Lajthia Kultivimi + Tregu

15
Lajthia, biologjia, kultivimi e tregtimi (Draft paraprak) Haki Kola Botuar si draft nga Haki Kola © Tirane 2009

Transcript of Lajthia Kultivimi + Tregu

Lajthia,biologjia,kultivimietregtimi(Draftparaprak)

Haki Kola

Botuar si draft nga Haki Kola ©

Tirane 2009

PermbajtjaLajthia, biologjia,kultivimi e tregtimi (Draft paraprak) ...................................................... 1 Hyrje ................................................................................................................................... 3 Shitjet, konsumi .................................................................................................................. 3 Tregtimi dhe cmimet .......................................................................................................... 4 Çmimet e lajthive në faza të ndryshme të zinxhirit të ushqimit ......................................... 4 Nga i vijnё tregut tone Lajthitё ? ....................................................................................... 5 Vlera e deklaruar e importeve ............................................................................................. 5 Bilanci prodhim import eksport .......................................................................................... 5 Trashёgimia kulturore ......................................................................................................... 5 Vjelja ................................................................................................................................... 6 Pas vjelja ............................................................................................................................. 6 Shpërndarja rajonale e prodhimit të lajthive në 2006 ......................................................... 7 Pёrmiresimi i grumbujve..................................................................................................... 7 Vendndodhja e lajthishteve natyrore: ................................................................................. 7 Demonstrime pёr rehabilitimin dhekultivimin e lajthive natyrore ..................................... 8 Interesi i kultivuesve ........................................................................................................... 9 Kur flejnё lajthitё natyrore .................................................................................................. 9 Metodat e shtimit .............................................................................................................. 10 Shumёzimi me copa .......................................................................................................... 11 Shtimi me farё ................................................................................................................... 11 Shartimi ............................................................................................................................. 11 Mbathja ............................................................................................................................. 12 Shumёzimi in vitro ............................................................................................................ 13 Zbatimi .............................................................................................................................. 13 Kerkesat per token ............................................................................................................ 13 Forma e terrenit ................................................................................................................. 13 Pёrdorimi i mёparshёm i tokёs ......................................................................................... 14 Pёr cfare e pёrdorin tokёn fermeret kufitare .................................................................... 14 Organizimi i bllokut tё lajthive ......................................................................................... 14 Teknikat e mbjelljes .......................................................................................................... 14 Trajtimi i pemёve tё reja ................................................................................................... 15

Hyrje Vendi ynё prodhon pak lajthi. Lajthi kemi mjaft, por janё tё degraduara dhe nuk ёshtё bёrё pёrpjekje pёr ti menaxhuar per prodhim frutash. Jane vetem 50 000 rrёnje tё kultivuara nё shkallё vendi, pothuaj tё gjitha tё quajtura Visoka, dhe gjysma kultivohen ne rrethin e Fierit. Nё gjёndje natyrore janё mbi 11 mijё hektarё grumbuj pyjor me lajthishte, tё klasifikuara nё llojin shkurre, qё nё planet e hartuara nga ekspertet e Pyjeve ne te shumten e heres pёrllogariten thjeshtё si burim per dru zjarri, e qё shtrihen pothuaj kudo nga Shkreli nё veri deri nё Skrapar e Kolonjё nё jug. Pjesa mё e madhe e siperfaqes se tyre ёshtё transferuar vitin e kaluar nga shteti nё pronёsi tё komunave. Kёto toka tё mbuluara nga lajthi tё degraduara, shpesh preferohen per kullota apo pёr pёrdorime tё tjera. Disa fermerё kanё filluar tё besojnё qё me pak ndёrhyrje, kёto toka pothuaj tё harruara, mund tё kthehen nё burim tё ardhurash, qё tё furnizojnё tregun shqiptar si dhe tregje te Europёs qёndrore, kёrkues tё sasive tё mёdha lajthish pёr prodhimin e cokollatave. Provat e bera ne Shkrel te Shkodres nga SNV e shoqata e perdoruesve te Pyjeve duken shpresedhenese. Me shpresat se do tu njihet e drejat e pёrdorimit, komunitetet po shprehin interesim nё rritje, pёr ti ruajtur sipas traditave lokale duke mirёmbajtur e pёrmirёsuar kёto toka, si burim punёsimi e pёr siguruar tё ardhura. Qeveria Suedeze dhe SNV po mbёshtet kёtё interesim tё komuniteteve si dhe nё bashkёpunim me fermerё tё interesuar po ndihmon nё krijimin e modeleve qё sigurojnё pёrmirёsim tё lajthisё e pёrfitime prej saj.

Ky udhёzues ka pёr qёllim tё ndihmojё komunitetet e interesuara si pёr tё ngritur blloqe tё reja me lajthi, ashtu edhe pёr tё ardhurat qё mund tё krijohen duke vlerёsuar mbrojtur e trajtuar lajthishtet natyrore qё janё tashmё pronё e komunave. Tё dhёnat pёr konsumin, tregun e kёrkesat e ofertat aktuale i orientojnё fermerёt dhe shoqatat e pёrdorueve tё pyjeve dhe kullotave pёr te siguruar treg tё vazhdueshёm e cmim tё leverdisshёm. Shpresojmё qё ky te jetё i dobishёm pёr komunitetet nё stade tё ndryshme, si thjeshtё pёr ti bёrё tё mendojnё pёr tu angazhuar nё projekte tё mbjelljes e pёrmirёsimit tё lajthisё, per te kerkuar tregun, apo per tu organizuar pёr tё gjetur burimeve financimi si dhe pёr tё konkuruar me dinjitet nё tregun qё ka kёrkes nё rritje pёr lajthi.

Pёr shkak tё interesit tё jashtёzakonshёm pёr shijen e frutit tё lajthisё, si dhe potencialit tё madh qё ato kanё pёr tё na punёsuar e dhuruar tё ardhura, ju jeni tё ftuar nё njё shёtitje, pёr tё mёsuar rreth tregut e tregtimit tё lajthive, mёnyrёs sё vjeljes e pёrpunimit, si mund tё kthehen nё kopshte shkurret me lajthi te degraduara, pёrse ato konsiderohen si peme e frute tё vecanta, si mund te rrallohen formohet kurora, shumёzohen, si mund tё shumёfishojmё prodhimin e tregtimin e tyre

Shitjet,konsumi

Ntё tregun tonё lajthitё tregtohen kryesisht me gjithe guaskё, thelbinjte pa guaskё qё gjёnden aktualisht nё treg vijnё nga importi. Në nivel kombëtar sipërfaqja me lajthi po zvogëlohet ngadalë dhe prodhimi mbetet pothuajse i ulët. Pёrgjithёsisht konsumi I lajthisё është relativisht e ulët, tregu kёrkon mё shumё lajthitë e qёruara, qё sё bashku me importin e lathive me lëvozhgë e prodhimin vendas, konsumohen mё pak se 200 ton në vit. Fruti pёrdoret gjёrёsisht nё industrinё e ёmbёlsirave, si dhe nё produkte ushqimore. Konsumatori kryesor krahas shitjes me pakice mbetet industria e prodhimit të ëmbëlsirave të ambalazhuara dhe industri të tjera ushqimore vecanerisht ato tё likernave. Janë rreth 15 kompani prodhimi ëmbëlsirash të ambalazhuara në vend të cilat prodhojnë biskota, kek “Buon dolce,” dhe biskota të tjera me çokollatë.

Këta operues kryesisht përdorin lajthi për prodhimin e çokollatës. Insika shpk, me bazë në Durrës, përdor mesatarisht 100 kg lajthi të qëruara në muaj në prodhimin e ëmbëlsirave me çokollatë. Sipas rasteve kompania importon nga Turqia apo pёrdor tregtarёt si ndёrmjetёs.

Tregtimidhecmimet Midis tё gjithё arrorёv, lajthitë kanё çmimet më të larta ndërkombëtare për kilogram. Kjo situatë nuk pasqyrohet në tregun shqiptar, ku çmimet e lajthive janë më të ulëta se ato të arrave. Kërkesa e ulët, përqëndrimi i prodhimit në një rreth të vetëm dhe mungesa e konkurrencës midis blerësve kontribuojnë në mbajtjen të ulët çmimin e tregut të prodhimit vendas. dhe çmimi mesatar për njësi për sasitë e vogla të lajthive të importuara është shumë më i lartë (421 lek/kg në 2006).

ÇmimetelajthivenëfazatëndryshmetëzinxhiritFaza në zinxhirin e ushqimit Lajthitë Produkti vendas – çmimi prodhuesit

Vlerësimi: 70- 80

Çmimi i shumicës – në lëvozhgë

Prodhim vendi 100

Çmimi i pakicës – në lëvozhgë Prodhim vendi 150 Te importuara 90

Çmimi i shumicës të qёruara Të papjekura 960-1,200 Të pjekura 1,020-1,300

NgaivijnёtreguttoneLajthitё?

Nё prodhimin e Lajthive dallohen Turqia, Italia, Spanja dhe SHBA. Turqia dominon nё mёnyrё befasuese tregun boteror, duke zotёruar 70% tё tij. Italia ёshtё nё vend tё dytё, ShBA nё tё tretin e Kina tё katёrtin. Spanja se fundmi, ka rёnё nga vendi i tretё nё tё pestin. Prodhuesit kryesor te cokollatave ne Evropёn Qёndrore, po synojnё tё kene edhe alternative tё tjera tregu sa mё afёr tyre, duke e shikuar si njё kandadat tё mundёshёm edhe vendin tonё. Ne perkrahje te politikave qeveritare edhe SNV po mbёshtet fermeret si pёr tё shtuar prodhimtarinё ashtu edhe pёr tё pёrmiresuar cilёsite e lajthive natyrore.

Lajthitë e importuara arrijnë deri 30-40 tonë në vit

Vleraedeklaruareimportevene milion leke

Produkti 2003 2004 2005 2006 2007 Lajthi 4.8 3.1 7.4 4.9 3.2

Sasitë e deklaruara të importit ne ton Produkti 2003 2004 2005 2006 2007 Lajthitë në lëvozhgë 32.4 11.7 38.3 0.1 0.2 Lajthitë e qëruara 5.6 0.1 9.2 11.5 7.4

BilanciprodhimimporteksportArtikulli i balancës Lajthi Prodhimi 184 Importi në lëvozhgë Importi të qëruara 12 Ekuivalenti të qëruara 27 Total Importe 27 Eksporte - Balanca 211 Vleresimi i konsumit pёr kokё. 0.07

Burimi: Instat, MAFCO, ACIT

Trashёgimiakulturore

Historikisht lajthitё janё vjelё nga kojritё me lajthi natyrore pёrreth fshatrave pёr mijra vjet. Vjelёsit kryesore tё tyre nё tё shumtёn e rasteve kanё qenё barinjtё. Shpesh pjekja e tyre koincidonte me prodhimin e gjethit tё dushkut, dhe prania e lajthive sikur lehtёsonte procesin. Megjithёse herё pas herё pritej pёr prodhim thuprash, apo edhe pёr tu djegur, lajthia ka mbijetuar pa anjё pёrkujdesim si punimi, pleherimi apo ujitja. Kultivimi I saj u praktikua nё tё shumtёn e rasteve pas viteve 30 te shekullit tё kaluar, kuё u ngrit dhe I pari masiv me lajthi tё kultivuar nё Visokё tё Mallakastrёs, I cil krahas prodhimit, shёrbeu edhe si burim fidanash pёr dhjetra ferma shteterore te kohes se ekonomisё sё centralizuar

VjeljaNjë pemishte lajthishte e mirë menaxhuar prodhon midis 1.6 dhe 2.0 ton për hektar, ose rreth 50% te rendimentit per hektar te arrave (Juglandis regia). Lajthitё janё vjelё me dorё dhe pёrgjithёsisht praktikat e vjeljes nuk kanё ndryshuar nё vendin tonё kёto dy mijё vjetёt e fundit.Metoda mё e thjeshtё ёshtё ti lesh tё bien nё tokё. Fillimi i hapjes dhё rёnia

ёshtё shenja qё ka filluar pjekja.

Duhet bёrё kujdes tё shmanget vjelja e parakohёshme. Nё dy javet e fundit tё qёndrimit nё pemё pesha e thelbit shtohet nё mёnyrё tё ndjeshme. Kjo u kёshillohet vjelёsve qё kanё blloqe me lajthi qё mundёson pёrdorimin e mjeteve mekanike pёr vjelje, qё ata tё bёjnё vjeljen sa mё vonё tё jetё e mundur. Sipas të dhënave të MAFCP prodhimi i lajthive në 2006 arriti 184 Mt. Gjeografikisht prodhimi është i përqendruar në bregdetin Qendror-Jugor dhe në fillim të zonave të thella. 86% e gjithë prodhimit vjen nga katër rajone: Fier, Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër. Përqendrimi në

disa zona është më i dukshëm në nivelin e rrethit: 55% e prodhimit vjen nga rrethi i Fierit dhe 11% nga ai i Laçit. Të gjithë rrethet e tjerë japin 5% ose më pak të prodhimit total.

Pasvjelja Shumica e kultivuesve nёse kanё planifikuar tё shesin, pёrpiqen qё ta realizojnё shitjen menjёherё pas vjeljes, pёr tё shmangur telashet e magazinimit. Tharja kur ёshtё e nevojёshme relizohet në mënyrë natyrale. Me përjashtim të disa zonave ku prodhimi kalon në mënyrë të konsiderueshme kërkesën e vlerësuar (Fier, Gjirokastër dhe Lezhë) shitjet e këtyre produkteve janë rastësore dhe prodhimi mbahet për përdorim vetjak ose tregti lokale

Shpërndarjarajonaleeprodhimittëlajthivenë2006 Mt

Rajoni Prodhimi 2006 Përqindja Përqindja kumulative

Fier 106 58% 58% Lezhë 21 12% 69% Durrës 16 9% 78% Gjirokastër 15 8% 86% Berat 7 4% 90% Korçë 6 3% 93% Shkodër 6 3% 96% Dibër 3 2% 98% Vlorë 2 1% 99% Elbasan 1 1% 100% Total 184

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Fermerёt me pёrvoje si kultivues rekomandojnё qё gjatë periudhës së pjekjes sё prodhimit bimët duhet të kontrollohen çdo ditë, dhe është më mirë të mblidhen vetëm ato që kanë rënë spontanisht në tokë. Kur punohet në një plantacion mjaft të madh, një person mund të mbledhë deri në 50 kg në ditë

Pёrmiresimiigrumbujve

Si shumё pasuri tё tjera tё natyrёs edhe lajthia ёshtё parё si njё mall pothuaj pa zot, qё e dhuron natyra, dhe njerёzit thjeshtё I kanё marrё frutat thuprat e gjethet. Pyjet e shohin si njё vogёlushe xhuxhe tё pavlerё, frutikultura e pranon nёn hijen e kumbullёs, arrёs apo qershisё.

Vendndodhjaelajthishtevenatyrore:Nё vendin tonё gjenden ne forme natyore dy specie lajthish te emertuar Coryllis Avellana L apo e klasifikuar si lajthia e bute; si dhe lajthia e eger apo Corylis colurna, qё arrin pёrmasat e nje druri me maje piramidale 10deri 12 meter e larte dhe ne kushte tё favoreshme deri nё 20-30 meter, takohet fare e rrallё nё zona shkёmbore midis zonёs se dushkut e tё ahut. Lajthia e butё, njё burim shumё i rёndёsishёm pёr tu trajtuar nga fermeret, takohet pothuaj gjithkund nё vendin tonё, ne formёn e grumbujve te vegjel qё arrijnё rreth 11 mije hektarё nё total. Vendet e preferuara janё fundet e shpateve, buzё pёrrenjsh apo ledhe arash, tregues i tokave tё freskёta e tё pasura, qё nga Vukli, Vrithi, Toplana, Gjonperaj, Krume, Kolesjan, Berishe, nё kёmbё tё Munellёs, malin e Shenjit, rrёzё Dejёs e Mesdejёs, rrёze Korabit, nё Sllove, Sllatinё, Staravec, Maqellarё, Rec e Mustafe, nga

Zerqani nё Vajkal, Gurrё tё madhe, nё Jabllanicё, Bёrzheshte, Trebinjё, Cezёm, Pocestё, ne Leshnjё, Lubonjё, Kurtes Novosele, Radanj, Ogren, ne Corovode, Potom, Gjerbes, Topove, Rexhine e Leshnice e gjetkё.

Demonstrimepёrrehabilitimindhekultiviminelajthivenatyrore Shёrbimi pyjor nё bashkёpunim me Federatat rajonale te pyjeve komunale si dhe shoqatat e pёrdoruesve tё pyjeve dhe kullotave mund tё krijojnё sipёrfaqet demostrative pёr rehabilitimin dhe kultivimin e lajthishteve ekzistuese Hapi i parё: perzgjedhja. Do tё synohen masive qё kanё numrin e bimeve tё nevojshem;

fshati bie dakord pёr mbylljen dhe vёnien nё ruajtje tё sipёrfaqes demostrative Hapi i dyte: pergaditja e projektit tё pёrmirёsimit. Bazuar nё gjendjan aktuale projekti percakton rradhen e nderhyrjeve, rrethim, ricungim apo rrallim, teknologjine e shartimit, mirembajtjen dhe trajtimet pas shartimit, analizёn kosto fitime. Teknologjia e zgjedhur i behёt e njohur fermereve, si dhe ata vendosin kujdestarin e siperfaqes demostrative Pёrgjithёsisht lajthishtet natyrore kanё numer tё madh, mbi 10 mijё llastar pёr hektar. Dendesia ёshtё njё ndёr shkaqet e prodhimtarisё sё ulet si dhe e vёshtirёsive nё vjelje.

Vendimi pёr demonstrime do te merret nga specialisti i ekstensionit rast pas rasti, por tre nderhyrje paraprake janё tё rёndёsishme: rrethimi i siperfaqe demonstruese me material qe del nga trajtimi i lajthive ekzistuese, ricungimi masiv, apo rrallimi intensive, duke lёnё nё fazёn e parё me pak se njёmijё llastare pёr hektar. Gjysma e tyre do tё trajtohen si nёnshartesa. Rekomandohet qё pёr realizimin e shartimit tё pajtohen shartues me pёrvojё sidomos pёr shartimin me carje si dhe atё nё lёkurё, qё tё dy te rekomandueshem nё mvartёsi tё dmensioneve tё llastarёve. Pёrzgjedhja e kalemave. Krahas lajthishteve ekzistuese te Fierit, me te cilat mund te kontraktohet blerja e kalemave, njё baze kultivarsh me interes ёshtё nё fshatin Qenam, ku jane vendsur nje pjesё e kultivarёve tё lajthisё sё importuar nga Spanja, pjesё tё ish Koleksionit tё Institutit tё Pemёtarisё nё Paskuqan, qё u shkatёrrua nё vitin 1997 (Rajmonda Nako 2009). Mёnyrat e shartimit demostrues do te jepen me detaje ne kapitujt mё poshte. Si fidanat e shartuar, ashtu edhe ato qe mund te vendoset te lihen ne rolin e pjalmuesit, do te perzgjidhet menyra e trajtimit, me nje kercell te vetem, 2ose tre kercenj anesore krahas atij kryesor apo me shume kercenj. Larteia e kurores mund te filloje nga 60 cm deri nё nje meter.

Interesiikultivuesve Njё kultivues nga Dibra ёshtё pёrdorues i rreth tre dynim me lajthi natyore. Ai tregon se din te trajtoje mollёn e kumbullёn por nuk ka trajtuar asnjehere lajthite. Unё kam njё lajthishtё tё degraduar, nё planin e mbarёshtrimit ёshtё parashikuar tё lihet nё gjёndjen ekzistuese, unё nё fakt dua ta krasis e ta pёrmirёsoj, kur ёshtё koha mё e mirё pёr ta krasitur dhe sa rёndё mund ta krasis atё?

Pёrpara krasitjes ёshtё mirё tё bёsh njё vёzhgim tё hollёsishёm se sa ёshtё dendёsia e bimёve, si dhe cila ёshtё gjendja e tyre. Krahas kesaj do tё kёshillohesh me specialistin e ekstensionit nё komune. Do ti shpjegosh se cfare ken e mendje dhe cfare kerkon te arrish dhe ai do te rekomandoje tratimet pёrfshire edhe krasitjen. Nuk e di as se si don qё tё duket nё tё ardhmen lajthishta jote. Lajthia mund tё pritet rrafsh me tokёn. Nё pranverёn e ardheshme ajo do shpёrtheje dhe do tё jetё plot me llastarё tё rinj. Kjo njihet si ricungim, njё trajtim tradicional nga fermeret qё e pёrdorin lajthinё pёr tё prodhuar thupra pёr gardhe, kosha apo shporta. Ajo mund te rralohet dhe filizat e mbetur pas rralimit mund tё krasiten pёr tu dukur si pemё, me njё trung kryesor, por don qё ta mbash nёn vёzhgim e tё heqёsh vazhdimisht llastarёt qё celin vecanerisht vitet e para. Nё fakt duket shumё bukur nёse do tё vendosёsh ti japёsh kёtё forme. Mund tё fillojё tё prodhoje edhe lule e fruta. Trungu ka formё tё bukur me gunga, kurora plot me degёza e gjethe, me ngjyra qё ndryshojnё sipa stinёve, me dy lloje lulesh gjatё dimrit. Nёse vёrtet vendosh ta krasisёsh, ёshtё mirё qё kёtё ta bёsh nё Janar shkurt.

KurflejnёlajthitёnatyroreShume te dhena deshmojne se lajthia ёshtё vetё sterile; ajo nuk mund te vetepllenohet; polen i prodhuar nga lёvaret e njё varieteti si rregull nuk pllenojnё lulet femrore tё tё njёjtit varietet. Lulet mashkullore dalin nё dimёr, disa herё nё tufёza, dhe gradualisht zgjaten e derdhin polenin. Lulet femrore janё tё grupuara nё degёza tё cveshura janё tё vogla me ngjyre tё kuqe me dy kreza tё pёrkulura nё majё. Kёto pllenohen nga era gjatё dimrit apo herёt nё pranverё. Pas pllenimit lulet femёrore rrisin lajthizёn e futur nё njё guaskё e cila nё fund tё verёs shёndrrohet nga e gjelbёr nё tё kafejtё, gjethet bёhen tё kafejtё nё tё argjendё dhe kokrrat fillojnё tё bien. Megjithёse gjethet bien nё dimёr, nuk mund tё thuhet se bima flen, pasi ajo ёshtё nё proces gradual lulёzimi

Metodateshtimit

Nё fakt duket qё lajthia ёshtё komplet njё perjashtim ne sensin e frutikulturёs. Ajo ka njё anё unike tё mrekullueshme tё saj. Mёnyra se si lajthia arrin tё polenizohet ne dimёr, si dhe tё formojё frutin nё pranverё, ёshtё realisht interesante. Lulet femrore nё pemё janё lulet qё kane formen kupore te lajthise qe pёrfundojnё me kreza tё vogla te kuqerremta (shih figuren me poshte), ndёrsa lulet mashkullore janё tё vendosura nё lёvarё. Ato e pasi e pjekin e shpёrndajnё nё sipёrfaqe tё gjёrё polenin

Si lajthia natyore qё rritet nё pyje ashtu edhe njё pjesё e atyre tё kultivuara nё vendin tonё, i kanё lulet mashkullore dhe femrore nё tё njёjtёn peme. Kultivuesit duhet tё kenё kujdes e tё interesohen pёr llojet qё importojnё, pasi ato shpesh kanё nevoje pёr drure polenizues, pasi shumё varietete celin vetem lulet femrore. Prodhuesit njohin edhe pllenuesit respektive te llojeve qё prodhojnё. Kryesore ёshtё qё kjo tё dihet dhe me importimin e njё sasie lajthish tё kultivuara tё kombinohet numri i duhur i pjalmuesve. Nganjehere pllenuesit duhen edhe pёr tё evituar shterpёsine nga mos koincidenca e pjekjes nё tё njejten kohё te luleve mashkullore me ato femrore.

Mё poshtё pёrshkruhen metodat kryesore tё shtimit tё lajthisё si dhe shpjegime tё shkurtra pёr secilin prej tyre.:

Shumёzimimecopa

Pёrdorimi i copave me gjethe me ngrohje nё pjesёn fundore gjatё rrёnjezimit si dhe tё trajtuara me acid indol bytiric (AIB) apo me hormone ka patur rezultate modeste. Lagёshtia e larte me mjegull te ventiluar e pёrdorur nga disa prodhues ka rezultuar nё rritje tё rezultateve tё rrёnjёzimit, por shpesh fidani bёhet I ndjeshёm apo shoqerohet me nekroza.

Shtimimefarё

Fidani i Lajthisё qё vjen nga mbirja e farёs jep fruta qё tё ndryshёm nga bima qё I ka prodhuar. Ёshtё mirё qё frutat e lajthisё qё fermeri don ti pёrdorё pёr farё, ёshtё mirё tё mblidhen direct nga pema, kur fillojnё tё marrin ngjyrё kafe, se sa kokrrat e rёna nё tokё. Zakonisht kokrrat bien nё tokё kur ata marrin ngjyrё nё tё kafenjtё, pasi nuk I lёnё tё qёndrojnё gjatё nё tokё, pasi janё tё shumtё ata qё presin tё bёjnё pastrimin e vendit prej tyre. Me metoda shumё tё thjeshta mund tё verifikohet aftёsia mbirёse e tyre.

Fara e lajthisё ka veshje tё fortё, si dhe nё pamje tё pare duket nё njё pёrgjumje tё thelle e me aftёsi shumё tё ulёt mbirёse. Kultivuesit janё pёrpjkeur tё kapёrcejnё kёtё pёrgjumje, farat vilen nё gusht dhe futen ne frogorifer. Nё nёntor ato futen pёr dy deri nё kater ditё nё ujё dhe pastaj shtratifikohen nё rёrё tё lagёt nё temperature rreth 4 gradё Celsius, pёr tre deri pese muaj. Mё pas farёrat vendosen nё ambiente tё ngrohёt per 5 ditё dhe farёrat qё kanё nxjerrё filiza mbilen nё sera, ndёrsa tё pambirat vazhdojnё tё mbahen nё shtratifikim. Transplantimi I filizave bёhet pasi ato e arrijnё lartsinё 25 cm.

Mёnyrё tjetёr pёr tё shmangur gjumin e thellё ёshtё zhytja e farёvave nё solucion me acid giberlinik. Guaska hiqet dhe thelbinjtё e latjhtise futen nё solucion me koncentrim rreth 25 deru 50 ppm GA3 pёr 16 deri 24 orё. Farёrat mbijnё pas mbjelljes direkt ne dyshemene e serёs, apo nga vendosja nё letra filtri tё lagura ne boxe mbirёse. Duket qё rezultatet mё tё larta tё arrihen kur trajtimi me giberlinё behёt menjёherё pas vjeljes. Pёr farerat e qё e vonojnё mbirjen pas trajtimit tё pare, rekomandohet edhe trajtim i dyte

Shartimi

Lajthia natyore e vendit, por edhe ajo turke, rekomandohen si nёnshartesa tё mira pёr gjithe latjhitё e kultivuara, kryesisht pёr faktin pasi ato nuk lёngёzojnё. Rrёnja boshtore e thellё ndikon nё rritje tё rezistencёs karshi thatёsirёs. Por duhet mbajtur parasysh se farёrat e kёtyre llojeve mbijnё me vёshtirёsi, ashtu sic rrёnja boshtore e gjatё bёnё tё vёshtirё transplantimin e tyre. Frutt e para lajthitё i japin nё vitin e tretё te jetёs dhe nё moshёn 6 vjecare mund tё japё rreth 2-2,5 kg per peme. Shartimi I lajthise sipas studjuesve trajtohet si i vёshtirё per te siguruar zenie te larta.

Shartimimegjuhёzelidhje

Shartimi me gjuhёz mund tё realizohet nё mes tё dimrit. Duhet treguar kujdes qё nёnshartesa dhe kalemi tё jenё komplet nё gjume pёrpara shartimit. Nёse ka filluar lёngёzimi dhe uji ka filluar te ngjitet nga poshtё lart nё nёnshartesё, ura lidhёse e kallusit nuk formohet midis nёn e mbisharteses, e per pasoje shartimi deshton..

Prerja e nёnsharteses dhe mbishartesёs duhet bёrё e lёmuar me thikё tё mprehtё. Ёshtё mirё qё lidhja tё bёhet me rafie, apo

lidhёse te tjera qё pёrdoren pёr shartim, por nuk duhet shternguar shumё. Fidanat e shartuar vendosen nё serё me ngrohje pёr disa jave deri sa tё realizohet bashkimi i pjesёve tё shartimit. Fidanat qё kanё zёnё fillojnё tё aklimatizohen hap pas hapi deri sa vendosen nё mjedisin natyor ne kushtet ku do te kultivohen.

Mbathja

Metoda kryesore e shtimit, me e perhapura ne vendin tone dhe me e lira, ёshtё pёrdorimi i mbathjes me tokё duke krijuar formen e nje shtrati pёr rreth qafёs sё rrёnjёs sё lajthisё, duke stimuluar daljen e llastarёve me rrёnje, duke prodhuar fidana nga vetё sistemi rrёnjor. Kjo metode eshte aplikuar per me gjate se 15 vjet ne fidanishten e Zdojanit dhe ne ate te Maqellares ne Diber. Llastare e sapo dale nё disa raste ngamcohen me prerje te lehta tё lёvores si dhe trajtohen me hormone pёr tё nxitur daljen e rrёnjeve tё tjera.

Mbathja tradicionale e thjeshtё e lajthive nga shumё prodhues ёshtё e mjaftueshme pёr te siguruar fidana tё rregullt lajthie. Parimi bazё ёshtё mbulimi I tё gjithё llastareve qё synojmё tё rrenjёzojnё. Mbathja behet

disa ditё pёrpara hapjes sё sytheve. Ne vjeshtёn qe pason, pjesa mё e madhe e llastareve pritet te jene te rrёnjёzuar.

Shumёzimiinvitro

Shkencetaret deshmojne per veshtiresi te hasura per shumezimin in vitro te lajthise. Nje system me kultura te indeve I quajtut culture dy fazore, ka permiresuar dukshem rritjen e llastareve te ketij klani. Kjo krijon avantazh kur arrin te sigurohet klan I nenshartesave. Kjo siguron uniformitet dhe thjeshtezon nevojat e menaxhimit. Vtem ne 2003 jane ofruar ne treg per shitje fidana te lajthise me prejardhje in vitro. Per hir te avantazheve qe ofron, kerkimet shkencore qe nga ai vit jane ne rritje.

ZbatimiKjo metode realizohet nё kushte laboratorike duk eperdorur teknika in vitro. Kjo aplikohet vecanёrisht pёr tё siguruar nёnshartesa, apo edhe fidana, kur kёrkohet numёr i madh pёr mbjellje. Pjesё tё indeve tё bimёs, zakonisht rritjet nё afёrsi tё skajit apo majёs, merren nga bimёt prindёr qё janё rritur nё kushte tё kontrolluara. Kёto copёza quhen explante. Kёto sterilizohen pёrpara se tё vendosen ne mjedisin ushqyes. Bilanci i ushqyesve me hormonet bimore nё kёtё mjedis pёrcakton tipin e rritjes sё eksplantit. Gjatё stadit tё parё, mjedisi mbёshtet daljen e njё bisku dhe mё pas ai transformmohet nё njё mjedis shumёzimi, ku numri I bisqeve rritet shumё shpejt. Explantet mё pas ndahen, dhe trajtohen me stimulues rrёnjёzimi, duke u mbellё pёrsёri nё mjedis shumёzimi. Bimёzat fillojnё gradualisht tё forcohen nё mjedis sere dhe mё vonё nё kushte natyore.

KerkesatpertokenNdёrsa si bimё natyrore rritet nё toka me veti tё ndryshme, kur kultivohet pёr tё furnizuar tregun, preferohen toka lynore ranore me pehash 6-7. Megjithёse ka rrёnje boshtore tё thellё, rrёnjet anёsore janё relativisht tё cekёta. Pemёt mund tё rriten edhe nё toka tё cekta, duhet ditur qё pemёt qё mbillen nё toka tё thella, arrijnё dimesione mё tё mёdha dhe janё mё tepёr prodhim. Tokat duhet tё jenё tё kulluara mirё dhe tё jenё tё pasura me lёndё organike. Tokat e lehta ranore apo lymore duhet tё pёrmirёsohen duke u shtuar pleh organik dhe tokat e renda e kompakte duhen bёrё thellё qilizimё para mbjelles sё pemёve.

Formaeterrenit Tokat e pjerrta ku nuk mund tё futet mekanika pёr shёrbime apo vjelje, nuk onsiderohet e pёrshtatёshme pёr mbjelljen e lajthive. Preferohet qё kopshti i lajthive tё jetё i izoluar nga zonat e ndotura industriale, pёr tё siguruar prodhime tё pastra biologjike Kundrejtimi dhe forma e terrenit duhen studjuar me kujdes. Kundrejtimi ndikon ne ndricimin diellor dhe intensitetin e ngricave, ndersa luginat e pajrosura jane perseri te rrezikeshme per ngricat e pranveres, kur lajthia ka filluar tё lidhe kokёrr

PёrdorimiimёparshёmitokёsKjo ka rёndёsi pёr tu sigurar qё toka nuk ёshtё e ndotur nga mbetje kimike. Nga ana tjeter duhet studjuar bimёsia e mёprshme. Mbeturinat e sistemit rrёnjor mund tё bёhen shka pёr infeksion nga armialria amellea, njё kёpurdhё qё shakterron sistemin rrёnjor tё pemёve. Shpesh infektimi nga kёpurdhat mund ta japё efektin pas dy tre vjetesh dhe te shkatёrroje gjithё investimin

PёrcfareepёrdorintokёnfermeretkufitareNёse fermeret kufitare e pёrdorin tokёn e tyre pёr kullote, vecanerisht kur mbajnё blegtori tё imet, lepuj apo pula, duhet menduar mirё pёrpara se te vendoset pёr mbjelljen e lajthive. Nё rastin kur nuk arrihet marreveshje pёr heqjen e blegtorisё sё imёt apo lepujve e shpendeve, ёshtё mirё qё tё hiqet dorё nga mbjellja. Edhe nё rast se arrihet marrёveshje, garh pёr rreth pemishtes ёshtё i domosdoshёm. Pёrgjithёsisht nё dimёr shumё fermere i lёnё sall tё imtat, po ahtu u lidhin dy klёmbёt dhe lёshojnё kashet e samarit. Llastaret e lajthisё nё kёte periudhe janё ё mbushur me lule, si dhe mund te preferohen nga kafshet. Per te shmangur demet e konfliktet ёshte e domosdoshme qe pemetorja e ardheshme te rrethohet me gardh.

OrganizimiibllokuttёlajthiveHapёsira midis pemёve si dhe drejtimi i rrjeshtave duhet tё vendoset pasi tё jetё studjuar drejtimi i erёrve, drejtimi predominues i rrezatimit diellor, kullimi dhe metoda qё do tё pёrdoret pёr vjelje. Disa kultivues rekomndojnё qё nё njё bllok me lajthi tё mbillen rreth 20% e pemёve nё rolin e pjalmuesit. Pёrgjithesisht kur ёshtё e mudur rrjeshtat rientohen veri jug pёr tё pёrdorur nё maksimum ndricimin diellor. Distanca nga pema ne pemё ёshtё nje vendim individual i fermerit, bazuar nё kushtet tokёsore, klimёn e menaxhimin. Pemёt e mbjella nё katror me brinje 4.5m i orespondon 493 drure per hektar, kurse mbjelle me distanca 6 m ne katror nё nje hektar ehen 277 lajthi. Shumё kultivues mbjellin nё distance 5.5 meter nё katror, pasi duket e pёrshtatёshme pёr makineritё, si dhe mundёson rritjen e kurorave. Por pёrderisa pemet jane te reja, duket qe mbetet hapesire e madhe e pambuluar nё kopёsht. Nёse i dyfishojmё pemёt, fillimisht duket si me kosto tё lartё, por nga shumё fermerё preferohet, pasi shfrytёzon mё mirё hapёsirёn nё gjithe jetёn e pemishtes. Nё kёtё rast pemet e dubluara hiqen nga pemetorja pas 10-12 vjetёsh. Rrjeshtat mbahen 5.5-6 meter larg njёri tjetrit

Teknikatembjelljes Pёrpara mbjelljes duhet tё behet pastrimi i ngastrёs nga barёrat ekzistuese. Pёrgjithёsisht nuk rekomandohen plehёrime nё pemёt e sapombjella. Disa nga fermeret bёjnё plehёrim tё gjithe ngastrёs me superfosfat pёrpara mbjelles. Kur ёshtё e mundur ёshtё mirё tё instalohet sistemi ujitёs pёrpara mbjelljes. Si shihedhёsit ashtu edhe sistemi i ujitjes me

pika janё tё pёrshtatshёm pёr lathinё. Mbjellja realizohet nё dimёr. Pёrgjithёsisht fidanat anё pa bukё dheu, prandaj duhet bёrё kujdes qё paambjelljes rrёnjёt tё futen ne lёng tё pёrgatitur me pleh organik tё holluar. Pas piketimit, bёhet hapja e gropave. Diametri i gropave rekomandohet mbi 30 cm qё tё mbajё sa mё mirё sistemin rrёnjor. Fundi i gropёs mbushet me dhe tё zgjedhur nё formёn e njё kodrine deri ne dy tё tretat e saj dhe rrёnjёt shpёrndahen me kujdes pёr rreth kodrёs pёrapara se t mbulohen me dheun e zgjedhur. Pёr shkak tё rёndёsisё qё ka polenizuesi ёshtё mirё qё cdo rrjeshti ti vemё nje etikete me emrin e kultivarit tё mbjellё. Kjo zgjidh problemin edhe nesё do tё kemi nevoje pёr ndonje zёvendёsim pas vitit tё pare duke shmangur gabimet Pёr tё inkurajuar lajthi me nje trung tё vetёmse sa shkurre me disa trungje, maja e fidanit tё mbjellё pritet nё momentin e mbjelljes. Rreth pesё sythe lihen nё tё fidanit dhe pjesa tjeter e sytheve qe gjenden me poshte hiqen me kujdes me gishta. Pёr tё mbrojtur trungun nga djegia e diellit ajo mund tё lyhet me bojё tё bardhe plastike qё hollohet nё raportin 1:1 me ujё, apo vishet me kashte thekri, e lidhet me kujdes pёr tu mbrojtur nga lepujt. Mulcirimi me gjethe apo kashte eshte mjaft i dobishёm pёr tё ruajtur lagёshtirёn.

Trajtimiipemёvetёreja Pёrderisa shumica e llastareve te lajthise apo trungjet e reja tё pemeve kane levore te gjelbёr nuk rekomandohet trajtim me herbicide. Sperkatja me herbicide kontakti pёr te hequr bimet e kёqia, rrezikon te djege indet e kёrcellit, ndonjehere than tere pemen. Shumica e kultivuesve i kontrollojnё bimet e kqёia duke bёrё mulcirim pёr rreth pemёvё te reja. Megjitheate eshte e nevojeshme si prerja e degezave qe tentojnё te dalin nё bazen e pemes ashtu edhe zhgulja e barёrave qё arrijne te mbijnё nё aferi te pemes, me anё te prahitjes. Pёr te realizuar rritje optimale ёshtё mirё qё tka tё mbahet e laget gjate gjithё sezonit te rritjes intensive. Megjithese mulcirimi ndihmon ne ruajtjen e lagёshtirёs, nёse duam rritje intensive ёshtё e rёndёsishme ujitja. Menjeherё pas celjes sё styheve nё pranvere eshte i nevojshem pleherimi me nitrate. Ka tre metoda pёr ti dhёnё formё pemёs: peme me nje trung tё vetёm; me shume trungje (2-4 kercenj) si dhe me shume kerkcenj. Mё i dёshirueshmi nё rastin e pemёtoreve me destinacion tregtar janё pemet me nje kercell tё vetem. Pёr tё formuar peme me nje kercell tё vetёm, tё gjithe llastarёt duhet tё hiqen vazhdimisht. Pёr tё formuar peme me disa kercenj, krahas kercellit kryesor pёrzgjidhen edhe dy tre anёsor tё shёndetshёm tё zhvillohen e tё shendrrohen nё trungje pёr rreth atij kryesor. Prezeca e disa trungjeve e ben pemen me rezistente per vendet me ere, por ata duhen pastruar nga deget e poshteme pёr tё mundesuar zhvillimin e njё kurore tё rregullt dhe kualitet tё larte frutash