Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

21
Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL Nr. i Kontratës: CS 02 Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurine Rrugore Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2 D-2.2 Versioni Final Shtator 2019

Transcript of Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Page 1: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP)

Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL

Nr. i Kontratës: CS 02

Shërbim Konsulence

Asistencë Teknike për Sigurine Rrugore

Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

D-2.2

Versioni Final

Shtator 2019

Page 2: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP)

Shërbim Konsulence për Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 2

Të dhënat e Projektit

Emri i Projektit: Shërbime Konsulence për Ndihmë Teknike për Sigurinë Rrugore nën Projektin e Sigurisë dhe Mirëmbajtjes Rrugore Bazuar në Rezultate, per Autoritetin Rrugor Kombëtar Shqiptar (RRMSP)

Numri i Referencës së Kontratës së Projektit:

WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shteti: Shqipëri

Konsulent: JV NTU International A/S / EPTISA Servicios De Ingenieria S.L.

Adresa:

Vestre Havnepromenade 5, 4. Floor

DK-9000 Aalborg

Denmark

Telefon: Fax:

+45 99 30 00 00

+45 99 30 00 01

Personi i kontaktit:

E-mail:

Belinda Vogli – Koordinatore e projektit

[email protected]

Data e Raportit: Gusht 2019

Autorët e raportit:

Edoardo Mazzia, KE-5 Specialist i Inxhinierisë së Sigurisë Desmond Peter Myers, KE-4 Specialist I Menaxhimit të Trafikut Me të dhëna nga: Stelios Efstathiadis, KE-1 Specialist për Menaxhimin e Sigurisë Rrugore– Udhëheqes i Ekipit të Konsulentëve Redi Struga, NKE-3 Specialist i Menaxhimit të Zbatimit Edison Drishti, NKE-4 Specialist i Sigurmit Teknik

Shënim

"Ky raport (përfshirë çdo shtojcat dhe materialet bashkëlidhëse) është përgatitur ekskuzivisht për përdorim nga Qeveria Shqitare/ Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Banka Botërore, dhe vetëqm për qëllimin për të cilin është hartuar. Përveç rasteve kur JV NTU/EPTISA jep miratimin e saj me shkrim, asnjë pjesë e këtijë raporti nuk mund kopjohet, riprodhohet apo të përdoret nga palë të treta. JV NTU/EPTISA nuk mban asnjë përgjegjësi nëse ky raport përdoret për qëllime të tjera nga I cili është menduar, apo përdoret nga palë të treta."

Page 3: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 3

DOKUMENTI KONTROLLUES

Numri i referencës së

kontratës së

projektit:

WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shërbime Konsulence për Asistencën Teknike të Sigurisë Rrugore nën Projektin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP)

Shteti Shqipëri

Data 26.09.2019

Versioni N°02

Versioni Data Përgatitur nga Rishikuar nga

N°02 26.09.2019 Edoardo Mazzia;

Desmond Peter Myers HQ Quality Officer

Page 4: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 4

Përmbledhje ekzekutive Ky dokument përbën Progres Raportin e 2të të Ndërmjetëm të Komponentit 2 të Asistencës Teknike të Sigurisë Rrugore (TA) në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRSMP). Komponenti 2 ka të bëjë me asistencen teknike lidhur me sigurine rrugore. Ky raport ka për qëllim të përshkruajë aktivitetet e kryera në tremujorin Qershor - Gusht 2019, si dhe të japë disa rekomandime të rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve qe do te kryhen ne të ardhmen. Rezultatet kryesore janë përmbledhur më poshtë: Detyra 2.1.2: Përgatitja dhe zhvillimi i udhëzimeve të programeve të nderhyrjeve masive Jane zhvilluar udhezimet per programin e nderhyrjeve masive.

Janë identifikuar tre nën-programe:

1. Trajtimi nderhyrjeve massive ne kthesat ne rruget rurale 2. Trajtimi nderyrje masive në rrjetin rrugor te vendbanimeve rurale 3. Trajtimi nderyrje masive të vendkalimeve urbane për këmbësorët

Detyra 2.1.3: Vendosja e prioriteteve ne rrjet bazuar ne sigurine rrugore Baza e të dhënave për aksidentet rrugore është mbledhur dhe disa analiza paraprake tashmë kanë filluar.

Të dhënat u importuan në mjedisin ArcGIS. Analizat paraprake kishin për qëllim të verifikojnë nëse, duke marrë parasysh problemet e njohura të vendndodhjes së aksidenteve në bazën e të dhënave aktuale, korrespondenca aksidente/rrugë është me të vërtetë i mundur dhe në cilin nivel të përafrimit.

Detyra 2.2.1: Kryerja e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe analizës së mangesive Wshtë kryer vlerësimi i nevojave për trajnim në inxhinierinë e sigurisë rrugore të palëve kryesore të interesit, si dhe një analizë e mungesave.

Janë identifikuar dy lloje të nevojave për trajnim: 1. Trajnim i përgjithshëm për menaxhimin e infrastrukturës së sigurisë rrugore.

2. Trajnim për tema specifike ku palët e interesit njohin mungesën e njohurive.

Detyra 2.4: Shqyrtimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe kuadri per zbatimin e tij. Si rezultat i aktiviteteve të kryera, plani i zbatimit të objektivave është hartuar bazuar në:

1. Shqyrtimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në administrimin e shpejtësisë me fokus të veçantë në OECD dhe vendet e tjera që kanë zbatuar programe të suksesshme;

2. Analizën e hollësishme të të dhënave ekzistuese të aksidenteve që përqendrohen veçanërisht në aksidentet që lidhen me shpejtësinë;

3. Identifikimin e zonave dhe periudhave kohore/orare me rrezik të lartë; 4. Rishikimin e sinjalistikës rrugorë që lidhen me shpejtësinë; 5. Takime me Drejtorin Ekzekutiv të Policisë Shqiptare të Trafikut; 6. Zhvillimin e plan-veprimeve specifike dhe të lokalizuara për zbatim të detyruar;

Page 5: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 5

7. Nevojën për të lidhur planin e programit të menaxhimit të shpejtësisë me fushatat e ndërgjegjësimit dhe komunikimit; dhe

8. Zhvillimin e rezultateve specifike dhe të matshme për monitorim dhe vlerësim efektiv.

Page 6: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 6

Përmbajtja

Përmbledhje ekzekutive .................................................................................................................. 4

1 Hyrje ..................................................................................................................................... 9

1.1 Historiku i Projektit ..................................................................................................................... 9

2 Aktiviteti 2.1: Këshillime për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në korridoret me rrezik të lartë ................................................................................................................................ 10

2.1 Detyra 2.1.1: Hartimi i Udhëzimeve për Inxhinierinë e Sigurisë Rrugore ................................ 10

2.2 Detyra 2.1.2: Përgatitja dhe zhvillimi i udhëzimeve për programet e nderhyrjeve masive ..... 10

2.3 Detyra 2.1.3: Mbështetja e renditjes dhe menaxhimit të sigurisë së rrjetit ............................ 11

3 Aktiviteti 2.2: Trajnimi në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë në infrastrukturë .................................................................................................. 13

3.1 Detyra 2.2.1: Vlerësimi i nevojave për trajnim dhe analiza e mangesive ................................ 13

4 Aktiviteti 2.4: Rishikimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe kuadri për përshtatjen efikase të zbatimit ............................................................................................................... 14

5 Tremujori i ardhshëm (Shtator 2019 - Nëntor 2019)) ............................................................. 19

5.1 Plani i Punës ............................................................................................................................. 19

5.1.1 Pasqyrë e aktiviteteve për tremujorin tjetër .................................................................. 19

5.1.2 Detyra 2.1.3: Ofrimi i mbështetjes në renditjen prioriteteve te sigurisë rrjetit (përfunduar) ..................................................................................................................................... 19

5.1.3 Detyra 2.1.4: Dhënia e mbështetjes në vendin e punës (në vazhdim) ............................ 19

5.1.4 Detyra 2.2.2: Kryerja e Trajnimit Teorik dhe Praktik (në vazhdim) .................................. 20

5.1.5 Detyra 2.3.1: Manaxhimi dhe vleresimii korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë (në vazhdim) 20

5.1.6 Detyra 2.6.1: Përgatitja e udhëzimeve për të adresuar shkeljet rrugore në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë (në vazhdim) ....................................................................................... 20

SHTOJCA 1 – Udhëzime për Programin Nderhyrje masive

SHTOJCA 2 – Vlerësimi i nevojave për trajnim

SHTOJCA 3 – Analiza e mangësive të programeve të sigurisë rrugore

SHTOJCA 4 - Plani i Zbatimit të Programit të Menaxhimit të Shpejtësisë

LISTA E FIGURAVE

Figura 1 – Procedura për lidhjen e aksidenteve me seksionet rrugore .............................................. 11 Figura 2 – Renditja e sigurisë në rrjet ............................................................................................. 12 Figura 3 – Menaxhimi Strategjik i Shpejtësisë ................................................................................. 15

LISTA E TABELAVE

Tabela 1. Plani i punës Shtator 2019 - Nëntor2019.......................................................................... 19

Page 7: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 7

LISTA E SHKURTIMEVE

AADT Mesatarja Vjetore e Trafikut Ditor

ADF Fondi Shqiptar i Zhvillimit

ANPR Njohja e Automatizuar e Targave

ARA Autoriteti Rrugor Shqiptar

ARC Kodi Rrugor Shqiptar

ARDCS Standarti Shqiptar i Projektimit dhe Ndërtimit te Rrugeve

ARDM Manuali Shqiptar i Projektimit te Rrugeve

ASP Policia e Shtetit Shqiptar

ATC Matje Automatike te Trafikut

ATP Policia Shqiptare e Trafikut

BSM Menaxhimi i Pikave te Zeza

CBMIE Departamenti i Kontrollit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

CSG Grupi Drejtues Qëndror

DRST Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore

EC Komisioni European

EG Grupi Ekspert në nivelin lokal

EU Bashkimi Europian

GDRTS Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

GoA Qeveria e Shqipërise

GRD Drejtoria e Pergjithshme e Rrugëve

IMRSC Komiteti Ndër-Ministror i Sigurisë Rrugore

INSTAT Instituti i Statistikave

IoT Instituti i Transporteve

IPA Instrumenti për Ndihmën e Para-Anetaresimit

iRAP Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugës

ITS Sistemi Inteligjent i Trafikut

JV Sipërmarrje e Përbashkët

M&E Monitorimi dhe Vlerësimi

MI Ministria e Brendshme

MIE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

NGO Organizatë Jo-Qeveritare

NSM Menaxhimi i Sigurisë së Rrjetit

PAMECA Misioni i Komunitetit Europian i Ndihmës Policore për Shqipërine

PIARC Shoqata Ndërkombëtare e Rrugeve

QKUM Qëndra Mjekësore Kombëtare e Urgjencave

RRMSP Projekti mbi Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore i Bazuar në Rezultate

RSA Auditmi i Sigurisë Rrugore

RSAIU Njesia e Auditimit dhe Inspektimit te Sigurisë Rrugore

RSI Inspektimi i Sigurisë Rrugore

RSIA Vlerësimi i Impaktit të Sigurisë Rrugore

RSM Menaxhimi i Sigurisë Rrugore

RSS Sektori i Sigurisë Rrugore

Page 8: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 8

SEETO Observatori i Transportit per Europën Jug-Lindore

TA Asistence Teknike

TEN-T Rrjeti Rrugor Trans European

ToR Termat e Referencës

TS Sekretariati Teknik

WB Banka Botërore

WHO Organizata Botërore e Shëndetit

Page 9: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 9

1 Hyrje

1.1 Historiku i Projektit

Ky dokument përbën Raportin e 2të të Ndermjetem të Komponentit 2 të Asistencës Teknike të Sigurisë Rrugore (TA) në kuadër të Projektit të Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore të Bazuar në Rezultate (RRSMP).

Komponenti 2 ka të bëjë me asistencën teknike te sigurise rrugore me objektivat e mëposhtme:

• Këshillim dhe mbështetje ne aplikimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për identifikimin e

infrastrukturës rrugore me rrezik të lartë (të rrezikshme) (p.sh. Auditimi i Sigurisë Rrugore [ASR],

Inspektimi i Sigurisë Rrugore [ISR], Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit te Rrugeve [PNVR]

anketimet) dhe projektimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e veçorive të përmirësuara të

sigurisë së infrastrukturës.

• Trajnimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)1, Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH)

dhe personelit këshillues të asociuar, në hartimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e

programeve të përmirësuara të sigurisë së infrastrukturës në korridoret dhe zonat me rrezik të

lartë.

• Këshillimin, rritjen e vetëdijes dhe mbështetjen e MIE, ARRSH dhe institucionet këshilluese (p.sh.

Instituti i Transportit [IoT] dhe Universiteti) në zbatimin e ASR, ISR dhe PNVR në ofrimin e

trajnimeve dhe licencimin e sektorit privat (p.sh. projektuesit dhe inxhinierët) për përdorimin dhe

sigurimin e kësaj analize si organizata të pavarura.

• Përgatitjen e Analizës së Mungesave për programet e zhvilluara tashmë (ASRISR) për zbatimin e

Direktivës së BE-së 2008/96 / EC dhe praktikat më të mira Europiane (krahasuar me p.sh. Suedinë,

Danimarkën, Mbretërinë e Bashkuar).

• Përgatitjen e planit të menaxhimit të shpejtësisë së trafikut bazuar ne përvoja të suksesshme.

• Mbështetje ne përgatitjen e një programi (kombëtar) pas projektit për përmirësime në sigurinë e

infrastrukturës në të gjithë rrjetin rrugor, bazuar në përvojën e suksesshme në korridoret dhe zonat

me rrezik të lartë.

• Mbështetja per zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese të përgjithshme qe policia

shqiptare perdor ne lidhje shkeljet rrugore në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë.

1.2 Zbatimi/Metodologjia Ky raport synon të përshkruajë aktivitetet e kryera në tremujorin Qershor - Gusht 2019, si dhe të percaktoje disa konkluzione të rëndësishme për zhvillimin e veprimtarive të ardhshme. Ndarja në seksione korrespondon gjerësisht me listën e detyrave të përfshira në ToR:

1. Të këshillojë mbi përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në korridoret dhe zonat me rrezik të

lartë

2. Trajnimi në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë së

infrastrukturës

1 Ish Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI)

Page 10: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 10

3. Vlerësimi i programeve të përmirësuara të sigurisë së infrastrukturës rrugore rurale dhe urbane

në korridore dhe zona me rrezik të lartë

4. Shqyrtimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe nje kuader i pershtatshem per zbatimin

efektiv te rregullit.

5. Programi dhe udhëzimet për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës pas projektit

6. Mbështet përgatitjen e programeve të zbatimit të policisë

Disa dokumente teknike (manuale ose udhëzime) të hartuara dhe të paraqitura në versione draft te

përfituesit për një vlerësim paraprak, janë një pjesë integrale e raportit.

2 Aktiviteti 2.1: Këshillime për përmirësimin e sigurisë së infrastrukturës në korridoret me rrezik të lartë

2.1 Detyra 2.1.1: Hartimi i Udhëzimeve për Inxhinierinë e Sigurisë Rrugore

Udhëzimet e mëposhtme u hartuan dhe u dorëzuan në tremujorin e kaluar:

• Udhëzimet për ASR

• Udhëzimet për ISR

• Udhëzimet për PNVR

Komentet nga palët e interesit priten gjatë muajve të ardhshëm dhe do të përfshihen në versionin

përfundimtar që do të hartohet si pjesë e Detyrës 2.3.2.

2.2 Detyra 2.1.2: Përgatitja dhe zhvillimi i udhëzimeve për programet e nderhyrjeve masive

Udhëzimet për programet e nderyrje masive janë zhvilluar dhe bashkëngjitur këtij dokumenti.

Duke u bazuar në një analizë të hollësishme të aksidenteve, këto udhëzime përcaktojnë kriteret që i bëjnë të pranueshme, si dhe kërkesat e aplikueshme posaçërisht për një program nderhyrjesh masive në Shqipëri.

Metodologjia e përshkruar, në të ardhmen mund të përdoret për zbatimin e programeve të nderyrje masive. Sidoqoftë, dokumenti ofron tashmë tre nën-programe që mund të zbatohen në afat të shkurtër, të paktën si pilote, për të testuar efikasitetin e tyre dhe për të përmirësuar metodologjinë, nëse është e nevojshme.

Nën-programet janë këto në vijim:

1. Trajtimi me nderhyrje massive i kthesave ne rrjetin rrugor rural 2. Trajtimi me nderhyrje masive ne rrjetet rrugore te vendbanimeve rurale 3. Trajtimi me nderhyrje masivei vandkalimeve urbane për këmbësorë

Zgjedhja e nën-programeve është bërë në bazë të analizimit të të dhënave mbi aksidentet gjatë 5 viteve të fundit, të cilat pavarësisht kufizimeve në bazën aktuale të të dhënave, dhanë shenja të qarta mbi përparësitë e mundshme për tu patur parasysh.

Tashmë rekomandohet që nën-programet të zbatohen në mënyrë progresive, duke filluar me projekte pilote në rrugë të kufizuara ose zonat e targetuara, në mënyrë që të testohet sa efikasite janë veprimet e propozuara dhe, kur është e përshtatshme, të rregullohen për ndërhyrje në shkallë më të madhe.

Page 11: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 11

2.3 Detyra 2.1.3: Mbështetja e renditjes dhe menaxhimit të sigurisë së rrjetit

Baza e të dhënave për aksidentet rrugore (përditësuar më 31/12/2018) është mbledhur dhe tashmë kanë filluar disa analiza paraprake. Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë tremujorit të ardhshëm (shtator 2019 - nëntor 2019).

Të dhënat u importuan në mjedisin ArcGIS,ku eshte dhe rrjeti rrugor shqiptar 2. Për sa i përket rrjetit rrugor, ai do të ndahet në seksione homogjene me të cilat do të lidhen aksidentet. Analizat paraprake kishin për qëllim të verifikojnë nëse kjo "lidhje" e tillë është vërtetë e mundur, duke marrë parasysh problemet e njohura të vendndodhjes së aksidenteve në bazën aktuale të të dhënave, dhe me cfarë niveli përafrimi.

Disa gjetje paraprake janë si më poshtë:

• 18,373 vendndodhje aksidentesh nga 20,045 janë brenda territorit shqiptar (periudha 2005 -

2018).

• Pikat e aksidenteve ishin të lidhura me ID-në e Segmenteve Rrugore, duke përdorur zone

perreth prej 500 m.

• 10,485 vendndodhje aksidentesh ishin të lidhura me segmentet rrugore duke përdorur zone

perreth 500 m.

• Numri i aksidenteve për segmente varion mes 5 - 588.

Figura 1 – Procedura për lidhjen e aksidenteve dhe seksioneve rrugore

2 Në periudhën tjetër do të hetohet nëse ekziston një shtresë më e përditësuar e rrjetit

Page 12: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 12

Figura 2 – Renditja e sigurisë në rrjet

Page 13: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 13

3 Aktiviteti 2.2: Trajnimi në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë në infrastrukturë

3.1 Detyra 2.2.1: Vlerësimi i nevojave për trajnim dhe analiza e mangesive

Raporti bashkengjitur ketij dokumenti jep vlerësimin e nevojave për trajnim si edhe analizën e mangesive.

Janë identifikuar dy lloje nevojash duke krahasuar praktikat më të mira ndërkombëtare me situatën aktuale në Shqipëri:

i) Ato që lidhen me trajnimin dhe çertifikimin e audituesve të sigurisë rrugore; dhe ii) Ato që lidhen me përmirësimin e njohurive për tema specifike.

Fillimisht, është përcaktuar dhe vlerësuar një pikë e rëndësishme e theksuar nga IT, dhe kjo është nevoja për të përmirësuar aftësitë e atyre që kanë ndjekur kursin për auditues në vitin 2017. Gjithashtu, në bazë të analizës së mësipërme të mungesave, është bërë e qartë se duhet të përmirësohen disa aftësi të inxhinierisë së sigurisë rrugore. Temat që mund të jenë subjekte të një kursi 2-3-ditor janë këto:

• Zbatimi i Direktivës 2008/96/EC së BE-së.

• Parimet e inxhinierisë së sigurisë rrugore.

• Praktikat më të mira për një projektim më të sigurt të rrugës.

Ekziston gjithashtu një nevojë për përforcimin e njohurive të inxhinierëve që punojnë në institucionet publike (d.m.th. ARSH, MIE, FSHZH, etj.) mbi menaxhimin e projekteve ose analizes të sigurisë rrugore. Temat qe mund te trajtohen nga seminare te veçanta mund të jenë këto (lista mund te shtohen):

• Direktiva e BE-së 2008/96/EC mbi menaxhimin e infrastrukturës së sigurisë rrugore.

• Direktiva e BE 2004/54 / EC mbi kërkesat minimale të sigurisë për tunelet në Rrjetin Rrugor

Trans-Europian.

• Qasja e Sistemit të Sigurtë.

• Menaxhimi i shpejtësisë dhe qetësimi i trafikut.

• Parimet e inxhinierisë së sigurisë rrugore.

Duhet konsideruar edhe mundësia e ofrimit të një kursi të ri për çertifikimin e audituesve. Në këtë rast, rekomandohet që ai të adresohet ekskluzivisht për të zgjedhur inxhinierë të pavarur nga organet publike.

Page 14: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 14

4 Aktiviteti 2.4: Rishikimi i praktikave të menaxhimit të shpejtësisë dhe kuadri për përshtatjen efikase të zbatimit

Gjatë tremujorit të raportimit (Qershor-Gusht 2019), konsulenti eshte marre me aktivitetet qe vazhdojne nga tremujori i kaluar:

1. Shqyrtimi i praktikave më të mira ndërkombëtare në administrimin e shpejtësisë me fokus specifik në OECD dhe vendet e tjera që kanë zbatuar programe të suksesshme;

2. Analizë e hollësishme e të dhënave ekzistuese të aksidenteve që përqendrohen specifikisht tek aksidentet e lidhura me shpejtësinë;

3. Identifikimi i zonave dhe periudhave me rrezik të lartë; 4. Shqyrtimi i sinjalistikës qe ka lidhje me shpejtësine; 5. Takime me Drejtorin Ekzekutiv të Policisë Shqiptare të Trafikut; 6. Hartimi i planeve të veprimeve specifike lidhur me zbatueshmerine e ligjit; 7. Nevoja për të lidhur planin e programit të menaxhimit të shpejtësisë me fushatat e ndërgjegjësimit

dhe komunikimit; dhe 8. Zhvillimi i rezultateve specifike per te pasur nje vleresim dhe monitorim efektiv.

Si rezultat i aktiviteteve të hollësishme, është hartuar plani i zbatimit të programit të menaxhimit të shpejtësisë.

Studimet ndërkombëtare kanë vërtetuar se shpejtësia rrit si rrezikun e aksidenteve, ashtu edhe pasojat e tyre, dhe ka prova që praktikat më të mira të masave për zbatimin e detyruar të shpejtësisë janë shumë efikase në uljen e shpejtësisë dhe përmirësimin e sigurisë3. Institucionet përballen me presion nga disa sektorë të komunitetit për zbatimin e normave të shpejtësisë së levizjes, dhe një qasje kombëtare do të sigurojë mbështetje për zbatimin e praktikës më të mirë, si dhe do t'i ndihmojë qeveritë për të ruajtur ose rritur nivelin e zbatimit të normave të shpejtësisë.

Drejtuesit dhe mbikëqyrësit e policisë kanë përgjegjësi për të siguruar që burimet e pakta policore të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme. Po kështu, oficeret e patrullës kanë përgjegjësi të sigurojnë përdorimin më të mirë të kohës së tyre.

Ngarkimi me detyra, patrullimet dhe operacionet e drejtuara janë metoda të provuara që fokusojnë përpjekjet për zbatimin e detyruar të rregullave, maksimizojnë efikasitetin dhe arrijnë rezultate pozitive nga një numër i limituar trupash dhe burimesh policore.

Imponimi i përqendruar, me fuqi të kufizuar njerëzore, do të prodhojë rezultate më të mira sesa një numër i madh patrullimesh të rastësishme, që funksionojnë pa një qëllim specifik.

Duhet të ketë një objektiv specifik të çdo operacioni, që lidhet drejtpërdrejt si një kundërmasë ndaj një problemi lokal ose të përgjithshëm. Analizimi i të dhënave në dispozicion siguron identifikimin e veprimeve për të siguruar zvogëlimin ose eliminimin e rreziqeve te mundshme për këto aksidente.

3 Menaxhimi i shpejtësisë: Një manual i sigurisë rrugore për vendimmarrësit dhe praktikuesit, OBSH -2010

Page 15: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 15

Nivelet dhe vendndodhjet e rezultateve të zbatimit të detyruar të rregulloreve duhet të përcaktohen me kujdes në përputhje me të dhënat e disponueshme. Kohët, ditët dhe vendndodhjet e përgjithshme të aksidenteve rrugore me rrezik të lartë, veçanërisht ato që përfshijnë përdoruesit e dobet të rrugës, janë përbërës kryesorë. Pritet që rezultatet ne zbatimin e ligjit të ndryshohen me kalimin e kohës, si rezultat ndryshimeve në sjelljen e përdoruesve të rrugës.

Kuadri për zhvillimin e planit të zbatimit të programit për administrimin e shpejtësisë bazohet në modelin e mëposhtëm:

STRATEGIC SPEED MANAGEMENTEVIDENCE-BASED OUTCOME-FOCUSED DYNAMICALLY DRIVEN

On Road Technology

* Mobile-static

* Fixed Site

* ANPR Systems

On-Road

Police

Enforcement:

Actions

Crash Data

* Identify Black

Spots

* Real Cause of

Crashes

Traffic Surveys

Speed, Attitude &

Perception Surveys

Back Office

Processing

* Efficiency

* Integrity

Court Processes

Fines Collection

Penalty Points

Suspensions

Intelligence

CellIntegration

Road Trauma

predictors

* Police Command

* Road Safety Council

* Government Authorities

* Road Traffic & Transport

Authority

ROAD TRAUMA

REDUCTION

Aim: To Reduce

the Incidence,

Severity and Costs

to the

Community of

Road Crashes

Certainty of Detection Certainty of Prosecution

* Penalty Notices

* Demerit Points

* Unregistered / No

Tax

* Licence

Suspensions

* Fine Defaulters

* Recidivists

* Media

* Public

* Road Safety Partners

* Research Data

* Public Awareness

Campaigns

Reports

Reporting

Sta

tistics -

tre

nd

s

Ove

rt &

co

ve

rt s

tra

teg

ic m

ix

Evidence

©

Registration/Licensing

Hospital, Medical, Mortuary

Insurance

Demographics

Transportation

Monitoring and

Evaluation

Enforcement

Planning Actions

- Strategic

- Operational

-Tactical

Figura 3 Strategjia e menaxhimit të Shpejtësisë

Zbatimi i ligjit – udhëhequr nga të dhënat dhe inteligjenca

Mbledhja e efikase e të dhënave mbi aksidentet, si dhe shpërndarja efikase dhe në kohë e këtyre të dhënave, është thelbësore për arritjen e rezultateve domethënëse në sigurisë rrugore përmes veprimeve efektive të policisë rrugore. Planifikimi i veprimeve duhet të bazohet në të dhënat përkatëse .

Sfida qëndron në identifikimin dhe aksesin e burimeve përkatëse të të dhënave. Qasja e duhur perkatese është më e rëndësishme se sa te dhenat pa vlerë. Inteligjenca mund të shikohet si lidhja ne mes te dhënave perkatese që kanë të bëjnë me veprimet rregullatore perkatese dhe rezultateve perkatese ne lidhje me sigurine .

Mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave perben nje nga nevoja bazike për policine rrugore pasi :

• Të dhënat janë thelbësore për planifikimn e masave regullatore qe lidhen me sigurinë rrugore

• Kjo gje siguron bazën për perzgjedhjen e masave detyruese, te cilat jane inteligjente,

• Arrin përfitim maksimal me burime minimale të policisë

Page 16: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 16

• Ndihmon edhe disiplinat e tjera të sigurisë rrugore me të dhëna të vlefshme shtesë.

• Ndihmon ne kombinimet me rezultate të të dhënave të tjera për të siguruar një panorame të plotë te sigurise rrugore.

Praktikat e mira te menaxhimit të të dhënave nga policia mbledhin informacione nga shumë burime. Regjistrimi i vdekjeve, lendimeve, aksidenteve dhe shkaqeve kryesore te tyre paraqet vetëm një pjesë të informacionit dhe për këtë arsye mund të ndihmojë vetëm në identifikimin e një pjese të zgjidhjes. Planet dhe veprimet e policise rrugore duhet të bazohen në te dhena dhe evidenca te bazuar tek intelligjenca e trafikut. Pasja e të dhënave nga ana e policise për të mbështetur planet dhe veprimet e saj, do të çojë në nje besim më të fortë të komunitetit ndaj masave zbatuese të saj dhe gjithashtu mund të përdoret për të ndikuar tek politikanët mbi nevojën e masave policore.

Identifikimi gjithëpërfshirës i burimeve të të dhënave në dispozicion është gur-themeli për çdo sistem efektikas të mbledhjes dhe administrimit të të dhënave, per arritjen e rezultateve të sigurisë rrugore përmes masave policore. Suksesi i çdo Programi për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të mbështetet në zbatimin e legjislacionit lidhur me trafikun, si dhe efikasitetin e tyre në të gjithë zonën gjeografike qe synohet. Nivelet e përshtatshme të burimeve të koordinuara, në funksion të metodologjive efikase dhe të provuara për zbatimin e detyruar të ligjit, do të sigurojnë gurin themelor për zbatimin e suksesshëm të një Programi të Sigurisë Rrugore. Kjo mund të arrihet vetëm kur programi zbatohet në kohë dhe me të dhëna të sakta.

Parimet:

Suksesi ndërkombëtar në zbatimin e masave nga ana e policise ka treguar se parimet e mëposhtme formojnë bazën e programeve efektive te zbatimit.

1. Perzierje te masave parandaluese të përgjithshme dhe specifike.

2. Zbatim i dukshëm dhe aktiv i kontrolleve te policise

3. Përsëritja e shpeshtë e operacioneve per zbatim te rregullave te qarkullimit

4. Zbatim i rreptë dhe i prere (i drejtë)

5. Publikimi i aktiviteteve ligjzbatuese

Masat parandaluese te përgjithshme dhe specifike:

Planifikimi i parimeve te masave parandaluese te pergjithshme dhe specifike si për drejtuesit e mjetit ashtu dhe per motociklistet, perben themelin tradicional të strategjive te zbatimit. Në mbare botën është vëzhguar se strategjitë e suksesshme përfshijnë një kombinim të masave parandaluese të përgjithshme dhe specifike me operacione te synuara zbatimi.

Përfitime më të mëdha për sigurinë rrugore ne komuniteti, arrihen kur ndikohet ne kulturen e vozitjes ne menyre me te sigurt sesa kur ndeshkohet nje drejtues mjeti individual.

Masat me objektiv te caktuar:

Percaktimi i masave me objektiv te caktuar eshte e lidhur me policimin inteligjent. Ai është çelësi për suksesin e operacioneve moderne të trafikut policor. Duke përdorur të dhënat e disponueshme nga statistikat e aksidenteve, veçanërisht ato qe lidhen me arsyet pse ndodhin aksidentet dhe vendndodhjet e tyre, shkeljet e shpejtësisë dhe njohuritë e përgjithshme, atëherë mund të identifikoni

Page 17: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 17

problemet kryesore dhe të përcaktohen cilat rezultate kërkohen. Duke kanalizuar burimet në një fokus të veçantë, rezultatet mund të arrihen më shpejt.

Strategjitë ligjzbatuese policore – problemet:

Ka një numër problemesh që prekin efktivitetin e masave per tejkalim te shpejtësisë:

1. Mungesa e teknologjisë së përshtatshme për mbështetjen e veprimeve operative policore

2. Mungesa e koordinimit të veprimeve imponuese me një fushatë strategjike të përqendruar në

ndërgjegjësimin publik

3. Drejtuesit do të përshtaten me kontrollin policor – d.m.th do të ngadalësojnë në vendet ose

kohën kur po behet kontrolli. Prandaj, kontrolli duhet të jetë i paparashikueshëm

4. Kontrolli në zonat me “pika të zeza”/ “të prirura” është shpesh mjaft i rrezikshëm për oficerë e

policisë dhe përdorues të tjerë të rrugës. Ndaj, zonat “para-përplasjes” janë zakonisht zona

më të përshtatshme për Kontrollet rugore. Trafiku ngadalësohet para zonave të rrezikshme.

5. Tërhiqet vëmendja e drejtuesve nga prezenca e kontrollit

6. Fushatat për zbatimin e detyruar të shpejtësisë janë të rëndësishme – megjithatë, kultura e

drejtuesve duhet ti bindet ligjit, e jo thjesht gjatë fushatave imponuese

7. Toleranca gjatë zbatimit të kontrollit nuk duhet bërë publike, përndryshe shpejtësia do të jetë

përgjithësisht ajo, dhe jo limiti i caktuar

8. Edhe vete Policia dhe autoritetet e sigurisë rrugore duhet të respektojnë kufijtë e shpejtësisë

(përveç rasteve te urgjences, ose detyrave policore). Policia vete duhet të zbatojë ligjin.

9. Nuk duhet të ketë përjashtime

10. Zbatimi i rregullit duhet të jetë i dukshëm për komunitetin – dukshmëria e patrullave të

policisë te sherbeje si pengese vizive ndaj shoferëve të tjerë shkelës dhe jo shkelës

11. Zbatimi i regullit duhet të jetë i rrepë por i drejtë.

Zbatimi i programit – 3 faza

Në një shpalosje me faza të planit të zbatimit, bazuar në analizën e te dhenave, vendos burimet e policisë rrugore qe synojne kontrollin e shpejtësise në zonat me rrezik të lartë. Fillimisht zonat janë identifikuar si:

Faza 1: Tirana, Durres, Lezhe

Faza 2: Fier, Elbasan, Vlore

Faza 3: Korce, Shkoder, Kuke, Berat, Diber, Gjirokaster

Trajtimi në faza - pershkrimi

Qasja duke përdorur tre fazat është zhvilluar duke patur parasysh mungesën e teknologjisë lidhur me shpejtesine aktualisht në dispozicion të Policise se Trafikut dhe për të siguruar ndikim maksimal të planit në zonat kryesore me rrezik të lartë.

Me shtimin e teknlogjisë, plani mund të avancojë përmes fazave 2 dhe 3, me vendosjen e kamerave fikse të shpejtësisë, si dhe të atyre te levizeshme te montuara ne automjetet e policise, që aktualisht jane ne numer te limituar në dispozicion te PTSH.

Page 18: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 18

Përfitimi shtesë i trajtimit me faza, është se nxjerrja e mësimeve nga faza 1, do të përdoret për të informuar dhe përmirësuar ecurine e programit përgjatë fazave 2 dhe 3.

Planet e veprimit

Të dhënat që janë më të rëndësishme për planifikimin aktiv per kontrollet rrugore mund të përmblidhen si:

Analiza e të dhënave në dispozicion tregon se konsideratat kryesore për ndërhyrjet taktike janë:

• 71% e aksidenteve nga shpejtësia ndodhin ndërmjet orës 10:00 dhe 11:00 pasdite, me 54% prej tyre që ndodhin ndërmjet orës 10:00 dhe 7:00 pasdite

• Aksidentet sipas ditëve të javës janë konsistente me mesatarisht 14.3% për çdo ditë

• 63% e aksidenteve nga shpejtësia ndodhin në zonat urbane

• 50% e aksidenteve nga shpejtësia ishin në rrugë me kufizim shpejtësie të dhënë

• 66% nga këto aksidente ndodhin në seksione të drejta të rrugëve

Duke përdorur të dhënat siç përshkruhen më lart, duhet të hartohen plane veprimi lokale rregullatore. Këto plane duhet të jenë specifike dhe të japin drejtim të qartë për oficerët e trafikut të vendosur në operacionet e zbatimit të masave per shpejtësine dhe mund të jenë të thjeshtë si psh:

Oficerë/Njësi

Pajisje

Problemi i identifikuar

Aktiviteti Orari Kohëzgjatje

Zona/Vendodhja Masat

Kohëzgjatja e

operacionit policor

Burimet aktuale të përdorura

Numri i automjeteve të kontrolluar

Numri i shkeljeve të lëshuara

Më e rëndësishmja, eshte qe te kemi matje te performancës gje qe lejon një planifikim më efikas për operacionet e ardhshme. Pasi të matet niveli aktual i performancës, mund të përcaktohen objektiva realiste duke bere qe planet strategjike dhe vepruese mund të vlerësohen dhe modifikohen për të arritur rezultatet e kërkuara..

Është gjithashtu e rëndësishme të analizohet aftësia aktuale e agjencisë së zbatimit, në mënyrë që të kuptohet se çfarë mund të arrihet me burimet e disponueshme. Kjo lejon zhvillimin e veprimeve dhe aktiviteteve specifike dhe përkatëse për zbatimin e masave rregullatore. Është gjithashtu një pikë kyce, që të papriturat të planifikohen, të identifikohen pengesat dhe të zhvillohet masa e kontrollit për këto pengesa.

Page 19: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 19

5 Tremujori i ardhshëm (Shtator 2019 - Nëntor 2019))

5.1 Plani i Punës

Sipas Tabelës 1, aktiviteti tjetër që do të përfundojë gjatë periudhës Shtator 2019 - Nëntor 2019 i referohet mbështetjes në renditjen dhe menaxhimin e sigurisë së rrjetit. Të gjitha aktivitetet e tjera janë në vazhduar.

2019

Shtat. Tet. Nënt.

Komponenti / Aktiviti / Detyra M9 M10 M11

Përbërësi 2 – Raporti i Progresit të Përkohshëm 3

2.1 Këshilla për përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë në korridoret rrugore me rrezik të lartë

2.1.3 Sigurimi i mbështetje në renditjen dhe menaxhimin e sigurisë së rrjetit X

2.1.4a

Mbështetje gjatë punës

2.1.4b

2.2

Trajnim në përdorimin e mjeteve dhe procedurave proaktive për sigurinë e rrugore

2.2.2 Kryerja e Trajnimit Teorik dhe Praktik

2.3

Vlerësimi i programeve të përmirësimit të sigurisë rrugore rrugore ne rrjetet rrugore rurale dhe urbane si dhe ne zona me rrezik të lartë

2.3.1 Kryeni M&E të korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë

2.6 Programet e kontrolleve lidhur me zbatimin e rregullave te qarkullimit

2.6.1

Përgatisni udhëzime për të adresuar shkeljet rrugore në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë

Tabela 1. Plani i punës Shtator 2019 - Nëntor2019

5.1.1 Pasqyrë e aktiviteteve për tremujorin tjetër

5.1.2 Detyra 2.1.3: Ofrimi i mbështetjes në renditjen prioriteteve te sigurisë rrjetit (përfunduar) Trajtimi i vendndodhjeve të aksidenteve në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë përfshin një proces hap pas hapi, duke filluar me identifikimin dhe renditjen e seksioneve (dhe zonave) të rrjetit të cilat kanë një përqendrim të lartë aksidentesh. Kjo analizë bazohet pra në të dhënat e aksidenteve (d.m.th. qasje reaktive).

5.1.3 Detyra 2.1.4: Dhënia e mbështetjes në vendin e punës (në vazhdim) Konsulenti do të jape mbështetje në vendin e punës se klientit për zbatimin e Udhëzimeve dhe proceseve, për të përmirësuar sigurinë e infrastrukturës në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë. Në të vërtetë, është e rëndësishme që ekipet brenda autoriteteve përgjegjëse të jenë në gjendje të përdorin Udhëzimet dhe ti pervetesojne ato. Në veçanti, Konsulenti do të punojë me palët e interesit

Page 20: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 20

(sidomos ARRSH) për të aplikuar metodologjitë e reja në raste pilot, që ilustrojnë situatat tipike të rrezikut të lartë, që përsëriten në territorin shqiptar (p.sh. rruga që kalon nëpër fshat ose zonë e ngritur, kryqëzimet e rrezikshme, kthesat e rrezikshme, etj.).

Identifikimi dhe përgatitja e listës së vendndodhjeve tipike me rrezik të lartë, do të lidhet me kujdes me detyrën e mëparshme (klasifikimi i sigurisë së rrjetit). Bazuar ne kete, Konsulenti do të përcaktojë modelet dhe karakteristikat e përbashkëta të vendeve të identifikuara me rrezik të lartë dhe do të hartoje listën perkatese.

Pasi të jenë identifikuar vendet me rrezikshmëri të lartë dhe të jenë identifikuar faktorët shkaktare më të mundshëm që ndikojnë në aksidente, atëherë është e mundur që të zhvillohen kundërmasat e përshtatshme për të zvogëluar gjasat e aksidenteve të mëtejshme që ndodhin në secilin vend.

5.1.4 Detyra 2.2.2: Kryerja e Trajnimit Teorik dhe Praktik (në vazhdim) Konsulenti do të zhvillojë trajnime teorike dhe praktike mbi mjetet dhe procedurat proaktive për përmirësimin e sigurisë në infrastrukturë. Trajnimi teorik do t'u sigurojë pjesëmarrësve informacion te bollshem dhe do të shqyrtoje përmbajtjen e mjeteve dhe procedurave proaktive për përmirësimin e sigurisë në infrastrukturë. Ndërsa trajnimi praktik do të ndihmojë në kuptimin e masave parandaluese pasi pjesëmarrësit do ti zbatojne ne praktikenjohuritë e marra.

5.1.5 Detyra 2.3.1: Manaxhimi dhe vleresimii korridoreve dhe zonave me rrezik të lartë (në vazhdim) Bazuar në të dhënat e disponueshme që i janë dhënë Konsulentit, do të kryhet monitorimi, i cili është mbledhja sistematike e të dhënave mbi performancën e trajtimeve të sigurisë rrugore, pas zbatimit të tyre. Për më tepër, vlerësimi do te tregoje, se cila eshte analiza statistikore e të dhënave qe tregon shkallën në të cilën trajtimi (ose një program më i gjerë trajtimi) ka përmbushur objektivat e reduktimit të aksidenteve.

5.1.6 Detyra 2.6.1: Përgatitja e udhëzimeve për të adresuar shkeljet rrugore në korridoret dhe zonat me rrezik të lartë (në vazhdim)

Udhëzimet mbi zbatimin e masave rregullatore do të hartohen duke përdorur metodologjinë e mëposhtme:

• Identifikimi dhe analiza e të gjitha të dhënave të disponueshme që lidhen me aksidentet dhe

shkeljet rrugore;

• Identifikimi dhe shqyrtimi i të gjithë legjislacionit, rregulloreve, politikave përkatëse, planifikimit

policor dhe operacioneve;

• Hartimi i metodologjive aktuale të procedurave /metodologjite per masat rregullatore;

• Identifikimi i arritjeve në programet aktuale dhe identifikimi i mundësive për riplanifikimin e

procesit;

• Perdorimi i Praktikave më të Mira Botërore (WBP) mbi proceset aktuale;

• Identifikimit i boshllëqeve, zonave dhe sjelljeve me rrezik të lartë

• Koordinimi i zhvillimin e strategjisë lidhur me zbatimin e ligjit

• Kryerja e konsultimit me Palët Kryesore të Interesit lidhur me zhvillimin dhe ndikimin e qellimit te

programit, dhe objektivave të programit;

Page 21: Progres Raporti Nr. 2 Komponenti 2

Projekti i Mirëmbajtes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence mbi Asistencën teknike për Sigurinë Rrugore

Sipërmarrje e përbashkët NTU / EPTISA 21

• Ndihma në identifikimin e mangesive të kapaciteteve tek agjencitë e zbatimit të ligjit, në lidhje me

nevojat për masat rregullatore dhe integrimin e mangësive në analizën e nevojave për trajnim;

• Lehtësimi i zhvillimin te matjeve kryesore të performancës dhe rezultateve më të mira për matjen

e objektivave të programit, duke përfshirë zhvillimin konstant të një 'kalendari për masat

rregullatore, për planifikimin e operacioneve të synuara dhe të specializuara në lidhje me

periudhat ciklike të rrezikut të lartë, si dhe strategjitë e vazhdueshme të zbatimit te masave

rregullatore;

• Koordinonimi integrimin e objektivave dhe lidhjeve kritike kohore me programet e ndërgjegjësimit

dhe edukimit të publikut nepermjet mediave;

• Sigurimi i nje dokumentacioni te pranueshem te programeve dhe qellimit strategjik te tyre.

• Implementoni strategjinë duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë përdoruesit e rrugës:

Veprimet e mëposhtme janë planifikuar për përbërësin 2 në periudhën tjetër të raportimit:

1. Ndërveprimi i vazhdueshëm me palët kryesore të interesit dhe anëtarët e ekipit të projektit

2. Nisja e zhvillimit të modelit vjetor të programit mbi operacionet e zbatimit te ligjit

3. Në konsultim me komandën e Policisë Rrugore, zhvillo plane strategjike, operacionale dhe

taktike lidhur me forcimin e zbatueshmerise se lligjit.

4. Analizë e hollësishme e nevojave për trajnim për Policinë Rrugore, me rekomandime për

zgjerimin e tyre .

5. Zhvillimi i programit të trajnimit për policinë mbi zbatimin e strategjive operative dhe

taktikave per eliminimin e sjelljeve te rezikshme tek përdoruesit e rrugës

6. Ndihma në krijimin e te treguesve kryesore për qëllime monitorimi dhe vlerësimi.