Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe · PDF...

300

Click here to load reader

Transcript of Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe · PDF...

Page 1: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT

TEZË DOKTORATE

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES

ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

PARAQITUR NGA

JONILA GODOLE

DREJTUES SHKENCOR

PROF. ASS. DR. MARK MARKU

Tiranë, shtator 2013

08 Fall

Page 2: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

©COPYRIGHT: JONILA GODOLE

TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA

2013

Page 3: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

i

PARATHËNIE

Puna për këtë disertacion ka qenë një reflektim i thellë për periudhën e tranzicionit politik

dhe mediatik shqiptar, por veçanërisht për gazetarinë në Shqipëri, pjesë aktive e të cilës

kam qenë edhe vetë në fillim të viteve 1990. Kohëzgjatja e deri në fazën e tij finale e

disertacionit të mëposhtëm më afroi edhe një herë me atë atmosferën e atyre viteve, duke

më mundësuar tani ta shoh angazhimin tim dhe të kolegëve të mi me një sy më kritik dhe

më e fokusuar. Me gjithë evidentimin e disa rezultateve kyç të këtij punimi prapëseprapë

druaj të them se kam mundur të paraqesë thellësisht dinamikën dhe kompleksitetin që e

shoqëron sistemin mediatik dhe në mënyrë të veçantë profesionin e gazetarit në Shqipëri.

Nxjerrja në pah e disa indikatorëve dhe modeleve specifike të profesionalizmit të

gazetarisë në këto njëzet vjet më është një përpjekje sado e vogël në lëmin e studimeve

empirike mbi aktorët, strukturat dhe marrëdhëniet që veprojnë në fushën e gazetarisë

shqiptare.

Në qendër të punës sime në këtë projekt ishte pra, interesi empirik për të ofruar të dhëna

mbi botëkuptimin e gazetarëve dhe statusin e tij profesional sot, për të skicuar kësisoj

kulturën e gazetarisë në Shqipëri. Në një moment të dytë, këtij interesi paraprak iu shtua

edhe synimi për t‟i bërë këto të dhëna empirike të aksesueshme edhe nga kolegë e studiues

të huaj, me disa prej të cilëve kam qenë në kontakt këto vitet e fundit. Kjo u realizua kur ky

projekt personal iu bashkangjit projektit ndërkombëtar „Worlds of Journalism”, që synon

të masë kulturat globale të gazetarisë momentalisht në 48 vende të botës. Prandaj një

falenderim i veçantë këtu shkon për drejtuesin e këtij projekti Prof. Dr. Thomas Hanitzsch

(drejtues i Departamentit të Studimeve mbi Median në Universitetin Ludwig-Maximilian i

Mynihut), pa orientimin fillestar, por edhe të mëtejshëm të tij, ky punim do të kishte qenë i

pamundur. Veçanërisht me vlerë për këtë punim ka qenë aparati teknik dhe shkencor që

Prof. Hanitzsch në emër të projektit, por edhe të Departamentit të Medias në Mynih më

vuri në dispozicion gjatë qëndrimeve të mia në qershor-korrik 2011, dhe shtator-nëntor

Page 4: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

ii

2012, qëndrime këto të mundësuara bujarisht me bursën e fondacionit gjerman DAAD për

shkëmbimin akademik.

Drejtuesin tim shkencor, Prof. Ass. Dr. Mark Marku e falënderoj sinqerisht, për

mbështetjen dhe kompetencën e lartë në zgjidhjen e „pengesave” sa shkencore, aq edhe

burokratike ndonjëherë, të cilat nuk kanë munguar gjatë viteve që shkruaja disertacionin.

Duke qenë se anketimi u krye në Tiranë dhe në tetë qytete të tjera, një ndihmesë të madhe

dhanë studentët e gazetarisë që u trajnuan në kuadër të projektit „Profesionaliteti i

gazetarëve shqiptarë” mbështetur nga Universiteti i Tiranës.

Të gjithë personat e tjerë që kanë kontribuar me njohuritë dhe përvojat e tyre në realizimin

e këtij projekti i falënderoj me gjithë zemër. Kolegët e mi gazetarëqë ndanë me mua

përvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi, -

por dhe afro 300 gazetarët që morën pjesë në anketimin e kryer në gjithë Shqipërinë, i

falënderoj sinqerisht. Ky punim nuk do të kishte kuptim pa mbështetjen e tyre të gjerë dhe

frymëzuese. Gjithashtu falënderoj studiuesen Sonila Danaj për durimin dhe përkushtimin e

saj në bisedat dhe diskutimet e para ndërsa mbruhej ky projekt. Si dhe kolegen Holta

Shupo për mendimin e saj kritik dhe zërin „ndryshe” në të gjitha bisedat që kemi bërë për

temën. Ndërsa Prof. Hamit Boriçit i jam mirënjohëse për interesimin e tij të vazhdueshëm

në ecurinë e punës sime që më ka motivuar të ecë përpara, në ato raste kur më „kapte”

skepticizmi për dobinë dhe realizimin e këtij projekti.

Në fund një falënderim i veçantë shkon për familjen time që më ka ofruar komoditetin të

punoja me orë të zgjatura, duke lënë pas dore detyrime të tjera të rëndësishme, dhe për

time bijë, e cila më ka mbështetur me një devotshmëri që e tejkalonte moshën e saj.

Page 5: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

iii

PASQYRA E LENDES

HYRJE 1

SFONDI DHE QËLLIMI I PUNIMIT 1

KULTURAT PROFESIONALE TË GAZETARISË –

TERMINOLOGJIA DHE LITERATURA E FUSHËS 2

METODOLOGJIA 6

RËNDËSIA E PUNIMIT 7

HAPAT E ZHVILLIMIT TË PUNIMIT SIPAS KAPITUJVE 8

PJESA E PARË: QASJA TEORIKE

1 TRANSFORMACIONI NË LINDJE - RASTI I SHQIPËRISË 11

1.1 TRANZICIONI DHE TRANSFORMACIONI –

TERMINOLOGJIA DHE RISHIKIMI I LITERATURËS 12

1.1.1 TRANZICIONI 12

1.1.2 TRANSFORMIMI 13

1.2 TEORITË E TRANZICIONIT 15

1.2.1 TRANZICIONI NË KËNDVËSHTRIMIN SISTEMIK 16

1.2.2 TEORI INTEGRATIVE PËR TË SHPJEGUAR TRANZICIONIN 24

1.3 ECURIA E TRANZICIONIT POLITIK NE SHQIPERI 25

1.3.1 TESTIMI I QASJEVE TRANZITIVE SIPAS MERKEL DHE ROZUMILOWICZ 25

1.3.2 FAZAT E TRANZICIONIT SHQIPTAR 27

1.3.3 NJË TRANZICION APO SHUMË TRANZICIONE: 36

MËSIME NGA RASTI SHQIPTAR

1.3.4 TRANZICIONI SI NJË PROCES I DIFERENCUAR 42

1.3.5 EUROPA LINDORE, NJË HISTORI NDARJESH DHE PËRKUFIZIMESH 43

1.4 PERMBLEDHJE E KAPITULLIT 46

2 TRANSFORMIMI I SISTEMIT MEDIATIK SHQIPTAR –TIPARE DHE VEÇORI 48

2.1 PROCESI I TRANSFORMIMIT TË MEDIAS NË VENDET ISH-SOCIALISTE 48

2.2 SISTEMET MEDIATIKE NË VENDET ISH-SOCIALISTE: RISHIKIMI I LITERATURËS 49

2.3 TRANSFORMIMI FUNKSIONAL I MASMEDIAS NË VENDET ISH-SOCIALISTE 51

2.3.1 FAZAT E TRANSFORMIMIT TË MEDIAS NË LINDJE 52

2.4 TRANSFORMIMI I GAZETARISË SHQIPTARE DHE TREGUT MEDIATIK 55

(1945 DERI MË SOT)

2.4.1 SISTEMI MEDIATIK GJATË REGJIMIT KOMUNIST (1945-1989) 55

2.4.2 HIERARKIA REDAKSIONALE DHE PROFESIONALIZMI 58

Page 6: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

iv

2.4.3 KARAKTERISTIKAT E GAZETARISË DHE SISTEMIT MEDIATIK 60

GJATË 1945-1989

2.4.4 DEFORMIMET E SISTEMIT MEDIATIK 63

2.5 FAZAT E ZHVILLIMIT TË SISTEMIT MEDIATIK SHQIPTAR PAS 1990-ES 64

2.5.1 FAZA E INKUBACIONIT (1988-1994) 67

2.5.2 FAZA E INSTITUCIONALIZIMIT TE MEDIAS (1994-1998) 69

2.6.3 FAZA E KONSOLIDIMIT TE MEDIAS (1998-2012) 74

2.6 PEIZAZHI MEDIATIK SOT 80

2.7 SISTEMI MEDIATIK SHQIPTAR – NJË MODEL KRAHASUES 82

2.8 KONKLUZIONE PARAPRAKE 90

3 ETOSI PROFES IONAL I GAZETARËVE 93

(NGA TEORITË NORMATIVE NË PRAKTIKË)

3.1 PRAKTIKA E GAZETARISË – NJË QASJE (NORMATIVE) TEORIKE 93

3.2 FUSHA SOCIALE E GAZETARISË 96

3.2.1 TIPARET E FUSHËS SIPAS BOURDIEU 96

3.2.2 FUSHA E GAZETARISË NË SHQIPËRI SIPAS MODELIT TË BOURDIEU 100

3.2.3 HABITUS-I NË KULTURËN E GAZETARISË SHQIPTARE 101

3.2.4 EKSKURS: TIPARET E “ HABITUS” -IT GAZETARESK PARA VITIT ‟90 102

3.3 MJEDISI GAZETARESK (“ MILIEU” ) DHE VEPRIMI AKTORIAL 108

3.3.1 AKTORËT E FUSHËS: MODELET 110

3.3.2 INSKENIMI I ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAS 118

3.4 KULTURAT PROFESIONALE TË GAZETARISË 121

3.4.1 DIMENSIONET E KULTURËS PROFESIONALE GAZETARESKE 122

3.5 „GAZETARIA” DHE „GAZETARËT” NË SHQIPËRI 131

3.5.1 SHPJEGIM I TERMINOLOGJISË: GAZETARIA SI PROFESION 131

3.5.2 “ GAZETARI” SHQIPTAR: PËRKUFIZIME DHE PËRSIATJE 133

3.5.3 GAZETARIA SI MISION – DHE GAZETARIA SI PRAGMATIZËM 136

3.5.4 MODELET NDIKUESE NË GAZETARINË SHQIPTARE 137

3.6 KREDOJA PROFESIONALE E GAZETARIT SHQIPTAR: NJË MODEL 139

3.6.1 RISHIKIMI I PYETJEVE KËRKIMORE TË PUNIMIT 139

3.6.2 BOTËKUPTIMI DHE KREDOJA PROFESIONALE E GAZETARËVE 141

3.6.3 DIMENSIONET E TJERA TË KULTURËS PROFESIONALE TË GAZETARISË 142

PJESA E DYTË: QASJA EMPIRIKE

4 METODOLOGJIA 164

4.1 HARTIMI I STUDIMIT DHE SYNIMET 164

4.2 SELEKSIONIMI I MEDIAVE 165

4.3 PËRZGJEDHJA E MEDIAVE SIPAS LLOJIT 167

4.4 PËRHAPJA GJEOGRAFIKE E MEDIAVE: REDAKSITË LOKALE DHE 169

KORRESPONDENTËT

Page 7: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

v

4.5 SELEKSIONIMI I GAZETARËVE 170

4.6 KOMPONENTI SASIOR: PYETËSORI 171

4.7 ANALIZIMI I TË DHËNAVE 174

4.8 INTERVISTAT CILËSORE 175

4.9 KUFIZIMET E METODOLOGJISË

5 GAZETARËT NË SHQIPËRI – REZULTATET E ANKETIMIT 177

5.1 TIPARET SOCIO-DEMOGRAFIKE 177

5.1.2 SHPËRNDARJA E GRUPMOSHAVE SIPAS LLOJIT DHE PRONËSISË 179

5.1.3 PREFERENCAT NË MEDIA 180

5.1.4 SHKOLLIMI I GAZETARËVE 181

5.1.5 MARRËDHËNIET E PUNËS: PAGA MUJORE 184

5.2 PËRVOJA NË PUNË (PROFESIONALIZMI) 188

5.2.1 SPECIALIZIMI NË GAZETARI DHE KUALIFIKIMI 190

5.2.2 PJESËMARRJA NË SHOQATAT PROFESIONALE DHE ORIENTIMI

KOLEKTIV I GAZETARËVE 193

5.2.3 KUSHTET E PUNËS DHE FAKTORËT E TYRE NDIKUES 194

5.2.4 FAKTORË TË TJERË NDIKUES NË KËNAQËSINË PROFESIONALE 196

5.2.5 POLITIKA EDITORIALE 199

5.3. PRAKTIKAT E RAPORTIMIT DHE QASJA MORALE E GAZETARËVE 201

5.3.1 ETIKA

5.3.2 GAZETARË AGRESIVË, INVESTIGATIVË APO PASIVË? 206

5. 4 ETOSI PROFESIONAL I GAZETARËVE NË SHQIPËRI 209

5.4.1 ROLET E GAZETARËVE 209

5.4.2 DIFERENCAT NË ETOSIN PROFESIONAL TË GAZETARËVE SIPAS LLOJIT TË

MEDIAS 212

5.4.3 FUNKSIONET DHE ROLET E GAZETARËVE SHQIPTARË 216

5. 5 NDIKIMET DHE ORIENTIMET E GAZETARËVE 223

5.5.1 BURIMET E INFLUENCËS MBI GAZETARËT 223

5.5.2 NDIKIMET NGA GRUPET E INTERESIT 225

5.5.3 NDIKIMET NGA STRUKTURA ORGANIZATIVE BRENDA REDAKSISË 226

5.5.4 NDIKIMET E FAKTORËVE INSTITUCIONALË TË FUSHËS 228

5.5.5 NDIKIMET E FAMILJES DHE RRETHIT MIQËSOR MBI GAZETARËT 229

5.5.6 NDIKIMET E BINDJEVE PERSONALE TË GAZETARËVE 230

5.5.7 NDIKIMET E FAKTORËVE INSTITUCIONALË TË JASHTËM 232

5.5.8 NDIKIMET E REAGIMEVE QE MARRIN GAZETARET 233

5.6 MARRËDHËNIET PUBLIKE (PR) NË PUNËN E PËRDITSHME TË GAZETARËVE 241

5.6.1 NJOFTIMET PËR SHTYP 241

5.6.2 MARRËDHËNIET ME ZYRAT E SHTYPIT TË PARTIVE POLITIKE 243

5.6.3 VETËREFERENCA NË MEDIA: MAINSTREAM-I SHQIPTAR 247

6 VËS HTRIM KRITIK DHE PERSPEKTIVA TË REJA – NJË SINTEZË 257

Page 8: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

vi

BIBIOLOGRAFIA 263

SHTOJCA 276

LISTA E TABELAVE

LISTA E FIGURAVE

LISTA E GRAFIKEVE

Page 9: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 1

HYRJE

“Perhaps the best way to describe what happened in post -

Communist countries is to think of Colombus: he set out on

an epic voyage in the hope of finding one thing, but ended

up discovering something altogether different”

(Jakubowicz 2007: ix).

SFONDI DHE QËLLIMI I PUNIMIT

Situata në të cilën ndodheshin vendet ish-komuniste pas 1989-ës mund të etiketohet si një

kantier gjigant ndërtimi, ku në të njëjtën kohë ndodhte strukturimi dhe ndryshimi i

menjëhershëm i shumë sektorëve thelbësorë, në ekonomi, politikë, aspektin ligjor, por dhe

mënyrën e jetesës. Ajo që demokracitë perëndimore e kishin ndërtuar në disa shekuj, këtu

duhej të ndodhte brenda muajsh apo pak vitesh. Nuk është për t‟u çuditur që nën këtë

trysni, për disa nga këto vende, rruga e zhvillimit e zgjedhur fillimisht do të rezultonte si

njëkalimshe duke i detyruar ato të ktheheshin mbrapsht apo të shikonin për rrugë të reja.

Vështirësitë shtoheshin sidomos për ato vende që nuk ruanin në kujtesën e tyre kolektive

forma për njëmend demokratike liberale të pushtetit që mund t‟u shërbenin si model, për

t‟ua bërë më të lehtë orientimin drejt demokratizimit, shndërrimit të fushës ekonomike dhe

ndërtimit të sistemit të ri. Në pamundësi të këtij modeli këto vende e panë procesin e

transformimit të tyre të lidhur ngushtë me konceptin e Europës, me orientimin drejt saj ose

rikthimin tek ajo për ato shoqëri që nuk e kishin humbur lidhjen e vjetër me kulturën dhe

traditat perëndimore (Hadamik 2004: 456). Përshtatja e sistemit politik dhe e nënsistemeve

të tjera shoqërore me standardet perëndimore europiane nuk shihej thjesht si një zgjidhje

racionale dhe e natyrshme, por si e vetmja rrugëzgjidhje për të lënë pas krahëve regjimin

represiv komunist.

Të gjitha këto dilema dhe ndryshime politike do të shenjonin edhe zhvillimin e sistemit

mediatik dhe të gazetarisë në vitet e para të tranzicionit në vendet postkomuniste. Nga

media pritej teorikisht që ajo të ishte aktore aktive në implementimin e demokracisë dhe

normave të saj, duke ofruar si kontribut informimin e paanshëm të publikut. Ky mision nuk

ishte i lehtë, për sa kohë mungonte struktura e një sistemi mediatik funksional përtej

ideologjisë, por edhe kultura profesionale e raportimit dhe praktikës gazetareske. Media që

deri atëherë kishte funksionuar si instrument zgjatues i partisë në pushtet, priste të

shndërrohej në një platformë të pavarur dhe pluraliste, si me një shkop magjik. Për ta

përmbushur këtë funksion të ri, gazetarët në vendet postkomuniste u përpoqën të ndjekin

dhe krahasojnë modele të ndryshme të gazetarisë perëndimore dhe t‟i përshtatin ato në

realitetet ku ata vepronin.

Page 10: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

2 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Kulturat e gazetarisë që mbizotëruan në këto vende në njëzet vitet e fundit kanë qenë të

ndryshme duke implikuar edhe qasje të ndryshme ndaj rolit dhe funksionit të tyre në

shoqëri. Ndikimi i modelit perëndimor te gazetarët1 e vendeve postkomuniste të Europës

Qendrore dhe Lindore, për sa i përket perceptimit të profesionit dhe funksionit të tyre në

shoqëri, do të jetë në fokusin e këtij punimi, duke marrë si shembull rastin e Shqipërisë dhe

gazetarëve shqiptarë. Ky punim doktorature do të trajtojë kulturën profesionale të

gazetarëve shqiptarë sidomos pas rënies së regjimit diktatorial dhe vendosjes së rendit

demokratik. Për të kuptuar gazetarinë shqiptare duhet të njohim kontekstin në të cilën ajo

është zhvilluar, ku një rol kyç luan momenti historik i shkëputjes nga regjimi totalitar 2.

Transformimi i sistemit politik do të paraqitet përmes fazave të tranzicionit dhe

karakteristikat e tij dalluese në krahasim me vendet e tjera. Studimi i ecurisë së

transformimit të sistemit politik është i nevojshëm sepse na lejon të shohim nga afër

zhvillimin e medias dhe të gazetarisë marrëdhënien e saj me sisteme të tjera, politike dhe

shoqërore, në këtë proces transformues. Për të kuptuar zhvillimin e mediave në Shqipëri

pas rënies së regjimit, del nevoja e paraqitjes së shkurtër të kushteve në të cilat ndodhej jo

vetëm vendi, por edhe sistemi mediatik në fillim të viteve 1990. Meqenëse marrëdhënia

mes këtyre dy sistemeve është e ngushtë, punimi synon të verifikojë ndikimin që procesi

transformues në Shqipëri ka pasur mbi zhvillimin e medias. Konkretisht duam të dimë se

cilat janë tiparet dalluese të gazetarisë shqiptare dhe a vërejmë një “ path of dependency”

nga tradita më të hershme të kulturës gazetareske. Mbështetja mbi teorinë e tranzitologjisë

dhe njohjet që përftohen prej saj, bëjnë të mundur ta kuptojmë më mirë situatën e një

vendi, në rastin tonë, të Shqipërisë, zhvillimi i ecurisë së transformimit nga viti 1990 deri

më sot është emblematik.

KULTURAT PROFESIONALE TË GAZETARIS Ë – TERMINOLOGJIA DHE LITERATURA E

FUSHËS

Paradigma e kulturës së gazetarisë e vë theksin te identiteti i gazetarit dhe hulumton

marrëdhëniet mes gazetarisë dhe konteksteve të tjera në një vend të caktuar. Sipas këtij

koncepti kultura e gazetarisëështë „harta” e veçorive dhe specifikave të gazetar isë së një

vendi, e formuar në një proces të gjatë veprimi dhe përshtatjeje me kushtet politike,

shoqërore dhe ekonomike. Prandaj, me gjithë ngjashmëritë që vende të ndryshme shfaqnin

mes tyre në rrafshin historik, zhvillimi isistemit mediatik ka qenë i ndryshëm. Në Poloni,

Çeki apo Hungari, ndryshimet në sektorin e medias nuk ndodhën në mënyrë të papritur,

por ishin pjesë e një procesi diferencues që kishte nisur qysh në regjimin e mëparshëm me

mediat alternative, samizdat-in. Kjo ishte vendimtare jo vetëm për orientimin e gazetarëve

në kushtet e reja, por edhe për forcimin e opinionit publik që tani mund të zhvillohej

lirisht. Në vende të tjera si Rumania, Bullgaria apo Shqipëria ku media alternative nuk

1Në vijim të kët ij punimi, termi “gazetarë” do të nënkuptojë gazetarët edhe gazetarEt pa dallim gjinie.

Përdorimi i tij në këtë formësynon ta lehtësojë dhe bëjëmë të kuptueshëm tekstin (JG). 2Sistem socialist apo sistem komunist? Në këtë punim të dyja këto terma do të përdoren si sinonime,

pavarësisht se as njëra, as tjetra nuk e sqarojnë rendin polit ik që mbizotëro i në Shqipëri për gati g jysmë

shekulli.

Page 11: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 3

ishte lejuar të funksiononte (madje as të ekzistonte fare), ajo u përball me probleme të një

natyre tjetër:veçanërisht me rigjetjen e rolit dhe funksionit të saj në shoqëri. Dhe me

përplasjen e brezave (të gazetarëve): të vjetërve që e kishin mësuar zanatin nën moton

leniniste: gazetari si propagandues dhe agjitator, dhetë rinjve që e kërkonin një tjetër model

të frymëzuar nga gazetaria nëEuropën Perëndimore dhe SHBA.

Koncepti teorik i kulturave gazetareske është relativisht i ri nëse krahasohet me moshën e

vërtetë të gazetarisë. Ai përmbledh praktikat gazetareske, standardet profesionale dhe

aspektet etike që ekzistojnë në vende të ndryshme me kushte historike po të ndryshme, për

sa i përket kontekstit politik, ekonomik, kulturor, shoqëror etj. Hamendësohet se gazetarët

e një vendi veprojnë dhe e përkufizojnë veten sipas veçantive të kontekstit kombëtar

(Hanitzsch 2009:464). Problematika konceptuale e kulturës gazetareske qartësohet nëse ajo

vihet të paktën përballë një kulture tjetër, krahasimi na bën të kuptojmë më mirë si dhe pse

funksionon një kulturë e caktuar sipas mënyrës së vet (Hanitzsch 2005: 5). Sfida kryesore

mbetet përcaktimi i drejtë i termit „kulturë”. Në fushën e medias dhe komunikimit gjenden

terma të ngjashëm si “kultura e komunikimit”, “kultura e lajmit”, “kultura e gazetës” ose

“kultura profesionale”, si dhe botime në të cilat nuk përmendet veçan termi “kulturë

gazetareske” (Donsbach & Pattersson 2004). Termi “kulturë” nuk do të trajtohet në

aspektin antropologjik siç e gjejmë te R. Williams, pra, kultura si “tërësia e mënyrës së

jetesës” (Williams 1993: 18), por në një aspekt sociologjiko-komunikativ, sipas të cilit,

kultura e gazetarisë përmban mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacioneve

nga gazetarët (Koszyk 1981: 96). Që do të thotë me fjalë të tjera, se kultura e gazetarisë3 si

proces krijimi lidhet me personat pjesëmarrës në këtë proces, të cilët nga ana e tyre

punojnë mbi një sfond të caktuar kulturor.

Për Hallin dhe Mancini (2004) janë sistemet politike dhe mënyra e funksionimit të tyre që

ndikojnë strukturimin e kulturës së gazetarisë së një vendi. Për Campbell (2004) ndikuesi

kryesor janë strukturat ekonomike të organizatave mediatike. Të tjerë studiues nga ana

tjetër priren t‟i shohin gazetarët e një vendi si produkt të kushteve të fushës së gazetarisë

ku veprojnë (Weischenberg et al. 1998; Machill 1997). Kjo kornizë elastike na lejon ta

shohim kulturën e gazetarisë si një proces jo të ngurtë, por reflektues dhe përshtatës në

varësi të kushteve dhe rrethanave të ndryshme të një vendi. Në këtë kuptim, kultura e

gazetarisë në Shqipëri nuk mund të trajtohej pa ofruar një vështrim të përgjithshëm të

fushësku veprojnë gazetarët.

Një mënyrë e mirë për të studiuar kulturat e gazetarisë janë studimet krahasuese mes

vendeve të ndryshme. Ndër to veçojmë studimin “Worlds of Journalism” ku krahasohen

kulturat e gazetarisë në vende të ndryshme të botës (Hanitzsch 2009, 2012). Esser (1998)

gjithashtu ka krahasuar zhvillimin e gazetarisë në Gjermani dhe Angli. Përpara tyre mund

të përmendim studimet krahasuese të Donsbach me gazetarët në Gjermani dhe Britani të

Madhe (Donsbach 1982); Köcher (1986) arriti në përfundimin se traditat, historia, kultura

3

Me “gazetari” do nënkuptojmë një veprimtari profesionale të personave që merren me mbledhjen,

verifikimin, përzgjedhjen dhe shpërndarjen e lajmeve, komenteve dhe përmbajtjeve argëtuese përmes

mas medias (shiko për më tepër në kapitujt 3 dhe 4).

Page 12: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

4 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

ndikojnë pozitivisht në rolin e gazetarit si ndërmjetës; apo studimet për “gazetarin global”

nga Weaver and Wilhoit (1986). Në vendet e Europës Lindore, Thomaß (2007),

Jakubowicz (2007) i kanë prekur sadopak kulturat e gazetarisë duke dalë në përfundimin se

bashkërendimi i tre sistemeve plotësuese të një shteti – ai politik, ekonomik dhe shoqëror –

ka qenë vendimtar për të gjitha proceset që kanë kaluar vendet në tranzicion. Megjithatë,

siç thotë Hanitzsch, mangësiae këtyre studimeveqëndron në mbivlerësimin apo

nënvlerësimin e faktorëve ekonomikë, politikë dhe shoqërorë qëndikojnë me gjasënë

kulturën e gazetarisë së një vendi (2007: 373). Ky këndvështrim është i rëndësishëm për të

kuptuar ridimensionimin e gazetarisëpas ndryshimeve në vendet post-komuniste.Sipas

Hanitzsch, kultura e gazetarisënuk është shuma e personave që punojnë si gazetarë, por një

tablo sociale komplekse e strukturuar dhe e lidhur në mënyrë të shumëfishtë me sisteme të

tjera shoqërore (2009: 464). Ose me fjalë të tjera “një proces pune të individëve

profesionistë” brenda një konteksti të caktuar politik, ekonomik dhe kulturor (Hanitzsch

2009). Kësisoj, dinamikën e gjerë të kulturës së gazetarisë nuk mund ta reduktojmë në

normat etike dhe teoriko-sistemike të një profesioni të caktuar. Prandaj në vijim, ajo do të

kuptohet nga njëra anë si reflektim i praktikave konkrete që përbëjnë etosin profesional të

gazetarëve që operojnë në një vend, dhe nga ana tjetër si një proces i vazhdueshëm

shkëmbimi mes aktorëve të fushës dhe mjedisit kulturor, në të cilin ata veprojnë.

Në kuadër të këtij studimi, kulturën e gazetarisë do ta shohim pra, si një proces që ka

kaluar në faza të ndryshme pjekurie. Për të analizuar dimensionet e saj, punimi do të

bazohet në konstruktin e propozuar nga Hanitzschnë projektin ndërkombëtar “Worlds of

Journalism Study” 4 , i cili na lejon të hedhim dritë mbi aktorët, strukturën dhe

marrëdhënien mes tyre.Respektivisht ai na mundëson:

a. Modelimin teorik të kulturës profesionale të gazetarisë, identifikimin dhe

klasifikimin e sistemit të saj përmes dhe brenda një sistemiuniversal indikatorësh

(Hanitzsch 2009).

b. Analizimin e disa faktorëve të rëndësishëm me anë të variablave specifike në tre

dimensione ndikuese: atë individual (gazetarët), organizativ (redaksitë, organizatat

mediatike) dhe sistemik (sistemi mediatik shqiptar), – për të evidentuar strukturat

hierarkike ekzistuese si dhe tipologjinë e orientimit profesional të gazetarisë

shqiptare.

c. Ndikimin e këtij orientimi (kulturës profesionale) të gazetarisë në praktikat e

raportimit dhe qasjet deontologjike.

* * *

Nga sa parashtruam më sipër, qëllimi kryesor i këtij punimi doktorature është prezantimi i

një panorame teorike dhe empirike të aktivitetit profesional të gazetarëve në Shqipëri, duke

4Projekti „Worlds of Journalis m Study“ (WJS) filloi si n jë studim pilot gjatë v iteve 2007-2011 për të

krahasuar kulturat e gazetarisë në27vende.Ndërkohë në etapën e dytë të këtij pro jekt i 2012-2014 marrin p jesë

studiues që përfaqësojnë 80 shtete të botës. Autorja e kët ij punimi, i cili është pjesë integrale e studimit WJS,

përfaqëson në projekt Shqipërinë. Adresa në Web: www.worldsofjournalism.org

Page 13: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 5

analizuar sistemin mediatik, ndikimin e sistemit politik mbi të, si dhe praktikat e tyre të

raportimit. Për të eksploruar këtë problematikë ka pasur mbi kulturën e gazetarisë në vend

duke ngritur konkretisht disa pyetje kërkimore:

- A ka një (disa) karakteristika specifike të gazetarisë shqiptare që shfaqen si

persistente edhe pas ndryshimit të sistemit politik, dhe që e dallojnë kulturën e gazetarisë

shqiptare në raport me vendet e tjera (dhe sidomos ato postkomuniste)?

- Si ndikuan zhvillimet politike dhe shoqërore pas 1990-ës në sistemin mediatik dhe

veçanërisht në kulturën e gazetarisë shqiptare?

- Si ndryshoi botëkuptimi i gazetarëve në lidhje me rolin e tyre në shoqëri gjatë

procesit demokratizues?

- A përputhet orientimi normativ profesional me praktikat e raportimit në median

shqiptare?

- Duke qenë se gazetarët u orientuan fort drejt profesionalizmit perëndimor, a

vërejmë ndonjë ngjashmëri mes këtyre modeleve të gazetarisë?

Për të qenë më të fokusuar në prurjet teorike dhe empirike të këtij studimi, pyetjet e

mësipërme kërkimore mund t‟i përmbledhim në katër hipoteza kryesore:

HIPOTEZA 1

Gazetaria lind dhe zhvillohet brenda një konteksti të caktuar politik, kulturor dhe

shoqëror, kështu që edhe zhvillimi i gazetarisë në Shqipëri pas rënies së sistemit

komunist reflekton qartë jo vetëm problematikën etranzicionit, por edhe një “path

of dependency” ngasistemi i kaluar.

HIPOTEZA 2

Meqenëse gazetaria është një sistem me autonomi të kufizuar, atëherë cilësia e saj

ndikohet fort nga aktorë dhe sisteme të tjera që veprojnë jashtë fushës – veçanërisht

nga aktorë të politikës dhe biznesit.

HIPOTEZA 3

“Doxa” mbizotëruese e etosit profesional të gazetarëve shqiptarë orientohet nga

modelet perëndimore (dhe anglo-saksone) të gazetarisë.

HIPOTEZA 4

Meqenëse breza të ndryshëm gazetarësh janë socializuar nëkohë dhe sisteme

(ideologjike) të ndryshme, atëherë edhe botëkuptimi i tyre në lidhje me rolet dhe

funksionin e tyre në shoqëri duhet të jetë i ndryshëm.

Page 14: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

6 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

METODOLOGJIA

Në këtë punim doktorature, metodologjia e përdorur gërsheton mbledhjen e të dhënave

sasiore, por edhe cilësore përmes tre niveleve: së pari, përmes rishikimit të dokumenteve

zyrtare mbi gazetarinë dhe median në Shqipëri, së dyti, përmes një pyetësori të strukturuar

dhe së treti, përmes intervistave gjysmë të strukturuara me aktorë të fushës.

Qëllimi ishte të grumbulloheshin perceptimet e gazetarëve mbi profesionin e tyre të

nëpërmjet një anketimi në shkallë të gjerë në tetë rrethe të vendit. Këto të dhëna mund të

përdoren më pas si të dhëna themelore për të bërë të vlefshme gjetjet kryesore nga

rishikimi i literaturës dhe analiza cilësore. Studimi i të dhënave zyrtare u përqendrua

sidomos mbi analizat e operatorëve kryesorë të medias: Legjislacioni për median; të dhënat

zyrtare mbi gjendjen e gazetarëve dhe statusin e tyre profesional prezantuar nga Unioni i

Gazetarëve; materiale dhe studime empirike të publikuara nga qendra studimore të

specializuara si Instituti Shqiptar i Medias (ISHM) apo Departamenti i Gazetarisë dhe

Komunikimit (DGK), Universiteti i Tiranës. Për të analizuar të dhënat nga anketimi sasior,

u kryen një sërë analizash përshkruese në programin statistikor SPSS, versioni 20.0.

Frekuencat dhe ballafaqimi i të dhënave u krye për të gjitha burimet e të dhënave që u

mblodhën në studim. Atje ku ishte e përshtatshme, frekuencat u kryen veçmas sipas

variablave. Kurse intervistat me aktorët e medias iu nënshtruan një analize cilësore dhe u

ndërthurën në tekst, sidomos për të evidentuar dallimet dhe ngjashmëritë mes etosit

profesional të gazetarëve sipas brezave.

Për sa i përket trajtimit teorik të literaturës së fushës qëështë përdorur në këtë punim, u pa

e nevojshmetë aplikohej ndërdisiplinaritetit, duke ndjekur sugjerimine Karl Popper- it në

lidhje me atë që ai e quan “modeli i prozhektorit”. Sipas tij, drita e fortë e prozhektorit na

lejon gjithmonë të shohim qartë hapësirën e ndriçuar, por gjithçka tjetër përreth saj zhytet

në errësirë edhe më të thellë (Popper 2009: 175). Kështu që proceset transformuese do të

ndriçohen në këtë punim nga shumë “prozhektorë”:nga perspektiva e shkencave politike,

sociologjisë, por edhe e shkencave të komunikimit. Kjo bëhet me qëllim që të mund të

analizojmë sa më saktë proceset e ndryshme që u çliruan pas ndryshimeve në vitet 1989-

1990. Nga lëmi i shkencave politike mund të huazojmë instrumentet për të shpjeguar

tiparet e „tranzicionit” në shoqëritë postkomuniste. Këtë do ta bëjmë duke paraqitur në

mënyrë kronologjike fazat në të cilat kaloi tranzicioni shqiptar si ai politik dhe ai mediatik

që është fokusi i këtij punimi dhe karakteristikat e tij dalluese në krahasim me vendet e

tjera. Për të parë nëse ecuria e tranzicionit politiko-shoqëror ndikon indirekt apo direkt në

zhvillimin e sistemit mediatik, do të paraqiten fazat evolutive të këtij të fundit dhe do të

shihet nëse ka një korrelacion të mundshëm mes tyre. Me anë të kombinimit të qasjeve të

ndryshme teorike do të mundemi të shpjegojmë nga afër:

- ndikimin që sistemi politik ushtron mbi sistemin mediatik;

- ndikimin që sistemi mediatik ushtron mbi kulturën profesionale të gazetarisë;

Page 15: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 7

- ndikimin që një kulturë specifike profesionale ushtron mbi praktikat e punës së

gazetarëve.

RËNDËS IA E PUNIMIT

Punimi e trajton kulturën e gazetarisë në Shqipëri brenda kushteve dhe faktorëve afatgjatë

historikë dhe kulturorë, të cilët nga ana e tyre lënë gjurmë në tipologjinë e një kulture

profesionale. Duke u mbështetur te parashtrimi i mësipërm, studimi i modelit shqiptar të

gazetarisë, është i rëndësishëm sepse rreket të ofrojë një model teoriko-metodologjik të

kulturës profesionale të gazetarisë në Shqipëri, apo të hedhë dritë mbi bashkëveprimin e

aktorëve dhe strukturën. Por le të rendisim këtu edhe disa faktorë të tjerë brenda një

konteksti më të gjerë:

Së pari, Shqipëria përjetoi një nga diktaturat më të egra mes vendeve postkomuniste,

gjurmë të represionit mund të gjenden edhe sot e kësaj dite në politikë, shoqëri, mjedisin

mediatik etj.

Së dyti, Shqipëria është vendi, të cilin studiuesit e tansformacionit e përdorin rëndom si

shembull për dështimin ose zhvillimin e ngadalshëm dhe problematik të procesit të

demokratizimit; me një start të shpejtë në fillim të viteve 1990 dhe një vazhdimësi të

ngadaltë, të mbushur me konflikte dhe kriza politike.

Së treti, për sa i përket hulumtimeve brenda vendit, në fushën e gazetarisë, Shqipëria është

ende një „njollë e bardhë” në hartën europiane dhe ndërkombëtare. Monografitë dhe

studimet e mirëfillta mbi statusin e gazetarit dhe kulturën e tij profesionale janë të pakta.

Ka studime cilësore, të cilat trajtojnë ndryshimet shoqërore, politike dhe mediatike pas

1990-ës (Fuga 2009; Marku 2011), duke dhënë një tablo të gjerë përshkruese të rolit të

medias në fazën e parë të tranzicionit e në vazhdim. Por qëllimi i tyre parësor duket se

është më shumë evidentimi i tipareve të medias si strukturë në vitet e tranzicionit, duke

lënë jashtë vëmendjes rolin aktorial të gazetarit që vepron brenda kësaj strukture. Nga ana

tjetër, nuk kanë munguar përpjekjet për të ofruar sadopak një bazë të dhënash sasiore për

gjendjen e gazetarisë sot (Neza 2010; Balla 2011; Londo 2009; Skana 2011), por edhe këto

studime janë marrë më tepër me paraqitjen deskriptive dhe leximin një-dimensional të

rezultateve, në aspektin e shkallës së lirisë medias (Balla 2011), të arsimimit të gazetarëve

(Skana 2011), të kushteve të punës dhe presionit nga pronarët (Londo 2011).

Prapëseprapë, një anketim i gjerë dhe i thelluar për orientimin profesional të gazetarëve në

Shqipëri, i shtrirë në shtypin e shkruar, televizion, radio dhe mediat online, deri më sot ka

munguar krejtësisht. Mungesa e kësaj përvoje në të gjitha nivelet, e vështirëson mbledhjen

e të dhënave. Nga njëra anë, shifrat për numrin e përgjithshëm të gazetarëve dhe

punonjësve të medias nuk ekzistojnë (ose janë të përafërta) dhe ato mund të llogariten me

shumë mundim duke pyetur konkretisht në çdo redaksi mediatike apo drejtuesit e

organizatave të gazetarëve, siç është bërë në kuadër të këtij punimi. Nga ana tjetër, duke

qenë se në tregun e medias nuk mungon informaliteti (Lani 2011), është e vështirë që

Page 16: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

8 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

kompanitë mediatike të ofrojnënumrin e saktë të të punësuarve. Frika se këto të dhëna

mund të përdoren kundër medias dhe pronarit të saj është e pranishme në shumicën e

redaksive (ISHM 2010). Prandaj, një synim tjetër i rëndësishëm i këtij punimi është që të

ofrojë një databazë të dhënash për studime krahasuese të kulturave të gazetarisë në rajon

dhe më gjerë.

HAPAT E ZHVILLIMIT TË PUNIMIT SIPAS KAPITUJVE

Punimi bazohet në trajtimin teorik të tranzicioneve politike dhe mediatike, si dhe

zhvillimin e gazetarisë në vendet post-komuniste, por duke i reflektuar këto konkretisht në

rastin shqiptar. Punimi është i ndarë në tre pjesë kryesore që trajtojnë historinë e gazetarisë

shqiptare pas ndryshimit të sistemit politik dhe kushtet strukturore, në të cilat ajo u

zhvillua, tiparet e fushës së gazetarisë dhe botëkuptimin profesional të gazetarëve në

Shqipëri. Kapitujt e punimit janë renditur në mënyrë kronologjike.

Kapitulli i parë do të prezantojë fazat e transformacionit në vendet postkomuniste dhe në

Shqipëri. Meqenëse fokusi i këtij punimi mbetet “gazetaria dhe profesionaliteti”, periudha

e tranzicionit politik do të trajtohet aq sa të na japë një panoramë të mjaftueshme për të

analizuar më vonë sistemin mediatik. Termat kyç “transformacion” dhe “tranzicion” të

përdorura gjerësisht në këtë punim do të sqarohen nga afër. Sikurse do të ofrohen edhe

perspektivat teorike që rreken të shpjegojnë ndryshimin e sistemit në vendet e Europës

Qendrore dhe Lindore: sistemike, strukturaliste, kulturaliste dhe aktoriale. Këto qasje

teorike do testohen duke marrë shembull konkret rastin e tranzicionit shqiptar. Sidomos me

anë të perspektivës kulturaliste dhe asaj aktoriale mund të analizojmë se procesi

transformues i një vendi pas ndryshimit të sistemit politik varet nga kushtet historike dhe

kulturore të tij. Dhe se aktorët e përfshirë në këtë proces (elitat) luajnë një rol vendimtar

për ecurinë e tij. Në fund të kapitullit do të pasojë një përmbledhje e shkurtër e

argumenteve kryesore të paraqitura dhe riformulimi i pyetjeve qendrore të punimit që

lidhen me tranzicionin politik shqiptar.

Në kapitullin e dytë do të paraqiten fazat zhvilluese të sistemit mediatik shqiptar nga viti

1990 deri më sot, si dhe kushtet në të cilat operon gazetaria shqiptare (ndërhyrjet e fushës

politike, ekonomike, shoqërore). Një paraqitje e sistemit mediatik gjatë regjimit të shkuar

do të na ofrojë kornizën e nevojshme për të kuptuar sfidat e gazeta risë pas rënies së

sistemit. Këtu na intereson të nxjerrim në pah nëse ka apo jo një “path of dependency” nga

e kaluara. Prezantimi i situatës së gazetarisë dhe sistemit mediatik në Shqipëri do të kryhet

brenda një konteksti krahasues me teoritë e zhvillimit të sistemeve mediatike në vendet

postkomuniste. Synimi është që në fund të kapitullit të dytë të mund të ofrojmë një model

sistematik të medias dhe ecurisë së saj në këto dy dekada.

Kapitulli i tretë prezanton teoritë normative mbi gazetarinë dhe rolin e saj në shoqëritë

demokratike dhe ato në zhvillim. Teoritë ekzistuese do të testohen për rastin e medias

shqiptare, duke synuar një prurje të re teoriko-konceptuale. Gazetarët do të analizohen si

Page 17: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 9

aktorë që veprojnë në fushën gazetareske, e cila ndikohet nga ndërmarrëdhëniet mes

fushave të tjera, si politika apo biznesi, por edhe nga orientimi profesional i aktorëve që e

strukturon fushën në mënyrë të vazhdueshme. Veprimi dhe sjelljet e gazetarëve brenda

fushës së tyre do të analizohen sipas teorisë aktoriale të sociologut gjerman Uwe

Schimank, sipas të cilit, çdo aktor kur vepron, bën njëzgjedhje racionale, i orientuar drejt

maksimizimit të interesit dhe minimizimit të kostos (2000) dhe Erwing Goffman, për të

cilin, çdo aktor “vesh” një rol të caktuar dhe “performon” si në një skenë teatri

(1990)/[1959]. Fusha në vetvete sipas konceptit të sociologut francez Pierre Bourdieu është

një hapësirë sa individuale, aq edhe kolektive, dhe këtu aktorët veprojnë dhe orientohen në

bazë të Habitus- it dhe Kapitalit, kurse cilësia e marrëdhënieve të tyre garantohet prej

autonomisë që ata kanë (Bourdieu 1998). Autonomia e gazetarëve nga organizata

mediatike dhe sistemi në vetvete, do të jetë një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij punimi,

ku synohet të evidentohen faktorët përcaktues të sasisë së autonomisë së gazetarëve në

Shqipëri. Në çdo rast, gjatë analizës do të mbahet parasysh fakti se gazetarët e një vendi

veprojnë dhe e përkufizojnë veten në varësi të specifikave kontekstuale kombëtare

(Hanitzsch 2009: 464). Më në periferi do të trajtohen edhe koncepte të tjera si ai i gazetarit

si “homo economicus” (Russmohl & Fengler 2005), veprimet e të cilit kanë pasoja mbi atë

vetë dhe mjedisin ku ai vepron (lidhja mes aktorit – strukturës – dhe marrëdhënies së tyre

të ndërsjellë).

Kapitulli i katërt i këtij punimi paraqet metodologjinë e kërkimit empirik. Fillimisht do të

prezantohen pyetjet paraprake kërkimore, pastaj do të skicohen elementët e metodologjisë:

Kampionimi, marrja dhe analizimi i të dhënave si dhe do të trajtohen në mënyrë kritike

problemet që kanë dalë gjatë punës empirike dhe anketimit. Duke qenë se analiza synon të

përqendrohet në tre nivele interpretimi këto do të shpjegohen më nga afër. Për të analizuar

se cilat janë tiparet dalluese të gazetarisë shqiptare dhe cilët elementë kulturorë ndikojnë në

strukturat dhe sistemin e tij është kryer një anketim (face-to-face) me gazetarë në të gjithë

Shqipërinë. Përveç anketimit, janë kryer edhe intervista gjysmë të standardizuara me

gazetarë, aktiviteti profesional i të cilëve shtrihet nga fillimi i 1990-ës deri më sot.5

Paraqitja e rezultateve të përftuara empirike do të pasojë në kapitullin e pestë. Kjo do të

bëhet përmes tipizimit dhe karakteristikave të aktorëve të gazetarisë (niveli mikro), të

diferencave redaksionale, profileve të aktivitetit profesional etj (niveli meso). Por fokusimi

kryesor do të jetë niveli makro, hulumtimi i roleve dhe i orientimit të gazetarisë në shoqëri,

perceptimet, ndikimet dhe marrëdhëniet me aktorë të tretë.

Kapitulli i gjashtë merr përsipër të bëjë një sintezë të gjetjeve dhe perspektivave të

mëtejshme që hap ky punim dhe t‟i japë përgjigje pyetjes, nëse ka një standard unik

profesional të gazetarisë që mund (ose/dhe) të ndiqet nga të tjerët.

5Analizat cilësore u vlerësuan të domosdoshme jo vetëm për të dhënë një panoramë më të qartë të gazetarisë

në fillim të viteve 1990, - gjë që anketimi me aktorët aktualë të fushës nuk e mbulon dot, - por edhe për të

mundësuar një përballje d inamike të b rezave me njëri-tjetrin.

Page 18: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

PJESA E PARE: QASJA TEORIKE

Page 19: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 11

Kapitulli i Parë

TRANSFORMACIONI NE LINDJE - RASTI I SHQIPERISE

Për vëzhguesin e jashtëm, Shqipëria e dhjetorit të vitit 1990 ishte thuajse një “njollë e

bardhë në hartë”: një vend i vogël buzë Jonit dhe Adriatikut, me rreth 3 milion banorë (ose

sa landi gjerman i Westfalisë). Mediat perëndimore e kishin paraqitur Shqipërinë si një nga

diktaturat më të egra mes vendeve ish-socialiste, të cilën partia në pushtet nën drejtimin e

Hoxhës e kishte mbajtur në izolim të plotë dhe të mbushur çdo pëllëmbë me bunkerë „për

të mbrojtur vendin nga armiqtë e huaj”. Në fakt bunkerët s imbolizonin frikën e sistemit

nga kundërshtarët brenda vendit. Shqiptarët jetonin në një qark të mbyllur që riprodhonte

përditë e më shumë absurditetin dhe mosefikasitetin e sistemit, të ngrirë në planet pesë-

vjeçare që ruanin status-quo-në. Pra, izolimi i vërtetë i Shqipërisë konsistonte në mungesën

e komunikimit me botën jashtë. Pushteti komunist e shihte veten të vendosur vazhdimisht

në qendër të dyshimit, qoftë nga kritikët brenda sistemit (shoqërisë), ashtu edhe nga aktorët

e jashtëm. Sidomos pas vitit 1985, pas vdekjes së Hoxhës, shqiptarët kishin adaptuar si urë

komunikimi me perëndimin, një botë paralele përmes stacioneve radiofonike të huaja dhe

kanaleve televizive italiane apo greke (në jug të vendit). Arratisja në këtë botë paralele, si

një organizëm për t‟i shpëtuar kontrollit të shtetit dhe normave në fuqi luante rolin e një

sfere publike alternative, megjithë njëanshmërinë e komunikimit. Fakti që rënia e sistemit

komunist në Shqipëri u iniciua fillimisht nga jashtë si efekt i procesit domino të aktivizuar

në Europën Qendrore dhe Lindore qysh përpara 1989-ës, dhe jo nga brenda si pasojë e një

revolte popullore të grumbulluar, e shpjegon më mirë mungesën e realitetit dhe të

komunikimit, në të cilën shqiptarët jetonin, mes dy botëve paralele.

Qasja ndaj Shqipërisë në analizat që janë shkruar për tranzicionin pas 1990-ës është pak a

shumë kjo: tranzicion i papërfunduar në periferi të tranzicioneve të përmbushura në

Europën Qendrore dhe Lindore. Shqipëria është vendi, të cilin studiuesit e transformac ionit

(tranzitologjisë) përdorin rëndom si shembull për dështimin ose zhvillimin problematik të

procesit të demokratizimit; me një start të shpejtë në fillim të viteve 1990 dhe një

vazhdimësi të ngadaltë, të mbushur me konflikte dhe kriza politike (Merkel 2010; Altmann

1999; Beyme 1994; Sparks 1998). Konkretisht për rastin e Shqipërisë, ky kapitull ofron

kornizën e nevojshme për të shtruar tre pyetje të rëndësishme që përbëjnë shtyllën

vertebrore të këtij punimi:

Si ka ndikuar procesi i transformimit të sistemit politik në zhvillimin e medias pas

vitit 1990?

A ka një korrelacion mes zhvillimit të sistemit politik dhe atij mediatik dhe nëse po,

ku konsiston ai?

Page 20: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

12 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

A shfaqin këto sisteme dhe veçanërisht aktorët e tyre kryesorë, elementë rezistentë

të trashëguar nga regjimi i vjetër („path of dependency” )?

Për t‟u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve do të paraqitet fillimisht shtrati teorik i studimeve

mbi tranzicionin në Europën Lindore, si dhe do të prezantohen teoritë kryesore të tij. Fazat

e tranzicionit shqiptar dhe karakteristikat e secilës prej tyre do të vijojnë pas parashtrimit të

pyetjeve kërkimore që lidhet me ecurinë e procesit në Shqipëri si dhe ngjashmëritë dhe

dallimet nga tranzicionet e vendeve të tjera ish-socialiste. Synimi është që të ravijëzohen

tiparet kryesore të tranzicionit për sa i përket veçantisë së tranzicionit shqiptar dhe ndikimit

që ajo ka pasur në zhvillimin e sistemit mediatik.

1.1. Tranzicioni dhe Transformacioni: Terminologjia dhe rishikimi i literaturës

Në literaturën mbi vendet ish-socialiste të Europës Qendrore dhe Lindore, termat “studime

mbi transformacionin” dhe “tranzitologji” përdoren rëndom si sinonime (Offe 1998: 100).

Sparks, për shembull, thotë se “tranzitologjia nuk është një term shkencor me një kuptim të

përcaktuar qartë” (cituar nga Coman, 2010: 91). Kurse sipas Merkel, për të precizuar

termin “transformim” duhet argumentuar më parë se “çfarë transformohet?” (2010: 62)

dhe me këtë ai nënkupton transformimin e sistemit politik dhe elementëve të tij, etapat në

të cilat ndodh ky transformim, pjesëmarrjen e aktorëve shoqërorë, ndikimin e tyre etj.

(Merkel 2010: 62).

1.1.1. Tranzicioni

Termi “tranzicion” u përdor për herë të parë në mënyrë sistematike në mes të viteve 1980,

për të karakterizuar proceset demokratike në vendet e Amerikës Latine një dekadë më

parë. Këto procese u etiketuan si “vala e tretë” e demokratizimit, ndërsa dy të tjerat kishin

qenë, e para për demokracitë e pasluftës 1918 dhe e dyta për demokracitë që dolën pas

Luftës II Botërore, më 1945. Tranzicioni nënkuptonte një “kalim” nga sistemet autoritare

(autokratike) në ato demokratike. Pra, “tranzicioni” nga pikëpamja semantike njehsohet me

momentin e “kalimit në demokraci” (Merkel 2010: 66). Përkufizimi më i vlefshëm dhe

origjinal vjen nga O‟Donnell dhe Schmitter, për të cilët “tranzicioni” është një interval mes

një sistemi politik dhe një tjetri. Tranzicionet janë të kushtëzuara nga njëra anë me linçimin

e procesit të shpërbërjes së një regjimi autoritar, dhe nga ana tjetër me instalimin e një lloj

modeli demokratik, me kthimin në një lloj modeli autoritar, apo me nevojën për një

alternativë revolucionare (1986: 6).

Ndërkohë, “transformimi” përmbledh në vetvete edhe të gjitha format, shndërrimin dhe

ndryshimin e sistemeve, bashkë me aspektet tranzitive të çdo faze të transformimit, pra,

është më i gjerë se “tranzicion” dhe mund të shërbejë si ombrellë për të gjithë elementët

përbërës të një sistemi në ndryshim. Në veprën “Rude Awakening - Social and Media

Change in Central and Eastern Europe” (2007), Jakubowicz sugjeron ta përdorim termin

“tranzicion” për:

Page 21: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 13

„një periudhë të shkurtër, menjëherë pas kolapsit të sistemit komunist, kohë kjo

kur një komb duhet të lërë pas krahëve një herë e përgjithmonë aspektet bazike

si kuadrin ideologjik dhe atë institucional të sistemit të mëparshëm socio-

politik dhe të fillojë zhvillimin e një sistemi të ri. Elementi kyç këtu është

mosvazhdimësia mes sistemit të parë dhe të dytë, që natyrisht mund të marrë

trajta të ndryshme” (2007: 60).

Në mënyrë logjike transformimi do të pasonte pas përmbushjes së tranzicionit. Këto

përcaktime, për rastin e Shqipërisë, ku faza e parë zhvilluese cilësohet “e dështuar”

(Altmann 1999) ose “e papërmbushur” (Merkel 2010), ngrenë natyrshëm pyetjen, nëse

mund të vazhdojmë të përdorim termin “tranzicion” apo “transformim” në lidhje me

ecurinë e procesit demokratik pas vitit 1990.

Një këndvështrim frytdhënës ofron politologu shqiptar Blendi Kajsiu, i cili duke folur për

pamjaftueshmërinë e përdorimit të termit “tranzicion” për të shpjeguar rastin e Shqipërisë

fton që të tejkalohet paradigma e tranzicionit në mënyrë që të kuptohet më mirë

marrëdhënia komplekse midis demokracisë dhe integrimit. Kjo paradigmë

„frymëzohet nga qasje teleologjike që nuk mund të shpjegojë qerthujt viciozë,

në të cilat ka kaluar dhe po kalon demokracia shqiptare, as faktin që shumë

nga fenomenet me të cilat përballet sot demokracia shqiptare, si zgjedhje jo të

lira dhe ndershme, janë produktet dhe jo simptomat e tranzicionit ”

(Kajsiu 2006: 8).

Kritika e Kajsiut ndaj qasjeve tranzitologjike, konsiston në prioritetin e gabuar që i jepet

procesit të konsolidimit të institucioneve demokratike, në vend të procesit politik “që i

paraprin institucioneve”. Reduktimin “tranzitiv” të proceseve trasformuese pas 1989 në

Europën Qendrore dhe Lindore nga një dinamikë (zhvilluese) në një kategori institucionale

(teknike) e ilustron më së miri kjo thënie e Przeworskit:”hapi i parë i rëndësishëm drejt

demokracisë është kalimi i pushtetit nga një grup njerëzish në një grup rregullash” (cituar

nga White et al. 2003: 125). Sidoqoftë edhe një ”grup rregullash” nuk mund të funksionojë

pa miratimin e një “grupi njerëzish” që veprojnë si aktorë me preferenca dhe interesa të

caktuara nëbazë tëzgjedhjeve të tyre racionale (Rational Choice Theory) siç do ta shohim

në vijim në këtij kapitulli.

1.1.2. Transformacioni

Transformimi është trajtuar fillimisht nga këndvështrimi i shkencave politike duke qenë se

procesi i transformimit prekte direkt regjimet politike të etabluara pas Luftës II Botërore në

Europën Qendrore dhe Lindore, ku në të njëjtën kohë u demontuan rregullat e vjetra të

lojës dhe u ndërtuan institucionet e reja. Transformimi nënkuptonte një shndërrim shumë-

dimensional pas rënies së regjimit diktatorial: duhej transformuar sistemi, qeveria dhe të

vendosej kësisoj një rend i ri politik (Merkel 2010: 70). Ndryshimi i qeverive është një

Page 22: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

14 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

proces rutinë në vendet demokratike. Por në çastin që ky ndryshim ndodh në momentin që

një regjim zëvendësohet me një tjetër, atëherë situata është e ndryshme. Një qeveri që vjen

në pushtet menjëherë pas një transformimi sistemesh shërben jo vetëm si një test për

ecurinë e sistemit të ri, por edhe si stabilizator simbolik i ndryshimeve (Merkel 2010: 71).

Sidoqoftë kalimi nga një sistem monoteist në një sistem politik pluralist, ku qeveria e

papërvojë përballet për herë të parë me opozitën është emblematik për ecurinë e mëtejshme

të konsolidimit demokratik në një vend. Sepse regjimet në vetvete duan kohë të etablohen

dhe, po aq kohë të zëvendësohen përnjimend me regjime të reja, pasi ato ndikojnë mbi

strukturën shoqërore dhe janë njëkohësisht të varura prej saj. Njësoj regjimi ish-komunist

në Shqipëri nuk do të mund të ekzistonte për gjysmë shekulli, nëse nuk do të gëzonte një

përkrahje të gjerë të popullsisë (më tej mbetet të shpjegohet nga afër se cilat ishin kushtet

në të cilat ky regjim ra). Sistemi politik, nga ana tjetër, i përfshin brenda vetes si qeverinë

ashtu edhe regjimin, dhe kur themi “ndryshim i sistemit” nënkuptojmë shndërrimin e një

sërë strukturash, si politike, ekonomike, ashtu edhe shoqërore, siç ndodhi në Europën

Qendrore dhe Lindore. Për të kuptuar transformimin e një vendi në tërësinë e tij, duhet të

analizojmë nga afër nënsistemet e tij përbërëse, ndër të cilat veçanërisht sistemi mediatik

luan një rol kyç për vendosjen dhe mbarëvajtjen e demokracisë.

Me gjithë mangësitë që paraqet termi “tranzicion” kundrejt “transformimit” dhe me gjithë

rezervat që e shoqërojnë debatin rreth tij, ai vazhdon të përdoret si personifikim i periudhës

që Shqipëria ka kaluar dhe ende vazhdon të kalojë pas rënies së regjimit komunist. Kështu

që në vijim të këtij punimi “tranzicioni” do të përdoret më vete ose shpesh si sinonim për

nocionet “transformim” dhe “transformacion” (dy fjalë të huazuara në gjuhën shqipe), për

të karakterizuar fazën zhvilluese të politikës dhe medias në Shqipëri nga rënia e regjimit

komunist nga1990-a deri më sot.

Page 23: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 15

1.2 Teoritë e Tranzicionit

“Dilema e Njëkohshmërisë”

Ndryshimet politike në Europën Lindore më 1989 disa i kanë përkufizuar si “revolucion”,

si “eksperiment” (Voltmer 2004), apo si një akt rebelimi që drejtohej kundër diktaturës,

kundër një sistemi ineficient ekonomik dhe kundër dominimit të një fuqie hegjemoniale si

Rusia (Beyme 1994: 14) 6 , si “një transformim sistemi” (Sparks 1998: 75), apo si “një

transformim shoqëror të sistemit” (Jakubowicz 2007: 60). Të tjerë e kanë trajtuar fazën e

transformimit të vendeve ish-socialiste nga perspektiva socio-politike e “Dilemës së

Njëkohshmërisë” (Dilemma der Gleichzeitigkeit) (Offe, 1994). Sipas kësaj dileme,

institucionet kryesore të këtyre vendeve, duhet të përjetonin në të njëjtën kohë, disa

procese paralele ndryshimesh dhe transformimesh në aspektin demokratik, ligjor, shoqëror

dhe ekonomik. Ndryshime këto që në demokracitë perëndimore kishin dashur shekuj me

radhë të kryheshin. Këto ndryshime nuk konsistonin vetëm në riformulimin kushtetues të

të drejtave të njeriut, apo në rivendosjen e identiteteve të ndaluara fetare, etnike apo

shoqërore gjatë regjimit komunist, por dhe në nevojën e një rendi të ri ekonomik, me forma

të reja produksioni (Offe 1994:122). Ose siç e përmbledh Merkel: transformimi politik

(kalimi nga diktatura në demokraci); transformimi ekonomik (kalimi nga ekonomia e

planifikuar/apo e komanduar në ekonominë e tregut); në disa raste transformimi shtetëror

(copëtimi i Federatës Ruse apo i ish-Jugosllavisë) (Merkel 2010: 325). Ndryshimet sollën

një paralizim të pjesshëm të sektorëve duke mundësuar në Europën Lindore krijimin e

sistemeve të përziera mes autokracisë dhe demokracisë. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e

shoqërive ish-socialiste nuk kishin njohur në historinë e tyre asnjë model të suksesshëm

demokratik, republikan apo liberal që t‟u shërbente si model, duke e bërë më të lehtë

orientimin e tyre drejt demokratizimit, shndërrimit të fushës ekonomike dhe ndërtimit të

shtetit (Merkel 2010: 328).

Kjo qasje ndërtohet në fakt, mbi një logjikë specifike zhvilluese, kumulative. Në rastin e

Shqipërisë mungesa e një modeli demokratik, qoftë edhe rudimentar, në historinë e vet

shtetformuese, do të justifikonte vështirësitë që shoqëruan procesin e tranzicionit nga

1990-a deri sot. Nuk është e rastësishme që sfidat më të mëdha për Shqipërinë, në njëzet

vitet e fundit kanë qenë pikërisht në fushën e demokratizimit. Kjo fushë, sipas Offe (1994)

dhe Easton (1965), duke qenë se lidhet drejtpërdrejt me sistemin politik reflekton si

rezultante e të paktën tre dimensioneve të rëndësishme: a) krijimi i një identiteti kolektiv

(në aspektin shoqëror apo politik), b) krijimi i një sistemi politik, me gjithë rregullat

normative kushtetuese dhe rregullat e procesit politik, dhe c) implikimi i aktorëve politikë

(parlamenti, qeveria, partitë) (1994: 43). Në rendin hierarkik, këta të fundit mbajnë

përgjegjësinë më të madhe për formatimin e sistemit politik, bashkë me aspektet e tjera.

6

Në përgjithësi studimet që janë kryer në lidhje me Europën Lindore dhe Juglindore kanë qenë „të

pushtuara“ nga deskriptivizmi. Nga n jëra anë ky, siç thotë Klaus von Beyme, duke qenë i kufizuar në ve tvete,

mund të gabojë më pak se konstrukti i një teorie në vetvete, por rezultatet që përftohen nuk janë

gjeneralizuese (Beyme 1994: 34).

Page 24: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

16 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Offe thotë se në vendet postkomuniste, problemi kryesor është se aktorët politikë

(parlamenti apo partitë) deri dhe dokumente të tilla jetike për demokracinë e një shteti, si

Kushtetua, i kanë formuluar jo mbi kritere të arsyes apo të bonum Comune, por mbi kritere

personale, mbi pasione dhe interesa, të cilat bazohen më tepër në filozofinë e shekullit

XVIII, ku mbizotëronin vlerat morale, nderi, patriotizmi apo tradita” (Offe 1998: 100).

E njëjta panoramë na shpaloset edhe në transformimin e fushës ekonomike në fillim të

tranzicionit. Në Shqipëri, “terapia e shock-ut” u trumbetua si një ndryshim rrënjësor

ekonomik që do të sillte prosperitet sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që në perëndim ishin

dashur shekuj për të arritur gjer aty. Offe do ta quante këtë më vonë “ kapitalizëm të

dizenjuar”, apo thënë ndryshe, “kapitalizmi politik”, i cili iu bashkangjit defekteve të

demokratizimit. Merkel duke folur për rastin e Shqipërisë thotë se, ajo ndiqte një “ politikë

ekonomike të orientuar drejt status-quo-s” (1998: 338) dhe se pësoi më shumë dëme në

aspektin e reformimit se vendet e tjera që dolën nga „Perdja e Hekurt”. Ose siç thotë David

Stark, “ndryshimet ekonomike ndodhën më pak në kuadër të planifikimit të tregut, se sa të

planifikimit të klanit” (1990: 76). Kësisoj, ndryshimet në ekonomi dhe në fushën e

demokratizmit në Shqipërisë ishin të vështira. Mungonte tradita e një shoqërie civile, e

institucioneve demokratike dhe gjithashtu, mungoi transformimi i vërtetë i elitave. Kështu

që nuk ishte e vështirë në këto kushte dhe nën një drejtim politik gjysmë-autokratik

(Altmann 1999: 348) që të dukej nga jashtë sikur Shqipëria po ngrinte një ngrehinë

institucionale, ndërsa brenda të cilës të gëlonin ekonomia informale, shkatërrimi i

infrastrukturës së trashëguar prodhuese, shkatërrimi i natyrës apo korrupsioni (Schönfelder

1999: 341-345). Po t‟i përmblidhnim së bashku dimensionet bazë që formësuan

tranzicionin shqiptar sidomos në vitet e para pas ndryshimeve bie në sy një “start”

problematik që do të shenjonte transformimin shqiptar këto njëzet vitet e fundit. Ndër

reformat më të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria e re që doli nga zgjedhjet e marsit

1992 ishte “privatizimi” dhe “terapia e shock-ut”, në vend të një ekonomie me rritje dhe

zhvillim gradual.

„Path of dependency”

Disa autorë si Claus Offe na sugjerojnë ta shohim “thembrën e Akilit” në këndvështrimin

historik dhe kulturor, në trashëgiminë nga sistemi i mëparshëm, ose siç njihet ndryshe me

termin “path of dependency” (Offe: 1997). Kjo varësi nga e shkuara dilte në pah në

politikat e dështuara ekonomike që ende nuk qenë shkëputur “shpirtërisht” nga planet

pesë-vjeçare të komunizmit dhe nga mënyra autoritare e drejtimit të pushtetit. Planifikimi

pesë-vjeçar, kontrolli dhe monopoli i shtetit mbi ekonominë, industrinë etj, nga njëra anë

dhe monopolizimi i pushtetit politik nga elitat burokratike përmes represionit dhe terrorit,

nga ana tjetër, janë disa nga kontradiktat që bartte me vete ekzistenca e komunizmit, si një

strukturë ekonomike jo kapitaliste. Fukuyama do ta krahasonte rënien e komunizmit me

triumfin më të madh të kapitalizmit liberal përmbi të gjitha mënyrat e tjera të organizimit

të marrëdhënieve njerëzore (cituar nga Sparks 2005: 107-108).

Page 25: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 17

1.2.1 Tranzicioni në këndvështrimin sistemik, strukturor, kulturor dhe aktorial

Për të kuptuar vërtet se çfarë ndodhi në vendet post-komuniste, - dhe për të ngritur një

model siç pretendojmë duke marrë si shembull tranzicionin shqiptar, - duhet të ndriçojmë

disa nga dimensionet që procesi i tranzicionit bart brenda vetes. Kjo do të bëhet duke

parashtruar fillimisht disa nga teoritë më të rëndësishme mbi tranzicionin dhe hulumtimet

në fushën e transformimit politik dhe shoqëror në vendet ish-socialiste të Europës Lindore.

Merkel sugjeron se nuk mund të ketë një teori të vetme për të shp jeguar ndryshimet në

shoqëritë postkomuniste (1994: 325), kurse Jakubowicz flet për nevojën e “pluralizmit të

tranzicionit” ku përfshihen karakteristikat e çdo vendi (2007: 67). Sidoqoftë një problem

mbetet i pashmangshëm: A mundet një apo më shumë teori ekzistuese të përshkruajnë dhe

argumentojnë një sistem “jashtë sistemeve”, ose më konkretisht:

A mundet që teoritë për tranzicionin, të krijuara në kushte “ laboratorike”

perëndimore, të shpjegojnë një sistem të mbrujtur në kushte krejt të tjera shoqërore

dhe politike, siç është rasti i Shqipërisë?

Studiuesja Michaela Tzankoff (2001: 11) propozon për zhvillimin e sistemeve mediatike

në Europën Lindore pas vitit 1989, përzgjedhjen e një prej katër qasjeve kryesore, të cilat

përdoren gjerësisht në studimet e tranzitologjisë: qasja sistemike, strukturore, kulturaliste

dhe aktoriale. Po këto qasje, por në kontekstin e transformimit të sistemeve politike

sugjeron edhe Merkel (2010: 78), për të ofruar një pasqyrë më gjithëpërfshirëse të

zhvillimeve në sistemin politik dhe nënsistemet e tij.

Qasja sistemike

Transformimi nga një regjim politik dhe shoqëror në një tjetër, të ndryshëm me të parin,

mund të analizohet me anë të teorisë së diferencimit funksional të Parsons. Sipas tij,

sistemi politik është pikëqendra e pushtetit, nga zhvillimi ose jo i të cilit, varen gjithë

nënsistemet e tjera pjesëmarrëse (cituar nga Merkel 2010: 68). Këtë mund ta përshkruajmë

edhe si maja e hierarkisë, siç tregohet më poshtë (Fig.1).

FIGURA 1: QASJA SISTEMIKE SIPAS PARSONS(e përshtatur dhe zgjeruar nga autorja)

Sistemi politik

Nënsistemet: Ekonomi, shoqëri, kulturë etj.

Hierar

ki

Page 26: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

18 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Stabiliteti i sistemit politik varet nga diferencimi funksional i shoqërisë dhe legjitimimi i

mjaftueshëm që ajo i bën formës qeverisëse. Një nga tiparet dalluese të sistemeve totalitare

është mbajtja nën kontroll dhe privimi i autonomisë së nënsistemeve (ekonomi, kulturë,

sferë shoqërore), në mënyrë që këto të mos e rrezikojnë pushtetin. Nënshtrimi i

nënsistemeve ndaj pushtetit politik dhe ideologjik bëri që ato të mos zhvilloheshin dhe

diferencoheshin më tej në mënyrë funksionale.Kjo solli paralizim të procesit modernizues

(Lauth & Wagner 2009: 209) dhe moszhvillim të “reflektimit të diferencuar moral” të

individëve të shoqërisë. Metodat shtrënguese që përdorin sistemet totalitare sidoqoftë

mund të funksionojnë për një periudhë të caktuar kohore, sepse siç thotë Merkel, vetë

regjimi konsumohet dhe ideologjia e tij krijon “të çara”, të cilat vijnë duke u thelluar derisa

sjellin rrëzimin përfundimtar të sistemit (2010: 80). Për rastin e vendeve ish-socialiste

mund të themi se bllokimi i diferencimit funksional të nënsistemeve shoqërore e ndihmoi

fillimisht pushtetin për t‟u etabluar, por nuk i ofroi atij stabilitetin për ta ruajtur

pafundësisht atë. Parsons vetë duket se e kishte parashikuar qysh në vitet 1970 shembjen e

regjimeve komuniste dhe problemet që do të shoqëronin këtë proces. Ja çfarë shkruan ai:

“Sipas prognozës sime, në fakt, organizimi shoqëror komunist do të bëhet

dikur i paqëndrueshëm dhe do të “korrigjohet” ose përmes përshtatjes me

modelin e demokracisë zgjedhore dhe me një sistem pluralist partiak, ose me

forma të tjera organizimi më pak të zhvilluara dhe politikisht më pak efikase.

Në rastin e dytë, vendet komuniste do të zhvillohen shumë më ngadalë se në

rastin e parë” (Parsons 1979: 71).

Megjithë kritikat që prognoza e Parsons ka marrë pas vitit 1989 e në vijim, ka pasur disa

autorë që e kanë vijuar debatin mbi këtë logjikë: “Revolucioni i vonuar në Europën

Lindore që dëshiron të bëjë të mundur një rikthim në shtetin europian të së drejtës dhe

afrim drejt kapitalizmit perëndimor, orientohet drejt modeleve […] që janë tejkaluar që më

1917-ën. Ky është një ndër tiparet më të çuditshme të këtij revolucioni: mungesa thuajse

totale e ideve inovative në lidhje me të ardhmen” (Habermas 1990: 181).Habermas

nënkupton kësisoj që të gjitha “revolucionet” ish-socialiste (1989-1990), nuk sollën në fakt

asnjë formë të re shoqërore (alternative), por duhen trajtuar vetëm si “restaurime” të

sistemit të vjetër, një pikë kjo që do t‟i kthehemi edhe një herë kur të trajtojmë tranzicionin

në rastin e Shqipërisë.

Ndryshe nga Parsons, Luhmann zgjedh një rrugë të ndryshme dhe ofron një model

(Autopoiesis) të mëtejshëm për të analizuar “sistemet e mbyllura”, totalitare në vendet ish-

socialiste. Sipas tij, sistemet vijnë e shkatërrohen në vetvete, pikërisht prej normave

kundërshtuese, mbi të cilat ato janë ngritur dhe kanë funksionuar gjatë ushtrimit të

pushtetit. Ushtrimi i pushtetit politik në formë hierarkike nga lart-poshtë mbi nënsistemet e

tjera, dhe ai nga qendra në periferi që propozon Parsons, jo vetëm nuk mund të

funksionojnë sipas Luhmann, por ato madje janë „modele iluzore” (cituar nga Merkel

2010: 69). Postulati i Luhmann- it mund të përmblidhet pak a shumë kështu: „Sa më

autoritar të jetë një regjim politik, aq më shumë lidhen pas tij nënsistemet e tjera, shkenca,

Page 27: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 19

ekonomia dhe arti etj., proces ky që sjell humbjen e funksionalitetit dhe efiçencës sidomos

në ekonomi (Lauth & Wagner 2009: 209).

Duke zhvilluar më tej modelin e Parsons, Seymour Martin Lipset doli në përfundimin se

“ka një korrelacion të qartë mes zhvillimeve social-ekonomike dhe aftësisë demokratizuese

të një shoqërie” (cituar nga Merkel: 70). Teoria e modernizimit sipas Lipset duket se

qëndron e izoluar brenda kornizës së zhvillimit social-ekonomik: sa më i zhvilluar

ekonomikisht të jetë një vend, aq më pak mundësi ka të ekzistojë një regjim totalitar (ose

autoritar), ose me fjalët e Lipset „Sa më i pasur të jetë një komb, aq më të mëdha janë

shanset e tij për të ruajtur demokracinë” (Lipset 1959). Por nuk duhet harruar se kjo teori

është përdorur në vitet 1950, dhe siç thotë me të drejtë Schmidt “ndërkohë këtë stad e kanë

arritur apo e kanë tejkaluar shumë vende, të cilat më përpara nuk kanë qenë demokratike”

(Schmidt 2012: 420). Studiues të tjerë si Vanhanen apo Diamond i kanë zhvilluar më tej

tezat e Lipset. Kështu Diamond ka hedhur idenë që maksima (më sipër) e Lipset të

zgjerohet me disa përbërës të tjerë: “Sa më e pasur të jetë popullsia e një vendi, aq më e

madhe është mundësia që ajo të përkrahë, të arrijë dhe të ruaj sistemin demokratik të

vendit të tyre” (cituar nga Schmidt 2012: 421).

Kjo marrëdhënie korrelative mes zhvillimit ekonomik (kapërcimi i varfërisë) dhe aftësisë

demokratizuese, e ndërtuar në bazë të treguesve ekonomikë si GDP/për frymë e një vendi

dhe statistikave të tjera shoqëruese, mund të thuhet se është baza mbi të cilën janë ndërtuar

dhe ndërtohen të gjitha relacionet e Bashkimit Europian dhe strukturave të tjera

ndërkombëtare për vendet ish-socialiste.7

Mbi të njëjtën logjikë duket se funksionon edhe premisa e integrimit që nga qeveritë ish-

socialiste, si për shembull nga ajo shqiptare është kuptuar në këtë mënyrë: “Zhvillimi dhe

integrimi janë dy anë të së njëjtës medalje, dy drejtime tërësisht të lidhura dhe kushtëzues

të njëri-tjetrit. Zhvillimi kalon nëpërmjet integrimit dhe integrimi nëpërmjet zhvillimit të

vendit”8 . Duke marrë si shembull Shqipërinë, ku procesi i integrimit në vetvete është

kuptuar fillimisht sikur do të prodhonte automatikisht demokraci dhe demokratizim

(Kajisu 2006: 7), qasja e modernizimit tregon qartë se nuk ofron hapësirën e nevojshme

për të trajtuar mënyrën e ecurisë së procesit politik të një vendi. Ajo nuk mund të shpjegojë

“[...] qerthujt viciozë nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon demokracia

shqiptare, as faktin se shumë nga fenomenet me të cilat përballet sot

demokracia shqiptare, si zgjedhjet e lira dhe jo të ndershme, janë produktet

dhe jo simptomat e tranzicionit. [...] Dhe për pasojë dështimi i procesit të

konsolidimit të institucioneve demokratike duhet parë mbi të gjitha si një

dështim politik dhe jo thjesht institucional” (Kajsiu 2006: 8).9

7Krahaso raportet e Komisionit Europ ian:Nat ions in Tranzit (Freedom House), OSCE-annual reports etc.

http://www.freedomhouse.org/report-types/nations-transit; http://www.osce.org/osceannualreport 8Programi i qeverisë shqiptare 2005-2009 (cituar nga Kajsiu 2006: 7).

9Diskutimi i "paradigmës së tranzicionit" mund të përdoret edhe për të analizuar zhvillimin e sistemit

mediatik në vendet ish-socialiste (JG).

Page 28: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

20 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Një qasje gjithashtu kritike ndaj teorive të demokratizimit (dhe studimeve mbi tranzicionin

në përgjithësi), ndjek edhe Manfred Schmidt. Ai na kujton se procesi i demokratizimit

mund të jetë edhe kontraproduktiv (Schmidt 2012: 458).

“Kur demokratizohet një shtet me struktura të theksuara neo-patrimoniale, ku

legjitimiteti i udhëheqësve politikë varet kryesisht nga aftësitë e tyre për ta

përdorur pushtetin politik, - pikë së pari për t‟ua dhënë burimet klientelës së

tyre, shpesh një klientele të përcaktuar thjesht duke përjashtuar opozitën nga

shpërndarja e burimeve, - zgjedhjet me partitë konkurruese çojnë në luftë të

papajtueshme, për të pasur nën kontroll shpërndarjen e burimeve shtetërore”

(Schmidt 2012: 458).

Qasja e modernizimit pra, vërtet mund të mbështesë hipotezën e kushteve paraprake social-

ekonomike kur flitet për një vend si Shqipëria: „ndër më të varfrit në Europë”10 , me

“demokraci defektoze”, “demokraci e brishtë”, “autoritarizëm”, apo “mungesë të vullnetit

politik”11, por ajo nuk shpjegon dot përse vende të tjera, të zhvilluara ekonomikisht mund

të shfaqin befas destabilizim dhe probleme në mirëmbajtjen e pushtetit. 12 Shkurtimisht

mund të themi se teoritë sistemike na ndihmojnë për të analizuar teorikisht hapat e

tranzicionit të një vendi (apo sistemi). Por duke qenë se ato nuk i trajtojnë nga afër aktorët

dhe fushat ku ata veprojnë, nuk mundësojnë një vështrim më të thelluar dhe kompleks të

tematikës.

Qasja stukturaliste

Teoritë strukturaliste nisen nga një këndvështrim neomarksist, sipas të cilit problemet e

strukturës së një sistemi evidentohen në përleshje të vazhdueshme të klasave të ndryshme,

apo me anë të shpërndarjes së pushtetit (Tzankoff 2001: 13). Brenda këtij konstelacioni

forcash dhe qëllimesh, demokracia (në dallim nga teoria e modernizimit) nuk është i vetmi

rezultati final, porse një nga rezultatet e mundshme13. Sipas kësaj qasjeje, demokratizimi

në vetvete varet nga zhvillimi afatgjatë historik dhe ai është më i mundshëm, sa më të

shpërndara të jenë burimet e pushtetit brenda shoqërisë.

10

Shiko për më tej: raportet e Bankës Botërore, Global Finance, Rural Development, GIZ etj.

http://water.worldbank.org/publications/reforming-irrigation-and-domestic-water-supply-and-sanitation-

services-benefit-albania (19.10.2012)

http://www.gfmag.com/tools /global-database/economic-data/10502-the-poorest-countries-in-the-

world.html#axzz29kqIp7Mj ((19.10.2012)

http://www.ruralpovertyportal.org/country/home/tags/albania (19.10.2012)

https://www.g iz.de/en/SID-69B14243-3DCFF3C9/worldwide/294.html (19.10.2012) 11

Mungesa e vullnetit politik dhe e konsensusit është ndër mangësitë që rreshtohen më shpesh në raportet e

organizmave ndërkombëtare në Shqipëri. Krahaso raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e parlamentare të

28 qershorit 2009: http://www.osce.org/sq/odihr/elections/albania/38598, (19. 10. 2012). 12

Greqia, Portugalia, Italia, Spanja, por edhe historia e Gjermanisë në fillim të shekullit XX, apo vendet e

Azisë Lindore sot. 13

Lexo më tej për rastin e Shqipërisë Blendi Kajsiun (2006).

Page 29: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 21

Kështu, nëse do të shqyrtonim rastin e Shqipërisë, mund të themi se strategjia që ndoqi

Enver Hoxha pas marrjes së pushtetit më 1944, ishte pikërisht fragmentarizimi i

vazhdueshëm i klasave dhe bashkësive me interesa të ngjashme, për të mos lejuar

koalicionet dhe bashkëpunimet mes tyre. Në mënyrë sistematike, me anë të represionit,

burgosjeve dhe dënimeve të tjera të rënda, ai pengoi krijimin e grupimeve dominuese,

konsensuale në shoqërinë shqiptare, në mënyrë që ta kishte më të lehtë sundimin (parimi

“përça e sundo”). Në këtë mënyrë klasat kulturore të ndara nuk mund të zhvillonin interesa

të përbashkëta, por as forma bashkëpunimi rreth një synimi të përbashkët (grupet e

intelektualëve, artistëve apo pronarëve të tokave etj). Tzankoff arrin ta evidentojë këtë

përqendrim të pushtetit edhe në funksionin e masmedias (2001: 19). Sipas saj, shteti duke

përdorur kontrollin e licencave përmes institucioneve të tilla, si për shembull në Shqipëri,

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit (KKRT), kërkon të ruajë një farë pavarësie dhe

vetoje kundrejt aktorëve mediatikë (punonjësve të medias), në mënyrë që të ketë mundësi

ndërhyrjeje dhe ndryshimi (drejtimi) të tyre.

Qasjet e mësipërme nuk mund të shpjegojnë tërësisht dinamikat e ndërmarrëdhënieve që

prodhon struktura dhe as pyetjet që dalin në këtë kontekst: Përse në një çast të caktuar

ndodh një tranzicion nga një sistem totalitar në një demokratik? Cilët janë aktorët që

marrin pjesë në këtë zhvillim dhe me ç‟rezultat apo pasojë? Pra, ato mbeten të njëanshme

dhe e bëjnë pashmangshme futjen në lojë të aktorit (Lauth & Wagner 2009: 210).

Qasja kulturaliste

Teoritë kulturaliste dhe ajo religjiozo-kulturore ngrihen mbi tezën se ndryshe nga zhvillimi

i sistemeve politike dhe strukturave shoqërore, traditat dhe vlerat që shenjojnë kulturën e

çdo vendi nuk pësojnë ndryshime thelbësore në periudha afatshkurtra. Sipas tyre, kultura

politike e një vendi, traditat dhe shtrati historik, religjioz dhe kulturor janë kushte

paraprake për demokracinë që mund ta ndihmojnë ose pengojnë atë. Ose me fjalët e

Sparks, „demokracia (dhe media demokratike) vërtet funksionojnë mbi marrëveshjet

ekonomike dhe politike, por ato në thelb janë veç produkt i faktorëve kulturorë” (2005:

104). Offe gjithashtu sugjeron t‟i kushtojmë vëmendje dimensionit kulturor të

transformimit, sepse ai varet shumë nga shtrati kulturor mbi të cilin operon çdo shoqëri, jo

vetëm vlerat dhe traditat, por edhe aftësia e tyre për t‟u ‟kulturuar‟, ose siç e quan autori

„culture building‟ (Offe 1997).

Marrëdhënia e ngushtë mes civilizimit të një vendi dhe nivelit të tij demokratik trajtohet

nga Samuel P. Huntington në veprat e tij (1993; 1996), ku ai i ndan kulturat në tre grupe të

mëdha. Në grupin e parë futen kulturat perëndimore që operojnë mbi idetë e liberalizmit

dhe protestanizmit; kultura latino-amerikane (shtrati katolik) dhe kultura japoneze, - të

gjitha këto kultura shihen si më të përshtatshme për formën perëndimore demokratike të

shtetit. Në grupin e dytë bëjnë pjesë kultura sllavo-ortodokse; kultura hinduiste dhe kultura

afrikane - të cilat mbajnë përgjithësisht një qëndrim miqësor ndaj demokracisë, edhe pse

Page 30: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

22 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

mund të kenë probleme me aplikimin e saj. Kurse për grupin e tretë, ku futen kultura

konfuciane dhe ajo islame, Huntington argumenton se ato nuk kanë kurrëfarë lidhje me

vlerat e demokracisë liberale (Huntington 1996, 45-47).

Studiuesit Norris dhe Inglehart e vënë në dyshim tezën e Huntingtonit, sipas të cilës

përplasja mes Lindjes dhe Perëndimit ndodh kryesisht mbi bazën e vlerave politike dhe

qasjeve ndaj demokracisë (2002). Sipas tyre, këto vlera janë të ngjashme në shumicën e

vendeve dhe arsyetimi duhet të nis nga evidentimi i vlerave specifike kulturore mes

shoqërive si ato “perëndimore” dhe ato “islamike” dhe ndikimin e tyre në konceptin e tyre

për demokracinë (Norris & Inglehart 2002: 236). Në vendet ku mbizotëron besimi

mysliman, shkruajnë ata, bie në sy mosbesimi i qytetarëve për demokracinë, preferencën

për të pasur një lidership të fortë dhe për t‟u drejtuar nga autoritete tradicionale religjioze,

në vend të konkurrencës së lirë dhe pluralizmit, të drejtave politike dhe civile etj (2002:

238). Këto shoqëri janë krahasuar në bazë të rezultateve të përftuara në raportet e

Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Freedom House, Indeksi i

Zhvillimit Njerëzor (HDI) për të ardhurat vjetore (7.449 GDP per capita) 14 dhe European

Values Survey (EVS)15 për përkatësinë fetare.

Autorët dalin në përfundimin se për sa i përket qëndrimit ndaj vlerave demokratike nuk

vërehet ndonjë ndryshim i konsiderueshëm mes vendeve të shqyrtuara, pavarësisht

përkatësisë fetare të tyre, madje qasja ndaj vlerave demokratike ishte më e fortë në

shoqëritë islamike (Norris & Inglehart 2002: 251). Dallimet kryesore sipas tyre duken në

qasjen e shoqërive ndaj vlerave kulturore, barazisë gjinore dhe lirisë seksuale. Ndërsa brezi

i ri në shoqëritë perëndimore ka ardhur duke u bërë më liberal, në shoqëritë „islamike” të

rinjtë ndjekin me fanatizëm edhe më madh traditën e të parëve sidomos në mënyrë n e

jetesës16. Këtu autorët kanë veçuar vetëm Shqipërinë mes vendeve të tjera me shumicë

myslimane si „më liberale” (Norris & Inglehart 2002: 257). Pavarësisht rëndësisë që mund

të ketë teza e „revolucionit seksual” si paraprijës i modernizimit të një shoqërie, arsyet e

përzgjedhjes përse vendet hidhen në një enë të përbashkët pavarësisht dallimeve që kanë,

mbetentë pakuptueshme. Nërastin e Shqipërisë këtu gjendemi para një dileme: Qasja

kulturaliste, njësoj si ajo sistemike, përtej përkatësisë religjioze, nuk të shpie larg, nëse nuk

përfshijmë aty rolin e vlerave shoqërore, historike dhe traditave të një vendi. Por edhe nëse

i përfshijmë ato, leximi i qartë dhe pa ekuivoke i tyre sidomos në shoqëritë në tranzicion

është i vështirë sepse vlerat dhe traditat duan kohën e tyre për t‟u çimentuar. Etiketimi i

Shqipërisë si vend mysliman apo „shoqëri islamike”, siç pamë më sipër te Norris dhe

Inglehart, nuk merr në konsideratë disa momente kryesore të zhvillimit kulturor të vendit.

Pushtimi pesëqind vjeçar nga perandoria osmane i detyroi shqiptarët të përqafonin fenë

14

EVS (2010): European Values Study 2008: Albania (EVS 2008). GESIS Data Archive, Cologne. ZA4783

Data file Version 1.1.0, doi:10.4232/1.10176 15

http://hdr.undp.org (accessed: 18.10.2012) 16

Sipas teorisë së modernizimit të Inglehart, zhv illimi i një shoqërie reflektohet në vlerat e t ij shoqërore,

kulturore dhe historike (Norris & Inglehart 2002: 240). Inglehart e lidh modernizimin me ndryshimin e

statusit të gruas dhe barazisë gjinore. Për t‟u njohur me indikatorët aktualë të zhvillimit human në Shqipëri

mund të konsultohet edhe faqja online e UNDP/http://hdrstats.undp.org/en/countries/profiles/ALB.html

Page 31: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 23

islame në mënyrë masive, duke bërë një zgjedhje racionale pragmatiste për interesa vetjake

(ulja e taksave dhe përfitimet e tjera që lidheshin me këtë). Ndërsa në vitin 1967, pushteti

komunist e ndaloi besimin fetar dhe ushtrimin e tij të të gjitha religjioneve, duke prishur

dhe shkatërruar institucionet fetare ose duke i kthyer ato në qendra kulturore, pra duke i

zhveshur nga funksioni i mëparshëm religjioz.

Ky sulm ndaj besimit u legjitimua nga përkrahja e masave, të cilat me „sulm vullnetar”

vunë në jetë direktivën e partisë në pushtet. Edhe kësaj here popullsia, në pjesën më të

madhe të saj e zbatoi porosinë fillimisht duke u përpjekur të ruajë pragmatisht pozitën e

vet, pse jo, duke mos rrezikuar veten përpara represionit të mundshëm të pushtetit. Për më

tepër që shkatërrimi i institucioneve fetare u shoqërua edhe me burgosjen dhe përndjekjen

e figurave të rëndësishme të të gjitha besimeve në vend, sidomos ata të besimit katolik,

përndjekja sistematike ndaj të cilëve kishte nisur fill pas mbarimit të luftës II Botërore

duke i akuzuar ata si bashkëpunues me pushtuesit.

Një masë emancipuese ndaj fesë, kryesisht besimit mysliman, ishte marrë që në kohën e

regjimit të mbretit Zog në vitet ‟30. Kështu historiani Bernd J. Fisher në librin „Mbreti Zog

dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri” shkruan se parlamenti shqiptar kishte vendosur në

mars të vitit 1937 të dënonte me gjobë jo vetëm çdo grua që e mbulonte fytyrën, por edhe

të gjithë ata që i ndalonin ose përpiqeshin t'i bindnin gratë të mos e zbatonin këtë ligj

(Fischer 1996). Siç e shohim, feja në Shqipëri nuk ka qenë konsistente. Në fund të

shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, rilindasit që kërkonin themelimin e shtetit

shqiptar dhe pavarësinë nga perandoria osmane, bënin thirrje që “feja [e vetme] e shqiptarit

është shqiptaria”, duke e njehsuar nevojën për fé dhe besim, me nevojën më imediate të

kohës: për komb dhe shtet të pavarur. Heqja dorë nga feja për hir të ideologjisë

(pavarësisht kauzës: ideologjia rilindase apo ideologjia komuniste) ka qenë pra, diçka që

ka pasur traditë në Shqipëri. Mosaplikimi i hapur i fesë pas 1967-ës deri në fund të viteve

1980, shoqëruar me një propagandë të fortë në institucionet edukative, sollën zbehje të

besimit fetar sidomos në brezin e ri që u rrit në frymën e fesë si “opium i popujve”. Kështu

që seleksionimi i Shqipërisë në vendet islamike nuk e përligj zhvillimin e saj “të detyruar”

ateist.

Me fjalë të tjera, me një analizë sipërfaqësore kulturaliste nuk mund të shpjegojmë dot,

përse në disa vende si Shqipëria, qytetarët nuk u përfshinë qysh në fillim në shembjen e

sistemit totalitar, por shumë më vonë, kur procesi i rrëzimit të diktaturave kishte nisur në

Lindje dhe qe bërë i pashmangshëm, pra, si pasojë e një efekti domino. Lëvizja masive që

pasoi, u prezantua si lëvizja e një mase të pakënaqur njerëzish që kërkojnë “liri-

demokraci”, liri për t'u shprehur dhe demokraci për të qenë pjesë e politikbërjes së saj.

Gjithashtu me anë të saj nuk mund të shpjegojmë dot zhvillimin e shoqërisë civile, e cila

ishte inekzistente në komunizëm dhe zëvendësohej nga “kolektivi” si një nënsistem i

pushtetit qendror, për të “mbrojtur” dhe “ kontrolluar” individin. Edhe pse njerëzit kanë

qenë të përfshirë në aktivitete të Frontit Demokratik apo këshillave të lagjeve - që luanin

pak a shumë rolin e shoqërisë civile, e cila nuk mbron individin, por partinë në pushtet. Me

rrëzimin e regjimeve ish-komuniste, Gerd Meyer vëren gjithashtu edhe humbjen e disa

Page 32: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

24 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

vlerave pozitive si ndjenja e fortë lokale apo kombëtare “ne” apo “të mësuarit me kaosin

dhe frustrimin” (cituar nga Tzankoff 2001: 18).

Qasja aktoriale

Në dallim nga teoritë e tjera të prezantuara më sipër, qasja aktoriale analizon një sferë

mikrosociologjike: perceptimin subjektiv të aktorëve dhe jo strukturën apo marrëdhëniet

me pushtetin politik etj. Autorët O'Donnel dhe Schmitter kur studiuan vendet e Amerikës

Latine, dolën në përfundimin se “ecuria dhe rezultatet e proceseve transformuese [të një

vendi-JG] janë pasojë e interesave dhe interpretimeve të aktorëve dominues” (cituar nga

Tzankoff 2001: 20). Merkel gjithashtu kur flet për rolin aktorial gjatë vendosjes së

regjimeve demokratike, thotë se proceset transformuese nga këndvështrimi aktorial janë

subjektive dhe të lidhura kryesisht me veprimet e elitës, sepse “pjesëmarrja masive e

popullsisë ekziston vetëm në fillim të tranzicionit” (2010: 84). Sipas kësaj logjike forcat

shtytëse të një procesi transformues nuk varen aq nga strukturat objektive, se sa nga

pikëpamjet subjektive të aktorëve kyç të përfshirë në këtë proces. Me aktorë do të

nënkuptojmë këtu elitën drejtuese (politike) të një vendi. Qasja aktoriale duket më e

përshtatshme për të analizuar proceset transformuese që pasuan pas shembjes së regjimit të

vjetër komunist: sidomos konsolidimi i rendit të ri demokratik bashkë me aktorët dhe

figurimin e tyre brenda grupeve dominuese shoqërore. Kjo ka rëndësi sepse në kushtet e

kaosit institucional, ku rregullat e lojës dhe shpërndarja e pushtetit jo vetëm nuk janë më të

forta, por ato ndryshojnë vazhdimisht, roli i aktorëve individualë është thelbësor. Dhe sipas

kësaj logjike, aktorët, kudo qofshin ata, në fushën e politikës apo në fushat e tjera, gjatë

fazës së tranzicionit kanë më shumë mundësi për të ndikuar në proceset demokratizuese.

Duke ndjekur qasjen Rational-Choice, aktorë të ndryshëm veprojnë sipas interesave (të

tyre) të ndryshme duke konfiguruar vazhdimisht marrëdhënien e forcave në një situatë të

caktuar (Przeworski 1988: 64). Për të parë konkretisht, cili ka qenë roli i aktorëve politikë

gjatë ndërrimit të sistemit politik dhe konstelacioni i elitave në atë kohë, më poshtë do të

paraqiten fazat nëpër të cilat kaloi tranzicioni shqiptar pas vitit 1990, duke bërë një analizë

të shkurtër të kushteve, në të cilat ndodhën këto ndryshime, me gjithë derivatet strukturore,

sistemike, kulturore dhe aktoriale që ndikuan aty.

1.2.2 Teori integrative për tranzicionin

Siç del pas prezantimit të teorive sociologjike dhe politologjike, për të shpjeguar procesin e

transformimit dhe tranzicionin në vendet ish-socialiste dhe në veçanti në Shqipëri nuk

mund të kufizohemi apriori te një teori e vetme. Qasjet sistematike dhe strukturore na

ofrojnë një kornizë të vlefshme për të kuptuar d isa nga zhvillimet e tranzicionit, ndërsa

teoritë aktoriale dhe kulturaliste duket se na çojnë më tej duke vendosur në qendër individë

konkretë dhe vlerat specifike që luajtën një rol kyç në ndryshimet e pas 1990-ës.

Studiues të ndryshëm theksojnë se studimet në fushën e transformacionit nuk duhen parë të

shkëputura, por si mundësi të reja për trajtim (zgjerim) vs. kufizim, në metodologjinë

Page 33: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 25

mbisunduese normative (Jarolimek 2007; Hadamik 2004). Veçanërisht integrimi i dy

modeleve teorike duket se është frytdhënës: sistemi dhe aktorët. Tranzicioni u bë i mundur

“përmes një transformimi sistemik dhe shoqëror” (Sparks 1998: 75), ku termi „sistem”

nënkupton aspektin makro, si ndryshimi i të gjithë elementëve përbërës të sistemit. Nga

ana tjetër, këto procese transformuese (pra, edhe të sistemit) nuk mund të jenë të

kuptueshme pa analizuar interaksionin mes aktorëve të rëndësishëm pjesëmarrës,

strategjitë dhe preferencat e tyre (Przeworski 1985: 133-169). Këtë qasje do të përpiqemi

ta aplikojmë edhe kur të përshkruajmë në vijim ecurinë e tranzicionit shqiptar, ku

konstelacioni aktorialishte vendimtar për të përcaktuar zhvillimin e vendit në dekadat që

pasuan.

Page 34: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

26 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

1.3 Ecuria e tranzicionit politik në Shqipëri

1.3.1 Testimi i qasjeve të tranzicionit sipas Merkel dhe Rozumilowicz

Në këtë punim, ndryshimi i sistemit politik do të trajtohet brenda intervalit kohor mes

rënies së sistemit të vjetër dhe vendosjes së atij të ri. Ecuria e tranzicionit do të analizohet

me anë të fazave, në të cilat ndodhi ky ndryshim. Për këtë do të krahasojmë disa modele që

na ofrojnë studiuesit e fushës. Merkel e ndan procesin transformues në vendet post-

komuniste në tre faza kryesore (2010: 119):

Rrëzimi i regjimit autokratik

Institucionalizimi i demokracisë dhe

Konsolidimi i saj.

Të treja këto faza (siç duken nga emërtimi që mbajnë) merren më shumë me ndryshimet

institucionale të sistemeve politike, pa trajtuar nga afër ndryshimet shoqërore që pasuan

pas rënies së regjimeve autoritare, totalitare të Europës Qendrore dhe Lindore. Siç do ta

shohim edhe në rastin e Shqipërisë këto faza mund të shfaqen në vijë lineare njëra pas

tjetrës, por edhe si zhvillime të ndërmjetme. Një regjim mund të jetë drejt të rrugës së

demokratizimit, megjithëse mund të ekzistojnë akoma elementë të trashëguar nga regjimi i

vjetër, për shembull stili autoritar i drejtimit të pushtetit. Huntington i quante këto

„paradokse të demokracisë” brenda kontekstit të vendeve në transformim (1991). Këto

paradokse siç përforcojnë edhe studiuesit Merkel dhe Puhle, dalin në pah sidomos në

vendet ku demokracia dhe vlerat e saj nuk janë të njohura për popullsinë, gjë që u

mundëson politikanëve të përfitojnë nga “vlerat tradicionale” mbizotëruese (1999: 14), dhe

t‟i përdorin ato, (si përkatësia fetare apo krahinore në rastin shqipta r. Ndarja në faza e

procesit transformues na ofron disa lehtësi studimore:

Së pari, na mundëson të ndjekim nga afër sfidat dhe problemet që shoqërojnë secilën fazë.

Një lloj ngathtësie e sistemit politik për të ofruar dhe garantuar kushte të domosdoshme, në

të cilat tëkryhen zgjedhje të lira dhe demokratike është e kuptueshme sidomos gjatë

zgjedhjeve të para, si pasojë e mungesës së përvojës në këtë aspekt. Por përsëritja e këtyre

vështirësive në të gjitha proceset zgjedhore të mëvonshme tregon se shkaku i problemeve

duhet të kërkohet më thellë, te një trashëgimi e mundshme nga sistemi i mëparshëm.

Së dyti, analizimi i fazave na lejon të evidentojmë saktë shfaqjen si risi, apo përforcimin e

disa problematikave të mprehta jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por edhe në Ballkan dhe

vende të tjera të Europës Lindore sot (Jakubowicz 2007): si mosrespektimi i ligjit ,

korrupsioni, nepotizmi (abuzimi me pushtetin) dhe shkatërrimi i vlerave morale sipas

formulës laissez-faire. Duke qenë se këto probleme nuk janë thjesht mangësi të strukturës,

por gjejnë pasqyrim e mbështetje edhe në pjesën dërrmuese të shoqërisë mund të dalim në

Page 35: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 27

përfundimin se suksesi apo dështimi i fazave transformimit të një sistemi politik të caktuar

varet si nga struktura institucionale, ashtu edhe nga veprimi kolektiv i një shoqërie.

Beata Rozumilowicz ndryshe nga modeli me tre faza që paraqet Merkel, ofron një model

më të zgjeruar për të shpjeguar dhe analizuar jo vetëm sistemet politike, por edhe ato

mediatike në vendetpost-komuniste (2002: 17-18). Ajo dallon katër faza kryesore të

tranzicionit:

Faza para-tranzitive

Faza parësore (e tranzicionit)

Faza dytësore (e tranzicionit)

Faza e maturimit (të tranzicionit)

Tranzicioni sipas saj fillon përpara se të bjerë regjimi (faza e para-tranzicionit). Gjatë kësaj

faze, përgatitet terreni dhe kushtet që tranzicioni të ndodhë dhe të ketë gjasa tëvazhdojë më

tej. Rozumilowicz e vlerëson këtë fazë si vendimtare për të kuptuar ecurinë e procesit

transformues më vonë, por edhe të zhvillimit të sistemit mediatik në këto vende (2002: 17).

Në rastin e Shqipërisë, faza para-tranzitore nuk ka qenë aq e zhvilluar sa në vende të tjera

të Lindjes: në Poloni, Çeki apo Hungari, ku sistemi komunist vazhdimisht ka qenë i

konfrontuar me mendimin ndryshe duke e parapërgatitur në një farë mënyre popullsinë për

ndryshimet që do të pasonin.Fazat e tjera janë të ngjashme me ato të shpjeguara te modeli i

Merkel- it (2010: 119). Gjatë fazës parësore të tranzicionit ndodh shembja e regjimit, atij i

hapet „drita jeshile” e tranzicionit. Këtu kanë rëndësi dy momente kyçe: tranzicionet nga

brenda dhe tranzicionet që kryhen nga jashtë. Një tranzicion nga brenda nënkupton

shembjen e regjimit si fryt i bashkëpunimit mes regjimit të vjetër dhe forcës së re politike

që po vjen. Kurse tranzicioni nga jashtë do të kuptohet si ndërhyrje e një pale të tretë, nga

jashtë mes regjimit të vjetër dhe forcave të reja pretendente për pushtetin (Rozumilowicz

2002: 19). Veçanti paraqet faza e katërt, e cila nënkupton konsolidimin e sistemit të ri, por

jo aq në aspektin e strukturimit, se sa të aplikimit të saj. Kështu që në aspektin e

transformimit të sistemit politik, kjo fazë e katërt do të trajtohet si reformim institucional

(Rozumilowicz 2002: 23), por edhe shoqëror (lindja e shoqërisë civile).

Ky model, duke qenë se ofron më shumë hapësirë për të përshkruar proceset

mbarëshoqërore që e shoqëruan rrëzimin e sistemit, do të mbahet parasysh dhe do të

reflektohet kur të diskutohet për ecurinë e tranzicionit politik në Shqipëri, si dhe më vonë

fazat e zhvillimit të sistemit mediatik.

1.3.2 Fazat e tranzicionit politik shqiptar

a) Faza I (1988-1990): Para-tranzicioni shqiptar

Në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore, Shqipëria u fut me vonesë në procesin e

demokratizimit, duke bërë që të përcaktohet rëndom si një vend me “tranzicion të vonuar”.

Lëvizja studentore e tetorit 1990, së cilës i atribuohet rrëzimi i sistemit, vërtet i tregoi

Page 36: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

28 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

qeverisë Alia se kohës së tyre u kishte ardhur fundi, por këtë e bëri në një çast kur shembja

e sistemit totalitar kudo në Lindje dukej e paevitueshme. Çaushesku kishte ikur “ me gjak”

në Rumani, blloku sovjetik ishte copëtuar dhe valët e protestës qenë përhapur me aq

shpejtësi, sa në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, regjimet

ishin rrëzuar me sukses dhe po zëvendësoheshin me qeveritë e reja të dala nga zgjedhjet e

para demokratike. Ky “efekt domino” nuk kishte si të mos e prekte dhe Shqipërinë,

megjithëse në dhjetor 1990, Ramiz Alia, në postin e sekretarit të parë të Partisë së Punës

ende deklaronte se “këto ngjarje nuk kanë të bëjnë me ne”17 (Biberaj 1992: 189). Tre muaj

më vonë, edhe Alia - duke përfituar nga mospërgatitja në kohë e partive të reja - do të

lejonte zgjedhjet e para pluraliste, në të cilat Partia e Punës, e shndërruar “ brenda natës”

në Parti Socialiste do të dilte fituese, për të humbur thellë një vit më vonë, në mars 1992,

kundrejt Partisë Demokratike që drejtohej nga Sali Berisha, i cili zëvendësoi Alinë në

postin e presidentit të vendit.18

Ky moment kyç, ndërsa përgatitej kalimi i pushtetit në Shqipëri, është tejet i rëndësishëm

për të kuptuar formën dhe karakteristikat e tranzicionit që pasoi në të gjitha fushat, edhe në

sistemin mediatik. Me gjithë zemërimin kolektiv që ndodhte për herë të parë në Shqipëri

qysh pas vendosjes së regjimit komunist më 1945, ndryshimet nuk do të kishin qenë të

mundura pa ndihmën e disa faktorë të tjerë vendimtarë si vdekja e Enver Hoxhës më 1985,

dhe heqja e monopolit mbi TV në shtetin fqinj Itali që bëri të mundur orientimin masiv të

shqiptarëve drejt demokracisë perëndimore përmes medias. Europa që njihnin shqiptarët

ishte ajo që prezantohej në kanalet televizive të RAI-t italian. Kjo do të shënonte daljen e

Shqipërisë nga izolimi (pas ndalimit për gati një gjysmë shekulli të lëvizjes së lirë jashtë,

por edhe brenda vendit).

Këtyre faktorëve u shtohej edhe mungesa totale e traditave demokratike në Shqipëri që

rëndohej edhe më tepër nga gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën vendi futej në këtë fazë

transformimi. Ndërsa faktori më kyç që lidhet direkt me procesin e demokratizimit të

pritshëm ishte konstelacioni aktorial që u formua për të përcaktuar ecurinë e mëtejshme të

ndryshimeve. Shqipëria merret si shembull për mjaft shtete të Europës Lindore, ku sistemi

politik i ri u komandua dhe u kontrollua nga lart (Merkel 1998: 342). Kontrolli i

ndryshimit të sistemit, sipas Merkel, u iniciua fillimisht nga elitat e vjetra qeveritare. Ishin

ato që përcaktuan se në ç‟mënyrë do të zëvendësohej sistemi i vjetër autokratik dhe

gjithashtu, se në ç‟mënyrë do të vendosej sistemi i ri politik. 19 Duke folur për Shqipërinë,

Merkel thotë se

“aty patëm një efekt domino, ngjarjet e Europës Juglindore – elitat komuniste

të regjimit komunist filluan të hapen në mënyrë të kujdesshme nga një

17

Kupto këtu: me Shqipërinë (JG). 18

Në zg jedhjet e fillimvitit 1991, Partia Socialiste fitoi 169 nga 250 vende në parlament, kundrejt 75 vendeve

të Partisë Demokratike, si part i e opozitës. Por n jë vit më vonë, më 22 mars 1992, PD fitoi zgjedhjet me 92

deputetë, kundrejt 38 të PS. Të njëjtin sukses PD do ta përsëriste edhe në maj të 1996-ës, ku Sali Berisha do

të zgjidhej për herë të dytë Presidenti i vendit. 19

Dhe jo siç thotë Bugajski që "në ndryshim nga vendet e tjera të Europës Lindore, në Shqipërinë komuniste

kishte munguar një organizim i d isidentëve dhe opozitarëve. Kështu që aktorët kryesorë në “revolucionin

shqiptar” vinin nga masat e mobilizuara rishtazi" (cituar nga Krasniqi 2008: 85).

Page 37: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 29

autokraci totalitare tërësisht e mbyllur, në dhjetor 1989 me R. Alinë në krye”

(po aty).

Në fakt, në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990, shqetësimi i Alisë, trashëgimtarit

të Hoxhës, konstistonte në mobilizimin e policisë së shtetit dhe punonjësve të Sigurimit për

të shtypur në kohë ndonjë lëvizje të mundshme që mund të shpërthente (Krech 1997: 43).

Pas vdekjes së Hoxhës deri atëherë Alia nuk ndërmori asnjë fushatë liberalizuese si dhe

nuk bëri „asnjë hap ndryshe nga stili dhe dogma udhëheqëse [...], njësoj vazhduan vrasjet e

shqiptarëve në kufi [...], gjyqet politike kundër disidentëve dhe kritikëve politikë [...]”

(Krasniqi 2006: 197). Bazuar te modeli i Rozumilowicz, kjo periudhë mund të etiketohet si

para-tranzitore.

b) Faza II (1990-1994): Fillimi i tranzicionit

Në fillim të muajit maj 1990, Presidiumi i Asamblesë Kombëtare vendosi të ndërmerrte

disa reforma ekonomike për të rritur vendimmarrjen në bujqësi, etj. Më 16 maj filloi

procesi i pakthyeshëm i rënies së regjimit kur gjashtë shq iptarë që kishin kërkuar strehim

në ambasadën italiane që më 12 dhjetor 1985, u lejuan të largoheshin drejt Italisë.

Ndërkohë dy individë të tjerë u lejuan të fluturojnë drejt Greqisë (Krech 1997: 45).

Largimi i shqiptarëve në ambasadat e tjera të huaja, kryesisht atë gjermane dhe italiane,

ishte vendimtar për hapjen e Shqipërisë në fillim të korrikut 1990, dhe u shoqërua me

kritika nga vendet perëndimore.

TABELA 1: LARGIMI I SHQIPTARËVE NË FILLIM TË VITEVE ‟90 (KRECH 1997: 47)

Periudha kohore

Numri i emigrantëve Vendi pritës

13 korrik 1990 ≈ 5 000 Brindizi

Fund dhjetori 1990 ≈ 5 000 Greqi

Fillim janari 1991 14.500 vetëm në Greqi Greqi/Jugosllavi

9 shkurt 1991 20.000 shqiptarë u përpoqën

të largohen me anije nga

porti i Durrësit

Itali

5-8 mars 1991 ≈ 15.000 Brindizi

10 prill 1991 300 hebrenj shqiptarë Izrael

11-12 qershor 1991 680 Itali

7-9 gusht 1991 12.000 Itali

Siç thotë me të drejtë studiuesi Hans Krech, „nisja e shqiptarëve për në Itali për arsye

ekonomike do të pritej padyshim me kritikë të ashpër të autoriteteve portuale, por ne nuk

duhet të harrojmë se ka qenë edhe një fitore për modelin e demokracisë italia ne, fakti që

shqiptarët ishin frymëzuar aq shumë dhe ushqyer nga media italiane” (Krech 1997: 46).

Ramiz Alia qëndroi stoik i kursit të tij duke proklamuar se “ Shqipëria nuk mund të kthehet

Page 38: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

30 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

kurrë në Rumani, apo Poloni, Bullgari, apo Jugosllavi. Ky do të jetë kursi i gjeneratave,

kursi që do të ndjekë populli ynë” (cituar nga Krasniqi 2006: 197)20.

Goditja përfundimtare regjimit të Alisë i erdhi në 9 dhjetor 1990 kur mbi 8.000 studentë

dolën në protesta për reforma të reja. Fill pas protestave të studentëve u themelua Partia

Demokratike (PD) dhe më 19 dhjetor u lejua pluralizmi politik në vend. Gjer tani bonusi i

Alisë ka qenë se e “lëshoi pushtetin pa gjak”, duke harruar se pikërisht shembulli i

Çausheskut ishte tepër i freskët për të mos u marr në konsideratë.

Nga ana tjetër elita e vjetër drejtuese e “Bllokut” ishte diskredituar me kohë për pabarazinë

që kishte krijuar në lidhje me qytetarët e thjeshtë. Alias nuk i mbetej rrugë tjetër.

Megjithatë, partitë e reja politike që u formuan, nuk patën kohën dhe mundësinë për t‟u

organizuar duke bërë që Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) të fitonte zgjedhjet në 31

mars 1991 dhe Alia të shpallej president një muaj më vonë (31 prill). Ndërkohë që 20

shkurt 1991 mijëra demonstrues kishin rrëzuar bustin e Enver Hoxhës në sheshin

“Skënderbej”.Atmosfera nën të cilën u kryen këto zgjedhje ishte e nderë. Nuk bëhej fjalë

thjesht për një rotacion politik. Përballë njëra-tjetrës ndodheshin PPSH dhe PD. E para

simbolizonte një sistem që po ikte, por ideologjia e të cilit ishte brumosur thellë te njerëzit.

Ndërsa partia e dytë, e cila mbështetej kryesisht nga banorët e qyteteve projektonte të

ardhmen (me parrullat “Evropa”, “Liria”, “Demokracia”) duke sfiduar të shkuarën. Muajt e

parë të regjimit të Alisë u shoqëruan me protesta dhe bojkot të vazhdueshëm të PD dhe

aksione të pakoordinuara në shumë drejtime: arrestimet e ish-funksionarëve të lartë

komunistë, (ndër ta Nexhmije Hoxha dhe Alia në 1992); rrëzimin e qeverisë socialiste dhe

zëvendësimin e saj në dhjetor 1991 nga një qeveri teknike që drejtohej po nga komunistët,

ndërkohë që ekonomia po shkonte drejt greminës dhe popullsia ndihmohej nga ndihmat e

huaja, sidomos me mbështetjen e operacionit ushtarak italian Pelikan.

TABELA 2: TIPARET E TRANZICIONIT SHQIPTAR – FAZA I DHE II (1989-1992) (model i autores)

DIMENSIONET PROCESI I TRANZICIONIT SHQIPTAR

Faza para-tranzitore Elemente të liberalizimit ekonomik dhe politik

Ndryshimi i regjimit

“ Efekti domino”

Konstelacioni i aktorëve Komandim nga lart; vazhdimësia e elitave të vjetra (elite settlements)

Strukturat institucionale “ Dilema e njëkohshmërisë” Kapitalizëm i dizenjuar (model i importuar)

Forma e pushtetit

Udhëheqje autokratike e lidershipit

Politikat ekonomike Orientimi drejt “ status-quo” -s Ekonomi informale, korrupsion

20

Për më shumë informacion lexo edhe letrën që Ramiz Alia i dërgon Ismail Kadaresë më 21 Maj 1990,

botuar në librin "Nga një dhjetor në t jetrin", Paris 1991.

Page 39: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 31

Faza e dytë e karakterizohet pra, nga një kaos i përgjithshëm, ku në njëjtën kohë duhej të

ngrihej sistemi i ri politik, ekonomik dhe shoqëror, në një vend afër falimentimit të plotë

ekonomik. Nga ana tjetër, elitat ishin të zëna me pushtetin, një pjesë që synonte ndërrimin

e tij me çdo kusht dhe pjesa tjetër që synonte vetëm ruajtjen e tij. Përfundimisht, në

zgjedhjet e reja në fund të marsit 1992, PD do të fitonte me diferencë të madhe votash dhe

mund të formonte atë, që nga ekspertët e huaj sidomos është quajtur me eufori si “qeveria e

parë shqiptare pa pjesëmarrjen e komunistëve që nga viti 1944” (Krech 1997: 49).

Por a kishim të bënim vërtet me një ndërrim elitash në rastin e tranzicionit shqiptar, dhe a

mbajti euforia e mësipërme? Ajo që u quajt “qeveria e parë shqiptare pa komunistë”,

nënkuptonte në fakt me fjalë të tjera, partinë e parë shqiptare antikomuniste (PD), kauza e

të cilës deri sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e njëjtë (antikomunizmi), por që jo

detyrimisht ishte e pastër nga individët që mbanin ende teserën e Partisë së Punës (PPSH).

Ky dallim është i rëndësishëm se nxjerr në pah një karakteristikë të tranzicionit shqiptar:

mjegullën terminologjike kur ajo është në shërbim të interesave partiake. Megjithatë autorë

të tjerë vazhduan të qëndrojnë skeptikë kundrejt ndryshimeve në bllokun postkomunist pas

1989-ës, si Colin Sparks, i cili shprehej se “kolapsi i regjimeve komuniste megjithëse

dramatik në pamje [evidentimi im], nuk solli përfundimisht një transferim serioz të

pushtetit politik apo atij social, prandaj nuk mund të etiketohet vërtet si një „revolucion‟”

(1993: 67). Ky përcaktim vlen edhe për rastin e Shqipërisë.

Nëse pranojmë se sistemet politike nënkuptojnë bashkësinë e strukturave (institucioneve)

dhe aktorëve (partive, organizatave, individëve etj.) si dhe ndërveprimin mes tyre, mund të

themi se gjatë sistemit komunist totalitar në Shqipëri, ky ndërveprim mungonte krejtësisht

(ku legjitimimi i pushtetit bëhej nga lart poshtë). Në ngjarjet e 1990-ës vendi erdhi nga një

kulturë politike moniste (Partia e Punës luante rolin kryesor drejtues dhe të legjitimuar në

kushtetutë). Në dallim nga Polonia, Hungaria, Çekia, pushteti politik në Shqipëri nuk

kishte lejuar asnjë formë opozitare ndaj tij dhe kur dyshohej se kjo mund të ndodhte,

pushteti përdorte represionin, burgosjen deri dhe zhdukjen fizike të individëve. Shteti

shqiptar për 40 vjet me radhë (1945-1985) në fakt u drejtua de facto jo nga një qeveri

socialiste (komuniste), por nga një diktator siç ishte Enver Hoxha. Arshi Pipa do të

shkruante se “modeli stalinist i drejtimit të vendit në izolim ndërkombëtar, pa liri mendimi

dhe veprimi, nën frikë dhe terror politik, u ruajt i paprekur dhe pas vdekjes së Hoxhës”

(cituar nga Krasniqi 2006: 194). Merkel thotë se regjimi i ri demokratik vazhdoi të njëjtën

politikë si pushteti i mëparshëm, vetëm se ai nuk udhëhiqej nga elitat e vjetra të

shfuqizuara, por nga elitat e reja të krijuara“ të dyshimta” (Merkel 1999: 97). Nëse kjo

është e vërtetë, atëherë mund t‟i japim të drejtë Sparks që na mëson se “natyra e

tranzicionit që ka zënë vend në [...] këto shoqëri, përcaktohet nga natyra e vazhdimësisë së

elitave të vjetra apo të rejave që u krijuan” (2010: 98). Bashkëpunimi mes elitave të vjetra

dhe të reja, edhe pse jo demokratik në dukje, siguroi në vende të tjera si Polonia apo

Hungaria një kalim më të lehtë nga njëri regjim në tjetrin. Kalimi i pushtetit nga një person

i vetëm në një grup shoqëror, bazuar në rregulla institucionale të pranuara nga të gjithë,

ishte një përvojë e re në politikën shqiptare. Merkel e quan këtë fazë kaotike. Kaosi

konsiston sidomos në bashkëjetesën e rregullave të reja dhe vjetra dhe frymës së re që

Page 40: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

32 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

mbështetet në të vjetrën - përballja e këtyre të dyjave prodhon konflikt: “aktorët gjatë

kësaj faze përpunojnë ligje që të mund t'i përdorin për interesin e vet” (Merkel 1999: 138).

Altmann kur flet për fazat e transformacionit në vendet e Lindjes, thotë se në dy vitet e

para pas 1990-ës për Shqipërinë (1990-1992) tranzicioni ishte i papërmbushur ose “i

dështuar” (1999: 365). Elementët bazë të saj sipas tij ishin: ndërtimi i institucioneve,

krijimi i tregjeve të reja ekonomike dhe plotësimi i kuadrit ligjor në ekonomi, por edhe në

fushën civile dhe penale. “Shqipëria nuk arriti t'i plotësonte këto, ajo krijoi vërtet skeletin e

një kornize ligjore dhe institucionale - sipërmarrja e lirë dhe reforma për pronën private,

por në vend mbizotëroi kaosi ekonomik dhe zhvillimi i saj ishte në kushtet e ekzistencës

minimale” (Altmann 1999: 365). Treguesi i mbylljes me sukses të fazës së parë të

trasnformimit do të kishte qenë arritja e stabilitetit. Ky stabilitet nuk u arrit në fakt as në

fazën e dytë të transformimit në Shqipëri, e cila paraqitej gjithashtu e paqëndrueshme dhe

problematike.

c) Faza III (1994 - 1998): Orvatje për institucionalizimin e demokracisë

Nëse do të orvateshim t‟i interpretonim fazat e para të tranzicionit nga qasja aktoriale, pak

a shumë promotori i fillimeve të demokracisë sipas një perspektive pragmatiste të

përllogaritjes kosto- fitim, do të ndiqte logjikën “ nëse…, atëherë” . Kështu, për shembull,

lideri i Partisë Demokratike pas fitores së zgjedhjeve në vitin 1992 sipas kësaj logjike

duhet të mendonte: “Nëse unë do të ushtroj dhunë të hapur ndaj opozitës, atëherë mundet

që ta humbasë pushtetin. Nëse bëj ndonjë kompromis, atëherë do të mbijetoj!” Kurse lideri

i opozitës, i PS: “ nëse nuk fitoj popullin - masën - me çfarëdolloj mënyre, atëherë do ta

kem të vështirë të vij në pushtet sërish sado që t‟i ndërroj emrin partisë!”

Por aktorët e rinj që hynë në skenën politike në fillim të viteve 1990, me gjithë lidhjet e

tyre të vjetra me sistemin që shkoi, nuk ishin aq radikalë. Interesi i përbashkët i tyre ishte

fillimisht ecuria e institucionalizimit dhe demokratizimit të vendit. Gjatë fazës së dytë të

tranzicionit qeveria demokratike nisi reformat fillimisht në industri dhe bujqësi për t‟i

hapur rrugën më tej ekonomisë së tregut. Pothuaj në unison, studiuesit e transformacionit

bien dakord se gjatë periudhës 1992-1996 në Shqipëri, edhe pse më vonë se në vendet e

tjera të Lindjes, u ndërmorën reformat e para më të rëndësishme ekonomike (Altmann

1999, Merkel 2010, Sparks 1993) duke filluar me privatizimin, forcimin e sistemit bankar,

miratimin e ligjeve të konkurrencës etj. Njësoj si vendet e tjera ish-socialiste, edhe për

Shqipërinë, faza e dytë nënkuptonte dalje nga izolimi dhe lidhje e marrëdhënieve me

jashtë. Por kjo sfidë e shumëpritur nuk do të dilte me sukses, sepse numri i projekteve të

firmave të huaja me Shqipërinë do të mbetej për disa vite minimal (Krech 1997: 52) për

arsye të gjendjes jo të qëndrueshme ekonomike. Politika e jashtme e asaj periudhe mund të

përmblidhet në këto drejtime kryesore:

a) afrimin me komunitetin europian, SHBA dhe NATO-n (vizitat e Presidentit

shqiptar në vendet europiane, Itali, Gjermani, Austri etj, afrimi me Nato-n);

Page 41: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 33

b) afrimin me shtetet fqinje të Ballkanit21 (konsolidimi i marrëdhënieve me “shtetin

vëlla” Turqinë; vështirësitë me fqinjët e afërt lidheshin me konfliktin e pakicave shqiptare

që jetonin në Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi22, por edhe në Greqi për shkak të çështjes

çame);

c) ndërtimin e marrëdhënieve me shtetet islamike (hyrje në Konferencën Islamike në

dhjetor 1992).

Dhe ndërsa u duk sikur shteti shqiptar po lëvizte drejt një rruge të ngadaltë, por të sigurt të

ndërtimit të ekonomisë së tregut, me rritje të ndjeshme “të stabilitetit dhe konkurrencës

ekonomike” (Krasniqi 2006: 306), në dhjetor 1996 shoqëria shqiptare u trondit sërish.

Falimentimi i piramidave financiare - një model i njohur atë kohë edhe në vende të tjera të

lindjes, por jo me pasoja kaq të mëdha sa në Shqipëri, - dhe rrënimi i gjithanshëm që e

shoqëroi vendin për muaj me radhë i tronditi qytetarët shqiptarë jo vetëm në aspektin

individual për humbjen e kursimeve të tyre. Ajo ishte një “katastrofë politike me përmasa

shumë të mëdha” (Krasniqi 2008: 82), dhe një “regres i befasishëm i një vendi që kishte

njohur suksese të shpejta në fushën e ekonomisë” (Altmann 1999: 353). Kjo tronditje vinte

pas disa ngjarjesh të tjera që e kishin lëkundur besimin e popullsisë te zgjedhjet

demokratike, siç ishte akuza për manipulim të zgjedhjeve në pranverë të 1996-ës nga partia

në pushtet. Këto zhvillime bën që Shqipëria të humbiste “namin” së paku neutral që kishte

pasur deri atëherë te institucionet ndërkombëtare. Sidomos kritikat nga jashtë vendit i

drejtoheshin stilit autoritar për të mbajtur me çdo kusht pushtetin,23 kritika këto që nuk

kanë ndryshuar as 16 vjet më vonë.

Pra, kriza e vitit 1997 edhe pse është cilësuar si “rebelimi i armatosur i popullit kundër

qeverisë” (Krasniqi 2008: 85), ishte mbi të gjitha një tronditje e besimit të sapofituar të

qytetarëve shqiptarë te politika dhe sistemi i ri demokratik, i cili ishte parë si garanci për

mbrojtjen e prosperitetit dhe lirisë së individit, kundrejt sistemit represiv totalitar. Ngjarjet

e vitit 1997 treguan gjithashtu brishtësinë e procesit politik dhe mendjelehtësinë me të

cilën politika dhe qytetarët e kishin perceptuar kalimin tranzitiv nga një formë regjimi në

një tjetër. Me gjithë formën e dhunshme në të cilën degjeneroi rënia e firmave piramidale

dhe pasojat ekonomike dhe shoqërore që ajo la pas, ky moment mund të kishte shërbyer si

një çast reflektimi për sistemin politik, por edhe atë shoqëror edhe me gjerë. Shoqëria

kishte dalë nga një izolim total, i cili ishte trumbetuar për 45 vjet si “socializëm” , si

21

Shprehje e përdorur nga Min istri i Mbrojtjes turk Nevzat Ayaz gjatë vizitës së tij në Tiranë, nëntor 1992

(Krech 1997: 55). 22

Studiueset gjermane Stern dhe Wohlfeld shkruajnë në një studim se „polit ika e jashtme e vendit

[Shqipërisë] është tejet konstruktive: Shqipëria mban marrëdhënie të mira me fqinjët e saj dhe mbështet

aktivisht bashkëpunimin rajonal. Elita polit ike i refuzon tërësisht axhendat nacionaliste dhe vepron si

moderatore për pakicat shqiptare në rajon(Stern & Wohlfeld 2012: 12).

Bie në sy evidentimi i axhendës nacionaliste (kombëtare) me të cilën popullsia shqiptare (Projekti „Shqipëria

e Madhe) është përballur rëndom nga 1990 deri më sot. Po lit ikanët shqiptarë kanë qenë shpesh nën presionin

e ndërkombëtarëve për ta shprehur këtë maksimë me zë të lartë, siç e jep edhe kjo frazë e Berishës, botuar në

gazetën „Rilindja Demokratike“ më 3 shkurt 1993: „Shqipëria kurrë nuk ka kërkuar ndonjë ndryshim të

kufijve ekzistues, këtë nuk e bën dhe nuk do ta bëjë as në të ardhmen“ (cituar nga Krech 1997: 52). 23

Për më shumë lexo Krech (1997: 56 e në vazhdim).

Page 42: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

34 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

“demokraci e masave” , si fazë tranzicioni për të arritur komunizmin. Në vitin 1990 u

mësua se utopia e trumbetuar kishte qenë gënjeshtër, dhe se “demokracia që ishte

ndërtuar” nuk kishte qenë tjetër përveçse një sistem “diktatorial”, “totalitar”24 e të tjerë

terma që u shtuan në vitet në vazhdim. Me shpejtësi vendin e saj e zuri ëndrra europiane

dhe mbi të gjitha dëshira e fortë për t'u integruar në Bashkimin Europian, e një natyre “gati

irracionale” si dhe në vendet e tjera lindore (Altmann 1999: 350).

d) Faza IV (1998- 2012): Konsolidim i demokracisë apo tranzicion i zgjatur?

Pasojë e situatës së krijuar në fund të vitit 1996 dhe gjatë 1997-ës e bëri më të lehtë

riardhjen e të majtës, socialistëve në pushtet (qershor 1997). Ka autorë madje që këtë

rikthim të shpejtë e kanë konsideruar si “restaurim” të ish-komunistëve (G. Krasniqi 2008:

83). Sidoqoftë ndryshimi i pushtetit nuk kaloi lehtë. Në shkurt 1996, PD kishte aprovuar

me shumicë votash reformën për ligjin elektoral, në të cilën parashikohej kontrolli i figurës

së kandidatëve për deputetë përmes një komisioni parlamentar, të cilët kishin mbështetur

aktivisht diktatorin Hoxha. Kjo do të thoshte përjashtim të mbi njëqind mijë kandidatëve të

mundshëm nga PS dhe partitë e tjera të spektrit të majtë gjer në vitin 2001 (Krech 1997:

57). Pavarësisht vlerës së jashtëzakonshme që sillte me vete ky ligj, PD vetë do të kuptonte

se ndjekja rigoroze e kësaj maksime mund ta linte atë pa koalicion, pasi kapja e pragut

elektoral prej katër përqind ishte gati e pamundur nga partitë e vogla. Zgjedhjet e treta në

Shqipëri pas ndryshimit të sistemit treguan se Shqipëria jo vetëm nuk e kishte përmbushur

fazën e tretë, atë të konsolidimit të demokracisë dhe institucioneve demokratike, por se ajo

gati ishte kthyer sërish në fillim të vitit 1990. Kontestimi i tyre nga opozita dhe vërejtjet e

vëzhguesve dhe organizmave të huaj ishte vetëm kalvari i një historie që vazhdon ende sot,

dhe që mund të cilësohet si “ fryma e mungesës së konsensusit dhe e bojkotit” mes palëve

politike në vend25.

Perëndimi do ta përpunonte këtë etapë të re në këtë mënyrë, siç na tregon ky citat i marrë

nga një shkrim i botuar fillimisht te „Corriere della Sera” dhe pastaj i ribotuar në shumë

gazeta të rëndësishme europiane:

“Duke filluar nga tani përleshjet duket se nuk kanë më të bëjnë me mashtrimet

financiare. As me politikën, siç mund të kuptohet nga heshtja e opozitës

socialiste. Eshtë një luftë klanesh, e konfliktit të lashtë mes Veriut dhe Jugut të

Shqipërisë […]. Një luftë për jetë a vdekje, për fitore apo nënshtrim, në të cilën

janë lidhur sërish interesat e organizatave mafioze dhe klanizimeve të shtuara

në kohën e kapitalizmit më të egër” (cituar nga Krech 1997: 62).

24

Shih për mëtepërstudimin e Blendi Kajsiut (2008): “Stretegjia e harresës kolektive ose përse nuk mund të

mësojmë nga e kaluara“, Polis 3, UET/Press. 25

Krahaso për më shumë edhe Krasniqin (2006: 230-240) dhe Krech (1997: 59), i cili g jendjen e krijuar pas

kontestimit të zgjedhjeve parlamentare maj 1996 e shpjegon si një përplasje klanore mes Jugut dhe Veriut,

me mjete jodemokratike, e gjitha për të mbajtur pushtetin.

Page 43: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 35

Falimentimi i firmave piramidale, në të cilën humbën kursimet e tyre mbi 300.000

shqiptarë, dhe hapja e depove të armëve (10 prill 1997) që e futi vendin gati në një luftë

civile shënoi dështimin e plotë të fazës së tretë të tranzicionit. Në vend u vendosën trupa

paqeruajtëse nga pothuaj gjithë Europa, ndërsa figura të njohura politike u përfshinë në

debatet mes palëve: respektivisht kancelari austriak Franz Vranitzky u përpoq të pajtonte

forcat politike gjer në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 1997, kurse kryeministri italian

Romano Prodi (si i dërguar i OSBE-së) ndërmori bisedime me forcat rebele në jug. Loja

politike e bojkotit dhe acarimit të konfliktit e ndihmoi opozitën e atëhershme të rikthehej

në pushtet. Kurse dhuna dhe mungesa e dialogut mes palëve e detyroi qeverinë të largohej

nga pushteti. Ky „bipolarizim i skajshëm” , i cili ka mbetur i pandryshuar dëmtoi imazhin e

Shqipërisë, por mbi të gjitha paralizoi procesin e demokratizimit (Krasniqi 2006: 234).

Robert Austin në analizën e tij për tranzicionin ekonomik dhe politik në Shqipëri evidenton

ndër të tjera dy faktorë kryesorë përgjegjës për mospërparimin e tij krahas vendeve të tjera

të Europës Lindore, si Polonia apo Çekia. Nga njëra anë thotë ai është klasa politike që e

mban peng vendin mes polemika dhe retorika, të ngjashme me kohën e komunizmit. Dhe

nga ana tjetër vazhdimësia e elitave politike nga sistemi i vjetër në të riun (Austin 2003).

Por ngjarjet e 1997-ës tregojnë edhe se trualli mbi të cilën ishte ngritur demokracia

shqiptare ishte ende i paqëndrueshëm dhe themelet e ngrehinës të cekëta. Dy partitë

kryesore në vend e kishin ngritur ekzistencën e tyre në vitet 1992-1997 mbi raportin e

urrejtjes dhe mohimit të njëra-tjetrës. Pluralizmi ishte kuptuar si një vazhdim i luftës

ideologjike të klasave, të cilat me veprimet e tyre mund të ruanin status-quo-n. E gjithë kjo

panoramë nuk kishte të bënte aspak me demokracinë e premtuar në fillim të 1990-ës nga të

dyja forcat e mëdha politike. Qasja e shqiptarëve ndaj demokracisë, një term i përdorur

shumë, por i reflektuar pak, kishte pësuar një krizë të thellë. Sipas një versioni elegant të

Robert Dahl, „demokracia është një konkurrencë e hapur për të pasur poste politike dhe

pushtet, si dhe një mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve, duke garantuar disa të drejta si

liria e shprehjes apo e drejta aktive dhe pasive e votës” (cituar nga Tzankoff 2001: 24).

Pjesëmarrja e qytetarëve në shtatë vitet e para të demokracisë në proceset e vendimmarrjes

ishte inekzistente, e varur dhe e kontrolluar nga partitë politike. Ndërkohë që konsolidimi i

demokracisë nënkuptonte sidoqoftë mbështetje qytetare pasive dhe aktive („civic culture”),

diçka që nuk kishte ekzistuar deri më 1990-ën dhe mbetej inekzistente akoma. Qytetarët

shqiptarë nuk e njihnin rolin dhe funksionin historik të votës, ata vazhdonin të ishin partiak

dhe t‟u besonin partive dhe liderëve të tyre, njësoj siç besonin dikur PPSH dhe Hoxhën.

Rebelimi i tyre në protestat e 1997-ës, i ngjante protestave bottom-up, nga brenda sistemit -

përjashtë, të cilat gati e paralizuan funksionimin normal të shtetit dhe ishte krejt i

ndryshëm nga demonstrimi i vitit 1990 i cili drejtohej nga elitat e vjetra, ku qytetari

protestues ishte më tepër dekor mbushës, sa faktor ndryshues. Qytetarët protestonin për

kursimet e humbura jo vetëm nga zhgënjimi apo se prisnin vërtet dëmshpërblim për një

veprim mendjelehtë. Por sepse partitë “ e tyre” duhet të mbanin përgjegjësi për humbjen

individuale (siç mban përgjegjësi prindi për fëmijën). Por sjellja e elektoratit shqiptar në

përjetimin e saj të 1997-ës ka tiparet edhe të një traumatizimi social: e shkuara projektohet

Page 44: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

36 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

në të tashmen në çastin e konfliktit më të vogël që rrezikon të vë në dyshim sistemin,

pavarësisht cilësisë së tij.

1.3.3 Një tranzicon apo shumë tranzicione: Mësime nga rasti shqiptar

Nëse do të argumentonim me teoritë sistemike që tranzicioni përfundon kur partia

komuniste nuk e zotëron më pushtetin, kur pjesa më e madhe e mjeteve të prodhimit kalon

në duart e privatit dhe kur është tregu, ai që bashkërendon aktivitetet ekonomike

(Jakubowicz 2007: 52), atëherë do të përgjigjeshim pavarësisht problemeve të evidentuara:

“Po”, tranzicioni ka përfunduar. Nëse do ta vështronim nga këndvështrimi i output-i të

demokratizimit dhe integrimit në BE si “Toka e Premtuar” - atëherë përgjigjja do të ishte

“Jo”. Korrelacioni mes ecurisë së tranzicionit dhe pranimit në BE është parë nga shumë

studiues. Për Merkel, Shqipëria llogaritet te vendet me një demokraci të pakonsoliduar

elektorale, dhe kjo sipas tij, “ nuk pritet të ndodh as në një të ardhme të shkurtër”, gjë që

mund ta penalizojë atë edhe për aderimin në Bashkimin Europian, ku “mund të pranohen

vetëm shtete demokratike me ekonomi tregu të konsoliduar” (Merkel 2010: 494).

Dobësimi i sistemi Rrëzimi i sistemit Model i importuar

(ndikimi i brendshëm) Elitat e vjetra aktive Institucionalizim formal

Efekti domino Demokraci e pakonsoliduar

(ndikimi i jashtëm) Regjim hibrid

(demokratiko-autokratik)

FIGURA 2: HAPAT E TRANSFORMIMIT SHQIPTAR (Jakubowicz 2007: 62). Përshtatur dhe zgjeruar nga autorja)

Kritik shprehet edhe Altmann, kur thotë se të paktën dy vende do ta kenë të vështirë futjen

në BE, “Shqipëria për arsye ekonomike dhe strukturore, dhe Jugosllavia për arsye politike”

(Altmann 1999: 348). Ndër të tjera, Altmann e cilëson sistemin politik shqiptar si një

formë e përzier, gjysmë autokratike.

Mund të themi se studimet për tranzicionin shqiptar janë përqendruar më tepër në një

analizë kulturore historike duke parë të kaluarën si problemin kyç të mosfunksionimit

normal të demokratizimit sot. Ndërkohë që një qasje më e drejtë do të ishte të studiohej e

kaluara me synimin për të zbuluar se në ç‟mënyrë ka funksionuar dhe është drejtuar shteti,

mbi bazën e ç‟parimeve, për të kuptuar arsyen e mbështetjes (mbarë)popullore të regjimit

ish komunist dhe problemet e shtetit sot.Sepse siç thotë studiuesi Artan Fuga, sistemet

politike autoritare bazohen mbi “ traditat e ndryshme të formimit kulturor të një kombi”

Fundi i sistemit komunist Tranzicioni

Transformimi i sistemit

Page 45: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 37

(Fuga 2001: 78). Një nga keqkuptimet rreth natyrës së tranzicionit shqiptar ka qenë

renditja e tij në vendet që e “shpërthyen sistemin” së bashku me Korenë e Veriut, disa

vende të ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë. Jakubowicz për shembull thotë:

“Aty ka ndodhur një shkatërrim sistematik i institucioneve tradicionale të

ngritura gjatë komunizmit që do të thotë se identitetet korporative tradicionale

janë zëvendësuar me të reja. Prandaj kjo solli mungesën e një elite indigjene të

aftë për të zhvilluar një program të ndryshimit politik. Për pasojë, sistemi që

mund të zhvillohej në këto vende u përfshi në nacionalizëm, ksenofobi dhe

kultin e lidershipit” (Jakubowicz 2007: 102).

Në fakt ajo që ndodhi në Shqipëri siç u munduam ta shpjegojmë deri tani, ishte larg të

qenit „shpërthim sistemi”. Shqiptarët hynë në tranzicion pa ditur se çfarë ishte demokracia.

Demokracia ishte fillimisht ajo që nuk pëlqehej te autoritarizmi (Przeworski 2010: xii). Një

qëndrim i diskutueshëm ndaj tranzicionit postkomunist është pasqyruar në disharmoninë

terminologjike që rreket të përkufizoj formën e pushtetit në Europën Lindore. Për

shembull, James Pettifer kur flet për Shqipërinë, stilin udhëheqës të kreut të qeverisë së

djathtë, përdor termin “despotizëm demokratik” (cituar nga Krasniqi 2008). Me gjithë

frymëzimin nga Tocqueville, bashkimi i termave “despot” dhe “demokratik” nxjerr në pah

një sforcim dhe mosdiferencim të dukshëm për të mos mbajtur një anë të qartë. Njësoj

problematik mbetet edhe emërtimi i Shqipërisë si “war-torn regime” në një studim të

Bankës Botërore (shih Tab. 3), ku përgjithësisht si shembuj për ta ilustruar këtë sillen

luftërat e Skënderbeut kundër perandorisë osmane në shekujt XV-XVI.

TABELA 3: SISTEMET POLITIKE NË EKONOMITË POSTKOMUNISTE 1990-1999 (jakubowicz 2007: 111)

Competitive

democracies

Concentrated political

regimes

War-torn regimes Noncompetitive

political regimes

Czech Republic Slovak Republic Armenia Kazakhstan

Slovenia Bulgaria Albania Uzbekistan

Hungary Romania Georgia Belarus

Poland Ukraine Macedonia, FYR Turkmenistan

Lithuania Russia Azerbaijan

Estonia Croatia Tajikistan

Latvia Moldova Bosnia-Herzegovina

Kyrgyz Republic

Një tjetër term i përdorur rëndom për të karakterizuar modelin e demokracisë që u vendos

në Shqipëri pas ndryshimeve në ‟90-ën, është ai i “demokracisë defektoze”. Si të tilla do të

përkufizohen ato

“sisteme dominuese, të cilat karakterizohen nga prania e një regjimi deri diku

të zgjedhur në mënyrë demokratike [...], por për shkak të trazirave në logjikën

funksionale të një ose më shumë nënstrukturave të tij, humbasin bazën

Page 46: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

38 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

komplementare që është thelbësore në një demokraci funksionale, për të

siguruar lirinë, barazinë dhe kontrollin” (Merkel 2010: 37).

Ky formulim mund të përputhet vërtet me situatën, në të cilën ndodhet Shqipëria, por nuk

të mundëson thellimin në pyetje të tilla si: përse vazhdojnë të mbështeten ende qeveritë në

Shqipëri nga qytetarët, me gjithë demokracinë problematike të certifikuar ndër të tjera në

raportet e organizmave ndërkombëtare, kur dimë se mbijetesa e një sistemi politik varet

nga mbështetja e qytetarëve të tij, e cila „shërben si një burim i padiskutueshëm për

sistemin politik” (Merkel 2010: 56).26

Ndryshimet shoqërore (sfera publike) pas 1990-ës

Studiues të ndryshëm e kërkojnë arsyen te mungesa e kulturës politike në vend sipas motos

se kultura ideale qytetare („civic culture” ) për demokracinë mbështetet në traditat e saj më

të hershme (Almond & Verba 1963). Në Shqipëri për gati një gjysmë shekulli me radhë

ndodhi “atomizimi i strukturës sociale” (Offe 1994: 67) dhe homogjenizimi i diferencave

duke ushtruar presion mbi individin. Për pasojë kishim një shoqëri ku njerëzit paguheshin

njësoj, jetonin dhe banonin në kushte të njëjta, pa njohur mekanizmat e funksionimit të

tregjeve (të punës, ekonomisë etj.) si elementë thelbësorë të një demokracie konkurruese

(Offe 1994: 67). Njehsimi i religjionit me politikën - si dhe i çdo forme tjetër shpirtërore-

kulturore - shërbente për të ushtruar një kontroll total mbi shoqërinë, pjesë e këtij kontrolli

ishte edhe media me rolin e saj si propaganduese. Sepse siç thotë Merkel me të drejtë, “

thelbi i një regjimi totalitar qëndron para së gjithash në pushtetin total të jetës së

përditshme të qytetarit, në kontrollin e veprimeve të tij, të mendimeve dhe opionioneve”

(2010: 49).

Nëse do të përdornim fjalët e Hannah Arendt, regjimi komunist në Shqipëri ishte

thellësisht totalitar (dhe jo autoritar) sepse ai nuk e kufizoi lirinë individuale, por e zhduku

atë krejt në mënyrë sistematike dhe në të gjitha fushat (1955). Individët kërkohej të ishin

pasivë dhe çdo nevojë imediate që dilte nga struktura përpunohej dhe zgjidhej po aty, duke

iu deleguar në fund qytetarit për ta kryer si një akt i detyrueshëm rutinor. Procesi reflektiv i

normave dhe vlerave nga ana e qytetarëve u zëvendësua në mënyrë sistematike me metodat

shtrënguese, detyruese dhe një ideologji bazë, të pakonkurrueshme. Aktorët kolektivë

(sindikatat, partitë politike, organizatat jofitimprurëse, grupimet religjioze etj.) nuk

mundën as të krijohen dhe as të funksionojnë gjatë regjimit të vjetër.

Në këtë mënyrë, vitet e para, pas rënies së regjimit komunist, e gjetën qytetarin shqiptar

tërësisht të papërgatitur për të reaguar drejt ndaj problemeve që dilnin prej sistemit të

brendshëm politik, ekonomik dhe shoqëror, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Modeli i

“përshtatjes” ndaj regjimit dhe gjithë formave të tij paraqitëse në 45 vjet nuk mund të

zhbëhej në pak kohë, kështu që ai u inkorporua sërish, këtë herë si përshtatje ndaj regjimit

të ri demokratik si e vetmja mundësi për të qëndruar në lojë. Kështu që nuk habitemi, përse

26

E n jëjta skemë mund të përdoret edhe për të kuptuar sistemin mediatik dhe gazetarët si aktorët e tij

mbështetës. (JG)

Page 47: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 39

instalimi i sistemit të ri demokratik nuk erdhi si pasojë e një kërkese apo “ revolucioni”

nga poshtë, por si pasojë e një efekti domino, ku shteti u vendos në krye të shoqërisë, duke

bërë që gjithë nënsistemet e tij shoqëruese të ndërlidheshin me politikën. Edhe sot e kësaj

dite, organizmat shoqërorë dallohen nga paaftësia për të vepruar dhe ushtruar kontrollin e

duhur ndaj çdo qeverie që është në fuqi. Madje mund të themi se në Shqipërinë e njëzet

viteve të fundit, lëvizjet qytetare kanë pasur vazhdimisht një karakteristikë të përbashkët:

mosfunksionimi i protestës apo demonstrimit qytetar si një rutinë demokratike ka rrezikuar

të degjenerojë në lëvizje populiste dhe mobilizimi qytetar është përdorur për të fituar

pushtetin “karizmatik”. Për pasojë “atomizimi” nga sistemi i vjetër jo vetëm nuk është

kapërcyer, por është “riprodhuar dhe përforcuar” më tej (Offe 1994 : 72). Lëvizja (protesta)

qytetare është ndjerë vetëm në pak raste: refuzimi i draft-kushtetutës në referendumin e

vitit 1994, për të mos fuqizuar kompetencat e presidentit siç parashikohej aty ndër të tjera;

apo protestat e dhunshme pas shembjes së firmave piramidale dhe kolapsit të shtetit në

vitet 1996-1997.

Përmbledhur mund të themi se aftësia për vetëorganizim të lirë dhe pavarur është ndër

kushtet jetike të një demokracie funksionuese (Tocquevielle 1986) dhe jo nën drejtimin e

shtetit apo strukturave partiake në përgjithësi. Arsyeja përse veprimi demokratik qytetar

nuk u vu re pas rënies së sistemit (por edhe sot e kësaj dite) duhet kërkuar në rrënjosjen e

traditës kulturore dhe religjioze të vendit (atavike) të përcjellë në breza përmes edukimit.

Roli i elitave gjatë dhe pas rënies së sistemit

Roli kyç që elitat luanin në transformimin shoqëror dhe politik të një vendi argumentohej

që në mes të viteve 1980 në studimin “Transition to democracy” të autorëve O'Donnell,

Schmitter dhe Whiteheads (1986). Sipas tyre, përllogaritja dhe dispozitat e elitës

mbizotëruese ishin përcaktuese në ecurinë e proceseve demokratike (1986:48). Pothuajse

në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe Sparks ndërsa flet për natyrën e tranzicionit.

Sipas tij, tipari kryesor i tranzicionit pas vitit 1989, ishte transferimi i menaxhuar dhe i

negociuar i pushtetit mes elitës ekzistuese dhe asaj opozitare (2005: 111).Ndryshimi i

elitave në vendet ish-socialiste paraqet disa karakteristika. Në vende si Gjermania Lindore,

Polonia, Çekosllovakia apo Hungaria transformimi i elitave u bë nga brenda-jashtë dhe u

shoqërua me shkrirjen e menjëhershme të “nomenklaturës” së vjetër, ku përfshiheshin

pozicionet më të rëndësishme partiake, shtetërore, ekonomike e të tjera. (Beyme

1994:177). Në vendet e tjera, si Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria, transformimi ishte

minimal dhe elitat ekzistuese vazhduan të mbeten në fuqi me gjithë kolapsin e regjimit të

vjetër. Ky proces është më i kuptueshëm, nëse evidentojmë marrëdhënien e këtyre elitave

me regjimin e vjetër. Në shumë vende të Europës Lindore “nomenklatura” përbëhej nga

elitat e reja të krijuara nga pushteti pas 1945, duke eliminuar sadopak ose tërësisht, si në

rastin e Shqipërisë, elitat ekzistuese të mëparshme, qoftë ato kulturore, qoftë ato religjioze

(feja e krishterë sidomos, por edhe bashkësitë e tjera fetare në Evropën Juglindore. Ndërsa

në Poloni apo Sllovaki hasim një “katolicizëm politik” (Beyme 1994: 184), në Shqipëri pas

1967 feja u ndalua tërësisht, kurse elitat religjioze, kryesisht pr iftërinjtë, u burgosën ose u

eliminuan fizikisht.

Page 48: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

40 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Elitat kulturore që u krijuan gjatë regjimit komunist kishin gjithashtu një “karakter sektar”

(Beyme 1994: 177) dhe karakterizoheshin jo nga cilësia reale që ato ofronin, por nga

besnikëria ndaj vijës së partisë, duke ushtruar propagandë, agjitacion dhe aktivitete të tjera

organizative në dobi të legjitimimit të pushtetit. Një pastrim rrënjësor i elitave, i ngjashëm

me procesin e Nürenbergut, nuk ndodhi në asnjë nga vendet e Europës Lindore (Beyme

1994: 189). Përjashto proceset gjyqësore kundrejt disa drejtuesve të lartë politikë gjatë

regjimit, pjesa tjetër e aparatit shtetëror u la e qetë duke ndjekur filozofinë e nulla poena

sine lege27. Elitat e vjetra të regjimit komunist në Shqipëri patën mundësi të ushtronin

pushtetin e tyre në dy vitet e para, 1990-1992, (Merkel/Puhle 2006: 423). Ky pushtet

konsistonte në një kontroll monopolist të aparatit shtetëror, të pushtetit mbi ekonominë, të

kontrollit mbi mediat, sidomos mbi radiotelevizionin shtetëror si dhe krijimin e një

vakuumi për sa i përket opinionit publik - në kuptimin që qytetarët janë të pafuqishëm

përballë manipulimit shtetëror (Merkel/Puhle 2006: 433).Për të kuptuar më mirë se si

ndodhi bashkëveprimi i elitave të vjetra dhe të reja në Shqipëri pas vitit 1990 dhe çfarë

impakti pati ai në procesin demokratizues, mund t'i referohemi Merkel, kur thotë se

kompromiset mes elitave (elite settlements) mbahen të fshehta nga masat përkrahëse apo

lëvizjet popullore. Këto të fundit thirren në “shesh” në mënyrë të përllogaritur nga elitat, e

cila nga ana e saj i formëson dhe instrumentalizon ato. (2010: 91).

Mosndërprerja e elitave, vazhdimësia e tyre e shfaq tranzicionin si një proces të

negociueshëm mes përfaqësuesve të regjimit të vjetër dhe forcave të reja prodemokratike.

Në vende si Polonia, Hungaria apo Çekia, ky model dha rezultate në ndërrimin e butë të

sistemit, edhe pse në rastin e Shqipërisë kjo nuk ndodhi. Elitat e vjetra patën vazhdimësi në

fushën e ekonomisë, aty ku siç thotë von Beyme “ndryshimet bëhen më ngadalë” duke u

përfshirë direkt dhe indirekt “ sidomos në sektorin e privatizimeve (1994: 190). 28 Kurse në

fushën e politikës edhe pse më i vogël, ndryshimi i tyre ishte i dukshëm. Partia

Demokratike edhe pse drejtohej nga një ish-komunist e pati më të lehtë të përfshinte

brenda saj përfaqësues të grupimeve shoqërore të ndryshme, kryesisht ish-të përndjekurit,

ata që kishin vuajtur represionin individual dhe familjar të regjimit totalitar dhe

përfaqësues të brezit të ri të painkriminuar gjatë regjimit të vjetër, duke u kthyer në një

parti me një mision të qartë dhe të fokusuar kundër rikthimit të komunizimit. Problemin

më të madh në këtë drejtim e kishte fillimisht Partia Socialiste, e cila duhej të riorganizohej

duke afruar të rinj dhe duke larguar figura të vjetra të konsumuara për t'i shpëtuar

diskretitimit, proces ky që ende nuk ka arritur të kryhet nga partitë politike në dy dekadat e

fundit

27

Nuk ka dënim për d içka që ka qenë më parë e lig jshme (JG). 28

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fushën e shkencës, ku drejtuesit e institucioneve në vendet

postkomuniste vërtet u shkarkuan nga postet e larta, por ata ende mbetën si kërkues shkencorë pranë

universiteteve, instituteve, apo si këshilltarë të autoriteteve politike (von Beyme 1994: 190)

Page 49: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 41

Roli i administratës shtetërore (qasja aktoriale)

Vendet e Europës Lindore dhe Juglindore janë trajtuar më tepër si vende në skaj të

Europës, të cilat pas shembjes së sistemit komunist duhet të „orientoheshin për herë të parë

drejt demokracisë perëndimore”. Etablimi i institucioneve ndërkombëtare si Banka

Botërore, FMN, BERZH (The Bank of European Reconstruction and Development), BE

etj, me gjithë ndihmesën fillestare, nuk duhet parë pa një farë rezerve sepse siç thotë Ezra

Suleiman, ato “në përgjithësi rreken të diktojnë politikat e tyre ekonomike” (1999: 122).

Suleiman argumenton se vendet e Europës Lindore nuk janë përpjekur sa duhet për t‟i

zgjidhur problemet me forcat e tyre. Shembulli më i mirë për këtë është pamundësia për të

ndërtuar administratën e re pas rënies së regjimit. Sipas tij, “nuk ka demokraci pa një

burokraci profesionale (Suleiman 1999: 113). “Një administratë e strukturuar me frymën

Weberiane, si një trupë profesioniste, nuk do të lejonte ndërhyrjen në punët e saj të

organizmave të huaja (në formën e kompromiseve dhe negociatave të vazhdueshme) duke

forcuar kësisoj legjitimitetin e shtetit” (Suleiman 1999: 122).

Kur flasim për përshtatjen e administratës sipas Weber- it nënkuptojmë implementimin e

vlerave të tilla si: meritokracia, profesionalizmi dhe pushteti i ligjit, të cilat nuk njiheshin

dhe nuk zbatoheshin në komunizëm. „Burokracia” e Weber- it nënkuptonte një aparat të

dehumanizuar, një lloj shoqërie civile dhe organizate të pavarur nga shteti, brenda

pushtetit. Përveç Gjermanisë Lindore, thotë Suleiman, “në asnjë vend të Lindjes nuk pati

ndonjë ndryshim rrënjësor” në administratë (1999: 124).

Në këtë frymë pyetja e rëndësishme që mund të ngrihej se “si iu përshtat administrata

modelit të ri politik, duke qenë se aktiviteti i saj në të shkuarën ishte kryesisht në shërbim

të ideologjisë së partisë në pushtet?”, mbetet pa përgjigje konkrete. Në Shqipëri, ndryshimi

i sistemit nuk u shoqërua menjëherë edhe me ndryshimin e elitave në administratë,

sidomos në postet e ulëta. Punonjësit e vjetër vazhduan veprimtarinë e tyre me arsyetimin

se kishin përvojë profesionale, e cila u mungonte të rinjve. Në zgjedhjet e vitit 1991, 25% e

deputetëve të zgjedhur të PPSH, ishin ish-komunistë (Krech 1997).

Në sistemin e mëparshëm, mënyra si funksiononte aparati burokratik ka qenë

problematike. Ky aparat ishte arbitrar, i politizuar dhe mbi të gjitha instrument i pushtetit.

Ndërsa në thelb, puna e administratës nënkupton ndarje të detyrës nga aspiratat personale

dhe politike, në rastin shqiptar, për punonjësin e administratës socialiste do të thoshte, të

ndjekësh dhe të mbështetësh politikën e partisë që është në pushtet. Kështu që zbatimi

besnik i vijës së partisë i shërbente promovimit personal dhe interesit të ngushtë vetjak

(Rational Choice). Nga ana tjetër, rekrutimi dhe promovimi i punonjësve të administratës

gjatë sistemit të kaluar bëhej në bazë të lidhjeve me partinë dhe jo aftësive profesionale (që

bie në kundërshtim të plotë me konceptin Weberian (Suleiman 1999: 116). Shteti vendoste

për administratën, si për shembull në maj 1966, ku Partia e Punës me anë të “letre të

hapur” lajmëroi njerëzit për ndryshimet radikale që do pasonin (Zickel & Iwaskiw 1994).

U shkurtuan rreth 15.000 vende pune dhe u aplikua koncepti i punës fizike si diçka

“produktive”. Këtu do të përfshiheshin edhe intelektualët, mësuesit, dhe punonjësit e

Page 50: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

42 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

administratës politike. E gjithë kjo bëhej në emër të parandalimit të “stanjacionit

burokratik”, “intelektualizmit”, “burokratizimit”, “teknokratizimit” etj.

Pas zgjedhjeve elektorale të vitit 1992, nga ku doli qeveria e parë jo-komuniste shqiptare,

administrata u mbush me elementë të rinj, kryesisht ish-të përndjekur politikë, por edhe

komunistë të konvertuar në demokratë, të cilët vazhduan traditën e kolegëve të tyre

paraardhës: besnikërinë ndaj qeverisë në pushtet. Një „administratë e zonja është përgjigjja

më e mirë ndaj politikanëve amatorë” thotë Schumpeter, i cili e sheh “burokracinë” jo si

pengesë për demokracinë, por një përbërës jetik të saj (cituar nga Suleiman 1999: 114).

„Ikje nga kompleksi i Rozafës” : Tranzicioni shqiptar si model i paqëndrueshëm

Paqëndrueshmëria që e ka karakterizuar tranzicionin shqiptar sipas studiuesit Artan Fuga,

mund të shpjegohet me legjendën e Rozafës (2008: 366-376). Sipas saj, tre vëllezër që

përpiqen të ngrenë një kala, muret e së cilës shemben natën, bien dakord të bëjnë një

sakrificë: të flijojnë njërën nga nuset e tyre që do të sjellë mëngjesin të nesërmen. Kjo

është një këshillë që një plak i vjetër u ka dhënë vëllezërve. Sakrifica nënkupton që asnjëri

prej tyre të mos i tregoj gruas së vet për atë që e pret të nesërmen. Por dy vëllezërit e

mëdhenj e shkelin premtimin, vetëm i treti nuk tregon dhe vërtet, ditën tjetër, gruaja e tij u

sjell për të ngrënë burrave (pasi dy gratë e tjera refuzojnë), dhe përfundon e murosur në

themelet e kalasë. Fabula që sjell Fuga mund të interpretohet në disa mënyra nga

këndvështrimi i studimeve mbi tranzicionin. Nga njëra anë, në rolin e plakut të panjohur, të

mençur (ose dinak, stërmullari i fatkeqësisë – flijimi i nënës së re; ose i stabilitetit –

ndërtimi me sukses i kalasë pas përmbushjes së sakrificës) mund të shohim

ndërkombëtarët, pa të cilët nuk mund të kuptohet tranzicioni shqiptar në dy dekadat e

fundit. Ndërkombëtarët janë pala e tretë e rëndësishme pas aktorëve kryesorë politikë në

vend, sidomos gjatë proceseve zgjedhore. Roli i tyre në Shqipëri ka ardhur duke u rritur

pas krizës së 1997-ës. Që nga ajo kohë, ndërkombëtarët qoftë si institucione (OSBE,

Delegacioni i Bashkimit Europian etj), apo ambasada të huaja, janë pjesë e pandashme e

procesit politik në vend. Aq sa është krijuar përshtypja që partitë politike shqiptare nuk

zgjidhin dot asnjë krizë pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Për t‟u kthyer te “ikja nga

kompleksi i Rozafës” që “kalaja” të ngrihet dhe demokracia të vendoset njëherë e mirë,

nënkupton që njëra nga palët, partitë politike kryesore në vend, të flijojë diçka (të

shtrenjtë).

Nga ana tjetër, kjo ide, me gjithë plasticitetin e saj mbetet utopike. Partitë nuk sakrifikojnë

me vullnetin e tyre asgjë, për sa kohë nuk janë të detyruara ta bëjnë këtë, si nga brenda

(popullsia), ashtu edhe nga jashtë (ndërkombëtarët). Ka më shumë gjasë që ndryshimet të

ndodhin krejt rastësisht, për shembull si detyrim për të plotësuar një nga kushtet për t‟u

anëtarësuar në BE, ose diçka tjetër. Nëse do të ndodhë kjo e fundit: arritja e konsensusit

mes palëve dhe aftësia e vendimmarrjes pa ndihmën e huaj, atëherë dihet që do jetë

„sakrifikuar” diçka, e pafajshme. Në të kundërtën, siç thotë Fuga, ata “asnjëherë nuk do të

arrijnë të merren vesh dhe për rrjedhojë ka rrezik që kurrë të mos ketë më kala” (2008:

377). Tranzicioni pra, si një rreth vicioz, prej nga zor se dilet dhe koncepti i “kalasë” i

Page 51: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 43

ngjashëm në fakt me përkufizimin që O‟Donnell (1993) ofron për demokracinë si

personifikim i “pabarazisë, irracionalitetit, padrejtësisë, zbatimin partikularist të ligjeve,

gënjeshtrave […], një stili teknokratik të politikës, madje dhe me një lloj dhune arbitrare”

(cituar nga Przeworksi 2010: xii).

1.3.4 Tranzicioni si një proces i diferencuar

Studiuesja Elke Siehl, në studimin me titull: “Varësia nga e shkuara dhe privatizimi në

Europën Lindore - Perspektiva ekonomike institucionale” është më gjithëpërfshirëse kur

propozon që tranzicioni në vendet ish-socialiste të studiohet duke u nisur nga dy

perspektiva: së pari, duke u bazuar në ngjashmëritë e përgjithshme që këto vende mund të

kenë me njëra-tjetrën në varësi të sistemit politik gjer më 1989-ën dhe së dyti, duke nxjerrë

në pah dallimet dhe specifikat e një vendi apo rajoni të caktuar, kryesisht në rrafshin

historik dhe kulturor (Siehl 1997: 16).

Siç mësuam më sipër, shqiptarët në fillim të 1990-ës u gjendën para një dileme: ndërrimit

të mënyrës së të menduarit dhe të vepruarit nga sistemi i mëparshëm në sistemin e ri. Por a

u zhduk vërtet komunizmi? Kajsiu thotë se “komunizmi në Shqipëri nuk ishte thjesht një

ideologji, por edhe një projekt kombformues. Partia e Punës pretendonte se ishte

themeluesja e kombit modern shqiptar” (2008: 8-9). Krijimi i kombit, pra, në Shqipëri

kishte qenë shumë më i rëndësishëm se etablimi i strukturave demokratike perëndimore.

Edhe ndryshimi do të ishte radikal. Një vend nuk mund të shndërrohej “brenda natës” nga

agrar, në industrial, për sa kohë mungonte tërësisht tradita demokratike. Transformimi i

sistemit shoqëror ish-socialist do të ishte një proces i vazhdueshëm që do të forcohej

ngadalë, përmes adaptimit, riorganizimit, rikonfigurimit dhe rindryshimit nga strukturat e

vjetra” (Siehl 1997: 15). Ky adaptim është rezultat i negociatave informale me grupet e

interesit, të cilat kthehen në mekanizmat dominuese të koordinimit (Siehl 1997: 23). Por

siç sugjeron Siehl, “ndryshimi i rregullave formale nuk shpie detyrimisht te ndryshimi i

sjelljes së aktorëve” (1997: 32). Këtyre u duhet kohë të mësojnë mënyrat e sjelljes kundrejt

institucioneve të reja.29

Një element tjetër për të kuptuar problematikën shqiptare të tranzicionit është kultura

politike mbizotëruese në vend. Nga sa u tha deri tani ravijëzohen tiparet kryesore që e

mbruajnë këtë kulturë, por le të ndalemi te disa prej tyre. Në studimin me titull “Rruga e

gjatë e Shqipërisë për në Bashkimin Europian: konfliktet e brendshme politike për pushtet

bllokojnë reformat e rëndësishme” studiueset gjermane Ulrike Stern dhe Sarah Wohlfeld, e

shohin arsyen e polarizimit të skajshëm politik te kultura politike e vendit dhe përvoja e

mangët me demokracinë:

“[...] Në Shqipëri, pas vitit 1990 nuk ka ndodhur as një zëvendësim i

gjithanshëm i elitave, dhe as një përpunim i vërtetë i të kaluarës. [...] Sistemi

politik shqiptar është tejet i personalizuar; identifikimi me një parti bazohet më

29

Krahaso gjithashtu Offe (1995: 47-66), dhe North (1996: 33).

Page 52: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

44 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

pak te programet dhe ideologjitë se sa te lojalitetet personale. [...] pushteti

është mbi të gjitha shihet si qëllim në vetvete dhe i shërben përfitimit personal

të pushtetmbajtësve. [...] postet, detyrat dhe lejet jepen shpesh jo sipas

kritereve objektive, por sipas rregullave të grupeve klanore dhe klienteliste.

Kush angazhohet në një parti (politike), shpreson së pari, që të përfitoj

konkretisht diçka nga një fitore e mundshme e saj. [...] Ndërrimi i qeverive

shoqërohet me ndërrim të plotë të administratës – jo vetëm në postet e larta;

kësisoj humbasin përvoja dhe njohuri teknike të rëndësishme të mbledhura në

vite të tëra pune” (Stern/Wohlfeld 2012: 3-8).

Sipas autoreve “çelësi për integrimin europian të Shqipërisë gjendet te kapërcipimi i

polarizimit. Në këndvështrimin afatgjatë vetëm veprimet e përgjegjshme të një elite të

socializuar europiane mund ta fusin vendin në BE” (Stern/Wohlfeld 2012: 15). Sipas tyre,

“kapërcimi i polarizimit”, politik - në kontekstin e të ardhmes europiane, që siç thonë

autoret, dominion debatin publik në vend, - është edhe më aktual se lufta ndaj korrupsionit.

Duke iu referuar „Corruption Perception Index” (CPI) të organizatës Transparency

International 2002, 2008, e në vazhdim, ato thonë se Shqipëria në rajon, përveç Kosovës,

ka rezultate negative. „Në vitin 2011 rendi i Shqipërisë në CPI ishte bashkë me Indinë [...]

dhe Tongan në vendin 95-të” (Stern/Wohlfeld 2012: 15). Ndërsa si element tjetër të

rëndësishëm të mungesës së kulturës politike Stern dhe Wohfeld sjellin mospërpunimin e

të kaluarës ish-komuniste, ose siç e quajnë ato „një pseudorishikim të vazhdueshëm”

(Stern/Wohlfeld 2012: 14).

1.3.5 Europa Lindore, një histori ndarjesh dhe përkufizimesh

Sistemet e reja politike që u vendosën pas 1989 kishin diçka të përbashkët: përballjen me

reintegrimin në tregun ekonomik botëror të shoqërive ish-socialiste dhe me braktisjen e

ekonomisë së centralizuar socialiste – për të përmendur vetëm dy prej sfidave imediate të

asaj periudhe, por rruga që zgjodhi secili nga këto vende për t‟i përballuar ato ishte

tërësisht e ndryshme. Por në vend që këto rrugë të trajtoheshin si një pasuri historike e

lëvizjeve politiko-shoqërore në rajon, prej të cilave mund të mësohej bashkarisht për të

shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë permanente vendet e Europës Lindore janë përpjekur

të distancohen sa më shumë nga njëra-tjetra. Largimi nga e shkuara e përbashkët

ideologjike ish-socialiste, ka sjellë rritjen e qasjes së tyre drejt perëndimit dhe familjes

institucionale europiane, dhe duket gati si nevojë për një ideologji të re, ku “tjetri” (i

ngjashmi dikur) kthehet në shqetësues. Zyrtarisht vendet e Lindjes janë ndarë në disa grupe

për sa i përket ecurisë dhe performancës së tyre demokratizuese (Thomaß 2001: 61):

Në grupin e vendeve “të suksesshme” : Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovenia, shtetet

Balltike,30 të cilët e kanë përmbushur me sukses procesin e transformimit;

30

Më vonë këtij grupi i janë shtuar edhe Kroacia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria pas hyrjes së tyre në BE

(JG).

Page 53: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 45

në vende “të vonuara” - si Shqipëria, Jugosllavia, Bosnjë-Herzegovina, Maqedonia,

Rusia, Moldavia, Ukraina, Bjellorusia që ende paraqesin elementë semiautoritare;

dhe në vende “humbëse” - vendet e Azisë Qendrore si Uzbekistani, Kirgistani,

Kazakstani, Taxhikistani apo shtetet e Kaukazit si Azerbajxhani, Armenia dhe Gjeorgjia që

janë ende pas me procesin e demokratizimit.

Ndërkohë ende citohet dhe mbetet në fuqi një kategorizim i BB në vitin 2002 (Jakubowicz

2007: 111), ku vendet postkmuniste ndaheshin në dy grupe: vende të tipit A dhe të tipit B.

TABELA 4: KATEGORIZIMI I VENDEVE POSTKOMUNISTE SIPAS BANKËS BOTËRORE (JAKUBOWICZ 2007)

Këtu si faktorë përcaktues shërbenin kushtet paraprake, pra historike të çdo vendi para se

të futej në fazën e tranzicionit. Njësoj si ndarja që Jakubowicz përdor më sipër, te kategoria

e „të suksesshmeve” të tipit A futen gjithë ato vende që kanë njohur liberalizimin politik

dhe ekonomik (pra, ku ka pasur një opozitë ndaj regjimit) që përpara rënies së sistemit. Ato

që në tabelën e mësipërme cilësohen si faktorë pengues të tranzicionit: standartet e ulëta të

jetesës, standardet e ulëta të arsimimit, mosintegrimi i traditave kulturore- identitare,

persekutimi i mendimit ndryshe etj, janë në fakt pasoja të mungesës së stabilitetit të

demokracisë. Shtrohet pyetja: nga se varet atëherë stabiliteti i një sistemi politik (dhe atij

demokratik në veçanti)?

Kjo gjë solli ndryshime në përbërjen e elitës pragmatiste nga njëra anë dhe kundërshtare,

opozitare nga ana tjetër, pra një proces nxënie për elitat dhe shoqërinë që u shërbeu për t'u

adaptuar me kushtet pas rënies së sistemit (Jakubowicz 2007: 112). Zelli për t‟i ndarë

VENDET E TIPIT A:

Faktorët që krijuan kushtet për një tranzicion

relativisht të suksesshëm

VENDET E TIPIT B:

Faktorët pengues të tranzicionit

Mirëqenie relat ivisht e mirë Standarte të ulëta jetese, mungesë masive

Standarte të larta edukative (arsimore) Standarte të ulëta edukative (arsimore)

Mbijetesa e traditave identitare/kulturore pre-

komuniste, (në varësi të pushtetit të këtyre traditave,

por edhe të kohëzgjat jes së vetë sistemit komunist në

këto vende)

Mosintegrim (ose shkatërrim) i trad itave kulturore

indigjene dhe i identitetit

Ekzistenca e një lëvizjeje të organizuar disidente dhe

presion popullor për ndryshim

Lëvizje opozitare të dobëta ose mosekzistente

Trajt im relat ivisht i butë i d isidentëve Persekutim i fortë i d isidentëve, përfundime

traumatike nga kriza të mëparshme, mungesë kuraje

nga shembuj të tjerë opozitarë ndaj sistemit

komunist

Mundësia e lëvizjeve disidente për të bashkuar shumë

grupe shoqërore rreth synimeve të tyre

Izo limi i disidentëve intelektualë

Ekzistenca e një krahu reformist brenda partisë Mosekzistenca e forcave liberale brenda partisë

(ose e dobët)

Përpjekje më të hershme për n jë reformë top-down Asnjë përpjekje e tillë

Popullsi homogjene (kombëtare/etnike) Ekzistencë e tensioneve kombëtare dhe etnike, ose

e konflikteve

Page 54: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

46 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore në kategori, në vende fituese dhe humbëse (ose as

humbëse, por as fituese) nuk na shpjegon, përse ecuria e tyre është e ndryshme dhe cilat

janë tiparet dalluese që ndikojnë në secilën prej tyre.

Deri tani duke u nisur nga rasti i Shqipërisë pamë se një aspekt i rëndësishëm ndikues në

vonesën e demokratizimit të vendit, është mungesa e një përvoje genuine demokratike në

vend. Pushtimi osman pesëqind vjeçar e bëri këtë gati të pamundur dhe menjëherë pas

themelimit të shtetit të pavarur shqiptar më 1912, plasi lufta e parë botërore që e bllokoi

fillimisht atë që mund të quhej atëherë proces demokratizimi. Nuk duhet harruar se në

Shqipëri mbizotëronte ende rendi feudal dhe fillimet e kapitalizmit dukeshin shumë vagullt

vetëm në disa qytete. Flladi demokratizues do të frynte vetëm aty nga fillimi i viteve 1920

për t‟u thelluar më tej gjatë regjimit monarkist 1925-1939. Kjo përvojë gjithsesi mbetej

rudimentare dhe pa ndonjë themel të fortë si në shtetformim, ashtu edhe në reflektimin e

saj në shtresat e gjera shoqërore, prandaj dhe u zhbë lehtë gjatë pesëdhjetë viteve

totalitarizëm që do pasonin. Si karakteristikë tjetër mund të cilësohej paaftësia politike për

të drejtuar shtetin dhe marrë vendime në mënyrë të mëvetës ishme duke bërë që fatet e

vendit të zgjidhen në shekuj nga “fuqitë e huaja”. Kjo varësi nga faktori i huaj duket se e

shenjon tranzicionin shqiptar. Barrington Moore e përmbledh kështu këtë dikuri:

„Fakti që vendet e vogla varen ekonomikisht dhe politik isht nga vendet apo

fuqitë e mëdha nënkupton që kauzat vendimtare politike ndodhin jashtë kufijve

të tyre” (Moore 1974: x).

Kjo varësi ishte evidente në Shqipëri si në fazën e parë të shtetformimit (fillimi i shek.

XX), ashtu edhe gjatë komunizimit, gjer në momentin që u shkëputën të gjitha

marrëdhëniet me partnerët e bllokut ish-komunist, fillimisht me ish-Jugosllavinë, pastaj me

ish-Bashkimin Sovjetik dhe në fund me Republikën e Kinës. Dalja nga blloku ish-

komunist nuk e vuri në dyshim legjitimimin e regjimit komunist nga pjesa dërrmuese e

popullsisë. Sepse siç thotë Przeworski, legjitimiteti i një pushteti përmes popullit merr më

shumë rëndësi në demokraci, sesa në regjimet autoritare. Madje ai specifikon se „njerëzit

nuk kanë pushtet në një sistem të drejtuar nga elitat” (Przeworski 2010: xi). Elita shqiptare

e krijuar pas vitit 1946 ishte vënë në shërbim të ideologjisë së pushtetit dhe interesat e saj

pragmatiste përballeshin ose sendërzoheshin brenda këtij konteksti historiko-shoqëror.

Page 55: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 47

1.4 Përmbledhje e kapitullit

Studimet mbi transformacionin apo tranzitologjinë vendosin në qendër vendet e Europës

Lindore dhe Qendrore që dolën nga regjimet komuniste dhe totalitare në vitet 1989-1990.

Këto studime i ndajnë vendet në kategori të caktuara. Por siç thotë Dauderstädt, “nuk ka

tranzicion post-komunist. Ka vetëm tranzicione post-komuniste – procese ndryshimi që

marrin drejtime krejt të ndryshme dhe kanë rezultate thellësisht të ndryshme” (Dauderstädt

et al. 2000: 361). Kategorizimi i vendeve post-komuniste sipas ecurisë mbetet problematik

sepse ecuria e këtyre vendeve dhe zhvillimi i tyre kanë qenë më se të ndryshme.

Përcaktimi i tyre si “të dështuara” apo “fituese” të procesit transformues është një dilemë

që mbetet pa zgjidhje. “Dështimi” përdoret kryesisht në raport qasjen ndaj modeleve

perëndimore të sistemeve politike - dhe mediatike. Një qasje e natyrës përjashtuese:A ia

kanë dalë vendet post-komuniste të integrohen në kallëpin perëndimor? A janë etabluar të

njëjtat institucione? A ekzistojnë të njëjtat struktura? Dhe a ndiqen të njëjtat praktika, si në

perëndim? - lë jashtë fokusit veçantitë dhe specifikat e secilit vend, të cilat manifestohen

në shumë nivele, ndër të cilat dallimet kulturore (të traditës, të vlerave dhe ato historike)

zënë një vend të veçantë. Mbase fjala “dështim” nuk është termi i duhur, ndërsa më shumë

duket se kemi të bëjmë me marrjen e një kursi të ndryshëm që Shqipëria mori në fillim dhe

sidomos në mesin e viteve 1990 në krahasim me vendet e tjera postkomuniste. 31

Nga ana tjetër, kufizimi që i i bëhet zhvillimeve të këtyre vendeve duke i shtrënguar ato në

korsenë e ngushtë të modelit perëndimor nuk lë pa riprodhuar një lloj hipokrizie kundrejt

vetë sistemit perëndimor mediatik – nga shumë autorë ai kritikohet si “arrogant dhe

mendjemadh”. Përpjekja për të ndarë qartë “kufijtë” (në kuptimin e kodeve binare):

perëndim-lindje, pro-kundër Bashkimit Europian (BE), ka sjellë tëhuajtësim edhe më të

madh përgjatë kufijve të natyrshëm dhe gjeografikë të këtyre vendeve. Sa tha më më lart

shpjegon zellin që vihet re në shumë studime mbi tranzicionin, ku disa vende gati

detyrohen të shpjegojnë qartë pozicionin e tyre dhe përkatësinë në një grup konkret A (të

suksesshmit), ose B (të dështuarit). Fija e hollë që ndan armiqësinë dhe izolimin e

mëtejshëm është e pranishme sidomos në ato vende të Europës Lindore, në të cilat dikur ka

pasur konflikte, siç është rasti i Ballkanit (Ballkan Perëndimor dhe Ballkan Lindor).Me

gjithë ngjashmëritëmes vendeve post-komuniste të Europës Lindore, karakteristikat e

veçanta të secilit janë evidente. Në rastin e Shqipërisë pamë se me rënien e legjitimitetit të

pushtetit komunist në fund të diktaturës sistemi u trondit në fazën para-tranzitore. Regjimi

i vjetër kishte mbijetuar për gjysmë shekulli duke ushtruar presion mbi qytetarët dhe duke i

privuar ata nga alternativa të tjera pushteti. Në varësi të këtyre kushteve shqiptarët jetonin

në dy botë paralele: njëra si refugium nga bota, në të cilën jetonin, kurse tjetra kërkonte një

potencial të caktuar kreativ, por mbi të gjitha kulturor, për t‟i sinkronizuar të dyja këto botë

31

Në rastin e Shqipërisë modelet e pushtetit politik kanë qenë përherë imituese. Kështu pas Luftës II Botërore

u imitua modeli i Jugosllavisë së Titos për sistemin polit ik në (v itet 1945-1948); në v itet 1950 deri në fund të

viteve 1960 kemi implementimin e modelit represiv stalinist; në vitet 1970 mbizotëroi modeli kinez i

revolucionit kulturor që solli mbylljen e objekteve fetare dhe ndalimin me ligj të prakt ikimit të fesë. Kurse

pas prishjes me Kinën pasoi modeli i izo limit (Krasniqi 2006: 179), i ideuar ng a kasta politike shqiptare e

kohës që vazhdoi deri në rën ien e sistemit në vitet 1990-1992.

Page 56: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

48 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

paralele.. Edhe gazetarët ishin pjesë e këtij komuniteti dëgjimor, edhe pse kjo nuk ndikonte

vërtet në punën e tyre. Kjo nxjerr në pah një lloj ambiguiteti të popullsisë, por është edhe

tregues i një aftësie të madhe përshtatëse, dhe i një gatishmërie për të rrezikuar 32.

Falimentimi i piramidave financiare më 1997-ën u shoqërua me një tronditje të plotë të

botëkuptimit që shqiptarët patën për demokracinë pas rrëzimit të regjimit të vjetër. Situata

e pasigurt dhe e pastabilizuar ekonomike që pasi bëri që të rritej pabarazia, papunësia

masive, rritja e kriminialitetit – problematika këto të panjohura më përpara për shqiptarët.

Kjo fazë depresive i solli shqiptarët me “këmbë në tokë”, por natyrisht rritiedhe tendencën

për t‟u identifikuar me të shkuarën komuniste, „në të cilën jetohej më mirë”. Prej asaj kohe

e shkuara vazhdon të mbijetojë në sfond, mbi të gjitha sa herë që dalin probleme, të cilat

duket sikur e tashmja nuk u jep dot zgjidhje. Ndërsa dikur ekzistonte një botë paralele e

perëndimit, për të mbrojtur lirinë dhe individualitetin personal, sot bota paralele e

himnizimit të së shkuarës pritet ta mbrojë individin nga realiteti i egër kapitalist. Kjo nuk

duhet keqkuptuar. Nuk do të thotë kthim në komunizëm, por një mundësi për të lënë

përherë një shteg hapur. Kjo bën të domosdoshme nevojën e një qasjeje të re ndaj vendeve

në tranzicion: ato duhen studiuar në aspektin e kujtesës kolektive – historike, tradicionale

dhe kulturore – të modelit të suksesit të regjistruar më vonë në kujtesën individuale dhe

kolektive. Me “model të suksesshëm” në këtë kontekst do të nënkuptojmë një “kujtesë

pozitive”, por atë model që ka ushtruar ndikimin më të madh mbi veprimin e aktorëve në

një shoqëri. Sepse kolektivi funksionon në bazë edhe të rrethanave kulturore, pra të

kujtesës kulturore. Aty ndodh socializimi, në një proces të përvojave të të tjerëve duke

unifikuar kujtesën kulturore kolektive me përvojën personale. Prandaj e shkuara duhet

trajtuar si një pjesë shoqëruese e të tashmes edhe pse nuk e ndikon atë vërtet. Tranzicioni i

Shqipërisë nga një sistem autoritar në një formë të re qeverisjeje kaloi në disa faza, por siç

tregon 1997-a, vazhdoi të jetë përherë i rrezikuar të “kthehej” prapa në autoritarizëm. Me

anë të teorisë aktoriale dhe “Rational Choice” u përpoqëm të tregojmë peshën e aktorëve

elitarë kyç që vepruan para dhe pas vitit 1990. Ata ndikuan që tranzicioni tëorientohej drejt

një rruge të parapërgatitur nga elitat e vjetra, por që shkonte dukshëm drejt demokracisë

dhe kapitalizmit perëndimor. Faza e parë e tranzicionit kaloi mirë, gjersa në vitin 1997

ekonomia dhe shteti shqiptar pësoi një kolaps të thellë. Ish-komunistët (të kthyer në

socialistë) u rikthyen në pushtet. Përse dështoi modeli shqiptar dhe rruga e nisur? Arsyeja e

dështimit ishin strukturat e munguara të afta për të konkurruar. Nga sa pamë më sipër,

autorë të ndryshëm e quanin sistemin komunist para së gjithash ekonomikisht jo eficient.

Ky moment na bën të reflektojmë mbi rolin e aktorëve udhëheqës dhe imperativat e tyre

racionale. Qasja aktoriale kësisoj duket mjaft e reduktuar për të shpjeguar kompleksitete të

tilla si periudhat tranzitore, pasi vendimet e aktorëve merren brenda një kornize

mbarëshoqërore. Kështu që veprimi i aktorëve duhet trajtuar më tepër si një rrjedhojë e

presionit që vjen nga gërshetimi i kushteve shoqërore me kuadrin institucional.

32

Gatishmëri kjo që nuk u vu re te gazetarët shqiptarë. Arsyet mund të jenë të shumta siç do ta shohim edhe

në vijim të këtij punimi. Por le të përmendim disa: së pari, kjo lidhet me karakterin represiv të sistemit që

shtypte dhe eliminonte zërat kritikë. Së dyti, gazetarët bënin pjesë në elitën e vendit dhe gëzonin avantazhe.

Për sa kohë nuk kishte mbivendosje të plotë dhe ekzistonte ende sadopak liri, sistemi ishte i durueshëm dhe

funksional nga një këndvështrim pragmatist personal.

Page 57: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 49

Kapitulli i dytë

TRANSFORMIMI I SISTEMIT MEDIATIK SHQIPTAR –

TIPARE DHE VEÇORI

“Transitions to democracy are social experiments that

effect virtually all aspects of a society”(Voltmer 2000: 5)

2.1 Procesi i transformimit të medias në vendet ish-socialiste

Një sërë studimesh të autorëve të huaj për transformimin e vendeve të Europës Lindore

dhe Juglindore pas vitit 1989 vuajnë nga një paradoks: megjithëse njëzet e dy vitet e fundit

janë botuar shumë libra që trajtojnë ndryshimet në sistemin politik dhe atë mediatik, ato

ofrojnë më shumë një panoramë të përgjithshme të tipologjisë strukturore të sistemit dhe

fokusohen në disa përvoja empirike, sidomos në vendet e Europës Qendrore dhe të ish-

Bashkimit Sovjetik. Transformimi i sistemeve mediatike në vendet ish-socialiste

nënkuptonte para së gjithash transformimin e funksioneve të medias. Ndërsa në sistemin

komunist media i kishte shërbyer sistemit dhe kishte qenë zgjatim i tij, befas ajo duhej të

shkëputej dhe të funksiononte si sistem më vete.

Modeli më adekuat që ofronte atë frymëmarrje informative, të cilën për vite me radhë e

kishte mbytur ideologjia, dukej ai i medias perëndimore (Thomaß 2001: 40). Sipas këtij

modeli, gazetaria ishte në shërbim të publikut duke ofruar informacione objektive, të

verifikuara, duke ndihmuar kësisoj në formimin e një opinioni publik të diferencuar. Në

disa vende të Europës Lindore, sistemi mediatik kishte krijuar hapësirë edhe për zhvillimin

e një media kritike dhe të çliruar nga ideologjia, si në Poloni, Çeki apo Hungari. Në ve ndet

e tjera, media kishte qenë vetëm në shërbim të regjimit komunist duke dhënë kontributin e

saj në indoktrinimin e popullsisë dhe duke ushqyer aparatin ideologjik të partisë në

pushtet. Këtij fakti i shtohej edhe mungesa e përvojës së një media të lirë, njësoj siç e pamë

edhe te sistemet politike në kapitullin e mëparshëm. Kompleksiteti i problemeve që

shoqëruan procesin transformues të sistemit mediatik në vendet ish-socialiste do të shihet

konkretisht në rastin e Shqipërisë.

Transformimi i sistemit mediatik këtu do të paraqitet brenda kontekstit teorik të sistemeve

mediatike në tranzicion. Rishikimi i studimeve të fushës ka për qëllim të na tregojë se si u

krye pozicionimi i medias pas rënies së regjimit: nga një instrument zgjatues i pushtetit të

dikurshëm, në një institucion të rëndësishëm demokratik. Ky zhvillim do të analizohet

përmes fazave, në të cilat ai ka kaluar, siç kanë propozuar autorë të ndryshëm, ndër të cilët

Page 58: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

50 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

për këtë punim kanë relevancë studimet e Jakubowicz (2007), Hadamik (2004), Thomaß

dhe Tzankoff (2001). Pas një prezantimi të përgjithshëm të tipareve të çdo faze, ecuria e

sistemit mediatik në Shqipëri do të krahasohet me atë të sistemit politik (përshkruar në

kapitullin e mëparshëm), për të parë nëse ekziston një korrelacion mes tyre. Kjo qasje

krahasuese ka rëndësi sepse do të na lejonte të shpjegonim më tej natyrën e marrëdhënieve

mes dy sistemeve, ose me fjalë të tjera mes medias dhe politikës dje dhe sot në Shqipëri.

Konkretisht mund të pyesim: Si ka ndikuar procesi i transformimit të sistemit politik në

zhvillimin e medias pas vitit 1990? Nga ana tjetër, duke qenë se sistemet mediatike (njësoj

me ato politike) të vendeve ish-socialiste, tentojnë të orientohen ose të imitojnë në fazën

fillestare tranzitive, pikërisht modelin perëndimor, zhvillimi i tyre në një fazë më të vonë

do të na jepte informacion pikërisht për sistemin indigjen nga i cili këto u frymëzuan.

Konkretisht mund të pyesim: Cili ishte modeli drejt të cilit u orientuan gazetarët shqiptarë

dhe përse?

Në trajtimin e ecurisë së tranzicionit politik pamë se vendet e Europës Lindore evidentonin

ngjashmëri në aspekte të ndryshme. Synimi i këtij punimi nuk është që të ofrojmë “ ishuj”

interpretues, të cilët ndajnë me thikë përvojat e sistemeve të vendeve të ndryshme nga

njëri-tjetri, por me anë të evidentimit të veçantive, të krijohet një tablo më e qartë dhe

gjithëpërfshirëse e zhvillimeve në këto vende, dhe mbi të gjitha që dallimet (dhe jo

ngjashmëritë) të na mundësojnë një akses në të kuptuarin e çdo sistemi të etabluar. Duke

marrë si shembull Shqipërinë mund të shtrojmë pyetjen: Ku dallon zhvillimi i sistemit

mediatik shqiptar nga sistemet mediatike në vendet e tjera ish-socialiste të Europës

Lindore dhe përse?

Në këtë mënyrë kemi prezantuar katër shtylla qendrore, në të cilat do të mbështet ky

kapitull:

sfidën e medias ish-socialiste për t‟u ripozicionuar si institucion demokratik pas

ndryshimeve politike në Europën Qendrore dhe Lindore;

fazat e tranzicionit nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i sistemit mediatik dhe

korrelacionin me sistemin politik;

orientimin profesional të gazetarëve në rendin e ri politik dhe

shtratin, në të cilin bazohen karakteristikat e këtyre sistemeve, ngjashmëritë dhe

dallimet mes tyre.

Pas përmbledhjes së gjetjeve kryesore nga parashtrimi i teorisë, në fund do të rishikohen

edhe një herë pyetjet kërkimore të prezantuara më sipër si dhe në hyrje të këtij punimi.

Page 59: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 51

2.2 Sistemet mediatike në vendet ish-socialiste: Rishikimi i literaturës

Rrëzimi i regjimeve totalitare dhe vendosja e demokracisë në ish-bllokun lindor u

konsiderua nga shumë studiues entuziastë në fillim të 1990-ës si garanci për zhvillimin e

një mediaje të lirë dhe të pavarur nga pushteti. Shumë pak autorë ishin skeptikë. Studiuesi

slloven Slavko Splichal, duke ndjekur trendin nga orientohej media ish-socialiste atëherë,

guxoi të parashikonte se rruga e saj do të ishte më e vështirë nga sa dukej fillimisht. Sipas

tij, zhvillimi i medias në vendet ish-socialiste të Europës Lindore ngjante më shumë me një

“revolucion imitues” sesa me një përpjekje serioze për ta përshtatur modelin perëndimor

në kushtet e vendit (Splichal 2001). Zhvillimi i sistemeve mediatike dukej se do të ndiqte

të njëjtën logjikë si sistemi politik në vendet ish-socialiste. Në pamundësi të modeleve të

veta indigjene, shumica e vendeve të Europës Lindore u orientua drejt modeleve të huaja

duke u përpjekur në rastin më të mirë t‟i përshtatin ose t‟i imitojnë ato. Sugjerimi i Claus

Offe-s për ta trajtuar transformimin postsocialist si një „rast specifik” mes qasjeve

modernizuese të njohura politiko-ekonomike në shekullin XX (Offe 1998: 102), rezulton

për disa vende, ndër të cilat edhe Shqipëria, si një proces dyfish i vështirë. Nevoja imediate

për një politikë të re që të gjente pasqyrim në të gjitha nënsistemet shoqërore, dhe mungesa

e modeleve demokratike në traditën kulturore dhe historike kombëtare e bënte gati të

pamundur një ndryshim radikal revolucionarizues në të gjitha drejtimet. Ose siç

argumenton qartë Offe:

“Në Lindje, ndërtimi kulturor i institucioneve të reja ... do të duhet të

aplikohet në frymën e rregullave aktuale të tregut dhe të demokracisë. Për

aq kohë sa të mungojnë shpirti i duhur dhe kultura mbështetëse politike

dhe ekonomike, imunizimi i këtyre demokracive të reja dhe tregjeve të tyre

do të jetë tepër i vogël ndaj rreziqeve të oportunizmit, tradhtisë, erozionit,

dhe përmbysjeve oportuniste të rregullave të sapovendosura…”(cituar nga

Jakubowicz 2007: 79).

Ndër këto institucione kulturore mund të rendisim edhe median që duhej të shndërrohej

nga nënsistem satelit i pushtetit politik në një aktor të mëvetësishëm, në një institucion të

mirëfilltë demokratik që nuk do të kontrollonte publikun, por do të „kontrollohej” prej tij.

Natyrisht kjo kredo fillestare, shumë e idealizuar dhe letrare në shoqëritë e Europës

Lindore, do të ritrajtohej së shpejti në mënyrë më kritike. Splichal thotë se me gjithë

dallimet që dy sistemet, ai socialist dhe ai kapitalist, kishin nga njëri-tjetri, në një pikë

bashkoheshin, “[...] në mbajtjen e qytetarëve pasivë dhe të painformuar si pasojë e faktit se

informacioni publik është i varur nga interesi i akumulimit të kapitalit, sesa nga interesat e

publiku demokratik” (Splichal 1994: 5).

Për të kuptuar zhvillimin e sistemeve mediatike në Europën Lindore pas vitit 1989,

Tzankoff propozon si orientim teorik përzgjedhjen e një prej katër qasjeve kryesore, të

cilat përdoren gjerësisht në studimet e transformacionit: qasja sistemike, strukturore,

kulturaliste dhe aktoriale (2001: 11), të cilat i përdorëm edhe për të analizuar sistemin

politik (Kapitulli I). Tzankoff i mëshon qasjes sistemike si një mundësi për t‟u fokusuar te

Page 60: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

52 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

sistemet ekonomike (kur bëhet fjalë për aftësinë e tyre përshtatëse), sistemet politike

(synimet që ato ndjekin), shoqërore (nivelin e integrimit të tyre) dhe kulturore (ruajtjen e

vlerave, traditave). Kjo qasje do të na ndihmonte të kuptonim përse sistemi funksionon

kështu dhe jo ndryshe, por nuk do të na sqaronte për shembull se përse media në Shqipëri

dështoi të merrte një rol drejtues gjatë fazës fillestare të ndryshimeve pas vitit 1990? Nga

ana tjetër duke qenë se sistemet mediatike (njësoj me ato politike) të vendeve ish-

socialiste, tentojnë të orientohen ose të imitojnë në fazën fillestare tranzitive, pikërisht

modelin perëndimor, zhvillimi i tyre përmes secilës fazë do të na ofronte informacion

pikërisht për sistemin indigjen nga i cili këto u frymëzuan. Edhe Sparks dhe Gross,

propozojnë për të kuptuar strukturën e sistemit mediatik pas rënies së komunizmit që të

analizohet mënyra funksionuese e sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror, funksionimi i

institucioneve, por edhe vlerat dominuese dhe kultura politike e një populli të caktuar

(Sparks 2005, Gross 1999/2004). Ndërsa Hadamik është më gjithpërfshirëse kur i

përmbledh së bashku faktorët ekonomikë, socialë dhe kulturorë që ndikojnë në ecurinë e

çdo sistemi mediatik (2004: 464). Sipas saj, transformimi i medias quhet i kryer, kur janë

përmbushur disa faktorë:

tejkalimi i të shkuarës komuniste

heqja e censurës dhe liria e informimit

fundi i kontrollit partiak dhe drejtimit partiak të medias

prishja e uniformitetit

heqja e monopoleve

deshtetëzimi i medias

decentralizimi i saj (Hadamik 2004: 462).

Vetëm pas shkëputjes nga trashgimia komuniste, pason “ripozicionimi i medias”

(Hadamik 2004: 462) dhe ridimensionimi i saj funksional. Mënyra si zhvillohet ky

ripozicionim nuk sqarohet nga autorja më tej, prandaj ne do ta shohim këtë nga afër kur të

trajtojmë sistemin mediatik shqiptar. Faktorët e mësipërm sipas Hadamik do të shërbenin

për të ndriçuar së paku tre dimensione të rëndësishme të procesit transformues:

shumëllojshmërinë e tranzicioneve mediatike sipas vendeve; kushtet specifike historike

dhe kulturore, në të cilat ndodhën ndryshimet, pa lënë jashtë vëmendjes aspektin socio-

ekonomik; si dhe nivelet dhe periudhat e ndryshme që reflekton procesi zhvillues në media

(Hadamik 2004: 455).

Page 61: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 53

2.3 Transformimi funksional i masmedias në vendet ish-socialiste

Pavarësisht ngjashmërive që hasen në vendet e Evropës Juglindore në aspektin e zhvillimit

të sistemit mediatik, prapëseprapë bien në sy dallime, të cilat e kanë burimin sa në aspekte

historike, politike dhe ekonomike. Në një vend si Shqipëria, ku media ishte një organ i

varur partiak, vështirë se media mund të dilte jashtë kontureve të funksionit të saj

propagandues. Zërat opozitarë, për më tepër, opinionet kundër, nëse ekzistonin, nuk ishin

pjesë e realitetit të përditshëm komunikues. Ndërkohë që në Jugosllavinë e Titos, thotë

Johnson, liria e medias ishte e ngjashme me lirinë e mediave në SHBA, vetëm më vonë

media do të kthehej në një “ushtar për t‟i shërbyer kombit” (1999: 111). Për Johnson nuk

ka dyshim, masmedia në Evropën Lindore, përherë ka luajtur tre funksione kryesore:

funksionin kombëtar, atë politik dhe ekonomik (1999: 105).

Funksioni apo roli i tyre kombëtar, sipas tij, është shfaqur gjithmonë kur kombet

kanë qenë të rrezikuara nga shpërbërja (shekulli XIX) dhe mediave u është dashur të

marrin përsipër artikulimin e ideve dhe mendimeve që përkonin me këtë frymë.

Funksioni politik i tyre ka dalë në pah, kur institucionet apo strukturat politike janë

tronditur, atëherë media ka marrë pozicionin e saj përtej partive dhe parlamentit. Por edhe

në ato raste kur jeta politike ka qenë e reduktuar, media ka dhënë ndihmesën e saj duke

zëvendësuar partitë politike dhe parlamentin.

Ndërsa funksioni i saj ekonomik është përherë i pranishëm për sa kohë media i

shërben audiencës dhe është një forcë ekonomike duke gjeneruar mjete financiare, të

ardhura nga reklamat, etj (Johnson 1999: 105).

Përmbledhtazi mund të themi se “Dilemën e Njëkohshmërisë” që e hasëm te sfidat e

sistemit të ri politik, - që konsistonin jo vetëm në ngritjen e institucioneve të reja

demokratike, por duhej ndryshuar koncepti i ekonomisë socialiste që e kishte çuar vendin

drejt falimentimit, si dhe duhej reflektuar ndryshimi në nënsistemet e tjera shoqërore, -

mund ta përdorim edhe për përshkruar sistemet mediatike në vendet ish-socialiste. Para së

njëjtës dilemë gjendej edhe media, nga e cila pritej të ndryshonte funksioni i saj dhe roli i

gazetarisë, në përputhje me rregullat e reja të tregut. Mbi të gjitha ridimesionimi i rolit të

medias, nga organ zgjatues (dhe reklamues, promovues i partisë në pushtet), në ndërmjetës

të opinionit publik ishte një hap i vështirë për t‟u kryer sa hap e mbyll sytë. Duke qenë se

pas viteve 1990, gazetarët nuk mund ta luanin më rolin e megafonit të Komitetit Qëndror

të Partisë, atëherë ato u vendosën para një nevoje të re që lidhej me rolin dhe kredon e

profesionit të tyre (Tzankoff 2005: 30). Media pritej të shërbente si një forum për debate të

rëndësishme publike, por realiteti që vijoi, e vendosi atë para sfidave të reja. Nga njëra anë,

media duhej të etablohej si zëri informues i paanshëm, si garantuese e demokracisë, dhe si

pushtet i katërt, nga ana tjetër, ajo duhej të konfirmohej si biznes. Nëse gjatë komunizmit,

media ishte konsideruar si një produkt, i prodhuar, shitur dhe blerë nga pushteti, në epokën

e re, ajo do të përballej shumë shpejt me tregun e konkurrencës, ndërsa kjo përvojë i

mungonte tërësisht.

Kjo dilemë mund të lexohet edhe në aspektin e lirisë, me të cilin do të përballej media ish-

Page 62: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

54 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

socialiste. Duke ardhur nga një e kaluar, ku liria e shprehjes në përgjithësi dhe ajo e

medias, ishte tërësisht e kufizuar nga shteti totalitar, me vendosjen e demokracisë dhe

pluralizmit u duk sikur aspektet rregulluese dhe vetërregulluese të medias u lanë fillimisht

mënjanë. Dilema për t‟i shërbyer publikut apo interesave të tjera gati nuk shtrohej. Liria

negative (çlirim nga represioni i pushtetit dhe i censurës), për t‟u shprehur dhe për të lejuar

gjithkënd të shprehej lirisht, u interpretua gabimisht si element kyç i konsolidimit të

medias së lirë. Splichal vëren me të drejtë se “liria e shtypit u kthye më shumë në liri të

zotëruesit të mjeteve të komunikimit se sa të qytetarëve. Informacioni më i rëndësishëm u

bë ai që ishte më profitabël” (1994: 4).

2.3.1 Fazat e tranzicionit mediatik në vendet ish-socialiste

Në librin “Zhvillimi mediatik dhe shoqëror në Europën Lindore”, studiueset Barbara

Thomaß dhe Michaela Tzankoff (2001), trajtojnë çështjen e ndërvarësisë së mediave nga

procesi transformues. Sistemi mediatik sipas tyre është rezultat i një procesi diferencues në

shoqëri. Nëse në një shoqëri (real)socialiste, mediat ishin pjesë e sistemit politik, futja në

fazën e transformimit për to do të nënkuptonte një zhvendosje në sistemin shoqëror

(Thomaß/Tzankoff 2001: 22). Por mediat janë edhe konstrukte sociale që bartin një qëllim

të caktuar, ngrihen brenda një kohe të caktuar dhe ndjekin një synim të caktuar (Jarren

2001: 146). Autorët Hallenberger dhe Krzeminski i kategorizojnë mediat në vendet

postkomuniste sipas tre dimensioneve kryesore që ato duhet të përmbushnin:

aspekti organizativ që lidhet me ndryshimin strukturor të mediave meqenëse ato

nuk janë më pjesë e aparatit shtetëror, por sistem më vete;

aspekti ekonomik, duke qenë se krijohen mediat komerciale dhe kësisoj kompanitë e

para mediatike

aspekti kulturor ku mediat duhet të riorientohen drejt një kredoje dhe roli të ri

profesional (cituar nga Thomaß 2001: 43).

Ky punim do t‟i kushtoj rëndësi sidomos aspektit të fundit, sipas të cilit, mediat ish-

socialiste paraqiten si aktore që kishin në dorë evoluimin e funksionit të tyre në shoqëri.

Kjo do të trajtohet sidomos kur të analizojmë kredon e gazetarëve shqiptarë në pjesën

empirike, por për ta lehtësuar rrugën deri aty, nevojitet një kategorizim i fazave në të cilat

kaloi zhvillimi i medias shqiptare. Fillimisht le të shohim nga afër fazat zhvilluese të

sistemeve mediatike:

1. Faza e demonopolizimit dhe decentralizimit të mediave: kjo fazë do të pasonte

fillimisht në shtypin e shkruar, më vonë edhe në mediat audiovizive. Tipare dalluese të saj

ishin zbutja e censurës në fund të regjimit totalitar dhe një marrëdhënie e natyrës

“simbiozë dhe me ambicie të njëjta” (Thomaß/Tzankoff 2001: 250), ku të gjithë aktorët

janë të interesuar të komunikojnë dhe të artikulojnë në media, të projektojnë publikisht një

të ardhme më të mirë.

2. Në fazën e dytë, media bëhet organi zgjatues i grupimeve të ndryshme shoqërore

dhe fiton një rëndësi të pakundërshtueshme duke sjellë në mënyrë të natyrshme nevojën

për institucionalizimin e rolit të saj përmes kuadrit ligjor dhe konkurrencës ekonomike. Në

Page 63: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 55

terminologjinë e shoqërisë civile nisin të përdoren termat: “liri e shprehjes”, “liri e

informimit” dhe “liri e shtypit” etj.

3. Faza e tretë lidhet me konsolidimin e legjislacionit të medias dhe të profesionalitetit

të gazetarëve. Synimi kryesor i saj është procesi i një ridimensionimi të përqendrimit

mediatik, meqë tani janë faktorët ekonomikë të sistemit mediatik ata që dalin në plan të

parë. Në fazën e tretë, interesat e aktorët ndryshojnë kryekëput nga njëri- tjetri dhe

marrëdhënia e tyre mund të shpjegohet me anë të një trekëndëshi: Bo tuesit e medias

kërkojnë të fitojnë materialisht, gazetarët profesionalizohen më tej dhe kërkojnë një vend

pune të sigurt, dhe aktorët politikë e shoqërorë kërkojnë të kenë (më shumë) akses pozitiv

në media. Thomaß dhe Tzankoff parashikojnë se “mes heterogjenitetit të synimeve, në

fund fitojnë imperativat ekonomike të një sistemi mediatik në kontekstin e ekonomisë së

tregut” (2001: 250). Kështu, media nga roli i saj si një “promotor” i procesit të zhvillimeve

shoqërore, bëhet përfundimisht po aq e “varur” nga ky proces.

Sipas këtij modeli, zhvillimi i sistemit mediatik duket se kalon nëpër të njëjtat faza

transformimi si sistemi politik. Me gjithë hapësirën që ofron faza e parë e tranzicionit më

sipër, ka vend të kërkojmë fazën paratranzitore të propozuar nga Rozumilowicz, dhe të

cilëm e testuam edhe për ecurinë e tranzicionit politik. Sipas autores, zhvillimet që pasuan

në këtë fazë kanë rëndësi për ecurinë e mëtejshme të sistemit mediatik në secilin vend

(2002: 17-18). Në këtë kuptim, edhe Thomaß ka të drejtë kur sugjeron për të kuptuar

vështirësitë e etablimit të sistemeve mediatike sot në Evropën Juglindore, se duhet të

njihen paraprakisht sistemi mediatik i çdo vendi gjatë regjimit komunist, si dhe faza e

transformimit bashkë me sfidat e zhvillimit të saj. Studiuesja tjetër, Katharina Hadamik

tërheq ndërkohë vëmendjen se nuk bëhet fjalë për një, “por për shumë procese

transformimi” në rrafshin lokal (në politikë, ekonomi dhe në sferën publike), ndërsa nga

një perspektivë më e gjerë, ndërkombëtare, masmedia në vendet e EQL paraqet specifika të

qarta në secilin nga shtetet e përfshira në tranzicion (Hadamik 2004: 454). Pothuajse të

njëjtën gjë rreket të thotë edhe Gross, ndërsa shprehet se pas rrëzimit të regjimit komunist,

nuk kishim një sistem mediatik që dominonte, por një përzierje sistemesh që po

testoheshin dhe vepronin pak a shumë “simultaneously”. Ajo që u zhduk tërësisht ishte

kontrolli absolut i një partie të vetme mbi median (Gross 1999: 187).

Kjo ftesë për të specifikuar dhe dalluar qartë mes tranzicioneve të secilit nga vendet ish-

socialiste ka rëndësi si për procesin e transformimit politik, ashtu edhe për atë mediatik.

Autorë të ndryshëm i kuptojnë po ndryshe këto diferencime. Johnson për shembull, i ndan

vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore në dy blloqe. Në bllokun e parë ai përfshin vendet

që kanë qenë pjesë e perandorisë austro-hungareze gjer më 1918 (më afër Europës).

Ndërsa në të dytin, renditen vendet e përziera, si “kompleks kombëtar, etnik dhe gjuhësor”

(më larg Europës), ku media nuk luante ndonjë rol të rëndësishëm, përpara se ajo të

përdorej si aparat zgjatues propagandistik nga sistemi komunist (Johnson 1999: 107). Nëse

do të shtonim këtu edhe faktin se media gjatë regjimit socialist ka qenë vetëm një

nënsistem që ndiqte vijën ideologjike dhe politike të Partisë, “e verbër” (Tzankoff 2001:

14) ndaj ndryshimeve shoqërore, dhe jo një sistem i pavarur dhe konkurrues.

Page 64: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

56 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

2.4 Transformimi i gazetarisë shqiptare dhe tregut mediatik

(1945 deri sot)

Zhvillimi i sistemit mediatik pas ndryshimeve politike në Shqipëri nuk mund të kuptohet

plotësisht pa njohur hapësirën mediatike që ekzistonte në vend para viteve 1990. Duke

qenë se gazetaria e “demokracisë” lindi jo në një terren djerrë, por në një fushë të rrahur

dhe me një përvojë sado të vogël, do të përpiqemi të ravijëzojmë edhe tiparet kryesore të

sistemit mediatik përpara ndërrimit të sistemit. Trajtimi linear i hollësishëm i sistemit

mediatik gjatë komunizmit dhe më vonë realsocializmit, nuk është qëllimi i këtij punimi.

Ajo çka synohet është dhënia e sa më shumë elementëve që të na e bëjnë të kuptueshme

evoluimin profesional të gazetarëve si dhe zhvillimin e gazetarisë dhe të sektorit mediatik

nga njëri sistem politik në tjetrin. Kur folëm për tranzicionin në aspektin e sistemit politik,

thamë se ndryshimet prekën edhe median, kështu që dimensionet konkrete të ndryshimit

do të trajtohen gjithashtu. E rëndësishme fillimisht është të jepet një tablo e gjendjes, në të

cilën ndodheshin mediat në fund të viteve ‟80 dhe në prag të ndryshimit të sistemit. Në

mënyrë të veçantë këtu na intereson gazetari si aktor i fushës gazetareske dhe aspektet

rregullative të punës së tij.

2.4.1 Sistemi mediatik gjatë regjimit komunist (1945-1989)

Studimet sistematike mbi historinë e medias në Shqipëri janë shumë të pakta (Boriçi:

1997, Boriçi dhe Marku: 2011). Sidomos përballja jo ideologjike me gazetarinë e

periudhës së pas Luftës II Botërore nuk ka ndodhur ende. Qëllimi i këtij nënkapitulli nuk

është shterues, ai nuk synon të thellohet në karakteristikat e gazetarisë gjatë regjimit

komunist, por vetëm të evidentojë tipare që janë konsistente në zhvillimin e mëtejshëm të

gazetarisë. Për këtë arsye periudha 1945-1989 nuk do të ndahet në faza, por sistemi

mediatik do të paraqitet përmes elementëve të tij përbërës, si dhe orientimit të

përgjithshëm profesional të gazetarëve.

Shtypi

Sistemi mediatik pas vendosjes së regjimit komunist ishte endemik. Ai konsistonte në një

numër të vogël gazetash me tirazh të ulët dhe me numër të kufizuar faqesh, dy

radiostacione në Tiranë dhe Korçë, si dhe disa shtypshkronja në Tiranë, Gjirokastër,

Korçë, Elbasan, në të cilat ishin shtypur gjatë luftës gazetat, Bashkimi, organ i Frontit

Antifashist apo Kushtrimi i lirisë që do të kthehej pas luftës në gazetën Zërin e Rinisë

(Münch dhe Simaku 1994: 63). Historikisht gazetat e para shqiptare kishin dalë rreth vitit

1848 njësoj si dhe në vende të tjera të Europës, Italia, Rumania, Bullgaria, megjithatë për

sa kohë ndodhej nën pushtimin osman, në Shqipëri nuk lejohej të përdorej gjuha amtare,

në shkrim dhe lexim.

Në vitet 1930 kishte pasur një lloj demokratizimi të sistemit mediatik dhe shtypit, ku për

Page 65: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 57

sa kohë nuk prekej familja mbretërore, mund të shkruhej gjithçka (Münch dhe Simaku

1994: 64). Gjatë regjimit komunist këto gazeta të viteve ‟30 u bllokuan, dhe u morën masa

për ta kufizuar edhe rrethin e njerëzve që duhet të njiheshin me to, si studiuesit, gazetarët

etj. Këto gazeta në Bibliotekën Kombëtare qenë shënuar me “R” (për “Rezervuar”). Nga

viti 1944-1945, në media sundonte liria elitare, gazetarë dhe shkrimtarë të viteve 20-30 që

kontribuuan në këtë vit u burgosën ose u larguan nga detyra. Në vitet 1945-1948 politika

jugosllave ishte mbizotëruese në të gjitha fushat, dhe në këtë klimë u formua brezi i parë i

gazetarëve dhe modeli i gazetarit si intelektual. Në vitet 1944-1948 kemi daljen e një sërë

gazetave, ku në mënyrë të veçantë do të spikaste gazeta Bashkimi. Gjatë regjimit

komunist, numri i organeve të shtypit u rrit ndjeshëm, nga 11 gazeta dhe revista më 1944,

arriti në 25 në 1948, dhe 112 në 1989 (Münch dhe Simaku 1994: 64).

Fillimi i indoktrinimit sistematik shenjohet më 1948, me daljen e gazetës Zëri i Popullit

(ZP), me një vendim të plenumit XI të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, si organ i

kësaj partie (pas vitit 1949, i Partisë së Punës së Shqipërisë). Kjo gazetë do të mbetej gjer

më 1990 si mjeti më propagandues i sistemit komunist në Shqipëri. ZP kishte një staf prej

50 gazetarësh dhe korrespondentësh në gjithë vendin dhe një tirazh prej 115 mijë kopjesh

(Münch dhe Simaku 1994: 65). Dy gazeta ishin të përditshme, ZP dhe Bashkimi.

Gjithashtu dilnin gazeta dyjavore, si Drita (organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë)

dhe Mësuesi (organ i Ministrisë së Edukimit dhe Kulturës), Luftëtari (organ i Ministrisë së

Mbrojtjes), “Leikovima” për minoritarët në jug të vendit me një tirazh 3000-4000 kopje.

Gazeta Drita me gjithë orientimin qendror estetik marksist-leninist ofronte një hapësirë

botimi për tekste letrare të shkrimtarëve të rinj, ku gjuha letrare dhe mjetet stilistike të

përdorura, sidomos nga Kadare do të ndikonin drejtpërdrejt në pasurimin dhe

modernizimin e gjuhës shqipe.

Një frymëmarrje të re në peizazhin mediatik do të sillte revista humoristike Hosteni, e

mbushur me karikatura dhe skeçe që tematizonin aspekte të ndryshme sociale dhe

kulturore. Kurse në fillim të viteve 1960 shtypi partiak u zgjerua edhe më shumë me daljen

e detyrueshme të gazetave lokale, si organe të komiteteve ekzekutive nëpër rrethe (Münch

dhe Simaku 1994: 65). Tirazhi i këtyre gazetave ishte 3000 kopje, niveli gazetaresk linte

për të dëshiruar, me pak përjashtime, si gazeta e Tiranës (Tirana), e Elbasanit (Shkumbini),

e Korçës (Përpara), e Shkodrës (Jeta e re) dhe e Krujës (Kastrioti). Tirazhi i të gjitha

gazetave përcaktohej jo nga kushtet e tregut, por nga direktivat e partisë (e cila

kontrollonte gjithçka), pra, gazetat botoheshin nga shteti, shiteshin dhe bliheshin po nga

shteti (Münch dhe Simaku 1994: 66).

Radio

Radio Tirana e kishte filluar transmetimin në nëntor 1938, me valë të shkurtra. Gjatë kësaj

kohe, ajo i shërbente qeverisë së Zogut, ndërsa gjatë Luftës II Botërore, kryesisht nazistëve

gjermanë. Në fund të luftës dhe menjëherë pas çlirimit, radio ishte mjeti më i përhapur, me

anë të të cilit Partia Komuniste trumbetonte fitoret e saj. Suksesi i radios në Shqipëri nga

ajo kohë dhe disa dekada më vonë lidhet dhe me faktin që shumica e popullsisë ishte

Page 66: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

58 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

analfabete dhe nuk mund të lexonte shtypin.

Transmetimin e parë Radio Tirana e pati më 27 nëntor 1944, dhe vazhdoi më 28 nëntor me

fjalimin e Enver Hoxhës për çlirimin e Shqipërisë. Nga kjo ditë e në vazhdim ishte

shenjuar vija politike për 45 vitet e ardhshme. Gjer më 1950, programet e saj zinin një

kohë transmetimi prej 7 orësh, e cila u zgjerua më 1952 në 12 orë transmetim përditë, në

valë të mesme dhe të gjata. Në përgjithësi, transmetohej muzikë popullore dhe lajme. Në

fillim të viteve 1950 filluan transmetimet në gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht,

gjermanisht, greqisht, më vonë bullgarisht, rusisht apo spanjisht. Madje në vitet 1970,

Radio-Tirana transmetonte në persisht, turqisht, suedisht dhe rumanisht (Münch dhe

Simaku 1994: 68). Ajo që në vështrimin e parë duket si frymë lirie në radio, nëse

thellohesh pak të rezulton se ishte dritare dhe burim propagande për fjalimet e Enver

Hoxhës dhe direktivat e Partisë në pushtet. Përveç Radio-Tiranës në atë kohë kemi edhe

përhapjen e radiove lokale në Korçë (1941), Shkodër (1945), Gjirokastër (1945), dhe

Kukës (1959).

Në të njëjtën kohë ekzistonin radio të huaja në gjuhën shqipe, ku vlen të përmenden Voice

of America, Radio Moska, Radio Londra, Radio Beogradi, Radio Roma, Radio Greqia,

Radio Shkupi, Radio Prishtina etj. Shumica e këtyre radiove, sipas disa autorëve, kërkonin

ndikimin mbi dëgjuesin shqiptar, duke e shtyrë atë të kundërshtonte sistemin politik në

vend. Edhe pse ato nuk arritën asnjëherë të kthehen në një faktor vendimtar, prapë

shërbyen si zëri i parë kritik që vinte nga jashtë dhe diskutohej në rrethe të mbyllura

kryesisht intelektuale. Nga ana tjetër, pasojat për ndjekjen e këtyre radiostacioneve kishin

kosto për popullsinë, nga kritikat kolektive, gjer te dënimi me burgosje. Sidomos Voice of

America do të ishte zëri më i rëndësishëm nga jashtë në vitet e fundit të regjimit dhe

konsiderohet nga shumë studiues si një nga mediumet ndikuese për shembjen e regjimit të

vjetër dhe konsolidimin e procesit demokratik në Shqipëri (Münch dhe Simaku 1994: 69).

Televizioni

Zhvillimi i televizionit në Shqipëri është më i vonë se në vende të tjera të Europës.

Transmetimi i parë i sinjalit televiziv u bë në 1 maj 1960 me një aparat të vjetër si dhuratë

e Gjermanisë Lindore dhe deri në vitin 1965 ofronte 3 transmetime në javë. Gjatë viteve të

regjimit komunist ai do të shërbente njësoj si shtypi dhe radio thellësisht si mjet

propagande, por pushteti njëkohësisht ia kishte frikën stacioneve të huaja televizive dhe

ndikimit që këto mund të kishin mbi shtetasit e tij. Prandaj organizata e “Frontit

Demokratik” ndërmerrte herë pas here iniciativa të tilla si “zhdukja e antenave ilegale”

(Münch dhe Simaku 1994: 70), por me gjithë përpjekjet qytetarët shqiptarë vazhduan t‟i

ndiqnin fshehurazi kanalet e huaja, kryesisht ato italiane. Në mes të viteve 1980 TVSH do

të transmetonte nga 5-6 orë në ditë për të vazhduar në fillim të viteve 1990 me 10-12 orë

në ditë transmetim. Për sa i përket cilësisë së transmetimeve televizive lajmet jepeshin

sipas “ shabloneve” të përcaktuara qartë nga Komiteti Qendror i Partisë, ishin zakonisht të

formuluara me një stil të thatë dhe përmbanin informacione të gabuara si për arritjet e

vendit në fushën ekonomike, edhe për ngjarjet që ndodhnin jashtë vendit. Njësoj si në

Page 67: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 59

shtyp dhe radio, edhe në TV mbizotëronte mediokriteti, për sa i përket cilësisë së

programacionit.

Emisione realiste kritike për gjendjen e ekonomisë në vend mungonin krejtësisht, kështu

që popullsia nuk priste gjë tjetër prej medias përveçse furnizimin me zbavitje dhe argëtim

që kryhej edhe ky më së shumti nën petkun kombëtar të kulturës popullore të vendit:

festivalet e përvitshme të këngës popullore dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre. Një rol jo

të vogël në këtë moszhvillim e ka dhe mungesa e teknologjisë transmetuese, ku TVSH

punonte ende me pajisjet e viteve 1950-1960 (Münch dhe Simaku 1994: 71). Kjo ndikonte

në moszhvillimin e mediumit dhe në mosprofesionalitetin e gazetarëve. Formatet

argëtuese televizive dhe radiofonike, emisionet muzikore, radio-dramatizimet, emisionet

sportive, filmat shqiptarë e të huaj etj., që ofroheshin në TVSH (një ndikim i dukshëm nga

fryma e TV italian) ishin një formë ngushëllimi përballë ideologjizimit të skajshëm të

informacionit. Edhe pse ky ideologjizim perceptohej vetëm nga ajo pjesë krit ike e

shoqërisë që mund të diferenconte atë që po ndodhte në vend, ndikuar edhe nga dëgjimi

fshehurazi i radiove të huaja si Voice of America dhe BBC, apo ndjekja e kanaleve

televizive italiane apo greke në jug të vendit.

2.4.2 Hierarkia redaksionale dhe profesionalizimi

Gazetaria e një vendi nuk mund të jetë thjesht kronikane e kohës, por edhe “ fytyra” e

mjedisit në të cilin ajo vepron. Represioni i gjithanshëm që ushtronte sistemi nuk kishte si

të mos reflektohej edhe në formësimin e gazetarisë dhe rolit të saj. Elementët përbërës të

sistemit mediatik dhe të gazetarisë në vendet komuniste mbaheshin nën kontrollin e

partive politike. Përshkrimi që studiuesi rumun Mihai Coman i bën gjendjes së gazetarisë

në vendin e tij gjatë sistemit komunist, mund të përdoret pa i hequr një presje edhe për

rastin shqiptar:

“Fusha ekonomike ishte tërësisht nën kontrollin e mjeteve të produksionit.

Paratë për prodhimin e gazetave vinin nga Komiteti Qendror apo për gazetat

lokale nga komitetet apo strukturat e tjera partiake të rretheve. Është e

rëndësishme të kuptohet që gazetat nuk trajtoheshin si mediume që duhet (dhe

munden) të sjellin fitime, por si mjete ideologjike që ndjekin një qëllim

propagandistik dhe indoktrinues (leninist). Kështu që media si sistem dhe

industri funksiononte në një fushë tërësisht të rregulluar dhe kontrolluar nga

shteti dhe jo në një fushë ku ekzistonte konkurrenca dhe përballja për marrjen

e informacionit” (Coman 1994: 81).

Të njëjtën situatë e gjejmë edhe në Shqipëri ku strukturimi organizativ ishte gati identik në

secilën nga mediat dhe hierarkia ishte e përcaktuar qartë nga lart-poshtë. Duke e krahasuar

me modelet e vendeve të tjera Lindore, vihet re një thjeshtësim i hierarkisë. Kështu për

shembull, nëse në Rumani redaksia kishte një drejtor, - i cili nuk mbante thjesht një post

redaksional, porse politik, duke qenë syri dhe veshi kryesor i partisë në redaksi – dhe një

Page 68: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

60 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

kryeredaktor, i cili kishte një funksion ideologjik dhe kontrollues, dhe pas tij renditeshin

me radhë redaktorët përgjegjës dhe gazetarët, në Shqipëri kjo ndryshonte. Posti i drejtorit

të gazetës ose medias nuk ekzistonte, dhe personaliteti më i lartë drejtues ishte

kryeredaktori. Ky thjeshtim në dukje i hierarkisë tregon në fakt qartë ndikimin e

drejtpërdrejtë të pushtetit politik përmes partisë (dhe të drejtorit) në shtypin e asaj kohe.

Por siç thotë Boriçi, fillimisht dhe për një kohë relativisht të gjatë të asaj

periudhe, kryeredaktori nuk ka qenë profesionist, por një figurë politike, një farë drejtori

politik i gazetës. Kurse në vitet '60, sidomos '70 dhe më pas, kryeredaktorët kanë ardhur,

me ndonjë përjashtim, nga radhët e gazetarëve profesionistë. Drejtorë gazetash nuk ka

pasur, sepse drejtimi i gazetarisë ishte i centralizuar me struktura të posaçme në aparatin e

Komitetit Qendror të Partisë. “Shpesh organet e partisë i sugjeronin redaksive tema e

probleme, doemos edhe rrugë zgjidhje për çështjet e shtruara...” (Boriçi 1997: 178). Në

përgjithësi temat e artikujve paracaktoheshin në mbledhjet e redaksisë, kështu që pak

hapësirë mbetej për shkrime kritike që mund të futeshin pa u kontrolluar në të gjitha

instancat redaksionale. Pasojë e kësaj politike ishte uniformiteti i skajshëm dhe

njëtrajtshmëria e organeve të shtypit, deri në mënyrën e faqosjes (Boriçi 1997: 178).

Mund të themi se në Shqipëri, përmbajtja e shtypit dhe e medias kontrollohej direkt

përmes ndërhyrjes së partisë në strukturat e medias, “nga një zyrë në aparatin e KQ të

partisë (Boriçi 1997: 179). Po ashtu të gjitha aktivitetet partiake, kongreset, plenumet e

rëndësishme, dhe sidomos fjalimet e Enver Hoxhës, botoheshin të plota në shtyp dhe

transmetoheshin në radio dhe televizion. Në këtë aspekt, gazetarët nuk dallonin shumë nga

burokratët partiakë, madje Coman, për të vënë në pah ngjashmërinë mes tyre, përdor

termin “burokratët e të vërtetës” (Coman 1994: 82). Këta gazetarë “burokratë” ishin

kryesisht të shkolluar dhe zotëronin teorinë e gazetarisë (modeli sovjetik), ndërsa zanatin e

tyre praktik e mësonin në gazetë. Pra, në redaksi, në mjedisin e punës ndodhte procesi

socializimit që “riprodhonte vlerat mbizotëruese dhe lidhjen pas strukturave burokratike të

medias. [...] Për të mbijetuar në këtë sistem një pjesë e gazetarëve vepronin sipas normave

vetjake morale, kurse një pjesë tjetër ndiqnin interesat personale” (Coman 1994: 83).

Gazetari na e paraqitet këtu si kameleoni që ndryshon ngjyrën në varësi të mjedisit ku

vepron. Kjo nga ana tjetër, merr të mirëqenë se gazetarët ishin të vetëdijshëm për mizorinë

e sistemit politik, në të cilin ata jetonin. Por nuk përjashton as mundësinë që një pjesë e

madhe e gazetarëve të besonin vërtet te utopia komuniste apo ajo socialiste më vonë - një

shtet pa klasa dhe me prosperitet për të gjithë, - prandaj propagandimi i ideologjik nuk

ishte pjesë e hipokrizisë, por realiteti që ata ndanin.

Ndodhte shpesh që gazetat që shtypeshin të mos shpërndaheshin, ky nonsens nëse do ta

shohim me terma ekonomike bënte që të mos krijohej një klimë konkurruese mes autorëve

që shkruanin, dhe që në fund të fundit të mbizotëronte mediokriteti. Për më tepër që

autorët nuk përfitonin honorare, pagesë kjo që trumbetohej si një element i mendësisë

borgjeze. Nga ana tjetër, autorët e talentuar, kryesisht shkrimtarët e rinj nuk preferonin të

shkruanin për shkak të kontrollit të imët të shkrimeve dhe pasojave që mund të kishin nga

instancat censuruese. Kjo klimë ishte sidomos e ashpër në dekadën 1960-1970 ku autorët

dhe shkrimtarët mund të dënoheshin edhe për një fjalë të shkujdesur (Münch/Simaku 1994: 68).

Page 69: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 61

2.4.3 Karakteristikat e gazetarisë dhe sistemit mediatik

Gazetat gjatë regjimit komunist ishin të gjitha, pa asnjë përjashtim, organe në varësi të

Partisë Komuniste (më vonë Partia e Punës së Shqipërisë). Mënyra e organizimit të

redaksisë tregon qartë se shtypi shërbente vetëm si një instrument i pushtetit (Boriçi 1997:

179). Partia garantonte kontrollin e saj mbi shtypin përmes drejtuesit të medias, i cili

përgjigjej për përmbajtjen e gazetës. Nga pikëpamja financiare gazetat dhe media gjatë

sistemit komunist ishin jo rentabël dhe nuk e njihnin konkurrencën në treg. Burimi kryesor

i informacioneve ishte Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) - “institucioni qendror

informativ zyrtar dhe qendra e përpunimit të materialeve të shtypit dhe agjencive të huaja”

(Boriçi 1997: 176). Kjo sillte homogjenitet të lajmeve, i c ili bashkë me frikën nga censura

(autocensura) e reduktonte punën krijuese të gazetarëve.

“Çdo gjë që botohej në faqet e gazetave, të revistave, në emisionet

radiotelevizive, apo në buletinët e ATSH, duhej të përputhej plotësisht me

detyrat dhe interesat e partisë dhe të shtetit”(Boriçi 1997: 177).

Mund të themi se sistemi mediatik në vigjilje të '90-ës ofronte një aparat punonjësish

shtypi, të përgatitur sipas dogmës leniniste: agjitacion, propagandë dhe organizim i

masave. “Organizimi i masave” nënkuptonte desinformimin e vazhdueshëm të njerëzve

nga masmedia, e cila nga ana e saj ishte në funksion të udhëheqësit karizmatik dhe

pushtetit të tij, ndërsa “masa” krejt e çindividualizuar nuk reflektonte dhe nuk shfaqte

ndonjë vullnet të caktuar, përveç apatisë. Nga ana tjetër, masa lihej qëllimisht “ injorante”,

në padije, duke i privuar ato nga informimi mbi temat “tabu”: problemet ekonomike dhe

sociale në vend, ndryshimet politike ndërkombëtare, por edhe në rajon.

Propaganda dhe agjitacioni kundrejt objektivitetit

Regjimi komunist shqiptar me gjithë politikën e tij të egër dhe represionin pati disa

tendenca zhvilluese, të cilat e bënë më të lehtë detyrën e medias si propaganduese. Për të

kryer këtë mision, masmedia u ndihmua nga disa faktorë vendas dhe të huaj. Lufta e

Ftohtë që kishte përfshirë vendet fqinje u përdor nga aparati qendror i Partisë si një motiv

më shumë për të zhvilluar propagandën dhe kundërpropagandën (nga jashtë dhe nga

brenda) si një mjet pushteti (Münch & Simaku 1994: 63). Nga faktorët e brendshëm u

përdorën për propagandë ata sektorë që pësuan pas 1944-ës ndryshime të dukshme:

Edukimi masiv gjeti përkrahje në një terren ku kishte mbizotëruar analfabetizmi (80% e

popullsisë në vitet e para pas Luftës II Botërore), dhe themelimi i universiteteve,

fakulteteve dhe manualeve shkencore teknike nga 1964 në 1980 (Münch & Simaku 1994:

66), krijoi një bazë kulturore të munguar. Po ashtu edhe zhvillimet në disa fusha, si

elektrifikimi i vendit, zhvillimi i industrisë së lehtë dhe ushqimore apo modernizimi i

bujqësisë (pavarësisht reformave të dhunshme të kolektivizimit etj.) u përdor nga pushteti

komunist për të siguruar mbështetjen e masës së gjerë që nuk zotëronte fillimisht mjete të

Page 70: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

62 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

tjera informimi përveç masmedias vendase.

Kështu që propaganda ishte “produkti” dhe “arma” e gazetarëve dhe shkrimtarëve, të cilët

kishin tagrin e përpunimit të materialeve të partisë sipas vijës së saj politike. Kjo e

kualifikonte kategorinë e gazetarëve te persona të besuar të partisë, një status i ngjashëm

ky me nëpunësit partiakë. Parimet e gazetarit perëndimor, objektiviteti dhe raportimi sa më

neutral i lajmeve qenë zëvendësuar këtu me “partishmërinë”. Funksioni i propagandës

përforconte agjitacionin: paraqitjen e ngjarjeve aktuale në mënyrë të tillë që ato të preknin

emocionalisht masën, dhe mundësisht ta bindnin atë. Apelimi dhe bindja, këto ishin thelbi

i agjitacionit që funksiononte pavarësisht klasave shoqërore, punëtorë, fshatarë,

intelektualë, të rinj e të moshuar. Por detyra më e rëndësishme e agjitacio nit ishte krijimi i

“tjetrit”, i “armikut” përmes lajmeve të rreme mbi aktualitetin, në mënyrë që të rrisnin

frikën dhe distancimin e popullsisë kundrejt “botës jashtë” apo elementit “ndryshe”. Roli i

medias në krijimin e këtyre modeleve deformuese për realitetin është i pamohueshëm.

Ngrihet pyetja: Ishin gazetarët shqiptarë vërtet kaq të bindur dhe konformistë ndaj

sistemit, apo thjesht i përshtateshin atij? Kësaj pyetjeje nuk mund t‟i përgjigjemi përveçse

me hamendje, meqenëse nuk rezultojnë studime të asaj kohe në gazetari që të tematizonin

këtë problematikë. Profesioni i gazetarëve reduktohej në “funksionar besnik të Partisë”

dhe shoqërohej me privilegje. Për daljet jashtë “rreshtit” kujdesej në të kundërt institucioni

i censurës, i cili qoftë edhe me ekzistencën e tij shërbente si mjet presioni mbi gazetarët.

Institucioni i censurës dhe ndikimi i saj në cilësinë e medias

Pas vitit 1912 dhe sidomos në vitet 1930 shtypi shqiptar u zgjerua dhe u rrit cilësisht, jo pa

ndikimin e lëvizjes demokratike të këtyre viteve. Shtypi, me gjithë censurën formale (por

jo “ideologjike”, ishte i lirë të publikonte gjithçka, përveç kritikave ndaj politikës së

mbretit Zog dhe familjes së tij. Për autorët Münch dhe Simaku këto vite hodhën bazat për

një traditë demokratike të shtypit shqiptar dhe brezin e gazetarëve që do të operonin në

vitet e para pas çlirimit të vendit 1945-1948 (1994: 64). Censura në Shqipëri u

institucionalizua që me daljen e “Ligjit të Shtypit” në vitin 192833. Ligji do të miratohej

nga Parlamenti më 1931 dhe do të përmbante 67 nene, të përshtatura sipas modeleve

legjislative perëndimore, kryesisht italiane dhe franceze dhe do të përmirësohej dhe

ndryshonte disa herë gjer në vitin 1933 (Cuka 2012: 37). Zyrtarisht nuk kishte një zyrë për

censurimi. Kritikat për shkrime të ndryshme vinin kryesisht nga zyra e Drejtorisë së

Shtypit pranë Ministrisë së Jashtme që ishte krijuar më 1927 (Cuka 2012: 39). Kjo situatë

ndikoi në rritjen e vetëcensurës në radhët e gazetarëve dhe shkrimtarëve. Vendosja e një

censure të përgjithshme ishte më e lehtë pas shtetëzimit të shtypshkronjave që kishin

ekzistuar gjer pas Luftës II Botërore, kështu që centralizimi i shtypit dhe mjeteve të

shtypshkrimit në një dorë të vetme forcoi kontrollin shtetëror.

Tradita e gazetarisë e etabluar në vitet 1920-1930 pësoi në fund të viteve 1940 një

33 „Liria e fjalës dhe e shtypit asht e garantueme. Censura preventive nuk mund të vëhet, përveç në kohë

lufte, mobilizimi dhe në raste të jashtëzakonshme, të tjera të paravështrueme prej ligjës. Kushtet mbi

rregullimin e shtypit, konfiskimi I shtypshkrimeve dhe ndjekjet ligjore mbi gabimet e shtypit caktohen me

lig j” - Neni 197/ Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare (cituar nga Cuka 2012: 37).

Page 71: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 63

transformim, i cili konsistonte mbi të gjitha në tkurrjen dhe asgjësimin e profesionalizmit

të gazetarëve përmes mekanizmit të censurës. Funksionimi i censurës kryhej:

a) përmes presionit ndaj gazetarëve nëpërmjet kryeredaktorëve të gazetave ose direkt

përmes zyrës së shtypit pranë Komitetit Qendror në raste botimi artikujsh problematikë.

Pra, gazetarët nuk duhet të shkruanin mbi situatën siç ishte në të vërtetë, por siç duhet të

ishte nën frymën e “ mësimeve të partisë” .

“ Në shumë raste këshillat, kritikat ose rekomandimet vinin nga vetë diktatori

apo bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Prandaj këto kritika qëndronin për një

kohë të gjatë në mendjet e të kritikuarve, saqë dhe pesë apo dhjetë më vonë ata

vazhdonin të silleshin njësoj, edhe pse situata mund të dukej se kishte

ndryshuar” (Münch/Simaku 1994:73).

b) përmes klasifikimit të temave tabu, çdo shkelje e të cilave mund të rrezikonte karrierën

(dhe jetën) e gazetarëve:

“ […] askush nuk duhet të shkruante mbi anëtarët e lartë të partisë, madje as

t‟i lavdëronte ata; vetëm diktatori përbënte përjashtim. […] jo rrallë ai

(gazetari) ndodhej para rrezikut, dhe një kritikë mund t‟i ndryshonte gjithë

jetën. Te temat tabu futeshin aktivitetet e Ministrisë së Brendshme (siguria e

shtetit), Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes etj. Gjithashtu askush

nuk mund të merrte iniciativën dhe të shkruante mbi Kosovën, Çamërinë

(d.m.th: shqiptarët në Greqi) apo çështje të tjera të rëndësishme kombëtare.

Kritika ndaj partisë mund të bëhej deri në nivelin e komitetit të partisë të

lagjes. Për një anëtar të KQ, le të ishte ministër a fshatar, mund të shkruhej

vetëm nëse merrej leje apo udhëzim nga lart. Këto tabu e kufizuan

jashtëzakonisht iniciativën e lirë të gazetarëve duke bërë që artikujt e tyre të

ishin të thatë dhe të mërzitshëm” (Münch/ Simaku 1994: 73).

c) përmes denoncimit si mjet kontrolli nga poshtë, nga “ masat” me anë të letrave

anonime ose të firmosura të cilat evidentonin shmangiet ideologjike të autorëve.

Nivelin më të lartë të represionit dhe kontrollit mbi masmedian (fushën e prodhimit

kulturor) censura e arriti në vitet 1970, sidomos pas Festivalit 11 të Këngës (1972), por

masat e rënda të censurës ishin marrë edhe në vitet 1960 nën ndikimin e revolucionit

kulturor kinez. Ndërmjet këtyre fushatave represive gazetarët dhe punonjësit e kulturës

mund të merrnin frymë më lirshëm, liri kjo që do të rritej gradualisht pas vdekjes së

Hoxhës më 1985 dhe do të reflektohej sidomos në vitet 1989-1990 pas rënies së Murit të

Berlinit (Münch & Simaku 1994: 74). Pas vitit 1978 – politika shqiptare mund të

përkufizohet si një politikë e autarkisë dhe e izolimit. Kontakti me “botën” do të mbahej

vetëm përmes stacioneve televizive italiane, të cilat nga ana e tyre nuk se kis hin shumë

dijeni për shërbimin që kryenin rastësisht dhe pasojat që rridhnin prej tij. Është e

natyrshme që ky izolim do të kishte si pasojë krijimin e një patologjie shtetërore të

Page 72: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

64 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

fokusimit brenda kufijve të vendit. Botimet kulturore të huaja censuroheshin dhe vetëm

një pjesë e vogël e gjente rrugën për të hyrë në arkivin e bibliotekës.

2.4.4 Deformimet e sistemit mediatik

Edhe pse nuk mundemi sot të analizojmë praktikën e gazetarëve gjatë komunizmit, këto

pyetje që janë kyçe për të kuptuar edhe sjelljen e gazetarëve sot, prandaj dhe do t'u

kthehemi sërish kur të analizojmë tiparet e kulturës së gazetarisë shqiptare deri më sot. Në

tabelën e mëposhtme mund të përmbledhim fillimisht disa nga këto deformime të sistemit

mediatik gjatë regjimit komunist. Nëse do të përpiqemi t'i analizojmë dhe testojmë këto

deformime në kuadër të analizës për sistemin mediatik sot:

TABELA 5: DEFORMIMET E SISTEMIT MEDIATIK GJATË KOMUNIZMIT (KRIJUAR NGA AUTORJA).

FAKTORET PASOJAT

Shërbimi ndaj pushtetit Propagandë; shtrembërim i realitetit

Trysni dhe kontroll “ nga lart” Mungesë e mendimit kritik, oponent

Centralizimi i informacionit Injorimi i nevojave të publikut

Mungesa e konkurrencës dhe tregut mediat ik Homogjenizimi i mediave në formë dhe

përmbajtje; media jo rentable

Propaganda/agjitacioni Realiteti në media nuk ka lidhje me aktualitetin

Centralizimi i sistemit Përjashtimi i publikut dhe mendimit ndryshe

Mungesa e konkurrencës Varfëri ideore; temat ika të kufizuara

Stili publicistik Përshtatje me gjuhën institucionale në vend

Homogjeniteti i masmedias Publiku degradon në një masë anonime pa profil

Së pari, sistemi mediatik ishte tërësisht në shërbim të pushtetit duke ndihmuar me anë të

propagandës në ruajtjen e status-quo-së dhe në ndërtimin e një realiteti që nuk përputhej

me aktualitetin.

Së dyti, gazetarët operonin nën trysninë e kontrollit të përditshëm nga “lart” që shpinte në

moszhvillim të rolit të oponentit dhe kritikut ndaj ngjarjeve apo çështjeve që mund të

hidheshin në diskutim.

Së treti, centralizimi ideologjik i sistemit mediatik ishte kaq i fortë sa nuk linte të

publikoheshin informacione në interes të nevojave të publikut, duke e përjashtuar atë nga

roli i tij si publik.

Së katërti, mungesa e konkurrencës (dhe e tregut të lirë mediatik) shoqërohej me një

homogjenitet të skajshëm të mediave, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje (rrafshin

tematik dhe ideor).

Page 73: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 65

Së pesti, misioni i medias duket sikur konsistonte vetëm në dhënien e një pamje jashtë

realitetit për qytetarët, në shërbim të agjitacionit dhe propagandës për pushtetin.

Së gjashti, sistemi ishte ndërtuar në mënyrë të atillë sa e linte publikun të paangazhuar, të

përjashtuar nga tematika që transmetohej dhe publikohej, shkurt, një masë anonime.

Së shtati, duke qenë se leximi i revistave apo gazetave të huaja dhe ndjekja e kanaleve

televizive jashtë vendit ndalohej rreptësisht, përmbajtja gazetareske ndiqte vetëm

orientimin teorik sovjetik. Mosshkëmbimi i përvojave kishte si rezultat varfërinë tematike

të raportimit, por edhe të stilit të të shkruarit. Stili i të shkruarit - që kishte pasur traditë në

publicistikën shqiptare përpara vendosjes së regjimit komunist - iu përshtat tërësisht

gjuhës institucionale të partisë në pushtet duke sjellë varfëri të mjeteve shprehëse dhe

thjeshtim të frazave.

Së fundi, gazetaria përsëriste në tërësi vetveten duke u kthyer në një makineri homogjene

ripërtypëse. Përmbajtja mediatike i kushtohej kryesisht ekonomisë, planeve 5-vjeçare,

realizimit të prodhimit etj.

Page 74: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

66 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

2.5 Fazat e zhvillimit të sistemit mediatik shqiptar pas 1990-ës

Në kontekstin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës Lindore ndryshimet në sistemin

mediatik pas viteve 1990 nuk patën as bazament teorik të thelluar dhe as përkrahjen e gjerë

qytetare. Dhe mbi të gjitha nuk pati forca që të konkurronin për modele krahasuese brenda

vendit. Kështu që imitimi (jo kritik) i strukturave perëndimore u kthye në burim të vetëm

gjenerimi në të gjitha fushat, por pa pasur një reflektim të brendshëm për risitë dhe të metat

e modelit të imituar. Pasojat e këtij “moderimi me telekomandë” duken qartë edhe në

rastin tonë. Edhe pse nuk mund të vihet në dyshim progresi i medias drejt një modeli

pluralist dhe liberal, po ashtu nuk mund të mos dallohen mbetjet e sistemit të kaluar, ku

shteti ruante monopolin mbi median, që sot vazhdon me përqendrimin e licencave sidomos

për radiot dhe TV-të nën kontrollin e tij të drejtpërdrejt (IREX 2010).

Përcaktimi i fazave të tranzicionit mediatik në Shqipëri është një detyrë aspak e lehtë.

Vështirësia rritet edhe për arsye se mungojnë analizat sistematike nga autorë për ndarjen në

faza të zhvillimit mediatik pas ndryshimeve demokratike. Në kuadër të këtij studimi do të

prezantojmë disa qasje të studiuesve shqiptarë ndaj përkufizimit të tranzicionit mediatik.

Në librin e tij “Media, Politika dhe Shoqëria”, Artan Fuga e ndan zhvillimin e shtypit pas

1990-ës në dy faza: 1991-1998 dhe pas 1998-ës, duke marrë si element bazë rregullimin

ligjor të medias.34

Gjithashtu në dy faza tranzicioni e ndan zhvillimin e medias edhe Sami Neza, respektivisht

në periudhat 1991-1997 dhe pas 1997-ës. Këtë ndarje Neza e bën sipas ndryshimeve në

pronësinë e medias. Në fazën e parë, dominon pronësia partiake dhe iniciativa e gazetarëve

për të themeluar media, ndërsa në fazën e dytë dominon pronësia e bizneseve mbi median

(Neza 2010: 284). Kjo qasje edhe pse interesante, nuk e diferencon rolin e gazetarëve si

aktorë në secilën nga fazat e transformimit të media, edhe pse siç pranon vetë Neza,

“bizneset e morën në dorë tregun e medias përmes një beteje jo të lehtë me gazetat dhe

gazetarët” (2010: 286). Blendi Kajsiu gjithashtu i ndan fazat e zhvillimit të medias sipas

pronësisë. Gjatë periudhës së parë sipas tij, 1991-1994 shtypi i përkiste partive politike, në

vitet 1994-1998 pronarë ishin gazetarët, kurse pas vitit 1998 në tregun e medias „penetron

kapitali privat” (Kajsiu 2012: 37). Ndërsa Besnik Baka, edhe pse fillimisht dallon tre faza

të zhvillimit të medias: lindjen e shtypit partiak (1990-1992), lindjen e shtypit politik

(1992-1998) dhe lindjen e shtypit klientelist (1998-2011), në fund (“ për lehtësi studimi”

siç shprehet) i grupon nënfazat në dy faza kryesore 1990-1998 dhe pas 1998-ës (Baka

2011).

Ajo që na bie në sy në modelet e mësipërme është konkludimi i të gjithë autorëve në dy

faza të mëdha 1990-1997/1998 dhe pas 1997/1998-ës, edhe pse mungon kategorizimi

34

Vetë shtypin që lindi dhe u zhvillua g jatë kësaj kohe, Fuga e ndan gjithashtu në disa kategori: në shtyp

radikal (ku përfshiheshin gazeta si „Balli i Kombit“, „Atdheu“ etj, që mbanin një qëndrim radikal ndaj

regjimit komunist); në shtypin e shanseve të barabarta (gazetat „Koha Jonë“, „Alternativa SD“, „Aleanca“,

„Demokracia“); në shtypin fluid (ku futeshin organe aktive të partive si „Zëri i Popullit“ apo „Republika“);

në shtypin simbiotik („Rilindja Demokrat ike“) dhe në shtypin fetar („Drita Islame“, „Ngjallja“ etj.) (Fuga

2008: 92-182).

Page 75: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 67

sistematik i tyre. Kjo ndarje kohore përkon me dy ngjarje kyç të zhvillimit politik dhe

shoqëror nga rënia e regjimit deri më sot: protestat e studentëve të dhjetorit 1990 dhe

kolabimi i shtetit pas falimentimit të firmave piramidale më 1997-ën. Të bie në sy që

autorët e shohin zhvillimin e gazetarisë “së re” si të niste nga “viti 0”, sikur para protestave

të studentëve dhe lindjes së gazetës së parë opozitare RD, në janar 1991, të mos kishte

ekzistuar diçka tjetër. Një dobësi tjetër mund të ishte mosevidentimi i ndryshimeve që kanë

ndodhur në sistemin mediatik pas vitit 1998 gjer më sot. Një ndër këto ndryshime është

zhvillimi i mediave online që ka nxjerrë më në pah krizën ekzistuese të mediave

tradicionale dhe tendencën e politikës për të gjetur rrugë të reja bashkëpunimi me median

në kushtet e reja. Gjithashtu për rastin e Shqipërisë, marrëdhënia mes gazetarisë dhe

pushtetit politik ka qenë dhe mbetet një konstante që ka ndikuar dhe ka lënë gjurmë në

gazetari dhe mënyrat e praktikimit të saj sot në Shqipëri.

Po të orientohemi nga fazat e tranzicionit shqiptar të paraqitura në kapitullin e parë, duhet

të analizojmë nëse ka pasur apo jo një fazë para-tranzicioni në median shqiptare. Faza

para-tranzitive do të ishte vendimtare sepse ajo do të na tregonte sa i përgatitur apo jo ka

qenë terreni dhe kushtet për të filluar procesi transformues i medias (Rozumilowicz 2002:

17). Pas krijimit të kushteve për ndryshim të medias, duhet të pasonte faza e

“demonopolizimit dhe decentralizimit të medias” (Thomaß & Tzankoff 2001). Duke

ndjekur përshtatjen e modelit të Thomaß dhe Tzankoff nga tranzicioni politik në atë

mediatik, faza e dytë do të ndiqej nga institucionalizimi, nevoja për kuadrin dhe

rregullimin ligjor të mediave në pushtetin e ri demokratik. Dhe në një etapë të fundit do të

ndodhte konsolidimi i mediave në tregun e ri mediatik.

Ndarja në faza35 e zhvillimit të medias shqiptare pas rënies së regjimit do të bëhet pra,

duke kombinuar modelet që na ofrojnë Rozumilowicz (2002), Thomaß dhe Tzankoff

(2001) dhe Merkel (1999), kur flet në kontekstin e sistemit politik. Ecuria e sistemit

mediatik shqiptar pas rënies së regjimit, mund të kategorizohet si më poshtë:

1) Faza e Liberalizimit (1988-1994), e cila ndahet në dy nënkategori të tjera, Para-

tranzicioni (1988-1990) dhe Fillesat e tranzicionit dhe liberalizimit (1990-1994). Para-

tranzicioni u shoqërua me pluralizmin e titujve të shtypit partiak, por gazetaria nuk ia doli

të bëhej e pavarur. Ajo ruajti ende modelin e propaganduesit dhe aparatit zgjatues të

partisë. Kjo fazë e parë përkon me lindjen dhe përhapjen e gazetave dhe medias së pavarur,

por njëkohësisht edhe me fundin e mandatit të qeverisë së parë demokratike dhe rikthimin

në pushtet të ish-komunistëve. Në këtë periudhë nisin hapat e parë për decentralizimin e

medias shtetërore, edhe pse më tepër në formë se në përmbajtje, si dhe përpjekjet e

gazetarëve për të rigjetur rolin e tyre në shoqëri.

2) Faza e Demokratizimit sipas autorëve që përmendëm më sipër në rastin e Shqipërisë

mund të etiketohet si faza e provës (demokratizuese) në të gjitha fushat e jetës, gjithashtu

edhe në sistemin mediatik. Kjo fazë (1994-1998) karakterizohet nga përpjekjet për

35

Për të karakterizuar ecurinë e sistemit mediat ik shqiptar në këtë punim është preferuar të përdoret termi

„fazë“ i cili i përshtatet më shumë d inamikës së zhvillimit të medias, duke nënkuptuar ndryshime që ndodhin

brenda një segmenti jo të g jatë kohor.

Page 76: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

68 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

institucionalizimin e medias. Eshtë periudha e lulëzimit të medias private të pavarur, por

edhe e përplasjeve të egra të medias me politikën, e betejës së gazetarisë për shtypin dhe

fjalën e lirë.

Të dyja fazat e mësipërme mund t'i përmbledhim me një emër si Faza e Inkubacionit, pasi

sistemi i ri mediatik dhe mediat e formuara ishin ende të brishtë dhe në kërkim të

modeleve që do të zgjidhnin për të zëvendësuar ideologjinë e gazetarit si propagandues.

Faza e fundit, e Konsolidimit (1998-2012)shënon hapa të mëtejshëm në konsolidimin e

sistemit mediatik dhe kulturës së gazetarisë në vend. Tipari kryesor i kësaj faze është

kalimi i medias në pronësi të biznesit. Investimet e tyre në medias bënë që të lulëzojë

sektori i shtypit të shkruar, por veçanërisht ai i mediave audiovizive, si dhe të përmirësohet

kuadri ligjor i tyre. Por kjo fazë do të shoqërohet edhe me komercializimin e skajshëm të

mediave. Nga ana tjetër, gazetaria online do të hedhë në fillim të kësaj faze hapat e saj të

parë për t‟u zhvilluar më tej. Fundi i kësaj faze për sistemin politik shënon edhe fundin e

qeverive të para politike të dala nga zgjedhje përgjithësisht të kontestuara si nga aktorët

politikë brenda vendit, ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtarë jashtë tij.

Evoluimi i gazetarisë gjer sot e legjitimon pyetjen, nëse tranzicioni mediatik mund të quhet

i mbaruar apo jo? Kjo çështje do të tematizohet në fund të këtij kapitulli. Ndërkohë le t'i

shohim këto faza më konkretisht.

2.5.1 Faza e „Inkubacionit” (1988-1994)

a) Para-tranzicioni (1988 – 1990)

Evidentimi i kësaj faze paraprake në Shqipëri duket fillimisht i vështirë në krahasim me

vendet e tjera të Lindjes, për shkak se sistemi totalitar nuk e kishte lejuar zhvillimin e

mediave opozitare, siç ndodhi në Poloni, Çeki apo Hungari. Regjimi donte të kishte

kontrollin mbi gjithçka: mbi informacionin, por edhe mbi sferën publike. Për këtë ai do të

bënte të pamundurën për të eliminuar individualitetin dhe sferën private, si dhe për të

mbajtur nën kontroll sferën publike. Ndërsa në Slloveni, si sferë publike alternative

shërbente shtypi katolik (Jakubowicz 2007: 131), në Shqipëri kleri katolik u luftua, u

burgos dhe u asgjësua gati totalisht. Këtu siç thamë edhe më sipër, e vetmja sferë

alternative ishin stacionet e huaja radiofonike dhe televizive që ndiqeshin fshehurazi - TV

italian mbi të gjitha dhe Zëri i Amerikës (VOA), kanale këto që siç thotë me të drejtë

Jakubowicz, “ thyen spiralen e heshtjes apo të propagandës që ofronte media zyrtare” dhe

krijuan komunitetin e shpresës dhe të rezistencës duke u dhënë njerëzve shpresë se ata nuk

ishin vetëm (2007: 133).

Megjithatë nga mesfundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990, në Shqipëri hasim një

rikonceptim të rolit të medias dhe të gazetarisë. Fryma e re duket qartë në faqet e

“Tribunës së gazetarit” si organ i Bashkimit të Gazetarëve Shqiptarë. Ajo çka paraqitej

Page 77: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 69

tashmë në gazetë ishte një qasje normative teorike mbi rolin e audiencës, rolin e gazetarisë

dhe të medias në shoqëri. Me fjalë të tjera, këtë orientim të medias në këtë periudhë mund

ta quajmë si orvatje për të vendosur formalisht profesionalizmin e munguar. Hamit Boriçi

e përshkruan kështu dyzimin e gazetarisë në atë kohë:

“sidomos gjatë viteve 1989-1990, ndonëse ndjehej e afërt era e ndryshimeve të

mëdha politike, ekonomike dhe shoqërore, prapëseprapë në pasqyrimin

publicistik të realiteteve jetësore duhej praktikuar një variant i parimit 'poho

për të mohuar' dhe 'moho për të pohuar'“ (Boriçi 1997: 197).

Ndryshimi i medias u vu në dukje përmes thyerjes së disa “ tabuve” tematike, siç ishte

botimi i një sërë shkrimesh polemike mbi problematikat e ekonomisë në gazetën

“Bashkimi” në fillim të vitit 1990. Në këto shkrime pranohej publikisht ekzistenca e

inflacionit, rënia e ekonomisë dhe kërkoheshin rrugë të reja për t'u përshtatur me

globalizmin (Boriçi 1997: 198). Gazetat letrare “Zëri i Rinisë” dhe “Drita” filluan të

botonin shkrime kritike që cënonin politikën aktuale të vendit, siç është rasti i intervistës së

shkrimtarit Ismail Kadare më 21 mars 1990. Por pyetjes, a i parapriu media shqiptare

përmbysjes së regjimit dhe ndryshimeve që do të pasonin, vetë Boriçi (ish-kryeredaktor i

gazetës “Bashkimi”) i përgjigjet me “jo”. Sipas tij, “media i përkrahu dhe i shoqëroi këto

ndryshime demokratike duke i propaganduar ato”, por ajo nuk mund t'i drejtonte ato.

Boriçi sheh si arsye dy faktorë kryesorë: natyrën e marrëdhënies media-pushtet të

çimentuar gjatë regjimit të vjetër dhe mungesës së gazetarëve disidentë që nuk kishte qenë

në traditën e medias shqiptare, të mpirë nga censura dhe autocensura gjysmë-shekullore

(1997: 200). Orientimi i gazetarisë në këtë periudhë të parë nuk mund të thuhet se ishte i

qartë drejt ndonjë modeli të caktuar. Njësoj si dhe në politikë, demokracia e medias

përfytyrohej si e kundërta e diktaturës dhe totalitarizmit, dhe ky hap në vetvete mjaftonte

për të përligjur botimin e gazetave të reja.36

b) Faza e Liberalizimit të medias (1990 – 1994)

Pluralizmi politik në Europën Lindore u shoqërua me atë që Milev e quan një “eksplozion”

në sistemin mediatik të këtyre vendeve, daljen e qindra gazetave pas 1989-ës (Milev 1999:

463). Secila nga partitë e reja që u themeluan, nxitoi të kishte menjëherë shtypin e vet, i

cili ende shihej si një mjet që do t‟i shërbente partisë përkatëse dhe t‟i garantonte asaj

ardhjen në pushtet ose mbajtjen e tij. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri.

Botimi i gazetës Rilindja Demokratike më 5 janar 1991 (si organ i Partisë Demokratike,

themeluar në dhjetor të 1990-ës) mbahet si data e fillimit të shtypit të ri pluralist. Kjo

gazetë do të pasohej nga organet Republika (Partia Republikane), Alternativa SD (Partia

36

Jakubowicz në analizën e tij përdor termin "orientim mimetik" të medias, i cili ka për synim

implementimin e modelit perëndimor të gazetarisë për një shtyp dhe media të lirë përmes imit imit, në dallim

nga orientimi materia list: privatizimi i gazetave që do të sillte investitorët e huaj menjëherë pas rënies së

sistemit (2007: 177).

Page 78: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

70 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Socialdemokrate) etj. Shtypi i ri u duk sikur mori rolin e munguar të mobilizuesit të

opinionit publik dhe përforcues i ndryshimeve, duke u larguar nga koncepti leninist i

propaganduesit kolektiv dhe organizatorit të masave që kishte qenë gjatë komunizmit. Nga

ana tjetër, etja e lexuesve për të lexuar shtypin e ri ishte aq e madhe sa gazeta RD, duke

pasur vetëm gjashtë faqe, brenda një kohe të shkurtër arriti një tirazh prej 60.000 kopjesh

në ditë (tirazh që do ta arrinte dhe kalonte pak kohë më vonë vetëm gazeta e pavarur

“Koha Jonë”). Pra, ndikim të madh në shtimin e numrit të organeve të shtypit në këtë kohë

ka pasur padyshim nevoja e një shoqërie të mbyllur për të komunikuar (Fuga 2010,

Comain 1994) dhe nuk duhet të harrojmë se media në periudhën e parë të tranzicionit

synonte edhe hapjen kulturore dhe shpirtërore drejt perëndimit dhe vlerave të tij kulturore

dhe politike (Fuga 2008: 26), kështu mbështetja e një gazete në atë kohë diversifikohej me

një sërë pritjesh. Por shpërthimi i mediave mund ta konsiderohet edhe si pasqyrë e

intensitetit me të cilën funksiononte atëherë politika dhe shoqëria. Sidomos në vitet e para,

njerëzit kishin përshtypjen se përditë ndodhnin ngjarje të jashtëzakonshme që mund të

raportoheshin, kështu që ishte realiteti ai që diktonte punën e gazetarëve

Meqenëse gazetat e para që dolën pas 1990-ës ishin organe të partive politike, sado

pluraliste, shumë shpejt ato do të zhvillonin “dukuri të së kaluarës monopartiake” sidomos

në lidhje me kritikat kundrejt çdo qëndrimi ndryshe (Boriçi 1997: 197). Po të vije re me

vëmendje shtypin e ri, binte në sy që ai nuk dallonte shumë nga ai i vjetri. Partishmëria dhe

subjektiviteti kishin mbetur po ato, ende vazhdonte të mbetej propagandistik. Megjithatë

ekzistenca e bipolarizimit së paku mes gazetave ZP dhe RD që mbështesnin respektivisht

PS dhe PD, tregonte se ishte prishur presioni vetëm nga një burim pushteti (Zoto 1999: 7).

Të dyja mediumet ndiqeshin nga audiencat partiake me natyrë militante, të ndara në dy

kampe armiqësore.

Kjo fazë e parë që do të përshkallëzohej pas fitores së PD (forcës opozitare) në zgjedhjet e

22 marsit 1992, prej nga do të dilte qeveria e parë jo komuniste në vend do të shënonte

fillimin e liberalizimit të tregut mediatik. Megjithatë aty do të hasnim edhe një sërë

dinamikash zhvilluese, emëruesi i përbashkët i të cilave mbetet radikaliteti. Si në asnjë

vend tjetër në Europën Lindore, me demonopolizimin e mediave pasoi dekonstruktimi i “

tregut” mediatik ish-komunist. Të gjitha organet e shtypit (gazeta dhe revista) u hoqën

brenda pak muajsh nga qarkullimi. Me përjashtim të gazetës Zëri i Popullit, ish-organi i

Partisë së Punës, gjithë të tjerat ose nuk u botuan më, ose u transformuan me titujt të tjerë

në gazeta të partive të para pluraliste që u krijuan pas 1990-ës. Nga dy gazeta të përditshme

kombëtare që Shqipëria kishte pasur më parë, Zëri i Popullit dhe Bashkimi, numri i tyre u

dyfishua në katër në vitin 1991, ndërsa 3 vjet më vonë botoheshin tetë. Ky radikalitet u

vërejt edhe në ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit të shumë gazetarëve të vjetër që

kishin punuar në regjimin e mëparshëm. Ata që mbetën, u përqendruan te mediat

shtetërore-publike dhe ato lokale.

Gjatë viteve të para të tranzicionit, media shqiptare u përpoq të emancipohej, por ajo nuk ia

doli dot të transformohej nga një institucion partiak, në një institucion të pavarur. Siç thotë

Jakubowicz, media në vendet ish-socialiste vërtet u bë pluraliste, por jo detyrimisht u

shkëput nga politika (Jakubowicz 2005: 2). Këtë e tregon numri i lartë i mediave që

Page 79: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 71

subvencionohej nga shteti: TVSH, televizionet publiko-shtetërore në rrethe, ATSH, Radio-

Tirana dhe radiot në rrethet kryesore të vendit; dhe organet partiake që mbaheshin nga

partitë. Pra njësoj si në kohën kur pronari ishte shteti, gazetat e reja vazhduan të ishin një

biznes pa fitim, të varura nga partitë politike. Për pasojë e këtij pozicionimi, media filloi të

humbiste audiencën, e cila ishte e lodhur nga ngjyrimet ideo-politike dhe publicistike të

shtypit dhe kërkonte gazeta të pavarura. Kështu që gazetat partiake pësuan rënie të madhe

dhe një pjesë dërrmuese e tyre u mbyllën.

2.5.2 Faza e institucionalizimit të medias ose “beteja për fjalën e lirë”

(1994-1998)

Procesi i demonopolizimit dhe decentralizimit të medias shtetërore që kishte nisur në fazën

e mëparshme, vijoi edhe në këtë periudhë. Por media shtetërore, megjithëse u kthye

zyrtarisht në publike, vazhdoi të ishte në një farë mënyre e varur nga pushteti, duke marrë

ndihmë financiare prej tij dhe duke e etiketuar transformimin e medias në këtë fazë më

tepër formal, sesa thelbësor. Për sa i përket organizimit të saj, media gjatë fazës së parë

shfaqte po ato tipare kaotike si sistemi politik. Mungonte kuadri ligjor, sipas të cilit të

rregullohej media dhe aktiviteti i gazetarëve. Ligji i parë për shtypin Nr. 7756 (1993) u

mor pa shumë modifikime nga landi Westfahlen i Gjermansë dhe pa konsultime me aktorët

e medias. Por shumë shpejt u pa se ai përmbante shumë kufizime që zgjuan reagimin e

gazetarëve, megjithatë ligji vazhdoi të qëndronte në fuqi gjer në zgjedhjet e dyta elektorale

më 1997. Këtu ligji i vjetër u shfuqizua për t‟u zëvendësuar me një të ri rregullues për

shtypin e shkruar, në të cilin shkruhej: “Shtypi është i lirë. Liria e shtypit mbrohet me ligj.”

Ky është ligji me të cilën shtypi funksionon edhe sot e kësaj dite, me “lirinë” e trumbetuar

në dukje, ligji në vend ta rregullonte, e lejonte më tej kaosin institucional të medias.

Në këtë periudhë, hasim boom-in e gazetave të pavarura, të cilat kishin si botues, gazetarë.

Këtu do të përmendim gazetat “Koha Jonë”, “Albania”, “Dardania”, “Populli Po”, “Dita

Informacion”, si dhe dy organe të tjera “Gazeta Shqiptare” (që botohej nga një gazetar

italian dhe sillte një model perëndimor të shkruari) dhe gazeta “Rilindja” e Prishtinës që

shtypej në Tiranë. Në krahasim me gazetat e tjera këto dy të fundit “ nuk përfaqësonin

asnjë krah politik lokal duke ndikuar me modelin e tyre në rritjen e profesionalizmit”

(Neza 2010: 286). Gjithashtu bie në sy rritja e numrit të gazetave dhe revistave të

përditshme apo javore që mundësohej nga kostot e ulëta të produksionit të shtypit, meqë

ende përdorej teknologjia e vjetër e shtypshkrimit. Radiot dhe televizionet private ende nuk

kishin filluar transmetimet duke lënë në fuqi kanalet shtetërore, të cilat vuanin nga

mungesa e kualifikimit dhe freskimit si të teknologjisë ashtu edhe të përmbajtjes dhe

teknikave të raportimit gazetaresk.

Page 80: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

72 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Statusi profesional i gazetarëve

Probleme paraqiteshin edhe me statusin profesional të gazetarëve. Nuk kishte asnjë kriter

për punësimin apo pushimin e tyre nga puna, për rregullimin e kontratës, për të drejtat dhe

detyrimet e gazetarëve, redaktorëve dhe drejtuesve të medias. Pra, media kaloi nga

ekstremi në ekstrem; nga kontrolli skajshëm dhe rregullimi përmes pushtetit politik dhe

ligjeve të kohës, në një liri anarkiste, ku ajo duhej të shfaqte aftësi vetëmenaxhuese dhe

vetërregulluese. Deri në fund të kësaj faze, mjedisi mediatik vuante mungesën e një kuadri

ligjor adekuat dhe operonte në një vakuum ligjor. Ky mjedis i ngjante një modeli hibrid të

shtypit privat me atë “kooperativ”37 - ku mungonin edhe kushtet më minimale për të bërë

gazetari profesionale. Fuga vëren se elita intelektuale u tërhoq nga skena e publicistikës

dhe nuk iu afrua mediave dhe jetës publike. Ndërkohë që redaksitë u mbushën me gazetarë

të rinj, të cilët në përgjithësi nuk kishin shkollimin e duhur, dhe profesionin e merrnin

lehtë, sikur mbledhja e informacioneve të mos kërkonte ndonjë aftësi të veçantë, por vetëm

pasion dhe energji (Fuga 2010). Ose siç thotë gazetari Aleksandër Furxhi në intervistën e

dhënë në kuadër të këtij punimi, “pas rënies së sistemit, profesioni i gazetarëve ishte më

tepër një profesion i improvizuar dhe gazetarët zanatçinj të improvizuar (Furxhi 2012)38.

Tipologjia më e përhapur e gazetarit në këtë periudhë është ajo që e krahason atë me një

“luftëtar” apo një “misionar”, ose në një sens më kritik, gazetarët si „misionarë të

pavetëdijshëm për rënien e madhe që i priste pashmangshëm” (Krasta 2012)39. Për Fugën,

gazetari i kësaj faze është po aq i dhënë ideologjikisht, “edhe pse jo i lidhur me një parti të

caktuar”, sepse ai përzien lajmin me komentin, dhe termi “objektivitet” është më se i

lakueshëm (Fuga 2010: po aty). Sami Neza kur flet për gazetarët në fillim të viteve 1990

thotë se ata ngjasonin me “funksionarë partish politike, misionarë të së vërtetës së vetme,

egoistë, të patrembur dhe mjaft të lidhur shpirtërisht me profesionin e tyre” (Neza 2012)40.

Nga intervistat e gazetarëve shqiptarë me përvojë që nuk janë shkëputur nga tregu mediatik

dhe profesioni këto dy dekadat e fundit, të bie në sy që figura e gazetarit i ngjan një kolazhi

artistiko- letrar. Gazetari i vjetër Fatos Baxhaku, ofron përcaktimin më të saktë në lidhje me

këtë, ndërsa shprehet se “gazetarët në fillim të viteve ‟90, ishin „ëndërrimtarë, të varfër,

naivë, pak të ditur, të manipulueshëm, tentonin shpesh ta linin profesionin” (Baxhaku

2012) 41 . Me gjithë decentralizimin e medias, numrin në rritje të organeve të shtypit,

37

Kishte raste që vetë stafi ishte reporter dhe pronar njëherazi – këto ishin struktura mjaft delikate që

dështuan, jo pa shkaktuar zhgënjime në radhët e gazetarëve të rinj, të cilët kuptuan se gazetari në rolin e

sipërmarrësit ishte në një model i huazuar nga kushte të tjera dhe, kësisoj një realitet i hidhur që nxirrte në

pah lidhjen e medias me politikën, pavarësisht kahut të saj. Shembull i kët ij modeli eksperimentues ishte

gazeta „Indipendent“ që u themelua me aksionet e stafit që u largua nga gazeta më e madhe e asaj

kohe,“Koha Jonë“. “Indipendent“ do të vazhdonte aktivitetin e saj vetëm pak muaj, për t ‟u mbyllur pas

fitores së opozitës (Partisë Socialiste) në qershor 1997, ku ish-kryeredaktori i Indipendent do të zgjidhej

deputet i saj (JG). 38

Aleksandër Furxh i, gazetar, moderator i emisionit “Prizem” në TV AS, Intervistë 2012. 39

Adi Krasta, gazetar, moderator i emisionit “A show” në TV Vizion +, Intervistë, 13 korrik 2012. 40

Sami Neza, gazetar, anëtar i KKRT, Intervistë, Tiranë, 26 Tetor 2012. 41

Fatos Baxhaku, gazetar, Interv istë, 2012.

Page 81: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 73

njohjen me normat perëndimore të gazetarisë, perceptimi i gazetarëve për profesionin e

tyre mbeti i orientuar drejt një modeli moralizues dhe edukativ. Kjo i bënte ata ta trajtonin

qytetarin si një votues, të cilit duhej t‟i tregoje për kë të votonte dhe ç‟mendim duhet të

kishte42.

Në ndihmë të profesionalizmit të gazetarisë shqiptare në këtë fazë hasim përkrahjen

logjistike dhe teknike nga shtetet e Europës Perëndimore (kryesisht Danimarka) dhe

SHBA. Kjo ndihmë konsistonte në investimet në strukturë – mbështetja e Departamentit të

Gazetarisë, në Universitetin e Tiranës për kurrikulat dhe pajisjet e laboratorëve të saj dhe e

Institutit Shqiptar të Medias, si qendër trajnuese për gazetarët. Por ndihmë teknike iu ofrua

edhe mediave ekzistuese: fillimisht si ndihmë materiale, në kompjutera, diktofonë etj, më

vonë edhe në specializime të gazetarëve, kurse trajnuese në organizatat perëndimore

profesionale, por më së shumti kualifikimi i gazetarëve të kësaj periudhe u bë përmes

gazetarëve të huaj në vend. Gazetari Arben Muka kur flet për profesionalizmin e asaj

periudhe vlerëson gjithsesi një aspekt të rëndësishëm që lidhet me mënyrën e afrimit të

gazetarëve në redaksi:

“Gazetarët atëherë afroheshin në redaksi kundrejt një periudhe prove disa

javore, pavarësisht nëse kishin përfunduar ose jo studimet në shkollën e lartë.

Materialet e tyre i nënshtroheshin një procesi të thellë redaktimi, duke prekur

në disa raste dhe përmbajtjen” (Muka 2012)43.

Marrëdhënia e medias me politikën (1994-1998)

Kjo fazë karakterizohet përgjithësisht nga një pushtet relativisht i fortë i medias që hyn në

një marrëdhënie “opozitare” me politikën. Pushteti politik i dalë pas zgjedhjeve të para

pluraliste të vitit 1992 rrëshqet dalëngadalë në modelin e vjetër të kontrollit ndaj shtypit

dhe lirisë së fjalës, duke synuar një shtyp dhe një kastë gazetarësh të bindur ndaj pushtetit.

Ndërkohë që shtypi i ri mëtonte rritjen e ndikimit të tij në hapësirën publike të çliruar

rishtas, sipas modeleve të vendeve demokratike. Prandaj nuk të habit fakti që raportimi

gazetaresk ishte agresiv dhe antagonist. Gazetari Rezear Xhaxhiu e përkufizon në këtë

mënyrë marrëdhënien e politikës me gazetarët në këtë periudhë “ të nxehtë” :

“Fillimisht ka qenë një marrëdhënie kritike, ku gazetaria ishte oponente e

politikës. Pastaj kur shteti nisi të bëhej represiv dhe të burgoste gazetarët u

kthye në armiqësore. Pushteti i atëhershëm në dallim nga ai i sotëm, (edhe pse

mund të jenë të njëjtët njerëz në qeveri) nuk e njihte akoma fuqinë e medias,

dhe i shpalli një luftë të hapur, duke mos e kuptuar se po hapte një luftë ndaj

një pushteti që ishte disa fish më i fuqishëm, sikundër dhe ndodhi. Ky ka qenë

42

Krahaso për më tepër me Comain (1994), kur flet për situatën e gazetarëve në Rumani pas rënies së sistemit

komunist. 43

Arben Muka, gazetar, korrespondent i Deutsche Welles, Intervistë 2012.

Page 82: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

74 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

fenomeni i viteve 90: një start opozitor që u kthye në armiqësor me rastet e

dhunës dhe përndjekjes ndaj gazetarëve, derisa arriti pikun në 1997-ën, ku

media on block u bë altoporlanti i një mase të madhe njerëzish të shoqërisë që

ishin vjedhur dhe mashtruar. Por nuk mund të mos themi që edhe një pjesë e

medias atëherë u përdor nga politika, opozita e atëhershme”(Xhaxhiu 2012)44

.

Nga ana tjetër, stili i drejtimit të shtetit e vështirësonte punën e gazetarëve. Politikanët në

nivele të larta në pushtet nuk shkëputeshin dot nga metodat e vjetra autoritare, sipas

logjikës që media duhet t‟i bindet pushtetit. Kjo frymë konfliktuale ndikonte drejtpërdrejt

mbi median opozitare dhe gazetarët e saj: përmes kërcënimeve, arrestimit apo dënimit të

gazetarëve 45 . Këtë panoramë marrëdhëniesh dje (dhe reflektimi i saj në gjendjen e

gazetarisë sot) mund ta përmbledhim edhe me fjalët e Furxhiut:

“ Marrëdhënia mes gazetarisë dhe politikës ishte gati infantile. „Hilet‟ nuk i

dinin as gazetarët e as politikanët. Presioni i politikës ndaj gazetarisë ishte më

i vrazhdë, thuajse fare pa doreza. Kurse sot presioni është i sofistikuar, është i

larmishëm, pushteti dhe politika ka shumë instrumente në duar për ta ushtruar

presionin pa lënë fort gjurmë” (Furxhi 2012).

Sidoqoftë, media ka qenë një aktore jo aq “infantile” nëse mendojmë rolin kyç të saj në

disa ngjarje me rëndësi të kohës. Në vitet 1996 - 1997 shumë nga gazetat e përditshme, të

pavarura kishin mbështetur firmat piramidale në Tiranë dhe në rrethe, duke botuar përditë

në faqet e tyre përqindjet e interesit që ofronte secila. Artikujt e pakët kritikë dhe orientues

për publikun ishin të pamjaftueshëm. Tirazhi i gazetës “Koha Jonë” u rrit këto kohë nga

30.000 kopje në 70.000 e më shumë në ditë. Ka studiues që shtypin e asaj kohe e quajnë

aktor të rëndësishëm dhe promotor të lëvizjes popullore të vitit 1997 që ishte motivuar nga

media e pavarur, veçanërisht nga gazeta “Koha Jonë”, e cila në atë kohë vepronte si një

parti opozitare më vete (Lani 2012). Ishte kjo gazetë që do të legjitimonte politikën edhe

në një aspekt tjetër: futjen e saj në rendin e ditës, përmes rubrikës së politikës (shkurt

1995), - e cila do të merrej nga organet e tjera, dhe ku politika do të trajtohet që këtej e

tutje si objekt më vete, pavarësisht se ky model ndiqej rëndom në median europiane. Kjo

mund të jetë e vërtetë deri diku, sidomos për rolin e mediave pas rënies së firmave

piramidale dhe futjen e vendit në një situatë të zymtë të ngjashme me një luftë civile. Nga

ana tjetër, gazetaria e asaj kohe ishte thellësisht e politizuar, megjithë angazhimin

“idealist” të gazetarëve (Godole 2010). Në rastin më të keq, ajo ishte sensacionale duke

vërtetuar tezën e Comain se “gazetaria bulevardeske është e vetmja formë e përshtatshme e

gazetarisë gjatë proceseve tranzitore” (1994: 89). Kështu që në fund të fazës së dytë,

përveç tronditjes së thellë qytetare te demokracia, u lëkund edhe marrëdhënia e sapokrijuar

qytetar-media-gazetar. Imazhi i gazetarit pësoi një degradim: nga “heroi”, “avokati”,

“misionari”, “qeni i rojës” në vitet 1993-1996, ai u kthye në “mashtrues”, “gënjeshtar”

(njësoj si politikanët!), etiketime këto që lidheshin veçanërisht me mosparalajmërimin e

“katastrofës” financiare të vitit 1997 (Godole 2009).

44

Rezear Xhaxhiu, gazetar, moderator i emisionit “Zip“, në TV Vizion +, Intervistë, 2012. 45

Kujto arrestimet në gazetën “Koha Jonë”: dhe djegien e godinës në atë kohë (JG).

Page 83: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 75

Me gjithë këtë panoramë shqetësuese dhe problematike të gazetarisë në këtë periudhë, nuk

duhet të harrojmë kontekstin dhe brishtësinë e momentit historik, në të cilin lindi shtypi i

pavarur. Gazetari Arben Muka me të drejtë na fton të reflektojmë kur flasim për atë kohë,

në të cilën:

„gazetaria dhe politika ecnin me të njëjtin hap, ishin në të njëjtën varkë për të

shtyrë (ose penguar) procesin e shkëputjes nga sistemi totalitar që për gati

gjysmë shekulli e mbajti Shqipërinë të izoluar nga pjesa tjetër e botës me

pasoja të pallogaritshme për popullatën dhe për zhvillimin ekonomik, social,

kulturor etj. Edhe media që u krijua në fillim të viteve 90 dhe partitë e reja

alternative që u themeluan në këtë periudhë ëndërronin një shtyp të lirë dhe të

hapur për alternativa. Sot politika dhe media janë po në të njëjtën varkë, në

plotësim të interesave përkatëse, politika ta ketë median si armë për kapjen dhe

mbajtjen e pushtetit, kurse media duke i qëndruar afër politikës kërkon të

përfitojë sa më shumë grupi i intresit që fshihet pas saj” (Muka 2012).

Struktura e tregut mediatik

Mungesa e strukturimit të fushës gazetareske është një tipar tjetër i kësaj faze (që në

sistemin politik nënkuptonte “institucionalizmin”). Deri në vitin 1997, gazetarët nuk ia

dolën të ngrenë një strukturë të besueshme profesionale, e cila t‟i mbronte ata dhe

aktivitetin e tyre. Themelimi i disa shoqatave të gazetarëve që pasoi në këto vite, nuk

ndikoi në këtë drejtim. Ato mbetën të izoluara, të varura nga fondet e përkohshme që

merrnin nga organizatat e huaja simotra dhe të fragmentarizuara, ndonjëherë edhe të

dyshimta në funksionin e tyre duke qenë se drejtoheshin nga kryeredaktorë apo në ndonjë

rast botues të mediave, të cilët kishin interesa të dyfishta. Ndërsa për publikun

besueshmëria e gazetave dhe mediave në përgjithësi kishte pësuar rënie, për grupe të

ndryshme interesi ajo u zbulua si një mundësi e shkëlqyer për lobing dhe reklamim të

hapët, apo të fshehur përmes rreshtave. Kjo solli bjerrje të mëtejshme të besueshmërisë.

Shto këtu edhe tërheqjen drejt sensacionit nga ana e gazetarëve dhe drejtuesve të mediave,

për zbulime të dyshimta të verifikuara keq dhe nga burime të pakonfirmuara. Sidomos

gjatë ngjarjeve të '97-ës, por edhe më parë, media nuk arriti të luante një rol neutral, por

ndoqi modelin destruktiv dhe radikal sipas filozofisë bardhezi që ndan gjithçka në fitues

dhe humbës. Për ta kuptuar më mirë strukturën e tregut mediatik shqiptar në këtë periudhë,

duhet të analizojmë edhe marrëdhënien e gazetarisë dhe biznesit. Kjo marrëdhënie ka qenë

siç shprehet,

“si dje dhe sot shumë jetike. Shtypi te ne ka një histori të veçantë, mbase krejt

unike. Ai ka lindur jo si një biznes më vete, pra jo si një industri me anë të së

cilës fitohet duke shitur lajmin dhe falë kësaj bëhet i pavarur dhe mbahet mbi

këmbët e veta, por si një biznes që duhej në radhë të parë të mbështeste biznese

të tjera a po grupe poltiko-financiare” (Baxhaku 2012).

Page 84: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

76 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Kur folëm për lindjen e mediave private thamë se botuesit e tyre ishin kryesisht ish-

gazetarë ose persona që kishin në një farë mënyre lidhje me gazetarinë dhe fushën e

botimeve, si në rastin e gazetës “Koha Jonë”, “Populli Po”, “Dita Informacion”, “Albania”,

“Gazeta Shqiptare”, etj. Kjo marrëdhënie më tepër publicistike se sa biznesi në

menaxhimin e shtypit të shkruar dhe lajmit në përgjithësi ka sjellë jo pak probleme, më

kryesori ndër të cilët është paaftësia e medias për të mbijetuar si biznes më vete, që e

privon atë nga autonomia dhe pavarësia kundrejt politikës.

2.5.3 Faza e Konsolidimit të medias (1998-2012)

Kjo fazë konsolidon zhvillimin e medias shqiptare, por bashkë me të edhe problematikat

që u vunë re qysh në fillim të viteve 1990. Ndërsa legjislacioni për shtypin fillonte dhe

mbaronte te po ai i ligj i vitit 1993, rregullimi ligjor i medias elektronike46 u mendua me

kujdes dhe në bashkëpunim me aktorët e interesuar të stacioneve radiofonike dhe

televizive. Deri më sot ky ligj është amenduar shtatë herë duke detajuar përherë e më

shumë aspekte të ndryshme të aktivitetit të mediave elektronike, përfshirë këtu edhe mediat

private kabllore, satelitore dhe analoge. Ndërsa në vitin 2007, Parlamenti miratoi edhe

Ligjin për Transmetimet Dixhitale (Londo 2009). Që strategjia laisser-faire, e përdorur për

shtypin, u la mënjanë dhe mediat elektronike u pajisën me një legjislacion të debatuar dhe

dakorduar nga të gjitha palët e interesit, tregon nga njëra qartë rolin e rëndësishëm të

medias elektronike, sidomos TV në Shqipëri, por nga ana tjetër edhe forcën menaxheriale

të drejtuesve të këtyre mediave. Stacionet e para televizive private u ngritën me iniciativën

e biznesmenëve të parë, të suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe tregtisë. Por ata e njihnin

shumë pak mënyrën si funksiononte një televizion, kësisoj sistemet transmetuese ishin

amatore, njësoj si stafi i gazetarëve dhe ai teknik.

Futja e biznesmenëve në fushën e medias elektronike, të cilët krijuan shumë shpejt grupe

lobingu me aktorë të ngjashëm, rriti sidoqoftë presionin ndaj shtetit për të përmirësuar

rregullimin ligjor. Nga ana tjetër, dalja në skenë e pronarëve të rinj të medias, nxori

dalëngadalë jashtë loje botuesit “e vjetër”, kryesisht me profesion ish-gazetarë, qasja e të

cilëve ndaj industrisë së medias karakterizohej nga amatoria dhe një botëkuptim tejet

romantik në aspektin menaxherial. Pra, media nga një produkt informativ elitar që e vinte

theksin te akumulimi i kapitalit kulturor më shumë se ekonomik (për të folur me

Bourdieu), po shikohej me syrin e një biznesi fitimprurës që në një mënyrë ose në një tjetër

mund të futet në marrëdhënie bashkëpunuese me pushtetin në fuqi.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor është përafrimi i

“detyruar” i ligjeve shqiptare me ato të vendeve të Bashkimit Europian, ku vendi aderon të

futet që me nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizim (2005)47. Gjë që duket edhe

te amendamenti i ri i këtij ligji që pritet të kalojë së shpejti në parlament dhe që prej disa

vitesh konsultohet dhe përpunohet me ndihmën e strukturave europiane të fushës apo të

46

Lig j Nr . 8655, datë 31.07.2000, “Për disa ndryshime në lig jin nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për Radion dhe

Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë”. 47

Në momentin që është dorëzuar ky punim, Shqipëria ende nuk e ka marrë statusin e vendit "kandidat" (JG).

Page 85: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 77

Ligjit të Komunikimeve Elektronike që rregullon momentalisht aktivitetin e medias në

internet. Trajtimi si prej „njerke” i shtypit të shkruar, duke e lënë atë “të lirë” dhe kaotik

njëkohësisht tregon jo thjesht se ai e ka humbur betejën përballë medias elektronike, por që

ai, si dhe gjatë komunizmit, mundet të shërbejë si tribunë për partitë politike dhe qeveritë

në pushtet.

Së dyti, mund të evidentohet ndërhyrja e aktorëve të jashtëm në aspektin e profesionalizmit

të gazetarëve, me anë të trajnimeve dhe kualifikimeve të mëtejshme të gazetarëve (dhe

studentëve të gazetarisë), veçanërisht sipas modelit anglo-amerikan për shtypin e shkruar

apo atij italian për median elektronike.

Prurja më e re e fazës së tretë ishte fenomeni i “italianizimit” të sistemit mediatik (jo vetëm

të programacionit të TV). “Italianizimi” këtu nënkupton “filozofinë e një korporate: ku nuk

ka ndryshim të madh mes menaxhimit të një partie politike, një kompanie biznesi, apo një

shoqërie mediatike” sipas modelit të Berluskonit (Splichal 2001: 49). Nga ana tjetër në

këtë fazë kemi ndërgjegjësimin e politikës për rolin e medias si aktor i rëndësishëm në

hapësirën e komunikuar publike (Fuga 2009).

Dhe së katërti, ndryshimi më i rëndësishëm ndodhi për sa i përket pronësisë së medias -

blerjen dhe administrimin e mediave nga biznesmenët (kryesisht në fushën e ndërtimit dhe

të tregtisë). Në mënyrë të veçantë dalja e dy mediave ka qenë shenjuese në këtë kohë, si

nga aspekti i përmbajtjes dhe formës që ato sillnin, ashtu edhe për faktin që drejtoheshin

nga biznesmenë të cilët ose ishin pasuruar përmes privatizimeve të leverdisshme, ose në

rrugë të panjohura të dyshimta. Për sa i përket zbatimit të normave etike deri në fillim të

viteve 2000, kjo nuk ishte në rend të ditës dhe Kodi i Etikës i miratuar nga Instituti

Shqiptar i Medias dhe i pranuar nga operatorët e medias „nuk u zbatua kurrë” (Marku

2010: 22).

Komercializimi dhe homogjenizimi i medias

Gazeta Shekulli (1997) shënonte përzierjen e gazetarisë informative me atë sensacionale,

ku titujt për tema të mprehta politike vendoseshin përbri njoftimeve të vdekjeve të

bujshme, titujt emocionalë përbri dokumenteve të fshehtë historikë, dhe shkrimet

investigative të gazetarëve përbri komenteve të shkruar nga njerëz të njohur prominentë. Si

Shekulli edhe gazetat e tjera që dolën në këtë periudhë në pamjen e jashtme ngjasonin me

gazeta perëndimore të njohura, të cilat kishin shërbyer si model për përpunimin e layout-it.

Televizioni privat TopChannel (viti 2000) e pati të lehtë të fitonte audiencën qysh në fillim

të daljes së tij, konkurrenca në treg ishte gati e papërfillshme. Televizioni publik vazhdonte

të ishte në një gjendje kritike, gati „i mykur” që nga kohët e vjetra, ku nuk zhvillohej as

teknologjia dhe as profesionalizmi gazetaresk. Televizionet e tjera private që kishin tentuar

të transmetonin, si Shijak TV (që përdorte si zyra dhomat e një apartamenti të vogël

Page 86: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

78 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

(1996/1997), nuk kishin mundur të bëheshin lider në treg48. Dalja e Top Channel TV u

shoqërua me rritjen e reklamës dhe rolit të saj si burim të ardhurash, duke e bërë për herë të

parë gazetarinë të flasë me gjuhën e tregut. Televizioni i drejtohej një audience masive

duke ofruar programe komerciale dhe zbavitëse (modeli italian). Madje edhe vetë

emisionet politike kishin natyrën e talkshow-t, duke e kthyer debatin mes aktorëve të ftuar

në një përballje agresive tejet zbavitëse për teleshikuesit.

Krahas televizionit, në këto vite edhe radio pëson një hov zhvillimi. RadioTirana kishte

qenë stacioni i vetëm radiofonik (dhe shtetëror) gjer në vitin 1994 dhe për hir të

shumëllojshmërisë së programeve ajo ndiqej ende. Radio Vlora, ishte e para radio private

që u hapi rrugën radiove lokale dhe atyre kombëtare. Top Albania Radio, si pjesë e të

njëjtës kompanie mediatike si Top Channel TV, ishte radioja e parë private kombëtare, e

krijuar më 1998, e cila sot mbulon 87 përqind të territorit (Londo 2009). Në të njëjtin vit

kemi edhe daljen në transmetim të Radio +2, e të njëjtës kompanie mediatike si gazeta

Shekulli, e cila mbulon 72 përqind të territorit. Edhe pse këto radio e kanë të kufizuar

ndjekshmërinë krahasuar me televizionet, për sa i përket mbulimit të tyre gjeografik, janë

më të përhapura se televizionet kombëtare.

Zhvillimi i radiove private e detyroi Radio Tiranën, e kthyer ndërkohë në media publike

(nga shtetërore) të forcohej dhe përmirësohej, duke ofruar dy programe kombëtare

transmetimi, të cilat mbulojnë 80.5 përqind të territorit të vendit (Londo 2009). Radiot në

Shqipëri, edhe pse kanë një marrëdhënie interaktive me audiencën e tyre, fatkeqësisht nuk

sollën ndonjë risi gazetareske. Pjesa më e madhe e tyre transmeton programe muzikore,

zbavitëse, edicionet e lajmeve mbushen me informacione të transmetuara më parë në

televizion ose të botuara në shtypin e ditës.

Rritja e komercializimit të medias u shoqërua me homogjenizimin e lajmit dhe

informacioneve në tërësi. Aktorët politikë ishin më të interesuar për të përdorurekranet

televizive dhe këtë e arrijnë në periudhën e artë të mediave audiovizive përmes

konferencave për shtyp dhe daljeve të shpeshta në publik. Ndërsa në vitet 1990 korrupsioni

ishte ndër temat më të trajtuara nga gazetarët e shtypit të pavarur, tashmë vendin e tij e

zinte debati mes aktorëve politikë. Kjo ikje nga roli i gazetarit kritik mund të lidhet edhe

me “shurdhërinë” shoqërore dhe para së gjithash atë institucionale në lidhje me zbulimin e

aferave korruptive. Gazetari Xhaxhiu e sqaron këtë më nga afër:

„shurdhëria e opinionit publik, së bashku me shurdhërinë e hallkave të shtetit,

së bashku me shurdhërinë e shoqërisë civile bëjnë që të kemi shurdhërinë e

madhe: median. Cili gazetar do të luftonte sot me mullinjtë e erës? Asnjë. Kam

përshtypjen se një pjesë e gazetarëve tanë të mirë janë të (vetë)prangosur me

pranga ari” (Xhaxhiu 2012).

48

Televizioni i parë privat në Shqipëri, Sh ijak TV, nisi transmetimet më 25 dhjetor të vitit 1995 edhe pse ligji

për “Median Elektronike” u aprovua më 30 shtator 1998 dhe hyri në fuqi më 4 tetor 1998. Sipas këtij lig ji,

TVSH kthehet në televizion publik (sipas modelit europian) (Luku 2012: 182). Pjesa më e madhe e

televizioneve private u licensua menjëherë pas daljes së lig jit, në periudhën tetor-dhjetor 2000.

Page 87: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 79

Boom-i i mediave audiovizive

Nga viti 1998 e në vazhdim u përsos më tej zhvillimi teknologjik dhe korniza ligjore e

medias. Një hap i madh do të ishte ngritja e organit rregullator për mediat elektronike,

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT). Kjo strukturë u miratua më 30

shtator 1998, së bashku me ligjin për median elektronike, i cili shfuqizonte dy ligjet e

mëparshme “Për Statusin e Radiotelevizionit Shqiptar”, të miratuara në vitet 1991 dhe

1997. Por KKRT do të niste punën (pas miratimit në Parlament në verë të vitit 1999) vetëm

më 21 janar 2000 (Luku 2012: 183).

Hapësira mediatike në vitet 1998-2005, por sidomos pas vitit 2005 u shoqërua me shtimin

dhe larminë e mediave audiovizive: TV News 24, TV ORA News, TV ABC News, TV

Albanian Screen (ish-TV ALSAT) etj. Nëse deri në vitin 1997 publiku shqiptar kishte qenë

një konsumator i madh i shtypit - ca për arsyen se i vetmi TV publik ishte nën kontrollin e

qeverisë, apo siç thotë Fuga sepse shqiptarët dëshironin të lexonin sa më shumë pas katër

dekadash “shpëlarje truri nga mediat komuniste” (Fuga 2009), pas futjes në skenë të

televizionit privat, lexueshmëria e gazetave ra. Këtu përveç qasjes së natyrshme të publikut

ndaj mediave audio-vizive, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe rënia në mënyrë drastike

e interesit të qytetarëve te mediat në përgjithësi dhe gazetat në veçanti. Ndryshe nga TV që

e fiton audiencën lehtë përmes argëtimit dhe infotainment, organet e shtypit janë trajtuar

përherë si thelbi i vërtetë i gazetarisë, kështu që rënia e interesit nuk lidhet thjesht me

krizën e mediave, por edhe me uljen e besueshmërisë për cilësinë e informacionit që

ofrojnë gazetarët. Megjithatë përkundër pritjeve tregut mediatik iu shtuan në fund të viteve

2000 disa gazeta të reja si Shqip, Mapo, Shqiptarja.com, të cilat kapën shpejt tirazhin e

mediave lidere në treg si Panorama dhe Shekulli (kjo e fundit, nëse kishte qenë në vitet

1998-2005 gazeta më e shitur, tani renditej bashkë me gazetën tjetër pioniere Koha Jonë në

gazetat dytësore me tirazh më të ulët).

Por ndërsa numri i kompanive mediatike në këtë fazë u rrit, roli i medias u dobësua.

Studimet evidentojnë si efekt kryesor, ndikimin e pronësisë mbi politikën editoriale dhe

stafin e gazetarëve (Londo 2009: 49) që sjell mungesën pavarësie në ushtrimin cilësor të

profesionit. Shto këtu dhe probleme të tjera të mprehta që shoqërojnë gazetarinë e

përditshme shqiptare: mungesa e kontratave të punës ndër të tjera, ku deri më 2005, 95% e

gazetarëve në vend punonin pa kontrata dhe sigurime shoqërore (QSHMM 2006). Ky

status i pasigurt social dhe aplikimi i punës “në të zezë” i ka hequr gazetarisë shqiptare

besueshmërinë dhe tagrin për të qenë cilësore. Nëse u referohemi të dhënave që ofron

Unioni i Gazetarëve, në vitet 1992-1997, 95% e punonjësve të shtypit punonin të

pasiguruar. Në vitin 1997-2003 vazhdonin të ishin 90% e gazetarëve të pasiguruar, për të

zbritur në 75% gjatë viteve 2003-2006 dhe rreth 45-46% gjer në vitin 2009 (UGSH 2010:

7). Në këto kushte informaliteti, media zor se mund ta ushtrojë funksionin e saj kontrollues

kundrejt elitave të ekonomisë dhe politikës.

Page 88: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

80 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Nga ana tjetër, gazetaria shqiptare dështoi ta furnizonte publikun me informacione të

vlefshme të besueshme dhe të shërbente si një model adekuat orientimi. Gazetarët (dhe

drejtuesit e medias) nuk ishin të zotët të transmetonin realitetin e përditshëm të qytetarit,

por „ngrinë” në politikën e ditës, e cila në të shumtën e rasteve nuk sillte asgjë të re në

shërbim të publikut dhe problemeve të tij të përditshme, por i linte hapësirë marketingut

politik dhe pseudongjarjeve nën dirigjimin e partive apo figurave të ndryshme politike.

Politizimi dhe mungesa e transparencës mbi mjetet e financimit kthehen në gangrenën e

medias shqiptare. “Lojërat” mes botuesve të gazetave 49 treguan se tregu i gazetarisë jo

vetëm nuk ishte stabilizuar ende, por ai shfaqte deformime të thella në aspektin financiar

dhe politiko-klientelist. Pas vitit 1997 përhapet praktika e financimit qeveritar që

shoqërohet nga shpërndarja “preferenciale” e reklamës (spotet publicitare apo njoftimet e

ndryshme) për mediat pranë qeverisë (partisë në pushtet).

TABELA 6: NDRYSHIMET NË SISTEMIN MEDIATIK SHQIPTAR PAS VITIT 1990 (MODEL I

PËRGATITUR NGA AUTORJA)

PERIUDHA

REFORMAT NË MEDIA

FUNKSIONI I MEDIAS DHE GAZETARËVE

FA

ZA

E I

NK

UB

AC

ION

IT

1988 – 1990 Faza

para-tranzitore

Decentralizim i medias Pluralizmi mediatik

Gazetat partiake

Aparate zgjatuese të partive politike

1990-1994

Liberalizimi

Ligji për shtypin

Mediat e pavarura

Ndërrimi i brezave në gazetari

Rritja e audiencës

Periudha radikale në media dhe në rendin politik

Mbështetëse e reformave të

para politike dhe ekonomike

Shtyp agresiv ndaj politikave të qeverisë

Politikë agresive e pushtetit ndaj shtypit Gazetari si „watchdog” , „misionar”

1994-1998

Faza

e

Demokratizimit

Rritja e tregut të reklamës

Zhvillimi i TV privat Diversifikimi i kanaleve të informimit

Fragmetimi i audiencës

Periudha e

bashkëpunimit media-politikë Zbehja e gazetarisë kritike

FA

ZA

E K

OM

ER

CIA

LIZ

IMIT

(1998-2012)

Faza

e Konsolidimit

Komercializimi i medias

Amerikanizimi i medias,

sidomos pas fushatave

elektorale të 2005 dhe 2009. Rritja e impaktit të medias online dhe

e kritikës së medias për vetveten

Rrjetet sociale

Gazetari si „lapdog”

Media i kthehet problemeve sociale

Gazetaria investigative gati inekzistente

Raportimi mediatik – një përzierje e PR dhe njoftimeve për shtyp të partive politike dhe grupeve të

interesit

49

Ndërsa kostot e produksionit rriteshin pason ulja drastike e çmimit të gazetës „Shekulli“ në 10 lekë dhe

konfliktin me botuesin e gazetës më të madhe deri atë kohë „Koha Jonë“ që vazhdonte të shitej 20 lekë.

Kostot prodhimit të një gazete konsideroheshin afërsisht 12 lekë/copa. Prurjet nga reklama ishin shumë të

vogla, gjë që solli prishjen e rregullave të tregut dhe mungesën e transparencës në financimin e gazetave

(JG).

Page 89: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 81

Kjo situatë reflektohet edhe në qasjen e gazetarëve ndaj profesionit dhe rolit të tyre në

shoqëri. Nëse deri në këtë periudhë, mediat ishin përpjekur të ruanin të paktën formalisht

një lloj paanshmërie, tani ato ndahen dukshëm në media të majta dhe të djathta, pro dhe

kundër. Një nga arsyet mund të lidhet detyrimisht me tregun mediatik: leksioni i mësuar

ndër vite, se ai është tepër i vogël (dhe mbi të gjitha informal) dhe aty duhet të ndahet “

torta” e reklamave. Kështu që e vetmja rrugë shpëtimi dhe mbijetese mbetej bashkangjitja

pranë forcave politike kryesore, në këtë rast, PD dhe PS (dhe LSI si forcë e re në spektër

në këtë kohë) me shpresë se ato ose do të qëndronin, ose ishin pretendente për të ardhur

shpejt në pushtet. Në shumë pak raste media mundi t'i bënte rezistencë politikës dhe

përpjekjeve të kësaj të fundit për të ndikuar mbi të. Një rast i tillë ishte rasti i debatit mbi

projektligjin për median më 2001, ku politika synonte të merrte përsipër ro lin e një Urdhri

të Gazetarit, si rregullator i komunitetit gazetaresk (Londo 2009: 36). Megjithatë

marrëdhënia e politikës dhe e medias vazhdoi të mbetet bashkëvepruese. Nëse i

konsiderojmë kompanitë mediatike si biznese, siç ato janë vërtet, mediat shqiptare nuk

mund të quhen eficiente, për sa kohë ato nuk janë të organizuara sipas logjikës kosto-fitim-

kalkulim. Kështu që për shkak të parregullsive që paraqet si në rrafshin e aktorëve të

fushës, ashtu edhe në rrafshin e kapitalit ekonomik, sistemi mediatik nuk mund të jetë

tjetër, përveçse një sistem suboptimal.

Page 90: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

82 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

2.6 Peizazhi mediatik sot (2012)

Me një vështrim të parë, tregu mediatik shqiptar duket sikur lulëzon. Aktualisht

transmetojnë 71 televizione lokale në analog, tre televizione satelite dhe 83 stacione

televizive kabllore, të shpërndara në të gjithë vendin (Londo 2011). Kundrejt tyre, ekziston

vetëm një radio-televizion publik (RTSH) ku përfshihen televizioni publik TVSH që

transmeton në një kanal kombëtar dhe tre lokale. Si dhe Radio Tirana që transmeton në 2

kanale kombëtare dhe 4 lokale. Peizazhi i mediave audiovizive plotësohet edhe me 56

radio lokale dhe dy radio private kombëtare analoge50. Edhe pse radiot patën një fillim të

vrullshëm, shumë shpejt ato u eklipsuan nga zhvillimi i televizioneve private. Ndërkaq,

numri i gazetave dhe revistave paraqitet në këtë mënyrë: botohen mbi 200 periodikë, nga të

cilët 26 janë gazeta të përditshme kombëtare (ISHM 2012). Nga pikëpamja politike,

spektri i shtypit është i plotë, duke përfshirë edhe bindjet politike të majta, edhe të djathta.

Ka vetëm tre gazeta partiake (Zëri i Popullit, organ i Partisë Socialiste, Rilindja

Demokratike, organ i Partisë Demokratike dhe Integrimi, organ i Lëvizjes Socialiste për

Integrim).

Edhe pse numri i gazetave të përditshme ka vajtur nga dy në vitin 1991 në 26 sot, tirazhi i

të gjitha këtyre gazetave nuk e kalon tirazhin e gazetës së parë opozitare në vitin 1991. Për

shembull, gazeta e përditshme më e shitur ka një tirazh prej pak më shumë se 20,000. Për

momentin, tirazhi i përgjithshëm i të gjithë gazetave të përditshme mendohet se nuk i kalon

70,000-100,000 kopje (ISHM 2012), ndërkohë që ka gazeta, të cilat nuk shesin më shumë

se 1,000 kopje në ditë. Një shpjegim për këtë është numri i madh i mediave elektronike që

ka përparësi të dukshme ndaj shtypit të shkruar. Shpjegimi tjetër lidhet me mungesën e

strukturave të shpërndarjes efikase dhe të abonimeve. Gati të gjitha gazetat botohen dhe

shpërndahen në kryeqytet dhe qytetet e mëdha, dhe ndërsa 60% e popullsisë jeton në fshat,

duket sikur më shumë se gjysma e popullsisë nuk lexon fare gazeta (Londo 2011). Nga ana

tjetër ekzistenca e kaq shumë gazetave të përditshme në një vend me tre milionë banorë

shkon përtej çdo logjike ekonomike. Siç thotë Londo “në sajë të këtij inflacioni në tregun e

medias shqiptare pjesa më e madhe e tyre karakterizohet nga mosqëndrueshmëria

ekonomike, që u mundëson grupeve të interesit t‟i përdorin ato në mënyrë të vazhdueshme

për të mbrojtur interesat e tyre në fushën e biznesit” (Londo 2011: 3-4). Kësisoj,

infrastruktura e dobët e shpërndarjes së shtypit, sistemi i abonimeve, së bashku me çmimet

e larta, si dhe konkurrenca në rritje nga stacionet televizive, duhet të kishte sjellë mbylljen

e shumë gazetave. Megjithatë ka ndodhur e kundërta që tregon se sektori i medias paraqet

të njëjtat probleme, fragmentarizimin dhe deformimin, mungesën e transparencës etj, të

cilat evidentohen edhe në sektorë të tjerë ekonomikë dhe shoqërorë, prezantuar në

kapitullin e parë.

50

Lista e operatoreve te lincesuar nga KKRT www.kkrt.gov.al. See also ISHM 2012.

Page 91: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 83

TABELA 7: PEIZAZHI MEDIATIK SOT (2012)

PERMBLEDHJE E MEDIAVE DHE KARAKTERISTIKAVE

TELEVIZIONE

71 televizione lokale në analog

3 televizione satelite

83 stacione televizive kabllore

1 stacion publik (RTSH)

2 platforma dixhitale

RADIO

1 stacion publik kombëtar (RTSH)

2 stacione private kombëtare

56 radio lokale

SHTYPI

TIRAZHI

200 periodike

26 gazeta të përditshme

Gazeta me e madhe ka nje tirazh mbi 20,000 kopje

Tirazhi i pergjithshem i te gjitha gazetave nuk e kalon

shifren 70,000-100 kopje

Shume gazeta shesin me pak se 1,000 kopje ne dite

MEDIA ONLINE

Nuk ka te dhena zyrtare!

0,1% e popullsise e perdornin internetin ne vitin 2000;

43% ne 2010

Nje gazete mund te shese 5.000 kopje/dite, por ka 16.000

vizitore/dite (IREX 2010)

Problematike vazhdojnë të mbeten mediat e grupimeve etnike. Ndërsa gjatë komunizmit qenë botuar gazeta si ajo e minoritetit grek,

“Laikovima” (me tirazh 1500 kopje, në gjuhën greke) në jug të vendit, pas një boom -i të shkurtër gjatë fazës së dytë, gazetat gati u

zhdukën nga qarkullimi. Nga të dhënat për vitin 2005 rezultojnë në total 11 media për minoritet et, nga të cilat 7 gazeta botohen për

komunitetin grek, 2 gazeta për atë vllah, 1 revistë për komunitetin rom dhe 1 stacion televiziv për komunitetin maqedonas. Në vitin 2009

numri i mediave është reduktuar në 6 media, 4 gazeta për komunitetin grek, 1 për komunitetin maqedonas dhe 1 për komunitetin arumun.

Komunitetet serbo-malazeze, boshnjakët dhe egjiptianët nuk zotërojnë asnjë media.

Në vitin 2012, shtypi i shkruar nuk është më ekzistent për asnjërin nga minoritetet,

ndërkohë që RTSH (Gjirokastër) transmeton një pjesë të programit në gjuhën greke (45

min në ditë, lajme dhe muzikë), kurse Radio Korça transmeton 30 min në ditë lajme dhe

muzikë në greqisht dhe në maqedonisht (Godole 2013). Shkak i këtij peizazhi të brishtë,

sipas përfaqësuesve të këtyre komuniteteve është pamundësia financiare. Por një arsye

tjetër e rëndësishme është zhvendosja e diskursit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve

në internet. Pothuajse të gjitha komunitetet kanë një ose më shumë faqe, të cilat nuk

freskohen periodikisht. Të dhënat e sakta për paraqitjen e tyre virtuale dhe cilësinë e kësaj

paraqitjeje ende mungojnë.

Page 92: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

84 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

2.7 Sistemi mediatik shqiptar – një model krahasues

Nëse krahasojmë sa më sipër me fazat dhe ecurinë e tranzicionit politik, mund të themi se

tranzicioni i sistemit mediatik mund të analizohet sipas ecurisë së sistemit politik dhe se

ekziston një korrelacion i mundshëm mes tyre. Paraqitja e fazave të tranzicionit të medias

na shërben për të krijuar një model të sistemit mediatik në Shqipëri sot. Në dy fazat e para

mund të themi se sistemi mediatik ishte një miks i “modelit komunist” me atë „libertarian”,

të skicuar nga autorët e veprës The Four Theories of the Press. Sipas tyre shtypi (media)

“merr gjithmonë formën dhe ngjyrën e strukturave politike dhe shoqërore, brenda të cilave

ajo operon (Siebert et al. 1963: 2). Shtypi gjatë sistemit komunist ishte vendosur në

shërbim të tij, në vitet e para pas 1990-ës ishte gjithashtu në shërbim të partive pluraliste.

Sipas këtij kategorizimi (Tab. 8), kalimi nga “modeli komunist” në atë “liberal”,

nënkuptonte që kontrolli shtetëror mbi informacionin, mënyrën e mbledhjes, përpunimit

dhe përhapjes së lajmeve, të zëvendësohej me kontrollin e tregut, kapitalit dhe

komercialitetit. Siç u përpoqëm të shpjegonim në nënkapitujt e mësipërm kjo sipërmarrje

nuk ishte e lehtë. Sidomos presioni nga kapitali dhe nga pushteti mbeten variabla konstante

të kësaj vështirësie. Pra, ky model na ndihmon të kuptojmë ecurinë e sistemit mediatik

vetëm në fazat e para të zhvillimit dhe mbetet i pamjaftueshëm për të sqaruar gjendjen e

mëtejshme, ku kapitali u fut në mes të politikës dhe medias. Pavarësisht dilemave,

zhvillimi i sistemit mediatik ka ndikuar fuqishëm „në shndërrimin e shoqërisë shqiptare

nga një shoqëri e mbyllur e karakterizuar e informacionit dhe nga manipulimi i tij, në

shoqëri të hapur, demokratike dhe të mirinformuar” (Marku 2010: 21).

Sistemet mediatike sipas Hallin dhe Mancini

Në veprën Comparing Media Systems: Three Models of Media and Politics autorët Hallin

dhe Mancini (2004) duke modifikuar dhe hedhur pjesërisht poshtë teorinë e mësipërme,

arrinin nga njëra anë të vërtetonin marrëdhënien e ndërsjellë të sistemit mediatik me atë

politik, por e vinin theksin te trajtimi i elementëve të tjerë. Ngjashmëritë dhe diferencat

mes sistemeve mediatike janë më tepër strukturore (politike), sesa thjesht kulturore, sipas

tyre. Për të analizuar shkallën e zhvillimit mediatik dhe profesionalizmin e gazetarëve në

Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore, Hallin dhe Mancini identifikuan tre modele

(tab.8): Modelin Mesdhetar (pluralist dhe i polarizuar); Modelin Demokratik (korporatist)

të Europës Perëndimore dhe Modelin Liberal të Atlantikut Verior. Gazetarët që veprojnë

në sistemin mediatik të modelit të parë (ku futeshin vende si Italia dhe Spanja),

karakterizohen nga: a) mungesa e profesionalitetit, b) ata identifikohen më shumë me

institucionin mediatik ku punojnë se sa me profesionin e tyre, c) gazetaria shihet prej tyre

si zgjatim i letërsisë dhe politikës, d) kanë një bashkëpunim të ngushtë me shtetin, elitat

dhe partitë politike, e) gazetarët kanë pak autonomi, f) shoqatat dhe sindikatat e gazetarëve

kanë pak ose aspak ndikim në jetën shoqërore dhe atë politike.

Page 93: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 85

TABELA 8: “ THE FOUR THEORIES OF THE PRESS” – QASJA E DIVERGJENCËS NORMATIVE

(Siebert et al. 1956)

MODELI AUTORITAR I

MEDIAS

MODELI LIBERAL

I MEDIAS

MODELI PËGJEGJËSI

SOCIALE

MODELI KOMUNIST I

MEDIAS

Shërbëtore e pushtetit Kontroll ndaj qeverisë Forum për konfliktet

shoqërore

Shërbëtore e sistemit

Domosdoshmëria e n jë

licence

Tregu si shesh i “ të

vërtetës”

Standarte përmes etikës

profesionale

Kontroll nga shteti

Pronësia e medias

(private ose publike)

Pronësia e medias,

private

Pronësia private (me

shërbim publik)

Pronësia shtetërore

(publike)

Tiparet e gazetarëve që përshkruhen në modelin e parë bëhen më të qarta nëse i

krahasojmë me Modelin e dytëdemokratik-korporatist, (i cili përfshinte vende të Evropës

Qendrore dhe Veriore). Gazetarët këtu karakterizohen nga: a) profesionalizmi i lartë në

shërbim të publikut, b) ata kanë një aprovim i përgjithshëm mbi standardet profesionale si

kritere të gazetarisë cilësore, c) organizatat e gazetarëve janë të fuqishme, gjithashtu d)

sistemi i vetë-rregullimit është i një niveli të lartë, e) njësoj si autonomia e gazetarëve, dhe

ku f) shteti luan një rol minimal, të moderuar dhe shërben më shumë si rregullator.

TABELA 9: MODELET E SISTEMEVE MEDIATIKE SIPAS HALLIN DHE MANCINI (2004)

DIMENSIONET MODELI PERENDIMOR

(DEMOKRATIKO-

KORPORATIV)

MODELI I

ATLANTIKUT VERIOR

(LIBERAL)

MODELI MESDHETAR

(POLARIZUES -

PLURALIST)

VENDET

Suedi, Norvegji, Zvicra,

Danimarka, Finlanda, Austria, Holanda, Belgjika, Gjermania

SHBA, Kanada, Britani e

Madhe, Irlanda

Italia, Spanja,

Portugalia,Greqia, Franca

MODELI

KONFLIKTUAL Moderues, pluralist Moderues, pluralist Pluralizëm polarizues

MODELI

QEVERISËS

Më shumë konsensus Më shumë mazhorancë Konsensus ose/dhe mazhorancë

NIVELI

ORGANIZATIV

Korporatizëm demokratik

Përfaqësim individual Pluralizëm i organzuar, pozicion i fortë i partive

ROLI I

SHTETIT Shtet me mirëqenie të fortë Liberalizëm Dirigjizëm

Paraqitja e gazetarëve në Modelin e tretë, atë liberal që e gjejmë në SHBA, Angli dhe

Kanada dallohet po ashtu për: a) një profesionalizëm të lartë, b) media është në shërbim të

publikut, c) vlerat dhe standardet gazetareske pranohen dhe respektohen nga të gjithë, d)

raportimi mbi faktet si dhe e) objektiviteti, janë vlera të pakontestueshme, f) edukimi

profesional i gazetarëve bazohet mbi një traditë të vjetër shkollash gazetarie, etj. Hallin dhe

Mancini theksojnë në veprën e tyre se modeli i kulturës gazetareske apo të sistemit

mediatik të një vendi varet shumë nga të paktën katër dimensione: nga zhvillimi i tregjeve

Page 94: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

86 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

mediatike që reflektohet te tirazhet e mëdha apo të vogla; nga korniza politike e

marrëdhënies politikë-media; nga zhvillimi i gazetarisë profesionale dhe nga niveli i

ndërhyrjes së shtetit në sistemin mediatik (2004: 21).

TABELA 10: KARAKTERISTIKAT E DIMENSIONEVE NË SISTEMET MEDIATIKE

(Hallin/Mancini 2004: 21)

Rëndësinë e këtyre elementëve e pamë edhe kur skicuam tiparet e sistemit mediatik në

Shqipëri. Për të analizuar statusin profesional të gazetarëve dhe kulturat e gazetarisë,

modelet teorike të Hallin dhe Mancini janë të pamjaftueshme, pasi ato ofrojnë një

krahasim në nivelin makro të sistemeve mediatike. Ato gjithashtu trajtojnë sistemet

mediatike në vende perëndimore ku gazetarët ndjekin sidoqoftë parimet normative të

gazetarisë së etabluar në vendet demokratike. Pra, mungon përvijimi i një modeli tipik të

kulturës së gazetarisë për vendet e Evropës Lindore, e cila do të kishte konkretizuar e

ndihmuar më tej edhe studimin e medias në Shqipëri.

Nëse krahasojmë modelet e prezantuara nga Hallin dhe Mancini (2004), sistemi mediatik

shqiptar duket shumë i ngjashëm me modelin mesdhetar apo pluralist të polarizuar.

Përputhja e tirazheve të ulëta, ku vetëm 20-30% e popullsisë kanë akses në organet e

shtypit (Tirana 2000), mungesa e profesionalizmit të gazetarëve, ndërhyrja e shtetit me anë

të formave të ndryshme (MSI 2010), strukturat e dobëta në mbrojtje të gazetarëve janë

aspekte që reflektojnë një demokratizim të papërmbushur.

Model i diferencuar krahasues sipas Roger Blum

Me klasifikimin që bën Roger Blum (2005) për sistemet mediatike në varësi të rendit

politik, mund të afrohemi një hap më tej drejt evidentimit të një modeli adekuat për rastin e

Shqipërisë. Blum shton disa dimensione të tjera që mungojnë në modelet e mëparshme, si:

kulturën politike, lirinë e shprehjes, pronësinë e medias, financimin e medias,

partishmërinë e gazetarëve, kontrollin e shtetit mbi median, kulturën e medias dhe

orientimin e saj, siç paraqitet në tabelën e mëposhtme (Tab.11).

Dimensioni

Modeli mes dhetar

(pluralist i polarizuar)

Modeli Europës

Qendrore/Veriore

(Demokratiko-

korporatist)

Modeli i Atlantikut

Verior (Liberal)

Pozita e shtypit Tirazh i u lët,

orientim elitar

Tirazh i lartë,

orientim masiv

Tirazh i mesëm,

orientim masiv

Paralelizmi politik I fortë

pluralizëm i jashtëm

I mesëm,

sisteme të përziera

I dobët,

pluralizëm

Niveli i

profesionalizimit

I dobët I lartë,

vetëkontroll i

institucionalizuar

Nivel i lartë,

vetëkontroll personal

Kontrolli i shteti t Ndërhyrje e fortë I fortë, por në shërbim të

publikut

Domin im i tregut

Page 95: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 87

TABELA 11: DIMENSIONET E SISTEMEVE MEDIATIKE SIPAS BLUM (2005: 9)

Dimensionet

A:

Linja liberale

B:

Linja e mes me

C:

Linja e kontrolluar

Sistemi qeverisës Demokratik Autoritar Totalitar

Kultura Politike

Polarizuese Ambivalente Konkordante

Liria e medias Ndalim i censurës Censurë sipas rastit Censurë permanente

Pronësia e medias Private Private dhe publike Publike

Financimi i medias Përmes tregut Përmes tregut dhe shtetit Përmes shtetit

Partishmëria

E dobët Mesatare E fortë

Kontrolli shtetëror mbi

median

I dobët I mesëm I fortë

Kultura e medias Investigative Ambivalente Konkordante

Orientimi i medias Komercial Diverg jente Shërbim publik

Këto dimensione janë thelbësore për të kuptuar sistemet mediatike të çdo vendi. Lloji i

sistemit politik të vendosur na tregon qasjen e shtetit ndaj medias. Në komunizëm pamë se

shteti synonte kontrollin e plotë mbi sistemin e medias dhe individët (gazetarët). Sot, kur

ky kontroll mungon, mund të shohim ndikimin e tij indirekt për shembull mes financimit

dhe pronësisë së medias. Një sistem mediatik që do të financohej nga shteti është mbetet

po aq problematik, pavarësisht nëse forma e regjimit mund të quhet demokraci. Po ashtu

kultura e medias dhe e gazetarisë së një vendi na tregon se ç‟lloj gazetarie bëhet në atë

vend.

Nëse kemi më shumë një gazetari investigative apo konkordante, nëse gazetarët ruajnë

distancën profesionale ndaj politikës apo nëse veprojnë si të ishin aktorë politikë. Siç e

pamë edhe te Hallin dhe Mancini (2004), gazetaria e modelit mesdhetar ishte e polarizuar

dhe ambivalente dhe dallohej për një partishmëri të lartë në radhët e gazetarëve. Blum këtë

model e quan “Modeli i klientelës europjano-jugor” dhe klasifikon aty kulturat e gazetarisë

që mbizotërojnë në Itali, Greqi, Spanjë, Portugali, Maltë, Qipro si dhe “ndoshta në vende të

Europës Lindore” (2005: 9-10). Këtu sipas tij dominon linja B, me tipar dallues

ambivalencën, të cilën ai e sheh mes mediave komerciale (sidomos TV) dhe gazetave apo

revistave elitare. Mbështetur në modelet diferencuese të Blum, për rastin e Shqipërisë

mund të ndërtonim paraprakisht këtë model të sistemit mediatik (Tab. 12).

Page 96: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

88 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 12: MODEL PARAPRAK I SISTEMIT MEDIATIK SHQIPTAR, SIPAS DIMENSIONEVE TË BLUM (2005)

DIMENSIONET

TIPARET

Sistemi qeverisës A - Demokrat ik

Kultura politike B - Ambivalente

Liria e medias A - Ndalim i censurës Vetëcensurë

Pronësia e medias B - Private dhe publike

Financimi i medias B - Përmes tregut dhe shtetit

Paralelizmi politik B - Partishmëri mesatare

Kontrolli i shtetit mbi median B - Mesatar

Kultura e medias B - Ambivalente Konkordancë negative51

Orientimi i medias A - Komerciale Diverg jente

Të bie në sy që tiparet e sistemit mediatik shqiptar kanë ngjashmëri me modele të ndjekura

kryesisht në vendet e demokracive liberale. „Të gjitha sistemet mediatike mëtojnë të ecin

në të njëjtin drejtim, vetëm se me kohë nisjeje të ndryshme dhe me shpejtësi të ndryshme”

thotë Blum (2005: 10). Ku konsistojnë pra, ngjashmëritë mes sistemeve mediatike? Njësoj

si vendet e tjera perëndimore edhe në Shqipëri kemi:

një sistem demokratik,

pluralizëm partiak,

liri të shprehjes që garantohet me ligj,

censura nuk ekziston më që prej rënies së regjimit (por vetëkontrolli i gazetarëve

është rritur)

mediat financohen si nga tregu, ashtu edhe nga shteti etj.

Megjithatë modeli shqiptar paraqet edhe veçanti në krahasim me to. Dallimet mund t‟i

vëmë re sidomos te pronësia e medias, paralelizmi politik dhe kultura e medias apo

gazetarisë. Sipas këtij modeli, tipari dallues i sistemit mediatik shqiptar dhe kulturës së

gazetarisë është ambivalenca. Ajo shoqërohet me konkordancën negative, në varësi të

qeverive që janë në pushtet dhe lidhjeve të tyre me to. Kjo marrëdhënie dallohet sidomos

në mënyrën si është organizuar tregu mediatik, ku një rol të rëndësishëm e luan pronësia e

medias dhe partishmëria politike e gazetarëve dhe mediave ku ata punojnë.

Në këtë pikë bie në sy që sistemi mediatik shqiptar mund të ketë ngjashmëri me vende dhe

sisteme të ndryshme, jashtë grupimit postkomunist në Europën Lindore. Për shembull nëse

do t‟i referohemi autorit Duncan McCargo (2012) që analizon sistemin mediatik në vende

të ndryshme të Azisë, shohim ngjashmëri me sistemin shqiptar. Njësoj si në Azi, edhe në

Shqipëri “media funksionon si biznes i një lloji tjetër”. Pronarët i përdorin mediat për të

51

Me konkordancë negative do të kuptojmë qëndrimin konkordant të medias proqeveritare ndaj qeverisë dhe

qëndrimin konkordant të medias pro-opozitare ndaj opozitës (JG).

Page 97: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 89

fuqizuar bizneset e tjera që ata zotërojnë. Kështu që fitimet e pronarëve të medias nuk

vijnë nga media, por nga të ardhurat që ata fitojnë jashtë, dhe përmes medias.

Paralelizmi politik i gazetarëve

Gazetat që dolën pas vitit 1990, thamë se ishin fillimisht organe të partive politike. Gjer në

vitin 1997 ato u emancipuan dhe u distancuan nga partitë politike që u shoqërua edhe me

një distancim të lajmit nga komenti në raportimin e përditshëm. Po ndërsa në fillim të

viteve 1990, biznesi i medias siç thotë Neza, “zhvillohej në mënyrë primitive, thjesht

importo dhe shit”, sot biznesi e shet axhendën e medias (pra, të vetën) në mënyrë të tillë që

“publiku e merr këtë axhendë biznesi si axhendë të medias. Pra, interesat e pronarëve të

biznesit, dhe pas tyre ato të politikës kuptohen si interesa të medias duke i përthyer ato pak

më tej si interesa të publikut”52.

Në përgjithësi media shqiptare përpiqet të jetë (duket) e paanshme për sa i përket

kontributit redaksional, siç është rasti i gazetave për shembull, dhe anshmëria dallohet

qartë vetëm në komentet dhe editorialet që shkruhen nga persona që nuk punojnë në

redaksi. Megjithatë fijet e padukshme të pushtetit mediatik dhe politik, bëjnë që në situata

të veçanta, si fushatat elektorale, media dhe gazetarët të mbajnë qëndrim politik. Gazetarja

Ilva Tare shprehet

“sot, gazetarët përpara ekranit ku shkruajnë lajmin u del fytyra e pronarit dhe

interesat që ai ka në biznes dhe politikë. Nëse lajmi në fjalë lidhet me ndonjë

prej tyre, hyn në lojë vetëcensura. Prandaj lajmet janë kthyer në një paradë

arritjesh dhe suksesesh ose në një pasqyrë e pa thelluar dhe argumentuar

situatën [...]”.53

Militantizmi ndaj një partie, apo interesave të pronarit të medias etiketohet nga Furxhi si

“komardare sigurie për gazetarët që punojnë për interesa të caktuara politike apo biznesi” 54.Nga ana tjetër, politizimi i gazetarëve dhe marrëdhënia e tyre me politikën duket qartë

në dëshirën e gazetarëve shqiptarë për të pasur pushtet (politik). Në këtë pikë, gazetari

përafrohet me politikën dhe politikanin. Për rrjedhojë, gazetari nuk mundet ta mbajë atë

distancë që është e rekomandueshme mes medias dhe politikës.

52 Sami Neza, gazetar, anëtar i KKRT, Interv istë, Tiranë, 26 Tetor 2012.

53 Ilva Tare, gazetare, moderatore e emisionit “Tonight Ilva Tare” në TV Ora News, Intervistë, Tiranë, 26

Tetor 2012.

54 Aleksandër Furxh i, gazetar, moderator i emisionit “Prizëm”, TV Albanian Screen, Intervistë, Tiranë, 21

Nëntor 2012.

Page 98: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

90 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Pronësia e medias

Media në Shqipëri financohet si nga shteti, ashtu edhe nga bizneset private. Shteti nuk

është se ka ndikuar me politika të veçanta për të ruajtur pluralitetin e medias, përveçse me

disa politika liberalizuese të çmimeve të produksionit dhe godinave apo truallit që shteti ka

në pronësi dhe që ua lejon për përdorim biznesit mediatik. Në dallim nga vendet ku ligji

nuk e lejon përqendrimin e mediave në duart e një kompanie apo pronari të vetëm, në

Shqipëri një gjë e tillë është e lejuar. Kështu që kemi kompani të mëdha mediatike të

përqendruara në dorën e një apo më shumë aksionerëve. Skenën mediatike shqiptare e

mbizotërojnë “Fokus Group”, “Spektër”, “Top Media”, “Media Vizion”, “Edisud” dhe

“Klan” (Londo 2009: 43-46).

Grupi Spektër që ka në pronësi momentalisht gazetën Shekulli, revistën Spektër, Radio +2,

botimet Max. Por aktivitetet kryesore të këtij grupi shtrihen në fushën e ndërtimeve,

shërbimeve të internetit, rafineritë e naftës, agjenci reklamash etj. Mediat e këtij grupi janë

drejtuar në aspektin redaksional nga familjarë, por edhe nga vetë presidenti i kompanisë, i

cili u vetëzgjodh kryeredaktor në vitin 2012, pas një greve të punonjësve të tij që nuk ishin

paguar për muaj të tërë. Shoqëria Spektër krijoi më 2002 zyrën e parë të etikës duke e

kthyer Kodin e Etikës në një detyrim për të gjithë gazetarët.

Grupi Klan ka në pronësi një sërë biznesesh në telekomunikacion, linja fluturimesh,

postproduksion, tregëti etj. Ndryshe nga grupi Spektër që është një sipërmarrje familjare,

“Klani” ka disa aksionerë që ka sjellë shpesh ndarje dhe bashkime të pjesëtarëve, por edhe

të mediave. Momentalisht këtij grupi i përkasin TV Klan, gazeta Koha Jonë, TV ABC

News apo Revista Klan.

Kompania Top Media ka gjithashtu pronësi të përzier. Biznesi më i madh i kësaj kompanie

është Digitalb-i, një platformë tokësore dhe dixhitale, e para që është futur në vend që në

vitin 2004. Tregëtia e kafesë ka qenë një tjetër biznes i dukshëm i kësaj kompanie. Ajo

është regjistruar fillimisht vërtet si kompani mediatike me radion Top Albania, e cila ende

vazhdon të jetë radio më popullore në vend (edhe pse nuk ka statistika të qarta për këtë).

Kompania zotëron gjithashtu TV Top Channel, gazetën e përditshme Shqip dhe një revistë

me të njëjtin emër.

Edhe kompania Media Vizion vjen nga fusha e ndërtimit (TV Vizion+), apo grupi mediatik

Panorama që boton gazetat më të mëdha të përditshme Panorama dhe Panorama Sport

dhe TV News 24, Gazetën Shqiptare etj.

Siç duket qartë pjesa më e madhe e pronarëve të medias kanë edhe biznese të tjera në

pronësi, të cilat nuk pengohen nga legjislacioni shqiptar. Remzi Lani i etiketon ato si

“buletine të kompanive të ndërtimit”. Sipas tij, “me anë të këtyre gazetave, bizneset

mundtë ushtrojnë presion dhe të sigurojnë favore. Dhe, hera-herës, ajo çka nuk botohet

(për shembull, hollësi për një ryshfet të dhënë për të marrënjë kontratë) është më e

rëndësishme se sa ajo që botohet” (Lani 2011).Kjo pasohet me përdorimin e medias në

shërbim të aktorëve politikë për hir të interesave ekonomike, “duke sjellë kontrollin e

Page 99: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 91

tërthortë të medias nga politika” (Marku 2010: 23). Në pamje të parë duket sikur shteti nuk

ka asnjë ndikim mbi mediat përveç mediave me të cilat qëndron ende i lidhur: Radio dhe

Televizioni Shqiptar me gjithë kanalet rajonale (publike) dhe agjencinë e lajmeve ATSH.

Megjithatë ai ndikon mbi mediat përmes formave të tjera, më e dukshmja prej të cilave

është reklama qeveritare. Deri në vitin 2006 shumica e reklamave qeveritare

klasifikoheshin si “njoftime publike” dhe për këtë duhet të botoheshin në media (kryesisht

shtypin e shkruar). Shpërndarja e reklamave bëhej pa ndonjë kriter të caktuar, si tirazhi,

përhapja gjeografike etj, gjithashtu mungonte një instancë që ta monitoronte atë. Në këtë

proces jotransparent qeveria shqiptare është ndeshur shpesh me kritikat për “shpërblim” të

padrejtë të mediave mbështetëse (Londo 2009: 48). Pas kritikave qeveria shqiptare vendosi

në mars të vitit 2006 të mos i publikonte më reklamat dhe njoftimet e saj në media, por në

një Buletin të posaçëm të Njoftimeve Zyrtare (Londo 2009: 49).

“Bizneset e medias mbahen në këmbë me reklama shtetërore, me tendera,

liçenca, favore qeveritare apo edhe të pushtetit lokal, të cilat kanë për qëllim ta

kthejnë median në skllav të politikës. Media sot ka vetëm një pronar, pushtetin

politik. Për pasojë, media është shkëputur nga “ punëdhënësi” i saj, interesi i

qytetarëve. Studiot televizive kontrollohen nga interesat dhe luftërat politike të

momentit dhe zëri i qytetarëve është i censuruar. Censura ekziston edhe në

mendjen e gazetarëve qofshin të rinj dhe ende në formim e sipër, apo edhe të

pjekur profesionalisht” (Tare 2012)55.

Megjithatë ende sot e kësaj dite mbetet e pasaktësuar se çfarë janë njoftimet zyrtare dhe ku

dallojnë ato nga njoftimet e tjera apo reklamat që qeveria i klasifikon në kategori të tjera.

Në ndonjë rast, konfliktet editoriale me politikën kanë çuar në përba llje të forta mes

qeverisë dhe medias si biznes, të përkthyer në mjete sanksionuese (siç ishte rasti i Top

Medias dhe urdhrit për t‟u larguar nga ndërtesa që është në pronësi të shtetit në vitin 2007).

Fakti që shumë nga mediat edhe pse nuk janë rentabël dhe nuk falimentojnë, mund të

shpjegohet me informalitetin dhe kushtet jotransparente, në të cilat funksionon media si

biznes, ku “televizionet shërbejnë si mburojë dhe si shigjetë” (Tare 2009: 26). Duke

analizuar pronësinë e medias, Kajsiu e quan median shqiptare një instrument që mëton “t‟u

shërbejë interesave që e mbështesin financiarisht se sa të kërkojnë të rritin audiencën”

(Kajsiu 2012: 39).

Ndërsa Mark Marku evidenton qartë informalitetin dhe mungesën e kontrollit mbi median,

e cilalejon konkurrencën e pandershme në treg, dhe shoqërohet me moszbatim të

legjislacionit nga ana e mediave, me mungesë të transparencës financiare, me ekzistencën

e tregut të zi të punës, si dhe mosrespektimin e të drejtës së autorit. „Ekonomia e mediave

shqiptare mbetet ende pjesërisht një ekonomi informale dhe një pjesë e mirë e subjekteve

që operojnë në fushën e mediave funksionojnë me dy buxhete: një buxhet real dhe një

buxhet zyrtar informal” (Marku 2010: 21).

55

Ilva Tare, gazetare, moderatore e emisionit “Tonight Ilva Tare” në TV Ora News, Intervistë, Tiranë, 26

Tetor 2012.

Page 100: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

92 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është transparenca e pronësisë së medias. Me hapjen e

Zyrës së Regjistrimit të Biznesit, pronësia e medias duket sikur është bërë më transparente,

por siç thotë Thanas Goga, ”realiteti në dokumentat zyrtare [...] është krejt i ndryshëm nga

pronësia e vërtetë e medias” (cituar nga IREX 2013). Sidoqoftë një problem nuk

identifikohet me zë të lartë as nga gazetarët e intervistuar për këtë punim, dhe as nga

studiuesit e medias: mënyra “si” pronari ndërhyn te gazetarët dhe përmbajtja. Një nga

mundësitë e ndërhyrjes është përmes klientelizmit dhe nepotizmit: vendosjes në pozicionet

drejtuese të medias të afërm nga rrethi i ngushtë familjar ose vetveten. Lani shkruan për

këtë:

“Nuk është e vështirë të këqyrësh regjistrat e pronësisë së medias dhe të

zbulosh në to emrat e bashkëshorteve dhe të afërmve të politikanëve. Po të

gërmosh pak më thellë, arrin tek çështja më problematike e transparencës së

financimit të medias (who pays whom)” (Lani 2011).

Kjo sjell si pasojë unifikimin e postit të drejtuesit profesionist (ose drejtorit editorial) të

medias me pronarin. Kësisoj, lidhja e pronarëve me politikën nuk do të kalonte më përmes

gazetarit si instancë ndërmjetëse, por drejtpërdrejt, në mënyrë vertikale nga interesat e

politikanit te pronari dhe anasjelltas. Roli i gazetarit në këtë konstelacion forcash,

reduktohet në rolin e “newswriter- it” ose “lapdog”-ut të pronarit.

Page 101: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 93

2.8 Konkluzione paraprake

Sistemin mediatik shqiptar mund ta kuptojmë në kontekstin e “sistemeve politike fluide”,

të cilat sipas Zielinskit, në Europën Lindore paraqesin një fragmentarizim të spektrit, me

procese fluide: parti që formohen dhe shpërbëhen, ose copëtohen apo bashkohe n me parti

të tjera (Zielinski et al. 2005). E njëjta logjikë e “transferuar” në media, duke analizuar

rastin e Shqipërisë, na mbështet argumentet tona se në këto dy dekada, mediat janë krijuar,

rikrijuar, shpërbërë, bashkuar në të tjera, ndryshuar, mbyllur fare etj. Në fillim të 1990-ës

ajo që ndodhi me median ishte pak a shumë kjo: një sistem autonom u shkëput nga

sistemet e tjera. Pra, për një periudhë të shkurtër kohore mikrosistemet qenë të ndara nga

njëra-tjetra (politik, ekonomik, shoqëror, mediatik) dhe funksiononin në mënyrë të

pavarur. Kjo fazë të ngjan me një periudhë inkubacioni, ku ende nuk dihet si do të jetë

forma e sistemit, ku gjithçka dhe asgjë janë ende në lindje e sipër (Godole 2010).Vakuumi

ligjor i krijuar nga 1992-1998 në fushën e gazetarisë u mundësoi gazetarëve një liri totale

(që në kushtet e rregullimit ligjor dhe etik mund të quhet edhe “kaos total”). Sistemet dhe

subsistemet e reja që duhet të ngriheshin kishin nevojë për riformatim të ri. Gazetari si zëri

i opinionit publik e kuptonte rolin e tij në këtë moment historik si misionar dhe si politikan.

Gazetari nisej nga premisa se publiku nuk ka kompetencën e duhur për të vendosur se cilat

janë informacionet që i nevojiten, ndaj ai duhej të kthehej në “avokatin”, “këshilluesin” e

tij (Zelizer 1993: 220). Botëkuptimi i tij ishte më shumë i letrarizuar sa realist. Por nga

“watchdog” të diferencuar, gazetarët e atëhershëm u kthyen në qen “kafshues” kufiri

(sleuth-hound).

Situata e rënduar e vitit 1997 shkaktoi tronditje të sistemit po litik dhe nënsistemeve të

tjera. Sistemi politik - megjithëse kishte bërë hapa përpara në rrugën e demokratizimit,

përmes reformave dhe kuadrit të ri ligjor, tregoi se ishte ende i dobët dhe labil dhe se

prosperiteti në dukje, ngrihej mbi një strukturë jo shumë të qëndrueshme. Shteti i ri, nga i

cili pritej t‟i mbronte qytetarët, dështoi. Ekonomia - tregoi se mbështetej te korrupsioni dhe

klientelizmi, kurse media u shfaq si bashkëpunëtore me strukturat ekonomike piramidale

(Krasniqi 1998). Në fazën e dytë (1998-2005) liria e gazetarëve në fazën e hershme të

inkubacionit, u zëvendësua me varësinë nga pronari dhe problematikat që shoqëronte kjo

varësi. Nga njëra anë mund të themi se media dështoi të jetë e pavarur, por nga ana tjetër,

siç thotë Marku, ky dështim nuk duhet parë vetëm negativisht për mediat, „sepse në

kushtet në të cilat operojmë ato kufizimi i pronësisë do të sillte kufizimin e larmisë

mediatike” (2010: 23). Kur e trajtojmë zhvillimin e gazetarisë nga perspektiva normative e

modeleve perëndimore të demokracisë liberale, do të mendonim se tranzicioni mbaron

nëse modeli perëndimor i të bërit gazetari do të triumfonte. Triumfi do të manifestohej në

ekzistencën e sindikatave të forta për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, pra në

organizimin e gazetarëve dhe pavarësinë e tyre editoriale. Por këto ende mungojnë. Në

logjikën e teorive të transformimit, vërtet në Shqipëri nuk ka më represion të shtetit dhe

censurë të hapur, direkte, por ajo është megjithatë prezente në forma më latente si

autocensura. Siç shprehet gazetari i njohur Alfred Peza në intervistën e realizuar në kuadër

të këtij studimi, “sot po shtohet gjithmonë e më tepër autocensura. Gjithmonë e më tepër

Page 102: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

94 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

mendimi i të gjithë stafit të një redaksie mundohet të jetë në çdo kohë në harmoni me

mendimet e pronarit të medias”56.

Siç u përpoqëm ta tregojmë në dy kapitujt e parë, procesi transformues në subsistemet e

politikës dhe ekonomisë u shoqërua edhe me zhvillimin e medias dhe funksioneve të saj.

Gazetarët e rinj në moshë dhe përgjithësisht të paindoktrinuar politikisht ranë shpejt në

konflikt me pushtetin, duke mos iu bindur atij dhe çdo autoriteti që kujtonte represionin e

dikurshëm. Marrëdhënia e tyre me profesionin ishte gjithashtu problematike. Siç shprehet

Peter Gross në mënyrë kritike kur flet për vlerat e profesionit të gazetarit në Lindje gjer në

vitin 2000:

“gazetarët nuk kanë respekt për informacionin e verifikuar apo për aftësinë e

audiencës që ta kuptojë atë; besojnë se janë zbulues të së vërtetës, kur në fakt

janë vetëm shpërndarës të informacionit; besojnë se janë udhëheqës

shoqërorë, politikë dhe kulturorë kur në fakt janë vetëm ndërmjetësues të

lidershipit politik etj; refuzojnë të bashkëpunojnë me kolegët e tyre etj” (Gross

1999: 155).

Media që njohëm në dy fazat e para ishte polemike, e fokusuar te opinioni dhe

subjektiviteti, dhe gazetarët dallonin për partishmërinë e lartë. Gazetarët si aktorë të

medias e perceptonin rolin e tyre si reformues, si edukatorë të publikut, pse jo, si

politikanë, duke harruar që shtypi nuk mund të zëvendësojë institucionet. Me evoluimin e

fazave të sistemit mediatik, gazetarët shqiptarë u transformuan nga një trupë që pretendon

“pavarësinë” dhe “mosbindjen” ndaj pushtetit, në një armatë të heshtur dhe të varur nga

politikat editoriale, pra indirekt nga politika dhe pushteti. Shembull për këtë është

instrumentalizimi i tyre në çdo fushatë elektorale që ka ndodhur në Shqipëri nga 1992 deri

më sot. Forcimi i shtypit dhe medias private u shoqërua në një hap të dytë me rritje të

komercialitetit, por edhe të personalizimit të politikës duke e kthyer median në arenën ku

“lahen rrobat e palara të kundërshtarëve politikë”.Por si ndikon problematika që shoqëron

ecurinë e fazave transformuese të medias në perceptimin që gazetarët shqiptarë kanë për

rolin e tyre dhe profesionin sot?

Së pari, treguam që transformimi i sistemit mediatik u shoqërua me ndryshimin e brezave

të gazetarëve: “të rinjtë” pushtuan shtypin e ri, “të vjetrit” u tërhoqën në strehën e medias

shtetërore dhe publike. Më konkretisht, brezat e gazetarëve mund t‟i ndajmë në këtë

mënyrë:

Brezi “i vjetër” që kishte qenë aktiv para vitit 1989. Prej tyre vetëm një pjesë e

vogël “mbijetoi”. Këta gazetarë ishin socializuar në frymën e propagandës dhe

„shërbëtorit” besnik të sistemit politik.

Brezi “i ri” e filloi aktivitetin diku nga fundi i vitit 1989 dhe fillimi i 1990-ës

Aktorët e këtij brezi përbëjnë akoma sot “ajkën” dhe “mjeshtërat” e gazetarisë shqiptare.

56

Alfred Peza, në momentin e intervistimit, Drejtor Informacioni në TV Vizion+ si dhe moderator i emisionit

„Debat“ në këtë televizion. Pas zgjedhjeve elektorale të 23 Qershorit 2013 është deputet i PS. Intervistë e

realizuar më 18 Tetor 2012, Tiranë.

Page 103: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 95

Socializimi i tyre në redaksi ishte i vështirë, dhe u krye si nën ndikimin e realitetit politik

në vend, ashtu edhe të idealeve normative që vinin nga shkollat e gazetarisë në botë.

Brezi i sotëm i gazetarëve është formuar kryesisht në bankat universitare, drejtimi

gazetari dhe komunikim dhe socializuar në redaksitë e mediave të ndryshme. Duke qenë se

përvoja profesionale e këtij brezi nuk është më e gjatë se një dekadë, mund të themi se ai

është „rritur” në periudhën e krizës së medias, dhe për rrjedhojë është përdorur kryesisht si

një krah i lirë pune, me të cilin edhe mund të abuzohej.

Për këtë studim do të ketë relevancë sidomos përqasja e dy brezave të fundit të gazetarëve,

duke qenë se pjesëtarë të brezit të vjetër mund të hasen shumë rrallë, kryesisht në mediat

publike dhe ato lokale, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e ka lënë profesionin që herët. Më

tej, na intereson të dimë se ç‟botëkuptim dhe pikëpamje nda jnë këto breza gazetarësh për

rolin e tyre dhe praktikat e punës sot. Kjo do të na ndihmonte të kuptonim jo vetëm

evoluimin e profesionit në këto njëzet e tre vitet e fundit, dhe tipologjinë e gazetarit si një

aktor sa i varur, aq edhe i pavarur i fushës gazetareske, por edhe cilësinë e gazetarisë sot.

Sidoqoftë, siç thotë Voltmer, struktura e sistemit mediatik që kushtëzohet “fort” nga ligjet

e kontrollit të pronësisë së medias si dhe “më butë” nga normat dhe praktikat gazetareske,

përcakton përmbajtjen dhe llojin e mesazheve që media përhap (2000: 1-2).

Në përfundim mund të themi se procesi i sistemit mediatik dhe gazetarisë shqiptare ndjek

kryekëput fazat e tranzicionit politik të vendit, duke nga treguar edhe një herë se ekziston

një marrëdhënie varësie mes këtyre dy variablave. Njësoj si sistemi politik, edhe ai

mediatik “dështoi” t‟u ngjante sistemeve perëndimore liberale. Ai zgjodhi një rrugë tjetër

zhvillimi duke ndërthurur elementë të gazetarisë perëndimore, - vlerat normative të

gazetarisë – dhe përshtatur ato në kushtet shoqërore dhe kulturore, në të cilat operon media

shqiptare.

Page 104: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

96 JONILA GODOLE

Kapitulli i Tretë

ETOSI PROFESIONAL I GAZETAREVE

(nga teoritë normative në praktikë)

3.1 Praktika e gazetarisë – një qasje (normative) teorike

Në përgjithësi botimet perëndimore për kulturën e gazetarisë dhe sidomos për perceptimin

që vetë gazetarët kanë për profesionin e tyre mund të përshkruhen si heliocentriste. Në

qendër të korpusit analitik të teorive të gazetarisë qëndron modeli perëndimor dhe

amerikan i gazetarisë dhe kredos profesionale, i cili ndikon gjithë sistemin. Teori të

ndryshme të gazetarisë përpiqen të prezantojnë faktorët që ndikojnë mbi gazetarin në

punën e tij të përditshme, por edhe në produktin publicistik që ai i ofron publikut. Në këtë

kapitull do të paraqesim kërkimet shkencore që merren me kredon profesionale të

gazetarëve. Tipologjitë e ndryshme të gazetarit do të jenë gjithashtu në fokus të punimit

për të na ndihmuar të ndërtojmë një model adekuat të përbërë nga faktorë që shpjegojnë

etosin profesional të gazetarëve shqiptarë.Punimi nuk merr përsipër të bëjë një rishikim të

shterueshëm të gjithë literaturës së fushës, por do të prezantojnë vetëm ato studime që janë

relevante për tezën kryesore që kemi paraqitur në hyrje. Për t‟i konkretizuar dhe sistemuar

këta faktorë, le të prezantojmë disa modele, dimensionet e të cilave janë të rëndësishme për

këtë punim:

“Modeli i sferave” nga Donsbach (1987), ku autori bën dallime mes sferës së

subjektit (individuale), sferës profesionale, sferës institucionale dhe asaj shoqërore.

Në sferën individuale në qendër vendoset gazetari dhe tiparet e tij dalluese

(demografike, personale etj); në sferën profesionale bëjnë pjesë faktorë që e

trajtojnë gazetarin si pjesë e një grupimi shoqëror (mënyra e raportimit, edukimi,

normat etike etj); sfera institucionale përmbledh tipare të medias, si kushtet e

punës, autonomia brenda redaksisë, bashkëpunimi kolegjial etj. Dhe sfera

shoqërore përmbledh faktorët makro që ndikojnë mbi gazetarët, marrëdhëniet

shoqërore brenda dhe jashtë fushës, liria e shprehjes etj. (cituar nga Kunczik &

Zipfel 2001: 159)

“ Modeli i qepës” nga Weischenberg (1995: 69-74). Autori e krahason sistemin e

gazetarisë me një qepë (sferë), cipat e së cilës simbolizojnë aspektet d he fushat

ndikuese në këtë sistem (Fig. 3). Në (cipën) rrethin e brendshëm ndodhen aktorët

dhe kredoja e tyre profesionale – konteksti i roleve. Në rrethin e dytë është

vendosur produksioni mediatik që nënkupton kontekstin funksional të medias.

Rreth e rrotull dy shtresave të brendshme ndodhen institucionet mediatike, pra

Page 105: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 97

konteksti strukturor me të cilin përballet gazetari në punën e tij të përditshme. Dhe

shtresa e jashtme simbolizon sistemin mediatik, kontekstin normativ.

“Modeli i shtrezëuar” nga Frank Esser (1998) ishte një përpunim dhe zgjerim i dy

modeleve të mëparshme. Fushën e gazetarisë ai e kategorizon në këtë mënyrë: sfera

e subjektit (niveli individual), sfera institucionale (niveli organizativ), sfera e

strukturës së medias (niveli ekonomiko- ligjor) dhe sfera shoqërore (niveli i

kushteve historiko-politike). Siç e shohim, autori i ruan kategoritë e propozuara në

dy modelet, por amplifikon faktorët ndikues (Fig. 4). Boshti i këtij modeli është

teza se sfera e jashtme (konteksti normativ) vërtet mund të ndikojë shumë mbi

rutinat e gazetarit dhe përmbajtjet që ai prodhon, por nga ana tjetër kjo sferë luan

rol frenues duke ndikuar në “filtrimin” e subjektivitetit nga ana e gazetarëve

(Kunzick & Zipfel 2001: 161). E reja që sillte Esser nënkuptonte që faktorët nuk

janë të ndarë, por ata ndikojnë njëri-tjetrin. „Faktorët ndikues të shtresave të

jashtme ndikojnë në etosin dhe veprimin konkret të aktorëve në brendësi, por pengojnë

nga ana tjetër mundësitë që bindjet e pafiltruara të aktorëve të depërtojnë në përmbajtjen

mediatike. Gjithashtu ka aktorë individualë apo kolektivë që janë në gjendje të ndikojnë

faktorët e jashtëm” (Esser 1998: 26). Autorët Shoemaker dhe Reese (1996: 64) e zgjeruan

këtë koncept sipas një modeli të „vlerave hierarkike të ndikimit” ku përveç

dimensioneve të paraqitura nga Weischenberg shtuan dimensionin e rutinave

profesionale në punën e përditshme të gazetarëve. Ndërsa sferën shoqërore (me

gjithë ndikimet e saj historike dhe kulturore në përmbajtjet mediatike) këta dy

autorë e emërtuan „ideologjike”. Megjithatë kjo qasje ka pasaktësitë e veta, ku

sidomos bie në sy etiketimi i kompanisë mediatike në nivelin e organizimit

strukturor – dhe jo i redaksisë si te qasjet e mësipërme (Altmeppen et al. 2007: 11) .

Të gjitha këto modele e vendosin theksin e tyre te marrëdhëniet ndërvepruese mes aktorëve

të fushës dhe dimensioneve të ndryshme strukturore. Meqenëse thelbi i punimit është të

nxjerrë në pah tiparet e kulturës së gazetarisë nga perspektiva aktoriale, dimensionet e

mësipërme do të trajtohen në funksion të kontekstit individual. Konkretisht na intereson të

njohim nga afër faktorët që ndikojnë në botëkuptimin profesional të gazetarëve. Perceptimi

që kanë për rolin që luajnë në shoqëri, vlerat dhe normat që bart profesioni i tyre dhe nga

se ndikohet rutina e tyre e përditshme. Për këtë do të na duhet të ndërhyjmë në sociologjinë

e profesionit dhe tipologjinë e aktorëve. Me botëkuptim profesional do të kuptojmë synimet që

një aktor ka për punën e tij që kryhet nën ndikimin e vlerave dhe normave të caktuara shoqërore, si

dhe mjetet që ai disponon për ta përmbushur atë: mjetet teknike, kohore, sociale (Büschges 1997:

159). Këtë përkufizim mund ta përdorim edhe në rastin e këtij punimi. Mund të themi pra,

se kredoja profesionale e gazetarëve shqiptarë ndjek një sërë synimesh të caktuara, të cilat

lidhen si me profesionin, ashtu edhe me kontekste të tjera të jashtme që ndikojnë në fushën

e gazetarisë. Në këtë punim media dhe gazetarët do të shihen si aktorë që ndjekin interesa

të caktuara (Rational Choice). Gazetarët jo vetëm funksionojnë si Homo Economicus

(Jäckel 2007; Fengler/Russmohl 2007), por në një rrafsh më të gjerë, edhe informacionet

ata i përpunojnë, zgjerojnë dhe përhapin sipas kritereve të caktuara në varësi të situatës

(zgjedhje situative), të informacioneve relevante (zgjedhje selektive) dhe impaktit

ndërveprues për të gjithë aktorët e përfshirë (zgjedhje agregate) (Jäckel 2007: 81).

Page 106: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

98 JONILA GODOLE

FIGURA 3: FAKTORËT NDIKUES NË GAZETARI: “ MODELI I QEPËS”

Weischenberg (1990) - përshtatur nga autorja

FIGURA 4: FAKTORËT NDIKUES NË GAZETARI. “ MODELI I SHTRESËZUAR”

Frank Esser (1998: 27) - përshtatur nga autorja

SISTEMI MEDIATIK

(Konteksti normativ)

Kushtet shoqërore,

Baza historike, ligjore

Kultura e komunikimit

Standartet etike dhe

profesionale

PERMBAJTJA MEDIATIKE

(Konteksti funksional)

Burimet e informacionit,

Shkrimet publicistike

Konstrukti i realiteti

INSTITUCIO NET

MEDIATIKE (Konteksti strukturor)

Imperativat ekonomike,

Imperativat politike

Imperativat organizative

Imperativat teknologjike

AKTO RET E MEDIAS (Konteksti i roleve)

Te dhenat demografike,

Botekuptimi shoqeror dhe

politik i aktoreve

Profesionalizimi,

socializimi

Page 107: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 99

3.2 Fusha sociale e gazetarisë

Sikurse pamë në kapitullin e mëparshëm, Hallin dhe Mancini (2004) mendonin se mënyra

e funksionimit të sistemeve politike ndikon fort edhe në ravijëzimin e kulturës së

gazetarisë së një vendi. Kurse të tjerë si Campbell (2004) shohin si ndikues kryesor

strukturat ekonomike të organizatave mediatike. Të tjerë studiues nga ana tjetër priren t‟i

shohin gazetarët e një vendi si produkt të kushteve të fushës së gazetarisë ku veprojnë

(Scholl/Weischenberg1998). Kështu që mund të themi se kultura e gazetarisë së një vendi

nuk mund të dallohet sipas ndonjë tipari specifik, sepse ajo, siç thotë Machill, ndryshon

sipas kushteve të fushës ku vepron (Machill 1997:13). Kjo kornizë elastike na lejon që ta

shohim kulturën e gazetarisë si një proces jo të ngurtë, por reflektues dhe përshtatës në

varësi të ndryshimit të kushteve dhe rrethanave në një vend. Në këtë kuptim, kultura e

gazetarisë në Shqipëri nuk mund të trajtohej pa ofruar një vështrim të përgjithshëm të

hapësirës dhe fushës ku veprojnë gazetarët.

3.2.1 Tiparet e fushës sipas Bourdieu

Sociologu francez Pierre Bourdieu është një ndër studiuesit që edhe pse nuk ka folur në

mënyrë eksplicite për fushën gazetareske (por për atë letrare më tepër), e ka ndikuar

jashtëzakonisht hulumtimin shkencor në këtë drejtim. Në veprën e tij “Fusha Politike”,

Bourdieu, duke përvijuar tiparet e mjedisit ku veprojnë aktorët politikë, flet edhe për

“Fushën e Gazetarisë”57, e cila njësoj si fushat e tjera (ekonomike apo politike - JG), është

një Mikrokozmos që i bindet një logjike imanente. Në dallim nga fushat e tjera të

prodhimit kulturor, mbi Fushën Gazetareske ushtrojnë një ndikim të madh forca të

ndryshme të jashtme; sepse ajo është e varur si nga kërkesat e publikut, ashtu edhe nga

logjika e fushës ekonomike. Por pushteti i madh i kësaj fushe qëndron në faktin se ajo

kontrollon gjerësisht aksesin në hapësirën publike.

E parë në këndvështrimin e teorive sistemike të shkencave sociale (sociologjisë apo

komunikimit), gazetaria si “fushë sociale” nënkupton një hapësirë ku mbizotëron struktura

dhe sistemi, të cilët përcaktojnë aktorët dhe individët që janë përfshirë brenda tyre. “Fusha

sociale” sipas konceptit të Bourdieu-së trajtohet e plotë dhe e pandarë nga aktorët e saj.

Sipas tij, gazetarët “luftojnë” me njëri tjetrin për të dominuar fushën dhe për ruajtur

pozitën e tyre. Këtë qasje e ndajnë disa studiues (Meyen 2004; Schäfer 2004), të cilët

fushën gazetareske e shohin si një arenë, në të cilën përplasen forca konfliktuale për

autonomi dhe heteronomi. Interesante është qasja e Hanitzsch, i cili ndryshe nga sa më

sipër mendon se në fushën e gazetarisë ekzistojnë marrëdhënie dinamike mes grupeve

(milieu) profesionale që artikulojnë vetveten sipas perceptimeve të gazetarëve në shoqëri

(Hanitzsch 2011: 3). Hanitzsch thotë se autonomia profesionale është e lartë, kur kapitali

simbolik i gazetarit mbizotëron mbi atë komercial, ndërsa kur ky i fundit dominon,

heteronomia rritet. Sidoqoftë, si te Bourdieu, ashtu edhe te Hanitzsch apo të tjerët, bëhet

57 Termat “Fusha e gazetarisë” dhe “fusha gazetareske” do të përdoren në vijim si sinonime (JG).

Page 108: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

100 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

fjalë gjithmonë për dominim ose të kapitalit social, ose atij kulturor brenda fushës së

gazetarisë. Por ndërsa për njërin autor dominimi përkufizohet si formë e “marrëdhënieve

dinamike”, për tjetrin ai është kryesisht betejë dhe “luftë”.

Për të analizuar fushën e gazetarisë në Shqipëri, e cila është populluar gjer më sot nga

breza të ndryshëm gazetarësh, lypset të njohim mënyrën si funksionon fusha gazetareske

në përgjithësi. Në fillim të viteve 90, gazetaria shikohej si një fushë në të cilën

kryqëzoheshin produksione të ndryshme kulturore të natyrës së “mallit simbolik” (Schulz

2007: 194).Vetë Bourdieu e vendos fushën gazetareske në fushën e produksionit kulturor,

e cila nga ana tjetër mund të inkuadrohet brenda një fushe shumë më të gjerë, ku kemi

akoma më tepër përplasje forcash dhe influencash. Kjo përplasje ndodh mes dy poleve ku

janë përqendruar aktorët. Në njërën anë gjejmë aktorët e pavarur nga pushteti ekonomik

dhe politik, dhe nga ana tjetër ata të varur nga pushteti komercial (Bourdieu 1996:42).

Diskutimi i fushës gazetareske mori hov pas botimit të esesë “Mbi TV” në 1998, e cila

bazohej te dy dalje televizive të Bourdieus më 1996, ku ai kishte kërkuar që “në emër të

demokracisë” të luftonin kundër matjes së audiencës, sepse siç thoshte Bourdieu, ajo e

detyronte fushën gazetareske që t‟i nënshtrohej “verdiktit të tregut” dhe të largonte nga

programet apo emisionet përmbajtësore politike duke i zëvendësuar ato me sensacionin.

Bourdieu jo vetëm pasqyronte gjendjen e gazetarisë në Francë, por ofron edhe një

perspektivë teorike të fushës së gazetarisë, këtij “mikrokozmosi që i bindet një logjike

imanente”. Por në dallim nga fushat e tjera të prodhimit kulturor, sipas tij, mbi fushën e

gazetarisë ushtrojnë një ndikim të madh sidomos dy forca të jashtme: publiku dhe logjika

ekonomike (Bourdieu 1998: 75).Pushteti më i madh i fushës së gazetarisë dhe i medias

qëndron në faktin se ajo kontrollon aksesin në hapësirën publike. Kështu që kush synon të

ketë ndikim në publik është i detyruar të përdorë median.Bourdieu e përkufizon fushën si

një hapësirë 58 autonome që mund të krahasohet me një fushë loje. Çdo fushë sipas tij

funksionon sipas rregullash specifike që përcaktojnë mënyrën e veprimit dhe të sjelljes së

aktorëve pjesëmarrës aty. Struktura e fushës përcaktohet nga ndërmarrëdhëniet e pushtetit

mes aktorëve brenda saj. Në këtë kontekst, të rinjtë që futen rish në një fushë sjellin

fillimisht „turbulenca” derisa të përcaktohet qartë ndarja dhe hierarkia e pushtetit.

Duke qenë se Bourdieu ofronte më tepër një narracion letraro-sociologjik, sesa një punë

kërkimore empirike të mirëfilltë, punimi i tij u kritika fillimisht nga disa autorë (Marliere

1998; Hesmondhalgh 2006), por u “rehabilitua” më vonë nga të tjerë, të cilët me anë të

kësaj teorie kërkonin të interpretonin arsyet që ndikojnë në produksionin e produkteve

mediatike (Benson & Neveu 2005). Koncepti i “fushës” i përdorur nga Bourdieu kryesisht

për të karakterizuar kushtet dhe faktorët që ndikojnë në produksionin kulturor, në dekadën

e fundit ka gjetur mbështetje nga shumë studiues, të cilët e propozojnë atë edhe si model

studimi për masmediat (krahaso: Bastin 2003; Averbeck 2003; Raabe 2003). Në mënyrë të

veçantë, Hanitzsch e ka trajtuar atë në një këndvështrim të ri, si një model që bashkon

paradigmat bazike të teorive sistemike dhe atyre aktoriale (Hanitzsch 2007; Raabe 2003;

2005).

58

Te Bourd ieu termat “fushë” dhe “hapësirë” mund të përdoren si sinonime (JG).

Page 109: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 101

Funksionimi i fushës

Të gjithë ata që „veprojnë brenda një fushe kanë interesa të caktuara dhe të përbashkëta që

lidhen me ekzistencën e fushës. Prandaj ata do ta aprovojnë atë – megjithë antagonizmin.

Mekanizmi kryesor i fushës është „beteja” për pozitë dhe pushtet. Kjo ndodh sipas një

hierarkie të caktuar: sunduesit e fushës kërkojnë mbajtjen e pushtetit të tyre dhe

strukturave të fushës. Kurse të ardhurit e rinj në fushë, kërkojnë ndryshimin e strukturës së

fushës në interes të tyre. Në logjikën e Bourdieu, gazetari luan rol të rëndësishëm në

ruajtjen e status-quo-së politike dhe thellimin e kufijve mes fushave të tjera.Jarren ndryshe

nga Bourdieu, e sheh marrëdhënien mes të dy fushave si një biznes me “leverdi të

dyanshme”. Meqë të dyja instancat janë të interesuara në burimet e njëra-tjetrës

(informacioni dhe grada e njohjes), e gjejnë gjuhën e bashkëpunimit. Sidoqoftë, ndikimi

më i madh në fushën e gazetarisë dhe mbi gazetarët vetë duket se është presioni ekonomik .

Ky presion ekonomik mund të përkthehet me gjuhën e një sërë indikatorësh të medias, siç

janë: sistemi mediatik, numri i përgjithshëm i mediave (shtypit dhe të shkruar, TV, Radio,

agjencitë online etj), tirazhi, të ardhurat nga reklamat, abonimet etj.

Koncepti i “ Habitus” -it

Koncepti i „Habitus” është qendror në teorinë sociale të Bourdiues. Ai nënkupton

përbashkësinë e veprimeve, sjelljes, gjykimeve dhe perceptimeve që përdoren ose

vendosen në jetë në fushën e produksionit kulturor. Në një farë mënyre, Habitusi luan rolin

e një mekanizmi ndërmjetësues mes fushës dhe sistemit apo strukturës. Struktura e fushës,

Habitusi i aktorëve, kapitali ekzistues dhe pozita e aktorit në fushë ndikojnë dhe

përcaktojnë njëri- tjetrin, dhe janë të lidhura në mënyrë të pandashme nga njëra-tjetri: „një

sistem i sendërtuar social me dispozita të strukturuara dhe strukturuese që përftohen me

anë të praktikës dhe përmbushin në mënyrë të vazhdueshme funksione praktike” (Bourdieu

1996b: 154). Sipas Bourdieu kush merr pjesë në një fushë duhet të luajë sipas rregullave të

saj. Pa harruar që aktorët ndjekin synimet e tyre në jetën e përditshme, kur duhet të marrin

vendime dhe të veprojnë. Njësoj si gazetarët që duhet të vendosin jo vetëm për artikujt,

temat dhe personazhet që i ofrojnë publikut, por edhe për pasojat e mundshme që mund të

kenë nga puna e tyre. Këtu habitus- i i gjithëpranuar nga aktorët e fushës ka rëndësi të

jashtëzakonshme.

Këtu na ndihmon një lloj operacionalizimi që mund t‟i bëjmë „Habitus”- it duke veçuar tre

elemente të rëndësishme që e karakterizojnë atë:

Tipari i parë duhet parë në lidhje me kushtet e një fushe të caktuar, dhe kështu që

nuk duhet të ngatërrohet me konceptin e „Habitus”- it si një qëndrim personal i një individi;

Tipari i dytë është strukturimi, si një rend i caktuar paraprak, dhe si një premisë

historike (Schäfer 2004: 328). Për shembull, një gazetar i ri që sapo ka mbaruar studimet

dhe fillon punë në një media, sjell me vete paragjykimet (perceptimet) e tij, të cilat nuk

janë thjesht konstrukte personale, por reflektim i një opinioni më të gjerë (fushe sociale ku

ai lëviz). Por nga ana tjetër, sekush mund të ndryshojë, sepse siç implikon përkufizimi më

sipër, kushtet dhe mjedisi janë po aq strukturuese, pra që mund të ndikojnë mbi individin

dhe habitusin e tij. Kështu që mund të ndodh vërtet që një gazetar i ri, i cili ka paragjykime

Page 110: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

102 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

për gazetarinë sensacionale (bulevardeske), të fillojë punë pikërisht në një revistë javore tip

thashethemesh apo gossip, dhe të punojë aty për disa vjet. Natyrisht kjo nuk e përjashton

mundësinë që dikur po ky gazetar të vendoste ndryshe, duke filluar punë në redaksinë e një

medie „të respektueshme”, “serioze” dhe të kishte një karrierë vërtetë të gjatë. Ajo që bie

në sy te Bourdieu është aftësia e aktorëve për të ndryshuar “Habitus”-in në mënyrë të

vazhdueshme.

Tipari i tretë lidhet me praktikën dhe të praktikuarit e „Habitus”- it. Te Luhmann

sistemi dhe aktori lidhen me njëri-tjetrin përmes një elementi të përbashkët (1997) që

mundëson funksionimin e dualitetit. Gazetari dhe sistemi mediatik bashkohen në emër të

profesionit, por secila nga të dyja kategoritë ndjek logjikën dhe interesin e vet.

“Kapitalet” e gazetarit

Termi „kapital” te Bourdieu nënkupton katër lloje kapitalesh: kapitali ekonomik, kapitali

kulturor, kapitali shoqëror dhe ai simbolik (Bourdieu 1993: 75). Por të gjitha këto lloje

mund të përmblidhen në një të vetëm: maksimizim të përfitimit material dhe simbolik, pra

si kapital ekonomik.

Te kapitali ekonomik Bourdieu klasifikon gjithë format e pasurisë materiale, të

mirat materiale, pronat, paratë. Përmes transformueshmërisë direkte të kapitalit

ekonomik në të ardhura monetare, ndodh ‚dominim tendencial‟ i fushës ekonomike

(Schwingel 1995: 86).

Kapitali kulturor përmbledh kryesisht vlerat edukative dhe frytet e punës. Ai

mund të shfaqet në formën e objekteve, të librave, por edhe në formë të

personalizuar, si përftimet që vijnë prej edukimit, ose më të institucionalizuara

përmes çmimeve etj. Dallimi i tij nga kapitali ekonomik është i dukshëm,

megjithatë edhe ai mund të transformohet në këtë të fundit, në disa kushte të

caktuara.

Kapitali shoqëror nënkupton marrëdhëniet shoqërore që sjellin përfitime.

Kryesisht ai „mblidhet” në një fushë të caktuar, në grupime, shoqata, apo rrjete të

tjera shoqërore.

Kapitali simbolik nënkupton reputacionin dhe famën, pra është një lloj krediti që

mund të kthehet në kapital ekonomik. Ose siç shprehet Bourdieu: “Eshtë fuqia për

të transmetuar një vlerë dhe për të përfituar prej saj” (1999: 239). Ky kapital e ruan

vlerën e tij vetëm brenda fushës, prandaj edhe trajtohet shpesh si kapital simbolik

specifik.

Kur flasim për „kapitalin” e gazetarëve, kuptojmë kryesisht kapitalin kulturor, një diplomë

e shkëlqyer, gjuhë të huaja, vlerësime profesionale etj. Por edhe „kapitalin social”, të cilin

një gazetar e arrin pas një përvoje të gjatë në profesion duke lidhur miqësi me burime të

pushtetshme në partitë politike ose institucione të rëndësishme, dhe të cilët e ndihmojnë të

marrë informacionin para kolegëve të tjerë. Megjithatë, pavarësisht kapitalit që zotëron çdo

individ (në këtë rast, gazetari si aktor) ndikimin mbi strukturën e vendos marrëdhënia e

pushtetit me të cilën aktorë të ndryshëm (në pozicione po të ndryshme) bashkëveprojnë me

njëri-tjetrin, ajo që sipas Bourdieu ka edhe impaktin më të madh (1997a: 49-79).

Page 111: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 103

Le ta ilustrojmë këtë marrëdhënie pushteti me një shembull nga brenda fushës së gazetarisë

sot në Shqipëri, duke marrë përballë njëri-tjetrit shtypin e shkruar dhe mediat audiovizive.

Nëse deri pak pak vitesh gazetat kanë qenë mediumi leader, sot ato varen nga lajmet që

televizionet japin në mbrëmjen e mëparshme. Natyrisht që gazeta funksionon si një

produkt autonom, me përmbajtjen e vet të hulumtuar nga gazetarët pasi këta të fundit kanë

dëgjuar lajmet, kronikën në TV. Por sado i lartë të jetë kualiteti i gazetës, shpërndarja e

lajmit me zë dhe figurë përmes ekranit e bën gati të pakonkurueshëm në treg. Çështja

shtrohet se kush e ka produktin më të mirë, më të shitshëm në treg? Natyrisht nuk bëhet

fjalë këtu për një gazetë cilësore, me raportim krejt origjinal - e cila do të kishte blerësit e

saj pavarësisht humbjes së aktualitetit të lajmit. Kjo marrëdhënie mes dy mediumeve në

fushën gazetareske transmetohet edhe te gazetarët që punojnë aty. Kështu që nëse duam të

masim sa të kënaqur janë gazetarët me profesionin e tyre (apo sa i frikësohen të ardhmes

në këtë profesion?!), nuk do të kishte shumë kuptim që këtë ta bënim duke i trajtuar ata si

aktorë jashtë mediumeve të tyre, por pikërisht në atë kontekst që ata veprojnë përditë.

3.2.2 Fusha e gazetarisë në Shqipëri sipas modelit të Bourdieu

Një nga tiparet më dalluese të medias gjatë komunizmit është ngrirja e saj në kallëpin e

produkteve me etiketën: “e mirë e përgjithshme”, që nuk shiten apo kanë vlerë reale në

tregun e konkurrencës, por mbështeten financiarisht nga shteti, duke mos qenë të

konkurrueshëm në treg. Për Bourdieu produksioni kulturor është një “nënfushë e

produksionit në shkallë të vogël, [që] përfshin nivele shumë të ulëta të kapitalit ekonomik,

dhe shumë të larta të kapitalit simbolik” (cituar nga Hesmondhalgh 2006: 215). Pas 1990-

ës, gazetaria u gjend përpara sfidës që duhet ta merrte vetë rolin e busullës orientuese dhe

të dilte nga kaosi. Kjo detyrë vështirësohej edhe më tepër brenda kontekstit të përgjithshëm

ku mbizotëron nënvlerësimi për produksionin kulturor në këto shoqëri. Tipari tjetër është

distanca e audiencës ndaj saj. Media funksiononte si satelit ideologjik i partisë në pushtet,

duke e lënë krejtësisht jashtë publikun si përsa i përket përmbajtjes që media ofronte, ashtu

edhe shijeve dhe preferencave të audiencës.

Sipas modelit të Bourdieu fushën e gazetarisë mund ta analizojmë duke e ndarë atë në faza

(Hesmondhalgh 2006: 219). Kur përshkruam zhvillimin e sistemit mediatik në Shqipëri

pas 1990-ës, dalluam disa faza. Gjatë fazës së parë të tranzicionit mediatik (1993-1997)

autonomia e medias u rrit duke u kthyer në atë që Bourdieu e quan “Field of Power” (cituar

nga Hesmondhalgh 2006: 219). Faza e dytë (1998-2005) u përball me emergjencën për

struktura dualiste. Pas vitit 1997, me hyrjen në fushë të botuesve, gazetaria u pa për herë të

parë si mjet fitimi. Formati i gazetës “Shekulli” kthehet në një produkt masiv që shitej nën

kosto (çmimi 10-20 lekë). Gazetarët që punonin në redaksinë e „Shekullit” ishin kryesisht

gazetarë që kishin mbledhur përvojë në vitet e para pas 1990-ës dhe që e kishin vlerësuar

veten si “misionarë” dhe “politikanë në hije”. Nga një shtyp politik, befas ata kaluan në një

shtyp më të ekuilibruar në dukje, por edhe më komercial, dhe këtë e bënë pa rezistencën

më të vogël. Bourdieu e inkuadron këtë “flirtim” në hapësirën mes dy botëve paralele: nga

njëra anë bota e produksionit kulturor, e artit. Nga ana tjetër bota e parasë përmes botuesit,

Page 112: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

104 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

pronarit. Pra, kemi lindjen e gazetarit si „new petite bourgeousie”. Këtë situatë mund ta

përshkruante më së miri edhe një shprehje e Williams kur flet për shkrimtarët dhe botuesit

(1981), por që ne mund ta përdorim në kontekstin e medias: „Gazetarët gjithmonë ankohen

për pronarët e tyre, por në fakt gazetarët punësohen vetëm për të ekzekutuar idetë e

botuesve!!”

3.2.3 Habitus-i në kulturën e gazetarisë shqiptare

Sipas teorisë sistemike të Luhmannit, sistemi dhe aktori janë të lidhur me njëri-tjetrin

përmes një elementi të përbashkët që u mundëson dualitetin. Në rastin e gazetarit dhe

sistemit mediatik, për shembull, këta lidhen me anë të profesionit. Secila nga dy kategoritë

ndjek logjikën dhe interesin e vet. Bourdieu krijon një koncept tjetër për të kryer këtë

lidhje: „Habitus”- in,

„një sistem i sendërtuar social me dispozita të strukturuara dhe strukturuese

që përftohen me anë të praktikës dhe përmbushin në mënyrë të vazhdueshme

funksione praktike” (Bourdieu 1996b: 154).

Në fillim të viteve 1990, në Shqipëri erdhën gazetarë të huaj, sidomos amerikanë, të cilët u

stacionuan jo vetëm pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, por

nisën të bëjnë trajnimet e para në institucionet e pakta mediatike që ekzistonin atëherë si

Instituti Shqiptar i Medias (ISHM). Teknikat që përdornin për mbledhjen e të dhënave dhe

lehtësia, me të cilën ndërtonin një mind-map për të konkretizuar një shkrim investigativ

apo një artikull të zakonshëm, ishte shumë e huaj për gazetarët e asaj kohe. Këto trajnime

hapnin për gazetarët një dritare të re, nga parvazi i të cilës, gazetaria made-at-home dukej

krejt e ndryshme. Ajo, të cilën gazetarët e përjetonin si një përvojë krejt të ndryshme –

ishte në fakt një kulturë e ndryshme profesionale e gazetarisë. Kjo risi filloi të duket

sidomos në vendosjen e fokusit te temat sociale, në një kohë që gazetarët kërkonin të

merreshin me politikë ose me kronikën e zezë. Të dyja palët kishin pra, një perceptim të

ndryshëm të rolit të tyre si gazetar.59 Trajnimet profesionale dhe edukimi në departamentin

e gazetarisë që do të shërbente më vonë si qendra kryesore e diplomimit të gazetarëve,

ndikuan ndjeshëm në ndërgjegjësimin e gazetarëve për rolin e tyre në shoqëri.

Nëse do të vazhdonim të ndiqnim këtë logjikë, edukimi dhe trajnimet e vazhdueshme të

gazetarëve nga aktorë përfaqësues të fushës, do të kishin sjellë hap pas hapi rritje të

cilësisë së raportimit të gazetarëve, dhe cilësia e gazetarisë do të duhej të rrite j në

përpjesëtim të drejtë me atë të gazetarisë në fillim të viteve 1990. Edhe pse perceptimi i

publikut në lidhje me këtë çështje mund të jetë i ndryshëm, gazetarët që kanë qenë aktivë

në fillim të viteve 1990 dhe ende vazhdojnë të punojnë në profesion, pavarësisht

59

Kjo nuk ishte hera e parë që në gazetarinë shqiptare ofroheshin shembuj të lartë profesionalizmi. Përvojë

pozitive kishin sjellë edhe gazetarët italianë në vitet 1930 në kuadër të themelimit të shtypit fashist në

Shqipëri, por që kishte ndikuar në gazetarinë e kohës (Boriçi 1997).

Page 113: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 105

hierarkisë, të pyetur për të bërë një krahasim mes cilësisë së gazetarisë sot dhe dje,

pranojnë se gazetaria sot është teknikisht më e mirë, por jo përmbajtësisht. Ilva Tare

shprehet për shembull se „gazetarët e atyre viteve (1990-1997) ishin më shumë mercenarë

sesa profesionistë, madje edhe ata që kanë qenë të vetëdijshëm se çfarë po bënin me

misionin e tyre për t‟i qëndruar besnik të vërtetës nuk guxonin ta shprehnin publikisht një

gjë të tillë”. Ndërsa Arben Muka e sheh dallimin mes gjeneratave të gazetarëve te

profesionaliteti:

“Sot gazetarët janë më të mirë nga ana profesionale (përdorimi dhe i

teknologjisë që kanë në dispozicion në raport me ata të djeshmit. Dje ishin më

pak profesionalë, por më të motivuar të punonin me lajmet/kronikat, trajtimet e

thelluara, vëzhgimet etj. Sot ka gjithmonë e më pak gazetari investigative, në

një kohë që nevoja dhe ndërgjegjësimi është më i madh për korrupsionin dhe

keqpërdorimin e fondeve publike për qëllime fitimi etj.” (Muka 2012).

3.2.4 Ekskurs: Tiparet e “ Habitus” -it gazetaresk para vitit 1990

Nëse do përpiqemi të aplikojmë kategorizimin e Habitus-it sipas Bourdieu, në zhvillimin e

profesionit të gazetarit në Shqipëri në fillim të shekullit XX, mund të përftonim këtë tablo:

Botuesi i gazetës së parë (1848) ishte një poet, intelektual. I gjithë shtypi shqiptar i

fillimshekullit XX, ishte në dorën e publicistëve shkrimtarë të cilët luanin një rol të

rëndësishëm në formësimin e mendimit politiko-shoqëror të shoqërisë shqiptare (Boriçi &

Marku 2010: 23). Gazetarët atëherë ishin njëkohësisht edhe botues të gazetave dhe me anë

të produkteve të tyre publicistike ndikuan në lëvizjen për pavarësi kombëtare. Ndërsa

problemi më i madh që kishte shtypi atëherë ishte mosarritja e lexuesit, kryesisht për shkak

të analfabetizmit të popullsisë (Boriçi & Marku 2010: 10-12). Pra, nga njëra anë të lexuarit

në vetvete ishte vetëm privilegji i një shtrese të vogël njerëzish, klerit katolik dhe elitës,

dhe arriti të masivizohej vetëm pas luftës së II Botërore. Nga ana tjetër, profesioni i të

ashtuquajturit gazetar ishte gjithashtu privilegj i një pakice të shkolluar kryesisht jashtë,

dhe gazetari perceptohej (nga vetja dhe të tjerët) më shumë si një figurë e angazhuar

politike dhe me qëndrime të qarta në shërbim të çështjes kombëtare.

Nga viti 1939 deri në 1944 paraqitet një situatë tjetër në shtypin shqiptar. Nën pushtimin

fashist u zhdukën gati të gjitha gazetat e mëparshme, dhe fusha e produksionit publicistik u

mbush me gazeta që i shërbenin fashizmit, shumë prej të cilave në gjuhën italiane, me

gazetarë italianë dhe shqiptarë. Gazetari tani ishte tërësisht në funksionon të propagandës

fashiste dhe përhapjes së ideologjisë së saj (Boriçi & Marku 2010: 207-219). Nuk kaloi

shumë kohë dhe paralel me shtypin fashist, lindi shtypi antifashist, si konkurrues në fushën

publicistike, kredoja e të cilit ishte lufta ndaj fashizmit dhe reklamimi i ideve të Partisë së

sapokrijuar Komuniste shqiptare. Shtypi antifashist në formën e tij më rudimentare –

traktet – mund të quhet vërtet shtypi i parë masiv që për hir të lehtësive në formatim dhe

përmbajtje, lexohej nga një pjesë e madhe e popullsisë. Edhe këtu, gazetari na paraqitet në

rolin e mbrojtësit të çështjes kombëtare, propagandues dhe “partizan” .

Page 114: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

106 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Me vendosjen e regjimit totalitar në Shqipëri, shtypi kaloi tërësisht nën kontrollin

shtetëror, edhe pse ligji për shtypin (1947) thoshte tekstualisht: „Shtypi në Republikën e

Shqipërisë është i lirë. Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, çdo njeri është i

lirë të shprehë mendimet e veta nëpërmjet shtypit”. Por siç vërejnë autorët Boriçi dhe

Marku, rastet e parashikuara me ligj ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që e kufizonin lirinë e

shtypit (2010: 225). Mungesa e lirisë së shtypit dhe (auto)censura ishin elementët

karakterizues të kësaj periudhe. Mendimi kritik dënohej rëndë, kështu që kush donte të

mbijetonte në profesionin e gazetarit, nuk mund ta anashkalonte ideologjinë e partisë dhe

citimet e Enver Hoxhës. Një karakteristikë e veçantë këtu është fakti që gazetari vuante

dyfish, edhe represionin e pushtetit nga lart, por edhe atë nga poshtë, nëpërmjet lexuesit

(ideologjia e kohës flet për një shtyp masiv me shpërndarje në çdo fshat dhe qytet të

Shqipërisë), i cili, besnik ndaj ideologjisë së partisë, shërbente si mjet presioni ndaj

gazetarëve përmes rubrikës “Letra nga populli”, që nuk mungonte në asnjë gazetë (Boriçi

& Marku 2010: 228).

Këtu dua të ndalem pak te modeli i gazetarit si individ brenda sistemit mediatik

propagandistik. Kredoja e gazetarit ishte paracaktuar nga “udhëheqësi i popullit”:

“Gazetari duhet të bëhet gjithmonë një agjitator më i fuqishëm, një propagandues më i

flaktë dhe organizator kolektiv më i mirë i masave punonjëse”60. Këtij roli i shtoheshin

edhe role të tjera, ai politiko-shoqëror, edukues i masave, “detyra e gazetarit është të bëhet

ndërmjetës mes Partisë dhe masave”61.

Nga këndvështrimi i strukturës së shtypit mund të themi se Gazeta “Zëri i Popullit” kishte

një tirazh gati 100.000 kopje në ditë (Boriçi & Marku 2010: 234), krahasuar me sot, ku të

gjitha gazetat e kryeqytetit së bashku me mundim arrijnë 70.000 kopje. Kjo arrihej përmes

një sistemi tejet efikas të shpërndarjes dhe presionit latent dhe manifest mbi secilin për t'u

abonuar. Ndërsa masivizimi i televizionit, i cili filloi transmetimet më 1960 do të ndodhte

vetëm në vitet 1990. Gazetat në vetvete ishin imitim i modelit sovjetik në ndarjen e

rubrikave dhe paraqitjen grafike. Përsa i përket burimeve njerëzore, elita e vjetër, që

ndodhej në burg, e vrarë ose e arratisur jashtë vendit, u zëvendësua me përjashtim të disa

personaliteteve, me djem e vajza ish-partizanë me shkollim minimal (Boriçi & Marku

2010: 232).

Nëse e zhvesh shtypin e kohës nga ideologjia, megjithatë të bie në sy një tipar shumë

domethënës: nxitja për kualifikim profesional të gazetarëve. Gazeta “Tribuna e Gazetarit”

që ishte organ i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe dilte dy herë në muaj,

funksiononte në një farë mënyre si “instancë kritike” për produksionet e tjera kulturore në

vend. Nga prilli 1964 gjer në dhjetor 1990 në faqet e saj gjen elemente të forta teorike që

mbështesin profesionalitetin e gazetarëve. Që në numrin e parë shkruhet: “Buletini synon

të ndihmojë në ngritjen ideo-profesionale të gazetarëve dhe të korrespondentëve punëtorë

60

Tribuna e Gazetarit, Nr. 1, 17.04.1964 61

Tribuna e Gazetarit, 15.05.1969

Page 115: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 107

dhe fshatarë” 62 . Kusht pranimi në organizatë ishte përvoja së paku dy vjeçare në

praktikimin e gazetarisë. Në faqet e gazetës gjen foto të gazetarëve të ardhur nga

specializime kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Lindjes, – ndërkohë

më 1972 ishte hapur katedra e parë e gazetarisë pranë fakultetit juridik, e cila do të

furnizonte këtej e tutje shtypin me punonjës të arsimuar në gazetari, – si dhe shkrime për

zhvillimin dhe përmirësimin e gjinive gazetareske, si reportazhin, intervistën, lajmin apo

kronikën televizive. Dhe duke filluar nga Nr. 2, i vitit 1990, gazeta nis të hapet dhe të

marrë frymë e lirë. Tani gjejmë aty rubrika dhe tematika të reja si ajo e “Debatit”, vërejtje

për “mungesën e anketimeve të lexuesit”, informacione për „teknologjinë - TV dixhital”63,

“marketingu i informacionit”, “përgatitja dhe kualifikimi i gazetarëve”, “mjetet e

komunikimit masiv” dhe mbi “shpërblimin e gazetarit mbi normën mujore” .Këto edhe të

tjera janë shenjat e para të dukshme të antikonformizmit (veçanërisht një cikël artikujsh

kritikë në lidhje me ekonominë e vendit botuar atë kohë në gazetën “Bashkimi”), të cilat

do t'i paraprinin lindjes së shtypit pluralist.64

Kjo panoramë sado endemike, e zhvillimit të fushës së gazetarisë, me gjithë aktorët dhe

strukturat përkatëse mediatike në Shqipëri deri në fillim të vitit 1990 është e nevojshme

sepse nxjerr në pah disa kontradikta shumë të mprehta, siç do ta shohim në trajtimin e

mëtejshëm. Dy momente kyçe bien sidoqoftë në sy në këtë periudhë: 1) zhvillimi i

natyrshëm i lexuesit shqiptar nga një analfabet në një konsumues masiv, dhe nga ana tjetër,

2) zhvillimi (apo metamorfoza?!) i gazetarit nga intelektuali i papërkulur i fillimshekullit të

XX, në një qenie sociale që është vazhdimisht nën presionin e vetëkontrollit dhe

mbikontrollimit të situatës, ku kompromisi me profesionin dhe ideologjinë partiake duket

sikur e tejkalon aq shumë inskenimin aktorial, sa bëhet befas “lëkurë e dytë” për individin.

Me këtë arsyetim nuk synohet në asnjë mënyrë të merret në mbrojtje sistemi totalitar

represiv, por të evidentohen disa momente kyçe të mënyrës së përshtatjes apo socializimit

së gazetarit, jo aq si individ, (por edhe ashtu!) me sistemin, por si aktor i rëndësishëm i

mjedisit gazetaresk përmes produktit që ofronte dhe vlerës së mesazhit që përçonte. Nëse

aplikojmë konceptin e Bourdieus për fushën, si një “fushë beteje”, ku aktorët e saj

“ndeshen” ose “konkurrojnë” me njëri-tjetrin për të fuqizuar pozitat e tyre, atëherë

konstruksioni i mjedisit ku ushtronin aktivitetin e tyre punonjësit (e kualifikuar) të shtypit,

gjatë regjimit komunist, në një fushë gazetareske, nis të lëkundet.

Së pari, në çdo sistem represiv ekzistojnë zëra kritikë, kryesisht nga rrethi i intelektualëve,

të cilët mund ta tronditin sigurinë e sistemit, dhe prandaj përjashtohen me forcë nga je ta

publike. Zëra të tillë ka pasur edhe në Shqipëri, por a ka pasur të tillë brenda mjedisit

gazetaresk? Ka ndodhur rëndom që shumë gazetarë të jenë paralajmëruar për gabime në

raportim, që dilnin kundër vijës së Partisë, por kryesisht këto kanë qenë gabime nga padija

apo mungesa e përvojës65.

62

Tribuna e Gazetarit, Nr. 1, 17.04.1964 63

Tribuna e Gazetarit, Nr. 3, 1990 64

Tribuna e Gazetarit, Nr.1, 05.01.1991. 65

Intervistë me profesor Hamit Boriçin, ish-kryeredaktor i gazetës „Bashkimi“ (09 korrik 2012).

Page 116: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

108 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Së dyti, “rekrutimi” i gazetarëve kalonte një proces kontrolli të hekurt, për të përmbushur

direktivën e shefit të shtetit: “Gazetari si arkitekt i mendimit revolucionar të masave”66.

Mund të themi se gazetarët e organeve të rëndësishme të shtypit që botoheshin në

kryeqytet, në mos shkrimtarë të përfshirë në strukturat drejtuese të organizmave letrare

('Kapital kulturor' sipas Bourdieu), vinin nga familje që nuk kishin probleme thelbësore me

regjimin ('Kapital social'). Pra, çdo punonjës i shtypit, – pavarësisht sjelljes dhe

individualitetit të tij në sferën e ngushtë private – në mjedisin profesional vepronte në

mënyrë të atillë që të ruante pozitën e tij.

Së treti, produkti gazetaresk që ofrohej, me gjithë prurjet pozitive që renditëm më sipër,

duke përjashtuar disa zhanre që i shpëtonin paksa kontrollit si reportazhi dhe skicat letrare

apo edhe gazetat humoristike, nuk ofronte materiale kritike në dëm të partisë.

Perfeksionimi i zhanreve informative, në mënyrë të veçantë i lajmit, është një shembull

domethënës, jo aq për profesionalizmin e gazetarëve, se sa për perfeksionimin e një aparati

të tërë kontrollues dhe represiv që fillonte që brenda trurit të autorit. Pra, nga njëra anë

artikuj kemi për profesionalizmin e gazetarëve (“Tribuna e Gazetarit” si organi më i

specializuar gazetaresk), dhe nga ana tjetër një dezinformim total të publikut. Një situatë

absurde, aq sa dhe e pashembullt.

Së katërti, konfliktet ndodhnin gjithmonë nga lart-poshtë (top-down) nga organet

kontrolluese të shtypit (censura, edhe pse jo zyrtarisht me këtë etiketim), ose në raste të

veçanta direkt nga Partia te gazetari, duke bërë që “beteja” të mbetej e izoluar dhe “fusha

sociale” të mos ndryshonte, edhe kur kontrolli bëhej më i rreptë.

Thelbi i gazetarisë në socializëm

Për ta përmbyllur, mund të themi se “fusha e gazetarisë” në Shqipërinë socialiste (1945-

1990) karakterizohej nga humbja totale autonomie dhe një qëndrim konkordant

(mbështetës) të gazetarëve ndaj pushtetit. Shpalosja e kësaj panorame nuk synon të fajësojë

gazetarët si individë dhe as të merret me analizën e artikujve të tyre në një kontekst të

ndryshëm historik dhe kulturor. Por të kuptohej se si ka funksionuar fusha dhe komuniteti i

gazetarisë, dhe përmes tyre të kuptohej veprimtaria e aktorëve të përfshirë, të cilët kanë

qenë sa të manipuluar, aq edhe manipulues në të njëjtën kohë.

Gazetarët gjatë socializmit kishin për detyrë të interpretonin faktet përpara kontekstit të

dhënë historik dhe shoqëror (materializmi historik) (Kunzcik 2005: 168). Gazetaria në

socializëm përshkruhej nga elementë të tillë si partishmëria, besueshmëria/vërtetësia

shkencore në kuptimin e “aplikimit të saj dhe përhapjen e marksizëm- leninzmit”. Roli i

rëndësishëm i gazetarisë shihej te edukimi i “qytetarit të ri socialist”. Ky proces do të

kryhej përmes argëtimit të popullit, edukimit të vetëdijes socialiste tyre dhe

shkollimit/nxënies të tyre. Siç e përshkruan drejt Pürer kur flet për gazetarinë në

66

Tribuna e Gazetarit, 31.12.1965.

Page 117: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 109

Gjermaninë Lindore, gazetaria kishte “funksion përfaqësues nga jashtë dhe drejtues nga

brenda” (cituar nga Kunzcik 2005: 169). Kurse gazetarët ngjasonin me punëtorë

informacioni të diktuar (kontrolluar) nga jashtë, që i shërbenin një gazetarie protokollare

dhe njoftimesh (shërbimi). Ata nuk përfaqësonin publikun kundrejt regjimit, por regjimin

kundrejt publikut (Kunzcik 2005: 169).

“ Path of dependency” në median shqiptare

Gazetaria që lindi dhe veproi pas 1990-ës në Shqipëri, tentoi fillimisht të shkëputej nga

tradita e mëparshme. Por sa e suksesshme ishte ajo në këtë sipërmarrje? Institucioni i

gazetarisë si profesion dhe rol shoqëror ndodhej në krizë. Mund të argumentonim fillimisht

se duke qenë se gazetaria është fryt i një mjedisi të caktuar shoqëror dhe i sistemit politik

dhe mediatik të një vendi, ajo nuk mund të zhvillohej më përpara se hallkat e tjera që u

përmendën më sipër. Me këtë do të nënkuptojmë kulturën profesionale, emancipimin

shoqëror si dhe një sërë rregullash formale dhe informale që janë brumosur në shoqëri në

të shkuarën. Këto rregulla (loje) janë kaq rezistente sa arrijnë jo vetëm të mbijetojnë gjatë

proceseve transformuese, por edhe të ndikojnë të ardhmen. Një tregues për këtë, siç pamë

në transformimin e sistemeve politike ishin strukturat dhe mekanizmat e rrjeteve

klienteliste. Duke qenë se janë rregulla të brumosura thellë në shoqëri, ato ia dolën të

mbijetojnë kolapsin e sistemit komunist dhe të vazhdojnë të ekzistojnë më tej. Dhe janë

pikërisht këto që përcaktojnë sjelljen e aktorëve në periudhën ish-socialiste. Me fjalë të

tjera, gjurmët e së shkuarës hedhin hije gjer sot. Prandaj një pyetje tjetër që mund të

shtrohej në këtë punim është:

Nëse sistemi politik (dhe strukturat shoqërore) paraqesin tipare të forta të një

“path of dependency”, ç‟ndikim ka kjo në zhvillimin e gazetarisë dhe kulturës

profesionale?

Ekzistenca e kësaj varësie na lejon të shtrojmë pyetjen përse me rënien e sistemit komunist

dhe me vendosjen e atij demokratik, “demokracia” nuk mundi të vendoset vërtet – dhe

vlerat demokratike mbetën më shumë si stoli në tekstin e kushtetutës. Në dy kapitujt e

pamë sa komplekse ishin problemet që shoqëruan procesin transformues të sistemit politik

dhe atë mediatik. Sidomos kur flasim për median, në regjimin e vjetër kishim pasur një

kontroll të trefishtë mbi të: monopolizimin dhe pronësinë e saj nga shteti, kontrollin mbi

përmbajtjen mediatike (vija ideologjike leniniste) dhe kontroll total mbi gazetarët (aktorët)

përmes censurimit.

A mund të vihet re megjithatë një “path of dependency” nga e shkuara? Për këtë duhet të

studionim përveç aktorëve, produksionin kulturor të gazetarëve, artikujt dhe veçanërisht të

ashtuquajturit “dosjerë” – një miks mes publicistikës, rrëfenjave historike dhe biografike,

dhe trivialitetit. Informacionet mbi diktatorin Hoxha dhe anëtarët e byrosë politike janë të

përjavshme. Rasti i vdekjes së pasuesit të Hoxhës, Ramiz Alia në nëntor 2011, nxori në

pah homogjenizimin e medias, sidomos përsa i përket përcaktimit të tij si “diktatori i fundit

apo si presidenti i parë i Shqipërisë post-komuniste” dhe dyzimin e gazetarëve. Në

Page 118: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

110 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë një përballje shoqërore me periudhën e d iktaturës, gjë që

të bën të mendosh se përpunimi i së shkuarës nuk është një proces i mbyllur, nuk është

bërë në mënyrë vertikale, por horizontale. Dhe ky kaos vleror nuk ka si të mos lerë pasoja

edhe në sistemin mediatik dhe aktorët e fushës, gazetarët por edhe audiencën. Por nuk

duhet harruar se e kaluara përdoret edhe për arsye komerciale fitimprurëse nga media,

sidomos ajo private. Këto janë dimensione kulturore dhe historike që nuk mund të

anashkalohen në studimin e fushës mediatik dhe sistemit mediatik sot. Në këtë mënyrë,

gazetarët mund të funksionojnë edhe si komunitete kujtese që ndajnë të njëjtën mënyrë të

interpretimit të ngjarjeve.

Gazetarët e karrierës që veprojnë prej njëzet a më shumë vjetësh në Shqipëri shprehen me

rezerva kur i pyet për trashëgiminë e gazetarisë nga modeli i saj paraardhës. Për dikë

modeli i vjetër i raportimit nuk mund të quhet fare gazetari, por mbase “magji, manipulim

masiv i realitetit” (Malltezi 2012). Një gazetari që funksiononte formalisht, teknikisht në

televizion zgjidheshin spikerë profesionistë, por përmbajtja ishte propagandë e regjimit.

Për dikë tjetër, ndikimi ka qenë i pashmangshëm “në atë masë sikurse ndikon fëmijëria apo

adoleshenca në jetën e gjithsecilit prej nesh” (Baxhaku 2012). Por i pashmangshëm edhe

për faktin që “një numër gazetarësh vijuan të mbeten në profesion edhe pas një përvoje të

gjatë në sistemin e mëparshëm” (Furxhi 2012). Sipas tij,

“militantizmi si shtyllë kryesore e ushtrimit të profesionit është tipari më

dallues i shkollës së trashëguar nga sistemi i mëparshëm. Edhe ata gazetarë që

përqafuan ndryshimet demokratike dhe kaluan nga shtypi partiak i ekstremit të

majtë në atë të shtypit antikomunist, e kanë pasur të pamundur të sillen si jo

militantë” (Furxhi 2012).

Sidoqoftë ekziston të paktën një institucion, ku gazetarët mendojnë se ende duket “gjurma”

e vjetër: RTSH si media publike dhe ATSH-ja shtetërore. Përndryshe mendon Rezear

Xhaxhiu, “fillimi i 90-ës dhe hapja e medias së re u bë nga një grup vajzash dhe djemsh që

erdhën nga rruga dhe i zbythën gazetarët e vjetër, të cilët duke përjashtuar disa emra që

vazhduan të ishin aktivë, u larguan nga jeta mediatike aktive” (Xhaxhiu 2012). Por këto

emra që vazhduan të jenë aktivë siç thotë gazetari Arben Muka, “duke marrë poste kyçe

dhe injektuar tipare të medias moniste, (të personalizimit të lëndës medatike) ose duke

elaboruar modelin e personalizimit të lëndës mediatike, ku gazetarët shkruanin për

gazetarët, shanin dhe fyenin duke e larguar vëmendjen nga problematika që kishte vendi,

komuniteti. Ishte si një lloj “lufte gjeneratash” që formatizonte luftën brenda llojit në

gazetari” (Muka 2012).Për analistin Lutfi Dervishi,

“trashëgimia mund të duket ende te fiksimi ndaj politikës, vënia në plan të parë

e politikës si emërues i përbashkët. Unë e shoh ndikimin te ideologjizimi. Miti

mbetet i njëjtë: nuk ka raportim praktik, por vetëm propagandë, raportim të

pakontrolluar. Dikur paguante partia, sot ti shikon vetë te ai që të siguron

paratë: një grup biznesi, një OJQ, një bankë etj. Pra, është gazetari sot ai që

shkon te paraja. Dhe njësoj si atëherë, edhe sot e vërteta ndodhet diku mes

rreshtave dhe është e vështirë të kuptohet menjëherë” (Dervishi 2012).

Page 119: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 111

Dikush tjetër e sheh ngjashmërinë mes dy sistemeve në mungesën e profesionalizmit.

“Nga e kaluara është trashëguar niveli i ulët profesional, ku objektiviteti dhe

saktësia mungonin. Edhe brezi i ri që erdhi pas 90-ës edhe pse nuk kishte lidhje

direkte me gazetarinë e shkuar, prapë nuk kishte formimin e duhur profesional.

Ndryshe paraqitet gjendja sot, ku modeli mbizotërues është ai i gazetarit me

formim profesional në shkollën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës ose

jashtë vendit” (Marku 2010: 22).

Ndikimi i sistemit të vjetër mediatik duket për gazetarët e pyetur kryesisht “në elementin e

autocensurës, gjë që është e vështirë të zhduket edhe sot e kësaj dite. Gazetarët në diktaturë

autocensuroheshin për shkak të presioneve direkte apo indirekte të nomenklaturës, sot

autoçensurohen të mahnitur nga pushteti politik dhe ekonomik i politikanëve të sotëm.

Ndodh shpesh që gazetarë të thjeshtë të mos japin lajme për të mos “prishur” miqësi apo

komunikim me politikanët, apo zyrtarë të caktuar” (Malltezi 2012). Megjithatë ka gazetarë

që në analizimin e fenomenit të autocensurës dhe censurës që ende ekziston, tregohen të

matur kur bëjnë krahasime mes dy sistemeve: “nëse quajmë deri diku censurën editoriale

të biznesit tek media të ngjashme me median komuniste do të ishte një tepri e madhe.

Atëherë censura ishte në sistem, ndërsa sot censura kur shfaqet, është në nivel

ndërmarrjeje ose kompanie” (Neza 2012). Censura pra, shikohet si një privim, por i

izoluar (dhe me dëme të reduktuara) brenda një kompanie apo biznesi të caktua r, ndërkohë

që pluralizmi i medias në përgjithësi siguron inkurajimin e lirisë së shprehjes dhe

raportimit mediatik, për më tepër kur ndodhin përplasje mes bizneseve që mbulojnë

kompanitë mediatike.

Page 120: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

112 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

3.3 Mjedisi gazetaresk (“milieu”) dhe veprimi aktorial

Trajtimi i mjedisit gazetaresk në Shqipëri do të bëhet bazuar mbi teorinë aktoriale të

propozuar nga sociologu Uwe Schimank. Kur flasim për aktorin mendojmë automatikisht

për një individ dhe veprimet e tij, ndërsa qasja aktoriale sipas Schimank, nënkupton sjelljet

e shumë individëve dhe ndërveprimet mes tyre “jo në një hapësirë boshe, por brenda

strukturave [të caktuara - JG] sociale” (Schimank 2002: 1). Nëse një gazetar shkel etikën

gjatë raportimit të një çështjeje të caktuar kjo nuk do të përbënte interes të madh në

kuadrin studimor, por nëse një grup gazetarësh e përdorin këtë praktikë në punën e tyre të

përditshme, kjo do të na detyronte të ngrinim pyetjen: përse gazetarët i anashkalojnë

rregullat etike të raportimit që kanë mësuar gjatë edukimit të tyre në universitet?

Strukturat shoqërore duhen imagjinuar këtu si mure të lëvizshëm, të cilët mund t‟i

kufizojnë veprimet e individëve (vetëm dhe në grup), por edhe t‟i mundësojnë ose

zgjerojnë më tej. Nëse deputetët në Parlamentin shqiptar miratojnë një ligj për shtypin apo

për mediat elektronike dhe ato audio-vizive (përpunuar nga një grup i caktuar pune, me

ekspertë nga media etj.), atëherë ata përmes këtij veprim të përbashkët mundësojnë që ky

rregullim normativ të ndikojë mbi të tjerë aktorë veprues (në këtë rast gazetarët).

Schimank dallon këtu dy lloj veprimesh: veprimin e qëllimshëm ( intentional action) dhe

veprimin e ndërqëllimshëm. Veprimi i qëllimshëm sipas tij, përdor qasjen Weberiane “çdo

aktor ndjek një synim të caktuar subjektiv”, edhe pse ky mund të mos jetë përherë i

dukshëm. Por kushvepron, “përplaset” me të tjerë që veprojnë njësoj si ai. Ose siç e

ilustron Schimank “kush nis të veprojë [...] dhe ndjek një synim të caktuar, nuk duhet të

habitet kur në fund del diçka krejt tjetër” (2000: 4). Veprimi i ndërqëllimshëm ndodh kur

pasojnë efekte të paqëllimshme pas bashkëveprimit të aktorëve. Këto efekte mund të jenë

të padukshme për aktorët. Për shembull, një grup i madh qytetarësh mund të jenë mbledhur

për të takuar kryeministrin që po kalon më këmbë pranë tyre. Grumbulli i njerëzve mund të

vendosë në lëvizje truprojën e kryeministrit për të qenë më të vëmendshëm, edhe pse

synimi fillestar i qytetarëve nuk ishte “i keq” në vetvete.

Një formë tjetër e ndërqëllimshmërisë është “intentional”-iteti i dështuar. Për shembull,

drejtuesit e një gazete ngrenë një zyrë etike pranë redaksisë për të monitoruar raportimin

brenda normave etike apo jo të gazetarëve, të cilët punojnë në sektorin e kronikës së zezë.

Ky në vetvete mund të jetë një synim pozitiv i drejtuesve të medias, por shpejt ata mund të

përballeshin me një largim masiv të gazetarëve të këtij sektori. Kjo jo aq nga frika e

mosrespektimit të normave profesionale në raportim, por më tepër nga ndjenja se dikush

po i “përgjon” në punën e tyre të përditshme.

Kjo ndërmarrëdhënie na ndihmon të kuptojmë qartë si funksionojnë strukturat shoqërore

brenda një hapësire të caktuar institucionale: ato zhvillohen, komunikojnë dhe ndikohen

nga njëra-tjetra, por rezultati i këtij ndërveprimi nuk mund të parashikohet gjithmonë. Pra,

strukturat mbeten dinamike dhe përherë të hapura ndaj ndryshimeve (“transintentional”-

iteti i paqëllimtë). Ndryshe funksionojnë organizatat (përshembull: partitë politike). Ato

ndërtohen për të arritur një qëllim të caktuar, prandaj planifikojnë dhe ndjekin synime të

Page 121: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 113

qarta. Ato përpiqen gjithashtu të shmangin “intentional”- itetin e dështuar, pra efektet

negative që mund të shfaqen. Kështu që janë më të ngurta dhe të palëvizshme.

Në këtë mënyrë mund të themi se janë veprimet e aktorëve, “Habitus”-i i tyre i përbashkët

që mundëson institucionalizimin. Ky i fundit nuk është pra, veçse një produkt njerëzor,

edhe pse aktorët vetë nuk e dallojnë si të tyrin. Dinamika me të cilën aktorët prodhojnë dhe

riprodhojnë realitetin objektiv të tyre, na bën ta kuptojmë qartë atë që do të thotë Schimank

me rezultatin e pakalkulueshëm të “veprimeve të paqëllimta” të aktorëve. Nëse do të

analizonim në këtë këndvështrim strukturën e medias do të na rezultonte se gazetarët dhe

aktorët e tjerë të fushës janë po aq përgjegjës, sa edhe jo në mënyrën si është

institucionalizuar ajo. Problemi është se strukturat e ngritura mbi dinamika që varen nga

paqëllimshmëria e veprimit të aktorëve thamë se nuk mund të jenë stabile. Pra, ka nevojë

për një synim të përllogaritur që të shmangte efektet negative të “transintentional”- itetit

njerëzor. Një sistem mediatik i institucionalizuar sipas kësaj logjike do të kishte nevojë për

një rregullim ligjor, respektim të disa normave të njohura dhe të pranuara nga aktorët si të

drejta dhe të parevokueshme për punën e gazetarëve.

Në regjimin e totalitar, kuadri ligjor që kontrollonte institucionin e fjalës së lirë ishte

ndërtuar me “qëllimshmëri të gabuar”, de jure lejonte informimin dhe fjalën e lirë, de facto

mund ta klasifikonte “fjalën e lirë” në çdo moment “armiqësore” dhe të vepronte në dëm të

aktorëve duke sjellë efekte negative (të planifikuara për sistemin, por jo të pritshme për

aktorët). Natyrisht sistemet totalitare nuk janë rasti më i mirë për ta ilustruar këtë, sepse

qëllimshmëria e kufizimeve këtu dikur bëhet aq e dukshme, sa i detyron aktorët e tjerë,

qytetarët p.sh. të institucionalizojnë një mënyrë të re sjelljeje kundrejt sistemit. Ata

socializohen, krijojnë një habitus të ri, formula e të cilit është unike për çdo shoqëri, në

varësi të faktorëve kulturorë, politikë dhe historikë të tyre.

Schimank thotë me të drejtë se “strukturat sociale krijohen, ruhen dhe ndërtohen me

kontribut të përbashkët” (2000: 6). Njësoj edhe normat, rregullat, materializohen vetëm kur

vendosen përballë veprimit. Përshembull normat që respektojnë gazetarët në punën e

përditshme formësohen vetëm përmes veprimit dhe përdorimit të tyre: nëse gazetarët e një

X media vazhdimisht përdorin për lajmet e tyre fjalinë “kjo konfirmohet nga burime

konfidenciale”, nënkupton se praktika e moscitimit të burimeve për një lajm, është kthyer

në një normë që pranohet nga gazetarët (edhe pse bie në ndesh me normat profesionale që

ata mund t‟i njohin përmendësh, teorikisht), por edhe nga stafi drejtues i redaksisë, si dhe

nga publiku. Në këtë rast synimi i gazetarit është thjesht publikimi i informacionit, pa

pritur që të marrë konfirmimin e duhur nga burime të tjera ose palë të përfshira në ngjarje.

Ky synim pragmatist në dukje, hyn në një marrëdhënie ndërvepruese me synimet e

aktorëve të tjerë:

a) me synimin e “burimit konfidencial” që mbase i intereson ta nxjerr informacionin

sepse ai rastësisht ndjek një synim të mëtejshëm;

Page 122: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

114 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

b) me synimin e kryeredaktorit, i cili dëshiron që media e tij të ketë një scoop që nuk e

ka dikush tjetër, duke rënë ndesh me normat, të cilat siç thamë, kur shkelen nga të gjithë

kolektivisht transformohen, institucionalizohen në norma të reja 67;

c) me synimin dhe pritshmërinë e audiencës, e cila më mirë preferon të dëgjojë një

lajm interesant që nuk e kanë mediat e tjera. Burimet “konfidenciale” përkthehen në kë të

rast me “aktorë të rëndësishëm pranë politikës”.

Institucionalizimi i veprimeve të një kolektivi – gjithmonë dhe aq më tepër atëherë kur

efektet negative të “lojës” janë të dukshme për të gjithë, – bëhet duke ndjekur parimin e

zgjedhjes racionale (Rational Choice).

3.3.1 Aktorët e fushës: Modelet

Aktorët siç treguam më sipër karakterizohen nga veprimet e tyre, dhe veprimet nga ana

tjetër ndikohen dhe formësohen nga strukturat sociale. Schimank i ndan këta aktorë në

katër grupe kryesore (2005: 37-121):

Homo sociologicus – që vepron sipas normave institucionale. Strukturat e

pritshmërisë i thonë se si duhet të sillet në një situatë të caktuar, dhe ai këtë e zbaton. Për

shembull, kryeredaktori i një newsroom- i do t‟i përmbahet vijës editoriale politike të

medias ku punon, qoftë nga ana institucionale përmes postit të tij drejtues, qoftë edhe

informale kundrejt gazetarëve, vartësve në redaksi.

Homo economicus – synon maksimizimin e pritshmërive të tij me sa më pak

mundim. Kështu që ndikimin thelbësor ai e ka nga strukturat sociale, në të cilat është i

detyruar të veprojë pikërisht për të arritur synimin e tij.

“Emotional Man” – sipas kësaj qasjeje, sjellja e aktorëve ndodh si pasojë e

emocioneve, dhe jo si rezultat i normave apo taktikës së përfitimit maksimal. Në fakt edhe

dy modelet e tjera që mund të na duken racionale, përmbajnë irracionalitet brenda, edhe

pse jo në këtë masë.

Identitari (Identitätsbehaupter): Formësimi i karakterit të aktorit përmes

socializimit (gjatë komunizimit) (pra, nga brenda organizatës, p.sh në media) dhe nga

jashtë përmes strukturave sociale dhe mënyrës si ato e shohin gazetarin (audienca për

shembull, ose pronarët e medias, politikanët etj.

Sidomos dy modelet e para janë të rëndësishme për këtë punim, ku në qendër janë

gazetarët. Pritshmëria e publikut për gazetarin është ta shoh atë në rolin e respektuesit të

normave dhe si mbajtës të roleve të caktuara. Pra, gazetari si homo sociologicus. Ndërkohë

nuk mund të harrojmë që çdo gazetar (si aktor përbërës i një kolektivi) vepron jo gjithmonë

67

Kjo nuk do të thotë se normat e v jetra, “teorike”, humbasin. Jo. Ato përdoren shpesh si maskim i “normave

të reja” sa herë që e lyp nevoja. Për shembull, kur bëhet një pyetje shumë konkrete: “Kur do ta transmetonit

një lajm?” përgjigjia që merr nga gazetarët do të ishte në përgjithësi: “Kur ai është vërtetuar nga të paktën dy

burime!” (JG)

Page 123: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 115

sipas paradigmës normative, por përpiqet të maksimizojë profilizimin e tij në fushë,

përmes kalkulimit të kostos dhe fitimit (homo economicus).

Ta ilustrojmë me një shembull: Kur një gazetar që sapo ka mbaruar studimet për gazetari

dhe është ende nën ndikimin e profesorëve të tij në lidhje me etikën profesionale - për

respektimin e etikës apo për mbajtjen e distancës kritike ndaj cilësdo partie politike, -

shkon të punojë në një media, ku këto parime nuk vlejnë, ka dy rrugëzgjidhje: Të krijojë

konflikt në redaksi në lidhje me çështje profesionale që sipas tij nuk i përmbahen

“normave” të gazetarisë, ose të dorëzohet para “dhunës” së kolektivit, dhe të përshtatet me

mjedisin gazetaresk ku punon. Natyrisht mund të ketë edhe raste të tjera, për shembull, kur

një gazetar që vepron vetëm për të maksimizuar profitin e tij me çfarëdo çmimi arrin në

dyert e një gazete, e cila respekton rreptësisht kodet etike profesionale, ku atij sërish i

duhet të zgjedhë: të heq dorë nga praktikat e tij dhe t‟u përshtatet rregullave të medias, apo

të largohet.

Siç duket në këto shembuj, bashkëveprimi i çdo aktori si individ me një kolektiv, shpesh

ndodh përmes “rregullave” dhe “detyrimeve” të shkruara apo të pashkruara, të cilat janë

përcaktuese për sjelljen e tij të mëtejshme brenda atij mjedisi profesional. Modeli i aktorit

si homo sociologicus nënkupton që individi zgjedh të veprojë i orientuar drejt normave të

përcaktuara sociale, ku përfshihen të dyja alternativat si vendimi i lirë ashtu edhe ai i

detyruar. Durkheim këto norma sociale i quante “kallëpe”, brenda të cilave merr formë

veprimi i çdo individi (Schimank 2000: 39/40). Këto kallëpe nga ana tjetër janë elastike

dhe përfshijnë si sferën e rregullimit të rreptë ligjor, ashtu edhe kuadrin më pak të rreptë të

veprimeve morale apo zakonore.

Sa më shumë të ndihet “përfitues” secili aktor në bashkëveprim, aq më mirë funksionon

socializimi në “kallëpe” (gazetarët mund të jenë të kënaqur të punojnë edhe me rrogë më të

ulët, për sa kohë kanë një vend pune të sigurt, gjë që kënaq ata, por edhe botuesin e

medias). Harmonia prishet kur njëri aktor kërkon të përfitojë në kurriz të tjetrit. Për

shembull një gazetar vërtet mund të ketë firmosur një kontratë pune – pas negociatës me

drejtuesin e medias, - por kjo nuk është e thënë që kjo të respektohet katërcipërisht nga

pala tjetër. Në rastin më të keq, gazetari përfundon në rrugë për t‟u zëvendësuar menjëherë

me dikë tjetër. Mosgjetja e një kompromisi mund të sjellë konflikt, por edhe zgjidhje

radikale68. Të dyja situatat e mësipërme krijohen si pasojë e qëllimshmërisë së aktorëve

dhe konflikti në çdo rast është i hapur, i dukshëm. Si do të silleshin aktorët në një situatë të

ndryshme, më dinamike, ku njëri nga aktorët punon pas shpinës së aktorëve të tjerë, të cilët

bashkëveprojnë me strukturën pa e ditur synimin që fshihet nga pas. Ky është modeli më i

vështirë, sipas Schimank, sepse ndodh në emër të institucionalizimit (2003: 258), dhe është

më i vështirë për t‟u deshifruar nga aktorët e përfshirë. Konstelacioni i forcave mund të

68

Zgjidhja rad ikale mund të ishte si në rastin e stafit të një prej gazetave më të mëdha në Shqipëri, „Shekulli“,

në pranverë 2012, që u vetëlargua nga puna duke shkaktuar mosbotimin e gazetës, sepse nuk e kishin marrë

rrogën prej disa muajsh. Herët e tjera që kishte ndodhur një situatë e ngjashme, një nga anëtarët e kolekt ivit

kishte gjetur një kompromis me botuesin duke bërë që dikur i tërë kolektiv i të kthehej në punë. Në rastin e

fundit, kolektiv i qëndroi i vendosur dhe botuesi, i cili nuk pranoi të bënte kompromis, zuri postin e

kryeredaktorit dhe gazetarit të vetëm të redaksisë (rast unik deri më sot në Shqipëri) (JG).

Page 124: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

116 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

ndryshojë vetëm kur ofrohet ndihmë nga struktura të jashtme, të cilat nxjerrin në pah

synimet e fshehura. Natyrisht që kjo dinamikë shoqërohet me reaksione të tjera zinxhir.

Prapëseprapë, qëllimet e çdocilit aktor të strukturës edhe pse përplasen dhe konfliktohen,

mbeten po aq të varura nga njëri-tjetri.

Në kontekstin e kornizës teorike që krijuam më sipër, për rolin dhe dinamikat aktoriale

brenda një sistemi, del e nevojshme të orientojmë edhe një herë hullinë themelore

kërkimore të këtij punimi. Synimi pra, nuk është të paraqesim perceptimet e çdo individi

(gazetari) si të tillë, por duke mbledhur perceptimet e gazetarëve si kolektiv, të mund të

tregoj drejtimin, orientimin e veprimit të tyre të përbashkët. Pra, karakteristikat e kulturës

së gazetarisë në Shqipëri.

Gazetari si aktor

Kur flasim për rolet në përgjithësi, dhe rolet e gazetarëve në veçanti, nuk mund të lëmë pa

sqaruar kornizën e përgjithshme, në të cilën lëviz kjo terminologji. Aktori skenik është

thjesht një “organ zgjatues” i skenaristit dhe regjisorit, dhe ka pak hapësirë për të shpalosur

individualitetin e tij që kontrollohet nga jashtë. Nëse ky aktor skenik do të ishte gazetari,

atëherë perceptimi që ai ka për rolin e tij lidhet me përditësimin e këtij roli për së jashtmi,

dhe jo me vetë personin e tij. Gazetarët në fillim të viteve 1990 e shikonin rolin e tyre në

shoqëri si pjesë integrative të personalitetit dhe personit të tyre, pra e identifikonin

profesionin me veten. Ndryshe nga sot që roli inkorporohet përmes socializimit në redaksi.

Pra, ai mund të “vishet” gjatë orarit të punës dhe të “zhvishet” kur përfundon dorëzimi i

shkrimeve për të nesërmen. Gazetari në sytë e publikut përfaqëson një rol të caktuar dhe

duhet të përmbushë jo vetëm pritshmëritë e publikut të tij, por edhe të vetat personale (që

siç thamë më lart orientohen detyrimisht kah konformitetit ndaj rregullave të aprovuara

dhe sanksioneve). Megjithatë konformiteti mund të thyhet, një aktor pra, në rastin tonë

gazetari mund edhe të vendosi t‟i thyejë rregullat, gjë që bën dallimin themelor me ligjet e

natyrës sipas të cilave një gur nuk ka shans tjetër përveçse të bjerë poshtë nën ndikimin e

ligjit të rëndesës. Në rastin e gazetarit duhet thënë se ai luan një sërë rolesh dhe jo një të

vetëm dhe gjithashtu pritshmëritë në lidhje me të janë të shpërndara siç e shohim në

figurën e mëposhtme (Fig. 5). Kjo ndërmarrëdhënie forcash në biotopin e përgjithshëm bën

që gazetarët të jenë të kujdesshëm në praktikat profesionale të përditshme. Nga njëra anë

ata reklamojnë “zyrtarisht” parimet normative të gazetarisë (për shembull, në rastin kur

pyeten për rolin dhe funksionin e gazetarisë në shoqëri), dhe nga ana tjetër ndjekin doksën

gazetareske (reale) që mbizotëron në habitatin e tyre. Pra, praktikat e dukshme dhe të

padukshme që mund të shprehen ose jo, por që ndiqen nga të gjithë.

Page 125: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 117

FIGURA 5: KONSTELACIONI I PRITSHMËRIVE NGA GAZETARËT (J.G)

Gazetarët e shohin veten si vëzhgues neutralë, por nëse ndjekim logjikën e Bourdieu ata

veprojnë në fakt si aktorë të fushës politike, për hir të problematikave që parashtrojnë, por

edhe ato që nuk ia shprehin publikut. Hesmondhalgh duke analizuar tabelën e Bourdieu

thotë që kemi dy specifika të produksionit kulturor: sub-fushën e shkallës së ulët të

produksionit (produksion i vogël apo i kufizuar), dhe sub-fushën e shkallës së lartë të

produksionit (prodhimi masiv) (2006).

Për sociologun francez Pierre Bourdieu, gazetari paraqitej si një aktor i pajisur me cilësi të

veçanta, të cilat e dallojnë atë nga aktorët e tjerë të fushës. Te këto cilësi mund të fusim

variabla të tilla si mosha, edukimi, gjinia, statusi shoqëror, familjar etj. Kështu, nëse i

kthehemi prapë shembullit më sipër, gazetari i shtypit të shkruar dhe ai i televizionit vërtet

dallojnë mes njëri-tjetrit nga suksesi (që mund të jetë i matshëm edhe në pagesë), por ata

bartin po kaq ngjashmëri. Sepse të dy mund të kenë studiuar në të njëjtën shkollë, kanë të

njëjtën diplomë universitare, kanë kryer të njëjtën praktikë dhe trajnim profesional etj.

Bourdieu sidoqoftë nuk bën asnjë lidhje mes ngjashmërive. Ai merret me kategoritë

shenjuese: paga, mosha, shkollimi, pra, jo me vetë gazetarin, përsa kohë ai nuk qëndron në

marrëdhënie pushteti me median (në varësi të pozicionit të tij në redaksi) (Schäfer 2004:

326). Madje Bourdieu nuk e sheh gazetarin si bartës të një roli, si pjesë të sistemit

gazetaresk (teoritë sistemike), dhe as si një aktor të izoluar. Aktori dhe sistemi duket sikur

për të nuk ekzistojnë dot pa njëri- tjetrin.

Funksionimi dhe orientimi i kolektivit të gazetarëve mund të shpjegohet me anë të

paradigmës normative të Durkheim (1885), sipas të cilës individi i respekton normat

shoqërore dhe rregullat sepse është i detyruar (ose detyrohet) ta bëjë këtë (cituar nga

Schimank 2000: 38). Parsons nga ana tjetër e sheh aktorin të përshtatet në situata të

ndryshme. Sipas tij veprimi rregullohet përherë në mënyrë normative, që do të thotë se

aktorët përpiqen t‟i përshtatin veprimet e tyre konform me ato të kolektivit ku bëjnë pjesë.

Veprimi i aktorit kushtëzohet si nga personi (personaliteti) i tij, ashtu edhe nga normat

Page 126: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

118 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

shoqërore dhe orientimi i përgjithshëm kulturor. Në këtë hinkë futet dhe “filtrohet” veprimi

i tij. Për Parsons “orientimi kulturor” është ai që ndikon më fort se të tjerat duke lënë

gjurmë mbi formën dhe cilësinë e aksionit (veprimit) aktorial (Schimank 2000: 44).

Sipas logjikës së Michael Schudson, nuk janë politikanët, as zyrat e tyre të shtypit, as të

tjerë që ndikojnë te gazetari, por është vetë ai që “kompozon” lajmet. “Gazetarët i bëjnë

lajmet njësoj siç bëjnë karpentierët shtëpitë dhe shkencëtarët bëjnë shkencë” (Schudson

2005: 173). Sipas tij, nuk ka një lidhje direkte mes pronësisë së medias dhe strukturës së

tregut mediatik nga njëra anë, dhe përmbajtjes së lajmeve në anën tjetër (Schudson 2005:

175). Pra lajmi konstruktohet sociologjikisht. Mbi shtypin ndikojnë faktorë të tillë si zyrat

e shtypit apo struktura të ngjashme, të cilat i ofrojnë atij material bruto, nga ku duket sikur

vërtet sikur “bota është e organizuar burokratisht për gazetarët” (Schudson 2005: 181).

Gazetarët socializohen në redaksi dhe në rutinën e përditshme të punës dhe i modifikojnë

vlerat e tyre personale në akordim me kërkesat e organizatës ku punojnë. Kështu që mund

të ketë një “diskrepancë mes vlerave profesionale që shprehin gazetarët në anketa dhe

praktikës së tyre profesionale” (Schudson 2005: 184).

Tipologjia e pronarit të medias

Duke u mbështetur te tipologjia aktoriale e Schimank më sipër, gazetarin mund ta shohim

si një aktor që përballet me ndërvarësi sociale, të cilat mund të jenë simetrike ose

asimetrike (2000: 83). Me asimetri nënkuptohet që aktorët të mos jenë shumë të varur nga

njëri-tjetri, por të kenë më shumë liri veprimi dhe vendimmarrjeje. Kur ndërvarësia mes

gazetarëve dhe pronarit të medias p.sh është asimetrike sjell detyrimisht konfliktin. Por si

gazetari, ashtu edhe pronari i një medie janë aktorë socialë që luajnë një rol të caktuar në

shoqëri. Pronari i një medie mundëson botimin e një gazete ose mediumi, punëson gazetarë

dhe ofron një produkt: një gazetë, revistë, TV, radio etj. Ky produkt nga ana tjetër i

mundëson atij audiencë, pjesëmarrje në debatin publik. S i aktor ai ndjek qëllimet e veta, të

cilat nuk mund të reduktohen vetëm te fitimi sepse nëse do të mjaftonte një analizë lineare,

paksa e reduktuar e pronarit, do të thoshim se pronari vepron si “homo economicus”, por

edhe si “homo sociologicus”. Deri tani në Shqipëri, marrëdhënien gazetar - pronar e kemi

trajtuar si konfliktuale. Ky konflikt konsistonte në modelin që ne kemi krijuar për

gazetarinë dhe rolin e gazetarit. Pra, kritikë e bazuar në një qasje normative, ku

pritshmëritë e çdo aktori rregullohen sipas “kallëpeve” shoqërorë të formësuara qoftë prej

ligjeve të miratuara, ashtu edhe nga aspekte të tjera kulturore dhe historike. Qasja që duhet

aplikuar është një e ndryshme: Pronari dhe gazetari duhen parë si aktorë të ndërveprues

(Fig. 6). Pronari ndjek synimet e tij, i orientuar drejt profitit (kalkulimi kosto-përfitim).

Gazetari ndjek gjithashtu synimet e tij i orientuar drejt profitit (kapital social, simbolik etj).

Page 127: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 119

FIGURA 6: PRITSHMËRITË E AKTORËVE, TË PRONARIT DHE GAZETARIT (JG)

Rezultati i veprimeve të një aktori është përherë i rrezikuar nga rezultati i aktorëve të tjerë.

Që një pronar të dojë të vendos veton dhe t‟i përdori gazetarët si “postierë” të

letërkëmbimit të tij personal me politikanë dhe aktorë të tjerë, këtë ai mund ta justifikojë

me përfitimet e tij personale. Por kjo nuk do të thotë se gazetarët që e njohin funksionin

dhe rolin që mban para publikut dhe aktorëve të tjerë, t‟i binden dhe për më tepër që kuadri

ligjor duhet ta miratojë këtë akt. Mosbindja e gazetarëve nuk është antagonizëm, por një

ndjekje rigoroze e interesit të tyre personal. Sa më të ndërgjegjshëm të jenë ata për rolin e

tyre, aq më shumë do të ushtrojnë pushtet dhe presion, aq më shumë rritet mundësia e tyre

për grumbullim të kapitalit social dhe simbolik. Të dyja palët sidoqoftë vijnë të rënduara

në përballjen e tyre përsa i përket trashëgimisë që bartin në kujtesën e tyre individuale por

edhe kolektive:

a) pronari gjatë komunizmit ishte shteti, i cili kishte kontroll të padiskutueshëm mbi

median dhe në rast mosbindjeje mund të përdorte represionin;

b) gazetari ishte nën shërbim të shtetit dhe konform rregullave.

Në kujtesën kulturore të pronarit të sotëm, varësia e medias nga “pronari” (shteti) mund të

zgjojë ndjenjën e konformitetit për arsye mbijetese (dhe lehtësie)! Sepse siç thotë

Goffman, kush nuk është në gjendje t‟i përshtatet “skemës”, është jofunksional si aktor

(1956). Kështu figurën e mësipërme mund ta modifikojmë duke treguar ndikimin që e

kaluara ka mbi aktorët e fushës së gazetarisë dhe njëherazi edhe mbi pritshmëritë e tyre.

Nga përplasja e pritshmërive të aktorëve, pra nga konflikti, buron konsensusi, që në

vetvete nënkupton reduktim të “hapësirës përfituese” personale kundrejt tjetrit.

Në tabelën e mësipërme shohim ndikimet mbi aktorët e fushës së medias nga e shkuara

(etosi profesional) dhe nga e sotmja (konkurrentët, kolegët, kuadri ligjor, por edhe familja,

rrethi shoqëror etj). Kështu që secili nga aktorët e mësipërm nuk është thjesht një individ

ose një kolektiv, por një zinxhir reaksionesh dhe pritshmërish të vetat dhe të të tjerëve.

Kështu që aktorët veprojnë vazhdimisht në shkëmbimin mes “role making” (përmbushja e

PRONARI

Ndjek qëllime të caktuara

Orientim drejt përfitimit

(ekonomik, social)

GAZETARI

Ndjek qëllime të caktuara

Orientim drejt përfitimit

(kapitalsocial, kulturor, ekonomik)

Page 128: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

120 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

rolit) dhe „role taking” (përmbushja e pritshmërive të individëve apo grupeve sociale,

kolektivit).

Gjatë regjimit komunist gazetarët ishin në funksionin e “role taking” i cili përcaktohej

qartë nga shteti (propagandues). Sot ata ndodhen në dilemën mes “role taking” dhe “role

making”. Gazetarët që mbajnë rangje të larta në hierarkinë profesionale e kanë më të lehtë

të ushtrojnë “role making” sesa reporterët që fillojnë punën në moshë të re, për shembull.

Megjithatë kjo nuk i përjashton edhe drejtuesit, kryeredaktorët etj., nga konflikte të

ndryshme për sa i përket rolit të tyre.

Pra, mund të themi se si gazetarët, ashtu edhe pronarët e medias në Shqipëri, vuajnë nga

“racionaliteti i kufizuar”, ose mungesa e racionalitetit, i cili bën që problemet të rriten dhe

të shkojnë drejt pazgjidhshmërisë ose zgjidhjeve radikale. Siç e shohim në të dyja skemat,

aktorët janë të varur nga pritshmëritë e njëri-tjetrit. Kështu, pronari duhet të njohë

pritshmëritë e gazetarëve, punonjësve, partnerëve të biznesit, politikanëve, rrethit shoqëror,

konkurrentëve, institucioneve monitoruese të medias, kuadrin ligjor etj. Po ashtu gazetari

nga ana e tij duhet të njohë pritshmëritë e pronarit, të kuadrit ligjor, të politikës, të rrethit të

shoqëror dhe familjes, kolegëve në median e tij apo në mediat e tjera, institucionet që

monitorojnë median etj.

FIGURA 7: PRITSHMËRITË E AKTORËVE NËN NDIKIMIN E TË SHKUARËS DHE TË SOTMES

PRONARI

Ndjek qëllime të caktuara

Orientim drejt përfitimit

(ekonomik, social)

GAZETARI

Ndjek qëllime të caktuara

Orientim drejt përfitimit

(kapitalsocial, kulturor, ekonomik)

Ndikimi nga e kaluara (kujtesa kolektive dhe individuale, tradita)

Ndikimi nga e tashmja (partnere, institucione, kuadri ligjor, shoqeria)

Page 129: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 121

Mungesa e qartësisë së pritshmërive nga ana e gazetarit mund të ketë lidhje me mungesën

e socializimit të tij bë redaksi (ose jo të mjaftueshëm). Pra, ai duhet t‟i përmbushi të gjitha

rolet që priten prej tij (dhe përherë do të ketë frikë se po bën gabime?!), kështu që gazetari

kthehet në një “zhongler”. Ka raste kur këto role mund të jenë të kundërta në vetvete dhe të

papajtueshme me njëra-tjetrën. Si e zgjidh këtë gazetari? E njëjta gjë mund të thuhet për

pronarin. Edhe ai nuk është thjesht një aktor, por një zinxhir reaksionesh të aktorëve dhe

pritshmërive të tija personale ndaj vetes dhe të të tjerëve ndaj tij. Burimet mund të

përdoren nga të dy aktorët për të “detyruar”, “dënuar” tjetrin. Nëse një pronar nuk paguan

gazetarët, për cilatdo arsye, gazetarët mund t‟i lënë pa mbushur faqet e gazetës (burimi

“arma” e tyre janë artikujt e ditës), gazeta nuk do të shitej, dhe pronari do të humbiste para.

Kështu që ai do të tregohet racional dhe do të përpiqet të gjejë një kompromis (zgjidhje)

qoftë edhe afatshkurtër. Siç ndodh vërtet, nëse kemi parasysh rastin e gazetës së

përditshme “Shekulli” gjatë krizës së saj financiare në vitin 2012.

Ndërsa gazetari ndjen se duhet të jetë konform normave dhe rregullave që pronari i medias

sot (shteti dikur) vendos, edhe pse ai vetë ka shumë gjasë të mos e dëshirojë këtë. Konflikti

i gazetarit si aktor është mes kategorive “duhet” dhe “dua”, por mbi të gjitha me rezultatin

final: “bëj”. Kështu që nëse kemi parasysh peshën e kujtesës historike te të dy këta aktorë:

pronari që ndjek interesin e tij, pret që gazetari të jetë konform, ndërsa gazetari i

ndërgjegjshëm pret që pronari të respektojë kontratën e firmosur – të dy futen në një

konflikt rolesh që sjell një krizë legjitimimi të të dyve në sytë e njëri-tjetrit. Cila është

zgjidhja për këtë krizë? Sipas Schimank, aktorët duhet të përcaktojnë qartë rolet e tyre

(2000: 55). Për ta luajtur këtë rol, secilit i nevojten burime të mjaftueshme dhe roli që

duhet të përputhet me perceptimin dhe pritshmëritë e tyre. Presioni i pritshmërisë është

sidomos vendimtar për të shpjeguar konfliktet mes roleve të ndërvarura (Schimank 2000:

56). Sidoqoftë përplasja e pritshmërive të aktorëve duhet parë edhe si një rrugë që sjell

konsensusin, i cili në vetvete nënkupton “reduktim” të hapësirë për kalkulimin

kosto/përfitim në aspektin personal dhe një “qetësim” deri në konfliktin e ardhshëm.

Ajo që të bie në sy në shkrimet dhe analizat shkencore për gjendjen e gazetarisë në

Shqipëri është reduktimi i shkakut dhe pasojës (së kësaj gjendjeje) në një emërues të

përbashkët: pronësia dhe nëpërmjet saj politika ose politika (përmes pushtetit të

favorizimit). Siç u përpoqëm të sqarojmë më sipër, strukturat shoqërore ndikojnë nga njëra

anë në sjelljet e aktorëve përfshi këtu motivet, format shprehëse të veprimeve të tyre. Dhe

nga ana tjetër, veprimet e aktorëve ndikojnë në strukturën shoqërore duke krijuar

pritshmëri, perceptime dhe njësi vlerash të caktuara. Giddens për konceptin e strukturës së

dualitetit thotë: “...the structural properties of social systems are both medium and

outcome of the practices they recursively organize” (cituar nga Schimank 2000: 15).

3.3.2 Inskenimi i elitave të politikës dhe medias

Njësoj e rëndësishme si marrëdhënia pronar-gazetar është edhe marrëdhënia e gazetarëve

me politikën. Këtë marrëdhënie mund ta shpjegojmë më qartë me “teorinë e aktrimit” të

Goffman (1990). Sipas tij, “ne të gjithë luajmë teatër” dhe në (avan)skenën e këtij teatri ne

Page 130: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

122 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

nxjerrim në pah gjithë orientimet tona normative, përshtatjen tonë me strukturën, shkurt,

atë që të tjerët presin prej nesh (Goffman 1990: 109). Vetëm nëprapaskenëaktorët “ulin

maskat” dhe tregojnë “fytyrën” e tyre vërtetë që në përgjithësi bie ndesh me retorikën e

skenës (Goffman 1990: 113). Media shërben si një platformë për të legjitimuar këtë lloj

inskenimi dhe për këtë i nevojitet edhe prezenca e publikut.

FIGURA 8: INSKENIMI I ELITAVE NGA POLITIKA DHE GAZETARIA NË FUSHË (Hoffmann 2003: 91.

Plotësuar nga autorja)

Publiku nga ana e vet, sipas Goffman, edhe pse e kupton inskenimin nuk është i prirur ta

dekonstruktojë atë sepse ky proces marrëdhëniesh shërben për të si „një ripërtëritje e qartë

dhe përforcim i vlerave të shoqërisë (Goffman 1990: 45). Normat e pranueshme nga të

gjithë kalojnë pra, me vetëdije në skenë, kurse ato që nuk përmbushin pritshmëritë e të

tjerëve, kalojnë automatikisht në prapaskenë.

Kjo përplasje e vazhdueshme inskenimi është për Goffman krejt e natyrshme, sepse

“individi ndodhet shpesh në kundërshti mes të thënurit dhe të vepruarit” (1990: 41).Nëse e

aplikojmë këtë logjikë për kategori apo grupe të ndryshme profesionale, siç janë në rastin

tonë gazetarët, premisa që pritshmëritë normative që implikon funksioni i tyre në shoqëri

të shoqërohen me konflikte mospërmbushjeje të këtyre pritshmërive është gati e

paralajmëruar. „Njeriu i Goffman- it” na paraqitet më shumë si një zhongler që

„performon” brenda hapësirave legjitime, kornizave normative dhe konflikteve

shoqëruese. Performanca sipas Goffman nënkupton:

„all activity of an individual which occurs during a period marked by his

continuous presence before a particular set of observers and which has some

influence on the observers” (1990: 32).

Përfaqësimi

Orientimi drejt të mirës së përgjithshme

Informues Kritik

Kontrollues

Interesa komerciale

Raportim me tendenca ideologjike

oportunizëm

Orientimi karrierist marrëdhëniee

interesash oportunizëm

PRAPASKENA

SKENA

Page 131: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 123

Aktorët në këtë qasje janë qartësisht të orientuar drejt interesave të tyre, ku struktura dhe

kushtet në të cilat operojnë ua mundësojnë këtë veprim (Hoffmann 2003: 90). Nëse do ta

aplikojmë këtë qasje në punën e gazetarëve dhe inkorporimin e roleve që ata bartin, atëherë

nuk do të habiteshim, kur në „skenë” ata të inskenonin „një kredo të lartë profesionale, të

bazuar në norma etike dhe deontologjike të profesionit, siç lexohet në tekstet e gazetarisë”:

funksioni tyre si informues i shpejtë dhe i paanshëm, kritik dhe kontrollues i aktorëve të

politikës dhe biznesit (Fig. 8). Dhe nuk do habiteshim kur në „prapaskenë” të hiqnin dorë

nga këto rregulla, për hir të interesave komerciale dhe ideologjisë së medias ku ata

punojnë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikanët. Inskenimi i tyre në „skenë” nëse

ndjekim logjikën argumentuese të Goffmanit ndryshon kryekëput nga pragmatizmi dhe

orientimi karrierist në „prapaskenë”. Sidoqoftë, të dyja kategoritë aktoriale i bashkon

zgjidhja racionale (Rational Choice), oportunizmi për t‟iu përshtatur interesave të

strukturës dhe sistemit, për sa kohë përmbushen interesat vetjake.

Kur flasim për gazetarët dhe politikanët (politikën) dhe marrëdhënien interaktive mes tyre

brenda kornizës së inskenimit atëherë situata bëhet më komplekse. Sepse marrëdhënia e

tyre zhvillohet në së paku tre aspekte të proceseve komunikuese publike:

a) në aspektin sociologjik të hapësirës publike kjo marrëdhënie nënkupton “opinione”

publike që “manifestohen si axhenda të medias duke ndikuar kësisoj komunikimin

publik dhe politik” (Pfetsch 2003).

b) në aspektin e shkencave politike flasim për një ndërmjetësim politik nga ana e

personave që zotërojnë një pozicion politik (qeverisës).

c) në aspektin e shkencave të komunikimit nënkupton mënyrën e marrëdhënieve dhe

ndarjen e roleve të komunikuesve qendrorë që ndikojnë në vendimet editoriale të

medias si dhe për marrëdhënien mes publicistikës dhe marrëdhënieve publike

(Pfetsch 2003).

Nëse median e trajtojmë si një forum të institucionalizuar të hapësirës publike politike,

fuqizimi i së cilës sjell respektivisht rritjen e autonomisë mediatike, atëherë dalin në pah dy

dimensione të medias në lidhje me politikën:nga njëra anë, media përndjek qëllimet e saj

tërësisht strategjike (ekonomike) duke bërë që të mos jetë per se zgjatim i politikës, porse

në shërbim të shoqërisë, qytetarëve (publikut) (Jarren 2006). Nga ana tjetër, media nuk i

dorëzohet tërësisht principit të ekonomisë së tregut (Pfetsch 2003), por ndikon si një

institucion më vete veçanërisht sistemin politik shoqëror. Në këtë kontekst media është

partnerja kryesore për aktorët politikë.

Duke u mbështetur në teorinë së Goffmanit, studiuesi gjerman Jochen Hoffman i paraqet

aktorët në një ndërmarrëdhënie që e “korrupton” synimin normativ të gazetarisë për të

qenë e pavarur dhe e distancuar nga politika (Fig. 9). Gazetarët dhe politikanët

“performojnë” si “skuadra” (teams). Në “skenën” e dukshme për publikun ata përpiqen të

krijojnë përshtypjen e distancës, ndërkohë që në “prapaskenë” ruajnë dhe zhvillojnë

normalisht ndërmarrëdhënien e tyre (Hoffmann 2003: 92). Ky “bashkëpunim” mes

gazetarëve dhe përfaqësuesve të politikës është problematik sepse bie ndesh me normat e

Page 132: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

124 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

gazetarisë si profesion (Hoffmann 2003: 93), dhe në mënyrë të veçantë me rolin që publiku

i mvesh gazetarit. Nëse do ta përkufizonim gazetarin sipas Goffmanit, atëherë ai do të ishte

një aktor që luan një sërë rolesh, dhe nuk mund të fiksohet në një kornizë të ngurtë

normative. Në këtë mënyrë, edhe konceptin e Habitus- it që pamë te Bourdieu më sipër

mund ta shohim si më elastik (“habitualizimi i inskenimit” sipas Hoffmann 2003: 96) dhe

në varësi të situatave të ndryshme që krijohen për aktorët.

“When an individual plays a part he implicitly request his observers to take

seriously the impression that is fostered before them. They are asked to believe

that a character they see acutally possesses the attributes he appears to

possess, that the task he performs will have the consequences that are

implicitly claimed for it, and that, in general, matters are what they appear to

be. In line of this there is the popular view that the individual offers his

performance and puts on his show ‟for the benefit of other people‟” (Goffman

1990: 28).

Në figurën e mësipërme të bie në sy distanca mes aktorëve në “skenë” që në pamje të parë

do të interpretohej si profesionalizëm i gazetarëve. Në këtë rast gazetari është më tepër

pjesë e publikut se sa e “network-ut”që shohim në “prapaskenë”. Sidoqoftë, duke u

mbështetur te teoria e Goffmanit, gazetarët janë aktorë të vërtetë, pikërisht sepse ata janë

dhe nuk janë pjesë e publikut.

FIGURA 9: NDËRMARRËDHËNIA MES GAZETARËVE DHE POLITIKANËVE (HOFFMANN 2003: 91).

Përshatur dhe zgjeruar.

Me anë të Goffmanit mund të veçojmë disa dimensione të tipologjisë së gazetarëve politikë

(2003: 94-96): a) në “skenë” gazetari sillet si publiku, por edhe si një Jo-person

(“Unperson”), pra, ai mund të jetë vërtet i pranishëm diku, por nuk ka shumë relevancë në

PRAPASKENA

SKENA

Politikanët Gazetarët

Bashkëpunimi në zonën ndërvepruese mes

politikanëve dhe gazetarëve

Distanca që duket

Page 133: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 125

lojë;b) nga ana tjetër kemi gazetarët si “Claqueurs”, të cilët hiqen si naivë, edhe kur janë

ulur në mes të publikut, por ndërkohë janë pjesë e “lojës” edhe pse nuk duken si të tillë.

3.4 Kultura profesionale e gazetarisë

Kulturën e gazetarisë në Shqipëri nuk mund ta shohim të shkëputur nga vlerat kulturore

dhe historike të saj në të shkuarën. Në fakt, media në Shqipëri gjithmonë ka shërbyer si një

mjet në ndihmë të një kauze të caktuar dhe si partnere e regjimeve në fuqi. Për shembull,

në fillim të shekullit 19. ajo ka mbështetur lëvizjen politike për kauzën e shtet-formimit; në

vitet 1930 ka luajtur rol në emancipimin e shoqërisë (rol edukativ); gjatë luftës II botërore

mbajti krahun e grupimeve politike komuniste apo fashiste; gjatë regjimit komunist

(socialist) shërbeu si mjet propagande dhe agjitacioni, ndërsa sot vepron si partnere e

politikës në demokratizimin e mëtejshëm të vendit.

Nëse do të përdornim termin e Kovach dhe Rosenstiel për gazetarinë si një “kartografi

moderne”, atëherë gazetarinë në vendet postkomuniste mund ta trajtonim si një shumësi

kartash, me anë të të cilave do të kuptonim zhvillimin shoqëror të një vendi. Ndërsa vetë

gazetaria do të ishte si një akt karakterial që nuk varet aq nga ligjet, sanksionet, se sa nga

gjykimi dhe etika e gazetarit si individ dhe e organizatës mediatike ku ai punon. Megjithë

presionet hierarkike top-down të redaksisë mbi të, gazetari sipas këtyre dy autorëve duhet

të ndjekë kompasin e vet etik (Kovach & Rosenstiel 2007).Në rastin e kulturëssë gazetarisë

në Shqipëri “kompasi” duket se ka qenë përherë i drejtuar kah një kauze të caktuar dhe s i

partnere e regjimeve në fuqi. Për shembull, në fillim të shekullit 19. ajo ka mbështetur

lëvizjen politike për kauzën e shtet- formimit; në vitet 1930 ka luajtur rol në emancipimin e

shoqërisë (rol edukativ); gjatë luftës II botërore mbajti krahun e grupimeve politike

komuniste apo fashiste; gjatë regjimit komunist (socialist) shërbeu si mjet propagande dhe

agjitacioni, ndërsa pas 1990-ës veproi si partnere e politikës në demokratizimin e vendit.

3.4.1 Dimensionet e kulturës profesionale gazetareske

Deri tani në qendër të punimit ka qenëgazetari si individ, jo vetëm si bartës i roleve por

edhe i kulturës së gazetarisë së njv vendi. Sepse kultura e gazetarisë materializohet mbi

bazën e vlerave profesionale që ndjekin gazetarët, ose: “Kultura e gazetarisë […]

legjitimohet në bazë të një seti të caktuar vlerash dhe konvencionesh profesionale të

negociuara kulturalisht që operojnë më së shumti pas shpinës së çdo gazetari si individ”

(Hanitzsch et al. 2012: 474). Sipas tij, kultura e gazetarisë mund të operacionalizohet në tre

fusha ose dimensione të mëdha sipas a) rolit institucional (perceptim i rolit të gazetarit në

shoqëri), b) epistemologjisë, dhe c) ideologjive etike (përgjigjet e gazetarëve rreth

dilemave etike) (Hanitzsch 2012: 474). Ndërsa për të matur shkallën e autonomisë së

gazetarëve dhe ndikimeve që ushtrohen mbi ta, Hanitzsch propozon këto qasje:

në nivelin individual – duke studiuar profilin personal dhe profesional të gazetarit

si dhe rolin e tij brenda strukturës së medias ku punon;

Page 134: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

126 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

në nivelin e rutinës medatike – mënyra e mbledhjes së lajmit, investigimit, etj.;

në nivelin organizativ – pozicioni në newsroom, qasjet ndaj reklamës, zhvillimit

teknologjik, vendimmarrjes editoriale etj;

në nivelin e strukturës mediatike – imperativat ekonomike të medias (mediat

private dhe ato publike apo shtetërore);

në nivelin sistemik – ndikimi i kontekstit kulturor, social, ideologjik dhe politik në

mjedisin (habitatin) ku operon media.

Le t‟i shohim nga afër këto ndikime.

Ndikimet në sferën institucionale: Redaksia

Në vendet perëndimore media menaxhohet kryesisht në mënyrë horizontale. Gjithçka

rregullohet përmes reglementimit, bordeve etj. Në vende si Shqipëria menaxhimi është

vertikal, kemi një hierarki të qartë strukturore. Vendimet në përgjithësi nuk merren në

mënyrë konsensuale, por individuale që implikon stil autoritar dhe jo pak probleme në

vetvete. Sipas Hahn “çdo kulturë përmban brenda vetes një sistem unik komunikimi”

(Hahn 2008: 41). Prandaj hapësira e socializimit të gazetarëve, redaksia, nuk mund të lihet

jashtë fokusit të studimit kur flasim për kulturën e gazetarisë së një vendi. Sepse kultura e

produksionit gazetaresk reflekton kulturën e redaksisë (Brügemann 2011). Është redaksia

ajo që vendos kryesisht për përmbajtjen e botueshme, dhe në këtë hapësirë reflektohet

ndërthurja e sistemeve dhe subsistemeve të ndryshme: botuesit, sistemi mediatik, aktorët

politikë (Brügemann 2011: 55). Të njëjtin mendim ndajnë edhe autorët amerikanë Kovac

dhe Rosenstiel, për të cilët gazetaria është akt karakterial që nuk varet aq nga ligjet,

sanksionet se sa nga gjykimi dhe etika e gazetarit si individ dhe e organizatës mediatike ku

ai punon (2010). Megjithë presionet hierarkike top-down të redaksisë mbi të, gazetari sipas

autorëve duhet të orientohet nga kompasi i vet etik.

Çdo gazetar është pjesë e një kolektivi të organizuar në një strukturë hierarkike. Struktura

karakterizohet nga ndarja e roleve (diferencim) dhe një marrëdhënie autoritare që

rregullohet nga mekanizmat e kontrollit, të cilat ndikojnë në aktivitetin e gazetarëve të

kompanisë. Faktorët e brendshëm që kufizojnë ose jo autonominë dhe lirinë e gazetarëve

janë:

a) Politika editoriale – këtu gazetari na paraqitet si aktor i mevetësishëm qysh në momentin

kur „gjen” median, në të cilën do të punojë. Këtë ai e gjen përmes seleksionit paraprak që

përputhet me bindjet dhe botëkuptimin e tij. Kjo sjell konformitet (Schimank 2000;

Brügemann 2011). Përmes mekanizmave të „kontrollit social”, të cilat komunikojnë më

shumë me mimikë (dhe trup) se sa shprehen me urdhra apo fjalë, ndodh përshtatja e

gazetarëve, ose „autocensura”, gazetari „me gërshërë mbi krye” (Kunzcik 2005: 176-177).

b) Një tjetër element që e thellon konformitetin është marrëdhënia me kolegët, (kontrolli

social që ndodh përmes tyre gjatë leximit të artikujve dhe materialeve që secili boton)69.

69

Shiko edhe pyetësorin në shtojcën e këtij punimi (JG).

Page 135: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 127

Mungesa e kritereve të forta dhe të sanksionuara me shkrim brenda redaksisë, bën që

gazetari të ndihet përherë i pasigurt për punën e tij, për sa kohë ai nuk konsultohet me

kolegët.

c) Donsbach thotë se orientimi drejt kolegëve është dominues në krahasim me orientimin

drejt publikut (1982: 235-268). Ky orientim i fortë në rrethin miqësor që ata kanë, pra,

socializimi jashtë redaksisë, sjell homogjenizim të opinionit të gazetarëve dhe braktisje të

publikut, duke qenë se gazetarët fokusohen vetëm në fushën e tyre.

d) Përveç orientimit direkt nga kolegët, gazetarët orientohen edhe mediat konkurruese dhe

kolegët e mediave mainstream në treg.

e) Kontrolli redaksional varet nga kultura profesionale e gazetarisë së një vendi. Çdo formë

kontrolli e kësaj natyre do të dukej në SHBA mëse legjitime, ndërsa në Gjermani do të

ishte ilegjitime dhe ndërhyrje në lirinë e gazetarit (Kunzcik 2005: 180).

f) Diferencimi brenda redaksisë është një element tjetër i rëndësishëm i kontrollit

redaksional. Në përgjithësi redaksitë shqiptare janë të padiferencuara, ndryshe nga

gazetarët britanikë për shembull, që duhet t‟i mbulojnë të gjitha brenda mundësive dhe

kushteve, nga reporter te news editor, copy taster etj. Ndarja e punës (sipas modelit

britanik) vihet re herë pas here te korrespondentët e rretheve, të cilët marrin lajmin, e nisin

në qendër, dhe aty ka instanca të tjera që e përpunojnë atë më tej. Mungesa e diferencimit

brenda redaksisë sjell mungesë të kontrollit të dyanshëm përmes instancave të ndryshme.

Kjo bën që gazetarëve t‟u shpëtojnë mes rreshtave ndjenjat subjektive, partishmëria e tyre,

etj.

g) specializimi dhe diferencimi i mëtejshëm i gazetarëve sipas rubrikave: turizmi,

ekonomia, sporti, - e konfronton edhe më shumë gazetarin me humbjen e objektivitetit dhe

pavarësisë.

Gazetaria dhe PR

Nga ana tjetër, PR dhe teknikat e sofistikuara të tij, kanë avancuar kaq shumë, sa gati nuk

dallohen kur përzihen në shkrimet redaksionale (Kunzcik 2005: 185). Marrëdhëniet

publike dhe gazetaria shihen si kundërshtuese të njëra-tjetrës, meqë njëra synon të përhapë

lajme me interes për publikun, kurse tjetra të jetë kritike ndaj informaciomeve që vijnë nga

të gjitha burimet.

Löffelholz dallon katër lloje marrëdhëniesh të gazetarit me PR (1997: 199-203): 1)

Pragmatistët e PR (ata që mendojnë pozitivisht në lidhje me marrëdhëniet publike; 2)

Skeptikët e PR (ata që janë skeptikë dhe që i konsiderojnë marrëdhëniet publike të kota

dhe të panevojshme; 3) Kritikët e PR që jo vetëm janë skeptikë, por janë të bindur që PR e

bën raportimin gazetaresk jokritik; 4) Mbështetësit e PR – këta e vlerësojnë rolin e PR

pozitivisht dhe e marrin atë në mbrojtje.

Page 136: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

128 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Ndikimi i socializimit (nga “ jashtë” ) në kulturat e gazetarisë

Transferimi ideologjik i kulturës perëndimore të raportimit në Europën Lindore dhe

demokracitë e reja nuk mund të ishte kaq i thjeshtë. Teorikisht kjo mënyrë raportimi duhet

të konsistonte në atë që Deuze përmbledh për gaze tarin: të qenit “objektiv, i drejtë, i

besueshëm, neutral, respektues i etikës etj” (Deuze 2005: 44). Duket sikur çdo gazetar në

punën e tij të përditshme përzien në mënyrë të pavetëdijshme përbërës sa nga kultura

profesionale e gazetarisë (vlerat normative), sa nga socializimi në redaksi, pavarësisht se

ku i ka mësuar apo përvetësuar ato (Prinzing 2008: 176). Megjithatë studiues të tjerë si

Josephi këmbëngulin se procesi i socializimit nuk ndodh në universitet dhe në bankat e

shkollës, por në newsroom që është shumë më tepër pjesë e fabrikës politike dhe

ekonomike e një kombi” (cituar nga Prinzing 2008: 176).

Komunikimi ndërpersonal

Kulturën e gazetarisë nuk mund ta ndajmë nga kultura e komunikimit ndërpersonal që

mbizotëron në një vend. Më sipër analizuam se gazetarët dhe politikanët bashkëveprojnë,

njësoj siç gazetari bashkëvepron me pronarin, biznesin etj. Në fillim të 90-ës kishim

mosndarje të lajmit nga komenti personal, gazetarët nuk ishin neutralë, por përfshirës, gati

politikanë. Komunikimi në vende si Shqipëria (High context culture)70 ndodh më shumë në

mënyrë intuitive, përmes shenjash dhe simbolikash, lojëra fjalësh etj. Të gjitha këto

elemente ndikojnë edhe në kulturën e gazetarisë sepse stili indirekt i komunikimit,

emocional, narrativ përdoret edhe në gazetari. Pra, kemi një komunikim asociativ, dhe –

debati – ajo që duket si konfliktuale është zgjidhja e problemit përmes “amplifikimit”

(Hahn 2008: 37). Kontakti personal është po aq në mos më i rëndësishëm se ai normativ i

rregulluar. Hahn e përshkruan shumë saktë ndryshimin e kulturave të gazetarisë mes

vendeve duke krahasuar kulturën aktoriale në kanalin televiziv gjermano-francez ARTE.

Sipas tij, gazetarët gjermanë kanë si parim bazë verifikimin e plotë të informacioneve,

ndërsa kolegët francezë përpiqen ta menaxhojnë në mënyrë tjetër mungesën e tyre. Në

fushën e raportimit, gjermanët rendisin si prioritare problemet që lidhen me politikën e

jashtme, të brendshme dhe ekonominë, ndërsa francezët trajtojnë me të njëjtën rëndësi

edhe çështje sociale të brendshme, apo tematika të përziera, në të cilat lajmi dhe komenti

përzihen me njëri-tjetrin (Hahn 2008: 38).

Carey dallon mes komunikimit dhe kulturës, ku komunikimi nënkupton transmetimin e

informacioneve, aktiviteti i përditshëm i gazetarëve, ndërsa kultura është më tepër një

determinante përmbajtësore, në të cilën këto informacione konfirmohen si të tilla (cituar

nga Mancini 2008: 154). Kështu që gazetaria nuk zhvillohet në vakuum, por brenda një

70

„High contex Culture“ dhe „Low context culture“ janë etiketime të përdorura nga antropologu Edward T.

Hall („Beyond Culture“ 1976). Me anë të tyre mund të shpjegojmë ku lturat e ndryshme të komunikimit nga

njëri vend në t jetrin. Ndërsa personat që bëjnë pjesë në kulturat „h igh contex“ komuniko jnë më së shumti në

sipërfaqe, duke mos shprehur hapur gjithçka që mendojnë, duke koduar mesazhet etj, në ku lturat e tipit „low

contex“, komunikuesi nuk i kushton shumë rëndësi n jë fjale të vetme në vetvete, por kontekstit të

përgjithshëm që duhet të jetë sa më i qartë (JG).

Page 137: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 129

rendi të caktuar shoqëror dhe politik që konfirmohet përmes saj. Të tjerë studiues e shohin

gazetarinë brenda hapësirës së kulturës së komunikimit politik (Pfetsch 2004), apo të

kulturës politike (Almond/Verba 1963). Mancini e aplikon përkufizimin ambivalent të

Hoggart “the cultural air we breathe” për gazetarët: “ajri që thithin gazetarët në hapësirën

ku jetojnë, përcakton sjelljen e tyre profesionale, përtej asaj që mësojnë në libra dhe në

shkollat e gazetarisë” (Mancini 2008: 157). Mancini këshillon që të bëjmë dallim mes

kulturës së formalizuar dhe asaj latente në gazetari (2008: 160). Kjo do të nënkuptonte për

një studiues që gazetarët ndryshe deklarojnë hapur kur i pyet për rolin e tyre në shoqëri nga

pikëpamja profesionale, dhe ndryshe mund të veprojnë në praktikë. Kjo ndryshon në varësi

të kulturës profesionale që ata aplikojnë në punën e tyre të përditshme. Mancini dallon këtu

dy nivele, atë të kulturës profesionale të formalizuar gazetareske, dhe atë të një kulture më

të përgjithshme politike në një vend të caktuar (2008: po aty).

Tradicionalisht kultura trajtohet brenda një hapësire territoriale (Hepp 2004) por ajo siç e

shpjeguam edhe më sipër nuk mund të shihet si një konstrukt i ngrirë. Sidomos në vende si

Shqipëria që kanë pësuar transformime të mëdha në të gjitha fushat mund të vërehet lehtë

hibridizimi kulturor, ndërhyrjet kulturore nga jashtë, në të gjitha fushat. Tradita

institucionale mbi të cilën ngrihet organizata (në rastin tonë ajo mediatike) ruan në “ADN”

e saj një trashëgimi kulturore, një “path of dependency” që nuk duhet injoruar. Kështu që

nëse do të donim të analizonim kulturën e gazetarisë së një vendi duhet ta kërkojmë atë në

kontekstualizimin kulturor të gazetarëve, në ndikimet e shumëfishta me të cilat ata

përballen përditë në profesion, pra, si një variabël të varur dhe s i një kontekst, një

“fenomen shoqëror” (Brügemann 2011: 53). Qëndrimin ndaj „fenomeneve shoqërore” sa

më sipër, mund ta testojmë në rastin e qasjes së gazetarëve ndaj korrupsionit dhe

autocensurës.

Korrupsioni dhe klientelizmi në gazetari

Hallin dhe Mancini flasin për autoritetin racional- ligjor të një vendi që organizon të gjitha

nënsistemet shoqërore të një vendi që asociohet me kulturën e tij politike. Kështu ata thonë

se në një vend ku mbizotëron korrupsioni dhe klientelizmi politik, këto kushtëzime

ndikojnë mbi fusha të ndryshme, pra, edhe mbi atë të gazetarisë (2004: 58). Veçoritë që

implikon një sistem klientelist janë të ndryshme, por njëra që mund të na shërbejë në

kontekstin e kulturës së gazetarisë thotë se tendenca për përftim personal është më e fortë

se nocioni për “të mirën e përbashkët” dhe “interesin publik” (Mancini 2008: 163).

Nëse do të analizojmë fushën e gazetarisë, fijet klienteliste mund t‟i dallojmë për shembull

në përbërjet e redaksisë, ku shpesh gjejmë persona që nuk kanë lidhje direkte me

profesionin, por me pronarin e medias. Kjo bën që të mos ketë vlera dhe rregulla stabile

përmes të cilave të matet cilësia e gazetarisë, gjë që e ul profesionalitetin e gazetarëve. Kjo

më sipër shpjegon edhe mungesën e kuadrit ligjor. Kaosi apo “vakuumi” ligjor lejon një

akses më të madh të nënsistemeve të tjera në fushën e gazetarisë duke e vështirësuar

aplikimin e rregullave dhe rutinave të përbashkëta nga të gjithë gazetarët. E rëndësishme

është të kuptohet që këto deformime që vijnë nga kultura klienteliste etj, nuk prekin vetëm

Page 138: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

130 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

gazetarët, por edhe aktorë të tjerë socialë (Mancini 2008: 164). Bashkëpunimi i gazetarëve

dhe politikanëve bëhet ndonjëherë i fshehtë në fushë (në formën e ofrimit të dokumenteve

për kundërshtarët politikë).

Natyrisht kulturat e gazetarisë ndryshojnë, edhe pse shumë ngadalë. Në raste të veçanta, si

rënie e regjimeve apo sistemeve politike, mund të ndodhë që kultura profesionale e

gazetarisë së një vendi të ndryshojë rrënjësisht. Por do të ishte naïve të mendoje që

ndryshimi i sistemit do të ndryshonte sa hap e mbyll sytë strukturën e të menduarit të

shoqërisë dhe marrëdhënies së aktorëvë të fushës. Kjo mund të merret e mirëqenë edhe për

Shqipërinë.

“Auto-censura”

Pritshmëritë nga këta aktorë të ndryshëm përgjithësisht trupëzohen në kolektiv, në

mjedisin e punës përmes socializimit. Gjatë komunizmit kjo ndodhte në Shqipëri në

redaksi, sot është një proces që fillon qysh në fakultet dhe pëson fragmentarizim dhe

përshtatje më vonë në redaksi. Përvetësimi dhe inkorporimi i gjithë pritshmërive të

aktorëve të ndryshëm ndaj tij, e kthen gazetarin në një lloj “zhongleri”. Në këtë rast, ai nuk

ka më nevojë për një kontroll nga jashtë sepse kontrollon vetveten.

Në përgjithësi këto njëzet vitet e fundit studiuesit shqiptarë, por edhe vetë gazetarët kanë

përdorur termin “autocensurë”, kur flasin për një mekanizëm mbrojtës të gazetarit, si

instancë e brendshme kontrolli që zëvendëson kontrollin nga jashtë, qoftë kjo censurë

institucionale apo jo. Nga ana tjetër, “autocensura” i një individi ndodh vetëm kur ka

përfunduar procesi i përvetësimit të pritshmërive që bart roli. Përndryshe ajo nuk do të

funksiononte dhe as nuk do të ushtronte ndikim. Pra, “autocensura” ndodh kur është kryer

procesi i përshtatjes, në rastin tonë, kur gazetari u është “bindur” rregullave të mjedisit ku

punon. Sepse, siç nënvizon Schimank, personat që janë pak ose aspak të socializuar janë

“anëtarë me funksionalitet të mangët në shoqërinë ku veprojnë” (2000: 52). Kush nuk

përshtatet në “kallëpin” e formësuar nga kolektivi, flaket tutje, jashtë sistemit. Jo për

eufemizëm, por duke e konsideruar gazetarin deri tani si aktor racional, do të ishte e udhës

që këtë term ta zëvendësonim me „vetëkontroll” pasi e bën gazetarin të marr më shumë

përgjegjësi për veprimet që bën apo nuk bën.

Page 139: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 131

„Lufta” e brezave

Etosi profesional mund të analizohet edhe nga perspektiva e gjeneratave, nëse duam të

shohim në kemi apo jo një shndërrim të vlerave profesionale. Kjo ka të bëjë me ndryshimet

e kushteve të punës, dhe sistemit mediaitik, por edhe përvojave personale (kujtesa dhe

perspektiva historike) brenda një gjenerate.

a) Gazetaria e pasluftës II botërore, ishte “brezi i gjyshërve”: Ata që përjetuan

vendosjen e regjimit komunist pas mbarimit të luftës më 1944. Këta ishin fillimisht

euforikë dhe edukues, por edhe propagandues të flaktë. Një brez gazetarësh entuziastë,

intelektualë dhe shkrimtarë (Boriçi 1997).

b) “Brezi i baballarëve„ mund të quhet gjenerata e gazetarëve që u socializuan në

sistemin komunist. Gazetarët e kësaj periudhe donin të kishin ndikim në publik dhe në

politikë, por nuk merreshin me kërkime të thelluara nga frika se mund të pësonin pasoja të

rënda në rrafshin personal. Ky është brezi që përjetoi represionin shoqëror dhe degradimin

e kauzës marksiste në një marksizëm personal të Enver Hoxhës dhe grupit të tij të ngushtë.

c) “Brezi i nipërve” pësoi një ndërprerje në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve

1990. Hapësirën logjike të vijimësisë këtu e zuri brezi i të ashtuquajturve „gazetarët-

misionarë”, një brez hibrid, jo i profesionalizuar dhe i pashkolluar, i cili qasjen ndaj

gazetarisë e shihte më tepër si refleksion letrar dhe politik. Pra, në këto vite kemi të bëjmë

me një ndërrim paradigme. Në skenë u futën aktorë të rinj, të cilët u përpoqën të

ndryshojnë rregullat e lojës në fushë. Ky ndryshim bën që personat që dikur ishin pjesë e

kësaj fushe të mos ndihen më pjesë e saj, dhe personat që nuk ishin pjesë e saj befas të jenë

pjesë e saj.

d) “Brezi i gjahtarëve” të sensacionit mori trajtë në fund të viteve 1990 dhe vazhdon

gjer më sot. Ndikimi fillestar erdhi këtu nga „Gazeta Shqiptare” që transmetonte stilin e të

bërit gazetari nga një qytet jugor i Italisë (Corriere del Mezzogiorno në Bari). Për herë të

parë „kronika e zezë” kthehet në një zhanër të rëndësishëm dhe shenjon reduktimin e

profesionalizmit në gazetarinë e sensacionit ku mbretërojnë lajmet mbi seksin dhe krimin.

Rutinizimi brenda redaksisë

Aktorët veprojnë në një rutinë të caktuar që ndodh pas socializimit të tyre dhe e kanë të

vështirë të largohen prej saj. Aktorët kolektivë mund të identifikohen më mirë se ata

individualë meqë aktiviteti i tyre ndodh “publikisht” dhe bazohet zakonisht mbi rregulla të

caktuara të fiksuara me shkrim (kuadri ligjor) (Schimank 2000: 152). Për të studiuar

gazetarët si aktorë duhet të njohim situatën e tyre, pritshmëritë që ata kanë, problemet dhe

pasiguritë e tyre, autonominë që kanë aktualisht dhe perceptimin e tyre për të si dhe

burimet që kanë në dispozicion. Të gjitha këto brenda kontekstit të fushës, në të cilën

veprojnë. Teza këtu është që aktorët i binden logjikës vepruese të kolektivit (mjedisit

gazetaresk).

Page 140: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

132 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Ndikimet në nivelin aktorial: rolet profesionale të gazetarëve

Literatura shkencore e fushës na njeh me tipologji të ndryshme të rolit të gazetarëve dhe

etosin apo kredon e tyre profesionale (Donsbach 1982: 40-67). Në përgjithësi ajo është

trajtuar në mënyrë dikotomike: “gazetari” si neutral dhe objektiv, i angazhuar dhe aktiv në

shoqëri. Apo si informues i shpejtë, kritik dhe analitik. Në mënyrë të veçantë një nga rolet

e tij evidentohet më tepër duke u kthyer sot në një sinonim për gazetarin: Gazetari si

ndërmjetës neutral i informacioneve (objektiv), ku „neutraliteti” implikon natyrisht edhe

“ikjen” nga kritika dhe gazetaria politike që e diskutuam në modelet e paraqitura nga

Hallin dhe Mancini.

Tipologjia e gazetarëve që evidentohet në studimet ndërkombëtare të gazetarisë (Weaver &

Willnat 2012; Weischenberg 2005; Hanitzsch 2012) nxjerrin në pah edhe përqasje të tjera

ndaj etosit profesional:

Gazetari si avokat i njerëzve të thjeshtë, qytetarëve në nevojë apo grupeve të

margjinalizuara është një tjetër rol që ndeshim në këtë profesion. Kunzcik thotë se gazetari

si avokat identifikohet me perceptimin vleror sipas këndvështrimit të publikut, dhe jo me

objektivitetin që kërkon profesioni.

Civic journalism i ngjashëm me gazetarinë e avokatisë kërkon të jetë më afër publikut.

Përfshirja e publikut në komunikim vihet re në forume dhe chat-rooms.

Gazetaria e zhvillimit përdoret si term në vendet në zhvillim, ku roli i gazetarit është parë

jo vetëm si informues, por edhe si komentues i fakteve për publikun.

Gazetari si ndërmjetës (moderator) është gazetari që mundëson komunikimin mes të gjitha

grupeve dhe nënsistemeve shoqërore, pa dashur të përfaqësojë vetveten dhe subjektivitetin

e tij (Kunzcik 2005: 164). Gazetari si ndërmjetës zakonisht përpiqet të pasqyrojë në

mënyrë objektive lajmet dhe përmbajtjet mediatike. Sipas Donsbach gazetarët e kësaj

tipologjie hasen kryesisht në etapën e profesionalizimit të gazetarisë së një vendi (1982:

57). Por nga ana tjetër, “objektiviteti” dhe “neutraliteti” mund të shihen edhe si anë të

ndryshme të një medaljeje, si një “ikje” nga gazetaria kritike, politike dhe përqendrim

vetëm te raportimi „i paanshëm”, “i ftohtë” i lajmeve.

Gazetari si pedagog - zotëron në parim më shumë informacione se qytetarët e thjeshtë si

për politikën ashtu edhe për fusha të tjera. Kështu që në mënyrë të natyrshme, ai kthehet në

rolin e një edukuesi, një pedagogu që kërkon të vendosë dijen e vet në shërbim të publikut

(Donsbach 1982: 49). Kryesisht këtë rol e hasim sidomos në rubrikat apo emisionet

politike, por nuk mungojnë edhe pedagogët në fushën e muzikës, letërsisë, çështjeve

sociale, ekonomike, sportive etj.

Page 141: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 133

Gazetari si orientues – jo vetëm edukon, por edhe orienton (Kunzcik 2005: 165) duke

ofruar alternativa për çështje të ndryshme që i interesojnë publikut. Është pikërisht ky

angazhim i gazetarëve në formulimin e alternativave shpjeguese (Donsbach 1982: 46) në

politikë apo fusha të tjera që e bën median dhe gazetarët të luajnë rol ndikues në

përcaktimin e axhendave të ndryshme të ditës (Teoria e Agenda-Setting).

Se cilat janë rolet e gazetarëve shqiptarë aktualisht, kjo do të paraqitet në kapitullin e

ardhshëm, kur të njihemi me rezultatet e anketimit. Kjo metodë e përhapur sasiore ka sjellë

një sërë studimesh ndërkombëtare, me ndihmën e të cilëve mund të bëjmë një krahasim për

etosin gazetaresk anembanë botës. Por anketimet me gjithë rëndësinë e tyre, paraqesin

edhe vështirësi në interpretim, duke qenë se gazetarët rëndom tjetër mund të thonë, dhe

tjetër mund të bëjnë në praktikë. Vlen të përmendim këtu anketimet pioniere të kryera me

gazetarët në SHBA, nga Weaver dhe Wilhoit (1992; 2012), apo studimin “Gazetaria në

Gjermani” të kryer nga Weischenberg dhe kolegët e tij. Këta dolën në përfundimin se

gazetarët e Gjermanisë Lindore në fillim të viteve 1990 preferonin më shumë rolin e

misionarit dhe edukuesit të publikut, në krahasim me kolegët në Gjermaninë Perëndimore.

Megjithatë brenda një kohe të shkurtër gazetarët “lindorë” ndoqën etosin e kolegëve të tyre

në perëndim (Kunzcik 2005: 172).

Ndikimet në sferën institucionale

Çdo gazetar është pjesë e një kolektivi të organizuar në një strukturë hierarkike. Struktura

karakterizohet nga ndarja e roleve (diferencim) dhe një marrëdhënie autoritare që

rregullohet nga mekanizmat e kontrollit, të cilat ndikojnë në aktivitetin e gazetarëve të

kompanisë. Faktorët e brendshëm që kufizojnë ose jo autonominë dhe lirinë e gazetarëve

janë:

a) Politika editoriale – këtu gazetari na paraqitet si aktor i mevetësishëm qysh në

momentin kur “gjen” median, në të cilën do të punojë. Këtë ai e gjen përmes seleksionit

paraprak që përputhet me bindjet dhe botëkuptimin e tij. Kjo sjell konformitet (Schimank

2000; Brügemann 2011). Përmes mekanizmave të “kontrollit social”, të cilat komunikojnë

më shumë me mimikë (dhe trup) se sa shprehen me urdhra apo fjalë, ndodh përshtatja e

gazetarëve, ose “autocensura”, gazetari “me gërshërë mbi krye” (Kunzcik 2005: 176-177).

b) Një tjetër element që e thellon konformitetin është marrëdhënia me kolegët,

(kontrolli social që ndodh përmes tyre gjatë leximit të artikujve dhe materialeve që secili

boton)71. Mungesa e kritereve të forta dhe të sanksionuara me shkrim brenda redaksisë, bën

që gazetari të ndihet përherë i pasigurt për punën e tij, për sa kohë ai nuk konsultohet me

kolegët.

c) Donsbach thotë se orientimi drejt kolegëve është dominues në krahasim me

orientimin drejt publikut (1982: 235-268). Ky orientim i fortë në rrethin miqësor që ata

kanë, pra, socializimi jashtë redaksisë, sjell homogjenizim të opinionit të gazetarëve dhe

braktisje të publikut, duke qenë se gazetarët fokusohen vetëm në fushën e tyre.

71

Shiko edhe pyetësorin në shtojcën e këtij punimi (JG).

Page 142: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

134 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

d) Përveç orientimit direkt nga kolegët, gazetarët orientohen edhe mediat konkurruese

dhe kolegët e mediave mainstream në treg.

e) Kontrolli redaksional varet nga kultura profesionale e gazetarisë së një vendi. Çdo

formë kontrolli e kësaj natyre do të dukej në SHBA mëse legjitime, ndërsa në Gjermani do

të ishte ilegjitime dhe ndërhyrje në lirinë e gazetarit (Kunzcik 2005: 180).

f) Diferencimi brenda redaksisë është një element tjetër i rëndësishëm i kontrollit

redaksional. Në përgjithësi redaksitë shqiptare janë të padiferencuara, ndryshe nga

gazetarët britanikë për shembull, që duhet t‟i mbulojnë të gjitha brenda mundësive dhe

kushteve, nga reporter te news editor, copy taster etj. Ndarja e punës (sipas modelit

britanik) vihet re herë pas here te korrespondentët e rretheve, të cilët marrin lajmin, e nisin

në qendër, dhe aty ka instanca të tjera që e përpunojnë atë më tej. Mungesa e diferencimit

brenda redaksisë sjell mungesë të kontrollit të dyanshëm përmes një instancave të

ndryshme. Kjo bën që gazetarëve t‟u shpëtojnë mes rreshtave subjektiviteti, partishmëria

etj.

Nga ana tjetër diferencimi funksional në një shoqëri moderne sjell rritje të varësive

shoqërore mes aktorëve të specializuar, pra sa më shumë të specializohen gazetarët aq më

shumë hyjnë ata në varësi me grupe të tjera që janë po aq të specializuara: burimet e tyre,

zyrat e shtypit të partive, organizma të ndryshme etj. Sa më i lartë të jetë presioni i

ndërmarrëdhënieve shoqërore, aq më shumë gazetari (si individ) do të përpiqet të

orientohet drejt interesit të tij personal (përfitimit) (Schimank 2000: 160). Në vijim të këtij

punimi, fusha e gazetarisë në përgjithësi dhe ajo shqiptare në veçanti, do të trajtohet si një

marrëdhënie mes strukturave makrosociale dhe veprimit apo sjelljes mikrosociale të secilit

aktor brenda saj.

Page 143: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 135

3.5 Gazetaria dhe gazetarët në Shqipëri

Sikurse e thamë edhe në hyrje të këtij punimi, kërkimet shkencore në fushën e medias dhe

gazetarisë në Shqipëri deri tani kanë pasur një karakter deskriptiv. Ato janë fokusuar në

aspekte të veçanta që trajtojnë ndryshimet shoqërore, politike dhe mediatike pas 1990-ës

(Fuga 2009; Marku 2011), duke dhënë një tablo të gjerë përshkruese të rolit të medias në

fazën e parë të tranzicionit. Por nuk ia kanë dalë të ofrojnë të dhëna adekuate q ë mund të

përdoren në studime krahasuese brenda dhe jashtë vendit. Edhe ato pak studime që janë

përpjekur të ofrojnë sadopak një bazë të dhënash sasiore për gjendjen e gazetarisë sot

(Londo 2009; Neza 2010; Skana 2011), janë marrë më tepër me paraqitjen deskriptive dhe

leximin një-dimensional të rezultateve, në aspektin e shkallës së lirisë medias (Balla 2011),

të arsimimit të gazetarëve (Skana 2011), të kushteve të punës dhe presionit nga pronarët

(Londo 2011). Analizat janë fokusuar pra, kryesisht në përmbajtjen e raportimit

(produktin), apo në strukturat (Londo 2009; 2011) dhe shumë pak te gazetarët (në nivel

mikro), por pa mundur t‟i integrojnë këto nivele. Një përpjekje për të mbledhur të dhëna të

fokusuara te aktori (gazetari) e gjejmë te Skana (2011) dhe Neza (2010), por me deficite

metodologjike përsa i përket kritereve përzgjedhëse të kampionimit dhe analizës së të

dhënave. Sidoqoftë, një anketim i gjerë dhe i thelluar për orientimin profesional të

gazetarëve në Shqipëri, i shtrirë në shtypin e shkruar, televizion, radio dhe mediat online,

deri më sot ka munguar krejtësisht. Sipas Hanitzsch, nëse gazetarinë do ta trajtojmë si

fushë hulumtimi nga perspektiva e komunikatorit (komunikuesit), kjo kërkon që të dalin në

pah tiparet dhe qëndrimet e gazetarëve (Hanitzsch 2004). Nëse duhet t‟i integrojmë

hulumtimet në gazetari si hulumtime brenda shkencave të komunikimit, atëherë përveç të

dhënave personale të gazetarëve duhet të kemi edhe opinionet dhe perceptimet e tye në

lidhje me aspekte të ndryshme të veprimtarisë tyre.

Përpara se të kalojmë në riformulimin e tezave qendrore të punimit që reflektohen në

analizimin e të dhënave të anketimit, është e nevojshme të sqarojmë fillimisht

terminologjinë bazë me të cilën kemi operuar dhe do të operojmë në vijim.

3.5.1 Shpjegim i terminologjisë

Gazetaria si profesion

“Profesioni” nënkupton një specializim në një fushë të caktuar, të qenit ekspert në një

fushë (Kunzcik 2005: 152). Siç thotë Kunzcik, profesioni karakterizohet nga një prestigj i

lartë dhe autonomi relative. Modeli që ka mbizotëruar ka qenë gazetari si inte lektual

(Schumpeter 1950: 237), tipari dallues i të cilit ishte “përzierja në fushat e tjera jashtë të

vetës” dhe mendimi kritik që lidhet jo aq me pozicionin e tij si spektator, por sepse

“mundësia e tij më e madhe për të pasur sukses qëndron pikërisht te të qenit faktor për të

krijuar telashe” (cituar nga Kunzcik 2005: 153). Kritika më e madhe kundrejt gazetarisë si

profesion lidhet me mungesën e kompetencës, kur gazetarët shkruajnë për gjëra që nuk i

njohin. Kështu që ata jo vetëm nuk mund të kenë statusin e “ekspertit”. Ulrich Saxer nga

Page 144: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

136 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

ana tjetër kërkon që profesionin e gazetarit të mos e kualifikojmë në të njëjtën mënyrë si

profesionet e tjera. Sepse gazetari vërtet nuk është ekspert për çdo gjë, por mbledh përditë

ekspertizat e personave të kualifikuar dhe njohuritë e përftuara i përdor për të sqaruar

çështje të ndryshme në interes të publikut. Në një kohë kur sekush mund t‟i zotërojë pas

një përvoje pune teknikat e kërkimit dhe mbledhjes së lajmit, apo edhe të shkrimit të tij,

kërkohen kompetenca të tjera që gazetari duhet t‟i sjellë për të qëndruar në profesion. Sipas

Kepplinger ka vetëm një kompetencë gazetareske specifike, “selektimi dhe prezantimi i

informacioneve nga këndvështrimi i ndikimit që do të kenë te publiku” (cituar nga Kunzcik

2005: 154).

Për të shpjeguar se çfarë është “gazetaria” nuk do të mjaftohemi thjesht me një përkufizim,

por do të përpiqemi ta operacionalizojmë atë në disa dimensione, të cilat nxjerrin në pah

funksionet e saj në një kontekst më të gjerë:

Së pari, gazetaria si një nënsistem shoqëror, funksioni i të cilit është të vëzhgojë në

mënyrë profesionale dhe të përcjellë “përvoja faktike që shkojnë në të mirë të interesit

publik” (Weischenberg et al. 2006: 346). Këtu gazetaria dallon nga nënsistemet e tjera që

kanë në qendër gjithashtu forma komunikimi, si letërsia, reklama apo marrëdhëniet

publike.

Së dyti, nëse e shohim gazetarinë në rrafshin organizativ atëherë del në pah

struktura institucionale dhe rregullat e ligjësitë. Gazetarët janë të organizuar në redaksi,

brenda kompanive mediatike dhe ofrojnë si produkt materiale që plotësojnë kriteret

profesionale të pranuara nga të gjithë, dhe që këto produkte janë të aksesueshme në mënyrë

periodike nga publiku. Kur themi kritere profesionale për informacionet që gazetarët

botojnë, nënkuptojmë vlerën e lajmit, rëndësinë, aktualitetin dhe fakticitetin e tij

(Weischenberg et al. 2006: 346). Puna hulumtuese gazetareske ndryshon nga zhanret

letrare, filmike etj. Siç ndryshon edhe nga mënyra si funksionon puna e komunikuesve të

PR, të zëdhënësve të shtypit pranë partive etj.

Së treti, kemi gazetarin si aktor profesional dhe perceptimin e tij për rolin që bart

në shoqëri. Për Weischenberg, “gazetar është dikush i angazhuar me kohë të plotë ose

freelancer pranë një medie dhe ofron një produkt gazetaresk. Gazetarët që janë të papunë

apo që gazetarinë e kanë si profesion të dytë, anësor, nuk mund të quhen gazetarë

profesionistë” (2006: 347).

“Gazetari”

Kur folëm për karakteristikat e fushës thamë se e rëndësishme është të përcaktosh k ufijtë e

saj, por edhe aktorët, kush bën pjesë aty dhe kush jo. Nëse marrim konkretisht fushën e

gazetarisë, lind pyetja: Kë do të quajmë gazetar? Për më tepër kur kufijtë mes gazetarisë

dhe formave të tjera të komunikimit publik janë bërë më të paqartë, gjë që reflektohet edhe

në përcaktimin e termit “gazetar” sot dhe dallimin e tij nga e ashtuquajtura “audiencë e

medias” që në disa raste mund ta raportojë dhe reflektojë gjithashtu realitetin. Ajo që i

bashkon gazetarët me njëri-tjetrin është aspekti se çfarë (dhe si) raportojnë ata në vende të

ndryshme të botës, pavarësisht dallimeve (Weaver & Willnat 2012: 529).

Page 145: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 137

Sipas Kunzcik dhe Zipfel, gazetarët janë ajo kategori e të punësuarve që si profesion të

tyre kryesor kanë përpunimin dhe shpërndarjen e informacioneve, opinioneve dhe

argëtimit përmes mediave me anë të fjalës, figurës, zërit ose kombinimit të këtyre mjeteve

(2005: 129). Ose thënë ndryshe, gazetarët që janë të punësuar me kohë të plotë ose të

pjesshme në redaksitë e shtypit të shkruar (gazeta, revista, broshura informative), në

mediat audiovizive (TV dhe radio) si dhe në mediat e tjera elektronike (mediat online dhe

offline për sa kohë që këto ofrojnë shërbime publicistike. Sikurse e shohim nga

përkufizimi, detyra e gazetarëve është përpunimi i informacioneve përmes kërkimeve

paraprake, përzgjedhjes së tyre dhe transmetimi i tyre në një formë adekuate publicistike.

Kjo veprimtari e tyre është e rëndësishme nëse duhet të bëjmë dallimin me punonjësit e

zyrave të shtypit ose marrëdhënieve publike pranë ndërmarrjeve apo institucioneve. Të

dyja palët në fakt merren me mbledhje dhe përpunim të informacionit, por ndërsa misioni i

marrëdhënieve publike është paraqitja e qëllimshme e interesave specifike, misioni i

gazetarit është të informojë në mënyrë të paanshme dhe të mbajë (në rastin më të mirë) një

qëndrim kritik në funksion të interesave më të përgjithshme, publike (Kunzcik 2005: 130).

Në rastin e medias online, roli i gazetarit është ende në formim e sipër. Për gazetarin

multimedial sot kërkohet që përveç detyrave të njohura në gazetarinë tradicionale të

zotërojë teknologjinë dhe të rejat që ajo sjell me vete për profesionin. Kështu që kriteret e

përmendura më sipër (mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e informacionit) nuk janë të

mjaftueshme për sa kohë interneti ndryshon mënyrën dhe shpejtësinë e përhapjes së lajmit.

Natyrisht epoka e internetit e ka vënë në pikëpyetje rolin e gazetarit si “gatekeeper” dhe në

përgjithësi profesionin e gazetarit në të ardhmen. Tani ku sekush mund të kthehet në

gazetar, për sa i përket mbledhjes së lajmit, gazetari duhet të ofrojë diçka të re. Autorë të

ndryshëm e shohin gazetarin e të ardhmes si një “garanci për informacion të besueshëm”

në morinë e informacioneve që transmetohen nga të gjitha kanalet (Donsbach 1998;

Kunzcik 2005).

3.5.2 ”Gazetari” shqiptar: Përkufizime dhe përsiatje

Opinionet e gazetarëve shqiptarë në lidhje me terminologjinë se kë do të quajmë “gazetar”

sot në Shqipëri nuk dallojnë shumë nga kolegët e tyre perëndimorë. Kështu për shembull

për dikë, gazetari është ai që “informon mbi realitetin, atë që ndodh, atë që nuk shkon dhe

atë që duhet të ndryshojë” (Babaramo 2012). Brenda këtij përkufizimi gjejmë disa

dimensione të përmbledhura të gazetarëve shqiptarë sot: vëzhguesin e distancuar (të

realitetit), gazetarin kritik (politik) që nxjerr në pah problemet e shoqërisë dhe moralistin

(apo gazetarin si edukues) që duhet t‟i thotë publikut se çfarë duhet të ndryshojë.

Për kreun e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetar do të quhet“çdo individ

profesional që nuk heq dorë nga principet klasike të gazetarisë” (Çipa 2012). Ndër këto

“principe” hyjnë aftësia e tij për të qenë „shumë i informuar. Të di të bëjë analizë. Që ka

burime serioze. Që zotëron antidotë profesionale ndaj sensacionalizmit. Që informon

publikun pavarësisht pengesave”. Që mban përgjegjësi për atë që ka shkruar e folur. Që

Page 146: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

138 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

nuk di të bëjë një profesion tjetër më të njëjtën dashuri të parezistueshme me të cilën bën

gazetarinë. Një gazetar është gjithmonë. Nëse është në fillim”(Krasta 2012).Këto

përkufizime ndryshojnë dukshëm nga qasja e gazetarëve që ishin aktivë menjëherë pas

1990-ës. Sipas tyre gazetari është (duhet të jetë) një qenie boheme, letrareske dhe idealiste

që jeton për profesionin dhe jo prej profesionit (nëse do huazonim të ndryshuar thënien e

Weberit për politikanin). Ose siç thotë Baxhaku:

“Gazetari është një qenie disi e çuditshme, është një shërbëtor i të vërtetës.

Gjithnjë kureshtar e dyshues, hera-herës shpërfillës, që nuk e vret fort kokën

për anët komode të jetës. Nganjëherë, nëse e keni mendjen, mund ta dalloni

edhe nga mënyra se si ecën, vishet e ha, nëse ha ndonjëherë. Përgjithësisht për

njerëzit e zakonshëm është një tip i vështirë për t‟u kuptuar” (Baxhaku 2012).

Qasja letrare e idealizuar e përdorur në citimin e mësipërm nuk ndahet nga asnjë koleg

tjetër, ndër ata që u intervistuan në kuadër të këtij punimi. Kryesisht gazetarët e vjetër në

pozita drejtuese e shohin gazetarin sot të zhveshur nga misteri Hemingway-an, si një

„hamall që transporton informacionin nga konferencat e shtypit dhe zyrat e PR

drejt redaksive, ose që ndjek lajmet e TV për t‟i zbardhur ato nëpër gazeta.

Gazetarët sot janë punëtorë të informacionit dhe shumë pak prej tyre kanë

arritur të kthehen në ‟markë‟” (Peza 2012).

Ndonjë gazetar me përvojë i kualifikon kolegët e tij në kategorinë e “sekserit që bën lidhjet

mes pushtetit dhe biznesit. Një individ që shkruan një shqipe me probleme, me kulturë të

përgjithshme nën mesataren, që kërkon të fitojë shumë dhe të punojë pak” (Malltezi 2012).

Në këtë përkufizim bie në sy se gazetari nga një figurë “jo komode” në lidhje me pushtetin

në fillim të viteve 1990, sot ka marrë “rolin e afaristit mes njerëzve dhe politikës”

(Malltezi 2012).

Gazetari profesionist

Duke u nisur nga këto përkufizime mund të evidentojmë dy modele të gazetarit shqiptar:

“gazetarit profesionist” dhe “punëtorit të shtypit” (rrogëtarit). Sipas Çipës, “gazetar

profesionist do të quajmë atë “individ profesional që ka arsim të plotësuar, një shkollim të

plotësuar, ka një përvojë dhe praktikë profesionale të përhershme dhe që natyrisht

mishëron një karrierë” (Çipa 2012). Babaramo shton edhe elementin e famës duke etikeuar

profesionistë “ata gazetarë që gazetarinë e zgjedhin si profesion të jetës së tyre dhe që

kërkojnë të bëhen të njohur përmes punës si gazetar” (Babaramo 2012). Por edhe pagesa

trajtohet si element kyç i profesionalizmit. Gazetarët profesionistëjanë gazetarët më të

mirëpaguar, që „u mundëson atyre një liri më të madhe të shprehjes” (Dervishi 2012).

Gazetarët për të cilët flet këtu Dervishi janë seleksionuar gjatë dy dekadave të fundit

përmes punës së tyre dhe mbijetesës në tregun mediatik. Kjo pjesë e gazetarëve mund të

konsiderohet sot si elitare, pasi ka një status social ekonomik shumë më të mirë se pjesa

tjetër e kolegëve, por edhe popullsisë në tërësi. „Elita gazetareske në përgjithësi merret me

Page 147: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 139

gazetari politike dhe ka shumë ndikim në opinionin publik, ndonjëherë po aq sa edhe

politika” (Peza).Nga ana tjetër, Dervishi nuk injoron pushtetin e internetit dhe

komuniteteve sociale, kur shprehet se gazetar i mirë është „çdo njeri që më tregon se çfarë

ndodh jashtë zyrave të redaksisë. Kushdo pra, që më jep informacion të ri, të panjohur,

pavarësisht nga vjen. Nëse dikush më tregon një lajm në rrjetet sociale është gazetar”

(Dervishi 2012).

Neza sheh një problem te koncepti i gazetarisë si një profesion si gjithë të tjerët: mungesën

e motivimit:

„Me kalimin kohës dhe pavarësisht problemeve që ka media sot, gazetari

shqiptar po konvertohet gjithnjë e më shumë në gazetarin normal, pra, njeriun

që prodhon lajme. Dje nuk ka qenë kështu, pasi gazetarët ishin përgjithësisht

njerëz të motivuar dhe jo njerëz të profesionit. Rrugën e të bërit gazetar e

kishin nisur nga motivimi. Ndërsa sot, universitetet shqiptare ‟paketojnë‟

gazetarë që nuk kanë stimul motivimin drejt profesionit të tyre, por thjesht

faktin se kanë zgjedhur të bëhen gazetarë. Pra, ata mësojnë rregullat dhe

gjejnë punë. Më të hershmit i mësonin rregullat e profesionit pasi gjenin punë.

Ndryshimi më i madh mes tyre është „lënda e parë‟” (Neza 2012).

Mungesë motivimi dhe rutinë sheh edhe gazetari Xhaxhiu, i cili shprehet se profesioni i

gazetarit sot është antiteza e zanatit pasionant në vitet 1990: “mungon pasioni, mungon

kultura individuale, mungesa e dëshirës për të pasur një model cilësor në gazetari.

Gazetaria e terrenit u mbyt kur gazetarët e vjetër morën pozicione drejtuese, ngjitën

shkallët e hierarkisë dhe e harruan gazetarinë aktive” (Xhaxhiu 2012).

Siç duket nga etiketimet e mësipërme është vështirë ta biem dakord se kë do të quajmë

gazetar. Për më tepër që njësi të ndryshme mediatike (gazeta, radio, TV, platforma online,

agjenci lajmesh etj) kanë kute po të ndryshme të politikave të rekrutimit, etiketimit dhe

trajtimit të personelit të tyre në rolin e gazetarit (Muka 2012).

Teorikisht mund të themi se ndërsa dikur gazetari ishte një individ që “jetonte me të

ardhurat që fitonte nga puna në redaksi (brenda dhe jashtë saj), sot ky përkufizim është

modifikuar sepse përhapja e mediave të reja ia ka dhënë patentën dhe shumë të tjerëve, të

cilët nuk jetojnë vetëm me të ardhurat e krijuara nga puna në media” (Muka 2012).

Gazetarë sot mund të quajmë “të gjithë ata që shpenzojnë tetë apo më shumë orë në ditë,

për pasqyrimin e lajmeve dhe që janë të punësuar në redaksi të ndryshme” (Malltezi 2012).

Si kriter dallues për gazetarin profesionist, Neza sugjeron të përdoret “vërtetësia”: „në

fillim të viteve 1990, gazetari ka qenë profesionist për shkak të së vërtetës dhe jo cilësisë

së shkrimit, ndërsa ky i sotmi është profesionist për shkak të cilësisë së shkrimit, e vërteta

është bërë më relative” (Neza 2012). Edhe “specia e gazetarëve investigativë - që është

gazetaria e vërtetë, - është zhdukur dhjetë vitet e fundit. Përse? Së pari, sepse asnjë

segment i medias nuk është i pavarur nga pushteti, dhe së dyti, ka një mosreagim total ndaj

çdo afere korruptive që është zbuluar. Kështu që mjaftohemi vetëm me gazetari

Page 148: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

140 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

pasqyruese. Cili gazetar do të luftonte sot me mullinjtë e erës? Asnjë. Kam përshtypjen se

një pjesë e gazetarëve tanë të mirë janë të (vetë)prangosur me pranga ari” (Xhaxhiu).

Sidoqoftë në këtë studim, u përdor ky koncept i “gazetarit” (profesionist): „a professional

journalist, who earns at least 50% of his or her income from paid labor for news media

and is involved in producing and editing journalistic content as well as in editorial

supervision and coordination. Press fotographers are journalists by definition, camera

operators only when they independently make editorial decisions.” 72

Për të bërë të aplikueshëm këtë përkufizim për rastin e fushës gazetareske në Shqipëri, vjen

në ndihmë modeli i Armin Scholl (1997b: 474), ku na intereson në këtë kontekst vetëm

modeli i “gazetarisë si profesion”. Sipas tij, kredoja e gazetarit përfshin veprimet bazë të

gazetarit, “formalitetet”: mbledhjen e informacionit, seleksionimin dhe përpunimin e tij në

formën përfundimtare të shkrimit si proces kreativ.

3.5.3 Gazetaria si mision (dje) – dhe gazetaria si pragmatizëm (sot)

Mënyra se si gazetarët e vjetër në profesion e shohin evoluimin e gazetarisë ka rëndësi të

madhe për të kuptuar qëndrimin e sotëm të të rinjve ndaj profesionit. Kur bisedon me

gazetarët “e vjetër” shqiptarë të bie në sy një ndarje e fortë mes gazetarisë “dje” dhe

gazetarisë „sot”. Dallimet mes dy modeleve janë të ndryshme jo vetëm në kohë, por edhe

në cilësi. Pothuajse të gjithë gazetarët e pyetur bien dakord që gazetaria që lulëzoi pas

rënies së sistemit ishte një gazetari misionare kundrejt gazetarisë pragmatiste që

mbizotëron sot. Fillimisht ajo mund të ketë qenë vërtet “një reaksion ndaj sistemit në

përgjithësi” siç thotë gazetari dhe moderatori Ilir Babaramo, sidomos ndaj “përqendrimit të

informacionit në dorën e TVSH, por edhe mbylljes së shoqërisë” (Babaramo 2012).

Në fillim të viteve 90, gazetaria shihej si mision (politik), jo si shërbim publik, i dominuar

nga pathosi dhe ndërgjegjja politike për ndryshim. “Në kuptimin e drejtpërdrejt u pa si

mjet për të instaluar pluralizmin” (Çipa 2012). Por në thelb siç pranojnë gazetarët,

“profesioni i gazetarit ka dashur të nënkuptonte gjithnjë të njëjtën gjë: të informosh. Vetëm

se sot – thotë moderatori i njohur Adi Krasta, “ka më pak motivim, më shumë racionalitet

dhe shumë pak më shumë specializim” (Krasta 2012).

Karakteri misionar duket edhe në shprehje të tilla: “në fillim të viteve ‟90, besoj se ishte

një garë për të treguar sa më saktë të vërtetën, si aktualen, ashtu dhe atë historike. Gjërat

më vonë ndryshuan” (Malltezi 2012). Pothuaj të gjithë gazetarët e vjetër deklarojnë se

profesioni i gazetarit dikur ka qenë “fisnik, në zbulim dhe publikim të të vërtetave që

fshihen pas hileve burokratike shtetërore, përfitimeve ekonomike apo problemeve sociale

që shqetësojnë Shqipërinë” (Malltezi 2012).

Një etiketim tjetër që ndeshim për gazetarinë e fillimviteve 90-ë është qasja “idealiste”.

Gazetari i njohur Fatos Baxhaku e shpreh në këtë mënyrë këtë maksimë të asaj kohe:

72

Hanitzsch: Field Manual. Instructions for Field ResearchJanuary 30, 2012 (dokument në word).

Page 149: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 141

“Në gazetari asokohe u përfshinë njerëz idealistë që mendonin se me anë të

profesionit do të ndihmonin sadopak në përmirësimin e shoqërisë ku jetonim.

Kishte pastaj arrivistë e karrieristë që këtë profesion e zgjodhën thjesht si një

trampolinë për të arritur poste të rëndësishme politike. Por kishte edhe

persona të tjerë që i hynë kësaj udhe thjesht për të ardhur në Tiranë e për t‟i

shpëtuar jetës së trishtë që asokohe ekzistonte ndër rrethe. Me sa di unë ka

pasur edhe persona, të cilët nën mbulesën e gazetarit, kanë vënë gjoba ndaj

biznesmenëve apo zyrtarëve të ndryshëm. Për fat të mirë këta banditët e fundit

kanë qenë fare pak” (Baxhaku 2012).

Për ndonjë gazetar, ndryshimi mes dy modeleve të gazetarisë ka qenë më radikal nga sa

duket në pamje të parë: “Nuk bëhej fjalë për shkrim dhe raportim lajmi, ishte thjesht një

gazetari e angazhuar, edhe pse kundër njëri-tjetrit. Pra, ishte një gazetari njëqind për qind

politike, as lajme të tjera, nga ekonomia, sporti etj.” (Dervishi 2012). Ky profil i gazetarit

nxjerr në pah problematikën që shërbimi ndaj publikut nuk ka traditë në gazetarinë

shqiptare. Kjo shpjegon pse sot analisti vlerësohet më shumë se reporteri. Sidoqoftë nuk

duhet të harrojmë se në kontekstin e mediave të reja po ndodh një dendësim i komunikimit

mes reporterit dhe lexuesit apo shikuesit për shkak të rritjes së kanaleve të lajmeve ” që e

ndryshon konceptin tonë të “gazetarit në shërbim. Siç thotë studiuesi Sami Neza, “reporteri

i sotëm ka në dorë një industri të jashtëzakonshme komunikimi për të komunikuar ato që

shkruan apo prodhon, teknologji kjo, të cilën po ashtu e ka në dorë edhe konsumatori i

lajmeve” (Neza 2012). Të gjitha këto ndryshime janë reflektuar në “zejtarinë” e gazetarit

sot, që ndryshon shumë nga ajo e viteve të para pas ‟90-ës. Ku siç thotë Muka, “të bërit

gazetari ishte më liberal, më afër misionit për të informuar, argëtuar e edukuar publikun.

Sot ka një sistem të rregulluar ku grupet e interesit në politikë dhe në biznes, kryesisht, e

mbajnë nën fre median nëpërmjet mbështetjes në të gjitha format” (Muka 2012).

Gazetarët e intervistuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë drejtues të medias, gjykojnë

njëzëri se gazetaria e sotme është shndërruar në pragmatiste. Bashkëjetesa njëzet vjeçare

me politikën, ka bërë që ata “të asimilohen nga pushteti ose të jenë në fjetje apo pritje për

t‟ju afruar pushtetit të ardhshëm” (Malltezi 2012). Për Babaramon, “sot gazetaria është një

profesion totalisht i zhveshur nga idealizmi i asaj periudhe. Është një punë pa pasion, një

profesion rutinë si gjithë profesionet e tjera” (Babaramo 2012). Ndërsa kreu i UGSH

kritikon edhe qasjen e re të gazetarëve ndaj profesionit të tyre: “Sot synimet e gazetarisë

janë informacioni, informim-bërja dhe informim-dhënia si interes, jo si shërbim” (Çipa

2012). Qëllimi kryesor i gazetarëve është ta posedojnë informacionin (logjika e biznesit),

jo thjesht t‟i shërbejnë publikut dhe të shërbejnë si mjet presioni duke qenë biznes.

3.5.4 Modelet ndikuese në gazetarinë shqiptare

Në fillim të 90-ë kishim gazetarë që erdhën nga të gjitha fushat akademike dhe jo

akademike, duke sjellë një fuzion të tërë në konceptet e të menduarit, tipare

sociodemografike apo përvoja personale unike. Të gjithë i bashkonte idealizimi për të

Page 150: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

142 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

kritikuar realitetin dhe mbi të gjitha për t‟u shprehur lirshëm dhe pa censurë. Kjo paletë

tiparesh natyrisht që nuk ndikoi detyrimisht në profesionalizimin e gazetarëve atëherë me

gjithë dëshirën e mirë. Ky hap do të kryhej vetëm me daljen e brezit të parë të studentëve

të diplomuar të gazetarisë apo pas trajnimeve dhe kualifikimeve nga organizatat

perëndimore kryesisht amerikane dhe holandeze. Për shumicën e gazetarëve në vitet 1990

modeli i gazetarit ishte marrë prej shtypit dhe medias së huaj, “kryesisht atij italian”

(Malltezi 2012). Kjo mund të shpjegohet për arsye të mundësive praktike e logjistike, duke

qenë se televizioni dhe media italiane në përgjithësi ishte më afër shqiptarëve:

“Në fund të viteve „80 dhe fillim të viteve „90 kam vëzhguar me vëmendje stilin

e gazetarisë italiane, kryesisht të RAI-t. Por përvoja e mëvonshme e punës me

BBC-në, më ka bërë të kuptoj se ka një hendek mes klasit britanik dhe atij që

mbizotëron në jug të Europës” (Furxhi 2012).

Ose siç shprehet Baxhaku:

“Nuk e di të kem ndjekur ndonjë model të veçantë gazetarie. Më duhet të them

se mësuesi im i parë i gazetarisë ka qenë italiani Carlo Bollino, por nga kjo

nuk mund të them se kam ndjekur shkollën italiane apo latine të gazetarisë.

Unë do ta kisha për nder nëse ndonjëri do të më cilësonte si pasues të

gazetarisë shqiptare të Gjergj Bubanit, Vedat Kokonës, Mithat Frashërit, Zoi

Xoxes, Petro Markos, Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Teodor Kekos… Sipas

meje këta kanë lënë pas reportazhe të mrekullueshme” (Baxhaku 2012).

Modeli italian i të bërit gazetari lidhet pra, edhe me faktin se ai ishte burimi i vetëm i

gazetarisë perëndimore. Por në një periudhë të dytë, pasi gazetarët shqiptarë kishin nisur

trajnimet në perëndim, kryesisht në mediat anglo-saksone, kemi një orientim të ri të tyre:

“Me kalimin e viteve dhe veçanërisht pas studimeve për Media dhe Komunikim

në Londër më duket se jam më shumë e ndikuar nga standardet dhe cilësia

anglo-saksone e të bërit gazetari. Bashkëpunimi me Al jazeera anglisht dhe

redaksi të tjera lajmesh në Britaninë e Madhe më kanë bërë të reflektoj për

profesionin tim” (Tare 2012).

“Në fillim të viteve 90-të, Montaneli, Biaggi, Oriana Fallaci të bënim të

mendoje thellë. Në mes të viteve 90-të, Jeremy Paxman, Letterman,

komunikues të jashtëzakonshëm e natyrshëm gazetarë të mirë e “ turbulluan”

për mirë universin tim të referencave” (Krasta 2012).

Që gazetaria në fillim të viteve 1990 idealizohej e tregon komenti i mëposhtëm:

“Modeli i punës sime ka qenë ai amerikan, nëse dikush punon fort dhe ka

objektiva të qarta një ditë do t‟i arrij synimet e veta”. Frymëzim kanë qenë

personazhet në librat e shkrimtarëve amerikanë si Martin Iden (Jack London)

që e fillon nga hiçi dhe ia del më në fund, me gjithë luftën dhe betejat shpesh

me kosto të larta” (Peza 2012).

Page 151: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 143

Kurse komenti i Nezës më poshtë, tregon shpirtin eksperimentues të gazetarisë pas rënies

së sistemit dhe qasjen personale intuitive të gazetarëve, dhe jo të organizuar si një entitet

profesional.

“Në fillim nuk kisha ndonjë model. Vetëm se dija të shkruaja pak më mirë se

ata që nuk shkruanin. Më pas ndoshta nga viti 1994, pas tre-katër vjetësh në

gazetarinë aktive, e gjeta veten te ajo lloj gazetarie që shkruhej nga britanikët

dhe amerikanët duke patur parasysh këtu fokusin e saj, dhe më pak te modeli

italian apo akoma më pak te ai nordik. Për shkak të kurseve të shumta të

gazetarisë që kemi ndjekur atëherë me mjeshtra të gazetarisë botërore kishim

mundësi të evidentonim sadopak një farë modeli. Më pas unë ndoqa një kurs në

agjencinë Reuter‟s në Londër e fill më pas një tjetër, në Universitetin e Chikos

në Kaliforni. Që të dyja kishin ndikim në stabilizimin e shkrimit tim” (Neza

2012).

Shumë pak gazetarë pranojnë se janë frymëzuar nga një model gazetarie i gjetur në

gazetarinë shqiptare, siç është rasti i revistës humoristike Hosteni (Dervishi 2012), apo

klima favorizuese në vendin e punës, p.sh. në median shtetërore të asaj kohe TVSH

(Xhaxhiu 2012). Atëherë mund të pyesim: Përse gazetaria shqiptare nuk eci në gjurmët e

modeleve të dëshiruara, modelin anglo-amerikan “liberal” të gazetarisë, apo dhe atë

(europiano-mesdhetar) italian? Mbase sepse media liberale funksionon në një shoqëri të

stabilizuar dhe jo në kaosin dhe vakuumin ligjor të një vendi ish-socialist. Dhe së dyti,

sepse transformimi njëzet vjeçar është i pamjaftueshëm krahasuar me përvojën dy

shekullore të shtypit në SHBA (Lauk 2008), apo qoftë edhe në një vend demokratik kaotik

si Italia.

Page 152: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

144 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

3.6 Kredoja profesionale e gazetarit shqiptar: Një model

Siç e shpjeguam edhe në hyrje të këtij punimi gazetaria në Shqipëri nuk ka qenë objekt

studimi në kontekstin e vendeve ish-socialiste. Studimet e pakta për sistemin mediatik dhe

gazetarinë kanë ardhur kryesisht nga autorët vendas. Por ende nuk ka të dhëna krahasuese

në nivel ndërkombëtar që ta krahasojnë atë me vende që kanë pasur një histori politike të

ngjashme. Edhe ata pak studiues të huaj që e kanë përfshirë Shqipërinë në analizat e tyre

për Europën Qendrore dhe Lindore, e kanë prekur gazetarinë shumë pak, dhe më së shumti

në lidhje me demokratizimin në vend.

Gazetari shqiptar si aktor dhe rutina e tij profesionale nuk kanë qenë objekt i studimeve

ndërkombëtare në fushën e gazetarisë. Kështu që më poshtë do përpiqemi të skicojmë një

model të përshtatshëm për të tipizuar sadopak modelin e gazetarisë shqiptare.

3.6.1 Rishikimi i pyetjeve kërkimore të punimit

Sikurse pamë edhe në modelin teorik, kredoja profesionale e gazetarëve është e lidhur

ngushtë me faktorë të shumtë që ndikojnë dhe hyjnë në marrëdhënie reciproke me ta.

Kjo lidhje do të reflektohet edhe në modelin që vijon, i cili na ndihmon të argumentojmë

pjesën empirike dhe metodologjinë e përdorur në kapitullin e ardhshëm si dhe sqaron

kategoritë dhe variablat që kemi zgjedhur për të identifikuar kulturën e gazetarisë

shqiptare.Për të ilustruar botëkuptimin profesional të gazetarëve shqiptarë dhe ndikimet

mbi të është zgjedhur figura gjeometrike “Nyjat e Tërfilit” (Fig.10). Prerja e tre “gjetheve”

formon kredon profesionale të gazetarit. Tre hapësirat e tjera qëndrojnë respektivisht për

dimensionin aktorial (gazetari si subjekt), atë të dimensionit strukturor (niveli organizativ)

dhe dimensionin institucional (niveli makro).

Kjo figurë është zgjedhur jo pa qëllim. Në përgjithësi në studimet për gazetarinë e vendeve

ish-socialiste janë trajtuar sipas modelit heliocentrik, në qendër kanë qenë normat

perëndimore normative të gazetarisë dhe përqark tiparet e sistemeve mediatike të këtyre

vendeve. Me anë të këtij modeli dëshirojmë t‟i ikim kësaj qasjeje. Nyjat nuk janë të ngurta,

por të ndryshueshme kur ndërthuren me njëra - tjetrën. Ndryshueshmëria është parë si

element simbolik i marrëdhënieve aktor-strukturë- institucion në gazetari. Amplitudat e

ndryshimit të marrëdhënieve mes dimensioneve janë shumë të ndjeshme. Një rritje apo

zvogëlim i njërit nga dimensionet sjell çekuilibër të modelit, dhe në mënyrë simbolike të

raportit të aktorëve në fushë.

Page 153: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 145

FIGURA 10: MODELI PËR KREDON PROFESIONALE TË GAZETARIT SHQIPTAR

3.6.2 Botëkuptimi dhe kredoja profesionale e gazetarëve

Në qendër të figurës qëndron kredoja profesionale e gazetarit. Studiuesja Barbie Zelizer e

përkufizon kredon profesionale të gazetarëve të një vendi si “një sërë vlerash ideale tipike

të diskutueshme dhe të konstruktuara. Sidoqoftë kjo kredo mund të ndryshojë në varësi të

natyrës së kompanisë ku gazetarët punojnë” (cituar nga Deuze 2008: 16). Zelizer dallon

pesë shtylla tipike ideale ose vlera që respektohen ose të paktën synohen nga të gjithë

gazetarët:

o shërbimi publik: gazetarët veprojnë si qen rojë, mbledhës dhe shpërndarës të

informacionit;

o objektiviteti: gazetarët janë të pavarur dhe neutralë, objektivë dhe të besueshëm;

Dimensioni strukturor

Mo

del

et e

ref

eren

ces

Puna ne redaksi

Kushtet e punes:

- Klima ne redaksi

- Autonomia/liria e

shprehjes

Imazhi i medias

Etosi profesional

Etika

Qasja ndaj publikut

Kredoja profesionale

Imazhi i

gazetarise (si profesion)

Konkurrenca ne treg Liria e shprehjes/

autonomia Kuadri ligjor

Dimensioni institucional Dimensioniaktorial

Tiparet sociodemografike

Kenaqesia ne

Pune/

Edukimi/

pervoja profesionale

Socializimi ne redaksi/ Jashte redaksiese

Burimet e

informacionit

Page 154: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

146 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

o autonomia: nga gazetarët pritet të jenë autonomë, të lirë dhe të pavarur në raportim

o shpejtësia: gazetarët punojnë për aktualitetin dhe duhet të ofrojnë shpejt lajmet që

mbledhin

o etika: raportimi gazetaresk duhet të jetë bazuar te respektimi i etikës dhe vlerave të

shoqërisë.

Për të studiuar se si e perceptojnë gazetarët vetveten dhe rolin e tyre në shoqëri, mund të

përdorim edhe një kornizë tjetër (frame), sipas të cilës gazetarët janë përfaqësues të

“kolektivit profesional” dhe të “kolektivit interpretues”. Tipari kryesor i “komunitetit

interpretues” është mënyra e njëjtë e interpretimit të realitetit:

“Komunitetet krijohen më pak përmes indikatorëve jo fleksibël si trajnimet apo

edukimi në universitet, sesa janë të ndikuara nga lidhjet informale që

formojnë” (Zelizer 1993: 223).

Pra, komuniteti interpretiv përcakton konvencionet bazike sipas të cilave funksionon puna

e secilit. Këto konvencione bazë sidoqoftë duhen kuptuar brenda konteksit të “ rolit” që

gazetari “luan” ose “vesh”. Sepse siç thotë Comain:

“gazetarët në fushë sillen në mënyrë ambivalente – rolet që ata luajnë janë

marrë hua nga fusha të ndryshme (letërsia, arti, historia, etnografia, politika

etj.)” (Coman 2008: 115).

Në rastin e këtij punimi na intereson të dimë se si e shohin gazetarët rolin e tyre në shoqëri.

A mund të flasim për modele të gazetarisë nga të cilat ata udhëhiqen? Këtu gjithashtu

mund të trajtojmë elementë të tjerë si etika profesionale e gazetarëve apo perceptimi që ata

kanë për publikun dhe pushtetin.

3.6.3 Dimensionet e tjera të kulturës profesionale të gazetarisë

Kur flasim për dimensionin aktorial (Fig. 8/10) nënkuptojmë aspektet demografike të

gazetarëve, si mosha, gjinia apo shkollimi. Por edhe aspekte të ndryshme të

profesionalizmit:

Çfarë edukimi dhe kualifikimi zotërojnë gazetarët shqiptarë?

Ç‟përvojë pune kanë ata (vite pune)?

A bëjnë pjesë në organizata profesionale?

Cili është roli i kolegëve dhe rrethit miqësor që kanë?

Sa të kënaqur janë me kushtet e punës?

Si e vlerësojnë rolin e tyre në shoqëri? Po praktikat e raportimit dhe marrëdhënien

me PR, politikën dhe biznesin?

Si e gjykojnë ata korrupsionin në aspektin e raportimit, por edhe të praktikimit të tij

Page 155: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 147

nga ana e tyre?

Në dimensionin strukturor gjithashtu mund të shtrojmë një sërë pyetjesh të rëndësishme:

Cili është aktiviteti dhe hierarkia e gazetarëve brenda redaksisë?

Sa të lirë janë ata në përzgjedhjen dhe përpunimin e lajmeve, informacioneve

(autonomia)?

Në ç‟mënyrë bëhet kontrolli redaksional?

Kush i lexon dhe komenton shkrimet e tyre?

Ç‟mënyra alternative (jo profesionale) përdorin gazetarët për të mbledhur

informacionin?

Në një dimension më gjithëpërfshirës institucional (makro) mund të pyesnim:

Sa të rëndësishme janë për gazetarët njoftimet, deklaratat për shtyp?

Sa ndikim kanë burimet në punën e tyre të përditshme?

Sa ndikim ka përkatësia fetare dhe etnike e tyre në punën e përditshme?

Sa ndikim kanë marrëdhëniet me aktorë të politikës, shoqërisë civile etj, në

raportim?

Cilat janë mediat mainstream në vend dhe jashtë tij që përdorin për orientim?

Operacionalizimi i mësipërm na ndihmon të tregojmë raportin, në të cilin qëndrojnë

faktorë të ndryshëm me njëri-tjetrin: p.sh. gazetari si aktor shoqëror në lidhje me strukturat

e gazetarisë. Synimi i punimi është që ta vendosi Shqipërinë në një kontekst krahasimor

me vendet e tjera.

* * *

Në kapitullin e ardhshëm do të përpiqemi t‟i japim përgjigje pyetjeve themelore të punimit:

o Ku konsiston kultura profesionale e gazetarit shqiptar?

o Cilat janë tiparet dhe veçantitë e saj dhe ku konkretisht manifestohen ato?

Synimi i këtij studimi është të paraqesë korrelacionet e këtyre faktorëve me njëri-tjetrin,

gazetarin si aktor shoqëror në lidhje me strukturat e gazetarisë, brenda kornizës së

tranzitologjisë. Një tjetër synim është të tregojë, nëse kemi një “path of dependency”,

ndikim të trashëgimisë nga sistemi mediatik i kaluar në kulturën e gazetarisë shqiptare sot

duke krahasuar rezultatet e anketimit me pikat kryesore që paraqitëm në kapitullin e dytë.

Page 156: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

PJESA E DYTE: QASJA EMPIRIKE

Page 157: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 5

Kapitulli i katërt

METODOLOGJIA

4.1 Hartimi i studimit dhe synimet

Ky studim gërsheton mbledhjen e të dhënave sasiore, por edhe cilësore nëpërmjet tre

metodave: së pari, përmes rishikimit të dokumenteve zyrtare mbi gazetarinë dhe median në

Shqipëri, së dyti, përmes një pyetësori të strukturuar dhe së treti, përmes intervistave

gjysmë të strukturuara me aktorë të fushës.

Qëllimi ishte të grumbullonim perceptimet e gazetarëve mbi profesionin e tyre të

nëpërmjet një anketimi në shkallë të gjerë në tetë rrethe të vendit. Këto të dhëna mund të

përdoren më pas si të dhëna themelore për të bërë të vlefshme gjetjet kryesore nga

rishikimi i literaturës dhe analiza cilësore. Studimi i të dhënave zyrtare u përqendrua

sidomos mbi analizat e operatorëve kryesorë të medias: Legjislacioni për median; të dhënat

zyrtare mbi gjendjen e gazetarëve dhe statusin e tyre profesional prezantuar nga Unioni i

Gazetarëve; materiale dhe studime empirike të publikuara nga qendra studimore të

specializuara si Instituti Shqiptar i Medias (ISHM) apo Departamenti i Gazetarisë dhe

Komunikimit (DGK), Universiteti i Tiranës.

Vështirësia e parë në të cilën hasi punimi ishte përzgjedhja e kampionit të gazetarëve. Kjo

përzgjedhje ka qenë e vështirë për disa arsye. Në Shqipëri mungon një databazë e

aksesueshme për numrin e saktë të gazetarëve. Në fjalorin enc iklopedik „Gazetarë dhe

publicistikë shqiptarë” autorët kanë përmbledhur gazetarët nga fundi i shekullit 19. deri më

sot, por pa ndjekur një sistematikë të caktuar, se në bazë të kujt kritereve i kanë

përzgjedhur, as shkencore dhe as kohore. Kështu gjejmë në rendin alfabetik gazetarë

aktualë, por edhe gazetarë, apo punonjës shtypi që kanë punuar në vitet 1950, ose në vitet

1930.Për këtë arsye ishte e nevojshme të kërkoheshin të dhënat me anë të kërkimeve

personale. Një ndihmë në këtë drejtim ofroi Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili

disponon disa të dhëna për numrin e punonjësve në media, dhe të gazetarëve. Sipas

kryetarit të Unionit, Aleksandër Çipa, në tregun mediatik shqiptar punojnë rreth pesë mijë

punonjës të medias, ndër të cilët 1500 janë gazetarë profesionistë 73 . Ky numër është i

diskutueshëm, për sa kohë nuk kryhen matje të përvitshme dhe shifrat të zyrtarizohen,

kështu që mund të përdoret vetëm me rezervë. Çka është më rëndësishme, nuk sqarohet

saktë metoda e matjes dhe kriteret e përdorura në anketim. Kështu që mund të themi se

73

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Intervistë, Tiranë 2012.

Page 158: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

6 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

shifrat janë të hamendësuara. Gjithsesi ai jep një panoramë të përafërt mbi numrin e

gazetarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në media në mbarë vendin.

Përpjekja nga ana e autores për të mbledhur vetë numrin e gazetarëve që punojnë në vend

duke pyetur secilën kompani mediatike nuk rezultoi e suksesshme duke qenë se jo të gjithë

outlet-et u treguan të gatshme të ofronin listat e punonjësve të tyre. Llogaritja e numrit të

gazetarëve bëhet më e vështirë nëpër rrethe, ku gazetarët në përgjithësi punojnë me kohë të

pjesshme dhe njëkohësisht në disa vende pune. Gjithashtu gjatë anketimit të kryer në rrethe

u vu re që ka media në të cilat, pronari i medias është njëkohësisht drejtues, kryeredaktor

dhe gazetar. Përfundimisht madhësia e popullimit u identifikua gjithsej me afërsisht 1200

gazetarë dhe kampioni i zgjedhur për anketimin ishte 295 gazetarë të shpërndarë në gjithë

Shqipërinë, që do të thotë afërsisht një e katërta e gazetarëve profesionistë që punojnë në

newsroom. Niveli i konfidencës ishte mbi 95% përqind, me një marzh gabimi prej 4,96.

Nëse llogarisim numrin e gazetarëve profesionistë gjithsej 1200 -1500 mund të themi se në

Shqipëri kemi rreth 50 gazetarë për çdo 100.000 banorë. Një shifër kjo relativisht e

kënaqshme po të mendojmë se në SHBA kemi 47 gazetarë për 100.000 banorë, në Francë

46, në Gjermani 60 dhe në Indonezi vetëm 11 (Hanitzsch 2004: 121).

4.2 Seleksionimi i mediave

Përzgjedhja e organeve mediatike është bërë në mënyrë të tillë që të ofrojë një panoramë të

gjerë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit mediatik në Shqipëri. Kjo përzgjedhje ka rezultuar

fillimisht e vështirë, për vetë faktin që nevojitej një panoramë e qartë si për sistemin

mediatik, ashtu edhe për gazetarët. Duke qenë se këto të dhëna nuk janë të strukturuara dhe

nuk ekzistojnë zyrtarisht nga organizatat mediatike vetë, fati i studiuesit varet nga

transparenca dhe kategorizimi institucional. Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit

(KKRT), vërtet disponon një listë të plotë të Radiove dhe TV, por të dhënat që paraqiten

aty janë kontradiktore dhe nuk mund të përdoreshin për këtë studim. KKRT ka dijeni për

median elektronike në vend, por nuk ka të dhëna të sakta se cilat prej tyre janë informative

dhe cilat media vetëm argëtuese (kanale vetëm me programe muzikore). Kështu që autorja

e këtij punimi është përpjekur t‟i mbledhë të dhënat në bashkëpunim me drejtuesin e

Unionit të Gazetarëve, me gazetarë dhe kolegë, të cilët kanë vënë në disponim listën e tyre

të mediave informative në gjithë Shqipërinë. Këta janë kontaktuar në një hap të dytë nga

autorja dhe në bazë të informacioneve të marrë dhe të konfirmuara është ndërtuar lista

përfundimtare e mediave pjesëmarrëse.

Përveç kësaj u mblodhën të dhëna për çdo kompani mediatike, ku punonin gazetarët e

përzgjedhur. Mbledhja e këtyre të dhënave u bë përmes vlerësimit të materialeve të marra

si nga burimet e brendshme të redaksive; informacioneve në Web, po ashtu edhe nga

interesimi direkt pranë redaksive. Krahasimi i këtyre të dhënave pasqyron hierarkinë

vendimmarrëse redaksonale dhe problemet që e shoqërojnë atë(Hanitzsch2004:104).

Page 159: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 7

Për seleksionimin e mediave janë marrë parasysh dy kritere të rëndësishme: së pari, një

seleksionim i tipit të mediave, dhe një seleksionim i tyre në shkallë vendi (media

kombëtare dhe lokale). Si media kombëtare janë trajtuar këtu ato media që kanë një

përhapje më të gjerë, ndërsa si media lokale ato që kanë një përhapje të kufizuar rajonale

apo lokale. Duke qenë se me anë të këtij studimi donim të nxirrnim në pah tipare të

ndryshme të kulturës profesionale të gazetarisë, u pa e arsyeshme që të përzgjidheshin

gazetarë që punonin në newsroom, dhe jo ata që ishin të angazhuar në formate argëtuese

dhe zbavitëse. Me “newsroom” do të nënkuptojmë atë mjedis ku ndodh mbledhja,

seleksionimi dhe përpunimi i informacioneve që pasqyrojnë ngjarje të ditës që kanë një

vlerë të caktuar lajmore, përmes gazetarëve të punësuar aty.

Në një stad të dytë u desh një reflektim serioz, se mos ky studim do të paraqiste një gjendje

jo reale të gazetarisë në Shqipëri, duke pasqyruar vetëm një lloj elite të gazetarisë. Kështu

që për të pasur një përfshirje sa më të gjerë të gazetarëve, në kampionimin e mediave,

sidomos në shtypin e shkruar u përzgjodhën edhe disa media që operojnë në një mjedis të

përzier gazetaresk, ku newsroom bashkohet me argëtimin, por ky i fundit ndodh sidoqoftë

duke respektuar parimet bazë të raportimit gazetaresk. Që do të thotë konkretisht, se një

revistë javore që boton për shembull lajme dhe intervista me dhe mbi persona të njohur nga

bota e skenës apo ekranit do të kualifikohej vetëm nëse ato ishin produkte të punës së

gazetarëve.

Në total u përzgjodhën 67 redaksi në gjithë Shqipërinë (27 prej të cilave lokale): 10 gazeta

të përditshme me tirazhin më të madh që botohen në Tiranë; 6 gazeta javore (5 lokale dhe

1 kombëtare); 5 revista; 25 stacione televizive, 2 prej të cilëve kombëtarë; 8 stacione

radiosh (1 kombëtar); 3 agjenci lajmesh (1 shtetërore), dhe 9 media online. Në Shqipëri

nuk ka një numër të saktë të media outlet-eve duke qenë se media të reja mund të krijohen

përditë dhe të zëvendësojnë ato që mbyllen.

Seleksionimi i mediave është bërë duke pasur parasysh:

a) Llojin e mediave: Shtypi i shkruar (gazeta të përditshme, revista dhe gazeta javore apo

mujore); stacionet televizive; radio; agjenci lajmesh dhe portale lajmesh online.

b) Pronësinë e mediave: Publike dhe private (ose shtetërore/gjysmështetërore)

c) Përhapjen gjeografike të mediave: Në shkallë vendi (media kombëtare dhe lokale). Si

media kombëtare apo qendrore janë trajtuar këtu ato media që kanë një përhapje më të

gjerë, ndërsa si media lokale ato që kanë një përhapje të kufizuar rajonale apo lokale. Në

përzgjedhjen e mediave është mbajtur parasysh të kualifikohen news-room-et, organizatat

mediatike që mbledhin, seleksionojnë dhe botojnë lajme, informacione mbi ngjarje aktuale,

me anë të gazetarëve të punësuar pranë kësaj medie.

Page 160: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

8 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

4.3 Përzgjedhja e mediave sipas llojit

Gazetat e përditshme

Një qasje fillestare ndaj përfshirjes së gazetave ka qenë ndarja e tyre në dy kategori: në

gazetat cilësore dhe ato popullore. Duke qenë se në Shqipëri kjo ndarje cilësore nuk

ekziston dhe nuk bazohet në asnjë studim të rëndësishëm empirik, u përzgjodhën gazetat

në varësi të tirazhit që kanë. Hanitzsch shpjegon në projektin ndërkombëtar „Worlds of

Journalism” se gazetat cilësore janë më shumë të orientuara drejt qytetarit dhe përmbushin

rolin e rëndësishëm të agenda-setting. Ndërsa mediat popullore janë më shumë të

orientuara drejt audiencës dhe kanë shtrirje dhe përhapje më të madhe (Hanitzsch 2012).

TABELA 13: GAZETAT DHE REVISTATE PËRZGJEDHURA NË ANKETIM

Gazeta të përditshme

Gazeta të përjavshme Revistat

Gazeta Panorama

Gazeta Shqip

Gazeta Mapo

Gazeta Shekulli

Gazeta Shqiptare

Gazeta Standard

Gazeta Koha Jone

Gazeta Metropol

Gazeta Shqiptarja.com

Tirana Observer

Gazeta Bulevard (Durrës)

Gazeta e Durrësit

Info Elbasani

Egnatia

Gazeta Dyrrah

Gazeta Paloma

Monitor

Java

Klan

Kult

Mapo

Total: 72 gazetarë Total: 18 gazetarë

Total: 18 gazetarë

Gazetat partiake nuk u përjashtuan që në krye nga anketimi. Kusht ishte që pas një

analizimi dy-tre javor të vendosej nëse ato ofrojnë informacione apo lajme që shkojnë

përtej politikave të partive politike përkatëse. Pra, duhej sqaruar nëse këto gazeta ofrojnë

informacione me interes të përgjithshëm dhe të siguruara me metodat rutinë kërkimore të

gazetarisë. Pas një vëzhgimi tre javor të gazetave të tri partive kryesore: Zëri i Popullit s i

organ i Partisë Socialiste, Rilindja Demokratike si organ i Partisë Demokratike dhe

Integrimi, organ i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u arrit në përfundimin se këto gazeta

nuk e kapërcejnë pragun ideologjik të lidhur ngushtësisht me vijën politike të partive të

tyre dhe shërbejnë kryesisht si organe propagande.

Revistat (javore, mujore)

Për revistat kriteret përzgjedhës ishin dy: 1) shmangia e revistave të specializuara në fusha

të tjera të komunikimit publik, prandaj dhe u morën në konsideratë vetëm ato revista që

ofronin informacione kulturore, ekonomike dhe politike të shkruara nga gazetarë të

Page 161: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 9

punësuar me kohë të plotë ose honorare. 2) periodiciteti – botimi i tyre në mënyrë

periodike ishte kriter i fortë përzgjedhës. Në disa raste, u identifikuan disa revista lokale që

botoheshin në mënyrë të parregullt gjatë vitit, kështu që këto nuk u përfshinë në kampion.

Si për gazetat, por sidomos për revistat u kontrollua me rigorozitet pjesa redaksionale e

tyre, për të evidentuar punën redaksionale të gazetarit, dhe dalluar atë nga PR, reklama,

trillimi (fiction), fjalëkryqet etj. Revistat u përzgjodhën vetëm kur ato kishin një redaksi

dhe gazetarë (reporterë) që mblidhnin informacione në mënyrë të pavarur.

TV/Radio

Televizionet dhe radiot u përzgjodhën sipas kriterit të pronësisë: publike dhe private

(shtetërore), dhe kriterit të shpërndarjes: lokale dhe kombëtare. Programet komerciale

argëtuese me muzikë, reklama filmash apo produkte të tjera nuk u përfshinë në studim.

TABELA 14: TV DHE RADIOTE PËRZGJEDHURA NË ANKETIM

Televizionet

Radio

Top Channel TV

TV ABC News

TV Vizion+

TVSH RTV

Ora News

TV Klan

TV News 24

TV AS

TV Planet

TV Rozafa

UTV-News

TV 1 Channel

TV Skampa

TV Gjirokastra

TV Komuniteti Rom

TV Korca

AVN/Fier TV

TV 6+1/Vlora

TV Alpo Gjirokaster

TV Focus

TV Kombi/Fier

TV Magic Star (Ko)

TV Vlora Channel

TV Jugu/Fier

TV Apolloni/Fier

Radio Tirana

Radio Rash

Top Albania Radio

Radio Fier

Radio Shkodra

Radio +3/Fier

Radio Idea Vlore

Radio Jugu/Fier

Total: 123 gazetarë

Total: 28 gazetarë

Mediat online dhe agjencitë e lajmeve

Portalet online që kanë gazetarë të punësuar për të mbledhur dhe përpunuar lajmet u

klasifikuan si media edhe pse ky segment i gazetarisë ndodhet ende në proces

institucionalizimi (Hanitzsch 2004: 119). Nuk u bënë pjesë e punimit gjithë ato portale që

raportimin mediatik e përdorin si reklamë për politikën dhe grupet e tjera të interesit dhe jo

opinionin publik. Për përzgjedhjen e mediave online procesi i punës nuk ishte i lehtë. Jo

Page 162: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

10 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

vetëm sepse janë ndërmarrje të reja që ende nuk e kanë identifikuar qartë p unën e tyre, por

edhe sepse ekzistenca e tyre nuk është bërë gjithmonë publike. Kështu që kërkon një punë

personale identifikuese përmes kontakteve dhe kërkimeve në internet.

Faqet online të mediave të tjera tradicionale si shtypi i shkruar, TV, radio apo agjencia

shtetërore e lajmeve nuk u morën në konsideratë, kur u vërtetua se ato shërbenin thjesht si

zgjatuese të mediave përkatëse, dhe nuk ishin segmente të pavarura mediatike. Për këtë

arsye u kualifikuan vetëm ato faqe online që kishin një redaksi më vete të ndarë nga ajo e

medias “mëmë”.

TABELA 15: MEDIAT ONLINE DHE AGJENSITË E LAJMEVE

Media online

Agjenci lajmesh

Top-Channel.tv

Gazetastart.com

Balkanweb

Albaniatribune.com

Albeu.com

HermesNews.org

Shekulli Online

Lajmifundit.com

Shekulli online

ATSH

AMA News

Alblajme.com

Total: 22 gazetarë Total: 14 gazetarë

Gjithashtu te përzgjedhja e agjencive të lajmeve online, u pat parasysh të klasifikoheshin

vetëm ato redaksi, gazetarët e të cilave mblidhnin lajmet në terren dhe nuk kryenin thjesht

rolin e shpërndarësit tëinformacioneve të botuara më parë në mediat tradicionale.

4.4 Përhapja gjeografike e mediave: Redaksitë lokale dhe korrespondentët

Meqenëse ky studim synonte të ishte sa më gjithëpërfshirës, anketimi u shtri edhe në tetë

rrethe të rëndësishme të vendit. Konkretisht rrethet e përfshirë në anketim ishin Tirana,

Durrësi, Shkodra, Korça, Gjirokastra, Vlora, Fieri dhe Elbasani. Këto qytete u përzgjodhën

për shkak të madhësisë së tyre dhe numrit të përgjithshëm të mediave të cilat operojnë aty.

Nga 67 media të përzgjedhura në anketim gjithsej, 28 prej tyre janë të shpërndara në

rrethet e vendit, pra pak më shumë se një e treta. Përfaqësimi i lartë i mediave dhe

gazetarëve të kryeqytetit në kampionim, reflektohet edhe në shpërndarjen reale të mediave

dhe gazetarëve në shkallë vendi.

Page 163: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 11

GRAFIKU 1: PËRHAPJA GJEOGRAFIKE E MEDIAVE

Një çështje delikate ishte përzgjedhja e korrespondentëve që punojnë në rrethe për mediat

qendrore, qoftë në televizion, qoftë në shtypin e shkruar. Pyetja që shtrohej ishte se ku do

klasifikoheshin ata, si gazetarë në rrethe apo të medias qendrore. Për ta zgjidhur këtë

çështje, u zgjodh kjo mënyrë arsyetimi: korrespondetët e rretheve do të llogariteshin si

pjesëtarë të një mediaje qendrore vetëm nëse më shumë se gjysma e të ardhurave të tyre

përftohen nga puna në një redaksi qendrore. Nëse pjesa më e madhe e të ardhurave mujore

vinin nga media lokale atëherë ata do të kualifikoheshin si gazetarë të asaj medie. Pra,

kriteri përzgjedhës i tyre ishte paga mujore.

4.5 Seleksionimi i gazetarëve

Pas mediave sfida mbetej te përzgjedhja e gazetarëve sipas llojit të angazhimit në media

(Hanitzsch 2004: 121). Për këtë studim u përzgjodhën vetëm gazetarët që punojnë me kohë

të plotë dhe që të ardhurat kryesore të të cilëve burojnë nga aktiviteti i tyre gazetaresk.

Gazetarët e lirë që punojnë me honorare janë të paktë, por edhe ata u kualifikuan përsa

kohë figuronin në listat e gazetarëve që u ofruan nga stafi drejtues i mediave të

përzgjedhura. Kameramanët u përjashtuan nga përzgjedhja sepse ata në kushtet e

gazetarisë që bëhet në Shqipëri nuk kanë tagër profesional në mbledhjen dhe përpunimin e

lajmeve, por veprojnë në varësi të detyrave që u jep gazetari apo redaksia. Fotografët edhe

pse vendosin vetë në mënyrë për punën e tyre nuk u kualifikuan sepse nuk figuronin të

atashuar pranë asnjë nga mediat që u kontakuan në kuadër të këtij punimi. Fotografët

punojnë kryesisht në mënyrë të pavarur dhe ofrojnë kundrejt honorarit foto për media të

ndryshme kundrejt pagesës pa krijuar një marrëdhënie të rregullt, periodike me to.

Gazetarët që luajnë edhe rolin e fotografit në mediat online kryesisht u futën në klasifikim

edhe pse asnjë prej tyre nuk e pohoi si aktivitet parësor të qenurit fotograf.

Perhapja e mediumit

Lokale

24%

Rajonale

14%Kombëtare

54%

Ndërkombëtare

8%

Page 164: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

12 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 16: NUMRI I GAZETARËVE SHPËRNDARË SIPAS MEDIAVE

MEDIAT E PËRZGJEDHURA NUMRI I GAZETARËVE (N) (% )

Televizion 123 41.7*

Shtypi i shkruar 108 36.6

Radio 28 9.5

Media Online 22 7.5

Agjenci lajmesh 14 4.7

TOTAL 295 100.0

*Shënim: Numri i ndryshëm i gazetarëve të seleksionuar nga secili llo j i medias, 42% në TV dhe 37% në

shtypin e shkruar, reflekton shpërndarjen e tyre reale në tregun e punës (JG).

Për përzgjedhjen e gazetarëve u kërkua ndihma e operatorëve të medias.Kryeredaktorët

dhe drejtuesit e mediave të vendosura në Tiranë u pyetën fillimisht për një listë zyrtare të

gazetarëve që punonin në newsroom. Bashkëpunimi me disa nga mediat rezultoi

frytdhënës. Kështu për shembull, Radio-Televizioni publik shqiptar (RTSH) ishte media e

vetme që ofroi një listë të detajuar të gjithë gazetarëve që punonin në institucion, e cila

përfshinte përveç pozicionit të punonjësit, vjetërsinë e tij në punë, afatet e kontraktimit dhe

pagën mujore74. Kjo tregon se media publike është më e organizuar si strukturë, duke qenë

edhe media më e vjetër në Shqipëri që nga koha e regjimit të kaluar. E lehtë ishte

gjithashtu të merrje të dhëna edhe nga gazetat dhe revistat, ndryshe nga televizionet dhe

radiot, ku kundërthëniet në statistika demonstrojnë mungesë transparence.

Gazetarët u përzgjodhën në mënyrë sistematike, 1 ndër 3, sipas renditjes së tyre alfabetike

në listat që u siguruan në bashkëpunim me redaksitë. Në këtë mënyrë shanset e secilit për

t‟u zgjedhur rastësisht ishin njësoj, ose të paktën jo “0”. Numri total i gazetarëve të

anketuar ishte 295, niveli i besueshmërisë 95% dhe marzhi i gabimit 4,96%. Për të

përcaktuar numrin e gazetarëve të zgjedhur nga çdo redaksi u përdor një mënyrë

diferenciale. Redaksitë u klasifikuan fillimisht në tre kategori: të vogla, të mesme dhe të

mëdha. Nga redaksitë “e vogla” që përbëheshin nga 6 deri në 14 gazetarë u zgjodhën 3

gazetarë (reporterë të thjeshtë); nga redaksitë “e mesme” me 15-24 gazetarë u zgjodhën 6

reporterë dhe nga redaksitë “e mëdha” (25 gazetarë e më shumë) u zgjodhën 9 prej tyre.

Përveç reporterëve nga çdo redaksi u pa e arsyeshme që të përfshiheshin edhe 2 drejtues të

medias në pozicione menaxheriale (kryeredaktor, drejtor i edicionit të lajmeve, ose

zëvendës kryeredaktor dhe shef përgjegjës). Kjo përzgjedhje ishte e rëndësishme për të

krahasuar të dhënat në redaksi, të cilat mund të reflektojnë siç thotë Hanitzsch “the

editorial decision-making hierarchy and its associated problems” (2004: 104).

74

Për të gjitha të dhënat që nuk ishin relevante për analizën u ruajt anonimat i i personave.

Page 165: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 13

GRAFIKU 2: MEDIAT E PËRFSHIRA NË ANKETIM (GJITHSEJ)

Në mënyrë të përmbledhur mund të themi se nga mediat “e vogla” u përzgjodhën në total 5

gazetarë; nga mediat “e mesme” 8, dhe nga mediat “e mëdha” 11 gazetarë 75. Përveç kësaj u

mblodhën të dhëna për çdo kompani mediatike, ku punonin gazetarët e përzgjedhur.

Mbledhja e këtyre të dhënave u bë përmes vlerësimit të materialeve të marra si nga burimet

e brendshme të redaksive; informacioneve në web, po ashtu edhe nga interesimi direkt

pranë redaksive. Krahasimi i këtyre të dhënave pasqyron hirearkinë vendimmarrëse

redaksonale dhe problemet që e shoqërojnë atë (Hanitzsch2004:104).

4.6 Komponenti sasior: Pyetësori

Instrumenti kryesor i përdorur për të mbledhur të dhënat primare për gazetarin si aktor

ishte një pyetësor pothuajse i standardizuar. Pyetësori u përgatit duke u mbështetur

kryesisht në tre modele anketimesh që kanë rezultuar efikase ndër vite: “Gazetari

amerikan; (American Journalist) nga Weaver dhe W ilhoit (1991; 1996); “Gazetaria në

Gjermani” (Journalismus in Deutschland) nga Weischenberg, Malik dhe Scholl (1998;

2006). Por modeli bazë mbi të cilin ngrihet ky punim është modeli i Hanitzsch për kulturën

globale të gazetarisë në kuadër të projektit ndërkombëtar “Worlds of Journalism”

(Hanitzsch 2004; 2007; 2009). Për të ruajtur diferencimin kulturor për rastin e Shqipërisë u

75Në ato redaksi që kishte më pak se 6 gazetarë, anketimi u krye me të gjithë. Kryesisht redaksitë e kësaj

përmase i gjejmë në mediat online, në rev istat apo gazetat javore si dhe në mediat lokale (JG).

Page 166: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

14 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

shtuan apo u modifikuan variabla që përshtateshin me vijën argumentuese të ndjekur në

këtë punim.

GRAFIKU 3: LLOJI I ANKETIMIT

Puna në terren për komponentin sasior (pyetësorin) u krye në periudhën shkurt - maj

201276. Pyetësori përbëhej nga 63 pyetje dhe u testua fillimisht me 10 gazetarë në muajin

janar 2012. Pas evaluimit të testimit, pyetësori u përpunua sërish dhe versioni i fundit u bë

gati në fillim të muajit shkurt 2012. Anketimi u krye nga një grup studentësh të

Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit që ndiqnin studimet në vitin III Bachelor

dhe Vitin I Master. Për të qenë më gjithpërfshirës në anketim, intervistat u shtrinë edhe

përtej kryeqytetit, respektivisht në shtatë qytete: Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, Shkodra,

Fieri, Elbasani dhe Gjirokastra. Mënyra e anketimit ishte intervista e standartizuar, e

drejtpërdrejtë me personat e zgjedhur, face to face. Kjo mënyrë u zgjodh për arsye se

pyetësori përmbante pyetje të ashtuquajtura “sensitive”, si “kategoritë e pagesës mujore”,

“bindjet politike”, “bindjet fetare” etj. Pyetjet deskriptive direkte të tipit: “sa të lirë

ndjeheni në punë?”, apo “sa të kënaqur?” nuk janë shumë frytdhënëse për kërkime

empirike të mirëfillta (Donsbach2012: 156). Sipas Donsbach, synimi i një punimi në fushat

e shkencave sociale është interpretimi dhe shpjegimi se deri në ç‟masë variablat e pavarura

ndikojnë mbi ato të varura (Donsbach 2012: 156). Këto variabla të pavarura, sipas tij,

mund t‟i gjejmë gjithandej në realitetin social. Për shkak të kostove të larta që shoqëronin

bërjen e intervistave nëpër rrethe, 7% e intervistave u kryhen respektivisht me telefon dhe

1% (ose 3 intervista) u kryen online (Skype), për ata persona që ndodheshin në momentin

që kryhej studimi jashtë shtetit.

Në të gjitha këto raste, si në intervistat me telefon ashtu edhe me Skype, në mënyrë që

kushtet e intervistimit të ishin sa më të ngjashme mes të gjithë të pyeturve, personat u

pajisën më parë me materialet ndihmëse që ishin përgatitur për këtë rast.

76

Informacioni i grumbulluar ruhet në kopje elektronike në gjuhën shqipe, si dhe i përkthyer në anglisht.

Anketimi u krye ballë për ballë. Të gjitha anketat janë ruajtur të plota. Burimetdytësore që u mblodhën me

anë të hulumtimit b ibliografik siç argumentuam më sipër, u përdorën për t‟iu referuar në analizimin e të

dhënave (JG).

Perballe92%

Online1%

Telefon7%

Page 167: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 15

Këtu futeshin disa skeda, mbi të cilat ishin shënuar alternativat e përgjigjeve të një pjese të

pyetjeve, kryesisht ato që përbëheshin nga shumë përgjigje (variabla). Kjo u bë në mënyrë

që personi i intervistuar të kishte mundësi të konsultohej me alternat ivat, ndërkohë që

intervistuesi i lexonte pyetjet dhe alternativat përkatëse me zë të lartë. Në anketim u ruajt

anonimati i të gjithë personave të intervistuar. Çdo intervistë kodohej nga personi që e

kryente atë sapo përfundonte biseda. Ruajtja e anonimitetit ishte përpos të tjerash e

nevojshme për të ruajtur dhe rritur besueshmërinë e pjesëmarrësve në procesin e anketimit.

Procesi i anketimi u administrua nga një grup prej 10 studentësh pranë Departamentit të

Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës. Secili prej tyre kreu afërsisht 30

intervista. Takimet për intervistat liheshin paraprakisht me telefon ose me kontakt të

drejtpërdrejtë nga drejtuesi i këtij projekti studimor përpara se studentët të paraqiteshin në

intervistë. Kjo procedurë u bë për disa arsye: së pari, në një vend si Shqipëria duhen parë

specifikat kulturore që ai ka. Duke qenë se autorja e këtij studimi ka qenë për një kohë të

gjatë aktore aktive në fushën e gazetarisë, përfshirja e saj rriste besueshmërinë e procesit.

Së dyti, gazetarët që morën pjesë në anketim nuk do të pranonin të intervistoheshin nga

studentë, nëse nuk kishin njohur për drejtuesin e studimit dhe njohuri të përpikta për arsyet

përse kryhej ky studim, dhe përse ishin përzgjedhur konkretisht ata. Megjithëse studentët

ishin trajnuar për të komunikuar gjithë elementët e nevojshëm të anketës me personat e

zgjedhur për intervistë, që në pre-test u vu re se përfshirja e tyre kërkonte shpesh një

„rekomandim” nga lart. Hezitimi i gazetarëve në këto raste lidhej edhe me gjatësinë e

pyetësorit (63 pyetje, 11 prej të cilave kishin një numër alternativash nga 5 në 20).

Së treti, konfirmimi me telefon ose kontakt të drejtpërdrejt nga drejtuesi i projektit pas

përfundimit të çdo interviste me personin e intervistuar, kishte një efekt kontrolli mbi

punën e intervistuesve. Anonimati sidoqoftë është mbrojtur gjer në fund megjithë hallkat e

kontrollit që siç shpjeguam më sipër janë të varura nga rrethanat kulturore të vendit.

4.7 Analizimi i të dhënave

Për të analizuar të dhënat nga anketimi sasior, u kryen një sërë analizash përshkruese në

SPSS, versioni 20.0. Frekuencat dhe ballafaqimi i të dhënave u krye për të gjitha burimet e

të dhënave që u mblodhën në studim. Atje ku ishte e përshtatshme, frekuencat u kryen

veçmas sipas variablave. Megjithatë, si rrjedhojë e kufizimeve të të dhënave (të diskutuara

më poshtë) dhe masës së vogël të kampionit, nuk u kryen analiza me shumë burime të

dhënash dhe midis sektorëve të shërbimit nuk u bënë krahasime (d.m.th. teste krahasuese

të rëndësishme statistikore).

Interpretimi i të dhënave nuk mund të kryhej pa përdorur disa analiza të mëtejshme:

Analiza faktoriale ishte e nevojshme për të reduktuar numrin e madh të disa variablave

(items), në sa më pak dimensione (faktorë). Për shembull, ajo ishte e nevojshme për të

shpjeguar faktorë të ndryshëm në kategorinë e roleve dhe perceptimeve mbi gazetarinë apo

Page 168: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

16 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

funksionin e gazetarëve në shoqëri. Në mënyrë të veçantë, korrelimi mes një numri të

variablave të përdorura ishte i nevojshëm për të analizuar aspektet më të rëndësishme të

kulturës së gazetarisë në Shqipëri. Analiza e komponentëve kryesorë u përdor pra, për të

identifikuar faktorët me vlera të veta më të mëdha se 1 dhe rrotullimi varimax (meqë

kërkohet që faktorët të jenë të gjithë të pakorreluar me njëri- tjetrin) për të interpretuar më

lehtë ngarkesat e faktorëve 77 . Regresioni i thjeshtë linear u përdor për të shpjeguar

ndërvarësitë mes disa variablave. Konkretisht për të parashikuar vlerën e variablës së varur

të bazuar në më së paku në një variabël të pavarur dhe për të shpjeguar efektet e ndryshimit

të variablës së pavarur në lidhje me variablën e varur. 78 Me anë të analizësCluster u

klasifikuan grupet tipologjike në rrafshin aktorial, në bazë të elementëve të përbashkët që

ato paraqesnin.

4.8 Intervistat cilësore

Rezultatet e një anketimi nuk mund të jenë kurrsesi shteruese për të kuptuar kulturën e

gazetarisë. Sidomos kur gazetarët i pyesim për perceptimin e tyre për rolin e tyre shoqëror

kemi rrezik që të përftojmë prej tyre vetëm një “vetëmashtrim ideologjizues” (Scholl

2011: 23). Për një studim më të thelluar nevojiten metoda të tjera plotësuese si intervistat

cilësore, vëzhgimet në redaksi dhe analiza e produkteve gazetareske në media

(Brügemann 2011: 60). Në kuadër të këtij punimi veç anketimit me 295 gazetarë nga

gjithë Shqipëria, janë kryer 14 intervista të thelluara me aktorë të medias, të cilët kanë

filluar profesionin e gazetarit pak para rënies së regjimit, ose menjëherë pas tij, dhe ende

vazhdojnë të jenë aktivë deri më sot. 79 Një nga synimet përse u pa e nevojshme të

kryeshin këto intervista ishte përballja e gjeneratave të gazetarëve në lidhje me

karakteristika të caktuara të profesionit. Nga ana tjetër këto intervista ishin të nevojshme

për të na ofruar motive më të qarta se si ndihen gazetarët shqiptarë dhe përse ndihen

ashtu. Këtë thellim mund ta përftojmë vetëm përmes intervistave cilësore të hapura, në të

cilat i intervistuari është i lirë të shprehet brenda kornizës që përcaktuar qartë nga

studiuesi, por edhe ta tejkalojë atë (Meyen 2003: 27-28).

Intervistat cilësore në dallim nga anketimi që u krye në muaj shkurt - maj 2012, u desh një

kohë më e gjatë për t‟i realizuar, në muajt qershor-dhjetor 2012. Përgjigjet e përftuara u pa

e nevojshme që të mos përfshiheshin në një kapitull më vete, por të ndërthureshin në tekst

(kryesisht në kapitujt tre, katër, pesë), për të ndihmuar interpretimin e të dhënave të

përftuara nga pyetësori. Intervistat ishin gjysmë të standardizuara, të përqendruara fort në

një katalog primar pyetjesh. Biseda ishte më tepër dialog, duke i lënë hapësirë të

intervistuarit për t‟u shprehur lirshëm. Kjo situatë motivohej edhe nga fakti që autorja e

77

Ngarkesat e faktorëve, p ra koefiçientët e korrelacionit midis variablave dhe faktorëve, janë zg jedhur të jenë

më të mëdha se 0.55. Përq indja e variancës të një variab li të dhënë që mund të shpjegohet nga fakt orët quhet

variancë e përbashkët, dhe në rastin në studim këto varianca janë më të mëdha se 0.4. 78

Variabla e varur: Variab la që dëshirojmë të parashikojmë ose shpjegojmë.Variabla e pavarur: Variab la e

përdorur për të shpjeguar variablën e varur (JG). 79

Analizat cilësore ishin të domosdoshme jo vetëm për të dhënë një panoramë më të qartë të gazetarisë në

fillim të viteve 1990, - gjë që anketimi me aktorët aktualë të fushës nuk e mbulon dot, - por edhe për të

mundësuar një përballje d inamike të b rezave me njëri-tjetrin. Lista e pyetjeve mund të konsultohet te shtojca.

Page 169: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 17

këtij punimi kishte njohje personale pothuajse me të gjithë të pyeturit, për shkak të

biografisë së saj si gazetare në fillim të viteve 1990. Ky fakt mund të ketë ndikuar në disa

mënyra në rezultatet e analizës: Së pari, mund të ketë motivuar të pyeturit që të përgjigjen

më hapur dhe të thellohen pak në komentet e tyre për gjendjen e medias në Shqipëri, duke

qenë se ekzistonte një “urë besimi” me intervistuesin (Helfferich 2009: 36-37). Së dyti,

njohja e ndërsjellë mes të dy personave atij që pyet dhe atij që përgjigjet, mund të jetë me

rëndësi kur bëhet fjalë për çështje delikate, si vija editoriale e mediumit ku punon dhe

probleme të tjera konkrete në lidhje me profesionin. Së treti, duke qenë se në pamje të parë

intervistat me gazetarët që kanë një përvojë të madhe në gazetari duken si intervista me

ekspertë të fushës, njohja personale e tyre me intervistuesin mund të ndikonte në

“degradim” të dialogut në një bisedë pa shumë strukturë dhe uniformitet.

Në ndonjë rast, u përdor një formë e përzier e intervistimit. Kjo ndodhi kur intervista u

krye në disa faza. Sidomos me ato intervista që arritën në versionin online dhe ku nuk

mund të ndërhyhej direkt, u ndoq rruga e të pyeturit sërish për ato pyetje ku përgjigjet nuk

dukeshin tërësisht shteruese. Kjo metodë nuk u konstatua problematike për sa kohë

intervista gjysmë e standartizuar duhet të ishte fleksibël sipas situatës së dhënë (Helfferich

2009: 42).

4.9 Kufizimet e metodologjisë

Për arsye se nuk ekziston një databazë e saktë e numrit të gazetarëve që punojnë në

Shqipëri, pengesa kryesore ka qenë grumbullimi i të dhënave zyrtare statistikore (treguesit

themelorë). Megjithatë instrumentet e përdorur sasiorë dhe cilësorë mundësuan disa

analiza ndërtematike të mbështetura nga citime, siç do të prezantohen më poshtë në këtë

punim. Rezultatet duhet të konsiderohen si eksploruese. Nga ana tjetër, si rrjedhojë e

masës së vogël të kampionit (295 gazetarë) shumë përqasje analitike nuk janë të mundura.

Megjithatë, kampioni i përdorur mjafton për të lejuar identifikimin e disa temave të

përgjithshme që kërkojnë studim dhe ndjekje të mëtejshme. E njëjta gjë mund të thuhet

edhe për kampionin e vogël të intervistave cilësore, i cili nuk mund të merret si një

kampion përfaqësues, porse na lejon një vështrim më të thelluar në problematikën e

gazetarisë në vend. Një kufizim tjetër është mungesa e studimeve empirike strukturore dhe

aktoriale të fushës së gazetarisë. Njëzet vjet pas ndryshimit të sistemit ende nuk mund të

themi se kjo fushë është studiuar në mënyrë shterruese. Studimet që janë bërë siç e thamë

edhe në kapitullin e mëparshëm janë kryer në kontekste të tjera si qasja ndaj politikës,

biznesit etj.

Një dobësi tjetër metodologjike është mënyra e përzgjedhjes së gazetarëve dhe mediave siç

e tematizuam në nënkapitullin përkatës. Megjithëse autorja e këtij punimi u përpoq të mos

krijonte një kampion elitar, prapë nuk mund të themi se përfshirja e gazetarëve në anketim

është përfaqësuese për të gjithë spektrin mediatik shqiptar. kjo mbetet të plotësohet në të

ardhmen nga studiues të tjerë të fushës.

Page 170: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

18 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Kapitulli i Pestë

GAZETARËT NË SHQIPËRI - REZULTATET E ANKETIMIT

5.1 Tiparet socio-demografike

Në bazë të rezultateve sasiore të përftuara nga anketa mund të themi se gazetaria shqiptare

është e re në moshë (32,5 vjeç mesatarisht) dhe “femërore”. Gazetaret femra përbëjnë

shumicën (52%), ato zotërojnë një diplomë masteri në gazetari (38%) dhe paga mesatare

mujore hyn në kategorinë 31.000 - 40.000 lekë. Në krahasim me to, kolegët meshkuj

(48%) kanë një moshë mesatare 34,5 vjeç, 26% e tyre kanë mbaruar studimet e nivelit të

dytë, ndërkohë që paga mesatare mujore e tyre shkon në 41.000 - 50.000 lekë. Ndërkohë

që sipas ndarjes së grupmoshave mund të themi se grupi më i madh është ai 30-39 vjeç

(42,2%) pasuar nga gazetarët e rinj kryesisht të sapodiplomuar, 20-29 (42%). Gazetarët me

përvojë dhe mbi 50 vjeç i gjejmë të përfaqësuar vetëm me 5.3%, ndërsa gazetarët e

grupmoshës 40-49 vjeç përbëjnë 10,6% të kampionit të zgjedhur. Pra, mosha e gazetarisë

shqiptare është siç duket, relativisht e re dhe pa përvojë të gjatë pune. Ky rezultat nuk

ndryshon shumë nga anketimi i kryer dy vjet më parë me një kampion më të vogël të

përzgjedhur nga katër gazetat më të mëdha shqiptare, dhe ku mosha mesatare e gazetarëve

ishte 32 vjeç (Neza 2011)80.

Kjo tkurrje e ndjeshme e numrit të tyre në fillim të të dyzetave ka nevojë për një shpjegim.

Natyrisht duke marrë parasysh se një pyetësor nuk mund të japë sqarime thelbëso re dhe

determinuese për fenomene të caktuara sociale (siç është edhe punësimi, në këtë rast si

gazetar), këto shpjegime mund të jenë thjesht në rrafshin interpretues për sa i përket

shifrave që na prezanton anketimi. Një shpjegim është ngritja e tyre në pë rgjegjësi me

kalimin e viteve mosvazhdimësinë e karrierës si gazetare, ose që gazetaria kalon në një

plan dytësor, si aktivitet shtesë përkrah një pozicioni tjetër, për të cilin anketimi nuk ofron

të dhëna. Ndikimi më i madh mund të themi se ishte risia e zyrave të shtypit nëpër

institucione. Partitë dhe institucionet politike filluan të furnizonin shtypin me njoftime për

shtyp ku lajmëroheshin konferencat dhe aktivitetet e ndryshme të liderëve politikë.

80

Kjo është anketa e parë që tregon se femrat përbëjnë shumicën e gazetarëve shqiptarë (JG).

Page 171: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 19

TABELA 17: MOSHA DHE GJINIA E GAZETARËVE SHQIPTARË

FEMRA (% )

(N=143)

MES HKUJ (% )

(N= 138)

TOTAL (% )

(N=281)

GRUPMOS HAT

(NË VITE)

20-29 53 47 100

30-39 56.3 43.7 100

40-49 40 60 100

> 50 13.3 86.7 100

Total 50.9 49.1 100

Kjo hoqi barrën e orareve të tejzgjatura që gazetarët duhet të prisnin në zyrat e partisë për

të kontaktuar liderët politikë. Një faktor tjetër ndikues ishte teknologjia, aplikimi fillimisht

i walke-talkie-ve (radiomarrëseve) që u aplikuan fillimisht në gazetën e përditshme “Koha

Jonë” në 1995/1996, për t‟u zëvendësuar në fillim të viteve 2000 me aparatët celularë.

Ndërsa gazeta “Koha Jonë” në fillim të viteve 1990 vinte në dispozicion të gazetarëve si

mjete pune një diktofon dhe një biçikletë, një dekadë më vonë, gazetarëve u ofrohej një

kartë celulari dhe një pagesë bazë për telefonatat në shërbim të punës. Biçikleta u

zëvendësua me makinat e redaksisë që dikur mungonin. Rritja e komfortit bëri që në

gazetari të ofroheshin më shumë gazetarë se më përpara. Gjithashtu koncepti i ri i gazetarit

si redaktor i njoftimeve për shtyp që vinin nga institucionet e ka reduktuar jashtë mase

punën e reporterit në 15 vitet e fundit. Një faktor tjetër i rëndësishëm që nuk mund të lihet

jashtë vëmendjes është pagesa, e cila sidomos në shtypin e shkruar vazhdon të mbetet e

ulët dhe për këtë arsye të mos preferohet shumë nga gazetarët meshkuj.

TABELA 18: GRUPMOSHAT SIPAS LLOJIT TË MEDIAS (NË %)

GRUPMOSHA

(N=284)

SHTYPI

(N=106)

TV

(N=122)

RADIO

(N=28)

AGJENCI

LAJMESH

(N=16)

MEDIA

ONLINE

(N=12)

20-29 vjeç 37,7 47,5 17,9 37,5 83,3

30-39 vjeç 48,1 41,8 32,1 43,8 16,7

40-49 vjeç 10,4 6,6 32,1 12,5 0,0

> 50 vjeç 3,8 4,1 17,9 6,2 0,0

Total (%) 100 100 100 100 100

Por, nëse në fillim u duk një lloj feminizimi i gazetarisë, që vinte edhe nga lehtësitë dhe

komoditetet që krijoheshin për të punuar, ky duket sikur bie me kalimin e viteve dhe

balanca mes kushteve të punës dhe pagesës ndryshon në mënyrë të tillë që nuk është më

tërheqëse për gazetaret femra. Te kushtet e punës mund të përmendim sigurinë në vendin e

punës, kontratën, rrogën mujore. Megjithatë nuk duhet të harrojmë në analizën tonë se ka

edhe shkaqe të tjera subjektive, ndër të cilat vlen të përmendim, prishjen e “magjisë” së

profesionit të gazetarit në bankat e shkollës, përpara se gazetarët e rinj të arrijnë në vendin

e punës. Përballimi i studentëve të gazetarisë me anët pozitive dhe negative të profesionit

mund të konsiderohet një lloj para-socializimi dhe me gjasë ndikon në qasjen e tyre të

mëvonshme ndaj profesionit.

Page 172: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

20 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.1.2 Shpërndarja e grupmoshave sipas llojit dhe pronësisë së medias

Nëse do të shohim shpërndarjen e grupmoshave sipas llojit të medias është sinjifikante që

grupmosha më e re (20-29 vjeç) punon në median online (83,3%), kundrejt gazetarëve që

angazhohen në mediat tradicionale, > 50 vjeç kryesisht në radio (17,9%) apo në TV 48,1%

e grupmoshës 30-39 vjeç. Kjo shpërndarje nuk të habit, kur mendon që brezi i ri është më i

lidhur me teknologjinë dhe mediat e reja. Gazetarët e vjetër i gjejmë kryesisht në mediat

publike dhe shtetërore. Kurse gazetarët e rinj punojnë në mediat private. Respektivisht

mosha mesatare e gazetarëve që punon në RTSH është 42,3 vjeç, në ATSH (shtetërore)

35,4 vjeç, kurse në mediat private është 31,1 vjeç.

TABELA 19: MOSHA MESATARE E GAZETARËVE SIPAS PRONËSISË SË MEDIAS

PRONËS IA E MEDIAS MOS HA MESATARE

(VITE)

N VARIANCA

STANDARDE

Pronësi tërësisht private 31,1 246 7,3

Pronësi tërësisht publike 42,2 16 10,3

Pronësi tërësisht shtetërore 35,4 11 11,4

Pronësi e përzier, më shumë publike 45,6 11 13,2

Total 32,5 284 8,7

Përqindja e gazetareve femra është veçanërisht e lartë në TV (43%), radio (11,3%), gazetat

javore (8.6%), por e ulët në gazetat e përditshme (22,2%), agjencitë e shtypit (4,6%) dhe

shumë e ulët në mediat online (vetëm 4%). Konkretisht 52% e gazetarëve që punojnë në

shtypin e përditshëm janë meshkuj dhe 48% femra. Diferenca është më e dukshme në

sektorin e medias online ku më shumë se 73% e gazetarëve që punojnë aty janë meshkuj.

TABELA 20: RAPORTI I GAZETARËVE FEMRA DHE MESHKUJ NË MEDIA (NË %)

Femra (N=151) Meshkuj (N=141)

Kryeredaktore

% Zv/kryeredaktore

% Reportere

% Kryeredaktor % Zv/kryeredaktor

% Reporter

% Gazetë e përditshm e 4.3 42.3 21.6 23.5 24.4 28.8 Gazetë e përjavshme 13.0 3.8 8.8 2.9 7.3 1.5 Revistë 8.7 7.7 4.9 8.8 7.3 4.5 Televizion 43.5 30.8 46.1 38.2 24.4 50.0 Radio 17.4 3.8 11.8 11.8 9.8 4.5 Agjenci lajmesh 0.0 7.7 4.9 5.9 7.3 3.0 Media online 13.0 3.8 2.0 8.8 19.5 7.6 Total 15.2 17.2 67.5 24.1 29.1 46.8

Në hierarkinë redaksionale shumicën dërrmuese të gazetareve femra i gjejmë si reportere

gati 68% e tyre, ndërkohë që 53% e kolegëve meshkuj punojnë në pozicione drejtuese si

kryeredaktor, zv/kryeredaktor apo shef përgjegjës. Kjo shpjegon edhe diferencën në pagesë

që tematizuam në krye.

Page 173: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 21

5.1.3 Preferencat në media

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e gazetarëve sipas llojit të medias, vërejmë se

gazetaret femra dominojnë median audiovizive: TV (53.7%) dhe radio (60.7%). Për

gazetat e përditshme ka një diferencë sinjifikante mes numrit të gazetarëve që punojnë aty

në këndvështrimin gender, ndërsa rastet e revistave dhe agjencive të shtypit janë të

barabarta. Nga pyetësori del se 54% e gazetarëve nuk janë të specializuar në një rubrikë të

caktuar, por mbulojnë fusha të ndryshme.

GRAFIKU 4: RUBRIKAT/SEKTORËT

Të dhënat e pyetësorit konfirmojnë një

trend të përgjithshëm: 60% e gazetarëve

që punojnë në sektorin e politikës (të brendshme apo të jashtme) janë meshkuj, dhe po

ashtu 79% të tyre i gjejmë në kronikën e zezë. Ndërkohë që në sektorin e ekonomisë 59% e

gazetarëve që punojnë aty janë femra, dhe po thuajse me të njëjtën shifër (58.3%) femrat

merren me temat nga aktualiteti, problemet sociale. Sidomos dy rubrika janë domenet

kryesore të gazetarëve të ndarë sipas gjinive: kultura nga femrat (94%) dhe sporti nga

burrat (100%).

TABELA 21: RUBRIKA (sektorë të caktuar) %

Femra Meshkuj

Lajmet/aktualiteti 58.3 41.7

Politika 40.0 60.0

Politika e jashtme 45.5 54.5

Politika e brendshme 50.0 50.0

Ekonomia 58.8 41.2

Kronika e zezë 21.4 78.6

Kultura 93.8 6.2

Sporti 0.0 100.0

Shëndetësia 100.0 0.0

Page 174: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,
Page 175: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 181

5.1.4 Shkollimi i gazetarëve

Përsa i përket shkollimit të tyre, gazetarët shqiptarë përbëjnë elitën e vendit. 64% e të

pyeturve mbajnë një diplomë Bachelor, ndërsa 32% kanë mbaruar studimet e nivelit të

dytë Master dhe 1.7% doktoraturën (krahaso Tab. 22). Ndërkohë që vetëm 4 gazetarë nga

295 të pyetur (1,4%) kanë mbaruar shkollën e mesme. Këto shifra konfirmohen edhe nga

studiues të tjerë pavarësisht madhësisë së kampionimit në matje (Skana 2011; Neza 2010).

Bie në sy se gazetaret femra janë më të shkolluara dhe zotërojnë diplomën e nivelit të dytë

të studimeve Master (38%), ndërsa 71% e kolegëve të tyre meshkuj mjaftohen me nivelin

Bachelor.

TABELA 22: GJINIA & SHKOLLIMI (%)

N=295 Shkollë e

mesme

Niveli I

Bachelor

Niveli II

Master

Doktoraturë Pa diplomë

Female 1,3 57,6 37,7 2,6 0,7

Male 1,4 70,9 26,2 0,7 0.7

Total 1,4 64.0 32.2 1.7 0.7

Në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë gazetarët konfirmohen si pjesa më e shkolluar.

Sipas rezultateteve të Census- it 201181, vetëm 10.7% e popullsisë (ose 262 369 persona)

rezultojnë të kenë mbaruar studimet e larta kryesisht në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës, dhe

Vlorës. Sipas grupmoshave, gazetarët 20-39 vjeçarë kanë një diplomë të nivelit Bachelor

në gazetari (56%), krahasuar me kolegët e tyre më të vjetër 40-49 vjeçarë (11%).

GRAFIKU 5: SHKOLLIMI SIPAS GRUPMOSHAVE

81 http://www.instat.gov.al/media/178070/rezultatet_kryesore_t__censusit_t__popullsis__dhe_banes

ave_2011_n__shqip_ri.pdf.

Page 176: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

182 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Përsa i përket shifrave që ilustrojnë shpërndarjen e personave që mbajnë një diplomë

masteri, rezultati duhet të merret me rezervë meqë sistemi i Bolonjës është futur me vonesë

dhe studimet katër-vjeçare universitare sipas sistemit të vjetër mund të konvertohen disi

me studimet e sistemit tre-vjeçar Bachelor dhe dy-vjeçar Master. Nga ana tjetër, kjo tregon

që një pjesë e madhe e grupmoshës mbi 40 vjeç nuk e kanë parë të arsyeshme të vazhdojnë

nivelin e dytë të studimeve dhe me gjasë studimet e tyre të mëparshme kanë qenë në fusha

të ndryshme nga gazetaria, studimet në media apo komunikimi.

Këto ndryshime reflektojnë ndryshimet në gazetari dhe në tregun e punës në njëzet vitet e

fundit në Shqipëri. Në fillim të viteve 1990 pjesa më e madhe e gazetarëve kishin një profil

të fortë letrar, sot media informative preferon të punësojë gazetarë që janë diplomuar në

gazetari dhe fusha të përafërta. Për më shumë se një dekadë, një diplomë ishte konsideruar

thelbësore për zhvillimin profesional dhe karrierën e gazetarëve në Shqipëri. Kjo duket tani

një mendim kaq i konsoliduar mes aktorëve të fushës, sa kur u pyetën nëse ka pasur ndonjë

ndryshim në gazetari përsa i përket rëndësisë së diplomës në gazetari, 45% e tyre

deklaruan që nuk ka patur asnjë ndryshim në këtë pikë. Ndërkohë që 41% e të pyeturve

thonë se rëndësia që kanë marrë studimet në degën e gazetarisë (dhe medias në përgjithësi)

është rritur shumë. Pra, diploma në gazetari vazhdon të mbetet thelbësore për zhvillimin

profesional dhe për karrierën e gazetarëve në Shqipëri.Nëse analizojmë shpërndarjen e

gazetarëve sipas shkollimit të tyre në media të ndryshme, del në pah se gazetarët që

punojnë në TV janë më të shkolluarit, me diplomë në nivelin Bachelor dhe Master (41%).

Pothuajse të njëjtën përqindje gazetarësh të pajisur me diplomë të të dyja niveleve të

studimit e gjejmë edhe në shtypin e shkruar (gazetat e përditshme, revistat).

TABELA 23: EDUKIMI I GAZETARËVE SIPAS LLOJIT TË MEDIAS (%)

Lloji i medias Total

% SHTYPI I

SHKRUAR

TV RADIO AGJENCI

LAJMESH

MEDIA

ONLINE

Kam mbaruar shkollën mesme

Diplomë Bachelor/ekuivalente

Diplomë Master /ekuivalente

Doktoraturë

Kam studiuar në disa degë, por

pa diplomë

0,0 1,4 0,0 0,0 0,0 1,4

23,4 27,8 7,1 3,4 2,4 64,1

13,2 13,6 1,7 2,0 1,7 32,2

1,0 0,0 0,7 0,0 0,0 1,7

0,0 0,7 0,0 0,0 0,0 0,7

Total % 37,6 43,4 9,5 5,4 4,1 100,0

Teorikisht shifrat mbi shkollimin na prezantojnë një gazetari, nga e cila mund të pritet një

cilësi e lartë profesionale, por kjo nuk përputhet përherë me realitetin. Shpërndarja e

gazetarëve sipas hierarkisë në redaksi, nxjerr në pah një përpjestim të zhdrejtë mes

edukimit universitar dhe pozicionit që mbajnë (shih graf.6). Kështu për shembull vetëm

12% e të anketuarve në pozicionet drejtuese kanë një diplomë në gazetari, kundrejt 39% të

reporterëve dhe 15% të redaktorëve përgjegjës. Përsa i përket nivelit master, panorama

është më e qartë: ndërsa vetëm 6% e drejtuesve menaxherialë të medias zotëronjë një

diplomë të tillë, kemi trefish më shumë reporterë që kanë mbaruar Masterin.

Page 177: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 183

GRAFIKU 6: SHKOLLIMI DHE HIERARKIA E GAZETARËVE

Reporterët përbëjnë pjesën më të shkolluar të gazetarëve dhe shkollimi adekuat vlerësohet

nga gazetarët me përvojë si thelbësor për gazetarin profesionist:

“Gazetar profesionist është individi profesional që ka arsim të plotësuar, një

shkollim të plotësuar, ka një përvojë dhe praktikë profesionale të përhershme

dhe që natyrisht mishëron një karrierë” (Çipa 2012)82

Korrelacioni mes shkollimit dhe hierarkisë i matur për 295 gazetarët e intervistuar është

sinjifikant (0,588), por negativ (-0,032 sipas Pearson). Pra, jo detyrimisht në pozicionet

drejtuese gjejmë personat më të shkolluar brenda grupit të gazetarëve. Kjo do të thotë se

ecuria e karrierës në gazetari, ndryshe nga fusha të tjera si ajo universitare, mjekësia etj,

përcaktohet jo aq nga niveli i shkollimit, se sa nga faktorë të tjerë. Një gazetar me përvojë

përpiqet ta shpjegojë këtë situatë me „trafikun e influencave” që ekziston brenda tregut

mediatik dhe në mënyrë të veçantë në postet e larta hierarkike:

„[...]Problem i madh është uzurpimi i medias nga të njëjtët persona në shumë

poste: ata janë edhe pronarë, edhe gazetarë, edhe analistë, edhe drejtorë, edhe

kryeredaktorë dhe kryetarë shoqatash të gazetarëve, çka përbën një konflikt të

hapur interesi të tyre. Gazetarët janë njëkohësisht edhe punëmarrës të

drejtorit, edhe antarë të shoqatës ku kryetar është drejtori i tyre. Ky grup

udhëheqësish të pandryshuar të medias i ndajnë vetes dhe njëri-tjetrit rroga të

majme që shpesh janë 5 herë, 10 herë dhe shpesh 15 herë më të larta se

gazetarët e thjeshtë të terrenit. Ata dhe vetëm ata mbeten shefa të përhershëm

dhe të superpaguar të mediave të shkruara dhe elektronike, ndërsa i ndërrojnë

shpesh vendet e punës nga një zyrë drejtori apo kryeredaktori në tjetrën. Me

82

Aleksandër Çipa, d rejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH). Intervistë dhënë autores në kuadër

të këtij punimi, 2012.

Page 178: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

184 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

këto lidhje, trafik influencash dhe sjelljesh prej kapadainjsh, këta drejtues të

mediave kanë shkatërruar dhe po dërrmojnë përditë e më tepër moralin dhe

tregun e mediave të vendit” (I. Agolli, 2012)83.

5.1.5 Marrëdhëniet e punës: paga mujore

Gazetarët shqiptarë paguhen relativisht mirë në krahasim me rrogat mesatare në sektorë

dhe profesione të tjera sipas statistikave të INSTAT-it84. Pjesa dërrmuese e gazetarëve,

65%, kanë një rrogë mujore 41.000 deri në 70.000 lekë. Konkretisht 39% e gazetarëve

paguhen në kategorinë 31.000 deri në 60.000 lekë. 14,2% e të pyeturve konfirmuan se

kanë të ardhura nën 30,000 lekë në muaj, ndërsa 27% e gazetarëve paguhen 41.000-60.000

lekë. Të ardhura mujore nga 71.000 në 140.000 lekë kanë rreth 17% e gazetarëve. Dhe

4,5% paguhen mbi 140.000 lekë në muaj ose rreth 13 persona.

GRAFIKU 7: KATEGORITË E PAGËS MUJORE

Nëse do të vështrojmë shpërndarjen e rrogës sipas llojit të medias (Grafiku 8), del që

gazetarët më pak të paguar janë ata të radios (38.5%) nga 31.000 në 40.000 lekë. Pothuajse

në të njëjtën kategori futen edhe gazetarët që punojnë në agjenci lajmesh apo në median

online. Gazetarët që punojnë në shtyp dhe televizion janë më mirë të paguar (mesatarisht

53.000 dhe 51.000 lekë). Shpërndarja e rrogës nuk është proporcionale brenda redaksisë.

Ndërsa rroga mbizotëruese ndër reporterët e rinj është 40.000-50.000 lekë në muaj,

drejtuesit e tyre paguhen gati tre herë më shumë. Po ashtu në raport me shpërndarjen

gjeografike paga e gazetarëve është dy herë më e vogël në periferi se sa në kryeqytet.

Sidomos në mediat lokale diferenca mes pagave është më e vogël, por edhe midis mediave.

Drejtuesit e TV dhe shtypit paguhen më shumë se ata të radios, ose mund të themi se një

83

Ilirian Agolli, korrespondent i “Zërit të Amerikës”. Intervistë 26.Korrik 2012. 84

Paga mesatare mujore në Shqipëri është 230 $. Ka disa diferenca mes pagave në sektorin privat dhe atë

shtetëror. Të dhënat janë marrë nga Instituti Shqiptar i Statistikave: http://www.instat.gov.al/al/themes/pagat-dhe-të-

ardhurat.aspx (28 maj 2013).

Page 179: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 185

drejtues radioje paguhet njësoj ose dhe më pak se një reporter me përvojë në TV.

Megjithatë nëse shohim shtrirjen e korrelacionit mes pagës dhe hierarkisë në redaksi (r = -

199**, p< 0.05), na rezulton se paga nuk varet vetëm nga pozicioni në redaksi. Prandaj

gjykimi mbi rrogën mujore të gazetarëve është i vështirë. Së pari, sektori mediatik vuan

nga informaliteti, mungesa e kontratave të punës dhe kompanitë mediatike punojnë me dy

bordero për pagesat, njëra fiktive për taksat zyrtare dhe tjetra, e vërteta, për gazetarët

(Londo 2009: 37). Për të marrë informacion më të saktë, gazetarëve të anketuar iu kërkua

që të tregonin rrogën e tyre “ të vërtetë”.

GRAFIKU 9: SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE MUJORE SIPAS HIERARKISË

Vetëm 26% e tyre treguan se paguhen më shumë se rroga “zyrtare”. Pra, sado që ky

problem është i ndjeshëm dhe i kritikuar shpesh si nga organizatat e gazetarëve, ashtu edhe

nga aktorë të tjerë, ky studim nuk mundi ta reflektonte këtë problem të gjithëpërhapur. Nga

295 gazetarë, gati 74% e tyre deklaroi se punojnë me kohë të plotë kundrejt 26% që

punojnë me kohë të pjesshme. Sidoqoftë nuk do të thotë se të kesh një vend pune pa

kufizime, ke edhe një “kontratë permanente”. Pyetje direkte të mbyllura të tipit: “A keni

një kontratë pune?” nuk u bënë, për të evituar disa probleme që janë vënë re edhe në

studime të mëparshme. Njësoj u veprua edhe me pyetjet deskriptive të tipit: “Sa të lirë

ndiheni në punë?”, apo “sa të kënaqur?” pasi a to kualifikohen jo shumë frytdhënëse për

kërkime empirike të mirëfillta (Donsbach 2012: 156). Sipas Donsbach, synimi i një punimi

në fushat e shkencave sociale është interpretimi dhe shpjegimi se deri në ç‟masë variablat e

pavarura ndikojnë mbi ato të varura. Variablat e pavarura sipas tij mund t‟i gjejmë

gjithandej në realitetin social. Gjatë testimit paraprak gazetarët u pyetën rreth kësaj

çështjeje dhe refuzuan të përgjigjen, duke vënë në dyshim qëllimin e anketimit të tyre. Ajo

që të bie sidoqoftë në sy është që profesioni i gazetarisë shihet në tendencë si një profesion

Page 180: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

186 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

i ngjashëm me gjithë të tjerët. Më pak se 1% e të pyeturve thanë se e ushtrojnë zanatin e

tyre si gazetarë të lirë.

GRAFIKU 8: PAGA MESATARE SIPAS MEDIAVE

Gazetarët me kohë të plotë punojnë kryesisht në shtypin e shkruar: gazetat dhe revistat

(40%), edhe pse ky segment mediatik është në krizë. 52% e gazetarëve që punojnë në TV

janë të punësuar part-time. Kjo tregon që konkurrenca mes stacioneve televizive në

sistemin mediatik shqiptar është e lartë, përveç faktit që jashtë televizionit, produksioni

është pothuajse inekzistent dhe jo konkurrues.

Paga – një vështrim krahasues përmbledhës

Nëse shohim me vëmendje tabelën përmbledhëse 24, ku të dhënat janë përftuar me anë të

tabulimeve të kryqëzuara mes pagës dhe dimensioneve të tjera, mund të vërejmë disa

fenomene. Për shembull femrat dhe meshkujt paguhen pothuajse njësoj kur bëhet fjalë për

pozicionin e reporterit. Rreth 60% të gazetarëve nga të dyja gjinitë e gjejmë në kategorinë

e pagës 30.000-60.000 lekë në muaj. Dallimet janë më të dukshme te pagat mbi 80.000

lekë, dhe sidomos mbi 141.000 lekë, ku meshkujt kanë përparësi të thellë. Kjo ka të bëjë

siç thashë më sipër edhe me hierarkinë brenda redaksisë. Ndër pyetjet kërkimore që mund

të shtronim kur bëhet fjalë për pagesën është nëse ajo varet nga përvoja e punës dhe nga

specializimi i gazetarëve në rubrikat përkatëse. Specializimi siç duket në tabelë nuk ka

ndonjë ndikim shumë të dukshëm në pagë. Ndërsa një korrelacion të fortë pozitiv duket se

kanë vitet e punës. Kështu për shembull për gazetarët e vjetër që kanë filluar punë në fillim

të viteve 1990, (16-20 vite punë) gjejmë pagat më të larta mbi 141.000 lekë që nënkupton

se këta persona gjenden edhe në pozicionet drejtuese të mediave ku punojnë.

Page 181: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 187

TABELA 24: PAGA E SHPËRNDARË SIPAS LLOJIT TË MEDIAS, HIERARKISË, VITEVE TË PUNËS, SPECIALIZIMIT DHE GJINISË (%)

KATEGORIA E PAGËS MUJORE (Leke)

30,000

31,000 –

40,000

41,000 –

50,000

51,000 –

60,000

61,000 –

70,000

71,000 –

80,000

81,000 –

100,000

101,000 –

120,000

121,000 –

140.000

≥ 141,000

PO ZICIONI

NE

REDAKSI

Drejtues/

kryeredaktor

53 7,5% 13,2% 9,4% 15,1% 7,5% 1,9% 13,2% 11,3% ,0% 20,8%

Zv.kryeredaktorr/shef

përgjegjës

61 11,5% 23,0% 19,7% 13,1% 13,1% 4,9% 6,6% 4,9% 1,6% 1,6%

Reporter 154 17,5% 20,8% 21,4% 14,9% 12,3% 4,5% 3,2% 3,2% 1,9% ,0%

SPEKTRI

MEDIATIK

Shtypi, lokal 8 25,0% 25,0% 25,0% ,0% 12,5% 12,5% ,0% ,0% ,0% ,0%

Shtypi, kombetar 88 11,4% 14,8% 17,0% 14,8% 13,6% 5,7% 8,0% 4,5% 2,3% 8,0%

TVSH 11 ,0% ,0% 18,2% 63,6% 18,2% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0%

TV privat, kombetar 60 1,7% 13,3% 11,7% 13,3% 13,3% 6,7% 11,7% 16,7% 3,3% 8,3%

TV privat, lokal 49 36,7% 34,7% 10,2% 8,2% 6,1% ,0% 4,1% ,0% ,0% ,0%

RTSH 9 ,0% 44,4% 33,3% 22,2% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0%

Radio private, kombetare 7 ,0% 14,3% 42,9% ,0% 28,6% 14,3% ,0% ,0% ,0% ,0%

Radio private, lokale 11 27,3% 45,5% ,0% 27,3% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0%

Agjenci lajmesh 14 7,1% 14,3% 64,3% 14,3% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0%

ATSH 11 9,1% 18,2% 63,6% 9,1% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0%

Media online 14 21,4% 7,1% 42,9% 7,1% 21,4% ,0% ,0% ,0% ,0% ,0%

VITE PUNE NË

GAZETARI

<= 5 vjet 69 34,8% 29,0% 18,8% 7,2% 8,7% ,0% 1,4% ,0% ,0% ,0%

6-10 vjet 104 6,7% 23,1% 23,1% 13,5% 16,3% 2,9% 5,8% 4,8% 1,9% 1,9%

11-15 vjet 58 5,2% 6,9% 13,8% 25,9% 8,6% 6,9% 10,3% 13,8% 3,4% 5,2%

16-20 vjet 22 9,1% 13,6% 13,6% ,0% 9,1% 4,5% 13,6% 4,5% ,0% 31,8%

>= 21 12 16,7% 16,7% 16,7% 33,3% 8,3% 8,3% ,0% ,0% ,0% ,0%

Specializuar në

një fushë që lidhet

me sektorin që

mbuloni

Po 132 12,1% 19,7% 18,2% 15,2% 15,2% 3,8% 4,5% 4,5% 2,3% 4,5%

Jo 135 16,3% 19,3% 19,3% 14,1% 8,1% 4,4% 7,4% 5,9% ,7% 4,4%

GJINIA

Femer 137 18,2% 17,5% 23,4% 14,6% 8,0% 4,4% 5,8% 5,1% ,7% 2,2%

Mashkull 128 9,4% 21,1% 14,1% 14,8% 15,6% 3,9% 6,3% 5,5% 2,3% 7,0%

Page 182: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

188 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Gazetarët me më shumë se 20 vite pune i gjejmë nga ana tjetër në kategortë nga 30.000-

60.000 lekë. Këtu mund të hamendësojmë se shumica e këtyre gazetarëve punojnë në

mediat publike dhe shtetërore, ku siç shohim në tabelë, në këtë kategori është përqendruar

më shumë edhe paga e tyre. Ndërkohë 83% e të rinjve me më pak se 5 vite punë paguhen

nga <30.000 gjer në 50.000 lekë. Ndërkohë që të njëjtën përqindje të gazetarëve me 6-10

vjet vite punë e gjejmë në kategorinë 31.000-100.000 lekë.

Përsa i përket spektrit mediatik, pagesat më të mira për gazetarët ofrohen në median

publike, TVSH dhe RTSH. Këtu kemi një lloj homogjenizimi të pagesës. Përshembull 64%

e gazetarëve që punojnë në TVSH përfitojnë një rrogë prej 51.000-60.000 lekë. Rroga më e

ulët në televizionin publik duket se është 41.000 lekë, ndërsa më e larta diku te 70.000

lekë. Ndërkohë që gazetarët që punojnë në RTSH paguhen nga 31.000 në 60.000 lekë. Një

diferencë e madhe kjo po ta krahasosh me radiot lokale ku pagesat shkojnë nga <30.000

deri në 40.000 lekë. Vetëm radiot private kombëtare kanë shifra të krahasueshme me

RTSH.

Nëse do ta krahasojmë pagesën mujore të mediave publike me mediat tradicionale private,

kjo diferencë bëhet edhe më e qartë. Në këto të fundit hasim një kategorizim më të detajuar

të rrogës, si në shtypin e shkruar (gazetat e përdishme me shpërndarje kombëtare) ashtu

edhe në televizionet private kombëtare. Por ndërsa 60% e gazetarëve që punojnë në gazetat

e përditshme paguhen me një rrogë nga 31.000 deri në 70.000 lekë, 62% e gazetarëve që

punojnë në TV kanë një rrogë mujore nga 51.000 deri në 120.000 lekë. Përsa i përket

pozicioneve të larta drejtuese nuk ka një dallim të ndjeshëm mes TV dhe gazetave të

përditshme. Kurse mediat online dhe agjencitë e lajmeve i gjejmë të fokusuara më shumë

në kategorinë 41.000-50.000 lekë në muaj që tregojnë qartë brishtësinë e këtyre sektorëve

dhe nevojiten të krahasohen në studime të mëtejshme.

Të dhënat e paraqitura hedhin poshtë sidomos përshtypjen e krijuar që reporterët në

median publike janë më pak të paguar nga kolegët e tyre në mediat private që ka qenë edhe

një ndër faktorët justifikues të mungesës së cilësisë në median publike.

Page 183: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 189

5.2 Përvoja në punë (profesionalizmi)

Përvoja mesatare në punë për një gazetar shqiptar është 16 vjet, ku gazetaret femra kanë

punuar mesatarisht 15 vjet, ndërsa kolegët e tyre meshkuj 17.4 vjet. Sikurse e shohim nuk

se kemi vërtet një vazhdimësi në profesion. 39% e gazetarëve kanë punuar 6 deri në 10

vjet. Shifrat na tregojnë një mosqëndrueshmëri të tregut të punës dhe mungesë

profesionaliteti. Gazetarët më me përvojë i gjejmë në gazetat e përditshme kombëtare, nga

6 deri në 10 vjet në profesion (45%), dhe mesatarisht me 30 vite pune. Gazetarët e shtypit

të shkruar janë madje edhe më të profilizuar sikurse argumenton Neza në studimin e tij

(Neza 2011: 15). Pas tyre përvojën më të madhe e kanë gazetarët që punojnë në mediat

publike TVSH dhe RTSH, sidomos në radio me afro 18 vite pune.

TABELA 25: PËRVOJA E PUNËS NE GAZETARI (VLERA MESATARE NË VITE)

Spektri mediatik Vlera mesatare % e numrit të përgji thshëm

Shtypi, lokal 7,73 1,8%

Shtypi, kombëtar 29,74 61,4%

TVSH publik 16,91 3,9%

TV privat, kombëtar 9,57 13,5%

TV privat, lokal 6,96 7,6%

RTSH publik 17,73 4,1%

Radio private, kombëtare 10,57 1,6%

Radio private, lokale 7,55 1,7%

ATSH shtetëror 10,45 2,4%

Media Online 5,69 1,9%

Total 16,09 100,0%

Natyrisht që mund të themi edhe se mediat publike dhe shtetërore nuk e shtojnë stafin e

tyre, nuk bëjnë lëvizje, kështu që gazetarët e marrë një herë në punë nuk largohen për një

kohë të gjatë. Ndryshe nga mediat private që janë më dinamike edhe në strukturë dhe

organikë. Gazetarët e rinj vërtet sjellin energji të re në punën e tyre dhe janë më të hapur

ndaj realitetit që duhet të reflektojnë, por pikërisht mosha e tyre sjell edhe pasoja negative

ndër të cilat më e rëndiëshmja është përvoja e pakët profesionale. Kjo sjell detyrimisht

mangësi në mënyrën se si ata raportojnë. Meqënëse të rinjtë nuk e njohin fare realitetin që

ishte 4-5 vjet përpara se ata të fillonin punën mund të jenë më të hapur të botojnë njoftimet

për shtyp në lidhje me ngjarje të caktuara, të cilat ata nuk kanë gjasë t'i njohin.

Nëse do të shohim shpërndarjen e viteve të punës sipas llojit të medias (Tab. 26), bie në sy

që gazetarët me më pak se 5 vite punë preferojnë të punojnë në TV lokale (50%) dhe

mediat online (50%). Përsa i përket mediave online (vlera mesatare 5.6 vite punë)

interesante është që një pjesë e mirë e gazetarëve që punojnë aty ose bëjnë pjesë që në

fillesat e krijimit të tyre, ose janë zhvendosur aty pasi kanë punuar në mediat klasike.

Page 184: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

190 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 26: PËRVOJA E PUNËS NË MEDIAN SHQIPTARE (NË %)

N VITE PUNE NË GAZETARI

SP

EK

TR

I M

ED

IAT

IK

<= 5 vjet 6-10 vjet 11-15 vjet 16-20 vjet >= 21

Shtypi, lokal 11 36,4% 36,4% 9,1% 18,2% ,0%

Shtypi, kombëtar 94 16,0% 44,7% 27,7% 9,6% 2,1%

TVSH publik 11 ,0% 18,2% 54,5% ,0% 27,3%

TV privat kombëtar, 67 17,9% 46,3% 25,4% 10,4% ,0%

TV privat, lokal 52 50,0% 30,8% 11,5% 1,9% 5,8%

RTSH publik 11 18,2% 9,1% 27,3% 18,2% 27,3%

Radio private, kombëtare 6 16,7% 33,3% 16,7% 33,3% ,0%

Radio private, lokale 11 36,4% 36,4% 27,3% ,0% ,0%

ATSH shtetëror 11 27,3% 45,5% 9,1% 9,1% 9,1%

Media Online 16 50,0% 37,5% 12,5% ,0% ,0%

Total 290 25.9 % 39.0% 22.8% 8.5% 4.1%

Nga njëra anë mund të duket se mediat online janë më të hapura për gazetarë pa përvojë

apo ata që sapo kanë përfunduar studimet në fakultet. Nga ana tjetër përfaqësimi i

gazetarëve të rinj në median online ka të bëjë pa dyshim edhe me aftësitë teknike që ata

sjellin me vete. Bie në sy që në agjencitë e lajmeve punojnë gazetarë me përvojë më të

madhe, gjashtë deri në dhjetë vjet (46%).

5.2.1 Specializimi në gazetari dhe kualifikimi

Një nga tiparet dalluese të profesionalizmit të gazetarëve është kualifikimi i tyre akademik

dhe praktik. Kualifikimi akademik konsiston kryesisht në kryerjen e studimeve në gazetari,

media, komunikim ose shkencat humane. Gjer në vitet 1970 mbizotëronte mendimi se

gazetari është „i lindur” dhe nuk ka nevojë për studime përveç përvojës 85, kjo sot ka

ndryshuar. Sipas Donsbach, gazetari tipik ishte dikush që kishte ndërprerë studimet (1999:

502-503). Në vendet skandinave, në SHBA, Spanjë apo Kanada gazetarët kanë një formim

universitar. Ndryshe nga Italia apo Danimarka ku pjesa më e madhe e tyre vijnë nga

formime jashtë universitare, apo nga Britania e Madhe dhe Austria, ku gazetarët vijnë

kryesisht nga trajnimet e kualifikuara në kompanitë mediatike (Kunzcik 2005: 158).

Në Shqipëri, siç rezulton nga anketimi,edukimi i gazetarëve bëhet kryesisht në

Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit (Universiteti i Tiranës). Vetëm 27% e të

pyeturve deklaruan se kanë studiuar në fusha të ndryshme nga gazetaria dhe komunikimi,

kundrejt 73% që thanë se janë diplomuar në gazetari ose në komunikim, ose edhe në të

dyja (11%) (Tab. 27). Këto shifra tregojnë se profesoni i gazetarit në Shqipëri është i

standardizuar nga ana normative, pra rruga për në profesion kalon sot nga auditoret

universitare, ku ndodh edhe socializimi i tyre i parë me fushën gazetareske, përpara se të

kalojnë në redaksi. Si kudo në vendet e Europës Lindore dhe Qëndrore, edhe gazetarët

shqiptarë në fillim të viteve 1990 vinin nga edukimi filologjik (dega Gjuhë-Letërsi pranë

Fakultetit Histori-Filologji). Në sistemin “ komunist” , etosi profesional nuk transmetohej

85

Shiko edhe intervistat me gazetarët shqiptarë (JG).

Page 185: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 191

në universitet, por në vendin e punës përmes kaulifikimeve që ofronte media. Një përvojë

pak a shumë e ngjashme vazhdon ende sot në median publike dhe shtetërore. Kjo ngjan me

kohën në fillim të viteve 1990.

GRAFIKU 10: KUALIFIKIMET E GAZETARËVE SIPAS INSTITUCIONEVE

Gazetarët me përvojë dhe me një edukim të mirë universitar ishin në gjendje të arrinin një

pozicion më të mirë se në median e shkruar kur u etabluan mediat audiovizive private,

sidomos televizioni. Me rihapjen e Departamentit të Gazetarisë në vitin 1992, brezi i parë i

gazetarëve të diplomuar (1996-1997) kaloi automatikisht në shtypin e përditshëm për arsye

të mungesave të ndjeshme në treg për aktorë të kualifikuar.Departamenti i gazetarisë ka

kontribuar në edukimin e mbi 63% të gazetareve shqiptarë që punojnë aktualisht në media

(Skana 2011). Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit (UT) dhe Instituti Shqiptar i

Medias86 ( janë institucionet bazë që ofrojnë shkollim dhe trajnim për gazetarët87. I pari

përqendrohet në formimin e tyre shkencor, por dhe praktik, ndërsa i dyti shërben për

kualifikime pasunversitare të gazetarëve gjatë punës së tyre.

Në kuadër të profesionalizimit të bie në sy se 85% e gazetarëve të pyetur u shprehën se

janë kualifikuar gjatë kohës që kanë punuar (Tab. 27). Ndër të cilët, 35% punojnë në

gazetat e përditshme apo revistat me shtrirje kombëtare, pasuar nga kualifimet e gazetarëve

që punojnë në TV private kombëtare (21%) dhe TV private lokale (17%). Në gazetat

lokale hasim gazetarët më pak të kalifikuar. Gjithashtu bie në sy se mediat publike,

respektivisht TVSH dhe RTSH evidentojnë kualifikimet më të pakta për gazetarët, ku në

secilën prej këtyre institucioneve vetëm 4% e gazetarëve pranojnë të kenë marrë pjesë në

një kualifikim të mëtejshëm gjatë kohës që punojnë aty. Gjithashtu siç e tregon tabela më

sipër në këto dy institucione publike punojnë gjithsej vetëm 5% e gazetarëve që janë

diplomuar për gazetari.

86

38% e të anketuarve shprehen se janë trajnuar nga ISHM. 87

Në shkallë vendi ka 3 katedra të gazetarisë pranë universiteteve publike, në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. Si

dhe 2 drejt ime universitare pranë universiteteve private, UET dhe UFO.

Page 186: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

192 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 27: PËRVOJA NË PUNË DHE KUALIFIKIMET

TABELA 28:

ORGANIZIMI I GAZETARËVE DHE NDJENJA E KOMUNITETIT

Spektri mediatik

Anëtar i shoqatave të gazetarëve

(N= 105)

Punë dytësore

me pagesë

(N= 292)

Gazetarët në rrethin miqësor

(N= 285)

Shtypi i shkruar lokal 4.8% 3.6% 1.7%

Shtypi i shkruar ndërrajonal 24.8% 28.6% 27.9%

TVSH publik 8.6% 7.1% 3.9%

TV privat, ndërrajonal 21.9% 21.4% 22.3%

TV privat lokal 23.8% 23.2% 20.7%

RTSH publik 2.9% 5.4% 5.0%

Radio private ndërrajonale 0.0% 0.0% 3.9%

Radio private lokale 1.9% 7.1% 3.4%

ATSH shtetëror 3.8% 0.0% 3.9%

Media Online 6.7% 3.6% 6.7%

Spektri mediatik

Vite pune( )

N=295

Specializuar në fushën e gazetarisë(N=294)

Gazetari Komunikim Gaz.&Kom.

Jo specializim

në gazetari

Kualifikimi: Gjate punes(N=292)

Po Jo

Shtypi i shkruar lokal 7,73 3,3% 3,1% 9,7% 1,3% 2.8% 9.3%

Shtypi i shkruar

ndërrajonal

16,91 28,3% 39,1% 22,6% 40,5% 34.5% 25.6%

TVSH publik 29,74 3,3% 3,1% 6,5% 3,8% 4.4% 0.0%

TV privat, ndërrajonal 9,57 29,2% 18,8% 22,6% 16,5% 21.3% 30.2%

TV privat lokal 6,96 17,5% 17,2% 16,1% 19,0% 17.3% 20.9%

RTSH publik 17,73 1,7% 6,2% 3,2% 5,1% 3.6% 2.3%

Radio private ndërrajonale 10,57 2,5% 3,1% 0,0% 2,5% 2.8% 0.0%

Radio private lokale 7,55 1,7% 1,6% 12,9% 5,1% 3.2% 7.0%

ATSH shtetëror 10,45 5,0% 4,7% 3,2% 1,3% 4.0% 2.3%

Media online 5,69 7,5% 3,1% 3,2% 5,1% 6.0% 2.3%

Total 16,09 40,8% 21,8% 10,5% 26,9% 85.3% 14.7%

x

Page 187: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 193

E njëjta situatë ndeshet edhe në mediat lokale. Shifrat e ulëta tregojnë qartë profesionalizmin

e ulët në këto institucione dhe mungesën e reformimit në rastin e mediave publike.

Ndërkohë që ATSH ka punësuar më shumë gazetarë me diplomë përkatëse, nëse u

referohemi shifrave më sipër. Megjithatë mund të themi se kualifikimet dhe diplomimi në

gazetari duket se është kthyer i domosdoshëm për tregun e punës. Shifra 27% e atyre që nuk

janë specializuar në gazetari apo fusha të përafërta është e lartë, por sidoqoftë na tregon

qartë tendencën për profesionalizim përsa i përket formimit pro fesional dhe teorik

universitar.

5.2.2 Pjesëmarrja në shoqatat profesionale dhe orientimi kolektiv i gazetarëve

Një aspekt i rëndësishëm që hedh dritë mbi mosprofesionalizimin ose jo të gazetarëve është

pjesëmarrja e tyre në organizatat profesionale. 64% e gazetarëve që morën pjesë në anketë

deklaruan se nuk bëjnë pjesë në asnjë organizatë apo sindikatë profesionale (Grafiku 11).

Mospjesëmarrja në shoqatat profesionale mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm.

Strukturalisht shoqatat janë të dobëta, ose kanë dështuar të fitojnë betejën me median në

këto njëzet vitet e fundit përjashto vetëm disa raste sporadike.

GRAFIKU 11: PËRKATËSIA NË SHOQATAT E GAZETARËVE

Gazetarët shqiptarë nuk kanë qenë në gjendje të organizohen vetë si komunitet dhe as të

krijojnë një ndjenjë komuniteti për gazetarët. 72% e të anketuarve që u shprehën se marrin

pjesë në një shoqatë profesionale, pranuan se janë anëtarë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

(UGSH). Unioni është shoqata më aktive e gazetarëve aktualisht, ka rreth 800 antarë dhe e

ka fokusuar punën te procesi i negocimit të kontratave të punës, proces ky që duket se do

zgjasë ende 88 . Shoqatat e tjera të përfaqësuara në anketim janë gjithashtu Shoqata e

88

Intervistë me drejtorin e UGSH, z. Aleksandër Çipa, maj 2012.

Page 188: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

194 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Gazetarëve Profesionistë (8%), Lidhja e Gazetarëve Sportivë (5%) dhe Lidhja e Gazetarëve

të Shëndetit (5%). Një numër shoqatash të gazetarëve funksionojnë në varësi të fushave të

specializuara, si Gazetarët e Mjedisit, Gazetarët e Ekonomisë, apo mbi baza gjeografike si

Lidhja e Gazetarëve të Veriut, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë së Mesme etj. Në të njëjtën

kohë, as shoqatat e pronarëve të medias nuk janë të zhvilluara, „kryesisht për shkak të

mungesës së organizimit dhe ndarjeve me baza politike dhe ekonomike. Pronari i televizionit

më të madh pro-qeveritar në vend lobon për interesat e veta, jo për interesat e gjithë

mediave. Po kështu, organizatat e mediave opozitare i bëjnë thirrje drejtpërdrejt opozitës,

me shpresën se do të përfitojnë nëse ndërrohet pushteti” (Londo 2009).

Ajo që bie në sy sidoqoftë është që gazetarët e mediave private janë më tepër aktivë në

shoqatat e gazetarëve. Antarët më të shumtë i gjejmë në organet e shtypit të përditshëm

kombëtar 25%, pasuar nga gazetarët që punësojnë në televizionet lokale 24% dhe ato

komerciale kombëtare 22%. Përfaqësimi i vogël nga media publike tregon që gazetarët aty

tregon qartë se gazetarët shqiptarë bëhen pjesë e shoqatave profesionale vetëm kur kanë një

lloj pasigurie në punë dhe në çastin që këtë pasiguri e mbulon punëdhënësi (media publike

në këtë rast) ata nuk e shohin të arsyeshme të bëhen pjesëtarë. Pra, nuk kemi një antarësi për

hir të ndjenjës së komunitetit dhe problemeve të përbashkëta, por vetëm për hir të

vështirësive personale të momentit.

Ndërkohë, vetëm 19% e të pyeturve deklaruan se bëjnë edhe një punë tjetër me pagesë. Këta

janë zakonisht gazetarë të mediave private komerciale, 33% e të cilëve punojnë në shtypin e

shkruar dhe 46% në televizionet lokale dhe kombëtare. Në mediat e tjera dypunësimi është i

papërfillshëm sipas deklaratave të gazetarëve të anketuar. Në sy bie sidomos ATSH ku asnjë

gazetar nuk shprehet se bën edhe një tjetër punë me pagesë. Duke qenë se nuk kemi studime

për këtë fenomen në Shqipëri mund të hamendësojmë se sa më e lartë të jetë rroga e

gazetarëve aq më e vogël është tendenca për të punuar në një punë tjetër. Nga ana tjetër,

mund të gjykojmë se mosaktivizimi në punë të tjera me pagesë varet edhe nga orët e punës

të gazetarëve (angazhimi i përditshëm) dhe me sasinë e materialeve për shtyp apo

transmetim që secili prej tyre duhet të dorëzojë në ditë. Nga ky anketim doli se mesatarisht

gazetari shqiptar përpunon 22-32 artikuj në javë ose gati 4,5 artikuj në ditë.

Një aspekt i rëndësishëm për të matur nivelin organizativ brenda dhe jashtë kolektivit të

gazetarëve është vëzhgimi i rrethit miqësor të gazetarëve. Të bie në sy që mesatarisht 63% e

miqve të ngushtë të gazetarëve janë po nga rrethi i gazetarëve. Kjo vihet re sidomos te

gazetarët që punojnë në shtypin e shkruar 28%, dhe gazetarët që punojnë në TV private,

kombëtare ose lokale. numri relativisht i lartë 21% në këtë sample i miqve kolegë që kanë

gazetarët e televizioneve lokale për shembull tregon qartë për forcimin e një lloj komuniteti

gazetaresk përtej redaksisë. Por nga ana tjetër, shifra e lartë në tërësi prej 63% e përfshirjes

së kolegëve në rrethin miqësor tregon për një lloj homogjenizimi dhe rekrutimi linear të

gazetarëve brenda llojit.

Page 189: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 195

5.2.3 Kushtet e punës dhe faktorët e tyre ndikues

Puna e gazetarëve ndikohet përveç faktorëve institucionalë dhe nga perceptimet personale të

tyre, pra nga një botë ndjesore subjektive individuale. Ajo është rezultat “ nga njëra anë i

pritshmërive dhe kërkesave profesionale që transmetohen para së gjithash në proceset

parasocializuese; nga ana tjetër ajo bazohet në kushtet e punës brenda medias (llojit të

medias, renditjes së saj, pozitës në hierarkinë redaksionale, marrëdhënies së punësimit,

rubrikës etj.)” (Weischenberg 2006: 89).

Konceptin e kënaqësisë profesionale për gazetarët shqiptarë mund ta përmbledhim në tre

dimensione, nga katër gjithsej që propozon Weischenberg (2006: 90).

- Dimensionin materialist-pragmatist (pagesa, siguria në punë, përfitimet shtesë, një

karrierë e ndryshme diku tjetër);

- Dimensionin profesional (mundësia për t‟u afirmuar profesionalisht; por edhe

mundësia për të vepruar si avokat i shtresave në nevojë dhe influencimin e opinionit publik);

- Dimensionin e kushteve të përgjithshme të punës (autonomia dhe liria që ofron

profesioni në aspektin individual, por edhe linja politike e redaksisë).

Në anketimin tonë këto dimensione iu paraqitën gazetarëve së bashku me 3 përgjigje si

alternativë, ku 1 nënkuptonte “e parëndësishme”, 2-“pak e rëndësishme”, 3-“shumë e

rëndësishme”89.

Në përgjithësi mund të themi se gazetarët shqiptarë janë të kënaqur me profesionin e tyre

dhe jo shumë të prirur për të ndërruar punë. Të pyetur se ku e shohin veten pas 5 vjetësh,

67% e tyre u përgjigjën “në media”, dhe 33% diku tjetër. Për ata që synojnë të qëndrojnë në

profesion, TV është mediumi më tërheqës (61%), pasuar nga shtypi i shkruar (22%), dhe

mediat online (7%). Për ata që dëshirojnë të largohen duke nisur një karrierë të re jashtë

gazetarisë, sipërmarrja private rezulton si opsioni më tërheqës (30%), pasuar nga

marrëdhëniet me publikun (PR) 26% dhe jurisprudenca 12%.

Kur i pyet për faktorët që ndikojnë më shumë në kënaqësinë e punës së tyre si gazetarë, 95%

e klasifikojnë “sigurinë e vendit të punës” si faktorin më të rëndësishëm (Tab. 29). Pas saj,

brenda dimensionit materialisto-pragmatist, “pagesa” (94%) dhe mundësitë për afirmim

profesional (93%) gjejnë gjithashtu përkrahje të gjerë. “Përfitimet shtesë” që të ofron

profesioni janë atraktive për gati gjysmën e gazetarëve.

Në dimensionin profesional, roli i gazetarit si “avokat për njerëzit e thjeshtë” dhe

„influencimi i opinionit publik” konsiderohen si detyra shumë të rëndësishme nga mbi tre të

katërtat e gazetarëve të pyetur.

89

Një shkallë me 5 alternativa do të ofronte mbase më shumë mundësi për t‟u shprehur lirshëm për gazetarët.

Ndaj kjo mbetet të testohet në anketime të ngjashme të mëvonshme (JG).

Page 190: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

196 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

GRAFIKU 12: PUNËSIMI JASHTË FUSHËS SË MEDIAS

Brenda dimensionit që përmbledh kushtet e punës në përgjithësi, liria e veprimit apo

“autonimia që lejon profesioni” vlerësohet si shumë e rëndësishme nga katër të pestat e

gazetarëve (79%). Që politika editoriale nuk është një faktor i fortë në të ndjerit mirë në

profesion duket nga përqindja relativisht e ulët në krahasim me dimensionet e tjera (vetëm

49% e gazetarëve e vlerësojnë shumë të rëndësishme).

TABELA 29: FAKTORËT PËRCAKTUES TË KËNAQËSISË NË PUNË

Perceptimi i profesionit Vlera

mesatare*

%**

Siguria në punë 2,95 95.3

Pagesa 2,94 94.2

Afirmimi profesional 2,93 93.2

Autonomia që të lejon profesioni 2,78 78.9

Avokatia e njerëzve të thjeshtë 2,76 77.3

Influencimi i opinionit publik 2,75 75.6

Mundësia për të nisur një karrierë të re 2,44 50.8

Politika editoriale e redaksisë 2,42 49.1

Përfitimet shtesë 2,39 48.5 *Vlera mesatare e tre përgjigjeve 1= e parëndësishme, 2= pak e rëndësishme, 3=shumë e rëndësishme

** % është llogaritur vetëm për përgjigjen 3=shumë e rëndësishme

5.2.4 Faktorë të tjerë ndikues në kënaqësinë profesionale

Page 191: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 197

Perceptimet ndaj profesionit të gazetarit dhe faktorëve që ndikojnë në rritjen e kënaqësisë së

punës ndryshojnë sipas llojit të medias, hierarkisë në redaksi, rubrikave dhe grupmoshave

(Tab. 30). Është e natyrshme që gazetarët e rinj ndihen në përgjithësi më pak të sigurtë në

punë se kolegët e vjetër dhe kërkojnë edhe pagesë më të lartë. Po ashtu ata janë më

pragmatistë për ta menduar si mundësi kalimin në një karrierë tjetër përmes gazetarisë

(55%). Siguria në punë është shumë e rëndësishme sidomos për grupmoshën 30-49 vjeç, e

cila gjendet në mes apo kulmin e karrierës dhe nuk dëshiron të rrezikojë. Në përgjithësi,

gazetarët mbi 40 dhe 50 vjeç janë më të kënaqur me stadin që kanë arritur dhe nuk

mëtojnë më për karrierë tjetër, madje as për përfitimet që sjell profesioni, duke gëzuar një

lloj rutine pa pretendime të mëtejshme.

Ndërkohë të shpërndarë sipas mediave, duke se jo vetëm për gazetarët e mediave publike

pagesa dhe siguria në punë janë më të rëndësishmet, ku të gjithë gazetarët e pyetur e

mbështesin këtë një zëri. Por edhe gjithë gazetarët e tjerë i vendosin këto dy faktorë te

shqetësimet më të rëndësishme në punën e tyre të përditshme. Gazetarët e TVSH vlerësojnë

gjithashtu maksimalisht edhe përfitimet shtesë që mundëson profesioni (82%), ndërkohë që

shtypi i shkruar lokal nuk i konsideron fare ato (9%).

Më të stabilizuar në punë duken gazetarët e ATSH që nuk e shohin gazetarinë si shtysë “për

të nisur një karrierë të re”. Të stabilizuar në këtë drejtim duken edhe drejtuesit e lartë në

hierarkinë redaksionale (vetëm 46% e tyre mendon se gazetaria mund t‟i ndihmojë për një

karrierë tjetër, kundrejt 52% të reporterëve).Gazetarët më të kënaqur i gjejmë kryesisht në

pozicionet e larta drejtuese dhe menaxhuese të medias. 95% e reporterëve klasifikojnë

sigurinë në vendin e punës si problemet më të ndjeshme që kanë. Siguria në fakt mbetet

faktor i rëndësishëm edhe për 97% të drejtuesve të medias që dëshmon për lëvizje dinamike

dhe të pakontrolluara në tregun e punës. Po 95% e reporterëve shprehen se një faktor shumë

i rëndësishëm që i ndihmon ata të orientohen në tregun e punës është paga mujore.

Nëse krahasojmë vlerat mesatare të pagës mujore dhe dëshirës së gazetarëve për t‟u larguar

apo qëndruar në media është evidente që gazetarët që fitojnë më pak (paga e të cilëve futet

në kategorinë 41.000 – 50.000 lekë (afërsisht 46.000 lekë) synojnë të ndërrojnë vendin e

punës (rreth 58% e tyre), kurse ata që dëshirojnë të qëndrojnë kanë një pagë mesatare prej

52.000 lekësh. Pra, paga mujore mund të jetë vërtet një faktor që ndikon në ndërrimin e

profesionit. Natyrisht që ka edhe faktorë të tjerë ndikues. Për shembull, “mundësia për të

nisur një karrierë të re”, e cila vlerësohet maksimalisht nga gjysma e gazetarëve (51%). Kjo

bie pak ndesh me perceptimin e përgjithshëm që gazetarët e përdorin profesionin e tyre “me

pragmatizëm, si një trampolinë për t‟ju afruar pushtetit e për të patur përfitime” (Malltezi

2012). “Afirmimi profesional” më tepër si një investim dhe kapital social sesa materialist

vlerësohet si shumë i rëndësishëm si nga drejtuesit e redaksisë (93%), ashtu edhe nga

gazetarët e thjeshtë (94%).

Page 192: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

198 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 30: FAKTORË TË TJERË PËRCAKTUES TË KËNAQËSISË NË PUNË TË GAZETARËVE*

*Përgjigjet e kualifikuara si “ shumë të rëndësishme” (në %).

Ndërsa politika editoriale nuk ka ndonjë ndikim të madh në hierarkinë profesionale dhe me

gjasë as në orientimin e gazetarëve në tregun e punës. Ndërkohë që grada e lirisë dhe

autonomisë profesionale individuale që kanë gazetarët gjatë aktivitetit të punës është

vendimtare më tepër për drejtuesit e medias se sa për reporterët e pyetur. Në aspektin

gjinor, femrat i vlerësojnë pothuajse të gjitha dimensionet e mësipërme si “shumë më të

rëndësishme” se kolegët e tyre meshkuj, përveç në rastin e autonomisë qëofron profesioni.

Ky orientim mund të lidhet më tepër me pasigurinë që femrat kanë për vendin e punës në

Dimensioni materialisto-pragmatist Dimensioni profesional Dimensioni

redaksional

SPEKTRI MEDIATIK Pag

esa

N=

27

9

Sig

uri

a n

e pun

e

N=

28

1

Për

fitim

e +

N=

14

3

Kar

rier

ë tj

etër

N=

15

0

Afi

rmim

pro

fesi

on

al

N=

275

Avo

kat

i

nje

rëzv

e

N=

228

Infl

uen

cues

i

pub

lik

ut

N=

223

Au

tonom

ia n

ë

pun

ë

N=

232

Po

litik

a

edito

rial

e

N=

14

4

Shtypi i shkruar lokal 81.8 81.8 9.1 45.5 81.8 90.9 63.6 72.7 45.5

Shtypi i shkruar

nderrajonal

94.9 93.9 57.1 61.2 95.9 73.5 73.5 80.3 56.1

TVSH publik 100.0 100.0 81.8 45.5 90.9 63.6 63.6 90.9 45.5

TV privat, nderrajonal 97.0 95.5 44.8 49.3 97.0 85.1 80.6 80.6 50.7

TV privat lokal 92.3 96.2 36.5 42.3 88.5 76.9 71.2 75.0 29.4

RTSH publik 72.7 100.0 63.6 54.5 90.9 81.8 81.8 63.6 80.0

Radio private nderrajonale 100.0 85.7 85.7 42.9 71.4 85.7 85.7 85.7 57.1

Radio private lokale 100.0 100.0 27.3 54.5 90.9 90.9 90.9 54.5 36.4

ATSH shteteror 100.0 100.0 63.6 27.3 90.9 72.7 81.8 90.9 63.6

Media Online 93.8 100.0 31.3 43.8 100.0 56.3 75.0 87.5 43.8

Grupmoshat

20-29 vjeç 97.5 93.8 47.9 54.6 95.0 73.9 76.5 73.9 41.5

30-39 vjeç 95.0 95.8 52.5 52.5 93.8 78.3 71.7 83.2 50.8

40-49 vjeç 83.3 96.7 43.3 46.7 86.7 76.7 83.3 83.3 72.4

mbi 50 vjeç 80.0 86.7 46.7 26.7 73.3 93.3 93.3 80.0 53.3

Hierarkia ne redaksi

Drejtues/kryeredaktor 91.2 96.5 35.1 45.6 93.0 77.2 86.0 87.7 49.1

Zv/kryeredaktor/pergjegjës 94.1 95.6 44.1 51.5 92.6 72.1 67.6 79.4 56.7

Reporter 95.3 94.7 54.7 52.4 93.5 79.4 75.3 75.4 46.2

Rubrikat

Politika 96.8 96.8 48.4 56.5 91.9 71.0 69.4 75.4 43.5

Ekonomia 100.0 82.4 70.6 64.7 94.1 76.5 70.6 70.6 47.1

Kronikë e zezë/gjykatë 93.3 93.3 46.7 53.3 100.0 86.7 86.7 93.3 46.7

Kulturë 93.8 100.0 43.8 31.3 100.0 75.0 75.0 81.3 50.0

Sociale 91.7 100.0 33.3 41.7 100.0 75.0 83.3 83.3 54.5

Lifestyle 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100 69.7 100.0

Sport 100.0 90.0 40.0 50.0 90.0 70.0 30.3 100.0 30.0

Dossier 66.7 66.7 66.7 33.3 66.7 100.0 100.0 100.0 66.7

Gjinia

Femer 95.4 98.0 49.0 52.3 96.0 84.1 77.5 77.3 50.7

Mashkull 93.6 92.2 48.9 48.9 90.1 70.2 73.8 81.6 47.9

Page 193: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 199

krahasim me meshkujt gazetarë, por dhe me një orientim më deontologjik profesional

(teorik) për dimensionet e avokatisë dhe influencuesit në opinionin publik.

Sipas rubrikave shohim që gazetarët që punojnë në rubrikat “lifestyle” e shohin profesionin

si një mundësi të mirë për të nisur një karrierë të re. Ndërkohë gazetarët e kronikës e shohin

veten në rolin e avokatit të njerëzve të thjeshtë dhe ndikuesit në opinionin publik. Gazetarët

e politikës nga ana tjetër synojnë një afirmim profesional të tyre në karrierën gazetareske

(92%), së bashku me gazetarët e ekonomisë (94%) dhe ata të sportit (90%). Politika

editoriale duket shumë e rëndësishme për gazetarët që punojnë në rubrikat e dossierit dhe

gazetarisë rozë që nënkupton një specializim të medias në këto fusha, pra, që ka media që

janë më shumë të orientuara drejt këtyre rubrikave se të tjera.

5.2.5 Politika editoriale

Kur flasim për politikën editoriale ngrihet pyetja në ç‟marrëdhënie qëndrojnë bindjet

politike personale të gazetarëve me ato të medias? Në anketim, gazetarëve iu kërkua të

shpjegonin se ku e gjenin veten politikisht në një shtrirje nga 1 te 10, ku 1 nënkuptonte

majtas, 5 në qendër dhe 10 djathtas. Vlera mesatare e përftuar ishte 5.31 (N=256), pra

shumica e gazetarëve e shohin veten në qendër me një tendencë për djathtas (grafiku 13).

GRAFIKU 13: ORIENTIMI POLITIK I GAZETARËVE

Gjithashtu gazetarët u pyetën që të vlerësonin me të njëjtën shtrirje nga 1 te 10

edheorientimin politik të medias ku ata punojnë. Vlera mesatare e përftuar ishte 6.04

(N=265), një tendencë e dukshme e mediave djathtas (grafiku 14). Çfarë na thonë këto

shifra? Mund të interpretojmë se gazetarët kanë tendencë të orientojnë bindjet e tyre në

varësi të partisë që është në pushtet, konkretisht gjatë këtij studimi orientimi ka qenë drejt

PD në qeveri. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për perceptimin e tyre në lidhje me median

ku punojnë. Pra, një tendencë e përgjithshme e botëkuptimit partiak të gazetarëve mund të

nënkuptohet brenda kornizës së partive në qeveri.

.8 .8 2.5 5.0

67.2

3.4 5.0 1.3 .4

13.4

.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.01- majtas, 5- qendër, 10 djathtas

Page 194: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

200 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

GRAFIKU 14: ORIENTIMI POLITIK I MEDIAS

Rezultate më përgjithësuese në lidhje me tezën e hedhur më sipër mund të përftohen nëse

anketime të tilla përsëriten në periudha të ndryshme pasi kanë ndodhur ndryshime në

formatimin e qeverisë.

Me anë të korrelacionit bivariat, variablat „orientimi politik i gazetarëve” dhe „orientimi

politik i medias” të vendosura në marrëdhënie me njëra-tjetrën, ofrojnë një korrelacion të

fortë sinjifikativ (Pearson), ku p≤0.001 dhe r=0,212. Ndërkohë që korrelacioni mes

grupmoshës dhe bindjes politike të medias është negativ (-,053): mund të themi se gazetarët

e rinj ndikohen politikisht nga media ku punojnë, ndërsa me kalimin e moshës ata kanë

tendencë të jenë më të pavarur politikisht pavarësisht medias ku punojnë.

TABELA 31: KORRELACIONET MES GRUPMOSHËS, BINDJES POLITIKE DHE BINDJES POLITIKE TË MEDIAS

Megjithatë ky korrelacion nuk është sinjifikativ në rastin tonë (r > se ,001), kështu që nuk

mund të përgjithësohet.

.4 2.46.0

56.2

2.4 3.2 1.2 .4

27.7

.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

1=majtas, 5= qendër, 10=djathtas

Grup-

mosha

Bindja politike

e gazetarëve

Bindja politike

e medias

Grup-mosha Pearson Correlation 1 ,093 -,053

Sig. (2-tailed) . ,143 ,397

N 284 249 257

Bindja politike

e gazetarëve

Pearson Correlation ,093 1 ,212**

Sig. (2-tailed) ,143 . ,001

N 249 256 247

Bindja politike

e medias

Pearson Correlation -,053 ,212** 1

Sig. (2-tailed) , 397 ,001 .

N 257 247 265

**. The correlation is significantly on the level of 0,01 (2-tailed).

Page 195: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 201

5.3 Praktikat e raportimit dhe qasja morale e gazetarëve

5.3.1 Etika

Botëkuptimi profesional nuk mund të jetë i plotë pa studiuar metodat e raportimit të gazetarëve

dhe deontolgjinë e profesionit që ata zbatojnë në punën e përditshme. Sidoqoftë qysh në krye

duhet të pranojmë se pyetjet për etikën profesionale dhe përgjigjet që përftojmë për to mund të

na shpien rëndom „edhe në përfundime të gabuara” (Weischenberg 2006: 174). Sepse gazetarët

që pyeten në lidhje me etikën jo detyrimisht nënkuptojnë veprimet e tyre individuale, por priren

të përgjithësojnë fenomenet. Për të pasur një lloj ekuilibri në këtë kuadër, në pyetësor ishin

përfshirë tre pyetje në lidhje me etikën. Dy prej të cilave, me nënkategoritë përkatëse

tematizonin “etikën” dhe e treta nuk e përmendte termin në fjalë, por kishte të bënte me

perceptimet etike në lidhje me metodat e kërkimit dhe hulumtimit në terren të gazetarëve.

TABELA 32.: BURIMET E INFLUENCËS MBI ETIKËN E GAZETARËVE

Të pyetur konkretisht se cilët faktorë ndikonin në qëndrimin e tyre kundrejt etikës, në një

shkallë nga 1 te 5, ku 1= “nuk ndikon aspak” dhe 5= “ndikon jashtëzakonisht”, gazetarët u

shprehën si më poshtë (Tab. 32). Institucioni më ndikues në botëkuptimin etik të gazetarëve

duket se është familja, dhe faktori “edukata familjare” ka vlerën mesatare më të lartë, 4.2.

Universiteti dhe teoria e etikës duket se është thjesht e rëndësishme, por jo e mbivlerësuar nga

gazetarët. Njësoj si roli i drejtuesve redaksionalë të medias.

Më pak ndikim duket se ka besimi fetar i gjithsecilit. Kjo përputhet me një shifër tjetër që

mundi të ofronte ky pyetësor, sipas të cilit 76% e të pyeturve pranojnë se feja është pak ose krejt

e parëndësishme për ta. Por interesante është impakti që ka soc ializimi në redaksi, përvoja

personale në fushën ku punojnë, e cila transmetohet kryesisht përmes socializimit që kolegët e

vjetër u bëjnë më të rinjve. Kjo nuk të habit kur mendojmë që 60% e rrethit miqësor të

gazetarëve janë vetë kolegët e tyre. Të pyeturit e gazetarëve për metodat që përdorin në

hulumtimin e informacioneve implikon një “konflikt thelbësor” (Weischenberg 2006: 174)

brenda vetes.

N Vlera mesatare( )

Prakt ikimi i besimit fetar 293 1.9

Botuesi, pronari i medias 293 3.0

Seminaret për etikën e gazetarëve 294 3.0

Profesorët në universitet 293 3.1

Interneti 294 3.3

Botimet profesionale 294 3.3

Kryeredaktori, redaktori përg jegjës 295 3.3

Përvoja personale në profesion 295 4.1

Edukata familjare 295 4.2

x

Page 196: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

202 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 33: PERCEPTIMI I GAZETARËVE PËR PRAKTIKAT JOKONVENCIONALE TË RAPORTIMITA

Praktikat e raportimit

N

“ justifikohet

sipas rastit”

(% )

Të paguaj njerëzit për informacion konfidencial 294 59.2

Të përdor dokumente konfidenciale të biznesit apo qeverisë

pa autorizim

293 51.5

Të hiqem sikur jam d ikush tjetër sa të shtie informacionet në

dorë

295 41.4

Të detyroj burimet të më japin informacione me zor 292 27.4

Të përdor pa leje dokumente personale, si letrat dhe

fotografitë

291 42.6

Të punësohem në një firmë apo organizatë për të marrë

informacion të brendshëm

292 61.0

Të përdor mikrofona apo kamera të fshehta 295 71.9

T'u premtoj burimeve mbrojtje dhe të mos e mbaj fjalën 294 6.5

Të publiko j lajme pa verifikuar të dhënat 295 8.8

Të marr para nga burimet 295 6.8

Të ndryshoj apo manipuloj citimet e burimeve 294 7.5

Të retushoj fotografitë (me qëllim manipulimi) 294 3.1

a. % e atyre që shprehen se „justifikohet sipas rastit”

Nga njëra anë gazetarët pyeten për rolin e tyre parësor: mbledhjen dhe seleksionimin e

informacioneve në shërbim të publikut (pra, nga ana normative dhe në përputhje me kodet e

etikës të njohura prej tyre) dhe nga ana tjetër ata e ushtrojnë këtë aktivitet nën trysninë e

kompanive mediatike që funksionojnë si ente biznesi që priren nga fitimi. Bie në sy se pjesa më

e madhe nuk i justifikon në asnjë rast disa praktika si “retushimi i fotografive” apo “manipulimi

i citimeve dhe fjalëve të burimeve”. Ndërkohë që “ përdorimi i kamerave apo mikrofonëve të

fshehtë” justifikohet nga 72% të gazetarëve. Thëniet e pasqyruara në tabelën e mësipërme mund

t‟i klasifikojmë siç thotë Hanitzsch te instrumentet e gazetarisë investigative (2004: 111).

Në përgjithësi gazetaria investigative mbetet e pazhvilluar në vend dhe në ato raste kur ajo është

ushtruar është shoqëruar me skepticizëm sikurse citohet në raportin e botuar nga Instituti

Shqiptar i Medias dhe Fondacioni Soros “ the examples presented as investigative reporting are

often the results of manipulation targeting political and/or economic goals, where materials are

deliberately submitted to the media by interested actors, rather than unearthed by journalists

themselves” 90.

Nëse do të shohim më tej raportin e këtyre praktikave gazetareske në lidhje me spektrin

mediatik, pozicionin hierarkik në redaksi, apo moshën e gjininë, përftojmë këto rezultate

paraprake (Tab. 34). Pothuajse të gjithë gazetarët mendojnë se është e drejta e tyre të të marrin

informacione duke u hequr si dikush tjetër, ose të punësohen me identitet të rremë. Rëndësia e

të marrit informacione pa respektuar disa kufij etikë është e qartë kur shohim justifikimin që të

gjitha grupmoshat i bëjnë pagesës kundrejt informacioneve konfidenciale ose përdorimit të tyre

pa autorizim. Të vetmit që shprehin një rezervë ndaj këtyre praktikave janë gazetarët që punojnë

90

OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf (fq. 42)

Page 197: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 203

në RTSH dhe ATSH. Nga ana tjetër gazetarët që punojnë në TV janë më të predispozuar të

„përdorin kamera apo mikrofonë të fshehtë”. Interesante është që kjo praktikë gjen përkrahje të

gjerë edhe te gazetarët e mediave online, që nga ana tjetër nuk do të justifikonin në asnjë rast

metodat manipuluese me fotografitë dhe citimet. Në fakt, në përgjithësi rezultatet tregojnë që

gazetarët e mediave publike dhe shtetërore nuk pajtohen me metodat “e paskrupullta”

investigative si manipulimi i fotografive, korruptimi me para nga burimet apo botimi i lajmeve

pa verifikim. Gazetarët që punojnë në radiot lokale nuk do të ushtronin shumë “pres ion mbi

burimet”, krahasuar me kolegët e tyre në shtyp dhe televizion, por gjithsesi gazetarët e ATSH

me anë të shifrave shprehen se nuk do ta bënin kurrë këtë.Në krahasim me gazetarët (e

kujdesshëm) të këtyre mediave, kolegët e tyre në televizionet private apo shtypin e shkruar

ndjekin metoda më agresive për mbledhjen e informacioneve. Por nuk duhet harruar që janë

pikërisht gazetarët që punojnë në shtypin (kombëtar) dhe televizionet private (kombëtare) që

investigojnë dhe hulumtojnë më shumë për t‟i sjellë publikut lajme dhe informacione kritike,

kështu që duhet pasur kujdes që shifrat të interpretohen saktë dhe të mos krijojmë artefakte

statistikore.

Përsa i përket hierarkisë brenda redaksisë përsëritet e njëjta situatë si te rasti i kapitullit të

mëparshëm të roleve ku gazetarët në hierarki më të lartë ishin më kritikë se reporterët. Edhe në

metodat kërkimore të lajmev, reporterët justifikojnë në mënyrë të dukshme kundrejt shefave të

tyre praktikën e “manipulimit të citatave në gojën e burimeve” apo të “botimit të dokumenteve

private pa leje” (bashkë me gazetarët që punojnë në shtypin lokal apo në radiot lokale). Kjo

gjetje është një indikator për botëkuptimin e gazetarëve dhe në përgjithësi të gjeneratës së re

kundrejt sferës private.91 Ndërsa gazetarët në pozicionet e larta drejtuese dhe menaxhuese të

redaksisë priren të mos justifikojnë çdo metodë investigative. Natyrisht këtu duhet të kemi

parasysh që këta persona në përgjithësi nuk kryejnë më kërkime individuale në terren si

reporterët dhe kështu që e kanë më të lehtë të reagojnë në mënyrë normative ndaj problemeve

etike që implikon kjo lloj gazetarie. Në shumë raste, është niveli i mesëm teknik i hierarkisë që

ka një qëndrim më të ekuilibruar mes të dy palëve. Mes gazetarëve që kanë studiuar apo janë

specializuar në gazetari dhe të tjerëve që vijnë nga degë të ndryshme prek gazetarisë nuk ka një

dallim të madh në metodat e raportimit siç mund të hamendësohej. Ata janë po aq të paskrupullt

sa kolegët e tjerë kur bëhet fjalë për të përdorur dokumente qeveritare pa leje apo kamera të

fshehta.

TABELA 34: JUSTIFIKIMI I PRAKTIKAVE TË RAPORTIMIT („JUSTIFIKOHET” %)

91

Ka më shumë ngjashmëri me gazetarinë amerikane në këtë p ikë se sa me atë europiane (krahaso Weaver

2012, dhe Weischenberg et al. 2006).

Page 198: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

204 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

a. % është

përftuar si

shumë e

përgjigjeve „justifikohet sipas rastit” dhe „justifikohet gjithmonë”

Përsa i përket dallimeve gjinore ato duken të papërfillshme, por në përgjithësi mund të dilet në

përfundimin se gazetaret femra janë pak më agresive në praktikat jokonvencionale se sa

meshkujt. Nëse i hedhim një sy justifikimit të këtyre metodave sipas moshës, rezulton se

gazetarët e rinj të moshës 20-29 vjeç mbështesin sidomos praktikat korruptive-manipuluese në

krahasim me kolegët e tyre më të vjetër në moshë dhe në përvojë pune. Kështu ata justifikojnë

dukshëm nga të tjerët, “marrjen e parave nga burimet”, apo manipulimin e fotografive dhe

citimeve, por edhe “kallëzimin e burimeve, edhe pse më parë u ke premtuar mbrojtje” gjë që në

fakt nuk është më tabu as për brezat e tjerë, por shfaqet në mënyrë më të moderuar.

RAPORTIMI P

agu

aj p

er

info

rmac

ion

Dok

um

ente

shte

t. p

a le

je

Sh

tire

m s

i d

iku

sh t

jete

r

Pre

sion

mb

i b

uri

met

Dok

um

ente

p

riv

ate

pa

leje

Pu

no

j

und

erco

ver

Kam

era/

mik

. te

fsh

ehta

Kal

lezi

m i

buri

mev

e

Laj

me

pa

ver

ifik

im

Mar

r p

ara

nga

buri

met

Man

ipu

loj

ci

tate

t

Man

ipu

loj

foto

gra

fite

N 294 293 295 292 291 292 295 294 295 295 294 294

SPEKTRI MEDIATIK

Shtypi lokal 72.7 81.8 63.5 27.3 72.7 72.7 63.6 9.1 9.1 27.3 9.1 9.1 Shtypi kombetar

74.5 76.2 58.2 29.6 46.4 79.2 82.7 6.1 11.2 6.1 5.1 4.1

TVSH 63.7 54.6 9.1 36.4 27.3 54.5 63.6 9.1 9.1 9.1 0.0 0.0

TV privat kombetar

79.1 79.1 49.3 32.3 51.5 69.7 85.0 4.5 4.5 4.5 4.5 1.5

TV privat lokal 74.5 58.8 32.6 37.2 50.0 71.1 92.3 15.4 7.7 7.7 19.6 5.8 RTSH publik 54.6 27.3 27.3 27.3 27.3 45.5 63.6 0.0 0.0 9.1 0.0 0.0

Radio private kombetare

42.9 57.2 57.1 42.9 0.0 71.4 85.7 14.3 0.0 0.0 0.0 0.0

Radio private

lokale

72.7 72.2 36.4 18.2 54.5 72.7 63.6 0.0 9.1 9.1 18.2 0.0

ATSH/Agjenci lajmesh

72.7 27.3 27.3 0.0 18.2 45.5 63.6 9.1 0.0 0.0 9.1 0.0

Media online 68.8 68.8 56.3 62.5 50.1 68.8 81.3 6.3 43.8 18.8 0.0 0.0

HIERARKIA

Kryeredaktor 78.6 70.2 43.9 30.4 43.9 70.4 78.9 12.3 12.3 3.5 7.1 0.0 Zv/kryeredaktor etj.

75.0 92.7 50.0 32.9 43.3 77.9 88.3 4.4 13.2 7.4 2.9 2.9

Reporter 70.5 66.5 46.5 32.5 47.9 67.8 79.4 7.5 7.1 7.5 9.4 4.1

GJINIA

Femer 71.3 61.6 45.7 33.1 47.6 70.5 78.8 7.3 8.0 13.0 10.7 3.3 Mashkull 75.2 75.6 46.1 31.9 43.2 72.2 83.7 7.8 11.3 14.8 4.3 2.8

MOSHA

20-29 vjeç 74.6 73.8 47.1 39.3 56.8 69.5 86.6 10.9 9.2 11.8 11.0 5.0 30-39 vjeç 74.2 69.8 49.1 25.2 39.3 74.8 78.3 2.5 12.5 3.3 4.2 0.0 40-49 vjeç 70.0 56.7 43.4 36.7 33.3 75.9 76.7 10.0 3.3 6.6 6.7 0.0

≥ 50 vjeç 53.3 33.3 13.3 20.0 20.0 46.7 73.3 6.7 0.0 6.7 0.0 2.5

SPECIALIZIM NE GAZETARI

Po 71.4 70.0 51.6 32.0 52.5 73.8 85.0 7.5 9.1 9.5 5.9 4.2 Jo 71.0 74.3 45.6 32.9 42.3 64.6 77.4 8.8 11.4 8.9 11.4 3.8

Page 199: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 205

Në përgjithësi kur flasim për moshën e gazetarëve, nënkuptojnë edhe përvojën e tyre në punë,

sa më të rinj gazetarët aq më pak përvojë, dhe sa më të vjetër në moshë, mendohet se kanë më

shumë përvojë dhe vite pune. Që të rinjtë janë më agresivë në praktikat e tyre se kolegët e tyre

të vjetër, kjo mund të mos ketë të bëjë aq shumë me respektimin e normave etike të një

grupmoshe në dallim nga tjetra, por me socializimin që ndodh në redaksi. Sa më shumë kalojnë

vite, aq më shumë gazetarët e rinj përshtaten me strukturat dhe politikën e redaksisë, duke u

bërë edhe më të përmbajtur në praktikat e tyre të raportimit. Logjika e socializimit duhet

përdorur mbase edhe në rastin e gazetarëve që punojnë në mediat publike dhe shtetërore - që siç

thamë më sipër bien në sy për etikën disi më të lartë se të tjerët në mosjustifikimin e praktikave

manipuluese – duke ditur se mosha mesatare e punonjësve të medias në këto institucione është

relativisht më e lartë se në mediat private. Megjithatë kjo gjetje, agresiviteti i dukshëm i

gazetarëve të rinj në moshë kundrejt kolegëve të vjetër flet shumë për qasjen deontologjike që

gjenerata e re ka ndaj profesionit: lojën me dy standarte.

Nga njëra anë respektimi teorik i ideologjisë normative të profesionit, që nuk i dallon gazetarët

shqiptarë nga kolegët e tyre në perëndim, dhe nga ana tjetër përshtatja e jashtëzakonshme ndaj

praktikave joprofesionale, me të cilën ata vetë de jure nuk janë dakord. Për shembull, - duke

mbetur tek etika, - nëse do të t‟i hedhim një sy përgjigjeve të tyre në lidhje me katër kategoritë

etike profesionale (Tab. 35) përftojmë të njëjtën tablo si më lart. Që 90% e tyre janë dakord për

respektimin e kodeve të etikës në çdo raportim që ata bëjnë, kjo pritej, dhe nuk ka vend për

shpjegim. Por fokusi ynë kryesor duhet të bjerë te rezultatet e dy kategorive etike: “çfarë është

etike në gazetari varet nga formimi dhe gjykimi personal” (“dakord” 37%) dhe “në një rrethanë

të jashtëzakonshme standardet morale mund të shkelen” (“dakord” 41%). Sepse këtu nxjerr

kokë lehtë sjellja e tyre me dy standarde, për më tepër kur ndeshim sërish justifikimin e tyre të

mundshëm për praktikat raportuese agresive sa më sipër.

TABELA 35: ETIKA NË GAZETARI (%)

Kategoritë etike N „dakord” * „nuk jam

dakord” **

Gazetarët duhet të respektojnë gjithmonë kodet e etikës

profesionale pavarësisht rrethanës dhe kontekstit

295 89.9 3.4

Çfarë është etike në gazetari varet nga situata e caktuar 294 62.7 24.1

Çfarë është etike në gazetari varet nga formimi dhe

gjykimi personal

295 36.9 48.5

Në një rrethanë të jashtëzakonshme standardet morale

mund të shkelen

293 41.3 37.7

*Përqindja në “ dakord” është llogaritur nga mbledhja e përqindjeve të dy përgjigjeve: “ dakord” dhe “ absolutisht dakord”

**Përqindja në “ nuk jam dakord” është llogaritur nga mbledhja e përqindjeve të dy përgjigjeve: “ nuk jam dakord” dhe “ nuk j am absolutisht dakord”

Varësia nga gjykimi dhe formimi personal nuk është një fjali që mund të kalohet lehtërr,

pasi siç do ta shohim më tej, gazetarët ndikohen në punën e tyre të përditshme nga persona,

institucione dhe burime të tjera në familje, rrethin shoqëror dhe më gjerë që formësojnë

gjykimin gazetaresk përveç investimit individual.

Page 200: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

206 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.3.2 Gazetarë agresivë, investigativë apo pasivë?

Dimensionet kryesore që na shpalosen kur flasim për praktikat e raportimit në gazetari mund t‟i

përmblidhnim në këto kategori: në praktika “të forta” investigative dhe në praktika agresive ose

“të paskrupullta” (Hanitzsch 2004: 111; Weischenberg et al.2006:176). Praktikat “e forta”, siç

pamë në tabelën 33, justifkohen gjithmonë ose sipas rastit, ndërsa ato agresive refuzohen nga

pjesa dërrmuese e të pyeturve. Duke ndjekur një model të Hanitzsch që i klasifikon gazetarët në

grupe sipas praktikave që ata ndjekin (2004:179), u pa e nevojshme të kryhej një analizë klustër

(cluster analysis), nga e cila rezultuan tre clustera ose tre grupe specifike në varësi të qasjes së

tyre ndaj praktikave jokonvencionale të mbledhjes dhe kërkimit të informacioneve (Tab. 36).

Gazetarët agresivë që klasifikohen në këtë grupim si cluster- i i parë (13%), në krahasim nga

kolegët e tyre justifikojnë gjithmonë “përdorimin e dokumentave konfidenciale”, “përdorimin e

mikrofonëve dhe kamerave të fshehta” si dhe “punësimin undercover për të marrë informacione

të brendshme”. Gjithashtu ata mund të “detyrojnë burimet të japin informacione me forcë” në

varësi të situatës.Gazetarët investigativë kanë një ngjashmëri të dukshme me grupin e

gazetarëve agresivë, por vetëm se ata justifikojnë sipas rastit në mënyrë më të distancuar.

Ndërsa grupi i tretë i gazetarëve pasivë/të rezervuar i justifikon më pak praktikat e mësipërme,

me përjashtim të rastit të përdorimit të “kamerave dhe mikrofonëve të fshehtë”. Mund të themi

se kjo praktikë pranohet nga të gjitha grupet si e tolerueshme. Ndërkohë që bie në sy që praktika

të tilla si: “të ndryshoj apo fabrikoj citimet”, “të retushoj apo modifikojnfotot me qëllime

manipulative”, “të publikoj lajme pa verifikuar të dhënat” dhe “të tradhëtoj burimet” nuk

justifkohen nga asnjë nga grupet e klasifikuara më sipër.

TABELA 36: LLOJET E GAZETARËVE SIPAS PRAKTIKAVE TË RAPORTIMIT

PRAKTIKAT E RAPORTIMIT

Gaze

tari

agre

siv

13.4

%

Gaz.

inve

stig

ati

v

51.8

% N

=147

Gaze

tari

pasi

v/

i re

zerv

uar

34.9

%

N 38 147 99

Të punësohem në një kompani për të marrë informacion të brendshëm +++ ++ +

Të përdor mikrofona apo kamera të fshehta +++ ++ ++

Të hiqem sikur jam dikush tjetër sa të shtie informacionet në dorë ++ ++ +

Të detyroj burimet të më japin informacione me zor ++ + +

Të paguaj njerëzit për informacion konfidencial ++ ++ +

Të përdor dokumente konfidenciale të biznesit apo qeverisë pa

autorizim

+++ ++ +

Të përdor pa leje dokumente personale, si letrat dhe fotografitë ++ ++ +

Të retushoj fotografitë (me qëllim manipulimi) + + +

T'u premtoj burimeve mbrojtje dhe të mos e mbaj fjalën + + +

Të publikoj lajme pa verifikuar të dhënat + + +

Të ndryshoj apo manipuloj citimet e burimeve + + +

Të marr para nga burimet + + + + nënkupton përgjigjet “nuk justifikohet në asnjë rast” ++ “ justifikohet sipas rastit” +++ “ justifikohet gjithmonë”

Page 201: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 207

Po ashtu praktika korruptive e tipit “të marr para nga burimet” nuk klasifikohet në asnjë grup si

relevante, edhe pse dy grupet e para të gazetarëve nuk ngurrojnë “të paguajnë informantët”

kundrejt lajmeve ekskluzive që ata mund të ofrojnë.

Rezultatet na tregojnë gjithashtu (Tab. 37) se gazetarët me ≤ 5 vite punë - dhe rrjedhimisht më

të rinj në moshë, - i gjejmë më të përfaqësuar në grupin e raportuesve agresivë/të paskrupullt

(24%) në raport me kolegët me më shumë përvojë. Ndërkohë në grupin e dytë të gazetarëve

investigativë/agresivë gjejmë më të përfaqësuar ata gazetarë që kanë 11-15 vjet pune (59% e

tyre). Ndërkohë që gazetarët më të rezervuar në praktikat e raportimit i gjejmë te grupi me 16-

20 vite pune, por sidomos tek kolegët me më shumë se 20 vjet angazhim në gazetari. Kjo

shpërndarje vërteton edhe një herë tendencën që e kemi hasur shpesh deri më tani në analizën

tonë që me kalimin e kohës gazetarët bëhen më të kujdesshëm ose më të tërhequr në lidhje me

metodat „hard” të raportimit. Natyrisht që mund të interpretohej edhe si një përvetësim i

normave etike me kalimin e kohës në profesion, por në rastin tonë, duket më tepër pasivitet dhe

mbi të gjitha vetëkontroll. Kjo bëhet e qartë nëse këto praktika i vendosim në raport me

pronësinë e medias.

Gazetarët që punojnë në mediat publike dhe shtetërore i gjejmë më të përfaqësuar në grupin e

tretë të të rezervuarve apo gazetarëve pasivë. Mediat publike përfaqësohen më shumë me

gazetarët agresivë/investigativë gjë që është e kuptueshme brenda logjikës së konkurrencës në

treg. Sipas llojit të medias, gazetarët më të paskrupullt që nuk tuten të përdorin metoda të

skajshme për të mbledhur informacionet i gjejmë në TV dhe mediat online. Në shtypin e

shkruar, kryesisht në gazetat e përditshme gjejmë gazetarët investigativë (66%), ndërsa

gazetarët më të tërhequr i gjejmë në agjencitë e lajmeve (50%). Këtu duhet të saktësojmë që

pjesën më të madhe të kampionit të intervistuar e zënë gazetarët që vijnë nga ATSH shtetërore

kështu që ky rezultat nuk të habit. Njësoj si kolegët e tyre në median publike, gazetarët që

punojnë në agjencitë e lajmeve respektojnë privacinë dhe nuk guxojnë të përdorin dokumente

shtetërore apo të tjera zyrtare që vijnë nga fusha e ekonomisë.

Gjithashtu interesante është shpërndarja e këtij klasifikimi brenda rubrikave apo sektorëve ku gazetarët punojnë. Një kategor i bie

menjëherë në sy për sa i përket raportimit agresiv: gazetarët që mbulojnë rubrikën “lifestyle”. E ashtuquajtura gazetari rozë njihet për një

stil më të paskrupullt në lidhje me sferën private të individëve, persona të njohur të jetës publike. Kjo përforcohet edhe më shumë, nëse

shohim se përqindja e gazetarëve “pasivë/të rezervuar” të kësaj rubrike është inekzistente (0%). Përqindja relativisht e lartë në të njëjtën

kategori e “kulturës” mbase mbështetet në një gabim teknik: gazetarët që merren me lajmet rozë e shohin veten jo rrallë brenda rubrikës së

“kulturës”, duke mos patur një diferencim të qartë mes fushave. Por mund të ketë edhe arsye genuine që mbeten të analizohen në të

ardhmen. Nga ana tjetër gazetarët e “kronikës së zezë” nuk i gjejmë fare të prezantuar në clusterin e parë, por më tepër në grupin e

gazetarëve investigativë agresivë, të cilët marrin vendime situative në lidhje me praktikat e raportimit që përdorin. Gazetar ët e “ekonomisë”

përfaqësohen më shumë me grupin e të rezervuarve duke justifikuar vetëm kamerat dhe mikrofonët e fshehtë, por duke qenë pasiv në

ndërmarrjen e kërkimeve më kritike dhe të guximshme që do të ishin reflektuar detyrimisht edhe në një gazetari më investigative në lidhje

me temat ekonomike.

TABELA 37: TIPARET DALLUESE TË LLOJEVE TË GAZETARIT RAPORTUES (%)*

PRAKTIKAT

E RAPO RTIMIT

AGRESIV-

I PASKRUPULLT

INVESTIGUES - AGRESIV

PASIV - I REZERVUAR

Page 202: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

208 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

GJINIA

Femra (N=144) 11,8% 54,2% 34,0%

Meshkuj (N= 137) 15,3% 49,6% 35,0%

VITET E PUNËS

≤ 5 vjet 23,6% 47,2% 29,2%

6-10 jet 9,4% 53,8% 36,8%

11-15 jet 12,3% 58,5% 29,2%

16-20 jet 4,2% 50,0% 45,8%

≥ 21 ,0% 25,0% 75,0%

LLOJI I MEDIAS

Gazetë e

përditshme/përjavshme

9,4% 66,2% 24,3%

Revistë 11,8% 41,2% 47,1%

TV 16,2% 49,6% 34,2%

Radio 3,6% 50,0% 46,4%

Agjenci lajmesh 7,1% 42,9% 50,0%

Media online 22,7% 36,4% 40,9%

PRONËSIA

E MEDIAS

Pronësi private 14,6% 54,9% 30,5%

Pronësi publike 3,7% 29,6% 66,7%

Pronësi shtetërore 9,1% 36,4% 54,5%

RUBRIKA/SEKTO RI

Politika/aktualiteti 13,1% 54,1% 32,8%

Ekonomia 13,3% 40,0% 46,7%

Kronikë e zezë

/ gjykatë

,0% 57,1% 42,9%

Kulturë 20,0% 60,0% 20,0%

Sociale ,0% 33,3% 66,7%

Lifestyle 33,3% 66,7% ,0%

Sport 10,0% 40,0% 50,0%

Dossier ,0% 66,7% 33,3%

* përqindja e llogaritur sipas rreshtave

Ky pasivitet i gazetarëve ekonomikë nuk duhet trajtuar thjesht brenda specifikës së një

rubrike, por mund të shihet si simbol i mungesës së gazetarisë investigative të vërtetë që do

të kishte “lulëzuar” sidomos në kontekstin e aferave korruptive në të gjitha nivelet në vend,

për të cilat Shqipëria është kritikuar në shumë raporte ndërkombëtare. Dhe së fundi mund të

themi se në aspektin gjinor nuk kemi ndonjë dallim thelbësor në mënyrën e raportimit, si

femrat dhe meshkujt janë të përfaqësuar respektivisht në të treja kategoritë, më shumë në

rolin e investiguesit agresiv.

Page 203: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 209

5. 4 Etosi profesional i gazetarëve në Shqipëri : Një tipologji

5.4.1 Rolet e gazetarëve

Krijimi i një tipologjie pavarësisht objektit të zgjedhur për studim paraqet vështirësi të

ndryshme, më kryesorja mes tyre është kategorizimi subjektiv nga ana e studiuesit (Meyen

2003: 151). Sidoqoftë çfarëdo lloj mënyre të zgjedhim tipologjia e aktorëve mbetet përherë

jo domosdoshmërisht një pasqyrë e realitetit, por një konstruksion i modeluar. Kur bëhet

fjalë për profesionin, gazetarët shqiptarë ndajnë pikëpamje të ngjashme me kolegët e tyre

perëndimorë për rolin e medias në shoqëritë demokratike. Nga funksionet normative të

gazetarisë: informimi i publikut, kritika dhe kontrolli ndaj pushtetit si dhe argëtimi i publikut

rezultojnë pritshmëri specifike përsa i përket rolit të gazetarit si aktor (Weischenberg et al.

2006: 98). Këto pritshmëri sidoqoftë evidentohen në raportimin gazetaresk vetëm kur

gazetarët i përvetësojnë ato katërcipërisht dhe me vetëdije, pra, kur „futet” në atë rol, ku të

tjerët duan ta shohin. Atëherë ndodh një mbivendosje mes pritshmërive të jashtme (nga

shoqëria) dhe botëkuptimit të brendshëm individual të gazetarëve.

Pyetjes së hapur se cilat duhet të ishin tre rolet më të rëndësishime të gazetarëve në Shqipëri,

71.3 % e të intervistuarve u shpreh se ata duan të “informojnë publikun”. Me këtë gazetarët

nënkuptojnë për shembull që t‟i ofrojnë publikut informacione “të sakta”, “korrekte”, “të

paanshme”, “objektive”, “shpejt”, “bazuar në fakte”, “me disa burime” etj. 14% e

gazetarëve u shprehën se detyra më e rëndësishme e tyre është të “edukojnë publikun” dhe

të jenë “misionarë”. Gazetaria e tipit të “avokatisë” që përmbledh elemente të tilla si “i

pavarur”, “raportues i të vërtetës”, “gazetari e drejtë dhe etike”, “avokat i njeriut të thjeshtë”

apo “ndikues i opinionit publik” përfaqësohet me 11.2%, kurse 3.5% vlerësojnë “zbavitjen e

publikut” dhe të qenurit sa më afër publikut.

Informuesi dhe ndërmjetësi i informacionit

Siç shohim, kur i pyet gazetarët direkt për funksionin e tyre normativ, ata e shohin veten në

rolin e gazetarit si vëzhgues neutral i realitetit. Ky funksion mbizotëron, krahasuar me rolin

e tyre si misionar dhe edukues të publikut në fillim të viteve 1990. Për të parë nëse ky

botëkuptim profesional nuk është një gjetje e rastësishme, por përputhet me perceptimin e

gjerë të gazetarëve për punën e tyre, atyre iu paraqit një listë me 21 alternativa, ku secila

nënkuptonte funksione të caktuara të gazetarisë në shoqëri. Gazetarët u pyetën të

përcaktojnë se sa të rëndësishme janë këta faktorë në punën e tyre të përditshme. Përgjigjet

bazoheshin në një shkallë me pesë mundësi: “jashtëzakonisht e rëndësishme”, “shumë e

rëndësishme”, “disi e rëndësishme”, “pak e rëndësishme” dhe “e parëndësishme”. Ndër 21

rolet e gazetarëve që iu paraqitën të pyeturve, vetëm një prej tyre - të pasqyroj realitetin siç

Page 204: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

210 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

është - u vlerësua nga 60.1% e gazetarëve si “jashtëzakonisht i rëndësishëm” (98%) 92 duke e

kthyer këtë në funksionin parësor në shoqëri sot: informimin në mënyrë objektive mbi atë që

perceptohet si aktualitet. Në vijim të kësaj fryme, roli tjetër - të jem vëzhgues neutral -

vlerësohet nga 45% e gazetarëve si “jashtëzakonisht i rëndësishëm” (91%).

TABELA 38: BOTËKUPTIMI PROFESIONAL I GAZETARËVE

* Shkallë me 5 alternativa: 1=“ e parëndësishme” deri te 5=“ jashtëzakonisht e rëndësishme” **Përgjigjet në % - “ jashtëzakonisht e rëndësishme” ***Përgjigjet në % - “ shumë e rëndësishme” dhe “ jashtëzakonisht e rëndësishme”

Të dyja rolet e mësipërme e vendosin gazetarin shqiptar në rolin e “watchdog-ut neutral”:

gazetari që raporton „shpejt” dhe në mënyrë të paanshme, njësoj si kolegët e tij në perëndim

(Weischenberg 2006:102; Hanitzsch 2012). Edhe rolin tjetër në shërbim të publikut - të

ofruarit e lajmeve që tërheqin më shumë publikun (82%) – gazetarët shqiptarë e ndajnë me

kolegët e tyre në vendet perëndimore (Weischenberg 2006: 102). Këtë mund ta shohim qartë

edhe në tabelën e mëposhtme që paraqet rezultatet e etosit profesional të përftuara nga një

92

Shifrat në kllapa nënkuptojnë shumën e përgjigjeve “shumë e rëndësishme” dhe “jashtëzakonisht e

rëndësishme”.

Rolet Vlera mesatare

*

N % **

% ***

Të pasqyroj realitetin siç është 4,57 293 60.1 98.0

Të jem vëzhgues neutral 4,31 293 45.1 90.8

Të ofroj ato lajme që tërheqin p jesën më të

madhe të publikut

4,14 293 38.6 81.6

Të promovoj tolerancën dhe diversitetin

kulturor

4,07 293 36.5 79.5

T'u jap mundësi njerëzve për të shprehur

opinionin e tyre

4,06 292 31.2 80.2

Të ndikoj në opinionin publik 4,02 293 36.2 77.2

Të edukoj audiencën 3,98 293 35.5 73.4

Të analizo j çështjet aktuale 3,94 292 19.9 77.1

Avokat i ndryshimeve shoqërore 3,88 289 29.8 71.4

Të përkrah polit ikat zhvilluese në vend 3,85 293 30.7 73.4

Kritik ndaj qeverisë dhe punës së saj 3,67 291 26.1 64.9

Të ofroj këshilla, orientim dhe drejtim për

jetën e përditshme

3,50 293 17.1 55.3

Të raportoj mbi ngjarje të ndryshme të botës 3,40 292 16.4 49.3

Të ofroj informacionet që u nevojiten

njerëzve për marrjen e vendimeve politike

3,33 292 20.5 51.7

Të argëtoj dhe çlodh audiencën (publikun) 3,24 291 14.1 46.1

Të monitoroj dhe kontrollo j liderët politikë 3,02 293 10.6 36.5

Të monitoroj dhe kontrollo j biznesin 2,74 290 4.1 27.9

Të përcaktoj axhendën politike 2,28 290 3.1 19.7

Të transmetoj një imazh pozitiv të lidershipit

politik

2,21 290 6.2 18.6

Të motivoj n jerëzit për të marrë p jesë në

aktivitete politike

2,14 292 2.1 13.1

Të përkrah polit ikat e qeverisë 2,06 289 3.1 9.7

x

Page 205: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 211

anketim në kuadër të projektit “Worlds of Journalism” (Anikina 2012: 26). Të qenurit

“vëzhgues neutral” vlerësohet nga pothuajse të gjithë gazetarët e vendeve pjesëmarrëse,

Gjermania (89%), Turqia (90%), Rumania (85%), Spanja (82%). Interesante është që

Bullgaria (e marrim si shembull duke qenë se përngjason me Shqipërinë si vende të ish

bllokut komunist në Europën Lindore) paraqitet me një rezultat më të ulët (40%) dhe ku nga

tabela del se vlerësimin më të madh gazetarët bullgarë e kanë dhënë për faktorin “provide

political information”, që mund të krahasohej pak a shumë në anketimin shqiptar me vlerën

e variablës “të analizoj çështjet aktuale në vend”.

FIGURA 11: REZULTATET E ETOSIT PROFESIONAL NË 12 SHTETE (% e përgjigjeve shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e

rëndësishme) (Anikina 2012: 26)

Roli kritik dhe kontrollues në shoqëri

Nëse krahasojmë të dyja tabelat më sipër, por sidomos rezultatet shqiptare na bie në sy që

ekziston një hendek i madh kur flitet për rolin e gazetarit si „kontrollues shoqëror” apo siç

njihet ndryshe në Shqipëri, gazetarit politik. Vetëm 20% e të pyeturve e vlerësojnë shumë të

rëndësishëm rolin e tyre në “përcaktimin e axhendës politike”, kundrejt 3% që e vlerësonin

atë si jashtëzakonisht të rëndësishëm. “Neutraliteti” dhe “mospërfshirja” e gazetarëve bie në

sy sidomos te dy dimensionet: të monitoroj dhe kontrolloj liderët politikë duket

jashtëzakonisht e rëndësishme për 11% të gazetarëve (37%), ndërsa për kontrollin ndaj

biznesit vlerësimi më i lartë shkon te 28%. Këto vlerësime tregojnë se gazetarët nuk duan të

marrin një rol aktiv në shoqëri, për sa i përket kontrollit ndaj politikës, ekonomisë, por edhe

segmenteve të ndryshme shoqërore. Kjo e fundit duket te pyetja - Të motivoj njerëzit për të

marrë pjesë në aktivitete politike – ku vetëm 13% e të pyeturve e konsideruan si element

shumë të rëndësishëm të punës gazetareske. Nëse e krahasojmë rezultatin shqiptar të rolit të

“ watchdog-it ndaj qeverisë me rezultatet në vende me histori dhe trashëgimi të përafërt si

Rumania për shembull, diferenca nuk është shumë e madhe. 47% e gazetarëve rumunë e

vlerësojnë këtë rol si shumë të rëndësishëm, ndërsa përsa i përket të qenurit “watchdog ndaj

biznesit” vlerësimi pozitiv reduktohet në 25%, duke rënë nën nivelin e gazetarëve shqiptarë.

Page 206: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

212 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Njëkohësisht dimensionet e gazetarit si “avokat i ndryshimeve shoqërore” dhe “promovues”

apo “edukues i publikut” gjejnë më tepër përkrahje. 36% e gazetarëve mendojnë se

“edukimi i publikut” është një funksion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Po ashtu “t‟u japin

mundësi njerëzve për të shprehur mendimet e tyre” konsiderohet nga 80% e gazetarëve si

një funksion shumë i rëndësishëm në punën e tyre.

Nga këndvështrimi i gazetarisë së zhvillimit (Development Journalism) mund të themi se

mbi një e katërta e gazetarëve shqiptarë janë jashtëzakonisht “përkrahës të politikave

zhvilluese në vend” (73%) dhe 37% vlerësojnë në jashtëzakonisht “promovimin e tolerancës

dhe diversitetit kulturor në vend” (80%).

Gazetaria e shërbimit dhe qasja ndaj publikut

Siç shohim nga të dhënat (Tab. 33) gazetarët shqiptarë janë më të prirur të orientohen nga

audienca, duke raportuar në mënyrë të distancuar, në varësi të shijeve dhe kërkesave të

publikut dhe duke dashur ta edukojnë atë dhe më pak, ta zbavisin dhe çlodhin. Kështu 39% e

tyre shprehen se është jashtëzakonisht e rëndësishme “të ofrojnë ato lajme që tërheqin

publikun” (82%) si dhe shumë e rëndësishme “t‟u japin mundësi njerëzve të shprehin

mendimet e tyre” (80%). Kjo panoramë na zbulon një ndërmarrëdhënie varësie të gazetarëve

ndaj publikut dhe jo anasjelltas. Edhe kur shprehen për rolin e gazetarit si një mediator dhe

mundësues i opinionit të publikut, ata paraqiten më shumë si një trupë pasive që hap

„kanalet” transmetuese për publikun dhe e lënë këtë të fund it të vendosë se çfarë dëshion të

thotë, shoh apo dëgjoj. Sepse vetëm një e katërta e gazetarëve e vlerësojnë si jashtëzakonisht

të rëndësishëm rolin e tyre si një platformë që “ofron informacione të nevojshme për

njerëzit” për ta bërë atë pjesë së vendimmarrjes politike. Dhe vetëm 13% e konsiderojnë

tejet të rëndësishme “motivimin e njerëzve në aktivitete politike”. Këto do të nënkuptonin

një gazetari më të angazhuar në të mirë të komunitetit dhe të qytetarëve. Interesante mbetet

megjithatë gjetja që edhe pse gazetarët e shohin veten në shërbim të publikut, ata nuk e

konsiderojnë mjaftueshëm të rëndësishëm funksionin e tyre “argëtues dhe çlodhës për

audiencën” (vetëm 14% e gazetarëve e vlerësojnë atë jashtëzakonisht të rëndësishëm).

5.4.2 Diferencat në etosin profesional të gazetarëve sipas llojit të medias

Nëse do përpiqemi t‟i studiojmë perceptimet e gazetarëve në lidhje me rolin e tyre në varësi

të spektrit mediatik përftojmë të dhëna interesante (shiko Tab. 39 dhe 40)93. Nga përgjigjet e

gazetarëve që punojnë në radio (ato lokale, ndërrajonale dhe kombëtare) mund të shohim se

ata janë më të orientuar drejt shërbimit ndaj publikut duke ofruar “lajme që e tërheqin atë më

shumë”, “këshilla dhe orientim për jetën e përditshme”, apo “zbavitje dhe argëtim”. Kjo

përputhet edhe me realitetin, ku edicionet informative transmetojnë një vetëm një

përmbledhje të marrë nga televizionet ose gazetat, dhe pjesën tjetër të programit e mbushin

me emisione muzikore ose formate në të cilat i kërkojnë publikut të bashkëpunojë kundrejt

93

Për këtë krahasojmë vlerat mesatare të përgjig jeve të përftuara dhe i vendosim ato në realicion me spektrin

mediatik dhe hierarkinë brenda redaksisë (JG).

Page 207: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 213

dhuratave ose këngëve përshëndetëse. Ndërkohë ata mbeten pasivë në rolin e tyre si

“motivues të njerëzve për pjesëmarrje aktive në vendimmarrjen politike” duke krijuar me

publikun vetëm një marrëdhënie shërbimi në nivel zbavitjeje.

Page 208: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

214 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 39: ETOSI PROFESIONAL I GAZETARËVE ( e përgjigjeve nga 1=“ e parëndësishme” deri te 5=“ jashtëzakonisht e rëndësishme)

TABELA 40: ETOSI PROFESIONAL I GAZETARËVE e përgjigjeve nga 1=“ e parëndësishme” deri te 5=“ jashtëzakonisht e rëndësishme)

Spektri mediatik Përkrah

politikat e

qeverisë

Zbavitje

dhe

argëtim

Lajmet që

tërheqin

publikun

Këshilla,

orientim për

jetën

Info të

nevojshme

për publikun

Motivoj

publikun të jetë

aktiv

Mundësi

publikut

të shprehet

Të edukoj

audiencën

Raportoj për

ngjarje nga

bota

Promovoj

tolerancën dhe

diversitetin

Shtyp i shkruar lokal 1,73 3,40 4,09 3,36 3,36 2,09 4,18 3,73 2,82 4,27

Shtyp i shkruar

ndërrajonal

2,05 2,96 4,07 3,43 3,27 2,28 3,97 3,84 3,20 3,89

TVSH publik 2,64 3,55 4,09 3,73 3,20 1,50 3,73 4,45 3,36 4,18

TV privat, ndërrajonal 1,79 3,17 4,30 3,31 3,45 1,82 4,15 3,87 3,70 4,12

TV privat lokal 2,06 3,47 4,00 3,53 3,00 2,06 3,92 3,88 3,10 3,92

RTSH publik 3,09 3,64 4,00 3,36 3,00 2,27 4,36 4,36 3,82 4,45

Radio private

ndërrajonale

2,14 4,00 4,29 3,71 3,86 1,86 4,43 4,57 4,14 4,57

Radio private lokale 2,45 3,91 4,73 4,18 3,73 2,91 4,64 4,55 3,82 4,64

ATSH shtetëror 2,36 2,82 4,00 3,64 3,82 2,45 3,73 3,91 3,36 3,91

Media Online

1,87 3,50 4,06 4,00 3,69 2,56 4,25 4,63 3,94 4,44

Hierarkia në redaksi

Drejtues/kryeredaktor 2,05 3,16 4,26 3,46 3,56 2,51 4,18 4,07 3,39 4,21

Zv.k/shef përgjegjës 2,09 3,25 4,10 3,57 3,60 2,32 4,18 3,96 3,57 4,04

Reporter/newswriter 2,05 3,27 4,11 3,49 3,14 1,93 3,97 3,96 3,34 4,03

x

x

Spektri mediatik Vëzhgues

neutral

Pasqyroj

realitetin siç

është

Analizoj

çështjet

aktuale

Monitoroj,

kontrolloj

lidershipin

Monitoroj,

kontrolloj

biznesin

Përcaktoj

axhendën

politike

Ndikoj

në opinionin

publik

Avokat i

ndryshimeve

shoqërore

Kritik ndaj

qeverisë

Përkrah

politikat

zhvilluese

Imazh pozitiv

të lidershipit

politik

Shtyp i shkruar lokal 4,36 4,64 3,82 2,73 2,09 1,91 3,64 3,91 3,73 3,55 1,64

Shtyp i shkruar

ndërrajonal

4,31 4,57 4,00 3,02 2,79 2,27 3,91 3,96 3,66 3,80 2,16

TVSH publik 4,27 4,82 3,91 2,82 2,82 1,55 3,73 4,09 3,10 4,00 2,50

TV privat, ndërrajonal 4,34 4,67 3,99 3,18 2,83 2,12 4,27 3,88 3,73 4,04 1,98

TV privat lokal 4,27 4,33 3,84 2,82 2,63 2,45 3,84 3,59 3,45 3,39 2,35

RTSH publik 4,09 4,91 3,73 2,91 2,50 1,91 3,73 3,91 2,91 4,18 2,55

Radio private

ndërrajonale

4,43 4,57 3,71 2,57 2,29 1,57 4,43 3,57 4,00 4,14 3,00

Radio private lokale 4,27 4,45 3,91 2,91 3,45 2,64 4,55 3,91 4,27 4,45 2,55

ATSH shtetëror 4,55 4,45 4,09 3,09 2,64 2,91 4,36 4,18 3,45 3,73 2,27

Media online 4,25 4,63 4,00 3,56 2,75 3,00 4,00 4,06 4,50 4,13 2,31

Hierarkia në redaksi

Drejtues/kryeredaktor 4,46 4,72 4,07 3,12 2,91 2,34 4,26 3,91 4,11 3,98 2,49

Zv.k/shef përgjegjës 4,28 4,50 3,93 3,21 2,84 2,39 3,96 3,96 3,69 3,87 2,31

Reporter/newswriter 4,27 4,55 3,90 2,91 2,64 2,22 3,96 3,84 3,51 3,79 2,07

Page 209: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 215

Kolegët e tyre në gazetat e përditshme ndërrajonale dhe në televizionet private kombëtare

nuk i kushtojnë aq rëndësi argëtimit të publikut, se sa formimit të “opinionit publik” me

anë të “informimit neutral, “pasqyrimit të realitetit ashtu siç është” dhe “analizimit kritik të

aktualitetit”. Gazetarët e radios, por edhe ata që punojnë në ATSH, agjencitë dhe mediat

online si dhe gazetarët e televizionit publik pledojnë fort për rolin e medias si edukuese e

publikut. Këto thënie bien në fakt ndesh me cilësinë e gazetarisë që ofrojnë si gazetat,

ashtu edhe televizionet shqiptare që ka më shumë ngjashmëri me një gazetari sensacionale,

se sa kritike dhe analizuese. Puna e gazetarit konsiston në raportimin e shpejtë të ngjarjeve,

dhe për ta arritur këtë ata janë gati të shkelin edhe parime etike. Që përgjigjet e gazetarëve

për etosin profesional janë kontradiktore e tregon qartë edhe reagimi i tyre në lidhje me

variablën “të përcaktosh axhendën politike”. Është faktori më pak i vlerësuar nga të

intervistuarit e televizionit publik dhe shtypit të shkruar. Dhe gjithashtu edhe në nivelin

vertikal të hierarkisë brenda redaksisë (Tab. 39).

Në përgjithësi bie në sy se gazetarët shqiptarë nuk e vlerësojnë shumë rolin e tyre si

kontrollues dhe monitorues për aktivitetet e politikës dhe biznesit. Një përjashtim të lehtë

bëjnë gazetarët e mediave online në lidhje me kontrollin dhe monitorimin e politikës dhe

radiot private mbi kontrollin dhe monitorimin e biznesit. Mes shtypit të shkruar dhe

televizionit, janë gazetarët e këtij të fundit që paraqesin vlera pak më të larta mesatare në

këtë drejtim. Ndërsa dy rolet më të parëndësishme për gazetarët e shtypit të shkruar,

revistave, TV dhe agjensive të lajmeve lidhen me politikat e qeverisë dhe imazhin e

lidershipit shqiptar (Tab. 41). Megjithatë devijimet e larta të variancës brenda grupit

tregojnë që nuk ka një qëndrim kolektiv ndaj kësaj tematike.

Gjithashtu të dhënat nga mediat lokale na tregojnë se theksi i punës së tyre vendoset më

tepër te ofrimi i informacioneve që i interesojnë më shumë publikut dhe te argëtimi i tij, po

ashtu te promovimi i vlerave humane, si toleranca dhe diversiteti kulturor, por dukshëm më

pak te roli kritik i gazetarit në shoqëri. Një risi sjellin mediat online, ku nëse krahasojmë

vlerat mesatare të përgjigjeve për secilën variabël na rezulton se gazetarët e këtij spektri

mediatik i afrohen më shumë profilit të gazetarit kritik dhe të angazhuar jo vetëm në

argëtimin e publikut ( =3.95), por edhe në “edukimin e tij” (4.36), dhe ofrimin e

mundësisë që ai “të shprehë hapur opionionin e tij” (4.18).

Një këndvështrim interesant na ofron pjesëmarrja e gazetarëve që punojnë në mediat

publike dhe shtetërore dhe vlerësimi i tyre për të gjitha kategoritë përbërëse të etosit

profesional. Kjo përballje merr rëndësi edhe për hir të kritikave që shoqërojnë këto

institucione në dy dekadat e fundit. Faktorëve të tillë si pasqyrimi “i realitetin siç është”, të

qenurit “vëzhgues neutral” dhe “kritik ndaj qeverisë” ata u japin një rëndësi maksimale

duke mos dalluar absolutisht nga kolegët e tyre që punojnë në mediat private dhe

komerciale.

x

Page 210: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

216 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

TABELA 41: ETOSI PROFESIONAL I GAZETARËVE SIPAS MEDIAS ( )

RO LET

Lloji i medias a

Gazeta

përditshme

Gazeta të

përjavshme

Revista TV Radio Agjenci

lajmesh

Media

online

Vëzhgues neutral 4,32 4,17 4,44 4,32 4,32 4,36 4,18

Të pasqyroj realitetin siç është 4,59 4,50 4,61 4,55 4,64 4,36 4,73

Të analizoj çështjet aktuale 3,99 3,67 4,17 3,93 3,79 3,93 4,14

Të monitoroj dhe kontrolloj

lidershipin politik

3,28 2,11 2,61 3,02 2,86 3,29 3,27

Të monitoroj dhe kontrolloj

biznesin

2,83 1,67 3,22 2,76 2,78 2,86 2,71

Të përcaktoj axhendën politike 2,37 1,56 2,33 2,23 2,11 3,07 2,55

Të ndikoj në opinionin publik 4,00 3,50 3,78 4,06 4,18 4,50 3,95

Avokat i ndryshimeve shoqërore 4,01 3,78 3,82 3,78 3,82 4,36 3,95

Oponent (kritik) ndaj qeverisë 3,75 3,67 3,44 3,58 3,63 3,79 4,05

Të përkrah politikat zhvilluese në

vend

3,94 3,06 3,83 3,77 4,25 3,79 4,14

Të transmetoj një imazh pozitiv

të lidershipit politik

2,34 1,56 1,67 2,13 2,64 2,14 2,68

Të përkrah politikat e qeverisë 2,13 2,11 1,61 1,93 2,61 2,29 2,05

Të ofroj argëtim dhe çlodhje 2,93 3,47 2,67 3,36 3,86 2,79 3,45

Të ofroj ato lajme që tërheqin

pjesën më të madhe të publikut

4,13 4,11 3,83 4,19 4,36 4,00 3,95

Të ofroj këshilla, orientim dhe

drejtim për jetën e përditshme

3,41 3,39 3,44 3,47 3,75 3,86 3,59

Të ofroj informacionet që u

nevojiten njerëzve për marrjen e

vendimeve politike

3,52 2,78 2,61 3,26 3,43 3,93 3,64

Të motivoj njerëzit të marrin

pjesë aktive në politikë

2,32 2,00 2,00 1,88 2,36 2,64 2,59

T'u jap mundësi njerëzve të

shprehin opinionin e tyre

4,01 3,89 3,94 4,02 4,46 4,00 4,18

Të edukoj audiencën 3,83 3,67 3,83 3,94 4,46 4,07 4,36

Të raportoj mbi ngjarje të

ndryshme të botës

3,10 2,56 3,72 3,45 3,93 3,29 3,95

Të promovoj tolerancën dhe

diversitetin kulturor

3,99 4,06 3,50 4,06 4,57 3,93 4,32

Por megjithatë një dallim i dukshëm mes këtyre dy grupeve profesionale duket te vlerësimi

më i ulët ndërkategorial që gazetarët e radiotelevizionit shqiptar i bëjnë variablës “të

përcaktoj axhendën politike” që nënkupton një gazetari të paangazhuar në të vërtetë. Nga

ana tjetër gazetarët e agjensisë shtetërore të lajmeve madje, japin si dy rolet më pak të

rëndësishme ndër 21 të listuara, përçimin e “imazhit pozitiv të lidershipit politik” dhe

“përkrahjen e politikave qeverisëse”, ndërkohë që kritikat më të mëdha ndaj ATSH-së kanë

qenë pikërisht për anësinë e editoriale që manifestohet edhe në ndryshimin e vazhdueshëm

të stafit drejtues të këtij institucioni pas ndryshimit të qeverive.

Gjithashtu, nëse fokusohemi te analiza e gazetarëve si kolektiv profesional duke krahasuar

qëndrimet brenda pozicioneve hierarkike në redaksi gjejmë të dhëna befasuese. Gazetarët e

thjeshtë në këtë hierarki (reporter, newswriter etj.) dallojnë nga shefat e tyre vetëm kur

bëhet fjalë për qasjen ndaj publikut, ku ata vlerësojnë si më të rëndësishme raportimin që

lejon zbavitje dhe argëtim të publikut, si dhe ofrimin e atyre lajmeve që tërheqin më shumë

publikun. Ndërsa veçanërisht shefat e tyre në nivelet e ndërmjetme menaxhuese të

redaksisë si zv/kryeredaktorët, redaktorët përgjegjës etj, rezultojnë sipas të dhënave

x

Page 211: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 217

(krahaso Tab. 41) më të hapur ndaj rolit të kritikës dhe kontrollit shoqëror të gazetarëve.

Dallimi mes këtyre kategorive profesionale ka rëndësi sepse na tregon orientimin aktual të

brezave të gazetarisë, por edhe pritshmëritë që mund të kemi prej tyre nesër. Nëse

gazetarët e thjeshtë (reporterët) që kanë edhe një moshë më të re, e shohin rolin e tyre

aktualisht vetëm në përmbushjen e interesave të publikut dhe jo në monitorimin kritik të

enteve apo nënsistemeve të ndryshme shoqërore, atëherë ky botëkuptim ka pak gjasë të

ndryshojë në vitet e ardhshme.

Sidoqoftë nga analizimi i të gjithë faktorëve dhe shpërndarja e vlerave të tyre sipas llojit të

mediave duket sikur gazetaria shqiptare është më shumë neutrale se sa kritike, dhe e

paangazhuar. Angazhimi i vetëm profesional përfaqësohet me prirjen e fortë për të kënaqur

publikun duke rrezikuar të kthehet në gazetari shërbimi. Përpara se të dalim në përfundime

të hamendësuara në lidhje me mospërputhshmërinë e etosit profesional (normativ) dhe

praktikës reale të gazetarëve shqiptarë duhet të theksojmë se një analizë më

gjithpërfshirëse do të duhet të trajtonte përveç anës institucionale dhe aktoriale që

ndërmerr ky punim, edhe analizën cilësore të mediave që janë zgjedhur për analizë në këtë

studim. Kjo është një nga limitet e këtij punimi, dhe mbetet të zgjerohet në të ardhmen.

Megjithatë nëse testojmë korrelacionet bivariate mes viteve të punës dhe etosit profesional

na rezulton se ato janë sinjifikative, sidomos në dy raste: përsa i përket rolit opinionbërës

“të ndikoj në opinionin publik” (r=-,123, ku p ≤ 0.05) dhe dimensionit të gazetarisë

zhvilluese (development journalism) “të përkrah politikat zhvilluese në vend” (r= -,163, p

≤ 0.001). Këto korrelacione sinjifikative negative na dëshmojnë se në vitet e para të punës,

gazetarët e rinj janë më kritikë dhe të gatshëm të aplikojnë rolet normative të mësuara

teorikisht për funksionin e gazetarëve në shoqëri. Me kalimin e viteve kjo qasje kritike

ndryshon dhe ata tentojnë të bëhen më oportunistë. Kjo edhe për shkak të socializimit në

redaksi dhe marrëdhëniet ndërpersonale jashtë saj.

Megjithatë duke analizuar edhe një herë përgjigjet e gazetarëve te mediat publike dhe

shtetërore por edhe të mediave të tjera, mund të hapim edhe një pistë tjetër alternative

shpjeguese. Gazetarët vërtet janë aktorë individualë dhe veprojnë si të tillë, por në çastin

që ata vihen përpara përgjegjësisë të reflektojnë si një grup, si një kolektiv që ndjek ata

përfaqësojnë role dhe dimensione të tjera. Siç duket qartë nga shumica e përgjigjeve ata

nuk e mohojnë që roli kritik dhe kontrollues i gazetarit është i panevojshëm, vetëm se ata

nuk marrin përsipër ta kryejnë vetë (personalisht) këtë rol.

5.4.3 Funksionet dhe rolet e gazetarëve shqiptarë

Për të analizuar më nga afër botëkuptimin profesional të gazetarëve në Shqipëri u pa e

arsyeshme të përdoret analiza faktoriale e komponentëve (Principal Component Analysis).

Kjo analizë përdoret kur variblat korrelojnë me njëra-tjetrën. Në rastin tonë donim të

gruponim së bashku faktorë të ngjashëm që na mundësojnë modelimin e një tipologjie të

Page 212: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

218 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

gazetarit shqiptar, duke u përpjekur të shmangim faktorët që nuk korrelojnë me njëri-tjetrin

ose korrelojnë më shumë nga sa duhet (siç rekomandon Bühl 2012: 628).

Fillimisht u kontrolluan edhe një herë faktorët (21 variablat e mësipërme), nga ku rezultoi

se variabla “të përkrahësh politikat e qeverisë” paraqeste një vlerë kaq të vogël statistikore

(2.06), sa nuk ishte e përdorshme. Me gjasë përgjigjia e kësaj pyetjeje mund të ketë

shkaktuar keqkuptim te gazetarët, duke nënkuptuar më shumë bindjen e tyre politike dhe

mbështetjen individuale, pra jo thjesht në këndvështrimin e gazetarit, të qeverisë që ishte

akoma në vitin 2012 në pushtet. E njëjta situatë paraqitet edhe me thënien “të motivoj

njerëzit të marrin pjesë aktive në politikë” (2.14), e cila mund të jetë kuptuar në

konotacionin e nxitjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në politikë, që do të thotë në mitingjet

apo organizimet e dy partive të mëdha politike në vend. Ky faktor mund të shpjegohet

vetëm në varësi të kushteve specifike kulturore dhe shoqërore të Shqipërisë. Por është e

rëndësishme të specifikohet në mënyrë që të mos ofrojmë vlera statistike të rreme.

Pas përjashtimit të këtyre dy faktorëve në provën e parë të analizës faktoriale rezultoi ky

konstelacion: në total u klasifikuan 6 dimensione të rëndësishme të gazetarisë ose faktorë

(Tab. 42) të cilët shpjegojnë 59.2% të variancës së përgjitshme. Ky operacionalizim u bë

duke ndjekur modelin e Hanitzsch (2004: 148) dhe Weischenberg/Scholl (1998: 165f),

edhe pse me ndryshime të dukshme në rastin shqiptar. Ndërsa në modelet e paraqitura prej

tyre respektivisht për gazetarinë në Indonezi dhe atë në Gjermani, autorët dallojnë 5

dimensione kryesore. Të gjashtë faktorët e evidentuar janë renditur në një diferencë

relativisht nga njëri-tjetri dhe nuk mund të thuhet se njëri prej tyre është mbizotërues që na

tregon se këto dimensione janë të shpërndara në mënyrë lineare brenda kredos gazetareske.

Konkretisht dy faktorët e parë kanë një diferencë të vogël nga njëri-tjetri, njësoj si faktorët

4 dhe 5, të cilët për nga shpërndarja rezultojnë gati të ngjashëm.

Gjithashtu nëse vështrojmë me kujdes tabelën, bie në sy se dy faktorë kanë më shumë se

një ngarkesë. Variabla: “të përkrah politikat zhvilluese në vend” ka ngarkesë si në faktorin

2, ashtu edhe në faktorin 6, por në të parin ngarkesa është më e vogël, prandaj do të

konsiderojmë të vlefshme ngarkesën që ka në faktorin 6. Po ashtu varialba “të edukoj

audiencën” ka dy ngarkesa, një në faktorin 2 dhe një në faktorin 3, në të cilin ngarkesa

është më e lartë prandaj edhe do të klasifikohet aty. Por ngarkesat d yshe na tregojnë nga

ana tjetër se gazetarët e vlerësojnë ato në dimensione të ndryshme

Faktori i parë siç e shohim më sipër shpjegon 13.4% të variancës së përgjithshme duke u

kthyer në faktorin më kryesor ndër të tjerët. Aty përfshihen dimensione të tilla si

monitorimi kritik i politikës dhe biznesit, përcaktimi i axhendës politike dhe ofrimi i

informacioneve të vlefshme për publikun për të marrë pjesë në vendimmarrjen politike.

Faktori i dytë shpjegon 12% të variancës dhe nënkupton ndikimin në opinionin publik, të

qenurit e gazetarit si avokat i ndryshimeve shoqërore, qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë si

dhe përfshirjen e zërit të opinionit publik në media.

Page 213: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 219

TABELA 42: DIMENSIONET E GAZETARISË SHQIPTARE SIPAS ETOSIT

ROLET

Fak

tori

1

Fak

tori

2

Fak

tori

3

Fak

tori

4

Fak

tori

5

Fak

tori

6

Ko

mu

na

lite

tet

Të monitoroj dhe kontrolloj liderët politikë ,795 ,695

Të përcaktoj axhendën politike ,748 ,655

Të monitoroj dhe kontrolloj biznesin ,671 ,513

Të ofroj informacionet që u nevojiten njerëzve për marrjen e vendimeve

politike

,567 ,461

Të ndikoj në opinionin publik ,739 ,608

Avokat i ndryshimeve shoqërore ,611 ,537

T'u jap mundësi njerëzve për të shprehur opinionin e tyre ,597 ,558

Kritik ndaj qeverisë dhe punës së saj ,491 ,423

Të promovoj tolerancën dhe diversitetin kulturor ,803 ,704

Të prezantoj ngjarje të ndryshme të botës ,704 ,585

Të edukoj audiencën ,434 ,525 ,565

Të pasqyroj realitetin siç është ,757 ,690

Të jem vëzhgues neutral ,735 ,594

Të analizoj çështjet aktuale ,447 ,335

Të ofroj këshilla, orientim dhe drejtim për jetën e përditshme ,768 ,686

Të ofroj argëtim dhe çlodhje ,714 ,690

Të përkrah politikat zhvilluese në vend ,417 ,612 ,684

Të transmetoj një imazh pozitiv të lidershipit politik ,605 ,645

Të ofroj ato lajme që tërheqin pjesën më të madhe të publikut ,596 ,620

Vlera fillestare

4,46 2,05 1,39 1,19 1,09 1,05 KMO= 0,804

Varianca e shpjeguar (%) 13,4 12,0 10,2 8,2 8,1 7,1 59.2

Faktori i tretë shpjegon 10.2% të variancës së përgjishme dhe përfshin dimensione si

edukimin e audiencës, njohjen e saj me ngjarje të ndryshme që ndodhin në botë si dhe rolin

promovues përsa i përket tolerancës dhe diversitetit kulturor në vend.

Faktori i katërt (8.2%) përfshin tre dimensione kryesore, të qenurit vëzhgues neutral,

pasqyrimin besnik të realitetit, dhe analizimin e çështjeve aktuale në vend, duke u orientuar

drejt modelit perëndimor të gazetarisë të pasqyrojë realitetin në mënyrë sa më neutrale dhe

objektive.

Faktori i pestë (8.1%) nënkupton rolin e gazetarëve në argëtimin dhe zbavitjen e publikut

me anë të informacioneve që transmeton, por edhe të qenurit këshilltar i tij dhe duke e

orientuar në jetën e përditshme.

Faktori i gjashtë (7.1%) së fundi, përfshin tre dimensione të tjera. Nga njëra anë këtu

ndeshemi me qëndrimin e gazetarëve ndaj institucioneve të ndryshme si politika dhe

publiku, por nga ana tjetër shohim edhe një aspekt pozitivist kur flitet për përkrahjen e

politikave zhvilluese (Development Journalism) në vend.

Page 214: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

220 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Analiza cilësore e dimensioneve (sipas vlerave mesatare)

Dimensionet e mësipërme me gjithë operacionalizimin që bëmë me anë të analizës

faktoriale nuk mund të quhen të përfunduar, nëse nuk ndërmarrim edhe një analizë cilësore

të tyre në krahasim me vlerat mesatare për secilin nga variablat e paraqitura në Tab.38.

Panorama që përftojmë është si më poshtë Tab. 43:

Faktori i parë në pamje të parë i ngjan gazetarisë kritike të tipit watchdog. Por nëse

studiojmë nga afër vlerat mesatare të përgjigjeve shohim se ato lëvizin kryesisht mes

vlerësimeve “pak dhe disi e rëndësishme” (vlera mesatare e të gjithë faktorëve 2.84).

Kështu që mund të themi se identifikimi i gazetarëve me rolet e gazetarisë kritike është i

dyzuar. Siç u përpoqëm ta shpjegojmë edhe më parë, gazetarët rolin e tyre “kritik” e

kuptojnë më tepër si rol të ndërmjetësit “neutral” që nuk përzihet në politikë, por ndjek

parimin: “faktet flasin vetë”. Kështu që në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë kryesisht me

një formë të Gazetarisë kritike si pseudo –“watchdog”.

Faktori i dytë përbëhet nga role që konsiderohen të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme

(3.90) dhe mund të cilësohet si grupi i gazetarëve politikë, ose atyre që janë të orientuar

drejt opinionbërjes. Ky grup paraqet një formë të gazetarisë politike kritike që e sheh

funksionin e saj te ndikimi i opinionit publik e ngjashme me modelin që paraqitet nga

Hallin dhe Mancini për gazetarët e modelit mesdhetar. Elementët dallues të këtij modeli

janë qëndrimi kritik ndaj qeverisë dhe politikës, si dhe roli i gazetarit si avokat i

ndryshimeve shoqërore dhe si mundësues i zërit publik.

Faktori i tretë na prezanton gazetarët promovues (4.07) dhe edukues, të cilët funksionin

kryesor të gazetarisë e shohin te ndihma ndaj publikut për ta njohur atë me çfarë ndodh në

botë dhe për ta edukuar atë (3.98). Ky qëndrim niset nga teza që publiku e ka të vështirë të

veprojë pa ndihmën e medias, kështu që media merr rolin e pedagogut të audiencës. Nga

ana tjetër, nëse do të përpiqemi të analizojmë variablat nga ana cilësore mund të themi se

prezantimi i ngjarjeve të ndryshme në botë (3.40), ndodh më tepër si një proces selektimi i

lajmeve që ofrohen nga agjencitë e lajmeve se sa si një shërbim direkt i gazetarëve

shqiptarë. Korrespondentët shqiptarë dërgohen jashtë vendit ose janë të vendosur jashtë tij

vetëm për të mbuluar ngjarjet politike, në të cilat Shqipëria përfshihet direkt ose indirekt.

Kurse të qenit promovues i tolerancës dhe diversitetit kulturor që konsiderohet e

rëndësishme nga 80% e gazetarëve mund të shpjegohet edhe brenda kontekstit kulturor

shqiptar, në të cilin të gjitha besimet fetare jetojnë në një tolerancë të gjithëpranuar që

ndonjëherë i ngjan më shumë indiferencës sesa një zgjedhjeje racionale.

Faktori i katërt përfshin elementë të informimit. Në nivelin teknik për sa i përket mënyrës

se si duhet të pasqyrohet realiteti (4.57), - në rastin tonë 98% e gazetarëve mendojnë se në

punën e tyre të përditshme përpiqen të jenë objektivë në raportim. Pra ta pasqyrojnë

realitetin siç është, por edhe në mënyrë neutrale: 91% e gazetarëve e shohin veten si

vëzhgues neutralë. Edhe pse ky faktor shpjegon vetëm 8.2% të variancës mund të themi se

cilësisht është faktori më i vlerësuar nga gazetarët.

Page 215: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 221

Në faktorin e pestë gjejmë një mbështetje të rëndësishme të dimensioneve argëtuese dhe

këshilluese të publikut: Gazetarët popullorë. Këta gazetarë e shohin veten si ofrues

shërbimesh për publikun dhe audiencën e gjerë, si përsa i përket argëtimit dhe çlodhjes

(3.24) ashtu edhe orientimit dhe këshillimit të tyre në jetën e përditshme (3.50). Kur themi

rol orientues dhe këshillues këtë nuk duhet ta ngatërrojmë me gazetarin si edukues që

prezantuam më sipër. Gazetari i shërbimit ofron më shumë informacione të publikut si

konsumator dhe klient, dhe jo si votues. Ata mund ta ndihmojnë publikun duke ofruar

informacione në fusha të ndryshme, nga trendet e reja të modës, deri te zhvillimet

teknologjike apo mjekësore. Por edhe ta argëtojnë atë përmes rubrikave, emisioneve

zbavitëse.

TABELA 43: DIMENSIONET E ETOSIT TE RISHIKUARA (vlera mesatare*)

ROLET

Gaz

etar

i

kri

tik

/” w

atch

dog

Gaz

etar

i po

liti

k

Gaz

etar

i

pro

mov

ues

/ed

uku

es

Gaz

etar

i

ob

jek

tiv

/neu

tral

Gaz

etar

i po

pu

llo

r/

i sh

ërb

imit

Gaz

etar

i ko

nfo

rmis

t

Të monitoroj dhe kontrolloj liderët politikë 3,02

Të përcaktoj axhendën politike 2,28

Të monitoroj dhe kontrolloj biznesin 2,74

Të ofroj informacionet të nevojshme për njerëzit 3,33

Të ndikoj në opinionin publik 4,02

Avokat i ndryshimeve shoqërore 3,88

T'u jap mundësi njerëzve për të shprehur opinionin e tyre 4,06

Kritik ndaj qeverisë dhe punës së saj 3,67

Të promovoj tolerancën dhe diversitetin kulturor 4,07

Të prezantoj ngjarje të ndryshme të botës 3,40

Të edukoj audiencën 3,98

Të pasqyroj realitetin siç është 4,57

Të jem vëzhgues neutral 4,31

Të analizoj çështjet aktuale 3,94

Të ofroj këshilla, orientim dhe drejtim për jetën e përditshme 3,50

Të ofroj argëtim dhe çlodhje 3,24

Të përkrah politikat zhvilluese në vend 3,85

Të transmetoj një imazh pozitiv të lidershipit politik 2,21

Të ofroj ato lajme që tërheqin pjesën më të madhe të publikut 4,14

Vlera mesatare e pergjithme sipas faktorëve 2.84 3.90 3.81 4.27 3.37 3.4 * Vlera mesatare e llogaritur nga 5 përgjigjet, ku 1=“ e parëndësishme” , 5=“ jashtëzakonisht e rëndësishme”

Faktori i gjashtë na njeh me gazetarët konformistë, të cilët e vendosin veten qëllimisht në

shërbim të interesave të palëve, qofshin këta publiku, politikat zhvilluese apo lidershipi

politik i vendit. Ideologjia e këtij grupimi gazetërsh udhëhiqet nga oportunizmi, edhe pse

nuk duhet anashkaluar një farë pozitivizmi që e shoqëron (sidomos kur bëhet për

mbështetjen e politikave zhvilluese në vend). Edhe pse ky faktori më i vogël, dimensionet

e tij përbërëse mbështeten nga gazetarët si shumë dhe jashtëzakonisht të rëndësishme

(vlera mesatare totale 4.14).

Page 216: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

222 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Tipologjia e gazetarëve sipas llojit të medias

Duke krahasuar vlerat mesatare të faktorëve mund të shpjegojmë edhe dimensione të tjera

(Tab. 44). Kështu sipas spektrit mediatik na bie në sy që gazetarët objektivë dhe neutralë i

gjejmë më shumë te shtypi lokal dhe TV private me përhapje kombëtare. Ndërkohë që

gazetarët promovues dhe edukues i gjejmë në radio, si në radion publike ashtu edhe në ato

private, ashtu edhe në median online. Tipologjinë e gazetarit popullor e takojmë në

televizionet dhe radiot private lokale. Ndërkohë që televizioni publik është streha e

gazetarëve konformistë. Gazetarin watchdog e gjejmë kryesisht në shtypin e përditshëm,

por edhe në ATSH.

TABELA 44: LLOJET E GAZETARËVE SIPAS MEDIAVE *

* Marrëdhënia e vlera mesatare të faktorëve (vertikalisht) dhe të variablave të tjera (horizontalisht)

Këto rezultate përputhen edhe me gjetjet që prezantuam në krye të nënkapitullit. Tre janë

tipologjitë më të përhapura siç duket edhe nga vlerat më të larta faktoriale: gazetari

promovues dhe edukues, gazetari popullor dhe gazetari konformist. Sipas hierark isë mund

të themi se drejtuesit e lartë të medias i gjejmë në grupin e gazetarëve objektivë, një

rezultat i kuptueshëm për postin e tyre që duhet të ruajnë marrëdhëniet sa më neutrale me

të gjitha palët. Ndërsa nivelin e mesëm drejtues që ka kontakt të drejtpërdrejt me reporterët

dhe terrenin e gjejmë në kategorinë e watchdog-ut. Reporterët nga ana tjetër pozicionohen

në rolin e gazetarit popullor që është në shërbim të publikut duke e zbavitur atë dhe ofruar

informacione që ia lehtësojnë përditshmërinë. Sa më shumë vite pune aq më shumë zbutet

Gazetari

promovues

/edukues

Gazetari

objektiv/

neutral

Gazetari

popullor

Gazetari

konformist

Gazetari

pseudo-

watchdog

Gazetari

politik

SPEKTRI MEDIATIK

Shtypi, lokal -,175 ,230 ,098 -,282 -,564 ,155

Shtypi, kombetar -,216 ,051 -,127 -,023 ,064 -,081

TVSH publik ,288 ,241 -,043 ,362 -,255 -,082

TV privat, kombetar -,003 ,207 -,197 ,096 -,052 ,106

TV privat, lokal -,105 -,302 ,335 -,220 ,043 -,317

RTSH publik ,879 -,050 -,245 ,287 -,492 -,126

Radio private, kombetare ,586 -,270 ,231 ,255 -,453 ,058

Radio private, lokale ,396 -,258 ,621 ,346 ,177 ,513

ATSH shteteror -,290 ,049 ,086 -,232 ,375 ,030

Media Online ,483 -,068 ,281 -,068 ,413 ,232

PO ZICIONI I TË

INTERVISTUARIT

Drejtues/kryeredaktor ,001 ,186 -,108 ,153 ,073 ,149

Zv.kryeredaktor/shef

përgjegjës

,034 -,090 ,046 ,023 ,207 -,018

Reporter -,030 -,013 ,045 -,071 -,101 -,086

VITE PUNE

NË GAZETARI

<= 5 vjet -,057 -,098 ,281 -,260 ,052 -,207

6-10 jet -,146 -,078 -,139 ,072 -,002 ,051

11-15 jet ,108 ,253 ,092 ,080 ,015 ,011

16-20 jet ,033 ,167 -,166 ,291 -,273 ,015

>= 21 ,452 -,107 -,147 ,250 ,217 ,257

GJINIA

Femër ,076 -,012 ,170 -,032 -,094 ,093

Mashkull -,096 ,032 -,160 ,038 ,123 -,128

Page 217: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 223

profili i gazetarëve. Kështu, gazetarët e vjetër në moshë dhe në përvojë (≥ 21 vite pune) i

gjejmë si edukues, por edhe konformistë, pak a shumë si kolegët e tyre me 16-20 vite punë

mesatarisht. Gazetarët e rinj në moshë dhe në përvojë e vlerësojnë veten te grupi i

gazetarëve popullorë, por edhe te (pseudo)“watchdog”-ët. Ndërsa grupi i gazetarëve që

kanë 6-10 vjet punë e projekton veten te tipologjia e gazetarit politik. Maksima e gazetarit

neutral dhe objektiv ndiqet nga brezi i mesëm i gazetarëve (ata që kanë 11-15 vite punë), të

cilët po ashtu vlerësojnë edhe rolin e promovuesit dhe edukuesit të publikut. Edhe pse

gazetaria shqiptare është feminizuar për sa i përket përqindjes së lartë të gazetareve, në

tipologjinë e llojit të gazetarëve hasim disa diferenca të dukshme përsa i përket vlerave të

faktorëve. Mund të themi se femrat gazetare i gjejmë kryesisht në rolin e gazetarëve

popullorë, por edhe promovues dhe politikë, kurse kolegët e tyre meshkuj më shumë te

gazetarët “watchdog”, po ashtu objektivë/neutralë dhe konformistë.

Page 218: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

224 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5. 5 Ndikimet dhe orientimet e gazetarëve

Siç u paraqit edhe në pjesën teorike, gazetarët vërtet janë aktorë të pavarur, por ata gjithashtu

nuk u shpëtojnë ndikimeve nga faktorë të ndryshëm të jashtëm. Ky aspekt i rëndësishëm u

përfshi edhe në këtë studim. Gazetarët e anketuar u pyetën se si e vle rësonin ndikimin e

burimeve të ndryshme që iu paraqitën. Gjithashtu ata u pyetën të tregonin se nga cilët aktorë

kishin marrë reagime kohët e fundit në lidhje me shkrimet apo produksionet (punën) e tyre,

por edhe në lidhje me rrethin e tyre miqësor.

5.5.1 Burimet e influencës mbi gazetarët

Më poshtë shohim renditjen e burimeve të influencës mbi punën e gazetarëve shqiptarë dhe

vlerësimin që ata i kanë dhënë secilit prej tyre nga 1 te 5, ku 1 nënkupton që nuk ndikon fare

dhe 5, që ndikon jashtëzakonisht.

TABELA 45: NDIKIMET NË PUNËN E GAZETARËVE

* Vlera mesatare e llogaritur nga përgjigjet 1 te 5, ku 1= “ nuk ndikon” dhe 5= “ ndikon jashtëzakonisht”

** % e llogaritur në bazë të përgjigjeve 4=“ ndikon shumë” dhe 5= “ ndikon jashtëzakonisht”

N

Vlera

mesatare*

“Ndikon shumë” *%

Etika profesionale në gazetari 295 4,23 88.4

Aksesi në marrjen e informacionit 295 3,95 76.6

Rregullimi dhe ligjet e medias 294 3,83 73.8

Afatet kohore 294 3,80 68.0

Disponueshmëria e burimeve për mbledhjen e informacionit 285 3,52 59.7

Opinioni i audiencës 294 3,51 55.8

Konkurrenca mes kompanive mediatike 294 3,42 56.4

Politika editoriale e redaksisë 291 3,39 52.5

Parimet dhe bindjet tuaja personale 289 3,38 50.1

Kërkimet shkencore dhe të dhëna mbi matjen e audiencës 283 3,33 50.9

Drejtuesit e redaksisë (kryeredaktor/zv.kr/redaktor përgjegjës) 294 3,22 42.9

Drejtuesit menaxherialë të kompanisë suaj mediatike 289 3,01 35.7

Pronarët e kompanisë suaj mediatike 280 2,97 38.6

Miqësia personale me burimet informuese 295 2,60 23.0

Censura 294 2,56 24.8

Pikëpamjet tuaja për reklamën 259 2,54 26.7

Kolegët në redaksi 294 2,54 13.4

Përfitimi vetjak 275 2,42 24.0

Zyrat e shtypit, PR 293 2,31 15.0

Miqtë, të njohurit dhe familja 295 2,28 16.7

Shoqëria civile 295 2,26 15.6

Zyrtarët e shtetit 292 2,13 15.4

Kolegët në mediat e tjera 295 2,08 6.5

Politikanët 292 1,95 13.3

Autoritetet lokale 292 1,89 28.1

Përfaqësuesit e biznesit 293 1,87 8.9

Policia dhe institucionet e shërbimit sekret 291 1,85 8.6

Sindikatat, unionet 295 1,56 13.6

Bindjet tuaja fetare 225 1,54 6.2

Bindjet tuaja politike 249 1,49 3.2

Page 219: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 225

Rezultatet e përftuara nga vlera mesatare e përgjigjeve na shërbejnë fillimisht si indikatorë për

të parë se cilat ndikime vlerësohen si më të rëndësishme në punën e gazetarit. Nëse shohim me

vëmendje përgjigjet e mbi 50% të gazetarëve që vlerësojnë me “ndikon shumë” dhe “ndikon

jashtëzakonisht” burimet e mësipërme të influencës, na bie në sy që normat etike dhe kuadri

ligjor dhe profesional në të cilin lëvizin gazetarët ka më shumë ndikim në punën e tyre. Ndërsa

bindjet politike të vetë gazetarëve vlerësohen me ndikimin më të vogël (3%). Një ndikim të

konsiderueshëm duket se luan “opinioni i audiencës” (56%) ose publikut. Publiku duhet

kuptuar këtu jo thjesht si përgjithësues i kategorive të ndryshme: dëgjues, lexues, shikues,

përdorues, por edhe si opinion i audiencës, pritshmërive që ai ka nga gazetarët.

TABELA 46: KLASIFIKIMI I BURIMEVE TË INFLUENCËS*

*Ngarkesa e faktorëve të përdorur ≥ 0,40.

Duke kryer një analizë faktoriale mund të përftojmë një grupim të këtyre elementëve duke

mbuluar disa dimensione të rëndësishme, të cilat kemi mundësi t‟i prezantojmë më poshtë:

BURIMET E INFLUENCËS:

KLASIFIKIMI NË GRUPE

Grupet e interesit

Strukturat e brendshme

Faktorë

institucional të fushës

Familja/

Miqësia

Bindjet

personale të gazetarëve

Faktorë

institucional të jashtëm

Komunalitetet

Zyrtarët e shtetit ,792 ,685

Politikanët ,773 ,646 Autoritetet lokale ,713 ,609 Sindikatat ,635 ,494

Zyrat e shtypit, PR ,627 ,440 Përfaqësuesit e biznesit ,602 ,468 Policia dhe institucionet e shërbimit sekret

,547 ,364

Miqësia personale me burimet informuese

,462 ,414 ,450

Shoqëria civile ,462 ,481

Drejtuesit dhe menaxherët e kompanisë suaj mediatike

,860 ,766

Pronarët e kompanisë suaj mediatike

,841 ,781

Drejtuesit e redaksisë (kryeredaktor/zv.k/redaktor

përgjegjës)

,695 ,592

Politika editoriale e redaksisë ,482 ,429 ,514

Rregullimi dhe ligjet e medias ,698 ,613 Kërkimet shkencore dhe të dhënat mbi matjen e audiencës

,601 ,455

Etika profesionale ,516 ,337 Opinioni i audiencës ,469 ,448 ,534 Konkurrenca mes kompanive mediatike

,429 ,473

Miqtë, të njohurit dhe familja ,654 ,528

Kolegët në mediat e tjera ,649 ,536 Kolegët në redaksi ,648 ,515

Bindjet fetare ,644 ,472 Pikëpamjet tuaja për reklamën ,623 ,452 Parimet dhe bindjet tuaja

personale

,529 ,439

Përfitimi vetjak ,493 ,401 ,490

Disponueshmëria e burimeve për mbledhjen e informacionit

,628 ,526

Aksesi në marrjen e informacionit ,603 ,437

Afatet kohore ,599 ,427 Censura ,464 ,443

Vlera fillestare e faktorëve 5.56 2.78 2.08 2.00 1.57 1.26 KMO= 0.781

Varianca pas ekstraskionit

(rotation)

13.74 8.50 7.39 7.35 7.00 6.95 50.94

Page 220: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

226 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Siç shohim në këtë tabelë, faktorët ndikues në punën e gazetarëve mund t‟i përmbledhim në

gjashtë grupe kryesore:

1) ndikimet që vijnë nga Grupet e Interesit ose nga fusha të tjera të komunikimit publik dhe

politik – kompanitë e biznesit, politikanët, shoqëria civile, policia, zyrat e PR-it, etj;

2) ndikimet që vijnë nga Strukturat e brendshme organizative të redaksisë si drejtuesit

redaksionalë, redaktorët përgjegjës apo kolegët (si vetëreferencë), nga pronarët e mediave, por

edhe nga politika editoriale e redaksisë;

3) ndikimet që vijnë nga fusha e gazetarisë konkretisht nga Kuadri Normativ dhe Ligjor apo

rregullativ i medias duke filluar që nga etika profesionale deri te konkurrenca mes kompanive

mediatike.

4) Ndikimet që vijnë nga mjedisi në të cilin jeton gazetari, rrethi familjar dhe ai miqësor, por

edhe kolegët brenda dhe jashtë redaksisë;

5) Ndikimet që vijnë nga bindjet dhe pikëpamjet personale të gazetarëve në lidhje me çështje të

ndryshme;

6) Ndikimet që vijnë nga faktorë që nuk varen nga gazetarët, ose ndryshe Faktorë Institucionalë

jashtë fushës gazetareske duke filluar nga disponueshmëria e burimeve deri te censura.

Le t‟i shohim konkretisht nga afër këto ndikime të ndara sipas grupeve dhe vlerësimin e

gazetarëve në lidhje me to.

5.5.2 Ndikimet nga grupet e interesit

Nëse shohim Tab. 46, mund të themi se ky grup shpjegon 17.3% të variancës së përgjithshme,

duke përfshirë pjesën më të madhe të variablave ose faktorëve të prezantuar brenda. Pra mund

të themi se ky është grupi më i madh ndikues mbi punën e gazetarëve, pavarësisht vlerës

mesatare relativisht të ulët që lëviz mes vlerësimeve “ndikon pak” dhe “ndikon disi”. Ajo që

na bie në sy është se ndër të gjithë influencat e këtij grupi, “miqësia personale me burimet”

duket si ndikimi më i rëndësishëm për më shumë se një të katërtën e gazetarëve të pyetur

(23%). Që gjithë elementët e tjerë renditen më poshtë kjo nuk duhet të na çuditi, sepse ata

mund të nënkuptohen fare mirë si nënkategori e “burimeve informative” për gazetarët.

Konkretisht shohim që ndikimi i “politikanëve” mbi gazetarët është më i ulët se ai i

“shoqërisë civile”, por më i lartë për shembull se ai i “autoriteteve lokale” apo “policisë dhe

shërbimeve sekrete”.Në se shohim kategorinëe“Biznesit”, në tabelën 45 duket se nuk ndikon

shumë mbi punën e gazetarëve të pyetur. Ndërkohë gazetarët e intervistuar të karrierës na

japin të tjera përgjigje në lidhje me marrëdhënien gazetari-biznes. Kështu për shembull,

Babaramo e përkufizion këtë“si një marrëdhënie të ndërsjellë brenda një partneriteti tregu”

(Babaramo 2012). Ndërsa kreu i Unionit të gazetarëve vazhdon në të njëjtën logjikë: “Është

një marrëdhënie reciprociteti. Fushat e tjera e tradhtojnë për shkak të lojës së tregut.

Page 221: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 227

Gazetaria, nga ana e saj, mund t'i tradhtojë ato vetëm për hir të së vërtetës. E vërteta mund të

censurohet nga një operator, por jo nga i gjithë tregu” (Çipa 2012). Siç shohim në grafikun

11, ndikimet nga biznesi qëndrojnë shumë më poshtë sa sa ndikimet nga miqësia personale,

zyrtarët e shtetit apo politikanët. Ndërsa vetëm 13% e të pyeturve shprehen se “politikanët”

ndikojnë shumë në punën e përditshme, - duke nënkuptuar se gazetarët shqiptarë janë

relativisht të lirë prej ndikimeve të politikës, - gazetari Lutfi Dervishi e quan marrëdhënien

mes gazetarëve dhe politikanëve “osmoze”. Sipas tij, “gazetari bën politikanin, dhe politikani

bën gazetarin”. Kulmin e kësaj osmoze apo “frankenshtajnizimi” ai e sheh të mbrujtur te

“ndonjë drejtues i lartë i medias private (TV)” (Dervishi 2012).

GRAFIKU 11: FAKTORËT NDIKUES NGA GRUPET E NDRYSHME TË INTERESIT (% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe

“ jashtëzakonisht” )

Ndikim relativisht të vogël duket sikur kanë zyrat e marrëdhënieve publike, megjithë

perceptimin e krijuar se ky ndikim mund të ishte më i madh se kaq. Natyrisht kjo përqindje e

ulët mund të ketë të bëjë me faktin që nëse pyeten direkt në lidhje me këtë çështje, gazetarët

mund të kenë tendencë të minimizojnë rolin e PR-it në punën e tyre. Kështu që këtu duhet të

thellohemi pak më tepër me operacionalizimin e këtij termi siç do të shohim në fund të këtij

nënkapitulli. Gjithashtu një ndikim të ulët kanë edhe sindikatat apo unionet (14%). Duke qenë

se kjo pikë nuk është specifikuar, gazetarët mund të kenë menduar për sindikatat në

përgjithësi, të cilat në Shqipëri janë vërtet të dobëta për sa i përket statusit të tyre. Kjo

plogështi dallohet edhe në rastin e sindikatave apo unioneve e shoqatave në fushën e

gazetarisë. Me problematikën e tyre jemi njohur në kapitujt e mësipërm. Për të shpjeguar

ndikimin kaq të vogël që ato kanë te gazetarët mund të shohim edhe një herë se ku qëndron

problemi. Ilirjan Agolli e vendos theksin te mosfunksionimi i këtyre institucioneve. Sipas tij,

„forumet drejtuese të këtyre shoqatave nuk mblidhen regullisht, nuk mbrojnë asnjë

koleg që dhunohet, nuk trajtojnë asnjë problem të shtypit, as specifik dhe as të

përgjithshëm, as teorik as praktik, nuk ngrejnë zërin me asnjë deklaratë kundër

shkeljeve dhe fyerjeve që bëhen kundër shtypit, nuk bëjnë as ndonjë studim për

gjendjen e medias. Dhe mbi të gjitha këto forume nuk rifreskojnë drejtimin e tyre.

Në Shqipëri ndodh që dikush zgjidhet kryetar i një shoqate që nga 1994 apo nga

1995 dhe të vetëshpallet apo të rizgjedhë vetveten për afro 15 vjet me radhë...”

(Agolli 2012).

23

16

15

15

14

13

9

9

6

Miqësia personale me burimet informuese

Shoqëria civile

Zyrtarët e shtetit

Zyrat e shtypit, PR

Sindikatat, unionet

Politikanët

Përfaqësuesit e biznesit

Policia dhe institucionet e shërbimit sekret

Autoritetet lokale

Page 222: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

228 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.5.3 Ndikimet nga struktura organizative brenda redaksisë

Nëse shohim grafikun 5.4.3-1 na bie në sy që ndikimet mbi gazetarët nga brenda redaksisë

përfshijnë katër dimensione kryesore: ndikimin nga politika editoriale që vlerësohet nga

mbi gjysma e gazetarëve të pyetur (53%), ndikimin e nivelit drejtues editorial (43%),

ndikimin që vjen nga pronarët e medias (39%) si dhe ndikimin nga niveli i lartë

menaxhues i medias (drejtor i përgjithshëm, menaxherë etj).

GRAFIKU 12: FAKTORË NDIKUES TË STRUKTURËS REDAKSIONALE (% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe

“ jashtëzakonisht” )

Pronarët e kompanive mediatike renditen për nga ndikimi që kanë menjëherë pas

kryeredaktorëve, dhe jo përpara tyre siç ka qenë rasti në anketime të tjera me sample më të

vogël të kryera nga Instituti i Medias. Disa nga përgjigjet e gazetarëve duken në pamje të parë

kundërthënëse me njëra-tjetrën. Kështu, nëse më sipër pamë se politika (përmes politikanëve

dhe zyrtarëve të shtetit etj) nuk vlerësohet si një burim ndikues shumë i madh nga ana e

gazetarëve, këtu na bie në sy që “vija editoriale” e medias paska një ndikim rela tivisht të lartë

mbi ta. Që nënkupton natyrisht politikën që ndjekin botuesin e medias, por indirekt edhe

ndikimin e politikës mbi ta. Kjo ndërhyrje është mjaft më e lartë se “pronarët e medias si

burim influence” në vetvete për shembull, dhe që na kujton sërish se përgjigjet e gazetarëve

për pyetje direkte jo gjithmonë përputhen me ato që ata mendojnë siç dëshmojnë interpretimet

e kryqëzuara të rezultateve që prezantohen në këto tabela.

Një tjetër panoramë na paraqitet kur pyesim gazetarët e vjetër shqiptarë. Sipas perceptimit

të tyre ndikimin e pronarëve mbi gazetarët mund ta operacionalizojmë kryesisht në tre

dimensione: së pari, ndërhyrjen mbi stafin për arsye të përkrahjes politike, ndërhyrjen për

arsye të përfitimit vetjak ekonomik apo ndërhyrjen për shantazh ndaj kundërshtarëve të

biznesit dhe politikës në përgjithësi. Kështu, Ilva Tare thotë se gazetaria si dje, ashtu edhe

sot, rrezikon vazhdimisht të jetë një vegël e përdorshme nga duart e pronarëve të medias,

nga pushteti politik (Tare 2012). Të njëjtën logjikë ndjek edhe Alba Malltezi kur shprehet

se “ roli i gazetarisë është seriozisht i dëmtuar nga mbizotërimi i mediave-vegël në duar të

disa pronarëve që kanë si synim parësor shtimin e pasurisë personale dhe mbrojtjen e

aktiviteteve të tjera ekonomike” (Malltezi 2012). Xhaxhiu shkon më tej duke e quajtur

median “një kobure të ndryshkur në duart e tyre” (2012). Përsa i përket mënyrës se si

pronarët ndikojnë mbi gazetarët, Çipa flet për një dominim të tyre ndaj gazetarëve me anë

të telefonit apo prezencës fizike në redaksi (2012). Por në mënyrë të veçantë ajo që quhet

53

43

39

36

Politika editoriale e redaksisë

Drejtuesit e redaksisë (kryeredaktor/zv.kr/redaktor …

Pronarët e kompanisë suaj mediatike

Drejtuesit menaxherialë të kompanisë suaj mediatike

Page 223: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 229

plaga e gazetarisë shqiptare është ndikimi i politikës në media përmes pronarëve. Ky

ndikim sipas gazetarit të mirënjohur Alfred Peza duket kryesisht në unifikimin e pronësisë

së medias me postet editoriale që tregon lidhjen e ngushtë të medias me politikën në

Shqipëri. “Pronarëve nuk u mjafton të jenë pronarë, por duan të bëjnë vetë edhe lidhjen e

shkurtër me politikën, pa ndërmjetësimin e gazetarit. Nga ky problem derivojnë gjithë

problemet e tjera”. Po si bëhet kjo lidhje e shkurtër? Në përgjithësi përmes popullimit të

posteve drejtuese dhe menaxheriale të mediave me persona që i përkasin rrethit të afërt

miqësor të pronarëve, ose në rastin më të mirë janë familjarë të tyre94.

Autonomia në redaksi

Në kontekstin e mësipërm studimi nxjerr në pah se gazetarët shqiptarë kanë liri të

mjaftueshme (45%) në përzgjedhjen e lajmeve, madje një ndër katër gazetarë shprehet se ka

„liri totale“ në editori.

GRAFIKU 13: AUTO NOMIA NË PËRZGJEDHJEN E LAJMEVE

Autonimia e lartë duket edhe në menaxhimin redaksional. 55% e të pyeturve shprehen se

marrin pjesë gjithmonë në menaxhimin editorial të medias, mbledhjet, diskutimet mbi temat

që do ndiqen etj. Gazetarët shqiptarë kanë siç duket qartë, liri të mjaftueshme për të vepruar

(44,7%), por ata nuk e përdorin këtë liri për të rritur cilësinë e raportimit të tyre.

GRAFIKU 14: AUTO NOMIA - PJESËMARRJA NË MENAXHIMIN EDITORIAL

94

Në momentin e intervistës (qershor 2012), Alfred Peza ishte drejtor i TV Vizion +, ndërsa aktualisht është

deputet i PS në parlamentin e përftuar pas zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit 2013.

Page 224: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

230 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.5.4 Ndikimet e faktorëve institucionalë të fushës mbi gazetarët

Megjithë presionin që mund të kenë nga politika apo pronarët, ndikimet më të mëdha në punën

e tyre, gazetarët duken se i kanë nga vetë fusha e gazetarisë, dhe konkretisht nga kuadri

normativ dhe ligjor i medias. Në mënyrë të veçantë, etika profesionale që i shoqëron ata hap

pas hapi në profesion është faktori që ndikon më shumë në punën e tyre të përditshme në

krahasim me gjithë të tjerët siç duket në grafikun 13. Ky vlerësim jepet nga 88% e gazetarëve

të pyetur dhe përforcon edhe një herë rezultatet në lidhje me etikën, të paraqitura në

nënkapitullin mbi praktikat e raportimit gazetaresk.

GRAFIKU 15: FAKTORË INSTITUCIONALË TË FUSHËS (GAZETARISË)(% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe

“ jashtëzakonisht” )

Në grafikun e mësipërm sidoqoftë na bie në sy që dy burime influence të rëndësishme si

“opinioni i audiencës” dhe “kërkimet shkencore dhe të dhënat mbi matjen e audiencës”

janë përfshirë brenda grupimit të faktorëve institucionalë të fushës duke u vlerësua r fort

nga më shumë se gjysma e gazetarëve (përkatësisht 56% dhe 51% e tyre). Ky klasifikim

brenda kornizës së ndikimeve institucionale nxjerr në pah rëndësinë jashtëzakonisht të

madhe të publikut për gazetarët që punojnë aktualisht. Ndikimi i publikut siç pamë më

88

74

56

56

51

Etika gazetareske

Rregullimi dhe ligjet e medias

Opinioni i audiencës

Konkurrenca mes kompanive mediatike

Kërkimet shkencore dhe të dhënat për audiencën

Page 225: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 231

sipër ia kalon edhe impaktit të drejtuesve të lartë të redaksisë (43%) apo të nivelit të

mesëm kontrollues, redaktorëve përgjegjës (35%). Publiku na shfaqet këtu si rezultantja e

etikës profesionale, por edhe e kuadrit ligjor të medias, sepse mungesa e të dyjave ndikon

drejtpërdrejt në cilësinë e raportimit të publikut. Nga ana tjetër, impakti në rritje i matjes së

audiencës dhe kërkimeve shkencore në vend në lidhje me këtë duket qartë se është rritur.

Ai vlerësohet jo vetëm nga gazetarët e pyetur në anketim, por edhe nga kolegët e tyre me

karrierë më të gjatë në media. Për Taren, institucionet e matjes së audiencës “do të

orientonin mbijetesën e njërës media apo tjetrës në treg”. Sipas saj, “vetëm kur sponsorët

do të kushtëzojnë drejtuesit e mediave të mëdha për të ndryshuar timonin drejt programeve

realisht tërheqëse për publikun, si dhe të lajmeve që orientojnë me profesionalizëm

audiencën. Mungesa e matjes së audiencës është një nga çelësat e kësaj periudhe kaotike

ku lajmet nuk përmbajnë lajme dhe emisionet bëhen për të kënaqur pronarët (pushtetin

politik) dhe jo publikun”. Dhe arsyen për këtë gjendje, Tare e sheh te “përqëndrimi i

pronarëve dhe drejtuesve vetëm në interesat politiko-ekonomike” (2012).

Orientimi drejt publikut nuk ka qenë aq i lehtë për gazetarët shqiptarë. Kritikat e

vazhdueshme për komercializimin e gazetarisë janë në thelb kritika që kanë në qendër

orientimin e fortë të gazetarëve drejt publikut si konsumator, në përballjen ekonomike të

kompanive mediatike përkatëse. Megjithatë siç thotë Weischenberg, gazetarët nuk se

zotërojnë njohuri të përnjëmendta për pritshmëritë e publikut dhe mënyrën si funksionon ai

realisht (2006: 143). Spektri i njohurive që ata kanë për publikun bazohet kryesisht te ato

që thonë individë të caktuar në rrethin e tyre miqësor, por në mënyrë të veçantë te

opinionet që kanë kolegët e tyre brenda dhe jashtë redaksisë. Sido që të jetë orientimi drejt

interesave të publikut nënkupton në një farë mënyre, një ndikim të fortë në pavarësinë e

gazetarëve që në varësi të shkallës së aplikimit në praktikë, e dëmton gazetarinë. Rreziku

qëndron në kthimin e gazetarit në “ofrues shërbimesh” dhe të publikut në një “mall” që

shitet nga reklamuesit (Weischenberg et al. 2006: 143). Ose siç shprehet Peza për rastin e

Shqipërisë:

„media [shqiptare] përcjell te opinioni publik atë pamje që u intereson elitave

politike ekonomike dhe bosëve të tyre. Ajo pasqyron gjithnjë e më pak interesat

e publikut të gjerë dhe gjithnjë e më shumë reflekton pamjen që elitat do të

donin për njerëzit të shikonin” (Peza 2012).

5.5.5 Ndikimet e familjes dhe rrethit miqësor mbi gazetarët

Në grupin e katërt futen ndër të tjera, edhe kolegët e gazetarëve brenda dhe jashtë

redaksisë, por ndikimi i të cilëve është shumë i dobët në krahasim me faktorët e tjerë

(përkatësisht 13% dhe 7%). Pra, gazetarët shqiptarë nuk ndikohen aq shumë nga burimet

vetëreferenciale. Kjo do të thotë se as nuk orientohen aq shumë nga ata, siç është rasti i

gazetarëve në perëndim ku ky ndikim vazhdon të jetë në vendin e parë (Weischenberg et

al. 2006: 146).

Page 226: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

232 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

GRAFIKU 16: FAMILJA, RRETHI MIQËSOR ETJ. (% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe “ jashtëzakonisht” )

Ndërkohë që familja dhe të njohurit ushtrojnë një ndikim pak më të madh, por që realisht

qëndron disa shkallë më poshtë se publiku dhe redaksia (17%). Kjo duket pak

kontradiktore nëse vërejmë reagimet apo komentet që gazetarët marrin nga aktorë dhe

grupime të ndryshme shoqërore, dhe ku familja dhe rrethi i të njohurve del në plan të parë

me 54%.

5.5.6 Ndikimet e bindjeve personale të gazetarëve

Kur flasim për bindjet personale nënkuptojnë universin subjektiv të gazetarit, pikëpamjet e

tij në lidhje me problematika të ndryshme, por edhe bindjet politike e fetare, qasjet morale

apo perceptimet mbi aspekte të ndryshme të punës së tyre. në grafikun 5 shohim se këto

pikëpamje personale rezultojnë shumë të rëndësishme për gjysmën e gazetarëve të pyetur.

Specifikisht bindjet më të parëndësishme në punën e tij janë ato politike (3%) që

nënkupton se gazetarët shqiptarë nuk ndikohen nga bindjet politike personale në

raportimin e përditshëm, por vetëm nga politika editoriale e medias ku punojnë (53%).

Ndikimi i bindjeve fetare është gjithashtu tepër i papërfillshëm, ndërsa gjithashtu i vogël

mbetet ndikimi nga qasjet pragmatiste siç është rasti i “përfitimeve vetjake” në gazetari

(24%).

Ndërkohë që kur gazetarët u pyetën në lidhje me elementët që ndikonin në kënaqësinë

profesionale gati gjysma e tyre (49%) pranuan se rol të madh kanë “përfitimet shtesë” që

mundëson profesioni.Një këndvështrim interesant ofron edhe gazetarja Malltezi në

intervistë, kur thotë se gazetarët shqiptarë, në lëvizjet e tyre nga njëra media në tjetrën,

dhe sidomos në “mediat fllucka”, ishin mëse të ndërgjegjshëm për atë që bënin, por ata

orientoheshin nga përfitimi i momentit.

“Kam qenë dëshmitare e migrimeve masive të gazetarëve nga një media e lirë, në

një tjetër të deklaruar hapur pro pushtetit, vetëm për një ofertë ekonomike më të

mirë” (Malltezi 2012).

GRAFIKU 17: BINDJET DHE PIKËPAMJET PERSONALE (% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe “ jashtëzakonisht” )

17

13

7

Miqtë, të njohurit dhe familja

Kolegët në redaksi

Kolegët në mediat e tjera

Page 227: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 233

Pikëpamjet e gazetarëve në lidhje me reklamën janë të rëndësishme për të parë si mendojnë ata

në lidhje me këtë sektor jetik të medias. 27% e tyre e vlerësojnë ndikimin e tyre në punën e

tyre si shumë të rëndësishëm. Kjo nuk është një shifër e lartë, megjithatë flet qartë për

rëndësinë e këtij faktori në punën e gazetarëve. Reklama dhe njohja e tregut të saj trajtohet si

element kyç për të përcaktuar shkallën e pavarësisë të medias shqiptare, e cila vështirësohet

sidoqoftë nga mungesa e transparencës në treg. Të ardhurat nga reklama nuk dihen zyrtarisht,

por ato mund të hamendësohen. Ndërsa deri në pranverë të 2006-ës, qeveria financonte mediat

e preferuara me reklamë shtetërore në formën e njoftimeve zyrtare, pas kësaj periudhe, duket

se reklama në përgjithësi ka vazhduar të bjerë. Kjo vihet re sidomos në tregun e reklamës

televizive, ku sipas ISHM, “në vitin 2009 reklama për transmetuesit ra 8%, duke përbërë 58%

të të ardhurave. Kjo shifër ishte edhe më e ulët për vitin 2010, duke zënë 30% të të ardhurave

të transmetuesve. Ndërkohë, të dhëna të tjera dëshmojnë se në krahasim me vitin 2006, të

dhënat nga reklamat janë rritur për stacionet televizive, përkatësisht 31% në vitin 2007, 25%

në vitin 2008, dhe 48% në vitin 2009” (Londo: 2010).

TABELA 47 : PIKËPAMJET PËR REKLAMËN SIPAS MEDIAS DHE PRONËSISË

SPEKTRI MEDIATIK

“ shumë e rëndësishme” *

(% )

Shtypi, lokal 1.9

Shtypi, kombetar 71.8

TVSH publik 15.6%

TV privat, kombetar 50.6%

TV privat, lokal 36.8

RTSH publik 1.9

Radio private, kombetare 1.9

Radio private, lokale 3.8

ATSH shteteror 1.9

Media Online 13.7 *% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe “ jashtëzakonisht”

Megjithatë gjendja më problematike për sa i përket reklamës duket se është në tregun e medias

së shkruar, e cila ka humbur terren të vazhdueshëm kundrejt televizionit edhe përsa i përket

cilësisë së raportimit dhe popullaritetit në përgjithësi. Kjo duket te ulja e të ardhurave nga

50

27

24

6

3

Parimet dhe bindjet tuaja personale

Pikëpamjet tuaja për reklamën

Përfitimi vetjak

Bindjet tuaja fetare

Bindjet tuaja politike

Page 228: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

234 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

reklama për gazetat e përditshme nga 10% që ka qenë më 2007, në 3.0-3,5 milion euro ose 5-

7% të gjithë tregut të reklamës më 2010 (Londo 2012).

Gjendjen e mësipërme kritike na e vërteton në një rrugë paksa të ndryshme opinioni i

gazetarëve. Nëse krahasojmë pikëpamjet për reklamën sipas spektrit mediatik na bie në sy

që pikërisht gazetarët që punojnë në shtypin e shkruar të përditshëm, 72% e tyre, e

konsiderojnë reklamën një faktor shumë të rëndësishëm ndikues në punën e tyre. Këta

pasohen nga gazetarët e televizioneve private me shpërndarje kombëtare (51%). I

habitshëm është interesimi shumë i vogël i gazetarëve që punojnë në mediat online me

13.7%, ndërsa teorikisht mendohet që reklama në TV dhe mediat online e kanë superuar

median e shkruar. Kjo mospërputhje e rezultateve na tregon se shifrat zyrtare për reklamën

dhe tregu isaj në përgjithësi është ende i pasigurtë dhe plot paqartësi.

5.5.7 Ndikimet e faktorëve institucionalë të jashtëm

Në grupin e fundit të faktorëve ndikues mbi gazetarët klasifikuam faktorët institucionalë të

jashtëm që nuk varen nga gazetarët. Prej tyre, aksesi në marrjen e informacioneve përbën

burimin më të madh të influencës dhe shqetësimin më të madh për dy të tretat e gazetarëve

(77%). Menjëherë pas këtij faktori renditet “limitet kohore të raportimit” që ndikojnë në

68% të gazetarëve.

GRAFIKU 18: FAKTORËT INSTITUCIONALË TË JASHTËM (% e përgjigjeve “ ndikon shumë” dhe “ jashtëzakonisht” )

Të dy këta faktorë nuk na shprehin tjetër veçse shqetësimin e gazetarëve në lidhje me

zbatimin e të drejtës për akses në informacion që garantohet me ligj, ose më konkretisht

me Ligjin për Akses të Dokumentave Zyrtare, Nr.8503, të miratuar në qershor të vitit

1999. Sipas këtij ligji, “dokumentat duhet të jenë të hapura për publikun” dhe “secili ka të

drejtën, sipas kërkesës që bën, të marrë informacion për një dokument zyrtar pa qenë i

detyruar të shpjegojë arsyet për këtë kërkesë” (Londo 2012), përveç informacioneve të

klasifikuara si sekret shtetëror. Problemi i këtij ligji nuk qëndron në formën e tij – që mund

të konsiderohet pa frikë i standardeve ndërkombëtare, por në zbatimin e tij në praktikë. Siç

thotë Londo nga ISHM, “vërehet një mospërputhje mes standardeve të ligjit dhe zbatimit

të tij në praktikë. Në përgjithësi njerëzit nuk besojnë se mund të marrin informacion thjesht

duke bërë një kërkesë. Gjithashtu, shpesh administrata nuk duket se është në gjendje të

77

68

60

25

Aksesi në marrjen e informacionit

Limitet kohore te raportimit

Disponueshmëria e burimeve

Censura

Page 229: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 235

plotësojë kërkesat për informacion sipas ligjit. Nuk ka informacion për shkallën e zbatimit

të ligjit nga ana e administratës” (Londo 2012). Shqetësimit të gazetarëve për aksesin në

marrjen e informacionit i shtohet edhe “disponueshmëria e burimeve” që vlerësohet si një

burim shumë ndikues i punës së përditshme nga 60% e gazetarëve.

Ndërkaq “censura” vlerësohet si një ndër faktorët më pak ndikues në punën e gazetarëve

duke u konsideruar shumë e rëndësishme vetëm nga një e katërta e tyre. Mbase ky rezultat

është i kuptueshëm duke qenë se censura e dukshme, e imponuar nga jashtë ose e

institucionalizuar si në regjimin komunist, vërtet nuk ekziston më, ose nuk është në atë

masë që të jetë problematike për gazetarët. Por nga ana tjetër problemi i autocensurës

mbetet evident. Mbase një pyetje direkte ose indirekte për këtë do të na kishte ofruar

rezultate të ndryshme, kështu që mbetet të provohet në të ardhmen. Censura ose

autocensura sot ndodh në një mënyrë më perfide duke qenë e inkorporuar brenda

socializimit të gazetarëve në redaksi që kur fillojnë karrierën e tyre. Gazetari Arben Muka

mendon se gazetarët

“sot janë më të përmbajtur kur nisin të mbulojnë një temë apo ngjarje. Ata

sigurohen më parë nëse trajtimi i një çështje të tillë mund të ketë pasoja për

pronarin/menaxherin; dhe janë në dilemën mos humbasin vendin e punës për

shkak të kryerjes së detyrës” (Muka 2012).

Kurse Xhaxhiu është më radikal kur shprehet se “gazetaria sot ka një funksion thjesht

pasqyrues, një gazetari zbardhëse. Hera-herës ajo e pasqyron realitetin, por më shumë

pasqyron atë realitet që ekziston në konceptet e pronarëve të medias” (Xhaxhiu 2012).

GRAFIKU 19: NDIKIMET NGA ÇDO GRUP PËRFAQËSUES (%)

Autocensuara mund të quhet elementi dallues i sistemit mediatik shqiptar (Godole 2009)

dhe ajo është rëndom pasojë e një zgjedhjeje pragmatiste nga ana e gazetarëve për të mos

humbur vendin e punës. Por motori i këtij “strehimi” te autocensura duket i detyruar nga

“marrëdhënia e ndërlikuar dhe e ndërvarur midis medias, biznesit dhe politikës” (Londo

2010), bashkë me statusin e pasigurt të gazetarëve që nuk e lejon gazetarinë kritike (për më

tepër investigative), në mënyrë që të mos bjerë ndesh me interesat e pronarëve të medias.

88

77

53 50

2317

Etika profesionale

Aksesi në marrjen e

informacionit

Politika editoriale e

redaksisë

Parimet dhe bindjet

personale

Miqësia personale me

burimet

Miqtë, të njohurit dhe

familja

Page 230: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

236 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Në mbyllje të këtij nënkapitulli (Tab. 48) mund të bënim një përmbledhje të ndikimeve më të

forta nga secili grup i prezantuar më sipër: Gazetarët shqiptarë sipas anketimit – në kushte të

zakonshme pune - ndikohen më fort nga një qasje deontologjike etike (dhe morale) e

profesionit (88%), nga aksesi institucional që u lejon marrjen e informacioneve në interes të

publikut (77%), nga politika redaksionale e medias ku punojnë (53%), nga parimet e tyre

personale (50%), njohja dhe miqësia personale me burimet (23%) si dhe nga familja, apo

rrethi miqësor (17%).

5.5.8 Reagimet që marrin gazetarët për punën e tyre

Pamë më lart se cilat ishin ndikimet kryesore në punën e gazetarëve shqiptarë. Por kjo

panoramë nuk do të ishte e plotë nëse nuk do të fusnim aty edhe reagimet e ndryshme mbi

përmbajtjet apo produktet mediatike të gazetarëve. Në pamje të parë duket sikur këto reagime

vijnë më shumë nga jashtë redaksisë se sa brenda saj.

TABELA 48: FEEDBACK: REAGIME PËR PUNËN E GAZETARËVE (%)

Reagime nga: N %

Familje, miq , të njohur 286 53.5

Publiku (lexues/shikues/dëgjues/përdorues) 288 51.0

Kolegë brenda redaksisë/kompanisë suaj 288 47.6

Drejtues të redaksisë 288 47.1

Kolegë nga media të t jera 288 39.9

Punonjës të zyrave të shtypit/PR 288 24.3

Politikanë 288 24.0

Për shembull, me publikun duket se gazetarët janë në një marrëdhënie interaktive dhe të hapur

(51%) dhe që përputhet edhe me raportin ndikues që kishim më sipër. Reagimet më të pakta

duken se vijnë nga zëdhënësit e ndryshëm dhe politikanët që mbështesin njëkohësisht

rezultatet e tabelës 48. Sidoqoftë nga të dhënat e paraqitura më sipër, del në pah se gazetarët

ndikohen mesatarisht nga faktorë të ndryshëm të jashtëm. E reja që evidenton studimi mbetet

megjithatë perceptimi se publiku luan rolin më të madh ndikues në punën e gazetarit, i cili

përpos hamendësimeve të deritanishme në Shqipëri, këtu mundi të faktohej dhe me shifra

empirike. Pas publikut, grupimi më i madh janë faktorët që vijnë nga brenda redaksisë në të

gjitha nivelet, por ku ndikimi i kryeredatorëve, drejtorëve dhe pronarëve të medias zë një vend

më të rëndësishëm.

Faktorët e tjerë të jashtëm nuk duket se luajnë një rol të madh mbi punën e gazetarëve. Mbetet

të vëzhgohet më tej nëse ndikimet nga PR dhe biznesi në përgjithësi, si dhe nga politika do të

pësojnë apo jo ndryshime dhe në ç‟kah. Për të përftuar një vështrim më të thelluar të këtyre

ndikimeve, le të krahasojmë raportin e përqindjes së reagimeve të gazetarëve me llojin e

medias (dhe pronësinë), si dhe pozicionin aktual të gazetarëve në redaksi.

Ajo që mund të thuhet është se reagimet nga publiku pohojnë të kenë marrë rreth 73% e

gazetarëve që punojnë në ATSH si dhe 66% e gazetarëve të gazetave të përditshme apo

Page 231: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 237

mediave online (53%). Ndërkohë në pozicionin hierarkik, 64% e kryeredaktorëve shprehen se

marrin reagime nga publiku, producentët televizivë duket se kanë një lidhje më direkte dhe

nevojë më imediate për publikun (100%). Kurse reporterët dhe neësëriter-at pranojnë se

marrin më pak reagime. Reagimet që vijnë nga familja dhe rrethi miqësor pranohen kryesisht

nga gazetarët që punojnë në radio (73%), në TVSH (60%) apo në shtypin e shkruar (67%).

Njëkohësisht familja dhe të njohurit janë të pranishëm me ragimet e tyre edhe në nivelin e

mesëm drejtues të redaksisë (zv.kryeredaktorë apo redaktorë përgjegjës) dhe shumë më pak në

nivelet e larta drejtuese.

TABELA 49: REAGIMET PËR SHKRIMET NGA FAKTORË TË JASHTËM (%)

REAGIME/KOMENTE

Dre

jtu

es t

ë re

da

ksi

Ko

leg

ë b

ren

da

red

ak

sisë

Ko

leg

ë n

ga

med

ia t

ë

tjer

a

Po

liti

ka

Pu

no

një

s të

zy

rav

e

të s

hty

pit

/PR

Pu

bli

ku

/au

die

nca

Fa

mil

ja, m

iq,

të n

joh

ur

SPEKTRI MEDIATIK

Reagime nga brenda

redaksisë (dimensioni

organizativ redaksional)

Reagime nga jashtë (dimensioni shoqëror)

Shtypi, lokal 18.2% 9.1% 18.2% 9.1% 18.2% 27.3% 36.4%

Shtypi, kombetar 46.3% 56.8% 18.5% 26.3% 30.5% 66.3% 67.4%

TVSH publik 40% 40% 50% 30% 20% 40% 60%

TV privat, kombetar 55.2% 50.7% 44.8% 40.3% 31.3% 49.3% 52.2%

TV privat, lokal 44.2% 34.6% 28.8% 17.3% 9.6% 36.5% 36%

RTSH publik 66.7% 55.6% 11.1% 0% 11.1% 33.3% 22.2%

Radio private, kombetare 66.7% 50% 0% 16.7% 16.7% 0% 33.3%

Radio private, lokale 24.3% 54.5% 9.1% 18.2% 0% 36.4% 72.7%

ATSH shteteror 72.7% 36.4% 45.5% 9.1% 27.3% 72.7% 45.5%

Media Online 50% 50% 50% 0% 37.5% 62.5% 56.3%

HIERARKIA

Kryeredaktor 30.8% 46.2% 25.6% 43.6% 28.2% 64.1% 48.7%

Drejtor i përgjithshëm 16.7% 33.3% 33.3% 25% 16.7% 50% 41.7%

Redaktor përgjegjës 51.9% 46.2% 51.2% 15.4% 34.6% 61.5% 61.5%

Shef i departamentit të

informacionit

0% 0% 51.9% 0% 0% 50% 0%

Zv/kryeredaktor 56.3% 81.3% 50% 12.5% 25% 50% 62.5%

Producent 100% 100% 37.5% 0% 50% 100% 50%

Reporter 52.1% 43.8% 100% 24,7% 21.2% 45.2% 51.4%

News writer 50% 75% 39.7% 25% 25% 33.3% 66.7%

Kolegët brenda dhe jashtë redaksisë mbeten një burim i vazhdueshëm reagimesh, sidomos këta

të dytët janë të rëndësishëm për të gjithë reporterët e pyetur në anketim, ndërsa reagimet nga

brenda “shtëpisë” vlerësohen sidomos nga zv.kryeredaktorët (81%). Kjo nuk të habit duke

qenë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin edhe pse nga pozicione hierarkike

të ndryshme. Sidoqoftë për gazetarët që punojnë në shtypin lokal shohim shifrat më pak

përfaqësuese në lidhje me ragimet e kolegëve, që na tregon edhe një herë qartë specifikën e

punës së gazetarëve në mediat lokale, një punë kryesisht individuale dhe jo në grup, ose

konkurrencë me një grup të vogël gazetarësh që duhet të masin forcat brenda të njëjtës fushë.

Domethënëse mbeten sidoqoftë rezultatet që flasin mbi reagimet e politikanëve dhe

punonjësve të PR dhe zyrave të shtypit. Shifrat edhe në këtë rast mbështesin perceptimet e

krijuara gjerësisht në rrethet gazetareske: për sa i përket hierarkisë redaksionale janë

Page 232: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

238 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

kryeredaktorët ata që marrin më shumë feedback dhe janë më shumë në kontakt me

politikanët. Kurse brenda llojit të medias, janë gazetarët që punojnë në TV ata që janë më

shumë në kontakt me politikanët duke përftuar kështu edhe më shpesh opinionet e tyre. Që nga

ana tjetër mund të interpretohet si një ndërmarrëdhënie varësie dhe bashkëpunimi mes palëve.

31% e gazetarëve të TVSH-së shprehen se marrin reagime nga politikanët, krahasuar me 9% e

gazetarëve të mediave lokale dhe po kaq përqind të atyre që punojnë në ATSH. Përsa i përket

reagimeve që vijnë nga PR dhe zyrat e shtypit gjejmë më aktivë ndërveprimin e gazetarëve të

televizioneve private kombëtare (31%) dhe mediave online (38%). Vetë profili i punës së

kësaj kategorie gazetarësh duket më i predispozuar për të qenë afër marrëdhënieve publike,

duke qenë se pala tjetër interesohet më shumë për prezencën në ekran dhe aktualisht edhe në

mediat e reja. Ndërkohë që në nivelin redaksional, marrëdhëniet publike funksionojnë siç

duket përmes niveleve të mesme drejtuese (35%) apo kryeredaktorëve (28%) në formën e

njoftimeve për shtyp, ftesave për pjesëmarrje në konferenca, aktivitete të ndryshme e kështu

me radhë. Por ndërsa drejtuesit marrin reagime nga punonjësit e PR apo politika, reporterët

duket se janë më të varur nga shefat e tyre (52%) dhe nga kolegët gazetarë.

Dimensionet e reagimeve mbi produksionin gazetaresk

Me anë të një analize të komponentëve kryesorë mund të operacionalizojmë më tej reagimet e

aktorëve të ndryshëm mbi produktet e gazetarëve. Tabela 50, na paraqet tre dimensione të

përftuara pas analizës: Dimensionin e reagimeve nga aktorë jashtë redaksisë ku politikanët

renditen si faktori me vlerën më të lartë në këtë dimension (0.73), kolegët e mediave të tjera

apo punonjësit e zyrave të shtypit dhe PR. Këtu bie në sy që sektori i PR dhe marrëdhënieve

publike sërish ndikim te gazetarët ka në formën e reagimeve nga publiku nëse shohim

ngarkesën e faktorit në të dyja dimensionet. Dimensioni i dytë përfshin reagimet nga brenda

redaksisë (ose në rrafshin organizativ) nga drejtues të redaksisë dhe kolegët aty brenda.

Interesante është që faktori “familje, miq dhe të njohur” gjithashtu brenda redaksisë renditet,

mbase sepse kolegët siç e pamë edhe më përpara hyjnë te miqtë e afërt të gazetarëve. Por

tregon edhe nga ana tjetër edhe për një ndikim të madh që ky dimension jashtë pune luan mbi

gazetarët, edhe pse vetëm 17% e tyre e vlerësuan atë shumë të rëndësishëm, kur u pyetën

direkt për rolin ndikues të familjes dhe miqve në aktivitetin e tyre.Dimensioni i tretë përbëhet

nga një sërë faktorësh që i gjejmë edhe te dimensionet e tjera ku ata kanë edhe një ngarkesë

më të madhe në vlerë. Publiku është këtu faktori më i rëndësishëm, aq sa nuk klasifikohet

thjesht në reagimet e jashtme, por ndahet si dimension i fortë më vete. Kështu që mund të

thoshim përmbledhurazi se reagimet gazetarëve u vijnë nga jashtë – ose nga fushat e interesit

të përbashkët (ku kryqëzohen marrëdhëniet publike të institucioneve të ndryshme politike dhe

shoqërore me politikanët dhe kolegët “konkurrentë” të mediave të tjera), nga brenda (në

rrafshin organizativ të redaksisë) dhe nga publiku që në rastin e Shqipërisë paraqitet si një

faktor më vete me shumë peshë.

TABELA 50: DIMENSIONET E REAGIMEVE MBI PRODUKSIONIN GAZETARESK

Reagime nga: Dimensionet

Page 233: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 239

Jashtë:

Fusha interesi

dypalësh

Brenda: Rrafshi

organizativ

Jashtë: Publiku

Komunalitetet

Politikanë ,734 ,570

Punonjës të zyrave të shtypit/PR ,661 ,311 ,534

Kolegë nga media të tjera ,601 ,444

Kolegë brenda redaksisë/kompanisë suaj ,783 ,630

Familje, miq, të njohur ,644 ,352 ,561

Drejtues të redaksisë ,309 ,592 -,458 ,656

Publiku (lexues/shikues/dëgjues/përdorues) ,803 ,685

Vlera fillestare 1.85 1.19 1.03 KMO = 0.63

Varianca e shpjeguar (%) 21.2 21.2 15.8 58.2

* Vlera e faktorëve u përcaktua > 0.30.

Një aspekt duhet nxjerr sidoqoftë në pah: në të tre dimensionet gjejmë një faktor të

pranishëm, edhe pse me ngarkesë faktoriale ku më të lartë dhe ku më pak të tillë: reagimet

që vijnë nga drejtuesit e redaksisë. Këto kualifikohen si te reagimet e jashtme nga

nënsistemet e interesuara të fushës, ashtu edhe te reagimet nga brenda redaksisë, por është

domethënëse që ato i gjejmë edhe te publiku. Një shpjegim i mundshëm është që në rastin

e klasifikimit të tyre te të dy dimensionet jashtë redaksisë, bëhet fjalë për “pronarët e

medias apo kompanisë mediatike”, më shumë se për “drejtuesit editorialë”, të cilët ka gjasë

të nënkuptohen në dimensionin organizativ. Kjo shpërndarje na tregon në mënyrë indirekte

ndikimin e madh që pronarët e medias kanë mbi punën direkte të gazetarëve, më shumë se

sa ata e shprehin kur pyeten direkt dhe hapur për këtë (ku siç tregohet në rezultatet e tab.

50, vetëm 37% e gazetarëve shprehen se pronarët e kompanisë kanë ndikim në punën e

tyre).

Ndikime të tjera: sfera private e gazetarëve

Meqënëse gazetarët siç pamë nuk ndikohen shumë nga faktorë të jashtëm, mund të shohim

nëse ata ndikohen nga rrethi i ngushtë miqësor. Ndryshe nga sa pamë më sipër ku kolegët

gazetarë brenda dhe jashtë redaksisë luanin një rol mesatar përsa i përket ndikimit që kishin te

njëri-tjetri. Por kur i pyet ata eksplicit për miqtë, 63% e gazetarëve të pyetur deklarojnë se në

jetën e tyre private shoqërohen me miqtë e tyre gazetarë. Kjo është diçka e natyrshme sepse si

në çdo profesion tjetër, edhe gazetarët njihen dhe miqësohen në vendin e punës dhe këtë

miqësi e mbajnë edhe jashtë redaksisë. Megjithatë për profesionin e gazetarit ka një specifikë

përkatësia e rrethit miqësor. Dhe këtu qëndron ndryshimi me profesionin e mjekëve apo

mësuesve për shembull, rrethi miqësor i të cilëve, gjithashtu përbëhet nga e njëjta milieu

(Weischenberg et al. 2006: 152). Gazetarët kanë si funksion parësor përqendrimin te shoqëria

dhe pasqyrimin e problemeve të saj. Kështu që fokusimi vetëm brenda kategorisë së tyre

profesonale, mund të bëjë që gazetarët të merren dhe të njohin më pak grupet e tjera

shoqërore, për të cilat duhet të shkruajnë.

TABELA 51: MIQTË E GAZETARËVE

Page 234: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

240 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Nëse do të shohim me vëmendje të dhënat e prezantuara në Tabelën 51, për rrethin miqësor të

gazetarëve sipas llojit të medias ku ata punojnë, rubrikave që mbulojnë apo hierarkisë na

paraqitet një panoramë më e detajuar e ndërmarrëdhënieve të krijuara. Gazetarët që punojnë në

radiot (kombëtare, lokale, publike apo private), televizionet lokale si dhe në median online,

duken më të fokusuar brenda miqve të tyre gazetarë. Për median online ky është një rezultat i

kuptueshëm, duke qenë se puna e tyre aktuale konsiston në mbledhjen dhe publikimin e të

dhënave që kolegët gazetarë të mediave tradicionale kryejnë gjatë ditës. Rifreskimi i

vazhdueshëm i informacioneve kërkon që ata të jenë shumë në kontakt me gazetarë të tjerë.

TABELA 52: MIQTË E GAZETARËVE SIPAS MEDIAVE DHE HIERARKISË

SPEKTRI MEDIATIK Politika dhe

administrata

publike

Fusha e

ekonomisë dhe

biznesit

Lëvizje

shoqërore

Kolegë gazetarë Artiste,

njerëz të

thjeshtë etj

Shtypi, lokal 14,3% 14,3% 28,6% 42,9% ,0%

Shtypi, kombetar 8,5% 14,9% 18,1% 54,3% 4,3%

TVSH publik 9,1% 9,1% 9,1% 63,6% 9,1%

TV privat, kombetar 10,6% 7,6% 19,7% 60,6% 1,5%

TV privat, lokal 3,9% 5,9% 5,9% 72,5% 11,8%

RTSH publik 9,1% ,0% 9,1% 81,8% ,0%

Radio private, kombetare ,0% ,0% ,0% 100,0% ,0%

Radio private, lokale ,0% 36,4% 9,1% 54,5% ,0%

ATSH shteteror ,0% 18,2% 9,1% 63,6% 9,1%

Media Online 12,5% ,0% 12,5% 75,0% ,0%

HIERARKIA NE REDAKSI

Drejtues/kryeredaktor 10,9% 16,4% 12,7% 58,2% 1,8%

Zv.kryeredaktor/shef përgjegjës 7,6% 10,6% 9,1% 69,7% 3,0%

Reporter 6,7% 8,5% 17,1% 61,6% 6,1%

RUBRIKAT

Politika/aktualiteti 11,7% 11,7% 18,3% 55,0% 3,3%

Ekonomia 12,5% 31,3% 6,3% 50,0% ,0%

Kronikë e zezë/gjykatë ,0% 6,7% 53,3% 26,7% 13,3%

Kulturë 6,3% 6,3% 12,5% 56,3% 18,8%

Sociale 16,7% ,0% ,0% 83,3% ,0%

Lifestyle ,0% ,0% 33,3% 66,7% ,0%

Sport ,0% ,0% 10,0% 80,0% 10,0%

Dossier ,0% ,0% ,0% 100,0% ,0%

Nga ana tjetër tregon mungesën e lidhjes me realitetin dhe grupet e tjera shoqërore dhe

evidenton problematikën e medias online sot: një apendiks i medias trandicionale dhe ende jo

një media e re më vete. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gazeëtarët që veprojnë në mediat

lokale, të cilët janë shumë të orientuar nga informacionet që publikojnë apo transmetojnë

Rrethi miqësor i gazetarëve N %

Vendimmarrës nga politika dhe administrata publike 22 7,7

Vendimmarrës nga fusha e ekonomisë dhe biznesit 30 10,5

Përfaqësues të lëvizjeve apo grupimeve të ndryshme shoqërore 41 14,4

Kolegë gazetarë 179 62,8

Të tjerë: Artistë, shkrimtarë, njerëz të thjeshtë 13 4,6

Total 285 100,0

Page 235: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 241

kolegët e tyre në mediat qendrore dhe nuk e kanë gjetur ende vendin e tyre në komunitet.

Sidoqoftë gazetarët e televizioneve private kombëtare duken të kenë një spektër më të përzier

miqsh që lidhet dhe ndikon në punën e tyre të përditshme. Kështu 20% e miqve të tyre vijnë

nga grupime dhe lëvizje të ndryshme të shoqërore, 11% nga politika dhe 8% nga fusha e

ekonomisë.

Një situatë e ngjashme evidentohet edhe te gazetarët e shtypit të shkruar me përhapje

kombëtare, vetëm se këtu një përqindje relativisht e madhe e lidhjeve ndërshoqërore vjen

nga ekonomia (15%). Zgjerimi i rrethit miqësor të gazetarëve të shtypit dhe televizionit

reflektohet edhe në punën e tyre të përditshme, si dhe në larminë e informacioneve që

përçojnë te publiku. Sipas shpërndarjes hierarkike në redaksi, shifrat mbështesin një

opinion të përgjithshëm të hamendësuar që nivelet e mesme drejtuese (redaktorët

përgjegjës, zv.kryeredaktorët) dhe reporterët janë më të orientuar në miqësitë e tyre brenda

komunitetit të gazetarëve, në krahasim me drejtuesit e medias. Kryredaktorët apo drejtorët

e edicioneve të lajmeve dhe programacionit janë në kontakt të vazhdueshëm me

përfaqësues nga politika, kompanitë e biznesit (qoftë edhe me pronarët e medias së tyre)

dhe kjo gjë natyrisht që reflektohet edhe në rrethin e tyre miqësor. Sidoqoftë përkundër

pritshmërive që politikanët do të ishin më të përfaqësuar te rrethi miqësor, bota e

ekonomisë dhe biznesit duket pak më shumë e përfaqësuar. Limitet e këtij studimi nuk ka

bëjnë të mundur të mësojmë konkretisht nëse miqësitë nga bota e biznesit vijnë nga fusha e

reklamuesve, e kompanisë së vet mediatike apo kompanive të bizneseve të tjera, që mund

të na shërbente si indikatorë për ndikimin e mundshëm të tyre në punën e përditshme të

gazetarëve.

Nëse do të shohim shpërndarjen e gazetarëve sipas rubrikave sidomos një kategori

gazetarësh të bie menjëherë në sy: gazetarët e kronikës së zezë. Në përputhje me misionin

e tyre të përditshëm, publikimin kryesisht të krimeve dhe ngjarjeve të tjera aktuale nga kjo

fushë, ata nuk mund t‟ia lejojnë vetes të lëvizin vetëm mes të ngjashmëve (kolegët

gazetarë, 27%), por u duhen burime të shpërndara në fusha të ndryshme shoqërore (53%),

njerëzve të thjeshtë në dikastere të ndryshme (13%), përjashto politikën (0%). Ndërkohë

vëmë re edhe një specializim dhe diferencim të dukshëm në disa rubrika trendy. Gazetarët

e rubrikës “lifestyle” ose “rozë” lëvizin vetëm mes të ngjashmëve (kolegëve) ose grupeve

shoqërore që është e kuptueshme për fushën ku punojnë, por që nga ana tjetër na tregon një

pozicionim të thellë në një dimension raportimi. E njëjta gjë mund të thuhet për gazetarët

sportivë apo ata që merren me përpilimin e dossierëve.

Kurse gazetarët që punojnë në rubrika më tradicionale si ekonomia, politika, socialja dhe

kultura kanë një miqësi të përzier, por me theks të qartë orientimi drejt profileve të tyre.

Kështu nuk habitesh që gazetarët e rubrikës ekonomike të kenë 31% të miqve të tyre nga

kjo fushë, apo ata të kulturës të lëvizin në grupime shoqërore-kulturore (32%). Gazetarët e

politikës nga ana tjetër evidentojnë një përzierje interesante miqsh në mënyrë të barabartë

nga fusha e politikës dhe ekonomisë (12%) dhe shoqërisë në përgjithësi 21%. Fakti që

politika dhe ekonomia janë të përfaqësuara në mënyrë të balancuar, tregon lidhjen e fortë

të këtyre dy fushave sot, lidhje kjo që reflektohet edhe në raportimin e përditshëm të

gazetarëve. Kurse gazetarët e rubrikës sociale notojnë mes dy ujërash: mes miqve gazetarë

Page 236: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

242 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

dhe atyre nga fusha e politikës. Duke pasur parasysh që raportimi i gazetarëve në këtë

fushë bazohet kryesisht te njoftimet dhe deklaratat për shtyp të institucioneve të ndryshme

që merren me arsimin, shëndetësinë etj., na lind e drejta të mendojmë se kjo marrëdhënie

me aktorë nga vendimmarrja politike dhe administrative, zëdhënës, sekretarë të nivelit të

ulët etj, ndodh nën moton e furnizimit me informacione brenda dhe jashtë orarit të punës:

miq dhe burime njëkohësisht. Formulë kjo që vlen natyrisht për të gjithë korpusin e

marrëdhënieve të gazetarëve, në cilëndo fushë që ata punojnë.

Qasja ndaj publikut

Sikurse pamë më sipër publiku dhe opinioni i tij ka shumë rëndësi për gazetarët dhe i

influencon ata në punën e përdishme. Por marrëdhënia mes këtyre dy entiteteve mbetet

specifike, pasi gazetari vërtet duket sikur raporton për publikun, por ai në fakt duke mos e

njohur konkretisht publikun e tij, raporton për kategori të caktuara të publikut që mund të jenë

“gratë shtëpiake”, “intelektualët”, “të rinjtë”, “të vjetrit”, “personat të dhënë pas modës” apo

“tradicionalë” etj. Pra, gazetarët raportojnë në fakt për një publik, të cilin e kanë konstruktuar

vetë. Dhe nëse i pyet specifik isht: “Si e vlerësoni publikun tuaj? Ju lutem jepni tre përcaktime

për të!” profili i publikut të përfytyruar është i përzier, agregat i cilësorëve “i interesauar”,

“besnik”, por edhe “i politizuar” dhe i “manipuleshëm”, e mbi të gjitha “kritik”.

GRAFIKU 20: PERCEPTIMI I GAZETARËVE: INTERESAT E AUDIENCËS

Pjesa më e madhe e gazetarëve e përfytyron publikun e tij “femëror”, me moshë dhe arsim

mesatar. Nuk mungojnë edhe përcaktimet “masë injorante”, “audiencë politike militante”, “e

tërhequr nga debatet dhe sherret politike”. Nuk specifikohet spektri politik, por bie në sy që dy

të tretat e gazetarëve e perceptojnë publikun e tyre “të interesuar politikisht”, por edhe “të

interesuar për informacione të reja”. Për sa i përket cilësisë së audiencës, zërat ndahen

përgjysëm në “indiferente” dhe “të interesuar”, edhe pse duhet shtuar se kategoria e fundit

është mbizotëruese.

Page 237: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 243

Në grafikun e mëposhtëm shohim edhe një herë perceptimet e gazetarëve për interesat

tematike të audiencës, ku dy fusha: informacionet politike dhe sociale mbizotërojnë mbi të

tjerat. Lajmet e “kronikës së zezë” dhe gjykatës renditen të tretat, me një diferencë të madhe

nga temat sociale. Megjithatë nuk dihet nëse kur gazetarët shkruajnë aktualitet (sociale) e

ndajnë atë vërtet shumë qartë nga rubrikat e tjera të përafërta. Lajmet nga ekonomia dhe

showbiz lënë në hije edhe tematikat sportive apo kulturën. Ndërsa një pjesë shumë e vogël

gazetarësh mendojnë se publiku kërkon emisione investigative kryesisht mbi korrupsionin.

Kjo panoramë nuk është se na tregon realisht se çfarë informacionesh dhe nga cila fushë

dëshiron të ketë publiku, por është e rëndësishme të shihet se ç‟perceptim kanë gazetarët,

perceptim ky që fundja ndikon në mënyrën e raportimit dhe spektrin e problemative të

trajtuara.

Në mbyllje mund të themi se përfytyrimi që gazetarët kanë për publikun është i përgjithshëm

dhe nuk e përligj rolin e madh që ai duket se luan mbi gazetarin. Gazetarët kujtojnë sikur kanë

një orientim drejt publikut, qëndrim ky që përligj edhe interesat ekonomike të kompanive

mediatike, por siç del qartë në këtë studim, ata vetëm sa përforcojnë imazhin që kanë

konstruktuar herët për publikun, si një masë e politizuar, e manipulueshme dhe e etur për

informacione (por jo të thelluara, investigative). Për të përftuar rezultate më gjithpërfshirëse në

këtë drejtim, kërkimi shkencor në të ardhmen mbase duhet të fokusohet më tepër te specifikat

e publikut si receptues.

Page 238: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

244 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.6 Marrëdhëniet publike (PR) në punën e përditshme të gazetarëve

5.6.1 Njoftimet për shtyp

Kur folëm për ndikimet në punën e gazetarit pamë se PR ishte renditur shumë poshtë, pas

familjes, zyrtarëve politikë dhe shoqërisë civile. Edhe pse duhet të jemi të kujdseshëm me

interpretimin e shifrave sepse kur flasim p.sh për ndikim të shoqërisë civile dhe OJQ-ve edhe

ky mund të reduktohet në marrëdhënie publike, pavarësisht se gazetarët nuk (duan) e trajtojnë

si të tillë. Disa studime në këtë fushë e kanë mbështetur tezën që një pjesë e artikujve

redaksionalë mbi aktivitete të grupimeve të ndryshme sociale bazohen mbi punën e

marrëdhënieve publike konkretisht njoftimeve dhe deklarateve të shtypit. Nga një analizë e

kryer nga studentët e gazetarisë të profilit Master, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe

Komunikimit në Tiranë, me 8 gazetat kryesore: Shekulli, Koha Jonë, Mapo, Tema, Standart,

Gazeta Shqiptare, Shqip dhePanorama rezultoi se rreth 47% e lajmeve të publikuara “burojnë

apo sponsorizohen nga zyrat e shtypit dhe të marrëdhënieve me publikun”. Dhe si rubrikat më

të prekshme nga ndikimi i PR u evidentuan: ajo sociale me 56 %, ekonomike 52 % dhe

aktualiteti 42 %95. Nga ana tjetër, ndërhyrja kaq e madhe e PR në përmbajtjen editoriale, mund

të kuptohet edhe në aspektin që ndriçon Donsbach: lajmet janë homogjenizuar për shkak të

rritjes së presionit komercial (nga pronarët) dhe konkurrimit mes mediave për të fituar

audiencë96.

TABELA 53: VLERËSIMET PËR NJOFTIMET E SHTYPIT

NJOFTIMET PËR SHTYP:

Vlera mesatare*

N

“Dakord/absolutisht dakord”

(% )

Janë informacione të njëanshme 3,88 295 74.6

Ofrojnë ide për art iku j te mëtejshëm 3,54 295 68.8

Shpien drejt n jë raportimi jokritik 3,50 295 61.0

Janë nformacione të manipuluara 3,13 293 37.6

Të kursejnë kohë në kërkim 3,02 295 42.2

Ofrojnë informacione shumë të nevojshme 2,89 295 33.6

Zëvendësojnë punën e gazetarit 2,69 295 34.9

Nuk duhen botuar/transmetuar fare 2,31 295 12.9

Janë profesionale dhe duhen pranuar pa rezerva 2,03 295 9.8 * Vlera mesatare e përgjigjeve nga 1 në 5, ku 1= „nuk jam absolutisht dakord” dhe 5=“ absolutisht dakord” .

Për të përfituar më shumë informacione empirike në këtë drejtim, gazetarët që morën pjesën

në anketë, u pyetën konkretisht në lidhje me qëndrimin që kanë ndaj njoftimeve për shtyp.

Ndaj të tyre u kërkua të tregojnë se deri në ç‟masë janë apo jo dakord me përcaktimet që u

bëhen njoftimeve (deklarateve) të shtypit, me një vlerësim nga 1 te 5, ku 1 nënkuptonte se

“nuk ishin aspak dakord” dhe 5 “absolutisht dakord”97. Gazetarët siç duket qartë bien dakord

95

http://al.ejo-online.eu/715/marredheniet-publike/nga-journalis m-ne-churnalism-–-mbi-gazetarine-e-

marredhenieve-me-publikun#more-715 96

(Donsbach 2012: 184) 97

(shiko Pyetësorin në Aneks, pyetjet P19/20)

Page 239: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 245

që informacionet që transmetohen me anë të deklaratave të shtypit janë të njëanshme (75%).

Megjithatë ata vlerësojnë karakterin praktik të tyre dhe mundësinë ideore “për artikuj të tjerë”

(69%).

Nëse do t‟i klasifikonim gazetarët e pyetur sipas qasjes që ata kanë ndaj njoftimeve për shtyp,

do të na rezultonin tre grupe:

A) gazetarët me qëndrim konstruktiv që reflektohet në përgjigjet më shumë pozitive që japin

kundrejt përdorimit të njoftimeve për shtyp;

B) gazetarët pragmatistë që vlerësojnë më shumë anën praktike të njoftimeve

C) gazetarët refuzues, për të cilët njoftimet e shtypit “nuk duhen botuar fare”, apo se i bëjnë

dëm gazetarisë “duke zëvendësuar punën e gazetarit”. Këtë klasifikim mund ta testojmë edhe

me anë të analizës faktoriale duke grupuar komponentët kryesorë në grupe më të vogla

gjithpërfshirëse98. Në grupin e parë “të refuzuesve” të njoftimeve të shtypit, faktorin me vlerën

më të lartë e gjejmë në variablën “informacionet janë të manipuluara”. Gjithashtu këtu

klasifikohen edhe thëniet e tjera: “informacionet janë të njëanshme”, “shpien drejt një

raportimi jo kritik” dhe madje në mënyrë më radikale “ ato nuk duhen botuar fare”.

Faktori më përfaqësues në grupin e dytë justifikon edhe emërtimin “pozitivo-konstruktiv”:

“njoftimet e shtypit janë profesionale dhe duhen pranuar pa rezerva”. Gjithashtu gazetarët e

kësaj kategorie mendojnë se ato “të kursejnë kohë në kërkim”. Një lloj qëndrimi të lehtë kritik

e shohim në këtë grupim kur bëhet fjalë për variablën “njoftimet e shtypit zëvendësojnë punën

e gazetarit”, e cila merr vlerë edhe në faktorin e parë, refuzues. Megjithatë vlera e tij këtu

është mjaft e vogël dhe e pallogaritshme.

TABELA 54: TIPOLOGJIA E GAZETARËVE DHE NJOFTIMET PËR SHTYP*

NJO FTIMET PËR SHTYP…

Refuzuesit

Pozitivistët

Pragmatistët

Komunalitetet %

Përmbajnë informacione të manipuluara ,698 ,503

Përmbajnë informacione të njëanshme ,613

Shpien drejt një raportimi jokritik ,567 ,343

Nuk duhen botuar/transmetuar fare ,555 ,401

Janë profesionale dhe duhen pranuar pa rezerva ,721 ,542

Të kursejnë kohë në kërkim ,701 ,524

Zëvendësojnë punën e gazetarit ,418 ,580 ,514

Ofrojnë ide për artikuj te mëtejshëm ,853 ,733

Ofrojnë informacione shumë të nevojshme ,438 ,608 ,620

Vlera fillestare e faktorëve

Varianca e shpjeguar pas rotimit

2.02

19.4

1.53

18.7

1.17

14.4

KMO = 0,05

52.56 % * Vlerat e faktorëve

Gazetarët pragmatistë dallohen mbi të gjitha nga prakticiteti. Ata i shohin njoftimet për shtyp

që u vijnë nga institucionet e ndryshme jo vetëm si një mënyrë përftimi e “informacioneve

shumë të nevojshme”, por edhe pse ato “ofrojnë ide për artikuj të mëtejshëm”. Fakti që të dy

grupet e fundit nuk i shohin njoftimet për shtyp si faktorë që mund të shpien drejt një raportimi

jo kritik tregon qartë mungesën e një distance sado të vogël kritike dhe profesionale të

gazetarëve.

98

shiko dhe Hanitzsch kur analizon ku lturën e gazetarisë në Indonezi (2004: 201).

Page 240: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

246 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.6.2 Marrëdhëniet me zyrat e shtypit të partive politike

Për të mësuar se si gjykojnë gazetarët marrëdhënien që kanë me zyrat e shtypit të partive

politike, gjatë anketimit ata u ftuan t‟u japin përgjigje 6 thënieve (të përpiluara për këtë

studim) duke përdorur tre alternativa: ku 1 nënkuptonte “justifkohet gjithmonë”, 2 -

„justifikohet sipas rastit” dhe 3 - „nuk justifikohet në asnjë rast”. Interesante është të shihet

që të paktën në prej thënieve pjesa më e madhe e gazetarëve është gati t‟i justifikoj ato

sipas rastit: “përdorimin e teksteve të gatshme të formuluara nga zyrat e shtypit të partive”

(60%, në total pozitivisht përgjigjen 65%),“përdorimin e citimeve dhe sinkroneve të

përgatitura” (40%/42%) dhe aksesin që një parti u ofron me “dokumente kompromentuese

ndaj kundërshtarëve të saj politikë” (56%/64%). Të tre këto pista bashkëpunimi mes

zyrave të shtypit dhe gazetarëve mund t‟i reduktojmë në një emërues të përbashkët: aspekti

pragmatist-organizativ, kursim në kohë dhe mjete, diçka që nuk u intereson vetëm

gazetarëve, por edhe stafit menaxherial të kompanisë mediatike.

Ky qëndrim ndaj zyrave të shtypit partiake vetëm sa dokumenton empirikisht tendencën e

dukshme në dekadën e fundit, e evidentuar qartë në mbulimin e fushatës elektorale të vitit

2009/2011 dhe 2013. Megjithatë nuk mund të rrimë pa përmendur një tendencë të fortë të

gazetarëve për të ushtruar rezistencë ndaj zyrave të shtypit. Kjo duket kryesisht në tre

drejtime, kur ata refuzojnë me forcë dhe në mënyrë kolegjiale gati detyrimin nga ana e

zyrave të shtypit “ për të botuar vetëm ato informacione që ajo ofron” (81% e gazetarëve

shprehen se kjo praktikë nuk justifikohet në asnjë rast).

TABELA 55: GJYKIMI I GAZETARËVE PËR ZYRAT E SHTYPIT

Vlera

mesatare

N “ justifikohet

sipas rastit”

%

“ justifikohet

gjithmonë” %

Përdorimi i teksteve të gatshme, formuluara nga

zyrat e shtypit partiake

2,30 294 60.0 5.1

Përdorimi i intervistave të gatshme 2,55 293 40.3 2.0

Përdorimi i citimeve apo sinkroneve të përgatitura 2,20 294 63.7 8.1

Botimi apo transmetimi i intervistës së një

politikani vetëm me leje

2,57 294 32.9 4.7

Dokumente kompromentuese për kundërshtarët

politikë

2,28 294 56.3 7.8

Botimi vetëm i atyre informacioneve që lejon zyra

e shtypit

2,78 293 16.3 2.7

Gjithashtu më shumë se gjysma e gazetarëve (62.4%) nuk justifkojnë “botimin e apo

transmetimin e intervistës me një politikan me leje të zyrës së shtypit” të partisë përkatëse.

Kurse 58% e gazetarëve refuzojnë të përdorin “intervistat e gatshme të servirura nga zyra

e shtypit të partive”. Kjo bie disi në kundërshtim me prirjen e tyre për t‟i “ përdorur citimet

dhe sinkronet e gatshme” që pamë më sipër, por siç duket gazetarët e vlerësojnë” ndihmën

e huaj” deri diku për arsye pragmatiste, kurse variantit përfundimtar duan t‟i vendosin

vulën personale.

TABELA 56: NDIKIMI I ZYRAVE TË SHTYPIT SIPAS MEDIAS, HIERARKISË ETJ (%)

Page 241: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 247

“ JUSTIFIKO HET” %

SPEKTRI MEDIATIK

për

do

rim

i i

tek

stev

e të

form

ulu

ara

Për

dori

mi i

inte

rvis

tav

e të

gat

shm

e

Për

dori

mi i

citi

mev

e,

sin

kro

nev

e

Bo

tim

i/

tran

smet

imi

i

inte

rvis

tav

e m

e

leje

Dok

. Kom

-

pro

men

tues

e

për

pal

ën t

jetë

r

Info

rmac

ionet

lejo

n z

yra

e

shty

pit

Shtypi, lokal 72.7 45.5 72.7 45.5 54.5 36.4

Shtypi, kombetar 72.2 40.6 72.1 37.1 78.4 11.3

TVSH publik 63.9 63.6 81.8 54.6 36.4 27.3

TV privat, kombetar 53.3 34.3 70.2 29.9 70.2 16.4

TV privat, lokal 65.4 50.0 63.4 44.4 45.4 27.0

RTSH publik 54.6 36.4 81.8 36.4 36.4 40.0

Radio private, kombetare 85.7 28.6 71.4 28.6 0.0 14.3

Radio private, lokale 72.7 36.4 81.8 54.4 54.5 36.4

ATSH shteteror 54.6 72.7 81.8 18.8 36.4 9.1

Media Online 75.1 43.8 81.3 37.8 50.0 18.8

HIERARKIA NE REDAKSI

Drejtues/kryeredaktor 68.4 42.2 70.2 38.6 61.4 26.3

Zv.kryeredaktor/shef përgjegjës 66.1 38.8 75.0 41.2 67.6 14.7

Reporter 65.3 44.4 71.6 36.1 63.9 18.5

RUBRIKAT

Politika/aktualiteti 67.7 45.1 77.5 27.4 74.2 15.1

Ekonomia 75.0 62.6 87.5 43.8 62.5 43.8

Kronikë e zezë/gjykatë 66.7 20.0 73.3 46.7 66.6 13.3

Kulturë 43.8 43.0 62.6 31.3 68.8 6.3

Sociale 58.3 58.3 75.0 58.3 58.3 9.1

Lifestyle 66.7 33.3 66.7 33.3 66.7 33.3

Sport 70.0 50.0 60.0 50.0 70.0 20.0

Dossier 33.3 33.3 33.3 66.7 100.0 33.3 *Përqindja e përgjigjeve “ justifikohet” që llogaritet si shumë e përqindjeve të përftuara për “ justifikohet gjithmonë”

dhe “ justifikohet sipas rastit”

Kjo ndarje gjysmë-përgjysmë e qëndrimit të gazetarëve ndaj ndërhyrjes së zyrave të

shtypit partiake manifeston dilemën në të cilën gazetarët ndodhen sot: nga njëra anë zyrat e

shtypit të partive dhe PR në përgjithësi, ushtrojnë një presion të jashtëzakonshëm mbi ta

duke i bombarduar me informacione dhe materiale që gazetarët vetë nuk janë në gjendje t‟i

ndjekin dhe raportojnë. Nga ana tjetër ata vetë përpiqen të kenë kontakte të mira me

punonjësit e këtyre zyrave, marrëdhënie kjo që i shpërblen me burime dhe informacione

kundrejt konkurrencës. Kjo përputhje interesash i shkon krejt për shtat nivelit menaxherial

të kompanisë mediatike e cila ul shpenzimet që duhet t‟i paguante çdo gazetari apo grupi

xhirimi që të mund të ndiqte të gjitha aktivitetet politike në mbarë vendin. Dhe nga ana

tjetër ruan marrëdhënie të mira me të gjitha forcat politike, ose me ato që mund të ketë më

preferencë. Pra, me logjikën “me një gur vrasim dy zogj” përfitojnë të dyja palët dhe zyrat

e shtypit. Dhe në fund nuk duhet të harrojmë që zyrat e shtypit partiake në Shqipëri j anë

specializuar dhe diferencuar mjaft në dekadën e fundit, duke punësuar ish-gazetarë, apo

ish-studentë të gazetarisë dhe marrëdhënieve publike, të cilët i zotërojnë të dyja aftësitë,

edhe të dinë të ndërtojnë lajmet sipas parametrave profesionale që kërkon redaksia, por

edhe të depërtojnë përmes rreshtave informacionin propagandistik apo promovues të

partisë, të cilës i shërbejnë.

Në tabelën 56, mund të shohim konkretisht se si gjykojnë gazetarët të ndarë sipas llojit të

medias, rubrikave që ata mbulojnë dhe hierarkisë në redaksi. Të bie në sy që gazetarët që

punojnë në ATSH dhe në gazetat dhe revistat me shpërndarje kombëtare kanë një tolerancë

minimale kundrejt praktikave të zyrës së shtypit për të detyruar gazetarët të botojnë

Page 242: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

248 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

informacionet që ato preferojnë dhe që nënkupton një ndërhyrje të fortë në deontologjinë e

profesionit. Megjithatë profesionaliteti i gazetarëve që punojnë në këto dy media vihet në

dyshim, nëse shohim se pikërisht ata që justifikojnë përdorimin e citimeve dhe teksteve të

formuluara nga zyrat e shtypit të partive.

Gazetarët e RTSH nga ana tjetër përpiqen të justifikojnë edhe ato praktika që refuzohen

nga kolegët e tyre në mediat e tjera, siç është rasti i botimit të materialeve me lejen e

zyrave të shtypit (40%). Në të njëjtën situatë ndodhen edhe gazetarët e mediave lokale,

kryesisht shtypit të shkruar, të cilët mbase për të mbijetuar janë të detajuar të bëjnë më

shumë kompromise. Ndërkohë që gazetarët e shtypit kombëtar justifikojnë 78% “pranimin

e dokumentave kompromentuese për kundërshtarët politikë” që një parti ua vendos në

dispozicion. Shifra është relativisht e lartë dhe të mendosh që në shtypin e shkruar me

përhapje kombëtare përfshihen mediat e ashtuquajtura “cilësore” dhe ku janë të punësuar

gazetarët më cilësorë. Kjo tendencë për të shitur si gazetari investigative “dokumente” dhe

“prova” që një formacion politik i ofron gazetës për të dëmtuar një formacion tjetër

kundërshtar tregon lidhjen e fortë të gazetarëve me strukturat partiake, pavarësisht se në

nënkapitullin e mëparshëm shifrat tregonin një panoramë më të zbutur.

Ndërkohë, “përdorimi i teksteve të formuluara në zyrat partiake të shtypit” gjen justifikim të

përgjithshëm, ku radiot private bien më shumë në sy me 86%, të ndjekura nga dy të tretat e

gazetarëve që punojnë në mediat online (75%). Edhe këto tregues na shprehin qartë jo vetëm

specifikat e mediave, por edhe qasjet deontologjike ndaj problemit të ndërhyrjes së

marrëdhënieve publike politike në gazetari. Puna e gazetarëve të radiove private në Shqipëri

konsiston, siç e kemi thënë edhe më sipër, në ritransmetimin e disa edicioneve të shkurtra të

lajmeve që janë më tepër një patchwork i informacioneve që merren me ose pa leje nga mediat

tradicionale, gazetat dhe TV. Kështu që gazetarëve u duket e natyrshme që të marrin në

konsideratë çdo informacion që vjen nga zyrat e shtypit apo marrëdhënieve publike të kujtdo

institucioni në mënyrë që të kenë “masë”, apo “lëndë” të mjaftueshme dhe pastaj të bëjnë

përzgjedhjen e tyre. Në vija të trasha e njëjta filozofi ndiqet edhe nga gazetarët e mediave

online, të cilët ende nuk e kanë kuptuar risinë që sjell specializimi i tyre në mediat e reja, dhe

vazhdojnë të jenë një kopje në miniaturë e mediave klasike.

Duke krahasuar pozicionin e gazetarëve brenda redaksisë bie në sy se dallimet mes të treja

niveleve janë shumë të vogla, megjithatë reporterët priren të justifikojnë më shumë se

shefat e tyre redaktorë përgjegjës p.sh kur bëhet fjalë për botimin e intervistave të gatshme,

apo dhe më shumë se kryeredaktorët e tyre kur bëhet fjalë për pranimin e dokumenteve

kompromentuese nga njëra palë politike.Është interesante të krahasosh qëndrimin e

gazetarëve që punojnë në rubrika të ndryshme brenda secilës media në lidhje me punën e

zyrave të shtypit. Kjo sepse këto grupe mund të ndikohen pak ose aspak nga njoftimet

partiake në punën e tyre të përditshme. Dhe nga ana tjetër sepse në bazë të rutinës që

gazetarët e një rubrike kanë krijuar me kalimin e viteve e përballojnë këtë tematikë në

mënyrë po të ndryshme. Edhe pse në pamje të parë duket sikur rezultatet nuk kanë shumë

ndryshime nga njëra-tjetra për secilën rubrikë, nuk mund të mos evidentohen disa pika më

kulmore. Gazetarët që trajtojnë çështjet politike duket se kanë më shumë tolerancë për të

gjitha metodat e “paskrupullta” të marrjes së dokumentacioneve kompromentuese, por

Page 243: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 249

edhe në përgjithësi janë më të hapur për një bashkëpunim me zyrat e shtypit. Gazetarët e

kronikës së zezë kanë një tolerancë të papërfillshme më të vogël, por nuk duhet harruar se

ata nuk kanë punë drejtpërdrejt me partitë politike përveç rasteve specifike. Ndërkohë

gazetarët e fushës ekonomike mesatarisht janë më të prirur se të gjithë gazetarët e tjerë që

të justifikojnë tekstet e formulara të gatshme të zyrave të shtypit, citimet apo sinkronet

madje me 44% edhe “ndërhyrjen e fortë në punët redaksionale të zyrës së shtypit me lejen

që jep për botim apo jo të informacioneve”. Ndërkohë që të paktën në këtë pikë, gazetarët

qëndrojnë nën 33% e mbështetjes.Kjo gjë natyrisht e ka një shpjegim të thjeshtë: sektori i

ekonomisë është sektori që zhonglon më tepër me metodat e marketingut politik dhe

komercial, në kushtet e një tregu të parregulluar. Nga ana tjetër, sektori i ekonomisë është

ndoshta sektori i vetëm brenda editorisë së një mediaje që nuk ofron thuajse asnjëherë

investigime për skandale korrupsioni dhe afera të ndryshme. Ato të gjitha trajtohen nga

gazetarët e politikës, të cilët natyrisht nuk mund të thellohen në specifikat e logjikës

ekonomike që është domeni i kolegëve të tyre nga ekononia. Kështu që justifikimi i

dukshëm që gazetarët e ekonomisë i bëjnë ndërhyrjes së zyrave të shtypit nuk është një

shenjë e mirë për cilësinë e gazetarisë shqiptare aktualisht.

Në mbyllje të kësaj pjese mund të themi se praktikat e PR dhe zyrave të shtypit të partive

politike apo institucioneve të tjera gjejnë mbështetje të gjerë në median shqiptare. Siç u

përpoqëm të argumentonim arsyet lidhen sa me profesionalizimin e zyrave të PR, aq edhe

me presionin e mediave për të qenë konkurrues në tregun mediatik me informacione të

reja, të panjohura, burimi dhe autenticiteti i të cilave nuk ka rëndësi parësore. Ose siç e

përmbledh me fjalë të tjera Furxhi:

“problemi më i prehtë me të cilin përballet media shqiptare sot është për disa

gazetarë “presioni ekonomik. Ai dominon, cakton rregullat e lojës dhe dirigjon

vetë lojën. Ky presion bën që gazetarët të lënë pas krahëve profesionalizmin

dhe misionin e tyre kryesor në shërbim të interesave publike” (Furxhi 2012).

Page 244: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

250 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5.7 Vetëreferenca në media: Mainstream-i shqiptar

Fakti që gazetarët ndikohen nga kolegët e tyre na shtyn të mendojmë se ky ndikim nuk është

sporadik, por është pjesë e orientimit vetëreferencial të medias. Nga njëra anë gazetarët

orientohen nga mediat e tjera për të mbledhur informacione në punën e përditshme, pra nga

kolegët e tyre, dhe nga ana tjetër testojnë edhe preferencat e publikut, ose ato që ata mendojnë

se janë preferencat e publikut. Por shërbejnë edhe vetë si pika reference për kolegët e tyre.

Orientimi drejt konkurencës ka pra, më së shumti një qëllim pragmatist: racionalizimin e

vendimeve përzgjedhëse për informacionet e ndryshme që ofrohen (Weischenberg et al. 2006:

133). Kjo bën që mediat e tjera të përdoren gjerësisht nga gazetarët si burim informacioni, dhe

gazetarët ndjekin ose lexojnë vetë ato media, të cilat sipas tyre janë më cilësore në mbledhjen

dhe përpunimin e lajmeve, ose që kanë specifika të tjera të dallueshme cilësore.

Në Shqipëri në dy dekadat e fundit nuk ka qenë e mundur të kategorizohet media në media

orientuese informative (cilësore) dhe tërësisht komerciale. Megjithatë në kuadër të këtij

punimi mund të përpiqemi të rendisim disa kritere të mediave që në literaturën e fushës

etiketohen ndryshe si cilësore:

Imazhi pozitiv i medias (gazetë, televizion, radio etj) ndikon në botëkuptimin profesional të

gazetarëve;

mediat informative që bartin një rol orientues mainstream në treg dallohen për nga tirazhi;

lloji i lexuesit, ose shikuesit për një media cilësore ka një nivel më të lartë arsimor, po ashtu

edhe përsa i përket pozicionit dhe statusit shoqëror (Weischenberg et al. 2006: 133);

Sa më shpesh të citohet një media nga të tjerat apo gazetarët, kur ka raportime ekskluzive për

ngjarje të rëndësishme etj, aq më shumë prestigj fiton media;

Mënyra se si gazetarët vetë e vlerësojnë median e tyre është gjithashtu një kriter i rëndësishëm

përzgjedhjeje;

Apo impakti që një media ka te publiku;

Pa harruar natyrisht edhe impaktin që një media ka mbi gazetarët vetë, pra sa shpesh e

përdorin, e lexojnë, e ndjekin gazetarët një media të caktuar, orientohen prej saj dhe e përdorin

atë si burim informacionesh në punën e tyre (Weischenberg et al. 2006: 134).

Duke u nisur nga ky përkufizim i fundit mund të përpiqemi të paraqesim mediat kryesore që

veprojnë në Shqipëri dhe që vlerësohen si të tilla nga vetë gazetarët. Ky kategorizim i mediave

mund të përfshihet në atë që në figurën 10, kur folëm për etosin profesional e quajtëm

“dimensioni institucional”.

Në kuadër të anketës gazetarët u pyetën se cilët ishin tre mediat shqiptare që ata konsultonin

më rregullisht në aktivitetin e tyre të përditshëm? Konkretisht cilat ishin gazetat e përditshme,

revistat, televizionet, radiot dhe mediat online brenda vendit, por edhe portalet informative më

të ndjekura jashtë vendit. Natyrisht që metoda përmban kufizimet e veta, sepse do të ishte

dashur të kërkohej mbase që të specifikohej më hollësisht se çdo të thotë “rregullisht”, “sa

shpesh” etj. Megjithatë përgjigjet e gazetarëve janë të qarta dhe nuk lënë shumë vend për

Page 245: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 251

interpretim. Gazetarëve nuk iu lexuan titujt e mediave të listuara në pyetësor për të mos i

ndikuar ata. Të dhënat e anketimit bazohen kryesisht në përfaqësimin mediatik gjatë muajve

janar-maj 2012, kohë në të cilën u krye pyetësori.

Shtypi i shkruar (gazetat e përditshme dhe revistat)

Në pamje të parë duket sikur rezultatet përputhen plotësisht me përshtypjen e përgjithshme të

gazetarëve dhe analistëve të medias: gazeta Panorama vlerësohet si gazeta e parë më e lexuar

për dy të tretat e gazetarëve (76%).

GRAFIKU 21: GAZETAT E PËRDITSHME QË KONSULTOHEN RREGULLISHT NGA GAZETARËT (% e llogaritur si shumë e të

tre përgjigjeve si dhe n=numri i gazetarëve për çdo media)

Më tej gjejmë gazetën Shqip të përzgjedhur nga 49% e gazetarëve dhe Gazetën Shqiptare me

39%. Këto janë vlerësime që gazetarët i kanë bërë në vitin 2012, ku ndonjë gazetë e re si

Shqiptarja.com kishte vetëm pak muaj që kishte dalë në treg (8%), dhe gazeta Tema (9%)pas

një mbylljeje disa mujore doli sërish në treg, dhe mbi të gjitha me një prezencë më të fortë në

web. Gazeta Mapo edhe kjo një gazetë relativisht e re përdoret në kohën e anketimit nga një e

pesta e gazetarëve (21%). Interesante është që Koha Jonë, një nga gazetat më të lexuara dhe

më të shitura gjer në vitin 1998, vazhdon të konsultohet sot vetëm nga 6% e gazetarëve të

pyetur. Relativisht i lartë është edhe numri i gazetarëve që rendisin ndër gazetat e tyre të

favorizuara gazetat sportive si Panorama Sport, Sporti Shqiptar, Sport Ekspres apo Metropol

Sport. Duke qenë se numri i gazetarëve sportivë nuk është shumë i përfaqësuar duket sikur

gazetarët kanë ofruar përveç një apo dy gazetave, me të cilat konsultohen për rubrikat e tyre

kanë futur aty edhe gazetat e tyre që ofrojnë më shumë informacione në lidhje me futbollin si

hobby. Sidoqoftë, nga sa shihet gazeta Panorama ka një diferencë relativisht të madhe në

krahasim me gazetat e tjera, gjë që e klasifikon atë në gazetën më të konsultuar brenda grupit

të gazetarëve.

221

144

115 111

92

25 22 16 12 10

Top 10 - Gazetat më të konsultuaraPanorama 75.9%

Shqip 48.8%

Gazeta Shqiptare 39.0%

Shekulli 28.0%

Mapo 21.2%

Tema 8.5%

Shqiptarja.com 7.5%

Koha Jone 5.5%

Standard 4.0%

Panorama Sport 3.4%

Page 246: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

252 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Përsa i përket revistave, duke qenë se numri i tyre në tregun shqiptar është relativisht i vogël, renditja e tyre nga ana e gazetarëve është e

përzier: revista Java që në vitin 2012 klasifikohet si revista më e konsultuar javore për gati 20% të gazetarëve, u formua nga pothuajse i

njëjti staf gazetarësh që punonin në revistën Mapo, e cila sidoqoftë renditet e treta, në formatin e saj të ri (13.3%).

GRAFIKU 22: REVISTAT JAVORE QË KONSULTOHEN MË RREGULLISHT NGA GAZETARËT (% e llogaritur nga të tre

përgjigjet, si dhe N=numri i gazetarëve për çdo media)

Revista më e vjetër në karrierë, Klan renditet e dyta me një diferencë të vogël nga Mapo dhe jo

shumë të madhe nga revista Java. Këto tre revista janë krijuar në krye të herës si mediume

kritike gazetareske me një fokus të fortë në politikë dhe investigim. Ndërkaq bie në sy që

përveç revistave kritike, gazetarët konsultojnë edhe format e tjera alternative të tipit lifestyle si

Jeta apo Anabel, apo më specifike si revistat Psikologji (5.8%), Monitor e specializuar në

fushën ekonomike apo Kult që merret kryesisht me lancimin e aktiviteteve kulturore. Pra,

mund të themi se në tregun e revistave vihet re një specializim më i madh, edhe pse në krye të

klasifikimit qëndrojnë revistat “serioze” politike.

Televizionet dhe radiot

Njësoj si në rastin e gazetave të përditshme, edhe në televizion, kemi një televizion që kryeson

listën me diferencë të dukshme nga të tjerët: Top Channel është televizioni më i konsultuar

nga gati 89% e gazetarëve. Pas tij renditet TV Klan (57%) dhe Vizion Plus (39%). Kanalet e

specializuara më tepër për edicione lajmesh si News 24, apo ABC News dhe Ora News

renditen më poshtë. Interesant është që dy kanale të tjera televizive që përfshihen në

kompaninë mediatike “Top Media” krahas Top Channel TV, Digitalb dhe Top News i gjejmë

gjithashtu në listë, duke bërë që kjo kompani mediatike të jetë “leader” në fushën e

televizionit.

GRAFIKU 23: TELEVIZIONET QË NDIQEN MË RREGULLISHT NGA GAZETARËT (% e llogaritur nga të tre përgjigjet, si dhe

N=numri i gazetarëve për çdo media)

57

41 39

1815 14 13 11

74

Top 10- Revistat më të konsultuaraJava 19.8%

Klan 13.9%

Mapo 13.3%

Psikologji 5.8%

Monitor 5.5%

Jeta 4.5%

Anabel 4.3%

One 3.0%

Kult 2.3%

Bluetooth 1.4%

Page 247: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 253

Këtu duhet të saktësojmë se gazetarët kur flasin për televizionet në rutinën e tyre të

përditshme profesionale nënkuptojnë kryesisht edicionet e lajmeve, kështu që sa më i lartë

klasifikimi, aq më shumë orientohen ata nga puna e kolegëve që punojnë në këto redaksi. E

njëjta kompani mediatike mbizotëron edhe në fushën radiofonike me tre stacione: Top

Albania Radio (46%), Top Gold (22%) dhe What‟s up (4.0%).Top Albania Radio ka një

diferencë të dukshme nga radiot e tjera, ajo transmeton kryesisht muzikë, por edhe

edicione të mirëfillta lajmesh dhe është ndër të paktat radio që ka një staf të plotë dhe të

pavarur nga televizioni brenda kompanisë (Top Channel).

Radio të tjera që transmetojnë edhe lajme të mbledhura dhe të përpunuara vetë janë Radio

Tirana (që ndiqet nga 7% e gazetarëve të pyetur), Rash (7%) dhe Radio +2 (7%). Radiot e

tjera transmetojnë kryesisht emisione argëtuese dhe muzikë, dhe informacione “flash” të

përgatitura në konsultim me shtypin e ditës dhe edicionet informative televizive. Ndër to

renditjen më të lartë e zë Club FM (me 25% ndjekje nga gazetarët) që është sinonimi më i

mirë i radios argëtuese shqiptare që ofron informacione gazetareske me pikatore. Fakti që ky

tip programi ndiqet gjerësisht nga gazetarët tregon dobësinë e radios informative klasike sot në

vend, por edhe një tendencë për specializim, siç e shohim në rastin e Radio Travel që ndiqet

nga 4% e gazetarëve. Sidoqoftë është evidente nga klasifikimi i radiove në listë që gazetarët

nuk se konsultohen vërtet me radiot, por i përdorin ato kryesisht për argëtim (Kiss FM, Top

Gold etj).

261

169

115

8966

3725

14 6 4

Top 10 - TV më të konsultuara Top Channel 88.5%

Klan 57.1%

Vizion + 38.9%

News 24 30.2%

Ora News 22.4%

ABC News 12.6%

AS 8.5%

TVSH 4.7%

Digitalb 2.2%

Top News 1.4%

Page 248: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

254 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

GRAFIKU 24: RADIOT QË DËGJOHEN MË RREGULLISHT NGA GAZETARËT

(% e llogaritur nga të tre përgjigjet, si dhe N=numri i gazetarëve për çdo media)

Mediat online vendase dhe të huaja

Anketimi në përgjithësi nxjerr në pah se mediat e reja janë shumë të rëndësishme për gazetarët

shqiptarë. Për sa u përket faqeve online që ata konsultojnë më shumë,Balkanweb klasifikohet

si media e parë nga 62% e gazetarëve. Problemi i mediave online që u bashkangjiten mediave

klasike, si gazetave apo televizioneve është që zakonisht përdoret i njëjti staf gazetarësh duke

bërë që të mos ketë produkte të mirëfillta gazetareske, por vetëm rifreskim (update) të

informacioneve tashmë të njohura.

GRAFIKU 25: MEDIAT ONLINE QË PËRDOREN MË RREGULLISHT NGA GAZETARËT (% e llogaritur nga të tre përgjigjet, si

dhe N=numri i gazetarëve për çdo media)

134

7366

20 20 1912 12 11 8

Top 10 - Radiot më të konsultuaraTop Albania 45.6%

Club FM 24.7%

Top Gold 22.4%

RASH 6.8%

Radio Tirana 6.8%

Radio+2 6.5%

Radio Travel 4.1%

Whats up 4.0%

Kiss Fm 3.7%

City Radio 2.7%

143

93

54

3829

23 1912 12 10

Top 10 - Website-t shqiptare më të konsultuara Balkanweb 61.9%

Top-Channel.tv 40.2%

Ora News 23.3%

NOA 16.5%

Tema 12.6%

Panorama 10.0%

Lajmi I fundit 8.2%

ATSH 5.2%

Shekulli 5.2%

Shqiptarja.com 4.3%

Page 249: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 255

Megjithatë Balkanweb, portali online i gazetës Shekulli apo Top-Channel TV kanë stafin e

tyre të plotë të ndarë nga redaksia klasike. Interesante është që website- i i ATSH (zyrtare)

konsultohet nga 5% e gazetarëve, kundrejt 17% që konsultojnë agjensinë e lajmeve online

NOA. Portali online i gazetës Tema gjithashtu ka një ndjekshmëri të lartë vitet e fundit

kryesisht për hir të editorialeve të drejtuesit të medias apo komentuesve të ftuar aty.

Megjithatë renditja e mediave online të mirëfillta si lajmiifundit.com (8%) tregojnë që kjo

lloj gazetarie është ende në fillimet e veta, dhe nuk ka mundur të ndahet nga media klasike,

të cilën vazhdon ta imitojë.Por me ç‟informacione nga website-t e huaja informative

konsultohen më shpesh gazetarët shqiptarë? Website-i i huaj më i frekuentuar duket se

është BBC (29%), ndjekur nga CNN (20%) dhe Corriere della Sera(14%). Në përgjithësi

bie në sy që konsultimet më të shpeshta janë me faqet në gjuhën angleze dhe italiane.

Kurse portali i Deutsche Welle-s (8%) konsultohet në kryesisht në gjuhën shqipe.

GRAFIKU 26: PORTALET ONLINE TË HUAJA QË PËRDOREN MË RREGULLISHT NGA GAZETARËT (% e llogaritur nga të tre

përgjigjet, si dhe N=numri i gazetarëve për çdo media)

Kjo shpërndarje e gjuhëve të huaja mbështetet edhe në një anketim të mëparshëm nga

Skana, sipas të cilës 70 % e gazetarëve shqiptarë kanë të mbrojtur me diplomë një gjuhë të

BE-së, kryesisht atë angleze (Skana 2009). Bie në sy që agjencitë e njohura të lajmeve si

Reuters (7%) apo AFP (1%) nuk zënë më vendin që zinin dikur për të konsultuar

informacionet dhe ato janë zëvendësuar me kanalet informative anglosaksone si dhe me

gazeta të njohura italiane.

Si përfundim, mund të themi se nga klasifikimi i mediave në tabelat e mësipërme bie në sy

se orientimi më i madh i gazetarëve është drejt mediave të caktuara private (media publike

dhe shtetërore është pak ose aspak e përfaqësuar). Siç duket edhe nga rezultatet media

tradicionale TV dhe shtypi i shkruar, kryesisht gazetat e përditshme vazhdojnë të kryesojnë

klasifikimin, me Top Channel TV dhe gazetën Panorama në krye.

78

55

38

29

22 2118 18 18 16

Top 10 - Website-t e huaj më të konsultuaraBBC 28.4%

CNN 20.0%

Corriere d. Sera 13.9%

Dailymail.co.uk 10.6%

ANSA 8.0%

DW 7.7%

REUTERS 6.6%

La Republica 6.6%

TGCOM 6.6%

VOA 5.8%

Page 250: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

256 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Kapitulli i gjashtë

VËSHTRIM KRITIK DHE PERSPEKTIVA TË REJA: NJË SINTEZË

Qëllimi kryesor i këtij punimi ishte të ofronte perspektiva të reja për teorinë e gazetarisë në

veçanti në vendet postkomuniste të Europës Lindore duke marrë si shembull

Shqipërinë.Teoritë e deritanishme të gazetarisë megjithë facetat e ndryshme nuk mund të

merren pa një lloj skepticizmi mbi të gjitha sepse ato ndonjëherë lënë jashtë modele të

rëndësishme gazetarie që janë kulturalisht dhe historikisht të formësuara. Sidoqoftë,

panorama teorike në këtë punim dhe prezantimi i këndvështrimeve të ndryshme të autorëve

nxjerr në pah një vështirësi të madhe. Ne nuk mundemi te shpjegojmë gjithçka me logjikën

e sistemit dhe të strukturës, kur bëhet fjalë për tipologjinë e “aktorëve” kryesorë në media

dhe gazetari. Nga ana tjetër, rezultatet e anketimit na shtyjnë të reflektojmësidomos në një

pikë: Mospërputhja e botëkuptimit normativ që evidentohet në përgjigjet e anketimit me

praktikën gazetareske në realitet. Përse gazetarët shqiptarë shprehen ndryshe dhe veprojnë

ndryshe? Për t‟i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duhet të kthehemi edhe një herë te teoritë e

prekura në këtë punim.

Fazat e transformimit dhe vlerësimi i tyre

Nëse do të krahasojmë edhe një herë fazat e tranzicionit sipas Merkel (2010) në rastin e

Shqipërisë mund veçojmë disa momente të rëndësishme: tronditja e sistemit (1989/1990),

zgjedhjet e para demokratike (1992), kolapsi i shtetit pas rënies së firmave piramidale

(1997/1998). Këto momente nuk shënojnë vetëm zhvillimin e sistemit politik, por

reflektohen edhe në punën e gazetarëve dhe misionin e tyre pas ndërrimit të regjimit. Për

sa i përket medias pas vitit 1990 thamë se ajo kaloi në disa faza transformimi:

- Para-tranz icioni (1988 – 1990)

Nga mesfundi i vitit 1989 dhe fillimi i vitit 1990, në Shqipëri hasim një rikonceptim të rolit

të medias dhe të gazetarisë. Ndryshimi i medias u vu në dukje përmes thyerjes së disa

“tabuve” tematike, siç ishte botimi i një sërë shkrimesh polemike mbi problematikat e

ekonomisë në gazetën “Bashkimi” në fillim të vitit 1990. Në këto shkrime pranohej

publikisht ekzistenca e inflacionit, rënia e ekonomisë dhe kërkoheshin rrugë të reja për t'u

përshtatur me globalizmin (Boriçi 1997: 198). Gazetat letrare “Zëri i Rinisë” dhe “Drita”

filluan të botonin shkrime kritike që cënonin politikën aktuale të vendit, siç është rasti i

intervistës së shkrimtarit Ismail Kadare më 21 mars 1990. Orientimi i gazetarisë në këtë

periudhë të parë nuk mund të thuhet se ishte i qartë drejt ndonjë modeli të caktuar. Njësoj

Page 251: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 257

si dhe në politikë, demokracia e medias përfytyrohej si e kundërta e diktaturës dhe

totalitarizmit, dhe ky hap në vetvete mjaftonte për të përligjur botimin e gazetave të reja.

- Faza e Liberalizimit të medias (1990 – 1994)

Meqenëse gazetat e para që dolën pas 1990-ës ishin organe të partive politike, sado

pluraliste, shumë shpejt ato do të zhvillonin “dukuri të së kaluarës monopartiake” sidomos

në lidhje me kritikat kundrejt çdo qëndrimi ndryshe (Boriçi 1997: 197). Partishmëria dhe

subjektiviteti kishin mbetur po ato, ende vazhdonte të mbetej propagandistik. Kjo fazë që

do të përshkallëzohej pas fitores së PD (forcës opozitare) në zgjedhjet e 22 marsit 1992,

prej nga do të dilte qeveria e parë jo komuniste në vend do të shëno nte fillimin e

liberalizimit të tregut mediatik. Megjithatë aty do të hasnim edhe një sërë dinamikash

zhvilluese, emëruesi i përbashkët i të cilave mbetet radikaliteti. Gjatë viteve të para të

tranzicionit, media shqiptare u përpoq të emancipohej, por ajo nuk ia doli dot të

transformohej nga një institucion partiak, në një institucion të pavarur. Këtë e tregon numri

i lartë i mediave që subvencionohej nga shteti: TVSH, televizionet publiko-shtetërore në

rrethe, ATSH, Radio-Tirana dhe radiot në rrethet kryesore të vendit; dhe organet partiake

që mbaheshin nga partitë. Pra njësoj si në kohën kur pronari ishte shteti, gazetat e reja

vazhduan të ishin një biznes pa fitim, të varura nga partitë politike. Për pasojë e këtij

pozicionimi, media filloi të humbiste audiencën, e cila ishte e lodhur nga ngjyrimet ideo-

politike dhe publicistike të shtypit dhe kërkonte gazeta të pavarura. Kështu që gazetat

partiake pësuan rënie të madhe dhe një pjesë dërrmuese e tyre u mbyllën.

- “Beteja për fjalën e lirë” (1994-1998)

Gjatë fazës së parë media shfaqte po ato tipare kaotike si sistemi politik. Mungonte kuadri

ligjor, sipas të cilit të rregullohej media dhe aktiviteti i gazetarëve. Ligji i parë për shtypin

Nr. 7756 (1993) u mor pa shumë modifikime nga landi Westfahlen i Gjermansë dhe pa

konsultime me aktorët e medias. Por shumë shpejt u pa se ai përmbante shumë kufizime që

zgjuan reagimin e gazetarëve, megjithatë ligji vazhdoi të qëndronte në fuqi gjer në

zgjedhjet e dyta elektorale më 1997. Këtu ligji i vjetër u shfuqizua për t‟u zëvendësuar me

një të ri rregullues për shtypin e shkruar, në të cilin shkruhej: “Shtypi është i lirë. Liria e

shtypit mbrohet me ligj.” Sidoqoftë në këtë periudhë hasim boom-in e gazetave të

pavarura, të cilat kishin si botues, gazetarë. Këtu do të përmendim gazetat “Koha Jonë”,

“Albania”, “Dardania”, “Populli Po”, “Dita Informacion”, si dhe dy organe të tjera “Gazeta

Shqiptare” (që botohej nga një gazetar italian dhe sillte një model perëndimor të shkruari)

dhe gazeta “Rilindja” e Prishtinës që shtypej në Tiranë. Radiot dhe televizionet private

ende nuk kishin filluar transmetimet duke lënë në fuqi kanalet shtetërore, të cilat vuanin

nga mungesa e kualifikimit dhe freskimit si të teknologjisë ashtu edhe të përmbajtjes dhe

teknikave të raportimit gazetaresk. Probleme paraqiteshin edhe me statusin profesional të

gazetarëve. Nuk kishte asnjë kriter për punësimin apo pushimin e tyre nga puna, për

rregullimin e kontratës, për të drejtat dhe detyrimet e gazetarëve, redaktorëve dhe

drejtuesve të medias. Pra, media kaloi nga ekstremi në ekstrem; nga kontrolli skajshëm dhe

Page 252: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

258 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

rregullimi përmes pushtetit politik dhe ligjeve të kohës, në një liri anarkiste, ku ajo duhej të

shfaqte aftësi vetëmenaxhuese dhe vetërregulluese.

Mungesa e strukturimit të fushës gazetareske është një tipar tjetër i kësaj faze (që në

sistemin politik nënkuptonte “institucionalizmin”). Deri në vitin 1997, gazetarët nuk ia

dolën të ngrenë një strukturë të besueshme profesionale, e cila t‟i mbronte ata dhe

aktivitetin e tyre. Themelimi i disa shoqatave të gazetarëve që pasoi në këto vite, nuk

ndikoi në këtë drejtim. Ato mbetën të izoluara, të varura nga fondet e përkohshme që

merrnin nga organizatat e huaja simotra dhe të fragmentarizuara, ndonjëherë edhe të

dyshimta në funksionin e tyre duke qenë se drejtoheshin nga kryeredaktorë apo në ndonjë

rast botues të mediave, të cilët kishin interesa të dyfishta.

- Faza e Konsolidimit të medias (1998-2012)

Futja e biznesmenëve në fushën e medias elektronike, të cilët krijuan shumë shpejt grupe

lobingu me aktorë të ngjashëm, rriti sidoqoftë presionin ndaj shtetit për të përmirësuar

rregullimin ligjor. Kjo u vu re sidomos në lidhje me Ligjin për Transmetimet Dixhitale

(miratuar nga Parlamenti në vitin 2007).Stacionet e para televizive private u ngritën me

iniciativën e biznesmenëve të parë, të suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe tregtisë. Por

ata e njihnin shumë pak mënyrën si funksiononte një televizion, kësisoj sistemet

transmetuese ishin amatore, njësoj si stafi i gazetarëve dhe ai teknik. Në frymën e

konsolidimit të medias evidentohen edhe përpjekjet për trajnime dhe kualifikime të

mëtejshme të gazetarëve (dhe studentëve të gazetarisë), veçanërisht sipas modelit anglo-

amerikan për shtypin e shkruar apo atij italian për median elektronike. Por ndërsa numri i

kompanive mediatike në këtë fazë u rrit, roli i medias u dobësua. Studimet evidentojnë si

efekt kryesor, ndikimin e pronësisë mbi politikën editoriale dhe stafin e gazetarëve që sjell

mungesën pavarësie në ushtrimin cilësor të profesionit. Gjithashtu marrëdhënia e politikës

dhe e medias vazhdoi të mbetet bashkëvepruese.

Përfundimi në të cilin dolëm ishte se për shkak të parregullsive që paraqet si në rrafshin e

aktorëve të fushës, ashtu edhe në rrafshin e kapitalit ekonomik, sistemi mediat ik nuk mund

të jetë tjetër, përveçse një sistem suboptimal.

Tranzicioni shqiptar i dështuar? Apo një model më vete?

Në dy kapitujt e parë, ne shpjeguam nga afër ecurinë e këtyre proceseve si në sistemin

politik, ashtu edhe në atë mediatik dhe sollëm mendimet e studiuesve perëndimorë të

fushës, sipas të cilëve, tranzicioni shqiptar mund të konsiderohej i dështuar (Altmann

1999). Panorama që ofroi ky punim e mbështet këtë qëndrim, por nga ana tjetër shpalos

edhe një tjetër mundësi interpretimi: tranzicioni politik përsa i përket fazave që duhej të

përshkruante sipas studiuesve dështoi, por transformimi ka vijuar pa ndërprerje nga rënia e

sistemit deri sot, në të gjitha nënsistemet shoqëruese, pra edhe për sa i përket medias.

Mungesa e stabilitetit dhe mbi të gjitha e konsensusit ka qenë evidente në njëzet vitet e

fundit si në politikë, ashtu edhe në media. Kështu që mund të themi se tranzicioni nuk

Page 253: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 259

është i dështuar, por ai i është përshtatur realitetit shqiptar nën regjinë e sistemit politik. Në

aspektin e komunikimit mediatik dhe gazetarisë transformimi është i dukshëm kur shohim

për shrmbull që censura gjatë regjimit komunist, u zëvendësua pas 1998-ës me

autocensurën, ose një censurë të institucionalizuar në redaksi dhe sistemin mediatik në

përgjithësi. Pra nga njëra anë transformimi i sistemit varet dhe ndikohet nga ky i fundit.

Qasje sistemike apo aktoriale?

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë rolin e aktorëve, siç e pamë te Schimank apo

Bourdieu dhe aftësinë e inskenimit të aktorëve, në kapitullin e tretë. Sidomos perspektiva e

tretë, sipas Goffmanit, duket më frytdhënëse. Aktivitetin e gazetarëve në punën e tyre të

përditshme nuk mund ta shohim ndryshe përveçse si një “performancë” aktoriale, e cila

bazohet sa te praktikat normative të ushtrimit të profesionit, po aq është edhe një strukturë

e lëvizshme situative. Nga ana tjetër, këto rezultate na tregojnë se anketimet e këtij lloji me

komunitetet e gazetarëve, përmbajnë një dozë të fortë subjektive dhe kjo duhet të

parashikohet gjithmonë në metodologji.

Në bazë të rezultateve të përftuara, mund të themi se media përmes aktorëve të saj

kryesorë (lojtërave) gazetarëve, na shfaqet ambivalente dhe bashkëpunuese nëçdo rast me

strukturat që ndodhen afër fushës së saj të veprimit. Ambiguiteti i gazetarëve, pra ajo që

thonë nga ajo që bëjnë në praktikë, tregon dobësinë e punimeve empirike të këtij lloji dhe

mbase duhet përdorur një kornizë e ndryshme për t‟i trajtuar ata, jo përmes asaj që ata

thonë, por përmes asaj që ata bëjnë (Zelizer 1993): përmes artikujve dhe punës

redaksionale, por në fakt edhe kjo nuk tregon gjithçka për mënyrën si mendojnë ata. Nga

ana tjetër, edhe ambiguiteti është i rëndësishëm dhe mund të qëndrojë si një sferë “private”

e gazetarit si individ.

Synimi i këtij punimi ishte paraqitja e karakteristikave të kulturës së gazetarisë në Shqipëri

duke e krahasuar atë me modele të njohura perëndimore dhe lindore si dhe hulumtimi i

elementëve dominues të modelit shqiptar të gazetarisë. Duke mos e trajtuar kulturën e

gazetarisë së një vendi si vlerë absolute, por të ndryshueshme në varësi të kushteve në të

cilat ajo ekziston, u argumentua se niveli i kulturës së gazetarisë në Shqipëri nuk mund të

shihet (apo studiohet) i ndarë nga niveli i kulturës politike dhe shoqërore në vend, njësoj

sikurse zhvillimi i sistemit mediatik nuk mund të shihet i shkëputur nga ai politik (hipoteza

e parë). Gjithashtu nga sa doli në këtë punim, kultura e gazetarisë së një vendi nuk mund të

shihet e shkëputur nga “trashëgimia” që një komunitet merr nga e shkuara përsa i përket

normave deontologjike të profesionit. Në rastin konkret, pamë se me gjithë ndryshimet e

mëdha në lidhje me etosin profesional, kalimi i gazetarisë nga aparat zgjatues i Komitetit

Qendror në informues të paanshëm të publikut, aktorët e fushës bien dakord se ka një “path

of dependency” nga sistemi i kaluar gjer më sot. Kjo problematikë vërtet u trajtua këtu

përmes një përzierje teorish, por ajo nuk u thellua në produksionin gazetaresk që do të na

kishte lejuar me gjasë të zbulonim të tjera dimensione të reflektimit të gazetarëve në

përmbajtje. Ngjashmëritë dhe dallimet mes dy kulturave të gazetarisë, në komunizëm dhe

sot mundëm t‟i dallojmë përmes hierarkisë – kontrolli që dikur kryhej nga pushteti në

Page 254: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

260 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

redaksi, kurse sot nga pronari dhe përmes tij nga politika. Kultura gazetareske mund të

shihet pra, si një strukturë që ka kujtesën e saj ajo zhvillohet dhe ndryshon në raste të

caktuara (trauma) si situatat tranzitive. Ajo mbruhet nga përvoja të shkuara/struktura të

mëparshme që janë më persistente dhe këtë e shpjegon fakti që e kaluara e përbashkët

historike e vendeve të ndryshme nuk mund të shpjegojë fenomene të së tashmes së secilit

vend pasi edhe ajo e kaluar është aplikuar në vende të kultuarlisht të ndryshme.

Rezultatet e anketimit dhe intervistat e gazetarëve në terren na ofruan argumenta të

rëndësishme në lidhje me hipotezën e dytë, sipas të cilës gazetaria si sistem me autonomi

të kufizuar ndikohet nga sistemet e tjera veçanërisht nga politika dhe biznesi. Ecuria e

sistemit mediatik pas 1990-ës deri më sot dhe intervistat me gazetarët me përvojë në media

mbështesin fort tezën e varësisë së gazetarisë nga politika dhe biznesi. Ndërsa rezultatet

konkrete të anketimit shfaqin disa kundërshti: kur pyeten në mënyrë të drejtpërdrejt se

çfarë mendojnë për marrëdhënien politikë-media, gazetarët tentojnë të përgjigjen

normativisht, duke e kritikuar atë. Kur pyeten indirekt në lidhje me rolin e politikës në

fushën e medias, ata e pranojnë gjerësisht atë (sidomos ndërhyrja përmes zyrave të shtypit

dhe PR).

Duke analizuar kredon profesionale, ndikimin e aktorëve të tjerë në organizimin

institucional etj, na rezulton se kultura e gazetarisë shqiptare i ngjan një modeli hibrid, një

përzierje e prurjeve evropiane apo amerikane, por e përshtatur për kushtet e Shqipërisë.

Ndërsa nëvitet 1990-1997 gazetarët vepruan në një vakuum ligjor, por edhe kaos të vlerave

dhe modeleve, më vonë ata patën mundësi të testojnë shumë modele gazetarie nga

Perëndimi, nga Lindja, nga fqinjtë përpara se të zgjedhin modelin e tyre. Elementët e

shtuar janë marrë si nga tradita vendase e gazetarisë (vetë-censurimi i gazetarëve: si

zgjedhje pragmatiste për t‟i mbijetuarsistemit), ashtu edhe nga përvojat ndërkombëtare

(komercializimi i medias që evidentohet te orientimi i dukshëm drejt p ublikut). Sidomos

ngjashmëritë me kolegët e tyre në perëndim në lidhje me botëkuptimin e roleve të

gazetarisë, na tregojnë se dallimet kulturore mes vendeve ndikojnë në mënyrë të

diferencuar në profesionalitetin e gazetarëve.

Profesionalizimi dhe tipologjia e gazetarëve

Përkundër pritshmërive të këtij punimi, doli në pah se gazetari tipik shqiptar është “femër”

dhe jo mashkull siç mund të supozohej qartë në fillim të viteve 1990. “Ai/ajo” është rreth

32 vjeç, i shkolluar në gazetari kryesisht dhe nuk merr pjesë në një organizatë profesionale

(fig. 12). Njësoj si kolegët e tyre në perëndim, edhe gazetarët shqiptarë e shohin veten e

tyre në rolin e gazetarit “neutral” që informon publikun shpejt dhe pa mbajtur një anë

politike. Qëndrimi kritik ndaj politikës dhe biznesit konsiston në lejimin e opinioneve të

kundërta në media, por jo në përzierjen direkte të gazetarit në këtë proces.

Page 255: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 261

FIGURA 12: TIPOLOGJIA E GAZETAREVE SHQIPTARE

Analizimi i faktorëve që ndikojnë më shumë në kulturën e gazetarisë së një vendi evidentoi

në këtë punim se për rastin e Shqipërisë, nuk kemi një faktor specifik si politika, ekonomia

apo rrënjët kulturore që ndikojnë, por një përzierje të tyre, një “cocktail” i përbërë nga

modele perëndimore dhe presion për komercialitet nga kompanitë mediatike.

Me anë të variablave të moshës, edukimit dhe gjinisë mundëm të nxjerrim në pah se

gazetaria shqiptare është bërë “femërore” jo vetëm për shkak të numrit të lartë të

gazetareve femra, por pikërisht për shkak të ikjes nga “kritika” nga “hard journalism” te

“soft journalism”.

Meshkuj 48%

Niveli ekzekutiv

(60%)

BA-Diplome ne gazetari

(71%)

Paga mujore

mesatare

41.000 -50.000 Leke

Pervoja mesatare ne pune 10,3 vjet

Femra 52%

Reportere

(61%)

Master ne gazetari

(38%)

Paga mujore mesatare

31.000 -40.000 Leke

Pervoja mesatare ne

pune 8,4 vjet

Mosha

(31 vjeç)

Page 256: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

262 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Për sa i përket fushës mediatike në Shqipëri ajo na u paraqit si një kaos i strukturuar. Ajo

karakterizohet nga një treg i vogël dhe aktorë të cilët ndërveprojnë me njëri- tjetrin. Në

vendet e tjera (perëndimore) ky bashkëveprim ndodh përmes organizmave të zgjedhura

apo këshillave të shtypit, normave vetëdetyruese, kodeve të etikës, pra përmes një aparati

të tërë rregullues. Kurse në Shqipëri strukturat janë më elastike, pasi nuk janë të

disiplinuara rregullativisht.

Në këtë kuptim, gazetaria shqiptare ndodhet ende në gjendje tranzicioni, duke u përputhur

me ecurinë edhe në aspektin shoqëror, për sa i përket nënsistemeve të tjera si politika,

ekonomia, infrastruktura, marrëdhëniet me pronësinë, kujdesin shëndetësor etj. Në

Shqipëri ka ndodhur ajo që Johnson e parashikonte me këto fjalë:

“gazetarët në Europën Lindore nuk do t'i qëndrojnë besnik për një kohë të

gjatë profesionit të tyre, të lodhur nga politika ata do të kërkojnë vende të tjera

pune dhe do të zëvendësohen me gazetarë të rinj botëkuptimi i të cilëve

përputhet me idenë e të shërbyerit të publikut, nga ana komerciale dhe politike.

Elita do të vazhdojë të ankohet se pushteti gërryes i ekonomisë së tregut po e

dëmton demokracinë, ndërsa në fakt është pushteti dhe ndikimi i tyre që është

gërryer” (Johnson 2003: 120).

Page 257: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 263

BIBLIOGRAFIA

Page 258: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

264 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

L I B R A

1. Almond, G. & Verba, S. (1963). The Civic Culture. Political Attitudes and

Democracy in Five Western Nations, Princeton.

2. Altmann, F. L. (1999). Wirtschaftsordnungen und Wirtschaftspolitik, in:

Südosteuropa. Ein Handbuch, (hrsg) Magarditsch Hatschikjan/Stefan Troebst, C.H.

Beck, München.

3. Altmeppen, K. & Hanitzsch, T. & Schlüter, K. (Hrsg.) (2007). Journalismustheorie:

Next Generation. Soziologische Grundlegung und theoretische Innovation. VS-

Verlag. Wiesbaden.

4. Anikina, M. (2012). Journalists in Russia. Journalism in Russia, Poland and Sweden.

Traditions, Cultures, Research, Stockholm: Södertörn University. (p. 13-32).

5. Aumente, J., & et al. (Hrsg.). (1999). Eastern European Journalism: Before, During

andAfter Communism. Cresskill, NJ: Hampton Press, Inc.

6. Balla, S. (2011). Fjala e lirë sfidë europiane. Tiranë: UET/Press.

7. Beyme, K. v. (1994). Systemechsel in Osteuropa. Frankfurt/Main: Suhrkamp.

8. Benson, R. E. (Ed.). (2005). Bourdieu and the Journalistic Field. New Hamshire:

Polity Press.

9. Berkowitz, D. (kein Datum). Cultural Meanings of News: A Text-Reader.

10. Biberaj, E. (1992). Albania - The last Domino. In I. Banac, Eastern Europe in

Revolution.Ithaca: NY: Cornell University Press.

11. Biberaj, E. (2001). Shqipëria në tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë.

Tirane: ORA.

12. Blum, R. (2005). Bausteine zu einer Theorie der Mediensysteme. Medienwissenschaft

Schweiz (1/2), 5-11.

13. Blumler, J. G. & Gurevitch, M. (1995). The Crisis of Public Communication

London/New York.

14. Boriçi, H. (1997). Një shekull e gjysëm publicistikë shqiptare. Tiranë

15. Boriçi, H. & Mark Marku. (2011). Histori e shtypit shqiptar. Nga fillimet deri në ditët

tona.Tiranë: shblu.

16. Bourdieu, P. (1999). Die Regeln der Kunst: Genese und Struktur des literarischen

Feldes. Frankfurt am Main: Suhrkamp Verlag.

17. Bourdieu, P. (2005). The Political Field, the Social Science Field and the Journalistic

Field. In R. Benson, & Erik Neveu, Bourdieu and the Journalistic Field (S. 29-47).

Cambridge, Malden: Polity Press.

Page 259: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 265

18. Brosius, B. & Koschel. (2005).Methoden der empirischen Kommunikationsforschung:

Eine Einführung (Bd. 3. Auflage). Wiesbaden: VS Verlag.

19. Brügemann, M. (2011). Journalistik als Kulturanalyse. Redaktionskulturen als

Schlüssel zur Erforschung journalistischer Praxis (p. 47-67), in:

Jandura/Quandt/Vogelgesang (Hrsg.) Methoden der Journalismusforschung.

Wiesbaden: Vs-Verlag.

20. Campbell, V. (2004). Information Age Journalism: Journalism in an International

Context. London: Arnold.

21. Christians et al. (2009). Normative Theories of the Media: Journalism in Democratic

Socities. Urbana & Chicago: University of Illinois Press.

22. Coman, M. (1994). Rumänischer Journalismus in einer Übergangsperiode (1990-

1992). In G. Hallenberger, & Michael Krzeminiski, Die osteuropäische

Medienlandschaft im Umbruch: Berichte und Analysen aus neun Ländern (pp. 81-

98). Berlin: VISTAS.

23. Coman, M. (2008). A Media Anthropological View. Myths, Legends, S tereotypes and

Multiple Symbolic Identities of Journalists. In O. Hahn, & Roland Schröder,

Journalistische Kulturen: Internationale und Interdisziplinäre Theoriebausteine (pp.

111-124). Köln: Herbert von Halem Verlag.

24. Dauderstädt, M. A. (2000). Democratisation after Communism: Progress, problems,

promotion. IPG (4).

25. Dobek-Ostrowska, e. a. (Ed.). (2010). Comparative Media Systems: European and

Global Perspectives. Budapest: CEU Press.

26. Donsbach, W. (1981). Gesellschaftliche Aufgaben der Massenmedien und berufliche

Einstellungen von Journalisten. Ein Vergleich kommunikationspolitischer Konzepte

über die Funktionen der Massenmedien mit empirischen Ergebnissen zum

Selbstverständnis von Journalisten. Inaugural-Dissertation. Universität Mainz.

27. Donsbach, W., & E.T, P. (2004). Political News Journalists: Partisanship,

Professionalism, and Political Roles in Five Countries. In F. Esser, & Barbara Pfetsch,

Comparing Political Communication: Theories, Cases, and Challenges (pp. 251-270).

New York: Cambridge University Press.

28. Donsbach, W., Jarren, O., H.M. Kepplinger, & B. Pfetsch. (1993). Beziehungsspiele –

Medien und Politik in der öffentlichen Diskussion: Fallstudien und Analysen.

Gütersloh: Verlag Bertelsmann Stiftung.

29. Donsbach, W.& Patterson, T.E. (2004).Political News Journalists: Partisanship,

Professionalism, and Political Roles in Five Countries. In: Frank Esser & Barbara

Pfetsch (eds.): Comparing Political Communication: Theories, Cases, and Challenges.

Fq 251-270, Cambridge University Press. New York

30. Esser, F. (2004). Journalismus vergleichen. Komparative Forschung und

Theoriebildung. In M. Löffelholz, Theorien des Journalismus. Ein diskursives

Page 260: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

266 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

Handbuch. 2., vollständig überarbeitete und erweiterte Auflage (S. 151-180).

Wiesbaden: VS Verlag für Sozialwissenschaften.

31. Esser, F., & Thomas Hanitzsch. (2012). The Handbook of Comparative

CommunicationResearch. New York, NY: Routledge.

32. Esser, H. (1999). Soziologie: allgemeine Grundlagen (3. Auflage Ausg.).

Frankfurt/Main, NY: Campus.

33. Fengler, S.& S. Ruß-Mohl (2005). Der Journalist als “Homo oeconomicus”.

Konstanz: UVK.

34. Fischer, J. B. (1996). Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë:

Çabej.

35. Fuga, A. (2009). Media, Politika, Shoqëria (1990-2000), Ikje nga kompleksi i

Rozafës.Dudaj. Tirane

36. Goffman, E. (1990)[1959]. The presentation of self in everyday life. London: Penguin

books

37. Golding, P. (1977). Media Professionalism in the Third World. The transfer of an

Ideology. In J. Curran, Michael Gurevitch, & Janet Woollacott, Mass Communication

and Society (pp. 291-308). London: Arnold.

38. Gross, P. (1999). Before, during, and after: journalism education. In: J. Aumente et al.

(Hrsg.): Eastern Europe journalism. Before, during and after communism. Cresskill.

S. 147-184.

39. Gross, P. & Hiebert, R. (2003). Remedial education: the remaking of Eastern

European journalists. In: R. Fröhlich & C. Holtz-Bacha (Hrsg.): Journalism education

in Europe and North America. Cresskill. S. 257-282.

40. Habermas, J. (1971). Strukturwandel der Öffentlichkeit: Untersuchungen zu einer

Kategorie der bürgerlichen Gesellschaft. 5. Auflage. Neuwied/Berlin.

41. Habermas, J. (1981). Theorie des komunikativen Handelns. Bd.1. Suhrkamp. FFM.

42. Habermas, J. (2006). “ Political Communication in Media Society: Does Democracy

still enjoy an epistemic dimension? The impact of normative theory on empirical

research” , in: Communication Theory, Jg. 16, 2006, S.411-426.

43. Habermas, J. (2008). Ach, Europa. Kleine politische Schriften. Edition Suhrkamp.

44. Hahn, O., Roland Schröder & Stefan Dietrich. (2008). Journalistische Kulturen.

Forschungstypologie und Aufriss. In Hahn, O., & Roland Schröder, Journalistische

Kulturen: Internationale und interdisziplinäre Theoriebausteine (pp. 7-30).. Köln:

Herbert von Halem Verlag.

45. Hahn, O. (2008). Journalismus an der Kreuzung der Kulturen und Sprachen.

Grundlagen der anthropologischen interkulturellen Kommunikationsforschung und

Ethnolingusitik. In O. Hahn, & Roland Schröder, Journalistische Kulturen:

Internationale und interdisziplinäre Theoriebausteine (pp. 31-55). Köln: Herbert von

Halem Verlag.

46. Hahn, O., & Roland Schröder. (2008). Journalistische Kulturen: Internationale und

interdisziplinäre Theoriebausteine. Köln: Herbert von Halem Verlag.

Page 261: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 267

47. Hallenberger, G., & Krzeminski, M. (1994). Osteuropa: Medienlandschaft im

Umbruch. Berichte und Analysen aus neun Ländern. Berlin.

48. Hallin, D. C., & P. Mancini. (2004). Comparing Media Systems. Cambridge:

Cambridge University Press.

49. Hanitzsch, T. (2004). Journalismus in Indonesien. Akteure, Strukturen,

Orientierungshorizonte, Journalismuskulturen. Wiesbaden: DUV.

50. Hanitzsch, T. (2006). Comparing Journalism Across Cultural Boundaries: State of the

art, strategies, problems and solutions. In M. Löffelholz, & David Weaver, Journalism

Research in an Era of Globalization. Oxford: Blackell.

51. Hanitzsch, T. (2008). Universalität, Differenz und ideologische Artikulation. In O.

Hahn, & Roland Schröder, Journalistische Kulturen: Internationale und

interdisziplinäre Theoriebausteine (pp. 201-219). Köln: Herbert von Halem Verlag.

52. Hans-Bernd Brosius, & Frederike Koschel. (2005). Methoden der empirischen

Kommunikationsforschung: Eine Einführung (Vol. 3. Auflage). Wiesbaden: VS Verlag.

53. Hesmondhalgh, D. (2006). Bourdieu, the media and the cultural production, in:

Media, Culture&Society, vol.28 (2), London: SAGE Publications.

54. Hatschikjan, M., & Troebst, S. (1999). Südosteruopa. Ein Handbuch. Gesellschaft,

Politik, Wirtschaft, Kultur. München: C.H. Beck.

55. Hoffmann, J. (2003): Inszenierung und Interpenetration. Das Zusammenspiel von

Eliten aus Politik und Journalismus. Westdeutscher Verlag.

56. Jakubowicz, K., & Sükösd, M. (2008). Finding the Right Place on the Map. Central

and Eastern European Media Change in a Global Prespective. Bristol/UK/Chicago:

Intellect Books.

57. Jakubowicz, K. (2007). Rude awakening. Social and Media Change un Central and

Eastern Europe . Cresskill: Hampton Press.

58. Jakubowicz, K., & Miklós Sükösd. (2008). Twelve Concepts regarding Media System

Evoluation and Democratization in Post-Communist Societies. In Jakubowicz, &

Sükösd, Finding the Right Place on the Map: Central and Eastern European Media

Change in a Global Perspective (pp. 9-41). Bristol, UK/Chicago: Intellect.

59. Jarolimek, S. (2007). Kommunikationswissenschaftliche Transformationsforschung.

Theoretische Annäherung und das Fallbeispiel Belarus. Dissertation.

60. Jarren, O. & Donges, P. (2006). Politische Kommunikation in der

Mediengesellschaft. VS-Verlag für Sozialwissenschaften.

61. Johnson, O. V. (1998). The Media and Democracy in Eastern Europe. In Patrick O.

Neil, &et al., Communicating democracy: the media and political transitions. London:

Lynne Rienner.

62. Klingemann, D. & F. Neidhardt (2000). Zur Zukunft der Demokratie.

Herausforderungen im Zeitalter der Globalisierung. Berlin: WZB.

63. Koszyk, K. (1981).Handbuch der Massenkommunikation. DTV

Page 262: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

268 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

64. Krasniqi, A. (2006). Partitë politike në Shqipëri (1920-2006). Tiranë.

65. Krech, H. (1997). Der Bürgerkrieg in Albanien 1997. Ein Handbuch (Bd. 4). Berlin:

Verlag Dr. Köster.

66. Kunzcik, M. & Zipfel, A. (2005). Publizistik, 2. Auflage, Böhlau UTB.

67. Langenohl , A. (2008). Memory in Post -Authoritarian Societies . In A. E. Nu ̈ nning

(Ed.), Cultural Memory Studies: an International and Interdisciplinary handbook

(pp. 163-172). Berlin: WdeG.

68. Lani, R. (2011). “ Balkan Media: Lost in Transition?” . In: UNESCO (ed.),

Professional Journalism and Self-Regulation. New Media, Old Dilemmas in South

East Europe and Turkey, Paris.

69. Lauk, E. (June 2008). Comparing Journalism Cultures After the Fall of Communism.

Comparative Journalism Studies: Approaches, Methods and Paradigms.Hobart:

University of Tasmania.

70. Leppik-Bork, T. E. (Ed.). (2011). Mapping Media Accountability - in Europe and

Beyond.Köln: Herbert von Halem Verlag.

71. Löffelholz, M. (Ed.). (2004). Theorien des Journalismus. Ein diskursives Handbuch.

2., vollständig überarbeitete und erweiterte Auflage. Wiesbaden: VS Verlag für

Sozialwissenschaften.

72. Luhmann, N. (2004): Die Realität der Massenmedien. 3.Auflage. VS-Verlag für

Sozialwissenschaften.

73. Machill, M. (1997). Journalistische Kultur. Rahmenbedingungen im internationalen

Vergleich. Opladen: Westdeutscher Verlag.

74. Mancini, P. (2008). Journalism Cultures. A multi- level Proposal. In O. Hahn, &

Roland Schröder, Journalistische Kulturen: Internationale und interdisziplinäre

Theoriebausteine (pp. 149-167). Köln: Herbert von Halem Verlag.

75. Meyen, M. (2003).Denver Clan und Neues Deutschland. Mediennutzung in der DDR.

Berlin.

76. McCargo, D. (2012). Partisan Polyvalecence: Characterizing the Political Role of the

Asian Media. In Daniel C. Hallin, & Paolo Mancini, Comparing media systems

beyond the western world. Cambridge: University Press.

77. Merkel, W. (2010). Systemtransformation. Eine Einführung in die Theorie und

Empirie der Tranformationsforschung. Vol.2. Wiesbaden: VS.

78. Milev, R. (1999). Medien, in: Südosteruopa. Ein Handbuch. (Hrsg.) Magarditsch

Hatschikjan/Stefan Troebst, C.H. Beck, München

79. Münch, J. W., & Gaqo Simaku. (1994). Die albanischen Massenmedien – von der

Diktatur zur Demokratie. In Gerd Hallenberger, & Michael Krzeminski, Osteuropa.

Medienlandschaft im Umbruch (pp. 63-80). Vistas.

80. Offe, C. (1994). Der Tunnel am Ende des Lichts. Erkundungen der politischen

Transformation im Neuen Osten. Frankfurt/New York: Campus Verlag.

Page 263: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 269

81. Offe, C. (1998). Die politisch-kulturelle „Innenseite” der Konsolidierung. Eine

Anmerkung über Besonderheiten der postkommunistischen Transformation, in:

Wagener, Hans-Jürgen/Fritz, Heiko (Hg.): Im Osten was Neues. Aspekte der EU-Ost-

erweiterungen. Bonn (p.100-114).

82. Parsons, T. (1979). Evolutionäre Universalien der Gesellschaft. In W. Zapf, Theorien

des sozialen Wandels (S. 55-74). Köln/Berlin: Kiepenheuer & Witsch.

83. Pfetsch, B. (2003). Politische Kommunikationskultur: Politische Sprecher und

Journalisten. VS-Verlag für Sozialwissenschaften.

84. Popper, K. (2009). Alles Leben ist Problemlösen.13. Auflage. München: Piper.

85. Prinzing, M. (2008). Spurensuche zu einer hybridisierten Weltkultur des Journalismus.

Europäiseriung, Globalisierung und gegenläufige Tendenzen. In O. Hahn &Roland

Schröder, Journalistische Kulturen: Internationale und interdisziplinäre

Theoriebausteine (pp. 168-181). Köln: Herbert von Halem Verlag.

86. Raabe, J. (2005). Die Beobachtung journalistischer Akteure: Optionen einer

empirisch-kritischen Journalismusforschung. Wiesbaden: VS.

87. Semyour, M. L. (2000). Conditions for democracy, in: Hans-Dieter

Klingemann/Friedhelm Neidhardt (Hg.): Zur Zukunft der Demokratie.

Herausforderungen im Zeitalter der Globalisierung, WZB-Jahrbuch

88. Schimank, Uwe (2000): Theorien gesellschaftlicher Differenzierung. Opladen.

89. Schimank, U. (2000). Handeln und Strukturen: Einführung in die akteurtheoretische

Soziologie. Bündingen: JUVENTA.

90. Schimank, U. (2003). Das Wechselspiel von Intentionalität und Transintentionalität

im Institutionalismus und in der Organisationsforschung. In: Greshoff, Rainer/Kneer,

Georg/Schimank, Uwe: Die Transintentionalität des Sozialen. Eine vergleichende

Betrachtung klassischer und moderner Sozialtheorien. Wiesbaden: Westdeutscher

Verlag.

91. Schimank, U. (2007). Handeln in Konstellationen: Die reflexive Konstitution von

handelndem Zusammenwirken und sozialen Strukturen, in: Altmeppen et al. (Hrsg.)

121-139

92. Scholl, A. (2011). Der unauflösbare Zusammenhang von Fragestellung, Theorie und

Methode. Die reflexive Bedeutung der Methodologie (nicht nur) in der

Journalismusforschung, 15-33, in: Jandura et al. (Hrsg.) Methoden der

journalismusforschung. VS-verlag, Weisbaden

93. Schudson, M. (2005). Four Approaches to the Sociology of News. In J. Curran, &

Michael Gurevitch, Mass Media and Society (4. ed., pp. 172-197). London: Hodder

Arnold.

94. Schudson, M. & Anderson, C. (2009): Objectivity, Professionalism, and Truth

Seeking in Journalism, in: Handbook of Journalism Studies, (p. 88-102).

95. Sparks, C. (1993). State, Market, Media and Democracy, in: Media in Transition:

From Totalitarianism to Democracy, by Manaev, O.& Pryliuk, Y. (Eds.) Kyiv:

ABRIS.

Page 264: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

270 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

96. Splichal, S. & C. Sparks (1994). Journalists for the 21st Century: Tendencies of

Professionalization among first year students in 22 countries. Norwood, NJ: Ablex.

97. Splichal, S. (1994). Media beyond Socialism: Theory and Practice in East-Central

Europe.Oxford: Westview Press.

98. Raabe, J. (2005). Die Beobachtung journalistischer Akteure: Optionen einer

empirisch-kritischen Journalismusforschung. Wiesbaden: VS.

99. Suleiman, E. (1999). Bureaucracy and Democratic Consolidation. Lessons from

Eastern Europe. In L. Anderson, Transitions to Democracy (S. 113-132 ). New York:

Columbia University Press.

100. Toptani, A. (2010). Albanien und die wiederkehrende Abhängigkeit der Medien.

Entwicklung, Demokratisierung und Problemfelder von den Anfängen der Presse

bis in die Gegenwartvon . Saarbrücken: VDM Verlag Dr.Müller.

101. Tzankoff, M. (2001). Der Transformationsprozess in Bulgarien und die

Entwicklung der postsozialistischen Medienlandschaft. In B. Thomaß, & Michaela

Tzankoff, Medien und Transformation in den post-kommunistischen Staaten

Osteuropas. Wiesbaden: Westdeutscher Verlag.

102. Thomaß, B., & Michaela Tzankoff. (2001). Medien und Transformation in den

post-kommunistischen Staaten Osteuropas. In B. Thomaß, & M. Tzankoff, Medien

und Transformation in Osteuropa. Wiesbaden: Westdeutscher Verlag.

103. Thomaß, B. (2007). Mediensysteme im internationalen Vergleich. Konstanz: UVK

Verlagsgesellschaft, fq. 229-245.

104. Voltmer, K. (2000). Massenmedien und demokratische Transformation in

Osteuropa: Strukturen und Dynamiken öffentlicher Kommunikation im Prozeß des

Regimewechsels. In H.-D. Klingemann, & Friedhelm Neidhardt, Zur Zukunft der

Demokratie. Herausforderungen im Zeitalter der Globalisierung (S. 123-151).

Berlin: WZB.

105. Voltmer, K. (Hrsg.). (2006). Mass Media and Political Communication in New

Democracies. NY: Routledge/ECPR.

106. Voltmer, K. (2012). How far can Media Systems travel? Applying Hallin and

Mancini‟s Comparative Framework outside the Western World. In D. Hallin, & Paolo

Mancini, Comparing Media Systems beyond the Western World. New York, 224-245:

Cambridge University Press.

107. Weaver, D. (1996). The Global Journalist: News People Around the World.

Cresskill, NJ: Hampton.

108. Weaver, B. B. (Ed.). (2007). The American Journalist in the 21st Century: US News

People at the Down of a New Millennium. New Jersey: LEA (Lawrence Erlbaum

Associates).

109. Weaver, D. H. (Hrsg.). (2012). The Global Journalist in the 21st Century. NJ:

Routledge.

Page 265: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 271

110. Wegener, H.-J. & Fritz, H. (1998). Im Osten as Neues. Aspekte der EU-

Ostereiterung. EINE WELT – Texte der Stiftung Enticklung und Frieden; Bd. 7,

Bonn: Dietz.

111. Weischenberg, S., Malik, M., & Scholl, A. (2006). Journalismus in Deutschland

2005: Zentrale Befunde der aktuellen Repräsentativbefragung deutscher Journalisten.

media perspektiven (7), 346-361.

112. Weischenberg/Malik/Scholl. (2006). Die Soufflere der Mediengesellschaft: Report

über die Journalisten in Deutschland. Konstanz: UVK.

113. White, S., Judy Batt , & Powel G. Lewis. (2003). Zhvillimet në politikën e Europës

Lindore e Qëndrore (3. Ausg.). Hampshire: Palgrave Macmillan.

114. Williams, R. (1976). Keyords, London: Fontana

115. Zelizer, B. (2007). Introduction: On Finding New Ways of Thinking About

Journalism. Political Communication (24), 111-114.

R E V I S T A S H K E N C O R E

116. Austin, R. (2003), Albania‟s economic and political trans ition, Working Paper,

Carleton University, Otawa/Kanada.

117. Baka, B. (2011). Media vs. Politics: Transition towards political (in)dependence,

in: FES :Albania

118. Bastin, G. (2003). Ein Objekt, das sich weigert: Der Journalismus in der Soziologie

Pierr Bourdieus - Einige Bemerkungen über das “journalistische Feld”. Publizistik, 48.

Jg. (3), 258-273.

119. Bjørnsen, G., Jan Fredrik Hovden, & Rune Ottosen. (2007). Journalists in the

Making: Findings from a longitudinal study of Norwegian journalism students.

Journalism Practice, 1 (3), 383-403.

120. Coman, M. (Ed.). (2010). Models of, Models for Journalism und

Communication.Bucharest: Ars Docendi Press.

121. Cuka, F. (2012). Korniza juridike e shtypit gjatë mbretërisë shqiptare 1928-1939,

në: Studime albanologjike, Gazetari dhe Komunikim, nr. 5. (36-42).

122. Deuze, M. (2005). What is Journalism” Professional Identity and Ideology of

Journalistsreconsidered. Journalism. Theory, Practice & Criticism (6 (4)), 442-464.

123. Deuze, M. (2008). Understanding Journalism as Newswork: How It Changes, and

How It Remains the Same. Westminster Papers in Communication and Culture .5(2),

pp. 4-23. London: University of Westminster.

Page 266: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

272 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

124. Deuze, M. (2008). Understanding Journalism as Newswork: How It Changes, and

How It Remains the Same. Westminster Papers in Communication and Culture.

5(2), S. 4-23. London: University of Westminster.

125. Deuze, M. (2005). What is Journalism" Professional Identity and Ideology of

Journalists reconsidered. Journalism. Theory, Practice & Criticism (6 (4)), 442-

464.

126. Godole, J. (2008). “Spiralja e heshtjes” në mediat shqiptare. In Komunikimi

bashkëkohor midis shqiptarëve (Vol. 1). Tiranë: DGK/Universiteti i Tiranës (p. 96-

110).

127. Godole, J. (2009). Gazetaria politike pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Situata dhe

perspektivat e komunikimit politik në aktualitetin shqiptar (vol. 2). Tiranë:

DGK/Universiteti i Tiranës (p. 21-28).

128. Hadamik, K. (2004). Medientransformationen und Entwicklungsprozesse in Mittel-

und Osteuropa. Ein theoretisch-methodologischer Beitrag zur Analyse

postkommunistischer Transformationsverläufe. Publizistik, 49 Jg. (4), 454-470.

129. Hanitzsch, T. (2005). Comparing Journalism Cross-Culturally: Defining the core

concepts for empirical inquiry. Vortrag gehalten auf der 55. Jahrestagung der

International Communication Association, , New York, 26-30.

130. Hanitzsch, T. (2007a). Journalismuskultur: Zur Dimensionierung eines zentralen

Konstrukts der kulturvergleichenden Journalismusforschung. M&K 55(3), 372-390,

Hans-Bredow-Institut, Hamburg

131. Hanitzsch, T. (2007b). Deconstructing Journalism Culture: Toward a universal

Theory. Communication Theory (17), 367-385.

132. Hanitzsch, T. (2009a). Zur Wahrnehmung von Einflüssen in Journalismus.

Komparative Befunde aus 17 Ländern. M&K 57(2), 153-173, Hans-Bredow-

Institut, Hamburg

133. Hanitzsch, T., & Josef Seethaler. (2009b). Journalismuswelten: Ein Vergleich von

Journalismuskulturen in 17 Ländern. M&K 57 (4), 464-483, Hans-Bredow-Institut,

Hamburg

134. Hanitzsch, T., & et al. (2011). Mapping Journalism Cultures across Nations: A

comparative Study of 18 Countries. Journalism Studies 12, 273-291.

135. Hanitzsch, T. (2011). Populist disseminators, detached watchdogs, critical change

agents and opportunist facilitators: Professional milieus, the journalistic field and

autonomy in 18 countriesrofess. the International Communication Gazette , 1-18.

136. Hribal, L. (2003). Medien und Demokratisierung in Osteuropa: Medien- und

politikwissenschaftliche Konzepte der Transformation. Medienheft Dossier, pp.

55-61.

137. Jarren, O. (2001). “Mediengesellschaft” - Risiken für die politische

Kommunikation. Aus Politik und Zeitgeschichte (B 41-42), 10-19.

Page 267: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 273

138. Kajsiu, B. (2008). Vdekje Politikës, Liri Popullit! - Kriza e Përfaqësimit në

Shqipëri. POLIS (5), 5-25.

139. Kajsiu, B. (2006). Politizing Democratization in Albania: A local perspective.

Centro Studi di Politica Internazionale. Rome: CeSPI.

140. Kajsiu, B. (2012). The Instrumentalization of Media in Albania. Südosteuropa:

Media Landscapes (1).

141. Kajsiu, B (2008). Stretegjia e harresës kolektive ose përse nuk mund të mësojmë

nga e kaluara, Polis 3. UET-Press.

142. Krasniqi, G. (2008). Nga “Revolucioni i Kadifenjtë” tek “Restaurimi i Kadifenjtë”,

në: POLIS 5, Tiranë: UET Press.

143. Londo, I. (2009). Pronësia e medias dhe ndikimi i saj në pavarësinë dhe pluralizmin

e medias. POLIS (8), 35-53.

144. Londo, I. (2011). Reporting in line with specific interests of TV stations. ISHM.

145. Marliere, P. (1998). The Rules of Journalistic Feld: Pierre Bourdiues Contribution

to the Sociology of the Media. EJC (European Journal of Communication) (13(2))

146. Marku, M. (2010). Mediat në tranzicion. Në: Mediat shqiptare në tranzicion,

Studime albanologjike, Vol. 3 (p. 21-24), Tiranë.

147. Meyen, M. (2004). Das Journalistische Feld in Deutschland: Ein theoretischer und

empirischer Beitrag zur Journalismusforschung. PUBLIZISTIK (54), 323-345.

148. Neza, S. (2010 ): Tregu i medias në këndvështrimin e marrëdhënieve mes aktorëve

të komunikimit, në: Studime Albanologjike nr.3, Tiranë: UT

149. Neza, S. (2012). Konvergjenca, modeli i ri i medias në gazetarinë shqiptare, në:

Studime Albanologjike nr. 5, Tiranë: UT/Departamenti i Gazetarisë, (176-182).

150. Schimank, Uwe (1988): Gesellschaftliche Teilsysteme als Akteursfiktionen. In:

Kölner Zeitschrift fu ̈ r Soziologie und Sozialpsychologie, 40(4), 619-639.

151. Schimank, Uwe (1995): Teilsystemevolutionen und Akteurstrategien. Die zwei

Seiten struktureller Dynamiken moderner Gesellschaften. In: Soziale Systeme 1(1):

73-100.

152. Schimank, U. (2002). Organisationen: Akteurskonstellationen - korporative Akteure

– Sozialsysteme. Kölner Zeitschrift für Soziologie und Sozialpsychologie,

Sonderheft, H. 42, 2002, S. 29-54.

153. Schultz, I. (2007). The journalistic gut feeling, Journalism Practice, 1(2), p. 190-

207.

154. Skana, P. (2011): Statusi i sotëm i formimit profesional dhe intelektual të gazetarit,

ne: Revista Optime, vol. 2, Tiranë: Albanian University-Press

155. Splichal, S. (1999). Ownership, Regulation and Socialisation: Rethinking the

Principles of Democratic Media. the public, 6 (2), 5-24.

156. Splichal, S. (2001). Imitative Revolutions: Changes in the Media and Journalism in

East-Central Europe. the public, 8 (4), 31-58.

Page 268: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

274 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

157. Tare, I. (2009). Shpërthimi i Kanaleve Televizive Private Në Shqipërinë Pas

Komuniste. POLIS (8), 20-34.

158. Woodcock, S. (2008). Diktatura pa humor – ose mungesa e barsoletave shqiptare

mbi socializmin. POLIS (5), 65-78.

159. Zelizer, B. (1993). Journalists as Interpretative Communities. Critical Studies in

Mass Communication (10), 219-237.

160. Zelizer, B. (2005). The Culture of Journalism. In J. Curran, & Michael Gurevitch,

Mass Media and Society (4. ed., pp. 198-214). London: Hodder Arnold.

161. Zelizer, B. (2011). Journalism in the Service of Communication. Journal of

Communication (61), 1-21.

162. Zickel, R., & Walter R. Iwaskiw. (1994). Albania: A Country Study.

163. Zoto, N. (1999): Media shqiptare, Nr. 3. Botim i IREX.Tiranë, (5-15).

B U L E T I N E S H K E N C O R E

164. IREX, Media Sustainability Index (2010): Europe and Euroasia: Albania

165. IREX,” Media Sustainability Index (2006): Albania

166. Media shqiptare, 1999-2004, botime të IREX/ISHM.

167. ISHM (2006) Etika dhe Gazetaria në Shqipëri: Analizë krahasuese për profesionin

e gazetarit në Shqipëri.

168. Londo, I. (2012). Country Report - Mapping digital media: Albania

169. Adresa në Web: OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-Web.pdf

E-BOOKS (KINDLE)

170. Kovach, B. & Rosenstiel, T. (2007). The Elements of Journalism: What

Newspeople Should Know and the Public Should Expect, Completely Updated and

Revised. Three Rivers Press; Rev Upd edition. Kindle Edition.

171. Kovach, B. & Rosenstiel, T. (2010). Blur: How to know what's true in the age of

information overload. Bloomsbury USA. Kindle Edition

Page 269: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE 275

W E B

172. Siehl, E. (1997). Pfadabhängigkeit und Privatisierung in Osteuropa. Die

173. institutionenökonomische Perspektive. (1-51)

174. http://www.oei.fu-berlin.de/politik/publikationen/AP10.pdf

175. Zielinski & Slomczynski & Shabad (2005). Electoral Control in New Democracies:

The Perverse Incentives of Fluid Party Systems. World Politics, 57, (p.365-395)

doi:10.1353/wp.2006.0006

Koleksion GAZETA

176. “Tribuna e gazetarit” – Koleksioni i gazetave i viteve 1960-1990

LIGJE

Ligj Nr . 8655, datë 31.07.2000, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë”.

Page 270: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

276 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

SHTOJCA

Page 271: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

A) PYETËSORI (i kryer në periudhën Janar-Prill 2012)

C1 Cila nga kategoritë e mëposhtme e përshkruan më mirë pozicionin tuaj aktual në

redaksi? (Lexo listën.)

1 Kryeredaktor 2 Drejtor i përgjithshëm 3 Redaktor përgjegjës 4 Shef i departamentit të informacionit 5 Zv/kyeredaktor 6 Producent 7 Reporter 8 Newswriter 9 Praktikant 10 Të tjera, ju lutem specifikoni: ____________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C2 Cila nga kategoritë e mëposhtme e përshkruan më mirë punësimin tuaj aktual?

1 Me kohë të plotë 2 Me kohë të pjesshme 3 Me honorar (Freelancer) SHKO TE C3 4 Të tjera, ju lutem specifikoni: _____________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

PYET VETËM NËSE C2 < 3:

O1 Keni një pozicion të përhershëm apo punoni me kontratë të përkohshme?

1 Të përhershëm 2 Të përkohshme

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C3 Përsa media punoni aktualisht?

_______________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C4 Përveç punës suaj si gazetar, a angazhoheni edhe në punë të tjera me rrogë?

1 Po 2 Jo

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C5 A bëni pjesë në ndonjë nga organizatat apo shoqatat e gazetarëve?

1 Po SHKO TE O2 2 Jo

777 Nuk e di

Page 272: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

278 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

999 Refuzoj

O2 Nëse po, në cilën organizatë apo shoqatë? _______________________________

C6 A punoni zakonisht në një rubrikë të caktuar (p.sh. politika e jashtme, sporti) apo

mbuloni fusha dhe çështje të ndryshme?

1 Punoj në një rubrikëtë caktuar 2 Mbuloj fusha dhe çështje të ndryshme SHKO TE O3

777 Nuk e di 999 Refuzoj

PYET VETËM NËSE C6 = 1: C7 Në cilën fushë apo rubrikë punoni zakonisht? (Mos i lexoni kategoritë!)

1 Lajmet/ngjarjet aktuale 2 Politikë 3 Politika e jashtme 4 Politika e brendshme 5 Ekonomi 6 Kronikë e zezë & gjykatë 7 Kulturë 8 Sport 9 Shëndetësi 10 Zbavitje 11 Të tjera, ju lutem specifikoni ____________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O3 Sa artikuj për botim (ose materiale për transmetim) përpunoni mesatarishtgjatë një

jave të zakonshme pune? _________________________________ 777 Nuk e di 999 Refuzoj

C8 Ju lutem tregoni me fjalët tuaja, cilat duhet të jenë tre rolet më të rëndësishme të

gazetarëve në Shqipëri?

1._________________________________________________________2._________________________________________________________3._____

____________________________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C9 Duke menduar në përgjithësi për punën tuaj, sa liri keni ju personalisht në përzgjedhjen e lajmeve dhe të ngjarjeve që mbuloni? 5 nënkupton liri totale, 4

shumë liri, 3 liri të mjaftueshme, 2 pak liri dhe 1 nënkupton aspak liri.

5 Liri totale 4 Shumë liri 3 Liri të mjaftueshme 2 Pak liri 1 Aspak liri

777 Nuk e di

Page 273: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 279

999 Refuzoj

C10 Sa liri keni ju personalisht për tëvendosur se cilat aspekte të lajmit apo ngjarjes

duhet të nxirren në pah? Sërish 5 nënkupton liri totale, 4 shumë liri, 3 liri të mjaftueshme, 2 pak liri dhe 1 nënkupton aspak liri.

5 Liri totale 4 Shumë liri 3 Liri të mjaftueshme 2 Pak liri 1 Aspak liri

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C11 Sa shpesh merrni pjesë në menaxhimin editorial p.sh. në mbledhjet e redaksisë, por

edhe në konferenca apo takime të tjera të ngjashme? 5 nënkupton gjithmonë, 4

nënkupton shumë shpesh, 3 nënkupton ndonjëherë, 2 nënkupton rrallë, dhe 1

nënkupton pothuajse asnjëherë.

5 Gjithmonë 4 Shumë shpesh 3 Ndonjëherë 2 Rrallë 1 Thuajse asnjëherë

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C12 Ju lutem më thoni sa e rëndësishme është aktualisht në punën tuaj të përditshme si

gazetar, secila nga thëniet e mëposhtme. 5 nënkupton se ju duket jashtëzakonisht e rëndësishme, 4 shumë e rëndësishme, 3 disi e rëndësishme, 2 pak e rëndësishme dhe 1 e parëndësishme (SKEDA 1).

5 Jashtëzakonisht e rëndësishme 4 Shumë e rëndësishme 3 Disi e rëndësishme 2 Pak e rëndësishme 1 E parëndësishme

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Të jesh një vëzhgues neutral 5 4 3 2 1 777 999 B Të raportosh gjërat ashtu siç janë 5 4 3 2 1 777 999

C Të analizosh çështjet aktuale 5 4 3 2 1 777 999 D Të monitorosh dhe kontrollosh liderët politikë 5 4 3 2 1 777 999

E Të monitorosh dhe kontrollosh biznesin 5 4 3 2 1 777 999 F Të përcaktosh axhendën politike 5 4 3 2 1 777 999

G Të ndikosh në opinionin publik 5 4 3 2 1 777 999 H Të jesh avokat i ndryshimeve shoqërore 5 4 3 2 1 777 999

J Të jesh kritik ndaj qeverisë dhe punës së saj 5 4 3 2 1 777 999 K Të përkrahësh politikat zhvilluese në vend 5 4 3 2 1 777 999

L Të transmetosh një imazh pozitiv të lidershipit politik

5 4 3 2 1 777 999

M Të përkrahësh politikat e qeverisë 5 4 3 2 1 777 999

O Të ofrosh zbavitje dhe çlodhje 5 4 3 2 1 777 999

Page 274: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

280 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

P Të ofrosh ato lajme që tërheqin pjesën më të madhe të publikut

5 4 3 2 1 777 999

R Të ofrosh këshilla, orientim dhe drejtim në jetën e përditshme

5 4 3 2 1 777 999

S Të ofrosh informacionet që u nevojiten njerëzve për të marrë vendime politike

5 4 3 2 1 777 999

T Të motivosh njerëzit për të marrë pjesë në aktivitetet politike

5 4 3 2 1 777 999

U T'u japësh mundësi njerëzve të shprehin opinionin e tyre

5 4 3 2 1 777 999

W Të edukosh audiencën 5 4 3 2 1 777 999 X Të prezantosh ngjarje të ndryshme që ndodhin në

botë. 5 4 3 2 1 777 999

Z Të promovosh tolerancën dhe diversitetin kulturor.

5 4 3 2 1 777 999

C13 Thëniet e mëposhtme përshkruajnë qasje të ndryshme ndaj gazetarisë. Për secilën

prej tyre, ju lutem më tregoni deri në ç’masë jeni apo nuk jeni dakord me to. 5

nënkupton se jeni absolutisht dakord, 4 se jeni dakord, 3 se jeni i pavendosur, 2 se nuk jeni dakord, dhe 1 se nuk jeni absolutisht dakord. (SKEDA 2)

5 Absolutisht dakord 4 Dakord 3 I pavendosur 2 Nuk jam dakord 1 Nuk jam absolutisht dakord

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Gazetarët duhet t‟u përmbahen përherë kodeve të etikës profesionale, pavarësisht rrethanës dhe kontekstit

5 4 3 2 1 777 999

B Çfarë është etike në gazetari varet nga situata e caktuar 5 4 3 2 1 777 999

C Çfarë është etike në gazetari varet nga formimi dhe gjykimi personal

5 4 3 2 1 777 999

D Në një rrethanë të jashtëzakonshme standardet morale mund të shkelen

5 4 3 2 1 777 999

C14 Kur flitet për një ngjarje të rëndësishme, cila nga thëniet e mëposhtme (nëse ka),

mendoni se mund të justifikohej sipas rastit dhe cilën nuk do ta aprovonit në asnjë rast? 1 nënkupton se justifikohet gjithmonë, 2 se justifikohet sipas rastit, dhe 3 se nuk justifikohet në asnjë rast. (SKEDA 3)

1 Justifikohet gjithmonë 2 Justifikohet sipas rastit 3 Nuk justifikohet në asnjë rast

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Të paguash njerëzit për informacion të besuar 1 2 3 777 999

B Të përdorësh dokumente konfidenciale të biznesit apo qeverisë pa autorizim

1 2 3 777 999

C Të hiqesh sikur je dikush tjetër 1 2 3 777 999

D T'i detyrosh burimet të të japin informacion me zor 1 2 3 777 999 E Të përdorësh pa leje dokumente personale si p.sh. letrat dhe fotot 1 2 3 777 999

F Të punësohesh në një firmë apo kompani për të marrë informacion të brendshëm

1 2 3 777 999

G Tëpërdorësh mikrofona ose kamera të fshehta 1 2 3 777 999

Page 275: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 281

H Të premtosh se do t'i mbrosh burimet dhe pastaj të mos e mbash fjalën

1 2 3 777 999

J Të publikosh lajme pa verifikuar të dhënat 1 2 3 777 999

K Të marrësh para nga burimet 1 2 3 777 999 L Të ndryshosh apo fabrikosh citimet e burimeve 1 2 3 777 999

M Të retushosh apo modifikosh fotografitë (me qëllim manipulimi) 1 2 3 777 999

C15 Këtu keni një listë me burime të mundshme të influencës. Ju lutem më tregoni sa

ndikues është secili prej tyre në punën tuaj. 5 nënkupton se është jashtëzakonisht

ndikues, 4 se është shumë ndikues, 3 disi ndikues, 2 pak ndikues, dhe 1 nuk ndikon.

Nëse një nga burimet nuk ka lidhje fare me punën tuaj, ju lutem zgjidhni 8. (SKEDA 4)

5 Jashtëzakonisht ndikues 4 Shumë ndikues 3 Disi ndikues 2 Pak ndikues 1 Nuk ndikon 8 Nuk ka lidhje fare me punën time

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Parimet dhe bindjet personale 5 4 3 2 1 8 777 999 B Kolegët në redaksi 5 4 3 2 1 8 777 999

C Shefat/redaktorët përgjegjës në redaksi 5 4 3 2 1 8 777 999 D Drejtuesit e lartë në redaksi (kryeredaktori/drejtori i

programacionit etj) 5 4 3 2 1 8 777 999

E Pronarët e kompanisë 5 4 3 2 1 8 777 999 F Politika editoriale e redaksisë 5 4 3 2 1 8 777 999

G Pikëpamjet tuaja për reklamën 5 4 3 2 1 8 777 999 H Përfitimi vetjak 5 4 3 2 1 8 777 999

J Kërkimet shkencore dhe të dhënat për audiencën 5 4 3 2 1 8 777 999 K Vënia në dispozicion e burimeve për mbledhjen e

informacionit (si paratë, koha, personeli etj.) 5 4 3 2 1 8 777 999

L Afatet kohore 5 4 3 2 1 8 777 999 M Etika gazetareske 5 4 3 2 1 8 777 999

N Bindjet tuaja fetare 5 4 3 2 1 8 777 999 O Bindjet tuaja politike 5 4 3 2 1 8 777 999

C16 Këtu është një listë tjetër. Sërish, ju lutem më tregoni në një renditje nga 5 te 1 sa ndikim ka secila prej këtyre në punën tuaj. (SKEDA 5)

5 Jashtëzakonisht ndikues 4 Shumë ndikues 3 Disi ndikues 2 Pak ndikues 1 Nuk ndikon

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Familja, miqtë dhe të njohurit 5 4 3 2 1 777 999

B Kolegët e mediave të tjera 5 4 3 2 1 777 999 C Audienca (lexues/dëgjues/shikues/përdorues) 5 4 3 2 1 777 999

D Konkurrenca mes kompanive mediatike 5 4 3 2 1 777 999

Page 276: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

282 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

E Ligjet dhe rregullat mediatike 5 4 3 2 1 777 999 F Aksesi në marrjen e informacionit 5 4 3 2 1 777 999

G Censura 5 4 3 2 1 777 999 H Zyrtarët e shtetit 5 4 3 2 1 777 999

J Politikanët 5 4 3 2 1 777 999 K Sindikatat 5 4 3 2 1 777 999

L Njerëzit e biznesit 5 4 3 2 1 777 999 M Zyrat e shtypit/të PR-it/zëdhënësit 5 4 3 2 1 777 999

N Miqësia personale me burimet qëjuofrojnë informacione 5 4 3 2 1 777 999 O Shoqëria civile 5 4 3 2 1 777 999

P Autoritetet lokale 5 4 3 2 1 777 999

Q Policia dhe institucionet e shërbimit sekret 5 4 3 2 1 777 999

C17 Prej sa vjetëshpunoni në gazetari? ……………………NËSE< 5 vjet SHKO TE O4

777 Nuk e di SHKO TE O4 999 RefuzojSHKO TE O4

PYESNI VETËM NËSE C17≥ 5:

C18 Rëndësia e disa prej këtyre ndikimeve mund të ketë ndryshuar me kalimin e kohës.

Ju lutem më tregoni se deri në ç’masë, këto ndikime janë bërë më të forta ose më të

dobëta gjatë 5 vjetëve të fundit në Shqipëri? 5 nënkupton se janë forcuar mjaft, 4

janë forcuar disi, 3 nuk kanë ndryshuar, 2 janë dobësuar disi, 1 janë dobësuar mjaft. (SKEDA 6)

5 Janë forcuar mjaft 4 Janë forcuar disi 3 Nuk kanë ndryshuar 2 Janë dobësuar disi 1 Janë dobësuar mjaft

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Shkollimi i gazetarëve 5 4 3 2 1 777 999

B Standardet etike 5 4 3 2 1 777 999 C Presioni i konkurrencës 5 4 3 2 1 777 999

D Roli i reklamës 5 4 3 2 1 777 999 E Presioni komercial 5 4 3 2 1 777 999

F PR (Zyrat e shtypit etj.) 5 4 3 2 1 777 999 G Studimet për audiencën 5 4 3 2 1 777 999

H Blogjet dhe forumet online 5 4 3 2 1 777 999 J Rrjetet sociale, facebook, twitter etj. 5 4 3 2 1 777 999

K Përfshirja e audiencës në produksionin e lajmeve 5 4 3 2 1 777 999 L Mendimi i audiencës 5 4 3 2 1 777 999

M Presioni për lajme sensacionale 5 4 3 2 1 777 999

N Kronika e zezë 5 4 3 2 1 777 999 O Modeli perëndimor i të bërit gazetari 5 4 3 2 1 777 999

PYET VETËM NËSE C17 ≥ 5:

C19 Gazetaria ështënë një fazë ndryshimi. Ju lutem më tregoni nëse ka pasur zhvillime

apo hapa prapa, për sa i përket këtyre aspekteve të gazetarisë në Shqipëri. 5

nënkupton se ka pasur shumë zhvillime, 4 disa zhvillime, 3 nuk ka ndryshuar, 2 janë

bërë disa hapa prapa, dhe 1 janë bërë shumë hapa prapa. (SKEDA 7)

Page 277: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 283

5 Ka pasur shumë zhvillime 4 Ka pasur disa zhvillime 3 Nuk ka ndryshuar 2 Disa hapa prapa 1 Shumëhapa prapa

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Liria e gazetarëve për të marrë vendime editoriale 5 4 3 2 1 777 999 B Orët mesatare të punës së gazetarëve 5 4 3 2 1 777 999

C Koha në dispozicion për kërkimin e lajmeve 5 4 3 2 1 777 999 D Marrëdhënia interaktive e gazetarëve me audiencat e tyre 5 4 3 2 1 777 999

E Rëndësia e aftësive teknike individuale 5 4 3 2 1 777 999 F Përdorimi i internetit për kërkim 5 4 3 2 1 777 999

G Vlera e një diplome universitare 5 4 3 2 1 777 999 H Vlera e një diplome universitare në gazetari apo fushë të

përafërt 5 4 3 2 1 777 999

J Besueshmëria e gazetarisë 5 4 3 2 1 777 999 K Rëndësia e gazetarisë për shoqërinë 5 4 3 2 1 777 999

O4 Ju lutem më tregoni nga 5 te 1 sa shumë i besoni personalisht secilit nga institucionet

e mëposhtme. 5 nënkupton se keni tërësisht besim, dhe 1 se nuk i besoni asnjë institucioni. (SKEDA 8)

5 I besoj tërësisht 4 Kam shumë besim 3 Kam besim 2 Kam pak besim 1 Nuk kam fare besim

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Parlamenti shqiptar 5 4 3 2 1 777 999 B Qeveriashqiptare 5 4 3 2 1 777 999

C Partitëpolitike 5 4 3 2 1 777 999 D Politikanët në përgjithësi 5 4 3 2 1 777 999

E Drejtësia/Gjykatat 5 4 3 2 1 777 999

F Policia 5 4 3 2 1 777 999 G Institucionet e shërbimit sekret 5 4 3 2 1 777 999

H Sindikatat 5 4 3 2 1 777 999 I OJQ-të (shoqëria civile) 5 4 3 2 1 777 999

J Krerët e institucioneve fetare 5 4 3 2 1 777 999 K Media 5 4 3 2 1 777 999

O5 Duke folur në përgjithësi, mendoni se mund të kemi besim te njerëzit, apo se duhet të kemi shumë kujdes me njerëzit?

1 Mund të kemi besim 2 Duhet të kemi shumë kujdes

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O6 Amendoni se njerëzit do përpiqeshin të përfitonin nga ju, sapo t'u jepej rasti, apo se

do përpiqeshin të silleshin drejt (fair) me ju?

Page 278: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

284 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

1 Do përpiqeshin të përfitonin 2 Do përpiqeshin të silleshin drejt

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C20 Kush është diploma më e lartë ose niveli më i lartë i arsimit tuaj? (Lexo listën!)

1 Nuk kam mbaruar shkollën e mesme SHKO TE O7/C22 2 Kam mbaruar shkollën e mesme SHKO TE O7/C22 3 Diplomë Bachelor-i ose ekuivalente 4 Diplomë Master ose ekuivalente 5 Doktoraturë 6 Kam studiuar në disa degë, por nuk jam diplomuar

777 Nuk e di 999 Refuzoj

PYESNI VETËM NËSE C20 > 2:

C21 Gjatë studimeve tuaja, a jeni specializuar në gazetari apo në ndonjë fushë tjetër të

komunikimit?

1 Po, jam specializuar në gazetari 2 Po, jam specializuar në një fushë tjetër të komunikimit 3 Po, jam specializuar edhe në gazetari, edhe në një fushë tjetër të

komunikimit 4 Jo, nuk jam specializuar në këto fusha

777 Nuk e di 999 Refuzoj

PYESNI VETËM NËSE C20 > 2 DHEC6 = 1

O7 Gjatë studimeve tuaja a jeni specializuar në një fushë që lidhet me sektorin që mbuloni aktualisht?

1 Po, jam specializuar 2 Jo, nuk jam specializuar

777 Nuk e di 999 Refuzoj

C22 Cilës gjini i përkisni? (Shënoni gjininë përkatëse të të intervistuarit.)

1 Femër 2 Mashkull 999 Refuzoj

C23 Në cilin vit keni lindur? _____________

999 Refuzoj

O8 Në politikë, njerëzit flasin për “ majtas” , “ djathtas” , dhe “ qendër” . Në një

shtrirje ku 0 është majtas, 10 djathtas dhe 5 qendër, ku mund ta vendosni veten?

______________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O8.1 Nëse do të pyesnim në lidhje me kahun politik të medias ku ju punoni, ku do ta

vendosnit atë, nëse 0 është majtas, 10 djathtas dhe 5 qendër?

______________

Page 279: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 285

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O9 Cilit grup etnik i përkisni?

1 Shqiptar 2 Grek 3 Maqedonas 4 Vllah 5 Rom

6 Tjetër, ju lutem specifikoni _______________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O10 Sa e rëndësishme është feja apo bindja fetare për ju? 5 nënkupton se është

jashtëzakonisht e rëndësishme, 4 shumë e rëndësishme, 3 disi e rëndësishme, 2 pak e

rëndësishme, dhe 1 e parëndësishme.

5 Jashtëzakonisht e rëndësishme 4 Shumë e rëndësishme 3 Disi e rëndësishme 2 Pak e rëndësishme 1 E parëndësishme

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O11 A e konsideroni veten të lidhur me ndonjë fe apo besim tëcaktuar? Nëse po, me

kë?(Mos e lexo listën!)

1 Me asnjë fe apo besim fetar 2 Feja myslimane 3 Feja myslimane: Bektashi 4 Feja e krishterë: Katolike 5 Feja e krishterë: Ortodokse 6 Budizmi 7 Judaizmi 8 Të tjera, ____________________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

O12 Në cilën nga kategoritë e mëposhtme futet paga juaj mujore (neto, pas taksave, sigurimeve shoqërore etj.)? (SKEDA 9)

1 deri në 30.000 lekë 2 31.000 – 40.000 lekë 3 40.100 – 50.000 lekë 4 50.100 – 60.000 lekë 5 60.100 – 70.000 lekë 6 70.100 – 80.000 7 80.100 – 100.000 8 101.000 – 120.000 9 121.000 – 140.000 10 141.000 – 160.000 11 Më shumë se 160.000:__________

999 Refuzoj

Page 280: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

286 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

O 13 A është kjo paga juaj reale?

1 Po 2 Jo SHKO TE O13.1

999 Refuzoj

O13.1 Realisht merrni rrogë më të lartë apo më të ulët?

1 Më të lartë 2 Më të ulët 999 Refuzoj

PYETESORI PJESA II

P1Ku keni jetuar deri në moshën 18 vjeç? (Në rast se jeni zhvendosur në disa vende, ju lutem tregoni vendin ku keni jetuar më gjatë.)

1 Qyteti ________________ 2 Fshati_________________ 3 Rrethi_________________ 4 Tjetër_________________

999 Refuzoj

P2 Ç'profesion ushtron aktualisht ose ushtronte së fundmi babai juaj?

_______________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P3 Ç'profesion ushtron aktualisht ose ushtronte së fundmi nëna juaj?

_______________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P4 Sa orë në ditë e përdorni internetin?

Orë_______ Minuta__________

777 Nuk e di

999 Refuzoj

P5Sa orë në ditë e përdorni internetin vetëmpër kërkime nëdobitë punës si gazetar?

Orë___________; minuta _____________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P6Cilat nga Website-t e mëposhtme vizitoni kryesisht për kërkimet tuaja online?

1 Faqet në gjuhën shqipe

_____________________________________

2 Faqet ndërkombëtare

________ ______________________________

3 Faqetë tjera të huaja

______________________________________

Page 281: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 287

4 Të rastësishme

____________________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P7 Ju lutem përmendni tre gazetat, tre televizionet, tre radiot, tre portalet e lajmeve

shqiptare që lexoni apo ndiqni më rregullisht? (Mos e lexoni listën!)

Gazeta:_______________

TV: _________________

Radio: _________________

Portale online shqiptare:________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P8 Pas kësaj përvoje pune që keni tashmë në gazetari, mund të thoni se përse u bëtë

gazetar?

_________________________________________________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P9 A keni marrë pjesë në trajnime të mëtejshme gjatë kohës që punoni?

1 Po SHKO TE P10 2 Jo

777 Nuk e di 999 Refuzoj

PYESNI VETËM NËSE P9 = 1:

P10 Kush i ka ofruar këto trajnime?

5 Kompania mediatike ku punoni aktualisht 4 OJQ e mediave që operojnë brenda vendit 3 OJQ të tjera 2 Institucione ndërkombëtare 1 Të tjera, specifikoni: ____________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P11 Ku do të dëshironit të punonit pas 5 vjetësh – në media apo diku tjetër?

1 Në media SHKO TE P 12 2 Diku tjetër SHKO TE P 13

777 Nuk e di 999 Refuzoj

NESE P11=1

P12 Në ç'lloj media konkretisht?

1 Shtyp i shkruar (gazetë, revistë etj.) 2 Radio 3 Televizion 4 Media online

Page 282: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

288 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

5 Agjenci lajmesh 6 Të tjera________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

NESE P11=2

P13 Në ç'fushë dëshironi të punoni? _______________________________________________

P14 Më poshtë janë shënuar disa aspekte që lidhen me profesionin tuaj dhe që

jundihmojnë për t'u orientuar në tregun mediatik. Sa e rëndësishme ju duket secila nga

pikat e mëposhtme, ku 3 nënkupton shumë e rëndësishme, 2 pak e rëndësishme dhe 1 e

parëndësishme. (SKEDA 1)

3 Shumë e rëndësishme 2 Pak e rëndësishme 1 E parëndësishme

777 Nuk e di 999 Refuzoj A Pagesa 5 4 3 2 1 777 999

B Siguria në punë 5 4 3 2 1 777 999 C Mundësia për t'u afirmuar dhe zhvilluar profesionalisht 5 4 3 2 1 777 999

D Mundësia për të nisur një karrierëtë re 5 4 3 2 1 777 999 E Mundësia për të qenë avokat i njerëzve të thjeshtë 5 4 3 2 1 777 999

F Mundësia për të ndikuar në opinionin publik 5 4 3 2 1 777 999 G Autonomia që lejon profesioni 5 4 3 2 1 777 999

H Përfitimet shtesë 5 4 3 2 1 777 999 I Politika editoriale e redaksisë 5 4 3 2 1 777 999

P 15Ka disa faktorë që ndikojnë në qëndrimin e gazetarëve në lidhje me etikën. Tregoni ju

lutem, sa ndikues ka qenë për ju secili nga faktorët e mëposhtëm. 5 nënkupton

jashtëzakonisht ndikues, 4 shumë ndikues, 3 disi ndikues, 2 pak ndikues dhe 1 aspak ndikues. (SKEDA 5)

5 Jashtëzakonisht ndikues 4 Shumë ndikues 3 Disi ndikues 2 Pak ndikues 1 Aspak ndikues

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Profesorët në universitet 5 4 3 2 1 777 999 B Edukata familjare 5 4 3 2 1 777 999

C Praktikimi i besimit fetar 5 4 3 2 1 777 999

D Përvoja personale në profesion 5 4 3 2 1 777 999 E Kryeredaktori, redaktori përgjegjës 5 4 3 2 1 777 999

F Drejtori, botuesi, pronari i medias 5 4 3 2 1 777 999 G Seminaret për etikën e gazetarëve 5 4 3 2 1 777 999

H Botimet profesionale 5 4 3 2 1 777 999 I Interneti 5 4 3 2 1 777 999

Page 283: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 289

P 16 Ç’mendoni për publikun tuaj. Ju lutem jepni tre përcaktime për të.

Publiku im është: 1._________________________

Publiku im është: 2._________________________

Publiku im është: 3._________________________

P17 Nga cilët njerëz apo grupe të renditur më poshtë keni marrë kohët e fundit reagime

apo komente në lidhje me shkrimet apo produksionet tuaja? (Lexo listën! Mund të zgjidhen

max. 3.)

1 Drejtues të redaksisë suaj 2 Kolegë brenda redaksisë/kompanisë suaj

3 Kolegë nga mediat e tjera 4 Politikanë 5 Punonjës të zyrave të shtypit 6 Lexues, shikues, përdorues të internetit 7 Familje, miq, të njohur

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P18 Në rrethin e ngushtë të miqve tuaj futen:

1 Vendimmarrës nga politika dhe administrata publike 2 Vendimmarrës nga fusha e ekonomisë dhe biznesit

3 Përfaqësues të lëvizjeve ose grupimeve të ndryshme shoqërore 4 Kolegë gazetarë 5 Të tjerë:_____________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P19 Po ju lexoj disa thënie mbi njoftimet për shtyp. Ju lutem më tregoni deri në ç’masë jeni apo nuk jeni dakord me to. 5 nënkupton se jeni absolutisht dakord, 4 se jeni dakord, 3

se jeni i pavendosur, 2 se nuk jeni dakord, dhe 1 se nuk jeni absolutisht dakord.

(SKEDA 2)

5 Absolutisht dakord 4 Dakord 3 I pavendosur 2 Nuk jam dakord 1 Nuk jam absolutisht dakord

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Njoftimet për shtyp zëvendësojnë artikujt që duhet të hulumtoheshin nga gazetarët

5 4 3 2 1 777 999

B Njoftimet për shtyp përpilohen nga profesionistë dhe duhen pranuar pa rezerva

5 4 3 2 1 777 999

C Informacionet në njoftimet për shtyp janë të njëanshme 5 4 3 2 1 777 999

D Njoftimet për shtyp të kursejnë kohë në kërkim 5 4 3 2 1 777 999

E Informacionet në njoftimet për shtyp janë të manipuluara 5 4 3 2 1 777 999 F Njoftimet për shtyp nuk duhen botuar/transmetuar fare 5 4 3 2 1 777 999

G Njoftimet për shtyp ofrojnë ide për artikuj të mëtejshëm 5 4 3 2 1 777 999 H Njoftimet për shtyp ofrojnë informacione shumë të

nevojshme 5 4 3 2 1 777 999

J Njoftimet për shtyp shpien drejt një raportimi jo kritik 5 4 3 2 1 777 999

Page 284: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

290 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

P20 Nëse flasim për marrëdhënien e zyrave të shtypit të partive politike apo të politikanëve

me median, cila nga thëniet e mëposhtme (nëse ka), mendoni se mund të justifikohej

sipas rastit dhe cilën nuk do ta aprovonit në asnjë rast? (SKEDA 3)

1 Justifikohet gjithmonë 2 Justifikohet sipas rastit 3 Nuk justifikohet në asnjë rast

777 Nuk e di 999 Refuzoj

A Të përdorësh tekste të formuluara nga zyra e shtypit të partive 1 2 3 777 999

B Të përdorësh intervista të gatshme përgatitur në zyra e shtypit 1 2 3 777 999 C Të përdorësh citime apo sinkrone të përgatitura nga zyra e shtypit 1 2 3 777 999

D Ta botosh apo transmetosh intervistën me një politikan vetëm pasi të jetë miratuar nga zyra e shtypit të partisë

1 2 3 777 999

E Të pranosh nga një politikan dokumente kompromentuese për kundërshtarët e tij politikë

1 2 3 777 999

F Të botosh vetëm ato informacione që lejon zyra e shtypit 1 2 3 777 999

P21 Nëse kujtoni shkrimet apo produksionet tuaja, cilin do të veçonit si më të mirin? Më

thoni shkurtimisht tematikën e trajtuar.

______________________________________________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P22 Sipas jush raportimi për cilën tematikë apo fushë ka më shumë sukses te lexuesit,

shikuesit, dëgjuesit?

______________________________________________________________________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

P23 Cilin zhanër gazetaresk lëvroni më shumë në punën tuaj të përditshme? __________________________

777 Nuk e di

999 Refuzoj

P24 Nëse do të marrim një ditë të zakonshme pune. Sa orë apo minuta afërsisht shpenzoni

për secilën nga veprimtaritë e mëposhtme? (SKEDA 10)

Veprimtaria Orët Minutat Nuk e di Refuzoj

1. Kërkimi/hulumtimi 777 999

2. Përpilimi/redaktimi i teksteve tuaja gazetareske

3. Përzgjedhja e informacioneve shtesë

4. Redaktimi i njoftimeve për shtyp dhe lajmeve nga agjensitë

Page 285: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 291

5. Redaktimi i teksteve të kolegëve/bashkëpunëtorëve

6. Veprimtari organizative (mbledhje në redaksi; takime me burimet etj.)

7. Kontakt me publikun tuaj (lexuesit/shikuesit/dëgjuesit/përdoruesit në web)

8. Kujdesi për faqen e internetit të medias ku punoni

9. PR, Marketingu për median ku punoni

10. Për gazetarët e shtypit: Layout

11. Pyetjet 11-13 për gazetarët e TV dhe Radios: Regjistrime në terren

12. Prerja, montazhi etj.

13. Moderimi

14. Për gazetarët e mediave on-line: Programimi, produksioni

15. Të tjera aktivitete – (Për të gjithë)

P25 Për sa i përket bashkëpunimit brenda redaksisë suaj. Zakonisht kush i lexon apo kontrollon shkrimet/produksionet tuaja para se të publikohen/transmetohen? (Mund të

zgjidhen max. 2)

Kolegët Kryeredaktori Redaktori përgjegjës Korrektori (gjuhësor) Burimet/partnerët e intervistuar Të tjerë:____________

777 Nuk e di 999 Refuzoj

Pyetësori këtu përfundon. Ju faleminderit për bisedën! Keni ndonjë pyetje apo doni të

shtoni diçka?

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

PYETJE TEKNIKE (të plotësohen pas përfundimit të intervistës)

T1 Kodi i intervistës (shifra, inicialet e medias) _________________________

T2 Data e Intervistës (ddmmvv) _________________________

T3 Kodi i intervistuesit _________________________

T4 Lloji i intervistës

Page 286: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

292 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

1 Me telefon 2 Përballë 3 E-Mail 4 Online

T5 Pozicioni i të intervistuarit

1 Drejtues/kryeredaktor 2 Zv/kryeredaktor/shef përgjegjës 3 Reporter

T6 Emri i medias ______________________________

T7 Lloji i medias

1 Gazetë e përditshme 2 Gazetë e përjavshme 3 Revistë 4 TV 5 Radio 6 Agjensi lajmesh 7 Portal lajmesh online 8 Portal lajmesh (off line)

T8 Përhapja e mediumit

Lokale Rajonale Kombëtare Transnacionale

T9 Pronësia e mediumit

1 Tërësisht në pronësi private 2 Tërësisht në pronësi publike 3 Tërësisht në pronësi të shtetit 4 Pronësi e përzier, më shumë private 5 Pronësi e përzier, më shumë publike 6 Pronësi e përzier, më shumë shtetërore

777Nuk ka informacion

T9 Shënime

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

________________________________________________

Page 287: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 293

SHTOJCA 2

VARIABLAT E PËRDORURA NË STUDIM

Nga të gjitha variablat e prezantuara në anketim, për studimin janë përdorur vetëm variablat e

mëposhtme:

V1 Pozicioni aktual në Newsroom

V2 Punësimi aktual

V3 Pozicioni kontraktual

V4 Numri i mediave ku punoni

V5 Punë të tjera me pagesë

V6 Anëtar i shoqatave të gazetarëve

V7 Fushat e raportimit

V8 Rubrikat specifike

V9 Ngarkesa mesatare javore

V10 Rolet normative të gazetarit

V11 Autonomi: përzgjedhja e lajmeve

V12 Autonomia: Përpunimi i lajmit

V13 Autonomia: Menaxhimi redaksional

V14 Perceptimi i gazetarit për rolin e tij aktual në shoqëri

V15 Qasjet e gazetarit ndaj etikës në gazetari

V16 Etika në raportim

V17 Burimet e influencës mbi gazetarin 1

V18 Burimet e influencës mbi gazetarin 2

V19 Vite pune në gazetari

V20 Ndikimet qe kane ndryshuar me kalimin e kohës

V21 Ndryshimet në gazetari

V24 Shkollimi

V25 Specializimi në gazetari apo komunikim

V26 Specializimi në fushën që mbulon

V27 Gjinia

V28 Mosha

V29 Bindja politike personale

V30 Bindja politike e medias ku punon

V34 Paga Mujore

V39 Përdorimi i internetit në ditë

V40 Përdorimi i internetit për kërkime gazetareske

V41 Website ndërkombëtare

V42 Mainstream shqiptar: gazeta të përditshme

V43 Mainstream shqiptar: revista (gazeta) javore

V44 Mainstream shqiptar: televizione

V45 Mainstream shqiptar: radio

V46 Mainstream shqiptar: media online

V47 Kredoja: Arsyeja e të bërit gazetar

Page 288: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

294 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

V48 Kualifikimi: Trajnimet gjatë punës si gazetar

V49 Kualifikimi: Organizatat trajnuese

V50 Profesioni në të ardhmen: punësimi pas 5 vjetësh

V51 Profesioni në të ardhmen: lloji i medias

V52 Profesioni në të ardhmen: fusha e punësimit jashtë medias

V53 Statusi profesional

V54 Ndikimi i normave etike

V55 Vlerësimi i audiencës/publikut

V56 Komunikimi brenda dhe jashtë organizatës mediatike

V57 Vlerësimi i njoftimeve për shtyp/PR

V58 Marrëdhënia me zyrat e shtypit partiake

V59 Vlerësimi i punës personale më të mirë (tematika)

V60 Interesat tematike të audiencës

V63 Praktika e bashkëpunimit brenda redaksisë

V64 Emri i medias

V65 Lloji i medias

V66 Përhapja e mediumit

V67 Pronësia e mediumit

Page 289: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 295

SHTOJCA 3

KATALOGU I PYETJEVE PËR INTERVISTAT CILËSORE

1. Përkufizoni ju lutem profesionin e gazetarisë në fillim të viteve 1990, dhe sot

2. Cili është funksioni i mediave sot në shoqëri (normative)?

3. Kush quhej dje dhe kush quhet sot “gazetar”?

4. Rendisni disa nga cilësitë e gazetarisë dje, dhe sot

5. Kush quhej dje, dhe sot, “gazetar profesionist”?

6. Përkufizoni ju lutem marrëdhënien e gazetarisë/medias me politikën sot (po dje?)

7. Përkufizoni ju lutem marrëdhënien e gazetarisë/medias me biznesin sot (po dje?)

8. Si do ta përshkruanit gazetarinë e kryer gjatë regjimit të kaluar?

9. A mendoni se sistemi i dikurshëm mediatik e ka ndikuar gazetarinë e pas viteve 1990? Nëse po,

në ç‟mënyrë?

10. Ç‟model gazetarie keni ndjekur ju personalisht në fillimet e karrierës suaj si gazetar/e?

11. Përkufizoni ju lutem statusin profesional të gazetarëve në fillim të 90-ës?

12. Përkufizoni ju lutem gjendjen aktuale të gazetarisë dhe statusin profesional të gazetarëve sot

në Shqipëri.

LISTA E PERSONAVE TË INTERVISTUAR

Partnerët që pranuan të intervistohen nuk patën kundërshtim që emrat e tyre të botohen të plotë,

pa qenë e nevojshme të kodohen. Në intervistat cilësore u morën vetëm gazetarë me përvojë nga

fillimi i 1990-ës deri më sot. Pozicioni i tyre hierarkik nënkupton momentin kur ata janë marrë në

intervistë. Për ato raste kur kishte ndryshime u pa e arsyeshme që ato të shënohen në statusin

aktual të punësimit. Në kllapa janë vendosur data dhe muaji në të cilin është kryer intervista.

1. Ilirjan Agolli (26 korrik 2012)

Korrespondent i Zërit të Amerikës (VOA) në shqip

2. Ilir Babaramo

Në momentin e intervistimit kryeredaktor i televizionit kombëtar “News 24”. Aktualisht TV A1

Report.

3. Fatos Baxhaku

Gazetar, gazeta „Shqip”

4. Aleksandër Çipa

Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë

5. Lutfi Dervishi (14 korrik 2012)

Në momentin e intervistës, analist. Aktualisht Drejtori i Informacionit nëTV Vizion+.

Page 290: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

296 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

6. Aleksandër Furxhi (21 nentor 2012)

Editor i zyrës së BBC në Shqipëri, Drejtues i emisionit “ Prizëm” në TV AS

7. Adi Krasta (13 korrik 2012)

Gazetar, në çastin e intervistimit, moderator i emisionit „A show” në TV Vizion+. Aktualisht

është zhvendosur me emisionin e tij në kanalin e ri televiziv Agon Channel.

8. Alba Malltezi (25 korrik 2012)

Drejtoreshë e Përgjithshme e Free and Fair Media Group (Shqiptarja.com dhe A1Report) dhe

autore e blogut “ Periferi” në Shqiptarja.com

9. Armand Mero

Korrespondent i „Zërit të Amerikës” (VOA) në shqip

10. Arben Muka (29 korrik 2012)

Korrespondent për Deutsche Wellen në Shqipëri

11. Sami Neza (25 tetor 2012)

Gazetar, në momentin e intervistimit anëtar i KKRT.

12. Alfred Peza

Në momentin e intervistimit Drejtor i informacionit në Vizion+. Sot deputet në Parlamentin

Shqiptar (Partia Socialiste)

13. Ilva Tare

Gazetare, ideatore dhe moderatore e emisionit “Tonight Ilva Tare”, TV Ora News

14. Rezar Xhaxhiu (4 korrik 2012)

Në momentin e intervistës ideator dhe drejtues i emisionit te mëngjesit “ Zip” në Vizion+.

Aktualisht, kryeredaktor dhe moderator i emisionit të natës “ Natë me Xhaxhiun” në TV News 24.

PREZANTIMI I INTERVISTUESIT GJATË ANKETIMIT DHE INTERVISTAVE

Përshëndetje,

mua më quajnë (Emër/Mbiemër), dhe po punoj për një projekt të Departamentit të Gazetarisë dhe

Komunikimit/Universiteti i Tiranës. Ne po kryejmë një anketim për të kuptuar si ka ndryshuar

kultura profesionale e gazetarëve në Shqipëri. Dua t‟ju siguroj se gjithçka që ju do të thoni, do të

mbetet absolutisht konfidenciale dhe anonime. Përgjigjet tuaja do të bashkohen me përgjigjet e

qindra gazetarëve të tjerë në vend që do të jenë pjesë e këtij anketimi. Intervista mund të zgjasë

rreth 25-30 minuta. E di që jeni shumë i/e zënë, prandaj do të përpiqem të mbarojmë sa më shpejt

të jetë e mundur.

Le ta nisim me disa informacione për punën tuaj aktuale.

Page 291: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 297

SHTOJCA 4

UDHËZIME PËR ANKETIMIN (WJS-Field Manual, 14 shkurt 2012)99

General Notes

As researchers within the Worlds of Journalisms Study, we all would like to see that the data

we use and disseminate to the academic community and beyond meet the highest

methodological standards.

It is vitally important to comparative research endeavors such as ours that the data obtained

from the various countries are collected using standardized and therefore comparable

techniques.

All Principal Investigators are therefore kindly asked to adhere to the principles detailed in

this document. Following these rules will ensure the reliability of the study‟s data.

There may be instances in which you are not sure how to proceed, or in which the standard

procedures may not work properly. In all these cases please consult with the Study‟s Central

Coordination.

Population and Sampling

2.1 Population

We will reserve the concept of news media only for media organizations that have their

own news program or news section. Consequently, radio stations only broadcasting

music programs are not news media.

A good estimate of a country‟s news media and its population of journalists is critical to

the success of this study. It is therefore essential to draw an informed picture of the

national media system and population of journalists. For many of the countries included

in the Study, this information might be known. For other countries, this information

needs to be extracted from available sources (e.g. national media directories, official

data on media, national associations of journalists and publishers, census data, etc.).

The most critical parameters that one needs to know are: (a) the number and regional

distribution of news media, (b) the structure of the media system in terms of ownership

or other relevant parameters, and (c) the number of journalists. If there is no

information available for the number of journa lists in a country, the population should

be estimated (e.g., by extrapolating the national population from news media for which

the number of journalists is known).

The Study will focus on professional journalists. A professional journalist is a person

who earns at least 50 percent of his or her income from paid labor for news media and

99

Udhëzimet e anketimit janë ofruar në kuadër të pro jekt it „Worlds of Journalis m Studies“ pjesë e të cilit

janë edhe disa nga rezultatet e kët ij punimi. Ato mund të gjenden gjithashtu në variantin online:

http://www.worldsofjournalis m.org/docs/Field%20Manual%201.3.pdf

Page 292: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

298 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

is involved in producing and editing journalistic content as well as in editorial

supervision and coordination. Press fotographers are journalists by definition, camera

operators only when they independently make editorial decisions.

Respondents other than professional journalists should not be included in the data set

submitted to Central Coordination. If collaborators want to include amateur journalists,

such as bloggers and participatory/citizen reporters, this practice is allowable as long as

it does not compromise the general framework.

Journalists from all kinds of media should be included in the selection process:

newspapers, magazines, television stations, radio stations, online media and news

agencies.

2.2 Sample size

The number of journalists interviewed in each country ultimately depends on three

parameters: population size, confidence level and the amount of accepted sampling

error.

A common value for the confidence level is 95 percent, so this value should be used

when calculating the sample size.

In order to meet the highest standards in social survey research, national teams should

ideally arrive at sample sizes with a maximum error margin of three percent. When this

is not possible, a maximum error of five percent is still acceptable.

The sample size can be conveniently calculated on the following website:

http://www.surveysystem.com/sscalc.htm.

The numbers tabulated below are intended as a rough indication (with a confidence

level set to 95%):

Population Sampling error

5% 4% 3%

1000 278 375 516

5000 357 536 880

10000 370 566 964

20000 377 583 1013

50000 381 593 1045

The above strategy will almost inevitably lead to variance in sample size between

countries. As a consequence, countries with larger samples will have more weight in a

pooled data analysis than those with smaller samples. The final data set will therefore

include country weights to account for these differences.

2.3 Sampling

Broadly speaking, the Worlds of Journalisms Study strives to investigate samples of

news media and journalists that speak to – or represent – their respective national

populations.

The strategy by which the individual national teams arrive at such samples may vary

across countries. In general, it is most useful to select news media first and then choose

potential respondents from these media.

Central Coordination suggests a two-step procedure for the selection of media: In the

first step, Principal Investigators construct a national sample of news media that reflects

Page 293: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 299

the structure of their country‟s media system. Useful for such purpose is a quota

scheme specifying the national composition of news media with respect to such

indicators as media type (newspapers, magazines, TV, radio, online and agencies),

content orientation (e.g. “quality”/broadsheet vs. popular/tabloid), reach (national,

regional and local) or primary ownership (public, private or state-owned). In the second

step, Principal Investigators randomly or systematically select news media in

proportion to the structure of the media system.

Within the news media, journalists should be randomly or systematically selected.

Every journalist in a chosen news organization should have an equal, or at least non-

zero, chance to be selected for the Study. Principal Investigators should make sure that

journalists from all editorial ranks are potentially included in the final selection from a

given news organization.

A differential is used in order to determine the number of journalists to be selected

within each news organizations. Three journalists (or less if there are fewer journalists)

should be selected from smaller newsrooms, and five from larger news media. What

constitutes “large” and “small” newsrooms depends on the national context, so each

country team should individually decide on this matter.

Central Coordination should be consulted whenever country teams are not sure about

procedures or when they are not able to comply with the overall sampling plan.

The Questionnaire

The Worlds of Journalism Study requires the implementation of the common core

questionnaire fully, faithfully and in its entirety.

The master questionnaire is drafted in English. Principal Investigators are responsible for the

translation of the questionnaire into their local language. The accuracy and equivalence of

translations should be secured by systematic procedures, such as by using a translation-

backtranslation procedure or by involving a multilingual team of researchers.

As a general rule, functionally equivalent translation has priority over literal translation. In

many cases literal translations might evoke connotations peculiar to a specific language

context. National teams should therefore use a questionnaire wording that best reflects the

contents of the original question and that follows the language-specific conventions.

In principle, every question in the master questionnaire must be asked in every survey. The

only exceptions are optional questions (marked in blue in the questionnaire). In exceptional

cases, where a Principal Investigator feels a question is irrelevant or inappropriate for her/his

country, s/he may seek the consent of Central Coordination ahead of time.

National teams are free to add questions to the questionnaire. The additional questions,

however, should not inflict on the content of and answers to the common core questions. The

variables corresponding to these additional questions should be eliminated from the data set

prior to submission to Central Coordination.

For better orientation please print out the questionnaire with color ink. Questions in black ink

belong to the core (denoted C1, C2, etc.). Questions and statements highlighted in blue are

optional (denoted O1, O2, etc.). Parts highlighted in red are instructions for

interviewers/questionnaire programmers and should therefore not be read out during the

Page 294: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

300 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

interview. In the online or e-mail interview modes, the parts in red should not be included in

the questionnaire presented to respondents.

Parts in italics should not be read out by the interviewer. These are usually answer categories

that are already mentioned in the question wording. However, interviewers are allowed to

repeat these categories if respondents have difficulties with recalling them. In addition, the

response categories “Don‟t know” and “Refused” should not be mentioned in the interview

and only be coded when respondents either indicate that they don‟t know the answer or refuse

to answer the question. In the online or e-mail interview modes, however, the “Don‟t know”

and “Refused” categories need to be presented to the respondent.

3.1 Explanations concerning individual questions

C1 Which of the following categories best describes your current position in your newsroom?

– Respondents should choose only one of the categories that they think provides the best description of their position.

– If a respondent assumes several roles at different points in time (e.g., sometimes the role of the managing editor rotates among senior editors), then she or he should list the role that applies most of the time.

C2 Which of the following categories best describes your current employment?

– “Freelancer” is different from “Full-time” and “Part-time” in that freelance journalists usually work on a casual basis, i.e., they are paid by news item.

C3 For how many newsrooms do you work at present? Different news outlets produced by the same newsroom count as one.

– Please note the difference between news outlets (newspaper, TV newscast, online news site, etc.) and newsrooms (understood as organizational units that may occasionally produce more than one news outlet). The newsroom is therefore the physical space, and outlet is the publication.

O2 For how many news outlets do you work?

– Please see the note on the difference between news outlets and newsrooms under C3.

– Here we count only those news outlets to which the respondent contributes. Media organizations increasingly cross-syndicate content, meaning that articles produced for one newspaper are shared with and reproduced by affiliated newspapers. Journalists are mostly not involved in these processes of cross-syndication. In these cases, the question refers to the number of news outlets to which the respondent normally contributes his/her works in the first place.

C5 Do you belong to any organizations or associations that are primarily for people in journalism or the communications field??

– These are usually journalists unions or national associations of journalists.

C6 Do you usually work on a specific “beat” or subject area, such as foreign politics or sports, or do you usually cover different topics and subjects, more like a general assignment?

– The question here is whether the journalist belongs to an organizational sub unit that focuses on a specific subject area and/or whether the journalist is regularly assigned to cover stories in a specific subject area.

C7 Which beat or area do you usually work on?

– Please note that the categories should not be read out to the interviewee but coded on the basis of the respondent‟s qualitative response.

– If a category is not included in the list, please code “Other” and specify. – In the online or e-mail interview mode, C7 should be designed as an open-ended

question.

Page 295: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 301

O3 On average, how many news items do you produce and/or edit in a usual week?

– Here we ask for number of news items to which the respondent has contributed in one way or another (writing, editing, etc.). Do not consider news items that were selected or approved by an editor without further editing.

– “News item” is meant to refer to the single unit that a journalist or a group of journalists produces: report, article, commentary, feature, photos, etc. – or more generically: “piece”. “Producing” includes the writing, editing, assembling, etc., of a news item.

– If a respondent is not directly involved in the production of news items, please code “0”.

C8 Please tell me, in your own words, what should be the three most important roles of journalists in [add country]?

– Note that the emphasis here is on the normative aspect, that is, how it should be. – Please do not provide examples or hints.

C11 How often do you participate in editorial and newsroom management, such as attending news conferences and other meetings? 5 means always, 4 means very often, 3 means sometimes, 2 means rarely, and 1 nmeans almost never.

– Editorial and newsroom management is meant to refer to any kind of activity that relates to the coordination, supervision and management of editorial processeswithin the newsroom. The most obvious part of these managerial activities are meetings where decisions about news coverage are made (“news conferences”).

C12 Please tell me how important each of these things is in your work. 5 means you find them extremely important, 4 means very important, 3 means somewhat important, 2 means little importance, and 1 means unimportant.

– The emphasis is on how important things are in the respondent‟s own work – and not on how important they should be – note the difference from C8.

C13 The following statements describe different approaches to journalism. For each of them, please tell me how strongly you agree or disagree. 5 means you strongly agree, 4 means somewhat agree, 3 means undecided, 2 means somewhat disagree, and 1 means strongly disagree.

– The emphasis here is on the normative aspect of media (or general) ethics, that is, how it should be.

C14 Given an important story, which of the following, if any, do you think may be justified on occasion and which would you not approve of under any circumstances? 1 means it is always justified, 2 means it is justified on occasion, and 3 means you would not approve under any circumstances.

– In contrast to C13, the emphasis is on ethical practice, and not on the normative aspect.

– Answer 2 essentially means that there may be times and conditions when it is justified.

C15 Here is a list of potential sources of influence. Please tell me how influential each of the following is in your work. 5 means it is extremely influential, 4 very means influential, 3 means somewhat influential, 2 means little influential, and 1 means not influential. If a source is not relevant to your work, please choose 8.

– Editorial supervisors and higher editors coordinate and supervise the work withinthe newsroom, “managers” in this understanding have responsibilities for the entire news/media organization beyond editorial content. Especially in small media organizations, however, these two types of roles may actually converge.

– Availability of news-gathering resources refers to all kinds of editorial resources used for active acquisition of information, such as money, personnel, technical assistance, work time, etc.

Page 296: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

302 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

– “Religious considerations” partly overlap with “Your personal values and beliefs”, but in the latter case the emphasis is on a person‟s own attitudes and convictions, while “Religious considerations” refer to any kind of influence that bear a connection to religions communities, institutions and values.

– If any of the specified types of influences does not apply to the respondent, please code “8”. For instance, “Your editorial supervisors and higher editors” may not apply to editors-in-chief, and “Audience research and data” may not apply to news organizations that do not compile such data.

C16 Here is another list. Again, please tell me on a scale of 5 to 1 how much influence each of the following has on your work.

– Information access refers to the availability of information provided by authorities and officials.

– Government officials include anyone who is part of the government and state authorities in a broader sense.

– Public relations refer to PR people and activities in general, including, for instance, government spokespersons and corporate public relations.

– Personal relationships with news sources mean the development of a personal relationship with sources beyond the professional realm, such as becoming friends.

O4 Please tell me on a scale of 5 to 1 how much you personally trust each of the following institutions. 5 means you have complete trust, 4 means you have a great deal of trust, 3 means you have some trust, 2 means you have little trust, and 1 means you have no trust at all.

– By “parliament” is meant the highest legislature in a given country. In a parliamentary system the government is constitutionally answerable to the parliament. In nations with bicameral legislatures, the lower house should be selected (e.g., Germany: Bundestag; Spain: Congreso de los Dipu-tados; UK: House of Commons). Presidential systems usually give more power to the government, which is the case, for instance, in the United States (Senate) and Russia (Duma).

– “Government” refers to the highest level of the executive body in a given country. The government usually consists of the head (Chancellor, Premier, Prime Minister – or President, for presidential systems) as well as a Cabinet and/or Ministers.

C22 What is your gender? – In cases where it is obvious you don‟t need to ask this question. Just code it

silently.

O12 In which of the following categories does your monthly salary fall, after taxes?

– We standardize categories in order to arrive at results that are comparable across countries. Each national team will therefore define ten categories based on following standard procedure: First, consult your national statistical service (e.g., Brazil: IBOPE; SwitzerlandTurkey: Turkish Statistical Institute; USA: United States Census Bureau) for the average level of salary of a full-time worker (or full-time equivalent) in the category to which journalists belong. Let‟s say you find out that the monthly average salary is about 2080 Euros. Second, divide the average salary by four (520 Euros in our case) and round it (the closest 100 step in this example is 500). This should be the interval for the salary brackets. Third, now start constructing ten salary brackets using the interval you specified. Because of the shape of the income distribution that usually comes with a long tail, it makes sense to double the interval for categories 7, 8 and 9. In our example, this would look as follows:

1 0 – 500 2 501 – 1000 3 1001 – 1500

Page 297: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 303

4 1501 – 2000 5 2001 – 2500 6 2501 – 3000 7 3001 – 4000 8 4001 – 5000 9 5001 – 6000 10 more than 6000

T1 Interview code

– Assign consecutive numbers or codes to the interviews so that every interview can be identified, if needed.

T3 Interviewer code

– Every interviewer should be assigned a unique code that allows identifying interviews that have been conducted by the same interviewer.

T5 Rank of respondent

– Each respondent should beclassified according to rank in three broad categories: – Senior/executive managers have strategic authority. They are on the highest level

as they have the power to shape the strategic goals of their news organizations. Their authority ranges across the entire newsroom or across large divisions within the newsroom (examples: editor in chief, managing editor).

– "Junior" managers have operational authority. They are on the middle level of the editorial hierarchy and make operational decisions on a day-to-day basis. They are typically responsible for smaller divisions within the newsroom, such as a department, a beat, a desk, or a bureau (examples: desk head, department head, senior editor).

– Rank-and-file journalists form the lowest level of the editorial hierarchy, consisting of journalists with limited authority. These journalists gather and produce the news and information, and they usually have no or very little editorial responsibility (examples: reporter, news writer).

T9 Ownership of medium

– Please exhaust all sources to gather information on media ownership.

The Interview

The Worlds of Journalisms Study allows the use of multiple modes of data collection – across and within countries. Preference is given to personal (face-to-face) and telephone interviewing. Online and e-mail interviewing are acceptable only if the former two methods are not feasible.

For reasons of comparability, however, the use of multiple interview modes within countries should be kept to an absolutely necessary minimum. In case a multi-mode method seems unavoidable, Central Coordination should be consulted prior to data collection. In countries where multiple interview modes are used, an additional variable should account for the interview mode in order to allow for detecting mode effects.

The period of data collection is March 1st, 2012 to December 31

st, 2014.

4.1 Establishing contact

Interviewers must establish informed consent by telling the respondent the following five items (see introductory script below): (a) the full name of the interviewer; (b) on whose behalf the interviewer is calling; (c) the purpose of the study; (d) the approximate length of time the survey will take, and (e) the fact that participation is voluntary and confidential.

Page 298: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

304 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

If respondents hesitate to participate, interviewers may convince them to do so by referring to one of the following: (a) that they are not selling anything; (b) that they “really appreciate” the respondent‟s help; and (c) that the answers of the journalists really matter.

4.2 Most frequently asked questions and answers (face -to-face and telephone mode)

The following lists a few questions commonly asked by respondents, along with suggestions as to answer these questions.

Question: Why don't you ask someone else? Answer: Because that would be faulty research. We have been very careful in devising a sampling strategy that allows comparing journalists from very diverse media systems. Your participation is therefore vitally important to ensuring valid and reliable information that can be compared across the nations.

Question: How do I know that you are really from ……..<institution>? Resolution: If the respondent expresses a strong doubt about who the interviewer really is, interviewers can give this person an institutional phone number.

Question: How long will this take? Resolution: Interviewers should give an honest estimate of the length (30 to 40 minutes – or more, depending on the number of questions) and tell the respondent they will go as fast as possible, or offer to call back at a more convenient time.

4.3 Non-response

In general, refusals should be kept to an absolute minimum.

All refusals must be documented in the methodological report sent to the Central Coordinator.

In face-to-face and telephone modes, all refusals responses should be probed once:

Generally: Everything you say is completely confidential and it is important that we get your opinions.

For demographics: I want to reassure you this information is all confidential. We are just making sure we are talking to a wide range of individuals.

On income: I want to reassure you we are not looking for an exact income, just a range... or These data are important for the surveys. We need to know from what social environment we got the answers.

In online and e-mail interview modes, journalists who have not responded to the survey should be sent at least two reminders. If possible, follow-up telephone calls should be made in order to convince respondents to participate in the Study.

Preventing termination of interviewing in face-to-face and telephone modes:

Situation: In the middle of the survey, the respondent asks, “Are we almost done?” Resolution: Interviewers should convey their appreciation and let them know you will move as quickly as possible to complete the survey.

Question: I don‟t have time to finish the survey. Answer: I realize your time is valuable, and I‟ll try to get through the rest of the questions as quickly as possible. Unfortunately, your opinions will not be counted unless we complete the entire survey.

4.4 General standards for interviewers (face -to-face and telephone mode)

Make yourself familiar with the questionnaire before you start working.

Make sure that you are in quiet surroundings and will not be disturbed.

Follow the instructions about procedures contained in the questionnaire.

Page 299: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

MARREDHENIET INFORMALE MES ELITAVE TE POLITIKES DHE MEDIAVE 305

Do not hand the questionnaire to the respondent unless there are specific instructions to you to do so.

Speak briskly but clearly. Be sure that you will be understood the first time. Read every question slowly so that the respondent can comprehend its meaning.

Read every question exactly as it is written, even if you think it could be worded better.

Do not explain and comment on questions in the questionnaire. If the respondent does not understand a question, repeat it another time.

Ask all questions in the exact order in which they are presented.

Don‟t leave out any questions that the respondent is supposed to answer.

Do not suggest answers to the respondent unless they are explicitly specified in the questionnaire.

Read aloud all alternative answers if the respondent is supposed to choose one of the predetermined alternatives.

Write down exactly what the respondent says in answer to a given question if he/she has been given an “open ended question”. If the respondent is going too fast, a good technique to slow them down is to repeat what they have said so they must wait for you to catch up with them.

Write down in the margins of the questionnaire what the respondent says if it is impossible to choose a code that corresponds to what he/she says, and there is no “Other, specify” alternative.

The arrow sign () behind certain answer categories indicates a “go to” instruction to skip unnecessary questions.

Documentation and Data

Central Coordination will provide a SPSS template to all collaborators. Collaborators should not make changes to variables and variable descriptions in the template as this will complicate the merging of data files.

After the completion of the survey, Principal Investigators should send a cleaned and complete data set – based on the template – to Central Coordination as soon as feasible.

Data sets should be accompanied by detailed methodological documentation. This documentation should at least include the following:

– Data collection period

– Method of data collection

– Information about response rates

Explanations of all critical decisions made in the processes of sampling, field research, and the preparation thereof.

Detailed methodological documentation is especially critical in cases where researchers decided to make use of procedures that differ in substantial ways from those specified in this manual.

The data set will be compiled and cleared by Central Coordination.

Shortly after the end of the data collection period, a consolidated cross-national data set will be made available to those Principal Investigators whose data sets were cleared by Central Coordination.

Page 300: Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe  · PDF filepërvojat e tyre në bisedat dhe intervistat formale dhe informale në kuadër të këtij punimi,

306 MARRËDHËNIET JOFORMALE MES ELITAVE TË POLITIKËS DHE MEDIAVE

ABSTRAKT

Në dallim nga vendet e tjera të Lindjes, në Shqipëri pjesa më e madhe e gazetarëve të sistemit të

vjetër që kishin operuar brenda normave dhe kornizës ideologjike në fuqi, u shtrënguan ta lënë

profesionin menjëherë pas ndryshimeve në vend, në periudhën kohore 1990-1992. Brezi i ri i

gazetarëve që i zëvendësoi, filloi të operonte në një vakuum ligjor, duke mos përfillur normat

ligjore dhe ato morale. Ky radikalitet është shenjues për të gjithë tranzicionin shqiptar, siç do të

tregojë ky punim. Konkretisht dy pyetjet themelore që ngre ky punim janë: Kush është profili i

gazetarit shqiptar sot dhe cilat janë tiparet e kulturës profesionale të gazetarisë shqiptare?

„Kultura profesionale“ në këtë studim do të kuptohet si “një proces pune i individëve

profesionistë” dhe “karakteristika apo paraqitja e gazetarisë si një institucion i pavarur, si një

profesion dhe diskurs brenda një konteksti konkret politik, ekonomik apo kulturor” (Hanitzsch

2009). Për të identifikuar tiparet e kulturës së gazetarisë shqiptare dhe elementët që ndikojnë

strukturën dhe sistemin e saj, është ndërmarrë një anketim face-to-face me 295 gazetarë në gjithë

Shqipërinë. Anketimi u ndërtua si një kombinim mes tre modeleve kërkimore: “World of

Journalism Studies” (Hanitzsch 2009/2011); “The American Journalist in the 21st Century”

(Weaver & Wilhoit 1996) dhe “Journalismus in Deutschland II” [Gazetarët në Gjermani II]

(Weischenberg, Malik, Scholl 2006).

Fjalët kyç: Gazetar, media post-komuniste, anketim, fusha gazetareske, kultura e gazetarisë,

etika profesionale

ABSTRACT

In contrast with the other countries of Eastern Europe, the journalists who had operated within the

norms and the frame of the ruling ideology of the old system in Albania were forced to abandon

the profession immediately after the fall of the regime. The new generation of journalists that

replaced them started to operate in a legislative vacuum, ignoring both legal and moral norms.

This type of radical behavior marked the whole Albanian transition, as this study shows. More

specifically, the questions this study raise are: What is the profile of the albanian journalist today

and what kind of professional culture of journalism we have today in this country? Professional

culture in this study will be understood as „the characteristic or presentation of journa lism as an

independent institution, as a profession and discourse within a concrete political, economic and

cultural context‟ (Hanitzsch 2009). To identify the distinguishing features of the Albanian

journalism and the cultural elements that influence its structures and system, I have conducted a

face-to-face survey with 295 journalists all over Albania. The questionnaire was built as a

combination of elements from three research models: “World of Journalism Studies” (Hanitzsch

2009/2011); “The American Journalist in the 21st Century” (Weaver & Wilhoit 1996) and

“Journalismus in Deutschland II” [Journalism in Germany II] (Weischenberg, Malik, Scholl

2006).

Keywords: Journalists, post-communist media, survey, professional milieus, journalistic field,

Hanitzsch, Bourdieu, journalistic culture.