Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet...

22
Origjina e Antisemitizmit Lufta e dytë Botërore pati një aspekt që nuk mund të kuptohet dhe të shpjegohet nga logjika njerëzore: Përpjekjen e Nazistëve për të zhdukur krejtësisht Hebrenjtë, gjithë popullin e Izrelit. Logjika njerëzore as mund të kuptojë dhe as nuk mund ta shpjegojë se si një nga vendet më të civilizuara, një nga popujt më të arsimuar të botës të mund të kryejnë akte të tilla gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë së tij Naziste.Faktet trgojnë qartë se terreni për Holokaustin ish pregatitur prej shekujsh nga Kisha Institucionale e Krishterë. Edward H. Flanary, në librin e tij ” The Anguish of the Jews” (Ankthi i Hebrenjve), libër ku na përshkruhet persekutimi i Hebrenjve gjatë historisë në fund del me konkluzionin: Antisemitizmi është urrejtja më e madhe që ka njohur historia njerëzore. Në fakt termi Antisemitizëm nuk është i saktë. Po ta analizojmë termin Antisemitizëm do të thotë urrejtje kundër trashëgimtarëve të Semit. Bibla na tregon se Noha kish 3 djem, i parëlinduri i tyre ish Semi: Zanaflla 6: 9-Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë. 10-Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin. Po të nisemi nga termi Antisemitizëm do të thosh që urrejtja do të drejtohej kundër gjithë popujve që janë pasardhës të Semit, birit të parëlindur të Nohas, po në fakt nuk është kështu. Zanafilla 10: 22-Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami. 30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.

Transcript of Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet...

Page 1: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

Origjina e Antisemitizmit Lufta e dytë Botërore pati një aspekt që nuk mund të kuptohet dhe të

shpjegohet nga logjika njerëzore: Përpjekjen e Nazistëve për të zhdukur

krejtësisht Hebrenjtë, gjithë popullin e Izrelit. Logjika njerëzore as mund të

kuptojë dhe as nuk mund ta shpjegojë se si një nga vendet më të civilizuara,

një nga popujt më të arsimuar të botës të mund të kryejnë akte të tilla

gjenocidi të pamëshirshëm.

Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf

Hitlerit dhe e partisë së tij Naziste.Faktet trgojnë qartë se terreni për

Holokaustin ish pregatitur prej shekujsh nga Kisha Institucionale e

Krishterë.

Edward H. Flanary, në librin e tij ” The Anguish of the Jews” (Ankthi i

Hebrenjve), libër ku na përshkruhet persekutimi i Hebrenjve gjatë historisë

në fund del me konkluzionin:

Antisemitizmi është urrejtja më e madhe që ka njohur historia

njerëzore.

Në fakt termi Antisemitizëm nuk është i saktë. Po ta analizojmë termin

Antisemitizëm do të thotë urrejtje kundër trashëgimtarëve të Semit.

Bibla na tregon se Noha kish 3 djem, i parëlinduri i tyre ish Semi:

Zanaflla 6:

9-Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i

patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.

10-Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.

Po të nisemi nga termi Antisemitizëm do të thosh që urrejtja do të drejtohej

kundër gjithë popujve që janë pasardhës të Semit, birit të parëlindur të

Nohas, po në fakt nuk është kështu. Zanafilla 10:

22-Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.

30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në

Sefar.

Page 2: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

31 Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas

gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.

Sipas Biblës popuj semitë janë Persianët (Iranianët e sotëm) Asirianët

pasardhës të të cilëve janë shumë popuj në veriun e teritorit të Irakut të

sotëm, madje dhe më gjërë, në grupin e popujve semitë futeshin Kaldeasit,

pasardhës të të cilëve janë shumë fise në jug të territorit të Irakut, Semitë

janë, Izraelitët, semitë janë të gjithë popujt Arabë, të gjitha fiset Beduine, si

dhe shumë popuj të tjerë që jetojnë në Lindjn e Mesme , në Afrikën Veriore

etj.Pra, është e qartë se sot në botë ka shumë popuj që Bibla i quan si popuj

pasardhës të Semit. Antisemitizmi nuk drejtohet kundër gjithë këtyre

popujve.

Antisemitizmi drejtohet vetëm kundër një populli të vetëm. Kundër

popullit Hebre, kundër popullit të Izraelit.

Në fakt termi Antisemitizëm është në origjinën e tij një term demagogjik i

shpikur dhe i përdorur fillimisht në vitin 1879 nga agjitatori politik gjerman

Wilhelm Marr. Ai e përdori së pari këtë term për të zëvendësuar termin

Judenhass ("urrejtje kundër Judejve").

Ky agjitator kish si synim që duke përdorur kërë term, të arrinte që urrejtja

e kundër hebrenjve duketj si diçka racionale dhe madje në harmoni me

njohuritë njohuritë shkencore.

Termi Judënhass (“urrejtje kundër judejve”) ish tepër i drejtpërdrejtë dhe

krejtësisht i lidhur me traditën e errët të Mesjetës dhe të Inkuizicionit

kështu që nuk mund të gjinte miratimin e masave të rinisë e të njerzve që

dëshironin të shkëputeshin nga këto tradita të errëta të së kaluarës.

Tani le të shkojmë një hap më tutje dhe të analizojmë termin Judënhass.

Termi Judenhass e ka origjinën e tij nga koha kur Kisha e Krishterë u bë një

institucion perandorak, nga koha kur kisha e Krishterë quante si misionin e

saj më tepër realizimin e synimeve politike sesa shpërndarjen Lajmit të

Mirë dhe të vërtetës së Jezu Krishtit.

Urrejtja kundër Hebrenjve, shpërndarja e mashtrimeve kundër Izraelitëve

ish një mjet politik që përdorej kisha perandorake në mënyrë që ajo të

konsolidonte pushtetin e saj fetar e politik. Siç do ta analizojmë më thellë

në temat përkatëse, shpërndarja e mashtrimeve që të ngjallnin urrejtje

kundër Hebrenjve ish pjesë e strategjisë së Kishës institucionale të

Page 3: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

Krishterë.

Kur Kisha e Krishterë u largua nga roli e bazat e saja Biblike dhe u

shëndrua në një institucion perandorak, një institucion që aspironte për

pushtet politik, në këtë moment ajo filloi ti shikonte Hebrenjtë dhe popullin

e Izraelit si rivalin më të rrezikshëm për përmbushjen e aspiratave të saja,

prandaj dhe Hebrenjtë , populli i Izraelit u luftua më tepër se kushdo tjetër

nga Kisha Instuticionale. Më gjatë për këtë çështje do të flasim dhe do të

japim fakte historike në temat e tjera.

Por urrejtja demoniake kundër hebrenjve, kundër popullit të Izraelit ka

ekzistuar para se të krijohej Kisha Institucionale e Krishterë.Bibla na

dëshmon se gjatë kohës që populli i Izraelit ish në Egjipt ka patur faraonë të

që kanë patur si synim të shfarosnin krejt kombin e Izraelit.

Eksodi 1:

8 Por tani doli në Egjipt një mbret i ri, që nuk e kishte njohur

Jozefin.

9 Ai i tha popullit të tij: "Ja, populli i bijve të Izraelit është më i

shumtë dhe më i fortë se ne.

10 Të përdorim, pra, dinakëri ndaj tyre, me qëllim që të mos

shumëzohen dhe, në rast lufte të mos bashkohen me armiqtë

tanë dhe të luftojnë kundër nesh, dhe pastaj të largohen nga

vendi".

13 dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t`u shërbenin me

ashpërsi,

14 dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në

punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I

detyronin t`i bënin tërë këto punë me ashpërsi.

15 Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra

quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:

Page 4: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

16 "Kur do të ndihmoni gratë hebre lindëse, dhe do t`i shihni të

ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është

mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë".

17 Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i

kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët

meshkuj.

22 Atëherë Faraoni i dha këtë urdhër tërë popullit të tij duke

thënë: "Çdo mashkull që lind, hidheni në lumë; por lini

gjallë tërë femrat".

Një përpjekje tjetër për të shfarosur krejt popullin e Izraelit e shohim tek

Esterit 3:

5 Kur Hamani pa që Mardokeu nuk përkulej as binte përmbys

para tij, u zemërua shumë;

6 por nuk denjoi të shtrijë dorën e tij vetëm kundër Mardokeut,

sepse e kishin njoftuar cilit popull i përkiste Mardokeu; kështu

Hamani vendosi të shkatërrojë tërë Judejtë, popullin e

Mardokeut, që gjendeshin në tërë mbretërinë e Asueros.

7 Në muajin e parë, që është muaji i Nisanit, në vitin e

dymbëdhjetë të mbretit Asuero, në prani të Hamanit, u hodh

Puri (domethënë u hodh shorti), për të vendosur ditën dhe

muajin; dhe shorti ra mbi

8 Atëherë Hamani i tha mbretit Asuero: "Ka një popull të

shpërndarë dhe të veçuar nga popujt e të gjitha

krahinave të mbretërisë sate, ligjet e të cilit

ndryshojnë nga ato të cilitdo populli tjetër dhe që nuk

respekton ligjet e mbretit; prandaj mbreti nuk ka

asnjë përfitim t`i lërë të gjallë.

Page 5: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

9 Në rast se kjo i pëlqen mbretit, të përpilohet një dekret për

shkatërimin e tyre; dhe unë do të paguaj dhjetë mijë talenta

argjendi në duart e atyre që kryejnë punën, me qëllim që të

derdhen në thesaret e mbretit".

2 Ditën e trembëdhjetë të muajit të parë u thirrën sekretarët e

mbretit dhe u redaktua një dekret, në bazë të të gjitha gjërave

që kishte urdhëruar Hamani, për t`ua dërguar satrapëve të

mbretit, qeveritarëve të çdo krahine dhe krerëve të çdo populli,

çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe çdo populli sipas gjuhës së

tij. Dekreti u redaktua në emër të mbretit Asuero dhe u vulos

me vulën e mbretit.

13 Këto dokumente u dërguan me anë korierësh në të gjitha

krahinat e mbretit, me qëllim që të shkatërroheshin, të

vriteshin dhe të shfaroseshin tërë Judejtë, të rinj dhe

pleq, fëmijë dhe gra, në një ditë të vetme, më

trembëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë, që është

muaji i Adarit, dhe të plaçkiteshin pasuritë e tyre.

Bibla na shpjegon qartë origjinën dhe arsyen, burimin e urrejtjes kundër

Hebrenjve , kundër popullit të Izraelit.

Autori e burimi i kësaj urrejtje është Satanai

Zanafilla 3:

14 Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit: "Me qenë se bëre këtë gjë,

qofsh i mallkuar ndër gjithë kafshët dhe tërë bishat e fushave!

Ti do të ecësh mbi barkun tënd dhe do të hash pluhur gjithë

ditët e jetës sate.

15 Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas,

midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të

shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës

së saj".

Zoti i tha Satanait se dikush që do të lindte nga gruaja do ta

Page 6: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

shkatërronte Satanain.

Në gjithë Dhjatën e Vjetër na tregohet se si veproi Zoti për të

përmbushur këtë fjalë: Zoti zgjodhi Abrahamin: Zanafilla 12:

1 Por Zoti i tha Abramit: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e

tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të

tregoj.

2 Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj

dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një

bekim.

3 Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë

dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të

jenë të bekuara tërë familjet e tokës".

Zanafilla 17:

19 Por Perëndia u përgjegj: "Jo, por Sara gruaja jote do të

lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të

caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të

përjetshme me pasardhësit e tij.

20 Sa për Ismaelin, unë ta kam plotësuar dëshirën. Ja unë do ta

bekoj, do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj fort. Ai do të

bëhet babai i dymbëdhjetë princërve, dhe unë do të bëj prej tij

një komb të madh.

21 Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që

Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm".

Bibla na dëshmon qartë se trashëgimia hyjnore kaloi Jakobin i cili u quajt

nga Zoti me emrin Izrael.

Zanafilla 46:

Page 7: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

1 Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në

Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.

2 Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: "Jakobi,

Jakobi!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

3 Atëherë Perëndia tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit

tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të

të bëj një komb të madh.

4 Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që

sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t`i mbyllë sytë".

Kjo e vërtetë theksohet edhe në thirrjen e Moisiut: Eksodi 3:

4 Zoti vuri re që ai ishte zhvendosur për të parë, dhe Perëndia e

thirri nga mesi i ferrishtes dhe i tha: "Moisi, Moisi!". Ai u

përgjigj: "Ja ku jam".

5 Perëndia tha: "Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse

vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë".

6 Pastaj tha dhe këto fjalë: "Unë jam Perëndia i atit tënd,

Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia

i Jakobit". Dhe Moisiu fshehu fytyrën e tij, sepse kishte frikë

të shikonte Perëndinë.

7 Pastaj Zoti tha: "Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit

tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për

shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij.

8 Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e Egjiptasve dhe për ta

çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend

ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen

Page 8: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

Kananejtë, Hitejtë, Amorejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.

9 Dhe tani, ja britma e bijve të Izraelit ka arritur deri tek unë, dhe

kam parë gjithashtu se si Egjiptasit i shtypin.

10 Prandaj eja dhe unë do të të dërgoj te Faraoni me qëllim që

ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, nga Egjipti".

15 Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t`u thuash kështu bijve të

Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit,

Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka

dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të

qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga

të gjitha breznitë".

16 Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: "Zoti,

Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i

Jakobit m`u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar

dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;

17 dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t`ju çoj në vendin e

Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe

të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".

Më pas Bibla na tregon se si Zoti e çliroi popullin e Tij nga Egjipti, se si i

dha Ligjin, na tregohet se si u pushtua Toka e Premtuar, se si u ndërtua

Tempulli i Zotit dhe se si Zoti dërgoi Birin e Tij për çliruar njerëzimin nga

mëkatet: Gal. 4:

4 por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të

lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,

Page 9: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

5 që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë

birërinë.

Jezu Krishti thotë te Gjoni 4:

22-Ju adhuroni atë që s`e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse

shpëtimi vjen nga Judenjtë.

Apostulli Pal shkruan në letrën e tij drejtuar Romakëve:

Rom.9:

4-të cilët janë Izraelitë dhe atyre u përket birëria, lavdia,

besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet;

5-të tyre janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit

Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë.

Amen.

Pra nëpërmjet Hebrenjve, nëpërmjet popullit të Izraelit, ardhi shpëtimi,

ardhi shpëtimtari i botës. Nëpërmjet popullit të Izraelit ardhi dhe u

përmbush ajo që Zoti tha tek Zanafilla kap.3

15-Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe

farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të

plagosësh thembrën e farës së saj".

Kjo fjalë e Zotit u përmbush në Jezu Krishtin dhe në vdekjen e Tij në kryq.

Pra është e natyrshme që Satanai të urrejë më tepër se këdo tjetër

Hebrenjtë dhe popullin e Izraelit. Por Bibla na zbulon faktin se Sataniai i

trembet popullit të Izraelit për faktin se Jezu Krishti do të kthehet, do të

kthehet si Zot e Sundimtar: Veprat e Apostujve 1:

6-Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: ``Zot, a do ta

rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?``.

7-Por ai u tha atyre: ``Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e

përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.

8-Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të

bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe

deri në skajin e dheut``.

Page 10: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

9-Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re

e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.

10-Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja

dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre,

11-dhe thanë: ``Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky

Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në

të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell``.

Gjëja së cilës Satanai i trembet më shumë se gjithshkaje tjetër është

rikthimi i Jezu Krishtit. Prandaj Satanai bën gjithshka që mundet për të

penguar rikthimin e Jezu Krishtit. Bibla na thotë se që të rikthehet Jezu

Krishti duhet të plotësohen disa kushte.

Mat.23:

39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni

më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër

të Zotit!"``.

Zakaria 12:

10 "Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e

Jeruzalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të

vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur; do të pikëllohen

për të, ashtu si pikëllohesh për një bir të vetëm, dhe do të

hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të

parëlindur.

Zakaria 14:

3 Pastaj Zoti do të dalë për të luftuar kundër atyre kombeve,

ashtu si ka luftuar herë të tjera në ditën e betejës.

Page 11: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

4 Atë ditë këmbët e tij do të ndalen sipër malit të Ullinjve që

ndodhet përballë Jeruzalemit, në lindje, dhe mali i Ullinjve do

të çahet në mes, nga lindja në perëndim, duke krijuar kështu

një luginë të madhe; gjysma e malit do të tërhiqet drejt veriut

dhe gjysma tjetër drejt jugut.

9 Zoti do të jetë mbret mbi gjithë dheun; atë ditë do të jetë vetëm

Zoti dhe vetëm emri i tij.

13 Atë ditë do të ndodhë që për shkak të veprimit të Zotit, midis

tyre do të jetë një çoroditje e madhe; secili prej tyre do të zërë

dorën e fqinjit të vet dhe do ta ngrerë dorën kundër dorës së

fqinjit të vet.

16 Dhe do të ndodhë që secili nga të mbijetuarit nga të gjitha

kombet që kanë dalë kundër Jeruzalemit do të dalë vit për vit

për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe për të kremtuar

festën e Kasolleve.

17 Dhe do të ndodhë që, në qoftë se ndonjë familje e dheut nuk do

të shkojë në Jeruzalem për të adhuruar Mbretin, Zotin e

ushtrive, kurrfarë shiu nuk do të bjerë mbi to.

18 Në qoftë se familja e Egjiptit nuk do të dalë dhe nuk do të vijë,

as mbi të nuk do të bjerë shi, por do të bjerë e njëjta plagë me të

cilën Zoti do të godasë kombet që nuk do të dalin të kremtojnë

festën e Kasolleve.

19 Ky do të jetë ndëshkimi i Egjiptit, dhe ndëshkimi i të gjitha

kombeve që nuk do të dalin të kremtojnë festën e Kasolleve.

Ezekieli 36:

Page 12: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

24 Do t`ju marr nga kombet, do t`ju grumbulloj nga tërë

vendet dhe do t`ju çoj përsëri në vendin tuaj.

25 Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni

të pastër; do t`ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat

tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.

26 Do t`ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush

një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej

guri dhe do t`ju jap zemër prej mishi.

27 Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të

ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni

dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.

28 Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni

populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.

29 Do t`ju çliroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja; do të thërres

grurin, do të bëj që të ketë me bollëk dhe nuk do dërgoj më

urinë kundër jush.

30 Do të shumoj frytin e drurëve dhe prodhimin e arave, me

qëllim që të mos pësoni më turpin e urisë midis kombeve.

31 Atëherë do të kujtoni rrugët tuaja të këqia dhe veprimet tuaja

që nuk ishin të mira dhe do të bëheni të neveritshëm për vetë

sytë tuaj, për paudhësitë tuaja dhe për veprimet tuaja të

neveritshme.

32 Nuk është për hatrin tuaj që unë veproj", thotë Zoti, Zoti,

"dijeni mirë këtë. Turp të keni dhe qofshi të hutuar për shkak të

rrugëve tuaja, o shtëpi e Izraelit".

Page 13: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

33 Kështu thotë Zoti Zoti: "Ditën kur unë do t`ju pastroj nga të

gjitha paudhësitë tuaja, do t`ju bëj të banoni në qytete, dhe

gërmadhat do të rindërtohen.

34 Toka e shkretuar do të punohet, në vend që të jetë një shkreti

në sytë e të gjithë kalimtarëve.

35 Dhe do të thonë: "Kjo tokë që ishte e shkretuar është bërë si

kopshti i Edenit, dhe qytetet e shkatërruara, të shkretuara dhe

të rrënuara tani janë të fortifikuara dhe të banuara".

36 Atëherë kombet që do të kenë mbetur rreth e qark jush do të

pranojnë që unë, Zoti, kam rindërtuar vendet e shkatërruara

dhe kam mbjellë tokën që ishte shkretuar. Unë, Zoti fola dhe do

ta kryej".

37 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të jem sërisht i lutur nga shtëpia e

Izraelit ta kryej këtë për ta: Unë do t`i shumoj njerëzit e tyre si

një kope.

38 Si një kope dhënsh të shenjtëruara, si kopeja e Jeruzalemit në

festat e tij solemne, kështu qytetet e shkatërruara do të

mbushen me kope njerëzish. Atëherë do të pranojnë që unë

jam Zoti".

Për më tepër qartësi rreth kësaj teme lexo Zakaria kap12-14, Jeremia kap.

31, 32, 33:1-26,Ezekieli kap.36-39.

Bibla na dëshmon qartë se ashtu si ardhja e parë e Jezu Krishtit ish e lidhur

ngushtë me popullin e Izraelit, po ashtu edhe ardhja e dytë e Jezu Krishtit

është po aq ngushtësisht e lidhur me popullin e Izraelit.

Jezu Krishti nuk mund të vinte për sa kohë populli i Izraelit ish i internuar

në Babiloni. Ish e domozdoshme lutja e Danielit, veprimtaria e Ezras dhe e

Nehemias veprimtari të cilat bënë të mundur rikthimin e popullit të Izraelit

Page 14: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

në tokën e të parëve të tyre, rindërtimin e Tempullit,rivendosjen e Ligjit të

Moisiut. Më pas ish i nevojshëm predikimi i Gjon Pagëzorit dhe vetëm pasi

u krijuan këto kushte ardhi dhe filloi shërbesën e tij Jezu Krishti.

Po në të njëjtën mënytë Bibla na thotë qartë se edhe ardhja e dytë e Jezu

Krishtit, tashmë si Zot e Sundimtar kushtëzohet nga plotësimi i disa

kushteve paraprake. Nuk do ti analizojmë me hollësi të gjitha këto kushte

por do të theksojmë se dy nga kërkesat themelore që duhet të plotësohen

janë:

1-Rikthimi i Izraelit në tokën e të parëve të tyre

2-Qënia e Jerusalemit si kryeqytet i shtetit të Izraelit.

Mateu 5:

34 Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse

është froni i Perëndisë,

35 as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për

Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.

Luka 13:

34 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata

që të janë dërguar! Sa herë desha t`i mbledh bijtë e tu

sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju

nuk deshët!

35 Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk

do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni:

"Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit"``.

Mat. 23:

37 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata

që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t`i mbledh bijtë e tu

ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk

deshët!

Page 15: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

38 Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.

39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më

deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"``.

Satanai e dinte se shekulli i 20të ish koha kur Zoti do ta mblidhte popullin e

tij dhe do të krijonte shtetin e Izraelit. Për ta penguar këtë gjë Satanai

përgatiti Holokaustin. Në të njëjtën mënyrë veproi Satanai edhe në kohën

kur lindi Jezu Krishti. Mat. 2:

1 Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit

Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem,

2 duke thënë: ``Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur?

Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta

adhuruar``.

3 Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe

bashkë me të mbarë Jeruzalemi.

4 Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve

dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte

Krishti.

5 Dhe ata i thanë: ``Në Bethlehem të Judesë, sepse

kështu është shkruar nëpërmjet profetit:

6 "Dhe ti, Bethlehem, tokë në Juda, nuk je aspak më e

parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë

një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"``.

7 Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me

hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.

Page 16: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

8 Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: ``Shkoni dhe pyesni me

kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe

unë ta adhuroj``.

9 Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin

parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi

vendin ku ndodhej fëmija.

10 Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.

11 Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e

tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e

tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.

12 Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te

Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.

13 Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në

ëndërr Jozefit dhe i tha: ``Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij

dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi

do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë``.

14 Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku

në Egjipt.

15 Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç`ishte

thënë nga Zoti me anë të profetit: ``E thirra birin tim nga

Egjipti``.

16 Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin

mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të

gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në

tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë,

Page 17: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

17 Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit

Jeremi që thotë:

18 ``Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e

madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të

ngushëllohet, sepse ata nuk janë më``.

19 Pasi vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit i shfaqet në ëndërr

Jozefit në Egjipt,

20 dhe i thotë: ``Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në

vendin e Izraelit, sepse ata që donin ta vrisnin fëmijën kanë

vdekur``.

Në këtë rast shohim se si Satanai bëri të lidhet një aleancë midis

përfaqësuesve të korruptuar të fesë me një politikani mizor e gjakatar për të

vrarë Jezu Krishtin.

Këtu shohim se kur ardhi lajmi i lindjes së Jezu Krishtit udhëheqësit fetarë

të kohës nuk u gëzuan, ky do të ish reagimi i natyrshëm, ata përkundrazi u

shqetësuan njësoj si Herodi. Shohim gjithashtu që udhëheqësit fetarë të

kohës e vunë dijeninë e tyre në shërbim të qëllimeve vrasëse të Herodit.

Po ashtu edhe në kohën e Holokaustit ndodhi e njëjta gjë: Idetë e teologëve

ishin themeli dhe argumentat kryesore që përdornin Nazistët në

persekutimin e tyre kundër Hebrenjve. Drejtuesit e Kishave shtetërore

Gjermane, sidomos përfaqësuesit e Kishës Luterane Gjermane i mbështetën

Zyrtarisht Nazistët në veprimet e tyre diskriminuese ndaj hebrenjve.Në

qoftë se kisha e krishterë Gjermane, por edhe Papa i Romës, do t’u ish

kundërvënë që në fillim energjetikisht e me vendosmëri masave

persekutuese të Nazistve kundër Hebrenjve Holokausti nuk do të kish

ndodhur. Në Bullgari, që ish një shtet aleat i Gjermanisë Naziste Hebrenjtë

nuk u masakruan. Kjo ndodhi sepse kryepeshkopi i kishës Bullgare iu

kundërvu me të gjitha forcat këtij veprimi. Kur Kryepeshkopi i kishës

Bullgare ish në gjëndje të shpëtonte hebrenjtë e Bullgarisë, si mund të

pretendojnë kishat në Gjermani e në vendet e tjera se nuk mund të bënin

Page 18: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

më tepër? Zoti i lajmëron kombet :

Jer. 31:

10 O kombe, dëgjoni fjalën e Zotit, shpalleni në ishujt e largët dhe

thoni: Ai që e ka shpërndarë Izraelin e mbledh dhe e

ruan ashtu si vepron bariu me kopenë e tij.

31 Ja do të vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do të vendos një

besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës;

32 jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i

zura për dore për t`i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e

shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre",

thotë Zoti.

33 "Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit

mbas atyre ditëve", thotë Zoti: "Do ta shtie ligjin tim në

mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do

të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.

34 Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e

tij, duke thënë: "Njihni Zotin!", sepse të gjithë do të më njohin,

nga më i vogli e deri te më i madhi", thotë Zoti. "Sepse unë do

ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e

tyre".

35 Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e

ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e

natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë,

emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.

36 "Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje", thotë

Zoti, "atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të

pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë".

Page 19: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

37 Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt

lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë

edhe unë do t`i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për

të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti.

Këtu na del qartë se beslidhja e Zotit me Izraelin është një beslidhje

hyjnore. Kjo beslidhje qiellore nuk mund të ndryshohet nga veprimet e

njerzve, nga fuqia njerëzore as nga ngjarjet që ndodhin në tokë. Zoti i

dënon ata Izraelitë që mëkatojnë por nuk e anullon beslidhjen e

përjetëshme që Ai ka me ta.

Përveç kësaj Bibla na mëson se kombet do të gjykohen në bazë të qëndrimit

që ata kanë mbajtur kundrejt popullit të tij të zgjedhur, kundër popullit të

Izraelit. Ky fakt na del qartë që në librin e Zanafillës, na përsëritet disa herë

në librat e tjerë të Biblës dhe na konfirmohet edhe me fjalët e vetë Jezu

Krishtit.

Zanafilla 12:

1 Por Zoti i tha Abramit: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e

tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të

të tregoj.

2 Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do

ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.

3 Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë

dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të

jenë të bekuara tërë familjet e tokës".

Mat. 25:

31 ``Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të

gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë

së vet.

32 Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai

Page 20: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu

delet nga cjeptë.

33 Dhe delet do t`i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të

majtën.

34 Atëherë Mbreti do t`u thotë atyre që do të jenë në të

djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në

trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga

krijimi i botës.

35 Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më

dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,

36 isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më

vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".

37 Atëherë të drejtët do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të

pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të

dhamë për të pirë?

38 Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të

veshëm?

39 Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".

40 Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t`u thotë: "Në të vërtetë

po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej

këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë

mua.

41 Pastaj ai do t`u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë:

"Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të

përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

Page 21: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

42 Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe

nuk më dhatë për të pirë,

43 isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i

sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".

44 Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të

pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të

lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".

45 Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju

them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të

vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".

46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët

në jetën e përjetshme``.

Bibla i përkufizon Hebrenjtë, popullin e Izraelit si vëllezërit e vegjël

të Jezu Krishtit. Këtu na del qartë dhe parimi sipas të cilit do të

gjykohen kombet:

Kush trajton Hebrenjtë, popullin e Izraelit ne dhimshuri, kush i

bekon pasardhësit e Izraelit do të marrë bekim si në jetën e

tanishme ashtu edhe në përjetësi, kush mallkon pasardhësit e

Izraelit do të marrë mallkim e dënim nga Zoti, si tani ashtu edhe në

përjetësi. Kjo është dëshmia e qartë që na jep Shkrimi i Shenjtë.

Që në librin e Zanafillës kap. 12 Bibla na thotë se Zoti ka planifikuar

që të bekojë të gjitha kombet nëpërmjet Kombit të Izraelit. Por i

paralajmëron kombet se ai që urren e lufton kundër Izraelit vetë

Zoti do ta mallkojë: Zanafilla 12:

1-Por Zoti i tha Abramit: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu

dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj.

2-Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj

dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një

Page 22: Origjina e Antisemitizmit - krishterimibiblik.weebly.com · gjenocidi të pamëshirshëm. Faktet historike dëshmojnë se Holokausti nuk ish vepër vetëm e Adolf Hitlerit dhe e partisë

bekim.

3-Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe

do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të

bekuara tërë familjet e tokës".

Këtu na del qartë fakti se bekimi në jetën tokësore të një kombi vjen duke

bekuar Izraelin, po ashtu çdo komb paralajmërohet se kushdo që do ta

mallkojë Izraelin do të bjerë në mallkimin e Zotit vetë.

Jezu Krishti me fjalët e tija tek Mat. 25 na thotë se i njëjti parim është i

vëefshëm jo vetëm për jetën e gjykimin tokësor por edhe për gjykimin e

përjetshëm: Kushdo që e bekon Izraelin, popullin e zgjedhur të Zotit do të

bekohet gjatë jetës tokësore dhe gjithahtu do të jetë i bekuar përjetësisht,

kush lufton dhe mallkon popullin e zgjedhur të Zotit, kush u kundërvihet

planeve të Zotit për Izraelin do të marrë mallkimin e Zotit, si tani ashtu

edhe përjetësisht.