Punim seminarik postë telekomi i kosovës

37
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI Punim seminarik Lënda : Mësimi praktik Tema : Postë telekomi i Kosovës Studenti: Mësimdhënësi/ja Shpejtim Rudi Prof..mr.sci.Venera Kelmendi

Transcript of Punim seminarik postë telekomi i kosovës

UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJËFAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT

DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI

Punim seminarik

Lënda : Mësimi praktik

Tema : Postë telekomi i Kosovës

Studenti: Mësimdhënësi/jaShpejtim Rudi Prof..mr.sci.Venera Kelmendi

30.03. 2014

Përmbajtja

HyrjeHistorikuAvancimet e Post telekomit te KosovesMisioni dhe VisioniNjesite postareNjësit qëndroreQkkNjësit operacionaleNjësia e telefonisë (“Vala 900”) Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”) Përbërja e postës së Kosovës Shërbimet postare të KosovësShërbimet universale postare Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese PërmbajtjaLetra e thjeshtë Pako e vogël ShtypshkrimetSekogrametThasët “M”Letra “R”ReklamacionetRETUOR” “CN-15”Letrat postare me vlerë të deklaruar ne P.N. Ambalazhimi i Dërgesave (letrat) postare me vlerë të deklaruar Tarifat postare per letrat me vlerë ne qarkullimin nderkombtare Dërgesat postare Exspres Lajmerim marrja ,,AR” Post Restante Shërbimet Financiare Jo-Bankare Llojet e pagesave Swot AnalizaStudim rastiPërfundimiLiteratura

Hyrje

Si fjalë e parë dua të them se në ketë punim jam munduar qe te shprehi

përshtypjet,përvojën si dhe njohuritë qe kam fituar gjate praktikes qe e kam kryer

ne PTK Sh.A. përfaqësia në Gjakovë.

Meqense jam duke u afruar drejt përfundimit të studimeve bachelor që do te me

karakterizojnë me vlera te reja dhe do te vlersohem me thirrjen Ekonomist i

diplomuar, detyrë e imja është që krahas mësimit teorik te zhvilloj njohuri edhe

praktike në lidhje me terë atë ç’farë kemi mesuar e diskutuar pothuaj këto tri vite

me radhë.

Në këtë punim është paraqitur tema “PTK’’ si dhe periudha kohore gjatë mbjatjes

së praktikës në PTK e cila filloi nga data 10.03.2014 deri më 28.03.2014. Në

vazhdim të temës kam paraqitur themelimin e PTK-së se si nisi të funksionoj

PTK, cilat ishin pasojat në fillim të vitit 1990, dhe shënime tjera.

.

Nuk duhet harruar edhe punën e palodhshme të të gjith kolektivit në PTK, që

asniher nuk ngurruan që të në japin përgjigjje në pytjet e paraqitura nga unë. Unë

si student për periudhen sa kam qëndruar ne PTK përfaqësia në Gjakovë

falenderoj gjithë zyrtarët për përkrahjen vullnetin dhe komplimentet e tyre që i

shprehen ndaj meje duke me qmuar si burim shum i vlefshem njerezor.

Dhe puna praktike në PTK natyrisht se ishte një ndjenjë e veqant si për mua

ashtu edhe për kolegët e mi. Gjatë kësaj kohe sa kamë qëndruar ne PTK, kamë

mësuar gjithçka lidhur me punën se si zhvillohet në PTK,cilat janë produktet

shërbimet dhe funksionet e Post Telekomit të Kosovës.

Historiku

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës sh.a. ("Kompania") është një shoqëri

aksionare e korporatizuar në Republikën e Kosovës. Selia kryesore e kompanisë

është e vendosur në Dardani,Prishtinë, Republika e Kosovës.

Aktivitetet e biznesit të kompanisë përbëjnë ofrimin e shërbimeve të

telekomunikimit, të telefonisë mobile dhe fikse, shërbimeve postare dhe

shërbimeve të internetit.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. me 21 dhjetor 2014 shënon 55

vjetorin e themelimit.

Posta e Kosoves,në bashkesi me Telefonin dhe Telegrafin e Kosoves,u themelua si ndërmarrje në fund të vitit 1959 pra me 21 dhjetor 1959Ndërsa, nga data 13.09.1990 të gjithë punëtorët shqiptarë dhe minoritetet tjera, që nuk u pajtuan me politikën e regjimit të atëhershëm, ishin larguar nga puna me dhunë.

Gjatë luftës, të gjitha zyrat ishin demoluar dhe disa prej tyre ishin shkatërruar, ndërsa pasuria e PTK-së ishte vjedhur. Pas përfundimit të luftës, grupet negociuese të PTK-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, ua mundësuan punëtorëve rikthimin e ligjshëm në vendet e tyre të punës. Atëbotë, Shërbimet Postare ishin të pamundshme, ndërsa Telefonia dhe Telegrafia e Kosovës, pothuaj nuk funksiononte fare, sidomos lidhjet ndërkombëtare.Pas një pune 8 vjeqare, PTK-ja ishte organizuar në tri njësi biznesi: Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe operatori i telefonisë mobile Vala. Të tri njësitë e biznesit të PTK-së janë të licencuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës. Me 29 qershor të vitit 2005, PTK-ja është shndërruar në shoqëri aksionare, me emrin e ri PTK Sh.A.Pastaj:

Në qershorin e vitit 2005,Posta e Kosoves siguroi Kodin dhe numrin Ndërkombëtar Postar për të gjitha zyrat postare të kosoves,qe perpos njohjes nderkombetare te ketij subjekti afarist eshte edhe nje avancim ne kryerjen e sherbimeve postare ne Posten e Kosoves.

Shtyllat kryesore te Kosoves jane Filatelia,Posta vendore,Nderkombetare dhe Qendra Tranzite Postare-si vend per pranimin,perpunimin dhe shperndarjen e te gjitha dergesave postare etj.

Avancimet e Post telekomit te Kosoves

Posta e Kosovës gjithashtu ka avancuar shërbimet e saj përmes automatizimit të sporteleve, në të cilat ofrohen produktet e të gjitha njësive të biznesit si Posta se Kosovës, Telekomi të Kosovës, telefonisë mobile Vala.

Kapitali i regjistruar i vartësit të zotëruar në tërësi është 250 milion Euro, dhe aksionet e vartësit janë emetuar në këmbim për asetet e caktuara neto të kontribuara nga PTK Holding. Duke pasur parasysh efektin praktik të transformimit dhe korporatizimit, Administrata Tatimore ka aprovuar procesin ristrukturues të ndërmarrjes PTK-së si një “riorganizim” për qëllime të Nenit 24.1. të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/51 “Mbi tatimin në të ardhurat e korporatave’. Kurse më 13 qershor 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për

Ndërmarrjet Publike (ligji Nr.03/L-087), dhe në bazë të dispozitave të nenit 3 të

këtij ligji, ndërmarrjet qendrore në pronësi publike, duke përfshirë PTK sh.a., janë

deklaruar si pasuri e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe

Financave ka të drejtën ekskluzive për të ushtruar të drejtat e aksionarëve mbi

Ndërmarrjet Publike.

Më 13 tetor 2009, Qeveria ka nxjerrë vendimin për shkrirjen e këtyre dy

kompanive, PTK Holding dhe PTK Sh.A., në Postë Telekomunikacionin e

Kosovës Sh.A. ("Kompania") me kapital të regjistruar prej 5.000.000 Euro, i

përbërë nga pesë milionë aksione të zakonshme me vlerë nominale prej 1 euro

për aksion. Të gjitha aksionet janë lëshuar në emër të Republikës së Kosovës.

Misioni dhe Visioni

PTK Sh. A. si Shoqëri Aksionare ka një vizion dhe një mision shumë të qartë për

të ardhmen. *k

Misioni i PTK-së është "Të jetë gjithmonë prijëse në ofrimin e shërbimeve

superiore të komunikimit, që ua përmirësojnë jetën të gjithë kosovarëve, përmes

pasionit të njerëzve tanë dhe përmes përdorimit të teknologjisë më

bashkëkohore të sprovuar.

" Vizioni i PTK-së është "Të jetë forcë shtytëse në rritjen e prosperitetit të kombit

dhe pasurimit të jetës së të gjithë kosovarëve".

Njesite postare

Njësit qëndrore

-Zyra e Drejtorit Menaxhues

- Zyra për Komunikim me Korporatën

- Shërbimet Mbështetëse

- Drejtoria për Çështje të Korporatës

- Departamenti i Financave

- Departamenti i Burimeve Njerëzore

- Zyra për Auditim të Brendshëm

- Departamenti i Teknologjisë Informative (TI-së)

- Departamenti i Prokurimit

Te gjitha keto konsiderohen Njesi bazë dhe mbeshtetese pa te cilat nuk mund te

funksionojë dhe te realizojë strategjitë e saj PTK .

Koment i imi

Departamenti i Burimeve Njerëzore- kryen të gjitha punet administrative.

Njësiti i burimeve njerzore praktikisht perfshine: administraten, pastaj punet tjera

te ketij departamenti jane protokoli, libri inter, sigurimi shendetsor i puntorve,

sigurimin i punëtorëve dhe, pushimet vjetore, pushimet mjeksore si dhe pushimet

tjera, evidenca e ardhjes ne punë si dhe kohezgjatja e pushimit si dhe qdo

nevoje apo kerkes duhet të orientohet ne departamentin e burimeve njerëzore.

Qkk

Në Qkk trajtohen problemet e konsumatorëve si:

Modifikimi

Transferimi

Kyqja

Rikyqja

Demontim per borgj

Ndërrimi numrit paraprak

Transferimi i kyqjes telefonike

Ndryshimi I sherbimeve te telekomit

Ankesat

Njësit operacionale

Njësia e telefonisë (“Vala 900”)

Vala 900 është njësia operuese e telefonisë mobile GSM dhe aktualisht është

njëri nga dy rrjetet e licencuara dhe ofrues i shërbimeve të telefonisë mobile në

Kosovë. Ndërmarrja e PTK-së në vitin 2000 arriti një marrëveshje me“Monaco

Telecom International” (“MTI”) për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile në

Kosovë ku kjo marrëveshje i jep të drejtë PTK-së të përdorë kodin internacional

të MTI-së, i cili i mundëson rrjetit mobil të PTK-së lidhje me rrjetet

ndërkombëtare. Si element i kësaj marrëveshjeje, PTK-ja i kompenson MTI-së

një pjesë te të hyrave dhe pagesë të disa shpenzimeve të trafikut ndërkombëtar.

Gjatë vitit 2006, kontrata ndërmjet MTI dhe PTK SH.A. ishte rinegociuar dhe

ndryshuar. Kontrata e re kornizë përfshin përdorimin e kodit të thirrjeve të

Monaco International, trafikun ndërkombëtar, roaming dhe transferimin njohurive

teknike, e cila marreveshje hyn ne fuqi 1 Janar 2010. Përveç kësaj, kontrata

kornizë përfshinte edhe dispozitën për shkëputjen e kontratës nëse Kosova e

siguron merr kodin e vet ndërkombëtar të thirrjeve.

Poashtu në Maj të vitit 2009, kontrata ndërmjet MTI dhe PTK Sh.a. ishte ri-

negociuar dhe ndryshuar. Aneksi i kontratës e re kornizë përfshin përdorimin e

kodit të thirrjeve të Monako Internacional, trafikun ndërkombëtar, roaming dhe

transferimin njohurive teknike, e cila ka hyr ne fuqi nga 1 Janari 2010.

Përveç kësaj, Aneksi i kontratës se re kornizë përfshin edhe dispozitën për

shkëputjen e kontratës nëse Kosova e siguron merr kodin e vet ndërkombëtar të

thirrjeve si dhe zvogëlim te tarifave për kodin.

Sherbimet e valaes janë pro-paid-mbushjet elektronike, postpaid-pagesat me

parapagim, transferimi I kredisë.

produktet e vales janë webs sms- gps, konfigurimi automatik.

Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”)

Njësia e Telefonisë Fikse është i vetmi ofrues i licencuar i shërbimeve të

telefonisë fikse për konsumatorët individual dhe të biznesit në territorin e

Kosovës. Njësia e telefonisë fikse gjithashtu ka ofruar shërbime të internetit që

nga viti 2001, dhe ajo sot është një nga tre operatorët e autorizuar nga ART-ja,

që ofrojnë shërbime të internetit në Kosovë.

Përbërja e postës së Kosovës

Posta e Kosovës përbehet nga : 1Posta vendore;2 Posta ndërkombetare;3 Filatelia dhe 4 Qendra Tranzite Postare-QTP si njesi biznesi ne kuadrin e vet

Shërbimet postare të KosovësShërbimet universale postare

Sherbimet universale postare janë veprimtari bazë dhe më e vjetër e Postes se Kosoves.

Sherbimet postare universale përfshijnë pranimin,sortimin,transportimin dhe dërgimin e dërgesave postare dhe atë të leterdërgesave deri në 2 kg si dhe të kolive (pakove) postare deri më 31,5 kg.

Në vijim janë kodet kryesore postare:

o Prishtina 10000o Prizreni 20000o Peja 30000o Mitrovica 40000o Gjakova 50000o Gjilani 60000o Ferizaji 70000

Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese

Përmbajtja:

Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese

Përmbajtja:

Letra e thjeshtë Dimezionet dhe pesha Pako e vogël Shtypshkrimet Sekogramet Thaset ,,M” Letra ,,R” Reklamacionet

Post Restante Dergesat postare per dorezim tek marresi Kërkesa per kthim Kerkesa per nderrim te adreses CN 17 Kolite e thjeshta

Kolite me vlere te deklaruar

CN23 CN71 CP04 Koli e thjeshtë Koli Kaba Koli e thyeshme

CN 08 CN15 Letrat me vlerë Letrat ,,Express” Lajmerimmarrja ,,AR” CN 07

Letra e thjeshtë

Letra e thjeshtë – është dërgesë e shkruar në mbështjellës të mbyllur në të cilën nuk është deklaruar vlera. Një letër e tillë mund të përmbajë komunikat shkrimi, mall dhe sende të tjera. Me letër të thjeshtë nënkuptohet ajo letër e cila nuk i plotëson kushtet e letrës së standardizuar(20gr), ku pesha e saj nuk është më e madhe se 2kg.

Dimenzionet dhe pesha

Pesha maksimale e saj mund të jetë 2 kg. Përmasat e letrës  në formë këndrejt janë : gjatësia + gjerësisa+ lartësia  , jo > 900 mm                              asnjëra perj brinjeve nuk mund të jetë më e madhe se 600 mm

Dimensionet minimale duhet të jen 90 x 140 mm, me një tolerancë 2mm.

Letra e thjeshtë

Pako e vogël

Pako e vogël është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për qëllime biznesi. Për pakot e vogla që dërgohen jashtë Kosovës e që përmbajnë sende të ndryshme për doganim është e domosdoshme ti nënshtrohen kontrollit doganor.

Mbi pako duhet të ngjitet pasi të plotësohet etiketa “ CN- 22” që është e barabartë me deklaratën doganore.

Formulari CN 22

Pako e vogël

Shtypshkrimet

Shtypshkrime janë të gjitha dërgesat postare që përmbajnë prodhime të nxjerra mbi letër ose mbi lëndë të tjera që përdoren zakonisht nga shtypshkronjat me anën e një mjeti mekanografie apo fotografik, nëpërmjet një klisheje apo negativi siç janë gazetat dhe revistat, librat broshurat e ndryshme, partiturat e muzikës, kartë vizitat, kartolina të ilustruara, provat e të shtypurave, gravurat, fotografitë dhe albumet fotografike, vizatimet, planet, hartat gjeografike, katalogë etj. Si shtypshkrime konsiderohen edhe dorëshkrimet e veprave letrare apo të gazetave të shkruara me dorë.

Sekogramet

Sekogramet janë dërgesa të shtypura me reliev që përdoren nga të verbrit. Ato duhet të ambalazhohen në mënyrë të tillë që të mbrohet mirë përmbajtja e tyre, por edhe të mos pengohet një verifikim i lehtë dhe i shpejtë i përmbajtjes së tyre.

Sekogramet mund të pranohen me peshë deri në 7 kg dhe janë të përjashtuar nga tarifat e shërbimit, përveç nëse nga dërguesi kërkohet ndonjë shërbim i veçantë.

Thasët”M”

Thasët special “M” janë dërgesa të postës së letrave, që përmbajnë gazeta, shkrime periodike, libra e sende të tjera të shtypura që dërgohen nga i njëjti dërgues për të njëjtin marrës dhe në të njëjtin destinacion.

Kufiri maksimal i peshës për pranimin e thasëve “M” është deri në 31.5 kg.

Ambalazhimi bëhet në thasë të veçantë sipas rekomandimeve që punonjësit e zyrave të postës pranuese u japin dërguesve dhe shfrytëzuesve të këtij shërbimi.

Çdo thes “M” trajtohet si një dërgesë i vetëm, pavarësisht se brenda tij ka shumë pako me shtypshkrime. Në çdo pako të futur në thes “M”, detyrimisht duhet të jetë shkruar adresa e marrësit. veçantë sipas rekomandimeve që punonjësit e zyrave të postës pranuese u japin dërguesve dhe shfrytëzuesve të këtij shërbimi.

Thasët”M” Çdo thes “M” duhet te pajiset me një etiketë që përgatitet nga dërguesi, në

të cilën shënohet adresa e saktë e marrësit. Kjo etiketë duhet të jetë prej materiali të fortë dhe të qëndrueshëm, material plastik, ose prej letre të ngjitur mbi një karton të fortë dhe e pajisur me një syth. Dimensionet e kësaj etikete nuk duhet të jenë më të vogla se 70 x 100mm. Kjo etikete lidhet në grykë të çdo thesi.

Letra ,,R”

Janë dërgesa postare për te cilat posta ,me rastin e pranimit te tyre dërguesit i lëshon vërtetimin mbi pranimin e dërgesës, ndërsa nga marrësi vërtetohet pranim i dërgesës.

Me marrjen e dërgesës postare të porositur nga dërguesi, pranuesi i zyrës postare është i detyruar ti japë dërguesit një dëftesë pranimi formular ,,P- 1”, me të cilin vërtetohet pranimi i dërgesës postare nga pranuesi i zyrës së postës.

Formulari “P-1”

Numrin serik, Numrin e dërgesës postare, Kategorinë e dërgesës, Datën e pranimit të dërgesës postare, Shërbimet e veçanta që realizon posta, Peshën e dërgesës postare në gr/kg, Tarifat e shërbimit të paguara nga dërguesi, Emri mbiemri i dërguesit, Emri dhe mbiemri i marrësit dhe vendi i arritjes. Emri e mbiemri dhe nënshkrimi i pranuesit të punëtorit të postës dhe vulën

datare të zyrës të postës pranuese. Dëftesa e pranimit formulari ,,P-1” plotësohet në dy kopje:

Kopja e parë i jepet dërguesit. Kopja e dytë mbetet e pa shkëputur nga blloku.

Reklamacionet

Çdo dërgesë postare e pranuar në zyrat postare, me kërkesën e dërguesit përbën objekt reklamimi. Reklamacionet pranohen për çdo dërgesë postare të pranuar brenda 6 muajve duke filluar nga dita e nesërme e pranimit të dërgesës postare kur është pranuar për tu dorëzuar në shërbimin ndërkombëtar. Çdo zyrë e postës është e detyruar të pranojë reklamimin e dërgesave postare të pranuara në zyrën e sajë dhe në zyrat e tjera të postës.

Punonjësi i zyrës së postës, përgjegjës për trajtimin e reklamacioneve, plotëson kërkesat e parashikuara në formularin “ CN-08” për dërgesat postare të reklamuara për jashtë Kosovës .

Pas plotësimit të formularëve i regjistron ata në librin e reklamacioneve të dërguara formulari “CP-17” dhe i dërgon si dërgesa postare të porositura.

Formulari CN 08

RETUOR” “CN-15”

Dërgesat e pa dorëzuara për të cilat nuk bëhen më tentativa për t’iu dorëzuar marrësit, duhet kthyer në zyrën e postës të origjinës për t’iu dorëzuar dërguesit. Dërgesat postare të kthyera në origjinë u ngjitet një etiketë ,,RETURN” “CN-15”, ku plotësohet njëra nga rubrikat që përmban etiketa, për ti sqaruar dërguesit pse nuk është dorëzuar dërgesa postare.

Letrat postare me vlerë të deklaruar ne P.N.

Dërgesat (letrat) postare me vlerë të deklaruar pranohen me kërkesën e dërguesit duke deklaruar vlerën e përmbajtjes së tij. Për shërbimin ndërkombëtar deklarimi i vlerës behët në Euro dhe DTS (Droits de Tirage Speciaux- e Drejta e Tërheqjes Speciale). Konvertimi i vlerës në DTS bëhet nga punonjësit e postës sipas kursit të këmbimit ditorë. Vlera e deklaruar shënohet nga dërguesi mbi adresën e marrësit me shkrim dhe me shifra.

Ambalazhimi i Dërgesave (letrat) postare me vlerë të deklaruar

Zarfi apo ambalazhi i dërgesës postare me vlerë të deklaruar duhet të jetë i përshtatshëm, që të sigurojë përmbajtjen, nga dëmtimet e mundshme gjatë transportit dhe përpunimit

Pesha dhe dimensionet e dërgesës me vlerë duhet t’iu përshtaten dimensioneve standarde te letrave .

Është e ndaluar të përdoren zarfe ose ambalazhe krejtësisht të tejdukshme ose me dritare. Punëtori i postës duhet t’iu rekomandojë dërguesve që ambalazhimi i dërgesave postare me vlerë të deklaruar të bëhet me një ambalazh të brendshme më të fortë se letra

Ambalazhimi vazhdim

Letra me vlerë duhet të sigurohet me etiketat vetëngjitëse siguruese postare,të cilat duhet te jene te përforcuara dhe te kenë Logon e Postes se Kosovës.

Ato mund te lidhen edhe ne kryq me spango dy skajet e se cilës pasi lidhen mirë ngjiten mbi vetë ambalazhin me dyllë të kuq dhe vulosen me një vulë të veçantë të dërguesit. Shenjat e kësaj vule të veçantë, vendosen me ngjyrë tamponi edhe mbi ambalazhin e dërgesës postare në anën e shkrimit të adresës së marrësit nga ana e majtë, si shenjë mbrojtëse e vulës së dërguesit.

Ambalazhimi vazhdim

Dërgesat postare me vlerë të deklaruar pajisen me shkronjën ,,V “ që përmban emrin e zyrës pranuese dhe numrin e dërgesës postare me vlerë të deklaruar,ose me një etiketë shërbimi ku shkruhet dukshëm “VALEUR DECLAREE” për jashtë Kosovës .

Kjo etikete “V” dhe pesha e saktë në gram vendosen në anën e sipërme majtas të faqes së adresës së marrësit.

Adresa e saktë dhe pa korrigjime e marrësit dhe e dërguesit të dërgesës postare me vlerë të deklaruar janë kusht i domosdoshëm.

V PRISHTINË 1

V PRISHTINË 1 VV 00 000 460 7 KS

Tarifat postare per letrat me vlerë ne qarkullimin nderkombtare

Per cdo leter me vlere te pranuar ne sportel per sherbimin nderkombtare perveq tarifes se marre bazë do t’i mirren edhe 2 € per sherbimet manipulative . Poashtu sipas shumes së vleres se deklaruar per cdo 65 SDR pjesë do të mirren 0.50 € .

Shuma maksimale qe mund te dergohet ne nje leter me vlere eshte 1500 Euro

Dërgesat postare Exspres

Dërgesat postare Express pranohen nga zyrat postare për të gjitha ato vende dhe zyrat ë postës që pranojnë kryerjen e këtij shërbimi. Këto dërgesa postare,përveç tarifave të pranimit për peshe dhe zonën e destinimit iu merret edhe një tarifë shtesë prej 4€ për shërbim exspress nderkombtare të miratuar.

Dërgesat postare Express janë dërgesa të postës së letrave që trajtohen me përparësi kundrejt dërgesave të tjera postare. Asnjë ambalazhim i veçantë nuk kërkohet për dërgesat postare Express.

Me kërkesë të dërguesit, në momentin e pranimit në sportelet e zyrave të postës, çdo dërgese postare mund të kërkohet dorëzimi i tij me të arritur në zyrën postare të destinacionit për një kohë sa më të shkurtër.

Të gjitha dërgesat postare që kërkohen të trajtohet me shërbim Express i ngjitet një etikete me ngjyre të kuqe te çelët, ku është shënuar pastër fjala “Express”. Ne mungese te një etikete apo shenjave te vulës, fjala “Express” duhet te shkruhet me shkronja te mëdha shume te theksuara ne ngjyre te kuqe. Etiketat “Express” gjithnjë vendosen në anën e majtë të shënimit të adresës së marrësit.

Po ashtu letrave Express duhet t’iu ngjitet edhe bar kodi trembëdhjeta shifror

PRISHTINË 1LX 000004600 KS

Vërejtje; Administratat te cilat ne i shfrytezojne bar-kodin mund t’i perdorin etiketat ngjitese si në shembullin e larteparaqitur

Lajmerim marrja ,,AR”

Objektet për te cilat dërguesi kërkon një lajmërim marrje do te përmbajnë te shtypura dhe te theksuara, ne anën e adresës, germat A.R. Objektet e përmendura duhet te shoqërohen nga një formular CN 07 me te ngjyre te kuqe te çelur dhe me fortësinë e një karte postare. Formulari CN 07 do te përmbaje ne shkronja te shtypura dhe te theksuara germat A.R..

Pagesa

Shërbimi për dërgesat me lajmërim marrje ,,AR”përveç taksave normale për peshe dhe zone te destinimit do ti merren edhe 2.50 €. Per sherbime manipulative

Letra ,,AR”

Formulari CN 07

Post Restante

Dërgesat postare për këtë shërbim të veçantë duhet të kenë të shënuar në anën e përparme dhe me shkronja të dukshme shënimin “Poste Restante” kur është për jashtë Kosovës.

Poshtë këtij shënimi duhet të vendoset edhe emri i zyrës së postës ku do të mbahet dërgese postare. Ky shënim vihet poshtë emrit të marrësit dhe zëvendëson adresën e tij.

Shërbimi për dërgesat ,,Post Restante”perveq taksave normale për peshe dhe zone te destinimit do ti merren edhe taksa prej 0.60 € për këtë shërbim

Dërgesa postare me shënimin ,,Poste Restante” ruhet në zyrën e postës së destinacionit për një afat kohor prej një muaji nga data e arritjes dhe vërtetohen me vulë datare në pjesën e prapme të dërgesës.

Shërbimet Financiare Jo-Bankare

Posta e Kosovës Sh.A. është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo Bankar (IFJB), çka i mundësohet Postes se Kosoves që të kryej shërbime financiare jo-bankare. 

Shërbimet financiare jo-bankare përfshijnë pagesat e ndryshme të cilat  qytetarët e Kosovës do të kenë mundësin ti kryejnë në zyrat tona postare duke filluar me te gjitha pagesat qe kanë të bëjnë me grumbullimin e të hyrave buxhetore e që grupohen në kategoritë e pagesave  UNIREF, ku përfshihen:

Pagesa e tatimeve dhe kontributeve për ATK, Pagesa e Tatimit në Pronë, në të gjitha komunat, Pagesa e dënimeve në trafik, Te gjitha pagesat e studenteve të Universiteteve Publike (semestër,

provime, konvikt, menzë, bibliotekë), Te gjitha pagesat e taksave gjyqësore, Pagesat për licenca te ndryshme të institucioneve të shtetit, Pagesat për dokumente personale, Pagesat e regjistrimit të automjeteve dhe shërbime të tjera.

Po ashtu  qytetarët në zyrat postare  mund te kryejnë edhe pagesat e grupit kos-giro siç janë:

•    Pagesa e faturave të ujit të pijshëm me KUR-Prishtina•    Pagesa e polisave të sigurimit të automjeteve me të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë•    Pagesa e kartonit të verdhë për të gjitha kompanitë e sigurimeve

http://www.postaekosoves.net

Llojet e pagesave

1. Me transfer- për me xhirollogarise dhut te ket nr.fiskal, nr.xhirollogarisë,

nr.bankës.

2. Me kesh-para te gatshme duhet te këtë kuponin fiskal

Se cila faktur duhet te arsyetohet dhe identifikohet ne kodin përkates

pastaj të nenshkruhet nga menaxheri si dhe forma e pagesave secila

faktur regjistrohet ne librin e fakturave dalëse.

Se cila faktur duhet te ket vleren prej 1-100€ nese e kalon shumen mbi

100€ duhet te behet kerkes e veqant, sepse kalon shume mbi 100€ pastaj

faktura protokolohet, fotokopjohet dhe ruhet ne arkiv.

Swot Analiza

Studim rasti

PTK-ja një "success story" në Kosovë

PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimpruese në Rajon.Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%.Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë (145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating marging nga rreth 34%.PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption,keqmanagement, vjedhje dhe keqperdorim.

Përparsit:

Ka numër më të madh të

konsumatorve në krahasim me

operatorët tjer

Është aksionar shteti

Mbulueshmeria mbi 95% të

vendit

Dobësit:

Reagim i ngadalshmëm

Resurset njerzore të vjetruara

Menaxhim jo i duhur

Mundesit

Tregu rajonal

Rritje ma të madhe të

palasmanit në treg

Rritje më të madhe të

shërbimeve

Kontratat vendore e

nderkombetare

Kërcënimet

Konkurenca nga operatoret e

tjer.

Jo efektshmeria

Jo planifikimi në kohë

Studim rasti

PTK-ja një "success story" në Kosovë

PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimpruese në Rajon.Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%.Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë (145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating marging nga rreth 34%.PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption,keqmanagement, vjedhje dhe keqperdorim.

Përfundimi

Në mënyrë të përmbledhur dua të them se në këtë punim jam munduar që në

pika sa më te shkurta të paraqes punen praktike të kryer në PTK përfaqësia në

Gjakovë si dhe njohurit e fituara nga puna praktike .

Gjatë mësimeve praktike kam vërejtur se puna aty kryhet me pergjegjesi te

madhe e njëherit kërkon profesionalizëm dhe angazhim të lartë..

Me kryerjen e punes praktike kam arritur te fitoj njohuri te mira te cilat ne teori

ishin te leta por ne praktik kerkojne pergjedhsi te madhe.

Me kryerjen e kësaj pune praktike shpresoj se kam arritur të krijoj një bazë solide

të njohurive që do të ma mundësojnë përgatitjen e mëtutjeshme,dhe për fund

dua të them se ndihem shum i lumtur për faktin qe kam pasur fatin dhe

mundësinë qe te ndjeke praktiken ne njërën nga organizatat me profitabile ne

Kosovë siq është Postë telekomi i Kosovës - PTK.

Literatura

Ligjeratat e Burimeve Njerëzore udhëheqese Vëmendja ime Njohuritë e mija Dokumentet postare http://www.postaekosoves.net Punoi: Shpejtim Rudi UP”Haxhi Zeka”-Pejë Drejtimi ADMINISTRIM BIZNESI

Faleminderit