Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Pelaj.pdf · Kur ne jemi të lumtur e dëgjojmë muzikën e...

29
UNIVERSITE F TEMA: Edukim P Mentorja: Prof.ass.Msc. Mimoza Ku ETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ˮ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR mi dhe arsimimi i ndjenjës ritm Punim Diplome Kandidatja: urshumlia Saranda Pelaj Gjakovë, korrik 2018 1 ˮ mike

Transcript of Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Pelaj.pdf · Kur ne jemi të lumtur e dëgjojmë muzikën e...

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ˮ

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike

Punim Diplome

Mentorja: Kandidatja:

Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Saranda Pelaj

Gjakovë, korrik 2018

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ˮ

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike

Punim Diplome

Mentorja: Kandidatja:

Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Saranda Pelaj

Gjakovë, korrik 2018

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI ˮ

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

TEMA: Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike

Punim Diplome

Mentorja: Kandidatja:

Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Saranda Pelaj

Gjakovë, korrik 2018

2

Ky punim diplome u mbrojt më para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Mentor

Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit Vlerësues:

1.

2.

3.

3

PËRMBAJTJA

FALEMINDERIME DHE MIRËNJOHJE..................................................................................... 4

ABSTRAKT ................................................................................................................................... 5

HYRJE ............................................................................................................................................ 6

KAPITULLI I PARË ...................................................................................................................... 8

1.EDUKIMI DHE ARSIMIMI I NDJENJËS RITMIKE ............................................................... 8

1.1.Muzika është më e natyrshme se sa të folurit, të prekurit dhe të afruarit me njëri tjetrin. .............................................................................................................................................. 9

1.2. Muzika gjithmonë rreth nesh dhe me ne.................................................................................. 9

KAPITULLI I DYTË.....................................................................Error! Bookmark not defined.

2.EDUKIMI I NDJENJËS RITMIKE ...........................................Error! Bookmark not defined.

2.1.Ndikimi i ritmit muzikor tek foshnjet ......................................Error! Bookmark not defined.

2.2.Shfaqja e ritmit tek fëmijët ......................................................Error! Bookmark not defined.

KAPITULLI I TRETË...................................................................Error! Bookmark not defined.

3.SI NDIKON MUZIKA NË PROCESIN E TË MENDUARIT DHE TË MËSUARITError! Bookmark not defined.

3.1.Rekomandimet që jepen për nxënësit që të jenë të suksesshëm në mësimError! Bookmark not defined.

3.2.Muzika përmes arteve tjera dhe ndikimi i saj në jetën tonë.....Error! Bookmark not defined.

3.3.Muzika si shpërndarje e energjisë së përceptuar tonale.......................................................... 21

KAPITULLI I KATËRT................................................................Error! Bookmark not defined.

4.PËRSHKRIMI I PUNËS PRAKTIKE .......................................Error! Bookmark not defined.

REZYME .......................................................................................Error! Bookmark not defined.

LITERATURA ..............................................................................Error! Bookmark not defined.

LITERATURA NGA INTERNETI...............................................Error! Bookmark not defined.

4

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Që të arrish në fund të një rruge të gjatë dhe me shumë sfida nuk është aspak e lehtë.Por,këtë rrugë mund ta përballosh shumë më lehtëfalë ndihmës dhe kontributit të shumënjerëzve, për të cilët kam një faleminderim të veçantë dhe u jam mirënjohëse gjithmonë.

Për konsulaten e vazhdueshme dhe mbështetjen akademike shpreh mirënjohje dhefaleminderim për udhëheqësen e këtij punimi Prof.ass. Msc. Mimoza Kurshumlia, përmbështetjen, durimin dhe profesionalizimin e saj. Gjithashtu faleminderoj të gjithëprofesorët e këtij universiteti të cilët më pajisen me dituri gjatë këtyre viteve.

Në fund, faleminderit për më të rëndësishmit e jetës sime, për motivin, besimin dhepërkushtimin e finalizimit me sukses të këtij udhëtimi.Faleminderit e dashur familje përgjdo gjë që më ofruat.

Sinqerisht dhe përgjithmonë faleminderit!

5

ABSTRAKT

Që të arrihet edukimi dhe arsimimi i duhur i ndjenjës ritmikeështë vërtetuar se është enevojshme të dëgjohet muzikë.Kjo për arsye se njëri ndër aktivitetet që e vë në fuksiontrurin është muzika.Aktivitetet e tilla ndikojnë nësigurimin e kushteve për zhvilliminfizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve duke i’u mundësuar, në këtëmënyrë, që zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i suksesshëm dhe më i plotë.

Pjesa teorike është bazuar në hulumtimin i cili shqyrton nëse foshnjet angazhohen nësjellje ritmike në muzikë.Rezultatet tregojnë se foshnjet angazhohen dhe se përmesmuzikës mund të përforcohet të mësuarit e tyre.Më tutje vazhdojmë me moshë pak më të

madhe ku vlen të theksohet që tek fëmijët muzika në përgjithësi ndikon në disa aftësi që

tek ata përmes mësimit të muzikës mund të zhvillojnë: aftësinë për të kënduar, dëgjuar,ndjeshmërinë ritmike, për të luajtur me instrumente dhe për të krijuar.

Nëmomentin që fëmijët fillojnë të kuptojnëritmin atamund tanjohin veten.Madje ata eshfaqin ritmin që në moshë të hershme, i cili ndikon në kordinimin fizik, të menduaritkritik, në kujtesë, në të dëgjuarit dhe në logjikë.Elementet e para të edukatës fëmija i merrnga familja, më pas nga arsimi parashkollor, fillor dhe kështu ndjenja intuitive e fëmijëspër muzikën mbetet pjesë përbërëse gjatë gjithë jetës.

Gjithashtu është bërë edhe analizimi se si ndikon muzika në procesin e të menduarit dhetë mësuarit.Rekomandimet të cilat jepen nga shkencëtarët tregojnë mënyrën si nxënësitjanë më të suksesshëm përmes dëgjimit të muzikës.Ekziston një lidhje e fuqishme dhemisterioze për atë që e lidh muzikën me mendimet dhe shpirtin e njeriut. Kjo për arsye seritmi dhe tingujt janëdy gjëra që mendja e njeriut është më e interesuar se çdo gjë tjetër.

Fëmijët që mësojnë muzikën mësojnë se praktika e vazhdueshme dhe puna e madhe tëdërgojnë në shpërblime të mëdha, përpjekja për të praktikuar të njejtën këngëvazhdimisht dërgon në kënaqësinë e zotërimit të saj dhe pastaj duke e sjellur atë për tëtjerët. Muzika gjithashtu u jep fëmijëve rritje të mundësive në jetën e të rriturve.

Muzika ndikon edhe përmes arteve tjera, fuqia e ritmit muzikorshërben për qetësim,zgjuarësi, largimin e dhimbjes, kujtesë, performancë, punë dhe stërvitje. Pra, muzikaështë universale kudo që ne shkojmë jemi të rrethuar dhe të zhytur brenda saj.Të gjithëfëmijëve duhet t'u jepet mundësia për të mësuar muzikë në njëfarë niveli, megjithëseedukimi muzikor duhet të jetë një përvojë pozitive, e udhëhequr nga një mësues nxitës imuzikës dhe prindërve.

Fjalët kyçe:muzikë, zhvillim, hulumtim,ritëm, ndikim, etj.

6

HYRJE

Secili prej nesh, që nga fillimi i jetës sonë, gjatë periudhave të jetës përvetësojmë shprehitë ndryshme.Të gjitha këto shprehi të fituara i vërejmë në sjelljet që kemi ndaj situatavetë ndryshme që hasim.Fëmijët bartin sjellje nga të cilat çdo i rritur mund të nxjerrë njëmësim.

Ritmi muzikor ndihmon fëmijët e vegjël të komunikojnë, nxit të mësuarit kur janë fëmijëdhe ndihmon të arrijnë më shpejt moshën madhore. Krijimi i muzikës na bën më tëzgjuar, t`i biesh një vegle muzikore na ndihmon në përmirësimin e lëvizjeve të trupit.Muzika dëgjohet me veshë por, ajo i flet shpirtit.

Ritmet sjellin përqendim të fortë, kurse muzika e qetë ngadalëson frymëmarrjen dhe tërrahurat e zemrës duke na sjell një gjendje relaksuese.

Melodia e muzikës na ndihmon në çdo çast të lidhemi me një ngjarje të kaluar. Disanxënës kur janë duke mësuar nuk bëjnë dot pa muzikën, ata e kanë më të lehtë që kurmësojnë i kthejnë mësimet në këngë dhe arrijnë ti fiksojnë. Në momente të trishtuara, nashoqëron një muzikë me ritëm të qetë.

Muzika ndikon te fëmijët që kur janë në barkun e nënës, muzika e Moxart, Bach, është eduhura për fetusin. Maegan Morrow, beson që lidhja jonë me muzikën vjen nga mënyratnë të cilat jemi rritur: “Zëri i dikujt mund t`ju nxisë të kujtoni ninullat e nënës ose bendinqë e keni dëgjuar kur keni qenë tëporsalindurˮ.Dr. Morrow e shpjegon ritmin si energji tëjashtme, me të cilën përpiqet të harmonizohet trupi ynë.Trupat tanë janë ritmikë, hapat,rrahjet e zemrës, ritmi ynë i frymëmarrjes gjithashtu.1

Kur udhëtojmë të gjithë dëgjojmë muzikë kështu udhëtimi na duket më i shkurtër dhe mëpak i lodhshëm. Ajo është e vetmja, e cila, në çdo gjendje emocionale qëne jemi, ka diçkame të cilën tëna qetësojë.

Kur ne jemi të lumtur e dëgjojmë muzikën e një kënge, por kur jemi të mërzitur kuptojmëtekstin e saj.Muzika është pjesë e pandashme e njeriut.Me anë të muzikës ne mendohemi,reflektojmë dhe më lehtë e përballojmë një ngjarje që ka ndodhur.

Rezultatet e ndryshme na ndihmojnë për të kuptuar përse njerëzit preferojnë muzikë tëndryshme nga njëri-tjetri. Çdo njeri ka një mënyrë unike të kësaj pjesëze të trurit, reagimii së cilës formohet në varësi të tingujve dhe muzikës që kanë lidhje me jetën

1Maegan Morrow, Neurologic music terapi, “TIRR Memorial Hermann Rehabilitation Hospitalˮ,SamHouston State University.

7

tonë.Shkencëtarëtzbulojnë, kur dëgjojmë muzikë, në tru krijohet një reaksion kimik, qënë një farë mënyre na shpërblen duke na dhuruar lumturi.

Concetta Tomaino, drejtoresha e institutit për muzikë dhe funksione neurologjike, ngaNju Jork deklaroi: “Kur vendoset lidhja emocionale me muzikën, reaksionet tonaneorologjike janë momentaleˮ. Tomanio u shpreh: “Truri ynë krijon reflekse tëkushtëzuara në disa situata, të cilat përsëriten gjatë dëgjimit të muzikësˮ.2

Sfera e arsimimit muzikor luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm tëfëmijës.Ajo e nxit frymën e tij krijuese, inteligjencën, aftësitë krijuese dheindividualitetin.Përmes saj, fëmijët e moshës më të hershme, në mënyren e tyre më tëpërshtatshme i manifestojnë përmes formës së lojës, si prirjet dhe shkathtësitë e veta,poashtu edhe përjetimin dhe njohjen e vetëvetës e të botës që i rrethon.

Interpretimi dhe këndimi së bashku ndihmojnë edhe në zhvillimin social të fëmijës, si njëkomponent qenësor i rritjes së tij, i cili e përmbanë tolerancën e ndërsjelltë, barazinë,shoqërimin, ndjenjën e punës dhe gëzimin e krijimit të përbashkët.Muzika pra, qëndronnë mes të gjitha formave tjera të inteligjencës së njeriut, si një përbërës i barabartë me to iprogresit intelektual dhe humanitetit.

“Muzika është në ajër – ne thjesht marrim nga ajo aq sa ne duamˮ (Eduard Elgar).

2Institute for Music and Neurologic Function– Mount Vernon, New York– Home, 2017.

8

KAPITULLI I PARË

1. EDUKIMI DHE ARSIMIMI I NDJENJËS RITMIKE

Edukimi dhe arsimimi i ndjenjës ritmike është fushë studimi që lidhet me mësimin emuzikës. Duke i prekur të gjitha fushat e mësimit, përfshinë zhvillimin e aftësive njohësedhe mënyra të veçanta e të rëndësishme që nxënësit duhet të marrin. Trajnimi i muzikësnga edukimi parashkollor deri tek arsimi i mesëm ështëi zakonshëm në shumicën evendeve, sepse përfshirja me muzikën konsiderohet një komponent themelor i kulturësdhe sjelljes njerëzore.

Një nga qëllimet e edukimit të muzikës është edukimi i ndjenjave ritmike.Ky edukimkërkon që mësimdhënësit të japin njohjen e duhur, në mënyrë që nxënësit ta shtrojnëpërvojen nga këndvështrimi i tyre. Duke ndihmuar kështu nxënësit të shohin muzikën josi përmbajtje statike por si personale, aktuale dhe evoluese.

Muzika ashtu si gjuha është një arritje që dallon njerëzit si një specie.Kordinimi i trupitme mendjen arrihet përmes të kënduarit të këngëve, luajtjes apo shoqërimit të tyre dhelojërave muzikore, kombinimit të lëvizjeve trupore me muzikën, rrahjes së ritmeve tëndryshme, në të njëjtën kohë, ndiqen udhëzimet e mësuesit dhe njëkohësisht, dëgjohenedhe të tjerët. Disa nga aftësitë që zhvillojnë nxënësit përmes mësimit të muzikës janë:

Zhvillimi i aftësive për të kënduar;

Zhvillimi i aftësive për të dëgjuar;

Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike;

Zhvillimi i aftësive për të luajtur dhe shoqëruar muzikën përmes instrumenteveORF dhe me goditje;

Zhvillimi i aftësive për të krijuar.

Qasja e njeriut ndaj procesit të edukimit dhe arsimimit përcakton drejtimin e jetës sëtij.Familja dhe rrethi social ku rritemi dhe edukimi është pika parësore e formimitindividual, kurse arsimimi është pika dytësore.

Muzika është një dhuratë magjike që ne duhet të kultivojmë tek fëmijët tanë, veçanarishttani që prova shkencore dëshmon se një edukim muzikor e bën nxënësin më të mirë nëmatematikë dhe shkencë.Arsyeja kryesore që çdo fëmijë duhet të ketë një arsim nëmuzikë është se është pjesë e strukturës së shoqërisë sonë.

Andaj, qëllimi i edukimit dhe i arsimit të përgjithshëm muzikor është sigurimi i kushtevepër zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve duke i’u

9

mundësuar, në këtë mënyrë, që zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i suksesshëm dhe mëi plotë.

1.1. Muzika është më e natyrshme se sa të folurit, të prekurit dhe tëafruarit me njëri tjetrin

Emersoni ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”. Një shkollë pa muzikë, kamë pak vlera njerëzore, është më pak e vlefshme, dhe e përgjysmuar.3

Përderisa në sporte ka vetëm një fitues, në muzikë fitues janë të gjithë.Në muzikë jumund ta kërkoni përsosshmërinë dhe mrekullinë e tingujve, pa patur frikë se do tëturpëroheni. Çdo kush mund të jetë i mrekullueshëm.

Nuk është e nevojshme që të përpiqemi ti bindim njerëzit se edukimi muzikor është njëmjet shumë i rëndësishëm në të ngriturit e aftësive të nxënësve dhe të krijuarit e tyre nënjerëz më të zgjuar, kjo është vetëm njëra nga rezultatet e shumëta positive që ka edukimimuzikor.Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dheinstrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku.

Të dëgjosh muzikë, ka të bëjë me thellësinë njerëzore. Ajo na shtyen ti njohim dhe tiprekim ndjenjat tona më të komplikuara. Na ndihmon ta kuptojmë kush jemi, çfarëdëshirojmë dhe si ta gjejmë veten tonë në botë? Meqenëse ne jetojmë në një botë shumëtë pasur dhe me vlera muzikore, ne kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i përshtatetpesonalitetit tonë dhe disponimit. Muzika na e mundëson që ta prekim zemrën tonëpërmes gishtave.

1.2. Muzika gjithmonë rreth nesh dhe me ne

Muzika është arti që shpreh mendimet dhe emocionet tona, ndërmjet gjuhës së saj tëpërbërë nga tingujt muzikor.Pra, muzika është universale, kudo që shkoni ju dëgjonimuzikë. Ne gjithmonë jemi të rrethuar me të dhe të zhytur brenda saj.Dëgjimi i muzikësështë një nga aktivitetet më të njohura të kohës së lirë.4

Entuziazmi për muzikën nuk është një zhvillim i kohëve të fundit.Aktivitete muzikoreduket se kanë qenë të pranishme në çdo kulturë të njohur në tokë, me rrënjë të lashta qëzgjasin 250.000 vite ose më shumë.Origjina e muzikës është e mbuluar në

3 Ralph Emerson, Professor of Ecclesiastical History and Pastoral Theology in the AndoverTheological Seminary, United States.4 Majlinda Hala, Violeta Shamku, “ Edukimi muzikorˮ,Tirane,2006,fq.3.

10

parahistorinë.Ka pak prova fizike si gdhendje guri ose gjurmë të fosilizuara që mund tëjapin të dhëna për të kaluarën e muzikës. Domosdoshmërisht, hipotezat lidhur mefunksionet origjinale të muzikës do të mbeten spekulative.

Efektet që krijohen me anën e muzikës, tingujve, ritmit, dhe dridhjeve janë më tëfuqishme se çdo gjë tjetër.Muzika, ritmi, tingujt kanë një efekt të jashtëzakonshëm nëndryshimin e gjendjes sonë shpirtërore, në shprehjen e dashurisë për të tjerëtoseshprehjen e dëshpërimit apo humbjes.Elementet e para të edukatës muzikore fëmija fillonti merr në familje që në moshë të hershme.Më pas, në arsimin parashkollor, përmeskëngëve të thjeshta, imitimeve të ritmeve apo të tingujve të ndryshëm nga jeta epërditshme dhe lojërave muzikore. Të gjitha këto elemente muzikore, të cilat ndërthurengjatë të kënduarit, të dëgjuarit, të shprehurit të muzikës, janë forma fillestare të tëkuptuarit të saj, të cilat do të vijojnë të zhvillohen më tutje në arsimin fillor dhe gjatëgjithë jetës.5

Kur janë foshnje, fëmijët këndojnë dhe belbëzojnë, nga mosha katërmuajshe ata mund tadallojnë ritmin dhe meloditë e thjeshta të këngëve të kënduara nga nëna.Dashuria efëmijëve për këngën fillon qysh herët nga ninullat e rimuara.Ndërsa më vonë këto ritme emelodi ata i shpikin vetë me këngët e tyre spontane. Me rritjen, muzika nis të luajë një roltë rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të fëmijëve.Ndjenja intuitive e fëmijëspërmuzikën pastaj mbetet pjesë përbërëse mendore e tij gjatë gjithë jetës.

Që nga koha e Pitagorës, është vënë re lidhja e ngushtë midis muzikës dhe matematikësnëpërmjet koncepteve të përbashkëta të përpjestimit, shkallës dhe modelit.Muzikagjithashtu është e lidhur ngushtë me lëvizjet e trupit, si në shfaqjen fizike të lojës së njëinstrumenti, ashtu edhe me reagimet trupore ndaj ritmit dhe melodisë.6

Në muzikë të këndosh do të thotë: të formosh tinguj muzikorë në përputhje me njëmelodi të caktuar, të dëgjosh do të thotë: të njohësh, të dëgjosh e të dallosh pjesët vokale,të kuptosh do të thotë: të kuptosh ndryshimin e tingujve, tempit, shenjave dhe rregullat egjuhës muzikore, dhe të krijosh muzikë do të thotë: të gruposh tinguj muzikorë e tëthurësh një melodi a këngë.

Tre dimensionet e dallueshme që dalin nga 129 arsye për të dëgjuar muzikë. Doza gabimijanë intervaletkonfidenciale prej 95%. Nga ky dimension kemi: vetëdijësimin 3.59%,lidhshmëritë shoqërore2.01%, dhe rregullimin e humorit 3.78%.7

5Dr. Bardhyl Musai, Rezana Vrapi, Elone Boce, “Të gjithë ne jemi inteligjentëˮ,Tirane,2003,fq.21.6Po aty.7https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3741536/

11

Figura 1: Dimensionet e dallueshme që dalin nga 129 arsye për të dëgjuar muzikë.

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

4

Vetëdijësimi

Series 1 3.59

11

Figura 1: Dimensionet e dallueshme që dalin nga 129 arsye për të dëgjuar muzikë.

Vetëdijësimi Lidhshmëritëshoqërore

Rregullimi ihumorit

2.01 3.78

11

Figura 1: Dimensionet e dallueshme që dalin nga 129 arsye për të dëgjuar muzikë.

12

KAPITULLI I DYTË

2. EDUKIMI I NDJENJËS RITMIKE

Ritëm pa muzikë ka, por muzikë pa ritëm nuk ka.Dukuritë ritmike përjetohen në formëkonkrete dhe më pas arrihet zbatimi i tyre praktik. Këto dukuri mund ti rikujtojmë ngashembujt e përditshëm të natyrës dhe mjedisit, psh: rënia e ziles së shkollës, të rrahurat eorës tik-tak, duartrokitja, imitimi i automobilit, gurgullima e ujit, në rrahjet e zemrës, eshumë të tjera. Kështu ritmi ngacmon veshin tonë.Çdo gjë që ne bëjmëështë i shoqëruarme ritëm madje edhe ecja ka ritëm, të gjitha këto ritme shoqërohen me një zë që quhettingull.

Pra, ritmi dhe tingujt janë ato që përbëjnë atë që quhet muzikë. Edukimi i ndjenjësritmike të nxënësve kërkon herë pas herë ushtrime dhe forma pune të përshtatshme, meqëllim që nxënësit të arrijnë të dallojnë rrahjet.

Të edukosh nxënësit me ndjenjën ritmike do të thotë të pasqyrosh tek ata njohuri. Këngëtme ritëm na japin gjallëri, dinamizëm, na bëjnë të kërcejmë sepse kënga ka ritëm tëshpejtë, teksti është plot jetë. Mirëpo mund të kemi edhe ritëm të ngadalshëm, me njëtekst melankolik ku zakonisht bëjnë pjesë këngët e gurbetit, të vajit, të dhimbshme, etj.

Muzika gjithashtu mund të ndikojë dhe mënyrën sesi ne mësojmë sepse është një ngaaktivitetet e pakta që përfshinë të gjithë trurin.Ajo është pjesë e pandarë e të gjithakulturave dhe mund të ketë përfitime surprizuese jo vetëm për të përfituar një gjuhë, poredhe për të përmirësuar kujtesën, vëmendjen e fokusuar, kordinimin dhe zhvillimin fizik.Të gjithë prindërit e dinë se një ninullë e qetë mund ta qetësojë edhe fëmijën e tyre esidomos një fëmijë që është nazeli.Poashtu të rriturit një simfoni e mrekullueshme mundti mbush me emocione.

Fëmijët të cilët rriten duke dëgjuar muzikë zhvillojnë lidhjet që kanë të bëjnë memuzikën, të cilat nga ana e tyre forcojnë aftësitë gjuhësore dhe rrit komunikimin. Sifëmijë, ne mund të imitojmë ritmin dhe strukturën muzikore të gjuhës tonë amtare shumëmë herët se sa të flasim. Shumë prej nesh jemi të aftë të kujtojmë këngë e ninulla tëndryshme që i kemi mësuar si fëmijë.Kështu na ndihmon të ruajmë fjalë dhe shprehje nëmënyrë më efektive. Ritmi i muzikës, ashtu si dhe motivet përsëritëse në këngë, nandihmojnë të memorizojmë fjalë.

Të kuptuarit sesi muzika mund të ndihmojë në mësimin e një gjuhe është e rëndësishme,se ndërkohë që dëgjon muzikën, ndjek tekstin, melodinë dhe ritmin nevojitet që të dyanët

13

e trurit të jenë aktive, duke e bërë më të lehtë për të kujtuar informacionin sesa thjeshtduke e lexuar.8

Sipas HelenDoron (mësuese me programin Baby`s Best Start) përmes muzikës ju mundtë përforconi të mësuarit e fëmijës:

Duke luajtur muzikë për fëmijën tuaj.Nëse ju luani një instrument, praktikojeni kurfoshnja është aty afër por mbajeni volumin mesatar, muzika e lartë mund të dëmtojëdëgjimin e foshnjës. Duke luajtur muzikë për fëmijën tuaj mund të zhvillohen aftësitë e tëfolurit,sociale, kulturore, intelektuale dhe në personalitetin e fëmijës.

Gjithashtu,në momentin kur dëgjohet muzikë në fëmijëri të herëshme zhvillohen edheaktivitetet e planifikuara për realizimin e ndërlidhjes së memories dhe të të menduarit.

Duke kënduar me fëmijën tuaj.Ndërsa fëmijët rriten, ata e shijojnë të kënduarit sëbashku. Të vendosurit e muzikës, ndihmon trurin të mësojë më shpejt dhe të mbajë mendmë gjatë. Ja pse ne i kujtojmë tekstet e këngëve që i kemi kënduar kur ishim fëmijë edhenëse nuk i kemi dëgjuar prej vitesh.

Zhvillimi i lojërave të ndryshme, këndimi i këngëve këto aktivitete kanë rezultuar të jenëshumë efektive edhe në zhvillimin e të folurit të fëmijës.

Duke filluar mësimet e muzikës herët. Nëse doni që fëmija juaj të mësojë njëinstrument, nuk duhet të prisni deri në shkollën fillore për të filluar mësimet.Truri izhvilluar i fëmijëve është i pajisuar për të mësuar muzikën.Shumë prej katër apo pesëvjeçarëve kënaqen duke krijuar muzikë dhe mund të mësojnë bazat e disa instrumentëve.

Fillimi i mësimit të muzikës në moshë të herëshme i ndihmon fëmijët të ndërtojnë njëdashuri për muzikën që zgjat gjithë jetën.Andaj hulumtimet tregojnë se dëgjimi imuzikës, mënyra e të kuptuarit të muzikës tregon shumë për fëmijët.

8Music and your baby, S. Jhoanna Robledo, Shtator 2011.

14

Duke inkurajuar shkollën e fëmijës suaj të mësojë muzikë. Të kënduarit ndihmon nëstimulimin e trurit, të paktën shkurtimisht.Me kohën, edukimi muzikor si pjesë e shkollësmund t’i ndihmojë të ndërtojnë aftësi si kordinimi dhe kreativiteti.Mësimi i muzikës endihmon fëmijën tuaj të bëhet një person i kompletuar.9

Muzika mundëson që ndjenjat tona të jenë të sakta, të hollësishme, përpikëta, delikate, tëqarta, deskriminuese, komplekse, të fuqishme dhe kuptimplota.Shkurtimisht, kryerja,kompozimi dhe dëgjimi i muzikës është një përvojë unike dhe ndryshe nga çdo lëndëtjetër që mësohet në shkollë, muzika edukon ndjenjën.Pra, muzika është mëshirimi ipërhershëm i ndjenjës.

2.1. Ndikimi i ritmit muzikor tek foshnjet

Foshnjet duke e dëgjuar një ritëm muzikor ju shërben si terapi në shumë aspekte.Nësefoshnja dëgjon muzikë tëqetë d.m.th.jo shumë të fuqishme dhe allegro (shpejtë) mund tëbie në gjumë më lehtë dhe është më ndryshe nga gjendja emocionale sesa fëmijët që nuk

9Diane Bales, Phd. Building Baby’s Brain: The Role of Music, 2017.

15

dëgjojnë muzikë. Këtë mund ta vërejmë edhe vet se sa qetësuese është muzika përfoshnjet. Ata mund të bëhen edhe më të zgjuar, duke mësuar për të luajtur me ndonjëinstrument fëmijët bëhen më të zgjuar në matematikë.

Rosalie Pratt, një profesor i mjekësisë muzikore në Universitetin Brigham Young thotë:Një vend që të mos paraqitet si kohë argëtimi, inkurajojeni të dëgjojë dhe të luajëintrumente. “Ju po mbillni një farë.ˮ

Shmangia e lëvizjes në muzikë dhe largimi nga dhoma e fëmijës, thotë psikologu JodiMindell, ekspert i gjumit pediatrik në Filadelfia dhe autori i “Fjetjes Përmes Notitˮ: Sifoshnjat, fëmijët dhe prindërit mund të marrin një gjumë të mirë të natës. Nëse fëmija juajzgjon dhe muzika është jashtë, ajo mund të ketë nevojë që të hyni për të filluar përsërimuzikën. Në vend të kësaj, luani disa këngë për fëmijën tuaj, pastaj nxirrni muzikën parase të bie në gjumë.

Këndojuni fëmijëve tuaj në kohën e gjumit. Mos u shqetësoni se si ju tingëlloni, fëmijajuaj nuk do t`ju kritikojë, por do ta dojë përpjekjen dhe vëmendjen tuaj. Çdo ritëm me njëmelodi të mirë do tabëjë fëmijën ta dëgjojë, por më mirë për kohën e gjumit janë këngëte ngadalëta. Fëmijët i shijojnë shumë tingujt dhe ritmet muzikore.Dëgjimi i këngëve,ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të zhvilluar tek fëmijët aftësitëkomunikuese dhe të folurit.

Komunikimi i parë i bebës me nënën ndodh përmes një lloj këndimi, një melodi e vjetërdhe misterioze, por që është e njejtë në të gjitha kulturat e botës.Fëmija dhe nëna lidhenme njëri-tjetrin përmes këtyre dueteve muzikore, të cilat e përgadisin trurin e bebës tëndjekë ritmet dhe gjuhën e së ëmës.Kjo është vetëm njëra anë e medaljes nga muzika.

2.2. Shfaqja e ritmit tek fëmijët

Përvojat ritmike janëjetësore.Në momentin qëfëmijët fillojnë të kuptojnë ritmin, mund tëfillojnë të kuptojnë veten.Ritmi është diçka që ndodh pa pushim, një model që nukpërsëritet.Çdo gjë e bukur ka ritëm, edhe stinët kanë ritëm sepse ndodhin natën e ditën papushim.

Fëmijët fillojnë të ndjejnëdhe kuptojnë modele ritmike në një moshë shumë tëherëshme.Gjatë viteve, shumë prindër kanë thënë se fëmija im adhuron muzikën.Sa herëqëi këndojmë atij ai kërcen lartë e poshtë duke bërë vallëzime. Pra, për ta është po aq enatyrshme sa të ecësh dhe të flasësh.

16

Të vegjëlit krijojnë modelet e tyre ritmike duke bërë zhurmë me enë dhe me sipërfaqetjera.Një melodi në radio ose televizion mund të frymëzojë spontanisht një foshnje për t`upërgjigjur duke vallëzuar dhe kërcyer me trupin e tij të vogël.10

Sipas metodës Suzuki, talentët muzikor nuk janë të lindur sepse mungesa e talentëvemuzikorë nuk është e lindur.Nëse konstatojmë se njerëzit mund të lindin me një mangësiekstreme aftësie muzikore, mund të supozojmë gjithashtu se njërëzit mund të lindin menjë nivel jashtëzakonisht të lartë për aftësitë muzikore.11

Platoni kishte thënë:

“Mësojuni fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por mësë shumti muzikën, sepsemuzika dhe të gjitha artet tjera janë çelësi i teknikës së mësuarit.ˮ

10https://www.kaplanco.com/blog/post/2011/02/17/Why-is-Rhythm-Important.aspx11https://yorkspace.library.yorku.ca/xmlui/bitstream/handle/10315/30090/Ebin_Zachary_2015_PhD.pdf?sequence=2

17

KAPITULLI I TRETË

3.SI NDIKON MUZIKA NË PROCESIN E TË MENDUARIT DHE TËMËSUARIT

Edukimi muzikor ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin dhe mendjen tonë,poashtu edhe mbi emocionet tona. Mjafton të dëgjojmë vetëm një tingull dhe aimenjëherë stimulon gjithë trupin tonë ndërsa një melodi e fuqishme arrin tëna bëjë tëqajmë pa pushim ose të gëzohemi.

Ende nuk dihet se si ndodh kjo por një muzikë sado e re dhe e padëgjuar gjithmonë do tëpërmbajë disa nota të rënditura në atë formë të cilën mund ta kesh shoqëruar me ngjarjeqë ka ndodhur dikur.

Ekziston një lidhje e fortë dhe ende misterioze që lidh muzikën me mendimet dhe shpirtine njeriut. Pse vallë muzika mund tëna shqetësojë ose të na qetësojë, të na shtyjë drejt njëagresiviteti apo të na nxisë drejt një dashurie.

Muzika ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit, madje edhe te i njejti person ndikonndryshe në kohë të ndryshme.Kjo ndodh për të vetmen arsye se njerëzit reagojnë nëmënyra të ndryshme ndaj muzikës.

Në bazë të hulumtimeve të kryera studentët që ishin të dhënëpas muzikës merrnin mëshumë pikë në testet e inteligjencës.Aftësia e tyre për të krijuar imazhe mendore ishte mëe lartë se sae studentëve që nuk dëgjonin dhe nuk ishin të dhënë pas muzikës.

Muzika ka një ndikim të madh në proceset ritmike, kordinimin fizik, të menduarit kritik,në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë.Por ndikimin më të madh e kanëprocesin e të menduarit.

Lidhja racionalemuzikë-mendim nuk ekziston vetëm te fëmijët. Është vërtetuar se,muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht ngadëgjuesit e rinj.Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë tëndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmënë natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetëra dheshumë të thella.

Muzika na tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disastudime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjejekirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.

Sipas, Susan Hallam muzika mund të kuptohet në shumë mënyra.Hulumtimi i raportuarnë të cilin ishin 463 pjesëmarrës zbuloi se si grupet e njerëzve konceptojnë kuptimin e

18

muzikës. Kuptimi i muzikës shihej si kompleks dhe shumëdimensional me dy temakryesore: kuptueshmëri personale muzikore në kontekst dhe kuptim si proces.12

Me këtë shprehje që ndërlidhet me kuptueshmëri personale në kontekst dhe kuptim siproces unë e përceptoj si një shprehje që na ndihmon të kemi një kuptueshmëri më tësaktë dhe më të plotë duke nadhënë mundësi të përcaktojmë qartë kuptimin e muzikës.

3.1. Rekomandimet që jepen për nxënësit që të jenë të suksesshëm

në mësim

Qysh prej kohësh u pa e nevojshme se lulëzimi i fëmijëve në shkollë mund të arrihetpërmes muzikës.Tingujt dhe ritmi sipas shkencëtarëve rrisin aftësinë për të menduar,medituar dhe gjykuar njerëzit.Në kohën kur jemi duke dëgjuar muzikë të këndshme përveshin, efektiviteti i trurit mund të pësojë rritje.Shkencëtarët flasin për të ashtuquajturin“Efekti Mozartˮ, i cili haset në muzikën klasike.

Gordon Shaw dhe Frances Raucher në vitin 1993 publikuan rezultatet e një testimi, kutheksonin se pas dëgjimit të një pjesëze të shkurtër prej 10 minutash nga Mozart, disa ngastudentët e tyre kishin prirje për muzikë e poashtu ishin të saktë në zgjedhjen e detyrave.

Në Florida, fëmijëve u rekomandohet muzikë klasike, në shtetin e Georgia-s, prindërve tëçdo të porsalinduri u bëhet dhuratë një CD me muzikë klasike.

Psikologët duke i pyetur mijëra student në mbarë botë rreth asaj se çfarë muzike dëgjojnëdhe pëlqejnë, kanë ardhur në përfundim se studentët që dëgjojnë muzikë bass janë tipakundërshtues, ndërsa ata që dëgjojnë muzikë jazz dhe klasike janë më kreativ dhe kanënivel më të lartë të inteligjencës.

Muzika ka një influencë tepër të fuqishme në procesin e të menduarit dhe të mësuarit si:mbi trupin tonë, mendjen tonë, mbi emocionet tona, në proceset ritmike, kordinimin fizik,të menduarit kritik, në logjikë.

Studimet e ndryshme thonë se duke dëgjuar muzikë ne mund të bëhemi më të zgjuar,madje sa më herët që dëgjojmë muzikë aq më të zgjuar jemi. Por, nuk ka rëndësi nëse kaapo nuk ka dëshmi që muzika na bën më të menqur pasiqë një gjëështë e qartë, muzikapërmirëson disponimin tonë dhe na ndihmon të relaksohemi. Njerëzit mund të brengosenpër shumë gjëra por një gjëështë e sigurtë se muzika me të gjitha gjasat do të mbetetpërgjithmonë me ne.

12 Susan Hallam, Professor of Education and Music Psychology, United Kingdom, 2016.http://journals.sagepub.com/doi/10.1177/1321103X16671037

19

3.2. Muzika përmes arteve tjera dhe ndikimi i saj në jetën tonë

Artet në përgjithësi kanë fuqinë të ndryshojnë tërësisht energjinë në procesin e tëmësuarit.është një forcë mendimi kur arrin të krijosh një lidhje në mes të muzikës, artevedhe lëndëve tjera. Fuqia e ritmit muzikor është parë në mjaft shkolla, mësuesit e bëjnëndërlidhjen e muzikës me shumë lëndë tjera.Disa nga mënyrat se si ndikon muzika nëjetën tonë janë:

1.Muzika si qetësim – Kërkimet shkencore kanë treguar se muzika është qetësuese përshumicën e njerëzve.Shumë aktivitete në jetë e fusin në funksion të gjithë trurin dhemuzika është një nga ato.Që të gjejmë prehje duhet të dëgjojmë muzikë klasike sepse ulpresionin e gjakut.

2. Muzika e egër përmirëson performancën – Zemërimi përceptohet zakonisht si diçkae keqe, por mund të përdoret edhe për gjëra të mira. Na bën ta përqendrojmë vëmendjen,duke na bërë kështu më optimist dhe mënë kontroll të situatave, si për shembull për tëpërfunduar një punë në mënyrë të përkryer.

3. Muzika pakëson dhimbjen – Studimet tregojnë se muzika e preferuar na bën tikalojmë më lehtë dhembjet sepse rrit tolerancën dhe stimulon të ndihemi më tëkontrolluar emocionalisht karshi dhimbjeve.Muzika shpesh i përshkruhetpacientëve ngamjekët për sëmundjen “Parkinsonˮ dhe viktimave të sulmeve kardiake.Gjithashtu ul edheankthin.

19

3.2. Muzika përmes arteve tjera dhe ndikimi i saj në jetën tonë

Artet në përgjithësi kanë fuqinë të ndryshojnë tërësisht energjinë në procesin e tëmësuarit.është një forcë mendimi kur arrin të krijosh një lidhje në mes të muzikës, artevedhe lëndëve tjera. Fuqia e ritmit muzikor është parë në mjaft shkolla, mësuesit e bëjnëndërlidhjen e muzikës me shumë lëndë tjera.Disa nga mënyrat se si ndikon muzika nëjetën tonë janë:

1.Muzika si qetësim – Kërkimet shkencore kanë treguar se muzika është qetësuese përshumicën e njerëzve.Shumë aktivitete në jetë e fusin në funksion të gjithë trurin dhemuzika është një nga ato.Që të gjejmë prehje duhet të dëgjojmë muzikë klasike sepse ulpresionin e gjakut.

2. Muzika e egër përmirëson performancën – Zemërimi përceptohet zakonisht si diçkae keqe, por mund të përdoret edhe për gjëra të mira. Na bën ta përqendrojmë vëmendjen,duke na bërë kështu më optimist dhe mënë kontroll të situatave, si për shembull për tëpërfunduar një punë në mënyrë të përkryer.

3. Muzika pakëson dhimbjen – Studimet tregojnë se muzika e preferuar na bën tikalojmë më lehtë dhembjet sepse rrit tolerancën dhe stimulon të ndihemi më tëkontrolluar emocionalisht karshi dhimbjeve.Muzika shpesh i përshkruhetpacientëve ngamjekët për sëmundjen “Parkinsonˮ dhe viktimave të sulmeve kardiake.Gjithashtu ul edheankthin.

19

3.2. Muzika përmes arteve tjera dhe ndikimi i saj në jetën tonë

Artet në përgjithësi kanë fuqinë të ndryshojnë tërësisht energjinë në procesin e tëmësuarit.është një forcë mendimi kur arrin të krijosh një lidhje në mes të muzikës, artevedhe lëndëve tjera. Fuqia e ritmit muzikor është parë në mjaft shkolla, mësuesit e bëjnëndërlidhjen e muzikës me shumë lëndë tjera.Disa nga mënyrat se si ndikon muzika nëjetën tonë janë:

1.Muzika si qetësim – Kërkimet shkencore kanë treguar se muzika është qetësuese përshumicën e njerëzve.Shumë aktivitete në jetë e fusin në funksion të gjithë trurin dhemuzika është një nga ato.Që të gjejmë prehje duhet të dëgjojmë muzikë klasike sepse ulpresionin e gjakut.

2. Muzika e egër përmirëson performancën – Zemërimi përceptohet zakonisht si diçkae keqe, por mund të përdoret edhe për gjëra të mira. Na bën ta përqendrojmë vëmendjen,duke na bërë kështu më optimist dhe mënë kontroll të situatave, si për shembull për tëpërfunduar një punë në mënyrë të përkryer.

3. Muzika pakëson dhimbjen – Studimet tregojnë se muzika e preferuar na bën tikalojmë më lehtë dhembjet sepse rrit tolerancën dhe stimulon të ndihemi më tëkontrolluar emocionalisht karshi dhimbjeve.Muzika shpesh i përshkruhetpacientëve ngamjekët për sëmundjen “Parkinsonˮ dhe viktimave të sulmeve kardiake.Gjithashtu ul edheankthin.

20

4. Muzika ndihmon në stërvitje – Këngët na ndihmojnë që të arrijmë rezultate të miraedhe gjatë stërvitjeve duke na bërë që ti vazhdojmë më gjatë stërvitjet. Duke përdorurmuzikë në ushtrime do ta gjeni veten në një eksperiencë më të kënaqshme kur ushtroni.

5. Muzika na ndihmon të jemi më tëdashur – Studimet kanë gjetur një shpjegimbiologjik se muzika luan një rol të madh në ngjarje emocionale nëpër të gjithë botën qënga fillimi i historisë njerëzore. Njerëzit që dëgjojnë muzikë janë më romantik se sanjerëzit që nuk dëgjojnë muzikë.

6. Muzika mund të përmirësojë kujtesën – Studentët që mësojnë nën tingujt e muzikësmbajnë mend më shumë sesa ata që mësojnë në qetësi.Nëse duam të kemi një kujtesë mëtë mirë, muzika është ilaçi i duhur.Njerëzit mund ta ndërrojnë shpesh këngën e preferuarkur dalin këngë të reja, por është vërtetuar se preferenca afatgjatë bëhet për shkak tëlidhjes emocionale apo kujtimeve me një këngë të caktuar.

7. Muzika dhe zgjuarsia – Ekzistojnë shumë prova se mësimet muzikore përmirësojnënivelin e inteligjencës. Sipas një studimi, na mjaftojnë 15 minuta muzikë klasike qëtipërgjigjet dikujt ta përmirësojë ndjeshëm për nga aspekti i zgjuarsisë.

8. Muzika ndihmon në punë–Për shumicën e njerëzve, muzika është e dobishme gjatëpunës, kështu edhe puna nuk bëhet monotone për ta, madje e rrit edhe performancen nëpunë.Mirëpo është një çështje ende e debatuar nëse muzika ndihmon gjatë punës apo kaefekt shpërqendrues.

21

9. Muzika na bën të ndjeshëm – Zemra e dikuj mund të zbutet me muzikë, duke dëgjuarmuzikë njerëzit bëhen më të ndjeshëm.Kështu gjatë dëgjimit të muzikës së pikëllueshmeapo të gëzueshme mund të ndikojë në përceptimin e botës rreth jush.13

3.3.Muzika si shpërndarje e energjisë së përceptuar tonale

Çdo gjë në muzikëështë relative dhe çdo gjë fiton kuptimin nëpërmjet marrëdhënjeve tëelementeve muzikore.Një tingull i vetëm muzikor, nga konteksti tonal, ka një rrymëmelodie dhe arrin në mendjen tonë si një melodi duke e gjetur botën e një mendimi tëdendur.

Në muzikë, mendja jonëështë e interesuar më shumë se çdo gjë tjetër.Mendja jonëllogarit bashkëveprimin e toneve të rregulluar në kohë dhe i bashkon ato në formamelodike.Kjo llogaritje bëhet pa vetëdije, ku forcat melodike të gravitetit tonik marrinpërparësi mbi timbrin, dinamikën, ritmin, burimin dhe vendndodhjen e tingujvemuzikorë.

Nga aspekti i filozofisë njerëzore, në artet vizuale, muzika po luan me kohën e zërit, kohae shprehjes është shumë individuale për shkak të muzikës.

Forma melodike arrin në mendjen tonë si tension dhe lirim. Një transformin ky ifuqishëm, sa një melodi mund të përceptohet nga mendja si një objekt i mbyllur edhe kurajo fillon nga një instrument muzikor dhe përfundon nga një tjetër.

Një melodi mund të vizuelizohet si një vijë, mund të shkojë lart e poshtë dhe ky model irregullimit të melodisë bën një kontur melodike.14

13http://www.explorerunivers.com/t206-ndikimi-i-muzikes14Melodic contour ofMinuet from theNotebookofAnna Magdalena Bach.

22

Figura 2: Konturet melodike nga Anna Magdalena Bach.

23

KAPITULLI I KATËRT

4. PËRSHKRIMI I PUNËS PRAKTIKE

Puna praktike është obligative gjatë kohës së studimeve akademike në Universitetin eGjakovës “Fehmi Aganiˮ.Unë praktikën e kam përfunduar në shkollën fillore “Lidhja ePejësˮ në Novosellë Pejë.Kjo ishte një përvojë e duhur dhe frytëdhënëse për mua nëaspektin profesional.

Gjatë zhvillimit të mbajtjes së orëve mësimore ka qenë mësueja e klasës, e cila posedontetë gjitha kriteret pedagogjike që kërkohen brenda klasës. Një ndër virtytet më tërëndësishme për një mësimdhënës është edukata, sjellja, respektimi i orarit mësimor ekëto i gjejmë tek mësimdhënësja mentore. Andaj, uroj që në të ardhmen vijimi i praktikësdo të vlejë për mësimdhënie bashkëkohore dhe realizimin e saj me sukses.

Meqenëse tema e diplomës i përket muzikës poashtu edhe plani mësimor që do e paraqesnë vazhdim është nga lënda e edukatës muzikore.

24

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Artet / Lënda: Edukatë muzikore Shkalla e kurrikulës: I / Klasa: I

Tema (nga – plani dymujor):

Ritmi

Rezultati i të nxënit të temës (nga plani

dymujor):

Të gjejë shembuj ritmikënë klasë

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.2, II.2, II.3.

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3, 1.4, 2.5.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Ritmi

Fjalët kyçe: Ritmi, këngë, “Driniˮ.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: Gjej shembuj ritmikë në klasë dhe mjedise tjera.

Kriteret e suksesit: Krijojnë modele të thjeshta ritmike, zhvillojnë dhe respektojnë ndjenjënritmike në këngë të ndryshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Libri i Muzikës, fletorja, lapsi, goma, tabela, shkumësi.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:

Art figurativ, Gjuhë shqipe, Edukatë fizike.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS

GJATË ORËS MËSIMORE

Stuhi mendimesh - Përmes kësaj metode nxënësit vënë në dukje sa më shumë ide,zgjedhje ose komente për një problem të dhënë. Kështu mësuesja në fillim të orësmësimore vendos në radio një CD dhe lëshon një këngë. Nxënësit e dëgjojnë me vëmendjekëngën, pastaj mësuesja i pyet për ritmin që vërejtën në këngë? Nxënësit i paraqesin idet etyre para klasës dhe i shkruajnë në tabelë për këngën “Driniˮ, të cilën e dëgjuan nxënësit.

Puna me tekst - Kërkohet nga nxënësit ti hapin librat dhe ta këndojnë së bashku këngën“Driniˮ, sepse përpunimin e saj e kishin bërë orën e kaluar.

Punë në grupe - Në pjesën e fundit të orës u shpërndan nxënësve fletë A4 dhe kërkon që tëpunojnë në grupe CD me mbështjellës këngëtaren/in e preferuar. Pasi nxënësit epërfundojnë punën e paraqesin para klasës duke gruar se cili grup e kishte punuar më mirë.

VLERËSIMI I NXËNËSVE

Nxënësit vlerësohen në dallimin dhe respektimin e ritmit në këngë.

25

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Detyrë shtëpie: Gjeni objekte të ndryshme shkollore që krijojnë ritmin.

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore.

Ora mësimore u realizua ashtu siҫështë planifikuar. Asnjë nga nxënësit nuk pati vështirësi.

26

REZYME

Në jetën njerëzore-shoqërore kudo, shfaqet nevoja për edukim estetik (në punë e në jetë).Nevojat për edukim estetik dhe për të mbushur jetën me vlera të tilla janë individuale dheshoqërore duke i dhënë formë estetike edhe krijimtarisë, punës dhe formave tëkomunikimit përgjithësisht.Nuk ka njeri me mendje normale që nuk dëshiron të ketë jetëne mbushur me gjëra të bukura, si shpirtërore, ashtu edhe materiale.

Muzika është pjesë e jetës së njeriut, ajo është e drejtë dhe nevojë e secilit, prandajështë eparaparë edhe në programin mësimor.Muzika u ofron njerëzve botën e vlerave të saj, umundëson zhvillim të plotë muzikor duke interpretuar, krijuar apo dëgjuar muzikë dhekjo i aftëson për sensibilizim estetik, cilësim dhe vlerësim kritik.Si objektiv dhe qëllim iedukimit është ngritja e njeriut në të gjitha aspektet jetësore.

Muzika ndikon në formimin e karakterit dhe personalitetin e fëmijëve, si dhe ndikon nëzhvillimin psiko-fizik dhe motorik të nxënësve.Përmes ushtrimeve ritmike dhe melodikefëmijët zhvillojnë ritmin muzikor dhe kjo arrihet përmes veprave me karaktere tëndryshme, duke lartësuar kulturën vokale të fëmjëve.

Njohja dhe të kuptuarit e muzikës zhvillohet shumë herët tek foshnjet, komunikimin eparë e marrin nga nëna përmes ndonjë kënge apo zëri i nënës, të cilat e përgadisin trurin efëmijës të ndjek ritmet dhe gjuhën e nënës. Prindërit duke ju kënduar dhe duke ju luajturmuzikë foshnjëve i bëjnë ata më të menqur dhe më të fortë emocionalisht.

Meqenëse muzika ndikon pozitivisht te fëmijët kuptuam se kërkohet që sa ma shumë tëpraktikohet për fëmijë.Fëmijët të cilët rriten duke dëgjuar muzikë zhvillojnë lidhjet qëkanë të bëjnë me muzikën, të cilat nga ana e tyre forcojnë aftësitë gjuhësore dhe rrisinkomunikimin.

Sai përket procesit të mësuarit dhe të menduarit kuptuam se muzika ka një ndikim tëmadh në proceset ritmike, kordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të kujtuarit,të dëgjuarit dhe në logjikë.

Rezultatet e ndryshme na ndihmojnë të kuptojmë përse njerëzit preferojnë muzikë tëndryshme nga njëri-tjetri. Çdo njeri ka një mënyrë unike të kësaj pjesëze të trurit, reagimii së cilës formohet në varësi të tingujve dhe muzikës që kanë lidhje me jetën tonë. Kurdëgjojmë muzikë, në tru krijohet një reaksion kimik, që në njëfarë mënyre na shpërblenduke na dhuruar lumturi, zbulojnë shkencëtarët.

Në bazë të hulumtimeve muzika mundëson që ndjenjat tona të jenë të sakta, tëhollësishme,të qarta, përpikëta, deskriptive, delikate, fuqishme dhe kuptimplota.

27

Ky rishikim i literaturës ka dhënë një fokus për shfrytëzimin e resurseve dhe energjive tëreja, dhe prioritetin e asaj që kërkohet për një hap në performancën e nxënësve në mësim.Një qasje e tillë do të investonte në të mësuarit profesional në fushat e identifikuara përlëvizjen maksimale të rezultateve të nxënësve, mësimdhënie efektive, të mësuarit dhevlerësimit si dhe partneritetet produktive të të mësuarit.

Raportet e vlerësimit kanë treguar se programi mësimor mund të lehtësohet në mënyrëefektive kur mësimi zhvillohet duke përfshirë edhe muzikën.

Si përfundim mund të them se: zhvillimi i një shprehie të shëndoshë për tëdëgjuarmuzikë, këndimit, mësimit, për të luajtur një instrument muzikor dhe kërcimit, kanë njërëndësi shumë të madhe në jetën e fëmijës, pasi që secili nga aktivitetet e përmendurandikon në masë të madhe në zhvillimin dhe përmirësimin e shumë aspekteve, ku të gjithasë bashku mundësojnë formimin e personalitetit të fëmijës.

28

LITERATURA1.Maegan Morrow, Neurologic music terapi, “TIRR Memorial Hermann RehabilitationHospitalˮ,SamHoustonStateUniversity.2. Institute for Music and Neurologic Function – Mount Vernon, New York City – Home,2017.

3. Ralph Emerson, Professor of Ecclesiastical History and Pastoral Theology in theAndover Theological Seminary, United States.

4. Majlinda Hala, Violeta Shamku, “Edukimi muzikorˮ, Tiranë, 2006, fq. 3.

5. Dr. Bardhyl Musai, Rezana Vrapi, Elone Boce, “Të gjithë ne jemi inteligjentëˮ, Tiranë,2003, fq. 21.

6. Music and your baby, S. Jhoanna Robledo, Shtator 2011.

7. Diane Bales, Phd. Building Baby’s Brain: The Role of Music, 2017.

8. Susan Hallam, Professor of Education and Music Psychology, United Kingdom, 2016.

9. Melodic contour of Minuet from theNotebook of Anna-Magdalena Bach.

10. Carl E. Seashore, “Psychology of musicˮ, New York, 1938.

11. Bonnie Miller, “Communicating With Children and Connecting With Children in theClassroomˮ.

12. Thomas Schafer, Peter Seslmeier, Christine Stadtler, David Huron, “Thepsychological function of music listeningˮ, 2013.

29

LITERATURA NGA INTERNETI:1. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3741536/( qasur më : 02.05.2018).2. https://www.kaplanco.com/blog/post/2011/02/17/Why-is-Rhythm-Important.aspx(qasur më : 10.05.2018).3.https://yorkspace.library.yorku.ca/xmlui/bitstream/handle/10315/30090/Ebin_Zachary_2015_PhD.pdf?sequence=2( qasur më : 12.05.2018).4. http://journals.sagepub.com/doi/10.1177/1321103X16671037( qasur më :13.05.2018).5.https://www.britishcouncil.mk/sites/default/files/inclusion_in_secondary_vocational_education_handbook_alb_0.pdf( qasur më : 17.05.2018).6. https://onlinelibrary.wiley.com/doi/pdf/10.1111/j.1468-2273.1980.tb01286.x(qasurmë:19.05.2018).7. htts://onlinelibrary.wiley.com/doi/pdf/10.1111/j.1756-8765.2012.01226.x( qasur më:19.05.2018).8.https://books.google.com/books?id=p9gUknYfpjYC&printsec=frontcover#v=onepage&q&f=false( qasur më :22.05.2018).9. https://www.researchgate.net/topic/Music-Education( qasur më :27.05.2018).10.http://www.academia.edu/3826078/The_Universe_of_Music_Introduction_to_Music_Psychology_and_Music_Philosophy( qasur më : 27.05.2018).11. http://www.helendoron.com/how-music-helps-young-learners-acquire-language/(qasur më : 29.05.2018).12.https://www.google.com/search?q=Altenmuller%2C+E.%2C+“The+cognitive+neuroscience+of+music”%2C+( qasur më : 01.06.2018).13. https://libres.uncg.edu/ir/uncg/f/umi-uncg-1523.pdf( qasur më :03.05.2018).