Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

18
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË STUDIME EKONOMIKE EUROPIANE Krijimi i Tregut Privat te Sigurimeve Shoqerore. F ondet P rivate T e P ensioneve Lënda: Finanaca Publike PUNUAN: PRANOI: Anita DOGANI Prof.Olta Milova Tiranë, Korrik 2014 1

description

Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Transcript of Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Page 1: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I EKONOMISËSTUDIME EKONOMIKE EUROPIANE

Krijimi i Tregut Privat te Sigurimeve Shoqerore. F ondet P rivate T e P ensioneve

Lënda: Finanaca Publike

PUNUAN: PRANOI: Anita DOGANI Prof.Olta Milova

Tiranë, Korrik 2014

1

Page 2: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Permbajtja.

Hyrje………………

Historiku I Sigurimeve Shoqerore ………………..

Sigurime Shoqërore dhe Pensionet…………….

Parimet bazë mbi të cilat ndërtohet skema e sigurimit të detyrueshëm……..

Popullsia Perfituese dhe Kontribuese………………..

Klasifikimet e sistemit te pensioneve…………………

Pervoja e vendeve te Rajonit. Reformat strukturore,…………………….

Fondet private te pensioneve Ndikimi ne ekonomi……………………..

Faktorët kryesorë që ndikojnë në fondet e pensioneve…………………..

Mënyrat e shfaqjes së fondeve të pensioneve…………………..

Ç’është Fondi i Pensioneve Private Vullnetare?................................

Perse te zgjedhim skemen private te pensioneve?...............................

Kriza ekonomike dhe impakti i saj në skemën e pensioneve…………………

Fondet e Pensioneve Private Vullnetare ne Shqiperi……………………….

Sfidat e fondeve të pensionit………………………………….

Arsyet përse skema publike është jo efiçente……………

Konkluzione ………………………………………

Referenca…………………………………

2

Page 3: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Abstrakt.

Gjëndja në të cilën gjendet Shqipëria , sfidat me të cilat ajo përballet sot dhe do të përballet në prespektivë e bëjnë shumë të doemosdoshme një rishikim të sistemit të sigurimeve në përgjithësi , e të sistemit të pensioneve në veçanti.Objektivi per kete detyre eshte qe t’a thjeshtojme sa me shume dhe t’a bejme sa me te kuptueshem konceptin e “te qenit i siguruar”. Synimi eshte qe te paraqesim qarte disa nga llojet dhe klasifikimet me kryesore te sigurimeve te arrije te kuptojme dhe t’a konceptojme “te qenit i siguruar” si pjese ose kulture jetesore.

‘Nderi I kombit fillon me të moshuarit dhe mbaron te fëmijët’ Abraham Linkoln. Koncepti i te Qenit i Siguruar

Nga njera ane, jeta njerezore eshte subjekt i risqeve te ndryshme si psh: risku i vdekjes, i semundjeve, i kthimit ne invalid per shkak te nje aksidenti ose shkaqeve natyrore etj. Njerezit jane gjithashtu te riskuar nga semundjet dhe trajtimi i tyre mund te perfshije shpenzime te larta. Po ashtu, edhe pronat jane te ekspozuara ndaj rreziqeve te ndryshme natyrore apo te veprave negative njerezore. Sigurimi ne koncept nuk eshte gje tjeter por nje zhvendosje e riskut nga i Siguruari tek Siguruesi. Cdo risk qe mund te kuantifikohet mund te sigurohet. Shoqerite e sigurimeve ofrojne produkte te shumellojshme per sigurim jete dhe jo-jete.

HYRJE

Sigurimet shoqërore, si skema të sigurisë kolektive , masive të garantuara nga shteti , kanë filluar për herë të parë në Gjermani në vitet 1817-1823. Mbi bazën e këtij parimi,për herë të parë në vitin 1839 Von Bismark në Gjermani formuloi të ashtuquajturën skemë të sigurimeve shoqërore mbi parimin e solidaritetit e vazhdimësisë së brezave,ku të gjithë personat e punësuar derdhnin kontribute deri në një moshë të caktuar, për të mbeshtetur me të ardhura personat e moshuar. Më vonë skema të tilla gjejmë në Austri në vitin 1888,Luksënburg 1901, Sërbi 1910,Rusi 1911,Britani 1911, Rumani 1912, Poloni 1920, Greqi 1922 etj,. Për herë të parë pensioni posaçem I është dhënë shkrimtarit William Shekspir në vitin 1566.

Sigurimet për pensione kanë lindur për herë të parë në France , në vitin 1910 për punëtoret, më herët ky pension ekzistonte për ushtarët e luftës.

Sigurimet Shoqërore në Shqipëri, janë krijuar në vitin 1947, por elementë të sigurimeve shoqërore në vendin tonë i gjejmë që nga viti 1923. Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria u bë me një sistem publik sigurimesh shoqërore në vitin 1927, në kohën e mbretit Zog. Sistemi, nga i cili përfitonin vetëm nëpunësit e administratës civile, u ngrit sipas modelit, që krijoi në vitin 1889 në Perandorinë Gjermane Bismarck -u, burri i shquar gjerman i shtetit, i shek.19-të. Motori i atij sistemi ishte parimi i solidaritetit mes brezave. parimi i cili vazhdon të mbetet zemra e tij. Sistemi sot përfaqësohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, një institucion i pavarur publik, i drejtuar nga një Këshill Administrativ dhe i kontrolluar nga Ministria e Financave. Elementë të rinj sociale i janë shtuar legjislacionit aktual e të tjerë pritet ti shtohen duke e pasururar këtë legjislacion e duke e sjellë stade të reja zhvillimi.

3

Page 4: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Termi “Sigurime Shoqërore” nënkupton në vetvete lidhjen e një kontrate me institucionin e sigurimit për të marrë përfitime afatshkurtra dhe afatgjata gjatë periudhave të jetës, kur njeriu nuk është në marrëdhënie pune për shkak të paaftësisë për punë (sëmundje, aksidente, barrë lindje), pleqërisë ose papunësisë (kur ka humbur vendin e punës). Ky term në kohë dhe vende të ndryshme ka marrë trajta të ndryshme dhe gradualisht ka evoluar në përputhje me konceptin e dhënë.Ashtu si në ekonomitë e tjera në tranzicion, sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipërika qenë i lidhur drejtëpërdrejtë me zhvillimet e kalimit nga një ekonomi e centralizuarnë një ekonomi tregu. Këto përfshijnë një rënie në raportin e punësimit si pasojë e rëniesë sektorit shtetëror dhe rritjes së shpejtë të një ekonomie informale, si dhe një rritje të pensioneve të hershme, e lidhur kjo me ristrukturimin e ndërmarrjeve.Pensionet janë një element i rëndësishëm i mbrojtjes sociale në Shqipëri. Ndërsa rreth 18 % e popullsisë aktualisht marrin pensionet, sigurimi privat për pension nëformën e kursimeve është i kufizuar. Ekzistojnë rrjetat tradicionale të sigurisë, ku të moshuarit janë nën kujdesin e fëmijëve të tyre, por efektiviteti i këtyre rrjetave të sigurisë janë në rënie si rezultat i ndryshimeve sociale, si dhe migrimit të brendshëm dhe të jashtëm që Shqipëria ka përjetuar që nga fillimi i tranzicionit në vitin 1991.Rëndësia e sistemit të pensioneve, si një gur themeli i mbrojtjes sociale në Shqipëri pritet të rritet më tej, pasi pjesa e përfituesve është parashikuar të rritet nga niveli I tanishëm prej rreth 18 për qind në rreth një të katërtën e popullsisë nga viti 2050. Duke qenë se fondi i pensioneve është duke u mbështetur në këto momente në transfertat nga buxheti i shtetit, performanca e tij financiare është e një rëndësie jetike për aftësinë e qeverisë për të rritur shpenzimet në fushat prioritare si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura.Sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri u prezantua në vitin 1993. Ai bazohet në kolonën publike të detyrueshme dhe në kolonën suplementare e cila ende dhe sot nuk është shumë e zhvilluar.Kolona publike e detyrueshme mbulon të punësuarit, punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit në zonat urbane dhe rurale. Pensionet që fitohen quhen pensione shtetërore. Sistemi i pensioneve përbëhet nga pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Mbulimi fillon në datën që personi i siguruar nis ligjërisht aktivitetin ekonomik dhe mbaron në datën kur aktiviteti ekonomik përfundon. Për të fituar të drejtën e përfitimeve, çdo individ duhet të kontribuojë në degën përkatëse. Periudha e sigurimit i përfshin të gjitha periudhat për të cilat janë paguar kontribute dhe gjatë të cilave është dhënë përfitim nga sigurimet shoqërore.Disa nga parimet bazë mbi të cilat ndërtohet skema e sigurimit të detyrueshëm (kollona e parë) janë:Universaliteti që presupozon përfshirjen e të gjithë popullsisë që plotëson kushtet ligjore të përcaktuara për sigurimet shoqërore. Ky parim nënkupton që nga njëra anë u krijohet mundësi shtetasve për parandalimin e dukurive sociale negative dhe nga ana tjetër sistemet e sigurimeve shoqërore bazë u përgjigjen plotësimit të kërkesave të arsyeshme të individëve në një nivel të caktuar, i cili mund të përballojë nevojat e jetesës.Barazia (Uniformiteti) që shprehet në sigurimin e të gjithë personave sipas rregullave të njëjta por asnjëherë sipas parimit “të gjithë njëlloj”. Kjo shprehet në formulën e llogaritjes së pensionit.Kompleksiteti që përfaqëson mbulimin me sigurime në të gjitha rastet kur pakësimi i të ardhurave të personit nuk mund të përballohet duke u mbështetur në burimet vetjake,apo në solidaritetin familjar.Garancia apo siguria ligjore dhe ekonomike, që është garancia ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në sistem dhe garancia ekonomike që realizohet me anë të garanci vetë stabilitetit të sistemit dhe subvencionit të shtetit.Solidariteti ndërmjet brezave dhe midis pensionistëve që shprehet në faktin që skema financohet nga kontributet e mbledhura nga ata që janë të punësuar aktualisht, ndërkohë që përfitimet u paguhen brezave që kanë qënë të punësuar më parë.

4

Page 5: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Popullsia Perfituese dhe Kontribuese

Popullsia zyrtare e Shqipërisë, e regjistruar në Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave të vitit 2001 ishte 3,069,275 banorë. Jetëgjatësia është më e lartë në zonat urbane se sa ato rurale – si gratë ashtu edhe burrat, në zonat urbane, jetojnë afërsisht 3 vjet më gjatë së sa ata në zonat rurale. Më shumë se 98 përqind e popullsisë janë shqiptarë etnikë me grupe të vogla grekësh, maqedonësh,vllehësh, romësh, bullgarësh, dhe serbësh. Në bazë të të dhënave zyrtare, popullsia në Shqipëri deri në datën 1 janar, 2010 ishte 3.195.000 banorë. Ajo është vetëm 4.3% më e lartë së sa në vitin 1998 dhe siç mund të shikohet edhe nga grafiku, rritja ndër vite ka qënë me ritme të ngadalta. Dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këto ritme rritjeje, e cila nuk e kalon asnjëherë masën 0.75% nga viti në vit, janë emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve.

Burimi:INSTAT Viti 2011 (fig 1)

Studimet mbi lindshmërinë në vend tregojnë së ky indeks ka përjetuar rënie të vazhdueshme që prej viteve ’90. Kjo tendencë vihet re kryesisht për femrat në moshë të re. Kështu, lindshmëria në grupmoshën 15-19 vjeç ka rënë nga 50 lindje për 1000 femra në vitin 93-94, në 20 lindje për 1000 femra në vitin 2008-2009, pra rreth 60% më pak.Në një krahasim total në kohë, lindjet kanë rënë nga 82.000 në vitin 1990, në 36.000 në vitin 2008. Kjo ka ardhur si reflektim i ndryshimit të botëkuptimit lidhur me angazhimin ndaj fëmijëve, por edhe si pasojë e një përfshirjeje më të lartë të femrës në jetën sociale dhe dalja nga roli tipik i nënës në familje. Aktualisht, Shqipëria ka një indeks lindjeje prej 1.6 fëmijë për femra në moshë për të lindur, indeks ky i krahasueshëm me vendet e rajonit. Ajo që mund të thuhet në fund të kësaj analize është së ulja e lindshmërisë, e për pasojë edhe e ritmit të rritjes së popullsisë po ndikon në plakje të popullsisë. Kjo dukuri do të jetë më e dukshme në vitet e ardhshme, pasi Shqipëria vazhdon të ketë një popullsi me moshë të re, me një mesatare, 32 vjeç.

Në lidhje me sistemin e pensioneve ekzistojnë dy tipe kryesore klasifikimesh.

Klasifikimi i parë është sistemi i pensioneve shumështyllësh i projektuar nga Banka Botërore dhe klasifikimi i dytë është sistemi i pensioneve i strukturuar në: plane pensioni, fonde pensioni dhe ente pensioni. Në klasifikimin e parë, në modelin e strukturuar nga Banka Botërore sistemi I pensioneve përbëhet nga tre shtylla:

5

Page 6: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Shtylla e parë (kolona e parë) e cila është e detyrueshme, e menaxhuar publikisht, e pafinancuar, një shtyllë me përfitime të përcaktuara; një PAYG sistem.Shtylla e dytë e detyrueshme, e menaxhuar privatisht dhe e financuar plotësisht për kursimet, një shtyllë me kontribute të përcaktuara, pa asnjë rishpërndarje.Shtylla e tretë është vullnetare për ata që duan më shumë mbrojtje për jetën e tyre pas daljes në pension dhe është e menaxhuar privatisht.

Shtylla e parë i ngjan sistemit të vjetër publik të pafinancuar, dhe synon kryesisht për funksionin e shpërndarjes së pensionit social. Me fjalë të tjera, fondet e financuara nga taksat janë përdorur për të siguruar një nivel minimal të ardhurash të nevojshme për njerëzit e moshuar.

Shtylla e dytë, si përbërës kryesor në sistemin e pensioneve, ndan karakteristika të ngjashme me planin me kontribute të përcaktuara (DC), pra është një plan I detyrueshëm, është i financuar plotësisht dhe fondet janë të menaxhuara në mënyrë konkurruese nga drejtuesit e mjeteve që ndjekin parimin e maksimizimit të fitimit. Duke qenë se njerëzit në përgjithësi nuk mendojnë shumë për të ardhmen apo thjeshtë sepse ata nuk kanë informata të mjaftueshme për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, është e këshillueshme që të detyrohen njerëzit që të marrin pjesë në skemat e pensioneve. Kjo justifikon faktin që shtylla e dytë ashtu sikurse edhe shtylla e parë ështëe detyrueshme.

Pse shtylla e dytë është e menaxhuar privatisht? Nëse fondet menaxhohen nga qeveria,shpesh kjo do të ndiqet nga korrupsioni politik. Për shembull, qeveria, me qëllimin e financimit të borxhit fiskal, ose të reduktimit të rrezikut të investimeve, mund të kërkoj fonde për të blerë obligacione qeveritare, e cila nuk është gjithmonë e dëshirueshme nga pikëpamja ekonomike (Mitchell dhe Hsin 1997; Mitchell 1998), pasi obligacionet e qeverisë janë të prekshme prej inflacionit. Për më tepër, fondet e menaxhuara publikisht janë të angazhuara lehtësisht në investime të natyrës politike, p.sh. projektet e infrastrukturës (Vives 2000). Nëse menaxhohen privatisht, fondet mund të zbusin korrupsionin politik ashtu sikurse edhe të ulin rrezikun e inflacionit, duke arritur një normë më të lartë reale të kthimit.Në klasifikimin e dytë sistemi i pensioneve përbëhet nga: planet e pensioneve, fondet epensioneve dhe entet (subjektet) e pensioneve si dhe ai mund të shikohet nga këndvështrimi funksional dhe institucional.

Pervoja e vendeve te Rajonit. Reformat strukturore, Krijimi i shtyllës së dytë dhe të tretë.

Krahas reformave parametrike duhet të merren në konsideratë dhe ato që quhen reformat strukturore ose sistemike. Reformat strukturore që propozohen për vendin tonë marrin në konsideratë edhe përvojën e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Kështu reformat e lidhura me shtyllën e dytë dhe të tretë dhe struktura aktuale e sistemit të pensioneve në disa vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore paraqitet si më poshtë:Në Bullgari sistemi i pensioneve i është nështruar reformave të konsiderueshme strukturore që prej viteve 1990. Sistemi tradicional PAYG u shndërrua në një sistem me tre shtylla përmes futjes së pensioneve të detyrueshme dhe vullnetare të financuara plotësisht.Shtylla e parë është një sistem i sigurimit pensional publik PAYG. Ai financohet prej kontributeve nga punëdhënësit dhe punëmarrësit, gjithashtu dhe nëpërmjet transfertave nga buxheti i shtetit i cili mbulon përfitimet e bazuara në periudhat jo-kontribuese. Që nga viti 2009 shteti është bërë një "sigurues i tretë" dhe paguan kontribute të barabarta me 12 për qind të bazës totale kontributive. Shteti gjithashtu mbulon defiçitin për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme.Shtylla e dytë është një sistem sigurimi pensional suplementar i detyrueshëm. Ajo është e bazuar në llogaritë individuale të kursimeve të daljes në pension të menaxhuara nga kompani private të

6

Page 7: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

sigurimit pensional të liçencuara. Shtylla e dytë e detyrueshme është e përbërë nga dy lloje të fondeve të pensioneve: Fondi Pensional Universal dhe Fondi Pensional Profesional.Fondi Pensional Universal mbulon të gjithë personat e siguruar nga sigurimi pensional publik lindur nga 1 janar 1960 dhe pas. Fondi ofron pensione pleqërie, si dhe pagesat për anëtarë të familjes në rast vdekjeje. Shkalla e kontributit të Fondit Universal aktualisht është 5 %.Fondi Pensional Profesional mbulon të gjithë personat që punojnë brenda kategorive të parë dhe të dytë të punës (duke përfshirë personat që punojnë në punë të rrezikshme ose të vështira, të tilla si minatorët, punonjësit e çelikut, pilotët, etj, të cilët përfaqësojnë rreth 4 përqind të të punësuarve), pavarësisht nga data e lindjes. Ky fond siguron pensione të parakohshme për personat nën moshën e pensionit shtetëror, si dhe pagesa për anëtarët e familjes në rast të vdekjes. Shkalla e kontributit është 12 përqind për kategorinë e parë dhe 7 për qind për kategorinë e dytë, dhe kontributet paguhen tërësisht nga punëdhënësit.Shtylla e tretë është një sistem vullnetar i sigurimit të pensioneve suplementare. Kjo është një skemë e kursimeve për pensione, e bazuar në kontributet vullnetare të depozituara në fondet private që mbahen nga kompani të liçencuara të sigurimit pensional. Aktualisht, ekzistojnë dy lloje, fondi i pensioneve vullnetare dhe fondi ipensioneve profesionale. Kontributet në shtyllën e tretë paguhen nga vetë anëtarët osenga punëdhënësit e tyre.Në Kroaci sistemi i pensioneve është një sistem i përzier privat dhe shtetëror i bazuar në tre shtylla. Shtylla e parë është e detyrueshme, një pay-as-you-go (PAYG) me përfitime të përcaktuara. Shtylla e dytë është e detyrueshme, plotësisht e financuar, me kontribute të përcaktuara e bazuar në llogaritë individuale të kursimit. Shtylla e tretë është vullnetare, e financuar plotësisht, me kontribute të përcaktuara, e bazuar në llogaritë e kursimeve individuale. Personat e siguruar nën shtyllën e parë janë të siguruar edhe nën shtyllën e dytë. Anëtarët e shtyllës së dytë janë personat e siguruar që kanë lindur në vitin 1964 ose më vonë, dhe ata që kanë lindur nga 1953 deri ne 1962 dhe kanë zgjedhur ti bashkohen shtyllës së dytë. Norma e përgjithshme e kontributit për sigurimin pensional në Kroaci është 20 përqind e bazës së kontributeve. Personat e siguruar vetëm në shtyllën e parë e paguajnë të gjithë kontributin për shtyllën e parë. Personat e siguruar në të dy shtyllat paguajnë 15 përqind në shtyllën e parë dhe 5 përqind në shtyllën e dytë. Në fillim të reformës së pensioneve ishte parashikuar një rritje graduale e normës së kontributeve në shtyllën e dytë, por deri tani ajo ka mbetur e njëjtë. Një karakteristikë e sistemit kroat të pensioneve është se punonjësit janë përgjegjës për të tërë normën e kontributeve pensionale prej 20 përqind, megjithatë punëdhënësit transferojnë kontribute në emër të tyre. Punëdhënësit janë përgjegjës për të gjitha normat e kontributit për sigurimin shëndetësor, sigurimet e papunësisë dhe sigurimin për aksidentet në punë dhe sëmundjeve profesionale (një total prej 17.2 përqind). Gjithsesi kontribute shtesë paguhen nga punëdhënësi si në shtyllën e parë ashtu edhe në të dytën për punonjësit që punojnë në punë të vështira dhe të rrezikshme. Edhe sistemi i pensioneve në Republikën Çeke është subjekt i ndryshimeve të shpeshta. Përvoja Çeke është mjaft unike në kalimin e vendit nga një skemë e sigurimeve shoqërore socialiste drejt një modeli modern të sigurimeve shoqërore. Edhe pse proçesi i transformimit konsiderohet i plotë, proçesi i reformës së pensioneve është ende një punë në progres. Faktorët politikë kanë qenë një forcë e rëndësishme shtytëse e ndryshimeve që janë bërë në sistemin Çekë të pensioneve. Sistemi i pensioneve është dizenjuar si një sistem një shtyllësh dhe si rrjedhim është i prekshëm nga risku i mosdiversifikimit të të ardhurave. Megjithatë një shtyllë e dytë është planifikuar të krijohet në vitin 2013. Një skemë vullnetare e pensioneve, e financuar plotësisht është krijuar dhe administrohet nga ligji për Sigurimin e Pensioneve Suplementare me mbështetjen e shtetit. Edhe per Shqiperine refomat ne sistemin e pensioneve kane qene te shumta.Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare derguan ne Kuvend nje projektligj qe synonte te nxise krijimin e fondeve private te pensioneve.Sipas draftit, cdo individ, pavaresisht moshes apo faktit nese eshte ne pune apo jo, mund te behet pjese e skemave private te pensioneve. Kontributi qe mund te derdhet eshte pa limit, por Ministria e Financave lehteson nga taksat deri ne 200 mije leke nevit.

7

Page 8: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore

Fondet private te pensioneve dhe format e shfaqes se tyre

Fondet Private të Pensioneve janë institucione financiare me efekte të rëndësishme në dy drejtime kryesore, së pari në atë shoqërore, si një instrument nëpërmjet të cilëve, individët mund të kursejnë para për kohën e pensionit të tyre dhe së dyti, si faktor shumë i rëndësishëm në tregjet e kapitalit. Në shumë vende të zhvilluara të Botës, punëdhënësit nxiten nëpërmjet politikave të ndryshme nga qeveritë, që të krijojnë e aderojnë në fondet private të pensioneve si shtesë të sigurimeve shoqërore për pension, duke siguruar për punonjësit e tyre burime të tjera të ardhurash për kohën e pensionit, gjithashtu edhe që të nxisin kursimet në nivel kombëtar.

Fondet e pensioneve përfshijnë një gamë të gjerë formash kursimi, duke filluar nga skema e sigurimeve shoqërore deri te skemat me bazë kontributesh vullnetare individuale ose skema me bazë përfitim brenda firmës. Skemat me bazë kontributi, janë ato skema në të cilat punëmarrësi dhe/ose punëdhënësi vendosin një shumë parash të caktuar çdo muaj kryesisht në momentet e dhënies së pagës. Skemat me bazë përfitimin brenda firmës, në kohën e pleqërisë i garantojnë punëmarrësit një përfitim të caktuar periodik në periudhën e pensionit. Në përvojën e vendeve të ndryshme ndeshen edhe përkëmbime të këtyre formave, por më të përhapurat janë skemat mikse, fondet me kontribute dhe përfitime të përcaktuara. Rëndësia e fondeve private të pensioneve për ekonomitë në zhvillim dhe tranzicion.

Krijimi i fondeve private të pensioneve në ekonomitë në zhvillim dhe tranzicion është nxitur nga nevoja për të plotësuar atë pjesë të munguar të sistemeve financiare të këtyre vendeve nëpërmjet realizimit të reformave strukturore ekonomike të nxitur edhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këto reforma kanë nxitur vendet në zhvillim të privatizojnë skemat shtetërore të sigurimeve shoqërore ose themelimin e Fondeve Private të reja për të nxitur kursime më të larta nga personat e punësuar ose me aktivitet ekonomik, si dhe për të ngritur ose rigjeneruar zhvillimin e tregjeve lokale të kapitaleve. Krijimi i fondeve private të pensioneve konsiderohet si një përpjekje më shumë në formalizimin e ekonomive të këtyre vendeve, duke rritur shumat e kapitalit të formalizuar vendas, duke mbështetur ndjeshëm zhvillimet ekonomike të këtyre vendeve, të cilat së bashku me sistemin bankar formojnë pjesën kryesore të investuesve në ekonomi.

Vendet e Amerikës Latine, me në krye Kilin, po përjetojnë rritje të ndjeshme ekonomike pas krijmit të fondeve të pensioneve. Po kështu, Korporata Financiare ndërkombëtare ka siguruar tashmë asistencë teknike dhe ka investuar kapital në fonde pensionesh në disa vende, duke përfshirë Perunë dhe Argjentinën. Këto fonde, kanë kapërcyer aktualisht kufijtë e tyre gjeografikë në vendet e zhilluara dhe janë kthyer në investitorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Kështu, fondet e pensioneneve në SHBA, të cilat investojnë në nivel ndërkombëtar kanë përqendruar mesatarisht 15% të investimeve jashtë vendit; ndërkohë fondet e pensioneve në Britaninë e Madhe kanë përqendruar rreth 30% të investimeve të tyre. Këto fonde, kanë një kontribut të rëndësishëm në rrjedhjen e kapitalit drejt tregjeve në rritje, përmes investimit në fondet e përbashkëta dhe në fondet private aksionere. The California Public Employees Retirement System, ka investuar 250 milion USD në fonde private aksionere të Azisë kryesisht përmes Bankës Aziatike të Zhvillimit. Në këtë mënyrë, investitorët e fondeve të investimeve po ushqejnë rritjen e fondeve të tilla si Fondi Aziatik i Infrastrukturës dhe Global Power Investments Company Fund.

8

Page 9: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Faktorët kryesorë që ndikojnë në fondet e pensioneve

Katër janë faktorët kryesorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në biznesin e fondeve të pensioneve.

1.Kuadri ligjor e rregullativ; 2. Politikat e kujdesshme të investimeve;3. Hapësira kohore (Zgjatja në kohë e investimeve);4. Transparenca me publikun. Hartimi, miratimi dhe zbatimi i politikave të kujdesshme të investimit të mjeteve financiare është një nga detyrat më të rëndësishme e themeluesve dhe drejtuesve të fondeve të pensioneve. Politikat e drejtimit dhe të investimit të një fondi pensionesh përcaktojnë se si mund të investojë mjetet e tyre financiare në kategoritë vijuese: bono thesari, letra me vlerë, letra me vlerë ndërkombëtare, aksione, obligacione dhe pasuri të paluajtshme. Fondet e pensioneve priren që të kenë investime me hapësirë kohore afatgjatë, pasi ato kanë hyrje (kontributet) dhe dalje (përfitime) relativisht të qëndrueshme dhe të njohura. Duke qenë se ato përfaqësojnë kursime individuale për pension, fondet e pensioneve tradicionalisht administrohen në mënyrë pasive, me rrezik të ulët, dhe i kanë përqendruar investimet e tyre në aksione dhe obligacione shumë të sigurta

Në vendet e zhvilluara si pasojë e konkurrencës në rritje ndërmjet fondeve të pensioneve dhe rritjes së masës së kapitalit të tyre, ato shpesh gjenden nën presionin e gjetjes së tregjeve me mundësi më të lartë kthyeshmërie, veprim, i cili herë pas here, detyron ligjvënësit të kryejnë ndryshime të kuadrit ligjor. Kështu, ndryshimet ligjore në Shtetet e Bashkuara dhe një rritje e madhe në kapitalin e disponueshëm, ka nxitur fondet e pensioneve që të diversifikohen në një rrezik më të lartë dhe në investime ndërkombëtare. Sipas një anketimi mbi investitorët institucionalë në SHBA, 40% e investimeve në aksione të huaja nga investitorët SHBA, janë bërë nga 25 fonde pensionesh të SHBA.

Fondet e pensioneve angazhohen edhe në investime alternative, si në lëndë druri dhe në tokë bujqësore, në naftë dhe gaz, në kapital me rrezik dhe në blerjen e paketës dominuese të shoqërive nëpërmjet mekanizmit të levave.Vlerësimi i fondeve private të pensioneve nëpërmjet këtyre treguesve në formë grafike do të jepej në grafikun: Karakteristikat kryesore të fondeve të pensioneve. Diagrama e Fondeve të PensioneveThemeluesit e fondeve private të pensioneve para se të marrin vendimin për ngritjen e tij duhet që të gjejnë zgjidhjet për pjesë të rëndësishme të projektit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me projektimin/krijimin e tij:Ky fond pensioni do të jetë me bazë kontributesh, përfitimesh, apo skemë mikse? Do të financohet nga punëmarrësi dhe/ose punëdhënësi? Do të jetë vullnetar apo i detyrueshëm? Cilat mund të jenë kursimet nga taksat dhe rregulla qeverisëse të mundshme? Administrimi i portofolit do të bëhet nga brenda institucionit apo nga të huaj? Politikat e investimit të fondeve (masa e përfshirjes në risk, mënyrat e kontrollit të tij). Përgjigjet e këtyre pyetjeve jepen në dokumentet e themelimit të fondit ose në aktet regullative, të cilat me detaje duhet të japin përgjigje dhe të argumentojnë për të gjitha pyetjet e ngritura më sipër.

Mënyrat e shfaqjes së fondeve të pensioneve

Në vendet e zhvilluara, por edhe në ato në zhvillim, nevojat për këtë lloj shërbimi mbulohen nga pesë kolona kryesore. Më poshtë jepen shpjegime për tri kolonat e para të skemës së pensioneve që janë dhe më të rëndësishmet.

-Kolona e parë ose fondi i pensioneve të sigurimeve shoqërore është kolona kryesore e politikës sociale e sistemit publik të pensioneve, kolonë, e cila mbetet pjesë e varur nga buxheti i qeverisë. Kjo kolonë vlerësohet dhe si levë e fuqishme e qeverive për të zbatuar politikat e tyre sociale nëpërmjet financimeve nga Buxheti i Shtetit.

-Kolona e dytë, është një sistem i detyrueshëm me administrim privat, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm (Kolona e Parë), është i detyruar ligjërisht të paguajë një pjesë të

9

Page 10: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një e ardhur (pension) nga skema e sigurimit shoqëror dhe një tjetër e ardhur (pension) nga skema e detyrueshme private e sigurimit. Tashmë, vërehet se si karakteristikë e përgjithshme e këtyre burimeve të përfitimit të pensioneve, të ardhurat nga burimi i dytë (skemat private) rriten me ritme mjaft më të shpejta krahasuar me ato të skemës shtetërore.

-Kolona e Tretë, është një sistem krejtësisht vullnetar me administrim privat, ku çdo person që dëshiron të ketë burime të ardhurash më të larta në periudhën e pensionit, hyn në marrëdhënie sigurimi me këto institucione private, të cilat, nëpërmjet një drejtimi efikas, sigurojnë të ardhura më të mëdha dhe përfitime shtesë kundrejt pagimit të kontributeve

Ç’është Fondi i Pensioneve Private Vullnetare?

Sigurimet Private si skemë efikase e ndërthurur me Sigurimet Shoqërore janë krijuar me synimin për të financuar të ardhurat në moshën e pensionit. Pikërisht këto të ardhura janë burim parësor i produkteve të tyre, të cilat investohen me qëllim që të sigurojnë një nivel jetik më të lartë të individit kur ai arrin moshën e pensionit. Niveli i të ardhurave të individit pas daljes në pension do të përbëhet nga të ardhurat që ai siguron si rezultat i përfshirjes në skemën e Sigurimeve Shoqërore të detyrueshme plus kontributin dhe përfitimet e nxjerra nga pjesëmarrja në Fondet Private të Pensionit. Fondi i pensionit vullnetar është pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve. Ky lloj pensioni është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit. Skema e fondeve private vullnetare e me “kontribute të përcaktuara”, ku vetëm kontributet janë të paracaktuara, ndërkohë që benefitet në formë pensioni nuk janë të paracaktuara apo të garantuara. Elementi kryesor i kësaj skeme është që risqet nga investimi janë përgjegjësi e vetme dhe e plotë e pjesëmarrësve në fond. Fondet e pensionit i investojnë kontributet dhe akumulojnë interesin e fituar nga asetet që ato investohen. Anëtarët përfitojnë shumën e akumuluar nga kontributet dhe interesat kur plotësojnë kushtet e përfitimit. Toleranca për risk është ndër elementet kryesorë që dallon një fond nga një tjetër.

Fondi privat i pensioneve është një mjet kursimi i ideuar për të ardhurat shtesë kur të siguruarit e tij dalin në: pension pleqërie, pension të parakohëshëm, pension invaliditeti e pension familjar.Fondi Privat i Pensionit përbëhet nga një grup asetesh në pronësi të anëtarëve të fondit, ku secili anëtare ka pjesën e vetë.Sipas ligjit kemi dy llojë Fondesh Pensioni :a) Fond Pensioni Vullnetar, Individual, përfaqëson dëshirën e individëve, pamvarsisht nga vënd ndodhja, mosha, masa e kontributit për të marë pjesë në një fond pensioni nëpërmjet kontratës së anëtarësimit.Në këtë fond, çdo individë, sipas dëshirës dhe mundësisë që ka është i lejuar të anëtarësohet, duke përcaktuar në kontratën e anëtarësimit masën e kontributit, kohën e fillimit dhe mbarimit të periudhës se derdhjes se kontributit,ne vartesi te kohës dhe mases se përfitimit të pensionit që deshiron të marë.

b) Fond Pensioni Profesional, përfaqëson dëshirën e Punëdhënësit, Privat ose Shtetëror për të siguruar punonjësit e tij me pension vullnetar në një Fond Pensioni Profesional.Një plan i tillë i daljes në pension është një marrëveshje midis punëdhënësit dhe përfaqësuesve të punëmarrësve për të siguruar punonjësit me të ardhura shtese gjatë daljes në pension,kur ata nuk fitojnë më të ardhura të qëndrueshme nga punësimi. Ajo është një pagesë që shtyn mjetet e kursimit, që lejon akumulimin pa taksa të një fondi për përdorim të mëvonshëm si të ardhura të daljes nëpension.

Fondi i Pensionit Profesional është dy llojësh:

10

Page 11: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

a) Fond Pensioni Profesional vetem i Punëdhënësit, ku punëdhënësi obligohet të paguaj tërësisht kontributet për të punësuarit e tij pa dallim. Në ketë rast midis përfaqësuesit të punëdhënësve dhe Fondit të Pensioneve lidhet Kontrata e Anëtarësimit të Punëdhënësit (bashkëlidhur) dhe me të gjithë punëmarrësit lidhet Kontrata e Anëtarësimit të Punëmarrësve (bashkëlidhur). Në këtë rast, kontributet e paguara nga punëdhënësi, në favor të gjithë punëmarrësve vlerësohen si kontribute të paguara nga vetë punëmarrësi. Punëdhënësi mund të kufizojë të drejtën e anëtarit për kontributet e dhëna nga punëdhënësi,duke kërkuar që punëmarrësi të jetë punësuar te punëdhënësi për një përiudhë të caktuar vitesh. Periudha përpara se punëmarrësit t'i njihet e drejta e përfitimit të kontributeve të paguara nga punëdhënësi nuk mund të jetë më e gjatë se dy vjet, filluar nga dita kur është bërë nga punëdhënësi pagesa e parë e plotë e kontributeve për sigurimin vullnetar të punëmarrësve të tij.b) Fond Pensioni Profesional i Përbashket, ku kontributet paguhen bashkërisht nga punëdhënësi e punëmarrësi. Në këtë rast, pjesëmarrjen në fondin e pensionit vullnetar punëdhënësi ua ofron të gjithë punëmarrësve me një kontratë të rregullt pune, me kusht që edhe punëmarësi të marrë pjesë duke kontribuar në Fond. Madhësia e kontributit dhe përqindja e pjesëmarrjes së tyre përcaktohet në marrëveshjen që lidhet midis punëdhënësit dhe përfaqësuesit të punëmarrësve, sipas dispozitave të Kodit të Punes. Tregu i pensioneve private u rrit me ritme të shpejta në vitin 2012, por ngelet ende një segment i nënzhvilluar i tregut financiar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aseteve të fondeve private të pensioneve arriti në 283 milionë lekë, me një rritje prej afro 83% ndaj vitit 2011. Në treg vazhdojnë të operojnë tri fonde private, që tashmë kontrollohen nga institucione të specializuara financiare, me eksperiencë në shërbimet e bankingut dhe të sigurimeve. Pjesëmarrja e aktorëve më të specializuar i ka dhënë një shtysë tregut, që sidoqoftë ende kufizohet në një numër total prej rreth 7,300 kontribuuesish. Deri më sot, fondet e pensioneve i investojnë kontributet në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Totali i portofolit të investimeve në fund të vitit 2012 arriti në 275 milionë lekë, me një rritje vjetore prej rreth 84%. Gjatë raportimit të fundit në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kërkoi gjetjen e mekanizmave të nxitjes për fondet private të pensioneve. Zhvillimi i fondeve private nga një anë do të zhvillonte më tej tregun financiar dhe nga ana tjetër do të lehtësonte gradualisht barrën e pensioneve në buxhetin e shtetit.

Qellimi i krijimit te ligjit te krijimit te Fondeve te pensionit vullnetar

Qëllimi i këtij ligji është të vendosë standardet e nevojshme për:

a) administrimin me efektivitet të fondeve të pensionit vullnetar, nëpërmjet diversifikimit tëinvestimeve, me synim rritjen e kontributeve të bëra në fondin e pensionit;b) mbikëqyrjen e biznesit të fondit të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara, nëmënyrë që të sigurohet mbrojtja e anëtarit të fondit të pensionit;c) nxitjen e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe mirëqeverisjes së aseteve të fondit të pensionit;ç) licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërisë administruese të fondit të pensionit dhe planit tëpensionit profesional, të depozitarit të aseteve të fondeve të pensionit dhe të të gjitha çështjeve tëlidhura me to.

Çfarë janë pensionet private vullnetare?

Pensioni nga të gjithë konsiderohet si një shpërblim që përfitohet pas shumë vitesh punë, i cili gëzohet si e drejtë nga çdo person që ka mbushur një moshë të caktuar (60 vjeç gruaja e 65 vjeç burri) dhe ka punuar e kontribuar për 35 vjet.

Shumë pensionistë diskutojnë për paratë e derdhura në vite dhe asnjëri nuk është i kënaqur me atë që përfiton si pension. Kjo është skema "Pay As You Go" që ofrohet nga Sigurimet Shoqërore Shtetërore, ku shpërblimi varet jo nga kontributi qe paguan,por nga fuqia ekonomike e shtetit. Po a

11

Page 12: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

ka ndonjë alternativë ku mund të përfitohet më shumë dhe të sigurohet një jetë me e qëtë financiare në moshën e tretë? Patjetër që ka! Pensionet Private janë një alternativë e re që po aplikohet me sukses në të gjithë botën, madje dhe ne Kosove e Maqedoni. Edhe në Shqipëri, duke filluar nga viti 2006 ekziston mundësia që çdo person të zgjidhë të ardhmen duke planifikuar që herët skema pensioni vullnetare. Këtë skemë e ofron Fondi i Pensioneve "Raiffeisen Invest sh.a., e cila administron Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, Sigal Life Uniqa Group Austria sh.a., e cila administron Fondin e Pensionit Vullnetar Sigal, si dhe SICRED sh.a., që administron Fondin e Pensionit Vullnetar SICRED".

Është e thjeshtë - një deshirë që shoqërohet me një marrëdhënie kontraktuale ku përcaktohet shuma mujore dhe numri i viteve të derdhjes së kontributeve, hapet një llogari individuale ku të gjitha shumat investohen, arkëtohen interesa që i shtohen kontributeve, vazhdon riinvestohet dhe një zinxhir i tillë veprimesh të garanton një pension të kënaqshëm të cilin e ke krijuar vetë.

Kush ka perfitueshmeri?

Personat që kanë mundësi të rrisin të ardhurat e tyre pas daljes në pension, përveçse duhet të kontribuojnë në skemat e pensioneve private, do të kenë lehtësi fiskale, në forma të ndryshme. Dështimi i skemës aktuale, detyron qeverinë të rishikojë ligjin "Për fondet e pensioneve private". Projektligji krijon hapësira të konsiderueshme për të rritur kontributin vullnetar në skemat e pensioneve private, të cilat do të administrohen nga shoqëri të posaçme dhe të mbikëqyrura nga autoriteti financiar. Fondet private në reformën e pensioneve quhen ndryshe si "shtylla e tretë" (kontribut vullnetar), kurse dy të parat do të jenë të detyrueshme. Ndryshimi thelbësor në projektligj paraqitet në kreun 13 "Tatimi" (nenet 88-91) dhe u referohet rasteve kur persona, në varësi të moshës dhe kontributit do të kenë lehtësi fiskale, si në tatimin mbi të ardhurat personale ashtu dhe në TVSH. Në skemë do të përfitojnë edhe punëdhënësit, në rast se japin ndihmë me fonde për punëmarrësin.

Përfituesit e parë nga pensionet private janë, punonjësit e profesioneve të vështira, të cilët sipas sistemit shtetëror dalin në pension në moshën 65 vjeç. Nëpërmjet skemave private, ju krijohet mundësia deri sa të arrijnë ketë moshë të marrin pension të parakohshëm, kundrejt kontributeve që punëdhënësit dhe punëmarrësit paguajnë. Këtu mund të përmendim punonjësit e minierave, të metalurgjisë, çimentos, ndërtimit etj. Po kështu pjesë e pensioneve private mund të bëhen të gjithë profesionet e lira duke filluar nga infermierët dhe deri të ata që merren me çështjet ligjore. Pra skema e pensioneve private është një skemë e gjerë që u jep mundësinë individëve për pensione më cilësore. Numrin të lartë të regjistruar pranë kompanive për pension privatë e kanë emigrantët. Lehtësira dhe përfshirja menjëherë në skemë janë 2 çështjet që emigrantët i tërheqin më shumë drejt pensioneve private se sa përfshirja në skemën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Emigrantët vijën pas zhgënjimit për marrjen e një pensioni nga Greqia dhe janë pro skemave private. Aktualisht, shteti grek nuk u ka premtuar ende pensione emigrantëve të rregullt, ndërkohë që Italia ka garantuar për një pension sipas marrëveshjes mes dy vendeve.

Numri i pjesëmarrëseve në skemat private të pensionit arriti në rreth 8 mijë persona gjatë vitit 2013

Pavarësisht se ende në fillesa, rreth 8000 shqiptare janë angazhuar të investojnë të ardhurat e tyre në skemat private të pensioneve për të patur një pagesë pensioni më të lartë në pleqëri. Në Shqipëri janë tri kompani që të ofrojnë këtë shërbim, ndërkohë që investimet e shqiptarëve në skemat private të pensioneve arritën në mbi 3.3 milionë euro gjatë vitit 2013, duke shënuar një rritje 57 për qind në krahasim me një vit më parë.

Gjatë vitit 2013, totali i aseteve neto të fondeve të pensioneve private arriti në 443 milionë lekë, me një rritje prej afro 57%, si dhe një numër anëtarësh prej 7888 ose 8% më tepër se në vitin 2012. Asetet e fondeve të pensioneve janë investuar në obligacione të thesarit të Republikës së Shqipërisë dhe në depozita bankare

12

Page 13: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Kriteret e përfitimit

Çdo individ ka të drejtë të kontribuojë në skemën e pensioneve private, sipas dëshirës dhe mundësisë, duke lidhur kontratë me shoqërinë që do të bëjë menaxhimin e fondit. Sa u takon lehtësive fiskale, neni 88 "Lehtësirat tatimore të kontributeve të anëtarëve të fondit të pensionit" i ka të ndara dhe të sqaruara qartë rastet e përfitimit. Si fillim, çdo person duhet të ketë parasysh se, kontributi i bërë në fondin e pensionit zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi. Po ashtu, kthimi i investimit, duke përfshirë fitimet nga kapitali, prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese. Pika 3 e nenit 88, tregon se, kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk konsiderohen si të ardhura personale të anëtarit. Për të pasur një kufi përfitimi dhe lehtësie fiskale, Ministria e Financave ka vendosur në projektligj disa klauzola. Kështu, kufiri maksimal për lehtësirat tatimore për kontributet vjetore, përveç rastit të parashikuar në paragrafin 5, të bëra siç përcaktohet në rastet e mësipërme të nenit 88, është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200.000 lekë dhe 15 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësirat tatimore për kontributet vjetore, të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 3, është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 250.000 lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Projektligji sqaron se, blerja e kuotave të një fondi pensioni është shërbim financiar dhe si rrjedhojë është e përjashtuar nga TVSH-ja. Po ashtu, shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Për rrjedhojë, tatimi që shoqëron tërheqjen e parakohshme është sa norma e zbatueshme në momentin që bëhet tërheqja.

DetyrimiNatyrisht që të ardhurat e krijuara nga kontributet në pensione private do të jenë objekt i nënshtrimit të tatimit. Në nenin 89, projektligji shpjegon rastet e trajtimit fiskal për kontributet e bëra nga punëdhënësi. Kështu, kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional konsiderohet si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës të barabartë me 250.000 lekë dhe kjo shumë konsiderohet si shpenzim i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit. Kurse neni 90, detyron që, çdo pagesë e marrë nga anëtari i fondit të pensionit, sipas përcaktimeve të nenit 16 dhe 18 (tregojnë mënyrën e pagesës, tërheqjen e parakohshme etj.,) tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale. Megjithatë, për ta kuptuar më qartë formën e funksionimit të projektligjit, pas miratimit të tij, Ministria e Financave do të nxjerrë udhëzime të posaçme më të detajuara. Mosha 50 vjeç e sipër do të jetë kufiri ndarës që përcakton rastin e lehtësisë nga taksat

Perse te zgjedhim skemen private te pensioneve?

Për të përfituar pension shtesë përveç atij që ofron skema shtetërore

Përfitime më të mëdha se skema shtetërore si rezultat i investimit të kontributeve

Përfitime edhe në formë të pagesave të menjëherëshme

Epërsi me depositat bankare si.

Depozitim i shumave të vogla nën minimumin e depozitave që kërkon një bankë

Përfitimi më i madh për shkak te investimeve me afatgjata dhe me norma interesi më të larta;

Opsioni i përdorimit të përfitimit me këste mujore si pension duke e vazhduar investimin ose shlyerjen e menjehershme te llogarise

Kontributi për pension është i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat dhe interesi i përfituar perjashtohet ne tatim

13

Page 14: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Anëtarët e fondit të pensioneve përfitojnë nga fakti që fondi mbledh shumë anëtarë dhe përfiton nga “ekonomia e shkalles duke ulur kostot per njesi.

NENI 88

Lehtësirat tatimore të kontributeve të anëtarëve të fondit të pensionit

1. Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi.

2. Kthimi i investimit, duke përfshirë fitimet nga kapitali, prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese.

3. Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk konsiderohen si të ardhura personale të anëtarit.

4. Kufiri maksimal për lehtësirat tatimore për kontributet vjetore, përveç rastit të parashikuar në paragrafin 5, të bëra siç përcaktohet në paragrafin 1 dhe 3 të këtij neni, është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200.000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

5. Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësirat tatimore për kontributet vjetore, të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 3, është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 250.000 lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

6. Blerja e kuotave të një fondi pensioni është shërbim financiar dhe si rrjedhojë është e përjashtuar nga TVSH-ja.

7. Shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

8. Tatimi që shoqëron tërheqjen e parakohshme është sa norma e zbatueshme në momentin që bëhet tërheqja.

NENI 89

Trajtimi fiskal i kontributeve të bëra nga punëdhënësi

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional konsiderohet si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës të barabartë me 250.000 lekë dhe kjo shumë konsiderohet si shpenzim i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit

Prospekti

1. Shoqëria administruese, përpara se të fillojë promovimin e fondit të pensionit dhe lidhjen e kontratës së fondit të pensionit me çdo person dhe jo më vonë se 31 marsi i çdo viti duhet të publikojë një prospekt, i cili përmban informacion të vërtetë dhe korrekt për fondin e pensionit që administron. Informacioni duhet të përditësohet.2. Shoqëria administruese vë në dispozicion të çdo personi të interesuar prospektin, gjatë kohës që bën marketingun për pjesëmarrje në njërin nga fondet e saj të pensionit. Shoqëria administruese dhe agjentët e fondit të pensionit nuk do të lidhin kontratë fondi të pensionit me asnjë person, pa i vënë më parë në dispozicion një kopje të prospektit.3. Prospekti i bashkëlidhet kontratës së fondit të pensionit

14

Page 15: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Kriza ekonomike dhe impakti i saj në skemën e pensioneve.Kriza ekonomike që filloi në vitin 2008 ka ndikuar gjithashtu në debatin për reformën e pensioneve, dhe ka bërë që ekonomistët dhe politikanët në mbarë botën të marrin në konsideratë të thellë ecurinë ekonomike të vendeve të tyre respektive. Këta faktorë do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme qëndrueshmërinë e të gjitha llojeve të skemave të pensioneve.Skemat Pay-as-you-go (PAYG) janë në thelb një mekanizëm për rishpërndarjen e të ardhurave në ekonominë kombëtare, prandaj, qëndrueshmëria e tyre varet nga shuma e parave të mbledhura dhe nga numri i njerëzve midis të cilëve këto para duhet të shpërndahen. Nga ana tjetër, skemat plotësisht të financuara nuk janë aspak të imunizuar ndaj këtyre faktorëve. Ato janë të varura nga niveli i kursimit të individëve për pension, dhe nga performanca e investimeve të këtyre kursimeve, si dhe nga pritshmëritë e jetës.Kriza ekonomike globale në vitin 2008-2009 rezultoi në një rënie dramatike në prodhimin ekonomik dhe në një rritje të papunësisë në rajon. Kriza ka prekur llojet e ndryshme të skemave të pensioneve në mënyra të ndryshme. Por në veçanti, përvoja e krizës tregoi ndjeshmërinë e niveleve të pensioneve në skemat e financuara me kontribute të përcaktuara, në lidhje me paqëndrueshmërinë e tregjeve financiare dhe mënyrën se si pasojat e saj duhet të përballohen nga punëtorët.Sipas të dhënave të OECD-së, fondet private të pensioneve në vendet e OECD-së kanë humbur mesatarisht 23 përqind të vlerës së aseteve të tyre në vitin 2008. Në vendet e EQL-së, të dyja, fondet private të pensioneve dhe ato të detyrueshme kanë shënuar humbje të konsiderueshme në vlerën e aseteve të tyre nga viti 2008 deri në vitin 2009. Megjithatë, duke qenë se pjesa më e madhe e aseteve të fondeve pensionale të detyrueshme ishte investuar në obligacione qeveritare në përputhje me rregulloret konservative të investimeve, humbja ishte relativisht e vogël në krahasim me ato të skemave ku portofolet e investimeve ishin të ekspozuar ndaj aktiveve me risk të tilla siaksionet.Në sajë të një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike në vitin 2009, vlerat e aseteve të fondeve të pensioneve rifituan nivelet e tyre të para-krizës, por ato ende nuk i janë kthyer plotësisht ritmeve të tyre të mëparshme të rritjes. Kjo përvojë ka çuar në atë që disa vende të marrin në konsideratë krijimin e kompanive të menaxhimit të pensioneve të cilat të ofrojnë portofole të shumta në aspektin e ekspozimit ndaj riskut të investimeve.Në sistemet e pensioneve shtetërore PAYG, ndikimi i menjëhershëm ishte më pak I ashpër se sa në sistemet e pensioneve private, ku përfitimet janë të lidhura direkt me kontributin dhe interesin e përllogaritur nga investimet e tyre. Ajo që duhet theksuar është se shtylla e dytë në sistemet e pensioneve në shumicën e vendeve të EQL-së ishte ende në fazën e akumulimit dhe nuk shpërndante shuma të konsiderueshme të përfitimeve në kohën kur goditi kriza globale. Megjithatë, tkurrjet në punësim dhe në këtë mënyrë edhe në numrin e kontribuesve në afatgjatë do të kërkojnë gjithashtu që të bëhen rregullime të sistemeve të pensioneve shtetërore PAYG. Kriza globale ka rezultuar në një rritje të konsiderueshme të defiçiteve qeveritare dhe të borxheve të akumuluara të qeverive në shumë vende. Qeveritë kanë harxhuar burime të mëdha në përpjekje për të stabilizuar sektorët e tyre financiarë dhe për të nxitur ekonomitë e tyre. Disa vende e kanë të nevojshme të mbështeten me ndihmë financiare nga institucionet financiare ndërkombëtare, sidomos nga FMN dhe BE. Në përpjekje të përmirësimit të pozitës së tyre fiskale, shumë qeveri kanë vendosur masa shtrënguese fiskale. Sistemet e pensioneve janë shumë të ndjeshëm nga shkurtimet në shpenzimet e qeverisë për shkak të varësisë së tyre të madhe nga buxhetet e qeverisë për të mbuluar defiçitet e tyre. Shkurtimet në të drejtat e pensioneve çuan në trazira sociale nëpër Evropë. Si përfundim mund të themi se një sistem kombëtar i pensioneve nuk vepron në izolim nga ekonomia e një vendi. Në fakt ajo është një nënsistem i rëndësishëm socioekonomikë dhe politikë e cila bashkëvepron me aktorë të tjerë të ekonomisë kombëtare dhe globale. Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nivelet e larta të punësimit nxisin një mjedis të përshtatshëm për sistemet e pensioneve. Prandaj, është e domosdoshme që politika e pensioneve të krijojë një si energji pozitive me politikat e tregut të

15

Page 16: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

punës, politikat fiskale dhe makroekonomike, dhe politikat e mbrojtjes sociale si pjesë e një politike kombëtare të integruar.

Sfidat e fondeve të pensionit

Sistemi financiar jo shumë i zhvilluar Integrimi i dobët i ekonomisë sonë në ekonominë globale Niveli i lartë i varfërisë dhe nivlei i ulët i pagave Mungesa e traditës dhe vetëdijes shoqërore Përpjekje jo efiçente nga fondet private për të promovuar shërbimet Tradita ku fëmijët kujdesen për prindërit Mungesa e besimit –skemat piramidale’97

Arsyet përse skema publike është jo efiçente

Problemet e skemës pay-as-you-go: raporti kontribues /përfitues është i ulët Të ardhura mesatare të ulta Norma e lartë e papunësisë Evazioni fiscal Emigrimi

Fondet e Pensioneve Private Vullnetare ne Shqiperi

Raiffeisen Invest- Shoqeri Administruese E Fondeve te Pensionit dhe Sipermarrjeve te Investimeve Kolektive Sh.a.Për të vepruar si shoqëri administruese e fondeve të pensionit vullnetar në mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensionit vullnetar dhe kryerjen e pagesave të pensionit, si dhe në administrimin e aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive. Shoqeri me kapital te huaj

Fondi i Pensioneve SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA.Anëtarësimi në Fondin e pensioneve Private SIGAL ju mundëson një pension privat shtesë në moshën e tretë. Edhe në Shqipëri, duke filluar nga viti 2006 ekziston mundësia që çdo person të zgjidhë të ardhmen duke planifikuar që herët skema pensioni vullnetare.

Fondi I Pensionit Vullnetar SiCREDFondi i pensionit vullnetar është pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve. Ky lloj pensioni është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionitSigurimet Private si një formë efikase e ndërthurur me Sigurimet Shoqërore janë krijuar me synimin për të financuar të ardhurat në moshën e pensionit. Ato janë burim parësor i produkteve të tyre, pikërisht i sigurimit të të ardhurave suplementare për pension me qëllim që të sigurojë një nivel jetik më të lartë të individit kur ai arrin moshën e pensionit.

16

Page 17: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

Konkluzione.

- Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri ndërsa mbulon sigurimet për sëmundjet afatshkurtra, lejen e lindjes, pagesën për papunësinë, kostot për shëndetin dhe pensionet,kryesisht përqëndrohet tek këto të fundit. Shumica e të ardhurave shkojnë për sistemin e pensioneve dhe shumica e shpenzimeve gjithashtu drejtohet drejt pensioneve.

- Megjithatë, në modelin aktual të sistemit të pensioneve ka mangësi të mëdha, të cilat evoluan si arnime për të korigjuar problemet e mëparshme.

- Skemat Pay-as-you-go (PAYG) janë në thelb një mekanizëm për rishpërndarjen e të ardhurave në ekonominë kombëtare, prandaj, qëndrueshmëria e tyre varet nga shuma e parave të mbledhura dhe nga numri i njerëzve midis të cilëve këto para duhet të shpërndahen

- Ekzistenca e instrumenteve të mjaftueshme të tregut financiar për investime në kursimet e pensioneve vullnetare për individët që duan të përfitojnë më shumë sesa ç'garanton sistemi bazë social eshte e rendesishme,

- Ekzistenca e autoritetit të duhur rregullator dhe mbikqyrës të tregjeve të pensioneve vullnetare me pensioneve që do të përfitojnë si pension pleqërie.

- Skema aktuale e pensioneve të Shqipërisë vuan nga një deficit i thellë, ofron përfitime të ulëta dhe mbulon një numër të ulët të popullsisë në moshë pune.

- Sistemet e pensioneve synojnë si parandalimin e varfërisë në pleqëri ashtu edhe rënien e menjëhershme të të ardhurave dhe kosumit kur njerëzit kalojnë nga punësimi në pension

- Krahas reformave parametrike duhet të merren në konsideratë dhe ato që quhen reformat strukturore ose sistemike

- Si përfundim mund të themi se një sistem kombëtar i pensioneve nuk vepron në izolim nga ekonomia e një vendi. Në fakt ajo është një nënsistem i rëndësishëm socioekonomikë dhe politikë e cila bashkëvepron me aktorë të tjerë të ekonomisë kombëtare dhe globale.

- Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nivelet e larta të punësimit nxisin një mjedis të përshtatshëm për sistemet e pensioneve. Prandaj, është e domosdoshme që politika e pensioneve të krijojë një si energji pozitive me politikat e tregut të punës, politikat fiskale

17

Page 18: Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)

dhe makroekonomike, dhe politikat e mbrojtjes sociale si pjesë e një politike kombëtare të integruar.

Referencat. http://www.sociale.gov.al/files/news_files/Dokumenti_i_Pensioneve_Alb.pdf

http://www.amf.gov.al/pensionet.asp?id=1&s=1

http://www.raiffeisen-invest.al/web/guest/fondet-e-pensioneve

http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Sistemet-e-pensioneve-.pdf

http://amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/Prezantimi%20i%20Kryetares%20Elisabeta%20Gjoni.pdf

18