NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP...

27
E drejta e informimit dhe gaze- tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA Supported by:

Transcript of NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP...

Page 1: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

E drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor:

NJË HAP PARA, DY PRAPA

Supported by:

Page 2: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

3

Contents

Hyrje 4

Përmbledhje 7

Përmbledhje e lirisë së informimit 11

Ligjet për qasje të lirë në informata në Ballkan 16

Shqipëria 16

Bosnja dhe Hercegovina 20

Kosova 23

Maqedonia e Veriut 28

Mali i Zi 31

Serbia 34Radhitja e kërkesave të bëra 39

Shqipëri 39

Bosnje dhe Hercegovinë 40

Kosova 42

Maqedonia e Veriut 43

Serbia 45

Përfundime 48

Rekomandimet 49

Hulumtimet dhe Analizat e projektit “Gjurmimi nëpër Letra për Qeverisje më të Mirë” 51

Page 3: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

4 5

HyrjeKy raport është përgatitur si pjesë e fazës së dytë së projektit “Gjurmimi

në Letra për Qeverisje më të Mirë”, nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë

Hulumtuese (BIRN), që ka për synim që të promovojë sundimin e ligjit,

llogaridhënien dhe transparencën në Ballkan.

Projekti kontribuon në funksionimin më të mirë të sektorit publik që re-

spekton parimet e transparencës dhe llogaridhënies për qytetarët e vet,

që në aspektin afatgjatë do të kontribuojnë në sigurinë humane në tërë

rajonin e Evropës Juglindore/Danubit. Projekti, përmes promovimit të

sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe transparencës ka ekspozuar shkeljet

nga qeveritë, kompanitë publike dhe private, sikurse edhe individët.

Qëllimet kryesore të projektit, përmes multimedias, hulumtimeve

ndër-rajonale, kanë qenë analizat e thella të hapjes së institucioneve

ndaj kërkesave për qasje në informata dhe krijimin e një baze online të të

dhënave.

Grupi kryesor i synuar ishin gazetarët hulumtues, hulumtuesit dhe gaze-

tarët nga media tjera lokale/rajonale dhe publiku i gjerë në rajon dhe

krejt botën e gjerë.

Faza e dytë e projektit është përkrahur nga Agjencia Austriake për Zhvil-

lim, ADA, Ekipi operacional i Austrisë për Bashkëpunim Zhvillimor. Faza

e parë e projektit ka mbuluar periudhën nga janari 2013 në 2016, si dhe

raporti i parë ishte publikuar në dhjetor të vitit 20161.

Faza e dytë e projektit ka adresuar transparencën e institucioneve pub-

like në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal

të Zi dhe Serbi përmes gjurmimit të kërkesave për qasje në dokumente

publike, monitorimin e të dhënave publike dhe publikimin e artikujve

hulumtues.

Për më tepër se 30 muaj, projekti ka mbuluar hulumtime në pesë tema

kryesore që janë parë si më kritike për qeverisje të mirë në rajon: en-

ergjia, ndërtimi i rrugëve, sektori financiar, hyrja e parave nga Lindja e

Mesme dhe industria e tregtisë me armë.

Përmes përdorimit të gjerë të dokumenteve publike, hetimet kanë ek-

spozuar keqpërdorimet në qeveri, kompani publike dhe private si dhe të

individë të fuqishëm.

BIRN-i ka punuar ngushtë me disa emrat më të mëdhenj të gazetarisë

ndërkombëtare për të prodhuar një numër të artikujve hulumtues që po

e riformulojnë perceptimin e publikut për qeveritë e tyre, elitat e biznesit

dhe gazetarinë.

Në vazhdën e përpjekjeve për qasje të hapur, BIRN ka krijuar një bib-

liotekë online të dokumenteve publike e qe është lehtë e përdorshme me

mundësi kërkimi dhe databaza të dokumenteve të marra që janë bërë të

kërkueshme brenda bibliotekës BIRN Source: https:birnsource.com

1 Transparenca në Ballkan dhe Moldovë, BIRN, dhjetor 2016 https://balkaninsight.com/wp-content/uploads/2016/06/transparency-in-the-balkans-and-moldova.pdf

Page 4: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

6 7

Për të rritur qasjen në të dhëna të hapura për gazetarë, BIRN po ashtu ka

lansuar një platformë të re online, Qendra Burimore e BIRN për Hulum-

time, BIRD (the BIRN Investigative Resource Desk, BIRD), që do të ofrojë

një hapësirë digjitale dhe mjete lehtë të përdorshme për gazetari hu-

lumtuese më të fuqishme.

Një platformë burimore interaktive për gazetarët dhe mediat, BIRD do

t’u ofrojë gazetarëve lloje të ndryshme të ndihmës, përfshirë një grum-

bull mjetesh dhe informatash në një vend mbi të drejtën e informimit,

qasjen dhe mbrojtjen e të dhënave, siguri në internet dhe të dhëna të

hapura.

PërmbledhjeKy raport paraqet të dhëna mbi transparencën dhe llogaridhënien qever-

itare në Ballkan si dhe i rendit institucionet e përzgjedhura nga praktikat

më të mira në më të këqija në aspekt të lejimit të qasjes në dokumente

publike, kryesisht për gazetarët.

Përderisa rajoni akoma ka sfida në përpjekjet e veta drejt një qeverisje

më të mirë dhe respekt më të madh për parimet e transparencës, llog-

aridhënies dhe medias së lirë, disa raporte me renome ndërkombëtare

kanë vënë në pah trend përkeqësues në vitet e fundit.

Një rënie e lirisë së mediave dhe pozita gjithnjë e më pavaforshme e

gazetarëve është në mesin e problemeve më serioze. Liria e medias, një

vlerë thelbësore e BE-së dhe gur themel i demokracisë, edhe pse një

fushë me prioritet për reformë në agjendën për anëtarësim të Ballkanit

Perëndimor në BE, mbetet e kufizuar në rajon. Vendet aspirante të BE-së

përballen me mungesa sistemike në këtë fushë që kërkon përpjekje afat-

gjate dhe të qëndrueshme.

Viti 2017 solli rritje të numrit të kërcënimeve që i janë bërë punëtorëve

të mediave në Serbi përmes internetit dhe rrjeteve sociale, por po ashtu

edhe raste të përgjimeve.

Në vitin 2018, situata në rajon mbeti e njëjtë, nëse jo më keq. Sipas

organizatës amerikane për të drejtat e njeriut, Freedom House, mung-

esa e lirisë së mediave, korrupsioni dhe institucionet e dobëta mbesin

Page 5: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

8 9

akoma problem në Ballkan; ajo e veçon ngritjen e autoritarizimit në Serbi

si çështje specifike më shqetësuese. Krimi i organizuar dhe korrupsioni

janë në mesin e sfidave kryesore më të cilat përballen të gjitha vendet e

Ballkanit Perëndimor, me korrupsionin si shqetësimi kryesor për qytet-

arët e thjeshtë dhe votuesit. Kapacitetet e limituara profesionale dhe

teknike, së bashku me shqetësimet për siguri, ishin kufizimet e përbash-

këta në raportimin për krimin e organizuar dhe korrupsionin në Bosnjë

dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi, ka ardhur në përfundim raporti

rajonal i BIRN për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Serbi, Bosnjë

dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Në fillim të vitit 2018, një raport nga dhoma e lartë e parlamentit bri-

tanik, Dhoma e Lordëve, nënvizoi shqetësimet se vendet në Ballkanin

Perëndimor janë duke u kthyer nën udhëheqje autoritariane dhe politika

nacionaliste. “Fitimet e bëra drejt qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit

janë në rrezik të humbasin pasi që vendet në rajon kthehen në udhëheq-

je autoritariane, politika nacionaliste dhe shtet të kapur”, paralajmëron

raporti.

Situata në vitin 2019 në vendet e shënjestruara mbetet në masë të mad-

he negative, me ndryshime të vogla ndërmjet vendeve. Sipas Freedom

House, rezultatet në lirinë e shtypit patën rënie pothuajse në të vendet

e rajonit. Raporti i saj për vitin 2019, Liria në botë, zhvendosi Serbinë

në statusin e vendit “pjesërisht i lirë”, duke ja atribuuar këtë rënies së

demokracisë në nivel vendi. Mali i Zi po ashtu u kritikua shumë. Ma-

qedonia e Veriut dhe Kosova shënuan përparime të vogla, Bosnja dhe

Hercegovina kishte rënie të vogël, përderisa Shqipëria e mbajti statusin

“pjesërisht i lirë”.

Figura 1: Rezultatet nga Freedom House2

Në Indeksin e Reporterëve pa Kufij, RWB, i cili i rendit vendet dhe rajonet

sipas nivelit të lirisë për gazetarët – bazuar në një vlerësim të pluralizmit,

pavarësisë së mediave, kualitetit të kornizës ligjore dhe sigurisë së gaze-

tarëve – vetëm Kosova dhe Maqedonia përmirësuan paksa rezultatet

e tyre. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia të gjithë

morën nota më të dobëta për 2019.

Nga viti 2017 në 2018, siç tregon edhe tabela, Shqipëria, Kosova, Maqe-

donia e Veriut dhe Mali i Zi kanë përmirësuar rezultatet, përderisa Serbia

kishte nota më të dobëta.

2 Rezultatet sipas shteteve nga Freedom House https://freedomhouse.org/report/coun-tries-world-freedom-2019

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

VLERËSIMET E FREEDOM HOUSE

2017 2018 2019

Shqipëria13%

Bosnia & Herzegovia5%

Kosova1%

Maqedonia e Veriut10%

Mali i Zi7%

Serbia64%

Complaints received by the Commissioners/Ombudsman Offices

ShqipëriaBosnia & HerzegoviaKosovaMaqedonia e VeriutMali i ZiSerbia 4

Complaints received by the Ombudsperson's office in Kosovo

Ministritë 23.41%

Të tjera 8.14%

Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%

KGJK 2.40%

Gjykatat4.70%

Komunat 17.30%

Ministritë 23.41%Komunat 17.30%Gjykatat 4.70%KGJK 2.40%Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%Të tjera 8.14%

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

2017 2018 2019

0

20

40

60

80

100

120

INDEKSI BOTËROR I LIRISË SË MEDIAVE

01020304050607080

Page 6: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

10 11

Figura 2: Reporterët pa Kufij, Indeksi Botëror i Lirisë së Mediave3

Indeksi i rendit vendet me pikë nga 0-100, me 0 duke qenë më e mira,

përderisa 100 më e keqja.

Në pika të shkurtra, përveç ndryshimeve të vogla pozitive të vërejtura në

vitin 2018 në disa vende, viti i fundit ka treguar vetëm progres negativ.

3 ReporterëtpaKufijpërLirinëeInformimit,IndeksiBotëroriLirisësëMediave https://rsf.org/en/ranking

Përmbledhje e lirisë së informimit Në letër, ligjet për liri të informimit në vendet e Ballkanit Perëndimor

janë shumë të njëjta, por zbatimi dallon në masë të madhe. Disa vende

në mënyrë proaktive publikojnë sasi të madhe të të dhënave dhe do-

kumente nga institucionet publike, duke përqafuar kështu konceptin e

të dhënave të hapura. Të tjerët janë prapa. Çuditërisht, performanca e

mirë e një vendi në publikim të të dhënave nuk përkthehet gjithmonë në

sistem të mirë të së drejtës për informim.

E drejta për informim dhe qasje në dokumente publike është e mishëru-

ar në kushtetutat dhe ligjet e shoqërive demokratike. Legjislacioni në

fuqi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi ga-

ranton të drejtën e publikut për qasje në dokumente zyrtare. Si pjesë e

punës së BIRN për testim të transparencës, ne, megjithatë, kemi zbuluar

që praktika shpesh nuk përputhet me legjislacionin. Shumë kërkesa të

dërguara nga gazetarët e BIRN për qasje në dokumente publike ishin

refuzuar, injoruar apo është kërkuar intervenim nga gazetarët në mënyrë

që të sigurojnë një përgjigje.

Për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në gjashtë vendet e Ball-

kanit Perëndimor dhe për të vlerësuar nivelin e zbatimit të ligjeve të tyre

për të drejtën për informim, BIRN, ndërmjet periudhës janar 2017 dhe

qershor 2019 ka dorëzuar 854 kërkesa zyrtare.

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

VLERËSIMET E FREEDOM HOUSE

2017 2018 2019

Shqipëria13%

Bosnia & Herzegovia5%

Kosova1%

Maqedonia e Veriut10%

Mali i Zi7%

Serbia64%

Complaints received by the Commissioners/Ombudsman Offices

ShqipëriaBosnia & HerzegoviaKosovaMaqedonia e VeriutMali i ZiSerbia 4

Complaints received by the Ombudsperson's office in Kosovo

Ministritë 23.41%

Të tjera 8.14%

Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%

KGJK 2.40%

Gjykatat4.70%

Komunat 17.30%

Ministritë 23.41%Komunat 17.30%Gjykatat 4.70%KGJK 2.40%Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%Të tjera 8.14%

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

2017 2018 2019

0

20

40

60

80

100

120

INDEKSI BOTËROR I LIRISË SË MEDIAVE

01020304050607080

Page 7: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

12 13

Janar 2017 - Qershor 2019

Numri i kërkesave të dorëzuara 854

Numri i kërkesave të aprovuara 408

Numri i kërkesave pjesërisht të aprovuara 225

Numri i kërkesave të refuzuara /pa përg-jigje

221

Figura 3: Kërkesat për qasje në dokumente publike nga BIRN

Nga 854 kërkesa zyrtare të dorëzuara për qasje në dokumente publike,

vetëm 408 janë aprovuar, 224 janë aprovuar pjesërisht (ku institucionet

u përgjigjen vetëm në pjesën teknike) dhe 221 u refuzuan, apo nuk është

pranuar përgjigje (madje as pas kërkesave shtesë nga gazetarët).

Për të kuptuar më mirë rrethanat sfiduese për qasje në dokumente

publike në Ballkan, BIRN ka krahasuar raportet vjetore për qasje në

dokumente publike të përgatitur nga Komisionerët për të drejtat për

informim.

Sipas raporteve vjetore të vitit 2018 nga Komisionerët për qasje të lire në

informata publike në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, si

dhe Avokatët e Popullit në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, tabela

më poshtë paraqet numrin e ankesave të pranuara në lidhje me mo-

himin për qasje në informata publike, heshtje administrative apo refuzim

pa bazë ligjore.

Figura 4: Ankesat e pranuara nga Komisionerët/Zyrat e Avokatëve të Popullit

Serbia ka numrin më të madh të ankesave të pranuara (64%) gjatë vitit

2018, e ndjekur nga Shqipëria, me 13%, Maqedonia e Veriut me 10%

dhe Mali i Zi me 7%. Numri më i vogël i ankesave u raportua nga Zyrat e

Avokatit të Popullit në Bosnjë dhe Hercegovinë (5%) dhe Kosovë (1%).

Në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, Komisioneri për të Drejtën e In-

formimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka pranuar 820 ankesa

prej të cilave 622 janë zgjidhur me ndërmjetësim; 37 janë zgjidhur me

vendim të Komisionerit; 116 kanë qenë jashtë objektit; 9 kanë qenë

jashtë afatit; 17 kanë qenë të paplota dhe 24 janë bartur për vitin vijues4.

4 Komisioneri për Informim dhe Mbrojtje të të Dhënave, Shqipëri, Raporti Vjetor 2018 - https://www.idp.al/wp-content/uploads/2019/03/ENGLISH_Annual_Report_2018_KDIM-DP.pdf

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

VLERËSIMET E FREEDOM HOUSE

2017 2018 2019

Shqipëria13%

Bosnia & Herzegovia5%

Kosova1%

Maqedonia e Veriut10%

Mali i Zi7%

Serbia64%

Complaints received by the Commissioners/Ombudsman Offices

ShqipëriaBosnia & HerzegoviaKosovaMaqedonia e VeriutMali i ZiSerbia 4

Complaints received by the Ombudsperson's office in Kosovo

Ministritë 23.41%

Të tjera 8.14%

Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%

KGJK 2.40%

Gjykatat4.70%

Komunat 17.30%

Ministritë 23.41%Komunat 17.30%Gjykatat 4.70%KGJK 2.40%Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%Të tjera 8.14%

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

2017 2018 2019

0

20

40

60

80

100

120

INDEKSI BOTËROR I LIRISË SË MEDIAVE

01020304050607080

Page 8: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

14 15

Sipas Zyrës së Avokatit të Popullit në Bosnjë dhe Hercegovinë, 340 anke-

sa ishin pranuar gjatë vitit 2018 kundër institucioneve publike. Rekoman-

dimi ishte lëshuar për vetëm 50 raste5.

Në Kosovë, Avokati i Popullit ka pranuar 61 ankesa në lidhje me mohimin

në qasje të dokumenteve publike. Nga totali prej 61, 56 prej tyre janë

hapur për hetim6.

Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata në

Maqedoni të Veriut7 ka raportuar 622 ankesa prej të cilave 142 janë zgjid-

hur, ndërsa 480 të mbeturat janë shqyrtuar gjatë vitit 2019. Ankesat për

institucione qeveritare ishin 369; 41 ishin për gjykata, 78 për komuna, 94

për institucione shëndetësore, 11 për institucionet arsimore, 6 për shër-

byesit civilë, 13 për departamentin publik dhe 10 për “Të tjera”.

Në Mal të Zi, Agjencia për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe Qasje të

Lirë në Informata8, në raportin e vet vjetor për vitin 2018, ka potencuar

që 440 padi ishin bërë për shkak të “institucioneve të heshtura”, prej të

cilëve 273 ishin bërë kundër Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Perso-

nale dhe Qasje të Lirë në Informata. Në 84 raste, Agjencia ka urdhëruar

5 AvokatiiPopullitpërtëDrejtatëNjeriutiBosnjesdheHercegovinës,Rapor-ti Vjetor 2018 - https://www.ombudsmen.gov.ba/documents/obmudsmen_do-c2019030109434379eng.pdf

6 InstitucioniiAvokatittëPopullitnëKosovë,RaportiVjetor2018-https://oik-rks.org/en/2019/04/08/annual-report-20188/

7 KomisioneripërMbrojtjenesëDrejtëspërQasjetëLirënëInformacionPublik,Maqe-doni e Veriut – Raporti Vjetor 2018 - http://komspi.mk/wp-content/uploads/2016/06/Годишен-извештај-за-работата-на-Комисијата-за-2018.pdf

8 MaliZi,AgjenciapërMbrojtjenetëDhënavePersonaledheQasjetëLirënëInforma-cion, Raporti Vjetor 2018 - http://www.ombudsman.co.me/docs/1554124685_final-go-disnji-izvjestaj-2018.pdf

institucionet përkatëse për të lëshuar një vendim. Në 356 raste tjera,

organet përkatëse rrjedhimisht kanë lëshuar një vendim.

Serbia pati numrin më të madh të ankesave të pranuara nga Komisioneri

për Informim me Rëndësisë Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Perso-

nale. Gjatë vitit 2018, Komisioneri ishte në gjendje të zgjidhë dhe trajtojë

me sukses 3,974 ankesa nga rreth 5,190 ankesave të pranuara në total.

4,842 (ose 94%) nga të gjitha ankesat dhe peticionet të pranuara ishin

dërguar nga qytetarët. Arsyeja kryesore për numrin e madh të ankesave

ishte mungesa e përgjegjësisë për shkeljen e ligjit.

Nga ankesat totale të pranuara nga Komisioneri, rreth 3,346 ankesa

ishin kundër ministrive dhe organeve të tjera shtetërore; dhe 1.846 ishin

kundër departamenteve të tjera në administratë.

Nga 3,974 ankesa të zgjidhura në vitin 2018, vetëm 684 (17.24%) ishin

ngritur kundër një vendimi ose përfundimi të një autoriteti publik, dhe të

gjitha ankesat e tjera, ose 3,290 ankesa (82.76%), ishin ngritur për shkak

të mos përgjigjjes të autoriteteve ndaj një kërkesë, ose për shkak të një

përgjigje negative pa shpjegime.

Mosnjohje e plotë e kërkesave është regjistruar në 2,117 raste të zg-

jidhura (53.3%), në 1,173 raste (29.5%) ankesa është ngritur kundër një

përgjigje negative nga autoritetet dhe në 684 raste (17.2%) janë ngritur

ankesa kundër vendimit ose konkluzionit të bërë nga autoritetet.9

9 The Commissioner for Information of Public Importance and personal data Protection inSerbia,AnnualReportfor2018https://www.poverenik.rs/images/stories/doku-mentacija-nova/izvestajiPoverenika/2018/Report2018.pdf

Page 9: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

16 17

Ligjet për qasje të lirë në informata në Ballkan

Ndryshimet, zhvillimet, praktikat dhe shqetësimet

Të gjitha vendet e Ballkanit kanë miratuar dhe pretendojnë që zbatojnë

ligje për qasje të lirë në informata për vite të tëra. Sidoqoftë, zbatimi i

ligjeve përcillet me sfida dhe vështirësi, pasi që institucionet refuzojnë

kërkesa çdo ditë e më shumë, duke deklaruar çdo ditë e më shumë infor-

mata si të “klasifikuara”.

Shqipëria

Ligji për të drejtën e informimit në Shqipëri10 i jep të drejtën secilit per-

son që përmes dërgimit të një kërkese të marrë informata për një doku-

ment zyrtar, pa obligime për të shpjeguar arsyen e kërkesës. Autoritetet

publike duhet të japin çdo informatë në lidhje me një dokument zyrtar,

përveç nëse ligji ka paraparë ndryshe.

Përkundër mangësive, ligji për të drejtën e informimit në Shqipëri ka

ekzistuar që nga viti 1999. Në vitin 2014, ky ligj është amendamentuar,

10 LigjipërtëDrejtënnëInformimnëShqipëri(2014)http://www.qkr.gov.al/me-dia/1307/119_2014-anglisht.pdf https://www.legislationline.org/download/id/7982/file/Albania_Law_right_information_2014_en.pdfdheLigjipërtëDrejtënnëInformimmbiDokumentetZyrtare(1999)http://www.legislationline.org/documents/action/popup/id/6492

duke ofruar qasje më të madhe publike në dokumentet zyrtare si dhe

duke vendosur masa konkrete ndëshkuese ndaj zyrtarëve publikë që

refuzojnë t’i bëjnë publike ato informata. Tani, duke bërë një kërkesë në

qasje në dokumente zyrtare, një gazetar në teori është në gjendje që

të ketë qasje në shumicën e informatave publike, dokumenteve dhe të

dhënave në Shqipëri.

Ligji i ri përfshin një numër të koncepteve të reja, përfshirë mundësinë

e ri klasifikimit të dokumenteve sekrete, ofrimin e vetëm një pjese të

informatave apo përdorimin e teknologjisë informative për ta bërë më të

qasshme për publikun informatën që është në disponim të institucione-

ve publike.

Ligji i ri po ashtu i obligon institucionet publike dhe autoritetet që të

emërojnë koordinator për qasje në informata publike dhe po ashtu

ka krijuar institucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, një

organ për ankesa në rastet kur institucionet refuzojnë të përgjigjen në

kërkesat për qasje në dokumente publike apo japin vetëm informata të

përgjysmuara. Deri më tani, gjatë vitit 2018, vetëm 331 autoritete publike

kanë emëruar koordinator të brendshëm (apo institucional) për zbatim

më të mirë të së drejtës për informata publike dhe trajtim më të mirë të

kërkesave të pranuara dhe përcjellje të përgjigjeve institucionale.

Ligji për të drejtën në qasje në informata në Shqipëri u lejon organeve

publike që të vejnë një tarifë për fotokopje por nuk ka tarifë për kopje

elektronike. Brenda dhjetë ditëve pas dorëzimit të kërkesës së parë,

institucioni publik duhet të vendosë nëse ajo është pranuar. Nëse kërke-

sa refuzohet, aplikuesi mund të ankohet te Komisioneri dhe pastaj te

Page 10: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

18 19

gjykata. Një numër i përjashtimeve aplikohen në lëshimin e informatave,

përfshirë dokumentet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe mar-

rëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërqeveritare.

Raporti vjetor i Komisionierit për vitin 2018 i ka theksuar çështjet në vijim

si të ndërlidhura me nivelin e transparencës te të gjitha ministritë:11

• Programet e transparencës nuk janë të përditësuara dhe mungon një

pjesë e dokumenteve të cilat duhet të jenë të publikuara, në kuptim

të nenit 7 të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Një nga informa-

cionet që vijon të mos publikohet është ai që lidhet me buxhetin,

prokurimet dhe raportet e auditimit;

• Koordinatorët për të drejtën e informimit janë në nivel specialisti

dhe kanë qasje të limituar në strukturat e tjera të ministrisë. Kjo sjell

vështirësi në vënien në dispozicion të dokumentacionit të kërkuar

brenda afatit 10 ditor;

• Kërkesat për informacion nuk ishin plotësuar nga koordinatori, por

ishin deleguar në struktura të tjera të ministrisë. Kjo nënkupton që

ato janë trajtuar njësoj si shkresat e tjera që lidhen me aktivitetin e

përditshëm të autoritetit publik;

• Koordinatorët e të drejtës për informim nuk zotërojnë njohuritë e

mjaftueshme për kuadrin ligjor, çka sjell që zbatimi i këtij ligji të mos

jetë në nivelin e duhur.

Në lidhje me pushtetin vendor, raporti vjetor i Komisionerit vlerëson se

niveli i transparencës së bashkive shënon përmirësime. Tashmë të gjitha

11 Raporti Vjetor I Komisionerit për vitin 2018 https://www.idp.al/wp-content/up-loads/2019/03/ENGLISH_Annual_Report_2018_KDIMDP.pdf

bashkitë kanë caktuar koordinatorët e të drejtës për informim dhe numri

i kërkesave për informacion publik të trajtuara nga bashkitë gjatë vitit

2018 është 7,244, ndërsa numri i kërkesave të refuzuara është 367.

Raporti i Progresit për Shqipëri për vitin 2018 po ashtu ka vënë në dukje

lëvizje pozitive në komuna. Aty thuhet që misioni i Komisionerit duhet të

fuqizohet edhe më shumë.

“Sa i përket pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen lokale, progres

i mëtutjeshëm është arritur në fushën e qasjes në informata: një numër

në rritje i komunave kanë shpalosur informata publike dhe kanë emëru-

ar një koordinator lokal përgjegjës për të drejtën në informim.” (Raporti i

KE për Shqipërinë 2018, faqe 11)

Gjatë periudhës së zbatimit të projektit, BIRN ka dërguar 49

kërkesa tek autoritete të ndryshme në Shqipëri. Kërkesat

kanë përfshirë: dosje të prokurorisë/deklarata të pasurisë dhe

aseteve të gjyqtarëve, prokurorëve, kryetarëve të komunave;

kontrata me koncesion në sektorin e shëndetësisë; dokumente

të paklasifikuara mbi integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve;

dosjet e gjykatave mbi një figurë të krimit të organizuar; doku-

mente për një prokurim mashtrues në një ndërtim të rrugës;

informata nga Banka Qendrore për transferet e parave; audio

incizime për të gjitha takimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vetëm 30 nga 49 kërkesat kanë marrë përgjigje të plotë, meg-

jithatë 10 kanë marrë përgjigje të pjesshme dhe nëntë janë

refuzuar.

Page 11: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

20 21

Bosnja dhe Hercegovina

Si një vend demokratik që kërkon anëtarësim në BE, Bosnja dhe Herce-

govina ka qenë një ndër vendet e para në rajon të Ballkanit që ka apr-

ovuar në vitin 2000, Ligjin për Lirinë në Qasje në Informata. Sidoqoftë,

ekspertët pajtohen që ligjit i duhen ndryshime për të adresuar mangësi

të ndryshme që janë identifikuar përgjatë viteve12. Për më tepër, Bosnja

dhe Hercegovina mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk ofron qasje në

dokumente publike në formë elektronike13.

Me një sistem të ndërlikuar të kompetencave ekzekutive, ligjet dhe rreg-

ullativat në Bonjë dhe Hercegovinë funksionojnë në masë të madhe, por

kapacitetet e qeverisë për të bërë planifikim të politikave dhe koordinim

në të gjitha nivelet e qeverisë janë akoma të pamjaftueshme.

Si pjesë e praktikave të qeverisjes së mirë, institucionet duhet të publiko-

jnë informata me iniciativë të tyre, në mënyrë të rregullt dhe sistematike,

pavarësisht nëse ka apo jo kërkesë për qasje.

Sidoqoftë, Bosnja dhe Hercegovina është shumë prapa në transparencën

institucionale, konkretisht në aspekt të publikimit të informatave në

ueb faqet zyrtare. Transparenca proaktive nuk është përcaktuar ako-

ma me aktet e qasjes së lirë në informata në Bosnjë dhe Hercegovinë,

dhe informata ofrohet në masë të madhe në mënyrë reaktive – duke

12 Analitika,QendrapërHulumtimeSociale–DrejtTransparencësProaktivenëBosnjëdhe Hercegovinë, Memo e Politikave http://analitika.ba/sites/default/files/publikacije/proaktivna_transparentnost_policy_memo_eng_4juni_web.pdf

13 Analitika,QendrapërHulumtimeSociale,TransparencaProaktivenëInstitucioneteBosnjëdheHercegovinës:praktikatemira(2016)http://www.analitika.ba/sites/default/files/publikacije/primjena_standarda_eng.pdf

dorëzuar një kërkesë në institucionin që posedon informata e kërkuar14.

Në këtë aspekt, aktet ligjore për qasje të lirë në informata në Bosnjë dhe

Hercegovinë janë të vjetërsuara dhe nuk i plotësojnë nevojat dhe pritjet

e epokës digjitale.

Ligji për qasje në informata publike në Bosnjë dhe Hercegovinë15 i jep

secilit person të drejtën për qasje në informata që janë nën kontroll të

autoritetit publik dhe secili autoritet publik e ka obligim që t’i ofrojë ato

informata. Ligji ka për qëllim që të lehtësojë dhe promovojë hapjen sa

më të shpejtë dhe maksimale të informacioneve që janë në duart e au-

toriteteve publike me shpenzime sa më të arsyeshme e sa më të ulëta që

është e mundur. Kërkesat për qasje duhet të bëhen në formë të shkruar.

Aplikuesi duhet të marrë dokumentet e kërkuara personalisht në zyrat e

institucionit ku ka kërkuar dokumentet. Aplikuesit mund t’i kërkohet që

të paguajë atëherë kur dokumentet do të duhet të fotokopjohen apo në

rast që autoriteti përkatës e konsideron që kërkesat e bëra përfshijnë një

numër të madh të dokumenteve. Institucionet kanë 15 ditë në dispozi-

cion për t’u përgjigjur. Në rast që kërkesa refuzohet, atëherë aplikuesi

e ka të drejtën e ankimimit. Hapat që duhet ndërmarrë për ankimim

përfshijë ankesën administrative, inicimin e procedurës me Avokatin e

Popullit dhe ajo e fundit gjykata përkatëse. Bosnja dhe Hercegovina ka

kufizuar qasjen në dokumente të caktuara në emër të mbrojtjes së inte-

resave të sigurisë kombëtare, për të siguruar publikun e gjerë, mbrojtjen

14 “LigjipërtëDrejtëneQasjesnëInformacionnëBosnjëdheHercegovinë”,GazetaZyr-tareeBiH328/00,45/06,102/09,62/11and100/13;“LiriaeQasjesnëInformacionpërFederatëneBosnjësdheHercegovinës”,GazetaZrtareFBiH32/01;“LiriaeQasjesnëInformacionpërRepublikënSerbe”,GazetaZyrtareeRS20/01.https://www.legislation-line.org/legislation/section/legislation/country/40/topic/3

15 LigjipërtëDrejtëneQasjesnëInformacion(2000)nëBosnjëdheHercegovinëhttp://www.legislationline.org/documents/action/popup/id/6402

Page 12: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

22 23

e interesave të jashtme dhe të politikës monetare si dhe për shmangien

e dëmtimit për parandalimin apo zbulimin e krimeve.

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për vitin 2018 ka theksuar që

qasja në dokumente publike është e rregulluar në mënyra të ndryshme

në nivel të shtetit dhe të njësive të shtetit. Për më shumë, raporti ka

theksuar që mekanizmat e vendosur për monitorimin e legjislacionit për

qasje të lirë në informacion nuk janë duke u zbatuar në mënyrë efektive.

Problemet në përdorimin e ligjit për qasje në informacion vijnë kryesisht

si rrjedhojë e heshtjes administrative, vonesave në kthimin e përgjigjeve

dhe dhënies së informacioneve jo të plota apo përgjegjësive institucio-

nale të pamjaftueshme për t’u marrë me rastet e ankimuara.16

Për ta përmbledhur, qasja në informacion në Bosnje dhe Hercegovinë po

pengohet nga legjislacioni për mbrojtjen e privatësisë i cili interpretohet

në atë mënyrë që më shumë po u shërben interesave private se sa inter-

esit publik. Ajo që është shumë e rëndësishme, ndryshimet e fundit në

legjislacion e kanë bërë të pamundur për publikun që të marrë qasje në

dokumentet e nënshkruara në mes të Qeverisë dhe kompanive private

pa marrë miratimin paraprak të kompanisë private për të ndarë doku-

mentacionin me palë të treta (për shembull me gazetarë, publikun).

BIRN ka bërë 12 kërkesa gjatë periudhës së projektit në Bosn-

je dhe Hercegovinë, e të cilat kanë kërkuar përcjellje të vazh-

dueshme dhe rikujtime të shumta para se autoritetet të përg-

jigjeshin në një mënyrë ose tjetër.

16 Raporti I Progresit nga BE, 2019 për Bosnje dhe Hercegovinën: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-bosnia-and-herzegovina-ana-lytical-report.pdf

Megjithëse afati ligjor për dhënien e përgjigjeve për institucio-

net është 15 ditë, koha mesatare për dhënien e përgjigjeve

në realitet është një muaj – ndërsa gazetarëve të BIRN u janë

dashur dy apo tre muaj që të marrin ndonjë përgjigje.

Në vetëm tri raste janë marrë përgjigje sipas kërkesës së bërë:

nga Banka Qendrore, Ministria për Tregti të Jashtme dhe Au-

toriteti Tatimor në nivel të vendit. Sa u përket tetë kërkesave të

tjera, janë marrë disa përgjigje por asnjëra nga to nuk ka përf-

shirë informacionet që janë kërkuar sipas kërkesës zyrtare.

Kosova

Ligji për Qasje në Dokumente Publike në Kosovë ka hyrë në fuqi në vitin

201017, me qëllim të përmirësimit të transparencës së qeverisjes. Meg-

jithatë, zbatimi i tij në praktikë mbetet i dobët. Ligji ngërthen në vete

dispozita që u mundësojnë të gjithë personave fizikë e juridikë qasje në

dokumente publike pas bërjes së kërkesës zyrtare. Kërkesa për qasje në

informacion mund të bëhet në formë të shkruar apo gojore. Megjithatë,

në praktikë, institucionet shpeshherë kërkojnë që kërkesa të bëhet

përmes një shkrese zyrtare.

Kosova ka një prej kornizave ligjore më të mira sa i përket qasjes në

informacion, së paku në letër. Në realitet, ligji ka nevojë për ndryshime

rrënjësore që do të adresonin problemet në zbatimin tashmë sfidues e

të fragmentuar.

17 LigjipërQasjenëDokumentePublike(2010),RepublikaeKosovështtp://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2724

Page 13: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

24 25

Ligji obligon të gjitha institucionet që pranojnë kërkesa për qasje në

dokumente publike që të përgjigjen brenda shtatë ditësh, duke filluar

nga momenti apo data e regjistrimit të kërkesës dhe kërkon që të jepen

dokumentet relevante që janë kërkuar.

Në rast të refuzimit të kërkesës apo kur autoriteti në fjalë dështon të

përgjigjet brenda afateve të parapara, atëherë aplikuesi mund ta anki-

mojë rastin te Avokati i Popullit apo në gjykata. Përjashtime mund të

bëhen në raste që ndërlidhen me: sigurinë kombëtare, mbrojtjen apo

marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë publike, zbulimin apo hetimin e

veprave penale, inspektimin, kontrollin apo mbikëqyrjen nga institucio-

net publike, privatësinë dhe interesa të tjera legjitime private.

Duke u bazuar në sugjerimet dhe rekomandimet e shoqërisë civile,

Bashkimit Evropian dhe mediave të ndryshme, Kosova ndryshoi Ligjin

për Qasje në Dokumente Publike. Kuvendi i Kosovës ka miratuar dhe rati-

fikuar ligjin në mes të vitit 2019.18

Ndryshimet e bëra në ligj panë krijimin e pozitës së Komisionerit, një

organ i pavarur i emëruar nga Kuvendi i Kosovës. Roli i Komisionerit

është shtuar në Agjencinë për Informacion dhe Privatësi, me qëllim të

mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave per-

sonale dhe qasjes në dokumente publike. Komisioneri nuk është emëru-

ar ende por shoqëria civile është duke e përcjellë procesin e emërimit

për së afërmi.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit për vitin 2018 të dhënat janë shqetë-

18 LigjiiripërQasjenëDokumentePublike(korrik2019),RepublikaeKosovështtps://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=20505

suese kur shihet numri i institucioneve publike që mohojnë publikimin

e dokumenteve publike apo që refuzojnë dhënien e dokumentacionit të

plotë palëve që kërkojnë ato.

Shumica e ankesave të pranuara nga Avokati i Popullit gjatë vitit të kaluar

kishin të bëjnë me qasjen në dokumente publike përderisa ankesat e

bëra ishin kundër institucioneve të nivelit qendror. Tabela e mëposhtme

paraqet këto të gjetura.19

Ministritë kishin përqindjen më të lartë të refuzimeve me 23.41%, përc-

jellë nga komunat me 17.30%; gjykatat me 4.7%; Këshilli Gjyqësor i

Kosovës me 2.4%, Prokuroria me 1.2%, Këshilli Prokurorial me 1.2% si

dhe institucione të tjera me 8.4%.

Figura 5: Ankesat e pranuar nga zyra e Avokatit të Popullit në Kosovë

19 InstitucioniIAvokatittëPopullit,RaportiVjetor,2018https://oik-rks.org/en/2019/04/08/annual-report-20188/

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

VLERËSIMET E FREEDOM HOUSE

2017 2018 2019

Shqipëria13%

Bosnia & Herzegovia5%

Kosova1%

Maqedonia e Veriut10%

Mali i Zi7%

Serbia64%

Complaints received by the Commissioners/Ombudsman Offices

ShqipëriaBosnia & HerzegoviaKosovaMaqedonia e VeriutMali i ZiSerbia 4

Complaints received by the Ombudsperson's office in Kosovo

Ministritë 23.41%

Të tjera 8.14%

Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%

KGJK 2.40%

Gjykatat4.70%

Komunat 17.30%

Ministritë 23.41%Komunat 17.30%Gjykatat 4.70%KGJK 2.40%Prokuroritë 1.20%KPK 1.20%Të tjera 8.14%

Shqipëria Bosnia & Herzegovia

Kosova Maqedonia e Veriut

Mali i Zi Serbia

2017 2018 2019

0

20

40

60

80

100

120

INDEKSI BOTËROR I LIRISË SË MEDIAVE

01020304050607080

Page 14: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

26 27

Hetimet e Avokatit të Popullit për kërkesat e bëra ka zbuluar mungesë

të klasifikimit të dokumentacionit, mungesë të kapaciteteve të zyrtarëve

përgjegjës për të adresuar kërkesat për qasje në dokumente publike si

dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin e ligjit, e

që bashkërisht kanë pasur për pasojë shkeljen e së drejtës për qasje në

dokumente publike. Për më shumë, ende mbetet një çështje problema-

tike fakti që ata që kërkojnë qasje duhet të “enden” nga një departament

në tjetrin, e ngjashëm problematike mbesin edhe premtimet e zyrtarëve

për të dhënë një dokument e që në fund nuk veprojnë ashtu.

Megjithëse institucionet përgjigjen shumë shpejt për të konfirmuar

pranimin e kërkesës dhe e bëjnë këtë brenda afatit ligjor, vendimi për

të ofruar apo refuzuar qasjen shpeshherë nuk merret brenda afateve

të vendosura ligjore, përkundër rëndësisë së madhe për dhënie të

dokumenteve/informacionit në kohë të shpejtë. Po ashtu, institucionet

shpeshherë dështojnë që të japin justifikime të bazuara në ligj për mos-

lejimin/kufizimin e qasjes.

Gjatë periudhës së projektit, BIRN Kosova vazhdimisht ka bërë ank-

esë për rastet e refuzimit të qasjes në dokumente publike kundër disa

institucioneve publike. Në të gjitha rastet e ankesave të bëra, Avokati i

Popullit ka kërkuar nga institucionet që të ofrojnë qasjen – mirëpo vetëm

në 45% të rasteve kërkesat kanë rezultuar me qasje në dokumentet e

kërkuara, përderisa 20% të rasteve, qasja ka qenë e pjesshme. 35% e

kërkesave të tjera mbesin ende në pritje.

INSTITUCIONI Llojiidokumentit

Ministria e Financave Faturat e darkave zyrtare

Ministria e Shëndetësisë GrantetedhënangaMinistria(OJQ-të)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Dosjes e kandidatëve për një pozitë në ministri

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Licencatekompanisë"SHELL"

Komuna e Podujevës Faturat e darkave zyrtare

Komuna e Fushë Kosovës Faturat e darkave zyrtare

Komuna e Skenderajt Faturat e darkave zyrtare

Komuna e Deçanit Faturat e darkave zyrtare

Komuna e Prishtinës Listaepërfituesvetëbanesavesociale

Telekomi i Kosovës Kontratat me media

Figura 6: Ankesat e BIRN Kosovës te Avokati i Popullit

Gjatë periudhës së projektit, BIRN Kosova ka dërguar numrin më të

madh të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare. Janë dërguar 337

kërkesa zyrtare në komuna, ministri, Telekomin e Kosovës, Këshillin

Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Zyrën e Presidentit, Zyrën e Kryeministrit

si dhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Nga këto kërkesa,

188 janë miratuar, 27 kanë marrë përgjigje të pjesshme ndërsa 122 janë

refuzuar.

Maqedonia e Veriut

Ligji për Qasje të Lirë në Informacion në Maqedoninë e Veriut garanto-

het nga Kushtetuta e vitit 1991 si një e drejtë themelore që e gëzojnë të

gjithë qytetarët20. Pesëmbëdhjetë vite më vonë, përkatësisht në vitin

2006,21 Parlamenti ka miratuar Ligjin për Qasje të Lirë në Informacion

Publik. Në vitin 2010, Ligji i është nënshtruar ndryshimeve të konsider-

20 Neni16,paragrafi3IKushtetutëssëRepublikëssëMaqedonisëhttps://www.wipo.int/edocs/lexdocs/laws/en/mk/mk014en.pdf

21 LigjipërQasjetëLirënëInformacionPublik,MaqedonieVeriut(nëgjuhëangleze):http://arhiva.mioa.gov.mk/files/pdf/en/LAW_ON_FREE_ACCESS_TO_PUBLIC_INFORMA-TION.pdf

Page 15: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

28 29

ueshme, e që kanë pasur si pasojë përmirësimin e legjislacionit që

garanton të drejtën në informacion dhe që është më i përafruar me

standardet evropiane. Megjithëse infrastruktura ligjore është vlerësuar

si e kënaqshme, zbatimi praktik mbetet i vështirë.

Ndryshimet më të fundit në ligj janë bërë në mes të vitit 2019 dhe janë

ratifikuar nga Presidenti. Këto ndryshime kanë shkurtuar periudhën e

pritjes për marrje të vendimit për informacionin e kërkuar nga 30 ditë në

20 ditë. Për më shumë, ndryshimet e bëra kanë vendosur që financimi i

partive politike të jetë publik dhe i qasshëm.

Megjithëse ligji ka një bazë të mirë ligjore, ai nuk është i zbatueshëm nga

gjitha institucionet dhe departamentet publike.

Për dy vite me radhë, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Ma-

qedoninë e Veriut, e që ka mbuluar vitet 2017 dhe 2018, i ka bërë thirrje

qeverisë që t’i obligojë ministritë dhe të gjitha institucionet publike që të

publikojnë më shumë informacione në ueb faqe dhe të bëjnë më shumë

sete të dhënash të qasshme për publikun e gjerë.

Ligji ka paraparë krijimin e Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për

Qasje të Lirë në Informacion Publik për të bërë promovimin, monitorimin

dhe për të përcjellë zbatimin në praktikë të këtij ligji nga ana e të gjitha

institucioneve publike. Roli i komisionit ka qenë një sfidë e madhe, ngase

numri i ankesave ka qenë shumë i lartë përderisa numri i përgjigjeve nga

ana e institucioneve publike ka qenë i ulët.

Zyra e Komisionit në raportin e vetë vjetor për vitin 2018 ka raportuar që

janë bërë 622 ankesa kundër vendimeve të “mbajtësve të informacione-

ve”. Për qëllim të krahasimit, Komisioni në vitin 2017 kishte raportuar që

numri i ankesave ka qenë 136 sosh më pak në vitin 2018 se sa në vitin

2017, që reflekton përparimin e shënuar në drejtim të transparencës

së institucioneve publike.22 Raporti ka theksuar që numri më i madh i

ankesave, apo 421 sosh janë bërë nga qytetarët dhe fonacionet, që është

konsideruar si element pozitiv ngase roli primar i Komisionit është që sa

më shumë qytetarë të shfrytëzojnë këtë të drejtës dhe sa më shumë prej

tyre të marrin qasjen e duhur në informacion publik. Nga numri total i

vendimeve të marra nga Komisioni për vitin 2018, 89% e vendimeve kanë

qenë pozitive apo në favor të ankuesve.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2018 e ka shënuar si

një lëvizje të vogël pozitive por gjithashtu ka përmendur që Komisioni

ende nuk ka kapacitete dhe fuqi të mjaftueshme për të monitoruar dhe

zbatuar ligjin. Tutje, raporti ka shtuar që qeveria duhet t’i deklasifikojë

dhe publikojë disa dokumente dhe marrëveshje me investitorë të huaj.

Ky deklasifikim dhe publikimi i tyre ka qenë një nga “Prioritetet Urgjente

për Reforma” për shtetin të bërë nga Komisioni Evropian. Po ashtu janë

ulur edhe çmimet e vendosura për publikun për marrjen e informacione-

ve publike përderisa informacioni publik i dhënë në mënyrë elektronike

tani është bërë pa pagesë. Megjithëse ka pasur një rënie të vogël të

nivelit si dhe të kualitetit të informacioneve publike të publikuara nga

organet e qeverisjes lokale, tani kërkohet që ministritë dhe institucionet

e tjera shtetërore të publikojnë në mënyrë më proaktive setet standarde

të të dhënave. Komisioni që ka shqyrtuar ankesat nuk ka kapacitete të

22 KomisionipërMbrojtjenesëDrejtësnëQasjetëLirënëInformacionePublike,RaportiVjetor http://komspi.mk/wp-content/uploads/2016/06/Годишен-извештај-за-работата-на-Комисијата-за-2018.pdf

Page 16: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

30 31

mjaftueshme për të monitoruar zbatimin e kërkesave për hapje proak-

tive të të dhënave. Raporti po ashtu ka dhënë sugjerime që Komisionit

t’i jepet edhe fuqia për vendosjen e dënimeve si dhe për të inkurajuar

dhënësit e informacioneve publike që të zbatojnë legjislacionin në fjalë

sistematikisht23.

BIRN Maqedonia ka dërguar 233 kërkesa për qasje gjatë periu-

dhës së projektit. Nga këto, përgjigje është marrë vetëm në 79

raste. BIRN ka bërë 32 ankesa në Komisionin për Mbrojtjen e së

Drejtës për Qasje të Lirë në Informacion Publik. Në disa raste,

edhe përkundër vendimit pozitiv nga ana e Komisionit, insti-

tucioni përkatës ende nuk ka vepruar në përputhje me vendimin

e marrë për të dhënë qasjen e kërkuar nga BIRN.

Mali i Zi

Në Mal të Zi, qasja në informacion garantohet nga Kushtetuta. Ligji i

parë i miratuar nga Parlamenti ka qenë ai për Qasjen e Lirë në Informa-

cion në vitin 2005. Në vitin 2012, në ligj i ri ka hyrë në fuqi, duke ofruar

kështu standarde më të mira për mbrojtjen së drejtës në informacion,

krahasuar me ligji paraprak.24 Ligji është amandamentuar në vitin 2017,

duke kërkuar nga agjencitë që të publikojnë të dhëna qeveritarë në

mënyrë proaktive dhe si rrjedhojë është lansuar Portali i të Dhënave të

Hapura. Portali po ashtu përmban kufizime sa i përket konfidencialitetit

si dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Megjithëse Mali i Zi ka qenë

23 Raporti I Progresit të Komisionit Evropian, Maqedoni e Veriut: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-north-macedonia-report.pdf

24 MANS–EdrejtanëInformacionnëMaltëZihttp://www.mans.co.me/en/wp-content/uploads/fai/FreedomOfInformation-Internship.pdf

vend anëtar i Partneritetit për Qeverisje të Hapur që nga viti 2011, ende

mbetet mbrapa sa i përket publikimit të të dhënave aktuale në ueb faqet

e agjencive.

Organizata për të drejta të njeriut, Freedom House ka thënë që qeveria

e Malit të Zi publikon disa të dhëna online, mirëpo qytetarët kanë pak

mundësi për pjesëmarrje të mirëfilltë në konsultime publike rreth legjis-

lacionit. Planifikimi buxhetor nuk është i qasshëm, e po ashtu nuk janë të

qasshme as kontratat qeveritare.25

Përkundër disa zhvillimeve pozitive që janë shënuar me miratimin e

ligjeve të reja, Mali i Zi ka ende probleme me zbatimin e tyre.26 Raporti

i Progresit i Bashkimit Evropian i publikuar në vitin 2018 ka theksuar që

zbatimi i ligjit të ri “nuk ka kontribuar në sigurimin e transparencës dhe

llogaridhënies më të madhe në shërbimin publik, ngase autoritetet ende

vazhdojnë t’i shpallin dokumentet e kërkuara si të klasifikuara, duke i

përjashtuar kështu ato nga fushëveprimi ku do të aplikohej ky ligj”.27 Po

ky raport shton tutje që me gjithë ndryshimet e ligjit për qasje në infor-

macion që pritet të përshpejtonin procesimin e marrjes së informacione-

ve, ka shqetësime për tendencën në rritje të autoriteteve për klasifikim

të informacionit.

25 Freedom House https://freedomhouse.org/report/freedom-world/2018/montenegro

26 Balkan Insight – Plani I Malit të Zi që të Hapë Të Dhënat Publike vihet në dyshim https://balkaninsight.com/2016/04/01/montenegro-ngo-doubts-govt-s-plan-to-open-public-re-cords-04-01-2016/

27 Raporti i Progresit i Komisionit EvropianEuropean, Mal I Zi https://ec.europa.eu/neigh-bourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-montenegro-report.pdf

Page 17: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

32 33

Rrjeti Malazez për Afirmim të Sektorit të OJQ-ve – MANS thotë që Ligji

për Qasje të Lirë në Informacion është një ligj i fuqishëm i qasjes në

informacion, duke ngërthyer në vete shumë veti pozitive e që janë në

përputhje me standardet ndërkombëtare, mirëpo argumenton që ende

ka kufizime serioze në të drejtën për të kërkuar informacion, e që kanë

ndikim negativ në aftësinë e aktivistëve qytetarë për ta përmbushur

rolin e tyre të mbikëqyrjes së institucioneve publike.28

Një problem i Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion është neni 1 i shtuar

së fundmi e që përmban një numër përjashtimesh e që nuk janë në

përputhje me standardet ndërkombëtare apo me Kushtetutën e vendit.29

Ligji për Qasje të Lirë në Informacion – Neni 1

E drejta për qasje dhe ripërdorim të informacionit që mbahet nga autoritetet publike duhettëushtrohetnëpërputhjemeproceduratespecifikuaranëkëtëLigj.

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen:

• Palët në procedura gjyqësore, administrative apo të tjera sipas ligjit, për të cilët qasja në informacion nga rrjedhat e këtyre procedura përshkruhet në rregullore;

• Informacionet që duhet të mbahen të fshehta, në përputhje me ligjin që rregullon fushëneklasifikimittëinformacionit;

• Informacionetqëparaqesintëdhënatëklasifikuaraqëmbahenngaorganizatatndërkombëtareaposhtetetetjera,sidheinformacioneteklasifikuarangaau-toritetet që kanë origjinën apo shkëmbehen në bashkëpunim me organizata ndër-kombëtare apo shtete të tjera.

28 RrjetiMalazezpërAfirmimineSektorittëOJQ-vehttp://www.mans.co.me/wp-content/uploads/2018/06/AIE-MANSanalysis.pdf

29 LigjipërQasjetëLirënëInformacion,MalIZi2012-2017http://www.katalogpropisa.me/wp-content/uploads/2016/11/Zakon-o-slobodnom-pristupu-informacijama-1.pdf

Neni 1 i ligjit, në paragrafin e vetë të parë thjesht vendos të drejtën e

qasjes dhe ripërdorimit sipas këtij ligjit. Tutje e kundërshton veten duke

thënë që disa informacione nuk janë në fushëveprimtarinë e ligjit dhe i

hedh ato te normat e tjera ligjore.

Një shqetësim tjetër në versionin e vitit 2017 të Ligjit për Qasje të Lirë

në Informacion ishte vendosja e përjashtimeve që lidhen me sekretet

biznesore dhe të drejtën e autorësisë. Sipas standardeve ndërkom-

bëtare, mbrojtja e interesave tregtare apo biznesore është një shqetësim

legjitim, mirëpo ajo duhet të jetë subjekt i testimit të interesit publik.

Përcjellja e aktiviteteve të institucioneve publike dhe marrëdhënieve të

tyre (financiare apo të llojeve të tjera) me organe private qartazi është

në interes të publikut. Po ashtu, të drejtat e autorit nuk përbëjnë në vete

arsye për refuzim të qasje edhe nëse mund të kufizojnë përdorimin/

ripërdorimin e informacioneve të caktuara.

Për më shumë, afatet ligjore të institucioneve për të dhënë përgjigje apo

arsyet se pse një kërkesë është refuzuar janë zgjatur nga tetë në 15 ditë.

BIRN në Mal të Zi nuk ka mundur të dërgojë asnjë kërkesë për qasje për

shkak të përcjelljes së komplikuar të një kërkese të mëparshme të bërë

te Doganat e Malit të Zi në vitin 2016.

Serbia

Kushtetuta e Serbisë, në nenin e vetë 51 e njeh qasjen në informata

publike si të drejtë themelore të njeriut. Po ashtu është pjesë edhe e së

Page 18: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

34 35

drejtës për të menduar dhe për t’u shprehur të garantuar në nenin 46.30

Serbia ka miratuar Ligjin për Qasje të Mire në Informacion të Rëndësisë

Publike në vitin 2004, 31 i cili u mundëson qytetarëve dhe gazetarëve që

të marrin informacione të rëndësisë publike. Ligji pandeh që të gjitha

informacionet në pronësi të institucioneve publike duhet të jenë të qa-

sshme për publikun dhe që e drejta për të kërkuar informacione u garan-

tohet të gjithëve, duke përfshirë edhe të huajt. Kërkuesi i informacionit

nuk duhet të deklarohet për arsen e kërkimit të informacionit përderisa

institucionet publike duhet të përgjigjen në kërkesat për qasje brenda 15

ditëve të punës. Megjithatë, në praktikë, institucionet shpeshherë pengo-

jnë kërkesat.

Ligji ka vendosur themelimin e një organi të pavarur, Komisionerin për

Informata të Rëndësisë Publike dhe Mbrojtje të të Dhënave, që është

përgjegjës për qasjen e lirë në informacion, si organ me përgjegjësi të

plota dhe i pavarur për të ushtruar detyrimet e veta me qëllim të mbro-

jtjes së kësaj të drejte.

Megjithatë, kur Komisioneri të vendosë për ankesat në rastet e refuzi-

meve, nuk ka fuqi që të vendosë për refuzimet nga institucionet më të

larta të shtetit. Ai apo ajo nuk ka asnjë fuqi për të zbatuar vendimet e

veta. Për më shumë, edhe pse ligji ngërthen në vete dispozita ndësh-

kuese për shkeljet, Komisioneri nuk ka të drejtë të iniciojë procedura të

kundërvajtjes.

30 Kushtetuta e Republikës së Serbisë: https://www.ilo.org/dyn/natlex/docs/ELECTRON-IC/74694/119555/F838981147/SRB74694%20Eng.pdf

31 Ligjiserbpërtëdrejtënpërqasjenëinformata:https://www.paragraf.rs/propisi/za-kon_o_slobodnom_pristupu_informacijama_od_javnog_znacaja.html

Në fund, gjobat janë aq të ulëta sa që për institucionet publike pagesa

e tyre mund të jetë si shpërblim për të mos zbuluar disa të dhëna të

caktuara. Në praktikë, gjobat paguhen nga buxheti i institucionit publik,

prandaj edhe zyrtarët nuk brengosen shumë për gjobat, e në disa raste

më shumë preferojnë t’i paguajnë ato se sa të publikojnë informacionet.

Siç pretendon Fabrizio Scrollini në raportin e tij Përparimi i Demokracisë:

Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës horizontale në Serbi,

“kompetencat e Komisionerit për t’i gjobitur institucionet janë rritur,

kështu që ai ose ajo mund të gjobisë institucionet që nuk përmbushin

obligimet ligjore sipas ligjit për transparencë për mbrojtje private. Duhet

cekur gjithashtu që gjobat paguhen nga buxheti i organizatës e jo nga

zyrtarët përgjegjës.” 32

Sipas raportit vjetor të zyrës së Komisionerit, 33 e drejta për qasje të lirë

në informacion të rëndësisë publike në Serbi shfrytëzohet me të madhe,

por është vështirë e realizueshme në praktikë pa ndërhyrjen e Komis-

ionerit. Kjo mund të dëshmohet edhe me numrin e madh të ankesave

apo kërkesave të bëra nga qytetarët– 4,842 sosh. Në të njëjtën kohë,

numri i rasteve ku qasja është refuzuar edhe pasi ankesa është miratuar

dhe Komisioneri ka marrë vendim të plotfuqishëm, është rritur.

Raporti ka treguar që vetëm në vitin 2018, Komisioneri është marrë me

17,700 raste, duke përfshirë edhe 4,109 raste që kanë mbetur pezull nga

periudha paraprake. Nga kjo, rreth 77%, apo 13,591 raste janë pran-

32 ‘AvancimiiDemokracisë:Përmirësimiillogaridhënieshorizontaredhetransparencësnë Serbi’ https://www.poverenik.rs/en/publications/studies/1388-advancing-democra-cy-improving-horizontal-accountability-and-transparency-in-serbia.html

33 Raporti vjetor për vitin 2018 – Zyra e Komisionerit: https://www.poverenik.rs/images/stories/dokumentacija-nova/izvestajiPoverenika/2018/Report2018.pdf

Page 19: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

36 37

uar nga Komisioneri në vitin 2018 (4,842 –qasje, 7,550 – mbrojtje e të

dhënave personale dhe 1,199 – për të dy çështjet në fushë veprimtarinë

e Komisionerit).

Është me rëndësi të përmendet që Serbia në mënyrë vullnetare është

zotuar për Partneritetin për Qeverisje të Hapur, PQH, e që thotë se

kërkesat, veçanërisht ato shteti për shtetin, duhet të jenë përfshirëse,

llogaridhënëse dhe transparente. Plani i veprimit i Serbisë për zbatimin

e Iniciativës së PQH34 thekson obligimet e qeverisë për të përmirësu-

ar transparencën, që do të thotë se të gjitha trupat shtetërore janë të

obliguara që të kenë broshura informative çdo vit, dhe që Komisioneri

duhet të ketë një nën-faqe në ueb faqen e vetë me të gjitha broshurat e

mbledhura dhe të publikuara me një vend të vetëm.35

34 Plani i Veprimit për PQH për vitin 2018-2020: https://www.poverenik.rs/images/stories/dokumentacija-nova/izvestajiPoverenika/2018/Report2018.pdf

35 Portali i Komisionerit për të dhëna të hapura, i qasshëm vetëm në gjuhën serbe: https://www.poverenik.rs/en/access-to-information/procedure-in-brief.html

Figura 7. Diagrami i Procedurës për Qasje në Informacion36

Komisioni Evropian ka kritikuar shpesh Serbinë për zbatimin e Ligjit për

Qasje të Lirë në Informacion si dhe për zbatimin e vendimeve të marra

nga Komisioneri për Qasje në Informacione të Rëndësisë Publike. Komi-

sioni Evropian në vitin 2018 ka thënë që praktika në rritje e deklarimit

të dokumenteve të kërkuara si të klasifikuara me qëllim që të kufizohet

36 Zyra e Komisionerit, Diagrami i procedurës për Qasje në Informacion: https://www.poverenik.rs/en/access-to-information/procedure-in-brief.html

DIAGRAMI I RRJEDHËS SË PROCEDURËS PËR QASJE NË INFORMATA

KËRKESAgojore - me shkrim

PAJTUESHMËRIA ME KËRKESËN

- njoftimi për posedim të informatës;

- shqyrtimi i dokumentit që përmban informatat e kërkuara;

- lëshimi i një kopje të doku-mentit që përmban informatat e kërkuara ;

- dërgimi i një kopje të doku-mentit që përmban informatat e kërkuara me anë të postës apo mjeteve tjera përkatëse.

VENDIMI PËR REFUZIMIN E KËRKESËS OSE HESHTJA

E AUTORITETIT

VENDIMI I KOMSIONERIT PAS ANKESËS

VENDIMI

për pranim të ankesës

VENDMI

për refuzim të ankesës

PADIA

që inicion procedura administriative para gjykatës kompetente kundër

vendimit të Komisionerit

COMMISSIONER’S DECISION UPON COMPLAINT

Page 20: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

38 39

qasja në informacion mbetet shqetësuese. Raporti i KE ka bërë thirrje

që “institucionet publike të përmirësojnë zbatimin e ligjit dhe veprojnë

në kohë të duhur për kërkesat për qasje në informacion, veçanërisht në

fushat e rrezikut për korrupsion”.37

Shkurtimisht, raporti thotë që institucionet po vazhdojnë të klasifikojnë

dokumentet si “të kufizuara”, duke e bërë kështu gati të pamundur për

gazetarët dhe publikun që kenë qasje në këto dokumente. Funksioni

dhe autoriteti i Komisionerit duhet të fuqizohet edhe më shumë, ndër-

sa duhet të vendosen rregulla më strikte për të siguruar që gjobat për

refuzim të qasje në dokumente publike do të paguhen.

Gjatë fazës së dytë të projektit, BIRN në Serbi ka dërguar 95

kërkesa për qasje në të dhëna publike. Vetëm 13 sosh kanë

marrë përgjigje të plotë, përderisa 25 kanë marrë përgjigje

të pjesshme e 20 sosh janë refuzuar apo nuk kanë marrë fare

përgjigje. 37 kërkesat e tjera mbesin pezull ende (në pritje të

përgjigjes).

37 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë, 2018: https://ec.europa.eu/neigh-bourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-montenegro-report.pdf

Radhitja e kërkesave të bëra Gjatë tri viteve të fundit, gazetarët e BIRN nga gjashtë shtete të Ballkanit

kanë dërguar kërkesa për qasje në informacion në institucioneve të

ndryshme me qëllim të matjes së nivelit të transparencës së qeverive të

tyre lokale e kombëtare. Listat e mëposhtme paraqesin institucionet e

radhitura sipas performancës së vlerësuar si më së miri (më lartë) dhe

më së keqi (më poshtë) në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë,

Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Me qëllim të kuptimit më të mirë të sfidave me të cilat përballen gaze-

tarët e BIRN në baza ditore kur merren me rastet e kërkesave të së

Drejtës në Informacion, në tabelat e mëposhtme disa prej tyre na kanë

treguar edhe përvojat e tyre më të këqija me të cilat janë përballur gjatë

këtyre viteve dhe me cilin institucion ka qenë kjo përvojë.

Shqipëri

Në Shqipëri, Banka Qendrore ka qenë institucioni që ka performuar më

së miri në aspekt të transparencës dhe respektimit të Ligjit për Qasje në

Dokumente Publike. Autoriteti i Aviacionit Civil ka pasur vlerësimin më

të ulët. Një ankesë është dorëzuar te Komisioneri për Informacion dhe

Mbrojtje të të Dhënave për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, e cila

pas vendimit të marrë nga Komisioneri ka lejuar qasjen në dokumentet e

kërkuara.

Page 21: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

40 41

INSTITUCIONI Dokumentet e kërkuara Përgjigja

1 Drejtoria e Përg-jithshme e Burgjeve

Të dhëna për të burgosurit, statusin dhe dosjet e gjykatave

Përgjigje të pjesshme

2 Ministria e Mbrojtjes Marrëveshjet, deklarimi i pasurisë;

Përgjigje e plotë

3 Ministria e Shëndetë-sisë

Kontratat e koncensionit në sektorin e shëndetësisë

Përgjigje e pjesshme

4 AutoritetiiAviacionitCivil

Marrëveshjet dhe transaksio-net e jashtme

Përgjigje e pjesshme

5 Drejtoria e Përg-jithshme e Doganave

Të dhëna të tregtisë & transak-sionet

Përgjigje e pjesshme/Përgjigje e plotë

6 Banka Qendrore Të dhëna të transaksionit të transferimit të parave

Përgjigje e plotë

7 KëshilliiLartëiDre-jtësisë

Audioincizimetëtëgjithatakimeve

Refuzuar

Bosnje dhe Hercegovinë

Të vetmet institucione të cilat u janë përgjigjur kërkesave të BIRN për

informacione, në bazë të të cilave edhe janë realizuar artikuj hulumtues

kanë qenë Ministria për Tregti të Jashtme, Autoriteti Tatimor si dhe

Banka Qendrore. Bazuar në analizimin e kërkesave të bëra në Bosnje

dhe Hercegovinë, tabela e mëposhtme thekson përgjigjet e marra nga

institucionet.

BIRN në Bosnje dhe Hercegovinë ka kërkuar qasje dhe ka marrë përgjigje

të plotë nga Banka Qendrore për pagesat e bëra nga kompanitë vendore

në llogari të huaja. BIRN ka marrë përgjigje të pjesshme nga Ministria

për Tregti dhe Marrëdhënie Ekonomike për eksportimin e cigareve dhe

armatimit ndërsa ka marrë përgjigje të pjesshme për disa biznese/indi-

vidë nga Autoriteti Tatimor. Institucionet e tjera të paraqitura në tabelën

e mëposhtme nuk kanë ofruar asnjë të dhënë edhe përkundër shumë

përpjekjeve e rikujtimeve.

INSTITUCIONI Dokumentet e kërkuara Përgjigja

1 Banka Qendrore e Bosnjës dhe Herce-govinës

Pagesat e kompanive në llogaritë e jashtme

Përgjigje të plota të pranu-ara brenda afateve ligjore

2 Ministria e Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike

Të dhëna për municione dhe eksport të cigareve

Përgjigje e plotë/pjesshme

3 AutoritetiiTaksësIndirekte

Të dhëna për disa biznese/individë;

Përgjigje e plotë/pjesshme

4 Direktorati Federal për Industrinë e Dedikuar

Kontratat e nënshkruara; Nuk ka informata

5 Ministria e Sigurisë Kontratat e nënshkruara; të dhëna për municion

Nuk ka informata

6 Ministria e Mbrojtjes Kontratat e nënshkruara; të dhëna për municion

Nuk ka informata

7 Ministria Federale e Energjisë, Minierës dhe Industrisë

Kontratat e nënshkruara; dokumente përkrahëse të tenderave

Nuk ka informata

Përvoja më e keqe në Bosnje dhe Hercegovinë:

Të mundohesh të marrësh informacion nga institucionet qeverisëse në Bosnje dhe Her-cegovinëështëgatiepamundur.PërkundërobligimeveligjoretëdalangaLigjiiBosnjëspërLirinëeInformimit,institucionetnukipërmbahenatij(aqsaduhet).

PërvojamëekeqeqëkampasurunëkaqenëmeMinistrinëpërTregtitëJashtme.Ajokaofruar disa përgjigje të pjesshme, por kjo ka ndodhur vetëm pas dhjetëra kërkesash të dërguara për të ofruar informacionin.

Page 22: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

42 43

U janë dashur muaj të tërë që të përgjigjen e edhe muaj të tjerë për të vendosur se çfarë përgjigje teknike mund të japin. Në fund, ata nuk kanë ofruar të gjitha dokumentet e kërkuara, por vetëm një pjesë të tyre me pretendimin se është çështje e sigurisë dhe janë informacione sensitive.

Unë kam marrë vetëm informacione të pjesshme, të cilat pastaj i kemi kombinuar me të dhënat e marra nga institucione të tjera. Përgjithësisht, nuk kemi arritur që të marrim atë që kemi kërkuar nga ta.

Në anën tjetër, kjo ministri as që kishte qenë në radarin tonë. Vetëm pasi që ne kemi dërguar kërkesa për këtë informacion në pesë institucione të tjera, e ata të gjithë na janë përgjigjur që ne duhet të kërkojmë këtë informacion në një vend, përkatësisht në MinistrinëpërTregtitëJashtme,eqëishtekompetentepërtëdhënainformacionerretharmatimit. Ne kemi kërkuar të dhëna se sa armatim ka eksportuar Bosnja, kujt ia ka shitur dhe detaje të tjera të rëndësishme.

Institucionet e tjera as që janë munduar të përgjigjen, madje disa nga ato as nuk janë përgjigjur fare.

Kosova

Gjatë tri viteve të fundit, BIRN në Kosovë ka dërguar kërkesa për qasje

gati çdo ditë, duke dërguar mbi 300 kërkesa në institucione të ndryshme

qendrore, lokale si dhe në gjykata.

Tabela e mëposhtme radhit përgjigjet dhe transparencën e institucione-

ve, llojet e dokumenteve të kërkuara si dhe përgjigjet zyrtare të marra.

INSTITUCIONI Dokumentet e kërkuara Përgjigja

1 AgjenciaKosovareePrivatizimit

Të dhëna për kompani/pronësi

Përgjigje e plotë

2 Kuvendi Vendimi; Projektligje Përgjigje e plotë

3 Organi Shqyrtues i Prokurimit

Dokumente të tenderëve publik

Përgjigje e plotë

4 Komuna e Prishtinës Fatura të shpenzimeve, vendime

Përgjigje e plotë/e pjesshme

5 ATK Të dhëna, Kontrata të nënsh-kruara

Refuzuar

6 Këshilli Gjyqësor Vendime Përgjigje e pjesshme

7 GjykataeApelit Vendime, seanca dëgjimore Përgjigje e plotë/e pjesshme

8 Këshilli Prokurorial Vendime Refuzuar/Pa përgjigje

9 Zyra e Kryeministrit Fatura të shpenzimeve Refuzuar/Pa përgjigje

10 Posta Kontrata me media Refuzuar

Përvoja më e keqe në Kosovë:

Një nga përvojat më të këqija që kemi pasur ka qenë me Postën e Kosovës, nga e cila kemi kërkuar kontratat e marketingut me media. Posta ka refuzuar që të ofrojë doku-mentetekërkuara.EdhepasankesëssidhepërgjigjesnëankesëngaAvokatiiPopullit,dokumentet nuk janë dhënë.

Disa kërkesa dhe letra janë shkëmbyer me Postën, por ne nuk kemi marrë dokumentet e kërkuara. Posta po ashtu ka refuzuar të ofrojë qasje në listën e të punësuarve dhe kontrata të tyre si dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

Ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje apo refuzim nga Posta nëse qasja lejohet apo jo, e kjonakapamundësuartëfinalizojmëraportimetpërpunësimetemilitantëvepartiakënë zyrat e Postës.

LigjipërQasjenëDokumentePublikeështëamandamentuarkëtëvit,dukehequrkom-petencateAvokatittëPopullitpërt’umarrëmeankesatnërasteterefuzimittëqasjesnë dokumente publike. Këto kompetenca ligjore për t’u marrë me ankesa janë bartur teKomisioneriiAgjencisëpërInformaciondhePrivatësi.Fatkeqësisht,institucionetnë Kosovë ende nuk kanë zgjedhur kryesuesin/en e këtij institucioni, prandaj ne ende jemi duke pritur për të bërë ankesën për mungesë të qasjes në dokumentet e Postës së Kosovës.

Maqedonia e Veriut

BIRN në Maqedoni të Veriut, që nga janari i vitit 2017 e deri në qershor

të vitit 2019 ka dërguar 233 kërkesa për qasje në ministri, komuna,

Page 23: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

44 45

parlament, agjencinë kundër korrupsionit, prokurorinë speciale dhe

komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit e në gjykata. Tri

institucione janë përgjigjur plotësisht: Komisioni Shtetëror për Paran-

dalimin e Korrupsionit, Zyra e Prokurorit Publik për Ndjekjen e Krimit të

Organizuar dhe Korrupsionit si dhe Këshilli i Prokurorëve Publik.

INSTITUCIONI Dokumentet e kërkuara Përgjigja

1 Kuvendi i Maqedo-nisë së Veriut

Financimi i fushatës propaganduese për referendumin e vitit 2018 për ndryshim të emrit

Përgjigje e pjesshme

2 Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit

Deklaratat për përplasje të mundshme ndërshtetërore të bëra nga shtatë zyrtarë të lartë aktualë

Përgjigje e plotë

3 Komunat Kontratat ndërmjet komunave dhe mediave për mbulim medial, komu-nikatat për shtyp dhe lajmet

Përgjigje e pjesshme

4 Zyra e Prokurorit Publik

Statistika dhe vendime në rastet që ndiqen penalisht në gjashtë vitet e fundit

Pa përgjigje

5 Këshilli Gjyqësor Statistika, të dhëna në disa raste dhe vendime

Refuzuar

6 Zyra e Prokurorit Publik për Nd-jekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Informata dhe statistika në lidhje me rastet që ndiqen nga institucioni në gjashtë vitet e fundit

Përgjigje e plotë

7 Këshilli i Prokurorëve Publik

Informata dhe statistika mbi punën e tyre

Përgjigje e plotë

8 Ministria e Dre-jtësisë

Vendimet dhe Marrëveshjet Pa përgjigje

Siç edhe shihet në tabelë, institucionet e tjera ose nuk kanë ofruar përg-

jigje fare ose janë përgjigjur vetëm pjesërisht. Në mesin e kërkesave që

janë dërguar në komuna (11 sosh) mbi kontratat e komunave me media

për blerje të komunikatave për shtyp, raporteve dhe lajmeve për ta

njoftuar publikun me punën e komunës, BIRN ka marrë përgjigje të plota

në shtatë komuna, të cilat edhe janë përgjigjur brenda afateve ligjore.

Katër komunat e tjera nuk janë përgjigjur. BIRN Maqedonia ka dërguar

një ankesë te Komisioni për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë në

Informacione Publike i cili ka vendosur në favor të BIRN në të katër ras-

tet. Pas marrjes së të dhënave nga të katër komunat, BIRN ishte ankuar

përsëri ngase njëra nga komunat nuk kishte ofruar informacion ashtu siç

ishin kërkuar.

Serbia

Sipas Ligjit në Serbi (Kapitulli IV, Paragrafi 22), nuk mund të bëhen anke-

sa në Zyrën e Komisionerit kundër vendimeve të parlamentit, qeverisë,

Presidentit, Gjykatës Kushtetuese si dhe zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Tabela e mëposhtme paraqet një përmbledhje të transparencës së insti-

tucioneve ndaj kërkesave të BIRN gjatë periudhës së projektit. Është me

rëndësi të theksohet që vetëm pak institucione u janë përgjigjur kërke-

save. Në veçanti ministritë ose kanë refuzuar qasjen ose nuk kanë dhënë

fare përgjigje në kërkesat e parashtruara. Veçanërisht Ministria për Punë

të Brendshme nuk është përgjigjur asnjëherë në kërkesat e BIRN. Edhe

përkundër ankesës së bërë në Zyrën e Komisionerit, ky i fundit nuk ka

obliguar Ministrinë që të ofrojë qasje në kërkesë apo të refuzojë edhe

zyrtarisht kërkesën. Drejtoria për Aviacion Civil ka pasur performancë të

shkëlqyeshme duke miratuar të gjitha kërkesat dhe duke ofruar përg-

jigje të plota. Në anën tjetër, kompania shtetërore për tregti me armë,

Yugoimport, ka injoruar kërkesat e BIRN-it. Asnjë kërkesë nuk ka marrë

përgjigje, edhe përkundër shumë përpjekjeve e rikujtimeve.

Page 24: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

46 47

INSTITUCIONI Dokumentet e kërkuara Përgjigja

1 DrejtoriaeAviacionitCivil

Dokumente të aeroplanit Përgjigje e plotë

2 Gjykatat Vendimet e gjykatave, seancat Përgjigje e plotë

3 Zyra e Pronës Publike Dokumente të aeroplanit Refuzuar

4 Banka Qendrore Të dhëna mbi transaksionet e jashtme/eksportetexports

Informatë e pjesshme

5 Thesari Pagesat te disa kompani Refuzuar

6 Ministria e Tregtisë Lejeteeksportittëarmëve Refuzuar

7 Doganat Dokumente të aeroplanit Pa përgjigje

8 Zyra e Presidentit Të dhënat e vizitorëve Pa përgjigje

9 Kompania shtetërore për tregti të armëve Yugoimport

Dokumentet e prokurimit Refuzuar

10 Qeveria e Serbisë Dokumente të aeroplanit Refuzuar/Ska qasje

11 Ministria e Punëve të Brendshme

Të dhënat kriminale të huli-ganëve

No answer

Përvoja më e keqe në Serbi:

Përgjatë viteve të fundit, kam dërguar një numër kërkesash në Ministrinë për Punë të Brendshme. Nëse krahasohet me institucionet e tjera të nivelit kombëtar, kjo ka qenë përvoja dukshëm më e keqe që kam pasur. Problemi me qasjen e tyre në raport me kërkesat për qasje në informacion mund të shpjegohet si në pikat vijuese:

• Përgjigjet e vonshme: Në përvojën time, ka qenë gati rregull e tyre që të tejkalojnë afatinligjorprej15ditëshpërofrimtëpërgjigjesnëkërkesë.LigjipërtëDrejtënnëInformim në Serbi u mundëson institucioneve që të marrin vendim të përgjigjen pasnjëafatishtesëprej30ditësh(nëtotal40ditëqëngamomentiimarrjessëkërkesës),mirëposipasLigjitekzistojnërregullatëqartasenëcilatrrethanamundtë bëhet kjo. Megjithatë, ata zakonisht janë përgjigjur pasi që kanë kaluar të gjitha afatet e mundshme ligjore, e edhe atëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim.

• Departamentipërkomunikim:Edhekurmerretkonfirmimiqënjëkërkesëpërqasjeështë pranuar, dhe kur ata vonohen, zakonisht gjejnë arsye të ndryshme për të shtyrë pritjen, duke premtuar që do të dërgojnë të dhënat sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këtë mënyrë, ata blejnë kohë shtesë, e në disa raste edhe i refuzojnë kërkesat për qasje. Si pasojë e kësaj, gazetarët mund të presin me muaj të tërë për përgjigje e nganjëherë ndodh që informacioni më nuk është relevant apo tashmë është vjetërsuar.

• Heshtja: Në disa raste, kur kam informacione të ndjeshme, Ministria thjesht ka in-joruar kërkesat e mia, edhe pse më kanë njoftuar vetëm që i kanë pranuar kërkesat.

• Informacionet e ndjeshme: Gjatë viteve të fundit është bërë gati e pamundur që të merren informacione të ndjeshme, duke përfshirë të dhënat penale, raportet e kontrollit të brendshëm të ministrisë, të dhënat e Policisë për ngjarje të caktuara etj. Megjithatë, informacione të ngjashme shpesh dalin nëpër media tabloide apo vet politikanët i shpërndajnë këto informacione si pjesë të betejave të tyre politike.

• Injorimi i vendimeve të Komisionerit: Që kur Komisioneri nuk ka më mundësi të shqiptojëgjobapërinstitucionetqëshkelinligjit,ministriakafilluartëinjorojëvendimet e tij.

Disa nga informacionet që kam tentuar t’i marr nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë përfshirë:

• Historikun penal të huliganëve të futbollit dhe rojeve private të sigurisë të lidhur me krime të ndryshme që kanë ndodhur;

• LicencatpërkompaniprivatetësigurimittëlëshuarangaMinistriaePunëvetëBrendshme. 

• Të dhëna lidhur me angazhimin e njerëzve të lidhur me grupet kriminale në Ministri.

Page 25: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

48 49

PërfundimeBIRN ka dërguar 853 kërkesa për qasje bazuar në të drejtën në informim

në shtetet e Ballkanit gjatë një periudhe prej 30 muajsh. Njëzet e dy

hulumtime dhe analiza të thella ndërkufitare e mjaft komplekse janë

prodhuar bazuar në të dhënat e marra përmes këtyre kërkesave. Shumi-

ca e dokumente janë të qasshme online në databazën e BIRN në

birnsource.com

Megjithëse disa institucione i publikojnë vendimet dhe të dhënat në ueb

faqet e tyre, është vërejtur që gati se të gjitha nuk kanë freskime të të

dhënave, kanë vonesa në dhënie të qasjes në informacion, shpeshherë

refuzojnë të japin qasje në informacion apo klasifikojnë të dhënat si

“konfidenciale”, me qëllim që gazetarëve apo publikut mos t’u jepet qasja

në to.

Është shumë e qartë që ligjet që ndërlidhen me të Drejtën në Informim

janë shumë të mira në letër në vendet e targetuara me këtë projekt, por

zbatimi i tyre nuk respektohet e në disa vende është vështirësuar aq

shumë sa që është bërë gati e pamundur që të sigurohet qasja.

Në të gjitha vendet e targetuara, Ligji ka paraparë gjoba për mosrespek-

timin e ligjit dhe për mohimin e qasjes në të dhëna publike. Megjithatë,

vihet në dyshim nëse gjobat me të vërtetë janë paguar ndonjëherë, edhe

në rastet kur institucionet ishin shpallur fajtore për refuzim të qasjes në

informacion.

Gati të gjitha vendet e përfshira kanë mungesë të vullnetit politik për

të zbatuar plotësisht ligjet e së Drejtës për të Ditur. Megjithatë, duke iu

falënderuar kritikave të vazhdueshme mbi situatën e krijuar nga Komi-

sioni Evropian, shoqëria civile në vendet e caktuara, OJQ-të dhe mediat,

duke përfshirë gazetarët, ende ka hapësirë për optimizëm mbi gjendjen

e transparencës në Ballkan – megjithëse ka nevojë për më shumë punë

për t’u bërë për t’u siguruar që publiku informohet në mënyrë adekuate

me punën që bën qeveria e tyre.

RekomandimetDuke u bazuar në vështirësitë e përditshme me të cilat ballafaqohen

gazetarët e BIRN për të marrë qasje në informacion dhe për t’u siguruar

që publiku në vendet e tyre respektive është më mirë i informuar, reko-

mandimet në vijim do të siguronin një transparencë më të madhe qeveri-

tare dhe zbatim më të mirë të legjislacionit për qasje në informacion:

• Përderisa shumica e vendeve kanë një organ më të lartë që mbikëqyr

zbatimin e ligjeve të së Drejtës për të Ditur dhe Qasjes në Doku-

mente Publike, këtyre organeve duhet t’u jepen më shumë kompe-

tenca ashtu që vendimet e tyre të zbatohen plotësisht.

• Kapacitetet e Komisionarit/Zyrtarëve për të Drejtën për të Ditur

duhet të fuqizohen, ata duhet të sigurohen që institucioni i tyre

zbaton plotësisht ligjin dhe rishikon të gjitha kërkesat në mënyrë

adekuate duke dhënë përgjigje brenda afateve ligjore dhe përcjelljes

së informacioneve me vetë kërkuesin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Page 26: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin

50 51

• Të gjitha institucionet publike duhet të trajnohen për Ligjet e së

Drejtës për të Ditur dhe duhet të obligohen që të publikojnë të gjitha

vendimet e tyre, të dhënat, shpenzimet, buxhetet financiare online.

Ata duhet të bëjnë publike dhe të qasshme sa më shumë të dhëna

online ashtu që audiencat sa më të gjera të mund të qasen në to.

• Gjobat financiare të vendosura për zyrtarët që kanë refuzuar kërke-

sat pa pasur një justifikim ligjor duhet të obligohen t’i paguajnë vetë

individët e jo institucioni ku ata punojnë.

Hulumtimet dhe Analizat e projektit “Gjurmimi nëpër Letra për Qeverisje më të Mirë”

2019• Red flags raised over Serbia’s procure-

ment of official jet

• Cigarette smugglers find safe harbor in Montenegro again

• Honorary Albanians jumping the queue into Europe

• UK drug gangs recruit in Albania’s remote north

• Illumination of Serbia Hungarian style

• Serbian taxpayers foot cost of unlawful detention

• Romanian children in care plied with unnecessary prescription drugs

• Bulgaria dreamt- of Live aid but got stung not Sting

• Unsafe haven: Balkans sees rise in Turk-ish asylum requests

2017• Pentagon hires scandal hit brokers for

Syria arms buy

• Serbian mortars traced to banned Kurdish militia

• German concerns spark Pentagon reroute of Syria bound arms

• The Pentagon’s 2.2 billion Soviet arms pipeline flooding Syria

• Serbian monarchists British right-wing-ers plot Kosovo resistance

• Balkan arms exports diverted to ISIS report

• Serbian arms dealer Slobodan Tesic blacklisted by the US

• Croatian island airport becomes Penta-gon hub

• Arms dealing suspect’s Kosovo embassy ties pose flight risk

• Germany probes BIRN’s US weapons transfer revelation

2018• US splurges more cash on Balkans arms

for Syria

• UK missed chance to stop suspect Bos-nian bullet deal

• Serbia Kosovo stalemate allows fugi-tives criminals to stay free

• British MP’s probe BIRN’s Bosnia-Saudi arms deal

• British nationalist trains Serb far-right for online war

• Bulgaria’s fake castles fail to inspire tourist boomAlbania’s ‘Made in Egypt’ Cigarettes Flood North Africa

Page 27: NJË HAP PARA, DY PRAPAE drejta e informimit dhe gaze-tarët në Ballkanin Perëndimor: NJË HAP PARA, DY PRAPA ... dhe mungesë të vullnetit nga ana e institucioneve për zbatimin