PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti...

25
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTET I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME NOVELAT E QYTETIT TË VERIUT - MIGJENI KANDIDATI MENTORI LEONORA GAXHERRI DR. ROVENA VATA GJAKOVË, 2019

Transcript of PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti...

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTET I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

NOVELAT E QYTETIT TË VERIUT - MIGJENI

KANDIDATI MENTORI

LEONORA GAXHERRI DR. ROVENA VATA

GJAKOVË, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRS SHQPE

PUNIM DIPLOME

NOVELAT E QYTETIT TË VERIUT - MIGJENI

KANDIDATI MENTORI

LEONORA GAXHERRI DR. ROVENA VATA

GJAKOVË, 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

3

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DPLOME

NOVELAT E QYTETIT TË VERIUT-MIGJENI

KANDIDATI MENTORI

LEONORA GAXHERRI DR. ROVENA VATA

Komisioni:

Kryetar____________________________________

Anëtar_____________________________________

Anëtar_____________________________________

GJAKOVË, 2019

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

4

FALËNDERIM:

Në radhë të parë dëshiroj të falënderoj familjen time, për mbështetje në çdo hap të shkollimit

dhe në realizimin përfundimtar të këtij punimi.

Falënderim të veçantë kam për profesoreshën Rovena Vata, e çmoj shumë për durimin, që pati

për diskutime, këshillat dhe rekomandimet që mi dha për ta përfunduar këtë punim diplome.

Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punim në çfarë do mënyre, që të marr formatin e

duhur, një falënderim të posaçëm kam edhe për shoqërinë e fakultetit.

DEKLARATA E KANDIDATIT

Unë, Leonora Gaxherri, deklaroj se kjo temë e diplomës e titulluar: “Novelat e qytetit të veriut-

Migjeni”, e llojit të studimit: Rishikim i literaturës, është punim origjinal i imi dhe është

përgatitur nga unë.

E gjithë literatura dhe burimet e tjera, që janë shfrytëzuar gjatë këtij punimi, janë të renditura

në referenca dhe plotësisht të cituara, në bazë të autorit dhe të punimit të caktuar.

Tërë ky punim është përgatitur duke respektuar rregulloren dhe duke u mbështetur në këshillat

për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana e Universitetit “Fehmi Agani”, në

Gjakovë.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

5

PASQYRA E LËNDËS:

FALËNDERIM.........................................................................................................................4

HYRJE......................................................................................................................................6

1.Objekti dhe motivimi i temës.........................................................................................6-7

2.Metodologjia dhe metodat e punës...................................................................................7

3.Baza teorike e punimit.......................................................................................................7

KREU I: MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI (1911-1938).................................8-9

1.1.Të dhëna biografike.........................................................................................................9

1.2.Ide migjeniane............................................................................................................9-11

KREU II: TEMATIKA E NOVELAVE..............................................................................12

2.1.Studenti në shtëpi.....................................................................................................12-13

2.2.Të qelen arkapijat.........................................................................................................14

2.3.Bukën tonë të përditshme falna sot........................................................................15-16

2.4.Zoti të dhashtë..........................................................................................................16-17

KREU III: PROZA E MIGJENIT.......................................................................................17

3.1.Personazhet...............................................................................................................17-20

3.2.Dyshimet e Migjenit.................................................................................................20-22

3.3.Gjuha pikëlluese e prozës së Migjenit....................................................................22-23

PËRFUNDIME.......................................................................................................................24

BIBLIOGRAFIA....................................................................................................................25

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

6

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Para së gjithash duhet cekur se objekt trajtimi në këtë punim diplome janë novelat e Migjenit,

respektivisht, “Novelat e qytetit të veriut”, cikël novelash ky që dritën e botimit do t’a shohin

vetëm pas vdekjes së shkrimtarit. Nga studiues të veprës letrare të Migjenit, mësojmë se këto

novela, ishin të përfunduara qe më 1936, do të thotë dy vite para se shkrimtari të ndërronte jetë,

arsyet e mosbotimit të novelave për të gjallë të autorit mbesin në thelb të panjohura për shumë

fakte.

Mirëpo, pa dashur të ndalem në këtë çështje, që tani edhe mund të konsiderohet e dorës së dytë,

e shoh të udhës që në pika të shkurtëra të flas për arsyet pse objekt trajtimi në këtë punim

diplome, bëhet pikërisht Migjeni, konkretisht shkrimi i tij në prozë. Janë të shumta arsyet pse

objekt i këtij punimi bëhet vepra e Migjenit.

Para së gjithash Migjeni së bashku me Koliqin, Kutelin e ndonjë tjetër, konsiderohen me të

drejtë si shkrimtarët që vunë bazat e modernitetit në letërsinë shqipe, në kuptimin e mirëfilltë

të kësaj fjale.

Veprën artistike në përgjithësi e atë të Migjenit në veçanti, është e pamundur t’a gjykojmë

jashtë kontekstit jetësor të tij, e sidomos kur kihet parasysh fakti se Migjeni vdiq në moshën

27-vjeçare, pikërisht në kohën e pjekurisë artistike, megjithatë kualitetet e veprës letrare të

Migjenit janë evidente.

Si fillim duhet cekur se intenca e këtij punimi është që të vë në pah përpjekjen e Migjenit, që

me art t’a pasqyroi realitetin, jetën faktike të njerëzve të ambientit të tij. Protagonistë të veprës

së Migjenit janë: babai, nëna, motra, prostitute, malësori, pra në qendër të novelave të Migjenit,

vihet zakonisht “njeriu i vogël” me problemet e tij të mëdha që të shumtave janë problem

ekzistenciale, që preokupojnë po këtë njeri.

Përderisa “hipokrizia e shkrimtarëve reaksionarë i thurte himne jetës malësore, duke u kapur

pas disa tipareve të tilla si: krenaria, dinjiteti, ligjet zakonoretë shenjta etj, nocione që tashmë i

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

7

kishte zbrazur koha, te shkrimtarët e rinj jo vetëm realiteti, por edhe kjo hipokrizi qytetare që

mbështillej pas këtij himni zgjonte protestë”1.

Është ky një zë i veqantë proteste, zëri i Migjenit që kërkon thyerjen e tabuve që në fakt nuk

janë; veçse prishje e moralit, pra intencë e tij është krijimi i një shoqërie pa ndalesa: “Prandaj

shoqni, po deshte të mos lozin në kurriz tand, nrro format. Hiqi bragashat". Problem tjetër me

të cilin synohet të mirremi në këtë punim, është edhe çështja e pranisë së autorit narrator në

vepër, rrjedha kronologjike e ngjarjeve, tematika, syzheu, fibula, stili etj. Tendenca e këtij

punimi është që përmes një analize të thukët, të jepet një vështrim mbi krijimtarinë letrare të

Migjenit (konkretisht të gjashtë novelave te qytetit të veriut) “krijimtaria e të cilit, ashtu si edhe

vetë jeta e tij, u ndërpre përnjëherë, mu në hovin e shpërthimit të parë”2.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të bërë të mundur realizimin e kësaj pune ne do të përdorim disa metoda, siç është metoda

biografike, e cila përmes fakteve të vërteta që ndikuan në jetën e autorit, metoda sociologjike

dhe psikologjike, të cilat u bënë shkas për të nxjerrë në dritë të dhënat nga rrethanat e jetës dhe

mjedisit si dhe shpesh herë këto faktorë të mjedisit ku ai jetoi, ndikuan edhe në gjendjen e tij

shpirtërore. Gërshetimi i këtyre tre metodave në gjuhën akademike, përbëjnë atë që e quajmë

metodologji e kërkimit të punës shkencore.

3. Baza teorike e punimit

Gjuha e veprës së Migjenit ka bërë shumë studiues për të ju drejtuar monografive shkencore të

bëra për jetën dhe veprën e Migjenit, të cilat janë të shumta. Për të realizuar këtë punim diplome

na është dashur tu referohemi shumë studimeve, artikujve dhe periodikëve që kanë të bëjnë me

këtë autor. Mund të përmendim disa autorë që të cilët kanë hedhur të dhëna për jetën dhe veprën

e tij, siç janë: Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Rinush Idrizi, Migjeni,

Moikom Zeqo, Migjeni më konceptuali i letrave shqipe, Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar,

Sylejman Syla, Për kritikën, Ramiz Kelmendi, Leximi letrar, Vehbi Bala, Portret monografi

nga Migjeni, etj.

1 Rinush Idrizi, Migjeni, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, f.117. 2 Sabri Hamiti, Studime letrare, shblu, Tiranë, 2003 f. 497.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

8

KREU I: Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni (1911-1938)

1.1.Të dhëna biografike

Migjeni është përfaqësuesi më tipik i realizmit kritik, rrymë

letrare shqiptare në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, si

rezultat i rrethanave politike, ekonomike, sociale në Shqipëri.

U lind më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari

të vogël, ku shumë shpejt vërshtirësive ekonomike iu shtuan

fatkeqësisht familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse

në moshën trembëdhjetëvjeçare humbi të atin, e më pas

vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte i lidhur fort pas vdekjes

së nënës së tij. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që ishte një

natyrë e mbyllur, e tërhequr nga bashkëmoshatarët e tij.

Migjeni pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe

më pas përfundoi seminarin teologjik të manastirit. Për një tëri me interesa të gjera, siç ishte

Migjeni, jeta e seminarit ishte tepër mbytëse. Nga leximet, Migjeni ranë kontakt me idetë

revolucionare të kohës që zienin tërë Evropën. Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin

dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta dhe mbeti pa punë deri sa

më1933, u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai

bënte përditë me biçikletë, ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore Migjenit. Gjatë kohës sa

qëndroi në seminar, Migjeni u sëmur shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut,

ngaqë mushkëritë e tij ishin tepër të dobëta dhe rrezikoheshin të prekëshin nga tuberkulozi,

sëmundje tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe e nëna e tij. Në dhjetor 1937, ai niset për në

Itali, për tu kuruar në sanatoriumin San Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku

në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938. Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj

Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një analizë të thellë, të

panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare,

sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e të fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur

shoqëror si dhe fashizmin që po kërxente Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik,

Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën

për një botë të re dhe optimizmin e thellë. Migjeni solli elemente novatore në letërsinë shqipe,

sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër. 8 “Vargjet e Lira” është

përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e Qytetit të Veriut” përmbledhje e prozave,të

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

9

cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën

amoralitetin kohor, absurditetin e zakonevetë përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike.

Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit tëri”, “Recital i

malësorit”, “Kanga e rinisë”, etj.Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “Bukën

tone të përditshme falna zot”, etj. Pikëpamjet e reja politike e shoqërore, konceptet e

përpunuara mbi natyrën e shoqërisë, mbi njeriun dhe artin, krahas artit të tij të ri revolucionar,

e bëjnë Migjenin figurën më të madhe të brezit të ri të viteve 30 dhe një nga shkrimëtarët më

të shquar shqiptarë.

1.2.Ide Migjeniane

Në Shqipërinë e viteve të 30-ta, në kohën kur edhe shfaqet Migjeni si krijues, ekzistojnë shumë

ide të ndryshme, të cilat jetonin dhe nuk jetonin së bashku, në të njëjtin mjedis.

Ky shkrimtar ka ndryshuar letërsinë shqipe dhe nuk mund të harrohet. Të gjithë do të

rikthehemi drejt Migjenit jo thjeshtë për ta kuptuar atë, por më shumë për të kuptuar veten

tonë3. Neve nuk na duhen kryevepra-thotë Migjeni-na duhen shkrimtarë, që dijnë me pasqyrue

realitetin, që jetojnë, që e shohin jetën pa perde, pa temijanë, pa frikë4.

Këtë e gjejmë te proza e tij, pothuajse në çdo tema që trajton, në çdo personazh dhe në çdo

ngjyrë që i jep veprës së tij letrare. Mjafton të përmendimin disa nga titujt e novela të qytetit të

veriut, si: Bukurija që vret, Legjenda e misrit, Idhujt pa krena, Zoti të dashtë, Qershijat, A do

qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e

njeres nga ato, Buken tonë të përditshme falna sot.

Migjeni i takonte (nëse mund ta quajmë) bllokut të shkrimtarëve përparimtarë të viteve të 30-

ta, qëllimi i të cilit qe pasqyrimi i botës shqiptare prej një këndi realist, po ashtu kërkonte

krjimin e një shoqërie pa ndalesa, që në kontekst me kohën, faktikisht ishte një kërkesë utopike

e tij, por megjithatë: “është e preferuar anarkia e mendimeve, që krijon atmosferë përpjekjesh

të fuqishme, sesa uniteti i pikëpamjeve dhe i dëshirave, mbrapa të cilave s’qëndron asnjë

energji shtytëse për veprim”5. Në kohën kur krijoi Migjeni, Shkodra ishte vatër e kulturës

3 Moikom Zeqo, Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit, Erik, Tiranë, 2011, f. 81-82. 4 Resmije Kryeziu, Migjeni dhe avangarda, në: “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Universiteti i

Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, Arbëria, Tiranë, Tiranë, 2004, f. 37. 5 Rinush Idrizi, Migjeni, vep. e cit., f.177.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

10

shqiptare, pikërisht në këtë kohë në Shkodër filloi një drejtim letrar “klerikalo-katolik i cili

madhëronte, heroizmin, dhe bajraktizmin, idealizmin e idilës së jetës malësore të Shqipërisë së

veriut”6.

Shkoj në dhomë të zjarmit, tue thye gishtat e duerve e tue mendue, mori e shkundi shporten e

bukës nga e cila ranë disa koje bajate, i mblodhi me kujdes dhe i qiti në kusi me ujë të vluem.

Mandej u çue me marrë shishin e vojit, por u kujtue se e kish zbrazë në kandil të fugureve7.

Mirëpo, në konceptimin migjenian kjo idealizmë ishte e tepruar, ngaqë prapa saj fshiheshin një

galeri e tërë njerëzish që skamja, vuajtja, përpjekja për të mbijetuar, ua kishin sjell shpirtin te

hunda. Tendenca e këtij krijuesi të ri në moshë, por me talent të jashtëzakonshëm ishte që

gjithësesi me art ta ironizojë, ta zhvesh deri në lakuriqësi mitin që shkrimtarët e klerit katolik

kishin krijuar për Shkodrën dhe malësinë e saj.

Pra, rrjedhimisht hapësira ku i vendos ngjarjet e subjektit letrar, ku e gjen frymëzimin ky krijues

është Shkodra dhe malësia e saj. Në veprën e Migjenit in medias res vihet “njeriu i vogël”,

paraqitet jeta jetime e tij, bota e tij e varfër, por në thelb e pastër.

Në novelat e tij parakalojnë personazhe si Nushi student në një nga metropolet e Evropës që

artikulon zërin e arsyes, Lili që dashuron kushëriren e tij thyen konvencat, pastaj Lukja e cila

detyrohet ta ushtroi profesionin e prostitutës që të mbijetoi. Mirëpo fatkeqësisht këto janë

vetëm “vullnete të ndrydhuna, vullnete të shtypuna”, zëri i të cilëve nuk kumbon sa duhet, dhe

ëndërra e Migjenit për të krijuar mbi njeriun i cili do t'i binte ndesh konvencave dhe do të

ngadhnjente mbi to, mbetet veçse utopike.

Krijimtaria letrare e Migjenit si në poezi ashtu edhe në prozë, bëhet një zë i fuqishëm që

artikulon idenë e krijimit të një shoqërie përparimtare pa tabu, pra Migjeni shpëtimin e sheh

faktikisht te shoqëria si një pjesë më e madhe e narracionit, ngase njeriu si i vetëm ishte i

pafuqishëm t'i bënte ballë rrebesheve të kohës.

Migjeni jetoi në horizontin historik të avangardës shoqërore, në horizontin e krijimit të

projekteve të reja sociale, siç qe ideja e komunizmit si proces botëror, veçse autori ynë i ri nuk

e përqafoi atë si mit mbi parasjen e ardhshme të popujve, por si projeksion optimal8.

6 Gertruda Iosifovna Eintrej cit. sipas M.Raifi "Lasgushi, Noli, Migjeni", f.51`. 7 Migjeni, Poezi e prozë, Enti për botimin e teksteve i republikës socialiste të Serbisë Beograd-1963, f. 135. 8 Sefedin Fetiu, Vepra e Migjenit dhe kritika e saj, Prishtinë, 1984, f. 21.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

11

Intenca e këtij krijuesi, krijimtaria letrare e të cilit është kryekëput, në thelb realiste, është që

të jep tablo të gjalla e të plota të kohës dhe realitetit, të depërtoj në esencën e gjërave, që në

mënyrë shumë realiste ta pasqyroj fatin e njeriut tonë në planin individual e kolektiv. Dhe cili

ishte fati i këtij njeriu në shoqërinë e kohës? Faktikisht, ai ishte fat që shoqëria ia kishte

imponuar këtij njeriu, që ishte zënë në zgripc i pafuqishëm që t'i luftoj këto fenomene të

shoqërisë patriarkale që ishin bërë denigruese si për individin poashtu edhe për kolektivin,

prandaj “shoqni hiqi bragashat” intonon Migjeni.

Nga kritika e kohës Migjeni është quajtur poet i mjerimit, disident, revolucionar, etj, të gjitha

këto epitete edhe mund t’i mvishen veprës së Migjenit, por vepra e tij duhet shikuar prej një

këndi objektiv e sidomos kur kihet parasysh fakti se shkrimtari barte edhe një barrë të rëndë,

sëmundjen, e cila doemos është reflektuar në veprën e tij.

Identifikimi i Migjenit me shkrimtarin pa dyshim është rezultat i rrethanave në të cilat gjendej

populli shqiptar në vitet e 30-ta, ky identifikim i krijuesit me mjerimin i kishte premisat e veta,

ngase në veprën e Migjenit në përgjithësi parakalojnë personazhet e kamura të një ambient të

kamur.

Megjithatë, identifikimi i Migjenit me shkrimtarin e mjerimit është tepër e ngurtësuar ngase

vepra e Migjenit po ashtu ka edhe karakter revolucionar, në kuptimin mos pajtim me realitetin,

revolt, protest, por një revolt e brendshme që ndihet mbi kurriz të protagonistëve, por që

gjithsesi reflektohet edhe në shoqëri.

Pikëpamjet e Migjenit për jetën dhe shoqërinë e kohës nuk janë, siç thekson me të drejtë, Ali

Aliu: “Agresivitet i papërpunuar dhe të dala nga motive irracionale për arsye të thjeshtë, por

agresivitet migjenian ndaj kishës dhe pushtetit të atëhershëm nuk kishte kurrfarë përjashtimi,

por përkundrazi ishte karakteristikë e kohës dhe ambientit në të cilin jetonte”9.

Vepra e Migjenit bëhet tepër aktuale për shoqërinë e kohës , jo vetëm për faktin që trajtonte

një laramani tematike, por gjithashtu situatat konkrete të ambientit (ambient ky ku e gjen

frymëzimin ky krijues ) jepen në mënyrë realiste, dhe në këtë kontekst mund të themi se

Migjeni është shkrimtari i parë i letrave shqipe që e solli realizmin si formacion letrar.

9 Ali Aliu, Vepra letrare 4, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.23.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

12

KREU II: TEMATIKA E NOVELAVE

2.1.Studenti në shtëpi

Në krijimtarinë letrare të Migjenit si në poezi ashtu edhe në prozë, lexuesi i veprës së këtij

krijuesi, ndeshet me një laramani njësish tematike që ngërthen në vete vepra e tij.

Migjeni më shumë se gjithçka i intereson esenca njerëzore jo vetëm si subjektivitet, por

sidomos si emancipim, si zhvillim, si progres10.

Po ashtu në veprën e tij parakalojnë një galeri e tërë personazhesh që artikulojnë ide e situate

të ndryshme, mirëpo që në shumë rrafshe kanë tipare të përbashkëta, këta protagonist

përgjithësisht i lidhë: protesta, revolta, mospajtimi, që të shumtave nuk arrin të depërtojë jashta

ndërgjegjjes së tyre.

Migjeni e ndjen thellë të huajësimin e gruas nga cdo gjë, bile edhe nga fryti i vet i pafajshëm.

Ajo, duke mallkuar frytin e vet, mallkon veten për paaftësinë për t’i bërë ballë asaj vuajtjeje.

Migjeni, përmes tragjdisë së gras, akuzon shoqërinë që e ka sjellë në gjendje të tillë.

Ndryshimet shoqërore sollën si rrjedhojë edhe ndërrimin e kodit moral të mjedisit. Varfëria do

ta zhvlerësojë këtë kod deri në masën që karakteristikat dalluese të etnopsikologjisë shiqptare

ta ndërrojnë fytyrën e vet. Familja shqiptare nis të rrënohet, prostitucioni merr hov në mjediset

ku nuk është parë asnjëherë më parë. Lufta për ekzistencë po e shkelte moralin e pastër familjar.

Në kushtet normale, një veprim i tillë do të duhej të vlerësohej në kuadrin e shkrupujve që

buronin nga ligjet e njohura, të cilat organizonin me shekuj jetën shoqërore të mjedisit shqiptar.

Në rrethana të tilla, Migjeni do ta tratojë problemin e prostitucionit11.

Cikli i novelave të qytetit të veriut që faktikisht është objekt trajtimi në këtë punim nis me

novelën “Studenti në shtëpi”. Nushi student mjekësie në një nga metropolet e Evropës, mer

lajmin nga brenda një periudhë shumë të shkurtër do të martohej Ageja, motra e tij.

Edhe pse ka disa vite që Nushi ishte ambientuar në një vend me botëkuptime të përparuara ku

liria dhe njeriu ishin sinonime, në ndërdijen e tij ishte fiksuar idea se fjala e babait ishte ligj.

10 Moikom Zeqo, Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit, Erik, Tiranë, 2011, f. 85. 11 Resmije Kryeziu, Migjeni dhe avangarda, në: “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Universiteti i

Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, Arbëria, Tiranë, Tiranë, 2004, f. 40.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

13

Nushi qytetin e tij të lindjes e gjen të zhytur po në atë prapambeturi që e kishte lënë, përveç

motrave që ishin rritur, ishte po ajo zymtësi e cila shtohet më tepër, kur Nushi mëson se motra

do të martohej kundër dëshirës së saj.

Antagonizmat që krijon kjo martesë i bien ndesh konvencave ngase Ageja dashuron shegertin

e burrit të saj Lulin (zog i dreqit) dhe kjo mospërfillje e martesës me apo pa dëshiren e gruas,

në shoqërinë e kohës përfundonte me vrasje.

Pikërishtnë këtë pikë është shumë interesante gjetja e Migjenit. Protagonist narrator që

faktikisht artikulon idetë e Migjenit proteston: “Unë jam pa moral, koncepti em menduar-mos

më thanë ideologjik nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo shoqni ma imponon” pra vetë ky

mosveprim tregon për ndërrimet që faktikisht po ndodhin.

Në qendër të novelës autori ka vënë tri personazhe që artikulojnë ide të ndryshme: babai i cili

mendon se fjala e tij duhet të jetë ligj pati apo s'pati të drejtë, Nushi student njeri që këndon

libra njeh kulturën perëndimore dhe kërkon ndryshime, Ageja e cila duhet mbyllur gojën, dhe

pa dëshirën e saj bëhet viktim e një rendi patriarkal që femrën e konsideronte asgjë më shumë

se plaçkë që shitet e blihet.

Përpjekja e protagonistëve të Migjenit, për përmbytjen e të vjetrave dhe sjellje e të rejave në

shoqëri, më shumë se në planin veprues jepet në planin vëzhgues, në kuptimin që personazhet

e këtij shkrimtari i karakterizon më shumë meditimi se militarizimi, pra vihet në pah ajo revolt

e brendshme e cila deomos reflektohet edhe në shoqëri.

Por faktikisht “protesta e shkrimtarit, ajo më e madhja është vetë akti i paraqitjes dhe i shkrimit

të letërsisë së situatave aktuale të kohës së vet dhe të ambientit të vet. Kjo nganjëherë është më

tepër se letërsi, është një guxim kërkues njerëzor”12.

12 Sabri Hamiti, Studime Letrare, vep. e cit., f. 515.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

14

2.2.Të qelen arkapijat

Në novelën “Të çelen arkapijat” që është një nga novelat më të realizuara të migjenit na janë

dhënë tablo të gjalla e të plota që pasqyrojnë fenomene të kohës, fenomene këto që kishin sjellë

mjaft ndryshime në konceptimin e botës, të asaj bote që gjithçka dukej bardh e zi.

Antagonizmat që lindin në shoqërinë e kohës ishin rezultat i ndryshimeve që ndodhnin,

ndryshime këto që shiheshin me skepticizëm të skajshëm ngase sipas konceptit të tyre këto

ndryshime do t'i bienin ndesh konvencave dhe si të tilla do të ishin të pa pranueshme.

Lajmi për heqjen e feregjeve në qytet pritet me shumë polemika, të vjetrit njerëzit dogmatik

këtë lajm e presin me shumë rezerva, këtë e dëshmon atmosfera në shtëpitë e tyre “Në tanë

shtëpinë një heshtje, sidur ndodhet dikush n'agoni të vdekjes. Po, ka agoni por jo mjerim”.

Ndërsa në anën tjetër ipet bota e pastër e Dritës motrës së Oso Bakallit e cila këtë lajm e prêt

me entuziazëm edhe pse për këtë nuk mund të flet hapur.

Vetë titulli i novelës “Të qelën arkapijat” është mjaft asociativ sepse aludon në hapjen e cila

çliron njeriun nga paragjykimet që janë denigruese si për individin ashtu edhe për shoqërinë, e

që faktikisht sjellin vetëm një moral të rrejshëm i cili krijon mosbesim.

Ngjarjet në novelat e Migjenit rëndom vendosen në Shkodër dhe malësinë e saj, pra janë këta

protagonist të një ambient që në vete ngërthen antagonizma të çfarëdo lloji.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

15

2.3.Bukën tonë të përditshme falna sot

E tillë eshtë Lukja te novela “…Bukën tonë të përditshme falna sot…” e cila personifikon tipin

e vajzës së përdalë, e që është një ndër të shumtat që ka qyteti, e shtrënguar që ta fitoj bukën e

gojës Lukja detyrohet ta ushtroi profesionin e prostitutës.

Ajo do të bëhet shtrati i preferuar i studentëve, i zotërive i të gjithë atyre që kishin mundësi t'i

japin Lukes për një natë tre lekët. E gjendur përballë vështirësive të shumta që kishte rënduar

fati mbi të, ajo vendosi që të martohet, por fati nuk i ecën ngase ajo martohet me një kallajgji

të falimentuar. Shkallën më të lartë të tragjicitetit Lukja e arrin kur përfundon e çmendur në

duart e policisë.

Migjeni përmes figurës së Lukes ka krijuar prostitutën tipike të qytetit të varfër e cila me gjithë

bukurinë e saj nuk kërkon më shumë se tre lekë, pra përmes kësaj figure Migjeni demitizon

iluzionin për jetën e lumtur të malësisë e aq më tepër, kjo është vetëm historia e njërës nga ato,

që nuk janë të pakta në këtë ambient.

Dhembja që ndjen për Luken protagonist narrator bën që asaj t'i mvesh atribute që për një

prostitutë do të ishin absurd, përshkrimi i saj si : hyjneshë e dëshirueme, mëshirplotë, janë

rezulyay, pra i dhembjes qe ndjen tregimtari për këtë qënie që është zënë në zgripc të jetës ë

zhytur në vuajtjen e saj.

Në novelën “Bukën tonë të përditshme falna sot”, që është një nga novelat më të realizuara të

Migjenit si në aspektin ideor e motivor, poashtu edhe në përshkrimin e rrjedhës kronologjike

të ngjarjeve, autori jep tablo të gjalla nga jeta e varfër familjare që e shpie familjen në degradim.

Kola me të shoqën dhe djalin e tyre Lilin janë në kulmin e varfërisë, i gjendur përball këtij

fakti, Kola i cili kishte kohë që kishte mbetur pa punë, i nxitur edhe nga miqtë e tij merr rrugën

për kryeqytet në shpresë se atje do ta gjej shpëtimin.

Përkundrazi ky udhëtim bëhet shkak që i shpie familjen në degradim, ngase e ëma e Lilit është

e detyruar që ta mbaj Lilin, qoftë kjo edhe mënyrë e pamoralshme, haraqin që duhet ta paguaj

kjo grua e ndershme dhe tepër i shtrenjtë ngase ajo detyrohet të shes trupin e saj për të fituar të

holla për ta mjekuar djalin. Është kjo shkalla më e lartë e tragjicitetit që e përjeton një grua e

moralshme siç ishte e ëma e Lilit.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

16

Pra "lufta midis ndjenjës dhe detyrës" (B.Krasniqi) e shtyen njeriun jo rrallë të ndërmarrë hapa

absurd, përballë kësaj vështirësie vihet gruaja e cila duhet të veproj kundër ndërgjegjës së saj,

vetëm për të ekzistuar si qenie, si fizikus.

Kola përfaqëson njerun më tragjik në novelë ngase duhet heshtur edhe para kësaj katastrofe që

skamja i kishte gatuar.

Tragjikja si kategori e së keqes merr përmasat e saj të vërteta kur Kola shikon një vrimë në

dysheme: “ishte një vrimë shumë interesante” e cila aludon në humbjen totale, prapa së cilës

pritet vetëm shkatërrimi që tashmë ishte ndodhur.

Cikli i novelave të Migjenit është shumë i realizur për faktin se në vete ngërthen një gjerësi

tematike, gjerësi kjo që realizohet përmes fondit të pasur të shprehjes gjuhësore e artistike, që

posedon ky krijues.

2.4. Zoti të dhashtë

Te tregimi tjetër “Zoti të dhashtë” shkrimtari prek dimensionin e varfërisë dhe i indiferentizmi

e shoqërisë dhe njerëzve të pasur ndaj fenomenit. Lëmosha dhe lypsia dalin në skenë dhe këto

ngërhejnë një refren që tingëllon dhembëshm “më fal një gjë zotri”, ndërsa referenti tjetër që

marrim si përgjigje Zoti të dhashtë sikur dëshirohet të jetë kumbues, ngaqë lidhet me mos

ndryshimin e gjendjes. Shtresat e pasura dhe vetë pushteti sikur nuk ishin të interesuara që

varfërinë ta zgjidhim. Nuk kishte solidarizëm brenda njerëzve të asaj kohe. Lypësi bredh derë

më derë në kërkim të bukës, ngaqë ka një tufë me fëmijë, por dështon në dështon në këtë kërkim

të saj dhe kthehet i zhgënjyer në realitetin. Protesta e Migjenit nuk është fshehtë, por e hapur.

“Zoti të dhashtë” është tregim ku spikatë si asnjëherë më parë amoraliteti i një shoqërie,

qëndrimi refuzues ndaj njerëzve të saj, që megjithatë se janë të varfër e duan atdheun e tyre.

Lypsi shtrëngoi dhambët për ta ndalë gjuhën e cila ishte gati të kalojë kufinin e njerzis.

Shtrëngoi dhe grushtat, e thoit që tash sa kohë nuk i kishte premë, iu ngulën në dhanat e duerve.

Përpara vetes nuk shef asgja tjetër, veç objekte mnie. I bjen ndër mend koha kur s’ka pasë

nevojë me lypë. Përkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat që vijoshin ditë shtune në prakun e

dyqanit të tij, kur ishte farkëtar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse janë shumë lypsa. Kujt

t’i epet ma parë? Arsyetonte lypsi së fundi.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

17

E njëjta tematikë, por nga një këndvështim tjetër preket edh te proza tjetër Legjenda e misrit.

Në këtë tregim lajmi për shprëndarje të misrit sikur gëzon fshatarët, të cilat janë burra me

krenari të pakthyshme, por kur është në pytje sigurimi i ushqimit, ata sikur thyjnë këtë krenari.

Kokrrat e misrit që bien nga thesi i shqyer ngriten si apoteozë,si diçka e shenjtë. Shkrimtari

këtu vë theksin në kokrrat e shpëtimit nga uria. Dialogu i fshatarve jepet me një plasticitet.

Tematika speciale e shtruar nga Migjeni në vazhdimësi në prozën tregimtare e bënë Migjenin

shkrimtar të revoltës e protetestës, shkrimtar të reja.

KREU III: Proza e Migjenit

3.1. Personazhet

Në këtë pjesë të këtij punimi do të flasim për përsonazhet e veprës së Migjenit, konkretisht për

protagonist që hasim në novelat e qytetit të veriut, novela këto që janë objekt i këtij punimi.

Migjeni kërkon studim shumë disiplinor. Për më tepër ky studim duhet të jetë sublimimi i një

kulture të shumanshme dhe të përgjegjshme. Asnjë dashuri sentimentale, ansjë ledhatim nuk

mund të depërtojë në labirintin në dukje kaotik të veprës migjeniane. Migjeni është i vështirë

në dukje të parë. Ai është shumë i thellë por jo i errët. Ai është jashtëzakonisht shqetësues, por

jo i frikshëm. Loja për ta klasifikuar Migjenin mund të jetë gjithmonë e brishtë madje shpesh

edhe e dështuar. Kështu ndodh me të gjithë shkrimtarët që kanë bërë epokë13.

Që në nismë do të flasim për mënyrën e ndërtimit të përsonazheve nga ana e autorit, qëndrimin

e këtyre përsonazheve përballë situatave jetësore, gjendjen emocionale e psikologjike të tyre

etj.

Moderniteti i prozës së Migjenit qëndron jo vetëm në plan të formës përmbajtësore, por

sidomos në formën e shprehjes artistike që u jep këtyre problemeve një trajtë artistike të

pashoqe në letërsinë shqipe14.

Pra si funksionojnë këta protagonist në veprën e tij dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet tyre,

ndërtimi i tyre si karaktere. Që në fillim duhet cekur se intenca e Migjenit është që në

13 Moikom Zeqo, Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit, Erik, Tiranë, 2011, f.80. 14 Blerina Suta, Koliqi dhe Migjeni në kuadrin e modernizmit të letërsisë shqiptare të viteve ’30, në: “Fenomeni i

avanguardës në letërsinë shqiptare”, Universiteti i Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i

Letërsisë, Arbëria, Tiranë, Tiranë, 2004, f.192.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

18

krijimtarinë e tij të mos krijoi personazhe të tipit negative në njërën dhe pozitiv në anën tjetër,

apo bardh e zi.

Përgjithësisht personazhet e këtij krijuesi kanë karakter revoltues, protestues, mohues, ndaj një

rendi, që shpie shoqërinë në degradim, ndaj një rendi arkaik, që mbizotëronte në shoqërinë e

kohës.

Përmes figurë së Nushit, Migjeni, ka krijuar tipin e protagonistit, i cili nuk pajtohet me një rend

patriarkal, mirëpo që është i pafuqishëm përballë këtij rendi, që faniste ëndrrat e të rinjëve dhe

shpiente njeriun në degradim.

E Nushi ndëgjon. Don me qenë djal i mirë. Si mos me ndëgjue babën, i cili e lindi, e rriti dhe e

bani kaqi. Pa le mos ndëgjo. Me gjith se kundra ndergjegjes së vet, Nushi ndëgjon. Nga fjalët

e t’et i shtrembnohet fytyra, por me ndëgjue-ndëgjon. Ndëgjojnë edhe vllaznit e motrat, të cilët

kanë ndejun për rreth dhe të gjithë janë bamë vesh. Pa le mos ndëgjo. Ndëgjon dhe nana në

dhomë të zjarrit fjalët e burrit të vet dhe me një frigë çuditet për ditunin e madhe të

bashkëshortit15.

Ageja përfaqëson vajzën e cila nuk proteston hapur kur i bëhet e padrejta dhe e martojnë për të

vjetrin, mospajtimi i saj me këtë rend, vihet në pah kur ajo dashuron Lulin dhe tradhëton burrin

e saj, pra është ky një gjest i Ages, që ka për qëllim prishjen e këtij rendi, i cili e shtyen njeriun

të marrë veprime kontradiktore.

E në shtëpi t’Agës sundon harmonija e plotë. Kushdo që të thotë se aty ka shamat, grindje, ose

diçka tjetër-dajak si thonë-rren, kushdo që ta thotë rren. Aty mbretnon harmonija e plotë. Qe

për shembull: burri vjen nga pazari, prej pune, në mbramje, e Agëja ban çmos që ai ta gjejë

shtëpin sa ma komode, për t’u shpëlodhë nga puna e ditës; mandej e pvesin shoqi-shoqin si e

kaluen ditënm, a u merziten, çka ka të re. Agëja të gjitha këto komplimente familjare i bante

disi ftoftë por sinqerisht. E burri, në përkëdheljet e ndjenjavet, shkonte edhe ma larg; i u avitte

Agës, e kapte për qafe me dy gishta, me erë të dhjamit dhe ashtu si kapen fëmitë e vegjël, ia

ledhatonte flokët, ose qafën, e shikonte me sy admirues rreth mezit dhe i kënaqun me lumnin

familjare ndezte cigaren, çonte gotën e raiks dhe ia niste bisedën së përditshme. Agëja u sillte

15 Migjeni, Poezi e prozë, Enti për botimin e teksteve i republikës socialiste të Serbisë Beograd-1963, f.105.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

19

poshtë e naltë nepër dhomën e zjarmit tue bamë punë, ndëgjonte fjalët e burrit dhe i u përgjigjte

aty ku duhej16.

Personazhet e Migjenit më tepër përfaqësojnë ide, pra tendencë e tyre është më shumë ta ruajnë

një rend, një vizion, qoftë arkaik se sa të ngrihen kundër individit të caktuar.

Këtë mund ta ilustrojmë me shembullin e Oso Bakallit dhe Dritës, vëllai ngrihet kundër motrës

jo se ai e urren motrën e tij, por faktikisht kjo revoltë vije si pasojë e një fakti, ngaqë njerëzit i

frikësoheshin ndyshimeve, që faktikisht po ndodhnin në shoqërinë e kohës.

Nuk dij besa. Por Osja ka ardhë i idhtë si zehri, ka thirë nanën, dhe unë prigjova kur i tha që

mos me dlë asnjena prej shtëpije.

Osja rri në minder, pinë cigare mbas cigare, dhe mendon gjithçka dhe asgja nuk mendon. Po,

mendon se si mashkujt janë me të vërtetë të këqijë, si kanë qejfë me e pa te puna ma e keqe. I

dinë Osja mendimet e mashkujvet se dhe vetë asht mashkull. Dhe ai vetë mendon ashtu me

gjithë të katërdhetë vjetët e tija dhe me gruen pranë17.

Në krijimtarinë letrare të Migjenit parakalojnë një galeri e tërë protagonistësh, që në vepër kanë

funksione të caktuara, determinant e të cilëve është vënia në pah e botës shqiptare prej një këndi

realist.

Lukeja është një tjetër personazh shumë i realizuar në veprën e Migjenit. Ajo faktikisht boshti

rreth së cilës zhvillohen ngjarjet, mirëpo duke qenë vetëm një malësore e thjeshtë fatin e së

cilës e kishin me dhjetëra shoqe të saj, pra fatëkeqësia e saj tek lexuesi më shumë shkakton

revoltë se keqardhje.

Figrua e Lilit te novela “Pak poezi” është mjaftë mbreslënëse edhe pse tek lexuesi në njërën

apo tjetrën mënyrë, mund të shkaktojë një dozë revolte ngaqë “Poeti i madh, që kishte arritur

të gjente vajzën e idealeve të tij, kishte rënë vetë viktimë e opinionit mbi të cilin ai ngrihej me

shpatë në veprën e tij”18.

16 Migjeni, Poezi e prozë, Enti për botimin e teksteve i republikës socialiste të Serbisë Beograd-1963, f.115. 17 Migjeni, Poezi e prozë, Enti për botimin e teksteve i republikës socialiste të Serbisë Beograd-1963, f.118-119. 18 Rinush Idrizi, Migjeni, vep. e cit., f. 158.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

20

Kola përfaqëson përsonazhin më tragjik përgjithësisht në novelat e Migjenit, tragjikja te ky

personazh merr përmasat e saj të vërteta, sepse njeriu duhet mbyllur gojën, qoftë edhe atëherë

kur lufta për ekzistencë e detyron të shes nderin e tij.

Duke qenë personazhet e Migjenit njerëz të thjeshtë të një ambienti të kamur, fati i tyre tragjik,

te lexuesi më shumë shkakton revoltë sesa keqardhje.

Për fund të kësaj kaptine mund të themi se qëllimi final i Migjenit është përmes këtyre

protaginistëve, të vë në pah probleme të shumta me të cilat ballafaqohej njeriu i kohës, pra

kërkon, që vëmendja e njeriut tonë më shumë të përqendrohet në gjendjen faktike të një ambient

të kamur, siç qe Shkodra e viteve 30-ta, sesa në personazhin e caktuar, edhe pse kjo deri diku

është iluzore ngase lexuesi e ka të pamundur të mos mishërohet me një nga protagonist të

shumtë të këtij krijuesi.

3.2. Dyshimet e Migjenit

Migjeni si krijues hyri në letërsinë shqipe, në kohën e vlimeve të mëdha letrare, dhe të situatave

të ndërlikuara jetësore që gatuante koha. Letërsisë shqipe të asaj kohe i shtohet një krijues i ri

në moshë, por më talent të jashtëzakonshëm, një “rebel”, një antikonformist, një revoltues, një

protestues, një përjashtues.

Migjeni sikur dëshiron dhe ia arrin që me vepër “të na i përkujtojë të gjitha ato që nuk i

venerojmë, duke na detyruar t’i shohim dukuritë që nuk i kemi parë, ndonëse kanë qenë tërë

kohën para syve tonë19.

Migjeni nuk ishte rob i tabuve përkundrazi rrënues i tyre, këtë e dëshmon fakti se ai që në

moshë fare të re nga seminari faktikisht del si një antiseminarist pra “Mund të thuhet pa e

tepruar se kjo ishte një antishkollë e vërtetë për të.

Në vend të devotshmërisë ndaj fesë ajo do t'i nxisë përçmimin ndaj saj, në vend të përvuajtjes,

krenarisë, në vend të mospërfilljes për gëzimet e jetës, etjen për to, madje në skajshmërinë e

tyre, atje ku feja sfidohej më vdekshëm: mekatin, erotizmin gjer në incest etj…”20.

19 Rene Velek, Ostin Voren, Teorija knjizevnosti, Beograd, 1974, f. 35. 20 Ismail Kadare, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 1991, f.20.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

21

Migjeni ishte i veçantë si në letërsi ashtu edhe në jetë për shumë shkaqe.

Së pari mbi supe barti sëmundjen e tuberkulozës, pastaj mbetet pa prindër në moshë fare të re,

shkollohet në një rreth ku megjithatë ndjehet i vetmuar, të gjitha këto faktikisht reflektohen në

krijimtarinë letrare të tij edhe pse në thellësinë e tij nuk i ndjente siç thoshte në një rast: “Dy

anmiq konkurojnë me mi afrue qefinat e vdekjes: qeveria dhe TBC-ja; porn ë thellësinë teme

unë këto s'i shof ”.

Në kohën kur shfaqet Migjeni si krijues, Shqipëria gjendej nën një udhëheqës liberal siç

dëshmojnë faktet e kohës, ky fakt kishte bërë që në Shqipërinë e asaj kohe shfaqen poetë,

shkrimtarë, artistë që idetë, pikëpamjete tyre i shfaqnin hapur, në këtë kontekst paralelisht

shkrimtarë që himnizonin të kaluarën, shkrimtarë që jetën që jetonin, shkrimtarë që protestonin

dhe nuk pajtoheshin me realitetin, por, megjithatë; cila kohë, cila periudhë apo cila epokë nuk

ngërthen në vete të gjitha këto vullnete, pikëpamje, vizione.

Prandaj, teza se krijimtaria letrare e Migjenit është kryekëput, armë kundër regjimit

“antipopullor” bie poshtë dhe në këtë pikë jemi në një mendje me kritikun M.Raifi ku ndër të

tjera thotë: “Del e njëanshme kritika e cila e sheh veprën e Migjenit vetëm armë, liftë, e

demaskime të regjimit, antipopullor dhe shumë pak i lë vend intimitetit të poetit”21, intimitet

ky që përshkon tërë krijimtarinë letrare të tij.

Intenca e Migjenit është që në veprën e tij të pasqyroi jetën faktike të shqiptarëve në Shqipërinë

e viteve të 30-ta, por këto peripeti e sakrifica nuk duhet parë si pasojë e ndonjë drejtuesi të

paaftë, apo tirani, por faktikisht këto ishin problem të trashëguara nga brezi në brez, e që do t'i

vuante edhe brezi i shkrimtarit të ri.

“Ndalesat-ndjenja e fajit-revolti- janë tri kuptime qëndrore me të cilat Migjeni ndërton botën e

tij tregimtare dhe poetike.

Termi i parë nënkupton autoritete (familja dhe institucionet në përgjithësi), termi i dytë ka të

bëjë me irracionalen për shkak të agresivitetit dhe termi i tretë i referohet lirisë së veprimit, të

njeriut dhe krijuesit dhe indinjatës së tij si pjesëtar i shoqërisë.

Në këtë mënyrë ai e gjeti rrugën e vetme dhe domethënien më humane të krijuesit: Revoltin.

Kjo është merita e tij më e madhe si njeri e krijues22.

21 Mensur Raifi, Fan S.Noli dhe Migjeni, Rilindja, Prishtinë, 1979.f.133. 22 Po aty, f. 147.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

22

Dikush ka thënë me të drejtë se “vargun e pjell revolta”, po ashtu është e drejtë nëse thuhet se

krijimtaria letrare e Migjenit është pjellë e kësaj revolte që ia kishte shkaktuar sëmundja që në

rininë e hershme, revolt që ia gatuanin situatat jetësore me të cilat ballafaqohej personaliteti i

tij.

Vepra e migjenit ka karakter përjashtues, pra është antikonformiste siç që edhe jeta e tij e

shkurtër por shumë domethënëse.

Përfundimisht, duhet thënë se Migjeni ishte shkrimtari i parë novator i letrave shqipe në atë

epokë, që në kontekst me letërsinë mund të quhet epoka migjeniane.

3.3. Gjuha pikëlluese e prozës së Migjenit

Në tregimet e skicat, ashtu sikur në poezitë e tij, rrihet nga Migjeni vazhdimisht ideja se jeta

shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale, se vlerat shpirtërore kushtëzohet nga jeta materiale,

se vlerat shpirtërore e morale shkatërrohen në kushtet e mjerimit e vuajtjve të shumta të jetës

së shtresave të varfëra.Me dhembje e revoltë ai tregon se si dinjiteti legjendari malësorit, nderi

i malësores, dhe i qytetarës së varfër kanë marrë fund për ekzitencë në vështërsinë për t’i

siguruar një cope bukë a për ta shpëtuar nga vdekja.

Në krijimtarinë e tij, Migjeni e shprehu bindjen se përderisa të mos përmbysen idhujt e jetës së

vjetër, gjtihçka, në jetë e qytetit dhe të fshatit do të mbetej në gjendjen ekzituese, në mjerim

dhe varfëri. Në prozën e tij mjerimi, uria, konservatorizmi,degjenrimi, kanë një burim: shtypjen

dhe shfytzimin, që mbrohen me ligj nga rendi në fuqi.

Ky qëndrim ndaj realitetit, i cili një kundërvënie edhe ndaj krijimeve të autorve kosnservartivë,

jepet nëpërmjet një konflikti të fuqishëm,dramatik. Në këtë prozë kemi një ekulibrim ndërmjet

shpërthimit lirik tëemocioneve dhe veprimit dramatik e përdorimit mjeshtëror të fjalës. Ai

shkroi me dashuri e pikëllim për ata njerëz,që e shkonin jetën në kthetrat e mjerimit,kurse për

shkaktarët e vërtet të kësaj gjendje ai dredhi urretjen dhe përbuzjen. Migjeni e trajtoi vesin në

prozën e tij si dukuri të një jete që brehej nga kontraditat e thella dhe jo mbi bazën e

instiktit,ndaj ai arriti të sjellë në letërsinë tonë përgjithsime të rëndësishme ideoartistike.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

23

Personazhi i prozës së Migjenit është punëtori i papunë, malësori qëi ka harruar hyjnitë e tij

dhe i përgjirohet kokrrës së misrit, nëna që mallkon pjellën e vetë e që detyrohet të shes

vetëvetën, e reja dhe i riu të cilëve jeta patriarkale, me ligje e norma mesjetare, u than ndenjat,

shpresat dhe ëndrrat rinore. Në tregimin e tij Migjeni trajtoi problemet më të rëndësishme të

kohës dhe u bë shprehës i kontraditave të saj. Personazhet e tij janë tipizime të plota të një

shtrese të caktuar të shoqërisë së kohës.

Ai nuk përshkruan ato, por i krijon me të zbërthimeve të thella. Gjuha që ka përdorur Migjeni,

apo leksiku i fjlëve të këtij varianti është shumë i qartë dhe nuk përbënë ndonjë vështërsi në

gjetjen e kuptimit të fjalve. Tek struktura e prozës është prezente renditja si duhet e fjalve në

fjali dhe fjalitë, janë koherente dhe në funksion të temës dhe idesë kryesore.

Një meritë tjetër është se Migjeni ka krijuar fjalë të reja, neologjizma, ndërsa ka rikuptimësuar

sinonimet apo shprehjet sinonimike duke e gjallëruar gjuhën dhe stilin e tij. Ky ishte Migjeni

ynë i madh që ndjeu pulsin e popullit të tij, prandaj me të drejtë mund të thuhet se Migjeni në

letrat shqipe solli një frymë të re novatore në shtjellimin e tematikës së kohës, dhe iu rreth

zgjidhjeve të reja.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

24

PËRFUNDIME:

Krijimtaria letrare e Migjenit, përveç tjerash, është e rëndësishme edhe për faktin se në mënyrë

insistuese e të organizuar inkuadron psikologjinë e lexuesit në vepër, veçanti kjo e krijuesit

gjenial. Nga sa u pa gjatë analizës së kësaj krijimtarie, mund të themi pa u hamendur, se vepra

e Migjenit është e mbaruar si në planin ideor e motivor, ashtu edhe në planin stilistik e gjuhësor,

si në formimin e karaktereve letrare, ashtu edhe në rrjedhën kronologjike të ngjarjeve.

Linjat nëpër të cilat zhvillohet ngjarjanë novelën e këtij krijuesi, janë të qëndrueshme, pra

ndjekin një vijë paralele për t'u gërshetuar më vonë, elemrnt ky që ndihmon në rrjedhën

fabulative të ngjarjeve. Novela e Migjenit në të shumtat trajton një motiv të vetëm që në

përceptimin e lexuesit del si motiv i jashtëzakonshëm.

Qëllimi primar i novelës së këtij krijuesi është gjithnjë ta befasoj lexuesin, ta prek atë në

ndjenja, për atë zakonisht Migjeni në veprën e tij trajton tema të tilla të dhimbshme, prekëse

teksti I së cilës ndërtohet më anë të rrëfimit.

Dialogu në novelat e Migjenit përdoret mjaft rrallë, (zakonisht personazhet e këtij krijuesi,

bluajnë në mendjen e tyre situate të caktuara), dialogu të shumtave kallëzohet me fjalë të

përgjithshme që përshkruajnë situate konkrete.

Përgjithësisht në novelat e tij jepen fragmente nga jeta faktike e një ambient të kamur, pra

trajton tema nga jeta shoqërore e kohës, ku narrator është gjithnjë prezent, dhe në këtë kontekst

ndërhyrjet e tij janë të shpeshta.

Duke u mbështetur në krijimtarinë letrare të Migjenit dhe bujën që e bëri kjo krijimtari, vijmë

në përfundim se Shkodra e viteve të 30-ta, letrave shqipe i fal një bir, “birin e shekullit të ri”,

që bëhet zëri më kumbues i kohës. Fare në fund le të shpresojmë se ky punim do mund të

konsiderohet si version i mundshëm që ndihmon në interpretimin e novelave të migjenit, novela

këto që janë edhe objekt i këtij punimi.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · qymyr, zotni?, Luli i vocër, Puthja e Cubit, Studenti në shtëpi, Të çelen arkapijat, Historija e njeres nga ato, Buken tonë të përditshme

25

BIBLIOGRAFIA:

Aliu, Ali, Vepra letrare 4, Rilindja, Prishtinë, 1980.

Fetiu, Sefedin, Vepra e Migjenit dhe kritika e saj, Prishtinë, 1984.

Hamiti, Sabri, Studime letrare, shblu, Tiranë, 2003.

Idrizi, Rinush, Migjeni, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1992.

Iosifovna Eintrej, Gertruda cit. sipas M.Raifi "Lasgushi, Noli, Migjeni".

Kadare, Ismail, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, 8 Nëntori, Tiranë, 1991.

Kryeziu, Resmije, Migjeni dhe avangarda, në: “Fenomeni i avanguardës në letërsinë

shqiptare”, Universiteti i Tiranës, fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i

Letërsisë, Arbëria, Tiranë, 2004.

Migjeni, Poezi e prozë, Enti për botimin e teksteve i republikës socialiste të Serbisë Beograd-

1963.

Raifi, Mensur, Fan S. Noli dhe Migjeni, Rilindja, Prishtinë, 1979.

Suta, Blerina, Koliqi dhe Migjeni në kuadrin e modernizmit të letërsisë shqiptare të viteve ’30,

në: “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, Universiteti i Tiranës, fakulteti i Historisë

dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, Arbëria, Tiranë, 2004.

Velek, Rene, Voren, Ostin, Teorija knjizevnosti, Beograd, 1974.

Zeqo, Moikom, Migjeni, arkitekti i nëndheshëm i qiellit, Erik, Tiranë, 2011.