Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

55
KOMUNA KALLMET PLANI STRATEGJIK I ZHVILLIMIT VENDOR 2011 2015

description

Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015 i Komunes Kallmet.

Transcript of Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Page 1: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

KOMUNA KALLMET

PLANI STRATEGJIK I

ZHVILLIMIT VENDOR

2011 – 2015

Page 2: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

2

Mirënjohje Në cilësinë e Kryetarit të komunës Kallmet, dëshiroj në radhë të parë të përshëndes të gjithë ata që me përkushtim dhe përgjegjësi mbështetën procesin e hartimit të Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor për komunën tonë dhe udhëhoqën përgatitjen e këtij dokumenti, duke kontribuar në fuqizimin e mëtejshmëm të kapaciteteve vendore për adresimin më mirë të nevojave të komunitetit për një rritje të mirëqënies ekonomike dhe sociale, por edhe për t ‘iu përgjigjur sfidave që sot parashtrojnë dinamikat e zhvillimit në të gjithë vendin drejt integrimit Europian, duke orientuar dhe harmonizuar përpjekjet dhe drejtimet strategjike për zhvillimin vendor në përputhje me prioritetet e zhvillimit rajonal dhe atë kombëtar.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e veçantë për InterCooperation në Shqipëri dhe Agjencinë Zviceriane për Zhvillim, të cilët në këtë nismë të rëndësishme, por jo vetëm, kanë mbështetur vazhdimisht komunën e Kallmetit në kuadër të Programit për Zhvillimin Vendor dhe Decentralizim, i cili ofron asistencën e tij në Rajonet Shkodër dhe Lezhë. Prej tashmë një viti, administrata vendore është angazhuar drejtpërsëdrejti në këtë sipërmarrje të përbashkët, duke punuar ngushtësisht me ekspertët e Co-Plan (Instituti për Zhvillimin e Habitatit), organizatë e cila ka ofruar asistencën teknike për manaxhimin e procesit, ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve për stafin dhe grupet e interesit në nivel vendor duke nxitur dhe çuar përpara puën në përgatitjen përfundimtarë të dokumentit që tashmë vjen në duart e publikut të gjerë. Të udhëhequr nga filozofia për një qeverisje me pjesëmarrje, si shtyllë e rëndësishme e parimeve të punës sonë të përditshme, në këtë proces ne kemi patur mbështetjen e të gjithë aktorëve të interesuar dhe qytetarëve të komunës Kallmet, të cilët i falenderoj me përzemërsi dhe iu shpreh mirënjohjen e veçantë për kontributin e tyre të vyer, duke ofruar idetë dhe propozimet e tyre për zhvillimin e ardhshëm të komunës sonë. Hartimi i Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor është një dokument mjaft i rëndësishëm, i cili vjen në një moment kyç për zhvillimin strategjik social-ekonomik të komunës Kallmet. Ai sjell një risi për punën e administratës vendore, duke lidhur ngushtësisht planifikimin strategjik të zhvillimit të ardhshëm me manaxhimin e burimeve financiarë të mundshme, pasi në këtë mënyrë ne garantojmë vënien e tij në praktikë dhe zbatimin vit pas vit të investimeve që do të mundësojnë atë. Vizioni i komunës Kallmet bazohet në vlerat e trashëguara historike dhe kulturore, potencialet dhe pasuritë natyrore duke e shdnërruar Kallmetin në një vend ku qytetarët dhe fëmijët e tyre të mund të jetojnë, punojnë, zhvillojnë veten përmes arsimimit, punës dhe ndërveprimit social, të gëzojnë shëndet të mirë dhe një mjedis të favorshëm natyror dhe kulturor.. Ky bashkëpunim vlerësohet si një eksperiencë e frytshme mes të gjithë aktorëve përgjegjës ku energjitë dhe idetë e reja kanë kontribuar në rezultate të prekshme. I Juaji Sinqerisht, Petrit Marku

Page 3: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

3

Hyrje

Plani Strategjik i Komunës Kallmet i paraqitur në këtë dokument, është përgatitur në kuadër fazës së dytë të asistencës së Programit për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal (dldp), i cili zbatohet në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës me mbështetjen e Intercooperation në Shqipëri, financuar nga Agjencisa Zviceriane për Zhvillim. Synimi kryesor i Programit është përmirësimi i qeverisjes vendore, duke u fokusuar në përmirësimin e të gjithë komponentëve të qeverisjes, menaxhimit dhe administrimit të infrastrukturave, shërbimeve, transparencën me publikun, duke mbështetur procesin e decentralizimit si dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përgatitja e këtij dokumenti u mundësua si rezultat i bashkëpunimit të komunës Kallmet nëpërmjet asistencës teknike të ofruar nga Co-Plan (Instituti për Zhvillimin e Habitatit) në fushën e planifikimit strategjik dhe menaxhimit financiar në nivel vendor duke synuar:

• Lidhjen e Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor me Programin e Buxhetit Afatmesëm si kusht kryesor për zbatimin me sukses në vijim

• Përmirësimin e menaxhimit të performancës në nivel vendor nëpërmjet fuqizimit të procesit të monitorim-vlerësimit në të ardhmen me qëllim matjen e progresit si dhe marrjen e masave të duhura korrigjuese gjatë zbatimit e rishikimit të PSZhV në vijim

Qëllimi kryesor i Planeve është pajisja e autoriteteve vendore me dokumentet bazë strategjike, të cilat identifikojnë prioritetet kyçe të zhvillimit duke u orientuar drejt zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturave fizike dhe sociale, shpërndarjes së drejtë dhe të plotë të shërbimeve publike, planifikimit dhe menaxhimit të balancuar të territorit. Pikërisht në këtë logjikë, Plani Strategjik i Zhvillimit i Komunës Kallmet është hartuar nepermjet vendosjes se kuadrit logjik dhe operacinal i cili bashke-rendit projektet kapitale te cilat do te identifikohen ne kontekstin e dokumentit te programit per buxhetin afatmesem. Ky dokument është përgatitur, duke u pasuruar dhe pjekur përgjatë një procesi të gjerë dhe të hapur pjesëmarrjeje por edhe ngritjes së kapaciteteve vendore, në të cilat u përfshinë strukturat vendore të Komunës, përfaqësues të grupeve të interesit dhe qytetarëve në cikle të hapura takimesh konsultative dhe trainime në çdo fazë të përgatitjes së planit.

Si rezultat i procesit të planifikimit strategjik afatmesëm dhe afatgjatë, përgjatë vitit 2011, Komuna Kallmet u angazhua për përgatitjen e Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor, i cili do të shërbejë si kornizë për politikat dhe vendimarrjen lokale, planin e aktiviteteve dhe alokimin e burimeve për vitet në vijim. Me synimin për të pasur në duar një plan të sukseshëm për zbatim, procesi i planifikimit u fokusua në këta element të rëndësishëm:

Vështrim analitik mbi situatën aktuale - të dimë se ku jemi - e cila përcakton dhe situatën strategjike të zhvillimit më tej

Përcaktim i së ardhmes - të dimë se ku po shkojmë - e cila përcakton dhe drejtimin strategjik të zhvillimit në vijim

Të arrijmë synimin - të dimë se si do të shkojmë – e cila përcakton dhe veprimet apo ndërhyrjet strategjike që do të ndërrmarrim

Page 4: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

4

Të gjitha këto janë përmbledhur në dokumentin strategjik dhe janë reflektuar në ndërtimin e Vizionit të zhvillimit, evidentimin e fushave parësore për t’u adresuar, përcaktimin e Qëllimeve dhe Objektivave Strategjikë si dhe veprimet strategjikë mbështetëse në zbatim, që janë planifikuar të ndodhin, duke u mbështetur në Deklaratën e Misionit të komunës sonë:

Këshilli vendor i komunës Kallmet, Kryetari dhe ekipi i tij vendor angazhohen në përpjekjet e tyre për ofrimin e shërbimeve cilësore për komunitetin në një mjedis të qëndrueshëm, duke siguruar përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe aksesin ndaj komunitetit të cilit i shërbejmë, bazuar në vlerat që trashëgojmë dhe duke ndërtuar mbi to mirëqënien për të ardhmen.

Komuna Kallmet vlerëson rëndësinë e këtij dokumenti për dy arsye themelore: së pari për të rritur performancën e administratës vendore në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve; dhe së dyti të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimeve publike në përputhje me standartet e kërkuara të cilësisë.

Page 5: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

5

Përmbledhje e Profilit – Komuna Kallmet Nr. Emërtimi i kategorive Shifra dhe karakteristika përkatëse

1 Statusi admnistrativ dhe ligjor Komunë, njësi e qeverisjes vendore e nivelit të parë 2 Vendodhja gjeografike Qarku i Lezhës 3 Sipërfaqja e përgjithshme 43.06 km2 4 Numri i fshatrave 4 5 Numri i popullsisë 6937 6 Numri i familjeve 1603 7 Forca aktive e punës 70.4% 8 Buxheti vjetor – 2011 20 439 000 lek 9 Të ardhurat vendore 2011 7 000 000 lek

10 Numri i bizneseve private 47 11 Numri i të punësuarve në sektorin publik 70 12 Numri i të punësuarve në sektorin privat 70 13 Niveli i emigracionit 11% 14 Gjatësia totale e rrugëve 32 km, ku gjatesia e rrugeve rurale eshte 17 km

15 Numri i ujësjellësave dhe rrjetit të kanalizimeve

3

16 Numri i i të punësuarve në administratë vendore

16

17 Numri i institucioneve parashkollore 5 kopshtë nga të cilët 4 kopshte shtetërorë dhe 1 kopësht privat 18 Numri i institucioneve të edukimit parësor

dhe 9-vjeçar 6 shkolla në total, 4 shkolla të ciklit parësor (nga të cilat 1 private) dhe 2 shkolla të ciklit 9-vjeçar

19 Numri i shkollave të mesme (të përgjithshëm dhe profesional)

1 shkollë e mesme

20 Numri i përgjithshëm i nxënësve 648 21 Numri i qëndrave shëndetësore 1 qëndër shëndetësore dhe 3 qëndra ambulatore mjekësore 22 Aktivitetet kryesore ekonomike Bujqësia me fokus pemëtarinë dhe vreshtarinë, blegtoria dhe

industria e lehtë agropërpunuese 23 Nevojat kryesore për ndërhyrje në

infrastrukturë Ngritja e sistemit për menaxhimin e integruar të mbetjeve

urbane Rikonstruksion i rrugëve të brendshëm të fshatrave Rehabilitimi i rrugëvë që lidhin qëndrën e komunës Kallmet

me pikat e rëndësishme turistike dhe kulturore si nxitje për zhvillimin ekonomik vendor

Rikonstruksioni i sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza

(KUZ) si dhe sistemit të ujërave të bardhaPërfundimi i

rikonstruksionit të ujësjellësit në fshatin Kallmet i madh për

furnizimin me ujë 24 orë

Profili i Komunës Kallmet – sfidat, potencialet dhe tendencat e zhvillimit

Page 6: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

6

Pozicioni Gjeografik dhe Karakteristika Natyrore

Komuna Kallmet shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Qarkut të Lezhës. Ajo është e vendosr në aksin e rrugës Lezhë-Vau Dejës duke siguruar një vendodhje të mirë gjeografike në pikëpamjen e ndërlidhjes dhe aksesit në infrastrukturë mes Qarqeve të rëndësishëm Shkodër dhe Lezhë. Popullsia e Komunës Kallmet është 6937 banorë, e cila është e shpërndarë në 4 fshatrat e kësaj komune:

1. Kallmet i Madh 2. Kallmet i vogël 3. Rraboshtë 4. Merqi

Aktivitetet kryesore ekonomike të kësaj komune janë të përqëndruara në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, me fokus vreshtarinë dhe pemtarinë. Komuna është e njohur për prodhimin e verës vendase të Kallmetit si dhe vajit të ullirit karakteristik të kësaj zone, duke ruajtur kështu një traditë që e trashëgon që përpara viteve ’90. Komuna ka nën administrim një sipërfaqe prej 4306 ha nga të cilat 1875 ha është tokë bujqësore dhe pjesa tjetër pyje dhe kullota. Ajo është e pasur në burime natyrore, historike dhe sidomos kulturore çka ndërton premisa të rëndësishmë për zhvillimin e mëtejshëm të saj në drejtim të turizmit historik dhe kulturor por dhe të agro-turizmit, përpos zhvillimit bujqësor si degë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik vendor. Qëndra e komunës u krijua në vitin 1992, me përbërje fshatrat Kallmet i madh, Kallmet i vogël, Rraboshtë dhe Merqi. Fshatrat e komunës Kallmet ndodhen në anën perëndimore të malit Velë, në kodrat e ulta në të dy anët e rrugës automobilistike Lezhë -Vau i Dejës. Ato janë të pasura me burime natyrore uji, me kullota dhe te mbuluara me ullinj shekullore. Të ndodhura thellë në rrëzë të malit këto fshatra kanë veçoritë dalluese lokale dhe larmi zhvillimi si pasojë e klimës. Kështu psh, fshati Merqi është i përshtatëshëm për kultivimin e perimeve, ndërsa Kallmeti e Rraboshta për vreshta dhe ullishte, por kultivohet dhe hurma e portokalli.

Klima është mesdhetare fushore me dimër të butë e të lagësht ndërsa vera e nxehtë dhe e thatë. Temperatura e Janarit arrin 6-10 ⁰C, ndersa e Korrikut 25-26⁰C. Reshjet janë rreth 1300- 1500 mm shi në vit.

Page 7: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

7

Historiku i Komunës së Kallmetit

Sipas një gojëdhëne të vjetër, fshati i dikurshëm në të cilën sot shtrihet kjo zonë pësoi një përmbytje nga uji, i cili me kalimin e viteve u pakësua duke krijuar si pasojë baltë e lym në zonë dhe duke ndikuar kësisoj në mbirjen dhe rritjen e bimës së kallamit të egër ose siç njihet në emrin e zonës kallamit. Gojëdhëna mbështet idenë se ishte pikërisht kjo bimë që i dha sot emrin Kallmet këtij vendi.

Gjetjet arkeologjike në pothuajse gjithë shtrirjen e fshatit me të njëjtin emër tregojnë së Kallmeti është një vendbanim i lashtë, në të cilën ka prova të banimit prej periudhës së gurit të ri (neolitit) e deri në në antikitetin e vonë. Pas pushtimit romak, të dhënat historike dhe arkeologjike flasin për vendosjen e popullisë në këtë zonë, e cila vazhdoi të ekzistojë në këto treva duke krijuar në vite kulturën e saj të veçantë. Ky fakt vërtetohet nëpërmjet dëshmive të varrezave mesjetare, të gjetura në zonën e ullishtës së Gjek Simonit (Shek. VI-VIII e.s.). Me kalimin e viteve, tiparet e banorëve të kësaj zone u qartësuan dhe u bënë dalluese duke e kthyer fshatin në një njësi etnografike të veçantë në rrethin e Lezhës. Në këtë kontekst, veshja e zonës së Kallmetit është veçanërisht dalluese dhe e rëndësishmë në perspektivën e ruajtjes kulturore si vazhduese e veshjes Ilire.

Historiku i komunës së Kallmetit padyshim pasqyron dhe traditën e banorëve të zonës në kultivimin e kulturave të bujqësisë dhe vreshtarisë, duke krijuar karekteristika të veçanta në prodhimin e varieteteve të rrushit kallmet, fasulen dhe ullirin e zonës, të njohura si të tilla dhe në literaturën shkencore të bujqësisë.

Në zonën e Kallmetit ndodhen monumente të rëndësishmë të kulteve fetare të ngritura hershëm, si Kisha e Eufemisë, e cila daton prej shekullit të XIII, si një vend i shenjtë që mbledh besimtarë nga e gjithë zona e Lezhës në festa apo ditë me rëndësi fetare. Ky monument është vlerësuar si “Monument i Rëndësisë së Veçantë” edhe nga Këshilli i Qarkut Lezhë. Po ashtu Kisha e Shën Kollit është mjaft e rëndësishme e cila në kohë e sotme i është nënshtruar dekorimit dhe rehabilitimit të mjediseve të brendshme si një investim për komunitetin vendas e më gjerë.

Kallmeti është djepi i mjaft figurave të shquara si Frang Bardhi, Dod Koleci, Prend Suli, Luigj Bumçi etj., duke shërbyer si një trevë për organizimin e kuvendeve dhe vemprimtarive patriotike për zonën e Veriut të Shqipërisë ku vlen të përmendet mbrojtja e Hotit të Grudës prej mësymjeve malazeze në 1880, lufta për pavarësi në Zallin e Prrojtë të Rraboshtës më 18 Maj 1912 kundër ushtrisë otomane të kohës. Dëshmorë të pavarësisë si Pjeter Ll.Ndoj, Lazër Pata, Gjon Koleci dhe Prend Mapreçi mbeten figura të rëndësishmë të vlerave që përfaqësojnë kallmetorët. Në maj të vitit 1913 u mbajt Kuvendi i Kallmetit me qëllim ndalimin e copëtimit të trevave veriore të Shqipërisë nga serbo- malazezët. Në vijim, edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 84 kallmetorë u rreshtuan me brigadën e 24 partizane, në mbrojtje të lirisë së zonës.

Page 8: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

8

Demografia dhe dinamikat e saj

Historiku i vendosjes së banorëve në zonën e Kallmetit daton që prej shek. 6-8 es . “Statistikat më të hershme demografike të Komunës Kallmet janë ato të vitit 1671 ku rezultojnë 35 shtëpi me vetëm 350 banorë”. Kjo e dhënë historike tregon për vendbanim dhe popullim hershëm të zonës por dhe për potencialet dhe mundësitë që ky vend

ofronte për mundësimin e kushteve të jetesës dhe vendbanime të qëndrueshme.

Ndryshimet demografike ashtu si pothuajse në të gjithë vendin janë të pranishme dhe në këtë komunë. Pavarësisht se me një popullsi relativisht të vogël, komuna e Kallmetit ka pësuar luhatje të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e numrit të popullsisë, sidomos ky fenomen më i ndjeshëm gjatë dhe pas viteve ’90. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë proces lidhen me lëvizjen migratore të popullsisë drejt zonave më të urbanizuara si brenda rajonit të Lezhës ashtu dhe jashtë saj, me emigracionin kryesisht si pasojë e ndryshimit të sistemit pas viteve 1990, ku lëvizja e lirë e njerëzve, mundësoi largimin e mjaft njerëzve, kryesisht mosha e re, si brenda ashtu dhe jashtë kufijve të vendit. Aksesi jo i mirë në shërbime, një infrastrukturë që nuk mundësonte dhe mbështeste zhvillimin ekonomik por dhe kushtet e jetesës, së bashku me mungesën e vendeve të punës, sidomos me mbylljen e kooperative ishin disa nga arsyet kryesore të cilat ndikuan lëvizjen e popullsisë jashtë kufijve të vendit në kërkim të kushteve më të mira të jetesës.

Ndryshimet demografike në vite (2002- 2011)

Ndryshimi në vite/ banor në total

Ndryshimi në vite/ përqindje

Vitet 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2002- 2011 2002-2011

Popullsia ne total 6532 6614 6648 6661 6677 6725 6793 6838 6937 6937 405 1, 06

Aktualisht, popullsia e komunës Kallmet numëron 6937 banorë me një numër të familjeve 1603 dhe dendësi të popullsisë 161 banorë/km2 përkundrejt normës së dendësisë në nivel kombëtar me 110.68 banor/km2 dhe në nivel rajonal me 97.57 banorë/km 2 për Qarkun e Lezhës. Rritja e popullsisë është në nivele gjithashtu të përafërta me nivelin rajonal me një ndryshim në rritje prej 1, 06% për periudhën 2002-2011.

Nxitur nga investimet pubike të realizuara përgjatë viteve të fundit në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike, por dhe nxitjes dhe mbështetjes së zhvillimit rural kryesisht me fokus bujqësinë si pemëtaria dhe vreshtaria, është vënë re se ka një tendencë në rënie të lëvizjes migratore si brenda vendit por dhe jashtë tij. Kjo është shoqëruar gjithashtu edhe me kthimin e emigrantëve në vend, të cilët shohin një perspektivë për mundësimin e investimeve në vendin e tyre. Të gjithë këta faktorë ndikojnë për një qëndrueshmëri të popullsisë në zonë nga njëra anë dhe nga ana tjetër përcaktojnë një prognozë pozitive për rritjen e saj në të ardhmen. Këtë e dëshmon dhe fakti se prej vitit 2002-2011 , numri i popullsisë ka pësuar një progres të vazhduar me një rritje me 405 banorësh dhe ulje të numrit të popullsisë në emigracion. Përqëndrimi më i lartë i popullsisë është në fshatin Kallmet i madh ku dhe ritmet e urbanizimit të zonës janë më të ndjeshme. Ndërkohë, analiza e perspektivës nga jashtë sigurisht përcakton një kornizë të faktorëve të jashtëm që

Page 9: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

9

gjithashtu kanë ndikuar në këtë situatë. Kështu mund të përmenden politikat në nivel qëndror për subvencion të nismave të fermerëve, investimet e sektorit privat të cilat kanë mundësuar hapësira në tregun e punës lokal dhe rritjen e të ardhurave për familje.

Popullsia për vitin 2011 (banor dhe numër familje)

Fshatrat Banorë Familje

Kallmet i Madh 2716 627 Kallmet i Vogël 1230 290 Rraboshtë 1616 376 Mërqi 1411 310 Total 6973 1603

Vlen të përmendet se forcat ekonomike aktive të kësaj komune në masën mbi 70% kërkon një vemëndje më të kujdesshme të popullsisë në moshë për punë e cila përfshin grupmoshën 15-64 vjec. Shtimi natyror dhe rritja mekanike janë faktorë të cilët gjthashtu përcaktojnë dhe strukturën e popullsië. Kështu numri i lindjeve për familje është më i vogël krahasuar me periudhën e përpara viteve ’90, për shkak të përshtatjes me “stilin urban” të jetesës, ndryshimit të strukturës së familjes së madhe në familje nukleare etj. Tendencat e emigracionit tregojnë për një rënie edhe pse të ulët të popullsisë e cila ka emigruar. Edhe pse nuk ka një bazë të dhënash konstante për matjen për çdo vit të numrit të emigrantëve të kthyer si dhe atyre të rinj, një vështrim krahasimor i shifrave prej vitit 2007 deri në ditët e sotme tregon se lëvizja e numrit të emigrantëve ka zbritur me 400 banorë për katërvjecarin e fundit. Kështu në vitin 2007 komuna numërontë gjithsej 2000 emigrantë me një shpërndarje si më poshtë vijon në fshatra, ndërkohë në vitin 2011 ky numër ka zbritur në 1600. Figura 2: Niveli emigracionit në Komunë

Fshatrat Viti 2007 Viti 2011

Kallmet i Madh 800 700 Kallmet i Vogël 300 250 Rraboshtë 500 400 Mërqi 400 250 Total 2000 1600

Sfidat e komunës së Kallmetit për përmirësimin në vijim të situatës lidhen me nxitjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm nëpërmjet bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë (komuna, Qarku, Qeveria Qëndrore, donatorë, biznesëmenë e fermerë), rritjes së aksesit në shërbime dhe infrastrukturë për të gjithë fshatrat e komunës, si edhe nxitjes së punësimit nëpërmjet mbështetjes në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, agrobiznesit dhe turizmit kulturor e historik në zonë.

Page 10: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

10

Arsimi

Kallmeti është një zonë me histori në fushën e arsimit. Shkolla e parë shqipe në Kallmet u hap që prej vitit 1902 me rreth 20 nxënës. Në vitin 1938 shkolla e Kallmetit numëronte rrëth 38 nxënës, dhe pse me një histori të hershme në hapjen e shkollës përpara vitit 1944 pothuajse 80% e popullsisë ishte analfabet. Përgjatë viteve 1944 – 1946, periudhë kur arsimi i detyruar u vendos si regjim edukimi në gjithë territorin e vendit, u hap shkolla fillore e detyruar në Gusht 1946 me 168 nxënës. Më pas në vitin 1955 hapet shkolla 7 vjeçare e detyruar dhe vetëm në vitin 1989 hapet shkolla e mesme me dy degë kryesore në atë kohë, përkatësisht agro - zoteknik dhe bujqësi.

Figura 3: Sistemi arsimor në Komunë

Fshatrat Kopshte

Fëmijë

Shkollë 4 –vjeçare

Nxënës

Shko

lla 9-

vjeç

are

Nxë

nës

Shko

lla e

mes

me

Nxë

nës

Kallmet i Madh

2 45 1 96 1 148 1 106

Kallmet i Vogël

1 25 - - - - - -

Rraboshtë

1 10 1 - 1 67 - -

Mërqi 1 10 1 69 - - - - Totali 5 90 4 327 2 215 1 106

Popullsia e komunës Kallmet është karakterizuar si mjaft arsimdashëse në vite, edhe pse ndryshimet në sistemin e ekonomisë së tregut patën efektet e tyre edhë në sistemin arsimor, cilësinë e mësimdhënies, infrastrukturën e shkollave dhe kopshteve, nivelin e interesit për ndjekje të studimeve në pothuajse të gjithë vendin.

Sot sistemi arsimor në komunë përfshin: 1)sistemin parashkollor me gjithsej 5 kopshte, nga të cilat 4 kopshte shtetërore në çdo fshat dhe 1 privat në fshatin Kallmet i madh. Numri i fëmijëve që frekuentojnë kopshtet në total është 90, nga të cilët 30 fëmijë që frekuentojnë kopshtin privat dhe 60 që frekuentojnë kopshtet shtetërore; 2) sistemin e arsimit fillor me gjithsej 4 shkolla të ciklit të ulët nga të cilat 1 shkollë private dhe 2 shkolla të ciklit 9-vjeçar ku edukohen përkatësisht 327 dhe 215 nxënës; 3) sistemin e arsimit të mesëm me gjithsej vetëm 1 shkollë të mesme në të gjithë komunën, e cila ka një frekuentim prej 106 nxënësish. Në total 648 nxënës frekuentojnë shkollën sipas niveleve përkatëse arsimorë në këtë komunë dhe japin mësim gjithsej 6 edukatorë dhe 40 meëues nga të cilët 4 edukatore (2 ne kopesht privat, 4 kopeshti shteteror), 17 mesues te ciklit te ulet (14 femra dhe 3 meshkuj), 14 mesues te ciklit te larte (10 femra dhe 4 meshkuj) dhe 9 mësues të shkollës së mesme ( 4 femra dhe 5 meshkuj). Përgjatë viteve të fundit është investuar për vendosjen e rrjetit të komjuterave në shkollë dhe lidhjes së internetit. Përmirësime të nevojshme janë të identifikuara në lidhje me mundësimin dhe pasurimin e laboratorëvë në shkolla, ngritjen e shkollës profesionale të mesme si dhe kualifikimin dhe trajnimin në

Page 11: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

11

punë në vazhdim të mësuesve me qëllim forcimin e kapaciteteve për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit të brezit të ri. Në shkollën e mesme i gjithë stafi pedagogjik prej 9 mësuesish është i kualifikuar me arsim të lartë, ndërsa në shkollën e ciklit të ulët 4 vjeçar vetëm 1 nga 5 mësuesit në fshatin Kallmet është me arsim të lartë në shkollën publike krahasuar me vetëm 1 nga 7 mësuesit është me arsim të mesëm në ciklin e ulët 9-vjeçar. Në aspektin gjinor, vihet re se shpërndarja gjinore e mësuesve është në raportin 2:1 ku nga 40 mësues 28 janë femra dhe 13 meshkuj. Vetëm në shkollën private i gjithë stafi pedagogjik është i përbërë nga femra, ndërkohë që numri i mësueseve femra është më i lartë në ciklin e ulët fillor dhe atë 9 vjeçar.

Shëndeti publik Sistemi shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik. Shteti është furnizuesi kryesor i shërbimeve shëndetësore, i promovimit të shëndetit, parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve. Shërbimet shëndetësore diagnostikuese dhe kuruese në Shqipëri janë të organizuara në tre nivele: 1) kujdesi shëndetësor parësor, shërbimet dytësore dhe shërbimet spitalore tretësore. Sistemi shëndetësor në komunën e Kallmetit është i përbërë nga 1 qëndër shëndetësore, e cila është e vendosur në fshatin Kallmet i madh dhe 3 ambulanca, të cilat janë të vendosura përkatësisht në fshatrat Kallmet i vogël, Rraboshtë dhe Mërqi. Në zonë ushtrojnë aktivitetin e tyre 3 mjekë të kualifikur (me arsimi të lartë), si edhe 9 infermierë nga të cilët vetëm një i kualifikuar (që ka përfunduar arsimin e lartë), ndërkohë 8 infermierët e tjerë janë me kualifikim të mesëm. Në total numri i vizitave për të gjitha grupsmoshat e popullsisë është 8 400 në vit, nga të cilat 7339 vizita mjekësore kryhen në ambjentet e qëndrës shëndetësore apo atyre ambulatore të ofrimit të shërbimit për kujdesin shëndetësor parësor nga të cilatt 157 për grumoshën 0-1 vjeç, 1142 për grupmoshën 1-14 vjeç 6040 për grupmoshën mbi 14 vjeç, ndërsa 1061 vizita mjekësore kryhen në banesa, këto të fundit kryesisht për grupmoshën e popullsisë mbi 60 vjeç. Vdekshmëria foshnjore për 5 vjecarin e fundit raportohet në shifra mjaft të ulëta dhe në dy vitet e fundit nuk ka asnjë rast të raportuar. Megjithë realizimet e ndërhyrjve për përmirësimin e infrastrukturës në sistemin e shëndetit, komuna ka kompetenca të kufizuara bazuar në funksionet e saj, të cilat nuk janë të lidhura me investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë apo emërimin e punonjësve përkatës. Por komuna përcakton si prioritete në vijim realizimin e bashkëpunimit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore për rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore si brenda në komunë ashtu edhe jashtë p.sh. në qytetin e Lezhës, mbulim i gjithë zonës me shërbim mjekësor 24 orë; rritjen e personelit të kualifikuar mjekësor në fshatra; sigurim i shërbimeve shëndetësorë për nënën dhe fëmijën, mundësimi i ngritjes së qëndrave shëndetësore në çdo fshat apo ngritja e një sistemi të integruar të ofrimit të shërbimeve mjekësore. Në kuadër të shëndëtit publik megjithatë mbetet problematike mbledhja, depozitimi dhe trajtimi i mbeturianve spitalore për të cilat ende nuk ka një sistem të integruar menaxhimi në nivel vendor. Komuna ka përcaktuar si domosdoshmëri përgatitjen e Planit të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane si një instrument administrimi dhe hapi i parë kyç, cili do të adresojë çështjet e menaxhimit të mbetjeve në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të komunitetit dhe përmirësimin e kushteve dhe standarteve të jetesës.

Punësimi, të ardhurat familjare dhe varfëria

Page 12: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

12

Mosha 15-64 vjeç, e cila i përket moshës aktive ose forcës aktive të popullsisë, përbën mbi 70% të popullsisë në total për komunën e Kallmetit, çka tregon për potencialin e fuqisë punëtore aktive në këtë zonë, pavarësisht mundësive të ofruara. Figura 4: Shpërndarja e familjeve në ndihmë ekonomike (2007-2011)

Fshatrat Viti 2007

Viti 2008

Viti 2009

Viti 2010

Viti 2011

Kallmet i Madh

25 34 30 35 49

Kallmet i Vogël

15 16 21 22 19

Rraboshtë 18 17 24 29 30 Mërqi 12 13 15 14 12 Total 70 70 90 100 110

Tabela e përmbledhur: Shpërndarja e të punësuarve vitet 2007-2011 Komuna Kallmet

Periudha e matjes

Viti 2007

Viti 2008

Viti 2009

Viti 2010

Viti 2011

Ndarja në sektorë sipas gjinisë

F M F M F M F M F M

Sektori shtetëror

30

35

32

37

34

40

32

38

32

38

Totali 1

65

69

74

70

70

Sektori privat

15

30

27

32

30

36

40

30

40

30

Totali 2

45

59

66

70

70

Totali 1+2 ( F/M)

45

65

59

69

64

76

72

68

72

68

Page 13: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

13

Edhe pse shifrat nuk janë të përditësuara, situata në lidhje me mundësitë reale të

punësimit nuk është në përmbushje të plotë të nevojave të komunitetit, cka e reflekton dhe shifra e emigracionit me 11% të popullsisë. Megjithatë një pjesë e mirë e popullsisë i siguron të ardhurat nëpërmjet vetpunësimit, punësimit në sektorin shtetëror, ndërkohë që identifikimi i të papunëve për zonat rurale është më i vështirë për fakte reale në shifra pasi meqenëse Komuna Kallmet është zonë rurale, si në gjithë Shqipërinë është zbatuar Ligji Nr. 7501 datë 19.07.1991 “Për Tokën” ku të gjitha familjet janë të pajisura me tokë dhe konsiderohen si të vetëpunësuar kështu që nuk ka një shifër të saktë për të papunët në këtë komunë. Por nga tjetër, situata lidhur me origjinën e të ardhurave për familje rezulton se është rritur nga viti në vit duke marrë në referencë periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2011. Numri në total i familjeve që asistohen me ndihmë ekonomike është 110 familje për vitin 2011 ose rreth 9% e totalit të familjeve në këtë komunë. Ky numër është rritur me 40 familje nga përgjatë 4-vjeçarit të fundit. Në të njëjtën linjë, edhe masa e ndihmës ekonomike është rritur nga viti në vit përgjatë matjes së 4 vjeçarit të fundit, kështu në vitin 2007 janë trajtuar në total 70 familje me koefiçent rreth 50% ne krahasim me masën e përcaktuar me ligj, në vitin 2008 po ashtu 70 familje por (me koefiçent rreth 60% në krahasim me masën e përcaktuar me ligj, në vitin 2009 në total 90 familje me kofiçent rreth 100% në krahasim me masën e përcaktuar me ligj, në vitin 2010 – 100 familje me kofiçent rreth 100 % në krahasim me masën e përcaktuar me ligj dhe në vitin 2011 – 110 familje me kofiçent rreth 80% në krahasim me masën e përcaktuar me ligj). Kjo vërteton faktin se niveli i papunësisë është ekzistues por problemet e regjistrimit të të papunëve e bëjnë identifikimin e tyre më të vështirë. Nga ana tjetër niveli i ulët i pagave në sektorin publik por dhe atë privat vendor nuk përbëjnë nxitje të të sapodimplomuarve të rinj në qytete për të kërkuar vende pune në këta sektorë në rajon. Kthimi i emigrantëve dhe shtimi i familjeve të reja në komunë ka sjellë rritjen e numrit të familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonimike. Arsyeja kryesore lidhet në të dyja rastet me mungesën e pronësisë së tokës ku trashëgimia duke qënë se nuk është ndjekur ligjërisht nuk është kaluar dhe këto familje ngelen pa tokë, ndërkohë që toka është baza ekonomike e prodhimit dhe e punësimit. Masa e ndihmës ekonomike është përafërsisht 2000-2200 lek/muaj për familjet mesatarisht me 4 veta. Komuna e Kallmetit numëron sot 70 persona të punësuar në sektorin publik dhe po aq në sektorin privat. Shifrat e këtij të fundit mbetën gjithmonë në rezervë për shkak të formalizimit të munguar të tregut të vetpunësimit sidomos për sektorin e bujqësisë (fermerët). Vetmë në adminstratën vendore të komunës numërohen 16 persona të punësuar nga të cilët 14 punonjës me kohë të plotë dhe 2 me kohë të pjesshmë ku numri i femrave të punësuara është i barabartë me numrin e meshkujve (8 femra dhe 8 meshkuj). Në perspektivën gjinore mund të vihet re se ka një tendencë pozitive lidhur me punësimin e femrave në këta sektorë, por duhet theksuar se numri më i lartë i femrave përbëjnë segmetin e specialistëve dhe më pak janë të pranishme në pozicionet drejtuese. Në sektorin privat pothuajse shumica e tyre janë të aktivizuara në sektorin e shërbimeve.

Totali 1+2

110 128 140 140 140

Page 14: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

14

Financat Vendore Në tabelën e mëposhtme paraqitet grafiku i shpërndarjes së granteve vjetore të nga ana e qeverisë qëndrore për komunën Kallemet. Ndërkohë në grafiku pasqyron edhe shpërndarjen e të ardhurave vjetore të vetë komunës në raport me buxhetin e saj në total, shifër që reflekton një varësi të konsiderueshme ndaj transfertës së qeversië qëndrore për sigurimin e financimit të projekteve kapitale të rëndësishme. Kapacitetet financiare të kufizuara përbën një nga nga sfidat e komunës në vazhdim për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e komunitetit të cilat janë vazhdimisht në rritje. Si rezultat një planifikim dhe mobilizim i kujdesshëm do të vihet në zbatim me qëllim zbatimin e investimeve publike të nevojshme për komunën dhe komunitetin vendas. Ndërkohë fuqizimi i kapaciteteve zhvilluese të komunës në vijim dhe aplikimi i instrumentave të nevojshmë financiarë për përmirësimin e performancës fiskale do të ndihmojnë në thithjen e më shumë fondeve dhe rritjes së të ardhurave vendore për zbatimin e projekteve. Figura 5: Tregues të buxhetit në vite

Tregues financiarë në vite, Komuna Kallmet

Viti Taksa/Tarifa/te

tjera Grant

Pakushtezuar Total shpenzime Investime Investime/buxhet

Shpenzime/ totalit

Te ardhura/ totalit

Grant/ totalit

2007 4900 15840 20740 12807 7933 38.249759 61.750241 23.62584378 76.374156

2008 4500 15595 20095 14808 5287 26.310027 73.689973 22.39363026 77.60637

2009 6700 15860 22560 17305 5255 23.29344 76.70656 29.69858156 70.301418

2010 6700 13439 20139 17063 3076 15.273847 84.726153 33.26878197 66.731218

2011 7000 13439 20439 17187 3252 15.910759 84.089241 34.24825089 65.751749

Komuna Kalmet parashikon të realizojë në vijim planifikimin e programit buxhetor afatmesëm të lidhur me strategjinë e zhvillimit ku alokimi i burimeve financiare dhe përcaktimi i projekteve kapitale të jetë eficient dhe sa më efikas duke marrrë në konsideratë mundësitë reale financiare të saj dhe duke eksploruar skemat e ndryshme të bashkëfinancimit me donatorë apo burime të tjera financimi.

Infrastruktura, shërbimet dhe aksesi i komunitetit Rrjeti rrugor Si rezultat i ndryshimit të VKM me nr. 405 për sistemin rrugor në Republikën e Shqipërisë një pjesë e rrugëve rurale është kaluar në sistemin e rrugëve nacionale, numri i tyre është shkurtuar. Nga ana tjetër investimet në këtë drejtim përgjatë viteve të fundit kanë mundësuar përmirësimin e ndjeshëm të këtij sistemi duke ndikuar pozitivisht në rritjen e aksesit të ndërlidhjes mes komunës dhe qëndrave urbane të mëdha si Lezha dhe Shkodra, po ashtu dhe duke shkurtuar distancën në kohë të kohës së transportit.

Page 15: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

15

Komuna e Kallmetit është e lidhur me korridorin e rrugës nacionale Tiranë – Shkodër e po ashtu është mundësuar lidhja me qytetin e Lezhës nëpërmjet investimit në asfaltimin e rrugës që lidh qëndrën e këtij qyteti me qëndrën e komunës, në fshatin Kallmet i Madh. Problematikat kryesore megjithatë mbeten për t’u adresuar në raport me ndërlidhjen dhe përmirësimin e aksesit në sistemin rrugor të fshatrave, si dhe të lagjeve brenda tyre. Këto përbëjnë në vijim dhe përparësitë e komunës në drejtim të rritjes së aksesit rrugor për banorët dhe lehtësimin kështu të mundësive për zhvillimin ekonomik, nxitjen dhe mbështetjen e biznesit vendas, ofrimin e lehtësirave për investime vendase apo të huaja si dhe nga emigrantë, por dhe akses më të lartë e më të shpejtë të komunitet kallmetor ndaj shërbimeve publike. Rrugët komunale në këtë zonë shtrihen në gjatësinë e 32 km nga të cilat 10, 5 km rrugë e asfaltuar, e shtrirë në komunikimin ndërlidhës të sistemit rrugor midis fshatit Merqi –Superstradë në një gjatësi prej 2.4 km, fshatit Rraboshtë – Superstradë në gjatësinë prej 3.1 km, si edhe fshatit Kallmet – Superstradë në gjatësinë prej 5 km dhe në sistemin rrugor mbeten rrugë e pa asfaltuar deri 0.6 km, i cili lidh qëndrën e fshatit Rraboshtë me rrugën rajonale si dhe rruget e brendshme te fshatit. Aktualisht komuna Kallmet ka 17 km rrugë rurale nga të cilat 13 prejt tyre janë në kushte fizike të asfaltuara falë investimeve në këtë fushë, ndërkohë vetëm 4 km janë në gjendje të paasfaltuar. Ndërkohë komuna Kallmet përshkruhet nga rrugë kombëtare në gjatësinë 3 km, i cili është aksi rrugor nacional Shkodër-Lezhë. Transporti Ndërkohë që lidhja infrastrukturore rrugore midis fshatrave është realizuar nëpërmjet asfaltimit të rrugëve që lidhin të katërt fshatrat e kësaj komune, përsa i përket sistemit urban të lëvizjes , në këtë komunë është tashmë operativ sistemi i lëvizjes me transport urban nëpërmjet mundësimit të vendosjes së transportit duke lehtësuar procesin e linçesimit të tre autobusëve të cilët kryejnë tashmë itinerarin ditor me nje pagesë prej 50 lek duke mbuluar orarin 6.00- 20.00. Kjo iu jep mundësi më të madhe lëvizjeje banorëve, të cilëve iu është reduktuar koha e transportit si rezultat i përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe shtimit të mjeteve të udhëtimit. Po ashtu në komunë operojnë edhe mjete private të transportit si furgona apo shërbimi i taksisë, por çmimi i transportit është më i lartë përkatësisht në masën 70 dhe 100 lek për një udhëtim. Furnizimi me ujë të pijshëm Komuna Kallmet është e paisur më një rrjet të mirë furnizimit me ujë të pijshëm edhe pse niveli i amortizimit në vite është i konsiderueshëm. Komuna zotëron 4 ujësjellësa në total, të cilat janë të shpërndarë përkatësisht në 3 fshatra (Kallmet i madh, Kallmet i vogël,Rraboshtë dhe Merqi), cka do të thotë se shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm është i mundur për të gjithë banorët në të ardhmen, edhe pse aktualisht mbulohen me këtë shërbim pothuajse 90% të familjeve në total. 3 nga këto ujësjellësa janë trashëguar nga sistemi i mëparshëm, ndërkohë që përgjatë mandatit të kaluar komuna arriti të realizojë investimin në ndërtimin e një ujësjellësi të ri. Çmimi i konsumit të ujit arrin shifrën 30lek/m3 ujë të përdorur dhe niveli i pagesës së tarifës vendore për këtë shërbim është në mbi 70% të familjeve. Mirëmbajtja e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm realizohet nga vetë komuna përparësi e së cilës në të ardhmen mbetet sigurimi i ujit të pijshëm për 24 orë për të gjithë komunën nëpërmjet ndërhyrjes për përfundimin e rikonstruksionit të ujësjellësve publikë.

Page 16: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

16

Sistemi i vaditjes dhe kullimit Sistemi i vaditjes në Komunë është funksional dhe realizohet nëpërmjet stacionit të pompave të cilat janë të vendosura në dy fshatra, përkatësisht Kallmet i Madh dhe Kallmet i Vogël, ku mënyra e sigurimit të ujit është më ngritje mekanike dhe rrjedhje të lirë. Aktualisht mbulohet me këtë shërbim rreth 300 ha tokë, nga të cilat 30 ha me sigurimin e ujiit me ngritje mekanike dhe 270 ha me rrjedhje të lirë. Sistemi i vaditjes me ngritje mekanike menaxhohet nga komuna ndërsa ai me rrjedhje të lirë nga Shoqata e Përdoruesve të ujit dhe Bordi i Kullimit. Megjithatë problemet në pagesat e kuotave përkatëse dhe proçedurat nuk janë në nivelin e duhur të efektivitetit dhe eficiencës pasi kapacitetet manaxhuese janë të pamjaftueshme. Trajtimi i mbetjeve urbane Aktualisht në Komunën Kallmet shërbimi i mbledhjes, tranportit dhe depozitimit të mbetjeve urbane nuk ofrohet për komunitetin vendas. Brenda vitit 2012 komuna parashikon të realizojë hartimin e Planit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane si dhe mundësimin e financimit për ngritjen e këtij sistemi duke investuar në sigurimin e kontenirëve metalikë dhe makinës teknologjike si primare për sigurimin e këtij shërbimi. Po ashtu komuna do të angazhohet për prezantimin e skemës për mbledhjen e mbeturinave në mënyrë të diferencuar dhe trajtimit të tyre fillimisht në dy ndarje kryesore, përkatësisht duke ndarë mbetjet organike më vete. Kjo edhe për shkak të faktit se si zonë rurale, këto mbetje mund të kompostohen dhe përdoren nga fermerët. Megjithatë plani i manaxhimit do të mund të përcaktojë më konkretisht mënyrat e ndërhyrjes nëpërmjet propozimeve të skemave të ndryshme bazuar në kategoritë dhe sasitë e mbetjeve të prodhuara dhe analizës më të detajuar të kostove të shërbimit. Fakt problematik mbetet identifikimi i venddepozitimit të këtyre mbetjeve, pra nëse do të ketë një landfill të ri të ndërtuar apo do të përdoret landfilli-i i Bushatit, gjë që përbën në të dyja raste një kosto të lartë të përdorimit krahasuar me të ardhurat vendore të komunës.

Ndriçimi publik

Në bazë të funksioneve të veta, komuna është përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurimin e shërbimit të ndriçimit publik. Sot ky shërbim ofrohet për 60% të familjeve në komunitet, kryesisht në rrugët kryesorë që lidhin qëndrat e fshatrave të mëdhenj me qëndrën e komunës.

Shërbimet sociale dhe aktivitetet kulturore

Page 17: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

17

Në komunën e Kallmetit është bërë e mundur ngritja dhe funksioni i kompleksti të qëndrës famulltare nëpërmjet bashkëpunimit më Kishën Katolike e cila ka investuar në ndërtimin e një sërë objektesh si shkollë, kopësht, qendër rinie, shtëpinë e murgeshave. Në këto mjedise realizohen aktivitete të cilat shërbejnë në radhë të parë për formimin dhe edukimin kulturor të fëmijëve dhe të rinjve në zonë por dhe duke u kthyer në një qëndër të organizimit të aktiviteteve kulturore për gjithë komunitetin vendas. Po ashtu një tjetër funksion i kësaj qëndre është mundësimi dhe lehtësimi i

pritjes së personaliteteve të ndryshme të vendit por jo vetëm, të cilët vizitojnë komunën e Kallmetit.

Investime Publike

Përgjatë viteve të fundit (2007-2011), komuna e Kallmetit është angazhuar drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së infrastrukturës dhe shërbimeve duke me qëllim përmirësim të kushteve të jetesës për komunitetin, duke siguruar financime për akses më të lartë dhe përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve të ofruara për qytetarët. Kështu disa nga arritjet më të rëndësishme përfshijnë:

Zhvillimin e infrastrukturës rrugore

Asfaltimin e rrugës rajonale Lezhë - Kallmet e cila ka rritur aksesin e komunës dhe afërsinë me qytetin e Lezhës, duke ulur ndjeshëm edhe kohën e transportit

Përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Kallmet-Superstradë, i cili ka mundësuar lidhjen e shkurtuar të komunës me rrjetin rrugëror kombëtar dhe rajonal, duke siguruar afërsi me komunat përreth dhe qytetin e Shkodrës.

Asfaltimin e e rrugës Rraboshtë-Superstradë dhe Mërqi- Superstradë, duke mundësuar kështu dhe lidhjen e fshatrave me rrugën kryesore, si dhe rikonstruksionin e qëndrave të këtyre fshatrave.

Zhvillimin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Kullotave nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të mbjella dhe subvencionimit të fermerëve duke bashkëpunuar ngushtësisht me nivelin qëndror, përkatësisht projekteve në kuadër të programit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë

Përmirësimin dhe lehtësimin e shërbimeve administrative si dhe komunikimin e transparencën me publikun.

Në këtë kuadër, vetëm në harkun kohor të viteve 2007-2009 janë realizuar ndërtime të objekteve të rëndësishmë të tilla si:

Sistemim, asfaltim, ndricim dhe betonim i Qëndres së Kallmetit

Rikonstruksion i rrugës Kallmet-Superstradë (Faza III)

Page 18: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

18

Ndërtimi i ujësjellësit të fshatit Merqi

Ndërtim i Zyrës së Gjendjes Civile

Rikonstuksion i Shkollës së Mesme Kallmet

Ndricim rrugor Kallmet i Vogel dhe Merqi

Hapje e rruges Qender Kallmet i Madh- Kisha ShenEufemia

Rikonstruksion i rruges Raboshte- Superstrade

Rikonstruksion i shkolle 9-vjecare Rraboshte

Ndërsa përgjatë periudhën 2009-2010 janë kryer këto ndërhyjre me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore si më poshtë:

Rikonstruksioni i rruges Merqi-Superstrade

Rikonstuksion rruge Lezhe- Kallmet- Krajen

Ndërkohë janë parashikuar punimet për ndërhyrje rehabilituese lidhur me shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lehtëson në vijim aksesin e lëvizjes midis fshatrave si dhe ndaj objekteve me rëndësi dhe vlerë jo vetëm kulturorë dhe shpirtërore për komunitetin por gjithashtu parë në perspektivën e zhvillimit të turizmit kulturor për këtë komunë.

Kështu mund të përmendim:

• Rikonstruksion i Ujesjellesit Kallmet i Madh dhe Kallmet i Vogel (Depozitë dhe sistem shpërndarjeje)

Rikonstruksion I rruges Qender Kallmet I Madh – Kisha Shen Eufemia

• Ndërtimi i rrugës Qënder Rraboshtë-Rruga Rajonale

Rikonstruksion i Qendres Komunitare Kallmet

Page 19: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

19

• Rikonstruksion i rrugës Qëndër Kallmet i Madh-Kisha Katolike

Zhvillimi Ekonomik Vendor Zhvillimi i Blegtorisë dhe Bujqësisë në komunën e

Kallmetit Blegtoria dhe bujqësia përbëjnë elementët kryesorë në sektorin e zhvillimit ekonomik në komunën e Kallmetit. Si rezultat i kushteve natyrore të komunës, si një zonë fushore dhe kodrinore, është favorizuar ndjeshëm rritja e bagëtive të imta dhe shtimi i gjedhit, ku pothuajse të gjithë fermerët kanë një numër të konsiderueshëm të krerëve të bagëtive të imta, të derrit dhe gjedhit. Ky sektor ka prirje natyrale të vijë gjithnjë e më në rritje në të ardhmen e zhvillimit ekonomik te komunës. Komuna e Kallmetit shquhet për cilësinë e lartë të produkteve me origjinë shtazore, kryesisht ndikuar nga prania e kullotave mjaft të mira si në zonën fushore ashtu dhe në atë malore. Fermerët janë të mjaft të angazhuar në rritjen e bagëtive, por ndonësë kushtet natyrore janë të favorshme, përsëri prodhimi shkon në radhë të parë për konsum familjar dhe vetëm një pjesë e tij arrin të përdoret për nxjerrjen e të ardhurave duke mundësuar shitjen në tregjet komunale apo ato të qytetit të Lezhës. Megjithëse ekziston një prodhim i konsiderueshëm i produkteve të mishit në këtë zonë, përsëri nxjerrja në treg e produkteve sipas standarteve apo diversifikimi i mëtejshm i tyre është ende në nivele të ulëta, për shkak të mungesës së infrastrukturës mbështetëse në këtë drejtim, vendosjes së standartave të përbashkëta të prodhimit si dhe mungesës së hapjes ndaj tregut nëpërmjet njohjes më të mirë të kërkesës dhe ofertës, bashkëpunimit dhe marketimit më aktiv të produkteve lokale. Aktualisht në komunën e Kallmetit ekziston vetëm një pikë për therjen e mishit (në kushte mjaft modeste dhe që nuk përmbush nevojat e fermerëve sipas kërkesave të kohës), ndërkohë që mungojnë pikat e përpunimit të produkteve të mishit. Këto zhvillime do të mundësonin diversifikimin e të ardhurave vendore për sektorin e zhvillimit ekonomik në këtë komunë. Po ashtu, kemi një paraqitje të ngjashme lidhur me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, të cilat nxirren dhe përpunohen në “kushtet e shtëpisë” me metoda pothuajse tërësisht artizanale. Kjo situatë sjell vështirësi në rritjen e mëtejshme dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit për arsye të organizimit thjesht individual të këtij aktiviteti dhe mungesës së një sistemi të organizuar për mundësimin e futjes së teknologjisë dhe mjeteve bashkëkohore. Fermerët kanë shprehur interesin për dhënien përparësi të ndërtimit të një baxhoje të re me standarte bashkëkohore për nxitjen e mëtejshme Problemet kryesore të identifikuara lidhur me progresin në zhvillimin e blegtorisë dhe nxitjen e prodhimit lokal janë të lidhura me përmirësimin e racave ekzistuese nëpërmjet praktikave të inseminimit artificial të gjedhevë, përmirësimin e strukturës së ushqimit, krijimin dhe përmirësimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare etj… Një vështrim krahasimor mbi sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë ofron një pamje të

Page 20: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

20

zhvillimit të blegtorisë me ritme më të shpejta në raport me sektorin e bujqësisë, sidomos në vitet që pasuan tranzicionin. Arsyet që kanë ndikuar në këtë situatë lidhen kryesisht me këta faktorë:

Përshtatja e fermës së vogël për të zhvilluar edhe blegtorinë

Shtimi i sipërfaqeve me foragjerë dhe kullota natyrale

Kosto më të ulëta për zhvillimin e gjesë së gjallë

Vlerësimi i blegtorisë si një mundësi për sigurimin e nevojave bazë të familjes (ushqim, etj…)

Vlerësimi i blegtorisë si një mundësi për sigurimin dhe rritjen e të ardhurave në vit

Kërkesat gjithnjë e më në rritje të tregut për produktë dhe nënprodukte të blegtorisë duke

favorizuar prodhimet me bazë biologjike si psh nënproduktet e qumështit të dhisë (djathi,etj…)

Banorët e komunës Kallmet zotërojnë në total 1150 krerë dele, 2500 krere dhi, 690 krerë lopë, 1780 krerë derra, 2500 krerë dhi, 6630 shpendë të fushës dhe të detit, të shpërndartë sipas strukturës së mëposhtme dhe ndarjes së paraqitur në tabelë. Po ashtu në zonën e Kallmetit kultivohen gjerësisht edhe bletët, ku aktualisht numërohen 600 koshere bletë në të gjithë territorin e Komunës. Figura 5: Tregues të blegtorisë në Komunë

Tabela për numrin e krerëve të bagëtisë, Komuna Kallmet, 20101

Nr. Fshati

Të imta Derra

Gjedhët

Shpendët

Dele Dhi Derra dosa Shpendë fushe

Shpendë deti

1 Kallmet i madh 300 1100 370 30 90 1300 100

2 Kallmet i vogël 500 400 500 60 250 2000 300

3 Rraboshtë 200 400 400 40 150 1500 0

4 Merqi 150 600 350 30 200 1400 30

Totali 1150 2500 1620 160 690 6200 430

1 Të dhënat janë përgatitur nga Komuna Kallmet, Zyra e Bujqësisë, 2011.

Shënin rezervë: Të dhënat nuk janë të përditësuara për vitin 2011, por nga takimet me grupin e punës pranë komunës

së Kallmetit u referua se nuk paraqiten lëvizje të ndjeshme të numrit të krerëve të bagëtisë.

Page 21: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

21

Zona e Kallmetit është e pasur në tokë bujqësore. Bujqësia ashtu si edhe blegtoria është një element i rëndësishëm dhe një potencial për zhvillimin ekonomik të kësaj komune. Komuna e Kallmetit zotëron 1873 ha tokë bujqësore, nga të cilat 1817 ha është vetëm tokë arë (e punueshme) dhe pjesa tjetër drurë frutorë në një sipërfaqe prej 56 ha. Në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, pemëtaria dhe vreshtaria përbëjnë drejtimet kryesore të zhvillimit ekonomik. Zhvillimi i agrobiznesit por edhe i prodhimeve të tjera si ato artizanale në këtë zonë kanë pësuar një rritje gjatë viteve të fundit si rezultat i sipërmarrjes së banorëve të komunës në këtë drejtim, por dhe projekteve

mbështetëse të mundësuara nga bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe atij qëndror në këtë fushë. Kështu subvencionet ndaj fermerëve kanë qënë të ndjeshme për banorët e të gjithë fshatrave në këtë komunë të cilët shquhen për prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale tradicioanale të zonës. Subvencionet arrijnë shifrën e 50.000 lek për kultiviin e vreshtarisë dhe 30.000 lek për kultimivimin e ullirit. Cilësia e lartë e prodhimeve biologjike është e dukshme në disa prodhime karakteristike të zonës, të cilat i kanë dhënë një favorizim edhe në

tregjet e shitjes, kryesisht në ato rajonale. Objektivat e komunës së Kallmetit orientohen drejt tendencës në rritje të tokës së punueshme si duke rritur nivelin e sipërfaqes së mbjellë ashtu dhe shfrytëzimit të saj. Nga ana tjetër një pjesë e mirë e sipërfaqes së pyjeve dhe kullotave është transferuar tashmë në pronësi private apo komunale duke çuar në rritjen e kujdesit për këtë pasuri si nga komuniteti ashtu dhe nga autoritetet vendore. Ndërkohë një seri investimesh të ndryshme do të jenë pjesë e planifikimit strategjik afatmesëm lidhur me rehabilitimin dhe përmirësimin në vijim të infrastrukturës mbështetëse për përdorimimn me efiçiencë të tokës bujqësore, të tilla si garantimi i kanaleve të vaditjes në bashkëpunim me Bordin e Kullimit dhe fermerët etj.

Struktura e tokës në komunën e Kallmetit2 Struktura e tokës bujqësore në komunën e Kallmetit

Kategoria e tokës Sipërfaqja në Ha

Tokë Bujqësore 1873

2 Të dhënat janë përgatitur nga Komuna Kallmet, Zyra e Bujqësisë, 2011

Page 22: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

22

Pyje 2033

Kullota 400

Total 4306

Prodhimet karakteristike të komunës së Kallmetit

Vera e Kallmetit Vera e Kallmetit prodhohet nga varieteti i rrushit me të njëjtin emër, e njohur me emrin Kallmet. Rrushi “Kallmet” shquhet per vlerat elarta vinifikuese,cilësi kjo që ka mundësuar njohjen dhe vlerësimin e cilësisë me medalje në mjaft konkurse si brenda dhe jashte vendit. Kategorinë dhe cilësinë e rrushit Kallmet e gjëjmë me emra të pëafërt edhe në shtete të tjera si Kroaci, Hungari, Itali, France, Austri, Gjermani etj. Vera ”Kallmet”, si rezultat është e njohur për cilësitë e saj organoleptike, të tilla si sasia e lartë e sheqerit, aciditeti, pH, aroma dhe ngjyra. Vera e Kallmetit bën pjesë ndër kategoritë e verërave më cilësorë sot në Shqipëri. Prodhimi i saj realizohet në kushte bashkëkohore të teknologjike dhe në përputhje me standartet e kërkuara në kantinën e verës, e cila ushtron aktivitetin e saj në fshatin Kallmet i madh. Hapja e Kantinës ss Verss "Kallmeti Sh.p.k" ka ndikuar në rikthimin e traditës së kultivimit të hardhisë më të njëjtin emër nga fermerët e zonës. Kjo kantinë vlerësohet si një nga mundëistë kryesore për zhvillimin ekonomik të mëtejshmë duke bërë të mundur rritjen e prodhimit të verës dhe sigurimin e tregjeve jo vetëm rajonale, por ato kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga ana tjetër kjo sipërmarrje e rëndësishëm për zonën ka hapur një drite jeshile dhe ka rritur interesin e fermerëve për prodhimin e rrushit duke vlerësuar mundësitë ekonomike që ndërtohen për të ardhmen. Gjithsesi vlen të përmendet se prodhimi i verës Kallmet apo i varieteteve të tjera të saj realizohet edhe nga vetë banorët e zonës por me metoda tradicionale. Vaji i Ullirit

Kallmeti ka një traditë të njohur në kultivimin e ullirit. Njihet se ulliri i Kallmetit kultivohet historikisht në këtë zonë në prej afro 500 viteve. Vaji i Ullirit Kallmet prodhohet nga ulliri tradicional i Kallmetit. Cilësia dhe përqindja e vajit të ullirit e prodhuar në këtë zonë është e lartë dhe për këtë arsye ky produkt është mjaft i kërkuar në tregjet rajonale në vend por jo vetëm. Ulliri i Kallmetit në sajë të vetive tij organike

bio përdoret gjerësisht si për prodhimin e vajit të ullirit ashtu dhe për konsum ushqimor të vetë ullirit. Ndryshimet në politikat e nivelit qëndror për mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë në vend i kanë dhënë mundësi dhe përparësi përmirësimit dhe nxitjes së mëtejshme të prodhimit bujqësor edhe në këtë fushë. Kështu Komuna Kallmet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësise dhe Ushqimit si edhe me Institutin e Lartë Bujqësornë në Kamëz ka sot projekte mjaft të rëndësishme për shtimin e sipërfaqeve me varietetin e ullirit Kallmet. Një ndikim të rëndësisëm në nxitjen dhe rritjen e interesit për kultivimin e vajit të ullirit ka sot nisma për vënënin në funksionim të fabrikës së prodhimit të vajit të ullirit, e cila gjithashtu ndodhet dhe ushtron aktivitetin e saj në fshatin Kallmet i madh. Vaji i prodhuar në këtë fabrikë është bërë pjesë e rëndësishëm e tregut rajonal dhe atij kombëtar. Ndërkohë vaji i ullirit prodhohet gjithashtu nga vetë fermerët e zonës me metoda tradicionale në kushtet e shtëpisë. Djathi si nënprodukt i rëndësishëm i prodhimit

tradicional të qumështit Kushtet e favorshme të pozicionit gjeografik dhe relievit të thyer kodrinor në këtë komunë kanë mundësuar zhvillimin e ndjeshëm të blegtorisë duke bërë që produktet dhe nënproduktet e këtij sektori të jenë gjithnjë e më në rritje. Kjo situatë ka ndikuar në rritjen e nënprodukteve të qumështit ku veçanërisht prodhimi i djathit të dhisë ka patur një hov të rëndësishëm në vitet e fundit, krahas atij të loopës apo deles. Komuna Kallmet dallon në tregjet rajonale të Lezhës me prodhimin e këtyre produkteve. Mjalti

Prodhimi i mjaltit gjatë viteve të fundit ka patur rritje kjo falë pozicionit gjeografik të favorshëm të komunës duke mundësuar kullota të mira.Mjalti është i një cilësie të lartë gjë që ka çuar në vleësimini e tij me çmime të para në panairet e organizuara në qarkun e Lezhës dhe më gjerë. Mjalti prodhohet nga banorët e zonës në fermat e tyre dhe tregtohet në tregun rajonal. Perimet

Tokë Bujqësore

Tokë arë Drurë frutorë

1817 Ha

Pemëtore Ullishte Vreshta

0.5 Ha 30.5 Ha 25 Ha

56 ha

Page 23: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

23

Prodhimi i perimeve ka një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e përgjithshëm bujqësor në komunë. Fermerët e zonës arrijnë të prodhojnë në sajë të cilësisë së mirë të farës, prodhimtarisë së tokës por dhe angazhimit të tyre të vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së produkteve të tyre bio. Kjo gjë siguron prodhimin e llojeve të ndryshme të perimeve duke krijuar kështu mundësitë për diversifikimin e produkteve bujqësore. Në këtë kontekst një peshë të madhe zë fshati Merqi i komunës, ku fermëret prodhojnë një larmi të perimeve të tilla si domate, kastraveca, bishtaja, bamje, speca, patëllxhana etj., dhe furnizojnë tregun rajonal të Lezhës. Afërsia e fshatit Merqi me qytetin e Lezhës dhe shkurtimi i distancës me mundësimin e infrastrukurës rrugore të përmirësuar ka ndikuar në

shitjen e pjesës më të madhe të prodhimeve në zonën urbane të Lezhës. Ndërkohë në këtë komunë realizohet prodhimi i produkteve artizanale të cilat janë karakteristike në zonë nëpërmjet të cilave banoret e Komunes Kallmet më së shumti pasqyrojnë vlerat kulturore historike te Kallmetit. Këtu mund të përfshijnë produktet e ndryshme që prodhohen nga prodhohen nga pëlhurat e realizuara me tezgjah, artikuj e prodhuar me baltë si prodhime të qeramikës etj. Keto punimë përvecsë më së shumti pasqyrojnë vlerat tradicionale të zonës mund të shërbejnë si potencial zhvillimi ekonomik për një target të caktuar të banorëve dhe rrisë mundësinë për rritjen e të ardhurave ekonomike nga ky

aktivitet.

Komuna parashikon të nxisë dhe mbështesë prodhimin e artizanëve nëpërmjet projekteve të përbashkëta për përmirësimin e infrastrukturës, ngritjes së kapaciteteve ekzistuese në këtë fushë, marketimin e tyre në tregjet si

brenda ashtu dhe jashtë vendit, duke patur në konsideratë interesin dhe kërkesën e lartë për punimet

e doreës si produkte të veçanta

Zhvillimi i Mundësive për Biznes Zhvillim i sotëm ekonomik në komunën e Kallmetit është ndikuar edhe nga prania e bizneseve të cilat operojnë në vend. Edhe pse pjesën më të madhe në këtë sektor e zë biznesi i vogël, ky sektor ka një peshë të rëndësishmë për zhvillimin ekonomik të zonës në të ardhmen. Krahas faktit se banorët e Komunës Kallmet shquhen për prodhime bujqësore, blegtorale dhe artizanale tipike të zonës si më sipër përmendu gjate viteve te fundit janë ngritur një numër i konsiderueshmëm i bizneseve, komplekseve të të ndryshme për shërbime etj duke e bërë këtë zonë ekonomikisht mjaft atraktive.Llojet e bizneseve dhe aktiviteteve të tjera ekonomike në zonë përfshijnë këto kategori kryesore:

1. Kompleks shërbimesh (fushe sportive,qendër interneti,bilardo etj.)

2. Punishte agropërpunuese e vajit te ullirit dhe verës Kallmet (Kallmeti Sh.p.k )

3. Qendra Kolping (Shkollë fillore,Kopësht dhe qëndër edukative rinore)

4. Punishte prodhimi druri dhe duralumini 5. Qendër tregtimi për materialet e ndërtimit.

6. Supermarket dhe pikë shumice tregtie

Kategoritë e bizneseve në vitet 2007-2011, Komuna Kallmet

Vitet

Kategoritë e bizneseve

Ambulantë Mjete Transporti

Biznes i vogël

Biznes i madh Totali

Page 24: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

24

2007 8 6 27 1 42

2008 7 2 27 3 39

2009 6 2 28 4 40

2010 6 3 25 4 38

2011 6 3 25 4 38

Zhvillimi i biznesit përgjatë viteve të fundit 2007 -2011 paraqet një nivel relativisht të qëndrueshëm për komunën e Kallmetit, ndonëse nuk paraqitet një rritje e konsiderueshme e numrit të bizneseve në total, kemi gjithsesi një rritje të lehtë të biznesit të madh shoqëruar me luhatje të vogla në biznesin e vogël dhe atë ambulant. Mundësitë e zhvillimit të biznesit përveçse bizneseve të shërbimeve, lidhen ngushtësisht me sektorë të tjerë të ekonomisë bujqësorë si përpunimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, tregtimi dhe magazinimi i tyre, por dhe me përpunimin e drurit dhe gurit si elementë të ekonomisë tradicionale në zonë.

Zhvillimi i Turizmit Turzimi si sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend mbetet po ashtu element kyç për rajonin e Lezhës. Siç përshkruhet dhe në planin koncptual të strategjisë për zhvillimin rajonal për vitet 2010- 2015: “Qarku Lezhë është një nga rajonet me një potencial strategjik mjaft të rëndësishëm, vlera natyrore e historike të çmuara, me zona arkeologjike, objekte kulti, monumente të kulturës dhe vlera historike kombëtare. Ky potencial është veçanërisht i rëndësishëm për këtë rajon dhe njëherësh tërheqës për investitorët dhe pushuesit, duke pasur parasysh se brenda një rrezeje relativisht të vogël, qarku ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit detar / bregdetar, kulturor, malor, agroturizmin etj.”3

Pozita gjeografike e komunës favorizon ndjeshëm zhvillimin e turizmit në këtë zonë si pjesë integrale e zhvillimit të turizmit në rajon duke i shërbyer këtij të fundit me pasurimin e vendeve dhe monumenteve natyrorë e kulturorë për vizitorët, shërbimet e ofruara të drejtuara nga mikpritja vendase, veprimtaritë kulturore tradicionale, njohja me arkitekturën dhe ndërtimet folklorike, etj.

Në këtë kontekst, Komuna Kallmet mbetet një qëndër e rendesishme e turizmit në qarkun e e Lezhës sidomos duke shtuar vlerën e atraksioneve turistike në sajë të dy vendeve me mjaft vlera dhe peshë historiko-kulturor, Kishës së Shën Eufemisë në fshatin Kallmet dhe Kishës së Shën Gjonit në fshatin Fshati Merqi (e njohur ndryshe edhe si Kuvendi i Arbërit).

3 Koncepti për Zhvillimin Rajonal, Qarku Lezhë, 2010

Page 25: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

25

KISHA E SHËN EUFEMISË

Kisha e Shën Eufemisë u ndërtua në shekullin e 13-të dhe i është nënshtruar rindërtimit vetëm në fillim të viteve ‘90. Kjo kishë është vlerësuar nga Këshilli i Qarkut Lezhë si monument i rëndësisë së vecantë. Shën Eufemia është mbrojtëse e Rovinj me Shën Gjergjit. Euphemia, emri i së cilës në greqisht do të thotë "ai që flet mirë" ishte një vajzë e krishterë, Chalcedon, në Bithynia, dhe u martirizua gjatë persekutimit të Dioklecianit, që është fillimi i shekullit të katërt. Shën Eufemia festohet në cdo 16 shtator në atë datë kur u martirizua në vitin 303 pas Krishtit kur ishte vetëm 15 vjece. E ndërsa sot këtë emër e mban kjo kishë e vogël, por me një rëndësi të madhe për historinë e krishtërimit në rajonin e Lezhës dhe më gjerë. Kisha e Shën Eufemisë shërben si një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për banorët e zonës dhe më gjerë.

KISHA E SHËN GJONIT (KUVENDI I ARBËRIT)

Një nga ngjarjet më të mëdha të historisë kulturore të Shqipërisë në shek XVIII është organizimi i Kuvendit të Arbërit në fshatin Mërqi të Lezhës më14 dhe 15 Janar të vitit 1703 (e diela e dytë pas Epifanisëe cila daton më 6 janar), nën kryesinë e Vizitatorit Apostolik, Arkipeshkvit të Tivarit, Monsinjor Vincens Zmajevic. Ky Kuvend ishtë i një rëndësie të veçantë dhe kyç për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. U mbiquajt si Kuvendi i Arbërit, duke evokuar formën mesjetare të emrit kombëtar të shqiptarëve si arbër dhe të atdheut të tyre si Arbëri, pikërisht kur në këtë shek. të XVIII nis të përdoret shprehja si ëmërtim Shqipëri për vendin dhe shqiptarët për banorët e saj. Megjithate kryetoponimi, ose etnikoni Arberi u përdorur si një reflektim i traditës e cila nuk duhej kaluar në harresë. Ky vend është i vizitueshëm nga vendasit si nje vend i shenjtë por edhe nga personalitete të ndryshme vendase dhe të huaj për vetë rëndësinë historike që ka pasur për Shqipërinë dhe Katolicizmin.

Në vitet e fundit është ngritur Kompleksi i Qëndrës Famullitare Kallmet, i cili është një kompleks objektesh duke përfshirë shkollë, kopësht, qendër rinie, shtëpinë e murgeshave etj. Këto shërbime ndikojnë për formimin kulturor dhe edukimin fetar të fëmijëve dhe të rinjve të zones por dhe duke u kthyer në një qendër të rëndësishme aktivitetesh kulturore. Një tjetër funksion i kësaj qëndre është pritja e personaliteteve të ndryshme që vizitojne Komunën Kallmet. Zhvillimi i produkteve turistike duke u mbështetur në vlerat e trashëgimisë do të jetë një ndër përparësitë e zonës me synim zhvillimin ekonomik por edhe për ofrimin e shërbimeve cilësorë në fushën e kulturës dhe edukimit të mëtejshmë të brezave me synim ruajtjen, pasurimin dhe trashëgimin e këtyre vlerave në të ardhmen. Potencialet ekzistues si atraksione turistike të bazuara në vlera kulturore dhe historike janë mjaft të rëndësishme por jo të mjaftueshme nëse nuk mbështeten me projekte të cilat do të bëjnë të mundur rikthimin dhe pasurimin e vlerave kulturore dhe historike të Kallmetit. Nga ana tjetër është thelbësore që vlerat natyrore të shërbehen me shërbime, ngritje kapacitetesh dhe përmirësime të infrastrukturës si parakushte për nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit për këtë sektor. Në këtë kuadër komuna parashikon realizimin e investimeve si më poshtë vijon:

Ndërtimi i Qendrës Muzeale të Kallmetit Rikonstruksioni i Rrugës Qëndër Kallmet i Madh-Kisha Zemra e Krishit Rikonstruksion i Rrugës Qendër Kallmet i Madh-Kisha Shën Eufemia Rikonstruksion i Krojit të Kolecit Rikonstruksion i Mullinjëve të Vjetër të Kallmetit

Page 26: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

26

Qeverisja e mirë

Komunikimi dhe informimi me qytetarët

Në kuadër të rritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të informimit dhe komunikimit me publikun, jo vetëm të komunitetit vendas së kësaj komunë, por dhe më gjerë në nivel rajonal dhe kombëtar, komuna e Kallmetit ka ndërmarrë nismën për lançimin e një siti në internet (www.komunakallmet.com) si një mjet për njohjen e kësaj komune, sigurimin e informacionit të përditësur lidhur me elementët kryesorë dhe karakteristikat e veçanta të kësaj zone, shpërndarjen dhe informimin me qëllim përfshirjen e qytetarëve dhe institucioneve të tjera në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar duke synuar promovimin në nivele të ndryshme të kësaj komune lidhur me vlerat historike dhe kulturore te zonës së Kallmetit si dhe të pasqyrojë projektet që synon të realizojë Komuna dhe Këshilli i Komunës në bashkëpunim më institucionet e tjera qeveritare dhe joqeveriatare me qëllim rritjen e interesit për bashkëpunim dhe tërheqjen e investitorëve vendas dhe të huaj në zhvillimin e zonës në të ardhmen.

Transparenca me publikun

Faqja e internetit është një pasqyrë e ecurisë së punës së administratës vendore dhe aktiviteteve kryesore të saj. Në të njëjtën kohë ajo shërben për të reflektuar arritjet e deritanishme dhe për të paraqitur synimet për të ardhmen që kjo komunë parashikon të realizojë në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe social me qëllimin e përgjithshëm rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve në këtë zonë, duke mbajtur në konsideratë mundësitë dhe potencialet që bart kjo komunë për të qënë një zonë e rëndësishmë e zhvillimit ekonomik agrobujqësor dhe industrisë së lehtë si dhe një qëndër strategjike e turizmit historik dhe kulturor për rajonin e Lezhës. Ndërkohë mundësimi i kësaj faqeje në internet siguron lidhje të qëndrueshme dhe rritjene shanseve për rrjetëzim dhe lobim me komunitetin vendas, aktualisht në emigracion të cilët janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e zonës dhe sigurimin e investimeve të tyre në të ardhmen.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, komuna vë në përdorim këtë faqe për pasqyrimin e njoftimeve me rëndësi, të vendimeve të këshillit vendor, listën e investimeve të realizuara sipas projejkteve konkrete dhe financimet përkatëse, të cilat mbeten të një rëndësie të veçantë për komunitetin, jo vetem si përfituesi kryesor i tyre por dhe kontribues për realizimin e tyre. Transparenca mbi përdorimin e fondeve publike rrit në këtë mënyrë besimin e komunitetit në qeverisjen vendore dhe forcon raportet e ashkëpunimit komunitet-komunë në të ardhmen. Stafi i komunës Kallemet është në përpjekje të vazhdueshme për pasurimin e kësaj faqeje, nëpërjet realizimin dhe publikimit të intervistave të ndryshme që paraqesin opinionet e publikut, perspektivën e tyrë në identifikimin e problemeve dhe kërkesat e tyre për zgjidhje.

Pjesëmarrja në vendimarrje

Komuna e Kallmetit është e orientuar drejt praktikave më të mira të qeverisjes vendore, duke synuar adoptimin e tyre dhe në mënyrën se si qeversisja vendore realizohet edhe në këtë njësi të administratës vendore, e cila edhe pse me nje numër të vogël popullsie, gëzon të drejtat e plota për pjesëmarrje të gjerë e të lartë publike në proceset e vendimmarrjes që lidhen jo thjesht ngushtësisht me përditshëmërinë e kryerjes së detyrave dhe funksioneve vendore.

Page 27: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

27

Organizimi institucional

Këshilli vendor i Komunës Kallmet

Keshilli i Komunes Kallmet perbehet nga 15 anëtarë të zgjedhur në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Përbërja e këshillit të komunës mbizotërohet nga përfaqësimi i anëtarëve meshkuj, ndërkohë që pjesëmarrja dhe përfaqësimi i grave në nivele të larta të vendimmarrjes ështrë ende larg kërkesave ligjore por jo vetëm, të të drejtave për barazi gjinore dhe përfaqësim të gruas në struktura drejtuese. Gjithsesi, ky fenomen nuk është një rast i izoluar, por një tendencë e përgjithshme e vënë re në njësitë e qeverisjes vendore. Në përgjithësi përfaqësia e gruas është në raport të zhdrejtë me nivelin e hierarkisë në vendimarrje, ku sa më i lartë niveli i pozicionit apo strukturës në vendimarrje, aq më i ulët niveli i përfaqësimit së gruas në të. Kjo situatë paraqet në të kundërt lidhur me raportin e përfaqësisë së grave që punojnë në administratën vendore të kësaj komune, ku pothuajse 44% e stafit është e përbërë nga specialiste femra (7 nga 16 anëtarë të stafit të administratës vendore).

Nr KESHILLI VENDOR, KOMUNA KALLMET

1 Gjergj Gjeka Kryetar i Këshillit të

Komunës

2 Simon Marku N/Kryetar i Këshillit të

Komunës

3 Gjok Gjini Anëtar

4 Filip Jaku Anëtar

5 Kujtim Ndoj Anëtar

6 Sander Pali Anëtar

7 Gjin Lazri Anëtar

8 Gjin Marku Anëtar

9 Petrit Gjini Anëtar

10 Vital Simonaj Anëtar

11 Viktor Preka Anëtar

12 Mark Tuku Anëtar

13 Gjovan Gjini Anëtar

14 Edi Shtjefni Anëtar

15 Ndue Tetaj Anëtar

Nr Kryetaret e Keshillave te Fshatrave te Komunes

1 Rrok Blushaj Kryetar i Fshatit Kallmet i Madh

2 Besnik Simonaj Kryetar i Fshatit Kallmet i Vogel

3 Ndue Zefi Kryetar i Fshatit Rraboshte

4 Gjin Marku Kryetar i Fshatit Merqi

Page 28: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

28

Struktura organizative, Komuna Kallmet 2011

KRYETARI I KOMUNES

KALLMET

KALLMET

KESHILI KOMUNES

MERQI RRABOSHTE KALLMET I VOGEL KALLMET I MADH

SEKRETARI KESHILLIT

ELEKTORATI I KOMUNES KALLMET

Zyra e Sherimeve ndaj Publikut (Z1N, Sekretari-

Protokoll), dhe e Burimeve Njerezore – Specialist (1)

Sektori i Sherbimeve Publike, Menaxhimit te

Territorit dhe Ceshtjeve Juridike

Zev/KRYETARI I KOMUNES (1)

KRYETARET E FSHATRAVE

Zyra e Finances - Specialist finance (1)

Specialist arke, llogarie (1)

Zyra e te Ardhurave Vendore- Specialist (1)

Sektori i Sherbimeve per Bujqesine,

Blegtorine dhe Pyjet

Sektori i Zhvillimit te Komunitetit

KOMISIONE TE PERKOHSHME

HOK

Sektori i Rendit dhe Mbrojtjes Civile

Zyra e Gjendjes Civile (1)

Sektori Ekonomik

Zyra e Zhvillimit Ekonomik, IT dhe Statistikave-

Specialist (1)

Sektori i Zhvillimit dhe Komunikimit

Zyra e Sherbimeve Sociale - Specialist (1)

Zyra e Arsim, Kultures, Sportit e Shendetesise -

Specialist (1)

Zyra e Policise Komunare (1)

Zyra e ruajtjes se objektit te

komunes (1)

Zyra e Agronimise - Specialist (1)

Zyra e Veterinarise - Specialist (1)

Zyra e Menaxhimit te Pyjeve - Specialist (1)

Zyra Juridike - Specialist (1) (me kohe te

pjeseshme)

Zyra e Zhvillimit Urban - Specialist (1) (me

kohe te pjeseshme)

Zyra e Sherbimeve dhe Infrastruktures Publike -

Specialist (1)

Page 29: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

29

Procesi i hartimit të Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor Procesi për hartimin e dokumentit të Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor u organizua dhe realizua nëpërmjet hapave kryesorë si më poshtë përmendur:

SHPREHJA E INTERESIT TË KOMUNËS KALLMET PËR PËRGATITJEN E PSZHV PËRZGJEDHJA E KOMUNËS KALLMET PËR ASISTENCË NË HARTIMIN E PSZHV NGRITJA E KAPACITETEVE TË NJQV NËPËRMJET PJESËMARRJES NË KURSIN E TRAINIMIT ORGANIZUAR NGA IC

SHQIPËRI (DLDP II) DHE CO-PLAN NGRITJA E GRUPIT TË PUNËS PRANË KOMUNËS KALLMET MË PËRFAQËSUES TË ZYRAVE PËRKATËSE NGRITJA E GRUPIT ME PËRFAQËSUES TË GRUPEVE TË INTERESIT DHE KOMUNITETIT QË VEPROJNË NË ZONË ORGANIZIMI I TAKIMEVE TË PUNËS/SEANCAVE TË ASISTENCËS TEKNIKE ME GRUPIN E PUNËS PRANË

KOMUNËS KALLMET DHE ME PJESËMARRJEN E KRYETARIT ASISTENCË TEKNIKE NË DISTANCË PËR HAPAT E SHKRIMIT TË STRATEGJISË

Identifikimi dhe ngritja e grupit të aktorëve strategjikë në nivel vendor: Në kuadër të adoptimit të praktikave më të mirë të qeverisjes vendore duke integruar politikat e qeverisjes dhe planifikimit strategjik me pjesëmarrje, komuna Kallmet është angazhuar në identifikimin e grupeve të interesit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, por në të njëjtën kohë vlerësohen si potencialë të mundshëm pozitivë për të kontribuar në mënyrë aktive në hartimin e planit të zhvillimit strategjik vendor por jo vetëm, për të qënë pjesëmarrës në procesin e vendimarrjes dhe gjatë zbatimit, monitorimit dhe më tej edhe vlerësimit të këtij plani. Këto grupe interesi kanë përbërë dhe aktorët kyç gjatë procesit të konsultimeve, takime të cilat janë zhvilluar në mënyrë periodike duke u shtrirë në harkun kohor të disa muajve përgatitje për hartimin e një dokumenti mjaft të rëndësishëm për vendimarrjen strategjikë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj njësie të qeverisjes vendore. Anëtarët e grupeve të interesit, përfshijnë përfaqësues të fushës së biznesit, organizatave me karakter jo-fitimprurës, komunitetit fetar të zonës, agjencive të ndryshmë rajonale dhe drejtorive përkatëse në nivel vendor (arsimore, e shëndetsisë, bujqësore), këshillit rajonal të Qarkut, kryesive të fshatrave përkatës, mediave lokale, qytetarëve dhe grupit të të urtëve (ose të moshuarit e urtë) të zonës.

Këshilli lokal: Gjergj Gjeka (Kryetar), Ndue Tetaj, Lorenc Coli

Përfaqësuesit e bizneseve në zonë: Kallmeti SH.P.K, Filip Jaku, Petrit Gjini, Arben Prendi

Organizatat Jo-Fitimprurese: Familja Kolping, Qëndra Kolping

Përfaqësues të komunitetit fetar: Kisha Katolike

Agjensia Rajonale Arsimore: Hil Prendi, Lindita Kola, Gjin Marku, Ana Pali, Adriana Gjini

Agjensia Rajonale e Shëndetësisë: Lek Lufi, Entela Pjetri, Gjyste Ejlli, Vera Coli

Drejtoria e bujqësisë: Ndue Lazri

Përfaqësues të Këshillit Rajonal të Qarkut Lezhë: Llesh Hila

Page 30: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

30

Mediat lokale: TV Lezhe, M+

Kryetaret e fshatrave: Pjeter Ndoka, Rrok Blushaj, Gjin Marku, Ndue Zefi, Besnik Sinani

Përfaqësues të qytetarëve: Simon Marku, Frrok Simoni, Marjan Simoni, Ndrec Haberi, Viktor Hil Doda, Leze N. Toma, Lek Ejlli, Gjok Margjonaj, Dava Prendi, Liza Ndoj, Drane Marku, Mrike Margjonaj.

Përfaqësuesit e të moshuarve: Gjet Gjok Preka, Gjon Pemaj, Simon Ejlli, Martin Simoni

Identifikimi dhe ngritja e grupit të punës pranë komunës Kallmet Procesi i hartimit të Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor u udhëhoq nga Kryetari i komunës Kallmet dhe administrata vendore. Me këtë qëllim, një grup pune u ngrit pranë kësaj komune me përfaqësues të zyrave kryesore, grupi i cili mblodhi specilalistë të zyrës së financave, zyrës së urbanistikës, zyrës së gjendjes civile, zyrës së bujqësisë, zyrës së shërbimeve si dhe arshivisten e kësaj njësie të qeverisjes vendore. Grupi i punës së komunës punoi ngushtësisht me ekspertët e Co-Plan dhe Intercooperation në kuadër të asistencës së programit dldp II në tërësinë e procesit të përgatitjes së këtij dokumenti si dhe nëpërmjet plotësimit të vazhduar dhe pasurimit të përmbajtjes.

Grupi i punës për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit Vendor

Komuna Kallmet, 2011

Petrit Marku - Kryetar

Ndue Zefi - Nën/kryetar

Marte Pjetri - Përgjegjës i Zyrës së Financës

Vitore Gjekaj - Arshiviste, sekretare

Pal Ndreca - Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë

Arben Dodaj - Ing.urbanist, Zyra e Urbanistikës

Dile Pepa - Përgjegjës, Zyra e Gjendjes Civile

Page 31: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

31

Analiza e Fuqive, Dobësive, Kërcënimeve dhe Mundësive- SWOT Bazuar në gjetjet e analizës sipas sektorëve grupi i punës në bashkëpunim me e aktorët e tjerë të interesit zhvilloi analizën SWAT, një analizë kjo e cila do të shërbejë si pikënisje për përcaktimin e fushave prioritare për ndërhyrje në vijim qëllimeve e objektivave strategjikë të cilët do të gjejnë zbatim nëpërmjet projekteve të propozuara duke përfshirë si projektet kapitale të rëndësishme për periudhën afatmesme e e aktivitetet e tjera në fushat e ndërhyrjeve kyç. Gjatë kryerjes së kësaj analizë fillimisht u punua në grupe tematike sipas sektorëve, dhe në fund u arrit një përmbledhje analitike e potencialeve dhee problematikave ekzistuese, si edhe tendencat e zhvillimit dhe sfidat për të ardhmen.

Pozitive Negative

Mjedis i Brendshem Mjedisi i Jashtëm

Mjedis i Brendshem Mjedisi i Jashtëm

F D

KM

ANALIZA SWOT- Pëmbledhje

Fuqitë- pikat e forta, mjedisi i brendshëm

Dobësitë- pikat e dobëta, mjedisi i brendshëm

Pozicioni i favorshëm gjeografik

Burime natyrore të pasura dhe të larmishme

Tendenca në rritje e popullsisë

Forcë aktive e punës e lartë (mosha 16-64 vjec mbi 70% e numrit të popullsisë për cdo fshat)

Shtimi natyror i popullsisë i qëndrueshëm

Popullsia është autoktone

Klima e përshtatshme dhe favorizuese

Shtimi i biznesit në zonën urbane

Rritja e zhvillimit dhe numrit të fermave bujqësore (perime dhe ullishta)

Potenciale të në zhvillimin e industrisë së lehtëushqimore-ekzistenca e fabrikës për prodhimin e verës dhe vajit të ullirit

Vendbanimet dhe popullsia janë të shpërndara e të përhapura jashtë qendrave kryesore

Kapacitete të pamjaftueshme për hartimin e politikave efikase dhe planeve të zhvillimit

Mungesa e planeve strategjikë të zhvillimit urban dhe territorial

Të ardhurat vendore të pamjaftueshme për ofrimin investimeve publike

Fragmentarizim në ndarjen e tokës bujqsore

Tregu i brendshëm për prodhimet bujqësore jo i konsoliduar

Parcelat /ngastrat bujqësore janë të vogla dhe të copëzuara

Page 32: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

32

Të ardhurat vendore kanë tendencë në rritje

Shkalla e punësimit shërbimet ndaj komunitetit janë shtuar dhe përmirësuar t të banorëve është në rritje

Të ardhurat mbështetësë nga emigracioni në inve traditë e trashëguar dhe e konsoliduar në prodhimin e perimeve, produkte të ullishtave dhe vreshtave në rritje, burime dhe potenciale historike dhe kulturore të mëdha stime individuale por dhe në biznesin vendas

Niveli i prodhimit është rritur në përgjithësi në vitet e fundit (bujqësi dhe blegtori)

Komunikimi transparent me publikun dhe informimi në sajë të faqes të internetit

Rrjet hidrik i rehabilituar

Rrjeti i infrastrukturë rrugore të brendshme i konsoliduar

Rrugët kryesore dhe ato dytësorë midis fshatrave të sistemuara

Ekzistenca dhe e rezervuarve të mëdhenj për vaditje

Përmirësim i transportit publik në komunë

Prodhimi (bujqësor dhe blegtoral) është kryesisht për konsum individual

Standartet lidhur me higjenën në agro-përpunim, nuk janë ende në përputhje me standartet e BE-së për sigurinë ushqimore

Mungojnë sistemet e standartit të cilësisë – pak metoda moderne për shitje dhe marketim

Mosha e fermerëve është 50-60 vjeç. Shpopullimi rural – mungesë potenciali të rinjsh që merren me bujqësi

Kapacitetet akomoduese për turizëm masiv mungojnë

Nuk ka standarte të përcaktuara apo të zbatuara – në lidhje me shërbimin ndaj klientit, akomodimin, sinjalistik lidhur me zhvillimin e turizmit

Nuk ka markim të qartë për turizmin apo potencialet turistike, edhe pse faqe interneti në nivel vendor

Mungon promovimi turistik rajonal

Rrjeti rrugor brenda lagjeve të fshatrave i pasistemuar/i paasfaltuar

Mungon ndërgjegjësimi mjedisor për komunitetin

Amortizimi i sistemit të vaditjes

Mungon sistemi i menaxhimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane

Furnizimi me ujë të pijshëm jo 24 orë

Mundësitë- mjedisi i jashtëm

Kërcënimet- mjedisi i jashtëm

• Infrastrukturat e ngritura dhe të përmirësuara janë midis Lezhës dhe Shkodrës mjaft të favorshme duke mundësuar akses të Kallmetit dhe ndërlidhje me dy qytetet e mëdha, shkurtim në distancë dhe kohë për ndërlidhje

• Prodhimet e eksportit në tregun

vendas janë mbizotëruese • Fushat kryesore të prodhimit blegtoral

(mishi dhe bulmeti) në të ardhmen do

Page 33: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

33

• Subvencionimi i fermerëvë në zhvillimin e fermave dhe prodhimit bujqësor vendas

• Programe kombëtare në mbështetje të bujqësisë • Sinergji/bashkëpunime të mundshme mes

prodhuesve lokalë/rajonalë dhe turizmit • Interes i lartë i turistëvë në nivel rajonal, kombëtar

por dhe ndërkombëtar për të vizituar zonën • zhvillimi i turizmit është prioritet në nivel qarku dhe

komuna Kallmet ka mundësi të jetë qëndër në vijim të Lezhës, Oroshit, etj për turizmin

• Politikat në nivel qëndror që nxisin promovimin e turizmit vendas

• Ekzistenca e OJF në nivel vendor dhe donatorëve të huaj, mbështetje për projekte të ndryshme dhe bashkëpunim për zhvillim

të duhet të përputhen me standartet rregullatore sipas kërkesave të tregut

• Komunikimi më i mirë do të stimulojë aktorë/biznese të mëdhenj të hyjnë tregun lokal me pakicë të ushqimit (prania e kompanive/supermarketeve në rajon

• Kërkesa të NJQV në rajon për mbështetje në fushën e përmirësimit të shërbimeve publike

Procesi i Vizionimit i komunës Kallmet Procesi për hartimin e deklaratës së Vizionit për komunën e Kallmetit u zhvillua nëpërmjet metodës së planifikimit me pjesëmarrje. Për këtë grupi i punës së komunës Kallmet në bashkëpunim dhe udhëheqje me ekspertët e Co-Plan, identifikoi aktorët kryesorë dhe përfaaqësuesit e komunitetit vendas bazuar në grupin e ngritur të aktorëve strategjikë të interesuar në nivel vendor. Procesi i Vizionimit u zhvillua me pjesëmarrjen e gjerë të përfaqësuesve të grupeve përkatëse të interesit në një takim konsultativ ku u paraqitën sfidat dhe mundësitë e kësaj komune në realitetin e sotëm të zhvillimit vendor me synimin për të hartuar e dalë me një deklaratë të përbashkët të Vizionit për komunën për vitet në vijim. Deklarata e Vizionit shtrihet për përiudhë kohore 10 vjeçare, dhe ajo përmban elementët e dëshiruar të zhvillimit të ardhshëm të kësaj komune bazuar në potencialet e saj ekzistuese, adresimin e nevojave si rezultat i procesit të decentralizimit i cili në vijim do t’u japë më shumë kompetenca dhe detyra NJQV, por mbi të gjitha ajo pasqyron se si komuniteti vendas e sheh e dëshiron panoramën e zhvillimit në Komunën e Kallmetit në një ardhme të afërt. Kjo deklaratë u formulua nga të gjithë aktorët brenda NJQV-së dhe prezantohet si një perspektivë e përbashkët për zhvillimin e ardhshëm të atij komuniteti.

Page 34: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

34

Deklarata e Vizioni Strategjik i Zhvillimit

Partnerët Vendorë synojnë të kontribuojnë në:

Ky vizion nënkupton:

Një thyerje të shumë tendencave/mentalitetesh tradicionale, që përfshijë qëndrime, sjellje apo performanca institucionale dhe individuale

Një angazhim për të farkëtuar një formë të re bashkëpunimi përmes sistemeve dhe niveleve të qeverisjes

Një angazhim për të punuar për një shkallë më të lartë të performancës ekonomike e veçanërisht asaj produktive

Një angazhim për të rishikuar dhe ndryshuar kur kërkohet, praktika regullatore dhe administrative që janë në kundërshtim me vizionin e kësaj strategjie.

Një thirrje për qeverinë qendrore e rajonale përgjegjëse për aspekte të ndryshme brenda kësaj strategjie për të përvijuar politikat dhe praktikat e tyre në këtë strategji dhe të pranojnë thirrjen për t’u angazhuar në partneritetet vendore

Kallmeti, vendi i verës dhe ullishtave në rajonin e Lezhës, një nyje ndërlidhëse dhe

qëndër zhvillimi kryesore mes rajonit Lezhë dhe Shkodër duke ndërthurur zhvillimin

tradicional të vreshtave dhe ullishtave dhe teknologjitë bashkëkohore drejt zhvillimit të

qëndrueshëm të bujqësisë, ku komuniteti vendas jeton në harmoni në perspektivën

kulturore dhe atë fetare nëpërmjet konservimit dhe pasurimit të vazhdueshëm të vleravë të

bartura në shekuj dhe frymëzimit me to për edukimin e gjeneratës së re.

Kallmeti, aty ku pasuritë e mjedisit të shëndetshëm natyror ndikojnë në zhvillimin e

qëndrueshëm ekonmoik të zonës duke e shndërruar atë në nyje avangard të shfrytëzimit dhe

integrimit të potencialeve natyrore, bujqësore dhe blegtorale.

Kallmeti, qëndra arsimdashëse e zonës së Veriut, një vend i cili qeveriset me qytetarët

dhe për mirëqënien e jetesës së qytetarëve, ku transparenca dhe informimi i vazhdueshëm e

bëjn këtë qeverisje të hapur, nga ku burojnë lidhjet e forta dhe mbështetja e komunitetit tek

njëri tjetri i jep jetë e kuptim identitetit të Kallmetorit.

NJë vend ku qytetarët dhe fëmijët e tyre të mund të jetojnë, punojnë, zhvillojnë veten përmes arsimimit, punës dhe ndërveprimit social, të gëzojnë shëndet të

mirë dhe një mjedis të favorshëm natyror dhe kulturor

Page 35: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

35

NJë thirrje për organizatat donatore për ta studiuar këtë vizion dhe strategji, të kërkojnë të identifikojnë veprime specifike me të cilat ata mund të mbështesin

Struktura e re PSZH-së lidhur me PBA-në

Struktura e mësipërme paraqet në mënyrë skematike kuadrin logjik nëpërmjet të cilit lidhet Vizioni i zhvillimit të komunës së Kallmetit me Qëllimet Strategjike, Objektivat Strategjikë dhe më pas me Funksionet e Programit të Buxhetit Afatmesëm. Secilit Objektiv Strategjik i korrespondojnë një apo disa Programe Buxhetore, sipas funksioneve përkatëse. Kjo skemë përshin të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e autoriteteve vendore të komunës Kallmet, të strukturuara sipas sektorëve (shih më lartpërmendur strukturën përkatëse organizative). Me rëndësi është fakti se Vizioni dhe Qëllimet Strategjike i korrespondojnë periudhës afatgjatë, ndërsa Objektivat Strategjikë janë të matshëm dhe synohen për periudhën aftamesme. Ndërkohë në ndryshim nga skemat e mëparshme klasike të qasjes së PSZh-së, për secilin objektiv strategjik, në përputhje me programin buxhetor afatmesëm evidentohen projektet kapitale strategjike. Kjo gjë mundëson identifikimin e burimit të financimit për realizimin e investimit publik, por jo vetëm. Në këtë mënyrë parashikohet dhe alokimi i fondit të caktuar për secilin projekt të përzgjedhur, si dhe evidentohen nevojat për burime të tjera financiare shtesë, në rastet kur këto projekte nuk janë të mundshme vetëm si rezultat i buxhetit të komunës.

Vizioni

Fushat prioritare

Fusha prioritare

Qellimet Strategjike

Qellimet Strategjike

Objektivat Strategjike

Programi/et

Projekt kapital

Projekt kapital

Projekt kapital

Fusha prioritare

Qellimet Strategjike

Qellimet Strategjike

Fusha prioritare

Page 36: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

36

Si rezultat, kuadri logjik mundëson lidhjen dhe krijon terren për zbatimin konkret të PSZh-së nëpërmjet parashikimit të burimeve financiare në një periudhë afatmesëm. Në këtë kontekst, grupi i punës së komunës Kallmet u konsultua me ekspertët teknikë si dhe grupet e interesit për të identifikuar drejtimet e mundshme të zhvillimit si dhe ndërhyrjet strategjike të propozuara, si dhe më pas për të ravijëzuar fushat prioritare ku komuna Kallmet do të fokusohet në vitet në vijim.

Drejtimet strategjike të zhvillimit të komunës Kallmet sipas përcaktimeve të grupeve të interesit në nivel vendor Gjatë angazhimit të tyre në momentet kyçe të përgatitjes së dokumentit strategjik, grupet e përfaqësimit qytetar dhe atyre të interesit evidentuan potencialet e komunës për zhvillim nga njëra anë dhe sfidat të cilat meritojnë vëmendje duke i adresuar gjatë identifikimit të fushave prioritare përkatëse. Këto përfundime u mundësuan edhe si sintezë e analizës SWOT të hartuar nga grupet e punës. Potencialet e zhvillimit të Komunës Kallmet

Pozicioni gjeografik dhe klima mjaft e favorshme

Popullsia e qëndrushme me tendencë për rritje

Forcat aktive të punës të cilat përbëjnë 70% të popullisisë (grupmosha 15-64 vjec)

Burimet natyrore, vlera historike dhe kulturire të pasura dhe të larmishme –shanse për zhvillim

Interes i lartë i turistëvë në nivel rajonal, kombëtar por dhe ndërkombëtar për të vizituar zonën

Zhvillimi i turizmit është prioritet në nivel qarku dhe komuna Kallmet ka mundësi të jetë qëndër në vijim të Lezhës, Oroshit, etj për turizmin

Bujqësia /Blegtoria produktet bio të zonës sidomos pemëtaria dhe vreshtaria)

Industria e lehtë e përpunimit të verës dhe vajit (markat e Vereës Kallmet dhe vajit të Ullirit Kallmet…)

Traditë në arsim, kulturë si qëndër e hershme e ngjarjeve të rëndësishme

Traditë e trashëguar dhe e konsoliduar në prodhimin e perimeve, produkte të ullishtave dhe vreshtave në rritje

Shërbimet ndaj komunitetit janë shtuar dhe përmirësuar në vite, duke reflektuar angazhimin në rritje të komunës në aksesin e tyre ndaj qytetarëve

Komunikimi me komunitetin dhe vlera të bashkëjetesës komunitare

Të ardhurat mbështetësë nga emigracioni në investime individuale por dhe në biznesin vendas janë të pranishme në komunë

Page 37: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

37

Infrastrukturat fizike e ngritura dhe të përmirësuara janë mjaft të favorshme midis Lezhës dhe Shkodrës duke mundësuar akses të Kallmetit dhe ndërlidhje me dy qytetet e mëdha, shkurtim në distancë dhe kohë për ndërlidhje, përmirësim i kushteve të transportit

Infrastrukturë sociale e përmirësuar në rritje (shkolla, kopshte, qëndër shëndetësorë, qëndër komunitare, etj….)

Subvencionimi i fermerëvë në zhvillimin e fermave dhe prodhimit bujqësor vendas

Sfidat e zhvillimit të komunës Kallmet

Adresimi në vijim i familjeve me ndihmë ekonomike, të cilat kanë pësuar një rritje të lehtë (politika sociale më të përshtatshme për të adresuar këtë çështje)

Ruajtja e shkallës së emigracionit në nivele të qëndrueshme

Adresimi dhe reduktimi i konflikteve të pronësisë mbi tokën

Kthimi i popullsisë vendasë dhe shfrytëzimi i tokës bujqësore

Nevoja për kapacitete të ngritura për hartimin e politikave efikase dhe planeve të zhvillimit sipas sektorëve

Nevoja për paisjen me plane strategjike të zhvillimit urban dhe territorial

Adresimi i fenomit të fragmentarizimit në ndarjen e tokës bujqsore

Nxitja dhe mbështetja e fermerëve për riorganizimin e fermavë të bashkuara

Forcimi i tregut të brendshëm për prodhimet bujqësore i cili nuk është i konsoliduar

Përmirësimi i rrjetit rrugor brenda lagjeve të fshatrave, i cili është ende i pasistemuar

Mbështetja e prodhimit vendas në të ardhmen nisur nga fakti prodhimet e importit në tregun vendas janë mbizotëruese për shkak të politikave të ndjekura në nivel qëndror

Politika dhe projekte mbështetëës për brandimin, marketimin dhe sigurimin e tregjeve brenda dhe jashtë vendit të produkteve të zonës

Politika nxitëse për rritjen e mundësivëe për eksport të prodhimeve bio të zonës

Drejtimet e mundshme për zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor nëpërmjet nxitjes dhe mbështetjes me politika dhe nisma në nivel vendor në drejtim të sigurimit të cilësisë së infrastrukturës, manaxhimin e mirë të territorit, administratës së kualifikuar që i përgjigjet nevojave dhe arritjes së objektivave, standartizimin e shërbimeve për qytetarët, përfshirjesë sociale dhe rritjes së nivelit ekonomik janë përcaktuar nga komuniteti dhe stafi vendor i komunës si më poshtë vijon:

1. Promovimi dhe zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë me fokus qëndërzimin e proceseve përpunuese dhe organizimin e prodhimit, shitjes dhe marketimit në zonë dhe në rajon

Page 38: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

38

2. Eksplorimi dhe shfrytëzimi i nismave krijuese dhe novatore të turizmit vendas me fokus turizmin kulturor dhe atë të aventurës

3. Nxitja dhe mbështetja për konsolidimin e NVM-ve me fokus aktivitetin e prodhimit të industrisë së lehtë dhe asaj përpunuese.

4. Konsolidimi i infrastrukturave të shërbimeve në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë vendore

5. Standartizimi i shërbimeve publike për rritjen e cilësisë së jetesës së komunitetit vendas

6. Zhvillimi i politikave ekonomike dhe sociale që sigurojnë përfshirje sociale të grupeve në nevojë duke siguruar akes në shërbime dhe integrim më të gjerë social dhe kulturor

7. Mbrotja e mjedisit për të garantuar qëndrueshmërine e tij në të ardhmen lidhur me burimet natyrore, sigurinë e shëndetit publik dhe alternativat e potencialit turistik

Orientimet e zhvillimit strategjik përmbledhin nje seri nismash dhe ndërhyrjesh strategjike të cilat adresojnë çështjet dhe nevojat kryesore për zgjidhje të drejtuar nga rezultatet në fushat si paraqitur

grafikisht në skemën e mëposhtme:

Zhvillimi i kapacititeve institucionale

Kualifikimi i stafit vendor, ngritja e kapacititeve organizative

Rritja e aftesive ne thithjen e fondeve dhe aksesi ne financime te ndryshme

Page 39: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

39

Forcimi i aftesive teknike per ofrimin e sherbimeve

Planifikimi i burimeve njerëzore në funksion të ofrimit të shërbimeve publike

Zhvillimi ekonomik i komunës Kallmet Bazuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, komuna e Kallmetit angazhohet për tiu përgjigjur në kohë dhe në cilësi nevojave të komunitetit drej standarteve cilësorë të jetesës nëpërmjet aksesit të shërbimeve publike dhe standartizimin e cilësisë së tyre. Analiza SWOT evidenton megjithatë se sigurimi i shërbimeve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i tyre janë të kushtëzuara nga mungesa e burimeve financiare të nevojshme vendore, kufizimet e vendosura për shkak të kapacitieteve të pamjaftueshme zhvilluese si dhe identifikimi i mekanizmave financiarë të tjerë. Komuna e Kallmetit ndërton mbi filozofinë për mbështetjen dhe nxitjen e ekonomisë vendore nëpërmjet sigurimit të infrastrukturave mbështetëse për biznesin e vogël dhe të mesëm, krijimin e një mjedisi tërheqës për investitorët, promovimin e prodhimit vendas dhe rigjallërimin e aktiviteteve të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Përqëndrimi i nismave të komunës do të ketë në fokus mbështetjen e fermerëve të zonës në prodhimin e produkteve bio dhe bashkëpunimin me investitorë vendas dhe të huaj për konsolidimin e aktiviteteve prodhuese në këtë komunë. Në këtë kuadër, disa nga nismat e komunës së Kallmetit përfshijnë:

Promovimi dhe marketimi i produkteve bio nëpërmjet organizimit të panaireve vendore dhe ngritjes së tregut vendor

Organizimi i aktiviteteve rajonale dhe vendore turistike si realizimi i panaireve të kulinarisë, produkteve bio, produkteve të punimeve të dorës dhe zanateve të vjetra tradicionale

Lehtësimi i bashkëpunimit midis fermerëve dhe investitorëve vendas dhe të huaj (qasja biznesi për biznesin)

Informimi, njohja dhe orientimi i fermerëvë dhe bizneseve vendas mbi mundëistë e skemave të financimit, mekanizmave financiarë dhe institucionalë për thithjen e fondeve të burimeve të ndryshme

Forcimi dhe inkurajimi i mëtejshëm i aftësive të sipërmarrjes nëpërmjet kualifikimit dhe mbështetjes me trainim

Zhvillimi i qëndrueshëm urban Komuna e Kallmetit është në një proces urbanizimi sa i takon qëndrave të banuara kryesore, sidomos në dy fshatrat më të mëdhenj të saj. Sfidat e komunës qëndrojnë për një planikimi dhe manaxhim të kujdesshëm të territorit duke ruajtur balancat e nevojshme të zhvillimit, të cilat do të ndihmojnë në

Page 40: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

40

ndërtimin e një mjedisi të qëndrueshëm për këtë zonë. Për këtë arsye komuna angazhohet për nismat e mëposhtme:

Konsolidimin e qëndrave urbane të fshatrave

Përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës fizike ekzistuese

Fuqizimin e kapaciteteve vendore në fushën e planifikimit dhe manaxhimit urban si dhe atë

mjedisor

Mbrojtjen e tokës bujqësore nga ndërtime të pakontrolluara dhe orientimin e ndërtimeve sipas

legjislacionit përkatës

Manaxhimi dhe shfrytëzimi me efikasitet i pyjeve dhe kullotave me qëllim rritjen e të ardhurave

dhe ruajtjen e mjedisit

Sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për banorët e komunës nëpërmjet

manaxhimit të integruar të mbetjeve urbane

Informimi dhe komunikimi me komunitetit mbi masat penalizuese përkatëse

Zhvillimi i komunitetit, Integrimi Gjinor dhe Përfshirja Sociale Ndër aspektet e rëndësishme të zhvillimit, një vend të rëndësishëm do të zërë në këtë strategji adresimi dhe reduktimi i problemit të përjashtimit social, zhvillimit të komunitetit dhe integrimi gjinor

Nxitja dhe aktivizimi i punës për komunitetet apo përfshirja në aktivitete të punës shoqërore (familjet me ndihmë ekonomike, grupet vunerabel që janë të identifikuar, të rinjtë dhe gratë në kushte të pafavorizuara etj…)

Integrimi në skemat e punës për individët në nevojë në përgjithësi, me focus kryefamiljarët në skemat e ndihmës ekonomike e sidomos kryefamiljaret femra

Ndërmjetësimi dhe shërbimi si agjent social për komunitetin duke lidhur nevojat e komunitetit dhe adresuar ato tek agjencitë përkatëse apo institucionet e tjera publike e private

Zhvillimi i grave dhe fëmijëve nëpërmjet integrimit të tyre mjedise shoqërore publike (klube eduakative apo formuese, aktivitete të organizuara argëtuese

Zhvillimi dhe edukimi i të rinjve nëpëmjet përfshirjes në aktivitete sportive të organizuara (kampionate, klub i të rinjve, etj )

Rrjetëzimi me aktorë të tjerë në fushën e shoqërisë civile apo nisma të ngjashme të cilat mundësojnë ofirmin e shërbimeve në sektorin social

Informimi dhe edukimi i komunitetit mbi shërbimet e ndryshme sociale, kategoritë përkatëse, përfitimet, agjencitë/institucione private apo publike etj

Page 41: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

41

Mobilizimi i forumit të komunitetit nëpërmjet institucionalizimit të grupit të aktorëve të intersuar dhe përfaqësuesve të komunitetit vendas

Aksesi në ndërlidhje dhe shërbime nëpërmjet sigurimti të infrastrukturës mbështeëse dhe përfshirja e grupeve të personave me aftësi të kufizuara

Vlerësimi dhe përcaktimi i i fushave prioritare:

Përkufizimet e fushave prioritare u përzgjodhën në bazë të modelit me 3 nivele, ku përcaktimi i fushave për ndërhyrje nga nivelet 1-3 u krye në varësi të vullnetit për t’u përqëndruar / thelluar në disa aspekte të zhvillimit. Parimi i përzgjedhjes u bazua së pari në kombiminin e tyre në mënyrë të tillë që së bashku të mbulojnë spektrin e plotë të zhvillimit dhe së dyti që ato të korrespondojnë dhe lidhen në mënyrë organike me PBA duke ofruar mundësi që nismat e propozuara për secilën fushë të ndërhyrjes të gjejnë mundësi financimi nga programet buxhetore të planifikuara. PSZH në këtë mënyrë mbulon të gjitha aspektet e zhvillimit, por gjithashtu lejon përqëndrimin në disa prioritete që janë identifikuar si më të rëndësishme në kushtet aktuale. Në kuptimin operativ disa programe/ projekte/ masa / veprime do të zhvillohen më tej si "veprime me prioritet të lartë" në kuadër të strategjisë dhe zbatimi i tyre do të ndiqet në nivelin strategjik. Ndërhyrjeve të tjera, edhe pse të identifikuara në strategji si të rëndësishme nuk do të manaxhohen direkt në nivelin strategjik. ASPEKTI I ZHVILLIMIT

ZHVILLIMI I MJEDISIT, INFRASTRUKTURAVE DHE SHËRBIMEVE

ZHVILLIMI EKONOMIK ZHVILLIMI I KAPITALIT NJERËZOR

ZHVILLIMI I KAPACITETEVE MENAXHUESE

Përkufizime të fushës prioritare niveli- 1

Zhvillimi i Mjedisit, Infrastrukturave dhe Shërbimeve

Zhvillimi Ekonomik Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor

Zhvillimi i Kapaciteteve Menaxhuese

Përkufizime të fushës rioritare niveli- 2

Mbrojtja e Mjedisit

Rjeti i Infrastrukturave (territoriale)

Ofrimi i infrastrukturave të shërbimeve (qytetarët)

Konkurrueshmëria e sektorëve të industrisë dhe shërbimeve tregtare

Konkurrueshmëria e bujqësisë

Arsimimi dhe kualifikimi për punë

Rritja e burimeve për punësim

Zhvillimi i Kapaciteteve të Burimeve Njerëzore

Përkufizime të fushës rioritare niveli- 3

Menaxhimimi i Ujërave dhe Ujërave të Zeza

Rrjeti i Infrastruktures Rrugore dhe Transportit

Shëndeti NMV & Sipërmarrja

Prodhimi parësor (bujqësor dhe blegtoral)

Arsimi parauniversitar dhe professional

Rritja e burimeve për punësim

Forcimi/ fuqizimi institucional

Menaxhimi i Mbetjeve Urbane

Sistemi i Ujësjellës-Kanalizimeve

Arsimi bazë (i detyrueshëm)

Turizmi

Përpunimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale

Përfshirja Sociale

Tjetër Planifikimi dhe kuadri rregullator

Page 42: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

42

Masa të tjera mjedisore…

SIstemi i furnizimit me energji elektrike

Mbrojtja Sociale

Sektorë të tjerë të ekonomisë/tematikë tjetër e ekonomisë

Zhvillimi Rural Tjetër Tjetër

Rrjete të tjera …

Shërbime të tjera (kultura…)

Tjetër

Fusha prioritare 1: ZHVILLIMI I KAPACITETEVE MANAXHUESE

Qëllimet Strategjike: Qëllimi strategjik 1:

Administratë lokale e përgatitur e cila përballon me profesionalizëm sfidat e decentralizimit dhe e aftë të krijojë burime të ardhurash duke menaxhuar me transparencë qeverisjen vendore në përmbushjen e detyrimeve ndaj komunitetit

Qëllimi strategjik 2: Mirëfunksionimi dhe mirëmenaxhimi i kapaciteteve njerëzore dhe financiare të Komunës qe garantojne nje zhvillim te qendrueshem vendor dhe rajonal nëpërmjet transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje

Objektivat Strategjikë: Q1O1: Rritja e efiçencës së administratës së Komunës nëpërmjet trajnimit të stafit të

Komunës nga 50% aktualisht në 80% në vitin 2014. Q2O1: Zhvillimi i një strategjie që nxit bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis

Komunës, Këshillit Vendor dhe Komunitetit deri në vitin 2014 me qëllim tërheqjen e komunitetit në bashkëqeverisje

Fusha prioritare 2: ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURAVE TË SHËRBIMEVE (QYTETARËT) INFRASTRUKTURA SOCIALE NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT TË KAPITALIT HUMAN

Page 43: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

43

Qëllimet Strategjike: Qëllim strategjik 1:

Pasurimi i jetës social-ekonomike nëpërmjet thithjes të fondeve për perfshirje social dhe nëpërmjet rritjes së cilësië së kujdesit për grupe të caktuara në nevojë dhe shanseve për punësim.

Qëllim strategjik 2: Krijimi i kushteve bashkëkohore me standarte të larta në infrastrukturë

sociale për arsimimin e nxënësve, zhvillimin social dhe ate vlerave kulturore të zonës duke siguruar akses të të rinjve, të moshuarve dhe grave.

Objektivat strategjike: Q1 O1: Rigjallërimi i jetës kulturore dhe sociale nëpërmjet zhvillimit të 30% më

shumë aktiviteteve sportive dhe kulturore brenda vitit 2014. Q2O1: Rritja e shanseve për mundësimin e punësimit me fokus gratë, të rinjtë

dhe grupet e prekura nëpërmjet ofrimit të infrastrukturës së shërbimeve për qytetarët (infrastruktura sociale) dhe mundësive për kualifikm të forcës së punës (80%) brenda vitit 2015.

Fusha prioritare 3: PLANIFIKIMI DHE MANAXHIMI I TERRITORIT

Qëllime strategjike: Qëllim strategjik 1: Zhvillimi i harmonizuar i hapësirës territoriale, duke ofruar mundësi për

të jetuar në mjedis të mbrojtur, të pastër dhe të shëndetshëm me të gjithë elemetët e nevojshëm që konsolidojnë progresin e procesit të kontrolluar të urbanizimit

Qëllim strategjik 2: Sigurimi i shërbimeve publike cilësore dhe aksesit të plotë të

komunitetit duke synuar rritjen e cilësisë së jetës së banorëve vendas. Objektivat strategjike: Q1 O1: Kontrolli i zhvillimit dhe shtrirjes urbane në përputhje me parametrat

dhe standartet e përcaktuara në ligj nëpërmjet forcimit të instrumentave të nevojshëm administrativë, ligjor dhe teknik në manaxhimin e territoreve urbane dhe rurale në masën 80% brenda vitit 2014.

Page 44: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

44

Q1 O1: Mbrojtja dhe rehabilitimi i tokës bujqësore në masën 70% brenda vitit

2015 Q1 O2: Përmirësimi i kushteve higjeno – sanitare dhe mjedisore dhe krijimit të

një ambjenti të shëndetshëm për komunitetin. Q2 O1: Ofrimi i shërbimit të pastrimit në 50%të territorit të Komunës brenda

vitit 2013 dhe shtrirja e përmirësimi cilësor i këtij shërbimi deri në 80% brenda vitit 2014.

. Q2 O2 Përmirësimi i furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm i banorëve në masën

80% me qëllim rritjen e standarteve të jetesës nëpërmjet përmirësimit të kushteve higjeno sanitare brenda dhe jashtë banese brenda 2014

Fusha prioritare 4: ZHVILLIMI EKONOMIK

Qëllimet strategjike: Qëllimi strategjik 1: Zhvillimi i fermave kompetitive në prodhime dhe teknologji duke

ndërtuar një mjedis tërëheqës për investitorët vendas dhe të huaj nëpëmjet promovimit të kulturave bujqësore dhe blegtorale bio të zonës.

Qëllimi strategjik 2: Shndërrimi i sektorit të industrise së lehte dhe ushqimore (prodhimi i

verës dhe vajit të ullirit) në sektorin nr.2 të zhvillimit ekonomik vendor nëpërmjet mundsëimit të infrastrukturave territoriale mbështetëse dhe politikave fiskale lehtesuese

Objektivat Strategjike: Q1 O1: Sigurimi i asistencës dhe orientimit të fermave të bashkuara dhe

konsolidimi i tyre në tregun rajonal, duke shfrytëzur potencialet natyrore të komunës Kallmet per nje zhvillim te integruar tradicional dhe bashkohor dhe duke orientuar drejt kërkesave të tregut rajonal (100HA sipërfaqe e mbjellë e shtuar) brenda 2015

Q2 O1: Rehabilitimi i infrastrukturës së kullimit dhe drenazhimit të tokës

bujqësorë deri në vitin 2014. Q2 O2 Brandimi dhe marketimi i produkteve bio të zonës brenda vitit 2013

Fusha prioritare 5: ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURËS DHE PLANIFIKIMI I TERRITORIT

Page 45: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

45

Qëllimet strategjike: Qëllim strategjik 1: Zhvillimi i rrjetit te përmirësuar të infrastruktures territoriale

nëpërmjet sigurimit të infrastrukturave eficiente qe rrisin cilesine dhe ofrimin e sherbimeve ndaj qytetareve duke permiresuar cilesine e jeteses se tyre dhe siguruar rritjen e aksesit të tregjeve rajonale nga fermerët e zonës.

Qëllim strategjik 2: Përmirësimi i sistemit të planifikimit dhe kontrollit mbi zhvillimin e

qëndrueshëm urban nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe zbatimitt në praktikë të instrumenteve ligjorë, teknikë dhe administrativë orientuar nga praktikat e zhvillimit të territorit dhe hapësire me bazë planifikimin.

Objektivat strategjikë: Q1 O1: Konsolidimi i rrjetit rrugor në komunë duke përfshirë infrastrukturën

mbi dhe nëntokësore nëpërmjet rrjetit infrastrukturor efiçient i cili rrit potencialin ekonomik dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve duke përmirësuar cilësinë e jetesës së tyre dhe rritjen e sigurisë brenda vitit 2015.

Q1 O2: Rritja dhe lehtësimi i aksesit të lëvizjes së banorëve duke garantuar

komunikimin ndërlidhës mes qëndrave të fshatrave si dhe këtyre të fundit me qëndrën urbane për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve të transportit dhe aksesit në shërbime për banorët vendas brenda 2015.

Q2 O1: Menaxhimi i integruar për planifikimin dhe administrimin e territorrit

në mbështetje të procesit të urbanizimit për komunën e Kallmetit brenda vitit 2015

Q2 O2: Zhvillim i planifikuar dhe i orientuar drejt përmes konsolidimit të rrjetit rrugor në Komunë duke përfshirë infrastrukturën mbi dhe nëntokësore dhe hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Planifikimit të Territorit brenda vitit 2013.

Përcaktimi i Programeve Buxhetore lidhur me qëllimet dhe objektivat strategjikë për secilën

fushë prioritare

Page 46: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

46

Sic edhe përmendet më sipër procesi i hartimit të PSZH-së është bazuar në lidhjen organike me kapacititetet financiare të komunës. Me qëllim realizimin e lidhjes integrale të investime të parashkuara në këtë dokument dhe buxhetit vendor, komuna përcaktoi ndarjen në programe të shpenzimeve për arritjen e objektivave strategjikë nëpërmjet parashikimit për realizimin e investimeve kapitale. Programi buxhetor lidhet me funksionin e drejtpërdrejtë të njësisë së qeverisjes vendore dhe ndihmon në përmbushjen e tij. Ndërsa objektivat strategjikë ndihmojnë në arritjen e Qëllimeve Strategjikë të përcaktuara sipas fushave të rishikuara të cilat do të reflektojnë në periudhëm afatgjatë përmbushjen e vizionit të kësaj komune. Kështu aktivitetet e parashikuara për arritjen e objektivave strategikë do të gjejnë financim dhe zbatim të mëtejshëm. Në këtë mënyrë Komuna Kallmet ka përcaktuar si më poshtë vijon katër programe buxhetore:

P1: Programi per zhvillimin e kapaciteteve manaxhuese ne nivel vendor nepermjet planifikimit,

manaxhimit dhe administrimit te burimeve njerezore P2: Programi i shërbimeve publike dhe shërbimeve mbështetëse (bujqësi, blegtori, pylltari) P3: Progami per zhvillimin e arsimit, kultures, sporteve dhe ofrimin e sherbimeve sociale P4: Programi per planifikimin dhe manaxhimin e territorit dhe zhvillimin e infrastrukturave perkatese

Përcaktimi i investimeve kapitale dhe prioritarizimi për periudhën afatmesëm 2011-2015 Identifikimi i projekteve kapitale në kuadër të fushave prioritare të përzgjedhura u realizua nëpërmjet bashkëpunimit me grupin e punës për hartimin e strategjisë në komunë dhe konsultimit të gjerë publik të gjerë me aktorët e interesuar të cilët veprojne në zonë si edhe përfaqesuesit e komunitetit vendas. Pergjatë punës për realizimin në vijim të projekteve në infrastrukturë por jo vetëm, komuna Kallmet është angazhuar që përgjatë mandatit të saj elektoral të hartojë, planifikojë dhe vendosë në zbatim një seri të investimeve kapitale të nevojshme. Realizimi i investimeve publike kryhet në funksion të nxitjes së mëtejshme dhe lehtësimit të procesit të urbanizimit në komunën e Kallmetit nëpërmjet vendosjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me institucionet në nivelin qëndror, institucioneve të tjera publike, private si dhe atyre joqeveritare, të cilat aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Qëllimi i parashikimit të këtyre projekteve si pjesë integrale kyçe në planfikimin strategjik lidhet ngushtësisht me qëllimet dhe objektivat strategjikë të zhvillimit të cilat janë në përputhje me Deklaratën e Vizionit për të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj komune.

Page 47: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

47

Page 48: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

48

HARTA E FINANCIMIT TË PRIORITETEVE, KOMUNA KALLMET, 2011-205

Nr.

Identifikimi i projekteve kapitale

Burimi i financimit të

mundshëm

Vlera

(lek)

Periudha e Financimit

2011 2012 2013 2014 2015

1 Rikonstruksioni i ujësjellësit të madh të fshatit Kallmet i madh MPPTT 78 393 248 x

2 Ngritja e kapaciteteve menaxhuese për mirëmbajtjen dhe

administrimin në vijim të gjithë ujësjellasve publikë

Komuna Kallmet,

MPPTT

1 000 000 x x x x x

3 Rehabilitimi dhe përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijsshëm

në fshatin Rraboshtë 2011

MPPT x x x

4 Rikonstruksioni i rrugës që lidh qëndrën e fshatit Rraboshtë me rrugën

rajonale Lezhë-Kallmet

Bashkëfinancim

Komuna Kallemet dhe

dldp

7 000 000 (total)

5 500 000 (dldp)

1 500 000 (komuna)

x

5 Rikonstruksioni i rrugës që lidh qëndrën e fshatit Kallmeti i madh me

Kishën Katolike

Fondi i Zhvillimit të

Rajoneve

13 866 000 x

6 Rikonstruksioni i rrugës që lidh qëndrën shëndetësore i fshatit Kallmet i

madh me Kishën Shën Eufemia (hartim projekti dhe zbatimi i

investimitt)

Ministria e Financave 47 206 224 x x

7 Rikonstruksioni i rrugës që lidh qëndrën e fshatit Merqi me Kishën e

Kuvendit të Arbrit (hartimi i projektit teknik)

Ministria e Financave 340 000 x

8 Rikonstruksioni i plotë i rrugës së në Qender Rraboshtë – qender

Komuna

(hartimi i projektit teknik)

Granti 350 000 x

9 Rikonstruksion i rrugëve të lagjeve të brendshme të gjithë fshatrave të

komunës Kallmet- 9.1 Rikonstruksion i plotë i rrugës së Lamnajve

(hartimi i projektit teknik)

Granti 1 000 000 x

9.2 - Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Troshanit (hartimi i projektit

teknik)

Granti 300 000 x

9.3 Rikonstruksion i plotë i rrugës së Haberëve në fshatin Kallmet i

vogël (hartimi i projektit teknik)

Granti 300 000 x

Page 49: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

49

10 Rikonstruksioni i sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza (KUZ) si

dhe sistemit të ujërave të bardha (hartimi i projektit teknik)

MPPTT 700 000 x

11 Plani i manaxhimit të integruar të mbetjeve urbane Komuna Kallmet, dldp 2 500 000 x

12

Blerja e kazanëve metalike dhe zgjerimi i skemës së pastrimit

Komuna Kallmet, dldp,

granti, donator të tjerë

3 000 000 x x

13

Rehabilitimi i sistemit të vaditjes dhe kullimit të tokave bujqësore

(hartimi projekti teknik)

Komuna Kallmet, granti

, MBUMK

500 000 x x

14

Sigurimi dhe mbështetja e prodhimit bujqësor me fokus ullishat,

vreshtat dhe arroret nëpërmjet subvencionmit të fermerëve (100 HA

të shtuar sipërfaqe e mbjellë)

MBUMK

Fermerët e komunës

Kallmet

25 000 000 x x x x x

15

Hapja dhe rikonstruksioni i rrugëve lidhëse në tokat bujqësore (hartimi

projekti teknik, mobilizimi i burimeve financiare)

Fermërët e komunës

Kallmet

Komuna Kallmet

Granti

10 000 000 x x

16

Hartimi i planit strategjik të zhvillimit vendor të komunës

Dldp x x

17

Hartimi i planit të zhvillimit vendor për planifikimin e territorit

Ministria e Brendshme

MPPTT

10 000 000 x

18

Përgatitja e dokumentit të PBA-së dhe paketes fiskale

Komuna Kallmet,

Ministria e Financave,

dldp, donator të tjerë

1 000 000 x

19 Programe te kualifikimit dhe trainimit të administratës vendore Donatorë, Granti 1 000 000 x x x x x

20 Rikonstruksioni i plotë i zyrave të komunës së Kallmetit dhe ngritja e

zyrës me një ndalesë

Dldp, komuna Kallmet 7 500 000 x x

21 Ndërtimi i partneritetit privat-publik për bashkëpunim në financime të

përbashkëta me komunitetin në drejtim të përmirësimit të ofrimit të

shërbimeve, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe atij social (takime,

forume etj)

Komuna Kallmet

Komuniteti Kallmet

50 000 x x x x x

Page 50: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

50

22 Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërvendor

(me NjQV fqinje), agjencitë, organizatat dhe institucionet e tjera

publike, private dhe jofitimprurëse për ngritjen dhe zbatimin e

projekteve të përbashkëta

Komuna Kallmet

NJQV fqinje

Donatorë

50 000 x x x x x

23 Ndërtimi i qëndrës komunitare multifunksionale (ish qëndra

ipeshkvnore e Kallmetit)

Ministria e Kulturës 18 482 278 x x

24

Rehabilitimi i ish-mullinjve të vjetër të Kallmetit

Komuna Kallmet 2 000 000 x

25 Rikonstruksion i Kroit të Kolecit dhe kthimin në një vend turistik me

vlera historike, duke kontribuar në shndërrimin e Kallmetit në një vend

turistik (Faza II)

Komuna Kallmet 200 000 x

26 Përditësimi, pasurimi dhe mirëmbajta e faqes zyrtare të komunës

Kallmet ëëë.komunakallmet.com

Komuna Kallmet

OJF

0 x x x x

27

Urbanizimi i hapësirave publike

0 x

28 Pyllëzimi dhe mbrojtje e pemëve nga erozioni Komuna Kallmet

DShP

0 x

29 Mbështetja dhe nxitja e investimeve nga të ardhurat e emigrantëve

duke informuar dhe lehtësuar procedurat për hapjen dhe zhvillimin e

bizneseve në zonë

Komuna Kallmet

0 x

Page 51: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

51

Metodologjia e hartimit të PSZH- lidhja me PBA

Në bazë të Ligjit për Funksionimin dhe Organizimin e Qeverisjes Vendore në Shqipëri, Komuna Kallmet është përgjegjëse për: • arsimin parashkollor – administrimin dhe mirëmbajtjen e kopshteve dhe çerdheve në territorin e

Komunës; • kujdesin shëndetësor parësor – mirëmbajtjen e ndërtesave; • furnizimin me ujë, mirëmbajtjen e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të

zonave të banuara; • administrimin dhe planifikimin e territorit; • ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme të fshatrave të Komunës; • transportin publik – licencimin dhe monitorimin e shërbimit; • grumbullimi dhe trajtimi i mbeturinave urbane; • mirëmbajtja e zonave të gjelbra të Komunës; • kultura – organizimi i aktiviteteve kulturore dhe promovimi i vlerave lokale dhe traditave të

Komunës Dajç; • administrimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik; • dekori; • varrezat publike të Komunës; • administrimi dhe mirëmbajtja e ambienteve sportive; • shërbimet sociale, çerdhet, kopshtet dhe shtëpitë e fëmijëve Në të njëjtën kohë disa prej këtyre funksioneve janë të përbashkëta si p.sh: • arsimi parashkollor dhe parauniversitar – qeverisja vendore është përgjegjëse për administrimin

dhe mirëmbajtjen e ambienteve, ndërkohë që sistemi i mësimdhënies është nën përgjegjësinë e ministrisë dhe drejtorisë rajonale të arsimit në Shkodër;

• shërbimi shëndetësor dhe shëndeti publik; • shërbimet sociale dhe këshillimi; • mbrojtja e mjedisit • rendi publik Në këtë kuadër hartimi i Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës lidhet në mënyrë organike me përmbushjen e funksioneve të drejtpërdrejta të cilat janë pjesë e përgjegjësive të saj lidhur me zhvillimin ekonomik, social e mjedisor të zonës. Administrata vendore është e vetëdijshme për rolin dhe përgjegjësinë e saj në përmbushjen në mënyrë sa më korrekte të shërbimeve ndaj komunitetit për të arritur misionin e saj në rritjen e standartit dhe kushteve të jetësës dhe mirëqënies së komunitetit në të gjithë dimensionet e tij.

Page 52: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

52

Mundësitë janë vlerësuar në zbatimin e realizimeve për një pjesë të shërbimeve, por janë të pamjaftueshme për realizimin e disa të tjerave, të cilat gjithsesi pasqyrohen në planin e zhvillimit dhe do të jenë subjekt rishikimi sipas skemës së monitorim-vlerësimit. Metodologjia e hartimit të PSZH në komunë e Kallmetit është mundësuar nëpërmjet ndjekjes së hapave të mëposhtëm në një proces të vazhduar konsultimi me aktorët strategjikë në nivel vendor si dhe asistencës teknike të ofruar nga ekspertë të Co-Plan për grupin e punës së ngritur në këtë njësi vendore:

Ngritja e grupeve të punës dhe grupit konsultativ Mbledhja, Përpunimi dhe Analiza e të dhënave Analiza SWOT Përgatitja e Deklaratës së Vizionit si shtylla orientuese për zhvillimin strategjik në të

ardhmen Përcaktimi i Fushave Prioritare dhe Drejtimeve Strategjike për Zhvillim Vendosja e lidhjes së PSZH me PBA dhe konsultim mbi programet e identifikuara ne komunë Përcaktimi i projekteve kapitale dhe konsultimi i prioriteteve per vitet 2011-2015

Kjo metodologji bazohet në ndërtimin dhe konsolidimin e lidhjes organike që duhet të ekzistojë midis PSZH si një mjet planifikimi dhe orientimi me PBA si një instrument financiar që lejon dhe mundëson zbatimin e tij në praktikë e po ashtu krijon mekanizmat e nevojshëm për një proces monitorimi dhe rishkimi bazuar në disa tregues të identifikuar të zhvillimit. Kjo për disa arsye si më poshtë vijon:

• Asnje Plan Strategjik Zhvillimi nuk mund te jete i sukseshem nese nuk eshte i lidhur me proceset e buxhetimit (planifikimi)

• Planfikimi i burimeve njerezore, atyre financiare dhe kohes perkatese per alokimin e tyre eshte element kyc drejt realizimit me sukses te PSZhV (zbatimi)

• Harmonizimi dhe lidhja e burimeve jane tregues se nismat dhe planet e veprimit ne PSZhV mbeshtesin arritjen e objektivave strategjike (monitorimi/vleresimi)

Në këtë kontekst formulimi i fushave prioritare, qëllimeve dhe objektivave strategjike ëshët rishikuar në funksion të kompetencave të drejtpërdrejta të cilat zotëron komuna dhe si të tilla ato janë:

1. specifike dhe të matshme 2. të shqoëruara me treguesit përkats (indikatorët)

Në vijim, edhe përcaktimi i projekteve është realizuar në lidhje me qëllimet, pra që i kontribuojnë drejtpërsërdrejti arritjes së tyre, ndërkohë që prioritarizimi dhe kostimi i projekteve është llogaritur sipas programeve buxhetore.

Page 53: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

53

Ndërhyrjet Institucionale dhe Ligjore të propozuara Sikurse është përmendur në dokumentin e Planit Strategjik të Komunës Kallmet administrata vendore ka përgjegjësinë kryesore për zbatimin, monitorimin e progresit si dhe vlerësimin e tij në vijim. Përgjatë tre viteve të parë të zbatimit të planit janë propozuar dhe disa mekanizma institucionalë që krijojnë hapësirën ligjore dhe teknike të nevojshme për vënien e tij në praktikë.

Ngritja e Grupit të Hartimit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës Kallmet i cili përbëhet nga përfaqësues të administratës së Komunës, përfaqësues të Këshillit Lokal dhe përfaqësues të Grupit të Qytetarëve të angazhuar në procesin e përgatitjes së Planit. Ky grup ka përgjegjësinë për koordinimin dhe monitorimin e Planit të Aktiviteteve të propozuar si dhe për garantimin e vazhdueshmërisë së zbatimit të tij. Grupi funksion nën lidershipin e kryetarit të Komunës.

Përcaktimi i programeve buxhetore në komunë të cilat do të mundësojnë gjurmimin e shpenzimeve të zbatimit të PSZh-së së rishikuar në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave strategjike të formuluar rishtazi.

Ngritja e Zyrës me një ndalesë në kuadër të rritjes së transparencës dhe lidhjes së zyrave me qëllim rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve, përgjigjes ndaj nevojave të komunitetit

Promovimi paraprak i një Analize Institucionale e cila do të identifikojë nevojën për riorganizimin administrativ të Komunës Kallmet në funksion të forcimit të përgjegjësisë dhe kapaciteteve administrative që merren me ndjekjen e angazhimeve dhe detyrave që imponon Plani Strategjik i Komunës.

Fillimi i procesit për përmirësimin e bazës së të dhënave territoriale, financiare dhe infrastrukturore në Komunë për t’i paraprirë përgatitjes së një serie projektesh teknike apo studimesh të nevojshme fizibiliteti për zbatimin e mundshëm të Planit Strategjik të Zhvillimit.

Rritja e kapaciteteve dhe nivelit të angazhimit të stafit të Komunës Kallmet në drejtim të planifikimit strategjik dhe financiar afatmesëm

Institucionalizimi i raporteve periodike të çdo zyre lidhur me ecurinë e zbatimit të Planit Strategjik drejtuar Grupit të Zbatimit dhe Monitorimit të Planit Strategjik të Zhvillimit.

Page 54: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

54

Skema e monitorimit dhe vlerësimit të PSZHV Procesi i monitorimit dhe vlerësimit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës Kallmet është thelbësor për matjen e progresit të zbatimit të tij. Procesi i monitorimit dhe vlerësimit (PMV) është natyrisht pjesë e metodologjisë me pjesëmarrje dhe përfshin si të zgjedhurit lokalë ashtu dhe të gjithë përfaqësuesit e komunitetit lokal të Komunës, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre që në hapat fillestare të hartimit të planit. Grupi i punës, i ngritur brenda strukturës administrative të Komunës Kallmet, do të përgatisë informacionet përkatëse drejtuar Kryetarit të Komunës si dhe Këshillit Lokal. Në të njëjtën kohë, ky grup ka qënë përgjegjës për organizimin e takimeve konsultative me aktorët strategjikë dhe grupet e interesit në nivel vendor. Në mënyrë më të prekshme, raporti i PMV për Planin Strategjik të Zhvillimit të Komunës Kallmet do të përmbajë në të ardhmen si më poshtë vijon:

Informacionin e përditësuar dhe tendencat kyç të zhvillimit në përputhje me profilin e Komunës

Evidentimin e vazhdueshëm të ndikimit të nismave dhe ndërhyrjeve konkrete

Evidentimin e saktë të treguesve për çdo projekt/aktivitet të kryer

Progresin e objektivave dhe grupeve të synuara (sa dhe si janë arritur)

Udhëzime të mëtejshme në funksion të ndryshimeve të mundshme, kontrollin e treguesve në kohë, buxhetin dhe aktorët përgjegjës krahasuar me planin e propozuar për zbatim.

Zbatimi i suksesshëm i PSZH-së kërkon konsolidimin e një sistemi dhe procesi periodik të monitorim-vlerësimit. Vetëm kështu mund të evidentohen në vite, problematikat e hasura, nevojat për përmirësime si dhe rishikimi i ndërhyrjeve për ndryshime apo përditësime të nevojshme.

Për këtë është e nevojshme që procesi i monitorimit të jetë i vazhduar gjatë gjithë kohës së zbatimit të planit strategjik dhe të shoqërohet me përgatitjen e raporteve të vlerësimit për periudha të caktuara, sidomos ato 6 mujore dhe vjetore. Instrumenta të tjerë për të monitoruara dhe vlerësuara janë buxheti vjetor dhe programi i buxhetit afatmesëm, i cili lejon matjen e zbatimit sipas programeve buxhetorë që do të përcaktojë komuna. Ndërkohë bazuar në ligjin për financat publike, komuna Kallmet, ashtu sic edhe e ka parashikuar dhë në prioritetet e saj, do të realizojë përgatitjen e dokumentit të PBA-së, duke i paraprirë punës me përgatitjen e një plani strategjik, i cili bazohet në ndarjen e programeve buxhetore dhe parashikimin përkatës të burimeve financiare vendore.

Page 55: Plani Strategjik i Zhvillimit 2011-2015

Plani Strategjik i Zhvillimit Vendor, Komuna Kallmet 2011-2015

55

Skema e propozuar për realizimin e monitorimit dhe rishikimit të PSZH-së do të realizohet nëpërmjet dy cikleve/proceseve:

1. Procesi i Monitorimit të

Strategjisë së Zhvillimit Vendor në ciklin e parë të nivelit operacional:

2. Procesi i Rishikimit të Strategjisë së Zhvillimit Vendor në ciklin e dytë të nivelit strategjik

Skema e monitorimit dhe rishikimit të PSZHV 4

Grupi i Punës

Petrit Marku Kryetar Komuna Kallmet

Ndue Zefi Zv. Kryetar Komuna Kallmet Martë Pjetri Përgjegjëse Zyra e Financës Vitore Gjekaj Sekretari, Arkiva Pal Ndreca Përgjegjës Zyra e Bujqësisë Arben Dodaj Ing. Urbanist, Zyra e Urbanistikës Dile Pepa Përgjegjëse Zyra e Gjendjes Civile Anila Gjika Menaxhere Programi, Co-PLAN, Instituti per Zhvillimin e Habitatit Darina Kokona Eksperte, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

4 Fq 58, Planifikimi Strategjik dhe Financiar Afatmesëm dhe Afatgjatë, manual për njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri , 2010

Niveli Strategjik Niveli OperativRezultatet

Mjedisi social-ekonomik,

dhe ai politik,

Qellimet,

parimet e veprimit,

objektivat

Masat e nderrmarra,

proceset,

burimet

Krahasimi mes planifikimit

dhe realizimit

1 cikel

2 cikle

Monitorimi PSZh

Rishikimi i Strategjise