Gazeta Mendimi 7

12
Mendimi Mendimi faqe 9 Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë: faqe 3 Xhamia e Madhe në Tiranë Fillojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Ballies 1-“Nuk ka për të ndodhur Kiameti derisa të shtohen të këqijat dhe gënjeshtrat, tregjet të ndërtohen pranë njëri-tjetrit, të afrohet koha dhe të shpeshtohen luftrat…” Ahmed, Ibn Hiban 2- “Unë jam garant i një banese poshtë Xhenetit për atë që lë polemikën edhe nëse ka të drejtë, i një banese në mes të Xhenetit për atë që lë gënjeshtrën edhe nëse është për shaka dhe i një banese lart në Xhenet për atë që ka morale të larta.” Ebu Daud 3- “Jini të sinqertë, sepse sinqeriteti çon në vërtetësi dhe vërtetësia shpie në Xhenet. Nëse njeriu është i vërtetë dhe gjithmonë përpiqet të thotë të vërtetën, atëherë ai shkruhet tek Allahu si i vërtetë. Largojuni gënjeshtrës, sepse ajo çon në mëkat dhe mëkati shpie në Zjarr. Nëse njeriu gënjen dhe përpiqet të jetë gënjeshtar, atëherë ai shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” Buhari, Muslimi FORUMI INTELEKTUAL MYSLIMAN [email protected] NR. 4(7) PRILL 2013 HOXHA HASAN TAHSINI Patriot, klerik dhe dijetar i shquar Lindi më 7 prill 1811 në Ninat të Filatit në Çamëri. Ai jetoi dhe e zhvilloi veprimtarinë e vet religjioze, shkencore, politike dhe shoqërore në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

description

Botim i Forumit Intelektual Mysliman

Transcript of Gazeta Mendimi 7

Page 1: Gazeta Mendimi 7

MendimiMendimifaqe 9

Profeti Muhamed(paqja qoftë mbi të)

ka thënë:

faqe 3

Xhamia e Madhe në Tiranë

Fillojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Ballies

1-“Nuk ka për të ndodhur Kiameti derisa të shtohen të këqijat dhe gënjeshtrat, tregjet të ndërtohen pranë njëri-tjetrit, të afrohet koha dhe të shpeshtohen luftrat…”

Ahmed, Ibn Hiban

2- “Unë jam garant i një banese poshtë Xhenetit për atë që lë polemikën edhe nëse ka të drejtë, i një banese në mes të Xhenetit për atë që lë gënjeshtrën edhe nëse është për shaka dhe i një banese lart në Xhenet për atë që ka morale të larta.”

Ebu Daud

3- “Jini të sinqertë, sepse sinqeriteti çon në vërtetësi dhe vërtetësia shpie në Xhenet. Nëse njeriu është i vërtetë dhe gjithmonë përpiqet të thotë të vërtetën, atëherë ai shkruhet tek Allahu si i vërtetë. Largojuni gënjeshtrës, sepse ajo çon në mëkat dhe mëkati shpie në Zjarr. Nëse njeriu gënjen dhe përpiqet të jetë gënjeshtar, atëherë ai shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”

Buhari, Muslimi

forumi intelektual mysliman [email protected] nr. 4(7) prill 2013

HoXHa Hasan TaHsiniPatriot, klerik dhe dijetar i shquar

Lindi më 7 prill 1811 në Ninat të Filatit në Çamëri. Ai jetoi dhe e zhvilloi veprimtarinë e vet religjioze, shkencore, politike dhe shoqërore në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Page 2: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 2

e - m a i l : g a z e t a m e n d i m i @ g m a i l . c o m / m o b i l e : 0 6 9 6 7 8 5 0 9 9

I nderuar z. MinistërNjë kërkesë për dënimin e të gjitha

shprehjeve të papërshtatshme ndaj indi-vidëve “LGBT” synon në radhë të parë të ndalojë të gjithë ata predikues fetarë, që kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë be-simtarët për rrezikun që i kanoset moral-it të shoqërisë nga fenomene devijante. E pohojmë me ndërgjegje të plotë, feno-meni “LGBT” ka një gjykim të qartë në të gjitha fetë, që praktikohen nga populli shqiptar, është një fenomen plotësisht i papranueshëm.

Si pjesëmarrës në hartimin e politika-ve shtetërore ju duhet të mbani parasysh dhe të vini në balancë interesat e grupit që pretendohet se po mbrohet me intere-sat e pjesës tjetër të shoqërisë. Individët që i përkasin grupit në fjalë kanë një zero përfaqësim në nivel kombëtar, shifrat e paraqitura prej tyre janë një trillim i vër-tetë. Më tepër kjo është një përpjekje e importuar nga jashtë vendit nga grupe të ndryshme interesi, të cilat kanë një ideologji afetare të caktuar dhe qëllime të mirëpërcaktuara për të goditur pikën më të fortë të shoqërive fetare, moralin.

Së pari, na lejoni t’ju shprehim keqa-rdhjen tonë të thellë për manipulimin që po tenton t’i bëjë opinionit publik z. Igli Totozani, për problemet më emergjente që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Inte-grimi në Bashkimin Evropian është një prej ëndrrave të demokracisë shqiptare dhe synimeve që përpiqemi të arrijmë të gjithë së bashku. Procesi i integrimit është një proces i cili kërkon përmbush-jen e disa standardeve dhe ndjekjen e disa hapave në këtë drejtim. Në rrugëtimin tonë për arritjen e këtyre standardeve ka disa prioritete të cilat janë pararendëse dhe disa zgjidhje opsionale, tek të cilat institucionet e Bashkimit Evropian kanë lënë hapësirë të gjerë vlerësimi për shtetet anëtare. Të gjithë e dimë se cilat janë pri-oritetet, që kërkohet të përmbushë vendi ynë, një ekonomi funksionale tregu, ven-dosja e shtetit të së drejtës dhe përafrimi

FoRUMi MUsLiMan i sHQiPËRisË

Tre arsye përse nuk jemi dakord me kërkesat e bëra nga Avokati i Popullit

i legjislacionit me atë të Bashkimit Evro-pian. Sigurisht që tek vendosja e shtetit të së drejtës, thelbi përbëhet nga respe-ktimi i të drejtave dhe lirive themelorë të njeriut.

Së dyti, tradita e disa vendeve evropi-ane është thellësisht e ndryshme nga tra-dita jonë. Ne duhet të jemi krenarë për historinë, kulturën dhe traditat tona dhe nga ana tjetër duhet të marrim virtytet më pozitive nga shoqëritë perëndimore, siç janë disiplina, luajaliteti dhe altru-izmi. Orientimi në vlerat e gabuara do të sillte disekuilibër dhe çoroditje në shoqërinë tonë, me kosto shumë të rën-da për brezat e ardhshëm. Le të mbetemi origjinalë dhe të mos rendim pas fes-teve që nuk na përshtaten. Feja, kombi, familja dhe morali janë të shenjta për ne, për besimtarët dhe të gjithë popullin shqiptar.

Së treti, ajo që përbën konstatimin më shqetësues është fakti se nga ana e Avoka-tit të Popullit synohet të shkelet një nga të drejtat më themelore të njeriut, liria e shprehjes. Duke e ngritur në nivelin e ve-prës penale propagandën anti “LGBT”, synohet t’iu mbyllet goja të gjithë atyre që përpiqen të argumentojnë antihu-manizmin e fenomenit në fjalë. Edhe nëse ne do të ishim të gabuar në këtë që po themi, liria e shprehjes nuk mund të cenohet në asnjë mënyrë. Ajo përbën thelbin e një shoqërie demokratike. Si e tillë liria e shprehjes sanksionohet në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e nenin 10 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, si dhe në akte të tjera ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut si Deklarata Univer-sale e të Drejtave të Njeriut etj.

Për më shumë mund të lexoni letrën drejtuar Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi:

http://fmsh-al.org/html/prill2013l-gbt.html

Nga data 11-14 prill në qytetin egjiptian të Gizës, pranë Ka-jros, në ambientet e hotelit “Movenpick” u zhvillua Konferenca e Unionit të OJF.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të shoqa-tave humanitare dhe qendrave të ndryshme nga 76 shtete të botës.Vendi ynë u përfaqësua nga Anëtari I Këshillit të Përgjith-shëm të KMSH, njëherësh dhe Përfaqësuesi në Shqipëri i Eu-ropean Muslim League z. Arben Ramkaj.

Në këtë konferencë u diskutua për bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarive të përbashkëta. Gjithashtu vë-mendje të veçantë iu kushtua përcaktimit të mënyrave më efikase të koordinimit të OJF-ve humanitare, në mënyrë që roli i tyre në shërbim të njeriut të jetë më i madh dhe më frytdhënës.

Konferenca e Unionit të OJF-ve

Në këtë artikull nuk synojmë të flasim për këtë komunitet pa

komunitet, por të analizojmë preçedentët e rrezikshëm që krijon promovimi i këtij kazusi për shoqërinë. Para disa ditësh të gjithë si shoqëri u tronditëm nga rastet e njëpasnjëshme te pedofilisë. Ajo që vlen të përmendet është fakti se disa sociologë të nderuar teksa po trajtonin fenomenin, si pa dashur dolën në mbrojtje të pedofilëve duke e konsideruar atë si një sëmundje të lindur apo të përftuar gjatë jetës dhe që personat në fjalë e kanë nevojë biologjike kryerjen e marrëdhënieve me të mitur.

Në fakt ata kanë të drejtë në një pikë, sepse logjika psiko-sociologjike i trajton të gjitha sëmundjet seksuale si identitare, pra Pedofilinë, Homosekualitetin, Zoofilinë, Nekrofilinë, etj. Në këtë konktekst logjika të çon përballë faktit se të gjitha këto sëmundje qëndrojnë të binjakëzuara dhe nëse ligji apo shoqëria do favorizojë njërën prej tyre, atëherë së paku i ka hapur ose duhet t’ia hapë derën të gjitha të tjerave. Pra si pedofilët, si zoofilët, si homofobët etj, duhet të trajtohen si të sëmurë që duhen mbajtur “afër’’ nga shoqëria dhe jo si kriminelë që duhen “izoluar”. Prandaj logjika e thjeshtë të çon përpara dy gjykimeve ose të nxjerrim nga burgu të gjithë pedofilët ose ti fusim në burg të gjithë me pedofilë, me homoseksualë, me zoofilë dhe çfarëdo lloj sëmundje që ka lidhje me marrëdhëniet seksuale. Në të kundërt do jemi inkoherentë përballë disiplinave shkencore.

Pjesa tjetër ka të bëjë me vetë komunitetin e LGBT-së. Të gjithë në fakt kur dëgjojmë “ankesat” dhe peripecitë e këtij komuniteti na bën të ndjehemi pak në faj që jemi kaq “harbut” me ta. Mirëpo dëshmitë empirike qoftë në Shqipëri apo gjetkë na dëshmojnë të kundërtën. Para disa kohësh tek e përditshmja MAPO u zhvillua nje debat midis gazetarit të

LoJa E RREZiKsHME ME

LGBT-nEnderuar ENKEL DEMI dhe aktivistit kryesor që i vjen në mbrojtje kazusit LGBT, Kristi Pinderi. Ky i fundit si një njeri që qahet gjithë ditën për diskriminim që i bëhet këtij komuniteti nuk ngurroi të cënojë privatësinë e gazetarit Enkel Demi duke i përmendur atij disa gabime të bashkëshortes në publik. Po i njëjti person, i cili ankohet për presion, nuk ngurroi të bëjë presion publik para disa ditësh duke thënë se kushdo që do të ofendojë LGBT-në do përfundojë në burg. Privilegj ky që nuk e gëzon as kryeministri i vendit. Gjithsesi, këto fakte hedhin dritë ndaj fenomenit të evidentuar tashmë në mbarë globin, ky komunitet përvec antivlerave që përcjell mbart mbi supe një agresivitet dhe arrogancë të pa kontestueshme dhe pajisja e tyre me arsenale ligjore dhe ekzekutive është një atentat dhe precedent i rrezikshëm për mbarë shoqërinë.

Pjesa e fundit por jo më pak e rëndësishme ka të bëjë me cënimin e autonomisë kombëtare. Në fakt me autonomi nuk nënkuptojmë vetëm mos cënimin e territoreve gjeografike dhe vendimmarrjes politike, por nënkuptojmë po ashtu dhe integritetin e vlerave, zakoneve dhe traditave të mira të një vendi. Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë që për hir të së vërtetës po e trumbeton me të madhe këtë kazus, kur ka mbërritur këtu e ka pranuar shoqërinë shqiptare me të gjitha vlerat morale dhe religjioze që mbart. Nëse ambasadorët e akredituar do t’i hidhnin një sy censusit të fundit do konstatojnë se mbi 76.5% njerëzve të deklaruar i përkasin një religjioni të caktuar. Pra në dominancë organike ky vend është religjioz dhe të promovosh tek një vend moral një imoralitet të tillë përbën një cënim të integritetit religjioz të atij vendi. Ose së paku një gabim diplomatik. Sepse siç thotë edhe kolegu ynë Artan Lame: “Është gjë e madhe të bëhen bashkë tre ambasadorë dhe kur kjo gjë bën vaki, medoemos një gjë e madhe duhet të dalë prej këtij takimi. Me takime ambasadorësh janë vendosur fate kombesh, janë bërë e janë ç’bërë shtete e mbretërira…”.

Prandaj nisur nga kjo ne si shoqëri civile i bëjmë thirrje ambasadave, avokatit të popullit, organizatave që ushqehen me këtë punë, por edhe kujtdo tjetër që qëndron prapa, para, poshtë apo lart këtij kazusi që të reflektojë mbi realitetin e mjeruar shqiptar, i cili është plagosur nga konflikte civile, trazira politike, skamje e varfëri, dhe mos të krijojë hendekun –tashmë të krijuar- midis vuajtjeve reale dhe luksit virtual, sepse kjo do të ishte një kosto shtesë për shoqërinë.

Enklid PELARI

Page 3: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 3

Qytetarët e Elbasanit arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre që e

kërkonin prej shumë vitesh: një xhami në qendër të qytetit. Myftinia e Elbasa-nit do të nisë ndërtimin e Xhamisë së Ballies, e cila do të ndërtohet përbri teatrit «Skampa», në qendër të El-basanit, në vendin ku dikur ka qenë xhamia me të njëjtin emër, që u shemb gjatë “revolucionit kulturor” në fund të viteve ’60, “Xhamia e Ballies”. Kjo xhami do të ndërtohet me kontributet e besimtarëve myslimanë nga ky qytet dhe nga donatorë të ndryshëm, të cilat mund të kapin vlerën e 900 mijë eu-rove. Hapësira e saj do të jetë 600 metër katror dhe në të do të përfshihet mod-ernia me klasiken. Objekti do të jetë me katër kate dhe me dy minare, më e larta e të cilave 37 metra. Projekti është

Xhamia e Ballies 

bërë nga një studio turko-austriake. «Në këtë investim do të përfshihet ndërtimi i një parkingu të nëndheshëm, salla e konferencave dhe zyra në shër-bim të veprimtarisë së saj», u shpreh Mytiu i Elbasanit Agim Duka. Xhamia do të jetë mjaftueshme për besimtarët mysliman dhe se do të përshtatet edhe me ambjentet që do të jenë përreth saj . Myftiu pohoi se projekti i ndërtimit të Xhamisë do të fillojë zbatohet në fillim të muajit maj.

HIstoRIkuXhamia e Ballies u ndërtua nga

Hasan Balliu, një funksionar i lartë lo-kal i Perandorisë Osmane. Ndërtimi i saj nisi më 17 prill të vitit 1608 dhe për-fundoi më 6 prill të vitit 1609. Xhamia e Ballies ishte një faltore e stilit të lartë,

pjesë e periudhës së dytë të arkitekturës islame, ku modeli klasik osman u përhap në të gjitha trevat e Rumelisë. Për qytetin e Elbasanit, ajo vinte e dyta në kohë pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njëjtën gjuhë tipologjike. Edhe xhamia e Nazireshës ishte një dhuratë që Hasan Balliu i bëri gruas së tij, Nazires. Sipas Evlija Celebiut, ajo u ndërtua në tregun e qytetit në vitin 1017 sipas hixhretit të kalendarit islam ose në periudhën 17 prill 1608-6 prill 1609. Në veprën e tij, historiani turk la të shkruar edhe

tekstin e mbishkrimit datues të xhamisë, origjinalin e të cilit e ka shqipëruar Vexhi Buharaja, në të cilin thuhej: “Për hir të Zotit, Hasan Ballia e ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shëmbëllen me parajsën. Lavdëruar qoftë Zoti. Ai na mundësoi ndërtimin e saj gjer në fund si vepër mirësie. Allahu I Pashok ia pranoftë, sepse e meriton deri në ditën e ringjal-ljes të bëjmë dua për shpirtin e tij ditë dhe natë”. Kjo Xhami do të rindërtohet sërish për ti shërbyer besimtarëve mysli-manë të Elbasanit.

Në sheshin e Namazgjasë, është zhvilluar ceremonia e fillimit

të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës.

Ceremonia e organizuar nga Komu-niteti Mysliman, mblodhi kryeministrin Sali Berisha, kryebashkiakun Lulzim Basha, krerët e komuniteteve fetare, për-faqësues të bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, zyrtarë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, besimtarë dhe qytetarë të kryeqytetit dhe të rretheve, që kishin ardhur për të marrë pjesë në gëzi-min e kësaj dite të bardhë.

Në fjalën e tij të hapjes modera-tori Genti Kruja, Drejtor i Kulturës në KMSH theksoi se “Pas dekadash dhune antifetare të regjimit komunist, para 20 vitesh u hodh një gurthemeli, që nuk iu vu dot më një gur sipër. Por ne sot, me vullnetin e Zotit të Madhëruar dhe me vullnetin e plotë të të gjithë faktorëve, me mbështetjen e bashkisë dhe qeverisë, arritëm që t’i japim fund pritjes shumëvjeçare të besimtarëve të kryeqytetit, duke kurorëzuar të gjitha hallkat me anë të zgjerimit të truallit, daljes së lejes dhe hartimin e një pro-jekti madhështor, i cili do ta zbukurojë Tiranën edhe më shumë, me anë të një kompleksi adhurimi dhe dijeje, xhamisë, qendrës kulturore, muzeut të parë islam në Ballkan, sallës së konferencave, bib-

Zhvillohet ceremonia e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës

liotekës e shumë pjesë të tjera.”Kryetari i Komunitetit Mysliman, H.

Selim Muça, i emocionuar për arritjen e kësaj dite fatlume u shpreh: “Unë Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deklaroj dhe dëshmoj para Al-lahut, Zotit të gjithësisë, se sot, ditën e 20-të të prillit, të vitit 2013, këtu në Tiranë, në tokën vakëf, tradicionale të Namazg-

jasë, në prezencën e Kryeministrit të Shq-ipërisë, shkëlqesisë prof. dr. Sali Berisha, të Kryebashkiakut të Tiranës z. Lulzim Basha, të mijëra besimtarëve myslimanë dhe qytetarëve të Tiranës, inaugurojmë sot fillimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë”.

“Namazgjaja ku ne jemi sot, – vijoi z. Muça, – është shprehje e shpirtit të madh

e bujar dhe sakrificës së atyre besimtarëve myslimanë që dhanë për fenë e popullin përkushtimin, pasurinë dhe gjithçka që sot e kemi këtu mes tonë.”

Në fund të fjalës së tij, kreu i KMSH-së falënderoi në emër të institucionit dhe besimtarëve familjen Kruja, e cila dhuroi një pjesë të tokës, për të arritur në këtë moment final të nisjes së punimeve.

Page 4: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 4

“Dhe ky ndërgjegjësim i identitetit moral dhe shpirtëror për dikë që

beson sinqerisht dhe në mënyrë përfun-dimtare tek Zoti i ka të gjitha mundësitë të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme sepse religjioni është mënyra e vetme që njeriu mund të pajiset me një botëkuptim të kuptisur dhe përfundimtar, si një fond rregullash dhe parimesh të cilat ai kurrë nuk i negocion apo relativizon ngase përfundimisht brenda tij ato gëzo-jnë statusin e entitetit të shenjtë. Kështu, një ndër lëvizjet publike me rëndësi të dorës së parë është politika, vëmendja ndaj së cilës kurrsesi s’duhet të jetë e vogël e aq më pak gabojmë rëndë nëse e konsidero-jmë të pavlefshme për jetët tona. Përveç kuptimit të përgjithshëm kozmologjik se është Zoti Ai që ka në dorë fatet e univer-sit, shoqërisë dhe të të gjithë njerëzve, fakt mbi të cilin s’ka asnjë dyshim, duhet të kemi mirësinë të pranojmë se jeta e për-ditshmërisë nëpër qytetërime dhe shoqëri të ndryshme gjithnjë është organizuar dhe vazhdon të organizohet në bazë të një hi-erarkie të caktuar, përbërë nga njerëz të cilët nëpër statuse të ndryshëm kanë ud-

Rivlerësimi i politikës

hëhequr masën e madhe të shoqërisë në aspektin shoqëror dhe politik. Pra sikur për asgjë tjetër ne jemi “të detyruar” ta njohim dhe të jemi të interesuar për këtë realitet sepse ka të bëjë ngushtësisht me jetët tona në kuptimin e parë dhe imediat. Dhe këtu duhet të bëjmë shumë kujdes sepse rrezikojmë shumë që pikërisht këtë vizion tonin, aq të çmuar dhe të vlefshëm ta degradojmë duke i dhënë një interpre-tim të gabuar politikës, duke iu qasur asaj nga një rrugë e gabuar, duke u mpleksur me të ndërkohë që rrezikojmë shenjtërinë e besueshmërisë sonë pa asnjë kusht tek vizioni. Pra jemi duke folur për pjesëmar-rjen në politikë, e cila ne besojmë se është tërësisht e dëmshme, e papranueshme, për arsyen se menjëherë do të kompro-mentonte fort sinqeritetin tonë të mar-rëdhënieve me të vërtetën, me të drejtën, me vlerat superiore. Kur mbërrijmë në këtë konstatim të shpejtë, por të mirë-menduar kemi detyrimin që ta shpjego-jmë se përse mendojmë pikërisht kështu. Nëse marrim të mirëqenë që dikush ven-dos të bëhet pjesë e lojës së madhe të poli-tikës, ai ndeshet përballë me dy mundësi,

njërën prej të cilave duhet ta zgjedhë me patjetër: E para është që parimet, vlerat që kishte përpara se ta ndërmerrte këtë hap, t’i ruajë, t’i kultivojë dhe me aq mundësi sa ka, të përpiqet që t’i përhapë sa më shumë të jetë e mundur. Por kjo s’do mend që praktikisht është në kufijtë e së pamundurës. Jemi duke folur për një klasë politike ku dominon korrupsioni, poshtërsia dhe mungesa totale e çdo vlere morale (sepse për klasën tonë politike e kemi fjalën, por edhe për çdo tjetër të tillë llogaritë do të na dilnin të njëjta); që do të thotë se praktikisht është e pamundur që individi i sapointegruar në këtë batak të ruajë vlerat që kishte duke u detyruar kështu të tërhiqet nga ky hap me qëllimin fisnik për të vazhduar ekzistencën e tij me parimet që dispononte përpara se të bënte këtë hap të gabuar. Një tjetër mundësi, e dytë tashmë, është që ky njeri të tjetër-sohet me vullnetin e tij të plotë, pra në përfitim të prestigjit, statusit, pasurisë që vjen prej politikës, të heqë dorë pa kushte duke braktisur parimet e tij në favor të një përbashkësimi të dëmshëm dhe kurrë të rekomandueshëm me klasën politike

mbizotëruese.Ne besojmë që të dyja mundësitë janë

të pakëshillueshme, nuk të çojnë askund sepse e para është humbje kohe pa asnjë përfitimin ndërsa e dyta humbje e din-jitetit pandreqshmërisht.

Por nëse thamë se është i dëmshëm distancimi i plotë nga politika, cila mund të jetë më e mira e mundshme që mund të bëjmë ne si publik? Për këtë na vjen në ndihmë një fjalë e urtë e Profetit Mu-hammed: “Kush prej jush sheh një të keqe le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet as kështu atëherë ta ur-rejë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët”. Dhe duke ditur që veprimet dhe sjellja e mirë e individit nuk shpër-blen vetëm atë vetë, por edhe njerëzit përqark tij (gjegjësisht gjithë shoqërinë ku ai bën pjesë dhe botën në tërësi), duhet mbajtur pra një qëndrim i maturuar kundër kësaj klase politike në tërësi, të mos ekzistojë asnjë ndarje partiake (sepse s’ka vend për zgjedhje në mes dy alter-nativave të papranueshme), por gjithnjë të aspirohet shpresa, qoftë ajo fare mini-male, për ardhjen e një klase të re që edhe pse me orientim tërësisht laik të mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve përkatës. Vetëm kështu mundemi që edhe të jemi në korrent të vazhdueshëm me ata që na qeverisin duke ushtruar një detyrim mor-al e duke përfituar një të drejtë legjitime, por edhe të mos biem prè e lojës së tyre duke humbur dinjitetin tonë që paraprak-isht është më i vlefshëm se i tyre.

klajd BYLYkY

Arsimimi i brezit të ri shihet nga të gjitha shoqëritë demokratike

si motori kryesor i zhvillimit dhe rruga më e sigurtë për të ecur përpara në zh-villimin e qëndrueshëm dhe përkrah shoqërive të zhvilluara. Ne s’mund të shi-kojmë si të suksesshme arritjet akademike jashtë konceptit të sjelljes, moralit, aftë-sive të veprimeve qytetare. Ekziston një mundësi e vyer për të ardhmen e brezit të ri për përçimin e vlerave, sjelljeve më të mira morale e qytetare nëpërmjet lëndës së Edukatës Shoqërore, kjo lëndë nuk i ka munguar arsimit tonë parauniversi-tar, por duhet të jemi koshientë dhe të pranojmë mungesën e mësuesve të spe-cializuar në pjesën më të konsiderueshme për të dhënë këtë lëndë. Shumë ekspo-nentë arsimorë, institucione kompetente e nënvlerësojnë misionin kulturor dhe edukativ, njohës dhe veprues të ndikimit të formimit qytetar tek brezi i ri. Nga qyteti i Elbasanit, djepi i kulturës, dhe i edukimit të kuadrove për të përçuar misionin e shenjtë të njohjes dhe zhvil-limit të vlerave, prirjeve qytetare te brezi i ri, nga universiteti i mirënjohur në vend dhe më gjerë, nga “Aleksandër Xhuvani” kryesisht fakulteti i shkencave të edu-kimit dalin mësues të specializuar për mësimdhënien e kësaj lëndë, e thjeshtë nga këndvështrimi i parë por thelbësore

Rëndësia e mësuesit të specializuar të Edukimit Qytetar në arsimin parauniversitar

në formimin qytetar të individit, nxënës i së sotmes dhe qytetar i së nesërmes. Edukimi me ndjenjën e atdhedashu-risë, për familjen, shkollën, njohjen me rregullat ligjet, të drejtat, përgjegjësitë, e bëjnë të aftë për tu bërë pjesë aktive në të ardhmen e tij si qytetar i formuar. Zhvil-limi i lëndës Edukatë Shoqërore është një proces që integron fëmijët që në fillimet e personalitetit të tij. Sidomos në klasat më të larta (klasa 6-9) temat që trajtohen në këtë lëndë janë pikërisht ato tema që kontribuojnë, në hedhjen e një formimi qytetar, duke vazhduar me atë të krijimit të qytetarisë demokratike më vonë. Nxë-nësit edukohen me një kulturë të lartë njohjeje organizative dhe sjellje qytetare e bazuar në vlerat më të mira të demokra-cisë. Misioni i lëndës Edukatë Shoqërore është qëllimi i arsimit në përgjithësi dhe shkollës: “nxënësit e sotëm të pajisen me njohuri, vlera, shkathtësi që ti përdorin sot si nxënës dhe nesër si qytetarë. ”Nëse arsimi shihet si mekanizmi që ka në dorë përcaktimin e qytetarisë së ardhshme Edukata Shoqërore është udhëzuesi më i drejtë, më i sigurt drejt rrugës së pakthy-eshme të formimit të personalitetit. Në këtë lëndë nxënësit pajisen me njohuri, shprehi alternative, zhgjedhje, shkath-tësi për të qenë aktiv gjatë gjithë jetës, i brumos me besim te e drejta, mirëkup-

tim, të jetuarit së bashku, të cilat janë thelbësore në formimin e qytetarit të së nesërmes. Por nënvlerësimi i kësaj lënde nga organet kompetente arsimore, e cila pasqyrohet me përcaktimin e mësuesve jo të profilizuar dhe specializuar bën që të cënohet që në embrion formimi i qyte-tarisë demokratike dhe shkakton krizë be-simi, vlerash, virtytesh, përgjegjësie. Një nënvlerësim i këtillë i procesit të mësimd-hënies cënon misionin e shenjtë të shkol-lës, të vetmit institucion, të cilit i është be-suar e ardhmja e shoqërisë tonë. Faktorët tashmë dihen, ata janë të jashtëm (jashtë shkollës) të brendshëm, të vullnetshëm, të pavullnetshëm. Nënvlerësimi i lëndës hapet shpejtë si një virozë stinore në të gjithë shkollën, familjen, komunitetin. Shenjat e infektimit janë nënvlerësimi i të drejtave universale të njeriut, mungesës së përgjegjësisë, mungesës së motivimit, nxënës që sapo mbarojnë shkollën dhe humbin gjurmët e tyre në rutinën e për-ditshme të tradicionalizmit, qytetari in-diferente ndaj problemeve të përbashkëta.

Realiteti tregon se nënvlerësimi i lëndës në vite ka ndikur tek qytetarët e sotëm, nxënësit e së djeshmes, në paqa-rtësinë dhe paaftësinë për të dalluar të drejtat dhe përgjegjësitë, patriotizmin nga nacionalizmi, besimin fetar nga liria e besimit, rolin e partive politike nga

OJF, të jetuarit së bashku nga marxhi-nalizimi. Jam i sigurt se mësuesit e edu-kimit qytetar në vite do të kishin nxitur nxënësit e tyre të djeshëm, qytetarët e sotëm për të mësuar më mirë dhe prak-tikuar vlera dhe rregulla që në fëmijëri, (njohuritë e lëndës) por dhe praktikuar ato që në klasë, aty ku jepet mundësia. Kultura jonë e përgjithshme do të ishte sot më e emancipuar, e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme për të drejtat dhe detyrimet e gjithësecilit në shoqëri. Pran-daj nënvlerësimi i faktorit mësimdhënës, dëmtojnë rëndë, formimin e qytetarisë së ardhme, në Republikën e Shqipërisë. Prandaj dëshiroj në emër të vlerave themelore demokratike, të cilat bazo-hen në liritë dhe të drejtat universale të njeriut, që ky problem të trajtohet me vëmendje dhe seriozitetin e duhur nga organet arsimore dhe të merren masa konkrete për vitin e ardhshëm shkollor që të bëhet gjithçka që mësuesit e spe-cializuar të edukimit qytetar të përçojnë vlerat dhe parimet më të mira qytetare, tek brezi i ri duke kontribuar kështu për një edukim qytetar cilësor, real, konkret dhe në perspektivë, për ti përgatitur nxë-nësit e së sotmes të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë së nesërme europiane.

Ilir RAPCE

Një ndër shenjat e fisnikërisë së brendshme të njeriut para së gjithash është ndërgjegjësimi se cila është gjendja e tij, së pari në kuptimin e përgjithshëm,

global, vizionar, që ka të bëjë pra se prej nga ky njeri vjen dhe kah kujt drejtimi shkon e së dyti në kuptimin e ngushtë, individual deri intim lidhur me rrethanat e jetës së tij personale përqark njerëzve me të cilët ka të bëjë.

Page 5: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 5

Zgjedhjet që bëjmë në jetë të ku-jtdo natyre qofshin ato, duam

t’i shohim të realizuara ashtu siç prit-shmëritë tekanjoze tonat presin të plotësohen. Që do të thotë se këto zgjedhje vazhdimisht kanë tendencën të ndryshojnë, duke harruar shkujdesur se zgjedhja është e lidhur fort me pritsh-mëritë që automatikisht qenia njerëzore kërkon të përmbushë. Pra zgjedhja që vendosim të bëjmë është e lidhur ngush-të me dëshirën për t’i përmbushur ato, për t’u realizuar përmes tyre si njerëz të suksesshëm, duke nënkuptuar me këtë pritshmërinë për të cilën po flasim. Proceset zhvilluese të qenies njerëzore kërkojnë kohën e duhur për të ndodhur, si edhe kohën e duhur për tu pranuar si diçka e natyrshme që nuk ndodh jashtë nesh. Pikërisht brenda këtyre distancave kohore, që e lejojnë individin të bëjë zgjedhje të ndërgjegjshme dhe i krijojnë mundësinë atij të lëvizë lirshëm (duke nënkuptuar këtu lëvizjen e mendimit fillimisht), të drejtpeshojë raportin dëm-dobi gjithashtu, del të jetë e nevojshme bërja e zgjedhjeve brenda këtij kontek-sti konceptual. Dhe kjo sepse kur hovi i pritshmërive tekanjoze e ka frekuencën aq të shpejtë sa gati është e pamundur të përcaktojmë nëse janë zgjedhjet ato që shkaktojnë pritshmëritë apo janë këto të fundit ato që shkaktojnë zgjedhjet, au-tomatikisht në këtë mënyrë gjendemi të kërcënuar nga rreziku i denatyrimit tonë, pasojat e të cilit janë paralizuese! Parimisht na duhet kohë që të vendosim nëse një zgjedhje është e duhur ose jo, por praktikisht tendencat e fundit po tregojnë se njeriu nuk po i lë kohë vetes ta kuptojë këtë. Ka shumë arsye në fakt që e shpjegojnë grackën logjike në fjalë, por nuk do të përqëndrohemi tek kjo pjesë se sa do të përqëndrohemi tek dëmi që i shkakton kjo filozofi të jetuari atyre që e mendojnë ndryshe. E fatkeqsisht ka

Pikënisja dhe trajektorja e humbur Nga Brunilda ZADEJA dy arsye se përse kjo kategori qëndron

gati e padukshme në sfond, e para sepse si kategori e veçantë përbërësit nuk i ka të shumtë (pra njerëzit që e përfaqëso-jnë), dhe së dyti presioni i shkaktuar nga mungesa e korrektësisë së distancës kohore mes zgjedhjeve dhe pritshmërive është shumë i fortë, krahasuar me atë që i duhet njerëzve, apo përfaqësuesve të asaj kategorie që në mënyrë konvencionale e quajtëm, kategoria e veçantë. Ka një sasi përcaktimesh sinonimike që janë në vet-vete edhe tipare gjithashtu me nocionin gjuhësor “kategori e veçantë” e cila do ta sqaronte pak më shumë domethënien e saj e për pasojë dhe shtjellimin tonë. Shkurtimisht po përmendim disa prej tyre, duke i bashkangjitur dhe vlerat shoqërore që ata përcjellin. Njëri tipar i kësaj kategorie, por edhe nocion gjuhë-sor sinonimik, është: “mungesa e ma-nipulimit prej tjetrit”. Jo më kot e rendi-sim të parin duke e lidhur sigurisht me përpjekjen tonë për të sqaruar raportin zgjedhje-pritshmëri. Mungesa e manipu-limit prej tjetrit nënkupton pikërisht ko-hën e nevojshme që i duhet një qenieje njerëzore për të kuptuar “vetë” se çfarë ndodh në shoqëri, si duhet t’i qasemi asaj, si ta mbrojmë veten prej saj, si të integrohemi, përshtatemi me të duke e lënë të pacënuar esencën e njerëzores brenda nesh. Pa u zgjeruar këtu përmen-dim se vlera që përcjell tipari i mungesës së manipulimit prej tjetrit është; marrja e gjërave shtruar, jo nxitimthi. Është ky i fundit, nxitimi, benzina që i vë flakën turmës.

Tipari tjetër që e karakterizon këtë kat-egori është: ” Mungesa e ekzaltimit dhe njohjes së tij si tregues zgjuarësie”. Sër-ish ky tipar sqaron pse lëvizin aq shumë zgjedhjet dhe pritshmëritë njerëzore, rëndom sot në shoqërinë e “sofistikuar” moderne. Çfarë i bën ata të besojnë se të jesh i lirë ka lidhje me aftësinë për të qenë profesionist në gjithçka! Çfarë i bën ata të besojnë se të flasësh shumë dhe fort, të jesh i guximshëm me një fjalë vend e pa

vend, është mundësi zgjedhjesh pafund, pavarësisht dështimeve. Duke theksuar dhe njëherë siç bëmë më lart se qëllimi këtu nuk është kritika e thatë, e pabazuar në hiç, ose e bazuar në kënaqjen e egos për të gjykuar, por tërheqja e vëmendjes në dëmin që i shkaktohet prej kësaj “nevoje njerëzore” po e quajmë, atyre që llomotitjen nuk e shohin si vlerë! Pra të ekzaltohesh më pak sot do të thotë priv-im mundësish për të zgjedhur e për të qenë i zgjedhur gjithashtu. Prej këtij vesi shoqëror, pra llomotitjes, eklipsohet dhe ndëshkohet në mënyrë të padrejtë, me zh-vendosje në sfond deri në padukje e atyre që zgjedhin të mendojnë shtatë herë para se të flasin e të veprojnë një herë. Kështu kemi bërë dallimin mes vlerave dhe anti-vlerave të kategorisë së veçantë dhe asaj të përgjithshme, duke marrë si pikë referimi mungesën e ekzaltimit dhe njohjes së saj si vlerë.

Dhe si tipar të tretë sinonimik po përmendim: “ Mungesën në besimin se ruajtja e kontakteve ndërnjerëzore është e nevojshme vetëm në rast përm-bushjesh interesash të përbashkëta” Nëse ka ndonjë besim njerëzor që e shkatërron më së shumti humanizmin është pikër-isht krijimi i marrëdhënieve të kush-tëzuara prej përfitimesh të ndërsjellta. Sërish duke theksuar këtu se problemi që konstatohet nuk ka të bëjë me filo-zofinë e konceptit në fjalë si sjellje e bal-lancim sjelljesh njerëzore, por aplikimi i tij i kudondodhur në çdo nivel, që kalon pragun. Ku me prag do të kuptojmë gjithcka është e ndryshme dhe veçori që përcaktojnë popuj e shtete. Me fjalë të tjera jemi duke thënë se ruajtja e kon-takteve ndërnjerëzore të kushtëzuara prej përfitimesh të anasjellta mund dhe duhet të ndodhë ndërmjet shoqërish kulturalisht të ndryshme, por jo brenda të njëjtës shoqëri. Sepse koherenca e një shoqërie zhvillohet përmes besimit, kor-rektësisë, seriozitetit, mungesës së kor-rupsionit, respektit, pse jo dhe dashu-risë mes anëtarëve që e përbëjnë atë dhe

vlerave të përbashkëta sociale gjithashtu, prej së cilës automatikisht rrjedhin të gjitha këto që përmendëm. Nëse këto vlera të përbashkëta njerëzore të shkru-ara ose jo shihen thjesht si formalitete dhe jo funksione rregullatore atëherë formula qëllimkeqe në këtë rast, duke garantuar prezencën e kaosit brenda një shoqërie, garanton gjithashtu pashman-gshmërisht dështimin e marrëdhënieve ndërshoqërore dhe mungesën e zhvil-limit për pasojë, si edhe degradimin deri në metamorfozë të njeriut nga qenie humane në diçka tjetër, qëllimisht nuk po përdorim krahasimin e zakonshëm të kafshës si simbol që përfaqëson degradi-min, sepse do të ishte një gënjeshtër e padrejtë në fakt sa kohë që njihet se ligjet në kafshët janë të ruajtura, pavarësisht intelektit të tyre. Janë ligjet në njerëzit ato që janë prishur e deformuar. Pikërisht frikës prej rrezikut të këtij transformimi i ruhen ata që nuk manipulohen, ata që nuk ekzaltohen, ata që ende besojnë në marrëdhëniet e pastra njerëzore edhe pse shpesh do t’i duhet të përballen me zhgënjimin, refuzimin, injorancën dhe neverinë si shije që shkaktohet nga ky realitet që përditë e më shumë legjitimon kotësinë e tij. Prej këtyre deformimesh nis gjithçka e humb gjithçka. Çdo gjë ndodh në emër të njeriut, por koncepti njeri sa vjen e po tretet, çdo gjë ndodh në emër të dashurisë, por vetëm dashuri nuk po ndjejmë, çdo gjë ndodh në emër të zhvillimit, por po zhvillohemi së prap-thi, mesa duket ende s’e kemi kuptuar se edhe zhvillimi e ka një cak, mjafton të dimë ta ruajmë atë. Por është ekzaltimi ai që na bën të biem vazhdimisht në grackën e logjikës, se prej lëvizjes çfarë-do diçka do prodhohet. Ne s’mund të jemi makineri që duhen vënë në punë nga meraku prej ndryshkjes. Ne jemi qënie me shpirt të prirura për të lëvizur edhe kuturu, lufta jonë e vërtetë ndod-het pikërisht këtu, në frenimin e euforisë njerëzore, në mënyrë që të lëvizim aq sa duhet aty ku duhet.

Forumi Intelektual Mysliman, në bashkëpunim me Fakultetin Eko-

nomik të Universitetit “Aleksandër Xhu-vani” në kuadrin e realizimit të një cikli leksionesh me lektorë vendas dhe të huaj ka organizuar një leksion dhe diskutim të hapur ku i pranishëm në auditorët e këtij fakulteti ka qenë Prof.Dr. Hikmet Guler, Drejtor i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Bankave Pa-Interes, në Turqi. Ai referoi para studentëve temën: “Bankingu pa in-teresa dhe produktet e tij”. Banka UBA ushtron prej disa vitesh aktivitetin e saj në Shqipëri dhe nëpërmjet eksperiencës së saj kjo bankë është bërë ndër më të dëgjuarat në vend. Prof.Dr Guler, tha se, modeli i free-interest banking, ose bankingu pa in-teresa është një model i suksesshëm dhe po përfiton terren edhe në botën perën-dimore. Kjo bankë ka një rritje të kapi-talit të saj për shumë pak kohë, ndërkohë

BanKinGU Pa inTEREsqë modelet e tjera po enden në krizë li-kujditetesh. Ai nuk la pa përmendur rëndësinë dhe interesin që kanë bankat islamike për të investuar në Shqipëri, por deri më tani kanë qenë të privuar nga mungesa e bursës. Bankat islamike janë të interesuara të investojnë në fushën e agrobiznesit duke mbështetur investitorët shqiptarë, gjithashtu prioritet kanë edhe investimet në fushën e infrastrukturës. “Prezantimi i këtij sistemi është diçka alternative, ata janë studentë, studiojnë edhe është mirë që të dijnë alternativat dhe variantet që ekzistojnë në tregun ban-kar. Nëse ka të interesuar që dëshirojnë të mësojnë rreth këtij sistemi, do të jem gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar ata” ka përfunduar Prof.Dr. Hikmet Guler. Leksioni i hapur u ndoq me mjaft interes edhe nga pedagogë të këtij fakulteti.

Alban SHINGJERGJI

Page 6: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 6

Zgjedhjet po afrojnë, subjektet politike sa vjen e po bëhen më aktive, disa nga partitë e reja e kanë filluar aktivitetin e tyre parazgjedhor, disa të tjera janë duke llogaritur aleancat dhe koalicionet, disa presin

ofertat. Gazeta Mendimi vjen me një seri intervistash me Kryetarët lokalë të 8 partive që pretendojnë të qeverisin vendin.

1- 1. Na bëni një ekspoze të forcës suaj politike: pro-grami, qëllimi, koha e krijimit, numri i anëtarëve.

-Më datë 9 korrik 2012 është zyrtari-zuar FRD dega Elbasan në Teatrin Skampa ku të pranishëm ishin përveç simpati-zantëve të kësaj force politike edhe grupi nismëtar i qendrës me z.Gazmend Oketa. Program ynë është një projekt i cili është në diskutim në tavolinat e ndryshme që zhvillohen me grupet e interesit. Por shtyl-lat kryesore të këtij projekt-programi janë: individi, familja, prona, demokracia funk-sionale dhe shteti i së drejtës. Normalisht që FRD synon funksionimin e demokra-cisë reale ku institucionet publike të jenë të pavarura nga pushteti ekzekutiv, përfundi-min e procesit të kthimit dhe kompensimit fizik të pronave dhe zgjidhjen e çështjes të ish të përdjekurve politikë.

Qëllimi: Si pasojë e një politike ka-zerme që mbizotëron dhe një gjendje të rënduar ekonomike, vendit tonë i nevo-jitej një frymë e re e krijuar nga një elitë me moral të pastër dhe me vizion e cila lindi pikërisht në momentin dhe ko-hën e duhur. Duke qenë në aleancë me qytetarin dhe mbart vlera qytetarie FRD shikohet si e vetmja shpresë për një ndry-shim të kësaj politike të vjetër. Numri i të anëtarësuarëve tanë është i vazhdueshëm dhe në rritje, çdo ditë afrohen njerëz dhe shprehin dëshirën për t’iu bashkuar forcës tonë politike, Fryma e Re Demokratike.

2- Fushata po afron. Si po përgatiteni për këtë garë zg-jedhore? Po për koalicionet?

FRD ka ngritur strukturat e saj drejtue-se në të gjithë degët dhe nëndegët e qarkut Elbasan në një kohë rekord. Ne jemi mbësh-tetur në vlerat dhe filozofinë që mbart ky sub-jekt politik. Ne kemi deklaruar që me partitë e vjetra politike nuk bëjmë koalicion sepse me PD na ndan morali politik ndërsa me PS programi politik. Me partitë e tjera jemi të hapur për koalicion normalisht duke u për-shtatur me programin tonë politik.

3- Me çfarë objektivash do të hyni në këto zgjedhje?

Objektivat janë për të arritur maksimu-min e mundshëm mbi bazën e programit dhe iniciativave individuale të shumë per-sonave që me kurajo civile dhe morale qe i janë bashkuar këtij informacioni politik dhe ku të jemi faktor dinjitoz me gjithë partitë e tjera kundërshtare. Synimi ynë

Flet z.Artin Kovaçi, Kryetar i FRD dega Elbasan

është që ne të përfaqësohemi patjetër me deputet në parlamentin e ardhshëm.

4- Një pjesë e drejtuesve të FRD janë ish funksionarë të sh-tetit shqiptar dhe ish të Partisë Demokratike. Çfarë të rejash sjell rigrupimi i tyre në FRD.

Nuk jemi mbështetur shumë në këtë filozofi.Çdo individ që është marrë nuk është shumë evident në pjesën organi-zative të kësaj partie por është forca int-elektuale e individëve që nuk janë marrë me politikë dhe forca studentore rinore.

5- Si mendoni, përse zg-jedhësi duhet të votojë për partinë tuaj?

Siç e përmenda më sipër ne jemi një filozofi ndryshe që mbart vlera morale dhe qytetare duke demostruar çdo ditë një politikë të moderuar dhe nuk për-faqësojmë në asnjë moment pjesë deni-gruese, arrogante etj. Kërkojmë mirëkup-timin e qytetarëve për një mbështetje sa më të gjerë për ti dhënë një garanci për të ardhmen pas 23 qershorit.

6- Na flisni për zhvillimet në nivel dege këtu në qytetin tonë.

Ne jemi të mirëorganizuar duke fil-luar që nga kryesia e degës sonë. Kemi ngritur strukturat drejtuese në degën e Elbasanit duke përfshirë edhe bashkinë e Cërrikut dhe Belshit. Strukturat drejtue-se tashmë janë ngritur edhe tek nëndeget duke përfshirë 20 komunat e qytetit të Elbasanit si dhe 21 lagjet.

Një rol të rëndësishëm për ne luan edhe Rinia e FRD e cila ka ngritur strukturat e saj drejtuese në të gjithë degën e Elbasanit.

Jemi në momentin e organizimit total mbi bazën e një strategjie kombëtare dhe shumë shpejt do të jemi pjesë e një fusha-te të vrullshme në çdo pjesë të qytetit.

7- Ju kryesoni degën e Elbasanit, na flisni pak për ve-ten tuaj, tashmë në pozicionin e një politikani.

Si një qytetar, si intelektual i këtij qyteti asnjëherë nuk do ta quaja veten politikan profesionist, por si një njeri me vlerat e mia personale dhe familja-re e ndjej të jap kontributin tim moral dhe organizativ si dhe politik për të qenë pjesë e këtij formacioni të ri të politikës shqiptare për tu bërë realitet ajo që kemi pasur dëshirë para 22 viteve ku demokra-cia të marrë vlerat e veta si dhe të bëhemi pjesë e qytetërimit europian.

8- Cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit e gazetës sonë?

Meqenëse FRD ka si parim kryesor shtetin për qytetarin lind e drejta mo-rale si qytetar që këto parime ti përcjell edhe për ju qytetarët e Elbasanit.

1-Partia Republikane është anëtare e koalicionit qeverisës. Cilat mendoni se janë arritjet e këtij koalicioni dhe të forcës suaj gjatë këtij mandati?

Koalicioni qeverisës gjatë këtyre 8 viteve qeverisje shënon disa reforma dhe arritje me rëndësi jetike për vendin. Ndër to mund të përmendim disa nga arritjet më kryesore siç janë: anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, reformat në kulturë, arsim, bujqësi, ekonomi etj. Rritja pagave në tërë sistemin shtetëror, rritja e pensioneve, rritja e faturës so-ciale etj.Reformës së madhe në Legjis-lacionin e mjedisit i është kushtuar një rëndësi e veçantë nga vetë Ministri i Mjedisit, njëherësh dhe Kryetar i Partisë Republikane z.Fatmir Mediu. Gjithash-tu i është kushtuar një rëndësi e veçantë ligjeve për mbrojtjen e mjedisit, zbatimi i tyre, organizimi i ri i inspektoriateve dhe një sërë reformash të tjera.

Në qarkun e Elbasanit dhe sidomos në qytetin e Elbasanit ka patur për-mirësime të ndjeshme në mjedis. Cilë-sia e Ajrit Urban gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes demokratike ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit, dhe në matjet e fundit të kryera nga një grup ekspertësh të IShP në Tiranë na rezulton që në Elbasan, në rrethinat e Elbasanit,në Zonën industriale, Cilësia e Ajrit Urban është brenda standarteve kombëtare.Një vëmendje e madhe iu ka kushtuar evidentimit të subjekteve me ndikim në mjedis dhe parandalimit të ndotjeve në përgjithësi, si edhe sistemimi për çdo ko-munë dhe bashki i mbetjeve urbane në vendgrumbullime të veçanta. Problema-tikë e madhe është edhe fusha egzistuese e mbetjeve urbane, e cila është jashtë çdo kushti dhe parametri teknik, por mendo-jmë që së shpejti ky do gjejë zgjidhje me landfillin e ri të dambës së Paprit.

2- Fushata po afron. Si po përgatiteni për këtë garë zgjed-hore?

Partia Republikane hyn në këto zgjed-hje e organizuar më së miri, me kandidatë potentë, me struktura të mirëorganizuara dhe të motivuara. Prurjet e reja të rinisë dhe intelektualëve elbasanas do ti japin një shtytje të re kësaj partie.PR në këtë garë zgjedhore do ketë për herë të parë dhe komisionerët e saj gjë që i është mo-

Flet z.Adi Madhi, Kryetar i PR Dega Elbasan

huar nga aleanca të ndryshme. Sigurisht që PR si forcë e qendrës së djathtë e cila beson në parimet e saj dhe ka qenë gjith-monë koherente do jetë në koalicionin e qendrës së djathtë e dyta pas PD.

3- Me çfarë objektivash do të hyni në këto zgjedhje?

Objektivi ynë është që në këto zgjed-hje Partia Republikane të ketë deputetin e saj në qarkun e Elbasanit. Në zgjedh-jet e përgjithshme të vitit 2009 PR mori 3500 vota në këtë qark. Listën e kandi-dat- deputetëve të PR në Elbasan e krye-son z.Luan Duzha.

4- Si mendoni, përse zgjed-hësi duhet të votojë për partinë tuaj?

Slogani ynë është: “Me besimin tek Zoti, për kombin, jetën, familjen”

Ne duhet të na votojnë sepse PR ka njerëz të ndershëm, të përkushtuar ndaj punës, sepse kanë të shenjtë pronën, familjen, kombin.

5-Na flisni për zhvillimet në nivel dege, këtu, në qytetin tonë.

Sigurisht që përgatitja për zgjedhjet është kreyfjala këtu në Elbasan ashtu sikundër po ndodh në mbarë vendin. Riaktivizimi strukturave politike elekto-rale, motivimi i anëtarëve dhe i simpati-zantëve për të punuar derë më derë me zgjedhësit duke i sqaruar arritjet 8-vjeçare të koalicionit të djathtë qeverisës. Si edhe duke i paraqitur perspektivën dhe refor-mat e thella gjatë mandatit të tretë.

6- Ju kryesoni degën e El-basanit, na flisni për veten tuaj.

-Unë vij nga një familje elbasanase me tradita. Gëzoj një eksperiencë pune mbi 40 vjeçare, që kur jam diplomuar më 1972. Kam qenë disa herë në poste drejtuese si Drejtor i Fabrikës së Cimen-tos në vitet 93-98, Drejtor i Ndërrmar-rjes së Transportit në vitet 2005-2010, dhe së fundmi në postin e tanishëm si Drejtor i Agjensisë Rajonale të Mje-disit nga 2010- 2013. Aderoj në PR që në vitin 1994,kam qenë kandidat për deputet në disa legjislatura që nga viti 1996 e këtej. Udhëheq PR në Elbasan që nga 2006. Nën drejtimin tim dega e Elbasanit është zgjeruar, dhe ka ditur të maksimizojë votat në zgjedhjet poli-tike. Kemi ruajtur dhe forcuar aleancat me PD duke mbrojtur programin tonë duke kërkuar zbatimin e tij në çdo hallkë të jetës në Shqipëri. Jam Anëtar i Këshil-lit Bashkiak, Anëtar i Këshillit të Qarkut.

7- Cili do ishte mesazhi juaj për lexuesit e gazetës sonë?

-Votoni për PR sepse votoni për pronën, jetën dhe për nderin tuaj!

Page 7: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 7

Pranvera arabe edhe më tej, dhe mbase, për të dhënë efektet e

duhura, duhet të vazhdojë dhe për një kohë. Myslimanët ende nuk kanë reali-zuar aspiratat e tyre që ta jetojnë lirinë. Regjimet, që janë pranë agonisë, po hed-hin shqelmat e tyre të fundit ndërsa bota e civilizuar vazhdon të jetë indiferente ndaj tyre.

Kaluan dy vite dhe lufta në Siri po vazhdon, ajo për çdo ditë po merr jetën e qindra vetëve, pushteti i atjeshëm i përkrahur nga shumë fuqi të jashtme, nuk po kursen as drurin dhe as gurin, as plakun dhe as të riun, as xhaminë dhe as kishën. Bile ai pushtet i paskrupullt nuk po i kursen as bashkëpunëtorët dhe aleatët më të ngushtë të tij për t’i bërë “kurban” në luftën kundër “terroristëve islamistë.”

Dhe jo vetëm pushteti i Beshar Asa-dit, por shumë pushtete kur janë në zor, për të çliruar veten e tyre, apo për t’i jus-tifikuar krimet e veta, inskenojnë raste nga më makabre vetëm sa për t’i hedhur hi syve botës, duke mos i kursyer prej tyre as miqtë më të mirë.

Ne shqiptarët tashmë jemi mësuar me pushtetet serbe, të të gjitha kohërave, nga Krali e deri tek Milloshi, të përfito-jnë sa më shumë që është e munduar nga spiunët, apo bashkëpunëtorët, e në fund t’i vrasin, duke ua lënë fajin shqiptarëve. Diçka e ngjashme këto ditë ndodhi edhe me pushtetin sirian të Besharit, ku y bë një komplot kundër hoxhës së njohur të Sirisë Muhamed Seid Ramadan Buti.

Hoxha në fjalë ani pse ishte një di-jetar i madh dhe i shquar, dhe jo vetëm në Siri, por gjithandej në botën Islame, një njohës shumë i mirë i shkencave të sheriatit, autor i dhjetëra librave të botu-ara, njeri me ndikim jashtëzakonisht të madh në popull. Ai, megjithatë njihej edhe një përkrahës shumë i madh i push-tetarëve, qoftë këta të tashmit, apo qoftë të kaluarit, babanë e kryetarit aktual të Sirisë, Hafidh Esedit. Ai i kritikonte shumë ata hoxhallarë të cilët ndërhynin në politikë. Në kohën e fundit pas fil-limit të revolucionit sirian, thuajse tërë hoxhallarët iu bashkuan kryengritësve për ta rrënuar pushtetin, ndërsa ai vazh-doi t’i qëndronte besnik pushtetit duke përkrahur ushtrinë në luftën e saj për ta ruajtur “vatanin” dhe duke akuzuar kry-engritësit se po manipulohen nga jashtë, për çka edhe mori kritika të ashpra nga dijetarët e mbarë Botës Islame.

Atë e shfrytëzonte pushteti për të dëshmuar se janë me popullin, se nuk janë duke i shkelur normat ligjore fe-tare dhe se qytetarët –xhemati, duhet të jenë me shtetin e jo kundër shtetit. E shfrytëzoi pushteti aq sa iu desht, e kur nuk iu desht më, e vranë atë me dhjetëra të tjerë dhe atë në një xhami përderisa hoxha në fjalë ishte duke mbajtur ligjëra-ta javore. Pushteti menjëherë shfrytëzoi rastin ta akuzojë opozitën, por opozita me tërë fuqinë e saj e kundërshtoi një sulm të tillë, duke cekur se myslima-

Pushteti zullumqar nuk kursen as bashkëpunëtorët e tij

Nga Dr. shefqet kRAsNIQI

nët nuk rrënojnë xhami dhe nuk vrasin njerëz të pafajshëm, e lëre më dijetarët.

Sido që të jetë, nuk po dua të flas për hoxhën e ndjerë, e as të paragjykoj se çfarë njeriu ka qenë dhe a ka bërë mirë apo keq me përkrahjen e tij pushtetin mizor, gjakpirës e kriminel. Por ajo çka më shtyu ta shkruaj këtë artikull është se sa ia vlen që një njeri me emër aq të madh, me një diapazon aq të gjerë të dijes, të bëhet servil i një pushteti, i cili fundja e fundit nuk shikon tjetër pos in-teresin e vet dhe të familjes, apo rrethit të ngushtë. Subhanallah, sa pak janë ata di-jetarë të cilët u janë bërë servil pushteteve dhe kanë shpëtuar pa u koritur. Gjith-herë dijetarët tanë islamë na kanë këshil-

Ditët e fundit, vëmendja e vëzh-guesve është përqendruar në

gadishullin korean. Tensionet e këtyre ditëve kanë evokuar edhe mundësinë e përdorimit të forcës. Megjithatë, hë për hë, palët mjaftohen me demonstrimin e kufizuar të “muskujve” dhe deklarata të forta politike. Gjithsesi, këto zhvil-lime përcillen jo pa shqetësim dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa në datën 8 mars Koreja e Veriut deklaroi se tërhiqet nga Marrëveshja e Armëpushimit e vitit 1953 midis dy Koreve, në mesin e mua-jit SHBA dhe Koreja e Jugut zhvilluan manovra të përbashkëta ushtarake dhe në 30 mars mediat ndërkombëtare pub-likuan një përkthim të një deklarate që vinte nga Pheniani, sipas së cilës, dy Koretë ishin në gjendje lufte me njëra-tjetrën.

Po ku konsiston konflikti në fjalë? si mund të përcaktohet ky konflikt?

Në radhë të parë, ky konflikt vë përballë dy shtetet e gadishullit korean, Republikën Demokratike Popullore të Koresë, ose siç njihet ndryshe si Koreja e Veriut dhe Republikën e Koresë , e njo-hur ndryshe si Koreja e Jugut. Koreja e Veriut është një nga regjimet e fundit ko-muniste në botë dhe, në të njëjtën kohë,

Ditë tensioni në vendin e Freskisë Mëngjesore

një nga vendet më të varfëra të planetit. Në antitezë me fqinjin verior, Koreja e Jugut është një nga vendet më të zhvil-luara dhe më të pasura të planetit. Në rrafshin politik, vendi ka ndjekur rrugën e përpjekjeve të vazhdueshme për de-mokratizim. Gadishulli i Koresë, pra të dyja shtetet, gjenden në rajonin e Lindjes së Largme dhe, më gjerë akoma, në rajo-nin Azi-Paqësor, një nga më dinamikët sa i përket zhvillimit ekonomik në botën e sotme.

Nëse do t’i referohemi edhe histo-risë së gadishullit, do të arrijmë në për-fundimin se është edhe një konflikt me natyrë gjeopolitike, në të cilin përballen interesat e Rusisë dhe Kinës, nga njëra anë dhe SHBA dhe Japonisë, nga ana tjetër. Origjina e këtij kufiri interesash strategjike derivon që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, kur milita-rizmi japonez pësoi disfatë dhe dy su-perfuqitë e pasluftës, BRSS dhe SHBA, vendosën ta ndajnë gadishullin në sfera influence, kufiri i të cilave do të ishte paraleli 38. Ky paralel do të përbënte edhe vijën e demarkacionit midis dy shteteve të gadishullit, të krijuara në vitin 1948. Prova e parë dhe e vetme e vërtetë e forcës ishte ajo e Luftës së Ko-resë në vitet 1950-1953,në fund të së cilës u konsolidua barazpesha e vendosur në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Cili do të ishte këndvështrimi i palëve në këtë përballje, hë për hë, re-torike?

Sigurisht që për liderin e ri kore-anoverior Kim Cen In, SHBA, si një vend demokratik, me potencial shumë të madh ushtarak dhe ekonomik, për-bëjnë një rrezik gjeopolitik serioz. Në planin e brendshëm, vendi ka vështirësi të mëdha ekonomike. Në pamundësi për të plotësuar nevojat elementare te popullsisë, regjimi koreanoverior ndjen varësinë e ndihmave të huaja në ushqime dhe karburante. Politikisht, diktatori i ri

luar me shekuj që pushtetarëve mos iu afroni, kini kujdes nga ata, bile e kanë thënë një fjalë të urtë:

“të mjerët ata dijetarë, të cilët rrinë pranë dyerve të qeveritarëve, të mjerët ata dhe të mjerët ata qeveritarë, ndërsa të lumtë ata qeveritarë, të cilët rrinë pra-në mexhliseve të dijetarëve, të lumtë ata dhe të lumtë ata dijetarë!”

Të paktë janë ata dijetarë, të cilët iu kanë shkuar pas qeveritarëve e që nuk janë njollosur. Këtë e ka dëshmuar histo-ria. Është e vërtetë se për dynja ata e kanë më mirë dhe më lehtë, sepse nuk i pret burgu, nuk kritikohen e nuk sulmohen, nuk anashkalohen e nuk neglizhohen, ata kanë para, kanë autoritet, i kanë të gjitha

të mirat, por dijetarët islamë i kanë qua-jtur të atillët “hoxhallarët e pushtetit.” Mirëpo kjo botë përfundon, e duhet me vdekë, andaj dijetarë të vërtetë janë ata, të cilët qëndrojnë pranë të vërtetës, pranë hakut, me këdoqoftë ajo, e që në shu-micën e rasteve është me qytetarët (pop-ullin), e shumë rrallë me pushtetarët.

Hoxhallarët kanë amanet dhe përgjegjësi të madhe, ata janë më të mëdhenj sesa pushtetarët, andaj edhe nuk bënë t’iu përulen e nënshtrohen qe-veritarëve, por qeveritarët duhet t’iu nën-shtrohen hoxhallarëve. Hoxhallarët janë yje, të cilët ua ndriçojnë njerëzve rrugën në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa shumë pushtetarë ua nxijnë dhe ua er-rësojnë rrugën qytetarëve.

Allahu na bëftë nga hoxhallarët e vyeshëm, të sinqertë të cilët nuk ia kanë frikën askujt pos Allahut dhe punojnë për hir të Zotit, për ta përhapur të dre-jtën e Zotit në tokë, të cilët ua ndriçojnë rrugën njerëzve për këtë botë dhe për botën tjetër.

që prej një viti në pushtet, ka mundësinë më të mirë që të dëshmojë përpara ko-reanoveriorëve “vendosmërinë e tij për-ballë imperializmit amerikan”.Pra, është evidente se për Phenianin, konflikti ka edhe një përmasë të brendshme.

Nga ana tjetër, retorika e përshkallë-zuar, e kombinuar edhe me disa demon-strime të teknologjive ushtarake raketore e kozmike, gjithsesi me mundësi të kufi-zuara, e ka vënë udhëheqësin koreanoveri-or përballë SHBA, të cilat, nga ana e tyre, nuk kanë ngurruar të demonstrojnë ka-pacitetet e tyre të aviacionit strategjik dhe mbrojtjes antiraketë që gjithsesi do të ishin të mjaftueshme të frenonin çdo tentativë të Phenianit. Vetë SHBA, kanë formuluar interesat e tyre në gadishullin e Koresë dhe në rajon. Për SHBA, Koreja e Jugut është në rolin e një “sfinksi gjeopoli-tik”. Një tërheqje eventuale e SHBA nga gadishulli do të përbënte për to një dis-fatë të rëndë në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë SHBA dhe Koreja e Jugut janë të lidhura edhe me një aleancë ushtarake që nga viti 1953.

Lind pyetja: Ç ’do të ndodhë në ditët në vijim?

Ekspertët pohojnë se një konflikt ushtarak është pak i besueshëm, por çdo gabim i mundshëm i secilës palë mund të çojë në zhvillime të paparashikue-shme. Kthimi i situatës në “normalitet”, do të ishte i mundur vetëm nëpërm-jet respektimit të rezolutës Nr.2094 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Rikthimi në formatin e bisedimeve Gjashtëpalëshe me pjesëmarrjen e Rusisë, SHBA, Kinës, Japonisë dhe dy shteteve koreane, do të ringjallte shpresat e 50 milionë korea-nëve në Jug dhe 25 milionëve në Veri për bashkimin e vendit të ndarë që prej një treçerek shekulli. Një proces reformash në vendin komunist do të ishte fillimi i zgjidhjes përfundimtare të problemeve në gadishullin Korean.

Lulzim ABDIAJ

Page 8: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 8

Emri i Allahut: “El-Kerim” – Bujari“El-kerim” është nga emrat hyjnorë të Zotit që

përfshin kuptime shumë të mëdha, përveç kuptimit të bujarisë ky emër përfshin edhe të gjitha ato cilësi të lavdërueshme dhe të admirueshme, si butësia, mëshira, pastërtia, drejtësia, fisnikëria etj.

Allahu është Kerim: sepse Ai u jep njerëzve mirësi edhe pse ata nuk i meritojnë dhe janë përbuzës. Na sjell në ekzistencë pa qenë i detyruar për këtë, i fal dhe i mbulon mëkatet tona e largon dënimin për shkak të tyre. Shfaq veprat dhe cilësitë tona të mira dhe na shpërblen për to shumë herë më tepër nga ajo që vepruam. Nga bujaria e Tij hyjnore krijoi për ne çdo gjë që na rrethon dhe na mësoi se si të përfitojmë prej tyre. Dhuron pa masë dhe nuk kërkon shpërblime apo favore, sepse Ai është i Pasuri, i Panevojshmi. Kur njeriu vepron mirë e shpërblen menjëherë, por kur vepron keq nuk ngutet

ta ndëshkojë, por pret mëkatarin të pendohet. Duart e Tij janë plot dhe nuk pakësohen kurrë dhe kur njerëzit i luten u jep atyre më shumë nga ç kërkuan. Asnjëherë nuk lodhet nga lutjet e njerëzve, përkundrazi zemërohet kur ata nuk i luten, apo i luten dikujt tjetër krahas Tij dhe gjithmonë e përmbush premtimin. Krijoi për besimtarët vepërmirë Parajsën për t’i shpërblyer me mëshirën e Tij me mrekulli të paimagjinueshme përgjithmonë dhe krijoi për mohuesit dhe mëkatarët Ferrin që t’i dënojë ata në të me drejtësinë e Tij. Çdo mirësi duhet kërkuar vetëm nga Allahu dhe çdo ndihmë e mbrojtje duhet pritur vetëm nga Ai.

Ky emër është përmendur disa herë në Kuran, ndër to: “kush falenderon, e bën për të mirën e vet e, kush mohon, t’a dijë se Zoti im është i Vetëmjaftueshmi dhe Dhuruesi bujar.” (Kuran: 27 – 40)

Çështja e ekzistencës së Zotit e ka preokupuar mendjen e njeriut për shumë shekuj. Ata që besojnë në Zotin janë dakord se inteligjenca njerëzore edhe pse e kufizuar mund të provojë ekzis-tencën e një Zoti të plotpushtetshëm, kurse ata që mohojnë Zotin pretendojnë të mbështeten në shkencë, filozofi, apo teori të veçanta të dijes. Argumentet e tyre nganjëherë janë të pazbatueshme, ndonjëherë të parëndësishme, gjithmonë komplekse dhe shpesh të pakuptueshme. Megjithatë, mendja e zhvilluar do ta gjejë rrugën e saj drejt Allahut. Dështimi për të gjetur rrugën nuk do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë. Mohimi i realitetit nuk e bën atë reale.

Ndërsa ne shikojmë përreth në mje-diset tona, ne shohim se çdo familje ka një kokë, çdo shkollë ka një drejtor, çdo qytet ka një kryetar, në çdo krahinë ose shtet ka një kryeministër/ guverna-tor, dhe çdo komb ka një udhëheqës të shtetit. E gjithë kjo është e qartë, por kjo nuk do të shuajë urinë për njohuri dhe kureshtje të njeriut për gjërat e mëdha në botë. Bukuritë e natyrës me mrekul-litë e saj, horizontet pothuajse pafund në qiell, ndërrimi radhazi dhe i pandër-prerë i natës dhe i ditës, në mënyrën më të rregullt, kursi i diellit, hëna dhe yjet e mëdha, bota e objekteve të gjalla dhe jo të gjalla, janë mrekulli të cilat shpesh të shtyjnë të njohësh Krijuesin e gjithë këtyre gjërave me të cilat jetojmë dhe së tepërmi gëzohemi për to. Ne e kuptojmë se nuk mund të funksionojë siç duhet familja pa një kokë të përgjegjshme, as-një qytet nuk mund të ekzistojë pa një administratë të shëndoshë, dhe se asnjë shtet nuk mund të mbijetojë pa një qeve-ri me staf të shumëllojshëm. Ne gjithash-tu e kuptojmë se asgjë nuk vjen në ekzis-tencë më vete. Për më tepër, vëmë re se universi ekziston dhe funksionon në mënyrën më të rregullt dhe se ai ka mbi-jetuar për qindra e mijëra vjet. A mund të themi se e gjithë kjo është aksiden-

Ekzistenca e Zotittale dhe kuturu? Ose a mund të themi se ekzistenca e njeriut dhe e gjithë botës është rrjedhojë e rastësisë? Nëse njeriu do të vijë në ekzistencë nga një aksident ose nga rastësia absolute, atëherë ekzistenca e tij do të jetë e pakuptimtë.

Në natyrën e bukur duhet të ketë një Krijues të madh që krijon gjithç-ka për një qëllim të veçantë në jetë. Ai nuk është një njeri, sepse asnjë njeri nuk mund të krijojë ose të bëjë një person tjetër. Ai nuk është një kafshë, as nuk është një bimë. Ai nuk është as një id-hull as nuk është një statujë, sepse asnjë nga këto gjëra nuk mund të bëjë vetë ose të krijojë ndonjë gjë tjetër. Ai nuk është një makineri. Ai nuk është as Dielli as Hëna apo ndonjë yll tjetër, sepse këto gjëra janë të kontrolluara nga një sistem i madh dhe vetë janë bërë nga dikush tjetër. Ai është i ndryshëm nga të gjitha këto gjëra, sepse Ai është Krijuesi i të gjithë atyre. I Vetëm në pushtetin e Tij absolut, i Përsosur në emrat dhe atributet e Tij.

Pasi njeriu beson se Zoti ekziston ai duhet të dijë atributet dhe emrat e Tij . Në përgjithësi çdo përsosmëri dhe mirësi absolute i përket Atij dhe asnjë e metë ose gabim nuk është vlerë e Tij. Në terma të veçanta, duhet të dimë dhe besojmë në vijim:

1. Zoti është vetëm Një, nuk ka part-ner apo fëmij, nuk lind dhe as nuk është i lindur. Ai madhërohet nga të gjithë dhe nuk ka fillim apo fund, dhe askush nuk është i barabartë me Të.

2. Ai është Mëshirues dhe i Mëshirshëm, Mbikqyrësi i Vetëm dhe Zoti i Lartë, Krijuesi i Gjithëdijshëm, i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, i Urti që dëgjon dhe sheh gjithçka.

3. Ai është i Dashuri dhe Bujari, i Pa-suri dhe i Panevojshmi, Mëkatfalësi dhe i Buti, Shëruesi dhe Mbrojtësi, Gjykuesi suprem dhe Shpëtuesi.

Secili prej këtyre emrave dhe atrib-uteve të Allahut është përmendur në

vende të ndryshme në Kuranin e Shen-jtë. Ne të gjithë gëzojmë kujdesin dhe mëshirën e Zotit, nëse përpiqemi për të numëruar të mirat e Tij mbi ne, nuk do të kishim mundësi, sepse ato janë pothu-ajse të panumërta. Allahu është i Lartë në më të lartën lartësi, por ai është shumë afër për njerëzit e devotshëm, u përgjigjet lutjeve të tyre dhe i ndihmon ata. Ai i do njerëzit që e duan Atë dhe fal mëkatet e tyre. Ai u jep atyre paqe dhe lumturi, sukses dhe njohuri, jetë dhe mbrojtje. Ai e mëson njeriun të jetë i mirë, për të bërë të drejtën dhe për t’a mbajtur larg nga e gabuara. Dera e mëshirës së Tij është gjithmonë e hapur për çdo të sinqertë që kërkon tek Ai mbështetje dhe mbrojtje. Ai na krijoi ne në formën më të mirë të krijimit dhe na dha të gjitha shqisat dhe udhëzimet për të cilat ne kemi nevojë për rritjen tonë. Ai na ndihmon kur ne nuk mund të ndihmojmë veten. Ai krijoi te njeriu mendjen për të kuptuar, shpirtin dhe ndërgjegjen për të qenë i mirë dhe i drejtë, ndjenjat që të jetë i sjellshëm dhe human. Me mëshirën e Zotit ne largo-jmë pikëllimin, dobësinë, sëmundjen, dëshpërimin, dhe plotësojmë çdo nevo-jë. Me pak fjalë, mëshira e Allahut është prezente, kudo, gjatë gjithë kohës në çdo aspekt të jetës sonë.

Nga dashuria e Tij, Ai kurrë nuk na harron, nuk na poshtëron dhe as nuk injoron thirrjet tona të sinqerta drejtuar vetëm Atij, por na tregoi edhe rrugën e drejtë me anë të të dërguarve tek ne si mësues, me libra dhe argumente, të gjitha në funksion të udhëzimit. I Dër-guari i fundit nga Allahu është Muham-medi (alejhi selam), dhe libri të cilin ia zbriti është Kurani. Nga tradita e Muha-medit (alejhi selam) dhe versetet e Kura-nit, ne mësojmë për atributet dhe emrat e bukur të Zotit.

Nëse një person kryen një mëkat, ose bën diçka të gabuar, atëherë ai ka shkelur ligjin e Allahut, por, nëse ai është i sin-qertë dhe dëshiron të pendohet, Allahu

do t’a pranojë pendimin dhe faljen e tij. Edhe ata që e mohojnë Zotin, ose e beso-jnë Atë, por duke adhuruar edhe të tjerë krahas Tij, nëse pastrojnë monoteizmin e tyre dhe distancohen përfundimisht nga çdo formë e idhujtarisë, do t’a gjejnë Allahun Falës dhe Pranuespendimi. Në lidhje me këtë Zoti thotë në Kuran:

“Vërtetë, Allahu nuk fal që të adhu-rohet dikush apo diçka krahas Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.” (Nisa: 116)

Allahu nuk kërkon asgjë nga ne në këmbim të gjitha këtyre favoreve dhe dhuntive të mëdha, sepse Ai është i pa-nevojshëm dhe i pavarur. Ajo që Ai na urdhëron të bëjmë, është vetëm për të mirën tonë dhe është një formë shpre-hje mirënjohjeje dhe falenderimi. Ai nuk dëshiron të na skllavërojë me ligjet që zbriti, sepse është Ai që na jep din-jitet dhe nder, optimizëm kundra frikës dhe bestytnive. Ai nuk dëshiron të na poshtërojë ne, sepse Ai është që na krijoi dhe na lartësoi me grada mbi të gjitha qeniet e tjera. Pra, rregullat dhe çdo urd-hëresë prej Tij është për të mirën tonë, për të na ndihmuar të gëzojmë jetën tonë me njëri-tjetrin në paqe dhe mirësi, në vëllazërim dhe bashkëpunim dhe të kemi një qasje të sigurtë për lumturi të përjet-shme në jetën pas vdekjes.

Ka mënyra të ndryshme për të njo-hur Allahun dhe ka shumë gjëra për të treguar rreth Tij. Mrekullitë e mëdha dhe mbresëlënëse të botës janë si libra të hapur në të cilët ne mund të lexojmë për Zotin. Pra, duke reflektuar mbi natyrën, duke dëgjuar fjalët e të dërguarve, dhe duke lexuar argumentet hyjnore, ne mund të fitojmë njohuri më bindëse rreth Zotit, ekzistencës së Tij, dhe për të gjetur rrugën drejt Atij.

Msc. Arens GJEVoRI

Page 9: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 9

MË FAL, ALL-LLAH!...

Nga poeti islam Behauddin GASHI

Më fal All-llah,më fal,e di që kam gabuar,kam bërë si i çmendur,mëkatesh tuj u endur…

Më fal, All-llah, më fal,e di që t’jam larguar,fale dobësinë time,rropatur qejfesh tërbuar…

Më fal All-llah,më fal,e di që kam mbet mbrapa,lejomë, t’i bëj për Ty,të mbeturit e mi, hapa…

Më fal All-llah,më fal,Ti e di që shumë të dua,fale mjerimin tim, derdhe mëshirën Tënde, në mua…

Më fal All-llah,më fal:s’ka zot tjetër veç Teje,gjithë qenia ime, pohon,çdo pikë gjaku, ndër deje!...

Më fal All-llah,më fal,dëshmoj me shpirtin në fyt…:Muhammedi është krijesa më e mirë,rob dhe i dërguari Yt!...

Më fal All-llah,më fal,Ti s’ke nevojë për dënimin tim,unë kam nevojë për mëshirën Tënde, këtu dhe në, Amshim!...

Hasan Tahsini lindi më 7 prill 1811 në Ninat të Filatit në Çamëri. Ai

jetoi dhe e zhvilloi veprimtarinë e vet re-ligjioze, shkencore, politike dhe shoqërore në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëm-bëdhjetë, kur lëvizja patriotike e popullit shqiptar për çlirim dhe pavarësi kombëtare nga sundimi osman kishte marrë hov të madh. Dihet, që Hasan Tahsini pasi mori arsimin fillor në atdhe në fshatin e lindjes, në Shkodër e më pas në Filat, vazhdoi arsi-min e mesëm në Stamboll në një nga me-dresetë më të mira të kryeqytetit osman. Arsimi që mori këtu ishte një arsim fetar, ku përvehtësoi në mënyrë të shkëlqyer Kur’anin dhe tërë lëndët e fesë islame dhe ku u vlerësua me nota maksimale duke marrë edhe titullin Hafiz. Kjo shkollë e ndihmoi gjithashtu të zotëronte gjuhët klasike të lindjes dhe të njihet me kulturën orientale. Në moshën 41 vjeçare e dërguan në Francë ku shërbeu si Imam në ambasa-dën osmane në Paris.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Francës, Paris përveç leksioneve në shken-cat natyrore që ndiqte në Universitetin e atjeshëm, ra në kontakt edhe me rrymat filozofike e shkencore nga më të njohurat e kohës. Kështu ai studioi me seriozitet e pasion të madh shkencat dhe filozofët e perëndimit. Në këtë mënyrë, në kohën e rinisë mori edukatë fetare, u mbrujt me botëkuptimin fetar islam dhe jetoi e veproi në atmosferën mesjetare të Perandorisë os-mane të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Patrioti, hafizi dhe dijetari i shquar Hasan Tahsini zë një vend të nderuar në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Me vep-rimtarinë e tij të gjithanshme ai i solli një shërbim të çmuar atdheut, zgjimit dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare, mësimit të gjuhës shqipe, përhapjes së diturisë në masën e popullit.

Siç shkruante Sami Frashëri: “Dashuria për atdheun dhe kombësinë ishte tepër e fortë në shpirtin e tij, inteligjenca e tij tepër e gjerë dukej sikur do të përpinte diturinë për t’ia kushtuar tërësisht atdheut, interesin e të cilit e vinte mbi gjithçka”.

Hasan Tahsini u shqua në përpjekjet për krijimin e një alfabeti të gjuhës shqipe. Ai kërkonte që ajo të shkruhej me një alfa-bet të thjeshtë, praktik dhe origjinal.

Në vitin 1877 u themelua në Stam-boll “Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare”. Ndër themeluesit e tij bashkë me Abdyl Fra-shërin, Pashko Vasën, Jani Vreton, Zija Prishtinën, Sami Frashërin, ishte edhe Hasan Tahsini.

Ndonëse i sëmurë dhe i moshuar, kur pa se ushtritë shoviniste sllave u derdhën mbi tokat shqiptare në dimrin e viteve 1877-1878, ai ngriti një njësi ushtarake prej 100 vullnetarësh shqiptarë dhe u doli para shovinistëve gabitqarë. Hasan Tahsini ishte bërë një nga personalitetet e njohura të lëvizjes sonë kombëtare dhe një nga figurat kryesore të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip” të Stambollit. Ai kishte një kulturë të gjerë, ishte poet dhe astonom, psikolog dhe historian, gjuhëtar

Hoxha Hasan TahsiniPatriot, klerik dhe dijetar i shquar

dhe filozof, pedagog dhe matematicien. Bashkëpunëtorët dhe biografët e tij thonë se kishte një inteligjencë të rrallë, zotëronte disa gjuhë të huaja të Lindjes dhe të Perën-dimit. Në vitin 1868 u emërua Rektor i Universitetit të parë të Stambollit.

Hasan Tahsini ka shkruar shumë vepra shkencore, por ende nuk njihen të gjitha. Deri tani njihen këto : Mbi bazat e kozmo-grafisë, Njohuri mbi psilologjinë, Pasqyra e rrozullimit, Tabela astronomike, Libër logaritmesh, Alfabeti i gjihës shqipe. Në Enciklopedinë e re turke, botuar më 1948, në vëllimin 51, shënohen edhe këto vepra të Hasan Tahsinit: Bota e qiellit, Libri i Volneit, Kubeja astronomike, Sekretet e ajrit dhe të ujit, Historia e krijimit të botës, Jeta dhe historia e popujve etj.

Hasan Tahsini ishte një erudit i madh. Studenti që dikur ishte shquar në studi-min e Kur’anit, shkëlqeu tashti në fush-ën e shkencave. I studioi me rrënjë ato sidomos fizikën, kiminë, matematikën, astronominë, gjeologjinë, gjeografinë dhe mjaft rryma filozofike, duke rënë kështu në kontakt me idetë përparimtare të kohës. Me interes të veçantë ndiqte zhvillimin e shkencave. E tërhiqte veça-nërisht Universi dhe ligjet e tij, trupat qiellorë për të cilët shprehu pikpamjet e tij. Kishte dashuri sidomos për librin e Grout “Teoria mekanike e nxehtësisë”

Në problemet e gjuhës shqipe ai nisej nga pozitat e një shkencëtari me horizont të gjerë dhe njohuri të thella që njeh ligjet e përgjithshme të gjuhësisë. Siç thekson Ismail Habib ai ishte intelektuali më i për-gatitur në kryeqytetin turk. Ai themeloi Universitetin e Stambollit, përgatiti ba-zën organizative dhe ideometodike të tij dhe projektin ia paraqiti Sulltanit. Me pëlqimin e tij dhe me dekret të veçantë u emërua Rektor i universitetit të parë të Stambollit, më 1868. Ky bir i Shqipërisë vuri me dorë të sigurtë gurin e parë të arsimit të lartë në historinë e popujve të perandorisë osmane dhe ndezi pishtarin e shkencës e të diturisë në sfondin e er-rët të kulturës mesjetare. Por si atdhetar që ishte Porta e Lartë nuk mund ta linte Hasan Tahsinin në krye të universitetit dhe më 24 dhjetor 1870 e pushuan nga puna. Ata e pushuan por nuk mund të hidhnin baltë mbi autoritetin shkencor që kishte fitur ai. Largimi nga posti i rek-torit nuk e pengoi atë të vazhdojë punën e tij të dobishme në favor të shkencës dhe të përparimit. Shpejt hapi medrese-në private, ku mësohej Kurani por edhe shkencat ekzakte, mblodhi rreth vetes të rinjtë më seriozë, më inteligjentë dhe më guximtarë, midis të cilëve u shquan Sami Frashëri, Abdylmah Hamiti e të tjerë, të cilët e ndoqën hap pas hapi, si pasardhës të denjë.

Këtu krahas lëndëve fetare mësoheshin e dhe gjuhët e huaja dhe njohuri mbi shkencat në përgjithësi dhe për ato ekzak-tet në veçanti.

Në këtë kohë Hasan Tahsini shkroi një traktat origjinal në një fushë kaq delikate e të paeksploruar mirë, siç ishte psikologjia.

Në këtë punim, Hasan Tahsini u mbështet në mendimin teoriko-shkencor më të për-paruar të kohës, në provat që bënte me kafshët, në leksionet që kish mbajtur me studentët e Universitetit të Stambollit kur kishte qenë rektor i tij. Ai njihte mirë pik-pamjet filozofike të Dekartit, Volterit, Ru-soit, Dideroit, Kondillakut, sensualizmin e Spenserit e të Lokut, pikëpamjet spiri-tualiste të Adolf Frankut e të Lashëkjesë, teorinë e energjisë potenciale të Harshelit e të zhvilluar më tej nga Xhauli, Majeri dhe Grove. Njohjet më të fundit në shkencat natyrore dhe ato filozofike të kohës nuk mund të mos ndikonin në veprën e Hasan Tahsinit.

Ndihmesa e Hasan Tahsinit në shkencën e psikologjisë qëndron edhe në një drejtim tjetër, në përpjekjen për të dhë-në bazat fiziologjike të psiqikës e të proce-seve psiqike.

Siç e thamë edhe më lart Hasan Tah-sini punoi shumë për gjuhën shqipe, për alfabetin e saj dhe përhapjen e saj. Në vitet 1867 dhe më vonë, patriotët shqiptarë të Stambollit si Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Ismail Qemali të mbledhur kryesisht në dhomën e Hasan Tahsinit bënë përpjekje të vazhdueshme për alfabetin.

Në vitet 1870-1874 Kristoforidhi dhe Hasan Tahsini kaluan në terrenin praktik. Hasan Tahsini erdhi në atdhe dhe filloi pu-nën për përhapjen e diturisë e të mësimit të gjuhës shqipe. Në disa fshatra të Konispolit u përpoq të krijojë disa grupe për mësimin e gjuhës shqipe. Në Filat, në fshatin e tij të lindjes, shtëpinë e një mjeku e ktheu në shkollë ku u mësonte njerëzve alfabetin e gjuhës shqipe që kishte krijuar vetë. Kështu veproi edhe në Delvinë, Berat ,Tiranë dhe Shkodër. Në këtë periudhë në Shqipëri ve-pronin edhe patriotë të tjerë të shquar si Koto Hoxhi, Naim Frashëri, Kristoforidhi, Babë Dudë Karbunara, Daut Boriçi etj. Konsulli francez në Janinë, August Dozon, në raportin e datës 15 qershor 1874 për Ministrinë e Jashtme të Francës shkruante: “Gjatë një udhëtimi nëpër Shqipëri kam marrë vesh se ka një lëvizje të gjerë patrio-tike dhe arsimore midis shqiptarëve dhe se ata po përpiqen ta përpunojnë gjuhën shqipe deri në nivelin e një gjuhe të shk-ruar dhe të përhapin arsimin në gjuhën amtare”...

Në Berat, Hasan Tahsini duke gjetur një numër të madh patriotësh mendjen-dritur, vazhdoi punën për përhapjen e njo-hurive shkencore e të arsimit shqip.

Për vlerat, meritat e tij si patriot, shkencëtar, filozof, fetar, arsimdashës po-pulli shqiptar ruan në memorien e tij një nderim të veçantë për këtë figurë erudite dhe e ka shprehur në shumë vepra e libra që janë shkruar për të, e ka vënë në piedes-talin e lavdisë kombëtare.

Emrin e tij tashmë e mbajnë disa shkol-la në të gjitha trevat shqiptare, po ashtu janë bërë disa simpoziume dhe janë mba-jtur disa ligjërata për veprat dhe veprim-tarinë e tij.

shkroi: Çlirim GEGA.

Page 10: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 10

Termi “Mjedis “ nënkupton çdo gjë që e rrethon një organizëm.

Mjedisi është një sistem faktorësh fizik, kimik dhe biologjik në ekuilibrin din-amik. Cilësia e jetës së njeriut është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me cilësinë e mjedisit pasi një mjedis i shën-detshëm është thelbësor për mbijetesën njerëzore. Planeti Tokë është shtëpia e njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Njeriu dominon tokën dhe shfrytëzon gjithë burimet e mundshme. Ai punon si agjent i degradimit mjedisor. Gjithashtu ai u bë viktima kryesore e vetvetes. Mjedisi naty-ror është për njeriun burim për ushqim, burim ilaçesh, energjie, burim për rikri-jim dhe burime natyrale për produkte industriale. A e dini se: së fundmi që prej mesit të viteve 1980, njerëzimi ka qenë një tejkalim ekologjik me kërkesat e tij vjetore krahasuar me atë që Toka mund të rigjenerojë çdo vit? Tokës i duhen 16 muaj që të rigjenerojë ato që njerëzimi i harxhon për një vit. Aktiv-iteti njerëzor është shkak kryesor i ndry-shimit mjedisor. Degradimi mjedisor ka një ndikim jo vetëm te qenia njerëzore por në të gjitha speciet dhe në shumicën e sistemeve natyrore. Ndryshimi global përfshin ndryshime të detyruara nga natyra dhe njeriu në mjedisin e tokës. Ai mund të përcaktohet si ndryshim në mjedis (përfshirë ndryshimet klima-tike, prodhimtarinë e tokës, oqeanet apo burime të tjera ujore, atmosferën dhe sis-temet ekologjike) të cilat mund të ndry-shojnë aftësinë e tokës për të përballuar jetën në këtë planet. Mbipopullimi është shkaku kryesor i krizës mjedisore. Ndi-kimi i njerëzimit në biosferë është një funksion i madhësisë së popullsisë dhe ndikimit mjedisor për person. Ai varet nga natyra dhe shkalla e industrializimit. Popullimi i botës aktualisht rritet me rreth 250,000 njerëz në ditë . Agrikul-tura është një burim i konsiderueshëm i ndotjes së mjedisit. Së fundmi rreth 1/3 e tokës është e konvertuar në tokë agrikulture. Më shumë se 40% është nën konvertim dhe copëzim dhe më pak se 25% mbetet e paprekur. Flukset e gazeve kryesore (në volum) nga Agrikul-tura janë: amoniaku, dioksidi karbonit, metani dhe oksidi azotik. Pyjet tropikale janë regjonet më të shumëllojshme bi-ologjike në botë. Me shumë se 50 % e

nDoTJa E MJEDisiTKa mjaftueshëm në këtë botë për nevojat e njeriut por nuk ka mjaftueshëm për lakminë e njeriut. MAhATMA GANdhi

mbulesës së pemëve janë zhdukur gjatë aktivitetit njerëzor. Pemët kanë një funk-sion madhor në grumbullimin e karbo-nit. Dioksidi i karbonit nga atmosfera është përdorur për të prodhuar karbohi-dratet, yndyrnat, dhe proteinat që krijo-jnë pemët. Pyjet freskojnë klimën sepse ato ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së ajrit. Është zbuluar se shpyllëzimi kon-tribuon në ngrohjen globale. Njerëzit janë të ekzpozuar ndaj ndotësve dëm-tues në ajrin që ata thithin, në likuidet që pijnë, në ushqimin që hanë, në sipër-faqet që prekin dhe produktet që përdo-rin. Kur mjedisi nuk mund të procesojë peshën e ndotësve , atëherë ndotja zë vend. Çdo sistem mjedisor ka një kapa-citet përballues të limituar. Ndotja ka prekur jetën e miliona njerëzve në botë duke shkaktuar vdekje dhe probleme të shumta shëndeti. Sipas “The World health report 2002”, ajri i ndotur është përgjegjës për më shumë se 1.5 milion vdekje dhe 2.7% e sëmundjeve botërore. Who (2006) ka vlerësuar se rreth çer-eku i sëmundjeve botërore janë të lidhura me faktorët riskues të mjedisit. Ndikimet e ndotjes së ajrit te bimësia vi-hen re në fotosintezë, në prodhimin e karbohidrateve, dëmtimin e indeve të gjetheve, reduktim në shkallën e rritjes, rrit ndjeshmërinë e sëmundjeve, ndikon në klimën e pafavorshme, reduk-ton prodhimin, frutat më të vogla dhe më pak ushqyese.

BIodIverSItetI Burimet biologjike kontribuojnë

40% në ekonominë e botës dhe 80% në nevojat e të varfërve. Humbja e biodiver-sitetit ka ndikim kudo duke filluar nga ushqimi, uji, prodhimi i energjisë, ilaçet, përfitimet kulturore dhe estetike. Ndry-shimi i klimës është një nga shkaqet kryesore të humbjes së biodiversitetit. Ai është një përcaktues thelbësor në shën-detin e njeriut, në lidhjet sociale dhe lir-inë e zgjedhjes. Ai redukton rezistencën e ekosistemit, shkakton zjarre në pyjet e egra, dëmtime të kafshëve. Humbja e biodiversitetit çon në një përkeqsim të aftësisë së oqeanit për të sigururar ush-qim, të ruajë cilësinë e ujit dhe riaftësim-it nga trazirat. Mbi një miliardë njerëz në botë kanë patur mungesë furnizimi me ujë të shëndetshëm, ndërsa mbi 2.6 miliardë kanë vuajtur nga mungesa

e higjenës adekuate. Sëmundjet e lidhura me infeksionet nga uji vrasin 3.2 milionë njerëz çdo vit, rreth 6% të vdekjeve globale. Sëmundjet si shkak nga higjiena e ujit dhe higjena totale së bashku vrasin rreth 1.8 milion vdekje. Ndikimi më i rëndësishëm i ndyshimit klimatik është ngritja e nivelit të oqeane-ve. Në 2050-ën, temperaturat e sipër-faqes së ujit mund të jenë 2.5°C më të larta në verë dhe 2.3°C më të larta në dimër krahasuar me vitet 2000 (Viles, 2001). Në 1980 shkencëtarët zbuluan

një “vrimë”në ozon sipër Antarktidës. Në 1990 shkencëtarët atmosferik rapor-tuan një humbje vjetore rreth 40-50% të ozonit sipër Antarktidës. Çdo 1% rënie e ozonit mendohet se shkakton rritje të kancerit të lëkurës 4-6%. Pro-grami i mjedisit të Kombeve të Bash-kuara parashikon 26 % rritje të tumor-eve të lëkurës jo-melanoma për çdo 10 % thyerje të Ozonit. Kjo dmth 300,000 raste më shumë për kancer lëkure çdo vit Nëse do që të jesh i shëndetshëm, kujde-su për mjedisin tënd.

Msc Anida AGO

Promovohet më 19 mars organiza-ta “Future for you” për kujdesin

e fëmijëve të prekur nga sindroma down në qytetin e Elbasanit, e cila drejtohet nga znj. Lindita Senja, e themeluar para disa muajsh. Të pranishëm në këtë ak-tivitet kanë qënë të ftuar, personalitete të shquara si Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini, Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Ardian Tana si edhe qytetarë e pjesëmarrës të ndryshëm. Promovimin e saj e ka përshëndetur Zv.ministri Ardian Tana i cili shprehu mbështetjen e tij dhe të ministrisë së ar-simit për integrimin e fëmijëve me Sin-dromën Down. Kryetari i Bashkisë së qytetit z.Qazim Sejdini gjithashtu gjatë fjalës së tij përshëndetëse ka theksuar rëndësinë që ka hapja e kësaj qendre në qytetin e Elbasanit dhe ka shprehur përkrahjen dhe mbështetjen e bashkisë së qytetit kundrejt saj. Gjatë aktivitetit drejtoresha e qendrës ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre ndërsa ka folur për misionin dhe aktiv-itetin e qendrës. Që të jetojnë të shën-detshëm, të pavarur dhe ti shërbejnë komunitetit ashtu si çdo individ tjetër, personat e prekur nga Sindroma Down duhet të ndihmohen me anë të terapive për të pasur një zhvillim sa më të mirë në të ardhmen. Realizimin e terapive të duhura, aktivizimin i tyre në shoqëri, të pasurit e së drejtës së plotë të arsimimit në shkolla publike e deri në kryerjen e ar-simit të lartë, do të bëjë që këta individë të ndihen të realizuar në të ardhmen. 2 1 marsi Dita Ndërkombëtare e sin-dromës Down.

Promovohet Qendra “FUTURE FOR YOU”

Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme shpalli 21 marsin si Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down dhe fton të gjitha shtetet anëtare, orga-nizatat përkatëse të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si të shoqërisë civile ashtu edhe në sektorin privat, për të vëzhguar e organizuar në mënyrën e duhur” Ditën Ndërkombëtare të Sin-dromës Down”. Në 21 Mars u orga-nizua në qendër të qytetit të Elbasanit një aktivitet për të përcjellë mesazhe sensibilizuese dhe për të mbështe-tur integrimin e këtyre personave në shoqëri, ku pjesëmarrës ishin fëmijë, prindër dhe drejtues institucionesh. Në sheshin ‹›Gensher›› në orën 10:30 në tendën e qendrës ‹›Future for You›› u ofruan broshura informuese rreth Sin-dromës Down, Stafi i përgatitur për t›i dhënë përgjigje pyetjeve të qytetarëve të zakonshëm, argëtim dhe lojra për fëmijët, animatorë e shumë të tjera. Ne të gjithë jemi të barabartë në këtë botë dhe personat me Sindromën Down kanë të drejtë të jetojnë e gëzo-jnë status në shoqëri pa paragjykime dhe diskriminime. Data 21 Mars është zgjedhur si dita e kësaj sindrome në mënyrë simbolike për të personifi-kuar ndryshimin gjenetik të trefishi-mit të kromozonit 21, çrregullim ky që shkakton Sindromën Down ose siç quhet në gjuhën shkencore Trisomy 21. Kjo ditë, e cila për herë të parë u orga-nizua nga Qendra ‹›Future for You›› u realizua nën mbikqyrjen e Bashkisë El-basan dhe mbështetjen e Drejtorisë Ar-simore, Shkollës Speciale ‹›Zëra Jete›› , Drejtorisë së Shëndetit Publik, prindër, fëmijë, dhe mbarë komuniteti. 21 Mar-si erdhi me një sërë aktivitetesh , me qëllim promovimin e aftësive dhe po-tencialeve të kësaj kategorie të shoqërisë sonë, ndërgjegjësimin e publikut të gjërë për përkrahje të personave me Sin-dromën Down në komunitet, inform-imin e saktë për të, si dhe të bëjë thirrje për nevojën e përforcimit të mbështetjes nga institucionet lokale.

MsC ANIDA AGo

Page 11: Gazeta Mendimi 7

Mendimi / Prill 2013 / 11

Në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit mbi autizmin,

Qendra “Fluturo për Jetën” në qytetin e Elbasanit zhvilloi një aktivitet sensi-bilizues. Të pranishëm në këtë aktiv-itet ishin përfaqësues të pushtetit lo-kal, prindër dhe psikologë. Kryetari i Këshillit të Qarkut Eugen Isaj, e cilësoi zbulimin në moshë sa më të hershme të autizmit si sfidë të radhës, për ta kuruar këtë çrregullim. Ai kërkoi ndërgjegjësi-min e shoqërisë civile për ti përfshirë fëmijët autik në shoqëri. Ndërkohë Fat-ma Spahiu përfaqësuesja e komunitetit të prindërve, i bëri thirrje të gjithë in-stancave përkatëse të kontribuojnë për ingranimin e fëmijëve autik në shoqëri , në mënyrë që ata të trajtohen të barab-artë me të gjithë fëmijët e tjerë. Në qen-drën për trajtimin e fëmijëve autik në Elbasan, “Fluturo për Jetën” zhvillojnë terapi çdo ditë rreth 50 fëmijë. Fëmi-jët autik duan përkujdesje të veçantë. Autizmi është një çrregullim neurobi-ologjik kompleks i gjithanshëm që pa-varësisht trajnimeve zgjat gjithë jetën. Sot 1 në 100 vetë, diagnostifikohen me autizëm, duke e bërë këtë të fundit më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe aids. Sipas psikologes së qendrës për fëmi-jët autik “Fluturo për Jetën” Poliksen

dita ndërkombëtaree autizmit

Dyrma, autizmi është një çrregullim që shfaqet që në vitin e parë të jetës. Sipas saj fëmijët kanë të dëmtuar tre fusha të veprimtarisë së tyre; dëmtimin e ko-munikimit verbal dhe jo verbal, dëm-timin e aftësive dhe integrimin social dhe aktivitetin përsëritës. Sipas Dyrmës të punuarit me fëmijët autik është një përgjegjësi e madhe, pasi për ta duhet një përkujdesje e veçantë. Ndërkohë prindërit e disa prej fëmijëve autik shprehen se, të paturit një fëmijë autik në familje, është një sfidë dhe mund i madh. Sipas tyre fëmijët autik duan një përkujdesje të veçantë dhe ti mbash afër për ti përfshirë në shoqëri. Duke u nda-lur te përvojat individuale të gjithëse-cilit, ata na tregojnë se trajtimi dhe kurimi i fëmijëve autik kërkon kushte ekonomike, të cilat ata nuk mund ti përballojnë dot.

Para dy vjetësh Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët shqiptarë”, inauguruan qendrën “Flu-turo për Jetën”. Kjo për vetë faktin se autizmi përbën një prej çështjeve më të rëndësishme për shoqërinë. Diagnosti-fikimi i hershëm, madje që në shtatzani i autizmit mbeten sfidat e mjekësisë në të ardhmen.

Entela DukA

Karateisti elbasanas, Abdul-lah M. Backa fitoi me meritë

medalje bronzi në “Kampionatin e 4-ët Botëror të Karatesë, që u zhvil-lua në Stamboll të Turqisë. Sportisti elbasanas ka qenë në sfidë me 42 konkurentë të tjerë kur i ka rrëmbyer atyre medaljen e bronztë. Në këtë eve-niment morën pjesë 2926 sportistë nga 45 shtete. Kampionati Botëror i cili u zhvillua në Turqi zgjati 3 ditë. Ndeshjen e parë Abdi, siç e thërra-sin ndryshe, e fitoi ndaj sportistit nga Kirgistani David Kishkinov me rezultatin 3 - 0, të dytën ndaj azerb-axhansit Said Aliyev 5 - 0, të tretën ndaj rusit Alexander Borisenko 6 - 0, të katërtën ndaj rusit tjetër Vladislav Nikolaev pas barazimit me deklarim 4 - 1 dhe në të pestën u mund nga azerbaxhanasi Rramil Baxshaliyev i cili fitoi edhe ndaj gjeorgjanit Luka Glurjidze duke u shpallur Kam-pion. Megjithëse konkurrenca ishte shumë e fortë kampioni i «Sport Klub Elbasani-t» vërtetoi se shqiptarët e ngrejnë flamurin e tyre edhe në are-nat më prestigjioze ndërkombëtare. Ndërkohë sportisti tjetër i “Sport Klub Elbasanit” Xhuljan Hoxha u mund që në xhiron e parë me rezul-tatin 3 - 1 nga sportisti i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Abdullah M.Backa vitin e shkuar u rendit i 5-ti në Kam-pionatin e 3-të Botëror të Shotokanit pas 3 ndeshjeve. Ai e ka filluar sportin e karatesë që në moshën dy vjeçare me trajnerin e «S.K.Elbasani-t» mjeshtrin e «Brezit të Zi - 4 DAN» z.Mirandi R. Backa i cili ka qenë trajner i ekipit Kombëtar Shqiptar të Karatesë për 12 vjet rrjesht në vitet 2000 - 2012 si dhe kampion i shumëfishtë kombëtar dhe ndërkombëtar (1999- 1012) me 82 medalje personale; 35 Ari, 30 Argjen-di dhe 17 Bronzi. Abdi e ka vërtetuar shprehjen popullore «Bëmë baba të të ngjaj» sepse deri tani ai ka fituar 33 medalje; 24 Ari, 3 Argjendi dhe 6 Bronzi në evenimentet e zhvilluara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Tuqi. Ai është nderuar disa

KaRaTE KiD

Karateisti i vogël, që ka më shumë trofe sesa vite jetë

herë me pllakate dhe mirënjohje në trojet tona si sportist i nivelit të lartë. Me vullnet, punë, regjim, disiplinë sistematike dhe durim ky kampion ka arritur majat më të larta në raport me moshatarët e tij, saqë në çdo aktivitet ai e prenoton medaljen. Abdi i vogël nxënës shembullor i klasës së 4-ët B të shkollës «Luigj Gurakuqi» tashmë është mësuar me podiumet kom-bëtare dhe ndërkombëtare, ai mund të ketë emocione në tapet por frikën nuk e njeh. Përkushtimi i familjes së tij ndaj Abdit dhe sportit të karatesë ia ka lehtësuar realizimin e qëllimit të triumfimit të deritanishëm. Ai është kampion kombëtar që prej 4 vjetëve rrjesht 2009 - 2012 si në ndeshje (kumite) ashtu edhe në demonstrime imagjinare (kata), duke ditur se janë të rrallë ata sportistë të cilët konkurrojnë në të dyja këto disiplina. Xhejdah M. Backa 5 vjeçare, është motra e Abdit, një sportiste e talentuar e cila ka fituar vjet 2 medalje Ari në «Kupën e XII-të të Karatesë - Elbasani Open 2012» duke ndjekur kështu hapat e vëllait të saj me të cilin më shumë duhet se sa zihet. Shqiptarët historikisht kanë treguar se mund të ngjiten në majat më të larta të arenave ndërkombëtare nëpërmjet sporteve individuale, pran-daj kërkohet një interesim akoma më i madh për mbështetjen, motivimin dhe ruajtjen e kampionëve jo vetëm nga institucionet shtetërore por edhe nga bizneset dhe qytetarët për nderi-min e flamurit tonë nëpërmjet këtyre ambasadorëve sportivë. Eshtë për t›u theksuar se të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në këtë eveniment u fi-nancuan nga familjet e sportistëve. Interesant është edhe veprimi që bën Abdi pas fitores së çdo ndeshjeje, duke bërë sexhde në shenjë falenderi-mi ndaj Zotit për suksesin e tij, ashtu siç bëjnë edhe shumë futbollistë mys-limanë me famë ndërkombëtare, gjest ky tashmë që e shohim shpesh edhe në media.

Alban SHINGJerGJI

Prostata është një zmadhim i gjen-drës së prostatës, icili vjen si re-

zultat i shumë faktorëve.Ndër to po përmendim moshën,

mënyra e të ushqyerit, jeta sedentare, in-feksionet gjenitale etj. Në moshën 50-60 vjeç edhe më herët fillojnë shenjat e para që shoqërohen me urinim të shpeshtë disa herë natën.

Në fillim po trajtojmë të ushqyerit.Njerëzit që ushqehen me produkte

shtazore si mishi, djathi, vezët, gjalpi, kur këto merren me tepricë ndodh dh-jamosja e gjendrës dhe ulja e funksionit dhe kemi zmadhim të gjendrës së pros-tatës.

Shkaku i dytë është mosha ku me ka-limin e saj dhe me dhjamosjen e trupit shfaqet sëmundja në këtë rast ulet aktiv-iteti seksual, lubrifikimi i arterioskleroza dhe enëve të gjakut. Në këtë rast ulet qarkullimi i gjakut në ekstremet e or-ganeve.

Edhe jeta sedentare ndikon në rritjen e incidencës së sëmundjes ku njerëzit që nuk ecin 50 minuta në ditë preken më shpejt nga sëmundja.

Po ashtu alkooli ndikon negativisht në jetën e personit.

Pra cilat janë masat që duhet të mer-ren që të parandalohet prostata?

1-Të hahen ushqime pa yndyrë pra

Prostata e parandalimi i sajshtazore si mishi, djathi, veza etj.

2- Këto të zëvendësohen dhe të alter-nohen me perime të gjelbërta të stinës si spinaq, brokoli, kungull etj. Në vend të mishit të preferojmë dy herë në javë peshk.

3- Të gatuhet me vaj ulliri, soje edhe të pihet vaj ulliri gjë që e parandalon së-mundjen.

4-Të bëhet jetë aktive duke ecur 30-50 minuta në ditë.

5-Të bëhet jetë aktive seksuale me një higjenë të mirë.

Për ta frenuar këtë sëmudje që është në fazat e para, pra është në gradën e parë e të dytë veprojmë kështu:

Marrim 1 gotë me ujë të nxehtë ku në të fusim 1 lugë gjelle hisëll të thatë dhe më pas i shtojmë 1 bustinë me uva uri (rrush ariu) që e gjejmë në farmacitë tona. Këtë përzierje e lëmë 10 minuta e kullojmë dhe e pimë 2 herë në ditë në mëngjez e darkë për 30 ditë rresht. Pas kësaj do të ndje-jmë rezultatet duke bërë një eko do të shohim se gjendra e prostatës është zvogëluar dhe e çliruar duke përmirë-suar këtë diagnozë. Kjo kurë nuk ka efekte anësore.

Abedin StrINGA

Laborant Ue

Page 12: Gazeta Mendimi 7