Lajmëtari i Radio Marisëmodel13.radiomaria.org/.../1042/13388/Gazeta_nentor_dhjetor_2013.pdf ·...
Transcript of Lajmëtari i Radio Marisëmodel13.radiomaria.org/.../1042/13388/Gazeta_nentor_dhjetor_2013.pdf ·...
Në këtë numër
do të lexoni:
REVOLUCIONI I KRISHTIT...
SHPIRTRAT E TË VDEKURVE
DËGJUESIT PËR RADIO MARINË
fq. 2
fq. 3
fq. 4
Viti V, Nr. 9 Nentor - Dhjetor 2013
Në përpjekje për të gjetur siguri, njeriu në mënyrë të domosdoshme e kërkon familjen në të cilën gjen çdo gjë të nevojshme për jetë, edhe pse asnjë familje nuk është pa vështirësi dhe pa kryqe të cilat duhet përballuar me kurajo dhe vendosmëri. Më e keqja që mund t'i ndodh familjes është kur njerëzit në një situatë shumë të vështirë kërkojnë të ndahen prej njëri-tjetrit, d.m.th. nuk dëshirojnë t'i ndihmojnë njëri-tjetrit për ta mbartur kryqin e jetës, nuk dëshirojnë t'ia lehtësojnë barrën e jetës njëri-tjetrit duke e mbartur së bashku. Zoti është Ai që i bashkon njerëzit, djalli i ndan ata, duke e detyruar njeriun që të jetë i vetmuar në kundërshtim me atë fjalë që e tha Hyji menjëherë pas krijimit të njeriut: "Nuk është mirë që njeriu të jetë i vetmuar" (Zan 1, ). Fitorja e djallit është kur e shikon njeriun të vetmuar, kur shikon se si në jetën e tij çdo gjë rroposet dhe shkon drejt përfundimit tragjik në të keqen... Familja është mundësia që njeriu të jetojë së bashku me përbërësit tjerë në të njëjtin vend. Familja njeriut ia jep sigurinë dhe qëndrueshmërinë, në kohërat e paqëndrueshme. Njerëzit e arrijnë këtë gjë nëse janë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe ia dalin me siguri nëse në qendër të jetës së tyre familjare është Zotëria. Në kohën e Kërshëndellave, Kisha e shenjtë na paraqet jetën e Zotit që u bë fëmijë i vogël që njerëzit mos ta kenë frikë prej Ti, por ta duan. Duke e shikuar fëmijërinë, por edhe jetën e Tij në vazhdim, shohim se si Zoja dhe Jozefi nuk e patën shumë të lehtë që nga fillimet e jetës së Tij. Që nga ngjizja e
Jezusit, Jozefin dhe Marinë i kapi frika, pastaj ju desh të shkojnë në Betlehem, të shkojnë në tempull dhe të dëgjojnë fjalët: "Ty, heshta e dhimbjes do ta përshkojë shpirtin", të ikin në Egjipt, të kthehen në Nazaret, të shkojnë në Tempull, të kthehen në Nazaret, të kthehen për ta kërkuar Jezusin dymbëdhjetë vjeçar që u nda prej tyre... Nuk duhet harruar se kjo është vetëm fëmijëria, e jeta e mëvonshme... Mirëpo në të gjitha këto çaste, sado të rënda ishin ato, familja ishte e bashkuar, nuk ju shkoi ndër mend të ndahen, as
nuk deshën që të jenë të vetmuar, por së bashku i përballuan të gjitha vështirësitë që u paraqitën para syve të tyre. Patën mundësi të shkojnë përpara, sepse ishin të vetëdijshëm se me ta ishte Zotëria të cilin e soditën dhe e adhuruan edhe pse në Të nuk kishte ndonjë shenjë që e paraqite si të tillë. Maria dhe Jozefi, në çdo kohë na ftojnë edhe ne që ta pranojmë Zotërinë në familjet tona, na ftojnë që të lejojmë që ai të lind në familjen tonë
konkrete, përmes lutjes dhe adhurimit që familjen e mbanë së bashku, e pajton, e ngushëllon, i jep fuqi që të ecën përpara. Familja që përmes lutjes dhe dashurisë lejon që brenda saj të lind Zotëria, nuk ka frikë sepse e ka gjet hirin e Hyjit. Duke uruara që dera e familjes sate të jetë e hapur para Zotërisë, dhe duke dëshiruar që Zotëria të jetë forca e ecjes përpara në jetën e secilit prej jush me ndërejtësimin e Zotit dhe me ndërmjetësimin e Zojës Mari ju dëshiroj Kërshëndella të shenjta, dhe Vitin e Ri 2014 plot me shenjtëri dhe bekim prej Zotit.
EDITORIAL
Lajmëtari i Radio Marisë ZOTI NË FAMILJE
Për shumë vjet Krishtlindjen!
Lajmëtari i Radio Marisë Faqja 2
REVOLUCIONI I KRISHTIT...
Krishtlindja e parë i shkatërroi muret që ndajnë njerëzit
ndaj njëri-tjetrit.
Çdo Krishtlindje që ne kremtojmë duhet të shkatërrojë muret që kemi ndërtuar ne, me paragjykimet tona, me ambicjet tona, me mendjemadhësitë tona. A je i gatshëm ti që sivjet, duke kremtuar Krishtlindjet, t’i afrosh ata nga të cilët je ndarë?
A je i gatshëm t’i urosh përzemërsisht “Gëzuar Krishtlindjet”?
Krishtlindja e parë ka ndërtuar një urë të madhe mes qiellit
e tokës.
Por kjo urë është ndërtuar mbi një shumicë të madhe urash që bashkojnë njerëzit me njëri-tjetrin. Dhe në qoftë se shkatër-ron një urë që të bashkon me një tjetër, atëherë nuk mund ta
kalosh urën që të çon tek qielli.
Në Krishtlindjen e parë foshnja Jezus ishte qendra e ve-mendjes së të gjithëve. Engjëjt zbritën nga qielli, barinjtë erd-hën nga kullotat e tyre, dhe të gjithë, bashkë me Marinë e
Jozefin, e kanë nderuar foshnjën Jezus!
Çdo Krishtlindje na kujton që jeta jonë duhet të na drejtojë
tek Jezusi, i cili për mua e për ty ka pranuar dobësitë tona.
Në grazhd të shpellës së Betlehemit e shohim Hyjin të bash-
kuar me njeriun në mënyrë më intime: Ai vetë është bërë njeri:
është bërë njeri për të shpëtuar e jo për të dënuar. Erdhi për të na shpëtuar nga egoizmi, nga gara për pasuri e për pushtet, nga ndarjet mes nesh. Mos ta ndërtojmë të keqen që Krishti ka shkatërruar, as mos ta shkatërrojmë të mirën
që Krishti ka ndërtuar!
është bërë njeri për t’i mbrojtur viktimat e padrejtësisë sho-qërore: që nga lindja e tij, Ai bashkohet me të varfërit e të përvuajturit; që nga lindja e tij vet është bërë victimë e am-
bicjes së Herodit!
është bërë njeri për të ndërtuar një shoqëri të re, e theme-luar mbi revolucionin e dashurisë, në të cilen nuke ka më burrë ose grua, hebre ose grek, hutu ose tutsi, iraken ose
amerikan, jude ose palestinez, shqiptar ose serb!
Le të bashkohemi me të për të ndërtuar këtë shoqëri, le të marrim pjesë në këtë revolucion të Krishtit: revolucioni i vetëm që mund ta ndryshojë zemrën e njeriut. ËSHTË
REVOLUCIONI I DASHURISË!
Mons. Gjergj Frendo O.P.
Faqja 3 Viti V, Nr. 9
Para varrit në të cilin bëjnë roje lulet e zgjedhura, rri njeriu i Hyjit. I qetë, i palëvizshëm, manteli i gjatë më të cilin u mbështoll i
ka renë për tokë, e me kapelën e ti e ka mbuluar kryet. Nga
asnjëra anë nuk mund t'i shihet fytyra, as sytë e tij të mbyllur
lehtë. Duart i ngriti në lutje, fjalët e të cilës i përcjellin vëmendshëm mendimet e tij. Nuk e pengon turma e njerëzve, as
pikat e vogla të shiut që kohë pas kohe bien e pastaj ndalen. Ai pothuajse as qepallat nuk do për të lëvizur, vetëm buzët në
mënyrë të padukshme i formojnë kërkesat e tij. Nuk e di a më shumë dhe bukur shkëlqejnë dritat e qirinjve në varre apo lutja e
tij. Kjo lutje depërton në atë perandori në të cilën shpirtrat jetojnë, duke pritur plotësinë e lavdisë dhe ditën e fundit. Lutja ngrihet sikur tymi i kemit përpara fronit të Shenjtit dhe shoqërohet me të
gjithë ata që jetojnë përgjithmonë në Kujtesën e Hyjit. Hyji dëgjon. Nga gemi fleta bie dhe kalbet. E kreu detyrën e vet, dhe
tashme e mplakur u zverdh, u skuq, u ngrys - krejt mali u mbush me ngjyra të vjeshtës. Pastaj ra. Derisa eci në rruget e malit në
vjeshtë shikoj gjethe të panumërta dhe dëgjoj se si shushurisin për tokë. Gemat e zhveshur në lisa, pa jetë, gjysmë të thar; e shikoj
barin që gjelbërim më nuk ka, kaçubat që pak nga pak “thahen”. Lulet, ka kohë që tashmë u thanë. Edhe gështenja dha çdo gjë që
pati. Dita e shpirtrave të purgatorit, është dita e frutave të
mbledhur, dita fryteve të pjekurisë. Bukuri që mbetet. Kjo është
dita e rrushit që një herë e përmbushi shkëlqimi i diellit dhe u përmbush me ëmbëlsi e tashme u shndërrua në verë. Kjo është dita
kur betejat nuk zhvillohen më, dita në të cilën epshi më nuk
vallëzon.
Sa herë në jetë ndjej se shpirti është lodhur, është harxhuar? Për shkak të detyrave të përditshme dhe punëve që me presin,
për shkak të njerëzve, që tashmë janë të vështirë për mua, për shkak të mëkateve dhe dhimbjeve të mia. Jeta e përditshme është
e tillë, sa herë më vërshon më aq shumë përshtypje dhe përvoja.
Nuk çuditem fare kur ndjej se shpirti më nuk "ngihet me frymë".
Edhe atëherë kur njerëzit dhe ngjarjet që me përcjellin janë të qarta e ma mbushin shpirtin, sepse ai në thellësi kërkon paqen e
veçantë, qetësinë në të cilën do të jet i qetë, por në të në mënyrë aktive do të marrë forcën. Nëse shpirti i përngjan zogut, duhet t’i
japim hapësirë për të fluturuar. Le t'i hap krahët e vet të padukshëm, le të ngrihet në lartësi dhe le të dehet me Diellin. Le
të pushojë, le të kënaqet, le t'i përtëri forcat. Hapësirat në të cilat shpirti fluturon janë: mendimi dhe ndjenja që kanë mundësi të më mbartin; dashuria të cilën e ndaj me ata që i dua dhe që me
duan; ndoshta më së shumti lutja, sepse ajo në Hyjin i përngjan gurit të çmueshëm në thesarin me vlerë, jetës me vlerë të shpirtit
tim. Vetëm Hyji është arsyeja e mjaftueshme dhe forca që bënë që shpirti im të jetojë.
Nuk dua të jem zotërues i keq dhe skllavopronar i shpirtit tim. Kjo është gjeja e vetme që Hyji ma dhuroj. Çfarë ka në të, vetëm
ajo do të mbetet, çfarë kam në të, vetëm atë mund ta dhuroj. Me duhet ta ruaj, më duhet të kujdesëm për të, ta ruaj me dashuri të
madhe dhe ta ushqej më ushqim të shëndetshëm. O Hyj, në ditët të cilat ti i njeh, gota e jetës sime plotësohet
pak nga pak. Më vonë mbetet shpirti. Më jep forcë që mos ta
lëndoj, që mos ta ngarkoj më barrë të padurueshme që e shtypin dhe e brejnë! Secilën ditë le të shkëlqej para syve të mi dritëza
jote si qortim i shenjtë që me thotë: "Kujdesohu sot për shpirtin
tënd!"
Atë Niko Biliq, SHJ
SHPIRTRAT E TË VDEKURVE
Shumë shpesh
Shumë shpesh shkojnë miq dhe të njohur
Për disa jeta shte e shkurtër
Për disa shumë e gjatë.
Shikoj se si, në dridhjen e gjetheve të vona
Në hapat e tyre
Rrethi i heshtjes
Tashmë u mbyll.
E pra, sa shumë pritën nga jeta
Që si një fije bari
I çonte në humnerën e errët!
O Hyj, pranoj sot ngushllueshëm në derën e amshimit
Që në përqafimin Tënd të pushojnë në paqe.
Shumë shpesh, këtu, kanë vuajtur ditë e natë.
E nëse mirësia Jote barrën nuk e heq prej krahëve të tyre,
E në krahët e kujt do ta mbështesin hidhërimin dhe vetminë.
Lutja për purgator Atë qiellor, nga Ti e marrim jetën dhe tek Ti të gjithë do të kthehemi. Na deshe që të banojmë në tokë që të përgatitemi për të marrë pjesë në dashurinë tënde të përjetshme. Mirëpo, gjatë kësaj kohe, këtë kohë nuk e shfrytëzojmë si duhet gjithmonë dhe disa, fatkeqësisht, e refuzojnë miqësinë tënde. Të tjerët, duan të rrinë me Ty, duke kërkuar të vërtetën, drejtësinë, mirëpo dobësia njerëzore e errëson dëlirësinë e shpirtit të tyre. Për këtë arsye pas vdekjes duhet të kalojnë nëpër pastrim, që më në fund të takohen me Ty, faqe faqas. Po të lutem për të gjithë të vdekurit tanë që janë në Purgator, duke njohur qartë nën dritën e dashurisë Sate fatkeqësinë personale, lëshimet dhe mëkatet gjatë jetës tokësore. Atë i mëshirës, liroj nga vuajtjet ata për të cilët Biri Yt i dashur e derdhi gjakun e vet të Çmueshëm. E dimë se fjala bosh dhe fjalët e shumta nuk ndihmojnë të vdekurit tanë. Prandaj dëshirojmë që së bashku me gjakun e Jezusit ta paraqesim edhe gjakun tonë si shenjë të dashurisë dhe të solidaritetit. Bëj që mundimi gjatë punës sonë, besnikëria ndaj Hyjit, qëndrueshmëria në vuajtje dhe dashuria për njëri-tjetrin ta tejkalojnë kufirin e vdekjes, që ta meritojnë bashkimin e plotë dhe të shpejt të të dashurve tonë të vdekur me Ty. Së pari po të lutemi për ata për të cilët jemi të detyruar të ushqejmë mirënjohje të veçantë, të cilët na dhuruan jetën, besimin dhe mirësitë tjera. Në mëshirën Tënde shikoj edhe të gjithë ata të cilët askush nuk i kujton. Amen.
Lajmëtari i Radio Marisë Faqja 4
Lajmëtari i Radio Marisë është organ i
Shoqatës Radio Maria.
Tiranë
Rr. Papa Gjon Pali II, Nr. 4 Fushë Kërçik, Babrru, Paskuqan
Tiranë, Shqipëri +355 4 2 346 346
Shkodër
Sheshi Papa Gjon Pali II Shkodër, Shqipëri +355 22 24 08 52
Lezhë
Sheshi Besëlidhja Lezhë, Shqipëri
+355 215 24 970
E-mail: [email protected] Facebook: Radio Maria Albania
Përgjegjës: Don Prekë Lazraj
LLOGARIA NË EURO 600388970102 Kodi SWIFT: FEFAALFR IBAN: AL45209516090000600388970102 LLOGARIA NË LEK 600388970001 Kodi SWIFT: FEFAALFR IBAN: AL56209516090000600388970001
LLOGARIA NË EURO 1043631803 Kodi SWIFT: USALALTR IBAN: AL25208110080000001043631803 LLOGARIA NË LEK 1043631801 Kodi SWIFT: USALALTR IBAN: AL 79208110080000001043631801
Duke telefonuar në numrin: 0900123411 dhuron 5 Franga Në bankën CREDIT SUISSE LLOGARIA NË CHF 361173-10-1 IBAN: CH1804835036117310001 Në bankën KANTONALBANK LLOGARIA NË CHF 115724-145 IBAN: CH8600763000115724145
PRO CREDIT BANK INTESA SANPAOLO BANK NË ZVICËR
Radio Maria, Hiri i Hyjit në shtëpinë tënde,
mund të dëgjohet në:
Rrëshen e rrethina
FM 100.7 MHz Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat
FM 91.4 MHz Shkodër, Podgoricë, Ulqin
FM 102.2 MHz Lezhë, Laç të Kurbinit, Mamurras
FM 89.6 MHz Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë,
Kukës dhe Kosovë
FM 90.0 MHz në internet
www.radiomaria.al
DËGJUESIT PËR RADIO MARINË
Lula
Falënderoj Zotin për këtë dhuratë kaq të shtrenjtë Don Prekë. Zoti ju shpërbleftë ty, ipeshkvijt,
meshtarët, motrat e të gjithë bashkëpunëtorët kudo që jeni. Mrekullitë dëgjohen përmes valëve
të Radio Marisë. Fuqia e lutjes, Meshës, meditimeve, larmisë së emisioneve për fëmijë, të ri dhe
të moshuar, për punëtorë e udhëtarë, për besimtarë dhe jo besimtarë, gjithçka ka në këtë radio
për formimin dhe edukimin e njeriut. Sa dëshiroj që t'i mbaj mend të gjitha por s’mundem se jam
e moshuar por s’di të them tjetër veçse na kënaqët zemrën.
Agia
Me anë të kësaj vepre po na ndihmoni për t'i kaluar vështirësitë dhe travajet e jetës. E lus Zotin
që të kthehen, ta dëgjojnë, ta shijojnë këtë vepër që solli Madhëria e Atit, Birit dhe Shpirtit
Shenjt. Ju uroj të gjitha të mirat.
Violeta
Falënderoj Zotin, sepse Radio Maria është udhërrfyesja ime drejt Krishtit. Krishti dhashtë hire
dhe ndihmë për ta hapur zemrën që të gjithë njerëzit ta dëgjojnë këtë radio. Nuk ka fjalë për
ta përshkuar.
Maria
Falënderoj Zotin për këtë radio që Zoti na e ka sjell në shtëpitë tona dhe në vendin tonë.
Falënderoj Zotin edhe meshtarin tonë Don Prekën që kaq shumë angazhohet dhe ka etje për ta
shpall Fjalën e Zotit për të na ushqyer ne. Falënderoj Zotin për Nëntëditëshin e Nënë Terezes.
Jam me ju në adhurim dhe në lutje derisa e mbyllni me bekim në përfundimin e Meshës, edhe
pse jam në moshë. Falënderoj Zotin për secilin Meshtarë që çdo ditë po na e shpallin Fjalën e
Zotit. Ju falënderoj të gjithëve ju si staf i Radio Marisë. Zoti ju bekoftë.
Gjyla
Falënderoj Zotin për të mirat që po na i jep përmes jush. Kush ka sy për të pa dhe veshë për të
dëgjuar mund t'i shohë qartë mrekullitë e Zotit që ndodhin secilën ditë përmes mësimit dhe hirit
që Zoti na jep përmes Radio Marisë. Lutja, adhurimi, edukimi, mësimi e mbi të gjitha Mesha: a ka
mrekulli më të mëdha? Nuk besoj. Sa mrekulli të lutesh në 9-ditshin e Nënë Terezës, adhurimi,
lutja, mesha. Bëftë Zoti që të kthehet njerëzimi prej mëkatit, prej të keqes e prej çdo sëmundje. E
lumja Nënë Terezë ndërmjetësoftë që të na hapën sytë trupit dhe të shpirtit. Lutem me ju me lot
në sy që nga fillimi dhe deri në bekimin e Meshës së shenjtë. Zoti ju bekoftë.
Titi
Isha emigrantë vite më parë por tani jam kthyer me familjen në Shqipëri. Gëzohem dhe e
falënderoj Zotin që e kemi gjetur këtë mrekulli në këtë vend, Radio Marinë. Bëftë Zoti që si fryt i
lutjes së familjes së madhe të Radio Marisë edhe vendi ynë të bëhet si duhet dhe si është më e
mira për popullin tonë.