gazetaria online - shqip - print.indd

62
Mediat online në Shqipëri Rrapo Zguri

Transcript of gazetaria online - shqip - print.indd

Page 1: gazetaria online - shqip - print.indd

Mediat online në Shqipëri

Rrapo Zguri

Page 2: gazetaria online - shqip - print.indd

2

Ky botim u realizua me mbështetjen e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).

Rrapo Zguri, PhD CandidateMEDIAT ONLINE NË SHQIPËRI

Bashkëpunëtorë:Erion HabilajMatilda Alku

Rr “Gjin Bue Shpata”, Nr. 8, TiranëTelFax: ++355 4 2229800E-mail: [email protected]

Page 3: gazetaria online - shqip - print.indd

3

Treguesi i lëndës

Objekti dhe metodologjia .....................................................................................6

Pak fjalë për penetrimin e internetit në Shqipëri ......................................9

Qasja e mediave tradicionale në web .............................................................14

Websajtet individuale ose “digital native media” ....................................18

Tipare dhe specifika të mediave shqiptare online ...................................21

Profili i përgjithshëm dhe llojet e publikimit .........................................21

Prodhimi i përmbajtjes online ....................................................................22

Shpejtësia e ndjekjes dhe e botimit të lajmit më të fundit .................24

Audienca dhe roli i mediave sociale ..........................................................25

Interaktiviteti dhe reagimi i lexuesve .......................................................26

Mediat online dhe gazetaria e qytetarëve ..............................................28

Lajmi përmes telefonisë celulare ................................................................28

Regjistrimi, dizajni dhe arkivimi ................................................................29

Burimet njerëzore dhe ekonomia e mediave shqiptare online ...........31

Profili i mediave shqiptare online ................................................................... 39

Përmbledhje .............................................................................................................. 59

Bibliografi .................................................................................................................. 61

Page 4: gazetaria online - shqip - print.indd

4

Page 5: gazetaria online - shqip - print.indd

5

Interneti dhe World Wide Web kanë sjellë një zhvillim epokal në fushën e komunikimit dhe të informimit. Si asnjë medium tjetër, ato kanë mijërafishuar hapësirat dhe fondin e informacionit si dhe mjetet,

mënyrat dhe teknikat për mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e tij. “Në një fibër të hollë sa një fije floku mund të shpërndahet në më pak se një sekondë i gjithë informacioni i botuar gjatë gjithë kohës në Wall Street Journal”1 - është shprehur Nicholas Negroponte, në botimin e tij të vitit 1995 Being Digital (Të jesh dixhital).

Edhe pse në gjenezën e vet interneti nisi si një projekt konspirativ me “uniformë ushtarake”, ai shumë shpejt do të shfaqej para publikut të gjerë si një medium me kapacitete dhe aftësi të jashtëzakonshme për mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit masiv. Duke operuar në fushën e informacionit, ky medium i ri do të vinte në lëvizje të gjitha mediat tradicionale që vepronin në këtë fushë, të cilat përveç një lloj rreziku, pikasën, diku më shpejt dhe diku më vonë, edhe një terren të ri për veprimtarinë dhe mbijetesën e tyre. Siç vë në dukje edhe studiuesi i mediave të reja Jim Hall, “mediat e lajmeve ishin sektori i tretë global profesional, pas strukturave ushtarake dhe institucioneve universitare e kërkimore, që hynë online.”2 Në Shqipëri të parat institucione që arritën të hyjnë dhe të eksplorojnë hapësirën kibernetike ishin institucionet shkencore dhe akademike, siç ishin departamentet e informatikës dhe të matematikës së aplikuar të Universitetit të Tiranës, instituti INIMA, etj. Ndërsa mediat e lajmeve përgjithësisht do të hynin online vetëm pas lindjes së ISP-ve (ISP- Internet Service Provider) të para, të cilat mundësuan lidhjen e publikut të gjerë me internetin.

1. Negroponte, Nicholas, Being Digital. New York: Vintage Books, 19952. Hall, Jim, Online journalism: a critical primer. London: Pluto Press, 2001, f. 3

Page 6: gazetaria online - shqip - print.indd

6

Objekti dhe metodologjia

Objekt i këtij studimi janë mediat online që veprojnë në Shqipëri, duke bërë që në fillim saktësimin se me termin “media online” në këtë punim nënkuptohen “online news media”, pra mediat e lajmit

në internet, ndërsa togfjalëshi “mediat shqiptare” që ndeshet shpesh në këtë studim përdoret në kuptimin e mediave që veprojnë brenda hapësirës territoriale të Shqipërisë, dhe jo në kuptimin e mediave të shkruara në gjuhën shqipe. Qëllimi i këtij studimi është paraqitja e një panorame sa më të plotë të historisë dhe të sotmes së zhvillimit të mediave online në Shqipëri, duke evidentuar mënyrën e qasjes, specifikat dhe tiparet në ballafaqim me tiparet modelore globale, formatet dhe llojet e publikimeve, nivelin dhe cilësinë e aplikimit të teknikave dhe kapaciteteve të webit, praktikat dhe zhvillimet e origjinale cyber-mediatike, shkallën e interaktivitetit, shpejtësinë në përcjelljen e informacionit, strategjinë e menaxhimit dhe modelin ekonomik që kanë ndjekur si dhe profilin individual që kanë ndërtuar secila prej tyre.

Për të eksploruar prirjet, tiparet dhe veçoritë specifike të gazetarisë shqiptare online, janë përdorur disa metoda kërkimore-studimore, dhe konkretisht: kërkimi empirik, analiza krahasuese, si dhe intervista-pyetësor.

Kërkimi empirik konsiston në një monitorim të mediave shqiptare online për të evidentuar zhvillimet specifike në gazetarinë shqiptare në web. Periudha e monitorimit ka qenë 1 prill 2014 deri më 1 korrik 2014. Objekt i monitorimit dhe i hulumtimit kanë qenë 45 websajtet e lajmeve më të vizituara, që gjendeshin brenda 300 websajteve më të vizituara sipas renditjes së përgjithshme për Shqipërinë të paraqitur nga motori statistikor i kërkimit Alexa, të aksesuar në datën 23 mars

Page 7: gazetaria online - shqip - print.indd

7

2014. Një numër i konsiderueshëm të dhënash sasiore dhe cilësore janë përftuar nga intervistat-pyetësorë organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias gjatë muajve mars-prill 2014 me drejtues apo përfaqësues të 39 prej këtyre mediave shqiptare online. Kriteret e përzgjedhjes së mediave të intervistuara kanë qenë këto: 1.Prania e websajteve të intervistuara në top-listën e websajteve të lajmeve më të klikuara në Shqipëri; 2. Përfaqësimi proporcional mes mediave online që lidhen me mediat tradicionale dhe atyre që janë “digital native media”; 3.Përfaqësimi proporcional mes llojeve të ndryshme të publikimeve online.

Në tabelën e mëposhtme paraqitet renditja e websajteve shqiptare të lajmeve, siç rezultonte ajo në datën 23 Mars 2014 në motorin statistikor Alexa.3

3. www.alexa.com, aksesuar më date 23 mars 2014.

top-channel.tv 1 2balkanweb.com 2 11shekulli.com.al 3 13ikub.al 4 14gazetatema.net 5 15panorama.com.al 6 18shqiptarja.com 7 20noa.al 8 21albeu.com 9 23lajmifundit.al 10 28gazetadita.al 11 29oranews.tv 12 32gazeta-shqip.com 13 33mapo.al 14 40gazetaidea.com 15 41abcnews.al 16 51sot.com.al 17 55ata.gov.al 18 57anabel.al 19 61kohajone.com 20 68

Media online Renditja mes 45 websajteve të lajmeve më të vizituara

Renditja e përgjithshme në Alexa për Shqipërinë

Page 8: gazetaria online - shqip - print.indd

8

Nga 45 websajtet e monitoruara, 6 prej tyre, dhe konkretisht: noa.al, mapo.al, anabel.al, opozita.com, grid.al dhe bota.al, mbetën jashtë intervistave-pyetësor për shkak të pamundësisë për kontaktim ose mungesës së predispozitës për të bashkëpunuar nga ana e drejtuesve të këtyre mediave.

Si kërkimi empirik, ashtu edhe analiza krahasuese janë fokusuar në tre plane kryesore: evidentim i të dhënave, tipareve, praktikave dhe zhvillimeve, krahasim i të dhënave, tipareve, praktikave dhe zhvillimeve si dhe interpretimi i tyre kontekstual, me synim nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve të cilat do t’u vinin në ndihmë operatorëve të medias online që të përmirësojnë punën e tyre dhe të përballojnë me sukses sfidat e së ardhmes.

respublica.al 21 69lajmepolitike.com 22 71panorama-sport.com 23 72tvklan.al 24 77dielli.al 25 81opozita.com 26 89albanianscreen.tv 27 91sportekspres.com 28 94vizionplus.al 29 97sportishqiptar.com.al 30 104a1report.tv 31 108grid.al 32 110shqiperia.com 33 117gazetatelegraf.com 34 126living.al 35 130gazetastart.com 36 140peshkupauje.com 37 149scan-tv.com 38 159ama-news.al 39 166bota.al 40 180ladyalbania.al 41 185gazetarepublika.al 42 188monitor.al 43 255channel-one.al 44 263tiranaobserver.al 45 286

Page 9: gazetaria online - shqip - print.indd

9

Pak fjalë për penetrimin e internetit në Shqipëri

Jehona e suksesit të internetit dhe të World Wide Web në fillim të viteve ’90-të nxiti interesimin e institucioneve akademike shqiptare për t’u lidhur me rrjetin global të informacionit. Lidhja e parë me internetin

në Shqipëri u mundësua nga Departamenti i Informatikës i Universitetit të Tiranës në vitin 1993, përmes një lidhjeje dial-up me qendrën EARN në Piza të Italisë4. Vështirësitë teknike të linjave dhe mungesa e investimeve bënë që kjo lidhje të funksiononte vetëm disa muaj.

Ofrimi i lidhjes me internetin si një shërbim i hapur edhe për publikun u realizua për herë të parë nga UNDP në vitin 1995 përmes një serveri që u instalua në zyrat e veta në Tiranë.5 Ky shërbim ofrohej falas, kryesisht për organizatat e shoqërisë civile dhe për institucionet shtetërore. Të njëjtën gjë bëri dy vjet më vonë, në vitin 1997 edhe fondacioni Soros, duke e ofruar shërbimin e internetit jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile por edhe për punonjësit e medias.

Ndërkohë në vitin 1998, themelohet ISP-ja e parë private e quajtur ICC (Intellectual Communicatons Centre).6 Fill pas saj hynë në treg edhe tre ISP të tjera, përkatësisht ADA-Net, AbissNet dhe ABCom. Duhet theksuar se dy nga katër ISP-të e para u themeluan nga kompani që kishin në

4. Fjala e përfaqësuesit shqiptar në konferencën e ITU (International Telecommunication Union) në Moskë në vitin 2001. Linku: http://www.itu.int/ITU-D/__e-strategy/internet/Seminars/Moscow/Docs/Albania%20TRA%20note.pdf , Aksesuar më datë 06.06.2014

5. Compendium, Cultural policies and trends in Europe, Albania, Linku: http://www.culturalpolicies.net/web/albania.php?aid=423 , Aksesuar më datë 12.04.2014

6. Fjala e përfaqësuesit shqiptar në konferencën e ITU (International Telecommunication Union) në Moskë në vitin 2001. Linku: http://www.itu.int/ITU-D/__e-strategy/internet/Seminars/Moscow/Docs/Albania%20TRA%20note.pdf , Aksesuar më datë 06.06.2014

Page 10: gazetaria online - shqip - print.indd

10

zotërimin e tyre edhe media, siç është rasti i Abissnet, pronari i së cilës ishte gjithashtu edhe pronar i gazetës Shekulli, apo rasti i ADA-Net që kishte në pronësinë e vet grupin mediatik Klan. Kjo tregon se aktorët që vepronin në fushën e medias ishin ndër të parët që treguan interes për të hyrë në terrenin dhe në tregun e internetit.

Në vitin 1998 u miratua në Kuvend edhe ligji “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”. Në të njëjtin vit u themelua Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT), që krijoi një bazë institucionale për zhvillimet në këtë fushë dhe i parapriu privatizimeve strategjike si dhe dhënies së licencave të reja për internetin, telefoninë fikse dhe atë celulare.7

Pas vitit 2000 interneti nisi të aksesohet edhe nga publiku i gjerë, falë zgjerimit të shërbimit të ISP-ve edhe në familjet shqiptare dhe lindjes së disa njësive private të shërbimit të quajtura “Internet Kafe”. Ritmet e përhapjes së internetit ishin gjithsesi shumë të ngadalta, edhe për shkak të çmimit të lartë që aplikohej. Kështu, në fillim të viteve 2000, ALBtelecom ofronte shërbimin e internetit me një pagesë paraprake për instalimin që shkonte në 500 dollarë (pa TVSH) ndërsa fatura mujore ishte 400 dollarë (pa TVSH) për shpejtësi interneti 64 kbps dhe 6000 dollarë në muaj (pa TVSH) për shpejtësi interneti 2 Mbps.8

Rritja e vërtetë dhe masivizimi i internetit në Shqipëri zë fill sidomos pas privatizimit të AlbTelekom në vitin 2007, privatizim që solli një liberalizim të tregut dhe ulje të çmimeve të shërbimit të internetit.

Shtimi i numrit të përdoruesve të internetit në Shqipëri ka ecur paralelisht me treguesit e tjerë që kanë të bëjnë me përhapjen e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në publikun e gjerë. Çdo vit ITU (International Telecommunication Union), publikon renditjen e vendeve sipas koeficientit IDI (ICT Development Index), një koeficient që përllogarit shumë tregues, si psh. numri i kompjuterave, numri i telefonave celularë, përhapja e internetit, etj. Siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, në fund të vitit 2012 Shqipëria renditej në vendin e 80-të mes 157 vendeve të botës me një koeficient të IDI prej 4.11, ndërkohë që mesatarja botërore ishte 4.35, kurse ajo e Evropës ishte 6.8.9

7. Tartari, Alban, Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori dhe aktualitet, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe mediatizimi i historisë”, Tiranë 2012

8. Po aty.9. International Telecommunication Union, Measuring Information Society, 2013

Page 11: gazetaria online - shqip - print.indd

11

Renditja e Shqipërisë sipas koeficientit IDI për vitet 2011 dhe 2012

e 80-të mes 157 vendeve të botës me një koeficient të IDI prej 4.11, ndërkohë që mesatarja botërore ishte 4.35, kurse ajo e Evropës ishte 6.8.9 Renditja e Shqipërisë sipas koeficientit IDI për vitet 2011 dhe 2012

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013 Mes vendeve të Evropës, Shqipëria renditej e fundit për këtë koeficient, siç shihet edhe në grafikën e mëposhtme: Renditja në Europë dhe krahasimi grafik me mesataren globale

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013 Në mënyrë më të detajuar, treguesit konkretë të koeficientit IDI për Shqipërinë paraqiten në grafikun që vijon: Treguesit konkretë të koeficientit IDI për Shqipërinë, 2011 - 2012

9 International Telecommunication Union, Measuring Information Society, 2013

e 80-të mes 157 vendeve të botës me një koeficient të IDI prej 4.11, ndërkohë që mesatarja botërore ishte 4.35, kurse ajo e Evropës ishte 6.8.9 Renditja e Shqipërisë sipas koeficientit IDI për vitet 2011 dhe 2012

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013 Mes vendeve të Evropës, Shqipëria renditej e fundit për këtë koeficient, siç shihet edhe në grafikën e mëposhtme: Renditja në Europë dhe krahasimi grafik me mesataren globale

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013 Në mënyrë më të detajuar, treguesit konkretë të koeficientit IDI për Shqipërinë paraqiten në grafikun që vijon: Treguesit konkretë të koeficientit IDI për Shqipërinë, 2011 - 2012

9 International Telecommunication Union, Measuring Information Society, 2013

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013

Mes vendeve të Evropës, Shqipëria renditej e fundit për këtë koeficient, siç shihet edhe në grafikën e mëposhtme:Renditja në Europë dhe krahasimi grafik me mesataren globale

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013 Pavarësisht diferencës në raport me vendet e zhvilluara, ajo që bie në sy në rastin shqiptar është ritmi i lartë i rritjes së numrit të përdoruesve të internetit pas vitit 2007, siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, një ritëm ky i cili është cilësuar nga ITU si ritmi më i lartë i rritjes në Europë për periudhën nga 2007 deri në 2012. Grafika e rritjes së numrit të përdoruesve të internetit në Shqipëri

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013

Në mënyrë më të detajuar, treguesit konkretë të koeficientit IDI për Shqipërinë paraqiten në grafikun që vijon:

Treguesit konkretë të koeficientit IDI për Shqipërinë, 2011 - 2012

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013

Page 12: gazetaria online - shqip - print.indd

12

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013 Pavarësisht diferencës në raport me vendet e zhvilluara, ajo që bie në sy në rastin shqiptar është ritmi i lartë i rritjes së numrit të përdoruesve të internetit pas vitit 2007, siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, një ritëm ky i cili është cilësuar nga ITU si ritmi më i lartë i rritjes në Europë për periudhën nga 2007 deri në 2012. Grafika e rritjes së numrit të përdoruesve të internetit në Shqipëri

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013

Pavarësisht diferencës në raport me vendet e zhvilluara, ajo që bie në sy në rastin shqiptar është ritmi i lartë i rritjes së numrit të përdoruesve të internetit pas vitit 2007, siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, një ritëm ky i cili është cilësuar nga ITU si ritmi më i lartë i rritjes në Europë për periudhën nga 2007 deri në 2012.

Grafika e rritjes së numrit të përdoruesve të internetit në Shqipëri

Burimi: ITU, Measuring Information Society, 2013

Numri i ISP-ve është rritur ndjeshëm, duke shkuar në 116 në vitin 2012.10

Sipas ITU, numri i shqiptarëve me akses në internet nga 15 % që ishte në vitin 2007, arriti në 55 % të popullsisë në fund të vitit 2012. Ndërkohë penetrimi i internetit broadband nga 17% në vitin 2011, arriti në 21% në vitin 2012.11 Një ndikim të konsiderueshëm në përhapjen dhe rritjen e shkallës së penetrimit të internetit broadband kanë patur edhe kompanitë e telefonisë celulare si Vodafone, AMC dhe Eagle, të cilat pas vitit 2010 ofruan teknologjinë 3G për mbi 90 përqind të abonentëve të vet.

Megjithatë, sipas një raporti të AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), numri i pajtimtarëve me akses broadband fiks dhe celular në internet (3G me karta USB/modem) në fund të 6 mujorit të I-rë të vitit 2013 arriti në rreth 210 mijë, kundrejt rreth 215 mijë që ishte në fund të vitit 2012, duke shënuar një rënie prej rreth 3% .

Numri i pajtimtarëve me akses broadband me rrjete fikse në fund të gjashtëmujorit të parë 2013 arriti në rreth 168 mijë, që përbën një rritje me 5% në krahasim me fundvitin 2012 dhe 20% në krahasim me fundvitin 2011. Ndërkohë numri i pajtimtarëve me akses broadband

10. International Telecommunication Union, Strategies for the promotion of broadband services and infrastructure: a case study on Albania, September 2012.

11. International Telecommunication Union, Measuring Information Society, 2013

Page 13: gazetaria online - shqip - print.indd

13

celular (3G me karta USB/modem për përdorim me kompjuter) në fund të 6 mujorit të parë 2013 ishte rreth 42 mijë, kundrejt 55 mijë në fund të 2012, duke shënuar një rënie me 31%.12

Rritja e numrit të përdoruesve të internetit në dekadën e fundit ka patur ndikim edhe në zhvillimin e mediave online. Në një plan të përgjithshëm mund të dallojmë dy grupime të mëdha të mediave online në Shqipëri: në grupin e parë hyjnë websajtet e mediave tradicionale (shtyp, radio, televizion), kurse në grupin e dytë hyjnë websajtet individuale, të quajtura ndryshe edhe “digital native media”, të cilat janë krijime origjinale webi që nuk kanë lidhje me ndonjë media tradicionale. Po cila ka qenë qasja e këtyre dy grupimeve të mediave në internet dhe cili është profili i tyre online?

12. AKEP, Treguesit statistikorë të tregut të komunikimeve elektronike, 6 mujori i I-rë 2013, http://www.akep.al/images/stories/AKEP/statistika/TREGUESIT-STATISTIKORE-_6-MUJORI-I-2013.pdf

Page 14: gazetaria online - shqip - print.indd

14

Qasja e mediave tradicionale në web

Siç e thamë edhe më sipër, mediat tradicionale ishin ndër aktorët e parë që iu afruan webit. Në mesin e tyre, nga të parat që hynë në internet dhe krijuan websajtet e tyre ishin gazetat. Kjo për disa arsye:

së pari, duke qenë media të bazuara kryesisht në tekst, ato nuk ndeshën ndonjë vështirësi teknologjike që të vijonin të publikonin informacionin e tyre edhe në web. Ndërsa televizioni dhe radioja, në ndryshim nga shtypi, e patën më të vështirë, pasi në fillimet e veta interneti kishte probleme të mëdha me hapjen e videove dhe të audiove si dhe me cilësinë e tyre.

Së dyti, operatorëve të shtypit nuk iu desh shumë kohë që të arrinin në përfundimin se ata ishin të parët që rrezikoheshin prej webit, për shkak se mediumi i ri zotëronte hapësira dhe kapacitete të jashtëzakonshme të mbledhjes, shpërndarjes dhe publikimit të informacionit, duke e bërë këtë në një kohë shumë më të shpejtë se sa gazetat, të cilat në përgjithësi dilnin në treg 1 herë në 24 orë. Për këtë arsye, duke u ndier si më të rrezikuarat, gazetat rendën të krijojnë një strehë edhe në web, me arsyetimin se zgjedhja më e mirë nuk ishte shpërfillja e mediumit të ri, por përkundrazi marrja në konsideratë dhe shfrytëzimi i tij për të mbajtur lidhjet me audiencën përmes webit si dhe për të krijuar kushtet për mbijetesë.

Përveç gazetave, (madje më shpejt se ato), nga të parat që hynë në web ishin edhe agjencitë e lajmeve. Por ndryshe nga shtypi ato e patën të lehtë të përshtaten me mjedisin e internetit, pasi në një farë mënyre, ekzistenca dhe praktika e tyre e deriatëhershme bazohej tek komunikimi në linjë. Me sa duket kjo ishte arsyeja pse e para media shqiptare që hyri online ishte pikërisht ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare). Në vitin 1996, në një kohë kur në vend ende nuk kishin lindur ISP-të, ATSH, falë

Page 15: gazetaria online - shqip - print.indd

15

një bashkëpunimi me TelPress në Itali dhe HR-Net në Greqi, ofroi për herë të parë ndërkombëtarisht lajme online për Shqipërinë.13

Nga gazetat dhe revistat, të parat që krijuan websajtet e tyre online ishin gazetat Shekulli, Koha Jonë, Gazeta Shqiptare dhe revista Klan, të gjitha në harkun kohor nga janari deri në dhjetor 1999. Në shkurt të vitit 2000 Carlo Bollino, drejtori i Gazeta Shqiptare, krijoi portalin e parë shqiptar të lajmit online me emrin BalkanWeb. E veçanta e këtij websajti ishte se ai u konceptua si një media autentike webi, që nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë media tradicionale dhe që do të kishte shumë shpejt redaksinë e vet si dhe shkrimet apo materialet e veta origjinale, krahas atyre që mund të merreshin nga mediat e tjera të kompanisë mëmë.

Nga kanalet televizive, të parat që krijuan websajtet e tyre ishin Top Channel dhe Vizion Plus, të dyja në vitin 2001. Ndërsa radiot do të hynin online disa vjet më vonë dhe websajtet e tyre ende nuk kanë arritur të kenë klikime të konsiderueshme. Për këtë arsye, në listën e websajteve të monitoruara në kuadrin e këtij studimi, nuk figuron asnjë websajt radioje, pasi asnjë prej tyre nuk ishte në listën totale të 300 websajteve më të vizituara në Shqipëri sipas motorit statistikor Alexa.

Në qasjen e tyre në web, mediat tradicionale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera, kanë ndjekur rrugë dhe praktika të ndryshme. Pavarësisht nga kjo studiuesit (si, p.sh. Joh Pavlik, 2001; Pablo Boczkowski, 2004) dallojnë tri faza të evoluimit të kësaj qasjeje:

Në fazën e parë, mediat tradicionale kanë praktikuar thjesht një transferim online të përmbajtjes që ato e përgatisnin për formatin e tyre tradicional – gazetat për print dhe televizionet për ekranin e TV. Në terma të tjerë kjo lloj qasjeje quhet edhe qasja “copy-paste”, për shkak se në websajt publikohen vetëm materialet e përgatitura për numrin apo programacionin e radhës së medias mëmë. Kjo lloj praktike shpërfill tërësisht veçoritë dhe kapacitetet e webit. Nuk përfitohet nga menjëhershmëria dhe aftësia e webit për të publikuar në kohë lajmin më të fundit, pasi lënda ndërrohet një herë në 24 orë. Nuk përfitohet as nga interaktiviteti i mediumit të ri. Mungon hipertekstualiteti dhe nuk përfitohet nga aftësia e tij për të zgjeruar kontekstin e informacionit të publikuar. Gjithashtu, as që bëhet fjalë për prani të multimedias.

13. Tartari, Alban, Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori dhe aktualitet, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe mediatizimi i historisë”, Tiranë 2012.

Page 16: gazetaria online - shqip - print.indd

16

Duhet thënë se shumica e mediave tradicionale shqiptare e kanë zbatuar këtë praktikë për disa vjet me radhë në fillimet e pranisë së tyre online. Websajtet e gazetave Shekulli, Koha Jonë, Gazeta Shqiptare dhe pak më vonë edhe Korrieri, Panorama, por edhe gazetat e tjera që ishin në treg para vitit 2000 apo u botuan në fillim të viteve 2000, gjatë kësaj faze thjesht botonin online materialet që botoheshin edhe në faqet e gazetave. Përditësimi i lëndës bëhej vetëm një herë në 24 orë, duke mos krijuar mundësi për ndjekjen në kohë të lajmeve më të fundit. Me kalimin e kohës, të ndërgjegjshëm që kjo praktikë s’kishte asnjë lidhje me mjedisin online, shumica e websajteve të gazetave por edhe ato të radiove dhe të televizioneve, do të hynin në një fazë të dytë, e cila merr më shumë në konsideratë specifikat e webit dhe e bën qasjen e mediave online më dinamike.

Gjatë kësaj faze të dytë, websajtet e lajmeve, krahas materialeve të mediave tradicionale, nisin të prodhojnë edhe lëndë origjinale për web. Lënda informative përditësohet nga disa herë në ditë, në një herë në 10 minuta mesatarisht. Shtohen burimet njerëzore që punësohen vetëm për edicionin online dhe rriten ambiciet dhe përpjekjet për të ndjekur dhe publikuar në kohë reale lajmet më të fundit, për të përfshirë opsione dhe mundësi interaktiviteti dhe multimedialiteti, për të zgjeruar kontekstin, etj. Dalëngadalë bërthama e redaksisë online fillon të rritet dhe të krijojë një lloj pavarësie nga redaksia mëmë, në pikëpamje të vendimmarrjes editoriale dhe të produktit që publikon. Duhet thënë se shumica e websajteve të mediave tradicionale shqiptare janë aktualisht në këtë fazë ose në një tranzicion drejt fazës së tretë që është stacioni i synuar i të gjitha mediave që aspirojnë një të ardhme aftagjatë online.

Gjatë fazës së tretë websajti funksionon si një njësi më vete përsa i përket burimeve njerëzore, menaxhimit dhe përmbajtjes së prodhuar. E gjithë lënda që prodhohet është origjinale, e webit dhe për webin. Materialet e shkruara për formatin print në rastin e gazetave, ose ofrohen në format PDF, ose nuk aksesohen fare nga websajti, me synimin që lexuesit të vazhdojnë të blejnë gazetën. Në ndonjë rast tjetër dallohet edhe prirja për të shkuar drejt ndërprerjes së publikimit në format print, për të vazhduar vetëm me publikimin online, si në rastin e gazetës Republika. Kjo fazë e tretë është ende në fillim e sipër, dhe atë po e synojnë disa nga mediat më të njohura në Shqipëri, por megjithatë duket se do të duhet ende kohë që websajti të funksionojë tërësisht i pavarur nga media mëmë

Page 17: gazetaria online - shqip - print.indd

17

dhe të jetë njësi biznesi më vete. Përsa i takon tipareve dhe kapaciteteve të webit, në këtë fazë ato nisin të gjejnë zbatim më të madh, edhe pse në një vlerësim të përgjithshëm jemi ende larg nga shfrytëzimi i plotë i këtyre kapaciteteve.

Disa nga pyetjet në intervistën-pyetësor të organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias, sillen rreth këtyre qasjeve dhe përgjigjet për to na ofrojnë një panoramë të praktikës aktuale që ndiqet nga secili websajt i mediave tradicionale, panoramë të cilën ne do ta shohim më në detaje në vijim, kur të përshkruajmë profilet e të gjitha websajteve të monitoruara.

Duhet thënë megjithatë, se, pavarësisht qasjes së zbatuar, websajtet e mediave tradicionale vazhdojnë të mbeten burimi më i rëndësishëm dhe më i frekuentuar i lajmit edhe për audiencën online. Kjo duket qartë edhe në faktin se nga 45 websajtet e monitoruara (që janë edhe websajtet më të vizituara), 27 prej tyre janë websajte të mediave tradicionale dhe 18 websajte individuale.

Siç shihet edhe në grafikën e mëposhtme, nga 27 websajtet e mediave tradicionale, 15 janë websajte gazetash, 9 janë websajte të kanaleve televizive, 1 është websajt reviste, 1 websajt agjencie lajmesh (ATSH) dhe 1 websajt origjinal, që është krijuar nga një kompani e mediave tradicionale, por që nuk i përket ndonjë medie të saj (rasti BalkanWeb).

websajte gazetashwebsajte të kanaleve të TV websajte të revistave

websajte të agjensive të lajmeve websajte origjinale

15 9 1 1 1

newspaper websites TV channel websites magazine websites news agency websites original websites15 9 1 1 1

portale lajmesh websajte lajmesh webzine blogje lajmesh agjensi lajmesh online7 4 3 2 2

159

1 1 1websajte gazetash

websajte të kanaleve të TV

websajte të revistave

websajte të agjensive të lajmeve

websajte origjinale

159

1 1 1websajte gazetash

websajte të kanal

websajte të revist

websajte të agjen

websajte origjina

159

1 1 1

newspaper websites

TV channel websites

magazine websites

news agency websites

original websites

7

4

3

2

2portale lajmesh

websajte lajmesh

webzine

blogje lajmesh

agjensi lajmesh online

Page 18: gazetaria online - shqip - print.indd

18

Websajtet individuale ose “digital native media”

Krahas krijimit të websiteve të lajmeve nga kompanitë e mediave tradicionale, në garën e lajmit online hynë edhe shumë individë me përvojë ose jo në fushën e gazetarisë, të cilët krijuan websajtet e

tyre të lajmeve duke u bërë pjesë e ekosistemit mediatik shqiptar online. Këto janë websajte të lindur mirëfilli në web, dhe për këtë arsye shpesh quhen “digital native media”. Katër prej websajteve individuale janë në dhjetëshen më të klikuar nga audienca shqiptare online dhe konkretisht: ikub.al, noa.al, albeu.com dhe lajmifundit.al. Në tabelën e mëposhtme paraqitet lista e websajteve individuale më të vizituara dhe renditja e tyre sipas motorit statistikor Alexa të aksesuar në datën 23 Mars 2014.

Lista e websajteve individuale më të vizituara dhe renditja e tyre

ikub.al 4 14noa.al 8 21albeu.com 9 23lajmifundit.al 10 28gazetaidea.com 15 41anabel.al 18 61respublica.al 20 69lajmepolitike.com 21 71dielli.al 24 81opozita.com 25 89

Media online Renditja mes 45 websajteve të lajmeve më të vizituara

Renditja e përgjithshme në Alexa për Shqipërinë

Page 19: gazetaria online - shqip - print.indd

19

websajte gazetashwebsajte të kanaleve të TV websajte të revistave

websajte të agjensive të lajmeve websajte origjinale

15 9 1 1 1

newspaper websites TV channel websites magazine websites news agency websites original websites15 9 1 1 1

portale lajmesh websajte lajmesh webzine blogje lajmesh agjensi lajmesh online7 4 3 2 2

159

1 1 1websajte gazetash

websajte të kanaleve të TV

websajte të revistave

websajte të agjensive të lajmeve

websajte origjinale

159

1 1 1websajte gazetash

websajte të kanal

websajte të revist

websajte të agjen

websajte origjina

159

1 1 1

newspaper websites

TV channel websites

magazine websites

news agency websites

original websites

7

4

3

2

2portale lajmesh

websajte lajmesh

webzine

blogje lajmesh

agjensi lajmesh online

Fakti që ndër 45 websajtet e lajmeve më të vizituara në Shqipëri, 18 prej tyre janë websajte individuale, tregon se ky grupim i mediave online zë një vend të rëndësishëm në ekosistemin mediatik online dhe jep një ndihmesë të rëndësishme për informimin e audiencave në internet.

Websajtet individuale janë të larmishme përsa i takon llojit të publikimit dhe kategorisë së informacionit që botojnë. Siç paraqitet edhe në tabelën e mëposhtme, nga totali prej 18 websajtesh individuale të monitoruara, 7 prej tyre janë portale lajmesh, 4 janë websajte lajmesh, 3 webzine (revista online), 2 blogje lajmesh dhe 2 agjenci lajmesh online.

Llojet e websajteve individuale dhe numri për secilin lloj

grid.al 31 110shqiperia.com 33 117living.al 35 130gazetastart.com 36 140peshkupauje.com 37 149ama-news.al 39 166bota.al 40 180ladyalbania.al 41 185

Burimi: Alexa.com, aksesuar më 23 Mars 2014

Websajtet individuale përfaqësojnë edhe modele interesante të biznesit mediatik online, pasi më të suksesshmit prej tyre përveç audiencës në rritje, kanë gjithashtu edhe të ardhura në rritje, siç del edhe nga monitorimi apo nga intervistat me drejtuesit e tyre. Në këtë kontekst, rasti i IKUB.al meriton vëmendje të veçantë për modelin që ofron.

Page 20: gazetaria online - shqip - print.indd

20

Websajti është një kombinim i informacionit të dobishëm të tipit “shes-blej” dhe e e-commerce me lajmin gazetaresk, duke funksionuar sipas modelit të atyre që njihen me emrin “supermarkete lajmesh”, që përveç të rejave më të fundit ofrojnë edhe shërbime apo mallra, marketing apo PR të personalizuar, etj. Nuk është rastësi që kjo media online ka më shumë specialistë marketingu (5 vetë) se sa gazetarë (4 vetë) në strukturën e burimeve njerëzore të veta, duke dëshmuar se ofrimi i lajmit është vetëm një nga pjesët e ofertës së përgjithshme dhe të larmishme të këtij portali.14

Në më të shumtën e rasteve, websajtet individuale kanë nisur nga një person i vetëm apo nga 2-3 persona, pa patur ndonjë mbështetje financiare të jashtme. Por me kalimin e kohës ato, duke arritur të krijojnë të ardhura, kanë shtuar burimet njerëzore dhe ia kanë dalë të kenë numër më të madh vizitorësh se pjesa më e madhe e websajteve të mediave tradicionale (si në rastin e IKUB.al, noa.al, albeu.com, lajmifundit.al, gazetaidea.com, etj.).

Përsa i takon qasjes në web, websajtet individuale, duke qenë “digital born media”, janë më pranë modelit të mediave autentike online. Ato nuk kanë lidhje me ndonjë media tradicionale dhe përmbajtja e krijuar prej tyre është tërësisht përmbajtje webi. Në varësi të burimeve njerëzore të angazhuara, ato kryejnë përditësim të shpeshtë ose të moderuar të lëndës në websajt dhe janë gjithmonë në kohë kur bëhet fjalë për pasqyrimin e ngjarjeve më të bujshme të ditës. Në modelet më të sukseshme të tyre, shpejtësia e ndjekjes së lajmit më të fundit është e lartë, opsionet e interaktivitetit të shumta dhe aty-këtu ka edhe manifestime të multimedialitetit apo të hipertekstualitetit. Në përgjithësi websajtet individuale përdorin me shumë sukses kanalet e shpërndarjes apo të marketimit online siç janë mediat sociale, si Facebook, Twitter apo YouTube për të rritur trafikun e vizitorëve që drejtohet në homepage-in apo në faqe të veçanta të tyre dhe kjo shpjegon pjesërisht edhe vizitueshmërinë e tyre të lartë, pavarësisht se një pjesë e tyre më së shumti botojnë lajme, shkrime, komente apo editoriale të marra nga websajtet e tjera. Një kontestim i vazhdueshëm lidhur me një pjesë të websajteve individuale lidhet pikërisht me këtë fakt, pra me botimin nga ana e tyre, shpesh pa respektuar të drejtën e autorit dhe pa autorizimin përkatës, të shkrimeve, videove apo materialeve të ndryshme të marra nga mediat e tjera online.

14. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Albert Tollkuci, drejtor i websajtit, realizuar më datë 15.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 21: gazetaria online - shqip - print.indd

21

Tipare dhe specifika të mediave shqiptare online

Cikli i intervistave-pyetësorë me drejtues apo përfaqësues të mediave online, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias, sjell të dhëna të larmishme lidhur me tiparet, profilin, specifikat dhe aspekte të

ndryshme të funksionimit të mediave shqiptare online.

Profili i përgjithshëm dhe llojet e publikimit

Një nga përfundimet e para që del nga këto intervista lidhur me profilin e përgjithshëm është se shumica e websajteve shqiptare të lajmeve janë të natyrës gjeneraliste.

Profili i mediave shqiptare online

Gjeneraliste Të profilizuara

sport ekonomi lifestyle politikë

31 3 2 2 1

Kështu nga 39 media të intervistuara, 31 prej tyre deklarojnë se janë të natyrës gjeneraliste dhe vetëm 8 janë të profilizuara. Nga këto të fundit, 3 janë të profilizuara për lajmin sportiv, 2 për lajmin ekonomik, 2 për informacionin që lidhet me life style dhe 1 për lajmin politik.

Në njëfarë mënyrë kjo nuk përputhet me pretendimin dhe prognozën e studiuesve të mediave online të cilët parashikojnë një prirje drejt profilizimit dhe drejt lajmeve hiperlokale dhe hipertopikale kur bëhet fjala për gazetarinë në web. Ky mbizotërim i natyrës gjeneraliste, në rastin shqiptar dhe jo vetëm, mund të shpjegohet edhe me ndikimin e profilit

Page 22: gazetaria online - shqip - print.indd

22

të mediave tradicionale në formësimin e profilit të mediave të reja. Kjo shfaqet mes të tjerash edhe në emërtimin e kategorive apo të rubrikave të websajteve, të cilat në shumicën e rasteve janë po ato të gazetave: politikë, sport, kulturë, lifestyle, kronikë, ekonomi, lajme nga bota, etj.

Nga pikëpamja e llojeve të publikimit mediat shqiptare online janë gjithashtu të larmishme. Në total mbizotëron formati “websajt lajmesh” (news websites), i ndjekur nga formati “portal lajmesh” (news portal) dhe “agjenci lajmesh online” (online news agensy) por nuk mungojnë edhe webzine dhe blogjet e lajmeve (news blogs).

Gjithsesi, nëse i shqyrton këto formate të deklaruara nga vetë drejtuesit e mediave online sipas parametrave dhe kritereve profesionale, sheh se disa prej portaleve anojnë më shumë nga websajtet e lajmeve dhe e kundërta, ashtu siç ka edhe ndonjë websajt lajmesh që konsiderohet si agjenci lajmesh online. Kjo tregon se terminologjia që lidhet me llojet apo formatet e publikimeve online është ende e paqartë dhe evazive.

Prodhimi i përmbajtjes online

Përsa i takon produktit mediatik online, kontribuesve dhe origjinalitetit të tij, intervistat sjellin të dhëna që paraqesin një tablo të praktikës së prodhimit të informacionit dhe të aktorëve që kontribuojnë për të. Ja alternativat që kanë zgjedhur të intervistuarit për pyetjen e mëposhtme:

Lënda e publikuar në website-in tuaj…

A Është e gjitha e krijuar nga stafi i medias suaj online 5

Është pjesërisht e krijuar nga stafi i medias suaj B online dhe pjesërisht nga stafi i medias/mediave 20 tradicionale të kompanisë suaj

C Është pjesërisht e krijuar nga stafi i medias suaj online dhe pjesërisht e marrë nga mediat e tjera online 12

D Është e krijuar e gjitha nga stafi i medias tradicionale 4

Një vështrim një për një i alternativave të përzgjedhura tregon se alternativat A dhe C janë përzgjedhur kryesisht nga drejtuesit e mediave individuale, kurse alternativat B dhe D janë përzgjedhur kryesisht nga drejtuesit e websajteve të mediave tradicionale. Tre prej këtyre të fundit

Page 23: gazetaria online - shqip - print.indd

23

kanë zgjedhur gjithashtu edhe alternativën C. Leximi i detajuar i këtyre përgjigjeve të çon në këto përfundime:

1. Nga 14 media individuale të intervistuara, vetëm për 5 prej tyre lënda e publikuar është e gjitha e krijuar nga stafi i medias online, kurse 9 të tjerat publikojnë përveç lëndës së krijuar nga stafi i tyre, edhe materiale të marra nga mediat e tjera online. Siç e theksuam edhe më sipër, problem në këtë rast mbetet respektimi i të drejtës së autorit, pasi shpesh botimi i shkrimeve apo videove të marra nga websajtet e tjera bëhet pa autorizim dhe në disa raste edhe pa shënuar burimin nga është marrë.

2. Nga 25 media tradicionale të intervistuara, 4 prej tyre nuk kanë fare staf për webin dhe gjithçka e botuar krijohet nga stafi i mediave tradicionale, pra publikohet vetëm lënda e krijuar për formatin print apo për TV, duke mbetur akoma në fazën e hershme “copy-paste”. Pjesa tjetër, pra 21 mediat e tjera deklarojnë se përmbajtja e mediave të tyre është krijuar pjesërisht nga stafi i webit dhe pjesërisht nga stafi i medias/mediave tradicionale të kompanisë mëmë. Madje në tre raste kryhet përveç këtyre edhe publikimi i materialeve të marra nga mediat e tjera online.

Edhe në websajtet më të klikuara siç janë top-channel.tv apo balkanweb.com, një pjesë e mirë e lëndës së botuar është e krijuar për mediat tradicionale në zotërim të kompanisë mëmë dhe më pas është hedhur në websajt. Kështu, shumica e videove në Balkanweb, janë video të programeve të emisioneve të kanalit televiziv News24, pavarësisht se faqja ku publikohen ato quhet Balkanweb TV. Edhe në top-channel.tv, shumica e videove janë video të programeve të kanalit televiziv Top Channel. Natyrisht kjo ndodh edhe në websajtet e shumë prej kanaleve televizive prestigjioze botërore, por megjithatë duhet thënë se kjo praktikë ngjan shumë me praktikën “copy-paste” të fazës së parë të mediave online, pasi kemi të bëjmë me një transferim të thjeshtë të lëndës nga ekrani e televizionit në atë të kompjuterit, pa marrë parasysh specifikat e webit.

Nga monitorimi i mediave online rezulton se stafi i gazetarëve apo redaktorëve të webit merret kryesisht me ndjekjen e lajmit më të fundit. Por kjo ndjekje më së shumti bëhet nga zyrat e redaksisë. Vetëm 8 media online kanë apo dërgojnë reporterë në terren për të ndjekur nga afër zhvillimin e ngjarjeve, siç del edhe gjatë intervistave-pyetësorë nga

Page 24: gazetaria online - shqip - print.indd

24

përgjigjet e pyetjes “A ka reporterë të terrenit website-i juaj i lajmeve?”. 31 mediat e tjera nuk kanë gazetarë në terren. Këtë mungesë në terren ato e kompensojnë me informacionet që marrin nga ndonjë burim i mundshëm në skenën e ngjarjes apo nga kolegët e tyre të mediave tradicionale që punojnë si reporterë terreni.

Pra, si përfundim mund të themi që, pavarësisht se 35 nga 39 mediat online të intervistuara kanë burime njerëzore që merren vetëm me webin, përsëri ndihmesa e këtyre burimeve njerëzore për përmbajtjen online mbetet e kufizuar dhe një pjesë e mirë e produktit të botuar është krijuar nga kolegët e medias/mediave tradicionale, ose merret nga mediat e tjera online. Një tablo e tillë tregon se mediat shqiptare online, ende nuk i kanë kapacitetet për të funksionuar si entitete mediatike të pavarura dhe do të duhet ende kohë që të arrihet te modeli ideal i një medieje që gjithçka që boton e prodhon vetë.

Shpejtësia e ndjekjes dhe e botimit të lajmit më të fundit

Një tregues i rëndësishëm i funksionimit të medias online është shpejtësia e ndjekjes dhe e botimit të lajmit më të fundit. Studiuesit e veçojnë menjëhershmërinë si një nga tiparet gjenuine të gazetarisë në web. Të dhënat që sjellin të intervistuarit gjatë ciklit të intervistave të Institutit Shqiptar të Medias, paraqesin një tablo optimiste në këtë drejtim, siç shihet në tabelë:

Në një mesatare të përafërt, website-i juaj përditësohet (publikon një lajm apo informacion të ri)…

çdo 10 minuta çdo 20 minuta çdo 30 minuta çdo 1 orëa herë në ditë22 4 4 1 8

4

4

1

8

çdo 20 minuta

çdo 30 minuta

çdo 1 orë

disa herë në ditë

every 10 minutes every 20 minutes every 30 minutes every 1 hour several times a day22 4 4 1 8

22

0 5 10 15 20 25

çdo 10 minuta

1

8

30 i

every 1 hour

several times a day

22

4

4

0 5 10 15 20 25

every 10 minutes

every 20 minutes

every 30 minutes

Aspak Pak Disi Shumë0 1 16 22

Page 25: gazetaria online - shqip - print.indd

25

Më konkretisht, nga intervistat rezulton se numri i mediave që botojnë një lajm apo një informacion të ri mesatarisht një herë në 10 minuta, sipas të intervistuarve është 22, një shifër kjo e konsiderueshme. Por nga një verifikim i kryer prej autorit të këtyre radhëve për të 22 mediat gjatë 1 jave (12 prill 2014 – 18 prill 2014) rezultoi se të paktën 8 prej këtyre mediave përditësoheshin mesatarisht 1 herë në 30 minuta ose më rrallë. Në këtë rast deklarimi i të intervistuarve, mbetet të interpretohet vetëm si një dëshirë apo aspiratë e tyre, praktikisht e parealizuar, ose mund t’i referohet periudhave më të mira të funksionimit të mediave të tyre.

Audienca dhe roli i mediave sociale

Lidhur me audiencën e mediave shqiptare online, prirja lokale përputhet me prirjen globale: kjo audiencë po vjen në rritje nga viti në vit. Këtë e konfirmojnë edhe 39 drejtuesit apo përfaqësuesit e mediave online të intervistuar në kuadër të intervistave-pyetësorë. Kështu, pyetjes që lidhet me numrin e vizitorëve unikë gjatë vitit 2013, krahasuar me vitin 2012, 38 prej të intervistuarve i përgjigjen “vjen në rritje”, dhe vetëm 1 përgjigjet “vjen në rënie”.

Edhe një kërkim krahasues për katër websajtet më të vizituara të lajmeve i kryer nga autori i këtyre radhëve duke iu referuar të dhënave që dalin nga www.trafficestimate.com provon se rritja është një vektor i përgjithshëm për audiencën e mediave shqiptare online. Në tabelë janë rezultatet e këtij kërkimi:

Burimi: www.trafficestimate.com

Numri i vizitave në 1 muaj. Krahasim mes viteve 2013 dhe 2014.

www.top-channel.tv 2 098 700 2 413 600www.balkanweb.com 1 736 500 2 103 500www.gazetatema.net 1 278 100 1 554 100www.shekulli.com.al 1 173 400 1 546 200

Website 15 janar 2013 –15 shkurt 2013

Numri total i vizitave në 1 muaj

15 janar 2014 –15 shkurt 2014

Duke ndjekur përvojën më të mirë në plan global, mediat shqiptare online po vlerësojnë gjithnjë e më shumë rolin e mediave sociale si një kanal i rëndësishëm për rritjen e audiencës, përmes rritjes së trafikut

Page 26: gazetaria online - shqip - print.indd

26

referal që vjen nga këto media. Të gjitha mediat e intervistuara deklarojnë se kanë faqet e tyre institucionale në Facebook dhe në Twitter, dhe një pjesë kanë faqet e tyre edhe në media të tjera sociale si YouTube, Google+, LinkedIn apo Flickr. Gjatë intervistave, të intervistuarve iu bë edhe pyetja: “Sa ndihmojnë mediat sociale për të shtuar vizitorët e website-it tuaj”, dhe përgjigjet tregojnë se në shumicën e mediave ndikimi i mediave sociale për rritjen e audiences është i madh, siç rezulton edhe nga grafika e mëposhtme:

Sa ndihmojnë mediat sociale për të shtuar vizitorët e website-it tuaj

Not at all A little Somehow A lot0 1 16 22

Pak

Disi

Shumë

1

16

22

0 5 10 15 20 25

Aspak 0

A lot 22

0 5 10 15 20 25

Not at all

A little

Somehow

0

1

16

Interaktiviteti dhe reagimi i lexuesve

Mediat sociale po përdoren edhe për aftësinë e tyre për të bërë “share” , “like” apo “follow” për faqe, shkrime apo autorë të ndryshëm. Nga monitorimi rezulton se shumica e websajteve të lajmeve i kanë këto opsione në homepage apo në faqet e shkrimeve apo të videove, duke krijuar premisat edhe për rritjen e shkallës së ndërveprimit nga ana e audiencës dhe me audiencën. Përveç këtyre janë të pranishme edhe opsionet “share” përmes e-mailit. Mundësi të tjera ndërveprimi krijojnë edhe hapësirat e komenteve në fund të çdo shkrimi apo videoje, ofrimi i kanaleve për të komunikuar me redaksinë apo autorët përmes e-malit, chat-it apo përmes Skype ose Hangouts dhe së fundmi edhe përmes Viber, WhatsApp, apo kanaleve të tjera të telefonisë celulare.

Opsionet dhe kanalet e shumta të ndërveprimit nga ana e audiencës kanë rritur intensitetin e reagimit të saj. Kjo rezulton edhe nga përgjigjet e të intervistuarve për pyetjen që lidhej me reagimet nga ana e lexuesve.

Page 27: gazetaria online - shqip - print.indd

27

Reagimet nga lexuesit, të dërguara në adresë të redaksisë online (gazetarëve, redaktorëve dhe stafit tjetër online) janë:

news portals news websites webzines news blogs online news agencies7 4 3 2 2

72

2news portals

news websites

b i7 4 3 2 2

4

3

webzines

news blogs

online news agencies

19

13161820

Frequent Occasional Rare No feedback from readers No answer19 13 3 2 2

13

3 2 2

02468

101214

Frequent Occasional Rare No feedback from readers

No answer

1920

Të shpeshta Të herë pas hershme Të rralla Nuk ka reagime nga lexuesit Pa përgjigje

9

13

3 2 2

02468

1012141618

Të shpeshta Të herë pas hershme Të rralla Nuk ka reagime nga lexuesit

Pa përgjigje

Kështu 19 prej të intervistuarve përgjigjen se reagimet janë të shpeshta, 13 - të herëpashershme, 3 - të rralla dhe vetëm në dy nuk ka reagime. Është e qartë se kjo situatë shpjegohet me kapacitetet e webit për të ofruar mundësi të shumta për ndërveprim dhe reagim, ndryshe nga mediat tradicionale ku të tilla kapacitete dhe mundësi kanë qenë tejet të kufizuara.

Përdorimi i hapësirës për komente nga ana e lexuesve ka hapur një debat lidhur me menaxhimin dhe sidomos me problemet e mëdha etike të shfaqura në këtë hapësirë të websajteve të lajmeve. Mediat shqiptare online përdorin disa lloj praktikash lidhur me menaxhimin e komenteve dhe botimin e tyre. Nga intervistat me drejtuesit e mediave online rezulton kjo situatë lidhur me këto praktika:

Lidhur me komentet aplikoni…

A botimin e menjëhershëm automatik pa moderim 5

B botimin e menjëhershëm automatik të ndjekur me moderim 12

C botimin vetëm pasi është lexuar dhe miratuar nga moderatori apo redaktori 18

D nuk kemi hapësirë komenti 4

Siç shihet, praktikat janë të ndryshme, por shumica e mediave aplikojnë moderimin e komenteve dhe vetëm 5 media nuk aplikojnë moderim të tyre, ndërkohë që 4 të tjera nuk kanë fare hapësirë komenti. Por duhet thënë se pavarësisht moderimit, problemet etike si gjuha e

Page 28: gazetaria online - shqip - print.indd

28

urrejtjes, dhuna verbale, sulmet personale, fyerjet dhe sharjet, etj. janë të pranishme gati çdo ditë në shumicën e websajteve shqiptare të lajmeve. Arsyet për këtë situatë janë: së pari, një pjesë e redaksive nuk kanë burime njerëzore të angazhuara posaçërisht me moderimin e komenteve. Së dyti, shumica e redaksive online nuk kanë krijuar ende asnjë lloj kodi etike apo kornize vetërregulluese për websajtin e tyre. Së treti, një pjesë e lejojnë me vetëdije këtë situatë, me argumentin se komentet rrisin numrin e vizitorëve të websajtit. Por ky argument i fundit bie, po të kemi parasysh faktin se websajti i lajmeve më i vizituar nga shqiptarët, top-channel.tv, nuk ka fare hapësirë për koment.

Mediat online dhe gazetaria e qytetarëve

Demokratizimi dhe masivizimi i procesit të mbledhjes, prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, ka rritur kontributin e qytetarëve në këtë process, duke sjellë lindjen e njëlloj gazetarie të veçantë që njihet me emrin “gazetaria e qytetarëve”. Pas njëfarë ngurrimi fillestar për ta legjitimuar këtë lloj gazetarie, duke u bazuar tek argumenti se gazetarët qytetarë nuk zotërojnë standardet e gazetarisë profesioniste, një pjesë e mediave online kanë ndryshuar qasje dhe po krijojnë hapësirë për kontributet e qytetarëve brenda websajteve të tyre. Nga intervistat në këtë drejtim rezulton se 15 nga 39 media shqiptare online kanë krijuar hapësirë më vete për gazetarinë e qytetarëve ose pranojnë dhe botojnë here pas here kontribute që vijnë prej tyre. Kështu, për shembull, shqiptarja.com, ka një seksion më vete që emërtohet “Raportoni ju”, (në foto) ku ftohen qytetarët që të publikojnë shkrimet, fotot apo videot e tyre.

Lajmi përmes telefonisë celulare

Pas vitit 2010, kur kompania celulare Vodafone futi shërbimin 3G të internetit përmes celularëve dhe u ndoq më pas edhe nga AMC dhe Eagle, mediat online filluan të aksesohen edhe përmes smartphone-ëve. Edhe pse mungojnë statistikat, trendi i aksesimit të lajmeve përmes pajisjeve mobile sidomos për grupmoshat e reja është tashmë i mirënjohur. Për t’iu përgjigjur këtyre zhvillimeve, mediat më të suksesshme kanë ofruar për lexuesit zgjidhje të ndryshme apo aplikacione të posaçme për aksesimin

vizitorëve të websajtit. Por ky argument i fundit bie, po të kemi parasysh faktin se websajti i lajmeve më i vizituar nga shqiptarët, top-channel.tv, nuk ka fare hapësirë për koment.

Mediat online dhe gazetaria e qytetarëve

Demokratizimi dhe masivizimi i procesit të mbledhjes, prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, ka rritur kontributin e qytetarëve në këtë process, duke sjellë lindjen e njëlloj gazetarie të veçantë që njihet me emrin “gazetaria e qytetarëve”. Pas njëfarë ngurrimi fillestar për ta legjitimuar këtë lloj gazetarie, duke u bazuar tek argumenti se gazetarët qytetarë nuk zotërojnë standardet e gazetarisë profesioniste, një pjesë e mediave online kanë ndryshuar qasje dhe po krijojnë hapësirë për kontributet e qytetarëve brenda websajteve të tyre. Nga intervistat në këtë drejtim rezulton se 15 nga 39 media shqiptare online kanë krijuar hapësirë më vete për gazetarinë e qytetarëve ose pranojnë dhe botojnë here pas here kontribute që vijnë prej tyre. Kështu, për shembull, shqiptarja.com, ka një seksion më vete që emërtohet “Raportoni ju”, (në foto) ku ftohen qytetarët që të publikojnë shkrimet, fotot apo videot e tyre.

Lajmi përmes telefonisë celulare Pas vitit 2010, kur kompania celulare Vodafone futi shërbimin 3G të internetit përmes celularëve dhe u ndoq më pas edhe nga AMC dhe Eagle, mediat online filluan të aksesohen edhe përmes smartphone-ëve. Edhe pse mungojnë statistikat, trendi i aksesimit të lajmeve përmes pajisjeve mobile sidomos për grupmoshat e reja është tashmë i mirënjohur. Për t’iu përgjigjur këtyre zhvillimeve, mediat më të suksesshme kanë ofruar për lexuesit zgjidhje të ndryshme apo aplikacione të posaçme për aksesimin komfort të websajtit të tyre edhe në celular apo në tablete. Kështu balkanweb.com ka krijuar dy apps-e, një për iPhone dhe një për telefonat Android të cilat mund të shkarkohen nga App Store apo nga Google. Të njëjtën gjë ka bërë edhe top-channel.tv. Gjithashtu, Balkanweb ka krijuar edhe një version të sajtit me “responsive design” për ata që parapëlqejnë web browser në vend të apps-eve. Gjithsesi

Page 29: gazetaria online - shqip - print.indd

29

komfort të websajtit të tyre edhe në celular apo në tablete. Kështu balkanweb.com ka krijuar dy apps-e, një për iPhone dhe një për telefonat Android të cilat mund të shkarkohen nga App Store apo nga Google. Të njëjtën gjë ka bërë edhe top-channel.tv. Gjithashtu, Balkanweb ka krijuar edhe një version të sajtit me “responsive design” për ata që parapëlqejnë web browser në vend të apps-eve. Gjithsesi duhet thënë se shumica e mediave të tjera online janë shumë prapa në këtë drejtim, një pjesë për mungesë vizioni dhe pjesa tjetër për mungesa të natyrës financiare.

Regjistrimi, dizajni dhe arkivimi

Nga intervistat-pyetësor dhe nga monitorimi dalin edhe të dhëna që kanë të bëjnë me domain-in e regjistrimit apo me dizajnimin e websajteve të mediave online. Tabela e mëposhtme paraqet prapashtesat e domainit që janë sot në përdorim nga 45 mediat e monitoruara dhe numrin për secilin domain. Siç shihet mbizotëron domain-i lokal .al.

vizitorëve të websajtit. Por ky argument i fundit bie, po të kemi parasysh faktin se websajti i lajmeve më i vizituar nga shqiptarët, top-channel.tv, nuk ka fare hapësirë për koment.

Mediat online dhe gazetaria e qytetarëve

Demokratizimi dhe masivizimi i procesit të mbledhjes, prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit, ka rritur kontributin e qytetarëve në këtë process, duke sjellë lindjen e njëlloj gazetarie të veçantë që njihet me emrin “gazetaria e qytetarëve”. Pas njëfarë ngurrimi fillestar për ta legjitimuar këtë lloj gazetarie, duke u bazuar tek argumenti se gazetarët qytetarë nuk zotërojnë standardet e gazetarisë profesioniste, një pjesë e mediave online kanë ndryshuar qasje dhe po krijojnë hapësirë për kontributet e qytetarëve brenda websajteve të tyre. Nga intervistat në këtë drejtim rezulton se 15 nga 39 media shqiptare online kanë krijuar hapësirë më vete për gazetarinë e qytetarëve ose pranojnë dhe botojnë here pas here kontribute që vijnë prej tyre. Kështu, për shembull, shqiptarja.com, ka një seksion më vete që emërtohet “Raportoni ju”, (në foto) ku ftohen qytetarët që të publikojnë shkrimet, fotot apo videot e tyre.

Lajmi përmes telefonisë celulare Pas vitit 2010, kur kompania celulare Vodafone futi shërbimin 3G të internetit përmes celularëve dhe u ndoq më pas edhe nga AMC dhe Eagle, mediat online filluan të aksesohen edhe përmes smartphone-ëve. Edhe pse mungojnë statistikat, trendi i aksesimit të lajmeve përmes pajisjeve mobile sidomos për grupmoshat e reja është tashmë i mirënjohur. Për t’iu përgjigjur këtyre zhvillimeve, mediat më të suksesshme kanë ofruar për lexuesit zgjidhje të ndryshme apo aplikacione të posaçme për aksesimin komfort të websajtit të tyre edhe në celular apo në tablete. Kështu balkanweb.com ka krijuar dy apps-e, një për iPhone dhe një për telefonat Android të cilat mund të shkarkohen nga App Store apo nga Google. Të njëjtën gjë ka bërë edhe top-channel.tv. Gjithashtu, Balkanweb ka krijuar edhe një version të sajtit me “responsive design” për ata që parapëlqejnë web browser në vend të apps-eve. Gjithsesi

Numri i mediave online sipas prapashtesës së domain-it

duhet thënë se shumica e mediave të tjera online janë shumë prapa në këtë drejtim, një pjesë për mungesë vizioni dhe pjesa tjetër për mungesa të natyrës financiare.

Regjistrimi, dizajni dhe arkivimi Nga intervistat-pyetësor dhe nga monitorimi dalin edhe të dhëna që kanë të bëjnë me domain-in e regjistrimit apo me dizajnimin e websajteve të mediave online. Tabela e mëposhtme paraqet prapashtesat e domainit që janë sot në përdorim nga 45 mediat e monitoruara dhe numrin për secilin domain. Siç shihet mbizotëron domain-i lokal .al.

Numri i mediave online sipas prapashtesës së domain-it

Regjistrimi i websajteve shqiptare me domain-in vendor .al, ka një rëndësi të madhe për përfaqësimin dhe njëkohësisht identitetin e hapësirës shqiptare online, si dhe për lokalizimin nga motorët e kërkimit të informacionit të shkruar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye, drejtuesit e mediave online, nuk duhet ta trajtojnë këtë thjesht si një çështje zgjedhjeje, por duhet të shohin edhe më larg se kaq. Përsa i takon dizajnit të aplikuar rezulton se, 16 prej websajteve kanë aplikuar dizajn të mirëfilltë origjinal, 20 janë krijuar me CMS (si WordPress, Joomla, etj), ndërsa 5 kanë dizajn miks. Lloji i dizajnit të aplikuar ka rëndësi të madhe për shkallën e interaktivitetit të aplikuar nga mediat online, për komunikimin efektiv me databazat në web si dhe për lehtësinë e lundrimit dhe të gjetjes së informacionit. Edhe pse janë më të lira në koston e krijimit dhe praktike për t’u menaxhuar, modelet e dizajnit të krijuara me CMS kanë kufizime në krijimin dhe shtimin e aplikacioneve të reja apo të opsioneve dinamike, dhe mbizotërimi i tyre mund të shihet si një problem që meriton një vëmendje dhe studim të posaçëm. Një përparësi tjetër e webit, sipas studiuesve të mediave të reja, është kapaciteti i jashtëzakonshëm i informacionit të ruajtur. Por në praktikën reale, ky kapacitet has në probleme të menaxhimit dhe të administrimit të fondit të krijuar. Kështu, një nga problemet me të cilat është përballur nga pikëpamja teknike dhe menaxheriale media shqiptare online është ruajtja dhe arkivimi i lëndës së botuar dhe arritja e saj nga motori i kërkimit i

20

15

4

41 1

.al

.com

.com.al

.tv

.net

.gov.al

Regjistrimi i websajteve shqiptare me domain-in vendor .al, ka një rëndësi të madhe për përfaqësimin dhe njëkohësisht identitetin e hapësirës shqiptare online, si dhe për lokalizimin nga motorët e kërkimit të informacionit të shkruar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye, drejtuesit

Page 30: gazetaria online - shqip - print.indd

30

e mediave online, nuk duhet ta trajtojnë këtë thjesht si një çështje zgjedhjeje, por duhet të shohin edhe më larg se kaq.

Përsa i takon dizajnit të aplikuar rezulton se, 16 prej websajteve kanë aplikuar dizajn të mirëfilltë origjinal, 20 janë krijuar me CMS (si WordPress, Joomla, etj), ndërsa 5 kanë dizajn miks. Lloji i dizajnit të aplikuar ka rëndësi të madhe për shkallën e interaktivitetit të aplikuar nga mediat online, për komunikimin efektiv me databazat në web si dhe për lehtësinë e lundrimit dhe të gjetjes së informacionit. Edhe pse janë më të lira në koston e krijimit dhe praktike për t’u menaxhuar, modelet e dizajnit të krijuara me CMS kanë kufizime në krijimin dhe shtimin e aplikacioneve të reja apo të opsioneve dinamike, dhe mbizotërimi i tyre mund të shihet si një problem që meriton një vëmendje dhe studim të posaçëm.

Një përparësi tjetër e webit, sipas studiuesve të mediave të reja, është kapaciteti i jashtëzakonshëm i informacionit të ruajtur. Por në praktikën reale, ky kapacitet has në probleme të menaxhimit dhe të administrimit të fondit të krijuar. Kështu, një nga problemet me të cilat është përballur nga pikëpamja teknike dhe menaxheriale media shqiptare online është ruajtja dhe arkivimi i lëndës së botuar dhe arritja e saj nga motori i kërkimit i websajtit. Nga intervistat-pyetësorë, rezulton se vetëm 22 nga 39 mediat e intervistuara e kanë të ruajtur të gjithë lëndën e publikuar që nga dita e parë e krijimit të websajtit. 16 të tjera deklarojnë se nuk kanë të ruajtur gjithçka, për shkaqet e mëposhtme:

a. ndërrimi i dizajnit të websajtit (12 raste)b. ndërrimit i URL (adresës online) apo i serverit apo i kompanisë ku

bëhet hosting (4 raste)c. mungesës së përvojës në arkivimin e informacionit online (1 rast)d. problemeve të tjera teknike (si, p.sh., kapacitetet e serverit,

dëmtimet teknike, etj.), (5 raste)

Mund të ketë ndodhur që e njëjta media të ketë patur më shumë se një nga problemet e sipërpërmendura. Akoma më serioze bëhet situata për ato media online që falimentojnë apo mbyllen, siç është, për shembull, rasti i korrieri.com, ku i gjithë fondi i krijuar online, pas mbylljes nuk është më i aksesueshëm, dhe në një farë mënyre është i zhdukur. Një situatë e tillë shtron nevojën e largpamësisë dhe të menaxhimit më frytdhënës të fondit të informacionit të prodhuar nga çdo websajt, për të garantuar ruajtjen e përhershme të këtij fondi me vlerë për shoqërinë.

Page 31: gazetaria online - shqip - print.indd

31

Burimet njerëzore dhe ekonomia e mediave shqiptare online

Krijimi i burimeve njerëzore të mëvetësishme dhe plotësimi i strukturës së redaksisë online me të gjitha hallkat e nevojshme, ka një rëndësi jetike për të ardhmen e mediave online. Edhe pse ka

një vonesë në këtë drejtim, përsëri nga viti në vit, burimet njerëzore të punësuara online kanë ardhur duke u shtuar. Në 39 mediat e intervistuara, vetëm 4 prej tyre nuk kanë burime njerëzore të dedikuara për web dhe ngarkimi i materialeve online bëhet nga stafi i medias tradicionale. Kurse 35 prej tyre ose kanë një bërthamë redaksie që merret me webin, ose kanë krijuar një redaksi të plotë, siç ka ndodhur me një pjesë të websajteve individuale. Në këto media sot punojnë gjithsej 276 vetë, me një mesatare prej afërsisht 7 të punësuar për një media online. Tabela e mëposhtme paraqet të dhëna për profilin e burimeve njerëzore të angazhuara:

Burimet njerëzore të 39 mediave online të intervistuara

Kryeredaktor, redaktorë,

gazetarëKorrektorë MarketingWeb

master Administratë Totali

180 4 2133 28 276

Nëse i shohim statistikat rast pas rasti, rezulton se websajtet më të vizituara kanë gjithashtu edhe numër më të madh burimesh njerëzore. Numri i të punësuarve në një redaksi online shkon nga 2 deri në 16 vetë, me përjashtim të ATSH, që ka një specifikë tjetër dhe ku numri shkon në 39 vetë.

Page 32: gazetaria online - shqip - print.indd

32

Lidhur me burimet njerëzore duhet bërë dallimi mes mediave individuale dhe websajteve të mediave tradicionale për faktin se në websajtet e mediave tradicionale, përveç stafit online angazhohen për webin edhe të tjerë nga stafi i medias mëmë, ndërkohë që mediat individuale e mbyllin gjithë ciklin e funksionimit dhe menaxhimit brenda një strukture të vetme të burimeve njerëzore.

Me kalimin e kohës mediat online janë përpjekur që të ndërtojnë edhe modelin ekonomik të aktivitetit të tyre. Dihet se suksesi i modelit ekonomik të një industrie, varet në një masë të konsiderueshme nga burimet e të ardhurave që gjeneron kjo industri. Në rastin e mediave online burimet kryesore të të ardhurave janë: 1. Reklamat online, 2. Të ardhurat nga e-commerce, dhe 3. Të ardhurat nga shitja e produktit mediatik.

Studimet dhe anketimet e kryera në vendet e tjera dhe në Shqipëri, nxjerrin në pah se reklamat mbeten burimi më i madh i të ardhurave edhe për mediat online. Jemi në paradoksin kur një media e re, ushqehet praktikisht nga një burim i vjetër. Por, edhe pse reklamat përbëjnë aktualisht burimin më të madh të parave për websajtet e lajmeve, përsëri ky burim rrethohet nga një mori mëdyshjesh dhe pikëpyetjesh.

Mëdyshja e parë lidhur me reklamat ka të bëjë me pyetjen se a gjenerojnë ato mjaftueshëm të ardhura sa të garantojnë mbijetesën dhe suksesin. Susan Smith dhe John Allen Hendricks në botimin e tyre New Media, New Technology, New Ideas or New Headaches, vërejnë se “modelet e biznesit që mbështeten nga reklamat online mbeten të diskutueshme....Modeli i reklamave mund të funksionojë deri në nivelin e mbulimit të shpenzimeve apo të krijimit të një fitimi fare të vogël.” I të njëjtit mendim është edhe Gillian Doyle, që thekson se “reklamat, thjesht nuk gjenerojnë dot paratë që duhen për të mbuluar koston e ofrimit të shërbimeve falas online”.

Kjo ndodh kryesisht edhe sepse reklamuesit paguajnë për reklamën online shumë më pak se sa në mediat tradicionale, edhe pse reklama e tyre rri pa lëvizur 24 orë në ditë dhe për muaj me radhë në website. Ndërkohë një specifikë tjetër është se fondi për reklama shpërndahet në shumë media dhe kanale të tjera online, duke zvogëluar porcionin që merr çdo media nga ky fond.

Mëdyshja e dytë ka të bëjë me faktin se edhe sa do të zgjasë praktika e reklamimit në websajtet e lajmeve. Në praktikën tradicionale të reklamimit mediat kanë shërbyer si një ndërmjetës mes reklamuesve dhe konsumatorëve. Por në kushtet e internetit, reklamuesit mund bëhen

Page 33: gazetaria online - shqip - print.indd

33

vetë media dhe mund të mos kenë nevojë për ndërmjetësues, pasi mund të krijojnë apo kanë krijuar kanalet e tyre në web, në YouTube, në rrjetet sociale, në blogosferë, etj.

Një kanal tjetër i gjenerimit të të ardhurave është edhe e-commerce. Disa prej mediave online kryejnë, krahas reklamimit, edhe tregtimin e mallrave dhe të shërbimeve nga websajti i tyre, paralelisht me ofrimin e përmbajtjes mediatike falas. Këtë model po e përdorin me sukses në Shqipëri disa websajte individuale, të cilët, përveç reklamave kanë edhe faqe që përmbajnë oferta për shërbime e mallra të ndryshme. Jo rastësisht këto websajte renditen ndër mediat shqiptare online më të vizituara, dhe që rezultojnë me fitim në aktivitetin e tyre ekonomik.

Përsa i takon të ardhurave që vijnë nga shitja e produktit mediatik, është vërejtur se ky burim ende nuk po gjeneron ndonjë të ardhur për t’u përmendur. Dihet se interneti nisi si një projekt jofitimprurës, i financuar nga fondet publike të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, dhe kjo zanafillë “jofitimprurëse”, e pasuar nga praktika e ofrimit falas të lajmeve dhe të informacionit mediatik, e ka ndjekur dhe do ta ndjekë si një makth biznesin e industrisë së mediave online. Kjo lloj tradite, ka ndryshuar edhe sjelljen e konsumatorit ndaj produktit informacion. Përpjekje të ndryshme për të ofruar përmbajtje mediatike me pagesë kanë dështuar. Nuk kanë funksionuar as abonimet e rregullta, as “pay per article”, dhe as skemat e micro-payments apo aggregated microaccounting që funksionojnë në bazë të shitjes së njësive të veçanta të përmbajtjes online.

Paradoksi i madh në këtë kuadër, qëndron në faktin se, edhe pse audienca online rritet çdo vit, ende nuk po shihet ndonjë shenjë që kjo rritje e audiencës të konvertohet në shtim të ardhurash.

Përveç tre burimeve të mësipërme, në internet ekzistojnë edhe disa praktika të reja të krijimit të të ardhurave, mes të cilave veçohet krijimi i të ardhurave nga i ashtuquajturi “trafik referal”, i njohur ndryshe edhe si praktika “pay per click”. Reklamues të mëdhenj, si për shembull Google, ndajnë me media të tjera online “banner ads” dhe u paguajnë këtyre një shumë për çdo referim apo klikim që vjen nga websajti i medias online dhe shkon në websajtin e produktit apo të reklamuesit. Megjithatë praktika e “google ads”, dhe në përgjithësi modeli i trafikut referal më së shumti ka krijuar dhe po krijon të ardhura për motorët globalë të kërkimit dhe agregatorët e tyre si dhe për mediat sociale globale, se sa për websajtet lokale, përveç rasteve kur këto websajte dëshmojnë një lidership në vendin e tyre përsa i takon numrit të vizitorëve unikë.

Page 34: gazetaria online - shqip - print.indd

34

Si paraqitet situata ekonomike në realitetin e mediave shqiptare online? Për të sjellë një pamje të disa prej planeve të funksionimit ekonomik të mediave online në Shqipëri, po thërrasim në ndihmë rezultatet që dalin nga intervistat-pyetësorë të kryera nga Instituti Shqiptar i Medias.

Një nga pyetjet për drejtuesit e mediave shqiptare online lidhej me regjistrimin dhe veprimtarinë e tyre si njësi biznesi më vete. Ja të dhënat që dalin nga përgjigjet për këtë pyetje:

Si njësi biznesi, websajti juaj…

66 Është regjistruar si biznes më vete

Është i përfshirë brenda biznesit

Është regjistruar si biznes më vete

Është i përfshirë brenda biznesit të

medias/mediave tuaja tradicionale

Është regjistruar si aktivitet i OJF

6 25 6

25

ptë medias/mediave tuaja tradicionale Është regjistruar si aktivitet i OJF

66Is registered as a separate

Is registered as a separate business

unit

Is included in the business unit of the traditional media

Is registered as an NGO activity

6 25 6

25

Is registered as a separate business unit

Is included in the business unit of the traditional media

Is registered as an NGO activity

nga të ardhurat e biznesit të mediave

nga të ardhurat e bizneseve të tjera të

nga të ardhurat personale të

7

4

3

0 1 2 3 4 5 6 7 8

nga të ardhurat e biznesit të mediave tradicionale

nga të ardhurat e bizneseve të tjera të kompanisë

nga të ardhurat personale të pronarit/pronarëve

Nga leximi i këtyre përgjigjeve, mësojmë së pari se nga 39 media të intevistuara, vetëm 6 janë regjistruar si biznes më vete, 6 të tjera veprojnë në kuadrin e aktivitetit të OJF, kurse dy nga mediat nuk japin asnjë përgjigje. Websajtet që veprojnë në kuadrin e aktivitetit të OJF i përkasin kategorisë së websajteve individuale (digital native), pra që nuk lidhen me ndonjë media tradicionale.

Kurse shumica e websajteve të lajmeve në Shqipëri (25) nuk janë të regjistruara si biznes më vete, por veprojnë në kuadrin e biznesit të medias apo mediave tradicionale. Është e qartë se kur bëhet fjalë për krijimin e një modeli ekonomik të veçantë për biznesin e medias online, që këtu hasim në pengesën e parë të madhe.

Ky lloj modeli veprimi i biznesit nuk mundëson ndarjen e qartë të kontributit që vjen nga burimet njerëzore të punësuara në median tradicionale nga kontributi i burimeve njerëzore të angazhuara posaçërisht për webin. Gjithashtu, ky model pengon që të vlerësohet edhe nga pikëpamja financiare ndarja e qartë përsa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve.

Por pavarësisht këtij modeli veprimi të biznesit, kur bëhet fjala për të nxjerrë një përfundim të përgjithshëm lidhur me rentabilitetin e aktivitetit

Page 35: gazetaria online - shqip - print.indd

35

ekonomik të medias online, të intervistuarit e kanë një përgjigje, që tregon se ata së paku kanë një interes apo perceptim për nivelin e këtij rentabiliteti. Ja përgjigjet:

Si aktivitet ekonomik, websajti juaj rezulton…

13me fitim 10 - mbulon

shpenzimet 13me humbje Pa përgjigje

3

Siç del nga grafika e mësipërme, nga 39 media online të intervistuara, vetëm 13 rezultojnë me fitim në aktivitetin ekonomik të tyre. Pjesa tjetër ose krijon të ardhura sa për të mbijetuar, ose rezulton me humbje.

Ndërkohë, mediat online që rezultojnë me humbje, i mbulojnë shpenzimet nga tre burime: a. Nga të ardhurat e biznesit të mediave tradicionale, b. Nga të ardhurat e bizneseve të tjera të kompanisë, dhe 3. Nga të ardhurat personale të pronarit/pronarëve ose nga donacione. Konkretisht ndarja paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Nëse rezulton me humbje, si mbulohen shpenzimet për websajtin tuaj?

66 Është regjistruar si biznes më vete

Është i përfshirë brenda biznesit

Është regjistruar si biznes më vete

Është i përfshirë brenda biznesit të

medias/mediave tuaja tradicionale

Është regjistruar si aktivitet i OJF

6 25 6

25

ptë medias/mediave tuaja tradicionale Është regjistruar si aktivitet i OJF

66Is registered as a separate

Is registered as a separate business

unit

Is included in the business unit of the traditional media

Is registered as an NGO activity

6 25 6

25

Is registered as a separate business unit

Is included in the business unit of the traditional media

Is registered as an NGO activity

nga të ardhurat e biznesit të mediave

nga të ardhurat e bizneseve të tjera të

nga të ardhurat personale të

7

4

3

0 1 2 3 4 5 6 7 8

nga të ardhurat e biznesit të mediave tradicionale

nga të ardhurat e bizneseve të tjera të kompanisë

nga të ardhurat personale të pronarit/pronarëve

Në fakt mbulimi i humbjeve nga të ardhurat e bizneseve të tjera të kompanisë mëmë zbatohet jo vetëm për mediat online, por edhe për një pjesë të mirë të mediave tradicionale, sidomos të gazetave, të cilat aktualisht janë në një krizë financiare të pakthyeshme. Numri i kopjeve të shitura krijon të ardhura që nuk mjaftojnë për mbijetesë, por, edhe pse shumë prej tyre duhet të mbylleshin me kohë, ato janë ende në treg, duke u mbajtur me burimet e tjera të pronarëve të tyre.

Pavarësisht nga shkalla e rentabilitetit e mediave online, nga intervistat rezulton gjithsesi se shumica dërrmuese e websajteve arrijnë të krijojnë

Page 36: gazetaria online - shqip - print.indd

36

të ardhura. Kështu nga 39 media të intervistuara, 35 arrijnë që të krijojnë të ardhura, pavarësisht se sa janë ato dhe në ç’nivel mbulojnë shpenzimet. Gjithashtu, nga intervistat rezulton edhe një prirje tjetër: për shumicën e websiteve, të ardhurat për vitin 2013 ishin më të larta se ato të vitit 2012. Kështu, edhe pse vetëm 13 nga 39 media rezultojnë me fitim në aktivitetin e tyre ekonomik, kur bëhet fjala për mediat, të ardhurat e të cilave vijnë në rritje, ky raport ndryshon, siç paraqitet në grafikën e mëposhtme.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e website-it tuaj…

7 4 3

4

3

funds are transferred from other businesses that company owns

from the personal wealth of owner or owners, or from donations

money is channelled in from the traditional media business

funds are transferred from other businesses that company owns

from the personal wealth of owner or owners, or from donations

7 4 3

7

0 1 2 3 4 5 6 7 8

money is channelled in from the traditional media business

23

1010

15

20

25

Janë në rritje Janë afërsisht të njëjta Janë në rënie Pa përgjigje23 10 -2 4

2

4

-5

0

5

10

Janë në rritje Janë afërsisht të njëjta

Janë në rënie Pa përgjigje

23

20

25

Are growingAre approximately the

same Are reducing No answer23 10 -2 4

10

2

4

-5

0

5

10

15

20

Are growing Are approximately the same

Are reducing No answer

Pra, siç shihet në grafikën e mësipërme, në 23 media online të ardhurat vijnë në rritje krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që në 10 prej tyre ato janë të njëjta me një vit më parë dhe vetëm në 2 prej tyre vijnë në rënie.

Ndërkohë, kur të intervistuarit pyeten se sa optimistë janë ata lidhur me perspektivën ekonomike të mediave të tyre online, ky raport përmbyset edhe më tej, dhe pothuaj të gjitha përgjigjet radhiten në sekuencën nga “optimist” deri në “shumë optimist”, siç shihet në tabelën e mëposhtme.

Nga 1 deri në 10, sa optimist jeni për të ardhmen e biznesit të medias suaj online

Lidhur me burimet e të ardhurave, edhe në mediat shqiptare online mbizotëron prirja e përgjithshme globale. Për 33 prej mediave të intervistuara, burimi kryesor aktualisht janë reklamat, kurse nga

Page 37: gazetaria online - shqip - print.indd

37

abonimet apo forma të tjera të shitjes së produktit mediatik të ardhurat janë zero. Ndërkohë 7 prej mediave online, dhe konkretisht, top-channel.tv, ikub.al, panorama.com.al, albeu.com. lajmifundit.al, living.al, dhe gazetastart.com, i kanë shtuar portofolit të tyre edhe të ardhura që vijnë nga e-commerce apo trafiku referal.

R kl t ë b itPagesat e abonimeve

liE-commerce, trafiku

f l tj25

30

3533

Reklamat në website online referal, etj.33 0 7

0

5

10

15

20

Reklamat në website Pagesat e abonimeve online

E-commerce, trafiku referal, etj.

07

33

Advertising Online subscriptionsE-commerce, referral traffic, etc.

33 0 7

0

5

10

15

20

25

30

35

Advertising Online subscriptions E-commerce, referral traffic, etc.

33

07

Të ardhurat e websajtit tuaj (aq sa janë) krijohen nga…

Për krijimin e të ardhurave prej reklamave janë përdorur dhe përdoren praktika të ndryshme. Përveç praktikës së reklamave të publikuara në homepage-in e websiteve, disa media kanë zbatuar edhe praktika më të fundit, siç janë vendosja e reklamave në sekuencat hyrëse të materialeve në video apo audio, siç ka bërë, për shembull, top-channel.tv. A është kjo një praktikë e mirëpritur nga përdoruesit? Studiuesit Susan Smith dhe John Allen Hendricks mendojnë se në raste të tilla ekziston rreziku që “konsumatorët të revoltohen kur të shohin reklamat të shfaqen në video”.

Ndërkohë, disa prej websajteve, e ngarkojnë kaq shumë pjesën e sipërme të homepage me reklama, duke lënë shumë pak vend në këtë zonë për informacionin më të fundit dhe për lajmet më të rëndësishme. Mes të tjerash kjo bie ndesh edhe me rregullin e “ajsbergut” në dizajnimin e homepage, si dhe krijon një lloj bezdie te përdoruesit. Këtë problem e gjejmë te balkanweb.com, gazetatema.net, panorama.com.al, etj.

Një tipar tjetër i modelit të mbështetur nga reklamat është se ai ndjek praktikat e pagesës për kohë transmetimi dhe vendzënie në sipërfaqen e homepage, praktika që huazohen nga mediat tradicionale dhe përdoren gati me të njëjtën logjikë dhe me të njëjtat teknika vizuale edhe online. Duke qenë tepër i lodhur nga reklamat e mediave tradicionale, vizitori në këto raste ka prirjen që të bezdiset dhe madje edhe t’i braktisë këto websajte.

Page 38: gazetaria online - shqip - print.indd

38

Si përfundim mund të themi se në rastin shqiptar, prospekti i modelit ekonomik të mediave online po përparon me hapa shumë të ngadalshëm. Edhe pse audienca po vjen në rritje, kjo gjë ende nuk po përkthehet në parà më shumë në portofolin modest të tyre. Sfidat më të forta për të ardhmen në këtë kuadër janë shfrytëzimi më i plotë dhe më frytdhënës i kapaciteteve që ka interneti për diferencimin e produktit mediatik si dhe gjetja e modeleve dhe zgjidhjeve ekonomike që funksionojnë dhe përshtaten më mirë me logjikën e funksionimit të mediave të reja. Një sfidë e rëndësishme mbetet funksionimi i mediave online si njësi ekonomike dhe biznesi të mëvetësishme dhe të pavarura nga vendimmarrja apo të ardhurat e biznesit të mediave tradicionale apo të bizneseve të tjera të kompanisë mëmë.

Page 39: gazetaria online - shqip - print.indd

39

Profili i mediave shqiptare online

Për të krijuar një tablo edhe më të plotë mbi panoramën e përgjithshme të medias shqiptare online, le të hedhim një vështrim në profilin dhe specifikat e 45 mediave të monitoruara, duke i paraqitur ato

sipas renditjes së tyre në Alexa.

top-channel.tv I krijuar në dhjetor të vitit 2001, top-channel.tv është në pronësinë e kompanisë Top Media dhe vjen online si portal lajmesh i një prej kanaleve televizive më të shikuara në Shqipëri: Top Channel TV. Trafiku i lartë i vizitorëve online vjen edhe si rezultat i reputacionit dhe audiencës së gjerë të këtij kanali televiziv.

Për vite me radhë ky websajt mbetet një nga 2 websajtet më të vizituara në vend, duke konkurruar me portalin tjetër të suksesshëm shqiptar, balkanweb.com. Redaksia online ka një staf prej 11 të punësuarish: 10 gazetarë apo redaktorë dhe 1 webmaster.15 Aktivitetet ndihmëse dhe administrative mbulohen nga stafi i medias mëmë.

Portali ka natyrë gjeneraliste, dhe mbulon një gamë të gjerë informacioni që nga politika deri tek argëtimi. Lënda e publikuar është më së shumti ajo që prodhohet edhe për kanalin televiziv Top Channel, që do të thotë se pjesa më e madhe e fondit janë lajmet dhe videot e programeve të TV. Kështu, për shembull, faqja Web TV e këtij portali përmban vetëm programet e kanalit televiziv Top Channel të hedhura në web përmes YouTube apo Vimeo. Informacionet e krijuara nga stafi online nuk janë të veçuara nga informacioni tjetër pasi në fund të çdo materali të botuar shënohet si burim vetëm Top Channel. Përditësimi i informacionit është

15. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me webmasterin Igli Gjelishti, datë 31.03.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias.

Page 40: gazetaria online - shqip - print.indd

40

i shpeshtë, por ka raste kur lajmi më i fundit publikohet në të njëjtën kohë me kanalin televiziv ose edhe pasi është transmetuar në edicionin e radhës të lajmeve, duke mos përfituar nga përparësitë e shpejtësisë së publikimit të informacionit në web. Lajmet e ditës kategorizohen sipas temave të ditës, ose sipas rubrikave. Për materialet video, vendoset simboli grafik i videos. Multimedialiteti në portal mundësohet përmes publikimit të emisioneve në formate të ndryshme, si video apo audio, por duhet thënë se në shumë pak raste gjejmë aplikime të raportimit të mirëfilltë multimedial (multimedia storytelling) për një ngjarje të caktuar. Në portal nuk ka hapësirë për komentim të shkrimeve, por ka opsionin për “share”, përmes e-mailit dhe një numri të madh të rrjeteve sociale apo agregatorëve të tjerë.

Portali ka vënë në dispozicion të lexuesve të vet edhe apss-et për Android dhe iPhone, për t’u arritur në mënyrë komode edhe nga ata që e aksesojnë faqen përmes celularëve. Redaksia përdor me sukses edhe rrjetet sociale për zgjerimin e audiencës së vet. Faqja e Top Channel në Facebook, deri në fillim të qershorit 2014 kishte grumbulluar rreth 656 000 pëlqime, që flet për një përdorim efektiv të rrjeteve sociale. Top Channel ka gjithashtu edhe kanalin e vet në YouTube ku deri në 10 qershor 2014 ishin publikuar 11 581 video, një pjesë e të cilave kanë patur edhe shikueshmëri rekord për audiencën shqiptare online, si, p.sh., videoja e programit “Portokalli” të datës 13 tetor 2013 që ka arritur në 124 671 shikime.

balkanweb.com I lançuar në shkurt të vitit 2000 si agjenci e lajmit online, ky websajt mbetet një nga shembujt më të spikatur të suksesit dhe të origjinalitetit në historinë e medias shqiptare online. Balkanweb.com u themelua nga kompania Edisud si websajt origjinal dhe nuk i përkiste drejtpërdrejt ndonjërës prej mediave tradicionale që kishte në zotërim kjo kompani, siç ishin Gazeta Shqiptare, TV News24, apo Radio Rash, edhe pse ushqehej në masë jo të vogël prej materialeve të krijuara për dhe nga këto media. Synimi ishte që të krijohej një agjenci online që të pasqyronte më shpejt se mediat tradicionale lajmet më të fundit. Që nga viti 2007 kjo media, ashtu si edhe mediat e tjera të grupit Mediasud, janë në pronësinë e Focus Group.

Websajti ka natyrë gjeneraliste. Mediumet e përdorura variojnë që nga teksti dhe fotografia deri te video e audio, duke krijuar hapësirë për multimedialitet, i cili megjithatë në shumë pak raste shfaqet si multimedia storytelling e mirëfilltë. Videot e publikuara në seksionin Balkanweb TV janë

Page 41: gazetaria online - shqip - print.indd

41

kryesisht video të programeve të televizionit News 24. Ndërsa Fotogaleria përmban fotolajme të marra nga mediat e tjera apo nga interneti. Në disa raste websajti ka aplikuar edhe live-streaming për “breaking news”, si, për shembull gjatë raportimit live për grevën e shoferëve të furgonave apo të protestës së opozitës kundër drogës, por përgjithësisht kjo ka qenë një live-streaming i asaj që shfaqej në News24 TV.

Bërthama e redaksisë së balkanweb.com përbëhet nga 5 gazetarë, 1 korrektor dhe 2 webmaster.16 Nga monitorimi rezulton se stafi online shfaqet shumë i përkushtuar në ndjekjen e lajmit më të fundit. Lënda e krijuar nga ky staf, mban në fund shënimin Balkan Web dhe inicialet e gazetarit që e ka krijuar. Në rastet kur shkrimet apo materialet video dhe audio, merren nga mediat e tjera të kompanisë, shënohet në fund burimi, për shembull, Gazeta Shqiptare, News 24, etj. Ndërsa kur bashkëpunohet mes stafit online dhe atyre të mediave tradicionale, shënohen të dy burimet, për shembull, Gazeta Shqiptare/Balkan Web, etj. Ky websajt dallohet për shpejtësinë e publikimit të lajmit më të fundit dhe për shkallën e lartë të përditësimit të informacionit. Gjithsesi mbetet problem mungesa e reporterëve të terrenit që raportojnë vetëm për webin dhe në përgjithësi numri ende i kufizuar i stafit të angazhuar për redaksinë online.

Balkanweb përdor edhe rrjetet sociale Facebook dhe Twitter si kanale shtesë të lidhjes me audiencën, por ato nuk rezultojnë të jenë shumë frytdhënëse. Kështu, faqja e Balkanweb në Facebook ka gjithsej 29 000 pëlqime. Për t’i krijuar mundësi ndërveprimi audiencës, websajti ka hapësirë komentesh dhe disa opsione për reagime dhe për “share” apo “like” për çdo shkrim.

shekulli.com.al është websajti i gazetës Shekulli, që ka qenë dhe është një nga titujt më të rëndësishëm të shtypit në Shqipëri. I themeluar në vitin 1999 shekulli.com.al konsiderohet si një nga pionierët e medias shqiptare online. Në fillimet e veta për disa vjet me radhë websajti publikonte vetëm materialet e krijuara për formatin print, duke u përditësuar, ashtu si edhe gazeta, një herë në 24 orë. Më pas, paralelisht me botimin e lëndës së gazetës, redaksia angazhoi burime njerëzore që do të merreshin me ndjekjen dhe publikimin online në kohë reale të lajmit më të fundit, duke marrë në konsideratë gjithnjë e më shumë specifikat e webit dhe kapacitetet apo përparësitë e tij.

16. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Daniela Agushin, drejtore informacioni për lajmin online realizuar më datë 01.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias.

Page 42: gazetaria online - shqip - print.indd

42

Aktualisht, siç rezulton nga monitorimi i kryer gjatë muajve prill-maj 2014, ritmi i përditësimit të informacionit të websajtit është i lartë. Ka raste kur kemi përditësim apo postim të një lajmi të ri edhe në çdo 1 minutë, si në rastin që shihni të fotografuar. Rubrika “Minuta e fundit”, sjell lajmet në kohë reale dhe mbulohet nga stafi i redaksisë online, ashtu si edhe e gjithë gama e informacionit që lidhet me lajmin më të fundit.

Për formatin print, websajti ofron një buton më vete të quajtur “Shekulli Print” që shfaq “print-screen”-et e faqes së parë të numrave më të fundit të gazetës. Nga monitorimi ndihet dukshëm një prirje për ta ndarë lëndën e gazetës nga lënda online dhe për t’i dhënë përparësi kësaj të fundit. Në fund të shkrimeve të stafit online shënohet “Shekulli online” dhe inicialet e gazetarit. Prioriteti për formatin online dëshmohet edhe nga shtimi i burimeve njerëzore të angazhuara në redaksinë e webit. Kështu aktualisht kjo redaksi ka 10 të punësuar, nga të cilët 6 janë pjesë e stafit gazetaresk, 1 është korrektor, 1 web master, 1 agjent marketingu dhe 1 mbulon veprimtarinë administrative.17 Praktikisht një strukturë e tillë e burimeve njerëzore, plotëson një bërthamë funksionimi fillestare dhe të mëvetësishme për një media online.

Edhe ky websajt është i natyrës gjeneraliste, ashtu si edhe media mëmë, gazeta Shekulli. Faqja e parë (homepage) përmban dy kategorizime të përgjithshme të informacionit: i pari sipas rubrikave tradicionale të gazetës dhe i dyti sipas rubrikave të reja, si Thellë, Jetë, Radar, etj. Duhet thënë se ky kategorizim i fundit nuk përshtatet shumë për mjedisin online dhe ka një kontekst të paqartë.

Videogaleria dhe fotogaleria përmbajnë kryesisht video dhe foto të marra nga interneti. Videot apo audiot që shoqërojnë një raportim janë

17. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Florenc Stafa, makroeditor online, realizuar më datë 07.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias.

Page 43: gazetaria online - shqip - print.indd

43

të rralla, duke krijuar një lloj varfërie multimediale, karakteristikë e përgjithshme kjo e mediave shqiptare online. Websajti ka edhe opsione ndërveprimi për “share” apo “like” si dhe hapësirë për koment në fund të shkrimit. Në seksionin e komentit, për të shmangur problemet etike redaksia ka vënë shënimin: “Gazeta “Shekulli” u kërkon të gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to...”. Por duhet thënë se pavarësisht nga kjo, shkeljet e etikës nuk mungojnë.

ikub.al është një nga websajtet më të vizituar të kategorisë së websajteve individuale që lindën mirëfilli në web dhe nuk kishin lidhje me ndonjë media tradicionale. Ai është gjithashtu i katërti në renditjen e përgjithshme të mediave shqiptare online sipas Alexa. I lançuar në vitin 2006 nga ikub.al sh.p.k., fillimisht në adresën www.ikub.com dhe më pas në www.ikub.al, ky portal meriton një vëmendje të veçantë për qasjen origjinale, profilin e veçantë si dhe për risitë që sjell sidomos përsa i takon modelit ekonomik të funksionimit të një medieje online.

Redaksia e portalit ka një staf prej 16 vetësh, mes të cilëve 4 janë gazetarë, 2 korrektorë, 2 web master, 5 agjentë marketingu dhe 3 punonjës administrate.18 Kjo organigramë e burimeve njerëzore diktohet edhe nga profili polifunksional i portalit.

Ofrimi i lajmit është vetëm një nga fushat e veprimtarisë së gjerë të këtij portali dhe ky ofrim bëhet në një mënyrë të ndryshme. Kështu websajti, përmes nënfaqes së vet time.al shërben si një agregator që mbledh dhe publikon të rejat më të fundit të botuara në mediat e tjera shqiptare online. Madje ofrohet edhe abonim për të patur akses të plotë

18. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Albert Tollkuci, drejtor i websajtit, realizuar më datë 15.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 44: gazetaria online - shqip - print.indd

44

në këtë paketë të agreguar. Ndërkohë lënda e lajmit e krijuar nga vetë stafi i ikub është e pakët.

Pjesa tjetër e portalit është e gjitha e-commerce, shitblerje, treg informacioni dhe marketing që gjenerojnë të ardhura për funksionimin e biznesit online. Përmes portalit ofrohen reklama, shërbime, mallra, informacion i dobishëm i llojeve nga më të ndryshme, etj., duke iu përshtuar nga ana e funksionimit mekanizmit të webit dhe logjikës së biznesit online. Nënfaqet e portalit si punaime.al, njoftime, tag.al, gis.al, ebuy.al ndjekin modelet më të mira të biznesit dhe shërbimeve online të zbatuara në vendet perëndimore.

Shumë autorë që janë marrë posaçërisht me modelin ekonomik të mediave online, nxjerrin në pah faktin se për mediat në web është e vështirë të bëhet parà me lajmin, sidomos në kushtet e kulturës së sotme të marrjes së lajmeve falas nga interneti. Për këtë arsye duhen eksploruar praktika dhe modele të tilla që të përdorin lajmin si kanal për rritjen e numrit të vizitorëve dhe praktikat e tjera ekonomike si mjete apo rrugë për të vjelë të ardhura nga këta vizitorë. IKUB po eksperimenton, deri tani me sukses, këtë qasje, e cila gjithsesi, në mjedisin gazetaresk, sidomos atë konservator mund të jetë e debatueshme.

gazetatema.net nisi si websajt i gazetës së përditshme Tema dhe u fuqizua si një media e mëvetësishme online sidomos në periudhën kur pronari i saj Mero Baze mbylli përkohësisht edicionin në print dhe u përqendrua tërësisht tek edicioni në web. I krijuar në vitin 2006, fillimisht në adresën tema.al dhe më pas në adresën gazetatema.net websajti arriti të fitojë shpejt një audiencë shumë të gjerë, sidomos falë opozitës së fortë ndaj qeverisjes së këtyre viteve. Ishte me sa duket kjo natyrë opozitare që e detyroi redaksinë të ndërronte domain-in .al, i cili ofrohet nga një ent shtetëror vendor, dhe të marrë një domain name tjetër (gazetatema.net), të cilin e përdor edhe sot e kësaj dite.

Websajti ka një redaksi të përbërë prej 10 vetësh dhe deklarohet me fitim në aktivitetin e vet ekonomik, që sigurohet sidomos nga reklamat e publikuara në homepage.19 Profili i kësaj medieje online është gjeneralist dhe emërtimi i rubrikave kryesore është pak a shumë ai i gazetës. Gazetatema.net dallohet për një përditësim të shpeshtë të lëndës dhe ndjekje e pasqyrim në kohë të lajmeve më të rëndësishme të ditës. Shumica e lëndës

19. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Bledar Lumani, zv.kryeredaktor, realizuar më datë 07.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 45: gazetaria online - shqip - print.indd

45

informative të prodhuar është origjinale, dhe kontributi i stafit online është i konsiderueshëm në fondin e përgjithshëm të këtij informacioni.

Websajti ofron hapësira reagimi për lexuesit, përmes “Letër botuesit”, përmes opsioneve “share” si dhe përmes hapësirës së komenteve. Nga monitorimi rezulton se hapësira e komenteve është e pafiltruar dhe në të sheh pothuajse rregullisht demonstrime të gjuhës së urrejtjes, dhunës verbale, sulmeve personale, etj.

Kohët e fundit websajti është pajisur edhe me web TV të quajtur Tema TV, që është një hapësirë ku vendosen materialet video të krijuara nga stafi i Temës online. Në disa raste videot shoqërojnë tekstin e lajmit, duke u paraqitur si një paketë multimediale, që gjithsesi është në fillimet e veta si praktikë.

panorama.com.al Krijuar në vitin 2003 nga Panorama Group, panorama.com.al është websajti i gazetës më të shitur në Shqipëri gjatë viteve të fundit (gazeta Panorama) dhe mban vendin e gjashtë në renditjen e websajteve më të vizituara, sipas motorit statistikor Alexa. Ashtu si edhe shumica e websajteve të gazetave të tjera, edhe panorama.com.al në fillimet e veta aplikonte qasjen “copy-paste”, duke publikuar vetëm materialet që ishin edhe në gazetë. Por aktualisht, edicioni print është veçuar nga edicioni online, edhe pse një pjesë e materialeve të botuara në gazetë, vazhdojnë të botohen edhe në faqen e gazetës në web.

Redaksia e webit e Panoramës ka një staf të kufizuar (gjithsej 5 vetë)20 por megjithatë ajo arrin të ndjekë dhe pasqyrojë në kohë lajmet kryesore të ditës. Nga një monitorim 1 javor i rubrikës “Lajmi i fundit”, nga data 5 qershor deri më 11 qershor, rezulton situata që shihni në tabelën e mëposhtme.

20. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Çlirim Hallaçi, redaktor për websajtin, realizuar më datë 08.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Data Dita Numri i lajmeve5 qershor 2014 E Enjte 216 qershor 2014 E Premte 197 qershor 2014 E Shtunë 158 qershor 2014 E Dielë 109 qershor 2014 E Hënë 2010 qershor 2014 E Martë 2211 qershor 2014 E Mërkurë 19

Page 46: gazetaria online - shqip - print.indd

46

Pra, me përjashtim të ditës së shtunë dhe të diel, gjatë ditëve të tjera të javës botohen mesatarisht nga 20 lajme në ditë, duke garantuar kësisoj mbulimin e ngjarjeve më të rëndësishme të ditës. Në faqen kryesore (homepage) lajmet më të fundit, përveç rubrikës përkatëse, paraqiten edhe në news-slider-in qëndror të faqes, ku lajmet shfaqen njëri pas tjetrit në mënyrë të animuar si dhe në hapësirën e seksionit Flash.

Panorama.com.al është aktive edhe në rrjetet sociale. Në Facebook, kjo media ka arritur të ketë 181 000 pëlqime. Gjithashtu, websajti ka mundësi për “share” si dhe hapësirën e komentit, për të mundësuar ndërveprimin e lexuesit.

shqiptarja.com Në më pak se dy vjet, kjo media online ia ka dalë të renditet ndër websajtet më të vizituara të lajmeve në Shqipëri. Themeluar në tetor 2012 nga FREE & FAIR MEDIA GROUP, shqiptarja.com u krijua si një agjenci e lajmit online dhe njëherësh si websajt i gazetës më të njëjtin emër. Por pas blerjes nga FREE & FAIR MEDIA GROUP edhe të kanalit Televiziv A1 Report, në websajt publikohen edhe materiale video të programeve të këtij televizioni. Ndërkohë televizioni ka edhe websajtin e vet.

Shqiptarja.com është një websajt dinamik dhe interaktiv i ndërtuar sipas logjikës së funksionimit të webit, duke përdorur dhe përfituar nga veçantitë dhe epërsitë e teknologjisë së re. Kjo media online është nga të parat që ka aplikuar raportimin multimedial të mirëfilltë, si në raportimin e aksidentit të autobuzit me studentë në Himarë, në raportimin për sekuestrimin e një vile të një baroni droge në Mamurras, etj., ku ngjarjet vijnë të raportuara përmes disa mediumeve, si, video, audio, tekst, foto, animacion, etj.

Shqiptarja.com dhe websajti i A1Report kanë një staf të përbashkët për webin. Redaksia online përbëhet nga 6 gazetarë apo redaktorë, 1 webmaster dhe 2 punonjës marketingu. Kompania që i zotëron këto media ka edhe 5 persona të tjerë të angazhuar në funksione administrative.21

Lënda e prodhuar nga stafi i webit mban në fund shënimin “Redaksia online”. Por duhet thënë se një ndihmesë jo e vogël për të dy websajtet vjen edhe nga stafi i gazetës dhe i televizionit, duke reflektuar situatën e përgjithshme të websajteve të mediave tradicionale, ku burimet njerëzore dhe kontributet nuk janë qartësisht të ndara.

21. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Greta Malaj, kryeredaktore për webin, realizuar më datë 15.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 47: gazetaria online - shqip - print.indd

47

Websajti i shqiptarja.com ka një buton që ofron edicionin në print në format .pdf, dhe së fundmi, përmes një aplikacioni, përveç materialeve të gazetës ofrohen kundrejt një abonimi edhe materiale të tjera, si video, audio, etj, si dhe ka edhe opsione personalizimi të kësaj përmbajtjeje. Gjithashtu websajti ka edhe një faqe për raportimet nga qytetarët, të titulluar “Raportoni ju”.

Përveç rubrikave që janë edhe në formatin print, websajti ka edhe një blog, një faqe për video dhe një tjetër për foto, si dhe ka krijuar hapësirë edhe për lajmin rozë përmes seksionit “Thash & them”.

noa.al Agjencia e lajmeve online NOA (News of Albania) është krijuar në vitin 2006 dhe hyn në kategorinë e “digital native media”. Websajti renditej i teti mes websajteve të lajmeve më të vizituara në Shqipëri dhe i 21-ti në renditjen e përgjithshme për Shqipërinë në Alexa në datën 23 mars 2014. Është një media me profil gjeneralist që i jep përparësi lajmit më të fundit nga Shqipëria por edhe nga Kosova e Maqedonia. Në websajt ka përpjekje që të publikohet përmbajtje origjinale, por nuk mungojnë edhe materialet nga interneti.

Duke ndjekur trendin e përgjithshëm të mediave online, edhe NOA publikon shpesh “soft news” apo lajme rozë, siç del nga klasifikimi tek “Më të lexuarat” në foto (aksesuar datë 12 qershor 2014).

Në seksionin NOA TV, agjencia ofron live-streaming të transmetimit të disa prej kanaleve televizive në Shqipëri, si RTSH, Vizion Plus, News24, OraNews, Agon, etj. NOA ka rënë në sy sidomos në raste eventesh apo ngjarjesh të bujshme për informim intensiv dhe të larmishëm.

Agjencia është tepër aktive në rrjetet sociale. Faqja e saj në Facebook i kishte kaluar 336 000 pëlqime deri në fillim të qershorit 2014. Një rast ilustrues i përdorimit me fantazi dhe efektivitet i Facebook është krijimi i faqes speciale të NOA për Botërorin e futbollit Brazil 2014.

etësor me Greta Malaj, kryeredaktore për webin, realizuar më datë uadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre ptar të Medias

Page 48: gazetaria online - shqip - print.indd

48

albeu.com Edhe ky portal lajmesh i përket kategorisë së websajteve individuale dhe mes tyre konsiderohet si nga më të sukseshmit në hapësirën shqiptare online. U themelua në 4 korrik 2003 nga Idaver Sherifi, i njohur për pasionin dhe dëshirën për të investuar në mediat e reja, një investim ky që pas 11 vjetësh rezulton të jetë i sukseshëm. Në veprimtarinë e vet ekonomike albeu.com rezulton me fitim, ndërsa numri i të punësuarve nga 3 vetë ka arritur në 11 vetë.22 Portali ka në faqen e vet kryesore një numër reklamash, që janë burimi kryesor i krijimit të të ardhurave për këtë media.

Nën sloganin “Portali i të gjithë shqiptarëve”, websajti ka krijuar tre seksione të mëdha, që mbulojnë përkatësisht ngjarjet e ditës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Lajmet e botuara janë më së shumti origjinale, të prodhuara nga stafi i Albeut. Kurse pjesa më e madhe e editorialeve apo analizave merren nga mediat e tjera online, duke shënuar burimin përkatës. Në portal publikohen edhe shumë video apo foto të marra nga interneti, sidomos kur bëhet fjalë për lajme sensacionale që lidhen me emra të njohur apo me ngjarje të bujshme nga bota.

Edhe pse ka natyrë gjeneraliste, një pjesë e konsiderueshme e informacionit të publikuar i përket “soft news”, të ndara në kategoritë: sport, showbiz, teknologji, kuriozitet, lifestyle, argëtim, humor, etj. Duhet thënë se kjo kategori informacioni ka edhe lexuesit më të shumtë në web, dhe është një tendencë jo vetëm e websajteve shqiptare por edhe atyre botërore.

Ashtu si NOA, edhe Albeu ofron livestreaming të një pjese të kanaleve televizive që veprojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

lajmifundit.al është themeluar nga DARTA Group në 4 qershor 2009 dhe i përket kategorisë së websajteve individuale. Në më pak se

22. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Idaver Sherifi, drejtor i portalit, realizuar më datë 31.03.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 49: gazetaria online - shqip - print.indd

49

një vit nga dita e themelimit, portali arriti të popullarizohet dhe të jetë ndër mediat shqiptare online më të vizituara, sidomos falë një fushate të sukseshme promovimi në rrjetet sociale dhe në kanalet e tjera të webit. Deri në fillim të qershorit 2014, faqja e lajmifundit.al në Facebook i kishte kalur 253 000 pëlqimet.

Përmbajtja e publikuar është e natyrës gjeneraliste. Informacioni në websajt përditësohet mesatarisht një herë në 20 minuta. Lënda e botuar është pjesërisht e krijuar nga stafi i medias online dhe pjesërisht e marrë nga mediat e tjera online. Stafi i punësuar përbëhet nga 8 vetë, prej të cilëve 4 janë gazetarë apo redaktorë, 1 webmaster, 2 agjentë marketingu dhe 1 punonjës administrate.23

Nga pikëpamja e rentabilitetit të aktivitetit ekonomik, kjo media online rezulton me fitim. Të ardhurat krijohen kryesisht nga reklamat dhe shërbimet e reklamimit, por edhe nga e-comerce dhe shpërndarja e botimeve të ndryshme në gjuhën shqipe, që mundësohen përmes këtij portali.

gazetadita.al Është websajti i gazetës Dita, i themeluar në nëntor 2012, në të njëjtën kohë me edicionin në print. Si gazeta, edhe websajti i saj janë në pronësinë e kompanisë së re mediatike “Publikime Shqiptare”. Duke ndjekur kurbën e një rritjeje shumë të shpejtë të gazetës, edhe websajti krijoi një audiencë relativisht të gjerë në web, dhe pas rreth një viti e gjysmë renditet në vendin e 11-të mes websajteve shqiptare të lajmeve më të vizituara dhe në vendin e 29 në renditjen e përgjithshme të Alexa për Shqipërinë. Gazeta Dita dhe websajti i saj erdhën me një profil të veçantë në tregun mediatik shqiptar duke shpalosur një natyrë opozitare të fortë në raport me qeverisjen, si dhe një dizajn grafik modern.

Si njësi biznesi, websajti është i përfshirë brenda biznesit të medias tradicionale. Stafi i webit përbëhet nga 4 gazetarë, 1 webmaster dhe 1 agjent marketingu.24 Përveç stafit të punësuar drejtpërdrejt në redaksinë e webit, për websajtin angazhohen edhe burime të tjera njerëzore që punojnë për gazetën. Kësisoj lënda e botuar në websajt është pjesërisht e krijuar nga stafi i medias online dhe pjesërisht nga stafi që punon për edicionin print.

23. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Taulant Manaj, editor i portalit, realizuar më datë 11.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

24. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Adrian Thano, kryeredaktor, realizuar më datë 14.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 50: gazetaria online - shqip - print.indd

50

oranews.tv është websajti i kanalit televiziv me të njëjtin emër (Ora News TV). I themeluar në mars 2011 nga Yldon Media Group, ky websajt renditet i dyti mes websajteve më të vizituara të kanaleve televizive në Shqipëri, duke lënë pas ato të disa televizioneve kombëtare dhe të televizioneve të tjera lokale. Rasti i oranews.tv tregon se websajtet e mediave tradicionale kanë sukses vetëm atëhere kur marrin përsipër të ndjekin dhe pasqyrojnë lajmin më të fundit, duke iu përshtatur dhe duke shfrytëzuar përparësitë e webit në këtë drejtim.

Stafi i webit ka gjithsej 5 vetë – 4 gazetarë dhe 1 webmaster25 – por meqë kanali televiziv Ora News është televizion informativ i profilizuar kryesisht për lajmet, një pjesë e konsiderueshme e materialeve të përgatitura nga stafi i medias tradicionale botohen dhe përshtaten edhe për web. Websajti gjithashtu ishte nga të parët në ofrimin e live-streaming të programeve të TV.

gazeta-shqip.com Lançuar në vitin 2007 nga Top Media Group, gazeta-shqip.com është websajti i gazetës së përditshme Shqip. Redaksia e webit ka një staf të vogël prej 5 vetësh gjithsej, por megjithatë ia del që websajti të ketë një ritëm të mirë të ndjekjes së lajmit më të fundit dhe të përditësimit të informacionit – mesatarisht çdo 30 minuta.26 Lënda e publikuar është pjesërisht e krijuar nga stafi online dhe pjesërisht merret nga edicioni print, por nuk mungojnë edhe lajme të fundit nga bota të përkthyera nga interneti. Kjo media online përdor me sukses rrjetet sociale për shpërndarje të përmbajtjes dhe arritjen e audiencës. Faqja e gazeta-shqip.com në Facebook kishte 264 000 pëlqime deri në fillim të qershorit 2014.

mapo.al Është websajti i gazetës së përditshme Mapo, i krijuar në vitin 2010.27 Në ndryshim nga websajtet e suksesshme të cilat investojnë për lajmin më të fundit, mapo.al bazohet më së shumti në shkrimet me karakter analitik të botuara edhe në gazetë në rubrikën OP ED, rubrikë që zë një vend qendror edhe në websajt. Ashtu si edhe gazeta, websajti ka profil gjeneralist.

25. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Ervin Bahiti, redaktor i webit, realizuar më datë 08.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

26. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Gjergj Erebara, zëvendëskryeredaktor, realizuar më datë 03.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

27. Burimi: https://web.archive.org/web/*/http://mapo.al/

Page 51: gazetaria online - shqip - print.indd

51

Nga pikëpamja e menaxhimit dhe e funksionimit, mapo.al përfshihet brenda strukturës administrative të mediave tradicionale, dhe konkretisht të gazetës Mapo.

gazetaidea.com është themeluar nga gazetari Mentor Kikia në shtator 2011 dhe i përket kategorisë së websajteve individuale. Ky websajt lajmesh është regjistruar si aktivitet i OJF-së Alternativa Civile, duke ofruar një model tjetër të krijimit dhe funksionimit të mediave online. Redaksia përbëhet prej 11 vetësh – 10 staf gazetaresk me kohë të plotë ose të pjesshme dhe 1 web master. 28

Faqja kryesore e gazetaidea.com ka një strukturim efektiv, që nxjerr në pah lajmet më të fundit në përgjithësi, si dhe lajmet më të fundit për çdo rubrikë. Websajti është dinamik dhe ofron mundësi ndërveprimi dhe reagimi për lexuesit përmes hapësirës së komenteve, rubrikës “Denoncim”, mundësive për “share”, etj.

abcnews.al është websajti i kanalit televiziv informativ me të njëtin emër (ABC News TV), i themeluar në 25 tetor 2010 nga Albanian Broadcasting Corporation. Boton kryesisht materiale të krijuara për televizionin, por ka edhe materiale të tjera, si video apo fotografi të marra nga interneti. Duke ndjekur profilin e ABC News TV, websajti i jep përparësi lajmeve më të fundit, por zakonisht lajmet e fundit të TV janë edhe ato të websajtit, madje shpesh ato transmetohen më parë në TV dhe pastaj ngarkohen edhe në websajt. Teksti shoqërues i lajmit shpesh është zbardhje e tekstit të lexuar në video.

Bërthama e redaksisë online është e vogël – gjithsej 4 vetë, prej të cilëve 3 janë gazetarë/redaktorë dhe 1 webmaster.29

sot.com.al është konceptuar si agjenci lajmesh online. E themeluar në vitin 2003 nga pronari i gazetës Sot, Arian Prodani, kjo agjenci, nga pikëpamja menaxheriale, është e përfshirë brenda biznesit të mediave tradiconale të kompanisë. Burimet njerëzore që merren me webin dhe

28. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Kliti Topalli, redaktor, realizuar më datë 06.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

29. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Entela Kaloti, redaktore, realizuar më datë 06.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 52: gazetaria online - shqip - print.indd

52

ato të gazetës, nuk janë të ndara.30 Gjithsesi websajti ndjek lajmet më të fundit të ditës dhe një pjesë e mirë e materialeve të botuara në të janë të ndryshme nga ato të gazetës. Për edicionin print, websajti ka një seksion ku gjenden numrat e gazetës në format PDF.

Agjencia ka një profil gjeneralist. Përmes seksionit video, bëhet përpjekje për të përfshirë elementë multimedialiteti, edhe pse një pjesë e videove nuk janë produkte të agjencisë por janë të marra nga mediat sociale dhe interneti.

ata.gov.al është websajti i agjencisë shtetërore të lajmeve ATSH dhe i pari websajt lajmesh në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 1996. Edhe pse financohet nga buxheti i shtetit dhe ka një numër të madh burimesh njerëzore (39 vetë) si dhe një infrastrukturë të gjerë të trashëguar, agjencia dhe websajti i saj e kanë humbur rolin e lidershipit mes agjencive të lajmeve në vend.

Për një periudhë kohe, agjencia aplikoi pagesë për aksesimin e lajmeve të veta online, por kjo nuk funksionoi, dhe tashmë e gjithë përmbajtja në web ofrohet pa pagesë.

anabel.al është revista online (webzine) më e vizituar në Shqipëri dhe përfaqëson një rast suksesi dhe inovacioni përsa i takon publikimeve të reja në web. E lançuar në vitin 2010, revista ka një qasje dhe strukturë origjinale. Përmbajtja e publikuar është e larmishme dhe i drejtohet kryesisht publikut femër, por në webzine ka edhe shumë materiale që i interesojnë publikut të gjerë. Ndër tematikat, mbizotërojnë soft news, moda, lifestyle, argëtimi, informacioni rozë, etj.

kohajone.com I krijuar që në nëntor 1999, kohajone.com është një nga websajtet e para të mediave tradicionale shqiptare, i themeluar nga pronari i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi. Aktualisht në të publikohen lajmet më të fundit të ditës si dhe një pjesë e materialeve të edicionit print. Redaksia online përbëhet nga 6 vetë – 3 gazetarë, 2 webmaster dhe 1 agjent marketingu.31 Edhe pse është një nga pionierët e medias

30. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Blerina Luli, redaktore, realizuar më datë 06.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

31. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Saimir Kola redaktor, realizuar më datë 04.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 53: gazetaria online - shqip - print.indd

53

shqiptare online, websajti sot renditet i njëzeti mes websajteve të lajmeve në Shqipëri, për shkak të ndërrimit të pronësisë dhe pamundësisë së investimeve serioze për faqen online.

respublica.al është themeluar në 1 janar 2010 nga analisti i njohur i mediave shqiptare Mustafa Nano dhe i përket kategorisë së websajteve individuale. Nga pikëpamja formale, websajti funksionon si aktivitet i OJF Respublica. Duke tejkaluar natyrën e një blogu, websajti aktualisht ndjek dhe publikon edhe lajmet më të fundit. Gjithsesi leximet dhe komentet më të shumta të lexuesve i përkasin analizave, opinioneve dhe shkrimeve të kategorisë OP ED. Redaksia përbëhet nga 5 gazetarë/redaktorë, 1 websmaster, 1 agjent marketingu dhe 1 punonjës që mbulon anën administrative.32

lajmepolitike.com është një nga sprovat e para për të krijuar një media online të profilizuar. Siç dallohet që në emërtim, websajti merret vetëm me lajmin politik. I përket kategorisë së “digital native media” dhe është themeluar në shtator 2012 nga Shoqata e Gazetarëve dhe Studjuesve të Politikës, duke funksionuar si aktivitet i kësaj OJF-je. Redaksia ka 6 të punësuar si staf gazetaresk dhe 1 webmaster.33

panorama-sport.com është websajti i gazetës Panorama Sport i themeluar në 27 nëntor 2011 nga Panorama Group. Publikon materialet që botohen edhe në gazetë dhe herë pas here boton edhe lajme të fundit nga sporti. Stafi online përbëhet nga vetëm 2 vetë, 1 gazetar dhe 1 webmaster.34

tvklan.al I themeluar në vitin 2008, tvklan.al është websajti i kanalit televiziv kombëtar Klan,. Redaksia online ka të punësuar 7 gazetarë/redaktorë dhe 1 webmaster. Lënda e publikuar është pjesërisht e krijuar nga stafi i medias online dhe pjesërisht nga stafi i televizionit. Që nga fillimi i vitit 2014, websajti ka nisur të jetë më dinamik dhe të ndjekë

32. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Endri Meksi, drejtor, realizuar më datë 06.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

33. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Luljeta Progni, drejtore/kryeredaktore, realizuar më datë 29.03.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

34. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Alfred Lleshi, redaktor, realizuar më datë 31.03.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 54: gazetaria online - shqip - print.indd

54

e pasqyrojë me ritëm më të lartë lajmet e fundit. Materialet video të publikuara në web janë kryesisht ato të prodhuara nga redaksia e TV Klan.

dielli.al është nga titujt më të rinj në fushën e gazetarisë shqiptare në web. I krijuar në shtator 2013 nga AML Group, në vetëm 9 muaj, websajti arriti të renditet i 25-ti mes websajteve më të klikuara të lajmeve në Shqipëri. Websajti është tepër aktiv në mbulimin e lajmit më të fundit. Gjithsesi lënda e botuar është pjesërisht e krijuar nga stafi i vet dhe pjesërisht e marrë nga mediat e tjera online. Websajti ka krijuar edhe apsset e veta për aksesimin përmes celularëve. Redaksia përbëhet nga 8 të punësuar – 6 staf gazetaresk, 1 webmaster dhe 1 agjent marketingu.35

opozita.com është një nga websajtet me rritje të shpejtë, sidomos pas zgjedhjeve politike të qershorit 2013 në Shqipëri. Është nga zërat opozitarë më të fortë online ndaj qeverisjes së majtë në pushtet. Boton lajme dhe shkrime të krijuara nga stafi i opozita.com, por gjithashtu boton edhe mjaft shkrime e materiale të marra nga mediat e tjera online. Në Facebook opozita.com ka arritur të ketë 111 000 pëlqime deri në qershor 2014. Nuk ka të dhëna për themeluesit e websajtit apo për organigramën e tij.

albanianscreen.tv është websajti i kanalit televiziv me të njëjtin emër (Albanian Screen TV). Boton kryesisht materialet që transmetohen edhe në televizion, duke kryer më së shumti transferimin e thjeshtë të lëndës nga TV në web. Lajmet më të fundit që publikohen në websajt janë kryesisht lajmet më të fundit në TV. Është krijuar në vitin 2004 nga Alsat TV Group. Aktualisht redaksia online përbëhet nga 4 vetë – 3 gazetarë dhe 1 web master.

sportekspres.com është websajti i gazetës Sport Ekspres i profilizuar, si edhe gazeta, në fushën e sportit. Boton kryesisht lajmet më të fundit nga sporti si dhe materialet që botohen edhe në gazetë. Websajti është krijuar në dhjetor 2011 dhe ka 5 të punësuar – 4 gazetarë dhe 1 webmaster.36

35. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Manuela Kau, administratore, realizuar më datë 04.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

36. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Arbi Laçi, zv.kryeredaktor, realizuar më datë 31.03.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 55: gazetaria online - shqip - print.indd

55

vizionplus.al është krijuar në vitin 2001, duke qenë nga websajtet e para të kanaleve televizive shqiptare. Publikon kryesisht përmbajtjen e krijuar nga televizioni Vizion Plus si dhe video apo lajme të marra nga interneti. Lajmet e fundit krijohen nga stafi i redaksisë online ose janë të marra nga edicionet e lajmeve të TV. Në websajt ofrohet edhe live-streaming e programeve të Vizion Plus. Stafi i redaksisë përbëhet nga 5 të punësuar: 4 gazetarë dhe 1 webmaster.37

sportishqiptar.com.al renditet i 30-ti mes websajteve të lajmeve në Shqipëri. Përmbajtja e tij përditësohet disa herë në ditë, për të mundësuar mbulimin e lajmeve të fundit nga bota e sportit. Redaksia online ka 3 gazetarë dhe 1 webmaster.

a1report.tv është websajt i kanalit televiziv A1 Report në pronësinë e FREE & FAIR MEDIA GROUP. Siç e kemi përmendur edhe më sipër, a1report.tv dhe shqiptarja.com, që janë në zotërim të së njëjtës kompani, kanë një staf të përbashkët për webin. Ky websajt publikon kryesisht lëndën e prodhuar nga televizioni A1 Report, si edicionet e lajmeve dhe programet e ndryshme të këtij kanali.

grid.al është një portal i lajmit online, i themeluar në mars të vitit 2012. Hyn në kategorinë e websajteve individuale. Websajti boton lajmet më të fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të marra më së shumti nga mediat e tjera shqiptare online, duke funksionuar si një agregator lajmesh. Praktika e agregimit gjithsesi është e debatueshme, sidomos lidhur me të drejtën e autorit.

shqiperia.com është nga të parat mediat individuale shqiptare të lajmit në web. Është themeluar në vitin 1999, nga Armand Brahaj, një nga nismëtarët dhe themeluesit e hapësirës kibernetike shqiptare. Portali shqipëria.com boton lajme dhe materiale të tjera të cilat pjesërisht janë krijuar nga stafi i vet dhe pjesërisht janë marrë nga mediat e tjera online. Aktualisht stafi i redaksisë përbëhet vetën nga 3 gazetarë/redaktorë.38

37. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Ilir Dyrmishi, drejtor i webit, realizuar më datë 31.03.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

38. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Erald Hoxha, redaktor i webit, realizuar më datë 02.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 56: gazetaria online - shqip - print.indd

56

gazetatelegraf.com Krijuar në vitin 2006 gazetatelegraf.com është websajti i gazetës së përditshme Telegraf në pronësinë e Hekla sh.p.k. Përmbajtja e publikuar është pjesërisht e krijuar nga stafi i webit dhe pjesërisht nga stafi i gazetës. Lënda përditësohet disa herë në ditë, duke pasqyruar lajmet më të rëndësishme të ditës. Redaksia online ka të punësuar 2 gazetarë dhe 1 webmaster.39

living.al është websajti i revistës Living, themeluar në gusht 2012 nga kompania Tring Communications. Informacioni i publikuar lidhet me jetesën dhe mjediset e të jetuarit, duke e bërë këtë revistë të jetë e vetmja me këtë profil. Kjo webzine e përditëson lëndën e vet disa herë në ditë. Stafi i redaksisë ka 4 të punësuar.

gazetastart.com i përket kategorisë së digital native media. Edhe pse përmban fjalën gazetë në emrin e vet, kjo media nuk ka dalë asnjëherë në format print. Është themeluar në prill 2006 nga shoqëria “Vala” sh.p.k. dhe ka një profil gjeneralist. Pjesa më e madhe e lajmeve dhe e informacioneve të botuara është produkt origjinal i redaksisë. Por nuk mungojnë edhe shkrime, video apo materiale të tjera të marra nga mediat e të ndryshme online. Stafi i gazetastart.com ka një numër të konsiderueshëm të punësuarish krahasuar me shumë media të tjera online: gjithsej 10 vetë, nga të cilët 7 gazetarë, 1 webmaster dhe 2 punonjës administrate dhe marketingu. Burimet e krijimit të të ardhurave janë reklamat e botuara në websajt dhe google ads.40 Megjithatë ato nuk arrijnë të mbulojnë tërësisht shpenzimet, dhe për të siguruar mbijetesën websajti ushqehet edhe me financime shtesë që vijnë nga bizneset e tjera të kompanisë.

peshkupauje.com është një nga blogjet e para në gjuhën shqipe që mundësuan edhe themelimin e blogosferës shqiptare. U krijua në dhjetor 2003 nga Penar Musaraj dhe Blendi Salaj. Një pjesë e përmbajtjes së botuar është krijuar nga stafi i blogut, por ka edhe shumë shkrime apo analiza që merren nga mediat e tjera online. Aktualisht redaksia përbëhet

39. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Anjeza Gjuzi, drejtore marketingu dhe pergjegjese per website-in, realizuar më datë 04.04.2014. Intervistoi Matilda Alku, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

40. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Saimir Lleshi, redaktor, realizuar më datë 05.04.2014. Intervistoi Erion Habilaj, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 57: gazetaria online - shqip - print.indd

57

nga 6 vetë që janë të angazhuar më së shumti part-time si kontribues apo si moderatorë të blogut.41

scan-tv.com është websajti i kanalit televiziv me të njëtin emër (Scan TV), i krijuar në vitin 2008. Kjo media nuk ka burime njerëzore të veçanta për webin dhe botimi i lajmeve online bëhet nga stafi i televizionit. Në më të shumtën e vet, përmbajtja online është edhe ajo që ofrohet edhe nga kanali televiziv. Por ka edhe materiale të marra nga interneti. Është i profilizuar për lajmin ekonomik.

ama-news.al hyn në kategorinë e websajteve individuale. Ky portal është krijuar nga organizata jofitimprurëse AKI në shtator 2010. Në stafin e tij me kohë të plotë apo të pjesshme janë punësuar 3 gazetarë dhe 1 webmaster. Boton pjesërisht lëndën e vet origjinale dhe pjesërisht artikuj, video, foto, etj të marra nga mediat e tjera dhe nga interneti.

bota.al përfaqëson një nga aplikimet më të reja të lajmit online të profilizuar. I themeluar në vitin 2013, websajti boton kryesisht informacione që kanë të bëjnë me zhvillime ndërkombëtare, duke kontribuar në mbushjen e boshllëkut që ka sot Shqipëria për lajmin ndërkombëtar. Lënda është pjesërisht origjinale, pasi një pjesë e shkrimeve apo materialeve merren nga mediat e tjera online.

ladyalbania.al është nga titujt e rinj të revistave shqiptare online, e cila mbulon tematikën dhe problematikën e botës femërore. U themelua në qershor 2012 nga Rediona Curaj dhe aktualisht ka 3 të punësuar në stafin e saj. Siç thuhet edhe në faqen rreth profilit, Lady Albania është një platformë moderne online e informimit, këshillimit dhe argëtimit për gratë shqipfolëse.

gazetarepublika.al u krijua si websajt i gazetës Republika. Lënda e botuar përditësohet disa herë në ditë, por ka raste edhe më rrallë për arsye të mungesës së stafit të angazhuar për webin. Ka profil gjeneralist, me përparësi ndaj lajmit politik. Që nga viti 2013 Republika është vetëm në format elektronik dhe e ka ndërprerë daljen në print.

41. Të dhënat janë marrë nga intervista-pyetësor me Blendi Salaj, bashkëthemelues dhe moderator, realizuar më datë 15.05.2014. Intervistoi Rrapo Zguri, në kuadër të intervistave-pyetësor të organizuara nga autori i këtyre radhëve, me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias

Page 58: gazetaria online - shqip - print.indd

58

monitor.al është websajti i revistës Monitor, i themeluar në vitin 2006 nga Media Union. Kjo webzine është e profilizuar për lajmin ekonomik. Boton kryesisht përmbajtjen e edicionit print, duke u përditësuar herë pas here me zhvillimet më të fundit në fushën e ekonomisë. Aktualisht nuk ka staf të angazhuar posaçërisht me webin. Përveç reklamave, një pjesë e të ardhurave krijohen edhe nga abonimet apo aplikimi i pagesës për artikuj të veçantë.

channel-one.al është websajti i kanalit televiziv lokal Channel One, i themeluar në mars 2011. Publikon kryesisht lëndën e krijuar për kanalin televiziv, si dhe materiale të krijuara nga stafi online apo të marra nga interneti.

tiranaobserver.al është krijuar në 25 mars 2005 si websajti i gazetës Tirana Observer. Lënda e publikuar është pjesërisht e krijuar nga stafi i medias online prej 3 vetësh dhe pjesërisht nga stafi i medias tradicionale.

Page 59: gazetaria online - shqip - print.indd

59

Përmbledhje

Në një plan të përgjithshëm mund të dallojmë dy grupime të mëdha të mediave online në Shqipëri: Në grupin e parë hyjnë websajtet e mediave tradicionave (shtyp, radio, televizion), kurse në grupin e

dytë hyjnë websajtet individuale, të quajtura ndryshe edhe “digital native media”, të cilat janë krijime origjinale webi që nuk kanë lidhje me ndonjë media tradicionale.

Mediat tradicionale ishin ndër aktorët e parë që iu afruan webit. Në qasjen e tyre në web, mediat tradicionale shqiptare kaluan në tre faza:

Në fazën e parë, mediat tradicionale kanë praktikuar thjesht një transferim online të përmbajtjes që ato e përgatisnin për formatin e tyre tradicional – gazetat për print dhe televizionet për ekranin e TV. Gjatë fazës së dytë, websajtet e lajmeve, krahas materialeve të mediave tradicionale, nisin të prodhojnë edhe lëndë origjinale për web. Gjatë fazës së tretë websajti funksionon si një njësi më vete përsa i përket burimeve njerëzore, menaxhimit dhe përmbajtjes së prodhuar. E gjithë lënda që prodhohet është origjinale, e webit dhe për webin.

Krahas krijimit të websiteve të lajmeve nga kompanitë e mediave tradicionale, në garën e lajmit online hynë edhe shumë individë me përvojë ose jo në fushën e gazetarisë, të cilët krijuan websajtet e tyre të lajmeve duke u bërë pjesë e eko-sistemit mediatik shqiptar online. Ndër 45 websajtet e lajmeve më të vizituara në Shqipëri, 18 prej tyre janë websajte individuale.

Shumica e websajteve shqiptare të lajmeve (31 nga 45) janë të natyrës gjeneraliste. 35 nga 39 mediat online të intervistuara kanë burime njerëzore që merren vetëm me webin, por kontributi i këtyre burimeve njerëzore për përmbajtjen online mbetet i kufizuar dhe një pjesë e mirë e produktit të botuar është krijuar nga kolegët e medias/mediave tradicionale, ose merret nga interneti apo nga mediat e tjera online. Një tablo e tillë tregon

Page 60: gazetaria online - shqip - print.indd

60

se mediat shqiptare online, ende nuk i kanë kapacitetet për të funksionuar si entitete mediatike të pavarura dhe do të duhet ende kohë që të arrihet tek modeli ideal i një medieje që gjithçka që boton e prodhon vetë.

Lidhur me audiencën e mediave shqiptare online, trendi lokal përputhet me trendin global: kjo audiencë po vjen në rritje nga viti në vit. Ndërkohë ka përpjekje për të aplikuar dhe përdorur aftësitë ndërvepruese të webit dhe kapacitetet e tij për hipertekstualitet dhe multimedialitet, edhe pse në këtë drejtim mediat shqiptare online janë vetëm në një fazë fillestare.

Mediat më të mira kanë krijuar edhe aplikacionet për aksesim të websajtit të tyre përmes telefonave celularë dhe pajisjeve mobile. Gjithashtu ka një përdorim relativisht të sukseshëm edhe të rrjeteve sociale si kanale të zgjerimit të audiencës.

Me kalimin e kohës mediat online janë përpjekur që të ndërtojnë edhe modelin ekonomik të aktivitetit të tyre. Por nga intervistat rezulton se shumica e websajteve të lajmeve në Shqipëri (25 nga 39) nuk janë të regjistruara si biznes më vete, por veprojnë në kuadrin e biznesit të medias apo mediave tradicionale. Është e qartë se kur bëhet fjalë për krijimin e një modeli ekonomik të veçantë për biznesin e medias online, që këtu hasim në pengesën e parë të madhe. Ky lloj modeli operimi i biznesit nuk mundëson ndarjen e qartë të kontributit që vjen nga burimet njerëzore të punësuara në median tradicionale nga kontributi i burimeve njerëzore të angazhuara posaçërisht për webin. Dhe pengon që të vlerësojë edhe nga pikëpamja financiare ndarjen e qartë përsa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve.

Studimet dhe anketimet e kryera në Shqipëri, nxjerrin në pah se reklamat mbeten burimi më i madh i të ardhurave edhe për mediat online. Por të ardhura modeste krijohen edhe nga abonimet, e-commerce dhe google ads.

Pavarësisht nga arritjet, prospekti i modelit ekonomik të mediave online në Shqipëri po përparon me hapa shumë të ngadalshëm. Edhe pse audienca po vjen në rritje, kjo gjë ende nuk po përkthehet në parà më shumë në portofolin modest të tyre.

Sfidat më të forta për të ardhmen janë shfrytëzimi më i plotë dhe më i efektshëm i kapaciteteve që ka interneti për diferencimin e produktit mediatik si dhe gjetja e modeleve dhe zgjidhjeve ekonomike që funksionojnë dhe përshtaten më mirë me logjikën e funksionimit të mediave të reja. Një sfidë e rëndësishme mbetet funksionimi i mediave online si njësi ekonomike dhe biznesi të mëvetësishme dhe të pavarura nga vendimmarrja apo të ardhurat e biznesit të mediave tradicionale apo të bizneseve të tjera të kompanisë mëmë.

Page 61: gazetaria online - shqip - print.indd

61

Bibliografi

• Boczkowski, Pablo J., Digitizing the news: Innovation in online newspapers. Cambridge, MA: MIT Press, 2004

• Doyle, Gillian, Understanding media economics, SAGE Publications, London, 2002

• Hall, Jim, Online journalism: a critical primer. London: Pluto Press, 2001

• Negroponte, Nicholas, Being Digital. New York: Vintage Books, 1995• Pavlik, John V. Journalism and new media. New York: Columbia

University Press, 2001• Tartari, Alban, Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori

dhe aktualitet, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe mediatizimi i historisë”, Tiranë 2012

• Smith, Susan and Hendricks, John Allen, New Media, New Technology, New Ideas or New Headaches, Botuar në “The twenty - first century media industry”, Lexington Books, Rowman & Littlefield Publishers, Inc. 2010

Webliografi• ALEXA, www.alexa.com• AKEP, http://www.akep.al • COMPENDIUM, Cultural policies and trends in Europe, Albania,

http://www.culturalpolicies.net/web/albania.php?aid=423• ITU, http://www.itu.int• TRAFFIC ESTIMATE, www.trafficestimate.com

Page 62: gazetaria online - shqip - print.indd

62