KRIMI NË SERI EKZEKUTIMI MAFIOZ · 2019. 7. 18. · 2 E martë, 3 shtator 2013 POLITIKE...

24
Cyan magenta yellow black BRENDA NE PILULË NGA ADRIANA ÇAPI PSE KAM BESIM! Faqe 15 Deri tani kandidatët janë diskutuar vetëm nga fusha e mjekësisë Drejtori i QSUT, ja emrat në rivalitet EMËRIMET E REJA P ersoneli i QSUT-së është përfshirë nga ethet se kush do të vijë në krye të kësaj qendre të rëndësishme. Ndoshta ende nuk... Faqe 17 Koment M azhoranca e re dhe sidomos kryeminis- tri i zgjedhur kanë shprehur më se njëherë an- gazhimin e tyre publik për dhënien fund të praktikave abuzive me ligjin dhe krijimin e një kulture të re ligjore dhe meritokracie në administratën publike. Ata kanë pasur të drejtë kur kanë akuzuar qever- inë në ikje për politizim të ad- ministratës, presione politike ndaj saj, shkarkime me motive joligjore dhe në shumë raste edhe procedura të dyshimta rekrutimi. Midis të drejtës politike dhe retorikës elekto- rale dhe zbatimit praktik të premtimeve ka pasur dhe vijon të ketë diferencë të dukshme. Vjen nga mungesa e informa- cionit, mungesa e këshillave të duhura, mungesa e praktikës apo si nismë e ndërgjegjshme politike, - kjo vlen për tu ana- lizuar rast pas rasti. Le të shohim një rast tipik. Përpara disa ditësh media u njoftua për mbledhjen e ka- binetit të ri qeveritar në Vlorë dhe prezantimit nominal atje të emrit të Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave... Aktet politike që mungojnë NGA AFRIM KRASNIQI vijon në faqe 15 LEKË 30 VITI III - NR. 208 E martë, 03-09-2013 KRIMI NË SERI Tjetër vrasje në Bulqizë, plumba 40-vjeçarit për kromin EKZEKUTIMI MAFIOZ VRITET BIZNESMENI ISH-TRAFIKANT Faqe 10-11 TIRANE ESMERALDA KETA Faqe 6-7 Faqe 4 Faqe 16 Takimi në Shkodër Aleksandër Meksi Kriza në vend Shkurtime, më pak zv/ ministra dhe këshilltarë Vetëm qeveria nuk është dhënë me koncension Shqiptarët tresin dhjamin, tërheqin kursimet Basha u siguron “miqve” 14 km 2 troje ndërtimi Disa firma kontraktojnë me pronarët e tokave “para kohe” PLANI RREGULLUES I TIRANËS NË FOTO: Harta e planit rregullues të Tiranës, miratuar nga bashkia dhe KRRTRSH ku duket aksi Veri-Jug i bulevardit Faqe 2-3 DOSSIER Çbëri ai për të pasur një fëmijë me Vasiliqinë Faqe 20-21 Çmenduritë dhe mizoritë e Ali Pashë Tepelenës Plarent Cani goditet me breshëri nga një motor me dy vetë në sheshin ku po ndërtonte një pallat. Ndërkohë Qerim Marku në Bulqizë i kishte shpëtuar më parë një atentati tjetër ndaj tij

Transcript of KRIMI NË SERI EKZEKUTIMI MAFIOZ · 2019. 7. 18. · 2 E martë, 3 shtator 2013 POLITIKE...

  • Cyan magenta yellow black

    BRENDA NE PILULË

    NGA ADRIANA ÇAPI

    PSE KAM BESIM!

    Faqe 15

    Deri tani kandidatët janë diskutuar vetëm nga fusha e mjekësisëDrejtori i QSUT, ja emrat në rivalitet

    EMËRIMET E REJA

    Personeli i QSUT-së është përfshirë nga ethet se kush do të vijë në krye të kësaj qendre të rëndësishme. Ndoshta ende nuk... Faqe 17

    Koment

    Mazhoranca e re dhe sidomos kryeminis-tri i zgjedhur kanë shprehur më se njëherë an-gazhimin e tyre publik për dhënien fund të praktikave abuzive me ligjin dhe krijimin e një kulture të re ligjore dhe meritokracie në administratën publike. Ata kanë pasur të drejtë kur kanë akuzuar qever-inë në ikje për politizim të ad-ministratës, presione politike ndaj saj, shkarkime me motive joligjore dhe në shumë raste edhe procedura të dyshimta rekrutimi. Midis të drejtës politike dhe retorikës elekto-rale dhe zbatimit praktik të premtimeve ka pasur dhe vijon të ketë diferencë të dukshme. Vjen nga mungesa e informa-cionit, mungesa e këshillave të duhura, mungesa e praktikës apo si nismë e ndërgjegjshme politike, - kjo vlen për tu ana-lizuar rast pas rasti.

    Le të shohim një rast tipik. Përpara disa ditësh media u njoftua për mbledhjen e ka-binetit të ri qeveritar në Vlorë dhe prezantimit nominal atje të emrit të Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave...

    Aktet politike që mungojnë

    NGA AFRIM KRASNIQI

    vijon në faqe 15

    LEKË 30 VITI III - NR. 208 E martë, 03-09-2013

    KRIMI NË SERI

    Tjetër vrasje në Bulqizë, plumba 40-vjeçarit për kromin

    EKZEKUTIMI MAFIOZ VRITET BIZNESMENI ISH-TRAFIKANT

    Faqe 10-11

    TIRANEESMERALDA KETA

    Faqe 6-7 Faqe 4 Faqe 16

    Takimi në Shkodër Aleksandër Meksi Kriza në vendShkurtime, më pak zv/ministra dhe këshilltarë

    Vetëm qeveria nuk është dhënë me koncension

    Shqiptarët tresin dhjamin, tërheqin kursimet

    Basha u siguron “miqve” 14 km2 troje ndërtimiDisa firma kontraktojnë me pronarët e tokave “para kohe”

    PLANI RREGULLUES I TIRANËS

    NË FOTO: Harta e planit rregullues të Tiranës, miratuar nga bashkia dhe KRRTRSH ku duket aksi Veri-Jug i bulevardit

    Faqe 2-3

    DOSSIER

    Çbëri ai për të pasur një fëmijë me Vasiliqinë

    Faqe 20-21

    Çmenduritë dhe mizoritë e Ali Pashë Tepelenës

    Plarent Cani goditet me breshëri nga një motor me dy vetë në sheshin ku po ndërtonte një pallat. Ndërkohë Qerim Marku në Bulqizë i kishte shpëtuar më parë një atentati tjetër ndaj tij

  • 2 E martë, 3 shtator 2013POLITIKE

    “Shëndetësia falas”

    sindikatat: Rama të

    mbajë premtimet

    Sindikatat i kërkojnë qeverisë së re që të bashkëpunojë për respektimin e të drejtave të punëtorëve në të gjithë sektorët. Kryetari i sindikatave të pavarura, Gezim Kalaja tha se Kryeministri i ardhshëm duhet të mbajë premtimet përsa i përket rritjes së pagave, shërbimin shëndetësor falas dhe për taksat. “Lider-shipi, i cili pretendon për të marr dhe do të marri në 9 shtator

    drejtimin e qeverisë nuk duhet të konsultohet për çështjet e Këshillit kombëtar të Punës dhe funksionimin e tij. Të mos harroj dhe duhet t’i kujtoj zotit Rama si kryeminstër i ardhshëm i Shqipërisë, i cili do të lloj detyrën e tij shumë shpejt se Shqipëria është vënd anëtar i Ilos dhe duhet të respektoj Konventën Ndërkombëtare. Çështjen e shëndetësisë falas në momentet që llon

    punë qeveris Shqiptare sepse kështu ka deklaruar, çështjen e uljes së taksave, uljen në mënyrë graduale të energjisë elektrike dhe ngritjen e pagave”, tha ai. Ndër të tjera, Kalaja deklaroi se ato paga të cilat u ngritën gjatë 8 vjetëve nuk ishin në konsideratë të lidershpit, i cili mori qeverinë por u deklarua se do të kishte një ngritje page reale.

    PD-LSI bashkuan votat në mbledhjen e fundit të këshillit të vitit 2012

    Plani urbanistik, debatet dhe akuzat për miratimin PS: Plani i ri urbanistik ishte bërë që nga Edi Rama

    Marrëveshja PS-LSI, përmbysën drejtimin e këshillave bashkiakKëshilltarët e majtë në këshillin bashkiak në kryeqytetit ishin të vetmit që kundërshtuan miratimin e planit të ri urbanistik të Tiranës, pasi LSI në mbledhjen e fundit të këshillit, por jo vetëm, bashkoi votat me të djathtët. Por kjo ndodhi deri në mua-jin prill, ku pas mar-rëveshjes parazgjedhore PS-LSI, anëtarët në të gjithë këshillat bashkiakë apo dhe në komuna l-luan të bashkonin votat me anëtarët e majtë. Kjo solli edhe një sërë ndry-shimesh në drejtimet e këshillave bashkiakë, ku edhe në bashkitë më të mëdha në vend, këshillat udhëhiqeshin nga koa-licioni i djathtë, morën drejtimin e të majtëve. Një gjë e tillë ndodhi edhe në Bashkinë e Ti-ranës, ku pas bashkimit të votave të anëtarëve të majtë me ata të LSI, solli

    një përmbysje të vendim-marrjeve, gjë që tashmë është kthyer në një ngërç pasi të majtët kërkojnë që të marrin drejtimin e këshillit bashkiak. Në rast se PS dhe LSI do të bashkonin votat më parë, atëherë nuk do të ishte miratuar as plani i ri urbanistik i Tiranës, por mund të mbetej në fuqi ose të përmirësohej ai që kishte propozuar ish-kreu i bashkisë, Edi Rama.

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    LAJMIPlani i ri urbanistik i kryeqytetit u miratua në fund të vitit të kaluar mes akuzave dhe debateve që zgjatën 10 orë mes anëtarëve të këshillit bash-kiak. PD dhe LSI bashkuan votat, PS ishte kundër.

    Plani

    Bashkia: Terminali multimodal në Tiranë, nisin punimet javën tjetër

    TIRANE

    Bashkia e Tiranës dhe BERZH javën e ardhshme nisin procedurat konce-sionare, për ndërtimin e terminalit mul-timodal të pasagjerëve. Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, në të cilën publikuar dhe të dhënat e këtij projekti për terminalin. Ky projekt është hartuar nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me një fond prej 500 mijë eurosh, të akorduar nga BERZH.Në këtë terminal me sipërfaqe 80.000m², do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga ter-minali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. “Në terminal parashikohet:Në katin përdhe, stacioni i tramvajit dhe

    trenit, depoja e tramvajit si dhe qendra e pajisjeve hekurudhore; stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi të kompanive të transportitshqiptar;

    stacion për autobusë ndërqytetas; sta-cion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të trans-portit; Taksi-van, zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publike, në ku në perëndim me terminalin e autobusëve urbanë;parkimi i autobusëve, mikro-busëve dhe automjeteve të tjetra të trans-portit pasagjerëve;linjë për stacionimin e tramvajit”, thuhet në planin e detajuar. Ndërkohë që ky terminal shikohet edhe si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana;rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.

    Plani i ri urbanistik i Kryeqytetit, ku pjesë e tij është dhe zgjatimi i bulevardit kryesor deri në Paskuqan, është miratuar që në datën 24 dhjetor të vitit të kaluar mes debateve të gjata në mbeldhjen e Këshil-lit Bashkiak prej 10 orësh. Ky plan ka marrë shumicën e votave në Këshill, PD-së dhe LSI-së, ku opozita e ka kundërshtuar me argumentet se ky plan ishte klientelist. Plani ka marrë 28 vota pro,

    11 kundër dhe 1 abstenim. Ky plan u bë dhe shkak për de-batet e shumta në mbledhjen e fundit të Këshillit bashki-an për vitin 2012. Këshill-

    tarët e majtë në këtë këshill, i kërkuan kryebashkiakut Basha që të mos miratonte asnjë plan tjetër urbanistik, pasi plani ka qenë që në kohën

    kur Edi Rama ka qenë kreu i bashkisë më të madhe në vend. “Plani ekziston dhe prej dy vitesh është në faqe zyrtare të Bashkisë, për të cilin janë dhënë dy milionë euro. Vota jonë për planin do të jetë kundër”, ka qenë qëndrimi i kreut të këshilltarëve të majtë në këtë këshill.

    QËNDRIMI I BASHËS Gjatë diskutimeve në

    mbledhje Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbrojti projektin për Planin Urbanistik, duke e konsider-uar atë një plan real që do të jetë Kushtetuta e qytetit. Basha bëri të ditur se plani urbanistik për Tiranën para-shikon 3 m katror hapësirë të gjelbër për person, nuk do të prekë asnjë cm të digës së liq-enit arti cial, as hapësirën e Klubit Dinamo. Ai rrëzoi pre-tendimet e anëtarëve të majtë në këshill me faktin se plani i vjetër ka qenë thjesht një shpenzim parash dhe asnjë gjë konkrete. Ndërkaq ujërat e zeza nuk do të derdhen më në

    Lanë, pasi në Paskuqan do të ndërtohet impianti i pastrimit të ujërave të zeza. Ndërkaq Basha cilësoi si shkatërruese mbikalimet për qytetarët në Tiranë dhe tha se plani ka propozim të ri rreth kësaj pike. Por kjo mbledhje në Këshillin bashkiak përvec debateve ka patur edhe pika bashkimi mes qëndrimet të mazhorancës dhe opozitës. Këto janë vlerësuar si vendime historike të mbled-hjeve të Këshillit, ku palët ranë dakort që kategoritë e bizneve luleshitës dhe librashitës të kenë ulje të taksave me 30%.

    Lulzim Basha gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës

    Projekti i terminalit multimodal

    Aldrin Dalipi

    NË FOTO:Projekti i ministrisë së re të Drejtësisë në bulevardin verior të Tiranës

  • 3E martë, 3 shtator 2013POLITIKE

    Kalon nën tokë

    linja e tensionit të

    lartë tek „Zogu I“

    Pas 15 vitesh, linja ajrore e tensionit të lartë, që përshkonte bulevardin „Zogu I“ deri tek Hotel „Tirana“, do të bëhet nëntokësore. Bashkia e Tiranës ka marrë për të kryer punimet një ekip të specializuar nga jashtë, që e kanë konsideruar punën në zhvendosjen e linjës, si një ndërhyrje “kirurgjikale”. Zhvendosja do të përfundojë tërësisht brenda javës së parë të shtatorit.

    Punimet po kryhen nga një rmë e specializuar zvicerane, në bashkëpunim me ekspertë të OST-së. Punimet janë në pikën përfundimtare, kur kryhet lidhja e kabllove. Brenda pak ditësh, linja nëntokësore “Tirana-1” – nënstacioni Qendër do të vihet në funksionim. Linja e re ka një gjatësi prej 2.3 km, është ndërtuar me parametra bashkëkohorë dhe i përgjigjet

    zhvillimit perspektiv të rrjetit të rajonit. Ndërkohë ka reaguar dhe OST në lidhje me zhvendosjen e shtyllave të tensionit të lartë. “Do të zëvendësohet linja ajrore përgjatë Bulevardit ‘Zogu i Parë’. Kjo linjë shërben për të furnizuar qendrën e Tiranës. Pas disa ditësh përfundojnë punimet për këtë linjë. Linja ajrore ka qenë një zgjidhje emergjente në vitin 1998”, u njoftua zyrtarisht.

    Vetëm për infrastrukturën, 85 mln euro

    Disa rma kanë kontraktuar me pronarët e tokës

    Basha siguron 14 km2 troje për miqtë

    PunimetUnaza e Madhe, fondet “i lihen në derë” qeverisë së rePunimet për rehabiliti-min e Lumit të Lanës pranë maternitetit “Koço Gliozheni” dhe ndër-timin e rrugëve paralele, që duhet të sigurojnë lid-hjen me gjurmën e Un-azës së Madhe të Tiranës, në pjesën lindore të saj, kanë nisur zyrtarisht më 17 qershor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Por, pas inspektimit të kreut të Bashkisë Lul-zim Basha, punimet nda-luan dhe të gjitha maki-neritë e rënda u larguan. Gërmimet kanë mbetur në hapat e para dhe, që nga muaji qershor, nuk është bërë asnjë lëvizje. Duket se shkak për këtë është bërë problemi i shpro-nësimeve të banorëve apo mosmarrëveshjet mes Drejtorisë së Përgjith-shme të Rrugëve dhe rmës kontraktore. Sido-

    qoftë, ndërsa projektet e Bashkisë po vijojnë normalisht, ato që kërko-

    jnë financim nga qeve-ria duket se janë lënë përgjysëm. Po kështu, as në lotet e tjera të Unazës nuk vihet re asnjë punim.

    Në prag të përfundim-it të mandatit qeverisës, Autoriteti Rrugor Sh-qiptar kishte kryer me ngut katër tendera, për po aq segmente të Unazës së Madhe të kryeqytetit. Vlera e tyre arrinte në afro 55 milionë euro, por ishin disbursuar vetëm 1.5 milionë euro.

    A do t’i qendrojë mazhoranca e re Planit Rregullues të Tiranës, pas ardhjes në pushtet?Tirana kishte një plan të miratuar rregullues, ndërkohë që Berisha bëri çmos që ta rrëzonte atë, duke bllokuar për vite më rradhë edhe dhënien e lejeve të ndërtimit ngë Bashkia e kryeqytetit, me preteksin se Rama ua jepte ato miqve të tij. E sigurtë është që KRRTRSH-ja e re, me kryetar Edi Ramën tashmë, do të marrë në shqyrtim planin e miratuar nga Berisha-Basha, siç është thënë tashmë publikisht, siç do të bëhet edhe me koncensione e leje të ndryshme. Plani mund të anulohet në rast se vihen re shkelje ligjore, ose nuk i qendron logjikës ekonomike.

    Përse mendohet se këto ndërhyrje në infrastrukturë favorizojnë subjekte të caktuara të biznesit?Kjo del nga fakti që, para se të miratohej Plani, subjekte të caktuara, me një kurajo të pashpjegueshme ndryshe, kanë lidhur madje kontrata me pronarë trualli. Askush nuk e bën një gjë të tillë, pa e njohur me saktësi dhe hollësi Planin, se rrezikon që investimi t’i shkojë dëm.

    TIRANE

    GENC KONDI

    Pikëpyetja e madhe, gjithsesi, për realizimin e Planit Rregullues të Tiranës, mbetet institucioni mbikëqyrës, që drejtohet nga kryeministri. Berisha ia miratoi Bashës Planin, duke anuluar pikërisht atë, për të cilin ish-kryebashkiaku Edi Ramna, tashmë në pushtet, luftoi më kot që t’i merrte një OK. Tani mund të pritet që të ndodhë e njejta gjë

    KRRTRSH

    Me vendimin për “zma-dhimin“ e Tiranës, Lulzim Basha ka siguruar për firmat e ndër-timit pranë tij jo pak, por 14 kilometra katrorë truall ndërtimi. Ndërkohë, një gjë e tillë ishte e pamundur deri pak kohë më parë, pasi Plani Rregullues i kryeqytetit bllo-kohej nga Berisha, si kryetar i KRRTRSH-së.

    Heqja e stacionit të trenit, që nisi ditën e shtunë, ka qenë vetëm hapi i parë drejt realizi-mit të planit të ri rregullues të Tiranës. Në fakt, sikurse sqaroi dje Bashkia e Tiranës, stacioni i trenit vetëm se do të spostohet, për t’u bërë edhe më funksional, duke u bashkuar në një terminal pasagjerësh, ku të përfshihen edhe linjat e autobusëve. Por, lar-gimi i stacionit hap një hapësirë ndërtimore, që nuk ekzistonte më parë, pikërisht në momentin kur dukej se Tirana nuk kishte më vend se ku të ndërtohej. Kohët e fundit, edhe kur Bashkia dhe qeveria drejtohej nga e nje-jta forcë politike – PD-ja, janë dhënë, sipas INSTAT-it, më pak leje se në çdo vit këto 15 vitet e fundit. Zgjatimi i bulevardit krijon automatikisht një hapë-sirë të re ndërtimore, por edhe një faturë që duhet të paguhet për shpronësime, me kosto jo të vogël, duke qenë se fjala është për zona me çmime ndër më të lartët në vend, sipas VKM-ve përkatëse të përcaktimit të çmimit të truallit në Republikë. Bashkia ka siguruar tashmë 61 mln euro fonde, kryesisht arabe, nga 85 mln që kërkohen vetëm për infrastrukturën.

    NDËRTUESITNjë pohim interesant ka

    bërë Dritan Caka, nga shoqëria imobiliare “Dev Information”. “Bulevardi i ri do të jetë një potencial i ri për Tiranën. Aty pritet që të ngrihet infrastruk-turë shumë e mirë, me hapësira të mëdha të gjelbra. Unë mund të kon rmoj se ne kemi asistuar

    në lidhjen e disa kontratave ndërmjet kompanive të ndër-timit dhe pronarëve të trojeve në këtë zonë, duke i paraprirë edhe nisjes së investimit për zgjerimin e tij”, thotë ai. Pra, edhe pa hyrë në fuqi plani i investimit, tashmë janë lid-hur madje kontrata për pallate. Këtë nuk mund ta bëjë kushdo, përveç atyre investitorëve, që e

    dinë shumë mmirë se ku do të kalojë rruga, ku do të jetë hapë-sira e destinuar për një park, një hapësirë të gjelbër, një shkollë, ministrinë e Drejtësisë, siç është njoftuar më parë. Një ndër ndër-tuesit e njohur, Hajredin Fratari, pohon se “sot, edhe vendet apo zonat e mira po studiohen me kujdes nga kompanitë e ndër-timit, sepse po kërkohet të matet edhe kërkesa potenciale në to. Kriza i ka mësuar tashmë inves-titorët se duhet të mendohen mirë para se të investojnë paratë dhe, mbi të gjitha, duhet të kenë edhe kapitale të mëdha, sepse pa to, ecuria vihet në pikëpyetje”, thotë ai.

    TREGUEkspertët e sektorit janë

    të bindur se zonat që do të vuajnë më shumë nisjen e dhënies së lejeve të ndërtimit në zonat brenda Tiranës dhe zhvillimin e bulevardit të ri do të jenë ato periferike. Zona e Kasharit, Fresku dhe ato mbi Liqenin Arti cial të Tiranës parashikohet të kenë një kërkesë në rënie për blerje apartamentesh. Infrastruk-tura e ngritur keq, si pasojë edhe e menaxhimit të saj nga komunat, i ka shndërruar ato në zona problematike, ku nuk mund të kesh akses në shumë shërbime bazë. Është tashmë fakt i pranuar se çmimet e apartamenteve në shumë prej këtyre zonave janë ulur sot deri në 350 euro/m², por thuajse askush nuk i blen.

    Sali Berisha dhe Lulzim Basha

    Harta e planit rregullues të Tiranës, miratuar nga bashkia dhe KRRTRSH ku duket aksi Veri-Jug i bulevardit

  • 4 E martë, 3 shtator 2013

    vitet e ardhshme, të jesh në gjendje që ta “segmentizosh” vendin në zona priori-tare, ashtu sikurse vetë Zoti dhe natyra i kanë bërë ato, duke marrë në konsider-atë zhvillimet demogra ke, ekonomike, mjedisore etj., duke thënë psh Myzeqe-në do ta përdor si potencialin madhor për bujqësinë; zonën Tiranë-Durrës, ku banon rreth 1/3 e popullsisë, do ta shndërroj në metropol; zonat malore do t’i zhvilloj kryesisht për turizëm dhe shfrytëzim mineralesh; bregdetin për turizëm elitar, joelitar dhe tregti. Duhet të përcaktosh zonat ku do të ndërtohet e ku nuk do të lejohet të ndërtohet etj etj, të cilat - të gjitha - duhen studjuar. Bazuar në këto analiza të detajuara, që përbëjnë dhe shtyllat e zhvillimit, har-

    tohen më tej masterplanet për të gjitha infrastrukturat. Këto masterplane do të përcaktojnë në mënyrë eksplicite politikat e mëdha sektoriale, të cilat do të kontribuojnë në formëzimin e territorit. Është e thjeshtë të thuhet, por e vështirë të implementohet, pasi kërkon konsensus të gjerë, eksibilitet dhe shpejtësi për të kapur kohën e humbur.

    Hartimi i një Plani Zhvillimi Kombëtar kërkon një vullnet të fortë politik dhe konsensus të gjerë, pasi nuk është një plan i radhës, por një “Kushtetutë” e zhvillimit të vendit për 20-30 vitet e ardhshme

    Nga viti 1992 deri në 2001-shin migrimi i brendshëm arriti në rreth 1.4 milionë banorë ose rreth 40% e popullsisë.

    Çfarë solli kjo?Mungesa e kuadrit të rregullimit të

    aktivitetit të sektorit ekonomik dhe kon-trollit efektiv të plani kimit urban e ru-ral çoi në një serë fenomenesh negative, si prerje e pyjeve, shfrytëzim i guroreve pa kriter, zhvillim pa kriter i zonave rreth qyteteve dhe vendosje spontane e ndër-timeve pa leje në rrethinat e qyteteve e përgjatë rrugëve të sapondërtuara apo rehabilituara. Mjafton të përmendim vetëm masakrën urbane që është bërë në zonën e Golemit për të kuptuar se ç’ka ndodhur. Apo dhe nje fakt tjetër, që e pashë në televizion: në Fier në periud-hën 1991-2013, 30.5% e tokës bujqësore u shndërrua në truall ndërtimi.

    Në Shqipëri, këto vite, nisur dhe nga gjendja e rënduar kur lloi funksionimin ekonomia e tregut, çdo gjë është kon-sideruar prioritet i prioriteteve. Është punuar më shumë në sasi dhe më pak

    në cilesi. Rezultantja që i bashkon të gjitha zhvillimet është se sot, pas 23 vitesh, edhe pse përpjekje sporadike janë bërë, Shqipëria nuk ka ende një Plan Kombëtar Zhvillimi të sajin.

    Përse ky Plan nuk është bërë deri më sot?

    Së pari, është e rëndësishme të kup-tohet se të gjitha in-frastrukturat dhe zh-villimi i tyre nuk janë një qëllim në vetvehte apo diçka që realizohet thjesht për të joshur

    interesat momentale të disa opera-torëve privatë. Ato zhvillohen për t’u shërbyer njerëzve, të cilët, në fund të fundit, paguajnë taksat për të patur këtë shërbim, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së një vendi. Sigurisht, një faktor determinant në zhvillimin e infrastrukturës e ze pozicioni gjeogra k

    i një vendi, të cilin Shqipëria e ka të mirë. Por, kur kemi bërë një hap para, kemi gabuar me një tjetër. Të marr si shem-bull VKM apo ligjin që detyron të gjitha komunat të hartojnë masterplanet e zonave që ato administrojnë. Kjo ishte një risi pozitive, por, si gjithmonë, nuk paramendohen pasojat negative të efek-tit të implementimit të një ligji. Shumë nga komunat nuk kanë fonde për të

    POLITIKE

    PLANIFIKIMI Flet inxhinier Sokol Kikino, master në Plani kimin e Infrastrukturës; si është zhvilluar deri tani dhe si kanë vepruar vendet e tjera

    Intervista

    Hapja e Shqipërisë në tregun e ekonomisë së lirë ka sjellë një zhvillim kaotik, të pakontrolluar dhe ndërtime masive pa leje në të gjithë territorin, me rritje të pakontrolluar të kufijve të qyteteve

    Infrastruktura, pse nuk ka

    Plan ZhvillimiKaosi, ngaqë pushtetarët s’dinë apo s’duan

    TIRANE

    GENC KONDI

    LAJMIBashki e komuna të ndryshme miratojnë plane zhvillimi, pa iu nënshtruar një Plani Kombëtar Zhvillimi infrastrukturor. Kështu ndodh edhe në rastin e Planit të Tiranës. Sipas ing. Sokol Kiki-nos, situata mund të përmirëso-het, por për këtë nevojitet një konsensus i gjerë politik, që deri tani ka munguar

    Shqipëria këto 23 vite ka ndjekur trendin e vendeve në zhvillim në plani kimin në tërësi, me ece-jaket e veta pozitive dhe nega-tive; ka patur zhvillime pozitive, por edhe negative, që të gjithë i njohim. Ndërkohë, ende nuk është miratuar një Plan Kombëtar Zhvillimi. Në intervistën për Shqiptarja.com, ek-sperti i Plani kimit të Infrastukturës Sokol Kikino thek-son se shteti nuk e ka kryer detyrën e vet, duke lejuar një zhvillim kaotik.

    Ing.Kikino, si është zhvilluar sis-temi i plani kimit në tërësi dhe ai i infrastrukturës në këto 23 vite?

    Sa i takon plani-fikimit në tërësi, duhet thënë se Sh-qipëria këto 23 vite ka ndjekur trendin e vendeve në zhvillim, me ece-jaket e veta pozitive dhe negative; ka patur zhvil-lime pozitive, por edhe negative, që të gjithë i njohim. Sa i takon infrastruk-turës, duhet thënë se ajo përfshin shumë elemente, të cilët mund të klasi kohen, si nga pikëpamja sociale (shkolla, spitale etj) ashtu dhe zike, si furnizim me ujë, rrugë, energji, kanali-zime etj. Sektori privat, sëbashku me donacionet e huaja, ka qenë lokomo-tiva e zhvillimeve të infrastrukturës, nderkohë që shteti në përgjithësi, me gjithë përpjekjet dhe ndihmat e shumanëshme, nuk ka mundur të ndjekë në mënyrë të plotë këto zhvil-lime. Qeverisja nuk ka detyrë tjetër, veçse të hartojë dhe zbatojë buxhetin e realizuar nga taksat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, bazuar në politika zhvillimi që ajo duhet të har-toje në përputhje me prioritetet e saj afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Në këto vite, rrallë mund të shihen studime dhe plane të zhvillimit rajonal e të qyteteve ose masterplane. Ende në pjesën dërmuese të Shqipërisë punohet me planet e kohës së regjimit komunist. Kjo, e shoqëruar me hapjen e Shqipërisë në tregun e ekonomisë së lirë, ka sjellë një zhvillim kaotik, të pakontrolluar dhe ndërtime masive pa leje në të gjithë territorin, me rritje të pakontrolluar të ku jve të qyteteve dhe shndërrimin e të ashtuquajturave vija të verdha në vija të padukshme.

    bërë këto masterplane, ndërkohë që ndërtimet ilegale vazhdojnë të lulezojnë; disa nga komunat mund të kenë fonde, por e kanë trajtuar masterplanin e terri-torit që administrojnë të ku zuar, vetëm për zonën e tyre, pa koordinuar me rajonet që e rrethojnë dhe duke e lënë këtë masterplan të cunguar. Disa nga komunat, madje, nuk kanë patur idenë se ku do të kalojnë rrjetet kryesore të in-frastrukturës në 20 vitet e ardhshme për shkak të mungesës totale të bashkëpun-imit qeverisje lokale/qeverisje qendrore; madje, në të shumtën e rasteve, edhe masterplanet që janë bërë nga qeverisja qendrore për infrastruktura të ndry-shme, janë bërë të pakoordinuara.

    Ku duhet të synojë plani kimi? Gjykoj se Plani nuk është bërë deri

    më sot, pasi, ose nuk kanë ditur, ose nuk kanë dashur, ose të dyja bashkë. Në Gjermani psh ekzistojnë një ligj dhe rregullore specifike të detajuara për planifikimin hapësinor, hartuar qysh rreth viteve ‘70, bazuar në të cilët hartohen madje dhe Planet Federale të Transportit dhe të tjera si këto, sipas çdo Landi. Po kështu, dhe në Angli (sistem më eksibël), Itali etj.

    Plani Kombëtar merr një rëndësi të veçantë në kushtet e agravimit në ekstrem të situatës në plani kim. Ob-jektivi i plani kimit në tërësi është: të jesh i përgatitur për diçka që mendon se ka të ngjarë të ndodhë në të ardhmen. Vetë fjala parashikim nënkupton edhe pasiguri, që e detyron plani kimin të jetë interaktiv dhe dinamik. Qëllimi bazë i plani kimit është përdorimi konsistent i burimeve të disponueshme të vendit, në përputhje me objektiva të qarta zhvil-limi, për të arritur rezultatin maksimal. Kjo do të thotë që, pasi të kesh de nuar objektivat makro të zhvillimit për 20-30

    Si e shihni konferencen e fundit të organizuar nga qeve-ria Rama në ardhje, pikërisht për këtë çështje?

    Unë isha një nga pjesëmarrësit dhe gjykoj se është një gjë e mirë dhe një risi për Shqipërinë. Tashmë në Shqipëri është krijuar një plejadë ekspertësh lokalë të fushës, të cilët, në bashkëpunim me ata të huaj, do të mund të gjeneronin një Plan të realizueshem. Ajo që vlen të thek-sohet është se hartimi i një Plani të tillë kërkon një vullnet të fortë politik dhe konsensus të gjerë, pasi nuk është një plan i radhës, por një “Kushtetutë” e zhvillimit të vendit për 20-30 vitet e ardhshme.

    Cili mendoni se është hapi i parë, nga duhet nisur?

    Duhet lluar me urgjencë nga in-ventarizimi i çdo gjëje që lëviz dhe nuk lëviz në Shqipëri. Ky është hapi i parë i planifkimit, pa të cilin vështirë se mund të shkohet në hapat e tjerë. Një shembull simbolik, në Gjermani, kur shkon në një qytet, duhet të regjistrohesh në rajonin e policisë dhe, kur kërkon të punosh apo jetosh apo studjosh në një qytet tjetër, duhet të bësh çregjistrimin nga aty ku jeton, gjë, pa të cilën qyteti ku do të spostohesh nuk të jep lejen e qendrimit. Duhet punuar për më shumë cilësi dhe më pak për sasinë, pasi jetojmë në botën e burimeve të ku zuara dhe jo çdo gjë mund ta bëjmë aq shpejt dhe me atë cilësi sa dëshirojmë ta bëjmë.

    Lajtmotivi ynë për vitet e ardhshme duhet të jenë 3 „P“: PARANDALIM i zhvillimeve kaotike në çdo qelizë të jetës dhe në çdo nivel të institucioneve (aksidente, vrasje, ndërtime pa leje); PASURI TE INVENTARIZUARA për çdo gjë dhe PLANIFIKIM në çdo qelizë.

  • 5E martë, 3 shtator 2013POLITIKE

    ATDHETARIZEM Duhet të kemi parasysh se çështja shqiptare nuk zgjidhet nëse nuk kemi parasysh dhe nuk respektojmë Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk duhet që vetëm në fushën e futbollit të shkruhen parrulla ‘Sa mirë me kenë shqiptar’

    Intervista

    “Vetëm shteti nuk është dhënë me koncension”

    Trashëgimia duhet vlerësuar nëse duam turizëm

    TIRANE

    FERNADA CENKO

    E dyta që të mund të vlerësohen monumentet, do të duhej të kishim botime historike, botime mbi monumentet. Ne shohim që shkruajnë të tërë për zbulimet e mëdha që bëhen apo për dokumente, por në të vërtetë jemi i vetmi vend që nuk ka të botuar disa qindra botime me dokumentacionin historik...

    BOTIMET

    Arkeologu dhe ish kryeminis-tri i Shqipërisë Aleksandër Meksi në një intervistë për gazetën “shqiptarja.com” ka folur mbi Trashigiminë Kulturore dhe se si po e humbin historinë dhe vlerën e tyre për shkak të ndërtimeve me leje, apo pa leje të pallateve disa katshe që po lulëzojnë. Meksi, duke u fokusuar tek kjo problematikë kërkon që të ketë më shumë vëmendje nga qeveria për t’i mbrojtur këto monumente dhe të treg-ohet dorështërnguar në dhëniet me koncension të këtyre monumenteve që kanë histori për Shqipërinë e sh-qiptarët. Ndërsa kërkon me ngulm që për monumentet kulturore të ketë edhe botime, për ta informuar më shumë vizitorin, dhe ta njohë më mirë vendin. Meksi, Trashëgiminë Kulturore e lidh direkt me turizmin kulturor, por që ky të bëhet edhe me atraktiv, arkeologët, studiuesit duhet t’i vënë në dispozicion vizitorit botimet mbi trashigiminë e madhe kulturore që ka vendi ynë.

    Pyetja e drejtëpërdrejtë që më vjen kur asim për Tarshëgimi-në Kulturore është: A vlerëso-het Trashëgimia Kulturore në Shqipëri?

    Unë nuk besoj se vlerësohet, sepse kuptohet vetvetiu. Janë të panumërta skandalet që dëgjojmë për prishjen e monumenteve, për dëmtimin e tyre, me dëshirën për t’i mbuluar dhe për të ndërtuar pallate sipër, dhënia e lejeve të ndërtimit atje ku nuk duhet dhënë. Ka vende që as nuk duhet ti afrohesh monumentit të kulturës qindra me-tra. Ndërsa, në vendin tonë tek porta e Kalasë së Krujës ndërtohen pallate dhe askush nuk thotë që këto duhen prishur. Kështu i bie që, atë që nuk bënë turqit kur na pushtuan, e bëjmë ne sot. Në fakt e bënë edhe në kohën e Enverit që çanë rrugën, për të futur benzin brenda.

    Problem është ky, që vlerësimi i monumenteve duhet të jetë i madh si problem kulturor, i rëndësishëm për një komb, aq më tepër që ne rrahim gjoksin për atdhetarizëm. Veç kësaj, trashëgimia kulturore paraqet interesin për të zhvilluar turizmin kulturor. Është i vetmi turizëm që thërret turistët e huaj, dhe shqiptarët e trevave të tjera. Pra, trashëgimia kulturore është e vetmja gjë që mund të tërheqë njerëzit. Zona si Korça, Voskopoja, Gjirokastra, Vlora, Saran-da me Butrintit, Apollonia, Shkodra, Kruja dhe Tirana mund të ishin mjaft interesante, dhe nëse orientoheshin në gërmime arkeologjike, dhe jo si sot që punojnë ekspedita të huaja, dhe shumë pak shqiptarë me ndihma dhe me fonde minimale. Kaq e vërtetë është sa edhe numri i punonjësve shkencorë në fushën e albanologjisë është reduktuar aq sa të shtrosh pikëpyetjen, përse ka ndodhur kjo gjë edhe në dobi të kujt është kjo? Pra Trashëgimia Kulturore duhet të vlerësohet dhe vlerësimi llon që në shkollë, në fakultetin e arkitekturës, në shkollat e tjera, ku dëshmohet historia dhe ilustrohet nëpërmjet monumenteve me gjuhë dhe materi-ale, aq me tepër për një komb si yni ku shkrimi për ne është i vonë, ku janë vetëm të dhënat e të tjerave, të

    pakta për periudha të caktuara për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mendoj se këtu është një fushë ku duhet të ndryshime rrënjësorë, që nga organ-izmimi i Institutit të Monumenteve, roli i tij në drejtimin e punës për mbrojtjen dhe konversimin, pra një pseudodecentrelim keqdashës, që duhet të prishet e të kthehet në kushtet e mëparshme, ku vetëm ekspertët janë ata që drejtojnë, orientojnë, kryejnë restaurimin dhe hartojnë projekte. Se kontraktori mund të jetë privat, por gjithnjë nën mbikqyrjen e restaura-torit që hartohen raportete shkencore dhe bën publikimin e tyre. Sot nuk po

    ndodh kjo gjë, formalisht bëjnë sikur e bëjnë, por nuk po ndodh. Pra lënia mbrapa e kësaj është në dëm të zhvil-limit ekonomik të vendit, meqenëse se penalizohet turizmin kulturor, që po thuhet me forcë që është një nga fushat kryesore të zhvilimit të ekono-misë shqiptare dhe kjo është e vërtetë.

    E dyta që të mund të vlerësohen monumentet, do të duhej të kishim botime historike, botime mbi monu-

    mentet. Ne shohim që shkruajnë të tërë për zbulimet e mëdha që bëhen apo për dokumente, por në të vërtetë jemi i vetmi vend që nuk ka të botuar disa qindra botime me dokumenta-cionin historik që ndodhet në arkivat e botës, në Dubrovnik, Vatikan, Romë, Athinë, Stamboll, Ankara, Spanjë, Francë, Vienë që janë të do-mosdoshme për ta vlerësuar më mirë historinë shqiptare, por edhe për të arritur që edhe dokumentet të jenë të studiuara dhe që mund ti vendosje në një kontekst më të mirë historik. Gjithkush që shkon për turizëm në një vend të botës, blen librin historik të monumenteve për të njohur vendin që po vizitojnë. ...vitet e fundit alban-ologjia ka pësuar një goditje shumë të rëndë me shpërbërjen e instituve.

    Kemi rastin e kalasë së Tepe-lenës, ajo në Janinë është një muze i vërtetë, ndërsa ajo e Te-pelenës është një kala e mbushur me familje të pastreha... Kush do të jetë veprimi që duhet të bëhet për ti rikthyer historinë?

    Monumentet dëshmojnë historinë. Duhet të prishen ndërtimet pa leje pranë çdo monumenti të kulturës, në kundërshtim me ligjin, kushdoqoftë ai që ka dhënë leje.

    A duhet të jepen leje ndër-timi?

    Ka një rregull që në vitin 1948, ku flet për respektimin e disatancave. Këto, sot po shkelen në mënyrë abuz-

    ive. Kjo duhet të respektohet, nëse këto monumente duhet të ruhen. Nuk është mirë kur një monumenti ti vihet një 12 katësh sipër, apo të mbulohet si në rastin e ‘97 të Durrësit, që nga qëndra më e madhe historike, sot nuk ekziston fare, ose i rrënojmë për të ndërtuar.

    Çfarë plani duhet të ketë qeve-ria e ardhshme për arkeologjinë?

    Nuk e di se ç’ministri e ka... ngaqë nuk është e qartë, por duhet të bëjnë ndry-shime rrenjësore në këtë drejtim. Sigurisht duke mos përsëritur gabimet që ka bërë qeveria socialiste 10-15 vite më parë.

    Një mesazh...S’ka nevojë për mesazh, se mesaz-

    het e njerëzve që nuk janë të qeverisë nuk dëgjohen. Ja kemi marrë dorën kësaj pune. Të zgjuarit i ka vetëm ajo parti që është në qeveri.

    Por ndërtimet e reja a ngrihen ata në respekt të monumenteve? Ç’rol luajnë arkitektët në këtë rast?

    Sigurisht që ka distanca, ka res-pekte. Monumenti duhet të përfshihet në një strukturë urbane të re, se qytetet do të zhvillohen, duke respektuar monumentet. Kjo është edhe arsyeja që duhet të njihen monumentet për të kuptuar vlerat e saj. Është detyrë për arkitektet që nuk duhet të ndër-

    tojnë duke dëmtuar monumentet, apo siç hiqen nga listat se do të bëhen ndërtime. Arkitekti për ndijësinë e tij si krijues, si vlerësues i një ndërtimi, nuk mundet të dëmtojë këtë kulturë. Aq më tepër kur vinë edhe ekspertë nga jashtë, që e shohin nga uturimi i zogut Shqipërinë dhe japin mendimin menjëherë që janë mësuar që në shkollë që në vitin e parë bëjnë histori arkitekture deri vitin e fundit.

    Pak e çuditshme se ne marrim gjithmon të huaj, ndoshta ndry-shohet edhe historia...

    Kur bëhet me konkurs s’ka gjë të merren edhe të huaj. Sigurisht nëse pëlqehen nga juria, e cila sduhet të bëhet me të huajt, por duhet të bëhet më shqiptarët, sepse shqiptarët janë ko-nusmatorët, por mund të ketë edhe një apo dy të huaj, gjykoj se projekti është i mundshëm të ndërtohet si nga nancat edhe nga niveli teknologjik i drejtuesve shqiptarë... Kohët e fundit ka shumë tendencë për të dhënë koncensione të gjitha aktivitet shtetërore. Mesa e njoh unë shtetin shqiptar, vetëm qeveria ka mbetur pa u dhënë me konçension.

    Çamët kërkojnë të kthehen në vatrat e tyre, një çështje e nxehtë që kërkon zgjidhje...A është e mundshme?

    Unë kam qenë kryeministri i parë që direkt në publik, në takim zyrtar, i kam kërkuar kryeministrit grek zgjidhjen e çështjeve të pronave. Ka artikull të botuar për këtë dhe është një çështje që nuk u zgjidh me atë rrugë ligjore. Nuk zgjidhet me artikull gazete, por me ndë-rhyrje politike dhe mbi të gjitha duhet të kemi parasysh se çështja shqiptare nuk zgjidhet nëse nuk kemi parasysh dhe nuk respektojmë Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk duhet që vetëm në fushën e futbollit të shkruhen parrulla ‘Sa mirë me kenë shqiptar’.

    A ka ngelur rrugë ligjore për të marrë pronat?

    Ka rrugë ligjore dhe e dinë specialsitët e së drejtës ndërkombëtare. Por jam i sigurt që është një gjë e zgjidhshme ligjërisht për pronat që janë atje.

    Ne merremi me kthim kompesim pronash në Shqipëri, por jo me ato jashtë ku jve...

    Ka ku zime për këtë punë. Ka trak-tate ndërkombëtare që e bëjnë zero, por ka edhe dokumente ndërkombë-tare që e bëjnë të mundshme kthimin e pronës.

    Është detyrë për arkitektet që nuk duhet të ndërtojnë duke dëmtuar monumentet, apo siç hiqen nga listat se do të bëhen ndërtime.

    Kam qenë kryeministri i parë që direkt në publik, në takim zyrtar, i kam kërkuar kryeministrit grek zgjidhjen e çështjeve të pronave.

    NË FOTO:Aleksandër Meksi

  • 6 E martë, 3 shtator 2013POLITIKE

    Mat, komuna pa ujë,

    banorët bllokojnë

    aksin Burrel-Milot

    Banorë të komunës Baz në rrethin e Matit zhvilluan paraditen e djeshme një protestë paqësore mbi mosfunksionimin e Ujësjellësit të kësaj Komune, që ka nisur të ndërtohet kohë më parë, ku afati i fundit për përfundimin e punimeve ka qenë në 12 tetor të vitit 2012. Banorët u hodhën në protestë me motivin se po abuzohet me investimin që kap shifrën e 1 miliard e

    700 milion lekë të vjetra. Ata shprehen se ndjehen të revoltuar dhe të zhgënyer nga pushteti vendor. Banorët thanë se rrjeti i tubave është shtrirë, por në çezmat e tyre s’ka ujë të pijshëm. Gjithashtu ata dyshojnë që është abuzuar me këtë vepër të madhe për komunën Baz. Banorët kërkojnë që këtu duhet të ndërhyjë urgjentisht KLSH për të parë abuzimet që janë bërë në investimin e ndërtimit

    të Ujësjellësit të komunës Baz. Nga ana tjetër drejtuesit e komunës Baz, shprehen se nga ana e tyre nuk është marrë në dorëzim kjo vepër. Banorët e grumbulluar ditën e djeshme u shprehën se do vazhdojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugën nacionale në fjalë me 5 orë. Dhe nuk janë të pakta protestat e banorëve që shihin nisje po asnjëherë përfundim të investimeve në shërbim të tyre.

    Mbledhje simbolike dy ditore, mbi një javë pas takimit të parë në Vlorë

    Rama, starti i qeverisjesnga “Colosseu” në ShkodërDetajet, fjetja në dhomën ku pushoi Berisha para 23 qershorit

    SHKODER

    JAKIN MARENA

    LAJMIKryeministri i zgjedhur Edi Rama ka mbledhur qeverinë e re në qytetin e Shkodrës, pak më shumë se një javë pas takimit të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Ministrat raportuan në sallën e “Colosseut”, për programin e 100 ditëve të parë të qeverisjes.

    Cila është simbolika e mbledhjes së dytë të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama, në Shkodër?Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mbledhjen e dytë të qeverisë së re e ka zhvilluar në Shkodër, për t’i dhënë forcë idesë së tij se kjo qeverisje është pa dallim e gjithë shqiptarëve, nga Jugu në Veri. Njëherësh i ka kthyer përgjigjie dhe akuzave e insinuatave të opozitës së re por dhe e mediave afër saj sipas të cilave Rama po diskriminon veriu. Madje kreu i qeverisë së ardhshme një simbolikë të tillë bashkimi e ka dhënë dhe para zgjedhjeve dhe në mbyllje të fushatës, teksa mbyllja nuk është bërë si gjithnjë në kryeqytetin Tiranë, por në Shkodër dhe Vlorë njëherësh dhe ku mori pjesë vetë kreu i së majtës Rama, në dy tubimet.

    Çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e qeverisë?Ministrat e qeverisë së re do të raportojnë për detyrat e lëna në mbledhjen e qeverisë në Vlorë, për programin e 100 ditëve të para të qeverisjes së re dhe masat që do ndërmerret për përmirësimin e gjendjes. Njëherësh pritet që të diskutohet dhe për buxhetin e reduktuar, që do të përdoret, reduktim që pritet të vijë nga shkurtimi i psoteve të zv.ministrave, drejtorëve e këshilltarëve.

    Braçe:

    “Mbledhjae qeverisënë Shkodër,ç’do thonë?”

    Reagimi

    Berisha: Mbledhja e qeverisësë Ramës në Durrës, dështoiKryeministri në largim Sali Berisha ka komentuar zhvillimin e mbledhjes së kabinetit të ri qeveritar të drejtuar nga kreu i zgjedhur i qeverisë Edi Rama në qytetin e Shkodrës, duke thënë se vinte pas dështimit të mbledhjes në qytetin bregdetar të Dur-rësit. Madje kreu në ikje i qeverië është munduar ta sqarojë këtë ndryshim qyteti nga Rama, me argumentin se nuk gjeti mik-pritje në Durrës. “Të dashur miq, mbledhja dyditore e kabinetit pa letra të Piktorit në Durrës dështoi. Shkaku i anullimit qëndron në faktin se ‘Gjushi’ nuk bindi dot pronarët e hoteleve në Durrës për të pritur falas ka-binetin e Piktorit dështak për nderin që po i bënte qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as që futi dorën në qese për të sponsorizuar një pjesë të shpenzimeve të orgjive dhe mbled-

    hjeve të qeverise nomade dhe pa dokumenta të zotit Rama në qytetin e tij. Inati është diku tjetër?”, shkruan në pro lin e tij personal të rrjetit social facebook kryeministri në ikje i qeverisë, Sali Berisha. I cili përdor madje dhe fjalor fyes.

    Rama pritet të kalojë natën në të njejtën dhomë ku Sali Berisha ka pushuar për disa orë gjatë takimit që ka pasur me gazetarët e qytetit të Shkodrës, në kohën e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, pra në dhomën 216 në Hotel ‘Colosseu’.

    PËRKIMI

    Kur kanë kaluar pak më shumë se një javë nga mbledhja e parë e ka-binetit qeveritar të drejtuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama në Vlorë, qever-ia e re e kaolicionit të majtë është mbledhur sërish ditën e djeshme. Por këtë radhë, kry-eministri Rama ka vendosur të qëndrojë pikërisht në boshtin Vlorë-Shkodër, atë bosht të cilin jo vetëm para zgjedhjeve por dhe ditën e mbylljes së fushatës e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm dhe përcak-tues në fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Madje dhe mbylljen e fushatës Rama e ka bërë në Shkodër dhe në Vlorë, duke treguar qartë vendosmërinë e shkrirjes së ndasive veri jug, për të cilat jo pak kishte pasur debate gjatë tërë fushatës me kreun e qeverisë, tashmë në ikje, Sali Berisha. Dhe përkundër të gjitha hamendjeve për një zhvendosje të mbledhjes së qeverisë në Durrës për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore në komunën Rrethina Shkodër, kryetari i qeverisë Edi Rama ka vendosur që mbledhja e dytë e qeverisë të zhvillohet pikërisht në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Një vlerësim për këtë qytet, i cili ka qënë kryeqytet i ilirëve në mbretërimin e Teutës dhe mbretërve të tjerë ilirë. Ndërkohë Rama mësohet se ka mbërritur në Shkodër në orën 15.50 ku është drejtuar për te hotel “Colosseu”. Mbledhja

    e qeverisë ka nisur në orët e pasdites, pikërisht në 17.25 në hotel “Colosseu” në qendër të qytetit të Shkodrës dhe është diskutuar në lidhje me pro-gramin e qeverisë për 100 ditët

    e para dhe maasat që do të ndërmerren për të përmirësuar të gjithë parametrat që janë në rënie, në gjithë sektorët jetikë të vendit. Ministrat kanë rapor-tuar në prani të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në lidhje me strukturën e dikasterit dhe programin e ditëve të para. Më pas ky program, pasi të shkrihet dhe të formatohet si program i

    qeverisë do të prezantohet në Kuvend dhe do të miratohet ditën e miratimit të qeverisë së re. Por, duke qënë se qeveria e re ende nuk është miratuar nga Kuvendi dhe nuk është betuar para presidentit, dhe mbledhja e dytë e zhvilluar në Shkodër është thjeshtë simbo-like. Mbledhja pritet të zgjasë edhe ditën e sotme, për t’u

    mbyllur afër mesditës. Bëhet e ditur nga mediat në Shkodër se kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet të kalojë natën në të njejtën dhomë ku Sali Berisha ka pushuar për disa orë gjatë takimit që ka pasur me gazetarët e qytetit të Shkodrës, në kohën e fushatës për zgjed-hjet e 23 qershorit, në dhomën 216 të Hotel ‘Colosseu’.

    Mbledhjen e qever-isë në qytetin e Shkodrës nuk ka kaluar pa e komentuar as de-puteti socialist Erjon Braçe. Që lidhi me një koment të Lubonjës, që akuzonte se po nxitet përçarja mes dy ekstrem-eve të vendit. “E mbani mend atë shkrimin e Fa-tos Lubonjës për mbled-hjen e Qeverisë në Vlorë? Përçarje Veri-Jug tho-shte. Po tani që Qeveria mblidhet në Shkodër çdo thonë? Ua them unë; Do thonë se Edi Rama e dëg-jon Lubonjën!”, shkruan Braçe në facebook.

    Sali Berisha

    NË FOTO:Edi Rama

  • 7E martë, 3 shtator 2013POLITIKE

    Alibeaj: Qeveria e

    re ende pa program,

    SHQUP-i, sipas ligjit

    Kur na ndajnë dhe 10 ditë nga dekretimi i kabinetit të ri qeveritar Rama, deputeti demokrat i legjislaturës së shkuar, Enkelejd Alibeaj, deklaron se mazhoranca e re është e vonuar në paraqitjen e programit politik. Sipas tij e majta kishte kohën e mjaftueshme për të hedhur linjat mbi programin e 100 ditëve të para të qeverisë, por në vend të kësaj thekson Alibeaj, Rama dhuroi disa

    mbledhje të ngjashme me ato të sekteve fetare , duke kërkuar kështu të shkëputet nga kultura politike. Për të qasja që Rama po i bën pragmarrjes së qeverisë lë vend për të hamendësuar se Kryeministri i ri do karakterizohet nga një paaftësi totale për të çuar përpara cilësinë e qeverisjes së këtij vendi përpara. Sipas Alibeajt s da e vetme e qeverisë së majtë të drejtuar nga Rama është

    njohja e arritjeve të qeverisë parardhëse dhe ruajtja e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë që po trashëgon nga e djathta. Për të elia e re e PD apo SHQUP është marrë sipas të gjitha dispozitave që përcakton ligji. Në vijim të gjithë debatit që pasoi marrja e godinës së SHQUP nga PD, ai tha se dhe sulmi i mazhorancës ndaj Presidentit nuk kishte asnjë moral politik, por terësisht personal.

    Mbështetja nanciare, në tetor buxheti

    Mbledhja, për auditin, buxhetin, ndarjen territoriale

    Qeveria do ketë më pakzv.ministra e drejtorë

    SHKODER

    JAKIN MARENA

    Mbledhja

    Ministrat me valixhe, Gjosha nga dasma në punë

    SHKODER

    Ministrat e rinj të së majtës kanë zbarkuar një nga një përpara hotel “Colosseut” në qytetin e Shkodrës për të qënë gati për mbledhjen dy ditore të qeverisë, mbledhur nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Ka qënë dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha që të dielën u martua, të hënën ishte në punë. Të gjithë anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar kanë qënë të veshur thjeshtë, spor-tive dhe asnjëri prej tyre s’ka pasur kravatë apo kostume, duke i dhënë vërtetë nuanca simbolike kësaj mbledhjeje. Madje që kur kanë zbritur nga makinat teksa kanë hapur bagazhet e tyre, kanë nxjerrë valixhet e lëvizshme duke tre-guar qartë se do të kishte një

    qëndrim të gjatë në Shkodër. Njëherësh ajo që është vënë re para “Colosseut” ku u zhvil-lua dita e parë e mbledhjes së qeverisë së Ramës, e dyta pas mbledhjes së zhvilluar në Vlorë,

    ka qënë mungesa e uniformave të shumta të forcave të sigurisë, që qytetarët shqiptarë janë mësuar tërë këto vite ti shohin teksa shoqërojnë ministrat dhe kreun e qeverisë.

    Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi edhe ditën e djeshme ka pasur motiv të fortë për të qënë në vendin ku u zhvillua mbledhja e qeverisë. Ai ishte në hollin e “Colosseut”, i vetmi nga deputetët, ndoshta dhe për të festuar toren e thellë në komunën Rrethina.

    DEPUTETI DOSHI

    Mbledhja me dyer të mbyllura e qever-isë së re të drejtuar nga Edi Rama në qytetin e Shkodrës ka përfunduar, për të rinisur sërish sot paradite. Përpos programit 100 di-tor dhe atij të 300 ditëve të para të qeverisjes, mësohet se është diskutuar dhe në lidhje me auditin ndërkombëtar të financave shqiptare, pas gropës së krijuar nga qeveria në ikje e drejtuar po nga kry-eministri në ikje Sali Berisha. Ministrat njëherësh kanë raportuar për planin e punës për çdo dikaster që drejtojnë, shpërndarjen e buxhetit, i cili për hir të së vërtetës do jetë shumë i reduktuar, pasi është konsumuar mbi 80% e tij që tani, nga qeveria e Berishës. Është folur dhe se ku do gjenden financi-met për të mbështetur pro-gramin e 100 ditëve të para të qeverisjes. Është diskutuar dhe paraqitja e planeve të detajuara për kërkesat për nancime, kredi dhe sa janë

    të nevojshme për të arritur realizimin e këtyre projekteve të qeverisjes së re për çdo ministri dhe masat e forta

    për të frenuar situatën aktu-ale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi. Njëherësh kërkesat do të bëhen dhe pjesë e buxhetit të ri i cili pritet të

    realizohet në tetor të këtij viti. Për shpërndarjen e nanci-meve e përdorimin e tyre për çdo ministri, bën pjesë dhe lista e shkurtimeve të posteve

    të zv.ministrave, drejtorëve dhe këshilltarëve. Mësohet se teksa është diskutuar dhe njëherë struktura e të gjitha ministrive është arritur në

    qëndrimin e përbashkët të kreut të zgjedhur të qeverisë Edi Rama dhe ministrave të kabinetit të ri qeveritar se emërimi i tre zv.ministrave apo deri dhe katër të tillë në një dikaster, gjë që ka ndod-hur në kohën e Berishës, është një luks i tepërt në këto kohë krize. Gjithashtu mësohet se edhe dje është diskutuar për hapësirën teritoriale e ndarjen teritoriale që është me rëndësi.

    NË FOTO:Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit me ministrat në Shkodër

    NË FOTO:Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit me ministrat në Shkodër

    POSTET E ZV.MINISTRAT PËR

    ÇDO DIKASTER

    Ministria e Punëve të Jashtme

    Aktualisht 2 zv.ministraNuk do ketë shkurtime

    Ministria e Brendshme

    Aktualisht 3 zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Mbrojtjes

    Ka pasur 3 zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Integrimit

    Ka pasur dy zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Financave

    Aktualisht 2 zv.ministraPritet të ketë sërish dy

    Ministria e Drejtësisë

    Aktualisht dy zv.ministraPritet të ketë sërish dy

    Ministria e Ekonomisë e energjisë

    Ka pasur tre zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Transporteve

    Ka pasur katër zv.ministra

    Pritet të shkurtohen dy

    Ministria e ArsimitKa pasur tre zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e PunësKa pasur dy zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Shëndetësisë

    Aktualisht 2 zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Bujqësisë

    Ka pasur dy zv.ministraPritet të shkurtohet një

    Ministria e Kulturës

    Ka pasur katër zv.ministra

    Pritet të shkurtohen tre

    Ministria e MjedisitKa pasur tre zv.ministraPritet të shkurtohen dy

    Saimir Tahiri dhe Lindita Nikolla

  • 8 E martë, 3 shtator 2013

    Zgjedhjet e pjesshme,

    PD - PS, dhunë mes

    militantëve

    Dhuna mes militantëve nuk mund të mos mungonte as në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në dy komuna. Gjatë procesit të zgjedhjeve janë shënuar incidente në Dardhas, ku nuk ka munguar dhe votimi familjar. Për shkaqe politike, dy militantë janë përplasur dhe kon iktuar jashtë qendrës së votimit. Kon ikti i nxitur për shkak të bindjeve politike të militantëve,

    ka degjeneruar në përdorimin e dhunës. Nuk është rasti i parë që dhuna përdoret gjatë proceseve zgjedhore në vend. Gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e ri nuk munguan rastet e dhunës, ku në Qarkun e Lezhës, përkatësisht në Laç mbeti i vrarë edhe një militant i LSI. Rastet e dhunës u paraqitën edhe në raportet e nxjerra nga organizata në vend apo dhe misionet vëzhguese që

    ndoqën zgjedhjet. Brenda pak ditëve pritet që të publikohet edhe raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR, i cili ishte llogaritur që do të publikohej 8 javë pas shpalljes së rezultatait përfundimtar të zgjedhjeve. Më herë në raportin paraprak, OSBE i cilësoi zgjedhjet në përgjithësi të mira, përveç faktit të kritikës ndaj KQZ,që ende po punon vetëm me 4 anëtarë.

    LAJME SHKURT

    4411 vota për të majtën, 1402 për të djathtën

    Në Rrethinë ton PS, në Dardhas LSI me 1701 vota

    PD, tjetër humbje e thellë në Shkodër

    Tom Doshi

    2015, PD do kthehet në shoqatë, do tojmë

    Partia Demokratike nën drejt imin e Lulz im Bashës rendit humbjen e parë të saj në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në komunat Rrethinë në Shkodër si dhe në Dardhas në Korçë. Nga zgjedhjet e pjeshme që u zhvilluan ditën e dielë kan-didati i LSI-së, Genci Hamol-lari, ka tuar në zgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas me 1701 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota. Ndër-sa në komunën Rrethina të Shkodrës ka tuar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri, i cili ka marrë 1402 vota. Humbjen e PD në këto zgjedhje deputeti socialist Erjon Braçe e komen-ton si humbjen si një rrugë e gjatë e Lulzim Bashës që do jetë veç me humbje më të thel-la. “Ai që më bën përshtypje është rezultati: Tejet i madh dhe i thellë!! Dëshmon qartë se: gjërat kanë ndryshuar në këtë vend, por një gjë ka mbe-tur: pritshmëria e njerëzve tek maxhoranca e re!! Përballja me pritshmërinë duhet të jetë e vetmja gjë që kjo max-horancë duhet të tojë. Çdo ditë, me punë, përkushtim, ndershmëri dhe betejë kundër padrejtësisë e korrupsionit!! Ah po; Kjo është edhe hum-bja e parë e atij që veç dinte të tonte, Lulëzim Bashës!! Ky do ketë rrugë të gjatë e do mbaj shënim shumë humbje!!”, komenton Braçe për humbjen e parë të PD. Ndërkohë që menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Rre-thinës, kandidati tues i saj, Luan Harusha i PS-së, men-jeherë pas tores në zgjedhjet e pjeshshme që u zhvilluan dje, ka falenderuar elektora-tin e tij për besimin, duke premtuar që mbështetjen që iu dha, ta kthejë në premtime të mbajtura.

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    LAJMIE djathta nën drejtimin e kryetarit të ri, Lulzim Basha ka renditur humb-jen e parë në zgjedhjet e pjesshme, ku përkatësisht në komunën Rrethinë në Shkodër toi kandidati i PS, ndërsa në Dardhas të Korçës, toi kandidati i LSI.

    SHKARKIMI I KRYETARËVE

    Zgjedhjet në komunat Rrethina dhe Dardhas u zh-villuan, pasi kryetarët e tyre u shkarkuan nga Këshilli i Ministrave për shpërdorim detyre. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Inte-grim garuan së bashku në koalicionin Aleanca për Sh-qipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garoi e vetme. Dje Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht mbylljen e procesit të numërimit të votave në dy njësitë ven-dore, Dardhas(Korçë) dhe Rrethina(Shkodër) ku të

    dielën u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për kryetar ko-mune. “KQZ ju informon se në orët e para të ditës së sotme (djeshme) ka përfun-duar procesi i numërimit të fletëve të votimit në dy

    “Kjo është edhe humbja e parë e atij që veç

    dinte të tonte, Lulëzim Bashës!! Ky do ketë

    rrugë të gjatë e do mbaj shënim shumë humbje!!”

    komunat Dardhas dhe Rre-thinat ku u zhvilluan zgjed-hjet për kryetar. Procesi i numërimit të votave ka qenë i pandërprerë çka solli për-fundimin procesit brenda një kohë të shkurtër, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me procedurat e përcak-tuara në Kodin Zgjedhor. Theksojmë se sipas përcak-timeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse kanë miratuar me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën komunë”, theksoi zëdhënësja,Drilona Hoxhaj.

    Agimi i Artë, protestë në Kapshticë Partia neonaziste e “Agimit të Artë” ka organizuar dje pranë ku rit greko-shqiptar në Kapshticë, një pro-testë përreth një orë që udhëhiqej nga deputeti Kristos Papas. “Kemi ardhur këtu, në ku jtë arti cialë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që të demonstrojmë luftën tonë për çlirimin e Vorio-Epirit. Shqipëria e ka frikë “Agimin e Artë”, sepse është e vetmja parti, që ka në programin e saj luftën për Vorio- Epirin. Në fakt, ajo që qeveria duhet të kërkojë ndërkombëtarisht është zbatimi i Protokollit të Korfuzit për Autonominë e Vorio-Epirit dhe ky do të jetë hapi i parë për çlirimin e kësaj toke greke”, u shpreh Kristos Papas në fjalën e tij.

    Kisha mbështet Papa Françeskun: Të lutemi për SirinëKisha katolike në Shqipëri iu bashkua nismës se Atit të Shenjtë, Papa Fran-çeskut, i cili shpalli 7 shta-torin si ditë agjërimi dhe lutjeje për paqen në Siri, në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Imzot Gjovalin Sukaj, kisha u bëri thirrje besimtarëve që t’i bashkohen ditës së lutjeve për paqen. Arkidioqeza Metropolitane e Shkodër-Pultit bëri të ditur se do të zhvillojë të shtunën një adhurim eukaristik, i cili do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 24:00. Dy ditë më parë, Papa Françesku, shpalli nga sheshi i Shën Pjetrit thirrjen e tij për paqe. Mes të tjerash, Papa Fran-çesku u shpreh se dënonte me vendosmëri të veçantë përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që nxiti bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë nisma të mëtejshme e të qarta për paqen në Siri.

    Fitorja e të majtëve në zgjedhjet e pjesshme në dy komuna të vendit ka sjellë edhe reagimet e para nga ana e de-putetëve që kanë qenë mbështetës në kan-didatëve për kryetar komunash. Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, tha se në vitin 2015, PD do kthehet në një sho-qatë. “Duhet të realizo-jmë investimet brenda këtij mandati. Në vi-tin 2015 duhet të mos bëjmë më premtime në komunën Rrethina, por fushata të jetë e kryer që sot. I garantoj popullit të Shkodrës se në vitin 2015 jo për mburrje, por do ta kthejmë PD në një shoqatë, ndërsa torja do të jetë në gjitha ko-munat dhe bashkitë”, tha Doshi.

    Me një mesazh të shkurtër të shoqëruar me një fotogra , kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar nënën e tij, Anetën me rastin e festës së ditëlindjes. “Edhe 100 mam”, shkruhet në foton e publikuar në rrjetin social Twitter dhe Facebook të kryeministrit, ku në foto duket nëna e kryeministrit, vetë kry-

    eministri Edi Rama, bashkëshortja e tij, Linda si dhe dy fëmijët Rea dhe Grigori. Në foto Aneta shihet se në dorë mban edhe një orë të Rilindjes ngjyrë vjollcë, e cila u bë simbol i të ma-

    jtëve gjatë fushatës zgjedhore si dhe pas saj. Pothuasje gjithë deputetët e majtë e kanë një simbol të tillë.

    RAMA URON NËNËN, ANETËN: “EDHE 100, MAM”

    Luan Harusha, tuesi i zgjedhjeve në komunën Rrethinë

    AKTUALITET

  • 9E martë, 3 shtator 2013

    E djathta shpreson:

    Qeveria e re mund

    të bjerë në çdo kohë

    Të djathtët ende shpressojnë në një shpërbërje të koalicionit të majtë, që do të sillte në mos përmbysjen e raporteve në favor të saj, zgjedhje të parakohëshme para vitit 2017 kur është afati i përfundimit të mandatit të ri qeverisës nga të majtët. Kështu, dhe pse mazhoranca e re e majtë ka 83 deputetë, me tendencë rritjen e këtij numri, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe ai i PDK, Nard Ndoka,

    mendojnë se ajo mund të bjerë në çdo kohë. Mediu dhe Ndoka kanë deklaruar në media se “opozita do jetë e fuqishme përballë një mazhorance qeverisëse që mund të bjerë në çdo moment”. Krerët e dy partive të djathta njëherësh janë shprehur dhe në favor të krijimit të një poli të tretë të politikës shqiptare. Për Mediun është e rëndësishme forcimi i së djathtës aktuale, qoftë dhe me

    sistem federativ, kurse për demokristianin Ndoka krijimi i polit të tretë do t`i jepte më shumë hapësira partive të vogla politike. Teksa komentojnë kryeministri e ri, dy drejtuesit e partive të djathta thonë se Rama po sillet akoma sikur të jetë në opozitë me takimet e tij, ndërsa s’ka një strategji të qartë, përveçse paraqet një panoramë nihiliste para shqiptarëve.

    Fushata nis pas mesit të shtatorit. Basha kandidat të vetët

    Zgjedhjet, emrat për kreun e PD në qarqe

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    LAJMIZgjedhjet për drejtuesit e degëve të PD në 12 qarqet e vendit pritet të starto-jnë pas mesit të shtatorit. Mësohet se ata drejtues që kanë shënuar rezultat negativ më 23 qershor do lënë detyrën dhe s’do kan-didojnë. Zbardhen emrat e mundshëm në garë.

    Në qendër të goditjes do të jenë të gjithë ata drejtues të degëve të PD që në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, shënuan një rezultat humbës përballë të majtës së drejtuar nga Edi Rama.

    PËRZGJEDHJA

    Me forcat britanike

    Nishani-Kodheli në Vlorë te helikoptermbajtësja britanikeBujar Nishani, Presidenti dhe njëherësh Komandanti i Forcave të Armatosura, ka vizituar dje helikoptermbajtësen bri-tanike HSM Ilustrios të vendosur në Gjirin e Vlorës. Ai ka qenë i shoqëruar nga minis-trja e ardhshme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri në ikje Arben Imami, nga Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku. Presidenti ka takuar drejtues të trupave ushtarake britanike që po zhvillojnë stër-vitjen e përbashkët “Albanian Lion 2013”. Në konferencën për shtyp në mjediset e helikoptermbajtëses britanike Nishani theksoi se kjo është stërvitja më e madhe që forcat britanike kanë zhvilluar gjatë viteve të fundit në rajonin e Mesdheut”. Ai u ndal edhe tek situata në Siri, teksa u shpreh se trazirat në këtë vend janë s da e përbashkët e dy vendeve tona. Ministrja e ardhshme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, theksoi se Qeveria e drejtuar nga socialistët,

    do të rishikojë të gjitha vendimet e fundit të qeverisë në ikje, që kanë interes kombëtar e më gjerë. Ministri kosovar, Agim Çeku u ndal në marrëdhëniet me Qeverinë e socialistëve. “Kjo marrëdhënie dypalëshe hyn në një stad të ri. Ushtria shqiptare do vijojë të ruajë profesionalizmin dhe nuk do të ndikohet nga ndryshimet e fundit politike në vend”, tha Çeku.

    Fushata për zgjedhjet e krerëve të PD në qarqe pritet të startojë pas mesit të muajit shtator. Në qendër të goditjes do të jenë të gjithë ata drejtues të de-gëve të PD që në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, shënuan një rezultat hum-bës përballë të majtës së drejtuar nga Edi Rama. Dhe për më tepër në këtë rast, kreu i PD Lulzim Basha ka shansin dhe mundësinë që të vendosë në krye të degëve të PD në të gjitha qarqet njerëzit mbështetës të tij, duke e shtrirë dominancën nga qendra në bazë, përballë rivalëve brenda kupolës blu. Mësohet se vetëm katër kry-etarë qarqesh të degëve të PD pritet të mos preken. Ata janë kryetari i PD për qarkun e Korçës Andrea Mano, kry-etari i PD për qarkun e El-basanit Luçiano Boçi, kreu

    i PD për qarkun e Kukësit Ibsen Elezi e kreu u PD për qarkun e Lezhës Pashk Noci. Këto drejtues vendorë kanë shënuar rezultat pozitiv më 23 qershor, duke mbajtur të njejtët deputetë apo të njëjtat vota me zgjedhjet paraardhëse me gjithë kon-sumimin nga pushteti të mazhorancës së djathtë. Janë në dyshim kreu i PD për qarkun e Vlorës, Ardian Kl-

    lozi, kreu i PD për qarkun e Tiranës Aldo Bumçi që mund të bëhet nënkryetar i PD e kryetar i grupit parlamentar dhe që mund të zëvendëso-het me ish-prefektin Keltis Kruaja, aktualisht numri dy i kësaj partie, si dhe ai i qarkut të Gjirokastrës, Altin Çomo që për efekt të kohës së shkurtër në drejtim të kësaj dege ndoshta i lihet sërish një mundësi që të shprehet.

    Ndërsa drejtuesit e tjerë të PD në qarqe, nuk do të kenë asnjë shans për të garuar për postin e kryetarit. Kështu, pritet të largohet Igli Cara, drejtues i Qarkut Durrës dhe në garë janë Ardian Muka dhe Oerd Bylykbashi. Pritet të largohet Arenc Berati drej-tues i Qarkut Berat e në garë mendohet ish-deputeti Lefter Maliqi. Ikën Astrit Bushati drejtues i Qarkut Shkodër

    në garë janë Lorenc Luka kreu aktual i bashkisë, Xhe-mal Bushati anëtar këshil-lit bashkiak, Maxhit Cungu Kryetar i Këshillit dhe Ernest Kiri drejtor i rrugëve. Do largohet dhe Bedri Hoxha drejtues i Qarkut Dibër, ku në garë është Ilir Krosi ish kryetar bashkie dhe Naim Gazidede. Ikën dhe Admirim Shehu drejtues i Qarkut Fier që pritet të zëvendësohet nga fituesi i garës mes Ilir Bele ish kandidat për kryetar bashkie e Luan Baçe kryetar i patentave Fier. Këto janë kandidaturat e mundshme

    REPUBLIKA E SHQIPERISE

    NJ O F T I M

    INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

    Në përputhje të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve nanciare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve

    publikë”, i ndryshuar, nenit 25/1, pika 2, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe

    Kon iktit të Interesit njofton të gjithë të interesuarit dhe mediat se në datë 05 shtator 2013, ora 11.00,

    në ambjentet e ILDKPKI, do të zhvillohet shorti përvitshëm për përzgjedhjen e subjekteve deklarues,

    të cilët do të kalojnë në kontroll të plotë.

    KANDIDATËT

    deri më tani dhe pritet që deri në mesin e shtatorit të ketë ndoshta dhe kandidatë të rinj, që do të mbështeten nga grupe të caktuara në PD.

    Tiranë Aldo Bumçi Keltis Kruja

    Shkodër Xhemal Bushati Lorenc Luka Maxhit Cungu Ernest Kiri

    Lezhë Pashk Noci

    Korçë Andrea Mano

    Gjirokastër Altin Çomo?

    Elbasan Luciano Boçi

    Vlorë Ardian Kollozi?

    Kukës Ibsen Elezi

    Fier Ilir Bele Luan Baçe

    Berat Lefter Maliqi?

    Dibër Ilir Krosi Naim Gazidede

    Kryetarët humbës do të lëshojnë drejtimin

    Berisha në mbledhje qeverie

    AKTUALITET

  • 10 E martë, 3 shtator 2013 AKTUALITET

    Vetëm disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Qerim Marku. Nga shkëmbimi i zjarrit, më 29 shkurt 2013 nuk pati të lënduar.

    TENTATIVA

    Banorët të cilët ndodheshin në vendngjarje tentuan që t’i vijnë në ndihmë dy personave të cilët ishin të plagosur. Ata gjithashtu njoftu-an policinë dhe menjëherë transportuan për në spital 40-vjeçarin Qerim Marku, ndërsa Semi Ismaili u dërgua me helikopter men-jëherë për në spitalin Ushtarik të Tiranës.

    NDIHMA

    Dëshmitari okular ka parë një makinë të llojit “Benz”, ngjyrë e kuqe, nga e cila ka zbritur një djalë. Ky i fundit ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe ishte i maskuar në kokë. Sipas dëshmitarit në këto momente ka kaluar edhe një person tjetër, i cili është plagosur

    DESHMIA

    LAJME SHKURT

    SIPAS POLICISË vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me telefon nga banesa pasi kishte frikën e një atentati

    Vrasja

    Bulqizë, atentat biznesmenit të kromit

    Nga të shtënat i plagosur rastësisht edhe një kalimtar

    BULQIZE

    JONIDA ALIU

    LAJMIEkzekutohet në qendër të Bulqizës një 40-vjeçar, i cilit merrej me biznesin e kromit. Nga ky atentat që iu bë Qerim Marku ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shën-detësore.

    Tri orë pas vrasjes së bi-znesmenit Plarent Cani, në Durrës, një tjetër bi-znesmen, këtë herë në fushën e kromit ekzekutohet në qendër të Bulqizës. Vrasja ndodhi mesditën e djeshme, rreth orës 12:00. Viktima është Qerim Marku, 40 vjeç, i cili merrej me biznesin e kromit. Nga ky atentat që iu bë 40-vjeçarit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shënde-tësore. Në momentin e krimit viktima ishte duke kaluar në afërsi të një servisi makinash, ku kishte ndaluar një makinë e llojit “Benz”, ngjyrë e kuqe. Sapo ka identifikuar Qerim Markun, një djalë ka dalë me shpejtësi dhe ka hapur zjarr ndaj tij, duke e ekzekutuar rreth 100 metra larg pallatit ku

    banonte, pranë spitalit rajonal. Nga të shtënat viktima është rrëzuar në tokë, ndërsa mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Semi Ismaili. Ndërkohë banorët të cilët ndodheshin

    në vendngjarje tentuan që t’i vijnë në ndihmë dy personave të cilët ishin të plagosur. Ata gjithashtu njoftuan policinë dhe menjëherë transportuan për në spital 40-vjeçarin Qer-

    im Marku. Fillimisht u bë me dije se viktima ishte në vdekje klinike, por pa kaluar një orë bluzat e bardha pohuan se 40-vjeçari Qerim Marku kishte vdekur. Ndërsa u transpor-tua menjëherë më helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës i plagosuri, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me

    telefon nga banesa pasi kishte frikën e një atentati. Vetëm disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Marku. Nga shkëmbimi i zjarrit, më 29 shkurt 2013 nuk pati të lënduar. Sipas policisë vik-tima është i njohur në qytet si një nga të fortët e Bulqizës, i cili merrej me biznesin e kromit. Blutë kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë të ngjarjes, të cilët kanë treguar me detaje momentin e vrasjes. Ndërkohë që janë ngritur postblloqe në gjithë zonën, si dhe janë marrë në pyetje persona me të cilët viktima ka pasur konflikte. Përsa i përket të plagosurit, policia ka deklaruar se ngjarja është aksidentale. Semi Ismaili ishte duke kaluar afër servisit të makinave, kur është plagosur nga breshëria e zjarrit.

    Rrë mi

    Babai i të plagosurit: Djali u plagos rastësisht Dëshmitari ka parë një makinë të llojit“Benz”, ngjyrë e kuqe, nga e cila ka zbritur një djalë

    BULQIZE

    Nga të shtënat në qyte-tin e Bulqizës mbeti i plagosur në gjoks edhe Semi Ismaili, i cili u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak në kryeqytet dhe ndodhet ne gjendje te rëndë. Babai i të plagosurit, tha se djali i tij ishte plagosur gabimisht.“Nuk dimë gjë kush qëlloi, por djalin tonë e qëlluan gabimisht. Nuk kishte lidhje me personin tjetër. Ai ka qenë duke kaluar aty kur e ka kapur plumbi. Përsa i përket autorëve nuk e dimë fare se kush janë, por vetëm që djali jonë u plagos

    gabimisht”- tha ai, duke shtuar se lajmin e kishte mësuar nga media. Për këtë ngjarje policia ka arritur të sigurojë dëshminë e të

    vetmit person, i cili ka parë gjithë skenën e krimit. Për blutë ai është shprehur se ka parë viktimën kur po kalonte afër servisit dhe ndaj tij është hapur zjarr. Dëshmitari oku-lar ka parë një makinë të llojit “Benz”, ngjyrë e kuqe, nga e cila ka zbritur një djalë. Ky i fundit ka nisur të qëllojë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe ishte i maskuar në kokë. Sipas dëshmitarit në këto momente ka kaluar edhe një person tjetër, i cili është plagosur. Viktima është rrëzuar në tokë dhe autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    NE FOTO: Babai i të plagosurit, Semi Ismaili

    Vrasja e 22-vjeçarit në Pukë kon ikti i nisur që në Francë Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 22 vjeçarit paraditen e së dielës në fshatin Gojan i Vogël i Pukës. Sipas policisë autori Festjon Luka ka pranuar krimin. 25 vjeçari mban postin e kryetarit të Këshillit të Komunës Gjegjan, si dhe anëtar i Këshillit të Qarkut të Shkodrës si përfaqësues i PS-së. Sipas të dhënave nga hetimi mes dy të rinjve ka pasur një kon ikt të hapur të nisur që Francë, ku kishte qenë dhe viktima, Bardhok Përndrecaj.

    Tiranë-Elbasan, dy burra në pranga për dhunë në familjeDy burra janë vënë në pranga nga policia në Tiranë dhe Elbasan pasi akuzohen për dhunë në familje. Kështu, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se është arrestuar Artur Zhu-ra, 42 vjeç me banim në Tiranë, pasi është denon-cuar për dhunë në familje. Ka qenë bashkëshortja e 42-vjeçarit që e ka paditur në polici, duke e akuzuar për dhunë zike dhe psikologjike. Ndërsa në Elbasan, policia ka arrestuar dje në agrancë Bashkim Senja-n, 52 vjeç, banues në fshatin Shirgjan. Arrestimi i tij është bërë pasi, ky ai në banesën e tij, për motive xhelozie, ka ushtruar dhune zike ndaj bashkëshortes së tij F. Senja, 46-vjeçe. Si pasojë e kësaj dhune, 46-vjeçares i janë shkaktuar dëmtime në trup.

    NE FOTO: Vendi ku ndodhi vrasja

  • 11aE martë, 3 shtator 2013 AKTUALITET

    40-vjeçari ishte arrestuar për tra k droge

    Vritet biznesmeni në sheshin e ndërtimit

    Plarent Cani është dënuar me 14 vjet burg në Itali, ndërsa dyshohet të jetë arrestuar në vitin 2001 për akuzën e tra kut të 100 kg heroinë nga Durrësi në Bari

    ARRESTIMIDy autorët e ngjarjes kanë mbërritur me një motor të zi dhe ishin veshur me të njëjtat rroba, xhaketë të zeza, pantallona xhinse dhe kokore të zeza në kokë

    AUTORET

    DURRES

    JONIDA ALIU

    Biznesmeni i ndërtimit Plarent Cani u ekzeku-tua me breshëri plum-bash mëngjesin e djeshëm në zonën e plazhit, pranë sektorit “Teuta” në Durrës. Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta, kur 40-vjeçari ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit bashkë me shoferin e tij. Ata kanë qenë në vendin e njohur si “Rrota Kuqe”, aty ku viktima, babai i 3 fëmijëve kishte nisur të ndërtonte një pallat. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes dy autorët kanë mbërritur me një motor të zi

    dhe ishin veshur me të njëjtat rroba, xhaketë të zeza, pantal-lona xhinse dhe kokore të zeza në kokë. Vetëm njëri prej tyre ka zbritur dhe i është afruar me shumë qetësi tavolinës, ku ishte ulur viktima, i cili i ka drejtuar armën e llojit pis-toletë dhe ka hapur zjarr, duke i marrë jetën me dy plumba në kokë. Nga të shtënat me armë zjarri 40-vjeëari ka pasur dy plagë në kokë të shkaktuar nga 2 plumba, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendngjarje nga policia. Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndër-kohë që 2 plumba e kanë ka-pur në kokë. Një grup hetimor ka nisur hetimet por ende nuk dihen detaje në lidhje me autorët e mundshëm të këtij krimi. Ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamundur pasi goditjet kanë qenë vdekje prurëse. Plarent Cani ndër-roi jetë në sallën e reanima-cionit. Hetimet e policisë janë përqendruar në konfliktet personale të viktimës lidhur me tra kun e drogës. Plarent Cani është dënuar me 14 vjet burg në Itali, ndërsa dysho-het të jetë arrestuar në vitin 2001 për akuzën e trafikut të 100 kg heroinë nga Dur-rësi në Bari. Po kështu policia po heton në rrugë operative rreth konflikteve personale të viktimës para zgjedhjeve, pas sinjalizimeve se ka pasur disa konfrontime fizike me simpatizantë të forcave të ndryshme politike në periud-hën e fushatës parazgjedhore.

    Dëshmia

    Pronari i lokalit: Zbriti nga motorri dhe e qëlloi disa herë“Dy persona mbërritën me një mo-torr i madh. Në atë moment unë dëgjova zhurmën kur motorri u nis me shpejtësi. Të dy personat ishin me kaska mbrojtëse, prandaj nuk munda që ti dal-loja. Ndaluan motorrin afër trotuarit, njëri zbriti, dhe u drejtua nga tavolina e cepit ku ishte biznesmeni bashkë me shoferin e tij. E qëlluan shumë herë dhe më pas ikën me shpejtësi”. Është kjo dëshmia në polici e pronarit të lokalit, ku ndodhi edhe vrasja e 40-vjeçarit Plarent Cani. Neki Qypi, ka dëshmuar se ai ka dëgjuar krismat kur ka qenë në banak dhe në momentin që ka dalë jashtë ka parë të shtrirë në tokë biznesmenin. Ai ka treguar se 40-vjeçari ka qenë ulur në tavolinë bashkë me shoferin e tij, duke pirë kafen e mëngjesit. Sipas tij në fillim ata kanë qënë të shoqëruar me ustallarët të cilët po merreshin me ndërtimin e pallatit. “Ishin punëtorët, të cilët punojnë për ndërtimin e pallatit, dhe pronari bashkë me shoferin e tij. Ata po pinin kafen e mëngjesit dhe po bisedonin për punën dhe për ndërtimet që po bëhëshin në pallat” dëshmoi Qypi në polici. Pronari i lokalit thotë se më pas punëtorët janë larguar dhe 40-vjeçari ka mbetur vetëm me shoferin e tij. Ndërsa lidhur me identitetin e autorëve Qypi ka deklaruar se ata kanë qënë në një motorr të madh dhe se ai ka dëgjuar zhurmën kur motorri është nisur me shpejtësi.

    “Unë mendoj që të dy përsonat kanë pritur që të ikin punëtorët dhe kanë qënë gjatë gjithë kohës në vëzhgim të biznesmenit.” thotë Qypi. “Më pas ata ndaluan motorrin afër trotuarit, njëri zbriti, dhe u drejtua nga tavolina e cepit ku ishte biznesmeni i ndërtimit bashkë me shoferin e tij. E qëlloi disa herë dhe pastaj ikën me shpejtësi me motorrin e tyre” përfundon dëshmia e pronarit të lokalit për blutë e Durrësit. Për atentatin ndaj biznesmenit Plarent Cani policia e Durrësit ka marrë në py-etje edhe të tjerë persona të cilët kanë mundur të shohin se çfarë ka ndodhur. Një ndër dëshmitarët është edhe shoferi i Canit. Shoferi ka dëshmuar në polici se 40-vjeçari ka qënë i qetë mëngjesin kur u ekzekutua dhe ka biseduar për probleme pune me të.

    Nga ekspertiza mjeko-ligjore është konstatuar se plumbat kanë pasur afërsi në goditje. Dy plumbat që e kanë kapur në gjoks, po ashtu dhe dy plagët hyrëse në kokë kanë rezultuar afër e afër. Në gjoks distanca e goditjeve ka qenë rreth 4 cm larg njëra-tjetrës, pasi trupi i viktimës ka qenë në pozicion statik në tavolinë në momentin e goditjeve të marra. Ndërsa dy goditjet në kokë janë rreth 5 cm larg njëra-tjetrës dhe kjo nga vetë dinamika e marrjes së goditjeve në momentin e rënies së trupit drejt dyshemesë. Ai është qëlluar dy herë pas veshit të majtë. Plagët e marra nga viktima Cani sipas mjekëve specialistë kanë qenë të katërta tejpërshkuese.

    Ekspertiza mjeko-ligjore

    “Plumbat kanë pasur afërsi në goditje”

    Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

    www.MerrJep.al

    Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

    Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

    KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotogra k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotogra ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

    PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

    IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

    Plarent Cani

    NË FOTO: (Lart) Vendi ku ndodhi vrasja, (poshtë) faksimile e ekstraktit të QKR-së së rmës së ndërtimit të Plarent Cani

  • 12 E martë, 3 shtator 2013

    NË TELEVIZIONIN

    Origjina e Lajmit

    Nga e hëna në të premte 07:10Ritransmetim 07:40 dhe 08:10

    VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

    NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

    KANALI 158KANALIDo na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë,Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

    EMISIONI MË ORIGJINAL I SEZONITEMISIONI MË ORIGJINAL I SEZONIT

    ...DREJTON EMISIONIN ZERI I HERVIN ÇULIT...DREJTON EMISIONIN ZERI I HERVIN ÇULIT

    REGJISORI

    DEMOKRATIMUZIKANTI

    AKTORI

    BUÇI

    N ZN ZN Z

    ZIKANTITI

  • 13E martë, 3 shtator 2013

    GJITHMONE PRANE JUSH!

    Origjina e Lajmit

    VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

    TOKESORE NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

    KANALI 158KANALI

    Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi

    Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

    GJITHMONE PRANE JUSH!www.shqiptarja.com

  • 14 E martë, 3 shtator 2013 AKTUALITET

    Kuçovë, arrestohet

    50-vjeçari e denoncon

    kunata për dhunë

    Dhuna në familje ka vënë sërisht një person në pranga në Berat, ndërkohë që e lënduar këtë herë ka ngelur një grua 40-vjeçare, e cila është dhunuar zikisht nga kunati i saj. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me

    dije se u bë arrestimi i Sulo Przeshtës, 50 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Kuçovës. Arrestimi i tij, sipas burimeve të policisë, u bë pas kallëzimit të bërë nga 40-vjeçarja V.B, banuese në fshatin Tapi të Kuçovës. Në këtë denoncim ajo ka

    akuzuar kunatin e saj për ushtrim dhune në familje pas grindjeve të herë pas hershme mes tyre. Menjëherë pas marrjes së këtij denoncimi, policia arrestoi 50-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për të zbardhur motivet e plota të kësaj ngjarje.

    Shqiptarët

    Në verë vrasin, në dimër vjedhinTIRANE

    Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Shtetit, në vitin 2012 janë eviden-tuar 14.030 vepra penale çka do të thotë se vitin e shkuar mesatarisht ka ndodhur një krim në çdo 40 minuta. Pjesën dërrmuese të tyre (rreth 96%) e zënë vjedhjet e ndryshme, kanos-jet, armëmbajtjet pa leje, plagosjet dhe veprat penale kundër pronës. Gjithashtu nxirret në pah një tjetër tendencë interesante të krimeve që ka të bëjë me kohën kur ndodhin. Më konkretisht, organet e Policisë së Shtetit regjistrojnë numrin më të lartë të krimeve kundër personit kryesisht në tremujorin e tretë të vitit. Bëhet

    fjalë për veprat penale të “Vrasjes”, “Vrasje nga pakujdesia”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, Krime kundër shëndetit”, “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”. Nga ana tjetër, krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndry-shme shënojnë pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit (periudha Janar –Mars). Të tillë janë rastet e veprave penale si “Vjedhje kompanie / rme”,“Vjedhje banese”, “Vjedhje lokale tregëtie”, “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë”. Veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhja e automjeteve janë evidentuar më shumë në tre mujorin e tretë të vitit 2012.

    Shkëlqim Mullaj: “Më vjen keq për gruan”

    Në një letër tregon vendimin për tu ndarë nga jeta

    Borxhet, 40-vjeçari vetëvritet në makinë

    DURRES

    ARTUR KORRIKU

    LAJMINjë 40-vjeçar i ka dhë-në fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në Sektorin “Rin-ia” në bregdetin e Dur-rësit. Shkak për aktin nal të vetëflijimit janë bërë borxhet e shumta. Para se të qëllonte veten me një plumb në kokë, Shkëlqim Mullaj, ka shkuar një letër ku tregonte vendimin për tu ndarë nga jeta.

    Mullaj njofton njerëzit e tij të afërm për aktin nal të jetës së tij. Në të shkruhej se atij në mënyrë të veçantë i vinte keq për bashkëshorten që po e linte vetëm. Po ashtu, ndjehej i ligështuar për 2 dajallarët që nuk i kishte respektuar sa duhej.

    LETRA

    Një biznesmen i falimen-tuar i ka dhënë fund jetës me një plumb në kokë, i cili i ka përshkuar tejpërtej kafkën. Shkak për aktin nal të vetë ijimit duket ishin bërë dështimet në bizne-set që ai kishte ngritur e që i ishin rrëzuar njëri pas tjetrit. Këto biznese e kishin futur atë në borxhe të shumta te njerëz të ndryshëm të cilat ai nuk kishte mundësi që ti shlyente. Në kushtet e dësh-përimit të thellë ai vendosi ti jepte fund jetës me një plumb në kokë. Për këtë qëllim, me automjetin e një shoku të tij, ai kishte shkuar në breg të detit në sektorin “Rinia”, ku edhe kishte kryer aktin e vetëflijimit. Në automjet kishte lënë edhe një letër me shkrim dore, çka nuk linte shteg për ndonjë hamendësim për vetëvrasjen e tij.

    NGJARJADje në mëngjes banorë të

    Sektorit ”Rinia” në bregdetin e Durrësit kanë parë të vrarë një person koka e të cilit kishte rënë mbi timonin e një autom-jeti brenda të cilit ai ndodhej. Ata menjëherë kanë njoftuar policinë e Shijakut. Uniformat blu, të cilët shkuan në vendng-jarje konstatuan se personi pa jetë ishte Shkëlqim Mullaj 40 vjeç banues në Xhafzotaj Fermë në rrethin e Durrësit. Më makinë pranë tij gjendej një pistoletë mod-54 si dhe një gëzhojë që kishte dalë nga kjo armë. Burri kishte një plagë në veshin e djathtë çka tregonte se plumbi kishte

    hyrë në anën e majtë dhe kishte dalë në anën e djathtë të kafkës. Në sedilje gjendej edhe një letër e gjatë e shkruar me dorë nga ana e Mullajt ku ai tregonte vendimin për tu ndarë nga jeta. Pas analizës së shkrimit të letrës, duke e krahasuar atë me dokumente të tjera të shkruara prej tij, ekspertët nuk patën dyshime se autori ishte Mullaj.

    POLICIASipas policisë, shkak për

    aktin e vetëvrasjes ishte dështimi në biznes i Shkël-qim Mullajt si dhe zhytja e

    tij në borxhe dhe pamundësia për t’i shlyer ato. Fillimisht ai kishte pasur një minierë në Bulqizë, por që kishte falimentuar. Ndërsa në Xhaf-zotaj ai merrej me tregtimin e materialeve inerte, por që edhe aty nuk kishte pasur sukses. Policia nuk është në gjendje që të përcaktojë sasinë e borxheve të viktimës. Ai ishte i martuar prej disa vitesh por nuk kishte fëmijë. Për të kryer vetëvrasjen ai i kishte marrë shokut të tij Selman Krasniqi automjetin BMV me të cilin kishte shkuar në Sektorin “Rinia”.

    LETRADrejtues të policisë në Shijak

    bëjnë me dije se letra e gjetur në makinë ishte shkruar gjatë dhe në të Mullaj njoftonte njerëzit e tij të afërm për aktin nal të jetës së tij. Në të shkruhej se atij në mënyrë të veçantë i vinte keq për bashkëshorten që po e linte vetëm. Po ashtu ndjehej i ligështuar për 2 dajallarët që nuk i kishte respektuar sa duhej