Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks7.pdf ·...

12
5/14/2017 1 Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve Th.Korini, 2017 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave Master Gjeologji Inxhinierike Leksioni 7 AJRIMI I PUNIMEVE NENTOKSORE Ajri i minierës ( AM ) , ashtu si edhe ajri atmosferik , sipas perberjes përfaqeson nje perzjerje te avujve te ujit dhe gazeve qe futen si rryme e paster nga siperfaqja e tokes ne miniere per ajrimin e punimeve minerare , te cilat permbajne pothuajse gjithnje nje sasi pluhuri. Ajri atmosferik ( AA ) permban ne vellim rreth : 78.10 % azot ( N 2 ); 20.93 % oksigjen ( O 2 ); 0.04 % gaz karbonik ( CO 2 ); 0.93 % hidrogjen, argon, kripton, neon, ksenon helium etj. Ndryshimet e ajrit atmosferik, gjate levizjes neper punimet minerare, ndikojne ne menyre te ndjeshme ne perberjen e ajrit te minieres. Per shkak te ndotjes nga perzjerjet e gazta te formuara nga shperthimi i lendeve plasese, gazeve helmuese qe lirohen nga shkembinjte , djegejes se llampave me flake te hapet dhe te tjera procese ndodh gradualisht rritja e permbajtjes se gazit karbonik dhe azotit, paksimi i permbajtjes se oksigjenit, ndryshimi i lageshtise , temperatures dhe vetive te tjera fizike.

Transcript of Elementë të Teknologjisë së GërmimittëShkëmbinjvekorini.dibmin-fgjm.org/tgLeks7.pdf ·...

5/14/2017

1

Elementë të Teknologjisë së Gërmimit të Shkëmbinjve

Th.Korini, 2017

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Ma

ste

r G

jeo

log

ji In

xh

inie

rik

e

Leksioni 7

AJRIMI I PUNIMEVE NENTOKSORE

Ajri i minierës ( AM ) , ashtu si edhe ajri atmosferik , sipas perberjespërfaqeson nje perzjerje te avujve te ujit dhe gazeve qe futen si rryme e paster nga siperfaqja e tokes ne miniere per ajrimin e punimeve minerare, te cilat permbajne pothuajse gjithnje nje sasi pluhuri. Ajri atmosferik ( AA ) permban ne vellim rreth :78.10 % azot ( N2 ); 20.93 % oksigjen ( O2 ); 0.04 % gaz karbonik ( CO2 );0.93 % hidrogjen, argon, kripton, neon, ksenon helium etj. Ndryshimet e ajrit atmosferik, gjate levizjes neper punimet minerare, ndikojne ne menyre te ndjeshme ne perberjen e ajrit te minieres. Per shkak te ndotjes nga perzjerjet e gazta te formuara nga shperthimi ilendeve plasese, gazeve helmuese qe lirohen nga shkembinjte , djegejesse llampave me flake te hapet dhe te tjera procese ndodh gradualishtrritja e permbajtjes se gazit karbonik dhe azotit, paksimi i permbajtjes se oksigjenit, ndryshimi i lageshtise , temperatures dhe vetive te tjera fizike.

5/14/2017

2

Shkalla e papastertive ose ndotjes se ajrit ne punimet minerare varetkryesisht nga disa faktore siç jane :

1.gazmbajtja e mineralit dhe e shkëmbinjve që rrethojnë punimet;

2.sasia e ajrit qe leviz nëpër punimet minerare ;

3.gjatesia e punimeve minerare;

4.aftesia e mineralit per te thithur oksigjen dhe për tu oksiduar;

5.llojet e proceseve të prodhimit.

Ajri qe ajros punimet minerare behet me i papaster ne ato raste kur :

1.shpejtesia e levizjes se ajrit eshte e vogel;

2.e njejta rryme e ajrit kalon neper nje rruge te gjate.

Ajri i papaster permban sasi te tjera te oksigjenit , gazit karbonik ,azotit ne krahasim me ajrin atmosferik , prandaj ajri i minieres mund tekonsiderohet i perbere nga keto tre pjese :

Ajri minieres = Ajri atmosferik + Gazet aktive + Ajri vdekur ( AM =AA + GA + AV )

Gazet aktive (GA ) jane te gjithe gazethelmues oseshperthyes qe lirohen ose formohen ne punimet nentokesoredhe qe i bashkohen ajrit te minieres.

Ajri i vdekur ( AV) eshte perzjerja e gazit karbonik dhe azotitte ndodhur ne ajrin e minieres ne sasi me te madhe se sa neajrin atmosferik. Ajri i vdekur eshte ajer qe ka humbur plotesishtoksigjenin.

Ne punimet minerare perberja e ajrit te vdekur ndryshonnga disa pjese te perqindjes ne 20 % , kurse ne punime teizoluara deri ne 80 – 90 % .

Ajrimi i minierave nentokesore eshte me rendesi temadhe sepse i sherben sigurimit te sasise se nevojeshmete ajrit te paster per njerzit, me qenese ato komunikojneme siperfaqen e tokes me numur te kufizuar punimesh qekalojne ne shkembinj pothuajse te papershkushem ngaajri, dhe nga ana tjeter me kalimin ne thellesi te tokes rritettemperatura e shkembinjeve.

5/14/2017

3

Përbërësit e ajrit të minierës:

Oksigjeni ( O2 ) eshte nje nder perberesit kryesore te ajrit te minieres si gaz pa ngjyre, pa ere dhe pa shije, me peshe specifike 1.105 ( ndodhet ne ajrin atmosferik 21 % si vellim dhe 23 % si peshë ).

Arsyet kryesore të paksimit të përmbajtjes së oksigjenit janë :

• proceset e oksidimit te ngadalte te substancave te ndryshme organike ( qe kane ne perberjen e tyre bashkime te karbonit me elemente te tjere sip. sh. lenda e drurit ) dhe inorganike ( qe jane komponime kimike temetaleve si kripra, okside te ndryshme , minerale , shkembinj etj ), zjarretnentokesore, eksplozionet e gazit metan dhe te pluhurit.

• bashkimi ne ajer i gazeve ne gjendje te gatshme ne punimet minerare nga shkembinjte rrethues , qymyri etj si CH4 , CO2 etj.

Arsyet dytësore janë :

• frymemarrja e njerzve,

• llampat me flake te hapet,

• motorat me djegeje te brendeshme.

Përmbajtja e oksigjenit në ajrin e minierës , në përshtatje me rregulloren e teknikes se sigurimit duhet te jetë jo me pak se 19 % .

Azoti ( N2 ) eshte gaz pa ngjyre, pa shije dhe pa ere, me peshespecifike 0.97 . Eshte neutral ndaj proceseve te frymemarrjes dhedjegejes , tretet me veshtiresi ne uje, por rritja e tij ben qe tepaksohet oksigjeni dhe paraqet rrezikshmeri. Shkaqet e rritjes sepermbajtjes te azotit ne ajrin e minieres mund te jete lirimi i tij ngashkembinj e minerale si edhe punet me lende plasese ( 1 kgbarut jep 87 litra N2 kurse 1 kg amonit jep 135 litra N2 ),nganjehere lirohet ne trajten e shatervaneve bashke me gazin metandhe perben 80 % ose me shume te vellimit te te gjithe gazeve .

Në pergjithesi në punimet që janë në funksionim përmbajtja eazotit qëndron thuajse normale ( 79 % ) ose bile ulet pak meposhte.

Në punimet qorre ne ngjitje të cilat për kohë të gjatë nuk janëajrosur mund të takohen sasi më të mëdha azoti për shkak tekonsumimit të oksigjenit dhe uljes poshte te CO2 .

Përmbajtja e azotit në ajrin e minieres ndryshon prej 77 % derine 81 %.

5/14/2017

4

Në atmosferen e minieres , gazi karbonik lirohet nga:

•shkembinjte dhe mineralet ne trajte te gatshme ose edhe gjate oksidimit tengadalte te qymyrit dhe dekompozimit te shkembinjeve karbonatike nen veprimin eujrave acide te minieres apo te kalbjes se drureve te armatures.

•Frymemarrja e njerezve ( çdo punetor liron 50 litra/ore CO2 ), puna e motoreve medjegeje te brendeshme, puneve me lende plasese ( 1 kg barut me 75 % squfur jep120 litra CO2, kurse 1 kg dinamit jep 250 litra CO2 ).

•Zjarret dhe eksplozionet e ndryshme qe mund te ndodhin ne miniere.

Në minierat e ajrosura mire permbajtja e CO2 nuk i kalon 0,25 % - 0,30 %.

Rregullorja e teknikes se sigurimit kerkon qe CO2 te mos kaloje madhesine1 % në volum, sasi kjo jo e demshme, keshtu ne rrymen e ajrit te punimeve qemund te ndodhen njerezit te permbahen jo me shume se 0,5 % ndersa ne rrymen epergjitheshme qe del nga miniera 0, 75 %.

Gazi karbonik eshte ngacmues i qendres se frymemarrjes , prandaj me rritjen epermbajtjes ne ajer ndodh shpeshtimi i frymemarrjes. (për 3 % CO2 frymemarrjadyfishohet).

Gazi karbonik ( CO2 ) eshte pa ngjyre, me shije te dobet te athet , nukndihmon frymemarrjen dhe djegejen, ka peshe specifike 1.52 prandajgrumbullohet ne pjesen e poshteme te punimeve duke qene i panevojshemper veprimin e ajrimit.

Oksidi i karbonit ( CO ) është gaz pa ngjyre , pa ere dhe shije,me peshe specifike 0.97 , shpërthen per perqendrim 12.5 – 75 % dhekur temperatura e ndezjes se perzjerjes shperthyese me ajrin eshte630 o – 810 o C. Tretet me veshtiresi ne uje ( 3 vellime CO treten ne100 vellime uje ). Oksidi karbonit është gaz që digjet me flakë boje qielli, duke uçliruar gazi karbonik dhe nje sasi nxehtesie si me poshte :2 CO + O2 = 2 CO2 + 5660 KKal nga 1 kg C Oksidi karbonit eshte gaz shume helmues mbasi ka aftesine tebashkohet me rruazat e kuqe te gjakut ( ose hemoglobinën ) 250– 300 here më lehte se sa mund te bashkohet me oksigjenin dhe sebashku me oksid hemoglobinen( hemoglobine + oksigjen ) qarkullonoksid karboni hemoglobine ( hemoglobin + oksid karboni ) qe nuklejon te funksionoje gjallerisht organizmi dhe njeriu ndjen mungese temadhe per oksigjen. Koha e sigurtë e qëndrimit llogaritet me formulen empirike (Henderson – Haggard ) :

T = 3 / B , oreKu: B – permbajtja e CO ne te qindat pjese te perqindjes . Kjoformule eshte e vlefshme

per permbajtje te CO nen 0.4 – 0.5 %.

5/14/2017

5

Gazi sulfidrik ( H2 S ) eshte gaz me ere te mprehte, pesha specifike e tij 1.19; per perqendrim 4.3 45.5 % formon perzjerje qe jo vetem digjet por edhe shperthen. Ne miniera formohet gjate kalbjes se lendeve organike, dekompozimit te piritit dhe gipsit nga veprimi i ujit, gjate djegejes se shtreses se qymyrit, puneve me lende plasese ( shperthim jo i plote ) dhe djegeja e fitilit zjarrpercjelles. Gazi sulfidrik çlirohet nga shkembinjte dhe mineralet e dobishem se bashku me gaze te tjere ( ne vendburime qymyri, te kripes se gurit, naftes dhe seres ) por dhe nga burime te tjera te mineraleve qe takohen nga punimet. Nganjehere ne çarjet dhe boshlleqet grumbullohet sasi e madhe gazi sulfidrik qe gjate parashpenies se balleve dhe puneve me lende plasese ky gaz mund te shpertheje furishem. Gazi sulfidrik tretet mire ne uje , keshtu ne kushte normale ne nje vellim uje treten rreth 3.24 vëllime gazi sulfidrik. Gjate levizjes ne punimet me uje duhet treguar kujdes kur ne ajer ndjehet era e gazit sulfidrik mbasi per trazimin e ujit ky gaz mund te çlirohet. Perqendrimi i madh i H2S në atmosferen e punimeve minerare zoteron veprim helmues mbasi ai demton indet e frymemarrjes. Per helmim te lehte ndodh demtimi i mukozes se syve, ngacmohen rruget e frymemarrjes , dhimbje koke, azme dhe rrahje te shpeshta te zemres. Rregullorja e sigurimit teknik parashikon që kufiri i lejuar i

permbajtjes se gazit sulfidrik ne ajrin e punimeve nentokesore të mos kalojë madhësine 0.0007 %.

Gazi sulfuror ( SO2 ) eshte gaz i rende me peshe specifike 2, 2; zoteronere te mprehte, vepron ne sy dhe rruget e frymemarrjes, çlirohetnganjehere nga shkembinjte dhe mineralet se bashku me gaze te tjere. Ne miniera SO2 formohet gjate kryerjes se puneve me lende plasesesidomos ne miniera te squfurit dhe mineralit pirit. Marrja fryme e ajrit me permbajtje jo te madhe te SO2 shkaktonsemundje kronike te gastritit, bronkeve, laringitit dhe emfizemes se lehte.Gjate frymemarrjes per 1 ore ne ajer qe permban 0.02 % SO2 mund tendodhë helmim i rrezikshem. Kufiri i lejushem i SO2 sipas rregullores se sigurimit teknik nukduhet te kaloje madhesine 0.0007 %.

Oksidet e azotit formohen gjate shperthimit te lendeve plasese me bazenitroglicerine dhe nitrat amoni. Qendrushmeri me te madhe zotëron bioksidi i azotit( NO2 ) qe ka ngjyre te murme ( te zeze ne te kuqe ) dhe peshe specifike 1.6. Oksidet e azotit treten mire ne uje, kjo eshte arsyeja qe ne balle te lagetperqendrimi i tyre edhe per ajrim jo te pershtatshem paksohet mjaft. Keto gaze nuk veprojne menjehere por vetem mbas 6 ore dhe me shume. Kufiri i lejuar i përqëndrimit sipas rregullores se sigurimit teknik eshte0.00025 %.

5/14/2017

6

Gazi metan ( CH4 ) është karakteristik për minierat e qymyrit por aitakohet edhe gjate shfrytëzimit te vendburimeve te tjera te mineralevete dobishem. Gazi metan është pa ngjyre, pa erë , me peshë specifike0.554; në përqëndrim deri 5 % digjet kur ndodhet ne kontakt meburimin e flakes, kurse për përmbajtje 5 – 16 % shpërthen dukedhënë fuqinë maksimale të shpërthimit në 9.5 % CH4. Përpërmbajtje qe kalon 16 % ai digjet duke qene ne kontakt me burimflake nga jashte.

Perzjerja hidrogjen dhe metan ul kufirin e poshtem te perzjerjesshperthyese, kurse paksimi i permbajtjes se oksigjenit ne ajer rrit kufirin eposhtem dhe ul kufirin e siperm te shperthimit.

Temperatura e ndezjes se metanit eshte rreth 650 o – 750 o C dhe ne kontaktme burimin e ndezjes shperthen jo menjehere por me nje vonese, keshtumadhesia e kohes per temperature ndezje 650 o C arrin 10 sek, kurse me rritjene temperatures pakesohet koha dhe per 1000 o C shkurtohet deri ne 1 sek.

Shpërthimi i metanit shoqerohet me vale goditese nen ndikimin etemperatures qe arrin deri 2650oC per llogari te zgjerimit te ajrit ne vendin eshperthimit.

Rregullat e sigurimit teknik parashikojne qe permbajtja e gazit metan neajrin qe do te dergohet ne miniere dhe shperndarja e tij ne punime duhet tejete e tille qe ne rrymen e pergjitheshme qe del nga miniera te mos jete melarte se 0.75 % dhe ajo qe del nga sektori jo me e larte se 1 %

•Pluhuri i minieres dhe masat per paksimin e tij Ne ajrin e minieres si rezultat i puneve te shpimit, shperthimit te ngarkesave me lendeplasese, ngarkimit e transportit te mases shkembore te rrezuar si edhe te proceseve tetjera per ndertimin e punimeve dhe nxjerrjen e mineraleve , ndodhet nje sasi pluhuri iperbere nga grimca te imta shkembi ose minerali. Ky pluhur hyn ne organizmin e njeriutgjate frymemarrjes duke shkaktuar dobesim te pergjithshem apo semundje temushkerive, qe njihen me emrin pneumokonjoze por me forma te ndryshme ne varesite llojit te mineralit nga i cli krijohet pluhuri. Pluhuri i minieres qe permban grimca te bioksid silicit te lire ( SiO2 ) shkaktonsemundjen e silikozes.Pluhuri i qymyrit shkakton semundjen e quajtur antrakoze . pneumokonjoze shkaktohetvetem nga pluhuri me grimca te permasave jo me shume se 10 mikron ( ),veçanerisht pluhur i rrezikshem eshte ai i madhesise me pak se 3 5 .Disa pluhura si ai i plumbit, zhives, arsenikut, veprojnë ne menyre helmuese neorganizmin e njeriut.

Nr. Llojet e pluhurave te mineraleveKufiri i lejuar

mgr / m3

1 Pluhur që përmban më shume se 70 % SiO2 të lirë 1

2 Pluhur qe permban prej 10 deri 70 % Si O2 te lire 2

3 Pluhur qymyri dhe pluhur shkemb – qymyr qe permban me shume se 10 % Si O2 2

4 Pluhur qymyri qe permban deri 10 % Si O2 4

5 Pluhur qymyri qe nuk permban Si O2 10

6 Pluhur çimentoje, argjile, minerale e perzjerje te tyre qe nuk permbajne Si O2 6

5/14/2017

7

Pluhuri me rrezik plasje varet gjithashtu nga perberja kimike dhepetrografike , stadi i metamorfizmit, lageshtia dhe madhesia e grimcave tepluhurit. Me rritjen e permbajtjes se komponenteve volatile ne qymyr rritet aftesiaper plasje e qymyrit, keshtu per permbajtje deri 10 % mund te konsiderohetpa rrezik plasje, per permbajtje 10 – 15 % me plasje te dobet dhe perpermbajtje me shume se 15 % pluhur me rrezik plasje.Rritja e lageshtise ben qe pluhuri te kete veshtiresi per tu ngritur ne ajer , tedobesohen vetite e ndezjes dhe te pakesohet aftesia per plasje. Me qenese pluhuri qe ndodhet ne ajrin e minieres vepron duke demtuar organizmin e njeriut ose mund te kete aftesi per plasje, jane te nevojshme gjithnje masat teknike per luften kunder tij, te drejtuara ne evitimin sa te jete e mundur te reve te pluhurave dhe pengimin e futjes ne mushkeri te njeriut. Ne menyre te dukshme pluhuri paksohet nepermjet: shpimit te laget ( ashtu sikunder eshte bere edhe ne disa miniera

bakri, hekur – nikeli etj ne vendin tone ); nepermjet kapjes se pluhurit me pajisje te posaçme; me anen e perdorimit te shpimit me rrotullim; te sperkatjes me uje; mbrojtjes se punetoreve me maska individuale; dhe neutralizimit me anen e reaktiveve mbrojtes.

Ajrimi i punimeve nëntoksore horizontale gjatë parashpënies

Ajrosja e një galerie apo tuneli gjatë parashpënies, ka për qëllim të krijojëkushte të mira pune, sidomos në ballin e punimit, të eliminojë ndryshimet e temperaturës, të zhdukë gazrat helmuese që shkaktohen nga plasja e lëndëve plasëse dhe nga motorët me djegje të brendshme si dhe të pastrojëpluhurat që krijohen nga shpimi i birave, lëvizja e mjeteve të transportit etj. Ajrosja e galerive gjatë avancimit realizohet në përgjithësi në mënyrëartificiale, kryesisht me ventilatorë. Në raste të vecanta bëhet me ajër tëngjeshur ose me difuzion.Për ajrimin me ventilator skemat e ajrimit janë tre: shtytës, thithës dhe ikombinuar.Ajrimi shtytës: Realizohet duke thithur ajrin e pastër nga sipërfaqja ose ngapunimi kryesor ku kalon rryma e ajrit të pastër. Tubat e ajrimit mund të jenëtë përkulshëm ose të ngurtë.

Balli

5/14/2017

8

Ajrimi thithës: Realizohet duke thithur me anë të tubacionit ajrin e papastër nga balli i punimit dhe duke e shkarkuar atë në sipërfaqe ose nëgalerinë e rrymës së ajrit të papastër.Kjo skemë realizohet me tubacion të ngurtë.

Ba

lli

Ajrimi i kombinuar: Eshtë një kombinim i ajrimit thithës dhe shtytës. Sipas kësajskeme, ajri shtytës ndihmon shtytjen e ajrit të papastër në tubacionin thithës përzonën që ndan tubin nga balli i punës. Në këtë rast, tubi thithës mund të vendoset mëlarg ballit (30 - 40m) për ta mbrojtur nga plasja e minave. Tubacioni i dytë ose shtytës do të jetë më i shkurtër (10 – 30m) dhe me diametër më tëvogël. Aftësia e ventilatorit të dytë ose shtytës merret rreth 2/3 e atij thithës.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e cilësisë së ajrit

Më kryesorët janë:a) Gazrat që krijohen nga puna me lëndë plasëseb) Pluhurat që shkaktohen gjatë ngarkimit e transportitc) Gazrat që shkarkohen nga motorët me djegje të brendshmed) Rritja e temperaturës së shkëmbinjve

Llogaritja e ajrimit shtytës:

1. Llogaritja e sasisë së nevojshme të ajrit

ku: Q – sasia e nevojshme e ajrit m3/min;t – koha e nevojshme per ajrim, t = 20 – 30 min;A – konsumi i lendes plasese per 1 hap avancim;V – vellimi i punimit që ajroset, ;S – seksioni i punimit;L – gjatesia e përgjithshme e punimit që do të ajroset

V L S

Zakonisht për punime me gjatësi të madhe nuk operohet me L e vërtetë por me Lkr kugazrat hollohen në normën e lejuar. Lkr zakonisht merret 300÷500m,

3 27.8Q A V

t (m3/min)

5/14/2017

9

2. Llogarisim distancën "l" te fundit të tubacionit nga balli i punimit:

10.5 1

2al S

a

ku: a – koeficienti i strukturës së rrymës së lirë i barabartë :a = 0.06 për tuba të rinja = 0.10 për tuba të përdorur

Sa – seksioni në avancim.

3 – Llogaritja e humbjeve të ajrit nepermjet moshermeticitetit te tubacioneve te perdorura:

Humbjet jane rrezik i madh për ajrimin shtytës me tubacion sidomos kur kemi tëbëjmë me gjatësi të madhe të punimeve. Humbjet llogariten:

2

0

11

3vQ L

m k D RQ l

(m)

ku: Qv – sasia e ajrit që jep ventilatori;Q0 – sasia e ajrit në fund te tubacionit (m3/sek);D – diametri i tubacionit (m);l – gjatesia e një elementi të tubacionit, (m);L – gjatesia e pergjithshme e punimit që do të ajroset, (m);R – rezistenca aerodinamike e te gjithe tubacionit KM (kilomiurg);k – koeficienti i penetrimit specifik te ajrit ne lidhjen e tubave i barabarte me sasine e

ajrit ne m3/sek qe penetron neper lidhjet e nje tubacioni moster me diameter 1m nen veprimin e depresionit te barabarte me 1mm H2O.

4 – Rezistenca e tubacionit llogaritet sipas:

56.5

LR

d

KM (kilomiurg)

ku: α - koeficienti i rezistences se tubacionitL (m) gjatesia e tubacionit (ajo maksimale)d (m) diametri i tubacionit

5 – Llogaritja e depresionit për prezencë të humbjeve

1n

m

22 0.72 0.125vh Q R n Depresioni i llogaritur është:

Sasia e ajrit që duhet të japë ventilatori: Qv=m·Q0

6- Llogaritja e fuqisë së elektomotorit të ventilatorit bëhet me formulën:

1.05 ( )1000

vQ hN kw

Ku: Qv – volumi i ajrit që duhet të japë ventilatori

h – humbjet në tubacionη – rendimenti i ventilatorit

kgs2/m8

5/14/2017

10

7. Përfundimisht zgjidhet ventilatori duke ju referuar parametrave të llogaritur:

Humbja e presionit

Prurja e ventilatorit

Sasia e ajrit në ballë

Fuqia e ventilatorit

Pamje e një ventilatori aksial të Atlas Copco

5/14/2017

11

Llogaritja e rezistencës së tubacionit duke përdorur nomogramat e “ABC Ventilation Systems”

ShembullNomograma

5/14/2017

12

8 – Verifikime për skemës e zgjedhur dhe dimensionimin përkatës tëajrimit•Shpejtësia e minimale e ajrit në punim: pranohet që shpejtësia minimale a ajritnë punim të jetë 0.3-0.5 m/sek.•Kërkesat për ajër të pastër në ballë: kërkohet një sasi ajri minimum prej 4m3/min për çdo punëtor të angazhuar në punim si dhe 2m3/min ajër për çdokuaj fuqi të paisjeve diezel në një moment të caktuar.

9. RekomandimePër të rritur efikasitetin e ajrimit rekomandojmë sa vijon:

• Të verifikohet dhe të garantohet distanca minimale e tubacionit nga makineritëqë lëvizin nëpër tunel, me qëllim mosdëmtimin e tubacionit.

• Riparimin në kohë të dëmtimeve të mundshme të tubacionit të cilat çojnë nëhumbje të ajrit ;

• Ventilatorët duhet të fiken gjatë kryerjes së plasjes. Kjo do të sigurontemosdëmtimin e fletëve të elikave nga presioni i ajrit të krijuar nga shpërthimi ;

• 30 deri në 50 metrat e fundit të tubacionit duhet të mblidhen (largohen nga balli)para plasjes për të minimizuar dëmtimin e tyre ;

• Gjatë shtimit të tubacioneve të reja (për shkak të avancimit të tunelit) seksioni ifundit duhet të spostohet përsëri për në fund (me që zakonisht është edhe më idëmtuari) ;

• Të verifikohet që gjatë plasjes nuk ka hyrë e është depozituar material pluhurornë tubacion (gjë që do të rriste rezistencën ndaj lëvizjes së ajrit) ;

Rekomandime (vazhdim)

•Instalimi i sistemit të ajrimit duhet shoqëruar me matje periodike të parametrave

të realizuar të ajrimit dhe krahasimit me ato të projektuar. Çdo javë duhet kryer

monitorimi për të verifikuar në se në se sasia e projektuar e ajrit arrin në ballë si

dhe për të verifikuar se nuk ka riqarkullim të ajrit të papastër. Parametrat që

duhet të përfshihen në monitorim janë: amperazhi i elektromotorit të

ventilatorëve, depresioni i ventilatorëve, sasia e ajrit në ventilator dhe në dalje të

tubacionit përkatës, sasia e gazrave (%), ruajtja e linearitetit të tubacionit,

hermeticiteti i lidhjeve, distanca e tubit të fundit nga balli etj.

•Periodikisht duhet të kryhen matje të gazeve në ballin e punimit për të detektuar

në kohë praninë e gazeve me rrezik eksplozioni apo të gazeve toksike.

•Për të minimizuar humbjet, rekomandohet që tubat e ajrimit të merren me

gjatësi më të madhe si dhe të sigurohet montimi korrekt i tyre në tavanin e tunelit

(për të garantuar linearitetin) si dhe të sigurohet hermeticiteti i lidhjeve.

•Në se diametri i tubacionit do të jetë më i vogël se ai i llogaritur paraprakisht

dhe/ose gjatesia e hallkave më e vogël ajo e parashikuar atëhere do të duhej të

rishikoheshin llogaritjet e ajrimit duke rritur fuqinë e ventilatorit.