Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i...

68
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE MASTER PROFESIONAL ADMINISTRIM FINANCIAR VITI 2013 FUNKSIONIMI I SKEMËS SË SIGURIMEVE SHOQËRORE NË SHQIPËRI Punoi: Pedagog Udheheqës: Soalda Zhupa Marsida Ismaili

Transcript of Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i...

Page 1: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

MASTER PROFESIONAL –ADMINISTRIM FINANCIAR

VITI 2013

FUNKSIONIMI I SKEMËS SË

SIGURIMEVE SHOQËRORE NË SHQIPËRI

Punoi: Pedagog Udheheqës:

Soalda Zhupa Marsida Ismaili

Page 2: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

2

Permbajtje

-Hyrje Faqe 6

- Qellimi I temes

- Objektivat e temes

- Hipotezat e ngritura

- Metodologjia e perdorur

- Fjalet kyce

-Kapitulli I Faqe10

- I.1 Kuptimi I Sigurimeve Shoqerore

- I.2 Historiku I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi

- I.3 Rendesia e te drejtes se Sigurimeve Shoqerore

I.3.1 Rendesia politike

I.3.2 Rendesia ekonomike

I.3.3 Rendesia sociale

- I.4 Funksionet e sistemit te Sigurimeve Shoqerore

I.4.1 Funksioni mbrojtes

I.4.2 Funksioni parandalues

-Kapitulli II Faqe 15

- II.1 Parimet e Pergjithshme te Sigurimeve Shoqerore

- II.2 Tiparet e Sigurimeve Shoqerore

- II.3 Faktoret qe ndikojne ne Sigurimet Shoqerore

II.3.1 Faktoret demografik

II.3.2 Faktoret ekonomike

II.3.3 Faktoret politik

-Kapitulli III Faqe 31

- III.1 Buxhetimi I skemes se Sigurimeve Shoqerore

- III.2 Funksionimi I Buxhetit te skemes se Sigurimeve Shoqerore

III.2.1 Menyra e funksionimit te kolones se te ardhurave

Page 3: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

3

III.2.2 Menyra e funksionimit te kolones se shpenzimeve

III.2.3 Fondi I sigurimit te detyrueshem shoqeror

III.2.4 Fondi Rezerve

- III.3 Rritja e te ardhurave dhe ulja e shpenzimeve ne skeme

-Kapitulli IV Faqe 39

- IV.1 Praktika ne Shqiperi – Llojet e Sigurimeve Shoqerore

IV.1.1 Sigurimi Shoqeror I Detyrueshem

IV.1.2 Sigurimi Shoqeror Vullnetar

IV.1.3 Sigurimi Shoqero Suplementar

IV.1.4 Pensionet e Posacme Shteterore

- IV.2 Ecuria ne vite

IV.2.1 Perpunimi dhe komentet

- IV.3 Reformimi

-Kapitulli V Faqe 55

- V. 1 Konkluzione

- V. 2 Rekomandime

-Kapitulli VI Faqe 64

- V. 1 Anekse

V.1.1 Sekuence nga Buxheti 2013

-Referenca Faqe 66

Page 4: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

4

Përmbajtja e figurave:

Figura 1. Tiparet e Sigurimeve Shoqerore......................................................................................20

Figura 2. Lojet e Sigurimeve Shoqerore.........................................................................................39

Figura 3. Subvencionimi nga Buxheti i Shtetit...............................................................................50

Figura 4. Te ardhurat dhe shpenzimet per Sigurime Shoqerore.....................................................50

Përmbajtja e tabelave:

Tabela 1. Perqindja e kontributeve te detyrueshme per secilen dege sigurimi...............................41

Tabela 2. Kontributet e te vetepunesuarve......................................................................................42

Tabela 3. Shuma vjetore e pageses se sigurimit shoqeror per fermeret vitet 1993-2010...............42

Tabela 4. Te ardhurat, shpenzimet dhe subvencionimi per sigurimet shoqerore............................49

Tabela 5. Buxheti per vitin 2013.....................................................................................................64

Page 5: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

5

Abstrakt

Mbrojtja shoqërore është një veprimtari e vazhdueshme dhe e rëndësishme e jetës së organizuar shoqërore,

e cila synon të përmbush nevojat bazë dhe t’i jap siguri anëtarëve të saj ndaj humbjes apo reduktimit të

burimeve të jetesës.

Kontributi i sigurimeve shoqërore është një detyrim mbi pagën, në një pëqindje të caktuar te saj, i cili paguhet nga personat

ekonomikisht aktiv, nga shteti apo nga personat e siguruar në skemen e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.

Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si institucion publik,

shtetëror i pavarur. Ky sistem, i ndërtuar në vitin 1993,i është përgjigjur nevojave më të ngutshme të

mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që mbulon.

Në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojat që ka diktuar koha. ky sistem i është nënshtruar

reformave dhe përmirësimeve.Kjo është realizuar nëpërmjet një procesi studimesh të përgjithshme dhe për

çështje të veçanta, të kryera në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare,

Shpesh skema e sigurimeve ka qenë subjekt i debateve të forta pasi ajo thith një pjesë të konsiderueshme te

fondeve buxhetore. Kështu, në bazë të të dhënave të Ligjit për Buxhetin, për sigurimet shoqërore do te

transferohen nga buxheti I shtetit rreth 42 515 milionë lekë, gjë e cila verteton rolin e kësaj skeme jo vetëm

në jetën e individeve por edhe në ekonominë e vendit ne tërësi.

Abstract

Social protection is an ongoing and important activity of organized social life, ëhich intends to meet the

basic needs of its members and to give them security against loss or reduction of living resources.

Social insurance contributions is an obligation on salary, in a certain percentage , ëhich is paid by

economically active persons, by the State or by persons insured in the compulsory social insurance scheme.

The management of this is futfilled by the Social Insurance Institute (SII), ëhich is a public institution,

independent of the state. This system ëas built in 1993 and has responded to the most urgent needs of

social protection for those categories of the population that it coveres.

In compliance ëith economic developments and needs dictated by time, this system has alëays been subject

to continuous improvements and reforms .

Often insurance scheme has been subject of intense discussions as it absorbs a significant portion of the

budget funds. So, according to the data of the Budget, for social security ëill be transferred from the state

budget about 42 515 million All, ëhich confirms the role of this scheme not only in the lives of individuals

but also in the country's economy as a ëhole.

Page 6: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

6

Hyrje

Sigurimet Shoqërore jane pjese e sistemit te mbrojtjes sociale te cilat synojne

shperndarjen e te ardhurave tek individet ne rast të pakesimit te te ardhurave te tyre.

Sistemet e mbrojtjes shoqërore i lejojne personat ekonomikisht aktivë, ose ata qe kane

qene te tille, si dhe personat qe banojne ne nje vend, te kene te drejten e nje

standarti jetese te caktuar si dhe ta permiresojne ne menyre te vazhdueshme ate, duke i

siguruar te gjithe anetareve te shoqerise minimumin e nje niveli te ardhurash, sherbimesh

sociale dhe shendetesore.

Aktualisht, administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH),

si institucion publik, shtetëror i pavarur. Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu

është përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie

që mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha.

Buxheti i skemes se sigurimit Shoqërore është nje-vjecar dhe shtrihet brenda vitit

ushtrimor buxhetor.

Sigurimet shoqërore në Shqipëri janë një nga komponentët e shtetit të mirëqënies sociale,

krahas kujdesit e sigurimit shëndetësor, asistencës dhe përfitimeve familjare. Në

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në objektivat sociale deklarohet se Shteti, brenda

kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të

përgjegjësisë private, synon standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të

mundshëm, përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët; riaftësimin

shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve. Neni 52 i

Kushtetutës parashikon se kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur

është i paaftë për punë sipas një sistemi të caktuar me ligj. Kushdo, kur mbetet pa punë

për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e

ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.

Ashtu siç u përmend më lart, Kushtetuta ka njohur të drejtën për sigurime shoqërore, por

në plotësim të kushteve dhe sipas një sistemi të caktuar me ligj. Aktualisht sigurimi i

detyrueshëm shoqëror rregullohet me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet

shoqërore në Republikën e Shqipërise” (i ndryshuar). Parimi bazë i funksionimit të

Page 7: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

7

skemës së sigurimit të detyrueshëm shoqëror është parimi i solidaritetit, sipas të cilit ai që

punon si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës, paguan kontribute dhe me

kontributet e grumbulluara paguhen përfitimet e atyre që janë të paaftë për pune për

shkak moshe, sëmundje etj.

Ndërsa nga njëra anë e drejta për sigurime shoqërore, si e drejtë e individit për mbrojtje

në rast pleqërie, sëmundje etj., është një e drejtë kushtetuese dhe bën pjesë në grupin e të

drejtave ekonomike dhe sociale të Kushtetutës, nga ana tjetër e drejta për sigurime

shoqërore është pjesë e rëndësishme e korpusit të të drejtave që burojnë nga marrëdhënia

e punës. Kështu, duke punuar e paguar kontribute, individi merr vetëpërgjegjësi për risqet

e së ardhmes, pasi një pjesë të të ardhurave nga puna i heq mënjanë për t`u siguruar.

Per mbulimin e shpenzimeve te mbrojtjes sociale ky sistem mbështetet ne nje financim te

dyfishte. Pjesa me e madhe e burimeve sigurohen nga te ardhurat qe vetë sistemi

grumbullon nga kontribuesit ndersa pjesa tjeter sigurohet nga transferimet e parashikuara

ne buxhetin vjetor te shtetit.

Shpesh skema e sigurimeve ka qenë subjekt i debateve të forta pasi ajo jo vetem thith një

pjesë jo të vogël të fondeve buxhetore por gjithashtu ne rrjedhen e viteve ka qene subjekt

i reformimeve te vazhdueshme per rishikimin e perqindjeve te kontributeve.

Gjithsesi, pavarësisht masave të marra, të ardhurat nga kontributet vazhdojnë të jenë të

ulëta krahasuar me shpenzimet për sigurime shoqërore, gjë që sjell varësi shumë të lartë

të skemës nga Buxheti.

Ndër vite, ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë qenë ndjeshmërisht më të larta se sa ritmi i

rritjes së të ardhurave. Për më shumë, politika e rritjes së pensioneve ka qenë një faturë e

përballuar totalisht nga buxheti pasi të ardhurat e siguruara nga kontributet nuk kane

mundur te sigurojne nje financim te saj. Si rrjedhoje, hendeku midis shpenzimeve dhe të

ardhurave ka ardhur duke u thelluar dhe varësia nga buxheti i shtetit është kthyer në

domosdoshmëri.

Page 8: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

8

Me këtë ecuri, nëse nuk merren masa urgjente për rritjen e numrit të kontribuesve dhe

uljen e evazionit, Shqipëria në të ardhmen do të harxhojë për sigurime shoqërore

pothuajse sa shpenzon për investime në rrugë, shkolla e spitale të marra së bashku.

Por, përderisa sigurimet shoqërore veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli të

ardhurash, si mjet për të mos rënë në varfëri, këtu edhe më poshtë do të studiohen tiparet,

funksionet, karakteristikat, menyra e funksionimit te skemes se sigurimeve shoqerore dhe

elementet perberes te saj per te kuptuar me mire rolin e saj në mireqenien e individit ne

shoqeri.

Qëllimi

Qëllimi i kësaj teme është të studiohet funksionimi skemës së sigurimeve shoqërore me të

gjithë komponentët përbërës të saj, në mënyrë që të përcaktohet mënyra e strukturimit te

saj, elementët përbërës si dhe të hidhet dritë mbi rëndësinë e kësaj skeme në jetën e

individëve të një shoqërie si dhe ndikimi I saj si në mirëqënien e tyre ashtu edhe ne

ekonominë e vendit në tëresi si dhe te vlerësohet zhvillimi dhe reformimi I kësaj skeme

në rrjedhën e viteve.

Objektivat

Të studiohet mënyra e organizimit të skemës së sigurimeve shoqërore

Të studiohet baza ligjore mbi të cilën mbështetet skema e sigurimeve shoqërore

Të përcaktohet ndikimi I kësaj skeme si në mireqënien individuale ashtu edhe të

shoqërise në tërësi.

Të vleresohen ndikimet reciproke ndërmjet sigurimeve shoqërore dhe zhvillimeve

ekonomike.

Te përcaktohen ndryshimet që ky sistem ka pësuar ndër vite.

Metodologjia

Kjo është një temë deskriptive e zhvilluar në baze te nje kerkim cilesor, I cili është

bazuar në hulumtimin e literaturave, legjislacionit dhe materialeve në dispozicion.

Page 9: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

9

Fusha dhe fjalët kyce

Fjalët kyce që do te na vijnë në ndihmë për zhvillimin dhe kuptimin e kësaj teme janë:

Mbrojtje Shoqërore

Solidaritet social

Nevojë për siguri

Sistem instrumentash

Detyrim Ligjor i Kontributit

Mënyrë e financimit te skemes

Buxhetim i Skemes se sigurimeve

Reformim i Skems se Sigurimeve

Page 10: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

10

KAPITULLI I

I.1 Kuptimi i Sigurimeve Shoqërore

Termi “sigurime shoqërore” e ka origjinën e tij në vitin 1934 kur presidenti Rusvelt

paraqiti platformën e “Neë Deal”, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte edhe ligji për

mbrojtjen sociale.

Përkufizimi më i pershtatshëm për këtë term është ai i dhënë nga ILO1:

“Mbrojtja shoqërore është përgjigja ndaj nevojës për siguri në kuptimin më të gjërë të

kësaj fjale,përmes një procesi të solidaritetit social dhe jo thjesht një sistemi

instrumentësh që garantojnë ketë siguri” 1.

Nëpërmjet këtij përkufizimi vërejmë së mbrojtja shoqërore:

është pjesë e rëndësishme e jetës së organizuar shoqërore, e cila synon

përmbushjen e nevojave bazë, pa të cilat nuk mund të ketë siguri;

është nje veprimtari e vazhdueshme e shoqerisë për t’i dhënë siguri anëtareve të

saj ndaj humbjes apo reduktimit të burimeve të jetesës (p.sh të ardhurave për

shkak të papunësisë, pleqërisë, paafësisë etj)

ka një rol të ëne për mbështetjen në rast të nevojës për kujdes mjeksor apo

për sherbime sociale në përgjithësi.

Pra, mund të themi që:

Kontributi i sigurimeve shoqërore është2:

detyrimi mbi pagën, në

një përqindje të caktuar të saj, i cili

paguhet nga personat ekonomikisht aktiv, nga shteti apo nga personat e siguruar në skemën e

sigurimit të detyrueshëm shoqëror.

Detyrimi për të paguar kontributin e sigurimeve të detyrueshme shoqërore shprehet në të

ardhmen, në të drejtën e individit për të përfituar nga këto skema.

1 ILO – International Labour Organization

2 http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore

Page 11: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

11

I.2 Historiku i Sigurimeve Shoqërore ne Shqipëri

Akti i parë ligjor në fushën e sigurimeve shoqërore, në Shqipëri, është Ligji "Pensionet

Civile", Nr. 129, datë 28.10.1927. Sistemi, nga i cili përfitonin vetëm nëpunësit e

administratës civile, u ngrit sipas modelit, që krijoi në vitin 1889 në Perandorinë

Gjermane Bismarck -u, burri i shquar gjerman i shtetit, i shek.19-të 3.

Motori i atij sistemi ishte parimi i solidaritetit mes brezave. Brezat e rinj, të aftë për punë,

punonin për të siguruar jo vetëm veten e tyre, por edhe brezat e moshës së tretë, të paaftë

për punë.

Vetë përmbajtja e këtij akti ligjor presupozon se kanë ekzistuar, edhe më parë, dispozita

rregulluese për pensionet. Disa shoqëri të huaja, që vepronin në Shqipëri, në mënyrë

vullnetare kishin zhvilluar rrjetin e mbrojtjes në punë, ku një vend të veçantë zinin

sigurimet shoqërore nga aksidentet në punë. Po kështu, me akte të veçanta, shteti kishte

përcaktuar pensionet për punonjësit shtetërorë dhe ushtarakët.

Vendosja e një sistemi më të plotë të sigurimeve shoqërore përkon me Gushtin e vitit

1947. Ky sistem u plotësua dhe konsolidua më tej në vitin 1966, me miratimin dhe

fillimin e zbatimit të Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore shtetërore

në RPSSH”.4

I modeluar në përshtatje me sistemin politik socialist dhe i bazuar në zhvillimet e një

ekonomie të programuar në mënyrë të detajuar nga një qendër, sistemi i sigurimeve

shoqërore, ishte nga njëra anë shumë gjeneroz dhe nga ana tjetër nuk siguronte mbrojtje

të plotë sociale.

Ai parashikonte mosha të ulta të daljes në pension dhe trajtim të diferencuar për kategori

të caktuara personash.

Përgjatë periudhës 1947-1992, me synimin e kufizimit të kostove ekonomike, sistemi i

sigurimeve shoqërore u zhvillua i ndarë në dy skema: një për të punësuarit e sektorit

shtetëror dhe tjetra për anëtarët e kooperativave bujqësore. Keto dy skema dalloheshin

3 ëëë.issh.gov.al 4 http://ëëë.gazetametropol.com/issh-20-vjet-sfida-dhe-risi/

Page 12: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

12

esencialisht nga njëra - tjetra në disa drejtime, por kryesisht nga madhësia e përfitimeve

për pjesëmarrësit e tyre. Skema e sigurimeve për anëtarët e kooperativave bujqësore

ofronte përfitime mjaft të ulta, që nuk i kalonin 60% të të ardhurave mujore minimale që

ofronte skema e sigurimeve shtetërore.

Transformimet e thella politike e social-ekonomike të vendit në vitet 90të, bënë të

domosdoshme ndërmarrjen e një reforme rrënjësore të sistemit të sigurimeve shoqërore, e

cila synonte nga njëra anë ndalimin e degradimit të mëtejshëm të skemës së pensioneve

dhe nga ana tjetër zgjedhjen e një sistemi eficient, që do të përballonte jo vetëm

problemet emergjente të periudhës dhe kostot e mbartura, por dhe do t’i rezistonte kohës

e t'u shërbente brezave të ardhshëm.

Për këtë arsye, me 11 Maj 1993, Parlamenti aprovoi Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet

Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili hyri në fuqi në Tetor të atij viti, duke

vendosur një sistem të ri, në themel të të cilit janë parimet e drejtësisë sociale.

Aktualisht, administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH),

si institucion publik, shtetëror i pavarur. Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu

është përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie

që mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha.

Skema e mbrojtjes sociale në Republikën e Shqipërisë siguron mbrojtje për të gjitha

kategoritë e popullsisë, nëpërmjet skemave dhe ligjeve të veçanta si për sigurimet

shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore,

etj.

I.3 Rendesia e te drejtes se Sigurimeve Shoqërore

Sigurimet shoqërore luajnë një rol tepër të rëndësishem jo vetëm në jetën e individëve,

por edhe në aspektin ekonomik e politik të një vendi.

Page 13: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

13

Pra, të flasësh per rëndësinë e sigurimve shoqërore është e rëndësishme të ndalesh në tre

aspekte të rëndesishme dhe më konkretisht në atë politik, ekonomik e social5.

Rëndësia politike e të drejtës së sigurimeve shoqërore buron nga fakti se

problemet sociale në shtet jane tepër te rëndësishme, dhe përbëjnë çështje

shqetësuese të shtruara për zgjidhje në politikat sociale.

Rëndësia sociale e të drejtës së sigurimeve shoqërore vërehet në objektin e saj

dhe subjektet që ajo mbulon. Skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri ka rol të

rëndësishëm në kuadër të mbrojtjes sociale. Mbrojtja sociale ka per qellim

mbulimin sa me kompleks te individeve ne shoqëri, ndaj cdo pasoje negative

sociale apo edhe financiare. Rëndësia sociale shprehet në ndihmën që jepet për

individët në rast sëmundje,invaliditet,vdekje, apo rritje të një moshe të caktuar.

Gjithashtu, individët në nevojë përfitojenë ndihma ekonomike nga shtetit nëse të

ardhurat e familjes janë më të ulëta se niveli minimal i jetesës, duke u mundësuar

kështu një jetesë normale.

Rëndesia ekonomike e të drejtës së sigurimeve shoqërore rezulton nga lidhja e

ngushtë që kanë normat e kësaj të drejte me marrëdheniet e punës dhe me

zhvillimin ekonomik të vendit.

Rëndësia ekonomike është e rendësishme të shihet në dy aspekte thelbësore:

1- Nga këndveshtrimi I Individeve (kontribuesve) - si përfitues të drejtëpërdrejtë i

fondeve të kësaj skeme duke siguruar në këtë mënyrë një standart minimal jetese

dhe uljen e vështirësive të tyre ekonomike.

2- Nga kënveshtrimi I politikave publike – si një zë I rëndësishëm I buxhetit të

shtetit, I cili thith një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave te shtetit. Të

ardhura të cilat I privohen sektorëve të tjerë ekonomik.

5 http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore

Page 14: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

14

I.4 Funksionet e Sistemit te Sigurimeve Shoqërore

Sistemet e mbrojtjes shoqërore përmbushin disa funksione sociale të rëndësishme

për mbështetjen e ndërsjelltë ndërmjet palëve në një marrëdhënie juridike sociale, si dhe

integrimin e individëve në jetën sociale6.

Funksionet bazë të sistemit të mbrojtjes shoqërore janë:

funksioni parandalues,

Ky funksion i lejon personat ekonomikisht aktiv, ose ata që kanë qenë të tillë, si dhe

personat që banojnë në një vend, të kenë të drejtën e një standarti jetese të caktuar si dhe

të permriësimit të vazhdueshëm të tij;

Funksionin mbrojtës7

Ky funksion i siguron të gjithë anëtareve të shoqerisë minimumin e një niveli të

ardhurash, shërbimesh sociale dhe shëndetësore.

Sigurimet shoqërore janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale të cilat synojnë

shpërndarjen e të ardhurave tek individët në rast pakësimit të të ardhurave të tyre.

6 E drejta e punes dhe sigurise sociale – Dr. Arlinda Ymeraj 2011

7 http://ëëë.coe.int/t/dg3/sscssr%5CSource%5CGlossALB.pdf

Page 15: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

15

KAPITULLI II

II.1 Parimet e pergjithshme te Sigurimeve Shoqërore

Parimet e përgjithshme në të cilat mbështetet sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe sigurimet

shoqërore në vecanti janë8:

A. universaliteti;

B. uniformiteti;

C. plotësimi;

D. mjaftueshmëria,

E. garancia;

F. pjesmarrja.

A. Parimi i universalitetit shprehet në:

shtrirjen e fushës së veprimit të një ligji në gjithë territorin e RSh,

(fusha territoriale e zbatimit te ligjit)

në të gjithë personat të cilët janë ekonomikisht aktiv në një gjendje të caktuar

ekonomike/shoqërore (personat e mbuluar nga zbatimi i ligjit).

Nëpërmjet parimit të universalitetit:

sigurohen dhe garantohen përfshirja në skemë për cdo subjekt,sipas kritereve të

përcaktuara me ligj.(kritere moshe, periudhe sigurimi, detyrim për pagesën e

kontributeve, niveli të ardhurash etj)

u krijohet mundësia të gjithë subjekteve të sistemit të njihen me përmbajtjen e

skemës, të zbatojnë kriteret dhe rregullat e përcaktuara në të, dhe në përfundim të

përfitojnë prej saj; (njohja me kriteret e përfshirjes,detyrimet dhe kriteret e përfitimit)

realizohet ndërgjegjesimi i personave të cilët janë ekonomikisht aktiv, për tu

përfshirë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, duke mos iu fshehur

detyrimeve që burojnë prej tij (për skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror);

8 Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

Page 16: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

16

subjektet e përfshira në të kanë mundësinë të kontrollojnë organizimin dhe

administrimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror.

B. Parimi I Uniformalitetit9

Parimi i uniformitetit synon zbatimin e rregullave të njëjta për të gjthë subjektet që janë

ose do të përfshihen në sistem,në përputhje me statusin që individi ka si person

ekonomikisht aktiv (punëmarrës, i vetëpunësuar,punëdhënës) apo gjendjen ekonomike të

tij.

Parimi i uniformitetit vendos rregulla të njëjta pavarësisht përkatësisë profesionale e

shoqërore të individit, si në drejtim:

a)të përfshirjes në skemë, ashtu edhe në lidhje me

b)të drejtën për të përfituar

Parimi i uniformitetit gjen shprehjen e tij në rastet kur:

përcaktohet rritja e pagës kufi minimale dhe maksimale për efekt të pagesës së

kontributit të sigurimeve shoqërore (cdo vit me vendim të Keshillit te Ministrave);

përcaktohet kontributi i detyrueshëm që duhet të paguajnë të vetëpunësuarit dhe

punëdhënësit;

rriten përfitimet, në masë të njëjtë për përfitimet brenda të njëjtit lloj (pensionet e

pleqërisë, familjare dhe invaliditetit);

përcaktohen rregullat e njëjta lidhur me parashkrimin e të drejtave, kthimin e

shumave të marra tepër etj.

C. Parimi I plotësimit

Sipas parimit të plotësimit, duhet që përfitimet që u ofrohen individëve brenda sistemit të

mbrojtjes shoqërore, të jenë të kombinuara, pra në plotesim të njera-tjetrës.

9 Cikel Leksionesh – A.Shtylla

Page 17: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

17

Parimi i plotësimit ka për qëllim mbulimin sa më kompleks të individëve në shoqëri, ndaj

cdo pasoje negative sociale apo edhe financiare..

Për të realizuar këtë qëllim, synohet që të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në skema të

ndryshme të sistemit të mbrojtjes shoqërore, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën.

Shpërndarja e përfitimeve relizohet në tre mënyra:

1.Sigurimi për të ardhmen në lidhje me ngjarje sociale të caktuara si:

-sëmundje,

-invaliditet,

-vdekje,

-arritja e një moshe të caktuar.

Sigurimi në këto raste bëhet mbështetur në kontributet që paguan vetë individi.

2.Mbështetja me ndihma ekonomike nga shtetit nëse të ardhurat e familjes janë më të

ulëta se niveli minimal i jetesës. Këto ndihma ekonomike janë të financuara nga buxheti i

shtetit.

3.Ndihma nga organizata të ndryshme jofitimprurëse/persona juridik privat, te cilat mund

të jenë në natyrë ose në të holla. Këto ndihma jepen per njerez në nevojë dhe pa mjete

mbështetëse.

D. Parimi I mjaftueshmërisë

Sipas këtij parimi, synohet të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në drejtim të individëve në

nevojë duke patur parasysh se10

:

sa i takon individit në përputhje me atë që ai ka kontribuar (sigurimi i detyrueshëm

shoqëror), apo gjendjen e të ardhurave që ai ka (skema e ndihmës ekonomike);dhe

sa është nevoja për të patur një nivel përfitimi sa më të mirë të mundshëm në

përputhje me kapacitetet që janë (të ardhurat e grumbulluara për skemën e

sigurimeve shoqërore/buxhetin e shtetit për ndihmën ekonomike).

10

ëëë.oecd-ilibrary.org/search

Page 18: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

18

Për realizimin e shpërndarjes së pëfitimeve sipas këtij parimi përcaktohen kritere

përfitimi në:

-skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror,

-skemën e ndihmës ekonomike;

-shërbimet sociale, nga institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror.

E. Parimi I Garancisë11

Sipas këtij parimi, kërkohet që në sistemin e mbrojtjes shoqërore të vendosen:

garanci ligjore;

garanci ekonomike.

Garancia ligjore shprehet në përcaktimet ligjore dhe nën ligjore të:

të drejtave të individëve,

kritereve që ata duhet të përmbushin për të përfituar

sanksioneve që do të ndërmeren ndaj subjekteve që cënojnë zbatimin e këtyre

të drejtave.

si dhe në përcaktimin ligjor të procedurave të ankimimit të subjekteve

(ankimimin administrativ, ankimimin gjyqësor)

Garancia ligjore siguron individët për vazhdimësinë e gëzimit të të drejtave të tyre

pavarësisht reformave ekonomike/sociale që mund të ndodhin në të ardhmen (parimi I

moscënimit të të drejtave të njohura më parë me ligj)

Garancia ekonomike synon garancinë:

për përfitime materiale të vazhdueshme;

e përfitimeve të detyrueshme nga shteti.

Shteti subvencionon pagimin e përfitimeve të caktuara, nësë nuk ka mundësi që ato të

përballohen nga të ardhurat e mbledhura në skemë (sigurimi detyrueshëm shoqëror).

11 http://ëëë.scribd.com/doc/26066486/Parimet-e-Pergjithshme-Te-Sigurimeve-Shoqerore

Page 19: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

19

Niveli i garancisë ekonomike është i ndryshëm në shtete të ndryshme dhe është i lidhur

ngushtësisht me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit

F. Parimi I Pjesëmarrjes

Parimi i pjesmarrjes synon që subjektet përfituese nga sistemi i mbrojtjes shoqërore të

kenë:

pjesmarrje ligjore;

pjesmarrje ekonomike.

Pjesmarrja ligjore, është e drejta që kanë individët/grupet e individëve/shoqatat për:

tu bërë pjesë e procesit të ndërmarrjes së nismës ligjore/nënligjore,

të kontrolluar administrimin dhe veprimtarinë e organeve shtetërore të ngarkuara

për administrimin e skemave të sistemit të mbrojtjes shoqërore

Pjesmarrja ligjore e individëve/grupeve të individëve/shoqatatve në asnjë rast nuk duhet

të jetë në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim, si dhe

politikat ekonomiko-sociale të shtetit.

Pjesmarrja ekonomike shprehet me:

detyrimin konkret që subjektet kanë për skemën e sigurimit të detyrueshëm

shoqëror,pra kryerjen e pagesës se kontributit;

Individet nepërmjet kryerjes se pagesës së kontributit ndikojnë në rritjen e të ardhurave

në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror,pra në rritjen e përfitimeve të tyre.

të drejtën e individëve për të marrë pagesa (këste përfitimi) nga skema e sigurimit

të detyrueshëm shoqëror, ndihma ekonomike etj.

Individët duke marrë pagesa nga fondet e programuara nga buxheti i shtetit për ndihmën

ekonomike ndaj tyre, bëhen pjesmarrës në financimin e shpenzimeve që jep shteti për ta.

Page 20: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

20

II.2 Tiparet e Sigurimeve Shoqërore12

Sigurimet Shoqërore kanë disa tipare13

:

A. Karakteri Kushtetues

B. Detyrimi ligjor

C. Buron nga marrëdheniet e punës

D. Karakteri fitimpurës

E. Karakteri jo-fitimprurës

F. Pagesë personale

G. Përshtatshmëria për të përfituar

H. Mënyrë e vecantë përfitimi

Figura 1 : Tiparet e Sigurimeve Shoqerore

12

Public Finance and Public policy – Arey L. Hilman 13 Kushtetuta e Shqiperise – Neni 53

Tiparet

Karakteri kushteturs

Detyrim ligjir

Buron nga marredheniet

e punes

Karakteri fitimprures

Karakteri Jo-fitmprures

Pagese personale

Pershtatshmeria per te perfituar

Menyre e vecante perfitimi

Page 21: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

21

A. Karakteri Kushtetues

Sigurimi Shoqërore është nje detyrim me karakter kushtetues14

.

Neni 53 I Kushtetutës citon:

“Kushdo gëzon të drejtën e sigurimeve Shoqëroree në pleqëri ose kur bëhet I paaftë për

punë sipas një sistemi të percaktuar me ligj.”

B.Detyrim ligjor

Sigurimi i detyrueshem Shoqërore është një detyrim ligjor për personat ekonomikisht

aktiv.

Në këtë skemë sigurimi, vëtë statusi që personi ka, si person ekonomikisht aktiv,

(punëdhënës, punëmarrës, të vetëpunësuar), e detyron atë që në bazë të ligjit të përfshihet

në skemën e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.

Personat ekonomiksht aktiv, të përfshirë në skemën e sigurimit te detyrueshëm Shoqëror

janë të detyruar ligjërisht të paguajnë kontributet në këtë skemë.

Pagesa e kontributit në këtë skemë realizohet në bazë të një kontrate të lidhur ndërmjet:

- punëdhënësit dhe organeve të sigurimeve Shoqërore, për vetë punëdhënësin dhespunëmarrësit e tij,

-të vetëpunësuarit dhe organeve të sigurimeve- Shoqërore, për vëtë të vetëpunësuarin dhe punëmarrësit

Ndërkohë personat e përfshirë në skemën e sigurimit vullnetar Shoqëror, pjesmarrjen në skemë

e zgjedhin vullnetarisht, për rrjedhojë edhe pagesa e kontributit të sigurimit vullnetar prej

tyre është një zgjedhje e vullnetshme individuale e tyre.

Në sigurimin vullnetar individi e merr përsiper këtë detyrim nëpërmjet një kontrate

individuale që ai lidh me Institutin e Sigurimeve Shoqërore..

14

Kushtetuta e Shqiperise – Neni 53

Page 22: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

22

C.Buron nga marrëdhëniet e punës 15

Cdo person I cili kryen një punë të ligjshme, është i detyruar që të sigurohet në skemën e

sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.

Një punë konsiderohet e ligjshme kur ajo është e formalizuar në përputhje me

përcaktimet e legjislacionit të punës në fuqi.l

Marrëdhënia e punës formalizohet, kur ajo shoqërohet me një kontratë pune ndërmjet

punëdhënësit dhe punëmarrësit, e cila mund të jetë me afat të përcaktuar ose të pacaktuar.

Gjatë kohëzgjatjes së marëdhënies së punës, subjektet e saj janë të detyruara që të

paguajnë kontributet e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.

Pse?

Sepse gjatë gjithë kësaj periudhe këta persona do të konsiderohen si ekonomikisht aktiv. Për

realizimin e të ciles ka lidhur një marrëdhenierjuridike pune.

Po personave ekonomikisht aktiv, punëdhënës apo të vetëpunësuar, të cilet nuk kanë një

marrëdhënie pune të varur, kur iu lind detyrimi për të paguar kontributin e sigurimeve të

detyrueshme Shoqërore?

Kjo kategori personash, në momentin që rregjistrohen pranë Qëndres Kombëtare

tërRregjistrimit, konsiderohen si subjekte ekonomikisht aktive dhe prej këtij momenti ata

kanë detyrimin e pagimit të kontributeve të sigurimeve Shoqërore.

Shmangia e personave ekonomikisht aktiv nga detyrimi për të paguar kontributin e

sigurimeve të detyrueshme Shoqërore, do t konsideronte:

marrëdhënien juridike të punës (për punëmarrësin)

aktivitetin ekonomik (për punëdhënësit dhe të vetëpunsarit) në kundërshtim me

rregullimet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Pra nj veprim I tillë do të shndërronte

marrëdhënien juridike të punës në një marrëdhënie joformale, pra puna do të

konsiderohej e “zezë” , dhe

aktivitetin ekonomik në një aktivitet informal.

15

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/05/reforma-sociale-dhe-skema-e-kontributeve/

Page 23: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

23

D.Karakteri Fitimprurës

Skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror konsiderohet nga pikpamja sociale me

karakter fitimprurës16

. Sepse:

1-Qëllimi i skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror është mbulimi I personave

ekonomikisht aktiv,me përfitime në rast të pakësimit apo humbjes së të ardhurave të tyre.

2- Përfitimet që ofrohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror janë pjesë e

skemës së mbrojtjes sociale të individëve.

3-Përfitimet synojnë të zbusin efektet negative, financiare apo edhe psikologjike.

(shembuj paaftësia e përkohshme në punë,(pensioni i pleqerisë, invaliditetit, familjar)

5-Karakteri Jofitimprurës

Karakteri jofitimprurës I skemës së sigurime eShoqërore është i lidhur me menyrën e

funksionimit ekonomik, menaxhimit te Fondit te Sigurimit të Detyrueshem Shoqëror.S

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror formohet nga të ardhurat që grumbullohen

nga kontributet e personave të siguruar në skemë.

Të ardhurat e grumbulluara në Fondin eeSigurimit të Detyrueshëm Shoqëror, përdoren

për të përballuar shpenzimet për përfitimet që jepen në atë periudhë kohore nga skema e

sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.sM

Mund të ndodh që si rrjedhojë e:

rritjës së numrit të personave të siguruar në skemë;-rritjes personaiguruar ne

deklarimit real të pagës së punëmarrësve, për efekt pagese kontributi të

sigurimeve Shoqërore;kontributi te sigurimeve Shoqërore;

rritjes së pagës kufi (minimale dhe maksimale), për efekttpagese kontributi

sigurimesh Shoqërore;sigurimesh Shoqëroree;

të kemi një tejkalim të të ardhurave të planifikuara për tu mbledhur, për atë periudhë

kalendarike në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror.

16 http://ëëë.scribd.com/doc/26066558/Tiparet-Dhe-Burimet-e-Sigurimeve-Shoqerore

Page 24: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

24

Teprica e të Ardhurave e siguruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror, nuk

mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër përvecse për pagimin e përfitimeve nga skema e

sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.sigurimit te detyrueshem Shoqërore

Teprica e fondeve nuk mund të investohet apo të hyjë në qarkullim në bursë, për arsye se

njëtinvestim me një shkallë të caktuar risku, mund që në një moment të shkaktojë

një humbje për fondin, gjë e cila mund të trondiste dhe tëfrrezikonte funksionimin e vetë

skemës.rT

Teprica e të Ardhurave të krijuara kalon fondin rezervë të vetë skemës së sigurimeve

Shoqërore dhe përdoret për:

të siguruar përballimin e shpenzimeve, për pagimin e përfitimeve për një periudhë

të caktuar kohore, në rast nevoje (shembulli i vitit 1997)1997

rritjen e masës së përfitimeve, por gjithmonë-duke garantuar një fond i cili do të

mbulojë pagesën e përfitimeve në rast nevoje.p-

uljen e përqindjes së kontributit të sigurimit të detyrueshëm Shoqëror;sigurimit

realizimin e politikave sociale të cilat kanë-të bëjnë me përmirësimin e kushteve

për lindjen e së drejtës për të përfituar (vendosja e kushteve më të favorshme

për individin e siguruar, per marrjen e njëipensioni, të ardhure paaftesie etj)

Aktualisht legjislacioni shqiptar ka parashikuar investimin e fondit rezervë,me qellim

rritjen e të ardhurave të gjendura në të, vetem në bono thesari,,investim ky pa risk për

këto të ardhura.Pra tepricat e fondeve të grumbulluara nuk mund të përdoren për asnjë

lloj aktiviteti fitimprurës, por vetëm për shpenzimet për përfitime.perfitimensioni, te

ardhure paaftesigesen e perfitimeve

F.Pagesë Personale

Përqindja e kontributit të sigurimeve Shoqërore ekonsiderohet si një pagesë personale

sepse është një pagesë që buron17

gese qe buron:

17 Ligji nr.7703, datë 1.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë

Page 25: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

25

nga një marrëdhënie juridike individuale pune, në të cilën kërkohet kryerja e

punës personalisht (për punëmarrësin);(p7er punemarresin);

nga aktiviteti ekonomik individual (për të vetëpunësuarit),vetepunesuarit),7

paga e punës së punëmarrësit, fitimi/dividenti-që siguron i vetëpunësuari apo

punëdhënësi.q10

1daS

Si rrjedhim I pagesës personale të kontributit, të siguruarit kanë të drejtën edhe të

përfitimeve personale. Pra përfitimet që burojnë nga kjo skemë I takojnë personalisht

vetë të siguruarit.10

Përjashtim nga rregulli i mësiperm bëjnë pensionet familjare, ku pagesa e kontributit

bëhet nga vetë i siguruari, ndërkohë që përfitimin e marrin të mbijetuarit, persona në

ngarkim të tij.

G.Përshtatshmëria për të përfituar

Për të përfituar nga skema e sigurimeve Shoqërore, të siguruarit duhet të plotësojnë

kushtet e percaktuara në legjislacionin e sigurimeve Shoqërore.

Nëse subjektet plotësojnë kushtet e mëposhtme:meposhteme:

kanë paguar kontributet e sigurimeve Shoqërore-për degën nga e cila do të

përfitoj, (shembuj)per

moshën (për pensionet);-m

kanë një shkallë të caktuar paaftësie për punë, e deklaruar kjo me vendim të Komisionit

Mjeksor të Caktimit të Aftësisë për Punë (për pensionet e invaliditetit);pensionet

periudhën e sigurimit për përfitimin që do të marrëmarre8

atëherë individi konsiderohet i përshtatshëm për të përfituar.p

Page 26: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

26

H,Mënyrë e vecantë Financimi

Ky tipar I skemës është I lidhur ngushtësisht me tiparin jofitimpruës të skemës.tSkema e

sigurimit të detyrueshëm Shoqëror ka një skemë financimi të vecantë e cila është e

mbështëtur në të ardhurat e grumbulluara nga personat ekonomikisht aktiv në të. aktiv ne

Por a mundet skema të financohet tërësisht nga kontributet e mbledhura, apo shteti

financon një pjesë të saj?pjese te saj?

Skema me raportet e varësisë që ekzistojnë (raporti kontribues/përfitues), përpiqet të

vetëfinancohet.veMtefinancohet.

Megjithatë në skeme ka edhe subvencionime që bëhen nga buxheti i shtetit për11

: bu

kategori të vecanta të siguruarish në skemë (të vetëpunësuarit në bujqësi, të

papunët, persona të cilët janë përfitues nga trajtime të vecanta apo skema

pensionesh shtetërore supelementare)skema pensionesh shteterore supelementare)

rritje të përfitimeve që ofrohen në skemën e-sigurimit të detyrueshëm

Shoqëror;sig

zgjidhjen e situatave të vështira si rrjedhojë e mospërballimit të shpenzimeve në

skemë.ne Garantimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror nga shteti

është një parim që është i përcaktuar me ligj. (Ligji nr.7703, datë 1.05.1993 “Për

sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë)

Mund të thuhet gjithashtu se skema e Sigurimeve Shoqërore paraqitet në dy forma, si me

karakter fitimprurës ashtu dhe me karakter jo-fitimprurës.

II.3 Faktorët që ndikojnë në Sigurimet Shoqërore

Sistemi i mbrojtjes Shoqërore në përgjithësi, ndikohet nga një sërë faktorësh ekonomik,

social dhe politik.

Këta faktorë ndikojnë në vendosjen e ekuilibrave financiar dhe social të vendosur në

skemën e sigurimeve Shoqërore, por edhe në hartimin e politikave të reja në sistem.

Page 27: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

27

Faktorët mund të jenë18

:

1. demografik,

2. ekonomik,

3. politik.

II.3.1 Faktorët Demografik

Faktorët demografik ndikojnë në gjëndjen aktuale të skemës së sigurimeve Shoqërore,

por edhe në perspektivën e saj.

Paqëndrueshmeria demografike sjell ndryshime në:

në të ardhurat e skemes së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror,

në shpenzimet e skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.

Komponentët e mësiperm janë tepër të rëndësishëm në përcaktimin e ecurisë dhe

perspektivës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror

Faktorët demografik që ndikojne në skemë janë:

plakja e popullsisë,

lëvizjet imigratore brenda vendit,

lëvizjet emigratore.

II.3.1.1. Si ndikojnë këta faktorë?19

1.Plakja e popullsisë

Për të vlerësuar moshën e popullsisë merren në konsideratë:

18

Social Inclusion and Social protection in Albania – European Commision (2008) 19 http://mpcs.gov.al/migracioni/463-konferenca-e-trete-rajonale-per-sigurimet-shoqerore

Page 28: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

28

a)lindjet,

b)vdekjet si dhe

c)shkalla e emigrimit e popullatës në një territor të caktuar.

Mbështëtur ne këto të dhëna vleresohet që brenda një kohështrirje të caktuar:

-sa është mosha mesatare e popullsisë,

-sa është ndikimi i saj në rritjen/uljen e të ardhurave të sigurimeve Shoqërore,

-sa është ndikimi i saj në rritjen/uljen e shpenzimeve të sigurimeve Shoqërore.

Mbështëtur në këto të dhëna mund të përpunohen politika financiare dhe sociale

për skemen e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror,me qëllim sigurimin e ekuilibrave në të.

2.Lëvizjet imigratore20

Lëvizjet imigratore brenda vendit, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë:

në strukturën moshore të popullsisë për atë territor, për rrjedhojë dhe

në gjendjen e tregut të punës në atë rajon,parë në këndveshtrimin e fuqisë

punëtore.

Këto fenomene të ndikuara nga ky proces imigrimi, ndikojnë në vështirësi të tilla si:

mungesa e vendeve të punës për të gjithë fuqinë punëtore në atë territor

gjeografik;

në pakësimin e të ardhurave në skemën e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror,

rritjen e numrit të familjeve të cilat janë në nivel të pamjaftueshëm jetese, pra

të cilat duhet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike.

20 http://ëëë.gazetametropol.com/issh-20-vjet-sfida-dhe-risi/

Page 29: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

29

3.Lëvizjet emigratore

Lëvizjet emigratore ndikojnë gjithashtu drejtpërdrejt në skemën e sigurimeve Shoqërore

në drejtim të:

uljes së të ardhurave në skemë;

uljes së shpenzimeve në skemë.

•Ulja e të ardhurave vjen si rrjedhojë e uljes së fuqisë punëtore në vend, pra ul numrin e

personave ekonomikisht aktiv në skemë (kontribuesve në skemë)

•Ulja e shpenzimeve ndikohet nga ulja e numrit të personave të cilët plotësojnë kushtet

për të përfituar sipas:

a)skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror;

b)skemës së ndihmës ekonomike.

Meqënëse emigrantet nuk janë ekonomikisht aktiv në vend ata nuk kontribuojnë në

skemë,për rrjedhojë këto periudha nuk u njihen si periudha sigurimi.

Mosplotësimi i periudhës së sigurimit të kërkuar për të përfituar, nuk i vendos emigrantet

në kushte për të përfituar nga skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror. Gjithashtu

qënia e një anëtari të familjes emigrant,mbështëtur në ligjin e ndihmës ekonomike e

përjashton familjen nga e drejta për të përfituar nga skema e ndihmës ekonomike.

II.3.2 Faktorët Ekonomikë

Ekonomia dhe ritmet e rritjes së saj, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në skemën e

sigurimeve Shoqërore. Një ekonomi me ritme të qëndrueshme rritje ndikon në rritjen e të

ardhurave të bizneseve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të përkthehen si në

hapje të vendeve të reja të punës ashtu edhe në rritjen e të ardhurave për punëmarrësit.

Të dy këto elementë ndikojnë në rritjen e:

Page 30: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

30

numrit të kontribuesve në skemë, dhe

të ardhurave të cilat mblidhen në skemë.

Një Fond me të ardhura të mjaftueshme, është në gjëndje të përballojë si pagesa

shpenzimesh për përfitime për një numër më të madh përfituesish, ashtu edhe një nivel

më të lartë përfitimi.

II.3.3 Faktorët Politikë

Drejtimet politike majtas apo djathtas të një vendi ndikojnë orientimin që do të

kenë politikat sociale në drejtim të individëve dhe grupimeve Shoqërore që përfitojnë prej

tyre.

Mbështëtur në drejtimin politik të një qeverie, hartohen dokumente politike të cilat kanë

për qëllim mbështëtjen e një grupimi Shoqëror apo një tjeteri (shembull mbështëtje me

politika për punëdhënësit/punëmarrësit).

Në varësi të këndvështrimit që politika ka për subjektet të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes së saj,

ndërmerren edhe nisma ligjore dhe nënligjore me fokus këtë grupim Shoqëror

Kështu nëse për politikën në qendër të vëmendjes është punëmarrësi, atëherë një politikë që mund të

ndërmerret është:

krijimi i vendeve të reja të punës,

ulja e ngarkesës së kontributit që paguhet nga punëmarrësi,

përmirësimi i kritereve për të përfituar një pension,

rritja e masës së përfitimeve etj.

Megjithatë realizimi i këtyre nismave nuk mund të realizohet pa u shoqëruar edhe me

politika të cilat:

nxisin biznesin për krijimin e vendeve të reja të punës,

uljen e ngarkesës fiskale për punëdhënësit,

detyrojnë punëdhënësit të sigurojnë punëmarrësit duke rritur numrin e

kontribuesve, por edhe nivelin e të ardhurave në skemë etj

Page 31: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

31

KAPITULLI III

III.1 Buxhetimi i skemës së sigurimeve Shoqërore

Buxheti i skemës së sigurimit Shoqërore është një-vjecar dhe shtrihet brënda vitit

ushtrimor buxhetor21

.

Buxheti i skemës së sigurimeve Shoqërore është një-vjetor sepse:

planifikimi i të ardhurave që do të grumbullohen në Fond nga kontributet është i

një-vjetor;

në vitin buxhetor në vazhdim mund të ketë politika përfitimesh të cilat e shtrijnë

fuqinë juridike në atë vit, për rrjedhojë ato ndikojnë në përcaktimin e nivelit të të

ardhurave që duhet të ketë Fondi në atë vit;

shpenzimet për përfitime ndryshojnë nga viti në vit (si rrjedhojë e strukturës

moshore të popullsisë për atë vit), për rrjedhojë nuk mund të ketë planifikim të

tyre për disa vite.

Ky buxhet është i ndare në:

a. Buxhet lokal dhe rajonal;

b. Buxhet administrativ.

Buxheti lokal dhe rajonal është planifikimi që bëhet për një rreth apo rajon të caktuar lidhur me

komponentët si:

a. Të ardhurat që duhet të realizojë për vitin buxhetor;

b. Numrin e përfituesve për cdo lloj përfitimi si dhe madhësia mesatare e tij;

c. Shpenzimet që do të paguhen për përfituesit në bazë të një planifikimi lidhur

me numrin e përafert të tyre.

Buxhetimi i të ardhurave dhe shpenzimeve është i ndarë ne tre-mujore (dhe më tej këto

periudha janë të ndara në muajore),dhe në bazë të këtyre periudhave vlerësohet si janë

realizuar komponentët e tij.

21 http://ëëë.scribd.com/doc/26066465/Buxhetimi-i-Skemes-Se-Sigurimve-Shoqerore

Page 32: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

32

Buxheti i zyrave rajonale të sigurimeve Shoqërore miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme

e ISSH në përputhje me nevojat dhe buxhetin e përgjithshëm22

.

Në buxhetin rajonal përmbahet buxheti i agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore,

struktura e të cilave është e njëjtë me strukturën e buxhetit rajonal.

Buxheti i aprovuar për agjencitë dhe drejtoritë rajonale të sigurimeve Shoqërore mund të

rregullohet nga Këshilli Administrativ brenda vitit ushtrimor buxhetor, por me kusht që

rregullimet në total të mos kalojnë shumat e programuara në Fondin Bazë.

Pjesë e buxhetit, përfshirë këtu edhe atij lokal dhe rajonal është, edhe buxheti administrativ, në të

cilin planifikohen shpenzimet administrative që kryhen për menaxhimin e skemës së

sigurimeve Shoqërore.

Shpenzimet administrative nuk duhet të tejkalojnë 5% të shpenzimeve totale të skemës së

sigurimeve Shoqërore për vitin buxhetor (përcaktim ligjor nr.67/3).

Shpenzimet administrative gjithashtu ndahen në tre-mujore (dhe më tej në muajore) dhe

shpërndahen sipas:

a. Agjensive rajonale të sigurimeve Shoqërore;

b. Drejtorive rajonale të sigurimeve Shoqërore;

c. Drejtorisë së Përgjithshme (qëndrore) të Sigurimeve Shoqërore.

Përcaktimi i shpenzimeve administrative bëhet duke patur parasysh shpenzimet faktike të

realizuara në vitin pararendës, si dhe parashikimet për shpenzimet që do të bëhen në vitin

ushtrimor buxhetor.

Shpenzimet administrative ndahen në:

a. Shpenzime operative;

b. Shpenzime për investime.

Në shpenzimet operative përfshihen shpenzimet për:

a. Paga dhe sigurime Shoqërore të personelit;

b. Materiale dhe furniture;

c. Shpenzime për dieta dhe shërbime;

22 http://ëëë.scribd.com/doc/26066475/Kontributet-e-Sigurimeve-Shoqerore-Dhe-Shendetesore

Page 33: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

33

d. Shpenzime për koston e transaksioneve financiare (komisione përkundrejt

agjentëve, bankave dhe postës,ku paguhen kontributet e sigurimeve Shoqërore, por edhe

perfitimet nga kjo skemë).

Shpenzimet për investime përfshijne investime për:

a. Rinovimin e mjeteve dhe pajisjeve me të cilat veprohet për kryerjen e

shërbimeve në skemë;

b. Ndërtimin dhe rikontruksionet e agjensive dhe drejtorive rajonale të sigurimeve

Shoqërore.

III.2 Funksionimi i buxhetit të skemës së Sigurimeve Shoqërore

Buxheti i skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror është i ndarë në kolonën e të

ardhurave dhe të shpenzimeve të cilat funksionojnë në një mënyrë specifike sipas

përcaktimeve ligjore dhe nënligjore lidhur me to23

.

Dy element specifik të hasura në këtë buxhet janë: Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm

Shoqëror si dhe Fondi Rezervë.

III.2.1-Mënyra e funksionimit e kolonës së të ardhurave24

Në kolonën e të ardhurave kemi ndarjen në këto degë kryesore:

a. Të ardhurat të rregullta;

b. Të ardhurat jo të rregullta dhe shtesat.

Në degën e të ardhurave të rregullta përfshihen (neni 66 i ligjit 7703):

a. Kontributet nga personat e siguruar;

b. Kontributet e punëdhënësve të të siguruarve dhe të të vetëpunësuarve;

c. Kontributet që paguhet nga buxheti i shtetit për personat e siguruar prej tij

23 Public Expenditure and Financial Accountibility (PEFA)

24 Ligji nr 7703 – Neni 66

Page 34: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

34

(përfituesit e: të ardhurës nga papunësia, të ardhurës nga barrëlindja, pagesave kalimtare

në skemat shtetërore suplementare,personat që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak,

etj).

d. Komisione dhe interesat, për veprimtari shtesë jashtë funksionit të përcaktuar me

ligj për ISSH;

Në degën e të ardhurave jo të rregullta përfshihen:

a. Subvencioni i shtetit, nëse ka një të tillë në vitin ushtrimor buxhetor për

përballimin e përfitimeve të ndryshme që ofrohen nga skema, si dhe skema të

tjera që administrohen nga ISSH, apo rritja e tyre.

Këto subvencionime bëhen nga buxheti i shtetit për :

kategori të vecanta të siguruarish në skemë (të vetepunesuarit në bujqësi, të

papunët, personat të cilët janë përfitues nga trajtime të vecanta apo skema

pensionesh shtetërore suplementare)

rritje të përfitimeve që ofrohen në skemën e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.

zgjidhjen e situatave të vështira si rrjedhojë e mospërballimit të shpenzimeve në

skemë.

b. Kamatvonesat dhe gjobat, për kontributet e paguara me vonesë apo jo në shumën e

duhur;

c. Kursimet që rezultojnë si rrjedhim i mosrealizimit të shpenzimeve

administrative të skemës;

d. Të ardhura nga donacione dhe grante që mund të jepen nga organizata ndërkombëtare

apo institucione të shteteve të ndryshme me të cilat ISSH mund të ketë

protokolle bashkëpunimi.

e. Të ardhurat për veprimtari shtesë;

f. Të ardhura për investime të Fondit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat janë të

rrjedhura nga investimi që mund të jetë bërë për një pjesë të të ardhurave të tejkaluara në

fond (investim në bono thesari)

Page 35: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

35

III.2.2. Mënyra e funksionimit të kolonës së shpenzimeve

Shpenzimet e buxhetit të skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror ndahen në:

a. Shpenzime për përfitime;

b.Shpenzime për administrimin e skemës.

Në shpenzimet për përfitime përfshihen shpenzimet për degën e:

Sigurimit të të ardhurës nga sëmundjet;

Sigurimit të të ardhurës se barrëlindjes;

Sigurimit të të ardhurave nga aksidentet në punë dhe sëmundjet

profesionale;

Sigurimit të pensioneve (pleqërie, familjare dhe invaliditeti);

Sigurimit të të ardhurës nga papunësia.

Në shpenzimet administrative përfshihen:

Shpenzimet për administrimin dhe zhvillimin e strukturave të ISSH;

Shpenzimet operative; dhe

Shpenzimet që bëhen për planifikimin e fondit rezervë dhe investimin e tij.

III.2.3. Fondi i sigurimit të detyrueshëm Shoqëror25

Buxheti i skemës së sigurimeve Shoqërore administrohet dhe menaxhohet në Fondin e

Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror është i ndarë nga buxheti i shtetit dhe

administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Komponentët përbërës të të ardhurave dhe shpenzimeve të Fondit, janë sipas

përcaktimeve të njëjta të dhëna në buxhetimin e skemës.

Me qëllim administrimin më të mirë të kontributeve të derdhura në skemë, në ligj

është përcaktuar ndarja e tyre sipas 5 degëve te sigurimit:

dega e sigurimit të sëmundjes

25

Ligji Nr. 10 383 dy 24.2.2011”Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetsor ”

Page 36: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

36

dega e sigurimit të barrëlindjes

dega e sigurimit të pensionit

dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale

dega e sigurimit të papunësisë.

Dhënia e përfitimëve në një degë të caktuar sigurimi financohet nga llogaria e degës e

cila i akordon ato (shembull për pensionet nga dega e kontributeve të paguara për

pensionet etj).

Shpenzimet për përfitimin e të ardhurës nga papunësia,buxhetohen vecmas dhe përdoren për

përballimin e këtyre pagesave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit nëpërmjet zyrave

përkatëse të punësimit.

Transferimi i fondeve midis degëve të sigurimit Shoqëror nuk është i lejueshëm, me

përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë miratohet në buxhetin vjetor të sigurimeve Shoqërore. Në

këto raste transferimi do te bëhet në përputhje me dispozitat e ligjit dhe rregullave të

caktuara në Statutin e ISSH.26

Nësë do të ketë hua të dhëna nga një degë sigurimi në një tjetër, atëherë këto do të

konsiderohen si kredi me një interes prej 3% në vit në favor të degës së sigurimit

kredituese.

Të ardhurat për llogarinë e drejtim–administrimit (shpenzimeve administrative),

mbahen nga kontributet përpara se ato të transferohen në llogaritë e degëve të sigurimit.

Të ardhurat dhe shpenzimet e sigurimeve Shoqërore pasqyrohen rregullisht dhe do të

revizionohen cdo vit nga komsioni i revizionimit, i ngritur në përputhje me statutin e ISSH. Ky

komision është i përbërë nga përfaqesues të Këshillit Administrativ të ISSH për

veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të ISSH.

Të ardhurat, shpenzimet dhe gjendja financiare e fondit të sigurimeve Shoqërore

auditohen një herë në pesë vjet nga subjekte të specializuara në këtë fushë. Zgjedhja e

këtyre subjekteve bëhet sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për

prokurimet publike.

Shteti garantin fondin e sigurimeve të detyrueshme Shoqërore ne rast falimentimi, pra

duke garantuar në këtë mënyrë pagesën e përfitimeve të personave të përfshirë në skemë.

26

26

http://ëëë.infocip.org/al/?p=6615

Page 37: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

37

Në këto raste shteti ndërhyn duke subvencionuar me fonde të buxhetit të shtetit llogarinë

e shpenzimeve për përfitime.

Për të shmangur situatat negative në gjendjen financiare të skemës së sigurimit të

detyrueshëm Shoqëror, me ligj është përcaktuar krijimi i një Fondi Rezervë.

III.2.4. Fondi Rezervë27

Fondi Rezervë i krijuar nga ISSH duhet të mbulojë të paktë 3 muaj shpenzime për pensione.

Nëse fondi është nën nivelin e përcaktuar në ligj për të garantuar përfitimet (pra për

të garantuar 3 muaj përfitime), ISSH është i detyruar të marrë të gjitha masat e nevojshme

për ta vendosur atë në kuotën e caktuar. Ndërsa fondet e krijuara mbi nivelin përcaktues

si rezervë janë pjesë e kapitalit rezervë, dhe përdoren në përputhje me rregullat e

përgjithshme financiare të percktuara në rregulloren e ISSH, me një rrezik minimal që

mund të pësohet.

Fondi rezervë administrohet në një llogari të vecantë nga Fondi i Sigurimit

të Detyrueshëm Shoqëror . Ky fond është i strukturuar sipas Fondi të Sigurimit

të Detyrueshëm Shoqëror, pra ai ka nënllogari speciale për rezervat e secilës degë të

sigurimit.

Tejkalimet në të ardhurat në secilën degë, transferohen në llogarinë e duhur të Fondit Rezervë

dhe janë në dispozicion të kësaj dege, ndërsa të ardhurat që mblidhen nga kamatvonesat,

gjobat, interesat për investim kapital dhe kredi, konsiderohen si të ardhura për Fondin

Rezervë dhe mblidhen në llogarinë e përgjithshme për tu përdorur në përfitim të ndonjë

dege të sigurimit në përputhje me buxhetin dhe vendimin e Këshillit Adminitrativ.

Fondi Rezervë investohet në:

a. Përputhje me planin financiar të ISSH;

b. Mënyrë të sigurtë dhe me rrezikshmeri minimale;

c. Në përputhje me dispozitat e përgjithshme financiare,sic përcaktohet nga

legjislacioni dhe statuti i ISSH.

Për cdo projekt të vetëm duhet investuar jo më tepër se 3% të Fondit Rezervë.

27 Ligji Nr 7703 dt 15.5.1993 “Per Sgurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”

Page 38: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

38

Fondi Rezervë investohet në përqindjet e interesit të tregut dhe të perqindjes së interesit

të kredisë afatmesme dhe afatgjatë. Ai mund të investohet gjithashtu së paku 30% në

kontrata qeveritare ose në pasuri të patundshme.

III.3 Rritja e të ardhurave dhe ulja e shpenzimeve në skemë

Rritja e të ardhurave të Fondit është një problem tepër i rendësishem i skemës së

sigurimit të detyrueshëm Shoqëror28

.

Nëse të ardhurat e gumbulluara në Fond janë te larta atëherë subjektet e skemës:

a.garantojnë vazhdimin pagesës së përfitimeve të tyre,

b.mund të marrin pagesa përfitimesh në një nivel të kënaqshëm për përballimin e jetesës

së tyre.

Rritja e të ardhurave në Fond realizohet nëpërmjet:

a.rritjes së numrit të kontribuesve

b.uljes ëe shpenzimeve të skemes (duke shmangur rastet abuzive të përfitimit nëpërmjet

respektimt të kushteve të përcaktuara në ligj);

c.uljen e përqindjes së kontributit.

28 http://ëëë.geo.edu.al/spaë2/uploads/files/Ligjet/ligj%20per%20sigurimet%20shoqerore.pdf

Page 39: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

39

KAPITULLI IV

IV.1 Praktika ne Shqiperi – Llojet e sigurimeve Shoqërore

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga29

:

A. Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm

B. Sigurimi Shoqëror Vullnetar,

C. Sigurimi Shoqëror Suplementar,

D. Pensionet e Posaçme Shtetërore

Figura 2 : Llojet e Sigurimeve Shoqerore

29 ëëë.issh.gov.al

Llojet e sigurimeve shoqerore

Sigurimi Shoqeror i

Detyrueshem

Sigurimi Shoqeror

Suplementar

Pensionet e Posacme

Shteterore

Sigurimi Shoqeror Vullnetar

Page 40: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

40

IV.1.1 Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm

Detyrimi per te paguar kontributin e sigurimeve te detyrueshme Shoqëroree shprehet ne

te ardhmen, ne te drejten e individit per te perfituar nga keto skema30

Kjo skemë nuk është fitimprurëse dhe mbron me të ardhura:

* Personat e punësuar

* Personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) , ne lidhje

me:

barrëlindjen,

paaftësinë e përkohëshme në punë për shkak të sëmundjes,

sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë,

pleqërinë,

invaliditetin,

humbjen e mbajtësit të familjes,

papunësinë, etj.

Gjithashtu, nëpërmjet skemave vullnetare dhe suplementare, sistemi ofron pensione në

një masë më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm

shoqëror.

Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm mbështetet në parimet e meposhtme:

1. Parimi kontributiv,

2. parimi i vetëpërgjegjësisë së individit për rrisqet e së ardhmes në fushën sociale,

3. parimi i marrëveshjes së brezave paguaj sot që të përfitosh nesër (pay as you

go)", sipas te cilit brezi aktiv kontribuon per brezin pasiv.

Kjo skemë financohet nga kontributet e punëdhënësve, punëmarrësve, të vetëpunësuarve

dhe të shtetit.

Me të ardhurat kontributive garantohen përfitimet në para, në një masë që mbulon, të

paktën, një standart minimal jetese i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Në çdo

rast, përfitimet garantohen nga buxheti i shtetit.

30

Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Page 41: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

41

Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm, perbehet nga:

Sistemi per punedhenesit dhe punemarresit

Paga bazë minimale mujore për punonjësit për efekt të llogaritjes së kontributeve të

detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në shkallë vendi është 21 000

lekë 31

(VKM nr. 445, datë 11.07.2012); ndërsa paga maksimale është 91 475 lekë32

(VKM nr. 414, datë 27.06.2012).

Tabela 1 : Perqindja e kontributeve te detyrueshme shoqerore per secilen dege sigurimi

Nr Deget e sigurimit Gjithesej % Punedhenes Punemarres

1 Dega e sigurimit te semundjes 0.30 0.18 0.12

2 Dega e sigurimit te barrelindjes 1.40 0.83 0.57

3 Dega e sigurimit te pensioneve 21.60 12.79 8.81

4 Dega e sigurimit te aksidenteve e

semundjeve profesionale 0.30 0.30 0.00

5 Dega e sigurimit te papunesise 0.90 0.90 0.00

Shuma e sigurimit shoqeror 24.50 % 15.00 % 9.50 %

Sistemi per te vetepunesuarit33

Të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike,

sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor;

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për te vetepunesuarit dhe për punonjësit e

papaguar të familjes, mbi 16 vjec, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës

mujore minimale, e cila duke filluar nga data 01.07.2012 e në vazhdim është 18 295 lekë në muaj;

Për kontributet e sigurimeve shoqërore kontributi është 23% të pagës minimale mujore prej 18

295 lekësh, e barabartë kjo me 4 208 lekë në muaj;

Për kontributet e sigurimeve shëndetësore kontributi është 7% të pagës minimale mujore prej 18

295 lekësh, pra 1 281 lekë në muaj.

31

VKM nr. 445, datë 11.07.2012); 32

VKM nr. 414, datë 27.06.2012 33

Udhëzim i Ministrit të Financave, nr. 26, datë 16.04.2009, i ndryshuar

Page 42: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

42

Tabela 2 : Kontributet e te vetepunesuarve

Nr Deget e Sigurimit Perqindjet (%) Leke

1 Dega e sigurimit te barrrelindjes 1.40 235

2 Dega e sigurimit te pensioneve 21.60 3633

Shuma e sigurimit shoqeror 23 % 3869 Leke

Sistemi i fermereve34

.

Tabela 3 : Shuma vjetore e pageses se sigurit shoqeror per fermeret ne vitet 1993-20

IV.1.2 Sigurimi Shoqërore Vullnetar

Sigurimi Shoqëror Vullnetar mbron personat kur, për një kohë dhe për shkaqe të

arsyeshme, nuk mund të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm, por që në mënyrë

vullnetare dëshirojnë ta vazhdojne atë.

34 Ligji nr.4976, datë 26.3.1972 – “Për pensionet e kooperativave bujqësore”

Page 43: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

43

Te drejten për të zgjeruar diapazonin e mbrojtjes shoqërore e kane:

studentët për periudhën e studimeve universitare,

personat e punësuar jashtë shtetit,

punëdhënësit dhe

të vetëpunësuarit për të zgjeruar diapazonin e mbrojtjes shoqërorej.

Sigurimi Shoqëror Vullnetar mbështetet në Nenin 3 të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993,

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,dhe mundësohet sipas kushteve të

në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Nr.35, datë 19.06.2002.

Kush përfiton nga skema e sigurimit vullnetar?35

Të gjithë shtetasit shqiptarë që:

1. Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim

nga skema e sigurimit të detyruar;

2. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të

detyrueshëm;

3. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet

sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;

4. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?

1. Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e

përcaktuara në Ligj perfiton:

- Pensionit bazë të pleqërisë;

- Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;

- Pensionit të reduktuar të pleqërisë;

- Pensionit të invaliditetit;

35

Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Nr.35, datë 19.06.2002

Page 44: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

44

- Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

2. Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin

maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit prtfiton:

- Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë;

- Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.

3. Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bën pjesë edhe

pensioni familjar.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?36

Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:

Sigurim vullnetar për vitin korent.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:

- Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension;

- Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm;

- Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi;

- Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar,

është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt

kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.

Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 952 lekë, që i korrespondon pagës

minimale mujore: 18 295 lekë x 21.6%.

36 http://ëëë.issh.gov.al/publikime/Broshura.pdf

Page 45: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

45

Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu

zbritjet e perfituara jane:

- 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit

Janar);

- 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara

fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);

- 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara

fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

Pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 3

952 lekë, deri në pesëfishin e saj.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent jane:

- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te

paguara.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

Sigurimin vullnetar per periudha te kaluara mund ta paguajne:

1. Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta

për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

2. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare.

3. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të

detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojne ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.

4. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për

mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë

shtetësinë

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për

mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa

Page 46: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

46

që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për

degën e pensioneve)

Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe

është 3 952 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës

minimale mujore: 18 295 lekë x 21.6%.

Ne keto lloj pagesash nuk aplikohen zbrtitje.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:

- Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;

- Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura37

?

1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit,

të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore.

2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent. Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për

më shumë të ardhura:

a) Personat e vetëpunësuar - sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose

shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me

21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

b) Të punësuarit - sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose shumëfishi i asaj

mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim

me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

c) Punëdhënësit - sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose shumëfishi i asaj

mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, dmth sigurim

37 Pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore – Udhezues per punedhenesit dhe te

vetepunesuarit (Botimi I vitit 2004)

Page 47: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

47

me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura:

- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të

paguara

Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent dhe është sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë ose

shumëfishi i kësaj kuote.

IV.1.3 Sigurimi Shoqërore Suplementar38

Sigurimi Shoqëror Suplementar ka si parim bazë përfitimin e pensioneve në një masë më

të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.

Skemat suplementare jane skema qe I japin mbrojtje te vecante nje kategorie te caktuar

punonjesish dhe me dispozita te vecanta Instituti I Sigurimeve Soqerore është caktuar per

ti administruar ato.

Ne kete kategori perfshihen personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta

kushtetuese, punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të

Armatosura të Republikës së Shqipërisë, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të

Shërbimit Informativ të Shtetit si dhe te gjithe ata persona qe mbajne tituj shkencore.

Aktualisht nga ky fond perfitojne 26 000 persona me nje fond per vitin aktual prej 4 732

miliard lekesh

38

Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që

kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Page 48: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

48

IV.1.4 Pensionet e Posacme Shteterore39

Pensionet e Posaçme Shtetërore jepen për individë dhe kategori të caktuara sociale, në

raste të veçanta dhe për arsye të veçanta që parashikohen në Nenin 5 të Ligjit Nr.7703,

datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si p.sh. për ata

kanë marrë pjesë në levizjen e Rilindjes Kombëtare,

kane marre pjese në lëvizjet popullore,

kane marre pjese në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë brënda dhe jashtë

Shqipërisë,

kane marre pjese në lëvizjen demokratike,

kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist,

kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, artit,

ekonomisë, politikës dhe që kanë merita të veçanta.

Skema financohet nga buxheti i shtetit. Kushtet e përfitimit, shuma dhe proçedura për

dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave dhe

administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqëroree.

Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi

pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension

nga sigurimet shoqërore;

Niveli I ketij pensioni shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i

lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës;

IV.2 Ecuria ne vite40

Shpesh skema e sigurimeve ka qenë subjekt i debateve të forta pasi ajo thith një pjesë jo

të vogël të fondeve buxhetore.

39

Nenin 5 të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 40 Open Data Albania - http://open.data.al

Page 49: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

49

Në vizualizimin grafik te realizuar nga Open Data Albania, jepen të ardhurat nga

kontributet dhe shpenzimet për sigurime shoqërore për periudhën 1993-201241

.

Tabela 4 : Te ardhurat, shpenzimet dhe subvncionimi per sigurimet shoqerore

Emertimi Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt

Ne milion

leke

1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002

Te ardhurat

nga

kontributi i

Sig. Shoq.

3,853 6,407 8,638 11,646 11,282 14,566 16,814 18,523 20,710 23,548

Shpenzime

per Sig.

Shoq.

7,300 10,690 13,713 17,871 18,533 21,934 25,017 28,948 33,104 36,564

Subvencioni

mi

3,447 4,283 5,075 6,225 7,251 7,369 8,203 10,426 12,394 13,016

Fakt Fakt Fakt Fakt Fakti Fakti Fakt Fakt Fakt R PB PBA

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

26,14 30,409 33,056 35,743 37,562 42,775 44,344 45,232 50,010 51,577

40,149 44,490 49,006 53,783 60,824 65,823 73,744 79,316 85,100 89,765 96,014 102,098

14,285 14,081 15,950 18,040 23,262 23,048 29,400 34,084 35,090 38,188

Te dhenat 1993-2010 i perkasin Buxhetit Faktit; Te dhenat per vitin 2011 i perkasin Buxhetit te

Rishikuar; Te dhenat per vitin 2012 i perkasin Projektbuxhetit42

Të dhënat për vitet 1993-2011 i përkasin Buxhetit Faktik

Të dhënat për vitin 2012 i përkasin Buxhetit të Rishikuar

Të dhënat për vitin 2013 i përkasin Projektbuxhetit

41

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/448/Transferta-nga-Buxheti-i-Shtetit-per-Sigurimet-Shoqerore-ne-

vitet-1993-2012 42 Ministria e Financave - ëëë.minfin.gov.al

1S

Page 50: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

50

Figura 3 : Subvencionimi nga buxheti I shtetit

Figura 4 : Te ardhurat dhe shpenzimet per sigurime shoqerore43

IV.2.1 Perpunimi dhe komentet:

Vihet re nga grafiku një rritje e vazhdueshme e të ardhurave nga kontributet, sidomos në

vitet 1993-1996, mesatarisht me 45% në vit. Kjo erdhi si reflektim i një lloj stabiliteti të

ekonomisë pas zhvillimeve të periudhës 1990-1993, gjatë së cilës një pjesë shumë e

madhe e fabrikave u mbyllën, papunësia u rrit me shifra alarmante dhe PBB-ja ra në

mënyrë drastike. Megjithatë, shifrat e kontributeve në vetvete ishin të ulta dhe shkalla e

43

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/420/titull/Sigurime-Shoqerore---Te-ardhurat-dhe-Shpenzimet

0

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

19

93

19

94

19

95

19

96

19

97

19

98

19

99

20

00

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

20

11

20

12

Subvencionimi

Subvencionimi

0

20,000

40,000

60,000

80,000

100,000

19

93

19

94

19

95

19

96

19

97

19

98

19

99

20

00

20

01

20

02

20

03

20

04

20

05

20

06

20

07

20

08

20

09

20

10

20

11

20

12

Te ardhurat dhe shpenzimet per sigurime shoqerore

Te ardhurat nga kontributi i Sig. Shoq. Shpenzime per Sig. Shoq.

Page 51: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

51

lartë e informalitetit për vitet që pasuan nuk lejuan që të ardhurat e skemës të ruanin ritme

të larta rritjeje. Goditjen më të madhe, të ardhurat e pësuan në 1997-n, viti i vetëm që

shënoi rënie në kontributet e mbledhura.

Ecuria jo e kënaqshme në fillimin e viteve 2000 bëri që të rishikohej norma e

kontributeve, e cila që prej vitit 1993 ishte në nivelin 42.5%. E cilësuar si shumë e lartë,

ajo solli një deformim të tregut, evazion përherë e më të lartë dhe fshehje të pagës reale.

Në vitin 2002, norma u ul në 38.5%. Efekti negativ i rënies së përqindjes u neutralizua

nga rritja e numrit të personave që u përfshinë në skemë. Kështu në vitin 2003, të

ardhurat u rritën me 11% krahasuar me vitin 2002, ndërsa në vitin 2004, efektet negative

u fashitën totalisht, pasi të ardhurat u rritën me 16%. Megjithatë, ende norma e

kontributeve vazhdoi të konsiderohej si shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera të

Europës. Për këtë arsye, në vitin 2006 ajo u ul në 29.5%. Ulja e normës u shoqërua me

një rritje akoma më të madhe të personave të përfshirë në skemë. Gjithsesi, pavarësisht

masave të marra, të ardhurat nga kontributet vazhdojnë të jenë të ulta krahasuar me

shpenzimet për sigurime shoqërore, gjë që sjell varësi shumë të lartë të skemës nga

Buxheti. Ndër vite bie në sy që ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë qenë ndjeshmërisht

më të larta se sa ritmi i rritjes së të ardhurave. Për më shumë, politika e rritjes së

pensioneve ka qenë një faturë e përballuar totalisht nga Buxheti pasi të ardhurat e

siguruara nga kontributet nuk kane mundur te sigurojne nje financim te saj. Me kalimin e

viteve, hendeku midis shpenzimeve dhe të ardhurave ka ardhur duke u thelluar dhe

varësia nga Buxheti i Shtetit është kthyer në domosdoshmëri. Situata bëhet edhe më

kritike nëse për vitet në vijim të ardhurat do të vazhdojnë të rriten në nivelin 3-4%,

ndërkohë që shpenzimet për sigurime në PBA 2014 parashikohet të arrijnë në 102

milione lekë.44

Me këtë ecuri, nëse nuk merren masa urgjente për rritjen e numrit të

kontribuesve dhe uljen e evazionit, Shqipëria në të ardhmen do të harxhojë për sigurime

shoqërore pothuajse sa shpenzon për investime në rrugë, shkolla e spitale të marra së

bashku.

44

44

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/420/titull/Sigurime-Shoqerore---Te-ardhurat-dhe-Shpenzimet

Page 52: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

52

IV.3 Reformimi

Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si

institucion publik, shtetëror i pavarur.Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu është

përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që

mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha, ai i

është nënshtruar reformave dhe përmirësimeve.

Kjo është realizuar nëpërmjet një procesi studimesh të përgjithshme dhe për çështje të

veçanta, të kryera në bashkëpunim dhe të udhëhequra nga institucionet ndërkombëtare,

nga të cilat si më të rëndësishme konsiderohen45

:

1- Përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të sistemit, duke reduktuar shpenzimet

dhe përmirësimi i pjesëmarrjes të të punësuarve në skemën kontributive,

nëpërmjet rritjes graduale të moshës së daljes në pension, me 5 vjet në harkun

kohor të dhjetë viteve: burrat nga 60 në 65 vjet, gratë nga 55 në 60 vjet .Grave i

njihen si vite pune vitet e arsimit të lartë

2- Integrimi në sistemin e ri të pensioneve i personave që kishin punuar në ish-

kooperativat bujqësore dhe që pas vitit 1993 jetonin në fshat dhe kryenin aktivitet

bujqësor e blegtoral, nëpërmjet vendosjes së një formule të re të llogaritjes së

pensioneve;

3- Pjesa më e ndjeshme e reformimit te tij shfaqet në reduktimin e normës së

kontributeteve. Nëse në vitin 1993 totali i kësaj norme ishte 42,5 % të pagës, në

vitin 2009 ky kontribut është ulur në 24% të pagës46

4- Pensioni minimal është 10,960 lekë, që me ndihmat rregullatore që jep shteti, arrin në

12.020. Kurse pensioni më i lartë, është dyfishi, pra 24.040 lekë

5- Vendosja e një skeme të pensioneve të reduktuara me pensionim deri në 3 vjet

para arritjes së moshës për pension të plotë,për ata persona që nuk mund ta

45 http://ëëë.issh.gov.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=302:pershendetje&catid=108:

fjale-pershendetese&Itemid=111 46 http://lajme.shqiperia.com

Page 53: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

53

vazhdojnë më aktivitetin ekonomik, por që kanë plotësuar një periudhë sigurimi

prej 35 vitesh;

6- Rritja e të ardhurave individuale të pensionistëve me të ardhura minimale,

nëpërmjet vendosjes e zhvillimit të skemave të kompensimit të të ardhurave, si

dhe shmangia e abuzimeve nëpërmjet reformimit rrënjësor e zhvillimit të skemave

të kompensimit të të ardhurave të pensionistëve, si rezultat i rritjes së çmimeve të

artikujve dhe shërbimeve jetësore, duke përcaktuar qartë rrethin e personave në

vartësi ekonomike të pensionistit;

7- Përmirësimi i mbledhjes së kontributeve dhe lehtësimi i procedurave të biznesit

nëpërmjet kalimit të shërbimit të mbledhjes së kontributeve nga strukturat e

sigurimeve shoqërore në ato të tatim-taksave;

8- Unifikimi i Legjislacionit Shqiptar në fushën e sigurimeve me normat dhe

standardet ndërkombëtare, nëpërmjet shkurtimit të periudhës minimale të

sigurimit për përfitimin e pensionit të pjesshëm të pleqërisë, nga 20 në 15 vjet,

zgjerimin e rrethit të personave të mbrojtur, duke përfshirë këtu edhe personat pa

shtetësi, rregullime e përmirësime të legjislacionit lidhur me llogaritjen dhe

indeksimin e bazës së vlerësuar për efekte të kalkulimit fillestar te pensioneve;47

9- Përmirësimi i mëtejshëm i klimës së bisnesit dhe ulja e kostos së punës nëpërmjet

vazhdimit të procesit të reduktimit gradual e të mëtejshëm të normës së

kontributit, e cila në fund të vitit 2009 arriti në 24.5% nga 38.5%, që ishte në vitin

200648

;

10- Krahas pensioneve shteterore është zhvilluar edhe tregu i pensioneve private. Ai

u shfaq vetëm para 5 vitesh dhe zë ende një vend të vogël, rreth 5-7%. Avantazhi i

skemës private është mbështetja jo tek solidaritetië por tek parimi i

vetëkapitalizimit, i cili i garanton individit marrjen e kontributeve të derdhura dhe

fitimin e ardhur nga investimi i tyre. Në këtë skemë nuk ka mbushje moshe dhe as

47

http://ëëë.dë.de/reformimi-i-sistemit-t%C3%AB-sigurimeve-shoq%C3%ABrore-n%C3%AB-

shqip%C3%ABri/a-5820150 48 http://ëëë.vetemlajme.com

Page 54: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

54

vitesh pune, por çdo individ mund ta marrë kontributin e vet në çdo kohë, apo ta

transferojë në një fond tjetër pensionesh49

11- Qeveria shqiptare ka trajtuar me vëmendje të veçantë politikat për mbrojtjen

sociale, jo vetëm për faktin se shpenzohen burime financiare të konsiderueshme

që zenë rreth 25% e buxhetit të shtetit dhe rreth 7% të GDP, por sidomos për

shtritjen e gjerë dhe numrin e madh të njerëzve që trajtohen nga këto skema50

12- Thellimi i reformës administrative, duke realizuar thjeshtimin e procedurave të

ankimit kundër vendimeve të dhëna në fushën e përfitimeve, sanksionimi me ligj i

të drejtës për informim, sanksionimi me ligj i detyrimit të ISSH-së për caktimin e

pensionit jo më vonë se muaji pasardhës nga data e dorëzimit dhe pranimit të

kërkesës dhe dokumenteve të nevojshme për pension, njohja e të drejtës për të

rizgjedhur në çdo kohë njërin nga pensionet, kur plotësohen kushtet për përfitimin

e më shumë se një pensioni, psh. për të kaluar nga pensioni i pleqërisë në atë të

invaliditetit dhe anasjelltas, përcaktimi i masës maksimale të ndalesës që do t’i

mbahet pensionistit nga pensioni mujor, për rastet e pensionit të tërhequr më tepër

me dhe pa qëllim, përkatësisht 50% dhe 20%, forcimi i masave ndëshkuese ndaj

korrupsionit dhe informalitetit në fushën e pensioneve etj.

49 http://ëëë.slideshare.net/opendataal/sigurimet-shoqrore-skema-publike-vs-fondeve-private-open-

datathon-albania-2011 50

http://ëëë.mete.gov.al/doc/20061012145653_prezantimi_issh.pdf

Page 55: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

55

KAPITULLI V

V.1 Konkluzione

Nga analizat dhe studimet e realizuara me lart, per sa I perket ceshtjeve me te

rendesishme te Skemes se Sigurimeve Shoqerore arrijme ne konkluzionet e meposhtme:

Mbrojtja shoqërore është një veprimtari e vazhdueshme dhe e rëndësishme e jetës së

organizuar shoqërore, e cila synon të përmbush nevojat bazë dhe t’i jap siguri

anëtarëve të saj ndaj humbjes apo reduktimit të burimeve të jetesës.

Kontributi i sigurimeve shoqërore është një detyrim mbi pagën, në një pëqindje të caktuar te saj, i cili

paguhet nga personat ekonomikisht aktiv, nga shteti apo nga personat e siguruar në skemen e

sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Skema e mbrojtjes sociale në Republikën e Shqipërisë siguron mbrojtje për të gjitha

kategoritë e popullsisë, nëpërmjet skemave dhe ligjeve të veçanta si për sigurimet

shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për ndihmën ekonomike dhe shërbimet

shoqërore, etj

Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si

institucion publik, shtetëror i pavarur. Ky sistemi u ndërtua në vitin 1993, dhe i është

përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që

mbulon, në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha

Sigurimi Shoqëror është nje detyrim ligjor me karakter kushtetues për

personat ekonomikisht aktiv. Në këtë skemë sigurimi, vëtë statusi që personi ka, si

person ekonomikisht aktiv, (punëdhënës, punëmarrës, të vetëpunësuar), e detyron atë

që në bazë të ligjit të përfshihet në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.

Detyrim ky qe buron nga marredheniet e punesimit.

Skema e mbojtjes sociale konsiderohet nga pikpamja sociale me karakter fitimprurës

sepse:

Qëllimi i skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror është mbulimi I personave

ekonomikisht aktiv,me përfitime në rast të pakësimit apo humbjes së të ardhurave

të tyre.

Page 56: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

56

Përfitimet që ofrohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror janë pjesë e

skemës së mbrojtjes sociale të individëve.

Përfitimet synojnë të zbusin efektet negative, financiare apo edhe psikologjike.

(shembuj paaftësia e përkohshme në punë,(pensioni i pleqerisë, invaliditetit,

familjar)

Karakteri jofitimprurës I skemës së sigurime eShoqërore është i lidhur me menyrën e

funksionimit ekonomik, menaxhimit te Fondit te Sigurimit të Detyrueshem

Shoqëror.SKy fond formohet nga të ardhurat që grumbullohen nga kontributet e

personave të siguruar në skemë. Teprica e të Ardhurave e siguruar në Fondin e

Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror, nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër

përvecse për pagimin e përfitimeve nga skema e sigurimit të detyrueshëm

Shoqëror.sigurimit ete detyrueshem Shoqërore

Përqindja e kontributit të sigurimeve Shoqërore eshte një pagesë personale është që

buron nga marredheniet individuale te punesimit.Si rrjedhim I pagesës personale të

kontributit, të siguruarit kanë të drejtën edhe të përfitimeve personale. Pra përfitimet

që burojnë nga kjo skemë I takojnë personalisht vetë të siguruarit.

tSkema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror ka një skemë financimi të vecantë e

cila është e mbështëtur në të ardhurat e grumbulluara nga personat ekonomikisht aktiv

në të. Për të përfituar nga skema e sigurimeve Shoqërore, të siguruarit duhet të

plotësojnë kushtet e percaktuara në legjislacionin e sigurimeve Shoqërore.

Sigurimet shoqërore luajnë një rol tepër të rëndësishem jo vetëm në jetën e

individëve, por edhe në aspektin ekonomik e politik të një vendi. Rendesia e ketij

sistemi shfaqet ne tre aspekte kryesore:

Rendesia Ekonimika

Rendesia Politike

Rendesia Sociale

Sistemet e mbrojtjes shoqërore përmbushin disa funksione sociale të rëndësishme.

Funksionet bazë të sistemit janë:

funksioni parandalues – Skema e mbrojtjes sociale I mundeson individeve te

kene te drejten e nje standarti jetese te caktuar si dhe ta permiresojne ne

menyre te vazhdueshme ate.

Page 57: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

57

Funksionin mbrojtes – Skema e mbrojtjes sociale I siguron te gjithe

anetareve te shoqerise minimumin e nje niveli te ardhurash, sherbimesh

sociale dhe sherbimesh shendetsore

Parimet e përgjithshme në të cilat mbështetet sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe

sigurimet shoqërore në vecanti janë:

universaliteti - siguron dhe garanton përfshirjen në skemë për cdo subjekt

nepermjet veprimit të një ligji në gjithë territorin e RSh

uniformiteti - synon zbatimin e rregullave të njëjta për të gjthë subjektet që janë

ose do të përfshihen në sistem,në përputhje me statusin që individi ka si person

ekonomikisht aktiv (punëmarrës, i vetëpunësuar,punëdhënës) apo gjendjen

ekonomike të tij.

plotësimi - ka për qëllim mbulimin sa më kompleks të individëve në shoqëri, ndaj

cdo pasoje negative sociale apo edhe financiare.Sipas parimit të plotësimit, duhet

që përfitimet që u ofrohen individëve brenda sistemit të mbrojtjes shoqërore, të

jenë të kombinuara, pra në plotesim të njera-tjetrës.

mjaftueshmëria – synohen qe të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në drejtim të

individëve në nevojë duke patur parasysh se sa i takon individit në përputhje me atë që ai ka

kontribuar (sigurimi i detyrueshëm shoqëror), apo gjendjen e të ardhurave që ai ka

(skema e ndihmës ekonomike) dhe sa është nevoja për të patur një nivel përfitimi sa

më të mirë të mundshëm.

garancia -sipas këtij parimi, kërkohet që në sistemin e mbrojtjes shoqërore të

vendosen garanci ligjore dhe garanci ekonomike

pjesmarrja – ky parim synon që subjektet përfituese nga sistemi i mbrojtjes

shoqërore të kenë: pjesmarrje ligjore (e drejta që kanë individët/grupet e

individëve/shoqatat për tu bërë pjesë e procesit të ndërmarrjes së nismës

ligjore/nënligjore) si dhe pjesmarrje ekonomike (detyrimin konkret që subjektet

kanë për skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror,pra kryerjen e pagesës se

kontributit).

Sistemi i mbrojtjes Shoqërore ndikohet nga një sërë faktorësh te cilet ndikojnë në

vendosjen e ekuilibrave financiar dhe social si dhe në hartimin e politikave të reja në

skemën e sigurimeve Shoqërore. Keta faktore jane:

Page 58: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

58

faktoret demografik – te tille si : plakja e popullsise, levizjet imigratore brenda

vendit dhe levizjet emigratore; faktore te cilet ndikojne ne re ardhurat dhe

shpenzimet e skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror.

faktoret ekonomik - Një ekonomi me ritme të qëndrueshme rritje ndikon në

rritjen e të ardhurave të bizneseve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të

përkthehen si në hapje të vendeve të reja të punës ashtu edhe në rritjen e të

ardhurave për punëmarrësit.Të dy këto elementë ndikojnë në rritjen e numrit të

kontribuesve në skemë dhe ne rritjen e të ardhurave të cilat mblidhen në skemë.

faktoret politik - Drejtimet politike majtas apo djathtas të një vendi ndikojnë

orientimin që do të kenë politikat sociale në drejtim të individëve dhe grupimeve

Shoqërore që përfitojnë prej tyre.Mbështëtur në drejtimin politik të një qeverie,

hartohen dokumente politike të cilat kanë për qëllim mbështëtjen e një grupimi

Shoqëror apo një tjetri.

Buxheti i skemes se sigurimit Shoqërore është nje-vjecar dhe shtrihet brenda vitit

ushtrimor buxhetor sepse:

planifikimi i te ardhurave qe do te grumbullohen ne Fond nga kontributet është i

nje-vjetor;

ne vitin buxhetor ne vazhdim mund te kete politika perfitimesh te cilat e shtr ijne

fuqine juridike ne ate vit, per rrjedhoje ato ndikojne ne percaktimin e niv elit te te

ardhurave qe duhet te kete Fondi ne ate vit;

shpenzimet per perfitime ndryshojne nga viti ne vit (si rrjedhoje e struktures

moshore te popullsise per ate vit), per rrjedhoje nuk mund te kete planifikim t e

tyre per disa vite.

Ky buxheti është i ndare ne:

Buxhet lokal dhe rajonal – eshte planifikimi qe behet per nje rreth apo rajon te

caktuar lidhur me : te ardhurat. shpenzimet dhe numrin e perfituesve.

Buxhet administrativ – eshte planifikimi i shpenzimeve administrative qe

kryhen per menaxhimin e skemes se sigurimeve Shoqërore. Keto shpenzime

ndahen ne shpenzime operative (paga dhe sigurime shoqerore te personelit, dieta

she shperblime, materiale, shpenzime per koston e transaksioneve financiare); dhe

Page 59: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

59

shpenzime per investime (rinovimi I mjeteve dhe pajisjeve, ndertimi dhe

rikontruksionet e agjencive dhe drejtorive rajonale te sigurimeve Shoqëroree )

Buxheti i skemes se sigurimit te detyrueshem Shoqëror është i ndare ne kolonen e te

ardhurave dhe te shpenzimeve te cilat funksionojne ne nje menyre specifike sipas

percaktimeve ligjore dhe nenligjore lidhur me to.

Te ardhurat ndahen ne:

Te ardhurat te rregullta – Ku perfsihen:

a. Kontributet nga personat e siguruar;

b. Kontributet e punedhenesve te te siguruarve dhe te te vetepunesuarve;

c. Kontributet qe paguhet nga buxheti i shtetit per personat e siguruar prej tij

d. Komisione dhe interesat

Te ardhurat jo te rregullta dhe shtesat – Ku perfshihen:

a.Subvencioni i shtetit

b.Kamatvonesat dhe gjobat

c.Kursimet qe rezultojne si rrjedhim i mosrealizimit te shpenzimeve

d.Te ardhura nga donacione

e.Te ardhurat per veprimtari shtese;

Shpenzimet e buxhetit te skemes se sigurimit te detyrueshem Shoqërore ndahen ne:

Shpenzime per perfitime- Perfitimet qe jepen nga skema per personat e siguruar.

Shpenzime per administrimin e skemes – shpenzimet per administrimin dhe

zhvillimin e strukturave te ISSH,shpenzimet operative si dhe shpenzimet per

planifikimin dhe investimin e fondit rezerve.

Buxheti i skemes se sigurimeve Shoqëror administrohet dhe menaxhohet ne Fondin e

Sigurimit te Detyrueshem Shoqëror I cili është i ndare nga buxheti i shtetit dhe

administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Me qellim administrimin me te mire te kontributeve te derdhura ne skeme, ne ligj

është percaktuar ndarja etyre sipas 5 degeve te sigurimit:

dega e sigurimit te semundjes

dega e sigurimit te barrelindjes

dega e sigurimit te pensionit

dega e sigurimit te aksidenteve ne pune dhe semundjeve profesionale

Page 60: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

60

dega e sigurimit te papunesise

Transferimi i fondeve midis degeve te sigurimit Shoqëror nuk është i lejueshem, me

perjashtim te rasteve kur nje gje e tille miratohet ne buxhetin vjetor te sigurimeve Shoqërore.

Ne keto raste transferimi do te behet ne perputhje me dispozitat e ligjit dhe rregullave

te caktuara ne Statutin e ISSH. Nese do te kete hua te dhena nga nje dege sigurimi ne nje

tjeter, atehere keto do te konsiderohen si kredi me nje interes prej 3% ne vit ne favor

te deges se sigurimit kredituese.

Shteti garanton fondin e sigurimeve te detyrueshme Shoqërore ne rast falimentimi,

pra duke garantuar ne kete menyre pagesen e perfitimeve te personave te perfshire

ne skeme. Ne keto raste shteti nderhyn duke subvencionuar me fonde te buxhetit te

shtetit llogarine e shpenzimeve per perfitime. Per te shmangur situatat negative

ne gjendjen financiare te skemes se sigurimit te detyrueshem Shoqërore, me ligj është

percaktuar krijimi i nje Fondi Rezerve.

Fondi Rezerve i krijuar nga ISSH duhet te mbuloje te pakten 3 muaj shpenzime per pensione. Nese

fondi është nen nivelin e percaktuar ne ligj per te garantuar perfitimet, ISSH është i

detyruar te marre te gjitha masat e nevojshme per ta vendosur ate ne kuoten e caktuar.

Ndersa fondet e krijuara mbi nivelin percaktues si rezerve jane pjese e kapitalit

rezerve, dhe perdoren ne perputhje me rregullat e pergjithshme financiare te

percktuara ne rregulloren e ISSH, me nje rrezik minimal qe mund te pesohet. Fondi

Rezerve investohet ne perqindjet e interesit te tregut dhe te perqindjes se interesit te

kredise afatmesem dhe afatgjate. Ai mund te investohet gjithashtu se paku 30% ne

kontrata qeveritare ose ne pasuri te patundshme.

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:

Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm- eshte nje skemë jo fitimprurëse dhe mbron me të

ardhura personat e punësuar dhe personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe

të vetëpunësuarit). Kjo skemë financohet nga kontributet e punëdhënësve, punëmarrësve,

të vetëpunësuarve dhe të shtetit.

Me të ardhurat kontributive garantohen përfitimet në para, në një masë që mbulon, të

paktën, një standart minimal jetese i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Sigurimi

Shoqëror i Detyrueshëm, perbehet nga:

Sistemi per punedhenesit dhe punemarresit

Page 61: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

61

Sistemi per te vetepunesuarit

Sistemi i fermereve.

Sigurimi Shoqëror Vullnetar – eshte nje skeme e cila mbron personat kur, për një kohë

dhe për shkaqe të arsyeshme, nuk mund të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm, por që

në mënyrë vullnetare dëshirojnë ta vazhdojne atë. Me sigurim vullnetar mbulohen katër

fusha të kësaj skeme:

Sigurim vullnetar për vitin korent.

Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit

Sigurimi Shoqëror Suplementar - ka si parim bazë përfitimin e pensioneve në një masë

më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Keto

skema I japin mbrojtje te vecante nje kategorie te caktuar punonjesish dhe me dispozita te

vecanta Instituti I Sigurimeve Soqerore është caktuar per ti administruar ato.

Pensionet e Posaçme Shtetërore – eshte nje skeme qe financohet nga buxheti i shteti

dhe i jepet personave qe:

kanë marrë pjesë në levizjen e Rilindjes Kombëtare dhe ne levizjet popullore,

kane marre pjese në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë brënda dhe jashtë

Shqipërisë,

kane marre pjese në lëvizjen demokratike,

kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist,

kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, artit,

ekonomisë, politikës dhe që kanë merita të veçanta.

Ndër vite, ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë qenë ndjeshmërisht më të larta se sa

ritmi i rritjes së të ardhurave. Për më shumë, politika e rritjes së pensioneve ka qenë

një faturë e përballuar totalisht nga Buxheti pasi të ardhurat e siguruara nga

kontributet nuk kane mundur te sigurojne nje financim te saj. Si rrjedhoje , hendeku

midis shpenzimeve dhe të ardhurave ka ardhur duke u thelluar dhe varësia nga

Buxheti i Shtetit është kthyer në domosdoshmëri. Me këtë ecuri, duhet te merren

masa urgjente për rritjen e numrit të kontribuesve dhe uljen e evazionit.

Page 62: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

62

V.2 Rekomandime

Funksionimi i sistemit të sigurimeve shoqërore me bazë të gjere, siç janë skemat “Pay As

You Go”janë të lidhura shumë si me personat që kontribuojnë në skemë, ashtu dhe ato

që përfitojnë nga skema, pra me raportin kontribues-përfitues. Që skema të funksionojë

mirë dhe pjesëmarrësit në sistem, të jenë të kënaqur ky raport duhet të jetë 4:1, pra 4

kontribuojnë dhe 1 përfiton. Por kur ky raport prishet dhe zbret deri në 2;1, siç ka vajtur

mesatarisht në mjaft vende europiane, apo aq më keq për Shqipërinë në 1.2 me 1, sistemi

paraqet vështirësi të financimit të tij.

Probleme te tjera shqetesuese mund te rradhiten edhe : demotivimin e brezit të ri për të

marrë pjesë në skemat e sigurimeve shoqërore, mosfunksionimi i skemave private të

pensioneve dhe problemet e papunësisë e informalitetit të ardhura mesatare të ulta,norma

e lartë e papunësisë,evazioni fiskal,emigrimi.

Në këtë kontekst, rritja e moshave të daljes në pension dhe ulja e peqindjes se

kontributeve me qellim sigurimin e stimujve per te marre pjese ne tregun zyrtar te punes,

shihen si opsion në përmirësimin e balancimit financiar të sistemit, pasi zgjat periudhën e

kontribuuimit dhe shkurton kohën e përfitimit. Por kjo masë nuk duhet parë si zgjidhëse

e vetme e problemit të sistemit të pensioneve. Rritja e moshës së pensionit është e lidhur

ngushtë me shumë faktorë, ekonomikë, social dhe veçanërisht demografikë.

Nga shifrat e INSTAT, mendoj se Shqipëria nuk e ka shumë problem plakjen e

popullsisë, siç e kanë vendet europiane, çka i ka detyruar të bëjnë rritjen e moshës për të

mbajtur ekuilibrin financiar të sistemit. Shqipëria ka një popullsi të re, ku mosha

mesatare e saj është 31 vjeç, kundrejt 48 vjeç që e ka Europa. Pra në kemi kontingjente të

reja pune për t’u shfrytëzuar nga sistemi i sigurimeve shoqërore, i cili nëpërmjet

politikave shtetërore duhet të fokusohet në thithjen e rezervave që ekzistojnë nga

papunësia, puna jo formale dhe emigrantët.

Skema e sigurimeve të pensioneve në fshat duhet të kthehet në sistem vullnetar dhe të

funksionojë si kolonë e tretë. Ne fakt mjaft vende të botës, sistemin e pensioneve në

fshat e kanë vullnetar, por duhet të pranojmë se ato kanë vetëm 5 % të popullsisë në

Page 63: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

63

fshat. Mundësia e dytë, të mbetet i detyruar, por të funksionojë e tillë dhe të hartohet një

strategji për rritjen graduale të masës së kontributit dhe të pensionit, deri në kufijtë e

skemës shtetërore

Gjithsesi, skema e Sigurimeve Shoqërore megjithëse e vetme, pa komponentin e saj

privat ka luajtur një rol të rëndësishëm në amortizimin e problemeve sociale të kohës. Por

koha ka diktuar mjaft probleme, në disa raste shqetësuese që bëjnë të domosdoshme

studimin dhe përmirësimin e saj.

Studimi i skemës duhet të fokusohet në dy çështje themelore: së pari, konsolidimi i

skemës publike shtetërore aktuale nëpërmjet reformave parametrike si; ndryshimi e

ngritja e raportit të pensioneve në funksion me raportin e pagave. Diferencat e

theksuara të pensioneve, brenda së njëjtës kategori, si rrjedhojë e mosindeksimit sipas

indeksit të rritjes së çmimeve dhe ndryshimi i mënyrës së llogaritjes së pensioneve, duke

i lidhur më mirë me kontributet që kanë derdhur, duke hequr kufizimet diskriminuese.

Si element i shtuar do të ishte vendosja dhe vënia në funksionim e sistemeve të alternuara

të pensioneve si ai privat. Si rrjedhojë e ndryshimeve demografike që po ndodhin, ku

popullsia e tretë po rritet me ritme shumë të larta, sistemi shtetëror i pensioneve, i

konfiguruar mbi bazën e parimit të solidaritetit e vazhdimësisë së brezave, e ka të

pamundur t’i garantojë një jetë të qetë financiare kësaj moshe. Prandaj paralelisht me

të,fillimisht si kompensuese e me pas edhe dominuese, janë krijuar skemat private të

pensioneve. Kjo do të kërkojë që të inkurajohet skema vullnetare suplementare e

pensioneve dhe të studiohet dhe gradualisht të vendoset sistemi privat i detyruar, çka do

të kërkojë një ndarje të kontributit në dy pjesë; një kontribut shoqëror që do duhet të

përballojë sistemin aktual të pensioneve dhe një pjesë kontribut individual, që do derdhë

në llogaritë e veta të fondit të pensioneve.

Një zgjidhje e ndërmjetme do të ishte që shteti të sigurojë një pension minimal për të

gjithë dhe pastaj të mundësojë (me lehtësira tatimore) investime private në pensione për

ata që kanë dëshirë dhe mundësi. Të paktën në këtë mënyrë do të ruhej njëfarë mbrojtjeje

minimale për të gjithë se edhe tregjet mund të dështojnë, jo vetëm shteti.

Page 64: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

64

KAPITULLI VI

V.1 Anekse

V.1.1 Sekuence nga Buxheti 2013 51

Ne baze te te dhenave te Ligjit per Buxheyin e në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e

158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e

sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Buxheti për vitin 2013 është:

Tabela 5 : Buxheti per vitin2013

Të ardhurat 360 661 milionë lekë

Shpenzimet 409 594 milionë lekë;

Deficiti 48 933 milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet

shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Financimi i Sistemit te Sigurimeve Shoqëroree perbehet nga skemat e meposhtme:

1- Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

2- Skema e sigurimit suplementar

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2013 është:

l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:

51

Ligji per buxhetin e shtetit 2013

Page 65: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

65

Të ardhurat, gjithsej 88 876 milionë lekë;

Nga të cilat:

- kontributet 51 399 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit 37 477 milionë lekë;

Shpenzimet 88 876 milionë lekë.

Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe

shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat

dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë

minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave

të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal

mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të

përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2013, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit

shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

2. Skema e sigurimit suplementar:

Të ardhurat, gjithsej 5 438 milionë lekë;

Nga të cilat:

- kontributet 400 milionë lekë;

- transferimet nga buxheti i shtetit 5 038 milionë lekë;

Shpenzimet 5 438 milionë lekë.

Page 66: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

66

Referenca

ILO – International Labour Organization

E drejta e punes dhe sigurise sociale – Dr. Arlinda Ymeraj 2011

Cikel Leksionesh – A.Shtylla

Kushtetuta e Shqiperise – Neni 53

Social Inclusion and Social protection in Albania – European Commision (2008)

Public Expenditure and Financial Accountibility (PEFA)

Pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore – Udhezues per

punedhenesit dhe te vetepunesuarit (Botimi I vitit 2004)

Public Finance and Public policy – Arey L. Hilman

Open Data Albania - http://open.data.al

Ministria e Financave - ëëë.minfin.gov.al

Instituti i Sigurimve Shoqerore - ëëë.issh.gov.al

Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”

Ligji Nr. 10 383 dy 24.2.2011”Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetsor ”

Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të

personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Ligji datë 15.2.1923 “Për dorëheqje dhe pension për ushtri e gjindarmëri”

Ligji nr.129, datë 28.10.1927 “Për pensionet civile”

Ligji i “Pensioneve civile dhe ushtarake”, datë 20.6.1934

Ligji nr.327, datë 4.9.1946, Dekreti nr.341, datë 28.10.1946,

Page 67: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

67

Ligji nr.528, datë 25.8.1947 “Mbi sigurimet shoqërore të nënpunësve dhe funksionarëve”

Ligji nr.2803, datë 4.12.1958 – “Komisionet e pensioneve pranë këshillit të bashkimeve

profesionale të rretheve”.

Ligji nr.4171, datë 13.9.1966 – “Për pensionet e qytetit”

Ligji nr.4976, datë 26.3.1972 – “Për pensionet e kooperativave bujqësore”

Ligji nr.2813, datë 10.3.1959 – “Pensionet e ushtarakëve të shërbimit aktiv të UP dhe

MPB caktohen nga vetë këto organe.”

VKM nr.249, datë 5.6.1992 - Krijimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

VKM nr. 445, datë 11.07.2012);

VKM nr. 414, datë 27.06.2012

Udhëzim i Ministrit të Financave, nr. 26, datë 16.04.2009, i ndryshuar

Ligji per buxhetin e shtetit 2013

Dekreti nr.2213, datë 6.2.1956 - Procedurat e pensioneve kryhen nga seksionet e

financave të komiteteve ekzekutive.

http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore

http://ëëë.scribd.com/doc/26066486/Parimet-e-Pergjithshme-Te-Sigurimeve-Shoqerore

http://ëëë.scribd.com/doc/26066558/Tiparet-Dhe-Burimet-e-Sigurimeve-Shoqerore

http://ëëë.infocip.org/al/?p=6615

http://ëëë.geo.edu.al/spaë2/uploads/files/Ligjet/ligj%20per%20sigurimet%20shoqerore.

http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore

http://ëëë.scribd.com/doc/26066465/Buxhetimi-i-Skemes-Se-Sigurimve-Shoqerore

http://ëëë.scribd.com/doc/26066475/Kontributet-e-Sigurimeve-Shoqerore-Dhe-

Shendetesore

Page 68: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi · 2018-10-07 · Title: Funksionimi i Skemes se Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi Author: pc Created Date: 1/12/2013 11:20:01

68

http://ëëë.issh.gov.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=302:pershendetje

&catid=108:fjale-pershendetese&Itemid=111

http://mpcs.gov.al/migracioni/463-konferenca-e-trete-rajonale-per-sigurimet-shoqerore

http://ëëë.vetemlajme.com

http://lajme.shqiperia.com

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/448/Transferta-nga-Buxheti-i-Shtetit-per-Sigurimet-

Shoqerore-ne-vitet-1993-2012

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/420/titull/Sigurime-Shoqerore---Te-ardhurat-dhe-

Shpenzimet

ëëë.oecd-ilibrary.org/search

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/05/reforma-sociale-dhe-skema-e-kontributeve/

http://ëëë.coe.int/t/dg3/sscssr%5CSource%5CGlossALB.pdf

http://ëëë.issh.gov.al/publikime/Broshura.pdf

http://ëëë.slideshare.net/opendataal/sigurimet-shoqrore-skema-publike-vs-fondeve-

private-open-datathon-albania-2011

http://ëëë.mete.gov.al/doc/20061012145653_prezantimi_issh.pdf

http://ëëë.gazetametropol.com/issh-20-vjet-sfida-dhe-risi/

http://ëëë.dë.de/reformimi-i-sistemit-t%C3%AB-sigurimeve-shoq%C3%ABrore-

n%C3%AB-shqip%C3%ABri/a-5820150

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/05/reforma-sociale-dhe-skema-e-kontributeve/

http://ëëë.lajm-shqip.com/2012/06/qeveria-po-pergatit-fshehurazi-skemen-e-pensioneve/