Indeksi i reformës së

86

Transcript of Indeksi i reformës së

Page 1: Indeksi i reformës së
Page 2: Indeksi i reformës së

INDEKSI I REFORMËS SË ARSIMIT LIGJOR

për

KOSOVË

Korrik 2010

© American Bar Association

VËLLIMI II

Page 3: Indeksi i reformës së

Deklaratat dhe analizat e dhëna në këtë dokument, paraqesin punën e Iniciativës për sundimin e ligjit të Shoqatës së avokatëve amerikanë. Deklaratat dhe analizat e shprehura këtu, janë vetëm të autorëve përkatës dhe nuk janë miratuar nga Dhoma e delegatëve ose nga Bordi i drejtorëve të Shoqatës së avokatëve amerikanë dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet ose politikat e Shoqatës së avokatëve amerikanë. Gjithashtu, asgjë nga ky raport nuk duhet kuptuar si dhënie e këshillës juridike për rastet specifike. Ky raport është realizuar me përkrahjen zemërgjerë të popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID orig). Përmbajtja e raportit është përgjegjësi Iniciativës për sundimi ne ligjit të Shoqatës së avokatëve amerikanë dhe nuk pasqyron domosdo pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ISBN: 978-1-61632-862-7 (paperback) ISBN: 978-1-61632-863-4 (PDF) Shtypur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Të drejtat e autorit © 2011 i takojnë Shoqatës së avokatëve amerikanë 740 15th Street, NW, Uashington, DC 20005 Shoqata e avokatëve amerikanë me këtë rast lejon kopjimin e materialeve në tërësi ose pjesërisht, për përdorimin e tyre në orë mësimore organizuar nga një institucion i arsimit të lartë, ose nga organizatat jo fitim prurëse, me kusht që ky përdorim të ketë qëllim vetëm informativ dhe jo komercial dhe çdo kopje e materialit apo një pjese të tij duhet ta njohë publikimin origjinal të ABA-s, duke përfshirë titullin e publikimit, emrin e autorit, dhe legjendën “Rishtypur me lejen e Shoqatës së avokatëve amerikanë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.”

Page 4: Indeksi i reformës së

TABELA E PËRMBAJTJES Parathënie ....................................................................................................................................... i Përmbledhje ekzekutive ................................................................................................................ 1 Historiku i shkurtër i Kosovës ...................................................................................................... 4

Konteksti historik ........................................................................................................................... 5 Struktura e sistemit të arsimit juridik ............................................................................................. 7

Bartësit që ofrojnë arsim juridik .................................................................................................. 7 Titujt e pranuar në drejtësi .......................................................................................................... 8 Kontrolli dhe mbikëqyrja ............................................................................................................. 9

Procesi akademik .......................................................................................................................... 9 Standardet e pranimit ................................................................................................................. 9 Plan-programi mësimor ............................................................................................................ 10 Kushtet e diplomimit ................................................................................................................. 11

Analiza IRAL 2010 për Kosovën ................................................................................................. 12 Tabela e faktorëve të korrelacioneve ........................................................................................ 12 I. Licencimi, akreditimi dhe vlerësimi .............................................................................. 13

Faktori 1: Drejtimi i arsimit ligjor nga organi i autorizuar ............................................................. 13 Faktori 2: Standardet për licencim dhe akreditim ....................................................................... 16 Faktori 3: Procedura e licencimit dhe akreditimit ....................................................................... 19 Faktori 4: Masat disiplinore dhe zbatimi i tyre ............................................................................ 24

II. Kushtet dhe politikat e pranimit .................................................................................... 26 Faktori 5: Provimi pranues dhe/ose standardet tjera të pranimit ............................................... 26 Faktori 6: Pranimi jo diskriminues .............................................................................................. 29 Faktori 7: Masat e veçanta të pranimit ....................................................................................... 31

III. Planprogrami dhe metodologjia e mësimdhënies ...................................................... 33 Faktori 8: Planprogrami gjithëpërfshirës .................................................................................... 33 Faktori 9: Mësimet mbi etikën dhe vlerat themelore profesionale .............................................. 36 Faktori 10: Mësimet mbi aftësitë profesionale ........................................................................... 38 Faktori 11: Metodologjitë e mësimdhënies ................................................................................ 42

IV. Vlerësimi i studentëve, dhënia e titujve akademik dhe njohja e kualifikimeve ........ 45 Faktor 12: Vlerësimi i studentëve dhe/ose provimi për studentë ............................................... 45 Faktori 13: Ndarja e titujve .......................................................................................................... 49 Faktori 14: Ruajtja institucionale e të dhënave .......................................................................... 52 Faktori 15: Kornizat dhe rrjetet e njohjes ................................................................................... 55

V. Kualifikimet e mësimdhënësve (profesorëve) dhe kushtet e punësimit .................. 57 Faktori 16: Kualifikimet e mësimdhënësve ................................................................................. 57 Faktori 17: Pranimi, avancimi dhe detyra (funksioni) ................................................................. 60 Faktori 18: Kompensimi i mësimdhënësve ................................................................................ 63 Faktori 19: Liria akademike dhe liria e asociacionit në fakultetet juridike .................................. 65

VI. Objektet dhe kapacitetet institucionale ........................................................................ 67 Faktori 20: Qasja në materialet juridike ..................................................................................... 67 Faktori 21: Objektet fizike dhe kapacitetet teknologjike ............................................................. 69 Faktori 22: Madhësitë e trupit studentor dhe personeli administrativ/mbështetës .................... 71

Lista e shkurtesave ..................................................................................................................... 75

Page 5: Indeksi i reformës së

i

Parathënie Arsimi cilësor në fushën e drejtësisë është elementi thelbësor i prodhimit të profesionistëve ligjor të cilët në mënyrë kompetente do t’i përfaqësonin klientët dhe kontribuonin në krijimin e sundimit të ligjit. Mirëpo, në shumë shtete, cilësia e arsimit juridik nuk i plotëson standardet ndërkombëtare, dhe shumë të diplomuar në drejtësi nuk i fitojnë aftësitë e nevojshme për të qenë profesionistë ligjor të efektshëm. Me qëllim të trajtimit të kësaj mangësie, Shoqata e avokatëve amerikanë/Iniciativa për sundimin e ligjit (ABA/ROLI) e ka zhvilluar Indeksin e reformës së arsimit ligjor (IRAL). Qëllimi i tij është ta vlerësoj gjendjen e reformës së arsimit ligjor në demokracitë e porsalindura vis-à-vis principeve ndërkombëtare. Në epokën në të cilën angazhimet për reforma ligjore dhe gjyqësore fitojnë peshë më të madhe se sa në të kaluarën, IRAL paraqitet si një mekanizëm vlerësues mjaft i përshtatshëm dhe i rëndësishëm. IRAL i mundëson ABA/ROLI-it, themeluesve të tij dhe vetë demokracive të reja që shumë më mirë t’i caktojnë programet për reformimin e arsimit ligjor dhe që ta përcjellin progresin e arritur drejt krijimit të sistemeve cilësore të arsimit ligjor. ABA/ROLI i ka hy këtij projekti duke ditur se nuk ka pajtim uniform mbi të gjitha elementet përbërëse të arsimit ligjor. Në kulturat juridike ka ndryshime të cilat mund t’i bëjnë disa çështje më shumë apo më pak relevante në kontekstet e caktuara. Mirëpo, pas punës 15 vjeçare në këtë fushë dhe nëpër rajone të ndryshme të botës, ABA/ROLI ka arritur në përfundimin se secili prej 22 faktorëve të analizuar këtu, mund të ketë ndikim të rëndësishëm në procesin e reformës së arsimit ligjor. Prandaj, shqyrtimi i këtyre faktorëve krijon gjithashtu edhe bazat mbi të cilat ndërtohen programet e asistencës teknike dhe vlerësohen elementet më të rëndësishme të procesit reformues. Natyra teknike e IRAL e dallon këtë lloj vlerësimi nga vlerësimet tjera të pavarura të kësaj natyre. Kjo analizë nuk do ta bëjë komentimin përshkrues të gjendjes së përgjithshme të sistemit të arsimit ligjor në vend. Por, me këtë, do të identifikohen kushtet e veçanta, dispozitat ligjore, dhe mekanizmat të cilët janë të pranishëm në sistemin e arsimit ligjor të vendit dhe do të vlerësohet se deri në çfarë shkalle ato korrespondojnë me kriteret specifike të reformave në kohën e realizimit të këtij vlerësimi. Krahas kësaj, ky proces analitik nuk do të jetë një sondazh statistikor shkencor. IRAL është ndërtuar mbi bazën e shqyrtimit të normave më të rëndësishme ligjore, në diskutimet me grupet joformale, në intervistat me të interesuarit në arsimin ligjor dhe me anëtarët e komunitetit ligjor, dhe mbi bazën e të dhënave relevante në dispozicion. Ky është para së gjithash një hulumtim ligjor i cili mbështetet në informata të ndryshme të cilat e përshkruajnë sistemin e arsimit ligjor të vendit në momentin e caktuar kohor dhe nga këndvështrimi i standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira. Shtrirja e vlerësimit Përkufizimi “arsim ligjor” paraqet sfidën kyçe metodologjike për vlerësimin e reformës së arsimit ligjor. Spektri i gjerë i arsimit ligjor që ekziston në botë shprehë nevojën e arritjes së një ekuilibri midis nevojës për një përkufizim reprezentues të nivelit global, i cili do të shërbente si fondament i dobishëm për analiza. Në fund, me qëllim të mbajtjes nën menaxhim të procesit të vlerësimit IRAL dhe për ta ruajtur aplikimin e tij global dhe lëvizshmërinë, ABA/ROLI ka vendosur të kufizojë shtrirjen e vlerësimit IRAL në bartësit dhe programet të cilat ofrojnë arsim ligjor themelor dhe të cilat rezultojnë me gradë të parë në lëmin e drejtësisë, p.sh., diploma Bachelor (Bachelor of Laws) (LL.B.), diploma Bachelor në të drejtën civile (B.C.L.), ose diploma “doktor i drejtësisë” (Juris Doctor) (J.D.), të cilat zakonisht kërkohen për kyçje në profesionin ligjor. ABA/ROLI ka përjashtuar titujt më të lartë siç janë, magjistër i drejtësisë (Master of Laws) (LL.M.), doktor i shkencave juridike (Doctor of Juridical Science) (J.S.D./S.J.D.), ose atë më pak të zakonshëm të tillë si “doktor i filozofisë në drejtësi{ (Doctor of Philosophy in Law) (Ph.D.), duke pasur parasysh llojllojshmërinë dhe shkallën e lartë të specializimit në shumicën e këtyre programeve anekënd botës, si dhe faktin se këta tituj

Page 6: Indeksi i reformës së

ii

rrallëherë ose fare paraqiten si parakusht për kyçje në praktikën juridike. Sidoqoftë, raportet e vlerësimeve IRAL për shtetet e caktuara do t’i referohen nganjëherë atyre programeve të avancuara, sa për të krahasuar ose bërë dallime të aspekteve të tyre të zgjedhura me ato të programeve themelore të nivelit të parë “LL.B”. Krahas kësaj, gjithashtu është përjashtuar edhe arsimi ligjor i nevojshëm për notarët ose referentët e gjykatave e që nuk rezulton me gradën LL.B (ose ekuivalente). Për më tepër, arsimi pasuniversitar, siç është praktika/stazhi nga IRAL konsiderohen si pjesë e arsimit ligjor sepse këto paraqesin pjesët integrale të arsimit ligjor të shumë vendeve të ndryshme. Mirëpo, nga shkaku se praktika pasuniversitare (ose parakushtet e ngjashme) nuk është e pranishme në secilin shtet, IRAL nuk posedon me ndonjë faktor të veçantë për vlerësimin e këtij kushti. Në vend të kësaj, këtë çështje e shtjellon sipas nevojës nëpër faktorët relevantë. Në fund, arsimi i vazhdueshëm ligjor (AVL) nuk përfshihet në këtë vlerësim. Arsimi ligjor i ndjekur pas hyrjes në profesion më shumë bie në fushën e reformës së profesionit ligjor dhe është objekt i vlerësimit të drejtpërdrejtë në instrumentin vlerësues të IRPL-së. Metodologjia ABA/ROLI kishte mundësi të huazoj mjaft shumë nga indekset tjera, sikurse nga, Indeksi i reformës gjyqësore (IRGJ), Indeksi i reformës së profesionit ligjor (IRPL) dhe nga Indeksi i reformës prokuroriale (IRP), si në aspektin strukturor ashtu edhe përkitazi me procesin. Mirëpo, ekziston një mangësi relative e hulumtimeve në disa aspekte përkatëse të reformës së arsimit ligjor. Hulumtimet e deritanishme janë përqendruar në çështjet e licencimit dhe akreditimit të fakulteteve juridike, në planprogramin mësimor dhe metodologjinë e mësimdhënies, por nuk i mbulojnë përbërësit e rëndësishëm siç janë, politikat e pranimit, procesi i vlerësimit, dhënia e gradave, kualifikimet e mësimdhënësve dhe kushtet e punësimit. Përveç kësaj, reforma e arsimit ligjor shpesh shihet si element dytësor ose më i pa rëndësishëm për lëvizjen e reformimit të sundimit të ligjit. Sipas një studiuesi të demokracisë Thomas Carothers, “ithtarët e sundimit të ligjit kanë tendenca shndërrojnë sundimin e ligjit në një listë kontrolluese institucionale, me theksin kryesor në gjyqësi.” CAROTHERS, PROMOVIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT NË VENDET E JASHTME: PROBLEMI I DITURISË f 8 (CEIP Rule of Law Series, Working Paper No. 34, Jan. 2003). Gjithashtu, ashtu si është vërtetuar në IRGJ dhe në IRP, shumë prej faktorëve për vlerësimin e arsimit ligjor ishin të vështirë për t’u matur, dhe “[m]mbështetja në kriteret subjektive para atyre objektive mund t’i nënshtrohet kritikës.” ABA/CENTRAL EUROPEAN AND EURASIAN LAW INITIATIVE (ABA/CEELI), MANUALI I INDEKSIT TË REFORMËS GJYQËSORE: MANUALI PËR VLERËSUESIT E IRGJ-SË në ii (redaktuar në v. 2006). Në hartimin e metodologjisë për IRAL, ABA/ROLI është përpjekur t’i adresojë këto çështje dhe kritika duke përfshirë si kriteret subjektive ashtu edhe ato objektive si dhe duke u bazuar në kriteret që janë marr parasysh në standardet themelore ndërkombëtare dhe rajonale si dhe në praktikat më të mira që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO); Rrjeti ndërkombëtar i agjencive për sigurimin e kualitetit në arsimin e lartë (INQAAHE); Unioni Evropian (EU); Asociacioni evropian për sigurimin e kualitetit në arsimin e lartë (ENQA); Konzorciumi evropian për akreditim (ECA); Asociacioni i universiteteve evropiane (EUA); Asociacioni i fakulteteve juridike evropiane (ELFA); Komonuelthi i shteteve të pavarura (CIS); dhe Këshilli i shteteve afrikane dhe i Madagaskarit për arsimin e lartë (CAMES). Dokumentet kryesore që kanë shërbyer si bazë për kriteret e IRAL në mes tjerash ishin: Deklarata botërore e UNESCOs mbi arsimin e lartë për shekullin njëzetë e një: Vizion dhe veprim, kornizë për veprim parësor për ndryshime dhe zhvillim në arsimin e lartë, dhe Rekomandimet lidhur me pozitën e personelit mësimdhënës në arsimin e lartë; UNESCO/Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik Udhëzimet për ushtrim cilësor të arsimit të lartë tej-kufitar; INQAAHE Udhëzimet e praktikave të mira; Këshilli i UE-së Rekomandimet e Brukselit mbi bashkëpunimin evropian në sigurimin e cilësisë të arsimit të lartë; Deklarata e përbashkët e ministrave evropianë për hapësirën evropiane të arsimit të lartë (Deklarata e Bolonjës); ENQA – Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë të arsimit të

Page 7: Indeksi i reformës së

iii

lartë në hapësirën evropiane; dhe Kodi i praktikës së mirë për anëtarët e Konzorciumit evropian për akreditim në arsimin e lartë. Krahas kësaj, janë përmendur edhe Standardet dhe rregullat procedurale për aprovimin e fakulteteve juridike - ABA; Shoqata e arsimit ligjor klinik (CLEA) Praktikat më të mira për arsimin ligjor: Vizioni dhe rruga; si dhe standardet nacionale dhe praktikat më të mira nga juridiksionet tjera. Përfundimisht, ABA/ROLI ishte në pozitë të mbështetet në praktikat më të mira të vërtetuara përgjatë më shumë se 15 vite të përvojës në asistencën teknike juridike për reformimin e sistemeve të arsimit ligjor nëpër demokracitë e porsalindura. Duke u mbështetur në këto burime, ABA/ROLI ka përmbledhur një seri prej 22 deklaratash aspiruese, ose faktorësh të cilët adresojnë cilësinë e fushave themelore të arsimit ligjor. Për t’i ndihmuar vlerësuesit në analizimin e këtyre faktorëve, ABA/ROLI ka ndërtuar një doracak i cili ofron komente drejtuese mbi faktorët dhe standardet ndërkombëtare në të cilat bazohen, e sqaron terminologjinë dhe ofron udhëzime fleksibile në fushat e hulumtimit. Janë bërë përpjekje të veçanta për mos me i dhënë përparësi konceptit amerikan karshi atij rajonal lidhur me strukturën dhe funksionimin e sistemit arsimor juridik. Prandaj, janë futur disa faktorë që për një specialist amerikan ose evropian të sistemit arsimor juridik do të ishin deri diku të panjohur dhe duhet të kuptohet se qëllimi ishte të nxirret më e mira nga ajo që mund të ofrojnë traditat udhëheqëse juridike, dhe jo të modelohet IRAL sipas sistemit edukativ juridik të vendit të caktuar. Kategoritë e përfshira kryesore, e adresojnë çështjen e licencimit dhe akreditimit të institucioneve të cilat ofrojnë arsim ligjor; kushtet dhe politikat e pranimit; planprogramin dhe metodologjinë e mësimdhënies; vlerësimin e studentëve dhe dhënien e titujve; kualifikimet e mësimdhënësve dhe kushtet e punësimit; dhe bartësit institucional dhe kapacitetet e fakulteteve juridike Në krijimin e IRAL-it, ABA/ROLI ishte në pozitë që bazohet në përvojën e krijuar gjatë hartimit të IRGJ-së, IRPL-së dhe IRP-së si dhe tash së voni në Vlerësimin mbi KEDKG-së dhe Trafikimit me njerëz, dhe këtë në shumë mënyra.1 Për shembull, IRAL e ka huazuar faktorin e IRGJ-së të “mekanizmit gradues” dhe kështu sikurse me IRPL-në ashtu edhe me IRP-në ka arritur t’i shmanget vështirësive dhe debatit kontrovers të brendshëm lidhur me gradimin numerik karshi atij kualitativ/përshkrues që ka ndodhur gjatë krijimit të IRGJ-së. Shkurt, IRGJ, IRPL dhe IRP e tani IRAL bashkërisht zbatojnë vlerësimet kualitative të faktorëve specifikë. Secilit faktor ose deklaratë në IRAL, i është ndarë një nga tri vlerat ose korrelacionet sikurse: pozitiv, neutral, ose negativ. Këto vlera reflektojnë marrëdhënien e deklaratës në kuadër të faktorit përkatës me rregulloret dhe praktikat e shtetit të caktuar përkitazi me sistemin e tij të arsimit ligjor. Atëherë kur deklarata korrespondon fuqimisht me realitetin në shtetin e caktuar, atëherë ky shtet vlerësohet me notën “pozitive” për atë faktor – deklaratë. Mirëpo, kur deklarata nuk i përfaqëson fare kushtet ekzistuese në atë shtet, atëherë jepet vlerësimi ose nota “negative.” Nëse kushtet ekzistuese në vendin përkatës korrespondojnë në disa mënyra por jo në të tjerat, atëherë jepet vlerësimi “neutral.” Sikurse në IRGJ, IRPL, IRP, edhe IRAL-i i shmanget çdo përpjekje për të bërë një gradim numerik të progresit reformues në një shtet ngase këto përpjekje të bazuara në këto qasje mund të jenë kundër produktive.2

Rezultatet e 22 vlerësimeve të ndara janë përmbledhur në një format të standardizuar për secilin vlerësim IRAL për secilin shtet në veçanti. Sikurse me IRGJ, IRPL dhe IRP, raportet vendore IRAL përmbajnë korrelacionet e vlerësuara për secilin faktor veç e veç dhe një përmbledhje të shkurtër ku përshkruhen bazat për konkluzionin konkret për secilin faktor pasues. Krahas kësaj, aty përfshihet edhe një analizë më e thellë e çështjeve të ndryshme të ndërlidhura. Kategorizimi i të dhënave në këtë format e lehtëson futjen e tyre në një bazë të të dhënave, dhe i mundëson

1 KEDKG është shkurtesa për Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër eliminimit të të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas. ABA/CEELI e ka zhvilluar “veglën CEDAW në vitet 2001-2002. “Vegla vlerësuese për Trafikimin me Njerëz bazohet në Protokollin e KB-ve për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit me njerëz, e posaçërisht të gruas dhe fëmijës, dhe është zhvilluar në vitet 2004-2005. 2 Për një diskutim më të hollësishëm mbi këtë çështje, shih Larkins, Pavarësia e gjyqësorit dhe demokracia: Analiza teorike dhe e konceptit, 44 AM. J. COMP. L. 605, 611 (1996).

Page 8: Indeksi i reformës së

iv

përdoruesit që më lehtë të krahasojë dhe bëjë dallimin e rezultateve nga shtetet e ndryshme në fushat specifike, dhe gjatë azhurnimit të IRAL-it në shtetet e caktuara me kalimin e kohës. Janë dy arsye kryesore për huazimin e procesit dhe formatit të “notimit” nga IRGJ-ja, IRPL-ja dhe IRP-ja. E para është thjeshtësimi. Mbështetja në metodologjinë e testuar dhe të respektuar të IRGJ-së, IRPL dhe IRP-së ka mundësuar zhvillimin shumë më të shpejtë të IRAL-it. E dyta është njëtrajtshmëria. Krijimi i formateve uniforme në fund i mundëson ABA/ROLI-it që t’i ekzaminojë në mënyrë të ndërsjellë informatat që rezultojnë nga IRAL me grupin e informatave nga IRGJ, IRPL dhe IRP. Kjo përfundimisht i mundëson ABA/ROLI-it të ofrojë një pasqyrë më të kompletuar të reformave ligjore në shtetet e përzgjedhura. Si vazhdimësi e praktikës së suksesshme, e cila për të parën herë është zbatuar në IRPL, paraqitet krijimi i komitetit për korrelacione dhe përdorimi i grupeve joformale të fokusit. Me qëllim të ofrimit të konsistencës sa më të madhe të faktorëve përgjegjës, ABA/ROLI ka formuar një komitet ad hoc në të cilin hyjnë vlerësuesi, drejtori vendor i shtetit përkatës dhe personeli lokal, dhe personeli i përzgjedhur i ABA/ROLI-it nga D.C. Koncepti prapa këtij komiteti është që të ofrojë perspektivë komparative për vlerësuesit në shtetin specifik dhe të ofrojë mekanizëm për notimin në mënyrë konsistente nëpër shtetet përkatëse. Përdorimi i grupeve joformale të përbëra nga profesorë të fakulteteve juridike, studentë, administratorë, praktikues ligjor, përfaqësues të OJQ-ve dhe zyrtarë të ndryshëm qeveritar, ndihmon në identifikimin e çështjeve dhe ngritjen në përgjithësi të saktësisë vlerësuese. Raundet përcjellëse të implementimit të IRAL do të zhvillohen duke pasur parasysh disa qëllime. Së pari, ato do të mundësojnë një raport të përditësuar mbi sistemet e arsimit ligjor në demokracitë e reja dhe transitore, duke nënvizuar zhvillimet më të rëndësishme të fundit dhe se si këto zhvillime ndikojnë në cilësinë e arsimit ligjor dhe mjedisin në të cilin funksionojnë fakultetet juridike. Ato gjithashtu do të identifikojnë shkallën në të cilën autoritetet shtetërore, përfaqësuesit e komunitetit të arsimit ligjor dhe të tjerët i kanë trajtuar mangësitë e identifikuara nga analizat e mëparshme të llojit IRAL. Implementimi periodik i vlerësimeve IRAL do të regjistrojë ato fusha në të cilat ka pasur kthim prapa në fushën e reformës së arsimit ligjor, do të shënojë rastet kur angazhimet reformuese të arsimit ligjor kanë ngecur dhe kanë pasur pak apo aspak ndikim, dhe do të dallojë tregimet e suksesshme dhe përmirësimet në angazhime reformuese të arsimit ligjor. Përfundimisht, duke kryer rregullisht analiza të llojit IRAL, ABA ROLI do të vazhdojë të shërbejë si burim i informatës së dhënë me kohë dhe analizës së gjendjes së arsimit ligjor dhe reformës së tij në demokracitë e porsalindura dhe shtetet në tranzicion. Struktura e përgjithshme e raporteve vijuese të IRAL, si dhe metodologjia do të qëndrojnë të pandryshuara për të lejuar një analizë të saktë historike dhe krahasime të besueshme që do të bëhen me kalimin e kohës. Këto raporte do të shqyrtojnë të gjithë 22 faktorët IRAL. Ky proces do të përfshijë provimin e të gjitha ligjeve, akteve normative dhe dispozitave dhe burimeve tjera të autoritetit përkitazi me organizimin dhe funksionimin e sistemit të arsimit ligjor, dhe prapë do të përdori procesin kyç të intervistave informative për t’u mbështetur në perspektivën e një numri të profesorëve të fakulteteve juridike, administratorëve, studentëve, zyrtarëve qeveritarë, praktikuesve të ligjit dhe drejtueseve të OJQ-ve të cilët posedojnë me njohuritë e thella lidhur me funksionimin e fakulteteve juridike. Gjatë ndërmarrjes së vlerësimeve përcjellëse, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet atyre faktorëve të cilët në vlerësimet paraprake IRAL kanë marrë nota negative. Secilit faktor prapë do t’i jepet nota gjegjëse pozitive, neutrale apo negative si pjesë e zbatimit të IRAL. Krahas kësaj, raportet vlerësuese përcjellëse gjithashtu do të identifikojnë natyrën e ndryshimeve në raport me trendin nga vlerësimi paraprak. Ky trend to të shënohet në “Tabelën e korrelacionit të faktorëve” e cila paraqitet në fillim të raportit LRAL dhe gjithashtu do të shënohet në secilin kuadër(kornizë) të konkluzionit për secilin faktor veç e veç që është model i standardizuar i secilit raport të tipit IRAL. Do të përdoren simbolet si në vijim: ↑ (trend në ngritje; përmirësim); ↓ (trend në zbritje; kthim prapa); dhe ↔ (pa ndryshime; pak apo aspak ndikim).

Page 9: Indeksi i reformës së

v

Sociologët mund të argumentojnë se disa kritere do të mund të vërtetoheshin më së miri përmes anketimit të opinionit publik ose përmes intervistave më të gjata me palët e interesuara. Duke qenë të ndjeshëm për sa i përket kostos dhe kufizimeve kohore, ABA/ROLI kishte vendosur që t’i organizoj këto çështje në atë mënyrë që, përgjigjet do të jepeshin në mënyre efektive përmes pyetjeve të kufizuara që do t’u drejtoheshin profesorëve të drejtësisë, avokatëve, gjykatësve, prokurorëve dhe vëzhguesve të jashtëm, të cilët posedojnë njohuri të theksuar të arsimit ligjor. Në përgjithësi, intenca e IRAL-it është që të zbatohet shpejtë nga një ose më shumë specialistë të drejtësisë të cilët kanë njohuri të përgjithshme për vendin dhe rajonin dhe të cilët mbledhin informata objektive dhe zhvillojnë intervistat e nevojshme për vlerësimin e secilit faktorë veç e veç të IRAL-it. IRAL ishte përgatitur me qëllim të përmbushjes së disa funksioneve. Së pari, IRAL u ofron qeverive dhe profesionistëve në fushën e arsimit juridik një vlerësim gjithëpërfshirës mbi gjendjen e arsimit juridik në vend, duke u mundësuar atyre vënien në prioritet dhe fokus të angazhimeve reformuese. E dyta, ABA/ROLI dhe bartësit tjerë të ndihmës nga fusha e sundimit të ligjit, do të kenë mundësi t’i përdorin rezultatet e IRAL-it për të hartuar programe më efektive të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e arsimit ligjor. E treta, IRAL ju mundëson organizatave donatore, politik-bërësve, OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare që t’i gjejnë informatat, të cilat zakonisht vështirë gjinden, mbi strukturën, natyrën dhe statusin e sistemit të arsimit ligjor në vendet në të cilat zbatohet IRAL. Së katërti, i kombinuar me IRGJ, IRPL dhe IRP, IRAL do t’i kontribuojë të kuptuarit gjithëpërfshirës të asaj se si funksionon në praktikë sundimi i ligjit. E në fund, rezultatet e IRAL mund të shërbejnë edhe si shtytëse të iniciativave avokuese lokale sikur ato që kanë të bëjnë me fushatat për vetëdijesimin e publikut për ta përmirësuar nivelin e respektimit nga ana e pushtetit, të standardeve të njohura ndërkombëtare për arsimin ligjor. Mirënjohjet ABA/ROLI dëshiron ta falënderojë ekipin i cili e ka zhvilluar konceptin dhe projektin e IRAL-it, duke përfshirë këtu Dr. Carson Clements, analist ligjor i Zyrës së ABA/ROLI-it për hulumtime dhe zhvillim të programeve, i cili ka shërbyer si koordinator i projektit; Michael Maya, zëvendës drejtor i ABA/ROLI-it, i cili ka ndihmuar në drejtimin e projektit dhe ka ofruar frymëzim të çmueshëm në zhvillimin e doracakut vlerësues të IRAL-it dhe zbatimin e vlerësimit të IRAL-it pilot; John Keeton, menaxher programi për programet e Azisë Qendrore, i cili ka mbështetur projektin, duke përfshirë këtu koordinimin e punëve të grupit punues të ekspertëve të IRAL-it; dhe praktikantët ligjor Elena Arakelian dhe Natalya Kim, të cilët kanë dhënë asistencën hulumtuese dhe asistencën në përkthim. Përveç kësaj, ABA/ROLI është mirënjohës për kontributet e dhëna për këtë projekt nga anëtarët e brendshëm të grupit të brendshëm të punës të IRAL, duke përfshirë këtu Steven Austermiller, Frank Hespe, dhe Cristina Turturica Malai, si dhe të ish kolegëve dhe atyre prezent duke përfshirë këtu Wendy Patten, Simon Conté, dhe Olga Ruda. Gjatë përpilimit të IRAL, janë nxjerrë kontribute dhe komente kritike nga ekspertë të ndryshëm mbi çështjet e arsimit ligjor. Në veçanti, ABA/ROLI dëshiron t’i falënderojë anëtarët e grupit të ekspertëve për IRAL të cilët kanë ndihmuar në revidimin e strukturës dhe faktorëve fillestar, duke përfshirë këtu, Gilles Badet, Mark Dietrich, Haluk Kabaalioglu, Jeffrey Lehman, Makua Mutua, Eleanor Myers, William Rakes, Speedy Rice, Richard Roe, Barbara Schatz, Roy Stuckey, James White, Richard Wilson, dhe Leah Ëortham. Ekipi vlerësues Ekipi vlerësues i IRAL-it 2010 për Kosovë ishte drejtuar nga Cynthia Alkon, profesor asistente në Fakultetin Juridik të Wesleyan të Teksasit, me asistencën e çmueshme të juristes së ABA ROLI-it në Kosovë Vjosa Hasanaj dhe praktikantët Milot Ahma dhe Alonit Cohen. Ekipi është ndihmuar në mënyrë substanciale nga anëtarët e personelit të ABA ROLI-t në Prishtinë dhe Uashington,

Page 10: Indeksi i reformës së

vi

duke përfshirë këtu drejtoreshën vendore për Kosovë Gina Schaar; drejtorin për hulumtime dhe vlerësime Simon Conte, drejtoreshën për Divizionin e Evropës dhe Euroazisë Donna Wright, zëvendësdrejtoreshën për Divizionin e Evropës dhe Euro-Azisë Julie Garuccio, zyrtaren e programit Megan Niedermeyer, dhe bashkëpunëtoren profesionale të programit Ellen Davis. Olga Ruda – koordinatore e hulumtimeve në ABA/ROLI ka shërbyer si koordinatore e përgjithshme e projektit dhe si redaktore e raportit dhe analistja ligjore Jessie Tannenbaum e ka finalizuar raportin për publikim. Konkluzionet dhe analizat janë bazuar në intervistat të cilat janë zhvilluar në Kosovë gjatë qershorit 2010, intervistat përcjellëse të mbajtura në tetor 2010, dhe në dokumentet relevante të cilat janë shqyrtuar gjatë këtyre muajve. Të dhënat mbi autoritetet relevante që janë shqyrtuar gjatë asaj periudhe. Të dhënat e autoriteteve relevante dhe lista fshehtë e personave të intervistuar gjinden në një dosje në Uashington, D.C. në zyrën e ABA ROLI-it. Ekipi vlerësues është jashtëzakonisht mirënjohës për kohën dhe ndihmën e ofruar nga ata që janë pajtuar të intervistohen për këtë projekt.

Page 11: Indeksi i reformës së

1

Përmbledhje ekzekutive Përmbledhje e shkurtër e rezultateve Indeksi i reformës së arsimit ligjor të Kosovës për vitin 2010 (IRAL), reflekton përmirësime të rëndësishme në sistemin e arsimit ligjor të Kosovës, me gjithë mbetjen e sfidave më kryesore. Që nga analiza e parë IRAL për Kosovë e vitit 2008, sistemi i arsimit të lartë ka bërë hapa të rëndësishëm përpara drejt pajtueshmërisë me Procesin e Bolonjës, si dhe drejt krijimit të ‘hapësirës evropiane të arsimit të lartë’. Cilësia e fakulteteve private të drejtësisë është përmirësuar që nga fillimi i procesit të akreditimit në vitin 2009. Përkundër zhvillimeve të tilla pozitive, megjithatë kanë mbetur edhe më tej sfida të mëdha. Si fakultetet publike të drejtësisë ashtu edhe ato private përballen me sfidën e edukimit të numrit tepër të madh të studentëve nëpër objekte joadekuate, me mundësi teknologjike joadekuate, personel të pamjaftueshëm akademik dhe biblioteka, gjersa të njëjtën kohë të angazhohen në përmirësimin e cilësisë të planeve të tyre mësimore dhe të inkuadrojnë lëndë juridike të reja dhe metoda të reja të mësimdhënies. Ashtu si është paraqitur në ‘tabelën e korrelacionit të faktorëve’, në vitin 2010 Kosova ka shënuar korrelacione pozitive për gjashtë faktorë të IRAL nga gjithsejtë 22, duke përfshirë këtu, dy faktorë (standardet e licencimit dhe akreditimit, kornizat dhe rrjetet e njohjeve, dhe kompensimi i personelit mësimdhënës) të cilët kanë shënuar korrelacione neutrale në vitin 2008; dhe asnjëri prej katër faktorëve të cilët kishin korrelacion pozitiv në vitin 2008 nuk kishin shënuar rënie në vitin 2010. Gjashtë faktorë kanë shënuar korrelacion negativ që paraqet ngritje nga pesë sa ishin në vitin 2008; njëri faktor (kompensimi i mësimdhënësve) që kishte korrelacion negativ në vitin 2008, është vlerësuar me korrelacion neutral në vitin 2010, ndërsa dy faktorë (vlerësimi i studentëve dhe/ose provimet dhe ruajtja institucionale e të dhënave) kanë shënuar rënie nga viti 2008 kur kishin korrelacion neutral. Dhjetë faktorët e mbetur kanë shënuar korrelacione neutrale për vitin 2010. Në përgjithësi, tre faktorë kanë treguar përmirësim që nga viti 2008, duke kaluar nga pozicioni neutral në atë pozitiv apo prej atij negativ në korrelacionin neutral, ndërsa vetëm dy faktorë kanë shënuar rënie, duke reflektuar kështu në përgjithësi një përpjekje dhe një progres konkret në sistemin e arsimit ligjor të Kosovës. Aspektet pozitive të identifikuara në IRAL 2010 për Kosovë

• Formalitetet e sistemit të arsimit ligjor të Kosovës, si pjesë e sistemit të përgjithshëm të arsimit të lartë, i plotësojnë standardet e artikuluara në Deklaratën e Bolonjës, duke përfshirë këtu përcaktimin dhe kohëzgjatjen e programeve të studimit, hartimin e planprogramit mësimor dhe përdorimin e ‘Sistemit evropian për bartjen dhe mbledhjen e kredive ECTS’. Universiteti i Prishtinës dhe fakultetet private të drejtësisë janë të kyçur në rrjetet akademike nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare dhe studentët gjithashtu kanë mundësi të marrin pjesë në programet e shkëmbimit me vendet tjera të Evropës.

• Të gjithë bartësit publik dhe privat të arsimit të lartë në Kosovë janë të licencuar

dhe akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me përjashtim të fakultetit juridik të Mitrovicës i cili i përmbahet procesit të akreditimit nga Serbia. Në vitin 2008 standardet e akreditimit dhe licencimit ishin në zhvillim e sipër, kurse vlerësimi i pavarur i fakulteteve private të drejtësisë ka çuar në suspendimin e licencave për të gjitha dhjetë fakultetet e atëhershme private të drejtësisë gjer në zhvillimin e standardeve të akreditimit. Katër fakultete private të drejtësisë janë akredituar në vitin 2009, ndërsa pesë fakultete tjera private të drejtësisë janë akredituar në vitin 2010. Në vitin 2010 në Prizren është hapur dhe akredituar një fakultet i ri publik i drejtësisë.

• Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës aplikon masa të veçanta të pranimit me

qëllim të ngritjes të shkallës së përfaqësimit për grupet e nën-përfaqësuara dhe në

Page 12: Indeksi i reformës së

pozitë të pafavorshme, dhe diskriminimi gjatë pranimit është i ndaluar me ligj dhe në praktikë si në fakultetet publike ashtu edhe ato private. Megjithëse asnjë nga fakultetet private të drejtësisë nuk zbatojnë masa të veçanta të pranimit, gjatë analizës nuk janë gjetur prova mbi ndonjë diskriminim të hapur në praktikën e pranimeve.

• Ligji e ndalon diskriminimin në punësim në universitetet publike dhe private dhe

mundëson shqyrtimin administrativ dhe gjyqësor të ankesës ndaj vendimeve për punësim dhe avancim në punë. Praktikat e punësimit dhe avancimit në punë për personelin akademik të Universitetit të Prishtinës janë të karakterit garues, të drejta, uniforme dhe transparente. Mirëpo, përkundër mungesës së diskriminimit të hapur, gruaja dhe pakicat etnike vazhdojnë të mbeten të nën-përfaqësuara në mesin e personelit akademik të fakulteteve juridike të Kosovës.. Në vitin 2009, pagat e personelit akademik të Universitetit të Prishtinës janë ngritur në mënyrë substanciale, duke i sjellë ato në të njëjtin nivel me pagat e ofruara nëpër fakultetet private të drejtësisë, megjithëse personeli akademik i të gjitha institucioneve vazhdon të raportojë se pagat janë të pamjaftueshme dhe se ngritja e tyre nuk duket se ka arritur ta përmbushë qëllimin e tyre të deklaruar për kufizimin e numrit të mësimdhënësve që mbajnë më shumë pozita ose që japin mësim në më shumë fakultete njëkohësisht.

• Me anë të ligjit por edhe me statutet e të gjithë bartësve të arsimit të lartë në

Kosovë ofrohet mbrojtje e gjerë institucionale por edhe liri akademike. Të intervistuarit kanë raportuar se kjo liri respektohet në praktikë dhe se nuk janë raportuar raste të ndërhyrjes në këto të drejta që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.

Sfidat e identifikuara në IRAL 2010 për Kosovë

• Etika profesionale dhe ligjore nuk ligjërohen në mënyrë adekuate si në fakultetet publike ashtu edhe ato private të drejtësisë të Kosovë. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës dhe disa fakultete private të drejtësisë ofrojnë lëndë zgjedhore mbi etikën ligjore, por shumë prej studentëve diplomojnë pa i dëgjuar ato lëndë dhe nuk dihet se cilat mësime mbulohen nga ato lëndë. Pa lëndë të obliguar mbi etikën për të gjithë studentët e drejtësisë do të jetë e vështirë për fakultetet juridike të Kosovës që në mënyrë të duhur t’i përgatisin studentët për praktikën juridike në vendet të cilat aplikojnë standardet evropiane të praktikës etike të ligjit.

• Fakultetet e drejtësisë mbështeten në masë të konsiderueshme në provimet

përfundimtare, dhe mashtrimi nga studentët dhe korrupsioni gjatë dhënies së provimeve dhe procesit të notimit është raportuar gjerësisht të jenë të pranishëm në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në praktikë, studentët të dështojnë në provime lejohen t’i paraqesin ato sa herë që dëshirojnë dhe nuk iu caktohet ndonjë kusht akademik apo nuk përjashtohen për shkak të notave të dobëta. Nuk ka programe të cilat ofrojnë arsimim korrektues për shumë studentë të drejtësisë të cilët kanë pranuar mësim të dobët fillor dhe të mesëm për shkak të kushteve ekzistuese në sistemin publik të arsimit në Kosovë gjatë periudhë para, gjatë dhe pas luftës.

• Shkalla e diplomimeve mbetet e ulët si për studentët e programit themelor të studimeve universitare ‘LL.B.’ ashtu edhe për programin master LL.M. të Universitetit të Prishtinës. Universiteti i Prishtinës pranon një numër të madh të studentëve por një numër konsiderueshëm më i vogël arrin të diplomojë. Femrat vazhdojë të diplomojnë në numra më të vogël se sa meshkujt, veçanërisht në programet master të studimeve LL.M. megjithëse numri i femrave të cilat marrin diploma LL.B. dhe LL.M është duke u rritur çdo vit.

• Mungesa e digjitalizimit të të dhënave akademike në Universitetin e Prishtinës është ngarkesë për studentët, të cilët hasen në vështirësi dhe vonesa gjatë regjistrimit

Page 13: Indeksi i reformës së

3

të vitit apo paraqitjes së provimeve. Fakultetet private të drejtësisë në Mitrovicë raportohet të kenë sisteme më efikase të ruajtjes së të dhënave.

• Objektet fizike, mundësitë teknologjike dhe bibliotekat juridike si në fakultetet

publike ashtu edhe në ato private nuk janë të mjaftueshme për mbështetjen e misioneve të këtyre institucioneve. Ky problem është veçanërisht akut në Universitetin publik të Prishtinës, ku ndërtesat janë gjendje të keqe, ka mungesë të personelit administrativ dhe mungesë të trajnimit dhe aftësive, dhe bibliotekat janë të përgatitura dobët, kanë sisteme të dobëta të brendshme dhe koleksione të pamjaftueshme.

• Numri i madh i trupit studentor të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

vazhdon të jetë shqetësues, duke ndikuar kështu në madhësinë e grupit, në metodat e mësimdhënies dhe provimeve, në objektet fizike dhe në proporcionin ‘profesor – studentë’. Numri i studentëve për regjistrim përcaktohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pa i shqyrtuar nevojat e studentëve dhe resurset në dispozicion të Fakultetit Juridik.

• Fakulteti Juridik i Mitrovicës vazhdon të funksionojë si i akredituar nga Serbia dhe

të jepet mësim për ligjin e Serbisë. Kjo mungesë integriteti i institucioneve në kuadër të një sistemi të vetëm universitar paraqet sfidë të vazhdueshme për sistemin arsimor ligjor të Kosovës, duke reflektuar problemet e përgjithshme me të cilat ballafaqohet qeverisja e Kosovës përkitazi me shumicën e institucioneve nga pjesa veriore e vendit.

Page 14: Indeksi i reformës së

4

Historiku i shkurtër i Kosovës Republika e Kosovës, shteti më i ri i pavarur në botë është themeluar formalisht në shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës (Parlamenti) në mënyrë unanime e ka aprovuar deklaratën me të cilën e shpallë pavarësinë e saj nga Serbia. Deri në përpilimin e këtij vlerësimi, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe formalisht 72 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara [më tutje në tekst: KB], duke përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian [më tutje në tekst: BE], si dhe Tajvanin. Përkundër shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të Kushtetutës së re në qershor të vitit 2008, Kosova ende nuk e gëzon mëvetësinë e plotë politike, por i nënshtrohet mbikëqyrjes së jashtme nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit [më tutje në tekst: EULEX] dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare [më tutje në tekst: ICO]. Gjithashtu, siguria e Kosovës në këtë kohë realizohet nga prania ushtarake e vazhdueshme e Forcës së NATO-s për Kosovë [më tutje në tekst: KFOR]. Statusi i tanishëm i Kosovës mund të kuptohet vetëm në kuadër të kontekstit më të gjerë të shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë [më tutje në tekst: RSFJ] gjatë viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. Për shumicën e shekullit të njëzetë Kosova ke qenë rajon administrativ i Jugosllavisë, si pjesë e territorit të Serbisë Jugore në kuadër të Mbretërisë Jugosllave që ka ekzistuar midis dy luftërave botërore, ose si krahinë e Republikës së Serbisë e cila ishte njëra nga republikat konstitutive të federatës së RSFJ-së e cila u krijua në vitin 1944. Me Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974, Kosova gëzonte statusin e “krahinës autonome” brenda territorit të Republikës Socialiste të Serbisë, dhe me disa atribute të sovranitetit të kufizuar, siç janë kompetencat mbi policinë e vet, gjykatat dhe mbi mbrojtjen territoriale. Mirëpo, autonomia e Kosovës filloi të kufizohej rëndë pas ngritjes në pushtet të kryetarit serb Slobodan Milosheviq. Në vitin 1989 mbi 80% e shumicës shqiptare etnike të Kosovës vendoset nën gjendjen e jashtëzakonshme të luftës. Në vitet 1997-1998 shpërthen lufta në Kosovën e kontrolluar nga Serbia, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvillon luftën politike dhe ushtarake për një Kosovë të pavarur. Pas një periudhe të konfliktit të ashpër lokal dhe të negociatave ndërkombëtare, në mars të vitit 1999 forcat e NATO-s filluan luftën ajrore kundër Jugosllavisë. Lufta 78-ditëshe përfundoi në qershor të vitit 1999 kur forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova. Pas ndërprerjes së armiqësive deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008 Kosova administrohej nën protektoratin e KB-ve nga një administratë civile ndërkombëtare dhe prani ushtarake e sigurisë nën autorizimin e KB-ve. Shih në përgjithësi REZOLUTA E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KB-VE (10 qershor 1999) [REZOLUTA 1244]. Administrata civile ndërkombëtare e njohur si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë [UNMIK], udhëhiqej nga Përfaqësuesi i Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-ve [PSSP] dhe bartte funksionet policore, të mbrojtjes dhe disa funksione gjyqësore deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Shih Id; shih po ashtu në përgjithësi RrEGULLOREN E UNMIK-ut nr. 2001/9 MBI KORNIZËN KUSHTETUESE PËR VETËQEVERISJE TË PËRKOHSHME NË KOSOVË (15 maj 2001, e ndryshuar së fundi me RREGULLOREN E UNMIK-ut NR. 2007/29 (4 tetor 2007)) [më tutje KORNIZA KUSHTETUESE]. Prania ndërkombëtare e sigurisë operohej ndarazi nga KFOR-i personeli i të cilit nuk ishte objekt i autoritetit të UNMIK-ut dhe gëzonte imunitet nga sistemi gjyqësor i Kosovës. Si rezultat i një iniciative të rëndësishme për zgjidhjen e statusit të Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore, i dërguari i posaçëm i KB-ve Martti Ahtisaari ka dalë me një propozim hap-pas-hapi për pavarësinë e Kosovës RAPORTI I TË DËRGUARIT TË POSAÇËM TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM MBI STATUSIN E ARDHSHËM TË KOSOVËS (S/2007/168) DHE PROPOZIMI GJITHËPËRFSHIRËS PËR ZGJIDHJEN E STATUSIT TË KOSOVËS (S/2007/168/Add.1) (26 mars 2007) [më tutje “PLANI I AHTISAARIT”]. Por, për shkak se këtë plan e kishte kundërshtuar Rusia në Këshillin e Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i KB-ve Ban Ki Mun ka vazhduar me një plan tjetër me të cilin parashikohet që KB-të do ta ruajnë neutralitetin lidhur me çështjen e statutit të Kosovës. Me kërkesën e Serbisë, Asambleja e Përgjithshme e KB-ve më 8 tetor 2008 e ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë [GJND] të jep opinionin e vet lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. REZOLUTA E KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KB-VE 63/6 (8 tetor 2008). Më 22 korrik 2010, GJND-ja e ka shpallë opinionin e vet këshillues sipas të cilit shpallja e pavarësisë nuk përbënte

Page 15: Indeksi i reformës së

5

shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Shih, Pajtueshmëria me të drejtën ndërkombëtare e shpalljes së njëanshme të pavarësisë të Kosovës §§ 122-123, Opinioni këshillues i GJND-së Nr. 141 (22 korrik 2010), gjendet http://www.icj-cij.org/docket/files/141/15987.pdf. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është shoqëruar me ndryshimin të rëndësishme në strukturën mbikëqyrëse ndërkombëtare të saj. BE e ka themeluar Misionin e EULEX-it, i cili ka zbarkuar 2,000 policë dhe resurse civile si vazhdimësi e pranisë së UNMIK-ut në Kosovë të paraparë me Rezolutën 1244. Shih VEPRIMI I PËRBASHKËT I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN 2008/124/CFSP MBI MISIONIN PËR SUNDIMIN E LIGJIT NË KOSOVË, (4 shkurt 2008); e ndryshuar me VEPRIMI I PËRBASHKËT I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN 2009/445/CFSP, 9 qershor 2009) [më tutje në tekst: VEPRIMI I PËRBASHKËT I BE-SË PËR EULEX-IN]. EULEX-i drejtohet nga Shefi i Misionit i cili shërben si autoriteti më i lartë ekzekutiv. Synimet kryesore të EULEX-it janë të asistojë dhe mbështesë autoritetet e Kosovës për çështjet e sundimit të ligjit, dhe në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me policinë, gjyqësinë dhe doganat. Rrjedhimisht, UNMIK-u e ka reduktuar misionin e vet dhe shumë prej funksioneve të veta ia ka kaluar EULEX-it. Por, për shkak se Rezoluta 1244 mund të shfuqizohet vetëm me rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit dhe pasi që Rusia e kundërshton një rezolutë të tillë, deri në përpilimin e këtij raporti UNMIK-u mbetet në Kosovë deri në kohë të pacaktuar si mision ndërkombëtar dytësor duke ia transferuar përgjegjësitë e rezervuara Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe EULEX-it. Sikurse KB-të ashtu edhe BE-ja në përgjithësi nuk ka marrë qëndrim lidhur me statusin e Kosovës, ndërsa KFOR-i vazhdon edhe më tej të veproj në mënyrë të ndarë dhe larg administratës së EULEX-it. Kosova e ka një popullatë prej afërsisht 2.18 milion njerëzve. Që nga viti 2008, vetëm më pak se një e treta e popullsisë ishte e moshës 15 vjeçare dhe 60% e saj ishte e moshës nën 25 vjet. Gjatë vitit akademik 2009-2010 të regjistruar ishin 96,172 nxënës të shkollave të mesme të vendit të cilët të gjithë do ta gëzojnë të drejtën e regjistrimit në sistemin e arsimit të lartë. Gjithashtu, 26,274 nga 28,141 studentë e kanë kaluar provimin e maturës në vitin 2009, duke fituar të drejtën e aplikimit për studime të mëtutjeshme. Aktualisht 60,000 studentë (23% e popullsisë e moshës prej 18-24 vjeçare) vijojnë arsimin e lartë në Kosovë, që paraqet përqindjen më të ultë në Evropë të kësaj grupmoshe të regjistruar në arsimin e lartë. Njëra komponentë e strategjisë aktuale të Kosovës për arsim të lartë është të ngritët kjo përqindje në të paktën 25% deri në vitin 2015. Konteksti historik Studimet juridike universitare në Kosovë kanë një histori relativisht të re në krahasim me traditat universitare të shumë demokracie perëndimore. Fakultetit Juridik i Mitrovicës është themeluar në vitin 1961 dhe e ka filluar veprimtarinë në muajin tetor të atij vitit si pjesë e Universitetit të Beogradit. I njëjti u bë pjesë e Universitetit të Prishtinës me themelimin e këtij të fundit në vitin 1969. Fillimisht, në fakultet mësohej drejtësia dhe ekonomia, por në vitin 1971, këto degë u ndanë në dy fakultete të ndara. Për popullin e Kosovës, themelimi i Universitetit shihej si ngjarje historike

Page 16: Indeksi i reformës së

6

Konfliktet historike midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, çuan në krijimin e institucioneve paralele të arsimit të lartë dhe në gjendjen e tanishme të de facto segregimit brenda sistemit të arsimor. Gjatë viteve të 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit kishte marrë kontrollin mbi shumicën e institucioneve të Kosovës, profesorët shqiptarë etnikë dhe studentët ishin “përjashtuar” nga Fakultetit “zyrtar” Juridik i Universitetit të Prishtinës i cili gjatë kësaj periudhe përbëhej gati ekskluzivisht nga profesorët dhe studentët etnikë serbë. Pjesëtarët e komunitetit shqiptar të Kosovës e kishin themeluar sistemin paralel të arsimit i cili financohej nga 3% e taksave mbi të ardhurat personale të shqiptarëve të Kosovës që mblidheshin brenda dhe jashtë Kosovës. Ky sistem përfshinte edhe fakultetin juridik i cili funksiononte në shtëpitë private të Prishtinës duke ofruar arsim ligjor për studentët etnikë shqiptarë në mënyrë klandestine. Pranohet se arsimi “nga shtëpitë” që i është ofruar studentëve shqiptarë të drejtësisë ka qenë nën standardet përkatëse. Sigurisht se studimet dhe kreditë e ofruara nga ky fakultet nuk njiheshin nga autoritetet serbe dhe studentët të cilët i përfundonin studimet nuk kishin mundësi ta paraqisnin provimin e jurisprudencës në mënyrë që të bëheshin avokatë. Pas luftës 1998 – 1999, shqiptarët etnikë u kthyen në objektet e Universitetit të Prishtinës kurse profesorët dhe studentët etnik serbë u zhvendosën në Universitetin paralel të Mitrovicës i cili që nga viti 2001 është vendosur në Mitrovicë, ndërsa UNMIK-u e kishte njohur zyrtarisht në dhjetor 20023

Në vitet e fundit Kosova ka bërë përpjekje të rëndësishme drejt përmirësimit të gjendjes në arsimin e lartë, duke përfshirë këtu edhe arsimin ligjor. Dallohet përkushtimi i demonstruar i vendit për sjelljen e sistemit arsimor në harmoni me procesin e Bolonjës drejt krijimit të fushës evropiane të arsimit të lartë EHEA]. Mungesa e njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës si shtet, deri më sot, nuk e ka lejuar të merr pjesë si një prej palëve nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës. Sidoqoftë, Ligji i parë i Kosovës për arsimin e lartë dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës janë përpiluar me ndihmën e ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe të dyja aktet inkorporojnë parimet e përgjithshme dhe standardet ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë të përcaktuara me Deklaratën e Bolonjës.

. Të dyja janë subjekte publike dhe financohen nga fondet qeveritare dhe teknikisht janë pjesë e një universiteti, por në realitet, punojnë të pavarura nga njëra tjetra. Disa prej lëndëve të mësuara në Universitetin e Mitrovicës kanë të bëjnë ekskluzivisht me ligjet e Serbisë (që në disa raste përputhen me disa ligje të paraluftës të cilat janë ende të zbatueshme në Kosovë), ku disa prej tyre ligjërohen nga profesorët serbë që nuk janë banorë. I gjithë universiteti duke përfshirë edhe Fakultetin Juridik financohet nga Qeveria e Serbisë. Shih poashtu ORGANIZATA PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM EVROPIAN, STRUKTURAT PARALELE NË KOSOVË 2006-2007 f. 32-42 (2007) (pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturat paralele arsimore në Kosovë).

4

3 Nuk ka një emërtim të pajtuar nga komuniteti serb dhe ai shqiptar i Kosovës për t'iu referuar këtij institucioni të arsimit të lartë. Emërtimet e ndryshme që i bëhen këtij institucioni të arsimit të lartë janë të ndërlidhura me gjendjen politike në Kosovë. Sa për shpjegim, dhe për të shmangur ndonjë konotacion të paqëllimtë dhe të mundshëm politik apo domethënien e emërtimeve të ndryshme, IRAL do t'i referohet këtij institucioni si Universiteti i Mitrovicës. 4 Ligji i ri për arsimin e lartë i cili i referohet Republikës së Kosovës dhe jo UNMIK-ut, është hartuar me përkrahjen e Bankës Botërore. Në mesin e përmirësimeve më të rëndësishme, drafti i ri në mënyrë të qartë e promovon integrimin evropian si një prej qëllimeve kryesore, fuqizon autonominë dhe mbështetë divesitetin në arsimin e lartë dhe thelëmon kornizën universale të angazhimit dhe avancimit të personelit akademik.

Krahas kësaj Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji [MASHT] ka aprovuar një sërë politikash për integrimin në EHEA, duke përfshirë këtu deklaratën mbi hartimin e planprogrameve të arsimit të lartë, politikën mbi kriteret e përbashkëta për zbatimin e “Sistemit evropian për bartjen dhe akumulimin e kredive” [ECTS], udhëzimet mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë, si dhe politikën e njohjes së kualifikimeve para Bolonjës dhe atyre sipas Bolonjës. Në frymën e këtyre dokumenteve, Universiteti i Prishtinës e ka miratuar planprogramin e ndryshuar mësimor të Fakultetit Juridik në tetor të vitit 2007 dhe e ka zbatuar në tërësi ECTS-në. Lëndët mbi aftësitë praktike gradualisht janë futur në përdorim për të ndihmuar përgatitjen më të mirë të studentëve që të bëhen ushtrues efektiv të ligjit. Këto lëndë janë duke u bërë shumë të popullarizuara në radhët e studentëve dhe personelit akademi, mirëpo vetëm një

Page 17: Indeksi i reformës së

7

numër i vogël i studentëve kanë mundësi t’i vijojnë këto kurse nëpër secilin vit. Rrogat e profesorëve janë rritur në vitin 2009 në nivele konkurruese, megjithëse shumë prej profesorëve vazhdojnë të mbajnë kontrata të shumëfishta punësimi/angazhimi me organizata tjera. Numri i bartësve privat të cilët synojnë ofrimin e arsimit ligjor është shpërfaqur gjatë viteve të fundit. Që nga viti 2008, janë licencuar për punë 30 institucione private në Kosovë, duke përfshirë 10 syresh të cilat kanë ofruar tituj të drejtësisë dhe lidhur me drejtësinë. Mirëpo, në vitin 2008 asnjë prej këtyre institucioneve nuk ishin akredituar nga MASHT-i për ndarjen e titujve dhe diplomave. Vlerësimi i pavarur ka rezultuar në pezullimin e licencave të gjitha atyre institucioneve, dhe ndalimi i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2008-2009. Procesi i akreditimit është zhvilluar në vitin 2009, duke rezultuar me akreditimin e katër fakulteteve juridike private5

Struktura e sistemit të arsimit juridik

për një periudhë fillestare njëvjeçare. Akreditimi i tyre është vazhduar në korrik 2010 për një periudhë trevjeçare dhe pesë fakultete tjera private të drejtësisë janë akredituar për një periudhë njëvjeçare. Numri i studentëve që regjistrohen për çdo vjet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe nëpër fakultetet juridike private mbetet shumë i lartë, dhe përbën njërën nga pengesat kryesore të reformimit të mëtutjeshëm, siç do të ishte përdorimi i teknikave të mësimdhënies bashkëvepruese dhe vlerësimit të studentëve. Gjithashtu, mungesa e mjeteve ka ndikim thellësisht negativ në ngritjen e numrit të personelit akademik, dhe ndikon në objektet fizike dhe teknologjike, si dhe në materialet juridike të cilat t’i disponojë universiteti.

Bartësit që ofrojnë arsim juridik Në Kosovë sikurse në shumicën e vendeve të sistemit juridik kontinental, arsimi ligjor bazohet në studimet universitare të nivelit të fakultetit, me mundësi të studimit pasuniversitar që ofrohet nga fakulteti i drejtësisë i universitetit të autorizuar ose nga instituti i ngjashëm6

Përveç kësaj, varësisht nga statusi i pronësisë, Ligji mbi arsimi e lartë e bën dallim midis dy llojeve të bartësve të arsimi të lartë. Të parët, bartësit publik të arsimi të lartë i themelon MASHT-i dhe i nënshtrohen ratifikimit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Id. § 6.1. Varësisht nga

për studentët pasi të kenë marrë më parë dëftesën e kryerjes së shkollës së mesme. Fjala universitet përkufizohet si “institucion mësimor dhe shkencor, që jep diploma e tituj duke përfshirë nivelin e doktoratës me synimet e tij duke përfshirë përparimin në fushën e njohurive, ideve dhe diturisë në Kosovë, zhvillimin arsimor, shkencor, kulturor, social dhe ekonomik të Kosovës, nxitjen e qytetarisë demokratike dhe arritjen e standardeve më të larta në fushën e mësimdhënies e të mësimit.” LIGJI I KUVENDIT TË KOSOVËS MBI ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË § 8.1 (Ligji nr. 2002/3, shpallur përmes Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/14) [më tutje LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË]. Për t’i plotësuar kushtet për “universitet” bartësi i akredituar duhet të ketë kontingjentin e së paku 3000 studentëve të rregullt dhe të regjistruar në mënyrë të pavarur dhe që organizon kurse ose programe në të paktën pesë grupe të ndryshme të lëndëve”. Id. § 8.2. Bartësit e arsimit të lartë, përveç universiteteve mund të ndajnë tituj dhe diploma vetëm deri në nivelin Bachelor. Id. § 9. Të gjithë bartësit e arsimit të lartë duhet të jenë të pajisur me licencë në mënyrë që të funksionojnë dhe të gjithë bartësit e licencuar duhet të akreditohen në mënyrë që të fitojnë të drejtën e ndarjes së titujve akademikë dhe diplomave. Akreditimi fillestar është i vlefshëm për një periudhë fillestare njëvjeçare.

5 Në funksion të këtij raporti, termi fakultet juridik privat përdoret për t’iu referuar secilit bartës privat të arsimit të lartë të cilët ofrojnë diploma në fushën e drejtësisë, duke përfshirë institucionet të cilat mund të mos përfshijnë gjithë spektrin e një fakulteti të drejtësisë ashtu si në përgjithësi ky emërtim do të kuptohej 6 Nocionet “institucion i arsimit të lartë,” “bartës i arsimit të lartë,” “institucion,” “bartës,” dhe “universitet” përdoren në mënyrë të shkëmbyer përgjatë këtij raporti vlerësues.

Page 18: Indeksi i reformës së

8

aprovimi i MASHT-it secili bartës publik duhet ta nxjerrë statutin, dhe t’i përcaktojë rregullat për qeverisjen dhe administrimin. Struktura e përgjithshme drejtuese duhet të përbëhet nga: (1) senati i përfaqësuesve të zgjedhur nga personeli akademik dhe studentët, me përgjegjësinë kryesore këshillëdhënëse mbi çështjet akademike; (b) këshilli i drejtuesve ose këshilli administrativ i cili shërben si organ i përgjithshëm qeverisës dhe (3) rektori, i cili emërohet nga këshilli dhe vepron në cilësinë e drejtorit kryesor të përgjithshëm. Id. §§ 13-15. Aktualisht janë tre universitete publike që punojnë në Kosovë dhe secili prej tyre e ka edhe fakultetin juridik. Universiteti i Prishtinës e ka fakultetin më të madh dhe më të njohur i cili qeveriset në pajtim me statutin të cilin e ka aprovuar më 5 korrik 2004. Për zvogëlimin e numrit të studentëve në objektet e Prishtinës, Fakulteti Juridik në tetor të vitit 2010 i ka hapur dy degë të reja në Gjilan dhe Pejë. Gjithashtu, në tetor të vitit 2010 është hapur Universiteti i ri publik i Prizrenit. Universiteti i Mitrovicës nuk është i integruar tërësisht në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës. por vepron në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Serbisë dhe qeveriset në bazë të statutit të cilin e ka aprovuar më 15 nëntor 2006. Bartësit privat të arsimit të lartë mund të themelohen nga personi privat, organizatat ose fondacionet të cilat janë themeluar ose e kanë selinë e regjistruar në Kosovë. Këto institucion mund t’i aprovojnë statutet e tyre ose dokumentet themeluese, cilindo model të qeverisjes dhe administrimit që i lejon pjesëmarrjen e personelit akademik dhe studentëve në çështjet akademike. Id. § 22. Gjithsejtë nëntë bartës privat janë licencuar dhe akredituar për ofrimin e titujve juridik si dhe tituj të ndërlidhur (sikurse LL.B. në Kriminologji). Titujt e pranuar në drejtësi Sipas kritereve të Deklaratës së Bolonjës, arsimi i lartë në Kosovës, duke përfshirë këtu arsimin ligjor, përbëhet prej tre cikleve.7

• Diploma universitare (Bachelor) në drejtësi [më tutje LL.B.], që është diplomë universitare e lëshuar pas mbarimit të 240 ECTS kredive të realizuara gjatë katër viteve dhe pas diplomimit nga shkolla e mesme. Gjatë vitit akademik 2009-2010, kanë qenë përafërsisht 6,000 studentë universitar të cilët e kanë ndjekur programin LL.B të studimeve në fakultetet juridike publike dhe private gjithandej Kosovës, duke përfshirë 4,400 studentë LLB që ishin regjistruar në Universitetin e Prishtinës, dhe 175 në Universitetin e Mitrovicës, kurse pjesa tjetër që ishin regjistruar në katër fakultetet private të drejtësisë që ishin akredituar në vitin 20092010. Për vitin e ri akademik i cili fillon në tetor 2010, të dyja kampet, ai i Universitetit të Prishtinës secila prej dy degëve të reja të Universitetit të Prishtinës i ka pranuar 750 studentë LL.B. në vitin e tyre të parë, ndërsa Universiteti i Prizrenit i porsa akredituar ka pranuar 300 studentë të drejtësisë. Universiteti i Mitrovicës i ka pranuar 142 studentë të rinj LL.B për vitin akademik 2010-2011 (që është numër më i vogël nga 175 studentë sa ishin regjistruar në 2009-2010), dhe gjithsejtë 1,009 studentë kanë diplomuar në Fakultetin Juridik prej vitit 1999-2010 (duke përfshirë 193 syresh vetëm gjatë tre viteve të fundit). Katër fakultetet private të drejtësisë të akredituara më herët dhe pesë të rejat nuk i kanë ofruar të dhënat e tyre të regjistrimit për vitin 2010-11.

Ciklet bazohen në përfundimin e suksesshëm të numrit të paraparë të kredive ECTS, ku një kredi përfaqëson 25-30 orë pune, ose normën vjetore të studentit prej 1,500-1,800 orëve. Rrjedhimisht, si bartës të arsimit të lartë, fakultetet juridike të Kosovës mund të ndajnë këto lloje titujsh kualifikues:

7 Duke filluar nga viti akademik 2006-2007, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës e ka aprovuar ciklin 4+1+3, duke e zëvendësuar me programin e mëhershëm 3+2+3 program. Për shkak se shumë studentë të regjistruar në programin e mëhershëm 3+2+3 duhet ende të diplomojnë dhe ta mbarojnë programin dyvjeçar të masterit në drejtësi, të gjitha universitetit e akredituara (publike dhe private) tani kanë studentë në të dyja programet e Bolonjës. Bartja në ciklin e ri do të përfundojë pasi të kenë diplomuar të gjithë studentët nga cikli i mëhershëm.

Page 19: Indeksi i reformës së

9

• Titulli Master në drejtësi [më tutje LL.M.], që është titull pasuniversitar që i lëshohet personave me titullin LL.B dhe të cilët i kanë përfunduar me sukses 60 ECTS kredi gjatë një viti. Aktualisht nuk ka studentë të regjistruar në programin LL.M sipas ciklit të ri të titujve në Universitetin e Prishtinës, për shkak se studentët e parë të cilët do të gëzojnë të drejtën e hyrjes në këtë program, studimet e tyre në nivelin bachelor i patën filluar në vitin 2007. Prandaj, studimet për titullin LL.M. do të fillojnë në vitin 2011-2012. Në ndërkohë, gjithsejtë 963 studentë janë aktualisht të regjistruar në programin e mëhershëm dyvjeçar të studimeve master të drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Përveç kësaj, tre fakultete private juridike – Kolegji AAB-Riinvest, Kolegji Fama dhe Kolegji Iliria – tani janë të akredituar nga MASHT-i edhe për ndarjen e titujve LL.M.

• Titulli doktor, që është gradë pasuniversitare shkencore që i ndahet personave me

titullin master të drejtësisë dhe të cilët i kanë përfunduar me sukses 180 kredi plotësuese ECTS. Aktualisht, i vetmi institucion në Kosovë që ofron programe studimi për titullin doktor (PhD), është Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës. Kohëzgjatja normale e studimeve për doktoraturë në Universitetin e Prishtinës është 3-4 vjet. Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, aktualisht janë 21 kandidatë për titullin doktor.

Kontrolli dhe mbikëqyrja MASHT-i njihet si autoriteti kompetent shtetëror i cili është drejtpërsëdrejti përgjegjës për qeverisjen të gjithë bartësve të arsimit të lartë në Kosovë, duke përfshirë aty edhe bartësit e arsimit ligjor. Çka është më me rëndësi, MASHT-i është organi përgjegjës për licencimin dhe akreditimin e institucioneve arsimore. Për t’i ndihmuar në përmbushjen e këtyre funksioneve dhe promovimin e cilësisë së arsimit të lartë, MASHT-i e ka themeluar Agjencinë Kosovare për Akreditim [më tutje në tekst: AAK]. Krahas kësaj MASHT është përgjegjës për ndarjen e fondeve për bartësit e arsimit të lartë për aktivitetet e mësimdhënies dhe hulumtimit; autorizon formën dhe përmbajtjen e diplomave dhe plotësimeve në diploma; promovimin e lëvizshmërisë akademike dhe përcaktimin e kushteve të njohjes; dhe promovimin e mundësive të barabarta në arsimin e lartë. Shih në përgjithësi LIGJIN MBI ARSIMIN E LARTË § 4. Sistemi kosovar i arsimit e respekton parimin e autonomisë universitare, ku institucionet e veçanta kanë fuqinë e përcaktimit në mënyrë të pavarur të kushteve të pranimit, hartimit dhe zbatimit të planprogramit, zgjedhjen e personelit akademik, dhe të ndajnë titujt për profesorët, dhe të përcaktojnë metodat mësimdhënëse dhe të vlerësimit të rezultatit të studentëve. Id. art. 7.2. Brenda sistemit të Universitetit të Prishtinës kjo autonomi ushtrohet në mënyrë të centralizuar nga rektorati i Universitetit në çështjet e punësimit, shkarkimit dhe ngritjes në detyrë dhe personelit administrativ; ndryshimet e planprogramit mësimor; pranimin e studentëve; objektet fizike; dhe çështjet buxhetore. Dekanët e fakulteteve individuale dhe strukturat administrative kanë ndikim të kufizuar në vendimet përkitazi me çështjet të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në institucionet e tyre. Procesi akademik Standardet e pranimit Pranimi i në programin themelor të studimeve në bartësit publik të arsimit të lartë ka karakter të konkurrencës dhe bazohet në merita. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 27.1. Gjersa MASHT-i mund ta përcaktojë numrin e studentëve që duhet të pranohen në disiplinat përkatëse tek bartësit publik, secili universitet në mënyrë të lirë mund të përcaktojë kushtet vetjake të pranimit. Çdo kandidat i cili i ka të kryera 12 vite të shkollës së mesme dhe i cili me sukses e ka thënë provimin e maturës, gëzon të drejtën e konkurrimit për t’u pranuar në programin bachelor LL.B të studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pranimi bazohet në kombinimin e shkallës së suksesit të arritur në shkollën e mesme (deri në 20 pikë), në rezultatin e arritur në provimin e maturës pas shkollës së mesme (deri në 20 pikë), dhe në provimin kualifikues të organizuar nga Fakulteti Juridik (deri në 30 pikë). Ky i fundit përbëhet nga disa lëndë, dhe të gjitha prej tyre

Page 20: Indeksi i reformës së

10

duhet të kenë qenë pjesë e planprogramit të shkollës së mesme: Gjuha shqipe, Teori e së drejtës dhe Bazat e të drejtës kushtetuese. Kandidatët renditen sipas pikave të fituara dhe ata me më së shumti pikë pranohen në vendet e financuara nga mjetet publike. Nuk është i paraparë minimumi i rezultatit për pranim; por të paktën 30% e rezultatit të përgjithshëm të kandidatët duhet të vijë nga provimi pranues i Fakultetit Juridik. Përafërsisht 5,000 kandidatë kanë hyrë në provim pranues të Fakultetit Juridik për vitin akademik 2009-2010, prej të cilëve 1,866 janë pranuar bazuar në rezultatet e kombinuara. Pagesa vjetore prej 100 euro (USD 125) është për studentët e rregullt8

Plan-programi mësimor

ndërsa 500 euro (USD 625) për studentët me korrespondencë. Duke filluar prej vitit të dytë, studentët me notën mesatare 9.0 gëzojnë të drejtën e një page (burse) publike në vlerë prej 900 euro (USD 1,125) në vit. Përfundimi i ciklit më të ulët dhe të rregullt të studimeve është parakusht për regjistrim në programet pasuniversitare të studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Kandidatët të cilët a kanë fituar titullin LL.B. dhe kanë pasur notë mesatare të paktën 7.5 fitojnë të drejtën e drejtpërdrejtë të regjistrimit në programin LL.M, ndërsa ata me notë mesatare më të ulët duhet t’i nënshtrohen provimit kualifikues të administruar nga Fakulteti Juridik. Për t’u regjistruar në programin e studimeve të doktoratës, personi duhet ta ketë titullin LL.M, (apo gradën dy vjeçare të masterit në drejtësi). Pranimi bëhet përmes shpalljes së konkursit në gazetat ditore dhe merren parasysh, nota mesatare, botimet, dhe njohja e gjuhëve të huaje. Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës pranon studentët të cilët e kanë kryer shkollën e mesme katërvjeçare. Kandidatët vlerësohen bazuar në rezultatet e arritura në shkollën e mesme dhe në rezultatin e provimit pranues të fakultetit juridik, i cili përmban pyetjet nga lënda e historisë dhe gjuhës serbe sipas planprogramin të shkollës së mesme. Për vitin akademik 2010-2011 janë pranuar gjithsejtë 75 studentë me financim publik, ndërsa 67 studentë tjerë janë pranuar me vetë-financim me pagesë vjetore prej 500 euro (USD 625). Regjistrimi tek bartësit privat duket të jetë më pak garues krahasuar me atë në universitetet publike. Institucionet private zakonisht e kombinojnë suksesin e shkollës së mesme të kandidatit dhe rezultatin e arritur në provimin e maturës. Në raste të rralla, universitetet private kanë organizuar gjithashtu edhe provime pranuese. Studentët e regjistruar në fakultete private paguajnë prej 1,000 deri në 1,600 euro në vit për studimet e tyre.

Universitetet e Kosovës janë të autorizuara që në mënyrë të pavarur ta projektojnë dhe zbatojnë planprogramin e tyre, e që duhet të jetë në përputhje me Deklaratën e Bolonjës dhe të parasheh aplikimin e ECTS-së si dhe akreditimin e programeve nga AAK. Senati i Universitetit të Prishtinës e ka aprovuar planprogramin mësimor të Fakultetit Juridik për studimet bachelor, dhe ka hyrë në fuqi për vitin akademik 2007-2008. Planprogrami i ndryshuar përmban 25 ECTS kredi të obligueshme të shpërndara në katër kurse(vite), në secilin prej shtatë semestrave. Krahas kësaj ofrohen 2-6 kurse zgjedhore për secilin semestër. Studentëve u lejohet një lëndë zgjedhore krahas atyre të detyrueshme për një semestër, për realizimin e gjithsejtë 30 ECTS kredive. Në semestrin e tetë, studentët duhet të fitojnë 30 kredi të obligueshme në njërin nga drejtimet (specializimet) si në vijim: E drejta administrative dhe kushtetuese, E drejta penale, E drejta civile, E drejta ndërkombëtare dhe E drejta e financave. Krahas kësaj ofrohen 2-6 kurse zgjedhore për secilin semestër. Studentëve u lejohet një lëndë zgjedhore krahas atyre të detyrueshme për një semestër, për realizimin e gjithsejtë 30 ECTS kredive. Në semestrin e tetë, studentët duhet të fitojnë 30 kredi të obligueshme në njërin nga drejtimet (specializimet) si në vijim: E drejta administrative dhe kushtetuese, E drejta penale, E drejta civile, E drejta ndërkombëtare dhe E drejta e financave. Planprogrami përfshin lëndët nga e drejta materiale vendore dhe një numër në rritje e sipër të lëndëve nga e drejta ndërkombëtare dhe komparative. Mirëpo, përkundër përmirësimeve në përzgjedhjen e lëndëve dhe përmbajtjes, në të shumtën e rasteve teknikat e 8 Në këtë raport, eurot janë konvertuar në dollarë të Shteteve të Bashkuara (USD) sipas normës së shkëmbimit në kohën e zhvillimit të intervistave për IRAL (USD 1.00 = EUR 0.80).

Page 21: Indeksi i reformës së

11

mësimdhënies dhe lëndët janë të karakterit teorik dhe të mbështetura në ligjërime. Ekziston lënda e rregullt e shkrimit dhe metodologjisë juridike dhe lënda zgjedhore mbi etikën profesionale juridike, dhe të dyja jepen në vitin e katërt të studimeve. Gjithashtu në planprogram janë futur edhe formalisht lëndët e klinikave juridike si lëndë zgjedhore. Duke pasur parasysh numrin e madh të studentëve, ata nga këto lëndë fitojnë aftësi praktike të kufizuara ndërsa rezultatet për secilën lëndë zakonisht maten përmes provimit me shkrim duke përdorur testet me shumë zgjidhje dhe pyetjet e llojit të eseve. Edhe lëndët e dhëna në Universitetin e Mitrovicës bazohen kryesisht në mësim dhe ligjërata teorike. Studentët i përcjellin gjashtë deri në shtatë lëndët të obligueshme gjatë secilit vit dhe nga një lëndë zgjedhore për një semestër (dy lëndë zgjedhore në semestrin e tetë), për gjithsejtë 240 kredi ECTS. Shkrimi juridik është përfshirë në kuadër të lëndës së obligueshme të vitit të parë, Hyrje në drejtësi, ndërsa etika profesionale juridike është lëndë zgjedhore e cila jepet në vitin e dytë apo të tretë. Të gjitha lëndët bazohen në të drejtën materiale të Republikës së Serbisë, prandaj studentët nuk përgatiten për ta ushtruar ligjin në Kosovë. Planprogrami dhe vlerësimi i studentëve në fakultetet private të drejtësisë duket të jetë i njëjtë me atë të Universitetit të Prishtinës. Kushtet e diplomimit Në Kosovë, vetëm bartësit e arsimit të lartë të akredituar kanë të drejtë të ndajnë diploma dhe tituj. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 12.1. Ashtu si u përshkrua më lartë, në mënyrë që kandidatët të marrin titullin në drejtësi nga Universiteti i Prishtinës, ata duhet ta kenë të përfunduar me sukses numrin e ECTS kredive për secilin cikël të studimeve (240 për titullin LL.B (bachelor), 60 për titullin LL.M. (master), dhe 180 për doktoraturë). Gjithashtu, studentët për LL.M. (master) duhet ta përfundojnë dhe mbrojnë disertacionin. Studimet për doktoraturë kërkojnë kalimin e provimit të doktoratës, dhe të paktën një publikim në një revistë ndërkombëtare të fushës përkatëse, dhe ta mbrojnë disertacionin e doktoratës. Përfundimi i suksesshëm i të gjitha kushteve për titullin përkatës vërtetohet nga Universitetit përmes dhënies së diplomës.

Page 22: Indeksi i reformës së

12

Analiza IRAL 2010 për Kosovën Përderisa këto korrelacione shërbejnë për t’i dhënë kuptim gjendjes relative të çështjeve të caktuara këtu, ABA/ROLI nënvizon se këto korrelacione të faktorëve dhe konkluzione nga IRAL 2010 për Kosovën, mund të shfrytëzohen më së miri kur të vështrohen të ndërlidhura me analizën përcjellëse dhe të krahasuar me IRAL 2008 për Kosovën. ABA/ROLI konsideron se rëndësia relative e korrelacioneve të caktuara mund të jenë tema të cilat garantojnë studime të mëtutjeshme. Në këtë drejtim ABA ROLI bën thirrje për komente dhe informata të cilat do të mundësonin zhvillimin më të mirë ose përgjigje më të hollësishme në vlerësimet e ardhshme të llojit IRAL. ABA/ROLI e kupton procesin e vlerësimit të IRAL-it si pjesë të angazhimeve të pareshtura për përcjelljen dhe vlerësimin e angazhimeve për reforma Tabela e faktorëve të korrelacioneve

Indeksi faktorial i reformës së arsimit ligjor

Korrelacio

ni 2008

Korrelacio

ni 2010

Trendi

I. Licencimi, akreditimi dhe vlerësimi Faktori 1 Drejtimi i arsimit ligjor nga organi i autorizuar Pozitiv Pozitiv ↔ Faktori 2 Standardet për licencim dhe akreditim Neutral Pozitiv ↑ Faktori 3 Procedura e licencimit dhe akreditimit Neutral Neutral ↔ Faktori 4 Masat disiplinore dhe zbatimi i tyre Neutral Neutral ↔ II. Kushtet dhe politikat e pranimit Faktori 5 Provimi pranues dhe/ose standardet tjera të

pranimit Neutral Neutral ↔ Faktori 6 Pranimi jo diskriminues Neutral Neutral ↔ Faktori 7 Masat e veçanta të pranimit Pozitiv Pozitiv ↔ III. Plan-programi dhe metodologjia e mësimdhënies Faktori 8 Plan-programi gjithëpërfshirës Neutral Neutral ↔ Faktori 9 Mësimet mbi etikën dhe vlerat themelore

profesionale Negativ Negativ

↔ Faktori 10 Mësimet për aftësitë profesionale Neutral Neutral ↔ Faktori 11 Metodologjitë mësimdhënëse Neutral Neutral ↔ IV. Vlerësimi i studentëve, ndarja e titujve dhe njohja e kualifikimeve Faktori 12 Vlerësimi dhe/ose provimi i studentëve Neutral Negativ ↓ Faktori 13 Ndarja e titujve Neutral Neutral ↔ Faktori 14 Ruajtja institucionale e të dhënave Neutral Negativ ↓ Faktori 15 Kornizat dhe rrjetet e njohjes Neutral Pozitiv ↑ V. Kualifikimet e mësimdhënësve (profesorëve) dhe kushtet e punësimit Faktori 16 Kualifikimet e mësimdhënësve Neutral Neutral ↔ Faktori 17 Pranimi, avancimi dhe detyra (funksioni) Pozitiv Pozitiv ↔ Faktori 18 Shpërblimi i mësimdhënësve Negativ Neutral ↑ Faktori 19 Liria akademike dhe liria e asociacionit për

fakultetin juridik Pozitiv Pozitiv

↔ VI. Bartësit dhe kapacitetet institucionale Faktori 20 Qasja në materialet juridike Negativ Negativ ↔ Faktori 21 Objektet fizike dhe kapacitetet teknologjike Negativ Negativ ↔ Faktori 22 Madhësitë e trupit studentor dhe personeli

administrativ/mbështetës Negativ Negativ

Page 23: Indeksi i reformës së

13

I. Licencimi, akreditimi dhe vlerësimi Faktori 1: Drejtimi i arsimit ligjor nga organi i autorizuar Arsimi ligjor ofrohet nga institucionet e autorizuara nga ana e organit shtetëror, asociacioni profesional ose nga organi përgjegjës për rregullimin e arsimit ligjor. Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ MASHT rregullon të gjithë bartësit publik dhe privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke përfshirë edhe bartësit që ofrojnë arsim ligjor. Të gjithë bartësit privat të arsimit të lartë të cilit regjistrojnë studentë të drejtësisë veprojnë nën licencën e MASHT-it dhe të akredituara plotësisht. I vetmi përjashtim është Universiteti i Mitrovicës i cili nuk është i integruar tërësisht në sistemin arsimor të Kosovës por punon në pajtim me procedurat e licencimit dhe akreditimit të Republikës së Serbisë. Analiza/Sfondi: Sipas Ligjit mbi arsimin e lartë, MASHT-i është autoriteti shtetëror drejtpërdrejtë përgjegjës për drejtimin e të gjithë bartësve të arsimit të lartë në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe bartësit e arsimit ligjor. Në mes tjerash MASHT është përgjegjës edhe për: planifikimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë; drejtimin e bartësve publik të arsimit të lartë dhe miraton statutet e tyre; caktimin e fondeve për bartësit publik të arsimit për mësimdhënie dhe hulumtime; autorizimin e formës dhe përmbajtjes së diplomës dhe diplomës plotësuese të lëshuar nga bartësit e akredituar; promovimin e lëvizshmërisë akademike dhe krijimin e kushteve për njohje akademike dhe profesionale; promovimin e mundësive të barabarta në të gjitha aspektet e arsimit të lartë; licencimin e bartësve privat të arsimit të lartë; ofrimin e asistencës për bartësit privatë të akredituar dhe për studentët; dhe rregullimin e të gjitha çështjeve tjera që kanë të bëjnë me arsimin e lartë dhe të cilat nuk janë të rregulluara në ndonjë ligj tjetër. Shih në përgjithësi LIGJIN MBI ARSIMIN E LARTË § 4.1. Gjithashtu, me qëllim të promovimit të cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë, MASHT është e autorizuar të themelojë AAK, që i ndihmon bartësve të arsimit të lartë në zhvillimin e potencialit të tyre dhe ngritjen e cilësisë së aktiviteteve të tyre përmes procesit të licencimit, inspektimit dhe akreditimit të zhvilluar në mënyrë profesionale dhe transparente. Id. §§ 4.3-4.4. Shih gjithashtu, UDHËZIMIN ADMINISTRATIV PËR THEMELIMIN E AGJENCISË KOSOVARE TË AKREDITIMIT §§ 2.2, 3-4 (MASHT – Udhëzimin nr. 11/2004, 6 shkurt 2004) [më tutje në tekst: UDHËZIMI PËR AAK]. AAK e ka drejtorin dhe udhëhiqet nga bordi i Këshillit Kombëtar të Cilësisë [më tutje në tekst: KKC] në përbërje prej pesë deri në nëntë anëtarëve, të cilët i emëron MASHT-i për mandat të caktuar. KKC duhet të ketë përfaqësuese nga dyja gjinitë dhe të paktën tre anëtarë ndërkombëtarë. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 4.6; UDHËZIMI PËR AAK § 5.1(d)-(e). Aktualisht KKC përbëhet nga nëntë anëtarë prej të cilëve gjashtë janë vendor (duke përshirë një femër dhe një përfaqësues të pakicës boshnjake) dhe tre anëtarë ndërkombëtare nga SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria. Në Kosovë ekzistojnë dy lloje të bartësve të arsimit të lartë: publik dhe privat. MASHT-i e ka autoritetin e themelimit të bartësve publik të cilët i nënshtrohen miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Id. § 6.1. MASHT duhet të lëshojë licencën bartësve publik të arsimit të lartë në kohën e krijimit. Id. § 6.4. Secili bartës publik i arsimit të lartë duhet ta nxjerrë statutin i cili i nënshtrohet aprovimit nga MASHT-i dhe i cili duhet të përcaktojë mënyrën e qeverisjes dhe drejtimit. Id. § 13.1. Sipas statutit, senati i bartësit duhet ta ketë përgjegjësinë primare të këshillimit për çështjet akademike. Id. § 13.3(a). Senati duhet të përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur të personelit akademik dhe nga studentët. Secili bartës publik i arsimit të lartë gjithashtu duhet ta ketë këshillin drejtues ose administrativ si organin më të lartë qeverisës. Id. § 14. Këshilli administrativ e zgjedh rektorin i cili është drejtuesi kryesor i çdo universiteti publik. Id. § 15. Secili person, organizatë apo fondacion me seli ose zyre të regjistruar në Kosovë mund të themelojë institucionin privat të

Page 24: Indeksi i reformës së

14

arsimit të lartë. Id § 22.1; shih gjithashtu, shih gjithashtu UDHËZIMIN ADMINISTRATIV TË MASHT-IT PËR LICENCIMIN E BARTËSVE PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË neni 2.1 (Udhëzimi i MASHT-it nr. 14/2003, 17 korrik 2003) [më tutje në tekst: UDHËZIMI MBI LICENCIMIN]. Institucionet private mund të miratojnë në kuadër të statuteve të veta ose dokumentet tjera themeluese cilindo model të qeverisjes dhe administrimit i cili lejon pjesëmarrjen e personelit dhe studentëve në vendimet mbi çështjet akademike. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 22. Si bartësit publik ashtu edhe ata privat të arsimit të lartë duhet të kenë licencën në mënyrë të që punojnë. See id. § 10.1. Të gjithë bartësit e licencuar duhet edhe të akreditohen në mënyrë që të fitojnë të drejtën e ndarjes së diplomave dhe titujve akademik. Id. § 12.1. Shih gjithashtu faktorët 2 dhe 3 më poshtë për analizë më të hollë të kritereve dhe procedurës së licencimit dhe akreditimit. Në bazë të autorizimeve të dhëna me Ligjin mbi arsimin e lartë, më 5 korrik 2004 Universiteti i Prishtinës e ka nxjerrë statutin [më tutje STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS]. Në bazë të Statutit, Bordi i Universitetit është organi kryesor qeverisës me përgjegjësinë e përgjithshme strategjike për funksionimin efikas institucional. STATUTI I UP-SË nenet 17-24. Rektorati përbëhet nga Rektori, zyrtari kryesor akademik dhe administrativ dhe personi përgjegjës për universitetin (shih id. nenet 16, 25-33); deri në tre prorektorë, (shih id. nenet. 34-38), dhe sekretari i përgjithshëm i cili është zyrtari më i lartë ekzekutiv në Universitet (shih id. nenet. 39-42). Senati i Universitetit është organi më i lartë akademik përgjegjës për çështjet e përgjithshme strategjike që kanë të bëjnë me hulumtimet, arsimin, mësimdhënien dhe lëndët e universitetit. id. nenet. 43-50. Universiteti i Prishtinës përbëhet nga njësitë akademike (apo fakultetet) dhe njësitë organizative (duke përfshirë edhe bibliotekën universitare dhe qendrën kompjuterike universitare). Id. nenet. 51, 53, 86. Struktura udhëheqëse e secilit fakultet përbehet nga dekani, zëvendës dekani, këshilli i fakultetit dhe këshilli studentor. Shih në përgjithësi id. nenet. 63-79. Statuti në mënyrë të shprehur thotë se Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës veprimin e vet e kryen në Prishtinë. Id. art. 65.49

9 Statuti i UP-së nuk është ndryshuar ende për të pasqyruar degët e reja të hapur në Gjilan dhe në Pejë, për shkak se siç raportohet pritet që ato degë të shndërrohen në institucione të pavarura në një të ardhme të afërt.

. Universiteti i Mitrovicës ka dalë jashtë kësaj kornize ligjore. Është krijuar më 1961 si pjesë e Universitetit të Beogradit me seli në Prishtinë, dhe i bashkangjitur Universitetit të Prishtinës në vitin 1969. Universiteti është zhvendosur në Mitrovicë në vitin 2001 dhe punon sipas sistemit arsimor të Republikës së Serbisë dhe nuk është i integruar në sistemin arsimor të Kosovës. Trupi studentor përbëhet kryesisht nga serbët etnikë të Kosovës, si dhe prej studentëve nga pjesa jugore e Serbisë. Këshilli i Universitetit të Mitrovicës e ka aprovuar Statutin e tij më 15 nëntor 2006. Ky dokument është krijuar sipas Ligjit serb të arsimit të lartë. Universiteti shpallë se është entitet ligjor i Republikës së Serbisë dhe emërtuar si Universiteti i Prishtinës me selinë zyrtare në Prishtinë por “përkohësisht” i zhvendosur në Mitrovicë. Shih STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS NË MITROVICË nenet 2-4. Strukturat udhëheqëse dhe të qeverisjes përbëhen nga Këshilli i universitetit, Rektori. Senati dhe Parlamenti i studentëve. Universiteti i Mitrovicës është i akredituar nga Ministria serbe e Arsimit dhe përderisa gëzon të drejtën e kërkimit të akreditimit nga MASHT-i, administrata e universitetit ka vendosur mos ta bëjë një kërkesë të tillë. Sidoqoftë, UNMIK-u e ka njohur zyrtarisht këtë universitet që nga dhjetori i vitit 2002, ndërsa MASHT-i i konsideron titujt e ndarë nga ky universitet si të ishin tituj të ndarë nga Universiteti i Prishtinës. Rrjedhimisht, një numër i vogël i studentëve të drejtësisë të cilët janë përcaktuar ta kalojnë provimin e jurisprudencës të Kosovës, kanë mundësi ta bëjnë këtë dhe të bëhen avokatë të licencuar në Kosovë. Aktualisht janë 18 bartës të arsimit të lartë në Kosovë të cilët janë të licencuar dhe akredituar, duke përfshirë edhe nëntë syresh që janë licencuar dhe akredituar për ndarjen e titujve nga fusha e drejtësisë dhe të ndërlidhura. Katër prej këtyre fakulteteve juridike private ishin akredituar në korrik të vitit 2009 për periudhën fillestare njëvjeçare dhe kanë pranuar studentë për vitin akademik 2009-2010.

Page 25: Indeksi i reformës së

15

Në korrik të vitit 2010, AAK ka akredituar edhe pesë fakultete tjera juridike private për periudhën fillestare njëvjeçare, për të filluar punën për vitin akademik 2010-2011. Asnjëri prej këtyre bartësve nuk është akredituar në cilësinë e universitetit.

BARTËSIT PRIVAT TË ARSIMIIT TË LARTË LIGJOR QË PUNOJNË NË KOSOVË10

institucioni/statusi

Viti i parë i akredituar

Periudha aktuale e akreditimit

Titujt e ofruar

Kolegji AAB-Riinvest

2009 2010-2013 LL.B. Drejtësi LL.B. Administratë publike LL.M. E drejtë civile

Kolegji Dardania 2009 2010-2013 LL.B. përgjithshëm në drejtësi Kolegji Fama 2009 2010-2013 LL.B. Drejtësi

LL.B. Kriminologji LL.M. E drejtë penale LL.M. E drejtë civile

Kolegji Iliria 2009 2010-2013 LL.B. Drejtësi LL.M. E drejtë civile

Instituti i Biznesit 2010 2010-2011 BA drejtësi Fakulteti Evropian i Drejtësisë dhe Qeverisjes

2010 2010-2011 LL.B. Drejtësi LL.B. Drejtësi dhe menaxhim i patundshmërive dhe infrastrukturës

Instituti në Gjilan11 2010 2010-2011 LL.B. përgjithshëm në drejtësi Kolegji UBT 2010 2010-2011 LL.B. përgjithshëm në drejtësi Kolegji Victory 2010 2010-2011 LL.B. Drejtësi dhe marrëdhënie

ndërkombëtare Përveç kësaj, në fillim të tetorit të vitit 2010, AAK e ka akredituar universitetin e ri publik, Universitetin e Prizrenit i cili ka pranuar 300 studentë për vijimin e Fakultetit Juridik për vitin akademik 2010-2011. Aktualisht nuk ka bartës privat të arsimit të lartë në Kosovë të cilët punojnë pa licencë dhe akreditim njëkohësisht. I vetmi fakultet që punon pa licencën e MASHT-it dhe akreditimin e AAK-s është Universiteti i Mitrovicës, i cili është i licencuar dhe akredituar në Republikën e Serbisë. Sidoqoftë, ashtu si diskutohet edhe në faktorët 2 dhe 3 në vijim, gjersa procesi i akreditimit e ka zvogëluar numrin e bartësve privat, prapë midis bartësve publik dhe atyre privat ende është i pranishëm numri jashtëzakonisht i madh i studentëve të drejtësisë dhe ekonomisë në Kosovë.12

10 Përkundër kërkesave të përsëritura, as AKA por as institucionet individuale nuk kanë dhënë shifra për fakultetet private të drejtësisë. Universiteti i Prishtinës ka raportuar numrin 4,400 të studentëve të regjistruar në vitin 2009-10 ndërsa Universiteti i Mitrovicës ka raportuar gjithsejtë 2,585 studentë të drejtësisë të regjistruar në katër fakultetet private të drejtësisë të akredituara në vitin 2009-10. 11 Më herët pjesë e Kolegjit Iliria 12 Përkundër kërkesave të përsëritura, ekipit vlerësues nuk ju kishin siguruar të dhënat lidhur me numrin total të studentëve universitar të cilët studiojnë drejtësinë në Kosovë apo përqindjen e tyre në gjithë popullatën studentore universitare.

Sipas administratës qendrore të Universitetit të Prishtinës, vlerësohet se nga viti akademik 2009-2010 numri i gjithëmbarshëm i studentëve universitar ka qenë përafërsisht 60,000 në nivel të vendit, dhe përafërsisht 7,000 (11.67%) prej tyre kanë qenë të regjistruar në fakultetet publike dhe private të drejtësisë, duke përfshirë 963 studentë të programit master të drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Konkursi i Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2010-2011 ka shpallur se 17,362 studentë të rinj do të pranohen në Universitet, duke përshirë aty 3,000 studentë të ri për nivelin LL.B. në Fakultetin Juridik (17.3% e numri të përgjithshëm të studentëve

Page 26: Indeksi i reformës së

16

të rinj). Kjo vazhdon të mbetet shqetësuese nëse ky numër studentëve i pasqyron nevojat aktuale të tregut të punës në Kosovë. Shih gjithashtu diskutimin lidhur me numrin e madh të studentëve në faktorin 22. Faktori 2: Standardet për licencim dhe akreditim Standardet për licencim dhe akreditim të bartësve të arsimit ligjor janë të përcaktuara qartë nga organi përgjegjës shtetëror, asociacioni profesional apo subjekti tjetër i autorizuar për rregullimin e bartësve të arsimit ligjor. Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↑ Ligji për arsimin e lartë dhe udhëzimet administrative të AAK-s në mënyrë të qartë përcaktojnë kushtet themelore dhe kriteret për licencimin dhe akreditimin e bartësve të arsimit të lartë. Kriteret për akreditim konsiderohet të jenë adekuate. Analiza/Sfondi: Licencimi dhe akreditimi sipas Ligjit mbi arsimin e lartë ka dy procedura të veçanta me standarde të veçanta. Të gjithë bartësit e arsimit të lartë në Kosovë duhet të kenë licencë për të punuar, të cilën ua lëshon MASHT-i. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 10.1. MASHT po ashtu duhet të formuloj dhe të publikoj kriteret për licencim, të cilat përbëjnë një standard qeveritar për licencim. Id. § 10.2. Standardi i tillë qeveritar për licencim duhet të marrë parasysh shumëllojshmërinë e metodave të mësimit dhe arsimit në punë në institutet e arsimit të lartë, përfshirë edhe dispozitat që kanë të bëjnë me: përshtatshmërinë e objekteve dhe mjeteve, përfshirë klasat e mësimit dhe laboratorët, bibliotekat dhe sallat me kompjuterë, numrin dhe kualifikimet e të punësuarve, objektet për studentë, planprogramet themelore dhe stabiliteti financiar. Id. § 10.4. Poashtu, për të fituar titullin “universitet”, instituti i akredituar i arsimit të lartë duhet të demonstroj se i ka të regjistruar të paktën 3,000 student të rregullt dhe të verifikuar në mënyrë të pavarur, dhe të mundësoj kurse ose programe në të paktën pesë fusha tematike të ndryshme apo fakultete. Id. § 8.2. Udhëzimi për licencim përmban disa detaje plotësuese, si dhe kushte dhe kritere për licencim të cilat aplikohen vetëm për bartësit privat. Sidoqoftë, sikurse në Ligjin mbi arsimin e lartë, shumica e kritereve kuantitative janë të përgjithshme, dhe nuk ka dispozita që përcaktojnë më tej kushte specifike numerike. Siç është theksuar, këto standardet përfshijnë: hapësirat e përshtatshme të pajisura sipas standardeve ndërkombëtare; hapësirën e mjaftueshme në ndërtesë; mundësitë kompjuterike; bibliotekat e furnizuara me libra të ndryshëm për fushat përkatëse; klasa mësimi dhe laboratorë; programe mësimore të akredituara nga agjencitë lokale, ndërkombëtare ose nga ato të njohura ndërkombëtarisht; numër të mjaftueshëm të studentëve; numër të mjaftueshëm të personelit akademik të kualifikuar, sigurim i studimeve kualitative;dhe buxhet të mjaftueshëm për të siguruar arsim të lartë për një periudhë të caktuar kohore. Shih në përgjithësi UDHËZIMIN PËR LICENCIM neni 8. Nëse një bartësi i arsimit të lartë i plotëson kriteret për licencim atëherë ka të drejtë për të marrë licencën. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 10.4. Nga bartësit e licencuar të arsimit të lartë poashtu kërkohet që periodikisht t’i nënshtrohen procedurave për vlerësim të kualitetit dhe auditim për t’u akredituar. Id. § 11.1. Akreditimi është definuar si “njohje formale se një bartës i arsimit të lartë me programet e veta i përmbush standardet kualitative përgjithësisht të pranuara dhe se kualifikimi që fitohet aty ...mundëson një numër të të drejtave si p.sh. qasje në studime të mëtutjeshme, në profesione të caktuara, përdorimi i titullit.” Id. § 1. Vetëm bartësit e akredituar të arsimit të lartë janë të autorizuar që të ndajnë tituj dhe diploma. Id. § 12.1. AAK është përgjegjëse për adoptimin e standardeve dhe procedurave kombëtare të akreditimit në përputhje me udhëzimet dhe standardet evropiane, dhe

Page 27: Indeksi i reformës së

17

e ka për detyrë publikimin e të gjitha kritereve, standardeve, procedurave dhe dokumentacionit plotësues të nevojshëm për akreditim. UDHËZIMI ADMINISTRATIV PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË KOSOVË neni 8 (MASHT – Udhëzimi nr. 2/2009, 6 janar 2009) [më tutje në tekst: UDHËZIMI MBI AKREDITIMIN]. AAK e ka bërë këtë duke nxjerrë udhëzimin administrativ në fillim të vitit 2009 me të cilin përcakton kriteret, kushtet dhe procedurat si për bartësit publik ashtu edhe privat të arsimit të lartë. Sikurse për standardet licencuese të diskutuara më lart, ashtu edhe standardet e akreditimit janë të përgjithshme dhe një numër të vogël kërkesash specifike. Standardet e akreditimit shërbejnë si referenca ndërkombëtare krahasuese të cilësisë për të vlerësuar nëse institucionet e arsimit të lartë apo programet e tyre i plotësojnë kërkesat minimale të cilësisë. Id. neni 9. Kur institucioni arsimit të lartë aplikon për akreditim, ai duhet të ofrojë dokumentacionin me të cilin demonstron veprimtarinë e tij në nëntë fusha të vlerësimit:

• Misioni, strategjia, organizimi dhe menaxhimi i cilësisë të institucionit, duke përfshirë: misionin e shpallur publikisht; planin strategjik të zhvillimit për një periudhë të paktën trevjeçare; dëshmi për resurse të mjaftueshme njerëzore, materiale dhe financiare si dhe infrastrukturë që i mundëson institucionit realizimin e qëllimeve strategjike; garancitë përkitazi me autonominë institucionale dhe lirinë akademike, duke përfshirë lirinë në të gjitha fushat e hulumtimit dhe mësimdhënies; dhe ekzistimi i sistemit të brendshëm për sigurimin e cilësisë.

• Brezi i duhur dhe shumëllojshmëria e programeve të studimit të cilat çojnë në marrjen e

një grade universitare apo diplome profesionale të krahasueshme me standardet evropiane, duke përfshirë procedurat e veçanta të monitorimit të progresit të studentëve. Universiteti duhet t’i ofrojë programet e veta të paktën në pesë fakultete të ndryshme në mënyrë që të kualifikohet për akreditim.

• Aktivitetet hulumtuese të institucionit të cilat duhet të jenë në pajtim me planin strategjik

dhe duhet t’i plotësojnë standardet ndërkombëtare, dhe për mbështetjen e programeve studimore të institucionit. Institucioni gjithashtu duhet të paraqesë dëshmi të bashkëpunimit me institucionet hulumtuese shkencore nga vendi dhe jashtë, si dhe me ndërmarrjet publike dhe ato private.

• Personeli akademik, që përfshinë procedurat dhe kriteret kualifikuese të publikuara për

përzgjedhjen, emërimin dhe avancimin; kriteret për ndarjen e titujve akademik; arsimimi i vazhdueshëm për personelin e vet akademik (si në aspekt të metodologjisë të mësimdhënies ashtu edhe njohuritë e lëndës); dhe politikat afatgjate të tërheqjes së personelit të ri akademik dhe zhvillimin e karrierës së tyre.

• Personeli administrativ dhe ai teknik, që përfshinë procedurat e publikuara për

përzgjedhjen dhe avancimin e tij, si dhe sigurimi i arsimimit të vazhdueshëm. • Studentët, që përfshinë: kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve të

përkufizuara qartë dhe të publikuara; informatat mbi monitorimin e të arriturave të studentëve gjatë kohëzgjatjes së studimeve të tyre; garantimi institucional i barazisë gjinore, etnike dhe e personave me aftësi të kufizuar; raporti numerik i personelit akademik dhe studentëve duhet të jetë i atillë që të sigurojë se qëllimet arsimore dhe objektivat e institucionit janë të arritshme; dhe sigurimi i shërbimeve për këshillime për studentët potencial dhe aktual.

• Infrastruktura adekuate për sigurimin e arritjes afatgjate të objektivave të institucionit.

Page 28: Indeksi i reformës së

18

• Bashkëpunimi, që përfshinë: pjesëmarrjen aktive në implementimin e kërkesave të Deklaratës së Bolonjës; bashkëpunimi me institucionet tjera arsimore, tregun e punës, dhe grupeve relevante të interesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; dhe pjesëmarrja në programet kombëtare dhe ndërkombëtare të shkëmbimit të studentëve dhe personelit akademik.

Id. neni 10. Gjithashtu, kur institucioni paraqet kërkesën për akreditimin e programeve të studimit, ai duhet të paraqesë dokumentacionin me të cilin demonstron veprimtarinë e tij në pesë fusha të vlerësimit:

• Implementimi i programit dhe objektivat e mësimdhënies, që përfshinë: ofrimin e rregullt të një spektri programesh, objektivat e të cilave duhet të korrespondojnë me misionin e institucionit dhe planin strategjik të tij. Për t’u kualifikuar për akreditim, fakulteti duhet të ofrojë programe të paktën në dy disiplina studimore.

• Planprogrami dhe metodat e mësimdhënies, që duhet të jetë në pajtim të plotë me

qëllimet e deklaruara dhe objektivat dhe kriteret dhe procedurat për vlerësimin e studentëve që duhet të jenë të publikuara rregullisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Planprogrami duhet t’i plotësojë si kërkesat nga Deklarata e Bolonjës ashtu edhe standardet ndërkombëtare për fushën specifike akademike.

• Personeli akademik duhet të emërohet në procedurë transparente dhe konkurruese dhe

të jetë kompetent në aspektin e kualifikimeve akademike dhe arsimore. Personeli i përhershëm akademik me gradën Dr. (PhD) duhet të mbulojë të paktën 50% të ngarkesës së mësimdhënies, dhe duhet të ketë të paktën tre persona për një drejtim studimi, prej të cilëve të paktën njëri duhet të jetë profesor i rregullt. Programi i studimit duhet gjithashtu të ketë orarin e angazhimit të personelit akademik në mësimdhënie dhe aktivitetet kërkimore.

• Studentët, që përfshinë, kriteret për pranimin e studentëve dhe avancimin e

vazhdueshëm të lëvizshmërisë studentore përmes njohjes reciproke të kredive midis universiteteve dhe disiplinave studimore. Gjithashtu, institucionet nxiten të “ndërmarrin masa për sigurimin se studentët janë të përkrahur dhe vazhdimisht të këshilluar gjatë mësim-nxënies.”

• Burime adekuate me pajisje dhe infrastrukturë që duhet siguruar për një periudhë të

paktën trevjeçare. Id. neni 11. Standardet akredituese të përdorura për akreditimin e institucioneve apo programeve të studimit janë identike me ato që zbatohen për akreditimin fillestar. Id. neni 7.3. Që nga hyrja në fuqi e standardeve të akreditimit, AAK i ka zbatuar ato në mënyrë të suksesshme gjatë procesit të akreditimit i cili filloi në vitin 2008 dhe i cili pati rezultuar me akreditimin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe pesë fakulteteve juridike private në vitin 2009 dhe 2010. Shih faktorin 3 në vijim, për diskutim më të thellë të procesit të akreditimit. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ishte akredituar në maj të vitit 2010 për periudhën dy vjeçare, gjersa fakultetet juridike private fillimisht ishin akredituar për një periudhë njëvjeçare në vitin 2009 dhe më vonë të ri-akredituara në vitin 2010 për një periudhë trevjeçare. Në korrik 2010, janë akredituar pesë fakultete private të drejtësisë për një periudhë njëvjeçare. Asnjëri nga kandidatët privat nuk i kishte plotësuar kushtet për licencim në cilësinë e universitetit, prandaj AAK në vend të kësaj i ka propozuar MASHT-it që t’i licencojë këta bartës privatë si kolegje apo institute. MASHT-i e pati respektuar këtë propozim.

Page 29: Indeksi i reformës së

19

Praktika dhe standardet e licencimit dhe akreditimit janë më të rregulluara tani për dallim nga koha e vlerësimit IRAL 2008 për Kosovë. Gjersa kriteret e reja të akreditimit janë deri-diku të përgjithshme, prapë ato konsiderohen të jenë adekuate. Kjo ka rezultuar të mos ketë ankesa në mesin e të intervistuarve nga aspekti i standardeve të paqarta apo jo specifike për Kosovën. Megjithatë, disa të intervistuar janë shprehur të shqetësuar se për shkak të arsyeve politike, MASHT nuk i ka zbatuar të njëjtat standarde të rrepta për Universitetin e Prishtinës sikurse ato që i ka kërkuar për fakultetet private juridike. Shih faktorin 3 në vijim për hollësi të mëtutjeshme. Ekipi vlerësues nuk arriti ta shqyrtojë raportin vlerësues që ishte pjesë e procesit të akreditimit të fakulteteve private juridike, për shkak se AAK pohonte se këto dokumente janë vetëm për përdorim të brendshëm; e as t’i vizitojë fakultetet juridike të cilat nuk kishin arritur të akreditoheshin për fazën fillestare të vitit 2009. Mirëpo, bazuar në intervistat dhe informatat tjera të cilat i janë vënë në dispozicion ekipit vlerësues, duket se fakultetet juridike të cilat ishin licencuar dhe akredituar, i kishin plotësuar, të paktën përgjithësisht, standardet e përcaktuara me udhëzimin për licencim dhe akreditimin. Gjithashtu, pa marrë parasysh shqetësimet e shprehura, shumica e të intervistuarve janë pajtuar se, duke siguruar kontroll më të lartë të cilësisë, procesi i licencimi dhe akreditimit ka arritur sukses në zvogëlimin e numrit të fakulteteve private juridike dhe sipas shumë mendimeve, e ka përmirësuar cilësinë e arsimit në fakultetet private juridike. Faktori 3: Procedura e licencimit dhe akreditimit Licencimi fillestar dhe akreditimi i institucioneve bartëse të arsimit ligjor përfshin një proces vlerësimi të jashtëm të bazuar në standarde të caktuara për sigurim të kualitetit, që janë rigoroze, transparente, uniforme dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Për të siguruar përputhshmërinë e vazhdueshme me këto standarde, bartësit qe ofrojnë arsim ligjor i nënshtrohen një procesi periodik, rigoroz dhe transparent të vlerësimit të jashtëm. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Procesi i licencimit dhe akreditimit për institucionet e arsimit të lartë tani është i konstituuar mirë dhe i standardizuar. Licencimi dhe akreditimi fillestar përfshinë sikur procesin e vetë-vlerësimit ashtu edhe të vlerësimit të jashtëm i cili bazohet në standardet të sigurimit të cilësisë që janë rigoroze, të shpjeguara qartë, dhe të pranuara ndërkombëtarisht. Por, procesi nuk është plotësisht transparent e as uniform në praktikë. Certifikatat e licencimit si dhe të akreditimit i nënshtrohen rivlerësimit periodik. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ende nuk i është nënshtruar rivlerësimit, por akreditimi i është vazhduar katër fakulteteve private juridike në vitin 2010 për një periudhë të re trevjeçare. Analiza/Sfondi: Të gjithë bartësit e arsimit në Kosovë duhet ta kenë licencën e MASHT-it. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 10.1; UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 7.4. Përveç kësaj, të gjitha institucionet e arsimit të lartë të cilat ofrojnë programe studimi të cilat çojnë në marrjen e titullit akademik apo diplomës profesionale, duhet ta kenë akreditimin nga AAK. UDHËZIMI PËR ARKEDITIMIN neni 3. Themelimi i çdo bartësi publik të arsimit të lartë duhet të përcillet me lëshimin e licencës, bazuar në kushtet për licencim të përshkruara në faktorin 2 më lart. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 6.4. Universiteti i Prishtinës konsiderohet i licencuar sipas Ligjit mbi arsimin e lartë në kohë të pakufizuar. Id. § 10.6. Të gjitha aplikacionet për licencë duhet t’i paraqiten MASHT-it. Id. § 11.1; UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 5. Bartësit privat të arsimit të lartë duhet të dorëzojnë një plan biznesi dhe garanci për zotësinë (gjendjen) financiare për së paku tre vitet e fundit (që duhet të paraqitet çdo vit me radhë) për të marrë licencën. LIGJI PËR ARSIMIN E LART˧ 22.4 Ata gjithashtu duhet të vënë garanci për mbrojtjen e interesave financiare të studentëve nëse këta duhet ta vazhdojnë

Page 30: Indeksi i reformës së

20

arsimin në një institucion tjetër në rast të mbylljes eventuale të bartësit. Id. § 22.5 Përveç kësaj, kandidatët duhet të paraqesin një numër dokumentesh si dëshmi se ato i plotësojnë kushtet e licencës dhe kriteret e parapara në UDHËZIMI PËR LICENCIM. Këto dokumente përfshijnë, në mes tjerash, statutin qeverisës; kodet e sjelljes, vërtetimet e regjistrimit, vërtetimet mbi pronësinë ose qiranë për objektet, sigurinë e objekteve, sigurinë nga zjarri dhe vërtetimet sanitare; lista e personelit akademik së bashku me provat mbi kualifikimet e tyre dhe lista e publikimeve shkencore; lista e literaturës; lista e personelit administrativ dhe mbështetës; programet e lëndëve; planprogramet mësimore dhe metodat dhe teknika e mësimdhënies; planet vjetore të punës dhe dokumente të ngjashme. Shih në përgjithësi UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 8.1.1. Secili kandidati duhet ta paguaj gjithashtu edhe taksën administrative për mbulimin e shpenzimeve të licencimit që janë 1,500 euro për fakultete dhe 4,000 euro për universitete. Id. neni 20. Institucioni kërkohet ta dorëzojë pakon e plotë të aplikacioneve në mënyrë që të konsiderohen për licencë. Id. neni 9.1. Institucionet private të arsimit të lartë duhet ta t’i ripërtërijnë licencat në baza vjetore. Id. neni 13. Aplikacioni për ripërtëritjen e licencës duhet të përfshijë dokumentacionin me të cilin vërtetohet se institucioni në fjalë i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për licencim si dhe përshkrimin e të gjitha aktiviteteve të institucionit për vitin paraprak. Id. neni 13.2. MASHT mund t’ia refuzojë përtëritjen e licencës nëse paraqiten informata të pamjaftueshme apo të pasakta, ose nëse institucioni privat i arsimit të lartë nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Id. neni 14.1. Akreditimi përkufizohet si një procedurë formale dhe transparente e kontrollit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vlerëson nëse institucionet, përkatësisht drejtimet e tyre të studimeve i përmbushin kërkesat e cilësisë. UDHËZIMI PËR ARKEDITIMIN nenet 7.2, 9.1. Një bartës i arsimit të lartë që kërkon akreditim duhet ta parashtrojë kërkesën pranë AAK, të paktën një vit para datës së parashikuar për marrjen e akreditimit. Id. nenet 4, 14; shih gjithashtu LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 11. Si kandidatë për akreditim mund të jenë edhe institucionet aktive të arsimit të lartë publik dhe privat, bartësit e ri privat të arsimit të lartë, institucionet e akredituara të larta që dëshirojnë të ofrojnë programe të reja të studimit, dhe institucionet e akredituara të arsimit të lartë të cilat dëshirojnë ta vazhdojnë apo ripërtërijnë akreditimin e tyre. UDHËZIMI PËR ARKEDITIMIN neni 6. Procedura e akreditimit përbëhet nga katër faza: (1) Vetëvlerësimi i brendshëm që përshinë hartimin e raportit të vetëvlerësimit; (2) Vlerësimi i jashtëm nga një grup i pavarur ekspertësh dhe publikimi i raportit të vlerësimit së bashku me rekomandimet për përmirësime; (3) Vendimi për akreditimin nga KKC në AAK dhe miratimi i këtij vendimi nga ministri i Arsimit; dhe (4) Procedura pasuese për përmirësimin e cilësisë në institucion, dhe marrëveshja për një plan veprimi i cili merr parasysh rekomandimet e vlerësuesve të jashtëm. Id. neni 13. Parashihe edhe vlerësimi paraprak i të gjitha aplikacioneve të paraqitura nga bartësit privat, nga i cili AAK përcakton nëse institucioni i plotëson kërkesat e përgjithshme të akreditimit të përcaktuara nga AKK (kryesisht, kriteret minimale të bazuara në standardet e akreditimit të shtjelluara në faktorin 2 më lart). Id. neni 16. AAK mund të vendosë ta refuzojë aplikacionin bazuar në rezultatet e vlerësimit paraprak. Id. neni 18.6. AAK gjithashtu e verifikon pakon e aplikacionit për të siguruar nëse të gjitha dokumentet e kërkuara janë përfshirë dhe ia përcjellë aplikacionin KKC-së, e cila vendosë se a do ta përfshijë vlerësimin e atij institucioni në planin vjetor të punës së AAK-së. Id. neni 17. Fazat e vetëvlerësimit përbëjnë hartimin e raportit të vetëvlerësimit i cili duhet të – “përmbledhë një pasqyrë të thuktë the gjithëpërfshirëse, analitike, kritike dhe të bazuar në dëshminë e veprimtarive të institucionit aplikues.” Ky raport duhet t’i dorëzohet AAK-së të paktën një muaj para organizimit të vizitës nga ekipi i pavarur i ekspertëve në institucion. Id. neni 18. Përzgjedhja e ekspertëve fillon menjëherë pasi që AAK dhe institucioni aplikues merren vesh për datën e fillimit të procesit të akreditimit. Id. neni 19.1. Secili ekip i vlerësimit të jashtëm përbëhet nga dy deri në shtatë ekspertë të pavarur (varësisht nga madhësia e institucionit që vlerësohet), dhe të cilët kanë përvojë në proceset e vlerësimit të cilësisë dhe akreditimit (përfshirë këtu edhe përvojën universitare), që kanë kualifikime adekuate dhe njohuri mbi aktivitetet hulumtuese universitare, si dhe përvojë të mësimdhënies dhe në hartimin e planprogrameve, zbatimin dhe

Page 31: Indeksi i reformës së

21

vlerësimin e tyre. Id. neni 20. KKC e bën emërimin e ekipit të ekspertëve, institucione aplikuese kanë të drejtë të bëjnë vërejtje për shkaqe të arsyeshme lidhur me emërimin e ndonjë eksperti (të tilla si animi i mundshëm). Id. neni 19.2-3. Ekspertët si detyrë primare e kanë kryerjen e vizitave për të verifikuar të dhënat e paraqitura në raportin e vetëvlerësimit, dhe të hartojnë raportin e vlerësimit. Id. neni 21.3. Si parapërgatitje, ekspertëve duhet t’ju sigurohen të gjitha standardet e aplikueshme të vlerësimit, si dhe dokumentet nga aplikacioni i institucionit që vlerësohet dhe raporti i vetëvlerësimit, në një periudhë të paktën katër javë para organizimit të vizitës. Id. neni 22.2-3. Vizita në institucion zgjatë të paktën dy ditë, gjatë të cilave grupi i ekspertëve bisedon me “grupe të ndryshme individësh që kanë role të ndryshme në institucionin që vlerësohet”. Id. nenet 22.4-5. Gjatë vizitës në institucion grupi i ekspertëve përcillet nga zyrtari i AAK-së për vlerësim dhe akreditim, i cili ka rolin e koordinuesit të procesit. Id. neni 22.6. Grupi i ekspertëve harton raportin e vlerësimit në bazë të fakteve të mbledhura gjatë vizitës në institucion dhe përmbajtjes së raportit të vetëvlerësimit dhe dokumenteve përcjellëse. Ky raport duhet të përfshijë rekomandimin për akreditim ose jo të institucionit që vlerësohet dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë dhe standardeve në atë institucion. Id. neni 23.1-2. AAK i dërgon institucionit draftin e raportit të vlerësimit dhe institucioni ka të drejtë të paraqesë një koment me shkrim si përgjigje ndaj raportit, brenda dy javësh nga pranimi i raportit. Id. neni 23.4. Grupi i ekspertëve mund ta korrigjojë raportin e vlerësimit bazuar në komentet e paraqitura nga institucioni dhe raportin final ta dorëzojë në AAK jo më vonë se tetë javë pas vizitës në institucion. Id. neni 23.5. Institucioni ka të drejtë ta tërheqë aplikacionin për akreditim deri para këtij momenti, dhe mund të aplikojë përsëri pas një viti. Id. neni 24.8-9. Drejtori i AAK-së harton raportin përmbledhës të bazuar në raportin e ekipit vlerësues të cilin ia përcjellë KKC-së për lëshimin e vendimit për akreditim. Id. neni 24.1-2. Vendimi i KKC-së merret me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij dhe duhet ta ketë votën e të paktën njërit nga anëtarët ndërkombëtarë. Id. neni 24.3-4. Vendimi i KKC-së për akreditim duhet të miratohet nga ministri i Arsimit brenda një muaji pas marrjes së vendimit. Id. neni 24.7, 26.2. Institucionit aplikues i komunikohet vendimi për akreditim nëpërmjet një njoftimi me shkrim. Id. neni 24.5. Nëse një institucion nuk arrin të merr akreditimin apo riakreditimin, ai mund të përsëris kërkesën jo më vonë se një vit. Mirëpo, nëse institucioni dështon për herë të dytë në marrjen e akreditimit, atëherë të njëjtit i merret licenca. Id. neni 24.10-11. Akreditimi është i vlefshëm për një periudhë njëvjeçare. Id. neni 28.1; shih poashtu faktorin 4 më poshtë për trajtim më të thellë të pasojave për shkak të dështimit të përmbushjes së kërkesave të akreditimit. Edhe pse procesi i akreditimit duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme, AAK në faqen e saj të internetit publikon vendimin për akreditim dhe raportin e vlerësimit në: http://www.akreditimi-ks.org. Id. neni 27. Udhëzimi për akreditimin i rregullon dhe adreson ankesat përkitazi me mungesën e një procesi ankimor ndaj vendimeve të licencimit dhe akreditimit. Tani ekziston procedura e qartë e ankimit ndaj rekomandimeve të AAK-së ose ndaj vendimeve përfundimtare të MASHT-it përkitazi me licencimin dhe akreditimin. Në rast se rekomandimet e AAK-së nuk përkojnë me raportin e vlerësimit të jashtëm, MASHT-i ka të drejtë ta formojë një komision ndërkombëtar për miratimin apo refuzimin e vendimit të akreditimit. Id. neni 26.3. Secili institucion i arsimit të lartë i cili nuk pajtohet me vendimin e AAK-së kanë të drejtën e paraqitjes së ankesës në Komisionin e ankesave të AAK-së, MASHT dhe pas përfundimit të procedurës administrative, në gjykatën kompetente. Id. neni 30. Institucioni që dëshiron akreditimin duhet t’i paguajnë shpenzimet e procesit të akreditimit. Për akreditimin fillestar të institucionit pagesa është 3,000 euro; për akreditimin e programit të ri të studimeve 1,000 euro; për riakreditimin institucional 2,000 euro; për riakreditimin e një programit të studimeve 500 euro. Id. neni 25.4. Përveç kësaj, institucionet private të arsimit të lartë janë përgjegjëse për të gjitha shpenzimet përkitazi me procesin e akreditimit, duke përfshirë edhe shpenzimet e angazhimit të ekipeve të ekspertëve. Këto të fundit llogariten duke shumëzuar shumën prej 3,300 euro me numrin e ekspertëve në një ekip. AAK duhet ta bëjë llogaritjen paraprake të shpenzimeve dhe ta njoftojë me kohë institucionin lidhur me vlerësimin preliminar të atyre shpenzime. Id. nenet 25.3, 25.6. Institucione private të akredituara duhet t’i paguajnë AAK-

Page 32: Indeksi i reformës së

22

së çdo vit shumën prej 5 eurove për një student të regjistruar në emër të taksave për akreditim. Id. neni 25.8. MASHT-i i mbulon shpenzimet e akreditimit për institucionet publike të arsimit të lartë. Id. neni 25.2. Edhe pse procesi i akreditimit nga AAK pati filluar në vitin 2008, me angazhimin e Këshillit Britanik të Akreditimit, ajo nuk e kishte akredituar asnjë bartës së arsimit të lartë për vitin akademik 2008-2009. Nga kjo situatë, fakultetet private juridike nuk kishin mundur të pranojnë asnjë student të ri për atë vit, por ata që më parë ishin pranuar janë lejuar t’i vazhdojnë studimet e tyre. Një vëzhgues është shprehur, “Qeveria duhet të lavdërohet se ka refuzuar në mënyrë parimore lejimin [bartësit privat të arsimit të lartë] e rekrutimit të studentëve të rinj për vitin 2008-2009. Kjo u ka mundësuar institucioneve më shumë kohë dhe rast për rishqyrtimin e objektivave të tyre, strategjive dhe aleancave për t’u përgatitur për raundin e parë dhe të plotë të akreditimit nga … the AAK.” STEVE BRISTOW, KËSHILLI BRITANI, LICENCIMI DHE AKREDITIMI SIPAS LIGJIT PËR ARSIMIN E LARTË TË KOSOVËS 2002-2009 në f. 23 (qershor 2010). Si rezultat i kësaj, kur procesi i akreditimit kishte filluar, jo të gjithë bartësit privat kishin vendosur të merrnin pjesë, dhe disa prej tyre kishin vendosur të bashkoheshin. Nga 31 bartës privat të arsimit të lartë të cilët në vitin 2008 ishin duke punuar në Kosovë, vetëm 13 prej tyre fillimisht kishin kërkuar akreditimin (dy nga ta kishin aplikuar më vonë, duke e ngritë numrin në 15). Përfundimisht, 13 institucione private ishin akredituar dhe licencuar, duke përfshirë katër prej tyre të cilat ofrojnë tituj në drejtësi: Kolegji AAB-Riinvest, Kolegji Dardania, Kolegji Fama, dhe Kolegji Iliria. Këto institucione fillimisht ishin akredituar për një periudhë njëvjeçare dhe kishin pranuar studentë të rinj për vitin akademik 2009-2010 (edhe pse siç raportohet MASHT-i e kishte kufizuar numrin e tyre). Rrjedhimisht, në korrik 2010, AAK kishte rekomanduar që të akreditohen këto katër fakultete private juridike për një periudhë plotësuese trevjeçare. Në atë kohë, AAK gjithashtu kishte rekomanduar që pesë bartës tjerë privat të arsimit ligjor – Kolegji i Biznesit, Fakulteti Evropian i Drejtësisë dhe Qeverisjes, Kolegji UBT, Kolegji Victory, dhe Instituti në Gjilan (më herët pjesë e Ilirisë) – të akreditohen për një periudhë fillestare njëvjeçare. Nuk dihet për ndonjë ankesë të ngritur nga institucionet e arsimit të lartë të cilave u është refuzuar akreditimi. Procesi i akreditimit për Universitetin e Prishtinës kishte filluar në vitin 2008, ndërsa Fakulteti Juridik ishte akredituar në muajin maj të vitit 2010 për një periudhë dyvjeçare. Akreditimi i Fakultetit Juridik ishte bazuar në standardet e cilësisë të përcaktuara me udhëzimin për akreditim dhe vlerësimin e bërë nga ekipi i ekspertëve të jashtëm. Si pjesë e këtij procesi, në nëntor 2009 Fakulteti Juridik gjithashtu e kishte përfunduar vetëvlerësimin, në të cilin shpjegohet se në çfarë mënyre Fakulteti Juridik i kishte plotësuar standardet themelore të cilësisë në institucionin e arsimit të lartë të fokusuar në arsimin ligjor, përfshirë edhe sfidat të cilat sipas fakultetit kanë nevojë të përmirësohen. Akreditimi nga AAK që ishte bërë në maj të vitit 2010 ishte dhënë me disa kushte. Shqetësimi më i madh ishte numri i madh i studentëve për një anëtar të personelit akademik, që ka rezultuar në AAK-në të kërkojë nga Fakulteti Juridik ta ngritë numrin e personelit akademik për dy vitet e ardhshme. Supozohet se edhe zvogëlimi i numrit të studentëve do ta ndihmonte këtë fakultet që ta plotësojë këtë kusht. Në qershor 2009, MASHT-i kishte filluar me një proces licencues paralel por të veçantë për bartësit privat të arsimit të lartë, që përfshinte konfirmimin e vendimeve të AAK-së për akreditim. Si pjesë e atij procesi, nga secili bartës privat është kërkuar që MASHT-it t’i dorëzojë dokumentacionin dëshmues të plotësimit të gjitha standardeve të përcaktuara me udhëzimin për licencim, dhe MASHT-i gjithashtu ka kryer disa inspektime të veta. Rrjedhimisht, është krijuar një tabelë në të cilën janë përmbledhur të gjitha kriteret licencuese të cilat ishin plotësuar në tërësi, pjesërisht, apo paplotësuar nga secili prej kandidatëve, dhe këta të fundit pastaj është dashur t’i dorëzojnë dëshmitë plotësuese për të vërtetuar se i përmbushin kriteret e caktuara. Përfundimisht, të gjitha institucionet private të akredituara fillimisht dhe të cilat kishin fakultete juridike, ishin licencuar si kolegje, për shkak se asnjëri prej tyre nuk i kishte plotësuar kushtet për t’u licencuar si universitet. Dy nga këto institucione – AAB-Riinvest dhe Iliria – ishin licencuar gjithashtu për ofrimin e programeve të drejtësisë në nivelin master.

Page 33: Indeksi i reformës së

23

Procesi i ri i licencimit dhe akreditimit është një përmirësim serioz për shkak se ka sjellë strukturë dhe rregulla e procedura më të qarta, dhe mbikëqyrje më të mirë të arsimit të lartë, veçanërisht të bartësve privat. Procesi i akreditimit është i tëri transparent dhe i shpjeguar qartë në kuadër të udhëzimit për akreditim. Të intervistuarit nuk janë ankuar për procesin të ketë qenë i paqartë ose se AAK nuk i kishte informuar ata lidhur me kushtet e procesit të akreditimit. Përdorimi i ekspertëve të huaj dhe të pavarur në procesin e akreditimit ka ndihmuar në besueshmërinë e procesit. Ekspertët ndërkombëtar kanë përvojë edhe në fushat përkatëse të studimit, që do të thotë se ekspertët që i kanë vlerësuar fakultetet juridike kanë qenë profesorë të drejtësisë. Shumica e të intervistuarve gjithashtu janë pajtuar se procesi i licencimit dhe akreditimit u ka ndihmuar që të ofrojnë kontroll më të mirë të cilësisë, veçanërisht përkitazi me bartësit privat të arsimit të lartë. Aktualisht, të gjitha fakultetet juridike të Kosovë janë të licencuara dhe akredituara plotësisht. Kjo paraqet përmirësim për studentët e ardhshëm, ngase vijimi i studimeve në fakultetet juridike të licencuara dhe akredituara i bën ata të kualifikuar për paraqitjen eventuale të provimit të jurisprudencës dhe gëzojnë privilegjet tjera të cilat titulli i drejtësisë i ofron. Në praktikë duket se secili fakultet juridik të cilin e ka akredituar AAK, pa ndonjë problem i është përmbajtur dy fazave të para të procedurës së akreditimit. Duket se të gjithat e kanë hartuar raportin e vetëvlerësimit (megjithëse vetëm Universiteti i Prishtinës ia ka dorëzuar raportin ekipit vlerësues), dhe të gjitha ishin vlerësuar nga ekipet e pavarura dhe të jashtme të ekspertëve. Fakultetet juridike të akredituara uni ishin ankuar se ndonjë nga fazat e këtij procesi nuk ishte respektuar apo nuk ishte bërë në mënyrë korrekte. Ashtu si do të trajtohet në vijim, vendimet materiale të marra gjatë fazës së tretë të procesit, vendimet për akreditime të AAK-së dhe KKC-së dhe miratimi nga ministri i Arsimit, kanë qenë të kritikuara por nuk ka pasur ankime lidhur me respektimin e procedurës. Gjithashtu, AAK i ka shpallur vendimet e veta në vitin 2010 sipas orarit dhe nuk e ka vonuar shpalljen e tyre. Poashtu, ekipi vlerësues nuk ka hasur në çështje të cilat tregojnë për mospërputhje të qartë midis objektivave të deklaruara nga AAK për transparencë të procesit të akreditimit dhe praktikës aktuale. Megjithëse AAK kërkohet t’i publikojë raportet finale të vlerësimit si pjesë e procesit të akreditimit në faqet e saj të internetit, këto dokumente nuk janë vënë në dispozicion deri në kohën e hartimit të këtij raporti. Gjithashtu, pasi ekipi vlerësues i këtij raporti i kishte kërkuar AAK-së një model të raportit të vlerësimit të fakultete private juridike, e njëjta e ka refuzuar kërkesën duke deklaruar se këto dokumente janë vetëm për përdorim të brendshëm të AAK-së. Gjithashtu, është e paqartë se mbi çfarë baze juridike AAK në vitin 2010 e kishte akredituar Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës për një periudhë dyvjeçare, dhe riakredituar bartësit privat të arsimit të lartë për një periudhë trevjeçare. Edhe pse me Ligjin për arsimin e lartë përcaktohet se akreditimi mund të jepet për një periudhë deri në pesë vjet, udhëzimi i ri mbi akreditimin përcakton vetëm periudhën njëvjeçare të kohëzgjatjes për të gjitha certifikatat e akreditimit. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË §§ 11.3, 11.9; UDHËZIMI PËR AKREDITIM neni 28.1. Në fakt, janë ngritur shqetësime përkitazi me periudhën e shkurtër të akreditimit për fakultetet private juridike, megjithëse deri në hartimin e këtij vlerësimi asnjë nga fakultetet private juridike të akredituara në vitin 2009 ose 2010 nuk kishin ngritur ankesa formale për shkak të shkurtimit të periudhës fillestare të akreditimit të tyre. Sidoqoftë, disa të intervistuar kanë pohuar se kjo periudhë e shkurtuar e akreditimit “dëshmon” se MASHT dhe AAK nuk preferonin të kishin të dyja, pra bartës publik ashtu edhe privat të arsimit të lartë në Kosovë. Gjithashtu, disa të intervistuar e kanë kritikuar procesin e licencimit dhe akreditimit si të padrejtë ose të ndikuar nga favorizimet. Një numër të intervistuarish në mënyrë të veçantë konsideronin se AAK dhe MASHT nuk i kishte imponuar të njëjtat standarde të rrepta të cilat ua kishin kërkuar fakulteteve private të drejtësisë. Lidhur me këtë, shumë të intervistuar ishin shprehur se Universitetit të Prishtinës i është dhënë “leja” për shkaqe politike, ose për shkak të favorizimit, duke rezultuar në AAK të rekomandojë akreditimin dhe i cili ishte akredituar për një periudhë më të gjatë kohore se sa fakultetet private të drejtësisë, përkundër mbingarkesës, raportit të vogël në mes të profesorëve dhe studentëve, si dhe problemeve tjera. Për dallim nga kjo, të intervistuarit tjerë mendonin se fakultetet private të drejtësisë janë ende në përpjekje të arritjes së standardeve të njëjta edukative me ato të Universitetit të Prishtinës, dhe se periudhat e shkurta fillestare të akreditimit

Page 34: Indeksi i reformës së

24

ishin korrekte dhe pasqyronin kujdesin e AAK-së dhe qasjen e saj serioze. Nuk ka dyshim se fakultetet private të drejtësisë janë të angazhuara në luftimin e reputacionit dhe përshtypjes se programet e tyre akademike janë “lehta” për t’u përfunduar dhe se ato pranojnë studentë me kualifikime më të dobëta. Arsimi i lartë privat në Kosovë është relativisht i ri dhe të gjithë ata që punojnë në licencim dhe akreditim në kuadër të MASHT-it dhe AAK, me përjashtim të ekspertëve ndërkombëtar, kanë lidhje të ngushta me Universitetin e Prishtinës (çoftë si ish studentë apo profesorë, apo të dyja). Të diplomuarit nga bartësit privat të arsimit të lartë në Kosovë nuk kanë pasur kohë të arrijnë në poste me ndikim, kështu që nuk është befasuese se Universiteti i Prishtinës gëzon një përparësi brenda atyre personave të përfshirë në procesin e akreditimit. Por, duket se pa marrë parasysh se çfarë avantazhi gëzon Universiteti i Prishtinës, kjo nuk i parandalon fakultetet e reja të drejtësisë që të mos akreditohen. Përkundër këtyre shqetësimeve, asnjë nga të intervistuarit nuk e kishte vënë në pyetje nevojën për licencimin dhe kufizimin e numrit të fakulteteve private të drejtësisë me qëllim të përmirësimit të cilësisë arsimore në ato institucione. Pra, në shumë pika, procesi i licencimit dhe akreditimit ka pasur sukses në arritjen e këtyre objektivave. Faktori 4: Masat disiplinore dhe zbatimi i tyre Kur institucionet e arsimit ligjor nuk arrijnë t’i përmbushin standardet e përcaktuara të cilësisë, atëherë ndërmerren masa disiplinore dhe të zbatimit të cilat administrohen në mënyrë të barabartë, konsistente dhe transparente dhe të cilat parashikojnë procedurën e ankesës. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Sistemi i zbatimit të akreditimit dhe licencimit duket se është i drejtë dhe transparent dhe objekt i shqyrtimit gjyqësor. Procesi dhe kërkesat si dhe dënimet e mundshme për shkak të mosplotësimit të standardeve të aplikueshme janë të përcaktuara në mënyrë të qartë. Mirëpo, nuk është e qartë nëse dhe deri në çfarë shkalle ky sistem është zbatuar në praktikë. Analiza/Sfondi: Akreditimi apo “ngjarja akredituese,” duhet të bëhet të paktën çdo pesë vjet. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË §§ 11.3, 11.9.13

MASHT ka në dispozicion një numër mundësish ligjore drejt zbatimit të standardeve të cilësisë në kuadër të arsimit të lartë. Në bazë të rekomandimit nga AAK, ajo mund ta ndryshojë apo revokojë licencën ose refuzojë akreditimin e bartësit të caktuar. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 4.4(b); shih

Nëse bartësi nuk arrin të akreditohet apo riakreditohet, ai mund ta përsëris kërkesën jo më vonë se një vit. Id. § 11.6; shih gjithashtu UDHËZIMI PËR ARKEDITIM neni 24.10. Dështimi për herë të dytë në marrjen e akreditimit do të rezultojë me revokim të licencës për ofrimin e arsimit të lartë dhe pse kundër atij vendimi mund të parashtrohet ankesë në gjykatë. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 11.7; shih gjithashtu UDHËZIMI PËR ARKEDITIMIN art. 24.11. Në fund të secilit vit, institucionet publike dhe private të akredituara dhe licencuara për arsim të lartë janë të obliguara t’i dorëzojnë AAK-së një raport r gjithëpërfshirës vjetore për veprimtaritë e tyre, duke përfshirë edhe planin e përmirësimeve dhe aktiviteteve vijuese bazuar në rekomandimet e raportit të ekspertëve. UDHËZIMI PËR ARKEDITIMIN art. 28.2. Ato duhet ta njoftojnë AAK gjithashtu edhe për të gjitha ndryshimet e bëra përkitazi me statutin e institucionit, pronësinë, titullin, programet ekzistuese, kontratat me personelin akademik, lokacionin, ose “pengesat që hasen në përmbushjen e standardeve të cilësisë.” Id. neni 28.3.

13 Është e paqarët se cilat standardet zbatohen për kohëzgjatjen e akreditimit, për shkak se Udhëzimi për akreditim parashikon periudhën një vjeçare për akreditim. Shih nenin 28.1.

Page 35: Indeksi i reformës së

25

gjithashtu në përgjithësi UDHËZIMIN PËR LICENCIM neni 14-15. MASHT mund t’ia heqë licencën bartësit privat të arsimit të lartë nëse ai i ka ndryshuar kushtet për dhënien e licencës pa njoftim paraprak, nëse paraqet kërcënim për shëndetin dhe jetën e studentëve apo të punësuarve, nëse gjatë procesit të aplikimit apo vazhdimit të licencës janë paraqitur informata të rrejshme apo të shtrembëruara, nëse ekziston vendim administrativ apo gjyqësor me të cilin vërtetohet se bartësi privat ka bërë “shkelje të rëndë” ligjore, ose kur nuk është eliminuar parregullsia në procesin mësimor për të cilën MASHT-i ka bërë vërejtje (qortuar). UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 15.1, 18.2. Gjithashtu, AAK mund ta rishqyrtojë vendimin e vet për akreditimin e institucionit në çdo kohë dhe ta tërheqë atë kur 1) ka dëshmi se në një apo më shumë prej programeve të akredituara të institucionit në fjalë ka rënie të konsiderueshme të cilësisë, ose kur 2) aplikuesi ka ofruar informacione dhe dokumente të rrejshme të cilat kanë ndikuar në dhënien e akreditimit. UDHËZIMI PËR ARKEDITIM art. 29.2-4. Akreditimi i institucionit do të tërhiqet edhe kur aplikimi për riakreditim nuk dorëzohet me kohë. Id. neni 28. 4. Gjithashtu, MASHT-i mund të filloj procedurën e tërheqjes së akreditimit kur bartësi privat i arsimit të lartë nuk u përmbahet kushteve dhe standardeve të parapara me ligjet e Kosovës dhe dokumentet relevante ndërkombëtare. Id. neni 29.5. Kundër çdo vendim të AAK mund të paraqitet ankesë pranë Komisionit për ankesa, në MASHT, dhe pas përfundimit të procedurës administrative në gjykatën kompetente. Id. neni 30. MASHT mundet gjithashtu të kryej vizita tek bartësit e arsimit të lartë pa paralajmërim dhe në çdo kohë, si dhe të hartojë raport mbi inspektimin e kryer, të bëjë sugjerime dhe rekomandime për përmirësime dhe të përcaktojë afate kohore për zbatimin e përmirësimeve. Nëse vëren shkelje serioze, mund të fillohen masat administrative (tërheqja e licencës) kundër bartësve privat. Nëse bartësi nuk e zbaton rekomandimin e MASHT-it brenda afatit kohor të caktuar, MASHT-i mund t’i pezullojë aktivitetet e bartësit në mënyrë që ta eliminojë problemin e identifikuar. UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 21. AAK gëzon të drejta identike të inspektimit përkitazi me institucionin e arsimit të lartë të akredituar; mirëpo, nuk ka referenca lidhur me ndonjë pasojë të mundshme për shkak të moszbatimit të rekomandimit të bërë pas inspektimeve të tilla. UDHËZIMI PËR ARKEDITIM neni 29.1. MASHT mundet t’i shtojë kompetencat e veta ekzekutive përmes dispozitës e cila i lejon t’i shqyrtojë vërejtjet apo rekomandimet e AAK-së me rastin e ndarjes së fondeve për bartësit publik apo privat të arsimit të lartë, dhe duke u caktuar kushte si universiteteve publike ashtu edhe private për pranimin e fondeve qeveritare. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË §§ 4.4(e), 17.4, 18.1, 23.3, 23.5; shih gjithashtu STATUTIN E UP-së neni 208.1. Përkundër kërkesave të bëra për këtë informacion, AAK nuk i ka ofruar ekipit vlerësues asnjë informatë lidhur me zbatimin e aktiviteteve vijuese dhe raportimet vjetore nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë ose për ndonjë veprim ekzekutiv (masë administrative) të cilin do ta ketë ndërmarrë MASHT-i apo AAK. Prandaj është e paqartë se si funksionin në praktikë kjo pjesë e procesit të akreditimit. Nuk ka pasur raste të raportuara që fakultetet juridike të kenë shpërfillur udhëzimet e MASHT-it lidhur me numrin maksimal të studentëve për regjistrim, programet që mund të ofrohen, apo raportime mbi pranimin e studentëve nga bartës të palicencuar apo akredituar. Prandaj, nuk ka pasur shembuj të dënimeve apo masave disiplinore që kanë mundur të vlerësohen. Në të njëjtën kohë, të gjithë personat e intervistuar nga ekipi vlerësues si nga fakultetet publike ashtu edhe ato private të drejtësisë duket se njihnin mjaft mirë rregullat e aplikueshme dhe e kishin marrë seriozisht obligimin për të respektuar rregullat, urdhëresat dhe udhëzimet e MASHT-it.

Page 36: Indeksi i reformës së

26

II. Kushtet dhe politikat e pranimit Faktori 5: Provimi pranues dhe/ose standardet tjera të pranimit Pranimi në institucionet bartëse të arsimit ligjor është i bazuar në dhënien e një provimi pranues i cili është i drejtë, rigoroz dhe transparent apo bazohet në një seri standardesh të ngjashme dhe uniforme të pranimit, të cilat janë të orientuara për të siguruar që trupi studentor ta fitoj potencialin akademik për t’i përfunduar studimet dhe për ta ushtruar në mënyrë efektive profesionin ligjor. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Pranimi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës është i bazuar në një proces të drejtë dhe transparent. Megjithatë, është pranuar një numër tepër i madh i studentëve për shkak të përcaktimit nga MASHT-i i numrit të studentëve dhe duke mos i përfillur rekomandimet e Fakultetit Juridik lidhur me numrin e studentëve që duhet pranuar. Universiteti i Mitrovicës, gjithashtu duket të ketë një proces të drejtë dhe transparent të pranimit. Standardet e fakulteteve private të drejtësisë për pranimin e studentëve mbeten të paqarta dhe me sa duket nuk kanë kritere të identifikueshme dhe konkurruese të pranimit. Analiza/Sfondi: Pranimi në programet universitare tek bartësit publik të arsimit të lartë bëhet vetëm sipas konkurrencës dhe meritave. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 27.1. Universitetet publike mund të përcaktojnë politika të veta të pranimit, duke përshirë kritere plotësuese të pranimit, dhe që i nënshtrohen miratimit nga ana e MASHT-it. Id. §§ 7.2(c), 27.2; shih gjithashtu STATUTI UP neni 11.3. Nuk ka asnjë provim të vetëm kombëtar për pranim në universitete apo fakultete juridike. Si rezultat, çdo institucion bartës i arsimit ligjor zbaton procese paksa të ndryshme, dhe shumica prej tyre i administrojnë vetë provimet pranuese. Pranimi në studimet universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës kërkon përfundimin e të paktën 12 viteve të arsimit fillor dhe të mesëm dhe kalimin me sukses të provimit të maturës. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 2.3; shih gjithashtu STATUTI I UP-së neni 116. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës (duke përfshirë dy degët e tij në Pejë dhe Gjilan) pranon studentë bazuar në kombinimin e suksesit mesatar të arritur në shkollën e mesme, dhe rezultatin e arritur në provimin e maturës, si dhe rezultatin e arritur në provimin pranues të organizuar nga fakulteti. STATUTI I UP-së neni 116. Provimi pranues është i llojit të testit me shumë përgjigje dhe i përpiluar nga komisioni përkatës i Fakultetit Juridik dhe organizohet dy herë në vit, në qershor dhe në shtator. Është i paraparë që ta vlerësojë diturinë e fituar në shkollën e mesme dhe përbëhet nga më së shumit tre lëndë të cilat fakulteti i përzgjedhë në mënyrë të pavarur. Këto lëndë në të kaluarën ishin Gjuha shqipe, Bazat e teorisë juridike dhe Sociologjia. Për provimet e administruara gjatë vitit 2010, lëndët e filozofisë dhe sociologjisë janë zëvendësuar me lëndën e të drejtës kushtetuese. Komisioni i fakultetit i cili e ka përpiluar provimin është përgjegjës edhe për notimin e provimeve. Notimi është anonim, por bëhet në mënyrë manuale (nuk përdoren fletët e skanuara). Studentët kandidatë duhet të paguajnë 10 euro për paraqitjen e provimit. Këto të ardhura mbulojnë shpenzimet e organizimit të testit, duke përfshirë edhe pagimin e anëtarëve të komisionit që e notojnë provimin. Kandidatët mund të marrin më së shumti 100 pikë në garën e pranimit, duke përfshirë deri në 20 pikë nga nota mesatare, deri në 50 pikë nga provimi i maturës dhe deri në 30 pikë nga rezultati i

Page 37: Indeksi i reformës së

27

provimit pranues të Fakultetit Juridik.14

Në provimet pranuese të Fakultetit Juridik të organizuara në qershor dhe në shtator 2009, kanë hyrë gjithsejtë 5,800 kandidatë. Fakulteti Juridik pati rekomanduar pranimin e 400 studentëve të rregullt dhe 500 me korrespondencë. MASHT-i megjithatë kishte vendosur të pranojë 1,866 studentë (966 më shumë se rekomandimi i bërë nga Fakulteti Juridik).

Të paktën 30% nga pikët e mundshme, kandidati duhet t’i fitoj nga provimi pranues në mënyrë që të kualifikohet për pranim. Kandidatët nga kategori të caktuara preferenciale marrin 10 pikë shpërblim (bonus) në totalin e pikëve të realizuara. Shih faktorin 7 më poshtë. Pa kësaj, të gjithë kandidatët radhiten sipas suksesit të tyre të gjithëmbarshëm. Nëse suksesi i gjithëmbarshëm i disa kandidatë është i njëjtë, atëherë përparësi i jepet kandidatit me suksesin më të mirë të shkollës së mesme, dhe pastaj atij me suksesin më të mirë të arritur në provimin pranues. Nëse edhe më tej një numër kandidatësh i kanë rezultatet identike, atëherë komisioni i veçantë i fakultetit do të përzgjedhë kandidatët më të kualifikuar për pranim. Brenda shtatë ditëve nga provimi pranues, rezultatet përfundimtare të kandidatëve shpallen në vend publik (me emrat e studentëve të ardhshëm dhe rezultatin e tyre). Studentë mund të ankohen pranë komisionit të fakultetit lidhur me rezultatin po të njëjtën ditë të shpalljes dhe komisioni duhet të vendosë mbi ankesën ditën e nesërme. Pas kësaj Fakulteti Juridik ia dorëzon rekomandimin Senatit të Universitetit të Prishtinës për numrin e studentëve që duhet pranuar. STATUTI I UP-së neni 118. Numri i studentëve për pranim “bazohet në numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të përfitojnë edukim nga mjetet publike të ofruara nga [MASHT].” Fakulteti Juridik duhet gjithashtu Rektoratit të Universitetit t’ia dërgojë listën e radhitur të kandidatëve të cilët janë regjistruar për studime. Studentët e rregullt paguajnë 50 euro (62.5 USD) për një semestër, ndërsa ata që regjistrohen me korrespondencë, semestrin e paguajnë 250 euro (312.5 USD). Duke filluar nga viti i dytë, studentë me notën mesatare të paktën 9.0 gëzojnë të drejtën e pranimit të bursës publike të dhënë sipas meritës në vlerë prej 900 euro (USD 1,125) për një vit.

15

Ky numër i shtuar i studentëve shteron burimet tashmë të kimizuara të Fakultetit Juridik, si nga aspekti i personelit akademik ashtu edhe në hapësirë. Ky problem është njohur gjerësisht nga Fakulteti Juridik. Shih UNIVERSITETI I PRISHTINËS, FAKULTETI JURIDIK, RAPORTI I VETËVLERËSIMIT f. 8 (nëntor 2009). Vendimi mbi numrin e studentëve që duhet pranuar, me sa duket nuk ndërlidhet me burimet në dispozicion, por më tepër ka të bëjë me presionin e krijuar nga numri i madh i të diplomuarve të shkollave të mesme dhe kërkesës për arsim të lartë. Gjatë vitit akademik 2009-2010, në nivel vendi janë regjistruar 96,172 nxënës në shkollat e mesme, dhe të gjithë ata së shpejti do të fitojnë të drejtën e kyçjes në sistemin e arsimit të lartë. Përveç kësaj, numri prej 26,274 nga 28,141 studentë e kishin kaluar provimin e maturës në vitin 2009, duke fituar të drejtën për studime të mëtutjeshme. Duket se ekziston një pajtim i përgjithshëm se për shkak se ekonomia nuk mund të sigurojë punë për të gjithë këta të rinj, institucionet e arsimi të lartë duhet ta luajnë rolin e “valvulës së sigurisë”. MASHT ka vendosur se ngritja e kuotave të pranimit është më e preferuar se sa mohimi i mundësive të arsimit të lartë për mijëra të rinj, e posaçërisht duke pasur parasysh faktin se, aktualisht, vetëm 23% e popullsisë të grupmoshës 18-24 vjeçare janë të regjistruar në arsimin e lartë (përqindja më e ultë në Evropë). Njëra komponentë e strategjisë

Këtu hyjnë 78 studentë të pranuar sipas “listave të veçanta”, të cilat përcaktojnë pranim preferencial të studentëve sipas një marrëveshje me shoqatat e dala nga lufta. Shih faktorin 7 më poshtë për diskutim më të thellë të këtyre masave të veçanta të pranimit. Kjo paraqet një ngritje të konsiderueshme krahasuar me numrin e 1,197 studentëve të rinj të nivelit LL.B. të pranuar për vitin akademik 2007-2008 dhe me numrin prej 1,269 studentëve të pranuar për vitin akademik 2008-2009. Për vitin akademik 2010-2011, MASHT-i ka përcaktuar numrin prej 3,000 studentëve që duhet pranuar në Fakultetin Juridik (2,600 të rregullt dhe 400 me korrespondencë), me 1,500 studentë (1,300 të rregullt dhe 200 me korrespondencë) për regjistrim në Prishtinë ndërsa 750 (duke përshirë 100 me korrespondencë) të regjistrohen në secilin nga dy degët e reja në Pejë dhe Gjilan.

14 Kandidatët e jashtëm apo të tjerët të cilët nuk e kanë dhënë provimin e maturës deri në 20 pikë nga suksesi i shkollës së mesme dhe deri në 80 pikë nga provimi pranues i fakultetit juridik. 15 Sipas informatave të siguruara nga Fakulteti Juridik, gjithsejtë 2,300 studentë ishin pranuar në bazë të vendimit të MASHT-ut; mirëpo, vetëm 1,866 i kishin regjistruar studimet.

Page 38: Indeksi i reformës së

28

aktuale të Kosovës për arsimin e lartë është ngritja e numrit të regjistrimit në arsimin e lartë për të paktën 25% të grupmoshës 18-25 vjeçare deri në vitin 2015. STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË LARTË NË KOSOVË (2005-2015) at 8 (2004). Vendimi i MASHT-it, me sa duket, është marrë me një kuptim të plotë se kjo marrëveshje krijon një mjedis më pak ideal edukativ, por që, në një periudhë afatshkurtër, ajo përfaqëson alternativën më të mirë për Kosovën si tërësi. Procesi i pranimit në Fakultetin Juridik në përgjithësi duket se është i lidhur me standarde të drejta dhe transparente, duke përfshirë këtu edhe provimin pranues. Mirëpo, standardet e pranimit nuk janë shumë selektive duke pasur parasysh numrin e madh të pranimit. Kjo mund të kontribuojë në shkallë më të ultë të diplomimit (shih faktorin 13 më poshtë), për shkak se pranohen studentë me kualifikime më të dobëta. Gjithashtu ekziston një perceptim të përgjithshëm se studentët të cilët kanë familjarë apo lidhje tjera, pranohen pa i plotësuar kriteret e nevojshme të pranimit. Nuk raportohet se këto pranime janë si rezultat i dhënies së parave nga studentët e ardhshëm apo familjet e tyre, por si rezultat i favoreve dhe statusit “i brendshëm”. Pranimi në programin master të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kërkon përfundimin e studimeve LL.B. dhe notën mesatare të paktën 7.50. Nëse numri i kandidatëve është më i ultë se sa numri i vendeve në dispozicion, kandidatët me notë mesatare më të ulët mund të merren parasysh, por, ata duhet ta japin provimin pranues me deri në tri lëndë provimi të cilat i përzgjedh Fakulteti Juridik. Kandidatët i kanë në dispozicion tri ditë pune për paraqitjen e ankesës ndaj rezultateve të shpallura nga komisionin pesë anëtarësh i përbërë nga prodekani për çështje akademike dhe anëtarët tjerë të emëruar nga dekani. Studentët e regjistruar në program duhet të paguajnë 300 euro për një semestër. Për vitin akademik 2010-2011, Fakulteti Juridik kishte pranuar gjithsejtë 400 studentë në programin master (duke përfshirë 50 studentë për programin LL.M. të financuar nga WUS-Austria); për këtë të fundit, kandidati duhet të ketë diplomuar në programin katërvjeçar LL.B. dhe ta flet gjuhën angleze. Kjo paraqet një ulje të lehtë krahasuar me 557 studentë të rinj të regjistruar në viti akademik 2009-2010 dhe 542 të regjistruar në vitin akademik 2008-2009. Universiteti i ri dhe sapo i akredituar i Prizrenit, për vitin akademik 2010-2011 i ka pranuar studentë bazuar në suksesin e arritur në shkollën e mesme dhe rezultatin e arritur në provimin maturës. Nuk është organizuar ndonjë provim pranues i veçantë; mirëpo, kandidatëve u janë ndarë pikë shpërblimi për shkak të rezultatit të arritur në provimin e maturës në “lëndët kryesore”, (sociologji, histori dhe edukatë qytetare për Fakultetin Juridik). Pozita e kandidatit është caktuar duke llogaritur rezultatin e arritur në provimin e maturës, në rezultati e arritur në lëndët kryesore të shumëzuar me koeficientin 0.5, dhe suksesin nga shkolla e mesme. Rezultatet përfundimtare janë publikuar në faqen e internetit të universitetit dhe kandidatët kanë pasur në dispozicion pesë ditë në paraqitjen e ankesave tek zyra e rektorit. Për vitin akademik 2010-2011 janë pranuar gjithsejtë 100 studentë për studimet LL.B. Të gjithë studentët e rinj janë të përjashtuar nga pagesa e semestrit për vitin e parë akademik. Procesi i pranimit në Universitetin e Mitrovicës është i ngjashëm me atë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Dallimi kryesor është se provimi pranues zhvillohet në gjuhën serbe. Për vitin akademik 2009-2010 Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës ka pranuar 175 studentë, më shumë se 60 studentë që ishin pranuar për vitin 2008; dhe gjithsejtë 142 studentë të ri për nivelin LL.B. janë pranuar për vitin akademik 2010-2011. Nga ky numër, 75 studentë marrin bursë publike ndërsa pjesa e mbetur paguajnë 500 euro (USD 625) për një semestër. Fakulteti Juridik vendosë se cilët studentë do të fitojnë bursën dhe kjo bazuar në notat nga shkolla e mesme dhe bazuar në rezultatet e provimit pranues në fakultetin juridik. Studentët nga pjesa jugore e Serbisë raportohet se aplikojnë për regjistrim në Fakultetin Juridik të Mitrovicës, për shkak se aty është konkurrenca më e vogël për regjistrim si dhe për fitimin e bursës në krahasim me fakultetet juridike në Republikën e Serbisë, e sidomos në Beograd. Procedurat e pranimit në fakultete private të drejtësisë janë shumë pak formale. MASHT për vitin akademik 2009-2010 ua kishte kufizuar fakulteteve private juridike numrin e studentëve që ato kanë mundur të regjistrojnë. Gjersa, ekipi vlerësues nuk kishte arritur ta siguronte informatën

Page 39: Indeksi i reformës së

29

zyrtare lidhur me kufizimet e numrit të studentëve për universitetet individuale për vitin 2009-2010 (përkundër kërkesave të përsëritura), personat e intervistuar nga fakultetet private i kishin vënë në pah ekipit vlerësuese se këto kufizime silleshin prej 100-150 studentë. Studentët zakonisht pranohen bazuar vetëm në rezultatet e provimit të maturës, përveç kur numri i kandidatëve e tejkalon numrin e lejuar të pranimit. Disa fakultete private të drejtësisë i kanë përpiluar provimet e tyre të pranimit, mirëpo ato nuk organizohen në mënyrë të njëjtë dhe procedura e përpilimit dhe notimit me sa duket është shumë pak formale. Të paktën një fakultet privat i drejtësisë e ka administruar provimit për herë të parë në vitin 2009, duke bërë përpjekje për t’u marrë shpejtë me numrin e papritur dhe të madh të kandidatëve krahasuar me numrin e lejuar për pranim, duke lënë përshtypjen se ky institucion paraprakisht kishte pranuar të gjithë kandidatët. Pagesa e arsimit në fakultetet private të drejtësisë për një vit studimi sillet prej 1,000 deri në 1,600 euro. Faktori 6: Pranimi jo diskriminues Pranimi në institucionet bartëse të arsimit ligjor nuk refuzohet për shkak të racës, gjinisë, orientimit seksual, ngjyrës, religjionit, mendimit politik apo tjetër, origjinës etnike apo sociale, përkatësisë të pakicës etnike, pasurisë, lindjes, gjuhës apo paaftësisë fizike. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Me ligj është i ndaluar diskriminimi në procesin e pranimit në fakultetet juridike, dhe nuk ka dëshmi mbi diskriminimin e dukshëm në procesin e pranimit në institucionet publike apo private të arsimit të lartë. Megjithatë, vazhdon segregimi de fakto në arsimin e lartë, ku shqiptarët etnik vijojnë arsimin në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, apo ndonjë nga fakultetet private të drejtësisë, përderisa serbët etnik vijojnë Universitetin e Mitrovicës. Gjuha e ligjërimeve duket të jetë faktori kyç i cili kufizon studentët të vendosin se në cilin institucion do të regjistrohen. Kjo nga shkaku se serbët etnikë nuk e njohin gjuhën shqipe aq mjaftueshëm sa për të studiuar në atë gjuhë dhe e njëjta vlen edhe për shqiptarët etnikë të cilët nuk e njohin gjuhën serbe mjaftueshëm sa për të studiuar drejtësinë në atë gjuhë. Analiza/Sfondi: Kushtetuta e Kosovës garanton barazinë “e të gjithë individëve para ligjit””. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 3(2) [më tutje në tekst: KUSHTETUTA]. Në mënyrë të veçantë ndalohet diskriminimi “në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes, ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Id. neni 24(2). Gjithashtu, secilit i garantohen mundësi të barabarta për t’u arsimuar. Id. neni 47(2). Legjislacioni i Kosovës e ndalon në veçanti diskriminimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë në arsimin e lartë, bazuar në gjininë, racën, orientimin seksual, dëmtimin fizik ose të një lloji tjetër, gjendjen civile, ngjyrën, fenë, opinionet politike apo tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo ndonjë status tjetër. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 3.1 Gjithashtu nuk ekziston kufiri i moshës për regjistrimi në institucionin e arsimit të lartë ose për të marrë titull. Id. § 3.2. Universiteti i Prishtinës është veçanërisht i “zotuar për ofrimin e mundësive të barabarta” për të gjithë, dhe ndalon diskriminimin mbi të njëjtat baza si ato të përcaktuara me Ligjin për arsimin e lartë. STATUTI I UP-së neni 6. Megjithatë, siç diskutohet në faktorin 7 më poshtë, universiteti e ka një dispozitë të veçantë lidhur me barazinë gjinore, e cila obligon trajtim preferencial për gruan. Id. neni 7. Perceptimi i përgjithshëm ishte se nuk kishte diskriminim në procesin e pranimit të Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin akademik 2009-2010, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës i kishte gjithsejtë 4,438 studentë të nivelit bachelor. Nga ta, 2,482 (apo 55.93%)

Page 40: Indeksi i reformës së

30

janë femra dhe 1,956 (44.07%) janë meshkuj. Nga 963 studentë të regjistruar në programin master, vetëm 363 (37.69%) ishin femra. Tabela në vijim tregon informata të përmbledhura sipas gjinisë të studentëve të regjistruar në vitet e caktuara në Fakultetin Juridik. PËRBËRJA GJINORE E FAKULTETIT JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS, 2007-

200916

Viti akademik

Madhësia e klasës Numri total i studentëve të regjistruar Meshkuj Femra % Femra Meshkuj Femra % Femra

2007-2008 657 540 46.19 2,561 2,043 44.37 2008-2009 621 648 51.06 1,799 1,730 49.02 2009-2010 1,004 862 45.11 1,956 2,482 55.93 PËRBËRJA GJINORE NË NIVELIN MASTER TË FAKULTETIT JURIDIK TË UNIVERSITETIT

TË PRISHTINËS, 2007-2009

Viti akademik Numri i përgjithshëm i studentëve

Studentet femra % Femra

2007-2008 557 170 30.52 2008-2009 880 292 33.18 2009-2010 963 363 37.69

Ashtu si diskutohet në faktorin 13 si më poshtë, përqindja e të diplomuarve femra është dukshëm më e ultë se përqindja e përgjithshme e studenteve femra. Femrat përfaqësonin një përqindje pakëz më të vogël se 38% të të diplomuarve në vitin 2008, ndërsa kjo përqindje është rritur vetëm pakëz nën 42% në vitin 2010. Aktualisht janë vetëm dy studentë të verbër në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Këta studentë pyeten me gojë, por nuk kanë ndonjë akomodim të veçantë. Në kohën e intervistave për qëllimet e këtij vlerësimi, në Fakultetin Juridik nuk ka pasur studentë tjerë me paaftësi. Është edhe numri prej 29 studentëve pjesëtarë të pakicave etnike, të tillë si, turq, goranë, boshnjakë, dhe shqiptarë etnik nga Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Gjithashtu, për vitin akademik 2010-2011 janë pranuar 30 studentë të rinj për nivelin bachelor, pjesëtarë të pakicave etnike, gjegjësisht dy boshnjakë, shtatë turq (përfshirë gjashtë prej tyre në degën e Gjilanit), dhe 21 shqiptarë etnikë nga jashtë Kosovës (përfshirë 11 në degën e Gjilanit). Siç raportohet, në degën e Pejës nuk është pranuar asnjë pjesëtar i pakicave.

PAKICAT ETNIKE NË FAKULTETIN JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS, 2007-2010

Viti

akademik Numri total i studentëve Boshnjakë Turq Të tjerë

Numri total i pjesëtarëve të pakicave

2007-2008 4,604 3 7 6 16 2008-2009 3,529 12 4 0 16 2009-2010 4,438 6 9 14 29

Nuk ka studentë të përkatësisë etnike serbe, për shkak se, siç raportohet, “asnjëri nuk ka aplikuar.” Njëra prej pengesave të mundshme për kandidatët serbë që të aplikojnë në Universitetin e Prishtinës është edhe kriteri i gjuhës. Provimi i maturës përgatitet në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe angleze, ndërsa Fakulteti Juridik u lejon studentëve ta japin provimin në

16 Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike për vitin akademik 2010-2011 nuk kanë qenë në dispozicion në kohën kur është dërguar ky raport në shtypje.

Page 41: Indeksi i reformës së

31

gjuhë tjera. Megjithatë, të gjitha lëndët jepen në gjuhën shqipe, dhe nuk ka dispozitë e cila i lejon studentët të heqin dorë nga pjesa e gjuhës shqipe nga provimi pranues për Fakultetin Juridik. Kjo nënkupton se studentë të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe do të kishin gjasa të vogla për t’u pranuar. Njësoj, raportohet se nuk ka shqiptarë etnik të regjistruar si studentë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës. Raportohet se “asnjë student shqiptar” nuk ka aplikuar për pranim. Të gjitha lëndët e Universitetit të Mitrovicës jepen në gjuhën serbe dhe nuk duket se studentët kanë mundësi të hyjnë në provime në ndonjë gjuhë tjetër përpos serbishtes. Trupi studentor i Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës përbëhet nga serbë etnik nga Kosova dhe Serbia jugore, si dhe nga pakicat etnike të Serbisë jugore, duke përfshirë këtu romët. Ka edhe myslimanë jo-shqiptarë. Nuk është i ditur numri i saktë, por njëri nga të intervistuarit ka vlerësuar se përafërsisht 20-30% të studentëve nuk janë serbë etnik. Fakultetet private të drejtësisë raportohet se pranojnë përfaqësues të pakicave etnike, megjithëse nuk dihet numri i saktë. Të gjitha fakultetet e akredituara private në drejtësi janë të vendosura në hapësirat me shumicë shqiptare dhe raportohet se nuk kanë studentë serbë. Institucionet e arsimit të lartë privat nuk zbatojnë kritere uniforme lidhur me provimin pranues për studentë kështu që gjuha shqipe, të paktën sipërfaqësisht, nuk do të duhej të ishte pengesë. Siç përmendet në faktorin 5 më lart, MASHT-i e ka kufizuar numrin e studentëve të cilët mund të pranohen gjatë vitit akademik 2009-2010, në këto fakultete të drejtësisë dhe nuk është e qartë se çfarë ndikimesh ka pasur kjo, ose aspak, në numri e pranuar të femrave dhe pakicave etnike nëpër ato institucione. Faktori 7: Masat e veçanta të pranimit Institucioni bartës i arsimit ligjor aplikon masa adekuate dhe të veçanta të pranimit të pjesëtarëve të shoqërisë që janë në pozitë të pafavorshme ose të nën-përfaqësuar, sa herë që kjo është e mundur dhe me qëllim të arritjes së synimit të dëshiruar të shoqërisë. Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës aplikon masa të veçanta të pranimit me qëllim të rritjes së shkallës së përfaqësimit të grupeve në pozitë të pafavorshme dhe të nën-përfaqësuara, duke përfshirë pakicat etnike, femrat dhe veteranët e luftës dhe familjet e tyre. Mirëpo, këto masa nuk kanë qenë të suksesshme në joshjen e studentëve serbë që të aplikojnë për t’u pranuar. Fakultetet private të drejtësisë nuk kanë masa të veçanta speciale dhe asnjë nga fakultetet publike apo private të drejtësisë nuk janë angazhuar në mënyrë pro-aktive për rekrutimin dhe nxitjen e më shumë pjesëtarëve të pakicave etnike apo grave për vijimin e fakultetit juridik. Analiza/Sfondi: Siç është diskutuar në faktorët 5 dhe 6 më sipër, sikur Ligji për arsimin e lartë ashtu edhe Statuti i UP-së në mënyrë specifike e ndalojnë diskriminimin në arsimin e lartë, duke përshirë këtu edhe në procesin e pranimit. Universiteti i Prishtinës e bën pranimin e kandidatëve bazuar në konkurrencë, dhe bazuar në suksesin e shkollës së mesme, suksesin në provimin e maturës dhe rezultatet e provimit pranues të Fakultetit Juridik. Njëkohësisht, Senati i Universitetit të Prishtinës ka autorizuar procedura speciale të pranimit për grupet e pakicave etnike, duke përshirë serbët etnik, romët, boshnjakët dhe turqit, si dhe shqiptarët etnikë nga Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria. Kandidatët e këtyre kategorive radhiten dhe njihen ndarazi, dhe pranohen të gjithë deri në numrin e caktuar (numri i kandidatëve nga këto kategori nuk mund ta tejkalojë kuotën e caktuar nga MASHT-i). Studentët e pranuar sipas këtyre kategorive duhet të regjistrohen në universitet si të rregullt. Në praktikë, numri i kandidatëve nga këto grupe nuk e tejkalon numrin e përgjithshëm të

Page 42: Indeksi i reformës së

32

përcaktuar për pranime të veçanta, kështu që të gjithë kandidatët e këtyre kategorive pranohen me automatizëm. Që nga viti akademik 2009-2010, gjithsejtë ishin 29 studentë të nivelit bachelor, që ishin nga këto kategori, duke përfshirë, turq, goranë, boshnjakë, si dhe shqiptarë etnik nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Për vitin akademik 2010-2011, kuotat e MASHT-it për Fakultetin Juridik ishin, tetë boshnjakë, shtatë romë, ashkali dhe egjiptas, gjashtë turq dhe 35 shqiptarë etnik nga jashtë Kosovës. Gjithsejtë 30 studentë të rinj për nivelin bachellor ishin pranuar sipas këtyre kuotave, duke përfshirë dy boshnjakë, shtatë turq (përshirë gjashtë prej tre në degën e Gjilanit) dhe 21 shqiptarë etnikë nga jashtë Kosova (duke përfshirë 11 në degën e Gjilanit). Nuk ka studentë etnik serbë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, ose siç raportohet, në asnjërin prej fakulteteve private të drejtësisë. Nuk shihet ndonjë përpjekje e dukshme për rekrutimin aktiv të pjesëtarëve të grupeve të pakicave. Universiteti i Prishtinës e deklaron mbështetjen e tij për barazinë gjinore dhe kjo politikë i ofron përparësi kandidateve femra në rastet kur mashkulli dhe femra i kanë kredencialet e barabarta (për shembull, rezultate të barabarta në provimin pranues). Shih STATUTI I UP-së neni 7. Të intervistuarit besojnë se kjo dispozitë nuk aplikohet në praktikë, ndërsa gjinia nuk duket të jetë faktor që merret parasysh në vendimin mbi pranimin. Rektori i Universitetit të Prishtinës gjithashtu mund të autorizojë pranimin e studentëve me listë të veçantë, e cila përpilohet bazuar në marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur me shoqatat e luftës dhe të përcaktojë masa të veçanta pranimi për fëmijët e veteranëve shqiptarë të luftës dhe vetë veteranëve të luftës. Nga futja në këtë listë, kandidati përfiton 10 pikë shpërblim krahas pikëve të përgjithshme të fituara gjatë konkurrimit për t’u pranuar në universitet. Në vitin akademik 2009-2010 janë pranuar gjithsejtë 78 studentë sipas marrëveshjes për këto masa të veçanta. Në vitin 2008-2009 asnjë student nuk ishte pranuar sipas këtyre listave ndërsa për vitin akademik 2007-2008 ishin pranuar 59 studentë. Me sa duket, nuk ka rezistencë të rëndësishme ndaj idesë së Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës për procedura të veçanta të pranimit për pjesëtarët e pakicave etnike apo grupeve tjera të nën-përfaqësuara. Megjithatë, numri i identifikuar i pjesëtarëve të grupeve të pakicave mbetet i vogël krahasuar me madhësinë e trupit studentor. Shkaqet për këtë mund të jenë të ndryshme sikur, fakti se vetëm një numër i vogël i pjesëtarëve të këtyre grupeve e përfundojnë shkollën e mesme dhe vazhdojnë ta ndjekin arsimin e lartë, ose fakti se studimet në Universitetin e Prishtinës zhvillohen në gjuhën shqipe. Megjithatë, është e qartë se diskriminimi në procesin e pranimit nuk është pjesë e këtyre shkaqeve. Asnjë nga institucionet private të arsimit të lartë dhe të cilat i ka vizituar ekipi vlerësues, nuk kishte politika të shkruara për masat e veçanta të pranimit për grupet e nën-përfaqësuara, edhe pse të gjithat pohonin se nuk ushtronin asnjë diskriminim dhe se inkurajonin aplikimin nga çdokush. Siç përmendet në faktorin 6 më sipër, disa studentë nga grupet në pozitë të pafavorshme dhe të nën-përfaqësuara janë regjistruar në universitetet private. Ekipi vlerësues nuk ka arritur të sigurojë të dhënat zyrtare përkitazi me përfaqësimin e studentëve pjesëtarë të pakicave apo studentëve me aftësi të kufizuara në Universitetin e Mitrovicës apo se ky institucion aplikon masa speciale për pranimin e tyre.

Page 43: Indeksi i reformës së

33

III. Planprogrami dhe metodologjia e mësimdhënies Faktori 8: Planprogrami gjithëpërfshirës Institucionet bartëse të arsimit ligjor kanë planprograme të cilat janë gjithëpërfshirëse dhe përfshijnë zhvillimet e fundit në kuadër të ligjit nacional, komparativ dhe ndërkombëtar që studentëve u ofrojnë njohuritë e nevojshme për të praktikuar ligjin në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Me ligj dhe në praktikë, planprogrami akademik i fakulteteve juridike të Kosovës është në përputhje me Deklaratën e Bolonjës, zbaton ECTS. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës zbaton një planprogram gjithëpërfshirës i cili përmban një numër adekuat lëndësh nga e drejta vendore, komparative dhe ajo ndërkombëtare. Shumica e madhe e lëndëve vazhdojë të kenë fokus teorik, me pak lëndë praktike të cilat janë në dispozicion për një numër të kufizuar të studentëve. Fakultetet private të drejtësisë përcjellin të njëjtën strukturë të planprogramit sikurse ai i Universitetit të Prishtinës, por me numër edhe më të vogël të lëndëve praktike. Në asnjërin prej fakulteteve juridike nuk mësohen aftësitë themelore akademike të cilat studentët e rinj mund të mos i kenë mësuar apo i kanë mësuar dobët gjatë arsimit fillor dhe të mesëm. Universiteti i Mitrovicës ndjekë planprogramin e Serbisë prandaj nuk i përgatitë në mënyrë adekuate studentët për ushtrimin e profesionit në Kosovë. Analiza/Sfondi: Sipas ligjit, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë e kanë një autonomi të madhe në çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e procesit akademik, që përfshinë edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të tyre për zhvillimin dhe zbatimin e pavarur të planprogramit dhe për zgjedhjen e lëndëve që do të jepen përmes rregullave që janë transparente, të drejta, dhe lehtë të kapshme për student. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË §§ 7.2 (d)-(e), 12.5; shih gjithashtu STATUTI I UP-së nenet 11.4-11.5, 12.9. Nuk ekziston ndonjë model i planprogramit për fakultetet juridike i shpallur nga MASHT-i; megjithatë si pjesë e përpjekjes për integrimin a arsimit në Kosovës, MASHT-i ka shpallur një deklaratë mbi politikat për zhvillimin e planprogramit, e cili kërkon nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë të jenë në përputhje me Deklaratën e Bolonjës duke përfshirë edhe përdorimin e sistemit ECTS. Shih në përgjithësi MASHT – POLITIKAT E ZHVLLIMIT TË PLANPROGRAMIT NË ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË, në MASHT – POLITIKAT PËR INTERGRIMIN NË HAPËSIRËN E PËRBASHKËT EVROPIANE (1 tetor 2007). MASHT-i e rishqyrton planprogramin themelor si pjesë e procesit licencues. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 10.4(e). Në nivel të Universitetit të Prishtinës, Senati i Universitetit ka autoritetin që të aprovoj planprograme për secilën nga njësit akademike. STATUTI I UP-së nenet 48.1(d), 49.6, 103.2. Secili fakultet është përgjegjës edhe për paraqitjen e propozimeve Senatit për çështjet akademike, duke përfshirë këtu edhe përmbajtjen e programeve të studimit, detajet e planprogrameve, vlerat e ECTS kredive, dhe ndryshimet në planprogram. Id. nenet 67.1, 77.3, 100.2, 103.1. Në përputhje me kërkesat nga Deklarata e Bolonjës, studimet në Universitetin e Prishtinës përbëhen nga tri cikle: programi “Bachelor” (cikli i parë), programi “Master” (cikli i dytë), dhe programi i doktoratës (cikli i tretë). Në vitin akademik 2001-2002, universiteti adoptoi programin 3+2+3 (tre vite për të fituar titullin bachelor, dy për titullin master dhe tre për të fituar titullin e doktoratës) dhe filloi me përdorimin e sistemit ECTS, sipas të cilit një pikë paraqet 25-30 orë pune apo gjithsejtë normën e punës së studentit prej 1,500-1,800 orëve. Në shtator të vitit 2007, Rektorati i Universitetit mori vendim për ndryshimin e planprogramit të Fakultetit Juridik dhe aprovoi programin e niveleve 4+1+3. Të gjithë studentët e regjistruar në vitin akademik 2007-2008 tani e fitojnë gradën LL.B. pas përfundimit të 240 ECTS kredive gjatë studimeve katërvjeçare. Studentët LL.M. duhet ta kenë fituar gradën LL.B. dhe përfunduar 60 ECTS kredi

Page 44: Indeksi i reformës së

34

plotësuese gjatë një periudhe njëvjeçare. Studimet e doktoratës duhet të zgjasin normalisht tre vite dhe kërkohen 180 ECTS kredi krahas pikëve të nevojshme për gradën LL.M. Ndryshimi i planprogramit është bërë si përgjigje ndaj nevojës për zbatimin më efektiv dhe integrimin e parimeve të Deklaratës së Bolonjës në kuadër ët planprogramit, duke fuqizuar përmbajtjen dhe kategorizimin e lëndëve teorike të detyrueshme dhe zgjedhore, e posaçërisht të atyre që janë relevante për ushtrimin praktik të ligjit në BE, dhe për racionalizimin e konspektit për lëndët specifike. Megjithatë, ndryshimi i planprogramit nuk e ka adresuar nevojën për rritjen e numrit të lëndëve praktike dhe ky planprogram mbetet kryesisht i karakterit teorik. Studentët që kishin filluar studimet e veta juridike para aplikimit të programit të ri, ishte dashur t’i përfundonin 180-210 ECTS kredi gjatë tre viteve të studimit në mënyrë që ta fitojnë gradën (diplomën) bachelor në drejtësi; dhe 180 ECTS kredi gjatë tre viteve në mënyrë të ta fitojnë gradën e doktoratës. STATUTI I UP-së nenet 104.1, 105, 106. Për shkak se shumë studentë të regjistruar në programin e mëhershëm 3+2+3 duhet ende të diplomojnë dhe ta mbarojnë programin dyvjeçar të masterit në drejtësi17

Lëndët e detyrueshme në planprogramin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës përfshijnë lëndët mbi të drejtën dhe procedurën penale, të drejtën dhe procedurën civile, të drejtën kushtetuese, ekonominë politike, procedurën administrative, të drejtën familjare, të drejtën trashëgimore, të drejtën e detyrimeve, të drejtën e punës, të drejtën ekonomike, të drejtën e financave, kriminalistikën, kriminologjinë dhe penologjinë, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare private, e drejta e UE-së, dhe e drejta ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Lënda mbi shkrimin dhe metodologjinë juridike jepet në semestrin e parë të vitit të katër të studimeve. Gjithashtu, ekziston lënda e shkrimit dhe hulumtimit juridik e cila fillimisht jepej në bashkëpunim me ABA ROLI si një lëndë që nuk bartë kredi, por që tani do të jepet në mënyrë të pavarur në semestrin e gjashtë. Kjo lëndë fokusohet më shumë në hartimin legjislativ dhe analizimin se sa në të mësuarit e aftësive të shkrimit dhe hulumtimit juridik. Nga lëndët zgjedhore të cilat ofrohen gjatë studimeve 4 vjeçare janë lëndët mbi të drejtën dhe etikën, modelet e demokracisë, teknologjia informative, historia e shtetit dhe të drejtës në Shqipëri, e drejta e konsumatorit, gjykatat kushtetuese, komunikimi masiv, krimi i organizuar, terrorizmi, arbitrazhi, e drejta e sigurimit social, e drejta e sigurimeve, e drejta bankare, e drejta e konkurrencës, e drejta e shkëmbimeve dhe letrave siguruese, analiza ekonomike e së drejtës, aftësitë gojore dhe prezantuese ligjore, teknologjia informative, historia shqiptare e shtetit dhe organizatat ndërkombëtare, luftimi i terrorizmit, e drejta ekonomike ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e punës. Janë edhe disa lëndë zgjedhore të karakterit praktik sikur klinikat ligjore në të drejtën civile, e drejta familjare dhe trashëgimore, e drejta penale dhe fiskale Në fund, gjatë semestrit të tetë, nga studentët kërkohet që të arrijnë 30 kredi të detyrueshme në njërën nga

, UP-ja aktualisht ka studentë si në programin e vjetër ashtu edhe në programin më të ri të Bolonjës. Bartja në ciklin e ri do të përfundojë kur të kenë diplomuar të gjithë studentët nga cikli i mëhershëm. Por, për shkak se këta studentë ishin regjistruar së fundi në vitin 2006, numri i tyre në Fakultetin Juridik vetëm sa zvogëlohet. Prandaj, fokusi i Fakultetit Juridik dhe i këtij vlerësimi IRAL është planprogrami sipas programit të ri 4+1+3. Planprogrami aktual i Fakultetit Juridik përbëhet nga 25 ECTS kredi të detyrueshme të shpërndara në katër lëndë në secilin nga shtatë semestrat. Krahas kësaj, janë dy deri në gjashtë lëndë zgjedhore që ofrohen në secilin semestër. Krahas lëndëve të detyrueshme, studentët lejohen të zgjedhin një lëndë zgjedhore për secilin semestër të vlefshme për gjithsejtë 30 ECTS kredi. Viti i parë i studimeve fokusohet në lëndët themelore që kanë të bëjnë me teorinë, historinë dhe sociologjinë e të drejtës, si dhe nga disa lëndë të përgjithshme si ekonomia, statistika, e drejta romake, dhe gjuhët e huaja. . Lëndët në vitin e dytë dhe në vitet vijuese kanë tendencë të jenë tipike me lëndët e studimeve pasuniversitare të drejtësisë, dhe ofrojnë më shumë lëndë nga e drejta ndërkombëtare duke filluar nga viti i tretë.

17 Aktualisht nuk ka studentë të regjistruar në programin e ri njëvjeçar të masterit, ngase studentët e parë që do të gëzojnë këtë të drejtë i kanë filluar studimet bachelor në vitin 2007. Prandaj, grada e masterit do të fillojë në vitin akademik 2011-2012. Të gjithë studentët e diplomuar në Fakultetin Juridik, tani ndjekin programin dyvjeçar të masterit.

Page 45: Indeksi i reformës së

35

lëndët e specializimit në vijim: e drejta administrative dhe kushtetuese (e drejta pozitive kushtetuese, e drejta administrative, filozofia e së drejtës, e drejta sociale), e drejta penale (e drejta e avancuar penale dhe procedurale, viktimologjia, e drejta penale ndërkombëtare), e drejta civile (e drejta mbi patundshmëritë, procedura jashtë kontestimore dhe përmbarimi i vendimeve gjyqësore, kontratat, e drejta e pronësisë intelektuale), e drejta ndërkombëtare (e drejta private ndërkombëtare dhe konvencionale, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare humanitare, e drejta diplomatike dhe konsulare), ose e drejta e financave (institucionet financiare ndërkombëtare, e drejta ekonomike ndërkombëtare, e drejta e taksave dhe buxhetit, qeverisja e korporatave). Në përgjithësi edhe studentët edhe profesorët e shohin planprogramin aktual të Fakultetit Juridik si gjithëpërfshirës dhe adekuat. Planprogrami ofron një numër të arsyeshëm të lëndëve nga e drejta komparative dhe ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën BE-së, dhe lëndët nga e drejta vendore. Planprogrami i përgjithshëm me sa duket i adreson çështjet themelore të cilat secili praktikues apo akademik ka nevojë – edhe pse siç është diskutuar në faktorin 20 si më poshtë, mungojnë materiale të përditësuara dhe specifike për Kosovën, duke përfshirë tekstet, për shumë lëndë që janë pjesë e planprogramit. Disa të intervistuar janë shprehur të shqetësuar edhe për kriterin që studentët duhet të marrin drejtimin e specializuar në semestrin e tetë duke i bërë ata që të “specializojnë tepër herët”, dhe kjo nënkupton të humbasin disa prej njohurive nga lëndët e përgjithshme. Shumë prej të intervistuarve besojnë se arsimi ligjor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ka qenë adekuat për përgatitjen në profesion të atyre studentëve që ishin më të mirët nga 10-20% e grupit të tyre. Megjithatë, të intervistuarit në mënyrë të përsëritur kanë shprehur shqetësimin e tyre përkitazi me mungesën e mësimit të aftësive praktike dhe kanë vënë në pikëpyetje përgatitjen e shumicës së studentëve për ushtrimin e profesionit. Disa prej të intervistuarve që e kishin ngritur këtë ankim ishin të shqetësuar se studentët nuk e mësonin mendimin kritik, zgjidhjen e problemit, hulumtimin juridik dhe shkrimin, dhe aftësitë oratorike të avokatisë. Prezenca e këtyre lëndëve të orientuara në praktikë është e kufizuar, sepse regjistrimi për këto lëndë është i kufizuar; gjersa lëndët tjera, të tilla si, lënda e shkrimit dhe metodologjisë juridike jepet në një kohë të vonshme të karrierës studentore. Refreni i përbashkët e atyre që i kishin shpalosur mendimet e tyre lidhur me lëndët mbi aftësitë profesionale, ishte se ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe se duhet të jenë në dispozicion për të gjithë studentët. Shih faktorin 10 më poshtë, për informata shtesë përkitazi me mësimet e aftësive praktike. Gjithashtu, shumica e të intervistuarve të cilët flisnin për këtë çështje me sa duket ishin më të brengosur për mësimin e aftësive themelore, duke përfshirë aftësitë elementare të shkrimit dhe leximit, se sa për hulumtimin e avancuar juridik, shkrimin dhe aftësitë analitike. Shumë prej tyre kanë komentuar përkitazi me nivelin e dobët të edukimit të studentëve aktual të cilin e kishin fituar në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe kanë deklaruar se ata nuk i kishin fituar aftësitë elementare para se të kyçeshin në arsimin ligjor dhe se fakulteti juridik nuk jep mësime lidhur me ato aftësi elementare. Fakti se studentëve u mungojnë aftësitë elementare mund ta shpjegojë nivelin e lartë të ngecjes (attrition) së studentëve dhe nivelin korrespondues të ulët të diplomimit. Shih faktorin 13 më poshtë. Në Fakultetin Juridik regjistrohen shumë studentë të cilët nuk flasin gjuhë të huaja. Universiteti i Prishtinës parashikon mbajtjen e orëve të gjuhëve të huaja në vitin e parë dhe të dytë të studimeve (anglishtja është zgjidhja më e popullarizuar). Megjithatë, studentët të cilët hyjnë, pa një bazë të fortë, në gjuhë të huaj, nuk janë në gjendje të bëjnë përparim të theksuar, veçanërisht për shkak se orët mbahen në klasë të mbipopulluara dhe studentëve nuk u ofrohet mundësi të kryejnë ushtrime praktike dhe të përgjigjen. Shumë të intervistuar komentuan se aftësitë në gjuhë të huaja janë të rëndësishme për ardhmërinë profesionale të studentëve, për t’u ndihmuar atyre që të punësohen, të kenë qasje në mundësitë e studimeve jashtë vendit dhe qasje në informata. Siç është vërejtur në faktorin 20 më poshtë, tekstet juridike dhe resurset në gjuhën shqipe janë të kufizuara. Studentët të cilët nuk dinë të lexojnë në një gjuhë të huaj në nivelin profesional kanë mundësi të kufizuara për avancimin e diturisë. Gjithashtu, disa të intervistuar kanë komentuar se i aftësitë e gjuhëve të huaja i konsiderojnë si kusht për punësim dhe se ata nuk do ta angazhonin

Page 46: Indeksi i reformës së

36

një student të drejtësisë po qe se ai nuk do të njihte mirë gjuhët e huaja. Gjeneratat e ardhshme të studentëve të drejtësisë mund të mos kenë këso problemesh nga se programet fillore dhe të mesme të arsimit në Kosovë janë duke e përmirësuar mësimin e gjuhëve të huaja. Universiteti i Mitrovicës gjithashtu përdor ECTS-në për përcaktimin e programit të studimeve. Kreditë i ndahen një lënde bazuar në 60 ECTS kredi (30 për një semestër) që i përgjigjet kohës së përgjithshme mesatare të kaluar për 40 orë në javë për një vit akademik. Planprogrami zbaton të njëjtin format të përgjithshëm sikurse ai i Universitetit të Prishtinës, ku viti i parë përshinë lëndët e përgjithshme të tilla si, fillet e së drejtës, sociologji, historia e shtetit dhe të drejtës (përgjithshme dhe serbe), e drejta romake, ekonomi, dhe gjuhët e huaja (në veçanti anglishtja). Duke filluar nga viti i dytë, mbahen lëndët ligjore themelore. Lëndët e obligueshme përfshijnë të drejtën dhe procedurën penale, kriminologjinë dhe penologjinë, të drejtën kushtetuese, hyrje në të drejtën civile, të drejtën familjare, të drejtën trashëgimore, të drejtën e detyrimeve, procedurën civile, të drejtën administrative, të drejtën e financave, të drejtën e punës, të drejtën ekonomike, procedurën civile, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare private dhe të drejtën ndërkombëtar ekonomike. Gjatë vitit të tretë, studentët mund të zgjedhin edhe një nga lëndët zgjedhore për semestër nga grupet e lëndëve në vijim: të drejtën penale (të drejtën penale ndërkombëtare, kriminologjinë), të drejtën civile dhe ekonomike (të drejtën e autorit, të drejtën e UE-së, e drejta e pronësisë industriale, arbitrazhi), teoria e së drejtës (sistemet kryesore juridike dhe kodifikimet, metodologjia juridike), e drejta publike (e drejta mbi pushtetin lokal, sistemet politike komparative), dhe e drejta ekonomike (e drejta e taksave, sistemet bashkëkohore ekonomike, qeverisja (menaxhimi) dhe ndërmarrjet, e drejta ndërkombëtare e financave). Ashtu sikur edhe në Universitetin e Prishtinës lëndët e obligueshme mbulojnë, në masë të madhe, fushat themelore të së drejtës, dhe planprogrami me sa duket i adreson lëndët themelore të nevojshme për ushtruesit praktikë të së drejtës dhe akademikët. Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës nuk ofron lëndë mbi etikën juridike ose hulumtimin dhe shkrimin juridik. Një shqetësim tjetër është se planprogrami nuk i përgatit studentët ta ushtrojnë ligjin në Kosovë. Lëndët e ofruara bazohen në ligjet e Republikës së Serbisë dhe tekstet ligjore të Serbisë shfrytëzohen për të gjitha lëndët. Institucionet private të arsimit të lartë përdorin kryesisht shumë nga personeli akademik i Universitetit të Prishtinës, që nënkupton se si lënda ashtu edhe përmbajtja dhe struktura e planprogramit është e njëjtë. Fakultetet private të drejtësisë e kanë aprovuar gjithashtu ose janë në tranzicion e sipër në programin katërvjeçar studimeve bachelor, që kërkon nga studentët të realizojnë 120 ECTS kredi. Planprogrami për nivelin master zakonisht organizohet për studime dyvjeçare, me strukturën e kredisë prej 120 ECTS kredive. Për shembull, sikur Kolegji Mbretëror Iliria ashtu edhe Kolegji Fama zbatojnë të njëjtat lëndë themelore sikurse edhe Universiteti i Prishtinës, duke përshirë këtu, të drejtën penale materiale dhe procedurale, të drejtën civile materiale dhe procedurale, të drejtën kushtetuese, procedurën administrative, të drejtën familjare, trashëgimore, të drejtën e detyrimeve, të drejtën e punës, të drejtën ekonomike, të drejtën e financave, kriminologjinë, të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën ndërkombëtare private, organizatat ndërkombëtare, të drejtën e BE-së, dhe ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Fakultetet private të drejtësisë gjithashtu parashohin lëndë të gjuhëve të huaja (zakonisht gjuhën angleze). Nuk dihet se në ç’nivel ofrohen lëndët e gjuhëve në fakultetet private të drejtësisë dhe nëse grupet më të vogla të studentëve nëpër këto institucionet ofrojnë aftësim më të mirë në gjuhët e huaja. Si Kolegji Mbretëror Iliria ashtu edhe Kolegji Fama, japin lëndën e metodologjisë dhe shkrimit juridik që jepet në vitin e parë, ndërsa Fama kërkon studentët ta dëgjojnë lëndën e etikës profesionale në vitin e tyre të parë, kurse Iliria e përcakton lëndën e të drejtës dhe etikës si lëndë zgjedhore. Faktori 9: Mësimet mbi etikën dhe vlerat themelore profesionale Studentët e drejtësisë marrin mësime adekuate mbi vlerat themelore dhe etikën profesionale, duke përfshirë edhe kodet përkatëse të sjelljes.

Page 47: Indeksi i reformës së

37

Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Etika profesionale dhe juridike nuk është e mbuluar sa duhet ose nuk mësohet si në fakultetet publike ashtu dhe ato private të drejtësisë në Kosovë. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës dhe disa fakultete private të drejtësisë ofrojnë lëndë zgjedhore mbi etikën, por një numër i madh studentësh diplomojnë pa i dëgjuar ato lëndë. Vetëm njëri fakultet juridik, Kolegji Fama, me sa duket e ka të obliguar lëndën e etikës profesionale në semestrin e parë të vitit të parë të studimeve. Nuk është e qartë se cilat tema i mbulojnë këto lëndë, për shkak se konspekti i lëndës nuk i është dhënë në dispozicion ekipit vlerësues. Analiza/Sfondi: Me Ligjin për arsimin apo Statutin e Universitetit të Prishtinës nuk kërkohet ofrimi i mësimeve mbi etikën juridike profesionale. Në Kosovë janë miratuar disa kode të veçanta të etikës për avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë. Ekziston edhe Kodi studentor i nderit i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, por shumë studentë me sa duket nuk dinin se ekzistonte, ndërsa kodi nuk duket se ishte diskutuar apo prezantuar në mënyrë sistematike për studentët e fakultetit juridik. Kodi i nderit nuk i është shpërndarë të gjithë studentëve të rinj të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ndërsa për ata që e kanë pranuar nuk janë dhënë shpjegime plotësuese me gojë apo me shkrim lidhur me rregullat dhe standardet e aplikueshme. Nuk është e qartë nëse fakultetet tjera juridike kanë kode të ngjashme të nderit dhe nuk duket të ketë pasur diskutim serioz për miratimin e këtij dokumenti. Planprogrami aktual Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës përfshin lëndët zgjedhore të etikës juridike dhe profesionale në semestrin e parë të vitit të fundit të programit LL.B. Kjo lëndë është dhënë që nga viti akademik 2008-2009 përmes programit të mbështetur nga ABA ROLI. Në vitin akademik 2009-2010, kjo lëndë është dhënë në mënyrë të pavarur në Fakultetin Juridik dhe në vitin akademik 2010-2011 do të përfshihet edhe zyrtarisht në planprogramit e tij. Studentët të cilët e kanë përcjellë lëndën raportohet ta kenë pëlqyer atë dhe ta kenë parë si të dobishme. Aktualisht, vetëm një profesor asistent e jep lëndën zgjedhore të etikës në Universitetin e Prishtinës. Për shkak se kjo lëndë do të jepet në mënyrë të pavarur në Fakultetin Juridik, profesori i lëndës është në proces të ndryshimit të konspektit në mënyrë që ta bëjë atë më të afërt me sistemin juridik të Kosovës. Raportohet se konspekti i ndryshuar nuk ka qenë i gatshëm me fillimin e vitit të ri akademik në tetor 2010; prandaj, ekipi vlerësues nuk ka mënyrë se si ta vlerësojë përmbajtjen aktuale të lëndës. Veçanërisht nuk dihet se deri në çfarë shkalle kjo lëndë e re do të shkëputet nga lënda e mëparshme për mbi etikën e cila kryesisht merrej me filozofinë juridike dhe ishte tepër e përgjithshme sa për t’i plotësuar nevojat e studentëve të drejtësisë. Është gjithashtu e paqartë në këtë moment nëse do të kufizohet numri i studentëve për këtë lëndë dhe se cilat metodologji të mësimdhënies do të përdoren, por siç raportohet, profesori do të mbështetet kryesisht në materialet e zhvilluara me mbështetjen e ABA ROLI-it. Edhe pse një numër i vogël studentësh janë në pozitë të vijojnë lëndën e etikës në Universitetin e Prishtinës, disa prej anëtarëve të personelit akademik që i ka intervistuar ekipi vlerësues, kanë vënë në pah se ata e përfshijnë diskutimin e çështjeve relevante të etikës gjatë shpjegimit të lëndëve të tyre. Në të kaluarën, një numër i vogël i studentëve ishin në pozitë të dëgjonin konceptet e etikës profesionale përmes pjesëmarrjes së tyre në kurset mbi aftësitë praktike të organizuara nga ABA ROLI-i, të tilla si, klinikat ligjore, metodologjia juridike dhe kurset mbi aftësitë e avokatit në shqyrtim gjyqësor; mirëpo, nuk është e qartë nëse këto çështje vazhdojnë të trajtohen nëpër lëndë që prej kohës kur janë bërë të vetë-qëndrueshme ato. Në përgjithësi studentë e Universitetit të Prishtinës raportojnë mbulesë të kufizuar të etikës dhe vlerave themelore të profesionit ligjor nëpërmjet lëndëve tjera. As profesorët e as studentët nuk kanë shprehur dëshirë të fuqishme të ketë nevojë për një lëndë nga etika profesionale.

Page 48: Indeksi i reformës së

38

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë me sa duket nuk ka ndonjë lëndë e cila i dedikohet etikës profesionale. Kolegji Fama i obligon studentët ta ndjekin lëndën e etikës profesionale në semestrin e parë të vitit të parë të studimeve. Kolegji Iliria këtë lëndë e ofron si zgjedhore në vitin e parë të studimeve. Konspekti për këto lëndë nuk është vënë në dispozicion ekipit vlerësues, prandaj nuk është e qartë përmbajtja e këtyre lëndëve ose cila qasje mësimore është shfrytëzuar. Me sa duket ekziston një qëndrim i njëjtë nga të intervistuarit se nuk ka nevojë për një lëndë të tillë. Nuk dihet nëse çështjet etike janë të inkorporuara në lëndët tjera që mësohen në këto institucione apo nëse ka përpjekje për futjen e lëndëve të etikës juridike në kuadër të planprogrameve të këtyre fakulteteve. Shumica e të intervistuarve nuk e kanë parë si mangësi të konsiderueshme mungesën e lëndëve të etikës profesionale. Kjo përkundër faktit se si personeli akademik ashtu edhe studentët janë shprehur të brengosur lidhur me mashtrimet e rregullta që i bëjnë studentët e Universitetit të Prishtinës, si dhe me disa shembuj të korrupsionit dhe ndikimit të pavend nga studentët. Të intervistuarit me sa duket nuk i ndërlidhin standardet etike dhe rregullat me këto probleme. Përveç kësaj, nuk ka kuptim të qartë mbi etikën juridike se lëndë e bazuar në kodin e etikës e cila mëson rregullat dhe problemet lidhur me përgjegjësinë e avokatit, njësoj sikur që mësohen rregullat dhe problemet që kanë të bëjnë me bizneset ndërkombëtare përmes lëndës mbi transaksionet ndërkombëtare të bizneseve. Gjithashtu, nuk duke se ekzistojnë plane në Universitetin e Prishtinës apo fakultete private të drejtësisë për angazhimin e numrit shtesë të profesorëve për dhënien e lëndëve të etikës profesionale apo që ato t’i bëjnë lëndë të obligueshme. Fatkeqësisht, pa një lëndë etike për të gjithë studentët e drejtësisë, që preferohet të jepet në vitin e parë apo të dytë të studimeve, do të jetë vështirë për fakultetet juridike të Kosovës t’i përgatisin si duhet studentët për praktikën juridike në vendet të cilat i respektojnë standardet evropiane për praktikën etike të ligjit. Faktori 10: Mësimet mbi aftësitë profesionale Studentët e drejtësisë marrin mësime mbi aftësitë profesionale, duke përfshirë të menduarit kritik, hulumtimin ligjor, analizën dhe të shkruarit, aftësitë e avokimit dhe marrëdhëniet me klientë. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Mësimi i aftësive profesionale në kuadër të arsimit ligjor në Kosovë ende është në fazën fillestare. Një numër fakultetesh publike dhe private të drejtësisë ofrojnë lëndë zgjedhore klinike si dhe lëndët e obligueshme të metodologjisë juridike dhe shkrimit të vlefshme për kredi akademike; mirëpo, këto lëndë vazhdojnë të duket më tepër si orë tradicionale të mësimit në klasë dhe më pak si një mësim-nxënie e përvojës. Nuk ka lëndë tjera, qoftë në Universitetin e Prishtinës apo në fakultetet private të drejtësisë të cilat i dedikohen vetëm mësimit të aftësive profesionale themelore. Vijimi nuk është i obliguar në asnjërën prej këtyre lëndëve në Universitetin e Prishtinës, gjë që paraqet sfidë të veçantë për lëndët të cilat varen nga ndërtimi i aftësive dhe nga profesorët të cilët u japin rregullisht përgjigje studentëve. Analiza/Sfondi: Në Kosovë, arsimi ligjor tradicionalisht është i koncentruar në teori. Me sa duket Ligji për arsimin e lartë apo statutet e universiteteve individuale nuk parashikojnë mësimin e lëndëve të aftësimit profesional në kuadër të arsimit ligjor. Lëndët e fakulteteve juridike jepen kryesisht në stilin e ligjëratave, me shumë pak apo aspak pjesëmarrje të studentëve, dhe të fokusuara para së gjithash në teori e jo në aftësitë praktike të cilat janë të nevojshme për profesionistët ligjor. Ky

Page 49: Indeksi i reformës së

39

sistem nuk u ofron studentëve një spektër të plotë të aftësive të cilat ju nevojiten atyre për ushtrimin efektiv të ligjit Në asnjërin fakultet juridik të Kosovës, aktualisht nuk jepen në çfarëdo mënyre sistematike lëndët sikur, prezantimi gojor (juridik), avokatia gjyqësore, intervistimi i klientit, apo aftësitë e negocimit. Përveç klinikave ligjore dhe lëndës së metodologjisë dhe shkrimit juridik të përmendura në vijim, nuk ka lëndë të veçanta të cilat i dedikohen mësimit të aftësive praktike. Gjersa disa orë teorike që mbahen në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës me sa duket ofrojnë mundësi të kufizuara për studentët që t’i zhvillojnë këto aftësi, vendimi se a duhet përfshirë këto segmente i është lënë në dorë secilit profesor individualisht, në vend se kjo të bëhet pjesë e hartimit të planprogramit kryesor. Këto aftësi themelore dhe të rëndësishme të avokatisë do të mund të inkorporoheshin qoftë në kuadër të programeve ekzistuese të klinikave apo të ofroheshin si lëndë të vetme. Një numër fakultetesh juridike tani ofrojnë lëndët e klinikave ligjore për studentët e tyre. Lëndët klinike janë përfshirë në planprogramin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës për shkak të pranimit të nevojës për të mësuar “aftësitë praktike”. Mirëpo, këto lëndë janë ende më tepër teorike dhe nuk ofrojnë shumë mundësi për studentët e drejtësisë të përfitojnë një përvojë praktike. Studentët e Universitetit të Prishtinës aktualisht kanë mundësi të marrin pjesë në disa lëndë klinike zgjedhore: klinikën e të drejtës civile në semestrin e tretë, familjare dhe trashëgimore në semestrin e katërt dhe penale dhe fiskale në semestrin e gjashtë. Klinikat civile dhe penale juridike të nivelit LL.B. më herët jepeshin në bashkëpunim me ABA ROLI-n, por tani ato jepen në mënyrë të pavarur nga Fakulteti Juridik. Dy lëndët tjera klinike i janë shtuar Fakultetit Juridik pa ndihmën nga jashtë, dhe kjo gjatë planprogramit mësimor të reformuar të vitit 2007. Këto klinika pranojnë të gjithë studentët të cilët vendosin të regjistrohen dhe nuk kufizohet ky numër për ta lejuar formatin bashkëveprues të mësimdhënies dhe përgjigjet e rregullta nga profesori për studentët individual. Klinikat ofrojnë disa mësime mbi aftësitë praktike por nuk janë klinika me klientë të vërtetë, dhe me sa duket ato ofrojnë mundësi për studentët që t’i përcjellin procedurat aktuale, por jo edhe të bëjnë punë juridike. Lënda klinike e të drejtës penale për nivelin LL.B. kishte të regjistruar 40 studentë për vitin akademik 2009-2010. Kjo lëndë, sikurse klinika ligjore për të drejtën civile, fillimisht parashihej të përfshinte përdorimin e praktikuesve të ligjit si bashkëpunëtorë profesional të fakultetit, por buxheti i Universitetit, punësimi dhe rregullat administrative dhe praktikat nuk lejonin pagesën e instruktorëve të jashtëm që të vazhdonin punën pa përkrahjen e donatorëve18

18 Për shembull, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në maj 2008 midis ABA ROLI-it, Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Komisionit për ndihmë juridike, dhe DOJ/OPDAT, Komisioni për ndihmë juridike ka mundur t’ia referojë rastet projektit të klinikave me klientë të vërtetë, ku studentët do të punonin nën mbikëqyrjen e avokatit të licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Kjo marrëveshje ishte në fuqi dy vite gjatë së cilës periudhë përafërsisht 30 studentë kanë punuar në gjashtë lëndë të ndryshme. Mirëpo, marrëveshja nuk ishte ripërtërirë pas skadimit të saj ndërsa Fakulteti Juridik nuk e ka vazhduar vetë punën në klinikë.

. Në vend të kësaj, kjo lëndë të jepej në mënyrë standarde, me pjesëmarrjen e rastit të praktikuesve të ligjit si ligjërues të ftuar, dhe notohej me provim final. Sikurse edhe me lëndët klinike tjera, nuk ka kufij të regjistrimit ndërsa numri i studentëve në klasë ishte tejet i madh kështu që kjo e bënte të vështirë ofrimin e mësim-nxënies të bazuar në përvojë për studentët. Gjatë semestrit studentët organizojnë gjykimin e simuluar por nuk marrin ndonjë reagim si rezultat i suksesit të tyre. Sikurse me të gjitha lëndët tjera të Fakultetit Juridik, vijimi në klinikat ligjore është fakultativ; studentët nuk ndëshkohen për shkak të mos vijimit dhe mund të marrin nota të mira edhe pa vijim të rregullt. Kultura institucionale e mos obligimit të vijimit dhe e pranimit se shumica e studentëve të regjistruar për cilëndo lëndë nuk do të arrijnë ta përcjellin, është një nga pengesat më të mëdha drejt përmirësimit të mësimit të aftësive praktike në Fakultetin Juridik. Shih gjithashtu faktorin 11 në vijim. Këto lëndë varen nga pjesëmarrja e studentëve dhe ndërtimi i aftësive të tyre përmes përvojës së fituar në orë, detyrave jashtë orës dhe përgjigjeve të rregullta nga profesorët. Nëse studentët nuk vijojnë, atëherë një pjesë e rëndësishme e mësim-nxënies do të mungojë.

Page 50: Indeksi i reformës së

40

Klinikat në nivelin master të cilat aktualisht ofrohen me ndihmën financiare të ABA ROLI-t, kanë avokatë praktikues, prokurorë dhe gjykatës të cilët shërbejnë si instruktorë dhe parashihen dy orë të punës në klasë dhe gjashtë orë të punës në terren për një javë. Ekziston klinika për të drejtën civile dhe penale, dhe secila me numrin e kufizuar të regjistrimit të 30 studentëve. Tani për tani, këto klinika ofrohen si lëndë ‘jashtë-kurikulare’ të cilat ofrojnë certifikatë për 5 ECTS kredi, por kjo pritet të ndryshojë duke filluar me vitin akademik 2011-2012 kur klinikat pritet të zyrtarizohen si lëndë të planprogramit LL.M. dhe të vlefshme për kredi. Mirëpo, metodologjia e mësimdhënies mund të ndryshojë me këtë inkuadrim për shkak se njësoj sikurse me klinikat në nivelin LL.B, Universiteti i Prishtinës nuk mund ta mbështesë angazhimin me pagesë të instruktorëve për klinikat e nivelit LL.M pa financim nga donatorët. Deri në atë kohë Fakulteti Juridik planifikon ta krijojë Departamentin e klinikave juridike. Nuk është e qartë se çfarë do të arrihet me këtë, por nëse qëllimi përfundimtar është shtimi i resurseve të personelit akademik për këto klinika, të lejohet më shumë përgjigje për studentë dhe lëndë më shumë bashkëvepruese dhe të orientuara në praktikë, dhe krijimi i një pedagogjie më të mirë (përfshirë këtu edhe vijimin obliguar), atëherë kjo mund të konsiderohet si zhvillim premtues19

Ekzistojnë disa mundësi të kufizuara për studentët që të marrin pjesë në garat e gjykimeve të simuluara dhe aktivitetet tjera jashtë planprogramit dhe mungesa e mjeteve financiare i ka kufizuar studentët që të udhëtojnë jashtë vendit dhe të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Për çdo vit, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës e dërgon një ekip në garat ndërkombëtare të simulimit të arbitrazhit ekonomik Willem C. Vis, të cilat simulojnë kontestet ekonomike të cilat rrjedhin nga kontratat e shitblerjes mes palëve të cilat janë nga dy vende anëtare të Konventës së

. ABA ROLI e ka mbështetur Universitetin e Prishtinës në zhvillimin e lëndës së metodologjisë së shkrimit juridik, e cila i vë theksin të menduarit kritik në teori dhe praktikë, mësimin e analizës së rastit dhe argumentit, dhe përfundon me demonstrimin e aftësive të mësuara përmes përgatitjes së shkresave, propozimeve dhe argumentimit gojor. Lënda eksperimentale fillimisht ishte i paraparë si lëndë zgjedhore dhe pa kredi, dhe për studentët e vitit të tretë dhe të katërt të studimeve dhe e ndarë në dy semestra, me trajnime mbi mendimin kritik dhe analizën së bashku me shkrimin dhe argumentimin ligjor për semestrin e parë dhe përfaqësimin praktik, aftësitë e avokatisë, etikën profesionale në semestrin e dytë. Kur Universiteti i Prishtinës e aprovoi planprogramin e ndryshuar në vitin 2007, kjo lëndë ishte kondensuar në një semestër dhe futur si e obligueshme në planprogram, me 7 kredi, që do të jepej në semestrin e parë të vitit të parë të studimeve. Kjo më vonë ka ndryshuar dhe lënda tani bartë 6 kredi dhe jepet në semestrin e parë të vitit të katërt. Siç raportohet kjo ishte bërë në përgjigje të shqetësimeve se studentët e vitit të parë nuk posedonin shkallë të mjaftueshme të njohurive juridike. Mirëpo, duket gjithashtu se ishte edhe një arsye tjetër përse kjo lëndë nuk jepet në fillim të studimeve, dhe kjo për shkak të numrit të tyre që nga aspekti i organizimit do të ishte e pamundur që një apo dy profesorë t’u përgjigjen detyrave me shkrim të gjithë studentëve të cilët në semestrin e parë secili grup përbëhet nga qindra studentë. Mosdhënia e kësaj lënde në vitet e para të studimeve i pengon studentët që t’i zhvillojnë dhe aplikojnë këto aftësi themelore qysh në fazën e hershme të karrierës së tyre akademike. Gjithashtu duke filluar nga viti akademik 2008-2009 është edhe lënda e shkrimit dhe hulumtimit ligjor e cila fillimisht është dhënë në bashkëpunim me ABA ROLI. Kjo lëndë fokusohet më shumë në hartimin legjislativ dhe analizën se sa në mësimin e aftësive themelore të shkrimit dhe hulumtimit. Lënda ishte dhënë fillimisht pa kredi akademike dhe në të ishin regjistruar 30 studentë të përzgjedhur sipas notës mesatare. Duke filluar nga vitit akademik 2010-2011 kjo lëndë do të përfshihet në kuadër të planprogramit të Fakultetit Juridik si lëndë zgjedhore dhe do të jepet në semestrin e gjashtë. Nuk do të ketë kufi të numri të studentëve që do ta vijojnë atë lëndë dhe vlerësimi i tyre do të bëhet njësoj sikurse edhe për lëndët tjera të Fakultetit Juridik. Gjatë kohës së hartimit të këtij vlerësimi, ndryshimet e konspektit të lëndës priteshin të miratoheshin nga Këshilli i Fakultetit dhe Senati i Universitetit.

19 Në të kaluarën studentët e nivelit master kishin mundësi të merrnin pjesë në klinikën e punës me klientë të vërtetë të përmendur në fusnotën 20, e cila tanimë është mbyllur.

Page 51: Indeksi i reformës së

41

Kombeve të Bashkuara për Kontrata dhe Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave. Sfida e rasteve në Ballkan është një garë rajonale e simulimit gjyqësor, ku studentët nga 10 shtete të rajonit të Ballkanit dhe Austria garojnë në katër disiplina të ndryshme, duke përfshirë simulimin gjyqësor, garat nga modeli i Këshillit të Evropës, garat nga teknologjia informative dhe komunikacioni dhe garat që kanë të bëjnë me çështjet e biznesit. Financimin e ka siguruar Këshilli i Evropës dhe WUS-Austria për t’ju mundësuar studentëve pjesëmarrjen në garën Vis dhe në garën e Ballkanit. Mirëpo, studentët nuk kanë mundur të marrin pjesë në garën ndërkombëtare të simulimeve gjyqësore Jessup, për tre vitet e fundit për shkak të mungesës së fondeve. Për vitin 2010-2011, ABA ROLI, me një grant të ofruar nga DOJ/OPDAT, planifikon ta organizojë një garë kosovare të këshillimit me klientë si në gjuhën shqipe ashtu edhe serbe. Kjo mund të ndihmojë adresimin e faktit se aftësitë e pamjaftueshme të gjuhëve të huaja e kanë kufizuar numrin e studentëve të cilët mund të marrin pjesë në garat e nivelit rajonal dhe ndërkombëtar. Ekipet studentore nga aktualisht të gjitha fakultetet e akredituara publike dhe private të drejtësisë në Kosovë , si dhe të klinikave juridike të Universitetit të Mitrovicës (OJQ e regjistruar) do të mund të marrin pjesë në këtë garë. Prandaj, ky program do të mundësoj inkuadrimin e studentëve tjerë përveç atyre të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës të cilët më herët kanë qenë pjesëmarrësit kryesor të garës së gjykimit të simuluar. Në kuadër të personelit akademik dhe administrativ, dhe studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka një përkrahje të fuqishme për inkuadrimin e mësimit të aftësive profesionale në planprogramin e Fakultetit Juridik. Këto lëndë me sa duket janë mjaft të popullarizuara si tek studentët ashtu edhe tek profesorët. Personeli akademik gjithashtu duket se e njeh vlerën e këtyre lëndëve dhe metodave. RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I FAKULTETIT JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS në f. 42 (nëntor 2009) [më tutje në tekst: RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së]. Ekipi i vlerësimit kishte dëgjuar lëvdata për lëndët klinike dhe për ndihmën e ABA ROLI-it dhe udhëzimet e tyre gjatë krijimit. Megjithatë, madhësia e trupit studentor në Fakultetin Juridik paraqet pengesën kryesore të dhënies së këtyre lëndëve në atë mënyrë që studentët të marrin përgjigje të rregullta dhe kuptimplote të cilat u ndihmojnë atyre në ndërtimin e shkathtësive. Nëse organizohen mirë, këto lëndë kërkojnë një proporcion jashtëzakonisht më të ulët të numrit të studentëve për një mësimdhënës, se sa ajo që kërkohet me ligjëratat klasike. Është sfidues fakti se numri i vijuesve të lëndës nuk është i kufizuar. Një pengesë tjetër është kultura institucionale e cila nuk e kundërshton ndjekjen e dobët të orëve nga studentët. Është e mundur që në kuadër të lëndëve ekzistuese të përfshihen më shumë orë/mësime praktike. Studentët mund të angazhohen në simulime dhe punë hulumtuese dhe detyra me shkrim gjatë lëndëve doktrinare, siç janë e drejta civile apo e drejta penale. Mirëpo, plotësimi i orëve të mësimit me këso segmente plotësuese do të mund të ishte sfiduese për shkak të numri të madh të grupeve si dhe nga aspekti i profesorëve të cilët nuk kanë përvojën e duhur të mësimdhënies me përdorim të metodologjive tjera përveç ligjërimit. Në të kaluarën personelit akademik i janë ofruar trajnime mbi teknikat e mësimit praktik; mirëpo, siç përmendet në faktorin 11 më poshtë, sot nuk duket se ka edhe aq, mundësi të tilla të trajnimit. Për shkak se arsimi ligjor tradicionalisht nuk përmban mësimin e aftësive profesionale, një numër shumë i vogël i personelit akademik ka përfituar nga ato trajnime, dhe profesorët e drejtësisë zakonisht nuk kanë përvojë praktike të ushtrimit të ligjit. Kjo nënkupton se profesorët nganjëherë e kanë vështirë të japin mësim lëndët me theks të veçantë në aftësitë praktike. Me sa duket profesorët të cilët japin mësim në lëndët praktike janë më të rehatshëm duke dhënë mësim në mënyrën tradicionale dhe ende nuk i përdorin mënyrat e shumta të teknikave të mësimdhënies, duke përshirë këtu edhe ato që kanë të bëjnë me aftësitë e shkrimit dhe të avokatisë. Studentët e Universitetit të Mitrovicës mund të marrin pjesë në klinikat jashtë-kurikulare të cilat i organizon një OJQ – klinikë ligjore me ndihmën financiare të ofruar nga OSBE. Studentët nuk marrin kredi akademike për pjesëmarrjen e tyre. Në këto klinike trajtohen rastet civile dhe penale, simulime dhe ligjërata të përgatitura nga avokatë dhe gjyqtarë. Klinikat kanë tre qëllime: t’i mësojnë studentët me aftësi praktike ligjore, për të siguruar ndihmë juridike falas (duke rritur qasjen në drejtësi) dhe të njihen studentët me sistemin juridik të Kosovës. Të tre qëllimet janë të admirueshme, por ky i fundit duket të se mungon në arsimin ligjor të ofruar nga Fakulteti Juridik i

Page 52: Indeksi i reformës së

42

Universitetit të Mitrovicës. Klinikat nuk janë të karakterit të punës me klientë të vërtetë, edhe pse ka plane për të filluar me këto shërbime për klientë në vjeshtën e vitit 2010. Fillimisht, shërbimet do të kufizohen në ofrimin e këshillave juridike, por plani është që të realizohet përfaqësimi në kontestet civile nën mbikëqyrjen e avokatëve të licencuar. Një numër fakultetesh private gjithashtu kanë lëndë klinike në kuadër të planprogramit LL.B., edhe pse nuk është e qartë se si janë organizuar këto lëndë dhe çfarë kërkohet të plotësojë studenti për ta kaluar me sukses lëndën. Për shembull, Kolegji Iliria ofron një numër lëndësh klinike zgjedhore gjatë vitit të dytë dhe të tretë të studimeve, ku hyjnë klinika e të drejtës civile, klinika e të drejtës familjare dhe trashëgimore, klinika e të drejtës penale dhe klinika e të drejtës fiskale. Kolegji Fama nuk ka lëndë klinike në programin LL.B. por ofron lëndën klinike të drejtës civile në semestrin e tretë të programit LL.B. në planprogramin e kriminologjisë, si dhe klinikën e obligueshme penale për semestrin e katërt dhe klinikën e obligueshme të kriminologjisë për semestrin e pestë. Të dyja fakultetet juridike e kanë lëndën e metodologjisë së shkrimit ligjor për vitin e parë të studimeve dhe Iliria e ka një lëndë zgjedhore të quajtur “Retorika dhe terminologjia juridike”, për vitin e parë dhe “Aftësitë praktike ligjore” për vitin e tretë. Megjithatë, për shkak se të dyja fakultetet nuk ia kishin dhënë në dispozicion konspektin e këtyre lëndëve ekipit vlerësues, është e paqartë se cilat tema trajtohen me këto lëndë dhe cilat kërkesa duhet t’i përmbushin studentët për të fituar kreditë dhe cilat metoda të mësimdhënies janë përdorur. Gjithashtu, ekipi vlerësues nuk kishte arritur ta sigurojë planprogramin e programit LL.B. nga fakultetet tjera private, kështu që është e paqartë nëse ndonjë nga këto institucione ofrojnë klinika për cilëndo lëndë të aftësive praktike. Njëra përparësi është se fakultetet private të drejtësisë kanë numër të vogël të studentëve kështu që ekziston mundësia e përfshirjes së përqindjes më të madhe të studentëve në këtë udhëzime praktike. Mirëpo, deri më tani, fakultetet private të drejtësisë nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi. Faktori 11: Metodologjitë e mësimdhënies Fakulteti përdorë metodologji të ndryshme të mësimdhënies të cilat janë të orientuara në zhvillimin e aftësive profesionale, të etikës dhe respektimin e sundimit të ligjit. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Fakultetet juridike të Kosovës ende mbështeten kryesisht në ligjërimin tradicional: mirëpo ekzistojnë disa lëndë të orientuara në praktikë e të cilat përdorin teknika të ndryshme të mësimdhënies. Universiteti i Prishtinës vazhdon ta rrisë numrin e klinikave gjë që ka bërë që kohëve të fundit lëndët e orientuara në praktikë të njihen si lëndë të rregullta dhe të vlefshme për kredi. Mirëpo, këto lëndë mbeten të pakta në numër dhe shumica e studentëve e kalojnë shumicën e karrierës së tyre studentore në lëndët të cilat vetëm ligjërohen dhe nuk i përdorin metodologjitë e mësimdhënies të cilat mund t’u ndihmojnë studentëve në zhvillimin e të menduarit kritik, analitik dhe aftësitë e shkrimit. Rrjedhimisht, shumica e të diplomuarve në drejtësi nuk janë të përgatitur mirë për t’u kyçur në zgjidhjen e problemeve në emër të klientëve të tyre. Analiza/Sfondi: Gjatë shqyrtimit të aplikacioneve për licencimin institucioneve të arsimit të lartë, nga MASHT-i kërkohet që të ketë parasysh që ato institucione duhet të përdorin një numër të teknikave të ndryshme të mësimdhënies dhe mësimit. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 10.4; shih gjithashtu MASHT, UDHËZIMET PËR VLERËSIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË KOSOVË në 16. Në kuadër të autonomisë së tyre të gjerë, bartësit e arsimit të larët janë të lirë të përcaktojnë metodologjitë e tyre të mësimdhënies dhe mësimit. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 7.2(c); shih

Page 53: Indeksi i reformës së

43

gjithashtu STATUTI I UP- së nenet 11.3, 12.11. Këshilli i fakultetit mund t’i rekomandoj Senatit të Universitetit ndryshime të caktuara në metodat e mësimdhënies. STATUTI I UP- së neni 77.3 Në praktikë, fakultetet juridike të Kosovës, qoftë private apo publike në Prishtinë apo Mitrovicë, vazhdojnë të mbështeten fuqishëm në formën tradicionale të ligjërimit të lëndëve në disa vitet e para. Konspekti i lëndëve të dyja fakulteteve, publike dhe private dhe të Universitetit të Prishtinës, me sa duket inkurajojnë përdorimin e metodave të ndryshme të mësimdhënies, dhe disa profesorë i përdorin në lëndët e tyre këto metoda të ndryshme. Mirëpo, shumë prej profesorëve nuk ndihen rehat të përdorin metoda tjera të mësimdhënies përveç ligjërimit tradicional. Profesorët më të moshuar shumë më pak kanë gjasa t’i përdorin teknikat inovative të mësimdhënies. Profesorët të cilët janë arsimuar në universitete të huaja duket se janë më të prirë të përdorin metoda më bashkëvepruese të mësimdhënies ngase ata i kanë përjetuar ato gjatë studimeve të tyre. Në të kaluarën janë ndërmarrë disa aktivitete, kryesisht nga ABA ROLI për trajnimin e mësimdhënësve të fakultetit juridik në aftësitë e mësimdhënies dhe përdorimin e metodologjive të ndryshme të mësimdhënies, por me sa duket këto kurse nuk kanë pasur sukses në ndryshimin e qasjes së profesorëve të cilët përndryshe e ndiejnë veten të parehatshëm në përdorimin e metodave më të reja të mësimdhënies. Në këtë kohë nuk duket të ketë mundësi të tilla që ofrohen, ndërsa personeli akademik i intervistuar ka deklaruar se do të vlerësonin mundësi tjera të pjesëmarrjes në trajnime të tilla dhe përmirësimin e aftësive të tyre të mësimdhënies. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, në raportin e vet të vetëvlerësimit e pranon rëndësinë e vazhdimit të trajnimeve dhe nevojës për hapjen e mundësive të reja për trajnimin mbi aftësitë e mësimdhënies për personelin e vet akademik. RAPORTI I VETËVLERËSIMIT TË UP-së f. 22. Konspekti i lëndëve klinike dhe lëndës së metodologjisë së shkrimit ligjor tregojnë për përdorimin e teknikave të ndryshme të cilat janë të dizajnuara mësimin efektiv të materialit praktik dhe zhvillimin e aftësive profesionale, ngase në këto lëndë parashikohet kombinimi i mësimit në klasë, me ushtrime me shkrim, vrojtim dhe praktikës së simuluar. Studentët e intervistuar nga ekipi vlerësues i preferojnë këto lëndë dhe kanë raportuar se aty mësojnë më shumë në lëndët që janë bashkëvepruese dhe besojnë se këto lëndë do të jenë të dobishme kur ata fillojnë me praktikën juridike. Mirëpo, në praktikë duket se profesorët që i japin këto lëndë ende janë më të rehatshëm për të përdorur mënyrat më tradicionale të mësimdhënies dhe prapë nuk i përdorin të gjitha metodat duke përshirë ato të cilat kanë për synim mësimin të shkruarit dhe aftësive të avokatisë. Numri i madh i studentëve dhe mungesa e një politike përkitazi me ndjekjen e mësimeve në Universitetin e Prishtinës pengon shfrytëzimin më të madh të metodave inovative të mësimdhënies. Për shkak të ngarkesës së madhe të punës, shumë profesorë thjeshtë nuk e kanë komoditetin e kohës për të zhvilluar dhe përdorur këto metoda të reja. Gjatë vitit akademik 2009-2010 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës ka pasur 4,438 studentë të nivelit bachelor (LL.B.) dhe 963 të nivelit master (LL.M.) Ky numër i studentëve, me vetëm 8 anëtarët të personelit akademik, e bën të vështirë përdorimin e metodave bashkëvepruese të mësimdhënies. Rastet kur përdoren metodat bashkëvepruese dhe inovative të mësimdhënies janë ato të grupeve të viteve të fundit të studimeve të cilat janë më të vogla për nga numri. Në grupet më të mëdha të vitit të parë dhe të dytë të studentëve, deri-diku është i mundur diskutimi në orë, por profesorët nuk janë të rehatshëm për këtë teknikë për shkak se e kanë të vështirë ta mbajnë diskutimin nën kontroll sepse në klasë ka me qindra studentë. Profesorët do të jepnin detyra me shkrim studentëve por numri i madh i tyre, veçanërisht në vitin e parë dhe të dytë, nënkupton se këto detyra me shkrim vetëm sa do ta shtonte normën e punës të profesorit. Gjithashtu, për shkak se studentët janë të lirë të vendosin nëse do t’i dëgjojnë ligjëratat ose jo, është e vështirë të organizohet ora me ushtrime bashkëvepruese kur studentët mund t’i ndërtojnë aftësitë gjatë vazhdimit të semestrit. Sipas një vlerësimi standard si të studentëve ashtu edhe të profesorëve, mesatarisht vetëm 10% e studentëve i ndjekin ligjëratat në Universitetin e Prishtinës. Shumë studentë kanë raportuar se arsyeja se përse ata dhe kolegët e tyre nuk marrin pjesë në këto orë është se nga ligjëratat nuk mësojnë asgjë dhe se për ta më mirë ta shfrytëzojnë kohën për të lexuar dhe për t’u përgatitur vetë. Mirëpo, shumë të intervistuar kanë raportuar se një numër i konsiderueshëm i studentëve të cilët nuk i përcjellin ligjëratat shumë pak punojnë apo përgatiten

Page 54: Indeksi i reformës së

44

për provime. Mungesa e hapësirës së mjaftueshme të punës dhe struktura tradicionale e dhomave të mësimit (me tavolina dhe karrige të fiksuara në dysheme) gjithashtu paraqesin barriera për punën në grupe të vogla në Universitetin e Prishtinës. Shfrytëzimi predominant i ligjëratave formale nënkupton se studentët nuk kanë shumë mundësi për të zhvilluar të menduarit kritik, analitik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Siç ka theksuar edhe një profesor, “90% e të diplomuarve në drejtësi nuk mund ta zgjedhin vetë problemin.” Si çështje e ndërlidhur është mungesa e librave shkollor aktual dhe të përditësuar. Gjithashtu ka numër të vogël të doracakëve mësimor. Profesorët ishin skeptik se ky problem do të mund të adresohej në të ardhmen e afërt për shkak se shumë prej tyre nuk donë të shpenzojnë kohën e tyre në hartimin tekstit në një mjedis ligjor që sipas perceptimit të tyre vazhdimisht ndryshon. Një profesor kishte shprehur shqetësimin e tij se “ligji do të ndryshojë tërësisht dhe ne do të duhet ta rishkruajmë komplet librin nga fillimi.” Profesorët nuk përdorin mjetet elektronike të komunikimit me studentët e tyre apo të kenë lëndët e tyre në faqe interneti. Kjo nënkupton se e gjithë literatura është vetëm në formë të shtypur (skripta dhe libra) dhe më e vështirë për t’u përditësuar. Me sa duket në Universitetin e Prishtinës në Mitrovicës përdoren shumë më pak metoda të reja të mësimdhënies duke përfshirë këtu edhe fakultetet private të drejtësisë. Universiteti i Mitrovicës duket se e favorizon fuqishëm metodën tradicionale të mësimdhënies. Gjithashtu, në institucionet private duket se ka shumë pak presion në personelin akademik për përdorimin e teknikave tjera nga ajo tradicionale e mësimdhënies. Kultura institucionale e Universitetit të Prishtinës e cila nuk i favorizon metodat më të reja të mësimdhënies gjithashtu ndikon edhe në kulturën e mësimdhënies nëpër fakultetet private të drejtësisë. Kjo për shkak se një numër i madh i profesorëve të cilët japin mësim në Universitetin e Prishtinës këtë e bëjnë edhe në fakultete private të drejtësisë, dhe mëtojnë përdorimin e materialeve të njëjta dhe metodave të njëjta të mësimdhënies. Megjithatë, disa prej fakulteteve private të drejtësisë duket se bëjnë përpjekje për përdorimin e metodave më të reja të mësimdhënies, dhe gjithashtu e kanë përparësinë e punës me grupe më të vogla të studentëve që ju mundëson atyre zbatimin e teknikave më bashkëvepruese. Për shembull, Fakulteti Juridik i Kolegjit Iliria është i vetmi institucion të cilin e ka vizituar ekipi vlerësues dhe i cili kishte tavolina dhe ulëse lëvizëse, dhe kjo karakteristikë është vënë në pah si e bërë me qëllim të lehtësimit të punës në grupe punuese të vogla. Është e paqartë se deri në çfarë shkalle punohet në grupet të vogla në atë fakultet, por planifikimi i hapësirës për këtë qëllim paraqet hap pozitiv i cili duhet të lavdërohet. Duket se Iliria është gjithashtu i vetmi fakultet juridik i cili e ka marrë seriozisht vlerësimin e studentëve. Mbetet e paqartë se si Iliria e shpërblen përdorimin metodave bashkëvepruese dhe të reja në mësimdhënie, por raportohet se veprohet në atë drejtim duke përfshirë edhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës për personelin akademik të cilët studentët i vlerësojnë si mësues të dobët.

Page 55: Indeksi i reformës së

45

IV. Vlerësimi i studentëve, dhënia e titujve akademik dhe njohja e kualifikimeve Faktor 12: Vlerësimi i studentëve dhe/ose provimi për studentë Puna dhe arritjet e studentëve në mësime vlerësohen përmes një provimi të rreptë me shkrim ose përmes teknikave tjera objektive dhe të besueshme. Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↓ Në të gjitha fakultetet juridike përdoren një mori teknikash vlerësuese për studentët, ndonëse ato kryesisht bazohen në provimet përfundimtare. Numri i madh i studentëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës vazhdon të krijojë pengesa për përdorimin e provimeve më gjithëpërfshirëse dhe metodave tjera të vlerësimit. Mashtrimet duket të jenë endemike dhe ekziston gjithashtu një perceptim i përgjithshëm për korrupsion në procesin e provimit dhe notimit. Ekzistojnë disa raporte mbi kopjimet dhe korrupsionin në fakultetet juridike private dhe në Universitetin Mitrovicës. Nuk ka programe për adresimin e faktit që shumë nga studentët aktual të drejtësisë me vështirësi i kalojnë provimet për shkak të arsimit të dobët fillor dhe të mesëm si rezultat i luftës dhe pasojave të saj imediate mbi sistemin publik të arsimit në Kosovë. Analiza/Sfondi: Bartësit e arsimit të lartë kanë të drejtë që lirshëm ta zhvillojnë vlerësimin e tyre vetjak dhe skemat ekzaminuese sipas rregullave që janë transparente, të drejta, dhe lehtë të qasshme për studentët. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË §§ 7.2(c), 12.5; shih gjithashtu STATUTIN E UP-së neni. 11.3. Nga studentët duhet të kërkohet përmbushja e të gjitha kushteve të domosdoshme të lëndës para pranimit të kredisë për lëndë. POLITIKA E MASHT-it MBI KRITERET E PËRBASHKËTA PËR IMPLEMENTIMIN E ECTS NË ARSIMIN E LARTË NË KOSOVË në 12. Senati i Universitetit të Prishtinës është përgjegjës për aprovimin e politikave dhe procedurave për vlerësimin dhe testimin e arritjes akademike të studentëve. Nenet e STATUTIT TË UP 48.1(c), 49.13. Lejohet një mori metodash për të përcaktuar suksesin akademik përfshirë provimet, kolokviumet, punimet seminarike, testet praktike gjatë ushtrimeve dhe prezantimet e punimit. Id. neni 121. Nga këto metoda, preferohen provimet dhe ato duhet të shërbejnë si “mënyrë e rregullt” e përcaktimit të diturisë së studentit. Id. neni 123.1. Provimet mund të organizohen ose si të ndara për secilën lëndë ose të kombinuara për disa lëndë. Id. neni 123.2. Provimet duhet të zhvillohen publikisht dhe të njëjtat mund të mbahen me shkrim, gojarisht, apo në formatin praktik, apo si kombinim i formatit me shkrim dhe me gojë (në rastin e dytë, i tërë provimi duhet të kompletohet brenda maksimalisht shtatë ditëve). Id. nenet 123.3-123.4. Provimet duhet të zhvillohen sipas orarit të publikuar në fillim të vitit akademik dhe duhet të mbahen brenda një prej tri afateve për mbajtjen e provimeve: dimëror (janar), pranveror (qershor), apo vjeshtor (shtator). Nuk kërkohet nga studentët që të hyjnë në më shumë se një provim në ditë. Id. neni 124. Studentët duhet ta paraqesin provimin gjatë periudhës së publikuar, e cila është e hapur për paraqitjen e provimit gjashtë javë para datës së caktuar për mbajtjen e tij. Id. neni 126.1. Nëse studenti e humb një provim apo tërhiqet nga ai, konsiderohet se ai/ajo ka dështuar në të njëjtin përveç nëse ai/ajo ishte penguar për të marrë pjesë për shkak to fuqisë madhore. Id. nenet 126.3-126.4. Me lejen e dekanit, studentit mundet gjithashtu t’i lejohet për të hyrë më herët në provim nëse ai/ajo është pjesëmarrës në ndonjë program studimor ndërkombëtar shkëmbimi apo nëse është duke kryer një studim praktik jashtë vendit. Id. neni 126.5. Si rregull e përgjithshme, provimet duhet të notohen nga një pyetës, apo, nëse kërkohet nga studenti apo nëse parashihet nga programi studimor, nga komisioni për provime. Id. nenet 123.5-123.6. Notat numerike jepen për të gjitha provimet dhe të njëjtat janë si në vijim: 10 dhe 9

Page 56: Indeksi i reformës së

46

(shkëlqyeshëm), 8 (shumë mirë), 7 (mirë), 6 (kënaqshëm), dhe 5 (jo-kënaqshëm). Notat 6 e më sipër konsiderohen si kaluese. Id. neni 122. Studentët kanë të drejtë të ankohen kundër notave të tyre duke deponuar parashtresë me shkrim te dekani brenda dy ditësh pune pas publikimit të rezultateve të provimit. Id. neni 127.1. Dekani më pastaj duhet të emëroj komisionin për provime në përbërje prej tre anëtarëve të fakultetit (me përjashtim të pyetësit të parë) për të dëgjuar përsëritjen e provimit me gojë apo për të ri-vlerësuar provimin me shkrim. Id. nenet 127.3-127.5. Nuk ka ankesë kundër gjetjeve të këtij komisioni. Id. neni 127.6. Studentët mund gjithashtu të ri-hyjnë në provimet e dështuara deri në tri herë. Id. nenet 128.1-128.2. Në rrethana të veçanta, dekani mund të lejoj ri-hyrjen për herë të katërt në provim, i cili duhet të zhvillohet para një komisioni prej tre anëtarësh të fakultetit. Id. neni 128.3. Studenti i cili dështon numrin maksimal të tentimeve të lejuara për provim mund të ri-regjistrohet për të njëjtin vit të studimeve; megjithatë, nëse ai/ajo dështon sërish provimet në numrin maksimal të herëve gjatë vitit të ri-regjistrimit, ai/ajo do të humb statusin e studentit të rregullt për këtë lloj studimesh. Id. nenet 128.4-128.5. Studentët kanë 12 muaj pas përfundimit të semestrit të tyre të fundit të rregullt të studimeve para diplomimit, për të përfunduar provimet e tyre. Id. neni 129.1. Në praktikë, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës vlerësohen në një mori metodash, përfshirë testet, detyrat me shkrim (shpesh të bëra si projekte grupore, e jo individualisht), prezantimet verbale dhe debatet, dhe provimet përfundimtare. Në shumicën e lëndëve, studentët kompletojnë dy teste gjatë semestrit, që duhet të ekzaminoj tërë materialin e mbuluar në kurs. Këto teste dhe provimet finale shkruhen me zgjedhje të shumëfishta, përgjigje të shkurta dhe pyetje më të gjata të eseve. Profesori merr mesataren e notave nga këto teste dhe nga ndonjë burim tjetër (siç janë detyrat me shkrim dhe prezantimet verbale). Studentët mund të zgjedhin të kenë këto pikë të mesatares si nota përfundimtare për kurs, apo ata mund të vendosin të hyjnë në provimin përfundimtar. Studentët nuk e dinë paraprakisht ditën apo kohën e saktë të provimit të tyre përfundimtar dhe data shpesh ndryshohet edhe pse është caktuar njëherë; në disa instanca, data e provimit përfundimtar caktohet me pak apo pa asnjë paralajmërim për studentët. Procesi i paraqitjes së provimit mund të merr shumë kohë. Të intervistuarit raportuan mbi problemet e shpeshta gjatë paraqitjes së provimit, e të shumtën mbi atë se çdo provim fillon me studentët të cilët mendojnë se ishin paraqitur dhe zbulojnë se nuk janë në lista apo se është paraqitur ndonjë problem tjetër burokratik. Ajo që e shton kaosin e periudhës së provimeve është fakti që studentët informohen shumë afër apo në ditën e provimit të tyre përfundimtar se cila do të jetë nota e tyre nëse ata pranojnë notat e tyre gjysmë semestrale, dhe vetëm në atë pikë ata mund të vendosin se a të procedojnë me provimin përfundimtar apo të pranojnë notën e propozuar. Studentët të cilët vendosin që të shkojnë para me provim e më pastaj dështojnë, mund sërish të hyjnë në të. Gjithashtu, studentët të cilët kanë marrë notën kaluese në provimin përfundimtar por që nuk janë të kënaqur me të, mund të hyjnë në provim edhe një here pa asnjë pasojë negative; siç raportohet, pak më shumë se 1% e studentëve e përdorin këtë opsion. Limiti tri-herësh i numrit të ri-hyrjeve në provim nuk zbatohet në praktikë, dhe ka raporte mbi atë se studentët ri-hyjnë në provimet e tyre vazhdimisht për gjashtë apo shtatë vite. Ata të cilët zgjedhin që të ri-hyjnë në provim më tepër se dy herë mund të parandalohen të hyjnë në lëndë tjera, dhe në praktikë, studentët të cilët në mënyrë të përsëritshme ri-hyjnë në provimet e tyre nuk lejohen të kyçen në lëndët tjera. Megjithatë, nuk ka afat ekzekutiv pas të cilit ata mund të çregjistrohen nga Fakulteti Juridik. Ata duhet të vazhdojnë të paguajnë arsimin çdo semestër për të qenë në gjendje ta përsëritin provimin, por kjo duket të jetë e vetmja pengesë në praktikën e studentëve të cilët përsërisin testin e njëjtë shumë herë kur dështojnë në të njëjtin. Përsëritja e shpeshtë e provimeve gjithashtu është e zakonshme edhe në universitetet private dhe në Universitetin e Mitrovicës. Dështimi në provime duket se nuk bart ndonjë njollosje (nam të keq) dhe nuk ka ndonjë ndikim në qëndrimin akademik të studentit kur ai/ajo eventualisht kalon provimin pas tentimeve të shumëfishta, pasi që notat fillestare dështuese nuk llogariten më. Pasoja më serioze të cilën studenti mund ta vuaj është pamundësia për paraqitjen e lëndëve tjera. Studentët formalisht nuk shkarkohen nga asnjë prej fakulteteve juridike në Kosovë për shkak të rezultateve të dobëta akademike.

Page 57: Indeksi i reformës së

47

Siç raportohet, Universiteti i Prishtinës vuan nga kopjimet endemike gjatë provimeve. Numri i madh i studentëve që hyjnë në provime i kontribuon një atmosfere ku është vështirë, nëse jo e pamundur, për një profesor që në mënyrë adekuate të monitoroj klasat në të cilat mbahen provimet. Ka pasur tentime të kufizuara për të rritur mbikëqyrjen në provime duke pasur asistentë profesorësh plotësues apo studentë që shërbenin si mbikëqyrës. Siç raportohet, monitorimi i rritur ishte i suksesshëm në reduktimin e shkallës së kopjimeve. Gjatë vitit akademik 2009-2010 përafërsisht 23 studentë ishin disiplinuar për shkak të kopjimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ndonëse asnjëri prej tyre nuk është përjashtuar. Si studentët ashtu edhe fakulteti ndajnë opinionin se nuk ka pasoja reale negative për studentët e zënë duke kopjuar. Shumica prej tyre ishte tronditur kur zbuluan se studenti mundet në mënyrë të përhershme të përjashtohet nga fakultetet juridike të SHBA-ve nëse kapet duke kopjuar. Shumica e të intervistuarve dukej të mendonin se një përgjigje e tillë ishte tepër e rëndë, por ata gjithashtu shprehën shqetësimin se aranzhimet aktuale ku studentëve u lejohet përsëritja e provimeve në një datë të mëvonshme ndihmon pak për të shmangur problemin. Një propozim shpesh i përsëritur për zvogëlimin e kopjimit është përdorimi i provimeve me gojë, një formë testimi i cili ishte më së shpeshti i përdorur në ish Jugosllavinë. Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës i përmbahet kësaj qasje; kopjimi rrallë raportohet dhe nuk shihet si problem në këtë institucion. Provimet me gojë tradicionalisht zhvillohen para një grupi studentësh (që do të thotë se nuk janë thjeshtë vetëm studenti dhe profesori). Si profesorët ashtu edhe studentët raportojnë se formati i hapur dhe transparent i provimeve me gojë i pengon si profesorët për t’i kaluar studentët të cilët nuk e dinë materialin ashtu edhe studentët për të mashtruar. As studentët e as profesorët nuk dukeshin të shqetësuar mbi notimin tepër subjektiv apo favorizimin gjatë provimeve verbale. Ata dukeshin më shumë të shqetësuar me notimin e zhvilluar pa transparencë. Të intervistuarit i shihnin provimet me shkrim si jo-transparente dhe i krahasuan ato me transparencën e provimeve me gojë, ku shumë studentë e shohin suksesin e njëri-tjetrit dhe andaj mund në mënyrë të pavarur të vlerësojnë se a ishte notimi i drejtë. Për dallim, provimet me shkrim ishin shikuar si të mbuluara me fshehtësi, ku vetëm një student dhe një profesor shohin provimin. Ekipi vlerësues ka dëgjuar raporte mbi favorizimin gjatë notimit të provimit. Shumë studentë besojnë se është e rëndomtë për profesorin që të pranojnë pagesa apo bëjnë “shërbime” duke u dhënë studentëve të caktuar nota më të mira se sa në të vërtetë i meritojnë. Disa nga profesorët konfirmuan se rrëfimet e tilla janë të zakonshme por asnjëri nuk shpalosi njohuritë personale për shembuj specifik. Disa anëtarë të personelit akademik konfirmuan se nepotizmi ndaj disa studentëve, siç janë fëmijët e profesorëve tjerë, ndodh dhe është “i natyrshëm.” Gjithashtu, është raportuar një rast kur një anëtar fakulteti ishte kërcënuar fizikisht për t’i dhënë një notë më të mirë një studenti individual. Disa anëtarë të personelit akademik ndjenë se ky rast specifik ishte një shembull se përse ata kanë nevojë për siguri më të mirë në Universitetin e Prishtinës. Përgjithësisht, si studentët ashtu edhe personeli akademik u pajtuan se korrupsioni është një problem në Fakultetin Juridik dhe se i njëjti ka ndikim në vendimet notuese. Në teori, formati i provimeve me shkrim duhet të siguroj anonimitetin dhe, andaj, njëfarë mbrojtje kundër korrupsionit. Në praktikë, megjithatë, anonimiteti në procesin e provimit rrallëherë respektohet. Pas provimit, profesori e poston listën me emrat e studentëve të cilët kanë hyrë në provim si dhe notat që kanë marrë secili prej tyre, në vend të notimit sipas numrit të provimit dhe lejimit të administratës që numrat anonim të provimeve t’i konvertojnë në emra dhe zyrtarisht t’i regjistrojnë notat për secilin student. Kjo praktikë jep përshtypjen se profesorët e kanë të ditur se cili student e ka numrin përkatës para se t’i japin notat dhe se ata mund të japin notat për shkak të korrupsionit apo ndonjë influence tjetër të papërshtatshme. Ajo gjithashtu shkatërron besueshmërinë e studentëve në sistemin notues. Studentët i dinë notat që kanë marrë shokët e tyre ndonëse asnjë shqetësim nuk është ngritur qoftë nga studentët apo nga personeli akademik mbi këtë mungesë fshehtësie. I vetmi shqetësim mbi dështimin për ruajtjen e anonimitetit ishte ndikimi që kjo ka në korrupsionin apo në dukjen e korrupsionit.

Page 58: Indeksi i reformës së

48

Një numër i madh i studentëve dështon në provime në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ekipi vlerësues nuk ishte në gjendje të merr statistika të qarta mbi këtë pikë, por duke pasur parasysh shkallët e notimit (shih faktori 13 më poshtë), duket se shkallët e dështimit janë të theksueshme. Të intervistuarit raportuan se shumë studentë “vetëm paraqiten për provim” e përndryshe nuk marrin pjesë në orë. Fakti se nuk ka rregull zbatuese mbi pjesëmarrjen mund të kontribuoj në shkallën e lartë të dështimeve, pasi që studentët shpesh thjeshtë mësojnë vetë dhe mund të mos e kuptojnë qartë se çfarë duhet mësuar. Në raste profesorët do të shqyrtojnë provimin së bashku me studentët dhe do t’u ofrojnë sqarime por duket se në të shumtën e rasteve studentët nuk marrin ndonjë sqarim të mirëfilltë se çfarë kanë gabuar në provim, përfshirë edhe pse kanë dështuar në të njëjtin. Nuk ka programe akademike të suksesit apo programe tjera vullnetare për t’i mësuar shkathtësitë themelore për të hyrë në test. Si plotësim, shumë nga studentët aktual të juridikut kanë kryer arsimin e tyre fillor dhe të mesëm gjatë një kohe shumë të vështirë të historisë së Kosovës. Studentët e tanishëm të juridikut ishin në shkollë fillore gjatë luftës. Në periudhën menjëherë para luftës dhe gjatë saj, shumica e studentëve ndërprenë arsimin e tyre. Në periudhën menjëherë pas lufte, sistemi shkollor fillor dhe i mesëm në Kosovë ishte i mbingarkuar dhe financuar dobët. Kjo do të thotë se shumë studentë të tanishëm të juridikut kanë kryer arsim fillor dhe të mesëm nën standardet e duhura. Në afat të gjatë, MASHT ka një plan strategjik i cili duhet t’i adresoj këto probleme dhe të përmirësoj nivelin themelor shkollor për të gjithë të diplomuarit të shkollave të mesme në shtet. Në afat të shkurtë, vazhdojnë të jenë të diplomuarit e shkollës së mesme të cilët nuk kanë aftësi themelore leximi, shkrimi apo të kuptuari. Këta studentë vijojnë fakultetin juridik dhe dështojnë në provime. Mësimi i shkathtësive themelore dhe mësimi që synon aftësitë specifike të shkollës juridike, përfshirë aftësitë e plotësimit të testit, mund të kenë ndikim të madh dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e shkallës së kalueshmërisë dhe, përfundimisht, shkallës së notimit. Por, programe të tilla aktualisht nuk ofrohen qoftë zyrtarisht apo jo zyrtarisht. Por, pa asistencë specifike që synon adresimin e deficiteve arsimore të këtyre studentëve, duket se nuk ka gjasa se ata do të kenë sukses. Gjithashtu, ekipit vlerësues i duket se kjo është humbje e resurseve potencialisht të vlefshme njerëzore dhe mos-shërbim ndaj njerëzve të cilët kishin fatin të lindin në kohën kur shkollimi i tyre ishte ndërprerë nga lufta dhe rrjedhojat e saj imediate. Nga studentët në Universitetin e Mitrovicës kërkohet të fitojnë 30 pikë para se të hyjnë në provimin përfundimtar. Studentët fitojnë pikë duke marr pjesë në orë (deri 15 pikë), duke shkruar një shkrim (deri 15 pikë), dhe përmes provimit afatmesëm me shkrim (deri 20 pikë). Provimet duhet të caktohen gjatë njërit nga afatet e provimeve të cilët ndodhin në janar, prill, qershor, shtator dhe tetor. Kalendari i provimeve duhet të shpallet në fillim të secilit vit akademik. Studentët të cilët kanë përmbushur të gjitha detyrimet e parapara para provimit kanë të drejtë të hyjnë në provim. Provimet mund të mbulojnë si lëndët teorike ashtu edhe ato praktike dhe mund të administrohen në formatin verbal, me shkrim apo mund të jenë kombinim i të dyjave, ndonëse, siç është diskutuar më sipër provimet me gojë duken të jenë forma më e zakonshme. Provimet konsiderohen të jenë publike dhe nëse studenti hyn në provimin me gojë, ai/ajo mund të kërkoj që i njëjti të jetë i hapur për publikun. STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS NË MITROVICË neni 111. Profesorët shpallin notat e studentëve në fund të provimit me gojë; ndonjëherë kjo bëhet gojarisht (ashtu që e tërë klasa të dëgjoj) dhe ndonjëherë bëhet me shkrim. Nëse studenti ka problem me materialin, profesori mund ta lejoj që të merr provimin “në pjesë” dhe të kthehet për të bërë pjesët e mbetura gjatë periudhës së ardhshme të provimit. Studentëve u lejohet që ta përsërisin provim deri në tri herë në një vit të vetëm akademik. Studenti i cili nuk ka kaluar provimin në lëndën e obligueshme para fillimit të vitit të ardhshëm akademik nuk mund ta vazhdojë vitin. Studenti i cili dështon në provimin në lëndën zgjedhore mund ose të ri-regjistrohet apo të bëjë një zgjidhje tjetër. Id. neni 112. Studentët kanë të drejtë ankese për notën e zyre brenda 36 orësh nga provimi, me rregulla më specifike përkitazi me shqyrtimet e tilla, që duhet lëshuar nga Senati i Universitetit. Id. neni 113. Të intervistuarit nuk raportuan probleme me kopjimin apo korrupsionin për nota në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës. Provimet në fakultetet private, siç raportohet, notohen më lehtë se ato në Universitetin e Prishtinës. Megjithatë, pasi që shumë orë ligjërohen nga të njëjtit profesor nga Universiteti i

Page 59: Indeksi i reformës së

49

Prishtinës, formati dhe qasja e përdorur për vlerësimin e studentëve janë të shumtën identike. Duket se ka vetëm disa raportime të pakta për kopjim dhe korrupsion në fakultetet juridike private. Pjesërisht kjo mund të jetë për shkak të numrit më të vogël të studentëve, që bën që provimet të monitorohen më lehtë. Disa nga fakultetet juridike private gjithashtu duket se kanë një qëndrim më të ashpër ndaj kopjimit, duke i larguar në mënyrë pro-aktive studentët nga provimet nëse të njëjtit janë parë se kopjojnë dhe duke vepruar sipas kundërshtimeve pas provimeve. Siç raportohet, ndikimi i këtyre veprimeve më të ashpra është zvogëlimi i shkallës së kopjimeve, pasi që studentët shohin shokët e tyre duke u larguar nga provimet apo duke u detyruar që t’i përsërisin provimet pas veprimeve disiplinore. Disa skeptikë sugjerojnë se disa fakultete private juridike kanë shkallë më të ulët të kopjimit dhe korrupsionit për shkak të standardeve të tyre më të ulëta akademike që do të thotë se studentët kanë më shumë gjasa të kalojnë provimet dhe nuk kanë nevojë për metoda tjera. Ekipi vlerësues ka informata të pamjaftueshme për të arritur një konkluzion mbi këtë pikë. Faktori 13: Ndarja e titujve Dhënia e kualifikimeve dhe titujve tregon se studentët kanë përmbushur me sukses të gjitha kërkesat dhe se kanë arritur të gjitha standardet e institucionit që i jep ato. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔ Universiteti i Prishtinës është i autorizuar të bëj ndarjen e titujve bachelor, master dhe doktor, dhe ndarja e titujve reflekton se i diplomuari ka përmbushur standardet për titull në praktikë. Universiteti i Mitrovicës gjithashtu ndan tituj pasi që studentët të kenë përmbushur standardet e kërkuara. Fakultetet private juridike ende nuk kanë ndarë ndonjë titull. Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës vuan nga niveli i ulët i diplomimit dhe nuk ofron asnjë mësimdhënie apo asistencë tjetër për studentët të cilët mund të pranohen në fakultetin juridik me një nivel të ulët bazik arsimor. Femrat diplomojnë në një nivel më të ulët se meshkujt, me numra shumë jo proporcional në nivelin LL.M. Analiza/Sfondi: Sipas ligjit, vetëm bartësit e akredituar të arsimit të lartë kanë pushtet për të bërë ndarjen e titujve dhe diplomat. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 12.1. Për më tepër, vetëm ato tituj dhe diploma të ndara nga bartësit e akredituar do të njihen nga Qeveria për qëllime punësimi, bartjes së ndonjë funksioni publik, apo bartjes së funksionit njohës ndërkombëtar. Id. § 12.6. MASHT është i ngarkuar për të autorizuar formatin dhe përmbajtjen e diplomave dhe plotësimeve të diplomave që do të lëshohen nga universiteti i akredituar. Id. § 4.1(d). Nga institucioni kërkohet që secilit person të shpërblyer t’i siguroj titullin dhe diplomën, diplomën e vulosur dhe plotësim diplome në formatin e aprovuar nga MASHT. Id. § 12.7. Secili bartës i akredituar kërkohet që të specifikoj në statutin e tij titujt dhe diplomat që do të shpërblehen nga ai ofrues si dhe rregullat që rregullojnë ndarjen e titujve. Id. § 12.2. Institucionet e arsimit të lartë janë të autorizuara për të ndarë titujt bachelor (vijimi i ekuivalentit të së paku tri viteve të studimeve në kohë të rregullt pas diplomimit në shkollën e mesme duke) dhe master apo doktor (pas fitimit të titullit bachelor). Id. § 2.2(a); shih gjithashtu STATUTIN E UP NENI 64. Fakulteti juridik i Universitetit të Prishtinës kërkon që studentët LL.B. me sukses të përfundojnë 240 ECTS kredi në periudhën prej katër vitesh për të fituar titullin e tyre. Studentët e shkallës pasuniversitare LL.M. duhet të kenë pranuar titullin LL.B. dhe të kenë përfunduar 60 ECTS kreditë plotësuese gjatë periudhës njëvjeçare. Studenti duhet të ketë pranuar titullin master dhe të ketë përfunduar totalin prej 300 ECTS kredish për tu kyçur në programin e studimeve të doktoratës. Studimet e doktoratës zakonisht zgjasin tri vite dhe studentët duhet të përfundojnë së

Page 60: Indeksi i reformës së

50

paku 180 ECTS kredi, të kalojnë provimet e studimeve të doktoratës dhe me sukses të mbrojnë disertacionin e tyre të doktoratës. STATUTI I UP neni 106.20

Në vitin 2009, 786 studentë diplomuan me titullin LL.B. nga Universiteti i Prishtinës, përfshirë 458 meshkuj dhe 328 femra. Këta të diplomuar përfshinë ata që morën pjesë në programet me orar të

Krahas përfundimit të suksesshëm të numrit të parashikuar të kredive, të gjithë studentët e nivelit master në Universitetin e Prishtinës duhet të përfundojnë dhe të mbrojnë tezën e master-it (shih id. neni 131.1), dhe studentët janë të obliguar ta kenë disertacionin e tyre të aprovuar dhe të mbrojtur me sukses për të fituar titullin e doktoratës (shih id. nenet 132-137). Teza mund të përgatitet ose individualisht nga një student ose, nëse lejohet nga Këshilli i Fakultetit, bashkërisht nga dy apo tre studentë, nëse kontributi i secilit kandidat mund të dihet qartë. Id. neni 131.3-131.4. Teza e masterit kërkon demonstrimin e aftësive të avancuara hulumtuese dhe duhet të dëshmoj se aftësitë teorike të fituara gjatë rrjedhës së studimeve mund të aplikohen suksesshëm në zgjidhjen e problemeve komplekse hulumtuese në një fushë relevante akademike. Id. art. 131.2. Rregulla më të hollësishme për elaborimin, mbrojtjen dhe notimin e tezave për master do të përcaktohen nga Këshilli i Fakultetit. Id. neni 131.5. Përfundimi i suksesshëm i të gjitha kërkesave për tituj të specifikuar në programin studimor vërtetohet nga Universiteti përmes diplomës. Id. neni 143. Diploma mund të revokohet nga Senati i Universitetit vetëm nëse ka arsye të forta, sikur që janë mashtrimi gjatë vlerësimit apo provimit, plagjiati dhe cenimi i të drejtave autoriale gjatë përgatitjes së tezës apo punës tjetër së shkruar apo ndonjë praktike tjetër jo etike. Id. neni 142; shih gjithashtu LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 12.8 (i cili gjithashtu parasheh të drejtën për ankesë për veprime të tilla para gjykatës). Megjithëse disa nga të intervistuarit shprehën mendimin se shumë nga të diplomuarit në programin LL.B. në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës nuk ishin të kualifikuar sa duhet, asnjëri nuk tha se dikush e ka marrë titullin pa i përmbushur të gjitha kërkesat dhe pa plotësimin e gjitha standardeve objektive për titull. Një shqetësim më i rëndësishëm ishte shkalla e ulët e diplomimit, të cilën e pranoi edhe vetë Fakulteti Juridik. Fakulteti Juridik i atribuon shkallët e ulëta të diplomimit disa faktorëve përfshirë: ekonominë, paaftësinë e studentit për të mbuluar shpenzimet e veta apo për të gjetur punë me gjysmë orari, mungesa e perspektivës për punësim pas diplomimit dhe vështirësitë e mundshme për t’u adaptuar në ambientin e ri në Fakultetin Juridik. RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në 9. Të gjitha këto arsye pa dyshim kontribuojnë për shkallën e ulët të diplomimit. Megjithatë, ekipi vlerësues beson se faktori më i madh i vetëm që ndikon në shkallët e ulëta të diplomimit është fakti se shumë student hyjnë në fakultetin juridik pa shkathtësitë bazike që iu nevojiten për të pasur sukses. Siç është diskutuar në faktor-in 12 më sipër, studentët aktual të LL.B. kanë pasur shkollimin e tyre fillor të ndërprerë në periudhën menjëherë para dhe gjatë luftës. Në vitet menjëherë pas luftës, sistemi arsimor i Kosovës ishte i mbingarkuar dhe financuar dobët që do të thotë se shumë nga studentët aktual të juridikut morën një arsimim të dobët i cili nuk i ka përgatitur ata për studimin e drejtësisë në nivelin universitar. Vetëm nëse këta studentë iu nënshtrohen mësimit dhe asistencës bazike për aftësim, nuk ka gjasa të mëdha se ata do të fitojnë aftësitë e domosdoshme për të kaluar provimet dhe përfundimisht, të diplomojnë. Aktualisht, Fakulteti Juridik nuk ofron programe të tilla të mësimit apo programe mësimore për shkathtësitë bazike akademike apo për të ndihmuar studentët të përmirësojnë shkathtësitë e tyre të veçanta të cilat janë të nevojshme për arritjen e suksesit në arsimin juridik.

20 Studentët të cilët janë regjistruar në Fakultetin Juridik para aplikimit të strukturës së re të titujve në vitin akademik 2007-2008 duhej të përfundonin 180-210 ECTS kredi gjatë tri viteve për të pranuar titullin BA në drejtësi; 90-120 ECTS kredi gjatë periudhës prej një viti e gjysmë deri në dy vite për të pranuar MA në drejtësi; dhe 180 ECTS kredi gjatë tri vitesh për të fituar titullin e doktoratës. STATUTI I UP nenet 104.1, 105, 106. Pasi që studentët e parë që mund të jenë konkurrues për programin një-vjeçar LL.M. filluan studimet e tyre LL.B. në vitin 2007, të gjithë studentët e diplomuar në Fakultetin Juridik aktualisht janë duke studiuar sipas programit dy-vjeçar MA. Programi LL.M. do të filloj në vitin akademik 2011-2012.

Page 61: Indeksi i reformës së

51

plotë dhe gjysmë orari. Një total prej 315 të këtyre të diplomuarve janë nga “sistemi i vjetër katërvjeçar,” që do të thotë se ata filluan studimet e tyre juridike në vitin 2002 apo më herët dhe u është duhur së paku tetë vite për të diplomuar. Vetëm 471 të diplomuar nga Fakulteti Juridik përfunduan studimet e tyre brenda shtatë viteve nga fillimi i arsimimit të tyre juridik. Këta 471 të diplomuar hynë në Fakultetin Juridik sipas programit të vjetër studimor trevjeçar, i cili më së fundi pranoi student në vitin 2006. Gjenerata e parë e studentëve të regjistruar sipas planprogramit të ri katërvjeçar pritet të diplomoj në vitin 2011. Fakulteti Juridik nuk i ka ofruar ekipit vlerësues statistika përkitazi me vitin e kyçjes së atyre që kishin diplomuar në vitin 2009, e as statistikat se sa i është dashur kohë atyre të diplomuarve që t’i përfundojnë studimet dhe t’i marrin diplomat. Siç është diskutuar në faktorin 12 më sipër, nëse studenti dështon të jep provimet nga lëndët e vitit të caktuar, Universiteti i Prishtinës i lejon atij/asaj për përsëritjen e vitit dhe limitet për përsëritjen e regjistrimit duhet të jenë të barabarta me numrin e viteve të nevojshme për të përfunduar titullin (d.m.th. tri apo katër vite për studentë të LL.B. varësisht nga ajo se kur kanë filluar studimet e tyre). STATUTI I UP-së neni 157. Në praktikë, ky limit nuk zbatohet dhe studentët janë të lejuar ta përsërisin vitin vazhdimisht. Nëse studenti dëshiron të merr pushim në Universitetin e Prishtinës, ai/ajo duhet të merr lejen nga dekani; arsyet për pushim kufizohen në sëmundjet “e rënda”, shërbimi i obligueshëm ushtarak, kujdesi për fëmijë, shtatzënia, dhe “arsyet e tjera të justifikueshme.” Id. neni 158(4). Në praktikë, megjithatë, studentët duket të jenë në gjendje të “marrin pushim” gjatë studimeve pa aplikuar formalisht për pushim. Në fillim të secilit semestër, studentët mund të kyçen në klasë pa ndonjë paralajmërim njoftues në Fakultetin Juridik se do të kthehen për të vazhduar studimet e tyre. Njëri prej problemeve që krijon ky sistem është se është vështirë për Fakultetin Juridik që të përcaktoj se sa studentë krahas atyre që tanimë janë të kyçur në klasë. Fakulteti Juridik vlerëson se përveç studentëve aktualisht të regjistruar janë edhe 2,000 student tjerë të cilët kanë “marrë pushim” nga studimet e tyre. Konsiderohet se vetëm gjysma e studentëve marrin titullin LL.B. brenda periudhës standarde kohore (tri apo katër vite). Besohet se deri 20% nuk e përfundojnë shkallën fare – por pasi që studentët mund të marrin pushime të zgjatura pa e njoftuar Fakultetin Juridik, është e mundur që një numër syresh të kthehet për të përfunduar studimet e tyre më vonë. Shkalla e diplomimit për femrat është më e ulët se për meshkujt dhe është gjithashtu më e ulët se përqindja e gjithmbarshme e femrave të regjistruara në Fakultetin Juridik (56% e studentëve të regjistruar në vitin 2009 ishin femra). Disa të intervistuar sugjeruan se shkaku për numrin e vogël të femrave të diplomuara është sepse ato kanë më shumë gjasa të krijojnë familje gjersa janë në arsimin juridik. Në shoqërinë ku femrat janë kujdestaret parësore të fëmijëve, kjo shton presionet dhe pengesat mbi ta, që e bën më të vështirë për to që të përfundojnë studimet e tyre. Sidoqoftë, përqindja e femrave që diplomojnë është rritur çdo vit gjatë tri viteve të fundit. Numri i femrave që fitojnë titullin master është theksueshëm më i ulët se numri i meshkujve që fitojnë titujt e tillë. Aktualisht të gjithë kandidatët për titullin master studiojnë sipas sistemit të vjetër 3+2+1. Ekziston një pajtim i përgjithshëm se është vështirë të gjesh punë vetëm me titullin LL.B. të fituar sipas sistemit të vjetër. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë femrat të cilat nuk e fitojnë titullin master ka gjasa të ballafaqohen me sfida më të mëdha në tregun e punës. Numri i ulët i femrave që kërkojnë tituj më të avancuar gjithashtu kontribuon në numrin edhe ashtu jo-adekuat të femrave në pozita akademike, si tani ashtu edhe në të ardhmen e parashikueshme.

TITUJT JURIDIK TË NDARË NGA UNIVERSITETI I PRISHTINËS, 2007-2010

Viti Akademik

Titujt e ndarë LL.B. Titujt e ndarë LL.M. Totali Sipas gjinisë Totali Sipas gjinisë

2007-2008 527

Meshkuj 328

8

Meshkuj 8 Femra 199 Femra 0

% femra

37.76 % femra

0

2008-2009 652 Meshkuj 391 34 Meshkuj 29

Page 62: Indeksi i reformës së

52

Femra 261 Femra 5 % femra

40.03 % femra

14.7

2009-2010 786

Meshkuj 458

25

Meshkuj 23 Femra 328 Femra 2

% femra

41.73 % femra

8

Universiteti i Mitrovicës është i akredituar për të ndarë tituj nga Ministria e Arsimit të Serbisë. Nuk kishte raportime mbi atë se titujt i janë ndarë ndokujt tjetër përveç të diplomuarve të cilët kanë përmbushur të gjitha standardet dhe kushtet e aplikueshme. Shkallët e diplomimit siç raportohet janë më të larta, me shumicën e studentëve që “eventualisht” fitojnë titullin e tyre bachelor. Përfundimi i suksesshëm i numrit të parashikuar të ECTS kredive gjithashtu duket të jetë kushti kryesor për ndarjen e titujve nga fakultetet private juridike. Shumica e këtyre fakulteteve ka adoptuar apo janë në rrugë e sipër për të adoptuar strukturën e titullit LL.B. katërvjeçar, i cili kërkon që studentët të përfundojnë 240 ECTS kredi. Planprogramet e studimeve master në mënyrë tipike organizohen sipas strukturës 120 ECTS kredi përgjatë dy vitesh. Disa nga këto institucione gjithashtu kërkojnë nga studentët e tyre që të përgatisin dhe mbrojnë tezën. Për shembull, planprogrami i Kolegjit Fama përfshin përpilimin e obligueshëm dhe prezantimin e tezës në semestrin përfundimtar si në programin e rregullt LL.B. ashtu edhe LL.B në Kriminologji; studentët fitojnë gjithsej 12 ECTS kredi për këtë detyrë. Studentët e regjistruar në programin MA Juridik dy-vjeçar i kushtojnë tërë semestrin e tyre të fundit përpilimit dhe prezantimit të tezës, duke fituar 30 ECTS kredi. Në praktikë, fakultetet e akredituara private ende nuk u kanë ndarë tituj ndonjërit prej studentëve të tyre. Andaj nuk dihet se cila do të jetë shkalla e diplomimit të tyre dhe se a do të përmbushin, në fakt, të diplomuarit e tyre të gjitha standardet dhe kushtet e aplikueshme. Një zhvillim pozitiv që nga vlerësimi paraprak LERI, megjithatë, është se nuk ekziston më problemi i ofruesve të pa akredituar apo të pa licencuar të arsimit të lartë që ndajnë titujt në Kosovë. Faktori 14: Ruajtja institucionale e të dhënave Institucionet e arsimit ligjorë mbajnë dosje të sakta të cilat i plotësojnë standardet nacionale dhe ndërkombëtare si dhe kërkesat për sigurimin e kualitetit sipas sistemeve ndërkombëtare ashtu që të ndihmohet krahasueshmëria dhe përshtatshmëria e kualifikimeve. Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↓ Institucionet publike dhe private të arsimit të lartë mirëmbajnë dhe arkivojnë dosjet e sakta sipas politikave të publikuara. Në Universitetin e Prishtinës, dosjet akademike për secilin student mirëmbahen nga studentët, nga profesori dhe nga fakulteti. Administrata qendrore e universitetit mirëmban përmbledhjen statistikore të dosjeve akademike por jo edhe dosjet individuale. Fakultetet private juridike dhe Universiteti i Mitrovicës duket se bëjnë punë më të mirë në mirëmbajtjen e dosjeve si në formën fizike ashtu edhe në atë elektronike. Mungesa e digjitalizimit në Universitetin e Prishtinës gjithashtu krijon një ngarkesë serioze për studentët kur ata duhet të regjistrohen për klasë apo provime, pasi që secili prej këtyre veprimeve kërkon që të pritet në rreshta të shumtë për të mbledhur nënshkrimet e domosdoshme dhe formularët si dhe për të kryer pagesat e duhura.

Page 63: Indeksi i reformës së

53

Analiza/Sfondi: Mbrojtjet ligjore dhe kushtet për mirëmbajtjen e dosjeve individuale akademike janë të limituara. Ligji mbi materialin arkivor dhe arkivat siguron strukturën ligjore për mirëmbajtjen e përhershme të dokumenteve që konsiderohen të vlefshme për trajtimin arkivor. LIGJI I KUVENDIT TË KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVAT (Ligji Nr. 2003/7, i shpallur sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2003/20, 23 qershor 2003) [në tekstin e mëtejmë LIGJI MBI ARKIVAT]. Zyrtari përgjegjës për mirëmbajtjen e dosjeve zyrtare përcakton se cila pjesë e materialit që ata mbledhin dhe gjenerojnë duhet të përzgjidhet për trajtim arkivor. Id. neni 7.3. Sipas kësaj dispozite, dosjeve individuale akademike të universitetit nuk u jepet trajtimi arkivor. Nga bartësit privat të arsimit të lartë kërkohet që në mënyrë të përhershme të mirëmbajnë dosjet e studentëve dhe personelit. Ata gjithashtu duhet të kenë planin për mirëmbajtjen e dosjeve, përfshirë kushtet për mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtyre dosjeve në rast se institucioni privat i arsimit të lartë pushon së funksionari. Ky plan duhet të jetë në pajtim me Ligjin mbi arkivat dhe të jetë i aprovuar nga MASHT. UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 17. Statuti i UP-së ofron disa definicione dhe parasheh kushte përkitazi me dosjet akademike në universitet. Sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës është përgjegjës për mirëmbajtjen e dosjeve administrative e akademike për universitetin. STATUTI I UP-së neni 240. Rektori gjithashtu emëron një sekretar për secilin fakultet, i cili është përgjegjës për koordinimin a administrimit të njësitit, përfshirë edhe përgjegjësitë e mbajtjes së dosjeve. Të dhënat akademike në vijim duhet të mbahen në ‘’dosje konsistente’’: aplikacionet për regjistrim të studimeve, studentët e regjistruar për të gjitha programet studiuese dhe hulumtuese, të diplomuarit, personeli me kontratë, projektet hulumtuese dhe të konsulencës, raportet mbi punën akademike dhe vlerësimet (duke përfshirë raportet e vetëvlerësimit si dhe vlerësimet e brendshme dhe të jashtme). Id. Nga të gjitha këto të dhëna, vetëm informatat që kanë të bëjnë me numrin e studentëve dhe librat e studentëve, si dhe raportet e punës dhe vlerësimet do të ruhen në bazën e centralizuar të të dhënave e cila do të mirëmbahet nga Qendra informative e universitetit. Kjo sugjeron se të gjitha informatat e tjera do të ruhen nga fakultetet përkatëse. Të gjitha këto informata duhet të ruhen në një formë të standardizuar elektronike. Id. art. 242.1. Dekani i secilit fakultet është përgjegjës për ofrimin e një raporti gjithëpërfshirës vjetor për punën e fakultetit të vet, Rektorit. Id. art. 232. Duket se ky raport duhet të bazohet në raportet e dorëzuara nga drejtuesit e nën-njësive organizative brenda fakultetit i cili i ka të dhënat mbi mësimdhënien për vitin e fundit akademik. Id. art. 231. Raporti mbi punën e fakultetit është në esencë një përmbledhje statistikore e dosjeve akademike dhe duhet të përmbaj të dhëna kuantitative që kanë të bëjnë me: numrin e studentëve (regjistrimet e reja, numrin total, të diplomuarit); mësimdhënien akademike (p.sh., programet dhe lëndët e studimit, personeli akademik, obligimet e mësimdhënies dhe ligjëratat e mbajtura, provimet dhe puna seminarike, tezat dhe disertacionet dhe rezultatet e vlerësimit të studentëve); dhe hulumtimet shkencore (artikujt e publikuar shkencor, monografitë dhe publikimet tjera, raportet mbi projektet shkencore, vizitat në konferenca dhe materiali nga konferenca, projektet hulumtuese të financuara nga fondet publike apo private dhe personeli akademik i financuar nga fondet private). Id. art. 233.1. Raportet mbi punën duhet të mblidhen dhe të ruhen në mënyrë kompjuterike dhe të standardizuar në administratën qendrore universitare që duhet të jetë përgjegjëse për ruajtjen dhe analizën e të dhënave. Id. art. 234. Universiteti i Prishtinës ka disa masa mbrojtëse për të mbrojtur privatësinë e dosjeve akademike. Të gjitha dosjet personale duhet të ruhen në mënyrën që të ruajnë privatësinë e individëve dhe mund të zbulohen vetëm për qëllimet e kërkuara sipas ligjit të aplikueshëm. Id. neni 243. Në nivelin universitar, Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për dhënien e të drejtës së qasjes në bazat specifike të të dhënave; në nivelin e fakulteteve individuale kjo përgjegjësi i është dhënë “autoritetit drejtues” të fakultetit. Id. nenet 234.3, 242.2. Në të gjitha rastet, Sekretari i përgjithshëm si përfaqësues administrativ i rektoratit konsiderohet si autoriteti më i lartë në këtë drejtim dhe i është dhënë qasja e pakufizuar në të gjitha të dhënat. Id. neni 234.3.

Page 64: Indeksi i reformës së

54

Universiteti i Prishtinës ka gjithashtu procedura specifike përkitazi me dosjet në lidhje me notat e provimeve. Tri ditë para provimit, listat e studentëve kandidatë për të hyrë në provim postohet në tabelën e njoftimeve në Fakultetin Juridik dhe i jepet profesorit që ligjëron atë lëndë. Pas provimit profesori përgatit dhe poston listën e studentëve që kanë hyrë në provim si dhe notat për secilin prej tyre. Një kopje e kësaj liste mbahet nga profesori, dhe një tjetër i dërgohet shefit të shërbimit për studentë dhe mbahet nga sekretari i Fakultetit Juridik. Secili student gjithashtu mban “Indeksin” i cili përmban regjistrin e lëndëve që ai/ajo ka përfunduar (të nënshkruar nga profesori që ka dhënë atë lëndë) dhe notat që ai/ajo ka marrë. Kur studenti përmbush të gjitha kushtet për një kurs dhe e merr notën, profesori e nënshkruan Indeksin e studentit. Kur studenti të diplomon, Indeksi i tij/saj kthehet dhe mbahet nga sekretari i Fakultetit Juridik. Zyra e shërbimit të studentëve mirëmban një dosje të veçantë për secilin student, e ajo përmban informatat kontaktuese, si dhe informatat mbi kurset e bëra dhe notat e marra. Pasi që dosjet akademike individuale të studentëve mirëmbahen në një lokacion të vetëm qendror brenda Fakultetit Juridik, mund të paraqiten çështje të mundshme sigurie. Nuk ka kontroll institucionale mbi mirëmbajtjen e dosjeve nga studentët individual apo profesorët dhe, siç raportohet, kishte pasur incidente ku studentët janë akuzuar se kanë falsifikuar Indekset e tyre. Pasi që vetëm përmbledhjet statistikore të dosjeve akademike mbahen nga administrata qendrore e universitetit, fakulteti është i vetmi vend ku dosjet e detajuara akademike, përfshirë notat e studentëve individual, mirëmbahen. Kjo mund t’i lë dosjet të ndjeshme ndaj keqpërdorimit dhe shkatërrimit të plotë. Sot, dosjet mirëmbahen të shumtën në formën e shtypur. Në të kaluarën, USAID, përmes World Learning, sponsorizoi projektin për digjitalizimin e universitetit. Megjithatë, siç raportohet, Universiteti nuk ka bërë atë që ishte e domosdoshme për të mundësuar që projekti të ecë përpara brenda kornizës kohore të projektit, dhe i njëjti ishte ndërprerë. Çmimi total për digjitalizimin e universitetit ishte projektuar të jetë 200,000 USD. Kjo përfshinte si trajnimin ashtu edhe instalimin e softuerit të domosdoshëm (siç raportohet, universiteti e posedon harduerin e domosdoshëm). Përkundër faktit se universiteti mund ndoshta të paguaj këtë shumë nga buxheti vjetor i tij prej 50-60 milion EUR (madje pa u mbështetur në asistencën e huaj), aty nuk duket të ekzistoj ndonjë plan për digjitalizimin e mbajtje së dosjeve të universitetit. Kjo ndikon rregullisht në studentët, fakultetin dhe personelin. Për shembull nëse studenti i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dëshiron të regjistrohet për ligjërata apo për provim, ai/ajo mund të pret se duhet pritur në rreshta të shumtë ashtu që njerëzit e duhur të mund të nënshkruajnë formularët në vendet e duhura. Një studim ka gjetur se procesi i thjeshtë i regjistrimit ka kërkuar që studenti të paraqitet nëntë herë në nëntë zyra të ndryshme brenda universitetit për të mbledhur letrat, paguar pagesat, dhe për të marrë nënshkrimin në librin e tij/saj të studentit. WORLD LEARNING, PROCESET E REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS në 15 (2007). Pasi që Fakulteti Juridik tanimë është i mbipopulluar, studentët mund të presin se do të qëndrojnë në linja të gjata për të kryer secilin nga këto obligime. Kjo në mënyrë të jashtëzakonshme konsumon kohën dhe resurset njerëzore veçanërisht kur të shumëfishohet me vëllimin e kohës që është kaluar nga më shumë se 4,000 student të LL.B. të cilët regjistrohen për ligjërata dhe provime çdo semestër. Fakulteti Juridik është në dijeni se ofrimi i shërbimeve studentëve në administratë, përfshirë përmes dosjeve të digjitalizuar, është “njëri nga mangësitë kryesore [të tij].” RAPORTI VETË-VLERËSUES I UP në 24-25. Fakultetet private juridike duket se bëjnë punë më të mirë duke përdorur metoda më të kompjuterizuara për mbajtjen e dosjeve dhe regjistrimin. Kjo do të thotë se studentët në këto institucione mund më lehtë të regjistrohen për ligjërata dhe provime si dhe të marrin notat e tyre dhe transkriptet. Ata gjithashtu nuk shpenzojnë orë të tëra duke pritur në rresht për të kryer këto obligime. Gjithashtu duket se shumë nga fakultetet juridike private bëjnë punë më të mirë në sigurimin e dosjeve të tyre ashtu që ato ekzistojnë si në formatin e fortë ashtu edhe në atë elektronik. Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë gjithashtu duket të ketë një sistem më të mirë për mbajtjen e dosjeve. Siç raportohet, mirëmbajtja e dosjeve të tyre bëhet në formatin elektronik dhe atë të fortë, dhe universiteti si tërësi ka të vendosur sistemin e digjitalizimit.

Page 65: Indeksi i reformës së

55

Faktori 15: Kornizat dhe rrjetet e njohjes Institucionet bartëse të arsimit ligjor marrin pjesë në sisteme nacionale, regjionale dhe ndërkombëtare për të siguruar kualitetin dhe njohjen, dhe pjesëmarrja e tyre ndihmohet dhe monitorohet nga një entitet i cili është përgjegjës për rregullimin bartësve të arsimit ligjor. Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↑ Edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e EHEA, ajo ka sjell sistemin e saj arsimor në pajtueshmëri me standardet e artikuluar në Deklaratën e Bolonjës, përfshirë edhe përdorimin e ECTS. Është themeluar njësiti zyrtar akademik brenda MASHT në vitin 2008 dhe tani është plotësisht funksional. Universiteti i Prishtinës dhe fakultetet private juridike marrin pjesë në rrjetet nacionale, regjionale dhe ndërkombëtare dhe studentët gjithashtu janë në gjendje të marrin pjesë në programet shkëmbyese në shtetet tjera të Evropës. Analiza/Sfondi: Arsimi i lartë në Kosovë është i strukturuar për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare e regjionale të sigurisë së kualitetit dhe njohjeve. Ligji mbi arsimin e lartë e pranon këtë në mënyrë specifike duke u thirrur në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj, Konventën e Këshillit të Evropës /UNESCO-s mbi Njohjen e Kualifikimeve lidhur me Arsimin e Lartë në Rajonin Evropian (Konventa mbi Njohjet e Lisbonës), Rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mbi Njohjen dhe Vlerësimin e Cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë, mbi Qasjen Në Arsimin e Lartë dhe Misionin Kërkimor të Universiteteve; dhe në Deklaratat e Ministrave Evropianët Arsimit të Lartë në Bolonjë dhe Pragë. PREAMBULA E LIGJIT MBI ARSIMIN E LARTË. MASHT është gjithashtu përgjegjëse për krijimin e aranzhimeve për njohjen akademike dhe profesionale në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare; këshillimin e publikut mbi statusin e kualifikimeve të huaja; nxitjen e lidhjeve midis bartësve të arsimit të lartë të Kosovës dhe institucioneve nga vendet fqinje dhe ndërkombëtare. Id. §§ 4.1(f)-(g), (j). Universitetet individuale publike janë të lira të lidhin marrëveshje me institucionet tjera arsimore në Kosovë dhe jashtë saj. Id. § 5.3(h). Të gjitha kurset e titullit bachelor duhet të jenë në pajtueshmëri me kornizën ECTS dhe t’u lejojnë studentëve të hyjnë dhe të dalin në pikë të caktuara dhe të ndajnë kredi sipas progresit të studentit individual. Id. § 12.3. Procesi i integrimit edukativ ka filluar pas luftës në vitin 200-2001 dhe ishte përshpejtuar me emërimin e “Ekipit kosovar për promovimin e Bolonjës” (EKPB) në janar 2006, i cili e ka udhëhequr projektin e promovimit të procesit të Bolonjës në Kosovë. Asokohe ishte krijuar një partneritet nga përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Lubjanës (Slloveni) dhe Universitetit të Peloponezit (Greqi). Më tetor 2007, EKPB kishte lëshuar një varg politikash për integrimin në EHEA. Këto politika përfshinin “Politikën për zhvillimi e plan-programit për arsimin e lartë në Kosovë, politikën mbi kriteret e përbashkëta për zbatimin e ECTS në arsimin e lartë në Kosovë, udhëzimet e për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, dhe politikën pranimit të titujve para dhe pas Bolonjës. Për shkak të mungesës së njohjes formale ndërkombëtare Kosova nuk ishte në gjendje të jetë një nga shtetet nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës. Mbetet e paqartë se mendimi këshill-dhënës i ICJ që e pranon shpalljen e një-anshme të pavarësisë a do të ndryshoj këtë dhe se a do të mundëson që i njëjti të bëhet nënshkrues i rregullt dhe anëtar i procesit të Bolonjës. Megjithatë, MASHT është e zotuar ta përfundojë procesin e rregullt dhe formal të integrimit, duke përfshirë

Page 66: Indeksi i reformës së

56

këtu miratimin e ECTS dhe integrimin e në EHEA. Ligji mbi arsimin e lartë, Statuti i Universitetit të Prishtinës, Udhëzimet e aplikueshme administrative të MASHT-it të gjitha njohin si të zbatueshme standardet ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë dhe rrjetet e njohjes. Ligji mbi arsimin e lartë dhe Statuti i UP janë hartuar me asistencën e ekspertëve nga Këshilli i Evropës dhe thuhet se janë nga ligjet e para të arsimit të lartë në Evropë të bazuara qysh në krijim, në standardet ndërkombëtare të Deklaratës së Bolonjës. Universiteti i Mitrovicës gjithashtu është në pajtueshmëri me Deklaratën e Bolonjës dhe përdorimin e ECTS. Duket se këto ndryshime kanë qenë aq të suksesshme sa të sigurojnë se bartësit e arsimit të lartë në Kosovë të jenë në pajtueshmëri të plotë me sistemin e Bolonjës dhe të lejojnë integrimin eventual të vendit në EHEA, atëherë kur çështja e statusit politik të tij zgjidhet. Në fakt, të gjithë të intervistuarit nga ekipi vlerësues dukej se besonin që, kur Kosova të njihej ndërkombëtarisht. Anëtarësimi formal në Procesin e Bolonjës do të jetë vetë çështje kohe. Nuk ka pasur indikacione, megjithatë, se deri në momentin e publikimit të këtij vlerësimi, janë ndërmarrë hapa formal përgatitor apo negociata. Një hap i ri i rëndësishëm i cili ndodhi pas publikimit të vlerësimit LERI në vitin 2008 është inaugurimi zyrtar i Qendrës Nacionale Akademike të Njohjes dhe Informimit [në teksti e mëtejmë QNANJI] për Kosovë, si pjesë e MASHT. Para themelimit të QNANJI në nëntor 2008, ka ekzistuar vetëm një zyrtar i MASHT përgjegjës për njohjen e diplomave ndërkombëtare që do të thotë se lista e pritjeve për jo-Kosovarët që donë që diplomat e tyre tu njihen mund të ishte deri 18 muaj. Qendra është tani plotësisht funksionale dhe është përgjegjëse kryesisht për njohjen e diplomave të arsimit të lartë të ndara nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë jashtë Kosovës, edhe pse aktualisht nuk dihet se sa gjatë duhet të presin studentët për njohjen e diplomës. Shih përgjithësisht UDHËZIMI ADMINISTRATIV MBI PARIMET DHE PROCEDURAT E NJOHJES SË DIPLOMAVE NGA SHKOLLAT E LARTA PROFESIONALE DHE TITUJT UNIVERSITAR TË FITUAR JASHTË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (Udhëzimi i MASHT Nr. 8/2010, 22 qershor 2010). QNANJI udhëhiqet nga Këshilli i përbërë nga shtatë ekspert lokal dhe ndërkombëtarë me përvojë relevante përkitazi me çështjet ndërkombëtare në arsimin e lartë dhe Procesin e Bolonjës. Id. neni 4.3. Procedurat dhe kriteret për njohje funksionojnë në një mënyrë transparente, të paanshme, të qëndrueshme, koherente, dhe të besueshme, në pajtim me zhvillimet dhe trendët më të fundit evropiane në këtë fushë, dhe të njëjtat janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë fituar titujt e tyre jashtë si dhe shtetasve të huaj të cilët mund të tregojnë dëshmi të interesit ligjor në Kosovë (siç është kontrata e punës e nënshkruar nga një entitet i regjistruar në Kosovë). Id. neni 3. Të gjitha aplikacionet për njohje vlerësohen nga komiteti i ekspertëve i përbërë nga dy anëtarë të përcaktuar nga njësiti relevant akademik i Universitetit të Prishtinës dhe përfaqësuesi i QNANJI. Komiteti shqyrton të gjitha aplikacionet dhe parashtron raportin e tij para Këshillit Nacional për Njohje, i cili merr vendimin final. Id. nenet 5, 9-11. Aplikuesit paguajnë një tarifë prej 20 EUR për secilin aplikacion për njohje. Id. neni 12. E tërë procedura e njohjes duhet të kompletohet brenda katër muajsh pas pranimit të aplikacionit. Id. neni 3.8. Gjatë viteve 2008-2009, QNANJI pranoi gjithsej 523 aplikacione për njohje për titujt e huaj nga studimet themelore universitare, 80 aplikacione për diplomat master dhe 32 aplikacione për titullin Ph.D. Nga këto, 68 aplikacione (10.7%) përfshijnë tituj juridik – i dyti më i larti pas titujve mjekësor. Deri në maj 2010, QNANJI pranoi 143 aplikacione për njohje të diplomave studimore, 36 për diploma master, dhe 21 për tituj Ph.D.; kjo përfshinte 15 aplikacione (7.5%) përfshirë diplomat juridike. Shumica e aplikacioneve vijnë nga shtetet fqinje, siç janë Shqipëria, Maqedonia, dhe Turqia. Deklarata e Misionit e Universitetit të Prishtinës përfshin objektivat në vijim: bashkëpunimin e rregullt dhe pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet e arsimit të lartë në nivelin nacional, regjional dhe ndërkombëtar; përputhja me standardet evropiane; dhe integrimi i plotë në EHEA (d.m.th Deklarata e Bolonjës dhe Konventa për Njohjet e Lisbonës), përfshirë reformat e duhura adoptuese për integrimin e tillë. STATUTI I UP neni 5.1(6)-(8). Më tej, universiteti e sheh veten si një pjesë integrale e zonës evropiane të arsimit të lartë siç përfaqësohet nga Asociacioni Evropian i Universiteteve, dhe është i përcaktuar për respektimin e të gjitha rregullave, standardeve dhe obligimeve të asociuara me këtë status. Id. neni 5.2. Universiteti ka pushtetin për të lidhur marrëveshje me bartësit tjerë nacional dhe ndërkombëtar të arsimit, si dhe me

Page 67: Indeksi i reformës së

57

organizatat ndërkombëtare. Id. neni 12.15. Në fund, Statuti parashikon njohjen e kualifikimeve akademike, titujve, diplomave dhe provimeve nga institucionet e pranuara Kosovare dhe të huaja të arsimit të lartë, siç kërkohet nga Konventa për Njohje e Lisbonës, dhe potencon kushtet e detajuara dhe procedurat për njohjen e tillë. Shih përgjithësisht id. Kapt. 4.6. Universiteti i Prishtinës plotësisht ka harmonizuar planprogramin e tij me kushtet e Deklaratës së Bolonjës. Në veçanti, Fakulteti Juridik kishte aplikuar ECTS që nga viti akademik 2001-2002, dhe kishte kompletuar reformën e planprogramit (kurikulumit) e cila ishte funksionalizuar nga viti akademik 2006-2007, me qëllim të përmbushjes së standardeve dhe objektivave të Deklaratës së Bolonjës. Rezultat i kësaj është struktura aktuale e programeve të titujve që konsiston nga tre cikle: titulli bachelor katërvjeçar (cikli i parë), titulli master njëvjeçar (cikli i dytë), dhe Doktoratura tre-vjeçare (cikli i tretë). Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës ka të njëjtin program 4+1+3 dhe është në pajtueshmëri me standardet e kredive ECTS. Fakultetet private juridike gjithashtu përmbushin standardet ECTS dhe kanë adoptuar strukturën dy-cikle 4+1 të titujve. Deri tani, asnjë Fakultet Juridik privat nuk ofron programe për tituj të Doktoratës. Universiteti i Prishtinës gjithashtu merr pjesë në një rreth programesh të shkëmbimit dhe rrjeteve akademike. Këto programe përfshijnë shkollën verore të Universitetit të Prishtinës, ku një numër profesorësh dhe studentësh të huaj vijnë të marrin pjesë në kurset e Universitetit. Universiteti ka raporte të drejtpërdrejta me një numër universitetesh evropiane. Ai i është bashkëngjitur disa mekanizmave të rrjeteve universitare ndërkombëtare, ose si anëtar i rregullt ose në kapacitet vëzhguesi. Mes tjerash, ai është anëtar i rregullt i Asociacionit Evropian Universitar, Konferencës së Rektorëve të Danubit, Rrjetit të Qendrave për të Drejtat e Njeriut të Evropës Jug-Lindore dhe Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar. Ai gjithashtu ka bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëveshje shkëmbimi me universitete të shumta në tërë botën, përfshirë ato në Shqipëri, Austri, Francë, Gjermani, Maqedoni, Spanjë, SHB, dhe shtete tjera. Shih UNIVERSITETI I PRISHTINËS, UNIVERSITETI I PRISHTINËS 1970-2005: EDICIONI SPECIAL në 104-108 (2005) [në tekstin e mëtejmë UNIVERSITETI I PRISHTINËS 1970-2005] (që numëron institucionet e huaja partnere). Një pasqyrim i suksesit dhe përpjekjeve për integrim është se studentët nga Fakulteti Juridik, siç raportohet, rregullisht marrin pjesë në programet shkëmbyese në universitetet evropiane. Anëtarët e rinj të personelit akademik të Fakultetit Juridik kanë studiuar jashtë dhe si duket kanë edhe interesim edhe lidhje me resurset jashtë. Fakultetet private juridike gjithashtu duket se kanë lidhje me universitetet dhe organizatat brenda regjionit dhe ndërkombëtarisht. Ndonëse Universiteti i Mitrovicës është plotësisht i integruar në EHEA dhe është në pajtueshmëri me ECTS, duket se nuk ka lidhje zyrtare me rrjetet regjionale dhe ndërkombëtare. Studentët nga Mitrovica marrin pjesë në programet shkëmbyese në shtetet tjera të Evropës, por shkëmbimet në Mitrovicë duken të jenë të limituara te akademikët serb. V. Kualifikimet e mësimdhënësve (profesorëve) dhe kushtet e punësimit Faktori 16: Kualifikimet e mësimdhënësve Fakulteti juridik ka njohuri të nevojshme dhe është kompetent që me lëndët e tij të ofrojë një arsimim kualitativ për studentët gjë që vërtetohet me titujt e mbajtur, publikimet shkollore, përvoja praktike si dhe me kuadrin e fortë mësimdhënës. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↔

Page 68: Indeksi i reformës së

58

Personeli akademik si në fakultetet juridike private ashtu edhe publike i përmbush kushtet themelore për pozitat e tyre. Vazhdon të ekzistojë një dallim në kualifikime dhe në aftësi të mësimdhënies në mes të profesorëve më të vjetër dhe atyre që kanë tituj nga jashtë dhe/ose që kanë filluar karrierën e tyre akademike pas luftës. Shumica e personelit akademik ka përvojë të limituar praktike. Personeli akademik publikon punime nëpër revista shkencore si në Kosovë ashtu edhe jashtë; megjithatë, ngarkesa e madhe mësimore dhe mundësitë e limituara hulumtuese ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit. Analiza/Sfondi: Si kusht për licencim, bartësit e arsimit të lartë duhet të kenë një numër adekuat të personelit të kualifikuar akademik. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 10.4(c). Si pjesë e procedurës licencuese, bartësit privat të arsimit të lartë duhet ta paraqesin listën e anëtarëve të punësuar të fakultetit dhe titujt e tyre (bashkë me kopjet e certifikuara të diplomave apo certifikatave të tyre), si dhe listën e publikimeve të tyre specifike apo hulumtimeve shkencore të publikuara në revistat vendëse apo ndërkombëtare akademike. UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 8.1.1. Si institucionet publike ashtu edhe ato private janë të autorizuara të specifikojnë titujt dhe gradat, dhe të përcaktojnë kriteret e emërimit të personelit akademik. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 24. Universiteti i Prishtinës gjithashtu kërkohet të ofrojë kushte të përshtatshme për hulumtime shkencore, ashtu që personeli akademik të jetë konkurrues në nivelin ndërkombëtar. Shih STATUTI I UP neni 172.1. Universiteti i Prishtinës ofron gjashtë grada për personelin akademik: ligjërues,21

Grada

asistent kandidat, asistent, asistent profesori, profesor bashkëpunëtor, dhe profesor i rregullt. Id. neni 178.2. Për të qenë kandidatë për emërim apo ngritje në secilën prej këtyre gradave, kandidati duhet të ketë kualifikime të duhura dhe përvojë relevante për pozitën përkatëse. Id. neni 181. Kushtet themelore të përgjithshme për secilën gradë janë të përmbledhura në tabelën në vijim.

KUSHTET E KUALIFIKIMIT TË MËSIMDHËNËSVE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

Kushtet e kualifikimit

Asistent i ri

• Të ketë të përfunduar me sukses studimet themelore me notën mesatare jo më pak se 8;

• Të jetë nën moshën 28 vjeçare (respektivisht 32 nëse ka mbaruar studimet postdiplomike për master) kur punësohet për herë të parë;

• I kufizuar në asistimin e profesorëve të tri gradave më të larta vetëm në ligjëratat e studimeve bachelor.

Asistent • Të ketë të përfunduar me sukses studimet themelore postdiplomike master dhe

të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës në universitet; • Të jetë nën moshën 35 vjeçare kur emërohet për herë të parë.

Profesor asistent

• Të ketë gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalente me të; • Të ketë numër të zgjedhur të monografive dhe publikimeve të shqyrtuara në

revista ndërkombëtare shkencore me së paku një punim kryesor të publikuar dhe shqyrtuar në revista ndërkombëtare;

• Të tregojë aftësi për mësimdhënie.

Profesor i asocuar

• Të ketë thirrjen e doktorit të shkencës ose ekuivalente me të; • Të ketë një numër të përzgjedhur të monografive dhe publikimeve të

shqyrtuara dhe së paku tri punime kryesore të publikuara dhe të shqyrtuara në 21 Rangu i ligjëruesit nuk është relevant për qëllimet e këtij vlerësimi; ai aplikohet vetëm për anëtarët e fakultetit të cilët japin kurse të gjuhëve të huaja. Id. neni 187.

Page 69: Indeksi i reformës së

59

revista ndërkombëtare; • Të tregojë aftësi për mësimdhënie; • Të dëshmojë punë dijetari dhe mjeshtri në lëndën e lëmisë përkatëse.

Profesor i rregullt

• Të ketë gradën e doktorit të shkencës ose ekuivalent me të; • Të tregojë nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore për

lëndën që dëshmohet me: një numër të rëndësishëm të monografive, teksteve mësimore dhe së paku 5 punime kryesore të publikuara dhe rishqyrtuara në revista ndërkombëtare shkencore; pjesëmarrje aktive në konferencat ndërkombëtare dhe përvojë të gjatë në projektet e kërkimeve themelore dhe të aplikueshme;

• Aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme; • Aftësi bindëse për udhëheqje akademike; • Për mbikëqyrje të temave postdiplomike dhe të doktoratës.

Shih përgjithësisht id. nenet 182-186. Përveç këtyre kushteve, Senati i UP mund të përcaktojë kualifikime të veçanta për personelin akademik të fakulteteve të caktuara, pas rekomandimit të këshillit të fakultetit përkatës. Id. neni 188. Nuk ka standarde të qarta apo të shkruara për titujt e personelit akademik apo kushtet e kualifikimit të cilat i zbatojnë fakultetet private juridike apo Universiteti i Mitrovicës. Aktualisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës janë të punësuar 82 punëtorë akademik, ku 58 syresh punojnë me orar të plotë, 19 me gjysmë orari dhe 5 janë në pushim. Nga anëtarët me orar të plotë të fakultetit, pesë janë profesorë të rregullt, dhjetë profesorë të asociuar, 11 asistentë profesori, 31 asistentë dhe asistentë të rinj dhe një ligjërues. Gjithashtu janë pesë punëtorë akademik nga fakultetet tjera të Universitetit të Prishtinës të cilët janë lejuar të japin mësim në Fakultetin Juridik. Fakultetet private juridike të cilat ishin akredituar në vitin 2009 punësojnë një total prej 132 punëtorësh akademik. Universiteti i Mitrovicës punëson 37 punëtorë akademik, përfshirë 10 profesorë të rregullt, nëntë profesorë të asociuar, dy asistentë profesori dhe 16 asistentë. Në praktikë, i gjithë personeli akademik i përmbush kushtet minimale përkitazi me titujt e mbajtur, por nivelet e tyre aktuale të diturisë dhe kompetencës duket se dallojnë shumë. Shumë të intervistuar janë shprehur kështu në kuptim të dallimeve midis gjeneratash të atyre të cilët filluan karrierat e tyre akademike nën regjimin serb dhe atyre të cilët ishin punësuar pas luftës, përderisa tjerët e shprehën këtë si një dallim mes atyre që kanë titujt nga jashtë dhe atyre që nuk i kanë. Në të vërtetë, si rezultat i rrethanave unike historike të Kosovës, duket se ka një ndarje mes “gardës së vjetër” dhe atyre që filluan karrierat e tyre akademike pas luftës, veçanërisht në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989, regjimi i Millosheviqit detyroi të gjithë akademikët shqiptarë etnik të lëshonin pozitat e tyre mësimdhënëse. Ata nuk u lejuan të ktheheshin deri pas luftës në vitin 1999. Shumë nga këta njerëz nuk u angazhuan në aktivitete shkollore apo praktikë juridike gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare. Personeli i ri akademik i cili ishte punësuar që nga fundi i luftës dukej se ishte i kualifikuar mirë nga aspekti akademik dhe një përqindje e madhe ka avancuar me tituj akademik nga universitetet Evropiane dhe të Amerikës Veriore. Andaj, duket qartë se Fakulteti Juridik dhe Universiteti si tërësi vlerëson dhe aktivisht rekruton personel akademik me tituj nga Evropa dhe SHBA-të. Përveç kësaj, një numër i asistentëve aktual të Universitetit të Prishtinës i kanë regjistruar programet e doktoratës në universitetet evropiane. Aktualisht janë 21 kandidatë doktoratë në vetë Fakultetin Juridik, përfshirë tri femra. Siç është diskutuar në më shumë detaje në faktorin 11 më sipër, shumica e personelit akademik të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës nuk ka përvojë të praktikës ligjore. Kjo mungesë e punës praktike është një arsye tjetër pse metodologjitë mësimdhënëse janë fokusuar më shumë në teori se sa në aftësi praktike.

Page 70: Indeksi i reformës së

60

Në Kosovë ekziston mundësia e publikimeve shkencore. Universiteti i Prishtinës e boton revistën e vet ‘Ligji’ dhe tash së voni gjithashtu ka lidhur marrëveshjen me Universitetin Sapienza të Romës në Itali, për t’i lejuar personelit akademik të Fakultetit Juridik që t’i botojnë punimet e tyre në revistën e tyre ‘Diritto’. Fakultetet private juridike si duket shtypin revista të tyre për të publikuar punimet e personelit të tyre akademik, ndonëse oraret publikuese nuk duket se janë të rregulluara. Shumë libra dhe tekste juridike në thelb publikohen pa ndonjë asistencë apo kontroll redaktorial. Anëtarët e rinj të fakultetit dhe personeli tjetër akademik me aftësi për gjuhë të huaja duket se preferon publikimin e punimeve jashtë vendit, përfshirë përmes pjesëmarrjes së tyre në konferenca ndërkombëtare. Prestigj më i madh i vishet publikimeve të huaja; megjithatë, pasi që publikimet e huaja përgjithësisht nuk janë në gjuhën shqipe, dobia e tyre në Kosovë shprehet tek ata që zotërojnë gjuhët e huaja. Shqetësimi kryesor është se personeli i ri, sikurse shumica e personelit akademik, mëtojnë të punojnë më shumë punë për të fituar, andaj nuk kanë kohë të mjaftueshme për ta avancuar ngritjen e tyre profesionale duke përcjellë zhvillimet ligjore dhe metodologjitë mësimore. Shih gjithashtu faktorin 18 më poshtë për detaje plotësuese për pagat në fakultet. Krahas kësaj, sipas të intervistuarve, aftësitë inovative mësimore nuk vlerësohen shumë në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Mitrovicës, e cila gjë mundet pjesërisht të reflektoj mundësitë e kufizuara të shumë profesorëve dhe administratës për të përfituar nga një mori e metodologjive mësimore. Faktori 17: Pranimi, avancimi dhe detyra (funksioni) Pranimi, avancimi dhe detyra (funksioni) e profesorëve, ose të njëjtat ekuivalente, bazohen në kritere dhe procedura rigoroze, të drejta, uniforme dhe transparente me mundësin e parashtrimit të ankesës ose rivlerësimit të vendimeve kontradiktore. Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ Procesi i pranimit në punë dhe ngritjes në detyrë të personelit akademik në Universitetin e Prishtinës është konkurrues, i drejtë, uniform dhe transparent. Praktikat e pranimit në punë dhe ngritjes në detyrë në fakultetet juridike private duken më pak transparente dhe janë të lidhura me kritere specifike. Ligji e ndalon diskriminimin gjatë procesit të pranimit në universitetet publike dhe private dhe parasheh procedura administrative për rishqyrtim si dhe për ngritjen e ankesës në gjykatë ndaj vendimeve për pranim në punë dhe ngritje në detyrë. Femrat janë të nën-përfaqësuara si personel akademik veçanërisht në gradat e larta akademike dhe aty nuk ka dallim etnik mes personelit akademik të punësuar në ndonjë nga fakultetet juridike të Kosovës; megjithatë, kjo nuk duket të jetë për shkak të praktikave diskriminuese. Analiza/Sfondi: Universitetet publike janë të autorizuara të punësojnë dhe përjashtojnë personelin e tyre nga puna për shkaqe të arsyeshme. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 5.3(d); shih gjithashtu STATUTI I UP-së neni 12.7. Si pjesë integrale e autonomisë universitare konsiderohet e drejta e universiteteve për zgjedhje të pavarur të personelit akademik dhe ndarjen e titujve profesorëve dhe personelit tjetër. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË §§ 7.2(c), (f); shih gjithashtu STATUTI I UP-së nenet 11.3, 11.6. Në statutet e veta, institucionet arsimore duhet t’i specifikojnë titujt dhe shkallën e personelit akademik, kriteret për emërimi dhe riemërim, dhe kushtet tjera për punësim. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 24. Veçanërisht, statutet duhet të përfshijnë dispozita që kanë të bëjnë me emërimin, pozitën, avancimin në detyrë, disiplinën, shkarkimin dhe pensionimin e personelit, dhe duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë në emërimin e personelit akademik ose në dhënien e

Page 71: Indeksi i reformës së

61

statusit të profesorit. Id. §§ 26.1, 26.5. Kushtet tjera të shërbimit në personelit në universitetet publike (përjashtuar këtu pagat dhe beneficionet individuale) duhet të përcaktohen nga MASHT-i në konsultim me sindikatat dhe përfaqësuesit e bartësve. Id. § 26.3. Statutet e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë duhet të garantojnë mundësi të barabarta dhe ta mbrojnë personelin nga diskriminimi në çdo fushë si gjinore, racore, orientim seksual, status martesor, ngjyrë, gjuhë, religjion, mendim politik ose mendim tjetër, origjinë nacionale, etnike apo sociale. Id §§ 13.5(a), 25.4(b). I gjithë personeli akademik duhet të punësohet mbi bazën e kontratave individuale me universitetin. Id. § 26.4. Personeli akademik ka të drejtë që të sfidojë/kundërshtojë, në MASHT dhe pastaj edhe në gjykatën kompetente, çfarëdo vendimi të institucioneve të arsimit të lartë që ka të bëjë me ata. Id § 25.5. Senati i Universitetit të Prishtinë vendosë mbi të gjitha çështjet strategjike brenda Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë emërimin e personelit mësimor dhe përcaktimin e procedurave për vlerësimin e personelit akademik. STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS nenet 48.1(b), 49.15. Këshilli i universitetit është përgjegjës për përcaktimin e udhëzimeve të detajuara mbi emërimin, caktimin, vlerësimin, pezullimin, shkarkimin, dhe kushtet tjera të shërbimit për personelin akademik. Id. neni 22.6. Në kuadër të autorizimeve të veta, rektori pastaj i ndërmerr të gjitha vendimet e zbatueshme të shërbimit të personelit në emër të universitetit. Id. neni 28.5. Prandaj, i gjithë personeli akademik i Universitetit të Prishtinës është i emëruar nga rektori sipas rekomandimit të Senatit, mirëpo rektori mund autorizojë dekanin që të emëroj asistentët dhe kandidatët për asistent. Id nenet 180.1-180.2. Emërimet duhet të bëhen në mënyrë transparente, me shpallje publike të pozitave të lira. Id. nen. 180.3. Aplikacionet për ngritje në detyrë dhe për vazhdim të kontratës trajtohen sikurse aplikacionet për pozita të lira dhe, teorikisht secili mund të aplikoj dhe konkurroj për ndonjë pozitë (edhe pse praktikisht kandidatët e jashtëm rrallëherë konkurrojnë për këto pozita). Këshilli i fakultetit të Fakultetit Juridik i cili përbëhet prej dhjetë profesorëve të rregullt, pesë asistentë profesori, në përfaqësuesi të personelit administrativ dhe dy përfaqësues të studentëve, e cakton komisionin për vlerësim, i cili i interviston të gjithë kandidatët e kualifikuar dhe i jep rekomandimet këshillit i cili pastaj i jep rekomandimet rektorit dhe senatit. Id. nen. 180.1, 180.4-180.5. Këshilli i fakultetit gjithashtu shqyrton aplikacionet për promovim (avancim) dhe vendos se kush të rekomandohet për avancim. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për pozitat e profesorit asistent dhe më të larta gjithashtu përfshin prezantimin publik si dëshmi mbi arsimin dhe përvojën e tyre. Id. nen. 182.2, 183.2, 184.2. Personeli akademik mund të emërohet me kontratë për orar të rregullt ose me orar të shkurtuar. Id. neni 176.1. Profesori i punësuar me kontratë me orar të rregullt ndalohet të mbajë ndonjë punë tjetër me orar të shkurtuar ose të rregullt, përveç nëse rektori duke vepruar me shumicën e këshillit të fakultetit e lejon përjashtimin për shkaqe të arsyeshme. Id. neni 177. Kontratat e punës për kandidatët për asistentë kandidatë bëhen për tri vjet, derisa kontratat për pozitat më të larta bëhen për katër vjet. Id. nen. 182.3, 183.3, 184.3, 185.3, 186.3. Profesorët me së paku pesë vite të përvojës si mësimdhënës dhe kompetencë të dëshmuar shkencore dhe njohje brenda komunitetit shkencor ndërkombëtar si dhe ftesë për kërkime shkencore nga instituti i universitetit të jashtëm, mund t’i kërkojnë Senatit një vit të lirë për kërkimet e fokusuara në universitet të jashtëm. Pas përfundimit të vitit (sabatik) të angazhimit jashtë, profesorët mund të kthehen në pozitën e njëjtë në universitet dhe me kushtet e njëjta të cilat i ka pasur më parë; mirëpo rroga e tyre zvogëlohet gjersa janë të angazhuar jashtë. Id. neni 175. Profesorët e rregullt të pensionuar të cilët demonstrojnë arritje të jashtëzakonshme akademike dhe shkencore dhe kualifikimet e të cilëve konsiderohen si të pazëvendësueshme në afatin e mesëm, fakulteti mund t’i ndajë titullin Profesor Emeritus. Këta profesorë mund të japin mësim dhe të angazhohen në hulumtimet shkencore varësisht nga nevojat e fakultetit përkatës. Id. neni 189. Komisioni për vlerësim i cili u përmend më sipër zakonisht përbëhet nga tre anëtarë, duke përfshirë edhe një profesor më të vjetër nga lëmi përkatës i drejtësisë ku do të punojë personi i posa pranuar apo i posa ngritur në pozitë. Pikëpamjeve të atij personi tradicionalisht u kushtohet rëndësi e madhe. Në rast të ngritjes në detyrë anëtarët e komisionit do të kenë punuar me kandidatin për një kohë, gjë që i jep atij kandidati përparësi të konsiderueshme. Disa të intervistuar kanë shprehur mendimin se favorizimi mund të ndikoj në procesin e ngritjes në

Page 72: Indeksi i reformës së

62

detyrë. Sidoqoftë, të tjerët mendojnë se fakti që të gjitha të dhënat e kandidatëve që janë kualifikuar i janë dorëzuar Këshillit të Fakultetit dhe janë përmbledhur për Rektorin dhe Senatin, e minimizon mundësinë që të emërohen kandidatë të cilët kanë kualifikime më të dobëta. Në praktikë, i gjithë personeli akademik në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës punësohet me kontratë tre dhe katër vjeçare me mundësi vazhdimi. Ata mund të kërkojnë promovim (ngritje në detyrë) në gradë më të lartë akademike kur kontratat e tyre të jenë të gatshme për t’u përtërirë. Nëse ngritja në detyrë nuk aprovohet, profesori do të marrë kontratën e re në nivelin ekzistues. Profesorët e rregullt kanë të drejtë të kenë kontratat e tyre të vazhduara për një periudhë të pacaktuar. STATUTI I UP-së neni 182.3. Në praktikë, kjo dispozitë funksionon si në vijim: katër vite për ngritjes në detyrë së personit në pozitën e profesorit të rregullt, ai/ajo i nënshtrohet vlerësimit dhe nëse vlerësimi është pozitiv, ai/ajo do të jetë në gjendje të nënshkruaj kontratat e katërvjeçare me mundësi vazhdimi në kohë të pacaktuar në të ardhmen (referuar si “kontratë e përhershme”), pa pasur nevojë t’i nënshtrohet vlerësimit tjetër. Procesi i ngritjes në detyrë duket se aplikohet në mënyrë të drejtë, dhe nuk ka raportime mbi faktorët politik apo të tjerë që ndërhyjnë në promovime. Përderisa shqetësimet përkitazi me ngritjet në detyrë mund ti nxisë disa profesorë që të jenë të kujdesshëm mbi kritikat apo në atë çka thonë, nuk duket të jetë një atmosferë kërcënuese që vepron për të heshtur anëtarët e fakultetit. Një fushë e shqetësimit sa i përket përbërjes së fakultetit është mungesa evidente e diversitetit gjinor dhe etnik. Universiteti i Prishtinës ndalon diskriminimin mbi të njëjtat baza si ato të përcaktuara në Ligjin mbi arsimin e lartë. Universiteti e mbështetë barazinë gjinore dhe ka dispozita specifike që shprehin preferencën për kandidatet femra kur kandidatët meshkuj dhe femra kanë kualifikime të njëjta. STATUTI I UP-së neni 7. Megjithatë, vetëm 18 nga 82 personeli akademik aktualisht të punësuar me orar të rregullt dhe gjysmë orari (22%) janë femra dhe asnjë nuk i përket minoritetit etnik. Fakulteti Juridik pranon numrin në rritje të personelit akademik femra si një “detyrë imediate.” RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në f. 16. Universiteti i Mitrovicës punëson 11 femra nga 37 anëtarët e personelit të tij akademik (29.73%). Ai gjithashtu nuk ka diversitet etnik në mesin e personelit të tij akademik, ku të gjithë janë serbë etnik. Ngjashëm me të, fakultetet private juridike nuk punësojnë minoritetet etnike dhe kanë kryesisht vetëm pak femra në radhët e personelit të tyre akademik; në fakt, njëri nga fakultetet juridike private të intervistuar nga ekipi vlerësues raportoi se nuk ka fare femra në kuadër të personelit akademik.22

Statuti i Universitetit të Prishtinës përmban dispozita për vlerësimin e punës së personelit akademik. Këto vlerësime bazohen në një numër burimesh të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë vetëvlerësimet dhe pyetësorët nga personeli akademik, vlerësimet anonime të studentëve, shqyrtimet e bashkëpunëtorëve në vend dhe raportet e ekspertëve. STATUTI I UP-së neni 225.1. Me statut kërkohet të bëhet vlerësimi vjetor dhe anonim i studentëve të Universitetit të Prishtinës. Id neni 226.1. Nga kryesuesi i këshillit mësimor të secilit fakultet kërkohet që t’i publikojë rezultatet e të gjithë personelit rezultatet e të cilëve janë ndër 10% më të mirat, të mbaj takim me gjithë personelin i cili ka vlerësim deri në 10% dhe që së bashku me ata të vendosin për masat që duhen për përmirësimin e mësimdhënies nga ana e tyre. Id. nenet 226.3-.226.4. Përveç kësaj, puna e personelit akademik vlerësohet në mënyrë institucionale çdo pesë vjet. Id. neni 230. Në praktikë, duket se këto dispozita nuk përdoren pasi që studentët nuk kanë raportuar të

Duket se nuk ka përpjekje të bashkërenditura për ta ngritur shkallën e diversitetit gjinor apo etnik të personelit akademik në ndonjërin nga fakultetet juridike në Kosovë. Duket se nuk ka gjasa që përqindja e personelit femëror do të ngritët në mënyrë të theksueshme pa një përpjekje të bashkërenditur për të inkurajuar femrat e kualifikuara për të fituar tituj të avancuar dhe për t’i rekrutuar aktivisht dhe mbikëqyrur ato.

22 Përkundër kërkesave të përsëritura, ekipi vlerësues nuk ishte në gjendje të marrë statistikat zyrtare mbi gjininë apo përkatësinë etnike të personelit akademik të punësuar në fakultetet juridike private.

Page 73: Indeksi i reformës së

63

kenë bërë ndonjë vlerësim të punës mësimdhënëse në Fakultetin Juridik, por edhe personeli akademik nuk deklaron të jetë vlerësuar. Praktikat dhe kriteret e pranimit në punë dhe ngritjes në detyrë, si dhe kushtet e kontratave për bartësit privat të arsimit të lartë duket të jetë shumë më pak formale dhe përgjithësisht më pak të qarta apo transparente. Në pjesën më të madhe, fakultetet private juridike postojnë shpalljet për punë për pozitat e hapura në fakultet. Megjithatë, varësisht nga rregullat e institucionit të caktuar, rektori mund të pranoj në punë personelin drejtpërsëdrejti, pa kaluar nëpër sistemin transparent sikur që është ai në Universitetin e Prishtinës. Situata përkitazi me vlerësimin e mësimdhënësve në fakultetet private juridike, është gjithashtu e paqartë. Një nga universitetet private, Kolegji Iliria, siç raportohet e ka larguar nga puna punëtorin akademik i cili nuk ka marrë vlerësime të larta nga studentët; megjithatë kjo nuk është konfirmuar. Faktori 18: Kompensimi i mësimdhënësve Kompensimi në fakultetin juridik është caktuar në një nivel të duhur për të ofruar një standard të arsyeshëm të jetesës ashtu që të tërheqë dhe të mbajë një kuadër të kualifikuar, të përkushtuar dhe etik i cili do të jetë në gjendje që t’i kushtoj kohën mësimdhënies, hulumtimeve dhe shërbimit publik. Konkluzioni Korrelacioni: Neutral Trendi: ↑ Pagat për personelin akademik në Universitetin e Prishtinës janë rritur në masë të konsiderueshme vitin e kaluar, duke i sjellë ata në nivel të ngjashëm me fakultetet private juridike. Megjithatë, personeli akademik i Universitetit të Prishtinës, fakulteteve juridike private dhe Universitetit të Mitrovicës vazhdojnë të mbajnë punë të jashtme për të plotësuar të ardhurat e tyre. Kjo ka ndikim tejet negativ për kohën të cilën personeli mund t’ia kushtoj mësimdhënies, hulumtimeve dhe shërbimit publik si dhe zhvillimit të tyre personal. Analiza/Sfondi: Nga bartësit publik të arsimit të lartë kërkohet që të përfshijnë në statutet e tyre dispozita përkitazi me parandalimin e korrupsionit dhe sigurimin e drejtësisë duke përfshirë pagesën e barabartë për punën e barabartë si për meshkujt ashtu edhe për femrat. LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 26.1. Universitete publike kanë lirinë që në mënyrë të pavarur të vendosin për pagat individuale në fakultete si dhe për nivelin e përfitimit pa e përfshirë MASHT. Id. § 26.3. Krahas kësaj, universitetet publike mund të përcaktojnë rrethanat kur një anëtar i personelit mund të ketë një pagesë plotësuese dhe punësim pa pagesë. Id. § 26.6. Universiteti i Prishtinës ka udhëzime të detajuara përkitazi me përcaktimin e pagës për personelin akademik, i cili përcaktohet nga Këshilli i Universitetit. STATUTI I UP-së, nenet 22.6, 23.6(b). Përtej kësaj, as Ligji mbi arsimin e lartë, e as Statuti i UP-së nuk parashohin asgjë sa i përket nivelit të duhur dhe mbrojtjes së pagave të personelit akademik. Në vitin 2009, Universiteti i Prishtinës ka adoptuar një ngritje substanciale pagash për personelin e tij akademik. Kjo ka ndihmuar që pagesat të sillen në nivel pagash për të jetuar dhe në nivel të krahasueshëm me atë të paguar nga fakultetet private juridike. Rritja e pagave mund gjithashtu të ndihmoj në shtigje të gjata që të adresohet problemi i vazhdueshëm i mbajtjes së disa punëve nga personeli akademik, përveç pozitave me orar të rregullt në Universitetin e Prishtinës.

PAGAT MUJORE TË PERSONELIT AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Pozita Paga në vitin akademik 2008- Paga në vitin akademik 2009-

Page 74: Indeksi i reformës së

64

2009 2010 EUR USD23 EUR USD

Profesor i rregullt 501 1,000 Profesor bashkëpunëtor

414 900

Profesor asistent 380 800 Asistent 269 551 Personeli akademik mundet gjithashtu të fitoj bonus për administrimin e provimit pranues në Fakultetin Juridik dhe për notimin final të provimeve. Për shembull, bonuset për notimin e provimeve përfundimtare janë caktuar në 0.6 EUR për provim; bonuset e paguara në lidhje me provimet pranuese dallojnë varësisht nga detyrat specifike të kryera nga personeli (siç janë bonuset më të larta për notimin e provimeve për dallim nga përkrahja e aspekteve të ndryshme administrative). Pagat e rritura në Universitetin e Prishtinës janë një hap pozitiv. Megjithatë, pagat veçanërisht për personelin e ri akademik ende duket të jenë të pamjaftueshme për të inkurajuar ata të cilët kanë emërime me orar të plotë për të ndaluar së pasuri punësim tjetër jashtë i cili është direkt kontradiktor me kohën të cilën ata munden (dhe duhet) të kalojnë në punët e tyre primare në Fakultetin Juridik. Andaj, përkundër pagave të përmirësuara, personeli akademik i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës vazhdon që si zakonisht të mbajë punë të shumëfishta. Shumë nga personeli i ri akademik shprehën shqetësimin se madje edhe pagat e rritura janë të pamjaftueshme për të mbështetur veten dhe familjet e tyre pa punësim edhe jashtë. Punët plotësuese në mënyrë tipike përfshijnë mësimdhënien në fakultetet e ndryshme private juridike, punën me OJQ-të, punën si konsulent, dhe marrjen me raste ligjore privatisht. Janë gjithashtu gjashtë anëtarë fakulteti që mbajnë “pozita nacionale” me orar të plotë në Qeveri, si plotësim punëve të tyre me orar të plotë si profesor. Si pjesë e kushteve akredituese të Universitetit të Prishtinës, AAK është përpjekur të kufizoj numrin e institucioneve në të cilat personeli akademik i Universitetit mund të jep mësim, duke kërkuar që ata të konsiderohen me orar të plotë vetëm në një institucion të arsimit të lartë dhe të lejohen të japin mësim me gjysmë orari vetëm në një institucion plotësues. AAK raportoi se ai po monitoron pajtueshmërinë me këtë kusht dhe se menjëherë do të ndërmarrë veprime për të ndaluar çdo anëtar personeli të gjetur të ketë bërë shkelje. Megjithatë, është një perceptim i gjithmbarshëm mes akademikëve dhe komunitetit ligjor në Kosovë se ky kufizim nuk zbatohet në mënyrë strikte në praktikë dhe se në fakt, personeli akademik nuk e limiton veten në punët mësimdhënëse me orar të plotë apo gjysmë orari. Përveç kësaj, është e paqartë se ky kufizim a aplikohet edhe për punë plotësuese jo akademike. Universiteti i Prishtinës gjithashtu kërkon që personeli me orar të plotë të mos lidhë kontrata tjera punësimi me orar të plotë apo gjysmë orari pa aprovimi nga rektori pas konsultimit me dekanin e fakultetit përkatës dhe shumicën e votave favorizuese të Këshillit të Fakultetit. Shih STATUTI I UP neni 177. Është po ashtu e paqartë se a është zbatuar ky kusht. Nuk ka statistika më të reja përkitazi me atë se sa anëtarë të personelit akademik të Universitetin të Prishtinës apo të fakulteteve private juridike kanë kontrata jashtë fakultetit apo punë të shumëfishta. Megjithatë, të intervistuarit e raportuan këtë si praktikë të zakontë në të gjitha fakultetet juridike. Kjo krijon një numër problemesh si për studentët ashtu edhe për personelin akademik. Këto përfshijnë: orët e punës të kufizuara, apo jo, për studentë; kohën e reduktuar për të zhvilluar hulumtime dhe prodhuar arsim; kohën e reduktuar për t’u fokusuar në zhvillimin profesional; ndikimi negativ në kulturën e tërësishme institucionale pasi që personeli akademik ka kohë të limituar, apo nuk ka fare, për të iu përkushtuar aktiviteteve jashtë planprogramit apo për t’u angazhuar me studentët jashtë orëve mësimore.

23 Euro (EUR) është konvertuar në dollarë të Shteteve të Bashkuara (USD) sipas shkallës së shkëmbimit në kohën e mbajtjes së intervistave për qëllimet e këtij raporti në korrik 2010 (USD 1 = EUR 0.79).

Page 75: Indeksi i reformës së

65

Ekipi vlerësues nuk ka marrë numrat e saktë të pagave për institucionet private të arsimit të lartë, por ka marrë raporte se pagat në fakultetet private juridike nuk dallojnë në masë të madhe me ato të Universitetit të Prishtinës. Ligjëruesit e Universitetit të Mitrovicës paguhen në pajtim me nivelet e pagave të cilat aplikohen në Serbi. Megjithatë, siç raportohet personeli akademik paguhet më pak në krahasim me fakultetet tjera juridike në Serbi, sepse pagat akademike të Serbisë llogariten bazuar në numrin e studentëve dhe trupi studentor i Mitrovicës është më i vogli nga të gjitha universitetet tjera. Paga mujore e raportuar për profesorët e rregullt ishte 600 EUR dhe 450-470 EUR për asistentë profesori. Personeli akademik në Mitrovicë gjithashtu ka mbajtur rregullisht disa punë, dhe shumë prej tyre nuk jetojnë në Mitrovicë, që kontribuon në atë që personeli akademik të mos jetë në dispozicion për takimet jashtë orëve me studentë dhe të kenë përfshirje të limituar në jetën e studentëve dhe kulturën institucionale. Faktori 19: Liria akademike dhe liria e asociacionit në fakultetet juridike Institucionet bartëse të arsimit ligjor si dhe personeli mësimdhënës lirinë akademike, inkurajohen që të angazhohen në hulumtime, nuk ndëshkohen për mbajtjen e pozitave të cilat ndërlidhen me debate akademike, hulumtime, apo shërbime publike dhe gëzojnë të drejtën e lirisë së asociacionit. Konkluzioni Korrelacioni: Pozitiv Trendi: ↔ Liria e gjerë institucionale dhe individuale akademike mbrohet me ligj dhe me statutet e të gjithë bartësve të arsimit të lartë në Kosovë. Kjo liri respektohet në praktikë dhe nuk ka pasur raporte të ndërhyrjes në këto të drejta që nga fundi i luftës në vitin 1999. Analiza/Sfondi: Bartësit e arsimit të lartë gëzojnë lirinë institucionale akademike përfshirë edhe lirinë për t’u angazhuar në mësimdhënie dhe hulumtim pa ndërhyrje nga autoritetet publike. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 7.1; shih gjithashtu STATUTI I UP-së neni 9. Kjo në mënyrë specifike përfshin të drejtat për të: (1) zgjedhur organet drejtuese dhe administruese; (2) organizuar strukturat e tyre dhe aktivitetet përmes rregullave të tyre të cilat janë në pajtueshmëri me ligjin e aplikueshëm; (3) zgjedhur trupin pedagogjik dhe tjetër, përcaktuar kushtet e pranimit, dhe teknikat e vlerësimit të studentëve; (4) zhvilluar në mënyrë të pavarur dhe zbatuar në mënyrë të pavarur planprogramet mësimore dhe projektet kërkimore; (5) zgjedhur lëndët që duhet mësuar; dhe (6) dhënë tituj për profesorët dhe personelin tjetër. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 7.2. Institucionet e arsimit të lartë duhet gjithashtu të garantojnë lirinë akademike për qëllime akreditimi dhe statutet e tyre dhe strukturat organizative duhet të sigurojnë lirinë e hulumtimit dhe mësimdhënies. UDHËZIMI AKREDITUES neni 10.1(7). Përveç kësaj, të gjitha objektet e bartësve të arsimit të lartë, si rregull, gëzojnë paprekshmëri nga organet e rendit publik në qoftë se këto organe nuk kanë lejen e strukturës drejtuese kryesore të institucionit. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË neni 7.4. Përfundimisht, përderisa MASHT lejohet të imponoj kushte mbi bartësit e arsimit të lartë në lidhje me caktimin e fondeve qeveritare për mësimdhënie e hulumtim, kushtet e tilla nuk mund të kufizojnë lirinë e mësimit. Id. §§ 18.1, 18.4, 23.5-23.6. Bartësit e arsimit të lartë duhet gjithashtu të sigurojnë në statutet e tyre lirinë akademike për personelin dhe studentët. Id. § 7.3. Në veçanti, liria akademike e mësimdhënësve përfshin lirinë për të pyetur dhe testuar zgjuarsinë e pranuar, dhe të parashtrojë ide të reja dhe opinione kontroverse dhe jo-popullore, pa qenë në rrezik të humbjes së vendit të punës apo ndonjë privilegji. Id. § 25.1; STATUTI I UP-së neni 192.1. Anëtarët e fakultetit gjithashtu gëzojnë të drejtën e fjalës dhe lirisë në kuptim të publikimit të rezultateve të hulumtimeve të tyre akademike si dhe

Page 76: Indeksi i reformës së

66

lirinë e bashkimit (përfshirë të drejtën për të formuar sindikata, bashkime personeli, dhe shoqata profesionale) dhe lirinë e bashkimit e cila mund të kufizohet vetëm me ligj. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË §§ 25.2-25.4; STATUTI I UP-së nenet 10, 192, 196. Personeli akademik dhe tjetër gëzon të drejtën e ankimit ndaj një vendimi apo veprimi të institucionit para MASHT-it dhe më pas para gjykatës kompetente. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 25.5; STATUTI I UP-së neni 197.1. Personeli në Universitetin e Prishtinës gjithashtu kërkohet të respektojnë autonominë e Universitetit, lirinë e kreativitetit shkencor dhe hulumtues, parimet e profesionalizmit dhe ndershmërisë shkencore dhe kodin e etikës. STATUTI I UP-së neni 193. Ka dispozita të ngjashme për të mbrojtur lirinë akademike të studentëve. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË §§ 29.4-29.5; STATUTI I UP-së nenet 10, 162, 169-170. Universiteti i Mitrovicës gjithashtu u garanton anëtarëve të fakulteteve të tij lirinë akademike e cila definohet si “liri për secilin anëtar të komunitetit akademik në punën shkencore hulumtuese dhe kreativitetin artistik, përfshirë lirinë e publikimit dhe prezantimin publik të rezultateve shkencore dhe të arriturave artistike; lirinë për të zgjedhur programet studimore; [dhe] lirinë për të zgjedhur subjektet dhe format e mësimit si dhe interpretimin e përmbajtjeve mësimore.” STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS NË MITROVICË neni 12. Anëtarët e komunitetit akademik të Universitetit kërkohen që të “veprojnë në mënyrë politikisht neutrale brenda Universitetit” dhe cilado prej njësive të tija akademike nuk duhet të lejoj organizimin apo aktivitetet e partive politike, konventave apo tubimeve të cilat kanë qëllime politike dhe partiake, dhe organizatave dhe aktiviteteve religjioze. Id. neni 12. Kjo deklaratë përcakton një limit në fjalimet politike të cilat, siç mund të pohojnë disa, është jo-konsistente me lirinë e plotë akademike. Ekipi vlerësues nuk ishte në gjendje të marrë mostrat e statuteve nga universitetet private të akredituara, andaj është e paqartë se a përmban ndonjë nga këto dokumente dispozita për mbrojtjen e lirisë akademike të personelit të tyre akademik dhe studentëve. Në praktikë, nuk ka raportime që ndonjë nga fakultetet juridike në Kosovë të ketë kufizuar fjalën apo kërkimin nga profesorët apo studentët e ndonjë niveli. Një përjashtim i mundshëm është Universiteti i Mitrovicës ku kufizimet mund të jenë rezultat i kontrollit evident të fortë të ushtruar nga Ministria serbe e Arsimit në Beograd. Mësimdhënësit dhe administrata fillimisht refuzuan të takohen me ekipin vlerësues pa “aprovimin nga Beogradi.” Kjo tregon një shqetësim të caktuar mbi nivelin e lirisë akademike; megjithatë, është gjithashtu e mundur që një vetë-censurim ekziston në këtë institucion. Megjithatë, ekipi vlerësues nuk ka informata të mjaftueshme për të deklaruar se a është kjo, në fakt, problem. Nuk ka raporte specifike nga Mitrovica për profesorët në cilindo nivel apo për personelin administrativ të jenë dënuar për ushtrimin e lirisë së fjalës, bashkimit apo për shkak të hulumtimeve të tyre akademike apo shkrimeve. Nuk ka pasur raporte të kufizimit apo abuzimit me lirinë akademike mbi bazë etnike, por si çështje praktike, ndarja de fakto e fakulteteve juridike (shih faktorin 6 më sipër) do të thotë se studentët shqiptarë etnik dhe ata serb etnik nuk përzihen në institucione të njëjta.

Page 77: Indeksi i reformës së

67

VI. Objektet dhe kapacitetet institucionale Faktori 20: Qasja në materialet juridike Studentët dhe mësimdhënësit kanë qasje adekuate të plotë në ligje dhe materiale ligjore (nacionale dhe ndërkombëtare) të cilat janë relevante për lëndët nga planprogrami si dhe për ushtrimin eventual të ligjit me materialet në dispozicion në të gjitha gjuhët shtetërore zyrtare kur është e mundshme. Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Bibliotekat ligjore e Universitetit të Prishtinës, fakulteteve private juridike dhe e Universitetit të Mitrovicës, janë joadekuate për të mbështetur misionin e këtyre institucioneve. Niveli i aftësive të personelit në bibliotekë, hapësira fizike, sistemet e brendshme koleksioni i librave nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare dhe nuk janë të mjaftueshme. Analiza/Sfondi: Si kusht për licencimin, bartësit e arsimit të lartë kërkohet që të mbajnë biblioteka adekuate të furnizuar me libra të ndryshëm të fushave përkatëse. LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË § 10.4(b); UDHËZIMI PËR LICENCIM nen. 8.1.1. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Prishtinës, është e rregulluar sipas LIGJIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS MBI BIBLIOTEKAT (Ligji Nr. 2003/6, shpallur nga Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2003/19, 23 qershor 2003) [më tutje LIGJI MBI BIBLIOTEKAT]). Biblioteka e Fakultetin Juridik është e definuar si bibliotekë “speciale” e cila vepron si degë e Bibliotekës Universitare. LIGJI MBI LIBRARITË nenet 3.4, 26, 28. Bibliotekat në universitetet private konsiderohen si biblioteka private të krijuara për shërbime publike. Id. neni 3.5. Ekziston edhe Këshilli Nacional i Bibliotekave me përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, nga Biblioteka Universitare, nga Biblioteka Kombëtare dhe nga organizata studentore që e mbikëqyrin funksionimin dhe financimin e bibliotekave duke përfshirë edhe trajnimin dhe aftësimin e personelit profesional. Id. neni 14. Që nga viti akademik 2009-2010, janë 82 punëtorë akademik, 4,438 studentë LL.B. dhe 963 studentë LL.M. Më shumë se 140 orë janë ofruar në programet LL.B. dhe LL.M. Fakulteti me një numër kaq të madh të studentëve, personelit dhe lëndëve duhet të mbështetet nga një koleksion i madh biblioteke, i akomoduar në objekte adekuate me në të cilin punësohet numër i mjaftueshëm i personelit të trajnuar. Fatkeqësisht, biblioteka në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës nuk ofron resurse të mjaftueshme për të mbështetur misionin e saj akademik. Objektet fizike për bibliotekën janë joadekuate. Janë tri dhoma. Një dhome përdoret si hapësirë pune për personelin por edhe për raftet e koleksionit, dhe e dyta është dhomë leximi që nuk ka fare libra, por përdoret kryesisht nga studentët (të cilët mund gjithashtu të përdorin edhe Bibliotekën e afërt Nacionale e Universitare). Dhoma e tretë është hapësirë deponimi në bodrum për librat e vjetër, shumë nga to nga Jugosllavia. Siç raportohet, studentët janë të lirë të shkojnë e të shohin koleksionin në bodrum, të shoqëruar nga bibliotekisti. Megjithatë, kur ekipi vlerësues vizitoi dhomën e bodrumit nuk dukej se i njëjti kishte pasur së fundi vizitorë. Studentët raportojnë se gjithmonë ka më shumë njerëz që përpiqen të studiojnë në biblioteka se që ka hapësirë për ti akomoduar ata. Në kuptim të resurseve njerëzore, aktualisht janë vetëm tre bibliotekistë të caktuar në bibliotekën juridike. Asnjë nga ta nuk mund të punojë në gjuhë tjetër pos shqipes, serbishtes apo rusishtes. Dy nga këta tre bibliotekistë parashihet të pensionohet në shkurt të vitit 2011, dhe njohja e gjuhës angleze do të kërkohet për zëvendësimet e tyre. Është një dhomë afër bibliotekës me disa kompjuterë të dhuruar por ata nuk ishin në përdorim në kohën e vizitës së ekipit vlerësues, dhe disa nuk ishin fare të regjistruar, që lente përshtypjen se nuk përdoreshin rregullisht. Këta kompjuterë do të kishin dobi të kufizuar edhe po të ishin të regjistruar pasi që nuk mund të përdoreshin për t’u kyçur në internet apo përdorur programin e

Page 78: Indeksi i reformës së

68

thjeshtë “Word”. Duket se përdorimi i tyre i vetëm ishte që të shihnin pasurinë e kufizuar të bibliotekës së Fakultetit Juridik apo për t’u lidhur direkt me Bibliotekën Kombëtare ashtu që studentët të mund të porosisin libra drejtpërdrejtë nga ajo bibliotekë. Këta kompjuterë në praktikë përdoren shumë rrallë pasi që dera mbetet e mbyllur dhe studentët duhet të pyesin bibliotekistin për ta hapur atë nëse donë ta përdorin. Të gjitha ligjet në Kosovë janë në dispozicion on-line në tri gjuhët, por mungesa e qasjes në internet në Fakultetin Juridik (dhe veçanërisht në bibliotekë) kufizon disponueshmërinë e këtij resursi si për studentët ashtu edhe për personelin akademik pasi që ata nuk mund të kenë qasje te këto baza të dhënash përmes bibliotekës juridike. Bibliotekistët gjithashtu dukej se nuk ishin në njohuri se ekzistojnë baza të tilla të dhënash dhe se mund të jetë e mundur për studentë dhe mësimdhënës të hulumtojnë ligjet aktuale të Kosovës on-line apo përmes bazës elektronike të të dhënave. Shumica e koleksionit të bibliotekës juridike ishte siguruar para vitit 1990 dhe është në gjuhën serbe apo ruse. Shumë të intervistuar shprehën shqetësimin se materialet ekzistuese të bibliotekës ishin shpesh jo-gjithëpërfshirëse dhe të pa azhurnuara. Biblioteka varej nga donacionet, pasi që nuk kishte një buxhet të pavarur. Situata duhet të përmirësohet me projektin e financuar nga BE i cili do të rriste vëllimin e bibliotekës ligjore. Fakulteti Juridik pritet të kontribuoj me 50,000 EUR, dhe BE do të siguroj një shumë shtesë të pa specifikuar për blerjen e librave të rinj. Është e paqartë se ku do të shkojnë këta libra, pasi që hapësira ekzistuese në bibliotekë duket se është në kapacitet të plotë. Është gjithashtu e paqartë se si do të përzgjidhen librat, për të siguruar se ata janë të dobishëm dhe relevant si për studentët e juridikut ashtu edhe për personelin akademik. Në kohën e këtij vlerësimi, ishte një total prej 5,000 vëllimesh në bibliotekë. Ky numër nuk përfshin librat e publikuar para vitit 1950. Biblioteka nuk ka materiale në DVD, CD-ROM, apo formate të reja mediave. Biblioteka vazhdon të ketë numër të paktë të librave mbi ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe është joadekuate qasja në informatat ligjore, të tilla si, revistat ndërkombëtare, revistat periodike, tekstet dhe materialet burimore. Një numër i madh tekstesh shkencore vazhdon të mbetet nga ish Jugosllavia apo Serbia para vitit 1989 apo monografitë e publikuara nga profesorët e Fakultetit Juridik pa ndonjë redaktim profesional. Biblioteka gjithashtu përmban shumë kuti librash të dhuruara nga SHBA-të. Është e zakonshme për kurset që të mëshohen vetëm nga teksti i shkruar nga profesori dhe tekstet e tilla shpesh janë të vjetruara. Siç është potencuar në faktorin 11 më sipër, shumë profesorë mendojnë se situata aktuale e ndryshimeve legjislative është shumë e shpejtë për të pasur kohë për t’i azhurnuar materialet e tyre – për t’i azhurnuar sërish vitin e ardhshëm. Ekziston gjithashtu mungesë e materialeve mësimore në gjuhën shqipe, dhe shumica e studentëve nuk kanë shkathtësi gjuhësore të mjaftueshme për të përdorur materialet në gjuhë tjetër përpos në gjuhën shqipe. Studentët raportojnë se zakonisht ata blejnë materialet e duhura të lëndës në shpenzime të tyre dhe rrallë herë, nëse kjo ndodh, përdorin bibliotekën ligjore për ndonjë gjë tjetër përveç si vend për të studiuar. Personeli akademik i mban materialet të cilat i përdorin në bibliotekat e tyre personale dhe siç raportojnë, rrallë përdorin shërbimet referuese të bibliotekës së fakultetit. Shumica e fakulteteve private juridike gjithashtu kanë koleksione jo-proporcionalisht të vogla dhe studentët dhe personeli gjithashtu duket se nuk përdorin materialet e bibliotekës aq sa përdorin hapësirën e bibliotekës për të studiuar. Megjithatë, shumica e fakulteteve private juridike kanë qasje më të mirë në internet e cila iu mundëson studentëve qasje më të mirë në bazat on-line të të dhënave të ligjeve të Kosovës. Ekipi vlerësues nuk ka vizituar bibliotekën në Universitetin e Mitrovicës ndonëse biblioteka atje, siç raportohet, gjithashtu ka një koleksion të vogël. Raportohet se në bibliotekë janë 10 kompjuterë, dhe të gjithë të kyçur në internet. Objektet bibliotekare në të gjitha fakultetet juridike në Kosovë duket të jenë joadekuate; megjithatë, shumica e të intervistuarve nuk kanë shprehur shqetësim mbi gjendjen e resurseve të bibliotekave. Kërkesat për punën kërkimore janë të kufizuara në secilën lëndë, nëse fare

Page 79: Indeksi i reformës së

69

parashihen, dhe studentët duket se nuk janë të vetëdijshëm se çfarë resursesh u nevojiten atyre ose çfarë resursesh u mungojnë për të zhvilluar një kërkim ligjor. Faktori 21: Objektet fizike dhe kapacitetet teknologjike Institucionet bartëse të arsimit ligjor posedojnë hapësirë fizike dhe kapacitete teknologjike ashtu që i plotësojnë nevojat sipas programit aktual të arsimit ligjor dhe rritjes së parashikuar. Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Hapësira fizike e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës është joadekuate. Ndërtesa është tepër e vogël për numrin e studentëve që ka dhe është e pajisur dobët. Hapësira fizike e bibliotekës është joadekuate dhe nuk ka mjaft kompjuterë funksional në dispozicion të studentëve. Hapësira fizike dhe kapacitet teknologjike në universitetet private ishin në përgjithësi superiore dhe dukej se ishin adekuate për numrin e studentëve. Analiza/Sfondi: Ndërtesat dhe pajisjet e mjaftueshme duke përfshirë edhe klasat dhe laboratorët, bibliotekën, dhe pajisjet kompjuterike si dhe pajisjet tjera për studentët janë të përfshira në kriteret e përgjithshme për licencim të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Shih LIGJI PËR ARSIMIN E LARTË §§ 10.4(a-b), (d). Këto kërkesa janë pak të zbërthyera në Udhëzimin për licencim cili i radhit kriteret siç janë objektet adekuate dhe të sigurta, hapësira e mjaftueshme e pajisur sipas standardeve ndërkombëtare, biblioteka me një numër të madh librash të fushave përkatëse, pajisjet kompjuterike, dhe klasat dhe laboratorët. UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 8. Posedimi i infrastrukturës së mjaftueshme gjithashtu konsiderohet si një prej parakushteve për marrjen e statusit të njësisë akademike (p.sh., fakultet) në kuadër të Universitetit të Prishtinës. STATUTI I UP–së neni 57.2. Universitetit e ka detyrën gjegjëse të sigurimit të infrastrukturës së nevojshme për secilën njësi akademike që i mundëson kryerjen e detyrave edukative të financuara me mjetet publike. Id. neni 61.1. Objektet e institucioneve private të arsimit të lartë që i ka vizituar ekipi vlerësues kanë qenë shumë më mirë se ato të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ndërtesat e universiteteve private janë të reja ose të rinovuara, të mirëmbajtura shumë mirë dhe shumë më pak të ngarkuara. Këto institucione ishin gjithashtu teknologjikisht më mirë të pajisura dhe dukej se kishin edhe mjaft kompjuterë funksional dhe të gatshëm për përdorim. Për dallim, ndërtesa në të cilën gjendet Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës është më e vjetër dhe duket se nuk është e mirëmbajtur si duhet (administrata qendrore universitare ka lidhur kontratë me kompanitë private për mirëmbajtje dhe sigurim). Këtu përjashtohet: salla e re e gjykimit, e cila është ndërtuar me ndihmën teknike dhe financiare të USAID, dhe OPDAT; Dhoma “Pitt”, një hapësirë e rinovuar për mbledhje dhe klasa me kompjuterë të dhuruara nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Pittsburgh-ut; Laboratori kompjuterik i dhuruar nga KFOR-i; dhe salla e mbledhjeve e Qendrës së Drejtave të Njeriut të Universitetit të Prishtinës, e rinovuar nga WUS-Austria. Megjithatë këto objekte janë të pamjaftueshme për nevojat e mbi 5,400 studentëve që janë të regjistruar aktualisht. Si plotësim, disa nga objektet siç janë gjykatoret për studentët mbahen të mbyllura dhe nuk janë lehtë të qasshme për studentët apo mësimdhënësit. Studentët, personeli akademik dhe juristët e intervistuar nga ekipi vlerësues të gjithë komentuan mbi jo-përshtatshmërinë e hapësirës së ndërtesës për studentët në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Mbipopullimi dhe mungesa e hapësirës adekuate të dhomave të mësimit gjithashtu

Page 80: Indeksi i reformës së

70

ishin identifikuar si një sfidë e theksuar në raportin e vetëvlerësimit të Fakultetit Juridik. RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në f. 8. Është ende e paqartë se a do të dislokohet Fakulteti Juridik në një ndërtesë të re në një të ardhme të parashikueshme. Disa të intervistuar shpresonin se ndërtesa e re aktualisht në ndërtim e sipër në Universitetin e Prishtinës do t’i caktohet Fakultetit Juridik. Megjithatë, deri në shkrimin e këtij vlerësimi, nuk ka pasur ndonjë vendim mbi këtë çështje dhe ekipi vlerësues dëgjoi parashikime të ndryshme përkitazi me atë se kush mund të merr ndërtesën (përfshirë edhe atë se e njëjta mund t’i caktohet Fakultetit të Edukimit apo atij Ekonomik). Përveç asaj ndërtese, aktualisht nuk ka plane për renovime madhore apo ndërtim të objektit të ri për akomodimin e Fakultetit Juridik. Me përafërsisht 5,000 student të regjistruar në studime themelore universitare dhe pasuniversitare, hapësira e ndërtesës së Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës është aq e mbingarkuar sa që është vështirë të lëvizësh dhe gati e pamundur që të gjendet një vend për të mësuar. E vetmja dhomë e leximit të bibliotekës e cila nuk ka libra, mund të akomodoj përafërsisht 75 studentë dhe duket gjithmonë e mbushur plot. Për shkak të lokaleve joadekuate në Fakultetin Juridik, shumë studentë përdorin Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare aty afër si lokacion mësimi. Lokalet e çlodhjes gjithashtu duket të jenë pakë të mirëmbajtura dhe joadekuate për një numër studentësh. Janë vetëm tetë klasë apo auditoriume në dispozicion për orë juridike. Të gjitha nga këto dhoma mësimi i kishin tavolinat dhe karriget të fiksuara për dysheme, duke e bërë të vështirë lëvizjen për ushtrime më bashkëvepruese. Klasat nuk kanë ajër të kondicionuar (aklimatizim) dhe disa kishin dritare të thyera që krijonin probleme në ruajtjen nxehtësisë gjatë dimrit. Shih gjithashtu RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në f. 15. Auditoriumi më i madh (amfiteatri) ka vend për 450 studentë, dhe auditoriumi tjetër më i madh (amfiteatri i vogël) i ka 250 vende. Shumica e lëndëve të obligueshme LL.B. kanë 600 apo më shumë studentë në për një vit, duke tejkaluar tepër shumë kapacitetin e klasës (amfiteatrit) më të madhe. Këto ligjërata ndahen në seksione; megjithatë, studentët si duket janë të lirë të vendosin se a donë t’i vijojnë ligjëratat në seksionin e caktuar apo ato të caktuara për seksionin tjetër. Për sfidë, siç është diskutuar më sipër në faktorin 10 dhe 11, është fakti se prezenca në ligjërata nuk është e obligueshme dhe se një përqindje e konsiderueshme e studentëve zgjedhin të mos përcjellin ligjëratat. Së paku një i intervistuar jashtë Fakultetit Juridik deklaroi se nëse Fakulteti Juridik do t’i përdorte dhomat e mësimit deri vonë pasdite dhe në mbrëmje, do të kishte më shumë hapësirë pune në dispozicion. Orari zyrtar i lëndëve për vitin akademik 2009-2010 zbuloi se ligjëratat janë caktuar prej orës 8 në mëngjes deri në 8 në mbrëmje në shumicën e ditëve dhe nuk duket se lëndët janë grumbulluar në mënyrë të parregullt gjatë gjysmës së parë të ditës. Në praktikë, megjithatë, shumë më tepër studentë, siç raportohet, marrin pjesë në ligjëratat e caktuara më herët gjatë ditës, duke krijuar kështu mbipopullim në këto ligjërata. Personeli akademik gjithashtu dukshëm preferon mësimin gjatë kësaj kohe, pasi që kjo u lejon atyre që më lehtë të akomodoj oraret e tyre të cilat përfshijnë punët e shumëfishta dhe pozita mësimdhënëse. Andaj, duket se caktimi i më shumë lëndëve në mbrëmje mundet, në rastin më të mirë, të zbusë vetëm disa nga problemet e krijuara nga hapësirat joadekuate. Zyrat e personelin akademik ishin relativisht të vogla por adekuate për ata që kanë zyra. Të gjithë pjesëtarët e personelit të vjetër akademik kanë zyrat e tyre personale. Disa nga personeli akademik i ri kanë zyrat e tyre të cilat i ndajnë mes veti dhe duket se ata kanë gjithashtu hapësirë punuese adekuate. Megjithatë, shumë nga personeli akademik i sapo-punësuar nuk kanë zyra. Nëse Fakulteti Juridik është në gjendje të punësoj personelin e kërkuar plotësues akademik për vitin akademik 2010-2011, duket se do të ketë më shumë mësimdhënës pa zyra, pasi që hapësira fizike e dedikuar për Fakultetin Juridik nuk është rritur për të mbajtur gjendjen me rritjen e fakultetit dhe numrin e studentëve. Pasi që hapësira e zyrës është e kufizuar, personeli i

Page 81: Indeksi i reformës së

71

bibliotekës akomodohet në të njëjtën dhomë si dhe koleksioni, e cila është një nga të tre dhomat në dispozicion të bibliotekës (bashkë me dhomën e leximit dhe arkivin e bodrumit). Të gjithë mësimdhënësit që kanë zyrat siç raportohet kanë kompjuterët e tyre personal. RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në f. 15. Përveç kësaj, Fakulteti Juridik aktualisht i ka dy laboratorë kompjuteri për përdorim të studentëve me një total prej 18 kompjuterësh, të gjithë të lidhur me internet. Këta kompjuter, siç raportohet, përdoren për trajnimin e studentëve dhe për kurse dhe nuk janë në dispozicion të studentëve individual për t’i përdorur për punët e ligjëratave. Nuk ka shenja në dyer që tregojnë orarin e punës. Ekipi vlerësues nuk ishte në gjendje t’i shoh laboratorët e kompjuterëve pasi që ato ishin të mbyllura dhe ishte e paqartë (madje edhe për personin përgjegjës për laboratorin) se kur ato duhej të ishin të hapura dhe në dispozicion të studentëve. ABA ROLI gjithashtu ka dhuruar tre kompjuter dhe dy printer për Qendrën për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Prishtinës por këto nuk janë në dispozicion të masës së përgjithshme studentore për përdorim. Përgjithësisht, numri i kompjuterëve në dispozicion të studentëve është shumë joadekuat për trupin studentor prej përafërsisht 5,500 vetë. Shih RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në f. 15. Fakulteti Juridik gjithashtu nuk ka ndonjë pajisje për ofrimin e shërbimeve të fotokopjimit për studentë, edhe pse ka shërbime private të fotokopjimit dhe shumë afër Fakultetit Juridik. Universiteti i Mitrovicës duket të ketë mjaft hapësirë për masën e studentëve dhe lokalet duket të jenë në gjendje të shkëlqyeshme. Disa të intervistuar sugjeruan nevojën për hapësirë plotësuese të punës; megjithatë, ekipi vlerësues nuk ka informata të mjaftueshme për të vlerësuar në mënyrë adekuate se a është kjo, në fakt, një problem i cili duhet të adresohet. Biblioteka në Fakultetin Juridik ka 10 kompjuter, e të gjithë kanë qasje në internet. Ekipi vlerësues vizitoi Universitetin e ri të Prizrenit, por asnjë nga objektet specifike për Fakultetin Juridik nuk ishin të gatshme për t’i shikuar në atë kohë. Hapësira fizike dhe kushtet e përgjithshme të ndërtesave dukeshin superiore mbi atë të Universitetit të Prishtinës por pasi që vizitat u bënë në verë, para se objektet të përfundonin, nuk kishte informata adekuate për të vlerësuar plotësisht gjendjen e këtyre objekteve. Ekipi vlerësues nuk vizitoi as degët e reja të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në Pejë dhe Gjilan apo fakultetet private juridike të cilat ishin akredituar në vitin 2010. Faktori 22: Madhësia e trupit studentor dhe personeli administrativ/mbështetës Institucionet bartëse të arsimit ligjor kanë një proporcion të arsyeshëm student-mësimdhënës, të përshtatur me madhësinë e trupit studentor si dhe personel të mjaftueshëm administrativ dhe ndihmës për të arritur qëllimet arsimore të institucionit. Konkluzioni Korrelacioni: Negativ Trendi: ↔ Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës vazhdon të pranohet një numër tepër i madh i studentëve karshi numri të personelit akademi. Numrin e studentëve për pranim në vitin e parë të studimeve e përcakton MASHT-i dhe nuk respektohen rekomandimet e Fakultetit Juridik përkitazi me numrin e kandidatëve që duhet pranuar. Këto vendime nuk bazohen në resurset e fakultetit apo ato administrative të Universitetit të Prishtinës por më shumë në presionin për të ofruar mundësi të arsimit të lartë një numri më të madh të diplomuarish nga shkolla e mesme. Trupi studentor dhe grupet e tyre në institucionet tjera të arsimit ligjor janë më të vogla se në Universitetin e Prishtinës.

Page 82: Indeksi i reformës së

72

Analiza/Sfondi: Megjithëse nuk përmendet ndonjë raport konkret student-mësimdhënës, procesi aktual i licencimit kërkon një vlerësim të numrit të studentëve si dhe numrit dhe kualifikimit të personelit akademik. Shih LIGJI MBI ARSIMIN E LARTË § 10.4(c); UDHËZIMI PËR LICENCIM neni 8, UDHËZIMI PËR AKREDITIM neni 7.4. Në veçanti, raporti i studentëve kundrejt personelit akademik duhet “të garantoj që qëllimet arsimore dhe objektivat institucionale janë përmbushur.” UDHËZIMI PËR AKREDITIM neni 7.4. Statuti i UP-së është gjithashtu ngjashëm i zbehtë përkitazi me atë se cili duhet të jetë raporti student kundrejt fakultetit, por i njëjti thotë se një prej parakushteve për fitimin e statusit të njësisë akademike (p.sh., fakultet), duhet të ekzistoj “numri adekuat” i personelit akademik për përmbushjen e misionit akademik. STATUTI I UP-së neni 57.3. Universiteti e ka detyrën për sigurimin e “numrit të caktuar” të personelit akademik për secilën njësi akademike që të mund t’i përmbushë detyrat e financuara me mjete publike. Id. neni 61.1. Numri i përgjithshëm i personelit akademik, profesorëve më orar të plotë dhe përqindja e personelit të përhershëm në cilindo fakultet duhet të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe i mjaftueshëm ashtu që të siguroj një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbulim profesional të asaj fushe. Id. neni 66.1. Praktikisht të gjithë të intervistuarit shprehën mendimin se numri i studentëve ishte shumë i madh për numrin e personelit akademik në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Fakulteti Juridik beson se numri i madh i studentëve është njëri nga sfidat më kryesore të tij. RAPORTI I VETËVLERËSIMIT I UP-së në f. 43. Siç është diskutuar më lartë në faktorin 5, Senati i Universitetit bën rekomandime për numrin e studentëve të rinj të drejtësisë që duhet të pranohen në programin LL.B (i cili bazohet në rekomandimet e Fakultetit Juridik) por MASHT deklaron autoritetin e saj final për këtë vendim. Vitet e fundit numri i rekomanduar nga Fakulteti Juridik rregullisht është rritur nga MASHT-i. Duket se ekziston një konsensus që shkaku kryesor për pranimin e aq shumë studentëve është për shkak të presionit të krijuar nga numri i madh i të diplomuarve nga shkollat e mesme secilin vit në Kosovë. Ekonomia nuk mund të ofroj punë për të gjithë këta njerëz të rinj dhe institucionet e arsimit të lartë duket të jenë “nyja e sigurisë.” Qeveria, posaçërisht MASHT-i ka vendosur që rritja e pranimeve është më e preferuar se mohimi i mundësimit të arsimimit të lartë për mijëra njerëz të rinj. Ky vendim duket të jetë marrë me kuptimin e plotë se ky aranzhim nuk krijon ambient ideal arsimor por, në afat të shkurtë, përfaqëson opsionin më të mirë për Kosovë si tërësi (nëse jo për institucionet individuale të arsimit të lartë). Siç ilustron tabela në vijim, numri i studentëve juridik që pranohen në vit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës paraqet një rritje substanciale në krahasim me situatën para disa vitesh. Në vitin akademik 2004-2005 vetëm përafërsisht 100 studentë ishin pranuar në vit në Fakultetin Juridik, dhe aty ishte totali prej 3,272 studentësh të regjistruar në Fakultetin Juridik. Shih UNIVERSITETI I PRISHTINËS 1970-2005 në 149.

TRUPI STUDENTOR I FAKULTETIT JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS, 2007-2010

Viti akademik

Numri i studentëve të regjistruar në

vit në programin LL.B.

Numri total i studentëve të regjistruar Studentët e programit

bachelor LL.B.

Studentët e programit

master LL.M.

TOTALI

2007-2008 1,197 4,604 557 5,161 2008-2009 1,269 3,529 880 4,409 2009-2010 1,866 4,438 963 5,401

Page 83: Indeksi i reformës së

73

2010-201124 3,000 Burimi: Koordinatorët e programeve bachelor dhe master të Universitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj kohe, numri i personelit akademik është rritur por nuk ka mbajtur raportin me rritjen e kyçjes. Në vitin akademik 2003-2004 ishte totali prej 49 personeli akademik në Fakultetin Juridik (42 me orar të plotë dhe 7 me gjysmë orari). Shih UNIVERSITETI I PRISHTINËS 1970-2005 në 139, 141. Për vitin akademik 2007-2008, ky numër u rrit për vetëm 52 punëtor akademik (44 me orar të plotë dhe 8 me gjysmë orari). Në vitin 2009-2010, ishte një total prej 82 punëtorësh akademik (58 me orar të plotë dhe 19 gjysmë orari dhe 5 në pushim). Kjo është relativisht një numër i vogël anëtarësh të fakultetit në krahasim më madhësinë e masës së studentëve, dhe nuk duket i mjaftueshëm për të garantuar “përmbushjen e qëllimeve arsimore dhe objektivat institucionale.” Për më tepër, gjashtë nga 52 profesorët me orar të plotë mbajnë “pozita nacionale,” përfshirë një deputet të Kuvendit të Kosovës, tre gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, ministri i Drejtësisë, dhe zëvendës kryeministri. Nga të pesë profesorët juridik aktualisht në pushim, njëri aktualisht është duke shërbyer si President i Kosovës dhe katër janë ambasadorë që përfaqësojnë Kosovën në shtetet tjera. Fakulteti Juridik ka kërkuar që të punësohen 2 anëtarë të ri të personelit akademik në vitin akademik 2010-2011. Megjithatë, është Universiteti i Prishtinës e jo Fakulteti Juridik që merr vendimin se a do të punësohen këta profesor. Si studentët ashtu edhe profesorët e intervistuar për këtë vlerësim zbuluan se numra të mëdhenj studentësh dhe raporti i madh student-profesor në Universitetin e Prishtinës po krijon një numër problemesh. Klasat janë të mbipopulluara, madje edhe për numër të vogël studentësh që kanë zgjedhur të marrin pjesë. Personeli akademik mund të përpiqet, por ata nuk kanë kohë, për t’u takuar individualisht me shumë student, veçanërisht në kurset më të mëdha të vitit të parë dhe të dytë. Numri i madh i studentëve është pengesa e vetme e madhe për përdorimin e teknikave inovative mësimore dhe metodave për vlerësimin e diturisë së studentëve. Numri i madh i studentëve është gjithashtu arsyeja më e shpeshtë e cituar për kopjimin endemik në provime. Për dallim, në programin LL.M., profesorët janë në gjendje të bashkëveprojnë më shumë me studentët, të japin komente në provimet afatmesme dhe letrat, dhe të japin kredi për pjesëmarrjen në ligjërata, të gjitha këto që vështirë bëhen me studentët e programit LL.B. Universiteti i Prishtinës ka vendosur të hapë dy degë të reja në Pejë dhe Gjilan për Fakultetin Juridik ekzistues, me fillim në vitin akademik 2010-2011. Krahas kësaj, Universiteti i ri publik në Prizren gjithashtu ishte akredituar nga AAK herët në tetorin e vitit 2010 dhe i njëjti ishte në gjendje të pranoj gjeneratën e tij të parë për vitin akademik 2010-2011. Universiteti i Prizrenit kishte planifikuar që vetë t’i punësoj mësimdhënësit e tij. Megjithatë, ishte paraparë që personeli akademik ekzistues prej Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës thjesht do të udhëtojë në degët e reja dhe do të jep mësim në të tri lokacionet - përkundër 60% të rritjes së numrit të studentëve të rinj të regjistruar. Gjithashtu, duket se nuk ka gjasa që Universiteti i ri i Prizrenit do të jetë i aftë të reduktoj theksueshëm barrën mbi resurset e Universitetit të Prishtinës, së paku në të ardhmen e afërt, pasi që Fakulteti Juridik ka planifikuar të pranojë vetëm 100 studentë të rinj LL.B. për vitin e tij të parë akademik. Kjo bien theksueshëm nën 20-30% zbritjen në numër të studentëve të cilën Universiteti i Prishtinës priti se do të ndodh si rezultat i akreditimit të universitetit të ri publik. Andaj, deri sa këto objekte të reja do të zbusin mbipopullimin me studentë në Prishtinë, për pjesën më të madhe, ato pritet thjeshtë të zgjerojnë resurset edhe ashtu të vogla të mësimdhënësve edhe më tepër. Në vitin 2009-2010, ekipi vlerësues ka llogaritur se në Kosovë ishin regjistruar përafërsisht 1,424 studentë në fakultetet private të drejtësisë25

24 Numri i studentëve të regjistruar në të tri degët (Prishtinë, Gjilan, dhe Pejë). Nga ky numër, 1,500 studentë ishin pranuar në degën e Prishtinë, dhe 750 studentë ishin pranuar në secilin prej dy degëve të reja. Programi dyvjeçar i masterit është ndërprerë. Programi i ri LL.M ka filluar me gjeneratë e cila është regjistruar në programin LL.B të vitit 2007 dhe diplomat e para do të ndahen në vitin akademik 2011-2012.

. Një total prej 132 të personelit akademik punon në

Page 84: Indeksi i reformës së

74

këto fakultete private të drejtësisë. Por, ekziston në s’përputhje e profesorëve të njëjtë që japin mësim në Universitetin e Prishtinës dhe në fakultetet private juridike njëkohësisht apo në fakultetet të shumta private juridike, andaj është e paqartë se sa është numri i saktë i profesorëve të drejtësisë në Kosovë. Përkundër kërkesave të përsëritura në AAK, ekipi vlerësues nuk ishte në gjendje të marrë statistika mbi numrin e profesorëve që janë të punësuar apo studentëve që do të pranohen, në pesë fakultetet private juridike të cilat ishin akredituar në vitin 2010. Universiteti i Mitrovicës pranon 175 studentë LL.B. çdo vit dhe ka një total prej 37 punëtorësh akademik. Raporti student dhe profesor në fakultetet juridike private dhe Universitetin e Mitrovicës duket të jetë adekuat. Në kuptim të shërbimeve administrative mbështetëse, numri aktual i personelit mbështetës për studentët dhe personelit akademik të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës është jo-adekuat duke pasur parasysh masën e studentëve. Deri në korrik 2010, ishte një total prej 21 anëtarë personeli mbështetës administrativ dhe teknik i punësuar në Fakultetin Juridik; kjo është një zbritje nga 23 të punësuarit në kohën e vlerësimit LERI në vitin 2008. Reduktimi i personelit, siç raportohet, është bërë për shkak të angazhimit të një kompanie të jashtme të pastrimit. Është e paqartë se a është i mjaftueshëm personeli mbështetës në fakultetet juridike private apo në Universitetin e Mitrovicës. Universiteti i Prishtinës ka Qendrën e karrierës, me një personel prej tre anëtarësh, përfshirë edhe një të diplomuar nga Fakulteti Juridik. Kjo zyrë e vetme i shërben 40,000 studentëve të tërë Universitetit, përfshirë edhe Fakultetin Juridik. Zyra i ofron të gjithë studentëve këshilla karriere, dhe ofron trajnime të specializuara çdo muaj në temat përkitazi me kërkimin e punës, përfshirë edhe atë se si të shkruhet CV-ja, si të gjendet puna dhe si të përgatiten për të aplikuar për mundësitë e punësimit. Qendra për karrierë gjithashtu ofron asistencë të drejtpërdrejtë studentëve individual, për t’i ndihmuar se si t’i shkruajnë CV-të, si t’i plotësojnë aplikacionet për punë dhe zhvillojnë intervistat praktike. Qendra ka ndihmuar të vendosen përafërsisht 30-40 studentë të vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit Juridik si praktikantë në punë, përfshirë kompanitë si Reiffeissen Bank, Pro Credit Bank, dhe IPKO (një kompani telekomunikimi). Nuk ka zyre të veçantë për shërbime karriere në Fakultetin Juridik, mirëpo ABA ROLI dhe Fakulteti Juridik planifikojnë ta iniciojnë një qendër nismëtare për shërbime karriere për studentët e drejtësisë në veçanti dhe që do të fillojë në tetor të vitit 2010. Shumë universitete private përdorin të njëjtin model që do të thotë se është vetëm një zyre për shërbime karriere që i shërben të gjithë studentëve universitar, por nuk ka asgjë në mënyrë specifike të fokusuar për studentët e juridikut. Ekipi vlerësues nuk ka marrë asnjë informatë përkitazi me asistencën e shërbimit të karrierës në dispozicion të studentëve të Universitetit të Mitrovicës.

25 Përkundër kërkesave të përsëritura, as AAK e as institucionet individuale nuk ishin në gjendje të ofrojnë shifrat e studentëve të regjistruar në fakultetet private të drejtësisë. Shifrat zyrtare tregojnë një shumë totale prej afërsisht 7,000 studentëve të regjistruar në fakultetet juridike të Kosovës për vitin 2009-2010, ku Universiteti i Prishtinës ka raportuar se i ka të regjistruar 5,401 studentë të drejtësisë ndërsa Universiteti i Mitrovicës i ka të regjistruar 175 studentë të drejtësisë. Sipas këtyre numrave, ekipi vlerësues ka llogaritur se pjesa e mbetur prej 1,424 studentëve të drejtësisë janë regjistruar në katër fakultetet private të drejtësisë të akredituara në vitin 2009-2010.

Page 85: Indeksi i reformës së

75

Lista e shkurtesave ABA ROLI Shoqata e avokatëve amerikan/Iniciativa për sundimin e ligjit ECTS European Credit Transfer and Accumulation System (Sistemi evropian i bartjes

dhe mbledhjes së kredive) HEAL Hapësira evropiane e arsimit të lartë BE Bashkimi Evropian EULEX Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë EUR Euro GPA Grade-Point Average (nota mesatare) GJND Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ICO/ZCN Zyra Civile Ndërkombëtare AAK Agjencia për Akreditim e Kosovës KBPT Kosovo Bologna Promoters’ Team (Ekipi i Kosovës për promovimin e Bolonjës) KFOR Forca e NATO-s në Kosovë IRAL Indeksi i Reformës së Arsimit Ligjor LL.B. Bachelor i drejtësisë LL.M. Master i drejtësisë MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë NARIC National Academic Recognition and Information Center (Qendra nacionale për

njohjen akademike dhe informata NATO Organizata e Paktit Veri-Atlantik QKC Qendra Kombëtare e Cilësisë RSFJ Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë PSSP Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i KB-ve KB Kombet e Bashkuara UNMIK Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar USD Dollarë të Shteteve të Bashkuara

Page 86: Indeksi i reformës së

76