HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

27
PROJEKT TEMA:Traditat shtet formuese te shteti Shqiptar nga antikiteti deri sot LENDA: Histor KLASA: XI1-12 SHKOLLA: Myslym Ket

Transcript of HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Page 1: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

PROJEKT•TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar nga antikiteti deri sot .

•LENDA: Histori•KLASA: XI1-12•SHKOLLA: Myslym Keta

Page 2: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Objektivat

•Jeta ne antikitet dhe deshmite e mbetura ende ne ditet e sotme.

•Shtetet dhe mbreterite e formuara.

•Kalimi ne mesjete•Kultura •Shqiperia dhe Bizantini•Organizimi shteteror dhe jeta

politike .•Rilindja Kombetare

Page 3: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Antikiteti

Shqiperia eshte nje nder popujt me te

vjeter te ballkanit, me anti dhe me nje histori te pasur. Qe nga lindja e ketij shteti, dhe deri

me sot, ngjarjet historike skane

munguar ne asnje moment.

Qe ne atikitekt, prejardhja jone nga fisi Arian, nga i njejti fis qe jane dhe gjermanet, te cilet pretendonin dhe

pretendojne se jane fisi me i zgjuar, dhe duhet

te mbizotroj, duke vazhduar me shfaqjet e para te vendbanimeve,

formave te para qeverisjeve etj.

Ketu ne kete detyre do te analizojm me kujdes

zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, ne te gjitha etaptat e

zhvillimeve te historis, qe nga antikiteti deri ne

rilindje.

Page 4: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Formacionet shteterore

Mbreteria Ilire

Mbreteria Dardane

Shteti Epirit

Page 5: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

IV-III p.e.s sonë çoi në krijimin e një shoqërie antike të mirëfilltë dhe në formimin e një vargu shtetesh ilire, të cilat u inkuadruan në qytetërimin e përparuar të botës mesdhetare.Midis formacioneve shtetërore që u formuan në trevën e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit politik dhe që luajti një rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri morën, përveç kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë politik, që u lidhën me fatet historike të këtij formacioni shtetëror dhe të popullsisë së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan rrethanat politike, në një territor të gjerë që përfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) në veri e deri te lumi Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë dhe më në veri me Mbretërinë Dardane.Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet politike të fundit të shek. IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e.s sonë..

Cfare ndodhe ne antikitet???!!!

Page 6: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Vazhdimi…

Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të pavarura edhe një varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e të cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë e herë në kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit. Në rrethana të caktuara politike lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinëve etj., që kanë një peshë më të vogël në historinë politike të Ilirisë.Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve dhe e athamanëve. E para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në shek. IV p.e.sonë për të rënë pastaj shpejt nën goditjet e politikës ekspansioniste të shtetit maqedon, kurse dy të fundit dalin në arenën politike në shek. III me një rol të parëndësishëm.Popullsitë ilire të krahinave të brendshme qendrore e veriore nuk njohën deri në fillim të erës sonë një organizim politik shtetëror; edhe në këtë kohë ato arritën të organizohen vetëm në federata fisnore, siç është rasti i dalmatëve ose i fiseve të tjera..

Page 7: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Zhvillimet kultutrore lirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo

ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje

afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të

gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të

përbashkëta sidomos me trakishten. Nga të gjitha këto

argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës

shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe

gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është

gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e

shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përPrej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek

(dorik).

Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me

stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e

zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve.

Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe

gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri

i keq (apotropeike) etj. Ilirët besonin edhe në ekzistencën e

fuqive mistike. Vendosja e varreve në tuma përreth një

varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të

vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit

ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e

përtej varrit.

Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në

periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë

autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm

social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të

marrëdhënieve me popujt fqinjë.  Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të

rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e

shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të

pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre. Krahas

tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që

janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti

lokale.

Page 8: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
Page 9: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
Page 10: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
Page 11: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Mesjeta

Page 12: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Gjatë kalimit nga antikiteti në mesjetë ndryshimet që prekën Europën patën ndikim dhe në trevat ilire. Elementët kryesor që ishin pjesë përbërse e këtyre ndryshimeve :përhapja e krishtërimit, krijimi Perandorisë Bizantine dhe dyndjet sllave. Krishtëerimi sin je lëvizje me një ndikim të madh ne europëi dha shenjat e veta në territoret ilire që në shekujt e parë. Duke e shoqëruar me përkrahje dhe ne raste të tjera me persekutime. Përhapjen e krishtërimit në shqipëri e gjejmë që në shekullin e parë.Kjo tregon dhe rrëndësin e këtyre trevave. Krijimi i Bizantit pati një ndikim të fuqishëm nëiliri duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit. Por me kalimin e kohës rritja e perandorisë Bizantine do bënte që territoret shqiptare të binin nën sundimin e saj. Por nuk do ta humbisnin rëndësin e madhe që kishin si urë lidhëse midis lindjes dhe perëndimit. Qytete të tilla si Durrësi Shkodra, Nikopoja dhe Shkupi do të shëndëroheshin në qëndra të rëndësishme politike, ekonomike dhe fetare. Më vonë në këto qëndra do të ngriheshin dhe sistemet e themave. Ndyshim tjetër i kësaj periudhe është dhe dyndja barbare sllave. Ata u vërshuan në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar frik, plackitje etj. Këto dyndje prekën dhe territoret ilire, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e vendit.Rëndësin që kishin trevat shqipëtare e gjejmë të pasqyruar në burimet historike dhe arkeologjike.Në shkrimet e Plutarkut, Ana Komnenës, dhe në zbulimet arkeologjike të kulturës së Komanit.Këto ndryshime të shekujve të parë të mesjetës patën një rëndësi të madhe për Shqipërinë.Sepse afirmuan edhe njëherë pozitën shqiptare në Ballkanë dhe Europë. Ngjarjet e tjera që do ndodhin më pas në sferën historike do ndikoheshin nga këta element të rëndësishëm të mesjetës.

Page 13: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Ne mesjete: Arbri u bë bërthama e trojeve shqiptare në të cilën në mënyrë më konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, që plazmuan qenien historike të kombit shqiptar. Me të drejtë, studiues si M. Shuflai, K. Jireçek, G. Prinzig, M. Angold, e kanë vlerësuar këtë territor si "bërthamën e trojeve shqiptare".  Peshën kryesore në veprimtarinë ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave kufizohej në lugina e në ngastra të ngushta të hapura me mund në sipërfaqet e pjerrëta apo në pyjet. Karakteristikë e këtyre zonave ishte mobiliteti (lëvizshmëria) periodike e një pjese të popullsisë të lidhur kryekëput me ekonominë blegtorale dhe që përcaktohej nga ndërrimi i kullotave, nga mali në verë, në fushat bregdetare gjatë stinës së dimrit (tranzumanca).

Page 14: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Organizimi shtetëror dhe jeta politikeNdonëse mbetej gjithnjë provincë bizantine, Shqipëria i humbi lidhjet e drejtpërdrejta

me Perandorinë pas dyndjes e kolonizimi sllav në Ballkan. Strukturat shtetërore-administrative nuk funksiononin më, ndërkohë që në qytete apo jashtë tyre po zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes. Në qendrat e mëdha, si p.sh. në

Durrës, fillon e bëhet fjalë për njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në zhvillimet politike të

vendit. Vetë pushteti bizantin, duke mos qenë në gjendje të vendoste një kontroll të fortë në provincat e tij të skajshme perëndimore, u detyrua të zbatonte këtu forma

specifike organizimi e marrëdhëniesh, forma në të cilat elementët lokalë ishin shumë të rëndësishëm. Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe keqësimi i situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor dhe në Italinë e Jugut, si rezultat i sulmeve të

sllavëve e të frankëve, e shtyu Perandorinë Bizantine të kalojë në një organizim të ri administrativ në këto treva, në atë të temave. Dihet se regjimi i temave, ose i

provincave ushtarake, filloi të zbatohej që nga shek. VII në viset me emergjencë ushtarake. Ai bazohej në thelb në rekrutimin e një ushtrie vendase në radhët e

fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak. Në krye të temës qëndronte strategu i emëruar drejtpërdrejt nga perandori bizantin, i cili

përqendronte në duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atë civil. Pas tij vinin funksionarë vartës, si pretori, nënstrategët, kartularët, klisarkët etj.

Page 15: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
Page 16: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Rilindja

Page 17: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
Page 18: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte

zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30-40 të shek. XIX

Tanzimati, krahas ndryshimeve në marrëdhëniet agrare, në administratë

dhe në legjislacionin e Perandorisë Osmane, solli për shqiptarët dy

rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të administratës lokale (që vinin nga

paria shqiptare) me funksionarë turq, të cilët u vendosën në krye të

administratës civile e ushtarake të Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes

ekonomike e kombëtare mbi popullsinë. Të dy këta faktorë e

zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes kombëtare

Forcën kryesore njerëzore e luftarake të lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e

përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të

cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë

lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes

kombëtare. Fshatarët pronarë, që përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien

më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat rrënimtare të centralizimit të pushtetit

perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut. Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën

kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Page 19: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Programi Politik i Rilindjes

Page 20: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i

cili u përpunua gradualisht, duke filluar nga vitet 30-40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë

zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare.

Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale,

e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar.

Përpjekjet e para (pas atyre të periudhës së Skënderbeut, në shek.

XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman dhe për formimin e një

shteti shqiptar u bënë në vigjilje të epokës së Rilindjes, në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai i Shkodrës në veri (1771-1831) dhe i

Ali pashë Tepelenës në jug (1787-1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe, për një varg arsyesh të brendshme e të jashtme, nuk arritën të bashkoheshin (siç bënë Principata e Moldavisë dhe ajo e Vllahisë më 1859-1861) dhe të themelohej kështu, më herët se në

vendet e tjera të Ballkanit, një shtet autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut

formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare, deklaruan se do të luftonin kundër

Greqisë vetëm po të rrezikohej Shqipëria dhe jo Turqia.

Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës

së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në vilajetin e Janinës një administratë të tillë

civile, e cila t’u njihte të drejta të barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti, shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të

krishterëve. Bashkëkohësit shihnin në këto qëndrime të krerëve shqiptarë të Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u

shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që mund të arrihej nëse do të ishte vendosur

një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së

vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i trembeshin shkëputjes nga Perandoria Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe

Shqipëria humbi atëherë mundësinë për të

hedhur poshtë robërinë osmane.

Page 21: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30-40 të shek. XIX. Ata përpunuan dora-dorës idetë për të drejtat e Godina e Lidhjes së Prizrenitkombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Page 22: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Edhe lëvizjet e para të viteve 30-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e

tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843-1844, për një organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap

përpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), u përpunua në mënyrë të

plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale-administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike

mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat, përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte

të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë

konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme

ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në

nëntorin e vitit 1912.

Page 23: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Tradita historike

Page 24: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Rilindja trashëgoi nga shekujt e mëparshëm një pasuri të çmuar historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi të cilën ajo u mbështet dhe të cilën e zhvilloi më tej në një rrafsh të ri, me një platformë të re ideologjike e politike. Ajo iu drejtua historisë dhe e përdori këtë trashëgimi për të afirmuar të drejtën e popullit shqiptar për të jetuar i lirë e i pavarur. Rilindësit i kthyen sytë nga e kaluara historike, jo vetëm pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej andej burimin e tij, por edhe për t’i vënë provat e lashtësisë së tij në shërbim të detyrave që qëndronin para lëvizjes kombëtare: për të rritur krenarinë e bashkatdhetarëve në luftën e vështirë për çlirimin kombëtar, për të ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjes së tyre kombëtare, për të forcuar më tej individualitetin e shqiptarëve si komb dhe bashkimin e tyre përballë sundimtarëve osmanë, për t’u dhënë një mbështetje historiko-shoqërore kërkesave kombëtare dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik të huaj ndaj çështjes shqiptare. Rilindësit e përdorën historinë si një mjet të fuqishëm në shërbim të kësaj çështjeje, si edhe për të hedhur poshtë pohimet e atyre shteteve, të cilët, për të arritur më lehtë synimet e tyre ekspansioniste ndaj Shqipërisë, ua mohuan shqiptarëve historinë. 

Page 25: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Rilindësit u kapën sidomos pas origjinës së lashtë të shqiptarëve dhe pas epokës së Skënderbeut. Në rastin e parë ata u përpoqën të argumentonin e të përhapnin tezën mbi origjinën pellazgjike ose ilire të popullit shqiptar dhe të provonin me këtë se shqiptarët janë ndër banorët më të vjetër të Ballkanit, autoktonë dhe zotër të ligjshëm të truallit të vet, të cilin askush nuk kishte të drejtë ta prekte. Në rastin e dytë, duke evokuar e duke pasqyruar gjerësisht në letërsi epokën e Skënderbeut, luftën e tij ngadhënjimtare kundër ushtrive të Perandorisë së fuqishme Osmane, rilindësit synonin të afirmonin vitalitetin e popullit shqiptar, aftësinë e tij për t’u bashkuar politikisht dhe të drejtën për të formuar shtetin e vet kombëtar.

Page 26: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Historisë i janë drejtuar edhe rrethet politike të vendeve fqinje, sidomos pas formimit të shteteve kombëtare. Qarqet politike serbe evokuan Perandorinë e Stefan Dushanit të shek. XIV, ato greke Perandorinë Bizantine dhe ato bullgare Perandorinë Mesjetare të Borisit e të Simeonit. Sipas tyre, shtetet serb, grek e bullgar ishin trashëgimtarë të perandorive përkatëse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin “të drejtën historike” të shtriheshin në kufijtë e dikurshëm. Mirëpo asnjë nga këto perandori nuk shtrihej në gjithë Ballkanin ose në pjesën më të madhe të tij, të banuar si në të kaluarën edhe në shek. XIX nga popuj të ndryshëm, që ishin zotër të trojeve ku jetonin. Rrjedhimisht synimi për t’i rikrijuar ato, që ishte shprehje e politikës ekspansioniste të këtyre shteteve, cenonte rëndë interesat e popujve ballkanikë, ndërsa, në rastin e shqiptarëve, çonte në pushtimin e territoreve të tyre etnike, amtare, ose në copëtimin e tyre. Orvatjet për përmbushjen e këtyre synimeve u bënë shkak për luftëra ndërmjet vetë vendeve ballkanike.Përdorimi i traditës historike nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk kishte prirje të tilla ekspansioniste. Shqiptarët nuk kishin formuar në të kaluarën ndonjë perandori, së cilës t’i referoheshin mendimtarët e veprimtarët rilindës. Epoka më e ndritur, të cilën e evokuan rilindësit, ishte ajo e Skënderbeut. Por kufijtë e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, të krijuar prej tij në shek. XV shtriheshin në toka shqiptare, madje nuk i përfshinin të gjitha këto toka; ky shtet lindi dhe qëndroi në truallin shqiptar dhe zhvilloi, derisa u shtyp, një luftë mbrojtëse kundër agresionit osman.Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historizmi i Rilindjes Shqiptare, argumentimi i karakterit historik të përkatësisë etnike të trojeve shqiptare, shërbeu si mbështetje për bashkimin politik të shqiptarëve dhe të territoreve të banuara prej tyre jo vetëm në të kaluarën, por edhe në periudhën më të re, në shek. XIX.

Page 27: HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar

Punoi:Oksana kamberi

Pranoi : Miriam Hoxha

Viti shkollor: 2014-2015