PUNIM DIPLOME Morina Abazi.pdf · parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik...

39
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME EDUKIMI DHE ARSIMI I FËMIJEVE ME SINDROMEN DOWN Mentori: Studentja: Prof.Dr. Ilir Kelmendi Floriana Morina-Abazi Gjakovë, 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME Morina Abazi.pdf · parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik...

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

EDUKIMI DHE ARSIMI I FËMIJEVE ME SINDROMEN DOWN

Mentori: Studentja: Prof.Dr. Ilir Kelmendi Floriana Morina-Abazi

Gjakovë, 2019

2

PËRMBAJTJA

ABSTRAKTI

HYRJE

KAPITULLI I…………………………………………………………………………..………………………………………6

1.1 Qëllimi I hulumtimit….………………………………………………..……………………………………………6

1.2 Objektivat e hulumtimit………….………………………..………………………..……………………….……6

1.3 Metodat e hulumtimit ……………………………………………………………………...…….……..……........6

1.4 Instrumentet e hulumtimit ………………………………………………………….……….…….……….…..6

KAPITULLI II ………………………………………………………………………………………………………..………7

2.1 ÇFARË ËSHTË SINDROMA DOWN ………………………………………………………………………..….7

2.2 MITE DHE FAKTE……………………………………………………………………….…………………….....…..8

2.3 Si duhet te shprehemi per femijet me sindromin Down…………..………………………………....9

2.4 Faktorët e rrezikut për sindromën Down …………………………….…………………………..….……9

2.5. KARAKTERISTIKAT E SINDROMIT DOWN……………………………………………………….………9

2.6 Si të sillemi me fëmijët me Sindromën Down…………………………………………………..………10

KAPITULLI III …………………………………………………...……………………………………………………..….11

3.1 ARSIMIMI GJITHËPËRFSHIRES………………………………………………………………..………..…....11

3.2 Korniza ligjore në Kosovë për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçant.………………...11

3.3 Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor…………………………..…..13

KAPITULLI IV……………………………………….……………………………………………………………………..14

4.1 SINDROMI DOWN DHE TË MESUARIT……………………….…………………….…………………….15

4.2 Potenciali i mësimit…………………………………………………………………………….………..……….15

4.3 ARSIMIMI I FEMIJËVE ME SINDROMIN DOWN………………………………………………….……16

KAPITULLI V ………………………………………….…………………………………………………………………..18

5.1 ARSIMI PARASHKOLLOR……….…………………………………..………………………………….………18

5.2 Programet e ndërhyrjes së hershme dhe ato parashkollore……..….…………………………..19

5.3 Vitet shkollore………………………………………………….……….……………………………………….…..20

5.4 Mësimi me mbështetje vizuale……………………….…………………………….…………..…………….20

5.5 Zhvillimi dhe mësimi…………………………………………………..…………………………………….……21

5.6 Leximi i fjalëve………………………………………………………………………………..……………………..22

3

5.7 Gjuha ekspresive, qartësia e gramatikës dhe e të folurit……………………….………………....22

KAPITULLI VI ..……………………………………………………..…………………………………………………… 23

6.1 ZHVILLIMI SOCIAL…………………………...……………………………………………………………………23

6.2 Sjellja…….………………………………………….…………………………………………………………………..24

6.4 Koncentrimi……………………………………………………………………………………………………….…26

6.5 Pushimi dhe argetimi……………………………………………………………………………………….…..26

KAPITULLI VII …………………………….……………………………………………………………………………...28

7.1 Modifikimi i Kurrikulës për nxënesit me Sindromin Down……………………………….……...28

KAPITULLI VIII …………………………….……………………………………………………………………………..33

8.1 PERFUNDIMI…………………………………………………………………………………………………………33

8.2 REKOMANDIMET………………………………………………………………………………………………….34

8.3 BIBLIOGRAFIA ………………………...……………………………………………………………………………35

8.4 SHTOJCA ………………………………...……………………………….……………………………………………36

4

Abstrakt

Fëmijët me sindromin Down mund të mësojnë të njëjtat gjëra që zakonisht mësojnë fëmijët

në zhvillim, si mësimi formal i shkollës dhe pasuria e mësimit informal që vazhdon ndërsa

ndodhet në shkollë. Duke pasur një paaftësi intelektuale do të thotë se të mësuarit

gjithçkaje merr kohë pak më të gjatë. Është më e vështirë për shumicën e fëmijëve me

sindromin Down që të kuptojnë koncepte të reja se sa për shokët e tyre të klasës dhe mund

të marrë më shumë përpjekje për të ruajtur njohuritë dhe aftësitë e reja dhe gjithashtu të

jetë në gjendje t'i zbatojë ato në situata dhe kontekste të ndryshme.

Ndërsa të gjithë fëmijët me sindromën Down përballen me sfida në mësimin e tyre, ka

shumë gjëra që mund të bëhen për të mbështetur suksesin dhe ekipi i shkolles apo i

mbështetjes arsimore duhet te jetë aty për ti ndihmuar.

Fjalët kyqe: Sindroma Down, Arsimimi, nxënesit, studentet, shkollat speciale

5

HYRJE

Shumë fëmijë me sindromën Down dhe persona me aftësi të kufizuara të ngjashme janë të

përjashtuar ose nuk përfshihen plotësisht në shkolla apo në procese mësimore. Ndërkohë,

bazuar në Konventën e UNESCO, shkollimi apo edukimi është e drejtë themelore e çdo

fëmije pavarësisht nga raca, gjendja socio-ekonomike apo aftësia e kufizuar( Konventa E

UNESCO-S Kundër Diskriminimit Në Arsim". 1960. Unesdoc.Unesco.Org) .Për të arritur një përfshirje të tillë

për të gjithë fëmijët pa diskriminim, shtetet detyrohen të krijojnë një sistem edukimi

gjithëpërfshirës. Gjithëpërfshirja në shkolla është një proces i cili promovon edukim për të

gjithë fëmijët pa i dalluar ata mbi kushtet e tyre fizike, intelektuale apo emocionale dhe

krijimin e planprogrameve të cilat iu përgjigjen nevojave dhe larmisë së gjithë fëmijëve..

Objektivat e përcaktuara janë në përputhje me nevojat dhe aftësitë e nxënësve me

sindromën Down, dhe synojnë t’iu mundësojnë atyre një arritshmëri sa më të mirë

akademike sipas kurrikulës së rregullt.Megjithatë, të dhënat e hulumtimit tregojnë që

nxënësve me sindromën Down u mungojnë mësimdhënësit mbështetës dhe si rezultat, disa

prej tyre kanë vetëm asistentë të cilët në shumicën e rasteve janë siguruar nga prindërit e

tyre, me anë të hyrave vetanake.Gjithashtu,atyreiumungonin edhe mjetet e nevojshme

didaktike për punë në klasë gjë sipas të intervistuarve ndikon në arritshmërinë akademike

të nxënësve me sindromën Down.Përkundër kësaj, gjatë vrojtimeve në klasa është parë që

mësimdhënësit kanë një qasje të mirë ndajnxënësve me sindromën Down dhe përkushtim,

gjithmonë duke marrë parasysh problemet e cekura më lartë. Përpos përkushtimit nga

mësimdhënësit, nxënësit me sindromën Down janë të pranuar shumë mirë edhe nga shokët

dhe shoqet e klasës.Gjithsesi,shkollat e rregullta,mësimdhënësit si dhe prindërit e nxënësve

me sindromën Down ballafaqohen me shumë sfida në dhe gjatë procesit të gjithëpërfshirjes

së nxënësve me sindromën Down në shkolla të rregullta.

6

KAPITULLI I

1.Qëllimi I hulumtimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është të pasqyrojë nivelin e edukimi dhe arsimimit për fëmijët me

sindromen Down të përfshirë në shkolla të rregullta.

1.2. Objektivat e hulumtimit

Objektivat e përgjithshme në këtë hulumtim janë:

1. Të identifikojë dhe pasqyrojë rolin e shkollës në funksion të mbështetjes së fëmijëve

me Sindromin Down të përfshirë në shkolla të rregullta;

2. Të identifikojë dhe pasqyrojë përgatitjen e shkollave të rregullta për përfshirje të

nxënësve me Sindromen Down;

3. Të analizojë rezultatet, të nxjerrë përfundime dhe të rekomandojë për mbarëvajtjen

e procesit të gjithëpërfshirjes.

1.3 Metodat e hulumtimit

Për realizimin e hulumtimit janë zbatuar disa metoda:

Metoda e analizës teorike: janë analizuar dokumentet, si: ligjet, udhëzimet

administrative, strategjitë, vendimet etj., të miratuara nga MASHT si dhe gjetjet e

hulumtimit;

Metoda pershkruese.

1.4 Instrumentet e hulumtimit

Për marrjen e sa më shumë informatave dhe grumbullimin e sa më shumë të dhënave, në

mënyrë që hulumtimi të jetë më i besueshëm, janë hartuar instrumente për të gjitha grupet

– akterët e rëndësishëm që ndërlidhen në këtë sistem.

7

KAPITULLI II

2.1 ÇFARË ËSHTË SINDROMA DOWN? Sindroma Down është kusht gjenetik. Trupi i njeriut është i përbërë nga qelizat. Çdo qelizë

në trupin e njeriut ka 46 kromozome, 23 kromozome të trashëguar nga njëri prind dhe 23

të tjera të trashëguar nga tjetri prind. Në rastin e sindromës Down, në çiftin e 21-të

bashkangjitet një kromozom shtesë si pasojë e një ndarjeje anormale qelizore, dhe si

rezultat individi ka 47 kromozome në çdo qelizë ose në një pjesë të qelizave të trupit të tij.

Termi sindromë nënkupton një varg karakteristikash të cilat shfaqen së bashku. Për herë të

parë sindroma Down është përshkruar në një punim akademik të dr. Longdon Down, në

vitin 1886, për nder të të cilit është emërtuar me po këtë emër.

Ekzistojnë tri tipe të sindromës Down:

Trisomia 21 (Trisomy 21) – ndodh kur në çiftin e 21-të të kromozomeve kemi një

kromozom shtesë në çdo qelizë të trupit tonë. Kjo është forma më e përhapur e

sindromës Down, 95 % të rasteve në botë.

Mozaicizmi (Mosaicism) – ndodh kur kemi një miksim të qelizave, disa qeliza

përmbajnë 46 kromozome e disa 47 kromozome. Mozaicizmi është forma më e rrallë e

sindromës Down, 2 % të rasteve në botë.

Translokacioni (Translocation) – numri i kromozomeve është 46, por një kopje e

kromozomit të 21-të , i plotë ose i pjesshëm i bashkangjitet një kromozomi tjetër,

zakonisht kromozomit të 14-të. Translokaconi është forma e vetme sindromës Down e

cila ka komponent trashëgues, dhe përbën 3% të rasteve në botë.

8

2.2 MITE DHE FAKTE

Mit… Sindroma Down është “sëmundje”(Naser Zabeli, Edukimi special)

Fakt … Sindroma Down është kusht gjenetik. Individët me këtë sindromë, në çiftin e 21-të

të kromozomeve kanë një kromozom shtesë dhe si rrjedhojë kanë 47

kromozome. Sindroma Down nuk është sëmundje ndaj nuk jepet kurë mjekësore për të.

Individi e “KA” sindromën Down, dhe nuk duhet të themi “është i prekur nga…”; “është

viktimë e…” ose “vuan nga…”. Mit … Të gjithë individët me sindromë Down ngjajnë njësoj.

Fakt … Ka disa tipare fizike që karakterizojnë individët me sindromë Down, mirëpo nga

këto tipare individi me sindromë Down mund të ketë disa ose asnjërën prej tyre. Një

individ me sindromë Down i ngjan më shumë familjarëve të tij sesa një individi tjetër me të

njëjtën sindromë.

Mit … Individët me sindromë Down nuk jetojnë gjatë.

Fakt … Në ditët e sotme jetëgjatësia e individëve me sindromë Down i kalon të 60-at.

Vëmendje dhe kujdes të veçantë i duhet kushtuar aspekteve shëndetësore që mund të

shoqërojnë sindromën.

Mit …Sindroma Down është e trashëguar.

Fakt… Kemi tri forma të sindromës Down:

Mit … Individët me sindromë Down nuk mund të punësohen.

Fakt … Individët me sindromë Down mund të aftësohen për punë, nëse atyre u ofrohen

shërbime terapeutike që në moshë të hershme, arsimim i mirëfillt dhe aftësim për një jetë

të pavarur. Të rriturit me sindromë Down punësohen në pozita të ndryshme: në banka,

hotele, spitale, zyra dhe restorante. Si të gjithë individët e tjerë, individët me sindromë

Down duan të jenë të punësuar dhe duan që puna e tyre të vlerësohet.

Mit … Individët me sindromë Down nuk mund të jenë pjesë aktive e shoqërisë.

Fakt … Individët me sindromë Down mund të jenë pjesë aktive dhe vendimarrëse e

shoqërisë, duke qenë edhe kontributdhënës në rrethin ku jetojnë.

Mit … Individët me sindromë Down janë gjithnjë të lumtur.

Fakt … Individët me sindromë Down, si gjithë individët e tjerë, përjetojnë dhe shfaqin një

gamë të plotë emocionesh. Socializimi është një pikë e fortë dhe i pa prekur nga prania e

kromozomit shtesë.

9

2.3 SI DUHET TË SHPREHEMI PËR FEMIJET ME SINDROMIN DOWN

2.4 Faktorët e rrezikut për sindromën Down Për të shpjeguar konstatimet mbi incidencën e sindromit Down është krijuar një numër

teorishë:

Mosha e nënës: nën 20 ose mbi 40 vjeçare.

Megjithëse mosha e babait nuk është edhe aq e rëndësishme sa mosha e nënës, efektet

sa duket dalin nga pjekuria e spermës. Ekzaminimet në shtazë kanë dëshmuar se sa më

gjatë sperma të qëndrojë e grumbulluar në traktin urogjenital, aq më e madhe është

shpeshtësia e trisomisë.

2.5 KARAKTERISTIKAT E SINDROMIT DOWN

Tipari i dukshëm i përcaktimit gjenetik i cili përfshin pamjen fizike, sjelljen dhe funksionin

intelektual quhet fenotip.( SINDROMI DOWN,UDHËZUES PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT)

FENOTIPI I SINDROMIT DOWN

Hipotonia – kyçe elastike

Vështirësi në të mësuar

Mikrocefalia e lehtë përkatësisht koka më e vogël

Brakicefalia e lehtë domethënë koka pak më e shkurtër ose më e gjërë

Shprehje e gabuar Shprehje e saktë

Mongol Fëmijë / i rritur me sindromë Down

“I prekur nga…”; “Vuan nga…”; “Është viktimë e…”

Ka sindromën Down

Fëmijë / i rritur Down Fëmijë / i rritur me sindromë Down

Hendikep / budalla / i vonuar Me vështirësi në të nxënë (në të mësuar)

Sëmundje Kusht gjenetik

Down (si formë e shkurtuar) SD / sD (si formë e shkurtuar)

10

Pala vertikale mbi këndin e brendshëm të çarës së syrit - animi mongoloid

Turbullimi i thjerrëzave –si gabim refraktar i përthyerjes

Dhëmbët – me hipoplazi apo zhvillim jo të plotë,me vendosje jo e rregullt – më rrallë

me karies · Qafa – e shkurtër · Veshët - të vegjël

Duart e vogla – metakarpe me pjesën e dorës midis gishtërinjve dhe nyjes së saj dhe

me falange të shkurtëra ashti midis dy nyjeve në gishtërinj.

Kanë edhe Klinodaktili përkatësisht vështirësi në hapjen e gishtërinjve

Rrudha simiane të ngjashme me të majmunit

Dermatoglifiksi përkatësisht mbetje të shenjave në lëkurë

Shputat me hapësirë midis gishtit të parë dhe të dytë · Pelvisi apo legeni me

hipoplazi përkatësisht me zhvillim jo të plotë

Zemra – me anomali në 40% të rasteve

Lëkura – e thatë

Flokët – të rralla

2.6 Si të sillemi me fëmijët me Sindromën Down

Harrojeni të gjitha steriotipet dhe paragjykimet!

Çfarë nuk duhet të harrojmë dhe dyshojmë?

1. Respektim të diversitetit njerëzor

2. Intervenimi dhe Edukimi i Hershem

3. Përfshirja ne sistemin e rregullt te arsimit

4. Ofrim mundësish për jete te pavarur.

11

KAPITULLI III

3.1ARSIMIMI GJITHËPËRFSHIRES

“Është qasje e re në arsim ku të gjithë fëmijët mësojnë së bashku në shkollën më të afërt

të rregullt. Arsimi gjithëpërfshirës nuk nënkupton vetëm vendosjen e fëmijës në shkollë

por edhe organizimin e mbështetjes efikase sipas nevojave individuale të fëmijëve.”

[Plani Strategjik i Veprimit 2016-2021]

3.2 Korniza ligjore në Kosovë për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Duke u bazuar në parimet e shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën

Universale të Drejtave të Njeriut dhe në Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut,

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë tanimë ka krijuar një kornizë

ligjore dhe dokumente tjera përcjellëse të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë arsimin në

shkolla të rregullta për të gjithë fëmijët pa dallime.

Neni 24: Arsimi

2.(a) Shtetet Palë do të garantojnë që:

“Personat me aftësi të kufizuar të mos jenë të përjashtuar nga sistemi i arsimit të

përgjithshëm për shkak të aftësisë së kufizuar dhe që fëmijët me aftësi të kufizuar të mos

jenë të përjashtuar nga arsimimi pa pagesë dhe i detyruar fillor, ose arsimi i mesëm, për

shkak të aftësisë së kufizuar”

[Konventa Për Të Drejtat E Personave Me Aftësi Të Kufizuar Dhe Protokolli Opsional. 2006. Ebook. Neë Jork: United Nations.

Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë në nenet 3, 5 dhe 15 përshkruan të drejtën

për arsim, politikën dhe protokollet për arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta, duke

përmendur në veçanti financimin shtesë ndaj komunave që ato të përmbushin detyrimet e

tyre ndaj personave me aftësi të kufizuara. Në nenet e lartpërmendura parashihet të

merren masat e nevojshme për përgatitjen e teksteve shkollore dhe mjeteve të tjera

12

arsimore të nevojshme për arsimimin e personave me aftësi të kufizuara. Ligji Mbi Arsimin Fillor

Dhe Të Mesëm Në Kosovë. 2006. Neni. 3, 5, 15. Prishtinë: Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës.)

Ndërkaq, në Ligjin për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, 2011, në nenet

25,40,41,43 dhe 44 fillimisht përshkruhen procedurat vlerësuese nga Komisioni Vlerësues

për të vlerësuar aftësitë, nevojat e fëmijës, duke dhënë rekomandime mbi metodat e

mësimdhënies dhe mjetet e nevojshme për mësimdhënie cilësore. Përgjegjësinë për të

zbatuar dhe monitoruar listën e teksteve të rekomanduara dhe burime të tjera mësimore,

përfshirë këtu materiale të përshtatshme për përdorim nga nxënësit me aftësi të kufizuara

ka Agjencioni i Kosovës për Kurrikulum, Standarde dhe Vlerësim (AKKSV) i përmendur në

parimet e Kornizës së Kurrikulës të Kosovës (KKK) 2010. Në kuadër të këtij ligji janë

hartuar disa udhëzime administrative për arsimin e personave me aftësi të kufizuara, të

cilat janë përcjellë tek institucionet arsimore.

Plan Strategjik për organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të Fëmijëve me Nevoja të

Veçanta (2010– 2015) dhe (2016-2021), janë dokumente të cilat përcaktojnë disa objektiva

për zhvillimin e mësimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.

Objektivat e këtij plani janë:

- Identifikimi dhe intervenimi i hershëm dhe rritja e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të

veçanta arsimore;

- Sigurimi dhe përforcimi i mekanizmave mbështetës për shkollat e rregullta;

-Zhvillimi profesional i personelit edukativo-arsimor;

- Përmirësimi i infrastrukturës fizike për shkollën gjithëpërfshirëse;

- Ngritja e vetëdijes mbi gjithëpërfshirjen; dhe;

- Ofrimi i ideve dhe aktiviteteve konkrete për realizimin e këtyre objektivave. (Ministria e

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 2015. "Plan Strategjik Për Organizimin E Arsimit Gjithpërfshirës Të Fëmijeve Me

Nevoja Të Veçanta Arsimore". Prishtina.)

Sidoqoftë për planifikimin e mësimit për nxënës me nevoja të veçanta arsimore duhet

hartuar Planin Individual Arsimor (PIA). Plani Individual i Arsimit (PIA) është një

dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet për nxënës me nevoja të veçanta arsimore, për

të cilët ekipi vlerësues komunal apo edhe ekipi në nivel institucioni ka marrë vendim për

arsim me nevoja të veçanta arsimore. Plani Individual i Arsimit (PIA) shërben për

planifkimin sistematik të nxënies,mësimdhënies, për mbështetjen dhe ndjekjen e

13

përparimit individual të nxënësit. Ky plan duhet të zhvillohet përmes një procesi

bashkëpunues, duke përfshirë shkollën, prindërit, nxënësit (kur është e përshtatshme) dhe

personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfdencial) dhe

informatat për të mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet

përshtatjes së kurrikulës dhe fokusohet në nevojat me prioritet të nxënësit.

3.3 Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor.

Mbi 408 mijë nxënës kanë nisur të hënën mësimin fillor dhe të mesëm, prej tyre 27 mijë

janë regjistruar në klasën e parë.

Por sa janë të përfshirë në sistemin e rregullt arsimor fëmijët me nevoja të veçanta?

Sipas zyrtarëve në Ministrinë e Arsimit në Kosovë, gjithsej në shkolla fillore dhe të mesme

janë 6,049 nxënës me nevoja të veçanta, derisa parashkollor janë 99 prej tyre.

Deri më tani kemi 6.049 nxënës në 6 qendra burimore dhe 72 paralele të bashkangjitura në

kuadër të klasave të rregullta. Vetëm në klasat e rregullta kemi 4,871 nxënës, derisa 526

nxënës në klasë të bashkëngjitura.

Për shkak të mungesës së asistentëve, prindërit obligohen që të paguajnë asistentë privat

në mënyrë që fëmija i tyre të ketë një gjithëpërfshirje më adekuate në shkollë. Pagesa e

këtyre asistentëve është një barrë e madhe për prindërit, pasi që prindi obligohet të

paguajë për çdo muaj asistentin deri në 200 euro. Këto janë marrëveshje që bëhen mes

prindit dhe asistencës, dhe pastaj e monitorojnë fëmijën gjatë gjithë procesit mësimor.

14

KAPITULLI IV

4.1.SINDROMI DOWN DHE TË MESUARIT

Edhe pse ndikimi më i rëndësishëm në zhvillimin e hershëm është ndërveprimi i

përditshëm dhe aktivitetet brenda familjes, fëmijët me sindromin Down gjithashtu

përfitojnë nga mundësitë e strukturuara të të mësuarit. Familjet inkurajohen që të kenë

qasje në shërbimet e hershme të të mësuarit dhe ndërhyrjes që janë në dispozicion që nga

foshnjëria. Kjo do të mbështesë zhvillimin e disa prej aftësive më të rëndësishme të

fëmijërisë së hershme.

Sjellja shoqërore duhet të inkurajohet dhe pritet që nga fillimi. Fëmijët me sindromin Down

përfitojnë nga vendosja e kufijve në të njëjtën mënyrë si fëmijët e tjerë. Te jesh prind i një

fëmije me sindrom Down , në shumë mënyra, nuk do të jetë shumë e ndryshme nga

15

prindërit e ndonjë fëmije tjetër. Praktikat e mira të prindëreve zbatohen për të gjithë

fëmijët. Dhe për të gjithë fëmijët, qëndrueshmëria e qasjes është e rëndësishme.

4.2 Potenciali i mësimit

Njerëzit me sindromin Down zakonisht kanë më shumë kohë për të mësuar gjëra të reja.

Aftësitë e reja duhet të ndahen në hapa më të vegjel sesa për nxënësit e tjerë, dhe mund të

nevojiten më shumë përsëritje për të mbajtur aftësitë e mësuara. Fëmijët me sindromin

Down mund të kërkojnë më shumë strukturë në aktivitetet e tyre në mënyrë që të mund të

punojnë në mënyrë të pavarur në klasë.

Hendeku në aftësitë dhe të mësuarit midis fëmijëve me sindromin Down dhe fëmijët e tjerë

do të rritet me moshën. Nga shkolla e mesme, hendeku mund të jetë mjaft i rëndësishëm.

Njerëzit me sindromin Down nuk plaken ose ndalojnë mësimin e aftësive të reja në vitet e

tyre të adoleshencës ose të rriturve. Ata do të vazhdojnë të bëjnë progres të qëndrueshëm

dhe të vazhdojnë të mësojnë gjatë gjithë jetës nëse i jepet mundësia për ta bërë këtë.

Shumë femijë me sindromën Down arrijnë moshën 12 vjeçare dhe vazhdojnë shkollimin

post-shkollor ose arsimin terciar. Qasja në një sërë mundësish për përvojë pune është

shumë e rëndësishme për të ndihmuar të rinjtë me sindromin Down për të bërë zgjedhje të

informuara rreth jetës së tyre pas shkollës. Të rinjtë me sindromën Down përballen me

sfida më të mëdha në braktisjen e shkollës dhe kalimin në jetën e të rriturve sesa

bashkëmoshatarët e tyre, dhe planifikimi më i madh ka të ngjarë të jetë i nevojshëm sesa

për të rinjtë e tjerë.( Buckley, S & Bird, G, 2006, ‘A comparison of mainstream and special education for teenagers

with Down syndrome: Implications for parents and teachers’, Down Syndrome Research and Practice.)

Ndërsa të gjithë dëshirojnë që fëmija i tyre të përjetojë sukses në shkollë, është gjithashtu e

rëndësishme të theksohet se suksesi akademik nuk është çelësi për të qenë në gjendje të

udhëheqë një jetë të zakonshme. Shumë të rinj largohen nga shkolla me aftësi të kufizuara

akademike, por janë të pajisura mirë për të udhëhequr një jetë të lumtur, të përmbushur

dhe të pavarur si një anëtar produktiv i komunitetit.

16

4.3 ARSIMIMI I FEMIJËVE ME SINDROMIN DOWN

Fëmijët me sindromin Down kanë të drejtë të arsimohen në shkollën e tyre lokale dhe të

jepenmbështetje të përshtatshme për t'u mundësuar atyre që të kenë qasje në kurrikulë

dhe të mësojnë në mënyrë efektive. Si rrjedhojë shkollimi ka rezultate më të mira për

fëmijët që kanë sindromën Down.Hulumtimet kanë treguar se studentët me sindromin

Down fitojnë njohuri akademike, sociale dhe sjellje në avantzh nga të qenit të arsimuar me

kolegët e tyre zakonisht në zhvillim në shkollat e zakonshme.(Buckley et al, 2006).Kjo

përfshin shkollat e nivelit të dytë. Nuk ka asnjë hulumtim që tregon ndonjë dobi të arsimit

në veçant në klasa apo shkolla speciale për fëmijët që kanë sindromën Down.Me

mbështetjen dhe strehimin e duhur, fëmijet me sindromin Down mund të përfitojnë

shkollim të zakonshëm dhe arsimim gjithëpërfshirës ku përfitojnë të gjithë studentët.

PËRMBLEDHJE E PROFILIT TIPIK TË MËSIMIT TË FËMIJËS QË KA SINDROMIN DOWN

Njohuri të forta vizuale dhe aftësi të të nxënit vizual...

Aftësi për të mësuar dhe përdorur shenjë, gjest dhe mbështetje vizuale.

Aftësi për të mësuar duke përdorur fjalën e shkruar.

Dëshira e fortë dhe aftësia për të mësuar nga bashkëmoshatarët e tyre, për të

imituar dhe për të marrë sugjerimin e tyre prej tyre.

Aftësitë e vonuara motorike, gjobë dhe bruto - duke çuar në ngathtësi dhe vështirësi

manipulimi.

Dëme dëgjimi auditor dhe vizual - që çon në dëgjim dhe humbje të shikimit.

Vonesa e fjalorit dhe gjuhës. Probleme me artikulimin, kuptimin dhe shprehjen.

Studimet tregojnë se arsimi i duhur i ofruar në mjedise gjithëpërfshirëse ofron mundësi më

të mira për fëmijët me sindromin Down. Përfshirja në klasat tipike ka më shumë gjasa të

prodhojë përfitime të konsiderueshme në aftësitë gjuhësore shprehëse dhe suksesin

akademik, kryesisht në shkrim-lexim. Implikimi për prindërit është se ata duhet të

kërkojnë përfshirje, vendosje pozitive të arsimit për fëmijët e tyre qe nga vitet

parashkollore.

17

Megjithatë, përfitimet kërkojnë gjithëpërfshirje të suksesshme nga shkollat e kryera. Për fat

të keq proceset gjithëpërfshirëse nuk janë gjithmonë të lehta ose lehtësisht të

disponueshme ose mund të ketë pengesa që parandalojnë përfshirjen e suksesshme.

Megjithëse të gjithë fëmijët kanë të drejtë të arsimohen në një mjedis gjithëpërfshirës,

vështirësitë nganjëherë mund të bëjnë që familjet të vendosin të mos e ndjekin këtë

mundësi.

Nëse një fëmijë është në një shkollë të zakonshme ose i vendosur ne shkollë të posaçme,

ruajtja e pritshmerive të larta akademike dhe sjelljes do të ndihmojë që një student të ketë

mundësinë për të arritur potencialin e tij të plotë. Ashtu si të gjithë ne, njerëzit me

sindromin Down priren të jenë në përputhje me pritjet e atyre rreth tyre, dhe nëse nuk ka

ndonjë shpresë për sukses, ata nuk kanë gjasa të jenë të suksesshme.

Ndërsa ne të gjithë do të dëshironim të bëjmë vendimin "të drejtë" dhe të rrinë me të,

mbani mend se është gjithmonë e mundur të ndryshohen shkollat. Udhëhiquni nga fëmija

juaj, dhe si ndjeheni ju se shkollimi i tyre po përparon.

18

KAPITULLI V

5.1 ARSIMI PARASHKOLLOR

Ata fëmijë me sindromin Down të cilët janë mësuar dhe inkurajuar që nga ditët e para

përfitojnë mjaft nga vizita e sheshit lokal të lojës ose e kopshteve të fëmijëve para se të

kyçen me orar të plotë në sistemin arsimor.Nëse prindërit fëmijën e tyre e kanë inkurajuar

që nga lindja përmes lojërave të rëndomta të përcjellura nga terapeuti, ata do ta vazhdojnë

këtë proces përmes përforcimit të aktiviteteve të cilat mësohen në kopsht e më vonë në

shkollën fillore. Duke qenë se fëmijët me sindromin Down shpesh nuk janë në gjendje të

tregojnë qartë çka kanë përjetuar në shkollë për këtë arsye me mësimdhënësit ose

terapeutët duhet vazhdimisht të bisedohet për zhvillimin e fëmijës.Disa prindër mund të

mos ndjehen rahat me kontaktimin e “profesionistave” në këtë mënyrë, ose hezitojnë për të

kërkuar nga mësimdhënësit dhe edukatorët e kopshteve që fëmijën e tyre ta vendosin në

rradhën përkatësisht në bankën e parë. Disa të tjerë mund të shpresojnë në një program

më të përbërë mësimor se ai që ofrohet aktualisht. Në të gjitha këto raste me rëndësi është

që kontakti të bëhet me njerëzëz të përshtatshëm.Me kuadrin që mban qëndrim të

përshtatshëm është shumë më lehtë të plotësohen nevojat e çdo fëmije dhe familje.

Duhet të kihet parasyshë se për çdo fëmijë largimi nga shtëpia në kopsht ose në

institucionet parashkollore, apo nga kopshti në shkollë fillore është hap dhe ndryshim

shumë i madh. Sipas mundësisë prindërit është mirë ta vizitojnë shkollën bashkë me

fëmijën, në mënyrë që atij apo asaj t’i japin mundësi që të shikojnë përreth dhe t’i

ndihmojnë të ndjehet i qetë në ambientin e ri.

19

Fig. Ndihma e prinderve gjate mesimite mfemijet me Sindromen Down

5.2 Programet e ndërhyrjes së hershme dhe ato parashkollore

Shumica e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël me sindromin Down mund dhe marrin pjesë në

qendrat e kujdesit për fëmijët, në grupet e lojërave dhe në institucionet parashkollore,

krahas fëmijëve të të njëjtës moshë. Ata do të mësojnë shumë për t'u bashkuar me fëmijët e

tjerë të vegjël.

Specialistët e hershëm të të mësuarit dhe ndërhyrjes punojnë me familjet për të inkurajuar

mësimin dhe zhvillimin në jetën e përditshme të fëmijës.

Fëmijët me sindromin Down mund të përfshihen në të gjitha aktivitetet dhe duhet të kenë

të njëjtat pritje të vendosura mbi ta për sjellje të mirë dhe përgjegjësi si fëmijët e tjerë. Nuk

ka sjellje specifike për fëmijët me sindromin Down. Megjithatë, ndonjëherë pamundësia për

të shprehur veten me fjalë mund të çojë në zhgënjim. Në vend të kësaj, fëmijët me

sindromin Down do të përpiqen të shprehin veten përmes sjelljeve - nganjëherë ato të

padëshirueshme.( Learners with Down syndrome, 2009, Down Syndrome Victoria)

Shpesh është e nevojshme të shikosh përtej një sjelljeje dhe të gjesh mesazhin e vërtetë që

fëmija përpiqet të shprehë. Kjo ndihmon për të kuptuar dhe për t'u marrë me sjelljen.

Shpesh për shkak të mungesës së të kuptuarit për shkakun themelor të një sjelljeje , që

njerëzit me sindromin Down janë të etiketuar si kokëfortë

20

5.3 Vitet shkollore

Fëmijët me sindromin Down mund të ndjekin shkollën qe e zgjedhin së prindërit e tyre. Në

të kaluarën, shumë të rinj me sindromin Down kanë ndjekur shkolla të ndara për studentët

me aftësi të kufizuara intelektuale. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se shumica e fëmijëve

me sindromin Down e bëjnë përparimin më të mirë kur ata arsimohen në shkollat e

zakonshme bashkë me shokët e tyre.

Një nxenes me sindromin Down ka më shumë gjasa të përjetojë sukses në një shkollë ku

përfshirja përfshihet dhe mbështetet si pjesë e kulturës shkollore dhe ku pranohen dhe

trajtohen në mënyrë të duhur nevojat e ndryshme të të nxënit të të gjithë nxënësve.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se e gjithë shkolla përfiton nga përfshirja e nxënësve me

aftësi të kufizuara si pjesë e komunitetit të shkollës. Një varg i nxënësve në çdo klasë do të

përfitojnë nga strategjitë e zhvilluara për të plotësuar nevojat e të mësuarit të një nxenesi

me sindromin Down. Rezultatet më të mira arrihen kur t'u jepet mbështetja e duhur

mësuesve për të përfshirë plotësisht nxënësin në klasë.( Buckley, S & Bird, G, 2000, Education for

individuals with Down syndrome).

Fëmijët me sindromin Down duhet të sigurohen me mbështetje shtesë për të hyrë në

programin e rregullt. Niveli i mbështetjes dhe shuma e modifikimit të programit të kërkuar

do të ndryshojnë nga një fëmijë në tjetrin.

5.4 Mësimi me mbështetje vizuale

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me sindromin Down mësojnë më mirë kur mund të shohin

gjërat e ilustruara. Ky zbulim është demonstruar në një numër fushash të zhvillimit, duke

përfshirë marrjen e gjuhës, aftësive motorike dhe shkrim-leximit. Kjo sugjeron që mësimi

do të jetë më efektiv kur informacioni do të paraqitet me mbështetjen e fotografive,

gjesteve ose objekteve.

21

Fig. Mesimi me mbeshtetje vizuale

5.5 Zhvillimi dhe mësimi

Njerëzit me sindromin Down gjithashtu përjetojnë vështirësi në mësimdhënie që çojnë në

vonesa në shumë fusha të zhvillimit. Sidoqoftë, jo të gjitha fushat e zhvillimit janë prekur në

mënyrë të barabartë - ka modele të veçanta të vështirësive të të nxënit. Këto modele mund

të informojnë qasje dhe terapi më efektive të mësimdhënies.

Fëmijët me sindromin Down zakonisht mësojnë dhe përparojnë më ngadalë se shumica e

fëmijëve të tjerë. Megjithatë, jo të gjitha fushat e zhvillimit janë prekur në mënyrë të

barabartë. Ekziston një model specifik i karakteristikave njohëse dhe të sjelljes që vërehen

tek fëmijët me sindromin Down që ndryshon nga ajo që shihet në fëmijët në zhvillim dhe

fëmijët me shkaqe të tjera të aftësisë së kufizuar intelektuale. Ne i referohemi këtij modeli

me karakteristika të forta dhe dobësive si një 'profil zhvillimi'.

22

Duke kuptuar se si zhvillimi dhe të mësuarit ndryshojnë për fëmijët me sindromin Down,

ne mund të krijojmë qasje dhe terapi më efektive të mësimdhënies.

5.6 Leximi i fjalëve

Shumë fëmijë me sindromin Down mund të zhvillojnë aftësitë e leximit përpara se të mund

të priten për nivelin e tyre njohës dhe të gjuhës. Leximi jep një kontribut të rëndësishëm në

zhvillimin e gjuhës dhe gjuhës për të gjithë fëmijët dhe kjo mund të jetë një përfitim i

veçantë për fëmijët me sindromin Down, duke pasur parasysh vonesat specifike të gjuhës.

5.7 Gjuha ekspresive, qartësia e gramatikës dhe e të folurit

Fëmijët me sindromën Down tregojnë vonesa specifike në mësimin e përdorimit të gjuhës

së folur në lidhje me mirëkuptimin e tyre joverbal. Pothuajse çdo fëmijë do të ketë gjuhë

ekspresive që është e vonuar në krahasim me kuptimin e tyre të gjuhës. Fëmijët përjetojnë

dy lloje të vështirësive ekspresive - vonesa në zotërimin e strukturave të fjalive dhe

gramatikën, si dhe vështirësi specifike në zhvillimin e prodhimit të qartë të fjalës.

Hendeku midis të kuptuarit të fëmijëve dhe aftësisë së tyre për të shprehur veten është

shkak i shumë zhgënjimeve dhe nganjëherë mund të çojë në probleme të sjelljes. Kjo

gjithashtu mund të rezultojë në nënçmimin e aftësive njohëse të fëmijëve. Vonesa në gjuhë

gjithashtu çon në vonesën njohëse, sa më shumë mësimi njerëzor është përmes gjuhës dhe

gjuha është e brendësuar për të menduar, për t'u kujtuar dhe për vetëorganizimin.

23

KAPITULLI VI

6.1 ZHVILLIMI SOCIAL

Funksionimi social i foshnjave dhe fëmijëve me sindromin Down është relativisht më pak i

vonuar sesa fushat e tjera të zhvillimit. Foshnjat me sindromin Down shikojnë fytyrat dhe

buzëqeshin vetëm një javë ose dy më vonë se fëmijët e tjerë dhe zakonisht janë foshnje të

shoqërueshëm. Foshnjat me sindromin Down gëzojnë komunikim dhe përdorin mirë

aftësitë jo-verbale duke përfshirë gulçim dhe gjest në situata shoqërore.

Shumica e fëmijëve dhe të rriturve me sindromin Down vazhdojnë të zhvillojnë aftësi të

mira shoqërore dhe sjellje të përshtatshme sociale, edhe pse një pakicë e konsiderueshme

mund të zhvillojë sjellje të vështira, veçanërisht ato me vonesat më të mëdha në zhvillimin

e të folurit dhe gjuhës.

Megjithëse aftësitë e fëmijëve me sindromin Down janë më të ulta ato edhe brenda këtyre

fëmijëve janë po aq të ndryshme sa edhe në çdo grup tjetër të fëmijëve. Vlen të theksohet se

familja, historia familjare dhe përbërja kromozomale janë përcaktorët kryesor të

personalitetit të fëmijës.Është ide e gabuar kur mendohet se fëmijët me sindromin Down

janë të dashur dhe të dhembshur. Disa janë por herë pasë here. Të gjithë fëmijët herë herë

mund të jenë të bezdisshëm, të sillen keq dhe të jenë të pabindur, prandaj as fëmijët me

sindromin Down nuk bëjnë përjashtim. Sidoqoftë, fëmijët me sindromin Down mund të

kenë telashe në përpjekjet e tyre për të ndihmuar ose për të qenë miqësor sepse ata p.sh.

mund t’i përshëndesin njerëzit në mënyrën e atillë e cila mund të jetë e papërshtatshme për

të tjerët si bie fjala me puthje ose me përqafim. Këto përpjekje përmirësohen kur rregullat

sociale mësohen perms njohurive mbi mënyrën e sjelljes së fëmijëve tjerë.

Të rriturit fëmijën me sindromi Down duhet ta trajtojnë si të gjithë pjesëtarët e tjerë të

grupit.Shokët e klasës, gjithashtu duhet inkurajuar të sillen me këta fëmijë në mënyrë të

zakonshme si brenda ashtu edhe jashtë shkollës. Shpeshherë ka sjellje të “nënave” me që

fëmijët me sindromin Down janë të prekshëm. Fëmijët e moshës shkollore janë mjaft të

ndjeshëm ndaj aftësive të fëmijëve tjerë dhe natyrisht ndjehen të mbrojtur dhe përkrahur

24

e nëse kuptojnë se fëmija tjetër është më pak i zoti se ai apo ajo.

Nëse reagimi i të tjerëve është i përshtatshëm, fëmijët me sindromin Down do ta fitojnë

besimin,sigurinë, inkurajimin dhe pavarësinë.

Fig. Shoqerimi I femijes me sindromen Down

6.2 Sjellja

Kuadri parashkollor ose ai shkollor mund të mos ketë përvojë paraprake lidhur me

sindromin Down apo ta ketë konceptin e gabueshëm si edhe prindërit kur ballafaqohen

në momentin e lindjes së foshnjes. Prandaj mund të ndihmohen nëse prindërit ua bëjnë

prezentimin e fëmijëve të tyre edukatorëve në vendin e pranimit me që keqkuptimet është

më lehtë t’I parandalosh sesa t’i zgjidhësh. Shumë fëmijë me sindromin Down kanë kujtesë

të gjatë sidomos për ngjarjet dhe njerëzit gjë që ua munëson të jenë të vetëdijshëm për

rutinën e tyre dhe të bëhen mjaft rezistent ndaj ndryshimeve. (David Werner. Disable village children-

A guide for community health workers, rehabilitation workers and families.)

Nëse planet e shpjeguara ose diçka e zakonshme ndryshon papritmas kjo ata i

shqetsonshumë. Kur ndryshimi i planeve është i domosdoshëm atëherë atyre duhet t’u

shpjegohet me arsyetimin në mënyrë pozitive.Fëmijët me sindromin Down shpeshherë

cilësohen si kokë fortë.Në realitet ata mund të zhyten në detyrat apo punët më të thjeshta,

siç është mbathja e çorapëve apo vizatimi ndërsa nëse nga ata kërkohet të kryejnë një

25

aktivitet tjetër e bëjnë të iritohet përkohësisht. Është mirë të shmanget konfrontimi me ta

dhenë se shpjegimi I thjeshtë nuk pranohet atëherë provoni ta shtyni që të qeshet.

Ndonjëherë këta fëmijë kalojnë nëpër faza që t’i përsërisin fjalët të cilat i kanë dëgjuar,

me qëllim që të kënaqur dhe jo pse mendojnë ose ndjehen ashtu. Ata mund të përgjigjen

me “po” kur realisht mendojnë për “jo” ndërsa përgjigja e saktë pason pas një pauze të

shkurtër.Sensi i fortë i humorit dhe temperamenti i pabindur shpesh janë veçori e fëmijëve

me sindromin Down. Kjo dashuri djallëzore me çapkënllëk nëse kombinohet me mërzi,

mund t’i prijë sjelljes së papërshtatshme për të tërhequr vemendjens siç është fshehja e

çelsave të veturës apo e kuletës së babait. Si me të gjithë fëmijët tjerë është e këshillueshme

që të ndiqet fëmija kur nuk është duke bërë diçka të veçantë kur është jashtzakonisht i qetë

dhe i heshtur. Disiplina dhe të mësuarit e strukturës dhe kufijve luajnë rol kyç për fëmijën

me vështirësi në të mësuar. Fëmija me sindromin Down i cili nuk është mësuar të sillet ka

një efekt shtesë negativ. Si çdo fëmijë në një mjedis të ri pas periudhës së vlerësimit, edhe

fëmija me sindromin Down dëshiron ta “eksperimentojë” personin që është përgjegjës për

të.Është i nevojshëm reagim i prerë por i këndshëm dhe i durueshëm.

Duhet pasur parasyshë se mërzia shpeshherë është shkaktare e sjelljes së keqe; me

rëndësi është se puna e caktuar për fëmijën e stimulon aftësinë dhe nuk e pengon atë.

Përkrahja e çfarëdo sjellje të papërshtatshme rme buzëqeshje kur fëmija është i vogël

mund t’u prijë problemeve të mëvonshme të cilat nuk është lehtë të evitohen.

Shumë më me rëndësi është që sa më shpesh të lavdohet sjellja e mirë se sa t’i kushtohet

vëmendje sjelljes së keqe. Sjellja e keqe duhet ndërprerë me nervozë minimale apo edhe të

injorohet. Kritika dhe shprehja e dështimit vetëm e rrënojnë besimin e këtyre fëmijëve.

Këto dy strategji – lavdimi i sjelljes së mirë dhe injorimi i sjelljes së keqe – janë gjërat që

duhet zhvilluar përmes diskutimeve midis prindërve dhe kuadrit mësimdhënës; mungesa e

konsideratës I lë fëmijët të hutuar dhe me sjellje të keqe.

26

6.3 Koncentrimi

Fëmijët me sindromin Down shpeshherë për disa aktivitete kanë koncentrim të kufizuar.

Ndryshimi i aktivitetit mund të japë përgjigje më të mirë. Intervali kohor i përqëndrimit

të vemendjes së disa fëmijëve me sindromin Down gjithashtu është mjaft i shkurtër.

Inkurajimi gradual i fëmijës për të shpenzuar më shumë kohë në aktivitete e ndihmon

zgjatjen e kohës së koncentrimit.

6.4 Pushimi dhe argetimi

Është folur mjaft për fëmijët e moshës shkollore lidhur me rëndësinë e lojës në periudhën

e pushimeve. Gjatë kësaj kohe atyre duhet t’u jepet mundësia të largohen nga ndërtesa

dhe disiplina. Por për fëmijët me sindromin Down pushimet e tilla nuk mund të jenë

gjithmënjë ndihmesë dhe kënaqësi pasi që ata më shpesh mbeten të izoluar dhe larg nga

shokët e tyre me të cilët shoqërohen dhe janë të lidhur.

Në një situatë të tillë fëmija mund të bëhet i ndjeshëm dhe pa dashur mund të ngatërrohet

në aktivitete të palejueshme. Kuadri deri diku mund të ndihmojë përmes përpjekjeve të

veta për të siguruar që fëmijët me sindromin Down të përfshihen në lojrat e të tjerëve.

Ndonjëherë mund të jetë i dëmshëm presioni i tepërt por për ndihmësit e mësimdhënies

mund të jetë e dobishme nëse i mbledhin fëmijët me nevoja të veçanta në një anë gjatë

pushimeve të mëdha dhe i angazhojnë në aktivitete të ndryshme të përshtatshme për

aftësitë e tyre.

27

Fig. Femijët me sindromen Down gjatë pushimit dhe argetimit

28

KAPITULLI VII

7.1 Modifikimi i Kurrikulës për nxënesit me Sindromin Down

Individët me sindromën Down kanë shkallë të ndryshme të aftësive, shkathtësive, sjelljes

dhe zhvillimit fizik.Mangësitë e tyre të të mësuarit rezultojnë nga stile të ndryshme të të

nxënit në vend të pengesave mësimore. (Wolpert, Gloria. ―The Educational Challenges Inclusion Study.‖

National Down Syndrome Society ).Si rregull i përgjithshëm, studentët me sindromën Down kanë

nevojë për aktivitete të cilat janë më shumë të strukturuara dhe sekuenca, sasi të vogla të

informacionit të paraqitur në një kohë dhe një sistem të mirë shpërblimi. Mësuesit mund të

përdorin disa nga këshilla dhe taktika më poshtë në klasat e tyre për të maksimizuar

përvojën në klasë.

Fig. Edukimi inkluziv

29

Fusha Mënyra e mësimit Këshillat dhe Teknikat

Klasë informuese dhe Kurrikulat mesimore

Nxënësit me Sindromen Down janë nxënes vizual

Përdorni metoda mësimore që përfshijnë shënja dhe objekte.

Shpjego fotot me fjalë të folura.

Shpjegoni inoformatat vizualisht (p.sh. projektori i sipërm,postera, tabela xhepi, dërrasë e zezë).

Mund të vuajë një farë humbjeje të dëgjimit dhe kanë problem afatshkurtra të kujtesës

Përdorni shembuj të thjeshtë

Pushoni në hapa të vegjël

Nuk janë të aftë në përpunimin auditor dhe memorie auditive.

Kanë vështirësi në mbajtjen e drejtimeve ose informacionin që përpunohet vetëm verbalisht.

Lejo kohën e përshtatshme të përgjigjes.

Duhet kohë për të përpunuar aftësitë e reja që kanë mësuar përpara se të kalojmë tek të tjerët

Kanë një ritëm më të ngadaltë të të mësuarit sesa bashkëmoshatarët

Jepuni nxëneve më shumë liri për të zgjedhur punën e tyre, aktivitetet.

Nxitja e pavarësisë dhe vetë-mbështetja për të balancuar nevojat zhvillimore dhe kronologjike ku pritshmeritë e larta akademike janë vendosur në klasë.

Kur paraqitni punë të pavarur, përpiquni ta ndani atë në segmente të vogla (p.sh. testin e ndjam në gjysmë)

Lejo kohë shtesë për të përfunduar detyrat

Zvogëloni gjatësinë e detyrave.

30

Fusha Mënyra e mësimit Këshillat dhe Teknikat

Pergaditja e mësimdhënësve dhe metodat mësimore

Puno më mirë me një-nga-një ose grup të vogël nxenesish.

Shmangni grupin e madh dhe mesimin e tërë klasës pernjehere sepse ato janë më pak efektive.

Puna me asistentë mesimor ose ndihmës mundet të jetë efektiv

Ndërsa ndihmësit mund të jenë efektivë, disa prindër kujdesen që ata të mund të izolojnë një nxënës dhe të dekurajojnë bashkëveprimin me kolegët.

Jepuni planet e mësimit paraprakisht asistenteve për tu dhënë atyre më shumë besim me mësimin dhe ti lejojmë ata qe te kenë kohë për të zhvilluar idetë e tyre për të përshtatur materialet dhe burimet praktike.

Udhëzimi i ndihmuar nga kompjuteri mund të jetë efektiv sepse ajo është interaktive, dhe jo kërcënuese.

Jini të vetëdijshëm se disa studentë mund të kenë problemë motorike për të përdorur një tastierë dhe miun në mënyrë efektive.

Pajisje ndihmëse dhe / ose përshtatëse të tilla si tastiera të specializuara kyçe ose tastierë alternative mund te perdoret.

Mbikëqyrja e kolegëve ndonjëherë është efektive.

Nxënësit mund të punojnë më shumë për të qenë të pavarur dhe pranuar nga kolegët e tyre.

Komunikimi me prindërit është i domosdoshëm për sukses.

Përdorni fletore të përditshme për të komunikuar me prindërit

31

Fusha Mënyra e mësimit Këshillat dhe Teknikat

Materiali I perdorur Materialet konkrete ose "puna e dorës" janë më së shumti efektive.

Librat e punës nuk janë në përgjithësi efektive..

Detyrat e letrës dhe lapsave, kompjuterët dhe tekstet shkollore ndonjëherë janë me shumë efektive në klasat e sipërme.

Manipulimet janë të dobishme.

Përdorni "punën e dores" në mënyrë kreative (p.sh.hidhni një top të butë në një nxënës nëse doni atë për t'iu përgjigjur një pyetjeje).

Ndihmoni nxenesit të ushtrojnë para se të shkruajnë (p.sh.shtyni pëllëmbët së bashku, shtyni shumë në tavolinë,shtrydh dhe pushoni gishtat).

Keni një shumëllojshmëri të librave të leximit në klasën tuaj.

Detyrat e shtëpisë janë të efektshme: (a) të informojnë prindërit çfarë fëmija po bën në shkollë dhe (b) të ofrojë praktikë shtesë me konceptet themelore.

Tranzicioni Ndryshimi i lokacionit dhe mësuesit te lëndëve mund të jenë freskuese për nxenësit me sindromin Down.

Ndërprerjet në mes të klasave mund të lejojnë shoqëri të vlefshme bashkëveprim me kolegët, si dhe ushtrimet.

Kur studentët janë të gatshëm ose sipas kërkesës, ata duhet të lejohen të ndryshojnë klase në mënyrë të pavarur.

32

Fusha Mënyra e mësimit Këshillat dhe Teknikat

Vështiresitë sensorike/motorike

Studentët me sindromën Down mund të kenë vështirësi në përpunimin e informacionit nga shumë burime në të njëjtën kohë, duke bërë më shumë se një gjë në një kohë ose duke iu përgjigjur shpejt disa situatave.

Përqëndrohuni në një kuptim në një kohë ose përfundoni një detyrë në një kohe të caktuar.

Ndihmo nxënesin të japë udhëzime; shiko larg ndërsa ai po e përpunon kërkesën.

Një nxënes nuk mund të jetë në gjendje të ulet në dysheme pambrapa mbështetje; përdorni një karrige, jastëk ose mbajtëse.

Sipërfaqet e pabarabarta mund të jenë të vështira për t'u drejtuar. Lejoni nxënësit të praktikojë ecjen në këto sipërfaqe.

Kujtesa Fëmijet me sindromin Down kanë dobësi aftësinë e kujtesës për tre arsye:

1. Ata janë në një disavantazh të duhur memorie afatshkurtër për shkak të voneses së të folurit

2. Ata kanë një repertor të kufizuar të strategjive të kujtesës ; dhe

3. Ata priren të jenë nxënës "inaktiv" kur kjo vjen te kujtesa.

Përdorni etiketimin.

Ndani mesimet në grupe të vogla dhe idetë me rend.

Bëni detyrat interesante dhe kuptimplota për nxënesit.

Mësoni strategjitë e provave.

Jepni mundësi për të praktikuar në kontekste të ndryshme dhe të përdorin qasjet multisensoriale.

Përsëritja është çelësi për të mësuarit!

Motivimi Nxënesit me sindromin Down mund të kenë nevojë më shumë për inkurajim, pranim dhe reagim pozitiv se sa studentët e tjerë.

Të jeni i vetëdijshëm se deri në kohën që ata ti merrni në klasën tuaj, ata me gjasë kanë përjetuar vonesa të shumta, përgjigje negative nga të rriturit ose fëmijët tjerë dhe kritika të shpeshta ose korrigjim.

Materialet duhet të jenë kuptimplotë dhe të njohura.

Lejoni nxënesit të ndihmojnë në zhvillimin e rregullave ose planeve të mësimet.

Përdorni gjuhën pozitive. Në vend që të thosha “Është gabim, "thuaj, “Provo një mënyrë tjetër."

Shpërbleni pavarësinë.

33

KAPITULLI VIII

8.1 PERFUNDIMI

Në bazë të rezultateve të dala nga hulumtimi, janë nxjerrë një numër i përfundimeve mbi

çështjet e trajtuar nga ky hulumtim.

- Në përgjithësi, vërehet që shumica prej shkollave të intervistuara nuk hezitojnë në

pranimin e nxënësve me sindromën Down. Ndërkaq, të gjeturat tregojnë që ka një

mungesë të vetëdijesimit dhe respektimit të procedurave të nevojshme për

pranimin e nxënësve me sindromën Down nëshkolla të rregullta. Përpos procedurës

së rregullt të testimit nga psikologu ose pedagogu dhe mësimdhënësi, një numër i

konsiderueshëm i nxënësve me sindromën Down nuk I nënshtrohen procedurës së

vlerësimit nga Komisioni Vlerësues komunal.Në këtë aspekt, kanë shumë probleme

veçanërisht shkollat e viseve rurale.

- Disa prej mësimdhënësve të shkollave gjithëpërfshirëse hezitojnë të punojnë me

nxënësit me sindromën Down.Ata hezitojnë kryesisht për shkak të mungesës së

përvojës paraprake në punë me nxënës mesindromën Down, mungesës së

përgatitjes profesionale (trajnimeve adekuate), mungesës sëkushteve të punës.

- Megjithatë, ashtu siç është vërejtur në vrojtime, mësimdhënësit e klasave kanë një

qasje të mirëndaj nxënësve me sindromën Down si dhe një përkushtim të madh ndaj

tyre. Në përgjithësi, ata mundohen t’i angazhojnë nxënësit me sindromën Down, t’i

japin udhëzime të veçanta dhe t’I ofrojnë ndihmë kurdo që ata kanë mundësi.

Gjithashtu, qasja e nxënësve të tjerë në klasë karshi nxënësve me sindromën Down

është shumë e mirë dhe mund të thuhet që ka një ambient të mirë social dhe

integrues për këta të fundit.

- Pavarësisht kësaj, të dhënat e hulumtimit tregojnë që shkollat, mësimdhënësit dhe

prindërit ballafaqohen me shumë sfida në gjithëpërfshirjen e nxënësve me

sindromën Down në shkolla të rregullta. Disa prej sfidave kryesore që afektojnë të

tri palët janë mungesa e përvojës së mësimdhënësve në punë me nxënësit me

sindromën Down, mungesa e trajnimeve adekuate si dhe numri i madh i nxënësve

në disa shkolla. Gjithashtu, sfidë tjetër për procesin e gjithëpërfshirjes së nxënësve

me sindromën Down në shkolla të rregullta është edhe mungesa e mësimdhënësve

mbështetës apo asistentëve, mungesa e PIA-së(Plani Individual I Arsimit) me raste

si dhe mjeteve të konkretizimit. Vlen të theksohet që shkollat, mësimdhënësit por

edhe prindërit e nxënësve me sindromën Down me raste ballafaqohen gjithashtu

edhe me paragjykimin e prindërve dhe nxënësve të tjerë në klasë dhe diskriminimit

që iu bëhet nxënësve me sindromën Down.

34

8.2 REKOMANDIMET

Në bazë të gjeturave të hulumtimit, të dala nga intervistat e realizuara, janë

nxjerrë një numër i rekomandimeve për eliminimin e barrierave dhe përmbushjen e

nevojave që palët e intervistuara kanë në dhe gjatë procesit të gjithëpërfshirjes së

nxënësve me sindromën Down në shkolla të rregullta.

MASHT-i do të riformulojë objektivat dhe treguesit e strategjisë parauniversitare

duke paraqitur me gjuhë të qartë përkushtimin për të garantuar vijim të shkollimit

obligativ për të GJITHË fëmijët.

KOMUNAT /DKA do të jenë agjenti kryesor veprues në arsimimin e fëmijëve me

nevoja të veçanta sidomos të fëmijeve me Sindromen Down dhe përfshirjen e tyre

në klasa të rregullta.

SHKOLLAT- Duhet të zhvillohet teknologjia edukative, e posaçërisht në fushën e

nevojave të veçanta. Teknologjia ndihmon barazimin e strategjive arsimore dhe bën

të mundur një nivel të lartë didaktik me trajnim minimal.

PRINDERIT- nuk duhet ti mbajnë të izoluar fëmijet e tyre me sindormin Down,

perkundrazi duhet ti motivojnë dhe te ju ndihmojnë që të shoqerohen më fëmijet

tjerë.

35

8.3 BIBLIOGRAFIA

1. Mulliqi, Sh. (2012). Edukimi Special. Prishtinë.

2. Wolpert, Gloria. ―The Educational Challenges Inclusion Study.‖

National Down Syndrome Society.

3. Learners with Down syndrome, 2009, Down Syndrome Victoria

4. Buckley, S & Bird, G, 2000, Education for individuals with Down

syndrome – an overview

5. Ligji për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës. 2011.

6. MASHT. 2015. "Plan Strategjik Për Organizimin E Arsimit

Gjithpërfshirës Të Fëmijeve Me Nevoja Të Veçanta Arsimore".

Prishtina.

7. Buckley, S & Bird, G, 2006, ‘A comparison of mainstream and special

education for teenagers with Down syndrome: Implications for parents

and teachers.

8. Down Syndrome Kosova, Edhe une jam si ti…

9. Dr. Richard Newton.The Down’s syndrome handbook- A practical guide

pro parents and carers.

10. David Werner. Disable village children- A guide for community

health workers, rehabilitation workers and families.

11. HandiKOS.- Down’s syndrome in Kosova. December 2001.

12. SINDROMI DOWN, UDHËZUES PËR PRINDËRIT DHE

KUJDESTARËT

13. Zabeli, N. (2001). Nxënësit me nevoja të veçanta. Prishtinë

36

SHTOJCA

37

38

39