FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit...

16
aa MESAZHE URIMI PËR FA NË FESTËN E VITIT TË RI 2016 Të nderuar gjeneralë, ushtarakë dhe punon- jës civilë, Sot është dita e fundit e një viti plot me ngjarje, me gëzime, me punë, me gjëra personale, gjëra që kanë ndodhur në habitatin dhe në mjedisin ku jetojmë. Besoj se të gjithë kemi reflektuar nga pak lidhur me çka ka ndodhur këtë vit dhe shumëkush prej nesh, edhe ata që nuk besojnë, kanë shpresuar të lexojnë horoskopin për të parë çfarë ndodh në vitin tjetër. Në fakt, unë nuk jam një njeri i bestytnive dhe horoskopin megjithëse e lexoj nuk e besoj, sepse mendoj se njeriu horoskopin e tij e bën vetë, por sigurisht i ndi- hmuar ose edhe i penguar edhe nga mjedisi ku zhvillon jetën dhe aktivitetin e tij. Unë shpresoj që ambienti juaj i punës për këtë vit që po shkon të ketë qenë mjaftueshmërisht mbështetës për ju dhe miqësor. Për aq kohë sa jam munduar ta bëj këtë, sigurisht e ndihmuar nga të gjithë... EMERGJENCAT CIVILE faqe 6-7 » FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së përmbytjeve Kthehet në atdhe Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 1 (82652) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 janar 2016 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 10 » Prezantimi Afganistan Pas një drejtimi me profesionalizëm nga kolo- nel Tonin Marku dhe emërimit të tij në një detyrë tjetër, shtabi i Forcës Toksore tashnë do të drejtohet nga kolonel Arben Toska. ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në ambi- entet e Komandës së Forcës Tokësore... Të dashur kolegë të mi ushtarakë, të dashur familjarë, i dashur vendi im. Po ju shkruaj nga Aganistani i largët, Afganistani i përgjakur që me vështirësi po e gjen rrugën e paqes, nga Afganistani ku besimi në zot është ai islam. E di që kur letra ime të mbërrijë tek ju ditët... Kolonel Arben Toska në krye të Shtabit të Forcës Tokësore Letër e një ushtarakeje mision në Kabul faqe 5 » faqe 5 » faqe 2-4 »

Transcript of FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit...

Page 1: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 1

aa

Mesazhe uriMi për Fa në Festën e Vitit të ri 2016Të nderuar gjeneralë, ushtarakë dhe punon-jës civilë, Sot është dita e fundit e një viti plot me ngjarje, me gëzime, me punë, me gjëra personale, gjëra që kanë ndodhur në habitatin dhe në mjedisin ku jetojmë. Besoj se të gjithë kemi reflektuar nga pak lidhur me çka ka ndodhur këtë vit dhe shumëkush prej nesh, edhe ata që nuk besojnë, kanë shpresuar të lexojnë horoskopin për të parë çfarë ndodh në vitin tjetër. Në fakt, unë nuk jam

një njeri i bestytnive dhe horoskopin megjithëse e lexoj nuk e besoj, sepse mendoj se njeriu horoskopin e tij e bën vetë, por sigurisht i ndi-hmuar ose edhe i penguar edhe nga mjedisi ku zhvillon jetën dhe aktivitetin e tij. Unë shpresoj që ambienti juaj i punës për këtë vit që po shkon të ketë qenë mjaftueshmërisht mbështetës për ju dhe miqësor. Për aq kohë sa jam munduar ta bëj këtë, sigurisht e ndihmuar nga të gjithë...

eMergjencat ciVilefaqe 6-7»

FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së përmbytjeve

Kthehet në atdhe Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës

ushtriaViti i 70-të i botimit nr. 1 (82652) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes e premte, 8 janar 2016

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] 10»

prezantimi

afganistan

Pas një drejtimi me profesionalizëm nga kolo-nel Tonin Marku dhe emërimit të tij në një detyrë tjetër, shtabi i Forcës Toksore tashnë do të drejtohet nga kolonel Arben Toska. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në ambi-entet e Komandës së Forcës Tokësore...

Të dashur kolegë të mi ushtarakë, të dashur familjarë, i dashur vendi im. Po ju shkruaj nga Aganistani i largët, Afganistani i përgjakur që me vështirësi po e gjen rrugën e paqes, nga Afganistani ku besimi në zot është ai islam. E di që kur letra ime të mbërrijë tek ju ditët...

Kolonel Arben Toska në krye të Shtabit të Forcës Tokësore

Letër e një ushtarakeje në mision në Kabul

faqe 5»

faqe 5»

faqe 2-4»

Page 2: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 20162 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDha

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita hysaj

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert Zholi

Gazetarë:saimir alijaetleva sMaçi

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka ins-pektuar përgjatë ditës së sotme disa zona të përm-

bytura nga reshjet në rrethin e Lushnjës dhe të Durrësit. Fillimisht ajo ishte në fshatin Çermë të Lushnjës, ku gjendja në këtë zonë është rënduar më tepër për shkak të daljes nga shtrati i lumit Shkumbin. Këtu zonja Kodheli pati një takim me deputetin e zonës, z. Erjon Braçe dhe kryetarin e njësisë administrative të Divjakës, si dhe in-spektoi forcat ushtarake të angazhuara në përballimin e situatave të përmbytjeve në këtë zone. Aktualisht Forcat e Armatosura në Çermë të Lushnjës kanë angazhuar 54 forca, nga këto 20 janë të Komandës Mbështetëse dhe 34 të Forcës Tokësore. Gjithashtu këtu punojnë 7 mjete transporti, 3 nga KM dhe 4 nga FT, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe 1 eskavator. Forcat ushtar-ake kanë pasur një bashkëpunim të mirë me pushtetin lokal dhe banorët e zonës. Ndërkohë filloi edhe hedhja e thasëve me rërë nga ajri nëpërmjet helikopterit Cougar, me të cilët

do të mbyllet argjinatura e çarë nga lumi Shkumbin. Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka shkuar në Katundin e Ri, të Shijakut, ku ka parë nga afër gjendjen e krijuar

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli inspekton zona të përmbytura në lushnje dhe Durrës

Ka disa ditë që reshje të dendura shiu dhe dëbore kanë përfshirë mbarë

territorin e vendit tonë, duke shkak-tuar mjaft problematika dhe vështirësi serioze për jetën e banorëve në shumë zona. Për të përballuar këtë gjendje të rëndë, bazuar edhe në në kërkesat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, prej dates 6 janër 2016 e në vazhdim, Forcat e Armatosura janë angazhuar me trupa dhe mjete në disa rajone të përmbytura. Në ballë të tyre qëndrojnë struktura të Komandës së Mbështetjes, të Forcës Tokësore, Forcës Ajrore etj. Anga-zhimi i tyre në zonat e përmbytura ka konsistuar në kryerjen e operacioneve për evakuimin e banorëve që u janë përmbytur banesat apo rrezikohen të përmbyten nga vërshimi i ujërave; në riparimin e argjinaturave dhe zhbllo-kimin e kanaleve; shpëtimin e bagë-tive, si dhe brenda kësaj emergjence janë kryer edhe operacione kërkim-shpetimi. Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç, njesia administra-tive Lundër, Paskuqan, Ndroq, zona Babrru, Laknas dhe në disa pika të qytetit të Tiranës, në Shijak, Katund i Ri (Qarku Durrës) dhe deri në Gjoricë të Qarkut Dibër etj.

Angazhimi i kapaciteteve ushtarake në forca dhe në mjete në këto ditë ka arritur në mbi 250 forca, 30 mjete

transporti, 2 helikopterë, 2 eskavator, 6 varka dhe gomone, 1 kulle ndricimi, 3 motopompa, 2 motoskafë etj.

Gjatë ditës së djeshme trupat dhe mjetet e FA u përqëndruan sidomos në zonën e Katundi të të Ri të qarkut të Durrësit, ku evakuan 185 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet, ndërsa një helikopter i Forcës Ajrore kreu një operacion kërëkim-shpëtimi në kët zonë. Forcat Speciale dhe ato të Komandës Mbështetëse vi-juan të kontibuojnë për evakuimin

e banorëve që rrezikoheshin, si dhe për shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve për banorët në nevojë të kësaj zone. Ndërkaq, në meditën e djeshme nisënr rreth 50 forca në drejtim të Lushnjës. Nga Komanda Mbështetëse u dërguan 3 mjete veteshkarkuese me thasë me rërë për të mbushur argjinaturen e lumit Shkumbin, e cila rezikonte të permbyste zonën e Çermës, dy mjete traktorë me zinxhirë të Batal-ionit të Xhenios, 2 mjete transporti

me 20 persona dhe thasë bosh për tu mbushur në plazhin e Divjakes. Ndërsa FAj. Ngritën një një helikopter tjetër CUOGUAR, i cili u perdor për transo-prt thasësh me rërë nga plazhi i Divjakës për t’i hedhur në argjinaturen e çarë të lumit Shkumbin. Angazhimi i FA në këtë operacion humanitar ka vjijuar pandërprerë edhe përgjatë pasdites së djeshme dhe natës që kaloi. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura, vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me struktu-rat e Emergjencave Civile dhe me push-tetin lokal dhe po ndjekin më vëmendje situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të rëna në vendin tonë dhe problematikën e krijuar prej tyre. Ndërkaq, forcat dhe mjetet ushtarake që po veprojnë në terren në ndihmë të komunitetit do të vijojnë pa u ndalur angazhimin deri në përfundimin e këtij operacioni dhe normalizimin e situatës.

EmErgjEncat civilE

FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së përmbytjeve

FA kanë angazhuar mbi 300 forca, 35 mjete të ndryshme dhe 2 helikopterë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet. Vetëm në Çermë të Lushnjës, ku gjendja është më kritike, dje ishin angazhuar mbi rreth 60 forca nga strukturat e Komandës Mbështetëse dhe të Forcës Tokësore.

Gjithashtu këtu kanë punuar 7 mjete transporti, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe një helikopterte i Forcës Ajrore

dhe ka takuar banorë të kësaj zone, të cilët janë në kushte të vështira jetese. Ajo ka falënderuar trupat ushtarake që operojnë në këtë zonë dhe i ka kërkuar që të vijojnë angazhimin e tyre në ndihmë të popullatës në nevojë. Me këtë rast, ministrja Kodheli ka falënderuar të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët gjatë gjithë natës së shkuar dhe ditës së sotme kanë qenë në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura. Aktualisht FA kanë anga-zhuar në operacion rreth 300 forca, mbi 35 mjete të ndryshme dhe 2 helikopterë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet. Vetëm në Çermë të Lushnjës, ku gjendja është më kritike, janë angzzhuar mbi kanë angazhuar 54 forca, nga këto 20 janë të Komandës Mbështetëse dhe

34 të Forcës Tokësore. Gjithashtu këtu punojnë 7 mjete transporti, 3 nga KM dhe 4 nga FT, 1 eskavatorë, 1 rimorkiator, 2 motovarka dhe 1 eskavator.

Page 3: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 3zyrtare

Strukturat dhe efektivi i Ko-mandës Mbështetëse për shkak të reshjeve të dendura kalojnë 100% në gatishmeri. Situata

e reshjeve të shumta të shiut ka bërë që shtabi i KM-së dhe komandantët e reparteve vatëse të marrin të gjitha masat planizuese, organizative dhe drejtuese. U vunë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet operacionale që disponojnë repartet për përballimin e emergjencave civile, si dhe u dërguan në zonat e operacionit forcat dhe mjetet për përballimin e situates s ëkrijuar.

Nga datat 6-7 janar 2016 forcat dhe mjetet e KM-së u angazhuan në operacion në ndihmë të popullsisë dhe infrastructures në zonat e përmbytura në: Paskuqan, Babrru, Lundër, ish-Parku, Poliklinika Qëndrore, Ndroq, Tiranë, në zonën e Gjerovicës, Bulqizë, në Lezhë dhe në Shijak.

Në operacionet në ndihmë të popull-sisë civile Komanda Mbështetëse kryesisht është angazhuar në kryerjen e evakuimit të popullsisë, mjeteve, materialeve dhe gjësë së gjallë, largimin e ujit nga vendbanimet, përforcim argjinaturash etj.

Vlen për tu theksuar se me tu njohur me situatën e emergjencës strukturat e KM, nga shtabet deri në bazë kanë vepruar me shumë shpejtësi dhe saktësi, koordinimi midis strukturave ushtarake dhe atyre civile ka qenë në kohë dhe në krye të të gjitha operacioneve në terren ka qënë vetë komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj. Ai thekson se e rëndësishme për ne është jeta e njerëzve dhe ne do bëjmë të pa-mundurën në shpëtimin e tyre.

KM ka angazhuar në këtë operacion në terren 130 efektive dhe 31 mjete të ndryshme. Më konkretisht forcat dhe mjete e KM-së janë angazhuar:

- KM Bat MR angazhoi në zonën e Paskuqanit 40 efektivë, 7 mjetetrans-porti, 1 fadrome dhe 2 motopompa. U larguan ujrat nga 35 banesa; u perforcua argjinatura e lumit të Tiranës në pikat

Strukturat e Komandës Mbështetëse në ndihmë

të komunitetitKM ka angazhuar në këtë operacion në terren

130 efektive dhe 31 mjete të ndryshme

Trupat e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të FT në

plotësim të misionit kushtetues të tyre po japin ndihmën e tyre në shërbim të popullsisë civile në Qarkun e Lezhës. Rreth 40 efektivë të kompanisë së parë dhe 2 mjete të tipit ACM-80 u angazhuan në zonat e prekura nga përmbytjet, kryesisht në fshatin Fushë-Kuqe, ku dhe situata paraqitet më e rënduar. Puna e efektivave të k1b2k u përqendrua në evakuimin e 16 personave të bllokuar në zonat e përmbytura në drejtim të vendeve më të sigurta në Qarkun e Lezhës. Bashkë me trupat e b2k ishte dhe kryetari i bashkise së Laçit, z. Artur Bardhi, administratori i njesisë së Fushë Kuqes, z. Agron Ivani ku nga trupat tona u bë evakuimi i një familje rome prej 16 anëtarësh. Shkak për këtë ndërhyrje ishte shembja e shtepisë nga shirat. Nga kryetari i bashkise Laç familja rome mori dhe ushqime. Çdo gjë shkoi pa probleme dhe situata ne Fushë Kuqe është nën kontroll. Nga b2k janë në gatishmeri 50 ushtarake dhe 2 kamiona për çdo situatë.

Ky operacion është udhëhequr nga vullneti dhe puna e palodhur e komandantit të Batalionit të Dytë, kolonel Ylli Pulaj, i cili gjatë gjithë kohës në krye të operacionit ka mbajtur lidhje të ngushta me shtabin qendror të emergjencave civile. Pr-ezenca dhe gadishmëri për të përballuar situatën bëri të mundur zgjidhjen e të gjitha situatave të vështira të krijuara nga shiu i rrëmbyer në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu, dy mjete e tipit ACM-80 u vunë në dispozicion të

Qarkut të Lezhës për të qenë të gatshme për operacionin e shpëtimit dhe të evakuimit në rast se paraqitej nevoja. Ky operacion përfundoi në orët e vona të datës 06.01.2016.

Batalioni i Dytë të Këmbësorisë të FT vijon të jetë të gatishmëri të plotë me kapacitete njerëzore mbi 100 efektivë të gatshëm dhe me 8 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Nënkolonel Ediand Elezi

Batalioni i Dytë i Ft në mbështetje të banorëve të qarkut lezhë

me kritike, rreth 150 m argjinaturëe. Batalioni i Xhenios ka angazhuar 2 kamionë vetshkarkues në perforcimin e argjinatures. Gjithashtu në rezervat e shtetit në Lundër u angazhua një efektiv prej 10 vetash, 4 mjete 2 mo-topompa dhe një fadromr të Batatalionit të Xhenios. Ndërsa pranë Poliklinikës Qendrore në Tirane u angazhuan 17 efektivë, një mjet dhe u izoluan dhe u

vendosën rreth 50 thasë me rëvë për parandalimin e vershimeve.

Në Ndroq u angazhuan 30 efektivë, 2 mjete transporti, 1 bot uji, 1 zjar-rfikse, 1 gomone, 1 motorpompë në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe në ndihme të OSHEE për lidhjen e energjisë elektrike në kabinat e zonës që gjendeshin në ujë.

- KM Bat MR në zonën e Pallatit

me Shigjeta u angazhuan 10 efektivë, 1 motopompe, u vendosën rreth 200 thasë rëre, si dhe u larguan rreth 200 m3 ujë.

- KM DMR Burrel angazhoi në Gjoricë 25 efektivë, 2 mjete me bazën materiale të nevojshme, ndërsa Bat. Xhenios 1 ekskavator dhe 1 rimorkia-tor.

- KM Bat. Xhenios nisi drejt Lezhes

1 fadromë me efektivin përkatës.Ndërkaq, Qendra Mobi le e

Ndërlidhjes së KM ka koordinuar punën me të gjithë efektivat në operacion, ndërsa KM dhe shtabi i kësaj Komande ka qenë në gad-ishmeri të plotë për ndjekjen dhe drejtmin me sukses të trupave në operacion.

Kapiten K .Celibashi

‘ KM Bat MR angazhoi në zonën e Paskuqanit 40 efektivë, 7 mjetetransporti, 1 fadrome dhe 2 motopompa. U larguan ujrat nga 35 banesa; u perforcua argjinatura e lumit të Tiranës në pikat me kritike, rreth 150 m argjinaturëe. Batalioni i Xhenios ka angazhuar 2 kamionë vetshkarkues në perforcimin e argjinatures. Gjithashtu në rezervat e shtetit në Lundër u angazhua një efektiv prej 10 vetash, 4 mjete 2 motopompa dhe një fadromr të Batatalionit të Xhenios.

Page 4: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 20164 zyrtare

kush tjetër janë banorët e rrezikuar në zonat e përmbytura.Në Ndroq, në Laknas, Babrru, Shijak e Lezhë

Telefonatat nuk rreshtin në sallën operacionale, ashtu si shiu që nuk pushoi për asnjë çast gjatë 6 janarit deri në mesditën e 7 janarit. Nuk është hera e parë që Forcat e Armatosura ndeshen me këtë problematikë. Madje ndërhyrja e tyre duket vendimtare edhe për vetë faktin se ata kanë gjithë infrastrukturën e nevojshme për situata të tilla. Por kanë edhe vullnetin për të qenë të parët në shërbim të popullatës. Helikopteri Cou-gar, një ndër helikopterët më të kush-

tueshëm, që Forca Ajrore zotëron merr urdhër të ngrihet në fluturim rreth orës 15.20. Në sekretarinë e QBO gjithçka funksionon mbi bazën e procedurave ligjore për raste të tilla. Asgjë nuk i lihet rastësisë. Helikopteri niset për në fshatin Ndroq. Atje ka mbi njëzetë familje që rrezikojnë jetën për shkak të përmbytjeve. Evakuimi i tyre është emergjent. Tek shikon portretet e ban-orëve të lodhur e të frikësuar e kupton se mbërrijta e këtij helikopteri edhe pse i kushton shumë buxhetit të shtetit është një zgjidhje tepër e domosdoshme. Nuk

FA në gatishmëri e veprim në operacionet e shpëtimit

në zonat e pëmbyturaMoti dhe faktorët atmosfer-

ikë e vunë edhe njëherë tjetër në provë vendin tonë, menjëherë në ditët

e para të vitit 2016. Mjaftoi një sasi rreshjesh më tepër se norma dhe një numër zonash në rajone të ndryshme pësuan përmbytje që deri më tash jo në sajë të fatit, por në radhë të parë të punës së palodhur të Forcave të Armatosura janë përmbyllur me sukses pa shkaktuar viktima në njerëz. Edhe pse është një zinxhirë i tërë veprimi në rastin e emergjencave civile ajo që ngelet gjatë në kujtesën e njerëzve është ndjenja e lartë e përgjegjësisë që Forcat e Armatosura demostrojnë në kohë paqe e në kohë rreziku. Të mësuar me sakrificën, gatishmërinë, disiplinën, ata janë të parët, edhe pse përsa i përket angazhimit të tyre në radhën e vepri-meve ata hyjnë pikërisht atëherë kur të gjitha burimet e tjera shterrin. Duke anashkaluar edhe problemet ekonomike që jo në pak raste kanë kosto tepër të lartë Ministria e Mbrojtjes sapo merr sinjalin e parë të rrezikut angazhohet në tërë strukturat e saj dhe nis një veprim-tari sa humane aq edhe të organizuar institucionale. Qendra e Bashkuar Operacionale

Sapo mbërrin telefonata e parë në QBO komandanti i saj kolonel Ahmet Leka e ka të qartë se tashmë 24 orë punë janë të “pamjaftueshme” për përballuar me sukses detyrat e ngarkuara. Sektori i Vlerësimit të Rrezikut vendoset në sallën e mbledhjeve dhe bazuar edhe në misionin e detyrat e kësaj qendre ndjekja e situatës është parësore duke u nisur edhe nga informacioni më i vogël që vjen nga terreni. Në bashkëpunim me Shërbimin e Emergjencave Civile në MB, Shërbimin Metereologjik fillon ndërtimi i hartës. Specialistët raportojnë dhe pineskat e kuqe që ngulen në hartë janë treguesi më i mirë se ku duhet të përqëndrohen forcat, sa duhet të jetë sasia në njerëz e mjete motorike, prej ku do të vijnë këto forca duke shman-gur lëvizjet e panevojshme e me kosto të njerëzve. Mëngjesi i datës 6 janar solli edhe sinjalet e para të “zemërimit të motit”. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi rreth orës 12.30 të kësaj dite se në zonat të tilla si fshati Pllanë ( Lezhe), njesia admin-istrative Fushë Kuqe (Bashkia Lac), njesia administrative Paskuqan, Zona Babrru (Qarku Tiranë) kishin nevojë urgjente për ndihmë. 120 forca njerë-zore u vunë në veprim. Një veprimtari e koordinuar më së mirë në terren por edhe në sallën operacionale të QBO ku telefoni nuk pushon Të shohësh reagimin e shpejtë të specialistëve të kësaj qendre për të dhënë informacionin pranë strukturave vendimarrëse është me të vërtetë impresionuese. Sidomos në raste të tilla kur rreziku dhe nevoja për ndihmë nuk është në një vatër të vetme. Pasi gjeografia e emergjencave civile është e tillë që u përket rajoneve të largëta mes tye. Një telefonatë nga Dibra njofton se në argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë është në rrezik. Edhe drejt Dibrës nisen 25 forca po nga Forcat e Armatosura së bashku me mjetet e nevojshme të trasnportit. Duket se përmbytjet e këtij viti nuk e kanë kyrsyer as kryeqytetin, madje në zemër të tij. Probleme kanë edhe qend-rat që ofrojnë shërbimi shëndetësor siç është rasti i Poliklinikës Qendrore në Tiranës. Po kështu sinjale rreziku vijnë nga Lundra e Babrruja Por padyshim ata që kanë nevojë më shumë se gjith-

detyrën e tyre, shpëtimin e jetës dhe përkujdesjen e mëtejshme për 3 fëmijët jetim. Duket se drama e tyre shkon përtej pëmbytjes së banesës. Andaj ata i dorëzohen kryetarit të njësisë adminis-trative Qerret, për një shërbim të mëte-jshëm. E rrezikuar është edhe shkolla e Qerretit së bashku me dokumentacionin e saj. Shpëtimi i dokumentacionit është një tjetër aksion që kërkon sakrificën e ushtarakëve që herë me gomone, e herë ashtu me uniformë zhyten në ujërat që e kanë kaluar lartësinë 1m. Punohet në të gjitha zonat me përkushtim, puno-het për kalimin sa më shpejtë të kësaj gjendjeje të vështirë, por mbi të gjitha punohet për kalimin pa trauma nga ana e popullatës që tek Forcat e Armatosura jo vetëm ka besim, por mbi të gjitha shpreh mirënjohje e falenderimin pa kufi për këta njerëz që rrezikun e kanë pjesë të punës e jetës së tyre. Edhe pse koha duket se është qetësuar në Ministrinë e Mbrojtjes shenja e kuqe e gadishmërinë nuk është fikur akoma. Rikthehemi përsëri në QBO. Kolonel Besnik Sylaj, Shef i Sektorit të Opera-cioneve gjen pak nga koha e tij e çmuar për të na informuar për problematikat e lartëpërmendura. Specialistët e op-eracioneve sjellin në mënyrë të vazh-dueshme informacione. Duket se është përballuar me sukses edhe kjo situatë, mbi të gjitha pa rrezikuar asnjë jetë njerëzore. Pavarësisht funksionit duke nisur nga specialisti më i thjeshtë e deri tek komandanti në këtë qendër të gjithë janë të gatshëm të raportojnë në mënyrë korrekte për atë çka ndodh në terren. Edhe pse nuk janë në “frontin e parë” ata ndihen po aq krenarë për punën e tyre, pasi çdo informacion që kanë dhënë është përkthyer në një vendimar-rje serioze që ka shpëtuar jetë njerëozre dhe ka bërë që vështirësitë të kalohen në pak orë. Lodhja në portretet e tyre zëvendësoht nga një buzëqeshje kur shohin se rreziku kalon. Kurse detyra vazhdon po me të njëjtin ritëm, po me të njëjtin përkushtim. Mirënjohje për ushtarakët

Volumi i punës së kryer nga Forcat e Armatosura përgjatë datave 6-7 janar

është tepër i madh. Por kështu edhe angazhimi me mjete është një angazhim që padyshim vlen të përmendet jo vetëm për kontributet e dhëna, por edhe për vlerën monetare të shpenzuar. 128 veta personel janë bërë pjesë e operacioneve të ndërrmara, 24 mjete ku përgjithësisht bëhet fjalë për gomone por nuk është hezituar nga Ministri i Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, të vërë në dispozicion të banorëve të rrezikuar edhe mjetet e Forcës Ajrore, helikopterin Cougar. Padyshim kontributin më të madh e kanë dhënë efektivët e Komandës Mbështetëse, komandë kjo që ka një njësi të posacme e të specializuar për emergjencat civile. Po kështu kanë dhënë kontributin e tyre edhe efektivët e Forcës Tokësore apo ata të Forcës Ajrore. Shtabi i Përgjithshëm dhe QBO po kështu me efektivët e tyre gjatë këtyre 24 orëve kanë qenë aktiv pan-dërprerje, duke e konsideruar situatën si prioritet në detyrat dhe misionin e tyre. Me krenari mund të themi se Forcat e Armatosura janë të parat. Ushtarët dhe oficerët janë heronjtë e heshtur. Ata meritojnë mirënjohjen dhe respekt. Natyra me kapriçot e saj, jo pak herë i ka vënë në provë Forcat e Armatosura, por disiplina e lartë ushtarake dhe ndjenja e solidaritetit kanë triumfuar. Besimi tek kjo forcë është tipar i popullit tonë dhe ky besim nuk është zhgënjyer nga ushtarakët tanë të devotshëm. Çdo vështirësi mund të kalohet kur ndjenja e detyrës gërshetohet kaq bukur me humanizmin dhe sakrificën. Këto dy ditë ishin një tjetër faqe krenarie, pune dhe vetëmohimi në misionin fisnik të Forcave të Armatosura në ruajtje dhe sigurimin e jetës së shtetasve shqiptarë. Por këto dy ditë kanë treguar edhe bash-kënpunimin e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes me pushtetin vendor si dhe gjithë strukturat e tjera që angazhohen në rastin e emergjencave civile. Si një partnerë që kontribuon me kapacitete të plota, por edhe me seriozitet Forcat e Armatosura janë të vendosura se në këtë mision asnjëherë nuk do të thonë jo, pavarësisht angazhimeve të tyre të gjithashme.

EtlEva smaçi

“Tek shikon portretet e banorëve të lodhur e të frikësuar e kupton se mbërrijta e këtij helikop-teri edhe pse i kushton shumë buxhetit të shtetit është një zgjidhje tepër e domosdoshme. Nuk ka vlerë financiare që mund të vihet përballë jetës së njerëzve”.

ka vlerë financiare që mund të vihet përballë jetës së njerëzve. Afrimi i natës e bënë më të vështirë punën në terren, por Forcat e Armatosura janë të ven-dosura ta vazhdojnë punën e tyre pa u ndalur. Punohet në zyrë, punohet edhe aty ku vështirësia është më e madhe. Veprimet ndërpriten rreth orës 23.00 të datës 6 për të rinisur përsëri në orën 3 të mëngjesit më datën 7 janar. Po nga salla operacionale e QBO vjen informa-cioni se në Bashkinë e Shijakut gjendja paraqitet e rënduar për shkak të shtimit të reshjeve gjatë natës. Edhe këtu është e domosdoshme të evakuohen banorët që rrezikojnë nga përmbytjet. Forcat

që janë në terren edhe pse kushtet janë tepër të vështira vazhdojnë pandërprerë evakuimin. Kurse helikopterit Cougar i duhet të riniset përsëri. Kësaj radhe në fshatin Qerret, Katund i Ri.3 fëmijë jetim shpëtohen nga Forcat e Armatosura

Mëgjesi i 7 janarit është një mëngjes i vështirë për Forcat e Komandës Mbështetëse. Janë rreth 74 persona të cilët duhet të evakuoen në mënyrë urgjente. Por ushtarakët përballen me një tjetër fakt që e bënë akoma edhe më humane, por edhe më të vështirë

Page 5: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 5zyrtare

Kthehet në atdhe Kontingjenti i

Dytë Paqeruajtës

Në ditët e fundit të 2015 –ës u kthye në atdhe Kon-tingjenti i Dytë Paqerua-jtës, i cili kreu detyrën

në kuadër të misionit RSM (Resolute Support Mission) në Afganistan. Në ceremoninë organizuar në ambientet e pjesës ushtarake të Aeroportit të Rinasit për pritjen e trupave paqeruajtëse, ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani,kKomandanti i Forcave Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdija, zv.atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tone, nënkolonel Yurdakul, si dhe përfaqë-sues nga SHPFA dhe Shtabi i Forcës Tokësore.

Zv.komandani i b1k, nënkolonel Gëzim Musta, duke hapur ceremoninë dhe duke iu drejtuar trupave paqerua-jtëse, ndër të tjera, tha: “…ju shërbyet për më shumë se gjashtë muaj rresht, së bashku me ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës të Turqisë, në Kontigjentin e Dytë të misionit ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të operacionit Resolute Support Mission. Kemi ndjekur çdo moment të kryerjes së misionit tuaj dhe tani me rastin e përfundimit me sukeses, ne si ushtarakë që kemi zgjedhur një profesion që kërkon sakrificë dhe na bën dinjitozë, themi që ju na bëtë krenarë me përmbushjen me sukeses të misionit”.

Më pas, fjalën e mori zv.ministri mbrojtjes z.Petro Koçi, i cili duke iu drejtuar trupave të Kontigjentit të Dytë, iu uroi atyre mirëseardhjen në atdhe, duke përcjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet dhe vlerësimin maksimal të ministres së Mbrojtjes znj.Kodheli, për misionin e kryer

nga ana e tyre. “Sot për ju përfundoi një rrugëtim i vështirë dhe i rrezik-shëm në vijim të kontributit kritik që FARSH japin në kuadrin e angazhimit të NATO-s për manaxhimin e krizave në funksion të paqes lirisë dhe sigurisë. Gjatë gjithë kohës ne kemi qenë pranë jush, me mendje dhe zemër. Kemi ndjekur çdo moment të kryerjes së misionit tuaj, duke parë se si keni përm-bushur detyrat tuaja, se si keni vepruar dhe ndërvepruar në mjedisin ndërkom-bëtar dhe operacional, ku interpretohet jo vetëm më fjalë apo me gjeste, por edhe me guxim nëpërmjet gjuhës kine-tike të forcës dhe burrërisë”. Në vijim ai theksoi se, puna dhe përkushtimi juaj gjatë shërbimit me profesional-izëm dhe disiplinë përkrah aleatëve dhe miqve tanë të NATO-s, me synim për të kontribuar në sigurinë dhe në të ardhmen më të mirë të popullit afgan, ka qenë një shkollë për zhvillimin tuaj

individual, profesional, që do t’iu hapë të tjera mundësi horizonteve të karri-erës tuaj. Në fjalën e tij, ai gjithashtu falenderoi në mënyrë të veçantë për bashkëpunimin dhe mbështetjen Re-publikën e Turqisë dhe Forcat e saj të Armatosura, si një nga aleatët më të mirë të Shqipërisë brenda NATO-s. Në përfundim të përshëndetjes së tij, zv.ministri i Mbrojtjes, duke i falenderuar edhe një herë trupat e Kontingjentit të Dytë Paqeruajtës në kuadër të RSM, iu uroi gëzuar festat e fundvitit pranë gjirit të ngrohtë të familjeve të tyre. Në mbyllje të ceremonies, toger Hitaj, në emër të kontingjentit, i dorëzoi zv/ministrit Koçi një dhuratë simbolike e dhënë nga shefi i Sigurisë së Bazës së Kabulit për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës në kuadër të RSM ishte efektiv i Bata-lionit të Parë të Këmbësorisë (b1k) të Forcës Tokësore me venddislokim të përhershëm në Vaun e Dejës, Shkodër. Kontigjenti përbëhej nga një personel prej 30 vetash, të cilët shërbyen me profesionalizëm dhe disipilinë të lartë për një periudhë 6-mujore në aeropor-tin e Kabulit, Afganistan, në vartësi të Komandës Turke për rajonin. Gjatë periudhës së shërbimit ata u dalluan për profesionalizëm të lartë dhe përkushtim ndaj detyrës. Kontigjenti u drejtua me kompetencë dhe profesionalizëm nga kapiten Ilir Kraja. Ky kontingjent u zëvedësua pak kohë më parë nga Kon-tigjenti i Tretë i trupave paqeruajtëse shqiptare, i dalë nga Batalioni i Tretë i Këmbësorisë (b3k) së FT. Kontingjen-tet që vendi ynë po dërgon në kuadër të RSM janë vazhdimësi e kontributit që Shqipëria dhe Forcat e saj të Ar-matosura japin me trupa paqeruajtës, në kuadër të angazhimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në luftën kundër terrorizmit në Afganistan.

Kolonel hysni GjErGji

Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës në

kuadër të RSM ishte efektiv i Bata-

lionit të Parë të Këmbësorisë (b1k)

të Forcës Tokësore me venddislokim

të përhershëm në Vaun e Dejës,

Shkodër. Kontigjenti përbëhej nga

një personel prej 30 vetash, të cilët

shërbyen me profesionalizëm dhe

disipilinë të lartë për një periudhë

6-mujore në aeroportin e Kabulit,

Afganistan, në vartësi të Komandës

Turke për rajonin. Gjatë periudhës

së shërbimit ata u dalluan për pro-

fesionalizëm të lartë dhe përkushtim

ndaj detyrës. Kontigjenti u drejtua

me kompetencë dhe profesionalizëm

nga kapiten Ilir Kraja.

në shume detyra, ai theksoi se, për-voja e kolonel Toskës në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së do t’i japë një shtysë të re punës së deritanishme në shtabin e FT-së. Më pas, ai i uroi atij suksese në detyrë, si dhe i garantoi një mbështetje serioze për kryerjen e detyrave në krye të shtabit të FT-së.

Ndërsa kolonel Arben Toska shprehu konsideratën e tij për detyrën e re, duke theksuar se “caktimi në këtë detyre të rëndësishme ishte një vlerësim që i bëhej punës së tij të deritanishme”. Ai vlerësoi gjithashtu besimin e komandantit të FT, gjeneral brigade Nazmi Cahanin dhe e grantoi atë dhe shtabin e FT se, “do të jetë kurdoherë i përkushtuar në detyrën e re dhe se do ta çonte më tej punën e mirë të bërë nga shtabi i FT për realizimin e detyrave”.

midis të tjerash, u shpreh se, “këtu ndjehem si në shtëpinë time, pasi në karrierën time prej 22 vitesh, në shumicën e kohës kam shërbyer në Batalionin Special, në të gjitha de-tyrat”. Ai falënderoi për vlerësimin ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe komandantin e FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani dhe garantoi që punën e bërë deri tani nga Forcat Speciale do ta çojë më tej, duke u mbështetur në eksperiencën e fituar gjatë viteve në këtë repart dhe në ndihmën e gjithë efektivit të këtij Batalioni.

Komandanti i Forces Toksore gjeneral brigade Cahani, duke vlerë-suar drejtimin me profesionalizëm dhe përkushtim në drejtimin e Batalionit Special,uroi nënkolonel Qazim Hoxhën për misionin e tij në Afganistan, si dhe komandantin e ri, nënkolonel Egland Dautin për detyrën e re. Ai shprehu bindjen dhe besimin e tij se të dy këta ushtarakë karriere do të jenë shembull në de-tyrat e tyre respektive.

Nënkolonel Ediand Elezi

Pas një drejtimi me profesional-izëm nga kolonel Tonin Marku dhe emërimit të tij në një detyrë

tjetër, shtabi i Forcës Toksore tashnë do të drejtohet nga kolonel Arben Toska. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore morën pjesë: koman-danti i FT, gjeneral brigade Nazmi Cahani, zv/komandanti gjeneral bri-gade Muhamet Buçpapa, shefat krye-sor të shtabi të Forcës Tokësore, si dhe komandantët e reparteve vartëse të kësaj Force.

Në fjalën e tij, komandanti i FT-së, gjeneral brigade Nazmi Cahani, pasi shprehu konsideratën për punën dhe përkushtimin në detyrë të kolonel Arben Toska, të sapoemëruar në de-tyrën e shefit të Shtabit të kësaj Force, si një ushtarak me ekspriencë të gjatë

Po kështu, në ambientet e Batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herr

u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të deritanishëm të këtij Batalioni. Në këtë ceremoni morën pjesë: komandanti i Forcës Toksore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, shefi i shtabit të Komandës së FT, kolonel Arben Toska, shefat në shtab, si dhe komandantët e reparteve vartëse të FT-së. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, shefi i Degës së Personeli të Forcës Toksorë, nënkolonel Xhemil Hurdha, lexoi urdhërin e emërimit në detyrën e komandantit të Batalionit të Forcave Speciale, nënkolonel Egland Dauti.

Komandanti në largim , nënkolonel Qazim Hoxha, në fjalën e tij u shpreh se, “jam i nderuar që kam qënë ko-mandant i forcave elitë shqiptare dhe ju garantoj se kudo që të shkoj do të jem avokati dhe mbështetësi juaj, si gjith-monë”. Pasi falenderoi për mbështetjen dhe ndihmën komandantin dhe shtabin e Forcës Toksore, ai uroi komandantin e ri që të ketë suksese dhe të çojë më tej arritjet e deritanishme të Batalionit të Forcave Speciale.

Më pas e mori fjalën komandanti i ri i BFS, nënkolonel Egland Dauti, i cili

Forca Tokësore Prezantohen drejtues të rinj në Ft

Kolonel Arben Toska në krye të shtabit të

Forcës Tokësore

Nënkolonel Egland Dauti, komandant i Batalionit të Forcave Speciale

Page 6: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 20166 reportazh

Të nderuar gjeneralë, ushtarakë dhe punonjës civilë,Sot është dita e fundit e një

viti plot me ngjarje, me gëz-ime, me punë, me gjëra personale, gjëra që kanë ndodhur në habitatin dhe në mjedisin ku jetojmë. Besoj se të gjithë kemi reflektuar nga pak lidhur me çka ka ndodhur këtë vit dhe shumëkush prej nesh, edhe ata që nuk besojnë, kanë shpresuar të lexojnë horoskopin për të parë çfarë ndodh në vitin tjetër. Në fakt, unë nuk jam një njeri i bestytnive dhe horoskopin megjithëse e lexoj nuk e besoj, sepse mendoj se njeriu horoskopin e tij e bën vetë, por sigurisht i ndihmuar ose edhe i penguar edhe nga mjedisi ku zhvillon jetën dhe aktivitetin e tij. Unë shpresoj që ambienti juaj i punës për këtë vit që po shkon të ketë qenë mjaftueshmërisht mbështetës për ju dhe miqësor. Për aq kohë sa jam munduar ta bëj këtë, sigur-isht e ndihmuar nga të gjithë ju, por në mënyrë të veçantë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bazo dhe zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, realisht dy njerëz pa të cilët nuk do të kishim mbërritur të bënim ato që kemi mbërritur të bëjmë.

Në gjykimin tim viti 2015 është një vit shumë i suksesshëm. Dhe kjo është më së pari falë jush, punës tuaj, dedikimit dhe përkushtimit tuaj. Dhe të gjitha këto besoj që këtë kolektiv e bëjnë shumë të mirë. Unë shpesh flas me kolegët e mi ministra dhe sigurisht që bisedohet edhe për gjëra që kanë të bëjnë me stafet. Dhe pa dashur as t’ju lavdëroj dhe as të lëvdohem me tepri, mund të them që ne jemi kolektivi me rezultatet më të mira si brendapërbren-da ashtu edhe jashtë nesh. Kjo përveçse më mbush me krenari, ma thjeshton detyrën e falenderimit të gjithsekujt prej jush një nga një. Sigurisht që ky vit ishte një vit me një intensitet të caktuar për shkak të gjithë strukturimit gjeopolitik në të cilën jetojmë sot dhe për të cilën ne jemi të detyruar të merremi. Niveli i sigurisë, niveli i gatishmërisë, ngjarje të jashtëzakon-shme botërore që afektojnë padyshim edhe Shqipërinë, edhe Ministrinë e Mbrojtjes edhe Forcat e Armatosura, na bëjnë besoj më të përgjegjshëm dhe më vetëvlerësues për punën që na është ngarkuar të bëjmë. Shpeshherë na krijohet ideja se sikur duke qenë pjesë e një vendi të vogël, ne nuk kemi zënë kapitull, kur flasim gjeopolitik. Në fakt nuk është kështu. Dhe këtë ne e shikojmë përditë, e vërtetojmë përditë, duke qenë sigurisht të azhor-nuar, të update-uar me gjithçka ndodh rreth nesh, në Shqipëri, në rajon dhe me gjerë. Ndaj unë kërkoj prej jush seriozitet dhe impenjim për gjithçka do të bëni në vitin që po vjen, sepse kam besimin që ju që jeni sot këtu jeni më të mirët dhe më të përzgjedhurit e shumëkujt që është jashtë kësaj salle.

Mesazhe urimi për Fa në festën e Vitit të ri 2016

Të dashur ushtarakë dhe punonjës civilë të FA të Republikës së Shq-ipërisë,Atmosfera festive të fundvitit 2015 dhe dritat shumëngjyrëshe të

kudondodhura, sjellin së bashku familjet, miqtë, shokët e kolegët, për të festuar e uruar njëri-tjetrin, por për disa, ky fundvit i gjen larg atdheut e në krye të detyrës, në mbrojtje të paqes e të vlerave të njerëzimit, krah për krah e denjësisht me aleatët tanë. Sot është dita e duhur për të përshëndetur të gjithë pjesëtarët e Forcave të Armatosura që kanë shërbyer ndër vite dhe ata që vazhdojnë të shërbejnë, prandaj Ju drejtohem me përulësi e dashuri për t’Ju përcjellë nga zemra Juve dhe familjeve tuaja, urimet më të mira për një Vit të Ri, me shëndet dhe gëzime në të gjitha fushat. Nder dhe respekt për të gjithë ata ushtarakë që mbajnë në krah e në zemër flamurin kuq e zi.

Gjatë vitit 2015, anëtarët e FARSH e kanë gjetur veten të angazhuar në shumë operacione. Ata sakrifikuan në dhënien e ndihmës për popullsinë gjatë rasteve të përmbytjeve, ndihmuan në shuarjen e zjarreve. Njëkohësisht, forcat tona vijuan kontributin e tyre të rëndësishëm në kuadër të Aleancës nëpër misione jashtë vendit. Emri dhe flamuri i vendit u mbajtën kurdoherë lart e krenarë në përmbushjen e detyrave tona gjatë misionit “Resolute Support” në Afganistan, KFOR në Kosovë, ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe së fundmi prej 1 muaji në misionin e Bashkimit Evropian në Mali të Afrikës. Ndaj mirënjohja dhe respekti ynë shkon për të gjithë, e në mënyrë të veçantë për ata që misioni i ka thirrur të jenë në roje të lirisë e kremtues të saj.

Forcat e Armatosura asnjëherë nuk harrojnë se janë aty edhe për të mbështetur autoritetet civile kur emergjencat e nevojat me të cilat përballen i kalojnë kufijtë e mundësive të tyre, nga Vermoshi në Konispol. Gjithçka bëni ju, gjithçka bëjnë gratë dhe burrat në uniformë është edhe falë mbështetjes së pakushtëzuar e sakrificës që familjet tona bëjnë. Asnjëherë nuk do mundemi t’ju shpërblejmë sakrificën. Të qenit në këtë detyrë më ka dhënë privilegjin të jem jo rrallë mes atyre që shërbejnë atje ku paqja, liria dhe vlerat e demokra-cisë janë të kërcënuara.

Të dashur kolegë ushtarakë,Viti që ne presim do të vijojë të jetë i mbushur me detyra e sfida, të cilat

jam mëse i bindur se në sajë të eksperiencës, kurajës, dedikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë tuaj, do të arrijmë t’i përballojmë me sukses, duke treguar profesionalizëm. Do të jemi gjithmonë aty për detyrimet tona kushtetuese, njëkohësisht do të vazhdojmë kontributin tonë tashmë të filluar në misionin “Resolute Support” në Afganistan dhe misionet e tjera në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Mali. Transformimi do të jetë kryefjala e Forcave tona të Arma-tosura, duke implementuar paketën e re ligjore, strukturën dhe standardet më të mira në kuadër të arsimimit, edukimit, trajnimit e stërvitjes. Ne do të vijojmë modernizimin e FARSH, do të kujdesemi më tepër për të rritur integritetin e figurës së ushtarakut dhe do të jemi seriozë e transparentë në realizimin e objektivave të vendosura nga qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes.

Të dashur miq, Të gjithë ne që kemi mundësinë ta ndajmë gëzimin e festave me familjet e

njerëzit tanë të dashur, le të bashkojmë urimet e t’i përcjellim ato për familjet e ushtarakëve tanë në detyrë a mision brenda dhe jashtë vendit. Sakrifica e përkushtimi i tyre është garancia për të festuar e gëzuar në paqe sot e mot. Duke ju siguruar se mbështetja dhe përpjekjet e mia do të mbeten të pakufi-zuara për një Forcë të Armatosur më të mirë dhe për një Shqipëri më të mirë, edhe një herë ju uroj:

Gëzuar Vitin e Ri 2016! Lumturi, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja!

Mos e harroni këtë! Dhe duhet ta keni këtë vetëvlerësim, sepse kjo ju çon më lart, sigurisht. Merreni çdo gjë më me seriozitet. Dikush sigurisht ka një eks-periencë të gjatë në punë edhe mund t’i ketë dëgjuar dhe herë tjetër këto fjalë. Dikush tjetër është krejt i ri dhe i dëgjon për herë të parë. Kjo nuk ka rëndësi. Njeriu mëson çdo ditë. Dhe situatat dhe mjedisi ku ne zhvillojmë punën tonë ndryshon, madje mund të ndryshojë në mënyrë drastike nga dita në ditë. Ndaj duhet të jemi të përgatitur që t’ia thjesh-tojmë vetes jetën dhe punën me qëllim arritjen e sukseseve për përballimin e situatave, për të mos dalë ato as jashtë kontrollit dhe për të mos e rënduar ditën tonë të zakonshme të punës.

Besoj që në jetën e gjithsekujt prej jush 2015 ka shënuar diçka. Edhe në jetën time personale ka shënuar. Ne kemi mundësuar të punësojmë në dikas-terin tonë një vajzë që besoj ju nuk e keni parë asnjëherë në të përditshmen e punës tuaj, por që është besoj një nga punonjëset më të dalluara të Ministrisë, për të cilën dua një duartrokitje të veçantë. Gjatë këtij viti ka pasur lëvizje

në personel, në detyra dhe nivele të ndryshme, por ju siguroj që këto janë bërë në të mirë të punës, për ta çuar atë më përpara. Dhe besimi që lidershipi iu ka falur të gjithëve duhet të jetë një stimul më shumë. Sepse, e thashë, ka shumë njerëz jashtë kësaj salle, ndofta më të zotë se ne, ndofta më në nevojë se ne.

Ndaj unë ju uroj shumë shëndet në radhë të parë, në familjet tuaja, juve personalisht, fëmijëve tuaj për të gjithë ata që kanë, prindërve tuaj, bashkëshorteve dhe bashkëshortëve tuaj. Ju uroj suksese shumë në detyrat që keni. Besoj sinqerisht dhe fort se jeni ndër më të mirët, por gjithashtu dini të bëni edhe më shumë se kaq. E keni aty brenda mundësinë, gjithmonë. Dhe shpresoj se ky vit që po vjen të jetë më i miri i të gjithë atyre që kemi lënë pas. Unë do të vazhdoj të jem këtu mes jush, gjeneral Bazo gjithashtu po e po, zëvendësministri po ashtu.

Shëndet dhet’ia kaloni gëzuar. Gëzuar dhe për shumë vjet!

Ju faleminderit!

ministrja e mbrojtjes mimi Kodheli

Në takimin që ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi me ushtarakë dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, drejtoi një

mesazh urimi për Vitin e Ri 2016.

Shefi i SHPFA, gjeneralmajor jeronim Bazo

Page 7: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 7reportazh

Festat e fundvitit, harmonia dhe fryma kolektive i bashkoi në një mbrëmje të veçantë të gjithë

efektivin e Komandës Mbështetëse pa dallim grade apo funksioni. Të ftuar nderi në këtë mbrëmjë ishin zv/minisrti i Mbrojtes, z. Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Je-ronim BAZO. Gjtihashtu të ftuar ishin dhe drejtorë drejtorish dhe komnadantë Force, komandantët e reparteve të varësisë së Komandës Mbështetëse, familjarët e ush-tarakëve prezent në këtë eveniment etj.

Në një fjalim të shkurtër dhe mbresëlënës, komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmir Lokaj, pasi i uroi të gjithë për pjesëmarrjen në këtë mbrëmje festive, përkushitmin dhe sakri-ficën e treguar gjatë gjithë vitit 2015, nuk nguroi të shprehte optimizmin e tij për vitin e ri 2016. Ai theksoi se udhëtimi jonë i përbashkët në vazhdim do jetë vit i sfidave dhe arritjeve të gjithsecilit. Një urim i veçantë shkoi për familjarët e ush-tarakëve, pasi ata janë shtylla dhe motivi i ekzistences tonë.

E ndërsa festa vazhdonte, niveli i argëtimit sa vinte e rritej. Ashtu si dhe shqiptarët e kanë traditë vallet nuk mund të mungonin për asnjë moment. Por një përshëndetje e gjeneralmajor Jeronim Bazos për një Vit të Ri të mbushur me begati, harmoni, dashuri e mirësi për të gjithë pa dallim, i shtoi më tepër duar-trokitjet dhe entuziasmin e pjesëmarrësve. Ai u shpreh i sigurtë se viti që lamë pas

Në vigjilje të Vitit të Ri 2016, Ministria e Mirëqe-nies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e bizneseve,

mediave dhe personaliteteve të njohura në fusha të ndryshme në vend, organizon 28 aktivitete festive në 28 institucione të Përkujdesit Social në të gjithë vendin. Për këtë qëllim, 28 figura të shquara në sferën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore do jenë të pranishëm në një nga 28 institucionet për të festuar me njerëzit që banojnë në to.

Në këtë kuadër, ministrja e Mbrojtes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, znj. Brunilda Paskali, ishin në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, një qendër rezidenciale kjo që ofron shërbim 24 orë për secilin prej fëmijëve jetim që janë akomoduar në këtë instutucion.

Ministrja e Mbrojtje Kodheli, duke përshendetur fëmijët e këtij institucioni sa human aq edhe edukativ, ndër të tjera, theksoi se si ministre, por edhe si nënë dhe qytetare vij këtu për tu gjendur pranë jush dhe për të festuar së bashku Vitin e Ri, i cili po troket. Me këtë rast, znj. Kodheli u ka uruar fëmijëve gëzuar festën e Vitit të ri 2016, si dhe u ka premtuar se Ministria e Mbrojtjes dhe ajo si ministre do të jetë përsëri pranë tyre për t’i ndihmuar brenda mundësive që kemi dhe për t’iua bërë jetën më të mirë dhe më të lumtur.

Fëmijët i përshëndeti edhe shefi

Mesazhe urimi për Fa në festën e Vitit të ri 2016ministrja e mbrojtjes Kodheli feston

me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

i Shtabit të Përgjithsëhm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo iu shpërndanë dhuratat e Vitit të Ri fëmi-jëve të shtëpisë “Zyber Hallulli”, të cilat ishin sponsorizuar nga Ministria

e Mbrojtjes. Aktiviteti u mbyll me një koncert të shkurtër të përgatitur dhe realizuar nga vetë fëmijët e kësaj qendre. Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, së bashku më fëmijët e shtëpisë “Zyber

Në Komandën Mbështetëse

kemi bërë shumë, por viti në vazhdim na pret me sfida të reja. “Gëzuar të gjithëve, ju dhe familjet tuaja, - ishin fjalët e tij.

Ora po kalonte dhe të pranishmit ndiheshin më të lirshëm dhe kjo nuk i pengonte aspak për tu argëtuar secili, brenda vorbullës së valles, vallëzimit apo të ndonjë kënge tjetër më ritme më të larta. Larmishmëria e moshave, ngjyrave dhe muzikës reflektonte në fytyrat e të gjithëve. Dhe këtë më së miri e vuri në dukje zv/minisrti i Mbrojtes, z. Petro Koçi, ku shprehu falenderimin e tij për ftesën e bërë. Urimin e tij zoti Koçi ia dedikoi të gjithë ushtarakëve

dhe familjeve të tyre. “Pa mbështetjen e tyre, ju nuk mund të jeni këta që jeni. Çdo sakrificë e juaja është dhe e tyre, çdo meritë për ju, i dedikohet dhe atyre e sidomos fëmijëve tuaj”, - është shprehur zv.ministri Petro Koçi.

Kështu, me gëzim dhe hare, e mbyllën këtë natë festive në vigjilje të Vitit të Ri 2016, efektivi i komandës dhe shtabit të kësaj njësie mbështetëse të Forcave tona të Armatosura.. Efektivë të KM në krye të de-tyrave edhe në prag të Vitit të riNë një kohë kur të gjithë shqiptarët përga-titeshin për festimin e festave të fundvitit,

një mbrëmje festive me rastin e mbylljes së vitit 2015

efektivat e Komandës Mbështetëse ishin të angazhuar totalisht në ndihmë të komunitetit për shuarjen e zjarreve që ranë në disa zona pyjore si në Dardhë të Korcëdhe në zonën pyjore të Fekenit, Tiranë. Vënia e qëllimshme e këtyre zjarreve kërkojnë ndërhyrjen e spe-cializuar të Forcave të Armatosura, pasi terreni ishte shumë i thepisur dhe vende-vende i pakalueshëm. Por pavarësisht nga këto vështirësi, ato nuk i pengojnë efektivët e Komandës Mbështetëse për neutralizimin dhe fikjen e disa vatrave të zjarreve. Kështu, Kompania e Kërkim-Shpëtimit në vartësi të Batalionit të

Mbështetjes Rajonale bëri të mundur shuarjen e zjarrit në zonën pyjore të Fekenit. Kordinimi dhe bashkëveprimi me strukturat e emergjencave civile në keto zona ishte efikas. Mbi 10 hektar pyje në zonën e Fekenit tashmë janë të sigurta. Ndërkaq, rreth 20 efektive të DMR në Korçë për disa ditë rresht vazhduan operacionin për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit në Dardhe dhe Boboshtice të Korces, ku duhet theksuar se terreni i thyer nuk i pengoi efektivat tanë në kryerjen e detyrës. Masivet me pisha dhe bredha në Boboshticë, kjo mrekulli natyrore, duket sikur i falenderojnë dhe u përulen ushtarakëve tanë që bënë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Njeriu ndonjehere tregohet mizor dhe i pa matur me dhuratat që nëna natyre i ka falur. Ne si efektivë të KM u bëjmë thirrje banoreve të këtyre zonave dhe gjithësecilit që këto bukuri të rralla natyrore t’i mbrojnë këto meekulli që natyrës iu deshën miliona vjet që t’i krijonte. Në një kohë ku këmbanat e alarmit bien për ndotjen globale, ne duhet ta kuptojmë mirë që pemet dhe pyjet jane oksigjeni dhe mushkrija jonë, ato janë pasuri e femijëve tanë dhe br-ezave që do të vijnë.FA dhe strukturat e Komandës Mbështetese në veçanti do të jenë gjithmonë të gatëshme në situata të tilla emergjente dhe për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Rreshter Bledar Blacëri

Hallulli”, udhëtuan me një autobuz drejt garnizonit ushtarak “Skënder-bej”. Këtu fëmijët, në shoqërinë e vetë ministres Kodheli, vizituan Muzeun e FA, ndërsa më pas për ta u shtrua edhe një drekë, në të cilën mori pjesë edhe zonja

Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo. Edhe këtu, ministrja e Mbrojtjes Kodheli i uroi edhe njëherë fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” gëzuar festën Vitit të Ri 2016, duke i premtuar se do të shihemi sërish edhe përgjatë vitit që po vjen.

Page 8: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 20168 Ditë e hapur

Me rastin e përfundimit të stërvitjes komplekese 48 orëshe “Koretniku,” si dhe me qëllim prezan-

timin e aktiviteteve stërvitore, të taktikave dhe teknikave që zhvillohen në Batalionin Komando, në rajonin e venddislokimit të përhershëm të këtij batalioni në Zall-Herr, u organizua dhe u zhvillua “Dita e Hapur”. Në këtë aktivitet, përveç efektivave komando, morën pjesë: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Ca-hani, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, komandanët e reparteve vartëse të FT, famijarë dhe të afërm të trupave komando etj.

Skenari i Ditës së Hapur parashikon-te demonstrime nga trupat komando, në rreth 8 stacione të ngritura me këtë qël-lim. Kështu, nisur nga stacioni i parë dhe deri tek i fundit, nga këto trupa elitë të FA u demonstruan veprime taktike si: kalimi i vijës së frontit, këndi i mbijetesës, luftim trup me trup, njohja me pajisjet dhe armatimin modern në përdorim nga Batalioni Komando, veprimet e skuadrës në patrullim, alpinizëm etj. Në të gjitha stacionet, nga efektivi komando u demonstrua saktësi dhe profesionalizëm i niveleve të larta, duke lënë përshtypje mjaft të mira, jo vetëm te Ministri i Mbrojtjes, por tek të gjithë të pranishmit në këtë veprimtari.

Pas përfundimit të demonstri-meve, komandanti i Batalionit Ko-mando, nënkolonel Besim Bala, ftoi ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe komandantin e FT, që në kuadër të fushatës që ka nisur në këtë batalion për mbjelljen e pemëve, të mbillnin edhe ata në mënyrë simbolike pemën e tyre, ftesë kjo që u pranua me shumë kënaqësi nga znj.Kodheli dhe gjeneralët Bazo.

Duke marrë fjalën në këtë evenimet ministrja Kodheli u shpreh se, jam e kënaqur që marr pjesë në Ditën e Hapur të Batalionit Komando, së bashku me lidershipin e FA, ushtarakët, familjarët e ushtarakëve dhe të ftuarit, aq më tepër pas këtij demonstrimi që na sjell ndër mend sa shumë djersë e mund është derdhur në rajonin stërvitor të Zall Herrit, ku janë arritur standardet më të larta të stërvitjes së FA. “Jam e sigurt se me përgatitjen, aftësitë dhe përkushtimin tuaj ju do të jeni në gjendje të përmbushni me sukses sfidat që ju presin dhe do të qëndroni në lartësinë që kërkon nderi, detyra dhe atdheu”, - theksoi ministrja Kodheli.

Duke u ndalur në mjedisin e sigurisë dhe gjeopolitikës, që siç nën-vizoi ajo, ndryshon në mënyrë drama-tike ku kriza ekonomike, kërcënimet në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës, terrorizmi dhe emigracioni gërshetohen dhe krijojnë skenarë të rrezikshëm, Kodheli tha se komandot shqiptare kanë kontribuar, jo vetëm në luftën kundër terrorizmit, por edhe në shërbim të paqes dhe sigurisë, ku ka qenë nevoja. “Duke shërbyer në frontin më të vështirë të Aleancës, në luftën kundër terrorizmit, në Irak dhe Afganistan, keni fituar mirënjohje dhe keni vendosur një tjetër bllok solid, në historinë e sakrificës, përkush-

timit dhe profesionalizmit ushtarak”, tha ministrja Kodheli. Me këtë rast, ajo falënderoi sidomos familjarët, bashkëshortet, prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e ushtrakëve komando, të cilët sakrifikojnë bashkë me ta, sikurse të gjitha familjet e ush-tarakëve. Një falenderim dhe mirën-

johje të vecantë ajo adresoi edhe për aleatët tanë në NATO dhe vecanërisht për FA të Turqisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që iu kanë dhënë dhe vazhdojnë t’iu japin forcave komando për rritjen e standardeve të stërvitjes dhe nivelit të gatishmërisë.

Por, kontributi i komandove sipas

zonjës Kodheli, nuk është kufizuar vetëm me kontribut në misione paqerua-jtëse. I madh dhe i pazevendësueshëm ka qenë kontributi i tyre edhe në situatat e emergjencave civile, kurdo dhe kudo ku është kërkuar ndërhyrja e tyre, si në situata përmbytjesh edhe në situatat e krijuara nga zjarrret, sidomos në stinën

e verës. Në përfundim të fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli i uroi trupave komando: “Gëzuar Vitin e Ri 2016 dhe paçi gjithmonë suksese e të mira!”. Në mbyllje të aktivitetit të pran-ishmit realizuan një foto të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Ditë e Hapur në Batalionin Komando në Zall-Herr

Të nderuar Oficerë, Nënoficerë dhe Ush-tarë,Të nderuar familjarë, miq e të pranishëm,

Jam e kënaqur të marr pjesë në ditën e hapur të Batalionit Komando, së bashku me lidershipin e FA, ushtarakët, familjarët e ushtarakëve dhe të ftuarit, aq më tepër pas këtij demonstrimi që na sjell ndër mend sa shumë djersë e mund është derdhur në rajonin stërvitor të Zall Herrit, ku janë ar-ritur standardet më të larta të stërvitjes së Forcave të Armatosura. Demonstrimi sot ishte domethënës për të prezantuar aktiv-itetet, teknikat dhe metodologjinë e stërvitjes që zhvillohet në Batalion. Unë nuk do të ndalem në detajet dhe elementët e veçantë se hyj në domenin e ushtarakëve, por shkurt dua të them se stacionet e përzgjedhura na ofruan një pasqyrë të aftësive taktike, cilësive fizike, dhe kapaciteteve që zotëron batalioni për përmbushjen me sukses të detyrave themelore të misionit.

Jam e sigurt se me përgatitjen, aftësitë, dhe përkushtimin tuaj, Ju do të jeni në gjendje të përmbushni me sukses sfidat që ju presin dhe do të qën-droni në lartësinë që kërkon nderi, detyra dhe atdheu. Me punën tuaj dhe të komandantëve tuaj, besoj se keni formimin, motivimin dhe përgjegjshmërinë për të vijuar kontributin që Forcat e Armatosura shqiptare i japin Aleancës, në funksion të paqes, lirisë dhe sigurisë.

Të nderuar ushtarakë,Mjedisi i sigurisë dhe gjeopolitikës ndryshon në mënyrë dramatike ku kriza

ekonomike, kërcënimet në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës, terrorizmi dhe emigracioni gërshetohen dhe krijojnë skenarë të rrezikshëm. Të gjithë e kujtojmë sulmin ndaj kullave binjake në Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator të 2001. Disa muaj pas këtij akti çnjerëzor të terrorizmit, komandot e parë u nisën drejt Afganistanit, pasi Shqipëria, i ishte bashkuar përfundi-misht koalicionit të lirisë dhe vlerave më të mira të njerëzimit, në frontin më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm. Komandot kanë kontribuar, jo vetëm në luftën kundër terrorizmit por edhe në shërbim të paqes dhe sigurisë, ku ka qenë nevoja. Kontributi ka arritur në 2340 trupa të dislokuar në operacione e misione, duke nisur me operacionin në Bosnjë-Hercegovinë, operacionin “ISAF” në Afganistan, “Liria e Irakut” në Irak, me misionin “EUFOR ” në Çad, për ta mbyllur në verën e këtij viti me një togë në RSM. Respekti për

ju rritet sa herë angazhoheni në operacione luftarake ku lartësoni flamurin kombëtar dhe emrin tuaj. Duke shërbyer në frontin më të vështirë të Aleancës, në luftën kundër ter-rorizmit, në Irak dhe Afganistan, keni fituar mirënjohje dhe keni vendosur një tjetër bllok solid, në historinë e sakrificës, përkushtimit dhe profesionalizmit ushtarak.

Po ashtu komandot kanë marrë pjesë në operacionet për përballimin e emergjen-cave, duke ndihmuar në përmbytje, zjarre, emergjenca apo fatkeqësi dhe janë angazhuar për ruajtjen e institucioneve, sigurimin e kufi-jve dhe objekteve të rëndësishme. Me këtë rast dua të falënderoj familjarët tuaj, bashkëshortet, prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat tuaja, prezentë ose jo, të cilët sakrifikojnë bashkë me ju, sikurse të gjitha familjet e ushtarakëve. Dua t’i falënderoj për mbështetjen që ju japin kur jeni të dislokuar duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Faleminderit që jeni me mendje

dhe zemër pranë tyre, në momentet e lodhjes, shqetësimeve dhe sukseseve. Mbështetja e juaj ka qenë lehtësim në përmbushjen me sukses të detyrave. Gjithashtu, përshëndes dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për vendet aleate veçanërisht për Forcat e Armatosura Turke, dhe i falënderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ju kanë dhënë dhe vazhdojnë t’u japin forcave Komando, për rritjen e standardeve të stërvitjes dhe nivelit të gatishmërisë.

Të nderuar ushtarakë,Stërvitja e demonstruar në stacionet ku ndaluam sot na shpalosi përgatitjen tuaj

dhe na shërben për të njohur nivelin e gatishmërisë për përmbushjen e detyrave. Përveç mjeshtërisë taktike dhe përgatitjes fizike, ju vlerësoj edhe për iniciativën e marrë për mbjelljen e fidanëve. Më tepër se numri i pemëve të mbjella, ka vlerë mesazhi që transmetohet. Ushtarakët dinë të jenë edhe qytetarë të përgjegjshëm dhe kontribuues në shoqëri. Duke u kujdesur për mjedisin sot, kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë nesër. Ka ardhur koha që të marrë fund dëmi që po i shkaktohet mjedisit nga mungesa e qytetarisë, papërgjegjshmëria dhe lakmia. Ju nuk mundeni të zhbëni këtë dëm, por sikurse edhe në të tjera raste, ju bëni atë që mundeni, kontribuoni për mjedisin e shëndetshëm dhe për një të ardhme më të mirë të gjeneratave të ardhshme.

Duke qenë se jemi në pragun e ndërrimit të viteve, Gëzuar Vitin eRi dhe paçi gjithmonë suksese e të mira!

Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes Kodheli në Ditën e hapur në Batalionin Komando

Jam e sigurt se me përgatitjen, aftësit, dhe përkushtimin tuaj, ju do të jeni në gjendje të përmbushni me sukses sfidat që ju presin dhe do të qëndroni në lartësinë që kërkon nderi, detyra dhe atdheu.

‘Ministrja Kodheli:

Kapiten Ervin hODO

Page 9: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 9AnAlizA Vjetore

Tokësore është një elementë kryesor në këtë mision pasi vitin tjetër një nga repartet e kësaj Force do të jetë një stukturë operacionale e mbrojtjes kolektive të Aleancës. Shumë detyra dalin para nesh për vitin që vjen dhe këto arrihen duke forcuar punën në grup, duke realizuar çdo detyrë në kohë, duke respektuar mendimin dhe punën e gjithsecilit pavarsisht gradës dhe detyrës.Të jemi gjithëpërfshires

E gjithë kjo punë e palodhur dhe përkushtimi i efektivit në real-izimin e këtyre objektivave bëri të mundur që ky vit për Forcën Tokësore të ishte i mbushur me plot suksese, ku më kryesoret

ishin: rritja nivelit të profe-

sionalizmit të personelit të FT

; pjesëmarrja e suksesshme në

RSM; pajisja e FT me arma-

timin e ri standard të NATO-s

; pajisja me mjete të transpor-

tit taktik; stër vitja “Biza-15”;

pjesëmarrja dhe certifikimi i

k1b2k si NRF në stër vitjen e

NATO-s “TRJ-2015”; kalimi

me sukses i fazës “Stand up”

dhe përgatitja për fazën “Stand

by” gjatë vitit 2016 etj.

Gjeneralmajor Bazo: Puna në grup dhe respektimi i ideve të gjithësecilit, pavarësisht gradës dhe detyrës, është

një faktor kryesor për realizimin e detyrave në çdo shtab

Para disa ditësh, Komanda e Forcës Tokësore zhvilloi analizën vjetore për vitin 2015. Në këtë analizë mori pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtor drejtorishë në Shtabin e Përgjithshëm, shtabi i Komandës së FT, si dhe komandantët e reparteve të vartësisë së kësaj Force. Kjo analizë u bë pas analizave që zhvilluan komandat e batalioneve dhe reparteve vartëse të FT dhe u karakterizua nga fryma vlerësuese për punën dhe arritjet e shënuara, por njëkohësisht edhe nga sensi kritik ndaj disa mangësive që janë shfaqur dhe optimizmi i dukshëm për përballimin me sukses të sfidave dhe obkjektivave që dalin për vitin e ri 2016. Në materialin e analizës që mbajti shefi i G5/8, kolonel Adi Ndoni, u bë një përshkrim i përgjithshëm i të gjitha arritjeve dhe problematikave të hasura gjatë vitit 2015. Ndër drejtimet më të rëndësishme të punës gjatë vitit u trajtuan: hartimi i një planëzimi real e të zbatueshëm dhe realizimi me cilësi i masave të programuara; menaxhimi i personelit të FT-së; përmirësimi i elementëve të gatishmërisë luftarake; stërvitja dhe trajnimi i efektivave të FT-së me fokus të veçantë stërvitjen për realizimin e misionit kushtetues, për përballimin e emergjencave civile, si dhe në interes të pjesëmarrjes në misione jashtë vendit; administrimi i pronave etj.

Duhet theksuar se repartet dhe nënrepartet e FT, gjatë vitit që u mb-yll kanë qënë në pararojë të të gjithë reparteve të ushtrisë duke filluar që nga kontributet me trupa në Afganistan, në emergjencat civile, në mbrojtjen nga zjarret e rëna në kohë të ndryshme në qarkun e Tiranës, Beratit dhe Shkodrës, në ndihmën ndaj popullësisë së përmby-tur nga vërshimet e lumenjëve në Fier, Berat dhe Lushnje, si dhe në stërvitjet më të rëndësishme të NATO-së ku mori pjesë me shumë sukses Batalioni i Dytë i Këmbësorisë. E gjithë kjo punë e palodhur dhe përkushtimi i efektivit në realizimin e këtyre objektivave bëri të mundur që ky vit për Forcën Tokë-sore të ishte i mbushur me plot suksese, ku më kryesoret ishin: rritja nivelit të profesionalizmit të personelit të FT ; pjesëmarrja e suksesshme në RSM; pajisja e FT me armatimin e ri stan-dard të NATO-s ; pajisja me mjete të transportit taktik; stërvitja “Biza-15”; pjesëmarrja dhe certifikimi i k1b2k si NRF në stërvitjen e NATO-s “TRJ-2015”; kalimi me sukses i fazës “Stand up” dhe përgatitja për fazën “Stand by” gjatë vitit 2016 etj.

Objektivat kryesore për 2015 ishin: Zhvillimi dhe konsolidimi i kapaciteteve dhe aftësive operacionale të reparteve të FT; rritja e ndërveprueshmërisë së strukturave të FT; modernizimi i mëtejshëm i pajisjeve dhe mjeteve; përmirësimi i infrastruktures; menax-himi i burimeve të mbrojtjes; rritja e nivelit të standardizimit. Të gjitha këto objektiva janë përmbushur me sukses falë punës në grup të komandës, shtabit dhe reparteve të vartësisë të FT-së.

Nisur nga realizimet e detyrave dhe përvoja e fituar gjatë këtij viti, në raport u vu theksi dhe në detyrat që i dalin Forcës Toksorë për të realizuar objektivat dhe detyrat për vitin 2016, mbështetur kjo në misionin kushtetues të saj. Ndër më kryesoret do të jenë:

• Modernizimi i sistemeve e pa-jisjeve në FT, • Rishikimi i programeve të ar-simimit dhe stërvitjes,

FT evidenton arritjet gjatë ‘15-s dhe përcakton objektiva të rëndësishëm për vitin ‘16

• Vazhdimi i pjesëmarrjes në opera-cionet e drejtuara nga NATO, • Rishikimi i masave të sigurisë fizike, të objekteve ushtarake dhe informacioni,. • Konsolidimi i strukturës së FT, • Intesifikimi i punës për realizimin e Objektivave të Kapaciteteve, sipas kërkesave dhe fazave të implemen-timit, • Harmonizimi i sistemit të planifi-kimit të mbrojtjes dhe planifikimit operacional me atë të NATO-s, • Përsosja e sistemit të menaxhimit të personelit, • Zhvillimi i kapaciteteve operacio-nale të strukturave, • Zhvillimi i konceptit të grup batalionit 2019, • Përmirësimi i mëtejshëm i in-frastrukturës për jetesë e stërvitje.

Komandanti i Forcës Toksore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, në fjalën e tij në analizën vjetore, pasi falënderoi shefin e Shtabit të Përgjith-shëm për pjesëmarrjen, bëri edhe një përshkrim të shkurtër për arritjet e vitit që po lëmë pas, duke cilësuar përgatitjen e trupave të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, si prioritet i Forcës Tokësore, të cilat do të tes-tojnë aftësitë e tyre si trupa të gad-ishmërisë së përherëshme të Aleancës Atlantike. Gjeneralbrigade Cahani u ndal në certifikimin dhe kalimin me sukses të fazës “Stand up” të k1b2k, si dhe detyrat që dalin për përgatitjen në fazën e dytë gjatë vitit 2016, duke venë theksin në rritjen e aftësive profesionale të çdo ushtari, n/oficeri dhe oficeri.

Duke vlerësuar kontributin e Forcës Toksore dhe të reparteve të saj për vitin 2015, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Bazo, pasi vlerësoi arritjet e trupave të FT, si në detyrat brenda vendit, ashtu dhe ato në shërbim të NATO-s, theksoi se, misioni jonë kushtetues është i ndarë në tre pjesë, ku dy klasiket janë ruajtja e integritetit të vendit dhe përdorimi i kapaciteteve për këtë qëllim. Pjesa e tretë është mbrojtja kolektive në përbërje të Aleancës, pjesë kjo e bërë evidente me pjesëmarrjen e trupave tona në misione paqeruajtëse dhe humani-tare në përbërje te NATO-s. “Forca

për realizimin e misionit tonë si ushtarakë”, - nënvizoi gjeneralmajor Bazo. Në fund të analizës, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i premtoi dhe garantoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm që arritjet e Forcës Toksore për vitin 2015 do të jenë një bazë e mirë nisje për përballimin e sfidave dhe realizimin e objektivave dhe detyrave të rëndë-sishme që dalin për vitin 2016.

Kupa “Feti Vogli”iu dha komandantit të Batalionit të Forcave SpecialeShpallen ushtarakët e talentuar në përgatitjen fizike Në ambientet e garnizonit “Skëndërbej”, para pak ditësh, u zhvillua një ceremoni e veçantë për dhënien e certifikatave “I talentuari” për ushtarakët që arritën rezultate të larta në testin fizik për vitin 2015. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandantët e Forcave, drejtorë drejtorish në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-së, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Viron Bezhani, veteranë, ish-ushtarakë sportistë, familjarë të “Dëshmorit të Atdheut”, kapiten FetiVoglit, fëmijë të ushtarakëve etj.Ceremonia u përshëndet nga zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i cili duke e quajtur privilegj marrjen pjesë në këtë ceremoni, falënderoi ushtarakët që arritën rezultate të larta në testin fizik për vitin 2015,si dhe për përkushtimin, disiplinën që tregojnë në përgatitjen e tyre fizike dhe arritjet e shënuara në aktivitetet sportive. “Sa më shumë aktivitete sportive, sa më shumë përgatitje fizike të bëjmë, aq më shumë do të jetë e shëndetshme shoqëria jonë”, - u shpreh zvministri i Mbrojtjes. Gjithashtu z. Koçi u përcolli falënderime të pranishmëve edhe në emër të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli. Në përfundim, ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve në këtë ceremoni sa modeste, aq dhe të vecantë, që çdo ditë e vitit të ri të jetë e bukur dhe e mbarë për të gjithë.Në emër të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federatave Sportive Shqiptare, përshëndeti presidenti Viron Bezhani, i cili falënderoi Forcat e Armatosura për iniciativën e marrë dhe theksoi se ushtarakët ndër vite kanë qënë dhe janë pjesë e rëndësishme e sporteve shqiptare dhe vlerësoi maksimalisht faktin që tradita vazhdon.Më tej, të pranishmit në ceremoni ndoqën disa demonstrime në sportet e karakterit luftarak si boks, xhudo, karate etj. Surprizë e këtij aktiviteti ishte demonstrimi i një grup fëmijësh të ushtarakëve në sportin e karatesë.Kupa “Feti Vogli” iu dha komandantit të Batalionit të Forcëave Speciale. Ceremonia u mbyll me dhënien e certifikatave “I talentuari”, ushtarakëve që për vitin 2015 arritën rezultate të larta në testimin fizik të Forcave të Armatosura.Ushtarakët që u certifikuan “I talentuari” në përgatitjen fizike për vitin 2015 janë:

1. Kol. Manushaqe Shehu2. Kol. Ylli Pulaj3. N/kol. Agim Kuçana4. N/kol.Qazim Hoxha5. N/kol. Lavdrim Oshafi6. N/kol. Ilirjan Zeqo7. Major Miri Abdurramani8. Major Besnik Tusha9. Major Behar Toçilla10. Kapiten Bledar Mesi

11. Kapiten Haxhi Shira12. Kapiten Gentian Cibaku13. Kapiten Arben Premçi14. Kapiten Johan Mataj15. Toger Qazim Balla16. Toger Maringlen Kërxhalliu17. Kapiten Henri Papa18. Toger Ervin Kuci19. Togere Besiana Gjoka20. N/lejtnant Elvis Arapi

21. N/lejtnant Nertil Kalani22. Leitnant Jetnor Balla23. N/togere Eliona Hoxha24. N/tetare Irtida Bajrami25. Pr2. Gazmend Gashi26. Pr2. Luiza Gega27. Pr2. Jonuz Malaj28. Pr3. Romina Hasa

Keti Poçari

Kolonel hysni GjerGji

Page 10: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 201610 afganistan

Të dashur kolegë të mi ush-tarakë, të dashur familjarë, i dashur vendi im. Po ju shkruaj nga Aganistani i

largët, Afganistani i përgjakur që me vështirësi po e gjen rrugën e paqes, nga Afganistani ku besimi në zot është ai islam. E di që kur letra ime të mbërrijë tek ju ditët e festive do të kenë përfunduar dhe jeta do të ketë rifilluar me një vit të ri që do të jetë i mbushur plot ëndërra, shpresa dhe besim tek e ardhmja. Ndoshta shumë prej jush i konsiderojnë këto fjalë si fjalë të zakonshme, pa ndonjë peshë të madhe, por kur këto fjalë shkruhen nën fishkëllimat e shpërthimeve që zëvendësojnë shpërthimet e fishekzjar-reve në prag festash, më besoni ato nuk janë thjesht fjalë. E megjithatë edhe pse Afganistani nuk feston Krishtlindje, ka një komunitet të vogël brenda tij, pjesë e të cilit jam edhe unë që e përjetoj këtë ditë me harenë e një fëmije. Përzihen bashkë me gëzimin edhe ndjenja të tjera, të pa provuara më parë. Për herë të parë ndodhem larg familjes sime. Më mungojnë 3 fëmijët e mi. Familja ime është si shumë familje të tjera shqiptare, ku besimi është gërshetuar dhe kanë jetuar në harmoni besime të ndryshme brenda një familje. Unë vetë i përkas një familjeje katolike. Ku vigjilja e datës 24 ka një vend të veçantë e pritet si një ndër ditët më të bekuara të vitit. Këtë traditë e kam vazhduar dhe ajo është respektuar në familjen mysly-mane që më priti nuse. Sa herë unë përgatisja pemën e vendosja dhuratat poshtë saj, vjehrra ime një myslyman e devotshme, gjente në “fshehtësi” kohën për të vendosur dhuratën e saj për mua. Kurse fëmijët dhe bashkëshorti e dinin se përkujdesja ime për ta ishte aty nën pemën ndonjëherë edhë në formë tepër simbolike. Po tani që unë shkruaj këto rreshta c’po ndodh në shtëpinë time, aty në Tiranën e largët? Zemra më thotë se dhurata ime gjendet atje nën pemë, kurse unë këtë vit ju kam lënë dashurinë si dhuratë, ndoshta edhe krenarinë për nënën e tyre që ndodhet në mision. Këto Krishtlindje në Kabul janë një fletë ditari që do më duhet ta shfletoj shpesh në ditët që do të vijnë. Edhe pse është festë, misioni vazhdon të punojë njëlloj. Magjinë e festës në fakt e kemi ndjerë herët, ashtu si e do tradita. Që prej datës 6 dhjetor, ditës së Shën Kollit e kemi nisur punën në misonin me pemën e madhe në tavoli-nën e drejtorisë ku unë jam pjesëtare në Comand Action Group (CAG). E poshtë saj një pafundësi dhuratash që do të na suprizonin kur t’i hapnim. Dritat shumëngjyrëshe, zbukurimet e zyrave kontrastojnë me uniformat tona kamu-flazh apo me tensionin që shpeshherë na përshkon gjatë ditës për shkak të natyrës. Por ato janë aty për të na ku-jtuar sa e bukur dhe e shtrenjtë është jeta. Dhe sa kuptim merr profesioni i ushtarakut për të siguruar paqen e lirinë e popujve. Dhurata ime nga Carolina e vogël

Ushtarakët kam më tepër se “një familje”. Këtë e kam kuptuar edhe më mirë gjatë këtyre muajve kur familja ime e vogël u zëvendësua me familjen e madhe të RS. Jo në pak raste gjen-eral Campell na e thekson se për të dhënë produktin më të mirë të punës duhet të mendojmë e të veprojmë si një familje e vërtetë. Ky është edhe një ndër motivet që më udhëheq gjatë kryerjes së detyrës. Dhe nga kjo familje e madhe në mision pata sivjet

një suprizë të paharrueshme. Pjesa më e madhe e kolegëve të mi janë nga SHBA. Klasa e parë e djalit të një prej anëtarëve të drejtorisë sonë në SHBA kishte përgatitur dhurata krishtlindjeje për të gjithë ne. Unë pata fatin të mer-rja një pako të përgatiur nga Carolina 6 vjeçare. Ajo kishte paketuar me doçkat e vogla karamele, çokollata, ëmbëlsira, kafe, çaj sapun, shampo, krem duarsh por mbi të gjitha ajo që më bëri më të lumturën në botë ishte kartolina e vogëlushe, e shkruar me ato shkro-njat e sapomësuara. Një kartolinë e mbushur me ngjyra, me yje, zemra e që brenda kishte mesazhin më të sinqertë e më të bukur;

. ” I am Caroline ,,,6 years old, ,,I love the troops,,,Happy Holidays.Dear lord, walk with the troops each and every dayThank you”

Të jem e sinqertë derdha shumë lotë kur e lexova. Jo lotë trishtimi. Ishin lotë gëimi. Sepse e dija se në ato fjalë ishin edhe fjalët e fëmijëve të mi. Ishin urimet e mbarë vogëlushve në botë, që gëzonin të qetë Krishtlindjet pranë familjeve të tyre, pasi e dinin se në roje të qetësisë së tyre janë tru-pat e Aleancë më fuqishme në botë, ku bënë pjesë edhe vendi ynë. A ka dhurat më të bukur?

Po duket se surprizat e kësaj dite të shenjtë nuk mbarojnë kaq shpejtë. Fëmijët e mi herë me lotë në sy, e herë duke u dridhur zëri nga ekrani i vogël i kompjuterit lëshojnë klithmat e gëzimit që bashkohen në kor “ O Maaaaaa Gëzuar Krishlindjet….O Maaaaa gëzuar Vitin e Ri”. Geni, Ximi, Ola e kuptojnë se mungesa e mamit në këto ditë festash nuk është aspak mungesë dashurie, por është një dashuri që i kalon kufijtë e familjes. Është dashuria për mbarë botën e lirë. Dhe kjo mbrëmje do të ishte e paplotë për mua në veçanti si

nënë e grua pa urimin e Ministrit të Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, gruas që beson te gratë.Krishtlindjet shumëkombëshe

Ka plot mënya për festuar Krishtlind-jet edhe në një vend si Afganistani. E rëndësishme ëshë ta kesh zemrën plot dashuri dhe të jesh rrethuar nga miq e bashkëpunëtorë të vërtetë. Më kujto-

hen netët e gjatë të Vitit të Ri, kur më ndodhte ta gdhija para televizorit duke ndjekur filmat që jo rrallë tregonin për ushtararët që ktheheshin në shtëpi në vigjilje të Krishtlindjes. Sot unë jam një prej tyre, por akoma misioni im vazhdon edhe pse është drejt fundit. Në këtë mbrëmje të bukur jemi ogranizuar të gjithë nën përkujdesjen e Ambasadës

Amerikane në Kabul për të ndjekur një film në kinema. Të gjithë mbajmë në duar qeset e mëdha të Pop Corn-it dhe secili prej nesh ndërsa ndjek filmin padyshim përfshihet nga malli për shtëpinë. “Going home” sa e bukur është, sidomos kur ja ke dalë të bësh një detyrë aspak të lehtë, një detyrë që do të shënjojë për gjithë jetën. Festa nuk mbaron me kinemanë, ajo është e gjaë plot emocion, plot ngjyra,. Secili nga ne sjellë eksperiencat e festimit në vendin e tij. Kështu kolegu i zyrs nënkolonel John Anderson nga Austra-lia na suprizon tek na thotë: “Tani Santa Klausi sapo ka mbërritur në Australi, i veshur me kostumin e plazhit, pasi atje është verë”. E çuditshme pasi unë jam mësuar ty përfytyroj krishtlindjet me dëborë. Kjo është e bukura e forcave shumëkombëshe. Dhe për të gjithë ju miq nuk mund të rri pa ndarë me ju, thjeshtësinë e gjeneralëve e drejtuesve të misionit, që zëvendësuan në këtë natë të bukur feste, personelin e mensës dhe me kapucët e kuq të Santa Klausit na shërbyen plot dashuri e respekt. Më thoni: a mund t’i harroj unë këto Krishtlindjet edhe pse nuk isha pranë vatrës së ngrohtë familjare?Certifikimi i përfundimit të misionit

.Festa e Krishtlindjeve ja la vendin përmbylljes së misonit nga ana ime. E fillova këtë mision më 6 korrik dhe

atëherë 6 muaj më dukeshin një kohë e gjatë. Tani ka ardhur koha ta dorëzoj detyrën tek nënkolonel Arjan Mullai, koleg dhe mik. Ndiehem çuditshëm. Mezi pres të përqafoj fëmijët, të kthehem në detyrë, të japë kontributet e mia në FA, por nga ana tjetër ndiej se kam lënë një pjesë të zemrës këtu në Kabul. Ndihem edhe krenare. Ceremonia e certifikimit tim do të bëhet nga vetë gjen-eral Campell. Kjo për shkak të poziconit që unë kam mbajtur në drejtorinë Fer[all. Tek dëgjoj fjalën e drejtorit të Drejtorisë ku kam punuar kolonel Trout e kam vështirë të mos përlotem. Vlerësimi dhe konsidederat e tij nga përkushtimit e kontributit tim, për mua nuk është aspak personal. Është pasqyrim i vlerave të ushtarakut të Forcave të Armatosura, e në veçanti i grave ushtarake në rrugëtimin e tyre të vështirë, por jo të pamun-dur. Po kthehem më atdhe me një medalje të shtuar, por nuk është medalja ajo që më ngroh më shumë zemrën. Zemrën ma ngroh puna e bërë. Një punë që e dua dhe nuk do ta ndërroja me asgjë tjetër në botë. Kam shumë besim se këtë eksperiencë të fituar në drejtoriën e përkujdesit të gruas nën drejtimin e koloneles Dee Gibbon do të kem mundësi ta ndajë me koleget e mia gra në Shtabin e Përgjithshëm e në gjithë Forcat e Armatosura. Bota është e guximtarëve dhe ne gratë ushtarake jemi të tilla.

Letër e një ushtarakeje në mision në Kabul

Krishtlindje shumëkombëshe në Afganistan

nënkolonele BarDha Pali

Page 11: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 11

gjuhën shqipe dhe më personel në aftë për plotësimin e detyrës; arsimi do të jetë krejt shqiptar, në baza të shëndosha kombëtare. Të mbyllen të gjitha shkol-lat propagandistike greke; posta dhe telegrafet do të varen nga administrata shqiptare; të formohet një xhandarmëri shqiptare për të mbrojtur rregullin dhe qetësinë e vendit; komanda franceze detyrohet të mbrojë vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës nga çdo kërcënim dhe qeveria franceze të marrë detyrim moral që të përkrahë të drejtat e Shqipërisë dhe veçanërisht të Kazasë së Korçës në konferencën që do të mblidhej kur të mbaronte lufta.

Pozita e popullit shqiptar në zonën austro-hungareze ishte më e favorshme më krahasim me periudhën e sundimit serbo-malazez gjatë viteve 1912-1915. Pushteti austro-hungarez u njohu shq-iptarëve të drejtën për vetë-administrim-in lokal dhe për zhvillimin e kulturës kombëtare. U lejua përdorimi i gjuhës shqipe dhe u hapën shkolla shqipe. Kjo ndikoi në rritjen e vetëdijes kombëtare. Pozita e popullit shqiptar në zonën e pushtimit bullgar ishte më e rëndë në krahasim më zonën austro-hungareze. Ndërkaq, pozita e minoritetit sllav ishte shumë më e mirë. Pushtuesi bullgar sillej brutalisht më shqiptarët. Ai nuk

u njohu shqiptarëve kurrfarë të drejte kombëtare njerëzore. Që në fillim u arrestuan shumë patriotë, ndërmjet të cilëve edhe Hasan Prishtina. Pushteti bullgar kreu rekrutimin e meshkujve të aftë për luftë. Gjendjen e rëndë ekonomike të popullit e keqësuan edhe më shumë plaçkitjet, gjobat e sidomos rekuizmi i ushqimit dhe i bagëtive për nevojat ushtarake, çka ndikoi në përhapjen e urisë së përgjithshme dhe të zisë së bukës. Populli shqiptar, si gjithmonë, gjeti forcë të qëndronte e ta luftonte si pushtuesin austro-hungarez, ashtu edhe atë bullgar.

Gjatë viteve 1916-1918, çetat kryengritëse të drejtuara nga Azem Galica, Shote Galica, Idriz Seferi, Mehmet Kunjuhi, Shaqir Smaka, Sel-man Trupi, Lotë Vaku e shumë patriotë të tjerë, luftuan kundër pushtuesve bullgarë dhe austro-hungarezë. Pas shumë përleshjeve të suksesshme që

zhvilloi kundër armiqve, Azem Galica me çetën e tij u bë drejtues i të gjitha çetave kryengritëse në Kosovë. Çeta e Azem Galicës në vitin 1918 numëronte 300-400 luftëtarë. Në vjeshtën e vitit 1918, ai në bashkëveprim me çetat e tjera shqiptare çliroi Drenicën, Istogun dhe në tetor e detyroi komandantin e garnizonit të Pejës ta dorëzonte qytetin. Në ballkonin e bashkisë së qytetit ai ngriti flamurin kombëtar.

Gjatë Luftës së Parë Botërore veprimet luftarake përfshinë pothuaj gjithë territorin shqiptar. Autori gjer-man Helmut Shvanke shkruan: “Prej fronteve më të vogla të Luftës së Madhe si ato palestineze, kaukaziane, mesopotamike, dardaneleve, frontet e ndryshme koloniale dhe ai për zotërimin e Kanalit të Suezit, fronti shqiptar ishte ai që zgjati më tepër, i shtyrë deri në përfundim të konfliktit botëror, edhe pse sigurisht njëri prej më pak të përg-jakshmeve”. Por ka qenë një front me aspekte tepër dramatike, nëse llogaritet përveçse Ushtrisë serbe, lufta detare, në sipërfaqe e nën det për kontrollin e kanalit të Otrantos. Fronti shqiptar ishte edhe strategjikisht i rëndësishëm për kufizimin e presioneve aneksioniste të vendeve kufitare dhe sepse kishte hyrë në pengesën ballkanike të Antantës. E

bërë e pavarur një vit para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye përsëri për të qënë gjatë konfliktit një vend i okupuar, ashtu siç kishte qenë në shekuj nga pushtimet e romake dhe bizantine. Në atë luftë të madhe ajo u okupua në dy të tretat e territorit të saj, prej austro-hungarezëve dhe në pjesën tjetër në Jug prej italianëve e francezëve. E para nga Fuqitë e Mëdha që vuri këmbën në Shqipëri, ishte Italia, e cila zbarkoi në Vlorë më 25 dhjetor 1913. Pasi shtiu në dorë pothuajse gjithë krahinën e Vlorës, Himarës dhe Tepelenës, në muajt shtator-tetor 1916 e zgjeroi pushtimin e saj në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Leskovik.

Fundi i Luftës së Parë Botërore rindezi vatrat anarkoide në brendi të Shqipërisë dhe shpresat aneksioniste në vendet fqinje, të cilat dolën të gjitha fitimtare nga ajo luftë. Riatdhesimi i kontingjenteve të shënuara të Trupave

speciale

Pushtimi i Shqipërisë nga forcat ndërluftuese dhe përmbajtja e Traktatit të Fshehtë të Lon-drës shkaktuan shqetësime

për patriotët dhe për mbarë popullin shqiptar. Sipas rrethanave e mundë-sive, pushtuesve iu bë qëndresë e armatosur, sidomos forcave greke, serbe e malazeze dhe kryesisht në zonat malore. Kështu, në zonën e Korçës dhe të Skraparit Themistokli Gërmenji, Sali Butka dhe Riza Cerova krijuan çeta të armatosura. Ndërkaq, disa komitete kombëtare të krijuara brenda dhe jashtë atdheut, ndër to dhe federata “Vatra” e shqiptarëve në SHBA, përpunuan një program politik pak a shumë të përbashkët, i cili parashikonte dy detyra kryesore: e para, sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër; së dyti, rishikimin e kufijve të shtetit shqiptar të vitit 1913, duke përfshirë brenda tyre të gjitha krahinat me popullsi shqiptare, që kishin mbetur jashtë.

Në disa zona të pushtimit, sidomos në ato të pushtuara nga ushtria e Austro-Hungariasë dhe Francës, u shfrytëzua çdo mundësi për të hapur shkolla shqipe, për të ngritur një administratë me nëpu-nës shqiptarë, për të mbajtur flamurin kombëtar. Kështu në qytetin e Shkodrës u krijua Drejtoria e Përgjithshme Arsi-more, në krye të së cilës u caktua Luigj Gurakuqi. Ajo e organizoi një rrjet të gjerë shkollash në gjuhën shqipe, që shtriheshin në Shqipërinë e Veriut dhe në Shqipërinë e Mesme. Autoritetet ushtarake franceze, gjithashtu, pranuan kërkesat e shqiptarëve për të larguar administratën e vendosur nga pushtuesit grekë dhe më 10 dhjetor të vitit 1910 nënshkruan marrëveshjen për shpalljen e krahinës autonome të Korçës. Sipas kësaj marrëveshjeje, krahina e Korçës do të administrohej nga shqiptarë nën “mbrojtjen” e autoritetevve ushtarake franceze. Po me 3 dhjetor të vitit 1916, Sali Butka i cili ishte komandant i çetave kombëtare, i drejtohet komandës franceze të pushtimit më këto kërkesa: vetëqeverisje të Kazasë së Korçës, ku do të përmblidheshin provizorisht Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gorea, gjersa të çliroheshin krahinat e tjera; flamuri shqiptar do të jetë flamuri i Skënderbeut me shqiponjën dykrenare; gjuha zyrtare do të jetë gjuha shqipe; do të formohej një komision prej 5 patri-otësh, i zgjedhur nga luftëtarët e lëvizjes kombëtare. Komisioni do të përmbushte detyrat e një qeverie; administrata do të përbëhet nga element patriote të sprovuar. Gjykatat do të veprojnë në

Speciale italiane dhe transferimi i disa reparteve në Mal të Zi e Dalmacinë Jug-ore, në fillimin e vitit 1919 e dobësuan seriozisht pozicionin ushtarak italian në Shqipëri, i cili nuk u përmirësua dot as me ardhjen e gjashtë batalioneve alpine që u dërguan nga Italia. Nga kjo gjë përfituan bandat e shumta të kusarëve që plaçkisnin nëpër krahina, pasi ishin

armatosur mirë me plaçkën e mbetur nga lufta. Paqja e viti 1918 e gjeti Shqipërinë të copëtuar politikisht dhe të pushtuar ushtarakisht nga disa shtete fituese dhe në një gjendje të vështirë ekonimike. Që në shtator të vitit 1918 trupat italiane, duke ndjekur ushtritë austro-hungareze që po tërhiqeshin përparuan në veri të lumit Vjosë, në fund të tetorit të vitit 1918 arritën në Shkodër dhe u shtrinë kështu në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Në rrethet e Korçës dhe të Pogradecit qëndronin gjithnjë forcat franceze, kurse ushtritë serbe, pasi ripushtuan Kosovën dhe viset e tjera shqiptare, hynë përsëri brenda kufijve të shtetit shqiptar, u shtrinë në krahinën e Peshkopisë, Kukësit, Hasit, të Malësisë së Gjakovës e të asaj të Kelmendit dhe vendosën të quajturën “vijë strategjike”. Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria ka ndërruar disa qeveri, të cilat për vetë

jetëshkurtësinë e tyre nuk mundën që të paraqesnin zgjidhje afatgjata e të impononin stabilitet në vend. Me për-fundimin e Luftës së Parë Botërore, pozitat e Italisë në Shqipëri ishin forcuar, duke pasur trupa në shumicën e trojeve shqiptare. Italianëve iu kërkua krijimi i një qeverie shqiptare, me mbështetjen e Italisë. Kështu, vjen qeveria e Durrësit kryesuar nga Turhan Pasha, 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920.

Veprimet luftarake që u zhvilluan në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore i sollën vendit shkatërrime të mëdha. Dhjetëra mijëra vetë vdiqën nga zjarri i luftës, nga uria dhe nga sëmundjet epidemike. Shumë fshatra u dogjën dhe u rrënuan dhe bujqësia dhe blegtoria u shkatërruan. Përveç pasojave të rënda në fushën ekonomike, në mbarimin e luftës, Shqipëria ndodhej përpara problemeve të rëndësishme politike. Përpara popul-lit shqiptar dilnin dy detyra kryesore: sigurimi i pavarësisë së Shqipërisë; ruajtja e tërësisë tokësore të shtetit shqiptar. Për mbrojtjen e interesave kombëtare, në mbarim të Luftës së Parë Botërore u aktivizuan komitete e shoqëri të ndryshme. Komiteti i fshehtë i krijuar në Shkodër qysh në vitin 1915, e zgjeroi veprimtarin ilegale. Shoqëri e klube të tjera patriotike vepronin në qytete të ndryshme të vendit. Legalisht ato zhvillonin veprimtaritari kulturore-arsimore, kurse veprimtarin politike në mbrojtje të atdheut e kryenin fshehurazi nga pushtuesit. Në atë kohë u dalluan për veprimtarinë patriotike gjithashtu federata “Vatra” e “Partia politike kombëtare” në SHBA, si dhe shqiptarët e mërguar në Rumani, në Turqi, në Zvicër, në Egjipt etj. Pjesa më e madhe e patri-otëve shqiptarë shpreheshin për një shtet shqiptar plotësisht të pavarur, ndërsa pjesa tjetër mendonte t’i kërkonte Konferencës së Paqes që do të mblidhej së shpejti, vënien e shtetit të pavarur shqiptar nën “mbrojtjen” e njërës nga fuqitë fituese të luftës. Pavarësisht nga pikëpamjet e ndry-shme që kishin grupet politike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, u bashkuan në kërkesat e ngutshme për formimin e një qeverie shqiptare që të kishte të drejtë të përfaqësonte popullin shqiptarë dhe të mbronte interesat e tij kombëtare. Dhe këtë do ta zgjidhte Kongresi i Lushnjës, që do të mbahej më 21 janar 1920.

Lëvizja kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore

nënkolonel arian Osmani

Rubrika: Flasin studentët e Kursit të Lartë

të Oficerit në AFAStudentët pjesëmarrës në KLO kanë nisur realizimin e

detyrave individuale, sipas temave të lëndës “Teori të

luftës dhe strategjisë”, nën drejtimin e petagogut Prof.

Asoc. Dr. Bernard Zotaj. Me këtë rast, gazeta “Ushtria”

çel rubrikën “Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit

në AFA” nëpërmjet së cilës do të pasqyrojë herë pas here

esse, recensa dhe opinione të përzgjedhura nga studentët

pjesëmarrës në këtë Kurs, të cilat gjykojmë se vlejnë të nji-

hen dhe studiohen edhe nga ushtarakë të tjerë të niveleve

të ndryshme të Forcave tona të Armatosura.

Page 12: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 201612 intervista

Ishulli i Sazanit në atë kohë ishte si një republikë e vogël më vete. Aty jetonin dhe shërbenin rreth 1500-2000 ushtarë e oficerë aktivë

të ushtrisë shqiptare, të paisur me arma-tim dhe teknikë moderne të kohës, me gryka zjarri të artilerisë së rëndë breg-detare dhe kundërajrore, më një arsenal anijesh luftarake të bregëzuar në bazën e tij, rretherrotull ishullit ngriheshin bunkerë dhe fortifikime nëntokësore, reparte të këmbësorisë, artmitralierë, të xhenios, ndërlidhjes, pika sinjalovroj-tuese dhe specialitete të tjera. Në Ishull, jetonin rreth 200 familje të ushtarakëve dhe punonjësve civilë. Kishte çerdhe, kopshte, shkollë fillore e tetëvjeçare, spital, kinema, njësi tregtare, rrobaqep-si, kantier ndërtimi, hotel, blegtori etj. Por deri në vitin 1993-94 ishulli nuk kishte furnizim me energji elektrike të lidhur me sistemin kombëtar, gjithçka mbahej nga një sistem gjeneratorësh të fuqishëm, që gjithsesi siguronin energji me ndërprerje…

Kur ka filluar projektimi për të lidhur ishullin e Sazanit me sistemin elektrik të Republikës të Shqipërisë.

Për ishullin dhe elektrifikimin e tij kishte kohë që flitej. Dija se ishulli ishte një bazë e fuqishme ushtarake dhe nga shteti tregohej shumë kujdes për gjithçka që lidhej me jetën dhe shërbimin atje. Por çështja e energjisë elektrike atje nuk ishte zgjidhur përfun-dimisht. Kjo sigurohej me gjeneratorë të cilët natyrisht përmirësoheshin dhe fuqizoheshin heraherës.

Si u njohe me gjendjen e furniz-imit me energji të ishullit?

Me gjendjen ekzistuese të ishullit të Sazanit u njoha në prill të vitit 1975, kur shkova për herë të parë me një ekip për ndihmë e kontroll nga Ministria e Mbrojtjes, nën drejtimin e gjeneral Arif Haskos, në atë kohë drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Prapavijave.

Diçka më konkretisht, si furnizo-hej me energji elektrike ishulli?

Eh, si furnizohej! Ishulli ushqehej me energji elektrike nga centrali i dizel-gjeneratorëve të tunelizuar, tre të tillë nga 250 kv, që punonin në paralel. Po në tunel ishte edhe kabina e transfor-macionit 04/6 kv. Prej këtej, me linja ajrore 6 kv. ushqehej me energji elek-trike i gjithë ishuli nëpërmjet pesë ka-binave 6/04 kv. Puna e parë që nisa në ishull, ishte rikonstruksioni i të gjithë rrjetit shpërndarës. U hoqën të gjitha linjat ajrore pasi së pari, erërat e forta në ishull shkaktonin gjithënjë difekte dhe ndërprerje energjie, por duhej të ishin edhe të maskuara. U zëvendësuan me linja kablore 6 kv të futura në tokë në kanale të thella 1-1,5 m të hapura me ushtarë nën drejtimin teknik të specialistëve elektrik të Ndërmarrjes të Ndërtimeve Ushtarake, djemve të shkëlqyer si Hazis Ferra, Bashkim Mema, Ilir Kureta etj. Përfundimisht, pas rikonstruksioneve të bëra, i gjithë

rrjeti shpërndarës dhe kabinat e trans-formacionit, ishin nën tokë. Dalloheshin vetëm shtyllat e ndriçimit rrugor që natën dukeshin si vija zjarri dhe i jep-nin ishullit një pamje shumë të bukur. Mbetej problem shqetësues harxhimi i madh i karburanteve dhe vajrave lu-brifikante, si edhe transporti i tyre për në ishull që i kushtonte shumë shtrenjtë ekonomisë. Vetëm një dizel-gjenerator harxhonte 60 litra naftë në orë. Ky fakt, kufizonte shumë kohën e punës të dizelave, pra edhe ndriçimin e ishullit, i cili bëhej me orar të reduktuar, 4 orë në mëngjes dhe 4-5 orë mbas dite. Mung-esa gjatë 24 orëve e energjisë, sillte probleme shqetësuese në gatishmërinë ushtarake dhe në jetesën e popullatës të ishullit.

Çfarë konstatuat në gjithë këto punime. A ishin bërë përpjekje më parë për elektrifikimin e tij?

Duke studjuar praktikën që ishte ndjekur para meje për këtë çështje, më rezultoi se qeveria e kishte shtruar për zgjidhje edhe dy herë të tjera: Në vitet gjashtëdhjetë u ishte kërkuar kinezëve zgjidhja, por ata ishin përgjigjur se nuk kishin përvojë për ndërtim linjash kablore nënujore dhe nuk prodhonin kablo të tilla, prandaj edhe rekoman-duan dizel-gjeneratorët. Problemi për

zgjidhje i ishte shtruar edhe Ministrisë të Ndërtimit në vitin 1973, por përgjigj-ja që i ishte kthyer qeverisë kishte qënë e tillë: Nuk kemi përvojë për ndërtim linjash të tilla, prandaj propozojmë të dërgohen jashtë shtetit specialistat tanë të përgatiten për projektimin dhe ndërtimin në det të kësaj linje dhe kablli të blihet jashtë. Këto kërkesa nuk ishin miratuar nga qeveria. Kryeministri Mehemet Shehu i vuri detyrë Ministrisë së Industrisë dhe Minierave me qëllim që UTE-ja (Uzina e Telave Elektrike) në Shkodër të studjonte mundësinë e prodhimit të kablit special nënujor, sipas kërkesës të bërë nga ana jonë. Për këtë qëllim, u organizua një takim i për-bashkët me specialistët e Shkodrës nën drejtimin e titullarit të kësaj ministrie ku dolën edhe vështirësit e mëdha, gati të pamundura për prodhimin e tij. Takimi u mbyll me porosinë që specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe UTE-së të punojnë bashkarishtë për zgjidhje. Brenda dy-tre vjetësh përmes takimesh e konsultimesh të vazhdueshme u arrit në përfundimin se UTE-ja në Shkodër mund ta prodhonte kablin duke bërë disa përshtatje e adaptime në procesin teknologjik të prodhimit.

Si u bë e mundur prodhimi i kablove për linjën nënujore me

karakteristika të veçanta? Kush mori përsipër prodhimin?

Këtu ishte sekreti dhe pika më e dobët. Por u zgjidh. UTE-ja e mori përsipër prodhimin: kabël monofazor, 10 kv, seksioni 35 mm katror, gjatësi 12,5 km duke e mundësuar procesin e prodhimit me masa shtesë: Dy makina Skania që përdoreshin për transport tankesh i mora në repartin e tankeve në Zallherr; një motogjenerator për rezervë energjie nëse ikën korenti gjatë procesit, të cilin e sigurova po nga ush-tria; barabanët specialë metalik me për-masa 3,2 me 2,7 m, të projektuar dhe prodhuar nga specialistët e uzinës me në krye inxh. Zydiun. Barabanët së bashku me motorr-reduktorët u vendosën në shtratin e Skanieve ku do mblidheshin kablot. U hapën të dy muret ballor të repartit të prodhimit të kablove, i cili ishte 100 m i gjatë prej nga do kalonin kablot nga njeri baraban tek tjetri të vendosur mbi Skanie jashtë ndërtesës. Nga barabani i parë, kabli ҫmbështillej, kalonte proceset teknologjike të veshjes të radhës dhe mblidhej në barabanin e dytë po jashtë ndërtesës. Makinat jashtë ndërtesës ndërronin vendet dhe fillonte procesi tjetër deri në përfundim të pro-dhimit. Ministria e Mbrojtjes na vuri në dispozicion edhe një togë ushtarësh për ndihmë në procesin e prodhimit. Drejtoria e uzinës më krijoi kushte të mira pune duke më vënë në dispozi-cion edhe një dhomë fjetjeve brenda uzinës meqenëse procesi teknologjik i prodhimit të kablove vazhdonte pa ndër-prerje. Kablot, tre të tilla monofazë, u prodhuan gjatë muajve gusht-shtator 1981. Drejtoresha e uzinës Tereza Marubi dhe kryeinxhinieri Hashim Mokshi ishin bashkëbiseduesit më të këndshmit për mua, më të mirpëritësh-mit, më të mirëkuptueshmit dhe shumë të përkushtuar për realizimin e asaj detyre. Reparti i prodhimit të kablove kishte një kolektiv të shkëlqyer puntorë e specialistë shumë të aftë, por edhe shumë miqësorë. Ruaj kujtimet më të mira për kohën që punova me ta.

Si u realizua transporti i kablove nga Shkodra në ishullin e Sazanit dhe shtrirja e tij në hapësirën nënu-jore nga Vlora në Sazan?

Kisha shumë kohë që inspektoja mjetet lundruese të flotave tona detare për të zgjedhur më të përshtatëshmen për shtrirjen e kablove në det. Tani kishte ardhur koha të konkludoja dhe të zgjidhja njerën. Në takimin në Durrës me Sandri Karanxhën drejtor i kantierit të ndërtimit të porteve, një njeri shumë energjik, dashamirës, i përkushtuar për punë të mira, pasi i tregoj arësyen pse kisha shkuar, më thotë: Hallin që ke ti mund ta zgjidhim fare mirë me maunen vetëshkarkuese që përdor unë për ndërtim portesh. Aktualisht ajo ndodhet në punë në ndërtimin e një pontili në Kakome në Sarandë. Shkuam dhe e pamë në vend. Ram dakord të përdorim këtë maune por duheshin bërë disa modifikime. Maunia u tërhoq në Durrës dhe Dhimua, inxhinieri mekanik i kantierit bëri përshtatjen e saj. Në këtë fazë kur projekti kishte marrë rrugë për

zbatim, ishin ndezur më shumë disku-timet midis specialistësh të instituteve projektuese për suksesin, optimistët më të paktët dhe për dështimin, pesimistët më të shumtët. Në fundin e muajit shta-tor mbaroi dhe prodhimi i kablove. Nën kujdesin e drejtoreshës Tereza Marubi barabanët me kabël u ngarkuan në UTE Shkodër mbi shtratin e Skanieve të ushtrisë dhe u transportuan në teri-torin e repartit ushtarak të marinës në Shëngjin fare afër buzës së detit. Këtu mbriti nga Durrësi edhe flotilja e vogël e përbërë nga maunia, dy rimorkiatorë dhe biga lundruese. Procesi i shkarkim-ngarkimit të kablove nga barabani në tokë tek barabani bosh në maune u krye për tre ditë me krah nga marinarët nën kujdesin e komandantit të tyre, Robert Bali. Lundrimi nga Durrësi në Ishull shkoi qetë pa probleme

Kur dhe si filloi puna për shtrir-jen e kabllove?

Më 1 nëntor 1981, që në orë tetë të mëngjesit, u nis puna për shtrirjen e kablove në det. U grumbulluam të gjithë tek reparti i Akustikës buzë detit: teknikët elektrik dhe ushtarë e oficerë që do ndihmonin për nevojat në nisje. Mjetet lundruese që do për-doreshin: maunia me tre barabanët me kablo ngarkuar, dy rimorkiatorët, biga lundruese të shoqëruara edhe nga anija polumbare e marinës të ishul-lit, dolën nga moli ku ishin ankoruar dhe u vendosën në formacion përballë Akustikës, fare pranë buzës së ujit. Për vajtje-ardhje nga bregu tek anijet kishim në dispozicion dy lanҫa. Në orën nëntë ҫdo gjë ishte gati dhe nisa shtrirjen. Sipas trajektores të përcaktuar na ud-hëhiqte anija polumbare. Pas saj vinte rimorkiatori i madh që tërhiqte maunen e ngarkuar me kablot. Të tre barabanët rrotulloheshin njëkohësisht me të njëjtën shpejtësi nëpërmjet të tre grupeve motorr-reduktor që ushqeheshin me energji elektrike nga dizel-gjeneratori i vendosur në rimorkiatorin e dytë të cilin e kishim vendosur përbrinjë maunes. Për krah tyre ecte edhe biga që e kishim marrë me vete përҫdo nevojë që mund të na dilte. Flotilja jonë e vogël ҫvendosej përpara dhe të tre kablot lëshoheshin në det paralel midis tyre. Kishe kënaqësi të shikoje një lundrim të tillë kompleks në natyrën e vet, që dy-tre vjet më përpa-ra më dukej e pamundur ta realizoja. Gëzimi dhe shqetësimi ishin bashkë në qenien time deri sa dolëm në bregun e Triportit. I përqafova fortë Sandrin, Dhimon dhe gjithë ekipin që mori pjesë në këtë aksion të vështirë, i menduar dhe organizuar në mënyrë perfekte që zgjati katër orë pa ndërprerje nga Ishulli i Sazanit në Triport dhe që përfundoi me sukses. Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin dhe respektin maksimal për punën e bërë dhe ndihmën që më kanë dhënë kuadrot drejtues të Ishullit: Tasim Meҫe, Ibrahim Gaxholli, Halil Leli dhe shumë specialistë e kuadro të tjerë të flotës luftarake të Sazanit. Realizuam një ëndërr të bukur. Që nga kjo ditë ishulli i Sazanit do të kishte energji elektrike të pandërprerë.

Flet inxhinier Mane Alikaj, ideatori i elektrifikimit të ishullit të Sazanit nga sistemi elektrik kombëtar

Inxhinieri që projektoi dhe drejtoi punën për elektrifikimin e Ishullit të Sazanit

intervistoi: Dr. arqilE vEshialBErt Z. ZhOli

Page 13: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 13nato

Rotacioni i 40-të i misionit të NATO-s të Policimit Ajror të Baltikut, zhvillohet më 7 janar 2016 në Lituani dhe Estoni. Përgjegjësia për misionin do të transferohet nga Hungaria

dhe Gjermania në Spanjë dhe Belgjikë, duke demonstruar solidaritetin e qëndrueshëm të NATO-s me aleatët e saj baltikë.

Spanja do të udhëheqë misionin Baltik të Policimit Ajror për katër muajt e parë të vitit 2016 me katër avionë Eurofighter Typhoon bazuar në Šiauliai, Lituani. Katër aeroplanë luftarakë belge F-16 do të jenë të bazuar në bazën ajrore Amari në Estoni. Të dy aleatët marrin patrullimin ajror për një rotacion katër-mujor. Gjermania dhe Hungaria kanë patrulluar hapësirën ajrore mbi ven-det baltike që nga shtatori. NATO mbron qiellin baltik që nga viti 2004, kur Estonia, Letonia dhe Lituania u bashkuan me Aleancën. Misioni ndihmon aleatët baltikë të NATO-s të cilët vetë nuk kanë avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën e tyre ajrore.

Aleatët e NATO-s mbrojnë hapësirën ajrore të tyre 24/24 orë të ditës. Përpjekjet e mbrojtjes ajrore të NATO-s janë të fokusuar në ndalimin e inkursioneve në hapësirën ajrore të aleancës.

Testi i armëve bërthamore shpallur nga Koreja e Veriut, minon sigurinë rajonale

dhe ndërkombëtare, dhe është në shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Unë e dënoj zhvillimin pa ndërprerje nga Koreja e Veriut të armëve bërthamore dhe programet e raketave balistike dhe retorikën e saj nxitëse dhe kërcënuese.

I bëj thirrje Koresë së Veriut që të respek-tojë plotësisht detyrimet dhe angazhimet e veta ndërkombëtare. Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga armët bërthamore, armët ekzistuese bërthamore dhe programet e raketave balistike në një mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme dhe të angazhohet në bisedime të besueshme dhe të vërteta mbi denuklearizimin.

Deklaratë nga sekretari i përgjithshëm i natO-s në njoftimin e Koresë së Veriut Koreja e Veriut teston bombën me hidrogjen

Në mbrojtje të hapësirës ajrore, 24 në 24

Spanja dhe Belgjika marrin përsipër misionin e NATO-s në Policimin Ajror të Baltikut

Pas një viti shumë të ngarkuar, por dhe të komplikuar të 2015, Rusia

e Vladimir Putinit e gjen veten ende të sanksionuar nga Perëndimi për sjelljen e saj në Ukrainë, ndjekur nga rënia e çmimeve të naftës dhe lojës në konfliktin vdekjeprurës në Siri. Nga ana tjetër kjo bëhet gjithnjë e më e vështirë për të parashikuar sfidat e Putinit dhe të vendit të tij me të cilat do të përballet në 2016, apo edhe se si ata do të merren me to për t’i zgjidhur.

Më 31 dhjetor, presidenti rus Vladi-mir Putin nënshkroi një strategji të re për sigurinë kombëtare të Rusisë, që e identifikon NATO-n si kërcënim. Strat-egjia e re, sipas vëzhguesve, reflekton përkeqësimin kohët e fundit të marrëd-hënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët në Ukrainën lindore, si dhe ndërhyrjen më të fundit ushtarake në Siri.

Dokumenti prej 40-faqesh përshkohet nga një ton i ashpër, duke u fokusuar në atë që e karakterizon si “izolim të Rusisë në sistemin aktual ndërkombëtar”. Veç kësaj, në dokument i jepet përparësi interesave shtetërore ndaj atyre person-ale. Dokumenti thekson nevojën për të garantuar që të mos shkelet kushtetuta, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti ter-ritorial i Federatës Ruse.shBa, njëkohësisht kundërshtar dhe partner

Dokumenti i strategjisë mban një qëndrim të dy-anshëm ndaj Shteteve të Bashkuara. Në njërën anë, në të thuhet

Strategjia e re kombëtare e rusisë

se politika e jashtme “e pavarur” e Rusisë dhe ajo e brendshme, “kanë provokuar kundërshtimin e SHBA-së dhe aleatëve të tyre, që përpiqen të ruajnë domin-imin në botë”. Në të dënohen Shtetet e Bashkuara se kanë vazhduar dislokimin e sistemit mbrojtës nga raketat, i aku-zojnë ato për mbështetjen e “një grushti ushtarak” në Ukrainë dhe madje edhe pretendohet se “një rrjet i laboratorëve ushtrako-biologjikë amerikanë” është duke u zgjeruar në territoret e shteteve fqinjë me Rusinë.

Në anën tjetër, në dokument thuhet se Rusia është e interesuar të ndërtojë

një partneritet të plotë me SHBA-në. Në të theksohet nevoja për të zhvilluar më tej kontrollin e armëve dhe për të marrë masa për ndërtimin e besimit për të mos lejuar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Strategjia e re po ashtu bën thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale. Thirja për parnteritet është thuajse në fund të dokumentit.“Kërcënimi” nga NaTo

Duke iu refereruar Aleancës ush-tarake të Perëndimit, strategjia e re kombëtare e Rusisë për sigurinë e përsh-kruan fuqizimin e NATO-s dhe afrimin

e infrastrukturës ushtarake të saj deri në kufirin rus, si “një veprim në shkelje të ligjeve ndërkombëtare”. Rusia thotë se kjo përbën kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Në një shkrim të botuar në revistën “Interesi Kombëtar”, Thomas Fedyszyn, profesor i sigurisë konbëtare në Kolegjin e Marinës Luftarake, thotë se në doku-ment nuk theksohet se NATO vendosi ta fuqizojë forcën e reagimit të shpejtë si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj revanshiz-imit rus në Krime dhe në Ukrainë, disa muaj pasi ndodhi agresioni.

Fedyszyn, i cili ka qenë Atashe i

Marinës në Rusi dhe ka shërbyer dy herë në selinë e NATO-s në Bruksel, po ashtu thekson se trupat e NATO-s në Poloni dhe në shtetet baltike janë dërguar mbi bazën e rotacionit, se ato nuk janë të dislokuara përgjithmonë dhe se numri i tyre është shumë i vogël krahasuar me atë të trupave ruse përtej kufirit.politikë “mbrojtëse-agresive”

Alexander Konovalov, president i Insitutit për Vlerësime Strategjike me qendër në Moskë, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se dokumenti i strategjisë së re pasqyron izolimin ndërkombëtar të Rusisë, përderisa ajo nuk përpiqet më të lidhet me secilin nga ish vendet sovjetike, apo me ato të Azisë qendrore. Kurse Alexander Golts, ekspert i pavarur ushtarak me qendër në Moskë, thotë se strategjia e re kom-bëtare është më “mbrojtëse-agresive” se ato parardhëse.

Golts thotë se është i sigurt që do-kumenti i miratuar nga Putini nuk është një udhëzues praktik për trupat e qeverisë ruse përgjegjëse për sigurinë kombëtare. “Është e rëndësishme të kuptohet se këto dokumente në Rusi janë thjesht burokra-tike”, tha ai. Një studjues i vëmendshëm mund gjejë këtu pikëpamje konfliktuale mes klaneve të ndryshme burokratike. Por duhet të kuptoni, se kjo strategji nuk përfaqëson mendimin e udhëheqësve të Rusisë: është ajo që duan udhëheqësit rusë t’i tregojnë botës për pikëpamjet e tyre, që bota të kuptojë se kjo është mënyra se si ata mendojnë.”

Mimoza GOLIKJA

Page 14: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 201614 histori

situata politike në zonën e VlorëVlora dhe qarku i saj përbënin një

nga vatrat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në Vlorë dhe në krahinat e prefekturave fqinje me të, nga fundi i vitit 1942 lufta e armatosur po merrte përpjesë-time të mëdha. Sipas direktivave të Konferencës së Pezës të shtatorit 1942, në Vlorë po ngriheshin këshillat nacionalçlirimtarë dhe njësitet guerile e forcat partizane po zgjeronin luftën e armatosur kundër pushtuesit italian. Në qytet prej kohësh po gjallërohej ve-primtaria antifashiste ilegale dhe lufta e njësiteve guerile. Ndërsa në fund të vitit 1942 në krahinat e Mesaplikut, të Kudhësit (Sevasterit), të Drashovicës, të Dukat-Tragjasit, të Himarës, të Tre-blovës, të Topalltisë, të Mallakastrës, të Myzeqesë së Vogël, nuk kishte mbetur pothuaj asnjë fshat pa këshill nacionalçlirimtar. Lëvizja në këto krahina kishte më tepër se 300 baza, si dhe qendra për grumbullimin e armëve ishin krijuar në Tërbaç, në Gjorm, në Vranisht, në Smokthinë, në Vuno dhe në Brataj. Në qark ishte krijuar Çeta Plakë Partizane dhe kishte me dhjetëra njësite e çeta vullnetare territoriale, që ngriheshin më këmbë për luftë.

Në qytetin e Vlorës vepronin mjaft baza ilegale dhe njësite guerile. Në këtë kohë ishin kryer mjaft aksione të njësiteve guerile në qytet dhe po kalohej në veprime sulmuese të çetës e të njësiteve kundër përqëndrimeve të armikut, të gërshetuara me pritat. Lufta në qark po marrte karakter të përgjithshëm. Në dhjetëditëshin e dytë të dhjetorit 1942 armiku raportonte se sot s’kemi të bëjmë më me atentate e prita sporadike, por me një guerilje të organizuar. Kjo veprimtari luftarake e politike në qytet, por e kombinuar me luftën partizane në fshatra, e alarmoi pushtuesin dhe qeverinë kuislinge për gjendjen e jashtëzakonshme e kërcënuese në qarkun e Vlorës.

Fashistët e cilësonin gjendjen e përgjithshme në qarkun e Vlorës si delikate për shkak të propagandës së fortë që bëhet nga elementët kundër-shtarë. Përfaqësuesit e fshatrave të Vlorës si në bashki ashtur dhe të thir-rur nga qeveria e Mustafa Krujës, se populli dhe rinia ishin të bashkuar si kurrë herë tjetër dhe do të vazhdojnë

luftën gjer në çlirimin e plotë të ven-dit. Ndërsa në dhjetor ministri fashist i Punëve të Brendshme deklaroi në mbledhjen e qeverisë se në tërë Shq-ipërinë “Vlora... mban sot rekordin e turbullirave, prandaj vepra shtypëse e autoriteteve do të fillojë nga aty”. Vlora ishte porti detar që bëhej furnizimi i ushtrisë fashiste në Shqipëri, ndaj dhe qeveria këtë qytet dhe krahinat e saj i donte zona të qeta. Në urdhërin e op-eracionit për qarkun e Vlorës, Jakomoni dhe Mustafa Kruja synonin në arritjen e qëllimeve për të kryher çarmatimin e plotë të popullsisë, kapjen e banditëve të dyshimtë dhe të sigurohej bash-këpunimi i popullsisë me parinë dhe të ketë qetësi në zonë. Në arritjen e këtij qëllimi repartet vepruese të përdornin çdo masë, të shkatërronin shtëpitë dhe pasurinë e të arratisurve, të internonin familjet e të arratisurve etj.plani dhe ideja e zhvillimit të operacionit ndëshkues

Kështu u vunë në lëvizje gjeneralët dhe oficerët fashistë e Gruparmatës Italiane “Lindja”, ku hartuan planin operativ për shtypjen e kryengritjes së armatosur në qarkun e Vlorës. Në etapën e parë do bëhej bllokimi i qytetit dhe i krahinave nëpërmjet operacione policore për zbulimin dhe kapjen e komunistëve, patriotëve dhe të gjithë atyre që përkrahnin luftën, ndëshkim të popullit dhe shkatërrim të bazave ilegale. Njëhohësish ngarkuan Qazim Koculin për t’i bërë thirrje popullit të Vlorës që të mos i godiste me armë forcat fashiste dhe mercenare gjatë operacionit. Etapa e parë e operacionit duhej të përfundonte brenda muajit dhjetor 1942.

Në etapën e dytë, nga komanda italiane u parashikua të kryhej operacion spastrimi dhe ndëshkimi në krahinën e Mesaplikut me qëllim çarmatosjen e popullsisë, kapjen dhe asgjësimin e forcave partizane dhe përkrahësit e tyre, të arrestonin elementët e dyshimtë dhe të siguronin qetësinë në qarkun e Vlorës.

Për realizimin e operacionit mëkëm-bësi i perandorit, qeveria kuislinge, së

bashku me shtatmadhorinë e trupave italiane, morën masa dhe bënë përgatitje për të paralizuar qëndresën e popullit. Fashistët forcuan shërbimin e rreptë policor te njerëzit e dyshimtë dhe bëri përpjekje për të shkëputur qytetin nga krahinat. Më tej, armiku bëri zbulim të kujdesshëm për gjendjen, sasinë dhe vendndodhjen e forcave partizane deri në njohjen e veshjes së partizanëve. Komandanti i milicisë gjeneral Volante, i raportonte kryeministrit se pjesa më e madhe e subversistëve mbajnë një yll të kuq në xhaketë...

U caktuan forcat në operacion si: Legjioni III i milicisë fashiste me 1.000 veta, një batalion tjetër milicësh fashistë, reparte të motorizuara ber-salierësh, “dy banda vullnetarësh” (mercenarë) të komanduara Halil Alia dhe Selim Kaloshi me rreth 1.500 veta, si dhe një grup karabinierësh me 500 veta. Batalioni i rojës së financës (ku-firit) do bllokonte zonën bregdetare nga Vlora deri në Himarë. Ndërsa repartet

ushtarake të Korparmatës së 25-të, me qendër në Vlorë, do ndërhynin vetëm kur të kërkohej.

Mustafa Kruja nga qeveria ngarkoi për drejtimin e operacionit ministrin dhe komisarin e jashtëzakonshëm Qazim Koculi, ndërsa komandant i operacionit, fashistët italianë emëruan konsullin, kolonel Franko Klementi. Fashistët nuk mundën ta mbanin të fshehta përgatit-jet për operacionin, sepse mercenarët mbërritën në Vlorë një javë më përpara se të fillonte.përgatitja e popullit dhe fillimi i luftës

Kështu për nisjen e veprimeve luf-tarake u përgatitën si fashistët italianë e mercenarë, ashtu dhe populli i Vlorës dhe i fshatrave për të thyer operacionin armik. Luftëtarët e Çetës Plakë dhe njësitet e fshatrave Tërbaç, Tragjas, Gjorm pas goditjes që iu bënë fashistëve në depot në Radhimë, manovruan dhe zunë pozicione në vende të përshtat-shme. Komanda partizane udhëzoi që

forcat të gjurmonin dhe të zbulonin çdo lëvizje të armikut në rrugët automobilis-tike, depërtimin e agjentëve, të patrul-lave ushtarake në drejtim të Mesaplikut, të Tragjasit dhe të Dukatit.

Përgatitjet për qëndresë të vendosur u përpoqën që ti ndalonin drejtuesit e Ballit Kombëtar të qarkut si Hysni Lepenica, Skënder Muço, Isuf Luzi etj. Këta kërkonin të mos kundërshtohej me armë forcat italiane e mercenare, sepse, sipas tyre, një veprim i tillë do sillte djegien dhe shkatërrimin e shtëpive, të pasurisë së krahinës dhe masakrimin e popullsisë. Çështja u sh-trua përpara popullit, në një kuvend të madh me rreth 1.000 veta afër urës së Bratit. Morën pjesë partizanë, anëtarë këshillash dhe fshatarë. Komunistët bënë thirrje që populli t’i priste me luftë fashistët, ndërsa përfaqësuesit e Ballit u munduan të theksonin të mos bënin një “marrëzi” të tillë. Populli në kuvend vendosi njëzëri se armiqtë nuk mund të shkelin Mesaplikun dhe se populli do ngrihet i tëri në këmbë për t’i pritur me pushkë fashistët italianë dhe mercenarët.

Më 26 dhjetor komanda partizane ju drejtua popullit me një thirrje që të bashkohen për luftë. Po këtë ditë armiqtë filluan operacionin me vep-rime terroriste në qytet në shtëpitë e partizanëve e të patriotëve, ku grabitën, shkatërruan, dogjën, si dhe bënë ar-restime. Nëpërmjet këtyre veprime ter-roriste fashistët kërkonin të frikësonin popullin e qarkut të Vlorës, por shtuan më shumë zemërimin dhe vendosmërinë e tij për t’iu përgjigjur me armë. Trupat fashiste u nisën për veprime e rapr-ezaljeje në fshatrat Radhimë-Tragjas. Fashistët pas aksionit të Çetës Plakë në Radhimë, ndryshuan drejtimin e operacionit nga Tragjasi, me synim të asgjësonin Çetën Plakë. Në natën e 27 dhjetorit 2.000 e ca milicë

Heroizmi masiv i popullit të Vlorës në operacionin fashist

midis viteve 1942-1943

Prof. asoc. Dr. BErnarD ZOtaj

Page 15: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 2016 15histori

fashistë, mercenarë dhe karabi-nierë, nën komandën e konsullit Klementi, u nisën nga Vlora për

në Tragjas.Çeta Plakë u ndesh me armiqtë në

mëngjesin e datës 28 dhjetor në afërsi të Tragjasit. Partizanët nuk i lanë fash-istët të hynin në fshat, ku së bashku me çetën luftuan shumë fshatarë. Luftimet në afërsi të fshatit nuk zgjatën shumë, sepse luftëtarët u tërhoqën përballë një epërsie të kundërshtarit. Duke shfrytëzuar njohjen e terrenit, partizanët shkëputën kontaktin dhe të përkrahur e të mbështetur nga populli i armatosur, u tërhoqën pa humbje dhe zunë pozicione në malin e Tragjasit. Ndërkohë arritën partizanë dhe njësite të armatosur të zonës së Mesaplikut. Fashistët arritën me luftë deri në kreshtën e malit, por, të frikësuara nga ndonjë sulm i luftëtarëve u tërhoqën dhe u përforcuan në fshatit Tragjas.E gjithë zona e Vlorës në luftë

Alarmi u dha dhe u ngrit në këmbë populli i krahinës së Mesaplikut e deri në Kuç për të shkuar në ndihmë të Çetës Plakë. Komanda partizane në pa-mundësi të një sulmi kundër fashistëve në Tragjas, më 30 dhjetor tërhoqi forcat në drejtim të Gjormit. Këtu pritej dhe sulmi kryesor i fashistëve. Partizanët u larguan nga fshati me shumë fshatarë. Milicët, mercenarët e karabinierët arrestuan burra dhe gra, dogjën disa shtëpi dhe plaçkitën sa mundën për tri ditë rresht nga data 28 deri 30 dhjetor, pastaj morën drejtimin e Mesaplikut. Duke parë se plani për rrethimin dhe asgjësimin e çetës partizane në Tragjas dështoi, komanda e operacionit i kushtoi përsëri kujdes përqëndrimit të forcave të motorizuara bersaliere e milice në drejtimin Vlorë-Kotë-Gjorm-Brataj dhe njëkohësisht me forcat e përqendruara në Tragjas u përpoq të realizonte një sulm nga lart-poshtë në befasi, në shpinë të forcave partizane, nga mali i Tragjasit në Gjorm.

Komanda fashiste mori vendim që dy kolonat të sulmonin njëkohësisht mbi Gjorm nga drejtimet Tragjas-Gjorm dhe Vlorë-Kotë-Gjorm. Detyra ishte që me goditje bashkëqendrore të rrethonin dhe të asgjësonin forcat kryengritëse në këtë rajon. Ndërsa detyra ndihmuese ishte spastrimi nga forcat partizane dhe ndëshkimi i popullsisë së krahinës së Mesaplikut dhe të Kurveleshit të Poshtëm.

Më 31 dhjetor 1942, fashistët mësynë drejt Mesaplikut nga drejtimi Tragjas-Gjorm, ku vepronin forcat mercenare të përforcuara me nënreparte mitraliere dhe mortaja. Ndërsa në drejtimin Kotë-Gjorm, vepronte një legjion milicë fashistë, dy batalione këmbësorie dhe një grup karabinierë të përforcuar me mortaja e autoblinda dhe të shoqëruara me artilerie. Komandanti i operacionit kishte kërkuar pjesëmar-rjen në luftime edhe të repartet e Kor-parmatës së 25-të për shkak të qëndresës së fortë dhe të sigurt që do bëhje nga popullsia në luginën e Shushicës.

Kolonat e armikut që zbrisnin nga mali i Tragjasit u goditën nga zjarri i ro-jave partizane rreth orës 12.00 të datës 31 dhjetor. Goditja ishte e befasishme dhe shkaktoi çoroditje te fashistët që marshonin në dy kolona. Duke mos dalluar njëra-tjetrën nga mjegulla që kishte mbuluar vendin hapën zjarr për afro 5 minuta midis tyre. Pas kësaj ndo-dhie marshuan për në fshatin Gjorm. Ndrësa rreth orës 14.00 një pjesë e çetës që ndodhej në malin e Gjormit së bashku me forcat vullnetare goditën me zjarr e kundërsulme forcat mer-cenare të përforcuara me nënreparte mitraliere dhe mortaja. Forcat territo-riale të fshatit Gumenicë u kishin dalë fashistëve nga pas shpinës.

Ndërkohë kolona tjetër e përbërë nga një togë mitraliere me triçikla dhe dy autoblinda duke qenë në pararojë, kaloi përroin e Sirolakut, pushtoi fshatin Lepenicë dhe 4-5 km nga fshati Brataj u ndesh me forcat vullnetare të këtij fshati. Në këtë kohë errësira e natës mbuloi vendin. Forcat e motorizuara armike, të shoqëruara nga dy autoblinda u tërhoqën në fshatin Gjorm. Këto veprime të forcat partizane, bënë që fashistët të vononin në realizimin e planeve të tij. Forcat kryengritëse zunë pozicione të favorshme në drejtimetë rëndësishme për të thyer sulmin fashist. Çeta Plakë zuri pozicione në rajonin e Gjormit, ku ndodheshin dhe forcat vullnetare të fshatrave të Mesaplikut. Çetat e Vajzës, e Mavrovës e Sevast-erit gjatë natës 31 dhjetor-1 janar zunë pozicione gjatë rrugës automobilistike Kotë-Tepelenë, për të ndaluar lëvizjen e kolonave armike që mund t’u vinin në ndihmë forcave fashiste të rrethuara në Gjorm.

Deri në mbrëmje veç partizanëve, rrëmbyen armët dhe dolën në fushën e luftës me qindra fshatarë të armatosur, që arritën deri në 1.500 veta. Shumë të tjerë u vunë në shërbim të luftëtarëve të frontit për furnizimin, ndërlidhjen etj. Ndërkohë u morën masa për ngritjen më këmbë edhe të krahinave fqinje, si Kurveleshi e Mallakastra. Kazaja e tërë, shkruante në atë kohë “Kushtrimi i lirisë”, që nga Amonica e Sevasteri, gjer në Vranisht e Kallarat, rrëmbeu armët. Por marshonin me shpejtësi nga Kurveleshi i Poshtëm (Kuç, Kallarat, Bolenë, Vërmik) në drejtim të Gjormit vullnetarë të armatosur, të organizuar në çeta territoriale, në përgjigje të thir-rjes së komandës partizane. Vullnetarë të Mallakastrës mbritën në Poçem, në bregun e djathtë të Vjosës dhe më datën 1 janar u ndalën në pritje të veprimeve të mëtejshme luftarake.

Forcat fashiste me komandantin e operacionit kolonel Klementin, të çori-entuara nga goditjet e forcave partizane dhe vullnetare, shkëputën lidhjet me forcat kryesore fashiste që vepronin në Gjorm dhe mbetën të rrethuar. Kundërsulmi i forcave partizane bëri që të mbeten të vrarë shumë milicë, mercenarë dhe koloneli Klement.

Çetat territoriale të fshatrave, në mbasditën e 31 dhjetorit dhe për gjithë natën zunë pozicione në të djathtë të lumit Shushicë, Vajzë, Velçë, ura e Bratit, ndërsa forcat e Çetës Plakë, të çetës vullnetare të Kuçit dhe disa çetave të tjera vullnetare u vendosën në Brataj, Gumenicë, ura e Gjormit. Natën e 31 dhjetorit dhe të 1 janarit luftimet vazh-

duan dhe morën përpjesëtime të gjera në të gjitha drejtimet në një hapësirë të madhe. Forcat partizane në mëngjesin e datës 1 janar 1943 kishin arritur të rrethonin forcat e armikut që i kalonin të 3.000 vetat. Kështu armiku, në vend që të rrethonte forcat partizane, u gjend vetë i rrethuar.Luftë edhe në fillimin e vitit 1943

Komanda e forcave partizane e vullnetare, duke studiuar rrjedhën e luftimeve gjatë 31 dhjetorit dhe gjendjen e krijuar arriti në përfundim se forcat partizane e popullore, me vendosmëri, shpirt luftarak dhe kompaktësi treguan, se ishin të afta t’u bënin ballë mësymjes fashiste italiane e mercenarëve të tyre. U vendos që më 1 janar forcat kry-engritëse të sulmonin armikun para se ai të rifillonte mësymjen. Sulmi do të jepej në ballë e në krahë. Komanda italiane, për të mos rënë në rrethim të dyfishtë, në veri të fshatit Gjorm, vendosi forca për mbrojtjen e rrugës automobilistike Drashovicë-Qafa e Dushkut-Gjorm. Me këtë manovër fashistët mundën të siguronin një hapësirë të ngushtë, gjatë së cilës mundën të tërhiqnin repartet e tyre. Por mbrojtja e kësaj rruge pen-gonte manovrën e forcave partizane nga krahinat në veri të rrugës Vlorë-Tepelenë, që do të mund të dilnin në rajonin e Gjormit.

Sulmi i forcave partizane filloi në orën 07.20 të datës 1 janar, dyzet minuta përpara kohës që kishin para-shikuar fashistët për t’u hedhur në mësymje. Mësymje ishte e papritur për ta. Zona e luftimeve buçiste nga thirrjet e partizanëve dhe të fshatarëve të armatosur, nga krismat e pushkëve e të mitralozave. Pashistët vunë në përdorim artileri e mortaja. Aeroplanë luftimi të fashistëve në fushën e betejës, mitralonin e bombardonin pozicionet e luftëtarëve. Në jug të Gjormit, ku u dha dhe goditja kryesore e forcave partizane, fashistët të vendosur në një kodër, me zjarrin e mitralozave të

rëndë vështirësonin mësymjen e forcave partizane. Një grup partizanësh, rreth orës 10.00 të datës 1 janar, të maskuar u afruan dhe asgjësuan mitralozat e armikut me bomba dore. Pas kësaj forcat partizane e vullnetare u hodhën në sulm përpara dhe i detyruan forcat fashiste të tërhiqen në panik në të gjithë frontin dhe të luftonin nga shtëpitë e fshatit Gjorm. Nuk vazhdoi gjatë dhe krahu i djathtë i fashistëve në malin e Gjormit, ku luftonin mercenarët, të thy-hej keq. Armiku u vu përballë rrezikut të shkatërrimit. Me gjithë urdhrat e oficerëve italianë, mercenarët, të rënë krejt moralisht nga humbjet e shumta, nuk donin më të vazhdonin operacionin, por dëshironin të ktheheshin në Vlorë.

Nga mbasditja e 1 janarit, gjendja e armikut të rrethuar në Gjorm u bë kri-tike. Komanda e Korparmatës së 25-të, për zhbllokimin e gjendjes u detyrua të niste nga Vlora forcat e një batalioni të motorizuar të përforcuar me një grup artilerie. Ky mundi të çelte një shteg e të rivendoste ndërlidhjen midis grupit të Gjormit dhe forcave të tjera të frontit, por nuk e shkatërroi rrethimin e kryengritësve. Ndërkohë aeroplanë të armikut godisnin forcat partizane, që sulmonin Gjormin.përfundime të kësaj lufte

Komanda partizane, lidhur me gjendjen e re të krijua e gjykoi të përshtatshme të kryhej tërheqja e forcave. Qëllimi ishte arritur. Fash-istët italianë dhe tradhtarët kishin marrë një grusht dërrmues. Ata kishin humbur jo më pak se 80 veta të vrarë, midis tyre komandantin e operacionit, përveç të plagosurve. Humbja më e madhe ishte shpartallimi i mercenarëve, të cilët u tërhoqën në Vlorë, në kundërshtim me urdhrin e komisarit të jashtëzakonshëm, Qazim Koculit. Vazhdimi i mëtejshëm i luftës frontale ishte i dobishëm për armikun. Duke shkëputur kontaktin me armikun dhe kaluar në veprimet me forca të

shpërqëndruara, Komanda partizane synonte ruajtjen e forcave, sigurimin e pozicione të përshtatshme për thyerjen e një operacioni tjetër të mundshëm të armikut dhe mbrojtjen e zonës së lirë të Mesaplikut. Deri në mbrëmjen e 1 janarit humbjet e partizanëve qenë vetëm 7 të vrarë, midis të cilëve Beqir Selimi, komandant i çetës vullnetare të Tërbaçit, si dhe 15 të plagosur.

Në mbrëmje të datës 1 janar forcat e armikut që erdhën nga Vlora zhbllokuan forcat e rrethuara të batal-ionit të 50-të të fanterisë e të disa mbe-turinave të mercenarëve. Megjithëse forcat popullore u tërhoqën, fashistët dërguan gjeneral Xanini, komandanti i përgjithshëm i forcave të sigurimit në Vlorë. Ai u kërkonte Jakomonit e Mustafa Kruja, dërgimin e 1.000 ushtarëve të tjerë italianë për të pasur mundësi e vazhdimit të operacionit. Por, pasi kishin dështuar të gjitha përpjekjet për të shtypur luftën popul-lore në Mesaplik, gjeneral Xanini më 4 janar e pa të pamundur vazhdimin e operacionit dhe urdhëroi tërheqjen e trupave të tij nga Gjormi për në Vlorë.

Disfata që pësuan fashistët në Vlorë pati pasoja katastrofike për armiqtë. Ajo shkaktoi çoroditje e pasiguri në radhët e tyre. Ata u detyruan të hiqnin dorë jo vetëm nga operacioni në Vlorë, por dhe nga operacionet në Gjirokastër, në Mallakastër, në Korçë, në Berat dhe në Elbasan, që parashikonte urdhri 106/1, i 17 dhjetorit 1942, i Ja-komonit dhe i Mustafa Krujës. Në të vërtetë, kryeministri kuisling ngulte këmbë që të vazhdohej operacioni. Pushtuesit ngarkuan komandant të operacionit, gjeneral Xaninin, dhe i shprehën këtij bindjen se veprimi i

komanduar prej tij do të kurorëzohet me sukses. Megjithëse komandanti i ri caktoi datën (6 janar) dhe lëshoi edhe urdhrin përkatës për një operaeion të ri në qarkun e Vlorës, megjithatë ai duke marrë parasysh gjendjen e kri-juar, disfatën e rëndë që kishin pësuar fashistët, e gjeti të pamundur rifil-limin e operacionit. Në këtë gjendje të rëndë për armikun mercenarët e Halil Alisë e të Selim Kaloshit, me dijeni dhe nxitje të fashistëve italianë kryen veprimet terroriste në qytetin e Vlorës dhe vranë krerët tradhtarë Qazim Koculin, i dërguar i jashtëzakonshëm i Mustafa Krujës dhe prefektin e Vlorës. Disa ditë më pas, më 12 janar, pushtuesit italianë flakën në shportë edhe Mustafa Krujën, tek i cili kishin vënë shpresa të mëdha se do të arrinte me të mirë a me të keq të nënshtronte popullin shqiptar.

Qëndresa heroike e partizanëve dhe e masave kryengritëse popullore të Vlorës u bë shembull për gjithë Shqipërinë. “Zëri i popullit” e vlerësoi me të drejtë këtë qëndresë si “Epopeja e Vlorës”. Kjo epope ishte një shpre-hje e vërtetë e luftës popullore, që po shndërrohej me hapa të shpejtë në kryengritje të përgjithshme të popullit shqiptar. Lufta e Vlorës e pasuroi në një shkallë më të lartë përvojën luftarake të forcave partizane në qark. Kjo luftë tregoi rëndësinë vendimtare që kishte bashkëveprimi midis luftëtarëve dhe popullit të armatosur. Tregoi gjithashtu rëndësinë e manovrimit të zhdërvjelltë të forcave, të shfrytëzimit me mjeshtëri të terrenit, të befasisë në goditje, si ditën ashtu edhe natën, të përpjekjeve për t’i hequr nga duart kundërshtarit inicia-tivën taktike, dhe kur ka mundësi, edhe atë operative, të kombinimit të pritave me kundërsulmet dhe të sulmeve kundër përqendrimeve armike. Mbi të gjitha ajo që vendosi për arritjen e kësaj fitoreje mbi fashizmin ishte heroizmi masiv i masave popullore.

Qëndresa heroike e partizanëve dhe e masave kryengritëse popullore të Vlorës u bë shembull për gjithë Shqipërinë. “Zëri i popullit” e vlerësoi me të drejtë këtë qëndresë si “Epopeja e Vlorës”. Kjo epope ishte një shprehje e vërtetë e luftës popullore, që po shndërrohej me hapa të shpejtë në kryengritje të përgjith-shme të popullit shqiptar. Lufta e Vlorës e pasuroi në një shkallë më të lartë për vojën luftarake të forcave partizane në qark. Kjo luftë tregoi rëndësinë vendimtare që kishte bashkëveprimi midis luftëtarëve dhe popullit të armatosur.

Page 16: FA në ballë të operacionit për përballimin e situatës së ... · Gjeografia e veprimit është e gjerë, që nga qarku i Lezhës, në fshatin Pllanë, njësia administrative

ushtriaE prEmtE, 8 JANAr 201616

adresa: rruga e Dibrës/ Garnizoni “skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Koncert festiv për fëmijët e usharakëveNë vigjilje të Vitit të Ri 2016,

QKMBMSHP zhvilloi një koncert festiv për fëmijët e ushtarakëve. Drejtuesi i

koncertit ishte këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi. Mbi 30 artistë të vegjël,

fëmijë ushtarakësh, kishin mësuar këngë të ndryshme me tematikë atdhe-dashurinë, këngë festive dhe për FA. Në sallën e shfaqjeve të garnizonit

“Skënderbej” ishte krijuar një ambient i rrallë festiv, ku fëmijët ishin veshur me unifromën e bukur të babagjyshit të Vitit të Ri. Të gjithë të qeshur dhe të gëzuar prisnin me padurim fillimin e koncertit. Moderatorja e koncertit, vajza simpatike Anxhelina Zholi, në

fjalën e saj përshëndetëse ndezi që fil-lim sallën e mbushur plot me fëmijë: “Ne fëmijët e ushtarakëve, ju urojmë të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2016. Ne jemi zërat e rinj, e ardhmja e atdheut, kënga e gëzimit, ëndrra e jetës, pasard-hësit më të denjë të prindërve tanë, që janë me detyra brenda dhe jashtë atd-

heut për të mbrojtur lirinë dhe paqen”, - tha ajo, duke vijuar më tej: “Sot që ne po festojmë, shumë prej prindërve tanë janë me shërbim, por ne jemi në çdo çast me ta, pasi puna e tyre, vepra e

tyre, është e shenjtë, është gëzimi ynë, është qetësia jonë shpirtërore, është

ideali i bekuar nga Zoti”... Dhe këngët, vallet, recitimet dhe debutime të tjera

artistike ndoqën njëra-tjetrën. Njëra më e bukur se tjetra, plot ritëm dhe nivel.

Ne fëmijët e ushtarakëve, Në këtë ditë plot gëzim,Si bijtë e Skënderbeut, Për paqen bëjmë Betim.

Dhe pas këtij betimi, tek të gjithë duket se zgjohen energji më të mëdha dhe urimi për një Vit të Ri të mbarë e të sukseshëm

ndjehet kudo në këtë mjedis festiv. Gëzuar!

Albert Zholi