Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

22
Lënda:Financat Nderkombetare Punoi:Amir Gërguri

description

popo

Transcript of Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Page 1: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Lënda:Financat NderkombetarePunoi:Amir Gërguri

Page 2: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Bilanci I pagesave është një pasqyrë dinamike që përmbanë regjistrimet e transaksioneve që bëhen për një periudhë kohore të caktuar në mes të banorëve të përhershëm të vendeve të ndryshme.

Banorë të një vendi janë ligjërisht vendas,qeveritë apo korporatat e vendit.Individët që përkohësishtë jetojnë jashtë vendit siq janë ushtarët,shërbimet e huaja,llogariten si banorë të vendit të tyre ku e kanë banimin.

Degët e korporatave llogariten si banore të vendeve ku eshte qendra e korporates.

Pasqyras a e bilancit te pagesave permban burimet dhe perrdorimet e fondeve.

Raportimi I bilancit bëhet në baza vjetore mirëpo disa nga vendet bëjnë raportim edhe ne baza kuartale apo edhe semestrale.

Page 3: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Bilanci I pagesave përfshinë këto llogari :

-Llogaria rrjedhëse -llogaria kapitale dhe e financave

Page 4: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Llogaritë rrjedhëse tregojnë hyrjet dhe daljet që rezultojnë nga tregtia me mallra dhe shërbime si dhe shkëmbim I dhuratave mes vendeve.Tregtia e mallrave përfshinë eksport-import.

Bilanci tregtar I mallrave+bilanci I shërbimeve+bilanci I transferimeve të njëanëshme=Llogarinë rrjedhëse(korrente)

Page 5: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Regjistron transaksionet e haumarrjeve ,huadhënjeve dhe investimeve përtej kufijve të vendit.

Investimet në prona reale dhe financiare,pra siq janë aksionet ,obligacionet e korporatave,letrat me vlerë qeveritare,depozitat e zakonshme në bankat komerciale.

Këtu përfshihen transaksionet e sektorit privat dhe ato zyrtare

Kjo llogari përfshinë transferet e kapitalit dhe transaksionet financiare.

Page 6: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksionet financiare të sektorit privat:

-Investimet direkte-Investimet protofol-detyrimet e bankës

Transaksionet e pagesave zyrtare përbëhen nga:

-Rezervat zyrtare-Huamarrjet dhe huadhënjet

Page 7: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Kredi(+) Debi(-)

-Eksport mallrash -Import mallrash-Eksport shërbimesh -Importshërbimesh-Të ardhurat nga investimet -Të ardhura të paguara

përjasht vendit investimet e huaja-Dhuratat e pranuara nga të huajt -Dhuratat për banorët e

huaj-Investimet në vend nga banorët e -Investimet në vendet e

huaja nga huaj banorët tonë

Page 8: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

1) Transaksioni 1. Eksportet e vendit A dërgojnë mallra në vlerë prej 6.000 $ në vendin B, ku në këmbim pranojnë depozita bankare afatshkurtra (për shembull, depozita në llogari rrjedhëse) në vlerë prej 6.000 $ në vendin B. Në këtë transaksion, në bilancin e pagesave kontabilisti regjistron dy anët e transaksionit të cilat janë si vijon:

 

Page 9: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Kredi: Kategoria I, Eksportet e mallrave, +6.000 $

Debi: Kategoria III, rritje e aseteve afatshkurtra private jashtë vendit, -6.000 $

  Regjistrimi kreditues është i dukshëm. Ky

regjistrim i posaçëm debitues ndodhë për shkak se eksportuesit e vendit A kanë depozita rrjedhëse në vendin B. Këto depozita klasifikohen si asete afatshkurtra.

Page 10: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksioni 2. Supozoni që konsumatorët e vendit A blejnë mallra në vlerë prej 12.000 $ nga firmat e vendit B dhe pagesa bëhet nga qytetarët e vendit A përmes transferimit të shumës prej 12.000 $ në llogarinë bankare të firmave të vendit B në vendin A (për shembull, në Nju Jork). Për këtë transaksion, regjistrimet e bëra nga kontabilisti në bilancin e pagesave janë si në vijim:

Page 11: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Debi: Kategoria I, Importet e mallrave, -12.000$ Kredi: Kategoria II, Rritje e aseteve afatshkurtra

private të huaja në vendin A, +12.000$   Së pari e shënojmë regjistrimin debitues, duke

përdorur praktikën e këtyre shembujve për të regjistruar së pari pjesën fillestare të transaksionit në regjistrimin fillestar, e pasuar nga pjesa “financuese” e transaksionit, andaj, shenja minus i vihet regjistrimit. Për pagimin e importeve, banorët e vendit domicil kanë rritur llogaritë bankare të firmave të vendit B në vendin A

Page 12: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksioni 3. Banorët e vendit A dërgojnë mallra në vlerë prej 1.000$ si dhuratë qytetarëve të vendit B. Ky është një lloj i veçantë i llogarive të bilancit të pagesave, dhe dallon nga regjistrimet e mëparshme sepse në këtë rast nuk përfshihet asnjë shitje apo blerje. Megjithatë, ka ndodhur një interaksion ekonomik me të huajt, kështu që duhet të regjistrohet diku. Në këtë rast, për shkak se mallrat janë dërguar nga vendi domicil, regjistrimi kreditues është “eksportet”. Sidoqoftë, për shkak se përfshihet kontabiliteti i dyfishtë, regjistrimi debitues duhet të bëhet edhe pse nuk ka pasur asnjë formë të “pagesës”. Kontabilisti i bilancit të pagesave “krijon” një regjistrim debitues në këtë rast, pak a shumë si regjistrim “vullnetmirë” ose “i kontributit” në bilancin e gjendjes së firmës individuale kur nuk ka asnjë regjistrim të pagesës për shkak se është bërë një dhuratë. Regjistrimet për “transaksionin” 3 janë si në vijim:

Page 13: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Kredi: Kategoria I, Eksportet e mallrave +1.000$

Debi: Kategoria I, Transferet e njëanshme të bëra, -1.000$

Page 14: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksioni 4. Firmat e vendit A ofrojnë shërbime të dërgesës në vlerë prej 2.000$ për një firmë të vendit B. Firma e vendit B paguan për këto shërbime përmes transferimit të disa prej depozitave të saj në llogaritë rrjedhëse në bankat e vendit A në llogaritë e firmave dërguese të vendit A në bankat e vendit A. Këto transaksione regjistrohen si në vijim:

Page 15: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Kredi: Kategoria I, Eksportet e shërbimeve, +2.500$

Debi: Kategoria III, Zbritje e aseteve afatshkurtra private në vendin A, -2.000$

  Regjistrimi debitues shpjegohet nga fakti se

firmat e huaja kanë reduktuar llogaritë e tyre bankare në bankat e vendit domicil dhe në këtë mënyrë kanë më pak asete në vendin A.

 

Page 16: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksioni 5. Një firmë e vendit B dërgon dividenda në vlerë prej 2.500$ aksionarëve të saj që janë në vendin A. Pagesa bëhet nga firma e vendit B përmes dhënies së çeqeve për llogaritë e tyre bankare në një bankë të vendit A. Ky transaksion regjistrohet si ne vijim:

Page 17: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Kredi: Kategoria I, Të ardhurat nga investimet nga jashtë, +2.500$

Debi: Kategoria III, Zbritje e aseteve të huaja afatshkurta private në vendin A, -2.500$

  Regjistrimi debitues ndodhë pasi që firma

e huaj tani ka ulur ose reduktuar asetet në vendin domicil.

Page 18: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksioni 6. Një banor i vendit A blen një obligacion afatgjatë të korporatës në vlerë prej 5.000 $ të emetuar nga një kompani e vendit B. Pagesa bëhet nga qytetari i vendit A duke e zbritur këtë shumë apo vlerë nga llogaria e tij bankare në vendin A dhe duke i transferuar fondet në llogarinë bankare të vendit A të firmës së vendit B. Ky transaksion është një këmbim i aseteve dhe nuk përfshihen mallrat. Regjistrimet kontabël kuptojnë se një aset financiar afatgjatë (obligacion) është blerë nga qytetari i vendit domicil në këmbim të një aseti afatshkurtër (depozita e llogarisë rrjedhëse).

Page 19: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Debi: Rritje e asetit afatgjatë jashtë vendit -5.000$

Kredi: Rritje e aseteve të huaja afatshkurtra

private në vendin A, +5.000 $

Page 20: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Transaksioni 7, Ky transaksion i hedh një shikim paraprak funksionimit të tregut të valutave të huaja kur banka qendrore e atij vendi merr pjesë në treg. Supozoni që bankat komerciale (të cilat njihen si “qytetarë privatë”) në vendin B dëshirojnë të zbresin bilancet e tyre të vendit A (p.sh dollar amerikan) në bankat e vendit A duke i konvertuar disa prej tyre në valutën e vendit të tyre (p.sh. funta britanike). Kjo ulje për t’u larguar nga dollarët mund të reflektojë, për shembull, pritjen nga ana e bankave komerciale të një vlere më të ulët të dollarit në të ardhmen. Një metodë për reduktimin e mbajtjes së dollarëve është që të shesim Bankës së Anglisë dollarin (për funta), dhe Banka e Anglisë është e gatshme të blejë dollarë nëse është e vendosur, që t’i blejë ato sipas sistemit të normave fikse të këmbimit, për të mos e lënë që t’i bie vlera dollarit ndaj valutave të tjera. Transaksioni 7 paraqet shitjen në vlerë prej 800 $ që i bëhet bankës qendrore të vendit B nga ana e bankave komerciale të vendit B. Llogaritë në dollarë të bankës qendrore të vendit të huaj rriten, dhe bankat e huaja komerciale kanë ulur bilancet e tyre në dollarë në bankat e vendit A. Ky këmbim i zotërimit të llogarive të dollarëve në vendin A mund dhe ndodhë nëse vendi A është Shtetet e Bashkuara, për shkak se bankat e huaja komerciale si dhe bankat qendrore mbajnë bilancet në bankat e Nju Jorkut. Kontabilisti i bilancit të pagesave për vendin A regjistron këtë ndryshim të pronësisë së aseteve të dollarit në vendin A si në vijim:

Page 21: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave

Debi: Kategoria III, Zbritje e aseteve afatshkurtra të huaja në vendin A, -800 $

Kredi: Kategoria IV, Rritje e aseteve zyrtare afatshkurtra të huaja në vendin A, $800+

  Nuk ka kurrfarë ndryshimin lidhur me

zotërimin total të aseteve të dollarëve, mirëpo shpërndarja e këtyre zotërimeve është ndryshuar ndërmjet sektorit të huaj privat dhe publik

Page 22: Punim Seminarik-Bilanci i Pagesave