këshilla për menaxhimin e ekipit që mund të aplikohen ... · 2 Mbani në mend se anëtarët e...
Transcript of këshilla për menaxhimin e ekipit që mund të aplikohen ... · 2 Mbani në mend se anëtarët e...
këshilla për menaxhimin e ekipitqë mund të aplikohen menjëherë
Prezantuar nga
Aty ku zhvillohen biznese të reja
Bazuar në trajnimet e realizuara nga MDA
© Të drejtat e rezervuara nga Fondacioni MDA
1Çdo anëtar i ekipit ka diçka
t'i shtojë ekipit tuaj.
Njerëzit dallojnë prej njëri tjetrit. Secili prej nesh ka aftësi në diçka dhe dobësi në diçka
tjetër. Fokusi i ekipit duhet të jetë në kuptimin se cilat janë aftësitë e secilit anëtar të ekipit dhe
fokusimin rreth aftësive të secilit.
2Mbani në mend se anëtarët e ekipit duhet të mbështesin njëri tjetrin.
Ekipi funksionon më mirë atëherë kur anëtarët e ekipit e mbështesin njëri tjetrin duke ofruar
ndihmë edhe atëherë kur nuk kërkohet. Atmosfera pozitive e punës krijohet duke
realizuar një ambient ku të gjithë ndihen të lirë të kërkojnë dhe të ofrojnë ndihmë në çdo kohë.
3Zbërtheni qëllimet afatgjate në projekte
afatshkurtëra
Qëllimet afat-gjate shpesh mbeten si qëllime të mëdha dhe nuk realizohen kurrë. Prandaj, i
mbetet ekipit që të krijoj projekte dhe veprime afat-shkurtëra të cilat mundësojnë realizimin e
qëllimeve afatgjate.
4Përkujtoni anëtarët se ata të gjithë janë
pjesëmarrës në ekip.
Në situatën ideale, të gjithë anëtarët e ekipit kontribuojnë drejt arritjes së qëllimeve të
përbashkëta të ekipit. Por në realitet zakonisht kemi anëtarë të përkushtuar që marrin pjesë në mënyrë aktive në punën ekipore por kemi edhe anëtarë më
pasiv që nuk janë të gatshëm të tregojnë përkushtim për punën në ekip. Udhëheqësi i ekipit e ka për
detyrë që të ua kujtoj të gjithë anëtarëve të ekipit që secili prej tyre duhet të kontribuoj me pjesëmarrje
aktive në punën ekipore.
5Vëni qëllime që janë të matshme për të
mbajtur ekipin e fokusuar.
Ekipi duhet të jetë i fokusuar në arritjen e rezultateve. Rezultatet e pritura duhet të jenë të
matshme në mënyrë që në çdo moment të mund të ndalemi dhe të bëjmë një analizë se a kemi arritur progres në realizimin e qëllimeve. Të menduarit dhe diskutimi rreth progresit duhet të bazohet në
rezultatet e arritura deri në atë moment dhe në veprimet që duhet ndërmarrë për të vazhduar me
realizimin e tërësishëm të qëllimeve.
6Kërkoni angazhim të fortë nga
udhëheqësi.
Udhëheqësi i ekipit bart barrën kryesore për drejtimin e ekipit drejt arritjes së rezultateve të dëshiruara. Anëtarët e ekipit duhet të kërkojnë
përgjegjësi, informim dhe mbështetje nga udhëheqësi i ekipit. Udhëheqësi i ekipit duhet të delegoj detyrat dhe të kërkoj angazhim dhe pjesëmarrje aktive nga secili anëtar i ekipit.
7Tipari më i rëndësishëm i punës së suksesshme ekipore është besimi i
dyanshëm
Anëtarët e ekipit duhet të besojnë në udhëheqësin e ekipit. Udhëheqësi i ekipit duhet të krijoj një
ambient pune në ekip ku mbizotëron besimi në njëri tjetrin. Udhëheqësi duhet të delegoj në mënyrë të
qartë detyrat. Ai duhet të administroj dhe koordinoj punët në mes të anëtarëve të ndryshëm të ekipit dhe
të komunikoj hapur me secilin. Poashtu, udhëheqësi duhet të mbaj të informuar të gjithë në ekip dhe të inkurajoj shkëmbimin e lirë të ideve.
8Mbani në mend se çdokush në ekip
mendon ndryshe.
Njerëzit e ndryshëm mendojnë ndryshe nga njëri tjetri. Mendimet e tyre ndikohen nga
përvoja, arsimimi, rrethi familjar dhe shoqëror, etj. Asnjëherë nuk duhet të mendojmë se mendimi ynë është gjithnjë më i miri dhe
dikush që mendon ndryshe nga ne medoemos e ka gabim. Mendimet e ndryshme duhet të
respektohen dhe të shfrytëzohen për të zhvilluar debat dhe për të gjetur ide të reja.
9Largoni njerëzit nga ekipi nëse ata nuk i
kryejnë punët.
Mos anagazhimi i një anëtari të ekipit krijon pakënaqësi tek anëtarët tjerë të ekipit.
Udhëheqësi i ekipit konsiderohet si një mbikqyrës objektiv i angazhimit të anëtarëve të
tjerë të ekipit. Çdo njeri dëshiron të jetë pjesëmarrës në një ekipë ku kryhen punët me
efikasitet. Nëse dikush vazhdon të jetë joproduktiv, atëherë duhet të largohet me kohë
nga ekipi, para se të zhvillohen pakënaqësi
10Sigurohuni që anëtarët e grupit i kanë kuptuar qartë rolet dhe përgjegjësitë
Udhëheqësi i ekipit duhet të luaj rolin kryesor në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive për
anëtarët e ekipit. Udhëheqësi duhet të sigurohet që secili anëtar i ekipit ka kuptuar
drejtë rolin e tij/saj në ekip. Kjo është një prej sfidave kryesore. Rolet dhe përgjegjësitë e secilit anëtar duhet të bashkë-rendohen me ekipet tjera dhe departamentet tjera brenda
organizatës.
11Mos lejoni që dështimi i një pjese të
projektit të rrezikojë suksesin e tërësishëm.
Ekipet shpesh përballen me dështime qoftë në realizimin e qëllimeve apo kryerjen e detyrave individuale apo të përbashkëta. Udhëheqësi i
ekipit duhet të monitoroj në vazhdimësi progresin e arritur dhe të ndërmerr masa të
menjëhershme për të mos lejuar që dështimi i realizimit të një detyre apo një pjese të projektit
të ndikoj negativisht në punën e ekipit.
12Mbani detyrat për vete vetëm nëse e
dini se askush tjetër nuk mund t'i kryej ato.
Delegimi i detyrave është një prej karakteristikave kryesore të udhëheqësit të
suksesshëm. Delegimi merr dy forma: delegimi i detyrave dhe delegimi i autoritetit.
Udhëheqësi duhet të fokusohet në shfrytëzimin e potencialit të anëtarëve të ekipit për realizimin
e qëllimeve dhe jo të gjej vehten duke kryer detyrat derisa anëtarët e ekipit nuk marrin pjesë.
13Ofroni ekipit lirinë për të marrë
vendimet e veta
Është vërtetuar shumë herë se shumica e njerëzve kanë tendencë të preferojnë
pjesëmarrjen në vendimmarrje. Kur anëtarët e ekipit marrin pjesë në marrjen e vendimit, ata tregojnë interesim më të madh për zbatimin e
atij vendimi. Kur vendimi servohet nga lartë në formë të urdhërit, anëtarët e ekipit mund të ndihen të anashkaluar sepse mbizotëron të
menduarit se opinioni i anëtarëve të ekipit është i parëndësishëm.
14Asnjëherë mos përjashto idetë e ekipit pa shpjeguar qartë dhe tërësisht pse.
Njerëzit kanë potencial më të madh për të krijuar ide kur ata punojnë si ekip sesa kur
punojnë vetëm. Inkurajimi i ideve bëhet përmes diskutimeve të hapura të ideve. Sigurohuni që të gjitha sugjerimet janë ndëgjuar me respekt. Nëse ndonjë ide duhet të hudhet poshtë, bëne atë në afatin e fundit, dhe gjithnjë jepni arsye
valide për atë veprim.
15Krijoni �eksibilitet brenda ekipit
Çdo ekip kërkon shumë nga anëtarët e tij. Çdo anëtar i ekipit duhet të ketë rolin e vet. Por,
dinamika e punës ekipore kërkon fleksibilitet nga anëtarët e ekipit dhe gatishmëri për të
ndihmuar njëri tjetrin. Gjatë zhvillimit të punës ekipore, rishikoni rolet individuale dhe
ndryshoni ato sipas nevojës.
16Kuptoni fazat e zhvillimit të ekipit
Ekipi zhvillohet dhe ndryshon me kalimin e kohës. Procesi i zhvillimit të ekipit kalon nëpër katër faza: formimi, zhurma, norma dhe performanca. Pasi të
formohet ekipi, ekziston tendenca për të krijuar zhurmë rreth roleve, përgjegjësive, aftësive të njëri tjetrit, pasigurisë, etj. Kjo është normale. Por me
një udhëheqje të fuqishme, ekipi mund të dakordohet shpejtë për metodat e punës, gjë që
ndodh në fazën e normës. Më pastaj ekipi është i gatshëm të fokusohet në arritjen e performancës së
dëshiruar.
17Pyetni njerëzit që sjellin probleme të
sjellin zgjidhje.
Udhëheqësit aktiv preferojnë të mbajnë derën e zyrës të hapur gjatë tërë kohës në mënyrë që
anëtarët e ekipit të ndihen të lirë të komunikojnë apo kërkojnë ndihmë. Por udhëheqësi nuk duhet të ndëgjoj vetëm probleme nga anëtarët e ekipit
dhe të pretendoj se me shkopin magjik do të zgjidh ato. Duhet të kërkohet nga anëtarët e ekipit që para se të shpjegojnë problemin me të cilin përballen, të kenë menduar edhe për propozimin e zgjidhjes së atij problemi. Kjo metodë inspiron anëtarët e
ekipit që të jenë më proaktiv.
18Inkurajoni komunikimin e lirshëm mes
kolegëve
Komunikimi i hapur është thelbësor në suksesin e punës ekipore. Njerëzit komunikojnë lirshëm kur
janë në ambiente joformale. Sigurohuni që anëtarët e ekipit të kenë mundësinë të komunikojnë lirshëm. Metoda më e mirë e komunikimit mbetet
takimi sy me sy. Mirëpo nuk duhet të nënvlerësohet investimi në teknologji të reja që mundësojnë komunikim efektiv për anëtarët e
ekipit që mund të kenë distancë më të madhe fizike mes tyre.ë në çdo kohë.
19Kritikat e vazhdueshme e mbysin
kreativitetin e punës ekipore.
Nuk duhet të hudhen poshtë idetë gjatë një takimi për gjenerimin e ideve të reja. Idetë e reja duhet të inkurajohen. Disa ide fillimisht mund të duken jo të qëlluara, por të njejtat
mund të sjellin zgjidhje të logjikshme. Të gjitha idetë duhet të regjistrohen, përfshirë edhe ato
që tingëllojnë si ide jo të mira. Zakonisht rezultati i një takimi për gjenerimin e ideve të
reja është më i mirë sesa kontributet individuale të secilit anëtar.
20Në fund të çdo dite, pyesni veten se a është
arritur progres nga ekipi.
Ekipi duhet të krijoj dinamikë të punës ku progresi është i vazhdueshëm drejt arritjes së qëllimeve të
ekipit. Udhëheqësi i ekipit duhet të monitoroj progresin në intervale të rregullta kohore. Në fund të çdo dite, udhëheqësi i ekipit e ndien veten mirë kur e përfundon ditën me bindjen se është arritur
progres. Në të kundërtën, udhëheqësi vetëdijësohet për nevojën për të arritur hapin për
kohë joproduktive në ditën e nesërme.
21Balanconi aftësitë dhe njohuritë e
anëtarëve të ekipit.
Gjatë rekrutimit të anëtarëve të ekipit, fokusohuni në potencialin e secilit për zhvillim. Keni parasysh balancimin e ekspertizës teknike, aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe aftësive
për të punuar në ekip.
22Mbani kontakt me anëtarët e ekipit edhe
pasi të përfundohet puna - ju mund të keni rastin dhe dëshirën të punoni përsëri me ta.
Kur ekipet përfundojnë punën në projekt, mund të vazhdojnë së bashku në një projekt tjetër apo mund të shpërndahen pas përfundimit të projektit në fjalë.
Rrjetet sociale dhe teknologjitë e reja sot kanë lehtësuar shumë komunikimin dhe përmes tyre
anëtarët e ekipit mund të vazhdojnë komunikimin edhe pas shpërbërjes së ekipit. Kurrë nuk dihet, ju
mund të takoheni përsëri me ish-anëtarët e ekipit, në role të reja në të ardhmen.
Për më shumë këshilla, vizitoni Blogun e ndërmarrësisë në faqen tonë në internet: www.mda-foundation.org. Aty mund të gjeni artikuj, resurse biznesi, këshilla praktike, e-libra apo edhe të informoheni për ngjarjet e rradhës.
Me respekt,Fondacioni MDA
P.S. Na ndjekni në rrjetet sociale:Facebook: facebook.com/mdafoundationTwitter: twitter.com/MDAFoundationInstagram: instagram.com/mdafoundation
këshilla për menaxhimin e ekipitqë mund të aplikohen menjëherë