Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e...

16
Shqipëri Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike e Kosovë

Transcript of Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e...

Page 1: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

në ShqipëriQëndra Monitorimit të MjedisitKontrolle periodike

e Kosovë

Page 2: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit

Page 3: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj
Page 4: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit (QMM)

Profili i kompanisë

4

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit (QMM) është një kompani mjedisore e pajisur me një labora-tor të specializuar për analizat e parametrave mjedisorë. Krijuar në Nëntor 2009, gjatë 3 viteve, QMM ka kryer monitorimin e vazhdue-shëm të mjedisit për shkarkimet industriale ku përfshihen monitorimet e ujrave të shkarkimit nga proceset teknologjike, të ajrit dhe zhurma-ve si dhe analizimin e parametrave të ujit në laborator. Për më tepër QMM ka marrë pjesë në projekte të ndryshme mjedisore për analizimin e parametrave të cilësisë së ujrave sipërfaqësore si të lumenjve, liqeneve dhe ujit të detit.

Duke qënë e pajisur me një laborator modern dhe praktik në QMM kryhen analizat e parame-trave mjedisorë të ujrave industriale dhe urbane si dhe të ujrave sipërfaqësore. Disa nga parame-trat e ujit të analizuar në laborator janë pH, konduktiviteti, oksigjeni i lirë, nutrientët (mikro dhe makro elementët), metalet e rënda, BOD, COD etj. Per kryerjen e të gjithë analizave dhe testeve përdoren instrumenta bashkohore (prodhim i kompanisë gjermane WTW (www.wtw.com) që sigurojnë një saktësi të lartë në matje.Matja e shkarkimeve në ajër është një element shumë i rëndësishëm për monitorimin e nivelit të ndotjes industriale. Për monitorimin e shkar-kimeve në ajër QMM është e pajisur me aparatin LANCOM 4, (LAND company production, 2011 www.lancom4.com ), për matjen e NO2, CO, H2S, SO2, O2, rendimentit (e!kasitetit) të djegies etj.

QMM si një laborator mjedisor privat ka synim të ofrojë një shërbim të kuali!kuar dhe integral në monitorimin e mjedisit. Asistenca e kuali!-kuar e industrisë për realizimin e vetmonitorimit në perputhje me legjislacionin mjedisor konsi-ston që në marrjen e mostrës me instrumenta profesionale, analizimin e tyre në laborator dhe raportimin e të dhënave pranë autoriteteve mjedisore.

Laboratori i QMM është i akredituar më datë 05/05/2011 sipas SSH ISO / IEC 17025 : 2006 “Për Laboratorët Testues dhe Kalibrues ” nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit.

Page 5: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Klientët tanë na thonëqë jemi të mirë në punën tonë - sepse ne bëjmë përpjekjepër të dëgjuar e kuptuarnevojat e vërteta të biznesit përmes zgjidhjeve mëefikase.

5

Page 6: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Shërbimet e QMM përfshijnë;Monitorime, marrje kampionesh,matje, analiza laboratorike, raportimeasistencë teknike, këshillime.

Shërbimet dhe klientët

6

Shërbimet e QMM përfshijnë;

Monitorim i shkarkimeve industriale (të lëngëta, të gazta dhe zhurmat).

Mostrim i gjendjes mjedisore të ujërave siperfaqësore (lumenj, dete, liqen etj).

Asistencë industrisë/biznesit për identifikimin e nevojës për monitirimin mjedisor të veprimtarisë konform

legjislacionit mjedisor;

Matjen e përbërjes së ujërave teknologjike në vëndin e shkarkimit;

Marrjen e kampionëve të monitorimit mjedisor të shkarkimeve të lëngta (ujëra teknologjike të ndotur) dhe

analizimin e përbërjes së tyre në laboratorin në Tiranë;

Matjen e nivelit te zhurmave të cliruara në mjedis nga industria;

Matjen e pluhurave të cliruara në ajër nga veprimtaria;

Analizën mikrobiologjike të ujërave (ngarkesa bakteriale)

Raportimin e të dhënave të monitorimit në organet përgjegjëse;

Asistencë teknike për rritjen e performancës mjedisore të veperimtarive, si trajtimi i ujërave të ndotura etj

Monitorimin e ndotjes gjatë aktiviteteve ndërtuese

air bp

Page 7: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

7

AIR BP ( British Petroleum ) - Qëndra e Monitorimit të Mjedisit kryen monitorimin e nivelit të zhurmave, analizimin e ujrave të shkarkimit dhe matjen e cilësisë së ajrit në mjediset e punës gjate aktivitetit.

ëPIA ( Petrolifera italo - albanese ) - QMM është e angazhuar në anali-zimin e ujrave të shkarkimit të petroliferës.

Projekti i Hidrocentralit të Ashtës - QMM kryen monitorimin e cilësisë së ajrit, monitorimin e nivelit të zhurmave dhe analizimin e shkarkimeve tëlëngëta nga aktiviteti ndërtimor i hidrocentralit të Ashtës

BERALB Sha - Bashkëpunimi qëndron në analizimin e mostrave dhe analizimin e shkarkimeve nga minierat në shfrytëzim nga kjo shoqëri.Gjithashtu kryen edhe analizime të ndikimit në cilësinë e ujrave të përrenjve dhe lumenjve ku shkarkohen këto ujra.

Colacem Albania shpk - Në mënyre periodike QMM monitoron shkarkimet e gazta, nivelin e zhurmave dhe përformancën mjedisoretë fabrikës për prodhimin e cimentos.

Poseidon shpk - është një kompani që përpunon produktet e peshkut dheQMM kryen monitorimin e shkarkimeve të lëngëta të dala nga impiantet e shkarkimit të ujrave industriale të kësaj fabrike.

COCA COLA Bottling Albania - Monitorimi i shkarkimeve industrialeRoli ynë : Kompania Qëndra e Monitorimit të Mjedisit është e angazhuar në matjen e shkarkimeve në ajër nga kaldajat e kompa-nisë, si dhe analizimin e shkarkimeve të lëngëta që dalin nga impia-nti i trajtimit të ujrave industriale.

Tirana International Airport - Qëndra e Monitorimit të Mjedisitkryen analizimin e ujrave të shkarkimit nga impianti i trajtimit të aeroportit.

Birra Tirana - Monitorimi i shkarkimeve industrialeQëndra e Monitorimit të Mjedisit është e angazhuar në matjen e shkarkimeve në ajër si dhe shkarkimeve që dalin nga impianti i trajtimit të ujrave industriale.

Page 8: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Ekspertiza pajisjet dhe teknologjia

COLACEM ALBANIA shpk , Balldren - LezheCFARE BEJME Monitorim te performances mjedisore, matje te nivelit te pluhurave ne secilin nga oxhaket e fabrikes dhe matjen e nivelitte zhurmave te shkaktuara nga aktiviteti

Stafi yne përbëhet nga një grup multidisiplinarë ekspertësh të cilët ndërthurin eksperiencën me inovacionin e teknologjinë.

8

Ekspertët tane vijnë nga fusha të ndryshme akademike si inxhinieri mjedisi, kimi, agronomi, fizikë, etj. Pergjithësisht ata kanë eksperience shumë vjecare në fushat e tyre. Në staf bëjnë pjesë edhe ekspertet e rinj të arsimuar në universitetet më të mira europiane dhe me grada shkencore. Duhet thënë që ka nje frymë bashkëpunimi shumë të mirë midis ekspertëve në shkëmbime idesh dhe eksperienca.

QMM është e pajisur me një laborator fiziko kimik për kryerjen e analizave të ujrave industriale si dhe pajisje bashkohore për analizimin insitu të cilësisë së shkarkimeve në ajër nga industria.

Disa nga parametrat e ujit të analizuar në laborator janë pH, konduktivi-teti, oksigjeni i lirë, nutrientet (mikro dhe makro elementet), metalet e rënda, BOD, COD etj.Për kryerjen e te gjithe analizave dhe testevepërdoren instrumenta bashkohore (prodhim i kompanisë gjermane WTW (www.wtw.com) që sigurojne një saktësi të larte në matje.

Per monitorimin e shkarkimeve në ajër QMM është e pajisur me aparatin LANCOM 4, (LAND company production, 2011 www.lancom4.com ), per matjen e NO2, CO, H2S, SO2, O2, rendimen-tit (efikasitetit) të djegies etj.

QMM si i vetmi laborator mjedisor privat ka synim të ofrojë një shërbim të kualifkuar dhe integral në monitorimin e mjedisit.Asistenca e kualifikuar e industrisë për realizimin e vetmonitorimit në përputhje me legjislacionin mjedisor konsiston që në marrjen e mostrës me instrumenta profesionale, analizimin e tyre në laborator dhe raportimin e të dhënave pranë autoriteteve mjedisore

Page 9: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

MANAS ADRIATIK GmbH

ROLI YNE Monitorimi i manaxhimit mjedisor i operacioneve sizmike në bllokun E dhe në bllokun 2 dhe 3.

Perqasja e kompanive

STAFI QMM është i trajnuar dhe i specializuar për punë në terren në kushte nga më të ndryshme për përdorimin e pajisjeve.

MARRJA E MOSTRAVE

Mostrimi kryhet në disa mënyra në varësi të tipologjisë të mjedisit dhe të aktivitetit. Në mjediset natyrore si në liqenelumenj e det mostrimi kryhet duke përdorur pajisje mostruese ruttner e cila mundëson një marrje të mostrës sa më përfaq-suese. Në mjediset industriale përcaktohet pika e mostrimitpërgjithësisht në dalje të impjantit të trajtimit të ujrave indus-triale ose përpara derdhjes së tyre në ujrat pritesë. Monitorimi i shkarkimeve të gazta nga oxhaqet e fabrikëskryhet në vend me analizator i cili reziston në temperatura të larta. Përvec vlerave të gazrave mundësohet dhe informacioni për eficiencën e djegies duke bërë të mundur evidentimin e problematikave që mund të hasen në furrë dhe si rrjedhoje emisione më të larta.

Analizat dhe matjet në laborator

Metodat e aplikuaraQMM aplikon metoda bashkohore për analizimin e ujrave si spektro-fotometria, gravimetria ( për lëndën pezull ), metoda me sensorë elektrokimike për analizimin e gazrave, fonometër për zhurmat etj.Për aplikimin e këtyre metodave përdoren pajisje të kalibruara dhe të certifikuara si analizatori i gazrave LANCOM 4.

9

Pergjithesisht kompanite reflektojne mbi vlerat e analizuara sidomos kur ato shfaqin problematika. Shpesh ata kerkojne shpjegime sepse nje perqendim i caktuar i BOD apo i ndonje parametri tjeter shfaqet ne ujerat e shkarkimit.

QMM nepermjet eksperteve te saj i shpjegon se pse kjo ndodh dhe si mund te minimizohet. Per klientet tane kjo eshte nje ndihme e vlefshme pasi ata perpiqen te jene konform legjislacionit mjedisor ne fuqi dhe normave te percaktuara te shkarkimeve ne mjedis. Jo rralle rekomandimet e QMM kane cuar ne orjentim te invetimeve teknologjike te kompanive, duke ndertuar impiante te trajtimit te ujerave, rishikim te linjes teknologjike, te sistemit te kanalizimeve te ujerave siperfaqesore, etj.

Gjithashtu orientimet e QMM kane bere qe kompanite te marrin parasysh aspektin mjedisor ne planet e tyre afatgjate te investimeve teknologjike. Kjo eshte nje arsye me shume se pse QMM mundohet te kete rezultate sa me te sakta ne analizat qe kryhen duke respektuar edhe periodicitetin e monitorimit.

Niveli i Zhurmave: niveli i zhurmave në db(A) dhe db(C), maksima-le, mesatare dhe të vazhdueshme. Për kryerjen e matjes së nivelit të zhurmave përcaktohet burimi dhe projektohet situata e shpërndarjes së zhurmës në mjedis.

Mikroklima: lagështia, temperatura.

Analizat e ujrave : pH, EC, oksigjen i tretur, saliniteti, P-PO4, P-total, N-NO3, N-total, SO4, NH4, Ca, Mg, TDS, COD, BOD, Cu, Fe, Criv, Cr-total, Na, etj. Analizat e ujërave kryhen minimalisht të dubluara për të rritur sigurinë në matje. Kur vërehen problematika analiza mund të kryhet edhe disa herë në mënyrë të njëpasnjëshme.

Analizat e ajrit : O2, CO, NOx, SOx, H2S, LGP (pluhur total, PM 10, PM 2.5) Matjet kryhen në kohë reale, me një seri vlerash në njesinë e kohës, duke regjistruar cdo 2 sekonda. Në përfundim vlerat mesatarizohen për të kryer krahasimin me normat e legjislacionit.

Page 10: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Stafi i QMM ka eksperiencë dhe njohuri të përditësuar mbi legjislacionin mjedisortë cilin e vë në funksion të problematikave të klientëve.

Legjislacioni detyrimet

MONITORIMI I MENAXHIMIT MJEDISOR TË OPERACIONEVE SIZMIKE NË BLLOKUN E 2 DHE 3 Manas Adriatik petroleum GmbH

10

Detyrimet ligjore për subjektet industriale.

Cdo aktivitet industrial dhe ndërtimor është subjekt i një leje mjedisore. Me marrjen e lejes mjedisore për zhvillimin e aktivitetit njëkohësish lindin edhe disa detyrime të cilat përshkruhen në lejen mjedisore në formën e kushteve të lejes. Midis të tjerave një nga kushtet kryesore është edhe monitorimi i shkarkimeve industriale dhe raportimi i tyre në autoritetet lokale mjedisore ( ARM ). Per këtë subjektet mund të kontraktojnë laboratorë të specializuar dhe të akredituar ose të kryejnë vetë motorimin e tyre, gjithmonë duke përdorur një laborator të akredituar. Periodiciteti i raportimit të monitorimit përcaktohet në lejen mjedisore.

Metodologjia e monitorimit konsiston që në fazën e mostrimit transportimit dhe analizimit të mostrës, vlerësimi i rezultateve nga ana mjedisore dhe rekomandimet për përmirësimin e tyre.

Page 11: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

BI INVESTMENT Impiant Asfalti Lushnje

ROLI YNE Monitorim i shkarkimeve te gazta, pluhurat, ujrat dhe niveli i zhurmes te shkaktuara nga aktiviteti dhe raportime ne autoritetet perkatese.

BAZA LIGJORE VKM 435, dt 12/09/2002 per miratimin e normave te shkarkimeve ne ajer ne Republiken e Shqiperise

11

VKM 177, dt 31/03/2005 per normat e lejuara te shkarkimeve te lengeta dhe kriteret e zonimit te mjediseve ujore pritese.

Udhezim ne 8 dt 27/11/2007 per nivelet kufi te zhurmave ne mjediset e caktuara.

AMA RECYKLING Riciklim Alumini

ROLI YNE Monitorim i shkarkimeve te gazta, ujrat dhe niveli i zhurmes te shkaktuara nga aktiviteti dhe raportime ne autoritetet perkatese.

BAZA LIGJORE VKM 435, dt 12/09/2002 per miratimin e normave te shkarkimeve ne ajer ne Republiken e Shqiperise

VKM 177, dt 31/03/2005 per normat e lejuara te shkarkimeve te lengeta dhe kriteret e zonimit te mjediseve ujore pritese.

Udhezim ne 8 dt 27/11/2007 per nivelet kufi te zhurmave ne mjediset e caktuara.

Qëndra e Monitorimit të Mjedisit furnizon vazhdimisht klientët e saj me informacion të përditesuar mbi legjislacionin, mekanizmat dhe detyrimet që ata kanë në kuader të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit.

Një nga ligjet kryesore që vlen të përmëndet eshte ligji nr 10431 dt 09/06/2011 për mbrojtjen e mjedisit, i cili ka si qëllim mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandali -min dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vëndit.

Një tjetër ligj është edhe ligji nr 10440 dt 07/07/2011 për vlerësimin e ndikimit në mjedis, i cili ka si qëllim të siguroje një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit përmes parandalimit , minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis nga projekte të propozuara që përpara miratimit të tyre për zhvillim si dhe garantimin e një procesi të hapur vendimmarrjeje gjatë identifikimit, përshkrimit dhe vleresimit të ndikimeve negative në mjedis.

Page 12: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME

Këshillimi i subjekteve industriale

12

Ne synojmë që klientët tanë të përmiresojnë të gjithë përformancën mjedisore pa cënuar aspektin e tyre financiar . Në këtë mënyrë ndikojmë drejtë për drejtë në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme

Shqipëria është një vënd në zhvillim dhe këto 20 vitet e fundit janë ngritur një numur i konsiderueshëm kompanish industriale dhe ndërtimore. Kjo ka ndihmuar në rritjen e ekonomisë si edhe në rritjen e punësimit por nga ana tjetër etja për zhvillim ka bërë që mjedisi të mos konsiderohet aq sa duhet në pikëpamjen e zënies së territorit, shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe ndotjes. Duke u bazuar në eksperiencat e vëndeve fqinj më të zhvilluar të Europës perëndimore, Shqipëria duhet të orientojë zhvillimin e saj në drejtim të një zhvillimi të qëndrueshëm. Pra të zhvillojmë ekonominë e vëndit dhe të qytetarëve duke mos cënuar atë që është pasuria jonë e përbashkët që është mjedisi.

QMM ndihmon klientët e saj në zgjidhjen e problematikave mjedisore që ata hasin gjatë aktivitetit të tyre industrial. Përgjithësi-sht ata janë këshilluar për përmirësime të cilësisë së shkarkimeve ndotëse.QMM përdor metoda e teknika bashkore për zgjidhjen e këtyre problematikave duke u ofruar klientëve të saj zgjidhje si : impiante të trajtimit të ujrave industriale efikase dhe me kosto të ulët. Gjithashtu sugjeron metoda të thjeshta dhe të mundshme për uljen e shkarkimeve në ajër gjatë aktiviteteve industriale dhe ndërtimore. Nuk kanë munguar situata të ndërlikuara për të cilat QMM është këshilluar edhe me partnerë më të specializuar jashtë vëndit

Subjektet kanë detyrimin e trajtimit të shkarkimeve të tyre industriale. Shkarkimet e lëngëta nevojiten të trajtohen në impiantet e trajtimit të ujrave përpara daljes së tyre nga mjediset e fabrikes. Kjo rregullohet me VKM 177 për përcaktimin e normave të shkarkimeve në ujrat pritëse. Gjithashtu këto ujra duhen analizuar në menyrë periodike dhe raportohen në autoritetet lokale mjedisore. Shkarkimet në ajër mund të jenë të karaktereve të ndryshme si gaze të dale nga oxhaqet e fabrikave si rezultat i lëndëve djegëse ose të procesit teknologjik, apo si pluhura që dalin nga aktivitete ndërtimore. Për zbutjen e këtyre shkarkimeve përdoren metoda të ndryshme si filtra pastrimi dhe lagje të mjediseve të punës, kontroll periodik i makinerive etj. Përgjithësisht aktivitetet industriale monitorojnë shkarkimet e tyre në ajër në mënyre periodike ose të vazhdueshme dhe i raportojne ato. Një parameter tjetër i rëndësishëm është niveli i zhurmave që aktivitetet industriale gjenerojnë dhe shqetesimi që ato shkaktojnë në banorët e zonës. Edhe për këtë QMM shpesh këshillon klientët e saj metoda bashkohore për minimizimin e këtij ndikimi.

Page 13: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

POSEIDON shpk Impianti i trajtimit te ujrave industriale

Perfitimet

13

Kompania Poseidon shpk me aktivitet te perpunimit dhe ambalazhimit te peshkut ka realizura nje impiant te pastrimit te ujrave industriale, i cili permbush nevojat trajtuese sipas normativave qe rregullohen me VKM 177.

Nga ky investim eshte ulur ndikimi negativ i shkarkimeve ne mjedis

Roli i QMMKeshillimi fillestar per nevojen e ketij impianti solli realizimin konkret te ketij investimi. Gjithashtu kolaudimi i impiantit behet nepermjet analizave te perseritshme ne Laboratorin e QMM

COCA COLA BOTTLING ALBANIA Impianti i trajtimit te ujrave industriale

Perfitimet

Kompania me aktivitet prodhimin dhe ambalazhimit e pijeve jo alkolike ka realizura nje impiant te pastrimit te ujrave industriale, i cili permbush nevojat trajtuese sipas normativave qe rregullohen me VKM 177. Kapaciteti i ketij impianti eshte 4 here me i madh se ai i nevojshem me nje investim rreth 800 mije Euro.

Roli i QMMKeshillimi fillestar per nevojen e ketij impianti dhe analizat prane QMM per kolaudimin e tij.

COLACEM ALBANIA shpk Sistemi i filtrave ne procesin teknologjik

Perfitimet

Colacem shpk me aktivitet te prodhimit te cimentos, ka realizuar nje sistem filtrash me menge ne linjen teknologjike te prodhimit , duke kontrolluar ne kete menyre ne te gjitha pikat kritike emisionet ne ajer. Gjithashtu QMM ka ndihmuar ne implementimit e standartit ISO 14001 per menaxhimin mjedisor.

Roli i QMMKonsulemnca e perfitimit te standartit ISO 14001, dhe matjet e vazhdueshme te emisioneve te pluhurave ne ajer jane kryer nga QMM.

Nga ky investim eshte ulur ndjeshem ndikimi negativ i shkarkimeve ne mjedis. Kapaciteti filtrues i ipiantit eshte rreth 95% ; nje standart shume i larte jo vetem per Shqiperine por ne gjithe vendet e BE

Nga ky investim eshte ulur ndikimi negativ i shkarkimeve ne mjedis dhe eshte arritur nje menaxhim me i mire mjedisor.

Page 14: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Stafi ynë me një përgatitje të lartë profesionale është aseti më i rëndësishëm i kompanisë.

Njerëzit tanëBIZNESI YNE

14

Page 15: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

Ne e shikojmë suksesin e klientëve tanë të lidhur ngushtë me suksesin e kompanisë.

15

Page 16: Qëndra Monitorimit të Mjedisit Kontrolle periodike në Shqipëri · QMM kryen monitorimin e shkarkimeve t l ng ta t dala nga impiantet e shkarkimit t ujrave industriale t k saj

ADRESA

Rruga Mujo UlqinakuNjësia nr. 10, P. TeknoprojektTiranë, Shqipëri

KONTAKTET

tel: +355 44806051fax: +355 44806051cel: +355 694050210

[email protected]