100 vjet shtet shqiptarr

13
“100-VJET SHTET SHQIPTAR” “SHQIPERIA NEN DIKTATURE”

Transcript of 100 vjet shtet shqiptarr

Page 1: 100 vjet shtet  shqiptarr

“100-VJET SHTET SHQIPTAR”

“SHQIPERIA NEN DIKTATURE”

Page 2: 100 vjet shtet  shqiptarr

Diktatura në Shqipëri.

Sipas teorisë komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund të arrihej duke shkatërruar sistemin ekzistues me anën e revolucionit proletar ose luftës së armatosur. Sipas saj, forca lëvizëse e shoqërisë ishte lufta e klasave e cila ishte e përjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe përjetësimi i pushtetit të ri realizohej me anën e diktaturës se proletariatit që nënkupton vendosjen e dhunës mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirinë, mungesën e ligjit mbi shtetin ligjor. Për t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngritën institucione dhe organizma shtypëse kryesisht të fshehta, autoritare dhe frikësuese. Sipas kujtimeve që nga fëmijëria dhe nga sa kam dëgjuar, mbaj mend, që gjermanet ikën natën e 28 nëntorit 1944 dhe Shkodra pa brigadat partizane që hynë dhe parakaluan me29 nëntor. Natën e 28 nëntorit u vra ne Shkodër një furrtar i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodrës para 28-es ishin dëgjuar te shtëna të vazhdueshme, por nuk u muar vesh të ishte bere ndonjë lufte. Bombat që shpërthenin ishin nga depot e ndezuara të gjermaneve, sidomos tek shtëpia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u panë të rreshtuar edhe qindra pjesëtare të çetave balliste, zogiste etj të cilët ishin dorëzuar me porosi të komandave të tyre. Shumica dërrmuese kishin hequr shqiponjën nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga një yll të kuq.

Page 3: 100 vjet shtet  shqiptarr

EnvEr hoxha . Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një çertifikatë lindje e përdorur nga vet Enveri për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë pas Beqirit, dhe vëllai i tre motrave Fahrie, Haxhos dhe Sanijes. Nëna Gjylihani qe një grua e fortë dhe ambicioze, babai Halili ishte një burrë i ndershëm por naiv i cili bënte punë të rëndomta. Hoxhajt ishin musliman dhe i kishin shërbyer Perandorise Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha.

Page 4: 100 vjet shtet  shqiptarr

krijimi i partiSë komuniStE ShqiptarE .

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.

Page 5: 100 vjet shtet  shqiptarr

Masat e para të pushtetit të ri ishin:

1. Regjistrimi i vullnetareve për ne brigadën partizane të Shkodrës të krijuar një ditë pas çlirimit.2. Mobilizimi me detyrim i atyre që nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosovës, drejt Berlinit.3. Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave për të zëne edhe shtypur të arratisurit.4. U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci për kontroll të arratisurish për kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" që quheshin "të luftës".5. Venia e triskave të bukës me 250 gram në ditë.6. Krijimi i mencave të asistencës sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRA.7. Ne dhjetor te 1944 u përgatiten 60 vete për të dalë në gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.8. Behet një miting para bashkisë se Shkodrës. Mbahet një fjalim dhe pastaj pa gjyq dënohen me vdekje dhe pushkatohen në vend në mes të popullit 8 persona nder të cilët edhe Coku që ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe

Page 6: 100 vjet shtet  shqiptarr

Metodat e diktaturës ishin :1. Ngjallja e frikës : imperializmi, revizionizmi, armiku i klasës, sabotimi, bile u fol edhe për buburrecin amerikan.2. Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime të jashtëzakonshme. Kush nuk i paguante futej në burg. Janë të njohura torturat për t’i detyruar të paguanin. U krijua koncepti që çdo tregtar ishte njeri i poshtër.4. Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin të zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.

5. Huate shtetërore. Zhvillohej një gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, është me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumën

6. Shpallja kulak. Fshataret me të gjalle, me te zotet, me punëtoret, me të pasur shpalleshin kulakë, shpronësoheshin, u merrej toka, bagëtia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik.7. U krijuan repartet e punës. "Reaksionaret" i mblidhnin veçmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune të detyruar në ushtri, gurore, toka të reja, këneta, bonifikime.8. Internimet politike.9. Aksionet ishin të pandërprera : pune vullnetare, feste e pandërprere, mitingje të vazhdueshme.

Page 7: 100 vjet shtet  shqiptarr

torturat.1. Rrahje me dru deri sa të bëhen plage dhe të bjere mishi.

2. Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru

3. C'puarje e mishit më të djegur.

4. Elektrik ne veshe.

5. Futje e kripës ne mish.

6. Lagia me ujë të ftohtë.

7. Lenia pa buke deri në vdekje.

8. Lenia zhveshur ne të ftohte.

9. Jeleku i forcës.

10. Shtrëngimi i gishtërinjve me pinca.

11. Varje me koke poshtë.

12. Lidhje për peme.

13. Lenie ne diell.

14. Përgatitje varri, pushke në gojë.

Page 8: 100 vjet shtet  shqiptarr

parlaMenti në periudhën e pasluftës.

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të pasluftës u zhvilluan më 2 dhjetor 1945. Për herë të parë në votim morën pjesë edhe gratë. Në këtë periudhë u miratua kushtetuta e 14 marsit 1946, ku Asambleja Kushtetuese u kthye në Kuvend Popullor. Në kushtet e mungesës së pluralizimit politik në vend, Kuvendi Popullor ishte një organ formal i cili mblidhej në sesione vetëm dy herë në vit. Në vitin 1976 Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e cila ruajti më tepër tiparet e një programi politik plotësisht të ideologjizuar me ideologjinë e kohës. Roli i parlamentit mbetej fiktiv, sa kohë që nuk sanksionoheshin zgjedhje të lira dhe as që mund të flitej për pluralizëm.

Page 9: 100 vjet shtet  shqiptarr

Vazhdim…………

Pas luftes se dyte boterore Shqiperia pati fatin te rreshtohej perkrah fituesve dhe te fillonte sa me shpejte te ishte e mundur ndertimin e shtetit, dhe themelimin e organeve te domosdoshme te nje shteti sovran e te pavarur. Me 11 janar 1945 u shpall Republika e II`te Shqipetare, une preferoj ta quaj republika e dyte pase pas shpalljes se pavarsise shqiperia u shpall republike , principate, mbreteri prape republike nga qeverite kukulla por duhet te kemi parasysh se ne themelim te shtetit me 1912 ajo ishte republike dhe ky status vazhdoi deri ne shpalljen mbreteri nga Ahmet Zogolli, dhe pas luftes kemi nje rikthim ne objektivin e Ismail Qemalit. Patjeter qe ka edhe qendrime te tjera ne kete pike.

Page 10: 100 vjet shtet  shqiptarr

Kushtetutat e miratuara gjate periudhes se diKtatures.

Kushtetuta e 14 marsit 19461.U quajt ndryshe statusi i RPSH-se.2.Asambleja kushtetuese u kthye ne kuvend popullor.3.Ekzistonte ndarja e pushteteve dhe pavarsia e pushtetit gjyqesor.4.Kuvendi popullor ishte organi me i larte drejtues i shtetit shqipetar dhe organizmi ligjvenes.5.Organ i larte ishte edhe Presidiumi i kuvendit popullor qe nga Kuvendi popullor.6.Presidiumi i kuvendit popullor shpallte ligjet, shprehej per perputhshmerine e tyre me statusin, ratifikonte traktatet nderkombetare, shpallte mobilizimin e pergjithshem te ushtrise etj.7.Pushtetin ekzekutiv e ushtronte qeveria.8.Pushtetin gjyqesor e ushtronte gjykata.

Kushtetuta e dhjetorit 19761.Shpalli Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise.2.Legjitimoi diktaturen e proletariatit.3.Ndaloi praktikimin e fese.4.Ndaloi pronen private.5.Vendosi ushtrine nen kontrollin e drejtperdrejte te strukturave te larta partiake.6.Ndaloi rreptesisht marrjen e cdo lloj ndihme dhe kredie nga jashte.7.Ishte dokumenti qe forcoi karakterin diktatorial dhe vetizolimin nderkombetar te shtetit shqipetar.

Page 11: 100 vjet shtet  shqiptarr

renia e Komunizmit.Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët, proletariati dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, rivendosi liritë fetare dhe adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqerinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin a parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.

Page 12: 100 vjet shtet  shqiptarr

Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes.

Page 13: 100 vjet shtet  shqiptarr

PUNOI:SUELA MURATAJ.

KLASA:XII-1