Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web...

26
Faik Luli ,"Doktor Honoris Causa" Zhvillimi i arsimit shqip në zonën e Ulqinit dhe Krajës gjatë Luftës së DytëBotërore Lanush Nuzi Muho Cani Çdo periudhë ka veçoritë dalluese dhe përmbledh kontributin e vet në historinë e arsimit. Kështu ngjet edhe me zhvillimin e arsimit shqip në zonën e Ulqinit e të Krajës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me gjithë situatën e rëndë, vështirësitë, mungesat e pengesat në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore, nga synime e qëndrime të ndryshme, në vitin shkollor 1941-42 nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, u vendos që të dërgohen nga Shqipëria në krahinat me popullsi shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi 400 mësues për hapje shkollash fillore e të mesme, 200 nga të cilët ishin mësues të rinj të përgatitur në shkollat pedagogjike. Veprimtaria arsimore e këtyre mësuesve u zhvillua në këto drejtime: Së pari, në shkollat e rregullta; së dyti, në kurset e para të shqipes ose në kurset verore; së treti, në kurset e punës së dorës; së katërti, në kurset kundër analfabetizmit; së pesti çdo periudhë ka veçoritë dalluese dhe përmbledh kontributin e vet në, në kurset e grave. Në vitin shkollor 1941-42 Jahja Domnori , mësues i përgatitur nga ana shkencore, kulturore e profesionale, nga Shkodra u emërua drejtor i shkollës fillore të Ulqinit dhe përgjegjës për shkollat që përfshinte në atë kohë komuna e Ulqinit, si Shtoj, Darsë, Pistull, Selc, Peçuricë, Goranë, Kosiq, Katërkollë e

Transcript of Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web...

Page 1: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Faik Luli ,"Doktor Honoris Causa"

Zhvillimi i arsimit shqip në zonën e Ulqinit dhe Krajës gjatë Luftës së

DytëBotërore

Lanush Nuzi  Muho CaniÇdo periudhë ka veçoritë dalluese dhe përmbledh kontributin e vet në historinë e arsimit. Kështu ngjet edhe me zhvillimin e arsimit shqip në zonën e Ulqinit e të Krajës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me gjithë situatën e rëndë, vështirësitë, mungesat e pengesat në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore, nga synime e qëndrime të ndryshme, në vitin shkollor 1941-42 nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, u vendos që të dërgohen nga Shqipëria në krahinat me popullsi shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi 400 mësues për hapje shkollash fillore e të mesme, 200 nga të cilët ishin mësues të rinj të përgatitur në shkollat pedagogjike. Veprimtaria arsimore e këtyre mësuesve u zhvillua në këto drejtime: Së pari, në shkollat e rregullta; së dyti, në kurset e para të shqipes ose në kurset verore; së treti, në kurset e punës së dorës; së katërti, në kurset kundër analfabetizmit; së pesti çdo periudhë ka veçoritë dalluese dhe përmbledh kontributin e vet në, në kurset e grave. Në vitin shkollor 1941-42 Jahja Domnori , mësues i përgatitur nga ana shkencore, kulturore e profesionale, nga Shkodra u emërua drejtor i shkollës fillore të Ulqinit dhe përgjegjës për shkollat që përfshinte në atë kohë komuna e Ulqinit, si Shtoj, Darsë, Pistull, Selc, Peçuricë, Goranë, Kosiq, Katërkollë e Sukobinë. Puna organizative, pedagogjike e propagandistike e drejtorit dhe e mësuesve dha rezultate të kënaqshme. Kjo vërtetohet nga pasqyra e nxënësve të shkollave fillore për vitin 1941-42 në komunat e Qendrës, Mërkotit, Katërkollës, Krajës e Tuzit ku rezultojnë 14 shkolla me 1809 nxënës dhe me 30 mësues. Në këto shkolla arsimoheshin fëmijët e 65 fshatrave. Në burime të ndryshme rezulton se në shkollat fillore kanë shërbyer këta mësues: Në Ulqin: Jahja Domnori, Zef Tarnaku, Angjelina Pistulli, Xhemal Lopçi, Hasan Brahimi, Mina Nikollë Gega, Ganije Baçi e

Page 2: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Zekije Golemi; në Peçuricë: Luigj Shkjezi e Viktor Kiçi; në Katërkollë: Prenkë Jakova e Prekë Shiroka; në Sukobinë: Shuk Shllaku; në Kosiq: Ramadan Milla; në Ostros: Gaqo Pisha e Nuk Kuçi; në Martiq: Ilija Xhavara; në Muriq: Qazim Kraja; në Dedaj: Vatë Gjeloshi. Mësuesit i kushtonin kujdes të posaçëm realizimit të programeve të gjuhës shqipe, të leximit, të historisë e të gjeografisë së Shqipërisë. Për mësimin e gjuhës amtare ata shfrytëzuan përveç tekstit edhe materiale nga këngët, legjendat, kallëzimet, përrallat e pjesë të tjera të folklorit. Paralelisht me mësimin e gjuhës u punua edhe për leximin. Puna me përmbajtjen, idenë, veçoritë e personazheve e bukuritë artistike të copave letrare, ku shpreheshin ndjenjat e pastërta të nxënësve.

Në qytetin e Ulqinit përveç shkollave fillore ka funksionuar edhe një shkollë me drejtim bujqësor që ka pasur 4 klasa me 64 nxënës, nga të cilët 11 vajza. Këtu funksiononte gjithashtu një shkollë e punës së dorës, ku frekuentonin ato pak vajza që kishin mbaruar shkollën fillore dhe që kishin dëshirë të fitonin mjeshtërinë e rrobaqepësisë. Kurset e para të shqipes ose kurset verore funksiononin në pushimet verore. Aty mësonin të vegjël e të rritur sipas grupmoshave 7-12 vjeç, 13-18 vjeç. Një pjesë e pjesëmarrësve përgatitej për t'u futur në fillore ose në cikle më të larta, ndërsa një pjesë vetëm për të mësuar për të shkruar e për të lexuar në gjuhën amtare. Nxënësit mësonin në formën e klasave kolektive. Mësuesit bënin punë të diferencuar. Mësimi zhvillohej paradreke e pasdreke. Në këtë mënyrë përgatitej kontigjenti i nxënësve për klasat e rregullta. Veç kurseve për të vegjëlit funksiononin edhe kurset kundër analfabetizmit, në të cilat punohej pasdreke ose në mbrëmje, për të mos penguar punët e ditës. Në këto kurse veç lëndës së gjuhës amtare mësohej edhe histori kombëtare dhe gjeografi e Shqipërisë. Kurset kundër analfabetizmit në zonën e Ulqinit funksionuan në Ulqin, Salç, Peçuricë, Goranë, Ljare e Shestan. Krahas këtyre formave të shkollimit të të rriturve kanë ekzistuar edhe kurset e grave që frekuentoheshin nga femrat, të cilat nuk i kapte detyrimi shkollor. Këtu ato mësonin shkrim-këndim e disa njohuri të përmbledhura të historisë, të gjeografisë e të diturisë së natyrës të bashkërenditura me elemente të ekonomisë shtëpiake.

Brezi i parë i mësesve shqiptarë në Anë të Malit 1945-1946

Page 3: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Mësuesit që punuan në shkollat e ndryshme të zonës së Ulqinit krahas veprimtarisë mësimore-edukative zhvilluan edhe një veprimtari atdhetare e antifashiste me nxënës, prindër e popull. Mësuesit shqiptarë (shumica ishin shkodranë) në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, larg familjeve e vendbanimeve të tyre, në rrethana kritike përballuan vëshrtirësi e sakrifica të panumrta vetëm për të përhapur arsimin shqip në popullsinë shqiptare të këtyre trevave. Ata e ndienin me shumë përgjegjësi misionin e tyre fisnik, prandaj me përkushtim, me aftësi e me entuziasëm iu përgjigjën thirrjes për të kryer detyrën e ngarkuar në hapjen e shumë shkollave e kurseve me qëllim që sa më shumë të zhduket analfabetizmi. Me punën e tyre lanë kujtime të pashlyera, fituan dashurinë dhe nderimin e nxënësve, të kolegëve, të prinërve dhe të mbarë popullatës shqiptare. Veprimtaria arsimore, kulturore e atdhetare e këtyre mësuesve shqiptarë e vendës përbën një kapitull të ndritur të historisë së arsimit lokal e kombëtar, krijoi mundësi që në të ardhmen nxënësit e populli jo vetëm të flisnin shqip, por gjithnjë e mës shumë do të shkruanin, do të lexonin dhe do të mësonin në gjuhën amtare, hodhi bazat për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare, shërbeu për krijimin e kuadrove të ardhshme, të inteligjencës së re, të qytetarëve të arsimuar e të kulturuar që i dhanë hov zhvillimit të gjithanshëm në këto troje, formimit e forcimit të ndërgjegjes e të identitetit shqiptar, përpjekjeve për të drejta qytetare, kombëtare e demokratike.

Punonjësit e arsimit të të gjitha periudhave për kontributin e tyre meritojnë nderimin e thellë, vlerësimin e lartë dhe mirënjohjen e pakufishme të brezave.

(Ky punim u lexua me rastin e manifestimit kulturor për të nderuar figurën e mësuesit, i cili u organizua në sallën e restorantit "Hollegro" në Ulqin , më 30

mars 2002)sim

Shkollat e para shqipe në Mal të Zi u hapën në kushte tejet të vështiraPalokë Berisha

Duke filluar nga shek. XIX hapen shkolla fillore shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe në trojet autoktone shqipe që sot administrohen nga Mali i Zi. Ato hapen

Page 4: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Ferizaj, Janjevë, Shkup e gjetiu. Në Skje-Krajë shkolla shqipe çelet në vitin 1892. Në të njëjtin vit, më 1893, hapen dy shkolla shqipe në Selcë (Këlmend) dhe Traboin (Hot). Shkolla fillore shqipe në Shtoj çelet në vitin 1896.

Gjatë sundimit të princit Nikollë, respektivisht nga viti 1878-1915 nuk lejohet hapja e shkollave shqipe në trojet shqiptare të administruara nga Mali i Zi.

Gjatë Luftës I Botërore hapen shkollat shqipe në Ulqin, Ljare, Tuz, Dinoshë, Priftën, Arzë, Triesh, Plavë, Guci, Vuthaj dhe Martinaj. Këto shkolla paraqesin hapin e parë për kultivimin, zhvillimin, zgjerimin e kulturës shqiptare. Periudha nga viti 1918-1941 ishte e vështirë për shqiptarët. Nuk lejohet hapja e shkollave fillore shqipe. Hapen shkolla që kishin për qëllim asimilimin e shqiptarëve dhe popujve të tjerë.

Gjatë Luftës II Botërore çelen shkolla fillore shqipe në territorin e sotëm të pesë komunave në Mal të Zi. Ato punuan në Ulqin, Katërkollë, Krythë, Sukubinë, Salç, Ostros, Muriq të poshtëm, Ljare, Merkotë, Gjuraç, Dedaj, Tuz, Arzë, Priftën, Dinoshë, Triesh, Kojë, Luhar, Plavë, Guci, Vojnosellë, Rozhajë dhe Dacaj. Shkolla fillore shqipe ka qenë pesëklasëshe. Të gjitha punonin me të njëjtin plan e program mësimor. Po ashtu kanë përdorur të njëjtat tekste shkollore. Me përfundimin e vitit shkollor 1943/44 mbyllen shkollat shqipe në Mal të Zi.

Duke filluar nga viti shkollor 1944/45 e deri më sot për shqiptarët fillon një periudhë e re e arsimit dhe zhvillimit të shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni.

Atë vit shkollor janë çelur pesë shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe paralele në këtë gjuhë. Hapen shkollat në Ulqin, Katërkollë, Kllezë, Martinaj dhe Vuthaj. Ato punonin në kushte të vështira. Numri i shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe rritet në vitin shkollor 1945/46. Ato çelen në Arzë, Dinoshë, Priftën, Triesh, Vuksanlekaj, Pistullë, Drume dhe Dacaj. Edhe shkollat e hapura në vitin paraprak kanë punuar.

Numri i shkollave rritet dukshëm në vitin shkollor 1946/47. Ato punuan në

Page 5: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Amull (më vonë transferohet në Shkodër), Kshevë, Kojë, Triesh, Tuz, Sukubinë, Krythë, Maxhuraj, Martiq dhe Muriq të Poshtëm.

Çelja e shkollave me mësim në gjuhën shqipe vazhdon në vitin shkollor 1947/48. Ato themelohen në Traboin të Moçëm, Cem të Trieshit, Arbëresh, Dragoviq (më vonë transferohet në Kështenjë), Kravar, Reç, Shën Gjergj dhe Shtoj me paralele në gjuhën serbe dhe shqipe. Po këtë vit shkollor çelet klasa e pestë e shkollës fillore në Tuz dhe Katërkollë. Në vitin shkollor 1949/50 rriten në shtatëvjeçare dhe japin gjeneratën e parë të semimaturantëve.

Për herë të parë çelen tri shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Në vitin shkollor 1948/49 filluan punën në fshatin Poprat, Ftjan dhe Bobosht.

Një paralele me mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e ciklit të ulët në Guci fillon në vitin shkollor 1948/49. Një vit më vonë, 1949/50, formohet një paralele e klasës së pestë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1949/50 çelet vetëm një shkollë fillore me mësim në gjuhën shqipe në fshatin Selisht.

Shkolla fillore në Millë çelet në vitin shkollor 1953/54. Një vit më vonë fillon punën mësimore shkolla fillore në fshatin Gurrec, ndërsa në Drume të Poshtme hapet shkolla fillore në vitin shkollor 1956/57. Tek në vitin shkollor 1963/64 fillon mësimi në gjuhën shqipe në shkollën fillore në Boxhov. Në shkollën fillore në Dacaj mësimi në gjuhën shqipe rifillon për klasën e parë në vitin 1968 e vazhdon mësimin edhe për klasët e tjera prej viti në vit. Në shkollën fillore në Hot (Plavë) formohet një paralele me mësim në gjuhën shqipe në vitin shkollor 1970/71.

Në shtator të vitit 1972 çelet paralelja e ndarë fizike e shkollës tetëvjeçare në Katërkollë me seli në Rastishë. Paralele të këtilla janë çelur në shkollën tetëvjeçare në Tuz me seli në Sukruq në vitin shkollor 1979/80 dhe në Milesh në vitin shkollor 1985/86. Një paralele e ciklit të ulët formohet me mësim në gjuhën shqipe në shkollën tetëvjeçare në Plavë në vitin shkollor 1993/94.

Fatkeqësisht, numri i shkollave me mësim në gjuhën shqipe pakësohet në vitin shkollor 1956/57 sepse një numër shkollash orientohen për të zhvilluar mësimin në gjuhën serbo-kroate për nxënësit shqiptarë. Atë vit në shkollën tetëvjeçare në Ulqin nuk kishte asnjë paralele me mësim në gjuhën shqipe. Numri i nxënësve në shkollat në zonat malore fillojnë të pakësohen duke filluar nga dekada e tetë e shekullit të kaluar. Një numër i tyre është mbyllur për shkak se banorët e fshatrave po migrojnë, por më shumë kanë emigruar në botën e jashtme. Duke filluar nga viti 1945 e deri më sot shumë nxënës shqiptarë kanë mësuar në gjuhën joamtare, në këto shkolla fillore: në Ulqin, Plavë, Tuz, Gjurac, Guci, Ljare, Dedaj, Shtoj, Hot (Plavë), Darzë, Dacaj, Rozhajë, Salç, Tivar, Podgoricë, Fundëna, Braticë, Kollomxë, Zohaj, Boxhov, Martinaj, Vojnosellë, Vrane, Pinç, e gjetiu. Më parë ka sqaruar në cilat shkolla është zhvilluar mësimi

Page 6: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

nganjëherë në gjuhën shqipe. Në shumicën e tyre kurrë nuk është zhvilluar mësimi në gjuhën shqipe.

Gjimnazi i ulët në Ulqin fillon mësimin në gjuhën shqipe me një paralele në vitin shkollor 1946/47. Vijuan shkollën 32 nxënës. Kjo shkollë e humb statusin dhe transferohet në shkollë tetëvjeçare. Deri në vitin 1968/69 në Ulqin ka funksionuar një shkollë tetëvjeçare, pastaj hapet edhe shkolla e dytë fillore me emrin "Marshali Tito".

Në nëtor të vitit 1947 çelet klasa e pestë e shkollës fillore në Tuz me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1949/50 del gjenerata e parë e shkollës shtatëvjeçare e kësaj shkolle. Pas disa vitesh rritet në shkollë tetëvjeçare.Po në vitin shkollor 1947/48 çelet klasa e pestë e shkollës në Katërkollë.Në vitin shkollor 1949/50 në shtatëvjeçaren në Guci formohet një paralele me mësim në gjuhën shqipe. Regjistrohen 36 nxënës, prej tyre 12 e përfundojnë semimaturën. Në këtë shkollë nxënësit shqiptarë herë kanë mësuar në gjuhën amtare e më shumë në gjuhën joamtare.

Shkolla fillore në Ostros çelë klasën e pestë në vitin shkollor 1952/53 dhe rritet në shkollë tetëvjeçare në vitin shkollor 1955/56 dhe jep gjeneratën e parë të semimaturantëve.

SHF në Stjepoh-Triesh rritet në shkollë pesëklasëshe në vitin shkollor 1959/60. kurse rritet në shkollë tetëvjeçare në vitin 1962/63. Po atë vit del edhe gjenerata e parë e semimaturantëve.

SHF në Arzë, e cila më vonë transferohet në Skorraq çelë klasën e pestë në vitin shkollor 1960/61 dhe rritet në shkollë tetëvjeçare në vitin shkollor 1963/64 jep edhe gjeneratën e parë të semimaturantëve.

SHF në Shtoj fillon mësimin në gjuhën shqipe më 22 mar të vitit 1948 me një paralele, ndërsa në vitin shkollor 1960/61 çelet klasa e pestë. Ishin dy paralele, prej tyre njëra me mësim në gjuhën shqipe dhe më vonë edhe kjo rritet në atë tetëvjeçare.

SHF në Dinoshë rritet në tetëvjeçare në vitin shkollor 1978/79. Jep gjeneratën e parë në vitin shkollor 1979/80.

Pas shumë përpjekjesh të veteranit të arsimit Sokol Dacit, SHF në Dacaj fut mësimin në gjuhën amtare dhe në vitin shkollor 1980/81 rritet në tetëvjeçare. Po këtë vit del edhe gjenerata e parë e semimaturantëve prej 13 nxënësish.Ndryshime të natyrës administrative në shkollat fillore në Mal të Zi ka pasur në vitin shkollor 1962/63. Formohen shkollat fillore qendrore (amë) në të cilat në

Page 7: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

gjirin e vet i përfshinë shkollat e tjera. Shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe ato me paralele në gjuhën shqipe patën të njëjtin fat simotrat e veta në Mal të Zi. Shkollat tetëvjeçare në trojet shqiptare bëhen shkolla amë, kurse shkollat fillore katërklasëshe, pesëklasëshe, e humbin pavarësinë që e kishin deri atëherë dhe bëhen paralele të ndara fizike.

Shkollat e mesme të plota me mësim në gjuhën shqipe filluan të çelen duke filluar nga viti 1965. Në fillim të vitit shkollor 1965/66 themelohet gjimnazi i Ulqinit dhe regjistrohen 246 nxënës të ndarë në shtatë paralele. Prej tyre, në dy paralele të klasës së parë, me 60 nxënës, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Në vitin shkollor 1968/69 për herë të parë jepet provimi i pjekurisë në gjuhën shqipe. Këtë provim e dhanë 23 kandidatë (22 m. e 1 f).

Shkolla e mesme në Tuz çelet me vonesë. Në vitin 1971 çelen dy paralele të ndara fizike të Gjimnazit "S. Shkeroviq" të Podgoricës me seli në Tuz. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe e serbokroate. Regjistrohen 78 nxënës (67 m. e 11 f.) të ndarë në dy paralele. Në vitin shkollor 1975/76 paralelet e ndara fizike të gjimnazit të Podgoricës me seli në Tuz ndahen prej bazës dhe formohet shkolla e mesme. Ajo bëhet e pavarur në dhjetor të vitit 1975.

Në shkollën e mesme në Plavë, në vitin shkollor 1978/79 formohet një paralele me 40 nxënës me mësim në gjuhën shqipe. Gjenerata e parë e maturantëve shqiptar në Plavë diplomoi në vitin shkollor 1981/82.

Shkolla ekonomike në Ulqin fillon punën më 30.01.1947. Ka qenë e pavarur deri me formimin e qendrës shkollore në Ulqin.

Shkolla fillore e muzikës në Ulqin është e fundit që çelet me mësim në gjuhën shqipe dhe malazeze. Në vitin 1995 lejohet çelja e paraleleve të ndara fizike të shkollës së muzikës së Tivarit me seli në Ulqin.

Page 8: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

SHKOLLA FILLORE BEDRI ELEZAGA NË KATËRKOLLË (VLLADIMIR)

IP Shkolla fillore 'Bedri Elezaga' në Katërkollë, komuna Ulqin, ka shkollën amë dhe 8 paralele të ndara në fshatrat: Krythë, Sukubinë, Rashtishë, Millë, Kravar, Shtodër, Kllezën dhe Fraskanjel.Kjo shkollë është themeluar në vitin 1929. në ndërtesën e mejtepit në Selitë, komuna Katerkollë. Në të njëjtin vit janë çelë shkollat në Kosiq dhe Sukubinë. Numri i nxënësve nuk është i njohur e mësuesit e parë kanë qenë: në Selitë Jozica Mariniq, në Kosiq Milenko Guberiniq dhe në Sukubinë Vllado Miniq. Mësimi është zhvilluar në gjuhë jo-amtare - serbe.Në vitin 1932. janë ndërtuar shkollat e reja në Katerkollë, Krythë dhe Sukubinë në të cilat është zhvilluar mësimi në klasat e I – IV. Mësuesit, përveç të përmendurve, kanë qenë: në Katërkollë Andrija dhe Jullka Uskoviq e Marko Strahinja, në Krythë Bosilka Strugar, Miliq Çukiq, Vukashin Dragoviq dhe Zharko Paviqeviq, në Sukubinë Jelena Miniq, Ilija Zhivanoviq, Danillo e Milka Mitroviq dhe Miqo Vuçiniq. Shkollat kanë punuar deri në vitin 1941, kur e kanë ndërprerë punën për shkak të kapitullimit të Jugosllavisë së vjetër.Në shkurt të vitit 1945. shkolla në Katërkollë ka vazhduar punën. Mësuesi dhe drejtori i parë i shkollës ka qenë Minja Nikollaidis nga Ulqini. Në klasat e I – IV kanë qenë 45nxënës-djem. Mësimi për herë të parë është zhvilluar në gjuhen amtare–shqipe. Këtë vit u formua Këshilli i parë i shkollës, kryetar i të cilit ka qenë Musa Llolla.Në vitin shkollor 1945/46 u hapen shkollat e përkohëshme në të cilat mësuesit punuen pa pages. Në Krythë Ramazan Jahoviq, në Sukubinë Jullka Nikoliq, në

Page 9: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Kllezën Naltë Daut Hoxhiq dhe Nikolla Nreka, në Kllezën Poshtë Prena Janku, në Ambull Mark Shkreli.Në vitin shkollor 1946/47 pas kryerjes së kursit pedagogjik për punë në shkollë, caktohen mësuesit e përkohshëm nga vendi – rajoni i shkollës: në Katërkollë, 4 klasë, 195 nxënës, mësuesit: Ramazan H.Sella, Shaqir Duraku, Selim Llunji, Daut Hoxha pastaj Llucija Qetkoviq, Mehmed Cuca dhe Vata Elezoviq. Në Krythë, 2 klasë, 146 nxënës, mësuesit; Salë Kurmemi, Nikollë Nreka dhe Elez Allaj. Në Sukubinë, 4 klasë, 165 nxënës, mësuesit; Daut Mehmedi dhe Faik Avdiu. Në Ambull, 86 nxënës, mësuesit; Manush Kasneci dhe Pren Nikaj.Në vitin shkollor 1947/48 shkolla në Vlladimir, rritet në Shkollë fillore shtatë klasëshe. Për drejtor emrohet Junuz Divani, mësues nga Tivari. Në këtë vit është çel shkolla në Kravar: 1 klasë, 76 nxënës, mësuesi Meto Cucaj. Në vitin 1948/49 është çel shkolla në Kllezën e Poshtëme.Në vitin shkollor 1949/50 shkolla në Vlladimir fiton sekretarin e shkollës e që nga viti 1951. me të drejtë të plotë punon Shaban Hoxha. Në këtë vit e kryen Shkollën fillore shtatëvjeçare gjenerata e parë e nxënësve: Elez Mustafa, Haxhi dhe Fadil Taipi, Sabri dhe Xhevdet Holli, Shaban Hoxhiq dhe Vata Elezaj.Në vitin shkollor 1951/52 shkolla në Katërkollë, rritet në Shkollë fillore tetëvjeçare. Në vitin shkollor 1953/54 është çel Shkolla fillore në Millë,4 klasë,73 nxënës, mësuesit: Në vitin shkollor 1956/57 në shkollë vehet gjuha e huaj frëngjishtja, e cila mësohet deri në vitin 1961. Në vitin shkollor 1958/59 Shkollën fillore tetë klasëshe e kryen nxënësja Rrukije Lika, e cila në vitin shkollor 1964/65 bëhet mësuesja e parë vendase në shkollë. Në vitin shkollor 1961/62 në shkollë vihet gjuha e huaj rusishtja e cila mësohet deri në vitin 1992.Prej dhjetori 1961. Shkolla fillore në Katërkollëemrin Bedri Elezaga. Në vitin 1962/63 është çel Shkolla fillore në Shtoder,4 klasë, 71nxënës, mësuesit: Halit Avdiu dhe Hasan Salaj. Në vitin 1964. në shkollë formohet organi i parë vetëqeverisës Këshilli i shkollës, kryetar i të cilit është Faik Ceka.Në vitin 1966. drejtori i shkollës Junuz Divani i cili me punë e vetësakrificë kontriboi shumë në arsimimin e njerëzve të këtij vendi, shkoi në pension. Drejtorët tjerë të shkollës kanë qenë: Sabrija Holli 1966 – 1970, Elez Muça 1970 – 1973 Faik Ceka 1973, Xhevdet Holli 1973 – 1977, Rexhep Kokaj 1977 – 1981, Idriz Kallaba 1981, Elez Muça 1982 – 1985, , Rexhep Lleshi 1985 – 1998, Nail Draga 1998 – 2003, Ali Muçaj 2003 – 2007 dhe prej vitit 2007 drejtori aktual Nail Draga.Në vitin shkollor 1967/68 është çel shkolla e ndarë në Fraskanjel,4 klasë ,24 nxënës, mësuesi Mehmet Peri. Në vitin shkollor 1972/73 lëshohet shkolla (ndërtesa) e vjeter dhe puna vazhdon në objektin e ri. Në shkollën e re organizohet mësimi në kabinete.Në këtë vit është çel shkolla ndarë në Rashtishë,4 klasë, nxënës, mësuesit: Idriz Kallaba dhe Osman Mustafa. Në vitin shkollor 1977/78 në shkollë vehet anglishtja si gjuhë e huaj e dytë. Prej vitit 1979. Dita e shkollës festohet më, 15.maj. Në vitin shkollor 1981/82 ka filluar punën i pari pedagog i shkollës, Sulejman Gjoni. Në vitin shkollor 1982/83 në shkollë vihet java 5 ditësh e punës.Në vitin 1992. shkolla bëhet Institucion publik dhe mbanë emrin: IP Shkolla fillore 'Bedri Elezaga' në Katërkollë. Në vitin shkollor 1992/93 në shkollë vihet gjermanishtja si gjuhë e huaj e dytë.

Page 10: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

 Në vitin shkollor 2005/06 në shkollë vehet programi arsimor i Shkollës fillore nëntëvjeçare (klasëshe) duke filluar në klasë të I (parë).

Shkolla fillore në Katërkollë

BAJRAM REXHA - PERSONALITET I DALLUAR I KOMBIT

Bajrami u lind në fshatin Kllezën të Sipërme të Anës së Malit. Jetoi fëmijërinë në një familje të nderuar që kishte bërë emër të mirë dhe gëzonte respekt nga të gjithë. Bajrami me shokë mori rrugën e shkollimit, me dëshirën në zemër për të plotësuar nevojën e madhe të asaj kohe për kuadër të shkolluar. Shkollën fillore e kreu në Katërkollë (Vlladimir) ndërsa në Prishtinë kreu shkollën e mesme (normalen) dhe Fakultetin filozofik-dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Bajrami me shokë, duke pasur vullnet të fortë për punë, disiplinë dhe vizion për jetën, u bënë shembull i kapërcimit të vështirësive ekonomike në shkollim. Rrugën e tyre e ndoqën edhe të tjerët , duke e arsyetuar sakrificën e prindërve dhe ndihmën e shoqërisë. Tërë jetën, punën dhe aktivitetin e tij, Bajrami e orientoi në tri fusha të pandara: në fushën e arsimit, kulturës dhe atdhetarizmit. Personalitet i arsimit-Punën edukativo-arsimore e filloi në vitin shkollor 1955\56 në shkollën fillore në Katërkollë si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Posedonte aftësi të jashtëzakonshme për zbatimin e anës ideore të procesit mësimor. Punonte shumë me nxënës. Kërkonte nga shoqëria, por edhe vetë dëshironte t i ndihmonte asaj. Për punën edukativo-arsimore, Bajrami shpesh thoshte: „ Profesionin e mësimdhënësit e dua sa jetën. Nëse profesioni dashurohet me gjithë zemër, s ka se si të mos zotërohet mirë e me themel. Ky profesion është disi i veçantë, i shenjtë. Ai që përcaktohet për të, duhet të jetë përherë i përgatitur për të ndihmuar nxënësin që të përparojë. S ka punë më të bukur dhe më të ndershme se puna e përgatitjes së njeriut për jetë. Mësimdhënësi të riut ia zgjeron horizontin e diturisë

Page 11: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

dhe e aftëson atë të bëjë mrekulli’’. Brezin e ri e ka dshur me zemër. E ka çmuar dhe e ka udhëzuar për jetë. Duke u nisur nga parimet e shëndosha pedagogjike, për të u bë moto e punës dashuria e kujdesi i thellë për nxënës dhe kërkesa e madhe për rregull, disiplinë e punë sistematike me ta. Ai kërkonte që nxënësit të ishin shembull në mësime dhe edukatë. Këtë kërkesë e shprehu gjatë tërë karrierës në arsim, i prirur nga kujdesi dhe dashuria atërore për brezin e ri. Për punën që bëri në drejtimin e femrës së parë nga Ana e Malit, Rukie Lika në Normalen e Prishtinës, Bajrami u shprehte: „ Do të kemi nesër mësuese të mirë, të aftë, të ndërgjegjshme dhe me plot ideal kombëtar. Do të kemi femrën shqiptare të qytetëruar, përparimtare, punëtore e fisnike.’’ Kjo vajzë e arsyetoi punën e bërë nga kolektivi i mësimdhënësve. Ajo jo vetëm që ishte e shkëlqyeshme në mësime dhe në sjellje, por njohuritë e përvetësuara i zbatoi me përpikëri më vonë si mësuese. Personalitet i kulturës- Gjatë periudhës dhjetëvjeçare të mësimdhënies në Gjimnazin ‘’Vëllzërim - bashkim’’ në Ulqin, është e madhe puna e Bajramit në aktivitetet e lira me nxënës dhe të rinj. Me të mbahej gjallë jeta kulturore e shkollës dhe e qytetit.Puna e tij motivohej nga dashuria për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, përmes së cilës ngulitej te nxënësit dashuria për kombin. Aktivitete në kulturë në këtë kohë në Ulqin kishte shumë pak. Këtë zbrazëti duhej ta plotësonte gjimnazi në qytet, i cili atëherë ishte i vetmi institucion shkollor i mesëm në Mal të Zi me mësim në gjuhën shqipe. Punoi me nxënës të talentuar në grupin letrar ‘’Shpresa’’. Në revistën ‘’Fillimet’’ botoi punimet më të mira të nxënësve. Me grupin recitues, përgatiste herëpashere shfaqje me recitime.. Me grupin e dramës shfaqi recitalin bashkë me këngë korale ‘’Me këngë deri në fitore’’, për të vazhduar me pjesët skenike ‘’Burri burrë, ‘’Sikur të isha djalë’’, Halili e Hajria’’, ‘’Toka jonë’’, ‘’Familja e peshkatarit’’, ‘’Shpartallimi’’, ‘’ Përmbajtja e madhe’’ dhe me komedinë njëaktëshe ‘’Letra e humbur’’. Me tri nga këto mori pjesë ne Festivalin në Bijello Pole. Zgjedhja e repertorit ishte bërë me qëllim dhe kritere të caktuara. Qyteti i Ulqinit u begatue me këtë lloj arti. Kur shfaqeshin këto drama salla mbushej me shikues. Këtij suksesi nuk i gëzohej çdokush. Kishte edhe të atillë që hartonin plane dhe kurtha për të penguar këtë aktivitet. Për sukseset e arritura, Bajrami thoshte: ‘’S ka kënaqësi më të madhe se kur njeriu mbledh frutet nga pema e mbjellë me dorën e tij’’. Me punën e tyre, nxënësit e përtërinin atë, ia shtonin fuqinë, guximin dhe dëshirën për jetë. Personalitet i atdhetarizmit- Vullneti i jashtëzakonshëm për punë dhe rezultatet e arritura me nxënës në shkollë, e bënë atë personalitet të dalluar edhe të atdhetarizmit. Ai e donte shumë atdheun dhe shkollën shqipe. Ky ideal e bëri të ndiqet dhe të persekutohet. Gëzohej që shkolla shqipe po hapte sytë e popullit dhe po e ushqente atë me ndjenjën kombëtare. Pa shkollë s ka dituri, pa dituri s ka komb. Ai theksonte se ‘’shpirti i shqiptarit nuk u ligështua nëpër kohë të këqija, por u mbajt gjallë dhe me sakrifica qëndroi. Ne të gjithë jemi bijt e këtij populli të lashtë e fisnik. Sa më të ngritur që të jemi, aq më të fortë e më të pasur do ta kemi kombin dhe ne vetë do të jemi të lumtur’’. Apelonte që shqiptarët të shkojnë mirë njëri me tjëtrin. Të mos e shfaqin para të huajve edhe ndonjë inat të vogël që mund ta kenë. Të tregohen se janë të lidhur dhe të bashkuar. S ka më nder e fisnikëri se sa ta begatosh kombin, t ia ushqesh shpirtin e t ia kthjellosh mendjen, t i japësh dorë e krah, theksonte Bajrami. Vepra që krijoi ai në fushën e arsimit, në fushën e kulturës, në fushën e atdhetarizmit është aq e pastër, aq e ndershme, siç është vetë jeta e tij me plot respekt e dinjitet. Jeta dhe veprimtaria e Bajram Rexhës është shembull i përkushtimit të intelektualit për qëllimin e lartë të zhvillimit e të përparimit të kombit. Me veprimtarinë që ushtroi, me karakterin e fortë, moralin, shpirtin e qëndresës dhe atdhetarizmit, u bë personalitet i respektuar. Mbeti simbol i optimizmit për jetën.

Për shkollat shqipe në Mal të ZiFebruary 26, 2008     U lejuan edhe 20% kulturë nacionale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Malit të Zi lejoi që në shkollat me mësim në gjuhën shqipe të lejohet mësimi i historisë, letërsisë, muzikës, artit figurativ etj. – për 20% më shumë. Këtë do ta përzgjedhin arsimtarët e lëndëve në aktivet e tyre. Mirëpo, mësimdhënësit u zunë gafil, ngase udhëzimet ishin të pakta, mirëpo edhe përvoja e hidhur nga e kaluara i stepi ata. Mësimdhënësit shqiptarë në Mal të Zi nuk arritën ta themelojnë as shoqatën e arsimtarëve. Për habi të madhe kjo iniciativë lindi në vitet e 1990-ta, por s`u realizua asnjëherë. Në Ulqin u themeluan mbi 100 (njëqind) shoqata joqeveritare, por shoqata e arsimtarëve ende s` lindi.Nxënësve shqiptarë në shkollat shqipe në Mal të Zi iu lejuan edhe 20% të mësojnë nga kultura kombëtare.Programet mësimore me mësim në gjuhën shqipe në vitin shkollor 1981/82 pësuan ndërrime të mëdha. Programet u ndryshuan, posaçërisht nga gjuha e letërsia shqiptare dhe historia. U ndaluan tekstet e atëhershme mësimore që siguroheshin nga Kosova. Mësimdhënësit shqiptarë kundërshtuan dhe kërkuan që shkolla shqipe të mos privohet nga e drejta të mësojë kulturën e mirëfilltë kombëtare. Fjala e mësimdhënësve s`u dëgjua, bile disa

Page 12: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

prej tyre u burgosën dhe u akuzuan për nacionalizëm dhe irredentizëm. Të tjerëve iu dha kartela e verdhë – parapërjashtim nga puna. Nga plan-programet mësimore u hoqën edhe kolosët e letërsisë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu etj., të gjithë ata që ishin nga Shqipëria.Në lëndën e historisë mësohej vetëm historia serbe dhe ajo botërore. Ashtu vazhdoi edhe në mileniumin e ri. Në këtë lëndë gati nuk ndryshoi asgjë. Dhe nxënësit shqiptarë mësonin 2-4% të historisë kombëtare. Intelektualët, shoqatat joqeveritare, subjektet politike shqiptare kërkuan vazhdimisht që kjo gjendje të ndryshohet, të përmirësohet.Tani Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Malit të Zi lejoi që në shkollat me mësim në gjuhën shqipe të lejohet mësimi i historisë, letërsisë, muzikës, artit figurativ etj. – për 20% më shumë. Këtë do ta përzgjedhin arsimtarët e lëndëve në aktivet e tyre. Mirëpo, mësimdhënësit u zunë gafil, ngase udhëzimet ishin të pakta, mirëpo edhe përvoja e hidhur nga e kaluara i stepi ata. Mësimdhënësit shqiptarë në Mal të Zi nuk arritën ta themelojnë as shoqatën e arsimtarëve. Për habi të madhe kjo iniciativë lindi në vitet e 1990-ta, por s`u realizua asnjëherë. Në Ulqin u themeluan mbi 100 (njëqind) shoqata joqeveritare, por shoqata e arsimtarëve ende s` lindi. Ajo tani do të ndihmonte dhe sqaronte shumëçka, por sidomos do të bënte kërkesa që historia kombëtare të mësohet me më shumë dinjitet. Nxënësit shqiptarë kanë nevojë ta dinë historinë nacionale, të mësojnë siç e mësojnë të tjerët të kaluarën nacionale, por ta mësojnë edhe atë botërore dhe të shtetit ku jetojnë. Tani ka kaluar koha që të frikësohet dikush nga historia. Popujt e Ballkanit po përpiqen që të integrohen në Europë. Dhe vetëm njohja dhe pikat e përbashkëta çojnë përpara. Tani nxënësit, nëse mësimdhënësi i ka zgjedhur mirë njësitë, mund të mësojë për historinë e Ulqinit, të Shasit, për të kaluarën e Malësisë, për Dedë Gjo` Lulin, për luftën që bënë shqiptarët për t`u çliruar nga turku, për Ali pashë Gucinë etj.Ndërkaq, nga lënda e gjeografisë mësimdhënësi i mirë nxënësit do t`i njoftojë me Bunën, me detin, me liqenin e Shasit dhe liqenin e Shkodrës, do t`u flasë për botën bimore e shtazore, për llojet e peshqeve, të zogjve, pasi që në këto hapësira ka edhe të tillë si pelikani që gjendet vetëm në këtë anë dhe në Afrikë.Sistemi shkollor në Mal të Zi ka nisur të pësojë ndërrime, sepse edhe vetë malazezët nuk e mësonin sa duhet historinë e tyre, ngase dominonte historisa serbe. Deri në vitin shkollor 1991/92, kur komunat kishin vetadministrim, ekzistonte Sekretariati për arsim e kulturë. Mirëpo, nga ajo kohë u fik ky sektor dhe tani duhet të përtërihet. Ai do të përcillte gjendjen në arsim, sepse këto shkolla nuk janë vetëm të Republikës, por më së pari janë të Komunës. Dihet se shkollat fillore do t`i kthehen komunave, prandaj ky sekretariat për arsim duhet themeluar. Ai do të luante një rol me rëndësi për shkollat dhe fëmijët shqiptarë.Në Ministrinë e Arsimit të Republikës nuk ka asnjë resor, as te zëvendësministri. Po ashtu, edhe në Entin Republikan nuk ka specialist për botimin e teksteve. Kjo gjë lihet pas dore. Dhe shqiptarët që janë pakicë nuk janë të përfaqësuar as 2% në këto Ente, edhe pse kanë të drejtë 7%. Shoqata e Arsimtarëve, Sekretariati për arsim i Komunës, Ministria e Popujve Pakicë dhe Këshilli Nacional do të mundësojnë që të përmirësohet gjendja e arsimimit të nxënësve shqiptarë, ashtu si e të tjerëve që jetojnë në republikë. Tekstet shkollore duhet të ndryshohen, duke përfshirë kulturën e mirëfilltë nacionale. Në disa lëndë, siç u theksua – të historisë, letërsisë shqiptare, duhen bërë edhe më shumë ndryshime, edhe pse nga letërsia shqiptare është arritur një ndryshim, b.f. në program mësimor ka hyrë edhe poeti i madh Gjergj Fishta, i cili ishte i anatemuar nga komunizmi shqiptar.Nxënësit shqiptarë në Mal të Zi nuk kanë asnjë revistë për fëmijë. Revistat “Fati” dhe “Zana” të Art Clubit të Ulqinit nuk botohen – në mungesë të mjeteve. Ato ishin një ndihmesë e madhe. Shkollat shqipe në Mal të Zi tani kënaqen me një revistë të tyre vjetore. Them se edhe kjo s`është keq, por është pak. Pra, duhet bërë dhe ndryshuar shumëçka, sepse dështimet në arsim janë të dëmshme, ngase nxënësit shqiptarë në këtë republikë duhet të kenë po ato të drejta si moshatarët e tyre. Do të jetë shumë e dëmshme sikur të mbesin pas moshatarëve të tyre në Prishtinë, Tetovë, Tiranë dhe do ta kenë të vështirë, në të ardhmen, që të regjistrohen në shkolla të larta dhe fakultete. Nesër nuk do të ketë pranim me çelës, por me test. Dhe të gjithë ata që mendojnë për ardhmërinë e fëmijëve duhet t`i paraprijnë ose me kohë t`i eliminojnë gabimet. Mosdituria dhe mospërgatitja kanë kosto të madhe, prandaj arsimimi është primar.Asllan BishaUlqin

Page 13: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

XHOANA M. PERKAJAfër qytezës së lashtë, Perast, në Adriatikun malazez, ekziston ishulli i vogël Gospa od Škrpjela (Zoja e Shkrpjelit). Në këtë ishull, javën e shkuar, është zhvilluar Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Alternativ "Teuta". Romani i shkrimtarit të njohur malazez Mirash Martinoviq quhet "Teuta", hoteli në Rizon quhet "Teuta". Edhe shumë nocione të tjera quhen kështu, ose lidhen për këtë emër. Dalëngadalë, ky po bëhet brend, po jo i atij etnosi nga i cili buron. Të jetë problemi më tragjik, burimi i këtij nocioni historik dhe kulturor është pikërisht në këto dy enklava shqiptare që ekzistojnë sot në Mal të Zi: Malësi dhe Ulqin. Ekziston një problem i tërë në raportin e shqiptarëve ndaj historisë së tyre. Ata sot e jetojnë jetën dhe identitetin që as vetë nuk janë të sigurtë se i kujt është. A është sllav, a është osman, a është komunist...? I kujt është ky identitet? Përse duhet të jemi ne i vetmi popull të cilit i vjen turp nga historia dhe identiteti i tij? Çka është e turpshme këtu? Ku kishte qenë një Greqi, p. sh., pa identitetin e vet, ashtu siç e njohim të gjithë sot? A kishte ekzistuar si fuqi turistike. Jo. Po, Egjipti? Jo. Çka bëjmë ne? Ne bëjmë gjithçka që ta shuajmë identitetin tonë mediteran. Shkollat tona kanë emra komikë të një periudhe dhe ideologjie të dështuar, e cila i ka sjell shumë dëm shqiptarëve në Mal të Zi dhe e cila na e ka borxh neve si etnos çrrënjosjen e shtresës intelektuale shqiptare në këtë vend. Sot më shumë shqiptarë nga Mali i Zi jetojnë në SHBA dhe Kosovë sesa në vendlindje. Në rrafshin ekonomik, sa është eksploatuar kjo mundësi e brendit ? Kemi ardhur në një pozitë komike që plazhet tona, kafenetë tona dhe viset tona më të bukura mbajnë emra të vendeve të huaja. Pse? Për shkak se mendojmë se ashtu do ta tërheqim më lehtë turistin e huaj. Jo askush nuk e do një gjë e cila është "fake" (e rrejshme), e falsifikuar. Ose, ndoshta, vuajmë nga kompleksi i inferioritetit dhe dëshirojmë që para botës të paraqitemi si dikush tjetër, me emër të huaj.Sot, nuk mund ta gjesh asnjë objekt, se lëre më institucion, që e mban emrin ose lind asocicione mbi identitetin e vërtetë të kësaj popullate, e ky është identiteti mediteran. Identitet i njëjtë i cili i bashkon të gjithë shqiptarët dhe i cili është identitet i yni, burimor, origjinal. Tzu hiqemi më identiteteve të huaja, asaj që është qenie e huaj dhe tzi kthehemi vetes. Nëse dikujt i duket kjo e pamundur, them se nuk është e pamundur. Ka shembuj të atillë në botë. Më i miri është ai i civilizimit dhe kulturës hebraike, të cilët janë nisur nga zeroja për ta ringjallur më edhe gjuhën e lashtë. Sot, hebrenjtë që u shpërngulën në Izrael, kryesisht nga Rusia pas shembjes së komunizmit, nuk mund ta marrin shtetësinë izraelite derisa të mos e zotërojnë mirë hebraishte. Ndërsa ne, në truallin autokton, si në Malësi ashtu edhe në Ulqin, jemi dëshmitarë se gjuha shqipe po zhduket. E kemi zakon ta fajësojmë sistemin. Por çka bëjmë ne që fëmijët tanë ta vijojnë mësimin në gjuhën shqipe? Asgjë! Aq më tepër në një mes me shumicë etnike shqiptare çfarë është Malësia, nxënësit e këtij etnosi, në një numër të madh e vijojnë mësimin në gjuhë sllave. Çështje e veçantë janë trajtat e mbiemrave tanë, si në Malësi ashtu edhe në Ulqin që nuk ka dreq që mund të zbulojë se cilit komb i takojmë kur maskohemi me trajtat sllave të mbiemrave me "ic" (iq). A jemi malazezë, serbë a boshnjakë ? Nëse vazhdon kështu, edhe në këto troje do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Tivar, i cili e ka humbur karakterin etnik shqiptar. Ose, Plava dhe Gucia, ku pjesa dërmuese e popullatës është shpërngulur në Kosovë.Tzi kthehemi identitetit burimor. Kur është fjala për ilirët, shkencëtarët botërorë e cekin se nuk është e kontestueshme fare prezenca e tyre dhe roli i madh në historinë europiane, por njëkohësisht thonë se nga ilirët nuk ka mbetur asnjë mbishkrim i vetmi në gjuhën e tyre. Mbishkrime të ilirëve ka, por në greqisht ose latinisht. Sot, për ta rikonstruktuar këtë gjuhë, i referohemi, psh. një burimi çfarë është gjuha venete, një gjuhë në periferi të trojeve ilire, sepse në zemrën e këtij etnosi nuk ka gjurmë të shkruara në gjuhën origjinale të popullatës. Në Slloveni, psh. ka mbishkrime mbivarrore të ilirëve, me emra latin e mbiemra (cognomen) ilirë. Ndoshta të parët tanë kanë qenë të detyruar që për shkak të mbijetesls biologjike të mbajnë emra të pushtuesit, siç ka ndodh edhe gjatë periudhave të pushtimit sllav dhe osman, por, atëherë edhe rrethanat kanë qenë të pashpresa dhe okupimet kanë zgjatur me shekuj. Sot, tzia shtrojmë vetes pyetjen, se çfarë bëjmë ne që ta lirojmë vetveten nga ky okupim mental dhe kompleksi i inferioritetit ndaj etnoseve të tjera.

Page 14: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

EDHE NJË VLERËSIM PËR GJIMNAZIN PRIVAT "DRITA"Punë në pajtim me standardet arsimore ndërkombëtare

Rezultatet tregojnë se në këtë shkollë procesi edukativ është duke u zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore edhe pse kemi pengesa sa i përket aspektit financiar për t`u përmbajtur këtyre standardeve", thotë drejtori i Gjimnazit Privat "Drita", Bilal Alaj. Ulqin - Gjimnazi Privat "Drita" ka marrë edhe një vlerësim pozitiv për punën e tij arsimore - edukative. Sektori për vlerësimin e cilësisë pranë Entit për Shkolla e ka vlerësuar lart punën arsimore-edukative në këtë institucion. Në raportin e hartuar pas inspektimit të punës, inspektorët e Sektorit për Vlerësimin e Cilësisë kanë vlerësuar pozitivisht mbi 97 për qind të punës në këtë gjimnaz. "Puna e mësimdhënësve është vlerësuar me nota shumë të suksesshme dhe të suksesshme, me përjashtim të disa rasteve për shkak të mungesës së mjeteve të duhura mësimore të cilat janë duke u siguruar në vazhdimësi", thotë drejtori i Gjimnazit "Drita", Bilal Alaj. Sipas tij, këto vlerësime tregojnë se procesi arsimor në këtë shkollë zhvillohet në pajtim me standardet ndërkombëtare në fushën e arsimit. "Këto rezultate tregojnë se në këtë shkollë procesi edukativ është duke u zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore edhe pse kemi pengesa sa i përket aspektit financiar për t`u përmbajtur këtyre standardeve", thotë ai. Gjimnazi "Drita" është hapur në shtator të vitit 2006 dhe është gjimnazi i parë privat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe i dyti në Mal të Zi. Vitin e parë shkollor në këtë institucion shkollor janë regjistruar 20 nxënës, kurse aktualisht në të tre vitet mësojnë 83 nxënës, të ndarë në pesë paralele.

i.k.

NË ULQIN U MBAJT SESIONI SHKENCOR 

Page 15: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike të shekullit të gjashtë

Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje të vërtetë shkencore për këtë monument të kulturës.Në prani të personaliteteve të jetës politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore dhe publike, më 16-17 maj 2008 në Ulqin zhvilloi punimet sesioni shkencor "Shasi i lashtë, monument i kulturës", organizuar nga OJQ "Ora".Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Kallaba, në emër të organizatorit në fjalën e tij të hapjes theksoi rëndësinë e sesionit shkencor, i cili siç u shpreh ai, i tejkalon kufijtë e një aktivitetiti të thjeshtë, çka dëshmon pjesëmarrja e personaliteteve të shquara të botës akademike e shkencore nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Ai u shpreh i bindur se ky sesion, sado i kufizuar në numrin e studiuesve, do të shërbejë si nxitje për studime të tjera, do të përpiqet të ndriçojë ndonjërin prej mistereve të shumta që në vete ngërthen Shasi. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi organizatorin, studiuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti shkencor dhe shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e aktiviteteve të këtilla në komunën e Ulqinit. Ai u shpreh i bindur se studiuesit e këtij sesioni do të japin shpjegime të reja për origjinën e qytetit mesjetar të Shasit dhe se njëri nga përfundimet e Sesionit do të jetë edhe vazhdimi i kërkimeve arkeologjike në këtë lokalitet të lashtë.Referuesi i parë në seancën e paradrekës ishte prof.dr. Ruzhdi Ushaku, i cili solli të dhëna interesante që kanë të bëjnë me etimologjinë e toponimit Shas. Kumtesa e radhës ishte e mr. Aleksandër Çilikov, i cili spikati rezultatet e punëve hulumtuese arkeologjike në lokalitetin e Qytetit të Vjetër të Shasit, të cilat u vlerësuan shumë të rëndësishme si pikënisje për gjurmime të mëtutjeshme arkeologjike të kësaj zone ende të pagjurmuar. Prof.dr. Jahja Drançolli në kumtesën e tij foli për Kalanë e Shasit, dr. Moikom Zeqo trajtoi temën "Shasi, optika sinkronizuese e antikës së mesjetës", Imzot Zef Gashi u ndal në Shasin si monument të kulturës shpirtërore, kurse prof.dr. Shaban Sinani trajtoi Shasin në mesjetë sipas burimeve kishtare. 

Në seancën e pasdrekës, prof.dr. Luan Mallezi foli për Shasin në shekujt XIV-XV, prof.dr. Muhamet Mala trajtoi marrëdhëniet e Shasit me trevat e Shqipërisë Veriore në shekujt XIII-XIV, prof.dr. Iljaz Rexha paraqiti disa të dhëna onomastike dhe demografike për Shasin dhe vendbanimet e nahisë së Bunës sipas defterëve osmanë të shekujve XV-XVI. M.A. Monika Stafa diskutoi për Shasin ndër kohëra sipas të dhënave të regestit të Kolegjit Saverian të Gjuzepe Valentinit, dr. Nail Draga paraqiti disa të dhëna hartografike dhe demografike për Shasin. Kryeimami Rexhep Lika foli për xhaminë e Shasit dhe rolin e Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, kurse prof.ass.dr. Dhimitër Doka dhe mr. Nexhat Avdiu theksuan potencialet turistike të Shasit dhe valorizimin e tyre. Studiuesit e këtij sesioni konkluduan se ky ishte një sesion shkencor ndërkombëtar i nivelit akademik universitar me pjesëmarrjen e specialistëve të mirënjohur nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët diskutuan me asrgumente të gjuhësisë dhe etimologjisë, historisë, dokumentaristikës, arkeologjisë dhe kulturës urbane. Ky sesion shkencor bëri të njohur para të gjithë shqiptarëve të sotëm faktin e harruar në përgjthësi që kemi të bëjmë me një qytet të kulturës sonë të zhvilluar dhe u vu vazhdimisht theksi në të gjitha ligjëratat e mbajtura të nevojës e vazhdimit të kërkimeve arkeologjike në terren. Sipas studjuesve, për Shasin mund të bëhen gjurmime edhe nëpër arkiva, por ajo që do ta pasuronte shumë Shasin dhe që do ta bënte një objekt shumë të rëndësishëm edhe në zhvillimet turistike të Ulqinit do të ishin kërkimet në terren. Shasi këtu mund të japë një pasuri të jashtëzakonshme e cila sigurisht është me vlerë edhe për afirmimin e kulturës sonë kombëtare. Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje të vërtetë shkencore për kët monument të kulturës. Sipas studjuesve, një rol shumë të rëndësishëm luajtën disa pohime që nuk i kishin të njohura dhe që lidhen me rezulatatet e pashpallura të ekspeditës arkeologjike të vitit 1985. Informacioni qe shumë i rëndësishëm si për karakterin e gjetjeve ashtu edhe për shtresëzimin e tyre. Ka shumë rëndësi që të dhënat e burimeve historike të njohura deri më tani dhe ato arkeologjike lidhen me njëra-tjetrën, pajtohen dhe konfirmojnë vijimësinë e pandërprerë nga njëra periudhë në tjetrën. U shqiptuan problemet dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me shkallën e njohjes, vlerësimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë së

Page 16: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

qytetit të Shasit. U pranua që në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike, që vjen dhe bëhet kulturë urbane të paktën prej shekullit të gjashtë. U theksua që gjetjet arkivistike provojnë prekjen e krishtërimit të hershëm në kohë, provojnë prekjen e shtresës ilire dhe në mënyrë të veçantë dëshmojnë vazhdimësinë e asaj që në shkencë është quajtur kultura arbërore e Komanit. U evidentua pra një prej kulturave dhe qytetërimeve të hershme, dëshmues të lashtësisë antike të këtij vendbanimi, të kulturës helene dhe të kulturës romane, pa diskutim edhe të shtresave të mëvonshme, duke përfshirë edhe shtresën osmane. U diskutua për periudhën e krishtërimit të hershëm, për mesjetën e hershme, për periudhën veneciane që ishte periudha e lulëzimit të këtij qyteti, për periudhën e shuarjes së qytetit të Shasit dhe të ripopullimit mbas pushtimit osman. Në këtë debat shkencor studiuesit nxitën kërkimin për më tej, bënë të mundur këmbimin e pikëpamjeve, njohjen me përvojën e njëri tjetrit. Me karakter më të ngutshëm u tha se është rekomandimi që të vihen në veprim të gjitha ato autoritetete publike që kanë mundësi të ndikojnë për një përshpejtim mundësish sa më të madh, të procesit të vlerësimit të gjendjes së ekspeditës së parë arkeologjike në Shas, që ruhet në Muzeun Etnografik të Ulqinit, për botimin e rezultateve të kësaj ekspedite që edhe sot e kësaj dite janë të pashpallura, mundësisht një botim dy gjuhësh, ndoshta edhe tri gjuhësh, sepse, siç u theksua, ka ardhur koha që rezultatet e këtyre të dhënave tzu shpallen edhe mjediseve ndërkombëtare të cilat mund të ngjallin një interes tjetër për kulturë. U propozua që të nxitet bashkëpunimi institucional në shkallë rajonale midis akademive dhe universiteteve si dhe institucioneve të tjera të rëndësishme që kanë interes në këtë fushë. U tha se ky bashkëpunim duhet të jetë jo vetëm dypalësh, por mundësisht të formulohet në trajtën e propozimeve për programin e quajtur "Ndërtimi i kujtesës së humbur" që mbështetet finaciarisht nga UNESCO-ja . Po ashtu u propozua që konferenca të tilla për kulutrën urbane të Shasit të organizohen në mënyrë periodike dhe të kthehen në njëfarë tradite, kurse faktet e kësaj konference të botohen dhe tzi nënshtrohen një diskutimi shkencor. U konstatua që ky është vetëm hapi i parë, por mjaft i rëndësishëm, që inkurajon mendimin dhe shpresën që dija për Shasin mund të vihet mbi baza shkencore.Veprimtaria shkencore u parapri me një vizitë shekncore turistike në Shas që iu dha mundësi studiusve që një pjesë e tyre të prekin për herë të parë vetë qytetin dhe realitetin dhe mbijetojat e këtij qyteti.

Mustafa FeriziUlqini dhe historija e tijPër Ulqinin u thurën shumë legjenda, u shkruan shumë vepra letrare e shkencore, pra edhe monografi, midis të cilave bën pjesë edhe “Fotoalbumi II” i hartuar nga Gazmend Çitaku, i cili këtë qytet të lashtë e trajton ndryshe nga të gjithë të tjerët – përmes syrit magjik të kamerës dhe me anë të fuqisë së argumentit dokumentar. Autori i këtij almanaku na ofron mundësi që Ulqinin ta njohim në mënyrë të drejtpërdrejtë e me shembuj konkretë, përkatësisht me pamje të fotografuara të cilat, pos rëndësisë artistike dhe estetike, kanë edhe rëndësinë dokumentare.Normalisht, Ulqini nuk është ai i para një e më tepër shekulli, sepse është modernizuar dhe, me urbanizimin modern, ka humbur specifikat autoktone, ka humbur veçoritë e veta me të cilat është dalluar nga qytetet e tjera të Mediteranit e Adriatikut. Sot, pra, vërehet vetëm hija e Ulqinit të dikurshëm, të arkitekturës së tij e cila gërshetohej me qytetërimin ilir, romak, venedikas e otoman. Sot nuk ekzistojnë as objektet historike, bujtinat që gjendeshin jashtë Kalasë, e as Pazari i Qytetit, tani i shtruar me kalldrëm e i rrethuar me dyqane zejtarësh, kurse Sahat Kulla, që ka vlerë monumentale, nuk funksionon fare. Dhe, krejt çka ka mbetur nga Ulqini i dikurshëm, janë fotografitë të cilat Gazmend Çitaku i mblodhi me kujdes, i sistemoi i riprojektoi në monografinë e tij, “Fotoalbumi i Ulqinit II” për të dhënë: “Ja ky ishte Ulqini autokton”! Për lashtësinë historike të Ulqinit, si dhe për specifikat e tjera të këtij qyteti, mund të mësohet nga gravurat dhe hartat nga shek. XVI e tehu, si dhe nga marina detare, pastaj nga repartet ushtarake etj. Renditen pastaj pamjet nga vetë Ulqini: Suka, Rana, Përroi i Ranës, Kalaja me Tophane, Moli, arkitektura e vjetër, rrugët, sokaqet e shtruar me kalldrëm, shatërvanët, xhamitë, e mbi të gjitha, ulqinakët me kostume kombëtare, nuset ulqinake. Janë mjaft atraktive dhe skenat nga jeta e përditshme, siç janë ato të grave duke endur në tullak (vekë), pastaj duke kafërdisur kafenë me dollap, djegia e gëlqeres, si dhe ceremonitë dasmore dhe ato mortore. Nga ky material fotografik, shquhet dokumenti i vitit 1766 me bullën e Papës Clemens XIII, që flet për Ulqinin, si dhe dokumentit tjetër me bullën e Papës, Piut VI. Është me interes edhe dokumenti i vitit 1758, i nënshkruar nga arqipeshkvi i Durrësit, Shkodrës dhe Ulqinit etj. Midis dokumentev edhe dëshmive, gjendet edhe Kur’ani i Halil Agës – Skura, si dhe Testamenti i Tulë - sulejman Katanës, i shkruar arabisht, në vitin 1898. “Fotoalbumi i dytë i G. Çitakut përmbyllet me pamjet impresive të arkitekturës së Kalasë, por edhe të pjesëve të tjera të Ulqinit, të fotografuara nga mjeku austriak dr. Alfred Wollner, e të përmbledhura në kapitullin “Urlaub in Ulqin”, që do të thotë, pushim, udhëtim. Mu për këtë, “Fotoalbumi II i Ulqinit”, i përpiluar me profesionalizëm të lartë nga Gazmend Çitaku, me plot gojë mund të quhet edhe monografi.Mustafa FeriziPër Ulqinin u thurën shumë legjenda, u shkruan shumë vepra letrare e shkencore, pra edhe monografi, midis të cilave bën pjesë edhe “Fotoalbumi II” i hartuar nga Gazmend Çitaku, i cili këtë qytet të lashtë e

Page 17: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

trajton ndryshe nga të gjithë të tjerët – përmes syrit magjik të kamerës dhe me anë të fuqisë së argumentit dokumentar. Autori i këtij almanaku na ofron mundësi që Ulqinin ta njohim në mënyrë të drejtpërdrejtë e me shembuj konkretë, përkatësisht me pamje të fotografuara të cilat, pos rëndësisë artistike dhe estetike, kanë edhe rëndësinë dokumentare.Normalisht, Ulqini nuk është ai i para një e më tepër shekulli, sepse është modernizuar dhe, me urbanizimin modern, ka humbur specifikat autoktone, ka humbur veçoritë e veta me të cilat është dalluar nga qytetet e tjera të Mediteranit e Adriatikut. Sot, pra, vërehet vetëm hija e Ulqinit të dikurshëm, të arkitekturës së tij e cila gërshetohej me qytetërimin ilir, romak, venedikas e otoman. Sot nuk ekzistojnë as objektet historike, bujtinat që gjendeshin jashtë Kalasë, e as Pazari i Qytetit, tani i shtruar me kalldrëm e i rrethuar me dyqane zejtarësh, kurse Sahat Kulla, që ka vlerë monumentale, nuk funksionon fare. Dhe, krejt çka ka mbetur nga Ulqini i dikurshëm, janë fotografitë të cilat Gazmend Çitaku i mblodhi me kujdes, i sistemoi i riprojektoi në monografinë e tij, “Fotoalbumi i Ulqinit II” për të dhënë: “Ja ky ishte Ulqini autokton”! Për lashtësinë historike të Ulqinit, si dhe për specifikat e tjera të këtij qyteti, mund të mësohet nga gravurat dhe hartat nga shek. XVI e tehu, si dhe nga marina detare, pastaj nga repartet ushtarake etj. Renditen pastaj pamjet nga vetë Ulqini: Suka, Rana, Përroi i Ranës, Kalaja me Tophane, Moli, arkitektura e vjetër, rrugët, sokaqet e shtruar me kalldrëm, shatërvanët, xhamitë, e mbi të gjitha, ulqinakët me kostume kombëtare, nuset ulqinake. Janë mjaft atraktive dhe skenat nga jeta e përditshme, siç janë ato të grave duke endur në tullak (vekë), pastaj duke kafërdisur kafenë me dollap, djegia e gëlqeres, si dhe ceremonitë dasmore dhe ato mortore. Nga ky material fotografik, shquhet dokumenti i vitit 1766 me bullën e Papës Clemens XIII, që flet për Ulqinin, si dhe dokumentit tjetër me bullën e Papës, Piut VI. Është me interes edhe dokumenti i vitit 1758, i nënshkruar nga arqipeshkvi i Durrësit, Shkodrës dhe Ulqinit etj. Midis dokumentev edhe dëshmive, gjendet edhe Kur’ani i Halil Agës – Skura, si dhe Testamenti i Tulë - sulejman Katanës, i shkruar arabisht, në vitin 1898. “Fotoalbumi i dytë i G. Çitakut përmbyllet me pamjet impresive të arkitekturës së Kalasë, por edhe të pjesëve të tjera të Ulqinit, të fotografuara nga mjeku austriak dr. Alfred Wollner, e të përmbledhura në kapitullin “Urlaub in Ulqin”, që do të thotë, pushim, udhëtim. Mu për këtë, “Fotoalbumi II i Ulqinit”, i përpiluar me profesionalizëm të lartë nga Gazmend Çitaku, me plot gojë mund të quhet edhe monografi.

Mustafa CankaPas 31 vitesh, historia në Ulqin po përsëritet, por tani si farsë.Me fuqinë e shtetit është duke vazhduar tentativa e grabitjes së ullishtave të Valdanosit nga pronarët e tyre të vërtetë.Ndonëse në këtë rast çdo gjë është e qartë si dita me diell, saqë nuk mund të jetë më e qartë, edhe pse e drejta dhe drejtësia qëndrojnë në anën e pronarëve të vërtetë, edhe pse firma e vetme që është paraqitur në tender nuk i plotëson kushtet e tij esenciale, Komisioni i tenderimit i Qeverisë malazeze megjithatë vendosi që loja me Valdanosin të Vazhdojë.Mirëpo, dita – ditës po vazhdon rezistenca ndaj padrejtësisë që po i bëhet Komunës së Ulqinit dhe kjo është ajo me të cilën nuk kishin llogaritur projektuesit e gjithë kësaj. Ata besonin se çdo gjë do të shkojë lehtë, si të ishte e lubrifikuar, se çdo gjë tashmë është përgatitur me kujdes, se miliardat e premtuara, hotelet magjepsëse dhe mijëra vende të reja pune i kanë narkotizuar njerëzit. Kështu të paktën përpiqeshin t’i bindnin emisarët e tyre nga terreni. Ata llogarisnin: nëse kalon tenderi për Valdanosin, nëse këtë ulqinakët e kapërdijnë si një gotë ujë, nuk do të kenë problem me Plazhin e Madh, me Adën dhe Shasin. Në shikim të parë dukej se vërtetë çdo gjë shkonte sipas planit, sidomos pas heshtjes së parlamentit lokal, i cili heshtë edhe tutje. Dhe kësisoji humbet legjitimitetin, sepse nuk ushtron funksionin e vet themelor: ruajtjen e territorit të komunës. Kur ngritën krye njerëzit e organizuar në “Këshillin për kthimin e ullishtës” u bë tentativë për shpartallimin e kësaj energjie. Por kjo nuk pati sukses, pavarësisht nga të gjitha premtimet, kërcënimet, bindjet dhe marifetet e tjera, në radhën e të cilave bëjnë pjesë edhe të ashtuquajturat rentime të tokës së vet. Mesazhi ka qenë i qartë: nuk pranojmë në asnjë mënyrë dhe me kurrëfarë kushtesh. Tani, siç thotë kryetari i këtij këshilli Lluka Gjonoviq, kjo është bërë çështje e nderit dhe krenarisë, e mbrojtjes dhe traditës dhe e ardhmërisë. Pikërisht kësisoji: nuk ka këtu kurrëfarë politike. Më përpara kemi të bëjmë me ndjenjat, emocionet, dashurinë. Me atë që është më e bukura te njerëzit. Këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që e përjetojnë këtë hapësirë dhe ata të cilët në fatkeqësinë e individit shohin edhe fatkeqësinë e vet. Dhe në vend që të tentohet që të gjendet një zgjidhje me njerëzit, përkatësisht të kthehen ullishtet, deri në rrënjën e fundit, Qeveria dhe Komisioni i saj i tenderimit, njëlloj sikurse bixhozxhiu i cili është duke humbur, në orët e hershme të mëngjezit arrit ofertën. Shtiret! Dhe, natyrisht se do të humb.Më saktësisht, të gjithë ne jemi humbës, por në fund, çka është më e rëndësishmja ullinjtë të cilët pësuan më së shumti gjatë tërë këtyre viteve të tmerrshme, do të jenë në duar të sigurta. Në duar të atyre pronë e të cilëve janë dhe të cilëve u janë marrë në mënyrë të dhunshme dhe mashtruese në vitin 1978.Nëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha saktësisht. E di vetëm se një vit, dy vite apo pesë vite janë të mëdha në jetërat tona të vogla, por e di me siguri se këta ullinjë janë të vjetër mesatarisht 800 vite, njësoj sikurse e di që ky qytet numëron 2500 vite. Pra, kjo mund të zgjasë akoma, kjo çështje mund të zvarritet, ashtu siç veprohet brutalisht brenda këtyre katër viteve të fundit,

Page 18: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

por jam i sigurt se kjo nuk mund të vazhdojë gjatë.Unë e ndiej se qyteti është bashkuar rreth kësaj çështjeje, se siç do të thonin pjesëtarët e dikurshëm të partisë, është arritur uniteti aksional, organizatat joqeveritare dhe intelektualët e pavarur gjithashtu janë duke u rekrutuar në numër gjithnjë e më të madh, diplomatët e huaj po interesohen për këtë rast dhe besoj se ai përfundimisht do të gjendet në rendin e ditës të parlamentit lokal dhe të atij shtetëror, kurse edhe Strazburgu bën punën e vet. Dhe ta dini mirë: derisa qoftë edhe një njeri të thotë që nuk pajtohet që pasuria e tij t’i jetë lënë tjetrit në shfrytëzim apo të jetë shitur, ajo nuk mund të jetë humbur. Gjithashtu është e qartë se njerëzit dhe historia kërkojnë përgjegjësit për këtë gjendje: dhe do t’i gjejnë. Sigurisht!Së këndejmi, një përgjegjësi e madhe bie mbi të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre marrin pjesë në proceset e nxjerrjes në ankand të KohaPress Gjekë Gjonaj

Një ditë vere në Kalanë e Ulqinit

Vallëzimi në rrugë

Ulqini që nënkuptohetKur jetën e shikon si fragmente të kulturës alternative, atëherë është gjë e natyrshme që e përjeton si një performans. E shkëputur nga një skenar i ndonjë rock - mjuzikli, ku jeta shndërrohet në performans artistik, ishte edhe një ditë nga fundi i gushtit, në Kalanë e Ulqinit! Ose, t’i kthehemi asaj që ka qenë kultura urbane më e vjetër, e këto ishin shfaqjet dhe koncertet nëpër rrugët e qyteteve europiane të epokës së Renesansit. Kështu ndodhi kur me miqtë e mij nga SHKA Liria nga Mileshi shkuam në Ulqin ku ata ishin të ftuar që në manifestimin prestigjoz të rajonit "Skena verore" ta shfaqin komedinë "Ditëlindja" të autorit shkodran Fadil Kraja.Në kujtesën kolektive të shqiptarëve, veçanërisht neve që kemi jetuar brenda kufijve administrativë të ish - Jugosllavisë, Ulqini e kishte vendin special. Kjo është sikur jeton në një shtëpi ku vetëm një dhomë e ka privilegjin të ketë shikim kah deti. Për të gjithë ne, Ulqini ishte diçka që "nënkuptohet". Pra, vizitohet dhe kalohen pushimet. Mirëpo, sa nënkuptohet, e sa, në realitet, e njohim atë që është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë antike dhe mesjetare të shqiptarëve të kësaj ane. Unë, si shumë të tjerë, mendova që e njoh. Mirëpo, atë ditë, më 18 gusht, e pashë që nuk e njoh fare dhe se, edhe për mua si edhe për shumicën, Ulqini është diçka që "nënkuptohet", por, që nuk njihet mirë. Atë ditë ndodhi që tërë koha të më kalojë rreth dhe brenda Kalasë dhe e pashë që në realitet, nuk dijmë asgjë për vetveten. Nuk është kështu vetëm me Ulqinin. Vjet, kur e vizitova për të paren herë Castrumin e Tivarit, isha e magjepsuar, por,nga emocioni i fuqishëm, nuk dija se çfarë të shikojë më parë.

Music Show

"Is this the music show?", më pyeti një turiste, derisa e haja hamburgerin dhe e shikoja nga publiku provën e ansamblit të Lirisë dhe derisa Mensur Gilaj improvizonte në piano." Yes, thash, it starts about ten o clock". "How beautiful", tha ajo. Ishte një ambient joreal. Shfaqja ishte e paraparë për ora 22, por, përgatitjet filluan rreth orës 19. "Çfarë mendon, si do të dukej sikur të improvizoja në piano gjatë shfaqjes" më tha Mensuri. Aktoret e reja bënin prova të makiazhit dhe kostumeve në njëren nga shtëpitë anësore. Rrëmuja, tingujt e pianos, përshtatja e ndriçimit, skena me mobilje të improvizuara për shfaqje, aktorët që koncentroheshin në tekst. Në anën tjetër, Muzeu me eksponate arkeologjike, kishat me përmendore mbivarrore dhe fragmente keramikë nga periudha ilire, turistët që vinin t’i shihnin, kjo bëri të ndihesh si në një atmosferë Renesansi ku jeta zhvillohet në rrugë, pra, ta shikosh veten si pjesë të performansit në skenë të hapur. 

Page 19: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Më herët, atë ditë, Kalaja ishte skenë e papritur për një imrovizim të djemve dhe vajzave nga Liria. Ishte vonë pas dite dhe ishim nisur që të përgatitemi për shfaqje. Papritmas, dikujt i erdhi ideja që të ekzekutojnë një pjesë të vallës së stilizuar, që e ushtronin me muaj përpara me koreografin nga Shqipëria. Ishte pamje si nga Hung up i Madonnës, ose Lets dance të David Bowiet, ku lihen të gjitha punët dhe dilet në rrugë për të vallëzuar. Në vend të magnetofonit, neve na shërbeu vallja nga telefoni mobil i Emin Palajt i cili ishte kryepersonazhi i kësaj koreografie, sepse kjo nuk ishte valle e rëndomtë, pasi që kishte elemente të koreodramës. Atë ditë, "hapi i gjerë" i valles sonë fitoi një dimension të ri, të lehtë dhe eterik, si edhe vallja, e cila nga një koreografi dramatike që rrëfen për luftën e Kosovës për liri, fitoi një kualitet universal dhe modern, pikërisht për shkak se u luajt në jeans dhe fustana të plazhit, në një ambient të natyrshëm të verës - në rrugët e Kalasë. Të mos harrojmë se vallëzimet e subkulturave moderne, siç janë hip - hopi afroamerikan ose capoeira portugeze, as që luhen në hapësira të mbyllyra. Atë ditë, turistët që kalonin aty inçizonin me kurreshtje këtë performans të papritur derisa perëndonte dielli mesdhetar. 

Emri

Ne si etnos do të ekzistojmë aq sa do të ekzistojë edhe trashëgimia jonë materiale dhe kultura autentike. Pa emrin tonë jemi vetëm masë amorfe, që nuk ka identitet. Dhjetë muaj më heret, aq sa isha e magjepsuar me madhështinë e Castrumit të Tivarit, po aq isha edhe e dëshpëruar me injorancen e shoqërisë në të cilën nuk ekziston vetdija për vetvetën. Edhe sa mund të qëndrojnë ato murishte, para se të shndërrohen në pluhër, e kjo është e paevitueshme. Para disa vitesh, me rastin e krimit anticivilizues që është bërë në Rumi, kam shkruar se si kujdesen amerikanët për atë që paraqet trashëgiminë kulturore të historisë së shkurtër të vendit të tyre, e kam dhënë shembullin se, psh. zëri i Kurt Cobainit (Kobein) dhe albumi Nevermind nga viti 1991, është deponuar si vlerë e vëçantë, në Bibliotekën e Kongresit Amerikan. Ndërsa, çka bëjmë ne? Çka bën sistemi? Për dallim nga Castrumi, Kalaja e Ulqinit është e ruajtur, por, është e pabesueshme që nuk gjendet në listen e UNESCO - s. Derisa të mos bëhet kjo, ky monument unik do të jetë i pambrojtur nga devastimet siç ishte ai vitin e kaluar kur për shkak të punimeve private në një pjesë të Kalasë, gjurmët materiale që u gjetën me atë rast u hodhën në det. 

Atë ditë vere, duke ecur rrugëve të këtij qyteti të lashtë, i paramendoja banorët e tij të periudhave të ndryshme; disa prej tyre i njohim me emër, si disidentin hebreit Sabatai Zevin, personalitet i cili gjendet në të gjitha enciklopeditë botërore, ndërsa, sa janë të tillë, anonimë, për tre mijë vjet qysh se ekzistonUlqini. Atë ditë vere, mendoja sa miliardë hapash janë bërë nëpër ato rrugë të shtruara me gurë, që nga themelimi i këtij qyteti ilir e deri sot. I paramendoja banorët e Ulqinit mesjetar duke u ngjitur Kalasë telartë, nëpër rrugë të ngushta, mes shtëpive të mrrekullueshme të arkitekturës mesdhetare. Njëjtë siç bënë edhe atë natë duke u ngjitur për ta parë shfaqjen e miqve të mi.

INFRASTRUKTURA SHKOLLORE

Page 20: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

Cenim i së drejtës elementareKëto inspektime lidhen pak a shumë me realizimin e orarit të punës së inspektorëve të punësuar sipas linjës partiake. Në anën tjetër, nëse flasim për arsim atëherë kemi një çudi e cila do të thoshte: ”nuk ka rëndësi se në çfarë kushtesh kemi për të zhvilluar një proces mësimor, por me rëndësi është që mësimi të realizohet ,qofshin ato kushte makabre”. Themi kështu sepse për një konkluzë të tillë kemi edhe fakte si, gjendja e oborrit të shkollës, gjendja e kabineteve,në të cilat duhet realizuar mësimi e shumë argumente të tjera. Kur jemi tek oborri i shkollës do të nisim me ilustrimin i cili fatkeqsisht është imazhi në hyrje të shkollës.Në shikim të parë titull i rëndë, por pasqyron realisht gjendjen faktike në të cilën gjendet infrastruktura shkollore e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.Ndoshta nuk do të ishte mirë që të jemi skeptikë ndaj çështjes së arsimimit të nxënësve apo fëmijve tanë, por kushtet aktuale të cilat i kemi në objektet shkollore objektivisht nuk plotësojnë as për së afërmi nevojat e një shoqërie në përgjithësi dhe të arsimit dhe edukimit në veçanti. Kur jemi te komentimi i titullit mund të themi se e drejtë elementare e çdo njeriu është që atij t’i ofrohen kushtet objektive optimale për zhvillimin e aftësive psiko-fizike,e që kjo realizohet në masë dërmuese në objektet shkollore ,të cilat në masë të madhe janë lënë pas dore. Madje e drejta e shkollimit për njeriun është në mënyrë decide e paraparë me Konventën e OKB-së për liritë dhe të drejtat e njeriut (neni 26). Vlen të theksohet se ky artikull korespondon me kremtimin e ditës së fëmijës në të gjithë botën dhe se dikush në shekullin XXI duhet të përballet me këso realiteti.Kur flasim për arsimim të mirëfilltë duhet që cekur që kushtet duhen ofruar nxënësve ,para se të fillohet të kërkohet nga të njëjtit përmbushja e standardeve të parapara me plan-programin mësimor. Në këto suaza ne si komunitet pothuaj nuk jemi në të njëjtat valë me standardet e kushteve brenda objekteve shkollore. Për ta qartësuar çështjen duhet bërë një digresion dhe ta krahasojmë atë me gjendjen e infrastrukturës shkollore dhe objektin shkollor me gjendjen e tij. Për shembull, po qe se në Komunën e Ulqinit dëshironi të merreni me një veprimtari afariste , duhet medoemos të filtroheni nëpër shumë zyra të Komunës për të siguruar dokumentacionin gjegjës. Pasi që ta bëni një gjë të tillë ju pret një vizitë mjaft e dendur e inspeksioneve nga niveli komunal shkaku i

Page 21: Faik Luli ,'Doktor Honoris Causa's2.e-monsite.com/2010/02/13/61433908faik-luli-shkolla... · Web viewNëse më pyetni se kur do të ndodhë kjo, nuk do të mund të përgjigjesha

”kualitetit të shërbimeve që u bëhen qytetarëve”. Këto inspektime lidhen pak a shumë me realizimin e orarit të punës së inspektorëve të punësuar sipas linjës partiake. Në anën tjetër, nëse flasim për arsim atëherë kemi një çudi e cila do të thoshte: ”nuk ka rëndësi se në çfarë kushtesh kemi për të zhvilluar një proces mësimor, por me rëndësi është që mësimi të realizohet ,qofshin ato kushte makabre”. Themi kështu sepse për një konkluzë të tillë kemi edhe fakte si, gjendja e oborrit të shkollës, gjendja e kabineteve,në të cilat duhet realizuar mësimi e shumë argumente tjera. Kur jemi tek oborri i shkollës do të nisim me ilustrimin i cili fatkeqsisht është imazhi në hyrje të shkollës.Nëse jemi punëtorë të arsimit dhe merremi me edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj,duhet të mos rrimë duarkryq rreth kësaj gjendjeje. Nëse dëshiron dikush të reagojë në këtë drejtim atëherë duhet shtruar pyetja : a duhet kaluar nëpër baltë , për të hyrë në ambientin shkollor? Kur nxënësi ta kalojë një baltë të tillë , ai nuk është në gjendje që plotësisht të kyçet në procesin e mësimit dhe aq më shumë në arritjen e sukseseve dhe rezultateve të lakmueshme si trevë,komunitet apo komb. Andaj pas këso imazhesh shtrohen një sëri pyetjesh si: a i duhemi ne dikujt pa rezultate dhe të arritura dhe çka duhet bërë që ekzekutivi si republikan ashtu edhe lokal të vijnë dhe të vërejnë këtë gjendje të objekteve shkollore më për së afërmi? Pyesim kështu sepse, nëse këso temash hapim në rrjedhën e fushatave parazgjedhore do të akuzohemi për lokalizëm siç ka ndodhur në të kaluarën jo të largët. Nëse disa pushtetarë e kanë si parullë “mos prit çka do t’bëjë shteti për Ty , por çka ke bërë Ti për shtetin” sipas analogjisë mund t’i pyesim ata se çfarë duhet bërë që të na ofrohen kushtet elementare që të arsimohemi në gjuhën amtare. Së fundi është premtuar se do të bëhet asfaltimi i oborrit të shkollës sot e kësaj dite njerëzit kompetentë ia kanë lënë harresës premtimin e dhënë , duke mos pasur ndonjë arsyetim sepse këtu kemi të bëjmë me nxënësit e trevës së Anës së Malit si pjesë e komunës së “Ulqinit Evropian”.Për të realizuar një proces edukativo-arsimor duhet të keni një objekt shkollor , i cili duhet t’i plotësojë disa kritere. Kur them kështu mendoj në ambientet e kabineteve në të cilat synohet të realizohen qëllimet operative të plan programit mësimor. Është më se e qartë se revolucioni tekniko-teknologjik dhe shkencor shtron kërkesa shtesë para trupit arsimor dhe shkollës, duke filluar nga përdorimi i teknologjisë bashkëkohore didaktike duke nënkuptuar gjendjen fizike të objekteve ku realizohet mësimi. Për të përdorur teknologji bashkëkohore mësimore duhet të keni ambient të rregulluar mësimor për të pritur rezultate në mësim.Duke folur për mësimdhënie bashkohore do të japim një ilustrim për gjendjen e disa kabineteve të mësimit në shkollën amë duke mos folur për shumicën e shkollave të terenit , gjendja e të cilave është më e rëndë se pamjet në vijim.Pra nuk ka shumë për tu thënë dhe komentuar për fotografitë e dhëna , vetëm të mbesim në shpresë që shtypi , fjala e shkruar në gjuhën shqipe të lexohet nga pushtetarët tanë, të cilët janë pjesë e këtij realiteti.Së fundi mendoj se njerëzit që flasin dhe e duan arsimin shqip e meritojnë të dijnë realitetin tonë si shkollë dhe trevë a komunitet.Më mbetet të shpresoj se me titullin e shkrimit pajtohen shumica e lexuesve të cilët dëshirojnë të lexojnë në gjuhën shqipe .Flamur AnamaliKoha Javore