Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

9
Universiteti “ FAMA ” Punim Seminarikë në lëndën “ Mjedis Biznesor ” Tema: Analiza e bizneseve individuale Mentor: Punuar nga: Mr.sc Nazim Gagica Fitim Redenica 1

description

Punim seminarik

Transcript of Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

Page 1: Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

Universiteti “ FAMA ”

Punim Seminarikë në lëndën “ Mjedis Biznesor ”

Tema: Analiza e bizneseve individuale

Mentor: Punuar nga: Mr.sc Nazim Gagica Fitim Redenica

PËRMBLEDHJE

1

Page 2: Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

Falë literaturës së ofruar nga profesori Bedri Ademi dhe Nazim Gagica, sllajdeve si dhe kerkimeve elektronike une arrita të beje perfundimin e këtij punimi humtues.Realizimi I këtij projekti u realizua nga vete une studenti i Universitetit “Fama “ në Gjilan nga profili : Bankë,Financë dhe Kontabilitet.Me anë të këtij projekti ne u njoftuam mbi ndermarrjet te cilat kane karakter te udheheqjes apo menaxhimit individual (nga nje person).

HYRJE

Nisja e nje biznesi individual mund te jete e leht. Ju mund ta ofroni nje sherbim per shtypjen e teksteve, mund ta hapni nje qender per riparimin e veturave, ta hapni nje resteurant apo ti provoni ti plotesoni kerkesat dhe nevojat e tjera te komunitetit tuaj.

Biznes individual quhet nje biznes qe zakonisht eshte ne pronsi dhe menaxhim te nje personi. Kjo eshte forma me e shpeshte e pronesis se nje biznesi.

Bizneset individuale jane forma me e lehte e biznesit qe ju mund ta eksploroni ne perpjekjet tuaja per karrier interesant.

Secili qytet e ka nga nje biznes individual te cilin ju mund ta vizitoni. Dhe nese diskotoni me nje nga pronaret e ketyre bizneseve,per te mirat dhe te keqijat e punes individuale, shumica e tyre do tju permendin perparsin e te qenit shef i vetvetes dhe vete-caktimin e te oreve te punes.

Perparsit e tjera dallojn prej njerit biznes ne tjetrin, apo edhe nga personaliteti i afaristit, megjithate ne do ti grupojm ato ne disa kategori.

LLOJET E BIZNESIT

Ekzistojnë shumë opsione për bizneset individuale, si punonjës i pavarur, fotografë, artistë dhe artizanalet. Bizneset që shesin gjëra ushqimore, libra, artikuj për zyra, perime etj., po ashtu hyjnë në këtë kategori. Biznesi po ashtu mund të zgjidhet bazuar në interesat individuale, si prodhimi i gjërave unike, dizajnimi i veshjeve, dizajnimi i stolive të çmuara, dekorimi i brendshëm etj. Derisa shuma e kapitalit të investuar është e vogël, rreziku i ndërlidhur nuk është aq i madh për këto biznese. Bizneset që kërkojnë zotësi manuale si prerja e flokëve, qepja, riparimi i motoçikletave janë po ashtu lloje të popullarizuara biznesi. Bizneset individuale nuk kërkojnë deklarime tatimore shtesë, megjithatë si person i vetëpunësuar individët duhet t'u nënshtrohen tatimeve për të ardhurat e vetëpunësimit.

2

Page 3: Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

C’ka eshte Biznesi Individual ?

Biznes individual quhet një biznes që zakonisht është në pronësi dhe menaxhim të një personi. Kjo është forma më e shpeshtë e pronësisë së një biznesi. Bizneset individuale janë forma më e lehtë e biznesit që ju mund ta eksploroni në përpjekjet tuaja për karrierë interesante.

Secili qytet e ka nga një biznes individual të cilin ju mund ta vizitoni, nëse diskutoni me disa nga pronarët e këtyre bizneseve për të mirat dhe të këqijat e punës individuale, shumica e tyre do t’ju përmendin përparësinë e të qenit shef i vetvetes dhe vetë-caktimin e të orëve të punës. Përparësitë e tjera dallojnë prej njërit biznes në tjetrin, apo edhe nga personaliteti i afaristit, megjithatë ne do t’i grupojmë ato në disa kategori .

Bizneset individuale më lehtë për t’u menaxhuar…!

Njëra prej formave më të thjeshta dhe më të suksesshme të biznesit është pronësia individuale. Megjithatë biznesi ka avantazhe dhe disavantazhe, varësisht nga lloji i tij.Por e vërteta është se janë më të lehta për t’u udhëhequr apo menaxhuar, kjo për faktin se kanë strukturë më të thjeshtë dhe më të definuar dhe avantazhe të tjera ligjore, në investime dhe fitim.Një biznes personal udhëhiqet nga një person i vetëm pa bashkëpunim apo pa përgjegjësi të kufizuara. Individi simbolizon biznesin ligjërisht dhe personalisht. Organizatat e vetëpronësisë zakonisht përfshijnë punët me gjysmë orari, shitësit, firmat e reja me aspirata, kontraktorët, konsulentët, etj.

Struktura e biznesit

1 Një biznes personal udhëhiqet  nga një person i vetëm pa bashkëpunim apo pa përgjegjësi të kufizuara. Individi simbolizon biznesin ligjërisht dhe personalisht. Organizatat e vetëpronësisë zakonisht përfshijnë punët me gjysmë orari, shitësit, firmat e reja me aspirata, kontraktorët, konsulentët, etj. 

2 Përkundër regjistrimit të korporatave dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuara, regjistrimi për bizneset individuale është më i thjeshtë dhe ju nevojitet vetëm një regjistrim gjeneral për ta deklaruar biznesin tuaj si personal. Regjistrimi është pothuajse shumë i lirë dhe nuk ju nevojitet të plotësoni formularët vjetorë. 

3 Derisa biznesi individual posedon të gjitha asetet, ai gjithashtu merr të gjitha fitimet që gjenerohen nga biznesi. Megjithatë, kur të vendosni të bëni biznes individual, përgjegjësia juaj personale rritet dhe ka një shtim detyrimesh tatimore, gjithashtu, por

3

Page 4: Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

është shumë me rëndësi që të merrni të gjitha lejet e punës dhe lejet komunale për të qenë të sigurt në pronësinë individuale.

Llojet e biznesit

Ekzistojnë shumë opsione për bizneset individuale, si punonjës i pavarur, fotografë, artistë dhe artizanalet. Bizneset që shesin gjëra ushqimore, libra, artikuj për zyra, perime etj., po ashtu hyjnë në këtë kategori. Biznesi po ashtu mund të zgjidhet bazuar në interesat individuale, si prodhimi i gjërave unike, dizajnimi i veshjeve, dizajnimi i stolive të çmuara, dekorimi i brendshëm etj. 

Derisa shuma e kapitalit të investuar është e vogël, rreziku i ndërlidhur nuk është aq i madh për këto biznese. Bizneset që kërkojnë zotësi manuale si prerja e flokëve, qepja, riparimi i motoçikletave janë po ashtu lloje të popullarizuara biznesi. Bizneset individuale nuk kërkojnë deklarime tatimore shtesë, megjithatë si person i vetëpunësuar individët duhet t’u nënshtrohen tatimeve për të ardhurat e vetëpunësimit.

Përparësitë

Ekzistojnë shumë avantazhe në bizneset individuale si në aspektet ligjore edhe në menaxhim. Një pronar biznesi ka fuqi ndaj kompanisë. Transaksioni apo transporti i entiteteve ndodh vetëm me pëlqimin e individit. Gjithashtu atij nuk i kërkohet të paguajë tatim korporatash. 

1. Lehtësia e hapjes dhe mbylljes së një biznesi – Krejt ajo që ju duhet për nisjen e një biznesi individual është blerja apo marrja me qira e pajisjeve të nevojshme (p.sh. e një sharre, një procesori të teksteve, një traktori, një makine për kositjen e barit) dhe vendosja e disa lajmërimeve për shërbimet që kryeni. Është po aq e thjeshtë të dilni nga ky biznes; ju thjesht vendosni të mos punoni më. Nuk keni nevojë të ballafaqoheni dhe të konsultoheni me askënd për vendime të tilla. Ndoshta do të ju duhet ta merrni një leje apo licence nga qeveria vendore, por shpeshherë kjo nuk përbën problem.

2. Të qenit shef i vetvetes – “Të punosh për të tjerët thjesht nuk është aq ekzaltuese se sa të punosh për veten tënde.” Kështu ndihen pronarët e bizneseve individuale. Ju bëni gabime, por ato janë gabimet tuaja – dhe e njëjta gjë vlen edhe për shumë sukseset e vogla që i përjetoni çdo ditë.

3. Krenaria mbi pronësinë – Njerëzit që janë pronarë dhe menaxhues të bizneseve të tyre me të drejtë janë krenar për punën e tyre. Ata e meritojnë gjithë respektin për marrjen e rreziqeve dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të nevojshme.

4. Mbajtja e profiteve – Përveç kënaqësisë për të qenit shef i vetvetes, nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të dish se mund të fitosh para aq sa është e mundur dhe nuk duhet t’i ndash ato para me dikë tjetër (përveç qeverisë dhe tatimeve të saja)

5. Pa tatime speciale – Të gjitha përfitimet e një biznesi individual tatimohen si të ardhura personale të pronarit, dhe pronari e paguan tatimin normal në të ardhura për këto

4

Page 5: Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

para. (Megjithatë pronarët duhet të japin raporte mbi kthimet tatimore dhe të bëjnë pagesa katër herë në vit)

Dobësitë Biznesit individual :

Jo gjithkush është i aftë të jetë pronar dhe menaxhues i biznesit. Shpesh herë është e vështirë të ruhen para për të nisur dhe mirëmbajtur një biznes. Kostot e inventarit, furnizimeve, sigurimit, reklamimit, qirasë, shërbimeve publike, mund të jenë të papërballueshme nga një individ i vetëm. Pronësia individuale e biznesit i ka edhe disavantazhe tjera :

1. Përgjegjësitë e pakufizuara – rreziku i humbjeve . Kur punoni për të tjerët, është problem i tyre nëse biznesi nuk është profitabil. Kur jeni pronar i biznesit tuaj ju dhe biznesi i juaj konsideroheni si një dhe e njëjta gjë. Ju mbani përgjegjësi të pakufizuara; pra, çfarëdo borxhi apo dëmi që ka shkaktuar biznesi juaj duhet të paguhet nga ju vetë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet ta shisni shtëpinë, veturën, etj. Ky është një rrezik serioz, dhe një rrezik që kërkon mendim dhe diskutime me avokatë, agjentë të sigurimit dhe të tjerë.

2. Resurset e kufizuara financiare - Fondet në dispozicion të bizneseve kufizohen në fondet që mund t’i mbledh pronari. Meqë sasia e parave që një person mund të mbledh është shumë e kufizuar, atëherë ortakëritë dhe korporatat e kanë gjasa më të mëdha për të mbledhur financat e nevojshme për nisjen dhe mbarëvajtjen e një biznesi.

3. Vështirësitë në menaxhim – Të gjitha bizneseve u nevojitet njëfarë niveli i menaxhimit; pra, dikush duhet të mbajë të dhëna mbi inventarin, kontabilitetin, të dhënat mbi tatimet, etj. Shumë njerëz të cilët janë të aftë t’i shesin gjerat apo ta ofrojnë një shërbim nuk janë të aftë që t’i mbajnë librat e të dhënave. Bizneset individuale ndodh që s’e kanë askënd për t’ju ndihmuar. Shpeshherë është e vështirë të gjinden njerëz të mirë dhe të kualifikuar për ta udhëhequr një biznes. Bizneset individuale shpesh ankohen se e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë të mirë.

4. Kushtimi i kohës – është e vështirë që të keni kohë të lirë në jetë nëse jeni pronar i një biznesi, sepse duhet ta menaxhoni atë dhe duhet ti trajnoni njerëzit. Kjo është e vërtetë për çdo biznes, por sidomos për një afarist individual sepse ai nuk ka me kë ta ndajë barrën. Pronari duhet të kalojë orë të gjata duke punuar. Pronari i një dyqani për shembull ndodh që duhet të punojë 12 orë në ditë për së paku gjashtë ditë në jave. Kjo është gati dyfish më shumë sesa punëtori që punon për rrogë. Imagjinoni se s’i ky kushtim i kohës ndikon në jetën e pronarit të biznesit individual. Tim De Mello, themeluesi i kompanisë së suksesshme Wall Street Games Inc. flet në emër të një numri të madh të afaristëve individualë kur thotë se:

“Biznesi individual nuk është një punë, nuk është një karrierë, por është një mënyrë e jetesës.”

5. Përfitimet e vogla anësore – Nëse jeni shef i vetvetes, ju i humbni përfitimet e vogla dytësore që vijnë nga puna për të tjerët. Ju nuk keni sigurim shëndetësor, nuk keni sigurim për paaftësitë, nuk keni pushim mjekësor, pushim me pagesë, etj. Këto përfitime mund të përbëjnë deri në 30% të të ardhurave të punëtorit.

6. Rritje e kufizuar – Nëse pronari bëhet i paaftë për të punuar, biznesi shpesh mund të mbetet i bllokuar. Zgjerimi i biznesit është zakonisht i ngadalshëm sepse biznesi

5

Page 6: Biznesi Individual- Punim Seminarik. Fitimi

individual mbështetet në pronarin e saj për pjesën më të madhe të kreativitetit, njohurive dhe financimit.

7. Jetëgjatësia e kufizuar – Nëse pronari i biznesit individual vdes apo del në pension, biznesi më nuk ekziston përveç nëse shitet apo merret përsipër nga trashëgimtarët e pronarit.

 REXHISTRIMI

 Në biznesin  individual ,pronari ka  përgjegjësi të pakufizuar për  të gjitha borxhet e shoqërise. Shoqëria ka një emërtim zyrtar ose përfshin mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe të përfshij shkurtesën “B.I.”Përkundër regjistrimit të korporatave dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuara, regjistrimi për bizneset individuale është më i thjeshtë dhe ju nevojitet vetëm një regjistrim gjeneral për ta deklaruar biznesin tuaj si personal. Regjistrimi është pothuajse shumë i lirë dhe nuk ju nevojitet të plotësoni formularët vjetorë. Derisa biznesi individual posedon të gjitha asetet, ai gjithashtu merr të gjitha fitimet që gjenerohen nga biznesi. Megjithatë, kur të vendosni të bëni biznes individual, përgjegjësia juaj personale rritet dhe ka një shtim detyrimesh tatimore, gjithashtu, por është shumë me rëndësi që të merrni të gjitha lejet e punës dhe lejet komunale për të qenë të sigurt në pronësinë individuale.

LITERATURA

Sllajdet

Shënimet e mbajtura gjatë ligjëratave

Kerkime ne internet.

E punoi : Fitim Redenica

6