ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes...

49
ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE DREJTIM I RENDESISHEM PER RRITJEN E VLERES TE KESAJ PASURIE KOMBETARE Ing. Ajet Ylli; Ing. Nako Petro, Prof. As. Dr. Ismet Beqiraj; Ing.Kastriot Gishti, Ing. Shpëtim Nishani ABSTRAKT Eksperimentet e para për distilimin e naftës në vendin tonë u bënë në Kuçovë në vitin 1934 në një impiant pilotë me kazan të thjeshtë. Këto ishin distileri primitive që bazoheshin në vlimin e kazanëve direkt me zjarr dhe kondensimin e avujve në nënprodukte nafte. Shqiperia është një vendë prodhues i naftës bruto. Cilësia e naftës bruto është e rëndë, me përmbajtje të larte squfuri deri në 5,5% dhe metalesh të rënda të cilat e bëjnë atë të përshtatëshme për prodhim bitumi. Kapaciteti i rafinerisë të naftës në Kuçovë në vitin 1972 arriti në 500 000 ton/vitë. Gjatë viteve të punës të saj në këtë uzinë janë përpunuar më shumë se 10 milion ton naftë duke prodhuar mijëra ton produkte për ekonominë kombëtare. Rafinerija e Naftës në Cërrik do të niste ndërtimin 67 vjet më parë, në vitin 1951 në bashkëpunim me specialistët Sovjetik, në kohën kur marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të mira. Në vitin 1961 u krye rikonstruksioni i uzinës duke rritur aftësine përpunuese në 500 mijë ton në vitë. Gjatë fuksionimit të saj u prodhuan benzinë, gazoil, vajguri ndriçues,lëndë djegëse,bitum i markave të ndryshme etj. Rafineria e Fierit dhe u ndërtua plotësisht nga inxhinierët dhe teknikët shqiptar. Deri në vitin 2004 struktura e prodhimit përfshinte prodhimin e mazutit si zë kryesor, si dhe bitumin e lëngët, lëndës djegëse dhe holluesin. Rërat bituminoze në vëndit tonë, prej kohësh kanë tërhequr vemendjen e specialistëve të huaj dhe me vonë të atyre shqiptarë për rezervat e mëdha që ekzistojnë dhe vlerat që ato paraqesin.Në këte sektor kërkohet që të sigurohen investime në futjen e teknollogjive të reja në bashkëpunim me kompanite e huaja Rafinerija e Ballshit e cila u vu në shfrytëzim në vitin 1978 .Kjo uzinë ka në vetvete gjithë impiantet e nevojshme teknollogjike të një skeme të avancuar të përpunimit të naftës si dhe gjithë sistemet ndihmëse. Egzistenca e industrisë të përpunimit dhe shtimi i i nevojave për nënprodukte nafte bënë që në vitin 1999 për herë të parë të miratohet kuadri regullator ligjor për subjektet që ushtrojnë veprimtarin hidrokarbure në vëndin tonë. I vetmi investim serioz në fushën e përpunimit i realizuar pas viteve ‘90 është Rafinerija e Naftës RBH Beline Sh.a ,e cila ka si qëllim prodhimin e bitumit te markave te ndryshme. Një rafineri tjetër me kapacitet 150 000 ton në vitë naftë bruto e ndërtuar në Lushnje, ka hyrë në shfrytëzim në kohët e fundit. Duket se rafineritë e privatizuara nuk mund të konkurojnë sot në ekonominë e tregut dhe për këtë arsye nuk mund të mbahen në punë dhe të modernizohen nga pronarët aktuale.

Transcript of ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes...

Page 1: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE DREJTIM I

RENDESISHEM PER RRITJEN E VLERES TE KESAJ PASURIE KOMBETARE

Ing. Ajet Ylli; Ing. Nako Petro, Prof. As. Dr. Ismet Beqiraj; Ing.Kastriot Gishti,

Ing. Shpëtim Nishani

ABSTRAKT

Eksperimentet e para për distilimin e naftës në vendin tonë u bënë në Kuçovë në vitin 1934

në një impiant pilotë me kazan të thjeshtë.

Këto ishin distileri primitive që bazoheshin në vlimin e kazanëve direkt me zjarr dhe

kondensimin e avujve në nënprodukte nafte.

Shqiperia është një vendë prodhues i naftës bruto. Cilësia e naftës bruto është e rëndë, me

përmbajtje të larte squfuri deri në 5,5% dhe metalesh të rënda të cilat e bëjnë atë të

përshtatëshme për prodhim bitumi.

Kapaciteti i rafinerisë të naftës në Kuçovë në vitin 1972 arriti në 500 000 ton/vitë. Gjatë

viteve të punës të saj në këtë uzinë janë përpunuar më shumë se 10 milion ton naftë duke

prodhuar mijëra ton produkte për ekonominë kombëtare.

Rafinerija e Naftës në Cërrik do të niste ndërtimin 67 vjet më parë, në vitin 1951 në

bashkëpunim me specialistët Sovjetik, në kohën kur marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të

mira. Në vitin 1961 u krye rikonstruksioni i uzinës duke rritur aftësine përpunuese në 500

mijë ton në vitë. Gjatë fuksionimit të saj u prodhuan benzinë, gazoil, vajguri ndriçues,lëndë

djegëse,bitum i markave të ndryshme etj.

Rafineria e Fierit dhe u ndërtua plotësisht nga inxhinierët dhe teknikët shqiptar. Deri në vitin

2004 struktura e prodhimit përfshinte prodhimin e mazutit si zë kryesor, si dhe bitumin e

lëngët, lëndës djegëse dhe holluesin.

Rërat bituminoze në vëndit tonë, prej kohësh kanë tërhequr vemendjen e specialistëve të huaj

dhe me vonë të atyre shqiptarë për rezervat e mëdha që ekzistojnë dhe vlerat që ato

paraqesin.Në këte sektor kërkohet që të sigurohen investime në futjen e teknollogjive të reja

në bashkëpunim me kompanite e huaja

Rafinerija e Ballshit e cila u vu në shfrytëzim në vitin 1978 .Kjo uzinë ka në vetvete gjithë

impiantet e nevojshme teknollogjike të një skeme të avancuar të përpunimit të naftës si dhe

gjithë sistemet ndihmëse.

Egzistenca e industrisë të përpunimit dhe shtimi i i nevojave për nënprodukte nafte bënë që

në vitin 1999 për herë të parë të miratohet kuadri regullator ligjor për subjektet që ushtrojnë

veprimtarin hidrokarbure në vëndin tonë.

I vetmi investim serioz në fushën e përpunimit i realizuar pas viteve ‘90 është Rafinerija e

Naftës RBH Beline Sh.a ,e cila ka si qëllim prodhimin e bitumit te markave te ndryshme. Një

rafineri tjetër me kapacitet 150 000 ton në vitë naftë bruto e ndërtuar në Lushnje, ka hyrë në

shfrytëzim në kohët e fundit.

Duket se rafineritë e privatizuara nuk mund të konkurojnë sot në ekonominë e tregut dhe për

këtë arsye nuk mund të mbahen në punë dhe të modernizohen nga pronarët aktuale.

Page 2: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Lidhur me prespektivën e kësaj industrie shpresat janë në gjetjen e vendburimeve të reja me

një naftë brut me cilësi më të mira si dhe gjetje e investitorëve të huaj seriozë dhe të fuqishëm

për të kthyer rafinerinë e Ballshit në një rafineri moderne të aftë të konkurojë në tregun e

karburantëve në vendin tonë.Të dhënat e mësiperme tregojne se ndërtimi i një rafinerije të re

do të ishte e mirëpritur.

Kombi shqiptar ka nje histori të madhe shumëplanëshe dhe shumë dimensionale. Të flasësh

për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e naftës nuk duhet të jesh vetëm historian .

Çdo njeri që ka punuar në naftë e ka një histori,e cila pavarësisht se nuk është e shkruajtur në

letër ajo ekziston.

Në këtë 100 vjetorne kujtojmë dhe nderojmë punën vetmohuese dhe sakrifikuesetë të gjithë

naftëtarëve, kudo ku kanë punuar, përulemi me respekt për brezat që shkruan historinë e këtij

sektori të rëndesishëm të ekonomisë kombëtare.Në këtë ditë të shënuar ne duhet të bëjmë

edhe një bilanc të gjëndjes ku jemi, si dhe të shprehemipër atë çka duhet dhe mund të bejme

për të ardhmen

- Pak histori……

Rafineritë e naftës përpunojnë naftën bruto në një numër të madh produktesh nëpërmjet

proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike

Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë naftën e papërpunuar në produkte të

dobishme si gaz i thatë, gaz i lënget, benzinë, gazoil, vajguri, solar, vajra lubrifikantë, bitum

etj.Pjesa më e madhe e nënprodukteve të naftës përdoren si transportues të energjisë.

Çdo rafineri ka skemën e vet teknologjike, kombinimi i proçeseve teknologjike të saj

përcaktohet nga vëndndodhja e rafinerisë,produktet e kërkuara dhe konsideratat ekonomike.

Rafineria e parë e naftës u ndërtua në Ploeshti të Rumanisë me 1856 duke përdorur naftën

bruto që në atë kohë ishte e bollshme.

Në fillim të shekullit të XX,futja e motorit me djegie të brëndshme dhe përdorimi i saj në

mjetet e transportit krijuan një treg për nënprodukte nafte e cila ishte një shtysë për rritjen

mjaft të shpejtë të industrisë së përpunimit të naftës.

Pas luftës së dytë botërore,në fillim të viteve 1940 shumica e rafinerive të naftës kishin në

përbërje të tyre thjesht vetëm impiantet e distilimit atmosferik.

Disa të tjera kishin edhe impiantet e distilimit në vakum por edhe visbreking,proçesi cili

konsiston në uljen e viskozitetit të lëndëve djegëse .

Të gjitha proçeset e tjera janë zhvilluar gjatë luftës së dytë botërore ose disa vite pas saj.

Page 3: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Komercialisht këto rafineri nafte ishin në dispozicion 5-10 pas përfundimit të luftës së dytë

botërore dhe industria e përpunimit përjetoj një rritje shumë tëshpejtë.

Fuqia shtytëse për shtimin e rafinerive të përpunimit dhe perfeksionimit të tyre në teknologji

në mbarë boten ishin rritja e kërkesës,për benzinën e automjeteve dhe karburantet e avionëve.

Sot në bote funksionojnë më shumë se 700 rafineri nafte nga të cilat 82 janë në vëndet e

Bashkimit Europian.

Më shumë se 16 % e naftës bruto të prodhuar përpunohet në vendet e BE. Në vitin2015

kapaciteti i përpunimit ishte 15 milion b/ditë.

Që nga fillimi i recesionit në vitin 2008 Europa ka humbur 2.2 milion b/ditë nga përpunimi i

saj.

Për të konkuruar në tregje kapaciteti i përpunimit në rafineritë e naftës eshtë rritur,ndërsa

lëndët e para janë të zgjedhura,me përmbajtje të lartë të karburanteve dhe % të ulët squfuri.

Figura 1: Pamje e nje rafinerie nafte

Page 4: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 2: Pamje e nje rafinerie nafte

Shumë prej rafinerive nëbotë kanë përmirsuar skemat e rafinimit, duke rritur numrin e oktanit

të benzinës, ndërsa përmbajtja e squfurit është ulur në përputhje me regulloret mjedisore .

Por pavarësisht kësaj,duhet pranuar se asnjë rafineri në botë nuk ka një bilanc të përsosur të

përdorimit të lëndëve të para, prodhimit të produkteve, lëndëve ndihmëse dhe parametrave

mjedisor.

- Fillimet e para të përpunimit të naftës ne vendin tone…..

Kuçova dhe naftëtarët janë lidhur me një histori të veçantë me njëri-tjetrin, jo vetëm për

Shqipërinë por edhe më gjërë.

Për herë të parë emri “Kuçovë” lexohet ne regjistrat e pronësisë së Perandorisë Osmane të

shekullit XVIII. Regjistrimi i parë i popullsisë së Kuçovës është bërë në vitin 1923 dhe ka

qenë një fshat me 45 shtëpi, me 313 banorë, nën juridiksionin e prefekturës Berat.

Vrojtimet e para për ekzistencën e naftës janë bërë në vitet 1914-1918 nga Ing. Gjeolog i

Naftës Ernest Novak, qytetar Çek, i cili ka qenë në Kuçovë në vitet e luftës së parë botërore, i

cili ka krijuar edhe zyrën e parë gjeologjike në Shqipëri.

Nga viti 1918 deri në vitin 1924 në Kuçovëerdhën shumë shoqëri të kërkimit të naftës si

AIPA, një shoqëri Anglo – Persiane, shoqëria Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj.

Page 5: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Që nga ky moment Kuçova ose Devolli i asaj kohe u hodh në hartat gjeologjike të botës, u

njoh si vendburim nafte dhe filloi shfrytëzimi intensiv i saj.

Nga viti 1928 deri në vitin 1943 vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria AIPA.Kjo

shoqëri bëri marrëveshje me mbretin Zog që nëse prodhimi do ti kalonte 50 000 ton në vitë

do të ndërtonte një rafineri nafte.

Eksperimentet e para për distilimin e naftës në vendin tonë u bënë ne Kuçovë në vitin 1934

në një impiant pilotë me kazan të thjeshtë.

Distileria e parë është ndërtuar në vitin 1940, nga Shoqëria Italiane “ A.I.P.A.” që sot quhet

“A.G.I.P.”, dhe prodhonte vajgur ndriçues për nevojat e kësaj shoqërie.

Këtu punonin rreth 50 punëtorë shqiptarë,pa përfshirë specialistët e huaj.Shqiptaret bënin

punë të rëndomta.Gjithashtu në këtë kohë u ndërtua Laboratori Gjeologjik për qëllime të

kërkimit tënaftës i cili më vonëu zgjerua me pajisje dhe reagent për të bërë analizat e naftës

dhe nënprodukteve të saj.

Ishin Naftëtarët e Kuçovës që në shkurt të vitit 1936 i treguan shqiptarëve si të luftojnë për të

drejtat e tyre kundër shtypjes dhe shfrytëzimit.

Një tjetër distileri, me kapacitet 8-20 ton/ditë, u ngrit në Kuçovë nga pushtuesit gjermanë në

vitin 1944, por në kohën që po vihej në punë u shkatërrua nga bombardimet e aviacionit

anglez.

Këto ishin distileri primitive që bazoheshin në vlimin e kazanëve direkt me zjarr dhe

kondensimin e avujve në nënprodukte nafte.

- Përpunimi i naftës pas çlirimit, investimet ….

Pas çlirimit, në Janar 1945 u vu në shfrytëzim distileria Nr. 2, me kapacitet 40 ton/ditë,

ndërsa nëDhjetor 1945 u vu në shfrytëzim distileria Nr. 3, me kapacitet 180 ton/ditë,në fillim

në bashkëpunim me punëtorët italianë,por që më vonë drejtimi i teknologjisë u muar në dorë

nga punëtorët shqiptarë.

Në atë kohë përveç luftës kundër analfabetizmit, u punua per kualifikimin e punëtorëve dhe

teknikëve të mesëm në disa profesione që i duheshin përpunimit të naftës si

teknolog,fugist,pompist,laborant,mekanik etj.

Page 6: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Kualifikimi i punonjësve u vu në qendër të vëmendjes së shtetit shqiptar duke filluar me

hapjen e shkollave të natës, shkollën fillore e shtatëvjeçare, kurset profesionale, me shkollën

e rezervave të punës “FZO”(furnizimi i zonave operative) të naftës, shkollës së pare e të

mesme të naftës(Teknikumi i Naftës) në vitin 1951.

Të dyja distileritë e ndërtuara plotësonin një pjesë të mirë të nevojave të vendit në atë kohë.

Ndërtimi i distilerisë Nr. 3 zgjati rreth një vit dhe punoi deri në vitin 1956.

Teknologjia u përmirsua duke përdorur kollona distilimi me mbushje unazore dhe më vonë

me pjata distilimi.

Rritja e prodhimit të naftës dhe rritja e kërkesës së ekonomisë për nënprodukte nafte,

kërkonin domosdoshmërisht rritjen e kapacitetit përpunues dhe përmirësimin e teknologjisë

të përpunimit të naftës.

Krahas ndërtimit të rafinerive filloi dhe ndërtimi i tubacioneve për furnizimin e tyre me lëndë

të pare,kjo për faktin se mënyratë ndryshme të transportit jepnin kosto të ndryshme të

produktit.

Në vitin 1957 rafinerisë së naftës në Kuçovë ju bë një përmirësim i proçesit teknollogjik ku

për herë të parë u montua kollona e rektifikimit me pjata e cila u quajtë AVT -1, (inicialet e

para të fjalëve Atmosfere, Vakum, Tubolare) me kapacitet 200 000 tone/vitë, ky

rikonstruksion jo vetëm rriti kapacitetin përpunues por lehtësoj teknollogjinë dhe përmirësoi

cilësinë e nënprodukteve të prodhuara të cilat ishin: benzina, vajguri ndriçues, gazoili dhe,

bitum nafte.

Më 1961 u bë dhe rikonstruksioni i dytë i rafinerisë në Kuçovë, me ngritjen e një kollone të

dytë rektifikimi me pjata , e cila u quajtë AVT -2. Nga ky rikonstruksion përveç benzinës,

vajgurit ndriçues dhe gazoilit, u prodhua për herë të parë edhe vajguri avionësh TS1.

Nga kollona atmosferike prodhohej benzinë, vajguri dhe gazoili, të cilët pastroheshin në

repartet e rafinerisë dhe përdoreshin për ekonominë dhe popullaten, kurse nga kollona e

vakumit prodhohej solar, vaj, mazut dhe bitum të cilat përdoreshin për nevojat e ekonomisë

dhe për eksport.

Page 7: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 3: Foto e nje grupi punonjesish dalë gjatë ndërtimit te AVT Kuçovë.

Uzina e Përpunimit të Naftës Kuçovë, që më vonë u pagëzua me emrin “11 Shkurti”, në

kujtim të grevës së punëtorëve të naftës të Kuçovës në vitin 1936, ishte uzina e parë e kësaj

natyre në Shqipëri, e cila u ndërtua me ndihmën e inxhinierave ruse dhe një grupi

inxhinierash shqiptarë që kishin kryer studimet në Rusi dhe Rumani.

Për shfytëzimin e kësaj uzine një rol të veçantë luajten punëtorët shqiptarë të cilët kishin

punuar bashkë me specialistët italianë në distilerinë e ndërtuar nga shoqëria A.I.P.A.

Në këtë uzinë, përveç përpunimit të naftës, nga personeli inxhiniero teknik janë kryer studime

dhe janë projektuar impiante për pastrimin e nënprodukteve të naftës.

Kështu në repartin e rafinerisë është prodhuar benzinë e pastër (sipas standarteve dhe

kërkesave të asaj kohe) që perdorej për automjete, vajguri ndriçues për popullaten, vajguri

TS-1, që përdorej si lëndë djegëse për motorrët reaktiv të avionave, gasoil i paster për

automjete, solar si lëndë djegëse dhe si lëndë e parë për prodhimin e grasos, vajra lubrifikantë

të tipeve të ndryshme Aftol 10, Aftol 18, Dp-11, Dp-14, etj, mazut si lëndë djegëse dhe bitum

i tipeve te ndryshëm që përdoreshin në industrinë e ndërtimit dhe pjesa më e madhe shkonte

për eksport .

Ishte Kuçova qyteti i parë i naftës në Shqipëri që u bë burim jetese jo vetëm për vendasit, por

dhe shumë të ardhur nga tëgjitha krahinat e vendit, nga Përmeti, Kolonja,Skrapari, Korça,

Pamje nga UPN gjate ndertimit

Page 8: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Shkodra etj, duke u bërë shembulli i bashkëjetesësdhe mbështetjes për njëri-tjetrin, ishte

Kuçova dhe naftëtaret e saj qëi treguan shqiptarëve se për të ndërtuar një jete më të mirë, për

vete dhe fëmijët e tyre,duhej punuar me sakrificë dhe përkushtim.

Figura 4: Reparti Koksit ne Rafinerin e Naftes ne Kuçove.

Uzina e përpunimit të Naftës Kuçovë ka meriten kryesore, jo vetëm që ishte uzina

“mëmë”dhe të tjerat ishin pjellë e saj, por sepse nëpërmjet kuadrove të saj, specialistëve të

mesëm dhe të lartë përpunoi sasi te konsiderueshme të naftës por edhe i pastroi nënproduktet

e saj duke i bërë të përdorëshme për ekonominë dhe industrinë.

Gjithashtu në vitin 1963 me studimet e bëra nga personeli inxhiniero-teknik i Uzinës së

Përpunimit të Naftës në Kuçovë u bë e mundur të ndërtohej impianti i prodhimit të koksit, me

kapacitet 46 000 ton/vitë, i cili plotësonte nevojat e industrisë së vëndit si lëndë djegëse dhe

pjesa tjetër dërgohej për eksport.

Në vitin 1971 ky impiant ndërpreu prodhimin për ndotje ambienti dhe kushte të rënda pune të

punonjësve.

Për të plotësuar kërkesat gjithnjë në rritje për nënprodukte nafte që vinte nga zhvillimi i

ekonomisë së vëndit, por edhe shtimi i prodhimit të naftës u bë e domosdoshme ndërtimi i

një impianti tjetër distilimi në Kuçovë në vitin 1961 që u quajt AVT 2, i cili u projektua dhe u

ndërtua nga spcialistët dhe inxhinierat shqiptarë, që u vu në punë me kapacitet të plotë në

vitin 1972 nga inxhiniret dhe teknikët e mesëm të kësaj uzine.

Kapaciteti i saj ishte 300 000 ton/vitë, pra kapaciteti total i përpunimit të naftës i AVT-1 dhe

AVT-2 arriti në 500 000 ton/vitë.

Pamje nga reparti i Koksit dhe AVT 1

dhe AVT 1

Page 9: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Për të përballuar këtë përpunim nafte dhe nënproduktet që nxirreshin nga nafta e përpunuar,

gjatë ndërtimit të AVT-2, u ndërtua Fabrika e Fuçive, për amballazhimin e bitumit për

eksport por edhe për përdorim brënda vendit, edhe kjo ishte e para fabrikë e llojit të vet në

vendin tonë.

Gjithashtu u punua në shtesën e depozitave në parqet e depozitimit të naftës bruto dhe

karburanteve, si dhe në zgjerimin, mekanizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës së

punëtorëve në ambientet e repartit të bitumit duke shtrirë linjat përkatëse dhe ndërtuar vinça

urë për lehtësimin e mbushjes dhe transportit të fuçive të bitumit .

Figura 5 : Pamje nga ndertimi i AVT-2, te re ne uzinen e naftes Kuçove.

Specialistët me përvojë, teknikët e mesëm dhe kuadrot e larta te UPN Kuçovë, filluan të

jepnin ide për ngritjen dhe vënien në punë të uzinave të reja siç ishte, Uzina e Përpunimit të

Naftës Cërrik në vitet 1956 dhe Uzina e Përpunimit të Naftës Fier në vitin 1968.

Me Kuçovën lidhet jeta dhe veprimtaria e shumë specialistëve dhe kuadrove patriotë të

njohur në të gjithë vendin.

Për gjithë këtë punë vetmohuse, shkencore dhe me rrezik, për projektimin, ndërtimin dhe

shfrytëzimin me kompetencë dhe aftësi profesionale të këtyre impianteve do të përmendja

drejtuesit, personelin inxhiniero – teknik dhe punëtoret si: drejtuesit Koço Zoto, Ali

Page 10: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Zotka,Sela Reso, Jani Binishi, Petrika Ballauri, Ender Nexhipi, Zihni Baxhia, Koço Pepa,

Agron Çuedari, inxhinierat: Sherif Toptani, Ajet Ylli,Llazar Kreshpani, Enver

Karapici,Engjëll Shahu,Ilia Mihali, Vullnet Zylyftari, Dhimitër Sauli,Stilian Pili,Stathi

Kavaja, Ali Zaimi,Fatbardha Belliu dhe punonjës të kualifikuar, specialist dhe teknikë të

mesëm si Petro Gjoza,Fiqo Duro, Kristaq Çobo, Hekuran Roko, Kostandin Buçka, Haki

Çyberi, Stefan Rumbullaku, Xhevit Kalivaçi, Shaqir Rogu, Petraq Skendo, Riza Delibashi,

Nasi Nano,Muharem Bolaniu,Musa Kile, Jovan Mile, Marika Filipi, Mynyr Hoxha, Petraq

SkëndoVeli Brisku, Vangjel Gjoni, Barjam Ohri, Hyrije Mero, Natasha Aleksi, Liri

Ballabani, Jonuz Hoxha etj.

Në vitet 1974-1976 në Uzinat e Përpunimit të Naftës në vënd filluan punë rreth 60 inxhiniera

që perfunduan Shkollën e Lartë tek Fakulteti i Shkencave të Natyres, në degën Teknollog

Nafte dhe Gazi për uzinat e përpunimit.

Në bashkëpunim me Sektorin Shkencor Kimi Përpunimi Kuçovë, personeli inxhiniero-teknik

ka kryer studime për prodhime të reja, punë e cila u intensifikua më shumë pas vitit 1976.

Për nevojat e vendit u rikonstruktua impianti i pastrimit të vajit duke përmirësuar

teknollogjinë, duke përdorur pastrimin me dhera zbardhues dhe presa hidraulike.

Ky impiant u vu në punë në vitin 1980 dhe jo vetëm rriti kapacitetin deri në 3 000 ton/vitë

por dhe përmirësoi cilësinë e dy lloje vajrash që prodhoheshin, Aftol 18 dhe DP-14.

Në vitet 1980 -1984 nga bashkëpunimi me Sektorin Shkencor Kimi Përpunim të Naftës në

Kuçovë u arrit të projektoheshin dhe të viheshin në punë:

Impianti i bitumit të oksiduar që filloj nga puna në vitin 1984, që do të arrihej duke

oksiduar bitumin me ajër, i cili do të përdorej si lëndë e parë për prodhimin e kartonit

katrama.

Fabrika e Kartonit Katrama, e para e këtij lloji në vendin tonë, u projektua, ndërtua dhe u

vu në shfrytëzim në vitin 1984,me kapacitet 3 000 000 ml/vit.

Kjo fabrike me prodhimin e saj plotësonte nevojat vendit për karton katërma, i cili përdorej

për hidroizolim në proçese të ndryshme.Kjo fabrikë ndaloj prodhimin në vitin 1992.

Page 11: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 6:Nje grup punonjesish në ditën e inagurimit të fabrikës të Katërmas Kuçovë,

në vitin 1984.

Bashkëpunimi i frytshëm me Sektorin Shkencor solli projektimin dhe ndërtimin e Fabrikës së

Pluhurave Larës në vitin 1986 me kapacitet 10 000 ton/vitë.Prodhimi i kësaj fabrike arriti të

plotësonte nevojat e vendit me këtë lëndë të nevojshme që kishin familjet tona.

Gjithashtu gjatë këtyre viteve personeli inxhiniero-teknik dhe punonjësit me përvojë kanë

projektuar, ndërtuar, rikonstruktuar dhe vënë në shfrytëzim disa linja të reja si:

Linja për prodhimine grasove (disa tipe), prodhimi i acidit naftenik, prodhimi i solventit që

kërkohej dhe përdorej nga industria ushqimore, impianti i pastrimit të gazit që përdorej për

popullatën, në fillim me gelqere dhe mëpas me monoetanol amine (MEA), që rriti sasinë dhe

cilësinë e gazit të pastruar, prodhimi i lëndëve aktive , të cilat ishin shumë të nevojshme për

metodat intensifikuese në shtresat e naftës, prodhimi i dinaftenatit të aluminit për përdorim

ushtarak dhe flakëhedhëset, prodhim për vaj armësh, prodhim të sapunit naftenik, emulsol,

etj.

Sipërfaqet ku shtriheshin gjithë repartet e përmëndura më sipër dhe dy AVT –të ishte 25

hektarë.

Për gjithë këtë punë kërkimore shkencore dhe aplikative respekt dhe vlerësim për drejtuesit

dhe personelin inxhiniero-teknik si Llambi Shella, Shpëtim Nishani, Agim Mimani, Maksim

Dhimitri, Koli Halilaj, Edmond Çilingiri, Albert Kume, Flora Balili, Donika Prenci, Vjollca

Mertiri, Ali Zaimi, Petrit Shyti, Donika Salca, Eli Cani, Lume Arapi Ibrahim Fetahu, Vasil

Mistrovica dhe punonjes te kualifikuar: Josif Xhako, Riza Skenderi, Edmond Çyberi, Sybi

Këlliçi, Vaso Bardhi, Dhori Ziu, Vasillaq Mertiri, Abedin Ajazi, Kristaq Shella etj.

Page 12: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Ritja e aftësive përpunuese dhe zbatimi i teknologjive të reja, si dhe ndërtimi i shumë linjave

të reja të cilat e çuan në 30 numrin e produkteve me bazë nafte dhe me gjerë solli edhe

rritjen e fuqisë punëtore nga 50punonjës në vitin 1945 në675 në vitin 1986.

Gjatë viteve të punës të saj në këtë uzinë janë përpunuar më shumë se 10 milion ton naftë

duke prodhuar mijëra ton produkte pë nevojat e ekonomisë kombëtare.

Për punë të mirë në realizimin e detyrave ekonomike kolektivi i UPN Kuçovë është dekoruar

3 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, ju janë akorduar urdhëra e medalje pune 73

punonjësve,dy punonjës janë shpallur heronj të punës socialiste:Sofije Kola dhe Xhavit

Kalivaçi.

Në vitin 1990 kapaciteti i rafinerisë erdhi duke u ulur si rezultat i mungesës të lëndës së parë

dhe në vitin 1994 kaloi ne konservim.

Duke parëmeritat e veçanta që ka Kuçova si për nxjerrjen e naftës, por veçanërisht në

përpunimin e naftës dhe prodhimin e shumë produkteve të veçanta për ekonominë shqiptare

Bashkia Kuçovë ka hedhur idenë për krijimin e Muzeut Kombëtar Industrial të Naftës në

natyrë, duke përdorur impiante të vjetër si per nxjerrjen e naftës, ashtu edhe për përpunimin e

saj.Mbështetja e organizmave shtetërore për vënien në jetë të kësaj ideje, e cila do të

tregojhistorinë e kërkimit , nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në Kuçovë, por edhe në vëndin

tonë do të jetë njëvlerësim për punën e të gjithë brezavetë naftëtarëve .

- Rafineritë reja, Cërriku……

Rafinerija e Naftës në Cërrik do të niste ndërtimin67 vjet më parë,në vitin 1951në

bashkëpunim me specialistët Sovjetik, në kohën kur marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të

mira.

Në vëndin e quajtur “kantieri“ në kryqëzimin e rrugës Papër–Cërrik u ndërtuan kapanone të

mëdhaja ku jetonin shumë punonjës të cilët ishin për ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të

saj.

Vëndndodhja e uzinës ishte pranë një terreni kodrinor 4 km larg nga qyteti i Cërrikut.Pranë

rafinerisë u ndërtua TECI dhe uzina mekanike. I gjithë kompleksi kishte një fuqi punëtore

rreth 500 vete .

Drejtori i parë i uzinës ka qene Selo Reso, ndërsa kryenxhinier Mirush Puto.Në vitin 1955nga

teknikumi i naftës në Kuçovë dolën tekniket e parë të cilët bashkë me specialistët sovjetik

lëshuan uzinën për herë të parë.Uzina filloi punë në vitin 1956.

Page 13: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Nafta në këtë rafineri transportohej me njëtubacion me gjatesi 30 km të gjatë nga vendburimi

i Kuçovës nëpërmjet dy stacioneve të pompimit Selita dhe Gostima. Nafta ishte viskoze me

përmbajtje squfuri deri në 6 %.

Ndër teknologët e parë që u dalluan mund të përmendim Simon Ranxha, Leonard

Mitrushi,Bahri Hazizi ,Hysen Voci, Dhimiter Toska,Jorgji Calja, Filip Gega,Lavdosh

Hametaj, Vasip Gura,Shefqet Lole, Alush Rexho, Ibrahim Gjevori.

Qyteti i Cërrikut do të përjetonte zhvillimin industrialfalë uzinës të përpunimit.Fillimisht

kapaciteti përpunues i naftes bruto në 800 ton /24 orë.

AVT krahas përpunimit të naftës bruto, kishte disa sektorë si parku i rezervuarëve, pastrimi i

vajgurit dhe vajrave lubrifikantë, prodhimi i solventit etj.

Në këtë sektor një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë inxhinierët dhe tekniket si Ilia

Demo,Minella Cami,Kasem Mesha,Sabri Shupheja, Stefan Toska dhe më vonë Viktor

Ranxha.

Në vitin 1961 u krye rikonstruksioni i uzinës duke rritur aftësine përpunuese në 1500ton/dite

ose 450-500 mije tone në vitë.

Gjatë fuksionimit të saj u prodhuan benzinë, gazoil, vajguri ndriçues,lëndë djegëse,bitum i

markave të ndryshme etj.

Në vitin 1962 filloi prodhimi i vajrave lubrifikantë,Aftol 18, DP 14 si dhe vajguri TS1 për

aeroplanët MIG.

Në vitin 1965 filloi prodhimi i sapunit dhe acideve naftenike.Në të gjitha arritjet e kësaj uzine

një kontribut të madh kanë inxhinierët Mirush Puto,Safa Kumbaro,Qirjako Mihali, Ajet

Ylli,Ender Nexhipi,Petrika Ballauri, Ilija Mihali, Robert Spaho, Vasilika Koliçi,Tatjana

Suparaku,Burbuqe Selmani etj.

Në vitin 1969 u ndërtua impianti për prodhimin e solventit të nevojëshëm për ekstraktim në

industrinëushqimore .

Në vitin 1970 u hap shkolla e natës në degën përpunim nafte me profesor Minella Çami,

Robert Spaho dhe Mishelina Xhelo.

Page 14: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Uzina e përpunimit të naftës,krahas rritjes së prodhimit,dhe përparimit të njerëzve në

profesion, duke e vlerësuar punën si një betejë të vërtet ka patur dhe martiret e saj nëfronte

tëndryshme .

Disa prej tyre dhanë jetën në krye të detyrës, si Pranvera Shuku,Bejaze Shkëmbi,u dogjën në

flakët e zjarrit Beqo Beshiri,Anife Kabila etj, me obligimin për detyrën e ngarkuar.

Me rënien e prodhimit të naftës bruto në vitet 70 kapaciteti përpunues i saj u ul dhe në vitin

1992 ndërpreu prodhimin për të mos u vënë më në shfrytëzim .

Figura 7: Pamje nga uzina e naftës Cërrik para privatizimit në vitin 2013.

Në muajin Maj të vitit 2013 rafineria ju dha me konçension shoqërisë Kurum e cila premtoi

një investim prej48 milion euro për të rivënë në punë rafinerinë në një periudhë prej 18

muaj,por ajo e shkriu per skrap që në muajin e parë 5500 ton makineri e pajisje të saj.

- ……dhe më pas Fieri

Page 15: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Domosdoshmëria e intesifikimit të buqësisë kërkonte krahas të tjerash dhe prodhimin e

plehrave kimike. Për këtë arsye u vendos që në Fier të ndërtohej Uzina e Plehrave Kimike për

prodhimin e Nitrat Amonit.

Kjo uzinë e cila do të fillonte prodhimin në vitin 1968 ishte një projekt italian me teknologji

moderne.

Shkalla e lartë e automatizimit dhe ekzistenca e makinerive të mëdha lëvizëse të saj (pompa,

kompresorë, turbina etj) kërkonin jo vetëm një konsum të madh të energjisë elektrike por dhe

parametra të lartë të saj (të tensionit, rrymës, frekuencës etj.), gjë e cila nuk mund të sigurohej

nga sistemi energjitik ekzistues kombëtar, pasi burimi i rrymës ishte shumë larg konsumatorit

dhe kishte humbje të madhe të saj gjatë transmetimit.

Po ashtu kjo uzinë kërkonte dhe sasi të konsiderushme avulli për proçeset tenollogjike

kimike.

Arsyet e më sipërme kërkonin ndërtimin paralel me uzinën e nitrat amonit dhe të një TEC-i

(Termo-Elektro-Central) i cili filloj të ndërtohej paralelisht me uzinën e mësipërme pranë saj.

Si lëndë djegëse ky TEC do të përdorte mazutin.

Kapaciteti i pamjaftueshëm dhe infrastruktura e dobët për transportin e mazutit nga Rafineria

e Cërrikut në TEC-in Fier kërkonte ndërtimin dhe të një rafinerie nafte në Fier, pranë TEC-it.

Kjo strategji përforcohej dhe nga fakti që rezervat nëntokësore të naftës në Kuçovë kishin

rënë ndjeshëm dhe në rajonin e Cakranit ishin zbuluar rezerva të mëdha të naftës dhe gazit.

Kështu filloj projektimi dhe ndërtimi i shpejtë i Rafinerisë Naftës Fier krahas ndërtimit të

Uzinës të Nitrat Amonit dhe TEC-it.

Në këtë mënyrë u krijua kompleksi industrial teknologjike i Fierit, cili u pasua edhe me

ndërtimin e uzinave të tjera si ajo e prodhimit të KMC pranë Rafinerisë Naftës, që prodhonte

lëndë ndimëse për industrinë e nxjerrjes së naftës nga nëntoka dhe ndërtimi i dy uzinave të

tjera të prodhimit të plehrave kimike të uresë për bujqësinë.

Rafineria e Fierit u ideua dhe u ndërtua plotësisht nga inxhinierët dhe teknikët shqiptar.

Modeli i përdorur ishte ai i rafinerisë naftës ne Cërrik.

Page 16: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Projektimi i Rafinerisë Naftës Fier u bë nga Instituti i Naftës Fier, Sektori i Projekteve

Teknologjike të Naftës. Vënia në punë e uzinës u realizua në vitin 1968 .

Rreth viteve 1970 u krye një studim për rritjen e kapacitetit përpunues të kësaj rafinerie.Kjo

konsistonte në rritjen e sasisë të prodhimit të bitumit dhe për rrjedhoj dhe asaj të mazutit, me

qëllim që sasia e këtij të fundit për TEC-in të mos cënohej.

Nga studimi i bërë rezultoi se nyja më e ngushtë për realizimin e trajtimit të naftës deri në

500 000 ton/vitë ishte ngrohja e naftës.

Për këtë në 1971 u ndërtua dhe një furrë ngrohëse atmosferike F2 me kapacitet 2 000 000

kkal, paralel me atë ekzistuesen F1.

Për furnizimin dhe transportimin e naftës brut dhe produkteve të saj u ngrit infrastruktura

përkatëse; u ndërtua linja nëntokësore e furnizimit me naftë brut e Rafinerisë, u ndërtuan

linjat nëntokësore të shitjes së produkteve Rafineri-DSHK (Dega e Shpërndarjes së

Karburantëve) Fier, u ndërtua linja hekurudhore deri në Uzinë.

Gjithashtu u ndërtuan dy impiante të manipulimit të bitumit të lëngëshëm pranë Portit Detar

në qytetin e Vlorës dhe të Durrësit për të bërë të mundur eksportin e tij me anije çisternë.

Po ashtu një impiant i manipulimit të bitumit të lëngët u ndërtua në qytetin e Prrenjast për

eksport dhe furnizimin e zonës Juglindore të Shqipërisë me bitum të lëngët.

Këtu u prodhua dhe vajguri për avionat reaktiv, sapuni naftenik si dhe u bë pastrimi i

benzinës, vajgurit dhe gazoilit me sodë kaustike etj.

Këto procese u ndërprenë me vënien në shfrytëzim të Kombinatit Përpunimit Thellë të Naftës

(KPTHN) në Ballsh në vitin 1978.

Prishja e sistemit të centralizuar të ekonomisë shqipëtare mbas viteve 1990 dhe kalimi në

ekonominë e tregut krijuan probleme për mbijetesën e kësaj rafinerie.

Deri në vitin 2004 struktura e prodhimit përfshinte prodhimin e mazutit si zë kryesor, si dhe

të bitumit të lëngët, lëndës djegëse dhe të holluesit.

Me nxjerrjen jashtë pune të TEC-it Fier në vitin 2005 u hoq nga lista e prodhimit dhe mazuti,

pasi nuk kishte më treg për të.

Në këto kushte prodhimi i bitumit u bë zëri kryesor dhe jetik i rafinerisë.

Page 17: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Cilësia e lartë e bitumit bëri që mbas viteve 2004 të rritej veçanërisht kërkesa për eksport e

tij. Bitumi për eksport tregtohej me autobote në shtetet fqinjë si Mali i Zi, Serbia,

Maqedonia, Kosovë bile dhe Bullgaria.

Gazoili përzihesh me hidrokarburët e rikuperuara nga uji qarkullues dhe prodhohej lëndë

djegëse me densitet deri 0.960 gr/cm3, që përdorej në industrinë e prodhimit çimentos dhe

tullave.

Benzina përzihesh me hidrokarburët e rikuperuar nga pastrimi ujit industrial dhe përgatitej

hollues me densitet 0.840gr/cm3, e cila përdorej për injektim në puset e nxjerrjes naftës.

Page 18: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Pamje e përgjithshme e Rafinerisë Naftës Fier

Në plan të parë “Impiantet e Distilimit Atmosferiko-Vakum”, 1.kolona e distilimit atmosferik, 2. kolona e distilimit në

vakum, 3. kondesatori i benzinës, 4. ujë-ndarësi i benzinës, 5. furra e distilimit atmosferik, 6. furra e distilimit në

vakum, 7. dehidratorët, 8.oxhakët e furrave, 9. depozitat e bitumit dhe lëndës djegëse, 10. salla e amballazhimit të

bitumit në fuçi

2

1

34

5

6

7

7

8 8

9

10

Figura 8: Rafineria e Naftës në Fier.

Drejtori i parë i kësaj Rafinerije ka qënë Abedin Tajari,ndërsa kryeinxhinier Ilia Mihali .

Ndër inxhinierat e parë të kësaj uzine që kanë spikatur me punën tyre janë Ylli Bufi,Mezan

Sulejmani, Frederik Verria, Eqerem Sulejmani, Erefili Toska, Ylli Gjoni,Erefili Shyti,Aristir

Gjermeni, Lulëzim Murati etje.

Page 19: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Vlen të përmëndet puna e palodhur e teknologëve të naftës, përgjegjësave të turnit si Liko

Gjini, Nesti Kuqali,Spiro Gjikondi, Piro Çeliku,Lili Çerepi, Jani Tike, Lili Kola, Sokrat Rista,

Stavri Gjoni etj.

Figura 9:Pamje aktuale nga Rafineria e Naftës ne Fier.

- Rërat bituminoze eksperiment apo prespektivë.....

Rërat bituminoze në vëndit tonë, prej kohësh kanë tërhequr vemendjen e specialistëve të huaj

dhe me vonë të atyre shqiptarë për rezervat e mëdha që ekzistojnë dhe vlerat që ato paraqesin.

Ato përbëjnë një pasuri të madhe që ka vendi ynë si një material që ruan një rezervë të mirë

tëfuqisë kalorifike, që mund të gjejë përdorim në tregun hidrokarbur, qoftë si lëndë

djegëse,por edhe për marrjen e nënprodukteve të tjera gjatë përpunimit të thellë të saj.

Sot në botë ka mjaftë shtete që këto rezerva rëre bituminoze i shfrytëzojnë duke zgjidhur jo

vetëm problemin e lëndëve djegëse por dhe të karburanteve në përgjithësi.

Me vendim të posaçëm të Keshillit të Ministrave dt. 1 Janar 1976 u krijua sektori Shkencor

për studimin e rërave bituminoze me detyrë kryesore:

“Studimi dhe eksperimentimi i prodhimit të bitumit nga rërat bituminoze si dhe përdorimi i

tyre për shtrimin dhe asfaltimin e rrugeve”.

Page 20: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Në bërthamën e sektorit përfshihej grupi i punonjësve qëstudionte dhe eksperimentonte në

laborator dhe impintet pilot rërat bituminoze të vëndit tonë.

Krijimi i sektorit shkencor të rërave bituminoze vuri bazat e një pune të përqëndruar në

zgjidhjen përfundimtare të problemeve teknologjike të rërave bituminoze dhe shfrytëzimit

racional të tyre.

Rezultatet e arritura çelën mjaft perspektiva për shfrytezimin e rërave bituminoze në vendin

tonë.

Ranoret bituminozë të Shqipërisë janë formacione të ngopur me bitum nga të cilët lënda

organike nuk mund të nxirret me mënyren e zakonshme të nxjerrjes së naftës për vet vetite

fiziko-kimike të tyre.

Densiteti dhe viskoziteti i lartë nuk e lejojne bitumin të filtroi në shtresë në kushte natyrale.

Rëra bituminoze përbëhet nga një grumbullim rëre, argjile, bitumi dhe uji. Ajo është një

sistem i ndërlikuar shumëfazor, shumë nga vetite e tyre varen nga veprimi i forcave

ndërsipërfaqësore të fazave që përmbahen në sistem.

Rërat bituminoze shtrihen në shtresa të çimentuara mire, të vendosura në disa pako

produktive me trashësi qëshkojne nga 10 deri 20 metra.

Përmbajtja e bitumit në rërë leviz nga 4 deri 16 % në peshë, përmbajtja e ujit 3 deri 5 % në

peshë, pesha specifike e bitumit 1,015 deri 1,040 gr/cm3, përmbajtja e squfurit në bitum 3,5

deri 6 % në peshë.

Rërat bituminoze të Shqipërisë shtrihen nëdisa zona, por me kryesoret janë :

- Zona e Patosit me vendburimet Kasnice, Visokë, Patos.

- Zona e Selenicës me vendburimet Treblovë, Selenicë, Romës.

- Zona e Kuçovës.

- Zona e Lushnjes.

Punimet për studimin, eksperimentimin dhe shfrytëzimin e rërave bituminoze për nxjerrjes e

bitumit në vendin tonë kanë filluar që para çlirimit nga shoqëritë e huaja.

Shoqëria AIPA që zotëronte konçensionet e shfrytëzimit të naftës në Shqipëri ishte e

interesuar për venien në shfrytëzim të rërave bituminoze në zonat Patos dhe Kuçovë duke

bërë punime kërkim-zbulimi dhe llogaritje rezervash përkatësisht, ku ndër me kryesoret

përmëndim:

- G. Zotti – Kërkimi dhe studime të rërave bituminoze me anë të puseve dhe galerive

në fushën naftembajtëse të Devollit (Kuçovë), 20 Maj 1938.

- S. Zuber – Mbi Plotësimin e shfrytëzimit minerar të rërave naftëmbajtëse në Patos,

relacion 22 Qershor 1939.

- S. Zuber – Rikonjucion dhe studime në zonën e Patosit, relacion mbi shtrirjen e

rërave bituminoze të Patosit, 21 Maj 1941.

Shoqëria Italiane studimet laboratorike dhe provat pilot i përqëndruan në dy drejtime:

1. në përpunimin e rërave bituminoze të lagura me naftë bruto të alkalizuar me silikat

natriumi dhe të përpunuar me ujë të nxehtë, për nxjerrje bitumi.

Page 21: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

2. në përpunimin e rërave bituminoze me anë të piroshisionit për të marrë drejtë për drejtë

produktet e shkatërimit termik të bitumit, të cilat të pastruara dhe pas distilimit të

fraksionuar atmosferik, mund të marrësh produkte të gatshëm për përdorim si benzine,

vajguri, gazoil dhe mbetje të rëndë.

Të dyja këto proçese u eksperimentuan në kushte laboratori dhe impianti pilot.

Nga laboratori qëndror i Kuçovës në fillim u rishikuan të gjitha dokumentacionet e mbetura

nga të huajt për rërat bituminoze dhe më vonë filluan të bëhen studime përkarakteristikat

kimiko-fizike të rerave bituminoze të Patosit si dhe punime kërkim-zbulimi për vlerësimin e

rezervave të rërave bituminoze.

Ndër studiuesit e parë vëndas që kryen punime në vitet 50-60 kanë qenë Koço Pepo dhe

EnverKarapici e cilët përpiluan një relacion mbi punimet e kryera, mbi industrializimin e

rërave bituminoze të Patosit.

Në vitin 1961 u muar përvojë në Rumani, duke marrë dokumentacionet përkatëse nga

përpunimi i rërave bituminoze të impianteve të vegjël në Derna-Tatarush të cilet punonin me

metodën e flotimit me uje te nxehtë, gjë që u pasqyrua nga Stilian Pili në raportin nga puna e

impianteve të përpunimit të rërave bituminoze në Derna-Tatarush, Rumani 1961.

Mbeshtetur në këtë përvojë u kryen eksperimentime në Laboratorin Qëndror të Naftës në

Kuçovë.

Të gjitha studimet dhe eksperimentimet e bëra deri ne vitin 1975 me gjithë qëllimin e mirë,

mbetën vetëm në prova laboratorike pilote, të cilat nuk mund të siguronin vënien e rërave

bituminoze në shfrytëzim në shkallë industriale.

Sikurse u përmënd sektori Shkencor i rërave Bituminoze filloi aktivitetin në Janar të vitit

1976, i cili me pas u organizuar si njësi shkencore për të përmbushur objektivat për vënien në

efiçencë të rërave bituminoze nëpërmjet studimeve dhe eksperimentimeve të plota.

Duke u mbështetur në studimet dhe punimet e bëra, u arrit që brënda një kohe të shkurtër të

zgjidhej skema e përshtatshme si dhe kushtet e ndarjes së mazutit nga rërat bituminoze.

Krahas studimeve laboratorike, filluan dhe studimet gjeologjike të kërkim-zbulimit në

bashkëpunim me nd/jet gjeologjike të Tiranës dhe Gjirokastrës. Të gjitha kampionet që

nxirreshin nga punimet gjeologjike, studioheshin dhe analizoheshin në laboratorë dhe

impiantet pilotë të sektorit shkencor të rërave bituminoze.

U kryen studime teknologjike për nxjerrjen e bitumit, me teknologji me uje të nxehtë të

alkalizuar duke projektuar dhe ndërtuar paisjet për impiante gjysëm industriale. Kështu

specialistë të sektorit të rërave Safa Kumbaro, Stilian Pili, Ilia Loli, Petraq Krastafillaku etj,

kryen studimin dhe projektimin e impiantit pilot dhe gjysëm industrial eksperimental për

nxjerrjen e bitumit nga rërat bituminoze.

Për rërat bituminoze të vëndburimeve Kasnicë, Visokë, Patos, Treblove, u kryen studime për

përcaktimin e karakteristikave kimiko-fizike dhe strukturës sëtyre, ku veçohen studimet e

kryera nga Milto Prendi dhe Ylli Gjoni.

Page 22: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Nga ndërmarja gjeologjike u përcaktuan rezervat gjelologjike dhe industriale për

vëndburimet Kasnic, Treblovë, Visokë, Patos të cilat rezultonin ne 500 milion tonë rezerva

rërë bituminize, me afërsisht 45 milion ton bitum që ndodhej në përbërje të tyre.

U përcaktuan rezervat me rëra bituminoze të zonës së Visokës (Kasnicës) dhe Treblovës te

cilat arrinin në 140 milion ton nga e cilat do të mundësohej nxjerrja e 14 milion ton bitum.

Duke u mbështetur në karakteristikat e rërave bituminoze dhe vleren e lartë të rezervave

gjeologjike dhe industriale u hartuan projekt-ide dhe projekti i zbatimit për nxjerrjen e rërave

bituminoze me kariere të hapur .

Mbështetur në eksperimentimet laboratorike, pilote dhe gjysëm industriale si dhe përvojën që

u muar në Kanada (1979) nga specialistet e këtij sektori për nxjerrjen e bitumit nga rëra

bituminoze u kalua në kushte industriale duke bërë projektet e zbatimit për ndërtimin e një

uzine në Kasnicë.

Në vitin 1981 përfundoi ndërtimi i uzinës në Kasnicë (Visokë) për nxjerrjen e bitumit nga

rërat bituminoze me metodën me ujë të nxehtë të alkalizuar me këto kapacitetin 1000 ton

përpunim rërë bituminoze në ditë ose 300 mijë ton ne vitë,e cila punoi deri ne Qershor të vitit

1986.

Kështu që në zonën e Kasnicës u krijua një kompleks i vogël industrial.Jo vetëm njësia e

Nxjerrjes së Bitumit nga Rërat Bituminoze por u krijua dhe miniera e parë për nxjerrjen e

rërave bituminoze me kapacitete nxjerrëse të mineralit nga më të mëdhat deri më sot në

Shqipëri.

Gjatë kohës së punës u provua se teknologjia, aparaturat dhe makinerit ishin parashikuar dhe

ndërtuar mirë. Parametrat e punës nga viti në vitë erdhën duke u përmirësuar .

Gjatë aktivitetit të saj uzina prodhoi 33.000 ton bitum dhe u përdorën për asfaltimin e

rrugëve në gjendje natyrale me shumë se 400.000 ton rërë bituminoze.

Në vitin 1984 në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes dhe Shtrimit të Rrugëve u

krye eksperimentimi i parë i rërave bituminoze për asfaltimin e rrugëve me asfalto beton.

Në atë kohë u shtruan 14 km rrugë nga Ura e Mbrostarit Fier deri në Kolonjë me parametra

brenda standardeve shtetërore të asfalto betonit.

Në aktivitetin e punës studimore të sektorit shkencor përfshihen dhe studimet e kryera për

prodhimin e pllakave me rëra bituminoze.

Provat treguan se rerat bituminoze mund te shfrytezoheshin si material ndertimi per

asfaltimin dhe shtrimin e rrugeve duke prodhuar asfaltobeton, pllaka asfaltobetoni te forta si

dhe duke shtruar direkt rruget e dyta, te treta dhe rruget e lagjeve.

Page 23: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Nga eksperimentimet u prodhua rreth 40.000 pllaka të cilat u përdorën në sheshin kryesor

në qytetin e Fierit dhe që i rezistuan kohës ne nje afate të gjate.

Në këtë uzine u punësuan sëbashku me karrierën e nxjerrjes të rërës bituminoze rreth 300

punonjes.

Gjate punës së kësaj uzine u eksperimentuan shume paisje dhe makineri dhe u bënë shumë

përmiresime konstruktive.

Nga studimet dhe eksperimentimet e kryera në sektorin shkencor duke u njohur dhe me

përvojen kanadeze për përpunimin e rërave bituminoze u arrit në përfundimin se rërat

bituminoze të Shqipërisë ndahen në dy tipe kryesore:

1. Rëra bituminoze të lagura me ujë të cilat kanë një strukturë të veçant. Këto lloj rëre

përpunohen me teknollogjine me uje të nxehtë.

2. Rëra bituminoze të lagura me bitum ose naftë të cilat nuk kanë cipa ujë, këto lloj rëre nuk

përpunohen me teknologjinë me ujë të nxehtë.

Sektori Shkencor i rërave Bituminoze ka bashkëpunuar me disa kompani dhe institucione të

ndryshme si:

- Firma Globex – Ka marrë kampione dhe i dërgoi për eksperimentime në Alberta

L.T.D. Kanada,viti 1984, dërgoi një program bashkëpunimi për teknollogjin me Solvent.

- Kompania shtetëtore Rumune ROMPETROL-GEOMIN, ka dërguar specialistë të

cilët kanë bashkëpunuar me specialistët tanë, në vitin 1990.

- Instituti Bullgar i studimeve të rrugëve ka dërguar specialistë të cilët sëbashku me

specialistët tanë kanë marrë kampione për eksperimentim, në vitin 1992.

- Firma Zvicerane R.T.R-S.A. 6900 Lugano, nëpërmjet Makina Importit bëri një

kontrat, për kryerjen e eksperimentimeve laboratorike në vitin 1986.

Në vitin 1988 u dërguan 6 ton rëre bituminoze dhe u kryen eksperimentime në impiantet

pilote të kesaj kompanie në Sardenje.

Pas eksperimentimit ne vitin 1990 kompania dha një oferta për rikonstruksionin e Uzinës

së Rërave Bituminoze Kasnicë e cila nuk u pranuan nga Ministria e Energjetikës e asaj

kohe për mungese fondesh.

Me gjithë përpjekjet që u bënë edhe në bashkëpunim me firmat e huaja nuk u arrit që kjo

uzinë të vazhdonte punë me kapacitet dhe rendimentin e parashikuar sipas projektit.

Në vitin 1994 puna shkencore në këtë sektor u nderpre dhe impiantet u konservuan.

Në vitin 1997 ky sektor pësoi shume dëme, një pjese e dokumentacioneve dhe studimeve u

dogjen.

Mendojm se egziston perspektiva në shfrytëzimin dhe përdorimin e rërave bituminoze.

Kërkohet që të sigurohen investime në futjen e teknollogjive të reja në bashkëpunim me

kompanite e huaja për prodhimin e bitumit për asfaltimin e rrugëve dhe prodhimin e pllakave

prej asfalto-betoni.

Page 24: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Sikurse u përmend specialistet shqiptare kanë kryer mjafte studime e projekte zbatimi, një

pjesë e mirë e tyre kanë punuar per shfrytëzimin industrial të rërave bituminoze të Shqipërise.

Eshte rasti të përmëndim specialistet, Koço Pepo, Stilian Pili, Safa Kumbaro, Enver Karapici,

Petraq Kristofillaku, Ylli Gjoni, Ilia Loli, Milto Prendi etje

- Kombinati Perpunimit te Thelle te Naftes, Ballsh, një zhvillim i ri

për rritjen e cilësisëtë karburanteve

Kombinati Perpunimit te Thelle te Naftes (KPTHN) në Ballsh, u ndërtua në periudhën 1970-

1978. KPTHN-ja është projekt i një marrëveshje ndërqeveritare midis Republikës së

Shqipërisë dhe Republikes Popullore të Kinës.

Ajo u projektua nga Instituti i projektimit në Pekin dhe u ndërtua nën asistencën e këtij

institute që sot ka emrin Sinopec Enginering(SEI). Rafinerija shtrihet në një sipërfaqe prej 90

ha dhe përbëhet nga dy linja kryesore teknologjike, atë të përpunimit të lëndës të parë dhe

sigurimit të anës sasiore të nënprodukteve të naftës dhe atë të përmisimit të cilësisë.

KPTHN-ja u projektua të përpunoj nafta të rënda (60% naftë Ballshi +40% naftë Gorishti)me

përmbajtje të lartë squfuri rreth 6.112 % dhe 512 mg /l kripëra.

Kapaciteti përpunues i projektuar ishte 1 milion ton naftë bruto dhe 250000 ton karburante

që do të vinin nga rafineritëegzistuese.

Page 25: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 11: Pamje nga Kombinati Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh.

KPTHN-ja ka në vetvete gjithë impiantet e nevojshme teknollogjike të një skeme moderne të

të përpunimit të naftës si dhe gjithë sistemet ndihmëse.

Kapacitetet depozituese i KPTHN-se per lënden e pare jane 55000 m3, për gjysëm produkte

70000 m3, për produktet e gatshme (benzinë,gazoil, vajguri,GLN) 57000 m3dhe 30000 m

3

për vajrat lubrifikantë.

Në11 degët e karburantëve që shërbenin për marketingun e nënprodukteve të naftës kishte

rreth 65000 m3 kapacitete depozituese.

I vetmi terminal detar për eksportin e nënprodukteve të naftës në Vlorë ishte në dispozicion të

rafinerisë të naftës.

Me vënien në punë të KPTHN-se, u realizua rritja e pikës së shfrytëzimit të naftës bruto,

(prodhimi i produkteve me më vlerë, benzinë, vajguri e gazoil) nga rreth 25 %në impiantin e

distilimit primar, në 50% si dhe përmirësimi shumë i madh i cilësisë së benzinës, vajgurit

ndriçues, vajgurit të avionave dhe të gazoilit për automjete.

Vënia në punë e impiantëve të KPTHN-se, filloi me impiantin e distilimit atmosferik dhe atë

të koksifikimit të vonuar në dhjetor të vitit 1977 dhe më pas impiantet e tjerë sipas radhës

Page 26: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

teknologjike, impianti i hidrogjenit, hidropastrimit, platformingut, pastrimit të gazit dhe

prodhimit të squfurit.

Page 27: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë
Page 28: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 12: Pamje nga Reparti Prodhimit të Hidrogjenit.

Page 29: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë
Page 30: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 13: Pamje nga Reparti i Distilimit Atmosferik.

Figura 14: Pamje Repartit të Koksifikimit të Vonuar.

Në fund, në korrik 1978 u vu në punë edhe Impianti i Krekingut Katalitik dhe Polimerizimit.

Page 31: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Specialistët kineze që kishin ardhur për të drejtuar vënies në shfrytëzim të uzinës, jo vetëm

nuk dhanë eksperiencën e tyre, por nuk morën pjesë nëpërfundimin e plotë të provave me

ngarkesë për vënien nëshfrytëzim të uzinës.Por personeli inxhiniero teknik nuk u dekurajua

dhe nuk e lëshoi veten,ai mobilizoj forcat dhe arriti të vëre në kohë në shfrytëzim të gjitha

repartet e uzines,pa avari,duke arritur të gjithë parametrat e projektuar.

Nga kjo betejë personeli inxhiniero teknik i uzinës doli më i formuar e i vendosur,me më

shumë besim për të ardhme. Ai duke përgjithsuar eksperiencën e tij dhe duke njohur e zbatuar

të dhënat e shkencës dhe teknikes bashëkohore,ju fut me guxim problemeve të dala për

përsosjen e teknologjisë të prodhimit dhe shtimin e asortimenteve të reja.

Kështu realizimi i detyrave të prodhimit, arritja e treguesve të lartë ekonomik dhe financiar,si

gjatë vitëve të para,por edhe në vazhdim,ishin fryte i punës të teknikëve dhe inxhinierëve,i

përpjekjeve për vënien në jetë tënjë serë studimesh për përmirsime të proçesit

teknologjik,uljes të humbjeve, rritjen e pikës së shfrytëzimit,prodhimin e nënprodukteve të

reja etj.

Duhet theksuar se si gjatë lëshimit të parë dhe gjatë shfrytëzimit kanë lindur probleme që pa

zgjidhjen e tyre,nuk mund të garantohej puna normale uzinës dhe realizimi i detyrave të

caktuara.

Problemet qëu evidentuan kishin te bënin me natyrën e naftës shqiptare dhe sidomos

përmbajtjen e lartëtë gazit sulfhidrik, squfurit dhe kriprave, korrozionin shumë të madh në

ftohësat e benzinës së impiantit të distilimit,korrozionin nëpjesën e sipërme të kamerave të

koksit gjë e cila çoi nëzevëndësimin e tyre me material të veshur me çelik inoks,bllokimi i

shlemoreve të kamerave të koksit çdo gjashtë muaj,zevëndësimi i gazit të Divjakës me gas

nga vendburimet e tjera dhe më vone edhe me gaz koksi për prodhimin e hidrogjenit, gjetja e

katalizatoreve më të përshtatshëm për Impiantet e Hidropastrimit dhe të Platformingut duke

rritur cilësine e produkteve .

Page 32: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 15: Reparti i Hidropastrimit në Ballsh.

Në impiantin e distilimit atmosferik dhe koksifikimit u vu në punëturbokompresori i gazit me

gjysëm kapaciteti duke ulur humbjet dhe rritur sasinë e gazit djegës në rrjetin e uzinës,u

prodhua vajguri T 1 dhe TS 1,gazoili DS, asortimente këto që përdoreshin në fushën

ushtarake për mjetet e fluturimit ajror dhe lundrimit detar.

Page 33: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 16: Kolektivi i turnit në repartin e hidropastrimit.

Në impiantin e hidropastrimit u rrit kapaciteti mbi atë të projektuar, u realizua pastrimi i

benzinës me hidrogjen e cila uli konsumin e sodes mbi 6 herë,u prodhua sulfuri i natriumit

produkt shumë i rëndësishem për industrinë e letrës,u prodhua solvent ushqimor etj.

Në vitet nëvazhdim u vu në punë impianti i stabilizimit të benzinës dhe prodhimit te gazit të

lëngët në repartin e koksit,i cili më pas u pastrua nga squfuri në impiantin e pastrimit të gazit

dhe më pas shërbeu si lëndë e parë në repartin e polimerizimit për prodhimin e benzinës

polimere.

Në Repartin e Platformingut u arrit që të prodhohet benzina B70 e cila përdorej për mjetet e

fluturimit ajror në fushen e mbrojtjes,prodhimin e tretësave organik dhe benzinave me numër

oktani të lartë.

Page 34: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 17: Pamje e repartit të Platformingut.

Vetëm në vitet e para të punës numri nënprodukteve të prodhuara nga KPTHN-ja, nga 10

arriti në 22, produkte të cilat në atë kohë kënaqën më së miri nevojat e degëve të ndryshme të

ekonomisë.

Në repartet ndihmëse të KPTHN-se, u prodhuan pajisje e makineri tënjë shkalle vështirësie

shumë të lartë,si grupi i ingranazheve të pompave të presionit të lartë,pjesë këmbimi për

pompat e kompresorët, zëmra shkëmbyesish,pajisje të plota për uzinën dhe për të tretë etj.

Në 5 vitet e para KPTHN-ja, përpunoj më shumë se 4.3 milion ton naftë bruto dhe karburante

nga uzinat e tjera të naftës.

Gjatë viteve 1978-1983 KPTHN-ja, eksportoj 540000 ton virgin naftë, 270000 ton

gasoil,5000 ton squfur.

Vënia në shfrytëzim e KPTHN-se, solli një përmirsim të dukshëm cilësor të nënprodukteve të

naftës dhe jo vetëm u arrit në ate kohë të plotësoheshin nevojat e vendit por edhe një pjesë e

tyre të destinohej për eksport.

Numri asortimenteve për eksport në vitet në vazhdim u rrit.Me markën e KPTHN-së, u

eksportuan: benzoli, toluoli,ksiloli,gaz i lenget, squfuri etje.

Page 35: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Cilësia e këtyre produkteve në të gjitha rastet i përgjigjej kërkesave kontraktore dhe në asnje

rast nuk u bë pengesë për lëvrimin e tyre.

Humbjet në procesin teknollogjik u ulën deri ne 3 % nga 7 % që ishin në projekt duke marrë

me mijëra ton karburante më tepër të cilat rriten efektivitetin e punës të uzinës.

Me zbulimin e vendburimit të Cakranit në vijim të rritjes të shkallës së përpunimit të lëndëve

të para dhe prodhimit të sa më shumë produkteve nga uzina në vitin 1984 pranë KPTHN-së,

filluan të ngriheshin dhe merrnin jetë dy objekte të reja të rëndësishme, Uzina e Pastrimit të

Gazit dhe ajo e Prodhimit të Vajrave Lubrifikantë.

Uzina e pastrimit të gazit kishte një kapacitet të projektuar prej 1.5 milion m3gas/ditë dhe do

të plotësonte nevojat e ekonomisëme gaz teknologjik për prodhim hidrogjeni, gaz djegës dhe

squfur.

Për ndërtim-montimin eUzines se pastrimit të gazit, u përdorën 800 ton makineri,pajisje dhe

materiale te tjera.

Uzina e vajrave lubrifikante e cila ishte projektuar me naftë Cakrani, ishte e para në vendin

tonë.

Për ndërtim montimin e kësaj uzine u përdoren 8600 ton makineri,pajisje dhe materiale,u

montuan 60 rezervuare për depozitimin edhe ruajtjen e gjysëm produkteve,produkteve të

gatshme me një kapacitet të përgjithshëm prej 40000 ton.

Në përbërje të saj kishte 25 kollona fraksionimi,absorbimi dhe ekstraktimi,katër furra për

ngrohjen e lëndës së parë, 8 kompresora,një numër i madh pompash e shkëmbysash,vaskash

të ndryshme etj.

Në skemën teknologjike të Uzinës së Vajrave kishte 7 reparte teknologjike si distilimi në

vakum i mazutit,ku prodhoheshin 3 nga vajrat bazë,impianti i deasfaltizimit me propan ku

prodhohej vaj i katërt bazë ose “bright stocks”,ekstraktimi me furfurol ku largoheshin

hidrokarburet aromatik dhe përmirsohej indeksi i viskozitetit të vajrave,deparafinimi i cili

siguronte piken e ngrirjes ,impianti i hidropastrimit të vajrave, impianti blendingut të tyre dhe

pastrimit me dhera zbardhues.

Pas përfundimit të punimeve të ndërtim montimit të impianteve të kësaj uzine u kryen provat

pa dhe me ngarkesë në të gjitha makinerite edhe pajisjet në veçanti,deri në impiantet

komplekse.Kryerja e provave të vënies në shfrytëzim të impianteve të kësaj uzine me

teknologji të re,nxori në pah jo pak problem të karakterit teknik e teknologjik.

Por personeli inxhiniero teknik tregoi se jo vetëm ishte në gjendje të zotëronte arritjen e

teknikës bashkohore,por ti përmisonte dhe çonte ato me tej, në përputhje me kushtet konkrete

duke ja përshtatur teknollogjine lëndëve të para egzistuese.

Si rezultat i kësaj pune u arrit që provat të kryhen me sukses duke siguruar dhe përmisuar

treguesit e projektit si ata teknik e teknologjik ashtu edhe treguesit ekonomik dhe financiar.

Të gjitha këto nuk u arriten lehtë, vështirësit dhe problemet e krijuara u kapërcyen me punë

dhe djersë, ditën dhe natën,me organizime drejtim të përsosur të punëve nga personeli

inxhiniero teknik.

Page 36: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Fillimisht në impiantin e Blendingut i cili u projektua dhe u ndërtuanga specialistët e uzinës,

duke u nisur nga vajrat bazë të trajtuar edhe me shtesa do të prodhoheshin 16 lloje vajrash

lubrifikantë.

Ndërtimi i uzinës së vajrave lubrifikantë ishte një eveniment i rëndësishëm për industrinë e

përpunimit të naftës në vendin tonë.

Me vënien në shfrytëzim të kësaj uzine u arrit të prodhoheshin pothuaj të gjithë llojet e

lubrifikantëve që kërkonte ekonomia si për motora ashtu edhe për industrinë.Kapaciteti

prodhues i kësaj uzine ishte 30000 ton në vite.

Shqipëria arriti krahas karburanteve cilësore, të prodhonte vajrat e markës shqiptare duke

bërë të mundur jo vetëm plotësimin e nevojave të brendëshme por krijonte mundësi edhe për

ritjen e eksportit.

Qysh në vitin e parë të prodhimi pavarësisht ndryshimit të lëndës të parë u arrit që të

prodhohen 23000 ton vajra të ndryshëm ndërsa numri i asortimenteve u rrit me shpejtësi duke

kaluar numrin 40 lloje vajrash të një game shumë të gjerë.

Vënia në punë e kësaj uzine ka patur probleme të mëdha teknike të cilat u zgjidhën nga

mendja dhe përkushtimi i teknologëve shqiptarë pas largimit të atyre rumune.

Duke qënë që kjo uzinë ishte projektuar për të përpunuar mazut me origjinë naftën e

vendburimit të Cakranit, menjëherë pas provave të impiantëve u detyruam të përdorim si

lëndë tëpare mazut nga nafta e përzjerë që përpunohej në impiantin e distilimit atmosferik.

U desh të zgjidheshin një sërë problemesh, si zëvendësimi i pompave të fundit të kollonës së

vakumit pasi viskoziteti i produktit të fundit të kollonës me ndërrimin e naftës u rrit aq shumë

sa pompat sipas projektit rumun nuk ishin në gjendje ta tërhiqnin.

Një punë e vazhdueshme në këtë rafineri është kryer për ruajtjen e makinerive e pajisjeve nga

efekti i korrozionit, shërbimi i përditshëm, ndjekja dhe mbajtja e regjimeve teknologjike të

punës për zgjatjen e jetës të tyre ishin detyra të përherëshme të personelit inxhiniero teknik.

Disiplina që kërkon vetë teknologjia e prodhimit bëri që punonjësit e rafinerisë të dinin jo

vetëm të prodhonin por edhe tëdrejtonte dhe të aministronin.

Për këtë janë dekoruar me urdhëra e medalje punë shumë individ e kuadro e kolektiva të

veçantë si Ajet Ylli,Lavdosh Hameti, Qemal Varfi,Xhezmi Fetahu, brigada e shkarkimit të

koksit etj,.

Vlen të përmëndet përkushtimi i specialistëve të uzinës dhe personelit inxhiniero teknik në

përballimin dhe zgjidhjen në kohë të të gjitha problemeve teknike duke siguruar përpunimine

të gjithë naftës brut të prodhuar në vendin tonë dhe duke mos ndërprerë në asnjë çast

furnizimin e ekonomisë me produktet e naftës.

Page 37: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Në këtë kontekst duhet të përmendim persona të tillë si Ajet Ylli, kryeinxhinjeri i parë i

uzinës, Jorgaq Karandrea, kryetari i degës teknike, Koço Zvirina, kryeteknolog i uzines,

pergjegjesat e reparteve Petrika Ballauri,Mezan Sulejmani, Sali Kurteshi, Spiro Sofroni,

Jorgji Peshtani, Thoma Taka,Viron Vasili,Vasilika Karandrea, inxhinjerët teknologë Pellumb

Boriçi,Vangjel Haxhistasa,Nako Petro,Kastriot Gishti,Vladimir Qereshniku,Adem Sanxhaku,

Agim Shehu, Xhoxhi Kumani, Mihal Hudhra, Agim Yzeiri, Fiqiri Paja, Bilbil Nurja, Baftjar

Asllani,Petrit Jaze, Shkelqim Dalipi, Nuri Hado, Bajram Çela, Perikli Gjikuria, Vasil Nano,

Ismet Beqiraj, Ilirjan Manaj, Çuman Brahimaj, Dashnor Hoxha,Njazi Elezi, Agim Meçi,

Nimet Velija, Gezim Salillari, Burhan Yzeri, Gezim Aliaj, Migjen Xhaxha, Inxhinieret e

reparteve të mirëmbajtjes Foto Gjeci, Apostol Mici, Idris Lusha, Abedin Baboci, Spiro Pasko,

Merko Sulaj,Artur Beqo, Petraq Lika, Bilbil Saliaj,Robert Dhamo, Petraq Dhoska, Gezim

Goxhaj, Riza Doko,Refat Brahimllari etj.

Figura 18: Foto e nje grupi punonjësish te KPTHN Ballsh.

Me shume se 40 % e fuqisë punëtore te kësaj uzine ka qenë përbërë nga shoqet ku vlen të

përmëndet puna e inxhiniereve Liri Babani, Resmie Hoxha,Dallandyshe Shehu, Vojsava

Hudhra, Lejla Hysa,Dhoksi Bulo dhe teknollogeve Afërdita Mylka, Hamo Jahaj, Bukurie

Jazaj, Bete Heqimi, Lumturi Goxhaj, Xhuljeta Plaku, Burbuqe Sila, Xhemile Hoxha etj.

Meritë të veçantë kanë pasur edhe drejtuesit kryesorë të uzinës duke filluar nga Hasan

Hasani,Mirush Puto, Lavdosh Hametaj, Nako Petro etj.

Page 38: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Puna e specialistëve është mbështetur fuqimisht nga operatorët e impiantëve midis të cilët më

të spikatur kanë qenë Arqile Rrapi,Arqile Tupe,Rexhep Kile,Agur Jahaj, Xhevair Zifla, Bilbil

Zotaj, Asqeri Zyka, Gani Dushku, Sokrat Rista,Ilmi Pashaj,Margarit Bare, Kastriot Avduli,

Estref Qerimi, Sokrat Rista, Viktor Profka, Aleks Tupe, Ismet Braka, Mystehak Çakaj,

Mystehak Levanaj, Sotir Gjordeni, Mefail Xhafa, Baftjar Lamaj, Ajet Çela, Ylli Bare,

Muhamet Hoxha, Estref Qerimi, Ilirjan Xhanaj, Sami Xhaferri, Xhevdet Isufi, dhe të pasuar

nga brezi me i ri: Luan Metaetj., si dhe grupi i kamerave te koksit, Haxhi Cjapi, Sheme Putro,

Estref Muska, Mehmet Krasi etj.

Një mbështetje e fuqishme për punën e impianteve teknologjike kanë qenë dhe specialistet e

remontit mekanik ndër të cilët vlejn që të përmënden mjeshtra të tillë si Sokrat Dhamo,

Pelari, Pipi Topi, Qemal Bënja, Arqile Gjini, Bilbil Çela, Rexhep Ereqi, Petrit Dushi, Qerim

Lame, Reshat Hoxha, Iliaz Rizvani, Agim Harizi, Vladimir Kile, Faredin Ebeja, Shkelqim

Yzeiri, Pellumb Qorri, Skender Mesuti, Kostandin Zhuka, Engjell Hamataj, Shefqet Lamaj,

Drita Manari, Riza Toska, Dilaver Muharremi, Gjolek Isufi, Vasilika Rrapi, Astrit Muhameti,

etj.

Një homazh duam të bëjm në këtë ditë të shënuar për punonjësit që kanë dhënë jetën në krye

të detyrës si Valentina Guxo, Mysaret Velija, Xhevrije Koroveshi, Myqerem Paja, Shkëlqim

Muçaj.

Rafineritë e naftës ishin bërthamat e ndërtimit të shumë qyteteve,si Kuçova, Cërriku, Ballshi.

Në to kanë punuar shumë intelektuale dhe punëtor, teknik dhe inxhinier të cilët sollën

zhvillim, punësim, qytetërim dhe emancipim të këtyre qendrave.Ata ishin njerëzit më të

njohur që ndikuan në ecjen përpara të këtyre qyteteve.

- Hartimi i bazes ligjore per veprimtarite e perpunimit, transportimit

dhe tregtimit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te saj

Egzistenca e industrisë të përpunimit dhe shtimi i i nevojave për nënproduktenafte bënë që

në vitin 1999 për herë të parë të miratohet kuadri regullator ligjor përsubjektet që ushtrojne

veprimtarin hidrokarbure në vëndin tone.

Nëligjin Nr.8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të

gazit dhe nenprodukteve te tyre”,i ndryshuar,thuhet se“Shteti përcakton politikën e zhvillimit

të veprimtarive në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe

nënprodukteve të tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, në përputhje me nevojat e

Page 39: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

vendit, të mbrojtjes kombëtare dhe të sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomisë

se tregut.”

Në këtë ligj janë përcaktuar rregulla për licencimin dhe veprimtarinë e personave juridik si,

rafineritë e naftës dhe impiantet e përpunimit, naftesjellesa dhe gazsjellesa,shoqëritë e

tregtimit me shumicë, stacioneve të shitjes të karburantit etje.

Dispozitave të këtij ligji u nënshtrohen, pa asnjë dallim, të gjithë personat juridike, publike

ose private, vendas apo të huaj, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre përpunimin,

transportimin e tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Në këtë ligj përcaktohet se rafineritë e naftës janë persona juridike, të themeluara në formën e

shoqërive aksionare, të cilat me marrjen e licencës së koncesionit, kryejnë veprimtarin e

përpunimin e naftës bruto, duke prodhuar nënprodukte të saj.

Në ligjin 71/2014 vendosen kerkesat që duhet të plotësohen nga personat juridik për

licensimin e rafinerive të naftës dhe impianteve të përpunimit.

VKM nr. 19, datë 14.01.2015 “Për procedurat dhë kushtet për dhënien licencës të

koncensionit për rafineri nafte” shfuqizoj VKM nr.553 /2004duke përshtatur legjislacionin

dhe përcaktuar procedura të qarta për zhvillimin e veprimtarive të tyre

Cilësia e nënprodukteve të naftës është një çështje që tejkalon sferen e interesave të

prodhuesve të karburanteve dhe shoqërive të tregtimit me shumicë.

Ajo është një sfidë e vërtet për të siguruar që lloje të ndryshme të lëndëve djegëse, nga të cilat

ne varemi në jetën e përditëshme, të transportohen në vendin e duhur, në kohën e duhur në

përputhje me kërkesat cilësore sipas standardeve shtetërore. Zinxhiri i shpërndarjes dhe

ruajtjes së karburantit duhet të përmbushi kushtet për mos prishjen e cilësisë.

Direktivat e BE 98/70/CE, 2003/17/CE, ndryshuar me 2009/30/EC kanë fiksuar limite të reja

për karakteristikat e benzinës dhe gazoilit që kanë të bëjnë me rrezatimet e gazrave në

atmosferë.

Karakteristikat e marra në konsideratë kanë të bëjne si me përbërjen, ashtu edhe me

efikasitetin e tyre. Këto direktiva janë pranuar dhe nga Shqipëria si vend që aspiron ti

bashkohet Unionit Europian.

Me vendime qeverie janë përcaktuar si rregulla teknike të detyrueshme për zbatim si vlerat

kufizuese të squfurit, plumbit, olefinave,aromatikeve, benzenit, hidrokarbureve policiklik

aromatik, ujit, oksigjenatëve dhe tregueseve të tjerë cilësorë për nënproduktet e naftës që

mund të vihen në qarkullim në territorin e Republikes te Shqiperise.

Në zbatim të nenit 23 të ligjit nr.8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe

tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, jane miratuar VKM nr.147,

datë 21.03.2007 “Për cilësinë e lëndëve djegëse, benzine dhe diezel”, dhe VKM nr. 781, datë

14.11.2012 “Për cilësinë e disa lëndëve të djegshme, të lëngshme, për përdorim termik, civil

e industrial, si dhe për përdorim në mjetet e transportit ujor (detar, lumor dhe liqenor)

Përgjegjësia e organizmave shteterore është që të sigurohet marrja e besueshme dhe efikase e

produkteve cilësore të rregulluara duke maksimizuar vlerën në mënyre transparente, me kosto

efektive dhe të barabartë për palët e interesuara, të cilat zhvillojnë veprimtari në tregun e

Page 40: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

brëndëshëm dhe atë nderkombëtare, sipërmarrësëve të përfshirë në prodhimin, eksportin dhe

importin e nënprodukteve të naftës.

Çështjet teknike që përfshijnë lëndet djegëse për konsumatorët mbulohen me ligj nga ISHTI i

cili inspekton cilësinë dhe merr mostra gjatë gjithë zinxhirit të shpërndarjes primare nga

rafineritë në terminale, magazinimin e produkteve, transportin me tubacione, me automjete,

shitjen e tyre në stacionet e karburantit etj.

Për zbatimin e detyrave funksionale të përcaktuara me ligj, shteti ka në dispozicion të gjithë

logjistikën teknike dhe të burimeve njerëzore për të realizuar marrjen e mostrave në vendet

apo enët ku kërkohet, në përputhje me aktet nënligjore.

Të gjitha produktet e importuara testohen për specifikimet e tyre, duke përdorur metoda

standarde të pranuara ndërkombëtarisht. Nënproduktet e naftës të importuara shoqërohen me

çertifikatë cilësore dhe plotësojnë standardet e miratuara.

Çertifikatat e cilesisë janë lëshuar nga laboratorë te akredituar të pajisura me aparatura

bashkohore.

Pavaresisht perceptimit ne besojmë tek cilësia e produkteve dhe shërbimi që ofrojmë

institucionet shteterore përfaqëson një vlerë te kredibilitetit në marrëdhëniet e biznesit me

klientët, duke kryer në këtë mënyrë detyrat ligjore për të përmbushur kërkesat ndaj tyre, për

të verifikuar përputhshmërine dhe identifikuar mundesitë e biznesit.

- Ç’farë solli privatizimi????…

Kompania shtetërore “ARMO” u themelua në vitin 1999 pasi qeveria vendosi në atë kohë

ndarjen e kompanise te naftes Albpetrol Sh.a në tre kompani, prodhimit, rafinimit dhe

shërbimeve.

Për fat të keq gjendja e industrisë përpunuese në vendin tone është në ditët më të këqija.

Shkaterimi i industriesteperpunimit të naftes pas viteve ‘90 është një nga demet me i medha

që i është shkaktuar kombit shqiptar.

Në asnjë vënd ish komunist nuk ndodhi ajo që ndodhi në Shqipëri ku pasuria kombëtare u vu

në gijotine.

Ajo që u tha se për të ndërtuar ekonominë kapitaliste duhej të shkatërohej ajo socialiste ishte

shumë vulgare dhe fyese për shqiptaret.

Page 41: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Privatizimi i rafinerive të Ballshit dhe të Fierit nuk rezultoi siç ishte parashikuar.Pronarët e

rinj vetëm i shfrytëzuan këto rafineri duke mos bërë investimet e parashikuara në kontratën e

privatizimit.

Shfrytëzimi për një periudhë 40 vjeçare dhe mosfunksionimi i repartit të shkripëzimit për një

kohë të gjatë kanë bërë që shumë pajisje e linja teknologjike të konsumohen si rezultat i

përmbajtjes të lartë të agjentëve korrodiv.

Në këto vite të punës të uzinës me përjashtim të kamerave të koksit qe u zevëndësuan përpara

viteve 90 , nuk janë bërë zëvendësime të pajisjeve të mëdha.

Disa nga pajisjet e Krekingut Katalitik janë përdorur në reparte të tjera, Reparti i

Polimerizimit u shëndrua për prodhim solventi, Impianti i Platformingut u kalua në

konservim, ndërsa Uzina e Vajrave Lubrifikante, me përjashtim të Impiantit të Distilimit në

Vakum që realizon prodhimin e bitumit u ndalua, dhe është zhveshur plotësisht.

Impianti Stabilizimit të benzinës të koksifikimit dhe përfitimit të gazit të lëngët në Impiantin

e Koksifikimit është jashtë pune duke rritur humbjet teknologjike të rafinerisë dhe ndotur

mjedisin.

Pajisjen për transporterin dhe formimin e squfurit u çmontuan dhe u shitën.Skema

teknologjike e pastrimit të ujrave rafineris nuk plotëson kërkesat mjedisore dhe normat

higjeno sanitare.

Ujrat acide dhe mbetjet teknologjike të cilat duhet të riciklohen shkarkohen në lumë.Në këtë

sistem kërkohen ndërhyrje thelbësore.

Rregjimet teknologjike të reparteve kanë vështirësi për t’u mbajtur në një regjim normal

pune.

Situata aktuale nuk i përgjigjet parametrave të projektuar dhe numrit të produkteve.Kostua e

prodhimit është e lartë.

Kontrollet periodike të gjendjes teknike janë të pamjaftueshme dhe nuk ka garanci për

integritetin mekanik të makineri e pajisjeve,në reparte teknologjike dhe parqet e rezervuarëve

kërkohen riparime kapitale. Investimet kanë shërbyer vetëm për vazhdimësin e punës dhe nuk

i kanë shërbyer prespektivës.

Investimet e kryera për komandimin automatik të proçesit teknologjik në disa reparte janë të

pamjaftueshme.

Page 42: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Cilësia e prodhimit të produkteve me përjashtim të gazoilit dhe bitumit është problematike

dhe nuk mund të konkuroj në tregje.

Lënda djegëse që konsumohet për nevoja vetijake në rafineri dhe TEC ështëme përmbajtje

squfuri 3-4 % gjë e cila bie ndesh me direktivën 1999/32/EC.dheVKM nr.781 .

Për furnizimin me avull të uzinës dhe për të rritur pavarësinë e saj shoqëria ARMO sh.a e ka

të nevojëshme të investojë në brendësi të uzinës për ndërtimin e dy kaldajave me kapacitet 60

ton avull në orë pasi shpenzimet për mbajtjen e TEC-it janë shumë të larta.

Figura 19: Pamje e TEC-it Ballsh

Me përfundimin e gazësjellësit TAP transferimi i TEC-it tek CEZ do të ishte një mundësi e re

për prodhim energjie elektrike për sistemin energjitik.

Burimet e lëndës të parë dhe shpërndarja e produkteve të gatëshme kanë një rol jetik në

rentabilitetin e rafinerisë.Kostot e vazhdueshme në zinxhirin e funksionimit kanë ndikuar në

efektivitetin e saj.

Furnizimi me lëndë të parëi rafinerisë më parë sipas projektit bëhej me tubacione nga stacioni

i përgatitjes të naftës bruto në Usoje i cili sot është jashtë përdorimit.

Page 43: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Rrjeti i transportit nga vendburimet në stacionet e grumbullimit, dekantimit deri në rafineritë

e naftës ka qenë mbuluar nga kompania e naftës Albpetrol sh.a. Ky rrjet ka patur

infrastrukturën e tij, të pajisur nga tubacionet, parqet e rezervuarëve, stacionet e pompimit,

pajisjet kontrolluese e matëse etj.

Ky sistem unik ka qënë i projektuar për të siguruar një punë normale të uzinave të përpunimit

dhe kur ato punonin me kapacitet të plotëderi në 7000 ton në ditë ose 2.5 milion ton naftë në

vitë.

Një tubacion që transportonte deri 5000 ton naftë në ditë ka qenë i lidhur me Vlorën për

eksportin e saj.

Rjeti i tubacioneve të transportit të naftës ka patur një gjatësi 200 km dhe ka qenë i

përqëndruar në zonat naftëmbajtëse,ndërsa ai i nënprodukteve rreth 180 km dhe përfshin

rrjetin e gjysëm produkteve që do të transportoheshin për hollues nëvendburime ose për

përpunim të mëtejshëm në rafinerinë e naftës në Ballsh,produkteve të gatëshme që prodhohen

nga rafineritë e naftës për tregtim ose për eksport.

Një tubacion prej 52.5 km i gjatë shërben për transportimin e virgin naftës nga rafinerija në

depozitat e Nartës nga ku prej terminalit të saj eksportohej, ndërsa një degëzim shkonte në

uzinën e plehrave kimike si lëndë e parë në proçest kreking për marrjen e hidrogjenit dhe

prodhimin e amoniakut i cili ishte i nevojshëm për prodhimin e plehrave azotike.

Shumica e tubacioneve të mësipërme dhe stacioneve të pompimit u grabitën në vitin 1997 ose

janë jashtë përdorimit për shkak të amortizimit.

Është rastë i veçantë që rreth 2.2 milion ton naftë bruto dhe produkte të gatëshme në vite nuk

transportohen me tubacione dhe as me hekurudhë, por me automjete duke krijuar premisa për

ndotje mjedisi dhe rrezik për komunitetin.

Është e papranueshme që uzina të tilla të cilat përpunojnë sasi të mëdha të naftës bruto, të

furnizohem me makina jo vetëm për shkak të kostove të transportit i cili është një

dizavantazh shumë i madhë,por edhe të rrezikut që mbart ky lloj transporti për sigurinë

publike.

Shteti duhet t’u kërkoj kompanive të naftës që për të shitur sasitë e prodhuara të tyre në vend

ose eksport duhet të investojnë në transportin me tubacione.

Shpërndarja e produkteve të gatëshme me projekt kryhej me autoçisterna dhe hekurudhë.

Page 44: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Eksporti i produkteve kryhej nëpërmjet terminaleve.Eksporti i virgin naftës sipas projektit

kryhej nëpërmjet teminalit në Nartë në Vlorë ku kjo shoqëri zotëronte kapacitete depozituese

35000 m3.

Nafta brute që prodhohet sot nëShqipëri është e rëndë e natyrës asfalto rrëshinore me

përmbajtje të lartë squfuri dhe metalesh gjë që e bënë atë të përshtatëshme për prodhim

bitumi.

Prodhimi i saj vitet e fundit është rritur dhe ajo kryesisht është eksportuar.

I vetmi investim serioz në fushën e përpunimit i realizuar pas viteve ‘90 është Rafinerija e

Naftës e ndërtuar në ish Kombinatin Metalurgjik nga kompania RBH Beline Sh.a.Ky

investim i cili eshte miratuar me VKM nr. 808, date 16.11.2016 kap vlerën 12 milion

dollarëve.

Në skemën e saj përfshihet një impiant i kombinuar i distilimit atmosferik dhe distilimit në

vakum me kapacitet 200000 ton naftë në vite.

Figura 20: Rafinerija e Naftës R.B.H. Beline në ish Kombinatin Metalurgjik, Elbasan

Page 45: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Figura 21: Pamje nga Estakada e Pompave në R.B.H. Beline, Elbasan.

Duhet theksuar se kjo rafineri ne nivelin e zgjidhjes teknologjike dhe skemës të saj është

bashkohore dhe do tëkënaqi të gjitha kushtet, e cilësisë të prodhimit,kushteve të punës dhe

sidomos të raporteve të saj me mjedisin.Të gjitha pajisjet janë të çertifikuara sipas

standardeve të BE për rafineritë dhe impiantet e kësaj kategorie.Kjo rafineri ka të gjitha

elementët përkatës të një moduli rafinerie siç janë furrat e ngrohjes,kollona atmosferike e

distilimit primar , kollona e vakumit për prodhimin e bitumit .

Furrat janë projektuar me fuqi të madhe ,po ashtu diametri dhe konstruksioni i brëndëshëm i

kollonave të distilimit , shkembyesat e nxehtësisë ,ftohësat dhe në tëresi të gjitha pajisjet

teknologjike sipas skemës të rafinerisë.

Të gjitha materialet e pajisjeve dhe makinerive të tjera si pompa ,aparate kipi janë sipas

standardit për rafineritë.

Në mënyrë që të sigurohet operimi i saktë dhe i sigurtë , nënprodukte me cilësi të lartë

rafinerija kontrollohet me sisteme alarmi per çkyçjen e proceseve të veçanta në përputhje me

regullat dhe masat e nevojëshme për të parandaluar aksidentet e mundëshme.

Projekti i rafinerisë parashikon matjen e lëndëve të para ,produkteve të gatshme si dhe të

gjitha lendëve ndihmëse dhe reagentëve të nevojëshme për zhvillimin e proçesit teknologjik.

Page 46: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Prodhimi i llojeve të ndryshme të bitumit prej kësaj rafinerie do të ndihmoj që vendi jonë të

zëri pozicionin e duhur në tregun rajonal.

Në se nafta bruto e prodhuar në vitin 2017 do të ishte përpunuar në rafineritë e naftës në

vendin tonë prej saj do të prodhoheshin 700000 ton bitum me një vlerë të përgjithëshme mbi

250 milion dollarë.

Mendojm se trajtimi i këtij produkti për eksport nëpërmjet terminaleve detare, është një

mundësi e mirë për shtimin e prodhimit të tij.

Një rafineri tjetër me kapacitet 150000 ton në vitë naftë bruto për prodhim bitumi pranë ish

Uzinës të Plastmasit në Lushnje, ka hyrënë shfrytëzim në kohët e fundit. Liçenca e

koncensionit për këtë rafineri është miratuar me VKM nr.355, date 10.05.2016.

Figura 22: Pamje rafinerise AM Oil sh.a, Lushnje.

Rekomandime ….

Sot vlera e një nafte në tregun ndërkombëtar reflekton karakteristikat e saj të cilësisë të cilat

janë densiteti dhe përmbajtja e squfurit.I pari lidhet me potencialit e produkteve të bardha,

Page 47: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

ndërsa e dyta me mbrojtjen e mjedisit.Specifikimet e mësipërm përcaktojnë koston e

prodhimit të naftës brute.

Shpenzimet në një rafineri nafte varen nga kapaciteti përpunues,lloj i lëndës të parë,

kompleksiteti i skemës teknollogjike dhe produktet përfundimtare që priten të merren.

Një rafineri nafte duhet të ketë fleksibilitet në burimet e furnizimit me lëndë të parë,

prodhimin e tyre sipas nevojave të tregut dhe shpërdarjen e produkteve.

Duket se rafineritë e privatizuara nuk mund të konkurojnë sot në ekonominë e tregut dhe

për këtë arsye nuk mund të mbahen në punë dhe të modernizohen nga pronarët aktuale.

Të gjitha sa permendëm më sipër jane dizavantazhe për naftën broto që prodhohet në vend.

Lidhur me prespektivën e kësaj industrie do të thoja që shpresat janë në gjetjen e

vendburimeve të reja me një naftë brut me cilësi më të mira si dhe gjetje e investitorëve

strategjik ,të huaj seriozë dhe të fuqishëm për të kthyer të paktën rafinerinë e Ballshit në një

rafineri moderne e aftë të konkurojë në tregun e karburantëve në vendin tonë.

Të dhënat e mësiperme tregojne se ndertimi i nje rafinerije te re do të ishte e mirëpritur në

tregun shqiptar dhe atë rajonal. Ndërtimi i saj do te arrij objektivat e meposhteme:

- Të plotësojë defiçitet që krijohen në treg për nënprodukte nafte në sasi dhe cilësi.

- Ti garantoj vëndit në pozicionin e importuesit produkte në përputhje me kërkesën.

- Të mbajë në Shqipëri valuten e huaj dhe vlerën e shtuar që transferohet jashtë vendit

për shkak të importit.

- Ti garantoj ekonomisë vlerën e shtuar si për prodhimin ashtu edhe për përpunimin e

naftës bruto.

- Të krijoj punësim, llogjistik etj.

- Të japi një kontributë financiar të ndjeshëm në ekonominë kombëtare, duke përfituar

më shumë taksa për pushtetin qëndror dhe lokal.

- Të përfitoj monedhë të huaj dhe të krijoj vlerë të shtuar nga eksporti i produkteve në

përputhje me koniukturat e tregut ndërkombëtar.

Vlerësimi i vëndndodhjes duhet të jetë një prioritet i lartë. Ajo mund të jetë në bregdetin e

Semanit pranë fushave naftëmbajtëse të Shqipërisë, por edhe në Porto Romano, zonë e cila

është miratuar nga qeveria shqipëtare si park energjitik, territor ku zhvillojnë veprimtarinë

e tyre të gjitha kompanitë e marketingut që operojnë në tregun shqipëtar, por edhe ne

Kosovë.

Nëpërmjet terminalit të saj rafinerija krahas përpunimit të naftës shqiptare, jo vetëm do të

importoj lëndë të parëtë zgjedhur me përmbajtje të ulët squfuri dhe të pasur me karburante,

por do të bëj edhe eksportin e nenprodukteve te naftës.

Page 48: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

Për të konkuruar në tregje kapaciteti i saj mendojm se duhet të jetë më shumë se 4 milion

ton naftë në vitë.

Një vendim i drejtë dhe i mirë për këtë lloj investimi duhet të ballancoj konfigurimin e

rafinerisë me konkurencen llogjistike.

Nafta do të luaj një rol themelor në përmbushjen e kërkesave në të ardhmen për energji duke

nxitur rritje ekonomike të vendit edhe në dekadat që vijnë.

Por rafineritë e naftës duhet të prodhojnë për konsumatoret benzinë dhe naftë më të pastër

për tu përdorur në mjetet e transportit.

Mqn kërkesat e karburantit për automjete kanë ndryshuar, për ti bërë ato me efikase për të

prodhuar me pak emetime, industria e rafinimit duhet të përmbushi me sukses kërkesën

për prodhuar lëndë djegëse të pastra.Në fakt perbushja e kërkesave të reja për emetimin e

gazrave nga automjetet është plotesisht e mundur nëpërmjet përmisimeve që mund të vinë

nga rafineritë tona.

Një industri e fortë e rafinimit është thelbesore për energjinë dhe sigurinë ekonomike të

vendit.

Shteti duhet të mbështesi projektet e infrastrukturës duke i detyruar kompanitë e prodhimit

te naftës që tu kthehen skemat të transportit me tubacione të naftës dhe nënprdukteve të saj

gjë që do te riste efikasitetin e rafinerive të naftës.Shpenzimet që kryhen në sektorin e

naftës dhe nënprodukteve të saj do të çlironin fonde aq të medha që do të ndikonin

ndjeshëm në sektorë të tjere

Këto mundësi mund të rikrijohen, kuadrot e reja të cilët janë të etur për dije duhet të jenë

ambicioze qe me zgjuaresi dhe punë të përçojne traditat më të mira të brezave të mëparshëm,

për ringritjen e këtij sektori, i cili jo vetem do të zhvilloj ekonominë kombëtare,por do te

përkthehet në standard jetese dhe mirëqënie përshqipëtarët.

Kjo është një histori e shkurtër e përpunimit të naftës Shqiptare, e cila jo vetëm duhet të na

bëj krenar të gjithë, por edhe të njihen nga brezat që do vinë .

Ky simpozium është një mesazh për ditët e sotme, për këtë pasuri kombëtare që duhet të vihet

në shërbim të eknomisë, pasi ky vend ka nevoj përprogramim dhe ndërgjegjësim për

ringjalljen e vlerave të profesionalizmit të lartë dhe mbi të gjitha për dashurinë për vendin

dhe patriotizmin e spikatur tëShqipëtarëve.

Page 49: ZHVILLIMI I INDUSTRISE TE PERPUNIMIT TE NAFTES, NJE ... · proçeseve teknologjikë të ndarjes fizike dhe termo-kimike Ato përbëhen nga shumë impiante të cilat transformojnë

AUTORE

AJET YLLI ,

NAKO PETRO ,

ISMET BEQIRI

KASTRIOT GISHTI ,

SHPETIM NISHANI