekin Programni “Master Profesional në

Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” për punimet e diplomës i kanë udhëhequr 12 pedagogë: 5 Prof. 2 Prof. Asoc., 2 Dr., 1 MSH. Bazuar në Paketën e Provës Finale të miratuar më 2009, në Programim “Master

Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” është caktuar si bashkëudhëheqëse një pedagoge me MSH dhe si udhëheqës një pedagog me

MSH por që ka një përvojë të gjatë në fushë. Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë)

studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.)

dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Në Programin “Master Profesional në Shkenca Juridike

me profil E Drejtë Publike”, udhëheqësit shkencorë nuk kanë mbikëqyrur më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.5: Vlerësoj se studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

“Master I Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën. Ky raport përfshin analizën e MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike por edhe për këtë program nga drejtuesit e UMB-së rezulton se udhëheqësit e studentëve kanë së paku gradën ” Doktor” dhe në rastet e pedagogëve me Master, ata janë me përvojë të gjatë në fushën përkatëse. Në Programin “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E

Drejtë Publike”, udhëheqësit shkencorë nuk kanë mbikëqyrur më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në

të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Lidhur me programin MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, fusha kërkimore shkencore në të cilën

është specialiuar udhëheqësi është në përputhje me fushën e studimeve në të cilën ofrohet ky program studimi, madje këta pedagogë kanë përvojë të spikatur

në fushën përkatëse.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të

hartohet teza.

Bazuar në CV e pedagogëve, të vlerësimit të veprimtarisë mësimore, kërkimore dhe të përvojës së pedeagogëve vlerësojmë se udhëheqësit e miratuar të punimeve të diplomave për Programin “Master Profesional në

Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike”janë të përshtatshëm për udhëheqjen e punimeve dhe ata

zotërojnë njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të

veçanta kërkimore në fushën në të ci lën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.6 : Vlerësoj se fusha studimore kërkimore në të cilën është specializuar

udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi I studimit, dhe udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet program I studi mit dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e

orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Programi i studimit MP Shkenca Juridike me profil E

Drejtë Publike nuk ka në përbërjen e tij orë laboratorike, por duke qënë se UMB ka në dispozicion ambjente dhe infrastrukturën e duhur, në programe të tjera studimi mund të realizohen edhe orët laboratorike. Personeli

ndihmës I UMB-s kujdeset për paisjet e teknologjisë mësimore, asiston pedagogët dhe studentët dhe mirëmban rrejtin e internetit e pajisje kompjuterike në

laboratorin einformatikës.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdoptimalorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

UMB ka pozicione të ndryshme pune për shërbimet dhe

punonjësit e punësuar duke evidentuar një përdorim optimal të burimeve njerëzore në UMB.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin III.7: Vlerësoj se institucioni angazhon personel ndihmës mësimor- shkencor dhe administrative për përmbushjen e misionit të tij. Programi i studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike që organizohet në UMB, zhvillohet në ambjente komode dhe me infrastrukturën e duhur, dhe me një angazhim të të gjithë stafit akademik dhe ndihmës për një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave

të programit të studimit të ciklit të dytë.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën

mësimore të përcaktuar në aktet l igjore e nënligjore në fuqi;

Ngarkesa mesimore e personelit akademik në UMB, është e bazuar në aktet l igjore dhe nënligjore në fuqi, Kodi i Punës, Ligji për Arsimin e Lartë, Udhëzime të

MASH dhe Statutin dhe Rregulloren e UMB-së. Në dokumentin e Politikës së Ngarkesës Mësimore UMB ka përcaktuar ngarkesën mësimore si dhe elemntet e tjerë të ngarkesës së punës.

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë

mësimore.

Ngarkesa mësimore e personelit të angazhuar në

programin e studimeve të ciklit të dytë MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike është e l logaritur në orë mësimore sipas Dokumentit të Ngarkesës Mësimore dhe baza e l logaritjes është në përputhje me kuadrin

l igjor në fuqi.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.8: Vlerësoj se personeli akademik I UMB-së realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet l igjore e nënligjore në fuqi, ngarkesë e cila së bashku me organizimin e drejtimin e programeve të

studimit të ciklit të dytë, vlerësohet me orë mësimore. Standardi III.9

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Në bazë të të dhënave të siguruara në Zyrën e Manaxhimit të burimeve njerëzore, u konstatua se ajo disponon një bazë të dhënash për të gjithë personelin

akademik të përfshirë në programet e studimit si dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit, të dhëna të siguruara në formën e dosjeve dokumentare të detajuara.

Kriteri 2 Institucioni disponon për secil in semestër l istën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Zyra e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore në UMB ka

gjithashtu edhe listën e plotë të përsonelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme, për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor shkencor dhe të personelit administrative.

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe

procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Sipas drejtuesëve dhe dokumentacionit të dorëzuar,

proedurat e përdorura për rekrutim janë ato të përgjedhjes me konkurs dhe fillon me shpalljen e vendeve vakante për fusha të ndryshme akademike e poicione administrative brënda UMB-së, duke bërë

publikime të njoftimeve në media apo edhe në faqen e internetit.

Departamentet e UMB-së propozojnë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik dhe për personel akademik dhe për personel ndihmës mësimor shkencor për vendet e l ira të punës .

Kur bëhet punësimi i pedagogëve, sipas drejtues ëve prioritet kanë ato kandidatura që zotërojnë së paku gradën shkencore “Doktor” të fituar në Shqipëri apo

edhe në universitete prestigjioze të huaja.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.9: Vlerësoj se institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij. Zyra e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore e UMB-së disponon një bazë të hollësishme të dhënash për të gjithë

anëtarët e personelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme të përfshirë në programet e studimit për sejcilin semestër, si dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit, të dhëna të siguruara në formën e dosjeve të detajuara; listën e plotë të përsonelit ndihmës mësimor shkencor dhe të përsonel it administrative; si dhe UMB përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Standardi III.10

- Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për

kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

UMB nxit kualifikimin shkencor dhe profesional të pedagogëve dhe punjësve shkencorë duke ofruar programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit

mësimor shkencor. UMB ka organizuar dy programe kualifikimi për personelin akademik të drejtuara nga prorektori për Kërkimin dhe Drejtor i Qëndrës së Përsosmërisë në

Mësimdhënie dhe të Nxënit, me objekt aftësimin për përdorimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies, për hartimin e programit të lëndëve, për

njohjen me prirjet për zhvillimin e arsimi të lartë, për bashkëpunimin me biznesin etj. Pedagogët e rinj kanë marrë trajnim lidhur me hartimin e kursit apo lëndës, përgatitjen e syllabuseve, mësimdhënien në ditën/javën

e parë, metodat alternative të mësimdhënies, vleresimin e studentëve etj.

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë diskutimeve me stafin dhe drejtuesit e UMB u dëshmua se UMB i ofron personelit akademik dhe atij mësimor dhe shkencor mundësine e kualifikimeve të

mëtejshme brënda dhe jashtë vendit. UMB financon pjesmarrjen e tyre në udhëtime studimore në universitete të huaja, financimin e botimeve të

pedagogëve dhe punonjësve shkencorë nga Barleti Press ose ente të tjera botuese brënda dhe jashtë vendit.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin III.10: Vlerësoj se institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të, personelit të tij. UMB nxit kualifikimin shkencor dhe professional të pedagogëve dhe pun jësve

shkencorë duke ofruar programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të tyre, që ndikojnë në

kualifikimin e pedagogëve dhe në përmirësimin e përditësimin e programeve të studimit.

Standardi III.11

- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të

angazhuar në këtë program studimi;

Në bazë të konsultimeve me drejtuesit të UMB-së, rezulton se UMB disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të

anagzhuar me kohë të plotë e të pjesshme në programin e studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, l ibra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

UMB përgjithësisht disponon një bazë të dhënash për botimet, tekse, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në

konferenca, brënda e jashtë vendit të përsonelit akademik të angazhuar në programin e studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike.

Për pedagogët me kohë të pjesshme sigurimi I gjithë data bazës për ta është i vështirë.

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për

projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

UMB përgjithësisht disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e

ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë personeli akademik i angazhuar në programin e studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike. Për pedagogët me kohë të pjesshme sigurimi i gjithë bazës

për ta është i vështirë.

Konkluzione: Si konkluion lidhur me standardin III.11: Vlerësoj se institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të përsonelit akademik të tij të angazhuar në programin e studimeve MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, si dhe UMB përgjithësisht disponon një bazë të dhënash për botimet, tekstet,

monografi, l ibra, artikuj apo kumtesa në konferenca brënda e jashtë vendit të përsonelit akademik apo projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merrpjesë personeli akademik I angahuar në këtoprograme studimi.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve

“Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Studentët që ndjekin programin e studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike zotërojnë së paku

diplomën universitare Bachelor dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS. Ky kusht është përcaktuar edhe në kreun V, nenet 31-35 të Rregullores së programit të studimit.

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Pranimi në programet e integruara të studimeve në UMB

bëhet në përputhje me ligjin nr 9471, datë 21.05.2007,”Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi.

Ky kusht është përcaktuar edhe në kreun V, nenet 31-35 të Rregullores së programit të studimit.

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të

përcaktuara nga institucioni;

Nga verifikimi i të dhënave me sekretarinë, etj, studentët që ndjekin programin e e studimit MP Shkenca Juridike

me profil E Drejtë Publike i plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga UMB në kreun V nenet 31-35 të Rregullores së Programit të Studimit.

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin

deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i

gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve;

Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm

të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Studentët që ndjekin programin e studimit e studimit MP

Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike janë të informuar se deri në fund të këtij program studimi duhet të japin gjuhën angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtarisht.

UMB ofron kurse gjuhe dhe në bashkëpunim me PEARSON Testing Center, ofron mbrojtjen e gjuhës me test ndërkombëtar. Sipas UMB-se ky kriter pritet të

zbatohet për studentët që janë rregjistruar në tetor 2010. Drejtuesit e UMB-së treguan se vlerësojnë herë pas here

politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtëjshëm të studentëve në programin e studimit. Kjo pasqyrohet dhe tek ndryshimet e ndryshme në Rregulloren e UMB-së, në seksionin e Pranimi I

Studentëve. Drejtuesit parashikojnë edhe hartimin në të ardhmen të planeve të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin IV.1: Vlerësoj se studentët që ndjekin programin e studimeve MP Shkenca Juridike

me profil E Drejtë Publike, zotërojnë së paku diplomën universitare Bachelor dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; pranimi në programet e integruara të studimeve në UMB bëhet në përputhje me ligjin nr 9471, datë 21.05.2007,”Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjor e në fuqi;

studentët që ndjekin programin e studimit e studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike janë të informuar se deri në fund të këtij program studimi duhet të japin gjuhën angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtarisht; nga ana e drejtuesve të UMB-së vlerësohen herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimi i tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit.

Standardi IV. 2

- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë

për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Nga Zyra e Alumnit dhe e Karrierës u jepet informacion studentëve për mundësinë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimit. Kjo u

konstatua dhe nga takimi me studentët që ndjekin studimet MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike. Studentët që kanë ndjekur apo ndjekin studimet master janë të gjithë të punësuar.

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që

ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky insttucion;

Bazuar në informacion e marrë nga drejtuesit e UMB si

dhe sondazhet me studentët që ndjekin studimet MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, atyre u jepet informacion nëpërmjet Njësisë së së Sigurimit të

Brendëshëm të Cilësisë dhe Njësisë së Programeve Master për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si dhe për njohjen dhe vlefshmërinë brenda dhe jashtë vendit të diplomës së

lëshuar nga UMB.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshill imit të karrierës.

Në UMB është ngritur Qëndra Karrierës. Sipas informacionit të marrë, Qendra merret me informimin e studentëve mbi programet e studimeve që ofron UMB dhe kërkesat, politikat, dhe standardet e pranimit;

këshillimin e studentëve të UMB-së që diplomohen në nivelin e parë për mundësitë e studimeve në nivelin e dytë, në UMB ose universitete të tjera të vendit dhe të

huaja; këshillimin e studentëve të UMB-së që diplomohen në nivelin e parë dhe të dytë për mundësitë e punësimit në tregun e brendshëm të punës, në sektorin publik dhe privat, etj.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin IV.2 : Vlerësoj se nga ana e Institucionit të UMB-së u jepet informacion studentëve

për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve, informacion për

akreditimin e UMB-së dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brënda e jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga UMB.

Standardi IV. 3 - Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin

e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit

të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që

kanë përfunduar;

UMB disponon statistika të studentëve që ndjekin studimet MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike. Kështu që nga viti 2009 kur është hapur program i studimit, janë diplomuar 54 studentë, janë larguar 8

studentë, janë në proces të zhvillimit të praktikës 12 studentë, ndërkohë që 10 studentë janë në proces të përgatitjes së mikrotezës.Mesatarja në hyrje ka qënë 8 ndërsa në dalje 9.2.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara

të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;

Në UMB edhe sekretaria mësimore disponon statistika

vjetore, të cilat u konfirmuan edhe gjatë vizitës përkatëse nga ana jonë. Sekretaria ka të dhëna për numrin e studentëve të rregjistruar në programin MP

Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike si dhe të dhëna të tjera që lidhen me largimet e mundshme përpara përfundimit të programit të studimit. Që nga viti 2009 janë larguar gjithsej 8 studentë .

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë

akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Sekretaria mësimore e UMB-së disponon të dhëna për

ecurinë e studentëve gjatë zhvill imit të programit të studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike duke fi lluar nga pranimi i tyre që nga viti 2009 kur është hapur program i studimit janë diplomuar 54 studentë,

janë larguar 8 studentë, janë në proces të zhvillimit të praktikës 12 sstudentë, ndërkohë që 10 studentë janë në proces të përgatitjes së mikrotezës.Mesatarja në hyrje ka qënë 8 ndërsa në dalje 9.2.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin IV.3: Vlerësoj se institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin pëe herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programin e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë. Sekretaria mësimore e UMB -së disponon statistika vjetore

për numrin e studentëve të diplomuar, për studentët e rregjistruar dhe atyre të larguar në programin e studimit MP Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike dhe ecurinë e tyre që nga pranimi. Për vitin akademik 2010 -2011 vijonë studimet 12 studentë që janë duke kryer praktikën profesionale.

Standardi IV. 4 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar

pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të

studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

UMB disponon një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre.

Sipas drejtuesve te UMB-së , rreth 98 % e studentëve që ndjekin studimet MP janë të punësuar dhe ata ndjekin studimet për tu kualifikuar më tej për avancime në

karrierë ose nevojës për t’ë plotësuar kriteret e vendit të punës.

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

UMB nuk ofron studime të ciklit të tretë në shkencat juridike.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin IV.4: Vlerësoj se institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me punësimin e studentëve pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të ciklit të dytë, si dhe për vendet e tyre të punës. Nga drejtuesit e UMB-së u vunë në dispozicion lista me emrat e studentëve mastër të diplomuar dhe vendet përkatëse të punës.

Standardi IV. 5

- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar

për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Nga vizitat e bëra në UMB dhe diskutimet me studentët, u konstatua se sekretaria mësimore dhe personeli

akademik i UMB-së informojnë në mënyrë të detajuar studentët për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e

akreditimit të programit etj.

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;

Gjithashtu, sekretaria mësimore dhe personeli akademik i UMB së informojnë studentët për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit.

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me

studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Sipas informacionit të marrë nga Departamenti i të Drejtës Publike dhe studentët, titullari I modulit diskuton

hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve, duke marrë dhe sugjerimet e studentëve lidhur me to.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin IV.5: Vlerësoj se institucioni informon në mënyrë të detajuar studentët për programet e studimit, afatin e përfundimt të tyre organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit, për

rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit si dhe titullari I modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve duke marrë edhe sugjerimet e studentëve lidhur me to.

Standardi IV. 6 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshill im studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen

e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Nga ana e Zyrës së Alumnit dhe Karrierës, dhe nga kontaktet me studentët rezulton se nga Zyra u ofrohet

këshill imi, ndiqet ecuria e tyre dhe ndihmohen për zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshill imin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cil in ata do të zhvillojnë praktikën

profesionale, në rastet kur parashikohet një e ti l lë.

Zyra e Alumnit dhe Karrierës si dhe koordinatori i programit master u japin ndihmë studentëve në

përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale. UMB ka marrëveshje bashkëpunimi me biznese, organizata profesionale, zyra juridike, institucione të larta të administratës publike si

Dhomën e Avokatëve, Dhomën e Noterëve, Zyrën e Avokatit të Shtetit, zyrat jurike të Boga&Associates, Hakani&Associates, Kalo &Associates, etj.

Konkluzione:

Si konkluzion lidhur me standardin IV.6: Vlerësoj se nga ana e strukturave përkatëse të UMB-së u ofrohet këshill im studentëve, ndiqet ecuria e tyre dhe ndihmohen për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor. Institucioni është i anagazhuar për ti ndihmuar studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cil in ata do të zhvillojnë praktikën profesionale. Nga takimet me studentët, ata e vlerësonin pozitivisht këtë

aspekt.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA

INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe

bashkëkohore;

Nga programet e planeve mësimore të lëndëve që ofrohen në MP në Shkenca Juridike profile e Drejtë Publike rezulton përdorimi i l iteraturës cilësore

bashkëkohore dhe nja gamë e gjerë e l iteraturës ndihmëse;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka l iteraturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe

për përgatitjen e tezës;

Nga kontakti me të dhënat e bibliotekës rezulton se ka l iteraturë të mjaftueshme për studentet e Masterit për t ë realizuar me sukses program e studimit, e sidomos

përgatitjen e projektit kërkimor shkencor apo tezën;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe

për përgatitjen e tezës;

Gjithashtu rezulton se në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor

dhe për përgatitjen e tezës;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga

studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Nga takimet me drejtuesit e UMB-së rezulton se janë në

një fazë të avancuar të parashikimit të prurjeve të reja në zërat e bibliotekës në mbështetje të programit të studimeve Master, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe

buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kjo lehtësohet sigurisht edhe nga profil i i pronarëve të Universitetit dhe aktiviteti i zhvil luar në fushën e botimeve.

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje

me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Nga programet e planeve mësimore të lëndëve që ofrohen në MP në Shkenca Juridike profil i e Drejtë

Publike rezulton përdorimi i një l iterature cilësore bashkëkohore dhe një gamë e gjerë e l iteraturës ndihmëse;

Konkluzione: : Si konkluzion lidhur me standardin V.1: vlerësoj se insititucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore. Në bibliotekë ka l iteraturë të mjaftueshme, botime periodike

dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të

mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Nga vizita në UMB u konstatua nga afër se institucioni disponon salla leksionesh e seminaresh, salla konferencash, mbledhjesh, zyra, studio e mjedise të tjera

të pajisur me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Programi master zhvillohet në një godinë të posacme të vecantë nga ato të studimeve bachelor, në kushte

komode, moderne.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Te gjitha sallat e leksioneve e seminareve ishin të pajisura me pajisje videoprojektor të integruar në sallë. Kushtet e të gjitha sallave ishin mjaft komode dhe të

bollshme për zhvill imin e një mësimdhënie efikase.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të

studimeve dhe për zhvill imin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Në godinën ku zhvillohet mësimi Master ka laboratorë

kompjuterash për të mundësuar përdorimin e tyre nga të gjithë studentët për nevojat e procesit mësimor. Laboratorët përmbajnë kompjutera të rinj, printera, etj.

Hapësira e tyre është e përshtatshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvill imin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit. Sipas drejtues ëve të

UMB-se një staf i vecantë mirëmban dhe kontrollon në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e tyre

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secil in grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Sic u përshkrua më sipër, në godinën e programit master ekziston një laborator i përshtatshëm për zhvill imin e lëndëve laboratorike si Informatika Ligjore, Metodat e

Kërkimit Shkencor, etj.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin V.2: vlerësoj se institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Institucioni ka n jë sasi të mjaftueshme sallash leksionesh, seminaresh, laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve. Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për

mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit si dhe përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvill imin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit. Ato mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Standardi V. 3

- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka

marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e

Programi MP në Shkenca Juridike me profil e Drejtë Publike nuk lidhet me sektorët privatë në fushën e

tregtisë etj.

shërbimeve prodhuese;

Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në

programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi

me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Sipas RVB, UMB ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me disa studio avokatore të rëndësishme dhe institucione

shtetërore të pavarura si më poshtë: Zyra Legale "Boga & Associates",Tiranë, 19 shkurt 2007 Zyra e Avokatisë "Hakani & Associate", Tiranë, 16 Mars

2007 Zyra legale "Kalo & Associates", Tiranë, 20 Mars 2007 Insituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, Tiranë

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin V.3: vlerësoj se insititucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me

aktorë të rëndëssishëm vendas apo të huaj bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

VI - INSTITUCIONI KA DHE MENAXHON BURIMET FINANCIARE

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të

dhëna të hollësishme financiare të kostove për reali zimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.;

Raporti financiar i UMB-së është I pasqyruar në bilancin financiar. Auditi gjithashtu është i pasqyruar sipas viteve.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvill imit të programeve të

studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

UMB është pjesë e një shoqërie me një qëndrueshmëri financiare, e cila është garanci edhe për qëndrueshmërinë financiare përgjatë kohës së zhvill imit

të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin IV.1: Vlerësoj se Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna

të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve si dhe dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvill imit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME

DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e

programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Fryma e bashkëpunimit midis anëtarëve të përsonelit të UMB-së në përgjithësi dhe atyre të programit MP në SHkenca Juridike me profil E Drejtë Publike ishte e

ndjeshme. Kjo vihej re si në raportet midis drejtuesëve dhe personelit ashtu edhe midis anëtarëve të personelit. Marrëdhenie e hapur dhe e dpd midis njësive të ndryshme të UMB-së ishte gjithashtu një tipar I

evidentueshëm lehtësisht.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes

personelit Brenda insti tucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Sipas RVB, rregulloreve dhe komunikimit me përfaqësues të ndryshëm të UMB-së, ndarja e detyrave dhe përgjegjësive midis njësive të UMB dhe Fakultetit të

Drejtësisë ku ofrohet programi MP është organizuar në mënyrë të përshtatshme për të mos mbivendosur detyrat dhe për të siguruar një koordinim efikas midis tyre. Përshkrimi i punës për cdo anëtar personeli është i

qartë duke përcaktuar përgjegjësitë respective.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin VII.1: Vlerësoj se institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet. Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit si dhe garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe

analizës së vazhdueshme të punës së tyre.

Standardi VII.2

- Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit

vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Sipas RVB dhe informacionit të marrë gjatë vizitës UMB

ka marrëdhënie bashkëpunimi me Universitetet më poshtë:

Universiteti " Universum", Kosovë,15 Pril l 2007

Universiteti për Biznes dhe Tekonlogji,Prishtinë,

Kosovë, 7 Mars 2008 Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni, 7

Mars 2008 Universiteti "Fama", Kosovë, 12 Janar 2009

Universiteti Clemson,South Caroline, USA, 8 Mars

2010 Universiteti Ibero-American (UNIBE),

Rep.Domenikane, 8 Mars 2010

Universiteti "Mahidol", Tailand, 8 Mars 2010

Universiteti i Prishtines, Kosove,8 Mars 2010

Universiteti "South Bohemia" , Rep. Ceke,8 Mars

2010 Universiteti "Free State", Afrikë e Jugut, 8 Mars

2010 Universiteti "Western Cape", Afrikë e Jugut,8

Mars 2010 Universiteti "Tallin", Estoni, 8 Mars 2010

Universiteti Capital Normal, 14 Pril l 2010

Universiteti Cardiff, England,5 Maj 2010

Universiteti i Udine-s, Fakulteti i Ekonomisë,

Itali,22 Qershor 2010

Universiteti Marin Barleti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me:

Universita degli studi di Udine - Facolta di

Economia Clemson University South Carolina

Cardiff University

Capital Normal University - China

Nga Universitetet e rajonit: Memorandum bashkëpunimi me universitetin AAB

Prishtinë Memorandum bashkëpunimi me universitetin Shtetëror të Tetovës

Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës (ubt) Memorandum bashkëpunimi me universitetin Dardania Prishtinë

Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi

me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;

Sipas RVB, UMB ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me

disa studio avokatore të rëndësishme dhe institucione shtetërore të pavarura si më poshtë: Zyra Legale "Boga & Associates",Tiranë, 19 shkurt 2007 Zyra e Avokatisë "Hakani & Associate", Tiranë, 16 Mars

2007 Zyra legale "Kalo & Associates", Tiranë, 20 Mars 2007 Insituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, Tiranë

Zyra e Avokatisë " Wolf Theiss", Tiranë, 24 Pril l 2009 Zyra e Avokatisë "Tonucci & Partners", Tiranë, 12 Maj 2009

Avokati i Popullit, Rep. e Shqipërisë, Tiranë,2009

Dhoma Kombëtare e Noterëve,Tiranë, 5 shkurt 2010 etj.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Sipas RVB dhe informacionit të marrë gjatë vizitës, UMB, në kuadrin e Programit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” ka kryer dy seanca

trajnimi me përfaqësues të administratës së lartë publike.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të

programeve të studimeve.

Sipas RVB dhe informacionit të marrë nga drejtuesit e programit MP Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike, në raportin e analizës vjetore

Departamenti i të Drejtës Publike dhe Ndërkombëtare përfshihet edhe analiza e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin VII.2: Vlerësoj se institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe

aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Gjithashtu ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës në fushën e drejtësisë. Institucioni organizon gjithashtu trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit. Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga

marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve. VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1

- Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Sipas RVL dhe informacioneve të marra me shkrim, UMB është akredituar në nivel institucioni me Urdhërin Nr.288 datë 04.09.2009 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Sipas RVL, UMB ka një paketë me instrumente për

sigurimin e cilësisë që përbëhet nga formularë, pyetësorë dhe raporte për njësitë kryesore, bazë, për pedagogët, studentët, punëdhënësit.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

Sipas RVL dhe informaciont të marrë gjatë vizitës dhe konsultimit me dokumentat përkatëse, UMB ka

përgatitur dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e ci lësisë dhe standardeve të programeve të tyre. UMB ka hartuar dhe

zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, të cilat janë bërë publike. SHLUP UMB ka ngritur Njësinë e Sigurimit të Brendshëm

të Cilësisë që synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe kërkimore në SHLUP UMB. Me hapjen e studimeve të ciklit të dytë, NJSBC u riorganizua në dy seksione: seksioni që përgjigjet për

cilësinë e programeve bachelor dhe seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve master. NJSBC ka autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat në

UMB. Eshtë hartuar dokumenti i politikës së vlerësimit që përshkruan kriteret e sigurimit të cilësisë, procedurat e

vlerësimit të brendshëm dhe funksionet e organizmave të sigurimit të cilësisë: të njësisë, seksioneve dhe të komitetit të cilësisë.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;

Sipas RVB dhe rregulloreve, UMB ka zhvilluar mekanizma formalë për vlerësimin e programeve të

studimit si për, miratimin dhe mbikëqyrjen e here pas hershme të programeve të studimit. Miratimi kalon nëpër disa hallka duke i’u nënshtruar diskutimit dhe

analizës në secilën prej tyre. Njësia bazë mund të

propozojë ndryshime bazuar në reflektime të procesit

gjatë zbatueshmërisë së tij.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e

cilësisë në to;

Nga intervista me stafin e UMB, studentët, konsultimi

me Dokumentin e Politikës së Vlerësimit, mund të thuhet se UMB synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e

studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

UMB ka Dokumentin e Politikës së Vlerësimit i ci l i parashikon procedurat për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Konkluzione: Si konkluzion lidhur me standardin VII.2: Vlerësoj se institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve. Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë, harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre, përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe

mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit. Institucioni gjithashtu synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to. Ai harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, e cila është gjithashtu

publikuar.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. UMB dhe sidomos Fakuleti i Drejtësisë ka punësuar me kohë të plotë disa nga emrat më të shquar në fushën

e drejtësisë, si Prof. Luan Omari, ose lektorë të jashtëm si Dr. Makbule Ceco, të dy autoritete të shquara në

fushën e të drejtës publike. Angazhimi i tyre dhe i personaliteteve të tjera me një background të spikatur në

fushën e të drejtës publike, organizimit dhe funksinimit të shtetit si Prof. Rexhep Mejdani janë garanci të

forta për përballjen e cdo sfide që lidhet me proceset akademike shkencore tipike për një program të ri

Master e më tej. Drejtuesit e Universitetit reflektojnë gjithahtu të njëjtin profil të një niveli të lartë si rektori i

ti j. Prof. Dr. Maringlen Spiro me një eksperiencë të gjatë në drejtimin e institucioneve të arsimit të lartë

publik si Univeristeti i Tiranës. Në gjykimin tim, niveli I lartë i ekipit drejtues dhe akademik i UMB është një

nga vecoritë e spikatura të këtij Universiteti, që ndërmjet të tjerave ka kontribuar edhe në krijimin e një

reputacioni të pëlqyeshëm në lidhje me profil in e UMB në raport me universitete të tjera private.

Pikat e dobëta

1. Ka nevojë për rritje të numrit të stafit të brendshëm të programit të MP në Shkenca Juridike në profil in e

Drejtë Publike. Gjithashtu programi mund të ofrojë një larmishëmri më të madhe të lëndëve që lidhen me

institute të rëndësishme të së drejtës publike. Sidoqoftë, vlerësoj se janë objektiva lehtësisht të arritshme

nga ana e programit dhe mund të mbeten për t’u përmbushur në të ardhmen. Në raport me cilëesitë e tjera

të programit, këto aspekte nuk ndikojnë thelbësisht në natyrën dhe tiparet e programit i ci l i mbetet i

mirëpërmbushur.

Kërcënimet

1. Krijimi i një politike drejtimi që minimizon lëvizjet e stafit të brendshëm të Universi teteve private është e

rëndësishme, por jo e lehtë të arrihet për natyrën e vetë sipërmarrjeve private. Sidoqoftë, duhet theksuar se

UMB tregohet e konsoliduar në qëndrimin e stafit të brendshëm të Fakultetit të Drejtësisë, sidomos ata me

tituj dhe grada.

Oportunitetet

Vendosja e marrëdhënieve akademike/shkencore me Universitetin publik të Tiranës në kuadër të programeve të

ngjashme Master pranë Fakultetit të Drejtësisë mund të rezultojë efektive dhe frutdhënëse për të dyja palët.

Rekomandimet

Pas vlerësimit të të gjitha aspekteve të Programit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike”

sipas përcaktimeve të këtij formulari vlerësimi, jam e mendimit që ky program i plotëson të gjitha standartet e

referuara më sipër. Disa drejtime të evidentuara mund të përmirësohen në të ardhmen por ato sidoqoftë nuk

cënojnë përmbushjen e kritereve themelore të programit. UMB në përgjithësi dhe programi “Master Profesional në

Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike” në vecanti, reflektojnë një organizim serioz e efikas në lidhje me qëllimet

e krijimit dhe funksionimit të tyre. Rrjedhimisht rekomandoj miratimin e akreditimit të Programit “Master Profesional

në Shkenca Juridike me profil E Drejtë Publike.

Prof. Asoc. Dr. Evis ALimehmeti