BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019...

88
Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit Kancelarija Glavnog Državnog Tužioca Office of the Chief State Prosecutor AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETIT KORRIK – SHTATOR BULETINI MUJOR 2019

Transcript of BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019...

Page 1: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

Republika e KosovësRepublika Kosova / Republic of Kosovo

Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit Kancelarija Glavnog Državnog Tužioca

Office of the Chief State Prosecutor

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETIT KORRIK – SHTATOR

BULETINI MUJOR

2019

Page 2: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni
Page 3: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

BULETINI MUJOR

Aktivitetet e Prokurorit të ShtetitKorrik – Shtator 2019

Republika e KosovësRepublika Kosova / Republic of Kosovo

Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit Kancelarija Glavnog Državnog Tužioca

Ofce of the Chief State Prosecutor

Page 4: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni
Page 5: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

3

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Përmbajtja

FJALA HYRËSE E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT ................................ 5

Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit, Korrik – Shtator 2019 ................. 6

Page 6: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

4

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Republika e KosovësRepublika Kosova / Republic of Kosovo

Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit Kancelarija Glavnog Državnog Tužioca

Ofce of the Chief State Prosecutor

Page 7: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

5

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

FJALA HYRËSE E KRYEPROKURORIT TË SHTETI

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me qëllim të rritjes së transparencës së institucionit të Prokurorit të Shtetit ka përgatitur dhe publikuar Buletinin informativ tremujor.

Opinioni publik do të ketë mundësi të informohet edhe përmes këtij Buletini për aktivitetet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të prokurorive të Republikës së Kosovës.

Si Kryeprokuror i Shtetit jam i përkushtuar të vazhdojmë punën dhe angazhimin që institucioni i Prokurorit të Shtetit të realizojë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë, të cilat burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.

Prokurori i Shtetit përmes publikimit të buletineve informative tremujore ka për qëllim që ta mbajë të informuar opinionin e gjerë publik, duke përfshirë qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile për punën e gjithë institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Ju faleminderit!Aleksandër LumeziKryeprokuror i Shtetit

Page 8: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

6

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 1 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ”sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.B., me datë 12.04.2018 në kohë të pacaktuar në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushë detyrat e tij. Në këtë mënyrë, i keqpërdorë shërbimet me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për F.Q., nga fshati Romaj - Komuna e Prizrenit, në atë mënyrë që F.Q., e cilëson pa dëshmi në kategorinë paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe, vazhdon regjistrimin e automjetit “Volkswagen Passat” ngjyrë e bardhë, pa u kryer pagesat e taksave administrative të parashikuara me ligj-udhëzim administrativ për regjistrim të automjeteve, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1-2 nëparagrafi 2.4 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Reagim lidhur me deklaratat e Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka dhënë në emisionin “Puls” në KTV

Prizren, 1 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, reagon ndaj deklaratave të Kryetarit të Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, të dhëna në emisionin “Puls” të transmetuar në KTV, më datë 24

Page 9: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

7

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

qershor 2019, ku ndër të tjerash Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, është deklaruar publikisht edhe për punën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Më konkretisht, ai në emision ka thënë se ka paraqitur rreth 60 kallëzime penale në Prokurori për çështje të keqpërdorimeve, e që gjithnjë sipas pretendimit të tij, Prokuroria ka ngritur vetëm 3-4 aktakuza.

Gjithashtu, z. Haskuka ka përmendur me theks të veçantë se së fundmi kanë dorëzuar edhe tri kallëzime penale përkitazi me “Arkivën elektronike”, aplikacionin “Prizreni i mençur” dhe “Ngrohjen Qendrore” në Qendrën Rinore në Prizren.

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, Prokuroria Themelore në Prizren ndjehet e obliguar të sqarojë opinionin se asnjë nga pretendimet e z.Haskuka nuk qëndrojnë. Pasi kemi verifikuar në data bazën e të dhënave të shkrimores së Prokurorisë, është vërtetuar se Komuna e Prizrenit nuk ka dorëzuar 60 kallëzime penale, sikundër pretendon z.Haskuka, por vetëm një njoftim për disa shkelje në lidhje me lejet e ndërtimit. Për të njëjtin njoftim, Prokuroria ka autorizuar menjëherë Policinë që të fillojë me mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave për rastin në fjalë.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, për hir të informimit korrekt të opinionit, konfirmon se asnjëri prej tri rasteve të përmendura nga z.Haskuka (“Arkiva elektronike”, aplikacioni “Prizreni i mençur” dhe “Ngrohja Qëndrore”në Qendrën Rinore), nuk është dorëzuar fare në Prokurori.

Në të njëjtën kohë, sqarojmë opinionin se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuza për disa nga rastet më të mëdha, ku të akuzuar kanë qenë edhe drejtorët e Drejtorisë së Inspekcionit, për të cilat opinioni është njoftuar me kohë. Po ashtu, edhe rastet e tjera janë në fazën e hetimeve.

Andaj, Prokuroria Themelore e Prizrenit, si institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi ligjore dhe Kushtetuese mbetet e përkushtuar për të jetësuar praktikat e mira që mundësojnë efikasitet, llogaridhënie, paanshmëri dhe transparencë në punën e saj, me qëllimin e vetëm për luftimin e çfarë do lloj natyre të kriminalitetit që bie mbi kompetencën dhe përgjegjësinë e kësaj Prokurorie, dhe,

Page 10: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

8

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

në këtë drejtim kërkojmë bashkëpunimin e Kryetarit dhe të zyrtarëve të Komunës së Prizrenit që t’i denoncojnë të gjitha parregullsitë apo shkeljet ligjore me qëllim parandalimin dhe luftimin e veprave penale.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë kundër ish-ministrit për “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”

Prishtinë, 1 korrik 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit I.T., pasi që në cilësinë e Ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

I pandehuri I.T., më 24.03.2019, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, shprehet se “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi... Masakra e Reçakut ishte trillim... Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi... Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi...Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës... gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, veprime këto të cilat mund të prishin rendin publik ose të shkaktojnë pasoja tjera më të rënda në Republikën e Kosovës.

Me këto veprime I.T., ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Page 11: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

9

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgimi i personave të dyshuar për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e narkotikëve

Prishtinë, 1 korrik 2019- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion, më 30.06.2019.

Me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë (8) paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tre (3) vetura, mjete më të cilat dyshohet se personat me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, më 30.06.2019, të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë ndaj grupit të organizuar kriminal për kontrabandë me mallra, tregti të ndaluar dhe shmangie doganore

Prishtinë, 5 korrik 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot, ka ngritur aktakuzë kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, të cilët duke vepruar si grup i organizuar kriminal, kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ dhe ’’Shmangia nga tatimi’’.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, si grup i organizuar dhe strukturuar kriminal, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi kanë kontrabanduar mallra, nga Republika e Maqedonisë, përmes rrugëve malore, në vende të ndryshme të

Page 12: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

10

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Republikës së Kosovës, me ç’rast gjatë transportimit të mallrave, kanë përdorur vetura të ndryshme si mjete përcjellëse për sigurimin e rrugëve që shfrytëzonin gjatë kontrabandimit, ku në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, përkatësisht Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës, në shumë rreth 350,000.00 (treqindepesëdhjetë mijë) euro.

Me këto veprime, të pandehurit XH.I., F.I., Z.M., N.S., B.S., H.S., A.B., M.B., I.J., U.J dhe J.J., kanë kryer veprat penale: ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ nga neni 318 paragrafi 3 dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 3 dhe 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, edhe të pandehurit D.B., A.I., H.A., G.Z., R.B., A.D., dhe J.M., kanë kryer veprat penale: ’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale, ‘’Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore’’ nga neni 318 paragrafi 3 dhe ‘’Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 3 dhe 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit J.M., A.D., G.Z., D.B., A.A., H.A., dhe R.B., si subjekte të ndryshme ekonomike, kanë kryer edhe veprat penale ‘’Shmangia nga tatimi’’ nga neni 313 të KPRK-së, të cilët, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurat nga qarkullimi i tij, nuk i kanë përfshirë të gjitha informatat lidhur me të ardhurat e tij.

Page 13: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

11

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident me fatalitet

Gjilan, 5 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit K.Z., për shkak të dyshimit se ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person edhe ka humbur jetën.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 4 korrik 2019, rreth orës 22:55 minuta, në fshatin Uglar, komuna Gjilan, saktësisht përballë varrezave të fshatit, i dyshuari K.Z., duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Vectra’’, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes, ku me pjesën e parë të automjetit, e godet në pjesën e parë automjetin tjetër, të markës ‘’Mercedes’’, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G.S., i cili pëson lëndime vdekjeprurëse.

I ndjeri është dërguar në Qendrën Emergjente, pa shenja jete, ndërsa, përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre (3) pasagjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prokurori kujdestar, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim të hetimit të kësaj çështje penale, si dhe, ndaj të dyshuarit ka parashtruar kërkesën për paraburgim në afat prej 30 ditësh, për të cilën pritet që brenda afatit ligjor të vendosë Gjykata Themelore në Gjilan.

Page 14: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

12

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Arrestohen 23 persona për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje të ryshfetit”

Prishtinë, 5 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se gjatë aksionit të sotshëm të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar njëzetetre (23) persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria njofton se nga njëzetetre (23) personat e arrestuar pesë (5) prej tyre me inicialet B.J., A.K., L.B., H.J. dhe Sh.S., janë një (1) menaxher, tre (3) mjekë dhe një (1) psikolog i një ordinance, si dhe janë arrestuar dy personat me inicialet A.T dhe P.T., nga një auto shkollë në Fushë Kosovë.

Po ashtu, nga Ministria e Infrastrukturës janë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona me inicialet, F.K., N.L., F.L., L.A., E.B., L.Sh., F.A., F.F., A.M., A.R., N.B., F.E., M.M., A.B., Sh.Z dhe D.Zh., prej tyre, Drejtor, menaxher dhe ekzaminer të Departamentit për Patentë Shofer.

Personat e lartcekur dyshohet se u kanë mundësuar personave të tjerë që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa i kaluar testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave në vlera të ndryshme, varësisht prej kategorisë që kanë qenë të interesuar ta marrin.

Gjithashtu, nga ky aksion janë sekuestruar, teste për provim me shkrim, dy DVR të kamerave, dy fletore të regjistrit të kandidateve për patentë shofer, si dhe dhjetë fletore të kandidatëve që janë pajisur me certifikata, të gjitha këto prova relevante që do të përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Page 15: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

13

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për 1.034 gram “Marihuanë”

Gjilan, 10 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj një personi, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur njëmijë e tridhjetë e katër (1.034) gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari B.M. (1975)., më 9 korrik 2019, rreth orës 11:30 minuta, në fshatin Rogoçicë komuna e Kamenicës, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, pa autorizim dhe me qëllim të shpërndarjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tij, nga ana e policisë, janë gjetur katër paketime substancë narkotike, dy nën ulësen e vozitësit dhe dy nën ulësen e pasagjerit, në sasi prej njëmijë e tridhjetë e katër (1.034) gram, e llojit ‘’Marihuanë’’, e cila edhe është konfiskuar.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, me kërkesë të prokurorit të çështjes janë sekuestruar përkohësisht:

- Një (1) veturë, e markës ‘’Mercedes’’,

- Para të gatshme (1,558.75 Euro dhe 500 Lekë), si dhe,

- Tre (3) telefona mobil.

Page 16: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

14

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Zv. Kryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, mori pjesë në takimin e Task Forcës Kundër Narkotikëve tek të rinjtë dhe Sigurisë në Shkolla

Prishtinë, 10 korrik 2019 – Zv. Kryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, ka marrë pjesë në takimin konstituiv të Task Forcës Kundër Narkotikëve tek të Rinjtë dhe Sigurisë në Shkolla, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë fjalës së saj, zv. Kryeprokurorja Morina, ka vlerësuar se tema e këtij takimi është e një rëndësie të veçantë, dhe se kjo dukuri kërkon trajtim serioz dhe një angazhim proaktiv të të gjitha institucioneve ligjzbatuese.

Page 17: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

15

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Zv. Kryeprokurorja Morina, ka potencuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, si dhe përkitazi me mandatin të cilin e ka, në vazhdimësi ka treguar përkushtim dhe vendosmëri në forcimin e sundimit të ligjit, duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme në luftimin e veprave të ndryshme penale, përfshirë këtu edhe luftën e pakompromis kundër narkotikeve.

“Në bazë të të dhënave, gjatë vitit 2018 të gjitha Prokuroritë Themelore në nivel vendi kanë pranuar në punë gjithsejtë 1,281 raste me mbi 1,428 persona, nga këto lëndë janë zgjidhur 1,256 raste me 1,300 persona.

Ndërkaq gjatë periudhës janar – qershor 2019, Prokuroritë kanë pranuar në punë mbi 511 raste me mbi 615 persona nga këto lëndë janë zgjidhur 485 raste me mbi 533 persona”, ka deklaruar zv. Kryeprokurorja Morina.

Zv. Kryeprokurorja Morina ka përmendur edhe aktivitetet e ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit, ku disa prokurori kanë caktuar edhe koordinator për trajtimin e këtyre rasteve. Po ashtu, sipas zv. Kryeprokurores Morina nëpërmjet shoqatës së grave gjyqtare dhe prokurore nëpër shkolla dhe komunitet janë mbajtur ligjërata të ndryshme për të ngritur vetëdijen e rrezikut nga përdorimi i drogave dhe përdorimi i armëve të ndryshme që fëmijët i marrin nëpër shkolla.

Në fund, zv. Kryeprokurorja e Shtetit, ka thënë se nga takimi i sotëm pret që të forcohet komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi ndër-institucional, ku dhe do të shënohen rezultate konkrete në luftën kundër narkotikeve dhe dukurive të tjera negative tek të rinjtë.

Page 18: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

16

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit për grabitjen e filialit për transferim parash në Vushtrri

Mitrovicë, 11 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja” nga neni 317, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit E.H dhe F.Z, me datën 10.07.2019, rreth orës 09.20 në Vushtrri, duke vepruar së bashku, me përdorimin e forcës dhe me kanosje serioze për të sulmuar jetën personit tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim që vetes ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.

Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit duke bërë roje.

Dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e mërkurë, me datën 10 korrik, dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Page 19: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

17

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjen e filialit për transferim parash në Vushtrri

Mitrovicë, 12 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja” nga neni 317, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit E.H dhe F.Z, me datën 10.07.2019, rreth orës 09.20 në Vushtrri, duke vepruar së bashku, me përdorimin e forcës dhe me kanosje serioze për të sulmuar jetën personit tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim që vetes ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.

Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit duke bërë roje.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 12 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve të cilët kanë qenë në ndalim nga data 10 korrik, masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Page 20: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

18

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kryeprokurori Lumezi dhe Kryesuesi i KPK-së, Hyseni vizituan Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 17 korrik 2019 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë zhvilluar një vizitë pune në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me ç’rast kanë takuar u.d Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore, Kujtim Munishi dhe prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda dhe Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në këtë prokurori.

Kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar nga u.d Kryeprokurori dhe të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie përkushtim dhe efikasitet më të madh në trajtimin e lëndëve që ndërlidhen me korrupsionin, krimet ekonomike, krimet financiare, si dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të tjera kriminale të cilat janë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi ka potencuar nevojën e avancimit të profesionalizmit, llogaridhënies dhe efikasitetit të prokurorëve në

Page 21: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

19

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

trajtimin e rasteve të ndryshme penale, si dhe ka kërkuar rol më aktiv nga u.d Kryeprokurori në mbikëqyrjen e punës së prokurorëve.

Në anën tjetër, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pohuar se do të jetë në shërbim të plotë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për çdo prokurorë, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive përkatëse.

Në fund, të dy bartësit e sistemit prokurorial kanë ofruar bashkëpunim dhe përkrahje për u.d Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të gjithë prokurorët dhe stafin mbështetës në kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, si dhe janë zotuar se do të angazhohen në plotësimin e të gjitha nevojave të kësaj prokurorie.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për trafikim me njerëz

Gjilan, 18 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme, më 17 korrik 2019, rreth orës 13:30 minuta, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale \’\’Trafikimi me njerëz\’\’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari J.K., me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar të dëmtuarën D.G., në atë mënyrë që me anë të shtrëngimit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, ndërsa më 28 shkurt 2019, të njëjtën e ka transportuar me automjetin e tij, në një motel në Gjilan, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

Gjithashtu, përmes aplikimit të masave të fshehta ka rezultuar se i dyshuari ka përdorur forcë ndaj viktimës, në rastet kur ajo kishte refuzuar të ofronte shërbime seksuale, madje edhe personalisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, duke e shfrytëzuar pozitën e pambrojtur të saj.

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ndaj të dyshuarit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, për veprën penale \’\’Trafikimi me njerëz\’\’,

Page 22: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

20

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

pasi ekziston rreziku i ikjes, ndikimit te e dëmtuara dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Për këtë rast, njëkohësisht prokuroria ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarit L.C., në drejtim të veprës penale \’\’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit\’\’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 19 korrik 2019 – Më 17 korrik, një djalosh i vogël nëntë vjeç u vra në Fushë Kosovë. Vendi ynë, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët janë të tronditur nga humbja tragjike e djaloshit të ri. Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë.

Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë.

I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes në këto momente të rënda.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkesë për paraburgim, për veprën penale Dhunimi

Gjakovë, 19 korrik 2019 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H., nga Komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “ Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 1 të KPRK-së.

Page 23: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

21

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Rasti ka ndodhur me 18.07.2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një Klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë, dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë

Prishtinë, 19 korrik 2019 - Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës – Njësia për Krime të Luftës, Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë.

Në zbatim të kësaj urdhërese, sot me datë 19.07.2019, nga institucionet relevante janë realizuar veprimet e përcaktuara nga Prokuroria, me ç ‘rast janë gjetur mbetje mortore të një trupi i cili dyshohet të jetë viktimë e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Pas gjetjes se mbetjeve mortore, Prokuroria Speciale ka urdhëruar Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, qe të bëjë ekzaminimin e këtyre mbetjeve mortore, me qellim të identifikimit të saktë të identitetit të viktimës përmes analizave të AND-së.

Procedura e kërkimit të mbetjeve tjera mortore të mundshme, në këtë lokacion dhe lokacione tjera, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim sipas urdhëresave të Prokurorisë Speciale.

Page 24: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

22

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Komunikatë për media

Gjilan, 20 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje, ndërsa, një person tjetër i moshës 27 vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës. I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

- Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

- Një (1) armë e llojit ‘’Browning’’, kalibër 7.65 mm,

- Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

- Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën. I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë.

Page 25: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

23

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Është arrestuar personi G.S., për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 20 korrik 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se, sot, gjatë ditës është arrestuar i pandehuri G.S., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”, në‘ kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 të‘ Kodit Penal të‘ Republikës Socialiste Federale të‘ Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 të‘ Konventës së‘ katërt të‘ Gjenevës, po ashtu e penalizuar me nenin 146, lidhur me nenin 31 të‘ Kodit Penal të ‘ Republikës se Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore, 15 dhe 16 prill 1999, i pandehuri G.S., në‘ bashkëkryerje me të‘ pandehurit tjerë pjesëtarë të njësive rezervë të njësive ushtarake dhe policor të Serbisë, gjatë një ofensive të drejtuar kundër popullsisë civile në Komunën e Lipjanit dhe lokaliteteve për rreth, me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre, e pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë.

Me këto veprime i pandehuri G.S., në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”, në‘ kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 të‘ Kodit Penal të‘ Republikës Socialiste Federale të‘ Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3 të‘ Konventës së‘ katërt të‘ Gjenevës, po ashtu e penalizuar me nenin 146 dhe lidhur me nenin 31 të‘ Kodit Penal të‘ Republikës se Kosovës.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur.

Page 26: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

24

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Një person i vdekur nga lëndimet e rënda

Prishtinë, 20 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019Arrestohen Trafikantët e Armëve

Ferizaj, 24 Korrik 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se pas një hetimi intenziv disa mujor, i filluar nga fundi i vitit 2018, me masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar – DHKO në Prishtinë, kanë kryer disa bastisje në disa lokacione në regjione të ndryshme në tërë Kosovën.

Me ç ‘rast janë sekuestruar një sasi e madhe e armëve dhe municion të llojeve të ndryshme.

Deri më tani:

Tridhjetë e shtatë (37) revole.

Tetë (8) armë gjuetie.

Page 27: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

25

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Tri (3) armë AK-47.

Dy (2) armë gjysmë automatike.

Shtatë (7) armë të gjata.

Një (1) pushkë ajrore.

Tetëmbëdhjetë (18) karikator.

Pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve),

Një sasi e madhe e fishekëve.

Rreth nëntë mijë (9,000) copë të kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu, janë sekuestruar të holla rreth 10.000 € si dhe dy (2) vetura,

Ku me këtë rast janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, me inicialet: A.F.,P.F.,M.F.,M.SH.,I.R., R.M.,N.M.,P.M., A.F.,B.A.,S.N.,A.H., K.P.,E.B.,K.D., B.J.,S.K.,F.U.

Ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se operacioni ende është duke vazhduar.

Page 28: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

26

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për rastin e vdekjes tragjike të dy të rinjve në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizren, 25 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet Sh.S., M.M. dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6-1 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 29.06.2019 pas mesnatës në Autostradën “ Ibrahim Rugova “ tek ura, në afërsi të fshatit Sllapuzhan – Komuna e Suharekës, të akuzuarit nga pakujdesia shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve e që ka rezultuar me vdekjen e dy personave.

Të pandehurit, si vozitës dhe punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”, ndalin autobusët në vendin kritik, për të bërë shkëmbimin e telefonave mobil dhe disa lista të udhëtarëve. Fillimisht ndalet i pandehuri Sh.S., i cili ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Shqipërisë, kurse i pandehuri B.B., ndalet nga ana e kundërt. I pari nga autobusi i të pandehurit Sh.S., del i ndjeri G.G., për ta trupuar trasenë, ku bie poshtë. Në ndërkohë, vie me autobus nga kahja e njëjtë i pandehuri M.M., ku nga autobusi del i ndjeri A.B., ku bie poshtë urës në hapësirën e pa mbuluar në mes të dy kahjeve që ndajnë autostradën.

Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të KPR-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Page 29: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

27

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim për trafikantët e armëve

Ferizaj, 26 Korrik 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin, se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Kundër njëmbëdhjetë (11) personave të pandehur, me inicialet: A.F., M.F., P.F., A.F.,M.SH., R.M.,N.M.P.M., I.R., B.A., dhe F.U., tek të cilët me rastin e bastisjes dhe kontrollit, u janë gjetur një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të ndryshme dhe ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje do të kryenin veprat penale:

\”Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse\”.

Nga neni 364 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe \”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve\” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për rrëmbim, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje

Mitrovicë, 24 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë -Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve G.G. dhe L.O., në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi”, nga neni 194 paragrafi 2, nën paragrafi 2.1 dhe 2.3 të lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve“ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK, si dhe për veprën penale “Kanosje“ nga neni 185 paragrafi 2 i KPRK-së.

Prokuroria njofton opinionin se të pandehurit G.G. dhe L.O., më 24

Page 30: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

28

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

shkurt 2019, në fshatin Llaushë të Skenderajt, me përdorimin e forcës dhe të kanosjes duke përdorur armën, e kanë marrë dhe mbajtur viktimën M.G., me qëllim që të mos e lirojnë para se i njëjti t’u ofrojë të pandehurve dobi pasurore. Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”, nga neni 194 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 dhe 2.3 të lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, i pandehuri G.G., ka pasur në posedim armën e tipit “Skorpion”, dhe me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve “nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.

Ndërkaq, i pandehuri L.O., më 25 shkurt 2019, e ka thirrur dhe kërcënuar seriozisht viktimën M.G, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje“ nga neni 185 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019Aktakuzë për falsifikim të parave

Mitrovicë, 26 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit L.H., në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton opinionin i pandehuri L.H., më 20 mars 2019, në Mitrovicë ka vënë në qarkullim monedha metalike, të cilat edhe pse e ka ditur që janë të falsifikuara, i ka përdorur në një kioskë dhe në një market për të blerë cigare. Të pandehurit, pas ndalimit nga policia, i janë konfiskuar po ashtu disa monedha metalike, të cilat pas ekzaminimit kanë rezultuar të falsifikuara.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë,

Page 31: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

29

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Një muaj paraburgim për tre të rinjtë që u ndaluan me narkotikë dhe revole pa leje

Mitrovicë, 26 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tre të dyshuarit L.B., A.B., dhe B.H., nga Mitrovica, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale. “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 20 korrik 2019, tre të dyshuarit bashkë me të dyshuarin tjetër G.B (i cili gjatë shoqërimit në polici ka arritur të ikë dhe gjendet në arrati), janë ndaluar nga policia, ku rezulton që të dyshuarit së bashku dhe pa autorizim kanë transportuar substancë narkotike me qëllim shitje dhe shpërndarje.

Të dyshuarit, pas ndaljes nga policia, duke e ditur që po transportonin substance narkotike, të njëjtit kanë filluar ta hedhin një sasi narkotikësh jashtë veturës me qëllim të fshehjes dhe mos diktimit nga policia, ku pas ndalimit policia ka gjetur një sasi substance narkotike me peshë të përgjithshme 64,37 gramë e llojit marihuanë, si dhe një revole me një karikator dhe një fishek, e cila është poseduar pa leje përkatëse.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar tre të dyshuarve, masën e paraburgimit prej një (1) muaji, ndërkaq për të dyshuarin G.B i cili gjendet në arrati me kërkesë të prokurorit është lëshuar urdhër arresti.

Page 32: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

30

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prizren, 26 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 rreth orës 00:30 minuta në Prizren, në lagjen “Kurillë”, i pandehuri pas një mosmarrëveshjeje paraprake tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.G., në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij të markës “Audi”, del prej automjetit dhe fjaloset me Q.G., dhe pas përleshjes me të, e nxjerrë pistoletën e markës ,”Petro Beretta” e kalibrit 7.65 mm., dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të të dëmtuarit Q.G., duke i shkaktuar lëndime e plagë nga arma e zjarrit.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.

I pandehuri gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të vazhdohet kjo masë dhe i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Page 33: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

31

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që kundërligjshëm përfitoi 20.850 euro

Gjilan, 26 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarit B.H., t\’ia caktojë masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi dyshohet se përmes mashtrimit ka përfituar 20.850 (njëzetmijetetëqindepesë) euro, i cili edhe gjendet në ndalim 48 orësh.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga data 14 janar 2018, deri më 9 prill 2019, në Gjilan, i dyshuari B.H., me anë të paraqitjes së rreme, duke fsheh faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e ka mashtruar të dëmtuarin N.H., në atë mënyrë që e ka vënë në lajthim duke i propozuar se do t\’a njohë me një femër, ku edhe i\’a jep një numër telefoni kinse të një femre, me ç\’rast në këtë numër i njëjti bisedon vetëm dy herë drejtpërdrejtë me të, ndërsa më pas të gjitha bisedat janë zhvilluar përmes sms-ve, kinse me femrën e propozuar, mirëpo në realitet biseda është zhvilluar me të dyshuarin.

I dyshuari për secilën bisedë të zhvilluar ka marrë nga i njëjti shuma të ndryshme të parave, me pretekst se do t\’ia japë femrës së propozuar, duke i premtuar se do t\’i takojë për të krijuar lidhje.

Në këtë mënyrë, i dyshuari e ka mashtruar të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 20.850 (njëzetmijetetëqindepesë) euro, ku me këto veprime dyshohet ka kryer veprën penale \’\’Mashtrimi\’\’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Page 34: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

32

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Një muaj paraburgim të dyshuarit që iu gjetën në banesë 2.4 kilogramë drogë, pranga, fishekë dhe sprej

Mitrovicë, 29 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin F.S., nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 1 të KPRK, “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“ nga neni 268 paragrafi 1 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se deri me datë 27 korrik 2019, i dyshuari në banesën e tij në Vushtrri, pa autorizim është furnizuar me substancë narkotike në sasi prej 2 kilogramë e 400 gramë të llojit marihuanë të ndara në nëntë (9) qese në sasi të ndryshme, si dhe një (1) qese në të cilat ishin farat e bimës së kanabisit me peshë prej 34.3 gramëve, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur një palë pranga të ngjashme me të policisë, tetë (8) copë fishekë, si dhe një (1) sprej.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur me datën 28 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit F.S., masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Page 35: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

33

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

NJOFTIM PËR MEDIA

Gjilan, 30 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, sqaron publikun lidhur me shkrimet e publikuara nga disa mediume se, ‘’Z. Esat Ademi – prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, përmes rrjetit social Facebook, ka porositur një lloj produkti për potencë seksuale, nga një faqe e blerjeve Online’’.

Me qëllim të informimit të drejtë, ju njoftojmë se persona të panjohur kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit në fjalë, të cilët kanë arritur që të kenë qasje në llogarinë personale të tij, në rrjetin social ‘’Facebook’’, duke kontaktuar me një faqe për blerje Online, me ç’rast pas publikimit nga mjetet e informimit, i njëjti e ka kuptuar se dikush ka bërë një keqpërdorim të tillë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti, menjëherë ka ndërmarrë veprime hetimore, duke autorizuar Policinë – Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike, në Prishtinë, që të fillojë grumbullimin e provave, në mënyrë që të zbulohen personat që kanë keqpërdorur llogarinë e prokurorit të shtetit, në drejtim të veprës penale ‘’Cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazave të të dhënave kompjuterike’’, nga neni 199 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që më datë të papërcaktuar dhe pa autorizim është bërë ndërhyrje dhe komunikim elektronik, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me qëllim të cenimit të integritetit të tij personal.

Page 36: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

34

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për “Grabitje”

Gjilan, 31 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.

Ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit L.H. dhe S.H., në Gjilan, më 3 korrik 2019, rreth orës 18:30 minuta, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë depërtuar në shtëpinë e të dëmtuarit S.S., me ç’rast nën kanosje kanë grabitur të holla në shumë prej 65.000 (gjashtëdhjetepesë mijë) euro dhe një shumë të konsiderueshme ari.

Gjithashtu, më 11 korrik 2019, në njërën nga filialet e postës së Kosovës, në Gjilan, të dyshuarit të armatosur dhe të maskuar, kanë depërtuar brenda objektit, ku fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pike, tani të dëmtuarit F.V. dhe E.R., ndërsa më pas nga arka kanë arritur që të marrin 300 (treqind) euro.

Të dyshuarit, këto veprime i kanë ndërmarrë në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër F.S., i cili është arrestuar më 24 korrik 2019.

Prokurori i rastit, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarve t’ia caktojë masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, me dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer dy vepra penale të ‘’Grabitjes’’.

Page 37: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

35

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale

Prizren, 31 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve: M.G., Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale dhe atë: M.G., veprat “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të akuzuarit Sh.G. dhe A.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa të akuzuarit, Sh.G., A.G., A.G., E.M., dhe A.M., kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 paragrafi 1 i KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari M.G., me datë 04.07.2019 në Suharekë, në oborrin e pompës së derivateve të naftës ,,Ard com oil” pas një mosmarrëveshje paraprake që ka pasur i akuzuari E.M., me vëllezërit e të akuzuarit, Sh.G., dhe A.G., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Sh.M., në atë mënyrë që e lë takimin në oborrin e pompës së derivateve ,,Ard com oil” lidhur me mosmarrëveshjen e ndodhur disa orë më heret. Dhe, pas takimit dhe zhvillimit të një bisede të shkurtër fillon një rrahje e të akuzuarit M.G., së bashku me vëllezërit e tij Sh.G., A.G., dhe A.G., me E.M., dhe A.M., dhe të dëmtuarin Sh.M.

Kështu, i pandehuri M.G., i cili në brez e kishte pistoletën e markës M 57 e kalibrit 7.62 mm e nxjerr dhe me të shtënë në drejtim të të dëmtuarit Sh.M., ashtu që e qëllon duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe plagë nga arma e zjarrit.

Me këto veprime, i akuzuari M.G., ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.

Ndërsa, i akuzuari i dytë Sh.G., dhe i akuzuari i tretë A.G., si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, kurse, të akuzuarit Sh.G, A.G dhe A.G., si dhe E.M., dhe A.M., kanë

Page 38: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

36

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”sipas KPRK-së.

I pandehuri M.G., gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të vazhdohet kjo masë, si dhe të gjashtë të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik

Gjilan, 31 korrik 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.B., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Sipas aktakuzës, më 01 korrik 2019, rreth orës 12h, në fshatin Ramnishtë, komuna e Vitisë, i pandehuri G.B., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës VW Golf, pa patentë shofer, ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.

Në bazë të ekspertizës së komunikacionit, i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 112 k/h, edhe përkundër faktit që shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h, me ç’rast për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në vendbanim, me anën e djathtë të pjesës së parë të automjetit, e ka goditur këmbësorin, tani të ndjerin S.D., i cili ishte duke trupuar rrugën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili me urgjencë transferohet në QKUK, në Prishtinë, ku pas 7 ditëve, përkatësisht më 8 korrik 2019, ka ndërruar jetë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Page 39: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

37

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkesë për paraburgim për rrezikim të trafikut publik

Gjakovë, 01 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.H., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 nën paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Më 26 korrik 2019, rreth orës 14:20 minuta, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ku gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna”, shkakton aksident në komunikacion, duke dal në drejtimin e kundërt të rrugës dhe e godet automjetin e markës” VW Golf II”.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa i pandehuri dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 01 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Z.A., në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, dhe E.S., në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Page 40: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

38

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Z.A., në periudhën kohore janar - dhjetor të vitit 2015 në Prizren, në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik: TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj. Në atë mënyrë që, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, ashtu që për tri televizionet arrinë shumën prej 11.800 euro në vjet.

Ndërsa, i akuzuari i dytë E.S., në periudhën kohore janar - dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik: TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me sensibilizimin e opinionin publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit. I njejti lidh kontratë me TV Opinion, TV Besa dhe me TV Prizreni, ashtu që për tri televizonet arrinë shumën prej 11.800 euro në vjet.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit Z.A., dhe E.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cilat i’u vihet në barrë.

Page 41: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

39

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 02 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër H.H., në cilësinë e ish - Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari H.H., në periudhën kohore janar të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion dhe TV Besa, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Në atë mënyrë, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, ku vlera totale e kontratave me TV Opinion dhe TV Besa arrinë shumën prej 7000 € (shtatë mijë euro).

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri H.H., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Page 42: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

40

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik

Gjilan, 02 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.Z., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, i cili gjendet nën masën e paraburgimit, që nga data 06 korrik 2019.

Sipas aktakuzës, më 04 korrik 2019, rreth orës 22:55 minuta, në rrugën Uglarë-Malishevë, i pandehuri K.Z., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës ‘’Opel Vectra’’, ka shkaktuar aksident komunikacioni me fatalitet.

Aksidenti është shkaktuar për shkak të mos përshtatjes së lëvizjes së automjetit në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, ndërsa i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 89 km/h, me ç’rast gjatë kalimit në kthesë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke kaluar në shiritin tjetër të lëvizjes, ku edhe ka goditur automjetin tjetër të markës ‘’Mercedes’’, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G.S., ku nga goditja i njëjti ka marrë lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime të lehta trupore ka marrë nëna e tij, tani e dëmtuara F.S., si dhe bashkudhëtarët në automjetin e të pandehurit, tani të dëmtuarit B.Z., A.Z. dhe Z.Z.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin K.Z., ka shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe t’i shqiptojë dënim plotësues – Ndalimin e drejtimit të automjetit.

Page 43: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

41

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 05 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.K., në cilësinë e ish - Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, pranë Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari N.K., në periudhën kohore janar - dhjetor të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Kështu që, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese në sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ashtu që me TV Opinion vlera totale e kontratës arrinë shumën 7200 € (shtatë mijë e dyqind euro).

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Page 44: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

42

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ferizaj, 07 Gusht 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në \”Lagjen e Pajtimit \”, komuna Shtime, ka ndodhur një vjedhje grabitqare.

Sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë me armë zjarri, ndërsa, 300 metra larg shtëpisë, është gjetur trupi i pajetë i njërit nga grabitësit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

NJOFTIM PËR MEDIA

Prizren, 07 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se mbrëmë më 6 gusht 2019, rreth orës 23:18 në Prizren në rrugën “Hysni Morina”, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, i dyshuari i gjinisë mashkull me inicialet B.V., dhe viktima e gjinisë femër A.V., kanë qenë bashkëshortë, ndërkaq ende nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje. Në vendin e ngjarjes është gjetur viktima, pistoleta, dy karikatorë si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Po ashtu, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:

- Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074;

Page 45: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

43

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

- Dy karikatorë; si dhe

- 42 fishekë të pistoletës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa, gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhunë në familje apo rast të ngjashëm.

Prokuroria Themelore në Prizren, rastet e dhunës në familje i trajton me prioritet dhe ka të caktuar dy prokuror që që merren me trajtimin e rasteve të tilla. Andaj, Prokuroria Themelore në Prizren, si institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi ligjore dhe Kushtetuese mbetet e përkushtuar për luftimin e çfarë do lloj natyre të kriminalitetit që bie mbi kompetencën dhe përgjegjësinë e kësaj Prokurorie.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Vrasje”

Ferizaj, 08 Gusht 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinion se sot, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të pandehur, A.N., dhe N.N., të cilët gjenden në ndalim që nga data 07.08.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 07 Gusht 2019, rreth orës 03:20, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin F.G., i cili paraprakisht, së bashku me një person tjetër, tani për tani i panjohur, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me t’i vërejtur i pandehuri, fillon të përleshet fizikisht me ta, ku edhe plagoset me armë zjarri nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë të largohen nga shtëpia, ndërsa, diku pas 300 metrave, të pandehurit arrijnë që ta kapin dhe përleshen me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes , e godasin me thikë në pjesë vitale të trupit, ku nga

Page 46: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

44

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

këto goditje F.G., mbetet i vdekur, me të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë kundër katër personave për gjashtë vepra penale

Prizren, 13 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.S., P.T., L.Sh., dhe F.Xh., të cilët gjenden në paraburgim nga data 12.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substrancave psikotrope ose analoge”, “Zjarrvënia”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe për veprën penale “Detyrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit B.S., dhe P.T., nga periudha kohore shkurt 2017 deri në gusht të vitit 2018 në Prizren, si bashkëkryerës, pa autorizim shpërndajnë dhe shesin substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që nëpërmjet telefonave celular, gjë vërtetohet nga bisedat e transkriptuara nga përgjimet, ofrojnë dhe shesin narkotikë të llojit “kokainë” në sheshin Shadervan prapa xhamisë së Sinan Pashës si dhe para oborrit të shkollës së muzikës, personave S.K., V.C., A.G., dhe të tjerëve, të cilët paraprakisht me telefon kanë caktuar vendin e takimit, çmimin si dhe sasinë e narkotikut duke përdorur gjuhën e koduar. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Po ashtu, sipas aktakuzës, të akuzuarit B.S., P.T., L.Sh., dhe F. Xh., nga periudha kohore shkurt 2017 deri në dhjetor të vitit 2018 në Prizren, në bashkëkryerje në shkelje të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët, merren me shitblerjen e paautorizuar e armëve gjë vërtetohet

Page 47: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

45

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

nga bisedat e transkriptuara nga përgjimet, e që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të armëve. Me këto veprime në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372, paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari F.Xh., me datë 12.12.2018 në ora 11:15 minuta në Prizren, pas një bastisje të shtëpisë së tij familjare, është gjetur se posedon pa autorizim substancën psikotrope të llojit “marihuan” e cila është e ndaluar me ligj, në një sasi prej 1.35 gr.

Me këtë ka kryer veprën penale “Posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substrancave psikotrope ose analoge” nga neni 275 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, i akuzuari B.S., me datë 20.01.2018, rreth orës 02:50 minuta, në Prizren, me qëllim dhe dashje për t’ia dëmtuar pasurinë e të dëmtuarit L.S., për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore të pa zgjidhura, i’a vë zjarrin veturës Renault Clio, duke i shkaktuar dëm rreth dymijë e pesëqind euro (2.500 €), ku si pasojë, zjarri përfshinë edhe veturën Opel Corsa, pronë e të dëmtuarit J.S., duke shkaktuar dëm në vlerën rreth tre mijë e pesëqind euro (3.500 €), si dhe zjarri përfshinë edhe shtëpinë e të dëmtuarit V.P., ku si pasojë dëmtohet fasada e kësaj shtëpie e cila kap vlerën e dëmit rreth dymbëdhjetë mijë euro (12.000 €), me ç’rast vlera e përgjithshme e dëmit material kap shumën rreth tetëmbëdhjetë mijë euro (18.000 €). Me këto veprime B.S., ka kryer, veprën penale, “Zjarrvënia”, nga neni 334, paragrafi 2, të KPRK-së.

Po ashtu, i akuzuari B.S., me datë 22.05.2018, rreth orës 03:07 minuta, në Prizren, së bashku me L.Sh., dhe B.K., bënë marrëveshje për të dëmtuar pasurinë e A.Q. Kështu, së bashku, shkojnë afër vendit të ngjarjes, pikërisht ku banon i dëmtuari A.Q., fshihen prapa banesave, me ç’rast i akuzuari B.S., me L.Sh., qëndrojnë në automjet duke bërë roje, ndërsa B.K., zbret nga automjeti dhe me një mjet të fortë “çekiç” e godet disa herë në pjesë të ndryshme veturën “Renault Fingo”. Me këto veprime, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, të akuzuarit B.S., dhe L.Sh., nga periudha kohore shkurt

Page 48: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

46

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

2017 e deri më datë 14.04.2018, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për të akuzuarin B.S., për shkak të mosmarrëveshjeve të pronës së përbashkët, përdorë kanosjen serioze personalisht dhe përmes të akuzuarit L.Sh., e kërcënon duke dërguar porosi të dëmtuarit L.S., që nëse nuk paguan shumën prej pesëdhjetë mijë euro (50.000€) do të ketë pasoja serioze për jetën dhe pasurinë e tij, ashtu që e nxit të akuzuarin L.Sh., që përmes telefonit të kanosë seriozisht të dëmtuarin L.S., nga i cili kërkon shumën prej pesëdhjetë mijë euro (50.000€). Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Detyrimi”, nga neni 340, paragrafi 2-1, lidhur me nenin 31, të KP-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që, për të pandehurit të vazhdohet masa e paraburgimit, si dhe ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

“Vdekje e dyshimtë’’ në Gjilan

Gjilan, 21 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, më 21 gusht 2019, rreth orës 07:17 minuta, një person i moshës 42 vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Dyshohet se i ndjeri B.E. (1977), nga fshati Ramjan komuna Viti, derisa ishte duke punuar së bashku me dy punëtorë tjerë tek një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, përkatësisht në dalje të Gjilanit, rruga e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç’rast edhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i shtetit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Page 49: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

47

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për pastrim të parave dhe shmangie nga tatimi

Prishtinë, 22 gusht 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave R.M., M.M., Xh.K., V.M., F.M dhe R.K., për veprat penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, nën paragrafin 1.2, nën paragrafi 1.5 dhe paragrafi 3 nën paragrafi 3.1., të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për “Shmangie nga tatimi” e sanksionuar me nenin 313, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Të pandehurit R.M., dhe M.M., nga viti 2010 e deri në 2017, në vazhdimësi, me dashje, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktivitet kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit dhe fshehjes të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në të gatshme (kesh), në llogaritë individuale. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1, nën paragrafin 1.5 dhe paragrafin 3 nën paragrafin 3.1 të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin.31 të KPRK-së.

Të pandehurit F.M., Xh.K., V.M dhe R.K., nga viti 2010 deri në vitin 2017, në vazhdimësi, me dashje, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktivitet kriminal, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, kanë konvertuar dhe transferuar pasurinë, ashtu që kanë kryer transaksione të shumta huazimi për qëllim të maskimit dhe shtresimit të mjeteve financiare të siguruara nga shmangia tatimore dhe aktiviteti kriminal, kanë transferuar shuma parash mes xhirollogarive të tyre me përshkrime të ndryshme si huazim dhe kthim huazimi.

Të pandehurit F.M., Xh.K., V.M dhe R.K., në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, nën paragrafi 1.5 dhe paragrafi

Page 50: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

48

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

3, nën paragrafi 3.1, të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.M., M.M., F.M., Xh.K., V.M., dhe R.K., dyshohen se gjatë periudhës kohore 2010 - 2017, në vazhdimësi, me qëllim të shmangies së pagimit të tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara më ligj, nuk kanë deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i kanë përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tyre, ashtu që kanë dhënë informata jo të sakta nga veprimtaritë e tyre afariste.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi, 1, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të KPRK-së, si dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 459.738.80 euro.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 22 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër I.B., ish – Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 dhe 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.B., prej datës 13.05.2018 e deri me datën 22.05.2018, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar - Drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij, të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që, brenda periudhës kohore të cekur më lartë, bënë shpërndarjen e pasurisë jo financiare (Llaptop dhe çanta të llaptopëve) për asambleistët e Kuvendit

Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 copësh dhe në vërtetimin mbi pranimin e llaptopëve të nënshkruar nga asambleistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron

Page 51: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

49

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik, ashtu siç parasheh Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe Rregullorja e Ministrisë së Financave për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, ndërsa për 3 laptopë të tjerë nuk ka prova se të njëjtët u janë shpërndarë personave për të cilat kanë qenë të destinuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej rreth 19,350.00 euro.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 23 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.G., në cilësi të personit zyrtar - Inspektor në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 dhe 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari A.G., me datë 03.10.2017, në fshatin Reçan të Komunës së Prizrenit, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar - Inspektor në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj, dhe njëkohësisht i ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore, në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për ujërat e Kosovës dhe nenin 12 paragrafi 1.3 të Udhëzimit administrativ për kriteret dhe procedurat për mbrojtjen e brigjeve të ujë-rrjedhave dhe akumulacioneve.

Kështu, i akuzuari A.G., ditën kritike derisa po inspektonte objektin në

Page 52: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

50

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

ndërtim nga investitori H.K., pa fakte, konstaton në procesverbalin për inspektimin e kryer, se investitori ka respektuar pikat e kadastrit, duke i mundësuar investitorit të bëjë ndërtimin e objektit në në rrjedhën e lumit “Lumbardh”, duke i mundësuar H.K., të uzurpojë një sipërfaqe prej rreth 155 metrash katror të pasurisë shoqërore në të cilën e ka ndërtuar një pjesë të objektit.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.G., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019Arrestohen dy persona për Fajde

Ferizaj, 24 Gusht 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka arrestuar dy persona të pandehur me inicialet S.T., dhe L.T., nga komuna Shtime, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale \”Fajdeja\” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nen.31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , veprën penale \”Detyrimi\” nga neni 328 i të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale \”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve\” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndaj të pandehurve, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast, janë zhvilluar bastisje në dy lokacione, ku janë sekuestruar nga ana e Policisë, një revole e markës \”Berandelli\” me pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një automjet \”Citroen\” dhe prova tjera materiale.

Të pandehurit kishin përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes.

Page 53: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

51

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Ndalohen dy persona për veprën penale Lëndim i lehtë trupor

Ferizaj, 26 Gusht 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinion se ka ndaluar dy persona të dyshuar me inicialet R.T., dhe A.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, më 24 Gusht 2019, në Ferizaj, me qëllim të hakmarrjes, kanë ndaluar në rrugë të dëmtuarin R.K., dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Njoftim për media - 27 gusht 2019 - Prokuroria Themelore Prizren

Prizren, 27 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat.

I dyshuari, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Page 54: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

52

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Ndalohet i dyshuari që vuri në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor

Gjilan, 30 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 24 gusht 2019, tek piceria ‘’Grill house’’, në Gjilan, i dyshuari M.A., si pronar i saj, ka vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor, me ç’rast nga konsumimi i tyre disa klientëve iu janë paraqitur probleme shëndetësore, për të cilat janë detyruar të kërkojnë tretman mjekësor, ndërsa një numër i tyre janë ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Bazuar në analizat laboratorike, të cilat iu janë bërë mostrave të marra nga pacientët, dyshohet se helmimi i tyre ka ndodhur si pasojë e konsumimit të ‘’Salmonela Enteriditis’’, e cila kryesisht gjendet në salca të ndryshme dhe ushqime tjera, nga i cili janë helmuar rreth 22 persona.

I dyshuari M.A., gjendet nën masën e ndalimit, që nga data 29 gusht 2019, ndërsa sot, brenda afatit ligjor, prokurori kujdestar ndaj tij do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë kundër tre personave për kanosje dhe sulm ndaj gazetarëve

Prizren, 30 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër E.F., G.P., dhe D.K, për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Page 55: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

53

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.F., me datë 19.07.2019, rreth orës 12:00, në Rr. “Tirana”, në Prizren, saktësisht në parkingun e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, seriozisht e kanos të dëmtuarin C.F., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do t`i shkaktoj ndonjë të keqe, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari C.F., në cilësi të gazetarit të TV “Besa”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartëcekur, i pandehuri E.F., i afrohet të dëmtuarit dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri E.F., me dashje përdorë forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit C.F., dhe G.Z në cilësi të gazetarëve të TV “Besa”, ishin duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, ju afrohet të dëmtuarve, e pastaj i shtynë me duar të dëmtuarit, e me këto veprime, kryen veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri G.P., në cilësi të menaxherit në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të “TV Prizrenit”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartëcekur, i pandehuri afrohet të dëmtuarit, fillimisht me dorë pengon incizimin nga ana të dëmtuarit, e pastaj me dorën e djathtë e sulmon të dëmtuarin derisa ishte duke mbajtur kamerën në duar, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj. Me këto veprime, i pandehuri G.P., ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri D.K., seriozisht e kanos të dëmtuarin N.Xh., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të TV “Prizreni”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, i pandehuri afrohet tek i dëmtuari, fillimisht e pengon që i dëmtuari të incizoj, e më pas drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj. Me këto veprime, i pandehuri D.K., ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së

Page 56: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

54

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit E.F., G.P., dhe D.K., kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen për rastin e gruas nga Suhareka

Prizren, 02 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër I.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 01.06.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.H., i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër, deri në masë të tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetes edhe me vdekjen e personit.

Me datë 31.05.2019 rreth orës 17:30 min., duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Wagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë - Rahovec, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen, ndërkohë, i akuzuari I.H., e ndalë automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, pastaj, viktimën me forcë e nxjerrë jashtë, dhe fillon ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit, më pas, e ndjera H.D., rrëzohet në asfalt, i akuzuari i’a kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, si rrjedhojë e goditjeve, e ndjera H.D., pëson të dëmtime e trauma në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, nga të cilat goditje vdes në QKUK në Prishtinë, me datë 15.06.2019.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.H., ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar

Page 57: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

55

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Për një muaj 167 aktakuza kundër 202 personave

Ferizaj, 02 shtator 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin se gjatë muajit gusht, ka ngritur njëqindegjashtëdhjeteshtatë (167) aktakuza, kundër dyqindedy (202) personave për raste të ndryshme penale

Gjithashtu, gjatë muajit gusht, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dyzetedy (42) persona të dyshuar dhe ka paraqitur tetëmbëdhjetë (18) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzetedy (22) personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Prizren, 03 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., në cilësi të ofiqarit në Komunën e Mamushës, dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari M.Sh., në cilësi të personit zyrtar, si ofiqar në zyrën e Komunës në Mamushë, në dokumentin zyrtar nuk i shënon

Page 58: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

56

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

të dhënat e duhura, në atë mënyrë që me datë 02.02.2016, e përpilon “Aktvdekjen” për të ndjerin R.M, duke paraqitur si trashëgimtarë bashkëshorten e ndjerë H.M, bijtë e tij I.M., S.M., I.M., dhe Gj.M., pa e përfshirë si trashëgimtar edhe birin tjetër të tij, të dëmtuarin Z.Sh., i cili dokument në ndërkohë është përdorur si provë për trashëgimi te noteri. Me këto veprime, i akuzuari M.Sh., kryen veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari A.M., vë në lajthim organin kompetent që në një dokument publik, të vërtetojë një çështje të pavërtetë, në atë mënyrë që pas datës 02.02.2016, shkon në Zyrën e Noteres në Mamushë, e dorëzon “Aktvdekjen” me të dhënat e përshkruara si më lartë në bazë të së cilës, Noterja sjell “Aktvendim Trashëgimor” pa qenë i përfshirë në trashëgimi i dëmtuari Z.Sh. Me këto veprime, i akuzuari A.M., kryen veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” sipas KPRK-së.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit M.Sh., dhe A.M., kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKorrik – Shtator 2019

Aktakuzë kundër të pandehurit për uzurpim të pronës publike

Pejë, 3 shtator 2019 - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës se paluajtshme”, nga neni 320, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, akuzohet së me parë e gjer me datën 13 gusht të këtij vitit, në mënyrë të kundërligjshme ,uzurpon pronën e paluajtshme të Komunës se Pejës dhe Ekonomisë pyjore, pa asnjë bazë ligjore, prona të cilat i pandehuri i kishte shfrytëzuar për parking, gjer me datën e lartcekur derisa largohet forcërisht nga organet kompetente.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Page 59: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

57

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019Arrestohet një person për Fajde

Ferizaj, 05 Shtator 2019 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicialet E.H., nga Ferizaj.

Nën dyshimin se i njëjti që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Page 60: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

58

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, kanë pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së

Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Prishtinë, 5 shtator 2019 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit, fillimisht i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Abbott me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe veprave të ndryshme penale, si dhe përkushtimin e tij për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi ka folur edhe për përgatitjet dhe angazhimet e Prokurorit të Shtetit në procesin e zgjedhjeve të parakohshme, duke premtuar hetim dhe ndjekje penale për të gjithë ata persona të cilët e dëmtojnë procesin zgjedhor.

Ndërkaq, Kryesuesi Hyseni e ka njoftuar Ambasadorin Abbott, me punën dhe veprimtarinë e KPK-së, dhe angazhimin e komisioneve të

Page 61: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

59

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Këshillit në forcimin dhe avancimin e integritetit, profesionalizmit, llogaridhënies, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.

Në anën tjetër, Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka ofruar mbështetje për të përmirësuar sistemin prokurorial, me ç’rast ka deklaruar se sundimi i ligjit ka qenë dhe mbetet prioritet i Mbretërisë së Bashkuar

Të dy krerët e sistemit prokurorial dhe Ambasadori Britanik kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit, për rritjen e transparencës dhe integritetit ndërmjet institucioneve të Prokurorit të Shtetit, Këshillit Prokurorial dhe Ambasadës Britanike në Kosovë në vazhdimin e projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi dhe Kryesuesi Hyseni kanë falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë konsolidimit të sistemit prokurorial të Kosovës.

Page 62: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

60

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Pejë,5 shtator 2019 - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nën-kolonelin Veton Elshanin, Komandantin e Stacionit Policor në Pejë, Nue Nikolla dhe Drejtorin e Drejtorisë se Inspektoratit në Komunën e Pejës, Leutrim Murtezaj.

Në vazhdën e lirimit të hapësirave publike të uzurpuara kundërligjshëm në komunën e Pejës , me iniciativën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, sot është mbajtur takimi i radhës mes institucioneve përgjegjëse për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për lirimin e të gjitha hapësirave publike të uzurpuara.

Si konkluzione nga ky takim u morën që brenda një afati të caktuar kohor të sigurohen nga institucionet përgjegjëse lista e të gjitha pronave publike të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme dhe njëkohësisht të vazhdohet monitorimi i hapësirave publike të liruara gjatë ditëve paraprake nga uzurpatorët.

Page 63: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

61

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë kundër rojtarit të parkut kombëtar “ Bjeshkët e Nemura” për deklarim të rrejshëm dhe mos deklarim të vjedhjes se pyllit

Pejë, 5 shtator 2019 - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, I.E, për shkak të veprave penale “Deklarimi i rremë” nga neni 384, paragrafi 1, të KPRK-së, dhe veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 386, paragrafi 2, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

I pandehuri I.K., akuzohet për shkak se me datën 7 gusht të këtij viti, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Pejës, në procedurën gjyqësore penale, deklaron rrejshëm se derisa ishte në vendin e tij të punës, si punëtor i kompanisë “Comando” e cila ruan laurat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nuk i kishte parë personat e dyshuar të cilët me kamionin e tyre duke transportuar dru të vjedhura, e që në fakt i pandehuri I.K., mesnatën e datës 21 shkurt të këtij viti, ishte takuar paraprakisht me të pandehurin N.I., për të cilin ishte në dijeni se i njëjti se bashku me dy të pandehurit tjerë M.K., B.P., kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli”, dhe të njëjtit nuk i lajmëron fare tek organet përgjegjëse.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen.

Page 64: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

62

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për vrasje të mbetur në tentativë

Prizren, 05 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 28 qershor 2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë ”nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 28.06.2019 rreth orës 13:40 minuta në fshatin Randobravë - Komuna e Prizrenit, në rrugën e hyrjes së fshatit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që derisa ishte duke ecur rrugës së fshatit në drejtim të rrugës magjistrale Prizren - Gjakovë, në momentin kur e vëren të dëmtuarin R.F., nga po i njëjti fshat, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje disa ditë më parë, nga brezi nxjerr një thikë dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin R.F., në pjesën e përparme të djathtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, i dëmtuari transferohet nga vendi i ngjarjes në Spitalin e Prizrenit, e prej aty në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihen në barrë.

Page 65: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

63

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Tre persona të ndaluar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të

armëve”

Prishtinë, 6 gusht 2019 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 5 gusht 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ka ardhur fillimisht deri te përleshja fizike e më pastaj ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të të dyshuarve, F.R., M.R., dhe B.M., N.M., M.M., të cilët kanë qenë të implikuar në këtë rast.

Në njërën anë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R.

Në vendin e ngjarjes kanë reaguar menjëherë njësitet relevante duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe do të urdhërohet që të bëhet obduksioni, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes së tyre.

Page 66: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

64

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë ndaj personit që ka poseduar 48 kilogramë Marihuanë

Gjakovë, 06 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.B, nga Republika e Shqipërisë, për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragraf 2 të KPRK-së.

Me datën 19.06.2019, në pikë kalimin kufitar “ Qafë Morinë”, gjatë kontrollës nga ana e policisë , në automjetin të cilin e drejtonte i pandehuri N.B., janë gjetur shtatë (7) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, në peshë prej 48 kilogram e 650 gramë, të cilën i pandehuri e kishte marrë nga qyteti i Bajram Currit me qëllim trafikimi në qytetin e Gjakovës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri N.M., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Page 67: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

65

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Prishtinë, 9 shtator 2019 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Sakar me punën dhe funksionimin e sistemit prokurorial, në veçanti të Prokurorit të Shtetit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij në forcimin e sundim të ligjit.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori Sakar, kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve turk në Republikën e Kosovës si dhe, për rritjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të drejtësisë kosovare dhe atyre turke në luftimin e dukurive dhe veprave të ndryshme kundërligjore.

Ndërkaq, Ambasadori Sakar ka vlerësuar punën të cilën është duke e bërë Prokurori i Shtetit, me ç’rast ka konfirmuar mbështetjen e shtetit që përfaqëson në forcimin e sistemit prokurorial.

Page 68: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

66

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka falënderuar Ambasadorin, Çağrı Sakar, për ndihmën që shteti turk në vazhdimësi e ka dhënë dhe vazhdon ta japë për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019Aktakuzë për shpëlarje të parave

Prishtinë, 12 shtator 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.G., gjatë vitit 2012-2014, në vazhdimësi, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë se pasurisë se përfituar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, parat në shuma të mëdha të cilat i ka përfituar nga shitblerja e duhanit në mënyrë të kundërligjshme, i ka deponuar dhe transferuar në firma ndërkombëtare. Po ashtu, i pandehuri B.G., nga llogaria e tij rrjedhëse individuale ka realizuar transaksione në vlera të ndryshme.

I pandehuri B.G., këto veprime ka kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.

Gjithashtu, të pandehurit B.G dhe M.P., në bashkëveprim gjatë vitit 2012, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë se përfituar, në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket e ligjshme, duke përfituar mjete materiale në shuma të mëdha të cilat i ka përfituar i pandehuri B.G., në mënyrë të kundërligjshme, kanë vepruar së bashku, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, M.P., duke vepruar sipas sugjerimeve të të pandehurit B.G., ka hapur llogari individuale dhe ka deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale të cilat ia kishte dhënë i pandehuri B.G.

Page 69: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

67

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Me këto veprime dy të pandehurit B.G dhe M.P., në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 lidhu me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nen paragrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.

Ndërkaq, të pandehurit B.G dhe A.I., në bashkëveprim gjatë vitit 2012-2014, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë të përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket e ligjshme, duke përfituar mjete materiale të cilat i ka përfituar i pandehuri B.G., në mënyrë të kundërligjshme nga shitblerja e duhanit kanë vepruar në atë mënyrë që, fillimisht i pandehuri A.I., duke vepruar sipas sugjerimeve të të pandehurit B.G., ka hapur llogari individuale dhe ka deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale të cilat ia kishte dhënë i pandehuri B.G., dhe nga llogaria e vet, llogari individuale fillimisht ka deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale.

Me këto veprime, të pandehurit B.G dhe A.I., kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 308 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për veprën penale vrasja e foshnjës gjatë lindjes

Prizren, 18 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura M.B., me datë 20.04.2019, rreth orës 21:00 në Prizren, në shtëpinë e saj familjare, në katin e dytë, në dhomën e saj, pa dijen dhe ndihmën e askujt nga familjarët, lindë të gjallë foshnjën e gjinisë mashkull, pas lindjes nuk ja pret kërthizën, më pastaj e mbështjellë me një xhemper e çon në tavanin e shtëpisë,

Page 70: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

68

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

ku e lë pa i treguar askujt, i porsalinduri ka jetuar disa orë, ku si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe asifiksisë, i porsalinduri vdes. Si e tillë, vdekja është jo e natyrshme, e konstatuar edhe në raportin e autopsisë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura M.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasja e foshnjes gjatë lindjes” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Page 71: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

69

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjilan, 18 shtator 2019 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z.Jetish Maloku, sot ka pritur në takim Drejtoreshën e Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, znj. Elmina Mahmuti.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe komandantët e stacioneve policore të rajonit të Gjilanit, shefat e hetimeve dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Aziz Azizi.

Gjatë këtij takimi, fillimisht u vlerësuan rezultatet dhe bashkëpunimi i deritanishëm, si dhe u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen këto institucione, me qëllim të koordinimit rreth ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit.

Gjithashtu, prokuroria dhe policia u koordinuan edhe rreth përgatitjes së ekipeve, të cilat do të përbehen nga prokurorë dhe hetues policor, në mënyrë që të vëzhgojnë Zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës, me

Page 72: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

70

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

qëllim që procesi zgjedhor në regjionin e Gjilanit të shkojë sa më mirë.

Po ashtu, të njëjtit theksuan se ekipet e formuara do të përcjellin edhe fushatën zyrtare për zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që të mënjanohen incidentet, gjatë shpalosjes së programeve politike.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Është mbajtur takimi koordinues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Prishtinë, 19 shtator 2019 – Është mbajtur sot, takimi koordinues mes institucioneve të cilat janë nënshkruese të memorandumit të bashkëpunimit për procesin zgjedhor (KQZ, PZAP, PSh, PK dhe KGjK).

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e institucioneve, bashkëpunimi dhe bashkërenditja e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, vetëdijesimi për parandalimin e manipulimeve të mundshme, si dhe roli i shoqërisë civile në këtë proces zgjedhor.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, tashmë

Page 73: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

71

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

ka caktuar për secilën prokurori koordinatorët rajonal, dhe do të angazhoj një numër të konsiderueshëm të prokurorëve, ku do të monitorojnë gjithë procesin zgjedhor, si dhe ka potencuar se në rastet ku paraqiten problemet eventuale, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave dhe Ligjit.

Ndërkaq, përfaqësues të institucioneve tjera, kanë prezantuar planet e tyre lidhur me angazhimet e tyre, si dhe kanë deklaruar se të gjithë janë duke u marr me aktivitete të ndryshme, në bazë të kompetencave që ka secili institucion përkatës.

Po ashtu, nga të pranishmit është theksuar se vetëdijesimi i qytetarëve për parandalimin e manipulimeve të mundshme të zgjedhjeve është mëse i rëndësishëm, pasi që në rastet ku mund të ketë pretendime për keqpërdorime të votave, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të veprojnë menjëherë.

Gjithashtu, të pranishmit u pajtuan që ti bëhet ftesë të gjitha organizatave jo qeveritare, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e lartcekura, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Kjo tryezë është organizuar nga instituti “Demokracia për zhvillim”(D4D).

Page 74: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

72

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet

Prishtinë, 20 shtator 2019 – Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Zvicerane, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar Ambasadorin Lebet me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori zviceran kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë zvicerane. Të dy bashkëbiseduesit e kanë çmuar bashkëpunimin e deritashëm si dhe rëndësinë e thëllimit të tij edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, Ambasadori Lebet, duke vlerësuar punën që po e bënë Prokurori i Shtetit, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit

Page 75: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

73

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë.

Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës dhënë konsolidimit të institucioneve të drejtësisë, me ç’rast ka falënderuar Ambasadorin Lebet për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që ai dhe shteti zviceran vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial të Kosovës.

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për veprën penale Sulmi seksual

Prizren, 25 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili gjendet në paraburgim nga data 27.08.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.J., me datë 24.08.2019, në intervalin kohor 13:18-13:25, në rrugën “Remzi Ademaj”, saktësisht nën “Urën e Gurit” në Prizren, prekë personin tjetër me qëllim seksual, dhe atë fëmiun E.K., duke e ditur që i njëjti është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, në atë mënyrë që pasi e sheh të njëjtin tek “Ura e Gurit”, për ta joshur e thërret që t’ia blejë një pije dhe pasi ia blenë pijen, kërkon që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët, ashtu që së bashku me fëmiun – të dëmtuarin, shkojnë në pjesën e nën urës, aty ia zhvesh pantollonat dhe filllon ta prekë me qëllim seksual.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.J., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Page 76: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

74

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Mbahet tryezë e rrumbullakët për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 25 shtator 2019 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët, të cilën e ka organizuar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), me ç’rast ishin të pranishëm Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe disa anëtarë të KPK-së, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i organizmit të kësaj tryeze ishte diskutimi për zhvillimet e fundit të drejtësisë përgjatë periudhës mars – shtator 2019, i cili është përmbledhur në një analizë të platformës “Drejtësia Sot” të Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur në kontekst së kësaj tryeze për sfidat dhe veprimet operative të Prokurorit të Shtetit, me theks të veçantë për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të të gjitha llojeve në Kosovë, pavarësisht se nga cili nivel vijnë dhe origjinës së tyre institucionale apo politike, me ç’rast

Page 77: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

75

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

ka përmendur një mori rastesh të tilla, duke vënë në pah aktakuzat e ngritura për profilet e larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Para katër-pesë vjetësh as nuk është paramenduar se mund të ketë kaq aktakuza të ngritura për nivelet e profilit të lartë shtetëror, andaj të dhënat e prezantuara duhet të jenë në një nivel me të mirë dhe në harmoni me zhvillimet aktuale në sistemin prokurorial, me qëllim që të nxjerrim në pah të gjitha vështirësitë që kemi dhe të veprojmë në mënyrë profesionale”, ka thënë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi ka diskutuar në vijim edhe për proceset e mbrojtjes së ligjshmërisë dhe ndëshkimin e veprimeve joetike të prokurorëve, të cilat janë vënë në funksion të fuqizimit të transparencës, efikasitetit, integritetit, pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit prokurorial.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka lavdëruar Këshillin Prokurorial për hartimin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve, megjithatë, sipas tij, sistemi prokurorial duhet t’i adresojë çështjet në rastet kur prokurorët e shtetit atakohen apo denigrohen publikisht nga politikanët, si dhe të këtë më shumë rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar të profilit të lartë.

Page 78: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

76

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për bashkimin apo pjesëmarrjen në ushtrinë apo policinë e huaj

Prishtinë, 26 shtator 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”.

Me këto veprime e pandehura N.H., ka kryer veprën penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit (Ligji nr.05/L-002) dhe “Organizimi dhe Pjesëmarrja ne grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i KPK.

Page 79: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

77

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Është mbajtur tryezë për koordinimin e institucioneve për zgjedhjet parlamentare

Prishtinë, 26 shtator 2019 – Është mbajtur sot, tryeza e organizuar nga Prokurori i Shtetit me moton “Mbrojtja e Votës”, ku është diskutuar për angazhimin e përbashkët të institucioneve nënshkruese të memorandumit për zgjedhje (KQZ, PZAP, PSh, PK dhe KGjK).

Në këtë tryezë është diskutuar lidhur me përgatitjet e institucioneve, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, si dhe për vetëdijesimin për parandalimin e manipulimeve të mundshme.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, tashmë ka caktuar 100 prokuror së bashku me 7 koordinatorë rajonal, ku do të monitorojnë gjithë procesin zgjedhor, si dhe ka potencuar se në rastet ku paraqiten problemet eventuale, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave dhe Ligjit.

Po ashtu, Koordinatorja Pula, iu ka bë ftesë të gjitha institucioneve përkatëse, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkëpunojnë ngushtë, para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve me Prokurorin e Shtetit, të paraqesin çdo parregullsi eventuale në mënyrë që të ndërmerren

Page 80: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

78

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

masat e nevojshme për parandalimin e keqpërdorimit të votës.

Ndërkaq, përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, John Bush, u shprehë se SHBA-të, mbështesin projektin “Mbrojtja e Votës” si dhe inkurajojnë të gjithë për të raportuar parregullsitë eventuale.

Përfaqësues të institucioneve tjera, kanë prezantuar planet e tyre lidhur me angazhimet e tyre, si dhe kanë deklaruar se të gjithë janë duke u marr me aktivitete të ndryshme, në bazë të kompetencave që ka secili institucion përkatës.

Koordinatorja nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Fatime Dërmaku, ka thënë se kjo është hera e parë që janë të përfshirë në zgjedhje 15 gjyqtarë, të cilët do ti mbulojnë të gjitha komunat, e që sipas saj do të jenë në gatishmëri t’i shqyrtojnë kërkesat e prokurorëve për caktimin e masave ndaj personave që kanë kryer vepra penale.

Po ashtu, Drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës, janë të gatshëm të ofrojnë siguri, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Ndërsa, Koordinator i panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, është shprehur se deri më tani kemi pranuar 89 ankesa, prej të cilave 86 janë shqyrtuar, të cilat kanë të bëjnë me fushatën, si dhe ka theksuar se paneli është i gatshëm dhe po punon me kapacitet të plotë për shqyrtimin e ankesave.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, u shpreh se përgatitjet për këto zgjedhje deri më tani janë duke shkuar mirë, duke shpresuar se do të kaloj i gjithë procesi pa ndonjë pengesë për procesin zgjedhor.

Page 81: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

79

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Aktakuzë për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 26 shtator 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.M., në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.1 dhe 2.2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., prej datës 21.11.2016, e në vazhdim, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që derisa i njëjti ka pasur përgjegjësi të inspektimit të ndërtimeve në rrugën e “Muhaxherëve”, nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori M.P., i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga organi kompetent komunal – Drejtoria për Urbanizam dhe Planifikim Hapësinor e Komunës së Prizrenit, me ç’rast investitorit M.P., i ka mundësuar ndërtimin e edhe një kati dhe mospagimin e taksave komunale, ndërsa Komunës së Prizrenit i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.M., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Page 82: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

80

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Me urdhër të Prokurorisë Speciale arrestohet një gjyqtar dhe një polic

Prishtinë, 26 shtator 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se, sot, gjatë ditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie, janë arrestuar dy persona me inicialet R.I. dhe B.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” si dhe për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Prokuroria Speciale njofton se personi i parë i arrestuar është Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ndërkaq, personi i dytë i arrestuar është Polic i Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale “Marrje të ryshfetit”.

Prokuroria Speciale për dy të arrestuarit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Page 83: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

81

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt i Grupit koordinues për Dhunën në familje

Prizren, 27 shtator 2019 – Në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt tre mujor i Grupit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, duke vepruar sipas procedurave standarde të veprimit.

Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane, ishin të pranishëm përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Qendra e Shëndetit Mendor, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

Nga të pranishmit u kërkua që të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet të theksuar dhe të vlerësohet shkaku apo problemi, në mënyrë që të shtohen mekanizmat mbrojtës.

Page 84: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

82

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Po ashtu, të pranishmit, në kontekst të këtij takimi diskutuan rreth vlerësimit të rrezikshmërisë në rastet e dhunës në familje, po ashtu diskutime pati edhe për Draft Ligjin për Mbrojtje nga dhuna në familje. Me theks të veçantë, u diskutua për dhunën psikologjike dhe ekonomike, si dhe mënyrat për identifikimin e tyre.

Në anën tjetër, përfaqësues të institucioneve pjesëmarrëse, prezantuan planet e tyre lidhur me angazhimet e tyre për rastet që lidhen me dhunën në familje, si dhe deklaruan se të gjithë janë duke i trajtuar rastet e tilla në bazë të kompetencave që ka secili institucion përkatës për luftimin e kësaj dukurie.

Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me kapacitetet ekzistuese për trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje.

Page 85: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

83

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

Kryeprokurori Lumezi priti në takim Drejtoreshën e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Katharina Stocker

Prishtinë, 27 shtator 2019 – Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosove Katharina Stocker.

Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar Drejtoreshën me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen dhe luftimin e veprave të ndryshme penale, si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, Drejtoresha Stocker, duke vlerësuar punën që po e bënë Prokurori i Shtetit, jep përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sistemin prokurorial të Kosovës, në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë.

Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës

Page 86: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni

84

BULETINI MUJOR

AKTIVITETET E PROKURORIT TË SHTETITKORRIK – SHTATOR 2019

me ç’rast ka falënderuar Zonjën Stocker për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti zviceran vazhdon ta jap për sistemin prokurorial të Kosovës.

Page 87: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni
Page 88: BULETINI MUJOR...BULETINI MUJOR Aktivitetet e Prokurorit të Shtetit Korrik – Shtator 2019 Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni