Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet...
Transcript of Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet...
-
Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore
nëpërmjet Teknikës me Vëzhgues të Trajnuar
Udhëzues
-
Ky produkt është financuar nga qeveria Suedeze. Përgjegjësia për përmbajtjen qëndron
tërësisht tek krijuesi i tij. Qeveria e Suedisë dhe REC Shqipëri jo domosdoshmërisht ndajnë
pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në të.
-
Përmbajtja
Hyrje .............................................................................................................................................................. 6
1- Përse duhet ky udhëzues? ..................................................................................................................... 6
2- Si mund t’ju shërbejë ky udhëzues? ...................................................................................................... 7
3- Çfarë janë Teknikat e Vëzhguesve të Trajnuar? ................................................................................... 9
4- Si do të zbatohen TVT .......................................................................................................................... 9
4.1 Shërbimet ...................................................................................................................................... 9
4.2 Zona ............................................................................................................................................ 10
4.3 Vëzhguesit ................................................................................................................................... 10
4.4 Trajnimi i vëzhguesve ................................................................................................................. 11
4.1.1 Shkalla e mbushjes së kontejnerëve .................................................................................... 11
4.1.2 Mbetje voluminoze brenda dhe përreth kontejnerëve; ........................................................ 12
4.1.3 Vend qëndrimi i kontejnerëve; ............................................................................................ 13
4.1.4 Pastërtia rreth kontejnerëve; ................................................................................................ 14
4.1.5 Gjendja fizike e kontejnerëve; ............................................................................................ 14
4.1.6 Pemët, shkurret; .................................................................................................................. 15
4.1.7 Bari ...................................................................................................................................... 16
4.1.8 Zona e lojërave .................................................................................................................... 18
4.1.9 Pastërtia e parkut ................................................................................................................. 19
4.1.10 Rrugët e kalimit ................................................................................................................... 20
4.1.11 Mirëmbajtja e stolave .......................................................................................................... 21
4.1.12 Objekte sanitare në brendësinë e parkut.............................................................................. 22
4.5 Puna në terren ............................................................................................................................. 22
4.6 Plotësimi i formularëve ............................................................................................................... 23
5- Përpunimi i të dhënave ........................................................................................................................ 26
6- Kosto për investime kapitale ............................................................................................................... 26
7- Hartimi i raportit ................................................................................................................................. 27
-
Tabela
Tabela 1: Tabelë pune për vizitën në terren ................................................................................................ 23
Tabela 2: Formulari për vlerësimin e shërbimit të mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta
shtëpiake. .................................................................................................................................................... 23
Tabela 3: Formulari për vlerësimin e shërbimit mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të
gjelbra publike. ........................................................................................................................................... 24
Figura
Figura 1: Diagram e funksionit të TVT ......................................................................................................... 8
Figura 2: Shënjimi i vendit ku po kryhet vëzhgimi në Google Maps ......................................................... 25
Figura 3: Marrja e koordinatave në Google Maps ...................................................................................... 25
-
Udhëzuesi është përgatitur nga Instituti i Kërkimeve Urbane, në konsultim të ngushtë me
organizatat e shoqërisë civile: Tjetër Vizion, Qendra për Zhvillim Komunitar ‘Sot për të
Ardhmen’, AULEDA - Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, Fondacioni Gjirokastra,
‘Unë, Gruaja’ dhe "Instituti për Politika Publike dhe Ndryshim Social" si pjesë e projektit:
Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet ‘Teknikat e Vëzhguesve të Trajnuar’,
në kuadër të programit SENIOR II, të financuar nga qeveria suedeze nëpërmjet Qendrës
Rajonale Mjedisore në Shqipëri.
-
Hyrje
Mbas Reformës Administrativo Territoriale, bashkitë e vendit kanë një numër më të madh
banorësh, një shtrirje më të madhe të territorit nën administrim, si dhe një numër funksionesh të
reja të deleguara nga qeveria qendrore. Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, misioni i bashkive
është qeverisja efektive, eficiente dhe në një nivel sa me afër qytetarit. Vlerësimi i financimit të
shërbimeve mjedisore hartuar në kuadër të programit SENIOR II1 në vitin 2017 nxori në pah një
mungesë financimi nga ana e bashkive për ofrimin e këtyre shërbimeve, gjendje e cila mbetet e
njëjte deri katër vjet pas reformës administrativo-territoriale.
Në vazhdim të mbështetjes së bashkive në misionin e tyre, në kuadër të të njëjtit program,
SENIOR II, është përgatitur ky udhëzues i cili ka për qëllim t’u vijë në ndihmë bashkive për të
përmirësuar performancën e shërbimeve publike, për të monitoruar e vlerësuar ofrimin e tyre si
dhe për të rritur përfshirjen e komunitetit në përmbushjen e këtyre përgjegjësive.
1- Përse duhet ky udhëzues?
Sipas ligjit 139/2015, “për Vetëqeverisjen Vendore”, njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të
sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, të cilët mund t’ia ofrojnë në disa mënyra:
nëpërmjet ndërmarrjeve për shërbime publike;
njësive organizative të vetë strukturës administrative të njësisë;
kontraktim të dhënies së shërbimeve më palë të treta;
partneritetit publik privat;
krijimit të shoqërive tregtare (sh.a.)
Pavarësisht mënyrës se si njësitë e qeverisjes vendore i ofrojnë shërbimet, ligji ngarkon bashkitë,
si përgjegjëse për hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së
shërbimeve për të përmirësuar nivelin dhe cilësinë e ofrimit të këtyre shërbimeve. Strukturat e
bashkisë duhet të kenë e të përdorin një sistem monitorimi e vlerësimi të unifikuar për të
siguruar standardin më të lartë të ofrimit të shërbimeve.
Aktualisht, në bashkitë e vendit mungojnë sisteme të administrimit të performancës si dhe të
monitorimit dhe vlerësimit të shërbimeve publike.
Strategjia Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, parashikon
forcimin e demokracisë vendore nëpërmjet rritjes së gjithë përfshirjes qytetare dhe forcimit të
1 Raporti ”Financat Vendore për Shërbimet Mjedisore në Shqipëri 2016-2019”, URI
-
strukturave komunitare në nivel vendor, si aktorë kyç në përmirësimin e performancës së ofrimit
të shërbimeve publike. Në këtë drejtim, Strategjia përcakton Këshillin bashkiak si të vetmin
organ
të brendshëm kontrollues dhe monitorues të zbatimit të politikave nga ekzekutivi, me rol
kryesorë garantimin e një lidhjeje të fortë të qeverisë vendore me strukturat komunitare dhe
shoqërinë civile.
Aktualisht, në nivel vendor, strukturat komunitare janë ende të pa ngritura në pjesën më të
madhe të bashkive, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse të bashkive,
nëpërmjet të cilave mund të ndikohet në përmirësimin e performancës së shërbimeve publike,
është tejet e kufizuar. Format kryesore të përdorura në përgjithësi janë dëgjesa publike, anketime
dhe fokus grupe, por numri i qytetarëve pjesëmarrës është shumë i ulët. Gjithashtu, nuk ka një
metodologji të unifikuar për mënyrën e përfshirjes së komunitetit në monitorimin dhe vlerësimin
e shërbimeve publike.
Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë bashkinë në plotësimin e këtyre mungesave. Në mënyrë
të veçantë, ky udhëzues trajton një metodologji mbi:
shërbimet të cilat mund të vlerësohen
mënyrën se si mund të përfshihet komuniteti
përfshirjen e zyrtarëve të Bashkisë
zgjedhjen e zonës e cila do të vlerësohet
vlerësimin sipas një shkalle të paracaktuar
si mund te përdoren gjetjet e vlerësimit
2- Si mund t’ju shërbejë ky udhëzues?
Nëse jeni një nëpunës i bashkisë … ky udhëzues i shërben drejtorisë së shërbimeve publike
(DSHP) për të monitoruar dhe vlerësuar shërbimet të cilat ajo i ofron komunitetit, me qëllim
përmirësimin e tyre. Aplikimi i kësaj teknike i mundëson kësaj drejtorie krijimin e një baze të
dhënash të përftuar nga një vlerësim në terren, i standardizuar me katër shkallë vlerësimi:
1- Shumë mirë
2- Mirë
3- Keq
4- Shumë keq
Aplikimi i kësaj teknike në vazhdimësi dhe i shtrirë në kohë i mundëson DSHP-së krahasimin e
ofrimit të shërbimeve, nga viti në vit ose më shpesh, si dhe përcaktimin e investimeve kapitale,
-
ndërhyrjeve operative si dhe shpenzimeve përkatëse të nevojshme për të siguruar ofrimin e
shërbimeve në standardin më të lartë (shumë mirë).
Të dhënat e përftuara nëpërmjet aplikimit të kësaj teknike i shërbejnë organeve të bashkisë për të
prioritizuar nevojën për financim të shërbimeve si dhe përfshirjen e komunitetit për te siguruar
transparencë në vendim marrje, para hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm.
Nëse jeni një qytetar... Ky udhëzues ju njeh me metodën e monitorimit dhe vlerësimit në terren
të shërbimeve që ofron Bashkia, me vëzhgues të trajnuar të cilën ju mund ta aplikoni në njësinë
tuaj vendore.
Me aplikimin e kësaj metode ju mund të bëheni pjesë e grupit të punës së bashkisë i cili kryen
monitorimin dhe vlerësimin e ofrimit të shërbimeve. Gjithashtu me krijimin e Strukturave
Komunitare në bashkinë tuaj, ju, nëpërmjet aplikimit të kësaj teknike mund të monitoroni e
vlerësoni në mënyrë të pavarur ofrimin e shërbimeve nga bashkia juaj, gjetjet e të cilave mund t’i
parashtroni gjatë dëgjesa-ve publike apo në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
E nëse jeni një anëtar OJF-je apo grupi tjetër interesi... duke lexuar këtë udhëzues, ju do
njiheni me larminë e shërbimeve të cilat mund të vlerësohen me këtë teknikë si dhe mënyrën e
përfshirjes së qytetarëve për tu bërë pjesë e vendimmarrjes.
Figura 1: Diagram e funksionit të TVT
-
3- Çfarë janë Teknikat e Vëzhguesve të Trajnuar?
Teknikat e Vëzhguesve të Trajnuar përdoret për të matur cilësinë e ofrimit të shërbimeve
nëpërmjet shqisës së të parit. Individë të trajnuar të cilët mund të punojnë në grup ose
individualisht vlerësojnë ofrimin e një shërbimi nëpërmjet një shkalle matëse të paracaktuar. Kjo
është një procedurë e saktë vlerësimi e cila ndihmon në rritjen e bashkëpunimit midis njësive të
qeverisjes vendore dhe qytetarëve. Nëse këto vlerësime kryhen me të njëjtën teknikë ato mund të
përdoren për të krahasuar ofrimin e shërbimit në vazhdimësi.
Teknikat e Vëzhguesve të Trajnuar mund të përdoret për vlerësimin e disa shërbimeve si psh:
cilësia e rrugëve dhe trotuareve;
cilësia e banesave sociale;
cilësia e godinave të shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave shëndetësore;
mirëmbajtja e parqeve publike;
pastrimi dhe largimi i mbetjeve
Disa avantazhe të përdorimit të kësaj teknike:
kosto e ulët në aplikim;
e lehtë për t’u kuptuar;
praktike në përdorim;
shumë përfshirëse.
4- Si do të zbatohen TVT
4.1 Shërbimet
Në zbatim të projektit: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve mjedisore nëpërmjet ‘Teknikës me
Vëzhgues të Trajnuar’ janë përzgjedhur dy shërbime bashkiake të cilat janë:
Shërbimi i mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta shtëpiake : Vlerësimi i
pikave të grumbullimit të mbetjeve dhe kontenierëve
Mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra publike
-
Këto shërbime do të vlerësohen nga vëzhguesit e trajnuar nëpërmjet dy komponentëve
Fotografisë dhe Formularëve të vlerësimit.
4.2 Zona
Projekti do të zbatohet në 6 bashki të vendit: Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Pogradec dhe
Krujë, dhe ky udhëzues do të rishikohet pas kësaj eksperience, për ta bërë atë një material me
vlerë për të gjitha bashkitë e vendit. Duke parë tipologjitë e ndryshme të këtyre bashkive është
dakordësuar që për shërbimin e Mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta
shtëpiake, zona e përzgjedhur për t’u vlerësuar të përmbushë disa kritere si më poshtë vijon:
Zona të ketë minimalisht 35,000 banorë
Të jetë brenda vijës së verdhë të qytetit
Të vlerësojë të paktën 50% të qytetit
Por në aplikimin e kësaj teknike mund të përzgjidhen zona më të mëdha ose më të vogla ose
vetëm disa rrugë, mbetet në përzgjedhjen e zbatuesit të projektit.
Për shërbimin Mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra Publike është
dakordësuar që pjesë e vlerësimit të jenë parqet të cilët ndodhen në brendësi të qytetit, pra vetëm
parqet urbane.
4.3 Vëzhguesit
Vëzhgues të kualifikuar janë grupe qytetarësh vullnetarë të profesioneve të ndryshme, jo të
punësuar nga bashkia, por që bashkëpunojnë me stafin e bashkisë, të cilët trajnohen më parë për
të përdorur të njëjtën metodë vlerësimi në terren.
Në këtë projekt është dakordësuar që do të trajnohen 10 persona për secilën bashki të cilët duhet
të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
barazi gjinore në personat e zgjedhur (50% meshkuj, 50% femra);
të kenë përfunduar apo të jenë në vazhdim të shkollës së mesme;
të jenë banorë të bashkisë ku do të zbatohet projekti;
të kenë një aparat celular me të cilin do të kryej fotografi në terren;
të jenë përdorues te programeve Word, Excel.
Në aplikimin e kësaj teknike mund të përfshihen të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të kryejnë
një punë në komunitet pa kufizim në moshë, shkollim apo profesion. Gjithashtu kjo metodë
mund të përdoret nga punonjësit e drejtorisë së shërbimeve publike për të monitoruar dhe
vlerësuar ofrimin e shërbimeve.
-
Gjatë kryerjes së vlerësimeve në terren aty ku është e mundur vlerësimet duhet të bëhen nga një
grup prej të paktën dy persona. Vlerësuesit e rinj duhet te bëjnë grupin e parë të vlerësimeve të
tyre me një vlerësues me përvojë i cili mund të ndihmojë e t’i përgjigjet pyetjeve që ata kanë.
4.4 Trajnimi i vëzhguesve
Pasi të jenë përzgjedhur personat të cilët do të përfshihen në vlerësimin e shërbimeve, sipas
kritereve të sipër përmendura do të nisë edhe trajnimi i tyre për mënyrën si do të përshkojnë
itinerarin në zonën e përzgjedhur, komponentët e shërbimit që do të vlerësohen si dhe shkallën e
vlerësimit për secilin komponent.
Për shërbimin e mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta të vlerësohen këto
komponentë:
4.1.1 Shkalla e mbushjes së kontejnerëve
1- Mirë, pak ose gjysmë të mbushur
2- Keq, i mbushur plot
-
4.1.2 Mbetje voluminoze brenda dhe përreth kontejnerëve;
1- Shumë pastër, nuk ka asnjë mbetje
voluminoze brenda dhe përreth
kontejnerit)
2- Pastër, ka deri në dy mbetje voluminoze
brenda dhe përreth kontejnerit (ka thasë
me mbetje inerte, kartonë te mëdhenj
3- I ndotur, ka deri në 5 mbetje
voluminoze brenda dhe përreth
kontejnerit;
4- Shumë i ndotur, ka më shumë se 5
mbetje voluminoze.
:
-
4.1.3 Vend qëndrimi i kontejnerëve;
1- Shumë i mirë, ka një vend qëndrim (xhep) i cili është i rrethuar;
1- Mirë, ka një vend qëndrim (xhep) i cili është i pa rrethuar;
2- Keq, nuk ka një vend qëndrimi.
-
4.1.4 Pastërtia rreth kontejnerëve;
1- Shumë mirë, nuk ka mbetje jashtë
kontejnerit;
2- Mirë, pak mbetje shumë pranë
kontejnerit
3- Keq, mbetje të përhapura rreth
kontejnerit;
4- Shumë keq, një sasi e madh mbetjesh e
përhapur në një hapësirë prej 30m2 nga
kontejneri.
4.1.5 Gjendja fizike e kontejnerëve;
1- Shumë e mirë, kontejneri: ka 4 rrota,
kapak, i pa dëmtuar nga pjesa e jashtme;
2- Mirë, kontejneri: ka 4 rrota, kapak, por
është pak i dëmtuar nga jashtë ose ka
kapakun e thyer;
-
3- Keq, kontejneri: ka 2-3 rrota dhe është pa
kapak;
4- Shumë keq, kontejneri: nuk ka rrota,
kapak, dhe është i djegur.
Për shërbimin e Mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra Publike do të
vlerësohen këto komponentë:
4.1.6 Pemët, shkurret;
1- Shumë mirë, pemët e shkurret janë të krasitura, mirëmbajtura e nuk janë të thara;
-
2- Mirë, pjesa më e madhe e pemëve e shkurreve janë të krasitura e të mirëmbajtura por ka
disa (jo më shumë se 4) pemë të pa krasitura;
3- Keq, ka pemë të thara e të pa krasitura, më shumë se 4.
4.1.7 Bari
1- Shumë mirë, zona me barë është e gjelbëruar dhe e krasitur;
-
2- Mirë, është e gjelbëruar por jo i krasitur, por ka disa zona të vogla pa barë;
3- Keq, ka zona të mëdha të parkut të cilat janë të pa gjelbëruara.
-
4.1.8 Zona e lojërave
1- Shumë mirë, ka 5 e më shumë
tipologji lojërash, lojërat janë të lyera e të pa
dëmtuara, zona është e shtresëzuar me
zhavorr ose tartar;
2- Mirë, ka më pak se 5 tipologji lojërash
dhe në gjendje të mirë fizike;
3- Keq, ka disa lojëra por janë të dëmtuara
dhe një pjesë e zonës pa zhavorr ( e pa
shtresëzuar)
4- Shumë keq, lojërat që janë pjesë e zonës
së lojërave janë të dëmtuara, të
ndryshkura dhe zona nuk është e shtruar
me zhavorr.
-
4.1.9 Pastërtia e parkut
1- Shumë mirë, në park ka kosha e nuk ka
mbetje në hapësirën e parkut;
2- Mirë, ka mbetje vetëm poshtë vendit të
koshit;
3- Keq, ka mbetje të shpërndara në
hapësirën e parkut;
4- Shumë keq, nuk ka kosha dhe ka
grumbuj mbetjesh në hapësirën e parkut.
-
4.1.10 Rrugët e kalimit
1- Shumë mirë, shtigjet janë të mirë përcaktuara, janë të shtruara: me zhavorr, pllaka, beton si
dhe kanë bordura anësore;
2- Mirë, ka rrugë por kanë disa gropa apo
kanë dalë pllakat nga vendi;
3- Keq, rrugët nuk kanë bordura dhe nuk
janë të shtruara me: zhavorr, beton,
pllaka.
-
4.1.11 Mirëmbajtja e stolave
1- Shumë mirë, i lyer e me të gjithë
dërrasat e vëna;
2- Mirë, është i rregullt por i pa lyer;
3- Keq, i mungojnë dërrasa dhe i pa lyer;
4- Shumë keq, nuk ulesh dot.
-
4.1.12 Objekte sanitare në brendësinë e parkut.
1-Ka, dhe janë të mirëmbajtura;
2-Ka, dhe janë të pa mirëmbajtura;
3- Nuk ka, objekte sanitare në ambientet e parkut.
4.5 Puna në terren
Për kryerjen e këtij vlerësimi do të jetë e nevojshme që vëzhguesit të dalin minimalisht tre herë
në terren. Përpara daljes në terren vëzhguesit së bashku me supervizorët duhet të kenë mirë
përcaktuar zonën në të cilën do të kryejnë vëzhgimet si dhe itinerarin, i cili duhet të fillojë e të
mbarojë në të njëjtën pikë në të tre vëzhgimet që do të kryhen. Dalja në terren duhet të
shoqërohet me një hartë të printuar të zonës që do të vëzhgohet, itineraret mund të shënjohen
me vija të ngjyrave të ndryshme për tu kuptuar më mirë nga grupet e vëzhguesve.
Supervizorët duhet të përgatisin paraprakisht një tabelë punë në të cilën përcaktohen javët dhe
ditët në të cilat do të kryhet vizita në terren. Vëzhgimet duhet të kryhen në ditë e javë të
ndryshme për të siguruar një kampion, i cili është sa më përfaqësues i shërbimit të vëzhguar.
-
E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë
Java e parë x x
Java e dytë x x
Java e tretë x x
Tabela 1: Tabelë pune për vizitën në terren
Në tabelën e mësipërme paraqitet tabela e punës së vëzhguesve ku me x janë shënuar ditët në të cilat do të vlerësohet shërbimi i mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta
shtëpiake, dhe me x janë shënuar ditët në të cilat do të vlerësohet shërbimi e mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra Publike për të cilin është menduar se vlerësimi
duhet të kryhet ditëve të shtuna pasi mendohet që parku në këtë ditë është më i frekuentuar nga
komuniteti.
Vëzhgimet për shërbimin e mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta shtëpiake do të
kryhen minimalisht 2 orë mbasi mbetjet janë tërhequr nga ana e bashkisë.
4.6 Plotësimi i formularëve
Në të gjitha rastet, vlerësimi për secilin nga komponentët, e shërbimit të përzgjedhur do të
dokumentohet me fotografi dhe me formularin i cili do të plotësohet nga vëzhguesit sipas
shkallës së vlerësimit të paracaktuar, shembull i formularit ilustrohet në tabelat në vijim:
Vendi i
pikës së
grumbulli
mit/Rruga
Data
, ora
Nr.
fot
o
Koordinat
at
Mbetje
voluminoz
e brenda
dhe
përreth
kontejner
ëve
Vend
qëndri
mi i
kontejn
erëve
Pastërtia
e pikës
së
grumbul
limit
Numri i
kontejne
rëve në
pikën e
grumbull
imit
Shkalla
e
mbushje
s së
kontejne
rit
Gjendja
fizike e
kontejnerë
ve
Kom
ente
Lat.
X
Lon
g. Y
(nga 1 tek 4) (nga 1 tek
3)
(nga 1 tek
4)
1 2 1 2 3 4
Tabela 2: Formulari për vlerësimin e shërbimit të mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta shtëpiake.
Në shembullin e mësipërm në kolonën e parë do të vendoset emri i rrugës ku po kryhet vëzhgimi,
në kolonën e dytë data dhe ora e vëzhgimit, në kolonën e tretë do të shënohet numri i fotografisë
e cila duhet të korrespondoje me numrin e pikës së grumbullimit të vëzhguar ndërsa në kolonën e
-
katërt do të shënohen koordinatat (X,Y) e vendit ku po kryet vlerësimi. Në plotësimin e
formularit për shërbimin e mbledhjes, largimit dhe trajtimin të mbetjeve të ngurta shtëpiake
duhet pasur parasysh se një pikë grumbullimi mbetjesh përbëhet nga 1, 2 ose 3 kontejner. Në
lidhje me vlerësimin e komponentit shkalla e mbushjes së kontejnerit: është paraqitur shkalla e
vlerësimit dhe vëzhguesit duhet të shënojnë numrin e kontejnerëve që vlerësohen me 1 dhe ata
që vlerësohet me 2, me të njëjtën mënyrë duhet të plotësohet edhe komponenti gjendja fizike e
kontejnerëve. Në formular ka edhe një kolonë në të cilën vëzhguesit mund të shënojnë komente
për pikën që po vëzhgojnë, nëse kanë.
Për vlerësimin e shërbimit Mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra
Publike, jepet formulari si më poshtë.
Emri i
parkut
/ rruga
/ vendi
Data,
ora
Nr.
foto
Koordinatat Pemët,
shkurret Bari
Zona e
lojërave
Pastërtia
e parkut
Rrugët
e
kalimit
Numri
total i
stolave
në park/
të
vrojtuar
Mirëmbajtja
e stolave
Objekte
sanitare
në
brendësi
të
parkut Komente
Lat.
X
Long.
Y
(nga 1
tek 3)
(nga
1
tek
3)
(nga 1
tek 4)
(nga 1
tek 4)
(nga 1
tek 4) 1 2 3 4
(nga 1
tek 3)
Tabela 3: Formulari për vlerësimin e shërbimit mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra publike.
Plotësimi i formularit do të kryhet përgjithësisht në të njëjtën mënyrë si formulari për shërbimin
e mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta shtëpiake me përjashtim të kolonës së
fotove ku do të shënohet seria e fotove të marra nga një park p.sh. nga 1 tek 30 ku do të
përfshihen të gjithë komponentët e vlerësuar në park, si dhe tek komponenti numri total i
stolave në park / të vrojtuar, duhet të vihet numri total i stolave në park ose nëse janë shumë
stola minimalisht të vlerësohen 30 të tillë.
Marrja e koordinatave për secilin nga shërbimet do të kryhet me anë të aplikacionit Google Maps
të cilin vëzhguesit duhet ta kenë të instaluar në telefonat e tyre.
Si do të funksionojë marrja e koordinatave për shërbimin e mbledhjes, largimit dhe trajtimit të
mbetjeve të ngurta shtëpiake; Vëzhguesi duhet të pozicionohet afër pikës së grumbullimit të
mbetjeve dhe tek pika blu që shfaqet në ekranin e telefonit duhet ta mbaj shtypur për 5 sekonda,
në këtë mënyrë do të shënjohet vendi si në figurën më poshtë.
-
Figura 2: Shënjimi i vendit ku po kryhet vëzhgimi në Google Maps
Pasi të jetë shënjuar vendi duhet të tërhiqet ekrani i telefonit për lart e do të shfaqen koordinatat
të cilat janë rrethuar me të kuqe ne figurën e mëposhtme nga e cila do të merren koordinatat
Long, X, Lat..Y e do të hidhen në formular.
Figura 3: Marrja e koordinatave në Google Maps
-
E njëjta procedurë do të kryhet edhe për marrjen e koordinatave të shërbimit mirëmbajtja e
parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra publike, por në këtë rast do të merren koordinatat
vetëm një herë për secilin park të vëzhguar.
5- Përpunimi i të dhënave
Pas çdo vëzhgimi të kryer në terren, të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit nëpërmjet
formularëve do të hidhen në formatin Excel, në një format të parapërgatitur nga IKU. Pasi të jenë
kryer të tre vëzhgimet në terren dhe baza e të dhënave është e plotë do të kryhet agregimi i tyre
nga i cili do të gjenerohen edhe grafikë për të ilustruar edhe në mënyrë grafike gjetjet e dala nga
vëzhgimet. Baza e të dhënave do të përmbajë vlerësimin e secilit komponent në vlera absolute
dhe në përqindje për secilin vëzhgim të kryer në terren si dhe agregatin me mesataren në
përqindje të tre vëzhgimeve së bashku.
Kjo bazë të dhënash do të shërbejë për të parë se në çfarë niveli është ofrimi i shërbimeve të
vëzhguara nga ana e bashkisë dhe cilat janë pikat problematike në të cilat bashkia duhet të
ndërhyjë me investime kapitale apo aty ku duhet të përmirësojë ofrimin e shërbimit nga ana
operacionale.
6- Kosto për investime kapitale
Bazuar në gjetjet e dala nga vëzhgimi i kryer në terren, organizatat, në bashkitë ku zbatojnë këtë
projekt, do të punojnë me stafet bashkiake të caktuar nga kryetari në memorandum për të
përgatitur një buxhet të përafruar se sa do t’i kushtonte bashkisë përmirësimi i infrastrukturës si
dhe investimet kapitale të nevojshme, për të dy shërbimet e përzgjedhura, në mënyrë të tillë që
të gjithë komponentët e vlerësuar të jenë në shkallën e vlerësimit Shumë mirë (1), në një hark
kohor që përkon me mundësitë financiare të çdo bashkie. Për shërbimin e mbledhjes, largimit
dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta shtëpiake do të jepet një vlerësim i përafërt i kostos për
komponentët:
Pikë grumbullimi
ndërtimin e rrethimit;
hapjen e xhepit në rrugë.
Gjendja fizike e kontejnerëve
-
blerjen e një kontejneri të ri;
një kapak të ri;
rrota të reja
Për shërbimin mirëmbajtja e parqeve, lulishteve dhe hapësirave të gjelbra publike do të jepet
kosto për:
shportat rrugore (kontejner)
blerja e stolave të rinj
vendosja e lodrave me tipologji të ndryshme
ndërtimi i objekteve sanitare
7- Hartimi i raportit
Organizatat duhet të përgatisin një raport me gjetjet nga vëzhgimet e kryera për të dy shërbimet e
vlerësuara. Raporti me gjetjet do ti prezantohet komunitetit si dhe zyrtarëve të bashkisë e
këshillit bashkiak në një takim të përbashkët ku komuniteti mund të shprehi mendimin e tij në
lidhje me prioritizimin e ndërhyrjeve dhe zonës në të cilën ato do të kryhen.
Raporti do të përmbajë:
1. Profilin e Bashkisë;
2. Popullsinë;
3. Kush e ofron shërbimin e mbledhjes, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta
shtëpiake (i nën kontraktuar ose jo, sa kontejner ka, sa persona punojnë në këtë shërbim,
sa kamionë ka, buxheti për shërbimin, etj.);
4. Kush e ofron shërbimin e mirëmbajtjes së parqeve, lulishteve dhe hapësirat e gjelbra
publike (sipërfaqja e parkut të vlerësuar, sa punonjës për këtë shërbim, buxheti etj.);
5. Gjetjet nga vlerësimi në terren;
6. Një përafrim të buxhetit, se sa do ti kushtonte bashkisë nëse të gjithë komponentët e
vlerësuar gjatë projektit, të kenë nivelin e vlerësimit Shumë mirë (1) investime kapitale .
-
Referenca
Instituti Kërkimeve Urbane (2018), Financat Vendore për Shërbimet Mjedisore në Shqipëri
2016-2019, Tiranë
Hatry P. H. (2005) Results Matter: Suggestions for a Developing Country’s Early Outcome
Measurement Effort, Public Service Delivery, 85-112.
Instituti Kërkimeve Urbane (2013), Përmirësimi i shërbimeve vendore me pjesëmarrjen e
vëzhguesve të kualifikuar, Tiranë