Kosova dhe Bashkimi Evropian
-
Upload
edona-krasniqi -
Category
Business
-
view
2.382 -
download
10
Transcript of Kosova dhe Bashkimi Evropian
(Kosova dhe Bashkimi Evropian)
Punim seminarikMentori: Kandidatët:Prof. Msc. Bekë Kuqi Edona Krasniqi Nr. Indexit: 130392012 Afërdita Gashi
Nr. Indexit: 130862012
Pejë, 2014
UNIVERSITETI PUBLIKHAXHI ZEKA
FAKULTETI I BIZNESITPEJË
Lënda: Ekonomia e EU-së dhe KosovaViti akademik 2013/2014
Përmbajtja1.Hyrje
2.Kosova dhe Bashkimi Evropian
3.Këshilli i Bashkimit Evropian
4.Sfidat e Kosovës në agjendën e BE-së
4.1 Përparësitë e Kosovës në agjendën Evropiane
5.Bashkimi Evropian si subjekt ligjor
5.1 Qëllimet Detyrat dhe Veprimtaritë e Komunitetit Evropian
6.Organet Financiare të BE-së
7.Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së
8.Sfidat e BE-së që ndikojnë në integrimin e Kosovës
9.Përfundimi
10.Literatura
1.Hyrje
Në këtë punim seminarik do të flasim për Kosovën dhe Bashkimin
Evropian. Bashkimi Evropian ka qenë pjesë integrale e përpjekjeve
ndërkombëtare për ndërtimin e një të ardhme të re për Kosovën që nga
viti 1999.
Bashkimi Evropian – shtetet anëtare dhe institucionet e tij, veçanërisht
Komisioni Evropian – luan një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe
zhvillimin e Kosovës. Bashkimi Evropian është donatori më i madh që
ofron ndihmë për Kosovën dhe rajonin e Evropës Juglindore në tërësi dhe
udhëheqë përpjekjet e rindërtimit.
2.Kosova dhe Bashkimi Evropian
Historia e formimit të Bashkimit Evropian të sotëm, daton nga themelimi
i Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, qëllimi i së cilës ishte që
të frenohet prodhimi gjerman i thëngjillit dhe çelikut, i cili për atë kohë
kishte një domethënie të madhe ushtarake dhe ekonomike, si dhe për ta
vënë nën kontrollin ndërkombëtar Gjermaninë.
Bashkimi Evropian është një organizatë ndërkombëtare e përbërë prej 28
shteteve anëtare që funksionon në bazë të principit mbinacional, që do
të thotë në mënyrë të pavarur nga vullneti i shteteve anëtare të tyre, të
cilat ia kanë bartur një pjesë të kompetencave të tyre, e ushtron pushtet
politik dhe juridik.
Mund të konsiderohet se disa nga aspektet ose mekanizmat kryesore të
bashkupunimit, ndërlidhjës së BE-së me Kosovën janë:
Mekanizmi Përcjellës i Stablizim-Asocimit(2002)
Samiti i Selanikut(2003)
Partneriteti Evropian dhe
Raporti vjetor i progresit
Ne kemi hyrë në dialog teknik me Serbinë, duke qenë të bindur që të
dyja palët do të përfitojnë prej tij, por mbi të gjitha qytetarët tanë, duke e
përmirësuar jetën e tyre të përditshme.
E ardhmja do të dëshmojë për vullnetin dhe seriozitetin e vërtetë të
palës serbe. Sidoqoftë, ne dëshirojmë të besojmë që në këtë dialog,
Serbia të mos ketë pasur të vetmin motiv, marrjen e statusit të
kandidatit për BE.
3.Këshilli i Bashkimit Evropian
Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen
nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”.
Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjëra edhe për çështje
të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga
secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së
vetë qeverive.
Gjithsej ekzistojnë nëntë konfigurime të ndryshme të Këshillit:
Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
Drejtësia dhe Punët e Brendshme
Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e
Konsumatorit
Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
Bujqësia dhe Peshkimi
Mjedisi
Edukimi, Rinia dhe Kultura
4.Sfidat e Kosoves ne agjenden e BE-së
Kosovën e pret një rrugë e gjatë me plot mundime dhe detyra të shumta
për të ateruar në Bashkimin Evropian, pasi që kjo nuk mund të mbetet
një oazë e veçuar në Ballkan. Por, para se të nisen negociatat për
pranimin e saj në Bashkimin Evropian, një prej barrierave më të rënda që
e ka para vetës, është mosnjohja e pavarësisë së saj nga 5 shtetet e
Bashkimit Evropian (Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia), për
momentin, dhe se pa e kapërcyer këtë barrierë e ka të pamundur të nis
këtë udhëtim të gjatë drejt Bashkimit Evropian.
4.1 Përparesitë e Kosovës në agjendën Evropiane
Disa nga përparsitë më të rëndësishme të Kosovës janë:
Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e stabilizim-
asocimit(PSA)
Partneriteti Evropian
Pjesëmarrja e Kosovës në aktivitetet rajonale
Qasja pozitive e institucioneve të Kosovës ndaj Bashkimit
Evropian
Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare
Fillimi i përafrimit të ligjeve me EU acquis
Potenciali njerëzor i Kosovës si dhe
Përdorimi i Euros.
5.Bashkimi Evropian si subjekt ligjor
Krijimi i Bashkimit Evropian(në traktatin e Mastrihtit) i ka
dobësuar aspektet tejkombëtare të Komunitetit Evropian.
Mbrojtësit e shkollës së mendimit të ligjit të komunitetit
përpiqen ta bëjnë të pavlerë këtë fakt përmes një fakti të
kundërt ata pretendojnë se Bashkimi Evropian nuk është
ndërqeveritar për kah natyra,por gjithashtu ka personalitetin
e vet ligjor, të cilin e nxjerrë nga shtetet anëtare dhe ky e bën
atë tejkombëtar edhe si natyrë.
5.1 Qëllimet Detyrat dhe Veprimtaritë e Komunitetit Evropian
Qëllimet detyrat dhe parimet ligjore kryesore të BE-së dhe KE janë
me rëndësi lidhur me çdo kuptim të procesit të integrimit Evropian.
Këtu janë përcaktuar në traktatet burimore dhe në rishikimet dhe
plotësimet pasuese.
Qëllimet dhe objektivat më të rëndësishmet të traktateve
themeluese përfshijnë:
Ruajtjen dhe Konsolidimin e Paqes
Krijimin e një Bashkimi Ekonomik për bagëtinë e të gjithë qytetarëve
Punën drejtë Bashkimit Politik
Fuqizimin dhe nxitjen e kohëzionit social brenda bashkimit etj
6.Organet Financiare të BE-së
Banka Evropiane e investimeve (BEI) është një nga dy
institucionet financiare të BE-së me seli në Luksemburg. Detyra
themelore e BEI-t është që të kontribuoj në zhvillimin e
harmonizuar të tregut të përbashkët në interest e komunitetit,
duke shfrytëzuar fonde të tregut kapital dhe fonde të veta.
Projektet ku investon Banka, zgjidhen me kujdes sipas këtyre
kritereve:
Projektet duhet të kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të BE-së,
Nga këto projekte, duhet të kenë dobi kryesisht rajonet më të pazhvilluara,
Ato duhet të ndihmojmë në tërheqjen e burimeve të tjera financiare
7.Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së
Ndryshimi i politikave të shtetit SHBA ndaj KE dhe gjallërimi i vazhdueshëm i
rëndësisë politike të KE-së në fundin e viteve 1980 bënë të mundur krijimin e
sfondit për Deklaratën Transatlantike.
Agjenda e re e cila ishte shumë më konkrete se deklarata e vjetër. Retorikës së
zakonshme mbi vlerat, ajo i shtonte fushat e gjëra me të cilat SHBA dhe BE
duhet të bënin përpjekje të përbashkëta për:
Për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin,
Për t’iu përgjigjur sfidave globale të lidhura me çështje si ambienti,
terrorrizmi dhe krimi ndërkombëtar,
Për të zgjeruar tregtinë botërore dhe për të promovuar marrëdhënie të
ngushta ekonomike dhe
Për të ndërtuar “URA” midis dy skajeve të Atlantikut në fushën kulturore
dhe arsimore.
8.Sfidat e BE-së që ndikojnë në integrimin e Kosovës
Bashkimi Evropian aktualisht përballet me probleme të shumta të cilat
mund të kenë ndikim edhe në procesin e integrimit të Kosovës në BE,e të
cilat janë:
Politika e jashtme e BE-së
Kapaciteti absorbues i BE-së
Kriza financiare e Euros,
Tendenca për migrim nga Ballkani Perndimor në BE.
9.PERFUNDIMI
Nga ky punim seminarik arritëm në perfundim që të tregojmë për historikun e
BE-së themelimin dhe sfidat e saj në agjendën e Kosovës poashtu treguam se
si BE-ja ka ndikim të madh në vendin tonë me rolin dhe zhvillimet dhe
perparesitë e saja.
Aspekt tjetër me rëndësi është se Bashkimi Evropian ka ndryshuar dhe është
reformuar më anë të traktateve të ndryshme dhe vazhdon edhe sot e tutje të
reformohet.
Marrëdhëniet me SHBA ndikuan që edhe BE të jetë më e fortë në vendimet e
saja dhe në kriteret që ka. Kosova edhe pse e vogël dhe me veshtirësi politike
që ka ajo po vazhdon të plotësojë kriteret e saj duke filluar nga ekonomia që
posedon kartmonedhën Euro, kjo do të thotë që Kosova është në fazën e
tranzicionit ku mund të jetë një anëtare e re në BE-së.
10.LITERATURA
1. http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/eu_kosovo/poli
tical_relations/index_sq.htm
2. http://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkimi_Evropian
3. Bashkimi Europian Prod.Uke Zenel Buqpapaj Tiranë,2010
4. Doc.dr. Abdulla Azizi “Bashkimi Evropian, e drejta,
institucionet dhe politkat”. Tetove 2010
5. Desmond Dinan-“Politikat e Bashkimit Evropian”
6. “Integrimi Evropian dhe Kosova”-Prof.Dr. Gazmend Qorraj
JU FALEMINDERIT