PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hysenaj.pdf · edhe nxënësit bashkëpunojnë me...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: TEKNIKAT E PUNËS, METODAT NOVATIVE ME FËMIJË NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE Udhëheqësi shkencor: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Shqipron Hysenaj Gjakovë, 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hysenaj.pdf · edhe nxënësit bashkëpunojnë me...

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: TEKNIKAT E PUNËS, METODAT NOVATIVE ME FËMIJË NË INSTITUCIONET

PARASHKOLLORE

Udhëheqësi shkencor: Kandidati:

Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Shqipron Hysenaj

Gjakovë, 2019

2

Ky punim diplome u mbrojt me para komisionit vlerësues në përbërje:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën

3

Tabela e përmbajtjes

MIRËNJOHJE .................................................................................................................................................. 4

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 5

HYRJE ............................................................................................................................................................. 7

KAPITULLI I .................................................................................................................................................... 8

Kuptimi mbi metodat e mësimdhënies ..................................................................................................... 8

Vështrimi i strukturës rreth metodave të diskutimit ................................................................................ 9

Grupet e vogla të diskutimit ................................................................................................................... 10

KAPITULLI II ................................................................................................................................................. 11

2. SPECIFIKAT E METODËS SË PUNËS NË GRUPE ........................................................................................ 11

2.1. Të nxënit në punë me grupe ............................................................................................................ 11

KAPITULLI III ................................................................................................................................................ 13

3. TEKNIKA E PUNËS ME GRUPE ................................................................................................................. 13

3.1. Loja me role ..................................................................................................................................... 13

KAPITULLI IV ................................................................................................................................................ 15

4. MËSUESI DHE NXËNËSI NË METODAT E DISKUTIMIT DHE PUNËS ME GRUPE ....................................... 15

4.1. Rolet e mësuesit gjatë diskutimit dhe puneës më grupe ................................................................ 15

4.2. Mësimi me strategji gjithëpërfshirëse në klasë ............................................................................... 18

4.3. Rolet e nxënësit dhe socializimi i tij ................................................................................................. 19

4.4. Marrdhenia dhe komunikimi nxënës-nxënës .................................................................................. 20

KAPITULLI V ................................................................................................................................................. 23

5. FORMAT E PUNËS.................................................................................................................................... 23

5.1. Forma e punës mësimore në grupe dhe karakteri interaktiv i mësimit .......................................... 23

5.2. Forma e punës mësimore në çifte ................................................................................................... 24

5.3. Forma e punës së dialogut ............................................................................................................... 25

PËRFUNDIMI ............................................................................................................................................... 27

REKOMANDIMET ......................................................................................................................................... 28

BIBLOGRAFIA ............................................................................................................................................... 30

4

MIRËNJOHJE

Në përfundim të këtij punimi akademik dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçant dhe të falënderoj

të gjithë ata qe me mbështetjen e tyre bënë të mundur që unë të realizoja këtë studim që po paraqes

sot para jush. Pa ndihmën e tyre, ky botim nuk do të ishte kaq i plotë në përmbajtjen dhe paraqitjen

e tij.

Shprehë mirënjohje të veçantë për të gjithë stafin e departamentit të edukimit fillor në Gjakovë për

punën e palodhur dhe njohuritë që kanë transmetuar tek unë duke bërë të mundur ngritjen e

kapaciteteve, thellimin dhe përmirësimin e njohurive të mija. Falënderoj familjen për mbështetjen

morale, si dhe që më mundësuan vazhdimin e studimeve.

Së fundi, mirënjohje dhe falënderim të veçantë shprehi për udhëheqsin tim shkencor Prof.Ass.Dr.

Shefqet Mulliqi, për kohën dhe inkurajimin që i ka bërë punës sime.

5

ABSTRAKT

Në kushte të sotme të zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë dhe rritja me ritme të shpejta të

informacionit, metodat tradicionale më në qendër mësuesin nuk mund ti përgjigjëshin me

zhvillime të reja, e cila vendos në qendër të mësimit nxënësin, kurse mësuesi është organizuesi i

mësimit dhe udhëheqësi, e udhëheq nxënësin për të kërkuar në mënyrë të pavarur informacionin

dhe në zgjidhjen e çdo problemi sado i ndërlikuar që të jetë.

Mësimdhënja me në qendër nxënësin po zë një vend gjithmonë e më të gjerë, sepse i kushton më

tepër rëndësi mësimdhënies dhe mësimnxënies në bashkëveprim. Metodat dhe teknikat e

diskutimit dhe të punës me grupe shërbejnë për zhvillimin e aftësive organizuese për asimilimin e

informacionit nëpërmjet stileve të ndryshme të të mësuarit për përforcimin e vlerësimit ndaj grupit

dhe ndaj vetës. Metodat e duskutimit dhe të punës me grupe:

Mundësojnë pjesmarrje aktive të nxënësve.

Bashkëpunim efektiv.

Nxisin të menduarit kritikë.

Përmirsojnë cilësin e rezultateve të punës.

Krijohet klimë mbështetëse reciproke.

Zhvillimi i koncepteve bëhet bashkarishtë në mënyrë që të shmanget mësimnxënja e

individualizuar.

Arritja e suksesit në shkollë kërkon një proces mësimor aktiv, të rinovuar në formë e në përmbajtje

që duhet të gjejë shprehje konkrete në përdorimin e këtyre metodave, strategjive e teknikave

mësimore, bashkëkohore, ndërvepruse e gjithëpërfshirëse.

Teknikat e të mësuarit me në qënder nxënësit duhen të jenë të tilla që të marrin në konsideratë

nivelin individual të fëmijës në përshtatje me moshën, interesat dhe aftësitë psikologjike të tyre.

Fjalët kyçe; metodat, teknikat, bashkëpunimi,mendimi kritik, aftësitë.

6

ABSTRACT

Under today's conditions of rapid development of the society and the rapid growth of information,

the more traditional teacher-centered approaches can not respond with new developments, which

put the learner in the center of learning, while the teacher is the organizer of the lesson the leader,

leads the student to seek information independently and solve any problem as complicated as it

may be.

Student-centered teaching is taking on an ever-wider place, because it attaches more importance

to teaching and learning in interaction. Discussion and group discussion methods and techniques

serve to develop organizational skills to assimilate information through different learning styles to

reinforce group assessment and self. Methods of discussion and working with groups:

• Provide active participation of students.

• Effective co-operation.

• Encourage critical thinking.

• Improve the quality of work results.

• Mutually supportive climate is created.

• The development of concepts is done together in order to avoid individualized learning.

Achieving success in school requires an active teaching process, updated in form and content that

needs to find concrete expression in the use of these methods, strategies and teaching techniques,

contemporary, interpersonal and comprehensive.

Student-centered learning techniques should be such as to take into account the individual level of

the child in accordance with their age, interests, and psychological abilities.

Key words; methods, techniques, collaboration, critical thinking, abilities.

7

HYRJE

Në procesin kompleks të mësimdhënies, është edhe mbetët problem edhe në të ardhmen, përdorimi

i metodave sa më efikase të punës me nxënësit. Mësimdhënia duhet të jetë e menduar mirë por

edhe e planifikuar drejtë. Metodat e diskutimit dhe të punës me grupe krijojnë një mjedis mësimor

në të cilin mbështetet të nxënit aktiv. Gjithashtu përdorimi i metodave efikase ndikojnë në rritjën

e cilësive në arsim. Sot në botë janë ndërmarrë studime të shumta në fushën e arsimit që tregojnë

që përfshirja aktive në procesin e të nxënit ndihmon në fiksimin e materialeve të ndryshme por

edhe për të kuptuar thellë e më saktë njohuritë, si dhe në përdorimin aktiv të tyre.

Në kapitullin e parë kam parashtruar metodat e ndryshme të diskutimit, rëndësinë e përzgjedhjes

se metodave, karakteristikat e tyre, organizimin e mjedisit të klasës. Të gjitha këto qojnë drejtë

krijimit të një mjedisi të favorshëm që rezulton në suksesin e nxënësit.

Në kapitullin e dytë kam paraqitur specifikat e metodës së punës me grupe. Karakterisitike e kësaj

metode është bashkëpunimi i mësuesit me nxënësit si dhe nxënsit me njëri-tjetrin.

Këtu kam treguar mbi të nxënët në bashkpunim së bashku me të gjitha veçoritë e saj, vëzhgimin

dhe vlerësimin e përparimit në grup, dhe rrezultatet e bashkëpunimit.

Kapitulli i tretë përmban teknikat e punës me grupe, duke i përfillur ato përmes teknikave të lojës

me role. Çdo teknikë përmban veçoritë dhe karaktëristikat ë saj.

Në kapitullin e katërt kam treguar mbi rolin e mësuesit dhe nxënësit gjatë diskutimit dhe punës me

grupe, të cilat janë shumë të rëndësishme në mësimdhënie. Për karakterisitikat e mësimit me

strategji gjithëpëeshirëse në klasë. Gjithashtu në këtë kapitull kam folur për socializimin e nxënësit

i cili është shumë i rëndësishëm për formimin e tij.

Kapitulli i pestë ka të bëjë me format e punës mësimore në grupe dhe karakteri interaktiv i mësimit.

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar qeshtjës se formimit të grupit.

8

KAPITULLI I

1.1. Kuptimi mbi metodat e mësimdhënies Metodat e të mësuarit janë: rrugët, mënyrat, ecurit dhe procedurat didaktike që mësuesit e nxënësit

i përdorin gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij, për transmetimin dhe përvetsimin e njohurive për

zhvillimin e formimin e veçorive e të tipareve të personalitetit të individit.

Në mësimdhënie është shumë e rëndësishme përzgjedhja dhe përdorimi i metodave që do të përdor

mësuesi.

Mësimdhënia tradicionale në të cilen mësuesi ju flet pa pushim nxënësvë u” trashet koka”. Kjo

mënyrë është shumë e lodhshme si nga ana e nxënësit ashtu edhe e mësuseit. Ajo që është e

rëndësishme për tu theksuar tek metodat novatare të diskutimit dhe të punës me grupe është se çdo

mësues inkurajon bashkëpunimin dhe të nxënit pjesëmarrës.

Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për qëllim

që t’u mësojë nxënësve shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillon të menduarit kritik.

Mëtodat e mësimdhënies mund të jenë të orientuara nga mësuesi ose nga nxënësi.1QTKA, Mësimdhënia

me në qendër nxënësin, fq 30

Diskutimi me nxënësit që nga fillesat e konceptit të mësimdhënies ka qenë një strategji

mësimdhënie. Diskutimi është metodë në të cilën nxënësit bisedojnë së bashku reth një teme të

përcaktuar, me qëllim që të ndajnë dhe të marrin informacione për temën e dhënë. Roli i secilit

grupë është të ndihmojë njëri-tjetrin për të zhvilluar idetë vetëjakë.

Nëpërmjet diskutimëve dalin në dukje aftësitë e nxënësve. Nxënësit nxitën të mendojnë dhe të

gjykojnë.

9

1.2. Vështrimi i strukturës rreth metodave të diskutimit Roli i secilit në grup është të ndihmojë njëri tjetrin për të zhvilluar idetë vetëjake. Diskutimet nuk

janë debate dhe gjatë tyre paraqitja intelektuale nuk inkurajohet. Ato janë të suksesëshmë kur cdo

nxënës zhvillon njohuritë personale përsa i përket temës së diskutimit.

Diskutimi me në qendër nxënësit ka dy elemente kryesore, nxënësin dhe nuk mund te shmangët

aspak mësuesi.

a) Përshkrim i diskutimit me në qendër nxënësin.

Shumë mësuës përdorin mënyra të ndryshmë të diskutimit. Zakonisht është mësuesi ai që është në

qendër të diskutimëve që zhvillohen gjatë mësimdhënies. Mësuesi bën pyetje dhe nxënësit

përgjigjën. Ndërsa në diskutimin me në qendër nxënësin, janë nxënësit ata që drejtojnë diskutimin.

Në këtë metodë mësuesi është një vezhguës.

Atmosfera e diskutimit aty ku në qendër është nxënësi duhet të jetë një ambient ku të mbizotërojë

demokracia, ku nxënësit të jenë të lirë që të shprehin mendimet e tyre pa frikë.

Ambienti duhet të jetë një vend miqësor.2B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëveprim, fq 170

b) Diskutimi më të gjithë klasën.

Përdorimi i kësaj metode e ndihmon mësuesin të zbuloj se cilat janë qëndrimet e nxënësve për

qështjën që diskutohet. Diskutimet janë një mundësi për të dëgjuar dhe folur me rradhë.

c) Biseda

Kjo metodë organizohet mbi bazën e dialogut mësues-nxënës. Kjo përdoret për të paraqitur dijet e

reja. Biseda ka një vijë metodie të thjeshtë. Mësuesi përcakton objektin e bisedës, studion cfarë

dinë nxënësit rreth objektit për të cilin do të diskutohet, bën pyetje, dëgjon përgjigjet dhe vërejtjët

që nxënësit i bëjnë aty njëri tjetrit.

10

1.3.Grupet e vogla të diskutimit Puna në grupe të vogla ka për qëllim që të gjithë nxënësit të marrin pjesë në mënyrë aktive në

mësim, klasa duhet organizuar në grupe të vogla nxënësish, të cilët mund të punojnë së bashku në

harmoni, të zgjerojnë mënyrat e tyre të nxënit. Puna në grupe të vogla është e vlefshme për t’i

mësuar nxënësit që të diskutojnë dhe për ti ndihmuar ata që të mësojnë nga njëri-tjetri.

Një nga parimet kryesore të mësimdhënies është krijimi i një mjedisi aktiv. Por, nëse cdo nxënës

do të ishte aktiv në klasë, atëherë do të mbretëronte shumë shpejtë kaosi. Për këtë arsye sugjërohet

të nxënit ndërvepruës, duke organizuar klasën në grupe të vogla nxënësish,të cilët mund të punojnë

në harmoni së bashku.

a) Veprimtari në grupe

Këtu përfshihen veprimtaritë e zhvilluara me një numër të kufizuar nxënësish. Kjo teknikë

ka në qendër nxënësin, ku ai përfshihet dhe zhvillon shkathësitë ë tij komunikuese.

b) Llojet e diskutimit në grupe të vogla

Në grupet e vogla ekzistojnë këto lloje të diskutimit:

Diskutimi për zgjedhjen e problemit

Loja me role

Simulimi

11

KAPITULLI II

2. SPECIFIKAT E METODËS SË PUNËS NË GRUPE

2.1. Të nxënit në punë me grupe Kjo metodë u jep mundësi nxënësve që të marrin pjesë në procesin e mësimit dhe të bashkëpunojnë

me njëri-tjetrin. Fëmijët gjatë përdorimit të kësaj metodë e ndjejnë vetën të barabartë. Metoda e

punës me grupe është një metodë aktive.

Bashkëpunimi është një situatë në të cilën bashkëpunojnë mësuesit më nxënësit, por gjithashtu

edhe nxënësit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Nxënësit mund të bashkëpunojnë në grup ose çiftë.

Bashkëpunimi me nxënësit është më efikas se sa komunikimi gojor me ta.

Ndonëse është e rëndësishme që fëmijët provojnë të marrin pjes në një larmi organizimesh

mbrenda klasës, të punuarit në bashkëpunim siguron mundësi të nxënit dhe ka vërtetë përparsi në

këtë drejtim. Fëmijët stimulohen kur ndajnë idetë dhe opinionet e tyre me të tjerët dhe kur kanë

mundësi që të reagojnë në këtë bashkëpunim. Puna sëbashku u mundëson fëmijëvë që tut honë të

tjerëve përceptimet e tyre individuale. Përvoja gjatë të nxënit në bashkpunim lehtëson zhvillimin

social dhe përsonal të fëmijëvë, sepsë praktika ë të punuarit më të tjërët u jëp atyrë një vlërësim

për vëtën.3B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëpunim, Metodologji e mësimdhënies, fq 180

Bashkëpunimi është kriteri kryesor për suksesin. Bashkëpunimi ka shumë gjëra të veçanta me të

nxënit me anë të diskutimit por gjithashtu kanë dhe shumë gjëra të përbashkëta. Të nxënit

bashkëpunues rritë aftësinë mësimore. Të nxënët bashkëpunues ofron shumë përfitime: Tek

nxënësit ai përmirson të nxënët e njohurive dhe shprehitë sociale, tek mësuesit ajo është një ndihmë

në drejtimin dhe udhëzimin e klasës.

2.2. Organizimi i klasës

Mësuesi pasi krijon grupet, duhet të sigurohet mirë nëse ka bërë një ndarje të grupeve në mënyrën

e duhur. Grupi duhet të jetë i përbërë nga nxënësit me aftësi të ndryshme. Organizimi i klasës ka

të bëjë, përvec mënyrës së ndarjës së grupëve por edhe me mënyrën e vendosjes së bankave.

Mësuesi duhet ta organizojë klasën në mënyrë të këndshme. Bankat duhet ti vendos në mënyrë të

12

shformuar, ti vendos në mënyrë harku, rrethi apo veç e veç por nxënësit të jenë me fytyrë përball

njëri-tjetrit.

a) Organizimi i rrethit në klasë

Mësuesi i vendos nxënësit në formë rrethi. Nxënësit duhet ta shohin njëri-tjtrin në sy kur bisedojnë.

Lojëra të zakonshme për fëmijët (Mc Namara dhe Moreton 1993) janë të dobishme për të

përcaktuar rëndësin e të folurit me radhë dhe të kontaktit të syve.4S, Mcnamara, G, Moreton, Bërja e dallimit sipas

organizimit të klasës. Të kuptuarit e të qenit ndryshe, fq 80

Ka nxënës të cilët rrinë të tërhequr, nuk duan të futen në rreth, mësuesi herë pas herë duhet që t’i

ftojë ata dhe nxisë që të futen në rreth. Mësuesi duhet që t’i nxisi dhe nxënësit e tjerë që të ftojnë

shokun ̷ shoqën e tyre që të futet në rreth.

13

KAPITULLI III

3. TEKNIKA E PUNËS ME GRUPE

3.1. Loja me role Loja me role është një teknike që kërkon ndërveprimin e dy a më shumë nxënësve në klasë për

dramatizimin e një situate të planikfikuar për të luajtur nga ata. Pra, nxënësit ndërveprojnë në grup.

Procedurat për realizimin e kësaj teknike me kuptimin e situatës së lojës, përcaktimin e roleve nga

secili nxënës dhe luajtja e rolit. Në kopshte dhe shkolla loja mund të jetë:

Vrapim në oborrin e shkollës

Lojë me lodrat mbi tavolinë

Imitimi i babait dhe nënës

Përfshirja në lojëra të drejtuara dhe të rregulluara nga të rriturit

Janë bërë përpjekje për të përcaktuar tipat e sjelljes në lojë. P.sh Piazheja bënte dallimin ndërmjet

lojës praktike, që përfshinë përdorimin e veprimëve derisa ato të zotërohen plotësisht, lojës

simbolike që përfshinë përdorimin e simboleve dhe lojërave me rregulla. Ai argumentonte se

fëmijet do ta zhvillojnë aftësinë e përvetësimit të niveleve në rritje të abstraksionit përmes sjelljes

në lojë. Loja është me të vërtetë puna e fëmijës, mjeti me anë të cilit ai rritet dhe zhvillohet. Loja

aktive mund të shihet si shenjë e shëndetit mendor dhe mungesa e saj mund të shihet ose si disa

defekte të lindura, ose si sëmundje mendore.

Loja ndihmon në:

a) Zhvilimin fizik

b) Shëndetin mendor të fëmijes

c) Zhvillimin intelektual

Është veprimtaria që përfshinë punën në cift ose ne grup më të gjerë, e cila krijon situatë të

gëzushme për fëmijet gjatë procesit të mësuarit.5ISP, Simulimi dhe loja me role, Edukimi ndërkulturor dhe it ë drejtave të

njeriut në shkollë, fq 64

Rolet meren nga dy ose disa nxënës. Nxënësit që marrin rolet mësohen nga mësuesi që të mendojnë

se si të silleshin vërtetë në atë situatë. Loja me role shfytëzon edhe teknika të tjera si:

14

vetëprezantimi, monologue, e kthimi i roleve. Loja me role shërben për interpretimin dhe

analizimin e sjelljeve dhe roleve shoqërore në marrëdhëniet ndërpersonale.

Mësuesi mund të përdor teknikat e lojës me role dhe stimulimin si një mjet që nxisin me sukses të

mësuarin e nxënësit përmes zbulimit.

Nga analizat mund të themi se teknikat e lojës me role shpesh është nje dramatizem pa bërë prova,

në të cilët aktorët përpiqen te qartësojne një situatë, duke luajtur rolet e pjesëmarrësve në atë

situatë.

Janë disa lojra që mund të zhvillojnë mësuesit në klasë si: kapi ata, shoku sekret, unë spiunoj, të

cilat janë aktivitete mjaftë zbavitëse për nxënësit dhe i nxisin nxënësit për bashkëpunim.

15

KAPITULLI IV

4. MËSUESI DHE NXËNËSI NË METODAT E DISKUTIMIT DHE PUNËS

ME GRUPE

4.1. Rolet e mësuesit gjatë diskutimit dhe punës më grupe

Mësuesit ndikojnë në jetën e nxënësit me anë të vendimëve që marrin duke filluar nga mënyra e

vendosjes së bankave e deri tek mënyra e zhvillimit të veprimtarive në klasë dhe kohëzgjatja e saj.

Madje edhe kur nxënësit janë duke punuar në grupe ndikohen nga vendimet që mësuesi ka marrë

për gjëra të tilla si materialet, ndarjet ne grupe apo llogaria e kohës për veprimtari të ndryshme.

Didaktika moderne me aplikimin e metodave të reja kërkimore ka ndryshuar rolin tradicional të

mësuesit si dhënës I informacionit dhe I leksionit në klasë në favor të rolit të ri që sugjeron

drejtimet e kërkimit, stimulon e nxitë interesin e nxënësit, të menduarit krijues të tyre.6B, Musai,

Metodologjia e mwsimdhwnies, fq 13

Rolet e mësuesit ne këtë mësimdhënie janë të lidhura me pyetjet, detyrat dhe reagimet që ka, u

mëson nxënësve se si duhet ta organizojnë grupin, si t’i ndajnë detyrat, si të bashkëpunojne me

njëri-tjetrin, si të sillen. Mësuesi i realizon këto për të nxitur ndërveprimin në mjedisin mësimor të

cilat janë të rëndësishme në funksion të të nxënit të nxënësve.

Mësuesi duhet të ndërveprojë me të gjithë nxënësit. Ai duhet tu drejtohet nxënësve të veçantë dhe

të lejojë dhe nxisë edhe ndërveprimin ndërmjet tyre. Mësuesi ka disa role të cilat në praktikën e

përditshme të mësimdhënies rolet që merr mësuesi janë:

Ekspert i mësimdhënies

Partner në komunikim dhe ndërveprim në klasë

Organizues

Motivues

Drejtues

Menaxhues

Këshillues

Vlerësues

16

Ekspert i mësimdhënies- Mësuesi duhet të jetë ekspert në mësimdhënie, duhet të punojë me

parime të integruara dhe të thelluara. Mangësitë e njohurive të mësuesit padyshim e cënojnë nivelin

e të nxënit. Është mësuesi ai që vendos reth materialeve dhe metodave të mësimdhënies.

Çdo javë mësuesit marrin vendime për të përmbushur detyrën e tyre, këto vendime bazohen tek

faktorët si: qështjet, aftësitë, nevojat e lëndës dhe qëllimet që do të arrihen.

Partner në komunikimin dhe ndërveprimin në klasë- Në këtë rol që ka mësuesi në organizimin

e punës në grupe, është shumë i rëndësishem roli: mësuesi si partner në komunikim dhe

ndërveprimin në klasë. Mësuesi në punën me grupe i mëson nxënësit që të ndihmojnë njëri-tjetrin

në detyrat e të nxënit dhe të organizimit. Puna ne grupe është një kërkesë për një korrikulë

bashkëvepruese njëkohësisht.

Organizues- Për rolin e mësuesitsi organizues do t’i kushtojë më shumë vemëndje duke qenë se

është një ndër rolet kryesore gjatë përdorimit të metodave novatore. Mësuesi e organizon punën

në grupe në klasë duke i kombinuar nxënësit në varësi të arritjeve te tyre, pra të bëjë një komunikim

te tyre dhe nuk duhet të bëjë dallime mes tyre përshembull: nxënësit me rezultate të mira ti vendos

me një grup dhe nxënësit me rezultate mesatare ti vendos në një grup. Për fat të keq në vendin tonë

ka mësues që bëjnë dallime, por ky është një gabim shumë i madh dhe i pafalshëm. Kërkohet

gjithëpërfshirja e nxënësve në procesin mësimor me në qendër nxënësin.

Mësuesi është përgjegjës për ndërtimin e grupit, sepse nxënësit e mirë duke diskutuar në grup me

njëri-tjetrin duke marrë dhe mendime të shokve të tyre të cilët nuk janë dhe aq të mirë bëjnë që

atyre tu shtohet interesidhe të përfitojnë sado pak informacion me anë të diskutimit në grup. Sa

herë realizohet punë në grupe mësuesi grupet duhet ti krijojë gjithmonë më antarë të rinj. Duke

bashkëpunuar në grup ata miqësohen dhe mes tyre krijohet një klimë ë ngrohtë.

Motivimi- Motivimi ka rol të padiskutushëm.

Një përkufizim i përgjithshëm për motivimin është: motivimi drejton sjelljen, përmes të cilit fillon

sjellja e më pas orientohet drejtë një qëllimi. Një nga rolet e mësuesit është të jetë motivues.

Mësuesi i motivon nxënësit që të rrisin përpjëkjet në mënyre që të maksimizojnë nxënien.

Drejtues- Rolin drejtues mësuesi e merr që në fillim të orës mësimore e deri në fund të saj.

17

Mësuesi drejton cdo veprimtari në klasë. Mësuesi në aspektin e drejtimit të kalsës duhet të përfitojë

nga të nxënët bashkëpunues.

Menaxhues- Përfshinë vëzhgimin e veprimtarive në klasë, organizimin e mësimit. Mësuesi gjatë

përdorimit të metodave novatore menaxhon orën mësimore, i ndanë minutat në bazë të

problematikave që do të shqyrtohen, menaxhon grupet, menaxhon diskutimin që zhvillohet.7 B,

Musai, Mwsimdhwnia dhe tw nxwnit, Psikologji e edukuimit, fq,26.

Këshillues- Roli i mësuesit si këshillues është shumë i rëndësishëm për nxënësit në mënyrë

miqësore. Kur mësuesi realizon metodën e diskutimit apo të punës me grupe mësuesi i këshillon

nxënësit apo grupet te cilat janë rrugët më të mira që do ti qojnë në një përfundim më të saktë.

Mësuesi kur vë re që një nxënës apo një grup i caktuar ka vështiresi, nuk ka dicka të qartë ai

ndërhynë me anë të këshillave.

Vlerësues - Një tjetër aspekt i rëndësishëm i punës në grupe është edhe procesi vlerësues që duhet

të shoqëroj gjatë gjithë etapave të saj të zhvillimit. Mësuesi bën vlerësime të ndryshme.

Vlerëson mënyrën e komunikimit të nxënësve, ndërveprimin dhe bashkëpunimin e tyre, qëndrimet

që majnë, organizimin e tyre në grup, mënyren se si diskutojnë më njëri-tjetrin, ndihmen që japin

njëri-tjetrit. Pra vlerësimi është një process i ndërlikuar, kërkon përqendrim dhe kujdes të madh

nga ana e mësuesit.

a) Roli i mësuesit në nxitjen e të nxënit në punën më grupe.

Për të realizuar të nxënit me anë të punës me grupe:

Planifikimi

Angazhimi

Vendosja e kërkesave për kohën

Puna më cilësi

Përkrahja e frymës së besimit, unitetit dhe përgjegjësisë

Vlerësimi

Mësuesi kur realizon të nxënit në punën me grupe, nuk bënë thjeshtë ndarjen e nxënësve në grupe

apo bën një përcaktim të detyrave që do të kryhen. Mësuesi duhet që ti zgjedhë me kujdes grupet

18

e nxënësve, planifikon me imtësi veprimtaritë që do të kryhen në të nxënit në punën me grupe apo

në bashkëpunim, objektivat mësimore gjithashtu dhe objektivat shoqërore për grupet e punës. Ka

shumë shprehi apo koncepte të veçanta që shpjegohen, mësohen më mirë në bashkëpunim apo në

mënyrë individuale, por mësuesi është ai që duhet të vendos se si do të zhvillohen.

b) Mësuesi efektiv

Mesuesi efektiv e di që aftësitë e punës në grup të nxënësve duhet të përvetsohen dhe kështu

ai ndërton mbi nivelin e nxënësve që ai ka në klasë edhe punën për ti mësuar ata me aftësitë

dhe eksperiencën e punës në grup.

c) Zotërimi i klasës

Mësuesi duhet të jetë zotërues i klasës. Por cfarë do të kuptojmë më këtë?

Me këtë do të kuptojmë që mësuesi duhet të krijojë një klasë të gjallë dhe dinamike duke

shfrytëzuar dhe zhvilluar të gjithë potencialet.

4.2. Mësimi me strategji gjithëpërfshirëse në klasë Mësuesi me strategji gjithëpërfshirëse në klasë e koncepton klasën si një grup i tërë të pandashëm

që merr pjesë në diskutime.

Disa nga karakteristikat e tipit të mësuesit me strategji përfsjirëse më klasë

Pjesmarrja e nxënësve në eksplorimin e ideve dhe koncepteve

Ndërtimi i informacionit mësimor mbi përgjigjet e klasës

Bashkpunimi i të gjithë nxënësve në klasë

Pjesëmarrja nxënësve në vëndimarrje

Diskutimi i ideve midis nxënësve pjesëmarrës

Lidhja e hipotezave të nxënësve me zgjidhjen e problemit

a) Karakteristikat e mësuesit që nxit punën në grupe

Mësuesi duhet të jetë i orientuar drejtë së ardhmes

19

Organizon mësimdhënie me në qendër nxënësin

Përdor në klasë një tërsi stilesh mësimdhëniesh

Ne punën me grupe e sheh të nxënit si një proces fleksibil dhe jep mjaftë rezultat në

mesimdhënie dhe mësimnxënie

Mësuesi që organizon punën në grupe është një zhvillues i spikatur i materialeve

kurrikulare shtesë

Është më shumë i orientuar globalisht se sa teknikisht

b) Marrdhëniet mësues-nxënës

Mësuesi duhet që ti respektoj nxënësit, të jetë i hapur dhe t’i dëgjoj ata duke pranuar çdo mendim

apo opinion të tyre. Mësuesi duhet të ketë mardhënie të mira me nxënesit, ai nuk do të bëjë

moralizme apo tu impunoj nxënësve disiplinë formale, por duhet tu kërkoj që nxënësit ti vendosin

vetë rregullat. Vendosja e rregullave nga vetë nxënësit u bënë atyrë që tu rritet ndjenja e

përgjegjësisë. Mësuesi duhet që të nxisë mirëkuptim, tolerancë, rrespekt dhe ndjenjën e solidaritetit

të ta, duhet që në mënyrën e komunikimit të mos krijojë keqkuptime, mësuesi duhet që të

bashkëpunoj me nxënësit.

Bashkëpunimi: situata në të cilën mësuesi punonë bashkë, cdo klasë funksionon mirë kur

mësimdhënësi dhe nxënësi bashkëpunojnë në mes tyre. Bashkëpunimi më nxënësit është më efikas

sesa komunikimi gojor me ta. Mësuesi mund të përdor humorin, mund të nxitë solidaritetin midis

vetes së tij dhe nxënësve, mund tu krijojë mundësi nxënësve ti zgjedhin vetë veprimtaritë

mësimore.

4.3. Rolet e nxënësit dhe socializimi i tij Gjatë përdorimit të këtyre metodave roli i nxënësit ndryshon nga roli që ka në marëdhënien

tradicionale. Nxënësi nga një spektator pasiv bëhet një element aktiv. Nxënësi përfshihet plotësisht

në procesin e të mësuarit bëhet një proces i vërtetë kërkimi ë zbulimi. Krahasuar me procedurat e

20

mësimit tradicional, ku dominon fjala e mësuesit, ky drejtim u ofron veprimtari që i motivojnë ata.

Nxënësit mësojnë të mendojnë, të komentojnë, dhe diskutojnë. Nxënësit bëhen jo vetëm më të

interesuar por edhe me te kënaqur, gjithnjë e më krenarë për atë që bëjnë. 8 B, Musai, Mwsimdhwnia dhw tw

nxwnit, Psikologji e edukimit, fq 20

Në punën më grupe vihet në qendër veprimtaria e nxënësve, pra veprimataria e tij që nxë.

Gjatë zhvillimit të të nxënit në bashkëpunim një vëmëndje e madhe u kushtohet metodave dhe

teknikave ndërvepruese që qojnë në realizimin e veprimtarive. E rëndësishme është së cfarë bëjnë

nxënësit kur zhvillojnë punën në grup. Puna në grup i lejon që të jenë përgjegjës për të nxënët e

tyre. Në punën me grup nxënësit marrin udhëzimet nga mësuesi, ata e marrin mësimdhënien ne

“dorë”. Të gjitha diskutimet që bëjnë me njëri-tjetrin të realizohen mbrenda limiteve kohore. Në

këtë mësimdhënie nxiten marrdhënie të reja ndërvetjake në klasë.

Këtu nxënësit:

1. Gjatë procesit të nxënies përfshihen në mënyrë aktive

2. Bashkëpunojnë

3. Menagjojnë grupin

4. Flasin në emër të grupit

5. Mendojnë në mënyrë kritike

6. Krijojnë mardhënie të reja komunikimi me njëri-tjetrin

Rolet që kanë nxënësit në punën më grupe janë:

Udhëheqës

Planifikues

Menaxhues

Gjykues

Veprues

Organizues

4.4. Marrdhenia dhe komunikimi nxënës-nxënës Në këto vite nxënësit duan të shprehin ndjenjat, mendimet, besimet dhe ëndrrat e tyre.

21

Ndërmjet dialogut dhe komunikimit në grup nxënësit e moshës së re shkollore mësojnë të njohin

dhe të komunikojnë vetën. Në grup ata gjejnë mjetin për të përmirësuar sjelljet dhe qëndrimet e

tyre, gjejnë shembujt e aktiviteteve të suksesëshme.

Rezulatet e studimeve tregojnë rëndësinë e ndërveprimeve shoqërore në formimin e personalitetit.

Klasa nuk është vendi ku nxënësi vjen vetëm për të mësuar, por një strukturë shoqërore, domethënë

një kontekst marrdhëniesh, në gjirin e së cilës nxënësi do të zhvillojë ndërveprime e komunikime,

që do ta nxisin për aktivitete të ndryshme për njohjen e botës dhe të pesonalitetit. Në disa rrethana

të nxënit në grup ndikon më shumë në realizimin e një detyre se sa në të nxënit individual.

Rezultatet e të nxënit ne grup janë mesatarisht më të mira se sa rezultatet e individit që e kryen në

mënyrë të pavarur të njëjtën detyrë, ështe e qartë që në të nxënit është një proces individual, por

ka shumë rëndësi nëse ky proces individual vendoset ose jo në kontekstin e një grupi.

Të nxënit në grup është efikas, sepse nëse marrin pjesë dhe ndihmojnë në zgjidhje të gjithë

nxënësit. Shpesh klasa ushqen një ideal të përbashkët. Sjelljet morale si grup kanë një forcë të

madhe meqenëse çdo nxënës i transformon progresivisht në motive të mbrëndshme. Që aktiviteti

i çdo mësuesi të kurorëzohet me sukses duhet që jo vetëm të formohet një grup i mirë nxënësish,

por edhe të merren në konsideratë opinionet, synimet dhe mendimet e tyre.

Funksionet kryesore të grupit janë integrimi, diferencimi dhe zhvillimi, komunikimi dhe

ndërveprimi, funksione këto që janë të lidhura me njëra-tjtrën.

Zhvillimi i programeve të mësimit në bashkëveprim në grup paraqet një nga pikat e mundshme të

zbatimit psikosocial në shkollë. Efektet pozitive të situatave bashkëvepruese duken qartë kur

subjekti nuk largohet nga kërkimi i zgjedhjes dhe e përvetson aktivisht atë. Në rezultatet e

evidentuara në literaturë vërtetohet që bashkëpunimi jep rezultate më të mira në arritjen e suksesit

të një detyre se sa gara. Por nuk duhen mohuar edhe dinamikat që rrjedhin nga situatat e garës.

Duke u krahasuar me tjetrin ne grup, nxënësi gjen mundësi për tu dalluar, për të mos vepruar si të

gjithë të tjerët, për tu bërë i njohur.

a) Komunikimi nxënës-nxënës

Rrjetet e ndryshme të komunikimit në klasë janë në varësi të karakteristikave të aktivitetit,

personalitetit të nxënësve, te ndërveprimeve në grup, të qëndrimeve dhe aftësive të mësuesit, të

22

gjendjes ekonomike dhe kulturore etj. Në organizimin e përgjithshëm të marrdhënieve nxënësit e

një klase kanë role dhe pozicione të ndryshme. Organizimi i mardhënieve midis nxënësve në klasë

varet jo vetëm nga natyra dhe interesi për aktivitetin e propozuar nga mësuesi, por edhe nga

strukturat materiale. Situata në grup kërkon një organizim të tërësisë së tavolinave dhe të

ndenjëseve në hapsirën e klasës, që ti lejojë çdo grupi të gjejë identitetin dhe të ndjehet i sigurtë.

Secili grup duhet të ketë një hapsirë personale. Organizimi i klasës në hapësira të përshtatëshme

për komunikimet përbën një faktor themelor të sigurisë dhe të bashkëveprimit.

b) Proceset e grupit

Ne e kalojmë një pjesë të madhe të jetës sonë në grupe, familje, me shokët me klasën etj. Megjithatë

jo çdo bashkim njerëzish formon grup. Ndryshimi midis një grupi dhe grumbulli njerëzish qëndron

në faktin se anëtarët e grupit e konsiderojnë vetveten anëtarë grupi, kanë qëllime të përbashkëta

dhe bashkëpunojnë më njëri-tjetrin. Çdo grup funksionon mbi bazën e normave-rregullave të

shkruara ose të përshkruara dhe standartet që rregullojnë sjelljen e anëtarëve që marrin pjesë në

situatën e grupit. Normat mund të ndryshojnë nga grupi në grup dhe varen nga vlerat dhe objektivat

të cilat anëtarëte tij i konsiderojnë të rëndësishme. Të gjitha këto që i përmenda më siper janë si

për jetën tonë jashtë ambienteve të klasës, ashtu edhe për grupet që formohen në klasë. Janë

rregullat, normat, bashkëveprimi, qëllimet e përbashkëta ato që e mbajnë një grup në “këmbë” dhe

bëjnë qe grupi të ketë efekt.

c) Dimenzionet sociale tek të nxënit

Ështe e pranuar gjerësisht që zhvillimi social dhe emocional i fëmijëve ndikohet nga suksesi i tyre

në të nxënë kur klima e një shkolle është e karakterizuar nga kujdesi, marrdhënia ndërvepruese.

Dimesnsioni social dhe emocional vë theksin në edukimin shoqëror, personal dhe shëndetësor të

nxënësve duke u mundësuar atyre një pervojë të suksesshme dhe positive në shkollë, duke

stimuluar zhvillimin individual, aftësitë bashkëpunuëse të tyre, ose duke zhvilluar aftësitë e

komunikimit, motivimin e vetëvlersimit.

23

KAPITULLI V

5. FORMAT E PUNËS

5.1. Forma e punës mësimore në grupe dhe karakteri interaktiv i mësimit Organizimi i punës në grup zhvillohet ne bazë të parimit të “grupit te lirë” dhe të zgjedhjes së lirë

të punës.

Në punë grupore, nxënësve u mundëoshet socializimi i plotë në mësim dhe mundësia për një

paraqitje më të mire për jetën. Duke shfaqur aspektet intelektuale të angazhimit në punë grupore,

nxënësit zbulojnë të vërtetat shkencore të cilat ndikojnë në formaimin intelektual dhe social.

August Vitak, profesor në Vjenë thotë: “Me shprehjen puna në grupe kuptojmë vetëm dhe vetëm

punë mendore kolektive të klasës së ndarë në grupe.

Një ndër faktoret me rëndësi në organizimin me sukses të formës mësimore në grupe janë përgatitja

paraprake që duhet bërë.

Një problem të vecantë në këtë formacion social të punës mësimore është qështja e formimit të

grupit. Grupet optimale këtë formë të organizimit të punës mësimore mund të jenë prej 3-6 nxënës

të moshës së caktuar shkollore, kurse në moshën parashkollore 2-3 nxënës, formimi dhe madhësia

e grupeve nuk mund të jetë cështje e rastit, por jo edhe imponuës, sepse pasojat mund të jenë të

shumëta.

Kur flasim për formimin e grupeve gjithnjë duhet të jetë parasysh karakteri demokaratik i punës

dhe i përcaktimit të çdo pjesëmarrësi të grupit të punës. Klima socialemocionale e grupit punues

është ndër faktorët me më rëndësi në organizimin e drejtë të punës grupore në shkollë dhe të

vendosjes së nxënësve në grupe pune.

Veprimtaria e çdo grupi punues është e pavarur, por zhvillohet kryesisht nën udhëheqjen dhe me

ndihmën e mësimdhënësit që nga faza përgaditore, deri të kontrollimi i rezultatëve të punës.

Në zhvillimin e veprimtarive të punës në grupe, udhëheqësi i grupit të punës do të jetë njëkohësisht

edhe bartësi i përgjegjësisë lidhur me vendosjen e raporteve demokratike dhe angazhimin kolektiv

në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të grupit.

24

Efektet pedagogjike të punës mësimore në grupe, pos faktorëve subjektiv, varen në masë të

konsiderueshmë edhe nga kushtet objektive.

Me qëllim që komunikimet e ndërsjellëta dhe karakteri interaktiv i punës në grupe të zhvillohen

sa më mirë, duhet të theksohet se tërë kjo varet edhe nga pozita e cdo individi në grup. Mësimi

interaktiv është një fenomen që shoqëron dhe që është pjesë përbërëse e cdo forme të sistemeve të

organizimit të punës mësimore.

Karakteri interaktiv i mësimit ka për qëllim që rolin dominues të arsimtarit ta zëvëndësoj me

elemente bashkëveprimi mes nxënësve, me krijimin e një ekologjie pedagogjike në klasë, duke

synuar ngritjen e efikasitetit të punës mësimore.

5.2. Forma e punës mësimore në çifte Sikurse edhe ne format tjera të punës, ashtu edhe në këtë formë efikasiteti i veprimtareisë edukative

arsimore varet nga përgaditja paraprake e mësimdhënësit dhe nxënësve. Puna mësimore në çifte

është një formë kalimtare midis punës individuale dhe në grupe.

Puna në cifte ka disa vecori specifike dhe positive që duhet të mbahen parasysh dhe ato janë:

a) Ndikimi pozitiv i partnerit mbi partnerin

b) Zhvillimi i shprehive të punës

c) Formimi i përgjegjësisë ndaj obligimeve dhe detyrave

d) Mundësia për krahasim dhe vetëkorrigjim

e) Aftësimi për bashkëpunim

f) Socializimi

Për realizimin e punës në çifte, si modalitete didaktike të organizimit kryesisht aplikohen këto

forma:

Puna instruktive, kur partneri mësohet nga partneri më i përgaditur në mësim

Të mësuarit koporativ zhvillohet duke u ndihmuar reciprokisht gjatë punës

Puna krijuese e përbashkët

25

5.3. Forma e punës së dialogut

Në organizimin e punës mësimore, metoda e dialogut ose e bashkëbisedimit, zë vend të posaçem

si për nga vlera metodike që ka, edhe ashtu për nga denduria e përdorimit, përmes së cilës

zhvillohen marrdhënie interaktive dhe bashkëvepruese në punën mësimore.

Dialogu si formë e vecantë e komunikimit verbal në mësim, zhvillohet me anë të bashkëbisedimit

të mësimdhënësit me nxënësit dhe anasjelltas, si dhe zhvillimit të bashkëbisedimit mes nxënësve.

Dialogu zhvillohet me anë të pyetjeve dhe përgjigjëve, prandaj kjo është një metodë mësimore

mjaftë e aftë për nxënësit, sepse nxit aktivitetet e tyre në mësim. Veprimtaria e dialogut mbështetet

në përvojat shqisore dhe në paranjohuritë e bashkëbiseduesve.

Mësimdhënësi duhet paraprakisht të njihet mirë me përmbajtjet, pastaj duhet të dijë se në c’nivel

ndodhet përvoja paraprake, aftësia shqisore dhe të menduarit e nxënësve, duke pasur parasysh edhe

shkallën e paranjohurive të tyrë.

Metodat e dialogut ndikojnë pozitivisht edhe në përvetsimin e përmbajtjeve mësimore dhe në

qëndrueshmërinë e tyre. Metoda e dialogut me karakterin e saj interaktiv gjatë punës mësimore

mobilizon tërë personalitetin psikik dhe fizik të nxënësit.

Pyetjet si pjesë përbërëse e veprimtarive dialogjike, janë shprehje verbale e mësimdhënësit dhe

nxënësit në drejtim të përvetësimit të njohurive të reja dhe të kontrollimit e të verifikimt të diturive

të fituara. Pyetjet shpien drejtë njohurive dhe janë mjet i informimit gjatë procesit të punës

mësimore. Pyetjet mund të klasifikohen në pyetje të thjeshta dhe të përbëra..

Kriteret e caktuara për një zhvillim sa më të mirë të dialogut dhe pyetjeve në mësim janë:

Pyetja duhet t’i drejtohet tërë klasës. Duke i lënë kohë të mjaftueshme për të menduar

Gjatë parashtrimit të pyetjeve duhet respektuar rregullat gjuhësore

Çdo pyetje kërkon krijimin e një klime për angazhim intelektual

Çdo pyetje e parashtruar duhet të jetë në përputhje me përmbajtjen e lëndes mësimore në

shkollë

Pyetjet nuk duhet të jenë shumë komplekse.

26

Roli i dialogut manifestohet në këto forma:

a) Rritë thellësinë ë të kuptuarit të përmbajtjes

b) Rritë motivimin dhe nxit një pjesëmarrje të madhe në mësim

c) Zhvillon qëndrime positive ndaj përdorimit të materialeve të fundit të paraqitura në mësim

d) Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të vecanta për përmbajtjen e mësimit

e) Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.

Gjatë zhvillimit të diskutimit posaçërisht duhet të ketë parasysh çdo mendim i shprehur të ketë

bazën e vet shkencore dhe të argumentuar, duke përjashtuar praninë eventuale të tonëve të ngritura

emocionale të reagimeve ndaj mendimeve të bashkëbiseduesit. Toleranca dhe respektimi i

konteksit bashkëbisedues është një nga kërkesat elementare për zhvillimin me sukses të

diskutimit.Gjatë diskutimeve zhvillohen debate, duke u thelluar në problemet e shtuara. Teknikat

më të njohura të zhvillimit të këtyre formave verbale janë: tryeza e rrumbullakët, këshillimet etj.

Efikasiteti i punës mësimore me metodën zhvillimore dialogjike-metodike paraprake e

mësimdhënësit dhe nga aftësimi i nxënësve për zhvillimin e dialogut. Me qëllim që kjo metodë të

zhvillohet me sukses, duhet të respektohet një ecuri e duhur, sipas se cilës edhe zhvillohet biseda

si p.sh

a) Formulimi i temës së bisedës dhe nxitja e nxënësve

b) Orientimi i bisedës drejtë temës

c) Qëndrimi demokratik i mësimdhënësit dhe krijimi i situatës mësimore për shprehjen e lirë të

mendimeve nga ana e nxënësve

d) Nxjerrja e përfundimeve

27

PËRFUNDIMI

Ky punim fokusohet tek format dhe teknikat më në qendër nxënësin duke u nisur nga fakti se

përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme në mësimdhënie është shumë i rëndësishëm në

mënyrën se si nxënësi nxë. Në përdorimin e këtyre metodave nxënësi është aktiv, i lirë në shprehje.

Metodat e të mësuarit janë: rrugët mënyrat, ecuritë dhe procedurat didaktike që mësuesit e nxënësit

i përdorin gjatë procesit mësimor dhe jashtë tij, për transmetimin dhe përvetsimin e njohurive,

shkathësive e shprehive për zhvillimin e formimin e veçorive e të tiparëve të personalitetit të

individit. Historikisht metodat kanë evoluar, kanë ndryshuar, janë përsosur e modernizuar në

përputhje me zhvillimet shoqërore ekonomike.

Në kushtet e sotme të zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë dhe rritjes me ritme të shpejta të

informacionit, metodat tradicionale të mësimdhënies me në qënder mësuesi nuk mund t’i

përgjigjëshin më zhvillimeve të reja. Prandaj, sot në të gjitha ciklet e shkollimit, po aplikohet

mësimdhënia e re, e cila vëndos në qënder të mësimit nxënësin, kurse mësimdhënësi është

udhëheqësi dhe organizuesi i mësimit, që ue udhëheq nxënësin për të kërkuar në mënyrë të pavarur

informacionin dhe në zgjidhjen e çdo problem sado i ndërlikuar të jetë.

Me mësimdhënie bashkëkohore duhet të kuptojmë atë lloje mësimdhënie, e cila lehtëson me forma,

metoda, teknika dhe strategji të përshtatshme në procesin e të nxënit të nxënësve.

Kjo lloj mësimdhënie lejon që nxënësit të marrin pjesë në një shumëllojshmeri aktivitetesh, shpesh

në çifte apo grupe të vogla, ku ata mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

Mësuesi përdor eksperiencat e vetë nxënësve dhe ngrihet mbi ato duke shtuar dhe zhvilluar më tej

aftësitë e nxënësve. Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë

dhe kanë për qëllim që t’u mësojnë nxënësve shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillon të menduarit

kritik. Te gjithë këto, pra shprehitë, njohuritë, vlerat janë të lidhura me njëra-tjetrën.

28

REKOMANDIMET

Mësimi me në qënder nxënësin:

Është ai mësim i cili është aktiv, interaktiv dhe reflektiv

Përdor eksperiencat e vetë nxënësve dhe ngrihet mbi ato duke shtuar njohuritë dhe duke

zhvilluar më tej aftësitë e nxënësve

Është ai mësim ku egziston respekti reciprok mes nxënësve dhe mësuesit, ku lejohet

komunikimi pozitiv për ndarjen e ideve dhe dëgjimin e të tjerëve

Lejon nxënësit të marrin pjesë në një shumëllojshmëri aktivitetesh shpesh në çifte apo

grupe të vogla.

Nxënësi motivohet dhe përdor strtegjinë e duhur për të arritur kuptimin

Nxënësi edukohet si të punojë, të mësojë dhe të nxërë, duke qenë edhe i pavarur.

Konceptet bazë të mësimdhënies me në qënder nxënësin:

Më shume mësimdhënie të hapur

Më pakë të nxënë të drejtuar nga mësuesi

Mësimdhënia për të nxënë

Më shumë të nxënë bashkëveprues

Roli i mësuesit kur nxënësi është në qendër

Roli i mësuesit nuk zbehet, por është shumë i rëndësishëm

Ai është partner në komunikim dhe ndërveprimin në klasë

Mësuesi zvogëlon nivelin e stresit dhe ngarkesën e punës gjatë një veprimtarie, duke i

mësuar ata të ndihmojnë njëri-tjetrin në detyrat e dhëna

Mësuesi nxit veprimin nxënës-nxënës

Metodat dhe teknikat e diskutimit dhe punës me grupe kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për qëllim

që tu mundësojë nxënësve shprehitë e të nxënit, zhvillon të menduarit kritik. Pra të gjitha këto

shprehitë, njohuritë vlerat janë të lidhura me njëra-tjetrën.

29

Diskutimi:

Rritë thellësin e të kuptuarit të përmbajtjes

Rritë motivimin dhe nxitë një pjesëmarrje më të madhe në mësim

Zhvillon qëndrimet positive ndaj përdorimit të materialeve

Teknikat dhe metodat e punës në grup janë:

Diskutimi

Debate

Puna me grupe të vogla

Loja në role

Përdorimi i metodave të diskutimit dhe punës në grupe është i rëndësishem për këto arsye:

Zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë

Zhvillon ndjenjën për bashkpunim dhe bashkësi

Zhvillon shkathësit shoqërore

Respektimin për njëri-tjetrin

Zhvillon vetëbesimin

Në metodat e diskutimit dhe të punës me grupe vihet në qendër veprimtaria e nxënësve.

Kjo metodë:

Mundëson pjesëmarrjen aktive të nxënësve

Bashkëpunim efektiv

Nxisin të menduarit kritik

Krijohet klimë mbështetëse

Gjatë përdorimit të metodave novatare mësuesi siguron në klasë një mjedis të sigurtë,

bashkëpunues, inkurajues, të hapur, te rregullt, dhe me komunikim të dobishëm ndërmjet nxënësve

me naë të përdorimit të një game të gjerë strategjish dhe teknikash për të promovuar tek nxënësit

vetëkontrollin, vetëdisiplinën, përgjegjesinë ndaj të tjerëve dhe pavarësinë e tyre.

Të gjtha këto ndodhin nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me mësuesin dhe nxënësin.

30

BIBLOGRAFIA

QTKA, Mësimdhënia me në qënder nxënësin

B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bbashkëveprim

B, Musai, Diskutimi dhe të nxënët në bashkëpunim, Metodologji e mësimdhënies

S, Mcnamara, G, Moreton, Bërja e dallimit sipas organizimit të klases. Të kuptuarit e të qenit

ndryshe

ISP, Simulimi dhe loja me role, Edukimi ndërkulturor dhe i të drejtave të njeriut në shkollë

B, Musai, Mësimdhënia dhe të nxënit, Psikologji e edukimit

Kraja. M Pedagogji e përgjithshme

Musai. B Metodologji e mësimdhënies

Musai. B Psikologji e mësimit

S, Mcnamara, G, Moreton

B, Musai, Mësimdhënia dhe të nxënit