Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars....

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Martë 25 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Jam ushtar i presidentit në mbrojtje të Kushtetutës nga grushti i shtetit! Nga Kastriot ALIAJ Tragjikomedia e presidentit, produksion i halucinacioneve politike Nga Besi BEKTESHI Fashizëm me “nishan panikun” është mbyllja e shkollës jo mbajtja hapur! Botuan emërimin e Vorpsit në Kushtetuese, Meta dorëzon në SPAK padinë për Gjonajn dhe 2 zyrtarë, vijon show presidencial Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme aktin normativ kundër KÇK. Ky akt normativ prej disa kohësh është diskutuar në komisionet parlamentare, ku pasi mori“dorën e fundit”te Ligjet pritet t’i kalojë ditën e enjte seancës plenare për votim. Të pranishëm për prezantimin e përmbajtjes së aktit... Legjitimohet akti normativ kundër KÇK, Komisioni i Ligjeve miraton propozimet, hapet rruga për konfiskimin e pasurive të grupeve kriminale Meta luftë për të kapur Kushtetuesen e KED, ja si ka dhunuar prej 3 vitesh Kushtetutën, rreziku pas shkarkimit dhe mëkatet që alarmojnë presidentin Shqipëria nuk ka asnjë rast deri më tani të prekur nga koronavirusi. Këtë gjë e pohoi ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manas- tirliu, e cila në mbledhjen eTask-Forcës për masat parandaluese të koronavirusit, u shpreh se bluzat e bardha dhe policia kufitare janë... Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditimin e radhës ku ka zbardhur shkelje të shumta me tendera në bashkitë Dropull,Kukës dhe Mat.Pas hetimeve në terren dhe daljes në konkluzione se ka disa shkelje nga ana e këtyre bashkive me tenderat, KLSH ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë... Drama “Miss Julie” vepër e autorit August Strindberg vjen premierë, me regji nga Kiço Londo në skenën teatrore për publikun. Mbrëmjet e datave 29 shkurt dhe 1 mars është premiera e radhës eTea- trit Kombëtar Eksperimental“Kujtim Spahiviogli”. Me regji nga Londo, në sallën... Qeveria prezanton planin e masave për rrezikun nga koronavirusi, Manastirliu: Nuk ka vend për panik, asnjë të infektuar në Shqipëri KLSH zbulon shkelje të shumta në bashkitë e Dropullit, Kukësit dhe Matit, batërdi me tenderat, kërkohet ndërhyrje nga prokuroria Laura Nezha i bie notës së duhur me një tjetër kryevepër SHBA-BE i fusin tmerrin Metës, fyen ambasadorët dhe i akuzon për bashkëpunim në grushtin e shtetit, shton kërcënimet me shpërndarje të Parlamentit Inspektorati i Lartë i Drejtësisë pritet të ketë kapacitet të plotë për të skanuar vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Prej gati tre vitesh janë pezulluar inspektimet në drejtësi, por me ngritjen e ILD-së, pritet që të gjithë të kalojnë në skaner.Artur Metani ka kërkuar staf mbështetës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjykatës dhe interesi ka qenë i lartë. Dje, KLP zhvilloi seancën e radhës, ku... Faqe 8 Faqe 10 Faqe 19 Faqe 5 Ja si CIA skanonte anëtarët e Ballit Kombëtar, intervista me një prej tyre dhe përplasjet e forta të Enver Hoxhës me Jugosllavinë ATP nxjerr listën, 83 milionë lekë për kompensimin e pronarëve me kërkesë të veçantë, ja kush përfiton Rreth 83 milionë lekë është fondi i radhës që do të shpërndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Përmes një njoftimi të publikuar dje në faqen e saj zyrtare, ATP tregon se është mbyllur procesi i shqyrtimit për kompensim të pronave me kërkesë të veçantë. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 24. 02. 2020, ka përfunduar... CIA ka kaluar në skaner një pjesë të madhe të atyre që donin rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës. Në një dokument tregohet kontakti me një qytetar nga Kosova, por që ishte pjesë e Ballit Kombëtar... Faqe 11 Faqe 12 Faqe 2-4 Rama i vendosur: S’do të ketë mini, por shengen të plotë në Ballkan, do të heqim barrierat e lëvizjes për njerëzit dhe kapitalet Faqe 6 Forcohen radhët e ILD, zbardhen emrat që do të ndihmojnë Artur Metanin për hapjen e vendimeve në gjyqësor, priten shkarkime dhe pezullime Faqe 7 CMYK

Transcript of Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars....

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Martë 25 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Jam ushtar i presidentit në mbrojtje të Kushtetutës

nga grushti i shtetit!Nga Kastriot ALIAJ

Tragjikomedia e presidentit, produksion i halucinacioneve politike

Nga Besi BEKTESHI

Fashizëm me “nishan panikun” është mbyllja e shkollës jo mbajtja hapur!

Botuan emërimin e Vorpsit në Kushtetuese, Meta dorëzon në SPAK padinë për Gjonajn dhe 2 zyrtarë, vijon show presidencial

Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme aktin normativ kundër KÇK. Ky akt normativ prej disa kohësh është diskutuar në komisionet parlamentare, ku pasi mori “dorën e fundit” te Ligjet pritet t’i kalojë ditën e enjte seancës plenare për votim. Të pranishëm për prezantimin e përmbajtjes së aktit...

Legjitimohet akti normativ kundër KÇK, Komisioni i

Ligjeve miraton propozimet, hapet rruga për konfiskimin

e pasurive të grupeve kriminale

Meta luftë për të kapur Kushtetuesen e KED, ja si ka dhunuar prej 3 vitesh Kushtetutën, rreziku pas shkarkimit

dhe mëkatet që alarmojnë presidentin

Shqipëria nuk ka asnjë rast deri më tani të prekur nga koronavirusi. Këtë gjë e pohoi ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manas-tirliu, e cila në mbledhjen e Task-Forcës për masat parandaluese të koronavirusit, u shpreh se bluzat e bardha dhe policia kufitare janë...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditimin e radhës ku ka zbardhur shkelje të shumta me tendera në bashkitë Dropull, Kukës dhe Mat. Pas hetimeve në terren dhe daljes në konkluzione se ka disa shkelje nga ana e këtyre bashkive me tenderat, KLSH ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë...

Drama “Miss Julie” vepër e autorit August Strindberg vjen premierë, me regji nga Kiço Londo në skenën teatrore për publikun. Mbrëmjet e datave 29 shkurt dhe 1 mars është premiera e radhës e Tea-trit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahiviogli”. Me regji nga Londo, në sallën...

Qeveria prezanton planin e masave për rrezikun nga

koronavirusi, Manastirliu: Nuk ka vend për panik, asnjë të

infektuar në Shqipëri

KLSH zbulon shkelje të shumta në bashkitë e

Dropullit, Kukësit dhe Matit, batërdi me tenderat, kërkohet

ndërhyrje nga prokuroria

Laura Nezha i bie notës së duhur me një tjetër kryevepër

SHBA-BE i fusin tmerrin Metës, fyen ambasadorët dhe i akuzon për bashkëpunim në grushtin e shtetit, shton kërcënimet me shpërndarje të Parlamentit

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë pritet të ketë kapacitet të plotë për të skanuar vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Prej gati tre vitesh

janë pezulluar inspektimet në drejtësi, por me ngritjen e ILD-së, pritet që të gjithë të kalojnë në skaner. Artur Metani ka kërkuar staf mbështetës

nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjykatës dhe interesi ka qenë i lartë. Dje, KLP zhvilloi seancën e radhës, ku...

Faqe 8

Faqe 10

Faqe 19

Faqe 5

Ja si CIA skanonte anëtarët e Ballit Kombëtar, intervista me një prej tyre dhe përplasjet e forta të Enver Hoxhës me Jugosllavinë

ATP nxjerr listën, 83 milionë lekë për kompensimin e pronarëve me

kërkesë të veçantë, ja kush përfitonRreth 83 milionë lekë është fondi i radhës që do të shpërndahet nga

Agjencia e Trajtimit të Pronës. Përmes një njoftimi të publikuar dje në faqen e saj zyrtare, ATP tregon se është mbyllur procesi i shqyrtimit për kompensim të pronave me kërkesë të veçantë. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 24. 02. 2020, ka përfunduar...

CIA ka kaluar në skaner një pjesë të madhe të atyre që donin rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës. Në një dokument tregohet kontakti me një qytetar nga Kosova, por që ishte pjesë e Ballit Kombëtar... Faqe 11Faqe 12

Faqe 2-4

Rama i vendosur: S’do të ketë mini, por shengen të plotë në Ballkan, do të heqim barrierat e lëvizjes për njerëzit dhe kapitalet

Faqe 6

Forcohen radhët e ILD, zbardhen emrat që do të ndihmojnë Artur Metanin për hapjen e vendimeve

në gjyqësor, priten shkarkime dhe pezullime

Faqe 7

CMYK

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT2 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

SHBA-BE i fusin tmerrin Metës, fyen ambasadorët dhe i akuzon për bashkëpunim në grushtin e shtetit,

shton kërcënimet me shpërndarje Parlamenti

Presidenti: Nuk do të ketë dhunë më 2 mars

LSI: SPAK të ndalojë grushtin e shtetit, në 2 mars mos u mblidhni për Ilir Metën, por për Kushtetutën

Lëvizja Socialiste për Integrim është rresh-tuar dje hapur krah presidentit Ilir Meta, ndërsa kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për të ndaluar, atë që kreu i shtetit e quan grusht shteti. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama theksoi ditën e djeshme se SPAK duhet të ndalojë, ata që ai i quan keqbërës në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Ministrinë e Drejtë-sisë. “Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo

që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në Kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke ve-pruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushte-tutën dhe rrëzuar republikën”, deklaroi ai. Më tej, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama teksa i bëri thirrje SPAK që të bëjë një hetim të thelluar, theksoi se SPAK me veprimet e tij duhet të japë mesazhin tek qytetarët, me qëllim që ata të kenë besim tek drejtësia e re. “Veprimi i SPAK është i rëndësishëm për të vendosur ligjin,

për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe SPAK të japë mesazhin e pare tek qytetarët që mund dhe të kenë besim tek drejtësia e re. Çdo alibi për tu fshehur pas koronavirusit apo pas krimovirusit të qeverisë është shërbim për të fshehur dhe për t’i shërbyer antikushtetueshmërisë”, u shpreh ai. Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Luan Rama shfry-tëzoi këtë konferencë shtypi, teksa bëri thirrje për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit, jo për të qenë krah Ilir Metës, por për të qenë të bashkuar dhe në mbrojtje të Kushtetutës. “Prandaj, data 2 mars

është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respek-tojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe falsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit. Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës”, nënvizoi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Rigels SELIMAN

Pas sulmeve ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit dhe ministres së Drejtësisë, Etil-da Gjonaj, presidenti Ilir

Meta ka shigjetuar dje ambasadorët e atashuar në vendin tonë, teksa i ka bërë përgjegjës për krizën politike dhe institucionale që ka kapluar Shqipërinë. Duke folur në një in-tervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, presidenti Meta sulmoi ambasadorët e huaj në Shqipëri që kërkuan që fjalën e fundit për debatin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ta thoshte Komisioni i Venecias. Në këtë kontekst, Meta paralajmëroi se do të dalin fakte komprometuese që implikojnë disa prej ambasadorëve të atashshuar në vendin tonë në atë që ai e quajti puç kushtetues. “Ambasadorët të gjithë thanë përpara dhe bënë ga-bim shumë të gabuar, dolën jashtë statusit të tyre diplomatik. Mendoni sikur ambasadorja e Shqipërisë në Romë të vinte në diskutim dekretin e Presidentit italian, do ta kishin paketuar, ambalazhuar, sikur pake-tohen ato plaçkat, që sillen dhe për 24 orë do ta kishe në Rinas. E dyta mirë ata e bënë, dhe unë u thashë se nuk është kërkesë për Venecian se është qesharake, se e ka shkruar se ndërtohet në mënyrë të balancuar nga presidenti, që është i pari, parla-menti, demokratik jo si ky i joni dhe nga gjykata e lartë. Dvorani ka bash-këpunëtorë të shumtë, se janë shumë, do të dalin edhe ndërkombëtarë për fat të keq në këtë tentativë për grusht shteti”, deklaroi ai. Ndërkohë, i ash-për dhe i drejtpërdrejt, presidenti Ilir Meta shkoi më tej kur sulmoi me emra ish-ambasadorët e SHBA dhe BE-së që kanë qenë në Shqipëri kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për reformën në drejtësi në korrik të 2016, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Meta i thumboi dy ambasadorët në fjalë, teksa theksoi se nuk pret zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension. “Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kus-htetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më

të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension. Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës”, u shpreh ai.

Paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit

Duke folur më tej, presidenti Ilir Meta paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë që dje kreu i shtetit theksoi se do të bëjë gjithçka

Ndoka: Thirrja e Metës kushtrim, do jem në 2

mars në bulevardPas Lëvizjes Socialiste për Integ-

rim, edhe Partia Demokristiane është rreshtuar dje krah presidentit Ilir Meta. Teksa ishte ftuar në një studio televizive, kreu i PDK, Nard Ndoka ftoi ditën e djeshme qytetarët që të bashkohen në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir më 2 mars në Bule-vardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndoka nënvizoi rëndësinë e kësaj proteste, ndërsa theksoi se në kushtet kur [o i bëhet atentat Kushtetutës, sipas tij, tubimi është kushtrim. “Unë do të jem më 2 mars. Është moment për çdo qytetar që të jetë i pranishëm. Është e rëndësishme për çdo njeri që të protestojë. Të dalim të protestojmë të ndihmojmë një kauzë edhe kur nuk është drejtpërdrejtë e jona. Protesta është madhore. Presidenti ka dhënë një alarm vërtet domethënës. Pres-identi ka dhënë një alarm vërtet domethënës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi dje kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Maliqi rreshtohet krah Metës dhe paralajmëron

ikjen nga ParlamentiDeputeti i opozitës, Lefter Maliqi

është i mendimit se duhet të ketë një valë protestash të qëndrueshme deri në ndërhyrjen e faktorit ndërkom-bëtar. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Maliqi deklaroi dje se po qëndron në Parlament vetëm për të demaskuar kapjen e Kushtetutës, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të iki nga ai Parlament. “Unë dua të them që është e domosdoshme vala e protestave të qëndrueshme derisa ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe të zgjidhin këtë krizë të rëndë politike në vend. Kriza nuk zgjidhet sepse Rama është frikacak dhe nga frikacaku nuk ka tolerim. Unë po qëndroj në Parlament vetëm për të demaskuar kapjen e kushtetutës, kapjen e demokracisë, instalimin e diktaturës, bashkëpunimin me krimin, me mafien, shpopullimin e popullsisë etj. Jam i bindur që unë do iki nga parlamenti, bashkë me Ramën, bashkë me këtë deputetë që Meta i quajti dele”, deklaroi Maliqi.

Por paralajmërimet e SHBA përmes ambasadores Yuri Kim, e cila kërkoi pak ditë më parë që palët të mbajnë përgjegjësi, duket se kanë detyruar presidentin Ilir Meta që të distancohet dhe dalë hapur kundër dhunës. Duke folur në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, presidenti Meta theksoi se në tubimin e 2 marsit nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. “Në 2 mars unë do të i drejto-hem popullit dhe ndërkombëtarëve duke u bërë të qartë

se mbi kushtetutën qëndron vetëm sovrani i tij. Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akte dhune. Nëse segmente të qeverisë dhe bandave të tyre do të provokojnë përgjegjësia do të jetë e tyre. Populli do të bëjë një manifestim historik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kush janë puçistët që duan të përdhunojnë përfundimisht edhe reformën në drejtësi për të instaluar 'Rama-formën'. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe dhe e kuqe flakë”, deklaroi Meta.

PAS PARALAJMËRIMIT TË SHBA, META DISTANCOHET NGA DHUNA

Presidenti Ilir Meta u shpreh dje i bindur se shkarkimi i tij synohet me porosi të UDB-së serbe. “Patjetër, unë mendoj se derisa siguron hapësira pafund televizive që i dalin në mbrojtje këtij grushti shteti dhe sulmojnë në mënyrë rrugaçërore Presidentin për Kushtetutën dhe Kosovën për ato qëndrime që ka mbajtur duke penguar skenarët ogurzi që defak-torizojnë Kosovën dhe shqiptarët në rajon. Për llogari të kujt shkon kjo?Njerëzit kanë sytë hapur dhe do i kenë më shumë në ditët e ar-dhshme. Ju e dini që vazhdimisht ne jemi vigjilentë, të habitur nga guximi i marrë dhe i tepruar i këtij grupi që vepron në kushtet e pengmarrjes. Grushti është i disa formave, dhe ajo që ka bërë qeveria është që përmes uzurpimit të kompetencave të Presidentit ka arritur të kontrollojë të gjitha institucionet”, nënvizoi Meta.

PRESIDENTI: UDB-JA SERBE DO

TË MË SHKARKOJË

që qytetarët do t’i kërkojnë në tub-imin e 2 marsit në bulevardin “Dësh-morët e Kombit” para Kryeministrisë, duke nënkuptuar se nëse sovrani do t’ia kërkojë këtë gjë, ai mund ta marrë në konsideratë. “Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe

që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë. Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t'i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t'i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një për-ballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Meta luftë për të kapur Kushtetuesen e KED, ja si ka dhunuar prej 3 vitesh Kushtetutën dhe ligjet, rreziku pas shkarkimit dhe mëkatet që alarmojnë presidentin

Ja si ka ndryshuar pasuria e Metës ndër vite

Petro Koçi: Ilir Meta po lufton për arsye personale,nuk ka hallin e Kushtetutës, po sillet si militant partie

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka shpër-thyer në kritika të forta ndaj presidentit Ilir Meta, pas vendimit të tij për të zbritur në rrugë kundër qeverisë. I ftuar në një studio televizive, ai u shpreh se presidenti ka halle personale dhe jo për të mbrojtur rendin kushtetues. “Presidenti është shumë i kompromentuar, nëse do të kishte merak Kushtetutën, ai ka pasur raste për të bërë korrigjime. Kushtetuta për të është thjesht arsye për të mbrojtur interesa personale. Askush nuk e ka pasur me dëshirë për të bërë këto ndryshime

kushtetuese, por flasin me arsyetimin se duhet mbrojtur. Meta kur preferoi që një anëtare e sapo zgjedhur nga Kuvendi detyroi Parlamentin të shikonte mundësinë e marrjes së një veprimi për të korrigjuar këtë caktim personal. Presidenti është duke theksuar marrëdhëniet personale me detyrat kushtetuese”, tha Koçi. Më tej ai theksoi se Presidenti i Republikës duhet të respektonte Kushtetutën. “Kur ka një sjellje partiake, tifozët e asaj partie do e mbështesin. Sa herë që Shqipëria është në prag të një ndërmarrje pozitive gjenden

arsye për të bërë nga këto protesta ku pretendohen çlirime. Presidenti i Republikës nuk duhet të sillet si kryetar i LSI”, u shpreh Koçi. Zv/ministri deklaroi se pas gjithçkaje fshihet reforma në drejtësi. Këtu ai shigjetoi dhe opozitën. “Është e çuditshme përse ndodh gjithmonë kështu. Reforma në drejtësi është një tjetër objektiv. Opozita në momentin që ka filluar reforma në drejtësi ka qenë në aleancë të hapur me sistemin e vjetër. Me faktet që dolën në procesin e “Vetingut” u duk që reforma pati sukses. Objektivi i tretë i opozitës është lufta me

ndërkombëtarët”, u shpreh ai. Koçi u ndal dhe te sulmet e Presidentit. Sipas tij, ai është i varur nga Berisha. “‘Rilindja” është një slogan. Ilir Meta është “Rilindje” e Sali Berishës. Por, shoqëria nuk është më ajo që ka qenë”, tha ai. Vendimi i presidentit për tubim më 2 shkurt, por dhe sulmet ndaj qeverisë e kanë tensionuar situatën në vend. Mazhoranca e akuzon kreun e shtetit se ka shkelur ai Kushtetutën dhe për këtë proces ka vendosur ta shkarkojë. Por Meta mendon krejt të kundërtën. Më 2 mars pritet të shihet e çfarë do të bëjë kreu i shtetit.

Kliti TOPALLI

Presidenti Ilir Meta duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar shkarkimit dhe pse jo një hetimi penal më pas.

Ndonëse prej disa ditësh deklaron se po bën gjithçka për të ndalur dhunimin e Kushtetutës, faktet flasin ndryshe. Nëse bëjmë një kronologji të lëvizjeve të Presidentit vitet e fundit, i vetmi per-son që ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën është kreu i shtetit. Më 28 prill 2017 Parlamenti i Shqipërisë me 87 vota pro zgjodhi Ilir Metën President të Republikës. Por edhe pse ishte zgjedhur president, Meta doli në fushatë në zgjedhjet e përgjithshme duke mbajtur flamurin e LSI. Neni 89 i Kushtetutës thotë: “Presidenti i Repub-likës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”. Meta përdori dy manovra duke tentuar të shmangë Kushtetutën: Së pari përdori si justifikim se nuk ishte betuar si president; dhe së dyti kishte dorëzuar teserën e partisë. Por neni 86 i Kushtetutës thotë se Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe jo të LSI. Si në 2017 edhe sot Meta po shkel me të dyja këmbët Kushtetutën, pasi detyra ja do të jetë mbi palët.

Anulimi i zgjedhjeve dhe Kushtetuesja

Një tjetër akt antikushtetues ishte anulimi i zgjedhjeve vendore. Më 8 qershor Meta nxori një dekret të padëg-juar në histori, duke anuluar zgjedhjet. Asnjë nen i Kushtetutës nuk ja jep këtë të drejtë. Edhe Komisioni i Venecias e faktoi hapur se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Përveç kësaj ka shkelur sa herë ka dashur Kodin Zgjedhor. Ky i fundit shprehej qartë se zgjedhjet dekretohen 6 muaj para. Po ashtu kemi 3 bashki në vend që janë pa kryetar dhe ligji e detyron presidentin të shpallë zgjedhje, por Meta e nëpërkëmb. Një tjetër rast kemi atë të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Neni 125 thotë: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit”. Por Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferllarin, e cila renditej e katërta.

Pra kemi shkelje të kësaj dispozite. Po ashtu Kushtetuta nuk përcakton në asnjë nen të saj që Presidenti mund të pezullojë garën. Ndërkohë është shkelur hapur neni 7/b, që shprehet qartë se Presidenti duhet ta zgjedhë anëtarin e tij brenda 30 ditëve, gjë që Meta nuk e bëri.

Lufta për KED dhe frika nga shkarkimi

Me sulmet dhe paditë ndaj Dvoran-it, Meta po tregon qartë se do të kapë KED dhe të ketë njerëzit e tij në Kus-htetuese. Sipas ligjit, nëse ndaj kreut të KED nis ndjekja penale, drejtimin e

merr anëtarja më e vjetër nga radhët e Kushtetueses, që është Vitore Tusha, e bindura e Metës. Pra e gjithë lufta po bëhet që në krye të KED të vihet Vitore Tusha dhe përmes saj të vihen të besuarit e Metës në krye të Gjykatës Kushtetuese. Faktet tregojnë qartë, pasi Meta dekretoi Xhaferllarin, bash-këjetuesen e Enkelejd Alibeajt dhe ish-vartësen e tij në KLD. Po ashtu në vendet vakante që ka shpallur, kemi emra të skualifikuar më herët, siç janë Zhaklin Peto, etj. Pra duket qartë se Meta po tenton të vendosë në Kushtetuese të besuarit e tij. Por

pse kjo lëvizje? Meta me gjasë në prill do të shkarkohet dhe fjalën e fundit do e ketë Kushtetuesja. Por frika më e madhe tij është se çfarë ndodh më pas? Meta ka një dosje në prokurori për aferën CEZ-DIA, e dorëzuar nga juristi Romeo Kara. Ka një pasuri mil-iona eurosh që vështirë se e justifikon vetëm me një rrogë shteti. Fëmijët e tij shpenzojnë çdo vit 140 mijë paund në Londër vetëm për pagesën e shkollës. Historia e videos Meta-Prifti është ende e freskët, për të mos shkuar te floriri i Kërrabës dhe aferat e LSI kur ka qenë në pushtet.

Ja si ka ndryshuar pasuria e Metës ndër vite

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në vitin apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidenti aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. In-teresant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar sht-esë në llogarinë bankare 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ndërsa Kryemadhi ka deklaruar pagën si sekretare organizative në LSI, pagën si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe marrjen e një apartamenti banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. Në vitin 2013 zonja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar 13 apartamente banimi me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmar-rjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese. Zonja Kryemadhi dhe zoti Meta kanë shi-tur plot 8 apartamente dhe prej tyre kanë përfituar në total 785.105 mijë euro. Një tjetër detaj që bie në sy në pasurinë e presidentit janë transak-sionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët shkollohen në Britaninë e Madhe. Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre.

ILIR META• Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë• Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë• Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë• Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro• Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë• Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë• Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42.500 lekë• Overd draft, 133.854 lekë

MONIKA KRYEMADHI• Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 m2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.• Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.

• Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë• Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.• Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro.• Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në • Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë• Overdraft nga banka për Master Card 761 euro• Overdraft nga banka për Viza Card 2243127 lekë

FËMIJËT• Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe • Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11.940 paund• Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158.357 lekë• Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.• Shlyerje over draft nga prindërit 210.208 lekë.

PASURIA E DEKLARUAR NË VITIN 2018

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT4 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Botuan emërimin e Vorpsit në Kushtetuese, Meta dorëzon personalisht në SPAK padinë për Gjonajn

dhe 2 zyrtarë të tjerë, vijon show presidencial

Meta: Në 2 mars shporrim murtajën, mbrojmë Kushtetutën

Gjonaj i përgjigjet Metës pas kallëzimit: Jam gati të përballem ligjërisht, SPAK të godasë njollat e njohura botërisht për korrupsion

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur presidentit Ilir Meta menjëherë pasi Presidenca bëri publike kallëzimin për atë dhe dy zyrtarë të tjerë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, ministrja Gjonaj shprehet e lum-tur që Meta iu drejtua institucioneve të dala nga reforma në drejtësi, një reformë mjaft e sulmuar nga ai, ndërsa shtoi se presidentit do t’i përgjigjet institucionalisht dhe se është gati t`i përgjigjet SPAK-ut. Megjithatë, ajo thumboi Metën kur

theksoi se SPAK duhet të godasë sa më shpejt njollat e Shqipërisë dhe politikanët e korruptuar. “Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij

vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë. Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të re-formës në drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të fillojë të godasë në shenjat e njo-hura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin

dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës. Ka qenë zëdhënësi i Pres-identit Meta, Tedi Blushi, i cili përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me një gjuhë aspak etike dhe formale duke iu drejtuar me termat “çupë”, një ministre. “Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.

Rigels SELIMAN

Nuk kanë fund spektaklet e presidentit Ilir Meta. Ashtu siç e paralajmëroi fundjavën që lamë pas, ditën e djeshme

presidentit Meta ka dorëzuar per-sonalisht në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion padinë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy zyr-tarëve të tjerë të lartë të këtij institucioni, të cilët publikisht i akuzoi si pjesë të një strukture të organizuar që po tentojnë grusht shteti në Shqipëri. Kreu i shtetit shoqërohej nga këshilltari për sigurinë, Bahri Shaqiri, ai i çështjeve ligjore Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, ndërsa në një prononcim për mediat theksoi që sipas tij, Gjonaj dhe dy zyrtarët e tjerë janë pjesë e një celule të strukturuar, që përmes shkeljes së Kushtetutës dhe falsifikimeve tentuan grushtin e shtetit për t’i rrëmbyer hap-tazi kompetencat. “Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë se sa ky akt mafioz, ku së fundmi në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësisë që përmes shkeljes së Kushtetutës, dhunimit të shumë ligjeve dhe përmes falsifikimeve të mirëprovuara, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi, në mënyrë mafioze një kompetencë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia jep vetëm Presidentit të Republikës, me qëllim shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese, nga garante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, në një polici an-ti-kushtetuese për të rrëmbyer të drejtat e qytetarëve shqiptarë përgjithmonë. Kallëzimet penale shumë të qarta janë dorëzuar për tre titullarë të lartë të Min-istrisë së Drejtësisë, me në krye zonjën ministre, ende në detyrë”, deklaroi ai.Meta: 2 marsi kushtrim për të mbroj-

tur KushtetutënDuke vijuar me akuzat në adresë

të ministres Gjonaj dhe dy vartësve të vetë, presidenti Ilir Meta theksoi se thirrja në tubim e qytetarëve nuk është e paprecedentë, pasi sipas tij përpara Kryeministrisë më 2 mars nuk do të protestohet për kreun e shtetit, por për mbrojtjen e Kushtetutës. Ai e quajti krye-detyrë dhe krye mision të Presidentit, “shpartallimin” e kësaj përpjekje për grusht shteti siç ai pohoi. “Po vlerësojmë prova të reja që disponojmë dhe që po na vijnë, për persona të tjerë të kësaj bande tepër të rrezikshme, të përfshirë në këtë

veprimtari kriminale, për të çuar deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit përmes rrëmbimit me ligjin anti-kus-

Paloka: Mbështes Metën, Rama kërkon të kapë KushtetuesenNënkryetari i Partisë Demokra-

tike, Edi Paloka, ka komentuar dje kallëzimin e presidentit Ilir Meta në SPAK në adresë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ish-deputeti demokrat shprehu bind-je se kryeministri Edi Rama shkriu Gjykatën Kushtetuese për të shkelur Kushtetutën dhe tani po synon ta kapë atë. “Nuk është situatë normale, prandaj dhe veprimet e Presidentit duken anormale. Mazhoranca ka kaq vite që shkel Kushtetutën. Është shkrirë Gjykata Kushtetuese, pasi kështu mund të bëjnë ligje antikus-htetues dhe në fund ta kapin edhe këtë gjykatë, Më pas, Shqipëria të mos ketë më asnjë institucion që nuk varet nga Rama. Deri më sot, Rama ka bërë ligje antikushtetuese dhe tani synon të kapë Gjykatën Kushtetuese. Imagjino të marrë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe çfarë mund të presim pastaj! Venecian e ka bërë si gjyqet e lagjeve që bëheshin dikur”, deklaroi Paloka.

Vasili: Presidenti Meta ka të drejta, Gjonaj falsifikatore

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ditën e djeshme, pasi Presidenca bëri publike kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj ministre në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Përmes një statusi në rrjetet sociale, nënk-ryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh dje se presidenti Ilir Meta ka shumë të drejtë, ndërsa akuzoi ministren Gjonaj se ka falsifikuar e manip-uluar për Gjykatën Kushtetuese. “Ministrja e Drejtësisë shumë memece për dokumentet që ka fal-sifikuar e manipuluar për Gjykatën Kushtetuese. Po e njëjta ministre shumë llafazane për moralin e saj, që ngrihet lart e shumë më lart akoma e për të cilin nuk kemi asn-jë dyshim! Edhe shumë memece edhe shumë llafazane edhe më shumë qejf me bishtin e flamurit të shqepur të reformës në drejtësi në dorë. Ja edhe dokumentet se mbase memeces i vjen goja”, deklaroi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

“Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar, që dëshiron të jetojë në liri, në demokraci dhe në një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës deri te qytetari më i thjeshtë i Republikës. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë tre vite

pa Gjykatë Kushtetuese vetëm për qëllimin për ta kapur këtë Gjykatë në mënyrë mafioze, dhe monstruoze siç tregojnë faktet dhe të vërtetat. Puna vazhdon. Provat vazhdojnë. Implikimi vazhdon. Të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi dje presidenti Ilir Meta.

META: TË GJITHË NË 2 MARS PËR TË IZOLUAR MAZHORANCËN

htetues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm të shtetit. Ndaj më 2 mars, të gjithë në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën, jo me Presidentin Ilir Meta! Se shqiptarët nuk do të tolerojnë më askënd të dhunojë Kushtetutën që ata e votuan me referendum më 22 nëntor 1998. Rreziku më i madh është murtaja që quhet “Rilindje””, nënvizoi Meta.

Zbardhen emrat e 2 zyrtarëve që u kallëzuan në SPAK

Por edhe pse gjatë fjalës së tij për mediat përmendi vetëm emrin e minis-tres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa tha se janë dhe dy persona të tjerë, dje

presidenti Ilir Meta ka zbuluar se kush janë ata. Në një njoftimi të shpërndarë për mediat, Presidenca theksoi se bëhet fjalë për Gentian Devan dhe Etleva Haxhian, ndërsa i akuzon për katër vepra të ndryshme penale. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka de-pozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: Etilda Dalip Gjonaj, me detyrë Ministre e Drejtësisë; Gentian Fehmi Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Minis-trisë së Drejtësisë; Etleva Admir Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

1.Shpërdorim i Detyrës, para-shikuar nga neni 248 i Kodit Penal

2.Ushtrimi i ndikimit të palig-jshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal

3.Falsifikim i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4.Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale

akuzat e Metës për Gjonajn dhe 2 zyrtarët e MD

4Por edhe pse gjatë fjalës së tij për mediat përmendi vetëm emrin e ministres së Dre-jtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa tha se janë dhe dy persona të tjerë, dje presidenti Ilir

Meta ka zbuluar se kush janë ata...

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Veting, dalin para KPK gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme dhe gjyqtari i Apelit, ja gjetjet për Irena Gjokën dhe Asim VokshinGjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Antikor-

rupsion, Irena Gjoka ishte gjyqtarja e radhës që u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hetimi për Gjokën kishte përfunduar për të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Në seancën e djeshme, rela-torja e çështjes bëri të ditur raportin e ILDKP-së, që kishte arritur në përfundim se Gjoka ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshe-hje të pasurisë dhe nuk ka bërë deklarim të rremë. Pas raportit të ILDKP-së ishte radha e gjetjeve të

Komisionit. Konkretisht, gjyqtarja ka deklaruar një apartament në Tiranë, blerë 45 mijë euro, me burim krijimi të ardhurat nga paga dhe hua. Përsa i përket deklarimit të pasurisë, nuk u gjet asnjë problem. Në lidhje me hetimin e burimit të krijimit, KPK ka konstatuar se Gjoka ka pasur mundësi financiare për krijimin e pasurisë, ndërsa për huan marrë nga vëllai, ka kërkuar disa dokumente. Het-imi është kryer edhe për analizën financiare, duke arritur në përfundimin se vëllai i Gjokës ka pasur mundësi financiare për t’i dhënë hua, gjithashtu edhe gjyqtarja kishte mundësi t’ia kthente huan.

U konstatua gjetje për mosdeklarim të pasurisë, konkretisht, gjyqtarja nuk kishte deklaruar shtëpinë në Patos, që e kishte në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllezërit. Lidhur me dy kriteret e tjera, Gjoka është vlerësuar pozitivisht. KPK dje zhvilloi seancë dëgjimore edhe për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Asim Vokshi. Për këtë të fundit, ILDKP-ja kishte dorëzuar një raport jo pozitiv. Relatorja evidentoi se pas hetimit ka konstatuar se Vokshi, për pasurinë apartament në Selitë, ka deklaruar se është blerë për 21350 mijë euro, me burim krijimi dhuruar nga prindërit. Këta të

fundit, burim krijimi kanë deklaruar, kursimet e jetës. Për këtë pasuri, relatorja tha më tej se burim krijimi për pasurinë, janë të ardhurat e fituara nga biznesi i prindërve të Vokshit, biznes i cili doli me probleme. Pas hetimit, KPK konstatoi se biznesi nuk rezulton të jetë regjistruar dhe të ketë paguar tatime. Për këtë problem, Vokshit iu kalua barra e provës. Lidhur me figurën, gjyqtari u vlerësua pozitivisht, ndërsa në aftësitë profe-sionale u evidentuan disa probleme në dosjet e shqyrtuara, konkretisht për shkeljen e afatit të dorëzimit të dosjeve.

Ornela ÇELPICA

Inspektorati i Lartë i Drejtë-sisë pritet të ketë kapacitet të plotë për të skanuar vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Prej gati tre vitesh janë pezulluar inspektimet në drejtësi, por me ngritjen e ILD-së, pritet që të gjithë të kalojnë në skaner. Artur Metani ka kërkuar staf mbështetës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjykatës dhe inter-esi ka qenë i lartë. Dje, KLP zhvilloi seancën e radhës, ku zbardhi emrat që kanë shfaqur interes për tu bërë pjesë e ILD-së. “Para Këshillit janë prezantuar opinionet për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar pranë zyrës së Ins-pektorit të Lartë të Drejtësisë. Midis 2 kandidaturave, Këshilli miratoi me 10 vota pro, opinionet për kandidi-min e znj. Mirela Kapo”, shkruhet në njoftimin e Këshillit. Gjithashtu, gjatë seancës së mbajtur dje, është miratuar dhe projektvendimi për të nisur procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kancelarët e prokurorëve dhe të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u komanduar në ILD. “Me 10 vota pro janë miratuar projekt-vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë dhe projekt vendimet për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komandu-ar si inspektor në ILD, si vijon: Elena Pelushi, Xhevahir Lita, Daniela Sulaj, Sonila Muhametaj Domi”, njofton Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ashtu siç ishte lajmëruar në rendin e ditës, dje u votua edhe për prezantimin e opinioneve të kandidatëve që kanë shprehur interes për tu komanduar pranë KLP, si këshilltarë. “Me 10 vota pro, janë miratuar edhe prezan-timet e opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar në pozicionin Këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për një periudhë kohore 3-vjeçare, si vijon: Ornela Rrumbul-laku, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Arian Muçaj, Erion Pano dhe Vitjona Mata”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Masat ndëshkimoreNë kuadër të paketës anti-KÇK,

Shtyhet afati për të aplikuar pranë Prokurorisë së Posaçme

Forcohen radhët e ILD, zbardhen emrat që do të ndihmojnë Artur Metanin për hapjen e vendimeve

në gjyqësor, priten shkarkime dhe pezullimeKPA regjistron ankimimin e gjyqtares Marjana Velçani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit regjistroi dje çështjen e ankimimit të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Durrësit, Marjana Velçani. Kjo e fundit u shkarkua nga detyra në dhjetor të 2019, vendim të cilën nuk e pranoi duke iu drejtuar Kolegjit të Apelimit. Ky institucion ka njoftuar në faqen zyrtare se ka zgjedhur trupën që do të gjykojë çështjen e gjyqtares Velçani. “Sot, në datën 24.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për cak-timin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Luan Daci”, shkruhet në njoftim. Ndërkohë kujtojmë se ishin gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të aftësive profesionale që e fundosën gjyqtaren, dhe në vendimin e publi-kuar nga KPK, Velçani nuk arriti të provojë të kundërtën e gjetjeve.

Gjyqtarja Olldashi i shpëton ankimimit nga

Komisioneri PublikGjyqtarja e Gjykatës së Posa-

çme Antikorrupsion, Iliriana Oll-dashi i shpëtoi ankimimit nga Komisioneri Publik. Olldashi u kon-firmua në detyrë në dhjetor të 2019, pasi u vlerësua pozitivisht në të tre kriteret e rivlerësimit. Komisioneri Publik, pasi u njoh me vendimin e Komisionit, brenda afatit ligjor njof-toi se nuk ka ushtruar ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. “Për subjektin e rivlerësimit znj. Iliriana Olldashi, Institucioni i Komision-erëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, shkruhet në njoftimin e IKP-së. Ndërkohë sjellim në vëmendje seancën dëgjimore që u mbajt për gjyqtaren Olldashi. Relatorja e çështjes konstatoi vetëm një gjetje, konkretisht për huan e marrë nga babai, por si duket që Olldashi ka arritur të provojë të kundërtën e gjetjes. Po ashtu, në emër të gjyqtares kanë ardhur dy denoncime që rezultuan pa prova.

Inspektori i Drejtësisë mori super kompetenca. Sipas ndryshimeve ligjore të miratuara javën që lamë pas në Parlament, ai mund të bëjë pezullime gjyqtarësh brenda 3 ditëve dhe në bazë të shkeljeve mund të kërkohet shkarkim, pezullim apo ndëshkim me gjobë për çdo gjyqtar e prokuror. Ndryshimet nuk kanë hyrë ende në fuqi, por sapo të ndodhin, pritet që ILD të nisë goditjet, kjo pasi ashtu si KLP, edhe KLGJ do asistojë me gjyqtarë.

Shtyhet afati për vendet vakante në SPAK

Vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ishte në rendin e ditës në seancën e djeshme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjatë seancës, anëtarët e KLP-së vendosën që të shtyjnë me 40 ditë maksimumi aplikimin e të interesuarve. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi, për shtyr-jen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën e zhvilluar dje, miratoi raportet për analizimin e profesion-alizmit të 7 prokurorëve. “Për sta-tusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ven-dosi me shumicë votash, miratimin

e raporteve për analizimin e aftë-sive profesionale të subjekteve të rivlerësimit kalimtar, prokurorëve: Abaz Muça, Adriano Dyrmishi, Alketa Zifla, Bledar Maksuti, Enrik Haxhiraj, Marjeta Zaimi, Rozeta Qirjaqi”, njofton Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Miratohen raportet për “vetingun” e 7 prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën e zhvilluar dje, ka pasur “mysafirë” ndërkombëtarët. Në një seancë ku u shqyrtuan dhe miratuan shumë çështje të rëndësishme, mes të cilëve dhe aplikimet për ILD dhe vendet vakante në SPAK, nuk ka munguar prania e përfaqësuesve të huajve.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare të radhës, në prani të të gjithë anëtarëve dhe në prezencë të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, EU-RALIUS, OPDAT si dhe vëzhgues të tjerë të akredituar”, shkruhet në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

MBLEDHJET E KLP NË SKANER NGA SHBA-BE

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pikën 3 të vendimit shprehja “jo më vonë se 15 ditë kalendarike”, zëvendëso-het me shprehjen “jo më vonë se 40 ditë kalendarike””, njofton Këshilli i Prokurorisë. Gjithashtu, në seancën e djeshme Këshilli hodhi shortin për të përzgjedhur dy anëtarët e KLP, të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për proku-rorë në SPAK. Shorti “zgjodhi” Tartar Bazajn dhe Besnik Canin, ndërsa vlen të theksohet se ky i fundit është ende në veting. Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të japë vendimin përfundimtar për të enjten e 27 shkurtit. “Në përfundim të seancës plenare, është hedhur shorti për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit, të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Proku-rorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores, ku shorti ka përzgjedhur z. Besnik Cani dhe z. Tartar Bazaj”, bëhet me dije në njoftim.

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

6 GAZETA SOTE Martë 25 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Rama falënderon homolo-gun e tij kroat Andrej Plenkoviç, gjatë fjalës së tij në samitin e BERZH-it. “Dua të falënderoj shumë Andrej, që mundi të vinte. Është vërtet shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që të gjithë ne që jemi në këtë panel jemi mjaft mirënjohës për këtë, pasi Kroacia është një-

farësoj agjenti ynë në Bruksel e në të njëjtën kohë është edhe përkthyesi i Brukselit në rajon. Natyrisht është më e lehtë të përkthesh Brukselin te ne, sesa të na përkthesh ne tek Brukseli, e di, por është pjesë e punës tënde, je një diplomat me përvojë, ndaj paç fat me të”, tha kryeministri.

Rama falënderon kryeministrin kroat në samitin e BERZH-it

Kryeministri Edi Rama në samitin e BER-ZHIT-it dje në Londër foli për projektin më të madh në vitin 2020. “Jemi mes 5 vendeve të Europës që jemi tashmë në përputhje me vizionin e Ursula Von der Leyen, jo sepse kemi qenë duke punuar drejt kësaj gjëje do-mosdoshmërish, por sepse kemi trashëguar një sistem ku thuajse gjithçka mbështetet në

energjinë e përsëritshme e të gjelbër. Kështu që jemi në një pozicion të mirë. Duhet të vazh-dojmë të punojmë e nuk dua t’ju bezdis tani me emrat e rrugëve ku nisin e ku përfundojnë, sepse ka vetëm një autostradë që na duhet të ndërtojmë sëbashku, autostrada Ballkan Perëndimor- Bashkim Europian. Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë”, tha ai.

Rama: Autostrada Ballkan – BE, ajo që kemi nevojë

Spartak Ngjela: Serbia politikë gjenocidiale, shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot, vendi shumë shpejt do të çlirohet nga të korruptuarit

Avokati Spartak Ngjela i kushtoi dje vëmendje korrupsionit dhe situatës që e ka “mbytur” vendin. Ngjela në një postim në rr-jetin e tij social Facebook, deklaroi hapur se populli shqiptar është vjedhur nga qeveritarët, ndërsa theksoi se ajo që ky popull pret është që të shpëtojnë nga fenomeni më problematik në vend, korrupsioni. “Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen për-

fundimisht nga reforma antikorrupsion. Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të ko-rruptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjedhur shqiptarët”, shkruan avoka-ti Spartak Ngjela në Facebook. Gjithashtu, avokati i kalon sulmet e tij tek Serbia, duke e cilësuar politikën e këtij vendi gjenocidiale. Pas kësaj deklarate, avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria qëkur u bë shtet i është shitur Serbisë dhe Rusisë, duke shtuar më pas se asgjë nuk e

shpëtoi nga ky “pushtim”. “Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjenocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjer-man. Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë. Në vitin 1920, me vrasjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet”, deklaroi Ngjela. Në postimin e Facebook, avokati Ngjela i dha një këshillë të gjithë poli-tikanëve, qëllimi i të cilëve është që të marrin

timonin e Shqipërisë. “Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Woodrou Wilson. Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999”, shkruhet në postimin e avokatit Spartak Ngjela.

Kryeministri Rama falënderon donatorët në Konferencën e 17 shkurtit

Edi Rama i vendosur: Nuk do të ketë mini, por shengen të plotë në Ballkan, do të heqim barrierat e lëvizjes për njerëzit dhe kapitalet

Ornela ÇELPICA

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për t’i shkuar në fund idesë për Shengenin Ballkanik. Edhe pse Kosova ka dalë kundër,

kjo duket se nuk do e ndalë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë. I vendosur, kryeministri Rama dje i pranishëm në Samitin e BERZH-it në Londër e përmendi këtë çështje, të cilët e cilëson si shumë të rëndësishme për vendet ballkanike. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se konfliktet e hershme nuk duhet të bëhen pengesë e një nisme që në thelb ka për qëllim rindërtimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë. Ndërsa theksoi se Shengeni nuk është “mini”. “Natyrisht kemi probleme, natyr-isht kemi mosmarrëveshje, natyrisht ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur, por ne po punojmë sëbashku e po ecim përpara sëbashku, e duam që sëbashku të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë, që të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezi në mosmarrëve-shje të pafundme, me luftëra e konflikte. Kjo mendoj është shumë e rëndësishme. Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë thjesht me paqen si e tillë, por me zhvillimin, me ekonominë, me të ardhmen për popujt tanë, për të rinjtë, për fëmijët tanë. E kjo është arsyeja pse besoj fort që ajo çka… më duhet të mos bie dakord me Anën e me të gjithë të tjerët e sidomos me atë që shpiku këtë “mini shengen”, sepse nuk e di se ku “ai” apo “ajo”, por jam i sigurt që ka qenë “ai”, e ka gjetur këtë fjalë. Nuk është aspak “mini”. Ne jemi mesatarisht ndër më të gjatët në Europë si rajon. Është rajonale. Është një hapësirë e përbashkët rajonale që emërtohet apo i referohet si Shengen, thjesht për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë”, tha kryeministri Rama. Duke mos mjaftuar me aq, kreu i qeverisë Edi Rama vendosi të evidentojë dhe avantazhet e Shengenit Ballkanik. “Bëhet fjalë për 4 liritë e Europës; Liria e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në rajonin tonë, ku ndërkohë që flasim, në kufij, mallrat dhe njerëzit presin më shumë se 1000 vjet për vit, që nuk është efektive besoj. E pra, BERZH-i në asnjë mënyrë nuk do të financonte një projekt ku pritet 1000 vjet në vit”, tha kryeministri Rama.

Edi Rama për Konferencën e Donatorëve

Kreu i qeverisë Edi Rama në samitin e BERZH-it, përpos Shengenit Ballkanik, solli në vëmendje dhe Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel më 17 shkurt. Rama në kuadër të kësaj çështjeje, falënderoi shtetet

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Kemi nevojë të jemi një

Ambasadori i ri i Kosovës në Ti-ranë, Nait Hasani ka folur dje për mar-rëdhënien mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një intervistë televizive, ambasadori kosovar në Shqipëri deklaroi se ka shumë marrëveshje ekzistuese, por më shumë nevojë ka për nisma konkrete dhe zbatim në praktikë mes dy ven-deve. “Kemi nevojë të jemi shumë afër me njëri-tjetrin, të jemi një. Përpjekjet janë në vazhdimësi. Janë nënshkruar disa marrëveshje, por ka pasur edhe neglizhenca. Të mos kemi barriera me njëri-tjetrin”, tha ambasadori. Më tej, Hasani tha se pas tërmetit të 26 nëntorit që “vrau” 51 njerëz, dy vendet janë bash-kuar më shumë. “Shqiptarët në Kosovë i hapën dyert e tyre për të prekurit nga tërmeti. Ne jemi shqiptarë dhe kemi një gjuhë, një traditë. Tani, politika duhet të na afrojë dhe duhet të heqë pengesat”, tha më tej Hasani. Ky i fundit gjithashtu u pyet nga gazetarja për mini Shengenin Ballkanik, për të cilin ai tha se kemi nevo-jë që brenda shqiptarëve të ketë lehtësira.

Konferenca e Donatorëve, ekspertët e ekonomisë: Është hua produktiveEkspertët e ekonomisë kanë komen-

tuar paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve, ku 853 milionë euro ishin kredi. Për një intervistë televizive, ekspertja Elona Shehu u shpreh se kjo kredi do të jetë produktive pasi do të monitorohet nga ndërkombëtarët. “Elementi pozitiv është që ky borxh është ndryshe nga borxhet e tjera pasi do të jetë i monitoruar nga institucione ndërkombëtare, gjë që nuk bëhet me borxhet e tjera siç është eurobondi. Mënyra se si përdoret e bën borxhin që merret efektiv ose jo. Huamarrja e rindërtimit është produktive pasi do të monitorohet. Treguesit makroekono-mikë do të përmirësohen deri në mo-mentin që ne të fillojmë me shlyerjen e borxhit”, shprehet ajo. Mungesa e transparencës nga fondet e mbledhura në vend është një tjetër problem. “Ashtu siç u bë publike fondi që u dha grant dhe ai që u dha hua nga shtetet e huaja, duhet të bëhet edhe për institucionet shqiptare. Duhet transparencë”, tha ajo.

që morën pjesë dhe që dhuruan para për tu bashkuar në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit fatal të nëntorit të 2019. “Do të doja të falënderoja sërish, nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve, por do doja të them që pjesa më prekëse ishte pa asnjë dyshim pjesëmar-rja e miqve tanë nga rajoni. Të gjitha vendet që është i ulur në këtë panel përfaqësuar nga ne, natyrisht, plus Kroacisë, sepse e shihni që Andrej nuk është ulur me ne, por sërish është pjesë e botës tonë, kanë dhënë në shem-bull të shkëlqyer solidariteti e të asaj çka

është fryma në rajon qysh prej disa viteve, edhe falë këtij forumi e shumë mbledhjeve të tjera, të cilat kanë ndryshuar e shpresoj përgjithmonë frymën”, tha kryeministri Edi Rama. Në kuadër të situatës së tërmetit, kryeministri Edi Rama shtoi se nuk është e lehtë të “fundosësh” të shkuarën dhe pasojat. “Tashmë na duhet të bëjmë përpara e natyr-isht, të ecësh përpara e të ndërtosh mbi këtë dhe ta shndërrosh paqen në një instrument zhvillimi e begatie nuk është e lehtë, sepse e shkuara ende nuk është tërësisht pjesë e historisë”, tha ai.

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përqendrimi i administrimit dhe i menaxhimit të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara si dhe i provave materiale, në një institucion administrativ, propozimet e të cilit, për destinimin, përdorimin apo kalimin e të dre-jtave reale, do të miratohen nga një organ kolegjial, do të sigurojë një vendimmarrje shumë më të shpejtë në kohë, pa cenuar vazhdueshmërinë normale të aktiviteteve apo

menaxhimin e tyre në kohë reale, duke siguruar të ard-hurat apo rritjen e tyre, kur është e mundur, njëlloj si të ishin në administrim normal. Vendimmarrja në fjalë do të sigurohet me asistencën e ekspertizës së teknikëve dhe të specialistëve të fushës, të cilët, në çdo rast, do të sigurohen nga agjencia në njërën nga format e parashikuara në ligj, pa qenë nevoja t’i nënshtrohen vendimmarrjes gjyqësore.

Ja parashikimet ligjore për sekuestrimin e pasurisë

Gjykata e Posaçme e Apelit hap çështjen “Tahiri”, ja kur do zhvillohet seanca e parë ndaj ish-ministrit dhe kush do të jetë trupa gjykuese

Beteja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me drejtësinë shqiptare duket se nuk kas fund. Pak kohë më parë, apeli i Gjykatës së Apelit Kundër Krimit dhe Korrupsionit regjistroi procesin ndaj ish-ministrit të Brend-shëm. Tashmë, Gjykata e Posaçme e Apelit do të zhvillojë më 12 mars, në orën 09:30, seancën e parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri Tahiri kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin e tij për

“Trafik narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar”. Në Shkallën e Parë, ish-ministri u dënua për “Shpërdorim detyre”, por e ankimoi këtë ven-dim, duke kërkuar pafajësi. Kështu, Gjykata e Posaçme e Apelit nis shqyrtimin e dosjes së Ta-hirit më 12 mars, ndërsa kolegji penal përbëhet nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Trupën gjykuese e bëri të njohur vetë Gjykata e Posaçme e Apelit. “Në përgjigje të kërkesës tuaj,

bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Repub-likën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se: Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019. Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët: Albana Boksi Kryesuese; Nertina Kosova Anëtare; Nure Dreni Anëtare. Zyra e Marrëdhënieve me Me-

dian dhe Publikun Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim. Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove. Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

Elisjeda KIKO

Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme aktin normativ kundër KÇK. Ky akt normativ prej disa

kohësh është diskutuar në komi-sionet parlamentare, ku pasi mori “dorën e fundit” te Ligjet pritet t’i kalojë ditën e enjte seancës plenare për votim. Të pranishëm për prezantimin e përmbajtjes së aktit normativ në komisionin ishin zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori i Kodifi-kimit në Ministrinë e Drejtësisë, Be-smir Beja. Voda gjatë prezantimit u shpreh se akti normativ i propozuar nga qeveria ka për qëllim marrjen e masave në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike. Sipas zv.ministres së Brendshme nev-oja e miratimit të aktit normativ anti-KÇK lindi nga një analizë që Policia e Shtetit po bënte në punën e saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ky Akt Normativ ka për qëllim marr-jen e masave në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe konso-lidimit të rendit e sigurisë publike. Lindi nevoja e kësaj emergjence për shkak të një analize që Policia e Shtetit po i bënte të gjithë punës së saj. Unë do të jap një shembull shumë të thjeshtë. Në vitin e fundit, Policia e Shtetit ka sekuestruar në total 91 mln euro asete kriminale, një shumë sigurisht që nuk ka të krahasuar me shifrën që gjetëm në 2013, që nuk ishte as 1 mln euro. Por çfarë ndodhi? Me vendim të gjykat-ave nga gjithë kjo shumë pasurish të sekuestruara u katandisën vetëm 30 mijë euro”, u shpreh Rovena Voda.

Mbështetja e aktit normativAkti normativ i propozuar nga

qeveria ka marrë mbështetje nga deputetët e mazhorancës. Depu-teti Adnor Shameti gjatë relatimit të tij në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nëpërmjet këtij akti me karakter të përkohshëm synohet forcimi dhe ashpërsimi i luftës ndaj organizatave dhe grupeve të struk-turuara kriminale. “Nxjerrja e këtij akti normativ nga Këshilli i Minis-trave është diktuar nga nevoja për sanksionimin e marrjes së masave

Shameti: Ja çfarë synon miratimi i aktit normativ anti-KÇK

Legjitimohet akti normativ kundër KÇK, Komisioni i Ligjeve miraton propozimet e qeverisë, hapet rruga edhe për konfiskimin e pasurive kriminale

Cakaj: Fokusi i qeverisë i përqendruar në dy drejtime

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evro-piane, të zhvilluar në Selanik. Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, Cakaj u shpreh se ju vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme. Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor. Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Repub-likën e Kosovës, jo vetëm për qyte-tarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon. “Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore”, përfundoi Gent Cakaj.

Ruçi takon përfaqësues të Preshevës dhe Bujanovcit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti përfaqësuesin e Komunës së Preshevës, Armend Aliun dhe përfaqësuesin e Komunës së Bu-janovcit, Arbër Pajazitin. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet me dije se gjatë takimit u bisedua mbi disa çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me qeverinë e Republikës së Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e Re-publikës së Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të dre-jtave të shqiptarëve në Serbi. Krye-tari i Kuvendit, Gramoz Ruçi vuri në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili u shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

parandaluese me karakter person-al, pasuror dhe ekonomik ndaj një kategorie të caktuar subjektesh, për të cilat ka dyshime apo informacion se janë të përfshira, ndihmojnë apo financojnë aktivitete të krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit apo bandave të arma-tosura, duke përbërë rrezik e duke cenuar sigurinë publike”, u shpreh deputeti socialist, Adnor Shameti.

Konfiskimi i pasurive kriminale

Më tej, Komisioni i Ligjeve në cilësinë e komisionit përgjegjës, miratoi edhe ligjin “Për adminis-trimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”. Me miratimin e këtij projektligji, i jepet e drejta Ministrisë së Brendshme për të sekuestruar pasuritë kriminale dhe t’i ofrojë ato për shërbime sociale. Të ftuar për prezantimin e ndrys-himeve ligjore ishin zëvendësmin-istrja e Brendshme, Rovena Voda

dhe Drejtor i Agjencisë së Admin-istrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Artur Kala. Zëvendësministrja Voda parashtroi se projektligji synon të përcaktojë Agjencinë e Administrimit të Pas-urive të Sekuestruara dhe Kon-fiskuara si institucion përgjegjës për administrimin edhe të provave materiale, përveçse pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë, si dhe rregullat e procedurat për administrimin e tyre. Relatori i projektligjit, deputeti Alket Hyseni theksoi se përparësitë dhe efektiviteti i këtij projektligji konsistojnë në fuqizimin e kompe-tencave dhe rritjen e proaktivitetit të institucioneve administrative për administrimin dhe vendimmarrjen më efikase dhe efiçente për për-dorimin dhe destinimin e aseteve e të pasurive të sekuestruara si dhe për administrimin, tjetërsimin dhe asgjësimin e provave materiale.

Deputeti socialist Spartak Braho ishte më i ashpër në mi-ratimin e këtij ligji, duke thënë se sekuestrimi i pasurive bëhet vetëm me vendim gjykate, jo me urdhër policie. “Mbi ç’bazë janë sekuestruar makinat në komisar-iate, pasi ne si Kuvend nuk i kemi nxjerrë ende aktet nënligjore. Të bëjmë shumë kujdes ndaj pronës

private. Prona është shumë e shen-jtë, është gjykata që do vendosë nëse veprimet janë të sakta apo jo. 3 muaj është shumë vonë për nxjerrjen e akteve nënligjore. Unë i miratojë ndryshimet përkatëse, por duhet të theksoj se nuk është policia mbreti i këtyre veprimeve që sekuestron, është gjykata”, u shpreh Spartak Braho.

Miratimi i aktit normativ, Braho del kundër

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

8 GAZETA SOTE Martë 25 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar zyr-tarisht për rastet e dyshuar në Shqipëri në lidhje me koronavirusin. Ministria është shprehu se nga 8 rastet që ishin të dyshuara si të infe-ktuar asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ndër të tjera Ministria e Shën-detësisë, thekson se pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë

të koronavirusit në Itali po vijohet me përforcimi të masave në pikat kufit-are, si dhe përforcimin e gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19. Ndërkohë përfaqësuesit e Task Forcës kanë bërë apel edhe për qytetarët të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

Ministrja e Shëndetësisë: 8 raste të dyshuara, negative

Koronavirusi, Lulzim Basha: Qeveria të tregohet transparente me qytetarët, PD ka ngritur grup të posaçëm për monitorimin e situatës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e djeshme një takim me ekspertë të shëndetësisë. Pas takimit, kreu demokrat doli në deklaratë për mediat nga selia blu, ku i bëri apel qeverisë që të tregohet transparente me qytetarët dhe jo të bëjë propagandë, por t’u vijë në ndihmë mjekëve. Sipas Bashës, PD bashkë me një grup ekspertësh të fushës kanë ngritur një grup të posaçëm monitorimi të situatës si dhe ka hedhur edhe propozimin që të bëhet një regjistër i veçantë për shqiptarët apo personat e tjerë që vijnë nga vende ku koronavirusi është

shfaqur më parë. “Kemi pasur disa takime me ekspertë të epidemive, profesorë dhe specialistë të QSUT dhe Universitetit Mjekësor si dhe kon-sulta me drejtues të OBSH. Kemi ndjekur dhe monitoruar komunikimet nga autoritetet. Kam disa mesazhe që dua t’i përcjell në një moment që e di se shumëkush prej jush prindër po përjetoni momente ankthi. Është koha të flasin mjekët dhe ekspertët. Të hartohet plani i detajuar i masave. Plani duhet të shpërndahet me qytetarët që qytetarët të informohen. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve duke ditur se infeksioni nuk

shfaqet menjëherë. Duhet të krijohet një regjistër që vijnë nga zonat e infektuara. Nuk është koha për propagandë. Qeveria ka për detyrë të veprojë në mbështetje të mjekëve. Vendi jonë ka special-istë që mund ta menaxhojnë këtë situatë. Kemi ngritur grup të posaçëm pune për monitorim”, tha Basha. Po ashtu, edhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu reagoi për koronavirusin. Gjatë një interviste televizive, ai tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtij virusi. “Masat apo lufta me një epidemi është më e madhja që mund të

bëjë një sistem shëndetësor. Dhe kjo ngrihet mbi bazën e politikave të përcaktuara. Politika nuk është fjalë që mund të ndahet nga sistemi shëndetësor. I kanë të gjitha mundësitë, mua kjo më kujton kohën e komunizmit, ku të gjitha i bënin më mirë. Pra, është një shprehje bajate, e dëmshme, s’të jep mundësi të kritikosh, të korrig-josh problemet. Turqia mbylli kufijtë me Iranin, Italia dërgon ushtrinë të izolojë qytete të tëra, si mund të themi ne që mund të jemi të qetë, kur kryeministri italian del e flet me transparencë të qartë për çfarë ka ndodhur”, tha Shehu.

Reagon ministrja e Shëndetësisë: 8 raste të dyshuara, negative

Qeveria prezanton planin e masave për rrezikun nga koronavirusi, Manastirliu: Nuk ka vend

për panik, asnjë të infektuar në ShqipëriElisjeda KIKO

Shqipëria nuk ka asnjë rast deri më tani të prekur nga koronavirusi. Këtë gjë e pohoi ditën e djeshme ministrja e

Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në mbledhjen e Task-Forcës për masat parandaluese të koronavirusit, u shpreh se bluzat e bardha dhe poli-cia kufitare janë në gatishmëri, duke shtuar se pavarësisht përhapjes së virusit në Italinë fqinje, risku brenda Shqipërisë është shumë i ulët. Minis-trja tha se është shpërndarë protokolli kombëtar në të gjitha institucionet e shërbimit shëndetësor sipas reko-mandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe se të gjitha bluzat e bardha po trajnohen nga inspektorët e ISHP-së. Manastirliu deklaroi më tej se opinioni publik duhet të bazohet vetëm në të dhënat zyrtare dhe të mos bazohet në burime të tjera informacio-ni për të shmangur dezinformimin. Si-pas ministres së Shëndetësisë, situata aktuale në Shqipëri nuk ka vend për panik. “Nga pikëpamja e përballjes pikërisht me një virus të tillë na bën të jemi jo vetëm të përgjegjshëm, por edhe të ecim me transparencë për të gjitha masat që jemi duke ndërmarrë. Në komunikimin me publikun dhe me-diat e kemi thelbësor për të shmangur çdo disinformim që është një element pasi edhe dje jo pak mesazhe nxitën panik. Nuk është koha që paniku t’i zërë vendin arsyes. Koha për fakte. Koha për mendimet e ekspertëve. Kemi ekspertët më të mirë të Institutit të Shëndetit Publik dhe strukturave tona për ndjekjen e planit të Task- Forcës. Ndaj dua këtu që edhe t’ju ftoj si media për t’ju patur bashkëpunëtorë ashtu si dhe qytetarët duhet të jenë bashkëpunëtorë në një situatë që nuk do panik por racionalitet”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë shtoi më tej se të vetmet kanale ku informacioni është i saktë dhe duhet të bazohen qytetarët janë ISHP dhe faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë. “Jemi përballur dje me lajme të rreme, me mesazhe që nuk ishin të vërteta dhe të cilat kemi reaguar. Dua që t’ju them ju si media që ndiqni këto lajme dhe dua t’ju falënderoj për ato çfarë keni përcjellë. Qytetarët t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare që dalin nga Ministria e Shëndetësisë

Mjeku infeksionist: Nuk ka vend për panikMjeku infeksionit, Pëllumb Pip-

ero, tha ditën e djeshme që në vend të panikut është i rëndësishëm inform-imi dhe bashkëpunimi me qytetarët. Gjatë një interviste, ai deklaroi se qytetarët duhet të shmangin vendet e mbipopulluara. “Asnjë vend në botë nuk i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar një epidemi apo një pandemi, sepse asnjëra prej tyre nuk të pyet i ke apo nuk i ke kapacitetet dhe kur duhet të fillojë. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i një qytetari që vjen nga një vend ku ka virus me autorite-tet shëndetësore në pikat e kalimit kufitar, nëse ka pasur kontakt me persona të infektuar. Çdo person që ka shenjat klinike që ne ia veshim koronavirusit nuk duhet të trembet, por gjithsesi duhet të mbajmë kon-takt përmes telefonit me mjekun e familjes apo urgjencën mjekësore. Të mos udhëtojnë pa arsye të rëndë-sishëm jashtë vendit, veçanërisht në vende ku ka prezencë të shtuar të virusit. Së dyti, të mos frekuentojnë vende të mbipopulluara”, tha ai.

Eduard Merkaj: Policia Kufitare në gatishmëri totale

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj gjatë mbledh-jes së Task Forcës për koronavirusin, duke ju referuar rastit të mesazhit të shpërndarë në Whatsapp deklaroi se kanë filluar hetimet sa i përket keqpër-dorimit të këtyre mesazheve. Ai gjithashtu u shpreh se Policia Kufitare është në gatishmëri totale për paran-dalimin e kësaj situate. “Për rastin e mesazhit të shpërndarë në Whatsapp të audios së një vajze që fliste për 12 raste të infektuarish në Shqipëri, kanë filluar hetimet sa i përket keqpër-dorimit të këtyre mesazheve. Kolegët e mi po vazhdojnë veprimet. Veç kor-ridoreve të intervistimit të udhëtarëve që vijnë në vendin tonë, veçanërisht ata nga vendet e riskut, me urdhër të drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, secili efektiv në kufi ka në dorë pyetësorët e posaçëm për rastin për pasagjerët”, u shpreh drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj.

Është normale të kesh shqetësime në këtë situatë, por paniku nuk duhet të na çojë në drejtime që nuk bazohen në fakte reale. E kërkoj me mirëkuptim dhe ne do të jemi të hapur. Me shumë përgjegjësi do të administrojmë këtë ngjarje, kemi përballuar situata të tjera

si tërmeti ku kemi treguar profesion-alizëm. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Ju kemi informuar për rastet që kanë qenë të dyshuara, ku 6 raste janë analizuar dhe kanë rezultuar negative”, tha Ogerta Manastirliu.

"Duhet që të jemi shumë serioz në trajtimin e kësaj situate dhe kjo ngjarje nuk duhet trajtuar me mendjelehtësi dhe nuk mund të përdoret politikisht. Duhet unitet kombëtar dhe jo përdorimi politik. Ftoj këdo që ka një shqetësim ta ngrenë në institucione. Nuk duhet të përhapin panik sepse panik dëmton më shumë se vetë virusi. Vendimet tona bazohen në ekspertizën ndërkombëtare. Ato konsultohen me ekspertët më të mirë. Është e ulët të shfrytëzohet për një gjë të tillë një hapësirë në media dhe ju marrin

kohë për një lajm që nuk ka asnjë dashamirësi ndaj publikut. Jo të gjithë qytetarët kuptojnë se çfarë është karantina. Në karantinë nuk shkojnë njerëzit e së-murë. Të gjithë ata që e përdorin duan ta politizojnë këtë ngjarje. Duhet të jemi të gjithë së bashku për ta udhëhequr këtë situatë që qytetarët të dalin të pacen-uar. Këto ngjarje duhet të trajtohen me racionalitet dhe jo me ngjyrime politike dhe as me thirrje publike. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është turpi i atyre që duan të fitojnë kredo politike", tha Manastirliu.

Ngritja e karantinës në Kavajë, reagon Manastirliu

dhe informacioni ditor që jep për pub-likun dhe mediat dhe informacionet e Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Asnjë i infektuar në ShqipëriMinistrja e Shëndetësisë siguroi

opinionin publik se nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, duke shtuar se bluzat e bardha janë në gatishmëri të plotë. Manastirliu shtoi se kanë qenë 6 raste të dyshuara me koronavirus, por pas nënshtrimit të analizave të nevojshme kanë rezultuar negative. “Dua të them edhe njëherë që është shumë i rëndësishëm bash-këpunimi me ju. Jemi të hapur siç kemi qenë për të komunikuar 24 orë në 7 ditë për ju. Jemi në gatishmëri për t’u përgjigjur për punën që po bëjmë dhe për çdo shqetësim që ka publiku.

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rreziku nga koronavirusi, shtohen masat në kufi, penalizohet shkolla që pezulloi

mësimin, nisin trajnimet e mjekëve

Më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë po trajnohen për luftën kundër koronavirusit

Asnjë rast i shënuar në Shqipëri, nuk ka vend për panik, flasin mjekët: Masat po merren, të gjithë të jemi të qetë

Ndërkohë që qytetarët janë në panik nga koronavirusi, pasi ky i fundit ka prekur shtetin fqinj, Itali, shteti ka shtuar masat në kufi dhe në stafet mjekësore. Por përpos shtimit të masave të cilat janë marrë si pasojë e afërsisë gjeografike që ka Shqipëria me Italinë, mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë deklaruan se nuk ka vend për panik, dhe po ashtu theksuan se vendi ynë për momentin është me risk të ulët për tu prekur nga koronavirusi për sa kohë nuk ka ende asnjë të prekur. Masa e sigurisë dhe kontrollet për persona të prekur nga koronavirusi janë shtuar edhe në pikën kufitare

të Qafë-Botës në Sarandë. Mjeku thekson se për personat që vijnë nga vendet e prekura plotësohet edhe një formular shtesë, ndërkohë që ekipi i kon-trollit mbetet në kontakt me të duke e mbajtur në vëzhgim për disa kohë. “Pas urdhrit të ministres jemi në Qafë-Botë prej orës 6 të mëngjesit. Ne jemi të pranishëm. Bëjmë pyetje dhe bëjmë edhe një matje të temperaturës dhe skedojmë çdo person që kalon me të dhënat, numrin e telefonit. Dje kanë kaluar 233 të huaj dhe 268 është numri i shqiptarëve. Këto ditë nuk kemi pasur shtetas që vijnë nga Italia. Për njerëzit që vijnë nga Italia dhe

vendet aziatike plotësojmë një formular tjetër. Ne i mbajmë një numër kontakti dhe mbetemi gjith-monë në kontakt me këta shtetas”, ka deklaruar mjeku. Sakaq edhe në pikën kufitare të Kakavijës janë shtuar kontrollet për udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja. Kristina Haxhi, mjeke epidemiol-oge në Spitalin e Gjirokastrës, ka treguar se shër-bimi është 24 orë ndërsa thekson se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. “Në pikën e kalimit kufitar të Gjirokastrës është vendosur shërbimi 24 orë. Deri tani nuk kemi raste të dyshuara. Masat që do të marrin janë monitorimi 24 orë i personave.

Do i matet temperatura mjekësore. Deri në këtë momente nuk është vendosur akoma se ku mund të jetë karantina, por normalisht në një vend afër, jo në spital”, u shpreh mjekja. Po ashtu masat ndaj koronavirusit janë përforcuar në pikat kufitare të qarkut Kukës, Qafë-Prush të Hasit dhe Qafë Morinë të Tropojës. Në këto pika kufitare janë vendosur stafet mjekësore dhe 2 specialistë që bëjnë vëzhgimin e udhëtarëve që vijnë nga jashtë. Mjeku Enver Ngjeci është shprehur se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur raste të kalimit të personave me shenja të sëmundjes.

Arbjona ÇIBUKU

Shpall ja e g jendjes së jashtëzakonshme në shtetin fqinj Itali, si pasojë e korona-virusit, ka bërë që të shtohen

masat e sigurisë në Shqipëri në kufi dhe jo vetëm. Tre ditë më parë në Itali u shënua viktima e parë nga koronavirusi, ndërkohë që rezultonin qindra të tjerë të prekur nga korona-virusi. Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj dhe ka ndaluar trafikun ajror drejt Kinës. Sakaq në 12 pikat kufitare të vendit tonë janë shtuar kontrollet, si pasojë janë dyfishuar stafet mjekësore që ma-sin temperaturën dhe intervistojnë për 10 deri në 15 minuta të gjithë personat që kanë ardhur nga vendet e huaja. Stafi i cili kryen kontrollet, procedon në këtë mënyrë, pra personit i merren të dhënat e më pas skedohet. Në rast se shfaq shenja apo dyshime se mund të jetë mbartës i koronavirusit ata ka-lojnë në një stad tjetër kontrolli, në të kundërt vijojnë lirisht. Por kontrolli i tyre nuk mbaron këtu, pasi për person-at që vijnë për vendet e prekura nga koronavirusi, i mbahen disa të dhëna shtesë dhe mbahen nën vëzhgim për një periudhë të caktuar kohore. Në aeroportin e Rinasit, për të gjithë ud-hëtarët që zbresin në vend, para se të kalojnë në kontrollin e pasaportave, u bëhet një intervistim dhe u matet temperatura nga një termometër me lazer. E pranishme dje në Rinas ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi nga afër ma-sat e marra. Edhe efektivët e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit janë të pajisur me maska mbrojtëse.

Mjekët trajnim specialSakaq masat nuk janë marrë

vetëm në kufi, pasi Ministria e Shën-detësisë ka deklaruar se janë ngritur karantinat, në rast se vendi ynë preket nga koronavirusi, por deri më tani vlen të theksohet se nuk ka asnjë të prekur me koronavirus. Sakaq mjekët e Urg-jencës janë duke marrë trajnim special për koronavirusin. Më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë po trajnohen për luftën kundër koronavirusit.

Lista e pyetjeve për udhëtarët në kufi

Ashtu sikurse u theksua më sipër, masat kontrolluese janë shtu-ar dhe një nga këto masa është

pyetësori prej disa minutash që iu bëhet udhëtareve në kufij. Ata pyeten për vendin nga po vinë, për vendet tranzit si dhe numrin e udhëtarëve në bord për personin që mbart koronavirus. Pyeten mbi të dhënat personale. Pyetje të tjera janë mbi simptomat, në rast se ka temperaturë, ethe, djersitje, diarre, vështirësi në frymëmarrje, kollë, rrjedhje hundësh, teshtimë, dhembje koke apo lodhje. Personi pyetet po ashtu edhe për vendin e qëndrimit si dhe kohëzgjatjen e qëndrimit. Po ashtu pyetet për udhëtimet e fundit, pra vendet ku ka qenë brenda 14

ditëve të fundit dhe për vendin nga vjen, pra ku ka qenë 24 orë para mbërritjes në kufi.

Penalizohet shkolla që pezulloi mësimin

Paniku nga koronavirusi ka bërë që shkolla private “Udha e shkronjave” të pezullojë mësimin për 2 javë. Por Ministria e Arsimit ka reaguar menjëherë, duke thënë se nuk ka vend për panik, për sa kohë në vend nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi, si dhe i ka kujtuar shkollës private ligjin që nuk mund të pezullojë mësimin, kur Ministria e Arsimit nuk ka dhënë një udhëzim

të tillë. “Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos re-spektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtë-sisë”, njofton ministrja.

ISSH: Pasagjerët e ardhur nuk e kalojnë temperaturën 37.3

Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetësor Rinas, Lorenc Harshova ka deklaruar dje se Shqipëria është vend me risk të vogël për tu prekur nga koronavirusi. Në një reagim për mediat, Harshova tha se me shpërthimin e rastit të parë në Itali janë shtuat kontrollet në Shqipëri. Mes të tjerash ai theksoi se masat janë marrë në kuadër të rekomandimeve të OBSH. Në reagimin e tij, ai theksoi se pasagjerët të cilët kanë ardhur nga vendet e huaja, nuk e kalon temper-aturën 37. "Me shpërthimin e rastit të parë në Itali janë shtuar kontrollet në Shqipëri. Ka disa lloje termometrash që për dy sekonda bëjnë edhe matjet e temperaturës. Të gjithë pasagjerët kanë qenë 37.2 ose 37.3. Ne po bëjmë kontrollin sipas protokollit të OBSH. Ajo jep rekomandimet përkatëse për situatën aktuale ku ndodhet vendi. Unë jam specialist i Shëndetit Publik dhe sipas situatës, për mua Shqipëria vazhdon të jetë një vend me risk të vogël", u shpreh Harshova.

Mjekja në Kapshticë: Nuk kemi parë asnjë

rast të dyshimtë Mediat sociale kanë ndikuar në

përhapjen e panikut tek qytetarët, por ndërkohë mjekët në reagimet e tyre kanë theksuar se nuk ka vend për panik, për sa kohë vendi nuk ka asnjë rast të prekur nga virusi. Sakaq masat për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga vendet e huaja janë shtuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës. Mjekja e Përgjithshme në rrethin e Devollit tha se nuk është vënë re asnjë rast i dyshimtë. “Për rreth një muaj ka shërbim shëndetësor në pikën e Kapshticës lidhur me koronavirusin, por pas përhapjes në vendin fqinj janë dyfishuar personelet. Ne bëjmë kontrollin e qytetarëve që kalojnë në doganë. Kemi bërë matjen e temper-aturës dhe intervistimet nga 10-15 minuta. Ne kemi formularët e interv-istave. Gjendja këtu shikohet nga ne dhe nga policia. Çdo qytetar kontrol-lohet dhe intervistohet. Personalisht mendoj se nuk ka vend për panik”, është shprehur mjekja.

Mbërritja e koronavirusit në shtetin fqinj ka bërë që të përhapet panik në Shqipëri. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka vend për panik, po ashtu edhe mjekët kanë folur se nuk ka asnjë rast të prekur në Shqipëri. Por qytetarët shprehen se janë në panik. Një qytetar në një prononcim për mediat u

shpreh se frikën më të madhe e ndjente për fëmijët, ndërkohë që tha se kanë marrë masa, pra mbrohen me anë të maskave si dhe përdorin alkool për të ruajtur hig-jienën. “Kam marrë maska e të tëra, edhe me produktin për dezinfektimin e duarve. Është e vështirë, por tani ç'të themi”, është shprehur një qytetar.

JA REAGIMET E QYTETARËVE PËR PANIKUN NGA KORONAVIRUSI

Një autobus me qytetarë nga vende të ndryshme të botës mbërriti nga Milano në pikën kufitare të Murri-qanit. Mjekja Dhurata Hysa deklaroi se pas kontrollit ata kanë rezultuar pa shenja të koronavirusit. "Për mo-mentin mund të them se nuk ka vend për panik. Kemi shtuar masat dhe personelin. Shërbimi është 24 orë.

Kemi kërkuar edhe personel tjetër për shkak se duhet të jemi 24 orë. Nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Të gjithë ata që vijnë nga zonat që janë cilësuar nga vatrat e sëmundjes ne i ndalojmë dhe bëjmë një listë. Matja e temperaturës dhe i kemi pyetur. Ne kemi dy dhoma këtu", u shpreh mjekja Dhurata Hysa.

KONTROLLE QYTETARIT KINEZ NË SHKODËR

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT10 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministria e Brendshme masa të rrepta për shoferët e rinj dhe kalimtarët, ja ndryshimet në Kodin Rrugor

Ministria e Brendshme ka marrë masat të reja sa i takon kalimtarëve dhe shoferëve të rinj. Kësisoj ministria ka bërë ndryshime në Kodin Rrugor, ndryshime të cilat korrespondojnë me masa të ashpra për dy kategori, të cilët janë kalimtarët dhe shoferët e rinj, të cilët deri më tani nuk prekeshin pothuaj aspak nga masat ndëshkimore. Brenda kësaj jave, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të bëjnë publike propozimet që do t’i bëjnë Kuvendit për të ndryshuar Kodin Rrugor. Viti 2020 është cilësuar si “Viti i sigurisë rrugore” nga Ministria e

Brendshme, e sakaq duket se kjo e fundit po merr tani më hapat konkret për ta bërë reale këtë nismë. Me ndryshimet e reja, vlen të theksohet se pritet që të ashpërsohen masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Ndryshimet në Kodin Rrugor parashikojnë që personat që kanë më pak se 3 vite që kanë marrë lejen e drejtimit, do të ndëshkohen 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkul-limit rrugor, se sa ata që mund të konsiderohen si shoferë të vjetër. Ata do të ndëshkohen për shkelje të tilla si parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje

të tjera. Sakaq në një sondazh të publikuar në faqen e Policisë Rrugore ku kërkon që qytetarët të japin mendimin e tyre, nëse janë dakord apo jo me këtë ndryshim, më shumë se 60% e tyre kanë qenë dakord. Kodi Rrugor po ashtu propozon edhe ashpërsim të masave për drejtuesit e mjeteve që lëvizin duke përdorur celularin. Për këtë shkelje, gjoba varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të vjetra, e ndërsa tashmë pritet që në propozimin e policisë, gjoba të shkojë nga 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra. Sakaq një tjetër kategori që do të preket me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, janë

edhe këmbësorët, të cilët deri më tani nuk janë pe-nalizuar apo ndëshkuar ndonjëherë për shkelje të Kodit Rrugor. Për këtë kategori, Kodi Rrugor i ndryshuar parashikon gjoba duke variuar nga 500 deri në 2 mijë lekë dhe me ndryshimet që pritet t’i bëhet Kodit Rrugor, gjoba do të variojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë. Vitin e kaluar në të gjithë vendin policia vendosi mbi 502 mijë gjoba, ku 59.200 gjoba janë vendosur vetëm për shoferët që lëviznin me celularë, ndërsa 670 gjoba vetëm për këmbësorët që nuk kalojnë në viza të bardha, apo në mbikalime.

KLSH zbulon shkelje të shumta në bashkitë e Dropullit, Kukësit dhe Matit, batërdi me

tenderat, kërkohet ndërhyrje nga prokuroria

Parregullsitë në bashki kanë shkaktuar 2.7 milionë lekë dëme

Arbjona ÇIBUKU

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë auditimin e radhës ku ka zbard-hur shkelje të shumta me tende-ra në bashkitë Dropull, Kukës

dhe Mat. Pas hetimeve në terren dhe dal-jes në konkluzione se ka disa shkelje nga ana e këtyre bashkive me tenderat, KLSH ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë. Me anë të një njoftimi për shtyp, KLSH ka bërë me dije se gjatë auditimit që ka kry-er Kontrolli i Lartë i Shtetit për të treja bashkitë, janë konstatuar shkelje si dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet të fondeve publike për vlerën prej 271, 798, 000 lekë. Këto dëme ekonomike janë shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifi-kuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese dhe abuzimeve të tjera. Sakaq ashtu sikurse u theksua më sipër, KLSH ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë, për-katësisht në Bashkinë Dropull, Kukës dhe Mat, të cilat janë dërguar për vlerësim në organin e Prokurorisë, për sa i përket zhvillimit të procedurës së prokurimit.

Shkeljet e konstatuara në tri bashkitë

Në njoftimin e KLSH bëhet me dije se në zhvillimin e procedurës së prokurimit në Bashkinë Dropull, është konstatuar se njësia e prokurimit, me shtyrjen e afatit kohor 1 ditor, ka qenë jashtë përcakti-meve të afateve kohore procedurale për paraqitjen dhe ngarkimin në SEP të ofer-tave dhe dokumenteve të kërkuara nga DST. “Në procedurën e prokurimit të real-izuar, me objekt: “Ndërtim i rrjetit rrugor “Unaza e Pogonit”, Faza e Parë”, viti 2017, me vlerë të prokuruar prej 116, 666, 666 lekë pa tvsh, procedurë për të cilën është shpallur fitues BOE me ofertën më të disfavorshme ekonomike, për vlerën prej 114, 343, 197 lekë, ose më pak se fondi limit në shumën prej 2, 323, 469 lekë, procedurë e pezulluar më parë nga Komisioni i Prokurimit Publik”, thuhet në njoftim. Më tej KLSH përcjell se në Bash-kinë e Pukës në procedurën e prokurim-it të realizuar, me objekt: “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Lumzi”, me fond limit 34, 594, 481 lekë, KVO ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 Operatorët Ekono-mikë apo BOE pjesëmarrës në garë, kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar. “Mos

anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33, 503, 495 lekë”, thuhet në njoft-im. Më tej KLSH bën me dije se edhe në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitimi i shëtitores Gjeg-jan”, janë shpenzuar 12, 460, 515 lekë, si pasojë e parregullsive. Ndërsa në Bash-kinë Mat, për sa i përket zhvillimit të procedurës së prokurimit dëmi ekonomik

ka kapur shifrën prej 2, 743, 534 lekësh. “Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i kanalit va-ditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16, 666, 666 lekë, shpallur fitues OE me ofertën më të disfavorshme ekonomike për vlerën prej 16, 458, 763 lekë, me diferencë nga fondi limit prej 207, 903 lekë, nga ku ka rezultuar se një OE pjesëmarrës ndodhet në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi pasi ka ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SEP) dokumente të rreme apo pa vërteta”, thuhet në njoftim.

Ja parregullsitë e konstatuara nga KLSH në tri bashkitë

1. Bashkia Dropull është dërguar për vlerësim në organin e prokurorisë, për sa i përket zhvillimit të procedurës të prokurimit ku është konstatuar se:

-Njësia e Prokurimit, me shtyrjen e afatit kohor 1 ditor ka qenë jashtë përcaktimeve të afateve kohore procedurale. Kësisoj ka kushtëzuar numrin e Operatorëve Ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë. Po ashtu duke mos u dhënë mundësi atyre për të marrë pjesë në prokurim dhe ulur konkurrencën, dhe për rrjedhojë përjashtuar mundësinë e marrjes të ofertave ekonomike më të favorshme.

2. Bashkia Pukë, për sa i përket zhvil-limit të 4 procedurave të prokurimit ku është konstatuar se:

-Në procedurën e prokurimit të reali-zuar, me objekt: “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Lumzi”, me fond limit 34, 594, 481 lekë, KVO ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 OE apo BOE pjesëmarrës në garë kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçan-ta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

-Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33, 503, 495 lekë.

3. Në procedurën e prokurimit të real-izuar, me objekt: “Rehabilitimi i shëtitores Gjegjan”, me fond limit 15, 000, 000 lekë, KVO ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 OE apo BOE pjesëmarrës në garë kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

- Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 12, 460, 515 lekë.

4. Bashkia Mat, për sa i përket zhvil-limit të procedurës së prokurimit ku është konstatuar se:

- Kualifikimi dhe shpallja padrejtë-sisht fitues BOE me vlerë më të lartë dhe skualifikimi i padrejtë i OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa mangësi në dokumentacion ka sjellë për pasojë keqpër-dorim të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 2, 743, 534 lekë.

“Vendimet e marra nga Njësia e Prokurim-it, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor, për shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, jo sipas kërk-esave të DST-ve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor dhe Njësia e Hartimit të Dokument-eve të Tenderit, duke mos anuluar procedurat, apo mos shpallur fitues OE me ofertë më të

favorshme ekonomike, si dhe në një rast duke mos shpallur fitues ofertën ekonomike të vlefshme, kanë sjell impakt negativ në buxhetet respektive, trajtim diskriminues dhe të pabara-bartë të ofertuesve, si dhe dokumentacioni i ngarkuar në sistem nga Operatori Ekonomik për procedurën e prokurimit të realizuar nga Bashkia Mat, janë veprime në kundërshtim me dispozitat e ligjit”, thuhet në njoftim.

KLSH: PARREGULLSITË SOLLËN IMPAKT NEGATIV NË BUXHET

“Për këto shkelje, KLSH ka dërguar për vlerësim dhe analizë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Njësinë e Prokurimit, Komisionin e Vlerësimit të Ofertave dhe Titullarin e Autoritetit Kon-traktor, të Bashkisë Dropull dhe me shkresat respektive pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe Mat, Indicie penale ndaj punonjësve të ngarkuar me realizimin e

procedurave të prokurimit të Bashkive, si dhe 1 Operatori Ekonomik. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës u ka rekomanduar Bashkive Dropull, Pukë dhe Mat masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim tak-save, në vlerën afro 45 milionë lekë”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Prokuroria të bëjë vlerësimin e rasteve, kërkesa e KLSH

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 11

Agron Çuedari, Berat Fejzo Meçe, Elbasan Mahmut Shurali, Tiranë Haxhi Shkreta, DurrësStefan Sheko, TiranëShaban Bregu, KorçëBajram Blloshmi, ElbasanMet Koçi, DurrësDionis Lika, TiranëLiza Lika, Tiranë

Zano Jaupi, GjirokastërDaut Kodra, KorçëXoxi Dhima, Fier

Ja lista me emrat e përfituesve

Lista me emrat që janë për mbyllje procedimi

e k o n o m i www.sot.com.al

Kompensimi i pronave me kërkesë të veçantë, ATP nxjerr njoftimin

ATP nxjerr listën, 83 milionë lekë për kompensimin e pronarëve me

kërkesë të veçantë, ja kush përfitonEsmeralda HIDA

Rreth 83 milionë lekë është fondi i radhës që do të shpërndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Përmes një njoftimi

të publikuar dje në faqen e saj zyrtare, ATP tregon se është mbyllur procesi i shqyrtimit për kompensim të pronave me kërkesë të veçantë. “Agjencia e Trajti-mit të Pronave njofton se, më datë 24. 02. 2020, ka përfunduar procesin e shqyr-timit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të dre-jtën e kompensimit të pronës”, njofton ATP. Sipas këtij vendimi, kanë kaluar në proces shqyrtimi nga zyrat e ATP rreth 12 kërkesa, nga të cilët vetëm 9 prej tyre janë shpallur fitues, që do të marrin në mënyrë të barabartë këstin nga shuma prej 83,605,02822 lekësh. “Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 12 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat 9 prej tyre janë aprovuara. Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 9 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 83’605’028,22

Shqiptarët më larg të të paguarit “cash”, rriten në 26 mld lekë pagesat me karta

Rritet numri i vizitorëve të huaj për qëllime biznesi në Shqipëri

Parja “cash” është një nga mënyrat më të përdorura nga shqiptarët për pagesën e shër-bimeve që marrin. Por, me sa duket kjo tendencë po vjen në rimte zbritëse. Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë rezulton se, vitin e kaluar, shqiptarët kryen pagesa me karta bankare në vlerën e 26.2 miliardë lekëve ose rreth 215 milionë eurove. BSH tregon se pagesat me kartë regjistruan një rritje vjetore me 23%. Rritja është akoma më e lartë, e llogaritur si numër transaksionesh. Ekspertët e

bankës shprehen se, përdorimi i kartave bankare është një tregues mjaft domethënës, po të kemi parasysh problemin e përdorimit tejet të lartë të parasë cash që ka ekonomia shqiptare. Megjithatë, mënyra sesi shqiptarët po i përdorin kartat tregon një zhvendosje drejt transaksioneve jo cash. Ndërkohë, vitin e kaluar u kryen rreth 16.5 milionë tërheqje nga bankomatet, për një vlerë të përgjithshme prej 196 miliardë lekësh. Ndërsa, bankat shqiptare kishin pothuajse 114 mijë karta krediti aktive, me rritje 8%.

Nëqoftëse deri më sot kemi dëgjuar për numrin e lartë të shqiptarëve që ikin nga vendi, INSTAT tregon se këto shifra zbuten me ardh-jen e të huajve në Shqipëri për qëllime biznesi. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Sigurimeve, janarin e këtij viti Shqipëria ka njo-hur një rritje të ndjeshme me rreth 53.1 % të vizitorëve për qëllime biznesi në krahasim me janarin e vitit 2019. Referu-ar të dhënave të përpiluar rezulton se,7 mijë e 268 vizita kanë pasur qëllime biznesi dhe

profesionale kundrejt 4 mijë e 746 të janarit të kaluar. Por jo domosdoshmërisht kjo do të thotë hapje e bizneseve të reja. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit në vitin 2017 janë regjistruar 24,924 biznese të reja, ndërsa numri në total i ndërmarrjeve aktive ishte 107,677. Lindja e bizneseve të reja në 2018-n ishte 18.8%. Ndërsa gjatë vitit 2019 janë regjistruar 20,279 biznese të reja dhe numri i ndërmarrjeve aktive ishte 107,677, të dy këto tregues në rënie në krahasim me një vit më parë.

MFE: 6,5 mld lekë mangët në arkën e shteti nëse fiskalizimi s'nis në kohë

6.5 miliardë lekë mangët do të ketë në arkën e shtetit në 2020 nëse procesi i fiskalizimit nuk gjen zbatim këtë fillim shtatori. Bazuar në vështirësitë e shumta që po kalon ekono-mia shqiptare këtë kohë, Minis-tria e Financave ka hartuar një skenar rezervë, i cili përcakton se, nëse ekonomia nuk kap parametrat e parashikuar, nëse fiskalizimi shtyhet përtej shta-torit 2020, nëse importi i kar-buranteve nuk rritet mbi 4% të ardhurat buxhetore rrezikojnë të mos realizohen me rreth 52 milionë euro. “Ekzistojnë disa

risqe fiskale që vënë në pikë-pyetje të ardhurat buxhetore. Nëse ekonomia do të rritet jo 4.1%, por 3.5% efekti negativ në të ardhurat tatimore do të jetë përafërsisht 3 miliardë lekë. Efektet të madh negativ në të ardhura pritet të japë e mos aktivizimi i fiskalizimit sipas afatit të programuar në shtator të vitit 2020. Shtyrja e afatit të implementimit të ligjit “Për faturën dhe sistemin e moni-torimit të qarkullimit”, mund të shkaktojë një efekt negative në TVSH prej 3 miliardë lekësh”, njofton MFE.

TVSH-ja e rimbursueshme tashmë do mund të kthehet tek biznesi me këste. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka nxjerrë një ven-dim në të cilin paraqiten të gjitha procedurat dhe kriteret për nënshkrimin e një marrëveshje mes tatimpaguesit dhe administratës për rimbursim të TVSH me këste. Vendimi parashikon që në rastet kur tatimpaguesit realizojnë investime në vlera të larta apo kanë blerje mallrash apo shër-bimesh me TVSH, të cilat krijojnë tepricë të lartë, administrata tatimore kërkon nga tatimpaguesi marrëveshje. Pasi merr aprovimin e tij me shkrim, mund të lidhë marrëveshje për pagesë me këste të shumës së miratuar për t’u rimbursuar. Por, që tatimpaguesi të aplikojë për këtë marrëveshje duhet që më parë të përmbush këto dy kritere

të përcaktuar në vendim; shuma e TVSH-së për t’u rimbursuar është mbi 150, 000, 000 lekë; nuk mund të aplikohet neni 75, “Detyrimet tatimore të paguara më tepër”, i ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Në rastet kur përmbushen këto kushte administrata tatimore brenda 5 ditëve i dërgon tatimpaguesit projektmarrëveshjen për pagesën me këste, ku është përcaktuar plani i pagesave të kësteve sipas muajve. Plani i pagesës me këste duhet të shtrihet për një periudhë jo më të gjatë se 2 vjet. Kjo procedurë mund të zbatohet edhe për stokun e kërkesave të miratuara për t’u rimbursuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duke respektuar kriteret e pikës 3 të këtij vendimi. Kjo marrëveshje mund të bëhet edhe më shumë se njëherë me të

njëjtin tatimpagues. Ndër të tjera në këtë vendim theksohet se mund të aplikohet dhe një tjetër mënyrë, në rastet kur tatimpaguesi ka pranuar marrëveshjen për pagesën me këste dhe më pas, kërkon që shuma e përcaktuar t’i rimbursohet si barrë siguruese, në kuadër të një kontrate kredie bankare. Por, për të kryer këtë ndryshim tatimpaguesi duhet të ndjekë këto procedura; njofton administratën tatimore për vendosjen e shumës së miratuar; përcakton bankën e nivelit të dytë dhe numrin e llogarisë bankare; admin-istrata tatimore vendos në formular numrin e llogarisë bankare dhe bankën përkatëse. Në rast të mosrespektimit të afatit të pagesës së kësteve, tatimpaguesi ushtron të drejtën e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore.

Zbardhet vendimi, TVSH-ja e rimbursueshme do të paguhet me këste, ja procedurat

lekë”, thuhet në njoftim. Më tej ATP sqaron se 9 prej kërkesave janë aprovuar sepse përmbushnin kriteret e plota të vendosura në ligj për këtë çështje. Ndërsa për 3 prej tyre nuk është pranuar kërk-esa pasi ata nuk i përmbushin kriteret e paraqitura në VKM për kompensim. “Për aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë

me kriteret e përcaktuara në ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM “Për përcaktimin e rreg-ullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfun-dimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar. Ndërsa për 3 aplikime ATP ka vendosur

përfundimin e procedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara ligjet e lartpërmendur”, thekson ATP.

Sqarime të tjeraNdër të tjera përmes këtij njoftimi

ATP sqaron për të gjithë përfituesit se shuma e përcaktuar nuk do t’u jepet men-jëherë. Por, duke respektuar çdo rregull, vetëm një pjesë e 83 milionë lekëshit do

të jepet si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet me këste në muajin e parë të çdo viti në vijimësi. “Nga fondi total 17,002, 403,40 lekë do të lëvrohen men-jëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti”, theksohet në njoftim. Njëkohë-sisht Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, buxhetit të shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 126, 286, 910,33 lekë. Për të shuar çdo paqartësi të shprehur nga aplikantët, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton të gjithë subjektet e interesuar se, kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të proce-durave të transfertave bankare në ditët në vazhdim. Duke sqaruar këtu se, të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë, por dhe atyre për të cilët ATP ka vendosur përfundi-min e procedurës administrative, si dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur njoftimit. Ndërsa gazeta po i tregon ato më poshtë, emrat e përfituesve dhe emrat e aplikantëve që janë në mbyllje procedimi.

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT12 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja hetimet që bënte CIA më 1956 për shqiptarët

Ja si CIA skanonte anëtarët e Ballit Kombëtar, intervista me një prej tyre dhe përplasjet e forta të Enver Hoxhës me Jugosllavinë

CIA ka kaluar në skaner një pjesë të madhe të atyre që donin rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës. Në

një dokument tregohet kontakti me një qytetar nga Kosova, por që ishte pjesë e Ballit Kombëtar dhe kishte punuar kundër regjimit. Po ashtu tregohen detaje nga përplasjet Shqipëri-Jugosllavi.

Dokument i Departamentit të Shtetit

• Nga Napoli Itali• Data e fillimit të investigimit 30

Janar 1956• Data e raportimit 20 korrik 1956• Emri i subjektit: Abdyl Mustafa

Henci• Ditëlindja 15 tetor 1911; Vend-

lindja Prishtinë Jugosllavi• Zyrtarisht rezident në Aus-

tro-Hungari.Në intervistën personale subjekti

deklaroi se ka lindur në 15 tetor 1911 në Prishtinë, Jugosllavi. Në mbështetje të kësaj deklarate subjekti dorëzoi në këtë zyrë dokumentin e noterizuar të certifikatës së lindjes të lëshuar nga prefektura në 20 nëntor 1953. Doku-menti noterial të cilit i jemi referuar më lart duket se mbështet deklaratën e subjektit gjatë intervistës se ai është i biri i Salih dhe Sherife Henci. Kuestura e Caserta, Salerno, Napoli dhe Bari nuk gjetën asnjë informacion që ta kundër-shtonin deklaratën e subjektin. Subjek-ti deklaroi në intervistën personale që u martua me Bedrie B., në 23 gusht 1937 dhe se kanë tre fëmijë, dhe kjo mbështetet nga certifikata martesore e lëshuar nga Prefektura e Aversas më 20 nëntor 1953. Edhe pse i lindur në Jugosllavi subjekti rezulton i kom-bësisë shqiptare. Bashkangjitur është edhe një listë me kushërinjtë e tij që jetojnë në Prishtinë. Subjekti deklaroi se që kur u largua nga Jugosllavia nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij. Në intervistën personale, subjekti deklaroi se personalisht nuk i është afruar asnjë person që ta detyronte forcërisht të kthehej në Shqipëri. Gjithsesi anëtar të Partisë së Legalistëve të Shqipërisë në Romë kanë zhvilluar propagandë në kampet e refugjatëve dhe kanë informuar refugjatët shqiptarë se shpesh qeveria shqiptare shpallte amnisti fiktive për t’i bërë emigrantët të ktheheshin në atdhe. Gjatë interv-istës nuk u vu re asnjë defekt fizik tek subjekti dhe dukej në gjendje optimale mentale. Kjo mbështetet edhe nga investigimi lokal i kryer për subjektin. Me raste subjekti punon si orëndreqës. Nuk ka asnjë të dhënë militare për të megjithatë subjekti deklaron se u përjashtua nga detyrimi për të kryer ushtrinë duke qenë se ishte kreu i familjes, gjithsesi ai pranon se ka mar-rë pjesë në luftë guerrilase kundër ko-munistëve në malet pranë Prishtinës nga nëntor 1944 deri në nëntor 1945, kohë në cilën aderoi dhe ishte pjesë e Ballit Kombëtar, nën lidershipin e Adem Selimit. Subjekti deklaron se ka marrë pjesë në këto lufta guerrilase derisa u detyrua të tërhiqej në Greqi ku u bë pjesë e Kasmoit të refugjatëve në

Volos deri në mars 1946. Në intervistën personale subjekti deklaron se nuk ishte pjesë e asnjë partie deri në 1941, kohë kur iu bashkua Ballit Kombëtar, pjesë e së cilës është edhe sot. Subjekti gjithashtu deklaroi bindjet e tij anti komuniste dhe kjo ishte edhe arsyeja se përse u largua nga Jugosllavia. Kuestura e Casertas dhe Napolit rapor-tojnë se subjekti nuk është bashkuar me asnjë parti ndërkohë që ka jetuar në këto provinca. Subjekti deklaroi se nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Marrëdhëniet me JugosllavëtAshtu si pjesa tjetër e bllokut,

Shqipëria nisi të zgjeronte marrëdhëniet me Jugosllavinë dhe në fund të korrikut nënshkroi një marrëveshje tregtare, ndërsa në shtator Tirana mbështeti fu-qimisht propozimin e Stoicas për kon-ferencën ballkanike të bashkëpunimit. Gjatë vizitës së marshall Zhukov në Shqipëri në tetor, Hoxha përmendi avancimin e raporteve me Jugosllavinë. Disa ditë më vonë në Zërin e Popullit u botua një artikull ku kërkohej që për përmirësimin e marrëdhënieve “shumë varet nga udhëheqësit jugosllavë, të cilët duhet të bëjnë dhe ata përpjekje të barabarta”. Pak pas kthimit të tij nga vizita në Shqipëri, marshalli Zhukov u përjashtua nga byroja politike sov-jetike, gjë që duhet të ketë shqetësuar shqiptarët, pasi vizita e Zhukov ishte e para e një anëtari të byrosë politike në disa vjet. Vizita e tij kishte bërë shumë zhurmë në Shqipëri dhe në largimin e tij Zhukov ishte përcjellë në aeroport nga Hoxha, Shehu dhe e gjithë byroja politike. Por gjithsesi Komiteti Qendror

Shqiptar mbështeti dhe përjashtimin e Zhukov dhe ministri i Mbrojtjes, Ballu-ku i dërgoi përgëzimet pasardhësit të tij marshall Malinkovskit. Më 5 nëntor 1957, Hoxha, Shehu e ministri i Mbro-jtjes Balluku i nisën me avion për në Moskë për 40 vjetorin e Revolucionit të Tetorit dhe për takimin e partive komuniste. Gjatë kësaj vizite BRSS nënshkroi dhe për 160 milionë rubla ndihma për Shqipërinë dhe Gjermania Lindore anuloi borxhin shqiptar që ar-rinte në 61.5 milionë rubla. Përkeqësimi i marrëdhënieve BRSS-Jugosllavi i hapi rrugë dhe njëherë ngrohjes së lidhjeve Shqipëri-BRSS. Në vitet 1958-1959 sovjetikët forcuan prezencën e tyre në Shqipëri dhe rinisën sulmet ndaj Ju-gosllavisë. Viti 1958 u hap me emërimin e ambasadorit të ri shqiptar në Moskë, Nesti Nase, i cili zëvendësoi Mihal Priftin. Në prill u themelua shoqëria e Miqësisë Shqipëri-BRSS në Moskë (në Shqipëri ajo ishte formuar që në vitin 1945) dhe lidhjet vazhduan të forco-heshin me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Moskë. Në verën e 1958 katër nëndetëse sovjetike erdhën në Vlorë duke konfirmuar zhurmat për ndërtimin e një baze detare. Një vit më vonë u shtuan dhe katër nën-detëse të tjera.

Përplasjet BRSS-JugosllaviBRSS ishte zemëruar me Jugosl-

lavinë prej refuzimit të nënshkrimit të deklaratës së 12 partive në Moskë në 1957 dhe nga shenja të tjera që tre-gonin se jugosllavët nuk dëshironin të modifikonin qëndrimin e tyre, prandaj ata rinisën sulmet ndaj Beogradit dhe

refuzuan ftesën për të marrë pjesë në kongresin e partisë jugosllave 22-26 prill. I gjithë blloku komunist sulmonte Jugosllavinë në propagandën e tij, por kjo kryesohej nga Shqipëria dhe Kina. Ndërsa Hrushovi nuk foli personalisht kundër Jugosllavisë, deri më 3 qer-shor, në kongresin e partisë bullgare, ku i quajti jugosllavët “kali i Trojës i imperialistëve” dhe i akuzoi se kërko-jnë të prishin unitetin mes vendeve komuniste. Ashtu siç kishin bërë më herët shqiptarët dhe kinezët, Hrushovi tha se akuzat e vjetra të Kominform ndaj Jugosllavisë nuk ishin tërhequr kurrë. Edhe në fjalimet e mëvonshme, Hrushovi vazhdoi retorikën anti-ju-gosllave dhe në Kongresin e Berlinit në 11 korrik ai bëri komente që ishin pritur shumë nga shqiptarët, si një au-tokritikë e vonuar. Hrushovi tha: “Disa shokë të veçantë kishin menduar se jo gjithçka ishte bërë për përmirësimin e lidhjeve mes vendeve socialiste dhe Jugosllavisë, por Kongresi i Partisë Jugosllave tregoi se nuk është çështje e përmirësimit të lidhjeve, por ata thjesht kishin marrë një linjë false e artificiale të marksizëm-leninizmit”. Hrushov tha më tej se qëndrimi që du-het mbajtur ndaj Jugosllavisë ishte ai i vitit 1948: “Në mbrojtje të kauzës sonë komuniste ne nuk duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje nga sa meritojnë jugosllavët revizionistë. Sa më shumë vëmendje që t’i japim aq më shumë ata besojnë se po luajnë rol të madh. Udhëheqja sovjetike është e opinionit se nuk duhet të bashkëpunojmë me ju-gosllavët dhe as të mos përkeqësojmë

relatat. Ne dhe ata kemi një armik të përbashkët prandaj megjithë rrethan-at në të ardhmen mund të bashkohemi kundër armiqve tanë imperialistë për mbrojtjen e socializmit”. Vazhdimi i ambivalencës së Hrushov bëri përsëri përshtypje të udhëheqja shqiptare. Nga njëra anë ai ngrinte rezolutat e 1948 ndaj Beogradit dhe nga ana tjetër tho-shte se kishin armik të përbashkët im-perializmin. Vazhdimi i ambivalencës së Hrushov bëri përsëri përshtypje te udhëheqja shqiptare. Nga njëra anë ai ngrinte rezolutat e 1948 ndaj Beogradit dhe nga ana tjetër thoshte se kishin armik të përbashkët imperializmin. Por mënyrë të tërthortë ai pranoi se kishte gabuar me politikat e afrimit në Beogradin dhe kjo e qetësoi disi Hox-hën e Shehun. Ndërsa thirrja e tij për reduktim të polemikave sugjeronte se nuk kishte hequr dorë nga ambiciet e tij për ta risjellë Titon në Bllok. Rreth 3 vjet më vonë (11 janar 1962) në “Zërin e Popullit” një artikull iu referua këtyre fjalëve të Hrushov, duke i quajtur provë e linjës themelore të Hrushov “që vjen si rezultat i pikëpamjeve revizioniste dhe gjithmonë ka pasur si qëllim rehabiliti-min e Titos”. Në pranverën dhe verën e 1958, udhëheqja shqiptare nuk kishte rezerva ndaj Moskës, por po kënaqej me fushatën e re të bllokut kundër Ju-gosllavisë dhe me statusin e saj të rritur në çështjet e bllokut. Hoxha e Shehu morën pjesë në takimin e Paktit të Var-shavës në maj në Moskë, ku u morën vendime të rëndësishme për koordin-imin e planeve ekonomike, bujqësore dhe reduktimin e forcave ushtarake të Paktit të Varshavës. Në qershor Hoxha mori pjesë në kongresin e partisë bull-gare në Sofie, ndërsa Hysni Kapo ishte në kongresin e partisë çekosllovake në Pragë. Në fund të muajit kryeministri çek, Siroki erdhi në krye të një deleg-acioni të lartë në Shqipëri. Në korrik Gogo Nushi ishte në krye të delega-cionit shqiptar në kongresin e partisë gjermano-lindore. Në të gjitha këto takime udhëheqësit shqiptarë shpreh-nin ndjenjat e forta kundër Jugosllavisë dhe konfirmonin besnikërinë ndaj Moskës. Zgjedhjet e majit në Shqipëri sollën një tjetër mundësi për këtë dhe në fjalimin e tij më 29 maj Hoxha u për-poq të siguronte dëgjuesit dhe Moskën se sjellja shqiptare e viteve 1955-1956 nuk kishte ekzistuar kurrë. Hoxha tha: “Partia shqiptare i ka ndjekur ngjarjet që ndodhën pas prishjes me Jugosllav-inë dhe aprovon plotësisht iniciativën e partisë sovjetike dhe deklaratën e Beogradit në 1955. Ne jemi të bindur se përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për eliminimin e diferencave me Jugosl-lavinë janë të admirueshme, korrekte dhe marksiste-leniniste”. Ishte e qartë se Hoxha dhe partia e tij në 1958 po kërkonin të siguronin Moskën se e kaluara mund të harrohej dhe se besnikëria e tyre ishte e plotë. Gjatë këtyre muajve udhëheqësit shqiptarë u munduan të mbështesnin me zë të gjitha iniciativat sovjetike në politikën e jashtme, duke përfshirë dhe vendimin e tyre për pezullimin e testeve bërtham-ore apo për reduktimin e forcave të armatosura.

Gjatë intervistës nuk u vu re asnjë defe-kt fizik tek subjekti dhe dukej në gjendje optimale mentale. Kjo mbështetet edhe nga investigimi lokal i kryer për subjektin. Me raste subjekti punon si orëndreqës. Nuk ka asnjë të dhënë militare për të megjithatë subjekti deklaron se u për-jashtua nga detyrimi për të kryer ush-trinë duke qenë se ishte kreu i familjes, gjithsesi ai pranon se ka marrë pjesë në luftë guerrilase...

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thellohet bilanci i koronavirusit në Itali, 7 të vdekur dhe mbi 230 të

infektuar, masa ekstreme në disa zona

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa si paraqitet situata në zonën e Lombardisë

Sonila ELEZI

Koronavirusi ka shkaktuar panik dhe frikë edhe në shte-tin fqinj, Itali, ku deri më tani janë regjistruar 7 viktima

dhe janë raportuar mbi 230 të prekur. Viktima e fundit është nga Castiglione d'Adda që rezultoi pozitive për Coro-navirus, i cili vdiq në spitalin e Sacco në Milano. Të enjten e kaluar ai u dërgua në spital për një sulm në zemër, në të njëjtën ditë kur mbërriti 38-vjeçari i cili ishte pacienti i parë i testuar pozitivisht për virusin. Ende mbetet mister mënyra e infektimit të pacientit 1 përderisa ai nuk kishte udhëtuar në Kinë dhe nuk kishte pasur kontakte me persona që kishin udhëtuar atje. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneto-n, Emilia Ro-magna-n, Piemonte-n dhe Lazio-n. "Nuk ka askush pa kujdes shëndetësor dhe pa mbështetjen e mbrojtjes civile" dhe Italia "mbetet një vend i sigurt", siguron Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Borrelli. Tetë personat të cilët u kthyen në Itali nga Kina më 9 shkurt, janë trajtuar dhe pesë prej tyre kanë dalë nga spitali, ndërsa tre do të dalin ditën e sotme. Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur; metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Veneto, kanë nisur kon-trollet nëpër rrugë. Brenda dhe jashtë aeroporteve, kontrollet janë të shumta ndërkohë që në aeroportin e Fierences është e pranishme edhe ushtria. Shumë qytetarë i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime në rast emergjence duke i lënë raftet atje, thuajse të zbrazu-ra. Nisur nga zhvillimet në Itali, një mi-

Serbia blen armë nga Rusia, sfidon Bashkimin Europian

Kosovë, paralajmërohen ngritje akuzash në Gjykatën Speciale

Serbia ka bërë hapa pas në integrimin evropian. Edhe pse ishte lajmëruar për mosblerje të armatimeve nga Rusia, Serbia e ka injoruar këtë paralajmërim duke blerë një sistem të sofistikuar kundër ajror prej saj. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se blerja është bërë pas këshillave nga presidenti rus Vladimir Putin. “Blijeni Pantsirin. Është treguar shumë i efektshëm në Siri”, citoi ai presidentin rus në njërin nga takimet e tyre të shpeshta kohët e fundit. “Ky sis-tem kundërajror është shumë

efektiv kundër dronëve që janë bërë shumë thelbësorë në luftën moderne”, tha presidenti serb. Këto sisteme mund të përdoren kundër raketave, aeroplanëve dhe dronëve. Pas blerjes ka reaguar NATO e cila me anë të një deklarate ka thënë se Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht mar-rëveshjet e saj politike dhe të sig-urisë. NATO dhe Serbia janë part-nerë të ngushtë dhe NATO është e përkushtuar sipas deklaratës për forcimin e partneritetit me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë lajmëruar nga Prokurori i Specializuar se pritet të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës para-prake. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Speciali-zuar janë përgjegjëse për hetimin e krimeve që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe

para luftës së viteve 1998/99. Në një komunikatë për media nga Zyra e Prokurorit të Specializuar thuhet se kryetarja e Dhomave të Specializuara ka caktuar një gjykatës të procedurës para-prake "për të shqyrtuar aktaku-zat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar". "Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfiden-ciale, përveç nëse dhe derisa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake", thuhet në komunikatë. Gjykata Speciale funksionon me ligje të Kosovës, por selinë e ka në Hagë.

AKKK: Gati marrëveshja për shkëmbim informacioni kundër korrupsionitMarsi i 2020 pritet të jetë

muaji që do të arrihet nënsh-krimi i një traktat marrëvesh-jeje midis Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit me homol-oget e saj në rajon. Marrëveshja do të jetë mbi shkëmbimin e informacionit në fushën e deklarimit të pasurisë. Qëllimi i këtij traktati është mbledhja e informatave për zyrtarët e lartë publikë nëse posedojnë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në vendet e rajonit. Drejtori i AKKK, Shaip Havolli është shprehur për mediat kosovare,

se ky traktat ka dalë si rezultat i Samitit të Triestes në vitin 2017 dhe zotimeve të Qeverisë së Kosovës në Samitin e Londrës. Për përcaktimin e rrugëve të marrjes së këtij informacioni, Havolli ka thënë se duhet pritur nënshkrimi që më pas të kalohet në përcaktime të detajuara të këtij lloji. Çdo shtet sipas tij do ti përcaktojë vetë normat për mënyrën e shkëmbimit të infor-macionit. Ai tregon se fillimisht është menduar që vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të jenë nënshkruese të këtij traktati.

Çifti Trump viziton "monumentin e

dashurisë" në Indi

Nisin procedurat për vendimin e

ekstradimit të Assange

Izraeli sulmon Xhihadistët në Gazë dhe Siri

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka nisur sulme ajrore kundër një grupi militant palestinez në Gazë dhe Siri, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa. Izraeli tha se ka godi-tur objektivat e Xhihadit Islamik në Damaskun jugor dhe Rripin e Gazës. Siria tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi pjesën më të madhe të raketave izraelite. Katër perso-na u plagosën në Rripin e Gazës, njoftuan zyrtarët shëndetësorë, por nuk ka raporte të menjëhershme të viktimave nga sulmet izraelite.

Në Londër ka filluar punimet Samiti i Investi-meve për Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pjesë e të cilit ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës, ku është takuar për herë të parë me homologen serbe Ana Brnabiç dhe ku ka kërkuar njohjen e Kosovës. Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigterink, ka zbuluar detaje nga diskutimi të cilin e ka konsideru-ar magjepsës. “Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor, kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka deklaruar ai me një postim në Twitter.

Presidenti Serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar ditën e djeshme për mediat serbe se ky vit do të jetë ai që do të vendosë Serbinë përballë ultimatumit nëse do zgjedhë integrimin Europian apo Mosnjohjen e Kosovës. “E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën”, deklaroi Vuçiç. Ai pohoi, se e di se kush do të jetë ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij. “Do të na propozojnë një zgjidhje – Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne?”, pyeti Vuçiç. Më pas deklaroi se zgjidhja e kësaj situate do të jetë vetëm me referendum.

Kurti thirrje Brnabiçit: Njihni Kosovën Vuçiç: Populli do të zgjedhë mes BE dhe Kosovës

sion i përbashkët i BE dhe OBSH do të mbërrijë në vend ndërkohë që komisioni evropian ka akorduar 230 milionë euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi në BotëDeri tani, në të gjithë botën Covid-19

ka shkaktuar 2628 viktima, ndërsa num-ri i të infektuarve ka shkuar në 79,718. Së fundmi, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom, ka paralajmëruar të gjitha shtetet se duhet

të përgatiten për shndërrimin e korona-virusit në pandemi. Adhanom pranoi se rritja e shpejtë e numrit të rasteve të të infektuarve në Iran, Itali dhe Korenë e Jugut gjatë 24 orëve të fundit, është tepër shqetësuese. Ai u bëri kërkesë të gjithë vendeve të botës që të marrin masa për pandeminë që pritet të shkaktojë koronavirusi. Deklarata e tij u bë gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, pasi OBSH deklaroi ditën e djeshme se koronavirusi nuk mund të konsiderohet

ende një pandemi. “Ka shumë spekulime nëse shpërthimi i koronavirusit përbën një pandemi. Për momentin, nuk jemi dëshmitarë të përhapjes globale të pakontrolluar të këtij virusi dhe nuk jemi dëshmitarë të një virussi me një shkallë të gjerë vdekjesh. Megjithatë, rritja e numrit të të prekurve është mjaft shqetësuese. Unë kam folur vazhdimisht për nevojën për fakte. Deri më tani, ba-zuar në faktet që disponojmë, nuk kemi të bëjmë me një pandemi. Tani është koha që të gjithë vendet, komunitetet, familjet dhe individët të jenë të përgat-itur për një pandemi të mundshme”, ka deklaruar Adhanom. Shkencëtarët thonë se 97% e rasteve me koronavirus janë raportuar në Kinë. Ndërkohë që Komisioni Kryesues i Legjislativit në Kinë ka propozuar së fundmi ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, praktika nga e cila besohet se ka qenë zanafilla e koronavirusit të ri vrasës. Pekini ende është duke rishikuar ligjet e mbrojtjes së kafshëve të egra, por propozimi ishte “thelbësor” dhe urgjent në luftën kundër epidemisë, shkruan e përditshmja shtetërore kineze. Sa i përket vendeve të tjera përveç Kinës, numrin më të lartë të vdekjeve e ka Irani me tetë të tilla, pastaj Koreja e Jugut dhe Italia me 7 vdekje nga koronavirusi, Japonia ka katër ndërsa Hong Kongu dy. Vendet si Filipinet, Tajvani dhe Franca kanë regjistruar nga një vdekje prej ko-ronavirusit. Sipas ekspertëve mendohet se periudha e karantinës për personat e dyshuar duhet të zgjatet më shumë se 14 ditë për shkak se disa pacientë janë diagnostikuar me këtë virus edhe pas qëndrimit në karantinë.

Presidenti i Shteteve të Bash-kuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, vizituan monumentin Taj Mahal, në ditën e parë të qëndrimit në Indi. "Monumenti i dashurisë" ishte ndalesa e tyre e dytë. Ata ateruan në Gujarat, shtetin e kryeministrit Nar-endra Modi, i cili i priti së bashku me dhjetëra-mijëra qytetarë të Indisë. Çif-ti Trump më pas vizitoi Taj Mahal-in, një mauzole e shekullit 17 në shtetin Utar Pradesh, e cila është ndërtuar nga perandori Shah Jahan, në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Ditën e djeshme kanë nisur pro-cedurat, fillimisht me seanca dëgji-more, në një gjykatë në Londër, të cilat do të përcaktojnë nëse Julian Assange do të ekstradohet për në Shtetet e Bashkuara. Themelue-si i Wikileaks kërkohet nga au-toritetet amerikane për 18 akuza, përfshirë spiunimin. Avokatët dhe mbështetësit e kundërshtojnë transferimin e tij në SHBA, ku thonë se nuk do të përballet me gjykim të drejtë.

Viktima e fundit është nga Castiglione d'Adda që rezultoi pozitive për Coronavirus, i cili vdiq në spitalin e Sacco në Milano. Të enjten e kaluar ai u dërgua në spital për një sulm në zemër, në të

njëjtën ditë kur mbërriti 38-vjeçari i cili ishte pa-cienti i parë i testuar pozitivisht për virusin...

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT14 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ngjarja ka ndodhur mbrëm-jen e së dielës, kur siç tr-

egon kryefamiljari Rrahman Dulaj në banesën e tyre u futen me forcë 6 të rinj të maskuar. Hajdutët u kanë kërkuar paratë çiftit dhe i kanë dhunuar pas re-zistencës që ata kanë bërë...

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në Durrës 43-vjeçariNjë 43-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së

Durrësit të hënën në mëngjes, pasi lëvizte me armë zjarri. Gjithashtu, është arrestuar edhe një 28-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Konkretisht, në pranga është vënë shtetasi me inicialet R. F., 43-vjeç dhe shtetasit me inicialet S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë. Policia ishte informuar në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Kështu, gjatë kontrolleve në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasi S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi me inicialet R. F., në një çantë dore, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë. Për vijimin e hetimeve, Policia e Durrësit ia kaloi dosjen hetimore prokurorisë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet burgim deri në 7 vjet.

Kaloi me 100 mijë euro në kufi, procedohet 70-vjeçari francez

Bllokohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në kufi, të cilat kishin hyrë në vendin tonë nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas. Policia e Sarandës thotë se gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, bëri shoqërimin e francezit R. Ch., 70 vjeç. Shoqërimi i të moshuarit u bë pasi gjatë kontrollit, i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë. Rezultoi se ai kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në mo-mentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre. Nën drejtimin e proku-rorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch., u procedua penalisht në gjendje të lirë. Ai akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Korçë, akuzohen për vrasje në tentativë, pranga tre personaveTre persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e

policisë, pas një konflikti të ndodhur në muajin nëntor, i cili për-fundoi me armë. Në pranga përfunduan M. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop, si edhe dy vëllezërit Xhoni Shalca, 22 vjeç dhe Ardo Shalca, 23 vjeç, banues në Korçë. Gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa personave, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, efektivët e Policisë Korçë, bënë ndalimin e tre autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Korçës me vendimin e datës 2 shkurt, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” konkretisht ndaj shtetasit Xh. Sh., për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”. Ndërsa ndaj A. Sh., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”; si edhe ndaj shtetasit M. Sh., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Elvis MYRTA

Grabitjet me maska janë rikthyer dhe këtë herë pre ka rënë një çift të moshuarish në

Maqellarë të Dibrës. Një çift bashkëshortësh u grabitën dhe u dhunuan në banesën e tyre nga një grup të rinjsh, ende të paidentifikuar. Gruas i kanë thyer dy brinjë dhe një gisht, ndërsa burrin e kanë goditur në kokë. Autorët kanë hyrë në orët e vona të darkës në banesën e të moshuarve dhe i kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe sendet me vlerë, kryesisht florinj. Policia thotë se po punon për identifikimin e kapjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur siç tregon krye-familjari Rrahman Dulaj, në banesën e tyre u futën me forcë 6 të rinj të maskuar. Hajdutët u kanë kërkuar paratë çiftit dhe i kanë dhunuar pas rezistencës që ata kanë bërë. Burrin e kanë goditur në kokë, ndërsa gruas i kanë shkaktuar fraktura. Mëso-het se bashkëshortët e dhunuar jetojnë vetëm, pasi fëmijët i kanë në emigrim, ndërkohë që nga sulmi i zgjatur për afro 5 minuta, kanë pësuar fraktura dhe dëm-time fizike. Çifti i dhunuar ka bërë denoncimin mëngjesin e djeshëm, duke bërë që policia të nisë hetimet. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore të mosh-uarit kanë thënë se grabitësit, të cilët sipas tyre kanë qenë të paarmatosur, por vetëm të maskuar, u kanë marrë një sasi parash dhe bizhuterish të fëmijëve që punojnë e jetojnë në emigracion.

Dëshmia e pronarëve dhe hetimet

Çifti i grabitur është Rrah-man dhe Hasije Dulaj, ndërsa kjo e dyta mes lotëve ka treguar në media të gjithë tmerrin e për-jetuar mbrëmjen e së dielës, ku ajo dhe bashkëshorti i saj ranë pre e grabitjes. Ajo ka treguar se kanë qenë 6 persona që e kanë sulmuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe bashkëshor-

tit të saj duke i shkaktuar disa fraktura. “Ishte ora 11, po shih-nim televizor, kur troket dera e shtëpisë. Dolëm te dera, ata bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund thyen derën dhe u futën brenda 6 persona. Kapën burr-in, e rrahën, e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe veshi. Pasi hynë brenda, 2 persona më kapën edhe mua, ndërsa të tjerët kërkuan lekët. Nuk kishin maska, as doreza, vetëm me ka-puç, rreth moshës 22-23-vjeçare. Ishin pa doreza, se na kapnin, kapën burrin tim, e tërhoqën dhe e futën në një dhomë. Unë e kapa njërin për kapuçi, ai më theu gishtin e dorës. Më shtrinë përtokë me shkelma. Kur më ra për herë të parë, m’u morën

mendtë, rashë pa ndjenja, pastaj më erdhi zëri, se dëgjova burrin që rënkonte. Dy kapën e rrahën burrin tim, dy tjerë më kapën mua e më rrahën, dy të tjerë po kërkonin lekët. Ata tentuan të më marrin edhe vathët nga veshi, e ula trupin dhe nuk mi morën dot. Njëri ma futi dy herë me shkelm te brinjët, mezi marr frymë. Pastaj ikën, u ngrita dhe erdha te dhoma e nuses, që e kisha me çelës, dhe pashë që kishin marrë gjithçka të fëmijëve. I thashë burrit që i kanë marrë, po ai më tha “a je mirë ti”. Kur pashë burrin ishte i larë në gjak”, ka thënë Hasije Dulaj. Gjithashtu ajo ka shtu-ar se autorët kanë shkuar në komodinën ku ajo mbante sen-det me vlerë e kanë hapur me

Mbetjet toksike në Vlorë, gjykata lë në burg 3 nga 6 të arrestuaritDy muaj kohë i ka dhënë Gjykata Proku-

rorisë së Vlorës për plotësuar dosjen për ten-tativën e dyshuar të trafikimit të mbetjeve të rrezikshme nga Italia. Tre të arrestuar u lanë në burg me afat, ndërsa tre të tjerët do të hetohen me masë më të lehtë sigurie. Gjykata vendosi të mbajë në burg me dy muaj tre nga 6 të ar-restuarit me dyshimin se tentuan të trafikojnë mbetje të rrezikshme nga Italia në Shqipëri përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë! Togat e zeza të qytetit bregdetar jugor caktuan masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 2 mujor për Zamir Kornuzin, 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”, Arbër Çunin, 28

vjeç, shofer i fugonit dhe Kujtim Xhaferllarin, 65 vjeç, zv. kapiten i tragetit “St.Damian” Eliza-beta Çuni, administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1” dhe kapiteni i tragetit Festim Tafa do të vazhdojnë të hetohen me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe moshës. Ndërsa administra-tori i një agjencie transporti do të hetohet në gjendje të lirë. Kjo kohë i është lënë Prokurorisë së Vlorës për të marrë analizat e detajuara të lëndëve të sekuestruara në traget, të cilat sipas burimeve do të bëhen në Itali. Mbi të gjashtë rëndon akuza e parashikuar në nenin 171 të Kodit të Procedurës Penale për trafikim të

lëndëve të ndaluara. Vendimi u prit ashpër nga familjarët e të akuzuarve, ku një grua pësoi gjendje të fikti. Pas sekuestrimit të mbetjeve në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, prokuroria ka kryer matje nëse mbetjet kanë pasur përmba-jtje radioaktive. Fatmirësisht sipas prokurorisë, pajisja Mini Rad, nuk konstatoi radioaktivitet. Në një proces verbal të mbajtur pasditen e së premtes, hetuesit kanë kryer matjet me një pajisje të quajtur Mini-Rad dhe ka rezultuar se lënda e sekuestruar nuk është e rrezikshme pasi nuk ka përmbajtje radioaktive. Pro-cesverbali mban firmën e oficerëve të Policisë Gjyqësore, punonjësit të Doganës Vlorë, për-

faqësuesit të tragetit dhe laborantit të Policisë Shkencore. Megjithatë mostrat e marra nga 40 metër kub lesh xhami dhe nga fuçitë për të cilat dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme po analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Vetëm pas kësaj do të mund të merret raporti përfundimtar si dhe do të vendoset fati për 6 të arrestuarit. Një sasi amianti dhe 10 fuçi me lëndë ende të papërcaktuar u sekuestruan mbrëmjen e 20 shkurtit në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi. Dyshimet e autoriteteve janë për një tentativë trafiku, por të akuzuarit dhe përfaqësuesit italianë thonë se ata janë mbetje të një remonti që i është bërë tragetit.

çelës dhe i kanë marrë të gjitha florinjtë. Gjithashtu ajo shton se autorët i kanë marrë edhe një sasi parash. Në një komedinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj, të cilat i kishin marrë. Gjithashtu, kanë grabitur edhe çantën e gruas, në të cilën ka pasur kartë identiteti, lekë dhe receta mjekësore. “Le t’i merrnin të gjitha ato, vetëm mos të na rrihnin. Mua le të më rrihnin, vetëm pse e kanë bërë burrin ashtu, atyre njerëzve nuk ua fal. Të ma bëjnë burrin ashtu të nxirë, nuk e fal, shteti duhet t’i gjejë ata njerëz, se nuk iu kemi kujt borxh. E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar tele-fon, pasi grabitësit na e vodhën, dhe lajmëruam policinë. Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër”, ka thënë e zonja e shtëpisë. Ndërkohë, policia ka premtuar se do të zbardhë ngjarjen shumë shpejt. Nga he-timet e deritanishme, uniformat blu kanë konstatuar që gra-bitësit kanë qenë me makinë, të cilën e kishin lënë 200 metra larg vendngjarjes. Dyshohet se grabitësit janë persona të afërt të çiftit Dulaj dhe se ata kanë pasur informacion mbi pasuritë dhe sendet me vlerë që ata i morën çiftit të moshuar.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia në kërkim të autorëve, dyshohet se janë të afërm të çiftit Dulaj

Grabitet banesa në Maqellarë, 6 persona të maskuar dhunojnë të moshuarit

dhe vjedhin para e sende të çmuara

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Elvis MYRTA

Operacioni Forca e Ligjit u ka dër-guar kërkesat për vetëdeklarim të

pasurisë dy individëve të dënuar apo akuzuar për pjesëmarrje në krimin e or-ganizuar. Kërkesa për justifi-kimin e pasurisë i është dër-guar Leko Durdës, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejti-mi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjof-timeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu kërkesa i është dërguar dhe Arben Bërballës, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave krim-inale”. Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dër-gohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me proce-durat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Të dy këta per-sona, banues në Tiranë janë arrestuar në vitin 2001, ku së bashku me persona të tjerë kanë tentuar të trafikojnë kokainë nga Kolumbia. Pesë pjesëtarët e grupit "Kokainë" ishin Frederik Durda, i dën-uar me 16 vjet burg, Arben Bërballa me 15 vjet, Sokol Koçiu me 15 vjet, Mentor

Hadërgjonaj me 7 vjet burg (tani është lënë i lirë), Vehbi Hysi me 5.5 vjet, (vdiq në maj të 2003 pak muaj para se të lirohej), ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg. Proc-esi ndaj tyre ka qenë shumë i bujshëm edhe për faktin se asokohe u përfol dhe implikimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi, i cili ishte një ndër miqtë e ngushtë dhe eprori i Sokol Koçiut.

Kush është Frederik Durda Në vitin 2001 u shpartallua

një rrjet i trafikut ndërkom-bëtar që niste në Amerikën Latine dhe kishte si stacion të parafundit Shqipërinë. He-timet e atëhershme nxorën një grup bërthamë trafikantësh shqiptarë në Tiranë, si menax-huesit e ngarkesave prej mijëra kg droge që ishin destinuar për në tregun ballkanit. Në krye të gjithë këtij rrjeti akuzohej se qëndronte Frederik Durda. Ky 42-vjeçar ishte arratisur në vitin 1976, gjatë diktaturës komuniste, nga Shqipëria drejt SHBA. Por shumë shpejt atje do të kishte punë me drejtësinë amerikane, e cila e dënoi në

vitet '80 për mbajtje dhe treg-tim lëndësh narkotike. Pas rënies së komunizmit Durda do të rikthehej në Tiranë. Ai ngriti një firmë import-eksport të lëndëve të ndërtimit, gjë e cila do ia lehtësonte punën në aktivitetin e tij të palig-jshëm. Durda zhvendoset në Tiranë në një shtëpi, në një zonë të shtrenjtë në kryeqytet, ndërkohë që merr me qira në Athinë, ish-vilën e njërit prej kapove të vrarë nga mafia ruse. Lëvizjet e tij të shpeshta drejt Greqisë dhe të vëllait të tij në Itali në 1998, ngritën dyshimet e autoriteteve, të cilët nisën hetimet. Në këtë vit ka qenë edhe udhëtimi i tij i parë në Medelin, në Kolumbinë e Pablo Eskobarit. Duke shfrytëzuar lidhjet përtej oqeanit, Durda është i pari shqiptar që ka tentuar të transportojë drogë me nëndetëse duke përdorur si bazë Porto Palermon. Madje hetuesit kanë pasur edhe foto të Durdës në bordet e he-likopterëve privatë apo pranë kuajve të vilave dhe kuajve të racës në Kolumbi, e ndërsa në ato vite Shqipërinë nga 19 qershori 1999, e vizituan njëri

pas tjetrit, 4 kolumbianë. Në pronësi të tij ishte anija "Priv-ilege", ku me dokumentacion shkruhej se transportonte çimento, do të sillte drogën nga Kolumbia në Vlorë, ku mendo-hej se gjithçka do të ishte më e lehtë, për shkak të ndihmës të Sokol Koçiut, drejtor i pol-icisë së kësaj zone, i akuzuar si pjesë e grupit. Pas kapjes së tonëve kokainë në një maune me lëndë ndërtimi, 2 të tjera të bllokuara në Holandë, ranë në gjurmët e rrjetit, ku u vërtetua se destinacioni i parafundit i kësaj sasie ishte Shqipëria. Për 6 muaj të tjerë i gjithë rrjeti është mbajtur nën survejim të plotë duke u regjistruar rreth 10 mijë biseda telefonike. Natën e 2 shkurtit, në 7 shtete njëherësh u arrestuan 21 persona, të kon-sideruar si hallkat kryesore të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Mes tyre figuronin edhe emrat e Frederik Durdës dhe vëllait të tij. Pak ditë më vonë, fletë- arresti u firmos edhe për shefin e policisë gjyqësore të Shqipërisë. Frederik Durda u dënua në vitin 2001 me 16 vjet, por në 2010 doli i lirë.

Durda dhe Bërballa u arrestuan në 2001 gjatë operacionit “Kokaina”

Trafik droge nga Kolumbia në Shqipëri, OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë

2 të dënuarve të tjerë, ja detajet

OFL, SPAK heq sekuestron për një nga banesat në Shkodër

SPAK ka hequr masën e sekuestros të vendosur në kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. SPAK ka vendosur anulimin e masës së sekuestros më datë 22 shkurt, ndërsa sekuestrimi i pronës së Manishtës është bërë nga OFL me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu më datë 4 shkurt. Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit. Nga të gjitha pronat e sekuestruara deri më tani nga Operacioni Forca e Ligjit kjo është prona e parë që SPAK e heq nga lista dhe nuk e çon atë për vendim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit. Aldo Manishta është i shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Kapja e 800 kg drogë në Igumenicë, policia: U ngarkua në Greqi

U kap me armë në mjetin e blinduar, lirohet miku i prokurorit Ndoja

Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë duke liruar nga qelia Edmond Vogën, i cili u kap me armë pa leje një muaj më parë në një makinë të blinduar dhe me fenelina policie. Po ashtu Edmond Voga akuzohet për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në 2018. Sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore, Ilia Ilia doli nga godina e Gjykatës kur dy persona iu vërsulën duke e grushtuar. Nga spitali Ilia akuzonte prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja se kishte udhëzuar për ta dhunuar atë. Apeli e ka lënë Edmond Vogën në arrest shtëpie duke e liruar nga qelia. Por gjithashtu Voga është i njohur për shkak të një fotoje bashkë me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili është akuzuar nga qeveria dhe mazhoranca si një gjyqtar “KÇK”, ku fill pas këtyre akuzave iu bë edhe një atentat më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit ku i shoqëruar nga “Rrumi i Shijakut”, apo Aleksandër Laho, fouristrada e tij u qëllua me breshëri plumbash.

Policia e Shtetit reagoi ditën e djeshme për sasinë prej 800 kg drogë të kapur në Igumenicë, në një furgon frigoriferik. Poli-cia thekson se kamioni me kanabis nuk ka kaluar nga pika kuf-itare Qafë Botë, në Sarandë, dhe as nuk është futur në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, lënda narkotike është ngarkuar në territorin grek. “Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me një lajm të publikuar, për një sasi lënde narkotike cannabis sativa të kapur në Igumenicë, Greqi, që mund të kishte kaluar në PKK Qafë Botë, Sarandë, informojmë se: Policia Kufitare ka marrë menjëherë kontakt me homologët grekë, të cilët kanë deklaruar se kamioni nuk është futur në Shqipëri dhe nuk ka kaluar nga PKK Qafë Botë, Sarandë”, sqaroi zyrtarisht Policia e Shtetit për mediat. Autoritetet e Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës, të palës greke, konfirmuan faktin se automjeti frigoriferik e kishte ngarkuar lëndën narkotike në territorin grek.

Operacioni me 115 të arrestuar, agjentë të infiltruar shkatërruan grupin e basteve sportive

Grupi i 115 të arrestuarve si bastexhinj javën e shkuar është zbuluar nga policia nëpërmjet infiltrimit të agjentëve të saj, të cilët kanë kryer rolin e lojtarëve të basteve. Këta agjentë të autorizuar për veprimet e tyre edhe nga Prokuroria e Tiranës, duke u hequr si klientë, kanë mundur të depërtojnë brenda rrjetit që organizonte lojëra fati dhe të zbërthejnë skemën e plotë se si vepronte ky grup. Ndërkohë që paralel-isht prokuroria me vendim gjykate kishte nisur përgjimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet. Bazuar në një dokument të provave dhe fakteve të mbledhura nga policia e prokuroria, bëhet e ditur se agjentët e infiltruar kishin kryer blerje të stimuluar

të krediteve nga shtetasi Elvis Mulaj, i cili rezulton të jetë dhe një nga organizatorët kryesorë të grupit. Në bazë të provave gjithashtu evidentohen dhe disa prej bisedave të gjetura në telefonat celular, të cilat sipas akuzës provojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në telefonin e të arrestuarit Sotion Boneci, janë gjetur biseda ku ai i kërkon klientëve që të hapnin një llogari bankare me 5 milionë lekë dhe 5 mijë euro për ushtrimin e këtij aktiviteti. Në një tjetër përgjim të Prokurorisë evidentohen biseda të shtetasit Renato Seitllari, i cili interesohet për të mos arrestuar dy shte-tas të shoqëruar më parë në Komisariatin e Policisë nr.2 në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të

lirë për lojërat e fatit. Ky shtetas gjithashtu kërkon dhe ndihmën e një avokati, që të marrë telefonat e të arrestuarve që të mos ju sekuestrohen. Policia i ka sekuestruar këtij shtetasi një telefon, të cilin ai nuk ka pranuar ta hapë për tu këqyrur. Këta shtetas kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë lidhur me akuzat e organizimit të lojërave të fatit. Të dielën dolën 30 të arrestuarit e parë, ku gjykata la në burg 16 prej tyre, 9 të tjerëve iu caktoi detyrim para-qitje dhe 5 në arrest shtëpie. Ndërkohë që masa për 87 personat e tjerë u caktua ditën e djeshme, seancë e cila ka zgjatuar nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21. Vendimi pritet të jepet sot nga Gjykata e Tiranës.

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

16 GAZETA SOTE Martë 25 Shkurt 2020

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Nuk ka më keq se sa kur politika ndërhyn brutal-isht në momente

shoqërore të rëndësishme, të rrezikshme, ku paniku shkatërron jetën e qytetarëve dhe përfitojnë politikisht një dorë idiotësh karrige humbur pushteti. Kur këtë e bëjnë dhe ish-presidentë, njerëz partiakë ideologjikisht të krimbur dhe që në vitin ‘90-të kanë qenë 24 vjeç si shkollarë oficerë, pedagogë akademie ushtarake (1988) të partisë dikur, sinqerisht të vjen për të vjellë. Kur me pasionin e trashëguar politik nga studimet e akademisë fut fashizmin dhe te "koronavirusi" duke thënë se: Qeveria e rilindasve të Bllokut stalinist njofton se i paska hequr licencën një shkolle private pasi drejtuesit e saj kanë mbyllur shkollën për dy javë si masë parandaluese ndaj koronavirus. Kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri! Pra një shkollë, e cila me "urdhër dhe vendim të vetes" brenda sistemit arsimor shqiptar, në varësi ligjore dhe kurriku-lash nga Ministria e Arsimit dhe shtetit shqiptar, mbyll aktivitetin e saj në mënyrë unilaterale dhe pa asnjë leje e komunikim duke shkaktuar panik dhe thyerje të ligjeve - marrja e masës së heqjes

Nga Alfred ZYLFI*

Në politikat shoqërore të një vendi, vend të rëndësishëm zë ngritja e një sistemi sa më cilësor në shërbim të qytetarit, prandaj Kontrolli i Lartë i

Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (IN-TOSAI, EUROSAI, etj.), një rëndësi të veçantë i ka kushtuar ruajtjes së mjedisit në shërbim të tij. KLSH ka realizuar disa auditime performance në mbrojtje të mjedisit e kësaj radhe atë me temë “Ndotja e deteve” sepse mbrojtja e mjedisit, është një proces tepër kompleks dhe kërkon njohjen e aplikimin e koncepteve të reja ekologjike, so-ciale, ekonomike, politike, pjesëmarrjen e shumë aktorëve. Çdo person, kushdo qoftë, bashkëjeton me mjedisin, por jo të gjithë njerëzit e institucio-net veprojnë njëlloj ndaj mjedisit, prandaj është detyrë e të gjithëve, por edhe e jona si institucion auditimi të synojmë nxitjen e veprimeve të men-jëhershme mbi pasojat e veprimtarisë njerëzore në mjedis e ku po shkon niveli i ndotjes, duke rekomanduar e bindur institucionet shtetërore, biznesin, komunitetin dhe qytetarin për të ve-pruar, që: të kuptojë ç’është ndotja e mjedisit; të njohë ndotjen e tokës; të tregojmë ç’është ndotja e ujërave detare; të tregojmë nivelin e ndotjes së ujit, shkaqet; të japim rolin e ligjit në mbrojtjen e mjedisit

duke shprehur legjislacionin përkatës; të tregojmë realisht nivelet e ndotjes bazuar

në statistika; të paraqesim disa masa që mund të merren

për pakësimin e ndotjes; të tregojmë fakte mbi ndotjen dhe masat që

merren në zonën ku jetojmë; të japim mesazhe rekomanduese për in-

stitucionet shtetërore dhe sensibilizuese për dëgjuesin.

Prandaj rëndësia e këtij auditimi është

Fashizëm me "nishan panikun" është mbyllja e shkollës jo mbajtja hapur!

KLSH nëpërmjet auditimit të performancës rekomandon ruajtjen e mjedisit detar

së licensës, njeriu partiak ish-president dhe ish-ministër i Brendshëm i duket fashizëm. Pra mbyllja e shkollës këtij farë politikani, këtij farë presidenti dhe këtij ish-ushtaraku dhe akade-miku ushtarak i Enverit i duket fashizëm?! Kjo është të luash mendsh. E kjo është një nga arsyet e mëdha që kjo maxhorancë, ky kryeministër dhe kjo fasadë e majtë absolutisht jo brendi e tillë, nuk luajnë vendit edhe pse e teprojnë në qeverisjen e tyre sot. Kjo është arsyeja pse arroganca në qeverisje shtohet, sepse njerëzit kur dëgjojnë profetë të tillë marrëzie partiake dhe politike që e quajnë veten të djathtë, duke qenë bolshevikë në zemër dhe mendim - thonë se Rama do të vazhdojë gjatë të ketë përballë të tillë derdimenë politikë pa limite. Sepse një person i tillë ka "nis-han panikun" dhe jo se i dhimbset kaq shumë largimi i licensës të disa individëve (një shkolle) që nuk duan të njohin shtetin, as verbalisht, as shkresërisht, as penalisht dhe as moralisht. Po pra shtetin si të jetë i mirë, si të jetë i keq dhe si ta duan apo mos ta duan. Shtetin nga ku marrin ose kanë marrë dikur licensën dhe që e dinë se ai mund dhe t'ua largojë atë. Sidomos kur fusin në panik sistemin e tillë arsimor, duke mbyllur shkollën e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për "koronavirusin" e prezumuar, që mund të vijë nga Italia dhe pa u shpallur asnjë lloj gjendje në Shqipëri, pa pasur një rast në shkollë dhe pa pasur asnjë të dhënë se dikush mund të jetë aty i infektuar. Pa lajmëruar sistemin shëndetësor dhe

vlerësimi i performancës, përsosja e moni-torimit, modernizimi i standardeve, rritja e besueshmërisë publike, për mbrojtjen e mjedisit në ujërat detare, në funksion të ruajtjes shën-detit njeriut, florës dhe faunës detare zhvillimit të turizmit, rritjes së punësimit e zhvillimit të ekonomive që kanë lidhje më detin si dhe ruajtjes ujërave detare nga ndotjet dhe ndotësit si pasuri kombëtare e brezave. Mesazhi kryesor i këtij auditimi dhënë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit është:“Agjencia Kombëtare e Bregdetit të krijojë një qasje të re ligjore në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, pushtetin vendor, special-istë të fushës, institucionet ligjvënëse e grupet e interesit, në rritjen e kompetencave të saj për ruajtjen mjedisore të ujërave detare, zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit detar, ruajtjes florës e faunës në dete dhe rritjes besimit qytetar”. Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë auditimit janë: nuk është hartuar strategji në mbrojtjen e deteve nga ndotjet dhe ndotësit; në legjislacionin rregullues të AKB-së nuk përfshihet mbrojta dhe monitorimi i ujërave detare nga ndotjet dhe ndotësit; AKB nuk ka personel, si dhe infrastruk-turë mbështetëse, logjistikë zyra, fonde, investime etj. etj., të mjaftueshëm për realizimin e mbrojtjes së deteve nga ndotjet dhe ndotësit; nuk ka një ligj specifik në mbrojtjen mjedisore vetëm për admin-istrimin e bregdetin, ku të përfshihet si deti ashtu dhe bregu i tij, i cili të kryhet në mënyrë unike; nuk janë kryer auditime për të matur performancën e shërbimit të ofruar në mbrojtjen e deteve nga ndotësit dhe ndotjet; nuk është realizuar plotësisht përshtatja e legjislacionit për menaxhimin dhe monitorimin e mbrojtjes së deteve nga ndotjet dhe ndotësit me legjislacionin e BE; ka mungesë të hartës me vendet e derdhjes së ujërave të përdoru-ra të trajtuara dhe të patrajtuara si dhe e vendeve të derdhjes së ujërave të ndotura në të gjithë vendin si dhe hartës vendeve të depozitimit të mbetjeve ur-bane; ndërtimet turistike në zonën bregdetare nuk janë paraprirë ose shoqëruar nga infrastruktura

aq më keq atë arsimor. E duke pasur këtë detyrim ligjor. Por po kthehem te partiaku i papërmbaj-tur, ish-president i Shqipërisë që dhe një model si veprim antiligjor dhe panik shpërndarës e konsideron të drejtë, kur mbyll një shkollë dhe ju thotë fashistë atyre që nuk duan ta mbyllin shkollën. Kjo është tani një deviacion politik dhe mendor absolutisht me "nishan panikun" që kërkon, tenton sigurisht panikun. Që nesër një rast të dalë (ruajna zot) në shkolla, tju thotë poli-tikisht "jua kisha thënë" dhe ju i "hiqni licensën si fashistë" se ai privati pa pyetur dhe pa ju bindur shtetit shqiptar, mbyll shkollën dhe çon në shtëpi nxënësit që janë pjesë e sistemit arsimor shqiptar. Po përveç kësaj, kërkon dhe pikërisht panikun real, duke përdorur politikën dhe marrëzinë e saj në kushtet e rrezikut nga një epidemi. Duke e për-dorur politikën pikërisht aty ku duhet të mos fusë hundët ajo. Ose pikërisht te mos krijimi panikut, te zbatimi ligjeve dhe rregulloreve në arsim dhe te bashkëpunimi që duhet të kenë institucionet mes tyre. Në fakt, ky ish-president dhe partia e tij, krijuan mostrat e institucioneve që merrnin para dhe lëshonin diploma pa mësuar dhe pa shkuar askush në shkollë. Ky ish-president me të tillë model arsimor është mësuar. Partia dhe lideri i tij zulmëmadh ndërtuan universitete dhe shkolla të tilla me emra të "lartë" nga Britania dhe Amerika ku nuk bëhej shkollë dhe ku mer-reshin nota fiktive dhe ku arsimi mori goditje përfundimtare në rëndësinë e tij për shkollim

e nevojshme si furnizimi me ujë dhe kanalizimi i ujërave të përdorura, mbledhja, transporti dhe eliminimi higjenik i mbetjeve të ngurta; nuk ka kontroll dhe monitorim të zhvillimit të akuakul-turёs, e cila ndikon në humbjen ose modifikime të habitateve të rëndësishme bregdetare sepse përdorimi i ushqimit, antibiotikëve dhe akumulimi i ekskrementeve nga peshqit mund të kontribuojë në uljen e cilësisë së ujit dhe të mjedisit nën të; vazhdon gjuetia megjithëse e ndaluar e “midhjes hurmë”, (lat. moluskulithofaga) apo ai që njihet ndryshe dhe me emrin dateri, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme shkëmbinjtë koralorë dhe brezin koralor të vendit në mjedisin nënujor; sis-temi i lagunave është i kërcënuar në afat kohor të gjatë nga sedimentimi, mbushje me llum, fenome-ni i anaerobisëhipertrofike, ndotja industriale dhe ajo shtëpiake; nuk ka studime rreth vlerave dhe degradimit eventual të ekosistemit detar; AKB përfshihet në monitorimin e vijës bregdetare, por nuk ka kompetenca për monitorimin e ujërave të deteve, si dhe për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe infrastrukturës; nuk kryhet procesi i pastrimit pas përfundimit të sezonit turistik sepse ka shumë mbetje e kryesisht mbetje të tjera plas-tike të vogla, tapa të shisheve, bishta cigaresh, etj., të cilat qëndrojnë në rërë dhe me kalimin e kohës nga ndryshimi i temperaturave kalojnë në fazën e asaj që quhet mikroplastikë, e cila është shumë e dëmshme; shumica e shumë dukurive që vihen re në zonën detare e bregdetare mbesin në nivelin e konstatimeve pasi vlerësimet sasiore të shkallës së ndotjes në zonën bregdetare janë të vështira për tu realizuar; etj.

Disa nga rekomandimet e këtij auditimi janë: të hartohet strategji për mbrojtjen e deteve nga ndotjet, ku të jenë përcaktuar objektivat drejtimet, politikat, në përputhje me drejtimet e strategjisë së qeverisë; të merren masa për përmirësimin e gjithë paketës ligjore, për administrimin dhe mbrojtjen e mjedisit bregdetar e detar nga ndotjet dhe ndotësit, zhvillimit të turizmit detar, mbrojtjes së florës dhe faunës detare; të merren masa për

dhe edukim në Shqipëri. Sot ky ish-president ju thotë fashista, atyre që duan shkollën hapur dhe "burra të mirë" atyre që mbyllin shkollën se kështu ju do "tr...pi" pa pyetur dhe pa asnjë urdhër e duke filluar me qëllim panikun masiv në sistem. "Fashistë" sipas "nishan panikut" ato që mbajnë shkollën hapur dhe ato që e mbyllin na qënkan... Nuk e di si i quan demokratë apo liridashës apo ku e di unë?! Në fakt epidemia e koronavirusit mikun më të mirë ka panikun dhe individë apo institucionet që përhapin panikun dhe mbjellin frymën e frikës masive. E kjo nuk duhet lejuar! Ministra e Arsimit nuk duhet të lejojë të tillë sharlatanë arsimorë të bëjnë sipas kokës së tyre duke pështyrë panik mbi shtetin dhe shoqërinë. Po dhe në mënyrë antiligjore. Nga ana tjetër masat dhe fillimi i agresivitetit për kontrolle dhe rritjen e infrastrukturës mbrojtëse është detyrë e kësaj qeverie dhe shtetit shqiptar në përgjithësi. Pa shitur mend dhe pa u marrë me fjalë boshe duhen siguruar të gjitha mundësitë e luftës në momentin që koronavirusi afrohet ose troket seriozisht në dyert dhe portat tona. Kjo është kryesorja dhe jo paniku si mënyra e keqe për përballjen e koronavirusit. Në fakt ato që ndjellin dhe përhapin panik, duhen ndaluar me çdo mjet dhe kusht! Janë më të këqij dhe më të pandershëm se sa vetë – koronavirusi. Po shumë më të këqij. Kur kanë pastaj dhe politikën në krah janë siç thonë në popull - për tu lidhur. Por kjo i takon sigurisht drejtësisë.

unifikimin e të gjitha dispozitave të ndryshme ligjore në një ligj të vetëm; të realizohen auditime për të matur performancën e shërbimit të ofruar në mbrojtjen e deteve nga ndotësit dhe ndotjet; të merren masa në drejtim të rritjes së përgjegjësive për përmirësimin e sistemit të menaxhimit dhe monitorimit të ruajtjes së deteve nga ndotjet; të merren masa në drejtim të përputhjes dhe përshtatjes së legjislacionit për menaxhimin dhe monitorimin e mbrojtjes së deteve nga ndotjet dhe ndotësit me legjislacionin e BE; të hartohet hartë me vendet e derdhjes së ujërave të përdorura të trajtuara dhe të patrajtuara si dhe e vendeve të derdhjes së ujërave të ndotura në të gjithë vendin; të krijohet bazë të dhënash të vendeve të kryerjes së veprimtarive ekonomike në det; dhe vendeve të kryerjes së sporteve ujore, dhe turizmit ujor; të mundësohet hulumtimi i degradimit eventual të ekosistemit tonë detar nga efektet e ndotjes për 30 vjetët e fundit, si rezultat i shkarkimit në det të lumenjve të ndotur dhe shkarkimit të ujërave industriale, urbane e rurale, të përdorura të patra-jtuara; të realizohet largimi i vend depozitimeve të mbetjeve urbane të ndërtuara pranë bregut të detit si ndotësit kryesorë të ujërave detare; të arrihet në një kohë sa më të shpejtë furnizim me ujë dhe përdorimin e kanalizimeve të ujërave të përdoru-ra, mbledhja, transporti dhe eliminimi higjenik i mbetjeve të ngurta përgjatë vijës bregdetare; të realizohet kontrolli i zhvillimit të akuakulturёs sepse ndikon në humbjen ose modifikimin e habi-tateve të rëndësishme bregdetare; të merren masa urgjente për ndalimin e menjëhershëm të gjuetisë së “midhjes hurmë”, (lat.Moluskulithofaga) apo ajo që njihet ndryshe dhe me emrin daterit; të rriten kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për monitorimin e ujërave të deteve; të realizohet pastrimi i plazheve pas përfundimit të sezonit turistik kryesisht nga mbetjet plastike, bishta cig-aresh, të cilat me kalimin e kohës nga ndryshimi i temperaturave kalojnë në fazën e asaj që quhet mikroplastikë e janë shumë të rrezikshme; etj.

*Auditues Kontrolli i Lartë i Shtetit

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Kastriot ALIAJ

Mjerimi politik dhe tinzar i presidentit aktual Ilir Meta, ka tensionuar dhe

dramatizuar mjedisin politik dhe atë shoqëror në Shqipëri. Këtë tabloid sa mjeran aq dhe qesharak, e konfirmojnë më së miri deklaratat e papërgjeg-jshme dhe thirrjet për revoltë popullore kundër një "grushti shteti" imagjinar. I mbërthyer nga halucinacionet dhe nën efektin e tyre, që e kanë bërë të vetëdijesuar dhe të pakon-trollueshëm, ka kapërcyer çdo kufi të arsyetimit logjik. Ka kohë që disekuilibri i tij politik dhe etik, në marrëdhënie me institucionet e shtetit, janë frustrim i papërgjegjësisë së treguar në vijimësi. Aq shumë është shpërfytyruar pozicioni i tij nga obstruksioni, saqë po shfaqet si një renegat i hapur politik, duke e baltosur çdo ditë e më shumë institucionin e Presidencës. Këto veprime të vetëdijesimit formal në detyrë, së bashku me paligjshmëritë e trajtimit dhe interpretimit të Kushtetutës e kanë zbritur në një derexhe skandaloze. Me mjeshtërinë e mash-trimit dhe manipulimit të gjërave, e ka ngritur në art ekstravagancën e të sjellit kontravers me in-stitucionet e shtetit, të cilat i kërcënon me deklarata të papërgjegjshme për destabilitet politik. E të gjitha këto ndodhin kur Shqipëria, po përjeton një

Nga Bardhyl BEJKO

E deklaroj që në fillim. Jam ushtar i presi-dentit tim. I gatshëm për t`u rreshtuar në

krah të tij në betejën më të madhe në histori, se do jem një nga shqiponjat për drejtë-si në Shqipëri. Jetojmë kohë të ndritura. Epoka të mëdha. Jemi në prag të situatës rev-olucionare. Sinoptika politike presidenciale, flet për një pranverë shqiptare që do shndrisë si floriri dhe smeraldet e gjerdaneve. Nuk ka vlerë nëse është flori Kërrabe apo nga vendet e largë-ta arabe. Është koha e lulëzimit të ëndrrave të mëdha të shqiptarëve. Në historinë e jetës tonë, ne të vdekshmit nuk do na binte fati të për-jetonim emocione kaq të mëdha, të ndiheshim të frymëzuar, entuziast pa kufi, të motivuar për arritje të panjohura më parë në rrugëtimin e ndritshëm të kombit dhe atdheut tonë Shqipërisë drejt përparimit dhe emancipimit si shoqëri. E gjithë kjo, falë angazhimit, mundit, largpamë-sisë, qetësisë, dashurisë, kokëfortësisë, sakrifi-cave dhe projektimit të së ardhmes prej atij burri. Është fat i madh për ne shqiptarët që në kohën e duhur, kur ishim buzë greminës nga donacionet e Konferencës së Brukselit, kular mbi qafën e popullit, kur shumë shtete janë shprehur pro negociatave me BE-në, duke na vjedhur sovranitetin, kur gjurmohen paratë dhe pasuritë e krimit, baza e ekonomisë tonë dhe beteja kundër krimit të organizuar ka hyrë në një fazë të re, kur reforma zgjedhore e re, ajo e drejtësisë, pikërisht kur po rrëshqisnim drejt humnerës, në momentin fatal, i pari i shtetit, mori fatet e vendit në dorë, mbrojtjen e lirisë, demokracisë, Kushtetutës së uzurpuar nga Edi Rama, Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë dhe prej kohësh nga Dvorani i KLP-së, KLGJ-së, BKH-së, gjyqtarëve të përzgjedhur nga vetingu, gjithë pushtetarët e korruptuar në krah të qever-isë rreshtuar. Nuk ka shqiptarë të mos mburret sot me heroizmin, guximin dhe sakrificat per-sonale presidenciale. Presidenti në këtë kohë të vështirë, mori në dorë situatën për të shpëtuar mëmëdhenë nga shkatërrimtarët, sorrat që vijnë rrotull me krra-krra mbi drejtësinë, që kullufitin vlerat e demokracisë dhe copëtojnë Kushtetutën, themelin e Shqipërisë. Pas një angazhimi disa

Tragjikomedia e presidentit, produksion i halucinacioneve politike

Jam ushtar i presidentit në mbrojtje të Kushtetutës nga grushti i shtetit!

moment delikat dhe deçiziv për hapjen e negoci-atave. Por ky president që nuk ka folur kurrë për negociatat, së bashku me opozitën po notojnë në korsi të kundërt, kur BE rekomandon dhe këshillon që të gjitha forcat politike të dialogojnë për reformat dhe jo për grushte shteti. Mirëpo presidentit tonë nuk i interesojnë çështjet madhore të vendit, por interesat e tij familjare e ato klanore, për të ruajtur pozitat e lëkundura që tashmë po u vjen fundi. Për këto e të tjera bëma të tij, në krye të Presidencës, qytetarët shprehen të bindur se presidenti Ilir Meta nuk ka qenë asnjëherë në detyrë. Ai e ka kthyer institucionin e Presidencës në shërbim të opozitës, duke dalë hapur kundër proceseve reformuese dhe zhvilluese të Shqipërisë. Por rruga europiane e Shqipërisë nuk kalon nga Presidenca, por nga realizmi dhe plotësimi i kushteve të vëna nga BE për standardet integruese. Duke i mëshuar tezës së tij të preferuar se mazhoranca është duke konsu-muar një "grusht shteti", po bëhet më qesharak dhe i pabesueshëm në publikun e gjerë, sa që gjithkush që e dëgjon argëtohet me marrëzitë e tij. Po përse e ka ndërmarrë një veprimtari të tillë presidenti, që i ngjan një gënjeshtre të madhërishme? Mesa duket këtë mësim e ka marrë nga libri "Mein Kampf" i Hitlerit ku thuhet se: "Gënjeshtrat e mëdha lënë gjithmonë një shenjë pas". Por këto marrëzi e kanë bazën tek pamundësia e tij, i cili duke dalë kundër partnerëve strategjikë SHBA e BE, nuk ka mundur të ndalojë dhe të bëjë të dështojë reforma në drejtësi. Këtë reformë ai e sheh si kërcënim, të

mujor, stërvitje, ngjitje, zbritje në male, kalim i shtigjeve e shpateve, lumenjve e përrenjve, vetëshpalljes dhe barazimit me heronjtë, si Vojo Kushi mbi tank, e gjithë heronjtë e shquar shqiptarë, betimit për vetëflijim, ndjekjen e shembullit të heroit legjendar Mic Sokoli apo Alendes, shqiponja u ngrit vërtik në qiellin e lirisë për të shpartalluar banditët që duan të ushqehen me trupin e Shqipërisë. Kur jeton një situatë të tillë, je banor i këtyre 28 mijë kilometër katror, kur flet shqip, mendon si shqiptar, ëndër-ron si atdhetar, ndihesh vërtet fatlum që të jepet mundësia vetëm një herë për të dhënë jetën me nder për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i shtetit. Në këtë moment solemn, secili bën bi-lancin e jetës dhe kupton se është koha që duhet t`i bashkohet lëvizjes revolucionare dhe të mbathi opingat, të rreshtohesh në krah të partisë presidenciale, e gjithë partive opozitare, të nd-jekësh të parin e vendit për të mbrojtur fitoret e arritura me kaq mund e sakrifica në këto tri dekada demokraci e për ta kthyer Shqipërinë në ngjyrat e flamurit kuq e zi. Për të ruajtur pasuritë e këtij vendi nuk mund të qëndrosh në hije. Nuk mund të justifikosh me indiferentizëm si i hiqen tullat kalasë së vetme të demokracisë dhe i rrëmbehen me përdhunë kompetencat presidentit nga arrogantët e qeverisë. Indiferent nuk mund të rrish. Kërkohet të marrësh pjesë në këtë betejë për të ndalur shpopullimin, de-noncuar shtatë-tetë e njëzetë përqindëshin e përfitimit nga tenderat e punët publike, ashtu siç na ka udhëhequr me shembullin e tij vet presidenti para ca viteve me bllok në dorë, me llogari shumë të hollë. Të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi. Askujt nuk i tolerohet të mbyllet në shtëpi. Të bëjë indiferentin me keqdashësi, të heshtë, të jetojë në zonat gri, të presë e durojë këto prapësi, të përqeshi apo të qeshi. Përkun-drazi. Duhet të dalim në sheshe e të vihemi në resht për t`i dal zot atdheut. Të gjithë në shesh të bëjmë të madhin përshesh! Është thirrja që dëgjohet ngado: Atdheu në rrezik, o mik o vëlla nga pushtetarët që duan të bëjnë këto hata! Ai

figurës së tij për shkeljet kushtetuese, por edhe të faqes tjetër, atë të akuzave për aferat korruptive. Po cilat janë disa nga profecitë e presidentit tonë? Nëse i referohemi përkufizimeve të politologjisë së grushteve të shtetit, kemi mësuar se ai është rrëzim i qeverive me anë të forcës ushtarake. Po t'i referohemi logjikës së presidentit, atëherë i bie që kryeministri Edi Rama të rrëzojë veten me qever-inë e tij. Me këtë tragjikomedi groteske që po luan presidenti, po bëhet shembulli i parë në botë, që kërkon të rrëzojë qeverinë legjitime të qytetarëve, që e kanë votuar vetë në një proces zgjedhor të certifikuar nga institucionet ndërkombëtare. I futur në botën e çudirave, që po çudit politikën brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku nga përfaqësues i unitetit të popullit, është kthyer në një moderator i opozitës së rrugës. Si një aktor i tragjikomedive që po luan prej dy vjetësh, kërkon të bëjë partner të tij lidershipin e opozitës Lulzim Basha, i cili po bën lojën e tij edhe pse pa legjitimitet. Për të evit-uar shkarkimin nga detyra, ai nuk ka lënë gur pa lëvizur brenda hapësirës së tij, duke bllokuar edhe Gjykatën e Lartë. Me këtë djallëzi karakteristike të moralit të tij, ai formuloi togfjalëshin "grusht shteti" të cilin po e përdor si fjalë kalimi në aventurizmin e tij anti-shtet, pa respektuar asnjë institucion leg-jitim. Sipas deklaratave dhe dekreteve qe firmos e ç’firmos, pa ditur se çfarë bën dhe kujt i shërben, tenton që më 2 mars të pushtojë institucionet qen-drore të shtetit, kryeministrinë dhe Parlamentin, ashtu siç bëri Sali Berisha më 14 Shtator 1998. Sipas

që bëri grushtin e shtetit në 21 janar, i gjati, in-triganti, arroganti që vrau me plumba pas shpine socialistët është gati të bëjë një tjetër grusht shteti të ri, këtë herë në qendër është vetë pres-identi. Është kjo arsyeja që në kafet e qytetit tim nuk pihet më kafe. Dritat nuk fiken në pallate. Refuzohet rakia. Në restorante braktiset ushqi-mi. Në shtëpi është mbyllur kuzhina. Të gjithë janë sy e vesh te mitingu në Tiranë. Në bulevar-din buzë detit në qytetin tim, atje ku mungon ndriçimi dhe janë hequr pllakat, në rrugë, në shtëpi, në fusha, në male, stane, kudo diskutimi i vetëm është si t`i përgjigjen thirrjes së presi-dentit për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i shtetit i forcave mavi, rilindjes, atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë. Secili nga miqtë e mi është duke bërë një llogari, ku është sot vendi i tij? Në cilin rresht, kompani, batalion, repart, brigadë, në cilin front? Në cilën armatë? Ku do rreshtohet me pushkën e gjatë? Sa afër podiumit do qëndrojë që asnjë fjalë nga ato që Presiden-ti do kumtojë mos t`i shpëtojë? Të gjithë janë në gadishmëri në përgjigje të thirrjes që bën pres-identi. Edhe më indiferenti, është vënë në lëviz-je dhe ka shkundur plogështinë për t`u bashkuar me ushtrinë, për të përballur me çdo kusht grusht-shtetin. Nuk ka të ri, të moshuar, burrë a grua, të re a të ri, kudo ku jetojnë shqiptarë, mos të jetë regjistruar ushtar në mbrojtjes së demokracisë. Unë i pari, komshiu im, i papuni, invalidi, ish-ushtaraku. Ai që merr ndihmë so-ciale, mjeku, mësuesi. I papuni, individ, me e pa parti, i liri, i dënuari, burgaxhi apo ish-burgaxhi. E gjithë shoqëria është në gatishmëri për t`iu bashkuar presidentit. Për t`i dhënë përmasa mbarëpopullore mitingut në dy mars, është vënë në lëvizje shtëpi më shtëpi, lëvizja rinore dhe e gjithë LSI. Ftesa në emër të presidentit. Takimet e kryetares, Kryemadhi nga jugu në veri. Të gjithë në emër të partisë presidenciale u kërko-jnë qytetarëve të mbushin bulevardin e dësh-morëve dhe tabori të shtrihet në hapësirë në shesh që pa gdhirë, për t`u dhënë fund të gjitha halleve. E pyes veten: Ku është pozicioni im në

filozofisë së tij, rrëzimi i qeverisë është përmbysja e reformës në drejtësi, për të mos u përballur me shkeljet kushtetuese dhe akuzat e tjera të krimit ekonomik. Megjithëse është garant i Kushtetutës me ligj, ai me veprimet që po ndërmerr del kundër rendit kushtetues, sepse kërkon të shpërndajë Parlamentin për të mos u rrëzuar me votat e tij. Të destabilizosh Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave, duke u bërë promotor i ushtrimit të dhunës mbi institucionet e vendit, është cënim i lirisë dhe vlerave të demokracisë së qytetarëve të këtij vendi. Të ngrihesh me vetëdije kundër rendit kushtetues, duke shkelur mbi interesat kombëtare, në mbrojtje të pasurive të paligjshme, është absurd-iteti më i madh i amoralitetit politik në historinë e këtyre viteve. Duke u hequr si jashtë tokësor, nuk ka folur kurrë me gjuhën e përgjegjësisë për realitetin shqiptar, por ka qëndruar gjithnjë larg tij. I kthyer në një figurë kukull që u ngjan tribuve "zulu", nuk ka preferuar kurrë komunikim institucional, por ka performuar dhe u ka besuar vetëm postulateve të tij. Por loja e profecive dhe sloganeve të tij, tashmë ka perënduar, sepse nuk mund të nëpërkëmbë më interesat kombëtare, të cilat janë dhe mbeten kryefjala e çdo politikani. Nëse do ti referohej gjy-kimit të arsyes, do të bënte aktin më të pranueshëm të institucionit të demokracisë, atë të dorëheqjes. Prandaj ky president, grushtin që ka përgatitur kundër institucioneve të shtetit shqiptar, duhet ta drejtojë ndaj vetvetes, për tu çliruar nga halucina-cionet dhe amoraliteti i tij politik.

këto ditë të mëdha? Ku është rreshti im, skuad-ra, fronti, llogorja? Pa vrarë dy herë mendjen vendosa. Jam ushtar te Ilir Meta. Dhe mburrem, se jam ushtar i Komandantit në mbrojtje të Kushtetutës të vendit tim. Jam në të njëjtin front me juristë të shquar edhe pse anonim. Këshilltarë gojëshpuar, opinionistë llafazanë, analistë fjala-manë. Diplomatë në pension, deputetë pa timon, për t`u mbrojtur nga ky grusht-shtet. Do ishte e pafalshme të zgjidhja në këto ditë të mëdha, një tjetër rrugë, të shmangesha, të qëndroja mën-janë, të bëja sehir, të meditoja, kur më hahet të ha, kur më pihet të pi, kur më rriten thonjtë ti prisja, të isha indiferent në këto kohë të mëdha. Ndaj, jam shumë krenar, si çdo shqiptar, që jam ushtar, në roje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Shqipërisë dhe kushtetutshmërisë nga qeveria e arrogantëve, nga këta pushtetarë të pamëshirë. Më vjen çudi dhe ndihem i fyer deri në palcë, me ca të tjerë që thirrjen presiden-ciale për mitingun në Tiranë, e quajnë çudi, aq më keq kur disa kokëpalarë, leshterikë, zvar-ranikë, lepuj, frikacakë, pabuksë e të ligj e etiketojnë çmenduri këtë që bën presidenti. Miqtë e mi! Të gjithë ju që keni vendosur të jetoni në Shqipëri. Ju që e doni atdheun më shumë se vetja. Që jeni gati të bëheni fli për nder e demokraci. Ju shokët e mi të fëmijërisë. Flokë bardhë, të urtë, ju miq të rinisë e pleqërisë, intel-ektualë, të shumë shkolluar, a të pamësuar. U flas si mik, si shqiptar, si vëllai i një gjaku. Si njëri prej jush, që eci në këto rrugë e thith të njëjtin ajër, pi të njëjtin ujë, lahem në të njëjtin det. Që ha bukën e këtyre fushave dhe kam të njëjtën kombësi. Ju lutem mos e humbni shansin e madh për t`u bërë ushtarë në më të madhen ushtri që Shqipërinë ka shtëpi. Të jemi në çdo minutë, atje ku na thërret Presidenti se me siguri do bëhet histori. Unë vetë e kam shpallur botërisht. Jam firmëtar i besëlidhjes më të re, jam me ty, o i madhi pres-ident, o Skënderbe. E them fuqimisht jam ush-tari numër një i presidentit Ilir Meta në mbrojt-je të Kushtetutës nga grusht shteti mavi në betejën më të re në Shqipëri.

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT18 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Specialistë të universitetit të Firences së bashkë me ata shqiptarë zhvilluan një takim për projektin e rikonstruksion-it të sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet, se ndërhyrja në këtë sallë do të jetë e vështirë, por gjatë këtij takimi është dis-kutuar për hapat, që do të merren në vijim. Me rëndësi për ministren e Kulturës Margariti është dhe fakti, që të ruhet i paprekur projekti i arkitekturës së viteve ’30-’40. “Së bash-ku me specialistë nga Universiteti i Firenze-s, përfaqësues të Kooperacionit Italian, TAP, Universitetit të Arteve, stu-dios së projektimit "Atelier 4" dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, diskutuam mbi hapat e ndërmarrë për hartimin e projektit për rikonstruksionin e Sallës së Koncerteve të Universitetit të Arteve. Ndërhyrja do të jetë e vështirë, me qëllim që ajo t’i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të artistëve, por nga ana tjetër, të ruhet i paprekur pro-jekti i Gherardo Bosio-s, kjo stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”, shprehet minis-trja e Kulturës. Për ministren Elva Margariti kjo sallë me këtë ndërhyrje do të kthehet, në një pol të rëndësishëm kulturor. “Kjo sallë do të jetë pjesë e Kampusit të ri Universitar, që do të kthehet në një pol të rëndësishëm kulturor dhe nga ana tjetër, pjesë e memories arkitekturore të këtij vendi”, thotë ministrja Margariti. Godina e Akademisë së Arteve sot Universiteti i Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër 122 më 5.3.2007. Godina ndërtohet gjatë viteve 40’ për të qenë një objekt për argëtim, kjo godinë është pjesë e një ansambli më të gjerë ku bëjnë pjesë Universiteti Po-liteknik, Rektorati dhe muzeu Arkeologjik. Ky ansambël kaq i madh do të kishte dhe funksionin e dopo-lavoros për borg-jezinë fashiste, që jetonte në Tiranë. Objekti është projektuar nga arkitekti Gherardo Bosio, ku tashmë salla e universitetit pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje për rregullimin e saj. Për rregullimin e sallës është pohuar dhe më herët, nga peda-gogët e arteve që kanë kërkuar një ndërhyrje.

Pirateria e filmave vazhdon me televizio-net, por ne ministrisë i kërkojmë që të

na besojë drejtimin e SUADA-s, që ne të mundemi të pengojmë piraterinë, duke

filluar një staf, që të jenë njerëz korrekt...

Regjisori pohon se i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës për problemin me SUADA-n

Saimir Kumbaro shton më tej se ato pak të ardhura, që janë ndarë për autorët e filmave janë nga RTSH. “Ne kemi shumë pak të ardhura, që u shpërndanë, sepse fare pak na dha dhe dre-jtori i RTSH. I vetmi televizion, që ka paguar është ai publik. Ne mblodhëm bordin dhe u ra dakord më mirë pak se sa aspak. Por të ardhura për 2018-2019 nga televizionet ne deri tani nuk kemi marrë asgjë. Ato pak të ar-dhura që na dha drejtori i RTSH për filmat ishin për periudhën e vitit 2019, dhe ato i shpërndamë tek autorët. Ne kemi perfor-mancën më të mirë si agjenci, pra çdo gjë është në bankë. Ne kemi një bord dhe çdo pagesë të bëhet nëpërmjet bankës”, shprehet regjisori Saimir Kum-baro. Për regjisorin Kumbaro ajo që duhet të bëjë Ministria e Kulturës është që shikojë dhe vlerësojë performancën e mirë, që ka pasur (Forumit të Mbrojt-jes për Autorë të Audiovizualit

(FMAA). “Pirateria e filmave vazhdon me televizionet, por ne ministrisë i kërkojmë që të na besojë drejtimin e SUADA-s, që ne të mundemi të pengojmë pi-raterinë, duke filluar një staf, që të jenë njerëz korrekt. Ne i kemi të motivuara kërkesat tona dhe shpresojmë, që ta na marri par-asysh. SUADA është mbledhëse e parave dhe e shpërndarjes së tyre. Ky quhet sporteli unik, që ka vetëm këtë tagër të mbledhë dhe shpërndajë. Kur erdhi puna te FAMAA ne na jep zero lekë, sepse thotë nuk kanë paguar tel-evizionet për ju, sepse janë bërë makinacione”, shton më tej reg-jisori Saimir Kumbaro. Edhe më parë regjisorë anëtarë të Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audio-vizualit (FMAA) janë shprehur se ata nuk pajtohen me tarifat e Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA) dhe mënyrën se si po vepron sporteli unik SUADA me shpërndarjen e të ardhurave për të drejtën e autorit.

Rikonstruksioni i sallës së arteve, specialistët në takim për projektin

Saimir Kumbaro: Pirateria gëlon, të bëhet një riorganizim i sportelit unik për të drejtën e autoritJulia VRAPI

Regjisorët të mbled-hur rreth Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit (FMAA),

kërkojnë një riorganizim të institucioneve shtetërore, që merren me të drejtën e autorit në vend. Regjisorët shprehen se pirateria me filmin shqiptar gëlon, ndërsa problem mbetet dhe shpërndarja e të ardhurave për të drejtën e autorit që sipas tyre ka sjellë jo pak probleme. Drejtori i FMAA regjisori i njo-hur Saimir Kumbaro shprehet se i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës për të këtë gjendje me probleme, duke kërkuar dhe një riorganizim të Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA). “Ne duam një riorganizim të SUADA-s dhe për këtë i jemi drejtuar Ministrisë së Kulturës. Për ta vënë këtë institucion në bina, që haku të shkojë tek i zoti. Pirateria vazh-don , gëlon. Ne kërkojmë që të na miratojnë kërkesat tona. Unë kam drejtuar filma me 3 mijë vetë dhe jo më një institucion me 5 vetë si SUADA, sepse ne do ta kemi në mbikëqyrje më pas. Ne këtë kemi kërkuar, që SUADA të jetë nën mbikëqyrjen tonë nëse do ta riorganizojnë”, shprehet regjisori Kumbaro për prob-lemet, me të drejtën e autorit me filmat. Në reagimin e tij regjisori i njohur Saimir Kumbaro shton më tej se autorët e filmave nuk janë paguar, gjë e cila ka bërë që ata të revoltohen dhe ti drejto-hen Ministrisë së Kulturës. “Ne nga SUADA e vjetër kemi marrë zero lekë dhe autorët e filmave janë të revoltuar. Televizionet vazhdojnë të luajnë budallain dhe nuk paguajnë, dhe ne nuk kemi fare nga të ardhurat. Ne kërkojmë, që ti tërhiqet vërejtja SUADA-s së vjetër meqë i ka mbaruar mandati, dhe të cak-tojnë një njeri të ndershëm dhe korrekt për këtë punë”, pohon regjisori Saimir Kumbaro, dre-jtor i FMAA.

Vetëm RTSH pagesaDuke folur me problemin

për të drejtën e autorit, regjisori

Botimi “Tirana e vjetër”, si një album nga studiuesi Bakiu

Muzeu Etnografik Berat, pasurohet nga komuniteti

Botimi “Tirana e vjetër” me autor studiuesin Gazmend Bakiu është konceptuar njëkohësisht si album, në këtë mënyrë Tirana e vjetër bëhet më e perceptueshme dhe më konkrete. Një punë kërkimore, në shumë se në 20 vite nga gjetja e fotografive, identifikimi i personazheve apo edhe fotografimi i atyre pak monumenteve historike, gjurmët e të cilave nuk janë zhdukur plotësisht, siç janë kalaja e Pet-relës apo ajo e Prezës. Dëshira edhe pasioni i Gazmend Bakiut për të zbuluar më shumë për të shkuarën e Tiranës, nuk është

rastësore. Ali Bakiu, babai i tij, ka qenë kryetar i kryeqytetit në vitet 1945-‘46. Por për studiuesin Gazmend Bakiu, nga Tirana e vjetër kanë mbetur pak gjëra. “Tirana e vjetër është ajo e para vitit 1945. Kemi një zonë që janë disa vila tek kalaja e Tiranës që mund të rivitalizohen, kemi Akademinë e Shkencave dhe Teatrin e Kukullave, që u ngrit nga shteti shqiptar në vitin 1926”, shprehet studiuesi Bakiu. Studiuesi Bakiu vazhdon të ketë vëmendje për Tiranën, ku dhe më parë ai është shprehur për historinë dhe traditat e saj.

Në Berat është vendosur një lidhje mes komunitetit beratas e muzeut Etnografik, që sa vjen e po konsolido-het. Qendra Muzeore Berat shprehet se komuniteti është pjesë jo vetëm e aktiviteteve që zhvillon muzeu, por po ndodh shpesh që po dhuro-hen nga ta objekte shumë të vyera, që i kanë trashëguar për disa breza në familjet e tyre e tashmë bëhen pjesë e kolek-sionit të muzeut. “Koleksionist-ja e njohur znj. Parashqevi Sa-lepi Sahatçi na dhuron një qil-im të fund shekullit XIX fillim

shekullit XX , i trashëguar për dy breza në familjen Sahatçi, duke pasuruar koleksionin e muzeut Etnografik”, shprehte qendra. Znj Parashqevi tregon se qilimi është dhuruar nga vjehrri i saj Irakli Sahatçi, kur u martua me djalin e tij. Quhet qilim me zhgabonjë, qilim tip-ik beratas. Tashmë ky qilim do të jetë i ekspozuar në një nga mjediset e muzeut. Në Berat, muzeu Etnografik u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së jugut.

Ministrja Dumoshi, në “Berlinale” për filmin “Exil”

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë Vlora Dumoshi, po qëndron për vizitë në Gjermani, në festi-valin prestigjioz të filmit “Ber-linale”, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit “Exil”, i reg-jisorit kosovar Visar Morina. Ministrja Dumoshi, në kuadër të takimeve gjatë kësaj ngjar-jeje të madhe kinematografike evropiane, takoi drejtoreshën e “European Film Academy”, Marion Doring, e cila pasi uroi ministren Dumoshi për detyrën e re, e falënderoi për pjesëmarrjen në “Berlinale”

dhe u shpreh e lumtur nëse ministrja do t’i bashkëngjitej ndarjes së çmimeve të “Euro-pean Film Academy”, që do të mbahet në Islandë. Drejtoresha e EFA, Doring gjatë bisedës me ministren Dumoshi theksoi, që bashkëpunimi me Qendrën Kin-ematografike të Kosovës është tepër i rëndësishëm. Kosova në “European Film Academy” kon-tribuon me një numër të madh të artistëve. Ministrja Dumoshi foli edhe për filmin “Exil”, ku u shpreh e kënaqur për interes-imin e pjesëmarrësve në Berlin, për filmin e regjisorit Morina.

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifesti-mi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore, do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në kalanë e Gjirokastrës. Ministria e Kulturës njofton se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme, ku primare ishte akomodimi i menjëhershëm 17 mijë banorëve dhe hartimi i projekteve të rindërtimit. Në këtë situatë ministria bën me dije se u vendos që festivali të organizohet në muajin shtator. Në lidhje me festivalin që do të zhvil-lohet gjatë muajit shtator të këtij viti, Ministria e Kulturës shprehet më tej se po merren masat për të qenë një aktivitet dinjitoz për vlerat e trashëgimisë sonë. “Ministria e Kulturës ka marrë të gjitha masat për të siguruar financat e nevojshme, për organizimin e një festivali dinjitoz, ku të mund të parakalojnë vler-at më të spikatura të trashëgimisë sonë jomateri-ale, në një stoli, siç është qyteti i Gjirokastrës, “Pasuri kulturore e njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNE-SCO-s”, shprehet ministria. Fes-tivali Folklorik Kombëtar i Gjiro-kastrës zhvillohet çdo pesë vjet në kalanë e qytetit të Gjiro-kastrës, qendrën historike dhe ambientet e tjera të këtij qyteti. Festivali u zhvillua së pari në vitin 1968 dhe konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në kulturën shqiptare. Festivali shfaq muzikë tradicionale shqiptare, veshje dhe valle nga Shqipëria, diaspora dhe tokat e banuara shqiptare, në të gjithë Ballkanin dhe Italinë Jugore. Festivali Folklorik Kom-bëtar i Gjirokastrës ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë kultu-rore jomateriale, të vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike (të kostumeve popullore, veglave muzikore, ritet dhe zejet etj.), të krijuara prej shekujsh nga populli shqiptar, të ndërthurura me vlerat e trashëgimisë kulturore materiale, që ndodhen në qytetin dhe Qarkun e Gjirokastrës. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës (FFKGJ) synon gjallërim-in e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit të Gjirokastrës dhe zonave rreth tij në veçanti.

Ata bëjnë një trekëndësh mahnitës të gjend-jes dhe forcës që vazhdimisht zhvendoset midis tyre. Midis Julie dhe Jean ka shumë nxehtësi, që ata t’i rezistojnë njëri-tjetrit...

“Miss Julie” e Strindberg, në Teatrin Kombëtar Eksperimental

produktiv dhe nismëtar në shumë zhanre. Shumë libra të këtij autori klasifikohen si klasike në literaturën suedeze. August Strindberg vdiq më 14 maj të vitit 1912.

Drama në skenën e teatrit“Miss Julie” e TKE është një

përshtatje e regjisorit Kiço Londo midis seksit dhe vdekjes, pasurisë dhe punës, bukurisë dhe rrëmujës. Julie e vetmuar dhe demoniake (Laura Nezha), është plotësisht e vetëdijshme për bukurinë dhe pozitën e saj shoqërore. Jean (Vin Bejleri) me trup të palestruar, është karrocieri zezak i babait të Julie dhe njëkohësisht i dashuri i shërbëtores braziliane, Kristine (Adriana Tolka). Ata bëjnë një trekëndësh mahnitës të

gjendjes dhe forcës që vazhdimisht zhvendoset midis tyre. Midis Julie dhe Jean ka shumë nxehtësi, që ata t’i rezistojnë njëri-tjetrit. Të dy janë pengje të situatës sonë dhe kjo është e tmerrshme. Julie, një plaçkitëse qëllimi me anë të privilegjit, gjith-monë në kërkim të një diçkaje tëre, e hedh vështrimin mbi Jean, një i ri ambicioz. Ata komplotojnë të ikin bashkë larg dhe të hapin një hotel. Fatkeqësisht të dy e kuptojnë, që një diçka e tillë do të ishte e pamundur. Duke u ulur në nivelin e shërbëtor-eve, Miss Julie e gjen veten pa asnjë shpresë për të ardhmen e saj.Bukuria dhe vdekja ndeshen gjithmonë në betejën e saj të brendshme. Asnjë privilegj nuk e mbron dot nga vdekja.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës,

në muajin shtator

Laura Nezha i bie notës së duhur me një tjetër kryevepër

Julia VRAPI

Drama "Miss Julie" vepër e autorit August Strindberg vjen premierë, me regji nga Kiço Londo në skenën

teatrore për publikun. Mbrëmjet e datave 29 shkurt dhe 1 mars është premiera e radhës e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahiviogli”. Me regji nga Londo, në sallën Ek-sperimental te “ArTurbina” drama luhet nga aktorët Laura Nezha, Vin Bejleri dhe Adriana Tolka. E njohur me aktivitetin e saj në teatër, ak-torja Laura Nezha vjen në skenë si Miss Julie. Me role të ndryshëm në shfaqjet që janë vënë në skenë, këtë herë është protagoniste në dramën e autorit të njohur August Strindberg. Regjisori Kiço Londo shprehet se me këtë shfaqje spektatori do të shohë një Laura Nezha, në rolin e një tun-duese të devotshme. “Ajo me forcë ushtron pushtetin e saj ndaj shër-bëtorit të babait. Julie e Laurës ka një dëshirë mazokiste për rrënimin e saj. Rënia e saj është e pashmangshme. Në ëndrrën e saj ajo shkon "drejt e në tokë" për të gjetur paqen. Ky mazokizëm i vërtetë dhe i thellë i Nezhës e bën Julien të vështirë dhe tërheqëse”, shprehte regjisori Kiço Londo. Skenograf në vepër është Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe as/regj: Olgert Mataj dhe Ana Kuqo. Në skenën teatrore shqiptare janë vënë pjesë të ndryshme teatrore të August Strindberg, që janë mirëpri-tur nga publiku. Me dramën “Miss Julie” regjisori Kiço Londo sjell një tjetër premierë në aktivitetin e tij ar-tistik, këtë herë shkruar nga August Strindberg. Pas disa veprave të suk-sesshme, që janë vënë në skenë nga ky teatër dhe në role kanë qenë aktorë të njohur që kanë marrë duartrokitjet publikut, premiera e radhës luhet nga Laura Nezha, Vin Bejleri dhe Adriana Tolka. August Strindberg lindi më22 janar të vitit 1849 në Stockholm. Ishte një shkrimtar suedez me shumë rëndësi në letërsinë e këtij vendi. Për gati katër dekada ai dominoi në letërsinë suedeze. Vepra e tij ndahet në dy lëvizje letrare; natyralizëm dhe ekspresionizëm. Në përgjithësi shkrimtari konsiderohet si pionier i gjuhës suedeze, pasi ishte shumë

Kisha e Barmashit, në pritje të ndërhyrjes restauruese

Arta Dobroshi, një dekorim nga Franca për aktivitetin artistik

Kisha e Barmashit në rrethin e Kolonjës e ndërtuar në vitin 1610 ka një pamje tërësisht të degraduar. Edhe pse prej vitit 2015 kjo pas-uri kulturore është cilësuar në rrezik, duket se fondet kanë qenë problem për këtë objekt monument kulture. Gjergji Koki, drejtor i Drejtor-isë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore tregon se në vitin 2015 është raportuar situata e kësaj kishe pas survejimit të detajuar, dhe me pas është realizuar një projekt, vlera e të cilit nuk ishte e përballueshme

nga buxheti vjetor i shtetit. "Nga ana jonë që në 2015 është cilësuar nga ne si një objekt i rrezikuar, pra në gjendjen SOS, që do të thotë ky objekt mbase nuk do ekzistojë më me kalimin e kohës. Është një buxhet që ne se mbulojmë dot. Ne i kemi kërkuar Min-istrisë së Kulturës, por është e pamundur që të gjitha të financohen", shprehet drejtori Gjergji Koki. Ky objekt është në vijim dhe të tjerë monu-menteve të kulturës, që presin ndërhyrje në vendin tonë, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Aktorja e njohur Arta Do-broshi do të dekorohet me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”. Ambasada e Francës në Kosovë njofton se në rezidencën e Francës, amba-sadorja Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë aktoren e njohur Arta Dobro-shi, me urdhrin “Kalorëse e Ar-teve dhe Letrave”. Kjo ceremo-ni do të mbahet më 26 shkurt, në ora 18:00 dhe kjo dekoratë është njëra nga dekoratat më të larta, që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpër-blen individët, që janë dalluar

përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letër-sisë në Francë dhe në mbarë botën. Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kon-tributin e jashtëzakonshëm të aktores Arta Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë. Aktorja Arta Dobroshi ka marrë pjesë dhe në filma, që janë realizuar në Shqipëri me role të ndryshëm.

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në fushën e botimeve

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa zhvilloi sot një takim me z. Atakan Dogan, atasheun e Arsimit të Ambas-adës së Republikës së Turqisë në Shqipëri për bashkëpunim në realizimin e projektit të platformës dygjuhëshe. Z. Dogan informoi se mësimi i gjuhës shqipe në Turqi është pjesë e programit shkollor, si gjuhë fakultative dhe ndiqet prej rreth 50 mijë nxënësish. Ministria e Arsimit ka hartuar dhe shpërndarë për nxënësit e gjuhës shqipe tekste shkollore

në tri nivele të hartuara nga Uni-versiteti i Trakisë atje. Një nga pikat kryesore të takimit ishte mbështetja e “Fjalorit Shqip-Tur-qisht”, për nxënësit e gjuhës shqipe në Turqi. Pala turke mori përsipër botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e 50 mijë kopjeve të fjalorit të përgatitur nga Qendra e Botimeve për Diasporën, kopje të cilat do të jenë gati për vitin shkollor 2020-2021. U bisedua gjithashtu dhe për botimin e serisë së përrallave klasike për fëmijë në dy gjuhë shqip-turqisht. Brenda muajit mars 2020 do të zhvillohet takimi i grupit të punës.

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT20 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kombëtarja e femrave do të luajë më 11 mars ndeshjen kualifikuese ndaj Qipros. Ekipi i trajnerit Armir Grima, ka nisur grumbullimin në Ulqin me objektiv një paraqitje sa më të mirë ndaj rivalëve qipriote. Tekniku tha se është i lumtur me gatishmërinë që lojtaret kanë treguar, ndërsa me anë të stërvitjeve do të kërkojnë të jenë në kondicionin e duhur. Ndërkaq, Grima nuk ka harruar të komplimentojë edhe Shqipërinë U 16 të femrave, e cila me trajnerin Agustin Kola fitoi turneun UEFA Development. “Jemi në ditët e para të grumbullimit, seancat e para stërvitore, po mun-dohemi që t’i japim një ngarkesë vajzave për këto ditë që jemi në grumbullim edhe mendoj se do ta përballojmë. Kemi vajza të kampionatit shqiptar,

jemi munduar që të marrim nga të gjithë ekipet e kampionatit shqiptar, më shumë është edhe për t’i motivuar dhe për të parë edhe elementin e ri që mund të afrojmë në ekipin kombëtar. Grumbullimi do të zgjasë 7 ditë, besoj që do jemi në dy seanca stërvitore në ditë, thashë është një periudhë me ngarkesa, gjithmonë është në shërbim të ndeshjes që do zhvillojmë me datë 11 mars me Qipron. Jam i kënaqur me gatishmërinë e vajzave, kondicionin do ta shohim gjatë ditëve në vijim, them që vajzat kanë nevojë shumë për stërvitje dhe mendoj që kjo do të na shërbejë shumë. Këtë periudhë do ta shfrytëzojmë për të riaftësuar vajzat dhe për t’i sjellë në kondicionin e duhur fizik. Unë normalisht dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit

për politikat e saj që po bën për zhvillimin e futbol-lit të femrave, jo vetëm për ekipet kombëtare por për përhapjen e futbollit në çdo qytet dhe në çdo shkollë. Besoj që kjo është baza për të menduar që do të kemi një futboll vajzash më të fortë në të ardhmen dhe me masivitet më shumë. Suksesi i U 16? Kënaqësi e madhe ai sukses, normalisht të fitosh një turne është kënaqësi e madhe dhe unë i përgëzoj shumë, përgëzoj vajzat shumë, përgëzoj trajnerin Agustin Kola për punën shumë të mirë që ka bërë, normalisht edhe trajnerët e ekipeve të vajzave që i kanë parapërgatitur dhe i kanë sjellë aty për të fituar një turne. është një sukses dhe një kënaqësi e madhe për një vend si ne që të arrijmë të bëjmë tre fitore”, u shpreh Grima.

Grima grumbullon kombëtaren e femrave, synohet fitorja ndaj Qipros

Besa është duke kaluar një pe-riudhë të vështirë në kampionat dhe në shanset për një rikthim në elitën e futbollit shqiptar pas shumë viteve, duket inferiore ndaj skuadrave të tjera në Kategorinë e Parë, Grupi B. Kavajasit pësuan një disfatë edhe në ndeshjen e kësaj jave ndaj Pogradecit, duke rënduar bilancin. Kështu, pas ndeshjes trajneri Gugash Magani paralajmëroi se i duhet të rishikoj pozicionin e tij në krye të verd-hezinjve. “Do të rishoh pozicionin tim, pasi kontributet e mëdha që kam dhënë dhe po jap, duket se nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, u shpreh Magani. Tashmë, ajo që do të vendosë të ardh-men e Maganit te Besa është një takim me presidentin e klubit, Nexhat Bizhdili.

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në këtë javë teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 4-0, Luftëtarin. Shkodranët pavarësisht suksesit mbet-en në vendin e tetë të klasifikimit, ndërsa në këtë javë luajnë sërish në “Loro Boriçi” ku presin një rival direkt si Skënderbeu. Korçarët janë një kundërshtar delikat në këto momente teksa kanë treguar rritje në këtë vit, ndërsa kanë marrë edhe pikë ndaj Tiranës e fitore në sfidën e fundit me Teutën. Situata për Vllazninë rëndohet edhe më shumë prej faktit se në këtë sfidë trajneri Mirsad Jonuz, nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Mevlan Adili dhe mesfushorin Florind Bardulla. Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë.

TRAJNERISkuadra e trajnerit Afrim Bilali bëri paraqitje shumë të mirë në dy ndeshjet e para në grupin B

Kombëtarja e Basketbollit rikthen shpresën e suksesit ndërkombëtar,

të rinjtë po japin efekte pozitiveAdriatik BALLA

Basketbolli po përtërihet dhe po jep sinjale të forta ringritjeje me dinjitet edhe në aktivitetet ndërkombëtare, megjithëse

është ende herët për të thënë se ka arritur një nivel konkurrues në rang europian. Sidoqoftë, dy ndeshjet e para në grupin B paraeliminator të Europi-anit të ardhshëm, përballë Portugalisë dhe Qipros, treguan se përfaqësuesja kuqezi e koshit po prezantohet mjaft mirë dhe është dëshmi se skuadrat kombëtare të moshave po prodhojnë lojtarë cilësorë që janë në gjendje të luajnë si të barabartë e me rezultate pozitive në rang ndërkombëtar. Me Portugalinë skuadra e trajnerit Afrim Bilali luajti shumë mirë dhe “flirtoi” me fitoren deri në fund, por humbi me pak pikë, një humbje që dogji shumë sepse loja e skuadrës ishte më e mirë se e kundërshtarit. Kurse me Qipron të dielën ishte një fitore karakteri dhe një fitore që e fut Shqipërinë në vallen e kualifikimit në raundin tjetër. Më herët Federata Shqiptare e Basketbollit e kishte paralajmëruar mbërritjen e kësaj dite, që do të thotë puna e madhe me moshat dhe sidomos angazhimi i ekipeve kombëtare U-16, U-18 dhe U-20 në garat e ndryshme kualifikuese sollën rezultate me rritjen e një brezi që mund të japë shpresë për një konkur-rim ndërkombëtar me dinjitet. Dhe dy ndeshjet e luajtura javën e kaluar e dëshmojnë këtë më së miri. Trajneri

Afrim Bilali është treguar optimist dhe ka bërë një punë për t’u përshëndetur, por edhe kapiteni Gerti Shima u tregua entuziast pas fitores me Qipron, duke thënë se pas futbollit, tani edhe basket-bolli po tregohet i suksesshëm në rang ndërkombëtar.

Gjendja e grupit, puna me të rinjtë dhe qëndrimi i stafitReferuar statistikave, në të gjitha

kombëtaret e moshave, si tek meshkujt dhe tek femrat, fitoret ishin me pikatore, kurse humbjet ishin deri treshifrore tek vajzat. Por një ndeshje e mirë me Portu-galinë, pavarësisht humbjes së pamer-ituar 62-70, dhe një fitore me Qipron, 71-64, tanimë e bëjnë kombëtaren e meshkujve të shprehet ndryshe jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në deklarata. Për trajnerin e kësaj kombëtareje, Afrim Bilali, Shqipëria do të duhet t’i kishte

marrë të dy këto ndeshje të para të raundit paraeliminator të Kampionatit Botëror 2023. “Në asnjë moment – thotë Bilali për “RTSH Sport” – as stafi, por as çunat nuk kanë hequr dorë nga fitorja e ndeshjes dhe nuk është ulur besimi. Në çdo pushim i është thënë që nëse do t’i aplikonim presingun në mbrojtje, sikurse është punuar në dhjetë ditë grumbullim, atëherë kjo ndeshje do të fitohej. Dhe gjithçka erdhi në favorin tonë”. Për kapitenin e kuqezinjve, Gerti Shima, tanimë nuk ka vetëm kombëtare futbolli, por dhe basketbolli me fitoret në arenën ndërkombëtare. “Do të ndalem tek Qipro, sepse është një fitore që basketbolli shqiptar e ka pritur shumë në arenën ndërkombëtare. Pra tani e tutje nuk ka vetëm kombëtare futbolli, por dhe kombëtare basketbolli, e cila di të fitojë në arenën ndërkombëtare”, ka

Nëse në Shqipëri ekipi për-faqësues po përtërihet dhe merr vlerë, Kosova është prezantuar më kirë dhe më fort në aktivitetet e rëndësishme, si me ekipet kombëtare ashtu dhe në rang klubesh. Kështu, Kosova në bas-ketboll për meshkuj e mundi Luksem-burgun në udhëtim me rezultat 80:84 (20:25, 25:19, 20:16, 15:24). Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, duke pasur epërsi 9:15, në çerekun e parë, sido-qoftë, vendasit për disa minuta ishin më të mirë, duke kaluar në epërsi 20:15, por Dardanët nuk dorëzohen dhe

këtë pjesë e fitojnë me rezultat 20:25. Perioda e dytë ishte më e barabartë, por Luksemburgu në fund e fitoi këtë pjesë 25:19, derisa Kombëtaret shkuan në pushim me rezultat 45:44. Luk-semburgu e nisi më mirë periudhën e tretë, duke pasur epërsi deri në 15 pikë, 61:46. Por, Kosova rikthehet furishëm duke afruar rezultatin në 65:60, me çka përfundoi edhe çereku i tretë. Në dhjetë minutat e fundit, Kosova ishte fantas-tike, duke barazuar shifrat në 72:72, e më pas me treshet e Erjon Kastratit, por edhe angazhimit të lojtarëve tjerë,

kaloi në epërsi. Dramë ishte deri në momentet e fundit, megjithatë, Darda-nët luajtën me zemër dhe fituan 80:84, duke shënuar fitoren e dytë nga dy ndeshje në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023. Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 25 pikë e shtatë kërcime, Erjon Kastrati me 19 pikë dhe Gëzim Morina me 13. Në këtë ndeshje, Kosova është përkrahur edhe nga një numër i madh i tifozëve Dardanë. Ndeshjet e ardhshme do të jenë në nëntor-dhjetor, ndaj Sllovakisë dhe Islandës në udhëtim.

Basketboll/ Kosova me dy fitore në paraeliminatoret e Europianit

Vllaznia e shqetësuar, ndaj Skënderbeut

mungojnë dy titullarë

Magani: Kam dhënë kontribut, po më kthehet kundër

Rinisin dorëheqjet, largohet Çoçlli

i Luftëtarit

SUPERIORE

LËVIZJA

nënvizuar Shima. E nëse kjo kombëtare po jep rezultate për sekretarin e përgjith-shëm të Federatës Shqiptare të Basket-bollit, Korab Llazani, gjithçka është efekt i projektit me përfaqësueset e moshave nisur pesë vjet më parë. “Është një fitore e rëndësishme për të gjithë ne. Kemi nisur një rinovim të kombëtares dhe tanimë kanë mbërritur “dallëndyshet” e para të projektit që FSHB, së bashku me presidentin Ponari ka prezantuar pesë vjet më parë. Një fitore që i shërben të gjithëve për të ardhmen”, ka nënvizuar Llazani. Shqipëria në basketboll për meshkuj kthehet në arenën ndërkom-bëtare në nëntor, ndërsa më 26 nëntor do të jetë në transfertën bjelloruse, kurse më 29 nëntor do të presë Portugalinë.

Tekniku Nikolin Çoçlli dhe klubi gjirokastrit kanë ndarë rrugët pas humbjes 4-0 në Shkodër, teksa bluz-injtë në këtë vit nuk kanë fituar asnjë ndeshje, duke e bërë thuajse të pa-mundur mbijetesën. Kështu, trajneri dhe klubi nuk kishin tjetër zgjidhje, ndërsa tashmë Luftëtari ka kaluar në duart e Neritan Novit. Novi ishte në rolin e zëvendëstrajnerit në Gjiro-kastër dhe është përzgjedhur duke qenë se e njeh mirë situatën në ekip teksa ka punuar edhe në akademinë e gjirokastritëve. Tashmë, në vazhdim klubi ka si objektiv paraqitjet dinji-toze për të shmangur disfatat me go-leada si dhe sigurimin e sa më shumë pikëve deri në fund të kampionatit.

Dy ndeshjet e para në grupin B paraeliminator të Europianit të ard-hshëm, përballë Portu-galisë dhe Qipros, tre-guan se përfaqësuesja kuqezi e koshit po prezantohet mjaft mirë dhe është dëshmi se skuadrat kombëtare të moshave po prodhojnë lojtarë cilësorë...

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Partizani ka nevojë për Esat Malën dhe Esat Mala ka nevojë për Partizanin. Pavarësisht se mesfushori i talentuar nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me të kuqtë palët po shkojnë drejt një ribashkimi. Pas një pezullimi disa-mujor nga ana e klubit për shkak të kokëfortësisë së Malës për të mos rinovuar kontratën 21-vjeçari ka zbritur në fushë këtë të hënë në derbin e Kategorisë së Dytë mes Partizanit B dhe Tiranës që është luajtur në

Skënder Halili. Një sinjal ky se te Partizani dëshirojnë që Mala të fitojë sa më shpejt formën e tij optimale për të zbritur sërish në fushë me skuadrën e parë në pjesën e mbetur të kampionatit. Mala gjatë kësaj periudhe është stërvitur i vetëm por një lojtar si ai i ka të gjithë mundësitë

për të kapur formën ideale në kohë rekord, por me dëmtimin e Lorenc Trashit, Partizani dhe trajneri Sormani kanë shumë nevojë për shërbimet e tij në këto momente.

M b r o j t ë s i i p ë r-faqësueses tonë, Marash Kumbulla, po merr vëmendje nga klubet më të mëdha të kontinentit dhe ka një shtrirje të gjerë gjeografike të klubeve që kërkojnë shër-bimet e tij. pra, Marash Kum-bulla tashmë është kthyer në shqiptarin më të kërkuar tek-sa listës së gjatë i është shtuar edhe Barcelona. Si-pas asaj që raportojnë mediat pranë Veronës, për mbrojtësin kanë nisur sondazhet e para nga kat-alanasit. Kështu, pas transferimit të Rei Manaj,

emri i një tjetër futbollisti të kombëtares lidhet me gjigantët spanjollë. Barcelona është duke vëzhguar me kujdes situatë e pasuesit të Pike, ndërsa forma e Umtiti është shqetësuese. Ndaj, blaugranët ndjekin Kumbullën, i cili nga ana tjetër ka interesim edhe nga Bundesliga. Por, kandi-datët e vërtetë janë në Itali. Aty

ku Interi, Lacio dhe Napoli janë duke zhvilluar një garë të fortë për shërbimet e 20-vjeçarit, i cili që në vitin e parë në Serinë A ia ka dalë të krijojë shumë fansa pas vetes.

SURPRIZA/ Pas Interit dhe Napolit, në garë për Marash Kumbullën futet edhe Barcelona

SULMUESI/ Partizani pajtohet me Esat Malën, pritet rikthimi në fushë i talentit të kuq

Stolat e thyer në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, kanë sjellë një reagim të fortë nga ana e rendit, teksa këta të fundit kanë vënë në zbatim ligjin e ri për sportet duke arrestuar disa tifozë të Tiranës. Policia pretendon se arres-timet janë bërë në bazë të pamjeve filmike, por në reagimin më të fundit në faqen e tyre në rrjetet sociale, tifo-grupimi “Tirona Fanatics”, ka akuzuar se pjesëtarë të tyre po ndalohen pa-drejtësisht. Sipas tifogrupit, edhe pse policia nuk ka pasur pamje filmike dhe fakte, sërish i ka ndaluar. Kështu, “Tirona Fanatics”, bënë thirrje që këto arrestime të ndalen pasi në fund ata nuk janë kriminel, por ultras.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dhënë një intervistë për mediat angleze ku ka folur për raportin me tifozët dhe mundësinë e kthimit të shiritit të kapitenit. “Sigurisht që kishte një moment ku mendoja se s’do të luaja më me Arsenalin, sepse nuk ishte e lehtë për mua dhe familjen time. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë. Por unë mendoj se tregova karakterin tim. Unë nuk jam një djalë që shmanget. Nëse një ditë klubi më pyet për shiritin e kapitenit do të më duhet të mendohem dy herë. Në njërën anë i kuptoj tifozët, sepse gjithmonë duan që lojtarët të lua-jnë mirë, por nga ana tjetër duhet të na kuptojnë edhe ne. Nuk është gjithmonë e lehtë”, tha Xhaka.

TIFOZËTSulmuesi i përfaqësueses tregon pse dështoi kalimi tek Majorka, në verë kalon në klub të madh

Uzuni: Në verë largohem nga Lokomotiva drejt Europës, Kombëtarja më motivon

Adriatik BALLA

Myrto Uzuni është një djalosh i thjeshtë i Kom-bëtares së Futbollit të Shqipërisë. E nisi nga

zero, duke kaluar në Superiore me Laçin, e më pas duke marrë ftesë nga Lokomotiva e Zagrebit, me të cilën po luan edicionin e dytë të plotë të tij. Në kampionatin kroat Uzuni ka spikatur, duke marrë vëmendjen edhe të Dinamos së Zagrebit, por së fundmi ai ka zbuluar për tifozët dhe dashamirësit e tij se ka qenë shumë pranë Majorkës në Spanjë por për shkaqe ende të pazbardhura ky transferim nuk është arritur, gjë që i ka mbetur peng lojtarit të kombëtares tonë. I ftuar në emisionin “Zona Gol” Myrto Uzuni foli për momentin e shkëlqyer që kalon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat, për bisedimet dhe kalimin e mundshëm te Majorka në La Liga që nuk u real-izua si dhe për kombëtaren shqiptare. “Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Majorkës. Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj dite nuk e di arsyen. Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysmë që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz”, u shpreh sulmuesi kuqezi në një lidhje me emisionin në fjalë. Padyshim që Uzuni ka ambicie që të lërë gjurmë me Lokomotivën edhe këtë edicion dhe në verë të bëhet pjesë e një klubi më cilësor, ku brenda kampionatit kroat alternative e vetme është Dinao

e Zagrebit, kurse jashtë Kroacisë ai lakmon një kampionat në top-5 ligat e mëdha europiane dhe Spanja dhe Italia shihen si mundës reale. Ndoshta në Serie B, ose Segunda Divizion si fillim, për të arritur më pas majat.

Kombëtarja, motivim i madhSulmuesi Myrto Uzuni, i cili po

luan në nivel të lartë në kampionatin kroat, nuk la jashtë vëmendjes as ekipin kombëtar, ku ai prej më shumë se një viti është pjesë e kuqezinjve dhe madje ka mundur të fitojë një vend në formacion, si me trajnerin Kristian Panuçi, ashtu dhe me teknikun e tanishëm, veteranin italian Edi Reja. Këtë vëmendje Uzuni e ka fituar me djersë, pasi ai punon fort në stërvitje dhe kur është në radhët e ekipit për-faqësues jep maksimumin e tij, duke u dalluar për përkushtimin e madh në programin stërvitor dhe në skemat

taktike të trajnerit. Kjo e ka bërë atë të fitojë respektin e stafit dhe ta meritojë aktivizimin në përfaqësuese. Uzuni nuk e fsheh se Kombëtarja është mo-tivim për të. Madje Uzuni falënderoj presidentin e Laçit, Pashk Laska, që ia dha mundësinë, duke i besuar një fanellë titullari tek kurbinasit, ku më pas uzuni e shfrytëzoi për të spikatur dhe kaluar në kampionatin kroat. Ngjitjen e njëpasnjëshme në karrierë Uzuni e sheh në sajë të punës, por ai insiston se të rinjtë duhen mbështe-tur. “Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist. Gjej mundësinë të falënderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer. Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një. Transferimi te Majorka mund të ishte fati im. Nuk e dimë

Rivaliteti midis Partizanit dhe Tiranës është i njohur dhe përbën kulmin e veprimtarive sportive në Shqipëri përgjatë 70 vjetësh, veç-mas në futboll. Këtë fundjavë është programuar të luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj faze, pikërisht derbi Tirana-Partizani, i cili rikthen në vëmendje emocionet e futbollit kryeqytetas. Kjo është java e derbit. Tirana dhe Partizani do të ndeshen të premte, por ditën e sotme ka qenë koha e “të vegjëlve”. Ekipet e dyta të Tiranës dhe Partizanit janë

ndeshur për llogari të javës së 15 të Kategorisë së Dytë. Ndeshja ka nisur mirë për Partizanin, që kanë arritur të shënojnë në minutën e 34 me anë të Melanit. Me avantazhin e të kuqve ka përfunduar pjesa e parë. Me nisjen e së dytës Tirana ka vendosur të nxjerrë nga loja ata që pritej të forconin edhe më shumë skuadrën bardheblu, Edon Hasani dhe Mario Morina. Më pas ndeshja ka shkuar më mirë për bardheblutë, të cilët kanë gjetur golin e barazimit në minutën e 64 me talentin Mario

Beshiraj, i cili thirret shpesh edhe nga Egbo në ekipin e parë. Pas vendosjes së baraspeshës, ndeshja nuk ka prodhuar më gola dhe të rinjtë e dy ekipeve janë ndarë në paqe. Duhet të themi se te Partizani ishte prezent edhe Esat Mala, i cili nuk figuronte prej kohësh, pas mos-marrëveshjeve me klubin e kuq. Pas këtij barazimi skuadrat nuk ndrys-hojnë pozicionet e tyre në renditje. Partizani qëndron në vendin e pestë, ndërsa Tirana është më poshtë dhe mban vendin e shtatë.

Kategoria e Dytë/ Përplasja e ekipeve B, Partizani dhe Tirana bëjnë paqe

Xhaka: Nuk e di a do ta pranoj më shiritin e Arsenalit

Thyen stolat, “Tirona Fanatics” reagon

për sjelljen e policisë

Trashi i dëmtuar rëndë, do të mungojë në

derbin Tirana-Partizani

DEKLARATA

MESFUSHORI

çfarë mund të ndodhte. Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kom-bëtare”, nënvizoi Uzuni.

Tifoz me JuventusinMyrto Uzuni nuk e fsheh që është

tifoz me Juventusin, madje e ka nd-jekur “Zonjën e Vjetër” edhe në stadi-um. Duke dalë jashtë objektivave të tij e duke folur për skuadrën me të cilën është tifoz, Uzuni tha se Juventusi do ta fitojë edhe këtë vit titullin kampion në Itali. “Unë jam tifoz i Juventusit. Dje kam ndjekur Juventusin. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit”, shtoi në fund Uzuni. Lojtari po kalon momente të mira me Lokomo-tivën kroate dhe do të tregojë vlerat e tij edhe në Kombëtare në duelet miqësore që përfaqësuesja do të ketë në muajin mars.

Në prag të derbit të fundjavës midis Partizanit dhe Tiranës, të kuqtë kanë marrë një lajm jo të mirë. Pranohet që Partizani është në ankth për Lorenc Trashin. Dëmtimi që pësoi futbollisti i kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit është shumë më i rëndë nga sa parashikohej dhe gjasat janë që Trashi të mungojë për disa javë, duke humbur kështu edhe derbin e kësaj jave ndaj Tiranës. Trashi rrezikon t’i nënshtrohet një ndërhyr-jeje kirurgjikale dhe nëse kjo ndodh atëherë 27-vjeçari nga Gramshi do të humbasë një pjesë të mira të ndeshjeve të këtij sezoni. Trashi është ndër lojtarët më të mirë të të kuqve, prandaj dëmtimi i tij ka shqetësuar klubin.

“Këtë vëmendje Uzuni e ka fituar me djersë, pasi ai punon fort në stërvitje dhe kur është në radhët e ekipit për-faqësues jep maksi-mumin e tij, duke u dal-luar për përkushtimin e madh në programin stërvitor dhe në skemat taktike të trajnerit…”

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

22 GAZETA SOTE Martë 25 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Keanu Reeves me xhirime për filmin“Matrix”, në San Francisco

Xhirimet e vazhdimit të katërt të filmit “Matrix” në San Francisco, kanë mbajtur zgjuar shumë banorë për shkak të zhurmës së madhe, që është shkaktuar. Ndriçimet e mëdha në qiell nga shpërthimet dhe zhurma e tyre, si edhe së paku pesë helikopterë që kanë fluturuar shumë ulët rreth 90 metra lartësi nuk e kanë lejuar qetësinë e zakonshme. Të shtunën, nga ora 18:00 deri në mesnatë dhe në mëngjesin e të dielës nga ora 5:00 deri në orën 9:00 kamerat kanë xhiruar vazhdimisht, ndërsa banorët e kanë pasur të vështirë të flenë. Ikona hollivudiane, Keanu Reeves që luan rolin kryesor të Neos, mësohet se ka qenë

duke xhiruar, ndërsa ngjarjen e ka përcjellë edhe kryetarja e komunës, London Breed. Në një video që e ka publikuar “Daily Mail” shihen dhe dëgjohen shpërthimet e nevojshme për skenat e filmit, si edhe janë parë njerëzit dhe aktorët e përfshirë në xhirime. “‘Matrix 4’ po krijon një zonë lufte në San Francisco. “Helikopterët po fluturojnë shumë poshtë dhe shpërthimet po ndodhin në Market dhe Pine Street”, ka shkruar një qytetar, që e ka postuar edhe një video nga xhirimet e filmit. Filmi, duke qenë se ka dhe aktorin e njohur Keanu Reeves merr shumë vëmendje për çfarë ndodh gjatë xhirimeve të tij.

6 2 7 1

1 8 5 7

4 8 1

9 7 5 3

2 9 4

2 1 8 3

8 3 4 5

9 7 1

9 3 8

7 6 4 2

3 7 5 4

8 2 3

2 5 7 1

8 3 1 5

2 5 6

1 4 6

2 4 6 8

1 7 4

3 8 2

8 3 4

9 6

2 1 5

5 9 7

4 8 9

6 2 5 3

Producentët planifikojnë sezon të ri për “Friends”

Fansat e serialit “Friends” mund të kenë akoma më shumë arsye për t’u gëzuar pas lajmit fillestar, se yjet e komedisë së popullarizuar televizive do të xhirojnë një episod special. Tashmë janë duke u zhvilluar planet për rikthimin e episodeve të reja, në formë të një mini-seriali. Në javën e kaluar u konfirmua se Jennifer Anis-ton, Courteney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, do të ribashkohen për një episod njëorësh në shërbimin e ri transmetues, HBO Max. Por, duket se nuk do të përfundojë gjithçka me epi-sodin special. Producentët janë duke u përpjekur, që t’i rikthejnë më gjatë në ekran karakterët Chandler Bing, Phoe-be Buffay, Monica e Ross Geller, Rachel Green dhe Joey Tribbiani. “Friends”, që u transmetua gjatë viteve 1994-2004, mund t’i thyejë të gjitha rekordet duke kushtuar 1.2 miliardë euro për real-izimin e 12 episodeve të reja.

1- I zgjuar por dhelpërak 2- Vezë e rrahur dhe e fërguar 3- Një ekip futbolli rus 4- Personazh tek filmi “ Tokë e përgjakur” mbrapsht 5- Pjatë shumë e thellë 6-Shkrimtari turk Nesin në inic 7- Shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 8- Pikturë e një shenjtori në dru 9- Figurë tek gurët e shahut, pa të fundit 10-Noriega, aktore e dëgjuar e telenovelave në inic 11-Lëndë që të bie në vetë në rast asfiksie 13- Zinedin... tranjer futbolli 14- Njëri muaj i vitit 15- Janë pa-jisjet në skenën e teatrit 16- Një fshat i Fierit 18- Ikje në rrëmujë, të frikësuar dhe të lebetitur 19- Akuzoj apo kallxoj 20- Vepër muzikore për një ose dy vegla 22- Tas i thellë për çorbë 23- Përcaktimi i sëmundjes dhe ilaçeve nga mjeku 25- Është shprehje algjebrike me dy terma të bashkuara me shenjën plus ose minus 26- Futbollisti i Bajernit ... Myler, mbrapsht 27- Shkrimtari dhe piktori... Velo 28- Heroina Peza 29- Veshje e sipërme prej lesh dhie që përdorin barinjtë, nuk e fut lagështirën 30- Material për çatinë 32- Legjendë, gojëdhënë 33- Prift ortodoks 34- Pianistja e talentuar Skënderi në inic 25- Komuniteti Europian.

1-Ato janë bankare dhe kursimi 7- Vepër muzikore jofrymore 12- Gaz pa erë që prodhojnë tokat e kënetës 13- Ves apo huq 14- Një lloj sporti 15-Plan pune mund të jetë javor, mujor apo ... 16- Fundi i një kanaceje 17- Kërkesë për rishikim të një vendimi të marrë 19- Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave 20- Një zotëri anglez 21- Është brinjë në skuadër 22-Është lidhëse, ku shprehet një dëshirë për miratim apo lejim, të paktën 23-Edmondi aktor,tek filmi “Si gjithë të tjerët” 24- Lloj sporti 25- Enë e madhe për lëngje 26- Lumi që kalon përmes Parisit 27- Stacioni ndërplanetar në hapsirë 28- Kështu i thonin më parë Egjiptit 29- Njëlloj si dorëdhënës 31- Aktori Kapone, gangsteri i Amerikës në inic 32- Shenjë matematikore 33- Kafshë e egër e ngjashme me luanin quhet ndryshe edhe macja e egër e amerikës, shumës 34- Kufi toke 35- Litar 36- Është rend shoqëror, forma e organizimit të shoqërisë apo formë organizative 37- Janë përfaqësues administrativ...

Shtatë xhuxhëtShtatë xhuxhët mbërritën një

ditë në kishë dhe pyetën priftin:-A ka ndonjë murgeshë më të

shkurtër se ne?Prifti përgjigjet:-Jo.Xhuxhët:Po, mendohu njëherë se mbase

nuk të kujtohet?Prifti tepër i vendosur përgjigjet

sërish:-Jo, nuk ka asnjë murgeshë më

të shkurtër sesa ju.Ndërsa shtatë xhuxhët sërish

këmbëngulin duke i thënë priftit:-Po pinguini që po kalon aty?

Në avionNjë ditë një person tepër i njo-

hur për vendin e tij, po udhëtonte në avion dhe i thotë personave që ndodheshin në bord:

-Tani do të hedh 10 euro dhe jam i sigurt se do të bëj të lumtur një italian.

Pasi kalojnë pak minuta sërish bur-ri i famshëm i thotë njerëzve në bord:

-Tani do të hedh 50 euro dhe sigurisht që do të bëj të lumtur pesë italian.

Atëherë ndërhyn një pasagjer që e kishe dëgjuar që në fillim dhe i thotë:

-Përse nuk hidhesh ti vet dhe do të bësh të lumtur gjithë njerëzimin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT E Martë 25 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorJu pret një ditë e mbushur

me tensione në dashuri, ndaj mundohuni që të rrethoheni vetëm nga njerëz pozitiv, të cilët ju dhurojnë qetësi. Në punë do të nisë një periudhë më e mirë.

23 shtator-22 tetor

Këtë të martë duhet ku-jdes, pasi jeni shumë të acaru-ar. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve. Në punë ka probleme, por bëni durim pasi rikuperimi do të nisë.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Më në fund nuk do e keni më Hënën kundër dhe në dashuri do të ketë një fazë rikuperimi. Në punë, mundo-huni që të zgjidhni një problem duke shmangur debatet.

Ky është një moment shumë i mirë për të nisur pro-jekte të reja. Në punë, pritet të ketë përmirësime dhe me gjasë shumë shpejtë do të merrni një telefonatë të rëndësishme.

Ju pret një e martë pozitive sa i takon ndjenjave, ku mund të ketë diçka interesante, ndaj mundohuni që t’i shfrytëzoni mundësitë. Sa i takon punës, do të ketë zhvillime në vijim.

Demi

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, por nga mesjava situata do të ndryshojë. Në punë mund të ketë probleme gjë që mund t’iu bëjë nervoz gjatë kësaj dite.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Mund të hasni në ndonjë problem në dashuri, ku do të ketë vështirësi të cilat duhen kaluar. Edhe në punë do ketë ngadalësime që do t’ju mërzi-sin, por asgjë të pazgjidhshme.

Mos i nënvlerësoni ndjen-jat, pasi në këtë ditë dashuria do të jetë protagoniste. Nëse një punë nuk ju pëlqen, do të keni mundësi që ta ndryshoni dhe të shikoni përreth për më mirë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majJu pret një ditë pozitive

dhe interesante në çdo drejtim. Mundohuni që të mos mbingar-koheni, dhe shijoni emocionet në sferën sentimentale. Në punë mund të ketë tensione.

Samsung planifikon të shesë ekranet

e palosshme

Mundohuni që të mos bëni zgjedhje të guximshme, pasi gjatë kësaj të marte bëni mirë që ti shmangni situata kompro-mentuese. Edhe në punë, mund të ketë vonesa dhe të papritura.

Horizontal

Keni nevojë që të hapeni me një njeri të afërt, për të parë më qartë brenda vetes dhe në raportin në çift. Sfera profesionale do të jetë e mbro-jtur nga Marsi.

Ndjeni nevojën që të ndry-shoni diçka në jetën tuaj edhe në mënyrë drastike. Në punë, do të përballeni me mundësi in-teresante, të cilat duhen kapur fluturimthi ndaj bëni kujdes.

Samsung ka punuar në ekranet e palosshme për mjaft kohë, dhe vitin e kaluar teknologjia më në fund bëri debutimin e saj në smartphone Gal-axy Fold. Deri më tani, nuk ka shumë kompani që vijnë përpara me pajisje të ngjashme, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Samsung Display ka njoftuar komercializimin e xhamit ultra të hollë, që mund të përdoret në zhvil-limin e telefonave inteligjentë, me ekran të palosshëm. Është e paqartë se kush mund të kërkojë të blejë ekranet e pa-losshme të Samsung, por me vendosjen e ekraneve të palosshme në dispozicion të kompanive të tjera, kjo mund të sjell zhvillimin e pajisjeve të ngjashme.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Amazon, anija kthehet në gjykatë çdo dy muaj

1- Totali 5- E hidhur, për italianët 9- Është makinë metalprerëse 11- Babaliu e këngës në inic 13- Fuqi, vixhut 14- Lumë në Italinë e veriut në Lombardi 15-Lloj kërcimi modern 17- I thonë macet anglezët 18- Një fshat i Kavajës 19- Kripë italiane, mbrapsht 21-Fytyrë, surrat 22- Është thikë xhepi 23- Ndryshe për mbledhjen 24- Alikaj e skenës 25- Italia në tabelën elektronike 26- Fshat buzë liqenit të Pogradecit 27- Është i lojës së tavllës, i pashquar 28-Përemër vetor 29-Industri ndërtimi 32- Element Satirik 34- Shkencëtari Volta në inic 35- Cipë e hollë që mbështjell disa organe të trupit të njeriut 38-Vezake 40- Durhan, etno-grafe dhe publiciste angleze 42- Lumi … Darja në Mesopotami të Irakut 43- Pjatë shumë e thellë 44- Banor i një pakice shqiptare në Greqi 46- Një fshat shumë afër Tiranës në rrugën për në Elbasan 47- Shkrimtari turk Nesin në inic 48- Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë 50- Inspektor sanitar 51- Shkëmbinj me minerale ngjyrë hiri në të bardhë, përdoret për të prodhuar xhama 53- Atdheu i Odisesë 54- Perëndesha e dashurisë sipas mitologjisë greke...

1- Shkurre e vogël me gjethe gjatoshe me push, përdoret në mjeksi 2- Ushtria ruse 3- Krahina në veri e pashquar 4-Goditje e fortë dhe e menjëhershme 5-Koha e caktuar për të kryer një punë 6- Gojëdhënë, legjendë 7-Shkrimtari Kristo në inic 8- Pjesëtar i një grupi deputetësh në kuvend 10- U largua 11- Një shtet amerikano-latin me kryeqytet Lapaz 14- Ai që mban një qëndrim të rreptë dhe të ngurtë ndaj normave dhe rregullave të vendosura 16-Krahinë historike në Kosovë 18-Tip autoveture elegante italiane 20-Ndajfolje sasie 21- Kompozitori Arapi në inic 30- Degë e bujqësisë për drurët frutorë 31-Maja më e lartë e Himalajave 8849m 33- Një shtet afrikan me kryeqytet Hartum 34-Ndodhja e dikujt në një vend tjetër ku ndodhi ngjarja (I=U) 36-Lloj çokollate 37- Organizatë terroriste 39- “Bel…” roman nga Mopasan 41-Veshje e priftit 44-Shkrimtari Zija … 45-I thonë nënës në Kavajë 48-Lloj qymyri industrial 49- “Mbreti…” dramë me pesë akte nga Shekspiri 51- Pohojnë rusët 52-Teatri i Operas...

Rreth 14.000 veta jetojnë në arkipelagun e izoluar të Amazonës, por ky rajon është aq i largët, saqë prania e shtetit është minimale. Anija “Joao Bruno II” zakonisht bart njerëz dhe mallra prej kryeqytetit provincial të Macapas, tek fshatrat e vogla në Amazonë. Por, çdo dy muaj, anija transformohet në një gjykatë lundruese, duke e vënë sundimin e ligjit në skajet edhe më të largëta të Brazilit, aty ku nuk ka institucione shteti. Këtë radhë, në mesin e turmës vërehej gjyqtari Jose Luciano Assis. Bashkë me të edhe pesëdhjetë punonjës gjyqësorë të gjykatës, së Amapas. Për tri ditë, anija do të jetë përplot me njerëz që paraqesin ankesa, apo thjeshtë kërkojnë këshilla.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 543 4 7 1 9 10 2 11

13 8 4 10 2 8 6 5 2

2 1 4 10 2 8 6 1 4 10

5 4 1 4 16 6 10 6 3

4 12 2 5 6 15 6 7 12

7 2 8 2 10 6 1 3 9

6 3 9 8 2 1 8 4 1

12 4 1 9 3 8/M 4 7 6

15 4 10 4 11 8 6/E 1 6 7

2 7 4 3 3 2 10/L 2 6

3 4 1 6 16 9 7 8/I

K A R T O L I N

V M A L I M E S I

I T A L I M E T A L

S A T A Ç E L E K

A P I S E D E R P

R I M I L E T K O

E K O M I T M A T

P A T O K 8/M A R E

D A L A N M 6/E T E R

I R A K K 1 10/L 1 E

K A T E G O R 2/I

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · e Parlamentit më 2 mars. Gazeta e deklaroi pak kohë më parë që presidenti Meta po shqyrton si mundësi shpërndarjen

GAZETA SOT24 E Martë 25 Shkurt 2020

3,5,7,8,9,11,12,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Napoli do të presë mbrëmjen e sotme Barcelonën, në duelin e parë mid-

is tyre në kuadër të 1/8 e finales së UEFA Champions League, ku pritet një super-përballje midis dy skuadrash që bëjnë futboll të bukur. Padyshim që vëmendjen po e merr ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, i cili do të luajë për herë të parë në fushën e stadiumit “San Paolo”, atje ku është aktivizuar më parë edhe leg-jenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri kurajoz i Na-polit, Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili do të debutojë si trajner në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e nesërme, teksa Napoli i tij do të presë Barce-lonën. Tekniku i të kaltërve ka falënderuar trajnerin Ançeloti, pasi drejtimin e klubit e trashëgoi pikërisht nga mësuesi i tij. Ndërkohë, në konferencën për shtyp, Gatuzo nuk harroi edhe elozhet për Mesin duke e cilësuar si futbollistin më të

CORONAVIRUSI/ Në Itali diskutohet shtyrja e

javës së 26-të të Serisë A

DEKLARATA Legjendari i futbollit gjerman, Lo-tar Matheus, thotë se Bajerni i Mynihut është favorit i qartë për ta mposhtur një skuadër si Çelsi, e cila nuk ka më shkëlqimin e ditëve të mëparshme, kur bavarezët dhe londinezët të takohen në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Të kaltrit do t’i presin kampionët e Gjermanisë në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje. Matheus nuk mendon se skuadra e Frank Lampard do të jetë e pakalueshme për Bajernin, i cili shënoi 24 gola në rrugën e tij

të kualifikimit deri këtu, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në Grupin B: “Bajerni është favorit i qartë. Ky nuk është më Çelsi i madh si në të kaluarën, me lojtarë si Mikael Balak, Xhon Terri, Frank Lampard dhe Didier Drogba. Është një ekip shumë i ri, që ka pësuar mjaft ndryshime. Prandaj, supozoj se Bajerni do të kualifikohet në raundin tjetër me dy paraqitje të mira.” “Për sa i përket cilësisë, Bajerni është shumë më lart se Çelsi. Në Premier League, blutë janë vetëm të

katërtit në klasifikim, më shumë se 30 pikë pas Liverpul. N’Golo Kante është, gjithashtu, i dëmtuar. Në përgjithësi, skuadra nuk ka më shkëlqimin e ditëve të mëparshme. Qysh kur Flik është bërë trajner, Bajerni ka qenë i qetë. Kjo është një periudhë e krahasueshme me atë të Jup Hejnkes. Hans ka krijuar një atmosferë të mirë në ekip, ai është i shkëlqyeshëm në aspektin njerëzor dhe komunikues. Unë mendoj se tre tituj (tripleta) janë të mundshëm”, tha Matheus.

PRESIDENTI SULMUESI BOKS

Hazard humb sezonin, Real dhe Zidane të shqetësuar

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, në një in-tervistë për mediat italiane, foli për periudhën që ka qenë president i klubit zikaltër, për ecurinë e skuadrës në këtë sezon, për një riblerje të mundshme të klubit si dhe për afrimin e holandezit Uesli Shnajder nga Reali i Madridit në verën e vitit 2009. “Duhet kuptuar se si do të shkojë kampionati, të ndalej në këto momente më duket vendimi i duhur. Interi ka mundësi të mira, më duket se është viti i duhur për të fituar kampion-atin. Konte është mjaft i zoti dhe do të bëjë mirë. Periudha

Eden Hazard u dëmtua sërish dhe këtë herë humbi sezonin. Ky dëmtim vë në pikëpyetje edhe prezencën e tij në Euro-2020 me Belgjikën. Ky sezon i parë me fanellën e Realit të Madridit ka qenë tërë-sisht për t’u harruar për Eden Hazard me 29-vjeçarin që është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje me “Los Blancos” mes La Ligës dhe Kupës së Mbretit dhe ka shënuar 1 gol. Me dëm-timin e tretë sezonal që pësoi vetëm pak ditë para javës më të rëndësishme të sezonit për Realin e Madridit, pasi luan në Champions ndaj Mançester Sitit dhe Barçës në kampionat,

Promotori i Anthoni Josh-uas, Edie Hearn, ka thënë se do të bëjë çdo gjë për të aranzhuar duelin për unifikim të gjithë titujve të mëdhenj në peshën e rëndë në boksin profesionist mes Joshuas e Tajson Furit. Hearn thotë se është duel që të gjithë duan të shohin. Britaniku Furi fi-toi titullin WBC të shtunën mbrëma duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e shtatë amerikanin Deontai Uilder. Joshua ka tre titujt tjerë të mëdhenj të peshës së rëndë (ËBA, ËBO dhe IBF). “Unë ju premtoj se ky takim do të ndodhë. Ne besojmë se

ime si president ishte e bukur, emocionuese dhe interesante. Por, nuk e kam menduar asn-jëherë riblerjen e klubit”, u shpreh Morati.

do ta fitojmë këtë ndeshje, ata besojnë se do ta fitojnë këtë takim, kështu që të shohim si do të shkojë”, tha Hearn për “Sky Sports”.

mirë të gjithë kohërave, pasi në fushë bën veprime nga ato që realizohen vetëm në “play-station”. “Falënderoj Ançelotin për mundësinë që jam te Napoli. Prej disa ditësh jam i shqetësuar sepse me trajnerin Setien, Barcelona ka nisur të luajë në mënyrën më të mirë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sidomos kur jemi në zotërimin e topit pasi presingu i tyre është as-fiksues. Mesi? Për mua Mesi është prej disa vitesh më i miri. Jo vetëm për kualitetet e tij. Është një futbollist i

Champions/ Gatuzo: Napoli nuk i frikësohet Barcelonës, por Mesit, luan si në “play-station”

jashtëzakonshëm, i cili bën veprime që shihen vetëm në “play-stacion”. Prej disa kohësh është më i miri në histori”, u shpreh Gatuzo.

Insinje: Mesi më i miri, Maradona një shenjtorLionel Mesi u prit me

brohoritje nga një turmë prej 200 personash në Na-poli, ku Barcelona ka ud-hëtuar këtë të hënë për përballjen e parë me Na-polin në Champions, por në zemrën e napolitanëve mbetet i pakrahasueshëm me të tjerët një tjetër arg-jentinas, Diego Armando

Trajneri i Napolit ngre moralin e skuadrës së tij në prag të duelit me katalanasit në Champions League. Ka frikë vetëm nga “pleshti” argjentinas

Zidane po mendon të ndërrojë skemë, të kalojë nga 4-3-3 në 4-4-2 me Benzema në majën e sulmit, mbështetur nga Isko ose braziliani Rodrigo.

Masimo Morati: Interi me Konten do të fitojë titullin

Mateus: Bajerni është për “tripletën”, e kalon Çelsin

Nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe futbolli ital-ian, pasi 4 ndeshje të javës së 25-të u shtynë ndërsa tashmë duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Konte mund të shtyhet e gjithë java e 26-të përf-shirë edhe supersfidën Juven-tus-Inter. Problemi qëndron se nuk ka data të lira se kur mund të riluhen sfidat e shtyra për faktin se disa skuadra janë të impenjuara në Kupat e Europës dhe në verë është Europiani dhe kampionati duhet të mbyllet disi më herët. Zyrtarët më të lartë të federatës dhe ata të ligës së futbollit janë mbledhur që në orët e para të kësaj të hëne për

të diskutuar për masat që do të marrin për javën e 26-të e Serisë A, pasi qeveria ka kërkuar që deri në 1 mars të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv. Sfida mes Udinezes dhe Fiorentinës konsiderohet e shtyrë pasi rajoni i Friuli-Venezia-Giulias ka shtyrë të gjitha aktiviteteve sportive gjatë kësaj jave. Një tjetër opsion është që të gjitha ndeshjet e kësaj jave të luhen me dyer të mbyllura, por Juven-tusi e përjashton një hipotezë të tillë për supersfidën ndaj Interit dhe do t’i kërkojë federatës që kjo ndeshje të luhet në fushë neutrale me tifozë. Vendimi do të merret në orët në vijim.

Promotori i Joshuas: Na pret një duel i fortë me Furin

Maradona. Lorenzo Insinje, në prag të përplasjes së “San Paolos”, e ka të vështirë të bëjë një krahasim mes dy legjendave, por i gjen etiket-at e duhura për të dy. “Mesi është mi miri në botë, por nuk dua të bëj krahasime. Për ne, Maradona mbetet një shenjt, por, sigurisht, pa i hequr asgjë Mesit, që është më i miri në rruzull”, theksoi Insinje. Më pas ai foli për mundësinë e kalimit të turit në Champions nga Napoli. “Jam i bindur që do të zhvillojmë një ndeshje të madhe, por e dimë që do të jetë e vështirë. Barcelona ka kampionë të mëdhenj dhe në duhet të luajmë si skuadër. Vetëm kështu mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Tifozët presin shumë nga unë, i pranoj kritikat, jam i qetë dhe gjithmonë kam ditur t’i kaloj situatat e vështira, këtë po bëj edhe tani”, shtoi ai. Duhet thënë se takimi midis Napolit dhe Barcelonës ka tërhequr shumë vëmendje, sidomos në kampin italian, ku për nga rëndësia takimi po “rivalizon” me coronavi-rusin që po “çmend” italianët gjatë këtyre ditëve.