Plani Strategjik 2021-2026

18
Plani Strategjik 2021-2026

Transcript of Plani Strategjik 2021-2026

Page 1: Plani Strategjik 2021-2026

Plani Strategjik

2021-2026

Page 2: Plani Strategjik 2021-2026

ii

Përmbajtja

Fjala e Rektorit ....................................................... 3

Dokumentet e konsultuara: .................................... 4

Plani Strategjik 2021-2026 .................................... 5

I.1. Vizioni ............................................................. 6

I.2. Misioni ............................................................. 6

I.3. Vlerat ............................................................... 6

Objektivat Strategjike të Kolegjit Universi............ 7

Objektivi Strategjik I - Cilësia Mësimore .............. 8

Objektivi Strategjik II - Studenti në qendër ........... 9

Objektivi Strategjik III - Hulumtimi Shkencor .... 10

Objektivi Strategjik IV - Bashkëpunimi .............. 11

Objektivi Strategjik V - Kapacitetet

Infrastrukturore dhe Financiare ............................ 12

Paraqitja tabelare e Objektivave Strategjike me

koston e tyre për çdo aktivitet .............................. 13

Monitorimi dhe Vlerësimi.................................... 18

Page 3: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 3

Fjala e Rektorit

Plani strategjik bën që Kolegji Universi t’i përmbahet me devotshmëri misionit të shenjtë të

mësimdhënies dhe mësim nxënies cilësore për studentët e vendit tonë dhe të rajonit.

Plani Strategjik 2021-2026 paraqet një mundësi shtesë për t’i dhënë drejtim të ri zhvillimit të

Kolegjit Universi, duke ruajtur bërthamën intelektuale dhe infrastrukturore për të vazhduar me

shpalosjen e ideve të reja në përputhje me kërkesat e kohës dhe me rrethanat e reja të punës të

cilat na kanë bërë të reflektojmë edhe mbi sfidat tona me të cilat jemi përballur gjatë zbatimit të

dy planeve strategjike paraprake.

Në planin e ri janë përcaktuar prioritetet për 5 vitet e ardhshme të punës së KU dhe njëherësh

është ravijëzuar procesi i zbatimit të objektivave strategjike me fokus në 5 fusha kryesore:

1. Cilësia mësimore;

2. Studenti në qendër;

3. Hulumtimi shkencorë;

4. Bashkëpunimi;

5. Resurset infrastrukturore dhe financiare.

Çdo objektiv strategjik është i ndërlidhur me aktivitetet përcjellëse për zbatim, për të cilat janë

caktuar bartësit e zhvillimit të aktiviteteve, kohëzgjatja e realizimit të tyre si dhe kosto vjetore e

realizimit të saj.

Duke qenë i vetëdijshëm se sfidat e KU nuk do të përfundojnë pas periudhës pesëvjeçare, ne do

të rivlerësojmë në vazhdimësi të arriturat dhe mangësitë gjatë realizimit të planit strategjik dhe

do të vendosim bashkërisht për standardet e ardhshme që duhet arritur, gjithmonë në pajtim me

vizionin dhe me misionin që buron nga Statuti i Kolegjit tonë.

Mustafë Havolli

Rektor i Kolegjit Universi

19/10/2020

Page 4: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 4

Dokumentet e konsultuara:

Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës;

Plani Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021;

Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të

Lartë (SUE);

Manuali i Akreditimit nga Agjencia Kosovare për Akreditim;

Statuti i Kolegjit Universi;

Plani Strategjik i Kolegjit Universi 2016-2021;

Statuti i Unionit Studentor të Kolegjit Universi;

Kodi i Etikës;

Doracaku për Studentë;

Doracaku për Staf Akademik;

Doracak për Hartimin e Kornizës për Cilësi në Arsimin e Lartë;

Roli i Studentëve për Përmirësimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë;

Rregullorja mbi Etikën në Kërkimin Shkencor e Botues;

Rregullorja e Punës;

Rregullorja për Bashkëpunim;

Rregullorja për Personelin Akademik;

Rregullorja për Procesin Mësimor;

Rregullorja për Sigurimin dhe Menaxhimin e Cilësisë;

Rregullorja për Mobilitet Akademik;

Rregullorja për Financa;

Rregullorja për Thirrje Akademike dhe Tituj;

Rregullorja për Transferime;

Rregullorja për Studime Bachelor dhe Master;

Plani për avancimin profesional të stafit Akademik;

Plane Strategjike të Universiteteve nga Rajoni dhe bota e zhvilluar akademike.

Page 5: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 5

Plani Strategjik 2021-2026

Sipas planifikimit Plani Strategjik i Kolegjit Universi 2016-2021 skadon në vitin 2021, dhe mbi

këtë bazë Senati i Kolegjit në mbledhjen e datës 02/06/2020 ka formuar komisionin për hartimin

e Planit Strategjik për periudhën 2021-2026.

Pas përfundimit të diskutimeve u vendos që komisioni të ketë këtë përbërje:

Pro Rektor Rilind Berisha – Kryesues Komisioni;

Dekan Jeton Havolli – Anëtar;

Dekan Kadir Hyseini – Anëtar;

Përfaqësues/ja e studentëve Gresa Kaqiu – Anëtare;

Prof. Sami Sërmaxhaj – Anëtar dhe

Prof. Ibadete Bytyqi – Anëtare.

Komisioni për hartimin e Planit Strategjik fillimisht ka kompletuar dosjen e punës dhe ka

konsultuar të gjitha dokumentet relevante për hartimin e Planit Strategjik e Planit Strategjik ka

mbajtur takime të rregullta gjatë tërë procesit të punës si dhe ka mbajtur dy punëtori me ekspertë

të jashtëm1 (22-24 qershor

2 2020 dhe 17-18 shtator 2020

3) ku kanë marrë pjesë të gjithë akterët

relevantë deri në përfundimin e draftit të parë, i cili u është dërguar për kontribut shtesë Komiteti

i Cilësisë dhe dy departamenteve akademike përmes dekanëve.

Mbështetur nga Zyra e Cilësisë dhe dekanët e dy departamenteve është bërë edhe diskutimi

publik i Planit Strategjik 2021-2026 me personelin e departamenteve akademike, studentët aktivë

dhe alumni-t, si dhe me grupet e interesit.

1 Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani dhe CEO e Geniun Effect, znj. Elda Gjoka.

2 22-24 Qershor 2020 – Është bërë vlerësimi i gjendjes përmes SWOT analizës dhe përcaktimi i Objektivave

Strategjike.

3 17-18 Shtator 2020 – Është bërë hartimi i Planit të Veprimit, përcaktimi i kostos së aktiviteteve dhe hartimi i

kornizës së monitorimit të Planit Strategjik.

Page 6: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 6

I.1. Vizioni

Vizioni i Kolegjit Universi është të jetë institucion model ekselence i arsimit të lartë, lider në

zhvillimin e qëndrueshëm të dijes lidhur me shëndetin dhe sportin në Kosovë dhe në rajon.

I.2. Misioni

Misioni i Kolegjit Universi është të krijojë dhe të zhvillojë dije të qëndrueshme përmes

mësimdhënies e mësim nxënies cilësore, ku kjo pasurohet me implementimin e njohurive teorike

në praktike, nxitjes së studentëve në kërkimet shkencore për formimin e profesionistëve të së

ardhmes në fushat e shëndetit dhe sportit

I.3. Vlerat

Vlerat themelore mbi të cilat janë ndërtuar vizioni dhe misioni i Kolegjit Universi janë:

Përsosmëria intelektuale

Ne besojmë në zhvillimin intelektual të studentëve dhe të stafit akademik gjatë gjithë

jetës.

Diversiteti

Ne i vlerësojmë dhe i respektojmë njerëzit që e përbëjnë komunitetin tonë si pasurinë

tonë më të madhe. Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur studentët dhe stafin tonë pa

marrë parasysh dallimet tona etnike, sociale, kulturore apo politike. Ne e vlerësojmë

mundësinë që kemi për të studiuar, punuar dhe zhvilluar një komunitet që ngërthen

shumëllojshmërinë e individëve dhe të ideve.

Integriteti

Ne jemi të përkushtuar në veprimet tona ndaj sjelljes etike dhe të përgjegjshme. Ne

angazhohemi të ruajmë lirinë akademike dhe profesionale në punën e secilit pjesëtar të

komunitetit tonë.

Page 7: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 7

Objektivat Strategjike të Kolegjit Universi

Kolegji Universi (KU) ka vendosur objektivat strategjike, të cilat kanë qëllim parësor dhe final

ofrimin e një ambienti të mirëfilltë edukativ e shkencorë si për studentët po ashtu edhe për

mësimdhënësit.

Në ndërtimin e objektivave strategjike studentët, Senati, stafi akademik, stafi administrativ,

alumni-t, komisionet e ndryshme brenda Kolegjit si dhe komuniteti i biznesit janë palët e

interesit me të cilët Komisioni për hartimin e Planit Strategjik ka bashkëpunuar ngushtë. KU ka

përcaktuar 5 (pesë) objektiva strategjike për periudhën 5 (pesë) vjeçare. Komisioni për hartimin e

Planit Strategjik ka planifikuar nga 1 (një) objektiv strategjik për secilën fushë strategjike të saj.

Objektivat Strategjike të këtij Plani Strategjik janë:

1. Cilësia mësimore;

2. Studenti në qendër;

3. Hulumtimi shkencor;

4. Bashkëpunimi;

5. Kapacitetet infrastrukturore dhe financiare.

Page 8: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 8

Objektivi Strategjik I - Cilësia Mësimore

Cilësia e studimeve dhe profesionalizmi i stafit tonë akademik monitorohet dhe vlerësohet në

vazhdimësi nga organet përgjegjëse brenda Kolegjit Universi në mënyrë që komunitetit t’i

shërbejmë kuadro me etikë dhe profesionalizëm.

Veprimtaritë e KU për plotësimin e kësaj objektive:

1. Menaxhimi dhe monitorimi i cilësisë;

2. Vlerësimi i studentëve;

3. Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës;

4. Bashkëpunimi me organet e tjera vendimmarrëse të KU;

5. Publikimet;

6. Gjetjet e Raportit vjetor të punës;

7. Trajnime për stafin akademik.

Page 9: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 9

Objektivi Strategjik II - Studenti në qendër

Studenti është në qendër të vëmendjes së stafit të Kolegjit Universi. Aftësimi i tyre profesional e

shkencor, aplikimi i metodave nxitëse të mësimit, krijimi i kushteve për orë mësimore të

pasuruar me praktikë dhe inkurajimi i tyre për t’u aktivizuar si bashkëpunëtor në të gjitha

veprimtaritë plotësuese për konkretizimin e dijeve të marra në Kolegjin Universi janë disa nga

karakteristikat që e karakterizojnë institucionin tonë.

Veprimtaritë e KU për plotësimin e kësaj objektive:

1. Përditësimi i procesit të mësimdhënies me metodat e fundit;

2. Adaptimi bashkëkohor i procesit të mësim nxënies;

3. Ndarja e Bursave;

4. Orientimin e programeve të studimit ndaj kërkesave të tregut të punës;

5. Përgatitja dhe përditësimi i planit mësimor – syllabuseve në formë elektronike;

6. Studentët pjesë e vendimmarrjes;

7. Sigurimin e sistemit të mentorimit për studentët e dalluar;

8. Mbështetje dhe udhëzime akademike e profesionale për studentë përmes Zyrës së

Bashkëpunimit;

9. Përmirësimin e politikave të konkurimit;

10. Mbështetje për studentë në lëndë zgjedhore dhe

11. Kontributi për Komunitetin.

Page 10: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 10

Objektivi Strategjik III - Hulumtimi Shkencor

Kolegji Universi realizon punë kërkimore - aplikative me elemente të rëndësishme që ndikojnë

në aftësimin shkencor të studentëve në fushat e tyre të studimit. Kjo bëhet në mënyrë që

rezultatet e tyre të jenë të matshme dhe të prekshme dhe të jetësohen në shërbim të komunitetit.

Veprimtaritë e KU për plotësimin e kësaj objektive:

1. Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore

2. Ruajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për të garantuar vazhdimësi në punën

hulumtuese shkencore – Programi “We Care”4;

3. Rritja e fondit për hulumtime shkencore;

4. Pasurimi me tituj të rinj dhe modernizimi i bibliotekës garanton kthimin e saj në një burim të

domosdoshëm informimi;

5. Përfshirje sa më e gjerë e studentëve në hulumtime shkencore, me pjesëmarrje aktive të tyre;

6. Bashkëpunim edhe me sektorin privat në dhënien e ekspertizës;

7. Përkrahje e vazhdueshme e KU për studentë dhe staf akademik për pjesëmarrjen nëpër

simpoziume, konferenca, punëtori ndërkombëtare, etj.

4 Shtojca projekti WE CARE

Page 11: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 11

Objektivi Strategjik IV - Bashkëpunimi

Rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar për studentët dhe stafin akademik. Mobiliteti

semestral apo vjetor i pajisë studentët me njohuri të reja edukative dhe kulturore, u mëson

metoda të reja të punës si dhe u jep mundësi të shkëmbimit të përvojave mes tyre.

Veprimtaritë e KU për plotësimin e kësaj objektive:

1. Mobiliteti akademik; 2. Partneriteti institucional në Projekte; 3. Informimi për Mobilitetin; 4. Bashkëpunimi në interes për KU.

Page 12: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 12

Objektivi Strategjik V - Kapacitetet Infrastrukturore dhe

Financiare

Adaptimi i hapësirave të Kolegjit me kërkesat e studentëve dhe mundësitë e rritjes së

kapaciteteve të infrastrukturës janë parametra për rritje edhe të numrit të pranimit të studentëve

dhe shtimit të profileve të reja universitare.

Veprimtaritë e KU për plotësimin e kësaj objektive:

1. Përmirësimi dhe përditësimi i Infrastrukturës së KU si dhe pajisjeve të IT; 2. Ndarja e një hapësire të veçantë për studentë dhe staf (Snack Bar) 3. Mundësi për Personat me nevoja të veçanta; 4. Hartimi, trajnimi dhe shfrytëzimi i politikave financiare përmes pajisjeve softuerike për

përmirësimin e menaxhimit të KU për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien; 5. Raportimet vjetore mbi realizimin financiar të objektivave veç e veç të KU.

Page 13: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 13

Paraqitja tabelare e Objektivave Strategjike me koston e tyre për çdo aktivitet

Page 14: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 14

Page 15: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 15

Page 16: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 16

Page 17: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 17

Page 18: Plani Strategjik 2021-2026

PLANI STRATEGJIK 2021-2026

F a q e | 18

Monitorimi dhe Vlerësimi

Monitorimin dhe Vlerësimin e Planit Strategjik e bën Komisioni për monitorimin dhe vlerësimin

e Planin Strategjik.

Komisioni për monitorimin dhe vlerësimin e Planit Strategjik mblidhet 2 (dy) herë në vit dhe 1

(një) herë në vit e përpilon Raportin Vjetor të Monitorimit dhe Vlerësimit të përmbushjes së

Objektivave të parapara sipas Planit Strategjik dhe e paraqet në Senat të KU gjatë muajit tetor të

çdo viti.

Raporti Vjetor i Monitorimit dhe Vlerësimit përmban informacione mbi ecurinë e realizimit të

Planit Strategjik sipas planifikimit vjetor dhe përmban rekomandimet e nxjerra nga monitorimi

dhe vlerësimi i Komisionit për hartimin e Planit Strategjik.

Në varësi të nivelit të realizimit aktivitetet do të grupohen sipas statusit:

Realizuar – Aktivitete të cilat janë realizuar sipas planifikimit vjetor;

Realizim i pjesshëm apo në proces të realizimit – Aktivitete të cilat janë realizuar pjesërisht

dhe vijojnë të realizohen;

Aktivitete të parealizuara – Aktivitete të cilat nuk janë realizuar sipas planifikimit vjetor dhe

mund të kenë nevojë edhe për rishikim;

Aktivitete për të cilat mungojnë të dhënat – Aktivitete për të cilat nuk kemi informacione.