trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike...

63
. DORACAK PËR PROJEKTIN Përparimi i procesit edukativo-arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta në nivel lokal 1

Transcript of trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike...

Page 1: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

.

DORACAKPËR PROJEKTIN

Përparimi i procesit edukativo-arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta në nivel lokal

Shkup, 2010

1

Page 2: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Doracaku është përgatitur nga ana е : Federatës së defektologëve të Republikës së Maqedonisë Rr.11 Tetori 42а, Shkup

Ueb faqja:www.sojuznadefektolozi.orgPosta elektronike: [email protected]

Autorët e doracakut: Goran Petrushev

Аnа Pоpоvska Aleksandra Karovska

Dizajnoi: Plav Montenegro Kom, Shkup

Përktheu: Samir Gërble

2

Page 3: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

P Ë R M B A J T J E

Parathënie 5

Strategjitë për punë me nxënësit me nevoja të veçanta 6Persona me dëgjim të dëmtuar 6Persona me shikim të dëmtuar 7Persona me dëmtim të zërit, folurit dhe gjuhës 8Persona me invaliditet trupor 10Persona me aftësi të kufizuara intelektuale 11Autizmi 11Persona me dëmtime të kombinuara 13Persona me sëmundje kronike 14Roli i qeverisjes lokale në procesin e inkluzionit 14Inkluzioni social 14Arsimi multi kulturor 15Obligimet e komunës me qëllim që të mundësohet mbështetja e procesit të inkluzionit 16Programi për inkluzion në nivel lokal 18Implementimi praktik 19Roli i shkollës/mësimdhënësve në procesin e inkluzionit 21Cilët janë obligimet e mësimdhënësit i cili punën në fushën e inkluzionit? 23Çka është klasa inkluzive? 25Kush duhet të inkludohet? 25Planifikimet individuale arsimore-PIA

26 Cili është roli i defektologut në klasën inkluzive? 30 Kahe për inkluzion të suksesshëm 30Shqyrtim të gjashtë principeve për dizajnim më efektiv të kurikullit 35Roli i prindërit 34Këshilla për mbështetje të nxënësve me nevoja të veçanta 35

3

Page 4: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Bashkëpunimi i prindërve me qeverinë lokale 41

Parathënie

Proceset që ndodhin në nivel lokal janë të drejtuara në vazhdimësi kah përmirësimi i shërbimit publik të komunës në të gjitha sferat. Projekti i realizuar grup qëllimor i të cilit janë fëmijët me nevoja të veçanta është realizimi i suksesshëm i idesë për ngritje të vetëdijes për ofrimin e ndihmës në nivel lokal, përmirësim të shërbimeve të cilat komuna i ofron në suaza të edukimit dhe arsimimit të këtyre fëmijëve, dhe përfaqësimin e interesave si të mësimdhënësve ashtu edhe të prindërve të fëmijëve. Finalizimi i projektit kontribuoi kah ngritja e nivelit komunal të shërbimit – edukimi dhe arsimimi publik te këto fëmijë në kuadër të përgjegjësive të tyre, e cila në disa komuna është zgjidhur me punësimin e personave profesional, si dhe nxitjen e komunikimit konkret më të mirë nëpërmjet qeverisë lokale dhe institucionet edukativo-arsimore.

Në projekt ishin të përfshirë komuna, institucionet e rregullta edukativo-arsimore dhe prindërit.

Realizimi i qëllimit të projektit ishte përmirësimi global i nivelit të shërbimeve edukativo-arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në institucionet e rregullta parashkollore dhe shkollore, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qeverisë komunale në procesin e sigurimit të shërbimit më të mirë publik, me inkuadrimin e ndihmës profesionale(defektologut).

Si pjesë e detyrave të caktuara të këtij projekti ishte edhe botimi i këtij doracaku.

Përvojat nga projekti ishin përmbledhur në formë të nevojave reale të procesit edukativo-arsimor. Përfundimet e fituara ishin drejtimi kryesor gjatë zgjidhjes së përmbajtjeve të cilët janë lëndë e analizës thelbësore. Janë të përpunuara katër lëmi tematike të cilat ju takojnë katër grupeve të shfrytëzuesve që ishin pjesë e këtij projekti. Ato para së gjithash janë të përpunuara në teori, e mandej edhe me strategji të drejtuara.

Qëllimi i autorëve është që ai, si pjesë e informatave të shumta të deritashme të shkruara dhe të publikuara, të ketë rolin e vet gjatë zgjidhjes së dilemave dhe pyetjeve të shpeshta që paraqiten gjatë aktiviteteve të përditshme,

4

Page 5: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

ballafaqimet praktike të pjesëmarrësve me krahasim kualitativ të inkluzionit të fëmijëve me nevoja të veçanta në nivel lokal.

1. STRATEGJITË PËR PUNË ME PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA

1.1. Personat me dëmtim të dëgjimit

Varësisht nga shkalla e dëmtimit personat me dëmtim në perceptimin e dëgjimit ndahen në dy grupe: shurdhër dhe veshrëndë.

Strategji për punë në klasë

- Sigurohuni që mjeti ndihmës për dëgjim ose implanti kohlear punojnë; - Reduktoni zhurmën në prapavijë të klasës;- Përdorni qilima dhe baza që nuk e reflektojnë zërin që ta absorbojnë

ose reduktojnë zhurmën;- Reduktoni zhurmën e klimës, televizorit, radios ose kompjuterit;- Mbyllni derën e klasës që ta eliminoni zhurmën e korridoreve që e

tërheq vëmendjen;- Përdorni FM sistem adekuat në klasë me qëllim të përmirësimit të

sinjalit të folurit në zhurmë dhe ta siguroni mjedisin më të mirë akustik;

- Poziciononi fëmijën afër altoparlantëve ;- Kur bisedoni me fëmijë me implant kohlear ose mjet ndihmës dëgjimi,

uleni nga ana e njëjtë në të cilën gjenden ato;- Bisedoni me shpejtësi pak më të vogël kur prezantoni përmbajtje të

reja;- Sqaroni fëmijëve se çka është e ardhshme në diskutimet ose ligjërimet;- Mos e çoni zërin dhe mos bërtitni. Më mirë afrohuni afër implantit

kohlear të fëmijës;- Fitoni vëmendjen e fëmijës para se të jepni drejtimin e ligjërimit;- Jepni kohë shtesë fëmijës për të bërë përpunim auditiv;- Përsëritni fjalët e reja shpesh dhe jepni fjalë alternative kur ligjëroni

vokabular të rri ;- Praktikoni mësimin në tandem me përdorimin e projekteve;

5

Page 6: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Shfrytëzoni fleta mësimore me qëllim që ti ndihmoni fëmijës që ti përcjell udhëzimet e dhëna;

- Mësoni diçka për problemet që mund të paraqiten dhe mundësia për kujdesin ndaj implantit apo mjetit ndihmës dëgjues;

1.2 Persona me dëmtim të shikimit

Me pengesa në shikim trajtohen personat me shikim të dobësuar dhe ato të verbër.

Strategjitë në klasë

- Bisedoni para klasës gjatë hyrjes dhe daljes;- Thërrisni nxënësin për emri në qoftë se e dëshironi vëmendjen e tij/saj;

- Përdorni fjalë deskriptive si p.sh. drejt, para, majtas etj. në relacionet me orientimin nëpërmjet trupit të tij;

- Duhet të jeni më specifik në drejtimin e termeve me informata të panevojshme siç janë atje, këtu, kjo etj;

- Përshkruani dhe në mënyrë taktile njoftoni nxënësin me klasën, laboratorin, mjetet, materialet etj;

- Jepni vërejtje verbale për ndryshimet në klasë, mbledhjet speciale apo detyrat;

- Ofroni nxënësit me dëmtim vizual ti ja lexoni informacionin e shkruar, kur është e përshtatshme;

- Identifikohuni me emër, mos paramendoni se nxënësi me dëmtim vizual do ju njoh nëpërmjet zërit edhe në qoftë se më parë jeni njoftuar;

6

Page 7: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Nëse jeni lutur që të udhëhiqni nxënës me dëmtim të shikimit, prezantoheni , ofroni shërbimet tuaja dhe nëse jeni të pranuar, ofroni supën tuaj në supën e nxënësit. Tregoni nëse duhet të hipë një shkallë më lartë apo më poshtë , tregoni nëse dera është nga ana e majtë apo e djathtë e tyre dhe paralajmëroni për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë;

- Kur komunikoni me nxënës me shikim të dëmtuar, gjithmonë identifikoni veten dhe ato rreth jush;

- Nuk nevojitet të bisedoni me zë më të lartë me personat me shikim të dëmtuar;

- Duhet të përdoren më shumë mjete për zmadhim me qëllim që tu ndihmohet nxënësve gjatë leximit ose gjatë observimit të sendeve;

- Duhet të përdoren skripte ose fleta ndihmëse me shkronja të zmadhuara;

- Përdorni epidiaskopin kur keni mundësi, me qëllim të zmadhimit të shkronjave nga ndonjë tekst ose doracak;

- Përshkruani të gjitha detalet që shënohen në tabelë;

- Kur është e nevojshme , duhet ta keni pjesën mësimore ose materialet me udhëzime në alfabetin e brait;

- Duhet të keni modele taktile 3D ose vizatime me vija të ngritura si shtesë e vizatimeve dhe grafikëve;

- Kur ekziston mundësia përdorni sende të vërteta (reale) ose kopje tredimensionale;

7

Page 8: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Lejoni nxënësit të përdor audio rekorder me qëllim të incizimit të ligjërimeve të orës;

- Në qoftë se nxënësi ka mbetje të shikimit, siguroheni që është i ulur në vend ku ndriçimi është i përshtatshëm;

- Vlerësimi duhet të realizohet me gojë dhe jepni më shumë kohë për tu përgjigjur.

1.3. Persona me dëmtim të zërit, të folurit dhe të gjuhës

Persona me dëmtim të zërit, folurit dhe gjuhës quhen logopatë. Në kategorinë persona me nevoja të veçanta numri i tyre është më i madh. Si lloj i dëmtimit është më i përhapuri edhe te fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore. Frekuenca e madhe e lëshimeve gjuhësore është për shkak të llojeve të ndryshme të dëmtimeve të cilët mund të paraqiten te një person. Mu për këtë është e pamundshme të ofrohet fotografi e unifikuar të karakteristikave të cilat i posedojnë fëmijët me këtë lloj dëmtimi. Prej këtu rrjedh se për qasje të drejtë strategjike kah realizimi i qëllimeve mësimore është i nevojshëm bashkëpunimi i vazhdueshëm me logoped. Asistimi i logopedit është i mirëseardhur si për bashkëpunim këshillues me mësimdhënësin, ashtu edhe për trajtim të vazhduar logopedi gjatë procesit mësimor. Në vazhdim është strategjia për punë me fëmijë që kanë problem në lexim:

Strategji për punë me fëmijë me disleksion:

- Të sigurohet periudhë më të gjatë kohore për përvetësimin e disa temave,

- Përdorimi i simulantëve të ndryshëm – vizual, dëgjues, me të prekur, përpunimi i përmbajtjeve të reja

- Përparësi formave të shpeshta të foljeve që përdoren në mësim pas shqiptimit të gabuar të shkronjave ose të folur të gabuar me ç’rast provokon përqendrim negativ nga ato që e dëgjojnë, ndikon në komunikimin interpersonal, duke u vështirësuar niveli social si dhe ai emocional i fëmijës.

8

Page 9: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Kontrollim sistematik sa e kupton nxënësi përmbajtjen, konceptin dhe definicionet dhe të jep sqarime shtesë,

- Shmangja e nxënësit për lexim me zë ose të shkruan në tabelë para nxënësve(derisa nxënësi nuk shpreh dëshirë

- Përdorim të teksteve të thjeshta (lexim dhe shkrim),- Në libër qartë të nënvizohen vendet që janë me rëndësi – në fjali, - Përdorimi i shembujve shumë konkret, fotografi, eksperimente, të

lidhura me përmbajtje të njohura- Jepja e numrit të vogël të detyrave dhe obligimeve kah aspekti i

rëndësisë së detyrave edhe atë në fillim detyra të lehta, mandej pak më të rënda dhe më në fund përsëri të lehta,

- Ndarja e detyrës në disa faza,- Zgjedhja e detyrave me shkrim, - Gabimet në shkrim të mos përmirësohen, vetëm të tregohen ato, - Me nxënësit me këtë lloj të vështirësive në zhvillim është e

domosdoshme qasja individuale në punë dhe evalvim.- Me rëndësi është që nxënësi të nxitet në vazhdimësi në mënyrë

spontane të shprehet dhe të nxitet për pavarësi në punë.

1.4. Persona me invaliditet trupor

Invaliditeti trupor është gjendje e zvogëlimit apo humbjes së aftësisë funksionale të një ose më tepër pjesëve të trupit me çka rëndësishëm zvogëlohet aftësia e personit në kënaqjen e nevojave elementare jetësore.

Strategjitë për punë:

- Nxënësit duhet të lejohet të shkruan në dimensione më të mëdha, ndonjëherë vetëm një bllok të madh shkronjash.

9

Page 10: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Nxënësi nuk do të ketë mundësi të shkruan pavarësisht me stilograf, do të përdor forma të tjera (diktatin e personit tjetër, audio incizim dhe më të përshtatshmin përdorimin e kompjuterit për shkrim me tastierë dhe mi të adaptuar.

- Disa nxënës do të mund të shkruajnë në letër, ose fletore të fiksuar në bazë, dhe shkrimi i materialeve të jetë i përshtatshëm për nevojat e aftësive specifike të tyre.

- Ju nevojitet më shumë kohë për realizimin e detyrave.- Testet e shkruara domosdo të jenë të adaptuara mundësive të nxënësve

(hapësirë më e gjerë për shkrim, duke rrethuar pyetje me zgjidhje, ndihmë nga të tjerët, në formë të shkruar, përdorimin e kompjuterëve për shkrim, vetëm përgjigje verbale).

- Leximin kërkon disa mjete të veçanta për mbajtjen e librit në pozitë optimale ose mjet për shfletimin e faqeve.

1.5. Persona me pengesa intelektualePersona me pengesa intelektuale janë personat me pengesa të lehta intelektuale, persona me pengesa pak më të rënda intelektuale, persona me pengesa të rënda intelektuale dhe persona me pengesa të thella intelektuale. Kuptohet, jo të gjithë nga grupet e përmendura janë të përfshirë me procesin e inkluzionit

Strategjitë për punë

- Rekomandime në aspekt të fazave në mësim dhe mësimi i objekteve:- Planifikim dhe programim në bazë të vlerësimit fillestar të shkathtësive

dhe aftësive të nxënësve;- Lista e notimit dhe përcjelljes në bashkëpunim me defektologun;- Sigurimin e programit të individualizuar, përvetësimin e numrit të

vogël të fakteve dhe gjeneralisim, sidomos abstraksion; - Përmbajtje për mësim që është e përshtatshme, Содржината за учење

пристапна, e dukshme dhe në mënyrë të thjeshtë, pa detale të shumta,

10

Page 11: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

e lidhur me nevojat e përditshme të nxënësve dhe mundësia e implementimit të tyre;

- Hyrje në detyrat elementare praktike, gradualisht, duke sqaruar me fjali të qarta, puna e pavarur në bazë të shembujve të kualifikuar dhe mirë të kuptuar;

- Për mësim të pavarur, në tekst të nënvizohet vetëm ajo që është e rëndësishme, tekst konciz dhe/ose i thjeshtuar në kuptim të përdorimit të fjalëve të njohura dhe fjali të shkurta, që janë të parapara në planifikimet për punë.

1.6. Autizmi

Autizmi është gjendje e cila karakterizohet me tre lloje të dëmtimit, të gjithë janë prezent në ndonjë mënyrë:

Fëmijët që janë në pjesën më të lehtë të spektrit mund të inkludohen me sukses në shkollat e rregullta. Për ato gjithmonë do të ketë nevojë për fleksibilitet dhe identifikim kur duhet t’u drejtohemi më ndryshe për dallim nga fëmijët tjerë. Puna me prindërit gjithashtu ka domethënie esenciale.

Strategjitë elementare për punë:- Sigurimin e strukturës së qartë dhe planin e ditës(duke e përfshirë këtu

edhe lojën). Nxënësi duhet ta din programin ditor në fillimin e çdo dite(p.sh. të kenë tabelë me fotografi në të cilat do të ngjiten të gjitha aktivitetet të cilët nxënësi do ti realizon brenda ditës). Fëmija mund ta vendos fotografinë për pjesën “e mbaruar ose e bërë” para se të kalon në aktivitetin e ardhshëm.

- Të mësuarit për atë se çka do të thotë diçka “e kryer” dhe ndihmë nxënësit të zhvillojë aftësi për identifikim kur diçka duhet të kryhet ose diçka tjetër është filluar.

11

Page 12: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Gjithmonë duhet të jepet paralajmërim për ndryshimin në rutinën ose ndryshimin në aktivitet.

- Përdorimin e gjuhës së qartë dhe pa dyshime. Shmangja e humorit ose ironisë, apo fraza siç janë “më vrasin këpucët” ose “jashtë derdh”.

- Gjithmonë ti jepen kahe nxënësit (p.sh. nxënësi mund të mos e kupton se kur instruksioni i jepet klasës, ajo i takon edhe tij. Gjithmonë duhet të tregohet emri i nxënësit para se të jepen instruksionet e detyrës).

- Përsëritja e instruksioneve dhe vlerësimi i të kuptuarit. Përdorimi i fjalive të shkurta me qëllim që të sigurohemi në qartësinë e instruksioneve.

- Përdorimi i metodave të ndryshme për prezantim – vizuale, udhëheqje fizike, modelim me bashkëmoshatarët etj.

- Kuptimi i disa ndryshimeve në mënyrën e sjelljes mund të shkakton anksiozitet (që mund të maraqitet edhe nga ndryshimi më i vogël në rutinë).

- Mësimi specifik i rregullave/shkathtësive sociale, si p.sh. pritja në radhë dhe distanca sociale gjatë bisedimit.

- Minimizimi ose largimi i faktorëve shqetësues, ose sigurimi i qasjes kah pjesa individuale për punë kur bëhet fjalë për detyrë ku nevojitet përqendrimi (pengesë mund të jenë muret laramane apo zhurma në korridoret).

- Përdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit.

- Mbrojtja e nxënësit nga ngucja, ngritjen e vetëdijes te bashkëmoshatarët e tyre për nevojat e fëmijëve me autizëm.

1.7.Personat me pengesa të kombinuara

„Rastet me kombinime të ndryshme të pengesave nuk paraqesin shumë e dy ose tre pengesave, por janë dukuri të reja kualitative, të cilat kërkojnë edhe përpunim të veçantë, si dhe metoda të veçanta të punës në praktikë”. Dëmtimet e shumëfishta sipas kësaj ndarje klasifikohen në këto grupe:

Dëmtim i shumëfishtë me dominim të retardimit mental; Dëmtim i shumëfishtë me dominim të dëmtimit të dëgjimit; Dëmtim i shumëfishtë me dominim të dëmtimit të shikimit; Dëmtim i shumëfishtë me dominim të dëmtimit trupor;

12

Page 13: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Dëmtim i shumëfishtë me dominim të pacaktuar.

Arsimimi i këtyre personave është nxitje e veçantë për të gjitha kuadrat profesional që merren me këtë problematikë. Këto fëmijë nuk i ngjajnë njëri tjetrit dhe mu për këtë është me të vërtetë rëndë që të krijohen plane dhe programe të përshtatshme për punë. Në çdo rast qasja individuale është e domosdoshme, edhe pse ato mund të arsimohen në grupe të udhëhequra dhe formuara profesionalisht.

1.7.Personat me sëmundje kronike

1. Persona me sëmundje kronike më të rënda dhe me dëmtim serioz të shëndetit janë personat me sëmundje të zemrës, hemofili, diabet, leukemi, llojet më të rënda të astmës bronkiale, hemiplegi, paraplegi, artrit, reumatizëm dhe persona në dializë.

2. Persona me psikomotorik të dëmtuar e cila paraqitet si rezultat i zhvillimit disharmonik, zhvillim të ngadalsuar të disa strukturave të bashkimit psikomotorik ose në suaza të çregullimeve emocinale të përgjithshme dhe çregullime të intelegjencës. Qasja individuale si strategji për punë me këto fëmijë është i domosdoshëm, dhe i njëjti duhet të dallohet varësisht nga lloji i sëmundjes kronike.

2. ROLI I QEVERISË LOKALE NË PROCESIN E INKLUZIONIT

Inkluzioni social

Inkluzioni social praktikisht do të thotë punë në suazat e komunitetit me qëllim të shmangies të situatave dhe problemeve të cilat na drejtojnë kah ekskluzioni social, siç është varfëria, papunësia ose të ardhurat e pakta, probleme në strehim dhe mundësia për izolim si rezultat i sëmundjeve.

13

Page 14: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Historikisht, personat në të gjitha moshat që kanë vështirësi në mësim janë ballafaquar me mundësi të vogla jetësore, para së gjithash si rezultat i ekskluzionit social. Ekskluzioni social ka qenë faktor i rëndësishëm në jetën e shumë personave me probleme në mësimi që kanë jetuar jetë me kufizime të mundësive për sukses. Më parë, shumë njerëz me aftësi të kufizuara janë larguar nga komunitetet e tyre dhe janë institucionalizuar. Në vitet e fundit si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në shtetin tonë, janë paraqitur lëvizje për tu ndërmarr hapa pozitive dhe ndryshime kah inkluzioni social i personave me vështirësi në mësim. Këto hapa përfshijnë kujdes në komunitetin dhe aktivitete kah integrimi më i madh në rrethin shoqëror.

Për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, inkluzioni social gjithashtu nënkupton gjetjen e mënyrave që ato të përfshihen në shkollat e rregullta shtetërore në qoftë se ekzistojnë shërbime për mbështetje. Për nxënësit me pengesa në mësim, janë të domosdoshme strategji të cilat duhet të jenë të drejtuara kah barazia gjatë qasjes në arsim. Nëse një prind dëshiron që fëmija e tij të viziton shkollë të rregullt shtetërore, atëherë qeveria lokale dhe shkolla domosdo ti vlerësojnë nevojat e fëmijëve dhe të sigurojnë mbështetje aty ku ajo është e nevojshme. Disa grupe të personave që kanë vështirësi në mësim besojnë se edhe pse ndërmerren aktivitete kundër ekskluzionit social, ato nuk kanë benefite të mjaftueshme. Njëri nga problemet kryesore mund të jetë ndryshimi i pamjaftueshëm i qëndrimeve të personave të komunitetit ndaj personave me vështirësi në mësim.

Arsimi multikulturor

Arsimi multikulturor është një qasje progresive për transformimin e arsimit i cili në mënyrë gjithëpërfshirëse i kritikon dhe zgjedh mangësitë rrjedhëse, mossukseset dhe praktikat diskriminuese në arsim. Edhe pse ekzistojnë numër i madh i konceptimeve të ndryshme, në bazë kjo i takon transformimit:

14

Page 15: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Çdo nxënës medoemos të të ketë mundësi të barabarta që ta arrin potencialin e tij të plotë;

Çdo nxënës duhet të jetë i përgatitur për pjesëmarje kompetente në shoqëri e cila është gjithnjë e më interkulturore;

Mësimdhënësit medoemos të jenë të përgatitur që në mënyrë më efektive ta lehtësojnë mësimin të çdo nxënësi, pa marr parasysh se sa ai është me kulturë i ngjashëm apo dallon nga ai;

Shkollat doemos të jenë aktive në përfundimin e të gjitha diskriminimeve, në fillim me përfundimin e diskriminimit të mureve të tyre, e mandej edhe gjatë prodhimit të nxënësve të vetëdijshëm dhe aktiv nga aspekti kritik dhe social;

Arsimimi doemos të fokusohet tërësisht në nxënësin dhe në mënyrë inkluzive për zërin dhe përvojat e nxënësve;

Edukatorët, aktivistët dhe të tjerët, doemos të kenë rol aktiv në shqyrtimin e të gjitha praktikave arsimore dhe si ato ndikojnë në mësimin e të gjithë nxënësve: metodat e testimit, qasjet mësimore, evalvimi dhe notimi, psikologjia shkollore dhe këshillimi, materialet mësimore dhe librat etj.

Qëllimi që shtrihet në bazën e arsimimit multikulturor është arritja e ndryshimit social. Rruga kah ky qëllim përfshin tre rryma të transformimit:

1. Transformimi i vetes;2. Transformimi i shkollave dhe arsimit;3. Transformimi i shoqërisë.

Personat me aftësi të kufizuara kanë të njëjtat të drejta si njerëzit e tjerë në drejtim të përshtatshmërisë të shërbimeve të caktuara ose ngjarjeve të caktuara të organizuara nga qeveria lokale.

Këto individë gjithashtu kanë të drejta të barabarta si personat e tjerë në lidhje me mundësinë e qasjes apo hyrjes në ndërtesa dhe institucione të tjera në një komunë. Personat me aftësi të kufizuar duhet të kenë të njëjtat të drejta në lidhje me dorëzimin e kërkesave ose ankesave të autoritetet lokale, si çdo anëtar tjetër i komunitetit lokal dhe mundësi për pjesëmarrje në çdo diskutim publik ose debat të organizuar nga autoritetet lokale.

15

Page 16: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Obligimet e komunës për të ofruar mbështetje për procesin e përfshirjes (inkluzionit)

- Identifikimin e numrit të personave (fëmijë) me nevoja të veçanta arsimore që kanë nevojë nga sigurimi i shërbimeve nga ana e komunës (banim, arsim, ndihmë në të holla).

- Vlerësimi i përshtatshmërisë së shërbimeve që komunat mund të ofrojnë (në cilën pjesë ekziston mundësia ligjore për tu kyçur).

- Takime dhe konsultime të vazhdueshme me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore të cilët kanë të drejtë për të ndikuar mbi zhvillimin dhe monitorimin e procesit gjithëpërfshirës e fëmijëve të tyre.

- Përfshirja e OJQ-ve, organizatave të fëmijëve, organizata vullnetare të cilat do të japin mbështetjen apo ofrimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta arsimore.

- Përpunimi i një plani të veprimit në nivel lokal për zbatimin e duhur të procesit të përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

- Përpunimi i një plani buxhetor në nivel lokal për zbatimin e duhur të procesit të përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

- Marrja ose bashkëpunimi në projekte të ndryshme që i përfshijnë PNV.- Organizimin ose mbështetjen dhe pjesëmarrje në diskutime për të rritur

ndërgjegjësimin në nivel lokal për të drejtat e personave me nevoja të veçanta arsimore. Individët me të cilët PNVA takohen çdo ditë (si p.sh. autobusët, shitësit nëpër shitore gjegjësisht personat që punojnë në aktivitete të shërbimit ) duhet gjithmonë të jenë miqësor dhe të gatshëm për bashkëpunim me PNVA.

16

Page 17: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Organizim ose mbështetje të trajnimeve të mësuesve në shkollat e rregullta në bashkëpunim me defektologët, ekipin profesional dhe autoritetet lokale në fushën e përfshirjes të fëmijëve me NVA.

- Organizim ose mbështetje të punëtorive me prindërit e FNVA.

- Organizim ose mbështetje të punëtorive me prindërit e fëmijëve bashkëmoshatar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për të drejtat e PNVA..

- Sigurimi i telefonit brenda komunës. Personi përgjegjës duhet të ofrojë ndihmë, këshilla, mbështetje dhe lidhshmërinë me institucionet tjera relevante (institucionet shëndetësore, institucionet arsimore, qendra për ndërhyrje të hershme, qendrave sociale, shoqatat e personave me aftësi të kufizuara,etj).

- Mbikëqyrjen e vazhdueshme për sigurimin e transportit për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

- Organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore për fëmijët me NVA në nivelin lokal (koncerte, punëtori të artit, etj).

Programi për përfshirje ( inkluzion ) në nivel lokal

Programi për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në nivel lokal duhet të përfshijë mbështetje për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke siguruar përfshirje sociale, alternativa të qëndrueshme të shërbimeve tradicionale ditore, nëpërmjet sigurimit të qasjes në një gamë të gjerë të bazuara në mundësitë sociale, arsimore dhe profesionale të komunës.

Autoritetet lokale duhet të bashkëpunojnë me organizatat që funksionojnë në nivel lokal, organizatat që bëjnë trajnime, sektori privat, organizatat vullnetare, shkollat speciale lokale dhe shkollat e mesme, shkollat e rregullta lokale në të cilat realizohet procesi gjithëpërfshirës ( inkluzioni ), institucionet e specializuara të cilat punojnë në fushën e llojeve të ndryshme të pengesave në

17

Page 18: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

zhvillim dhe Instituti i defektologjisë ku edukohet kuadër i cili do të punonte në këtë problematikë.

Përfitimet nga programi:

Inkluzion i zmadhuar social për personat me pengesa Alternativa të qëndrueshme për shërbimet ditore tradicionale Mundësitë për zhvillim të shkathtësive në rrethin shoqëror Mundësi për fitimin e kualifikimeve të zmadhuara Rritja e nivelit të vetëdijes për nevojat e personave me pengesa.

Në suaza të komunës nevojitet të ekziston pranimi i zmadhuar i vlerësimit të përfshirjes aktive të personave me pengesa në planifikimin dhe implementimin e programeve komunale për rehabilitim. Qëllimi i komunave duhet që të jetë në drejtim të rritjes së vetëdijes për:

* Nevojën e personave me pengesa për shërbime rehabilituese të përshtatshme

* Nevoja për sigurimin e vendit të procesit të inkluzionit në planifikimin, implementimin dhe evalvimin e projekteve komunale zhvillimore.

* Rëndësia e ndryshimit të qëndrimeve ekzistuese siç janë injorimi, frika dhe paragjykimet për personat me pengesa në komunën e tyre.

* Pamundësia e një organizate të vetme që ti realizon këto qëllime. Njëra nga qëllimet e komunave duhet të jetë lidhja në rrjet e të gjithë organizatave me qëllim që të siguron shërbime sa më kualitative për këto persona.

18

Page 19: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Implementimi praktik

Rehabilitimi

Personat me nevoja të veçanta nuk do të jenë të përfshirë në komunën e tyre në qoftë se nuk sigurohet rehabilitimi elementar. Kjo nënkupton terapi adekuate dhe përdorimi i mjeteve për mbështetje me qëllim që të ndalohet keqësimi i dëmtimit të tyre dhe të sigurohet se ato mund të jenë funksionale dhe mobile. Shërbimet komunale duhet të punojnë kah përmirësimi i qasjes deri te shërbimet referente për trajtim specialisti si dhe zhvillimin e lidhjeve ndërmjet shërbimeve elementare shtëpiake terapeutike dhe shërbimeve referente të shtëpive të shëndetit.

Ndryshimin e qëndrimeve

Autoritet komunale duhet të punojnë kah nxitja e ndryshimit të qëndrimeve ndaj personave dhe organizatave. Qëndrimet negative mund të krijojnë barriera të cilat rezultojnë me ndarje të personave me pengesa në rrethin e tyre lokal. Me ndarjen e informatave dhe përvojave me personat me nevoja të veçanta nëpërmjet punëtorive dhe takimeve, komunat fitojnë dituri dhe kuptim për dëmtimet dhe pengesat dhe e njohin vlerën e përfshirjes së personave me pengesa në jetën në komunitetin.

Inkluzioni

Personat me pengesa i kanë të drejtat e njëjta për arsimim, kujdes shëndetësor, punësim dhe aktivitete sociale si edhe personat që nuk kanë pengesa. Ato gjithashtu kanë të drejtë për qasje fizike në të gjitha ndërtesat me qëllim që të ju ndihmohet në përmirësimin e kualitetit të tyre të jetës. Komuna duhet të drejtohet kah përmirësimi i qasjes për personat me nevoja t veçanta në

19

Page 20: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

të gjitha ndërtesat në territorin e vet. Kur qëndrimet e njerëzve dhe organizatave komunale njëherë do të ndryshojnë, personat me nevoja të veçanta do të kenë mundësi që të kenë rol aktiv në jetën sociale, politike dhe ekonomike në komunitetin ku jetojnë.

Aksesi në komunat

Aksesi në komunat nuk do të thotë vetëm identifikim të barrierave fizike. Ajo ju mundëson shfrytëzuesve afërsi deri te informatat për akses deri te shërbimet dhe institucionet lidhur me punësimin, jetesën, rekreacionin dhe edukimin në rrethin e tyre lokal.

Aksesi në komunat nënkupton gjashtë fusha specifike:

А) Akses gjeneral deri te fushat e komunës;

B) Transporti;

C) Vendosja;

D) Punësimi

E) Rekreacioni;

F) Arsimimi.

Qëllimi është që të mundësohen:

А) Identifikimi i barrierave të cilat duhet të shmangen;

B) Sigurimi i raportit për përmirësim dhe

C) Zhvillimi i strategjive të bazuara në vlerësimin momental të shfrytëzuesve për akses në shoqërinë e tyre.

20

Page 21: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

3.ROLI I SHKOLLAVE/MËSIMDHËNËSVE NË PROCESIN E INKLUZIONIT

Në Republikën e Maqedonisë, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë të drejtë ligjore ta regjistrojnë fëmijën e tyre në atë shkollë për të cilën ato mendojnë se është më e përshtatshme. Këtë të drejtë ua mundëson ligji për arsimin fillor. Në nivel të Republikës së Maqedonisë si doracak bazë për praktikën inkluzive përdoret “Doracaku për projektin Inkluzioni i fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e rregullta në Republikën e Maqedonisë” autor i të cilit është prof. d-r Zora Jaçova, Liljana Samarxhiska-Panova, Ilija Leçkoski dhe Milka Ivanovska, e botuar nga Byroja për zhvillim të arsimit, vitin 2002.

Sipas doracakut drejtori i shkollës, gjatë pranimit të fëmijës me NVA duhet të ndjek udhëzimet që vijojnë:

Vendosja e fëmijëve Formimi i shërbimit për arsimin inkluziv Formimi i ekipit arsimor inkluziv Organizimi i kurseve për mësimdhënësit Përfshirjen e prindërve.

Për çdo fëmijë nevojitet përgatitja e Planit Individual Arsimor i cili duhet të përgatitet nga ana e ekipit profesional inkluziv. Anëtarë të ekipit profesional janë:

- Një ose të dy prindërit - Përfaqësues nga komuna i cili do jetë si vëzhgues (nëse ka mundësi)- Drejtori i shkollës- Koordinatori për nevojat e veçanta ( pedagogu ose psikologu i

shkollës) - Mësimdhënësi i shkollës së rregullt

21

Page 22: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- Prindërit mund të ftojnë individin për të cilin mendojnë se duhet të merr pjesë (p.sh. psikologu i cili punon me fëmijën, punëtori social, logopedi etj.)

- Në qoftë se fëmija shfrytëzon shërbime për mbështetje (terapi për të folur, terapi muzikore etj.) duhet të sigurohen udhëzime të shënuara nga persona profesional.

- Defektolog mobil resurs (në qoftë se ky kuadër është i punësuar në komunë)

Në secilën shkollë ku janë të regjistruar nxënës me nevoja të veçanta arsimore, duhet të formohet ekipi profesional inkluziv. Ky ekip duhet ta zgjedh koordinatorin për praktikën inkluzive. Koordinatori i ekipit inkluziv zgjidhet nga radhët e ekipit profesional (pedagogut ose psikologut). Koordinatori ka për detyrë të i koordinon të gjitha aktivitetet në lidhje me procesin edukativ të fëmijës me NVA:

- Pranimin e nxënësit me NVA dhe vendosjen e tij në shkollë (klasën inkluzive);

- Vëzhgimin e adaptimit të nxënësit në kushtet e rregullta inkluzive;- Organizimi i takimeve të ekipit profesional inkluziv;- Organizim i takimeve për përpunimin e PIA;- Organizim i takimeve për revidimin e qëllimeve të PIA (në qoftë se ka

nevojë);- Sigurimin e shërbimeve shtesë ( nëse nxënësi ka nevojë të veçantë e

cila nuk mund të sigurohet me shërbimet tradicionale që i siguron shkolla, p.sh. shikim të dëmtuar, dëgjimi apo probleme me të folurit, shkolla duhet të siguron bashkëpunim me institucionet përkatëse me qëllim sigurimin e shërbimeve të nevojshme);

- Bashkëpunim me autoritet lokale (përcjelljen e informatave për numrin dhe nevojat specifike të nxënësve të përfshirë );

22

Page 23: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Cilat janë obligimet e mësimdhënësit i cili punon në fushën e inkluzionit?

Mësimdhënësi inkluziv është defektolog (ose edukator special dhe rehabilitues ) i cili punon me nxënësit e përfshirë. Nxënës të përfshirë janë nxënësit që kanë pengesa në zhvillim, por janë në gjendje të funksionojnë në klasë në kuadër të arsimit të rregullt. Mësimdhënësit inkluziv janë defektolog të licencuar nga shteti dhe që kanë të kryer program të akredituar për edukim special. Mësimdhënësit që punojnë në fushën e inkluzionit i kanë këto obligime:Vendosjen e nxënësve të përfshirë – Mësimdhënësit inkluziv duhet të i vendosin nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në atë mënyrë siç është parashikuar në Planifikimet Individuale Arsimore (PIA). Çdo nxënës ka nevojë për akomodime të ndryshme varësisht nga pengesa e tij/saj. Akomodimet (gjegjësisht adaptimin e rrethit në të cilin nxënësi edukohet) mund të shfrytëzohen materiale të zmadhuara për nxënësit me dëmtim të shikimit, ndryshimin e radhitjes apo ndonjë mjet të adaptuar. Modifikimi i detyrave dhe testeve – Numri më i madh i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore do të kenë nevojë për modifikimin e detyrave. Modifikimet mund të jenë të tipit numër më të vogël të detyrave apo problemeve, kufizimin e numrit të përgjigjeve dhe lëshimin e disa detyrave. Bashkëpunimi me mësimdhënësin e rregullt - Nxënësit e përfshirë në klasën në shkollën e rregullt, do të punojnë me mësimdhënës të rregullt. Mësimdhënësi i rregullt dhe defektologu mes veti gjithmonë do të bashkëpunojnë me qëllim që të plotësojnë nevojat e nxënësve të përfshirë. Ato gjithmonë duhet të diskutojnë dhe të bëjnë evalvim të përparimit të nxënësve të përfshirë. Bashkëpunimi me prindërit – Mësimdhënësi inkluziv duhet të jetë i hapur për bashkëpunim me prindërit. Disa prindër nuk do të jenë të disponuar për bashkëpunim me defektologët mirëpo mësimdhënësi gjithmonë duhet të jetë në gjendje të diskuton me prindërit për përparimin e nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

23

Page 24: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Dokumentacioni i kompletuar - Mësimdhënësit inkluziv janë përgjegjës për përgatitjen e PIA vjetore dhe për nisjen e evalvimit të sërishëm. Mësimdhënësit inkluziv gjithashtu mund të realizojnë notim alternativ të atyre nxënësve që nuk janë në gjendje të marrin pjesë në procesin e notimit ekstern.

Në përgjithësi, madhësia e klasave përfshirëse është më e vogël, me jo më tepër se 20 nxënës. Arsimi special duhet të jetë më e vogël për një të katërtën e nxënësve. Këto nxënës me nevoja të veçanta arsimore duhet të trajtohen si nxënës të cilët kanë pengesa specifike në mësim ose ndonjë pengesë emocionale e cila e vështirëson mësimin. Me fjalë të tjera, këto janë nxënës të cilët nuk janë të kualifikuar për programet speciale për arsim.

Çka është klasa përfshirëse( inkluzive )?

Klasë gjithë përfshirëse është ajo në të cilën janë përfshirë të gjithë nxënësit pavarësisht nga pengesat që mund të i kenë.

Kjo klasë është e dizajnuar që të i akomodon nxënësit të cilët mund të jenë në karroca invalidi, atë që mund të jenë të shurdhër apo të verbër, ose ato të cilët mund të kenë aftësi të kufizuara fizike ose mentale.

Kush duhet të përfshihet(inkludohet)?

Inkluzioni është term i cili ju referohet të gjithë nxënësve. Sot, të gjithë nxënësit janë të mirëseardhur në shkollat inkluzive (përfshirëse). Kjo vlen për nxënësit që janë në karroca invalidi, nxënës të verbër apo shurdhër, nxënës që mësojnë në nivel i cili është shumë më i ulët nga nivelet e bashkëmoshatarëve, dhe nxënës që kanë aftësi të kufizuara fizike që ju pengojnë në situatat e rregullta mësimore. Nxënësit me nevoja të veçanta kanë shumë dobi nga prezenca e tyre në klasat përfshirëse. Shumë prej tyre fillojnë të funksionojnë në nivele më të larta nga ajo që është pritur, sepse prezenca e nxënësve tjerë i motivon për arritje të rezultateve më të larta. Hulumtimet tregojnë se nxënësit që vizitojnë klasa përfshirëse mësojnë shumë më shumë për solidarizimin dhe

24

Page 25: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

kanë më tepër informata për atë se si të sillen me personat me pengesa në rrethin e tyre jetësor ose të punës.

Planifikimet Individuale Arsimore – PIA-t

Planifikimet individuale arsimore, janë planifikime të individualizuara të

cilat janë të përgatitur për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Këto plane duhet të përgatiten për çdo nxënës me nevoja të veçanta arsimore, dhe defektologët e mbajnë përgjegjësinë për realizimin e tyre.PIA është instrument (dokument i shkruar) me të cilin sigurohet përshtatshmëria e arsimit të fëmijëve me pengesa në zhvillimin e mundësive dhe nevojave të tyre.Qëllimi i arsimit është më diçka më tepër se vlerësim i diturive dhe aftësive specifike në lëndët shkollore. Ajo përfshin:

- Mundësi për zgjidhjen e problemeve duke e shfrytëzuar mendimin kreativ.- Mbledhja, organizim dhe vlerësim të informatave- Bashkëpunim me të tjerët në grup ose ekip.

Çka përmban PIA?

- Përshkrimi detal i nivelit momental të funksionimit të fëmijës (zhvillimin e fëmijës në përgjithësi, e mandej sipas fushave të zhvillimit):

njohëse (kurioziteti, organizimi i vëmendjes), emocionale (stabiliteti emocional dhe agresiviteti), sociale (pranimi nga moshatarët, sjellje sociale në lojërat me

moshatarët, pranimin e angazhimeve të punës), dhe fizike (fuqi, motorikë: qëndrueshmëri dhe koordinim të lëvizjeve)

25

Page 26: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

- „Anët e forta“ të fëmijës (aftësitë, nevojat, interesimi....). Fushat e zhvillimit në të cilat fëmija është më i suksesshëm – çka mundet, din, në çka është i mirë....

- „Anët e dobëta“ të fëmijës – fusha në të cilat ngel pas në krahasim me moshatarët – fusha në të cilat ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje (pasojat primare dhe sekondare të vështirësive zhvillimore, pasoja në arritjet e rezultateve arsimore, pasoja në zhvillimin social të fëmijës dhe marrëdhëniet me moshatarët).

- Qëllimet realizimi i të cilëve pritet në periudhë të caktuar kohore – çka mundemi, çka do të presim që të arrijmë gjatë punës me fëmijën. Qëllimet doemos të jenë të sakta, reale, të realizueshme. Qëllimi i parë të cilin duhet ta realizojmë është planifikimi i mirë i aktiviteteve të zgjedhura gjatë të cilave pritet sukses i fëmijës dhe ndjenja të vetëbesimit e bazuar në sukses, para qëllimeve që janë në lidhje me suksesin në dituritë.

- Është e domosdoshme të caktohen prioritetet me të cilat duhet të realizohen qëllimet e caktuara – segmentet më kryesore, fushat e punës me fëmijën.

- Plan detal i aktiviteteve për veprim, punë me fëmijën. - Forma, lloje, nivele, përmbajtje dhe mbështetje më të shpeshta.- Përfitimet nga aktivitetet e realizuara. -

Sipas “Doracakut për projektin e Inkluzionit të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e rregullta në Republikën e Maqedonisë”, Planifikimi individual arsimor duhet të përmbajë informatat në vijim:

- Natyra e problemit te fëmija;- Aktivitete që i ndërmerr shkolla (çka siguron, resurse në njerëz,

programe specifike/aktivitete/mjete ndihmëse) - Qëllime (saktë të menduara, konkrete, të arritshme në aspekt kohor dhe

reale) - Mbështetje nga prindërit - Nevoja medicinale - Raporte dhe të dhëna

26

Page 27: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Ekzistojnë tre lloje të Planifikimeve individuale arsimore të cilat ekipi profesional duhet të i përpunon: PIA afatgjatë, PIA afatmesëm dhe planifikimi ditor.

PIA afatgjatë përgatitet një herë në vit, zakonisht në fillim të vitit shkollor. I njëjti duhet të i përmban informatat në vijim:

PIA afatgjatëEmri dhe mbiemri:Data e lindjes:Klasa/grupi:Mësimdhënës/edukator:Data:Ndihma nga prindërit:

Natyra e problemeve

Qëllime në mësim

Strategji/material didaktik

Resurse Sukses

27

Page 28: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

PIA afatmesme duhet të përpunohen në përputhshmëri me planifikimet tematike. Ato duhet të i përmbajnë informata në vijim:

PIA afatmesme

Emri dhe mbiemri:Data e lindjes:Klasa/grupi:Mësimdhënës/edukator:Data:Lënda: Natyrë dhe shoqëriTema:

Përmbajtja mësimore Qëllime Suksesi

Planifikimet ditore siç tregon edhe vet emri, duhet të përgatiten çdo ditë dhe duhet të përmbajnë para së gjithash strategjitë diferenciale për punë me fëmijë me pengesa të ndryshme ( varësisht nga natyra e dëmtimit të fëmijës së përfshirë në klasën inkluzive).

28

Page 29: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Planifikimi ditor -Lënda:Qëllimet:Realizimi:Mjetet:Strategjitë diferenciale

Cili është roli i defektologëve në klasën inkluzive?

Dokumentim të përparimitPërparimi i nxënësit me nevoja të veçanta arsimore duhet në

vazhdueshmëri të vlerësohet dhe dokumentohet me qëllim që të sigurohet efekti i përgjithshëm i PIA.

Instruksione direkte Mësimdhënësit inkluziv gjithashtu duhet të sigurohen se nxënësit me

nevoja të veçanta arsimore e fitojnë vëmendjen dhe instruksionin e përshtatshëm individual.

Bashkëpunimi me mësimdhënësitMësimdhënësit inkluziv domosdo të bashkëpunojnë me mësimdhënësin

klasor. Bashkëpunimi mes mësimdhënësve kontribuon në krijimin e rrethit sa më të mirë për mësim për nxënësit.

Si të arrihet suksesi në një klasë gjithëpërfshirëse (inkluzive)?

1. Para ditës së parë shkollore, njoftoheni me mësimdhënësin klasor. Ky është hap i rëndësishëm për shkak se duhet të njoftoheni njëri me tjetrin. E gjithë kjo kontribuon në menaxhimin më të mirë me klasën..

29

Page 30: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

2. Defektologët në shkollat gjithëpërfshirëse (inkluzive) duhet të mbajnë fletore në të cilën do të shënojnë gjithçka për nxënësit e tyre me nevoja të veçanta. Me shënimin mundësohet drejtimi i çdoditshëm i dosjeve.

3. Duhet të mbahet komunikim i vazhdueshëm me të gjithë nxënësit e klasës. Me këtë, tregohet se defektologu dhe mësimdhënësi klasor bashkëpunojnë.

4. Duhet të mbahet komunikim i vazhdueshëm me mësimdhënësin klasor. Ky komunikim është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për sigurimin e ambientit të mirë për mësim.

Udhëzime për përfshirje (inkluzion) të suksesshëm

Ky doracak është i dedikuar për personat që punojnë në praktikë me rrethin e rregullt shkollor të cilët kanë pengesa në zhvillim. Hulumtimet shumëvjeçare kontribuojnë kah zmadhimi i kuantumit të diturive në lidhje me atë se si me sukses të përfshihen nxënësit me pengesa në klasat dhe paralelet e shkollave të rregullta. Në vazhdim janë të radhitura aktivitetet dhe sistemet për mbështetje të cilat janë specifike për rajonet ku paraqitet inkluzioni i suksesshëm

Kuadri i mësimdhënësve është i detyruar ta pranojë obligimin për të arriturat mësimore të nxënësve me NVA.

Kuadri i mësimdhënësve dhe të gjithë nxënësit e klasës duhet të përgatiten për pranimin e nxënësit me pengesa.

Prindërit janë të informuar dhe i përkrahin qëllimet programore. Ekipi profesional është i obliguar që të bashkëpunojë me

mësimdhënësin në klasë.

Shërbime dhe përshtatje fizike Ekzistojnë shumë shërbime në dispozicion për nevojat e nxënësit (p.sh.

medicinale, fizike, terapiна пр. медицинска, физичка, terapi të ndryshme etj...).

30

Page 31: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Përshtatjet e rrethit fizik dhe mjeteve janë adekuate për plotësimin e nevojave të nxënësve (si p.sh. lojëra, materiale për lojë, mjete ndihmëse).

Komuna ka rol kryesor në sigurimin e shërbimeve dhe përshtatjes së rrethit fizik.

Mbështetja në shkollë

Drejtori i kupton nevojat e nxënësve me pengesa.

Ka në diskonim numër të nevojshëm të punëtorëve profesional (pedagog, psikolog, mësimdhënës), duke i përfshirë mjetet dhe punëtorët profesional për mbështetje.

Është siguruar zhvillim i duhur i kuadrit dhe mbështetja teknike (i njëjti sigurohet në bazë të nevojave të kuadrit shkollor) si p.sh. informim për llojet e pengesave në zhvillim, metoda instruktive, veprime për ngritjen e vetëdijes për nevojat e këtyre personave, aktivitete për pranim më të madh të këtyre nxënësve, zhvillim të shkathtësive për punë në ekipe).

Ekzistimi i ligjeve të duhura dhe procedurave për vëzhgim të përparimit të nxënësve, duke e përdorur testimin dhe notimin.

Bashkëpunimi dhe metodat instruktive

Defektologët janë pjesë e ekipit për instruksione ose ekipi për planifikim..

31

Page 32: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Qasja ekipore përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe implementimin e programeve.

Mësimdhënësit e rregullt, defektologët dhe punëtorët tjerë profesional bashkëpunojnë në suaza të ekipeve të strukturuara në veçanti.

Nxënësit kanë dituri dhe shkathtësi të duhura për seleksionim dhe përshtatje të kërrikullit dhe metodave për instruksione varësisht nga nevojat individuale të çdo nxënësi.

Në diskonim janë një seri e aranzhimeve instruktive (p.sh. mësimdhënie ekipore, grupimi transversal, moshatar-tutor, ekipe për asistim të mësimdhënësit).

Mësimdhënësit sigurojnë ambient për mësim kooperativ dhe e promovojnë socializmin.

Rishikimi i gjashtë parimeve për hartimin efektiv të kërrikullit

I. Ide të mëdha: Kufizoni numrin e nocioneve të reja të cilat përpunohen në çdo mësim të ri dhe përqendrohuni në nocionet bazë para se të përvetësohen nocionet më të ndërlikuara. Siguroheni që nxënësit ta kuptojnë çdo nocion para se të kaloni në nocionin tjetër. P.sh. përgatitni sinonime për fjalën derisa nxënësit nuk e kuptojnë plotësisht nocionin. Nocionet për krahasim dhe ato superlative duhet që të shmangen derisa nocionet bazë nuk janë të përvetësuara. Kur do të mësohen për krahasime dhe superlative, në fillim mësoni krahasimet e mandej pasi që të përdorin krahasimet në mënyrë të përsëritur, mësoni edhe për superlativet.

II. Strategji:. Përdorni modele të qarta për mësimin e nocioneve bazë. Përdorni gjuhë të thjeshtë.

III. Ndërmjetësim: Kufizoni numrin e nocioneve të cilat i mësoni, dhe ndani ato të cilat mund të ndryshohen me të tjera. Me qëllim që të

32

Page 33: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

zvogëlohen kërkesat e gjuhës, përmbahuni nga futja e dy koncepteve të reja dhe të panjohura në një ditë. Gjithashtu është e rëndësishme të sigurohet punë praktike e mjaftueshme për grupin para kalimit në punën individuale.

IV. Integrimi strategjik: Kur nocionet bazë me siguri janë të njohura për nxënësit, përdorni nocione për krahasim dhe superlativ me qëllim krijim strategjik të shkathtësive më të mëdha. Këto shkathtësi nuk do ishin të dobishme nëse nocionet bazë nuk janë të përvetësuara.

V. Shqyrtim i urtë: Një nxënës e ka përvetësuar një nocion në qoftë se e përdor shpesh dhe në të shumtën e rasteve. Mësimet që i ndjekin pas orës së parë mundësojnë përdorimin e nocioneve (fjalëve) të reja me qëllim që të zmadhohet aftësia e nxënësve për të mbajtur mënd dhe rikujtim të fjalëve.

VI. Dituritë e mëparshme elementare: Kufizimi më i shpeshtë i programeve gjuhësore është përdorimi i gjuhës të cilën nxënësit mund të mos e kuptojnë. Nëse p.sh. qëllimi i pjesës është të njoftohen me termet i vogël dhe i madh, atëherë përcaktimi i qëllimit të orës nuk duhet të jetë - „Sot ne do të krahasojmë sende“. Kujdesshëm shqyrtoni gjuhën për instruksione me qëllim që të kuptoni a ka nevojë për thjeshtësim. Gjithashtu e rëndësishme është që të siguroheni a kanë nxënësit dituri më të hershme, para se ti përdorni këto dituri në kontekste më të ndërlikuara.

Adaptimi i materialeve për lexim dhe materialeve për matematikë në klasën përfshirëse (inkluzive) Qasja deri te programi i rregullt për lexim dhe matematikë nuk është e lidhur me vendosjen. Vendosja e thjeshtë e nxënësve me pengesa më të lehta në shkollat e rregullta dhe dhënia e librave të niveleve të caktuara nuk është e mjaftueshme. Që të sigurohemi se nxënësit i është mundësuar e drejta elementare që të mëson, mësimdhënësit duhet të sigurojnë adaptime të përshtatshme dhe mirë të menduara. Mirëpo, si mund të arrihet kjo? Si mund të implementohen përshtatjet për çdo fëmijë dhe njëkohësisht të mbahet baraspesha e klasës si tërësi? Përgjigja është fleksibile!

33

Page 34: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

4. ROLI I PRINDËRIT

Nëse fëmija juaj është vlerësuar si fëmijë me nevoja të veçanta arsimore me siguri menjëherë mendoni në detyrat shkollore, detyrat e shtëpisë, testet, projektet – dhe pyeteni se si do të kalojë fëmija juaj. Si mund të siguroheni se fëmija juaj e ka zgjedhur opsionin më të mirë që të arrijë potencialin më të madh të tij/saj? Në qoftë se mendoni pak, ndoshta do ta kuptoni se edhe pse jeta akademike është e rëndësishme, ajo që me të vërtetë e dëshironi për fëmijën tuaj është jeta e lumtur dhe e përmbushur. Ndikimi juaj mbi fëmijën tuaj është më i madh se i çdo mësimdhënësi, tutori, terapeuti apo këshilluesi. Nëse fëmija juaj ka pengesa në mësim, dashuria juaj, inkurajimi dhe mbështetja mund të bën dallim të madh, duke i ndihmuar atij/asaj që të rritet me ndjenjë të fuqishme të vetëbesimit dhe vendosmërinë për sukses.

Shikoni fotografinë e madhe të jetës me fëmijë me vështirësi në mësim.Në kërkesë të mënyrave se si të ju ndihmoni fëmijëve me vështirësi në mësim, përkujtohuni se kërkoni mënyra që ti mësoni për të ndihmuar veten. Fëmija me vështirësi në mësim do të rritet në person të moshuar me vështirësi në mësim. Puna juaj si prind nuk është që ta mjekoni vështirësinë në mësim, por ti jepni fëmijës suaj mjete sociale dhe emocionale të cilat u nevojiten për ti tejkaluar sfidat. Në rrugë të gjatë, ballafaqimi dhe tejkalimi i sfidave, siç janë vështirësitë në mësim mund ti ndihmojnë fëmijës suaj të rritet në person më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm.

Me qëllim që ta siguroni momentin më të mirë për sukses të fëmijës suaj në periudhë më të gjatë, përqendrohuni në ndihmën e fëmijës suaj për ti zhvilluar shkathtësitë e rëndësishme jetësore dhe keni kujdes gjendjen e tij/saj emocionale dhe fizike. Në fund, keni kujdes edhe veten tuaj.

Këshilla për mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore Këshilla nr.1: Theksimi i shprehive të shëndosha jetësoreMësimi nënkupton angazhim i trupit përveç mendjes. Ushqimi, gjumi dhe trajnimi i fëmijës tuaj mund të jetë më e rëndësishme ngaqë ju mendoni. Nëse

34

Page 35: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

fëmija me nevoja të veçanta arsimore ka shprehi të shëndosha, ato mund të fokusohen, të përqendrohen dhe të punojnë më mirë dhe më shumë.

Ushqimi- siguroheni se fëmija juaj ushqehet drejtë. Ushqimi duhet të jetë i pasuruar me drithëra, pemë, perime dhe proteine. Mësoni se si të bëjnë zgjidhje të shëndosha për mëngjes, drekë dhe darkë.

Gjumë – Gjumi gjithashtu është i rëndësishëm për mësim. Nëse fëmija juaj është i rraskapitur gjatë ditës, aq më rëndë do ta ketë që të fokusohet në mësimin e sendeve të reja. Sigurohuni që orari i tyre për gjumë (gjumi dhe zgjimi) të jetë i përputhshëm.

Ushtrime – Ushtrimet e rregullta mund ti ndihmojnë fëmijës tuaj të jetë i zgjuar dhe me vëmendje gjatë tërë ditës. Ushtrimet gjithashtu mund të jenë kurë i suksesshëm kundër frustrimeve dhe stresit të cilët mund të paraqiten për shkak të vështirësive ne mësim.

Këto punë mund të duken si punë të vogla, por stili i jetës së shëndoshë dhe shprehitë mund ti japin përparësi fëmijës tuaj në klasë dhe do të jenë të rëndësishme gjatë jetës.

Nxitja e shprehive të shëndosha emocionaleNë vazhdim të shprehive të shëndosha fizike, gjithashtu mund ta inkurajoni

fëmijën tuaj të ketë shprehi të shëndosha emocionale. Si edhe ju, edhe ato mund të jenë të frustruar nga nevojat e tyre të veçanta arsimore. Përpiqeni tu jepni shterje të valvuleve për shprehjen e zemërimit, frustrimit apo ndjenjës së mossuksesit. Në atë mënyrë, do ju ndihmoni që të lidhen me ndjenjat e tyre, dhe eventualisht të mësohen se si të qetësohen vetë dhe të rregullojnë emocionet e tyre.

Këshilli nr.2: Merrni përgjegjësinë për arsimimin e tij Si prind të fëmijës me vështirësi në të mësuarit, ju mund ta merrni rolin

kryesor në kërkim të trajtimeve efektive, shërbimeve dhe punën me shkollën.

Mësoni specifikat e vështirësive të fëmijës suaj. Lexoni për llojin e pengesës te fëmija juaj. Mësoni se si kjo pengesë ndikon në procesin arsimor dhe cilat shkathtësi kognitive janë të përfshira. Shumë më lehtë është të bëhet evalvimi i teknikave për mësim nëse kuptoni se si pengesa ndikon në fëmijën tuaj.

35

Page 36: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Trajtime hulumtuese, shërbime dhe teori të reja. Përveç të njoftuarit me llojin e pengesës të cilën e ka fëmija juaj, edukoheni se cilat janë opsionet më efektive të mundshme për trajtim. Kjo mund tu ndihmojë në përpjekjet për fëmijën tuaj në shkollë dhe të ju mundësojë të realizoni ndonjë trajtim në kushte shtëpiake.

Trajtimi dhe shërbimet shtëpiake. Në qoftë se shkolla nuk i ka resurset për trajtim të pengesës së fëmijës suaj në ndonjë nivel optimal, ju mund ta shqyrtoni opsionin për realizimin e trajtimeve dhe shërbimeve në kushte shtëpiake nga ana e terapeutit apo tutorit.Njoftoni kufizimet e sistemit shkollor. Prindërit ndonjëherë gabojnë që e investojnë tërë energjinë dhe kohën e tyre në shkollë si opsion primar për pengesën në mësim te fëmijët e tyre. Më mirë është të pranoni se situata në shkollë për fëmijën tuaj asnjëherë nuk do të jetë e përsosur. Ligjet e ndryshme dhe mjetet e kufizuara financiare shkaktojnë situatë në të cilën, akomodimet dhe shërbimet të cilat i merr fëmija juaj nuk janë në atë nivel në të cilin ju e keni paramenduar. E gjithë kjo mund të paraqet një frustrim, Сето ова може да предизвика фрустрација, zemërim dhe stres. Mundohuni të vetëdijesoheni se shkolla do të jetë vetëm një pjesë e zgjedhjes për fëmijën tuaj dhe leni një pjesë të stresit pas juve. Qëndrimi juaj (për mbështetje, guxim dhe optimizëm) do të ketë ndikim më të madh mbi fëmijën tuaj.

Këshilli nr.3: Punoni me shkollën tuajNëse një fëmijë ka nevoja të veçanta arsimore, është e nevojshme që të

përgatiten Planifikime Individuale Arsimore (PIA) që kanë një dobi arsimore. Duhet të dini të gjitha mundësitë për mbështetje të fëmijës suaj, më qëllim që të fitoni mbështetje të duhur.

Rekomandimet për komunikim me shkollën e fëmijës suaj: Caktoni qëllime të qarta. Para mbledhjeve, shënoni çka dëshironi të

arrini. Vendosni çka është e rëndësishme, dhe për çka do të negocioni. Bëhuni dëgjues i mirë. Lejoni personave oficial të shkollës tua

sqarojnë mendimet e tyre. Nëse se kuptoni diçka që ju flasin, lirshëm parashtroni pyetje.

36

Page 37: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Ofroni zgjidhje të reja. Ju e keni përparësinë për shkak se nuk jeni “pjesë e sistemit”, dhe mund të keni ide të reja. Bëni hulumtime dhe gjeni shembuj, çka bëhet në shkollat tjera.

Mbani përqendrimin. Sistemi shkollor ballafaqohet me numër të madh të fëmijëve, ndërsa ju kujdeseni vetëm për fëmijën tuaj. Mundohuni të përqendroheni vetëm në fëmijën tuaj gjatë mbledhjeve. Përmendeni shpesh emrin e fëmijës suaj.

Qëndroni të qetë, të mbledhur dhe pozitiv. Shkoni në dhomën e mbledhjeve me mendim se të gjithë dëshirojnë të ju ndihmojnë. Në qoftë se thoni diçka për të cilën jeni penduar, thjeshtë kërkoni falje dhe mundoheni të ktheheni në pjesën e më përparshme të bisedës .

Mos dorëzoheni shpejt. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e shkollës mundoheni sërish.

Këshilli nr.4: Identifikoni se si më mirë mëson fëmija juaj Çdo nxënës – pa dallim a ka nevoja të veçanta arsimore – ka stil të vetin për mësim. Disa njerëz më së miri mësojnë me mësim, disa me dëgjim, të tjerët nga përvoja. Ju duhet ta caktoni cili është stili primar i të mësuarit te fëmija: A mëson fëmija juaj në mënyrë vizuale, auditive apo kinestetike. Pasi që ta caktoni stilin e të mësuarit, mund të ndërmerrni hapa të caktuara me qëllim që të siguroheni se ai tip i të mësuarit praktikohet në klasë edhe gjatë të mësuarit në kushte shtëpiake.

Përcaktimin e stilit primar të mësuarit te fëmija

0BPërcaktimin e stilit primar të mësuarit te fëmija

Mësim në mënyrë vizuale:

Mësim nëpërmjet

Mësim në mënyrë auditive:

Mësim nëpërmjet dëgjimit

Mësim në mënyrë kinestetike:

Mësim nëpërmjet të bërit dhe lëvizjeve

37

Page 38: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

0BPërcaktimin e stilit primar të mësuarit te fëmija

shikimit dhe leximit

Arrijnë rezultate kur materialet prezantohen në mënyrë vizuale, ndërsa testet realizohen me shkrim, e jo verbalisht

Kanë dobi nga letrat e shkruara dhe udhëzimet, diagrame, harta dhe fotografi

Shumë shpesh dëshirojnë të vizatojnë, lexojnë dhe shkruajnë;

Kanë aftësi të mira organizative

Arrijnë rezultate në rrethana ku mësimet ligjërohen me gojë, dhe testimi gjithashtu bëhet me gojë

Kanë dobi nga diskutimet në klasë, udhëzimet gojore, grupet për mësim

Shumë shpesh dëshirojnë muzikë, gjuhë dhe të jenë në skenë

Arrijnë rezultate kur mund të lëvizin, të prekin, dhe të krijojnë me qëllim që të mësojnë

Kanë dobi nga aktivitetet lidhur me duart, ushtrime laboratorike, dhe udhëtime hapësinore Shumë shpesh dëshirojnë sport, drama, vallëzim, sporte luftarake, zanate

Udhëzime për mësim në mënyrë vizuale Shfrytëzoni libra, video, kompjuter, mjete ndihmëse vizuale. Bëni shënime detale, të ngjyrosura në ngjyra të ndryshme ose të nënvizuara

38

Page 39: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Bëni diagrame dhe lista. Përdorni vizatime dhe ilustrime (rekomandohet të jenë me ngjyra) Merrni shënime të hollësishme të orës

Udhëzime për mësim në mënyrë auditive Me zë lexoni materialet për mësim apo shënimet Ushtroni memorien me përdorimin e fjalëve të afërta ose me prova

gojore Mësoni së bashku me nxënësit tjerë, bisedoni thellësisht për

mësimet Dëgjoni librat në audio kaseta apo incizime të tjera auditive Shfrytëzoni audio rekorder që ta dëgjoni më vonë përsëri ligjërimin

Udhëzime për mësim në mënyrë kinestetike Bëni eksperimente, shkoni në udhëtime hapësinore Përdorni mjete për mësim të bazuara në aktivitetet, p.sh. luajtja e

roleve ose ndërtimin e modeleve Mësoni në grupe të vogla dhe bëni pauza më të shpeshta Mësoni me muzikë në prapavijë

Këshilli nr.5: Mendoni më shumë për suksesin e jetës sesa suksesin shkollor Nën sukses njerëzit nënkuptojnë gjëra të ndryshme, mirëpo shpresat dhe ëndrrat tuaja me siguri nënkuptojnë punë e cila do ti plotësonte fëmijët tuaj, lidhje në të cilat ka dashuri, familje dhe ndjenjë plotësie.

Suksesi në jetën e fëmijës suaj nuk varet nga suksesi i tij akademik, por nga sendet siç janë: ndjenja e fortë për veten, dëshira që të pyetet dhe të pranohet ndihma, vendimi që të vazhdohet me përpjekjet pavarësisht nga sfidat, aftësia që të ndërtohen lidhje të shëndosha me të tjerët dhe kualitete të tjera të cilat nuk do të mund të përcaktohenin. Prandaj, shumë më tepër investoni në jetën e suksesshme të fëmijës suaj, sesa në suksesin e arritjeve të tija akademike.

39

Page 40: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Bashkëpunimi i prindërve me autoritetet lokalePrindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore janë anëtarët më të

rëndësishëm në procesin e përfshirjes (inkluzionit). Ato duhet të jenë pjesëmarrës aktiv në procesin e arsimit të fëmijëve të tyre. Prindërit duhet të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e lidhura me procesin e edukimit. Sipas ligjit për arsimin fillor, prindërit kanë të drejtë që fëmijën e tyre ta regjistrojnë në shkollën për të cilën ato mendojnë se është më e përshtatshme për fëmijën e tyre. Shkolla dhe komuna duhet të i sigurojnë të gjitha parakushtet e nevojshme për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore duhet që të i kërkojnë të drejtat e tyre në mënyra të ndryshme. Njëri nga mënyrat më të kapshme është që të organizohen në grupe formale si p.sh. organizatë joqeveritare nëpërmjet të cilave do të mund të ndikojnë në shkollat dhe autoritetet lokale.

Lexoni më tepër në:http://www.as.wvu.edu/~scidis/text/vision_impair.htmlhttp://www.mugsy.org/connor1.htm

40

Page 41: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

http://www.aboutlearningdisabilities.co.uk/social-inclusion-learning-disabilities.htmlhttp://www.cedar-foundation.org/index.cfm/section/article/page/CIP http://www.disabled-world.com/communication/community/inclusion.php#ixzz13pM3ueuMWhat Are the Duties of an Inclusion Teacher? | eHow.com http://www.ehow.com/facts_4924872_what-duties-inclusion-teacher.html#ixzz13pTrsbQBWhat Is All Inclusive? | eHow.com http://www.ehow.com/about_5437651_inclusive.html#ixzz13pVIWOPLWhat Is All Inclusive? | eHow.com http://www.ehow.com/about_5437651_inclusive.html#ixzz13pVIWOPLWhat Is the Role of Special Education Teachers in the Classroom? | eHow.com http://www.ehow.com/facts_6126868_role-special-education-teachers-classroom_.html#ixzz13pV49erlHow to Succeed in Inclusion Classrooms | eHow.com http://www.ehow.com/how_2204801_succeed-inclusion-classrooms.html#ixzz13pVBVDE6http://www.teachervision.fen.com/special-education/teaching-methods/3776.html?detoured=1#ixzz13pWOhTRIhttp://helpguide.org/mental/pdf/IEP.pdfhttp://helpguide.org/mental/learning_disabilities_treatment_help_coping.htmhttp://www.iep4u.com/IEP_goals_and_objectives.asphttp://www.ldonline.org/indepth/iep/understanding_iep_process.htmlhttp://www2.ed.gov/parents/needs/speced/iepguide/index.htmlhttp://www.teachernet.gov.uk/wholeschool/sen/http://kidshealth.org/parent/growth/learning/iep.html#http://user.cybrzn.com/kenyonck/add/iep_guidance.html

41

Page 42: trekendeshididaktik.files.wordpress.com · Web viewPërdorimi i teknologjisë kompjuterike ndihmëse me qëllim të përmirësimit të arsimimit. Mbrojtja e nxënësit nga ngucja,

Ky doracak është përgatitur në suaza të projektit,, Përparimi i procesit edukativo-arsimor të fëmijëve me nevoja të veçanta në nivel lokal”, e realizuar nga Shoqata e defektologëve e R.Maqedonisë, ndërsa i mundësuar në suaza të programit CIVICA Mobilitas, e implementuar nga Qendra për zhvillim institucional – CIR а, ndërsa finansiarisht e mbështetur nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim – SDS. Mendimet e përfshira këtu janë mendime të autorit/ëve dhe nuk i reflektojnë me domosdoshmëri mendimet e CIR ës dhe SDC

42