Cfare ishte Holokausti?

10
Holokausti

Transcript of Cfare ishte Holokausti?

Page 1: Cfare ishte Holokausti?

Holokausti

Page 2: Cfare ishte Holokausti?

Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.

Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën... disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrenjtë, romët dhe sllavët.

Page 3: Cfare ishte Holokausti?

Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi. Kampet kishin kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin ; Kampi i Aushvicit, i Dahaut, i Mat'hauzenit, i Belsenit, i Firensburgut. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi-fashis

Page 4: Cfare ishte Holokausti?

Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje

Page 5: Cfare ishte Holokausti?

Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz

Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura... ishin bërë të zakonshme. Tani terrori ndaj njerëzve në

kampet e përqendrimit kishte ndërruar formën. Nazistët donin t'i mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet helmimit masiv në dhomat me gaz në shumicën e kampeve të përqendrimit.

Mbytja me gaz brenda një dite arrinte deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të njerëzve hidheshin në furra me temperatura të larta, për të zhdukur çdo gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin hebrenj

Page 6: Cfare ishte Holokausti?

Statistikat e Holokaustit

Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrenj. Përveç hebrenjve, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 2.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 çekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shënime del se hebrenjtë kishin pësuar më së shumti.

Në disa vende të Evropës, popullsia vendase vetë i dorëzonte hebrenjtë në duar të nazistëve. Por pati popuj të atillë që i fshihnin dhe strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Shembulli më i njohur janë shqiptarët. Hebrebjtë në Shqipëri kaluan mirë dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve të tyre. Shqipëtarët i mbrojtën aq shumë hebrenjtë sa që i mbajtën edhe në familjet e tyre. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë

Page 7: Cfare ishte Holokausti?

Kampi I perqendrimit Mauthausen

Kampi i Punës dhe me kampin e tij në Gusen, kombinuar për të formuar Mauthausen-Gusen kampin e përqendrimit nazist, ishin vendosur pranë fshatrat e Mauthausen dhe Gusen në Austri e Epërme, rreth 20 km në lindje të qytetit në Linz. Me verë të 1940, Mauthausen-Gusen ishte bërë një nga komplekset më të mëdha .  Dy kampet kryesore, Mauthausen dhe Gusen ishin dy kampet në të gjithë Evropën qe etiketohen si "e klasës së III" kampe, që do të thoshte se ata kishin për synim që të jetë kampet e vështira për "armiq politik të pakorrigjueshëm perandori “. Në janar 1945, kampet, të drejtuar nga zyra qendrore në Mauthausen, përmban rreth 85.000 të burgosur. Numri i të vdekurve mbetet e panjohur, edhe pse burimet më vendin e tij në mes të 122.766 dhe 320.000 për tërë kompleksin. Ndryshe nga shumë kampet e përqëndrimit të tjera, me qëllim për të gjitha kategoritë e të burgosurve, Mauthausen është përdorur kryesisht për shfarosjen përmes punës të inteligjencës, të cilët ishin shkolluar populli dhe anëtarëve të klasave të larta shoqërore në vendet e nënshtruar nga regjimi nazist gjatë Lufta e Dytë Botërore

Page 8: Cfare ishte Holokausti?

Kampi Auschwitz-Birkenau ka qenë kampi nazist më i rëndësishëm i vdekjes. Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin më të madh të vdekjes, Auschwitz-Birkenau. Sovjetikët zbuluan rreth 7 mijë persona ende të gjallë në kamp. Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrej të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë ciganë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp. Fillimisht qe një kamp përqendrimi për 10 mijë persona, Auschwitz u shndërrua në uzinë shfarosje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, u pajis me dhoma gazi të lidhur me krematoriume. Gjatë operacionit për çlirimin e kampit humbën jetën 230 ushtarë sovjetikë.

Page 9: Cfare ishte Holokausti?

Kampi i përqendrimit të Dachau hapur ne Mars 1933,ishte kampi i pare i përqendrimi nazist.Kampi u hap në Gjermani, i vendosur mbi baza të një fabrike te braktisur afër qytetit mesjetar të Dachau, rreth 16 km në veriperëndim të Munihut. Në total, mbi 200.000 të burgosur nga më shumë se 30 vendet ishin të vendosur në Dachau nga të cilët dy të tretat janë burgosurit politikë dhe pothuajse një e treta kanë qenë jehudi. 25.613 të burgosurve besohet të kenë vdekur në kamp dhe pothuajse 10.000 tjetër në subcamps-et e tij,kryesisht nga sëmundje, kequshqyerja dhe vetëvrasje

Page 10: Cfare ishte Holokausti?

Punoi:Valeria Baçi