Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara...

33
F MODULI Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit F1 MJETET/PROCEDURAT PËR ANKIMIN 1 SLIDET E TRAJNUESIT VIJOJNË NË FAQEN 13 TRAJNIM NË PROKURIMIN PUBLIK PËR VENDET PËRFITUESE NGA IPA PAKETA E TRAJNUESIT

Transcript of Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara...

Page 1: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

FModuli

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionitF1 Mjetet/procedurat për ankiMin

1

Slidet e trajnueSit Vijojnë në FaQen 13

Trajnim në prokurimin publik për vendeT përfiTuese nga ipa

Paketa e trajnuesit

Page 2: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

Moduli

F

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

pjesa

1

1F-

Programi mësimor 2

Ushtrime – përgjigjet 5

Pyetje vetë-testimi – përgjigjet 10

Paketa e trajnuesit

Page 3: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

Paketa e trajnuesit

2F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

moduli

f

pjesa

1Mjetet/procedurat e ankimit

pjesa

OBjektiVat

objektivat e këtij kapitulli janë që të shqyrtohen, të shpjegohen dhe të kuptohen:

n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së;

n Metodat dhe parimet për trajtimin e ankimimeve për shqyrtim paraprak dhe veprimet

ligjore të operatorëve ekonomikë në nivelin e autoritetit kontraktues;

n parimet dhe detyrimet ligjore;

n progresi i procedurave për shpalljen e fituesit gjatë ankimimeve për shqyrtim paraprak

si dhe gjatë çështjeve gjyqësore

n Si i shohin operatorët ekonomikë mjetet/procedurat e ankimit;

n Si mund të shmangen problemet

mOduli F1 PrOgrami mësimOr

moduli F1 - mjetet/procedurat e ankimit

Temat për trajtim afatet kohore komentet për metodologjinë e trajnimit

prezantimi i modulit

30 minuta Slajdet nga 1 deri në 7

një rishikim i shpejtë i temave kyçe të modulit dhe mënyrës sesi ato lidhen me përgjegjësitë profesionale të pjesëmarrësve.

Vini re se ky modul do të ketë rëndësi të veçantë për zyrtarët e prokurimit që janë të përfshirë në planifikimin e prokurimeve, sepse ata duhet të llogarisin vonesat që lidhen me procedurat e ankimit për datën e parashikuar për përfundimin e procedurës së shpalljes së fituesit. ky informacion do të jetë gjithashtu shumë i rëndësishëm për zyrtarët e prokurimit që janë përgjegjës për pranimin dhe vendimet lidhur me ankesat në çdo kohë gjatë procedurës për shpalljen e fituesit, si dhe për zyrtarët që kanë pushtetin për të marrë vendime për prokurimin dhe për të nënshkruar kontrata.

Shpjegojuni pjesëmarrësve se është shumë e rëndësishme që ata të kuptojnë sidomos:

n cilat mjete/procedura ankimi janë në dispozicion për operatorët ekonomikë

n implikimet e procedurave të ankimit që kërkohen gjatë procedurës për shpalljen e fituesit të kontratës, përfshirë vonesat dhe ndërhyrjet në vendimet kontraktore

n përqasja e operatorëve ekonomikë ndaj mjeteve/procedurave të ankimit

Shpjegoni se nëse ndonjë nga problemet e lartpërmendura nuk kuptohet siç duhet, procesi i prokurimit mund të vonohet më kot madje edhe të anulohet.

paraqitni objektivat dhe axhendën e modulit. Shpjegoni se ka një lidhje veçanërisht të fortë ndërmjet këtij kapitulli dhe moduleve që vijojnë:

n B – organizimi në nivelin e autoriteteve kontraktuese

n e2 për publikimin e njoftimeve të kontratës

n e3 për përzgjedhjen (kualifikimin) e operatorëve ekonomikë

n e5 për vlerësimin e kontratës dhe shpalljen e fituesit të kontratës

n Moduli e6 për transparencën, raportimin, informimin e ofertuesve, komunikimin me pjesëmarrësit në procedurë.

në fund, shpjegoni dispozitat ligjore për çështjet që mbulohen nga moduli.

Page 4: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

3F-

moduli F1 - mjetet/procedurat e ankimit

Temat për trajtim afatet kohore komentet për metodologjinë e trajnimit

60 minuta përdorni slajdet 8-12 për të dhënë informacione bazë.

n llojet e mjeteve/procedurave të ankimit

n kush ka të drejtë të ankohet

n periudha kohore për depozitimin e ankesave dhe pezullimi

n rregullat ligjore të pavlefshmërisë

këto slajde kalojini me ngadalë dhe me kujdes që të siguroheni që të gjithë pjesëmarrësit t'i kuptojnë plotësisht këto çështje të rëndësishme. Mirëpritni pyetjet dhe përgjigjet dhe nxitni diskutimet. pyetini pjesëmarrësit nëse kanë përvojë me kundërshtimet dhe procedurat e ankimit

parimet dhe detyrat e përgjithshme

20 minuta përdorni slajdin 13 që t'i kujtoni pjesëmarrësve parimet e traktatit dhe parimet e ligjit të përgjithshëm dhe si aplikohen këto parime për sfidat e ankimimeve.

përdorni slajdet 14 dhe 15 për të shpjeguar detyrat e përgjithshme për autoritetet që shpallin fituesit e kontratës për sa i përket njoftimit të vendimeve të prokurimit dhe kryerjes së proceseve të ankesave.

ushtrime 30 minuta slajdi 16: ushtrimi 1.

Shërbimet e dixhitalizimit për bibliotekën e bashkisë

kërkojini pjesëmarrësve që të lexojnë përshkrimin e çështjes. pastaj ndajini në dyshe. Secila dyshe duhet të diskutojë pyetjet dhe të propozojë këshillat. Më pas kërkojuni pjesëmarrësve që të formojnë grupe me nga katër veta (dy çifte) dhe të krahasojnë këshillat. në përfundim, organizoi një seancë plenare me përgjigjet. komentoni ndryshimet dhe ngjashmëritë e këshillave të prezantuara.

për përgjigje të përgjithshme shikoni F1 t-ea

30 minuta slajdi 17: ushtrimi 2.

prokurimi i librave dhe shërbimeve të bibliotekës në Ministrinë e kulturës

ndajini pjesëmarrësit në grupe të vogla. kërkojuni që të lexojnë përshkrimin e rastit dhe pastaj t'i përgjigjen njërës nga pyetjet. një person i caktuar nga grupi duhet të prezantojë këshillën e përbashkët. kërkojini pjesëmarrësve nga grupet e tjera që të japin mendim. në fund të seancës propozoni përfundimet tuaja.

për përgjigje të përgjithshme shikoni F1 t-ea

30 minuta Prezantoni ushtrimin 3.

rast studimor për kontratën e trajtimit të mbetjeve

kërkojini pjesëmarrësve që të lexojnë përshkrimin e çështjes. në fletë shkruani tri pyetje. kërkojini pjesëmarrësve që të japin sugjerime nga vendi për të bërë një listë me këshillat e mundshme. ndajini në grupe të vogla dhe kërkojuni që të diskutojnë përgjigjet/këshillat që janë në një nga fletët, përzgjidhni tri këshillat më të mira dhe përgatitni justifikimin për zgjedhjen e tyre. në përfundim, kërkojini grupeve që të prezantojnë rezultatin e punës së tyre. pas çdo prezantimi bëni komentet tuaja.

për përgjigje të përgjithshme shikoni F1 t-ea

Paketa e trajnuesit

Page 5: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

4F-

moduli F1 - mjetet/procedurat e ankimit

Temat për trajtim afatet kohore komentet për metodologjinë e trajnimit

përmbledhja e modulit

30 minuta kujtojuni pjesëmarrësve pikat kyçe të seancës.

kërkojuni që të përsërisin pyetjet e vetëtestimit dhe t'i diskutojnë përgjigjet në dyshe. në fund, propozoni një seancë plenare diskutimi për të shqyrtuar çdo dyshim ose boshllëk në njohuri.

pyetini pjesëmarrësit se cilat çështje i shikojnë si më të rëndësishme në përmbushjen e përgjegjësive të tyre të përditshme profesionale. kërkojuni atyre që ta shpjegojnë këtë duke dhënë shembuj specifikë.

pyetini pjesëmarrësit se çfarë do të donin të dinin më tepër rreth çështjeve të mbuluara nga moduli. jepuni rekomandime për lexim të mëtejshëm.

Paketa e trajnuesit

Page 6: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

5F-

SEKSIONI

3

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

MOdulI

F

PJESA

1Mjetet/procedurat e ankimit

Paketa e trajnuesit

seksiOni 3 usHtrime – Përgjigjet

usHtrimi 1 Përgatitja Për situatën e imPrOVizuar

komuna Y është duke iniciuar një aktivitet te prokurimit duke aplikuar procedurën e

kufizuar për prokurimin e shërbimeve dixhitalizuse për bibliotekën komunale. dihet se

procedura do të jenë shumë konkurruese pasi qe shume kompani të specializuara te ti

janë të interesuara në kontratë. për aq sa është e mundur, komuna dëshiron qe ti shmanget

ankesave kundër shpërblimit te kontratës, dhe për këtë arsye ju pyet juve, në rolin tuaj

si Zyrtar i prokurimit, qe ta këshilloni se si mundet ti shmanget ankesave ose se paku te

minimizoj numrin e ankesave apo vonesat qe ndërlidhen me ankesa.

1. komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik ose postar për njoftim te

operatoreve ekonomik lidhur me njoftimin për shpërblim te kontratës. nga ju kërkohet

qe ta këshilloni për implikimet e afateve kohore.

Sipas ligjit te prokurimit publik nr. 04/L042 ankesa mund të dorëzohet vetëm brenda afatit

prej 10 ditëve pas datës së njoftimit për dhënie që i është dërguar ankuesit. Meqenëse

afat i parashtrimit te ankesave fillon nga dita kur operatori ekonomik pranon njoftimin

mbi dhënie te kontratës, ne mënyre qe te shkurtohet afati, ju këshillojmë qe komuna te

shfrytëzoj komunikimin elektronik pasi qe komunikimi postar merr me shume kohe.

2. komuna, për shkak te konkurrencës se madhe, parashikon se do te parashtrohen shume

ankesa dhe se stafi i saj, ne mënyre qe te mos humb shume kohe me përpilimin e

arsyetimit te detajuar mbi vendimin e komunës, do tu përgjigjet shkurt operatoreve te

eliminuar. nga ju kërkohet qe ta këshilloni lidhur me implikimet e mundshme për shkak

te mungese se informacionit lidhur me shpërblimin e kontratës.

Sipas ligjit te prokurimit publik nr. 04/L042 kurdo qe një autoritet kontraktues eliminon

një tenderues autoriteti i tillë kontraktues duhet të njoftojë tenderuesin. Njoftimi duhet

të përmbaje informatat të cilat shpjegojnë arsyet përkatëse. Kjo do te thote se autoriteti

kontraktues shkel ligjin nese nuk njofton ne detaje tenderuesin e eliminuar. Aq me

teper, ne baze te arsyetimit te autoritetit kontraktues operatorët ekonomik kuptojnë

vendimin e autoritetit kontraktues dhe vlerësojnë se a është marr vendimi ne përputhje

me ligjin. Mungesa e informacionit mbi vendimin e shpërblimit te kontratës rrit numrin

e parashtrimit te ankesave. Nëse autoriteti kontraktues arsyeton ne detaje vendimin e tij

operatoret ekonomik mund te binden se vendimi i autoritetit kontraktuese ishte i ligjshëm,

dhe si konsekuence nuk do te vazhdojnë me dorëzimin e një ankese të pabazuara, dhe kjo

mundëson minimizimin e numrit te ankesave. Prandaj ju këshillojmë qe komuna te ndaj

pak kohe ne përpilimin e arsyetimit te detajuar ne mënyre qe te mos shkel ligjin dhe te

zvogëlon, aq sa është e mundur, numrin e ankesave.

Page 7: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

6 F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Moduli

F

PJESA

1

SEKSioNi

3

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrime

Paketa e trajnuesit

usHtrimi 2

Ministria e kulturës është duke e udhëhequr një aktivitet te prokurimit, duke aplikuar

procedurën e kufizuar, për furnizim me libra dhe shërbime tjera të ndërlidhura, për të

pajisur 25 biblioteka te muzeve te ndryshme në tëre vendin.

Gjate fazës se vlerësimit te tenderëve nga kompanitë e përzgjedhura, Ministria zbulon se,

për shkak të një gabim gjate hartimit te dosjes se tenderit, ka një mospërputhje në mes

të udhëzimeve për tenderuesit, pjese e dosjes se tenderit, dhe tabelave elektronike për

llogaritje te sasive dhe çmimeve, te cilat gjithashtu ishin pjese e dosjes se tenderit por te

cilat ishin dhëne ne cd-roM. këto tabela është dashtë te plotësohen nga tenderuesit, si

pjesë e tenderit të tyre. kjo mospërputhje shpije në refuzimin e shumicës se tenderëve si te

papërgjegjshme, mirëpo jo nga faji i ofertuesve.

Ministria e kulturës është shume e interesuar qe të lidhë kontratën me tenderuesit e

mbetur, sepse ajo ka marrë miratimin për një subvencion, i cili do të humb nëse kontrata

nuk nënshkruhet në atë vit kalendarik, dhe Ministria nuk mund të përballojë anulimin e

procedurës se prokurimit dhe përsëritjen e tij. kryesuesi i komisionit vlerësues ua parashtron

juve, si zyrtar i prokurimit, një numër pyetjesh.

1. Ministria e kulturës dëshiron qe ti njoftojë të gjithë tenderuesit mbi vendimin për

shpërblim te kontratës dhe menjëherë, nëse është e mundur ne ditën e njëjte, te

nënshkruaj kontratën me tenderuesin e suksesshme. Sipas ligjit vendor, kontrata e

nënshkruar, ne parim, nuk mund të kthehet mbrapa. nga ju kërkohet qe ta këshilloni.

Autoriteti kontraktues duhet te pres një afat te caktuar te ditëve para se te nënshkruaj

kontratën. Kjo periudhë zgjat se paku 10 ditë duke filluar nga data e publikimit te njoftimit

për dhënie te kontratës. Prandaj, Ministria e Kulturës duhet te pres deri sa te skadojë ky

afat i pritjes përndryshe nëse kontrata nënshkruhet gjate kësaj periudhe te pritjes kjo do të

jetë shkelje e periudhës se pritjes dhe e rregullave e prokurimit. Aq me tepër, nëse ndonjë

tenderues i refuzuar kërkon nga Organi Shqyrtues i Prokurimit qe ajo kontrate te shpallet si

jo-efektive kontrata e nënshkruar ne këtë mënyre do te shpallet si kontrate jo-efektive nga

OSHP-ja.

2. Ministria e kulturës, dëshiron qe ti njoftoj tenderuesit mbi vendimin për dhënie të

kontratës, por nuk dëshiron qe t’iu shpjegoj atyre mënyrën mbi të cilën është marr

vendimi, sepse Ministria nuk dëshiron qe te publikoj gabimin e saj. nga ju kërkohet qe

ta këshilloni.

Sipas LPP-se njoftimi i ofertuesve mbi vendimin e dhënies se kontratës duhet të përfshijnë

të paktën një përmbledhje e arsyeve për refuzimin e një tenderi të pasuksesshme. Ne rast

te një tenderi të pasuksesshme, por qe ka paraqitur një tender te përgjegjshëm, njoftimi

duhet te saktësoj emrin e tenderuesit të suksesshëm dhe karakteristikat/përparësitë

përkatëse të tenderit fitues. Prandaj Ministria e Kulturës, ne njoftimin e saj për tenderuesit e

pasuksesshëm, nuk mund ti shmanget përfshirjes se arsyeve sepse kjo do te ishte shkelje e

LPP.

Page 8: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

7 F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Moduli

F

PJESA

1

SEKSioNi

3

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrime

Paketa e trajnuesit

3. kryesuesi i komisionit vlerësues të tenderëve pyet se a është kontrata e ligjshme nëse

nënshkruhet menjëherë pas njoftimit të shpërblimit te kontratës me arsyetimin se

subvencioni i miratuar do të humb nëse kontrata nuk nënshkruhet brenda afatit të

përcaktuar (në fund të atij viti kalendarik). Ministria e kulturës posedon dokumentet

te cilat dëshmojnë afatin dhe sanksionin e humbjes së subvencionit, nëse tejkalohet

afati kohor, si dhe pamundësinë e te kërkuarit për zgjatje te afatit. nga ju kërkohet qe ta

këshilloni.

Organi Shqyrtues i prokurimit mund te vendos qe te mos e shpall një kontrate joefektive

kur ka arsye thelbësore që lidhen me një interes të përgjithshëm që kërkojnë mirëmbajtjen

e kontratës. Sidoqoftë, ky opsion nuk vlen për interesat ekonomike te lidhura drejtpërdrejte

me kontratën, si shpenzimet qe rezultojë nga vonesa ne zbatim te kontratës. Prandaj, fakti

se Ministria do te humb subvencionin nëse kontrata nuk nënshkruhet brenda afatit te

caktuar nuk është arsye e vlefshme për ti shpëtuar sanksionimit te jo-efektivitetit.

Page 9: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

8 F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Moduli

F

PJESA

1

SEKSioNi

3

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrime

Paketa e trajnuesit

usHtrimi 3

asociacioni i komunave të një qyteti të madh ka udhëhequr një aktivitet te prokurimit duke

zbatuar procedurën e kufizuar për shpërblimin e një kontrate për pune “ndërtimi dhe

operimi i një fabrike për trajtimin e mbeturinave të qytetit”. asociacioni ka marr vendimin

për dhënien e kontratës dhe, siç kërkohet me ligji, ka njoftuar të gjithë tenderuesit duke iu

siguruar një përmbledhje të arsyeve relevante dhe të njëjtit i ka informuar mbi afatin dhe

vendin e parashtrimit te ankesave. Shume ankesa janë parashtruar pran oSHp-se. kopjet

e ankesave i janë dërguar edhe asociacionit. edhe përkundër faktit qe sipas ligjit oSHp-ja

është organi i cili merret me shqyrtimin e ankesave, shefi i juaj dëshiron te di paraprakisht

konsekuencat dhe kërkon nga ju si zyrtar i prokurimit të epni opinion e juaj lidhur me

çështjet e parashtruar me poshtë.

1. një kompani e cila merret me trajtimin e mbeturinave nuk ka shpreh interes ne

aktivitetin e prokurimit por ka parashtruar ankesë duke pretenduar ne shkelje te ligjit te

prokurimit gjate procesit te vlerësimit te tenderëve nga ana e komisionit vlerësues dhe

kërkon që procedura të anulohet.

Mjetet juridike janë në dispozicion të palëve të interesuara. “Palë e interesuar” sipas ligjit te

prokurimit publik nr. 04/L042 nënkupton personin që mund të dëshmojë interes material

nga rezultati i aktivitetit të prokurimit të zbatuar nga autoriteti kontraktues në raport

me një kontratë të veçantë publike ose konkurs projektimi duke përfshire cilindo person

i cili ka qenë ose mund të jetë në rrezik të dëmtimit nga një shkelje e pretenduar. Kjo do

të thotë se të gjithë operatorët ekonomik që kanë shprehur interes të marrin pjesë në një

procedure te prokurimit kanë të drejtë të përfitojnë nga mjetet juridike në dispozicion por

jo ata të cilët nuk kane shprehur interes. Operatorët ekonomik që nuk kanë marrë pjesë në

aktivitetin e prokurimit nuk u lejohet qe të kundërshtojë vendimin e dhënies së kontratës

dhe si rrjedhoje ne rastin konkret ankesa e dorëzuar nga kjo kompani legalisht mund të

refuzohet.

2. ofertuesi i cili ishte diskualifikuar në fazën e përzgjedhjes ka parashtruar një ankesë

kundër vendimit për dhënien e kontratës, duke pretenduar se autoriteti kontraktues ka

bere shkelje gjate shpërblimit te kontratës.

Operatorët ekonomik që përjashtohen në fazat e mëhershme të procedurës së prokurimit

nuk mund te sfidojnë vendimet e marra në fazat e mëvonshme të procedurës. Ne rastin

konkret operatori ekonomik ka pasur te drejte ankese 10 dite pas njoftimit mbi eliminimin

dhe nuk ka te drejte te kundërshtoje vendimin e shpërblimit dhe si rrjedhoje ankesa e

dorëzuar nga kjo kompani legalisht mund të refuzohet.

Page 10: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

9 F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Moduli

F

PJESA

1

SEKSioNi

3

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrime

Paketa e trajnuesit

3. një grup i operatoreve ekonomik, i cili ishte kualifikuar ne fazën e përzgjedhjes, ishte

renditur i katërti gjate vlerësimit te tenderit prandaj ishte i pasuksesshëm. Grupi

përbehej prej 3 anëtareve, 2 komani vendore dhe 1 e huaj. 2 kompanitë vendore me

herët kishin marr shume kontrata ne qytet përderisa kompania e huaj kishte marr pjese

ne konsorcium sepse ishte e etur për të hyrë në tregun e trajtimit të mbeturinave të

vendit. për sa i përket kriterit te dhënies se kontratës, respektivisht peshës se dhënë për

koston se jete-gjatësisë, ka dyshime se kriteri i dhënies se kontratës nuk ishte aplikuar

si duhet. 2 kompanitë vendore nuk dëshirojnë të paraqesin ankesë, për shkak se ata e

bëjnë shume biznes me disa nga komunat e përfshira dhe mendojnë se ankesa do të

dëmtojë marrëdhëniet e tyre me komunat e tilla. kompania e huaj dëshiron të paraqesë

ankesë për shkak se ajo ka ndarë burime për përgatitjen e ankesës dhe mendon se ka

arsye të vlefshme për të kërkuar anulimin vendimit mbi dhënien e kontratës. në fund,

kompani e huaj parashtron ankesë ne emër te saj.

Ne rast te një grupi te operatoreve ekonomik “të gjithë anëtarët e grupit në fjalë janë së

bashku dhe secili veçmas të përgjegjshëm para autoritetit kontraktues” qe do te thotë se te

gjithë anëtaret e grupit duhet te veprojnë se bashku dhe se një anëtarë i grupit nuk mund

të veprojë individualisht prandaj ankesa e dorëzuar nga kjo kompani legalisht mund të

refuzohet.

Page 11: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

Paketa e trajnuesit

10 F-

seksioni

4

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

moduli

f

pjesa

1Mjetet/procedurat e ankimit

Pyetje Vetë-testimi – Përgjigjet

1. a është e lejuar qe te refuzohet ankesa e parashtruar nga një operator ekonomik, kundër

një vendimi te autoritetit kontraktues për shpërblim te kontrate, i cili mund te këtë marre

pjese , por qe nuk ka marre pjese, ne një aktivitet te prokurimit?

Po lejohet. Sipas ligjit mjetet juridike janë në dispozicion të palëve të interesuara. “Palë

e interesuar” nënkupton personin që mund të dëshmojë interes material nga rezultati i

aktivitetit të prokurimit të zbatuar nga autoriteti kontraktues në raport me një kontratë

të veçantë publike duke përfshire cilindo person i cili ka qenë ose mund të jetë në rrezik të

dëmtimit nga një shkelje e pretenduar. Kjo do të thotë se operatori ekonomik ne fjale, i cili

ka mund te marre pjese por nuk ka shpreh interes te marre pjese, nuk klasifikohet si pale e

interesuar.

2. a është e lejuar që të refuzohet ankesa e parashtruar nga një operator ekonomik, kundër

një vendimi te autoritetit kontraktues për shpërblim te kontratës, nëse operatori ekonomik

në fjalë është përjashtuar ne fazën e kualifikimit ne rast te procedurës se kufizuar)?

Po lejohet. Operatorit ekonomik i cili është përjashtuar gjate fazës se kualifikimit nuk i lejohet

qe te sfidoj vendimet e mëvonshme te autoritetit kontraktues sepse ne rast se ai ka qene i

informuar për arsyet e përjashtimit e tij vendimi i përjashtimit është dashtë te sfidohet ne atë

kohe (10 dite pas pranimit te njoftimit). Ankesa nuk mund te shqyrtohet me sepse ka skaduar

afati i parashtrimit te ankesës.

3. a është përgjigjja në pyetjen e 2 e njëjtë pa marre parasysh nëse operatori ekonomik ishte

përjashtuar ne mënyre të ligjshme apo në mënyrë të paligjshme?

Po, sepse refuzimi nuk ka te bëjë me meritat e rastit. Edhe nëse operatori ekonomik është

përjashtuar ne mënyre te paligjshme ankesa e tij mund te refuzohet nëse plotësohen kushtet

e përmendura me larte (p.sh. nëse afati i parashtrimit te ankesës lidhur me vendimin e

autoritetit kontraktues për përjashtim ka skaduar).

4. ku duhet te dorëzohet ankesa e operatorit ekonomik?

Ankesa duhet te dorëzohet ne Organin Shqyrtues te Prokurimit.

5. cek se paku tri masa te cilat oSHp-ja mund ti urdhëroj autoritetit kontraktues.

1. urdhër me të cilën mënjanohet ose pezullohet dhënia e kontratës publike;

2. urdhër autoritetit kontraktues që të suspendojë ose përfundoj zbatimin e aktivitetit të

prokurimit ose zbatimin e vendimit të autoritetit;

3. urdhër autoritetit kontraktues që të anuloj ose revokoj vendimin e autoritetit përfshirë

kushtet e paligjshme dhe specifikat në dosjen e tenderit;

4. urdhër autoritetit kontraktues që të ia paguaj kompensimin parashtruesit të ankesës;

seksiOni 4 PërmBledHja e kaPitullit

Page 12: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

11F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Moduli

F

PJESA

1

SEKSioNi

4

Mjetet/procedurat e ankimit

Përmbledhja e kapitullit

Paketa e trajnuesit

11 e-

5. urdhër autoritetit kontraktues që të korrigjojë shkeljen e pretenduar dhe/ose të parandalojë

dëmtimin e mëtejmë të parashtruesit të ankesës dhe/ose të ndonjë pale tjetër të interesuar;

6. urdhër autoritetit kontraktues që të mënjanojë specifikimet diskriminuese teknike, ekonomike,

financiare ose të përzgjedhjes, kërkesat ose kriteret e përfshira në njoftim, ftesë, dosjen e

tenderit ose dokumentet e tjera të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit;

7. urdhër i cili e shfuqizon një kontrate te konkluduar dhe të nënshkruar; si dhe te imponoj

gjoba, nëse autoriteti kontraktues vazhdon te vëzhgoj apo të impelmentoj kontratën e cila

është shfuqizuar.

6. a i lejohet autoritetit kontraktues qe te vazhdoj me tutje me zbatimin e aktivitetit te

prokurimit nëse është parashtruar një ankese?

Jo, dorëzimi i një ankese e obligon autoritetin kontraktues që automatikisht ta pezullojë

zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa.

7. ne rast te parashtrimit te një ankese, sa kohe duhet te pres autoriteti kontraktues para se te

vazhdoj me tutje me zbatimin e aktivitetit te prokurimit?

Autoriteti Kontraktues duhet te pres gjere sa te njoftohet nga Organit Shqyrtues i Prokurimit

lidhur me vendimin e tij.

8. Sa dite duhet te kalojnë para se autoriteti kontraktues mund te vazhdoj me nënshkrimin e

kontratës me tenderuesin e suksesshëm ?

Autoriteti kontraktues duhet te pres qe te kalojnë se paku 10 dite, nga data e publikimit te

njoftimit për dhënie te kontratës. Ne rast te parashtrimit te ankesës gjere sa te njoftohet nga

OSHP.

9. cili është qëllimi i mjeteve juridike?

Qëllimi i mjeteve juridike është korrigjimi i parregullsive te cilat ndodhin gjate procedurës se

prokurimit.

10. a duhet te ceket shprehimisht afati i parashtrimit te ankesave ne njoftimin e kandidateve

dhe tenderuesve te eliminuar nëse ky afat është cekur ne dosjen e tenderit?

Afati i parashtrimit te ankesave, edhe nëse është cekur ne dosjen e tenderit, duhet te ceket ne

njoftim.

11. cili është efekti nëse një kontrate është përfunduar gjate periudhës se pritjes?

OSHP ose një gjykate mund:

1. te nxjerre urdhër për shfuqizim te pjesshëm ose te plote te kontratës;

2. te detyroj autoritetin kontraktues që të kryejë një prokurim të ri për kontratën publike ose

cilëndo pjesë që nuk është ekzekutuar ende në masë kënaqshme;

3. nëse ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për sjellje të gabuara nga ana e operatorit

ekonomik ta detyroj operatorin ekonomik/ që të paguajë dëmet e shkaktuara autoritetit

kontraktues/ dhe/ose një operatori tjetër ekonomik të dëmtuar nga sjelljet e tilla; dhe

4. nëse ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për sjellje të gabuara nga ana e autoritetit

kontraktues ta detyroj autoritetin kontaktues që të paguajë dëmet e shkaktuara cilitdo

operator ekonomik që është dëmtuar nga shkeljet e tilla.

Page 13: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

12F-

Rishikimi dhe mjetet/procedurat e ankimit; Lufta kundër korrupsionit

Moduli

F

PJESA

1

SEKSioNi

4

Mjetet/procedurat e ankimit

Përmbledhja e kapitullit

Paketa e trajnuesit

12. a ka ndonjë përjashtim qe je kontrate te mos te shpallet jo-efektive edhe përkundër faktit se

ajo ishte dhënë në mënyrë të paligjshme? nëse po, cilat janë ato?

Po ka përjashtim. OSHP ose një gjykatë, mund të vendosë qe te mos e shpall një kontrate

jo-efektive, edhe pse ajo ishte dhënë në mënyrë të paligjshme, në qoftë se pas shqyrtimit të

te gjitha aspekteve relevante, ka arsye thelbësore që lidhen me një interes të përgjithshëm që

kërkojnë që efektet e kontratës duhet të mbahen .

13. a përbëjnë arsye thelbësore në lidhje me një interes të përgjithshëm interesat ekonomike të

lidhura drejtpërdrejt me kontratën?

Jo, interesat ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me kontratën nuk përbëjnë arsye thelbësore në

lidhje me një interes të përgjithshëm.

14. Si do te veproj oSHp ose një gjykate ne rast se konstatojnë se shfuqizimi i një kontrate

publike do te kishte pasoja te renda ne interesin publik?

OSHP ose një gjykate nuk do ta shpall një kontratë si jo-efektive por do te përpiqet qe ta rregulloj

çështjen përmes nxjerrjes se një urdhri për kompensimin e demit.

15. kur fillon afati kohor i parashtrimit te ankesave ne rast te anulimit te aktivitetit te prokurimit?

Afati kohorë fillon prej datës kur aktiviteti i prokurimit ishte anuluar përmes njoftimit për anulim .

16. kur autoriteti kontraktues njofton tenderuesit lidhur me vendimin e shpërblimit te kontratës

a është i obliguar qe te shpjegoj arsyet përkatëse mbi vendimin e tij apo mjafton vetëm një

njoftim i cili përmban emrin e tenderuesit te suksesshëm?

Jo nuk mjafton. Njoftimi duhet te përmbaje informatat të cilat shpjegojnë arsyet për refuzimin e

tenderuesit.

17. cili është dallimi i mjeteve juridike ne dispozicion te operatoreve ekonomik ne kontekstin

e shpërblimit te kontratave nga autoritetet publike ne krahasim me ato te shpërblyera nga

ndërmarrjet publike?

Nuk ka dallim, te njëjtat mjete juridike vlejnë edhe për ndërmarrjet publike.

18. për cilat aktivitete te prokurimit autoriteti kontraktues duhet t’iu siguron qasje ne

dokumentacion e aktivitetit te prokurimit operatoreve ekonomik?

Autoriteti kontraktues duhet t’iu siguron qasje operatoreve ekonomik vetëm për aktivitetet e

prokurimit te cilat janë mbyllur.

19. kur konsiderohet një aktivitet i prokurimit i mbyllur?

Një aktiviteti i prokurimit konsiderohet i mbyllur në datën e publikimit të njoftimit për dhënien e

kontratës, ne rast te Kuotimeve në datën e dhënies së kontratës, dhe ne rast të anulimit në datën

e njoftimit për anulim.

20. a janë te obliguar autoritetet kontraktuese qe te zbatojnë urdhrin e organit Shqyrtues te

prokurimit?

Po, autoritetet kontraktuese janë te obliguar qe te zbatojnë urdhrin e OSHP-se sepse ne rast te

moszbatimit apo mosrespektimit te një urdhërese Autoriteti Kontraktues mund te gjobitet nga

OSHP-ja.

Page 14: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

MODULI

F PJESA

1 Mjetet/procedurat e ankimit

Page 15: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Objektivat

Të kuptojmë procedurat e disponueshme të ankimi dhe kush ka të drejtë t'i përdorë

Të shpjegojnë parimet dhe detyrimet ligjore Të përcaktojmë metodat për trajtimin e ankesave Të ekzaminojmë mënyrat për shmangien e

problemeve

2

Page 16: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Lidhjet

Moduli B Moduli E2 Moduli E3 Moduli E5 Moduli E6

3

Page 17: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Relevante

Për menaxheret e prokurimit sepse ­ janë te përfshire ne planifikimin e prokurimit ­ janë te autorizuar qe te nënshkruajnë kontratat

4

Page 18: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Relevante (2) Menaxheret e prokurimit duhet te: të kalkulojnë vonesat që mund të ndodhin për shkak

të ankesave të njoftojnë Operatorët Ekonomik për ekzistencën,

kushtet dhe afatet e ankesave

5

Page 19: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Dispozitat ligjore

Ligji i Prokurimit Publik te Kosovës http://krpp.rks-gov.net

6

Page 20: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Agjenda

Llojet e mjeteve juridike Kush ka te drejte qe te shfrytëzoj mjetet

juridike Parimet e përgjithshme te cilat duhet te

përmbushen nga zyrtaret e prokurimit Obligimet e zyrtareve te prokurimit për sa i

përket mjeteve juridike Mënyrat e shmangies se problemeve

7

Page 21: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Mjetet juridike OSHP mund te urdhëroj njërën nga masat e

poshtëshënuara Pezullimi i dhënies se kontratës publike Suspendimi ose përfundimi i zbatimit e aktivitetit të

prokurimit ose zbatimit te vendimit të autoritetit Anulimi ose revokimi i vendimit te autoritetit përfshirë

kushtet e paligjshme dhe specifikat në dosjen e tenderit Kompensimi i parashtruesit të ankesës Korrigjimi i shkeljeve te pretenduara Mënjanimi i specifikimeve diskriminuese teknike,

ekonomike, financiare ose të përzgjedhjes, kërkesat ose kriteret e përfshira në njoftim, ftesë, dosjen e tenderit ose dokumentet e tjera Shfuqizimi i një kontrate te konkluduar dhe të

nënshkruar 8

Page 22: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Kush ka të drejtë në mjetet juridike?

Palët e interesuara - “Palë e interesuar” a)personi që mund të dëshmojë interes

material nga rezultati i aktivitetit të prokurimit

b)personi i cili ka qenë ose mund të jetë në rrezik të dëmtimit nga një shkelje e pretenduar

9

Page 23: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Rregullat themelore (1) Pezullimi i aktivitetit te prokurimit

Parashtrimi i një ankese e obligon autoritetin kontraktues që automatikisht ta pezullojë zbatimin e aktivitetit të prokurimit Pezullimi vazhdon gjere sa Autoriteti

Kontraktues njoftohet nga OSHP lidhur me vendimin OSHP mund të nxjerrë urdhër për heqjen e

obligimit për pezullimin automatik

10

Page 24: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Rregullat themelore (2): Periudha e pritjes Kontratat nuk mund te nënshkruar pa kaluar

se paku 10 dite nga data e publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës Autoritetet kontraktuese duhet te njoftojnë

operatoret ekonomik për afatin e sakte te parashtrim te ankesave Qëllimi i periudhës se pritjes është qe te

sfidohen vendimet e autoriteteve kontraktuese nga ana e operatoret ekonomik te cilët i konsiderojnë vendimet e paligjshëm

11

Page 25: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Rregullat themelore (3): Shfuqizimi i kontratave të konkluduara në mënyrë të paligjshme Kontrata e konkluduar

- pa publikimin e mëhershëm të njoftimit kur kërkohet me ligj - përfunduar gjatë periudhës së pritjes apo gjatë periudhës së vënies së

ndonjë mase të përkohshme të urdhëruar nga OSHP ose një gjykatë - e ndarë në disa pjesë për t’iu shmangur zbatimit të procedurave të

prokurimit - shpërblyer operatorit ekonomik në kundërshtim me kriteret

përkatëse të përzgjedhjes, kërkesat dhe specifikimet ose në përputhje me kriteret e përzgjedhjes, kërkesat ose specifikimet që nuk janë të përgatitura ose publikuara në pajtim me ligjin

- shpërblyer operatorit ekonomik që nuk i ka plotësuar kërkesat e specifikuara dosjen e tenderit

- janë ndryshuar në kundërshtim me ndonjë dispozitë të LPP ose me qëllim të shmangies nga procedurat

- janë dhënë në kundërshtim me një vendim ose urdhër të OSHP-së Mund te shfuqizohen nga OSHP ose një gjykate. Ka raste specifike kur OSHP

ose një gjykate nuk e shfuqizon kontratën edhe pse ka baze 12

Page 26: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Parimet e përgjithshme për zyrtarët e prokurimit 1. Mosdiskriminimi

(= të gjitha ankesat të trajtohen në të njëjtën mënyrë)

2. Efikasiteti (= të japin informacione dhe asistencë për të thjeshtësuar aksesin për veprime ligjore, të shikojnë kërkesat për veprime të përshpejtuara, të veprojnë në pajtim me vendimet për ankesat)

3. Transparenca (= të njoftojnë operatorët ekonomikë për mënyrat e disponueshme për t'u ankuar, për afatet përkatëse dhe për personat e kontaktit brenda autoritetit, të japin të gjitha informacionet e kërkuara për kryerjen e procedurës së shpalljes së fituesit të kontratës) 13

Page 27: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Obligimet e Autoritetit kontraktues/Zyrtarit te prokurimit(1) 1. Të parashtrojnë procedurat e disponueshme të

ankimit dhe rregullat procedurale bazë që aplikohen në dokumentet e tenderit

2. Të informojnë menjëherë dhe plotësisht të gjithë operatorët ekonomikë për të gjitha vendimet e prokurimit dhe për progresin e përgjithshëm të procedurës për shpalljen e fituesit të kontratës

3. Njoftimi për të gjitha vendimet e prokurimit duhet të shoqërohet nga një përmbledhje e arsyeve përkatëse (për shembull, arsyet për refuzimin e një kërkese për pjesëmarrje)

4. Njoftimi për vendimin e kontratës së lidhur duhet të përfshijë edhe emrin e ofertuesit të suksesshëm dhe karakteristikat dhe avantazhet specifike të ofertës së përzgjedhur

14

Page 28: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Obligimet e Autoritetit kontraktues/Zyrtarit te prokurimit(2)

5. Të siguroj dokumentacionin mbështetës lidhur me vendimet

6. T’iu siguroj qasje ne dokumentacion tenderuesve tjerë

7. Te zbatoj çdo urdhër te OSHP-se

15

Page 29: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrimi 1 Rast studimor për shërbimet e dixhitalizimit për

bibliotekën e bashkisë Diskutoni dhe përgjigjuni 2 pyetjeve

16

Page 30: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrimi 2 Rast studimor për prokurimin e librave dhe

shërbimeve në bibliotekën e Ministrisë së Kulturës Diskutoni dhe përgjigjuni 3 pyetjeve

17

Page 31: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Ushtrimi 3

Rast studimor për kontratën e trajtimit të mbetjeve

Diskutoni dhe përgjigjuni 3 pyetjeve

18

Page 32: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Përmbledhje

Çfarë kemi mësuar? – Pyetje vetë-testimi

19

Page 33: Moduli F publik për vendeT përfiTuese nga ipa · n Mjetet/procedurat e ankimit të parashikuara në legjislacionin e Be-së; ... komuna po shqyrton përdorimin e komunikimit elektronik

MODULI

F

PJESA

1

Procedurat e rishqyrtimit dhe ankimimit; Lufta kundër korrupsionit

Mjetet/procedurat e ankimit

Përsëritje

A e kuptoni: Çfarë mjetesh/procedurash ankimi ekzistojnë për

operatorëtekonomikë? Kush mund të aplikojë për ato? Detyrat bazë të zyrtarëve të prokurimit dhe

autoritetit kontraktor në përgjithësi në lidhje meankesat e depozituara?

20