Binaze Jashari Punimi Seminarik

28
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ Departamenti : Menaxhment Industrial Punim Seminarik Lënda : Praktikë Tema : Praktika në kompaninë ͈Sharrcem " Prof: Studentët: Mr.sc. Binaze Jashari Florina Palloshi Antigona Vishi 1

description

punim seminarik

Transcript of Binaze Jashari Punimi Seminarik

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ

Departamenti : Menaxhment Industrial

Punim Seminarik

Lënda : Praktikë

Tema : Praktika në kompaninë ͈Sharrcem "

Prof: Studentët:

Mr.sc. Binaze Jashari Florina Palloshi

Antigona Vishi

Blerta Vogliqi

Mentor Dushkaja

Mirlinda Murseli

Ferizaj 2016

1

Përmbajtja:

1. Hyrje (të dhëna gjenerale rreth Sharrcemit - Historikun)........................................4

2. Struktura Organizative e Sharrcemit (Organogrami) ..............................................5

3. Paraqitja skematike e procesit teknologjik ............................................................6

4. Procesi Teknologjik................................................................................................7

a. Minjerat..............................................................................................................7

b. Përgatitja e miellit të lëndes (Raë Meal Preparation) ...........................................8

c. Linja e Klinkerit...................................................................................................10

d. Bluarja...............................................................................................................12

e. Paketimi............................................................................................................13

5. Sistemi menaxhues i Sharrcemit - Cosëin .............................................................14

a. Sistemi menaxhues i prodhimit .........................................................................14

b.Sistemi menaxhues i mirëmbajtjes .....................................................................15

c. sistemi menaxhues I sigurisë në punë ................................................................16

6. KPI (Key Performance Indicator) - Treguesit e Performances ...............................17

a. Raporti ditor, mujor e vjetor i harxhimeve të lëndeve si additiva.........................17

b. Raporti ditor, mujor e vjetor i konsumit të energjisë elektrike.............................18

c. Raportin I hyrjeve të materialeve për proses teknologjik & teknik ..................... 19

d. Raporti prodhimit të Mergeles, Miellit të lëndës, Klinkerit dhe cimentos ............20

2

Qëllimi i praktikës

Njohja me programet prodhuese dhe asortimentin e prodhimit

Njohja me teknologjinë dhe përgatitjen e punëve( planeve dhe programeve punuese)

Njohja me proceseve teknologjike

Njohja me stabiliminetin e makinave

Njohja me njesine e formimit të prodhimit

Njohja me procesin e prodhimit etj.

3

1.Hyrje

Sharrcem është themeluar në vitin 1936 I përbërë nga një furrë vertikale më kapacitet prodhimi prej 4415 ton në vit. Sharrcem është përvetsuar nga kompania Titan Group ne vitin 2010 përmes procesit të privatizimit në Kosovë. është kompani e vetme e cimentos në vend që gjendet në kufi me Maqedoninë. Në vitin 2010 Sharrcem u bë anetar I Titan Group dhe vazhdon te jetë furnizues kryesor I cimentos ne Kosovë.

Historiku:

Në vitin 1936 Sharrcemi themelohet

Në vitin 1972 Avancimi I parë i fabrikës më një furrë rrotulluese dhe ftohes satelit, kapaciteti rritet në 180 mije ton në vit.

Në vitin 1980 bëhet një investim i ri për rritje të mëtejme të kapacitetit të furres rrotulluese.

Në vitin 2000 Sharrcemi përfshihet në planin shtetëror të privatizimit dhe fillon një faze qiradhenje prej 10 vitesh.

Në vitin 2010 Titan Group merr Sharrcemin dhe lanson një program ambicioz modernizimi për plotesiin e standardeve nderkombetare në cilesi tekonlogjike dhe mbrojtje mjedisi.

Në vitin 2012 Sharrcem përmbyllë fazen e parë të avancimit teknologjik dhe përmireson efikasitetin e vet dhe ndikimin mjedisor. Fabrika certifikohet për here te pare për:

1. Cilësi ISO 9001 dhe zbaton sistemin e menaxhimit të CO2

2. Mjedis ISO 14001

3. Siguri ISO 18001

Fig.1. Objekti i sharrcemit

4

5

6

4. Procesi Teknologjik I Sharrcemit

a.Minjerat

Njëra nga lëndët e para që përdoret për përpunimin e Miellit të lëndes në Sharcem është Mergela që përbën 85-90 % të receptures së miellit të lëndes.

Kjo lëndë e parë nxirret nga minjera e Sharrcemit që gjëndet afer Fabrikes së çimentos në Han të Elezit.

Çdo vit eksploatohen afro 600.000 ton/vit për nevoja operuese.

Çdo vit Sharrcem restauron 3-4 hektar tokë të ninjeres së vjeter të shpenzuar duke mbushur dhe nivelizuar këto siperfaqe si dhe duke mbjellur drunje më qellim të kthimit të kësaj zone në gjendje normale.

Fig.2. minierat

7

b. Përgatitja e miellit te lendes

• Procesi i pregatitjes së miellit të lëndes bëhet nga Laboratori I Sharrcemit në mënyrë Online që dmth receptura e përzirjes së materialve të paperpunuar dhe kontrollimi I kualitetit bëhet nga Laboratori cdo orë duke monitoruar dhe kontrolluar të gjitha përparsit kimik te miellit.

Materiali ne hyrje te terses mekanike

Fig.3. Përgatitja e miellit te lendes

8

• Receptura gjenerale e miellit të lëndes sillet afersisht : 90 % Mergele, 6% Limestone, 3% Zgjurë dhe 1% Pirit ku perzierja dhe transporti i ketyre materialeve bëhet nëpermjet shiritave transportues deri në hyrje të Terses Mekanike (aty ku bëhet tharja dhe largimi I lagështisë) e më pasë materiali i terur futet në Mullirin më sfera ku materiali i bluar nëpërmjet një elevatori transferohet tek Seperatori i lëndes. E më pas materiali me finesen e duhur transferohet nëpërmjet një transporteri të lartë në Sillos të Homogjenes ndërsa ai material që nuk është bluar mirë kthehet në mulli për ri-përpunim.

• Sa i përket procesit teknologjik ajo operohet nga dhoma komanduese (nga operatorët) që në mënyrë strikte i monitorojnë dhe intervenojnë në raste të caktuara gjatë procesit.

• Operatorët kontrollojnë / monitorojnë:

a. Kapacitetin

b. Ballancojnë temperaturat

c. Harxhimin specifik

d. Shpejtesinë

e. Presionet e ndryshme

Materiali ne hyrje te Mullirit te Lendes

Fig.4. mulliri I lendes

c. Vija e Klinkerit

9

Procesi më i rëndësishëm dhe komplex I procesit teknologjik në Sharrcem është ai i Vijes së Klinkerit aty ku edhe mielli I lëndës shëndrrohet në Klinker nëpermjet temperaturave shumë të larta deri në 1500 º C.

Ky proces përbëhet nga Silloset e Homogjenes, Pranxemsi , Furra dhe Ftohësi I Klinkeri

Fig.5. Furra dhe ftohesi I klikerit

10

Së pari nga Silloset e Homogjenes pompohen nëpermjet dy fuler-pompave materiali bazë (Mielli I lëndes) në hyrje të Paraxemsit ku aty materiali ndeshet me temperatura të larta mbi 400ºC dhe nëpërmjet cikloneve ai pregatitet dhe nxehet deri në 800ºC në hyrje të furrës nga hyrja deri në dalje të furrës materiali kalon në disa procese termo-kimike ku në fund aty edhe ku temperatura arrinë 1500º C mielli I lëndes shëndrrohet në Klinker.

Nga Furra materiali bie në Ftohtësin e klinkerit ku me disa ventilator të kapacitetit të lartë bëhet ftohja e sajë nga 1400º në 100º në dalje të ftohesit.

Klinkeri I ftohur nga ftohesi bartet deri në Hallë të Klinkerit nëpërmjet dy transportuesëve zingjiror dhe një Elevatori me Kova-ë.

d. Bluarja – prodhimi I cimentos

11

Bluarja është njera nga pikat e fundit të procesit të prodhimit që në fund prodhohet cimentoja e që në Sharrcem prodhohen 4 lloje të ndryshme të cimentos: Sharrmall; 32.5 R, 42.5 R dhe 52.5 N Ku receptura e perberjes se cimentove dallon njera nga tjetera si ne vijim:

Varësisht nga lloji që prodhohet edhe receptura duhet të përshtatet.

Procesi I bluarjes: së cimentos: Klinkeri dhe aditivat përkates si Guri, Opaliti dhe Gipsi barten me Vinça nga halla e klinkerit dhe aditivave tjerë deri tek bunkeriat përkatese, e më pasë materiali bie në Peshore e nga aty materiali transferohet në Hyrje të mullirtit nëpërmjet shiritave transportues.

Kapaciteti I bluarjes së mullirit të cimentos sillet afersisht 140-150 t/h.

Nga aty cimentoja e bluar nëpërmjet elevatorit shkon në Separator ku aty filtrohet cimentoja ne baze te kerkeses sonë për finese. Materiali me finese të lartë kthehet në ri-perpunim ndërsa ajo me finese të ulet shkon në Sillos të cimentos ( e gat’shme për shitje).

Fig.6. Procesi I bluarjes se cimentes

12

Sharrmall:Klinker: 30-32%Opalit: 3-5 %Hi: 3-5%Guri: 52-56%Gips: 0.9-1%

32.5 R:Klinker: 55-57%Opalit: 20-22%Hi: 13-16%Guri: 2-6%Gips: 0.5-1%

42.5 R:Klinker: 69-71%Opalit: 3-5%Hi: 18-20%Guri: 3-5%Gips: 0.9-1%

52.5N:Klinker: 92-95%Hi: 4-5%Gips: 0.5-1%

e. Paketimi

Storimi i cimentos së prodhuar bëhet varësisht nga lloji i cimentos. Sharrcem posedon 5 sillos, sillosi 1 përdoret për cimenton 32.5, Sillosi 2-4 përdoret për cimenton 42.5, sillois 3 perdoret për cimenton Sharrmall dhe Sillosi 5 për cimenton 52.5.

Nga keto sillos varësisht se cfar lloj cimentoje paketojmë në thasë bëhët edhe selektimi i sillosit ku ndarja e tyre bëhët nëpërmjet disa portave distribuese e më pas tranportohet deri tek makinat paketuese ROTO-PACKING MACHINE ku edhe bëhet mbushja e thasëve.

Proces tjetër pas mbushjes së thasëve është edhe ai I paletizimit dhe mbulimit të paletos më najllon,ku 1 palet posedon 1.5 dhe 2 ton cimento dhe për cdo paletë përdoret afërsisht 0.6-0.8 kg najlon të kompresuar për mbështjellje të thasëve.

13

5. Sistemi menaxhues i Sharrcemit

Sharrcemi përdorë një sistem të veqant për menaxhim të sistemit që në të njejtën kohë involvon të gjitha departmentet si atë të Prodhimit, Mirëmbajtjes Elektro-Makinerike, Sigurisë në punë, Mjedisit, Prokurimit, Depos.

a.Sistemi menaxhues i mirëmbajtes në veqanti mbulon:

a. Historikun e paisjeve

b. Raportin e incidenteve dhe kërkesën për intervenime

c. Mirëmbajtja prevendive dhe Prediktive

d. Projektet

e. Stoqet

f. Tregues të ndryshëm & Raporti e shumë pika të tjera…

b.Sistemi menaxhues I Prodhimit në vete për momentin mbulon:

g. Planin për mirëmbajtjen e zonave

h. Planin për inspektim të paisjeve në aspekt sigurie

i. Kërkesa për inspektim dhe eksekutim të ndonjë problemi

14

j. Kërksa për blerjeE shumë pika të tjera…

Çfarë të dhëna përmban ky system

Pjesë e implementimit të ketij sistemi ishte mbledhja e të gjitha të dhënave në procesin teknik dhe teknologjik dhe futjen e tyre në sistem.

Mbi 2800 paisje të fabrikes janë rishikuar dhe futur në këtë sistem si:

a. të dhënat teknike të paisjeve

b. Statusin e paisjeve ( në operim, jasht operimit)

c. Përshkrimin e paisjes (emertimin)

d. Kategorizimin e paisjeve

f. Kodifikimi I paisjeve

g. Skema teknologjike e prodhimit

i. Kategorizimin e paisjeve në baze të zonës

Kode të artikujve në Depo

Lubrifikimit

Derivatet

Pjesët rezervë të paisjeve

15

Paisjet mbrojtese të sigurisë

Materialet tjera të procesit të paketimit

- Thasët

- Paletat

Materiale të pa-perpunuar të prodhimit

- Guri , Opalit , Petkok , Gips etj,

Procedurat e Prokurimit si :

Kërkesat për blerje

Porositë blerëse.

c.Siguria në punë

Numri i puntorëve, personelit administrativ dhe menaxherial arrin një numër mjaft të lartë rreth 500 të punsuar të cilët sipas menaxhmentit gëzojnë një perkujdesje të mirë dhe të ardhura financiare mjaft të mira.

Sa i përket siguris në punë punëtorët janë të paisur me veshje adekuate dhe helmeta si dhe mjete të tjera të cilat janë të domozdoshme në procesin e prodhimit, këto veshje punëtorët janë të obliguar ti veshin para se të futen në procesin e prodhimit.

Orari i punës në sharcem ndryshon nga kompanit e tjera për shkak se këtu në procesin e prodhimit punohet në tre ndërrime, ndërrimi I parë punon nga ora 07:00-15:00, ndërrimi i dytë nga ora 15:00-23:00, ndërrimi I tretë nga ora 23:00-07:00, ndësa departamenti administrative punon nga ora 08:00-16:00.

Kualifikimi i puntorëve Me diplomë universiteti 41Me diplomë të shkollë së Lartë 14

16

Me shkollë të mesme 89Të kualifikuar 245Shkolla fillore 113

Struktura gjinore e të punsuarve Femra 18 Meshkuj 484

6. Treguesit e performances

a.Si llogaritet Konsumi Elektrik për një dpt.:

Mirret harxhimi elektrik për një muaj në një department (psh. Tek Mulliri I lëndës) dhe pjestohet me sasine e prodhuar.

Shembull:

Nese Linja e prodhimit të miellit të lëndës për muajin Tetor ka punuar 31 ditë dhe konsumi i energjisë elektrike ka qenë 1.6 milion këh ndersa prodhimi për këto ditë ka qenë 50 mijë ton atëherë konsumi elektrik për 1 tonë është: 1.6 mkëh/50 mt= 32 këh/t

Pastaj bëhën analizat që kjo shifer është normale apo duhet intervenuar, instaluar teknologji më të rë që harxhimin elektrik të zvoglohet dhe të zvoglohet edhe kostoja e prodhimit të lëndës

17

b.Si llogaritet Harxhimi specifik i lëndës djegëse

Njeri ndër faktoret tjerë që ndikojnë direkt në rritjen e kostos është edhe harxhimi specifik i lëndës djegëse ku rol të rëndësishëm në këtë pika ka kualiteti i lëndës djegëse që dmth nësë lënda djegëse që përdorim ka vlerë kalorike të ulët atëherë kjo ndikon që harxhimin e lëndës djegëse të jetë e lartë.

Shembull:

Lëndë djegëse vija e klinkerit përdorë Petkok (mbeturinë e naftes) qe ka vlerë kalorike djegëse afersisht nga 8400-8600 dhe konsumi ditorë për të prodhuar 1500 ton klinker shkon në 140-142 ton ateherë nga këto të dhëna gjindet Harxhimi specifik I lëndës djegëse duke shumëzuar vlerën kalorike të petkokut me sasinë e harxhuar dhe duke pjestuar me sasinë e prodhuar të klinkerit:

8500 kcal/kg x 142 ton / 1500 ton = 804.66 kcal/kg

Po në qoftëse petkoku vjen me kualitet më të dobët ose me vlerë kalorike më të ulët psht 7800 autmatikisht për të mbajtur harxhimin specifik 804.66 na nevoitet një sasi më e madhe e lëndës djegëse për :

7800 kcal/kg x Xton /1500 ton klinker = 804.66 kcal/kg

18

X (sasia e petkokut) ton = 804.66*1500 ton/ 7800

X(sasia e petkokut) ton = 154.75

Nga ky shembull shohim që nëse cilesia e petkokut ulet rritet konsumi që në shembullin tonë e kemi për 12.75 ton petkok

c.Raporti I hyrjeve te materialve per proces teknik & teknologjik te Sharrcemit

Raporti ditorë I procesit te prodhimit përfshinë në vete të gjitha aktivitetet që ndodhin brenda fabrkikes qe dmth regjistron Hyrjet, konsumimet, prodhimi, stoqet, shitja, bluarja, paketimi, etj.

Në tabelën që po prezentojmë kemi paraqitur regjistrimin e materialeve hyrëse në baza ditore, mujore dhe vjetore.

Llogaritjet bëhen në menyrë automatike nga sistemi ndërsa insertimi i të dhënave bëhet nga përsoni adekuad që mirret me raportim.

Vlenë të theksohet që të dhënat e kësaj tabele pasqyrojnë hyrjet reale dhe këto të dhëna duhet të barazohen me dpt. e financave, depos dhe prodhimit.

Këto të dhena janë njëherit edhe pasqyra kryesore e tregueseve të performances dhe në cdo fundviti bëhet auditimi internal dhe external.

19

Fig.9. Raporti I hyrjeve te materialve per proces teknik & teknologjik te Sharrcemit

d.Raporti prodhimit të Mergeles, Miellit të lëndës, Klinkerit dhe Cimentos

Raporti ditorë i prodhimit që është paraqitur në tabelë po ashtu mbanë ne vete të dhënat ditore, mujore dhe vjetore.

Vlenë të theksohet se programi është i rregulluar që automatikisht lagëshitine e materialve që hynë në proces ti largoj varësisht nga të dhënat që Laboratori i dërgon në baza ditore.

Të dhënat e kësaj tabele janë të nderlidhura ndërmjet veti që dmth prodhimi I klinkerit e efekton stoqet e miellit të lëndës, aditivave si dhe mergelës keshtu që këto të dhënë falë formulave dhe programit llogariten në menyrë automatike.

Prodhimi I cimentos bëhet po ashtu duke iu larguar lagështia dhe ne këtë raport regjistrohet si produkt final dhe po ashtu duke ditur se cfar produkti dhe në cilin sillos duhet ajo sasi e prodhuar të storohet.

20

Po ashtu këto të dhëna auditohen në baza vjetore nga auditor Internal dhe External.

Fig.10. Raporti prodhimit të Mergeles, Miellit të lëndës, Klinkerit dhe Cimentos

Përfundimi dhe rekomandimet

Puna praktike ka qenë shume profitabile për ne pasiqë kemi arritur që informacionet e mësuara në fakultet ti konkretizojmë në praktikë

Kemi arritur që kemi një përvojë të mirë të punës praktike

Të njihemi me procesin e punes

Kemi marrur njohuritë të cilat kanë qenë të synuara edhe nga vet fakuleteti

Marrja e përvojave do të na shërbej të nisim aftësimin tonë për mengjimin e punës

Kjo praktikë do të na shërbej si përvojë e mirë në të ardhmën.

21

Falenderojmë shumë Fabriken Sharrcem

Faleminderit për vëmendje!

22