DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te...

16

Transcript of DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te...

Page 1: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 2: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 3: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET NE DALLIMIN MIDIS MOTIVEVE PERKATESE TE PAVETEDIJSHME. FORMA ME E ZAKONSHME DHE JO PATOLOGJIKE E DHUNES, ESHTE DHUNA LUDIKE (PLAYFUL, DHUNA E LOJES), QE E GJEJME NE ATO FORMA NE TE CILAT DHUNA USHTROHET PER TE ZHVILLUAR SHKATHTESINE E JO PER TE SHKATERRUAR DHE NUK ESHTE E MOTIVUAR AS NGA URREJTJA, AS NGA EGERSIA. SHEMBUJ TE NJE DHUNE TE TILE I GJEJME NE SHUME RRETHANA: NGA LOJRAT LUFTARAKE TE FISEVE PRIMITIVE, TEK ARTI I TE LUFTUARIT ME SHPATE I BUDISTEVE XEN. NE TE GJITHA LOJRAT E KETIJ LLOJI QE NXISIN ARTIN E LUFTIMIT, QELLIMI NUK ESHTE TE VRASESH DHE PSE NDONJEHERE REZULTATI ESHTE VDEKJA E KUNDERSHTARIT. POR EDHE PSE GJERAT JANE KESHTU , MOTIVIMI KRYESOR NE KETE TIP DHUNE ESHTE SHFAQJA E SHKATHTESISE DHE JO MANIA E SHKATERRIMIT. DHUNA REAKTIVE ESHTE DHUNA E PERDORUR NE MBROJTJE TE JETES, LIRISE, DINJITETIT, PRONES TONE OSE TE TE TJEREVE. AJO E MERR ORIGJINEN TE FRIKA DHE PIKERISHT PER KETE ESHTE FORMA ME E ZAKONSHME E DHUNES. FRIKA MUND TE JETE REALE OSE E IMAGJINUAR, E VETEDIJSHME OSE E PAVETEDIJSHME. KJO DHUNE ESHTE NE SHERBIM TE JETES E JO TE VDEKJES; QELLIMI I SAJ ESHTE TE RUAJE E JO TE SHKATERROJE. NJE SHFAQJE E DHUNES REAKTIVE ESHTE AJO QE VJEN NGA FRUSTRIMI. SJELLJA AGRESIVE HASET TE KAFSHET, FEMIJET DHE TE RRITURIT KUR U SHTYPET NJE DESHIRE OSE NEVOJE.

Page 4: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 5: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

Nje tjeter lloj dhune e lidhur me ate reaktive, por qe paraqet nje hap perpara drejt patologjise eshte dhuna hakmarrese. Nese ne dhunen reaktive qellimi eshte t'i shmangesh fyerjes dhe kjo i sherben funksionit biologjik te mbijeteses, nga ana tjeter ne dhunen hakmarrese fyerja tashme eshte kryer dhe dhuna nuk luan ndonje funksion mbrojtes. Ajo ka funksion irracional per ta fshire si me magji ate qe eshte kryer ne te vertete. Dhuna hakmarrese haset si ne individet, ashtu dhe ne grupet primitive e te qyteteruara. Impotenti dhe i paafti kane vetem nje menyre per te qetesuar sedren e tyre nese jane prekur nga fyerja; te marrin hak sipas lex talionis " sy per sy e dhembe per dhembe". Ne psikopatologjine e rende, hakmarrja behet qellimi i vetem i jetes, sepse pa te jo vetem vetvleresimi por edhe perceptimi i unit dhe ai i identitetit rrezikojne te shemben. Lidhur ngushte me dhunen hakmarese eshte dhe nje lloj dhune

shkaterruese e cila vjen nga humbja e besimit, qe vihet re shpesh ne jeten

e nje femije.

Page 6: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 7: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

Nje femije fillon te jetoje duke besuar ne miresine, dashurine dhe drejtesine. Shpesh besimi fillestar ne dashurine, ne drejtesine dhe ne vertetsine e prinderve humbet. Ndonjehere te femijet qe jane rritur me fryme fetare, humbja e besimit ka te beje direkt me Zotin. Nje femije sheh vdekjen e nje zogu te cilin e do, te nje miku ose motre dhe besimi i tij tek Zoti si nje qenie e mire dhe e drejte , humbet. Ajo qe thyhet ne te vertete eshte besimi te jeta, te mundesia per te besuar tek ajo.

Dhuna kompensuese, ose dhuna si zevendesuese te aktiviteteve prodhuese, e cila verehet te njeriu "impotent". Njeriu qe nuk mundet te krijoje, perpiqet te shkaterroje. E vetmja kure ndaj shktarrimit kompensues eshte zhvillimi i potencialit krijues te njeriut dhe aftesise se tij per te perdorur ne menyre produktive cilesite e tij njerezore.

Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona ,femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences .Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai,po edhe nga nena,si ne familjet shqiptare rurale,ashtu dhe ne ato qytetare.Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre.Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre,duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe,se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia,se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre,se vajzat me mire te zemerohen me nenat,qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare,se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.

Prinderit ne Shqiperi ,vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike,per ti mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona.17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme

Page 8: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 9: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

PERVOJA JETESORE DHE STUDIMET SOCIAL-PSIKOLOGJIKE TREGOJNE SE,VECANERISHT DJEMTE,QE NE FEMIJERI DHE NE MOSHEN E ADOLESHENCES KANE QENE TE EKSPOZUAR NDAJ DHUNES FAMILJARE TE USHTRUAR DREJT-PERDREJT NDAJ TYRE,OSE NDAJ ANTAREVE TE TJERE TE FAMILJES.KY PERFUNDIM KONFIRMOHET DHE NGA GJEOGRAFIA SOCIALE E KRONIKES SE ZEZE NE REALITETIN SHQIPTAR.SIPAS TE DHENAVE QE GJENDEN NE ZYREN E STATISTIKES TE PROKURORISE SE PERGJITHSHMETE REPUBLIKES SE SHQIPERISE GJATE VITIT 1998 RRETH 41.1% TE KRIMEVE KUNDER JETES SE TJETRIT SI VRASJE,PLAGOSJE,GRABITJE ME DHUNE,RREMBIM PERSONI ETJ.JANE KRYER NGA TE RINJ TE GRUPMOSHES 19-26 VJEC.NGA STUDIMI I SFONDIT FAMILJAR TE PERSONAVE TE RINJ QE KANE KRYER VEPRA PENALE ME SHKALLE TE LARTE AGRESIVITETI KUNDER JETES SE TJETRIT REZULTON SE SHUMICA E TYRE JANE RRITUR E SOCIALIZUAR NE MJEDISE FAMILJARE KU USHTROHET DHUNE,KU ,VECANERISHT MESHKUJT ME TE RRITUR,FLASIN SISTEMATIKISHT PER MODELE SJELLJESH PERVERSE,PER KRIME E DHUNE KUNDER TE TJEREVE ETJ. NE DISA KRAHINA E QYTETE TE VOGLA TE SHQIPERISE SE MESME FAMILJET OSE FISET KU SOCIALIZOHEN TE RINJ TE TILLE TE PRIRUR PER VEPRIME KRIMINALE ME SHKALLE TE LARTE RREZIKSHMERIE KARAKTERIZOHEN NGA OPINIONI SI FAMILJE OSE FISE TE TERSTA,SI SERA TE DHUNES E TE KRIMIT. DHUNA NE SHOQERINE SHQIPTARE TE DITEVE TONA PO KONTRAKTON E TJETERSON POTHUAJSE TE GJITHE SISTEMIN E MARREDHENIEVE NDERMJET NJEREZVE. PERPJEKJET PER TE KUFIZUAR DHE SHERUAR NJE SEMUNDJE TE TILLE SOCIALE ESHTE E DOMOSDOSHME TE FILLOJNE ME CRRENJOSJEN E MENDESIVE TE PRINDERVE,QE NE FORMA TE NDRYSHME JUSTIFIKOJNE DHUNEN E USHTRUAR NDAJ FEMIJEVE TE TYRE.

TIRANË- Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do e u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë në krijimin e një bote plot me fobi për një fëmijë shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë prezantuar dje një studim për dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet janë tronditëse. Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. Vënia në përdorim e shpullave, çokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet edhe në ditët tona. Sipas përpiluesve të raportit, ky studim është një përpjekje për të dhënë një tablo të detajuar të natyrës, shtrirjes dhe shkaqeve të dhunës në tre fusha kryesore: në familje, shkolla dhe institucionet shtetërore të përkujdesit.

Page 10: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 11: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

“Dhuna fizike dhe psikologjike është më e shpeshtë, më e ashpër dhe me pasoja të mëdha sesa dhuna në shkolla”,-thuhet në raportin studimor. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës fizike dhe psikologjike në shtëpi është nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër mbetet babai. Raporti i mbështetur nga UNICEF thekson se nëna ushtron më shumë dhunë kur fëmijët janë të vegjël, ndërsa babai ushtron më shumë dhunë, kur fëmijët janë të rritur. “Shumica dërmuese e të intervistuarve pranojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj duhet të përdoret në raste kur është e nevojshme, në forma të lehta dhe jo tek të vegjëlit. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi, të raportuara nga fëmijët në këtë studim janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Ndërkohë, në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit. ***

Përveç dhunës në familje e shkolla, të anketuarit kanë pranuar edhe ushtrimin e dhunës në institucionet shtetërore të përkujdesjes. “Në çdo tre fëmijë që mbahen në këto institucione, njëri është i braktisur që në lindje, ndërsa dy të tjerë vijnë nga familjet me vështirësi të caktuara. Ndërkohë, sipas përpiluesve të këtij raporti, pasojat psikologjike të dhunës prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijëve dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e të anketuarve pohojnë se vetëvrasja u ka shkuar ndër mend, të paktën një herë dhe të shumtën e rasteve katër herë”,-thuhet në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”. Për kryerjen e këtij studimi, sipas raportit u përdorën më së shumti intervistimet e shumë fëmijëve, prindërve e mësuesve, por edhe studimi i literaturës dhe materialit tjetër dokumentar. Grupi i njerëzve të intervistuar për nevojat e këtij studimi është i përhapur në rrethe të ndryshme të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Tiranë, Shkodër etj.

Page 12: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 13: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

NËNA USHTRON DHUNË MË SHPESH SE BABAI SI FIZIKISHT DHE PSIKOLOGJIKISHT BABAI USHTRON DHUNË MË RRALLË, POR MË ASHPËR 1 NË 2 FËMIJË NË FAMILJE DHE 1 NË 3 FËMIJË NË SHKOLLË GODITEN ME SHPULLA NË KOKË 1 NË 3 FËMIJË SHAHET NË SHTËPI DHE 1 NË 4 NË SHKOLLË 1 NË 4 FËMIJË GODITEN ME SHKELM NË SHTËPI DHE 1 NË 3 FËMIJË NË SHKOLLË 1 NË 4 FËMIJË NË SHKOLLË I VIHET NOTË NEGATIVE SI NDËSHKIM PËR SJELLJE TË KEQE 1 NË 6 FËMIJË KËRCËNOHET TË GODITET ME OBJEKTE NË SHTËPI DHE 1 NË 10 NË SHKOLLË 1 NË 6 FËMIJË MBYLLET NË BANJË NË SHTËPI 1 NË 5 FËMIJË NXIRRET NGA MËSIMI 1 NË 7 FËMIJË KËRCËNOHET SE DO TË NXIRRET JASHTË SHTËPISË 1 NË 15 FËMIJË KËRCËNOHET SE DO TË BRAKTISET NGA PRINDËRIT NË RAST TË USHTRIMIT TË DHUNËS FIZIKE NË SHTËPI 27 % E FËMIJËVE TREGOJNË SE KANË PATUR VURRATA NË TRUP 24.5 % FËMIJËVE TREGOJNË SE IU KA DALË GJAK NGA TË GODITURAT 21.9 % E FËMIJËVE TREGOJNË PËR MARRAMENDJE PAS GODITJEVE 7.85 % E FËMIJËVE TREGOJNË SE KANË HUMBUR NDJENJAT 13.4 % E FËMIJËVE KANË MENDUAR PËR VETËVRASJE

Page 14: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme
Page 15: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme

Në raste e ushtrimit të dhunës fizike në shkolle:

23.3 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup,

16.5 % fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat

15.8 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve

4.8 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat

10 % tregojnë se ndihen të pasigurt në shkollat e tyre

Në institucionet e përkujdesit

44.5 % e fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat

42.2 % e fëmijëve tregojnë për marrmendje pas goditjeve

16.6 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat pas goditjeve

OKB: Dhunohen 220 milionë fëmijë në botë

Shtatë për qind janë viktima të manjakëve seksualë. Po sipas studimit thuhet se rreth 80 - 93 % e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është një vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18-at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit Kombeve të Bashkuara, është fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet fizike në shkollë. Në bazë të këtyre të dhënave duket qartë që dhuna ndaj minorenëve në botë është e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndërkohë që duhej të ishte një akt ligjërisht i dënueshëm. “Shumë njerëz, edhe fëmijët e pranojnë dhunën si pjesë të paevitueshme të jetës”,- thuhet në “Corriere della Sera”. “Kjo dhunë e ushtruar,- nënvizojnë autorët e studimit,- mund të lërë shenja të rënda psikologjike për një kohë të gjatë në jetën e këtyre fëmijëve. I bëj thirrje shteteve që të parandalojnë çfarëdo lloj forme të dhunës, duke filluar që nga ajo e dënimit fizik, praktikat tradicionale si martesës që detyrojnë vajzat të martohen në moshën minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet e pamëshirshme dhe diskriminuese”,- thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Kështu thuhet në statistikat e frikshme, të publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, për të cilin kanë kryer hetime katër grupe të specializuara. Rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale.

Page 16: DALLIMI MIDIS LLOJEVE TE NDRYSHME TE DHUNES BAZOHET … · dallimi midis llojeve te ndryshme te dhunes bazohet ne dallimin midis motiveve perkatese te pavetedijshme. forma me e zakonshme