NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i...

24
NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Ç'thotë facebook-u? Arsimtaret, nga një tjetër prizëm Roderika Ukelli do të bëhet SUPERSTAR Fjoralba Krapi – zëri i zemrës Rita Ora – krenaria e shqiptarëve Numër 8 • Nëntor 2012 Çmimi: 1 €

Transcript of NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i...

Page 1: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

• NJË SHEKULL KUQ E ZI

• MPB – 100 vjet rrugëtim

• Ç'thotë facebook-u? Arsimtaret, nga një tjetër prizëm

• Roderika Ukelli do të bëhet SUPERSTAR

• Fjoralba Krapi – zëri i zemrës

• Rita Ora – krenaria e shqiptarëve

Numër 8 • Nëntor 2012

Çmimi: 1 €

Page 2: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

Redaksia

Trina Ukmata Adea LoxhaArt Imeri Arta Imeri Anamorea Tiara Nixha Donita Mekaj Gentiana Hoxha Andi Humolli Rita Kryeziu

2 Editorial

Të dashur nxënës,

Nuk ka privilegj më të madh për mua se sa

te mësosh fëmijët, sikundër që jam shumë e

nderuar që jam drejtoreshë e juaja.

Synimi i shkollës Sonë është përqendrimi

në krijimin e identitetit tuaj individual,

karakterit tuaj, virtyteve tuaja dhe humanitetit tuaj, të cilat për

fat jo të mirë nuk i ka promovuar shkolla jonë e mëhershme

kosovare. Po e bëjmë këtë që ju të jeni zot të fjalës e punës tuaj

duke e respektuar së pari veten e pastaj rrethin dhe edukatoret

tuaj.

Të nxënit konstruktiv e shoh si një përpjekje jona e shenjtë që

gjithçka në këtë shkollë të reflektojë ngritjen e lakores në

mësimdhënie dhe në të nxënë, dhe që ju e mësimdhënësit tuaj të

zhvilloheni në hap me Shoqërinë e Dijes. Detyrë e jona

parësore është ngritja personale akademike, dhe jo

propaganda, politika e keqbërja duke dëshmuar në këtë

qindvjeçar pavarësie se patriotizmi tregohet me përkushtim

konkret, energji pozitive dhe bashkëpunim. Vetëm kështu, do

të mund të besojmë se secili nxënës, pas diplomimit në

“Mileniumin e Tretë” do të ndjehet me fat që jeton dhe që është

shqiptar.

Prandaj, ju lutem të qëndroni me mua bashkë në Pengun e

Besnikërisë ndaj Flamurit Kuq e Zi! Të lirë, e të lumtur që po e

shijojmë qindvjeçarin e Pavarësisë.

Gëzuar!!!

Afrore Lila,

Drejtoreshë e shkollës

Page 3: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

3

100 vjet rrugëtim

Nga data 15. 10. 2012 deri më datën 19.10.2012 në

shkollën tonë është mbajtur java e projekteve. Edhe

të vegjlit e shkollës sonë përmes nëntemave

interesante që u zhvilluan, mjaft përmbajtjesore dhe

jashtëzakonisht interesante, morën informacion të

shumta për historinë tonë kombëtare, përmes

formave të ndryshme, si hulumtimit, vizitave, punës

praktike etj.

Simbolet e shtetit

Nxënësit pjesëmarrës befasuan me idetë dhe

njohuritë e tyre. Edhe pse të vegjël, kishin

informacione për identitetin kombëtar. Ndërkaq,

njohuritë e tyre u plotësuan edhe më.

Personalitetet e shquara të vendit gjatë 100 vjetorit

të Pavarësisë së Shqipërisë

Puna në projektin shkoi shumë mirë dhe nxënësit

përfituan njohuri të shumta lidhur me jetën dhe

veprimtarinë e personaliteteve të shquara të vendit,

të cilët kontribuuan në shpalljen e Pavarësisë së

Shqipërisë.

Arti gjatë 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

U zhvilluan aktivitete të ndryshme lidhur me këtë

temë.

Gjuha dhe Letërsia gjatë 100 viteve të Pavarësisë së

Shqipërisë

Është punuar rreth abetareve të para të pas

pavarësisë, zhvillimit të gjuhës shqipe, zhvillimit të

letërsisë pas pavarësisë, letërsisë moderne:

shkrimtarët eminent dhe shkrimtarët modern gjatë

kësaj periudhe kohore. Grupet e nxënësve kanë

hulumtuar rreth temës duke bërë punime të

ndryshme dhe i kanë prezantuar. Në klasë reflektohej

një kënaqësi e vërtetë dhe një klimë e ngrohtë nga

puna dhe kureshtja e nxënësve për këtë temë.

Kultura gjatë 100 viteve të Pavarësisë

Gjatë projektit nxënësit kanë pasur mundësinë të

mësojnë për kulturën shqiptare gjatë 100 viteve të

Pavarësisë dhe ndryshimet që ajo i ka pësuar gjatë

kësaj periudhe kohore nëpërmjet punës konkrete,

diskutimit dhe hulumtimit që ata kanë bërë. Nxënësit

po ashtu paraqitën rrobat tradicionale shqiptare dhe

moderne për t'i analizuar ndryshimet që kanë

ndodhur në to gjatë këtyre 100 viteve të fundit.

MBP 2012

Page 4: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

Mësimi i Bazuar në Projekte

Këtë radhë java e projekteve iu dedikua ngjarjes së këtij fillim-shekulli, 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e cila edhe ishte temë bosht e projekteve të këtij raundi. Projektet janë ndarë në dy grupe: i pari përmbante tema që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me 100 Vjetorin e Pavarësisë, kurse në një grup tjetër punuan nxënës nga fusha e shkencës për një panair të shkencave i cili organizohet po për 100 vjetor.

Kuvendi shqiptar Një kuvend i vogël është bërë edhe me nxënësit pjesëmarrës të këtij projekti. Përmes hulumtimit, diskutimit dhe bërjes së dokumentarëve nxënësit kanë marrë njohuritë për rrugëtimin e shqiptarëve deri në vitin 1212.

PitagoraNxënësi t pjesëmarrës kanë qenë të përqendruar të zbërthejnë teoremën e pitagorës me anë të punimeve të ndryshe, si figura gjeometrike, në formë të gjysmë sfere që reprezentojnë kupolat si plisa të bibliotekës kombëtare.

Fotografi që flasin Fotografi që flasin për ngjarje madhore të historisë së kobit tonë shqiptar janë gjetur dhe analizuar nga projekti “Fotografia”. Gjithashtu janë bërë fotografi në pika të rëndësishme historike, sikur në Prizrenin heroik. Më pas është përgatitur një ekspozitë me këto fotografi autoriale nga nxënës të shkollës sonë me temën “100 vjet rrugëtim”. “Kemi pasur kënaqësinë që gjatë vizitës në qytetin e bukur të Prizrenit të ndalojmë për të ngrënë qebapët e famshëm të këtij qyteti”, shprehet pare në fund Engjëlli, nxënës i klasës së nëntë.

Nismëtarët e luftës për pavarësi Më shumë se kurrë nxënësit në këtë projekt kanë qenë të interesuar të fitojnë njohuritë për nismëtarët e luftës për pavarësi. Duke hulumtuar për informacione të reja, ata kanë përgatitur pastaj punime serioze për prezantim.

4 MBP 2012

Page 5: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

5MBP 2012

Nxënësit mysafirë Është bërë traditë që gjatë javës së projekteve në shkollën tonë që me iniciativën e drejtoreshës së shkollës gjithnjë të kemi edhe nxënës e mësimdhënës përfaqësues nga shkollat publike si mysafirë të shkollës. Këtë herë kishim 9 nxënës dhe 3 mësimdhënës nga shkolla fillore “Aziz Sylejmani” në Mitrovicë (pjesa veriore). Si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit u angazhuan denjësisht “për të vjelë” të nxënit hulumtues nga përvoja 9-vjeçare e shkollës sonë, si prijatare e MBP-së. Të gjithë anëtarëve të shkollës mysafire iu ndanë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme nga koordinatorja dhe nga drejtoresha e shkollës, e cila gjithnjë përpiqet që praktikat e mira të shkollës Sonë, respektivisht qasjen konstruktiviste të të nxënit, t'i përcjellë edhe te nxënësit e mësimdhënësit e shkollave publike.

Të huajt për shqiptarëtJo vetëm shqiptarët kanë dhënë shumë për këtë vend. Edhe të huajt kanë kontribuuar për pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë projekt janë vënë në pah emra të tillë kontribuuesish, duke analizuar gjithashtu edhe ndryshimet e përgjithshme që kanë ndodhur nga viti 1912 deri tash.

Ekonomia shqiptare nga 1912Është hulumtuar për zhvillimin ekonomik të trojeve shqiptare. Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të zhvillimit ekonomik të vendit.

Veshjet kombëtareQëllimi i projektit ka qenë njohja me veshjet dhe traditat që ka populli shqiptar. Janë analizuar detaje të veshjeve karakteristike të trevave të ndryshme dhe gjithashtu u zhvillua java e projekteve u përmbyll me një sfilatë me veshje kombëtare.

ICT hartat digjitaleNxënësit kanë punuar robota, maketa në lidhje me teknologjinë për panairin e shkencave. Gjithashtu diçka interesante që është bërë në këtë projekt është ngritja e flamurit me anë të makinës së Goldbergut.

Maketa e Ilirisë“Qëllimi jonë ishte të paraqisnim trojet tona ilire me anë të një makete relievore. Kemi punuar edhe disa objekte historike miniaturale me fimo”, shpjegon një nxënës pjesëmarrës në këtë projekt.

Sistemet e qeverisjesËshtë diskutuar për sistemet politike nga viti 1912 deri 2012. Janë përmbledhur në një punim të gjithë kryeministrat shqiptarë që nga ajo kohë. Gjithashtu janë shfaqur filma me këtë tematikë.

Page 6: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

6

Ishte më 28 nëntor 1912, ajo datë e cila shenjoi një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Datë kjo, e cila nga njëra anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut, e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar. E nga ana tjetër, një datë që hapi një epokë të re, një epokë përkushtimi të mëtutjeshëm e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar dhe për të vendosur rendin demokratik.

Në historinë qindravjeçare të popullit shqiptar, është e ditur se ka pasur pushtim e robëri, madje edhe periudha të gjata, siç ishte rasti i pushtimit pesë-shekullor osman. Mirëpo, ky popull kuq e zi asnjëherë nuk është nënshtruar – ka qenë edhe i shkatërruar e i plaçkitur nga luftërat e shumta, por për asnjë çast nuk dolëm para armiqve tanë me kurriz të kërrusur. Gjithnjë me urtësi, mjeshtëri e durim, shteti shqiptar është rimëkëmbur dhe ka vazhduar luftën për liri.

Kjo fjala e fundit, u bë plot një shekull që është bashkuar edhe me shtetin që frymon shqip. Sot jemi 100 herë më të vlefshëm për Shqipërinë e kuqe, e 100 herë më të detyruar që t'i shërbejmë trojeve e vizioneve tona. Le të na shërbejë ky vit jubile të njihemi me të vërtetat historike të vendit dhe kombit tonë. Këto vite të shtetformimit, le të shërbejnë jo si një si retrospektivë e dhimbshme, por si një shpresë dhe besim për të ardhmen.

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësoi fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e deri në fushat e

NJË SHEKULL KUQ E ZI

100 vjet Pavarësi

Kosovës, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje. Derdhja e gjakut të bijve shqiptarë ishte ajo që hapi rrugët e formimit të një shteti shqiptar, ajo që rezultoi në bashkimin e trevave të lartpërmendura.

Ky shekull i krenarisë dhe i reflektimeve të thella, nuk do të ishte i mundur pa përpjekjet, mundin dhe sakrificat e trimave shqiptarë, e sidomos ata trima, emrat e të cilëve janë si një kurorë e artë që shqiptaria mban mbi kokë.

Figura e të madhit Gjergj Kastr ioti , përfaqësuesit më të suksesshëm dhe më të shquar të elitës drejtuese shqiptare; atij që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë, të bën të ndihesh krenar, e të rrëqethesh kur e paramendon faktin se vendi ku ti po shkel, ka poseduar një bir si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij, ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i

Page 7: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

7

pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Këtu mund të përmendim një vepër me jehonë të madhe, të autorit të madh Marin Barleti - “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi në italisht në Romë rreth viteve 1508-1510.

Një fenomen tjetër, i cili po ashtu ndihmoi shumë në shtetformim është edhe Lëvizja e Rilindjes Kombëtare. Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Idejat që lindën, u përhapën gjerësisht në rrethet e kulturuara brenda e jashtë vendit nëpërmjet librave e shtypit, u futën dora-dorës edhe në mendjet e njerëzve të thjeshtë, ndihmuan në formimin te populli shqiptar të ndërgjegjes së përbashkët kombëtare, gjë që mishëronte vullnetin e gjithë kombit.

Rilindja solli elemente të reja edhe në organizimin e drejtimin e lëvizjes çlirimtare shqiptare, duke e ngritur atë në një shkallë më të lartë. Nga kuvendet e besëlidhjet e mbajtura, që drejtonin veprimet e përbashkëta luftarake në shkallë të gjerë, u kalua në formimin e organizatave udhëheqëse mbarëshqiptare, që drejtonin lëvizjen në shkallë kombëtare, siç qenë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900), si dhe komitetet kombëtare.

Mund të veçojmë se pas shumë iniciativave patriotike e revolucionare: ato të shkrimit dhe të botimit të librave shqip, të krijimit të një alfabeti te denjë shqip, të përpilimit të gazetave të ndryshme, e të hapjes së një shkollë shqipe, fshihet vazhdimisht një emër i cili ngrihet mbi të gjithë të tjerët, një personalitet i madh. Ky është emri i të madhit Sami Frashëri, i cili ishte fara e zhvillimit te shqiptarisë në aspektin arsimor dhe edukativ. Natyrisht, gjë kjo e cila ka ndikuar tej mase në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kontribuuesit më të mëdhenj rilindës, puna e të cilëve vlen të mbahet gjithmonë në mendjen e secilit pasardhës, janë: Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Rada, Çajupi, Naum Veqilharxhi etj.

“Burrit vërtetë burrë, Luigj Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni” – janë këto fjalë të cituara nga Anton Harapi mbi heroin tjetër të kombit, Luigj Gurakuqin. Kuptojmë se ekzistojnë emra figurash me vlerë, që nuk do të mund t'i numëroje në gishta. Emra të cilët ta mundësuan ty sot përjetimin e emocionit të bukur që ta dhuron kremtimi i këtij qindvjeçari.

Ta sjellim ndërmend një pamje aq unike për shtetin shqiptar. Momentin kur trimi Isa Boletini, më 28 nëntor 1912, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga i madhi Ismail Qemaili, takohet për herë të parë me flamurin e pavarur me shqiponjën dykrenare në mes. Përkulet në njërin gju dhe e puth atë flamur, i cili ishte shndërruar në simbolin më të dashur dhe më të shtrenjtë të mbarë shqiptarëve. Një moment i cili mallëngjeu zemrat e mbushura me krenari të trimave shqiptarë; e një flamur valëvitës, si shenjim për një kapitull të ri historik shqiptar. Janë këto momente të shkurta, mirëpo që e pasurojnë thesarin e një historie kombi.

Në historinë e një populli, një 100-vjetor nuk është shumë, e as pak. Mirëpo, për ne shqiptarët, në të gjitha trojet tona amtare, kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme historike me një peshë të madhe. Flamuri ynë i bukur kuq e zi, do të vazhdojë të valëvitet me krenari edhe sot në Vlorën e atij kuvendi lavdiplotë historik. Pra, le të vazhdojmë ta mbajmë atë me nder dhe ta ngremë sa më lart, të gjithë të bashkuar e me një qëllim, drejt përparimit dhe zhvillimit të pandalshëm, për nderin, paqen dhe krenarinë e këtij shekulli shqip.

100 vjet Pavarësi

Page 8: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

8

Arsimtaret, nga një tjetër prizëm

E dimë që e ka dëshirë natyrën dhe eksplorimin në natyrë. Si gjeografe që është, ajo parapëlqen të udhëtojë nëpër vende të ndryshme. Për këtë, nga sa kemi zbuluar, shpeshherë e falënderon edhe rrethi familjar, pasi është organizatorja kryesore e daljeve dhe shëtitjeve familjare. Ka një numër të madh të fotografive në f a c e b o o o k q ë e dëshmojnë këtë, qoftë me familjarë, qoftë me koleget e Mileniumi të Tr e t ë . Ë s h t ë k j o ars imtar ja jonë e dashur Zymryte Avdiu, e cila e meriton këtë buqetë me lule.

Ndryshe – Ç'thotë facebook-u?

E rreptë dhe shumë kërkuese në shkollë. Nuk bën kompromis me asgjë kur është fjala e mësimeve dhe detyrave. Por, kemi zbuluar edhe anën tjetër të saj: dashurinë e pafund që ka për fëmijët. Buzëqeshja e saj prej gysheje e tregon më së miri këtë, në këtë foto që e ka publikuar në facebook.

Kush është kjo? A mund ta gjejmë? Është e dashur, e qeshur, e afërt me çdo nxënës. Sidomos me ata që janë të rregullt dhe të disiplinuar, pasi këto shprehi i do shumë procesioni i saj prej…Gjatë shfletimit të fotografive të saj në facebook, e gjetëm këtë kur ajo ka qenë shumë e vogël. E gjeni dot se cila arsimtare është kjo?

Halo! Ju prezantoj një tjetër kujtim fëmijërie. Nuk ka ruajtur pothuajse asgjë nga s h p re h j a e f y t y rë s s ë fëmijërisë së saj. Mezi ia njoha buzëqeshjen. Si thoni, do ta qëlloni se kush është pa e kërkuar në facebook?

Na ishte njëherë shumë e vogël, por dikur u bë shumë e madhe...E karakterizon natyra e qeshur, gjë që reflekton edhe në punën me nxënës. Jep shumë 'dhurata', sidomos për ata nxënës që ndonjëherë nuk janë të vëmendshëm në orë të mësimit. Kush e gjen?

Page 9: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

9

Nxënës me prirje të veçantë

Kësaj here veçojmë nxënësit e klasës së parë, si shumë të talentuar sa i përket vizatimit. Ne shikuam në të tri klasat e para dhe të gjithë nxënësit më së shumti lakuan këta tre emra: Lea Hoxhaj, Vesa Ukmata dhe Altina Aliti Sa u përket klasave të dyta, ka nxënës me prirje nga më të ndryshmet. Glauk Haxhija një nxënës i jashtëzakonshëm me prirje të veçantë sa i përket aktrimit. Gjithashtu ky djalosh i vogël simpatik ka dëshirë të lexojë shumë. Ndërkaq Dion Zejnullahu është më i shpejti sa i përket llogaritjeve matematikore. Ora e matematikës i ofron kënaqësi atij. Edhe Hana Harenliu e do fort matematikën, por gjithashtu shquhet për talentin e saj në art figurativ.

Nga klasa e tretë shquhet Lir Obertinca që prirjen e tij për matematikën e shpreh çdo ditë. Rreze Vranica është mjaft e talentuar sa i përket artit figurativ. Gjithashtu sa herë kanë mundësi të vizatojnë, klasën e vet e mahnit edhe Ermir Efehasku.

Nga klasa e katërt ne përzgjodhëm Riana Maxhuka, Gjin Haziri dhe Uranik Brahimi, me prirjet e tyre në instrument muzikor, në art figurativ dhe në poezi.

Talentë të tillë gjetëm edhe në klasat e pesta, si:Finesa Peja - pikturë Diar Humolli- vizatimLekë Zegire - kitarë

Informacione

Prindërit, aktivë në procesin mësimor

Znj. Sahide Mustafa, pjesë e duetit Motrat Mustafa, vizitoi klasët IV – 1, IV - 2 dhe IV – 3. Kjo vizitë u bë me qëllim të përmbylljes së temës mujore për muajin tetor, e që ishte Muzika shqiptare. Nxënësit patën rastin të kuptojnë hapat që duhen ndjekur për realizimin e një kënge, të një albumi muzikor, të koncerteve muzikore etj., si dhe të dëgjojnë për kënaqësinë e papërshkrueshme që ofron ky profesion.

Ajo këshilloi të gjithë nxënësit, që nëse kanë dëshirë dhe talent për të kënduar, ta ndjekin këtë rrugë, rrugën e muzikës

Page 10: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

10 Informacione

Vizita në panair të librit

Në vazhdën e vizitave që realizohen në kuadër të klasave, departamenteve apo të shkollës, më datën 7. 9. 2012, nga departamenti i klasave të treta është realizuar vizita në panairin e shtatë të librit për fëmijë. Panairi ishte pjesë e projektit të US-AID “Basic Education Porgram” dhe u mbajt në hotelin “Sirius” në Prishtinë . Kjo vizitë ishte shumë e qëlluar, për arsye se në këtë muaj në kuadër të nëntemave të temës mujore “ shkolla” bën pjesë edhe nënema “libri”.

Nxënësit nga shkol la u nisën në orën njëmbëdhjetë, për të arritur aty në orën 11:15. Fillimisht fëmijët dëgjuan fjalën hyrëse të panairit, ku personalitete të rëndësishme të librit dhe arsimit mbajtën fjalime. Në panair ishin të pranishme shumë shtëpi botuese, të cilat promovonin librat e tyre. Nxënësit shëtitën nëpër vendet ekspozuese të shtëpive botuese në panair, i shikuan me vëmendje librat, i shfletuan dhe shumica prej tyre blenë libra. Gjithashtu disa nga shtëpitë botuese dhuronin libra falas, kështu që asnjë nxënës nuk doli nga panairi pa libra. Diçka që ishte shumë interesante në panair, ishte një hapësirë ku mbaheshin aktivitete të shkurtra dhe interesante me fëmijët e ndryshëm vizitorë, aktivitete këto në të cilat morën pjesë edhe nxënësit e shkollës sonë. Në fund secili nga nxënësit plotësuan një pyetësor lidhur me panairin dhe librat e ekspozuar në të.

Në orën 12:30 nxënësit me transport të shkollës u kthyen në shkollë, ku pasi që shkuan në drekë diskutuan rreth përshtypjeve të tyre për panairin. Ata ishin shumë të kënaqur me vizitën e realizuar dhe me entuziazëm i shikonin dhe bisedonin në mes vete për librat që kishin marrë nga panairi.

Klasa V/3 viziton Pejën dhe bukuritë përreth

Nxënësit e klasës V/3 vizituan qytetin e Pejës. Kjo vizitë është organizuar nga prindi i njw nxwnwsi tw klasës V/3, Z. Avni Arifaj. Qëllimi i kësaj vizite kishte karakater mësimor dhe relaksues. Fillimisht vizituam „Muzeun Etnologjik“, ku nxënësit patën mundësi të shohin disa nga burimet historike që mësuan në lëndën e Historisë. Aty diskutuan shumë me ciceronin për veshjet popullore, veglat e punës, kullat, kështjellat si dhe rëndësinë e tyre para shumë vitesh. Pas „Muzeut Etnologjik“, vazhduam në Grykën e Rugovës, ku nxënësit u kënaqën me pamjet madhështore që ka ky vend. Vizita vazhdoi në Hidrocantral në fshatin Radavc, ku nxënësit mësuam për përfitimin e rrymës me ndihmën e ujit. Ata patën mundësi të shohin praktikisht si përfitohet rryma.

Në fund vizituam Drinin e Bardhë. Aty shikuam ujëvarën e mahnitshme që shumica e nxënësve e panë për herë të parë. Ajo që e bëri edhe më atraktive rrugën deri te ujëvara e Drinit të Bardhë ishin disa nga kafshët me shtyllë kurrizore që hasem gjatë rrugës si: Hardhuca, Salamandra, Peshq, Bretkoca etj.

Nxënësit pas përfundimit të vizitës, gjatë kthimit për në Prishtinë dhanë disa porosi, si kjo “Mësuesja natyrë është më e mira”, duke falënderuar babanë e shokut të tyre të klasës.

Page 11: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

11Informacione

Panairi i shkencave

Një panair me punime të ndryshme nga fusha e shkencës dhe teknologjisë është përgatitur të mbahet këto ditë në shkollën tonë. Nxënësit kanë nxjerrë produkte nga më të ndryshmet, sipas lëndëve shkencore, si fizikë, kimi, biologji, matematikë dhe informatikë. Në formë të eksperimenteve kimike e fizike, incizimit të tyre, apo edhe punimeve përmes letrës dhe materialeve ricikluese nxënësit të nxitur nga arsimtares bartës kanë dalë me produkte të jashtëzakonshme. Edhe ky panair i kushtohet po 100 vjetorit të Pavarësisë.

Roderika Ukelli do të bëhet

Roderika, kjo bukuroshe çapkëne, është e njohur jo vetëm në shkollë, por edhe përtej saj. Kjo falë talentit që ka ajo për muzikën. Qysh si e vogël, kur ishte vetëm dy vjeç, thotë se ka rënë në dashuri me muzikën. Këtë ia kanë thënë familjarët, pasi ajo, ndonëse e vogël, i kishte ndjerë tingujt muzikorë. Duke u rritur këtë dëshirë për këngën ajo e bën realitet, duke incizuar shumë këngë. Ndër to po përmendim Eriku, e cila i pëlqen shumë asaj, pastaj kënga që ka pasur shumë sukse është Superstar etj. Së fundi ka realizuar këngën „Liri“ në bashkëpunim me Korab Shaqirin. Ajo di të luajë në piano dhe fyell. Është nxënëse e mirë në mësime dhe kalon shumë kohë duke lexuar. Së fundi ka lexuar librin „Agime të kaltra“. Kënga që më së shumti i pëlqen asaj është ajo për Erikun, vëllanë e vogël e çapkën.

UPERSTARS

Edhe këtë vit shkollor 7 nxënës të klasës së nëntë përfituan bursa shkollimi. Shkolla uron nxënësit fitues dhe u dëshiron shumë suksese edhe në të ardhmen.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” stimulon 7 nxënës me bursa për vitin shkollor 2012/13

Page 12: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

12 Intervistë

Fjoralba Krapi – zëri i zemrës

E do për mësime? Është gjithnjë e para. Dhe jo vetëm. Ajo është absolutisht e kompletuar. E mençur, e zgjuar, e talentuar, ambicioze, pasiononte, e bukur...Është kjo Fjoralba Krapi, maturantja jonë, që kësaj here na shpalosi hobin e saj, këngën, në një kompeticion të rëndësishëm, siç është The Voice of Albania.

sukses. Kjo ishte pjesa më e vështirë sepse ne duhej të punonim 7 orë në ditë. Normalisht, ishte shumë e lodhshme për të gjithë, sepse në fund ne duhej të performonim sa më mirë, pa marrë parasysh a ishim të lodhur apo jo. Por në anën tjetër, edhe lodhjen e kalonim shumë mirë pasi që ishim shoqëruar shumë si me stafin ashtu edhe me konkurrentët.

Emocionet janë pjesë e rëndësishme e performancës. Unë kisha shumë emocione dhe më e keqja ishte se nuk kisha kontroll mbi to. Pa marrë parasysh, isha shumë e lumtur që trajnerët që më zgjodhën e vlerësuan teknikën time të zërit e jo emocionin që më prishi pak punë.

Shoqëria ishte qershia mbi tortë. Të gjithë u shoqëruam aq shumë saqë kalonim shumë kohë së bashku dhe ndihmonim njëri-tjetrin. Ende mbajmë kontakte së bashku dhe takohemi shpesh për kafe.

M3: A kishe emocione para performancës së parë?

M3: A krijuat shoqëri me konkurrentët?

M3: Si filloi rrugëtimi yt në The Voice?

M3: A ishte e lodhshme puna ?

Si e vogël kisha dëshirë të madhe për sfida. Të sfidoja veten ishte prova më e madhe dhe më e kënaqshme për mua. Pjesëmarrja ime në këtë talent show filloi si diçka shumë e thjeshtë, por rezultoi shumë e rëndësishme. Si fillim, unë isha e ftuar nga stafi i Top Channel për të marrë pjesë dhe pasi që pranova ftesën isha shumë e sigurt që kjo do të ishte një eksperiencë e rrallë.

Pjesa më e rëndësishme e The Voice është që performancat e menduara të përfundohen me

Page 13: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

13Vende të botës

M3: Si ishte për ty largimi nga 'The Voice'?

M3: Çfarë planesh ke tani pas pjesëmarrjes?

M3: Një mesazh për lexuesit?

Pasi muzikën e dua, unë e mora këtë largim si motiv për të punuar më shumë. Për mua ishte eksperienca më e bukur e jetës sime, sepse më dha më shumë se vetëm performanca. Më dha shtysë që të jem më e fortë dhe të luftoj për ëndrrat e mia. Nuk e konsideroj si humbje, përkundrazi, kam fituar më shumë se që do të mund të humbja.

Jam përkushtuar shumë në shkollë pasi që humba një javë gjatë kohës që isha në Tiranë. Përpos shkollës kam edhe aktivitetet jashtë-shkollore që nuk më lënë të lirë asnjëherë. Gjithashtu, jam shumë e zënë me aplikimet në universitete dhe tani për tani po shikoj më shumë drejt karrierës sime akademike. Muzikën do ta lë si hobi, pasi që ashtu e kisha prej fillimit.

Kurrë mos u dorëzoni së luftuari për ëndrrat e juaja, janë shumë të rëndësishme!

M3: Si e more lajmin për betejën me Aleksandrin?

M3: Po me Elton Dedën, si ishte të punoje?

M3: Si u ndjeve në skenë?

Beteja me Aleksandrin ishte befasi për mua. Nuk e prisja pasi që ngjyra ime vokale ngjasonte më shumë me njërën nga vajzat. Gjithsesi, pasi që filluam ta përpunonim këngën, harmonizimi i zërave dhe ngjyrave të ndryshme më pëlqente shumë. Punuam gjithsejtë 5 ditë për një performancë e cila zgjati dy minuta.

Puna me Eltonin ishte shumë e mirë. Ai më jepte këshi l la dhe më ndihmonte kundrejt performancës. Përpos me Eltonin, unë punova edhe me Ardian Lulgjuraj, asistentin e Eltonit, i cili ishte shumë i përpiktë dhe kaloi shumë kohë me neve. Përpos këshillave, Eltoni na dha një mësim shumë të rëndësishëm. Pak para performancës ai na mblodhi të gjithë konkurrentëve dhe na tha: ”Çfarëdo që të ndodhë në skenë, ju jeni yje. Mos u ndaloni kurrë së ndjekuri ëndrrat tuaja”.

Performanca e betejës për mua ishte performanca më e mirë që dhashë ndonjëherë . Sapo mora mikrofonin në dorë u ndjeva e sigurt dhe e gatshme për betejë. Edhe pse e ashtuquajtura “betejë” konsiderohet si dyluftim mes dy zërave, për mua ishte rezultat i një dueti festivalesh. Për këtë jam gjithashtu falënderuese ndaj Aleksandrit që bëri të mundur realizimin e duetit.

Page 14: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

14 Bota e kafshëve

Un¸ p¸rpara mrekullis¸

...Çdo gjё po përmbyset, nuk duroj dot mё. Dëgjoj përplasje dyersh, tё bёrtitura, vetёm zhurmё ngado qё shkoj. Mbyllem nё dhomёn time, sigurohem qё mbylla derёn pas meje, ulem afёr dritares dhe shikoj pikat e shiut duke rrjedhur, njёra pas tjetrёs, si pikat e lotit qё rrjedhin nё faqet e mija duke u munduar tё heqin sadopak dhimbje nga shpirti im. Po shikoj jashtё dritares dhe humbem nё mendime, futem nё njё botё krejt tjetёr... Jam e rrethuar nga tё gjitha anёt me drunj madhёshtorw, tё dendur, tё cilёve nuk ua shoh fundin, e meqё, si duket, ёshtё vjeshtё. Gjendem nё mes tё njё grumbulli ngjyrash qё s'kanё mbarim. Shoh tё kuqen, ngjyrёn e zjarrit, qё duket sikur do tё pёrpijё gjithçka qё ka përreth brenda flakёve tё saj. Tё artёn, qё tё bёn tё ndihesh si mbret nё kёtё pyll pafund. Tё kaftёn, ngjyrёn e tokёs, e cila e bёnё kёtё vend mё tё qetё. Tё verdhёn dhe portokallen, ngjyrat gazmore qё mё lumturojnё. E meqё drunjtё, tё gjatё sa s'thuhet, e mbulojnё qiellin mbi mua, shoh vetёm pak nga e kaltra e tij e thellё, si sytё e fёmijёs sё pafajshёm qё shndrisin kur tё shikon. Dёgjohet njё melodi, melodi tё cilёn vёshtirё se do ta harroj. Mё kujton çdo gjё tё bukur qё kam pёrjetuar. Tё bёnё tё ndihesh si nё ёndёrr, tё mendosh qё nuk ekziston e keqja nё kёtё botё, vetёm paqe e lumturi. Çdo hap qё bёj mё duket mё shumё e mё shumё sikur po eci nё re, re tё buta si pambuk, tё bardha si bora. Nuk shoh mё drunj pёrrallorё, tani jam e rrethuar nga retё. Po tani ç'po ndodh? Gjithçka po fillon tё turbullohet, tё bёhet mё e pakuptueshme, mё e paqartë, e paprekshme pёr mua. E gjithё ajo botё duket shumё larg. Nuk dua tё ik, nuk dua ta lё kёtё vend...Adea Loxha VIII-1

Ajo

Ajo që na priti me ngrohtësiAjo që duket si viti i riAjo që natën na bën ditëAjo që nuk i lë asgjë t'i ikë

Mirëmëngjesi të themi çdo ditëMe një zë dhe ora fillonGjer pasdite ajo vijonDitët radhazi kështu shkojnë deri sa njërin për angazhim e noton.

Mirë se erdhe në mesin tonëJemi krenar dhe e tregojmëDeri sa zëri jonë të bëhet jehonë.

Art Imeri VI-2

Page 15: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

15Mileniumi i Tretë

Brezi i parë i të diplomuarve

Ëndrra e tyre tashmë ka filluar të jetësohet. Secili prej tyre ka zënë një karrige diku në ndonjë fakultet, në universitetin e Prishtinës, apo edhe dikur nëpër botë. Janë këta maturantët e parë të shkollës sonë, gjenerata e parë, të cilët u rritën bashkë me rritën e Mileniumit. Pikërisht këta nxënës, nga ky brez, ideuan dhe filluan nxjerrjen e kësaj reviste që e keni në duar. Në numrin e parë të kësaj reviste ata duken fëmijë të vegjël, ndërkaq tashmë, ata janë bërë zot të vetes, të formuar dhe të gatshëm për t'u përballur me sfidat e jetës.

Në këtë vit jubilar, shkolla jonë u ndje më krenare se kurrë. Nxori gjeneratën e parë të të diplomuarve. Në një ceremoni magjepsëse, këta të rinj përjetuan magjinë e të ndjerit i rritur, magjinë e përfundimit të një cikli shkollimi. Të gjithë u ndjenë krenarë, të lumtur, të plotësuar dhe të gëzuar. Ca nga ta u ndjenë nostalgjikë, sa që u rrëshqiti loti nga sytë. Arrita Rezniqi, njëra ndër nxënëset që do të mbahet gjatë në mend për përgatitjen e saj, në atë foltore nuk mundi të flasë pa iu dridhur zëri, duke folur për çastet e gëzuara që ka kaluar në shkollë.

Dukagjin Pupovci duke uruar nxënësit

Drejtoresha e shkollës, Afrore Lila duke përshëndetur e uruar nxënësit, arsimtare e të cilëve ishte në fillimet e tyre në këtë shkollë

Ndërsa, kjo që po e shihni është Zana Buçinca, emrin e së cilës e keni lexuar çdoherë në faqet e kësaj reviste, pasi për shumë vjet ka qenë kryeredaktore dhe dizajnere e saj.

Page 16: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

16

Intervistë me dr. Bajram Abdullahun

Alergjia, shkaqet dhe mjekimi i saj

Interesimi ynë kryesor në takimin me mjekun Bajram Abdullahu ishte pikërisht alergjia. E pyetëm atë për shkaktarët e saj, mirëpo edhe mënyrën se si t'i shmangemi alergjisë. Ai nuk hezitoi të na shpjegojë. Madje ai ishte prezent në shkollë, duke mbajtur një ligjëratë lidhur me ato çfarë u interesuan nxënësit.

M3: Ç'ka është alergjia?- Alergjia është një sëmundje ku pacienti reagon në mënyrë ndryshe ndaj një substance që normalisht nuk do të reagonte. Reaksioni mund të lajmërohet në mënyrë lokale (skuqje, ënjtje) apo në mënyrë sistemike ku përfshihet i tërë organizmi dhe përcillet me rënien e shtypjes së gjakut, ngushtimin e frymëmarrjes dhe deri në shok.

M3: Si ndahen alergjitë?- Varësisht nga rrugët e hyrjes së shkaktarit alergjik, alergjia ndahet në rrugët ariore, traktit tretës (ushqimore) dhe me shpim.

M3: Në cilat ushqime është njeriu më së shpeshti alergjik?- Njeriu më së shpeshti është alergjik në ushqimet proteinike, sepse e dimë se vetëm proteinat e ngacmojnë sistemin imunitar. Ndër këto më e shpeshta janë veja, qumështi, mishi etj.

M3: Cilat janë sëmundjet alergjike më të shpeshta?- Sëmundjet alergjike më të shpeshta janë urtikaria (në lëkurë), riniti alergjik (në hundë), konjuktiviti alergjik (në sy) dhe astma bronkiale (ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes).

M3: Çka kuptojmë me alergjinë e polenit?- Me alergjinë në polen kuptojmë tejndjeshmërinë e njerëzve ndaj polenit të bimës së caktuar. Varësisht në cilën polen janë alergjikë edhe simptomat shfaqen në sezon të caktuar. Kështu kemi sezonin e hershme polenike që karakterizohet me alergjinë në drunjtë e gjatë (lajthia, mështekna, verri etj.).Sezoni i mesëm polenik që kryesisht është gjatë muajve maj, qershor karakterizohet me alergjinë në barishte dhe drithëra. Sezoni i vonshëm polenik që është kryesisht në muajt e vjeshtës, karakterizohet me alergjinë në shkurre.

M3: Cila është lidhje në mes alergjisë dhe astmës?- Në shumicën e rasteve të alergjive ajrore sëmundja përcillet edhe me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes e cila regjistrohet si astmë. Për shkak të shtimit të alergjive dhe atë në Kosovë në vitin 2003 ka qenë afër 5%, ndërsa tani është mbi 15%. Pra është shtuar numri i të sëmurëve me astmë. Shkaktari alergjik më i shpeshtë i astmës është pluhuri i shtëpisë. Këtu janë disa parazit që jetojnë në vendet ku kanë ushqim (në gjërat e leshta) siç janë: qilim, batanije, perde, kolltukë dhe rroba të leshta.

M3: Cilat janë simtomet më të shpeshta?- Simtomet më të shpeshta janë teshtitja, rrjedhja e hundës, bllokimi i saj, lotimi dhe skuqja e syve deri te kollitja dhe frymëzënia.

M3: Si mund të diagnostikohet një alergji?- Për diagnostikimin e sëmundjeve alergjike përdoren testet alergjike lëkurore dhe analizat e gjakut. Testet alergjike lëkurore janë shumë të thjeshta duke i qitur disa pika në dorë dhe 15 min. lexohet rezultati. Analizat e gjakut kryesisht i përdorim në rastet kur nuk mund të bëhen testet lëkurore ose kur dëshiron pacienti.

M3: Si mund të mjekohet ajo?- Kemi tri rrugë të ndryshme për mjekimin e sëmundjeve alergjike. E parë është largimi nga shkaktari; e dyta me terapi simtomatike dhe e treta mjekimi etiologjik.

Mileniumi i Tretë

Page 17: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

17Projekte

ACES 2012/13 “Reality Check – How we perceive and construct the

world through media”

Projektet e ndryshme ndërkombetare, janë ato që më së miri e mundësojnë gërshetimin e ideve të ndryshme multi-kulturore rreth një teme të caktuar, me qëllim të paraqitjes së asaj teme në formë prezantimi. Pjesëmarrja e shkollës sonë në këto projekte ndërkombëtare, gjithmonë është vlerësuar tejet motivuese për nxënësit dhe në të njëjtën kohë e ka veçuar atë nga shkollat tjera. Në kuadër të këtij viti shkollor, “Mileniumi i Tretë” u përzgjodh si shkollë fituese me të drejtë koordinimi te projektit për të dytën herë, në projektin e organizatës ACES (Academy of Central European Schools). Qëllimi kryesor i kësaj organizate është që të bëhemi pjesë e rëndësishme e një vizioni të përbashkët, gjë që rezulton në ndërtimin e marrëdhënieve sa më të mira me shtetet tjera.

Tema e konkursit të projektit ACES 2012/2013, është "Perceptimi dhe ndërtimi i botës përmes mediave". Janë 107 shkolla pjesëmarrëse nga e gjithë Evropa, prej 15 shteteve partnere, që do t'i realizojnë 44 projekte te ndryshme lidhur me temën e lartpërmendur. Për fazën e zbatimit të projektit (shtator 2012 – mars 2013), organizohen gjithsej dy mbledhje ndërkombëtare, me delegacionet e shkollave të projekteve fituese, mbledhje këto që i sigurojnë pjesëmarrësve bashkëpunimin dhe vlerësimin e duhur rreth temës së tyre. Si qendër e mbajtjes së këtyre mbledhjeve, u përzgjodh Lashko – qytet në lindje të Sllovenisë.

Mbledhja e parë (Kick-Off Meeting), ku bëhet takimi i nxënësve dhe mësimdhënësve për diskutime rreth realizimit të projektit, u mbajt më datën 23 - 28 shtator. Përfaqësueset e projektit nga shkolla jonë, Krenare Lleshi – mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe Trina Ukmata – nxënëse e shkollës së mesme, e vlerësuan këtë mbledhje si një eksperiencë të paharruar, diçka që ka ndikuar në zgjerimin e diapazonit të njohurive rreth rolit që luajnë mediat në jetën tonë; ofrimi i qasjeve të panumërta ndaj informacionit, mënyrat e ndryshme të perceptimit të tij, mirëpo që bartin edhe rrezikun e manipulimit.

Bashkëpunimi është çelës për një realizim sa më të suksesshëm të punës. Kështu, më datën 1 – 3 tetor, shkolla jonë me dy shkollat partnere nga Mali i Zi dhe Hungaria, u takuam në qytetin e Budvës, në mënyrë që personat përfaqësues të secilës shkollë ta ndanin eksperiencën e tyre në ACES me pjesëmarrësit tjerë. Në kuadër të këtij takimi, përpos mundësisë që patën nxënësit të njoftoheshin mes vete përmes aktiviteteve të ndryshme, edhe mësuan diçka të re mbi zhvillimin e një mendimi më kritik ndaj mediave – si një lloj parapërgatitje për fazën parësore të krijimit të projektit. Për ta bërë vizitën sa më atraktive, njëri prej takimeve u mbajt edhe në plazh buzë detit, gjë kjo që i motivoi të gjithë pjesëmarrësit të angazhoheshin edhe më shumë në diskutimet që u bënë gjatë takimit.

Ashtu si u përmend edhe më lart, shkolla jonë është në partneritet me shkollën “Jusmus” nga Mali i Zi dhe “Vay Adam” nga Hungaria, për realizimin e projektit me temë “Media Hypnoses” (“Hipnotizimi nga mediat”). Nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës nga të trija shkollat do të vazhdojnë të jenë kohë pas kohe në kontakt, që të kenë mundësi t'i ndajnë me njëri-tjetrin mendimet dhe punën e tyre të palodhshme deri në mbledhjen finale të radhës në Slloveni, për përzgjedhjen e projekteve fituese 2012/2013.

Page 18: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

18

Himni kombëtar “Betimi mi flamur”

Histori

Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç'thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.

Në librin “The Guinnes Book of Music”, është shkruar si më poshtë: himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912, fjalët e himnit janë shkruar nga

Sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shenjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.

Së dyti, lidhur me fjalët e himnit. Në asnjë vend të botës, nuk gjejmë një himn kombëtar i cili t'i kushtohet po një simboli tjetër kombëtar siç është flamuri, dhe që të dy së bashku t'i kushtohen atdheut.

Për herë të parë për partiturën e himnit flet Lasgushi kur përshkruan dërgimin e himnit në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të Tashko Ilos dhe Hilë Mosit. Lasgushi i quan ata me qëllim kasnecë, pasi ishin në të vërtetë mbartës të një mesazhi që fillimisht duhej kënduar. Që të dy erdhën në Korçë “… me partiturat e himnit të bëra imtësisht gati me fjalë shqip”, dhe prej këtu filloi mësimi dhe përhapja e himnit kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Po sipas Lasgushit “…përhapja parashikonte në krye të të gjithave mësimin e këngës”. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh Hilë Mosi i cili kishte përveç formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mbi regjistrimet muzikore të himnit tonë kombëtar

Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph Records”.

Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.

Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit “Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i “prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qenë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Deri atëherë, himni i vërtetë i shqiptarëve apo “Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Page 19: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

19

RITA ORAkrenaria e shqiptarëve

VIP

Rita Ora ka lindur më 1990 në Prishtinë, por që e vogël, si një foshnje një vjeçe, bashkë me prindërit e saj shkoi për të jetuar në Londër, ku jeton edhe sot. Ajo është rritur në Londrën Perëndimore në zonën Earls Court. Rita karrierën si këngëtare e nisi që në moshë të vogël, ndërsa nga mosha 14-vjeçare ajo filloi të merret profesionalisht, duke bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës angleze. Paralelisht me këngën, Rita ka vazhduar edhe në fushën e aktrimit, duke luajtur në shfaqjen “The Brief” dhe në filmin “Spivs”. Viti 2009 do të ketë peshë të madhe në karrierën e këngëtares së re shqiptare, pasi si 18-vjeçare do të nënshkruajë kontratën e parë profesionale, ndërsa me talentin e saj shpejt do të bjerë në sytë e njërit nga producentët dhe reperët më të shquar të industrisë muzikore amerikane, Jay-Z, i cili do të ketë ndikim të madh në jetën profesionale të Ritës, duke e bërë edhe pjesë të 'labelit' të tij muzikor “Roc Nation”. Edhe debutimin e parë në skenën e muzikës profesionale, ajo e ka bërë në videon e reperit Jay-Z, “Forever Young”. Në vitin 2010, Rita fitoi edhe më shumë famë, veçmas me këngën “Over”, për realizimin e të cilës punoi me producentin e shquar Drake. Tashmë në favor të Ritës është duke punuar ora e saj e suksesit, e cila nga ky vit ka filluar të ecë me hapa të shpejtë, sidomos pas publikimit të këngës tjetër hit “Hot Right Now” në bashkëpunim me DJ Freshin, si dhe të hitit “R.I.P”. Tashmë Rita ka bërë shpërthimin e madh. Ëndrra për t'u bërë superyll i muzikës botërore nuk është më e paarritshme për të. Bukuroshja e cila konsiderohet një prej talenteve më të mëdha në industrinë e muzikës botërore, Rita Ora, jo vetëm që ka qenë për javë të tëra në majat e top-listave të mediumeve muzikore botërore, por ajo me këngët dhe sharmin e saj të shfaqur nëpër koncerte gjithandej është shndërruar në idhullin e ri të të rinjve anekënd rruzullit. Emri i saj është klikuar tashmë me miliona herë në You Tube e në faqe të ndryshme në internet. Këngëtarja nga Prishtina ka bërë hapat e mëdhenj në skenën e muzikës angleze, duke punuar me muzikantë të njohur botërorë me të cilët kanë punuar edhe këngëtarët më të famshëm të muzikës, si: Drake (Alicia Keys, Jamie Foxx, Jeremih), Makeba Riddick (Beyonce, Rihanna, Jennifer Lopez, Sugababes, Toni Braxton, Jessica Simpson), Martin Terefe (Train, Jason Mraz), The-Dream (Rihanna, Mariah Carey, Beyonce). Sensacioni shqiptar është bërë edhe imazh i shumë reklamave të firmave të famshme botërore. Rita po jeton orën e saj, por për të mos menduar se është në një ëndërr të pabesueshme, siç thotë, “unë e pickoj për çdo ditë veten, për t'u siguruar se nuk jam duke ëndërruar”.

Page 20: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

20

Qyteti i ndaluarËshtë pallati mbretëror i perandorisë Ming në Kinë. Gjendet në qytetin e Pekinit. Afro 500 vjet ka shërbyer si vendbanim i perandorëve kinezë, por edhe si qendër administrative, politike dhe ceremoniale. Hyrja për qytetarë të thjeshtë ishte e ndaluar. Sot shërben si muze dhe është një nga pikat turistike më të vizituara në Kinë. Është pallati më i madh që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Ndërtimi i pallatit ka zgjatur 16 vjet.

Muri KinezËshtë ndërtuar në kufirin verior të perandorisë kineze. Ndërtimi i tij ka filluar në shek. V nga ana e dinastisë Qin dhe ka vazhduar deri në shek. XVI nga ana e dinastisë Ming, për t'u mbrojtur nga sulmet dhe invazionet e popujve të ndryshëm armiqësorë. Është godina më e madhe e ndërtuar nga njeriu dhe ekziston miti që është e vetmja që shihet edhe nga Hëna. Megjithatë, për shkak të ngjyrës që është e njëjtë më atë të tokës që e rrethon, Muri Kinez nuk është i dukshëm nga Hëna. Gjatësia e tij së bashku me të gjitha degët e veta është rreth 8800 km dhe në pjesët më të gjera arrin 9,1m. Për shkak se një pjesë e madhe e murit është e ruajtur dhe disa pjesë të tjera janë restauruar, është një nga pikat më të vizituara turistike.

Vende magjike

Ishujt në formë palme

Janë ishuj artificialë të ndërtuara në Dubai, si qendër ekskluzive e vilave dhe hoteleve turistike. Ndërtimi i tyre ka filluar në vitin 2001 dhe është planifikuar të përfundojë për 10 – 15 vjet por, për shkak të krizës globale ekonomike, ndërtimi i tyre ka stagnuar. Parashihet që deri në fund të krijohen tre ishuj në formë palme. Planifikohen edhe forma të tjera ishujsh artificialë në këtë regjion, si p.sh. në formë të botës.

Page 21: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

21

Nga shkretëtira deri në qytetin e ndaluar

Vende magjike

Yellowstone nacional parkËshtë park nacional. Shtrihet në shtetet Uajming, Montana dhe Ajdwro. Është parku nacional më i vjetër në botë. Emri i parkut vjen nga lumi që kalon përmes tij. Parku është i njohur me gejzerët e tij, me burime të nxehta, me vullkanin e veçantë dhe me karakter ist ika të t jera gjeotermale.

Angel FallsËshtë ujëvara më e lartë në botë. Ajo ka lartësi prej 969 m dhe gjendet në Venezuela. Për shkak të lartësisë aq të madhe të ujëvarës pjesa më e madhe e ujit që bie nga lart avullon. Pas rënies e krijon lumin Churun, i cili është degë e lumit Carrao.

Shkretëtira AtakamaËshtë shkretëtira më e thatë në botë. Më parë në të gjendej një det, i cili me kohë është avulluar dhe ka lënë vetëm kripën e tij në të malet e Atakamës. Gjendet në Kili në Amerikën Jugore. Edhe pse është shkretëtirë në të cilën ka më së paku reshje në botë, falë mjegullës nga deti, ajo fiton mjaft lagështi për rritjen e disa algave, likeneve dhe disa llojeve të kaktuseve. Në këtë shkretëtirë janë xhiruar shumica e filmave për marsin ose edhe planetet e tjera dhe ndryshe quhet edhe “Shkretëtira me pamje të Marsit”. Është e pasur me minerale dhe xehe, prandaj ka edhe shumë miniera. Me 5 gusht 2010 në një minierë ne Chile, mu në këtë shkretëtirë, pas një tërmeti, ishin të ngujuar 33 minatorë për 2 muaj të plotë dhe janë liruar më 13 tetor 2010.

Page 22: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

22 Film

Breaking Daën part 2 Flight Paranormal Activity 4

Pas lindjes së Renesmee, familja Cullens mbledhë klanet e tjera të vampirëve, në mënyrë që ta mbrojë fëmijën nga një pretendim i rremë që e vë familjen para fisit Volturi.

Një pilot ajror shpëton një aeroplan nga p ë r p l a s j a , p o r n j ë h e t i m p ë r m o s f u n k s i o n i m z b u l o n d i ç k a shqetësuese.

Kanë kaluar pesë vjet që nga zhdukja e Katie dhe Hanter dhe një familje nga periferia bëhet dëshmitare e një ngjarjeje të çuditshme, kur një grua dhe një fëmijë misterioz vijnë për të jetuar në atë lagje.

Argo Cloud Atlas Skyfall

Një dramatizim i operacionit të fshehtë të CIA dhe Kanadës të vitit 1980 për të shpëtuar 6 persona të arratisur diplomatik amerikan nga Irani revolucionar.

Është një hulumtim se si ndikojnë veprimet e jetëve individuale njëra në tjetrën si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen dhe të ardhmen, kur një shpirt formësohet nga vrasësi në hero, dhe një akt mirësie kalon nëpër shekuj për të frymëzuar një revolucion.

Besnikëria e Bond-it për M-në testohet kur e kaluara e saj fillon ta mbërrijë atë. Kur MI6 sulmohet, 007 duhet të gjurmojë dhe shkatërrojë këtë kërcënim, pa marrë parasysh sa do të jetë çmimi personal i tij.

Page 23: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të

23

Futbolli, si sporti më i popullarizuar në botë, është i tillë edhe në shkollën tonë. Turneu sportiv në futboll për meshkuj pritet me padurim dhe gjatë bëhen analiza e taktika se si të fitojnë lojën. Në muajin tetor u zhvillua ky aktivitetet, duke u ndarë meshkuj e femra, këto të fundit në basketboll. U realizuan shumë lojëra dhe u zgjodhën edhe klasat kampione për ketë vit, të cilat u dekoruan me medalje dhe kupa sportive. Në fund, turneu u kurorëzua me një lojë miqësore në mes te nxënësve e mësimdhënësve.

Turneu sportiv

Sport

Page 24: NJË SHEKULL KUQ E ZI MPB – 100 vjet rrugëtim Roderika Ukelli … · 2013-03-22 · Ky projekt i ka motivuar nxënësit që të punojnë shumë për të bërë hapa gjigant të