PREMTIMET ELEKTORALE NË ZGJEDHJET POLITIKE 2017

61
1 PREMTIMET ELEKTORALE ZGJEDHJET POLITIKE 2017

Transcript of PREMTIMET ELEKTORALE NË ZGJEDHJET POLITIKE 2017

1

PREMTIMET ELEKTORALE

NË ZGJEDHJET

POLITIKE 2017

2

PREMTIMET ZGJEDHORE TË PD, 2017 PREMTIMET FISKALE/BUXHETORE1

Nr. Premtimi elektoral

1 Taksa 9% për fitimet personale mbi 32.000 lekë 2 0% taksa për të ardhurat deri 32.000 lekë 3 Ulje e TVSH-së nga 20% në 15% 4 9 % taksa për fitimin korporativ 5 Zero tatim mbi dividentin 6 1.5% e xhiros tavani i taksimit total për biznesin e vogël 7 Ulje e kontributeve shoqërore në nivelin 9% 8 Tarifë fikse për transferimin e pronës 30.000 lekë 9 Paga minimale do të jetë 25.000 lekë 10 Rritje 40% e pensioneve, jo pension nën 25.000 lekë 11 Ulje e çmimit të naftës përmes heqjes së taksës 240 lek/litër 12 Ulje e çmimit të energjisë elektrike, falje e kamatëvonesave 13 300 kV energji elektrike paguhen nga shteti për familjet në nevojë 14 Faturat e ujit për familjet në nevojë paguhen nga shteti 15 Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë 16 Rikthehen në skemën e ndihmës ekonomike 40 mijë familje të hequra padrejtësisht 17 Dyfishim i rrogave për mësuesit brenda mandatit të parë 18 Heqim TVSh-në për paketat që marrin turistë të huaj 19 Do të rrisim buxhetin për shëndetësinë 20 Kompensimi 100% i pronarëve të ligjshëm sipas vlerës së tregut 21 Dëmshpërblimi i plotë për ish-të përndjekurit

PREMTIMET PËR ARSIMIN

Nr. Premtimi elektoral

1 Do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë 2 Tarifa të ulëta, autonomi universitare, bashkëqeverisje mes pedagogëve dhe studentëve 3 Stazhe 1 vjeçare për 10.000 të rinj të sapodiplomuar, paguhen 20.000 lekë/muaj 4 Çdo fëmijë 5 deri në 18 vjeç, drekën falas në shkolla. 3.000 lekë/muaj paketë arsim dinjitoz 5 Investime për transformimin e 1.360 shkollave, infrastruktura më e mirë në Ballkan 6 Degët që kanë lidhje me tregun do kenë financim më të lartë si teknologjia e informacionit 7 Rihapja e Universitetit të Dibrës

PREMTIMET PËR BUJQËSINË

1 1 miliard euro injeksion në ekonomi nga përmbysja e regjimit fiskal. Prej tyre 400 milion euro vetëm nga ulja e TVSH me 5%.

3

Nr. Premtimi elektoral

1 1.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për bujqësinë shqiptare 2 100 milion euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët 3 50 milionë euro në vit për rrugë, vaditje, kullim, tregje 4 Tarifa doganore proporcionale për incentivimin e prodhimit vendas 5 Zerohet kostoja e mekaninës, ulet ndjeshëm kostoja e plehrave kimike 6 Dëmshpërblim i 3.200 hektarëve të goditur nga ngrica në Korçë 7 Dëmshpërblim i plotë Nën-Shkodrës për përmbytjen e tokave në 2011

PREMTIME POLITIKE

Nr. Premtimi elektoral

1 250 milionë euro vit për vit, të koncesioneve korruptive do u kthehen shqiptarëve 2 Koncensionet korruptive do të anulohen nga i pari tek i fundit 3 Do të marrë fund ajo kastë oligarkësh, ata 5 apo 6 miliarderë në kurrizin tuaj 4 Zgjedhja e Presidentit nga Populli 5 Reformë kushtetuese. Qytetari zgjedh vet përfaqësuesin në Parlament 6 Numërim elektronik i votës, kufizim i shpenzimeve elektorale 7 Financimi 100% publik i partive politike, dhe kriminalizimi i financimeve private 8 1/3 e kandidatëve të PD nga të rinj dhe të reja 9 Luftë pa kompromis kundër bandave dhe krimit 10 Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare për të siguruar rendin 11 Gazetarët status të njëjtë si gjyqtarët dhe prokurorët 12 Transparencë dhe llogaridhënie në administrimin e burimeve pasurore

PREMTIME TË PËRGJITHSHME

Nr. Premtimi elektoral

1 Anulimi i moratoriumit të gjuetisë 2 Miratimi i statusit të naftëtarit 3 Ndërtimi i aksit boshti qendror jugor që lidh Tiranën me Beratin 4 Përgjysmimi me ligj i çmimit të biletave të urbanit në Tiranë dhe ne çdo qytet tjetër 5 Mbështetje për shoqërinë civile për të protestuar kundër çdo qeverie

4

PREMTIMET ZGJEDHORE TË PS, 2017 PREMTIMET FISKALE/BUXHETORE

Nr. Premtimi elektoral

1 220.000 vende të reja pune 2 Ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqind 3 Ulim tatimin mbi dividentin nga 15 në 6% 4 Norma maksimale e tatimit mbi te ardhurat personale do të zbresë nga 23% që është sot në 18% 5 Dyfishim i investimeve të huaja direkte me 2 miliard euro 6 Përfitimi i lejes së lindjes për çdo nënë 7 Ulim borxhin publik nën 60 përqind të PBB-së 8 Defiçit buxhetor nën nivelin prej 2 përqind 9 Financim i investimeve publike në rreth 5% e PBB-së 10 Norma e papunësisë do të ulet nën nivelin dyshifror (8.2%) 11 Fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliard lekë 12 Lehtësim i barrës fiskale në 18% për të ardhurat nga pagat e larta 13 40% rritje e pagave, prioritet arsimi dhe shëndetësia 14 Paga minimale 30,000 lekë brenda mandatit 15 Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliard lekë 16 PPP instrument financiar për projektet me rëndësi në ekonomi 17 Rritje vjetore pensionesh dhe shpërblim fundviti nga 7-10 mijë lek 18 5% tatim fitimi për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit 19 Ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë 20 Transformojmë Ndihmën Ekonomike në Program për riintegrim social 21 Përfundojmë dëmshpërblimin e plotë të të përndjekurve politik 22 Do të përfundojmë procesin e legalizimeve të ndërtimeve informale

PREMTIMET PËR SHËNDETËSINË

Nr. Premtimi elektoral

1 Brenda 2021 shqiptarët do kenë shërbimet shëndetësore falas 2 Reagimi urgjencës 10-15 minuta në zonat urbane, 20-35 minuta në zonat rurale 3 Kompensim materialeve mjekësore për funksionet jetësore për fëmijet dhe pensionistët 4 Financimi publik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% e shpenzimeve totale/shëndetësi 5 Objekte të reja shendetësore me financim publik dhe Partneritet Publik-Privat

PREMTIMET PËR ARSIMIN

Nr. Premtimi elektoral

1 Arsimi parashkollor i detyrueshëm në fund të mandatit 2 Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi të veçanta

5

3 Mundësim i ushqimit në shkollë dhe rritje e kohëqëndrimit 4 225 shkolla në projektin “Shkolla Qendër komunitare” 5 Digjitalizim tërësisht i kurrikulave të arsimit parauniversitar 6 Ndërtojmë 140 shkolla të reja model për 40 mijë nxënës 7 Rritje deri në 40% e pagës së mësuesve 8 Arsim të lartë falas apo me bursat përkatëse për ekselentët 9 Garantim i punësimit në administratën publike të ekselentëve 10 Akses falas studentëve në veprimtari publike, reduktim tarifash shërbime publike 11 Rritje e vazhdueshme e financimit publik për arsimin e lartë 12 Çdo bashki me një shkollë profesionale për nevojat e tregut lokal 13 Transformim i 18 shkollave të mesme në shkolla ekselence sipas sistemit dual 14 Dyfishim nga 27 mijë në 54 mijë i numrit të personave të formuar në 4 vitet e ardhshme 15 100% e fëmijeve romë e egjiptianë do kryejnë arsimin e detyruar

PREMTIMET PËR BUJQËSINË

Nr. Premtimi elektoral

1 TVSH zero nga viti i parë i qeverisjes për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët/ndihmesë prej 10 milion USD/vit

2 Mbi 300.000 hektarë toka bujqësore me sistem ujitjeje dhe kullimi 3 Përfundojmë shpërndarjen e çertifikatave të pronës së tokës bujqësore 4 232 milion USD më shumë financime për Bujqësinë 5 71 milion EU mbështetje përmes programit të IPARD 6 100 milion USD investime në rrugët dytësore me BB 7 95 milion EU kredi për agrobiznesin nga program me EBRD 8 23% rritje të financimit në programin e mbështetjes ndaj fermerëve

PREMTIMET PËR ENERGJINË

Nr. Premtimi elektoral

1 Përfundim i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë për TL dhe TM 2 Investime në burimet kryesore të gjenerimit, interkonjeksionit, dhe transmetimit 3 Fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian (IAP)

PREMTIME TË TJERA

Nr. Premtimi elektoral

1 Do të ulim me 10% punën e papaguar të grave 2 40% gra në vendimmarrje në proceset publike, drejtuese dhe ligjvënësve 3 Rritje e punësimit të të rinjve përmes mbështetjes së “start-up” 4 Banesa sociale në bashkëpunim me pushtetin vendor 5 Rritje me 10% e numrit të përfituesve nga shërbimet komunitare 6 Të gjitha shërbimet publike të aksesueshme nga kategoritë e aftësisë së veçantë

6

PREMTIMET ZGJEDHORE TË LSI, 2017 PREMTIMET FISKALE DHE BUXHETORE

Nr. Premtimi elektoral

1 10% rritje ekonomike në vitin 2021

2 Do të rinegociohen në interesin më të mirë publik të gjithë kontratat koncesionare e pasuritë natyrore

3 Ulje të taksave për shtresat e popullsisë në nevojë dhe atyre me të ardhura të mesme2

4 Bizneset që kanë një xhiro vjetore deri në 20 milion lekë do të kenë tatim fitimin vetëm 5% nga 15% që është aktualisht

5 Bizneset me xhiro vjetore nga 20 milion lekë deri në 100 milion lekë do të kenë tatim fitimin 8% nga 15% aktualisht

6 Bizneset me xhiro vjetore mbi 100 milion lekë do të kenë një normë tatim fitimi 10%

7 Bizneset e mëdha që operojnë në tregjet e rregulluara dhe të licensuara nga entet publike do të kenë tatim fitimi 12% nga 15% aktualisht

8 Tatimi mbi dividendin do të jetë 10% nga 15% aktualisht 9 Bizneset e lojrave të fatit dhe të basteve do të kenë rritje të tatimit, i cili do jetë 15% tatim mbi xhiron

10 Renta minerale mbi pasuritë natyrore do rritet nga 4% - 8% për mineralet dhe nga 10% - 15% për naftën dhe gazin

11 Zero tatim mbi të ardhurat personale për pagat deri 35.000 lekë/muaj 12 Pagat 35.000-200.000 lekë në muaj, TAP me 8% do të llogaritet vetëm mbi shumën 35.000 lekë 13 Pagat mbi 200.000 lekë do të aplikohet tatimi 10% 14 TVSH për produktet bazë të shportës do të përgjysmohet nga 20% aktualisht në 10%

15 10% e faturës tatimore të konsumit ushqimor bazë të shportës do jepet si pagesa të drejtpërdrejta për familjet në nevojë3

PREMTIMET PËR SHËNDETËSINË DHE PUNËSIMIN

Nr. Premtimi elektoral

1 Dyfishim i buxhetit për shëndetësinë në nivelin e 5% të PBB-së 2 Dyfishim i pagave personelit shëndetësor. 50% vitin e dytë, 50% vitin e katërt 3 Përgjysmim i papunësisë mes të rinjve nga 30% në 15% brenda katër viteve

2 ulje tatim fitimi për bizneset (të vogla dhe të mesme dhe bizneset e mëdha). Ulja e nivelit aktual të taksave dhe tatimeve mesatarisht 60% 3 në bazë mujore në paketën e ndihmës ekonomike, ku maksimumi 20 mijë lekë në muaj njihet si faturë ushqimore

7

PREMTIMET PËR ARSIMIN

Nr. Premtimi elektoral

1 Rritje në 5% të PBB-së brenda mandatit të buxhetit për Arsimin 2 Rritje me 50% e pagave të mësuesve brenda 4 viteve

PREMTIMET PËR BUJQËSINË

Nr. Premtimi elektoral

1 Trifishim i Buxhetit për Bujqësinë nga 0.7% e PBB që është sot në 2.5% e PBB brenda një mandate 2 50 mijë fermerë të rinj të vetpunësuar në ferma dhe serra 3 15 mijë të punësuar të rinj në sektorin agro-përpunimit dhe industrisë ushqimore 4 Dyfishim i të ardhurave mesatare të familjeve në zonat rurale 5 TVSH 0% për produktin bujqësor dhe 0% tatim fitimi për fermerët dhe biznesin bujqësor 6 Grante dhe kredi të buta agrare me interes 2% me garanci shtetërore 7 Skema e granteve do të kapë shumën prej 100 milion euro 8 Shoqëritë bujqësore që kultivojnë mbi 10 hektarë sipërfaqe përjashtohen nga gjitha taksat për 5 vjet

9 Bizneset agro-përpunuese kredi të buta me interes 2% nëse punësojnë mbi 15 punonjës dhe eksportojnë 50% të produktit

10 Bizneset e reja agro-përpunuese që punosojnë mbi 15 punonjës u hiqen taksat dhe tatimet për 3 vitet e para

11 50 milion euro investime në vit për sistemin e kanalizimeve, ujitjes, instalimit të pompave dhe kullitjes PREMTIMET PËR TURIZMIN

Nr. Premtimi elektoral

1 50 mijë vende të reja pune në sektorin e turizmit

2 Përjashtim nga taksat dhe tatim fitimi për 5 vjet për sipërmarrjet turistike në zonat rurale dhe të thella malore

3 Subvencionim i taksës së pronës për 5 vjet 4 Subvencionim i taksës së ndërtimit në infrastrukturë për resortet turistike 5 Rimbursim automatik i TVSH së kostos së ndërtimit të objektit në baza mujore 6 Grante për rikonstruksionin e shtëpive tradicionale për akomodim

PREMTIMET PËR INFRASTRUKTURËN, INDUSTRINË DHE SHËRBIMET PROFESIONALE

Nr. Premtimi elektoral

1 50 mijë vende të reja pune ne infrastrukure 20 mijë vende të reja pune ne sherbime

8

40 mijë vende pune ne energjetike 2 Kompanitë që punësojnë qindra punonjës njëkohësisht përjashtohen nga tatim fitimi për 5 vjet 3 Qira afatgjatë me çmim simbolik për godinat jashtë funksionit publik

4 6 muaj subvencionim punëdhënësit me një pjesë të pagës për të punësuesit e rinj që skanë eksperiencë pune

9

PD 2017 Burimet e informacionit nga media online dhe deklarimet publike të lidershipit të partisë në fushatën elektorale 01/03/2017 Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 12 të qëndresës në Sheshin e Lirisë Pjesë e këtij plani kombëtar është dhe krijimi i xhandarmërisë kombëtare shqiptare si një bashkëpunim midis forcave të armatosura të republikës së re dhe policisë, organizatës së policisë për të mundësuar që mijëra bijë dhe bija shqiptare me përgatitjen e duhur me investimet nga taksapaguesit shqiptarë evropianë dhe amerikanë, të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësinë e tyre krah për krah policisë së shtetit për të siguruar rendin dhe luftën kundër drogës në cdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Re.

https://pd.al/2017/03/republika-e-droges-kerkon-te-mbaje-pushtetin-republika-e-re-shkule-narkotrafikun/

04/03/2017 Ne kemi një platformë të plotë për shëndetësinë shqiptare. Partia Demokratike ka punuar me njerëzit më të përgatitur për këtë platformë dhe platforma jonë do të kthejë paratë e shqiptarëve tek shërbimet shëndetësore. Paratë që do të paguhen si taksa për shërbime shëndetësore nuk do të harxhohen për një grusht oligarkësh, nuk do të firojnë për një grusht koncensionarësh, nuk do të vidhen nga grusht qeveritarësh të korruptuar. Por do të harxhohen vetëm për shërbimin ndaj pacientëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre. Ne do të rrisim buxhetin për shëndetësinë. Ne do të rrisim kujdesin për institucionet e shëndetësisë në mënyrë që ata të kujdesen me dinjitet për shqiptarët. https://pd.al/2017/03/mesazhi-lulzim-bashes-sot-ne-diten-e-15-te-protestes-ne-sheshin-e-lirise/

04/03/2017 Lulzim Basha foli edhe për planin e demokratëve. “Unë jam i lumtur t’ju njoftoj sot se Partia Demokratike në bashkëpunim me ekspertët më të mire vendas dhe të huaj dhe kur them të huaj them më të mirët e Europës dhe Amerikës, ka bërë gati planin për ta nxjerrë shëndetësinë nga gjendja mesjetare ku e katandisi Edi Rama. Nuk do të jetë e lehtë, por është plotësisht e mundur sepse e para do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë, së dyti do të anullojmë që ditën e parë të gjitha koncesionet korruptive dhe e treta, këto para do ti çojmë vetëm në investime dhe shërbime ku përfitimet shkojnë vetëm dhe vetëm te ju, tek pacienti shqiptar dhe te askush tjetër, pëveç pacientit shqiptar”. https://pd.al/2017/03/cdo-para-ne-shendetesi-te-hidhet-vetem-per-ti-sherbyer-njerezve/ 05/03/2017 Lulzim Basha u shpreh se ka rrugëdalje nga ky kaos në bujqësinë shqiptare duke vënë dorë direkt në ndihmë të fermerëve. “Ka zgjidhje për të dalë nga kjo krizë. Ka rrugëdalje. Qeveria e e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme ka një plan zhvillimi për bujqësinë. 150 milionë euro në vit nga të cilat 100 milionë euro do të jenë subvensione të drejtpërdrejta për të gjithë fermerët shqiptarë bazuar mbi prodhimin bujqësor ose blegtoral dhe pa burokraci, pa nipt por vetëm me numër identifikimi të çdo fermeri dhe prodhimin e certifikuar. Do të thotë që për cdo kokë bagëti, për çdo kuintal prodhim, fermeri shqiptar do të marrë mbështetjen që meriton nga shteti, nga republika e re siç bën çdo vend europian me fermerët e tij”, deklaroi Lulzim Basha.

10

https://pd.al/2017/03/fermeret-dhe-blegtoret-kane-falimentuar-edi-rama-dha-7-milione-dollare-per-fshatin-harxhoi-15-milione-dollare-per-bileta-avioni/ 06/03/2017 Në anën tjetër kemi këta djem dhe vajza, këto të reja dhe këto të rinj dhe profesorë të nderuar, njerëz me të ardhura të pakta e shpesh here pa të ardhura, por që kanë një fuqi të mbinatyrshme sa here që ngrejnë zërin kundër padrejtësisë. Këta janë ndërgjegjia e vërtetë e shoqërisë civile dhe këta në Republikën e re do të kenë të gjitha kushtet dhe mbështetjen me një mision, jo për të heshtur, por për të protestuar kundër çdo qeverie e kundër çdo pushteti.” https://pd.al/2017/03/lulzim-basha-bashkebisedim-aktiviste-pedagog-dhe-qytetare-te-thjeshte-mbi-problemin-e-mbetjeve-ne-vend/ 07/03/2017 “Sot dua të përsëris këtu në këtë shesh të lirisë dy shtyllat kryesore të programit të arsimit të ulët nëntëvjecar dhe atë të mesëm. Shtylla e parë është : kthimi i orareve arsimore të fëmijëve shqiptarë në parametra evropianë që do të thotë që fëmijët e shqiptarëve nuk do të bredhin rrugëve por njësoj si fëmijët e vendeve të Bashkimit evropian do ti krijohen kushtet që pas mbarimit të orëve të rregullta të mësimit të kenë mundësi të kenë konsumuar edhe drekën e shkollës, të kenë orët e tyre të kryerjes së detyrave të aktivitetit sportive, të aktivitetit kulturor, të mësimit të gjuhëve të huaja, të gjitha të paguara nga taksapaguesit dhe qeveria shqiptare që do të zgjidhet me votë të lirë e të ndershme”. E dyta. Ne dyfishuam rrogat e mësuesve po prapë kjo është shumë poshtë nivelit evropian. Ndaj unë dua tju jap fjalën sot se në fund të mandatit të pare, të qeverisë së parë të republikës së re, rrogat aktuale të mësuesve do të dyfishohen përsëri. Do të dyfishohen për të dyfishuar vlerësimin tonë për këtë punë të jashtëzakonshme dhe delikate për të ardhmen e shoqërisë. Ekipi ynë i ka bërë llogaritë dhe llogaritë na dalin kur ti shporrim hajdutët nga qeverisja dhe paratë e shqiptarëve ti harxhojmë në radhë të parë për fëmijët e shqiptarëve”. https://pd.al/2017/03/ne-fund-te-mandatit-te-pare-te-qeverise-se-pare-te-republikes-se-re-rrogat-e-mesuesve-te-dyfishohen/ 08/03/2017 Duke nisur me programin tonë për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm si rezultat i të cilit shteti dhe arsimi publik shqiptar do të garantojnë që fëmijët e shqiptarëve të jenë të kujdesur nga sistemi arsimor përgjatë gjithë orarit të punës të grave shqiptare kudo ku ato punojnë. Nga ora 07.30 e mëngjesit deri në orën 16.00, shteti shqiptar, arsimi publik shqiptar do të marrë përgjegjësitë e plota për fëmijët e shqiptarëve duke çliruar nga barra e sakrificës e pasigurisë të gjitha gratë shqiptare në marrëdhënie pune. Ky është fillimi i një arsimi publik të përmasave europiane pa të cilin nuk mund të kemi dinjitet dhe kushte europiane për gratë dhe nënat shqiptare”, garantoi Basha. https://pd.al/2017/03/lehtesojme-grate-dhe-nenat-nxenesit-nga-ora-7-30-deri-ne-16-00-nen-kujdesin-e-shtetit/ 09/03/2017

11

Kryetari i Partisë Demokratike siguroi se Republika e Re do ta nisë punën duke shpërndarë të ardhurat në mënyrë të drejtë e të barabartë. “Në fund të 4 viteve të para të Republikës së Re, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë të vjetra. Hajdutët do ti dorëzojnë, do tua marrim dhe do tua japim pensionistëve shqiptarë. 40% do të jetë rritja mesatare e pensioneve në Republikën e Re të drejtësisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. Në Republikën e Re taksa e sheshtë 9% për fitimet personale mbi 300 000 lekë, 300 000 lekëshi i parë do të mbetet i pataksuar. 9 përqind për fitimin korporativ dhe për taksën e transferimit të pronës që e kanë çuar 15%, duke ngrirë transaksionet e pronave të shqiptarëve. TVSH-ja 15%, formalizim total të tregut, sepse shqiptarët do të jenë krenarë të kontribuojnë taksën më të ulët në Ballkan, në Republikën e Re të lirisë dhe mundësive për të gjithë. Biznesin e vogël do ta marrë malli për të parë taksidarë me sy, taksidarët do të mbyllen në kazermë, asnjë nuk do të jetë havale përpara biznesit shqiptar. Me pullën fiskale të ekspozuar në dritare dhe vitrinat e çdo biznesi, do i themi ndal dhe shporru, taksidarit shqiptar”, tha Basha. https://pd.al/2017/03/pse-ka-falimentuar-ekonomia-4-vite-qeveria-ne-kurriz-te-qytetareve-zgjidhja-vjen-republiken-e-re/ 10/03/2017 Lulzim Basha tha për të pranishmit se programi i forcës së tij politike do të mbështesë atë 47% të popullsisë që preket nga sektori i bujqësisë. Ne planifikojmë një buxhet prej 1,5% të Prodhimit të brendshëm bruto për bujqësinë shqiptare duke nisur nga vititi i parë një shumë totale prej 150 milion dollarësh, nga të cilat dy të tretat, pra 100 million euro do të përdoren për subvecionimin e drejtëpërdrejtë të prodhimit blegtoral, të peshkimit të blegtarisë dhe një e treta do të përdoret për investime në infrastrukturën ndihmëse të bujqësisë, që nga infrastruktura bazike. Taksa e sheshtë 9% është taksa që e rikthen Shqipërinë në hartën e konkurueshmërisë rrajonale – tha Basha – sepse Shqipëria nuk mund ta ketë më shumë se vendet e rajonit. 9% tatimi mbi të ardhurat personale. 9% tatimi mbi fitimin. Zero tatimi mbi dividentin. 15% TVSH. 9% taksa e transferimit të pronës. Për kryedemokratin Basha, kjo përmbysje e sistemit fiskal llogaritet vetëm në vitin e parë me një injeksion në ekonomi mbi 1 miliard euro. https://pd.al/2017/03/uljen-e-taksave-shqiperia-behet-vendi-konkurues-ne-rajon-per-investitoret/ 16/03/2017 Basha premtoi se nën qeverisjen e tij buxheti i shtetit do t’i dedikohet qytetarëve dhe halleve të tyre. Ai i kujtoi premtimin se në përmbylljen e mandiatit të tij të parë paga minimale do të jetë 250 mijë lekë dhe pensionet do të rriten në rang vendi me 40%. https://pd.al/2017/03/qeveria-teknike-te-funksionoje-vetem-kur-te-kete-vulen-e-opozites-se-bashkuar-dhe-qytetareve-te-kesaj-levizje-popullore/ 18/03/2017 Lulzim Basha garantoi mbështetjen për artin dhe artistët në republikën e re. “Ne do të financojmë artistët shqiptarë, artin shqiptarë, kulturën shqiptare si një detyrim madhor ndaj nderit, dinjitetit dhe përfaqësimit të kombit shqiptar. Dhe do të jenë arti dhe artistët, sporti dhe sportistët që do të marrin në dorë administrimin e tyre, për t’ia kthyer financimin taksapaguesve shqiptarë me art të vlerave, me art të vërtetë, me art shqiptarë, me art kombëtar, me art europian, me art perëndimor, si fytyra e vërtetë e Republikës së Re që po lind”, tha Basha. https://pd.al/2017/03/republike-e-re-per-artin-dhe-artistet-shqiptare/ 19/03/2017

12

Sepse sipërmarrja do jetë aleati ynë kryesor për punësimin. Shtet do të thotë shtet ligjor, jo shtet i kryeministrit. Do të thotë mbrojtje sipas ligjit. Në radhë të parë do të thotë goditje e krimit dhe e bandave. Ky do të jetë akti i parë i qeverisjes së re në Republikën e Re. Luftë pa kompromis kundër bandave dhe krimit, shtet ligjor dhe garanci ligjore për sipërmarrjen dhe për ç’do qytetar të Republikës. Konkurrencë e lirë.” “Për biznesin e vogël, për 1.5% të xhiros do të ketë një pullë të demonstruar në ambientin e biznesit të vogël. Do të thotë që taksidarët nuk do të duken më në ambientet e biznesit të vogël. Themeli i këtij sistemi europian i taksimit, është vetëdeklarimi nga sipërmarrja, që do të thotë ta trajtosh sipërmarrjen si partner, jo si hajdut të pagjykuar. Vetëdeklarimi, taksa 9%, ulja e çmimit të naftës dhe çmimit të energjisë për aktivitetin prodhues në Shqipëri, do të jenë stimuj të fuqishëm ekonomikë. Me këtë platformë ekonomike, të gjitha këto masa lehtësuese kuantifikohen në një sasi prej afro 1 miliardë euro më shumë në ekonominë shqiptare, që në vitin e parë, vetëm përmes masave lehtësuese fiskale.” https://pd.al/2017/03/jemi-gati-qe-zgjedhje-te-lira-besimin-e-shqiptareve-te-nisim-qe-neser-qeverisjen-e-shqiperise-nje-program-qe-ta-nxjerre-ate-nga-kriza-ekonomike/ 20/03/2017 Këtu, në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri dhe e re shqiptare. 10 mijë të rinj do të paguhen nga Republika e Re çdo vit me stazhe 1 vjeçare për të ndërtuar urën mes bankave të Universitetit dhe tregut të punës. https://pd.al/2017/03/mesazhi-lulzim-bashes-sot-ne-diten-e-31-te-protestes/ 20/03/2017 Sa më takon mua një e treta e kandidatëve të PD në zgjehdjet e lira dhe të ndershme do të jeni ju të rinj e të reja të PD , të rinj e të reja shqiptarë”. Këtu, në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri dhe e re shqiptare. 10 mijë të rinj do të paguhen nga Republika e Re çdo vit me stazhe 1 vjeçare për të ndërtuar urën mes bankave të Universitetit dhe tregut të punës.” https://pd.al/2017/03/nje-e-treta-e-kandidateve-te-pd-ne-zgjedhjet-e-lira-dhe-te-ndershme-te-jene-te-rinj-e-te-reja/ 24/03/2017 Gazmend Bardhi tha se edhe Partia Demorkatike, në 8 vitet në pushtet, nuk e zgjidhi dot përfundimisht problemin e pronave, megjithë bilancin, edhe pse cështja e pronave u trajtua. Qeveria e sotme, ashtu si edhe në periudhën 98-2005 kur socialistët ishin në pushtet, nuk ka bërë asgjë, nuk ka zgjidhur asnjë rast. Sot, ai ligj, pavarësisht premtimeve elektorale të Kryeministrit, mbetet ende një ligj i papërfunduar dhe i kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese. “Është e vërtetë që ne kemi qenë 8 vite në qeveri dhe për fat të keq nuk arritëm të zgjidhnim problemin e pronës. Dhe një nga arsyet themelore që ka ndikuar në moszgjidhjen përfundimtare të kësaj cështjeje ka qenë vendimi politik për t’i kthyer 100% pronën qytetarëve shqiptarë. Sigurisht ne mund të kishim zgjedhur modelin rumun që e kthente pronën vetëm në 20% të masës që ishte shpronësuar gjatë regjimit komunist por vendimi politik ishte që prona e marrë dhe e grabitur nga komunizmi, duhet t’u kthehej 100% pronarëve të ligjshëm. Sepse e drejta e pronës ka të njejtën vlerë si e drejta e jetës dhe si e tillë as nuk mund të merret dhe as nuk mund të mohohet”, tha Bardhi. https://pd.al/2017/03/prona-e-grabitur-nga-komunizmi-duhet-tu-kthehet-100-pronareve-te-ligjshem/

13

25/03/2017 Prandaj kam kërkuar që të paktën Partia Demokratike e Shqipërisë, partia historike e pluralizmit, të vendosë një standard duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme, për përfaqësimin e të rinjve dhe të rejave shqiptare, duke i propozuar shqiptarëve një të tretën e kandidatëve të ardhshëm të PD nga rinia, nën moshën 35 vjeç”. https://pd.al/2017/03/shqiperia-te-pastrohet-nga-droga-nga-krimi-dhe-inkriminimi-vetem-vote-te-lire-e-te-ndershme/ 27/03/2017 Lulzim Basha i ka premtuar qytetarëve se me ardhjen e tij në pushtet 200 kv e para të energjisë elektrike do të jenë falas për familjet në nevojë. https://pd.al/2017/03/afera-e-cez-bashkepunim-mafias-shqiptare-ate-nderkombetare-ne-kurriz-te-popullit-te-varfer-te-europes/ 28/03/2017 Premtimet e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe 10 mijë stazheve për çdo vit, të paguara nga buxheti i shtetit për studentët më të mirë, të rinjtë i shohin si një luftë ndaj sistemit arsimor klientelist. Ata bën thirrje që çdo gjimnazist, student apo i ri i cili nuk është më i lirë të zgjedhë për veten e tij, ti bashkohet qëndresës popullore për një Republikë të Re ku pushteti kthehet në duart e njerëzve dhe paratë e taksapaguesve në investim për rininë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të një qeverie teknike. https://pd.al/2017/03/te-rinjte-sot-nuk-ndjehen-te-lire-sepse-nuk-zgjedhin-shkollim-punesim-apo-edhe-vete-perfaqesuesit-e-tyre-ne-parlament/ 29/03/2017 Taksa e sheshtë 9% e propozuar nga kryetari Lulzim Basha dhe kota fikse prej 1.5% e xhiros e cila do të zëvendësojë tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH për bisnesin e vogël, synon t’i kthejë paratë e taksave në shërbim të taksapaguesit. https://pd.al/2017/03/situata-e-biznesit-te-vogel-ne-shqiperi-ne-krize-per-shkak-te-taksimit-te-larte-dhe-tatimeve-abuzive/ 31/03/2017 T’i vendosim pikërisht për të rritur pensionet e shqiptarëve në mënyrë që në fund të katër viteve të para të Republikës së Re të mos ketë pension nën 250 mijë lekë për shqiptarët dhe shqiptaret”. “Pikërisht që paratë të mos shkojnë tek Çilat me shokë, por të shkojnë tek studentët shqiptarë, të cilët të mund të studiojnë pavarësisht prej mundësive të tyre ekonomike dhe të jenë pjesë e një shoqërie të zhvilluar dhe europiane”. https://pd.al/2017/03/kane-shkaterruar-arsimin-e-larte-universitetet-kthehen-ne-sherbim-te-studenteve-dijes-dhe-interesit-publik/ 01/04/2017

14

Ndaj detyra e parë e Republikës së Re, është, të presë njëherë e përgjithmonë lidhjet e krimit me politikën dhe politikës me krimin. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse Republika e Re nuk bën një shkëputje në bllok, etike, morale dhe politike me krimet e diktaturës më çnjerëzore që ka njohur Europa komuniste. https://pd.al/2017/04/mesazhi-plote-lulzim-bashes-ne-mbremjen-e-43-te-protestes-ndjesa-per-te-perndjekurit-politik-dhe-zotimi-per-te-cuar-aty-ku-e-kane-vendin-xhelatet-e-diktatures/ 01/04/2017 Lulzim Basha tha se është e turpshme që paketat e dëmshpërblimit financiar ndaj ish të përdjekurive nuk janë mbyllur ende. “Ky është padyshim një mëkat dhe një gabim shumë i madh dhe një faj i Partisë Demokratike, i cili do të ndreqet menjëherë. Kemi bërë shumë por kur s’e kemi mbyllur punën nuk ka vend për justifikime por ka vend për ndjesë dhe ndjesë të thellë që shpresoj të pranohet nga të gjithë të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, fëmijët e tyre”, tha Basha. Kryedemokrati u shpreh se kjo dramë do të gjejë zgjidhje ndërsa premtoi përfaqësuesit më të mirë në parlamentin e ardhshëm. “Ju garantoj si kryetar i Partisë Demokratike se ne do përmbyllim kalvarin 27 vjeçar. Do ti jalim fund harresës dhe shtrembërimit të historisë. Do zbatojmë standardet më të forta europiane për të vënë dinjitetin e të përndjekurve, nderin e shoqërisë së lirë, në vendin që u takon dhe duke u kujdesur që persekutorët, të paktën në histori, të marrin atë që meritojnë. Sa kohë që ky nuk është një realitet ligjor dua të garantoj çdo shqiptare dhe çdo shqiptar, të djathtë e të majtë, që një ndër tre kriteret bazë për përfaqësuesit e ardhshëm të Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, do të jenë: Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin, dosjet e pastra nga korrupsioni dhe dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtorë apo si xhelatë të diktaturës komuniste. Grupi i ardhshëm Parlamentar i Partisë Demokratike do të mishërojë kështu virtytet më të mirë si garancia e vetme për tu përballur dhe për të çuar përpara kauzën e një shoqërie me të vërtetë europiane”, tha Basha. https://pd.al/2017/04/dinjitetin-ne-vend-te-perndjekurve-vendin-qe-meritojne-persekutoreve/ 08/04/2017 Ndaj vendimet e para të Republikës së Re, do të jenë çmontimi me themel i aleancës së krimit dhe politikës, por duke nxjerrë nga institucionet të gjithë personat me rekorde kriminale të cilët kurrë nuk erdhën për hallet e popullit por vetëm për hallet e tyre. Vendimet e para do të jenë anullimi i dhjetra dhe qindra kontrata korruptive që u kushtojë xhepave të shqiptarëve mbi 200 milionë euro vit për vit. Këto para do tua shkulim nga xhepat e korrupsionit dhe kontot bankare kudo që ti kenë, dhe që prej ditës së pare, do ti destinojmë për problemet, hallet dhe shpresat e shqiptarëve. Republika e Re, kësisoj, do të mund të mbajë premtimin tonë se në krye të katër vjetëve, pensioni minimal në Shqipëri nuk do të jetë më pak se 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Se pensionet në tërësi do të njohin një rritje prej 40%. Se rinia shqiptare që po mbaron universitetin do të ketë të paguar nga Republika e Re, me paratë e taksapaguesve shqiptarë 10 mijë stazhe në vit me pagesë minimale prej 200 mijë lekësh për ti mundësuar çdo të riu e të reje një urë material-financiare, një urë profesionele për të kaluar nga bankat e universitetit në tregun e punës, siç e bëjnë vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian. Taksa e sheshtë 9%. Për bizneset e vogla, 1.5% e xhiros, dhe pulla ndalim-kalimi për hajdutët e zullumqarët e taksave dhe tatimeve. Ulje e kontributeve shoqërore në nivelin 9% do të formalizojnë ekonominë, do të sjellë mijëra operatorë ekonomikë në dritën e formalitetit duke rritur të ardhurat dhe mundësitë e shtetit për t’iu përgjigjur atyre dhe shtresave të tjera si pensionistëve, rinisë, të papunëve, njerëzve në ndihmë speciale për shkak të aftësive të kufizuara dhe çështjeve të tjera. https://pd.al/2017/04/dita-e-republikes-se-re-po-vjen-pushteti-krimit-dhe-korrupsionit-ka-rene/ 10/04/2017

15

Ndaj, zgjidhjet që ne kemi parashtruar siç janë votimi biometrik elektronik që do të thotë automatikisht edhe numërim elektronik i votës, siç është kufizimi i shpenzimeve në fushatë elektorale, kriminalizimi i shpenzimeve mbi këtë limit, financimi 100% publik i partive politike, dhe kriminalizimi i financimeve private, këto masa të forta dhe drastike janë të domosdoshme sepse e tillë është situata dhe të gjitha së bashku me zbatimin e plotë të Ligjit të Dekriminalizimit dhe luftën efektive kundër kultivimit të drogës dhe parave të drogës së vitit të kaluar, do të japin garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. https://pd.al/2017/04/forca-jone-eshte-tek-bashkimi-forca-jone-eshte-tek-vendosmeria-forca-jone-eshte-tek-natyra-paqesore-demokratike-por-e-vendosur-dhe-popullore-e-kesaj-levizje-bashke-per-nje-republike-te-re-e-cila/ 12/04/2017 “Republika e Re është reformë e thellë kushtetuese që kufizon pushtetin e kryeministrit, kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës. Republikë e Re nuk është thjesht qeveri teknike, Republikë e Re janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, patjetër me votim elektronik, me votim biometrik elektronik dhe numërim elektronik, ku as kriminelët nuk do të kenë mundësi të tjetërsojnë votën e askujt, as të djathtë, as të majtë. Republikë e Re është çlirim i ekonomisë nga oligarkët, nga monopolet, nga ato isntrumente që vjedhin një mijë euro për frymë në tre vjet, nga xhepat tuaja, nga tavolinat tuaja, duke u kredhur në mjerim, në papunësi, në të rinj të paarsimuar”. https://pd.al/2017/04/te-rinjte-ne-sheshin-e-lirise-cfare-presim-nga-republika-e-re/ 13/04/2017 Po, ke shumë shumë për të humbur ti dhe oligarkët e tu, sepse koncensionet korruptive do të anulohen nga i pari tek i fundit. Lekët e Vilma Nushit me shokë do ia kthejmë shqiptarëve dhe në radhë të parë rinisë shqiptare, e cila, do të ketë që në muajt e parë të Republikës së Re, me paratë që sot i vjedhin oligarkët e Edi Ramës, plot 200 milionë euro në vit, mos harroni janë paratë tuaja, janë paratë e taksave tuaja. Të gjitha koncensionet, do të anulohen dhe me këto para, do ta nisim me rininë shqiptare duke i mundësuar 10 mijë të sapo diplomuarve çdo vit, një vit stazh me rrogë minimale 200 mijë lekë të vjetra, me sigurime të paguara, si një urë e sigurtë nga bankat e universitetit drejt tregut të punës dhe ky është një premtim që mund dhe do bëhet realitet vetëm me Republikën e Re, vetëm me largimin e oligarkëve të korruptuar, dhe bosi i tyre, Edi Rama. Republika e Re do të mundësojë diçka që është plotësisht e mundur nëse asgjesojmë korrupsionin galopant të republikës së vjetër, pensionin minimal prej 250 mijë lekësh në muaj për pensionistët shqiptar, dhe rritjen mesatare prej 40 përqind, brenda 4 viteve të para të qeverisë së parë të Republikës së Re, të shqiptarëve të lirë. https://pd.al/2017/04/edi-rama-largohet-oret-e-droges-oret-e-krimit-po-numerohen-mbrapsht/ 15/04/2017 Republika e Re është republika e qytetarëve shqiptarë, është republika e fëmijëve shqiptarë ku në asnjë fushë më shumë se në arsimin shqiptar nuk do të aplikohet thënia e ditës tonë të parë: Asgjë nuk do të jetë më si më parë! Gjithcka do të ndryshojë. Do ti japim shqiptarëve në kohën më të shkurtër, arsimin më cilësor në Ballkan.

16

Shkollat shqiptare dhe sistemi arsimor shqiptar do të jetë brenda katër viteve të para të Republikës së Re, shkollimi dhe infrastruktura më e mirë në Ballkan. Do ta bëjmë këtë, duke kthyer cdo shkollë në një tempull të vërtetë të dijes për fëmijët. Për këtë, në radhë të parë duhet ndryshuar rrënjësisht infrastruktura fizike dhe koncepti i arsimimit të fëmijëve. Fëmijët e shqiptarëve nuk do të enden më rrugëve pasi të mbarojë orari i shkollës, duke pritur që prindërit e tyre të mbarojnë orarin e punës për tu kujdesur për ta. Investimet në infrastrukturën shkollore do të kenë si qëllim që brenda dy viteve të para, kapacitetet fizike të gjithë shkollave fillore dhe të mesme shqiptare, të garantojnë studimin normal, me klasa normale të fëmijëve midis orës 08.00 dhe 14.00 dhe aktivitetin pas-shkollor deri në orën 16.00, me drekën e paguar nga buxheti i shtetit për të gjithë fëmijët shqiptarë. https://pd.al/2017/04/ka-vetem-nje-hapesire-per-kundershtaret-te-ulemi-per-qeveri-teknike/ 15.04.2017 Lulzim Basha i tha mësuesve dhe pedagogëve se në mandatin e parë të qeverisë së Republikës së Re, arsimi do të arrijë standartet europiane. “Do ketë trajnim të vazhdueshëm të mësuesve, angazhim të prindërve në të gjithë procesin e e vendimarrjes përsa i përket administrimit të shkollave, duke përfshirë dhe konsultimin e prindit për emërimin e drejtuesve të kopshteve, të shkollave. Planifikimi buxhetor duhet e do të marrë patjetër përsipër që mësuesit shqiptarë në krye të katër viteve të para të Republikës së Re, të jetë mësuesi më i paguar në Ballkan.” https://pd.al/2017/04/republika-e-re-te-kete-arsimin-dhe-shkollat-te-mira-ne-ballkan/ 21/04/2017 Atëherë oferta ime është, të zgjedhim President nga populli. Hap i rëndësishëm në projektin e Republikës së Re është transferimi i pushtetit tek qytetarët. Ju e dini, ne e kemi diskutuar shumë herë bashkë në projektin kushtetues dhe institucional të Republikës së Re. https://pd.al/2017/04/vetingu-menjehere-pas-paktit-kombetar-per-qeveri-teknike-presidenti-ti-kthehet-popullit-zgjedhje-18-qershor-nuk-ka-zgjedhje-pa-opoziten-nuk-ka/ 25/04/2017 100 milionë euro do të mjaftonin që çdo vit, çdo pensionist të kishte rritje 25% pensioni, por nuk ka rritje pensioni për pensionistët, sepse lekët i vjedh Edi Rama me hajdutët e tij. Në këtë republikë të re, ku cdokush do të jetë i barabartë para ligjit, ku gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur dhe të pakorruptuar, nuk do të kenë frikë të venë para drejtësisë, kriminelët që sot rrinë në sallonin e Edi Ramës, nuk do të kenë frikë por do ti gjejnë milionat e vjedhur, në ishujt Cayman dhe kudo ku ti kenë cuar; Në këtë Republikë të Re, paratë tuaja, dhe pasuritë e Shqipërisë, do të jenë vetëm për ju. Prandaj, në vend të 100 milion euro koncesion laboratoresh, e 80 milion euro koncesion sterlizimi, e 100 milion euro koncesion check-up-i, e dhjetra koncesione të tjera korruptive, që do t’i anuloj, që në orën time të parë si kryeministër i zgjedhur me votë të lire, me këto para, dhe me një plan e vizion europian, qeveria e re e Republiës së Re, PO, do tia dalë të investojë 150 milion euro në vit, në bujqësi, nga të cilat 100 milion do të jenë subvencione të drejtëpërdrejta për fermerët. Po për biznesin e vogël? Biznesi i vogël, nuk do ta shohë e nuk do ta njohë më, surratin e taksidarit shqiptar. Me një pullë, me një pullë të vetme të fiksuar në derën apo dritaren e vogël të biznesit të vogël, cdo taksidar që do të futet brenda, do të prangoset për korrupsion nga policia e re, e Republikës së Re.

17

Po, shqiptarët me qeverinë e re të Republikës së Re, do të shohin investime për shkollat e fëmijëve të tyre. Në asnjë qytet, në asnjë lagje, në asnjë fshat, nuk do të ketë ndërtesë më dinjitoze se shkolla e asaj lagje, se shkolla e atij fshati. Fëmijët shqiptarë do të kenë një rregjim europian të shkollimit. Nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 4 të pasdites. Pas mësimit do të kenë mundësinë të bëjnë detyrat ose të angazhohen në sport, në kulturë, në gjuhë të huaja, nën mbikqyrjen e mësuesve shqiptarë, rrogat e të cilëve, do të jenë dy herë më të larta se sot, me paratë që do t’u marrim hajdutëve të koncesioneve dhe korrupsionit. Në krye të 4 viteve, 250 mijë lek pension minimal për pensionistët shqiptarë. https://pd.al/2017/04/dialog-ose-perballje-populli-gjithmone-te-fitoje/ 26/04/2017 Republika e Re i ka të gjitha mundësitë. Ne do të nisim me çmontimin e oligarkisë të koncesioneve, duke anuluar çdo koncesion korruptiv, nga i pari, tek i fundit. Do të çlirojmë qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve, me të cilat do t’i përgjigjemi sektorëve më emergjentë që ditën e parë. Ndihma ekonomike e familjeve në nevojë do të dyfishohet brenda vitit të parë të qeverisjes së Republikës së Re. Për çdo fëmijë shqiptar në familjet në nevojë ekonomike, në kuadër të planit tonë për orarin 8 me 4 të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme, do ketë një drekë të paguar. Cdo bir, e bijë shqiptari, do të marrë një subvencion prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj, si pjesë e paketës tonë për arsim dinjitoz, për shëndetin e fëmjëve shqiptarë. Këto para, këto lek, i ndan sot Edi Rama me oligarkët dhe hajdutët e tij. https://pd.al/2017/04/republika-e-re-ka-te-gjitha-mundesite-te-ndryshoje-jeten-e-shqiptareve-ajo-nis-voten-e-lire-e-te-ndershme/ 26/04/2017 “Do të çlirojmë qindra milionë euro të taksave të shqiptarëve, me të cilat do t’i përgjigjemi sektorëve më emergjentë që ditën e parë. Ndihma ekonomike e familjeve në nevojë do të dyfishohet brenda vitit të parë të qeverisjes së Republikës së Re. Për çdo fëmijë shqiptar në familjet në nevojë ekonomike, në kuadër të planit tonë për orarin 8 me 4 të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme, do ketë një drekë të paguar. Cdo bir, e bijë shqiptari, do të marrë një subvencion prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj, si pjesë e paketës tonë për arsim dinjitoz, për shëndetin e fëmjëve shqiptarë.” https://pd.al/2017/04/ndihma-ekonomike-e-familjeve-ne-nevoje-te-dyfishohet-brenda-vitit-te-pare-te-republikes-se-re/ 28/04/2017 I shpjegova presidentit Agneli planin tonë ekonomik, që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza, duke krijuar një klimë konkuruese për investitorët e huaj dhe biznesin shqiptar, me taksën e sheshtë 9%, me çmime konkuruese të komoditetit bazë, si energjia dhe nafta, të cilat në Shqipëri nën qeverisjen e re, të Republikës së Re, do të kenë çmimin më të ulët dhe konkurues në rajon. Për vendosmërinë tonë, për të aplikuar metodat europiane të administrimit fiskal duke futur në kazerma ushtrinë abuzive të taksidarëve, duke i mundësuar biznesit të vogël që të vazhdojë aktivitetin i pashqetësuar vetëm me ekspozim të pullës së pagimit të detyrimeve vjetore me vetëdeklarim dhe duke garantuar në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme rend dhe siguri, në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë si një parakusht për klimën e biznesit”.

18

https://pd.al/2017/04/energjia-dhe-nafta-nen-qeverisjen-e-re-te-republikes-se-re-te-kene-cmimin-te-ulet-ne-rajon/ 29/04/2017 Ne do ta mundësojmë këtë në Republikën e Re, kur qindra milionë euro që sot i përpijnë kuçedrat e koncesioneve dhe tenderave me në krye Edi Ramën, do ti rikthejmë sipas një skeme prej 1.5% të prodhimit të brendshëm, shpenzime për bujqësinë. Në Republikën e Re, 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët dhe 50 milionë euro investime në infrastrukturën bujqësore vit për vit, çka do të thotë se, mesatarisht, siç u shpreh këtu edhe profesor Bardh Sallaku, do të thotë, afërsisht pesëdhjetë mijë lekë për dylym asistencë, subvencion, çdo fermeri, çdo familjeje fermere. Zerim pra, i akcizës, i taksave dhe i gjithë peshës së madhe që sjell abuziviteti me fidanët, me farërat, me plehrat kimike dhe inpute të tjera bujqësore, që i shërbejnë një qëllimi, pasurimit të një grushti njerëzish. Për studentët, Republika e Re do të mundësojë anullimin që në orën e parë të këtij ligji të tmerrshëm për arsimin e lartë, kthimin dhe forcimin e autonomisë universitare, që do të thotë që, për fatet e universiteteve do të vendosin vetë kolegjet e padagogëve dhe studentëve dhe jo ministrat e korruptuar, të kupolës së korruptuar të republikës së vjetër. Me uljen e tarifave shtetërore, mbështetjen financiare të universiteteve publike, Republika e Re do të mundësojë që asnjë studenti, asnjë biri dhe bije shqiptari të mos i mohohet e drejta për shkollën e lartë, për shkak të pamundësisë ekonomike. Dhe, studentëve që mbarojnë studimet, Republika e Re do t’u mundësojë një urë 1 vjeçare nga bankat e shkollës tek tregu i punës, përmes stazheve të paguara, 200 mijë lekë të vjetra në muaj, plus sigurimet, me qëllim që të rinjtë dhe të rejat shqiptare të kenë erën e mbarë në velat e anijeve të tyre, të cilat do të hynë në tregun e punës të një ekonomie të çliruar nga oligarkia, nga terrori, nga taksat e larta, nga pasiguria dhe nga krimi. Në Republikën e Re koncesionet e derrave të korrupsionit që mblidhen nga mëngjesi deri në darkë, për të ndarë mes tyre, paratë e gjakut dhe djersës së shqiptarëve, do t’u kthehen edhe pensionistëve shqiptarë dhe në krye të katër vitetve të para të qeverisë së parë të Republikës së Re, pensioni minimal i shqiptarëve do të jetë jo më i vogël se 250 mijë lekë të vjetra, dhe do ketë rritje prej 40% në të gjithë sektorët e pensionit. Qeveria me ligj do të vendosë si kufi maksimal të taksave të biznesit të vogël 1.5 % të cilat do të shlyhen me këste dhe me vetëdeklarim dhe çdokush që i përmbahet këtij rregulli dhe që demonstron pullën përkatëse, ka fituar të drejtën që asnjë taksidar, asnjë inspektor, asnjë punonjës i shtetit të mos i shkojë ndër mendje ti futet biznesit të vogël përveçse si konsumator i biznesit të vogël. https://pd.al/2017/04/republika-e-vjeter-nisi-si-pazari-ngjalave-dhe-u-mbyll-si-pazari-peshkut-republika-e-re-ka-nisur-qytetaret-dhe-per-qytetaret/ 07/05/2017 do të vijë dita kur gazetarët shqiptarë do të kenë të nëjtin status si gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë për të thënë të vërtetën për ti shërbyer qytetarëve dhe interesit publik dhe jo derrave të pushtetit, kriminelëve dhe oligarkëve. https://pd.al/2017/05/lulzim-basha-bashkebisedon-me-qytetare-ne-sheshin-e-lirise-arenen-e-bashkimit-me-te-madh-popullor-79-ditor-qe-do-te-kulmoje-me-13-maj/ 08/05/2017

19

Republika e Re, do të thotë në radhë të parë që resurset e Shqipërisë dhe shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të gjitha burimet pasurore të administrohen në transparencë, në llogaridhënie totale, vetëm për shqiptarët. Kjo do të thotë se do të marrë fund ajo kastë oligarkësh, ata 5 apo 6 miliarderë në kurrizin tuaj, që fryhen si shushunja me tenderat dhe koçensionet e parave tuaja. Sepse këto konçesione do të marrin fund që orën e parë të Republikës së Re. Paratë, plot 250 milionë euro vit për vit, të koncesioneve korruptive, do u kthehen shqiptarëve dhe sa më takon mua, do t’i kthehen të gjitha shtresave. Do t’u kthehen pensionistëve, të cilët në Republikën e Re, do të kenë pensionin minimal, 250 mijë lek në muaj. Ky është premtimi i Republikës së Re për çdo pensionist, kjo është lufta, që ju ftoj të bashkoheni, çdo pensioniste dhe pensionist. Ato 2.8 miliard euro të zhvatura nga buxheti i shtetit, përmes korrupsionit galopant siç e ka faktuar Kontrolli i Lartë i Shtetit, do t’i kthehen çdo shtrese shoqërore, çdo grupi interesi ekonomik, social, në Shqipëri. Duke përfshirë biznesin, i cili do të ketë garancitë e klimës më konkuruese në rajon, taksën më të ulët në rajon, taksën e sheshtë 9%, që të ndezë motorrët e ekonomisë, të çlirojë energjinë pozitive që e ka strukur nga frika e shtetit zuzar e të inkriminuar të Edi Ramës, të shtetit që i rri përballë me shkop, i cili në Republikën e Re, do të jetë aleat i sipërmarrjes, me një funskion; të hapë vende pune për shqiptarët. Pulla fiskale, me shlyerjen e detyrimeve që kurrë nuk mund të tejkalojnë 1.5% të xhiros në bazë të vetëdeklarimit, siç bëhet në Europë, pulla fiskale do të pamundësojë praninë e çdo inspektori shtetëror në bizneset tuaja, përveçse, nëse vjen si klient për të blerë apo porositur, përndryshe e pret burgu nëse vjen t’u bëjë presion apo t’u marrë rryshfet. çdokush që ka nevojë për ndihmën ekonomike, në kohën që përgatitet për të gjetur punësim në ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurt që Republika e Re do të ndërtojë, do ta ketë shtetin në krah. Se faturat e energjisë, deri në 300KV, dhe faturat e ujit për konsumin jetik do të paguhen nga buxheti i shtetit për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike. Për të gjithë fëmijët shqiptarë, cdo fëmi shqiptar, në Republikën e Re do të ketë shkollën nëntëvjeçare dhe të mesme, tempullin e të ardhmes dhe të dijes, si infrastrukturë, nuk do të ketë asnjë godinë më të mirë, më të mirëpajisur në asnjë lagje të qytetit dhe në asnjë lagje të Shqipërisë, se sa shkolla e atij fshati apo qyteti. Kushte të garantuara nga ora 08.00 deri në 16.00 me drekën e paguar nga Republika e Re, për çdo fëmi shqiptar. Me mësues të çliruar nga vargonjtë e abuzivizmit, të drejtorive arsimore, që funksionojnë sot si motele dhe si banka për pushtetarët e korruptuar. Me mësues me rroga të dyfishuara. Nuk do të ketë asnjë investim më të fuqishëm të Republikës së Re, se sa fëmijët e shqiptarëve. Droga do të marrë fund. Çdokush që do të kapet duke shitur apo ofruar drogë fëmijëve shqiptarë, e pret burgu i gjatë dhe i vështirë. Republika e Re, do të jetë e ashpër me ata që helmojnë fëmijët shqiptarë me drogë. 30 mijë lek të vjetra për fëmijët shqiptarë, do të jetë subvencioni i drejtpërdrejtë i Republikës së Re për shpresën, forcën, besimin europian, tek e ardhmja e Shqipërisë europiane, gjithçka për fëmijët e shqiptarëve, gjithçka për fëmijët tanë. Ne kemi një plan për mbështetjen totale të fermerëve. Me 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto, 150 milionë euro në vit, nga të cilat 100 milionë euro do të përdoren për subvencione të drejtpërdrejta për çdo fermer, vetëm në bazë të prodhimit, dhe 50 milionë euro të tjera do të ndihmojmë vit për vit, infrastrukturën nga rrugët tek vaditja, kullimi, tregjet që ua kanë mbyllur pushtetarët e korruptuar dhe monopolistë.

20

dogana do të mbyllet për çdo mall të huaj që konkuron në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve tanë. Shënojeni këtë. Shënojeni këtë edhe ju, atashe tregtarë në Tiranë. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve tuaj, nuk do të konkurojnë më kurrë prodhimet e fermerëve të mi në Shqipëri. Vetëm me tarifa doganore të ndershme, të cilat do t’i mundësojnë në radhë të parë fermerit shqiptar të shesë mundin dhe djersën e vet, vetëm në këto kushte bëhet fjalë për tregti të hapur dhe tregti të ndershme. Se që të subvencionosh fermerin e huaj dhe ta sjellin mollën, qepën, pataten me çmim konkurues, me çmime më të ulëta se sa fermerët shqiptarë, që u bie bretku, kjo për mua nuk shkon, unë këtë nuk e pranoj. Studentët shqiptarë e dinë tashmë se, këtu tek kjo vijë e verdhë, orën e parë do të shfuqizoj ligjin për arsimin e lartë, ligjin e ndyrë të injorantëve dallkaukëve, hajdutëve të republikës së vjetër. Këtu do ta firmos dhe se, ligji i ri, po përgatitet nga kolosët e mendimit akademik. Me ligjin e ri, asnjë bir, apo bijë shqiptari nuk do t’i privohet për arsye ekonomike, e drejta e studimeve të larta. Shteti do t’i heqë kthetrat nga menaxhimi i universiteteve. Ata do t’i menaxhojnë bota akademike, së bashku me botën studentore, siç bëhet kudo ku shqiptarët duan të studiojnë. Mediat shqiptare, kultura shqiptare, sporti shqiptar do të kenë nga Republika e Re, standardet më të larta të trajtimit përmes lirisë, përmes konkurencës, përmes garancive, që gjithësecili prej jush të prodhojë art, të prodhojë sport, arritje, të prodhojë për artdashësit dhe sportdashësit trofetë që ky komb dhe kjo rracë i ka në gen për t’ua marrë në gara të ndershme europianëve. 09/05/2017 Ja pra, sesi duke anulluar vetëm një nga konçesionet korruptive të Edi Ramës që u kushton xhepave të shqiptarëve 25milionë euro në vit, vetëm njëri prej tyre, (25 milionë merr zonja dhe i ndan me zotërinjtë) vetëm me anullimin e një konçesioni të tillë, Republika e Re u mundëson 10 mijë studentëve shqiptarë, pas përfundimit të studimeve, një vit stazh të paguar me rrogë minimale 200 mijë lekë në muaj plus sigurime e taksa të paguara nga shteti. Apo, do të bashkohemi e do të luftojmë për Republikën e Re, e cila ju garanton qytetarëve dhe pensionistëve 650 mijë pensionistëve shqiptarë, që me luftën e vendosur kundër oligarkëve, me kthimin e parave tek qytetarët, në krye të 4 viteve, pensioni minimal në Shqipëri të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj. E pra, shtresa e mesme shqiptare, qoftë biznesi i vogël dhe i mesëm, qofshin profesionistët, mjekë, ekonomistë, inxhinierë, financierë, juristë, të gjithë profesionet, duhet ta dinë se dita e parë e Republikës së Re, do të sjellë për ta çlirimin total nga zgjedha mafioze e taksave mafioze të Edi Ramës. Se tatimi i sheshtë 9% duke ruajtur shifrën e 300 mijë lekëve të para, pa tatim, do të jetë çlirimi total, që iu vendos përsëri në kushte barazie për konkurencën, konkurencën e ndershme, dhe në kushte pavarësie ndaj shtetit. Jeni ju që do t’i diktoni shtetit dhe jo shteti që do t’iu diktojë ju. Ky tatim prej 9% do të shoqërohet nga eleminimi total nga taksat e padrejta që kanë frenuar aktivitetin ekonomik. Një nga këto do të jetë edhe taksa për transferimin e pronës, që ka arritur sot në 15% duke ushqyer informalitetin total, duke ngrirë transaksionet e shitjes së pronës. Taksa për shitjen e pronës, do të fiksohet në një maksimum, në një tavan prej 0.5% të vlerës së pronës. Ky do të jetë tavani maksimal për zonat më të shtrenjta të Shqipërisë dhe Tiranës dhe do të ketë edhe kufinj më të ulët se ky. Dividenti, po kështu, një taksë idiote që nuk ka sjellë asnjë të ardhur në buxhetin e shtetit, por ka zhytur në informalitet kompanitë, ka frenuar riinvestimin e fitimeve të kompanive, do të zerohet në platformën e Republikës së Re për një ringjallje të shpresës dhe besimit, për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për çdo shqiptar.

21

Duke nisur me subvencione direkte, 100 milionë euro të përvitshme, duke vazhduar me investimet rurale, duke vazhduar me bllokimin doganor të çdo prodhimi bujqësor dhe nënprodukti bujqësor që konkuron në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve shqiptarë përmes tarifave proporcionale, doganore, që pjesa e fermerit shqiptar do të jetë e barabartë me pjesën e çdo fermeri europian. Prodhuesit e të gjithë llojeve, do të kenë përmes taksës së sheshtë 9% një injeksion prej afro 1 miliard eurosh vit për vit, me cka do të jenë në gjendje të hapin mijëra vende të reja pune dhe të rrisin pagat për punonjësit e tyre. Arsimi shqiptar do të jetë kryefjalë e Republikës së Re, asgjë nuk do të kursehet për fëmijët e shqiptarë. Në Republikën e Re çdo shqipar kudo ku jeton, pavarësisht nga statusi social apo ekonomik do të ketë një subvencion të drejtpërdrejtë mujor prej 30 mijë lekësh të vjetra nga Republika e Re. Shkollat shqiptare, njësoj si shkollat europiane, do të mundësojnë përmes kapaciteteve të reja duke përfshirë mensat në çdo shkollë, rritjen e numrit të mësuesve, shtimin në kurrikulumin e mësimit edhe të mundësive për të kryer detyrat e shtëpisë në ambientet shkollore, për të marrë pjesë në aktivitete sportive, në ambientet shkollore, për të mundësuar gjuhë të huaja dhe për t’u marrë me çështje të tjera të kulturës, të artit në ambientet shkollore. Nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 16:00 të pasdites, fëmijët e shqiptarëve do të jenë përgjegjësi e sistemit arsimor të Republikës së Re, përfshirë drekat e paguara për çdo fëmijë shqiptar në sistemin 9-vjeçar dhe në sistemin e shkollave të mesme. https://pd.al/2017/05/edi-rama-lufton-zgjedhjet-e-lira-se-ato-jane-fundi-koncesioneve-tenderave-oligarkeve-trafikanteve-dhe-krimit/ 12/05/2017 “Nesër bashkohet në këtë shesh qindra-mijëra të rinj e të reja, studentë dhe gjimnazistë sepse e dinë që me bashkimin e tyre, do t’i hapim rrugën arsimit dinjitoz, ilësor, një ligji të ri për arsimin e lartë me tarifa të përballueshme që secili prej të rinjve shqiptar të ketë mundësinë të ndjekë studimet, pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike të prindërve të vet. Nesër bashkohen në këtë shesh 650 mijë pensionistë të cilët janë trajtuar si qytetar të dorës së dytë, me pensione që u rritën më pak se inflacioni, me fuqi blerëse të degraduar, me fatura të shtrenjtuara. Një nga aktet e para të Republikës së Re do të jetë përgjysmimi me ligj i çmimit të biletave të urbanit në Tiranë dhe ne çdo qytet tjetër. Nesër bashkohen me ne qindra mijëra të përndjekur politik. Bijtë dhe bijat e tyre bashkohen jo thjesht për reflektimin e madh të Republikës së Re, për shlyerjen totale të borxheve financiare për vitet e tyre të vuajtjeve, por mbi të gjitha, për më të madhin shpagim, shpagimin moral që Republika e Re do ta ketë në themelin e saj. Nesër bashkohen me ne punëdhënësit dhe punëmarrësit, për platformën tonë të taksës së ulët, të taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan 9%. Bashkohen sepse Republika e Re, do të realizojë që në ditën e saj të parë, rikthimin e listave të ndihmës ekonomike, të çdokujt që ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe jo ndihmë false. ” https://pd.al/2017/05/cdo-shqiptar-bashkohet-neser-qe-permes-celesit-te-arte-votes-se-lire-te-hapim-deren-e-nje-te-ardhme-te-re/ 13/05/2017

22

Ne jemi këtu që përmes republikës së re t’ju kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. T’u japim 650 mijë pensionistëve shqiptarë të drejtën dhe mundësinë që në krye të 4 viteve të para të republikës së re, pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj.

Studentët që përfundojnë studimet do kenë mundësinë e stazheve të paguara të punës me një vlerë minimale prej 200 mijë lekësh në muaj në bazë të meritës tuaj si një urë nga auditorët e shkollave drejt tregut të punës, dhe si bekim i Republikës së Re, pronë e prindërve tuaj për tu uruar fillimin e mbarë të jetës këtu në Shqipëri, këtu në vendin tuaj.

Republika e Re do të jetë republika e taksave të ulëta, e taksës së sheshtë duke i dhënë fund taksave të larta, vjedhjes së madhe qeveritare në këto 27 vite. Me 9 % taksën e sheshtë ne do t’i japim frymëmarrje sipërmarrjes shqiptare, do të injektojmë 1 miliardë euro në ekonominë kombëtare.

Republika e Re e ka një premtim të madh për çdo sipërmarrës të vogël, për gjithë biznesin e vogël shqiptar, të një takse maksimale e cila kombinon taksat qendrore dhe lokale dhe kurrë nuk mund të jetë më shumë se 1.5% e xhiros vjetore me një pullë në ambientet e jashtë të biznesit për t’i thënë lamtumirë një herë e përgjithmonë çdo inspektori, çdo tatimori e çdo taksidari.

Republika e Re do t’i kthejë klasës së mesme shqiptare përmes tatimit 9% dinjitetin dhe mundësinë ekonomike për të vazhduar motorri i përparimit, së bashku me elitën e mendjes dhe të shpirtit shqiptar.

Republika e Re do të kthejë mbi 40 mijë familje të hequra padrejtësisht nga ndihma ekonomike, në skemën e ndihmës ekonomike ku paratë që u jepen me një dorë nuk do t’u merren me dorën tjetër.

Sepse për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike Republika e Re do të paguajë faturat e energjisë deri në 300 KV dhe faturat e ujit të pijshëm për konsum familjar.

Me dyfishimin e korpusit të mësuesve, me rritjen e rrogave të tyre, do të mundësojmë për çdo fëmijë shqiptar, nga mosha 5 deri në 18 vjeç, të kenë drekën falas në shkollat e Republikës së Re, me orarin nga ora 08:00 deri në orën 16:00 duke përfshirë bërjen e detyrave të shtëpisë, aktiviteteve sportive.

Fermerët shqiptarë duhet ta dinë se në Republikën e Re paratë që sot zhduken në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve barkderra, do të kthehen në subvencione.

Plot 100 milionë euro në vit për çdo familje fermere, në bazë të prodhimit, në bazë të tokës që punojnë dhe krerëve që mbarshtojnë.

Dhe mbi 50 milionë euro të tjera në vit për rrugë, vaditje, kullim, tregje. Doganat do ta ulin traun për prodhimet e eksportit që ju konkurojnë në mënyrë të pandershme tarifat e Republikës së Re do ta barazojnë djersën e fermerit shqiptar me djersën e fermerit europian.

Pronarët e ligjshëm e dinë tashmë se bashkë me reflektimin tonë për kauzën tuaj të drejtë, për të cilën bëmë por duhet të kishim bërë më shumë, vjen zotimi im, zotimi ynë për hedhjen menjëherë poshtë çdo platforme neokomuniste për t’ju rishpronësuar.

Pronat tuaja do të kthehen apo kompensohen vetëm sipas vlerës së tregut dhe asnjë kriteri tjetër antikombëtar dhe antieuropian.

https://pd.al/2017/05/mesazhi-lulzim-bashes-ne-marshimin-popullor-per-republiken-e-re/

18/05/2017

23

Një Shqipëri, ku fermerët shqiptarë nuk do të kenë zgjedhje mes largimit, falimentimit dhe hashashit, por do të kenë mbështetje direkte me fonde dhe subvencione.

Një Shqipëri dhe një Republikë për 650 mijë pensionistët shqiptarë të cilëve do t’i dorëzojmë të drejtën e tyre, paratë e republikës së vjetër që sot e kësaj dite vazhdojnë të zhduken në xhepat e oligarkëve. Një pension minimal prej 250 mijë lekësh në muaj për ta.

Biznesi i vogël, përfaqësuesit e të cilit i dhanë sheshit të lirisë të vërtetën e dhimbshme të një ekonomie në krizë totale, duhet ta dinë se dita e parë e Republikës së Re do të jetë dita e çlirimit një herë e përgjithmonë nga taksat e larta dhe nga zuzarët, taksidarët dhe inspektorët e qeverisë.

Qindra mijëra të punësuar në sektorin privat, do të njohin paga më të larta dhe siguri më të lartë në vendet e tyre të punës, me taksën më të ulët në Ballkan, taksën e sheshtë 9%, e cila do të rikthejë ekonominë tonë dhe ekonominë e çdo shqiptari në kushtet e konkurencës dhe do të çlirojë pozitivitetin, do të çlirojë energjinë e biznesit, anembanë ekonomisë sonë kombëtare.

Studentët që kanë qenë prej ditës së parë balli i lëvizjes sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me votën, do të përcaktojnë shtatorin e ardhshëm, ligjin e ri për arsimin e lartë, me tarifa të reduktuara, me mundësi për çdo student, me autonomi të plotë universitare dhe me stazhe të paguara nga Republika e Re për 10 mijë studentë, bijë e bija shqiptarësh çdo vit.

Një sistem arsimor modern do të shtrihet anembanë vendit për ti garantuar çdo prindi shqiptar kujdesin maksimal, përfshi drekën në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Shqipërisë, dhe qetësinë e mendjes se fëmijët e tyre nuk do të enden rrugëve, por do të dalin njëkohësisht me ta për tu bashkuar në vatrat familjare me standardet europiane të arsimit në Republikën e Re. Do të mbështesim financiarisht çdo fëmijë shqiptar me një shumë prej 30 mijë lekësh në muaj.

Të përndjekur dhe pronarë, Republika e Re do t’i japë fund padrejtësisë që kurrë nuk mori fund për ju me kompensimin e plotë me vlerën e tregut, me dëmshpërblimin financiar dhe moral tuajin, krenaria e historisë tonë të dhimbshme, balli i protestës dhe qëndrësës tonë.

https://pd.al/2017/05/lulzim-basha-republika-e-re-nis-marshimin-drejt-fitores-ne-cdo-shesh-te-shqiperise/

19/05/2017

150 milionë euro do të investohen nga buxheti i shtetit cdo vit për këtë sektor. 100 milionë euro parashikohen të lëvrojnë në formën e subvencioneve direkte për cdo familje fermere, bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre. 50 milionë euro të tjera do të vijnë në firmën e investimeve në infrastructure, si vaditje, kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore. Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të vihen përballë konkurrimit të drejtë me produktet që vijnë nga jashtë, përmes tarifave doganore të importeve, sot në dorë të oligarkëve të Ramës.

https://pd.al/2017/05/rama-braktisi-fermeret-favorizoi-vetem-14-miqte-e-tij-pd-premton-150-milione-euro-cdo-vit-per-fshatin/

27/05/2017

Nëse qëndrojmë këtu ku jemi, me këtë ligj korruptiv për arsimin e lartë, gjithmonë e më pak studentëdo t’ia dalin të futen në bankat e universiteteve e akoma më pak të gjejnë një vend pune.

24

Me Republikën e Re, ky ligj do të anullohet që ditën e parë. Nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që ti pamundësohet studimi i lartë në universitetet publike, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Tarifa të ulëta, autonomi universitare, bashkëqeverisje mes pedagogëve dhe studentëve.

Dhe për 10 mijë më të mirët, të sapodiplomuar çdo vit, Republika e Re do të paguajë stazhin 200 mijë lekë në muaj, për të bërë gati urën që lidh studentin e sapodiplomuar me tregun e punës.

O bujq shqiptarë, që keni parë këto katër vite çmimin e naftës, të ngrihet. Keni parë të ngrihen taksat dhe keni parë doganat e korruptuar që t’ju shpartallojë atë prodhim që mezi e nxirrni me djersën e ballit tuaj, dhe s’keni parë një kokërr leku subvencion. Me Republikën e Re, 1,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, 100 milionë euro, subvencione të drejtpërdrejta, dhe 50 milionë të tjera për infrastrukturën, do ta shndërrojmë bujqësinë shqiptare jo thjesht në një zanat mbijetese por në një motorr të fuqishëm të ekonomisë dhe zhvillimit rural.

Fëmijë shqiptarë e në veçanti ju prindër shqiptarë.

Sistemi arsimor, nuk plotëson asnjë prej pritshmërive dhe shpresave tuaja, të shkatërruara këto 4 vite si asnjëherë tjetër. Republika e Re ka një mision. Unë kam një program, një vendim; fëmijët e shqiptarëve nga kopshti deri në përfundimin e shkollës së mesme, do të jenë në shkolla me drekë falas, të paguara nga Republika e Re, nga buxheti i Republikës së Re.

Nëna shqiptare, ju nuk duhet të keni asnjë merak se fëmijët tanë do të enden rrugëve, sepse, deri në orën e daljes nga puna, Republika e Re, në shkollat që do jenë tempujt e dijes, do të garantojë pas orëve të mësimit aktivitete arsimore sipas përvojave të standardit europian.

Në 4 vitet e para, kjo do të ndodhë në gjysmën e shkollave. Në krye të 8 viteve, Republika e Re do ta kthejë këtë standard europian në një të mirë të prekshme e të shijueshme për prindërit dhe fëmijët shqiptarë.

Nuk ka dhe nuk do të ketë shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Si e shkatërroi ekonominë Edi Rama?! Me taksa të larta. Me dhunë. Me çmimet më të larta të naftës dhe energjisë në Europë. Republika e Re do të përfaqësojë taksën e sheshtë 9 përqind, 15% tatimin mbi vlerën e shtuar, 1.5% të xhiros në total të taksimit qendror dhe lokal për bizneset e vogla, me ndalim kalimi për inspektorët, zerimin e dividentit në mënyrë që 1 miliardë euro që sot vit për vit abuzohen, vidhen apo shkatërrohen nga informaliteti dhe nga familementimi i bizneseve, të injektohen në ekonominë shqiptare dhe të çlirojnë energji pozitive, punësimin e shqiptarëve, rroga të larta për shqiptarët.

Shëndetësia shqiptare nuk do të jetë më lopa e 4 oligarkëve. 25 qershori do të jetë ditë zie për 4 oligarkët sepse të nesërmen e vendimarrjes së shqiptarëve, në Republikën e Re, koncensionet korruptive në shëndetësi do të anulohen nga i pari tek i fundit dhe ju do të keni për herë të parë një buxhet shëndetësor që shkon me të vërtetë për mjekë që paguhen me dinjitet dhe ska nevojë të marrin rryshfetin në tavolinë.

Farmaci spitalore që ofrojnë atë për të cilën ju paguani taksat tuaja në buxhetin e shtetit.

Shëndetësi që do të shërbejë me mjekë të mirëtrajnuar, sepse paratë e shqiptarëve nuk do të përfundojnë në xhepat e 4 oligarkëve, por do shpenzohen me standard europian në një sistem shëndetësor i cili nuk mund të ndryshojë brenda ditës por do të ndryshojë për ti shërbyer shqiptarëve dhe jo oligarkëve.

Cila është garancia?! Ju thashë që mbrëmë mora një vendim të vështirë. Vendimin e ekipit me të cilin Republika e Re do të përfaqësohet. Ekipi më përfaqësues, më I denjë, me programin e shpresave të vërteta të shqiptarëve.

Por, ju premtoj se kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputetëve, sepse, herën tjetër, listën e deputetëve do ta vendosë vetëm qytetari shqiptar.

25

Repormë totale kushtetuese. Shqiptarët do të zgjedhin drejtpërdrejtë përfaqësuesin e tyre në parlament që do ti kërkojë llogari një qeverie të përgjegjshme, një kryeministri të përgjegjshëm. Ju do ta keni Shqipërinë në dorë ndaj, le ta marrim Shqipërinë në dorë. Me 25 Qershor, merreni Shqipërinë në dorë. Le të ndërtojmë së bashku Republikën e Re. Të ndërtojmë së bashku republikën tuaj për një ekonomi të fortë, për një të nesërme të sigurtë për çdo shqiptar. A jeni gati apo jo?!

28/05/2017

“Republika e Re, o fermerë do të thotë subvencione për çdo familje, në bazë të prodhimi, pa nipt dhe burrokraci. Çdo familje do të marrë mesatarisht 50 mijë lekë për dynym dhe një shumë për krerët e bagëtive dhe të tjera fusha të zhvillimit rural. Një premtim që ç’është e vërteta ia kam marrë Presidentit Trump. Trau i doganës shqiptare do të mbyllet njëherë e mirë për prodhimet bujqësore që konkurojnë padrejtësisht djersën e fermerëve shqiptarë”, tha Basha.

https://pd.al/2017/05/lulzim-basha-ne-fier-ftese-rames-per-debat-ne-television-2/

29/05/2017

Do të jem kryeministri i pensionistëve shqiptar, pensioni për pensionistët shqiptarë në krye të 4 viteve do të arrij në 250 mijë lekë në muaj. Do të jem kryeministri i rinisë dhe studentëve, të cilët, u jap fjalën që do të rihapim Universitetin e Dibrës.

Unë do të jem kryeministri i fermerëve, shtoi Basha, të cilët do të marrin drejtpërdrejtë ndihmë financiare nga shteti në bazë të sipërfaqes së tokës që punojnë, në bazë të krerëve të bagëtive që mbarështojnë dhe prodhimit që gjenerojnë.

https://pd.al/2017/05/republika-e-re-eshte-kantier-pune-me-paga-te-mira-pensione-te-larta-para-per-fermeret-arsim-e-shendetesi-cilesore/

30/05/2017

Prioriteti im i parë do të jenë vendet e punës, hapja e fabrikave në Berat, hapja e fabrikave në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha. Vendimi i parë do të jetë ulja e taksave. Ulja e TVSh dhe e taksave do të çlirojë miliona euro në ekominë shqiptare që do të përkthehen në vende pune, në biznese të reja, në rritje të fuqisë blerëse, me më shumë qarkullim të parasë. Leku nuk do të jetë më në xhepin e 4-5 njerëzve por do të kthehet përmes zinxhirit ekonomik në xhepat e sipërmarrësve, të punësuarve, konsumatorëve, pra qytetareve”, tha Basha.

https://pd.al/2017/05/te-jem-kryeministri-njerezve-prane-njerezve-ne-dite-te-mire-e-ne-dite-te-keqe/

31/05/2017

Me programin ekonomik, me vulat gjermane, vendimi i parë do të jetë ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë. Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet dhe do të hapë vende pune. Kjo është, ekonomia e fortë, prioriteti im numër një dhe realiteti i Republikës së Re”, tha Basha.

https://pd.al/2017/05/shtet-forte-eshte-kur-ekonomia-eshte-e-forte-kur-qytetari-eshte-forte/

26

01/06/2017

E nesërmja e sigurtë do të thotë pension minimal prej 250 mijë lekësh për çdo pensionist shqiptar, do të thotë ndihmë ekonomike për të gjitha familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike dhe jo kjo lëmoshë mjerane që jepet sot. Pagesë të energjisë elektrike deri në 300 kilovat për çdo familje, pagesë e faturave të ujit për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike. E nesërmja e sigurtë do të thotë shkolla me drekë falas për fëmijët shqiptarë. Republika e Re do të garantojë brenda 4 viteve të para drekën falas për të gjithë fëmijët shqiptarë në sistem arsimor publik dhe pas drekës aktivitete passhkollore deri në orën 16.00. Ju garantoj se në krye të 4 viteve duke anuluar qindra milionë euro të Ilir Beqës dhe Vilma Nushit me shokë, ne do të kemi më shumë shtretër në spitale, më shumë mjekë, mjekë më cilësore, aparatura, ilaçet e nevojshme në farmacitë e spitaleve për të mos shkuar jashtë tyre”, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/republika-e-re-do-te-thote-300-kv-e-pare-te-energjise-te-paguara-nga-shteti-per-familjet-ne-nevoje/

01/06/2017

Ka një borxh të palarë akoma nga përmbytjet e vitit 2010-2011. Dua të kërkoj falje në emër të qeverisë së fundit të Partisë Demokratike që nuk arritëm ta shlyejmë këtë borxh ndaj jush. Dua t’u jap fjalën se fatura e plotë për shkodranët, për Nën-Shkodrën, për tokat bujqësore, për shtëpitë tuaja do të shlyhet brenda vitit 2017 e plotë”.

https://pd.al/2017/06/do-ta-nis-duke-ndrequr-motorrin-e-ekonomise/

02/06/2017

Republika e re do të subvencionojë fermerët shqiptarë, 100 milionë euro për fermerët e Korçës, Devollit, Maliqit, për fermerët shqiptarë në mënyrë që djersa e tyre të kthehet në mirëqënie për ta. Do zerohet kostoja e mekaninës, do të ulet ndjeshëm kostoja e plehrave kimike duke u përmirësuar cilësia e tyre dhe do të sigurohet njëherë e mirë tregu për fermerët shqiptarë. Ai premtoi dëmshpërblim për 3200 hektarët e goditur nga ngrica në Korçë brenda këtij viti.

https://pd.al/2017/06/do-jem-kryeministri-i-ekonomise-i-vendeve-te-punes-i-taksave-te-uleta/

03/06/2017

Ekonomia e fortë do të bazohet në taksa të ulta. Ulje e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, do të çlirojnë sipas përllogaritjeve të ekipit tim ekonomik dhe ekspertëve më të mirë europianë nga partia simotër e lokomotivës ekonomike gjermane e kancelares Angela Merkel, çdo vit, 400 milionë euro në xhepat tuaja.

https://pd.al/2017/06/ulje-taksash-10-mije-stazhe-te-paguara-per-te-rinjte-ndihme-per-fermeret-vende-te-reja-pune/

05/06/2017

27

Ulja e tvsh-së do të sjellë 400 milionë euro në vit më shumë në xhepat e konsumatorëve shqiptarë, në xhepat tuaja. TVSH-ja është taksa që paguan gjithësecili prej jush, nga bebja e sapolindur, tek më I moshuari në këtë qytet. Të gjithë paguani 20% më shumë TVSH, tek buka e gojës, tek nafta, tek gjithçka tjetër. Unë do ta ul TVSH-në, 400 milionë euro do të rritet konsumi, fuqia juaj blerëse. Paratë që do të qarkullojnë në ekonomi. Taksa e sheshtë 9% do të gjenerojë miliona euro investime. Tajksa Rama mbi naftën. Plotë 240 lek për litër, do të anulohet që ditën time të parë si kryeministër, sepse nafta është gjaku i ekonomisë dhe ekonomia e fortë është detyra e parë e kryeministrit tuaj të ardhshëm.

https://pd.al/2017/06/basha-ne-gramsh-e-belsh-mundesi-per-shqiptaret-per-ekonomi-te-forte-e-te-neserme-te-sigurte/

05/06/2017

“Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, i punësimit. Votoni Republikën e Re numrin 6 dhe vendimi im i parë do të jetë, ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës Rama mbi karburantin, ulja e çmimit të energjisë, falja e kamatëvonesave të energjisë elektrike. Basha theksoi se asnjë familje në nevoje ekonomike nuk do të mbetet pa ndihmë ekonomike dhe Republika e Re do të paguajë faturën e tyre të energjisë deri 300 klv, dhe ujin e pijshëm.

https://pd.al/2017/06/republika-e-re-eshte-per-njerezit-per-ekonomi-te-forte-ulje-taksash-vende-te-reja-pune-ndihme-per-fermeret-e-te-rinjte/

06/06/2017

1.5% e xhiros vjetore sipas vetëdeklarimit të biznesit të vogël do të jetë tavani i hekurt. Mbi këtë tavan nuk do të ngjitet askush. As qeveritar, as bashkiak. Ky tavan do të vendoset nga unë ditën e parë në zyrë. Pulla fiskale do të vendoset në hyrje të biznesit dhe do ta pijë e zeza çdo tatimor dhe çdo inspektor që gjendet në ambjentet e biznesit që ka pullë fiskale. Subvencione për fermerët 100 milionë euro në vit. Subvencione për të gjitha ndërmarrjet që hapin vende pune.

https://pd.al/2017/06/pulla-mbi-biznesin-e-vogel-do-mbaje-larg-tatimoret-e-hajdutet-e-shtetit/

06/06/2017

Shtresa e mesme dhe profesionistët si mjekët, inxhinjerët, juristët, financierët që rëndohen padrejtësisht nga tatimi progresiv do kenë taksën e sheshtë 9%. 320 mijë lekët e para do jetë të patatuara dhe tatimi për pjesën tjetër do jetë 9 dhe vetëm 9%. Dividenti do të zerohet. Edhe taksa e transferimit të pronës do të anulohet, do kemi një tarifë fikse prej 30 mijë lekësh të reja.

Ulja e çmimit të naftës dhe eleminimi i taksës prej 240 lekësh për litër karburanti, do të bëjë të mundur që karburanti, gjaku i ekonomisë, të ketë mundësi të ketë një çmim më të ulëtin dhe jo më të shtrenjtin në rajon”, tha Basha.

Të rinjtë do të kenë 10 mijë stazhe të paguara për 1 vit. Pensioni minimal do jetë 250 mijë lekë. Familjet në nevojë nuk do paguajnë faturën e energjisë elektrike nën 300 kilovat dhe të ujit të pishëm. Fermerët do të kenë para në dorë me një fond prej 100 milionë eurosh në vit.

https://pd.al/2017/06/ulje-taksash-shtet-qe-stimulon-zhvillimin-jo-qe-spiunon-qytetaret-per-ti-zhvatur/

28

07/06/2017

Do ulim çmimin e naftës me eleminimin e taksës Rama 240 lekë për litër, kjo do eleminohet që javën time të parë si kryeministër i Republikës së Re. Çmimi i energjisë do jetë më konkuruesi në Ballkan.

Kryedemokrati tha se do të ketë një vlerësim për naftëtarët e zonës duhe hartuar një status duke marrë parasysh kërkesat e tyre legjitime.

https://pd.al/2017/06/ulje-taksash-ekonomi-e-forte-parate-do-u-kthehen-qytetareve-dhe-tregut/

07/06/2017

Basha vuri theksin tek taksa e sheshtë 9% të cilën do e sjellë Republika e Re, si taksa më e ulët në rajon. Ulja e TVSH-së nga 20% në 15% do të rrisë ekonominë familjare. Për 10 mijë të rinj të cilët mbarojnë universitetin, tha Basha, Republika e Re do i mundësojë stazh të paguar prej 200 mijë lekë të vjetra.

https://pd.al/2017/06/ulja-e-taksave-do-te-rrise-ekonomine-familjare/

08/06/2017

Programi im ka investimet në bujqësi, ka subvencionin e drejtpërdrejtë pa nipt, pa burokraci, pa kasë fiskale, pa rregulla të kota që shpiken për mosdhënien e subvencionit. Paratë do shkojnë tek fermerët në bazë të prodhimit që gjeneroni, plot 100 milionë euro që së pari do zeroni koston e mekanikës. Së dyti, do tentojmë uljen dhe zerimin e kostove për plehrat kimike dhe imputeve të tjera bujqësore”, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/100-milione-euro-ne-vit-per-fermeret-dalje-nga-kriza-nisje-e-prodhimit-e-mireqenies/

10/06/2017

“Ulja e taksave, taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të naftës, zerimi i taksës Rama mbi naftën, çmimi i energjisë më i lirë në rajon. Do ta bëjnë Shqipërinë ambjentin më tërheqës për investimet e brendshme dhe të huaja dhe do të ndezin motorrin e shpresës. Rinia e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë do përfitojë nga ky plan ekonomik ku do të shpenzojmë çdo vit 25 milionë euro për 10 mijë stazhe me 200 mijë lekë të vjetra në muaj për të sapodiplomuarit”, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/modeli-im-ekonomik-ka-funksionuar-ne-europe-do-funksionoje-dhe-ne-shqiperi/

14/06/2017

Lulzim Basha bëri të ditur se me të ardhur në pushtet, ai do të heqë menjëherë taksën e naftës, 240 lekë për litër, cka do të ndikojë në uljen e çmimit.

Gjatë një bisede me minatorë të papunë, Basha premtoi se pasuritë dhe asetet do ti kthehen vendit dhe qytetarëve, dhe sdo të jenë në dy tre duar oligarkësh.

https://pd.al/2017/06/plani-im-do-ndeze-motorrin-e-ekonomise-heqja-e-takses-se-naftes-nga-vendimet-e-para-do-ule-cmimin-2/

15/06/2017

29

Ulja e TVSH-së në 15%, do sjellë 400 milionë euro në xhepat e shqiptarëve. Taksa e sheshtë 9% do sjellë investime të mëdha. Po ashtu, plani Basha parashikon 10 mijë stazhe të paguara për të rinjtë shqiptarë, rritje pensionesh, rritje ndihmës ekonomike, 100 milionë euro para në dorë për fermerët në bazë të prodhimit.

Anulimi i kamatvonesave do të jetë ndër aktet e para të Republikës së Re, ndër aktet e para të miat si kryeministër i ri i Republikës së Shqipërisë.

https://pd.al/2017/06/lulzim-basha-me-qytetaret-e-durresit-ky-plan-po-funksionon-me-ekonomine-e-presidentit-trump-e-te-angela-merkel-premtimi-per-anullimin-e-kamatevonesave-ne-vendimet-e-para-si-kryeminister-lulzim-bas/

16/06/2017

“Nuk do ketë më taksë transferimi prone dhe shitblerja e pronës do ketë një tarifë fikse prej 300 mijë lekësh të vjetra dhe qëllimi do të jetë që të qarkullojë prona që njerëzit të shesin e të blejnë. Ne do të heqim TVSh-në për paketat që marrin turistë të huaj për të ardhur këtu”, tha Basha.

Basha u shpreh nga Vlora se do të anulohet edhe moratoriumi i gjuetisë i cili ka nxitur informalitetin dhe ka penalizuar turizmin. Do ndalojmë drogën, do luftojmë krimin, do lejojmë gjuetinë e ligjshme, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/ky-eshte-plani-ekonomik-do-rrisim-konsumin-prodhimin-vendet-e-reja-te-punes/

17/06/2017

“U takuam tek pika që ju i thoni, y, por nuk do të ketë më as x as y dhe as të panjohura. Ajo është një pikë vendimtare ku do lidhet boshti qendror jugor që do bashkojë Tiranën me Beratin. E kam parë dhe e kam ëndërruar këtë projekt që kur kam qënë deputet në Elbasan, ku shikon kodrat e Dumresë dhe përtej tyre shtrihej Kuçova e më tej Berati. Me sytë e mendjes kam ëndërruar se si do të duket boshti qendror jugor që do ta bëjë Beratin 1 orë distancë nga Tirana”, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/vetem-nga-ulja-e-tvsh-400-euro-ne-vit-perfiton-cdo-familje/

17/06/2017

Të 1360 shkollat do të jenë shtëpia e dytë e fëmijëve dhe të rinjve që studiojnë aty. Do të kenë të gjitha kushtet laboratorike për të kryer praktikat, do të kenë drekën e paguar nga buxheti i shtetit dhe mundësinë për të vazhduar deri në orën 16.00 me aktivitet passhkollore”, tha Basha.

Degët që kanë lidhje me tregun do kenë financim më të lartë si teknologjia e informacionit.

Secili prej jush do të ketë mundësinë të integrohet në tregun e punës. 10 mijë më të mirët që përfaqësojnë 50% të atyre që diplomohen, do të kenë mundësi për një stazh pune me pagesë, 200 mijë lekë në muaj për 1 vit.

https://pd.al/2017/06/basha-me-te-rinjte-e-tiranes-gjysma-e-atyre-qe-diplomohen-do-te-perfitojne-stazh-te-paguar-pune/

17/06/2017

Ndaj plani im parashikon investime në të 1360 shkollat e Shqipërisë. Nuk do ketë më shkolla pa ngrohje, pa energji elektrike, me lagështirë. Tek të 1360 shkollat do të ofrohet dreka e paguar nga republika e re, nga kopshti

30

deri në fund të maturës dhe pas drekës deri në orën 4 do kenë mundësi me stafin e rritur pedagogjik të ndjekin aktivitetet passhkollore që nga bërja e detyrave, mësimi i gjuhes tjetër të re, internet, sporti, arti”, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/edi-rama-mbaje-mend-mire-nuk-ka-bashkejetese-me-republiken-e-vjeter-te-zullumit/

19/06/2017

Nesër me Republikën e Re çdokush me rrogën nën 320 mijë lekë, paguan 0 tatim mbi pagat. Edi Rama mësoje nëse nuk e di”, tha Basha.

https://pd.al/2017/06/basha-cfare-votojme-te-dielen-palmat-dhe-pushtetin-e-rames-apo-rritjen-e-pensioneve-shkollat-me-dreke-te-paguar-uljen-e-taksave-uljen-e-cmimit-te-energjise-e-naftes/

20/06/2017

“Qeveria ime do t’i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë”, u shpreh Basha.

https://pd.al/2017/06/basha-mengjes-pune-me-dhomen-amerikane-te-tregtise-ulje-taksash-nxitje-investimesh-konkurence-e-ndershme/

* Linket e premtimeve PD 2017 https://pd.al/2017/03/republika-e-droges-kerkon-te-mbaje-pushtetin-republika-e-re-shkule-narkotrafikun/ https://pd.al/2017/03/mesazhi-lulzim-bashes-sot-ne-diten-e-15-te-protestes-ne-sheshin-e-lirise/ https://pd.al/2017/03/cdo-para-ne-shendetesi-te-hidhet-vetem-per-ti-sherbyer-njerezve/ https://pd.al/2017/03/fermeret-dhe-blegtoret-kane-falimentuar-edi-rama-dha-7-milione-dollare-per-fshatin-harxhoi-15-milione-dollare-per-bileta-avioni/ https://pd.al/2017/03/lulzim-basha-bashkebisedim-aktiviste-pedagog-dhe-qytetare-te-thjeshte-mbi-problemin-e-mbetjeve-ne-vend/ https://pd.al/2017/03/ne-fund-te-mandatit-te-pare-te-qeverise-se-pare-te-republikes-se-re-rrogat-e-mesuesve-te-dyfishohen/ https://pd.al/2017/03/lehtesojme-grate-dhe-nenat-nxenesit-nga-ora-7-30-deri-ne-16-00-nen-kujdesin-e-shtetit/ https://pd.al/2017/03/pse-ka-falimentuar-ekonomia-4-vite-qeveria-ne-kurriz-te-qytetareve-zgjidhja-vjen-republiken-e-re/ https://pd.al/2017/03/uljen-e-taksave-shqiperia-behet-vendi-konkurues-ne-rajon-per-investitoret/ https://pd.al/2017/03/qeveria-teknike-te-funksionoje-vetem-kur-te-kete-vulen-e-opozites-se-bashkuar-dhe-qytetareve-te-kesaj-levizje-popullore/ https://pd.al/2017/03/republike-e-re-per-artin-dhe-artistet-shqiptare/ https://pd.al/2017/03/jemi-gati-qe-zgjedhje-te-lira-besimin-e-shqiptareve-te-nisim-qe-neser-qeverisjen-e-shqiperise-nje-program-qe-ta-nxjerre-ate-nga-kriza-ekonomike/ https://pd.al/2017/03/mesazhi-lulzim-bashes-sot-ne-diten-e-31-te-protestes/ https://pd.al/2017/03/nje-e-treta-e-kandidateve-te-pd-ne-zgjedhjet-e-lira-dhe-te-ndershme-te-jene-te-rinj-e-te-reja/ https://pd.al/2017/03/prona-e-grabitur-nga-komunizmi-duhet-tu-kthehet-100-pronareve-te-ligjshem/ https://pd.al/2017/03/shqiperia-te-pastrohet-nga-droga-nga-krimi-dhe-inkriminimi-vetem-vote-te-lire-e-te-ndershme/ https://pd.al/2017/03/afera-e-cez-bashkepunim-mafias-shqiptare-ate-nderkombetare-ne-kurriz-te-popullit-te-varfer-te-europes/ https://pd.al/2017/03/te-rinjte-sot-nuk-ndjehen-te-lire-sepse-nuk-zgjedhin-shkollim-punesim-apo-edhe-vete-perfaqesuesit-e-tyre-ne-parlament/ https://pd.al/2017/03/situata-e-biznesit-te-vogel-ne-shqiperi-ne-krize-per-shkak-te-taksimit-te-larte-dhe-tatimeve-abuzive/ https://pd.al/2017/03/kane-shkaterruar-arsimin-e-larte-universitetet-kthehen-ne-sherbim-te-studenteve-dijes-dhe-interesit-publik/ https://pd.al/2017/04/mesazhi-plote-lulzim-bashes-ne-mbremjen-e-43-te-protestes-ndjesa-per-te-perndjekurit-politik-dhe-zotimi-per-te-cuar-aty-ku-e-kane-vendin-xhelatet-e-diktatures/ https://pd.al/2017/04/dinjitetin-ne-vend-te-perndjekurve-vendin-qe-meritojne-persekutoreve/

31

https://pd.al/2017/04/dita-e-republikes-se-re-po-vjen-pushteti-krimit-dhe-korrupsionit-ka-rene/ https://pd.al/2017/04/forca-jone-eshte-tek-bashkimi-forca-jone-eshte-tek-vendosmeria-forca-jone-eshte-tek-natyra-paqesore-demokratike-por-e-vendosur-dhe-popullore-e-kesaj-levizje-bashke-per-nje-republike-te-re-e-cila/ https://pd.al/2017/04/te-rinjte-ne-sheshin-e-lirise-cfare-presim-nga-republika-e-re/ https://pd.al/2017/04/edi-rama-largohet-oret-e-droges-oret-e-krimit-po-numerohen-mbrapsht/ https://pd.al/2017/04/ka-vetem-nje-hapesire-per-kundershtaret-te-ulemi-per-qeveri-teknike/ https://pd.al/2017/04/republika-e-re-te-kete-arsimin-dhe-shkollat-te-mira-ne-ballkan/ https://pd.al/2017/04/vetingu-menjehere-pas-paktit-kombetar-per-qeveri-teknike-presidenti-ti-kthehet-popullit-zgjedhje-18-qershor-nuk-ka-zgjedhje-pa-opoziten-nuk-ka/ https://pd.al/2017/04/dialog-ose-perballje-populli-gjithmone-te-fitoje/ https://pd.al/2017/04/republika-e-re-ka-te-gjitha-mundesite-te-ndryshoje-jeten-e-shqiptareve-ajo-nis-voten-e-lire-e-te-ndershme/ https://pd.al/2017/04/ndihma-ekonomike-e-familjeve-ne-nevoje-te-dyfishohet-brenda-vitit-te-pare-te-republikes-se-re/ https://pd.al/2017/04/energjia-dhe-nafta-nen-qeverisjen-e-re-te-republikes-se-re-te-kene-cmimin-te-ulet-ne-rajon/ https://pd.al/2017/04/republika-e-vjeter-nisi-si-pazari-ngjalave-dhe-u-mbyll-si-pazari-peshkut-republika-e-re-ka-nisur-qytetaret-dhe-per-qytetaret/ https://pd.al/2017/05/lulzim-basha-bashkebisedon-me-qytetare-ne-sheshin-e-lirise-arenen-e-bashkimit-me-te-madh-popullor-79-ditor-qe-do-te-kulmoje-me-13-maj/ https://pd.al/2017/05/edi-rama-lufton-zgjedhjet-e-lira-se-ato-jane-fundi-koncesioneve-tenderave-oligarkeve-trafikanteve-dhe-krimit/ https://pd.al/2017/05/cdo-shqiptar-bashkohet-neser-qe-permes-celesit-te-arte-votes-se-lire-te-hapim-deren-e-nje-te-ardhme-te-re/ https://pd.al/2017/05/mesazhi-lulzim-bashes-ne-marshimin-popullor-per-republiken-e-re/ https://pd.al/2017/05/lulzim-basha-republika-e-re-nis-marshimin-drejt-fitores-ne-cdo-shesh-te-shqiperise/ https://pd.al/2017/05/rama-braktisi-fermeret-favorizoi-vetem-14-miqte-e-tij-pd-premton-150-milione-euro-cdo-vit-per-fshatin/ https://pd.al/2017/05/lulzim-basha-ne-fier-ftese-rames-per-debat-ne-television-2/ https://pd.al/2017/05/republika-e-re-eshte-kantier-pune-me-paga-te-mira-pensione-te-larta-para-per-fermeret-arsim-e-shendetesi-cilesore/ https://pd.al/2017/05/te-jem-kryeministri-njerezve-prane-njerezve-ne-dite-te-mire-e-ne-dite-te-keqe/ https://pd.al/2017/05/shtet-forte-eshte-kur-ekonomia-eshte-e-forte-kur-qytetari-eshte-forte/ https://pd.al/2017/06/republika-e-re-do-te-thote-300-kv-e-pare-te-energjise-te-paguara-nga-shteti-per-familjet-ne-nevoje/ https://pd.al/2017/06/do-ta-nis-duke-ndrequr-motorrin-e-ekonomise/ https://pd.al/2017/06/do-jem-kryeministri-i-ekonomise-i-vendeve-te-punes-i-taksave-te-uleta/ https://pd.al/2017/06/ulje-taksash-10-mije-stazhe-te-paguara-per-te-rinjte-ndihme-per-fermeret-vende-te-reja-pune/ https://pd.al/2017/06/basha-ne-gramsh-e-belsh-mundesi-per-shqiptaret-per-ekonomi-te-forte-e-te-neserme-te-sigurte/ https://pd.al/2017/06/republika-e-re-eshte-per-njerezit-per-ekonomi-te-forte-ulje-taksash-vende-te-reja-pune-ndihme-per-fermeret-e-te-rinjte/ https://pd.al/2017/06/pulla-mbi-biznesin-e-vogel-do-mbaje-larg-tatimoret-e-hajdutet-e-shtetit/ https://pd.al/2017/06/ulje-taksash-shtet-qe-stimulon-zhvillimin-jo-qe-spiunon-qytetaret-per-ti-zhvatur/ https://pd.al/2017/06/ulje-taksash-ekonomi-e-forte-parate-do-u-kthehen-qytetareve-dhe-tregut/ https://pd.al/2017/06/ulja-e-taksave-do-te-rrise-ekonomine-familjare/ https://pd.al/2017/06/100-milione-euro-ne-vit-per-fermeret-dalje-nga-kriza-nisje-e-prodhimit-e-mireqenies/ https://pd.al/2017/06/modeli-im-ekonomik-ka-funksionuar-ne-europe-do-funksionoje-dhe-ne-shqiperi/ https://pd.al/2017/06/plani-im-do-ndeze-motorrin-e-ekonomise-heqja-e-takses-se-naftes-nga-vendimet-e-para-do-ule-cmimin-2/ https://pd.al/2017/06/lulzim-basha-me-qytetaret-e-durresit-ky-plan-po-funksionon-me-ekonomine-e-presidentit-trump-e-te-angela-merkel-premtimi-per-anullimin-e-kamatevonesave-ne-vendimet-e-para-si-kryeminister-lulzim-bas/ https://pd.al/2017/06/ky-eshte-plani-ekonomik-do-rrisim-konsumin-prodhimin-vendet-e-reja-te-punes/ https://pd.al/2017/06/vetem-nga-ulja-e-tvsh-400-euro-ne-vit-perfiton-cdo-familje/ https://pd.al/2017/06/basha-me-te-rinjte-e-tiranes-gjysma-e-atyre-qe-diplomohen-do-te-perfitojne-stazh-te-paguar-pune/ https://pd.al/2017/06/edi-rama-mbaje-mend-mire-nuk-ka-bashkejetese-me-republiken-e-vjeter-te-zullumit/ https://pd.al/2017/06/basha-cfare-votojme-te-dielen-palmat-dhe-pushtetin-e-rames-apo-rritjen-e-pensioneve-shkollat-me-dreke-te-paguar-uljen-e-taksave-uljen-e-cmimit-te-energjise-e-naftes/ https://pd.al/2017/06/basha-mengjes-pune-me-dhomen-amerikane-te-tregtise-ulje-taksash-nxitje-investimesh-konkurence-e-ndershme/ Linku premtimeve MANIFESTI PS 2017 https://issuu.com/ps.al/docs/manifesti_ps_preview_small Linket e premtimeve MANIFESTI LSI 2017 http://www.lsi.al/platforma-politike/ http://snip.ly/tr8hg#http://ëëë.lsi.al/ëp-content/uploads/2017/06/PLANI_I_VERTETE_LSI_2017.pdf http://www.lsi.al/wp-content/uploads/2017/05/PROGRAMI_ELEKTORAL_LSI.pdf http://www.lsi.al/wp-content/uploads/2017/05/PDF-FINAL-PROGRAMI-final.pdf http://www.lsi.al/wp-content/uploads/2017/05/PLANI_PER_PUNESIMIN_E_TE_RINJVE.pdf

PREMTIMET ELEKTORALE

NË ZGJEDHJET

POLITIKE 2017