PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

64
PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS 2020–2025 VEPRIMI I PËRBASHKËT PËR SHËNDET MË TË MIRË

Transcript of PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Page 1: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 3

PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS 2020–2025

VEPRIMI I PËRBASHKËT PËR SHËNDET MË TË MIRË

Page 2: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

AbstraktProgrami Evropian i Punës, 2020–2025 – “Veprimi i përbashkët për shëndet më të mirë për Shëndet më të Mirë në Evropë” (PEP) përcakton përparësitë për pesë vitet e ardhshme duke filluar nga ajo cka qytetarët në Rajon presin ligjërisht nga autoritetet e tyre shëndetësore. Njerëzit duan që autoritetet t’u garantojnë të drejtën e tyre për qasje universale në kujdesin cilësor pa pasur frikë nga vështirësitë financiare; ata duan që autoritetet të ofrojnë mbrojtje efikase në situatat e emergjencave shëndetësore; si dhe ata duan të kenë mundësinë të jetojnë në komunitete të shëndetshme, ku veprimtaritë e shëndetit publik dhe politikat e duhura publike sigurojnë një jetë më të mirë në një ekonomi me mirëqenie. Njerëzit gjithnjë e më shumë - dhe me të drejtë - bëjnë përgjegjëse autoritetet shëndetësore për përmbushjen e këtyre pritshmërive. PEP-ja përcakton një vizion se si mund t’i mbështesë Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën autoritetet shëndetësore në Shtetet Anëtare në përgjigje të kësaj sfide, në secilin prej vendeve dhe bashkarisht në Rajon.

© World Health Organization 2021Disa të drejta të rezervuara. Ky punim është i disponueshëm nën licensën Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 3.0 IGO (CC BY-NC-SA 3.0 IGO; https://creativecommons.org/licenses/by-nc-sa/3.0/igo).

Sipas kushteve të kësaj license, ju mund ta kopjoni, rishpërndani dhe përshtatni punimin për qëllime jo-komerciale, me kusht që punimi të citohet siç duhet, siç tregohet më poshtë. Në asnjë përdorim të këtij punimi, nuk duhet të ketë sugjerime se OBSH-ja mbështet ndonjë or-ganizatë, produkt apo shërbim specifik. Përdorimi i logos së OBSH-së nuk lejohet. Nëse bëni përshtatje në punim, atëherë duhet ta licenconi punimin tuaj sipas të njëjtës licencë ose një licence ekuivalente të Creative Commons. Nëse e përktheni këtë punim, duhet të shtoni deklaratën e mëposhtme për heqje dorë nga përgjegjësia së bashku me citimin e sugjeruar: “Ky përkthim nuk është krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). OBSH-ja nuk është përgjegjëse për përmbajtjen ose saktësinë e këtij përkthimi. Botimi origjinal në gjuhën angleze do të jetë botimi i pranueshëm dhe autentik: The European Programme of Work, 2020–2025: United Action for Better Health. Copenhagen: WHO Regional Office for Europe; 2021”.

Çdo ndërmjetësim në lidhje me mosmarrëveshjet që lindin sipas licensës do të kryhet në përputhje me rregullat e ndërmjetësimit të Organi-zatës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (http://www.wipo.int/amc/en/mediation/rules/)Citim i sugjeruar. Programi Evropian i Punës, 2020–2025; Veprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë. Kopenhagë: Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën; 2021. Licensë: CC BY-NC-SA 3.0 IGO.Të dhënat e katalogimit në publikim (CIP). Të dhënat e CIP janë të disponueshme në http://apps.who.int/iris.Shitjet, të drejtat dhe licensimi. Për të blerë botime të OBSH-së, vizitoni http://apps.who.int/bookorders. Për të paraqitur kërkesa për përdorim komercial dhe pyetje në lidhje me të drejtat dhe licensimin, vizitoni http://www.who.int/about/licensing.Materialet e palëve të treta. Nëse dëshironi të ripërdorni materiale nga ky punim që i atribuohet një pale të tretë, të tilla si: tabela, figura ose imazhe, është përgjegjësia juaj të përcaktoni nëse nevojitet leje për atë ripërdorim dhe ta merrni atë nga mbajtësi i të drejtës së autorit. Rreziku i pretendimeve që rezultojnë nga shkelja e ndonjë komponenti të punimit në pronësi të një pale të tretë i mbetet vetëm përdoruesit.Deklarata të përgjithshme për heqjen dorë nga përgjegjësia. Përcaktimet e përdorura dhe prezantimi i materialit në këtë botim nuk nën-kuptojnë shprehjen e ndonjë mendimi cilidoqoftë nga ana e OBSH-së në lidhje me statusin ligjor të çfarëdo vendi, territori, qyteti ose zone ose të autoriteteve të tij, ose në lidhje me caktimin e kufijve të tij. Vijat me pika dhe vijat e ndërprera në harta përfaqësojnë vija të përafërta kufitare për të cilat ende nuk mund të ketë marrëveshje të plotë.Përmendja e kompanive specifike ose e produkteve të prodhuesve të caktuar nuk nënkupton që ato janë të miratuara ose rekomandohen nga OBSH-ja si më të preferuara se të tjerat të një natyre të ngjashme, të cilat nuk përmenden. Me përjashtim të gabimeve dhe mospërfshirjeve, emrat e produkteve të patentuara dallohen sepse fillojnë me shkronja kapitale.Të gjitha masat paraprake të arsyeshme janë marrë nga OBSH-ja për të verifikuar informacionet e përfshira në këtë botim. Sidoqoftë, materiali i botuar po shpërndahet pa asnjë garanci të ndonjë lloji, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar. Përgjegjësia për interpretimin dhe përdorimin e materialit është e lexuesit. Në asnjë rast OBSH-ja nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet që vijnë nga përdorimi i tij.Dizajni u realizua nga: Pointer Creative SRL

Page 3: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i Punës 2020–2025

Veprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Page 4: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS
Page 5: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

PërmbajtjaPërse një Program Evropian i Punës? Përparësitë e përbashkëta globale, cilësimet rajonale ....... 5

Një mandat politik për PEP-në ..................................................................................................... 9

Ku duhet të fokusohet OBSH-ja/Rajoni Evropian? Tri përparësitë kryesore të PEP-së................. 13Përparësia kryesore 1. Lëvizja drejt MSHU-së ............................................................................................. 19

Nisma kryesore 1. Koalicioni i Shëndetit Mendor ......................................................................................................26Nisma kryesore 2. Fuqizimi nëpërmjet Shëndetit Digjital .........................................................................................28

Përparësia kryesore 2. Mbrojtja nga emergjencat shëndetësore ............................................................... 30Përparësia kryesore 3. Promovimi i shëndetit dhe mirëqënies ................................................................... 34

Nisma kryesore 3. Agjenda Evropiane e Imunizimit 2030 .........................................................................................39Nisma kryesore 4. Sjellje më të shëndetshme: përfshirja e perceptimeve kulturore dhe të sjelljes .......................41

Si do ta maksimizojë OBSH për Rajonin Evropian ndikimin në vend? .......................................... 43Bashkimi i përpjekjeve të partnerëve rajonalë dhe globalë ......................................................................... 44Përmirësimi i fokusit të vendit: mbështetje e drejtpërdrejtë për udhëheqjen shëndetësore të Shteteve Anëtare ....................................................................................................................................... 46Përafrimi i prioriteteve kryesore të përbashkëta: një Rajon Evropian i pajisur sipas standardeve ........... 49

Mobilizimi i burimeve ................................................................................................................ 51

Si duhet ta masim përparimin në Rajonin Evropian? .................................................................. 53

Konsultimi, përfshirja dhe procesi i vendimmarrjes .................................................................... 57

Page 6: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 4

ShkurtesaDOB Divizioni i Operacioneve të Biznesit

PShV Divizioni i Programeve Shëndetësore në Vend

COVID-19 Sëmundja e koronavirusit

PSV Divizioni i i Politikave dhe Sistemeve Shëndetësore të Vendeve

MEV Divizioni për Mbështetjen dhe Emergjencat e Vendeve

BE Bordi Ekzekutiv

PEP Programi Evropian i Punës, 2020–2025

ZShGj Zyrë e shpërndarë gjeografikisht

PPP 13 Programi i Trembëdhjetë i Përgjithshëm i Punës, 2019–2023

RrNSh Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetit (2005)

AGPPP Analiza e Përgatitjes dhe Përgjigjes së Pavarur ndaj Pandemisë

SJT Sëmundje Jo të Transmetueshme

ZDR Zyra e Drejtorit Rajonal

OZhQ Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

MShU Mbulimi Shëndetësor Universal

UNSDCF Kornizat e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara

PESh Programi i Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së

Page 7: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 5

Përse një Program Evropian i Punës?

Përparësitë e përbashkëta globale, cilësimet rajonale

© W

HO

Page 8: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 6

Shtetet Anëtare të OBSH-së, në nivel global dhe në Ra-jonin Evropian të saj, janë të angazhuara për zbatimin e tre përparësive strategjike të ndërlidhura, të cilat për-bëjnë shtyllat e Programit të Trembëdhjetë të Përgjith-shëm të Punës së OBSH-së, 2019-2023 (PPP 13):

• lëvizja drejt mbulimit shëndetësor universal (MSHU)

• mbrojtja më e mirë e njerëzve nga emergjencat shëndetësore

• sigurimi i jetës së shëndetshme dhe mirëqenies për të gjithë në të gjitha moshat.

Këto përparësi thelbësore përfshihen në Agjendën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) të vitit 2030 dhe janë të lidhura me tri synime të guxim-shme për kontributin e sektorit shëndetësor në OZHQ: synimet tremiliardëshe (Kutia 1).

EMER

GJENCAT SHËNDETËSORE SHËNDETI DHE M

IRËQ

ENIA

Një miliard njerëz më shumë

që përfitojnë

Një miliard njerëz më

shumë të mbrojtur

Një miliard njerëz më shumë që i gëzojnë më tepër

MBU

LIMI S

HËNDETËSOR UNIVERSAL

KUTIA 1. SYNIMET TREMILIARDËSHE

PPP 13 është e lidhur me synimet tremiliardëshe në qendër të kontributit të sektorit shëndetësor për OZHQ-në kudo në botë:

• Një miliard njerëz më shumë që përfitojnë nga mbulimi shëndetësor universal.

• Një miliard njerëz më shumë të mbrojtur më mirë nga emergjencat shëndetësore.

• Një miliard njerëz më shumë që gëzojnë shëndet dhe mirëqenie më të mirë.

PEP-ja përcakton kontributin e  Rajonit Evropian në PPP 13 dhe këto synime globale. Karta e  Ta-linit: Sistemet shëndetësore për shëndetin dhe pasurinë; Deklarata e Astanas (për Kujdesin Shën-detësor Parësor); Deklarata e  Ostravës e  Kon-ferencës së Gjashtë Ministrore për Mjedisin dhe Shëndetin; dhe Deklarata e Shangait për promovi-min e shëndetit në Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm ofrojnë një themel solid për rifoku-

simin e punës së Rajonit në këto përparësi krye-sore, ndërsa pandemia COVID-19 shton emergjen-cën në përpjekjet për të arritur këto synime.

Page 9: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 7

© Lilit Dadikyan

Page 10: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 8

Pas zgjedhjes së një Drejtori të ri Rajonal të OBSH-së për Rajonion Evropian në shtator 2019 dhe emërimit të tij nga Bordi Ekzekutiv në seancën e  tij të 146-të në shkurt 2020, Shtetet Anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së kërkuan nga Zyra Rajonale e  OBSH-së për Evropën ta rifokusojë punën e saj te përparësitë kryesore. Kjo u shpreh me një thirrje të fortë për të bashkuar përpjekjet për një shëndet më të mirë në të gjithë rajonin nëpërmjet Programit Evropian të Punës, 2020-2025 (PEP).

Disa ditë më vonë, pandemia COVID-19 goditi Ra-jonin Evropian me një egërsi të pashoqe. Pandemia ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë rëndë njerëzit

1 OBSH-ja/Rajoni Evropian përbëhet nga Zyra Rajonale në Kopenhagë, Danimarkë; 32 zyra vendore, në terren dhe ndërlidhëse; tri qendra të Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së; pesë zyra të shpërndara gjeografikisht (ZShGj); dhe një Partneritet i organizuar nga OBSH-ja. Zyra e OBSH-së për Fuqizimin e Sistemeve Shëndetësore në Barcelonë, Spanjë, nuk ka të njëjtin status me ZShGj-të, duke pasur parasysh mungesën e një kornize ligjore të pranuar për praninë e OBSH-së në Spanjë. Sidoqoftë, ekziston një angazhim i ripërtërirë nga Spanja dhe OBSH-ja për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje të vjetër dhe negociatat janë në zhvillim e sipër me përfshirjen e Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.

dhe komunitetet, punonjësit e shëndetësisë, sistemin shëndetësor dhe kujdesin social, ekonomitë dhe sho-qërinë në tërësi. Shumë po përpiqen ta kalojnë këtë sprovë pa u dëmtuar. Pasojat ekonomike të pandemisë do të ndikojnë më tej në shëndetin dhe mirëqenien në të gjithë rajonin. Kriza COVID-19 ka pasoja të rënda në sistemin shëndetësor dhe kujdesin social, në rolin e OBSH-së/Rajoni evropian1 si institucion, si dhe për PEP-në. Ajo ka vënë në lëvizje atë që do të përbëjë një transformim të thellë të sistemeve shëndetësore dhe kujdesit social në Rajon, me perspektivën e një të ardhmeje digjitale, inovative, të drejtuar nga rezultatet dhe me njerëzit në qendër.

Page 11: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 9

Një mandat politik për PEP-në

© W

HO

Page 12: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 10

PEP-ja pasqyron vendosmërinë e  OBSH-së/Rajoni Evropian për të mos lënë askënd pas dhe për të forcuar udhëheqjen e autoriteteve shëndetësore në Rajon.

Askush të mos mbetet pas. Prania e pabarazive shëndetësore tregon se duhet bërë akoma shumë për të arritur një shoqëri të drejtë. Pabarazitë kanë qenë një sfidë e vazhdueshme në Rajonin Evropian  – si nga pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe nga ajo politike. Epidemiologjia e  sëmundjeve të transmetueshme në Rajon ashtu si ngarkesa e pabarabartë e sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT) tregojnë rëndësinë e  trajtimit të pabarazive socio-ekonomike. Për shembull, rreziku i vdekjes së parakohshme nga katër SJT-të kryesore është nën 10% në disa vende, por deri në 31% në vende të tjera. Ende ka mangësi të tilla si: përputhja midis vendeve në rajon mbetet tepër e  ngadaltë dhe shoqërohet me pabarazi të mëdha në investimet shëndetësore. Kjo pasqyrohet nga progre si i  pandryshuar dhe ndonjëherë nga një përkeqësim i  barazisë shëndetësore brenda shumë Shteteve Anëtare. Në këtë kuadër, COVID-19 ka goditur më rëndë njerëzit më të varfër dhe më brishtë, duke përkeqësuar pabarazitë e  mëparshme. Ai ka zmadhuar efektet e  mungesës së investimeve sociale dhe ka zbuluar se sa duhet të përparojnë ende shoqëritë përpara sesa shëndetësia dhe kujdesi social të inkuadrohen në një ekonomi mirëqenieje. Fatkeqësisht, ritmi i ngadaltë i përputhjes rajonale pengohet edhe më shumë nga hendeqet e vazhdueshme gjinore dhe sociale në rezultatet e shëndetësisë brenda vendeve, vëmendja e pamjaftueshme ndaj grupeve të mëdha të personave të cenueshëm, si dhe sfidat e migrimit brenda vendeve dhe midis tyre. Prandaj PEP-ja vë theks të fortë që askush të mos mbetet pas.

Page 13: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 11

© W

HO

/ Sergey Volkov

Page 14: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 12

Udhëheqja dhe autoriteti. PEP-ja gjithashtu thekson nevojën për të forcuar aftësitë drejtuese të autoriteteve shëndetësore. Kriza COVID-19 ka fuqizuar pozicionin e personelit shëndetësor në sytë e publikut të gjerë në shumicën e  Shteteve Anëtare. Sidoqoftë, në disa vende, pakënaqësia e  mëparshme është përkeqë-suar nga vështirësitë që kanë hasur autoritetet e tyre shëndetësore në menaxhimin e  krizës COVID-19. Në të gjithë Rajonin Evropian, njerëzit gjithnjë e  më shumë duan që qeveritë të sigurojnë të drejtat e tyre themelore për një shëndet dhe mirëqenie më të mirë; për qasje universale në kujdes; për të jetuar në komu-nitete të sigurta, mbështetëse dhe të shëndetshme; dhe për sigurinë shëndetësore. Gjithnjë e më shumë, autoritetet shëndetësore shqetësohen për hendekun midis këtyre pritshmërive legjitime dhe përvojës kon-krete në një mjedis që sa vjen e përkeqësohet dhe shërbimeve shëndetësore të kufizuara për shkak të

mangësive, mungesës së investimeve, komerciali-zimit apo edhe korrupsionit. E nxitur nga informacio-net e sakta dhe të pasakta që vërshuan në lidhje me krizën COVID-19, ky hendek midis pritshmërive dhe përvojës konkrete shkatërron besimin te qeverisja e sektorit shëndetësor. PEP-ja fokusohet në mënyrë të veçantë te nbështetja e kapaciteteve për udhëheq-jen dhe angazhimin shëndetësor efikas me sektorë të tjerë të politikave, në mënyrë që autoritetet shën-detësore të përmbushin pritshmëritë legjitime të pop-ullatave, të cilave u shërbejnë.

Nevoja për t’u fokusuar te rimëkëmbja, aftësia ripërtëritëse dhe fuqia e sistemeve shëndetësore dhe shërbimeve shëndetësore publike në vazhdën e pan-demisë COVID-19 vetëm forcon vendosmërinë për të mos lënë askënd pas dhe për të forcuar aftësitë drej-tuese të autoriteteve shëndetësore.

Page 15: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 13

Ku duhet të fokusohet OBSH/Rajoni Evropian?

Tri përparësitë kryesore të PEP-së

© W

HO

/ Sergey Volkov

Page 16: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 14

Përparësitë kryesore të PEP-së e  kanë origjinën e tyre në pritshmëritë legjitime të qytetarëve. Njerëzit presin që qeveritë t’u sigurojnë të drejtën për qas-je universale në kujdesin cilësor pa vështirësi finan-ciare, t’i mbrojnë ata në situatat e  emergjencave shëndetësore dhe të sigurojnë shëndet më të mirë dhe mirëqenie për të gjitha moshat. Kjo përbën kor-nizën e  politikave për fushat specifike që përbëjnë portofolin teknik të OBSH-së/Rajoni Evropian (Kutia 2). Thelbi kryesor i  PEP-së është t’i japë përparësi mjedisit të punës dhe nismave që kontribuojnë drejt-përdrejt në tri përparësitë kryesore, duke përbërë së bashku një program rimëkëmbjeje dhe reforme pas COVID-19. Katër nisma kryesore plotësojnë portofolin: ato do ta përshpejtojnë ndryshimin duke u mobilizuar për çështjet kritike që shfaqen dukshëm në Agjendat e Shteteve Anëtare dhe për të cilat angazhimi politik i nivelit të lartë dhe me vizibilitet të madh mund të jetë transformues.

Pandemia COVID-19 dhe pasojat e  saj të dukshme ekonomike po vendosin sistemet shëndetësore dhe kujdesin social nën një barrë të rëndë. Pavarësisht nga përparimet në trajtim, testim dhe vaksina, kali-mi drejt një gjendjeje të qëndrueshme transmetimi të nivelit të ulët do të lërë pasoja të rënda. Sistemet shëndetësore dhe kujdesi social po përballen me per-sonelin e rraskapitur të vijës së parë, buxhetet e vogla dhe një numër të madh njerëzish që presin të marrin trajtim. Shtrirja e  plotë e  këtyre pasojave nuk dihet ende, por COVID-19 ka nxjerrë në pah cenueshmërinë, si dhe ka ulur financimet për shërbime shëndetësore dhe sociale dhe personelin e tyre.

Rezultati është një konsensus i  fuqizuar se kujdesi shëndetësor, kujdesi social dhe shëndeti publik janë të gjitha thelbësore për një ekonomi me mirëqenie - me

kusht që rimëkëmbja dhe reforma të japin përgjigje të qëndrueshme ndaj sfidave aktuale dhe të ardhshme, me investime të mëdha në ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme dhe të forta. Do të duhet të ketë një ekuilibër midis ofrimit të qasjes universale në kujdes dhe shëndet publik, përgjigjes së shpejtë dhe të për-shtatshme ndaj emergjencave dhe sigurimit të jetës së shëndetshme dhe mirëqenies për të gjitha moshat. Në vend të rregullimeve afatshkurtra, kjo kërkon para-shikim të qeverisjes me guxim, krijimtari dhe aftësi për të mësuar.

Shëndeti dhe sistemet shëndetësore aktualisht kanë një rëndësi të pashembullt në bisedat rajonale dhe nënrajonale, si dhe në ato në nivele kombëtare dhe nënkombëtare. Gjatë kësaj krize, Zyra Rajo-nale e OBSH-së për Evropën ka fituar reputacion në udhë heqje. OBSH/Rajoni Evropian ka demonstruar se mund të punojë si një OBSH e  bashkuar dhe si një Organizatë e  Kombeve të Bashkuara; se mund të bashkojë dhe mobilizojë Shtetet Anëtare dhe in-stitucionet me të gjithë larminë e Rajonit, duke krijuar mekanizma nënrajonalë kur është e nevojshme dhe duke përfshirë të gjitha vendet e  vogla; se mund të dërgojë stafin dhe ekspertizën menjëherë aty ku është e nevojshme, të nxjerrë udhëzimet përkatëse norma-tive në kohën e duhur, të koordinojë e të ndjekë shpejt prokuri min e  pajisjeve mbrojtëse personale; dhe se mund të komunikojë me vendosmëri dhe objektivitet. Ndërsa Rajoni shkon drejt një periudhe rimëkëmbjeje dhe reforme, OBSH/Rajoni Evropian mund të bazohet te kjo për t’i ndihmuar vendet dhe për të lehtësuar dis-kutimet në ndërlidhjen midis sferës shëndetësore dhe asaj socio-ekonomike.

Në mënyrë që njerëzit të jenë në qendër të politikës publike, përpjekjet për rimëkëmbje duhet të kryhen

Page 17: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 15

konkretisht në nivel vendi. Kjo kërkon përpjekje prag-matike, të qëllimshme dhe të kontekstualizuara për të siguruar që portofoli teknik i OBSH-së/Rajoni Ev-ropian të mbështetet mbi sinergjitë midis programeve teknike për t’u fokusuar te përparësitë kryesore të PEP-së (Kutia 2). Ky portofol ofron një bazë të do-mosdoshme për trajtimin e gamës së madhe të SJT-ve, sëmundjeve të transmetueshme dhe përcaktuesve socialë dhe ekonomikë të shëndetit që u japin trajtë rezultateve dhe pabarazisë në shëndetësi gjatë gjithë jetës. Ai përbën bazat për mbështetjen që u jepet ven-deve në ndjekjen e tri përparësive kryesore.

OBSH-ja/Rajoni Evropian do ta ketë në fokusin e saj mbështetjen e përpjekjeve të vendeve. Së bashku me

mbështetjen e  drejtpërdrejtë në nivel vendi, fokusi i  shtuar vendor gjithashtu mbështetet në mënyrë të konsiderueshme në forcimin e  lidhjeve rajonale dhe nënrajonale. OBSH-ja/Rajoni Evropian aktualisht ka rritur fuqinë për të mbledhur së bashku agjencitë dhe aktorët rajonalë dhe nënrajonalë, ndërqeveritarë si dhe jo-shtetërorë. Ajo do ta shfrytëzojë këtë arritje të re për të siguruar që marrëveshjet ndërkombëtare rregullatore dhe të politikave, veçanërisht ato që syno-jnë rimëkëmbjen pas COVID-19, të mbështesin përpa-rimin e përparësive kryesore. Në këtë mënyrë, OBSH-ja/Rajoni Evropian do të kërkojë sinergji dhe ekonomi të shkallës në punën e saj rajonale dhe nënrajonale, të cilat mbështesin përpjekjet e autoriteteve kombëtare të shëndetësisë për të udhëhequr rimëkëmbjen dhe

© W

HO

© Jerome Flayosc

Page 18: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 16

reformën. Bashkëpunimi intensiv me dhe midis au-toriteteve kombëtare të shëndetësisë, aktorëve krye-sorë të sektorit shëndetësor dhe social dhe aktorëve nga sektorë të tjerë të tillë si mjedisi, planifikimi urban,

transporti, arsimi ose bujqësia është i nevojshëm për të arritur ekuilibrin e nevojshëm midis tre prioriteteve kryesore, i  cili strukturohet sipas rrethanave dhe nevo jave specifike të secilit Shtet Anëtar.

KUTIA 2. PËRSHKALLËZIMI I PORTOFOLIT AKTUAL TË VEPRIMTARIVE TË OBSH-SË/RAJONI EVROPIAN

Portofoli teknik i  OBSH-së/Rajoni Evropian orga-nizohet në tri divizione, të cilat janë fokusuar të gjitha te mbështetja e vendeve për të bërë përpa-rim në drejtim të tri përparësive kryesore: MSHU, siguria shëndetësore, shëndeti dhe mirëqenia, me qasjet gjinore dhe të drejtat e njeriut të integrua ra në të trija përparësitë. Ato mbështeten nga Zyra e Drejtorit Rajonal dhe Divizioni i Operacioneve të Biznesit.

Divizioni i  Politikave dhe Sistemeve Shën-detësore të Vendeve (PSV) ndihmon vendet në Rajon me hartimin dhe zbatimin e politikave dhe sistemeve të përshtatshme shëndetësore për të fuqizuar MSHU-në. Ai punon për të fuqizuar zhvilli min dhe zbatimin e politikave shëndetësore bazuar në të dhëna, informacione nga evidencat, të përshtatura me kontekstin në nivelet kombëtare, rajonale dhe vendore, duke aplikuar një qasje gjithëpërfshirëse gjatë gjithë jetës. Divizioni mbron fuqizimin e udhëheqjes së shëndetit publik, duke u  fokusuar te zbatimi i  politikave me në qendër njerëzit që promovojnë shëndetin, parandalojnë sëmundjet dhe trajtojnë përcaktuesit socialë dhe ekonomikë të shëndetit. Divizioni synon të nxisë udhëheqjen e bazuar në paanashmërinë, të drej-tat e njeriut dhe integrimin gjinor në shëndetësi.

Ai fokusohet te zhvillimi i kapaciteteve për inova-cionin e  sistemeve shëndetësore për të mundë-suar shpërndarjen e qëndrueshme të shërbimeve cilësore shëndetësore parësore dhe komunitare, të cilat janë të lidhura në mënyrë efikase me spitalet dhe shërbimet e shëndetit mendor, shëndetit pub-lik dhe kujdesit social. Për ta realizuar këtë, PSV-ja mbështet përpjekjet e vendit për të leh tësuar qas-jen në mënyrë që të askush të mos mbetet pas pas, për të përmirësuar mbrojtjen financiare, për të forcuar personelin shëndetësore, për të rritur qasjen në barna dhe teknologji të përballueshme financiarisht dhe për të promovuar marrjen dhe zbatimin e teknologjisë digjitale.

Divizioni i  Programeve Shëndetësore të Ven-deve (PSHV) ndihmon në përpjekjen e vendit për të zvogëluar barrën e  sëmundjeve jo të trans-metueshme dhe të transmetueshme dhe për trajtimin e  përcaktuesve socialë dhe ekonomikë të shëndetit. Ai përqendrohet te masat e promo-vimit të shëndetit; parandalimit të dhunës dhe lëndimit; parandalimi dhe kontrolli i integruar i së-mundjeve jo të transmetueshme, duke përfshirë kanceret, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe diabetit; dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e  duhanit, mungesën

Page 19: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 17

KUTIA 2. PËRSHKALLËZIMI I PORTOFOLIT AKTUAL TË VEPRIMTARIVE TË OBSH-SË/RAJONI EVROPIAN

e aktivitetit fizik, dietat  e  pashëndetshme dhe përdorimin e  dëmshëm të alkoolit; sëmun djet e  transmetueshme siç janë: tuberkulozi, HIV/AIDS, hepatiti, sëmundjet tropikale të shkaktuara nga vektorë dhe ato të neglizhuara; çrrënjosja dhe eleminimi i  sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat dhe mbështetja për rritjen e përdorimit të vaksinave; frenimi dhe kontrolli i  rezistencës an-timikrobike; dhe trajtimi i rreziqeve shëndetësore ekzistuese dhe që mund të shfaqen për shkak të mjedisit. Vendosmëria për të siguruar qasje uni-versale në shërbimet shëndetësore cilësore me njerëzit në qendër gjatë gjithë vazhdimit të kujdesit shoqërohet me hapa konkretë drejt krijimit të ba-zës së evidencave për hartimin e  politikave dhe ndërhyrjeve duke përdorur qasje sociale, kulturore dhe të sjelljes, për të zbatuar më tej inovacionin në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor.

Divizioni për Mbështetjen dhe Emergjen-cat e  Vendeve (MEV)  mbështet përpjekjet për koordinimin e  sektorëve të shumtë të qeverisë dhe partnerëve  - përfshirë ato dypalëshe dhe shumëpalëshe, fondet dhe fondacionet, organi-zatat e  shoqërisë civile dhe sektorin privat  - për të arritur synimet shëndetësore dhe politikat dhe strategjitë kombëtare të shëndetit.  Kjo përfshin ndihmën ndaj Shteteve Anëtare për të menaxhuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave shëndetësore të refugjatëve dhe emigrantëve, duke u  fokusuar te qasja në shërbimet shëndetësore dhe përgatitja për fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve. Divizioni

përfshin Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së (PESH), i cili ofron udhëzime teknike dhe mbështetje operacionale për të parandaluar, për t’u përgatitur, për të zbuluar, për t’iu përgji-gjur shpejt dhe për t’u rimëkëmbur nga përhap-ja masive e epidemive dhe emergjencave. PESH-ja i ndihmon vendet që të kufizojnë dhe të zbusin brenda vendit sëmundjet kërcënuese dhe rreziqet infektive; që të zbulojnë dhe vlerësojnë kërcëni-met shëndetësore emergjente, që të furnizojnë me informacion vendimmarrjen e  shëndetit pu-blik; dhe që t’u përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efikase emergjencave në një Sistem të Koordinuar Menaxhimi të Incidenteve. Divizioni sigurohet që puna e  OBSH-së në raste emergjente të mena-xhohet në mënyrë efikase, të financohet në mënyrë të vazhdueshme, të ketë personelin e duhur dhe të gatshëm në nivel operacional për të përmbushur misionin e saj. Struktura qendrore dhe zëdhënëse siguron aktivitetet specifike për një vend dhe ndërmjet vendeve në ato vende që kanë përparësi.

Divizioni i Operacioneve të Biznesit (DOB) siguron produktivitetin dhe transparencën e  programeve teknike dhe zbatimin e PEP-së. DOB-ja mbikëqyr llogaridhënien buxhetore dhe financiare me një qasje të bazuar në risk në mënyrë që të mbështesë menaxhimin e burimeve të besuara duke i kushtu-ar vëmendje të madhe parimeve që lidhen me shpenzimin e parave në mënyrë racionale. DOB-ja zbaton projekte për të përmirësuar produk tivitetin e  OBSH-së/Rajoni Evropian dhe për të siguruar

Page 20: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 18

KUTIA 2. PËRSHKALLËZIMI I PORTOFOLIT AKTUAL TË VEPRIMTARIVE TË OBSH-SË/RAJONI EVROPIAN

qëndrueshmërinë financiare të strukturave të ra-jonit; për të zhvilluar një kulturë të orientuar drejt klientit midis shërbimeve aktivizuese; për të fu-qizuar kapacitetet e  Zyrës së OBSH-në në nivel Vendi; dhe për të nxitur nisma strategjike për rrit-jen e motivimit dhe produktivitetit të stafit. DOB-ja përpiqet të fuqizojë kapacitetin e OBSH-së/Rajoni Evropian për të reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj ndryshimeve të jashtme dhe të brendshme.

Zyra e  Drejtorit Rajonal (ZDR) ka përgjegjësinë e  përgjithshme për planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve të OBSH-së në nivel ra-

jonal dhe vendor dhe për konsolidimin e  mëtej-shëm të përafrimit dhe punës së përbashkët në të tri nivelet e organizatës. Mbron Kartën e Vlerave të OBSH-së. Përfshin funksionet akti vizuese të mobi-lizimit të burimeve dhe aleancave, marrëdhëniet e  jashtme dhe komunikimet, si dhe mbështetjen për organet drejtuese të Rajonit Evropian, përveç zhvillimit të organizatës, zhvillimit të personelit, të mësuarit e transformimit të personelit. Gjithashtu përfshin në mënyrë specifike funksionin për-faqësues të OBSH-së me institucionet e Bashkimit Evropian.

Page 21: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 19

Përparësia kryesore 1. Lëvizja drejt MSHU-së

Në të gjithë rajonin, njerëzit presin që qeveritë t’u sigurojnë të drejtën e tyre për MSHU: që ata të kenë qasje universale në kujdes cilësor pa vështirësi finan-ciare. Ata presin që sistemet e  tyre shëndetësore t’i përgjigjen një gamë gjithëpërfshirëse të kërcënimeve dhe problemeve shëndetësore, kolektive dhe indi-viduale, akute dhe kronike, të transmetueshme dhe jo të transmetueshme. OBSH-ja/Rajoni Evropian do të mbështesë përpjekjet e  Shteteve Anëtare për të ndërtuar sisteme të fuqishme, të qëndrueshme dhe të informuara në bazë të evidencave si boshti kryesor i rimëkëmbjes pas COVID-19. Puna e OBSH-së/Rajoni Evropian për MSHU-në fokusohet në pesë fusha:

1. Mbështetja e përpjekjeve të Shteteve Anëtare për të vendosur njerëzit në qendër të shërbimeve

(a) Mbyllja e hendekut midis sistemeve shëndetësore dhe kujdesit social, duke institucionalizuar politi-kat e dialogut dhe mekanizmat e koordinimit, për të siguruar vazhdimësinë e  kujdesit me njerëzit në qendër për sëmundjet e  transmetueshme, SJT-të dhe problemet e  shëndetit mendor gjatë gjithë jetës.

© W

HO

/ Blink Media - M

artyn Aim

Page 22: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 20

(b) Mbyllja e  hendekut midis kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimeve të shëndetit publik, në veçanti, duke integruar funksionet thelbësore të shëndetit publik dhe duke u përqëndruar në moni-torimin dhe vlerësimin e nevojave shëndetësore të popullatës në nivel komuniteti.

(c) Mbyllja e  hendekut midis shërbimeve parësore, shërbimeve të specializuara ambulatore dhe shërbimeve të kujdesit spitalor (shtetëror dhe pri-vat), duke e  vendosur kujdesin parësor si pjesën kryesore të ofrimit të shërbimeve me në qendër njerëzit.

(d) Përfshirja e  vazhdimësisë së kujdesit në para-ndalimin klinik, nëpërmjet zbulimit dhe depistim-it të hershëm, trajtimit, rehabilitimit dhe kujdesit paliativ për të përmbushur nevojat e njerëzve me

2 Në përputhje me Programin e Veprimit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Platformën e Pekinit për Veprim, si dhe dokumentet e rezultateve të konsultimeve të tyre për të bërë rishikime.

sëmundje jo të transmetueshme dhe të trans-metueshme (Kutia 3).

(e) Zhvillimi i  strategjive koherente dhe synimeve të politikave për ofrimin e  shërbimeve të kuj-desit shëndetësor seksual dhe riprodhues të përballueshme financiarisht, të arritshme, të pranueshme dhe cilësore. Reduktimi i mangësive për shkak të pabarazisë dhe mbështetja e shën-detit seksual dhe riprodhues dhe e  të drejtave2 të personave më të cenueshëm dhe të margjina-lizuar është një provë lakmusi për përparimin drejt MSHU-së: kërkon një sistem shëndetësor që funksionon mirë dhe sinjalizon nëse trajtohen barrierat e  politikave dhe legjislacionit dhe nëse respektohen dhe promovohen barazia gjinore, paanshmëria dhe të drejtat e njeriut.

Page 23: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 21

KUTIA 3. PËRFSHIRJA E VAZHDIMËSISË SË KUJDESIT PËR TË VENDOSUR NJERËZIT NË QENDËR TË SHËRBIMEVE

OBSH-ja/Rajoni Evropian do të përpiqet të për-fshijë vazhdimësinë e  kujdesit në parandalimin klinik, nëpërmjet zbulimit dhe depistimit të her-shëm, trajtimit, rehabilitimit dhe kujdesit paliativ. Ajo do të mbështesë zhvillimin e  shërbimeve të qëndrueshme për të përmbushur nevojat e  kuj-desit shëndetësor të personave me sëmundje të transmetueshme dhe jo të transmetueshme përmes veprimtarive të mëposhtme.

• Rritja e udhëheqjes strategjike në promovi-min dhe monitorimin e  veprimtarive ra-jonale, nënrajonale dhe kombëtare për t’i trajtuar sëmundjet e transmetueshme dhe SJT-të si pjesë e MSHU-së.

• Përmbushja e kërkesave të vendit për udhë-zime teknike dhe asistencë për sëmundjet e transmetueshme dhe ndërhyrjet parësore për SJT-të. Kjo do të përfshijë hartimin, testimin dhe dhënien e  rekomandimeve ino vatore të bazuara në kontekst dhe mode-leve për shërbime me cilësi të lartë për parandalimin dhe menaxhimin e episodeve akute dhe gjendjeve shëndetësore kronike. Kjo mbështetje do të ofrohet në partneritet me politikëbërësit kombëtarë, specialistët dhe institucionet përkatëse vendore dhe do të ketë gjithashtu mbështetje nga Qendrat e  OBSH-së për Bashkëpunim, shoqatat profesionale dhe shoqatat e pacientëve, kur është e përshtatshme.

• Mbledhja e aktorëve rajonalë dhe krijimi i një platforme rajonale ekspertësh nga Shtetet Anëtare, agjencitë përkatëse rajo nale të Kombeve të Bashkuara, shoqatat profesio-nale evropiane dhe Qendrat e OBSH-së për Bashkëpunim për të drejtuar qasje të reja në zbatimin e nismave globale kundër kan-cerit, duke përfshirë eleminimin e kancerit të qafës së mitrës, kancerit të gjirit dhe kan-cerit në fëmijëri. Gjithashtu, duke lehtësuar krijimin e koalicionit nënrajonal të vendeve dhe futjen e mekanizmave institucionalë të binjakëzimit për rritjen e përvetësimit dhe transferimit të duhur të njohurive që bazo-hen në evidencat dhe praktikat më të mira për parandalimin, zbulimin, trajtimin dhe menaxhimin e kancerit.

• Zhvillimi i  kapaciteteve të të dhënave in-formative për survejancën, modelimin dhe monitorimin e politikave, si dhe për zhvilli-min e strategjive në kohë dhe të synuara për survejancë, parandalim, diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme.

Përfshirja e  vazhdimësisë së kujdesit është jetësore jo vetëm për arritjen e  MSHU-së, por edhe për mbrojtjen nga emergjencat shën-detësore. OBSH/Rajoni Evropian do të mbështe së dialogun kombëtar mbi nevojën për të investu-ar në sëmundjet të transmetueshme dhe para-

Page 24: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 22

KUTIA 3. PËRFSHIRJA E VAZHDIMËSISË SË KUJDESIT PËR TË VENDOSUR NJERËZIT NË QENDËR TË SHËRBIMEVE

ndalimin dhe kontrollin e SJT-ve për të leh tësuar barrën socio-ekonomike të pandemive aktu-ale dhe të ardhshme dhe për të forcuar punën ndërinstitucionale dhe koordinimin në vend për t’i përfshirë SJT-të në përgatitjen dhe përgjigjen

ndaj emergjencave COVID-19. OBSH-ja/Rajoni Evropian do të mbështesë gjithashtu zhvillimin e  planeve të sigurisë shëndetësore me qëllimin afatgjatë të krijimit të sistemeve shëndetësore më të qëndrueshme.

© W

HO

/ N

etan

el T

obia

s

Page 25: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 23

2. Mbështetja e përpjekjeve të Shteteve Anëtare për të siguruar dhe rritur mbrojtjen financiare

(a) Përhapja e mëtejshme e dialogut rajonal dhe nën-rajonal për mbrojtjen financiare me ministritë e fi-nancave dhe organizatat ndërqeveritare për të si-guruar investime të përshtatshme në rimëkëmbjen dhe reformat pas COVID-19, duke përfshirë vlerësimet e  ndikimit ex-ante të programeve të rregullimit dhe rimëkëmbjes për mangësitë që ka mbulimi shëndetësor, pagesat personale dhe nevo jat e papërmbushura për shkak të kostos.

(b) Mbështetja e  dialogut kombëtar për të siguruar rivendosjen e përparësive në buxhetet qeveritare dhe kufizimin e shpenzimeve publike për shënde-tin dhe kujdesin social pas krizës COVID-19.

(c) Përforcimi i  kapaciteteve negociuese të au-toriteteve kombëtare shëndetësore për t’u për-fshirë në diskutime konstruktive për ndikimet e planeve të rimëkëmbjes ekonomike për sektorin e shëndetësisë.

(d) Mbështetja e autoriteteve kombëtare për të reduk-tuar vështirësitë financiare dhe nevojën e papër-mbushur për shërbime shëndetësore (përfshirë medikamentet) duke identifikuar mangësitë në mbulimin shëndetësor dhe rihartimin e  politikës së mbulimit për trajtimin e këtyre mangësive.

3. Mbështetja e përpjekjeve të Shteteve Anëtare për të përballuar sfidat e personelit shëndetësor për rimëkëmbje pas COVID-19

(a) Mbështetja e  hartimit të strategjive kombëtare për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbaj-tjen dhe motivimin e personelit ekzistues, si dhe përafrimi i  arsimit, formimit dhe përgatitjes së personelit të ardhshëm në përgjigje të nevojave shëndetësore të popullsisë, duke përfshirë kërk-esat për rimëkëmbje pas-COVID-19.

(b) Mbledhja e një konsorciumi ndërkombëtar të or-ganizatave akademike dhe profesionale për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional për personelin shëndetësor. Ky konsorcium duhet të funksionojë në të gjitha Shtetet Anëtare për ta orientuar personelin ekzistues shëndetësor që të përdor sisteme dhe teknologji inovative në mënyrë që të ofrojë kujdes që mbështetet në ekip dhe që fokusohet tek njerëzit në kontekstin pas COVID-19.

(c) Mbështetja e Shteteve Anëtare për të pasur per-sonel shëndetësor të qëndrueshëm duke zhvilluar konsensusin për nismat rajonale dhe nënrajonale për arritjen e një shpërndarjeje më të drej të të personelit shëndetësor dhe për të trajtuar munge-sat: duke mundësuar një kuptim më të mirë të di-namikës së tregut të punës; nëpërmjet moni-torimit të lëvizshmërisë së punonjësve shënde tësorë; nëpërmjet strategjive të përbash-këta për të zbutur faktorët “nxitës” (duke përfshirë lodhjen e  tejskajshme dhe demotivimin); dhe nëpërmjet veprimeve për të mbështetur dhe rritur besimin midis personelit shëndetësor dhe au-toriteteve shëndetësore.

Page 26: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 24

© WHO / Sergey Volkov

Page 27: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 25

4. Mbështetja e Shteteve Anëtare për të siguruar qasje për të gjitha barnat, vaksinat dhe produktet shëndetësore

(a) Mbledhja e  palëve të interesuara, duke përfshirë pacientët, aktorët jo-shtetërorë dhe industrinë farmaceutike, për të punuar për një kontratë të re sociale përmes së cilës pacientët, sistemet shën-detësore dhe qeveritë mund të marrin produkte farmaceutike të përballueshme financiarisht që plotësojnë nevojat e  tyre, ndërsa investitorët dhe industria farmaceutike janë mjaftueshëm të stimu-luar për të zhvilluar ose prodhuar ato barna. Duhet të identifikoni dhe mbështesni korrigjimin e dobë-sive në zinxhirat rregullatorë, pro dhues, proku-rues dhe të furnizimit duke u  fokusuar te barnat dhe produktet shëndetësore jashtë standar dit dhe të falsifikuara.

(b) Përshpejtimi i zbatimit të rezolutës së Asamblesë Botërore të Shëndetit ABSH 72.8 për Përmirësimin e  transparencës së tregjeve për barnat, vaksinat dhe produktet e  tjera shëndetësore, si dhe për përmirësimin e qasjes në barnat inovatore dhe vaksinat me çmim të lartë duke fuqizuar sistemet e  informacionit, duke zgjeruar vullnetarisht plat-format e bashkëpunimit midis vendeve dhe grupet e prokurimit mbikombëtar, si dhe zhvillimin e op-sioneve teknike për çmime të drejta.

5. Mbështetja e përpjekjeve të Shteteve Anëtare për të përmirësuar qeverisjen dhe administrimin

(a) Rishikimi i  modeleve dhe mekanizmave të qe-verisjes shëndetësore në Rajon me qëllim identi-fikimin e  praktikave të mira për të optimizuar ekuilibrin ndërmjet qasjeve komando-kontrollo, qasjeve sipërmarrëse dhe të decentralizuara dhe bashkëpunuese.

(b) Mbështetja e  autoriteteve kombëtare shën-detësore për vlerësimin dhe trajtimin e  sfidave konkrete të qeverisjes për të përmirësuar meka-nizmat e transparencës dhe llogaridhënies brenda sistemeve të tyre shëndetësore.

(c) Zhvillimi i kapaciteteve për përmirësimin e politi-kave dhe praktikave që bazohen në prova dhe in-formacione faktike dhe që marrin informacion nga shoqëria civile dhe angazhimi i shumë palëve.

Puna e  OBSH-së/Rajoni Evropian në mbështetje të MSHU-së do të plotësohet nga dy nisma kryesore: Koalicioni i  Shëndetit Mendor dhe Fuqizimi nëpër-mjet Shëndetit Digjital. Këto nisma kryesore kanë për qëllim të nxisin rinovimin dhe inovacionin në zbatim të MSHU-së.

Page 28: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 26

Nisma kryesore 1. Koalicioni i Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor përfaqëson një element jetësor të mirëqenies individuale dhe kolektive. Ai mund të vihet në rrezik nga jetesa stresuese ose nga kushtet e  rënda të punës, të jetesës, të ekono-misë dhe pabarazitë sociale, dhuna dhe konflikti: në këtë drejtim, pandemia COVID-19 ka demonstruar se sa i brishtë mund të jetë shëndeti mendor. Problemet

e  shëndetit mendor janë mjaft dominuese dhe për-faqësojnë një nga shkaqet kryesore të vuajtjes dhe aftësisë së kufizuar në Rajonin Evropian.

Sfidat që paraqesin problemet e  shëndetit men-dor prekin të gjitha moshat dhe grupet sociale. Ato përfshijnë një rritje të sëmundjeve për shkak të dëshpërimit, përhapjes së vazhdueshme të çrre-gullimeve depresive dhe ankthit tek të rinjtë, rri-tjen e  vetëdëmtimit dhe vetëvrasjes dhe nevojat e  paplotësuara të personave me çrregullime të de-mencës ose të spektrit të autizmit. Sfidat specifike janë: lodhja e tejskajshme e punonjësve shëndetësorë; nevoja për t’u përballur me pasojat e shëndetit men-dor të krizës COVID-19; dhe nevoja për të mbështetur aftësinë rekuperuese të komuniteteve të prekura nga konfliktet.

Në shumë raste, vuajtjet e  individëve dhe familjeve të tyre shtohen nga stigmatizimi, diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut dhe përjashtimi social, duke e bërë mënyrën sesi shoqëria i shikon personat me probleme të shëndetit mendor si një pjesë të vetë problemit.

Koalicioni i Shëndetit Mendor do të përbëhet nga per-sonalitete të mirënjohur, të përkushtuar dhe aktorë me influencë si p.sh. vetë personat e prekur, nën kujdesin e Madhërisë së saj Mbretëreshës Mathilde të Belgjikës

© W

HO

/ Malin Bring

Page 29: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 27

për të transformuar qëndrimet sociale në lidhje me shendetin mendor.

Koalicioni do të punojë për eliminimin e stigmës dhe diskriminimit, duke rritur njohuritë për shëndetin mendor, edhe për vetë punonjësit shëndetësorë. Ai do të mobilizojë angazhimet për investime në shën-detin mendor dhe do të mbështesë reformat e shër-bimeve për ta çuar kujdesin e  shëndetit mendor në standardet e  shekullit të 21-të në të gjitha Shtetet Anëtare, në përputhje me vlerat evropiane. Koalicioni do të ndihmojë për të ndryshuar mënyrën se si sho-qëritë në Rajonin Evropian e  konsiderojnë shënde-tin mendor dhe gjithashtu do të ndihmojë vendet të përmirësojnë mënyrën se si funksionojnë shërbimet e tyre shëndetësore me individët dhe komunitetet për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor.

Koalicioni:• do të ofrojë një strukturë gjithëpërfshirëse

për shkëmbimin e përvojës dhe mobilizimin e kampionëve, përkrahësve kombëtarë dhe inovatorëve të shërbimeve;

• do të shërbejë si ombrellë për një analizë të mësimeve të nxjerra dhe perspektivave të ardhshme mes agjencive në të gjithë rajonin për hartimin dhe zbatimin e politikave të shëndetit mendor;

• do të stimulojë kërkime themelore dhe të aplikuara për shëndetin mendor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndërlidhjes midis shëndetit, kujdesit social dhe komunitar dhe rolit të kujdesit parësor; ndërthurjes midis shëndetit mendor dhe gjinisë; dhe rolit të pasigurisë financiare të përkohshme ose kronike;

• do të lehtësojë dialogun e politikave kombëtare për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale për të përfshirë prioritetet kryesore të shëndetit mendor në politikat dhe planet kombëtare (të tilla si parandalimi ndërsektorial; digjitalizimi i shërbimeve të shëndetit mendor; deinstitucionalizimi i kujdesit psikiatrik dhe investimi në strukturat proporcionale komunitare; bashkëpunimi midis rrjeteve të kujdesit shëndetësor dhe social; dhe shëndetit mjeko-ligjor).

Page 30: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 28

Nisma kryesore 2. Fuqizimi nëpërmjet Shëndetit Digjital

Pandemia COVID-19 theksoi më shumë një nevo-jë urgjente për mjete efikase digjitale dhe një nxitim të paprecedendtë për të zbatuar shërbimet eHealth (shëndeti digjital), duke përfshirë konsultimin me telemjekësinë dhe gjurmimin digjital të kontakteve, në vendet e  të gjithë rajonit. Sigurisht që kjo gjë mirëpritet, por ka rreziqe, për shembull: në lidhje me

aspektet njerëzore të kujdesit dhe shkeljes së të drej-tave. Zbatimit të teknologjive digjitale ndërvepruese për vendimmarrjen klinike dhe të shëndetit publik i  duhen përpjekje që të kapërcejë pengesat teknike dhe politike. Kjo nismë kryesore plotëson nismat nga vende të ndryshme dhe institucionet partnere duke ofruar udhëzime teknike dhe politike dhe ekspertizë mbi sigurinë dhe efikasitetin e  zgjidhjeve digjitale për shëndetin; si dhe ruajtjen e paanshmërisë shën-detësore, barazisë gjinore, paanshmërisë dhe të drej-tave të njeriut si vlera thelbësore.

Fuqizimi nëpërmjet Nismës së Shëndetit Digjital përf-shin marrjen e masave që vijojnë.• Rishikimin e përdorimit, mangësive dhe efikasitetit

të zgjidhjeve digjitale për shëndetin, të cilat janë përcaktuar në përgjigje ndaj krizës COVID-19.

• Finalizimin e Udhërrëfyesit Evropian për Digjitalizimin e Sistemeve Shëndetësore si një plan për hartimin e arkitekturës digjitale për shëndetin dhe kujdesin social; si bazë për orientimin dhe matjen e investimeve dhe reformave të sistemit shëndetësor digjital; dhe si katalizator për financimin, hulumtimin dhe angazhimin e partnerëve për shëndetin digjital.

• Zhvillimin e një kornize evropiane të qeverisjes së të dhënave shëndetësore përmes një Karte Evropiane të Qeverisjes së të Dhënave Shëndetësore që përshkruan një sërë vlerash evropiane, parimet dhe metodat për qasjen,

© W

HO

/ Julie Desnoulez

Page 31: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 29

menaxhimin, qeverisjen dhe përdorimin e të dhënave shëndetësore me qëllim që të zhvillohen sisteme shëndetësore efikase dhe veprime të shëndetit publik. Kjo do të nxisë përpjekjet ekzistuese për të mbrojtur të drejtat e të dhënave dhe privatësisë së individëve dhe do të ofrojë një përshkrim të elementeve dhe proceseve që përbëjnë qeverisjen e mirë të të dhënave si pjesë integrale e sistemeve kombëtare të informacionit shëndetësor që funksionojnë mirë. Kjo kornizë do të mbështesë përdorimin e të dhënave shëndetësore cilësore për vendimmarrje në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, forcimin e parashikimit dhe veprimtarive për shëndetin publik dhe do të lehtësojë përdorimet dytësore të të dhënave shëndetësore për kërkimin dhe zhvillimin e ndërhyrjeve të reja klinike.

• Mbështetjen e vendeve për të shfrytëzuar përdorimin e teknologjive digjitale për të përmirësuar ndërveprimin midis njerëzve dhe shërbimeve shëndetësore; për të përmirësuar performancën e sistemit shëndetësor; dhe për të fuqizuar funksionet kritike të shëndetit publik, duke përfshirë survejancën e sëmundjeve, paralajmërimin e hershëm dhe vlerësimin e riskut.

Kjo nismë kryesore plotëson dhe e  bën funksionale Projektstrategjinë Globale të OBSH-së për Shëndetin Digjital, duke plotësuar mangësitë në kornizat krye-sore të digjitalizimit në rajon, të cilat po bëjnë hapa të shpejtë për zgjidhje inovatore digjitale që po realizo-hen në vende të ndryshme.

Page 32: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 30

Përparësia kryesore 2. Mbrojtja nga emergjencat shëndetësore

Kriza COVID-19 ka dominuar bisedat publike ashtu si rrallëherë ka ndodhur më parë me çështjet shën-detësore. Angazhimi i  komuniteteve dhe individëve për përgjigjen kolektive ka rezultuar thelbësor. Ai ka konfirmuar një konsensus të gjerë social mbi për-gjegjësinë e autoriteteve shëndetësore për sigurimin e  mbrojtjes nga emergjencat shëndetësore. Komu-nikimi i besueshëm i riskut është kthyer në një për-gjegjësi strategjike, duke vënë në qendër të vë mendjes shqyrtimin prej publikut të shkencës dhe politikës së shëndetit publik dhe të përgjegjësisë sociale të eks pertizës së shëndetit publik.

Kriza COVID-19 ka qenë - dhe vazhdon të jetë gjithash-tu  - një përvojë transformuese për OBSH-në/Rajoni Evropian.

Pandemia ka treguar rëndësinë kritike të veprimit me shpejtësi dhe vendosmëri. OBSH-së i  është dashur të përgatisë vlerësime të shpejta dhe autoritare të situatës, të mbledhë informacione kritike në mënyrë të saktë dhe të besueshme dhe të dërgojë ekipe të përgjigjes së shpejtë për të ndihmuar qeveritë kom-bëtare brenda një hapësire të shkurtër kohe. Është ende shumë shpejt për një vlerësim të plotë e kritik të mbështetjes që u  është dhënë vendeve, por nuk ka dyshim se pandemia e ka transformuar praninë e  OBSH-së në vende, shpërndarjen e  stafit të saj, përgatitjen e udhëzimeve dhe komunikimin e saj me Shtetet Anëtare dhe institucionet rajonale dhe nënra-jonale, si dhe grupet e vendeve. Gjithashtu, ajo ka in-tensifikuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis zyrave rajo nale të OBSH-së dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara.

© W

HO

/ Volodymyr Shuvayev

Page 33: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 31

Mësimet nga kjo përvojë janë të rëndësishme për rimëkëmbjen nga kriza pas COVID-19 dhe trajtimin e sfidave të shëndetit publik për shkak të pasojave të saj. Kjo gjithashtu do të udhëheqë përpjekjet e OBSH-së/Rajoni Evropian për të zhvilluar kapacitete për mbështetjen e vendeve për parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj një sërë emergjencash shëndetësore si dhe ndaj rreziqeve që lidhen me ndryshimin e klimës, sëmundjet zoonotike dhe rezistencën antimikrobike. OBSH-ja/Rajoni Evropian gjithashtu do të punojë për të ndihmuar për sigurimin e  shërbimeve shën-detësore thelbësore pranë njerëzve më në nevojë, siç janë shërbimet për sëmundjet jo të transmetueshme; për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale; imu nizimin; shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues; promovimin e  shëndetit dhe paran-dalimin e  sëmundjeve; dhe shërbimet për HIV/AIDS, tuberkulozin, hepatitin viral dhe sëmundjet e  tjera të transmetueshme. Prandaj, një analizë sistematike dhe gjithëpërfshirëse e  menaxhimit të krizës COVID-19 është një pjesë thelbësore e punës për mbrojtjen nga emergjencat shëndetësore. Një analizë ndërveprimi është ende në proces dhe do të përfshihet në analizën e planifikuar dhe të pavarur globale pas veprimeve, në mënyrë që të përmirësojë qeverisjen e OBSH-së. Disa mësime tashmë janë nxjerrë, duke përfshirë nevojën për një përgjigje dykahëshe që kombinon përgjigjen ndaj emergjencës me përpjekjet e përkushtuara për të ruajtur vazhdimësinë e qasjes në kujdes.

Kriza COVID-19 ka nxjerr ne pah nevojën për përgatitje dhe përgjigje të shpejtë, bashkëpunim dhe solidaritet, si dhe për mekanizma dhe struktura të mirëpërcak-tuara komando-kontrollo të përgjigjes emergjente. Kjo ka rezultuar thelbësore në disa vende, por edhe midis grupe vendesh. Kapacitetet e  vendit duhet të mobilizohen, po ashtu edhe strukturat rajonale dhe

nënrajonale, duke përfituar nga mësimet e  nxjerra deri më tani. Kjo çon drejt një agjende të trefishtë:

1. Përvetësimi i mësimeve: zgjerimi i analizës në proces në lidhje me veprimet në përgjigje të krizës COVID-19 në një analizë zyrtare të përgjigjes së Rajonit Evropian ndaj emergjencave të fundit shëndetësore

(a) Dokumentimi i mësimeve të nxjerra nga përpjek-jet e deritanishme të përgjigjes për të përgatitur më mirë sistemet shëndetësore tani dhe në të ardhmen.

(b) Përditësimi i planeve të përgatitjes dhe përgjigjes strategjike të vendit ndaj COVID-19 në përputhje me rrethanat.

(c) Promovimi i  një agjende për hulumtime mbi mbroj tjen e  publikut dhe personelit shëndetësor nga rreziqet e  shkaktuara nga emergjencat madhore të shëndetit publik.

(d) Drejtimi i kapaciteteve të përgatitjes dhe përgjigjes së vendit dhe rajonit për të ardhmen.

Kjo analizë e veprimeve do të përfshihet në Analizën e Pavarur të Përgatitjes dhe Përgjigjes ndaj Pandemisë (AGPPP) në përputhje me rezolutën e  Asamblesë Botërore të Shëndetit ABSH 73.1 për përgjigjen ndaj COVID-19, për të përmirësuar qeverisjen e OBSH-së dhe menaxhimin operacional të përgjigjeve ndaj emergjencave.

Page 34: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 32

2. Mbështetja e kapacitetit të përgatitjes dhe përgjigjes së vendit

(a) Mbështetja, në bashkëpunim me partnerët, e përmirësimit ose përfundimit të planeve të për-gatitjes të cilat duhet të jenë me cilësi të lartë, të mbështetura nga burime të përshtatshme dhe të sprovuara për lloje të ndryshme emergjencash. Sigurohuni që këto plane të parashikojnë vazh-dimësinë e  qasjes në shërbimet shëndetësore për popullsinë në tërësi, duke përfshirë perso nat e  cënueshëm dhe emigrantët, duke i  kushtuar vëmendjen e  duhur shërbimeve psikologjike që synojnë shmangien e krizave të shëndetit mendor dhe efekteve negative afatgjata.

(b) Mbështetja e kapacitetit të vendit për mobilizimin e  shpejtë të informacioneve dhe të të dhënave strategjike të besueshme.

(c) Mbështetja e  organizimit të mekanizmave kom-bëtare të koordinimit me linja komandimi të për-caktuara qartë (duke përfshirë koordinimin e gru-peve të kujdesit shëndetësor) dhe e rregullimeve për mobilizimin dhe përthithjen e  ndihmës së jashtme financiare ose operacionale në raste të emergjencave të jashtëzakonshme.

(d) Mbështetja e  zhvillimit të kapaciteteve brenda vendit dhe ndihma për hartimin e proceseve dhe trajnimin e stafit për komunikimin efikas të ris-kut, trajtimin e  thashethemeve dhe lajmeve të rreme, si dhe forcimin e përgatitjes dhe përfshirjes së publikut.

3. Fuqizimi i përgatitjes dhe kapacitetit rajonal për t’u përgjigjur dhe për të përgatitur të mirat publike të nevojshme për të menaxhuar krizat

(a) Rikonfirmimi i  rolit të OBSH-së si referencë normative për Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (RrNSh) (2005) dhe emergjencat shën-detësore.

(b) Rishikimi i  treguesve kryesore të kapaciteteve të RrNSh-së dhe hartëzimi e  mirëmbajtja e  infor-macioneve lidhur me kapacitetin e përgatitjes dhe përgjigjes së vendit.

(c) Krijimi i rrjeteve dhe shfrytëzimi i kapaciteteve të OBSH-së/Rajoni Evropian, të përmirësuara dhe të diversifikuara gjatë krizës COVID-19, për të kryer kontrolle të rregullta të horizontit dhe vlerësime risku, për të organizuar kapacitetet e  përgatitjes e  përgjigjes së strukturave rajonale dhe nënra-jonale ndaj emergjencave, si dhe për të përgatitur planet dhe mekanizmat rezervë të prokurimeve të përbashkëta.

(d) Fuqizimi i  bashkëpunimit strukturor dhe i  siner-gjisë ndërmjet OBSH-së/Rajoni Evropian dhe Qen-drës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

(e) Mirëmbajtja e kapaciteteve të OBSH-së dhe e aftë-sisë së rrjeteve të lidhura me të për të përgatitur me shpejtësi materiale dhe mjete udhëzuese me cilësi të lartë që kanë rezultuar vendimtare për mena xhimin e krizës COVID-19.

Page 35: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 33

(f) Dakordësimi me institucionet përkatëse rajonale dhe nënrajonale për linja të qarta koordinimi, ka-nale komunikimi transparente dhe që bazohen në të dhëna, si dhe për mekanizma për ta bërë funk-sional solidaritetin në rast të një emergjence në shumë vende.

(g) Vënia në lëvizje e  partnerëve në mbështetje të përditësimit, krijimit të burimeve dhe planeve përgatitore me cilësi të lartë për provat e stresit brenda vendit.

(h) Mbështetja e  përpjekjeve të vendit për të rritur aftësinë rimëkëmbëse të strukturave të kujdesit shëndetësor ndaj ndryshimeve klimatike dhe katastrofave natyrore, duke përmirësuar qën-drueshmërinë mjedisore të veprimtarive të tyre.

Page 36: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 34

Përparësia kryesore 3. Promovimi i shëndetit dhe mirëqënies

Njerëzit i  kushtojnë shumë rëndësi jetesës në ko-munitete të sigurta dhe mbështetëse, ku mjedisi social dhe fizik favorizon shëndetin fizik, psikolo gjik e  social dhe mirëqenien. Ata presin që autoritetet shëndetësore t’i mbrojnë ata dhe familjet e  tyre nga kërcënimet ndaj shëndetit dhe mirëqenies së tyre: duke zbatuar programe dhe politika të dedikuara për shëndetin publik për trajtimin e faktorëve përcak-tues të  shëndetit; duke mobilizuar sektorë të tjerë për të përfshirë shëndetin në të gjitha politikat; duke promovuar nisma që trajtojnë faktorët përcaktues

vendorë të shëndetit me investime të gjelbra në një ekonomi me mirëqenie në të ardhmen.

Në shoqëritë që janë duke u modernizuar, pritshmëri të tilla bëhen më thelbësore. Një pjesë e autoritetit të drejtuesve të shëndetësisë varet nga reagimi i  tyre; kur krijohet perceptimi se kanë dështuar, menjëherë shkaktohet një humbje besimi, autoriteti dhe legjiti-miteti. Politikat publike për shëndetin e publikut janë po aq të rëndësishme politikisht sa janë të nevojshme teknikisht për të shkuar drejt MSHU-së.

© W

HO

/ Sergey Volkov

Page 37: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 35

Grupi i aktiviteteve dhe programeve për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës bashkon traditat e shëndetit publik që kanë formësuar punën e  OBSH-së për dekada me rradhë: programet për kontrollin e  sëmundjeve dhe higjienën mjedisore që ishin themeli i  saj; punën për funksionet thelbësore të shëndetit publik, përcaktuesit socialë dhe rinovimin e  kujdesit shëndetësor parësor; si dhe përfshirjen e shëndetit në të gjitha politikat, veçanërisht në poli-tikat shëndetësore dhe sociale. Së bashku me përpa-rimin drejt MSHU-së, ato i drejtohen prirjes më të gjerë sociale të lëvizjes drejt një ekonomie me mirëqenie.

Veprimet për parandalimin dhe promovimin e shën-detit dhe mirëqenies kërkojnë programe me një an-gazhim të dukshëm për përpjekje të dedikuara dhe specifike për shëndetin publik. Me kalimin e  kohës, OBSH-ja/Rajoni Evropian ka zhvilluar një portofol të gjerë teknik (shihni Kutinë 2 më lart) që krijon bazën e nevojshme të evidencave. Këto programe ndjekin një qasje që zgjat gjatë gjithë jetës për trajtimin e faktorëve përcaktues të shëndetit dhe mirëqenies, me vëmend-jen e duhur për të drejtat dhe shëndetin seksu ale dhe riprodhues,3 si dhe për ndikimin e pabarazisë gjinore, mundësive të pabarabarta dhe varfërisë në shënde-tin dhe kohe zionin social. Ato shfrytëzojnë një gamë të gjerë pikash hyrëse, nga nismat e komunitetit ven-das tek organizimet ndërqeveritare rregullatore. Ato kanë të përbashkët qëllimin për të krijuar një mjedis që u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve për një jetë më të sigurtë, më të shëndetshme dhe më të mirë.

PEP-ja thekson rëndësinë që i është dhënë kësaj për-parësie duke bashkuar përpjekjet në pesë fusha:

3 Në përputhje me Programin e Veprimit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Platformën e Pekinit për Veprim, si dhe dokumentet e rezultateve të konsultimeve të tyre për të bërë rishikime.

1. Mbështetja e mjediseve lokale të jetesës që mundësojnë shëndet dhe mirëqenie

(a) Angazhimi me strukturat rregullatore dhe le-gjislative dhe organizatat e shoqërisë civile, përf-shirë organizatat e konsumatorëve dhe ekspertët e  planifikimit urban, hapësinor, social dhe të transportit, për të nxitur veprime ndaj ndotjes së ajrit dhe zbutjes së ndikimit të ndryshimeve kli-matike në shëndet në përputhje me nismat e ma-rrëveshjes së gjelbër.

(b) Sigurimi i mbështetjes së mëtejshme për nisma të tilla si: Qytete të Shëndetshme; Rajonet për Rrje-tin Shëndetësor; Spitalet promovuese të shëndetit dhe shkollat promovuese të shëndetit; Programi Pan-Evropian i Transportit, Shëndetit dhe Mjedisit; dhe mjediset vendore të përshtatshme për fëmijët, adoleshentët dhe grupmosha të ndryshme, si dhe qasja ndaj këtyre mjediseve.

2. Promovimi i jetës më të sigurtë, më të shëndetshme dhe më të mirë

a) Mbështetja e ministrive të shëndetësisë në përpje-kjet e tyre për të vënë në lëvizje udhëheqësit poli-tikë rreth masave të shëndetit publik që mund të ulin barrën e SJT-ve (në lidhje me ushqimin, du-hanin, alkoolin, obezitetin, aksidentet e  trafikut  - shihni Kutinë 3).

Page 38: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 36

© WHO / Sergey Volkov

Page 39: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 37

b) Shfrytëzimi i institucioneve dhe agjencive rajonale dhe nënrajonale me autoritet dhe ndikim në poli-tikat ushqimore për të promovuar ushqime me përbërje më të shëndetshme dhe për të zvogëluar riskun e sëmundjeve me origjinë ushqimore.

c) Shfrytëzimi i  institucioneve dhe agjencive rajo-nale dhe nënrajonale që mund të sigurojnë qasje universale dhe dhe të qëndrueshme ndaj ndryshi-meve klimatike në shërbimet bazë, siç janë: uji i  sigurt, kanalizimet dhe higjiena, duke përfshirë këtu shkollat dhe objektet shëndetësore.

d) Mbështetja e  autoriteteve shëndetësore për mo-bilizimin e shoqërisë për aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm dhe luftën kundër obezitetit.

3. Përmirësimi i sigurisë së pacientit dhe trajtimi i rezistencës antimikrobike

(a) Përshkallëzimi i përpjekjeve për të trajtuar rezis-tencën antimikrobike si Përparësia Një Shëndet për të Gjithë Rajonin, me mbështetje për: traj-timin e vështirësive që shkaktojnë antimikrobikët në bujqësi, akuakulturë dhe mbetjet e  indus-trisë spitalore dhe farmaceutike; përpjekjet rajo-nale dhe globale për të zhvilluar antimikrobikë të gjeneratës së re; reduktimin e recetave të papër-shtatshme dhe promovimin e  recetave racionale (bazuar në AWaRe të OBSH-së); dhe survejancën

e përdorimit antimikrobik, rezistencës dhe infek-sioneve të li dhura me kujdesin shëndetësor.

(b) Zhvillimi i  programeve për sigurinë e  pacientit, higjienën spitalore dhe parandalimin e kontrollin e infeksionit, duke i shtrirë ato në kujdesin parësor dhe kujdesin afatgjatë, si dhe duke përfshirë si-gurinë e barnave dhe produkteve shëndetësore.

(c) Mbështetja e  përfshirjes së pacientëve, familjeve dhe profesionistëve në nismat dhe praktikat për sigurinë e pacientit.

(d) Shqyrtimi, identifikimi dhe vlerësimi i  praktikave dhe ndërhyrjeve të vetëkujdesit, duke përfshirë edhe ato që zbatohen në mënyrë digjitale dhe pa recetë.

4. Hartimi i informacioneve strategjike mbi nivelet dhe pabarazitë e shëndetit dhe mirëqenies

(a) Hartimi i metrikave dhe indekseve të plota dhe me të dhëna të ndara për shëndetin dhe mirëqenien (duke përfshirë metrikat dhe indekset për zhvilli-min në fëmijërinë e hershme; cilësia e mbështet-jes për moshimin; cilësia e kujdesit në fund të jetës; pabarazitë në cilësi dhe qasje në kujdes; shëndeti dhe kujdesi shëndetësor për grupet e cenueshme

Page 40: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 38

dhe emigrantët; dhe shmangia e vdekjeve të para-kohshme).

(b) Krijimi i mundësive për dialog në lidhje me poli-tikat në nivel kombëtar mbi pabarazitë, përfshirë shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të pafavori-zuara, të cenueshme dhe të pambuluara me shër-bime.

(c) Bashkëpunimi me sektorë të tjerë për të identifi-kuar dhe hartëzuar nëngrupet e popullatës, nevo-jat e paplotësuara të të cilave kërkojnë masa mbu-limi specifike.

5. Rishikimi i programeve kryesore të krijuara në kuadrin e portofolit teknik të OBSH-së/Rajoni Evropian, duke vlerësuar nevojën e tyre për përmirësimin e efikasitetit nëpërmjet inovacionit në drejtim të digjitalizimit, teknologjisë dhe organizimit

(a) Rishikimi i programeve për tuberkulozin rezistent ndaj barnave, për HIV-in dhe hepatitin.

(b) Rishikimi i  programeve për shëndetin dhe zhvi-llimin e fëmijëve dhe adoleshentëve; dhe shënde-tin seksual dhe riprodhues, duke përfshirë shën-detin e nënës dhe të të porsalindurit.

Puna e OBSH-së/Rajoni Evropian për shëndetin dhe mirëqenien plotësohet nga dy nisma kryesore të mëtejshme ndërsektoriale: Agjenda Evropiane e Imu-nizimit 2030; dhe Zgjedhje më të shëndetshme: Për-fshirja e njohurive të sjelljes dhe kulturës.

Page 41: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 39

Nisma kryesore 3. Agjenda Evropiane e Imunizimit 2030

Plani i  Veprimit për Vaksinimin në Rajonin Evropian 2015–2020 ka përcaktuar një itinerar për të kontro-lluar, eliminuar ose çrrënjosur sëmundjet e  paran-dalueshme nga vaksinat në Rajonin Evropian të OBSH-së. Këmbëngulja e Shteteve Anëtare të Rajonit Evropian për të filluar një “Agjendë Evropiane të Imu-nizimit 2030” përcakton një itinerar të ri për të trajtuar pabarazitë në mbulimin e vaksinimit midis dhe bren-da vendeve. Ajo e  realizon këtë nëpërmjet trajtimit

sistematik të kufizimeve në furnizimin dhe shpërndar-jen e vaksinave, përfshirë ato që lidhen me kërkesën dhe pranimin e  komunitetit, si dhe nevojën për t’u përba llur me hezitimin ndaj vaksinave dhe përhapjen e informacioneve të gabuara.

Kjo nismë kryesore do të rimobilizojë udhëheqësit politikë në nivelet rajonale, nënrajonale dhe në shkallë vendi që të vazhdojnë angazhimin e dukshëm për një mbulim të lartë dhe të barabartë me vaksinim brenda vendit. Kjo nismë synon të çojë në një rritje të përputh-jes së mbulimit me vaksinim midis vendeve.

Shpërndarja dhe marrja e barabartë e vaksinave do të ulte ndjeshëm vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë nga sëmundjet e parandalueshme nga vaksinat dhe do të ndihmonte për parandalimin e  epidemive dhe pandemive. Parashikimi që një vaksinë e re mund të sjellë lehtësimin e krizës COVID-19 i jep një kuptim të ri urgjence kësaj nisme. Nëse premtimi për një vak-sinë kundër COVID-19 bëhet realitet, ai do të paraqesë sfida të njohura, për të cilat mësimet e marra me anë të Planit të Veprimit për Vaksinat në Rajonin Evropian 2015-2020 janë të rëndësishme. Këto sfida variojnë nga sigurimi i qasjes së barabartë, kryerja e planifi-kimit operacional në kohë dhe trajtimi i  çështjeve rregullatore dhe financiare, tek nevoja për kombi-nimin e këtyre përpjekjeve me ato që sigurojnë mbulim të lartë me vaksina stinore të gripit, si dhe trajtimin e hendeqeve mbulimit me vaksina në planet kombëtare të imunizimit.

© M

alin Bring

Page 42: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 40

Agjenda Evropiane e  Imunizimit 2030 varet nga pro-gramimi inovator dhe ndërhyrja e  synuar në nivel vendor për një ndikim të dukshëm. Kjo kërkon një udhërrëfyes të hollësishëm së bashku me një kor-nizë të fuqishme monitorimi të bazuar në rezultate që merr parasysh jo vetëm përparësitë specifike, nevo-jat, kapacitetet dhe karakteristikat e  programeve në secilin vend, por edhe transparencën dhe solidaritetin e nevojshëm për të siguruar qasje dhe shpërndarje të drejtë të vaksinave në Rajon. Me zbatimin e Agjendës

Evropiane të Imunizimit 2030, OBSH-ja/Rajoni Ev-ropian, në sinergji me nismat globale, do të fuqizojë politikat kombëtare të imunizimit dhe do ta përsh-tasë ofrimin e shërbimeve sipas nevojave të individëve dhe komuniteteve bazuar në vendime që mbështeten në informacione, fakte dhe të dhëna. Ajo do të do të bashkëpunojë me institucionet dhe platformat rajona-le, nënrajonale dhe kombëtare për të përmirësuar zotërimin në nivel vendor dhe për të forcuar partne-ritetet ndërsektoriale.

Page 43: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 41

Nisma kryesore 4. Sjellje më të shëndetshme: përfshirja e perceptimeve kulturore dhe të sjelljes

Me këtë iniciativë kryesore, OBSh-ja/Rajoni Evropian synon të investojë në njohuri të reja që mund të ndih-mojnë për zhvillimin e një kulture shëndetësore në të cilën të gjithëve u jepet mundësia të bëjnë zgjedhje të shëndetshme, në jetën e  tyre të përditshme dhe në mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore. Sjelljet e njerëzve mund të ndikohen negativisht nga faktorë që shpesh nuk merren parasysh mjaftueshëm

në hartimin dhe zbatimin e politikave, në organizimin e shërbimeve ose në sjelljen e personelit shëndetësor: këto mund të variojnë nga mungesa e njohurive shën-detësore, sistemet konfliktuale të besimit, ndjenjat e  frikës, mosbesimi dhe pasiguria, informacionet e  përpunuara gabim, ndjenjat e  shqetësimit ose një përvojë mosrespektimi ose diskriminimi. Shpesh këto pengesa për shëndetin optimal mund të shmangen ose korrigjohen duke i kuptuar më mirë këta faktorë socialë, të sjelljes dhe kulturës.

Nisma do të nxisë shfrytëzimin e njohurive për këta fak-torë socialë, të sjelljes dhe kulturës për të përmirësuar njohuritë shëndetësore, si dhe strukturën, procedurat dhe sjelljen e o fruesve në ndërveprimet midis qytetarëve dhe shërbimeve të  kujdesit shëndetësor dhe social. Ajo do të nxisë një kuptim të ri shkencor mbi faktin se si bashkëveprojnë këta faktorë dhe strukturimi i  politikave dhe proceseve të o frimit të shërbimeve për t’i ndihmuar vendet për optimizimin e  marrjes së shërbimeve, respektimin e  trajtimit, vetëkujdesit dhe mënyrave individuale dhe kolektive të jetesës (përfshirë respektimin e përshtatjeve sociale të nevoj-shme në përgjigje të krizës COVID-19). Duke për-dorur disiplina përtej sferës bio-mjekësore, përfshirë shkencat sociale dhe shkencat humane mjekësore, kjo nismë do t’i ndihmojë autoritetet shëndetësore të përmirësojnë mënyrën se si shërbimet e tyre t’u për-gjigjen pritshmërive të qytetarëve për kujdes të denjë dhe të përqendruar te njerëzit.

© W

HO

Page 44: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

42

Kjo nismë kryesore:• do të mbështesë vendet e interesuara, si dhe

strukturat rajonale dhe nënrajonale, për të identifikuar mundësitë për të përshtatur, miratuar dhe krijuar praktika të mira në promovimin e një kulture shëndeti dhe në optimizimin e hartimit të proceseve dhe praktikave në ndërveprimin midis njerëzve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe social;

• do të përgatisë një përmbledhje të praktikave të mira për hartimin e politikave, proceseve, procedurave dhe rregulloreve të përshtatshme

sipas kulturës, me në qendër njerëzit dhe të përshtatshme për përdorim nga ana e tyre, me fokus të veçantë përfshirjen e informacioneve mbi përvojat e pacientëve në hartimin e politikave;

• do të krijojë një qendër burimore për kërkimet e reja mbi faktorët e sjelljes dhe faktorët kulturorë të lidhur me shëndetin, të cilët ndikojnë në sjellje; dhe

• do të realizojë investime për zhvillimin e një baze njohurish dhe evidencash në këtë fushë.

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Page 45: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 43

Si do ta maksimizojë OBSH-ja për Rajonin Evropian

ndikimin në vend?

© W

HO

/Tunc Ozceber

Page 46: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 44

Seksioni i mëparshëm përcakton atë që OBSH/Rajo-ni Evropian do të ketë përparësi në periudhën 2020–2025. Kjo agjendë gjithashtu kërkon ndryshime thel-bësore në mënyrën se si vepron OBSH-ja për Rajonin Evropën. Disa nga këto ndryshime u vunë në zbatim në gjysmën e parë të vitit 2020, pasi u bënë rregullime të shpejta për t’iu përgjigjur sfidave të krizës COVID-19. Sfida e rimëkëmbjes dhe reformave me të cilat për-ballen vendet do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme dhe këmbëngulëse në emër të OBSH-së/Rajoni Evro-pian për të siguruar përmirësime të qëndrueshme në mënyrën e saj të punës, duke përshtatur:• mënyrën sesi bashkëpunon me të tjerët dhe

bashkon përpjekjet për shëndet më të mirë;

• si vepron me autoritetet shëndetësore kombëtare dhe nënkombëtare për të fuqizuar udhëheqjen sektoriale dhe për të zhvilluar besimin; dhe

• si rregullon strukturat e veta në një organizatë të pajisur me gjithçka të nevojshme për të arritur qëllimet.

Bashkimi i përpjekjeve të partnerëve rajonalë dhe globalë

Për arsye gjeopolitike, historike ose edhe për arsye vetëm të madhësisë, jo të gjitha vendet në këtë Rajon heterogjen janë të përfshirë njësoj në bisedat rajonale për politikat shëndetësore. Kohët e  fundit, OBSH-ja/Rajoni Evropian ka fituar më shumë rëndësi si një

organizator dhe ndërmjetës konstruktiv, nëpërmjet të cilit vendet mund të kenë një zë më të fortë në dis-kutimet me institucionet dhe mekanizmat ndërqe-veritarë. OBSH-ja/Rajoni Evropian e  ka bërë këtë jo vetëm në nivel rajonal, por, ç’është më e rëndësishm-ja, edhe në nivel nënrajonal dhe në grupe të vendeve nënrajo nale. Kjo krijon kanale dhe mundësi që vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre ose konteksti i  tyre gjeo politik, të kenë një vend në tryezën e  negocia-tave në një botë ku çështjet e  sektorit shëndetësor ndërkombëtarizohen gjithnjë e më shumë.

Nxitja e partnerëve për të përfshirë Shtetet Anëtare në bisedat rajonale dhe nënrajonale

Plejada e aktorëve dhe rrjeteve në panoramën aktu-ale shëndetësore është bërë komplekse dhe shumë-shtresore. Organet e shumta dhe të rëndësishme ra-jonale dhe institucionet shumëpalëshe që luajnë një rol përfshijnë: Bashkimin Evropian; Bankën Botërore; Këshillin e Bashkëpunimit Shëndetësor të Komonu-elthit të Shteteve të Pavarura; Bashkimin Ekonomik Euroaziatik; Nismën e Rajonit të Evropës Qëndrore; Organizatën e  Bashkëpunimit të Shangait; Këshillin Turk; Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës; Rrjetin Shëndetësor të Rajonit të Evropës Juglindore; Observatorin Evropian për Sistemet dhe Politikat Shëndetësore; Partneritetin e  Dimensionit Verior në Shëndetin Publik dhe Mirëqenien Sociale; G7 dhe G20. Në bashkëpunim me organizata të tjera të Kombeve të Bashkuara dhe partnerë të zhvillimit, OBSH-ja/Rajoni

Page 47: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 45

Evropian mbështet disa marrëveshje shumëpalëshe mjedisore dhe platforma të politikave multisektoriale dhe merr pjesë në harmonizimin e kor nizave financi-are të raportimit dhe të integruara. Ajo gjithashtu drej-ton rrjetin e vet të vendeve të vogla për t’u siguruar që zërat e tyre të vazhdojnë të dëgjohen. Shumë nga këto institucione, bashkëpunime dhe shoqata mbu-lojnë nëngrupet e Shteteve Anëtare, në konstelacione të ndryshme dhe të mbivendosura.

Kjo panoramë komplekse ofron mundësi për të organi zuar biseda të ditës për shqetësime që janë të lidhura me shëndetin dhe me rëndësi trans nacionale. Shëndetit po i  kushtohet gjithmonë e  më shumë vëmendje në këto forume dhe kriza COVID-19 e  ka shtuar këtë prirje. Kjo shumëfishon mundësitë për të krijuar konsensus dhe solidaritet mes përparësive të përbashkëta shëndetësore dhe për të ecur përpara për përmirësimet e nevojshme në ndërveprimin midis shëndetit, si dhe zhvillimit socio-ekonomik dhe midis politikave shëndetësore dhe sociale.

Puna me partnerët për sinergji mes prioriteteve kryesore shëndetësore

Disa institucione ndërkombëtare aktive në Rajonin Evropian kanë një agjendë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në shëndet në nivel vendi. Këto përfshijnë Bashkimin Evropian; Or-ganizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik; Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e  Sëmundjeve; Fondin Global; Gavi-n, Aleancën

e Vaksinave; agjencitë e Kombeve të Bashkuara; dhe shumë të tjera. Këto përfshijnë gjithashtu një numër të madh shoqatash influencuese profesionale dhe të pacientëve me shtrirje rajonale ose nënrajonale.

PEP-ja parashikon që OBSH-ja/Rajoni Evropian të rrisë angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë partnerëve në Koalicionin Evropian bazuar në çështjet e Kombeve të Bashkuara për shëndetin dhe mirëqenien për të gjithë, me analiza të përbashkëta, mbështetje të përbashkë-ta, koordinim politikash dhe mbështetje të vendit për të arritur objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm që janë të lidhura me shëndetin. Kjo përfshin mbështet-jen ad hoc në zhvillimin e Kornizave të Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bash-kuara (UNSDCF), Vlerësimet e Bashkëpunimit Vendor, komunikimin me Ekipet Vendore të Kombeve të Bash-kuara dhe mbështetjen e zbatimit të Planit Global të Veprimit për Jetë të Shëndetshme dhe Mirëqenie për të Gjithë.

Parashikimet e reja të OBSH-së/Rajoni Evropian bëj-në të mundur përfshirjen e  këtyre organizatave në bashkëpunim të drejtë dhe efikas ndërmjet agjen-cive që synojnë sinkronizimin, gjetjen e sinergjive dhe bashkimin e  përpjekjeve dhe përvojës. OBSH-ja/Ra-joni Evropian do të sigurojë që shëndeti të integrohet në agjendën më të gjerë të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara me pjesëmarrjen e saj në “Delivering as One”, veçanërisht në lidhje me UNSDCF.

Në nivel vendi, OBSH-ja/Rajoni Evropian do t’i mbësh-tesë në mënyrë aktive autoritetet shëndetësore për

Page 48: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 46

promovimin e  përafrimit dhe koordinimit të part-nerëve vendas  - agjencitë dhe rrjetet kombëtare, de-gët e agjen cive ndërkombëtare dhe organizatat e sho-qërisë civile – me planet dhe përparësitë kombëtare të shëndetit. Ajo do të përpiqet të sigurojë sinergji, koor-dinim dhe efikasitet përmes bashkimit të njohurive, eliminimit të përsëritjeve, sinkronizimit të përpjekjeve dhe forcimit të mekanizmave të llogaridhënies, edhe në drejtim të raportimit. Zyrat vendore do të përdorin strategjitë e tyre të bashkëpunimit në vend ose instru-mente të tjerë të përshtatshëm për t’i ndihmuar au-toritetet kombëtare të shëndetit të marrin drejtimin për organizimin e bashkëpunimit më të afërt me partnerët.

Në nivele rajonale dhe nënrajonale, OBSH-ja/Rajoni Evropian do të zhvillojë një sërë instrumentesh dhe platformash (përfshirë metrikat përkatëse) për të nxitur një bashkëpunim më efikas, sinergjik dhe të për gjegjshëm mes agjencive. Rregullimi i  mbledh-jes, analizës dhe raportimit të të dhënave të ndara do të jetë një fushë me fokus të veçantë për zhvillimin e  partneriteteve të forta. OBSH-ja/Rajoni Evropian do të përpiqet sistematikisht të sigurojë që të gjitha vendet të mund të përfitojnë nga mësimet e  marra nga nismat premtuese dhe inovacionet nënrajonale. Emërimi i një ambasadori në nismat e Bashkimit Ev-ropian për parandalimin dhe trajtimin e kancerit, me detyrën për të siguruar nisma të kordinuara në lidh-je me kancerin në të gjithë rajonin, të cilat mbulojnë të gjitha vendet në Rajon, është vetëm një shembull i kësaj qasjeje.

Përmirësimi i fokusit të vendit: mbështetje e drejtpërdrejtë për udhëheqjen shëndetësore të Shteteve Anëtare

Duke qenë krijues dhe nëpërmjet nismave pro-aktive, OBSH-ja/Rajoni Evropian ka treguar se, edhe në kontekstin kaotik të pandemisë, është e mundur të përfshihet secili Shtet Anëtar në të paktën disa nga diskutimet nënrajonale ose rajonale. Kjo është e  rëndësishme sepse këto forume në shumë vende sjellin mundësi për bashkëpunim dhe për nxjerr-je mësimesh, si dhe për kanalet e  solidaritetit dhe ekonominë e shkallës. Këto mund të jenë të vetëkup-tueshme për Shtetet Anëtare që janë pozicionuar mirë në këto biseda, por të tjerëve ende u mungon qasja në mundësi të tilla. Në muajt e fundit, pjesërisht për shkak të krizës së vazhdueshme, OBSH-ja/Rajoni Ev-ropian ka mundur të rritë qasjen e të gjitha Shteteve Anëtare në diskutimet mbi çështjet që lidhen me shëndetin në organet ekzistuese rajonale dhe nënra-jonale dhe institucionet shumëpalëshe. Zgjerimi dhe thellimi i  kësaj pjesëmarrjeje do të jetë shqetësimi kryesor i udhëheqjes së OBSH-së/Rajoni Evropian.

Kriza COVID-19 ka rritur autoritetin e OBSH-së/Rajoni Evropian si një burim udhëzimesh që mbështeten në evidencë. Ajo ka një historik si një partner i drejtë, neu-tral dhe kompetent që mund t’i ndihmojë autoritetet

Page 49: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 47

© Research Institute of Influenza, Russian Federation/Kirill Sirotyuk

Page 50: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 48

shëndetësore për zgjedhje të vështira politikash dhe sfida zbatimi. Kjo e lejon që të ecë përpara në fushat e mëposhtme.• Me kërkesë të Shteteve Anëtare, dërgon ekipe

të përgjigjes së shpejtë për dialogun politik në mjedise të sigurta në terren dhe virtuale për zgjedhje teknikisht sfiduese ose të vështira në lidhje me rimëkëmbjen dhe reformat e nevojshme për të zhvilluar sisteme të qëndrueshme dhe të forta.

• Në bashkëpunimin me Observatorin Evropian për Sistemet dhe Politikat Shëndetësore, ndër të tjera, ka bërë Monitorimin e Përgjigjes së Sistemit Shëndetësor ndaj COVID-19.

• Mbështetje e kontekstualizuar për udhëheqjen shëndetësore në Shtetet Anëtare me analiza për efektin shëndetësor ex-ante të programeve të rimëkëmbjes ekonomike dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre për të negociuar për investime në rimëkëmbjen dhe reformën e sektorit shëndetësor.

• Organizimi i vlerësimeve vullnetare të kolegëve ndërmjet vendeve dhe shkëmbime të praktikave

të mira për temat kryesore të politikave shëndetësore, përfshirë reformat strukturore dhe reformat e tjera dhe menaxhimin e ndryshimeve.

• Mbështetje e dialogut të politikave strategjike, me kërkesë të Shteteve Anëtare, duke përfshirë nivelet politike dhe teknike dhe përdorimin e të dhënave shtetërore, informacioneve, evidencave dhe parashikimeve strategjike të vendit për të parashikuar sfidat e politikave dhe për të kryer ushtrime mbi skenarët e ardhshëm.

• Hapja e një akademie drejtuese transformuese pan-evropiane, me: (i) një program të zyrtarëve për profesionistët e rinj për ndërtimin e kapaciteteve të shëndetit publik dhe qeverisjes me pjesëmarrje; (ii) një program i shkëmbimit të stafit të nivelit të mesëm midis Shteteve Anëtare dhe OBSH-së/Rajoni Evropian, duke u përqëndruar në rimëkëmbjen, aftësinë rekuperuese dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor; dhe (iii) një program binjakëzimi dhe mbështetje nga kolegët për të ndihmuar vendimmarrësit e nivelit të lartë në menaxhimin e ndryshimeve.

Page 51: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 49

Përafrimi i përparësive kryesore të përbashkëta: për Rajonin Evropian të OBSH-së i pajisur me gjithçka të nevojshme për të arritur qëllimet

Si çështje prioritare, OBSH-ja/Rajoni Evropian do të përditësojë strategjitë e  saj të bashkëpunimit me Shtetet Anëtare, ose do të përfshihet në një debat të arsyeshëm në lidhje me bashkëpunimin në të ardh-men. Qëllimi është që përparësive kryesore t’u jepet rëndësia e  duhur, me parashikime për të bash-kuar partnerët në mbështetje të investimeve për rimëkëmbje dhe reforma.

OBSH-ja/Rajoni Evropian do t’i kushtojë vëmendje sis-tematike arritjes së një ekuilibri më të mirë midis ndi-kimit të mekanizmave rajonalë dhe nënrajonalë dhe dhënies së mbështetjes së drejtpërdrejtë të vendit. Ajo do të fokusohet në ato vende ku nevoja për të për-shpejtuar ndërthurjen me performuesit më të mirë është më e  madhe dhe ku autoritetet shëndetësore kanë më shumë nevojë për mbështetje. Përparësi do të ketë nxitja e integrimit më të mirë të të gjitha ven-deve në forume për dialog ndërkombëtar për çështjet shëndetësore.

OBSH-ja/Rajoni Evropian do të përdorë PEP-në për të riorganizuar udhëzimet dhe mbështetjen e saj për vendet në përputhje me përparësitë kryesore dhe nevojën për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme dhe të forta. Ajo do të përmirësojë ekuilibrin midis zhvillimit teknik të portofolit të saj të programeve dhe mbështetjes së përshtatur për ven-det në funksion të nevojave dhe kërkesave. Ajo do të merret me organizimin e  dërgimit të personelit dhe konsulentëve, me kërkesë të Shteteve Anëtare, për të plotësuar portofolin e saj të programeve teknike me mbështetje të përshtatur dhe në kohë nëpër mjet di-alogut dhe këshillave për politikë në mjedis të sigurt.

OBSH-ja/Rajoni Evropian do të nxisë një mjedis pune të favorshëm për të dhënë rezultate. Ajo do të:• harmonizojë strukturat organizative për të ofruar

PEP dhe PPP 13 të informuara duke u konsultuar me stafin dhe do të përpiqet të harmonizojë shpërndarjen dhe programimin e burimeve sipas nevojave të ndikimit në nivel vendi;

• mbështesë një kulturë bashkëpunimi dhe inovacioni të bazuar në vlera, duke përfshirë modelet e shkathëta dhe shumëdisiplinore të punës në ekip, sipas niveleve të përshtatshme të autoritetit të deleguar dhe llogaridhënies, përfshirë ndihmën e përbashkët teknike të intensifikuar dhe mbështetjen e politikave;

Page 52: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 50

• prezantojë procedura dhe praktika më të lehta administrative, do të ndjekë transformimin digjital dhe do të marrë masa për të ulur gjurmën e karbonit; dhe

• sigurojë një vend pune të shëndetshëm, të respektueshëm dhe motivues për të gjithë stafin me tolerancë zero ndaj ngacmimit dhe me promovim të diversitetit dhe ekuilibrit gjinor.

Page 53: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 51

Mobilizimi i burimeve

© W

HO

/ Olga Yurchenko

Page 54: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 52

Strategjia e  Angazhimit të PEP-së 2020-2025 që është duke u  zhvilluar promovon mobilizimin ko-herent të burimeve dhe përpjekjet e partneritetit me synim përmirësimin, fuqizimin, përditësimin dhe përshkallëzimin e udhëzimeve normative, mbështet-jen teknike dhe shkëmbimin e  njohurive për vendet e Rajonit Evropian. Duke u bazuar në rastin e inves-timeve PPP 13 dhe në strategjinë globale të mobilizi-mit të burimeve të OBSH-së (dokumenti EB146/29), strategjia fokusohet në partneritetet e  burimeve që udhëhiqen nga rezultatet, masat e  të cilave përcak-tohen nga PEP-ja. Strategjia e  mobilizimit të buri-meve të OBSH-së: (i) do të harmonizojë mobilizimin e burimeve me përparësitë e PEP-së; (ii) do të rrisë nivelin e fleksibilitetit, qëndrueshmërisë dhe parashi-kueshmërisë së kontributeve; (iii) do të përcak tojë një model operativ transparent dhe do të zhvi llojë kapac-itete për mobilizimin e  burimeve sidomos në zyrat vendore të OBSH-së; (iv) do të identifikojë dhe mobi-lizojë donatorët e rinj, qeveritë dhe të tjerë; (v) do të ndjekë modelet e partnerëve të burimeve për bashkë-gjenerim dhe investime të përbashkëta në për mjet ndarjes së informacioneve dhe fondeve; (vi) do të zba-tojë ndryshimet strukturore në OBSH/Rajoni Evropian për të siguruar shpërndarje më strategjike të fondeve dhe qëndrueshmërinë financiare të vendit, si dhe har-monizimin me përparësit kryesore të PEP-së.

Së bashku me strategjinë e  saj të mobilizimit të burimeve dhe monitorimin nëpërmjet matjeve të përshtatshme, OBSH/ Rajoni Evropian do të ofrojë mbështetje proaktive për mobilizimin nga autoritetet shëndetësore të vendit të burimeve për rimëkëmb-jen dhe reformën, duke ndjekur ndërthurjen mes përparësive të vendit dhe thirrjeve për veprim. Do të ndërmerret një përpjekje e  përbashkët për të për-shtatur përparësitë krahasuese të OBSH-së dhe eks-pertizës unike me interesat dhe përparësitë e  part-nerit burimor. Duke përqafuar inovacionin, Strategjia e Angazhimit e PEP-së 2020–2025 promovon: analizën e  evolucionit burime-partner, projeksionin e  prirjeve dhe përmirësimin e të dhënave të donatorëve; raciona-lizimin e portofolit aktual të OBSH-së/Rajoni Evropian së bashku me tri përparësitë e përbashkëta të PEP-së; konsolidimin e  programeve plotësuese; raste të nivelit të lartë të investimeve për nismat kryesore të PEP-së dhe vendet/blloqet me prirjet më shqetësuese të shëndetit; dhe fuqizimin strategjik të përfaqësisë së OBSH-së/Rajoni Evropian në vend.

Nëpërmjet një përpjekjeje të koordinuar në nivelin rajonal dhe kombëtar, OBSH-ja/Rajoni Evropian do të synojë të diversifikojë bazën aktuale burime-partner dhe të burimeve të financimit, duke mobilizuar part-nerë më të vegjël dhe të rinj ose në zhvillim dhe duke eksploruar mekanizma jotradicionalë, inovatorë të fi-nancimit dhe mundësi të kombinuara financimi.

Page 55: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 53

Si duhet ta masim përparimin në Rajonin Evropian?

© M

inistry of Health, Slovenia

Page 56: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 54

Kriza COVID-19 ka nënvizuar nevojën kritike që të gji-tha vendet të fuqizojnë të dhënat e tyre shëndetësore, sistemet dhe qarqet e  informacionit. Ekziston nev-oja për një hap kuantik në aftësinë për të gjeneruar të dhëna në kohë, të ndara dhe gjithëpër fshirëse që ofrojnë informacione të besueshme, të sakta dhe me vlerë praktike. Grumbullimi tradicional i  të dhënave do të duhet të plotësohet me përdorim të fuqishëm të të dhënave të mëdha, sondazheve online, paneleve të konsensusit dhe mendimeve të ekspertëve. Kjo do të sigurojë që vendimet të udhëhiqen nga të dhënat dhe të lehtësojnë monitorimin dhe para shikimin e shën-detit publik.

Rajoni Evropian i ka bazat reference dhe kapacitetin për të matur progresin drejt synimeve tremiliardëshe në përputhje me Kornizën e Ndikimit të OBSH-së (Ku-tia 4). Rajoni Evropian do ta masë këtë përparim duke shfrytëzuar treguesit globalë; OBSH-ja/Rajoni Evro-pian gjithashtu do të përcaktojë trajektoret rajonale dhe treguesit e monitorimit të procesit. Kjo do të bëjë të mundur ofrimin e këshillave specifike për politikat e vendit për përshpejtimin e progresit.

Baza e informacionit për të monitoruar progre sin do të vijë nga bashkëpunimi me Shtetet Anëtare dhe zyrat e  tyre kombëtare të statistikave. Për të reduk-tuar ngarkesën e Shteteve Anëtare nga mbivendosja

e raportimit dhe kërkesave të monitorimit, OBSH-ja/Rajoni Evropian do të krijojë partneritet me agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara dhe partnerë kyç si: Komisioni Evropian, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Observatori Evropian për Sis-temet dhe Politikat Shëndetësore, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Fuqizimi i  sistemeve të informacionit shëndetësor do të vazhdojë të jetë një fushë parësore e  fokusit veçanërisht në pjesën lindore të Rajonit, ku OBSH-ja është një partner kyç, për të zhvilluar të dhënat dhe profilet shëndetësore të vendit, me cilësi të lartë dhe të besueshme. Këto do të përdoren për të matur dhe monitoruar ndikimin, për të parashikuar nevojat, për të parashikuar dhe për t’iu përgjigjur sfidave të poli-tikave që ndikojnë në shëndetin e popullsisë dhe në sistemet shëndetësore.

OBSH-ja/Rajoni Evropian do të zbatojë një kornizë matëse për PEP-në që përputhet me kornizat e PPP 13, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Kua-drin e Përbashkët të Monitorimit. Ajo do të përshtatet për të monitoruar ndikimin e  nismave kryesore dhe të punës në tri përparësi kryesore. Ajo do të përfshijë metrika për të monitoruar përpjekjet drejt ndërthurjes rajonale, udhëheqjes më të fortë shëndetësore dhe përpjekjeve të bashkuara për një shëndet më të mirë.

Page 57: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 55

© WHO

Page 58: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 56

KUTIA 4. GATISHMËRIA PËR MATJEN E PROGRESIT TË TRE PRIORITETEVE KRYESORE TË PËRBASHKËTA

1. MSHU: progresi vlerësohet duke matur shkallën e mbrojtjes financiare; të dhënat bazë janë të disponueshme dhe kapaciteti organiza-tiv është i përcaktuar mirë. Metrikat globale që kombinojnë mbulimin e shërbimeve dhe mbro-jtjen financiare do të plotësohen nga një qasje rajonale për monitorimin që kombinon analizën statistikore të mbrojtjes financiare me metrika të ndjeshme ndaj paanshmërisë dhe do të për-fshijë analizën e nevojave të paplotësuara dhe analizën e politikave për të gjeneruar evidence në kohë, me vlerë praktike dhe specifike për vendin.

2. Mbrojtja ndaj emergjencave: kriza COVID-19 ka nxjerr ne pah nevojën për përditësimin e in-deksit të përgatitjes ndaj emergjencave shën-detësore. Kjo duhet të përfshijë gjurmimin e  emergjencave, përgjigjen dhe ndikimin në mënyra që ndahen sipas gjinisë, moshës dhe

statusit socio-ekonomik dhe që përfshijnë sur-vejancën e sëmundjes dhe performancën e sis-temit shëndetësor.

3. Shëndeti dhe mirëqenia: monitorimi i  shumë metrikave është i përcaktuar mirë, me Kor nizën Globale të Monitorimit të SJT-ve dhe syni met globale të SJT-ve. Nisma Evropiane për Rapor-tin e  Statusit të Pabarazisë Shëndetësore of-ron një grup të vlefshëm treguesish. Një bazë filles tare është e  disponueshme nëpërmjet Bazës së të Dhënave të Kombeve të Bash-kuara për Treguesit e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe burimeve të ndryshme të OBSH-së dhe të Kombeve të Bashkuara. Ek-zistojnë kapaciteti dhe metodat e  besueshme të matjes, në të cilat mund të përfshihen per-spektiva gjatë gjithë jetës, çështjet e barazisë gjinore dhe drejtësisë në shëndet.

Page 59: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 57

Konsultimi, përfshirja dhe procesi i vendimmarrjes

© W

HO

Page 60: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 58

Komiteti i njëzeteshtatë i Përhershëm i Komi tetit Ra-jonal për Evropën miratoi PEP-në dhe ra dakord ta pa-raqesë atë për miratim në sesionin e 70-të të Komitetit Rajonal në shtator 2020. Para se ta bënte këtë, OBSH-ja/Rajoni Evropian ka kërkuar kontribut shtesë dhe përgjigjee nga të gjitha Shtetet Anëtare dhe iu drej-tua edhe palëve të tjera të interesit dhe partnerëve, duke përfshirë organizatat qeveri tare ndërkombëtare, Komisionin Evropian, Kombet e  Bashkuara dhe ak-torët jo-shtetërorë, si dhe stafin e OBSH-së.

Page 61: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë

Shënime

Page 62: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Shënime

Page 63: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS
Page 64: PROGRAMI EVROPIAN I PUNËS

Programi Evropian i PunësVeprimi i Përbashkët për Shëndet më të Mirë 1

World Health Organization Regional Office for Europe (Organizata Botërore e ShëndetësisëZyra Rajonale për Evropën) UN City, Marmorvej 51 DK-2100, Copenhagen Ø, Denmark Tel: +45 45 33 70 00 Faks: +45 45 33 70 01 Email: [email protected] Faqja zyrtare në internet: www.euro.who.int

Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, e cila u themelua në vitin 1948 me përgjegjësinë kryesore për çështjet shëndetësore dhe shëndetin publik në nivel ndërkombëtar. Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën është një nga gjashtë zyrat rajonale në të gjithë botën, secila me programin e vet të përshtatur për kushtet e veçanta shëndetësore të vendeve të cilave u shërben.

Shtetet anëtare

ShqipëriaAndorraArmeniaAustriaAzerbajxhaniBjellorusiaBelgjikaBosnja dhe Hercegovina Bullgaria Kroacia Qipro Çekia Danimarka Estonia Finlanda Franca Gjeorgjia

Gjermania Greqia Hungaria Islanda Irlanda Izraeli Italia Kazakistani Kirgistani Letonia Lituania Luksemburgu Malta Monako Mali i Zi Maqedonia e Veriut HolandaNorvegjia

Polonia Portugalia Republika e Moldavisë Rumania Federata Ruse San Marino Serbia Sllovenia Spanja Suedia Zvicra Taxhikistani Turqia Turkmenistani Ukraina Mbretëria e Bashkuar Uzbekistani

WHO/EURO:2021-1919- 41670-58352