Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

26
Prof.dr. Myrvete Badivuku- Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 8

Transcript of Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Page 1: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

Lenda: KRIZAT EKONOMIKELigj. 8

Page 2: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Kriza e naftës Në Tetor të viti 1973 shtetet e OPEC-ut

(organizate qe i grumbullon vendet eksportuese te naftes) ndaluan eksportimin e naftës në SHBA dhe në shtetet e tjera të perëndimit

Ata e bënë këtë si dënim për ata që mbështetnin Izraelin në luftën e Yom Kippur (lufta e Sirisë dhe Egjiptit kundër Izraelit).

Kjo u quajt “Embargoja Arabe e Naftës”.

Page 3: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Si pasojë e kësaj embargo çmimi i naftës u rrit dhe bëri SHBA-të të mendonin tani për çmimin e energjisë dhe shume produkteve dhe shërbimeve tjera që lidheshin me naftë, për të cilën deri në vitin 1973 ata asnjëherë nuk ishin shqetësuar.

Kjo embargo u përdor si taktikë politike që ti bënin Izraelitët të largonin trupat e tyre nga tokat që ata i kishin pushtuar që nga viti 1967

Page 4: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Por, embargoja shërbeu edhe në aspektin ekonomik, sepse bëri Arabët të mësonin se sa të fuqishëm ishin në botë për nga nafta.

Kriza shkaktoi edhe ngritjen e çmimit të naftës edhe mungesë të naftës.

Konsumi i naftës në SHBA u ul për 20 %. Gjithashtu u preken edhe industria e automobilizmit, dhe shumë industri të tjera sepse gjithçka lidhej me naftë

Page 5: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

SHBA-të duke parë gjendjen u munduan që sa më shume të ulnin konsumin e naftës dhe ti shpërblenin ata që do të zbulonin ndonjë mënyrë alternative të prodhimit të energjisë.

Kjo ishte koha kur edhe energjia solare dhe ajo me erë filluan të zhvilloheshin.

Presidenti i atëhershem Nixon formoi edhe Departamentin e Energjisë që të zhvillonte politika energjetike dhe ta bënin Amerikën të pavarur në këtë aspekt.

Page 6: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Pas pesë muajve shtetet e OPEC-ut filluan përsëri të eksportonin naftë në shtetet e perëndimit, por me çmime më të larta (që përfshinte edhe inflacionin).

Efekti afat-gjatë i kësaj embargo ishte: - recesioni ekonomik në të gjithë botën, - inflacion i lartë (mbi 10%) dhe - papunësi e lartë.

Page 7: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Edhe pse kjo embargo shkaktoi recesion ekonomik, i shtyri shumë biznese të mendojnë:

- më shume për efiçecën ekonomike, - të përdorin më pak naftë e cila me pas do të

ishte në shërbim edhe të mbrojtjes së ambientit.

Gjithashtu embargoja hapi një epokë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse bëri Arabët të kuptojnë që mund, në çfarë do kohë, të jenë kërcenim për shtetet e tjera si nga aspekti ekonomik ashtu edhe politik.

Page 8: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Kriza e Borxheve në Amerikën Latine (1982) 

Kjo krizë filloi ne mes te viteve 1970, në kohën kur ekonomitë karakterizoheshin me mundësi të mëdha për të marrë kredi me interes të ulet por fleksibil.

Këto para duhej të ishin të destinuara për industrializëm, për programe të ndryshme të infrastrukturës, por një pjesë shumë ë madhe e saj u shfrytëzua për konsum.

Page 9: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Në njërën anë kishim bankat që nuk hezitonin aspak dhënien e kredive, dhe në anën tjetër, kishim agjentët që nuk hezitonin aspak që të merrnin kredi, dhe

Arriti deri në një pikë kur borxhi arriti 50% të PBB-së.

Rritja e normës së interesit bëri që kthimi i obligimeve të behej më i shtrenjtë dhe kështu shtetet kaluan në fazën ku nuk mund ti paguanin borxhet e tyre.

Page 10: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Kriza e Borxhit në Amerikën latine ishte një ndër më të rëndat në këtë pjesë të botës dhe ndikoi negativisht ne të ardhurat e njerëzve, renien ekonomike, rritje të papunësisë, dhe inflacioni uli fuqinë blerëse të konsumatorëve

Page 11: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Kriza e Sistemit Monetar Evropian Shembja e Sistemit të Breton Woods-it dhe

vendimi amerikan për të lënë të lirë përqindjen e këmbimit të dollarit duke filluar nga gushti i vitit 1971 krijoi një valë destabiliteti në tregjet e këmbimit të monedhave duke vënë në vështirësi raportet e paritetit ndërmjet monedhave europiane.

Në përgjigje të kesaj situate destabilizuese monetare, 6 vendet anëtare të BE-së vendosën të hedhin hapin e parë drejt një ‘integrimi monetar’

Page 12: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Bëhej fjalë për një mekanizem fluktuacioni të pranuar të monedhave europiane brenda intervalit të fluktuacionit në raport më dollarin.

Vendet europiane ishin të bindur se nuk duhet të merrnin përsipër riskun e lënies se këmbimeve të tyre tregtare në mëshirën e lëvizjeve të mundshme spekulative që mund të pësonte secili prej tyre.

Kjo u shoqërua me nënshkrimin e një pakti ‘Marrëveshja e Bazelit’, e 10 prilli 1972, në të cilin përcaktohej se ndryshueshmeria e raportit të paritetit të monenadhave evropiane, me njëra – tjetrën

Page 13: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Për Gjermaninë, Belgjiken, Danimarkën, Francën, Irlandën dhe Holandën, nuk mund të ishte më i madh se +/- 2.5% përveç liretës italiane qe kishte një raport pariteti prej 6%.

Si pasojë e rënies së vazhdueshme e vlerës se dollarit në vitet 1972-78, monedhat europiane u goditën njëra pas tjetrës.

Ndërkohë, vendimi i qeverise amerikane i vitit 1978, për të mos mbështetur më dollarin, bëri që destabiliteti monetar të përgjithësohej në tregjet financiare e monetare ndërkombëtare duke prekur direkt edhe kembimet komunitare në Europë

Page 14: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Në këtë kuader, nevoja për një zonë europiane të stabilitetit monetar u bë evidente.

Nën ndikimin e fortë të Francës dhe Gjermanisë, mbas 13 muaj negociatash të ashpra, vendimi zyrtar për krijimin e kesaj zone u morr nga Këshillimi i Europës në 5 dhjetor 1978 dhe u konkretizua në 13 mars 1979.

Në ‘Sistemin Monetar Europian’ të bazuar në konceptin e përqindjeve fikse të këmbimit, por të adaptuara në funksion të situatave, morën pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së në atë kohe me përjashtim të Anglisë.

Page 15: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Funksionimi i SME u mbështet në ECU-në (European Currency Unit) e cila ndërtohej duke u nisur nga një shportë monedhash të komunitetit.

Pesha e çdo monedhe kombëtare në përcaktimin e ECU-s ë varej nga përmasat e vendit, e matur nga PBB dhe vëllimi i shkëmbimeve tregtare të tij

Në fakt, në ato moment nuk ishin të shumtë as politikanët edhe as ekspertët që besonin në të ardhmën e tij, sidomos për mundësitë që SME kishte për t’i rezistuar goditjeve spekulative.

Page 16: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Në një fazë të parë, sidomos në vitët 1979-80, u duk se ky sistem është i qëndrueshem dhe po e realizonte objektivin e tij, atë të stabilitetit të këmbimit të monedhave europiane.

Për më tëpër, ai reagoi në mënyre efikase ndaj tre evenimenteve që mund ta godisnin ekonominë europiane:

i rezistoi krizës se dytë të naftës, lehtësoi luftën për kontrollin e inflacionit dhe konvergoi më shumë politikat ekonomike

europiane.

Page 17: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Por, pavaresisht rezultateve të mira të fillimit, SME nuk arriti të shkonte shumë larg dhe të plotësonte aspiratat e europianëve në këtë drejtim.

Në shtator 1992, si pasojë e dyshimeve dhe efekteve negative që ngjalli referendumi për aprovimin e ‘traktatit të Maastricht-it’ i zhvilluar në Danimarke, lira italianë dhe peseta spanjolle u zhvlerësuan ndjeshëm.

Nga ana tjetër, nën goditjet spekulative të multimiliarderit Xhorxh Soros që administronte një fond të madh spekulativ, u goditë rend edhe stërlina britanike.

Page 18: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Dukej se ishte e pamundur që të respektohej intervali i luhatshmerisë prej 2.25% i aprovuar në ‘marrëveshjen e Bazelit’.

Intervali u zgjerua menjëherë në +/- 15% duke bëre që në verën e vitit 1993 sistemi monetar europian të ‘dorëzohej’.

Kjo u konfirmua edhe nga deklerata e ministratave të financës se vendeve anëtare në gusht të vitit 1993.

Page 19: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Kriza e SME ndodhi në tre etapa të njëpasnjëshme nga ndikimi i faktorëve të brendshem dhe të jashtëm.

Shenja e parë e shpërthimit të saj konsiderohet shtatori i vitit 1992.

Kontrolli i rreptë i përqindjes se këmbimit ndërmjet monedhave europiane ndryshueshmeria e paritetit i të cilave ishte i limituar në intërvalin +/- 2.25% u shoqërua më nivele të ndryshme inflacioni në vendet anëtare

Anglia, Italia dhe Spanja njohën një nivel të lartë inflacioni në shifrat 4-7%,

Page 20: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Ndersa Gjermania dhe Franca arritën të kenë nën kontroll inflacionin në nivelet 1-2%.

Por, bashkimi i dy Gjermanive në tetor 1990 i detyroi të gjitha vendet europiane që të aplikonin një politikë monetare restriktive duke bëre që bankat qëndrore të tyre të mbanin të ngritura normat bazë të interesit për monedha respektive.

E gjithe kjo prodhoi një disekuilibër të madh në ecurinë e ekonomisë dhe financave të tyre.

Page 21: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Që në gjysmën e dytë të viteve 1980-të, shpallja si prioritet e luftës kunder inflacionit i kishte detyruar të gjitha vendet anëtare të SME që t’i vënin ne paritet monedhat e tyre me markën gjermane e cila ishte dhe monedha më e qëndrueshme dhe me inflacionin më të ulët.

Kjo lloj praktike e transformoi SME në një sistem monetar rajonal asimetrik në të cilin BundesBank (Banka qëndrore gjermane) ruante paritetin e markës në raport me dollarin amerikan duke i lënë të gjitha monedhat e tjera europiane që të ruanin paritetin e tyre me markën gjermane.

Page 22: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Veprimet e Bundes-bankës konsistuan në aplikimin e një politike monetare restriktive antiinflacion,

Ndërkohë shumica e vendeve të Europës kerkonte një lehtësim të politikes monetare, ulje të normave bazë të interesit dhe zhvlerësim real të devizave europiane përballë markës gjermane në mënyre që të ruanin apo të rrisnin nivelin e kompetivitetit të ekonomive të tyre.

Ky gabim apo vendim i njëanëshem i Gjermanisë u pagua shtrenjtë në gjithe Europën nëpërmjet një recesioni ekonomik dhe rritje të papunësise

Page 23: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Këto vende kishin nëshkruar tashme ‘traktatin e Maastricht-it’ i cili nuk ju lejonte të kalonin një kufi të caktuar për deficitin buxhetor, borxhin publik dhe inflacionin,

cka do të thoshte se ato i kishin ‘duart e lidhura’ për t’u angazhuar në politika kundër papunësisë apo zhvillimit ekonomik nëpërmjet rritjes se shpenzimeve publike.

Tregjet e ‘ndjenë’ se aplikimi i mundshëm i politikave ekonomike eskpansioniste, rezultat i të cilave nuk mund të ishte gje tjetër veçse zhvlerësimi i monedhave.

Page 24: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Këto goditje bënë që Italia dhe Anglia të dilnin nga SME në shtator të vitit 1992, ndërkohë që në fillim të vitit 1993 u zhvlerësuan ndjeshëm edhe peseta spanjolle, escudo portugeze dhe punt-i irlandez. E vetmja monedhë që rezistoi ishte franga franceze sepse Banka Qëndrore e Francës deklaroi se do ta mbështeste me çdo çmim monedhën e saj, ndërkohë që edhe Bundesbanka shprehi besimin se Banka e Francës mund ta realizonte një angazhim të tille. Situata u qetësua përkohesisht më pranimin në verën e vitit 1993 të intervalit të luhatshmerise se monedhave në masën +/- 15%.

Page 25: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Megjithatë, duke filluar nga muaji qershor 1993, goditjet spekulative u shtuan se tëpërmi ndaj gjithe monedhave europiane, përfshirë këtu edhe frangën franceze që dukej monedha më e qëndrueshme ndaj markes gjermanë.

Goditja spekulative ishte aq e madhe sa Banka e Francës, në tentative për ta ruajtuar vlerën e frangës, humbi të gjithe rezervat e saj monetare, bile duke u futur në borxh ndaj Bundesbankës.

Page 26: Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina

Në të njëjtën situatë u gjendën edhe shumë banka të tjera qëndrore europiane, si për shembull Banka e Anglisë që humbi gjysmën e rezervave të saj monetare brenda 2 orëve.

Goditjet ishin aq të forta kudo në Europë, sa ministrat e financave të 12 vendeve anëtare deklaruan në 1 gusht 1993 se fluktuacioni i monedhave të zgjerohej akoma më shumë se +/- 15%,

Kjo do të thoshte se praktikisht SME kishte marre fund dhe BE duhej të kërkonte një zgjidhje tjetër.